Upload
others
View
10
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore-kulturore tremujore
Viti XIX 2014 Nr. 1 (67)
Pasqyra e lëndës
AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji
Emil Lafe
Ledia Dushku
Nuridin Ahmeti
Skënder Muçaj
Suela Xhyheri
N. S. Derzhavin
Rreth premisave të formimit të shqipes letrare në
vështrimin e albanologes A. V. Desnickaja ............5
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së
Mesme dhe Greqia ............................................... 15
Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë . 26
Një ujësjellës mesjetar në Malin me Gropa
"Ujësjellësi i Markut" ............................................ 43
Nga hulumtimet për imigrimin e shqiptarëve në
territorin e ish-Rusisë dhe të RSS të Ukrainës .... 50
IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI
Abofasl Hedajeti
Hamid Refatxhu
H. Ajatollahi
Aspekte të mendimit të Imam Khomeinit ............ 63
Reflektimi i romantizmit në kuadrin e letërsisë
poetike të Iranit .................................................... 74
Kuptimi i fshehtë i mësimeve shpirtërore të Rumiut
për sufizmin .......................................................... 91
Një histori e shkurtër e Iranit gjatë periudhës
islamike ................................................................ 99
Persepoli ............................................................ 105
Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 165
PërvjetorëPërvjetorëPërvjetorëPërvjetorëPërvjetorë
50 vjet të revistës Studime filologjike (Ludmila Buxheli) .................. 143
Shefqet Hoxha - hulumtues e studiues i etnokulturës dhe i gjuhës
shqipe (Mark Tirta) ........................................................................... 149
OrientalistikëOrientalistikëOrientalistikëOrientalistikëOrientalistikë
Xhevat Lloshi
M. Courthiade
Dorëshkrimet e K. Kristoforidhit për huazimet e
shqipes nga turqishtja ......................................... 115
Rromët dhe gjuha e tyre .................................... 137
Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave
Pasqyrë e thukët e Historisë së letërsisë perse (Abdullah Hamiti) .. 153
Studime universitare shqiptare (Emil Lafe) ...................................... 157
AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji
Perla, vëllimi 67, numri 1, 2014
Emil Lafe, studiues, gjuhëtar, kryeredaktor i revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Emil LAFE
RRETH PREMISAVE TË FORMIMIT TË SHQIPES LETRARE NË VËSHTRIMIN E ALBANOLOGES A. V. DESNICKAJA
Gjuhëtarja ruse A. V. Desnickaja, themeluese degës së gjuhës e të
letërsisë shqipe në Universitetin e Leningradit (sot Sankt-Peterburg), më
1957, ka meritën se është marrë me hulumtimin e formimit të gjuhës
letrare kombëtare shqipe mjaft herët. Ajo ka sjellë ide e pikëpamje
origjinale, që dëshmojnë për njohuritë e thella e të gjithanshme që kishte
fituar që në vitet ‘50 për gjuhën shqipe dhe për lëvrimin letrar të saj në
përgjithësi, njëkohësisht për horizontin e saj të gjerë shkencor në fushën
e studimeve për formimin e gjuhëve letrare kombëtare1. Karakteristikë e
studimeve të saj në këtë fushë është vështrimi i gjerë e i kombinuar i
rrethanave gjuhësore e jashtëgjuhësore që çuan në formimin dhe
zhvillimin e dy varianteve letrare kryesore të shqipes (të ashtuquajturat
toskërishte e gegërishte letrare, ose varianti letrar verior e jugor) dhe më
pas në formën e sotme të njësuar të normës gjuhësore, ose në shqipen
standarde.
A. V. Desnickaja në vitin 1960 botoi artikullin “Nga historia e
formimit të gjuhës kombëtare shqipe” (“Iz istorii obrazovanija
albanskogo nacionalnogo jazyka”, Desnickaja 1960), ku jep një pamje të
procesit të ngritjes së gjuhës shqipe të folur në rrafshin e një gjuhe të
shkruar e të lëvruar me funksione të gjuhës kombëtare. Më vonë, në
librin e mirënjohur “Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (“Albanskij jazyk i
ego dialekty”) ajo ka dhënë edhe një skicë sintetike të historisë dhe të
rrethanave të formimit të gjuhës letrare shqipe (Desnickaja 1968, 30-38),
1
Përveç artikujve e studimeve të botuara, në arkivin e saj gjenden edhe disa
dorëshkrime nga kjo fushë (shih: Agnija Vasil’evna Desnickaja, Bibliografičeskij očerk.
RAN. Institut lingvističeskih issledovanij. Sankt-Peterburg, 2002, 160 f.).
6 Lafe
duke vënë re se historia e formimit të saj pasqyron të gjitha etapat dhe
kushtet e veçanta të procesit të formimit të kombit shqiptar, se varianti
jugor dhe varianti verior i saj janë zhvilluar si dy varietete të gjuhës
letrare të një populli të robëruar, pa organizimin e vet shtetëror, të ndarë
në pikëpamje konfesionale dhe pa një qendër të vetme politike e
kulturore. Kjo përbën edhe një rrethanë të veçantë të formimit të gjuhës
letrare shqipe.
Pranohet se gjuha e sotme letrare kombëtare shqipe nisi të formohet
si e tillë në periudhën e Rilindjes Kombëtare, lidhur me kushtet e reja
historike dhe me kërkesat e afirmimit të shqiptarëve si komb me të drejta
të barabarta me të tjerët (A. Kostallari FESh ‘85, 350-351; A. Dodi, M.
Samara, FESh 1, 858-860). Siç ka vënë re prof. E. Çabej, “Tradita e
shkrimit, e cila në kohët e para kishte marrë një hov të ri në Shqipëri, për
disa rrethana të brendshme e të jashtme, më një anë për t’i vënë sadopak
një ledh depërtimit të fuqishëm të islamizmit në vend, më anë tjetër duke
u përfshirë në fushatën e Kundërreformës në Evropë, vërtet se nuk u
ndërpre krejt në periodën prej shekullit XVI gjer në rilindjen letrare të
shekullit XIX, ... po megjithatë ra fashë në shumë pikëpamje”. (Çabej
1973, 248-9). Ajo traditë shkrimesh kishtare katolike nuk pati ndonjë
ndikim të ndjeshëm në rilindjen letrare të shek. XIX për shkak se njihej
pak (Buzuku u rizbulua më 1909) dhe se popullsia dikur katolike e
viseve të Veriut ndërkohë ishte islamizuar në masë të madhe, ndërsa
Jugu ishte gjithashtu pjesërisht i islamizuar e pjesërisht kishte ruajtur
fenë ortodokse. Në këto rrethana mund të thuhet se me ardhjen e shek.
XIX kemi më fort një fillim të ri letrare sesa një vijim të traditës në
kuptimin e vërtetë të fjalës. Kështu, në rastin e formimit e të zhvillimit të
shqipes letrare mungon situata e konfliktit midis traditës më të vjetër të
shkrimit dhe gjendjes më të re të gjuhës së gjallë, karakteristike për disa
gjuhë të tjera letrare të Ballkanit, sidomos për greqishten (Desnickaja
1973, 283). Në vend të këtij konflikti kemi zhvillimin paralel të
varianteve letrare (i Veriut e i Jugut) me karakteristikat e veçanta dhe
marrëdhëniet ndërmjet tyre. Nisur nga kjo situatë, A. V. Desnickaja në
artikullin “Rreth premisave të formimit të gjuhës letrare shqipe”
(Desnickaja 1973) shtroi pyetjen nëse shkrimtarët dhe veprimtarët e
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sidomos në fillimet e saj, u mbështetën
drejtpërdrejt në ligjërimin popullor dialektor apo në një formë deri diku
më të përpunuar të tij. Duke hulumtuar në këtë drejtim, ajo ka përpunuar
idenë e qenies së një koineje gojore toske (jugore) dhe të koineve të tjera
gojore gege (veriore) që para periudhës së Rilindjes. Këtu, së pari, është
e nevojshme të sqarohet se termi koine duhet marrë në një kuptim deri
diku të gjerë; në rastin tonë si një formë gjuhësore ku bashkëjetojnë
Rreth premisave të formimit të shqipes letrare ... 7
elemente me burime prej të folmesh të ndryshme, me prirje që njëri ose
tjetri të bëhet më i përgjithshëm.
Idenë e një koineje gege A. V. Desnickaja e pati argumentuar në një
punim më vete: “Format mbidialektore të ligjërimit të folur dhe roli i
tyre në historinë e gjuhës” (Desnickaja 1970); në pjesën e dytë të këtij
punimi (f. 43-98) autorja trajton kryesisht gjuhën e epikës legjendare
shqiptare dhe ndër të tjera mbështetet edhe te punimet e M. Lambercit.
Për një koine gege te autorët e vjetër të Veriut është shprehur edhe E.
Çabej, duke vërejtur se ata kanë shkruar në një formë mbidialektore të
gjuhës, në njëfarë koineje të Shqipërisë Veriore, me pikësynim që
shkrimet e tyre të ishin të kuptueshme për një masë më të hapët
besimtarësh. Kjo shihet qartë nga karakteri mjaft konvergjent i gjuhës së
tyre, megjithëse ata rridhnin prej krahinash të ndryshme të kësaj treve.
(Çabej 1973, 249).
Por para se të merremi më drejtpërdrejt me temën e kësaj trajtese, le
të kemi parasysh disa të dhëna për gjendjen e Shqipërisë dhe të
popullsisë shqiptare në shek. XIX, duke u mbështetur te vepra e Historia
e popullit shqiptar. Vëllimi i dytë (më tej HPSh II). Sipas përllogaritjeve,
popullsia shqiptare në mesin e shek. XIX mund të arrinte rreth një milion
banorë. (HPSh II, 43). Administrimi i trojeve shqiptare bëhej nga
feudalët vendës, të cilët ishin të prirë drejt qeverisjes në mënyrë
autonome, por me shpalljen e dekretit të Gjylhanesë (3 nëntor 1839)
administrimi kaloi në duart e një aparati burokratik të centralizuar.
(HPSh II, 76). Kryengritjet e viteve ‘30 e ‘40, që u zhvilluan kundër
këtyre reformave centralizuese, treguan se te shqiptarët ishte zhvilluar
tanimë një vetëdije politike kombëtare. (HPSh II, 82). Nga ana
ekonomike, viset shqiptare në çerekun e dytë të shek. XIX,
karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnjë
tiparet e një vendi agrar të prapambetur. Shumica dërrmuese e popullsisë
merrej, si edhe më parë me bujqësi e blegtori. Në fshat banonin rreth
87% të banorëve të këtyre viseve. (HPSh II, 37). Në gjysmën e parë të
shek. XIX arsimi ishte shumë pak i zhvilluar dhe i ndarë sipas
përkatësisë fetare: mektebe e disa medrese (shkolla në gjuhën turke e
arabe) për myslimanët, shkolla në gjuhën greke për ortodoksët dhe në
gjuhën italiane për katolikët. Brenda katër vilajeteve të quajtura
“shqiptare” (i Shkodrës, i Shkupit, i Manastirit, i Janinës) kishte vetëm
një shkollë të mesme, gjimnazi “Zosimea” i Janinës në gjuhën greke (i
themeluar më 1828), ku kanë studiuar veprimtarët e shquar të Rilindjes
Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi, Abdyl, Naim e Sami Frashëri etj.
(HPSh II, 39; FESh III, f. ). Deri në fund të shek. XVIII mërgimi
ekonomik jashtë trojeve shqiptare bëhej kryesisht në drejtim të
Stambollit, ku në vitet ’80 kishte rreth 60 mijë shqiptarë (ishte qyteti me
8 Lafe
popullsi më të madhe shqiptare edhe kundrejt qyteteve të Shqipërisë).
Nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX nisën
mërgimet shumëvjeçare në vende të tjera, si Rumania (deri 10 mijë
shqiptarë), e më pas Egjipti (deri 30 mijë shqiptarë), Greqia, Bullgaria,
Serbia. Mërgimi ekonomik shumëvjeçar mori karakter masiv vetëm pas
mesit të shek. XIX dhe preku sidomos fshatarësinë e varfër të Shqipërisë
së Jugut, ku ekonomia monetare kishte depërtuar më thellë. Më 1912 në
SHBA kishte rreth 40 mijë shqiptarë. (HPSh II, 69-70)
Le të kthehemi tani te disa ide të A. V. Desnickaja në artikullin e saj
të sipërpërmendur “Rreth premisave të formimit të gjuhës letrare shqipe”
(1973). Ajo vëren këtu se procesi i formimit të variantit letrar jugor ka
ecur relativisht më shpejt dhe ka qenë më i lehtë në krahasim me
formimin dhe zhvillimin e normës letrare në variantin verior. Cilat janë
arsyet e këtij dallimi? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, ajo
sugjeron të shqyrtohen premisat e formimit të këtyre dy formave rajonale
të shqipes letrare, që mbështeten secila në një varietet territorial të gjuhës
së folur.
Për sa i takon koinesë toske, ajo e sheh formimin relativisht më të
shpejtë të saj të favorizuar nga vetë “relievi” dialektor më “i butë” i
toskërishtes në krahasim me relievin dialektor tepër “të përthyer” të
gegërishtes. Por kjo rrethanë, në vetvete, nuk e shpjegon tërësisht këtë
dukuri. Rëndësi thelbësore do të ketë për këtë studimi i krahasuar i
veprimtarisë së shkrimtarëve e të lëvruesve të gjuhës që kanë shkruar në
këto dy variante letrare, si dhe sasia e karakteri i botimeve. Por as kjo,
nuk arrin ta sqarojë plotësisht pyetjen e mësipërme. A. V. Desnickaja, si
njohëse e shkëlqyer e traditës letrare dhe e gjuhës së folur shqipe, kërkon
ta thellojë analizën e saj edhe në drejtime të tjera: Me ç’lëndë gjuhësore
e nisën veprimtarinë e vet shkrimtarët e Rilindjes? Cilën gjendje të
ligjërimit popullor morën si bazë për përpunimin e formave letrare të
shprehjes? A nisën nga përpunimi i dialektit të vet apo patën përpara një
lëndë gjuhësore deri diku të përpunuar? A patën ndonjë lidhje me fillesat
letrare të fundit të shek. XVIII dhe fillimit të shek. XIX? Ajo i ka shtruar
këto pyetje me një intuitë shkencore të admirueshme dhe me të drejtë ka
formuluar tezën se shkrimtarët e Rilindjes, që kanë hedhur themelet e
letërsisë së re shqipe, janë mbështetur në forma mbidialektore (koine) të
ligjërimit popullor bisedor dhe poetik. (Desnickaja 1973, 284).
Cilat janë argumentet në të mirë të kësaj teze? Tipi gjuhësor i
toskërishtes (duke përfshirë edhe labërishten e çamërishten) paraqitet
mjaft i njësishëm, dallimet ndërmjet të folmeve janë të parëndësishme.
Kjo gjendje është favorizuar nga karakteri i terrenit, që ka mundësuar
lidhjet e përhershme ekonomike e kulturore ndërmjet krahinave,
marrëdhëniet e dendura të zonave fshatare me qytetet – qendra tregtare e
Rreth premisave të formimit të shqipes letrare ... 9
administrative. Në këto rrethana jo vetëm nuk mori zhvillim tendenca e
diferencimit dialektor, por u konsolidua dhe u përgjithësua tipi dialektor
i shqipes jugore. Gjallërimi i jetës së brendshme ekonomike, zhvillimi i
zejtarisë, pazaret dhe shkëmbimi i mallrave ndërmjet krahinave dhe me
qendra tregtare të rajonit e më gjerë, lëvizjet stinore të mjeshtërve të
ndërtimeve, të druvarëve, qymyrxhinjve etj., shtuan takimet ndërmjet
njerëzve prej krahinash të ndryshme dhe patën si rrjedhim mënjanimin e
konservatorizmit gjuhësor, zëvendësimin e tij me një afrim gradual, që
mund të cilësohet si formë mbidialektore e ligjërimit të folur. Format
tradicionale të përshëndetjeve dhe të bisedës në festime familjare e
fetare, që karakterizohen nga një shprehje më e kujdesshme gjuhësore në
krahasim me shqiptimin e shkujdesur të përditshëm, kanë ndikuar për
shtrirjen e një modeli gjuhësor të një niveli më të ngritur. Në këtë
mënyrë proceset e konvergjencës gjuhësore që u zhvilluan në Shqipërinë
Jugore ndihmuan për ruajtjen e karakterit të njësishëm të toskërishtes
dhe për krijimin mbi këtë bazë të një koineje gojore popullore me
variante lokale. Në këtë mes sistemi i koinesë në tiparet themelore
fonetike e morfologjike vepron si invariant ideal. Me qenien e hershme
të një modeli të tillë ideal shpjegohet edhe lehtësia e tejkalimit të
varianteve lokale që në fillimet e procesit të formimit të formës jugore të
shqipes letrare. (Desnickaja 1973, 288; 68, 285).
Si formë të sublimuar të koinesë gojore Desnickaja vështron gjuhën
e poezisë popullore të Jugut. Mbledhësit e folklorit shqiptar të shek. XIX
(J. G. von Hahn, A. Dozon, Th. Mitko etj.) nuk kanë ndjekur ndonjë
traditë letrare të përpunuar dhe i kanë regjistruar tekstet ashtu siç i kanë
dëgjuar. prandaj tekstet e tyre mund të merren edhe si pasqyrim real i
ligjërimit poetik të kohës. Desnickaja vëren se këto tekste (duke lënë
mënjanë disa shmangie të vogla dialektore) janë mjaft të njëtrajtshme
dhe jo vetëm nga ana stilistike, po edhe nga ana gjuhësore në tërësi; ato
përfaqësojnë kështu një formë të përgjithësuar rajonale të gjuhës shqipe
– koinenë poetike popullore toske. (Desnickaja 1973, 289). Dihet se
poetët e periudhës së Rilindjes (N. Frashëri, A. Z. Çajupi, Asdreni etj.) u
mbështetën shumë te poezia popullore dhe gjetën tek ajo jo vetëm tema
dhe shprehësinë poetike, po edhe një formë gjuhësore të përpunuar.
Në periudhën para Rilindjes u zhvillua edhe rryma letrare e quajtur e
bejtexhinjve, për vendin dhe rëndësinë e së cilës në letërsinë shqipe ka
ende diskutime. Poezia e bejtexhinjve nga Shqipëria e Jugut, si Nezim
Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku etj.,
gjeti mjaft përhapje veçanërisht në krahinat me besimtarë bektashinj dhe
bashkëveproi me poezinë popullore për koinenë poetike toske. Vjershat e
tyre kopjoheshin, natyrisht me dorë, dhe përhapeshin nëpër teqetë, ku
dhe mësoheshin përmendsh, por edhe pësonin ndryshime të lehta, sepse
10 Lafe
në rrethet e admiruesve të poezisë, kishte edhe njerëz me dhunti
poetike2. Vlerat artistike të poetëve bejtexhinj i ka çmuar lart edhe Naim
Frashëri (veçanërisht Hasan Zyko Kamberin), por edhe i ka qortuar
ashpër, sepse e kishin rënduar gjuhën e tyre me shumë orientalizma, që
nuk ishin të kuptueshme për masat e gjera të pashkolluara. A. V.
Desnickaja vëren se te poezia e H. Z. Kamberit mezi mund të gjesh
ndonjë shmangie nga koineja gojore toske. Për fat të keq ajo nuk e ka
njohur poezinë e Sulejman Naibit (?- 1772), i cili pak ndryshe nga
bejtexhinjtë e tjerë të Shqipërisë së Jugut, dallohet jo vetëm për talentin
poetik, po edhe për përdorimin më të rrallë të orientalizmave dhe për
gjuhën më të përpunuar3.
Duke pasur parasysh sa u shtjellua më sipër, A. V. Desnickaja arrin
në përfundimin se në prag të lëvizjes së Rilindjes, “në Shqipërinë e Jugut
ekzistonte tashmë një formë e njësuar e ligjërimit popullor bisedor, e cila
kishte arritur një shkallë të caktuar përpunimi në poezinë gojore
popullore dhe gjithashtu në veprat e poetëve të mjedisit mysliman, që
ndërthurnin elemente të poetikës orientale me traditën folklorike
shqiptare.” Shkrimtarët e mëvonshëm të periudhës së Rilindjes gjetën
kështu një lëndë të gatshme dhe detyra e tyre për normëzimin e gjuhës së
shkruar ishte më e thjeshtë. Koineja toske kishte nevojë të përpunohej
gramatikisht dhe nuk është për t’u habitur që njëra pas tjetrës u hartuan
dy gramatika të saj: nga K. Kristoforidhi më 1882 dhe nga S. Frashëri
më 1886. (Desnickaja 1973, 294, 297). Këto përfundime të drejta të
albanologes së shquar, që hapi në Rusi një dritare për të hedhur
vështrimin nën një kënd më të gjerë mbi gjuhën shqipe dhe letërsinë e
saj, dëshiroj t’i përforcoj me disa të dhëna dhe arsyetime të tjera.
Dihet se një organizim shtetëror i centralizuar krijon kushte edhe për
lidhje më të dendura ekonomike e kulturore, që kanë nga ana e tyre si
pasojë zhvillimin e konvergjencës gjuhësore. Në Shqipërinë e Jugut i
tillë ishte Pashallëku i Janinës (1787-1822), i themeluar nga Ali pashë
Tepelena (1740-1822). Ky pashallëk, që funksionoi si një shtet autonom
brenda territorit të Perandorisë Osmane, në kulmin e tij shtrihej në një
hapësirë të gjerë që përfshinte të gjitha viset shqiptare në jug të lumenjve
2 Edhe mua më ka takuar të njoh, në rininë time, persona të tillë, analfabetë, që i kishin
mësuar përmendsh poemën “Qerbelaja” të Naim Frashërit, duke e dëgjuar nëpër teqe
nga ata që dinin të lexonin. 3 Historiani Kristo Frashëri i ka kushtuar këtij poeti dhe letërsisë së bejtexhinjve një
monografi, që është botuar pjesërisht te revista “Perla” nga nr. 4/2009 deri te nr. 2/2012.
Ja dy strofa nga vjershat e S. Naibit: Syt’ e tu kur rrinë mahmurr,/ Një mijë fjalë
pëshpëritin/ S’i kupton njeriu kurrë,/ Po s’e dogji për ty shpirtin; dhe: Xullufet e tua
lulet e zymbylit,/ Je vetë bukuria e kopshtit ku ke hyrë,/ pra ka hak bilbili të shikonjë me
sy,/ ta lërë trëndafilin, të këndonjë për ty. (Kjo strofë këndohet edhe sot si këngë
popullore).
Rreth premisave të formimit të shqipes letrare ... 11
Shkumbin e Vardar dhe ndërmjet deteve Adriatik e Jon në perëndim dhe
detit Egje në lindje me një popullsi të përgjithshme rreth 1,5 milionë
banorë: shqiptarë, grekë, vlleh, sllavë, hebrenj (HPSh I, 661). Në këtë
pashallëk multikulturor, multietnik e multikonfesional, me lidhje të
shumta me botën e jashtme perëndimore, ndikimi i fanatizmit fetar
mysliman nuk mund të ishte si në trevat e tjera. Këtu shqiptarët patën
kontakte të dendura me popullsitë e tjera dhe kulturat e tyre, duke
përfshirë edhe shkollat. Vetë Ali pashë Tepelena ishte nxitës i shkrimit të
gjuhës shqipe. I. M. Qafëzezi (1889-1964), një nga studiuesit e thelluar
të Ali pashë Tepelenës, ka shkruar se ai “ka pasur ndjenja shqiptari për
liri dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. As që mund të shpjegohet ndryshe
shkrimi i aq librave, fjalorëve dhe ungjijve brenda periudhës 1770-1827,
bile edhe 5 vjet pas vrasjes së tij." (Qafëzezi 1936, 96). Edhe Desnickaja
(1973, 294) përmend se më 1827 u botua në Korfuz një përkthim i plotë
toskërisht i Dhiatës së Re, i kryer nga Vangjel Meksi që më 18214.
Në Shqipërinë e Jugut, deri në Elbasan, Durrës, Tiranë, ishte ngritur
një rrjet shkollash në gjuhën greke, ku mësuesit, përgjithësisht shqiptarë,
gjenin mënyrën edhe për t’u mësuar nxënësve shkrimin e gjuhës shqipe
me alfabetin grek, herë-herë edhe me pretekstin se kjo i shërbente
mësimit më të mirë të greqishtes. Besohet se në shek. XVIII ishin
themeluar rreth 200 shkolla greke. (Skendi 2000, 26). Kështu, numri i
popullsisë së alfabetizuar në Shqipërinë e Jugut ishte relativisht i lartë
për kohën dhe për rajonin. Ishte ngjallur një dëshirë e fortë për të mësuar
gjuhën shqipe. Më 1844 u botua abetarja e parë e gjuhës shqipe nga
Naum P. Veqilharxhi-Bredhasi, të cilin A. V. Desnickaja e karakterizon
si “pionier të luftës për vetëvendosjen kulturore të popullit shqiptar”5
(Desnickaja 1973, 294). Për jehonën e saj mjafton të përmendim se në
një letër falënderimi e inkurajimi që i dërguan patriotët korçarë,
shprehen se shkronjat shqipe të krijuara prej Naumit dhe mësimi i gjuhës
shqipe me abetaren e tij “u përhapën si rrufeja në të gjithë hapësirën e
atdheut tonë” dhe se shqiptarët, pa ndihmën mësuesve dhe të shkollave
të rregullta, kishin mësuar të shkruajnë gjuhën amtare po me atë lehtësi
që mësojnë kombet e tjera të lexojnë e të shkruajnë gjuhën e vet. (Pepo
1966, 206). Ndikimi i veprës së N. Veqilharxhit, megjithëse nuk njihet
4 Ky është i pari përkthim i plotë i Dhiatës së Re në gjuhën shqipe. Vangjel Meksi ishte
nga fshati Labovë e Madhe e krahinës së Rrëzës, që shtrihet në anën e djathtë të lumit
Drino, pranë Tepelenës. Ishte mjeku personal i Aliut, që e kishte dërguar me mjetet e
veta financiare të studionte për mjekësi në Universitetin e Napolit. Një i afërm i
Vangjelit, Apostol Meksi, ka qenë mësuesi i J. G. von Hahn-it për toskërishten gjatë
viteve të shërbimit të tij konsullor në Janinë 1847-1850 (ndërsa për gegërishten ishte
Kostandin Kristoforidhi). 5 A. V. Desnickaja, me sa duket, nuk i njihte dy abetaret (1844, 1845) dhe idetë
gjuhësore të tij.
12 Lafe
me hollësi, ka qenë i ndjeshëm te pasardhësit e tij. Një brez më vonë, më
1879, anëtarët e së quajturës Shoqëria e Stambollit6, që botuan abetaren
e re të gjuhës shqipe, vunë në ballinën e librit një strofë me katër vargje
nga abetarja a Naumit. Në këtë mënyrë vepra e Naum Veqilharxhit, i cili
vlerësohet si pararendës i Rilindjes, duhet përfshirë në ato premisa, që
sollën zhvillimin e mbarë të mëvonshëm të shqipes letrare.
Një faktor tjetër që, sipas mendimit tim, duhet vlerësuar më shumë,
është mërgimi dhe krijimi i kolonive të para të mërgimtarëve shqiptarë.
Siç u përmend, mërgimi preku më shumë Shqipërinë e Jugut, Toskërinë
e mirëfilltë në krahun e djathtë të Vjosës, më pak Labërinë në krahun e
majtë të saj. Toskëria e mirëfilltë fshatare, krahas blegtorisë e bujqësisë,
ishte e dhënë edhe pas mjeshtërive të ndryshme, për të cilat kishte nevojë
në trevat e gjera të Rumelisë, në Rumani, në Greqi e gjetkë. Kolonia më
e madhe shqiptare ishte Stambolli, të cilin shqiptarët e quanin e dhe
“fshat i madh”. Një dëshmi gjuhësore e mërgimit ekonomik (kurbetit)
besoj se është edhe përhapja e prapashtesës turke -lli në formimin e
emrave etnikë dhe e prapashtesës -llar(i) në formimin e emrave të
familjeve, si ersekalli (Ersekë), barmashlli (Barmash), frashërlli
(Frashër), skraparlli (Skrapar) etj.; Idrizllari, Kostallari, Muçollari etj.,
në krahinat e Shqipërisë Juglindore, sepse mërgimtarët e atyre anëve do
të jenë identifikuar me emërtime të tilla gjatë periudhave që qëndronin
në mërgim7. Pikërisht në mërgim (le të kujtojmë: Stambolli qytet me 60
mijë shqiptarë!) shqiptarët patën më shumë raste për të njohur të folmet e
njëri-tjetrit, të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet tyre dhe në ato
bashkësi shqiptarësh do të kenë nisur si proceset e “karakterit aktiv”,
d.m.th. të integrimit në ligjërim të elementeve prej dialektesh të
ndryshme, ashtu edhe procesi “negativ”, kur folësit heqin dorë nga disa
tipare dialektore të ngushta, gjë që u hap rrugë formave të përgjithshme.
(Çabej 1973, 249-50). Një dëshmi të kësaj gjejmë edhe në abetaret e N.
Veqilharxhit, i cili është ndoshta i pari toskë që përdor me vetëdije fjalë
të gegërishtes, duke i cilësuar si të tilla (siç është rasti për fjalën
pendohem), për të mënjanuar fjalët e huaja8. Një vatër e tillë e ndeshjes
6 Emri zyrtar i saj ishte “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip” (Shoqëri për botime në
gjuhën shqipe). U themelua më 12 tetor 1879 dhe veproi deri më 1891. Anëtarët e saj
vinin nga të gjitha krahinat shqiptare dhe besimet fetare (myslimanë, ortodoksë,
katolikë). Miratoi alfabetin me 36 shkronja për 36 fonema të gjuhës letrare shqipe, të
përpiluar nga Sami Frashëri. Me këtë alfabet u botua po atë vit dhe “Alfabetarja”
(abetarja) e saj. 7 Në krahinën e Labërisë nuk ndeshet kjo veçori onomastike.
8 Turqisht pishmanepsem, ose greqisht metanoi. Naumi këtë fjalë dhe të tjera i ka
mësuar nga kontaktet me shqiptarë nga krahina të ndryshme gjatë viteve të studimit për
avokat në Vjenë dhe më pas gjatë qëndrimit në Rumani e gjetkë.
Rreth premisave të formimit të shqipes letrare ... 13
dhe e përzierjes së të folmeve të ndryshme ka qenë sidomos kolonia
shqiptare e Stambollit. Ka të ngjarë që S. Frashëri është nisur pikërisht
nga vrojtimet e tij mbi të folurit e shqiptarëve të kolonisë laramane të
Stambollit, kur ka formuluar më 1899 hipotezën e vet, për të cilën tërheq
vëmendjen edhe Desnickaja (1973, 295), se shqipja letrare kombëtare e
njësuar do të formohej nga përzierja e dialekteve të ndryshme në
kryeqytetin e shtetit të ardhshëm të pavarur shqiptar9.
Në disa studime të saj A. V. Desnickaja ka shprehur pikëpamje
origjinale dhe ka bërë përgjithësime për procesin e formimit dhe të
zhvillimit të gjuhës letrare shqipe, për faktorët gjuhësorë e
jashtëgjuhësorë që kanë ndikuar në këtë proces kompleks. Disa ide të saj
hapin shtigje për kërkime të mëtejshme. Për fat të keq për rreth 30 vjet
(vitet ’60–’80) studimet e saj arrinin tek ne me vështirësi dhe nuk ishte e
lejueshme të përmendeshin. Pas vitit 1990 numri i atyre që mund të
shfrytëzojnë në origjinal studimet e saj, ka ardhur duke u pakësuar
ndjeshëm. Prandaj është e nevojshme që herë pas here të përkthehen në
gjuhën shqipe artikuj e studime të saj dhe të albanologjisë ruse në
përgjithësi, për të trajtuar me vështrim më të gjerë tema komplekse
albanologjike. Është pa dyshim meritë e madhe e A. V. Desnickajas që
albanologjia ruse paraqitet me pasuri aq të madhe studimesh, botimesh e
veprimtarish, siç e dëshmon vëllimi bibliografik “Albanija v russkoj
nauke i kul’ture”, i punuar me aq kujdes e përkushtim nga A. V. Zhugra.
Urojmë që kjo traditë e mirë albanologjike në Rusi, dhe veçanërisht në
Sankt-Peterburg, të vijojë më tej frymën e bashkëpunimit e të
mirëkuptimit, që karakterizon njerëzit e pasionuar për kërkimin
shkencor.
9 Khs. dhe artikullin tone: “Sami Frashëri për formimin e gjuhës letrare të përbashkët”.
Perla 9/2004, nr. 2, f. 84-90.
14 Lafe
Bibliografia
Çabej 1973 = Eqrem Çabej, “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të
drejtshkrimit të shqipes”, në: Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20-25
nëntor 1972. I. Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë
dhe i Letërsisë. Tiranë, 1973, 247-264.
Desnickaja 1960 = A. V. Desnickaja, “Iz istorii obrazovanija albanskogo
nacionalnogo jazyka”. – në: Trudy Instituta jazykoznanija Moskva, 1960, 219-
251.
Desnickaja 1968 = A.V. Desnickaja: Albanskij jazyk i ego dialekty. Akademija
Nauk SSSR. Institut jazykoznanija, Leningrad, 1968, 380 f. Botuar edhe shqip:
Agnija Desnickaja, Gjuha shqipe dhe dialektet e saj. Prishtinë, 1972.
Desnickaja 1970 = Naddialektalnye formy ustnoj reçi i ih rol v istorii jazyka.
Akademija Nauk SSSR. Izdatelstvo “Nauka”, Leningrad, 1970, 99 f.
Desnickaja 1973 = A.V. Desnickaja: “O predposylkah obrazovanija albanskogo
literaturnogo jazyka”. – në: Balkanskoe jazykoznanie. Akademija Nauk SSSR.
Institut slavjanovedenija i balkanistiki. “Nauka”, Moskva, 1963, 283-300.
FESh = Fjalor enciklopedik shqiptar (në 3 vëllime). Akademia e Shkencave e
Shqipërisë. Tiranë, 2008-2009.
FESh ’85 = Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH.
Tiranë, 1985.
HPSh I = Historia e popullit shqiptar. Vëllimi i parë. Akademia e Shkencave e
Shqipërisë. Instituti i Historisë. “Toena”, Tiranë, 2002, 804 f.
HPSh II = Historia e popullit shqiptar. Vëllimi i dytë. Rilindja Kombëtare. Vitet
30 të shek. XIX – 1912. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i
Historisë. “Toena”, Tiranë, 2002, 602 f.
Pepo 1966 = (Petraq Pepo, “Një letër e korçarëve e vitit 1845, dërguar Naum
Veqilharxhit në Rumani”, Studime filologjike, 1966, 1, f. 201-208).
Qafëzezi 1936 = Ilo Mitkë Qafëzezi, Dhaskal Gjoka, apo shkolla korçare e
qëmoçme. Komedi historike pedagogjike në tri akte. Kontribut në historinë e
pedagogjisë dhe kulturës në Shqipëri, në qindvjetët XVII, XVIII, XIX (1637-
1902). Koti, Korçë, 1936, 175 f.
Skendi 2000 = Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar, Tiranë, 2000.
Perla, vëllimi 67, numri 1, 2014
Ledia Dushku, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë (Qendra e Studimeve
Albanologjike) – Tiranë.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ledia DUSHKU
ESAT PASHË TOPTANI, PLEQËSIA E SHQIPËRISË SË MESME DHE GREQIA
Esat Pasha ishte anëtar i familjes Toptani, një familje feudale ndër
më të pasurat e me ndkim në Shqipëri dhe më e madhja në Shqipërinë e
Mesme. Burrë i pashëm, me mustaqe të zeza, sy të vegjël që shprehnin
një zgjuarsi natyrale. Që në rini ishte dalluar për karakterin e tij të
guximshëm, dinak, ambicioz, egoist e egocentrik dhe për natyrën e tij
tejet praktike. Kishte një kulturë orientale, jo shumë i kultivuar,
kokëfortë, që mendohej se i nënshtrohej veç forcës1 . Ndonëse nuk i
mungonte inteligjenca dhe nuhatja politike, mbetej shumë i paqartë në
përqafimin e idesë së kombit shqiptar. Karriera e tij ushtarake pësoi
ngritje në vitin 1897, në luftën e Kretës, kur drejtoi trupat e garnizonit
osman të Janinës. Më 1908, kur shpërtheu Revolucioni i Turqve të Rinj,
u deklarua në favor të tij dhe u zgjodh deputet i Durrësit në Parlamentin
Osman. Në zgjedhjet e prillit të vitit 1912 u zgjodh deputet në
Parlamentin Osman, sërish nën siglën e komitetit “Bashkim dhe
Përparim”. Si deputet, pinjolli i Toptanëve, tregoi se s’kishte humbur
asgjë nga karakteri i tij aventurier, i paskrupullt dhe i dhunshëm. Dinte të
luante kartën e pazarllëqeve me atë që i premtonte dhe e paguante më
shumë2. Në qershor të vitit 1912, u shkëput prej komitetit “Bashkim e
Përparim” dhe favorizoi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Me shpërthimin
e Luftës së Parë Ballkanike, u emërua nënkomandant i garnizonit osman
1 Arkivi i Instituti të Historisë (më tej: AIH), A-VI-39 (Akte diplomatike angleze), Viti
1913-1914, fl. 104-105, Raport i konsullit të Britanisë së Madhe në Vlorë për sekretarin
britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 17 janar 1914. 2 Zekeria Cana, Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913. Prishtinë:
Instituti Albanologjik, 2006, f. 333.
16 Dushku
në Shkodër dhe komandant i rezervistëve shqiptarë aty. Në janar 1913,
pas eliminimit të komandantit të garnizonit, Riza Hasan pashës, Esat
Toptani mori në dorë komandën e tij dhe vendosi të shfrytëzonte situatën
për të qenë sa faktor aq edhe aktor në zhvillimet që ofronte realiteti i ri
shqiptar.
Më 22 prill 1913, pasi kishte përfunduar me malazezët
marrëveshjen për dorëzimin e qytetit, Pashai i shoqëruar nga garnizoni,
me të cilin kishte mbajtur rrethimin për muaj me radhë, u nis lirshëm
drejt Durrësit, duke e trajtuar veten si shpëtimtar të Shkodrës. Me të
mbërritur aty, nisi përpjekjet për ngritjen e një autoriteti qeverisës në
Shqipërinë e Mesme, me qendër në qytetin bregdetar, në një moment
krejt të papërshtatshëm, atëherë kur klasa politike shqiptare duhej të
tregonte unitet. Plani i tij ambicioz i shkonte për shtat Serbisë, Greqisë
dhe Malit të Zi, të interesuara për ngritjen e autoriteteve qeverisëse në
Shqipërinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut, që do t’i kundërviheshin
qeverisë së Vlorës dhe do të luftonin ekzistencën e një shteti shqiptar të
bashkuar. Si lojtar i shkëlqyer i politikës së momentit, pa ngurruar, filloi
flirtet me fqinjët ballkanas.
Pas mbërritjes në Durrës, pinjolli i Toptanasve i kërkoi Serbisë
lidhjen e një aleance të përhershme me të dhe rolin e ndërmjetëses në
marrëdhëniet e tij me shtetet e Aleancës Ballkanike. Në këmbim, ai
merrte përsipër ricaktimin e kufijve të Shqipërisë, duke anashkaluar
vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Në përgjigje,
qeveria serbe ra dakord që kufijtë do të caktoheshin mes tij, Serbisë,
Malit të Zi dhe Greqisë, fill mbasi Pashai të njihej prej tyre si sovran i
Shqipërisë. Sa i përket shpërblimit në të holla, ai do të dërgohej
menjëherë sapo Mali i Zi dhe Greqia të pajtoheshin me shumën 3 .
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe informohej se nga
qeveria serbe në xhepat e E. Toptanit kishte mbërritur një shumë prej
16.000 lirash si kompensim për kërkesat në Shqipëri4. Njëkohësisht, Esat
Toptani kishte hyrë në kontakte me mjekun okulist Naum Voila, një
vllah i greqizuar, që kishte lënë Misirin për të jetuar herë në Durrës e
herë në Tiranë. Voila ishte ndërmjetës i komandantit të Përgjithshëm të
Epirit, Jorgos Zografos-it. Në njoftimin që ky i fundit i dërgoi Ministrisë
së Jashtme greke, pretendohet se marrëveshja që okulisti kishte bërë me
Esat pashën ishte “bazë e domosdoshme për një drejtim politik, për të
3 Z. Cana, Politika e Serbisë..., f. 333.
4 Shih për këtë një intervistë dhënë për gazetën Shqip, më 14 janar 2012, nga prof. Ana
Lalaj mbi hulumtimet e kryera në Arkivin Kombëtar të Britanisë së Madhe. Intervista
shoqërohet me fotokopjen e një dokumenti dërguar në Ministrinë e Jashtme britanike,
më 10 maj 1913, mbi kompensimet e qeverisë serbe për Esat Toptanin.
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Greqia 17
cilin duheshin marrë masa sa më shpejt”5. Por dokumentacioni grek nuk
jep të dhëna të mëtejshme për të sqaruar tekstin e marrëveshjes dhe
angazhimet e palëve në të.
Kontaktet ndërmjet Esat Toptanit dhe autoriteteve drejtuese greke
u zhvilluan si para ashtu edhe në kohën e Pleqësisë së Shqipërisë së
Mesme, autoritetit qeverisës që ai krijoi në tetor 1913. Mitropoliti i
Durrësit, Jakovi u tregua i zellshëm dhe mjaft aktiv për të siguruar
lidhjen e Pashait jo vetëm me Greqinë, por edhe me Serbinë6. Nga prilli
deri në dhjetor të vitit 1913 kontaktet ishin të njëkohshme si me serbët
ashtu edhe me grekët. Nga ana e tyre, Serbia e Greqia, në mbështetje të
Aleancës Dypalëshe të qershorit, ndanin të njëjtin qëndrim si ndaj
pashait të Toptanasve, ashtu edhe më vonë ndaj Pleqësisë së Shqipërisë
së Mesme.
Në mes të gushtit të vitit 1913, me ndërmjetësinë e mitropolitit të
Durrësit, Esat Toptani hyri në kontakte për një marrëveshje me qeverinë
greke, për të cilën ai vazhdonte të mbetej personi i dëshiruar, sepse
“ushqente ndjenja miqësore për grekët”7. Në kohën e bisedimeve, çështja
e kufirit shqiptaro-grek, pavarësisht pengesave dhe vështirësive që kishte
hasur, ishte mbyllur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Me
seancën e 11 gushtit 1913 Konferenca u kishte dhënë fund punimeve,
pasi kishte përcaktuar në vija të përgjithshme kufirin jugor shqiptar. Një
Komision Ndërkombëtar do të caktonte në terren kufirin mes Shqipërisë
dhe Greqisë. E kushtëzuar nga vendimet e Konferencës, qeveria greke
përshtati synimet e politikës së saj ndaj Shqipërisë. Nga njëra anë, ajo
vazhdoi të këmbëngulte për të përfshirë sa më pak vendbanime me
popullsi greke në shtetin shqiptar, nga ana tjetër, filloi punën për të
siguruar të drejta të posaçme për popullsinë e pretenduar greke, që
tashmë nuk kishte dyshim se do të ishte pjesë e shtetit shqiptar8. Kjo
politikë u shpreh edhe në dy kërkesat që Athina zyrtare i parashtroi Esat
Toptanit: qëndrim asnjanës në çështjen e kufirit jugor dhe respektim të të
5 Ελληνισµός της Βορείου Ηπείρου και Ελληνοαλβανικές Σχέσεις, επιµέλεια: Βασίλειος
Κόντης, Έγγραφα από το Ιστορικό Αρχείο του Υπουργείου Εξωτερικών, Τόµος Ι, 1897-
1918, Aθήνα: Εστιασ, 2004,, f. 294, Komanda e Përgjithshme e Epirit për Ministrinë e
Jashtme, Janinë, 14/27 qershor 1913. 6 Ministere des Affaires Etrangeres, Archives Diplomatiques (më tej: AMAE) në AIH, F.
147, fl. 1215-1227, Letër e delegatit të Francës në Komisionin Ndërkombëtar të
Kontrollit për kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Vlorë, 22 janar 1914. 7 Foreign Office (më tej: FO), 371-1887, Viti 1914, Raport i ministrit britanik të
akredituar në Athinë për sekretarin e Punëve të Jashtme, Athinë, 22 shkurt 1914. Mbi
takimin me Venizelosin. 8
Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej:
HHSt.A.PA.A), në AIH, Vj. 22-18-1839. Diskutimi në Parlamentin grek për politikën e
jashtme (1912-1914). Fjala e ministrit të Jashtëm të Greqisë.
18 Dushku
drejtave të popullsisë ortodokse, të cilën në vazhdimësi e konsideronte
në tërësi, greke. Nisur nga interesat e tij personale, Pashai toptanas nuk
ngurroi t’i pranonte të dyja kërkesat e mësipërme9.
Në shtator të 1913, kontaktet ndërmjet Esat Toptanit dhe qeverisë
greke rinisin. Në atë kohë, Pashai ishte në prag të shpalljes së Pleqësisë
së Shqipërisë së Mesme dhe kishte nevojë për mbështetjen e Greqisë dhe
të Serbisë. Në Athinë u dërgua Basri Beu, i cili kishte për detyrë të
informonte qeverinë fqinje se Esat Toptani do të vihej në dispozicionin e
saj, me kushtin e vetëm që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia
t’i jepte atij mbështetjen diplomatike10. Qeverisë greke iu kërkua edhe
mbështetje në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së
Vlorës11. E. Toptani i lutej Athinës zyrtare t’i vinte në dispozicion trupat
e saj, që ende ndodheshin në jug të Shqipërisë. Trupat grekë duhej të
bashkëpunonin me trupat esadiste, në momentin kur këto të fundit do të
sulmonin Vlorën. Në funksion të ndihmës ushtarake, Esat Toptani do të
merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre12.
Qeveria greke pavarësisht simpatisë që ushqente ndaj tij, nuk e mbështeti
planin për të sulmuar Vlorën 13 . Por, duke dëshiruar të ishte në
marrëdhënie të mira me Pashën, pranoi t’i jepte mbështetje diplomatike
dhe financiare. Duke i dhënë mbështetje diplomatike, Athina shpresonte
të arrinte më vonë me të, një rektifikim të dëshirueshëm kufijsh14. Të
hollat e kërkuara prej kryetarit të Pleqësisë u morën në dorëzim nga
Basri Beu.
Qëndrimi i Athinës të lë të kuptosh se në atë kohë rrëzimi i
qeverisë së Vlorës nuk ishte objektiv i saj. Ajo nuk ishte e gatshme të
bashkëpunonte hapur me Pashain toptanas, për rrëzimin e Ismail
Qemalit, gjë që e kishte dëshiruar me kohë. Duket se për çdo situatë
qeveria greke dëshironte ta kishte mirë me të dyja qeveritë në Shqipëri.
Po në këtë kohë ajo nuk pranoi të mbështeste edhe përpjekjen e Bektash
9 Basil Kondis, Greece and Albania 1908-1914, Thessaloniki: Institute for Balkan
Studies, 1976, f. 114. 10
B. Kondis, Greece and...., f. 114. 11
Të njëjtën kërkesë Esat Toptani ka gjasa t’ia ketë bërë edhe qeverisë serbe. Ministri
fuqiplotë i Serbisë në Sofje, M. Spalajkoviç shprehej se Serbia merrej vesh me Esat
Pashën dhe ishte lidhur me të për të rrëzuar qeverinë e përkohshme të Vlorës. Nëpërmjet
ndihmës, po sipas tij, do të rregullohej çështja e daljes së Serbisë në detin Adriatik.
Shih, AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 37, Telegram i ambasadorit britanik në Sankt-
Peterburg për sekretarin e Punëve të Jashtme, Sankt-Peterburg, 27 tetor 1913. 12
Ελληνισµός της Βορείου Ηπείρου..., Τόµος Ι, 1897-1918, f. 305, Prefektura e Korfuzit
për Ministrinë e Jashtme, Korfuz, 14/27 shtator 1913. 13
B. Kondis, Greece and...., f. 114. 14
Po aty.
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Greqia 19
Cakranit për të rrëzuar qeverinë e Vlorës, veprim për të cilin ajo shprehej
se nuk e shikonte politikisht me dobi dhe me interes15.
Arsyet e një qëndrimi të tillë lidhen me faktin se asokohe,
guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, Jorgos Zografos-i përpiqej për të
siguruar mbështetjen e qeverisë së Vlorës për idenë e krijimit të një
shteti dualist shqiptaro-grek16. Koha dukej e zgjedhur me kujdes, për një
varg arsyesh. Qeveria e Ismail Qemalit ishte në vështirësi për shkak të
rivalitetit dhe vështirësive që po i shkaktonte Esat Toptani dhe
mbështetësit e tij. Në atë situatë, arritja e një marrëveshjeje me qeverinë
greke, do të thoshte njohje e autoritetit të qeverisë së Vlorës prej Greqisë
dhe forcim i pozitave të saj. Marrëveshja në fjalë mund të synohej edhe
15
Ελληνισµός της Βορείου Ηπείρου..., Τόµος Ι, 1897-1918, f. 299, Komanda e
Përgjithshme e Epirit për Ministrinë e Jashtme, Janinë, 23 gusht/5 shtator 1913; f. 300,
Ministria e Jashtme për Komandën e Përgjithshme të Epirit, 25 gusht/7 shtator 1913. 16
Më 14 shtator 1913 guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, mbajti një mbledhje në Janinë,
në të cilën morën pjesë edhe shqiptarë me ndjenja greke nga viset e pushtuara. Aty,
Zografos-i rihodhi për diskutim propozimin e vjetër për krijimin e një shteti dualist
greko-shqiptar, me dy qeveri, sipas shembullit të Mbretërisë Austro-Hungareze. Në
shtetin dualist, juridiksioni i qeverisë shqiptare do të shtrihej në të gjitha ato vende ku
jetonin shqiptarë, pra edhe në Çamëri. Ai do të duhej të ishte kategorikisht kundër çdo
ndërhyrjeje italo-austriake. Në rast se propozimi do të kundërshtohej nga qeveria e
Vlorës, “shqiptarët e Epirit janë të gatshëm të deklarojnë qartë përpara Fuqive të Mëdha
se dëshirojnë të jetojnë me Greqinë”. Pretendohej se kundërshtimi do të kishte rrjedhime
shumë të rënda për shqiptarët, sepse popullsia do të organizonte rezistencë të armatosur,
e cila do të shkatërronte pasurinë dhe do të vinte në rrezik jetën e tyre. Meqenëse,
pjesëmarrësit shqiptarë në takim nuk morën përsipër përgjegjësinë për të miratuar
iniciativën, mbledhja vendosi të dërgonte një komision në Vlorë, për të diskutuar me
qeverinë aty. Komisioni i përbërë nga përfaqësues nga Korça, Gjirokastra, Përmeti,
Leskoviku e Delvina, nën kryesinë e Teki Rusit, mbërriti në qytetin bregdetar, më 20
shtator. Ngjarja tërhoqi edhe vëmendjen e shtypit të kohës. Gazeta “La Nazione
Albanese”, në numrin e datës 1 tetor 1913, informonte mbi sa më sipër, mbështetur në
një njoftim nisur nga Vlora më 24 shtator. Vizita e komisionit komentohej nga opinioni
publik shqiptar si një manovër greke. Lajmi nuk është anashkaluar as nga gazeta e
shqiptarëve të Amerikës “Dielli”, e cila dukshëm në numrin e datës 14 tetor, ka
pasqyruar ngjarjen sipas informacionit të korrespondentit nga Vlora “Dhuronjësi”. Ky i
fundit njoftonte se bisedimet kishin përfunduar pa sukses, pasi I. Qemali u kishte bërë
me dije të dërguarve se: “Shqipëria sot është në duar të Fuqive të Mëdha dhe nuk mund
të bëjë asnjë marrëveshje”. Të dhënat pasurohen më tej nga dokumentacioni grek. Sipas
informacionit të Komandës së Përgjithshme të Epirit, qeveria shqiptare e kishte dëgjuar
me interes propozimin për fillimin e menjëhershëm të bashkëbisedimeve mes Shqipërisë
dhe Greqisë. Por anëtarët e delegacionit nuk e kishin fshehur faktin se “në Vlorë anarkia
është kaq e madhe dhe situata në përgjithësi kaq e vështirë, saqë kanë krijuar bindjen se
çdo marrëveshje me Qeverinë e Vlorës nuk ka për të pasur efekt, pasi kjo [Qeveri] nuk
ka fuqi të kundërshtojë gjithë sa janë përcaktuar nga konsujt e atjeshëm të Austrisë dhe
të Italisë”. Megjithatë, të dhëna të mëtejshme, nëse këto përpjekje ishin serioze apo një
blof i zyrtarëve të lartë grekë, mungojnë. Shih: Ledia Dushku, Kur historia ndau dy
popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia 1912-1914, Tiranë: “Kristalina-KH”, 2012, f. 175-
176.
20 Dushku
për ta shkëputur qeverinë e Vlorës nga ndikimi i propagandës bullgare,
në të cilën pretendohej se ajo kishte rënë17. Arsyeja e fundit ka të bëjë
me Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit Jugor, i cili pritej të mbërrinte
në Shqipëri në fillim të tetorit 1913, për të përcaktuar në terren kufirin
shqiptaro-grek. Nëse Shqipëria dhe Greqia ishin duke u marrë vesh mes
tyre për të formuar një shtet të përbashkët, nuk kishte pse Fuqitë e
Mëdha të dërgonin në terren Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve
Jugorë. Në atë periudhë vihej re edhe një klimë më e zbutur në
marrëdhëniet e administratës greke me popullsinë shqiptare të zonave të
pushtuara dhe shfaqen shenja besimi dhe miqësie ndaj qeverisë së
Vlorës18.
Gjatë dhjetorit të 1913 kontaktet mes kryetarit të Pleqësisë së
Shqipërisë së Mesme dhe qeverisë greke, u rivendosën. Në disa ambiente
zyrtare greke, E. Toptani gëzonte një prestigj të vërtetë. Aty ai
konsiderohej të ishte “i vetmi autoritet jetëgjatë në Principatën e re, i aftë
për ta qeverisur atë”19. Në sajë të sjelljes së tij, Pashai kishte ditur t’u
imponohej grekëve për të ndryshuar konsideratat e tyre për Shqipërinë.
Ata kishin filluar tashmë të deklaronin se fqinji i tyre verior ishte i aftë të
krijonte shtet20.
Pasi mori siguri nga princi i sapozgjedhur, gjermani Wilhelm
Friedrich Heinrich von Wied, për përzgjedhjen e Durrësit si kryeqytet të
Principatës Shqiptare, në dhjetor 1913, Pashai u detyrua nga Austro-
Hungaria dhe Italia, të shkëpuste marrëdhëniet me serbët21 . Në fakt,
shkëputja u bë sa për sy e faqe, sepse Esat Toptani e njoftoi qeverinë
serbe, mbi zhvillimet në fjalë22. Gjithashtu, ai shkëputi edhe lidhjet me të
ashtuquajturin fronti turko-bullgar, me të cilin kishte kontaktuar pak kohë më
parë. Në një situatë të tillë, aleati i vetëm që mund të kishte interes dhe
mundësi për ta ndihmuar në realizimin e qëllimeve të tij, mbeti Greqia.
Kontaktet ishin të domosdoshme edhe për Greqinë. Komisioni
Ndërkombëtar i Kufirit Jugor, kishte përfunduar punën dhe më 17
17
AMAE në AIH, F. 147, fl. 1143-1145, Letër e konsullit të Francës në Manastir për
ministrin e Punëve të Jashtme, Manastir, 29 janar 1914; HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 23-
19-1928, Raport nga Manastiri për Berchtold-in, Manastir, 28 shtator 1913. 18
Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj (nëntor 1912-janar 1914),
përgatitur për botim nga Arkivi Qendror i Shtetit. Tiranë: SfB “8 Nëntori”, 1963, f. 233-
234, letër e Namik Selimit për kryetarin e qeverisë së Vlorës, 7 tetor 1913. 19
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1370-1373, Raport i konsullit francez në Korfuz për
kryeministrin, Korfuz, 8 shkurt 1914. 20
Po aty. 21
Po aty, F. 146, fl. 889-895, Letër e delegatit të Francës në Komisionin Ndërkombëtar
të Kontrollit për kryeministrin, Vlorë, 4 janar 1914. 22
AIH, A-VI-39, Viti 1913-1914, fl. 104-105, Raport i konsullit të Britanisë së Madhe
në Vlorë për sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 17 janar 1914.
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Greqia 21
dhjetor 1913 në Firence, kishte marrë vendimin përfundimtar për kufirin
tokësor shqiptaro-grek. Caktimi i kufirit i hapte rrugë tërheqjes së
ushtrisë greke. Me gjithë shtyrjen e afatit që Austro-Hungaria dhe Italia
kishin rënë dakord të bënin, tërheqja duhej të fillonte më 18 janar 1914.
Në mes të dhjetorit 1913, vihet re edhe një përpjekje e Ismail Qemalit
për të kontaktuar me qeverinë greke. Në kundërpeshë të marrëdhënieve
tashmë jo fort entuziaste me Fuqitë e Tripalëshit, kryetari i qeverisë së
Vlorës, kërkoi ndihmën e Francës e të Rusisë për të mundësuar
realizimin e kontakteve të drejtpërdrejta shqiptaro-greke. Në takimin me
delegatin francez në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Leon
Kraiewski, ai ishte shprehur se fillimi i procesit të tërheqjes së ushtrisë
greke nga territoret shqiptare, krijonte një situatë të favorshme për
bisedime23. Nëse Greqia krijonte probleme në tërheqjen e ushtrisë së saj,
situata në Shqipërinë e Jugut do të rëndohej duke i dhënë shkas
ndërhyrjes së ushtrisë italiane. Natyrisht që një zhvillim i tillë nuk i
interesonte Athinës, e cila do të bënte mirë të hiqte dorë nga “politika e
saj e rezistencës në Epir”. Për të zgjidhur të gjitha problemet që mund të
shtronte zbrazja e krahinave jugore nga trupat greke, I. Qemali shprehej i
gatshëm të dërgonte një njeri të besuar, në kryeqytetin grek. Por duket se
kjo gatishmëri e tij nuk mori mbështetjen e duhur dhe nuk u bë realitet.
Ndërkohë, qeveria e Vlorës vazhdoi përpjekjet për të organizuar
marrjen në dorëzim të krahinave të Jugut nga forcat kombëtare shqiptare.
Në dhjetor 1913 ajo nxori dekretin mbi organizimin e xhandarmërisë
shqiptare në krahinat e Jugut 24 . Në marrëveshje me të, Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit ngarkoi dy oficerë holandezë që të krijonin pa
vonesë një detashment prej 1000 xhandarësh, të destinuar për të marrë në
zotërim krahinat që priteshin të liroheshin nga ushtria greke25.
Krahas arsyes që lidhej me tërheqjen e ushtrisë greke,
bashkëpunimi i qeverisë greke me Pleqësinë e Durrësit bëhej i
domosdoshëm edhe për faktin se gjatë dhjetorit kontaktet ndërmjet
Ismail Qemal Vlorës dhe të ashtuquajturit front turko-bullgar ishin
shtuar. I dërguari i tij, Beqir Grebeneja, kishte mundur të realizonte disa
takime me të në Vlorë. Sipas delegatit francez Kraiewski, Grebeneja i
kishte kërkuar kryetarit të qeverisë së Vlorës, “të bashkëpunonte për të
ndihmuar lëvizjen autonomiste në Maqedoni, për ta çliruar atë krahinë
23
Arben Puto, Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914),
Tiranë: ShB “8 Nëntori”, 1978, f. 495-496. 24
Po aty, f. 494. 25
HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 24-42-4221, Vështrim historik përpunuar nga Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit, Vlorë, 18 prill 1914; AMAE në AIH, F. 150, fl. 731-738,
Aneks i letrës së delegatit francez në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Vlorë, 15
prill 1914.
22 Dushku
nga grekët dhe nga serbët. Bullgaria bashkëpunonte me lëvizjen. Rrethet
e çliruara do të bashkoheshin me Shqipërinë”26. Frika për Greqinë bëhej
më e madhe, sepse komploti drejtohej edhe kundër autoriteteve greke në
Maqedoni 27 . Nëse shtojmë këtu edhe rënien e popullaritetit të
kryeministrit grek për shkak të ecurisë negative të “çështjes kombëtare
greke”, situata bëhej edhe më e rëndë. Tani për qeverinë greke ishte e
rëndësishme që qeveria e Vlorës të rrëzohej dhe plani i mësipërm të mos
realizohej.
Bisedimet mes esadistëve dhe Athinës duhet të kenë vazhduar atje
ku ishin lënë nga faza e mëparshme. Ndërmjetës krahas mitropolitit të
Durrësit, ishte edhe doktor Voila, i njohur tashmë si “funksionar i
qeverisë greke pranë Esat Toptanit”28. Shpërblimi me të holla që i dhanë
ata kryetarit të Pleqësisë, në emër të qeverisë greke, deklarohet të ketë
qenë 2000 sterlina ose 150.000 franga ari29. Shuma në fjalë ishte 6 herë
më e madhe se paga vjetore e kryetarit të qeverisë së Vlorës dhe 4 herë
sa ajo e anëtarit të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit30.
Marrëveshja duhet të jetë përfunduar diku midis javës së dytë dhe
të tretë, të dhjetorit 1913. Të dhënat për ekzistencën e saj vijnë nga
burime të tërthorta, kryesisht ato franceze. Ekziston edhe mundësia që të
mos ekzistojë një marrëveshje e shkruar, sepse me “Esat Pashën ishte e
mundur të merreshe vesh edhe pa angazhime zyrtare, në mënyrë private,
qoftë me anë parash, qoftë edhe ndryshe”31. Sipas të njëjtave burime,
kryeministri grek Venizelos dhe ministri i Jashtëm Dimitrios Panas, i cili
qëndroi në detyrë deri më 22 dhjetor 1913, ishin deklaruar krejt të
disponuar për ta mbështetur një praktikë të tillë.
Sipas dokumentacionit të mësipërm, marrëveshja esadiste-greke ka
qenë e konceptuar me dy pjesë. Pjesa e parë kishte të bënte me
bashkëpunimin për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Të dhënat për të na
vijnë në kohë nga një telegram i Ministrisë së Jashtme të Francës për
26
Sali Hallkakondi, Histori e Shqipërisë së re. Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, 1934, f.
112. 27
Joseph Swire, Shqipëria, ngritja e një mbretërie. Tiranë: “Dituria”, 2005, f. 158. 28
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1500, Telegram i ministrit francez të akredituar në Athinë
për kryeministrin, Athinë, 27 shkurt 1914. 29
FO, 371-1890, Viti 1914, Letër e konsullit të Britanisë së Madhe në Vlorë, për
sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 6 janar 1914; AMAE në AIH, F. 128, fl.
21, Raport i konsullit të Francës në Selanik për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Selanik,
16 shkurt 1918. Njoftohet mbi një raport të Shahin Dinos. 30
Paga e Ismail Qemal Vlorës ishte 24.000 franga në vit, ndërsa ajo e anëtarit të
Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, 37.500 franga. AMAE në AIH, F. 146, fl. 947,
Letër e delegatit të Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për
kryeministrin, Vlorë, 8 janar 1914. 31
Po aty, F. 148, fl. 1406, Raport i ministrit francez të akredituar në Athinë për
kryeministrin, Athinë, 12 shkurt 1914.
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Greqia 23
delegatin në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit që mban datën 29
dhjetor 1913. Sipas tij “gjenerali i ushtrisë greke në Jug, Panagiotis
Danglis i kishte lënë të kuptonte zëvendëskonsullit francez në Janinë se
ndërmjet qeverisë greke dhe disa bejlerëve shqiptarë të krahinës së
Beratit ishte arritur një marrëveshje, për t’u hedhur në kryengritje në
çastin e duhur kundër qeverisë së Vlorës. Bejlerët në fjalë ishin të
bashkuar me Esat Pashën, i cili ishte gjithashtu në marrëveshje me
qeverinë greke”32.
Diplomati francez, Kraiewski kishte marrë siguri për përmbajtjen
e marrëveshjes edhe nga guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, Zografos33.
Plani për të rrëzuar qeverinë e Vlorës do të niste me marrjen e Elbasanit,
për të vazhduar më tej, me marshimin drejt Beratit, qytet në të cilin
ndodheshin shumë prej eksponentëve të parisë shqiptare, në marrëveshje
me Pashain toptanas. Pasi të merrnin qytetin, ata do të vazhdonin
marshimin drejt Fierit, prej nga do t’i kërkonin Ismail Qemal Vlorës të
jepte dorëheqjen, në favor të Ymer pashë Vrionit. Vështirë të besoje se
Y. Vrioni do ta drejtonte vetë qeverinë. Për delegatin austro-hungarez në
Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit Jugor ai ishte “një plak i sëmurë, i
pazoti dhe pa drejtim politik”34. Mbas tij, me siguri që qëndronte Esat
Toptani. Në rast se dorëheqja nuk jepej, atëherë Vlora do të sulmohej
nga disa drejtime, jo vetëm nga forcat shqiptare, por edhe nga ato greke,
që ndodheshin në Jug35. Por ndihma greke nuk mbaronte me kaq. Në
përgjigje të kërkesës së mbështetësve të Esat Toptanit, qeveria greke i
kishte furnizuar ata me armë e të holla36.
Pjesa e dytë, prekte bashkëpunimin për zbrazjen e territoreve të
Jugut nga ushtria greke, marrjen e tyre në dorëzim nga Pleqësia e
Shqipërisë së Mesme dhe përgjegjësitë e saj për t’i njohur “popullatës
ortodokse të Epirit shqiptar disa privilegje të posaçme”, çka nënkuptonte
autonominë. Sipas konsullit britanik në Vlorë, “duket e arsyeshme të
besohet se midis Esat Toptanit dhe qeverisë greke ekziston një
32
Po aty, F. 145, fl. 843, Telegram i Ministrisë së Jashtme të Francës për delegatin
francez në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Paris, 29 dhjetor 1913. 33
Po aty, F. 146, fl. 1037, Telegram i nënkonsullit francez në Janinë për kryeministrin,
Janinë, 15 janar 1914. 34
HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 23-23-2312, Raport i delegatit austro-hungarez në
Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit Jugor për ministrin e Punëve të Jashtme, Vlorë, 19
nëntor 1913. 35
FO, 371-1890, Viti 1914, Letër e konsullit të Britanisë së Madhe në Vlorë për
sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 6 janar 1914. 36
AMAE në AIH, F. 146, fl. 1037, Telegram i zëvendëskonsullit të Janinës për
kryeministrin, Janinë, 15 janar 1914.
24 Dushku
marrëveshje e fshehtë”37. Të dhënat përforcohen edhe nga relacionet e
delegatit francez në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit.
Informacioni i tij është më i plotë dhe i shoqëruar me bindjen për
ekzistencën e marrëveshjes 38 . Mbështetur në relacionin e tij, Esat
Toptani ishte duke u përgatitur për të zotëruar një pjesë të territoreve që
do të zbrazeshin nga ushtria greke. Fushata e nisur në fillim janarit të
1914 për të marrë në zotërim qytetin e Elbasanit, nuk kishte si qëllim të
vetëm ta shkëpuste qytetin nga autoriteti i qeverisë së Vlorës. Duke
zotëruar kërthizën e Shqipërisë, Pleqësisë i krijohej mundësia për të vënë
nën kontrollin e saj fshatrat përgjatë rrugës Elbasan-Korçë. Shumë shpejt
pas Elbasanit, edhe Qukësi e Starova ranë në duart e Dervish Biçakut,
mbështetësit të kryetarit të Pleqësisë, duke siguruar kështu lëvizjen e
trupave esadiste drejt Korçës. Në këtë mënyrë iu bllokua rruga
xhandarmërisë shqiptare, që ishte organizuar për të marrë në zotërim
Korçën, pas largimit të ushtrisë greke. Një pjesë e saj u kthye në Vlorë,
pjesa tjetër u shpërbë. Kështu, Esat Toptani zgjeroi ndikimin e vet në
drejtim të kufirit me Greqinë, duke synuar në një të ardhme të afërt të
merrte vetë komandën mbi trupat e provincave të Jugut, me rastin e
zbrazjes së tyre nga ushtria greke39. Në mbështetje të operacionit në
fjalë, E. Toptani kundërshtoi bashkimin e trupave të tij me
xhandarmërinë shqiptare40.
Zotërimi i rrugës Elbasan-Korçë i shërbente edhe një operacioni të
dytë. Siç shprehej kryetari i Pleqësisë, qëllimi i këtij operacioni ishte
largimi nga pjesa jugore e Shqipërisë i të dërguarve të Ismail Qemalit
dhe spastrimi i vendit nga elementët turbullues bullgarë 41 . Në këtë
mënyrë bashkëpunimi mes Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme dhe
qeverisë greke konsiderohej i frytshëm. Esat Toptani rrëzonte qeverinë e
Vlorës duke forcuar e zgjeruar autoritetin e tij qeverisës. Greqia,
zvarriste tërheqjen e ushtrisë së saj nga Jugu i Shqipërisë, siguronte
privilegje të veçanta për popullsinë jugore dhe shmangte rrezikun
37
AIH, A-VI-39, Viti 1913-1914, fl. 109-110, Raport i konsullit britanik në Vlorë për
sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 22 shkurt 1914. 38
AMAE në AIH, F. 147, fl. 1215-1227, Letër e delegatit të Francës në Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit për kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm francez, Vlorë, 22
janar 1914. 39
AIH, A-VI-39, Viti 1913-1914, fl. 104-105, Raport i konsullit të Britanisë së Madhe
në Vlorë për sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 17 janar 1914; AIH, A-VI-
39, Viti 1913-1914, fl. 109-110, Raport i konsullit britanik në Vlorë për sekretarin
britanik të Punëve të Jashtme, Vlorë, 22 shkurt 1914. 40
Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë, Fondi. 1504, Dosje 1-1, fl. 34, Raport i
komandantit të xhandarmërisë shqiptare gjeneralit holandez, De Weer, Vlorë, 6 shkurt
1914. 41
AMAE në AIH, F. 147, fl. 1143-1145, Letër e konsullit të Francës në Manastir, për
ministrin e Punëve të Jashtme, Dumerg, Manastir, 19 janar 1914.
Esad Pashë Toptani, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme dhe Greqia 25
bullgar, i cili ishte tashmë një rrezik real42. Shpërbërja e autoritetit të
Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme në prag të mbërritjes së princ Wied-it
në Shqipëri i ndërpreu përkohësisht projektet me qeverinë greke. Ato do
të rifillonin sërish pak më vonë, tashmë me Esat Toptanin si ministër i
Punëve të Brendshme dhe i Luftës të Principatës Shqiptare.
42
Në fund të janarit 1914, Bullgaria dhe Perandoria Osmane, finalizuan tratativat
disamujore me nënshkrimin e “Konventës ushtarake të fshehtë bullgaro-osmane”.
Konventa ishte një konkretizim logjik i kontakteve dy palëshe bullgaro-osmane, për të
krijuar një front të përbashkët, të drejtuar veçanërisht kundër Serbisë dhe Greqisë. Ajo
synonte të anulonte Paqen e Bukureshtit dhe të bënte një rishpërndarje të territoreve. Në
“projekt marrëveshje”, një nen i veçantë i kushtohej çështjes shqiptare. Për ta tërhequr
Shqipërinë në aleancën e tyre, ata pretendonin ta joshnin me perspektivën e rikthimit të
tokave të shkëputura, pjesë e të cilave ishin jo vetëm tokat në Veri që i kishin kaluar
Serbisë por edhe ato në Jug që i kishin kaluar Greqisë. Për më shumë shih: A. Puto,
Historia diplomatike e çështjes shqiptare, 1878-1926, Tiranë: “Albin”, 2003, f. 226-
228; Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: “Kristalina-KH”, 2007, f.
53-54.
Perla, vëllimi 67, numri 1, 2014
Nuiridin Ahmeti, studiues, Instituti Albanologjik Prishtinë.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Nuridin AHMETI
PERSONALITETI I HOXHË HASAN TAHSINIT NË KOSOVË
Hyrje
Nga figurat shqiptare më të dalluara në Perandorinë Osmane, që
dhanë shumë si në aspektin shkencor, po ashtu edhe atë kombëtar, ishte
edhe eruditi e patrioti Hoxhë Hasan Tahsini. Edhe pse u dallua si një
dijetar i përmasave botërore, asnjëherë, sa herë e kërkoi nevoja, nuk
pushoi së vepruari në dobi të çështjes kombëtare shqiptare1.
Hasan Tahsini lindi më 1811, në Ninat, katund i Filatit në Çamëri2,
ku mori mësimet e para nga i ati, Osman efendiu, i cili ishte myfti dhe
myderriz.3 Medresenë dhe studimet larta për shkenca islame i mbaroi në
Stamboll dhe, falë aftësive dhe talentit të rrallë që tregoi, u dërgua për
studime të larta në Paris. Parisi ishte vendi ku Hoxhë Tahsini do të
merrte njohuri edhe në lëndët shkencore si: psikologji, filozofi,
astronomi etj. Kur u kthye në Stamboll, në vitin 1868, u caktua
1 Hasan Tahsini (1811–1881). Veprimtar i rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në
fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj. H. Tahsini qe
një ndër veprimtarët më aktivë të Rilindjes Kombëtare. Qysh në vitet ’60 të shek. XIX,
në bashkëpunim me atdhetarë të tjerë, si K. Kristoforidhi, filloi të mendojë e të veprojë
për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë dhe për hartimin e një
alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Është i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me
30 bashkëtingëllore dhe 8 zanore i hartuar në fillim të viteve ’70. Më pas ai mori pjesë
në komisionin që hartoi alfabetin e Stambollit. H. Tahsini u përndoq dhe u burgos për
veprimtarinë e tij atdhetare, por nuk u largua nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe
për afirmimin e kërkesave kombëtare. (Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, vëllimi 3, f. 2653). (Red.) 2 Ninati – fshat në rrethin e Sarandës. Më 1985 shtëpia e tij e lindjes u rindërtua dhe u
kthye në shtëpi-muze. (Red.) 3 Nexhip P. Alpan - Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, albin, Tiranë,
1997, f. 90.
Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë 27
përgjegjës për hapjen e Universitetit të parë të Stambollit dhe do të
emërohej edhe rektori i parë i tij. Ndërroi jetë në vitin 1881 dhe prehet
në varrezat e Sahrai Xhedidit në Kadikoy – Stamboll. Ka lënë pas një
varg veprash dorëshkrim në fusha të ndryshme shkencore e shpirtërore.4
Për këtë personalitet të rëndësishëm, nga autorë shqiptarë janë
shkruar disa punime, janë mbajtur simpoziume5, kohët fundit janë botuar
edhe monografi6. Qëllimi ynë me këtë shkrim është që t’u bëjmë një
vështrim punimeve të studiuesve nga Kosova, të cilët kanë shkruar për
Hoxhë Hasan Tahsinin, pastaj prezantimin e kësaj figure në librat
shkollorë, veçanërisht në tekstet shkollore të historisë në Kosovë dikur
dhe sot, si dhe për praninë e Hoxhë Hasan Tahsinit në jetën shoqërore në
Kosovë.
I. Studiuesit nga Kosova për Hoxhë Hasan Tahsinin
Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit ishte dhe është i çmuar në
Kosovë. Këtë e tregon fakti se me të dhe veprën e tij janë marrë emra të
njohur të shkencës në Kosovë, si: orientalisti i njohur Hasan Kaleshi7,
Skender Rizaj8, akademik Jashar Rexhepagiqi9, Iljaz Rexha10 etj.
4 Nexhip P. Alpan - Nesip Kaçi, Vep. e cit., f. 91; Shih: Shyqri Nimani, Arnavud –
artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane. ShB Libri shkollor, Prishtinë, 2003, f. 14
(edhe pse bën një prezantim të artistëve, poetëve, arkitektëve etj., shqiptarë në P.
Osmane, autori H. Tasinin e përmend vetëm në dy rreshta, edhe përkundër asaj që
kontributi i H. Tahsinit nuk ishte aspak më i vogël se, p.sh. i Mehmet Akifit etj.) Po aty,
f. 14. 5 Hoxhë Hasan Tahsin Efendiu, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islamik,
Tiranë, 1998. 6 Laurant Bica, Profesor Hasan Tahsini, West Print, Tiranë, 2003.
7 Hasan Kaleshi, Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, në: “Seminari i Kulturës
Shqiptare për të Huaj”, 2, Prishtinë, 1976, f. 151-217; Hasan Kaleshi, Hoxha Hasan
Tahsini – njeriu më i ditur në Perandorin Osmane, Gazeta “Shkëlqimi islam”, 22 maj,
1992, f. 2 (në: Laurant Bica, Profesor Hasan Tahsini, Vëllimi 3, West Print, Tiranë,
2003, f. 175-177. 8 Skënder Rizaj, Roli i Abdyl Frashërit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit sipas burimeve
osmane dhe angleze, në: “Seminari Ndërkombëtare për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën
Shqiptare”, nr. 5, Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1979, f. 147-
164. Në këtë punim studiuesi S. Rizaj edhe pse bën fjalë për Abdyl Frashërin, mundohet
t’i japë vend meritor edhe Hasan Tahsinit. Skënder Rizaj, Hoxha Tahsini dhe Abdyl
Frashëri përkitazi me Akademinë e dijetarëve shqiptarë dhe Akademinë e Shkencave,
Revista ”Bashkimi Paqësor”, nr. 4-5, gusht–shtator, Prishtinë, 1992; Skënder Rizaj,
Çfarë ishte “Akademia e dijetarëve shqiptarë” e Stambollit ?!, në: “Besa”, organ i
Shoqatës së Shqiptarëve në Turqi, nr. 2, janar 1994, f. 14, në: Laurant Bica, “Profesor
Hasan Tahsini”, Vëllimi 3, West Print, Tiranë, 2003, f. 212-214. 9 Shih: Jashar Rexhepagiqi, Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005, f. 57-81. 10
Iljaz Rexha, Hoxha Hasan Tahsini, në: “Dituria islame”, nr. 19, Bashkësia Islame e
Kosovës, nëntor 1990, f. 13- 15.
28 Ahmeti
Hasan Kaleshi është njëri prej studiuesve të parë në Kosovë që u mor me këtë personalitet, veçanërisht në studimin e tij me titull: “Roli i
shqiptarëve në letërsinë orientale”11 . Në këtë punim, H. Kaleshi, si
njohës i mirë i gjuhëve orientale, pas një hulumtimi dhe analize të
hollësishme të dokumentacionit oriental dhe hulumtimit në shumë arkiva
e biblioteka në ish-Jugosllavinë dhe jashtë saj, do të sillte rezultate dhe
informacione me interes për opinionin. Në mesin e shumë figurave që
përmendeshin në atë punim, vend më rendësi zë Hasan Tahsini.12 H.
Kaleshi, duke sjellë informacione të shumta për personalitetin e tij, në
mes të tjerash, theksonte këto tri çështje:
1. “Hasan Tahsini ishte në Prizren në kohën e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit”13, por pa e theksuar se në çfarë cilësie kishte ardhur aty,
cili ishte qëllimi i ardhjes së tij, me kë u takua etj. Mendojmë se
ardhja e Hasan Tahsinit në Prizren, në kohën e ngritjes më të lartë të
vetëdijes kombëtare tek shqiptarët (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit),
nuk ishte e rastësishme. Për personin që u kishte dhënë veprimtarëve
të Rilindjes Kombëtare udhëzimet e nevojshme qysh në Stamboll
mbi nacionalizimin shqiptar, ishte shumë e logjikshme që frytet e
punës së bërë nga Stambolli, t’i shikonte edhe nga afër në Prizren.
2. Largimin e Hasan Tahsinit nga Universiteti i Stambollit. Kjo, sipas
H. Kaleshit, kishte ndodhur për arsye se nga fundi i vitit 1879, në atë
universitet, kishte ardhur për një ligjëratë ideologu i njohur i
panislamizmit Xhemaluddin Afgani. Ligjërata e tij nuk u kishte
pëlqyer as sulltanit dhe as qarqeve fetare, prandaj Hasan Tahsinit
ardhja e tij do t’i kushtonte largimin, duke e nxjerrë në pension, dhe
ai më pastaj do të shkonte në vendlindje.14
3. Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur në Perandorinë Osmane.15
Një tjetër studiues nga Kosova, që do të merrej me personalitetin e
Hasan Tahsinit, është Skënder Rizaj. Të dhënat që na ofron S. Rizaj për
Hasan Tahsinin, janë të përgjithësuara dhe të përmendura edhe në kuadër
të ndonjë punimi tjetër të po këtij autori,16 mirëpo në kohën kur ishin
11
Hasan Kaleshi, Roli i shqiptarëve në…, Punim i cituar, f. 151-217. 12
Po aty, f. 191-193. 13
Po aty, f. 192. 14
Po aty, f. 191. 15
Hasan Kaleshi, Hoxha Hasan Tahsini – njeriu më i ditur në Perandorinë Osmane,
gazeta “Shkëlqimi islam”, 22 maj, 1992, f. 2, në: Laurant Bica, “Profesor Hasan
Tahsini”,Vëllimi 3, f. 175; Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame,
Prizren, 1991, f. 72. 16
Skënder Rizaj, Roli i Abdyl Frashërit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pun. i cit., f.
148. Skënder Rizaj, Hoxha Tahsini dhe Abdyl Frashëri përkitazi me Akademinë e
dijetarëve shqiptarë, pun. i cit., f. 3; Skënder Rizaj, Çfarë ishte “Akademia e dijetarëve
shqiptarë” e Stambollit, pun. i cit., f. 212-214.
Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë 29
publikuar punimet, kanë qenë me interes për opinionin. Me interes është
edhe një letër e Hasan Tahsinit që ka të bëjë më Akademinë e Dijetarëve
Shqiptarë, së cilës i referohet studiuesi S. Rizaj, ndonëse nuk e citon se
ku do ta ketë marrë atë letër të Hasan Tahsinit.17
Qasje serioze personalitetit të H. Tahsinit i ka bërë akademik Jashar Rexhepagiqi në studimin e tij: “Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare”. Edhe pse kjo vepër ka të bëjë më personalitetin e
Sami Frashërit, Jashar Regjepagiqi pjesën e dytë të librit do t’ia
kushtonte punës dhe mendimit pedagogjik të Hasan Tahsinit. 18 J.
Rexhepagiqi është nga studiuesit e parë në Kosovë që figurës së Hasan
Tahsinit i është qasur nga aspekti pedagogjik. Ai, duke shfletuar një
literaturë të pasur në disa gjuhë të huaja, do të sillte për lexuesit e
studiuesit shqiptarë informacione me interes, duke theksuar në mes të
tjerash: “Hasan Tahsini nuk është vetëm një ndër pedagogët dhe
ideologët Rilindjes Kombëtare, por njëkohësisht ai konsiderohet si
mësues edhe edukator i shumë rilindësve – i vëllezërve Frashëri, i
Pashko Vasës, i Jani Vretos, i Ismail Qemalit, i Dervish Himës, Riza
Teufikut etj.. Hasan Tahsini çmohet si pedagog shëmbëlltyrë nga shumë
personalitete të huaja, sidomos nga shkencëtarët e huaj”19.
Një shkrim për kontributin pedagogjik të H. Tahsinit kemi edhe
nga studiuesi i arsimit shqiptar Prof. Dr. Hajrullah Koliqi,20 që u botua në kuadrin e 200-vjetorit të lindjes dhe 130-vjetorit të vdekjes së H.
Tahsinit. H. Koliqi ka venë theksin në këtë punim në mendimin
pedagogjik të H. Tahsinit dhe këtë e arsyeton duke shprehur mendimin
se “pedagogjia e tij për shumëçka është aktuale edhe sot”21.
Edhe studiuesi Iljaz Rexha është marrë me figurën e Hasan Tahsinit. Ai shfrytëzoi një literaturë të gjerë në disa gjuhë të huaja, dhe
sidomos turqisht, për prezantimin sa më të gjithanshëm të H. Tahsinit
dhe veprës së tij.22 Faktin pse ligjëratat e mbajtura nga H. Tahsini për
shkencat e natyrës në Universitetin e Stambollit nuk ishin pëlqyer dhe
ishin kundërshtuar nga disa qarqe fanatike osmane, studiuesi I. Rexha e
shpjegon me mungesën e dijes në shkencat e natyrës nga popujt që ishin
nën sundimin osman (por edhe vetë qarqet vendimmarrëse nuk ishin me
17
Po aty, f. 213-214; Skënder Rizaj, Hoxha Tahsini dhe Abdyl Frashëri përkitazi me
Akademinë e dijetarëve shqiptarë, pun. i cit., f. 3. 18
Jashar Rexhepagiq, Puna dhe mendimi pedagogjik i Hasan Tahsinit, në: “Sami
Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare”, Akademia e Shkencave dhe Arteve e
Kosovës, Prishtinë, 2005, f. 57-81. 19
Po aty, f. 61. 20
Hajrullah Koliqi, Mendimi pedagogjik i Hasan Tahsinit, në: “Studime”, nr. 18,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2012, f. 141-150. 21
Po aty, f. 148. 22
Iljaz Rexha, Hoxha Hasan Tahsini…, pun. i cit., f. 13-15.
30 Ahmeti
hapin e kohës). Sipas I. Rexhës, këto ishin arsyet pse këta popuj kishin
mbetur jashtë rrjedhave bashkëkohore të kohës23. H. Tahsini, me dijen e
tij të gjerë, mundohej që sado pak ta plotësonte këtë vakuum te popullata
që ishte e interesuar për dije dhe sidomos tek studentët. Fatkeqësish, këto
ide përparimtare të H. Tahsinit, sipas I. Rexhës, do të binin në
kundërshtim me qarqet zyrtare të kohës në P. Osmane. Ky autor
konstaton se H. Tahsini ishte i pari që kërkoi zhvillimin dhe këmbimin
reciprok me universitetet e tjera të Botës Islame dhe Perëndimore24. Ky
thekson edhe faktin se H. Tahsini nuk e la anash asnjëherë kontributin e
tij kombëtar: “H. Tahsini mendonte se hapi i parë nga duhej filluar lufta
për çlirimin e atdheut, ishte përhapja e arsimit dhe e diturisë në shtresat
e gjera popullore, jo të çdo lloj arsimi, por të atij në gjuhën amtare”25.
Studimi i fundit për personalitetin e H. Tahsinit, me një qasje pak
të trajtuar nga studiuesit në përgjithësi, e në Kosovë në veçanti, është
studimi i akademik Pajazit Nushit, i cili trajton kauzalitetin shpirtëror të H. Tahsinit.26 Si psikolog, P. Nushi trajton figurën e H. Tahsinit nga ky
prizëm, duke e konsideruar si një personalitet që qëndron “në themelet e
psikologjisë tek shqiptarët”27.
Është për t’u habitur se si në një monografi, botuar në Prishtinë
nga autori Jusuf Vatovci: “Leksikoni i Magjistrave dhe Doktorëve të
shkencave në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë 1430–1995” 28 , nuk
përmendet emri i H. Tahsinit, edhe pse ka qenë e njohur se H. Tahsini
kishte doktoruar në Sorbonë.29.
II. Figura e Hoxhë Hasan Tahsinit në tekstet shkollore të historisë në
Kosovë (1941– 2013)
Kur flasim për tekstet shkollore, e kemi fjalën për tekstet shkollore
të historisë, që përdoren sot në Kosovë dhe për ato që janë përdorur
dikur. Ndonëse jo në tërësi, për trajtimin e kësaj çështjeje jemi përpjekur,
për aq sa kemi pasur mundësi, të sigurojmë edhe tekstet që ishin
përdorur dikur në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë. Për trajtimin
23
Po aty, f. 19. 24
Po aty, f. 19 25
Iljaz Rexha, Hoxha Hasan Tahsini (1811–1881) kontributi i tij në fushën e kulturës II,
në: “Dituria islame”, nr. 20, Bashkësia Islame e Kosovës, dhjetor 1990, f. 32. 26
Pajazit Nushi, Hasan Tahsini dhe pikëpamja e tij për kauzalitetin shpirtëror, në:
“Studime”, nr. 19, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2013, f.
165-178. 27
Po aty, f. 165. 28
Jusuf Vatovci, Leksikoni i magjistrave dhe doktorëve të shkencave në trojet shqiptare
jashtë Shqipërisë 1430–1995, Prishtinë, 1999. 29
Laurant Bica, Profesor Hasan Tahsini, Vëllimi 1, West Print, Tiranë, 2003, f. 63.
Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë 31
në fjalë, janë marrë për bazë tekstet e shkollës fillore dhe të shkollës së
mesme në Kosovë.
Njohja e personaliteteve historike, studimi i tyre në mënyrë të
paanshme, prezantimi i tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe në
veçanti prezantimi i atyre personaliteteve në ngjarje të caktuara, ku kanë
marrë pjesë dhe kanë dhënë një kontribut të pashlyeshëm, personalitete
të cilat, me punën dhe me veprën e tyre lanë gjurmë orientuese për
brezat, është një synim fisnik i arsimit në përgjithësi dhe i atij kombëtarë
në veçanti.30
Në morinë e njerëzve të dalluar, të cilët dhanë shembuj fisnikërues
në historinë tonë kombëtare, se si duhet të kombinohet dhe të
bashkudhëtojnë intelektualja, kombëtarja dhe fetarja, për qëllime
madhore kombëtare, është edhe personaliteti shumëdimensional i Hoxhë
Hasan Tasinit. Por, sa u trajtua figura e H. Tahsinit dhe sa po trajtohet
sot në tekstet e historisë në Kosovë? A e ka vendin meritor në tekstet e
historisë në Kosovë? Brenda këtij punimi do të mundohemi t’u
përgjigjemi edhe këtyre pyetjeve të shtruara këtu.
Pas Luftë së Dytë Botërore, Kosova do të mbetej në kuadër të ish-
Jugosllavisë. Në atë kohë, çdo gjë që kishte të bënte me shqiptarët,
diktohej dhe pothuajse vendosej nga të tjerët. Kështu, që nga viti 1948 e
deri në vitin 1966, u sanksionua plotësisht mësimi i historisë kombëtare,
nxënësit në atë kohë qenë të detyruar të mësonin me tekstet shkollore që
u vinin nga qendrat e tjera të ish-Jugosllavisë, si Shkupi, Beogradi,
Podgorica etj., të përkthyera në gjuhën shqipe. Nga viti 1966 kemi një
klimë pothuaj më të favorshme për mësimin e historisë sonë kombëtare
në Kosovë. Zhvillimi dh