453
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 47 23.09.2002 Shoqeria “Devi” shpk Tirane ne mungese kundër Dega e Doganes Tirane ne mungese....................5 48 25.09.2002 Enver Shabani, Gezim Shabani kundër Mihallaq Billa.......................8 49 26.09.2002 Ismail Kodra kundër Dega e Shoqerise Publike te Bujqesise Tirane.........14 50 24.09.2002 Gjykim Dauti, Pranvera Dauti, Tatjana Dauti, Adriana Nikolla kundër Bashkia Sarande, Seksioni i Finances Sarande, Keshilli i Rrethit Sarande.............................21 51 23.09.2002 Klubi Kulturor Sportiv “Albanet” ne mungese kundër Federata Shqiptare e Fubollit ne mungese...............27 52 26.09.2002 Xhevdet Garcenaj kundër Shoqeria “Drita” sha................31 53 23.09.2002 Sherbimi i Kontrollit te Shtetit Tirane kundër AKP Dega Tirane, Ndermarrja Elektronike Ushtarake Tirane....................37 54 26.09.2002 Rifat Frasheri kundër Shezai Aliaj..... 40 55 25.09.2002 Adem Reka, Luan Vranici kundër Keshilli Drejtues i Sherbimit te Udhetareve Diber 46 56 23.09.2002 Pavllo Kisi, Liri Kisi, Maria Kisi 1

REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewQe kerkimet e paditesit te ishin te bazuara, ne rastin konkret, duhet qe te ekzistonte e drejta apo interesi i ligjshem dhe nje gjendje fakti qe

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje CivileNr.i vendimit Data PALËT Faqe

47 23.09.2002 Shoqeria “Devi” shpk Tirane ne mungese kundër Dega e Doganes Tirane ne mungese........................................5

48 25.09.2002 Enver Shabani, Gezim Shabani kundër Mihallaq Billa.................................................8

49 26.09.2002 Ismail Kodra kundër Dega e Shoqerise Publike te Bujqesise Tirane..........................14

50 24.09.2002 Gjykim Dauti, Pranvera Dauti, Tatjana Dauti,

Adriana Nikolla kundër Bashkia Sarande, Seksioni i Finances Sarande, Keshilli i

Rrethit Sarande.......................................................21

51 23.09.2002 Klubi Kulturor Sportiv “Albanet” ne mungese kundër Federata Shqiptare e Fubollit ne mungese.................................27

52 26.09.2002 Xhevdet Garcenaj kundër Shoqeria “Drita” sha....................................31

53 23.09.2002 Sherbimi i Kontrollit te Shtetit Tirane kundër

AKP Dega Tirane, Ndermarrja Elektronike Ushtarake Tirane.........................................37

54 26.09.2002 Rifat Frasheri kundër Shezai Aliaj................4055 25.09.2002 Adem Reka, Luan Vranici kundër Keshilli

Drejtues i Sherbimit te Udhetareve Diber.......4656 23.09.2002 Pavllo Kisi, Liri Kisi, Maria Kisi kundër

Kristavgji Leka, Marie Leka, Karmen Leka, Vasiliqi Leka................................................50

57 23.09.2002 Ali Dema kundër Agron Golja, K.K.K.P. Tirane, Seksioni i Finances, Vera Dema, Sazan Dema, Rudina Dema, Tefta Dema........

5558 24.09.2002 Hasan Hysaj Berat kundër Hodo Kokonozi

Tirane..........................................................6059 26.09.2002 Selami Kazazi Kavaje kundër

Jemin Allajbeu Kavaje..................................6360 24.09.2002 Andon Suli Tepelene kundër Shoqeria

Tregtare “Olindi” Tepelene..........................671

61 24.09.2002 Pal Lala Durres kundër Zeqir Subashi etj. Durres, Bashkia e Qytetit Durres ne mungese.................................................72

62 25.09.2002 Shoqeria “Italba” shpk kundër Dega e Tatim Taksave Durres ne mungese.............80

63 07.10.2002 Aurel Selmani kundër Zana Pango, Bashkia

Tirane ne mungese......................................8664 27.09.2002 Luan Hamiti kundër Banka Tregtare Agrare

Ballsh, Kombinati i Perpunimit te thelle te naftes Ballsh, Dilaver Aliaj...........................91

65 09.10.2002 Feim Xheneti, Nexhip Xheneti. Luan Xheneti

kundër K.K.K.P. prane Keshillit te Rrethit Gjirokaster, Lirim Dobi.................................96

66 09.10.2002 Jorgo Jorgji kundër Leonidha Jorgji.............10267 08.10.2002 Lepo Lito kundër Jeton Jace.......................10568 08.10.2002 Halit Çali ne mungese kundër K.K.K.P.

Gjirokaster.................................................10869 09.10.2002 Zihni Abazi, Arben Abazi, Gezim Abazi,

Shpetim Abazi ne mungese kundër Miranda Ngacani, Dhoksi Gjini, Edmond Gjini ne mungese.........................111

70 26.09.2002 Feride Sula ne mungese kundër Kujtim Islami ne mungese.........................116

71 08.10.2002 Petrit Cenollari kundër Seksioni i Finances Permet, Mikail Nasi....................................119

72 25.09.2002 Artan Mehmeti kundër Ministria e Rendit Publik.........................................................123

73 24.09.2002 Neptun Bajko kundër Shoqeria “Sport Klub Partizani” shpk..........................................128

74 07.10.2002 Arba Editions shpk kundër Albtelekom sha.....13575 10.10.2002 Ibrahim Hasekiu kundër K.K.K.P. i Bashkise

Elbasan......................................................14076 09.10.2002 Eleonora Shqau ne mungese kundër

Gjergji Qirici ne mungese, Athina Qirici, Ferdinand Qirici, Enti Kombetar i

Banesave ne mungese ..............................................145

77 09.10.2002 Fatmir Gjuzi kundër K.K.K.P. ne mungese........1502

78 12.11.2002 Zenepe Zhegu, Duhije Turhani, Bujar Zhegu,

Gurgash Zhegu, Ermira Zhegu, Sadete Helebi,

Suzana Zhegu kundër Fatime Katroshi, Gani

Zhegu, Halil Zhegu, Rexhep Ziti, Ramazan Ziti, Bukurije Ziti, Skender Ziti, Bedrije

Ziti, Hafsa Zhegu, Sabrije Zhegu......................160

79 13.11.2002 Shoqeria “Rekor Albania” sha Gjirokaster kundër Mihal Papavangjeli, Elpiniqi

Angjeli, Efigjeni Zografi, Konstandina

Papavangjeli, Jorgo Papavangjeli, Erifili Tase...................165

80 13.11.2002 Abazali Bajraktari kundër Vladimir Nikolla.......17281 12.11.2002 Shoqata “Deshmitaret e Jehovait” kundër

Lulzim Brahja.............................................17882 13.11.2002 Robert Çabej kundër Ndermarrja e Ujesjellesit

(Sektori fshat) Tirane ne mungese, Fililali iElektrikut (Sektori fshat) Tirane ne mungese. .

18283 18.11.2002 Mirela Mishgjoni kundër Keshilli i Larte i

Drejtesise..................................................18784 13.11.2002 Torad Miluka kundër Agron Miri.................19685 20.11.2002 Anila Fega kundër Keshilli i Larte i

Drejtesise..................................................20186 12.11.2002 Kthim Gaçe kundër Keshilli i Bashkise

Permet, K.K.K.P. Permet, Zyra e Urbanistikes

Permet.......................................................20687 12.11.2002 Adriana Kalaja Tirane kundër Agustin Kola......21188 18.11.2002 Agim Hysi kundër Keshilli i Larte i

Drejtesise..................................................21789 11.11.2002 Mirjana Hoxha kundër Keshilli i Larte i

Drejtesise..................................................22490 12.11.2002 Periana Bodinaku kundër Ministria e Rendit

Publik.........................................................228

3

Çështje Penale

2 14.10.2002 I pandehur: Gezim Tafa Berat....................2323 27.09.2002 I pandehur: Vladimir Ozmaj.......................2434 14.10.2002 I pandehur: Pellumb Dyrmishi Durres

2615 10.10.2002 Kërkues: Prokuroria e Pergjitheshme

2706 11.10.2002 I pandehur: Edmir Gjokicaj Shkoder, i denuar 2817 11.10.2002 I pandehur: Blerim Llukani.........................292

4

ÇËSHTJE CIVILE

5

Nr.50 i Regj. Themeltar.Nr.47 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia AnetarBashkim Caka Anetar Spiro Spiro Anetar Vladimir Bineri Anetar Natasha Sheshi Anetare Artan Hoxha Anetar Valentina Kondili Anetare Metush Saraçi Anetar Nikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.50 qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “DEVI” sh.p.k TIRANE, ne mungese

E PADITUR: DEGA E DOGANES TIRANE, ne mungese

I INTERESUAR: AVOKATURA E SHTETIT, perfaqesuar nga Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e anes se paditur

per zhdemtimin e vleres se sendeve te humbura prone e imja ne territorin e saj.Baza ligjore: Neni 608 i K.Civil.

6

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4273, date 18.08.1997, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise te anes paditese, Shoqerise “Devi” sh.p.k. Tirane duke detyruar anen e paditur, Dega e Doganes Tirane te paguaje shumen 53.060$, vleren e 26 ton lingota bronxi si dhe vleren e trajlerit dhe Kontinjerit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.99, date 16.01.1998, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit te dates 19.08.1997 te pales se paditur Deges Doganes Tirane kunder vendimit civil nr.4273, date 18.09.1997 te Gjykates se rrethit Tirane per shkak te renies ne dekadence.

Kunder vendimit te formes se prere ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile, Dega e Doganes Tirane duke kerkuar prishjen e ketyre vendimeve per keto shkaqe:

- Nuk eshte respektuar ligji (nenet 606, 609 te K.Civil). Nuk eshte i padituri ai qe ka pergjegjesi per kryerjen e procedurave doganore. Ne gjykim eshte provuar se shkaku i moskryerjes se procedurave doganore dhe parkingut te mjetit ka qene paditesi.

- Nuk eshte provuar ne gjyq qe demi te kete ardhur si rrjedhoje e drejteperdrejte e veprimeve apo mos veprimeve te organit doganor.

- Paditesi nuk provon pergjegjesine ligjore dhe fajin e te paditurit per demin qe i eshte shkaktuar.

- Ruajtja ne parking nuk merret persiper ne raste lufte, fakt ky i shprehur ne kontraten perkatese.

- Organi doganor nuk ka kryer asnje veprim te kundraligjshem ne kete ceshtje.

- Nuk ka dokumenta nga paditesi per lenien ne ruajtje te mallit dhe gjendjen faktike te tij.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Irma Bala e Agron Lamaj, Avokatin e

shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi prishjen e vendimit, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi me nr.99, date 16.01.1998 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte

marre ne zbatim te gabuar te ligjit procedural e si i tille duhet prishur.Gjykata e Apelit ka vendosur mospranimin e ankimit ne kundershtim me

rregullat e percaktuara ne K.Pr.Civile.Rezulton se pala paditese Shoqeria “Devi” sh.p.k. Tirane ka ngritur padi

me objekt shperblim demi kunder Deges se Doganave Tirane, bazuar ne nenin 608 te K.Civil. Nga Gjykata e rrethit Tirane ceshtja eshte gjykuar dhe zgjidhur ne

7

themel duke pranuar padine e pales paditese dhe detyruar palen e paditur te shperbleje demin ne shumen 53.060$. Kunder vendimit te gjykates se rrethit eshte paraqitur ankim nga pala e paditur, por ka rezultuar se ky ankim ka patur te meta ne permbajtje pra jo konform me nenin 454 te K.Pr.Civile.

Gjykata e apelit me vendimin e saj vendos “mospranimin e ankimit”, bazuar ne nenin 459 te K.Pr.Civile, ndonese arsyeton se ankimi eshte me te meta, nuk zbaton kerkesat e nenit 454, 455 te K.Pr.Civile.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 459 te K.Pr.Civile pasi nuk eshte ndodhur para rastit te renies ne dekadence te kerkesave qe nuk jane propozuar rishtazi, sic parashikon dispozita e mesiperme.

Nga Gjykata e apelit duheshin zbatuar nenet 454, 455 te K.Pr.Civile pasi ne rastin konkret ankimi i paraqitur nga Dega e Doganes Tirane, kishte te meta ne permbajtje. Ankimi nuk permbante shkaqet per te cilat behej dhe cfare kerkohej nga pala qe kishte paraqitur, pra nuk plotesonte kerkesat e nenit 454/c, ç te K.Pr.Civile.

Gjykata, konform nenit 455/b te K.Pr.Civile, kur konstaton se ankimi nuk ploteson kushtet e dispozites se mesiperme, duhej te njoftonte palen qe ka bere ankimin, qe te ndreqe te metat brenda 5 diteve, ne te kunderten gjykata mund te zbatoje nenin 450 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit Nr.99, date 16.01.1998 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 23.09.2002

8

Nr. 68 i Regj. ThemeltarNr. 48 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte të perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnëtarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarValentina Kondili AnetareBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Ylvi Myrtja AnetarArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ENVER SHABANI, GËZIM SHABANIpërfaqësuar nga av. Artan Zeneli

I PADITUR: MIHALLAQ BILLApërfaqësuar nga av.Dashamir Kore

OBJEKTI I PADISË:Njohja bashkëpronarë mbi një pike karburanti

Baza ligjore: Neni 86/b i K.Pr.C. (viti 1981)

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.1684, date 27.06.1996 ka vendosur:

9

Pranimin e padisë. Njohjen e bashkëpronësisë së Enver Shabanit dhe Mihallaq Billës mbi një pike karburanti të ndodhur në lagjen “Pavaresia” Vlorë, pranë rrugës transballkanike, duke i njohur Enver Shabanit 70% të pronës dhe Mihallaq Billës 30% të pronës.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.4255, date 16.08.1996 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1684, date 27.06.1996 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.272, date 23.01.1197 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1684, date 27.06.1996 të Gjykatës së Rrethit Vlorë dhe vendimit nr.4255, date 16.08.1996 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.9, date 28.05.1997 ka vendosur:Pranimin e kërkesëpadisë. Njohjen e bashkëpronësisë të Enver Shabanit dhe Mihallaq Billës mbi një pike karburanti dhe të anekseve te tij të ndodhur në lagjen “Pavarësia” pranë rrugës transballkanike Vlorë, duke i njohur Enver Shabanit 66% të pronës dhe të paditurit Mihallaq Billa 34% të pronës.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.1288, date 04.11.1997 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Mihallaq Billa. Kunder këtyre vendimeve ka bere rekurs ne interes te ligjit, i padituri

Mihallaq Billa, i cili parashtron këto shkaqe per prishjen e tyre:- Çështja është gjykuar në mungesën time, pa pasur dijeni për ditën e

gjykimit. Njoftimet nga gjykata janë bërë në kundërshtim me ligjin.- Gjykata e apelit i referohet akteve te fallsifikuara nga paditësat, si kontrata

e dates 01.08.1995 midis “Trans-Tach” dhe “Transoil”, e cila nuk ka ekzistuar ndonjëherë; kontrata midis “Transoil” dhe “Asa Komerc” dhe akti i themelimit qe jane te paqena sipas akt - ekspertimit të paraqitur prej meje.

- Ekspertet jane caktuar nga gjykata pa pëlqimin tone dhe akti i ekspertimit ka përfundime kontradiktore.

- Megjithese Gjykata e apelit pranon si paditësa Enver e Gëzim Shabanin, në pjesën urdhëruese nuk është shprehur për këtë të fundit.

10

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjuan relacionin e gjyqtarëve Perikli Zaharia dhe Spiro Spiro,

përfaqësuesin e palës paditëse, av.Artan Zeneli, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimeve, përfaqësuesin e të paditurit, av.Dashamir Kore, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, si biseduan çështjen ne teresi,

V Ë R E J N ËTë paditurit Mihallaq Billa, me vendim të Këshillit Bashkiak Vlorë te

dates 18.11.1994 i është dhënë shesh ndërtimi dhe më pas i është dhënë leje ndertimi për një pikë karburanti në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Pronesine mbi objektin e ndërtuar me sipërfaqe 1200 m2 e ka njohur me vendim të gjykatës së shkallës së pare date 06.11.1995. Pronen e ka regjistruar në hipotekë.

Paditësat, vëllezërit Shabani pretendojne se, objektin e mesiperm e kane ndërtuar se bashku me të paditurin për të ushtruar veprimtari në fushën e tregëtimit të karburanteve; për këtë qëllim kanë krijuar dhe shoqërinë tregëtare “Transoil” me ortakë Mihallaq Billa e Enver Shabani, me kapital themeltar 50% secili. Për të provuar pretendimet e tyre kanë paraqitur disa prova.

I padituri prapson se jane të fallsifikuara. Sipas tij, fallsifikimi i kontratës së sipërmarrjes për ndërtimin e objektit është provuar me vendimin penal; fallsifikimi i kontratave te tjera dhe aktit të themelimit eshte provuar nga aktet e ekspertimit të bërë nga Laboratori i Kriminalistikës.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.272, date 23.01.1997 ka vendosur prishjen e vendimit nr.1684, date 27.06.1996 të Gjykatës së Rrethit Vlorë, nepermjet te cilit eshte pranuar padia dhe prishjen e vendimit nr.4255, date 16.08.1996 të gjykatës së apelit, i cili ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit dhe kthimin e çështjes për rigjykim për në Gjykatën e Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues.

Pas kthimit për rigjykim Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.9, date 28.05.1997 ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë, duke njohur bashkëpronësinë e Enver Shabanit dhe Mihallaq Billës mbi pikën e karburantit. Kundër këtij vendimi i padituri ka paraqitur rekurs ne Gjykatën e Kasacionit, e cila ka vendosur mospranimin e tij.

Pas kesaj, i padituri, bazuar ne nenin 494 te K.Pr.Civile, ka paraqitur kërkesë për rishikimin e vendimit, e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.962, date 28.05.1998, por Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.962, date 28.05.1998 ka vendosur ndryshimin e atij vendimi dhe mospranimin e kerkeses.

Gjykata e Larte me vendimin nr.611, date 20.07.1999 ka prishur të dy vendimet e mesiperme dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykaten e

11

Shkalles se Pare Vlorë. Kundër këtij vendimi paditesi Enver Shabani ka paraqitur rekurs në interes te ligjit, i cili nuk është pranuar nga Kolegji Seleksionues.

Pas kthimit të çështjes për rishqyrtim, gjykata e shkallës së parë Vlorë me vendimin 125, date 12.04.2001 ka vendosur mospranimin e kërkesës per rishikimin e vendimit, ndersa Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.89, date 21.09.2001 ka prishur këtë vendim, dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim po në Gjykatën e Shkallës së Pare Vlorë.

Pra, kjo çështje është në gjykim në Gjykatën e Shkalles së Pare Vlorë. Por, megjithëse i padituri Mihallaq Billa ka vazhduar rrugën e rishikimit

të vendimit, në datën 02.11.2000 ka paraqitur rekurs në interes te ligjit, bazuar ne nenin 473 te K.Pr.Civile, kunder vendimit nr.9, date 28.05.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.1288, date 04.11.1997 të Gjykatës së Kasacionit, duke kerkuar prishjen e tyre.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duke marre parasysh këto rrethana, pra qe kerkesa për rishikimin e vendimit të kësaj çështjeje po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Pare Vlorë, si dhe qëllimin e vendosjes së dipozitës së mësipërme (tashmë të shfuqizuar), nenit 473 te K.Pr.Civile, lidhur me rekursin në interes të ligjit, i cili në thelb është një rast i jashtëzakonshëm kur personi që pretendon rivendosjen e një të drejte të shkelur ndjek këtë rrugë, në një kohë që për këtë i është prerë çdo mundësi tjetër, çmojne se, nuk mund të shqyrtojnë të njëjtën çështje që vazhdon të shqyrtohet në një gjykatë tjetër.

Prandaj konkludojnë se, gjykimi i çështjes në këtë gjykatë duhet të pushohet.

Pretendimi i ngritur nga pala paditese se, rekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga i padituri eshte jashte afatit, meqenese vendimi i gjykates se apelit, si vendim i formes se prere, mban daten 28.05.1997, nuk bazohet ne ligj.

Në interpretim te nenit 473 i K.Pr.Civile, dhe mbeshtetur ne Jurisprudencen e Gjykates se Larte, perderisa vendimi i Kolegjit Civil te kesaj gjykate, kunder te cilit veç te tjerave drejtohet rekursi i mesiperm, mban daten 04.11.1997, ai (rekursi) konsiderohet si i paraqitur brenda afatit ligjor tre vjeçar.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Pushimin e gjykimit te çështjes civile nr.68, date 02.09.2002 me padites

Enver Shabani e Gezim Shabani dhe te paditur Mihallaq Billa ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Tirane, me 25.09.200212

MENDIMI I PAKICËSJam kunder vendimit nr. 48 date 25.09.2002, te Kolegjeve te Bashkuara

te Gjykates se Larte.I padituri Mihallaq Billa, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit kunder

vendimit nr. 1288 date 04.11.1997 te Gjykates se Larte, ne te cilin eshte vendosur mospranimi i rekursit te tij, kunder vendimit nr. 9 date 28.05.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte, me vendimin date 24.12. 2001 ka vendosur, kalimin e ceshtjes per gjykim Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ky i fundit ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes civile me nr.68 akti, date 02.09.2002, me padites Enver e Gezim Shabani dhe te paditur Mihallaq Billa, ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne perfundimin e mesiperm per shkak se “…kjo ceshtje eshte ne gjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore” dhe se, “kerkesa per rishikimin e vendimit te kesaj ceshtje po gjykohet ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore”.

Mendoj se arsyetimi dhe vendimi i marre nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, eshte i pabazuar ne dispozitat e cituara dhe ne kundershtim me permbajtjen e neneve 473 dhe 494 te K.Pr.Civile.

Eshte e vertete se, si rekursi ne interes te ligjit parashikuar nga neni 473 i K.Pr.Civile, (shfuqizuar me ligjin nr. 8812 date 17.05.2001) ashtu dhe rishikimi i vendimit parashikuar nga neni 494 i ketij kodi ne raport me mjetet e tjera ligjore te mbrojtjes (ankimi dhe rekursi) jane raste te jashtezakonshme, por edhe keto bejne pjese ne mjetet e mbrojtjes ligjore. Ato, ndonese, jane te tilla, dallojne nga njera tjetra, per rrjedhoje ne Kodin e Procedures Civile, eshte percaktuar menyra e ushtrimit te tyre.

Keshtu, rishikimi i vendimeve eshte nje mjet i jashtezakonshem per goditjen e vendimeve gjyqesore, qe ka per qellim rishikimin e çeshtjes se perfunduar me vendim te formes se prere, per shkak se vendimi i gjykates eshte i gabuar persa i perket te çmuarit te faktit. Eshte pikerisht ky qellim qe synohet te arrihet nepermjet ketij mjeti ankimi, i pasqyruar dhe ne shkaqet rigorozisht te percaktuara dhe te parashikuara ne nenin 494 te K.Pr.C. dhe qe ndahen ne dy grupe, i pari qe perfshin shkaqe qe kane lidhje me provat ose rrethanat e ndryshme te çeshtjes dhe i dyti qe perfshin shkaqet qe kane te bejne me kundershtimin e permbajtjes se vendimit, me permbajtjen e nje vendimi tjeter.

Ne te kundert, rekursi ne interes te ligjit eshte nje mjet i jashtezakonshem per goditjen e vendimeve gjyqesore, qe ne thelb, ka per qellim shqyrtimin e vendimit, edhe ky per shkaqe rigorozisht te percaktuara dhe qe lidhen me mosrespektim apo zbatim te keq te ligjit, apo per shkelje te renda te normave proçedurale, nder te tjera dhe mos

13

marrja e nje prove vendimtare te kerkuar nga palet gjate gjykimit. Vec te tjerash, duke ju referuar permbajtjes se neneve 473 dhe 494 te

K.Pr.Civile, rezulton se ato kohen dhe afatet e ushtrimit, kufijte dhe proçeduren e shqyrtimit, i kane krejt te ndryshme nga njera tjetra.

Keshtu, duke qene mjete ligjore mbrojtjeje te ndryshme nga njeri tjetri, palet nuk jane te kufizuara t’i perdorin ato. Per rekursin ne interes te ligjit ne permbajtje te tij, pervec se i referohet shkeljeve te pretenduara gjate gjykimit, eshte me i gjere ne raport me rishikimin e vendimit.

Ne veshtrim te dispozitave te sipercituara, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, nuk kishin pengese ligjore, qe pas shqyrtimit te ceshtjes, te vendosnin konform kerkesave te nenit 485 te K.Pr.Civile.

Pushimi i gjykimit te ceshtjes bazuar ne nenin 485 te K.Pr.Civile, ndonese referimi ne kete dispozite eshte i gabuar, le pa pergjigje pretendimet e paraqitura ne rekursin ne interes te ligjit te pales se paditur megjithese ato u moren ne shqyrtim.

Ne kete veshtrim Kolegjet e Bashkuara, mendoj padrejtesisht i mohojne pales se paditur njerin nga mjetet e mbrojtjes ligjore te saj rekursin ne interes te ligjit.

Vec sa me siper, ne rastin konkret, vendimi qe ka zgjidhur çeshtjen eshte vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe ne momentin e gjykimit ne shkalle te pare, ai vendim nuk eshte cenuar, per rrjedhoje, nuk ka pengese ligjore per shqyrtimin e rekursit ne interes te ligjit.

Pengese ligjore mendoj se do te kishte vetem ne rast se gjykata e shkalles se pare do te kishte dhene vendim perfundimtar ne baze te nenit 501 te K.Pr.C. duke pranuar kerkesen per rishikim dhe cenuar vendimin ne nje nga menyrat e parashikuara ne kete dispozite. Perkundrazi, vendimi i gjykates nuk eshte cenuar dhe eshte nga ato vendime ndaj te cilave mund te paraqitet rekurs ne interes te ligjit. Ne te kundert, pala e interesuar cenohet padrejtesisht ne ushtrimin e se drejtes se tij formalisht, nisur dhe nga fakti qe pretendimet e parashtruara ne rekursin ne interes te ligjit nuk mund te riparaqiten ne te ardhmen nga palet, pasi sic dihet kjo dispozite eshte shfuqizuar.

Vladimir Metani

14

Nr.72 i Regj. Themeltar.Nr.49 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarAgron Lamaj Anetar Vladimir Bineri Anetar Vladimir Metani Anetar Spiro Spiro Anetar Irma Bala AnetareYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareBashkim Caka AnetarZamir Poda AnetarNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.71 qe i perket:

PADITËS: ISMAIL KODRA, perfaqesuar nga av.Nik Progri

I PADITUR: DEGA E SHOQERISE PUBLIKE TE BUJQESISE, TIRANE

PERSON I TRETË: BLENDI TOPTANI perfaqesuar nga av. Viktor Konomi

OBJEKTI I PADISË:1. Kundershtim i vendimit te Komisionit te Tenderit.

2. Pavlefshmeri kontrate shit-blerjeBaza ligjore: neni 92 i K.Civil.Ligji 7501, date 19.07.1991,

V.K.M. nr.161/2/3, date 08.04.1993

15

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2304, date 20.05.1997, ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise. Anullimi vendimit te tenderit date 05.08.1993. Konstatimi i pavlefshmerise se kontrates se shit-blerjes date 10.08.1993.

Gjykata e Apelit, me vendimin Nr.309, date 03.02.1998, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2304, date 20.05.1997 te Gjykates se rrethit Tirane dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt: rrezimin e kerkesepadise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.989, date 26.09.2000, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.309, date 03.02.1998 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit te Kolegjit te Civil te Gjykates se Larte ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi Ismail Kodra, i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e Apelit nuk perligj asnje nga shkaqet qe cojne ne ndryshimin e vendimit.

- Per objektin ne fjale eshte aplikuar tenderi me qellim qe te perfitonte padrejtesisht personi i trete.

- Ish A.Q.R.P. ka njohur pronar nje person qe si vertetim pronesie paraqet ate te vitit 1943 e jo sipas Urdherit nr.3, te K.Ministrave.

- Objekti i shitur ndodhet brenda tokes buqesore prej 53 dy. prone e imja.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Evjeni Sinoimeri dhe Valentina

Kondili, av. Nik Progri, qe kerkoi prishjen e vendimeve te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe te Gjykates se Apelit, av. Viktor Konomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga pala paditese permban shkaqe

nga ato te parashikuara ne nenin 473 te K.Pr Civile prandaj vendimi nr.989 date 26.09.2000 i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte si dhe vendimi nr.309, date 3.2.1998 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishen dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se rrethit Tirane nr 2304 date 20.05.1997.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi Ismail Kodra ka qene banor i fshatit Marikaj dhe punonjes i ish N.B.Marikaj. Njekohesisht, sipas ligjit nr.7501 «Per token» eshte bere pronar vec te tjerash dhe mbi nje siperfaqe prej 8865 (tetemije e teteqind e gjashtedhjete e pese) m2 te ndodhur ne vendin e quajtur «Sakoze». Brenda 16

kesaj siperfaqeje ndodhet objekti «Qender brigade» te cilin paditesi ka kerkuar ta bleje si me cilesine e ish punonjesit te N.B-se ashtu edhe per shkak te faktit qe ky objekt ndodhet brenda tokes prone e tij.

Per kete objekt ka paraqitur kerkese gjithashtu dhe personi i trete Blendi Toptani i cili ka pretenduar se duhet te kete perparesi si ish pronar i kesaj toke.

Mbas perfundimit te procedurave paraprake prej A.Q.R.P. te N.Bujqesore eshte realizuar perfundimisht kontrata e shitjes nr.10007, rep. dhe 3413 kol date 10.08.1993 me te cilen objekti i eshte shitur personit te trete Blendi Toptani .

Pikerisht pavlefshmerine e kontrates se mesiperme si dhe te vendimit te Komisionit te tenderit ka kerkuar paditesi me padine ne gjykim.

Gjykata e Apelit duke e trajtuar personin e trete si ish pronar te tokes mbi te cilen ndodhet objekti dhe te drejten per te parablere objektet e ndodhura ne tokat prone e ish pronareve si nje te drejte qe rrjedh nga permbajtja e nenit 21 te ligjit nr. 7698, date 15.04.1995 «Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve», ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka rrezuar padine.

Kolegji Civil i gjykates se Larte ka konsideruar te drejte konkluzionin e mesiperm te Gjykates se Apelit lidhur me perparesine qe duhet te kete personi i trete si ish pronar i truallit ne blerjen e objektit duke i shtuar ketij arsyetimi edhe faktin se gjykata e rrethit nuk ka mbajtur parasysh permbajtjen ne teresi te vendimit nr.161, date 08.04.1993 te K.Ministrave. Sipas kolegjit paragrafi i trete i vendimit te mesiperm lejon shitjen e objekteve edhe personave te tjere jashte ish punonjesve te ndermarrjes.

Konkluzionet si te Gjykates se Apelit ashtu dhe te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Se pari: Gjykata ka gabuar kur ka marre te mireqene dhe e ka konsideruar personin e trete si ish pronar te tokes mbi te cilen ndodhet objekti. Si akt pronesie ajo ka trajtuar nje vertetim pronesie te leshuar nga Zyra e Hipotekes Durres nr.6, janar 1992 e cila i referohet regjistrimeve te vitit 1943. Ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe udhezimet perkatese dale per zbatim te tij kane percaktuar qarte rrugen se si ish pronaret mund te njihen si te tille dhe te behen perseri pronare. Per personin e trete mungon nje vendim i K.K.Pronave qe do te vertetonte faktin e qenies se tij ish pronar. Edhe vendimi i K.Ministrave nr.248, ka si kerkese te tij te domosdoshme paraqitjen prane bordit te privatizimit te Agjensise se Ristrukturimit dhe Privatizimit te N.B.-ve vec te tjerash dhe vendimin e K.K.Pronave. Prandaj te gjithe arsyetimet e tjera te gjykates qe lidhen me kete pike nuk jane te drejta.

Se dyti: Edhe interpretimi qe gjykata i ka bere V.K.M. nr.161, date 08.04.1993 eshte i gabuar. Ky vendim ka bere disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.452, date 17.10.199 “Per ristrukturimin e Ndermarrjeve Bujqesore”. Vete ky i fundit ne piken 6 te tij percakton ne menyre kategorike :

“Pasuria e ndermarrjeve ose e njesive te tyre qe do te shperndahen te shitet me te drejten e parablerjes per punonjesit e

17

ndermarrjeve sipas kritereve te percaktuara ne V.K.M. nr. 282, date 25.06.1992, nr.284, date 25.06.1992 dhe nr. 347, date 10.08.1992”.

Percaktimi i mesiperm nuk ka ndryshuar me vendimin nr. 161 por vecse ne te jane shtuar dhe tre paragrafe te tjere. Ne dy paragrafet e pare parashikohet menyra e shitjes se pasurise me ankand ose tender ne varesi kjo te numrit te kerkesave nga punonjesit e ndermarrjes. Ndersa paragrafi i trete qe gjykata ka perdorur si argument ne vendimin e saj parashikon menyren e privatizimit te objekteve te N.Bujqesore nese ajo nuk i shitet punonjesve.

Eshte i kuptueshem nje parashikim i tille sepse mund te ndodhe qe pasuria e N.B-ve te mos u shitet punonjesve per shkak te mosparaqitjes te kerkeses prej tyre ose per arsye te tjera por kjo nuk do te thote ashtu sikunder arsyeton gjykata se “nuk ka pengese per shitjen e tyre personave te tjere”. Paragrafi i trete nuk heq pengesat qe ekzistojne ne paragrafet e mesiperme per shitjen e pasurise me perparesi ish punonjesve por parashikon nje alternative ne rast te moszbatimit te dy paragrafeve te tjera. Pra, me fjale te tjera shtesa qe eshte bere me vendimin nr.161 nuk cenon aspak thelbin e pikes 6 te vendimit nr. 452 – qe privatizimi do te behet ne favor te punonjesve te N.B-ve, por percakton rruget e ketij privatizimi dhe nje mundesi te re ne rast se nuk ekzistojne te parat.

Ne kete kuptim kur paditesi ka qene punonjes i N.B-se dhe personi i trete nuk eshte vertetuar te jete ish pronar i tokes nen objekt duhet vendosur ashtu sic me te drejte ka vendosur gjykata e rrethit pranimi i padise se paditesit per anullimin e vendimit te komisionit te tenderit dhe konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitjes se objektit.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/b te

K.Pr Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.989, date 26.09.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates

se Larte dhe te vendimit nr 309 date 03.02.1998 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.2304, date 20.05.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane .

Tirane me 26.09.2002

18

MENDIMI I PAKICËSPaditesit Ismail Kodra i eshte dhene toke ne zbatim te ligjit 7501, date

19.7.1991 si ish punonjes i ndermarrjes bujqesore. Ne siperfaqen e tokes te dhene paditesit ndodhet edhe nje objekt i quajtur “qender brigade“. Per blerjen e keti objekti ka paraqitur kerkese me daten 6.1.1992 personi i trete Blendi Toptani, i cili nepermjet dokumenteve ka pretenduar se ishte trashegimtar i ish-pronarit te truallit.

Ne komisionin e vleresimit te pasurise, pas rreth nje viti, me daten 5.5.1993 ka paraqitur kerkese per blerje edhe paditesi.

Agjensia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te Ndermarrjeve Bujqesore, ne 5 gusht te vitit 1993 ka miratuar shitjen e objektit personit te trete dhe menjehere eshte bere kontrata e shitjes dhe regjistrimit ne rradhoret perkates te hipotekes.

Paditesi duke pretenduar se ne baze te vendimeve te KM nr.452, date17.10.1992 dhe nr.161, date 8.4.1993 ka te drejten e parablerjes si ish-punonjes i NB ka kerkuar ne gjykate anullimin e vendimit perkates te komisionit te tenderit dhe konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shit-blerjes.

Shumica me vendimin e marre, duke prishur vendimin e Kolegjit Civil dhe te Gjykates se Apelit dhe lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, i ka vleresuar pretendimet e paditesit si te bazuara ne ligj.

Shumica per mendimin tone ne arritjen e ketij perfundimi nuk ka mbajtur parasysh ligjin qe rregullonte ne ate kohe privatizimin e prones shteterore dhe ka interpretuar gabim vendimet e Keshillit te Ministrave.

Ne baze te ligjit nr.7512, date 10.8.1991 organi kompetent qe shpallte formen e privatizimit, caktonte kohen, radhen dhe jepte autorizimet perkatese ka qene Agjensia Kombetare e Privatizimit. Per pasurine e NB-ve ka qene AQRP te NB-ve. Keshilli i Ministrave mund te nxjerre akte ne baze dhe zbatim te ligjeve, por pa prekur ato raporte qe ligji i rregullon konkretisht. Ne rastin ne shqyrtim, bazuar edhe ne plan biznesin e paraqitur, organi kompetent i caktuar nga ligji qe eshte Agjensia Qendrore e Privatizimit te NB-se ka vendosur qe objekti t’i shitet personit te trete, qe sic u tha kishte paraqitur kerkese per blerje duke pretenduar edhe qenien e tij si ish pronar i truallit mbi te cilin ishte ndertuar objekti. Duke u bere shitja sa me siper nuk eshte vepruar ne kundershtim me ligjin dhe aq me teper qe ndodhemi para veprimit juridik absolutisht te pavlefshem qe te shpjere gjykaten e shkalles se pare, pra edhe shumicen qe te jape vendimin per “ konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shit-blerjes “

Nga ana tjeter edhe vendimet e Keshillit te Ministrave te cituar duhen interpretuar ne menyre te ndryshme nga interpretimi qe ben shumica. Keshtu, eshte e vertete se ne piken 6 te Vendimit te KM nr452, date 17.10.1992 eshte

19

percaktuar se pasuria e nderrmarrjeve ose njesive te tyre qe do te shperndahen, te shitet me te drejten e parablerjes per punonjesit e ndermarrjeve. Por me pas dihet se ka dale ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve nr.7698, dhe per kete arsye Keshilli i Ministrave ka bere ndryshime ne vendimin e mesiperm dhe midis te tjerash edhe ne piken 6 te ketij vendimi. Pika 3 e nenit 6 te vendimit te KM nr,161, date 8.4.1993 eshte formuluar:

«Nuk zbatohet ankandi per shitjen e pasurise se ndermarrjeve bujqesore, kur shitja u behet punonjesve te ndermarrjes ose specialisteve te bujqesise.

Kur gjate shitjes se pasurise se ndermarrjeve bujqesore per objekte te vecanta paraqitet me shume se nje kerkese nga punonjesit e nderrmarrjes ose specialistet e bujqesise, autorizohet Agjensia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te NB-ve te percaktoje bleresin nepermjet metodes se tenderit.

Nese pasuria e ndermarrjes bujqesore nuk u shitet punonjesve te tyre, ose specialisteve te bujqesise, per shitjen e kesaj pasurie personave te tjere do te zbatohen kriteret e caktuara me vendimin e KM nr.282, date 25.6.1992.”

Formulimi qe i eshte bere paragrafit te fundit tregon qarte qe ky vendim i Keshillit te Ministrave, nuk vazhdon qe te ruaje me te drejten e parablerjes per ish punonjesit. Shprehja e perdorur «nuk u shitet punonjesve te tyre» tregon per nje qendrim tjeter te Keshillit te Ministrave lidhur me qendrimin kategorik te meparshem qe njihte te drejten qe blerjen ta benin vetem ish punonjesit.

Arsyetimi i bere nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, se ne interpretim te paragrafit te trete te vendimit nr.161, date 8.4.1993 te KM, objekti mund t’u shitej ne kete periudhe personave te tjere jashte ndermarrjes, vleresohet nga ana e pakices si i bazuar dhe ne perputhje me argumentimin e bere me siper. Edhe vazhdimi i arsyetimit te bere nga Kolegji Civil se shitja e objektit eshte bere rreth pese muaj me pas se dalja e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve (ligji 7698,date 15.4.1993, neni 21 i te cilit u njeh ish pronareve te drejten e parablerjes se objekteve qe ndodhen nen truallin e tyre ne rastin e privatizimit), si dhe referimi ne Udhezimin nr.5, date 25.05.1993 te Ministrit te Bujqesise «Per zbatimin e vendimit te KM nr.161», sipas te cilit nuk mund te behet privatizimi i objekteve kur ka pretendime pronesie, vleresohen gjithashtu si te bazuara nga ana e pakices, per faktin se te gjitha keto akte nenligjore nuk i “sigurojne ende” paditesit te drejten e “parablerjes si ish punonjes i NB-se .

Sic u theksua edhe me larte, personi i trete Blendi Toptani kerkesen per blerjen e objektit e ka paraqitur qe ne janar te vitit 1992 dhe shit-blerja eshte bere me 10.8.1993, ndersa paditesi e ka paraqitur kerkesen per blerjen e objektit me daten 5.5.1993, kur ne kete kohe kishte hyre ne fuqi ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave. Pra,del qarte se paditesi, ne kohen qe eshte bere prej tij kerkesa per blerje te objektit nuk mund te pretendonte me te drejten e parablerjes se objektit. Tashme, ate te drejte qe pretendohej se rridhte nga nje vendim i Keshillit te Ministrave ligji ja kishte kaluar personave te

20

tjere dhe pikerisht ish pronareve te truallit mbi te cilin eshte ndertuar objekti. Nga ky arsyetim arrihet ne perfundimin se shitja e objektit nuk eshte bere ne kundershtim me ligjin. Eshte e vertete se personi i trete Blendi Toptani ne kete kohe nuk i ishte drejtuar komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, por ky nuk eshte nje element per te arsyetuar paligjshmerine e kontrates se shitjes, per faktin se procedurat e privatizimit kishin filluar nje vit me pare, kur ligji ende nuk kishte dale dhe se blerja e objektit nuk eshte bere thjesht per faktin se ai cilesohej si ish pronar, por per cmimin qe ka bere organi kompetent administrativ, bazuar ne kompetencat e dhena nga ligji dhe duke vleresuar kerkesat dhe mundesite e zhvillimit te plan biznesit nga personi i trete Blendi Toptani. Nga ana tjeter, ne daten qe eshte bere kerkesa per shitje dhe me pas shitja e objektit, nuk ekzistonte ndonje ligj apo akt nenligjor qe te vazhdonte te percaktonte te drejta te vecanta per ish-punonjesin e NB-se dhe sidomos te jepte te drejten per kete kategori personash per te parablere objektet qe i nenshtroheshin privatizimit. Qe kerkimet e paditesit te ishin te bazuara, ne rastin konkret, duhet qe te ekzistonte e drejta apo interesi i ligjshem dhe nje gjendje fakti qe i kundervihet te drejtes se tij, qe sic u theksua nuk kane ekzistuar. Per kete arsye, akti administrativ qe ka lejuar privatizimin dhe kontrata e shitjes se bere me pas, nuk mund te konsiderohen se jane ne kundershtim me ligjin dhe aq me teper qe te jene ne kundershtim me ndonje dispozite urdheruese te ligjit qe te sherbeje si shkak per konstatim te pavlefshmerise absolute te tyre nga ana e gjykatave.

Vendimi i shumices qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare edhe per pjesen qe ka vendosur “ konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shit-blerjes”, eshte i pabazuar ne ligj. Dihet qe veprimet juridike absolutisht te pavlefshme nuk sjellin pasoja, ato konsiderohen nul qe ne mometin e kryerjes se tyre, per rrjedhoje gjykata nuk mund te vendose “konstatimin e pavlefshmerise” sic eshte vepruar ne rastin konkret por duhet te zgjidhi pasojat e pavlefshmerise mbi bazen e kerkimeve te qarta te paleve qe vene ne levizje gjykaten. Ne ceshtjen ne gjykim nuk eshte kerkuar zgjidhja e pasojave qe vijne nga pavlefshmeria e pretenduar e kontrates se shitjes, per rrjedhoje konflikti ngelet i pa zgjidhur.

Bashkim Caka Nikoleta Kita

Perikli Zaharia Zamir Poda

21

Nr. 55 i Regj. Themeltar.Nr. 50 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi AnetareNikoleta Kita Anetare Bashkim Caka Anetar Spiro Spiro Anetar Valentina Kondili AnetareVladimir Metani Anetar Zamir Poda AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr.55 qe i perket:

22

PADITËSA: GJYKIM DAUTI perfaqesuar nga avokat Arben Vani.

PRANVERA DAUTI

TATJANA DAUTI

ADRIANA NIKOLLA

TË PADITUR: BASHKIA SARANDE

SEKSIONI FINANCES, SARANDE

KESHILLI I RRETHIT SARANDE

PERSONA TE TRETË: SHABAN MUSTAFAJ perfaqesuar nga avokat Perparim Sanxhaku

OBJEKTI I PADISËPushim cenimi.

Anullimi i vendimit nr.5, date22.6.1998te KRRT te rrethit Sarande.

Anullimi i vendimit nr. 9 date 23.12.1998te Bashkise Sarande.

Deklarim i pavlefshmerise se kontrates se shit-blerjes nr. 1730 rep. 491 kol. date 21.9.1999.

Baza ligjore: Nenet 92/a, 107, 302-303 te K.Civil.Nenet 32, 42-45-153, 324 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.637, date 20.12.1999, ka vendosur:

Pranimin e padise duke anulluar vendimin nr. 5 date 22.6.1998 te KRRT rrethit Sarande si dhe kontraten e shitblerjes nr. 1730 rep. 491 kol. date 21.9.1999. Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te objektit te padise per shkak heqje dore nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin Nr. 213, date 6.4.2000 ka vendosur:

23

Ndryshimin e vendimit nr. 637 date 20.12.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande si me poshte: Detyrimin e te paditurit Shaban Mustafaj te ndertoje ne sheshin e ndertimit qe ka ne pronesi ne pjesen perballe punishtes se embelsirave qe kane ne pronesi paditesat Gjykim Dauti, etj. ne distancen 5 m2.Rrezimin e padise se paditesit Gjykim Dauti etj. per pjesen tjeter te padise ne lidhje me vendimin nr. 5 date 22.6.1998 te KRRT Sarande dhe kontrates se shitblerjes nr. 1730 rep. 491 kol. date 21.9.1999 te noterise rrethit Sarande.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 1428 date 21.12.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Gjykim Dauti, etj.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte kane ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesat Gjykim Dauti, etj., te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte respektuar ligji, por eshte zbatuar keq ai.- Kontrata e shitblerjes eshte mbeshtetur ne nje vendim Bashkiak te pa

miratuar nga Prefekti. Pretendimi se eshte marre vendim i ri nuk eshte i mbeshtetur.

- Personi i trete paraqitet si ish pronar i truallit nderkohe qe eshte kompensuar ne vend tjeter.

- Punishtja jone kerkon siperfaqe 1000 m2 funksionale, kemi kerkuar blerjen e saj por eshte pezulluar se kane dale probleme me ish pronarin.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e relatoreve Thimjo Kondi e Evjeni Sinoimeri,pasi degjuan avokatin e paditesit Arben Vani qe kerkoi prishjen e vendimit

te mospranimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte e te vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin e personit te trete Perparim Sanxhaku, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËPaditesat jane bashkepronare mbi nje objekt – ish punishte e

embelsirave e ndodhur ne qytetin e Sarandes. Pronesine mbi kete objekt e kane fituar me kontraten e shitjes nr. 382 rep. dhe 349 kol. date 3.3.1994 dhe nr. 617 rep. e 451 kol. date 5.12.1994 .Siperfaqja e blere prej tyre sipas kontratave te mesiperme eshte 537 (peseqind e tridhjete e shtate) meter katror.

Nga ana tjeter me vendimin nr. 5 date 22.06.1998 te K.RR.T – Sarande eshte miratuar sheshi i ndertimit per nje siperfaqe prej 150 (njeqind e pesedhjete) meter katror ndodhur ne kufi me pronen e paditesave. Me pas me 24

vendimin nr. 9 date 23.12.1998 kjo siperfaqe i eshte dhene si shesh ndertimi personit te trete Shaban Mustafaj, i cili me kontraten e shitjes nr.1730 rep. dhe 491 kol. date 21.09.1999 ka fituar pronesine mbi kete truall.

Paditesat me padine ne gjykim kane kundershtuar aktin administrativ - vendimin e KRRT-se si dhe kane kerkuar konstatimin si te pavlefshme te kontrates se shitjes se lidhur midis personit te trete dhe te paditurit Keshillit te rrethit Sarande duke pretenduar se nuk duhej miratuar sheshi i mesiperm si shesh per ndertim dhe aq me shume ai nuk i duhej shitur personit te trete sepse nga ky veprim pengohet funksionimi normal i prones se tyre.

Gjykata e rrethit ka pranuar teresisht padine duke argumentuar se pavaresisht se pika tregtare qe do te ndertohet nuk bie mbi truallin qe ze punishtja, ajo bie mbi ate pjese te truallit qe eshte e domosdoshme per funksionimin e punishtes. Mbi kete baze, gjykata ka konkluduar se studimi urbanistik i miratuar vjen ne kundershtim me ligjin dhe per rrjedhoje dhe kontrata e lidhur mbi baze te tij duhet konstatuar e pavlefshme.

Gjykata e apelit edhe pse ne objektin e gjykimit nuk ka patur ndalimin e cenimit ne pronesi (nuk eshte kerkuar nga paditesat nje gje e tille as ne kerkesepadi dhe as ne shtesen qe i eshte bere objektit te padise) e ka orientuar hetimin e saj ne kete drejtim dhe ka konkluduar se miratimi i sheshit nuk cenon veprimtarine e paditesave dhe nuk demton pjesen funksionale te prones se tyre ne rast se personi trete do te ndertoje ne largesite e lejuara nga ligji “Per urbanisiken”. Mbi kete arsyetim ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe e ka detyruar personin e trete te ndertoje ne nje distance prej 5m nga prona e paditesave. Lidhur me kerkimin tjeter per pavlefshmerine e kontrates se shitjes kjo gjykate ka konkluduar se paditesat nuk legjitimohen ne ate kerkim sepse nuk jane pale ne kontrate prandaj dhe ka rrezuar padine.

Te dy keto vendime si dhe vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr. 1428 date 21.12.2000 me te cilin eshte vendosur mospranimi i rekursit te paraqitur nga paditesat jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit.

Kerkesa e paditesave per kundershtimin e aktit administrativ ka patur si shkak ligjor nenet 324 e vijuesa te K.Pr.Civile. Por neni 325 i K.Pr. Civile percakton:

”Padia sipas nenit 324 te ketij kodi mund te ngrihet kur paditesi argumenton se akti administrativ eshte i paligjshem dhe atij i cenohen interesat e te drejtat e tij”.

Pra sikurse shihet nga dispozita e mesiperme qe paditesat te legjitimohen ne ngritjen e kesaj padie nuk mjafton te ekzistoje vetem paligjshmeria e aktit, por duhet qe nga kjo paligjshmeri te jene cenuar te drejtat dhe interesat e pales. Keto dy kushte ne interpretim te dispozites duhet te ekzistojne te lidhura se bashku aq sa mungesa e njerit prej tyre behet pengese per palen qe e pretendon goditjen e aktit.

Gjate gjykimeve te zhvilluara ka rezultuar se paditesat jane bere pronare mbi objektin me nje siperfaqe te pergjithshme 537 m2. Ekspertet e thirrur ne te dy gjykatat jane shprehur se sheshi i privatizuar nga personi i trete nuk ka mbivendosje me objektin “Punishte e embelsirave”, por me truallin

25

funksional (sipas pretendimeve te pales paditese). Ne fakt, paditesat nuk jane bere pronare te truallit qe ata e quajne funksional (sic rezulton nga kontrata e shitjes). Nga ana tjeter ekspertet kane shpjeguar se ne kushtet e tanishme kur mbi pronen e personit te trete nuk eshte kryer asnje ndertim nuk mund te percaktojne nese nga ndertimi ne te ardhmen paditesat mund te cenohen - ata vetem se kane saktesuar distancat urbanistike te lejueshme per ndertim.

Pra nga konkluzionet e eksperteve nuk rezulton qe te ndodhemi para cenimit ne fakt te pronesise sepse pronat e paleve nuk kane asnje mbivendosje me njera tjetren dhe as para cenimit ne te drejte, sepse nga personi i trete ende nuk eshte kryer ndonje ndertim, i cili t’i cenoje paditesat ne funksionimin normal te prones se tyre.

Sipas dispozites qe cituam me lart te drejtat dhe interesat e ligjshme duhet te jene cenuar ne fakt dhe jo te ekzistoje vetem mundesia potenciale e cenimit te tyre nga akti administrativ.

Ne rast se ne te ardhmen paditesat do te cenohen realisht nga ndertimet qe do te kryeje personi i trete, ata do te kene mundesi te mbrojne interesat e tyre me ndonjeren nga padite e parashikuara ne Kodin Civil qe vete do te cmojne.

Pra, nga sa argumentuam me lart, mungon nje nga kushtet thelbesore qe paditesat te legjitimohen per te ngritur kete lloj padie. Po e njejta duhet thene dhe per legjitimitetin e paditesave per te goditur kontraten e shitjes se personit te trete.

Per sa me siper duhet te prishen te tre vendimet - vendimi i Gjykates se rrethit Sarande, i Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimi i mospranimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/e te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 637 date 20.12.1999 te Gjykates se Rrethit

Sarande, te vendimit nr. 213 date 06.04.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te vendimit nr. 1428 date 21.12.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 24.09.2002

26

MENDIMI I PAKICËSPakica eshte e mendimit qe zgjidhja e drejte e ceshtjes do te ishte

prishja e vendimit nr.1428, date 21.12.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe e vendimit nr.213, date 06.04.2000 te Gjykates se apelit Gjirokaster dhe lenia ne fuqi e vendimit nr.637, date 20.12.1999 te Gjykates se rrethit gjyqesor Sarande.

Ne kundershtim me cfare ka pranuar shumica, pakica eshte e mendimit qe paditesit legjitimoheshin ne ngritjen e padise per kundershtimin e vendimit te K.R.T. per miratimin e sheshit te ndertimit per te paditurin, sepse ky akt cenon nje interes te ligjshem te tyre. Rezulton se paditesit jane bere pronare te objektit Punishte e Embelsirave, si dhe te siperfaqes se truallit qe ze ky objekt, nepermjet procesit te privatizimit te prones shteterore.

Ne interpretim te nenit 1/2 dhe te nenit 4 te Ligjit nr.7980, date 27.07.1995 “Per Shitblerjen e Trojeve”, paditesat kane te drejte te kerkojne te fitojne pronesine apo te drejten e perdorimit (kundrejt shperblimit) edhe te nje siperfaqeje tjeter qe eshte funksionale per objektin dhe qe sipas rregullave te urbanistikes nuk mund te perdoret nga nje person tjeter.

Gjithashtu ne rastin ne shqyrtim te paditurit i ka lindur e drejta e kompensimit fizik te truallit si ish-pronar, te cilen, sic rezulton nga materialet e ceshtjes, ai e ka realizuar.

Gjithsesi, organi kompetent i pushtetit lokal nuk kishte te drejte ta miratonte truallin perkates si shesh ndertimi dhe t`ia shiste ate te paditurit, pa u zgjidhur me pare prej tij konflikti me paditesat (pronare te lokalit) persa i perket kerkimit prej tyre te nje siperfaqeje funksionale per objektin e privatizuar prej tyre, duke respektuar rregullat urbanistike.

Kristaq Ngjela Perikli Zaharia Thimjo Kondi

Zamir Poda Agron Lamaj

27

Nr. 52 i Regj. Themeltar.Nr. 51 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita AnetareYlvi Myrtja Anetar Artan Hoxha Anetar Natasha Sheshi Anetare Agron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili Anetare Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Spiro Spiro Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 52 qe i perket:

PADITËS: KLUBI KULTUROR SPORTIV “ALBANET”, ne mungese

I PADITUR: FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Shperblim i demit te shkaktuar.Baza ligjore: Neni 640 i K.Civil.

28

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr. 531, date 24.02.1999, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Detyrimin financiar te Federates Shqipare te Futbollit, t’i paguaje Klubit Sportiv “Albanet” shumen prej 2.404.000 leke per te shperblyer demin shkaktuar paditesit.

Kunder vendimit nr. 531 date 24.02.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane, ka

bere rekurs ne interes te ligjit i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:- a. Federata Shqiptare e Futbollit funksionon sipas ligjit “Per sportin” dhe

vendimit te qeverise te vitit 1997. Ajo ka miratuar rregulloret e saj, te cilat percaktojne ne menyre taksative se per zbatimin e rregullores ne aktivitetet e FSHF, disiplinen, marredheniet me klubet, etj, veprojne tre shkalle gjykimi. Pra FSHF ka gjykaten e vet.

- b. Vendimi i shkalles se trete e cila vepron prane K.Olimpik, eshte i formes se prere.

- c. Konflikti ne fjale eshte gjykuar nga te tre keto shkalle. Gjykata ka gabuar qe ka gjykuar ceshtjen.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte, me vendimin date 06.06.2001 ka vendosur:

Kalimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e paraqitura nga anetaret Zamir Poda dhe

Vladimir Metani, pasi degjuan perfaqesuesin e avokatit te shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise,

V Ë R E J N ËVendimi nr. 531 date 24.02.1999 i Gjykates se shkalles se pare Tirane,

eshte rrjedhoje e zbatimit te keq te ligjit. Per rrjedhoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga nenet 473 dhe 485/d te K.Pr.Civile, ai duhet te ndryshohet dhe te rrezohet kerkese padia.

Eshte vertetuar se paditesi, Klubi Kulturor Sportiv “Albanet” me ekipin e tij te futbollit, ne sezonin 1997-1998, ka marre pjese ne kampionatin kombetar te futbollit per kategorine e dyte. Sipas kalendarit te miratuar nga pala e paditur, FSHF, ne datat 16.11.1997 dhe 12.04.1998, ishin parashikuar te zhvilloheshin ndeshjet “Kastrioti” –“Albanet” dhe “Albanet”- “Kastrioti”. Ndersa ndeshja e pare eshte zhvilluar, e dyta nuk eshte zhvilluar. Per te dy ndeshjet, pala paditese ka patur pretendime.

Keshtu duke kontestuar rezultatin e ndeshjes se pare, fituar nga ekipi i “Kastriotit”, ka pretenduar se nga ky i fundit, jane aktivizuar futbolliste te pa federuar. Per kete i eshte drejtuar Komisionit disiplinor prane FSHF, i cili e ka konsideruar te padrejte kete kerkese. Pas kesaj paditesi, i eshte drejtuar

29

Komisionit te Apelit, i cili ka ndryshuar rezultatin e ndeshjes nga fitore e “Kastriotit”, ne barazim. Edhe me kete vendim, paditesi nuk ka qene dakord dhe i eshte drejtuar gjykates me padi, duke kerkuar anullimin e tij dhe shperblimin e demit te shkaktuar. Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1940 date 19.05.1998, vendim i cili ka marre forme te prere, ka vendosur pranimin e padise per anullimin e vendimit te Komisionit te Apelit, kalimin e ndeshjes ne favor te paditesit dhe pushimin e gjykimit per shperblimin e demit te shkaktuar.

Me tej, paditesi ka ushtruar ankese prane Komisionit te Apelit kunder vendimit te Komisionit disiplinor, i cili per moszhvillimin e ndeshjes ne daten 12.04.1998, ka fajesuar paditesin duke i dhene fitoren ekipit te “Kastriotit”. Komisioni i Apelit, nuk ka pranuar te marre ne shqyrtim ankesen, me arsyetimin se eshte ushtruar jashte afatit te percaktuar ne rregulloren e FSHF. Prej ketu, paditesi i eshte drejtuar Bordit te Keshillimit dhe gjykimit prane Komitetit Olimpik Shqiptar. Ky i fundit (Komiteti Olimpik), me shkresen date 09.06.1998, i ben te ditur se bordi ne fjale nuk eshte krijuar ende.

Pas kesaj paditesi i drejtohet me padi Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke kerkuar anullimin e vendimit te Komisionit te Apelit prane FSHF. Gjykata, me vendimin nr.3110, date 08.09.1998, i cili ka marre forme te prere, ka pranuar kerkese padine, duke anulluar vendimin e Komisionit te Apelit.

Pas dy vendimeve si me teper te Gjykates se shkalles se pare Tirane, paditesi pretendon se i eshte shkaktuar dem dhe kerkon me padi shperblimin e tij.

Gjykata pasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, ka vendosur pranimin e padise.

Duke pare ne teresine e tij kete vendim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne perfundimin se ai eshte i padrejte dhe i pambeshtetur nga ana ligjore.

Ne rastin konkret, nuk kemi te bejme me dem pasuror te shkaktuar, ne kuptim te kerkesave ligjore qe percaktojne demin jashtekontraktor. Duke mos patur dem, kuptohet qe nuk mund te kerkohet edhe shperblimi i tij. Siç dihet, ne veshtrim te kerkesave te parashikuara ne nenin 640 te K.Civil, demi pasuror qe shperblehet, perbehet nga humbja e pesuar dhe fitimi i munguar. Ne analize te rastit ne fjale, deri ne momentin kur paditesi ka kerkuar shperblimin e demit duke paditur Federaten Shqiptare te Futbollit, ndermjet tyre nuk ishte krijuar ndonje marredhenie juridike konkrete. Kjo e fundit (FSHF), nuk rezulton t’i kete shkaktuar paditesit, ne menyre te paligjshme dhe me faj ndonje dem, si rrjedhoje e veprimeve ose mosveprimeve te saj. Ne keto kushte, ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni 608 i K.Civil, i padituri nuk mund te kete pergjegjesi per shkaktim demi.

Kerkimi dhe arsyetimi qe ben paditesi, dhe me pas edhe analiza dhe perfundimet qe arrin Gjykata e shkalles se pare Tirane ne vendimin e saj, ne kendveshtrimin si me siper bien ndesh me kerkesat ligjore qe bejne fjale per ekzistencen e demit pasuror dhe shperblimin e tij. Gjykata ne vendimin e saj, duke ju referuar perfundimeve te aktit te ekspertimit date 16.02.1999, konkludon se kemi dem te shkaktuar nga ana e te paditurit dhe se ky dem konsiston ne

30

pagat dhe shpenzimet operative qe u jepen ekipeve te futbollit te kategorise se pare. Mirepo dhenia e pagave e shpenzimeve operative jane rrjedhoje e pjesemarrjes ne kampionatin kombetar te futbollit te kategorise se pare. Ato jane shperblime ne formen e pageses mujore, qe merren si pasoje e kryerjes se nje veprimtarie (pune) specifike, qe ne rastin konkret eshte veprimtaria futbollistike. Me fjale te tjera, keto pagesa merren vetem ne rast se realizohet efektivisht kjo veprimtari. Ne kete kuptim, duke e thjeshtezuar problemin, mund te thuhet se merret pagesa, ne rast se behet puna. Ne te vertete, paditesi nuk ka marre pjese ne kampionatin kombetar te kategorise se pare te futbollit per sezonin korrik 1997-qershor 1998. Keshtu qe nuk ka cfare te kerkoje ne kete kendveshtrim, pasi nuk ka bere pune. Nga sa u tha, del qarte se nuk kemi te bejme me asnje lloj demi pasuror te shkaktuar, apo fitimi te munguar.

Se dyti, duke ju referuar akteve te administruara ne dosjen gjyqesore, nuk rezulton qe paditesi te jete penguar nga i padituri per te marre pjese ne kampionatin kombetar te futbollit per kategorine e pare. Nga ana tjeter nuk rezulton qe ai te kete kerkuar ekzekutimin e vendimeve te formes se prere te cituara me larte, te Gjykates se shkalles se pare Tirane. Ne kete kuader, nuk rezulton qe ai te jete penguar per te realizuar te drejten e tij. Ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni 12 i K.Pr.Civile, pala qe pretendon per nje te drejte, ka detyrim qe ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj. Efektivisht paditesi, nuk e ka bere nje gje te tille.

Nga sa u tha dhe analizua, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se Gjykata e shkalles se pare Tirane, nepermjet vendimit nr. 531 date 24 shkurt 1999, ka zbatuar keq ligjin, duke pranuar kerkese padine e paditesit.

Per sa siper, rekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga Federata Shqiptare e Futbollit çmohet se eshte i drejte dhe se vendimi i permendur behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te

nenit 473 dhe 485/d te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NNdryshimin e vendimit nr.531, date 24.02.1999 te Gjykates se shkalles se

pare Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

Tirane, me 23.09.2002

31

Nr. 73 i Regj. Themeltar.Nr. 52 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia Anetar Bashkim Caka Anetar Vladimir Bineri Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili AnetareZamir Poda Anetar Irma Bala Anetare Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareVladimir Metani Anetar Nikoleta Kita AnetareSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.73, qe i perket:

PADITËS: XHEVDET GARCENAJ, perfaqesuar nga Av.Gezim Lama

E PADITUR: SHOQERIA “DRITA” sh.a., perfaqesuar nga Av. Gjergji Hyso

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i urdherit administrativ

Nr.66/1,date 02.05.1997Baza ligjore: Neni 172 e 201 te K.Punes

dhe 653 i K.Civil.

32

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.267, date 23.03.1999, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise, duke anulluar teresisht urdherin administrativ Nr.66/1, date 02.05.1997 nxjerre nga pala e paditur Shoqeria “ Drita” sh.a. kunder paditesit per te paguar shumen 7,5 milion leke. Detyrimin e pales se paditur Shoqeria « Drita » sh.a. t`i ktheje paditesit shumen prej 7.069.909 leke te mbajtur padrejtesisht duke u dhene vendimi ne ekzekutim te perkohshem.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.352, date 04.06.1999, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.267, date 23.03.1999 te Gjykates se rrethit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin Nr.1025, date 03.10.2000, ka vendosur:

Prishjen e vendimeve Nr.267, date 23.03.1999 te Gjykates se rrethit dhe Nr.325, date 04.06.1999 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit Nr.1025, date 03.10.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi duke parashtruarr keto shkaqe:

33

a. Une zoteroj 16.007% te aksioneve ne Shoqeri dhe jo 6.5% sic pranojne gjykatat.b. Ndalesat jane bere ndaj meje ne menyre arbitrare.c. Une e kam bazuar padine time ne nenet 122/1 dhe 201/1 te K.P per ndalesen e bere nga paga, ne kundershtim me ligjin pa vendim gjykate dhe ne nenin 653 te K.C., si pagim te padetyruar.d. Fakti qe une e kam cilesuar urdherin si akt administrativ, qe me te drejte nuk eshte konsideruar i tille nga Kolegji Civil te Gjykates se Larte, nuk do te thote se une nuk kam te drejte te ankohem ne gjykate.e. Nuk mund te nxirret urdheri per ndalesat ndaj meje si aksioner pa ju drejtuar me pare gjykates dhe pa vendim gjykate.f. Vete vendimi i Kolegjit Civil nuk ka sqaruar se si duhet zgjidhur mosmarreveshja, sipas Ligjit «Per shoqerite tregtare» apo sipas dispozitave te pergjithshme te K.Civil.g. Sipas nenit 194 te Ligjit te mesiperm si dhe nenit 608 te K.Civil, percaktohet se personi qe pretendon se ka pesuar nje dem, duhet t`i drejtohet me padi gjykates. Po ashtu sipas nenit 12 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrim qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin. Ne keto kushte une jam i legjitimuar ne ngritjen e padise per anullimin e urdherit qe ka nxjerre pala e paditur.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte, me vendimin date 06.06.2001, ka vendosur kalimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e paraqitura nga anetaret Zamir Poda dhe Kristaq

Ngjela,pasi degjuan perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur qe kerkoi lenien ne fuqi te Vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte,

V Ë R E J N ËRekursi ne interes te ligjit, paraqitur nga ana e pales paditese, kunder

Vendimit Nr.1025, date 03.10.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, nuk eshte i mbeshtetur ne kerkesat ligjore. Per rrjedhoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga nenet 473 dhe 485/d te K.Pr.Civile, gjykimi i ceshtjes, duhet te pushohet ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Eshte vertetuar se paditesi Xhevdet Garcenaj ka qene aksioner ne Shoqerine anonime « Drita » sh.a. dhe ne te njejten kohe edhe i punesuar prane saj, Dega Durres, ne cilesine e ekonomistit.

Ne muajin Mars te vitit 1997, sic del nga hetimi gjyqesor i ceshtjes prane 34

Deges Durres, si rrjedhoje e shitjes se artikujve te ndryshem, ishte gjendje nje shume prej 7.5 milion leke. Ne kushtet e trazirave te asaj periudhe, me inisiativen e tij, paditesi ka marre persiper te siguroje kete shume jashte ambienteve te qendres se punes, duke i vendosur ne daten 23 mars 1997 ne nje kasaforte prane baneses se kunatit te tij. Pas disa ditesh dhe pikerisht ne daten 3 prill 1997, ne kete banese eshte bere vjedhje me arme, objekt i te ciles ishte shuma e permendur.

Me ardhjen ne dijeni te vjedhjes se shumes, Drejtoria e Shoqerise Anonime «Drita» sh.a., pasi ka analizuar rastin, me arsyetimin se paditesi i ka shkaktuar nje dem ne shumen 7,5 milon leke, ka nxjerre shkresen Nr.66/1, date 2 maj 1997, ku urdheron ndalimin e shumes. Nje gje e tille eshte realizuar me pas, nepermjet marrjes se fitimit te vleftes koresponduese te aksioneve te depozituara ne shoqeri nga paditesi dhe pages mujore.

Duke mos e pranuar nje gje te tille, paditesi ka kerkuar sipas objektit te padise. Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, kane vendosur pranimin e kerkese padise, ndersa Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ka vendosur prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Sikunder u permend me larte, pala paditese- Shoqeria «Drita» sh.a., duke referuar kerkesat e parashikuara nga neni 473 i K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit, kunder vendimit ne fjale te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Duke pare ne teresine e tij rekursin e paraqitur, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne perfundimin se ai nuk eshte i motivuar nga ana ligjore, qe te mund te merret parasysh.

Sic dihet rekursi ne interes te ligjit, ushtrohet kunder vendimeve te formes se , prere dhe atyre perfundimtare, respektivisht te Gjykates se shkalles se pare dhe te Apelit, si dhe te Kolegjeve te Gjykates se Larte. Keshtu, duke pare percaktimet qe jepen ne paragrafin e pare te nenit 473 te K.Pr.Civile, rezulton se «kunder vendimeve te formes se prere, vendimeve te mospranimit te rekursit dhe vendimeve te Kolegjeve te Gjykates se Larte, palet kane te drejte qe per shkaqet e parashikuara…… te bejne rekurs ne Kolegjet e Bashkuara…»

Ne veshtrim dhe analize sa siper, ne rastin konkret behet fjale vetem per vendime perfundimtare, ndaj te cilave mund te ushtrohet rekurs ne interes te ligjit. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vendimin e tij Nr.1025, date 03.10.2000, ka vendosur prishjen e vendimeve te Gjykates se shkalles se pare e Apelit dhe ka pushuar gjykimin e ceshtjes. Sic shihet ne kete rast, nuk ndodhemi para nje vendimi te ankimueshem me rekurs ne interes te ligjit, ne kuptim te kushteve qe parashikohen ne kerkesat e nenit 473 te K.Pr.Civile. Kjo, pasi me vendimin e pushimit te gjykimit te ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, nuk i ka dhene nje zgjidhje perfundimtare ceshtjes ne fjale, ne kuptim te efekteve dhe pasojave juridike. Nje perfundim i tille, arrihet edhe duke pare kerkesat e nenit 300 te K.Pr.Civile.

Duke ju referuar pikerisht pushimit te gjykimit dhe efekteve juridike te tij, ne kete dispozite procedurale, percaktohet se nje vendim i tille sjell si pasoje “….anullimin e te gjitha veprimeve procedurale, duke perfshire edhe vendimet qe jepen gjate gjykimit, por ne rast se paditesi ngre perseri te njejten padi, provat

35

e mbledhura ne gjykimin e pushuar mund te merren parasysh ne gjykimin e kesaj padie. Pushimi i gjykimit nuk shuan padine”.

Pra, vendimi i pushimit te gjykimit nuk i mbyll rrugen askujt per te kerkuar te drejtat e tij dhe efektivisht nuk mund dhe nuk jep asnje zgjidhje perfundimtare.

Nga sa siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojneserekursi ne interes te ligjit, ushtruar nga ana e pales paditese, nuk gjen mbeshtetje ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 473 dhe

485/e te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara.

Tirane, me 26.09.2002

MENDIMI I PAKICËSKemi mendimin se vendimi i shumices nuk eshte i bazuar e nuk ndikon

pozitivisht ne zgjidhjen e ceshtjes.Nga aktet qe jane administruar gjate gjykimit te ceshtjes, kane dale disa

probleme ligjore e teorike qe jane ngritur nga palet dhe qe gjykata e rrethit dhe ajo e apelit i kane trajtuar e arsyetuar ne vendimet e tyre.

Ceshtja ne shqyrtim paraqet interes per menyren e zgjidhjes se saj jo vetem per rastin konkret qe gjykohet midis paditesit Xhevdet Garcenaj e Shoqerise Aksionere (Drita sh.a) Durres me objekt anullim i urdherit administrativ por edhe per praktiken gjyqesore ne teresi. Problemet qe dalin nga shqyrtimi i ceshtjeve qe kane per pale shoqerite tregtare per nga vete menyra e trajtimit te tyre ne Ligjin Nr.7638, date 18.11.1992 “ Per shoqerite tregtare”, jane te shumte gje qe del qarte edhe ne ceshtjen ne shqyrtim.

Keshtu nga kjo ceshtje lind diskutimi nese nje akt i marre nga organet e shoqerive tregtare eshte apo jo akt administrativ e si duhet trajtuar kundershtimi qe i behet ketij akti ne gjykate. Me vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte Nr.1025, date 03.10.2000 arsyetohet se eshte i drejte vleresimi i “urdherit” te anes se paditur si akt administrativ por anullimi i tij eshte i pabazuar ne ligj, pasi percaktimin “akt administrativ”, e ka bere vete paditesi ne kundershtim me aktet ligjore qe percaktojne nocionin e akteve administrative. Ai kolegj shprehet se ne rrethanat qe gjykatat kane pranuar faktet ne gjykim, konkluzionet jane kontradiktore dhe te pambeshtetura ne ligj. Por nga sa u permend me lart edhe vete vendimi i Kolegjit Civil i Gjykates se 36

Larte ka kontradikta.Probleme te tjera qe dalin nga kjo ceshtje eshte se si do te veprohet per

te urdheruar e bere ndalesat per demet e shkaktuara ne nje shoqeri tregetare nga njeri prej ortakeve i cili eshte njekohesisht edhe i punesuar ne ate shoqeri, a mund te behen apo jo ndalesa nga dividentet e paga e mosmarreveshjet qe lindin nepermjet paleve mbi bazen e cilit akt ligjor do te zgjidhen nga ato te Kodit te Punes, te ligjit “Per shoqerite tregetare” apo nga dispozitat e Kodit Civil.

Ne perfundim te gjykimit, sikurse permendet ne pjesen hyrese te vendimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, ka vendosur pranimin e padise duke anulluar urdherin administrativ dhe detyrimin e pales se paditur qe t`i ktheje paditesit shumen e lekeve te mbajtura, vendim ky qe eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur prishjen e atyre vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes dhe ky vendim nga shumica konsiderohet i drejte e i bazuar ne ligj e njekohesisht vendos pushimin e gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara. Ky vendim merret me arsyetimin se, ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile rekursi ushtrohet kunder vendimeve te formes se prere. Trajtohet se ligji ben fjale vetem per vendime perfundimtare e se ne rastin konkret, nuk ndodhemi para nje vendimi te ankimueshem me rekurs ne interes te ligjit, pasi Kolegji Civil i Gjykates se Larte, nuk i ka dhene nje zgjidhje perfundimtare ceshtjes ne fjale ne kuptim te pasojave juridike e se ne baze te nenit 300 te K.Pr.Civile “pushimi i gjykimit nuk shuan padine e nuk pengon te interesuarit per te kerkuar te drejtat e tij”.

Duke qene kunder ketij mendimi, cmojme se ceshtja duhet gjykuar e t’u jepen zgjidhje problemeve qe dalin vete Kolegjet e Bashkuara. Vertet Kolegji Civil ka vendosur pushimin e gjykimit, por realisht ai ka zgjidhur perfundimisht ceshtjen e nuk mund te ngrihet me padi me ate objekt e midis atyre paleve pasi ceshtjes i eshte dhene zgjidhje.

Ne keto kushte kemi mendimin se Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duhet ta shqyrtonin ceshtjen ne themel e t`u jepnin zgjidhje problemeve te ngritura.

Valentina Kondili Kristaq Ngjela Thimjo Kondi

Irma Bala Ylvi Myrtja Evjeni Sinoimeri

37

Nr. 51 i Regj. Themeltar.Nr. 53 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj AnetarNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro Anetar Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili AnetareVladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 51 qe u perket:

PADITËS: SHERBIMI I KONTROLLIT TE SHTETIT TIRANE

TE PADITUR: AKP DEGA TIRANE

NDERMARRJA ELEKTRONIKE USHTARAKE – TIRANE

PERSONA TË TRETË: RAMAZAN DERVISHI, ALEKSANDER RUSI,etj. TIRANE

OBJEKTI I PADISËPavlefshmeri kontrate shitje.

Baza ligjore: Neni 92 e vijues i K.Civil.

38

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr. 6753, date 16.10.1995, ka vendosur:

Pranimin e padise. Pavlefshmerine e kontrates se shitjes se objekteve “Teto” dhe “Truproje” te R.U. nr. 1120 ndermjet Deges se AKP Tirane dhe Ramazan Dervishi, etj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.749, date 14.02.1996 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.6753, date 16.10.1995 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1095, date 15.08.1996 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.749, date 14.2.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.6759, date 16.10.1995 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, gjykimin e ceshtjes ne fakt, rrezimin e kerkese padise te Sherbimit te Kontrollit te Shtetit si te pabazuar ne prova e ne ligje.

Kunder vendimit te Gjykates se Kasacionit kane paraqitur rekurs ne interes te ligjit personat e trete Aleksander Rusi, etj., te cilet kane kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Kasacionit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte marre nje prove vendimtare e kerkuar nga ana jone.- Gjate procesit te privatizimit jane lejuar shkelje te akteve nenligjore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Bashkim Caka dhe Irma Bala dhe

pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi i paraqitur nga personat e trete Aleksander Rusi etj. eshte

paraqitur jashte afatit ligjor dhe per rrjedhoje duhet te pushohet gjykimi i ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara.

Nga dokumentet qe ndodhen ne dosje, rezulton se vendimi i Gjykates se Kasacionit te cilin kerkon ta godase rekursuesi eshte i dates 15.08.1996, ndersa rekursi eshte depozituar prane Gjykates se Larte ne date 02.09.1999.

Neni 473/1 (Rekurs ne interes te ligjit) i KPr.Civile parashikonte nje afat per paraqitjen e rekursit. Ne kete dispozite (çfuqizuar) percaktohej qarte se: “Kunder vendimeve te formes se prere, vendimeve te mospranimit te rekursit si dhe vendimeve te kolegjeve te Gjykates se Larte, palet kane te drejte qe per shkaqet e parashikuara ne shkronjat “a”, “b” dhe “c” te nenit 472 te K.Pr.Civile te bejne rekurs ne Kolegjet e Bashkuara brenda 3 vjeteve nga marrja forme te prere te vendimit.”

39

Nga perllogaritja e dates se shpalljes se vendimit nga Gjykata e Kasacionit (date 15.8.1996) dhe dates se depozitimit te rekursit ne Gjykaten e Larte (date 02.09.1999) rezulton se rekursi eshte paraqitur jashte afatit 17 dite.

Duke qendruar ceshtja ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara nuk mund te shqyrtojne ceshtjen ne themel.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 dhe 480

te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara.

Tirane, me 23.9.2002

40

Nr. 76 i Regj. ThemeltarNr. 54 i Vendimit

V E N D I M NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Vladimir Bineri Anetar Vladimir Metani Anetar Zamir Poda Anetar Natasha Sheshi Anetare Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.9.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen civile me nr. 76 me pale:

PADITËS: RIFAT FRASHERI, perfaqesuar nga av. Liljana Ruli.

I PADITUR: SHEZAI ALIAJ, perfaqesuar nga av. Avni Shehu

OBJEKTI:Kthim sendi te nje siperfaqe trualli prej 3131m2

ndodhur ne qytetin e Vlores.Baza ligjore: Neni 296 i K.Civil

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 351, date 13.4.1999 ka vendosur:

41

Pranimin e pjesshem te padise te paditesit Rifat Frasheri, duke detyruar te paditurin Shezai Aliaj, te liroje truallin jashte siperfaqes ndertimore, duke prishur murin rrethues qe ka bere mbi kete truall. Rrezimin e padise per pjesen e siperfaqes truall 522.5m, te zene nga i padituri Shezai Aliaj, per ndertimin e objektit ne ish pronen e Nimete Vlores.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi bazen e apelit te te dy paleve ndergjyqese me vendimin nr. 474 date 14.9.1999 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore, me saktesimin; Rrezimin e padise per siperfaqen e truallit prej 627m.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbi bazen e rekursit te paditesit Rifat Frasheri, me vendimin nr. 1322 date 27.11.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur si te pabazuar ne ligj

Kunder vendimeve te mesiperme, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile, paditesi Rifat Frasheri, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe pranimin e padise, pasi vendimet jane dhene ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim flagrant me provat dhe jane alogjike sepse:

- Gjykatat nuk kane vleresuar faktin se une jam njohur pronar ne date 9.11.1995, pra me pare se i padituri ka kaluar kete pronesi ne emer te tij.

- Gjykatat e te dyja shkalleve pranojnesetrualli 874m, eshte regjistruar ne hipoteke nga i padituri ne date 18.10.1996 . Ato e konsiderojne truallin e zene ne kuptim te nenit 11 te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993, ne kundershtim me permbajtjen e tij dhe kriteret e pikes 1-c te udhezimit nr.3 dt. 29. 6. 1993, qe sqaron se kush quhet truall i zene.

- Leja dhe sheshi i ndertimit te vitit 1992 nuk u paraqiten ne gjykate nga i padituri, pavaresisht se gjykata i pranon ne arsyetimin e saj.

- Trualli objekt i padise ka qene i lire, kur eshte vendosur nga gjykata kthimi ne favorin tim ne vitin 1995. Une jam zhvendosur nga pronesia pas lejes se ndertimit te vitit 1997 marre nga paditesi, e cila eshte nje leje e re ndertimi. I padituri ka vazhduar punimet pas pezullimit te tyre nga gjykata.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Metush Saraci dhe Valentina

Kondili, perfaqesuesen e paditesit Rifat Frasheri, av. Liljana Ruli, e cila kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e kerkese padise, perfaqesuesin e te paditurit Shezai Alia, av. Avni Shehu i cili kerkoi lenien e fuqi te vendimeve dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

42

V Ë R E J N ËKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se, vendimet

gjyqesore (Kolegji Civil e Gjykate Apeli) qe jane dhene per kete çeshtje jane te pabazuar, prandaj duhet te prishen dhe çeshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit. Kolegji Civil nuk e ka shqyrtuar çeshtjen meqenese rekursi ishte i panenshkruar nga pala rekursuese.

Vendimet gjyqesore jane te pabazuara për këto arsye:Per zbatim te gabuar te ligjit. Ne shqyrtimin e zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi, gjykatat kane

vepruar ne kundershtim me kerkesat e ligjit nr. 7698, date 15.04.1993 dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij.

Te dy palet ndergjyqesa kane ngritur pretendime pronesie mbi nje siperfaqe trualli. Menyra e fitimit te pronesise nga paditesat provohet se eshte ajo me trashegim dhe njohja apo konfirmimi i se drejtes se pronesise mbi te, eshte bere konform ligjit nr. 7698, date 15.04.1993, nepermjet vendimit nr.75, date 21.03.1995 te K.K.K.Pronave Vlore dhe vendimit nr.2725, date 09.11.1995 te Gjykates se Rrethit Vlore, i lene ne fuqi me vendimin nr.1874, date 29.03.1996 i Gjykates se Apelit Tirane. Pra, fitimi i pronesise nga paditesat eshte i ligjshem. E megjithate gjykatat, mbi bazen e disa konkluzioneve krejt te paligjshme, jo vetem qe nuk e kane pranuar perfundimin e mesiperm, por me zgjidhjen qe i kane dhene çeshtjes e kane konsideruar si jo te ligjshme fitimin e pronesise mbi nje pjese te siperfaqes se truallit.

Keshtu, gjykatat nuk kane mbajtur parasysh definicionet e nenit 11 te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 dhe paragrafit te 4 te nenit 1 te Udhezimit te KM-ve nr. 3 date 21.06.1993 persa i perket faktit se kush do te konsiderohet truall i lire.

Ne vendimin gjyqesor pranohet se i padituri pronesine mbi truallin e ka fituar me blerje e leje ndertimi te dhene nga organet kompetente shteterore ne vitin 1992, per nje siperfaqe prej 300 m2, e me pas ne vitin 1996, e pikerisht me daten 18.10.1996 i eshte dhene nga K.R.T-ja e rrethit me vendim nr. 4/24 nje siperfaqe trualli prej 874 m2 ne kufizimet perkatese.

Perfundimi i mesiperm i gjykates lidhur me fitimin e pronesise te te paditurit eshte ne menyre te dukshme i gabuar, sepse leja e ndertimit nr. 6, date 17.02.1992 ben fjale per nje ndertim lokal tregetie me siperfaqe 300 m2, i cili do te ndertohej pasi te perfundonte ndertimi ne ate zone i dy pallateve 8-9 kateshe. Pra, leja e mesiperme ben fjale per nje ndertim qe do te realizohej pas disa vjetesh. Ne vendimet gjyqesore eshte provuar se ky ndertim ka filluar pas vitit 1996, mbeshtetur edhe ne lejen e dyte te dhene nga K.R.T-ja e rrethit. Pala e paditur fitimin e pronesise e ka realizuar, pas daljes se ligjit nr. 7698 dhe pas fitimit te pronesise ne menyre te ligjshme te paditesit. Aktet e fitimit te pronesise te te paditurit, nuk i jane nenshtruar verifikimit dhe saktesimit ne dokumentet origjinale te ndodhura ne zyrat e rregjstrimit te pasurise, sepse ato jane fotokopje dhe me te meta serioze.

43

Perveç ketyre dispozitave te ligjeve organike qe kane te bejne drejtperdrejte me thelbin e mosmarreveshjes, nga gjykatat nuk jane respektuar dhe ligje te tjera te cilat jane te domosdoshme per zgjidhjen e ceshtjes.

Konkretisht per te vleresuar qenien ose jo pronar te te paditurit, per pronesine e fituar me blerje (ato per 300m2 te rregjistruar ne dy raste ne hipoteke ne vitin 1992), nuk jane pasur parasysh nenet 13,14,15, 17 e 89 te K.Civil te vjeter, i cili kerkon qe nje veprim i tille juridik te behet me akt noterial. Nje akt i tille nuk eshte paraqitur ne gjykim, e megjithate fakti i blerjes eshte pranuar.

Persa i perket lejueshmerise se shitjes se trojeve ne kete periudhe ajo pranohet nga ligji 7512 date 10.08.1991 (neni 21 i tij), por shitja e truallit shteteror per ndertim behej vetem nga organi financiar i pushtetit lokal te rrethit dhe jo te qytetit, sipas VKM Nr. 364 date 05.10.1991.

Gjithashtu per te vleresuar faktin e qenies pronar me ane te blerjes te te paditurit per siperfaqen 874 m2, gjykatat ne vleresimin e kontrates se shitblerjes se truallit date 18.10.1996 nuk kane pasur parasysh ligjin 7693 date 06.04.1993 “Per urbanistiken”, ku sipas nenit 36 te tij veprimet financiare per blerjen e truallit mund te kryhen nepermjet seksionit te finances ne rreth dhe jo nepermjet atij te Bashkise si eshte vepruar ne rastin konkret, duke bere keshtu qe gjykatat te mos kene respektuar nenet 149 e 705 te K.Civil ne fuqi.

Perveç kesaj nga gjykatat per te vleresuar faktin e ligjshmerise te lejeve te ndertimit te te paditurit nuk kane pasur parasysh ligjin e lart permendur “Per Urbanistiken”, nenin 15 ku miratimi per shesh ndertimi behet nga Keshilli i Bashkise dhe jo nga KRT –ja e rrethit, nenet 28,29, 29/a (i shtuar me Dekretin nr. 772 date 14.02.1994, i cili eshte miratuar me ligjin nr. 7820 date 24.04.1994), 33 e 60 ku kerkesa per leje ndertimi duhet te paraqitet brenda 3 muajve nga dita e marrjes se sheshit te ndertimit, qofte edhe per ato sheshe te dhena nga organet e pushtetit lokal nga data 01.01.1990 dhe ne rast mospermbushje te nje detyrimi te tille ka ndeshkim me gjobe dhe anullim te lejes se ndertimit, nderkohe qe kerkesa e te paditurit eshte paraqitur vetem ne mars 1996.

Ne kete çeshtje eshte e nevojshme administrimi i nje sere provash shkresore qe lidhen me pretendimet e ngritura nga te dy palet, saktesia e te cilave nuk eshte verifikuar e per rrjedhoje ka ndikuar ne zgjidhjen e çeshtjes.

Ne rigjykim secila nga palet duhet te zbatoje kerkesat e ligjit material ne lidhje ne padine e revendikimit si dhe ato qe lidhen me procesin e te provuarit. Njekohesisht gjykata ne zbatim te kerkesave procedurale parashikuar nga nenet 223 e 224 te K.Pr.Civile, mund te kerkoje marrjen e provave tek te tretet.

Persa siper ka vend per prishjen e vendimit te Gjykates se Larte si dhe vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit me tjeter trup gjykues.

44

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 pika “c”

te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit nr.1322, date 27.11.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates

se Larte dhe vendimit nr. 474, date 14.09.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane me, 26.09.2002

45

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakord me zgjidhjen e dhene nga shumica per kthimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne apel.Gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara, nepermjet

shpjegimeve te paleve dhe shqyrtimit te materialeve te dosjes krijohet nje perfytyrim i plote dhe i qarte i fakteve dhe rrethanave te ceshtjes. Kjo lejon qe, mbi bazen e tyre, ceshtja te zgjidhet perfundimisht ne Kolegjet e Bashkuara nepermjet interpretimit dhe zbatimit te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve, akteve nenligjore qe kane dale ne baze e per zbatim te ketij ligji, si dhe te akteve ligjore e nenligjore per urbanistiken.

Ka rezultuar e provuar se ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, trualli i ish-pronarit, objekt padie, ka qene truall i lire. Ndertimet qe ka kryer i padituri nuk rezulton te jene kryer para hyrjes ne fuqi te ketij ligji dhe, per me teper, te jene kryer ne pajtim me dispozitat e kohes, duke pasur miratimin e organeve kompetente shteterore dhe duke respektuar kondicionet urbanistike perkatese.

Ndertimet qe ka kryer i padituri pas daljes se ligjit te kthimit te pronave, madje pas disponimit te truallit ne favor te paditesit prej Komisionit te Pronave, konsiderohen ndertime te paligjshme. Per me teper, i padituri ka vazhduar te kryeje punime duke mos respektuar edhe urdherimet e organeve kompetente shteterore per nderprerjen e punimeve, duke vepruar arbitrarisht e duke perfituar nga neglizhenca apo moskryerja e detyres prej nepunesve publike.

Ne keto rrethana i padituri nuk mund te behet pronar i truallit qe ka zene dhe i ndertimeve qe ka ngritur mbi te. Edhe ne qofte se do te rezultoje qe keto ndertime ai i ka kryer me miratim te ndonje organi shteteror apo nepunesi publik, ky fakt nuk sjell asnje obligim per paditesin.

Nisur nga arsyetimi i mesiperm, pakica eshte e mendimit qe zgjidhja me e drejte e ceshtjes, e cila do te shmangte edhe zvarritjen e gjykimit, do te ishte prishja e te gjitha vendimeve dhe pranimi teresisht i padise se paditesit Rifat Frasheri.

Kristaq Ngjela Thimjo Kondi

Perikli Zaharia Agron Lamaj

46

Nr. 58 i Regj. ThemeltarNr. 55 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Bashkim Caka Anetar Spiro Spiro Anetar Vladimir Metani Anetar Nikoleta Kita Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Artan Hoxha Anetar Agron Lamaj Anetar Ylvi Myrtja Anetar Natasha Sheshi Anetare Zamir Poda AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale :

PADITËS: ADEM REKA

LUAN VRANICI

I PADITUR: KESHILLI DREJTUES I SHERBIMIT TE UDHETAREVE, DIBER .

OBJEKTI I PADISËPagimi i fitimit

qe rrjedh nga likuidimi i shoqerise.Baza Ligjore: Neni 292 e 293 i ligjit 7638, date 19.01.1992.

Gjykata e shkalles se pare Diber, me vendimin Nr.44, date 03.02.1997 ka vendosur :

47

Detyrimin e pales se paditur, Keshilli Drejtues i “Kolektivit te Sherbimit te udhetareve” Diber per likuidimin e shumave paditesave sipas aktit te shperndarjes date 31.10.1993 te miratuar nga asambleja e shoqerise.Njohjen e bashkepronesise paditesave Adem Reka, Luan Vranici dhe Bashkim Bulku mbi autoveturen ne vleren 225 mije leke sipas inventarit.Rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr. 598 date 13.03.1998 ka vendosur :

Prishjen e vendimit Nr.44 date 03.02.1997 te Gjykates se Rrethit Diber dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur t’i ktheje paditesit Adem Reka shumen 579.694 leke, paditesit Luan Vranici shumen 501.269 leke.

Gjykata e Kasacionit Tirane, me vendimin Nr.1210,date 15.10.1998 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.598, date 13.03.1998 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Kasacionit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Keshilli Drejtues i Kolektivit te Sherbimit te Udhetareve Diber, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Diber duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata e Kasacionit nuk ka zbatuar kerkesat e nenit 483/2 te K.Pr.Civile.- Pas perfundimit te gjykimit ne Gjykaten e Kasacionit, punonjesi i asaj

gjykate beri komunikimin qe u vendos kthimi i ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, ndersa nga vendimi doli e kunderta.

- Gjykata e Kasacionit nuk ka vleresuar si shkelje te normave procedurale gjykimin ne mungese te pales se paditur pa patur dijeni per diten e gjykimit.

- Akti i ekspertimit eshte hedhur poshte ne seance gjyqesore nga deshmitaret, pasi ai eshte nje akt i bere jo mbi bazen e dokumentacionit te shoqerise, por mbi baze hamendjesh.

- Gjykata e apelit ka nxjerre konkluzion te gabuar qe ndryshon thelbin e ceshtjes, ku paditesat i ka cilesuar si te punesuar, kurse ne fakt jane ortake. Po t’i pranojme te punesuar nuk gezojne te drejten e pjesemarrjes ne fitim te shoqerise e per rrjedhoje nuk legjitimohen ne ngritjen e padise.

- Shperndarja e kolektivit u be pikerisht ne baze te kerkeses se dy paditesave, te cilet jane shkeputur nga shoqeria qe me date 01.09.1993, me shume se nje muaj me pare se te shperbehej kolektivi dhe jo sic ka arritur ne konkluzion gjykata e apelit.

48

- Gjykata e apelit ne arritjen e konkluzioneve duhej te mbeshtetej ne statutin e kolektivit dhe ne rregulloret e brendshme si dhe ne aktmarreveshjen e hartuar ne mes ortakeve para themelimit te shoqerise dhe jo te ligjit Nr.7638,date 19.11.1992, pasi shoqeria eshte krijuar me date 10.02.1992.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Valentina Kondili dhe Ylvi Myrtja ne

mungese te paleve dhe si shqyrtuan aktet ne teresi,

V Ë R E J N ËPaditesat kane qene anetare te shoqerise se sherbimit te udhetareve

Diber. Kjo shoqeri e ka ushtruar aktivitetin e saj sipas statutit dhe aktit te themelimit te saj.

Mbi kerkesen e paditesave me daten 31.10.1993, asambleja e shoqerise ka vendosur shperndarjen e saj, duke percaktuar dhe shumat qe do te merrte secili ortak nga fitimet e realizuara. Paditesat kane kerkuar pagimin e fitimit per secilin ne shumen mbi 500.000 leke te reja.

Gjykata e shkalles se pare Diber ka pranuar pjeserisht padine, vendim i cili eshte prishur nga Gjykata e Apelit Tirane duke pranuar padine teresisht dhe detyruar anen e paditur ne shumat e percaktuara ne aktin e ekspertimit perkates. Gjykata e Kasacionit ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.

Ana e paditur ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit duke parashtruar se prej gjykates se apelit jane lejuar shkelje te renda te normave procedurale, pasi gjykimi i ceshtjes ne kete gjykate eshte bere pa u njoftuar sipas kerkesave procedurale, akti i ekspertimit nuk eshte i rregullt, pasi nuk eshte patur parasysh dokumentacioni i shoqerise dhe se nuk eshte sqaruar pozicioni i paditesave nese kane qene te punesuar apo ortake.

Pretendimi ne lidhje me mosnjoftimin per diten dhe oren e gjykimit nuk eshte i bazuar dhe per rrjedhoje nuk jane lejuar prej gjykates se apelit shkelje te normave procedurale.

Paditesat kane paraqitur padine ne daten 17.02.1995 (padia eshte regjistruar ne daten 15.03.1995). Ne gjykaten e apelit ceshtja eshte shqyrtuar ne daten 13.03.1998, date ne te cilen vendimi ka marre forme te prere.

Kodi i Procedures Civile ka hyre ne fuqi ne daten 01.06.1996 dhe sipas nenit 618 te tij, ceshtjet qe jane ne gjykim ne diten e hyrjes ne fuqi te ketij kodi do te gjykohen sipas kodit te meparshem derisa vendimi te marre formen e prere sipas nenit 451 te ketij kodi. Sikurse u parashtrua me siper rezulton se çeshtja eshte marre per gjykim para hyrjes ne fuqi te K.Pr.Civile dhe per rrjedhoje ne gjykimin e saj do te zbatohej kodi i meparshem i procedures civile, sipas te cilit njoftimi ne gjykaten e apelit per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes behej me shpallje.

49

Ne procesverbalin e seances, te mbajtur ne Gjykaten e Apelit Tirane te dates 13.03.1998, eshte pasqyruar fakti i shqyrtimit te çeshtjes sipas Kodit te Procedures Civile te meparshem. Persa u parashtrua me siper rezulton se gjykata e apelit nuk ka lejuar shkelje te normave procedurale, pasi per njoftimin e dites se gjykimit nuk zbatoheshin kerkesat procedurale te parashikuara nga nenet 128-132 te K.Pr.Civile ne fuqi, sikurse pretendon ana e paditur.

Kete pretendim ana e paditur e ka parashtruar dhe ne rekursin e paraqitur kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te shqyrtuar prej Gjykates se Kasacionit, pretendim qe nuk eshte pranuar nga ajo gjykate.

Pretendimet e tjera kane te bejne me vleresim provash dhe rrethanash, parashtrimi i te cilave nuk e investon kete gjykate, pasi rekursi ne interes te ligjit mund te paraqitej vetem per shkaqet e parashikuara ne shkronjat “a”, “b”, “c” te nenit 472 te K.Pr.Civile.

Persa u parashtrua me siper rezulton se pala e paditur nuk ka parashtruar shkaqe te parashikuara ne ligj, pasi prej gjykates se apelit nuk jane lejuar shkelje te normave procedurale, prandaj vendimi i Gjykates se Kasacionit qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te

K.Pr.Civile.

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr. 1210 date 15.10.1998 te Gjykates se

Kasacionit Tirane.

Tirane, me 25.09.2002

50

Nr. 49 i Regj. ThemeltarNr. 56 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryetarKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka AnetarMetush Saraçi Anetar Agron Lamaj Anetar Valentina Kondili Anetare Artan Hoxha Anetar Ylvi Myrtja Anetar Vladimir Metani Anetar Zamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Vladimir Bineri Anetar Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile me pale :

PADITËS: PAVLLO KISI

LIRI KISI

MARIA KISI (perfaqesuar nga av. A. Nini)

I PADITUR: KRISTAVGJI LEKA

MARIE LEKA

KARMEN LEKA

VASILIQI LEKA (perfaqesuar nga av. D. Kore)

51

OBJEKTI I PADISËDetyrim per njohjen e se drejtes trashegimore

dhe deklarimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise nr.76, date 14.04.1993.Baza ligjore : Neni 92, 349, 350 e vijues te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.172, date 22.01.1996 ka vendosur:

Pranimin e padise dhe detyrimin e pales se paditur te njohe te drejten trashegimore te Petro Kisit mbi pasurine e Marie Lekes si dhe dorezimin e pjeses se kesaj pasurie trashegimore paditesave. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te deshmise se trashegimise nr.76, date 14.04.1993 te pales se paditur.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.2767, date 03.05.1996, ka

vendosur:Prishjen e vendimit nr.172 date 22.01.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane e duke e gjykuar ceshtjen ne fakt e ka rrezuar padine.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1550 date 30.10.1996 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Pavllo Kisi.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.2767 date 03.05.1996 dhe vendimit te Gjykates se Kasacionit, ka paraqitur rekurs ne Interes te Ligjit paditesi Pavllo Kisi etj. duke parashtruar shkaqet e meposhtme :

- Si vendimi i gjykates se apelit dhe ai i Gjykates se Kasacionit jane ne kundershtim me ligjin material si dhe ate procedurial.

- Gjykata e apelit ne arsyetimin e saj nuk ka kuptuar thelbin e objektit te padise. Ajo mundohej te vertetonte menyren e krijimit te prones, kur ne kerkonim te vertetonim nese ishim trashegimtare ligjore te Marie Kisit.

- Gjykata e apelit ka gabuar duke konsideruar te pavlefshem aktin e pronesise te vitit 1942 kundrejt aktit te shtetezimit te vitit 1952.

- Gjykata e Kasacionit gabon duke e shqyrtuar ne dhomen e keshillimit ne nje kohe qe duhet ta gjykonte sepse rekursi ishte depozituar perpara hyrjes ne fuqi te Kodit te Ri dhe duhej gjykuar sipas Kodit te Vjeter te procedures Civile.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbi rekursin ne interes te ligjit te paditesit, me vendimin nr.70 date 28.06.2001 kane vendosur :

52

Prishjen e vendimit nr.1550 date 30.10.1996 te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit dhe te vendimit nr.2767, date 03.05.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.172 date 22.01.1996 te Gjykates se rrethit Tirane per pjesen qe detyron te paditurit te njohin te drejten trashegimore te paditesave mbi pasurine e te ndjeres Marie Leka, si dhe rrezimin e padise e pushimin e gjykimit per pjeset e tjera, qe padia nuk mund te ngrihej.

Gjykata Kushtetuese, me kerkesen e te paditures Vasiliqi Leka, me vendimin nr.92 date 13.05.2002 ka vendosur :

Shfuqizimin si antikushtetues te vendimit nr.70 date 28.06.2001 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte;Dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Natasha Sheshi dhe Vladimir Bineri,

avokatin e pales paditese Arqile Nini, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit dhe prishjen e vendimit te Gjykates se Larte dhe apelit, av. Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Larte dhe te Apelit, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËPaditesat (trashegimtaret e te ndjerit Petro Kisi) kane kerkuar me padine

ne gjykim njohjen e se drejtes trashegimore te babait te tyre mbi pasurine e Marie Lekes, dorezimin e kesaj pasurie dhe deklarimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise nr.76, date 14.04.1993.

Nga gjykimi i kesaj ceshtje ka rezultuar se me vendimin nr.291, date 25.03.1994 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane eshte vendosur kthimi ish pronares Marie Leka nje shtepi banimi e ndodhur ne Tirane. E ndjera Marie Leka ka qene martuar me Aristidh Leken qe eshte trashegimlenesi i te paditurve dhe ka patur vella Petro Kisin, qe eshte trashegimlenesi i paditesave. Marie Leka ka vdekur me 19.07.1944 dhe rezulton qe nuk ka lene testament. Nga martesa me bashkeshortin Aristidh Leka nuk kane patur femije. Pas vdekjes se Maries, bashkeshorti i saj Aristidhi kish martese me Kristavgji Leken dhe nga kjo martese ju lindin tre femije, Marie, Vasiliqi dhe Karmen Leka. Me vdekjen e Aristidh Lekes ne vitin 1956, leshohet deshmia e trashegimise ligjore nr.76, date 14.04.1993 (pasi i ndjeri nuk kishte lene testament) ku gruaja dhe 3 femijet e tij njihen si trashegimtare ligjore.

Trashegimlenesi Petro Kisi, vdekur ne vitin 1984, ka lene trashegimtare paditesat.

Per trashegimlenesen Marie Leka eshte leshuar deshmia e trashegimise me vendimin nr.107, date 08.07.1958 te Gjykates popullore te rrethit Durres, vendim i cili eshte anulluar me vendimin nr.184, date 11.03.1961 te Gjykates se

53

rrethit Durres dhe eshte vendosur Njohja e paditesit Petro Kisi si trashegimtar me 4/8 e pasurise se trashegimleneses Marie Leka dhe te paditurave Kristavgji, Vasilika, Marie e Karmen si trashegimtare nga 1/8 pjese secila.

Paditesat Pavllo, Liri e Maria Kisi e kane bazuar shkakun e padise se tyre ne nenet 92, 349, 350 e vijues te Kodit Civil, duke kerkuar sipas objektit te padise te cituar me siper.

Gjykata e shkalles se pare pas perfundimit te gjykimit ka vendosur detyrimin e pales se paditur te njohe te drejten trashegimore te Petro Kisit mbi pasurine e Marie Lekes si dhe dorezimin e pjeses se kesaj pasurie trashegimore si dhe konstatimin e pavlefshmerise absolute te deshmise se trashegimise nr.76, date 14.04.1993. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte nga rishqyrtimi i kesaj ceshtje, duke pare objektin e padise, per nje nga kerkesat per te vendosur deklarimin e pavlefshmerise absolute te deshmise se trashegimise ligjore, bazuar ne nenin 92 te K.Civil, arriten ne perfundimin se si kjo kerkese ashtu dhe vendimi i gjykates qe e shpall ate te pavlefshem sipas ketij neni, eshte e gabuar dhe perbejne nje konsensus juridik. Ky konkluzion del nga fakti se vendimi i gjyqesor i leshimit te deshmise se trashegimise (e cila leshohet sipas rregullave te caktuara sipas neneve 348 te K.Civil, e 388 te K.Pr.Civile) ka natyren e nje vendimi gjyqesor te vleresimit te faktit dhe si i tille nuk ka fuqi provuese dhe as detyruese ndaj personave te trete qe nuk kane marre pjese ne nje gjykim te tille. N.q.s. do te kishte kundershtime per faktet e pranuara ne kete padi, atehere keto fakte mund te kundershtoheshin ne cdo kohe me nje padi themeli te ngritur sipas rregullave te pergjithshme. Ne keto rrethana vendimi i gjykates se rrethit qe konstaton pavlefshmerine absolute te deshmise se trashegimise nuk ka asnje efekt, pra konsiderohet i pa qene.

Sic del nga te gjitha aktet e ndodhura ne dosje, paditesat ne fakt nuk kane kerkuar kthimin e pasurise trashegimore pavaresisht se i jane referuar neneve 349 e 359 te K.Civil, pasi kjo eshte nje padi njohjeje pozitive e se drejtes se bashketrashegimise. Duke u nisur nga vendimi gjyqesor i Gjykates se rrethit Durres nr.184, date 11.03.1961 lene ne fuqi nga gjykata e qarkut Durres me vendimin nr.114, date 25.04.1961, Gjykata e rrethit Durres ka rinjohur edhe njehere se paditesit, (trashegimtaret e Petro Kisit) dhe ish bashkeshorti i Marie Lekes, Aristidh Leka jane bashkepronare mbi pasurine e Maries, jane regjistruar ne emer te Marie Lekes ne hipoteke me nr.846, date 02.11.1942. Duke qeneseMarie Leka ka vdekur ne vitin 1944, atehere per celjen e trashegimise do te zbatohen dispozitat e ligjit qe eshte ne fuqi ne ate kohe e konkretisht nenet 474 dhe 487 te K.Civil te vitit 1929. Sipas ketyre dispozitave, Marie Leken e trashegonte vellai i saj si trashegimtar i vetem ne lidhje prej gjaku ne 2/3 pjese dhe 1/3 pjese e trashegonte bashkeshorti i pasjetuar.

Gjykata e rrethit Durres ne vendimin e saj te vitit 1961, persa i perket pjeseve takuese ne pasurine trashegimore ka vendosur pranimin e barazise midis pjeseve, duke ju referuar nenit 27 te Ligjit 3169 date 26.10.1960 «Mbi disa ndryshime ne dekretin nr.1892, date 05.07.1954 «Mbi trashegimin» i cili ka ndryshuar neni 62 te dekretit «Mbi trashegimine».

54

Zbatimi i neneve 474 dhe 487 te K.Civil te vitit 1929 per rastin konkret behet per faktin se kjo pasuri trashegimore nuk rezulton dhe sot te jete pjestuar apo tjetersuar. Sipas nenit 1162 te K.Civil qe eshte ne fuqi «Kodi Civil i Republikes se Shqiperise zbatohet per marredheniet juridike te krijuara pas hyrjes ne fuqi te tij» pra konkluzioni eshte se per marredheniet juridike te krijuara para hyrjes ne fuqi te tij (me perjashtim te neneve 1163-1166) do te zbatohen dispozita ligjore qe kane qene ne fuqi ne kohen e krijimit te marredhenies juridike perkatese.

Pretendimet e ngritura nga ana e te paditurve, nuk jane pranuar me te drejte nga ana e gjykates se rrethit. Regjistrimi i prones eshte bere ne emer te Marie Lekes ne regjistrin hipotekor, ndersa shtetezimi i kesaj prone eshte bere ne emer te ish bashkeshortit te saj Aristidh Leka ne vitin 1952. Ky fakt nuk mund te rrezoje pronesine e saj, pasi ne vitin 1952, e ndjera Marie, si pronare e vetme e kesaj prone kishte 8 vjet qe kishte vdekur. Po keshtu ne vitin 1994, kete prone, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave e ka njohur te ndjeren Marie si ish pronare te baneses, e cila u kthehet trashegimtareve te saj.

Nga ana tjeter, nga gjykimi del se ky vendim i Komisionit te Kthimit te Pronave qe eshte titull pronesie deri me sot nuk eshte kundershtuar.

Ne keto rrethana vendimi i Gjykates se rrethit Tirane per pjesen qe ka pranuar padine per detyrimin e pales se paditur te njohe te drejten trashegimore te Petro Kisit mbi pasurine e Marie Lekes eshte i drejte i bazuar ne ligj, ndersa per pjesen qe urdherohet dorezimi i kesaj pasurie, eshte e pabazuar e ne kete rast padia nuk mund te ngrihej, per shkak se pjeset e bashkepronareve ne kete pasuri jane te pandara (ideale). Po keshtu duhet te pushohet gjykimi dhe per konstatimin e pavlefshmerise se deshmise se trashegimise.

Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates se apelit qe ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar padine e paditesave si dhe vendimin e Gjykates se Kasacionit, qe ka vendosur mospranimin e rekursit, duhet te prishen per shkak se jane marre ne kundershtim me ligjin.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 pika

«b» dhe «e» te K.Pr.Civile.

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.1550, date 30.10.1996 te Kolegjit Civil te Gjykates

se Kasacionit dhe te vendimit nr.2767, date 03.05.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.172, date 22.01.1996 te Gjykates se rrethit Tirane per pjesen qe detyron te paditurit te njohin te drejten trashegimore te paditurve mbi pasurine e se ndjeres Marie Leka si dhe rrezimin e padise e pushimin e gjykimit per pjeset e tjera, qe padia nuk mund te ngrihej.

Tirane, me 23.09.2002

55

Nr. 62 i Regj. ThemeltarNr. 57 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryetarKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia AnetarSpiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Bineri Anetar Valentina Kondili Anetare Artan Hoxha Anetar Ylvi Myrtja Anetar Vladimir Metani Anetar Zamir Poda Anetar Nikoleta Kita Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 62 me pale :

56

PADITËS I KUNDËRPADITUR : ALI DEMA, perfaqesuar nga av. A. Shehu av. L.Robo

I PADITUR KUNDËRPADITËS : AGRON GOLJA, perfaqesuar nga nga av. V. Ikonomi

TË PADITUR : 1. K.K.K.PRONAVE - TIRANE.

2. SEKSIONI I FINANCES

3. VERA DEMA

4. SAZAN DEMA

5. RUDINA DEMA e TEFTA DEMA

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit nr.24, date 12.05.1997

te K.K.K.Pronave te Bashkise Tirane.Sigurimin e objektit te padise.Ndalimin e zyres se hipotekes per transkriptimin e objektit.

Baza ligjore : Neni 27/2 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993, neni 202 i K. Pr.Civile.

OBJEKTI I K/PADISË:Anullimi i aktit nr.3027, date 07.04.1992

te Seksionit te Financave, Bashkia Tirane.Detyrimi i te paditurve te na njohin

pronare te truallit prej 754 m2 dhe baneses se ndertuar nga trashegimlenesi Syrja Golja.

Baza ligjore : Neni 160 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1011, date 02.04.1999 ka vendosur:

Pranimin e padise.Rrezimin e kunderpadise.Anullimin teresisht te vendimit nr. 24 date 12.05.1997 te K.K.K.Pronave te ish pronareve te trashegimtareve te Syrja Goles. Ligjerimin e mases se sigurimit.Ç’regjistrimin hipotekor nr.1922 date 14.05.1997.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit kunderpadites, me

vendimin nr.989 date 20.07.1999, ka vendosur:

57

Ndryshimin e vendimit nr.1011, date 02.04.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane :Rrezimin e padise se paditesit Ali Dema kundra te paditurit Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish-pronareve te Bashkise Tirane dhe Agron Golja me objekt anullimi i vendimit nr.24, date 12.05.1997 te K.K.K.Pronave ish pronareve te Bashkise Tirane.Pranimin e kunderpadise duke detyruar te paditurit Vera Dema, Sazan Dema, Rudina Dema, Tefta Dema dhe paditesin e kunderpaditur Ali Dema te njohin pronar te paditurin kunderpadites Agron Golja mbi nje truall me siperfaqe 754 m2 te ndodhur ne Tirane ne rrugen “Sul Bega” ne anen veriore te kufizuar nga veriu me familjen Papajani, nga jugu me rrugen “Sul Bega”, nga lindja me familjen Dimbroca, nga perendimi me familjen Muhaxhiri dhe Mulosmani si dhe nje shtepi 2 kateshe tulle dhe nje magaze e vogel.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e paditesit, me vendimin 1343 date 14.11.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.989 date 20.07.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1011 date 02.04.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te formes se prere, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri kunderpadites Agron Golja, i cili kerkon prishjen e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Paditesi pas marrjes se aktit te Seksionit te Finances nuk e ka regjistruar pronen. Keshtu, ne momentin qe prona na eshte kthyer neve figuronte e pandryshuar ne hipoteke pa asnje barre nga viti 1942 ne emer te trashegimlenesit tim Syrja Golja.

- Prona ka qene e tjetersuar ne favor te trashegimlenesit tim dhe e regjistruar ne hipoteke ne emer te tij. Nuk qendron pretendimi se shitja eshte fiktive.

- Realiteti juridik prej gjykates trajtohet me mentalitetin e ligjit nr.40 date 04.01.1945 “Mbi konfiskimin e pasurive”.

- Nje leje ndertimi dhe nje akt konfiskimi nuk jane prova te mjaftueshme per te pretenduar pronesine.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Natasha Sheshi dhe Agron Lamaj,

avokatet Avni Sheshu dhe Lili Robo, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Larte, avokatin Viktor Ikonomi qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane,

58

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, eshte i drejte dhe i bazuar ne

ligj.Shkaqet e ngritura ne rekurs nga i padituri kunderpadites, nuk

parashikohen nga neni 473 i K.Pr.Civile, por kane te bejne thjesht me vleresim provash, te cilat i kane çmuar gjykatat e faktit.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, ka rezultuar se palet midis tyre jane ne lidhje gjaku me njeri tjetrin, trashegimlenesi i paditesave Hysni Dema, ka patur bashkeshorte motren e trashegimlenesit te te paditurit, Syrja Goles.

Me aktin administrativ nr. 3027 date 07.04.1993, seksioni i finances prane Bashkise Tirane, ka vendosur “t’i njihet e drejta e pronesise Z. Hysni Dema te nje shtepie ne Tirane” dhe t’i kthehet ajo “duke bere ç’regjistrimin si prone shteterore.

E njejta prone me vendimin nr. 24 date 12.05.1997 te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, i eshte kthyer te paditurit Agron Golja, si trashegimtar i te ndjerit Syrja Gole.

Paditesat, trashegimtaret e te ndjerit Hysen Dema, me padine ne gjykim, kane kerkuar anullimin e vendimit te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, ndersa i padituri Agron Golja me ane te kunderpadise ka kerkuar anullimin e aktit te seksionit te finances prane Bashkise Tirane, si dhe detyrimin e paditesave ta njohin pronar te truallit prej 754 m2 dhe te baneses se ndertuar mbi te.

Gjykata e Rrethit Tirane, pasi ka analizuar te gjitha provat e paraqitura nga palet, ne perfundim ka vendosur pranimin e kerkese padise dhe rrezimin e kunderpadise. Vendimi i komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave eshte anulluar nga ana e gjykates, jo vetem si i nxjerre ne kundershtim ne ligjin, pasi eshte nxjerre pas kater vjetesh qe nje organ tjeter administrativ ja u kishte kthyer paditesave, por eshte anulluar edhe persa i perket themelsise se tij.

Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka vendosur rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise, ndersa Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne konkluzionin se vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, eshte i drejte e i bazuar.

Vendimi nr. 3027 date 07.04.1993, i Seksionit te Finances Tirane, qe i ka kthyer pronen paditesave, i eshte referuar ligjit nr. 514, date 30.09.1991 “Mbi pafajsine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike” dhe Udhezimit nr. 16 date 08.08.1992 te Ministrit te Financave, dale ne zbatim te tij. Prona ne kohen qe i eshte kthyer paditesave ka qene ne pronesi te shtetit, ndersa vendimi i komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, kete banese ja kthen te paditurve pas 4 vjetesh, ne nje kohe qe kete prone nuk e dispononte me shteti, por kishte kaluar te personat e trete. Komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave nuk kishte te drejte te merrte ne shqyrtim kete çeshtje, per te cilen eshte marre me pare nje vendim nga nje organ tjeter i

59

administrates shteterore. Per kete problem eshte shprehur dhe Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.59, date 29.10.1998.

Nga aktet e ndodhura ne dosje del se sipas vertetimit te pronesise nr.130 date 12.02.1942 ne pronesi te Vasfie Demes (e shoqja e Hysni Demes dhe motra e Syrja Goles ) eshte rregjistruar nje siperfaqe trualli prej 754 m2 e blere nga Nurie Kusi dhe kjo prone eshte transkriptuar me nr.204, date 10 mars 1942, pasi i eshte shitur Syrja Goles. Vasfie Dema kishte bere dhe kerkese per leje ndertimi shtepie qe me date 22.11.1941, e cila i eshte plotesuar me dhenien e lejes se ndertimit nr. 3804 date 01.12.1941 e shoqeruar kjo leje me vertetimin e kontrollorit per zbatimin e 5 pikave te rregullores se ndertimit. Pasi ka siguruar dokumentacionin e nevojshem per ndertimin e baneses vetem 18 dite me pas, Vasfije Dema, ka bere shitjen e truallit vellait te saj Syrja Gole, me akt noterial te regjistruar ne hipoteke me nr. 204 date 10.03.1942 dhe me pas eshte bere edhe akt njoftunia e “gjyqit te Paqit“ Tirane me nr.72, date 27.05.1942, sipas se cilit Syrja Golja zoteron nje shtepi te ngritur mbi kete truall.

Gjate gjykimit eshte provuar se Hysni Dema, per shkak te veprimtarise politike te tij, me dekret date 29.08.1939 eshte internuar nga pushtuesit italiane dhe per kete shkak te gjitha veprimet jane kryer nga bashkeshortja e tij Vasfije Dema. Edhe pas kthimit ne Shqiperi ne vitin 1942, per shkak te veprimtarise politike Hysni Dema, ka vazhduar te qendroje i fshehur. Eshte provuar gjate gjykimit se ne banesen objekt konflikti, qe ne fillim dhe deri ne vitin 1947 qe eshte konfiskuar, ka banuar Vasfije Dema dhe femijet e saj.

Me vendimin nr. 127 date 15.08.1947 eshte vendosur te konfiskohet shtepia e Hysen Demes ne lagjen “Abdulla Bej” (Sami Misto Mame). Kjo shtepi eshte shpallur si pasuri e te arratisurit Hysni Dema ne Gazeten Zyrtare mars 1945, me numer 13. Gjykata e shkalles se pare ka arritur ne perfundimin se ne vitin 1947 shteti i atehershem nuk kishte arsye te konfiskonte pronen e Syrja Goles ne emer te Hysni Demes, per arsye se dhe Syrja Goles i eshte konfiskuar pasuria e luajtshme, per shkak se nga pushteti i atehershem shteteror ishte cilesuar si armik. Vete komisioni i konfiskimit te pasurive, ne perputhje me ligjin, nr. 40 date 4 janar 1945 “Mbi konfiskimin e pasurive private” sipas nenit 10 te tij, ka bere verifikime per pasurine e Hysni Demes dhe Syrja Goles dhe ka arritur ne perfundimin se trualli dhe shtepia eshte e zoteruesit te vertete Hysni Demes, i cili kete veprim (pra shitjen e truallit nga ana e gruas se tij Syrja Goles) e ka bere me qellim per te fshehur te verteten mbi pasurine e tij. Pas ketij verifikimi Syrja Goles me vendimin nr. 301 date 29.09.1947 i jane sekuestruar vetem mobilje dhe sende shtepiake.

Pretendimet e ngritura ne rekursin ne interes te ligjit nga pala e paditur nuk qendrojne dhe ato kane te bejne me vleresimin e provave.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te

K.Pr.Civile

60

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr. 1343 date 14.11.2000 te Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte.Tirane me 23.09.2002

61

Nr. 65 i Regj. Themeltar.Nr. 58 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi Anetare Nikoleta Kita Anetare Valentina Kondili Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 65 qe i perket:

PADITËS: HASAN HYSAJ, i biri i Shaqes, i datelindjes 1933, banues ne lagjen “30 vjetori”, pallati 205, shkalla 3, Berat.

I PADITUR: HODO KOKONOZI, i biri i Saliut, i datelindjes 1939, banues ne rrugen “4 Deshmoret” nr.134, Tirane.

OBJEKTI I PADISËDetyrim per lirim trualli.

Baza ligjore: Neni 206/b i K.Pr.Civile.

Me vendimin nr. 8429, date 16.10.1996, te Gjykates se Rrethit Tirane eshte vendosur:

62

Rrezimi i padise dhe heqja e mases provizore marre po nga kjo gjykate me 13.09.1996.

Ky vendim eshte prishur nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr. 134, date 15.01.1997, e cila, duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur:

Detyrimin e Hodo Kokonozit te liroje e t’i dorezoje Hasan Hysajt nje siperfaqe trualli prej 225 m2, duke percaktuar edhe kufijte e ketij trualli.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr. 11 date 14.01.1998, :Ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se apelit.

Kunder te dy vendimeve (vendimit nr. 11, date 14.01.1998 te Gjykates se Kasacionit dhe vendimit nr. 134, date 15.01.1997, te Gjykates se Apelit Tirane) ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne Gjykaten e Larte, i padituri, me te cilin kerkon prishjen e tyre dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 8429, date 16.10.1996, te Gjykates se rrethit Tirane, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Siperfaqen e truallit objekt gjykimi e kam blere nga Kristofor Type, i cili ishte pronar i ligjshem i saj dhe mbas kesaj e kam regjistruar, ne emrin tim, ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

- Nepermjet vendimit nr. 2029, date 07.05.1997, te Gjykates se rrethit Tirane, i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Kasacionit, Kristofor Type qe ma ka shitur mua kete truall, eshte njohur pronar edhe i 400 m2 truall, siperfaqe brenda se ciles ndodhet edhe trualli qe kam blere une prej tij.

- Kontrata e shitblerjes, qe eshte bere midis meje dhe Kristofor Type per blerjen e ketij trualli eshte akoma ne fuqi, pasi nuk eshte goditur dhe nuk eshte deklaruar e pavlefshme, prandaj si mund te me detyroje mua gjykata qe ta liroj kete truall?

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve Spiro Spiro e Ylvi Myrtja;

perfaqesuesin e pales paditese – avokat Vasil Plaku, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve te rekursuara; perfaqesuesin e pales se paditur – avokat Fatmir Gjika, i cili kerkoi prishjen e tyre dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.8429, date 16.10.1996, te Gjykates se rrethit Tirane dhe pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi i paraqitur, ne emer te paditesit, nga perfaqesuesi i tij – avokat

Fatmir Gjika, nuk eshte i rregullt pasi nuk ploteson kerkesat e nenit 476 te K.Pr.Civile.

Nga permbajtja e kesaj dispozite rezulton se, se bashku me rekursin, pervec akteve te tjera, duhet te depozitohet edhe prokura e posacme, akt ky qe mungon ne dokumentet e depozituara ne gjykate nga avokat Fatmir Gjika.

63

Pervec kesaj, ne rekursin e paraqitur nga ky avokat mungon edhe nenshkrimi i tij, duke u depozituar keshtu i pa nenshkruar.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485, shkronja

“e” te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes civile me padites Hasan Hysaj dhe te

paditur Hodo Kokonozi ne kete gjykate.

Tirane, me 24.09.2002

64

Nr. 61 i Regj. Themeltar.Nr. 59 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarNikoleta Kita Anetare Natasha Sheshi Anetare Valentina Kondili Anetare Irma Bala Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Vladimir Bineri Anetar Vladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Ylvi Myrtja Anetar Zamir Poda Anetar Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.61, qe i perket:

PADITES I K/PADITUR: SELAMI KAZAZI, i biri i Ibrahimit, datl. 1944, banues ne Lagjen Nr.3,

Kavaje

I PADITUR K/PADITES: JEMIN ALLAJBEU, i biri i Rustemit, i datl 1950, banues ne Lagjen Nr.3, Kavaje

OBJEKTI :Detyrimi per te liruar shtepine objekt gjykimi.

Baza ligjore: Neni 473 i K.Pr.Civile.

Me vendimin nr.123, date 16.02.1999, te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, eshte vendosur :

65

Ndryshimi i vendimit nr.5, date 07.07.1998, i Gjykates se Apelit Durres dhe pranimi i padise se paditesit te k/paditur Selami Kazazi, duke detyruar te paditurin k/padites Jemin Allajbeu qe ta njoh pronar paditesin e k/paditur, ne nje shtepi banimi te ndodhur ne lagjen nr.3, Kavaje, me kufij: Lindja-Hajdar Allaj, Perendimi – rrugica e lagjes, Veriu - Hasan Allaj dhe Jugu Rexhep Biturku, si dhe rrezimi i k/padise se te paditurit k/padites Jemin Allajbeu si e pabazuar ne ligj.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne Gjykaten e Larte, i padituri k/padites (Jemin Allajbeu) me te cilin kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.5, date 07.07.1998 te Gjykates se Apelit Durres, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka arsyetuar se pala kundershtare e ka fituar shtepine me parashkrim, sipas nenit 91 te K.Civil te vjeter, ne nje kohe kur kjo dispozite kerkonte si kusht kalimin e pronesise me mirebesim dhe me anen e nje veprimi juridik per kalimin e pronesise. Kur ne i kemi dhene paditesit shtepine ne perdorim per te pretenduar shitjen, duhej, te pakten, nje shkrese dore, kusht ky qe lindte nga dekreti nr.573, date 26.06.1991 i Presidentit te Republikes.

- Pretendimi i pales kundershtare se e ka blere shtepine per 28.000 leke ka mbetur vetem pretendim, pasi nuk ka paraqitur as shkrese te thjeshte qe ishte kerkese e domosdoshme e neneve 14 dhe 15 te K.Civil te vjeter.

- Ne kohen e marrjes ne perdorim te shtepise nga Selami Kazazi vet une nuk kam qene pronar, me titull, i shtepise dhe per rrjedhoje, si mund t`ia kaloja pronesine atij kur nuk e kam patur te regjistruar ate, si prone, ne emrin tim.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Spiro Spiro e Perikli Zaharia,

perfaqesuesin e paditesit te kunderpaditur –av. Selfo Dosti, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.123, date 16.02.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.5, date 07.07.1998 te Gjykates se Apelit Durres, perfaqesuesin e te paditurit kunderpadites-av. Dhimiter Prifti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi Nr.123, date 16.02.1999, i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte,

eshte i drejte, i bazuar ne ligj e ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Nga shqyrtimi akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes

ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte u konstatua se, nga provat e administruara gjate disa gjykimeve qe jane zhvilluar per kete ceshtje, eshte vertetuar se, paditesi i k/paditur Selami Kazazi, ne muajin Janar 1991, ka blere, nga i padituri k/padites Jemin Allajbeu, shtepine objekt gjykimi, e cila ndodhet ne 66

lagjen Nr.3, te qytetit te Kavajes, kundrejt cmimit 28.000 leke.Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se

arsyetimi i bere nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vendimin nr.123, date 16.02.1999, me te cilin i padituri k/padites eshte njohur pronar i nje shtepie banimi, qe ndodhet ne lagjen nr.3, te qytetit Kavaje, e cila kufizohet: na Lindja- Hajdar Allaj, Perendimi - rruga e lagjes, Veriu-Hasan Allaj dhe Jugu - Rexhep Biturku, me parashkrim fitues, ne baze te nenit 91 te K.Civil te vitit 1982, eshte i drejte.

Nga permbajtja e kesaj dispozite rezulton se, personi qe, ne baze te nje veprimi juridik per kalimin e pronesise, veprim qe nuk eshte i ndaluar nga ligji, ka fituar me mirebesim nje send dhe e ka mbajtur ne nedoresine e vet kete send, behet pronar i ketij sendi, neqoftese nedoresia ka vazhduar pa nderprerje per me teper tre vjet.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje rezulton se, paditesi i k/paditur Selami Kazazi, sipas deklarimeve te disa deshmitareve te bera ne disa gjykime te zhvilluara per kete ceshtje, e ka blere shtepine objekt gjykimi duke ditur se pronar i saj ishte i padituri k/padites ne janar 1991, kundrejt cmimit 28.000 leke dhe ka banuar ne te per me teper se tre vjet, rrethana keto qe jane plotesisht ne perputhje me kerkesat e nenit 91 te K.Civil qe u citua me lart.

Pretendimi i parashtruar ne rekurs, sipas te cilit Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka zbatuar gabim ligjin nr.7716, date 02.06.1993, «Per nje perjashtim nga neni 91 i K.Civil te Republikes se Shqiperise» (shpallur me dekretin nr.573, date 26.06.1993 te Presidentit te Republikes) ne te cilin, per kalimin e pronesise, duhej te ishte perpiluar te pakten nje shkrese dore, nuk qendron. Kjo per arsye se, dispozita e nenit 91 te K.Civil eshte dispozite e pergjithshme dhe si e tille, ajo percakton kushtet qe duhej te plotesohen ne pergjithesi per fitimin e pronesise me parashkrim ku nuk kerkohet forme shkresore per veprimin juridik te kalimit te pronesise, kurse Ligji nr.7716, date 02.06.1993, ashtu sikurse thuhet edhe ne vet titullin dhe permbajtjen e tij, perbente nje perjashtim. Ai u miratua per te disiplinuar gjendjen e amullise te krijuar ne veprimet e shitjes se pasurise se paluajteshme ne ate periudhe dhe vepronte vetem per shitjet qe u bene ne nje periudhe te caktuar kohe (1 janar 1990 deri 31 dhjetor 1992).

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485

shkronja «a» te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit Nr.123, date 16.02.1999 te Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte.

Tirane, me 26.09.2002

67

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakord me mendimin e shumices per arsyet e meposhtme:Eshte e vertete qe, sipas Kodit Civil te vitit 1982 (neni 91) qe ishte ne fuqi

ne vitin 1991 kur eshte bere veprimi juridik i shitjes se shtepise nga i padituri kundërpadites ndaj paditesit te kundërpaditur, per fitimin e pronesise me parashkrim nuk cilesohet qe, veprimi juridik perkates per kalimin e pronesise te jete bere me shkrese te thjeshte. Por kjo, nuk do te thote qe ne interpretim te kesaj dispozite te pranohet, ne kundershtim me Jurisprudencen shumevjeçare te Gjykates se Larte, qe veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te paluajteshme ne rastet e fitimit te pronesise me parashkrim te nenkuptonte mungesen e shkreses se thjeshte.

Si perjashtim nga rregulli i pergjithshem qe parashikon Kodi Civil per fitimin e pronesise se sendeve te paluajteshme, ne fitimin e pronesise me parashkrim nuk kerkohet qe kalimi i pronesise te jete bere me akt noterial dhe te jete regjistruar.

Ligji i posaçem nr.7716, date 02.06.1993 «per perjashtim nga neni 91 i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise», i cili doli per te rregulluar marredheniet juridike te lindura ne nje periudhe te caktuar (1 Janar 1990 - 31 Dhjetor 1992) lidhur me fitimin e pronesise se shtepive te banimit me parashkrim, e cileson domosdoshmerine e shkreses se thjeshte ne keto raste. Pra, ne kete ligj parashikohet ne menyre te qarte ekzistenca e kushtit te mesiperm, pa te cilen nuk mund te behet fjale per fitimin e pronesise se shtepive te banimit me parashkrim.

Gjithashtu, veç te tjerave ne kete ligj eshte shprehur qe, shtepia e banimit te kete qene prone private.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara, rezultoi se shitja e shtepise objekt gjykimi nuk eshte bere me asnje lloj shkrese dhe se, ne kohen kur pretendohet se eshte bere kjo shitje i padituri kunderpadites nuk figuron qe te ishte pronar i kesaj shtepie.

I padituri kunderpadites ka njohur faktin e pronesise mbi kete shtepi me vendimin nr.595, date 23.12.1993 te Gjykates se rrethit Kavaje, 2 vjet pas Janarit 1991 qe pretendohet se kjo shtepi te jete blere nga paditesi i kunderpaditur.

Ne keto kushte, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duhej te prishnin vendimin nr.123, date 16.02.1999, te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe te vendosnin lenien ne fuqi te vendimit nr.5, date 07.07.1998, te Gjykates se Apelit Durres.

Perikli Zaharia Kristaq Ngjela Irma Bala

Evjeni Sinoimeri Agron Lamaj Spiro Spiro

68

Nr 54 i Regj.ThemeltarNr 60 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Metani AnetarMetush Saraçi AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha AnetarKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareValentina Kondili AnetareVladimir Bineri AnetarSpiro Spiro AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seance gjyqesore,ne date 24.9.2002,mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket :

PADITËS : ANDON SULI,Tepelene.

I PADITUR : SHOQERIA TREGETARE “OLINDI“ TEPELENE,e perfaqesuar nga Olimbi Prifti.

PERSON I TRETE: DEGA E BANKES SE KURSIMEVE,TEPELENE.

OBJEKTI

Shlyerje detyrimiBaza Ligjore : Neni 962 i Kodit Civil dhe 334 i Kodit te Procedures Civile.

69

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr 781, date 1.10.1998, ka vendosur :

Pranimin e padise te Andon Sulit.Detyrimin e pales se paditur, firma “OLINDI“, me presidente Olimbi Priftin, qe te shlyeje kredine afat shkurter ne shumen 2.400.000 leke, me nr 148/116 te dates 19.5.1993, si dhe interesat e saj, ndaj Deges se Bankes Tregetare Agrare Tepelene, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr 107, date 23.2.2000,ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr 781, date 1.10.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr 540, date 1.6.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr 781, date 1.10.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe te vendimit nr 107, date 23.2.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, dhe rrezimin e padise te ngritur nga Andon Suli.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, paditesi Andon Suli, duke parashtruar keto shkaqe :

- se nga provat e paraqitura ne gjykim, ka dale e provuar se ne kushtet qe kredia e dhene ne emrin tim nuk eshte perdorur prej meje detyrimi per kthimin e saj i takon pales se paditur, e cila e ka perdorur ate teresisht per interesat e saj.

KOLEGJET BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Vladimir Bineri dhe Nikoleta Kita,pasi degjuan perfaqesuesen e paditesit, avokate Haneme Bakia, e cila

kerkoi pranimin e rekursit, duke prishur vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit Gjirokaster,

pasi degjuan perfaqesuesin e te paditurit, avokat Flamur Cato, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, duke lene ne fuqi vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte,

pasi degjuan perfaqesuesin e avokatit te shtetit, Kosta Gazeli, i cili kerkoi pranimin e rekursit, duke prishur vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit Gjirokaster,

dhe pasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, nr.540, date 1.6.2001, me

te cilin eshte vendosur ndryshimi i vendimeve nr.781, date 1.10.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe nr.107, date 23.2.2000 te 70

Gjykates se Apelit Gjirokaster, si dhe rrezimi i padise, te ngritur nga paditesi Andon Suli, eshte i bazuar ne ligje dhe ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Ne gjykimet e zhvilluara, eshte provuar se paditesi, me kerkesen e tij me shkrim, te dates 19.5.1993, ka kerkuar nga personi i trete, ish Dega e Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit Tepelene, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene, marrjen e nje kredie, me afat te shkurter, per ta perdorur per aktivitet tregetar, shitblerje mallrash te ndryshme, ne shumen 2.000.000 leke.

Me paraqitjen e kerkeses dhe te dokumentacionit tjeter perkates, po ne daten 19.5.1993, midis paditesit dhe personit te trete, eshte lidhur nje akt marreveshje, e firmosur dhe pa verejtje nga palet, ne te cilen eshte theksuar se kredia paditesit i jepej per qellimin per te cilin ishte kerkuar dhe se ajo duhet te kthehej prej tij, brenda dates 19.11.1993, bashke me interesat.

Sipas rregullave te bankes, paditesi, si garanci per shlyerjen e kredise, ka vene ne hipoteke per llogari te personit te trete, apartamentin e tij me dy dhoma dhe nje guzhine.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje, del se ne daten 19.5.1993, llogaria e paditesit prane personit te trete, per efekt te marrjes se kredise, eshte kredituar ne shumen e kerkuar prej tij.

Po ne kete date, me urdher xhirimin nr.308101, personi i trete, nga llogaria e paditesit me nr.276/1855, te gjithe shumen e lekeve te marre kredi prej tij, e ka kaluar ne Degen e Bankes Kombetare Tregtare Tepelene,ne llogarine me nr.148/116, e cila i perket pales se paditur, me shenimin “per likuidimin e fletedaljes nr.10, date 10.5.1993, per blerje pajisje dhe mallra“.

Mbeshtetur ne faktet e mesiperme, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe Gjykata e Apelit Gjirokaster, ne vendimet e tyre, kane pranuar se kredia objekt shqyrtimi, ndonese eshte kerkuar dhe marre prej paditesit, eshte perdorur teresisht nga pala e paditur. Duke u mjaftuar vetem me kete arsyetim, te dy gjykatat, me vendimet e tyre, kane detyruar palen e paditur qe te shlyeje teresisht kredine.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arsyetimin e vendimeve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe te Gjykates se Apelit Gjirokaster, e ka cmuar ta pabazuar ne ligje dhe per kete shkak, me vendimin e saj, ka vendosur ndryshimin e tyre dhe rrezimin e padise se paditesit Andon Suli.

Ne rekursin e paraqitur ne interes te ligjit, paditesi kerkimin e tij per prishjen e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, e mbeshtet ne nenet 205 dhe 962 te Kodit Civil, me arsyetimin, te paraqitur ne menyre te permbledhur, se “menyra e kerkimit dhe e marrjes se kredise, rruga qe ajo ka ndjekur per tek shoqeria tregtare “Olindi“, dhe fakti qe ajo eshte perdorur teresisht nga i padituri, tregojnesepalet ne gjykim, me veprimet e tyre konkludente, e kane pranuar kalimin e kredise nga paditesi tek i padituri “.

Lidhur me kete pretendim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se ai eshte i pabazuar pasi nuk gjen mbeshtetje ne dispozitat e pretenduara.

71

Neni 205 i Kodit Civil, i permendur ne rekursin e paditesit, ben fjale per te drejten e kreditorit per te realizuar kredine e tij mbi pjesen qe i takon bashkepronarit debitor ne sendin e perbashket.

Per rastin objekt shqyrtimi, sic eshte provuar dhe ne gjykim, kredia nga banka eshte kerkuar dhe marre vetem nga paditesi. I padituri nuk figuron qe te jete debitor ndaj ish Deges se Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene.

Duke qene ne keto kushte, ne zbatim te nenit 205 te Kodit Civil, kreditori, ish Dega e Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene, nuk legjitimohet te kerkoje realizimin e kredise nga persona jo debitore, pra nga i padituri, sic pretendon paditesi.

Neni 962, i Kodit Civil, i permendur gjithashtu ne rekurs, nuk ben fjale persa pretendon paditesi. Sipas kesaj dispozite, kalimi i pasurise nga debitori tek kreditori per efekt te permbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga kredia, behet per cdo rast me kontrate, e cila, ne mbeshtetje te nenit 963 te Kodit Civil, duhet te jete me shkrim, perndryshe kalimi i pasurise eshte i pavlefshem.

Ne kuptim te kesaj dispozite, pretendimi i paditesit, se kalimi i kredise tek i padituri eshte pranuar dhe realizuar nga te dy palet, nuk gjen pasqyrim ne asnje akt te shkruar.

Ne gjykim nuk eshte paraqitur asnje kontrate apo akt tjeter i shkruar, me te cilin i padituri, duke zevendesuar paditesin, te kete marre persiper detyrimin per shlyerjen e kredise ndaj pales se trete, ish Deges se Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene.

Mungesa e kontrates apo aktit te shkruar, me te cilin i padituri, shoqeria tregetare “Olindi“, do te merrte persiper per te zevendesuar paditesin si debitor ndaj personit te trete, ish Deges se Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene, ben qe pretendimi i Andon Sulit per kalimin e kredise, te jete i pabazuar ne ligje.

Pervec sa u paraqit, ne gjykim nuk eshte administruar asnje akt me te cilin kreditori, ish Dega e Bankes se Bujqesise dhe Zhvillimit, sot Dega e Bankes se Kursimeve Tepelene, te kete dhene pelqimin per zevendesimin e debitorit, paditesit Andon Suli, me te paditurin shoqeria tregetare “Olindi“.

Sipas nenit 496 te Kodit Civil, kalimi kredise nga kredimarresi tek nje person tjeter, duhet bere ne cdo rast, me pelqimin e kreditorit.

Mungesa e aktit te pelqimit te kreditorit, si kusht i dyte per kalimin e kredise nga paditesi tek i padituri, ben gjithashtu qe pretendimi i Andon Sulit te jete i pa bazuar ne ligje.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojnesevendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise se pales paditese, me objekt kalimin e pasurise, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

72

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485, germa

a te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr 540, date 1.6.2001 te Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte.

Tirane me 24.9.2002

73

Nr. 74 i Regj. Themeltar Nr. 61 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia AnetarZamir Poda Anetar Nikoleta Kita AnetareValentina Kondili Anetare Ylvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.74, qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: PAL LALA DURRES i perfaqesuar ne gjykim nga av.Ilia Kona me prokure

TË PADITUR K/PADITËSA: ZEQIR SUBASHI etj. DURRES perfaqesuar me prokure nga av.Vasil Plaku

E PADITUR: BASHKIA E QYTETIT DURRES, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit nr.1092, date 15.11.1995

te K.K.K.Pronave Bashkia Durres dhe njohjen e paditesit pronar

mbi dy dyqane te permendura ne vendim.

74

OBJEKTI I K/PADISË:Lirimi i dy dyqaneve

dhe shperblimin per perdorimin e tyre.Baza ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993

“Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”.Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1019, date 24.06.1998, ka vendosur :

Anullimin e pjesshem te vendimit nr.1092, date 15.11.1995 te K.K.K.Pronave Bashkia Durres ne paragrafin e pare te tij qe ben fjale per tre dyqane te ndodhura ne qytetin e Durresit Rr. «A.Goga».Detyrimin e te paditurve Zeqir Subashi etj. Te njohin pronar paditesin Pal Lala mbi dy dyqane te permendura ne paragrafin e pare te vendimit te K.K.K.Pronave.Rrezimin e kunderpadise te ngritur nga Zeqir Subashi etj., per kthimin e dy dyqaneve dhe shperblimin per perdorimin e tyre si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Durres ka bere rekurs ne interes te ligjit pala e paditur Zeqir Subashi etj. dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij :

- Pronesia jone mbi tre dyqanet objekt gjykimi eshte vertetuar me vertetim te Zyres Hipotekes Durres mbeshtetur mbi radhorin e pronesise nr.241, date 09.07.1936.

- Dyqanet objekt gjykimi jane blere nga gjyshi jone Ibrahim Subashi ne vitin 1936 dhe jane marre prej tij ne dorezim nga ajo kohe.

- Dyqanet jane administruar nga trashegimtaret e Ibrahim Subashit deri ne vitin 1957.

- Nuk eshte e vertete qe ne vitin 1947 prona te kete kaluar perseri ne favor te pales paditese mbi bazen e nje aktmarreveshje pajtimi si pranon gjykata. Ne rastin konkret behet fjale per pasuri te paluajtshme prandaj tjetersimi i saj mund te behet vetem ne formen e kerkuar nga ligji dhe jo me aktmarreveshje si pranon gjykata.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e ceshtjes nga anetaret Nikoleta Kita dhe Natasha

Sheshi perfaqesuesin e pales se paditur Vasil Plaku, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit Durres dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesin e pales paditese av. Ilia Kona, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

75

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres, duhet te prishet per mos

respektim dhe zbatim te keq te ligjit procedural.Komisioni i K.K.Pronave prane Bashkise Durres, me vendim nr.1092,

date 15.11.1995 nder te tjera ju ka njohur dhe kthyer trashegimtareve te Ibrahim Subashit pronesine mbi tre dyqane te ndodhura ne qytetin e Durresit me adrese te percaktuar.

Me padi drejtuar gjykates Pal Lala si trashegimtar i Jak Lales ka kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave te permendura me lart me pretendimin se tre dyqanet jane prone e trashegimlenesit te tij Jak Lala dhe jo prone e trashegimlenesit te te paditurit Zeqir Subashi. Njekohesisht ka kerkuar edhe detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesin mbi dyqanet objekt gjykimi.

Po ashtu pala e paditur Zeqir Subashi me kunderpadi ka kerkuar detyrimin e paditesit te liroje dyqanet prone e tij e kthyer me vendim te K.K.K.Pronave dhe shperblimin per perdorimin e tyre.

Ne perfundim gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise duke anulluar pjeserisht vendimin e K.K.K.Pronave nr.1092, date 15.11.1995 ne paragrafin e pare te pjeses urdheruese te tij dhe qe ben fjale per tre dyqanet objekt gjykimi si dhe detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesat mbi keto objekte.

Persa i perket kunderpadise ka vendosur rrezimin e saj si te pambeshtetur ne ligj dhe prova.

Vendimi i mesiperm ka marre formen e prere pa u ankimuar ne gjykaten e apelit.

Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim po prane asaj gjykate per zbatim te keq dhe mosrespektim te ligjit procedural.

Ne vendimin e saj gjykata arrin ne konkluzionin se dyqanet jane prone e trashegimlenesit te pales paditese dhe jo asaj te paditur me arsyetimin se nga kqyrja e bere ne regjistrat e hipotekes rezulton se ne vitin 1947 dyqanet kane kaluar ne favor te pales paditese sipas nje akt marreveshje pajtimi midis dy trashegimlenesve Jak Lala dhe Ibrahim Subashi.

Ne vendimin e saj gjykata nuk shprehet me teper se kaq dhe nuk analizon lidhur me permbajtjen e aktmarreveshjes pasqyruar ne regjistrat e hipotekes por edhe nga permbajtja e procesverbalit te mbajtur me kete rast nuk kuptohet dhe behet e qarte se cfare veprimi juridik eshte kryer midis paleve dhe qe ka bere te mundur kalimin e pronesise se dyqaneve nga Ibrahim Subashi tek Pal Lala.

Perderisa zyra e hipotekes dispononte akte per tjetersimin e prones ne vitin 1947 nga njera pale tek tjetra, brenda kufijve te kompetences ajo ishte e detyruar te perpilonte aktin ne formen e caktuar ne ligj dhe ky akt te administrohej si prove nga gjykata. Ne baze te neneve 253, 254 te K.Pr.Civile aktet zyrtare perbejne prove te plote per permbajtjen e tyre dhe jo procesverbali i gjykates i mbajtur mbas kqyrjes se regjistrave te hipotekes. Ne rast se gjykata e cmonte te nevojshme verifikimin ne vend te permbajtjes se aktit ajo e kishte kete

76

te drejte procedurale, por fillimisht ishte e detyruar te administronte konform rregullave procedurale si prove aktet qe bejne fjale per pronesine e dyqaneve objekt gjykimi. Per rastin konkret gjykata nuk ka respektuar rregullat procedurale te permendura ne kreun e V Titulli II «Per marrjen e provave» dhe kryesisht te akteve zyrtare, shkelje keto qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit dhe e bejne ate te cenueshem sipas nenit 472/b te K.Pr. Civile.

Nga zyra e hipotekes jane leshuar akte qe bejne fjale per origjinen e prones dhe ndryshimet qe ka pesuar ajo deri ne vitin 1936, por nuk behet fjale per ndryshimet qe ka pesuar prona ne vitin 1947 e ne vazhdim. Administrimi i ketij akti zyrtar ishte prove vendimtare qe do te ndikonte ne zgjidhjen e konfliktit midis paleve e me gjithe rendesine qe kishte ndonese eshte kerkuar nga pala e interesuar, nuk eshte administruar nga gjykata, shkelje tjeter procedurale qe gjithashtu ne baze te nenit 472/c te K.Pr.Civile e ben vendimin te cenueshem.

Pasi te administroje ne seance gjyqesore te gjitha provat e nevojshme konkluzioni i gjykates do te jete i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe vendimi i saj i mbeshtetur ne kerkesat e nenit 29 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata mbeshtet vendimin ne provat e paraqitura nga palet dhe te marra ne seance gjyqesore.

Nga permbajtja e vendimit rezulton qe gjykata te kete marre ne shqyrtim edhe nje kunderpadi te te paditurit Zeqir Subashi e cila sipas paragrafit te II-te te nenit 160 te K.Pr.Civile i nenshtrohet te gjitha rregullave procedurale per ngritjen e padise, te permendura ne nenet 153 e vijues te K.Pr.Civile. Por ndonese e ka marre ne shqyrtim dhe eshte shprehur ne vendim te saj, midis akteve qe i perkasin ceshtjes konkrete mungon kunderpadia e ngritur nga Zeqir Shabani, shkelje procedurale edhe kjo qe gjithashtu ne baze te nenit 467 paragrafi i Ire, germa «e» i K.Pr.C. dikton patjeter prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim.

Mbi sa siper vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim. Pasi te respektoje dhe zbatoje sakte rregullat procedurale gjykata do te jape nje vendim te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj edhe per zgjidhjen ne themel te konfliktit midis paleve.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.1019, date 24.06.1998 te Gjykates se shkalles se

pare Durres dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 24.09.2002

77

MENDIMI I PAKICËSPakica ka mendimin se vendimi i marre per prishjen e vendimit nr.1019,

date 24.06.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po asaj gjykate nuk eshte i drejte e i bazuar.

Duke ju referuar materialeve te ceshtjes rezulton se mosmarreveshjet midis paleve ne proces kane filluar qe ne vitin 1993 duke u bere objekt i shqyrtimit gjyqesor. Keshtu me 18-06.1993 Zeqir Subashi ka paditur Pal Lalen duke kerkuar kthimin e tre dyqaneve qe perbejne edhe per ceshtjen ne gjykim objektin e konfliktit. Gjykata e Rrethit Durres me vendimin nr.1615 date 21.09.1993 ka vendosur pranimin e padise se paditesit Zeqir Subashi duke detyruar te paditurit Pal Lala e Ali Likmeta t`a njohin ate pronar mbi tre dyqane. Ky vendim eshte prishur me vendim te Gjykates se Apelit Durres per shkelje procedurale dhe ceshtja eshte kthyer per rishqyrtim. Ne rigjykim, me vendimin nr.1406, date 19.04.1994, Gjykata e Rrethit Durres ka vendosur rrezimin si te pa bazuar te padise me arsyetimin se akoma nuk ishte vendosur kthimi i dyqaneve te shtetezuara nga Komisioni i Kthimit te Pronave ish pronareve.

Me vendim te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave prane Bashkise se Durresit nr.1092, date 15.11.1995, u eshte njohur pronesia trashegimtareve te Ibrahim Subashit dhe u jane kthyer tre dyqane. Kunder ketij vendimi, me 06.06.1996, ka ngritur padi Pal Lala duke kerkuar anullimin e vendimit te komisionit dhe njohjen pronar per dy dyqane me arsyetimin se ato ishin prone e trashegimlenesit Jak Lala por se ne vitin 1961 kur ishte denuar per krim kunder shtetit Gjon Lala, eshte vendosur sekuestrimi i pjeses se tij mbi ato dy dyqane dhe se ne vitin 1967, dyqanet u shtetezuan teresisht ne baze te ligjit te kohes.

Me vendimin nr.3582, date 24.10.1996 te Gjykates se Rrethit Durres, eshte vendosur pushimi i gjykimit per shkak te mos paraqitjes se paditesit ne gjykim.

Me daten 07.01.1997, perseri Pal Lala, ka paditur Zeqir Subashin etj. Duke kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K. Pronave dhe detyrimin e te paditurve t`i njohin si pronare te dy dyqaneve qe u ishin kthyer trashegimtareve te Ibrahim Subashit. Gjykata e Rrethit Durres me vendimin nr.1019, date 24.06.1998 ka vendosur anullimin pjesor te vendimit te K.K.K.Pronave duke anulluar paragrafin qe ben fjale per tre dyqane dhe detyrimin e te paditurve Subashi t`e njohin pronar paditesin Pal Lala mbi dy dyqane.

Vendimi mesiperm, perben objektin e shqyrtimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara pasi me vendim te Kolegjit Civil seleksionues eshte derguar ceshtja per shqyrtim.

Problemet e mesiperme, pakica i trajton ne aspektin e nje procedure te gjate disa vjecare gjyqesore per zgjidhjen e mosmarreveshjes se paleve ne proces gje qe, mendojme se duhej te ishte patur parasysh edhe ne marrjen e vendimit.

78

Nuk kontestojme disa probleme qe permenden e pranohen nga shumica si ceshtje te mosrespektimit e te zbatimit te keq te ligjit procedural. Keshtu eshte e drejte qe gjykata duhej te perpilonte aktin ne formen e caktuar nga ligji e jo te mbante proces verbal te kqyrjes nga gjykata te regjistrave te hipotekes duke zbatuar kerkesat ligjore per marrjen e provave, te merrte akte zyrtare qe bejne fjale per ndryshime (ne se ka te tilla) pas vitit 1947. Pranohet nga shumica se shkelje tjeter procedurale e lejuar nga gjykata qe pas sjell prishjen e vendimit eshte se, ajo ka marre ne shqyrtim nje kunderpadi te Zeqir Subashit e eshte shprehur ne vendim per te, ne dosje mungon kunderpadia.

Sigurisht keto perbejne shkelje procedurale por qe, kemi mendimin, ne analizen tereserore te ceshtjes e te provave te administruara nuk duhej te ndikonte per kthimin e ceshtjes per rishqyrtim pasi jane te gjitha kushtet qe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te ndryshonin vendimin e Gjykates se Rrethit Durres e ta zgjidhnin vete ceshtjen.

Paditesi ka paraqitur ne gjykate si prova qe vertetojne pronesine e tij nje vendim te ish Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit Durres me nr.127, date 26.09.1967 qe ben fjale per shtetezimin e nje dyqani te Andon Lales si lokal i personit privat, nje vertetim pronesie te dates 26.06.1993 ne te cilin thuhet se ne favor te shtetit kunder Gjon Jak Lales, sipas shkreses se Komitetit Ekzekutiv te Durresit, me vendimin nr.116, date 16.08.1961 te Gjykates Ushtarake te Tiranes, eshte vendosur konfiskimi i pasurise se luajteshme mbi 1/5 pjese te pandare te dy cope dyqaneve; nje note transkriptimi date 02.04.1959 ne dobi te Anton Lales kunder Nikoll Lales, Pjerina Likmeta e Mikel Lales nga del se, me vendimin nr.170, date 03.03.1959 te Gjykates Po pullore Durres, eshte vendosur ligjerimi i pajtimit per pjestim te tre dyqaneve te ndergjyqesave, vendimi nr.710, date 06.12.1958 i Gjykates Popullore Durres per vertetimin e faktit te kerkuar nga Nikoll Lala.

Ne nenet 6, 8, 12 te K.Pr.Penale percaktohen kriteret se per c`fare duhet te shprehet gjykata qe gjykon mosmarreveshjen e detyrimin e paleve qe te paraqesin prova e fakte mbi te cilat bazojne pretendimet e tyre. Por eshte detyre e gjykates qe, ne zbatim te nenit 14 te K.Pr.Civile te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin dhe ne zbatim te nenit 29 te K.Pr.Civile ajo cmon provat ne baze te bindjes se brendeshme te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre e rrethanave te ceshtjes.

Me pas do te permendim provat e paraqitura ne mbeshtetje te pretendimeve te tij nga i padituri Zeqir Subashi por, kemi mendimin, se ne rastin ne shqyrtim , gjykata e rrethit nuk ka patur parasysh ligjin material e ato procedural ne vleresimin e provave te paraqitura nga paditesi.

Duke ju referuar kronollogjikisht provave te paraqitura nga paditesi dhe sa pranon gjykata ne vendim, kemi mendimin se gjykata nuk ka qene ne gjendje te cmoje ne se ato prova vertetojne pronesine e paditesit mbi dyqanet apo krijojne indicie se ato dyqane edhe mund te jene perdorur pa qene ne pronesi te tij.

79

Baza per kalimin e pronesise se paluajteshme edhe sipas kodeve te mepareshme eshte qe te kete nje kontrate noteriale e te regjistrohet ne zyren perkatese. Nuk mund te trajtohet fitimi i pronesise me nje vendim te gjykates per vertetimin e faktit apo nje akt marreveshje pajtimi pa bere regjistrimin ne zyren e hipotekes. Pranohet nga gjykata se ka nje akt pajtimi te bere ne vitin 1947 sipas te cilit prona ka kaluar ne favor te pales paditese me marreveshje te dy trashegimlenesve Jak Lala e Zeqir Subashi por nuk del qe ky akt pajtimi te jete bere me akt noterial e te jete regjistruar d.m.th. ky akt nuk mund te pranohet per kalimin e pronesise pasi nuk ka formen e percaktuar nga ligji.

Ne vitin 1958, Nikoll Lala ka bere kerkese per vertetim fakti dhe Gjykata Popullore e Rrethit Durres, me vendimin nr.710, date 06.12.1958 ka vendosur vertetimin e faktit te regjistrimit te tre dyqaneve si te ndertuara nga babai i kerkuesit Jak Lala. Ky vendim, sikurse dihet, eshte deklarativ e nuk shtrin efektet mbi persona te tjere por, ai nuk mund te sherbeje as per vertetimin e pretendimeve te paditesit mbi pronesine e tre dyqaneve, pasi ne te percaktohet se dyqanet jane ndertuar nga Jak Lala por nuk eshte patur parasysh fakti i tjetersimit te tyre ne vitin 1936. Po keshtu, nuk mund te jete prove percaktuese per qenien pronar te nje lokali vendimi i organit te pushtetit per shtetezimin e lokalit ne zbatim te dispozitave ligjore te kohes per shtetezimin e lokaleve te personave private.

Nga ana tjeter, terheq vemendjen fakti qe gjykata ne vendimin e saj nuk trajton dhe nuk ka marre fare per baze provat shkresore te paraqitura nga i padituri me te cilat, ai ka dashur te provoje pretendimet se dyqanet jane prone e familjes Subashi dhe se vendimi i Komisionit te Kthimit te Pronave eshte i drejte.

Keshtu eshte vertetimi i pronesise i dates 31.10.1991 ku percaktohet prona ne favor te tij regjistruar ne zyren e hipotekes me 9-korrik 1936 me nr-radhori 241 ku pervec shtepise, jane shenuar edhe kater dyqane. Ne noten e transkriptimit date 8-korrik 1936 ne favor te Ibrahim Subashit kunder Jak Lales, nga kryesekretaria e Gjykates Paqit Durres, urdherohet zyra e hipotekave qe te beje transkriptimin e shtepise dhe dyqaneve te blera ne ankand publik definitiv nga Ibrahim Subashi te zoteruara me pare prej Jak Lales. Ne mbeshtetje te kesaj note transkriptimi eshte edhe shkresa e zyres se permbarimit Durres per shpalljen e ankandit te dates 30 mars 1936 ne te cilen theksohet se, debitor Jak Lala nuk ka paguar shumen prej 600 napolona ari qe i detyrohej kreditorit Ibrahim Subashi per te cilat kishte lene ne hipoteke shtepine dhe tre dyqane si dhe proces verbali i dates 10.07.1936 per dorezimin e shtepise dhe dyqaneve te debitorit Jak Lala kreditorit bleres Ibrahim Subashi.

Permendim se ne dosje nuk ka asnje te dhene apo prove qe paditesi Pal Lala t`i jete drejtuar Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave qe t`i njohe pronesine e t`i ktheje dyqanet objekt i konfliktit. Gjithashtu ne dosje eshte nje kontrate qiraje e dates 9-korrik 1945 per nje dyqan me pale

80

qiradhenes Ibrahim Subashi e qiramarres Haxhi Laknori te cilen i padituri e ka paraqitur ne favor te pretendimeve te tij per pronesine mbi dyqanet.

Duke ju referuar fakteve e provave te mesiperme, gjendjes se provave e analizes se tyre, pakica ka mendimin se edhe se ka shkelje procedurale, ceshtja nuk duhej t`i dergohej per rishqyrtim gjykates se rrethit por te zgjidhej nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne favor te ketij mendimi eshte edhe fakti i kohezgjatjes se shqyrtimit te mosmarreveshjes midis paleve ndergjyqesa.

Agron Lamaj Kristaq Ngjela Natasha Sheshi

81

Nr.57 i Regj. Themeltar.Nr.62 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Zamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja Anetar Spiro Spiro Anetar Irma Bala Anetare Vladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Artan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “ITALBA” sh.p.k. perfaqesuar nga av. Flamur Cato

E PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE DURRES, ne mungese

OBJEKTI:Anullimin e akt kontrollit date 23.06.1998

dhe urdherbllokimit date 05.11.1998 te anes se paditur qe permban detyrimin ne shumen 7.713.236 leke.

Baza ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.777, date 20.07.1999, ka vendosur:

82

Rrezimin e padise se Shoqerise «Italba» sh.p.k. kunder Deges Tatim Taksave Durres per anullimin e aktkontrollit date 23.06.1998 si te pabazuar ne ligj dhe prova.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.510, date 27.09.1999, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.777, date 20.07.1999 te Gjykates se rrethit Durres dhe pranimin e padise se paditesit Shoqeria «Italba» sh.p.k. kunder Deges se Tatim Taksave Durres duke anulluar aktin e kontrollit date 23.06.1998 dhe urdherin e bllokimit date 05.11.1998 te leshuar nga Dega e Tatim Taksave Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.674, date 04.05.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Dega e Tatim Taksave Durres.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs ne interes te ligjit pala e paditur Dega e Tatim Taksave Durres dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tyre:

- Pala paditese per blerjen e karburanteve nuk disponon fatura blerje te rregullta. Ato nuk plotesojne kerkesat e nenit 36 pika 1 te Ligjit 7928, date 27.04.1995 si dhe Udhezimit nr.7, date 15.07.1996 te Ministrise se Financave, prandaj nuk mund te behet edhe rimbursimi i T.V.SH.-se per karburantin e blere.

- Po ashtu edhe subjekti qe ka bere shitjen e karburantit nuk ka perpiluar fature shitje te karburantit per T.V.SH., konform kerkesave te ligjit te permendur me lart prandaj akti i kontrollit te Deges se Tatim Taksave mbajtur ne Shoqerine «Italba» sh.p.k. eshte plotesisht i ligjshem.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e ceshtjes nga anetaret Nikoleta Kita dhe Metush

Saraçi, perfaqesuesin e pales paditese av. Flamur Cato qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Larte dhe ate te Gjykates se Apelit, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Durres dhe ai i Gjykates se Larte jane te

mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihen ne fuqi.Pala paditese Shoqeria “Italba” sh.p.k. ushtron aktivitet per prodhimin e

lendeve te ndertimit.Mbas nje kontrolli te ushtruar prane saj nga Dega e Tatim Taksave Durres

per periudhen Janar 1997 - Qershor 1998 jane konstatuar shkelje lidhur me zbatimin e Ligjit 7928, date 27.04.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar” dhe konkretisht shmangje e pagimit te T.V.SH.-se per karburantin e blere gjate kesaj

83

periudhe. Si rezultat jane specifikuar vlerat perkatese dhe ne aktin e kontrollit date 23.06.1998 eshte urdheruar qe pala paditese per efekt te pagimit te T.V.SH. i detyrohet ne shumen 2.973.506 leke. Si pasoje e shmangjes se ketij detyrimi pala paditese eshte denuar me gjobe ne shumen 4.158.820 leke, me pagimin e shumes prej 72.695 leke qe ka te beje me nje mosdeklarim shitje malli si dhe interesat perkatese ne shumen 528.215 leke, gjithsej detyrimi i pales paditese eshte percaktuar ne shumen 7 713.236 leke.

Mbi padine e ngritur nga Shoqeria “Italba” sh.p.k., Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe prova, ndersa Gjykata e Apelit Durres ka vendosur ndryshimin e vendimit te lartpermendur dhe pranimin e padise duke anulluar aktin e kontrollit date 23.06.1998 dhe urdherin e bllokimit date 05.11.1998.

Gjykata e Larte me vendimin nr.674, date 04.05.2000 ka vendosur mospranimin e rekursit te bere nga pala e paditur kunder vendimit te gjykates se apelit me arsyetimin se ai eshte paraqitur tej afatit te parashikuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs ne interes te ligjit pala e paditur, por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne rastet e parashikuara ne nenin 473 te K.Pr.Civile.

Pala paditese ushtron aktivitet per prodhimin e materialeve te ndertimit dhe ne periudhen e pretenduar ka blere prane firmes Dardania sasi karburanti, T.V.SH.-ja e se ciles kap vleren 2.973.506 leke.

Faturat perkatese per blerjen e karburantit jane administruar si prova nga gjykata dhe prej saj eshte krijuar bindja se ne cmimin e blerjes se karburantit eshte perfshire edhe T.V.SH., pavaresisht se ajo nuk eshte specifikuar ne fature ose nuk jane perdorur fatura tip me T.V.SH., detyrim ligjor ky kryesisht i subjektit qe ben shitjen e karburantit dhe ploteson fletedaljen dhe jo i bleresit. Pra, mbas administrimit te provave gjykata ka krijuar bindjen se pala paditese brenda cmimit te blerjes se karburantit ka paguar edhe T.V.SH. prandaj nuk ka arsye qe ajo ta paguaje perseri ate.

Pretendimet e pales se paditur lidhur me menyren e perpilimit te faturave dhe permbajtjes se tyre lidhur me pagimin e T.V.SH. jane ngritur edhe ne gjykaten e apelit dhe jane rrezuar me arsyetimin se jane thjesht difekte teknike dhe nuk kane te bejne me mos pagimin ne te vertete te vleres se T.V.SH.-se, pra jane pretendime qe jane marre nje here ne shqyrtim nga gjykata dhe jane rrezuar prej saj si te pabazuara. Keto prova jane pare dhe vleresuar nga gjykata e apelit ne baze edhe te bindjes se saj te brendshme, te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te ceshtjes, e drejte e saj kjo mbeshtetur edhe ne nenin 29 te K.Pr.Civile dhe nuk kane te bejne me shkaqe ligjore te permendura ne nenin 473 te K.Pr.Civile, prandaj edhe rekursi ne interes te ligjit gjendet i pabazuar.

Konflikti midis paleve ne gjykim per pagimin e T.V.SH. ne shumen 2.973.506 leke eshte krijuar sepse, per periudhen e lartpermendur, per blerjen e karburantit dhe perdorimin e tij vetem per aktivitet ekonomik te vete shoqerise, pala paditese eshte perjashtuar nga pagimi i T.V.SH. duke u kredituar per kete shume nga shteti. Por qe te perfitonte nga kjo e drejte ne llogaritjen e T.V.SH.,

84

pala paditese duhet te vertetonte pagimin e T.V.SH.-se ne te kundert nuk kishte pse te kreditohej nga shteti dhe te perfitonte nga mospagimi i T.V.SH-se, prandaj edhe jane administruar faturat perkatese.

Fakti qe per vitet 1997, 1998, per sasine e karburantit te blere dhe perdorur vetem per aktivitet ekonomik te shoqerise tregetare, pala paditese do te kreditohej nga shteti, eshte vertetuar me autorizim te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve nxjerre ne baze te nenit 5 te Ligjit 7928, date 27.04.1995 «Per T.V.SH.» dhe udhezimit perkates te Ministrise Financave dale ne zbatim te tij dhe eshte pranuar pa asnje kontestim nga te dy palet. Po ashtu nuk eshte ngritur asnje pretendim apo vene ne dyshim fakti qe karburanti nuk eshte perdorur per qellime te aktivitetit ekonomik te vete shoqerise por destinacione te tjera, prandaj ndodhur ne keto rrethana gjykata nuk kishte arsye ligjore te pranonte detyrimin e pales paditese per ripagimin e T.V.SH.-se sikunder permendet edhe me lart. Mbi bazen e provave te administruara ajo ka krijuar bindjen per pagimin nje here si bleres per T.V.SH.-ne dhe kreditimin e kesaj shume nga shteti, bindje qe ka te beje me vleresim provash nga ana e saj dhe jo shkelje ligjore te permendura ne nenin 473 te K.Pr.Civile dhe qe cenojne vendimin e gjykates.

Mbi sa siper cmohet se shkaqet e parashtruara ne rekurs nga pala e paditur kane te bejne me vleresim provash dhe nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 473 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.510, date 27.09.1999 te Gjykates se Apelit

Durres dhe vendimit nr.674, date 04.05.2000 te Gjykates se Larte.

Tirane, me 25.09.2002

85

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga shumica, kemi mendimin se te gjitha vendimet e

gjykatave duhet te prisheshin dhe te vendosej pushimi i gjykimit te ceshtjes, per shkak se gjykatat kane pranuar per gjykim dhe kane gjykuar nje ceshtje qe nuk ka qene ne juridiksionin gjyqesor.

Rezulton se pala paditese “ITALBA” shpk, me aktivitet prodhimin e lendeve te ndertimit dhe te inerteve ne qytetin e Durresit, ka marre autorizim nga Ministria e Financave per kreditimin e TVSH-se se paguar vetem per blerjen e karburanteve qe do te perdorte per qellimet e kryerjes se aktivitetit te saj ekonomik. Ne nje kontroll te ushtruar nga Dega e Tatim-Taksave Durres vetem per blerjen e karburanteve per periudhen janar 1997-qershor 1998, ka rezultuar sipas saj se pala paditese (ITALBA) nuk ka paguar TVSH (tatim mbi vleren e shtuar) per blerjen e karburantit ne shumen 2.973.506 leke, nuk ka deklaruar shitjen e nje sasie karburanti dhe per kete shkak eshte vendosur nga pala paditese denimi me gjobe dhe pagimi i vlerave te konsideruara si te papaguara.

Paditesi i eshte drejtuar me padi gjykates, duke kerkuar anullimin e akt kontrollit date 23.06.1998 dhe urdher bllokimit te dates 5.11.1998, bazuar ne nenin 324 e vijues te Kodit te Procedures (gjykimi i mosmarreveshjeve administrative). Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur rrezimin e kerkese padise, ndersa Gjykata e Apelit Durres ka ndryshuar kete vendim dhe ka vendosur pranimin e padise, ndersa Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur mospranimin e rekursit.

Nga materialet e ceshtjes nuk rezulton qe pala paditese te kete konsumuar rrugen administrative te ankimit para se te drejtohej me kerkese padi ne gjykate. Duke u vepruar ne kete menyre eshte shkelur neni 328 i Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit mund te paraqitet padi ndaj nje akti administrativ brenda tridhjete diteve nga dita e shpalljes ose e njoftimit te vendimit te organit me te larte administrativ, qe ka shqyrtuar ankesen ne rruge administrative.

Gjykata ne cdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese ceshtja qe shqyrton , ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ. Ne kete kontekst edhe Kolegjet e Bashkuara duhet te konstatonin se mungesa e ankimeve administrative ne organin me te larte tatimor e nxirrte kete ceshtje jashte juridiksionit gjyqesor.

Sipas nenit 328 te Kodit te Procedures Civile, padia ndaj nje akti administrativ mund te ngrihet pa konsumuar ndonje procedure te caktuar ankimi administrativ vetem kur ligji parashikon ankimin e drejtperdrejte ne gjykate.

86

E pare edhe ne kete aspekt del se gjykatat nuk kane konstatuar faktin se ceshtja nuk ishte ne juridiksionin gjyqesor, sepse ne ligjin nr.7928,date 27.4.1995 per TVSH-ne si dhe ne ligjin “ Per procedurat tatimore”, ka disa dispozita qe percaktojne ne menyre te detajuar organet tatimore ku paraqitet ankimi, kohen e paraqitjes se ankimit, etj., nga ku del gjithashtu mjaft qarte se akti administrativ mund te kundershtohet ne gjykate vetem ne rast se ka perfunduar ankimi administrativ, procedura keto qe nuk jane respektuar nga pala paditese para ngritjes se padise .

Moszbatimi i ligjit nga gjykatat perbente shkak per prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes. Kolegjet e Bashkuara nuk duhet te kishin shqyrtuar ceshtjen ne themel, por te kishin konstatuar kete mosrespektim te ligjit kryesisht.

Bashkim Caka Kristaq Ngjela Perikli Zaharia

Spiro Spiro Vladimir Metani Agron Lamaj

87

Nr. 83 i Regj. Themeltar.Nr. 63 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Bashkim Caka Anetar Agron Lamaj Anetar Artan Hoxha Anetar Valentina Kondili AnetareVladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Nikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 7.10.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr.83 qe i perket:

PADITËS: AUREL SELMANI, perfaqesuar nga avokatet Viktor Ikonomi e Rikard Marku.

TË PADITUR: 1. ZANA PANGO, perfaqesuar nga avokatet Liljana Ruli e Ali Zanko.

2. BASHKIA E TIRANES (ZYRA E GJENDJES CIVILE) ne mungese.

OBJEKTI:Kundershtim i regjistrimeve ne aktin e lindjes

persa i perket atesise dhe mbiemrit te se paditures Zana Pango.

Baza ligjore: Neni 75 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.3003, date 17.4.1996, ka

vendosur:

88

Pranimin e kerkeses duke e deklaruar te pasakte aktin e lindjes se te paditures Zana Pango lidhur me atesine Hysen dhe mbiemrin Selmani.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr.2, date 26.1.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3003, date 17.4.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs paditesi Aurel Selmani dhe kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne rigjykim ndonese administroi te njejtat prova, vendosi rrezimin e padise qe ne gjykimet e meparshme ishte pranuar.

- Ndodhemi para zbatimit te keq te ligjit dhe regjistrimi i te paditures nga gjyshja eshte i paligjshem.

- E paditura eshte femije natyral dhe regjistrimi i saj duhej bere sipas neneve 241, 246 te Kodit Civil te vitit 1929.

- Referimi i te paditures ne nenet 233, 234 te Kodit Civil te vitit 1929, u takon femijeve legjitime dhe kodi ka dispozita te posacme qe bejne kalimin nga “femije natyror” ne “femije legjitim”.

- Mbajtja nga e paditura e emrit te babes Hysen dhe mbiemrit Selmani nuk eshte argument ligjor per saktesine e regjistrimit.

E paditura Zana Pango, ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane duke parashtruar se:

- Paditesi gabon ne interpretimin juridik te faktit dhe i quan te gabuara argumentet tona per karakterin e ligjshem te regjistrimit te lindjes sime pa patur argumenta.

- Jane te gjitha provat qe vertetojne bashkejetesen e Hysen Selmanit me Naime Hoxhollin dhe qe une jam femija i tyre.

- Sipas nenit 234 te Kodit Civil te vitit 1929 posedimi i gjendjes, provohet me fakte qe sherbejne per te provuar relacionet e bijesise dhe te gjinise midis nje personi dhe familjes qe pretendon se i perket.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 17/a te ligjit nr. 8588 date 15.3.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise” me vendimin nr. 554 date 17.5.2002, ka vendosur:

Dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

89

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Kristaq Ngjela e Perikli Zaharia,

perfaqesuesit e paditesit avokatet Viktor Ikonomi e Rikard Marku qe kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Tirane, perfaqesuesit e te paditures Zana Pango, avokatet Liljana Ruli e Ali Zanko qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit e si analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËÇeshtja civile me pale padites Aurel Selmani dhe te paditur Zana Pango e

Bashkia Tirane, me objekt deklarimin te pasakte te regjistrimit te lindjes se te paditures Zana persa i perket atesise dhe mbiemrit, eshte shqyrtuar nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Pasi jane marre pretendimet e paleve dhe jane analizuar aktet qe ndodhen ne dosje, ky kolegj ka vendosur qe ceshtja duhet te shqyrtohet nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me arsyetimin “duke patur parasysh zgjidhjet e ndryshme qe i jane dhene kesaj ceshtje ne te gjitha instancat e gjykimit si dhe konkluzioneve te arritura prej gjykates se apelit” dhe se duhet qe Kolegjet e Bashkuara te unifikojne praktiken gjyqesore ne keto drejtime:

- Paditesi ka vendosur si baze ligjore nenin 75 te K.Pr.Civile, i cili rregullon kompetencen territoriale te gjykates, ne nje kohe qe si objekt percakton pavlefshmerine e aktit te lindjes. A do te konstatohet i rregullt shkaku ligjor?

- Gjykatat kane orientuar per zgjidhjen e ceshtjes ligjin “Mbi regjistrimin e akteve te gjendjes civile”. Sipas nenit 26 te ketij ligji, kerkesen per korigjimin e akteve te gjendjes civile ka te drejte ta beje vetem shtetasi dhe prokurori. Paditesi eshte person i interesuar. A legjitimohet ai ne ngritjen e kesaj padie?

- Nga koha e perpilimit te aktit te lindjes kane kaluar rreth 50 vjet. A vepron instituti i parashkrimit dhe cilat dispozita duhen zbatuar?

- Ne rast te shqyrtimit te ceshtjes ne themel duhet te percaktohet se cfare kuptojme me institutet e femijeve natyrale dhe legjitime e si duhet te trajtohet e paditura.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, analizuan gjithe problemet e ngritura ne vendimin e Kolegjit Civil, pretendimet e paleve, aktet ligjore qe kane lidhje me problemin ne shqyrtim dhe ne perfundim arriten ne konkluzionin se, per rastin ne shqyrtim nuk ka vend per te nxjerre nje vendim unifikues nisur edhe nga fakti, se mjaft probleme qe shtrohen per zgjidhje, i takojne aplikimit te Kodit Civil te vitit 1929 dhe jo dispozitave te kodit qe aktualisht aplikohet. Per pasoje

90

ceshtja duhet t’i dergohet per vazhdimin e gjykimit Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte

V E N D O S Ë NKalimin e ceshtjes me pale Aurel Selmani e Zana Pango per vazhdimin e

gjykimit Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Tirane me 7.10.2002

MENDIMI I GJYQTARËVE NË PAKICËE gjejme te pabazuar vendimin e shumices qe nuk e zgjidh vete

ceshtjen ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, por ja dergon ate per vazhdimin e gjykimit Kolegjit Civil.

Ndodhemi para shqyrtimit te nje vendimi te marre ne Gjykaten e Rrethit Tirane me 17.4.1996. Kjo ceshtje eshte shqyrtuar tri here ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe dy here ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte dhe realisht, gjykimi i kesaj ceshtje ka nje zgjatje prej me shume se gjashte vjetesh.

Problemet qe trajtohen nga palet, jane te rendesishme per zgjidhjen e rastit konkret jo vetem per objektin qe trajtohet, por edhe se kane te bejne me zbatimin e nje seri dispozitash ligjore te Kodit Civil te vitit 1929. Disa probleme (duke qeneseceshtja shqyrtohet per here te trete ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte) qe ngrihen ne vendimin e Kolegjit Civil, eshte veshtire te trajtohen tani jo per aspektin e zbatimit te ligjit por per natyren e tyre. Do te ishte e papranueshme qe pas nje kohe kaq te gjate e gjithe atyre vendimeve qe jane marre nga gjykatat e te tri shkalleve, te diskutohet problemi neseeshte apo jo e drejte. Baza ligjore qe pretendon paditesi Aurel Selmani se bazon kerkese padine e aq me teper, te vendosej ne kete drejtim duke patur parasysh se neni 75 i K.Pr.Civile sic trajtohet edhe ne vendimin e Kolegjit Civil, nuk ka asnje lidhje me objektin e padise, por rregullon kompetencen territoriale te gjykates.

Sigurisht eshte e drejte e gjykates qe ne cdo faze te gjykimit, t’u jape zgjidhje problemeve te ngritura nga palet ne proces, te rregulloje ceshtjet ligjore qe dalin, por mendojme se do te ishte e papranueshme qe per shembull, te arrihet tani ne konkluzionin e mos legjitimimit aktiv te pales paditese per ngritjen e padise, jo vetem per shkak te kohes se gjate, gjykimeve e rigjykimeve, por edhe per faktin se ky problem perben bazen e ngritjes se padise e eshte analizuar disa here. Zbatimi i drejte i ligjit, venia ne vend e ligjit te shkelur, orientimi i drejte ne ligj, rrit autoritetin e gjykates qe shqyrton ceshtjen, por

91

njekohesisht nuk mund te anashkalohet fakti se ky autoritet, qofte edhe per Kolegjet e Bashkuara, nuk mund te jete shume i bazuar, nesedo te trajtonte ne gjykimin e trete e te mbante qendrim te kundert nga ai qe ka mbajtur per problemet elementare te ceshtjes, sic jane ato te legjitimitetit apo te motivimit te bazes ligjore te objektit te padise.

Shqyrtimi i kesaj ceshtjeje, sic me te drejte ka arritur ne perfundimin edhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ka nxjerre ne pah disa probleme te rendesishme ligjore qe kane nevoje edhe per interpretim. Te tilla jane problemet e trajtimit te instituteve te femijeve natyrale e legjitime, te faktit nese duhet te zbatohet parashkrimi (duke qenesekontestohet nje deklarim lindjeje i bere para mbi 50 vjeteve) neseduhen zbatuar dispozitat e Kodit Civil te vitit 1929 apo ligji “Mbi regjistrimin e akteve te gjendjes civile” etj., te cilat lidhen edhe me zgjidhjen ne themel te ceshtjes. Por megjithate, duhet pranuar se kemi te bejme me probleme te zbatimit te ligjit te cilave mund tu jape zgjidhje si Kolegji Civil ashtu edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Pajtohemi me mendimin e shumices se ne rastin ne shqyrtim, nuk ka vend per nxjerrjen e nje vendimi unifikues jo vetem se nuk ka praktika te ndryshme ne zgjidhjen e ceshtjeve, por edhe se kemi te bejme me zbatimin e Kodit Civil te vitit 1929 e jo me zbatimin e dispozitave ligjore ekzistuese, ne te cilat nuk trajtohen nje seri institutesh qe parashikon Kodi Civil i 1929.

Ne rastin konkret, ndodhemi para nje ceshtjeje te njohur nga Kolegjet e Bashkuara per shkak te gjykimit te meparshem prej tyre, por qe, perseri Kolegji Civil ka vendosur t’ja dergoje per zgjidhje ndonese perdor shprehjen “per unifikimin e praktikes”. Eshte e qarte qe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duhet te shqyrtojne ceshtjet me te rendesishme jo persa i perket zgjidhjes ne fakt te tyre, por kryesisht per unifikimin e praktikes gjyqesore. Por, pavaresisht nga keto, kemi mendimin se edhe nese keto kolegje arrijne ne perfundimin se nuk ka vend per unifikimin e praktikes, jo vetem qe nuk kane pengese ligjore per zgjidhjen vetem ne themel te ceshtjes, por duhet detyrimisht ta bejne kete e te dalin me nje vendim per bazueshmerine ne ligj te vendimeve te gjykatave me te ulta duke respektuar rregullat e pergjithshme procedurale per gjykimin e ceshtjeve.

Duke patur parasysh sa me siper, kemi mendimin se vendimi i shumices eshte i pabazuar. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte edhe se arriten ne perfundimin se lidhur me shqyrtimin e ceshtjes me pale Aurel Selmani e Zana Pango nuk ka vend per unifikimin e praktikes gjyqesore, duhej ta zgjidhnin vete ceshtjen e jo t’ja dergonin per vazhdimin e gjykimit Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, gje qe con ne zvarritjen e metejshme te zgjidhjes se saj.

Ylvi Myrtja Kristaq Ngjela Perikli Zaharia

Valentina Kondili Evjeni Sinoimeri Vladimir Bineri

92

93

Nr.30 i Regj. Themeltar.Nr.64 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Ylvi Myrtja Anetar Artan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare Agron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda AnetarSpiro Spiro Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.30, qe i perket:

PADITËS: LUAN HAMITI

TË PADITUR: 1. BANKA TREGETARE AGRARE, BALLSH

2. KOMBINATI I PERPUNIMIT TE THELLE TE NAFTES, BALLSH

3.DILAVER ALIAJ

OBJEKTI I PADISË:Shlyerje kredie, fshirje hipoteke

e pergjegjesi per vonesen e kreditimit.Baza ligjore: Nenet 1013, 492, 493, 608 te K.Civil.

94

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1136, date 15.05.1996, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise se paditesit Luan Hamiti kunder te paditures B.Treg.Agrare Ballsh duke detyruar te paditurin te njohe shlyerjen e kredise prej 1.6 milion leke si dhe detyrimin e saj t`i paguaje paditesit shumen 685.687 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.6171, date 23.10.1996, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1136, date 15.05.1996 te Gjykates se rrethit Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit pala e paditur, Banka e Kursimeve Ballsh e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Eshte zbatuar keq ligji. Gjykata ka interpretuar ne menyre te gabuar funksionet e Bankes si institucion financiar qe akordon kredi dhe funksionet e saj si ndermjetese per kryerjen e pagesave.

- 2. Gjykata ngaterron dhe keqinterpreton dispozitat qe rregullojne kontraten e llogarise rrjedhese (neni 1013-1021 I K.C.) me ato dispozita qe rregullojne kontraten e huase (neni 1050-1055 te K.C.)

- 3. Akti i ekspertimit administruar ne dosje eshte krejtesisht i pasakte dhe nuk bazohet ne dokumentacionin bankar qe i eshte vene ne dispozicion ekspertit. Eksperti nuk ka njohuri te posacme ne fushen e veprimeve bankare.

- 4. Gjykata e apelit duke bere shqyrtim gjyqesor siperfaqesor te ceshtjes, ka bere te njejtat gabime duke perseritur te njejtat «lajthitje» te vendimit te shkalles se pare.

- 5. Pasi u vume ne dijeni te vendimit te gjykates se apelit, i jemi drejtuar ish-Prokurorit te Pergjithshem me kerkese per rishikim vendimi por nuk u kthye pergjigje, duke humbur dhe afati i paraqitjes se rekursit ne Gjykaten e Kasacionit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Evjeni Sinoimeri e Kristaq Ngjela,

perfaqesuesit e pales se paditur, Luiza Halili e Kujtim Mara, qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit e rrezimin e kerkese-padise si dhe pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga pala e paditur Banka e

Kursimeve Ballsh permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr. 6171, date 23.10.1996 duhet te prishet per pjesen qe lidhet me pranimin e padise per

95

shlyerjen e kredise karshi Bankes se Kursimeve dhe fshirjen e hipotekes gjyqesore dhe per kete pjese ceshtja te dergohet per rigjykim prane Gjykates se Apelit Vlore me tjeter trup gjykues. Per pjesen tjeter qe lidhet me dy te paditurit K.P.TH.N-Ballsh dhe Dilaver Aliaj vendimi eshte i drejte e duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se, paditesi Luan Hamiti mbi bazen e akt marreveshjes date 14.10.1993 te lidhur me palen e paditur ka marre prej kesaj te fundit nje kredi ne shumen 1.600.000 (nje milione e gjashteqindmije) leke. Kjo kredi eshte dhene me interes 32% dhe me afat shlyerje nje vit. Shuma e pergjithshme e kredise se bashku me interesat eshte 2 112 000 (dy milione e njeqind e dymbedhjetemije) leke, te cilat do te paguheshin ne pese keste. Si garanci per permbushjen e ketij detyrimi paditesi ka vendosur ne hipoteke shtepine prone te tij. Kredia e marre do te perdorej nga paditesi per blerjen e nje mjeti me te cilin ai do te punonte prane pales tjeter te paditur, Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes Ballsh. Me te ardhurat qe do te realizonte nga puna me kete mjet paditesi do te shlyente kredine nepermjet xhirimit qe K.P.TH.N. do te bente ne llogarine e paditesit prane kesaj Banke.

Me njoftime te here pas hershme pala e paditur Banka Tregetare Agrare Ballsh (sot Banka e Kursimeve) i ka terhequr vemendjen paditesit se duhet te shlyente nje pjese te konsiderueshme te kredise ende te pashlyer. Paditesi jo vetem qe nuk ka kryer veprime per permbushjen e detyrimit por, duke mos qene dakort me te, ka kerkuar gjyqesisht qe kredia te konsiderohet e shlyer dhe te hiqet hipoteka mbi shtepine e vendosur per llogari te shlyerjes se kredise se marre.

Paditesi ka pretenduar se sasine e lekeve qe ai detyrohej karshi pales se paditur kjo e fundit e ka marre prej te paditurit tjeter Dilaver Aliaj, i cili punonte prane K.P.TH.N-se me mjetin e paditesit.Po sipas tij kjo shume eshte marre nepermjet xhirimit qe K.P.TH.N.-ja ka bere ne Banke ne llogarine e Dilaver Aliajt te te ardhurave nga puna me mjetin e tij.

Gjykata e Apelit Tirane, e cila ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Fier, pranon ne vendimin e saj se gjithe sasia e kredise se marre nga paditesi eshte “thithur” prej Bankes nepermjet xhirimeve qe K.P.TH.N ka bere ne llogarine e Dilaver Aliaj te “çelur posacerisht per kete problem”. Jo vetem kaq, por me tej kjo gjykate arsyeton se Banka ka vepruar me faj ne dem te paditesit ne administrimin e lekeve, duke u vene ne vonese pa asnje shkak prandaj debitori (paditesi), ne mbeshtetje te nenit 491, nuk duhet te paguaje kamate. Mbi kete baze gjykata e ka konsideruar te shlyer principalin (shumen prej 1 600 000 leke) dhe e ka detyruar Banken t’i paguaje paditesit 685 687 (gjashteqind e tetedhjete e pesemije e gjashteqind e tetedhjete e shtate) leke, qe sipas saj perfaqeson kamaten. Per te paditurit e tjere K.P.TH.N dhe Dilaver Aliaj gjykata ka rrezuar padine.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj.Kontrata e lidhur midis paleve Luan Hamiti dhe ish Deges se Bankes

Tregetare Agrare eshte ne thelb nje kontrate kredie bankare, me te cilen pala e

96

paditur ka mbajtur ne dispozicion te pales paditese nje shume parash prej 1 600 000 leke per nje afat kohor prej nje viti. Ne keto rrethana ajo duhet vleresuar si nje marredhenie juridike dy paleshe, ku secila prej tyre ka mbajtur mbi vete te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin prej saj. Paditesi eshte zotuar qe shumen objekt kredie si dhe interesat qe rrjedhin prej saj t’i paguaje ne kater keste dhe brenda nje afati nje vjecar (shih akt marreveshjen e nenshkruar nga palet). Ne te nuk eshte percaktuar ne menyre te shprehur ndonje forme e permbushjes se detyrimit nga ana e paditesit. Paditesi ka pretenduar dhe gjykata ka pranuar se K.P.TH.N-ja do te xhironte ne Banke te ardhurat qe paditesi do te siguronte nga puna me mjetin e tij. Ne kete forme eshte realizuar ne fakt shlyerja e nje pjese te kredise nga paditesi .Por ky i fundit ka pretenduar se me pas mjetin ja ka dhene ne perdorim te paditurit tjeter Dilaver Aliaj dhe midis tyre ka nje marreveshje, sipas te ciles me te ardhurat qe do te realizoheshin nga puna e tij prane K.P.TH.N-se te vazhdohej te behej shlyerja e kredise se dhene paditesit Luan. Kete pretendim gjykata e ka marre te mireqene dhe duke i llogaritur xhirimet qe K.P.TH.N-ja ka bere ne llogarine e te paditurit Dilaver si shlyerje te kredise nga paditesi, ka arritur ne konkluzionin se padia duhej pranuar. Ne kete arsyetim gjykata gabimisht ka ngaterruar marredheniet e paleve ne kontrate me ato qe paditesi ka me persona te trete. Keto marredhenie te krijuara pa dijenine dhe pelqimin e Bankes nuk mund te kene efekt per kete te fundit. Ne keto rrethana do te konsiderohet e shlyer vetem ajo pjese e kredise qe eshte xhiruar prej K.P.TH.N-se ne emer te paditesit si dhe ajo pjese qe vete prej pales se paditur pranohet si e shlyer. Llogarite qe ai ka me persona te trete paditesi ka te drejte t’i zgjidhe drejtperdrejt me ta sipas rregullave te pergjithshme.

Per sa me siper, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te therrase eksperte qe te kene njohuri te posacme ne fushen e veprimeve bankare dhe te kerkoje prej tyre lidhur me sa shpjeguam me lart; percaktimin e sakte te vleres se kredise qe paditesi ka shlyer nepermjet xhirimeve qe K.P.TH.N-ja ka bere ne emer te paditesit si dhe ato qe pranohen prej pales se paditur. Gjykata duhet te kete parasysh nenin 224/b te K.Pr.Civile sipas te cilit “Nuk eshte ne misionin e ekspertit te jape nje mendim juridik”. E theksojme kete sepse ne aktin e ekspertimit qe ndodhet ne dosje se bashku me pergjigjet qe i jane kerkuar te jape, eksperti ka bere dhe nje interpretim juridik te nocionit “vonese e kreditorit”, duke u munduar te jape dhe nje zgjidhje juridike te ceshtjes. Gjithashtu gjykata duhet te kete parasysh menyren ligjore te vleresimit dhe cmuarjes se mendimit te ekspertit ne raport me provat e tjera.

Lidhur me dy te paditurit e tjere K.P.TH.N – Ballsh dhe Dilaver Aliaj, me te drejte gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Fier qe per kete pjese ka rrezuar padine e paditesit. Per sa shpjeguam me lart, ne rast se paditesi do te kete pretendime qe nuk rrjedhin nga kontrata e mesiperme por nga marreveshje te posacme qe ai mund te kete me keta dy te paditur, ai do te kete te drejte t’i zgjidhe keto me padi te vecanta sipas rregullave te pergjithshme te K.Civil.

97

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c dhe

«a» te K.Pr Civile

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit nr.6171, date 23.10.1996 te Gjykates se Apelit

Tirane per pjesen qe ai ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Fier, lidhur me pranimin e padise se paditesit Luan Hamiti dhe detyrimin e Bankes se Kursimeve Ballsh te njohe shlyerjen e kredise si dhe fshirjen e hipotekes gjyqesore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim prane Gjykates se Apelit Vlore per rigjykim me tjeter trup gjykues.

Lenien ne fuqi te vendimit te kesaj gjykate lidhur me dy te paditurit e tjere K.P.TH.N.-Ballsh dhe Dilaver Aliaj.

Tirane, me 27.09.2002

98

Nr.85 i Regj. Themeltar.Nr.65 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Spiro Spiro Anetar Agron Lamaj Anetar Nikoleta Kita Anetare Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili AnetareVladimir Metani Anetar Zamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 09.10.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen nr. 85, qe i perket:

PADITËSA: FEIM XHENETI

NEXHIP XHENETI

LUAN XHENETI, perfaqesuar nga avokat Piro Totozani

TË PADITUR: K.K.K.TE PRONAVE PRANE KESHILLIT TE . RRETHIT GJIROKASTER,

LIRIM DOBI, perfaqesuar nga avokat Elton Lula.

OBJEKTI I PADISËKundershtim i vendimeve nr.90, date 5.4.1994dhe nr.262, date 5.7.1995 te KKK te Pronave

ish Pronareve te K.Rrethit Gjirokaster.Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.4.1993.

99

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.104 akti, date 16.01.1997, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise, duke anulluar vendimet nr.90, date 5.4.1994 dhe 262, date 5.7.1995 te KK te Pronave duke njohur dhe kthyer trashegimtareve te Myrteza Xhenetit nje dyqan te ndodhur ne pazarin e qytetit te Gjirokastres, qe ne kohen e shtetezimit perdorej nga Behaudin Kotoni dhe qe me vendim te komisionit i eshte kthyer te paditurit Lirim Dobi.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr. 2767, date 19.11.1997, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 104 akti date 16.01.1997 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.768 date 20.05.1998, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2767 date 19.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimeve nr. 768 date 20.5.1998 te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit, nr. 2767 date 19.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr. 104 date 16.01.1997 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri Lirim Dobi, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy palet kane nga nje akt shpronesimi, por duke i ballafaquar ato del konkluzioni logjik se dyqani i shpronesuar familjes Xheneti nuk ka te beje me ate qe i eshte kthyer familjes Dobi.

- Gjykatat nuk i kane cmuar si duhet provat e marra ne gjykimin e ceshtjes, sic parashikon neni 309 i K.Pr.Civile

- Per shpronesine dhe vendndodhjen e dyqanit te familjes Dobi, deshmon edhe vendimi i KK te Pronave ne favor te familjes Ramiz Shehu, nga ku del se ai kufizohet nga siper me dyqanin e familjes Dobi.

- Gjykata e Rrethit Gjirokaster nuk ka administruar si prove akt shpronesimin nr.119, date 20.5.1967, nga ku del se eshte shtetezuar dyqani i familjes Dobi.

- Ne dosje mungon edhe vendimi i KK te Pronave me te cilin njihet pronesia e dyqanit te familjes Xheneti. Mungesa e saj dhe aktit te mesiperm, ka sjelle si rrjedhoje nje arsyetim te gabuar te ekspertit dhe te gjykates.

- Eksperti nuk ka kryer detyrat e ngarkuara nga gjykata ne kundershtim me nenet 227, 228 dhe 230 te K.Pr.Civile. Ai nuk ka shfrytezuar dokumentacionin e KK te Pronave, nuk ka bere verifikim ne vend dhe eshte kontradiktor.

- Vendimi i gjykates eshte marre ne mungese te KK te Pronave, i cili duhet te bente mbrojtjen ligjore.

100

- Pretendimet dhe provat tona i kemi parashtruar edhe para gjykates se apelit por nuk jane marre parasysh.

Pala paditese ka ushtruar kunderrekurs, duke parashtruar:- Nuk rezulton te jene shkelur dispozitat “a” dhe “c” te nenit 472 te

K.Pr.Civile.- Nuk qendron pretendimi i pales se paditur se ne dosje mungojne prova.- Edhe nga pikepamja substanciale zgjidhja e mosmarreveshjes nga ana e

gjykatave eshte plotesisht e drejte.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte, me vendimin nr. L–30 date 4.6.2001, ka vendosur:

Kalimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Artan Hoxha dhe Zamir Poda,pasi degjuan avokatin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe

rrezimin e padise,pasi degjuan avokatin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve

dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi nr. 768 date 20.5.1998 i Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit,

i cili ka lene ne fuqi vendimin nr. 2767 date 19.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

Me vendimin nr. 15 date 07.03.1994 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pasurise se ish te Perndjekurve Politike prane Bashkise Gjirokaster, ne favor te paditesave Feim, Nexhip dhe Luan Xheneti, eshte kthyer 1/6 pjese e nje dyqani ne tregun e qytetit.

Gjithashtu me vendimin nr. 90 date 5.4.1994 te KKK te Pronave ish Pronareve, ne favor te pales se paditur eshte njohur ne pronesi dhe kthyer nje dyqan ndodhur ne pazarin e qytetit Gjirokaster, ne rrugen “Alqi Kondi”.

Paditesit pretendojnesepala e paditur e mban pa te drejte dyqanin, i cili eshte i tyre. Ndersa kjo e fundit pretendon se dyqani qe i eshte shpronesuar paditesit nuk ka te beje me dyqanin qe i eshte kthyer asaj.

Gjykata e shkalles se pare, pasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, ka vendosur pranimin e padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit dhe me pas edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit.

Duke e pare rekursin e paraqitur nga ana e pales se paditur, rezulton se ne te nuk parashtrohet asnje nga kerkesat e percaktuara ne nenin 473 ne lidhje me pikat “a”, “b” dhe “c” te nenit 472 te K.Pr.Civile, qe ta beje ate te motivuar.

101

Ne teresine e tij, rekursi permban pretendime qe lidhen me vleresim dhe cmuarje te provave, gje qe nuk justifikon kerkesat ligjore te permendura.

Sipas kerkesave te germes “a” te nenit 472 te K.Pr.Civile, kerkohet qe te mos jete respektuar apo te jete zbatuar keq ligji. Ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur, nuk ngrihet dhe per rrjedhoje nuk argumentohet nje gje e tille.

Se dyti, sipas germes “b” te nenit te cituar kerkohet te kete shkelje te renda te normave procedurale (neni 467 i K.Pr.Civile). Ne rastin konkret nuk ngrihen dhe nuk rezulton qe “… gjykata e shkalles se pare te kete shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencen, … qe perberja e trupit gjykues te kete qene e parregullt apo vendimi te mos jete nenshkruar nga anetaret, … qe gjykata megjithese kane qene kushtet te mos kete vendosur pushimin e ceshtjes,… qe ceshtja te jete gjykuar ne mungese te paleve…”.

Se treti, sipas germes “c” te dispozites ne fjale, kerkohet qe palet gjate gjykimit te kene kerkuar marrjen e nje prove vendimtare dhe gjykata te mos e kete marre. Edhe ne kete rast, sic del nga gjykimi i ceshtjes, pala e paditur nuk ka kerkuar nje gje te tille. Pretendimi se ne dosje nuk jane administruar si prova akt shpronesimi date 20.5.1967 dhe vendimi i KK te Pronave ne favor te pales paditese, ngrihen vetem ne rekursin e paraqitur dhe jo gjate gjykimit te ceshtjes. Sipas kerkesave te parashikuara ne nenin 12 te Kodit te Procedures Civile, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrim qe ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj. Efektivisht pala e paditur, megjithese ka patur pretendime per keto akte, nuk ka kerkuar te provoje keto pretendime, nepermjet administrimit te tyre, gje qe ne rastin konkret ishte detyrim i saj.

Sikunder shihet, rekursi i paraqitur nga pala e paditur, persa parashtron, nuk justifikon kerkesat e ligjes procedurale dhe konkretisht ato te parashikuara nga neni 473 i K.Pr.Civile, qe te mund te merret parasysh.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te

nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr. 768 date 20.5.1998 te Kolegjit Civil te

Gjykates se Kasacionit.

Tirane, me 09.10.2002

102

MENDIMI I PAKICËSMendimi i pakicës eshte se vendimi nr.768, date 20.05.1998 i Kolegjit

Civil te Gjykates se Kasacionit, nr.2767, date 19.11.1997 i Gjykates se Apelit dhe nr.104 Akti, date 16.01.1997 i Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjes dhe mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per rrjedhoje, ato ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, duhet te prishen dhe ceshtja te kthehet ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster.

Pretendohet se me vendimin nr.15, date 07.03.1994 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pasurise se ish te Perndjekurve Politike prane Bashkise Gjirokaster, ne favor te paditesave Feim, Nexhip dhe Luan Xheneti, eshte kthyer 1/6 pjese e nje dyqani ne tregun e qytetit. Kthimi i prones sipas vendimit te mesiperm, mbeshtetej ne Vendimin e K. Ekzekutiv te qytetit te Gjirokastres nr.84, date 16 prill 1948.

Gjithashtu nga pala e paditur, pretendohet se me Vendimin nr.90, date 05.04.1994 te K.K.Pronave ish pronareve, ne favor te tyre eshte njohur ne pronesi dhe kthyer nje dyqan ndodhur ne pazarin e qytetit te Gjirokastres, ne Rr. «Alqi Kondi». Vendimi ne fjale mbeshtetet ne akt shpronesimin nr.119, date 20.05.1967.

Paditesit kane percaktuar se pala e paditur e mban pa te drejte dyqanin, i cili eshte i tyre. Ne te kundert pala e paditur kerkon dhe pretendon se dyqani qe i eshte shpronesuar paditesit nuk ka te beje me dyqanin qe i eshte kthyer asaj.

Gjykata e shkalles se pare, pasi ka zhvilluar nje gjykim te percipte te ceshtjes, ka vendosur pranimin e padise se Feim, Nexhip dhe Luan Xhenetit. Me pas edhe Gjykata e Apelit dhe Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, pa bere asnje lloj arsyetimi, kane lene ne fuqi kete vendim.

Duke i pare ne teresine e tyre Vendimet e cituara me larte te Gjykatave ne te tre shkallet, arrihet ne perfundimin se ato jane marre ne kundershtim te hapur me kerkesat e parashikuara ne germat «a» dhe «c» te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile.

Se pari, gjate gjykimit te ceshtjes, nuk jane marre dhe administruar prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, sic ishin vendimet e K.K.Pronave ne favor te pales paditese dhe te paditur, praktikat respektive te K.K.Pronave, si dhe akt shpronesimi date 20.05.1967.

Se dyti, gjate gjykimit nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar keq ligji.Keshtu, Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster ka pranuar nje kerkese

padi me te meta thelbesore pa akte provuese dhe pa percaktuar bazen ligjore te saj. Duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e neneve 154,156,157 dhe 170 te Kodit te Procedures Civile nuk ka kerkuar plotesimin e tyre.

Me tej gjykata, ne kundershtim me kerkesat e nenit 14 te Kodit te Procedures Civile, nuk ka zhvilluar nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin. Nje gje e tille ka sjelle per rrjedhoje edhe arritjen ne perfundime te padrejta dhe te pambeshtetura nga ana ligjore.

103

Gjate gjykimit, megjithese ne perputhje me kerkesat e nenit 80 te K.Pr.Civile, gjykata ka vendosur caktimin e ekspertit. Me tej, duke vepruar ne kundershtim te hapur me kerkesat e neneve 227 dhe 228 te ligjes se cituar, ka lejuar dhe ka vleresuar nje ekspertim me te meta te dukshme, pa analize dhe kontradiktor.

Se fundi, ne kundershtim me kerkesat e parashikuara ne nenin 310 te K.Pr.Civile, vendimi i gjykates nuk permban rrethana te ceshtjes dhe perfundimet e nxjerra, provat dhe dispozitat ligjore ne te cilat mbeshtetet dhe bazohet vendimi.

Ne te njejtat gabime te renda ka rene edhe gjykata e apelit ne gjykimin e ceshtjes. Megjithese ceshtja ishte prishur dhe kthyer per rigjykim dy here me rradhe, kjo gjykate ne kundershtim me kerkesat e parashikuara ne nenin 465 te K.Pr.Civile, ne kushtet kur behej e domosdoshme perseritja pjeserisht apo teresisht e gjykimit te çeshtjes, nuk e ka bere nje gje te tille. Per me teper, ajo nuk i ka dhene asnje pergjigje pretendimeve te ngritura nga palet ne ankim e ne gjykim dhe pa bere asnje lloj arsyetimi arrin ne perfundimin per lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

I gabuar dhe i pa mbeshtetur nga ana ligjore eshte edhe vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit, i cili si edhe vendimi i gjykates se apelit konkludon per lenien ne fuqi te vendimit.

Nga sa u tha dhe analizua, arrihet ne perfundimin se vendimet e siper permendura behen te cenueshme.

Ylvi Myrtja Perikli Zaharia Kristaq Ngjela

Artan Hoxha Zamir Poda

104

Nr.82 i Regj. Themeltar.Nr.66 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues Zamir Poda AnetarKristaq Ngjela Anetar Nikoleta Kita Anetare Valentina Kondili Anetare Vladimir Metani Anetar Ylvi Myrtja Anetar Irma Bala Anetare Spiro Spiro Anetar Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Bineri Anetar Agron Lamaj Anetar Bashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.10.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.82 qe i perket:

PADITËS: JORGO JORGJI

I PADITUR: LEONIDHA JORGJI

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i pronesise se shtepise dhe te truallit.

Baza ligjore: Nenet 31, 32 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr.846, date 20.10.1998, ka vendosur:

Pranimin e padise.Anullimin e vendimit gjyqesor nr.1630, date 22.10.1996 te Gjykates se rrethit Gjirokaster.

105

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.406, date 22.12.1998, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.846, date 20.10.1998 te Gjykates se rrethit Gjirokaster.

Kunder vendimit te formes se prere ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- Pronesia e njohur ne emer te Jorgo Jorgjit me vendimin nr.1630, date 22.10.1996 te Gjykates se rrethit Gjirokaster, eshte pronesi e babait e vene para vitit 1946.

- Me vdekjen e babait dhe te nenes kete pasuri e trashegojne femijet dhe femijet e femijeve sipas deshmise se trashegimise.

- Vendimi nr.846, date 20.10.1998 i Gjykates se rrethit Gjirokaster dhe i Gjykates se Apelit dhe i Gjykates se Larte qe kane lene ne fuqi kete vendim, jane allogjike, pa nje baze ligjore.

- Ligji i kohes, dekreti mbi Pronesine dhe ai mbi Trashegimine jane shfuqizuar, me ligjin nr.6340, date 26.06.1981 te K.Civil.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Irma Bala e Spiro Spiro, si dhe pasi

biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimet e gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit, si te tilla

duhen prishur.Gjykatat ndodheshin para rastit kur pala paditese per zgjidhjen e

mosmarreveshjes qe ka me palen tjeter ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej e per pasoje duhej te zbatonin nenin 468 te K.Pr.Civile, te pushonin gjykimin e ceshtjes.

Nga gjykimi ka rezultuar se me vendimin nr.1630, date 22.10.1996 te Gjykates se rrethit Gjirokaster, vendim ky qe ka marre forme te prere, eshte njohur pronesia e Jorgo Jorgjit (gjyshi i paditesit) mbi dy shtepi banimi, aksesore, oborr etj., ndodhur ne fshatin Drite, Gjirokaster.

Paditesi rezulton se, ka pretendime per pronesine e tij, ne lidhje me pronat e cituara ne vendimin gjyqesor te mesiperm. Me padine ne gjykim bazuar ne nenet 31, 32, te K.Pr.Civile kundershton pronesine e te paditurit duke kerkuar anullimin e ketij vendimi gjyqesor, pasi cenon pronesine e pronareve te vertete mbi keto prona.

Gjykata e rrethit Gjirokaster me vendimin nr.846, date 20.10.1998 ka vendosur: Anullimin e vendimit nr.1630, date 22.10.1996 te Gjykates se rrethit Gjirokaster. Ky vendim i gjykates se rrethit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.406, date 22.12.1998 dhe me vendimin nr.1341, date 10.11.1999 te Gjykates se Larte eshte lene ne fuqi vendimi i gjykates se apelit.

106

Vendimi gjyqesor i anulluar nga gjykata ka marre forme te prere ne kuptimin formal. Ky vendim eshte nje vendim per vertetim fakti, i cili nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike e juridike qe nuk kane qene te thirrur ne gjykim, ne rast se kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim (neni 391 te K.Pr.Civile).

Sa siper, mosmarreveshjet qe palet mund te kene ne lidhje me pronesine e sendeve te paluajtshme (shtepi, oborr etj.) te cituara ne vendimin gjyqesor per vertetim fakti, mund t`i zgjidhin me padi themeli, me pale kundershtare, per njohjen e pronesise ne baze te dispozitave perkatese te K. Civil.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.1341, date 10.11.1999 te Gjykates se Larte, te

vendimit nr.406, date 22.12.1998 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te vendimit nr.846, date 20.10.1998 te Gjykates se rrethit Gjirokaster dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane me 09.10.2002

107

Nr.79 i Regj. Themeltar.Nr.67 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarBashkim Caka Anetar Zamir Poda AnetarSpiro Spiro Anetar Ylvi Myrtja Anetar Vladimir Metani Anetar Valentina Kondili Anetare Nikoleta Kita Anetare Artan Hoxha AnetarMetush Saraçi Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.10.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.79 qe i perket:

PADITËS: LEPO LITO

I PADITUR: JETON JAÇE

OBJEKTI I PADISË:Deklarimin e pavlefshem te kontrates se dhurimit

nr.3896 Rep, 596 Kol., date 19.02.1994 dhe kthimin e padise ne gjendjen e meparshme.

Baza ligjore: Neni 765 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.677, date 09.03.1999, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

108

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1012, date 27.07.1999, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.677, date 09.03.1999 te Gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesja Lepo Lito e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungesen time pa u lajmeruar per diten e oren e gjykimit duke shkelur kerkesat e nenit 461 te K.Pr.Civile. Padia eshte ngritur para daljes se ligjit 8431, date 14.12.1998. Sa me siper per ne duhej kryer lajmerimi me flete thirrje e jo me shpallje.

- 2. Kontraten e kam neshkruar ne shtepi, ne pranine e noterit. Edhe nipi nuk eshte paraqitur tek noteri pasi ishte ne Greqi.

- 3. Ne perpilimin e kontrates nuk eshte marre mendimi im lidhur me shkakun e lidhjes se saj, e konkretisht perkujdesjen e nipit ndaj meje, pasi pas marrjes se pronesise ndodhi e kunderta.

- 4. Kontrata eshte me “vese” pasi nuk perputhet vullneti i brendshem me vullnetin e shprehur. Neni 94/2 te K.Civil parashikon kushtet ne te cilat veset passjellin pavlefshmerine e veprimit juridik.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Evjeni Sinoimeri e Irma Bala,

perfaqesuesin e paditeses Lepo Lito, av. Eduart Halimi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga pala paditese nuk permban asnje

nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1012, date 27.07.1999, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Tirane duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesja Lepo Lito me te paditurin Jeton Jace jane ne marredhenie te posacme (gjyshe-nip). Me kontraten nr.3896 repertori, 596 koleksioni, date 19 shkurt 1994, paditesja i ka dhuruar te paditurit Jeton nje apartament te perbere nga nje dhome, nje kuzhine me aneks dhe ambjente ndihmese, te ndodhur ne qytetin e Tiranes, me kufinj te cituar ne kete akt. Po ne kete date i padituri e ka regjistruar kontraten e dhurimit ne Zyren e Hipotekes, duke u bere keshtu ligjerisht pronar i apartamentit.

Paditesja pretendon se dhurimi i mesiperm eshte bere me kushtin qe i padituri ta pleqeronte dhe te kujdesej vazhdimisht per te, por sipas saj, i padituri menjehere pas lidhjes se kontrates i ka kerkuar te liroje banesen. Nisur nga sa me siper paditesja ka kerkuar qe kontrata e mesiperme te deklarohet e pavlefshme per lajthitje te shkakut (neni 765 i Kodit Civil). Ajo ka pretenduar

109

gjithashtu se ka mosperputhje midis vullnetit te saj te brendshem dhe atij te jashtem ne lidhjen e kontrates.

Si gjykata e rrethit ashtu edhe ajo e apelit, qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, kane arritur ne konkluzionin se dhurimi i mesiperm eshte bere pa asnje kusht dhe se ky ka qene vullneti i paditeses, pra nuk ka asnje mosperputhje te vullnetit te brendshem me ate te shprehur dhe per kete shkak kane rrezuar padine.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Nga administrimi i kontrates se ndodhur ne dosje nuk rezulton te jete

vendosur kushti i pretenduar prej pales paditese. Perkundrazi ne te thuhet se shkaku i dhurimit eshte se i padituri eshte kujdesuar vazhdimisht per paditesen dhe bashkeshortin e saj, te cilet e kane dashur si femijen e tyre. Kete vullnet ajo e ka shprehur vete pasi asnjehere nuk ka mohuar se nenshkrimi ne kontrate eshte i saj. Ka qene paditesja ajo qe ne kuptim te nenit 12 te K.Pr.Civile ka patur barren per te provuar pretendimet e ngritura gjate gjykimit, por ajo nuk ka sjelle asnje prove ne kete drejtim. Ne keto rrethana, me te drejte gjykatat kane konkluduar se nuk ndodhemi para kushteve te pavlefshmerise relative.

Si ne kerkesen ankimore dhe ne rekurs paditesja ka pretenduar se nuk eshte marre ne shqyrtim nga gjykata pretendimi i saj se ne kontrate nuk ka nenshkruar i padituri, por nena e tij (vajza e paditeses). Ky pretendim nuk ka qene nje nga shkaqet e pavlefshmerise te pretenduara prej paditeses. Ne kerkese-padi dhe gjate shqyrtimit ne shkalle te pare paditesja ka pretenduar lajthitjen e shkakut (neni 765) si shkak te pavlefshmerise. Duke qeneseeshte paditesi ai qe ka te drejte te percaktoje shkakun dhe objektin e padise, me te drejte gjykatat nuk kane hetuar ne drejtimin e mesiperm.

Edhe pretendimi tjeter i ngritur ne rekursin ne interes te ligjit, per zhvillimin e gjykimit ne mungese te pales paditese, eshte i pabazuar. Sipas nenit 460 te K.Pr.Civile, te ndryshuar me ligjin nr.8431, date 14.12.1998, njoftimi i paleve ne gjykaten e apelit rregullisht behet me shpallje, duke perjashtuar nga kjo menyre njoftimi nje kategori ceshtjesh, nder te tjera dhe ceshtjet e kthyera per rigjykim. Ceshtja objekt gjykimi nuk perfshihet ne kete grup ceshtjesh, pasi ajo ka ardhurper gjykim sipas rregullave te pergjithshme nga gjykata e rrethit.

Nga sa me siper nuk ka asnje shkak qe vendimi te behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.1012, date 27.07.1999 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 08.10.2002

110

Nr.87 i Regj. ThemeltarNr.68 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere prej:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

moren ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.08.10.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: HALIT ÇALI, ne mungese

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE GJIROKASTER, perfaqesuar ne gjykim nga Avokati i shtetit Kosta Gazeli.

PERSON I TRETË: IHSAN BUDO

OBJEKTI: Kundershtim vendimi K.K.K.Pronave,

ne baze te Ligjit nr.7698, dt. 15.04.1993

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster me vendimin e saj nr.860, dt. 27.10.1999 ka vendosur :

111

Pranimin e padise, anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave dhe njohjen e pronesise se paditesit;

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.111, dt.23.02.2000 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm lidhur me anullimin e vendimit te K.K.K.P. dhe duke gjykuar ne fakt rrezimin e padise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 44 dt. 09.01.2001 ka vendosur

Mospranimin e rekursit.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit personi i trete, i cili me pretendimin se:

- pronesia eshte e vertetuar me dokumente te rregullta;- paditesi nuk ka provuar pretendimet e tij;

kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster. .

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetaret Agron Lamaj dhe Metush

Saraçi, si shqyrtuan dhe biseduan ne teresi çeshtjen

V Ë R E J N ËSe rekursi i paraqitur Kolegjeve te Bashkuara eshte i drejte dhe i bazuar

ne ligj dhe si i tille duhet te pranohet dhe per pasoje vendimet e dhena ne shqyrtimin e mosmarreveshjes ndermjet pjesemarresve ne gjykim per zbatim te gabuar te ligjit (Neni 473 § a KPrC) duhet te prishen dhe çeshtja t’i dergohet per shqyrtim Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, por me tjeter trup gjykues.

Paditesi me kerkese padine objekt gjykimi drejtuar Gjykates se rrethit Gjirokaster, ka pretenduar se vendimi i anes se paditur eshte ne kundershtim me ligjen dhe ka kerkuar anullimin e tij. Ky kerkim perben objektin e padise si edhe te gjykimit te mosmarreveshjes. Ne baze te nenit 6 te K.Pr.C. “Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet”. Ky parim procedurial eshte i lidhur me te ashtuquajturin parim te disponimit te padise qe do te thote se vetem palet mund te vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor (neni 2 § 1 K.Pr.C.). Ne rastin ne gjykim, gjykata e rrethit eshte shprehur jo vetem per objektin e padise, por edhe per njohjen e se drejtes se pronesise, kerkese qe nuk eshte parashtruar nga palet, pra ajo ka disponuar tej objektit te padise, veprim i cili perben zbatim te gabuar te ligjit. Kete qendrim e ka vazhduar me tej edhe gjykata e apelit.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegjet e Bashkuara mendojnesevendimet gjyqesore duhet te prishen dhe çeshtja t’i dergohet per shqyrtim Gjykates se rrethit Gjirokaster, por me tjeter trup gjykues.

112

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duke ju referuar neneve 484

dhe 485 pika ç te K.Pr.C.

V E N D O S Ë NPrishjen e Vendimit Nr. 44 dt. 09.01.2001 te Gjykates se Larte, nr. 111

dt. 23.02.2 000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe nr. 860 dt. 27.10.1999 te Gjykates se rrethit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 08.10.2002

113

Nr.86 Regj. ThemeltarNr.69 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere prej:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarBashkim Caka AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

moren ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.09.10.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: ZIHNI ABAZI

ARBEN ABAZI

GEZIM ABAZI

SHPETIM ABAZI, ne mungese;

TË PADITUR: MIRANDA NGACANI

DHOKSI GJINI

EDMOND GJINI, ne mungese.

114

OBJEKTI: Zgjidhje kontrate qiraje,

ne baze te Nenit 801 te KC dhe Neni 14 i Ligjes Nr. 7698 dt. 15.04.1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin e saj nr.404, dt. 22.02.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise, zgjidhjen e kontrates se qirase lidhur ndermjet paleve dhe detyrimin e te paditurve te lirojne banesen e marre me qera. Detyrimin e paditesve Abazi t’i vene ne dispozicion te paditurve siperfaqe banimi.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 641 dt. 22.06.2000 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.404 dt. 22.02.2000 te Gjykates se rrethit Tirane dhe zgjidhjen e kontrates se qirase te lidhur ndermjet paleve, detyrimin e paditesave Abazi t`i vene ne dispozicion te paditurve nje siperfaqe banimi per aq sa kane nevoje, por jo me shume se siperfaqja qe lirojne, detyrimin e te paditures Dhoksi te liroje dhe dorezoje apartamentin ku banon dhe detyrimin e paditesit Abazi qe per momentin t`i veje ne dispozicion te paditures Dhoksi apartamentin e ndodhur ne Rr. F. Xhajko P. 59/7 nr.18, te perbere nga nje dhome, kuzhine me aneks, koridor dhe banje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1248. dt. 22.11.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga te paditurit.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit e paditura, e cila me pretendimin se:

- Kemi zbatim te gabuar te ligjit;- Gjykata ka zbatuar gabim nenin 14 § 2 te Ligjit nr.7698 - Gjykata nuk ka zgjidhur drejt problemin tone te strehimit,

kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise. .

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetaret Agron Lamaj dhe Ylvi

Myrtja, si shqyrtuan dhe biseduan ne teresi çeshtjen

V Ë R E J N ËSe rekursi i paraqitur Kolegjeve te Bashkuara eshte i drejte dhe i bazuar

ne ligj dhe per pasoje vendimet e dhena ne shqyrtimin e mosmarreveshjes ndermjet pjesemarresve ne gjykim, per zbatim te gabuar te ligjit (neni 473 § a K.Pr.C.) duhet te ndryshohen dhe kerkese padia e paraqitur nga paditesi duhet te rrezohet.

Paditesit kane provuar se kane fituar titullin e pronesise mbi nje banese 115

te ndodhur ne Tirane, ne te cilen aktualisht banojne te paditurit ne poziten e qiramarresit.

Me padine objekt gjykimi paditesit me pretendimin se kane nevoje per banesen dhe se i kane gjetur strehim te paditurve kane kerkuar zgjidhjen e kontrates se qirase dhe lirimin e baneses.

Si prova paditesit kane paraqitur para gjykates nje kopje kontrate qiraje me nje te trete, kontrate me afat 1 vjeçar (2000-2001).

Mbi faktet e paraqitura me lart gjykatat kane pranuar padine e paditesit.Ne nenin 149 te K.C percaktohet instituti i pronesise si e drejte per te

gezuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve te caktuar me ligj. Ne kete kuptim eshte e nevojshme te dihet edhe rregullimi ligjor, d.m.th. kufizimet qe ligji ka parashikuar lidhur me pronesine. Nje rregullim te tille nder te tjera percakton Ligji nr.7698, dt.15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” dhe konkretisht neni 14 § 2. Ky nen cakton kushtet qe duhet te ekzistojne per zgjidhjen e kontrates se qirase se baneses ndermjet shtetit, d.m.th. pronarit ekzistues dhe qiramarresit. Kuptimi i ketij paragrafi krijon bindjen se ekzistojne dy kushte per zgjidhjen e kontrates, pra te lirimit te baneses dhe qe jane, e para, sigurimi nga ana e pronarit ne favor te qiramarresit te nje banese tjeter dhe se dyti qe kjo banese te jete brenda te njejtes qender te banuar dhe me siperfaqe banimi aq sa i takon sipas normave te strehimit ne momentin e daljes se ketij ligji, por jo me teper se sa ka.

Vetem nese paditesi provon se i ka plotesuar keto kushte duhet t`i pranohet padia. Me fjalen pronar ligji ka parasysh personin qe ne baze te ligjit ne fjale ka rifituar pronesine mbi banesen sipas kushteve qe parashikon ligji i mesiperm. Ne kete rast, pavaresisht se kontrata e qirase ka qene e lidhur me shtetin, ajo vazhdon te ekzistoje, por tani ne favor te personit qe u be pronar. Pra, qellimi i ligjit ne kete rast eshte qe te favorizoje qiramarresin, i cili duhet te gezoje lirisht banesen e marre me qira, pavaresisht se ndryshojne marredheniet e pronesise mbi sendin objekt i kontrates se qirase. Megjithate, pronari ka te drejte ta gezoje sendin e tij, d.m.th. t`i kthehet nese ai ploteson kushtet e parashikuara ne nenin e mesiperm. Kur behet fjale per “sigurim banese” ligji ka parasysh nje disponim ose posedim konkret dhe efektiv te sendit, pra qe i referohet nje kohe para dorezimit te baneses dhe qe nuk kushtezohet nga faktore te tjere; perfundimisht, qe qiramarresi te kete te zgjidhur problemin e strehimit pa ndjenjen e dyshimit per te nesermen. Realizimi i ketij vullneti mundet te behet ne forma te ndryshme juridike, por kryesore eshte qe qiramarresi do te vazhdoje perseri marredhenien e qirase pa u lidhur me kushte kohore.

Ne rastin ne gjykim paditesit kane lidhur nje kontrate qeraje me nje te trete per marrje banese me qera. Kjo menyre veprimi nuk i ploteson kushtet e parashikuara nga ligji, pasi se pari nuk eshte kontrate ne favor te nje te treti, se dyti nuk eshte marre vullneti i qiramarresit d.m.th. te paditurit dhe per pasoje personi i trete nuk ka asnje detyrim ndaj tij.

116

Po te analizohet me tej, konstatohet se edhe kjo kontrate nuk eshte e vlefshme per te gjithe te paditurit, por vetem per njerin prej tyre.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegjet e Bashkuara mendojne se paditesi nuk i ka plotesuar kerkesat qe parashikon ligji, pra pretendimet e tij nuk jane provuar gjate shqyrtimit gjyqesor dhe per pasoje vendimet gjyqesore duhet te ndryshohen dhe padia e tij duhet te rrezohet.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duke ju referuar neneve 484

dhe 485 pika d te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NNdryshimin e Vendimit nr.404, date 22.02.2000 te Gjykates se rrethit

Tirane, nr.641, date 22.06.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.1248, date 22.11.2000 te Gjykates se Larte dhe rrezimin e padise se paditesave Abazi.

Tirane, me 09.10.2002

MENDIMI I PAKICËSNe lidhje me ceshtjen me pale: paditesa Zihni Abazi, etj., te paditur

Miranda Ngacani, Dhoksi Gjini etj., me objekt zgjidhje e kontrates se qirase dhe lirimin e baneses nuk jemi dakort me vendimin e shumices per arsyet e meposhteme:

Paditesat jane ish pronare dhe ne baze dhe per zbatim te ligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave u eshte kthyer ne pronesi nje shtepi banimi e ndodhur ne katin e trete te nje pallati, te ndodhur ne rrugen "Barikada" nr.127, Tirane. Te paditurit vazhdojne te qendrojne sikurse eshte pretenduar ne poziten e qiramarresit, sepse kete te drejte e gezojne per shkak te qenies qiramarres me shtetin dhe per rrjedhoje kane fituar statusin e te pastrehit.

Ne pikepamje te interpretimit ligjor qe te paditurit do qendrojne si qiramarres e do te perfitojne nga statusi i te pastrehit, si persa i perket pagimit te qirase, ashtu dhe sistemimit ne nje banese tjeter, pavaresisht nga arsyetimi i bere, qendrimi ligjor eshte i njejte, duke pranuar se te paditurit do te qendrojne qiramarres deri sa te perfitojne si te pastrehe, si dhe do te paguajne qirane ne kushtet e percaktuara nga ligji. Ne rastin konkret, perfundimi i arritur nga gjykatat se te paditurit duhet te sistemohen sipas kontratave te qirase te lidhur me paditesit nuk eshte i drejte dhe cenon interesat e tyre. Ne kete aspekt te trajtimit juridik te problemit bashkohemi me shumicen per sa i perket

117

prishjes se vendimit te mospranimit te marre prej Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, si dhe per prishjen e vendimit te gjykates se apelit, por ne mendojme se ceshtja duhet t`i dergohej per rishqyrtim Gjykates se Apelit Tirane dhe nuk duhej zgjidhur ne fakt sikurse u pranua.

Ne rekursin ne interes te ligjit, e paditura ka parashtruar: se gjykata nuk ka hetuar ne lidhje me siperfaqet e banimit qe kemi ne, se sa kane qene normat e strehimit ne momentin e hyrjes ne fuqi dhe sa na takon, etj.

Ne te njejten kohe, paditesat kane pretenduar per te paditurin qe jane larguar perfundimisht jashte shtetit.

Per te zgjidhur ceshtjet e siperme e per t`i krijuar mundesi seciles pale te parashtrojne pretendimet e saj, si dhe kriteret ligjore perkatese, si dhe te vertetojne pretendimin e ngritur e cmojne se do te ishte e pranueshme dergimi i ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, e cila ne zbatim te nenit 465 te K.Pr.Civile mund te perserise teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor jo vetem me kerkesen e paleve, por dhe kryesisht, si dhe mund te marre prova te reja.

Krijimi i nje hapesire te tille ligjore do te ndikonte dhe ne zgjidhjen ligjore te ceshtjes.

Bashkim Caka Valentina Kondili Kristaq Ngjela

Evjeni Sinoimeri Vladimir Metani Nikoleta Kita

Zamir Poda

118

Nr. 60 i Regj. ThemeltarNr. 70 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 26.9.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 60 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : FERIDE SULA, ne mungese.

I PADITUR : KUJTIM ISLAMI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Pjestim pasurie.

Baza Ligjore :Neni 207 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.4345 date 16.12.1998, ka vendosur:

119

Kapitali themeltar gjithsej 122.554 $

Pranimin e kerkese padise Pjestimin e apartamentit te ndodhur ne rrugen “Bulevardi Shqiperia e Re”, pallatet “1 Maj”, nr.127, hyrja 36 e perbere prej dy dhoma, nje kuzhine dhe ambiente te tjera ndihmese me siperfaqe 64,09m2

midis paditeses Feride Sula dhe Kujtim Islami, duke i lene ne natyre apartamentin paditeses.Detyrimin e paditeses Feride Sula te paguaje ne favor te te paditurit Kujtim Islami vleren prej 737.035 leke si rezultat i kompensimit per ½ pjese te apartamentit.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile, te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.”, ka ushtruar rekurs i padituri Kujtim Islami, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te paditurit, duke shkelur dispozitat mbi njoftimet.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin perkates te anetareve Vladimir Metani dhe

Kristaq Ngjela dhe diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane nr.4345, date 16.12.1998

me te cilin eshte vendosur pjestimi mes paleve ndergjyqese i nje apartamenti te ndodhur ne rrugen “Bulevardi Shqiperia e Re”, pallatet “1 Maj”, Tirane, eshte dhene ne shkelje te rende te normave proçedurale dhe si rrjedhim ai duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim.

Keshtu, ka rezultuar se palet ndergjyqese kane qene bashkeshorte midis tyre dhe me vendimin gjyqesor te formes se prere nr.7734 date 24.9.1996 eshte vendosur zgjidhja e marteses. Ne bashkepronesi te tyre ka qene nje apartament banimi ndodhur ne rrugen “Bulevardi Shqiperia e Re”, pallatet “1 Maj”, nr.127, hyrja 36 e perbere prej dy dhoma, nje kuzhine dhe ambiente te tjera ndihmese me siperfaqe 64,09m2.

Me padine ne gjykim eshte kerkuar shuarja e marredhenies juridike te bashkepronesise, nepermjet pjestimit te sendit te perbashket.

Pas perfundimit te shqyrtimit te fazes se pare te ketij gjykimi, ku eshte lejuar pjestimi i pasurise ne bashkepronesi midis paleve ne gjykim, ne raportin ½ pjese secili, Gjykata e shkalles se pare me vendim gjyqesor nr.4345, date 16.12.1998, ka vendosur pjestimin e sendit ne bashkepronesi duke ja lene ate ne natyre paditeses.

Kolegjet e Bashkuara konstatojne se çeshtja, si ne fazen e pare te shqyrtimit te padise, dhe ne fazen e dyte, eshte gjykuar ne mungese te te paditurit pa patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton padijenia e te paditurit per zhvillimin e ketij proçesi, pasi nga 120

gjykata i jane derguar flete thirrje te paditurit, te cilat nuk i jane komunikuar atij, sipas rregullave te parashikuara ne nenet 130 – 133 te K.Pr.C.

Ne baze te neneve 467 germa “ç” dhe 472 germa “b” te K.Pr.C., ky fakt perben shkelje te rende te normave proçedurale qe çon detyrimisht ne prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa

“ç” te Kodit te Proçedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.4345 date 16.12.1998 te Gjykates se Shkalles se

Pare Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.9.2002

121

Nr.77 i Regj.ThemeltarNr.71 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarMetush Saraçi Anetar Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja Anetar Zamir Poda Anetar Nikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Irma Bala Anetare Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.10.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile Nr.77, qe i perket:

PADITËS: PETRIT CENOLLARI

I PADITUR: SEKSIONI I FINANCES PERMET

MIKAIL NASI

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri e kontrates se shitjes se truallit

Baza ligjore: Neni 92 i Kodit Civil

Gjykata e Rrethit Permet, me vendimin nr.980, date 28.10.1996, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.02, date 2.2.1999, ka vendosur:

122

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Petrit Cenollari ngritur kunder Seksionit te Finances dhe Mikail Nasi, me objekt: Pavlefshmerine e kontrates se shitjes te dates 9.1.1992.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.70, date 1.2.2000, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.02, date 2.2.1999, te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Kunder vendimeve te formes se prere ka bere rekurs ne interes te ligjit paditesi Petrit Cenollari, i cili kerkon prishjen e tyre, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kemi kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes, pasi veprimi juridik eshte kryer ne kundershtim me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.364, date 5.10.1991.

- Vendimet e te tria gjykatave vijne ne kundershtim me piken 19 te Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.3, date 21.6.1993, “Per zbatimin e ligjit per kthimin e kompensimin e pronave”.

- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me ligjin per kthimin e kompensimin e pronave, neni 2.

- Vendimet e gjykatave jane haptazi te padrejte edhe ne menyren e trajtimit te rastit konkret. Si mund te pranohet qe brenda oborrit te shtepise time te vendoset nje objekt tjeter dhe aq me teper nga ky oborr te shitet 16 m2. Kjo eshte ne kundershtim me rregullat urbanistike dhe shkelje e te drejtave te mia si pronar i saj.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Artan Hoxha dhe Nikoleta Kita,palet ne mungese megjithe njoftimin me shpallje,pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit dhe i Gjykates se Larte jane te mbeshtetura

ne ligj e per kete shkak duhen lene ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, me vendimin nr.121, date

31.7.1995, te Komisionit te Kthimit te Pronave Permet, trashegimlenesit te paditesit i eshte njohur ish prona e tij e ndodhur ne qytetin e Permetit, truall me siperfaqe 510 m2 dhe i eshte kthyer 390 m2 i zene nga nje ndertese 5 kateshe prone e tij, ish hotel dhe nje siperfaqe prej 16 m2 mbi te cilen eshte nje lokal qe ka sherbyer si kepucari. Ky lokal dhe trualli nen te me kontraten e dates 22.11.1991 dhe date 19.1.1992, i jane shitur te paditurit Mikail Nasi nepermjet kontratave respektive me Seksionin e Finances dhe Ndermarrjen e Riparim Sherbimeve Permet.

123

Paditesi ka kerkuar te deklarohet e pavlefshme kontrata e shitjes se truallit, pasi ajo eshte bere ne kundershtim me Ligjin nr.7512, date 10.8.1991. Paditesit ne te gjitha gjykimet e zhvilluara edhe pas prishjes se vendimit nga Gjykata e Larte i eshte rrezuar padia.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, nga aktet e ndodhura ne dosje arrijne ne perfundimin se vendimet gjyqesore jane te bazuara ne ligj. Pretendimet e paditesit nuk jane te mbeshtetura. E gjithe praktika e shitjes dhe privatizimeve eshte perfunduar perpara se paditesit t’i jete kthyer prona me vendim te Komisionit te Kthimit te Pronave. Ne kuadrin e veprimtarise se tij si punonjes i Ndermarrjes se Riparim Sherbimeve i padituri ka perfituar me te drejte nga Ligji nr.7512, date 10.8.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”.

Duke qene se shitja dhe privatizimi i objektit dhe truallit mbi te cilin eshte ngritur jane bere ne perputhje me keto dispozita dhe perpara se paditesi te perfitonte nga Ligji nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”, e ben te gjithe kete proces te rregullt e ligjor e per pasoje edhe vendimet gjyqesore te pacenueshme.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a

te Kodit te procedures Civile,

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.02, date 2.2.1999, te Gjykates se Apelit

Gjirokaster dhe vendimit nr.70, date 1.2.2000, te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Tirane, me 8.10.2002

MENDIMI I PAKICESPakica ka mendimin se Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane

gabuar duke lene ne fuqi vendimin e Kolegjit Civil te kesaj gjykate dhe vendimin e Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Sipas nenit 21 te Ligjit nr.7512, date 10.8.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarive te pavarura dhe privatizimit” eshte parashikuar qe personave fizike a juridike private vendas u jepet truall ne pronesi per ndertim me pagese. Ne interpretim te kesaj dispozite pakica ka mendimin se ligji i mesiperm ka patur dy qellime kryesore:

Se pari, te sanksionoje pronen private menjehere mbas miratimit te dispozitave kryesore kushtetuese, te cilat pasqyruan ndryshimin e rendit shoqeror dhe pozicionin e tij mbi vete pronen;124

Se dyti, te promovonte inisiativen e lire dhe te pavarur ne favor te zhvillimit te aktivitetit dhe prones private.

Ne rastin e shitjeve te trojeve, keto qellime te ligjvenesit realizoheshin me plotesimin e dy kushteve: trualli te ishte i lire dhe me kushtin qe ai te perdorej per ndertim.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se trualli objekt konflikti eshte shitur tek i padituri Mikail Nasi ne daten 22.11.1991 me qellim ushtrimi aktiviteti artizanal, si kepucar. Pra vete qellimi per te cilin eshte lejuar shitja e tij ka qene ne kundershtim me ate qe ligji e lejonte, duke e bere absolutisht te pavlefshme kontraten e shitjes ne kuptim te nenit 17/b te Kodit Civil te vjeter, ne fuqi ne ate kohe.

Po ashtu, trualli ne fjale eshte trajtuar si truall i lire, kur ne fakt ka qene i zene me ndertim dhe pikerisht me objektin ku i padituri ushtronte veprimtarine si kepucar dhe qe e ka privatizuar nga Ndermarrja e Riparim Sherbimeve Permet mbas 2-muajve, ne daten 19.1.1992. Sikurse shihet, trualli ne kuptim te ligjit nr.7512, date 10.8.1991, nuk ka qene i lire por i zene me ndertim duke e bere edhe per kete shkak te pavlefshme kontraten e shitblerjes se tij. Ne kundershtim me rregullimin ligjor te kohes dhe te praktikes se ndjekur, ne rastin ne shqyrtim ka ndodhur qe me pare eshte shitur trualli ku ngrihej objekti qe privatizohej per qellim aktiviteti tregtar dhe pastaj vete objekti.

Ne gjykim eshte pretenduar gjithashtu se kjo kontrate shitje qe ne vetvete titullohet proces verbal shitje, eshte nje akt juridik i paplote dhe i paperfunduar ne kuptim te ligjit, per shkak se ai nuk eshte firmosur nga palet ne te. Megjithese pale ne kontrate kane qene Seksioni i Finances, Zyra e Kadastres dhe bleresi Mikail Nasi, kjo kontrate eshte firmosur vetem nga Pergjegjesi i Seksionit te Finances dhe jo nga dy pjesemarresit e tjere ne kontrate.

Ketij pretendimi te vene si detyre per tu verifikuar nga Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1644, date 27.11.1997, i cili ka prishur vendimin e Gjykates se Apelit Tirane dhe ate te Rrethit Gjyqesor Permet, rezulton se ne rigjykim nuk i eshte dhene pergjigje. Nuk jane bere verifikimet perkatese per vete origjinalin e kontrates dhe menyren se si eshte regjistruar ajo nga zyra e hipotekes, neqoftese pretendimi i ngritur eshte i vertete, gje qe ashtu duhet pranuar duke marre per baze ate qe eshte administruar per gjykim. Ne aplikim te nenit 486 te K.Pr.C. mos realizimi i detyrave te vena nga gjykata me e larte ne rigjykim, perben shkak per prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim.

Perikli Zaharia Artan Hoxha Nikoleta Kita

125

Nr.56 i Regj.ThemeltarNr.72 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbera nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha Anetar Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Natasha Sheshi Anetare Agron Lamaj Anetar Perikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareVladimir Bineri Anetar Ylvi Myrtja Anetar Zamir Poda AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Irma Bala AnetareSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.9.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile Nr.56, qe i perket:

PADITËS: ARTAN MEHMETI

I PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

OBJEKTI I PADISË: Anullim i urdherit nr.1114/4, date 16.6.1999,

te Ministrise se Rendit Publik dhe rikthimin ne punen e meparshme.

Baza ligjore: Ligji nr.7978, date 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise”, neni 32.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.2799, date 5.10.1999, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

126

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.350, date 11.4.2000, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.2799, date 5.10.1999, te Gjykates se rrethit Tirane duke vendosur anullimin e urdherit nr.1114/4, date 16.6.1999, te Ministrise se Rendit Publik dhe rikthimin e paditesit ne punen e meparshme.

Kunder vendimit te formes se prere ka bere rekurs ne interes te ligjit i padituri Ministria e Rendit Publik, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi ka vepruar jo vetem haptazi ne kundershtim me detyren, por edhe ka shperdoruar detyren e tij, ndaj ai nuk mund te qendroje ne organet e Ministrise se Rendit Publik.

- Arsyetimi i vendimit te Gjykates se Apelit eshte haptazi jo logjik, pasi bie ndesh me provat e administruara ne dosje.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Artan Hoxha dhe Vladimir Bineri,palet ne mungese me gjithe njoftimin me shpallje dhe,pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

127

V Ë R E J N ËGjykimi ne Gjykaten e Larte duhet te pushohet per shkak se rekursi ne

interes te ligjit eshte bere nga person i pa autorizuar.Sikurse rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje, paditesi Artan Mehmeti

ka paditur Ministrine e Rendit Publik me objekt anullimin e urdherit nr.1114/4, date 16.6.1999, me te cilin ai eshte larguar nga detyra. Ne gjykimin e kesaj ceshtje, me autorizimin e dates 5.10.1999, shefi i sektorit juridik te Ministrise se Rendit Publik, Z.Fatmir Fagu ka perfaqesuar palen e paditur ne gjykimin ne shkalle te pare dhe ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit Tirane. Ana e paditur, pasi ka humbur afatin per te bere rekurs ne Gjykaten e Larte, ne aplikim te nenit 473 te K.Pr.C., ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit ne daten 19.5.2000, me te cilin ka kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.350, date 11.4.2000 dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.2799, date 5.10.1999, te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Gjykata e Larte me shkresen nr. T-114, date 7.6.2000, e ka kthyer rekursin pa veprim duke i kerkuar Ministrise se Rendit Publik qe nder te tjera rekursit t’i bashkangjitej autorizimi per te bere ankim ne Gjykaten e Larte, pasi rekursi ishte nenshkruar nga shefi i sektorit juridik dhe jo nga titullari i institucionit. Kjo kerkese e gjykates nuk eshte plotesuar nga pala e paditur nderkohe qe Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte ne daten 5.6.2001, duke marre per baze disa probleme ligjore te cilat jane vleresuar se duhen shqyrtuar nga Kolegjet e Bashkuara, e ka kaluar ceshtjen per gjykim.

Pa i hyre analizes se shkaqeve te rekursit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne faktin se rekursi eshte paraqitur nga person i palegjitimuar e per kete shkak, ai nuk duhet pranuar dhe gjykimi ne Gjykaten e Larte duhet pushuar. Nga autorizimi i dates 5.10.1999, rezulton se shefi i sektorit juridik perfaqeson Ministrine e Rendit Publik ne gjykimin ne shkalle te pare, duke patur te drejte te vere ne dispozicion te kesaj gjykate materialet per gjykimin e ceshtjes deri ne zgjidhjen perfundimtare. Sipas dispozitave te nenit 64 te K.Civil dhe nenit 96 e ne vazhdim te K.Pr.Civile, kerkohet qe tagrat e perfaqesimit te percaktohen ne menyre te shprehur ne prokure. E drejta per te bere ankim e perfaqesuesit te Ministrise se Rendit Publik ne gjykaten me te larte nuk del e shprehur ne autorizimin e dates 5.10.1999. Neni 474 i K.Pr.C. parashikon se rekursi ne Gjykaten e Larte nenshkruhet nga vete pala, avokati, apo perfaqesuesi i tij i pajisur me prokure. Prokure per te ushtruar rekurs ne Gjykate te Larte kunder vendimit te Gjykates se Apelit nuk rezulton qe te jete leshuar nga pala e paditur ne favor te Z. Fatmir Fagu, shefi i sektorit juridik. Megjithese nje gje e tille eshte kerkuar nga ana e Gjykates se Larte pra, autorizimi per te ankimuar dhe perfaqesuar ceshtjen ne kete gjykate, perseri nga ana e pales se paditur nuk eshte bere plotesimi i kerkesave sipas kritereve ligjore duke e vene Gjykaten perpara pamundesise per ta shqyrtuar ate.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te neneve

128

450 dhe 485 te Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes me nr.56, qe i perket paleve padites

Artan Mehmeti dhe i paditur Ministria e Rendit Publik ne Kolegjet e Bashkuara ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 25.9.2002

129

MENDIMI I PAKICËSPushimi i gjykimit te çeshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se

Larte, me arsyetimin se rekursi konsiderohet i pa paraqitur, per shkak se eshte nenshkruar nga person qe nuk legjitimohet, nuk eshte ne perputhje me dispozitat procedurale.

Dihet se ankimi eshte akti me te cilin palet ose pjesemarresit e tjere ne proçes parashtrojne kundershtimet e tyre ndaj vendimit te gjykates, i cili, sipas nenit 450 te K.Pr.C, nuk pranohet, nder te tjera, edhe kur eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet te beje ankim.

Si ankimi ne Gjykaten e Apelit, ashtu dhe rekursi, duhet te nenshkruhet nga vete pala, avokati ose perfaqesuesi i pajisur me prokure. Ne nenin 92 te K.Pr.C. thuhet se: “Personat juridike marrin pjese ne gjykim me ane te atij qe i perfaqeson, sipas dispozitave ligjore”. Si perfaqesues te personave juridike mund te jene juristet apo punonjesit e tjere te autorizuar prej tyre. Prokura ne emer te personave juridike publike dhe private, per te qene e vlefshme, mjafton te kete nenshkrimin e drejtuesit dhe vulen perkatese. Sipas nenit 71 paragrafi II te Kodit Civil, “Prokura eshte e posaçme kur i perfaqesuari i ka dhene perfaqesuesit tagrin per te kryer nje ose disa veprime juridike te caktuara, qe karakterizohen nga nje qellim i perbashket”, nderkohe qe perfaqesuesi i kryen veprimet per te perfaqesuarin ne baze dhe brenda kufijve qe i jane dhene nga prokura, pra brenda tagrave te perfaqesimit.

Ne rastin ne gjykim rezulton se keto tagra jane caktuar me shkresen perkatese date 5.10.1999, ku nder te tjera perfaqesuesit i jepet e drejta per te perfaqesuar Ministrine e Rendit Publik ne gjykimin ne shkalle te pare, duke patur te drejte te vere ne dispozicion te kesaj gjykate materialet per gjykimin e çeshtjes, deri ne zgjidhjen perfundimtare. Nga ky akt rezulton, ndonese jo ne menyre te drejtperdrejte, se perfaqesuesi nuk ka vetem tagrin e perfaqesimit ne gjykimin e çeshtjes ne nje gjykate me te larte, por ka edhe tagrin per te paraqitur ankim prane kesaj gjykate.

Sipas nenit 65 paragrafi II i K.C., tagrat, edhe kur nuk rezultojne ne menyre te shprehur, mund te nxirren edhe nga rrethanat ne te cilat kryhet veprimi, nga vete permbajtja e prokures, pra mund te rezultojne nga rrethana konkludente, te cilat jane sjellje, qendrime, veprime e te tjera nga ku del shume qarte se personi qe i kryen ato ka tager perfaqesimi. Edhe fakti qe keto veprime juridike perfaqesimi karakterizohen nga nje qellim i perbashket, ai i zgjidhjes perfundimtare te çeshtjes ne gjykim, te çon ne nje perfundim te tille.

Veç kesaj, vlen te evidentohet edhe pozicioni i perfaqesuesit te te paditurit ne detyren e shefit te sektorit juridik, sektor qe permban si nje nga detyrat kryesore te tij edhe perfaqesimin e institucionit perkates para gjykatave te te gjitha niveleve.

Nje argument tjeter mbi kete qendrim perben edhe permbajtja e nenit 97 paragrafi II te K.Pr.C., ku thuhet se : “Ne çdo rast (mbrojtesi) nuk mund te kryeje akte qe sjellin disponim te se drejtes, perveç rasteve kur ka fituar tager ne menyre te shprehur”. Nga interpretimi i kesaj dispozite, arrihet ne

130

perfundimin se, per paraqitjen e ankimit, si akt qe nuk sjell disponim te se drejtes, nuk eshte e nevojshme qe perfaqesuesi te jete i pajisur me kete tager ne menyre te shprehur.

Te gjithe elementet e mesiperm flasin qarte se perfaqesuesi i te paditurit ka patur tager per te paraqitur rekurs ne interes te ligjit kunder vendimeve te gjykatave. Nga asnje rrethane nuk rezulton qe te jemi para perfaqesimit pa tager, sepse nuk del qe juristi te kete vepruar si perfaqesues i organit pa vullnetin e ketij te fundit, apo ai, duke qene perfaqesues i organit, te kete kapercyer kufijte qe i jane dhene nepermjet prokures.

Ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, jo vetem per mungese te pretendimeve te paleve per legjitimitetin e personit qe ka paraqitur rekurs, por edhe per shkak te mungeses se indicjeve per te arritur ne perfundimin se rekursi eshte bere nga persona te tille, si dhe per shkak te permbajtjes se normave procedurale qe u analizuan me lart, nuk duhet te vendosnin mospranimin e rekursit, por duhet te shqyrtonin ne seance gjyqesore shkaqet e tij.

Bashkim Caka Zamir Poda Vladimir Metani

131

Nr.67 i Regj. ThemeltarNr. 73 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere prej:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 24.09.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.67 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : NEPTUN BAJKO, perfaqesues i ortakut shteteror te shoqerise se perbashket “Sport Klub Partizani”, sh.p.k.

I PADITUR : SHOQERIA “SPORT KLUB PARTIZANI” sh.p.k., perfaqesuar nga ortaku dhe administratori Antonio De Simone.

OBJEKTI I PADISË :Prishje e shoqerise “Sport Klub Partizani” sh.p.k..

Baza ligjore : Ligji nr.7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”, nenet 8, 40, 42 dhe 72.

132

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2204, date 9.7.1999, ka vendosur:

Pranimin e padise.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik kontrates se themelimit te shoqerise “Sport Klub Partizani” sh.p.k., fillimin e procedurave te likujdimit te shoqerise.Caktimin e likujdatorit Ilirjan Hoxha.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.1018 date 16.8.1999, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2204 date 9.7.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e te paditurit, me vendimin nr.1218 date 24.12.1999, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1018 date 16.8.1999 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile, te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.”, ka ushtruar rekurs i padituri Shoqeria “Sport Klub Partizani” sh.p.k., perfaqesuar nga ortaku dhe administratori Antonio De Simone, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Kolegji Tregtar ka konkluduar pa analizuar provat dhe ne kundershtim me ligjin.

- Pronar i kapitaleve te futura ne shoqeri nga ortaku shqiptar, qysh me krijimin e ndermarrjes se perbashket, eshte shoqeria dhe jo shteti shqiptar.

- Perfaqesuesi i ortakut shqiptar e ka patur kete cilesi si perfaqesues, ç’ka e pranon edhe Gjykata e Larte. Ne momentin e nenshkrimit te kesaj kontrate jane respektuar dispozitat e ligjit nr.7512, neni 3.

- Ligji nr. 7664 date 12.11.1992 i cituar nga Kolegji Tregtar, nuk ekziston. Ligji per ndermarrjet mban nr. 7523 date 6.11.1991, ndersa ligji nr. 7926 date 20.4.1995 nuk mund te zbatohej, pasi ai eshte miratuar nje vit me vone nga krijimi i shoqerise.

- Prej ortakut italian jane respektuar dispozitat ligjore dhe veprimet kane qene te rregullta.

- Padia eshte e parashkruar, pasi eshte ngritur tej afatit 3 vjecar te parashikuar ne ligj.

133

Kapitali themeltar gjithsej 122.554 $

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin perkates te anetareve Vladimir Metani dhe Spiro

Spiro,pasi degjuan perfaqesuesin e ortakut shqiptar avokat Artan Hajdari dhe

perfaqesuesin e shoqerise “Sport Klub Partizani” avokat Flamur Çato, te cilet respektivisht kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare

dhe pasi diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Larte nr.1218 date 24.12.1999, me te cilin eshte

vendosur lenia ne fuqi e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, ndaj si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Keshtu, ka rezultuar se me vendim gjyqesor nr.5763, date 1.8.1994, eshte regjistruar si shoqeri tregtare sh.p.k. “Sport Klub Partizani”, me ortake Klubi i Futbollit Partizani, perfaqesuar nga Bujar Labinoti dhe shoqeria italiane “ABACO” s.r.l., perfaqesuar nga administratori Vincenzo Mignoli. Fillimisht, ky subjekt ka qene i regjistruar me vendim gjyqesor si person juridik, nen emertimin “Ndermarrje e Perbashket “Sport Klub Partizani”.

Kontributi i ortakeve ne kapitalin themeltar (ne shumen 122.554$), eshte 31.277$ per ortakun shqiptar i perbere kryesisht nga kapitali ne natyre, si hotel, ambiente ndihmese, dhoma zhveshje dhe dushi, magazina, fusha futbolli, dhe 91.277$ per ortakun italian i perbere nga vlera monetare dhe artikuj sportiv. Ndersa raporti i pjesemarrjes ne shoqeri per ortakun shqiptar dhe ate italian eshte vleresuar respektivisht ne kuotat 20% dhe 80%.

Me vendim te Asamblese se Ortakeve date 20.1.1996, ortaku italian ka vendosur shitjen e kuotes se kapitalit qe zoteron, duke ja transferuar ate, shoqerise shqiptare “ABACO” sh.p.k. (regjistruar si person juridik me vendim gjyqesor nr.4791 date 8.6.1994), me administrator Antonio de Simone.

Me padine ne gjykim, prej ortakut shqiptar eshte kerkuar prishja e shoqerise duke shpallur likujdimin e saj me pretendimin se ne formimin e shoqerise nuk jane respektuar modalitetet e parashikuara ne ligj dhe konkretisht ato qe kane te bejne me vleresimin e kontributit ne natyre te ortakut shqiptar dhe perfshirjen ne kundershtim me ligjin te sherbimeve si kontribut te ortakut italian, duke çuar ne vleresim te gabuar te kuotes zoteruese ne kapitalin themeltar. Gjate gjykimit nga paditesi eshte plotesuar shkaku ligjor dhe objekti i padise, duke kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik te krijimit te shoqerise, ku veç shkaqeve te siperpermendura, pretendohet se dokumentacioni shoqerues i kerkeses per regjistrimin e sh.p.k., ka qene i parregullt, mungon akti i themelimit te 134

shoqerise dhe çdo dokument i nenshkruar nga ortaket per shlyerjen e pjeseve te kapitalit themeltar dhe mbi te gjitha, mungon pelqimi i ortakut shqiptar, pasi kjo pale eshte perfaqesuar nga ish-pergjegjesi i klubit pa autorizim apo prokure te posaçme nga Ministri i Financave dhe Ekonomise dhe nga Ministri i Tregtise dhe Bashkepunimit Ekonomik me Jashte.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur pranimin e padise, me arsyetimin se ne krijimin e shoqerise jane shkelur dispozitat urdheruese te ligjit. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane dhe Gjykata e Larte.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, pasi shqyrtuan çeshtjen i gjejne vendimet e gjykatave te drejta dhe te bazuara ne ligj.

Keshtu, sipas ligjit nr. 7632 date 4.11.1992 “Per dispozitat qe rregullojne pjesen e pare te Kodit Tregtar”, nenet 17 dhe 19, ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” nenet 37, 39 dhe vijues dhe VKM nr.93 date 28.2.1994 “Per bashkimin e ndermarrjeve shteterore ne shoqerite tregtare me ortake te tjere”, duke qeneseme krijimin e kesaj shoqerie te perbashket disponohej pjese e pasurise shteterore, sidomos pasuri e paluajtshme, si organ shteteror i autorizuar qe ka te drejten e disponimit te kesaj pasurie nuk ishin drejtuesit e “Sport Klub Partizani”, por Ministri i Financave. Veç kesaj, ky organ vendos per bashkimin e ndermarrjes ne shoqerine tregtare me ortake te tjere dhe qe per kete shkak ka atributet e ortakut. Siç u permend edhe me lart, rezulton se akti i themelimit te kesaj shoqerie per ortakun shqiptar eshte nenshkruar nga ish-pergjegjesi i klubit “Partizani”, pa patur akt perfaqesimi nga Ministri i Financave, duke perfshire ne kete ndermarrje pasuri per te cilat ligji kerkonte shprehjen e vullnetit prej organit perkates shteteror si perfaqesues i pasurise se Shtetit Shqiptar. Per rrjedhoje, siç dhe me te drejte ka konstatuar Kolegji Tregtar i Gjykates se Larte, ndodhemi para mosrespektimit te nje kerkese te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”, nenit 39 qe percakton kriteret e rregullshmerise se aktit te themelimit te shoqerise tregtare, akt i cili rezulton te mos jete nenshkruar nga ortaku shqiptar.

Mosrespektimi i dispozitave urdheruese te ligjit ne kryerjen e nje veprimi juridik, sipas nenit 92 germa “a” e Kodit Civil, e ben ate absolutisht te pavlefshem duke mos krijuar asnje pasoje juridike. Ne kushtet kur, per arsyet qe u permenden me lart, akti i themelimit te shoqerise, eshte ne kundershtim me dispozitat urdheruese te ligjit te veçante, ky akt eshte absolutisht i pavlefshem.

Me te drejte nga gjykatat jane hedhur poshte prapesimet e te paditurit se, persa i perket shoqerive tregtare nuk mund te zbatohen dispozitat e Kodit Civil mbi pavlefshmerine e veprimeve juridike, meqe per to ka nje rregullim te posaçem me ligj te veçante. Keshtu, vete shoqeria tregtare, siç del dhe nga permbajtja e nenit 1 te ligjit nr.7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” eshte nje kontrate, pra veprim juridik, me ane te se ciles, nje ose disa pale synojne te krijojne nje marredhenie juridike te caktuar me qellim qe te ndajne fitimet ose te perfitojne nga te ardhurat qe mund te nxjerrin prej saj. Si i tille ai

135

do t’i nenshtrohet rregullave te pergjithshme mbi vlefshmerine e veprimeve juridike dhe dispozitave te veçanta qe rregullojne kete kategori kontratash. Ne asnje dispozite te Kodit Civil, apo te ligjit te veçante, nuk parashikohen perjashtime te shprehura nga rregullat e pergjithshme te ketij instituti juridik. Nje perfundim i tille rezulton dhe nga permbajtja e nenit 231 te ligjit nr.7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” ku thuhet: “Pavlefshmeria e nje shoqerie ose e nje akti qe ndryshon statutin, mund te rezultoje vetem nga nje dispozite e veçante e ketij ligji, ose e atyre qe rregullojne ligjerisht pavlefshmerine e kontratave”. Ne kete kuptim, nisur nga fakti qe konstatimi i pavlefshmerise absolute te nje veprimi juridik mund te behet ne çdo kohe dhe ne rrethanat qe shkaku i pavlefshmerise se aktit te themelimit te shoqerise eshte absolut, gjendet i pabazuar pretendimi i te paditurit per parashkrimin e padise. Referimi qe ai ben ne dispozitat e ligjit te veçante, ne lidhje me afatet e parashkrimit te padive per pavlefshmerine e shoqerise, nuk ka lidhje me rastin ne shqyrtim. Keto dispozita bejne fjale per ato akte te shoqerise qe shpallen te pavlefshme mbi padine e çdo te interesuari, pra per pavlefshmerite relative te veprimeve juridike, padi te cilat, sipas dispozitave te pergjithshme te Kodit Civil, i nenshtrohen parashkrimit shues.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa

“a” te Kodit te Proçedures Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.1218 date 24.12.1999 te Gjykates se Larte.

Tirane, me 24.09.2002

136

MENDIMI I PAKICESNuk jemi dakord me vendimin e shumices me te cilin eshte lene ne fuqi

vendimi nr.1218, date 24.12.1999 i Gjykates se Larte per arsyet e meposhtme:Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje rezulton se shoqeria

tregtare «Sport Klub Partizani» sh.p.k. eshte regjistruar ne Regjistrin Tregtar, me vendimin nr.5763, date 01.08.1994 te Gjykates se rrethit Tirane.

Me 30.04.1999, nga ana e perfaqesuesit te Kapitalit shteteror ne kete shoqeri-Neptun Bajko, eshte kerkuar gjyqesisht prishja e saj.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr.2204, date 09.07.1999 vendosi pranimin e padise, vendim i cili u la ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1018, date 16.08.1999 si dhe nga Kolegji Tregtar i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1218, date 24.12.1999.

Administratori i kesaj shoqerie-Antonio De Simone, ne rekursin e paraqitur prej tij, si shkak per prishjen e vendimeve te siper permendura, perpara Kolegjeve te Bashkuara, vec te tjerave, parashtroi edhe pretendimin, sipas te cilit afati i ngritjes se padise ka kaluar.

Ne lidhje me kete pretendim, shumica arsyeton se, me te drejte, nga ana e gjykatave jane hedhur poshte prapsimet e te paditurit se vet shoqeria tregtare eshte nje kontrate, me ane te se ciles nje ose disa pale synojne te krijojne nje marredhenie juridike te caktuar me qellim qe te ndajne fitimet ose te perfitojne nga te ardhurat qe mund te nxjerrin prej saj dhe si i tille, ky veprim juridik do t`i nenshtrohet rregullave te pergjithshme mbi vlefshmerine e veprimeve juridike dhe dispozitave te vecanta qe rregullojne kete kategori kontratash, si dhe se, ne asnje dispozite te Kodit Civil, apo te ligjit te vecante nuk parashikohen perjashtime, te shprehura, nga rregullat e pergjithshme te ketij instituti juridik, duke cituar si argument ne favor te ketij mendimi, paragrafin e pare te nenit 231 te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 «Per shoqerite tregtare».

Pakica eshte e mendimit se, eshte i vertete fakti qe Akti i Themelimit te nje shoqerie tregtare eshte nje veprim juridik i dyanshem, me anen e te cilit dy ose me shume persona fizike apo juridike shprehin vullnetin e tyre per krijimin e nje shoqerie, por ky veprim juridik i nenshtrohet rregullave te pergjitshme te K.Civil, deri ne momentin e krijimit te kesaj shoqerie. Per rregullimin e marredhenieve juridike qe lindin mbas krijimit te nje shoqerie tregtare, perfshire edhe marredheniet midis ortakeve, ligjvenesi ka miratuar nje ligj te posacem sikurse eshte ligji nr.7638, date 19.11.1992, i cili edhe pse mban date te mepareshme nga data e miratimit te K.Civil, eshte ne harmoni te plote me parimet e pergjithshme te ketij te fundit, perfshire edhe rregullat ne lidhje me veprimet juridike, ne pergjithesi. Pakica nuk shikon ndonje kontradikte apo mosperputhje midis ketyre dy ligjeve kryesore ne lidhje me kete ceshtje.

Nga ana tjeter, caktimi i permbajtjes se paragrafit te pare te nenit 231 te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 nga ana e shumices, na duket pa vend per rastin ne shqyrtim. Ne kete perfundim pakica arrin duke u nisur nga fakti se, ne kete paragraf behet fjale per pavlefshmerine e nje shoqerie ose te nje akti qe ndryshon statutin dhe nuk ka lidhje me afatet qe jane vendosur nga

137

ligjvenesi, per rregullimin ligjor te ketyre pavlefshmerive.Perkundrazi, ne nje dispozite te vecante te ligjit nr.7638, date

19.11.1992 «Per shoqerite tregtare», konkretisht ne nenin 238 te tij, ligjvenesi ka parashikuar afatet e parashkrimit te padive per pavlefshmerite e vete shoqerise ose te akteve dhe ceshtjeve te shqyrtuara pas themelimit te saj. Pra, ne rradhe te pare, ne kete dispozite parashikohet afati i parashkrimit te padise per pavlefshmerine e vet shoqerise, i cili eshte percaktuar ne tre vjet, duke filluar nga dita kur shoqeria vihet perballe aktit te pavlefshmerise, afat qe, sipas mendimit te pakices, duhej te ishte zbatuar ne rastin objekt gjykimi.

Ne kete perfundim arrihet edhe duke patur parasysh parimin e pergjithshem te doktrines te se drejtes, ne pergjithesi, sipas te cilit ne rastin kur ndodhemi para nje marredhenie juridike ose veprimi juridik qe rregullohet, njekohesisht edhe nga nje ligj i pergjithshem edhe nga nje ligj i posacem, zbatohet ky i fundit.

Duke u nisur nga sa u parashtrua me lart, pakica eshte e mendimit qe vendimet e te tre gjykatave duhej te prisheshin dhe ceshtja te pushohej nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Spiro Spiro Valentina Kondili Perikli Zaharia

138

Nr.48 i Regj. ThemeltarNr.74 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia Anetar Kristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarMetush Saraçi AnetarVladimir Bineri AnetarValentina Kondili AnetareArtan Hoxha AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareAgron LamajAnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile me pale :

PADITËS: ARBA EDITIONS SH.P.K. perfaqesuar nga av. Mithat Dautaj

I PADITUR: ALBTELEKOM SH.A. perfaqesuar nga Shkelqim Hama dhe Avokati i Shtetit

Shefqet Muci

PERSON I TRETË: ARMAND BAGUCA perfaqesuar nga av. Mithat Dautaj

OBJEKTI I PADISË:Shperblim demi

Baza Ligjore: Nenet 608, 625, 640 te Kodit Civil,nenet 1, 4, 5 dhe 50 te ligjit nr.7564,

date 19.5.1992 “Per te drejtën e autorit”

139

Gjykata e Shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2312, date 13.7.1999 ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur “Albtelekom” sh.a. t’i shperbleje demin paditesit “Arba Editions” sh.p.k. ne shumen 2.065.795 leke.Detyrimin e pales se paditur “Albtelekom” sh.a. t’i shperbleje demin personit te trete Armand Baguca ne shumen 2.160.000 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1168 date 19.10.1999, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2312 date 13.7.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Gjykata e Larte me vendimin nr.952 date 28.6.2000, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.1168 date 19.10.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim po ne kete gjykate me trup gjykues tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.125 date 7.2.2001, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.2312, date 13.7.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane ne kete menyre:Pranimin pjeserisht te padise, duke detyruar palen e paditur “Albtelekom” sh.a. qe t’i paguaje “Arba Editions” sh.p.k. Tirane shumen 2.184.000 leke dhe Armand Baguces shumen 1.800.000 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile ka ushtruar rekurs i padituri “Albtelekom” sh.a., i cili kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte.- Ekspertet e ceshtjes nuk i jane pergjigjur pyetjeve te te paditurit. Ata

nuk kane kontrolluar asnje dokumentacion ne ”Albtelekom” sh.a. I padituri ka prodhuar me keto 4 fotografi rreth 300.000 cope karta telefonike dhe jo 480.000 cope, sic pretendojne ekspertet.- Ne aktin e ekspertimit ka llogari abstrakte. Paditesi per vitin 1997 ka

deklaruar ne Degen e Tatim-Taksave se nuk ka patur aktivitet, nderkohe qe tani del me aktivitet te madh.- Megjithese ekspertet pranojnesenuk ka vdekje artistike pasi fotografite

jane perdorur perseri si guide turistike, ndersa ne fund te aktit pranojne demin e shkaktuar paditesit dhe personit te trete.- Gjykata e Apelit, ne kundershtim me nenin 191 te K.Pr.C. percakton

edhe demin e shkaktuar personit te trete.

140

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.633 date 17.05.2002 ka vendosur:

Dergimin e ceshtjes nr.1661 akti per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Natasha Sheshi dhe Perikli Zaharia,

perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesin e pales paditese dhe të personit te trete, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, dhe pasi diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi nr.125, date 07.02.2001 i Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimi nr.2312, date 13.07.1999 i Gjykates se shkalles se pare Tirane jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar dhe mosrespektimit te ligjit procedurial dhe atij material, prandaj qe te dy duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Gjykatat, duke mos pasur nje kuptim te drejte te ligjit nr.7564, date 19.05.1992 (te ndryshuar) “Per te drejten e autorit”, nuk kane saktesuar poziten procedurale te personit te trete.

Konkretisht, duke mos ndare te drejtat morale te autorit nga ato ekonomike, te cilat jane te transferueshme, nuk kane bere dallimin e pozicionit te nderhyresit kryesor me atë dytesor.

Kujtojme se, sipas neneve 4 e 5 te ligjit të mesiperm, autori i vepres ka te drejte te kerkoje, pervec te drejtave ekonomike, dhe sikur keto te drejta te jene transferuar me vullnetin e tij, edhe autoresine e vepres, vecanerisht te drejten qe emri i tij te shkruhet ne kopjet e vepres dhe, kur e lejon praktika e sipas tradites, t’i bashkengjitet vepres, kur kjo permendet publikisht.

Autori ka te drejten ekskluzive mbi vepren e tij qe te lejoje, vec te tjerave, riprodhimin e vepres, si dhe shfaqjen e saj para publikut.

Me kontraten e bashkepunimit date 20.02.1997 te lidhur midis paditesit dhe personit te trete, ky i fundit, si autor veprash fotografike ka marre persiper te përgatisë per paditësin “Arba Editions” sh.p.k. diapozitive me pamje te ndryshme, per t’u perdorur ne kartolina, albume turistike apo kalendare. Personi i tretë i ka njohur paditesit te drejten e botimit ne kartolina te veprave fotografike te kompozuara dhe realizuara prej tij dhe te pranuara nga paditesi, duke rene dakort qe keto vepra te dalin me emrin e shtepise botuese “Arba Editions” sh.p.k. (paditesi).

Ne piken 11 te kontrates parashikohet se shtepia botuese (paditesi) ngarkohet me pergjegjesi te plote dhe detyrohet te demshperbleje edhe autorin (personin e trete) ne rastin e riprodhimit nga te tretet te veprave fotografike.

Pra, personi i trete e realizon mbrojtjen e tij per te drejtat ekonomike nepermjet paditesit dhe per kete arsye per mbrojtjen e ketyre

141

te drejtave ai nuk mund te jete kundershtar me paditesin. Ndersa persa i perket te drejtes morale pozicioni i personit te trete, si autor, eshte i mevetesishem, çka nenkupton se ai, në rast se e cmon vete, ka nje pozite te tille procedurale qe mund te padise kedo, qe ai pretendon se i ka shkelur kete te drejte.

Përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant, për të përcaktuar legjitimimin e paditësit, së të paditurit e të personave të tretë, si dhe për të saktësuar shkakun e objektin e padisë.

Por, si paraqitet situata ne kete ceshtje:Kemi nje padi te ngritur nga shoqeria “Arba Editions” sh.p.k. kunder

“Albtelekom” sh.a. me objekt shperblimin e demit pasuror dhe ate jo pasuror sepse i padituri ka riprodhuar ne kartat telefonike qe ai shet per publikun pamjet e kartolinave të prodhuara nga paditësi, pra vepra këto per te cilat sipas tij ndalohet riprodhimi. Nderkohe, personi i trete, si nderhyres dytesor, ne baze te nenit 191 te K.Pr.C. ka paraqitur para gjykates te njejtin kerkim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne rigjykim, ndryshe nga sa kishte vendosur gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, orientonte vec te tjerave se, nuk mund te detyrohet pala e paditur më vete ne favor te personit te trete, si nderhyres dytesor (qe ka mbeshtetur palen paditese) ne proces.

Si duhet kuptuar ky qëndrim?Sipas nenit 191 te K.Pr.C., kushdo mund te nderhyje ne nje proces

gjyqesor qe zhvillohet ndërmjet personave te tjere, kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën pale, me te cilen bashkohet në nje gjykim per te ndihmuar atë.

Pra, ne kete rast nuk jemi perpara nje padie te re me te cilen kerkohet mbrojtja e te drejtes vetem ne interes te personit te trete, por jemi perpara nje padie me kerkimin per te mbeshtetur njeren pale, ate paditese .

Sipas nenit 189 te K.Pr.C., kushdo mund te nderhyje ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet ndërmjet personave te tjere, kur pretendon per vete teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te drejte qe është objekt i padise ne shqyrtim ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kunder te dy paleve ose njeres pale. Pra, ketu kemi të bejme me nje padi qe drejtohet ose kunder te dy paleve ose vetem kunder njeres, duke dale me kërkime të pavarura nga ato të paditësit në gjykimin e filluar.

Ne qofte se personi i trete kerkon demshperblimin per shkak te shkeljes se të drejtes morale te autorit, atehere ai mund te legjitimohet si nderhyres kryesor, duke paditur me vete te paditurin “Albtelekom”sh.a. dhe duke spostuar paditesin ne kete kerkim, meqenese kjo eshte nje e drejte e tij ekskluzive dhe e pa transferueshme qe i njeh ligji i mesiperm. Por, sa kohe që ai nuk e ka bere kete specifikim ne kerkimin e tij, por ka bere te njejtin kerkim ashtu si edhe paditesi nuk mund te legjitimohet si nderhyres kryesor, por për këtë kërkim duhej të pretendonte zëvendësimin procedurial të paditësit.

142

Ne rastin konkret, interesat ekonomike jane te njejta me ato te paditesit dhe keto interesa jane kerkuar te mbrohen dhe po mbrohen nga paditesi. Ne qofte se personi i trete deshiron te futet ne proces per te njejtin kerkim, ai mund te futet vecse me poziten e nderhyresit dytesor, duke u bashkuar me paditesin ose ne marreveshje, duke e zevendesuar ate. Ne keto kushte, gjykata nuk mund te vendoste qe per te njejtin kerkim, i padituri te detyrohet te demshperblejë edhe “Arba Editions” sh.p.k. (paditesin) dhe Armand Bagucen (personi i trete).

Gjykata e apelit ne situaten e re te krijuar, pa marre vendim te ndermjetem e ka pranuar personin e trete si nderhyres kryesor ne kundershtim me permbajtjen e nenit 189 te K.Pr.C.

Kjo gjykate, duke pranuar apriori ndryshimin e pozites procedurale te personit te trete nga ndërhyrës dytesor ne ndërhyrës kryesor, duhej te nderpriste gjykimin dhe t’ia dergonte ceshtjen per shqyrtim gjykates se shkalles se pare per te rregulluar ndergjyqesine, sipas nenit 467/d te K.Pr.C.

Nga ana tjeter, duke mos respektuar orientimet e Gjykatës se Larte, gjykata e apelit nuk ka percaktuar drejt detyrat qe duhet te zgjidhnin ekspertet, sidomos per të saktesuar nese ka vlera artistike vepra e autorit (personit te trete) dhe nese ka ndodhur “vdekja artistike” nga riprodhimi ne kartat telefonike te pamjeve te kartolinave te prodhuara nga paditesi.

Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka thirrur per kete ekspertim eksperte qe mbulojne kete fushe, por eshte mjaftuar vetem me thirrjen e eksperteve kontabel.

Konstatimi i këtyre shkeljeve dhe mangesive ne respektimin dhe zbatimin e ligjit procedurial dhe material i bën vendimet e gjykatave te cenueshem.

Ndërkohë, me qellim qe te kete nje zbatim te njellojte nga Gjykatat per pozicionimin e nderhyresit kryesor dhe dytesor ketij vendimi i jepet fuqia e nje vendimi unifikues ne zbatim te nenit 141/2 te Kushtetutes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/ç,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.2312, date 13.07.1999 te Gjykates se shkalles se

pare Tirane dhe vendimin nr. 125, date 07.02.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me tjeter trup gjykues

Ky vendim për unifikimin e praktikës gjyqësore të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Tirane me 07.10.2002

143

144

Nr 88 i Regj.ThemeltarNr 75 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarVladimir Metani AnetarMetush Saraci AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareValentina Kondili AnetareVladimir Bineri AnetarSpiro Spiro AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 10.10.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket :

PADITËS : IBRAHIM HASEKIU, lindur dhe banues ne Elbasan

TË PADITUR : KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE, I BASHKISE ELBASAN.

HILMI KAZAZI, lindur dhe banues ne Elbasan.

OBJEKTI I PADISË :Kundershtim i vendimit, nr 172/2,date 13.4.1994,

dhe nr 166/2, date 9.3.1994, te K.K.K.P. te Bashkise Elbasan.

Baza Ligjore : Neni 3 e vijues i ligjit nr.7698, date 15.4.1993,Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

145

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.531, date 30.4.1999, ka vendosur :

Rrezimin e padise te paditesit Ibrahim Hasekiu, me objekt kundershtimin e vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Bashkise Elbasan, si te pabazuar.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 429, date 8.7.1999, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr 531, date 30.4.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1168, date 21.11.2000, ka vendosur :

Mospranimin e rekursit, te paraqitur nga paditesi Ibrahim Hasekiu, si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr.1168, date 21.11.2000 dhe vendimit nr.429, date 8.7.1999 te Gjykates se Apelit Durres, bazuar ne nenin 437 te Kodit te Procedures Civile, te ndryshuar me ligjin nr.8431, date 14.12.1998, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Procedures Civile“, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi Ibrahim Hasekiu, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se gjykata e ka gjykuar ceshtjen ne kundershtim me kerkesat e neneve 225, 226 dhe 227 te Kodit te Procedures Civile, pasi nuk ka marre mendimin e pales paditese per caktimin e eksperteve dhe se eksperteve nuk ju ka caktuar detyra per zgjidhje.

- Se gjykata, megjithese ka marre mendimin e eksperteve me shkrim ne zgjidhjen e ceshtjes ne themel, ka shtremberuar mendimin e tyre dhe ka vendosur rrezimin e padise, pa vertetuar pronesine e parceles nr.3 qe ndan pronat e dy paleve.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Vladimir Bineri dhe Evjeni Sinoimeri,pasi degjuan perfaqesuesin e pales paditese, avokat Arben Hakani, i cili

kerkoi prishjen e vendimeve te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe te Gjykates se Apelit Durres, duke e kthyer ceshtjen per rigjykim,

pasi degjuan perfaqesuesin e te paditurit Hilmi Kazazi, avokat Perparim Sanxhaku, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe te Gjykates se Apelit Durres,

(perfaqesuesi i pales se paditur, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i Bashkise Elbasan, nuk u paraqit)

dhe pasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi,

146

V Ë R E J N ËVendimi nr 531, date 30.4.1999 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan,

me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise, se paditesit Ibrahim Hasekiu, me objekt kundershtimin e vendimit te Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave te Bashkise Elbasan, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Te drejta dhe te bazuara ne ligj jane dhe vendimet e Gjykates se Apelit Durres dhe te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, me te cilat vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan eshte lene ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosje del se :Me vendimin e Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave te

Bashkise te qytetit Elbasan, nr 166/2, date 9.3.1994, trashegimtareve te te ndjerit Ibrahim Hasekiu u eshte njohur pronesia per nje siperfaqe toke prej 10.500 m2, me kufizimet perkatese, nga e cila u eshte kthyer si siperfaqe e lire, 5.000 m2 dhe pjesa tjeter prej 5.500 m2, u eshte kompensuar me letra me vlere.

Me vendimin e mevonshem, te po ketij komisioni, me nr.172/2, date 13.4.1994, trashegimtareve te Veli e Sadulla Kazazit u eshte njohur pronesia per 6.070 m2 toke, me kufizimet perkatese, nga e cila u eshte kthyer si truall i lire 4.370 m2 dhe u eshte njohur e drejta e parablerjes per objektet qe ndodhen ne pjesen tjeter te siperfaqes prej 1.700 m2.

Pala paditese, ne padine dhe shtesen e objektit te padise, ka pretenduar se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, me vendimet nr 172/2, date 13.4.1994 dhe nr 166/2, date 9.3.1994, ka disponuar pa te drejte per nje siperfaqe toke rreth 5.500 m2 ne favor te dy paleve ndergjyqese.

Per kete siperfaqe toke, pala paditese duke pretenduar se ajo eshte e lire, ka kerkuar qe t`i njihet e drejta e pronesise dhe kthimi i saj ne natyre.

Nga provat e shqyrtuara ne gjykim, vecanerisht nga relacioni i eksperteve dhe aktet shoqeruese te tij, ka dale i provuar fakti se prona qe i eshte njohur pales paditese dhe ajo qe i eshte njohur pales se paditur nuk jane ne kufi me njera tjetren.

Sipas aktit te ekspertimit, te dy pronat per te cilat palet ndergjyqese jane njohur pronare, ndahen midis tyre nga nje prone e trete.

Duke qene ne keto kushte, keto dy prona, ne asnje pjese te tyre nuk kane mbivendosje.

Ne dosje nuk ka asnje akt qe te beje fjale per pronesine e paleve ne gjykim ne kete prone te trete.

Duke u bazuar ne sa u paraqit, del se pretendimi i pales paditese i ngritur ne rekurs, se nje pjese e siperfaqes te njohur dhe te kthyer pales se paditur i eshte njohur dhe kthyer me pare dhe pales paditese, eshte i pabazuar.

Lidhur me pretendimin tjeter, te ngritur ne rekurs, se gjykata, per caktimin e eksperteve dhe vleresimin e mendimit te tyre, ka vepruar ne kundershtim me rregullat e parashikuara ne nenet 225, 226 dhe 227 te Kodit te Procedures Civile, Kolegjet e Bashkuara cmojnesedhe ai eshte i pabazuar.

147

Ne kundershtim me sa pretendohet, nga proces verbali i seances gjyqesore te dates 9.4.1998, del se gjykata ne prani te paleve ndergjyqese dhe me pelqimin e tyre, ka vendosur, me vendim te vecante, caktimin e grupit te eksperteve te perbere prej tre vetesh, te zgjedhur nje nga paditesi, nje nga i padituri dhe nje nga gjykata.

Po nga proces verbali gjyqesor i seances gjyqesore pasardhese, te dates 8.5.1998, del se tre ekspertet jane paraqitur perpara gjykates dhe aty, ne prani te paleve, jane njohur me detyren per kryerjen e ekspertimit. Ekspertet detyren e caktuar kane pranuar ta kryejne duke mos patur verejtje.

Nga ky proces verbal del gjithashtu se, per caktimin e eksperteve dhe per detyrat qe atyre u jane caktuar per zgjidhje, te dy palet ndergjyqese nuk kane parashtruar asnje verejtje, pretendim apo ankim.

Vec sa u paraqit, sic del nga permbajtja e relacionit te perpiluar prej grupit te eksperteve, gjykata, perpara kryerjes se ekspertimit, i ka njohur ata me te gjithe materialin shkresor te ndodhur ne dosje dhe te paraqitur nga palet.

Ne aktin e ekspertimit dhe ne shpjegimet e dhena ne gjykate, ekspertet kane sqaruar se per perfundimet e arritura, ata jane bazuar kryesisht ne aktet e ndodhura ne dosje, ne materialet hartografike te ndodhura ne arkivat teknike te qytetit te Elbasanit dhe ne matjet azhornuese te kryera ne terren.

Ne gjykimin e zhvilluar, lidhur me cilesite profesionale te eksperteve dhe metoden e kryerjes se ekspertimit, palet ndergjyqese nuk kane paraqitur asnje pretendim.

Pala paditese ne gjykim, nuk ka paraqitur asnje kerkese per marrjen ne shqyrtim nga ekspertet te ndonje dokumenti apo harte, tej atyre te ndodhur ne dosje dhe as ka kerkuar berjen e nje ekspertimi te ri.

Po ashtu, pala paditese edhe ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, nuk ka paraqitur asnje pretendim apo kerkese per shkelje te rregullave per thirrjen e eksperteve ne gjykim apo per ndonje shkak tjeter, qe lidhet me procedurat e kryerjes se ekspertimit apo te shqyrtimit te aktit te ekspertimit.

Ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e shkalles se pare, palet, mbas njohjes me aktin e ekspertimit dhe mbas diskutimit per perfundimet e arritura ne te, kane mbajtur qendrim te ndryshem.

Pala paditese nuk ka qene dakort me perfundimet e eksperteve, ndersa pala e paditur i ka miratuar ato.

Duke vleresuar sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojnesepretendimet e paditesit per shkelje te rregullave procedurale ne gjykim, jane te pabazuara.

Ne gjykimin e ceshtjes objekt shqyrtimi, gjykata i ka zbatuar drejt rregullat e parashikuara ne dispozitat qe bejne fjale per “Ekspertet“ ne Pjesen e dyte, Titulli I, Kreu VI te Kodit te Procedures Civile.

Duke qene ne keto kushte, arrihet ne perfundimin se ceshtja ne themel eshte zgjidhur drejt dhe shkaqet e ngritura ne rekurs nuk jane te tilla qe te cenojne vendimet e marra nga gjykatat.

148

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485, germa

a te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit, nr 1168, date 21.11.2000, te Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte dhe nr 429, date 8.7.1999 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane me 10.10.2002

149

Nr. 81 i Regj. ThemeltarNr. 76 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere prej:

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 9.10.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 81 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : ELEONORA SHQAU, ne mungese.

TË PADITUR : 1. GJERGJI QIRICI, ne mungese.

2. ATHINULLA QIRICI, perfaqesuar nga av. F.Gjini.

3. FERDINAND QIRICI, perfaqesuar nga av. F.Gjini.

4. ENTI KOMBETAR I BANESAVE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Konstatim i pavlefshmerise absolute

te kontrates se privatizimit nr.322 rep. date 30.3.1994.Lenie e baneses paditesit.

Baza Ligjore : Neni 207 i Kodit Civil.150

Gjykata e Shkalles se Pare Korce, me vendimin nr.3600 date 29.10.1996, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise, persa i perket lenies se baneses, duke i lene paditeses Eleonora Shqau nje dhome ne perdorim dhe rrezimin e padise persa i perket konstatimit te pavlefshmerise se kontratave te privatizimit si te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditeses, me vendimin nr.2152 date 26.9.1997, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.3600 date 29.10.1996 te Gjykates se Rrethit Korce dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, vendoset :Pranimin e padise se paditeses Eleonora Shqau. Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se privatizimit te baneses me nr. 322 dhe nr.kol.190 date 30.3.1994 dhe 6.8.1993 te lidhur ndermjet N.K.Banesa Korce dhe Athinulla dhe Ferdinand Qirici, duke u kthyer palet ne gjendjen e meparshme.Lenien e baneses per banim paleve ndergjyqese Eleonora Shqau dhe Gjergji Qirici, duke ju dhene e drejta e privatizimit te saj atyre.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile, te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.” , kane ushtruar rekurs te paditurit Gjergji, Ferdinand dhe Athinulla Qirici dhe kunder rekurs paditesja Eleonora Shqau, te cilet kerkojne respektivisht prishjen e vendimit duke kthyer ceshtjen per rigjykim dhe mospranimin e rekursit, duke parashtruar keto shkaqe :

Ne rekurs :

151

- Gjykimi eshte zhvilluar ne mungesen e te paditurve dhe te personit te trete E.K.B., pa patur dijeni per diten e gjykimit te ceshtjes, duke shkelur dispozitat mbi njoftimet.

- Gjykata e apelit nuk duhet ta gjykonte ceshtjen sepse neve nuk kemi marre as kerkesen ankimore.

- Ne proces verbalin e gjykimit ne apel eshte permendur si i paditur vetem Gjergji, ndersa te paditurit e tjere nuk figurojne si pale ndergjyqese, ndonese vendimi eshte ne emer te tyre.

- Trupi gjykues qe ka filluar gjykimin e ceshtjes eshte ndryshuar gjate gjykimit pa asnje vendim te arsyetuar per kete ndryshim.

- Gjykata ka tejkaluar objektin e gjykimit. Ne dispozitiv ajo eshte shprehur dhe per te drejten e privatizimit, pa patur nje kerkim te tille dhe duke shkelur rende parimin e disponibilitetit.

- Konkluzioni perfundimtar i gjykates, se kontrata e privatizimit duhet konstatuar e pavlefshme, pasi Ferdinand dhe Athinulla Qirici jane larguar perfundimisht nga banesa, nuk mbeshtetet ne provat e shqyrtuara dhe ne faktet e konstatuara edhe nga Plenumi i Gjykates se Larte, i cili le detyre percaktimin e sakte te veprimeve te prinderve te te paditurit Gjergji.Ne kunder rekurs :

- Pretendimet e ngritura ne rekurs per shkelje procedurale nuk qendrojne. Gjykata e apelit ka zbatuar te gjitha rregullat procedurale.

- Objekti i rekursit nuk i pergjigjet vendimit te ankimuar.- Gjykimi ne themel i ceshtjes eshte teresisht i drejte dhe i bazuar ne prova

dhe ne ligj.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Vladimir Metani dhe Kristaq Ngjela, pasi degjuan perfaqesuesin e te paditurve Ferdinand dhe Athinulla Qirici,

avokat F. Gjini, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate,

dhe pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.2152 date 26.9.1997 me te cilin

eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Rrethit Korce dhe gjykimi i çeshtjes ne fakt duke vendosur pranimin e padise, eshte i pabazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar nga aktet se paditesja dhe i padituri Gjergji Qirici kane qene bashkeshorte. Me vendim gjyqesor nr.1353 date 19.11.1992 te Gjykates se Rrethit Korçe eshte vendosur zgjidhja e marteses mes tyre. Nga paditesi ne ate gjykim, eshte kerkuar qe t’i lihet atij ne posedim te metejshem banesa ku ata kane pase jetuar me qira. Ne perfundim gjykata e ka trajtuar banesen prej 2+1 ne teresi si banese bashkeshortore duke vendosur qe t’i lihet ne perdorim paditesit (Gjergji Qirici) nje dhome, ndersa guzhina dhe nje dhome t’i lihen te paditures (Leonora Shqau). Ne pjesen pershkruese - 152

arsyetuese te ketij vendimi nuk evidentohet bashkejetesa ne te njejten banese edhe te prinderve te paditesit Gjergji.

Gjykata e Apelit Korçe, pasi ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditesit, ka konstatuar se padrejtesisht banesa eshte trajtuar si bashkeshortore, “…pasi ajo eshte kontraktuar nga prinderit e paditesit (Gjergji Qirici), te cilet kane bashkejetuar me palet dhe nuk kane humbur nedoresine mbi banesen;… si banese bashkeshortore duhet te trajtohet vetem dhoma bashkeshortore…qe i duhet lene paditesit me kusht qe e paditura ta mbaje ate ne nedoresine e saj ekskluzive derisa t’i sigurohet banese tjeter…”. Ndaj ne perfundim, ajo gjykate ka vendosur ndryshimin e vendimit vetem per pjesen e baneses duke ia lene dhomen bashkeshortore paditesit Gjergji me kusht qe te qendroje e paditura Leonora Shqau perkohesisht derisa t’i siguroje organi kompetent i pushtetit nje banese tjeter.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.1034 date 29.7.1993, duke arsyetuar se vendimi i gjykates se apelit nuk mbeshtetet ne permbajtjen e materialeve te çeshtjes, pasi evidentimi i prinderve te paditesit Gjergji nga ana e gjykates se apelit nuk provohet, ka vendosur prishjen e vendimit nr.15, date 15.1.1993 te Gjykates se Apelit Korce dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1353, date 19.11.1992 te Gjykates se Rrethit Korçe.

Plenumi i Gjykates se Kasacionit, me kerkese per mbrojtje ligjshmerie, me vendim nr. 656 date 2.5.1995 ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Kasacionit, te Gjykates se Apelit Korçe dhe te Gjykates se Rrethit Korçe per pjesen qe ka zgjidhur problemin e perdorimit te baneses bashkeshortore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Korçe me tjeter trup gjykues. Ne rigjykim lihet si detyre percaktimi i sakte i veprimit te prinderve te paditesit, çka eshte e lidhur ngushte me percaktimin e baneses si bashkeshortore, ose jo, si dhe mbajtja parasysh e pasojave te rrjedhura nga zbatimi i ligjit nr.7652 date 23.12.1992 “Mbi privatizimin e banesave shteterore” duke kushtezuar perdorimin e perkohshem te baneses, me zgjidhjen e problemit te bashkepronesise.

Ne rigjykim, per mospjesemarrje te paleve pa shkaqe te arsyeshme, me vendimin nr. 1964 date 6.6.1996 te Gjykates se Rrethit Korce eshte vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes.

Nga Eleonora Shqau, ne vazhdim te ketij konflikti, eshte ngritur padi duke kerkuar lenien e baneses ne perdorim dhe konstatimin e pavlefshmerise absolute te privatizimit te saj te kryer nga Ferdinand Qirici.

Gjykata e Shkalles se Pare Korce, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur pranimin e pjesshem te padise, persa i perket lenies se baneses duke i lene paditeses Eleonora Shqau nje dhome ne perdorim dhe rrezimin e padise persa i perket konstatimit te pavlefshmerise se kontratave te privatizimit si te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj. Ne vendimin e saj, kjo gjykate arsyeton se, pavaresisht se banesa eshte perdorur per disa kohe nga çifti, kjo nuk perben argument per t’u konsideruar si “banese bashkeshortore”, pasi gjate gjithe kohes si qiramarres ka qene Ferdinand Qirici (babai i te paditurit Gjergji), i cili nuk e ka humbur asnje moment nedoresine mbi sendin.

153

Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditeses, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Korce dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, pranimin e padise duke konstatuar pavlefshmerine e kontrates se privatizimit te baneses te lidhur ndermjet N.K.Banesa Korce dhe Athinulla dhe Ferdinand Qirici, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme dhe lenien e baneses per banim paleve ndergjyqese Eleonora Shqau dhe Gjergji Qirici, duke ju dhene atyre e drejta e privatizimit te saj. Ne vendim, ne kundershtim me detyrat e lena nga Plenumi i Gjykates se Kasacionit, arsyetohet se te paditurit Ferdinand dhe Athinulla jane larguar pergjithmone nga kjo banese duke jetuar ne nje banese tjeter, duke vazhduar me tej te banoje ne te çifti Gjergji dhe Eleonora Qirici, ndaj veprimet per privatizimin e saj te kryera nga Ferdinand Qirici, jane ne kundershtim me ligjin, pasi ai nuk ka qene qiramarres i baneses ne kohen e privatizimit banesa ishte ne konflikt gjyqesor; Ferdinand dhe Athinulla Qirici nuk figuronin ne perberje te trungut familjar te Eleonora dhe Gjergji Qiricit.

Me kete rast, gjykata nuk ka analizuar dhe argumentuar drejt veprimet e te paditurve Ferdinand dhe Athinulla ne raport me perdorimin e apartamentit, duke i dhene kesaj te fundit cilesine e baneses bashkeshortore nisur nga fakti i perdorimit te saj nga ish bashkeshortet. Kete cilesi kjo banese do ta gezonte nese si qiramarres te saj do te ishin keta te fundit, ç’ka nuk rezulton nga aktet e administruara. Vetem konstatimi i faktit qe Ferdinand dhe Athinulla Qirici jane larguar per disa kohe nga banesa, nuk eshte i mjaftueshem per te arritur ne perfundimin se kontrata e privatizimit eshte e pavlefshme, aq me teper ne rrethanat kur rezulton qe keta te fundit nuk kane hequr dore vullnetarisht nga qiramarrja mbi banesen. Sqarimi i ketij fakti ka rendesi per zgjidhjen e drejte te çeshtjes, duke mbajtur parasysh ligjin nr.7652 date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” qe e lidh kete proçes me gjendjen familjare me 1.12.1992 si dhe faktin qe martesa eshte zgjidhur pas ketij çasti.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs ne interes te ligjit te paditurit duke pretenduar se gjykimi ne Gjykaten e Apelit Korçe eshte zhvilluar me shkelje te renda proçedurale.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, veç sa me siper, konstatojne se çeshtja ne Gjykaten e Apelit eshte shqyrtuar duke lejuar shkelje te renda te normave procedurale.

Keshtu rezulton nga aktet, se ankimi i bere nga paditesja kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Korçe, ne kundershtim me nenin 447 te K.Pr.C., nuk u eshte komunikuar te paditurve sipas rregullave te parashikuara ne nenet 130 dhe 131 te ketij Kodi. Si rrjedhim, te paditurit nuk kane patur dijeni per zhvillimin e ketij gjykimi, duke passjelle parregullsi ne zhvillimin e ketij proçesi ne ate shkalle gjykimi.

Veç kesaj, konstatohet nga aktet se edhe gjykimi i çeshtjes ne ate gjykate eshte zhvilluar ne mungese te te paditurve pa patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit, pasi njoftimi i tyre nuk eshte bere i rregullt. Duke patur parasysh momentin e zhvillimit te gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit date 26.9.1997, njoftimi i paleve per pjesemarrjen ne gjykim, sipas urdherimeve te

154

nenit 460, paragrafi III, pa ndryshimet e bera ne kete dispozite me ligjin nr. 8431 date 14.12.1998, duhej bere ne baze te rregullave te parashikuara ne nenet 128-133 te K.Pr.C.

Lejimi i ketyre shkeljeve te renda procedurale ne shqyrtimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit, perben shkak per prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa

“c” te Kodit te Proçedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.2152 date 26.9.1997 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korce.

Tirane, me 9.10.2002

Nr. 84 i Regj. Themeltar.Nr. 77 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Nikoleta Kita Anetare Spiro Spiro Anetar Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili Anetare Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Bashkim Caka Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 9.10.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr.84 qe i perket:

155

PADITËS: FATMIR GJUZI perfaqesuar nga avokat Nikoll Topjani

I PADITUR: KKK PRONAVE, ne mungese

PERSON I TRETË: NAIME TOPORE perfaqesuar nga avokat Ilir Panda

OBJEKTI I PADISËAnullimi i vendimit nr. 163,

date 17.02.1995 te KKK te Pronave.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr. 8671, date 21.12.1995, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise. Anullimin e vendimit nr.163, date 17.02.1995 te KKK te Pronave.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 2500, date 03.04.1996, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 8671, date 21.12.1995 te Gjykates se rrethit Tirane dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, te rrezoje kerkese-padine e pales paditese si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, me vendimin nr. 1741, date 10.10.1996 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2500, date 03.04.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit ka bere rekurs paditesi Fatmir Gjuzi, duke parashtruar keto shkaqe:

156

- 1. Vendimi i gjykates se apelit eshte i paligjshem, per faktin se gjate gjykimit eshte zbatuar keq ligji. Ne gjykaten e faktit dhe te apelit, ne kemi sqaruar se dokumentet e paraqitura nga pala e trete jane te fallsifikuara. Gjykata e faktit, mbi bazen e pretendimeve tona, ka bere kqyrjen e dokumenteve ne zyrat e hipotekes, duke vertetuar plotesisht fallsitetin e ketyre dokumenteve, ndersa gjykata e apelit, nuk ka vleresuar asnje dokument tonin dhe ato te marra ne rruge gjyqesore nga gjykata e faktit.

- 2. Fallsifikimi i vertetimit te pronesise i dates 18.10.1994 i paraqitur nga pala e trete Topore, ju nenshtrua hetimit nga prokuroria e rrethit Tirane, e cila me vendimin nr.1232, date 31.05.1998 vertetoje plotesisht se ky vertetim pronesie eshte i fallsifikuar. Kete vertetim pronesie Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr. 656, date 05.03.1999, e ka goditur per fallsitet.

- 3. Edhe vete gjykata e apelit ne vendimin e saj, megjithese argumenton qe nuk duhej te zhvillohej gjyqi per njohje pronesie per palen e trete, pasi kishte vertetim hipotekor, ne kundershtim me ligjin e vlereson kete vendim gjyqesor si baze juridike per dhenien e vendimit nr. 163, date 17.02.1995, nga ana e KKK te Pronave, duke njohur pronare personin e trete.

- 4. Edhe vendimi i Gjykates se Kasacionit eshte i paligjshem per faktin se, jane shkelur kerkesat procedurale, pasi Kolegji Civil ne vendimin e tij shprehet, ne dhomen e keshillimit date 10.10.1996, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1711… Nga ky citim del se vendimi eshte marre ne dhomen e keshillimit, veprim i cili pasqyrohet dhe ne pjesen arsyetuese. Ne kete rast Kolegji duhej te mospranonte rekursin.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin nga gjyqtaret Ylvi Myrtja dhe Evjeni Sinoimeri,pasi degjuan avokatin Nikoll Topjani, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te

Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit dhe te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,

pasi degjuan avokatin Ilir Panda, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit,

dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËMe date 08.08.1994, Naime Toporja (personi i trete) ka depozituar ne

Gjykaten e Rrethit Tirane nje kerkese padi kunder Fatmir Gjuzit (padites) dhe Sherife Gjuzit me objekt : “Detyrimin e te paditurve ta njohin pronar mbi nje siperfaqe toke bujqesore prej 12.000 m2 ne baze te nenit 91 te Kodit Civil”, me arsyetimin se trashegimlenesi i saj eshte bere pronar me parashkrim fitues.

157

Ne kete kerkese padi thuhet: “ Te paditurit jane femijet e te ndjerit Mehmet Gjuzi, i cili ne fshatin Mjull-Bathore te Saukut ka patur nje toke bujqesore. Ne vitin 1944, nje pjese te kesaj toke pronari ja ka shitur me leke ne dore te ndjerit babait tone Abdulla Sulejman Topore. Kjo toke ndodhet ne fshatin e siper treguar, ne vendin e quajtur “Cake” e perbere prej 12.000 m2 dhe kufizuar nga veriu me token e te ndjerit Mehmet Gjuzi, nga lindja me sektorin e ish Ndermarrjes Bujqesore “Gjergj Dimitrov” nga jugu me rrugen e fshatit dhe nga perendimi me rrugen ndermjetese te parcelave qe del ne rrugen kryesore… kjo pjese toke nuk figuron e regjistruar ne emer te Abdulla Topores. Megjithese ka paraqitur kerkese padi e ka marre dijeni per diten dhe oren e gjykimit paditesja nuk eshte paraqitur ne asnje seance gjyqesore. Per mosparaqitje te paditeses pa ndonje shkak te arsyeshem Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 5837 date 18.11.1994 ka vendosur: “Pushimin e gjykimit”.

Pas pushimit te gjykimit paditesja ka hartuar dhe depozituar ne Gjykaten e Rrethit Tirane nje kerkese padi te dyte me objekt vertetim gjyqesor i faktit (nr. 388 e vijues te K.Pr.Civile). Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 5894 date 22.11.1994 ka vendosur: “Te njohe pronar Abdulla Toporen ne fshatin Mjull-Bathore ne nje cope toke prej 12 dynymesh, e cila kufizohet nga veriu me token e Mehmet Gjuzit nga lindja rruge automobilistike, jugu me rrugen e fshatit Mjull-Bathore dhe perendimi me rrugen e parcelave qe del ne rrugen kryesore”.

Pas vertetimit gjyqesor te faktit te qenies pronar mbi nje siperfaqe prej 12.000 m2 Naime Toporja (person i trete) i eshte drejtuar Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Mbi bazen e vendimit nr. 5894 date 22.11.1994 te Gjykates se Rrethit Tirane, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te ish Pronareve me vendimin e tij, nr. 163 date 17.02.1995 ka njohur si pronar, ish pronarin Abdulla Toporja per nje siperfaqe prej 12.000 m2. Ne piken 4 te vendimit nr. 163 date 17.02.1995 te KKK te Pronave thuhet ne menyre te shprehur: “ U kthehet trashegimtareve te ish-pronarit Abdulla Toporja siperfaqja e truallit te lire prej 10.200 m2, me te drejte per t’a zgjedhur vete ate brenda siperfaqes se pergjithshme te lire 12.000 m2”.

Kater muaj me vone Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve me vendimin e tij, nr. 223 date 22.06.1995 u njeh dhe u kthen pronen trashegimtareve te ish pronarit Mehmet Hysen Gjuzi, paditesit Fatmir Mehmet Gjuzi dhe motres se tij Sherife Mehmet Gjuzi. Ne piken dy te vendimit thuhet: “Pasi ish – pronari Mehmet Hysen Gjuzi ka vdekur, te drejtat mbi kete pronesi ju njihen dy trashegimtareve te tij Sherife Mehmet Gjuzi dhe Fatmir Mehmet Gjuzi. Atyre iu kthehet dhe kompensohet nga siperfaqja prej 60.000 m2 siperfaqja 15.157 m2 ne te cilen ndodhet Pika e Karburantit Sauk, per te cilen pronari ka te drejten e parablerjes ne rast se privatizohet. Kjo siperfaqe kufizohet : Lindje me rrugen e Elbasanit dhe rrugen e sektorit Sauk, ne jug me rrugen e fshatit, ne perendim me pronen e Mehmet Gjuzit dhe ne Veri me ate te Liman Gjuzit, ju kthehet siperfaqja e lire 14.657 m2 dhe per kompesim 500 m2”.

Me padine objekt gjykimi paditesi Fatmir Mehmet Gjuzi ka kerkuar anullimin e vendimit nr. 163 date 17.02.1995 te KKK te Pronave me arsyetimin

158

se ai vjen ne kundershtim me ligjin nr. 7698 date 15.04.1993. Ne kerkese padi paditesi Fatmir Mehmet Gjuzi ka pretenduar:

- Babai i te paditures Naime Topore, i quajturi Abdulla Topore, nuk ka blere toke nga trashegimlenesi im Mehmet Hysen Gjuzi por nga nje person tjeter me emrin Ali Sul Seferi.- Prona qe i eshte kthyer te paditures nuk figuron e regjistruar

ne emer te babait te saj, por te personave te tjere me mbiemrin “Bathorja”.- Kufitaret e prones se blere nga i jati i te paditures nuk perkojne

me kufitaret e prones se trashegimlenesit tim.- Vendimi nr. 5894 date 22.11.1994 i Gjykates se Rrethit Tirane

nuk ka fuqi provuese kunder personave te tjere qe nuk kane qene thirrur ne ate gjykim.

Ne kuadrin e prapsimeve, e paditura Naime Topore, pervec vendimit nr.163, date 17.02.1995 te KKK te Pronave, te tjera qe kane sherbyer per marrjen e ketij vendimi ka paraqitur edhe nje vertetim pronesie leshuar nga Zyra e Hipotekes Tirane ne baze te regjistrimit me nr. 565/355 date 30.03.1929. Ne kete vertetim pronesie thuhet: “Ne regjistrin hipotekor nr.565/355, date 30.03.1929 ne favor te Abdulla Sulejman Toporja ne fshatin Mjull Bathore te Tiranes figuron e regjistruar nje cope toke prej 12 dynym qe kufizohet xhade Rustem Selimi, Lije Mema dhe dheja e Selmanit”.

Vertetimi i pronesise i paraqitur nga e paditura eshte kundershtuar nga paditesi me pretendimin se ai nuk pasqyron realitetin e kohes. Per te provuar pretendimin e tij paditesi ka paraqitur nje vertetim pronesie tjeter per te njejtin fakt me permbajtje tjeter. Ne vertetimin e pronesise te paraqitur nga paditesi thuhet: “ Ne regjistrin hipotekor nr. 565/355 date 30.03.1929 ne pronesi te z. Ramazan e Abdulla çunat e Sulejman Bathores 7 pjese dhe 3 pjese gocat e Sulejman Bathores, Hajrije, Fatime e Hafsaja, figuron e regjistruar nje toke e ndodhur ne Mjull Bathore, me siperfaqe 12 (dymbedhjete) dylym dhe qe kufizohet: me xhade, me Rustem Saliun, me Lije Memen dhe dheja e Selmanit. Kete toke e kane blere nga z. Ali Osman Seferi i cili kete pasuri e shiti”.

Per te sheshuar kundershtite dhe per te zbuluar te verteten gjykata e ka çmuar te nevojshme kqyrjen e regjistrit hipotekor (neni 286 i K.Pr.Civile). Nga kqyrja ka rezultuar se prona qe i eshte kthyer te paditures nuk rrjedh nga trashegimlenesi i paditesit dhe nuk kufizohet ne asnje ane me te.

Ne perfundim te hetimit gjyqesor Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e kerkese padise dhe anullimin e vendimit nr. 163 date 17.02.1995 te KKK te Pronave per ish pronarin Abdulla Toporja me arsyetimin se origjina e prones qe i eshte kthyer te paditures eshte nga Ali Osman Seferi dhe nuk kufizohet ne asnje ane me Mehmet Gjuzin, prona e Mehmet Gjuzit nuk kufizohet me pronen e Abdulla Topores.

Vendimi i dhene nga gjykata e shkalles se pare eshte apeluar nga e paditura Naime Toporja. Ne ankimin drejtuar gjykates se apelit e paditura ka pretenduar se vendimi i gjykates se faktit nuk mbeshtetet ne nje hetim te plote. Ne lidhje me kete pretendim e paditura ka shkruar: “ Ne nje konflikt pronesie

159

kur te dy palet pjesemarrese ne nje proces gjyqesor pretendojne te drejta pronesie mbi nje objekt gjykata eshte e detyruar qe per zbulimin e te vertetes, te caktohej nje ekspert kompetent, te cilit pasi t’i vihen ne dispozicion te gjitha dokumentet, duhet te beje verifikimin e tyre ne vend. Ky veprim pa te drejte nuk eshte bere nga ana e gjykates”.

Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe pasi e ka gjykuar ceshtjen ne fakt ka vendosur te rrezoje kerkese padine e pales paditese si te pabazuar ne ligj e ne prova me kete arsyetim:

- Si baze juridike per kthimin e prones te paditures ka sherbyer vendimi nr. 5894 date 22.11.1994 i Gjykates se Rrethit Tirane.

- Vendimi nr. 5894 date 22.11.1994 ka marre forme te prere pa u ankimuar ne shkalle te dyte.

- Gjykata e shkalles se pare Tirane duke injoruar vendimet gjyqesore te formes se prere si dhe aktet shkresore te leshuara nga organet kompetente shteterore, ne baze te nje kqyrje qe u ka bere dokumenteve te hipotekes lidhur me pronen e ish pronarit Abdulla Topore me pa te drejte ka pranuar pretendimet e pales paditese duke anulluar vendimin e KKK te Pronave.

- Kufizimet e pronave kane pesuar ndryshime te dukshme per periudhen prej me se 68 vjecare.

- Vertetimi hipotekor mund te goditet vetem per falsitet.- Ne gjykim nuk ka dale asnje e dhene qe te vertetoje falsitetin

e ketij dokumenti.- Vendimi i gjykates se apelit eshte lene ne fuqi nga Kolegji

Civil i Gjykates se Kasacionit pa arsyetim.Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te Kolegjit Civil te

Gjykates se Kasacionit ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi Fatmir Gjuzi.

Ne rekursin e paraqitur nga pala paditese nuk rezulton te kete asnje shkak ligjor nga ato te parashikuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile qe te beje te cenueshem vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.

Sic ka rezultuar nga materialet e ceshtjes, paditesat kane kundershtuar vendimin nr. 163 date 17.02.1995 te K.K. te Pronave te dhene per personin e trete Naime Topore, me pretendimin se kjo siperfaqe e kthyer kesaj te fundit prej komisionit eshte e paditesave dhe se kufizimet e saj nuk jane te sakta sepse de facto paditesat nuk kufizohen me pronen e personit te trete. Gjykata e apelit mbas nje analize te provave te paraqitura prej seciles pale ka rrezuar padine e paditesave si te pabazuar. Konkluzioni i mesiperm eshte i drejte duke patur parasysh se ne Zyren e Hipotekes, ne emer te trashegimlenesit te personit te trete figuron te jete regjistruar ne vitin 1929 nje siperfaqe toke prej 12 dynym. Gjykata pranon se dhe pse ne vertetimin hipotekor behet fjale per djemte e Sulejman Bathores (Abdulla e Ramazan) dhe jo per Abdulla

160

Toporen, prona i perket te njejtit person. Sa me siper, ajo e bazon ne vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane nr. 2884 date 18.05.1995, i cili verteton se Abdulla Sulejman Toporja eshte i njejte me Abdulla Sulejman Bathoren.

Lidhur me vendimin e Kolegjit Civil paditesi ka pretenduar se ai eshte i paligjshem, sepse vendimi eshte marre ne dhomen e keshillimit dhe keshtu jane shkelur kerkesat procedurale. Sipas tij, ne rast se do te shprehej ne dhomen e keshillimit gjykata duhej te vendoste mospranimin e rekursit. Pretendimi i mesiperm eshte i pabazuar. Pavaresisht nga shprehja “ne dhomen e keshillimit” e pasqyruar ne vendimin e ketij kolegji, ne fakt, nga teresia e vendimit gjyqesor, rezulton plotesisht qe ai te jete marre ne seance gjyqesore dhe aq me shume me pjesemarrjen e vete avokatit te pales paditese Hysni Beti (gje qe nuk eshte e mundur ne dhomen e keshillimit).

Si shkak per cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane paditesat kane paraqitur faktin se dokumentacioni i pales se paditur, mbi te cilin eshte bazuar kjo gjykate ne dhenien e vendimit te saj, eshte i falsifikuar. Per te vertetuar sa me siper ata kane paraqitur nje vendim gjyqesor me numer 656 date 05.03.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane nga permbajtja e te cilit rezulton se shkresa “Vertetim pronesie” me date 18.10.1994 e leshuar nga Zyra e Hipotekes Tirane eshte e falsifikuar. Siç rezulton nga aktet e dosjes vendimi i gjykates se apelit mban daten 3.4.1996 dhe vendimi i Kolegjit Civil daten 10.10.1996 - pra ata jane dhene rreth 3 vjet para vendimit te mesiperm te Gjykates se Rrethit Tirane. Nga sa me siper ky i fundit nuk mund te sherbeje si shkak per cenimin e ketyre vendimeve te cilat ne kohen kur jane dhene kane qene te ligjshme. Ne rast se paditesat do te kishin pretendime te natyres se parashtruar ne rekurs ata do te kishin mundesine t’i zgjidhnin ato me mjetet e tjera ligjore te mbrojtjes te parashikuara ne K.Pr.Civile dhe jo me rekursin ne interes te ligjit te cilin ata kane zgjedhur.

Kolegjet e Bashkuara çmojnesenga gjykata e apelit dhe Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit eshte respektuar dhe zbatuar drejt ligji material e procedurial. Gjate gjykimit nuk jane verejtur shkelje te renda te normave procedurale. Hetimi gjyqesor eshte bere i plote dhe nuk ka qene e nevojshme marrja e ndonje prove vendimtare te kerkuar nga palet gjate gjykimit (neni 472/a, b, c, te K.Pr.Civile). Vetem per keto shkaqe mund te ushtrohej rekurs ne interes te ligjit.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.1741, date 10.10.1996 te Gjykates se

Kasacionit dhe vendimit nr.2500, date 03.04.1996 te Gjykates se Apelit Tirane. 161

Tirane, me 9.10.2002

162

MENDIM PAKICEUne gjyqtari Ylvi Myrtja, mendoj se nga gjykata e apelit dhe Kolegji Civil

i Gjykates se Kasacionit eshte zbatuar keq ligji material e procedurial (neni 472/a i K.Pr.Civile). Gjate gjykimit jane lejuar shkelje te renda te normave procedurale (neni 472/b i K.Pr.Civile). Nuk eshte marre nje prove vendimtare e kerkuar nga palet gjate gjykimit (neni 472/c i K.Pr.Civile). Gjykata e apelit nuk ka vleresuar dokumentet shkresore te paraqitura nga paditesi dhe provat e marra ne rruge gjyqesore nga gjykata e faktit (nenet 10, 20, 126 dhe 310 te K.Pr.Civile). Vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit eshte i paarsyetuar (neni 310/II–2 K.Pr.Civile).

Gjykata e apelit ka gjykuar ceshtjen si gjykate kontrolli dhe jo si gjykate fakti. Vendimi nga gjykata e apelit eshte marre vetem mbi bazen e provave te administruara, te shqyrtuara dhe vleresuara nga gjykata e shkalles se pare.

Pa e zgjeruar hetimin gjyqesor, gjykata e apelit ka rivleresuar provat e marra nga gjykata e shkalles se pare. Vertetimin e pronesise te leshuar nga Zyra e Hipotekes Tirane ne baze te regjistrimit nr. 565/355 date 30.03.1929 te paraqitur nga e paditura Naime Topore, gjykata e shkalles se pare e ka konsideruar te pavertete. Ne kete konkluzion, gjykata e shkalles se pare ka arritur pasi ka administruar edhe vertetimin e pronesise me te njejtin numer dhe date te paraqitur nga paditesi Fatmir Gjuzi.

Eshte fakt, se ndermjet provave te paraqitura nga e paditura dhe paditesi ka kundershtime. Ne vertetimin e pronesise te paraqitur nga e paditura thuhet se ne favor te trashegimlenesit te se paditures Abdulla Sulejman Toporja figuron e regjistruar nje cope toke prej 12 dynym qe kufizohet xhade, Rustem Selimi, Lije Mema dhe dheja e Selmanit dhe nuk percaktohet nga rrjedh kjo prone. Ne vertetimin e pronesise te paraqitur nga paditesi thuhet se prona ne fjale figuron e regjistruar jo vetem ne emer te Abdullait por edhe te Ramazanit. Te dy se bashku kane 7 pjese ndersa 3 pjese te kesaj prone i kane 3 persona te tjere. Prona kufizohet nga te njejtet pronare dhe eshte blere nga Ali Osman Seferi. Per te sheshuar keto kontradikta gjykata e shkalles se pare ka kqyrur ne vend regjistrin hipotekor nga edhe kane buruar provat e paraqitura nga palet ne gjykim.

Nga kqyrja ka rezultuar se prova e paraqitur nga e paditura nuk ishte e vertete. Sipas gjykates se shkalles se pare e vertete ishte prova e paraqitur nga paditesi. Mbi kete baze gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, date 17.02.1995, nuk eshte i ligjshem, per pasoje e ka anulluar ate me arsyetimin se prona qe i eshte kthyer te paditures Naime nuk ndodhet ne ate vend, por ne nje vend tjeter.

E paditura Naime Topore ka pretenduar se “toka objekt gjykimi” eshte blere nga trashegimlenesi i saj prej trashegimlenesit te paditesit, se blerja eshte bere ne vitin 1944, se nuk eshte blere e gjithe toka por nje pjese e saj me siperfaqe 12.000 m2 dhe se toka e blere eshte ne kufi me pronen e shitesit. Sipas te paditures, megjithese shitblerja e “tokes objekt gjykimi” eshte bere pa akt noterial, trashegimlenesi i saj eshte bere pronar me parashkrim

163

fitues.Ky pretendim i te paditures eshte rrezuar me arsyetimin se origjina e

prones qe i eshte kthyer te paditures nuk rrjedh nga ish pronari Mehmet Gjuzi, por nga Ali Osman Seferi dhe se kjo prone nuk kufizohet ne asnje ane me ish pronarin Mehmet Gjuzi.

Pas dhenies se vendimit nga gjykata e shkalles se pare e paditura ka pretenduar se per sqarimin e fakteve qe kane lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim duhej te thirrej nje ekspert. Ne lidhje me kete moment, e paditura ka parashtruar ne nje konflikt pronesie kur te dy palet pjesemarrese ne nje proces gjyqesor pretendojne te drejta pronesie mbi nje objekt, gjykata eshte e detyruar qe per zbulimin e te vertetes, te caktoje nje ekspert kompetent, te cilit pasi t’i vihen ne dispozicion te gjitha dokumentet, duhet te beje verifikimin e tyre ne vend. Meqenese ky veprim nuk eshte kryer ne shkalle te pare, sipas te paditures eksperti eshte e domosdoshme te thirrej nga gjykata e apelit.

Gjykata e apelit pa zhvilluar fare hetime e prish vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e rrezon kerkese padine e paditesit me arsyetimin se si baze juridike per kthimin e prones te paditures ka sherbyer nje vendim gjyqesor qe ka marre forme te prere, i cili eshte injoruar nga gjykata e shkalles se pare ne baze te nje kqyrje qe i ka bere regjistrit hipotekor. Sipas gjykates se apelit kufizimet e pronave kane pesuar ndryshime.

Arsyetimi qe ben gjykata e apelit vjen ne kundershtim me ligjin:Se pari Vendimi nr. 5894 date 22.11.1994 i Gjykates se Rrethit Tirane

qe citon gjykata e apelit eshte deklarativ (nenet 388 e vijues te K.Pr.Civile). Ne kete vendim e paditura ka vertetuar gjyqesisht se trashegimlenesi i saj ka qene pronar i nje cope toke prej 12 dynymesh, qe kufizohej ne veri me token e trashegimlenesit te paditesit. Ky vendim nuk ka fuqi provuese jo vetem kunder paditesit por as kunder personave te tjere. Nje konkluzion i tille del nga paragrafi i trete i nenit 391 te Kodit te Procedures Civile, ne te cilin thuhet: “Vendimi nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridike qe nuk kane qene thirrur ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar me vendim”.

Se dyti Nuk eshte saktesuar ku eshte prona e paditesit dhe ku eshte prona e te paditures, a jane ne kufi me njera tjetren, a kane mbivendosje apo jo, apo jane larg nga njera tjera e ne vende te ndryshme. Per konstatimin ose sqarimin e ketyre fakteve qe kane lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim ka qene e domosdoshme thirrja e nje eksperti. Vlen te theksohet se edhe sikur te mos ishte kerkuar nga palet kryerja e nje ekspertimi, gjykata duhet ta merrte nje prove te tille. Ky konkluzion del vetvetiu nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile. Ne paragrafin e dyte te ketij neni thuhet shprehimisht: “Ne kerkesen e paleve ose edhe kryesisht gjykata e apelit perserit teresisht apo pjeserisht hetimin gjyqesor. Ne shqyrtimin gjyqesor mund te lexohen aktet e gjykimit te shkalles se pare. Gjykata ka te drejte te marre prova te reja”. Pa u percaktuar vendndodhja, kufitaret, etj. nuk mund te thuash se e kujt eshte kjo prone.

Se treti Ne vendimin e saj, gjykata e apelit analizon vetem nje pjese te provave te administruara, por jo te gjitha provat sic kerkohet nga nenet 10, 20,

164

126 e 310 te Kodit te Procedures Civile. Ne lidhje me provat gjykata e apelit arsyeton: “Gjykata e shkalles se pare, duke injoruar vendimet gjyqesore te formes se prere si dhe aktet shkresore te leshuara nga organet kompetente shteterore, ne baze te nje kqyrje qe u ka bere dokumenteve te hipotekes lidhur me pronen e ish pronarit Abdulla Topore, me pa te drejte ka pranuar pretendimet e pales paditese…” por nuk analizon cilat jane keto akte shkresore dhe pretendime te pales paditese.

Se katerti Nga vendimi nr.163 date 17.02.1995 te KKK te Pronave nuk del fare e qarte vend-ndodhja e siperfaqes se truallit qe i eshte kthyer trashegimlenesit te se paditures. Ne piken 4 te ketij vendimi thuhet: “U kthehet trashegimtareve te ish pronarit Abdulla Toporja siperfaqja e truallit te lire prej 10.200 m2, me te drejte per ta zgjedhur vete ate brenda siperfaqes se pergjithshme te lire 12.000 m2”. Besoj se nuk ka nevoje per koment.

Me vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit nuk mund te replikohet. Ai eshte pa arsyetim. Vetem per faktin se ai le ne fuqi nje vendim te paligjshem duhet te prishet.

Per sa parashtrova me siper jam i mendimit se vendimet e dhena nga Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit dhe gjykata e apelit duhet te ishin prishur dhe ceshtja te dergohej per rishqyrtim po ne gjykaten e apelit.

Ylvi Myrtja

165

Nr. 59 i Regj. ThemeltarNr. 78 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesBashkim Caka AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarNikoleta Kita AnetareKristaq Ngjela AnetarNatasha Sheshi AnetareMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 12.11. 2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me nr. 59 qe u perket :

166

PADITËS : ZENEPE ZHEGU

DUHIJE TURHANI

BUJAR ZHEGU

GURGASH ZHEGU

ERMIRA ZHEGU

SADETE HELEBI

SUZANA ZHEGU

TË PADITUR : FATIME KATROSHI

GANI ZHEGU

HALIL ZHEGU

REXHEP ZITI

RAMAZAN ZITI

BUKURIJE ZITI

SKENDER ZITI

BEDRIJE ZITI

HAFSA ZHEGU

SABRIJE ZHEGU

OBJEKTI I PADISËPjestim pasurije

Baza ligjore : Neni 151 i K Pr C.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr. 2368, dt. 23.05.1997 ka vendosur :

167

Pjestimin ne natyre te 10 000 m2 te ndodhur ne Tirane, ne lagjen “Ali Demi“, si vijon : Fatime Katroshit i jepet parcela nr. 1, me siperfaqe 1 428,57 m2.Hafsa Zhegut i jepet parcela nr. 2, me siperfaqe 1 428, 57 m2.Gani Zhegut i jepet parcela me nr. 4 dhe 5 me siperfaqe 2857 m2.Pushimin e gjykimit te çeshtjes per Sabrie Zhegun, meqenese pjesen e saj ajo ja ka dhuruar Gani Zhegut.Halil Zhegut i jepet parcela nr. 3, me siperfaqe 1428 m2.Trashegimtareve te Hatixhe Zhegut (Zitit), u lihet ne bashkepronesi parcela nr. 6, me siperfaqe 1428, 57 m2.Trashegimtareve te Avdyl dhe Dalip Zhegut, i lihet ne bashkepronesi parcela nr.7, me siperfaqe 1428, 57 m2.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1226, date 28.10.1999 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2368, dt. 23.05.1997 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri Gani Zhegu, i cili ka kerkuar prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte kryer ne mungese te pales se paditur, nderkohe qe nuk rezulton qe kjo te kete marre dijeni per daten dhe oren e zhvillimit te seances gjyqesore.

- Ndryshe nga sa aresyeton gjykata, padia me objekt kundershtim i vendimit te KKKP , shkak i pezullimit te gjykimit te çeshtjes objekt gjykimi, ka lidhje me kete te fundit.

- Gjykata ne kundershtim me orientimin e lene nga Gjykata e Larte, ka rifilluar gjykimin e çeshtjes me objekt pjestim pasurie, dhe pse nuk eshte zhdukur shkaku i pezullimit, pra pa perfunduar gjykimi i çeshtjes me objekt kundershtim vendimi te KKKP.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Ylvi Myrtja dhe Irma Bala dhe pasi e

biseduan ceshtjen ne teresi

V Ë R E J N Ë:Palet ndergjygjese jane trashegimtare ligjore te ish pronares Sofije

Zhegu, e cila me vendimin nr. 728 date 23.09.1994 te KKKP prane Bashkise Tirane, eshte njohur ish pronare e truallit me siperfaqe 31 730 m2, te ndodhur ne L. “Ali Demi“ Tirane, nga i cili eshte vendosur t’i kthehet trualli me siperfaqe 5 000 m2 si truall i lire trashegimtareve ligjore te saj dhe te kompensohen ata per diferencen 26 730 m2.

Me pas, me vendimin nr. 120 date 15.06.1995 te KKKP eshte vendosur qe, nga trualli qe sipas vendimit te pare te KKKP do te kompensohej, t’i 168

kthehet atyre dhe nje sip. tjeter prej 5 000 m2, si truall i lire.Mbi bazen e dy vendimeve te KKKP te permendura me lart, prona

fillimisht eshte regjistruar ne regjistrin hipotekor ne favor te trashegimtareve ligjore te ish pronarit dhe pasi jane kryer dhe disa dhurime brenda rrethit te bashkepaleve, aktualisht ajo figuron e regjistruar ne favor te paleve ndergjygjese .

Me padine objekt gjykimi eshte kerkuar pjestimi ne natyre i kesaj prone, midis bashkepronareve.

Ka perfunduar faza e pare e pjestimit, duke u vendosur lejimi i pjestimit te truallit me siperfaqe 10 000 m2, midis bashkepronareve, duke u percaktuar dhe pjeset ideale qe i takojne secilit prej tyre. Vendimi ka marre forme te prere ne gjykaten e apelit.

Ne perfundim te fazes se dyte te pjestimit, Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr. 2368, dt. 23.05.1997 ka vendosur : Pjestimin ne natyre te 10 000 m2 te truallit, sipas variantit te pare te aktit te ekspertimit.

Gjate gjykimit ne Gjykaten e Apelit Tirane, i padituri Gani Zhegu ka vene ne dijeni gjykaten, se ne nje gjykim tjeter po gjykohet nje padi qe ka lidhje me padine objekt gjykimi dhe per kete arsye, nga ana e tij eshte kerkuar pezullimi i kesaj te fundit. Per kete arsye, gjykata e apelit, me vendimin e ndermjetem te dates 17.09.1997, ka pezulluar gjykimin e padise me objekt pjestim pasurie.

Me pas, gjykata e apelit ka rifilluar gjykimin dhe, ne perfundim te tij, me vendimin nr. 837 date 08.05.1998 ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Ky vendim i gjykates se apelit eshte prishur me vendimin nr.1376, date 04.02.1999 te Gjykates se Larte, dhe çeshtja eshte derguar per rigjykim ne gjykaten e apelit.

Gjate rigjykimit, ne gjykaten e apelit eshte marre vendim per gjykimin e ceshtjes ne mungese te pales se paditur, pasi kjo e fundit nuk eshte paraqitur ne gjykate, nderkohe qe ka marre dijeni me shpallje dhe ne perfundim, me vendimin nr. 1226 date 28.10.1999 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.2368, dt. 23.05.1997 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Me kerkese te pales paditese, gjate ketij gjykimi, me vendim te ndermjetem te gjykates, eshte shfuqizuar vendimi i pezullimit te gjykimit me aresyetimin se ai eshte marre ne kundershtim me nenin 297/a te K.Pr.C., pasi çeshtja objekt gjykimi nuk ka lidhje me çeshtjen shkak pezullimi.

Ne perfundim te tij, eshte lene ne fuqi vendimi nr.2368, date 23.05.1997 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1226, date 28.10.1999 te gjykates se apelit, vendim ky i formes se prere, qe kundershtohet me rekursin ne interes te ligjit, te paraqitur nga i padituri Gani Zhegu.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1226, date 28.10.1999 eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Pretendimet e ngritura ne rekursin ne interes te ligjit, nuk qendrojne.Nga procesverbalet e zhvillimit te seancave gjyqesore, ne gjykaten e

apelit, ka rezultuar se pala e paditur ka marre dijeni, me shpallje, per zhvillimin e gjykimit prane saj dhe nuk eshte paraqitur ne te, pa njoftuar per ndonje

169

shkak te aresyeshem. Ne keto kushte, nga ana e kesaj gjykate, me te drejte, duke ju referuar permbajtjes se nenit 179/ II, III te K.Pr.C. eshte vazhduar gjykimi ne mungese te pales se paditur.

Gjithashtu nga materialet e dosjes rezulton se çeshtja objekt gjykimi nuk ka lidhje me gjykimin e çeshtjes shkak pezullimi, pasi ne kete te fundit eshte kerkuar rivendosja ne afat e te drejtes per ngritjen e nje padie. Nisur nga kjo, arrihet ne konkluzionin se nuk plotesohen kerkesat e nenit 297/a te K.Pr.C. per pezullimin e gjykimit te padise me objekt pjestim pasurie, dhe me te drejte gjykata e apelit ka shfuqizuar vendimin e ndermjetem per pezullimin e ketij te fundit.

Duke ju referuar sa me siper, si dhe nenit 473 te K.Pr.C., Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojneserekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga i padituri Gani Zhegu nuk permbush kerkesat e nenit 472/ a, b, c te K.Pr.C. dhe si i tille nuk mund te pranohet.

PËR KËTO ARSYEKolegjet te Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/a te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.1226, date 28.10.1999 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 12.11.2002

170

Nr. 69 i Regj. Themeltar.Nr. 79 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Spiro Spiro Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi Anetare Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Irma Bala Anetare Nikoleta Kita Anetare Artan Hoxha Anetar Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.11.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr.69 qe u perket:

171

PADITËS: SHOQERIA “REKOR ALBANIA” sh.a. GJIROKASTER

TË PADITUR: MIHAL PAPAVANGJELI

ELPINIQI ANGJELI

EFIGJENI ZOGRAFI

KOSTANDINA PAPAVANGJELI

JORGO PAPAVANGJELI

ERIFILI TASE

VASIL DADO

PETRAQ DADO

MILTO DADO

PERSONA TË TRETË: HAXHI CUCI

ASTRIT CUCI

MIHARE CUCI

TEUTA CUCI

VESEL CUCI

HETEME CUCI

NURIE CUCI

OBJEKTI I PADISËAnullim i vendimeve nr.98, date 15.04.1994

dhe nr.98/1, date 22.05.1995 te KKK te Pronaveprane Bashkise Gjirokaster.

Baza ligjore: Nenet 13 dhe 27, shkronja “a” te ligjit nr.7698, date 15.04.1993

“Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster me vendimin nr.232, date 19.04.2000, ka vendosur:

172

Pranimin e pjesshem te kerkese padise.Anullimin e pjesshem te vendimit nr. 98 date 15.04.1994 te KKK te Pronave per piken 1 te tij, persa i perket objektit “Fabrika e Lekureve”, duke njohur bashkepronesine ne masen 69,5 % per shtetin dhe 30,5 % per ish pronaret Papavangjeli per kete objekt.Rrezimin e kerkeses se paditesit ndermarrja “Rekor Albania”, per vendimin nr. 98/1 date 22.05.1995 te KKK te Pronave Gjirokaster duke e lene ate ne fuqi.Rrezimin e kerkeses se personit te trete, Avni Cuci, per anullimin e vendimit nr. 98 date 15.04.1994 te KKK te Pronave per piken 2 te tij, duke e lene ate ne fuqi, sipas ndryshimeve te bera.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin Nr.397, date 05.07.2000 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.232, date 19.04.2000 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster.

Kolegjit Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.732, date 06. 06.2001 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga “Rekor Albania” sh.a Gjirokaster.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte kane ushtruar rekurs ne interes te ligjit te paditurit Erifili Tase (Dado), Vasil Dado, Petraq Dado, Milto Dado dhe Katerina Papaj, te cilet kerkojne prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

173

- Pales paditese i mungon legjitimiteti aktiv per ngritjen e padise objekt gjykimi. Ajo mund te ngrinte padi kunder te paditurve (ortakeve) vetem po t’i cenoheshin interesat e ligjshme brenda shoqerise, por jo per marredheniet qe ortaket kane pasur me te tretet (ne rastin e dhene me shtetin).

- Sipas nenit 27/a te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, vendimet e KKK te Pronave mund te ankimohen vetem nga pjesemarresit ne proces. Pala paditese nuk ka qene pjesemarrese ne procesin e kthimit te pronave.

- Dispozita e nenit 13 te ligjit nr. 7698 nuk mund t’i sherbeje paditesit se kjo ben fjale per shpenzime te bera nga shteti apo pronari, ne objektin qe privatizohet, kurse paditesi nuk eshte as shtet, as pronar dhe as pretendon te kete bere investime.

- Shoqeria “Rekor Albania” u krijua nga dy ortake: shteti dhe shoqeria greke. Me vendimin e tij, KKK te Pronave vendosi qe pjesen e prones shteterore, qe shteti e kishte futur si kapital ne shoqerine, paditese ne kete gjykim, t’ua kaloje ne pronesi trashegimtareve Papavangjeli. Kjo eshte bere me urdherin e transmetuar nepermjet shkreses nr. 165 date 15.04.1994 te Bashkise Gjirokaster. Ketej del qe shteti nuk eshte me ortak ne shoqeri, dhe nuk ka me asnje interes ne te. Per kete nuk ka kunderstim as vete shoqeria, e cila ka pranuar t’i dorezoje paditesave pjesen e shtetit ne kete shoqeri, qysh me daljen e urdherit te Bashkise ne vitin 1994.

- Pala paditese, nuk ka asnje te drejte te perfaqesoje ne gjyq interesat shteterore, pa pasur autorizim.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Ylvi Myrtja dhe Artan Hoxha dhe pasi

biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËPranohet nga ndergjyqesat se pala paditese, shoqeria “Rekor Albania”

sh.a me seli ne Gjirokaster, eshte krijuar nga dy ortake: shteti dhe shoqeria greke “Rekor Abee” (ne dosje nuk eshte administruar vendimi i regjistrimit te kesaj shoqerie ne Regjistrin Tregtar te Gjykates se Rrethit Tirane), si dhe dokumente te tjera, sic jane kontrata e themelimit te shoqerise, statute, dokumentet e depozitimit te fondeve nga secili ortak etj.

Kontributi i shtetit ne kapitalin themeltar te shoqerise, pranohet se ka qene kontribut ne natyre, qe perfaqesohej nga vlera e Fabrikes se Lekure Kepuceve Gjirokaster, por nuk del % e ketij kontributi ne kapitalin themeltar te shoqerise.

Objekti “Fabrika e Lekure Kepuceve Gjirokaster”, qe nga ana e shtetit ishte futur si kontribut ne kapitalin themeltar te pales paditese, i eshte konfiskuar ne vitin 1946 trashegimtarit ligjor te te paditurve.

Me vendim nr. 98 date 15.04.1994 te KKK te Pronave prane Bashkise Gjirokaster jane njohur te paditurit ish pronare te objektit “Fabrika e Lekureve 174

Gjirokaster” dhe meqenese nga ana e eksperteve eshte vleresuar se vlera e punimeve te kryera nga shteti, ne objektin ekzistues, ze 19.5% te vleres se pergjithshme te objektit, bazuar ne nenin 13 te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” eshte vendosur qe t’i kthehet ajo pa shperblim te paditurve.

Po sipas ketij vendimi te KKK te Pronave, te paditurit jane njohur ish pronare dhe te truallit me siperfaqe 4,1 ha qe ndodhet ne territorin e kesaj fabrike, sipas kufizimeve te percaktuara ne te. Nga trualli i permendur me lart, KKK te Pronave me vendimin nr. 98/1 date 22.05.1995, i ka kthyer te paditurve truallin me siperfaqe 5000 m2.

Ne gjykim nuk eshte verifikuar neseky truall eshte perfshire apo jo ne kapitalin e shoqerise se perbashket, si kontribut i ortakut shteteror shqiptar, cfare eshte bere me siperfaqen tjeter mbi 5000 m2 eshte perfshire ne kapitalin e shoqerise se perbashket, a eshte llogaritur vlera e saj me cmimet e tregut apo me cmim te caktuar nga shteti.

Me date 22.07.1994 eshte marre ne dorezim nga shteti prona prej te paditurve. Ky veprim ka nenkuptuar qe shteti vete ka pranuar qe ortak ne shoqeri nuk do te ishte me shteti por te paditurit.

Me padine objekt gjykimi pala paditese ka kerkuar anullimin e vendimit te KKK te Pronave te permendur me lart, duke pretenduar se vlera e punimeve te kryera nga shteti, ne objektin ekzistues, ze mbi 20% te vleres se pergjithshme te objektit. Per pasoje, sipas pales paditese, vendimi i KKK te Pronave qe kundershtohet vjen ne kundershtim me nenin 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, per pjesen qe i ka kthyer te paditurve pa shperblim objektin “Fabrika e Lekure Kepuceve Gjirokaster”.

Ne lidhje me sa eshte pretenduar me siper, gjykata ka caktuar nje grup ekspertesh inxhiniere ndertimi dhe nga akti i ekspertimit i kryer prej tyre ka rezultuar:

Vlera e punimeve te kryera nga shteti, ne objektin e trajtuar ne vendimin e KKK te Pronave qe kundershtohet, ze 69,5 % te vleres se pergjithshme te tij.

Gjykata ka caktuar dhe nje grup ekspertesh inxhiniere mekanike, per te llogaritur raportin midis vleres fillestare te makinerive te ish pronarit me ato te shtetit ne Fabriken e Lekure Kepuceve Gjirokaster, por nga ana e tyre nuk ka qene e mundur permbushja e kesaj detyre per shkak se nuk ekzistojne aktualisht te tilla ne fabrike, gjithashtu mungon dhe dokumentacioni i shtetezimit te tyre.

Vendimi i KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve, per pjesen qe ka njohur trashegimlenesin e tyre ish pronar te truallit me siperfaqe 4,1 ha dhe kthyer 5000 m2, qe ndodhet brenda terrritorit te fabrikes, eshte kundershtuar edhe prej personave te trete, te cilet kane pretenduar se nje pjese e ketij trualli ka qene prone e trashegimlenesit te tyre, te ndjerit Haxhi Cuci.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster me vendimin nr.232, date 19.04.2000 ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese padise.Anullimin e pjesshem te vendimit nr. 98 date 15.04.1994 te KKK te

175

Pronave per piken 1 te tij, persa i perket objektit “Fabrika e Lekureve”, duke njohur bashkepronesine ne masen 69,5% per shtetin dhe 30,5% per ish pronaret Papavangjeli per kete objekt.

Rrezimin e kerkeses se paditesit ndermarrja “Rekor Albania” per vendimin nr. 98/1date 22.05.1995 te KKK te Pronave Gjirokaster duke e lene ate ne fuqi.

Rrezimin e kerkeses se personit te trete Avni Cuci, per anullimin e vendimit nr. 98 date 15.04.1994 te KKK te Pronave per piken 2 te tij, duke e lene ate ne fuqi, sipas ndryshimeve te bera me arsyetimin se vlefta e shpenzimeve te kryera nga shteti eshte percaktuar sakte nga ekspertet.

Rezulton se personat e trete nuk kane bere ankim ne apel.Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 397 date 05.07.2000 ka

vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 232 date 19.04.2000 te Gjykates se Rrethit

Gjirokaster me te njejtin arsyetim.Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 732 date 06.06.2001 ka

vendosur: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga “Rekor Albania” sh.a Gjirokaster.

Kolegjet e Bashkuara çmojnesenuk eshte zhvilluar nje proces i rregullt ligjor.

Sipas nenit 5 te K.Pr.Civile objekti i mosmarreveshjes percaktohet ne pretendimet e paleve. Pretendimet e paditesit te parashtruara ne kerkese padi si dhe gjate gjykimeve ne shkalle te pare dhe te dyte janesepadrejtesisht KKK te Pronave prane Bashkise Gjirokaster i ka kthyer te paditurve objektin “Fabrika e Lekure Kepuceve Gjirokaster” dhe nje truall poshte saj me siperfaqe 5000 m2.

Nga gjykimet e zhvilluara nuk del e qarte se ndermjet kujt eshte konflikti objekt gjykimi, ndermjet shoqerise “Rekor Albania” dhe ish pronareve, apo ndermjet ortakut grek dhe shtetit shqiptar. Sipas vendimit te KKK te Pronave dhe shkreses se dates 22.07.1994 te cituar me siper, ne shoqerine tregtare “Rekor Albania” nuk do te ishte me ortak shteti shqiptar, por ish pronaret, pasi shteti pasurine e tij te futur ne kapitalin e shoqerise tregtare ja kishte kthyer ish pronareve me nje vendim te KKK te Pronave. Pretendimi i paditesit ka qeneseKKK te Pronave nuk ka mbajtur parasysh ligjin per shoqerite tregtare duke kaluar kuotat e ortakut shtet tek nje subjekt tjeter (ish pronaret) pa pelqimin e tij. Ky pretendim i paditesit nuk eshte vene asnjehere ne bisedim nga gjykatat, megjithese eshte kthyer dy here kjo ceshtje per rigjykim nga gjykata e apelit.

Gjykata ne fillim te gjykimit, per te garantuar ecurine normale te tij, ka per detyre te kerkoje nga palet percaktimin e marredhenies juridike per shkak te se ciles ka lindur konflikti dhe mbi kete baze, legjitimimin e paditesit dhe te te paditurit.

Pervec administrimit te akteve te themelimit eshte e domosdoshme te thirret dhe degjohet ne gjykate edhe pala qe ka perfaqesuar shtetin shqiptar ne shoqerine tregtare, d.m.th. ortaku shqiptar. Thirrja e ortakut shqiptar do te sqaroje me mire se ndermjet kujt eshte konflikti objekt gjykimi, ndermjet ortakut grek dhe atij shqiptar qe i ka kaluar kuotat e tij tek nje subjekt tjeter, apo

176

ndermjet shoqerise tregtare dhe ish pronareve.Paditesi ka pretenduar se ne objektin ish prone private vlefta e

shpenzimeve te kryera nga shteti eshte mbi 50 %. Gjykatat e kane pranuar kete pretendim te paditesit duke percaktuar kete vlefte ne masen 69.5%. Ne raportin e pranuar nga gjykata objekti ish prone private mbetet ne bashkepronesi ndermjet shtetit dhe ish pronarit (neni 13 i ligjit nr. 7698 date 15.04.1993). Ne keto rrethana, procesi gjyqesor duhej te ishte zhvilluar patjeter ne prani te pales qe ka perfaqesuar shtetin shqiptar ne shoqerine tregtare (neni 193 i K.Pr.Civile). Nuk ka asnje dyshim se shteti shqiptar ka interes ne ceshtjen objekt gjykimi, prandaj eshte e nevojshme thirrja e perfaqesuesit te shtetit shqiptar ne kete gjykim.

Administrimi i akteve te themelimit te shoqerise dhe thirrja e perfaqesuesit te shtetit do te sqaroje me mire pozicionin e ortakeve themelues, kontributet e tyre, afatin kohor te veprimtarise se perbashket tregtare si dhe raportin e ndarjes se fitimeve. Sqarimi i te gjitha ketyre momenteve do ta coje gjykaten ne konkluzione te sakta nese shoqeria tregtare ka funksionuar si e tille apo jo.

Sipas vendimeve gjyqesore te shkalles se pare dhe te dyte objekti Fabrika e Lekure Kepuceve Gjirokaster eshte ne bashkepronesi te shtetit dhe te ish pronareve Papavangjeli respektivisht 69.5% me 30.5%. Nga aktet e dosjes nuk del nese prona e ish pronarit eshte bere apo jo pjese perberese e kapitalit te shoqerise. Per kete eshte e nevojshme te hetohet nese shoqeria tregtare eshte bere pronare e Fabrikes se Lekure Kepuceve te vendosur si kontribut nga shteti apo shteti fabriken e ka vene ne dispozicion te shoqerise per nje kohe te caktuar pa transferim te se drejtes se pronesise.

Ne qofte se prona e ish pronarit eshte bere prone e shoqerise duhet te vihet ne diskutim nese “ortaku shtet” pjesen e kapitalit te tij mundet ta transferoje tek subjekte te tjere qe nuk jane ortake ne shoqerine tregtare. Po ish pronarit a mund t’i kthehet ish prona e tij pa pelqimin e ortakut te huaj. Ne eventualitetin e kolizionit midis normave te ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve” dhe normave te ligjit “Per shoqerite tregtare”, gjykata duhet te percaktoje se cili ligj duhet te zbatohet ne rastin konkret, ligji per shoqerite tregtare apo ligji per kthimin e kompensimin e pronave.

Dihet se ligji “Per shoqerite tregtare” eshte miratuar dhe ka hyre ne fuqi ne vitin 1992, ndersa ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave” ne vitin 1993. Ne nje ceshtje te ngjashme, Kolegjet e Bashkuara i kane dhene perparesi ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave” e shtrin efektin e zbatimit shume kohe para miratimit. Neni 1 i ketij ligji sanksionon se u njihet e drejta e pronesise, ish pronareve apo trashegimtareve te tyre, per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter pas dates 29 Nentor 1944. Per me teper, ky ligj u kthen ish pronareve trojet e lira e ndertesat ekzistuese edhe ne qofte se keto kane qene te tjetersuara ne persona te trete. Ndersa ligji “Per shoqerite tregtare” e shtrin efektin dhe zbatimin vetem pas vitit 1992 e ne vazhdim.

Per efekt te ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, prone

177

kuptohet pasuria e paluajtshme ne formen e tokes truall, ndertesave dhe cdo gje tjeter qe eshte bashkuar ne menyre te qendrueshme me to, si godina banimi, fabrika, punishte, dyqane, magazina e cdo ngrehine tjeter (neni 2 i ligjit nr.7698 date 15.4.1993).

Ne zbatim te ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave” gjykata duhet te hetoje nese prona e ish pronarit eshte e pandryshuar apo ka pesuar ndryshime, nese ka ndryshime ne cfare raporti jane ndryshimet, nese prona eshte e lire apo e zene dhe kur prona eshte truall, çfare objektesh ka persiper nese keto jane privatizuar apo jo.

Nga analiza qe u be me siper Kolegjet e Bashkuara arriten ne perfundimin se vendimet e dhena nga gjykata e apelit dhe gjykata e shkalles se pare duhet te prishen dhe ceshtja duhet te dergohet per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare.

Ne rigjykim duhet te percaktohen drejte palet (neni 90 i K.Pr.Civile), objekti i mosmarreveshjes (neni 5 i K.Pr.Civile) dispozitat ligjore qe jane te detyrueshme te zbatohen per zgjidhjen e mosmarreveshjes (neni 16 i K.Pr.Civile), interesi i ligjshem i paditesit (neni 32 i K.Pr.Civile) dhe legjitimimi i paleve ne procesin gjyqesor (neni 176 i K.Pr.Civile).

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimeve nr. 732 date 6.06.2001 te Kolegjit Civil te Gjykates

se Larte, nr. 397 date 5.07.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, nr.232, date 19.04.2000 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Gjirokaster me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.11.2002

178

Nr. 96 i Regj. Themeltar.Nr. 80 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi AnetareNikoleta Kita Anetare Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.11.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 96, qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: ABAZALI BAJRAKTARI, i biri i Beqirit, i datelindjes 1956, lindur dhe banues ne Elbasan.

I PADITUR K/PADITËS: VLADIMIR NIKOLLA, i biri i Pandeliut, i datelindjes

1959, lindur dhe banues ne Elbasan.

OBJEKTI I PADISËLirim dhe dorezim trualli, pushim cenimi

dhe pagim qiraje.Baza ligjore: Neni 130 i K.Civil.

179

OBJEKTI I KUNDËRPADISËKundershtim i vendimit te KKK te Pronave

Elbasan me nr.105/2, date 16.12.1993.Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.4.1993

“Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve” dhe Udhezimi i Keshillit te Ministrave Nr. 3 date 21.6.1993

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendim nr.1771, date 19.9.1994, ka

vendosur:“Rrezimin e kerkese-padise qe i perket paditesit Abazali Bajraktari e te paditurit Vladimir Nikolla me objekt lirim trualli e pushim cenimi”.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit Abazali Bajraktari, me vendim nr.570, date 10.2.1995, ka vendosur :

“Lenien ne fuqi te vendimit nr.1771, date 19.9.1994 te Gjykates se Rrethit Elbasan”.

Gjykata e Kasacionit, mbi ankimin e paditesit Abazali Bajraktari, me vendim Nr. 1121 date 15.6.1995, ka vendosur :

“Prishjen e vendimit nr.570, date 10.2.1995 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.1771, date 19.9.1994 te Gjykates se Rrethit Elbasan e kthimin e ceshtjes per rigjykim prane po asaj gjykate”.

Gjykata e Rrethit Elbasan, ne rigjykim, me vendim nr.3170, date 21.12.1995, ka vendosur :

“Detyrimin e te paditurit Vladimir Nikolla te paguaje nje qera vjetore prej 37105 lekesh trashegimtareve te Beqir Bajraktarit, per siperfaqen e truallit te zene prej 452,5 m2. Ne pagimin e qerase te merret parasysh dhe liberalizimi i meparshem i tarifave shteterore.Detyrimi per pagimin e qerase t’i filloje nga dita e ngritjes se padise date 2.6.1994”.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit Vladimir Nikolla, me vendim nr.2802, date 8.5.1996, ka vendosur :

“Prishjen e vendimit nr.3170, date 21.12.1995 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Elbasan, ne rigjykim, me vendim nr.1498, date 2.7.1996, ka vendosur :

180

“Te pranoje pjeserisht kerkesepadine e paraqitur nga paditesi (i kunderpaditur) Abazali Bajraktari, duke detyruar te paditurin (kunderpadites) Vladimir Nikolla te liroje, dorezoje e pushoje cenimin mbi nje truall me siperfaqe 667,5 m2 me kufijte sipas tapise, duke zbritur siperfaqen e objektit prej 452,5 m2 te ndertuar brenda tij dhe te mos e perserise me ne te ardhmen.Te pranoje pjeserisht kunderpadine e paraqitur nga i padituri (kunderpadites) Vladimir Nikolla dhe te ndryshoje piken 1 te dispozitivit te vendimit nr.105/2, date 16.12.1993 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan, duke i kthyer ne pronesi si truall te lire trashegimtareve ligjore te ish-pronarit Beqir Bajraktari jo siperfaqen prej 1120 m2 me kufijte sipas tapise, por nje truall me siperfaqe 667,5 m2 brenda te cilit ndodhet pike servisi - prone e te paditurit (kunderpadites)”.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit (te kunderpaditur) Abazali Bajraktari, me vendim nr.6257, date 14.11.1996, ka vendosur :

“Lenien ne fuqi te vendimit nr.1498, date 2.7.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan”.

Gjykata e Kasacionit, mbi ankimin e paditesit (te kunderpaditur) Abazali Bajraktari, me vendim nr.971, date 31.7.1997, ka vendosur :

“Lenien ne fuqi te vendimit nr.6257, date 14.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane”.

Kunder vendimit te Gjykates se Kasacionit me nr.971, date 31.7.1997, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile, pala paditese (e kunderpaditur) Abazali Bajraktari, i cili kerkon prishjen e tij dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

181

- Vendimet jane marre ne zbatim te keq te ligjit dhe haptazi ne kundershtim me te, pasi :

- 1. Jane shkelur te drejtat e pronarit, te cilit ju njoh dhe ju kthye prona nga nje organ kompetent.

- 2. Detyrat e lena nga Gjykata e Kasacionit ne vendimin e pare jane keq interpretuar nga gjykatat me te ulta dhe nuk jane zbatuar prej tyre.

- 3. Shtetasit Vasil Rama i eshte dhene leje ndertimi, por ai nuk e ka realizuar ate.

- 4. Dhurimi i lejes se ndertimit nga shtetasi Vasil Rama eshte i kunderligjshem, sepse ajo nuk eshte mall qe destinohet per treg, por nje akt i administrates shteterore, qe mund te revokohet apo transferohet vetem prej saj.

- 5. I padituri nderroi destinacionin e lejes se ndertimit nga “pike servisi” ne “supermarket”.

- 6. Ndertimi i kryer eshte cilesuar nga organi kompetent si “ndertim pa leje”.

- 7. Trualli nuk duhet te quhet i zene, siç shprehen gjykatat, por i lire.- 8. I padituri nuk mund te prapesoje me kunderpadine kundershtimin e nje

akti administrativ, siç eshte vendimi i KKK te Pronave, sipas nenit 27/a te ligjit nr.7698, date 15.4.1993, pasi ai nuk ka qene pjesemarres ne procesin e njohjes dhe te kthimit te prones ne dobine tone dhe sepse ai nuk ka asnje tager pronesie trualli apo posedimi te tij.

- 9. Qellimi yne ne te ardhmen eshte realizimi i te drejtave per te tjetersuar (shitur) sendin tek i padituri ose ai ta mbaje me qira.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e ceshtjes nga anetaret Vladimir Bineri dhe Irma

Bala, perfaqesuesin e paditesit avokat Vasil Plaku qe kerkoi prishjen e vendimit, perfaqesuesin e te paditurit avokat Kujtim Capo qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimet e marra nga Gjykata e Apelit Tirane me nr.6257, date

14.11.1996 dhe nga Gjykata e Kasacionit me nr.971, date 31.7.1997 duhet te prishen dhe aktet te kthehen per rishqyrtim, pasi ne gjykimin e ceshtjes jane lejuar shkelje te cilat kane ndikuar ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ne rigjykimin e ceshtjes, ne vendimin e saj, ka pranuar te provuar se i padituri Vladimir Nikolla siperfaqen e truallit, ku ai ka filluar dhe vazhduar ndertimin, e ka disponuar ne baze te lejes se ndertimit nr.56, date 29.7.1991 dhe plan vendosjes te vitit 1992, te dhena nga organi kompetent dhe te perseritura ne vitet e mepasme.

Duke u bazuar ne kete fakt, gjykata ka arritur ne perfundimin se siperfaqja e truallit prej 452.5 m2, ne te cilen ndodhet objekti i ndertuar nga i padituri, ne kohen e shqyrtimit te kerkeses se trashegimtareve te Beqir 182

Bajraktarit nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve Elbasan, ka qene e zene.

Mbeshtetur ne kete shkak, gjykata e ka pranuar pjeserisht kunderpadine e te paditurit dhe ka vendosur ndryshimin e pikes 1 te vendimit nr.105/2, date 16.12.1993 te ketij komisioni, duke i kthyer trashegimtareve te Beqir Bajraktarit jo siperfaqen e truallit te kerkuar prej 1120 m2, por siperfaqen prej 667.5 m2.

Gjykata e Apelit Tirane, duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, ne vendimin e saj, ka pranuar se ndertimi, mbi truallin objekt gjykimi, ka filluar ne daten 19.9.1991, nga shtetasi Vasil Rama, me leje te rregullt ndertimi nga organi kompetent, dhe ka vazhduar nga i padituri, po me leje te rregullt ndertimi dhe plan vendosje te miratuar nga organi kompetent.

Duke u mbeshtetur ne kete fakt, kjo gjykate ka arritur ne perfundimin se duke u ndodhur para faktit qe sheshi i ndertimit eshte miratuar nga Zyra e Urbanistikes, perpara daljes te ligjit “ Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve “, dhe se objekti ka filluar se ndertuari, konform rregullave, qe perpara vitit 1993, siperfaqja e truallit prej 452.5 m2 duhej te konsiderohej e zene dhe per kete shkak ajo nga komisioni nuk duhej t’i kthehej ish pronarit por t’i kompensohej.

Ne arritjen e perfundimeve te parashtruara te dy gjykatat jane mbeshtetur kryesisht ne disa akte shkresore, te paraqitura nga i padituri Vladimir Nikolla, te cilat bejne fjale se objekti servis automjetesh ka filluar se ndertuari nga shtetasi Vasil Rama dhe ka vazhduar nga i padituri duke patur leje ndertimi dhe plan vendosje te leshuar nga organet kompetente.

Lidhur me keto akte, verehet se nga gjykatat nuk jane respektuar rregullat ligjore per shqyrtimin e saktesise dhe vertetesise te permbajtjes qe ato paraqesin.

Ne dosje ndodhet akti me nr. 26, date 19.9.1991, i titulluar “Leje Ndertimi”, i leshuar nga Komiteti Ekzekutiv i KP te qytetit Elbasan, ne te cilin thuhet se Vasil Rama lejohet te ndertoje servisin e automjeteve, Sipas vendimit nr. 56, date 29.7.1991, te Komitetit Ekzekutiv te Qytetit Elbasan.

Ne dosje ndodhet gjithashtu akti pa numer dhe date, i titulluar “Leje Ndertimi“, me shenimin e bere me dore “Perseritje“, leshuar nga Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes dhe Kryetari i Keshillit te Rregullimit te Territorit, ne te cilin thuhet se Vladimir Nikolla lejohet te ndertoje servis automjetesh ne lagjen “Shenkoll”, sipas vendimit nr. 56, date 29.7.1991 te Komitetit Ekzekutiv te Qytetit Elbasan.

Sic del nga permbajtja e ketyre dy akteve dhe plan vendosjeve qe atyre ju jane bashkangjitur, per ndertimin e objektit servis automjetesh jane dhene me nje vendim, dy leje ndertimi, per dy persona te ndryshem.

Lidhur me faktin e parashtruar, verehet se ai, ne gjykim, nga te dy gjykatat nuk eshte patur parasysh. Duke qene ne keto kushte, ka qene e domosdoshme qe vendimi i Komitetit Ekzekutiv te qytetit te Elbasanit, te merrej, te administrohej dhe te shqyrtohej gjyqesisht, per te sqaruar lidhjen midis tij dhe dy lejeve te ndertimit, te dhena dy personave te ndryshem.

183

Persa i perket dy lejeve te ndertimit verehet se ato jane leshuar nga organe te ndryshme. Leja e ndertimit ne emer te Vasil Rames eshte leshuar ne daten 19.9.1991, nga Komiteti Ekzekutiv i KP te qytetit Elbasan, ndersa ajo ne emer te te paditurit Vladimir Nikolla nuk ka date dhe del se eshte leshuar nga Keshilli i Rrethit Elbasan.

Lidhur me sa paraqesin keto akte, nga gjykatat, gjate pyetjes se nenshkruesve, nuk eshte bere e mundur te sqarohej shkaku pse ato jane leshuar nga organe te ndryshme, koha e sakte e perpilimit te tyre, shkaku i zevendesimit te Vasil Rames me te paditurin, baza ligjore dhe procedurat qe duhej te zbatoheshin per kryerjen e ketij zevendesimi, rregullshmeria ose jo e perpilimit te tyre etj.

Per te vertetuar pretendimet e tij, i padituri, ne gjykim, ka paraqitur nje fotokopje te plan vendosjes se objektit qe do te ndertonte, te pa vertetuar nga noteri, i cili mban daten 25.2.1992.

Ky akt, duke qene i tille, nuk ka fuqi provuese si shkrese dhe per kete shkak administrimi i tij ne gjykim eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 250 te Kodit te Procedures Civile.

Ne dosjen objekt shqyrtimi verehet se ndodhet nje shkrese e leshuar nga Bashkia e qytetit Elbasan, me date 26.5.1994, ne te cilen behet fjale se ne tre raste, gjate viteve 1992-1993, objekti i servisit te makinave, i ngritur nga i padituri Vladimir Nikolla, eshte trajtuar si ndertim pa leje dhe eshte vendosur pezullimi i ndertimit.

Po ne kete shkrese, te Bashkise se qytetit Elbasan, behet fjale se ne muajin maj te vitit 1994 eshte konstatuar se ky objekt ndertohet nga i padituri me leje ndertimi dhe plan vendosje.

Persa i perket te dhenave qe ky akt paraqet, te cilat kundershtojne njera tjetren, nga gjykata nuk eshte zhvilluar nje hetim i plote dhe i gjithanshem nga i cili te sqarohej ligjshmeria ose jo e ndertimit te servisit.

Gjykata ishte e detyruar qe aktet e permendura ne shkresen e bashkise t’i merrte kryesisht dhe ato, krahas pyetjes se personave nenshkrues, t’ja nenshtronte shqyrtimit gjyqesor.

Pervec sa u paraqit, nga aktet ne dosje del se te dy gjykatat nuk kane arritur ne nje perfundim te bazuar dhe te sakte, lidhur me siperfaqen e truallit qe ze ndertimi i kryer nga i padituri.

Ne dosje ndodhet nje akt ekspertimi teknik sipas te cilit siperfaqja e zene nga ndertimi i kryer nga i padituri eshte 369.3 m2.

Ne vendimet e tyre te dy gjykatat kane pranuar, pa paraqitur asnje argument, se siperfaqja e truallit te zene eshte 452.5 m2.

Lidhur me kete fakt, i cili paraqet rendesi per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, ka qene e domosdoshme qe te kerkohej kryerja e nje ekspertimi te ri.

Duke vleresuar sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet te kthehen per rishqyrtim.

184

Ne rigjykim, per problemet e parashtruara, eshte e domosdoshme qe palet ndergjyqese te orientohen drejt duke ju kerkuar qe per kerkesat dhe pretendimet qe kane te paraqesin dokumente shkresore te rregullta.

Ne zbatim te nenit 465, te Kodit te Procedures Civile, duke perseritur hetimin gjyqesor, ne kuadrin e sqarimit te plote te ceshtjes, gjykata, krahas provave te paraqitura nga palet, mund te marre edhe kryesisht prova te reja.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/c, te

K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 971, date 31.7.1997, te Gjykates se Kasacionit.Prishjen e vendimit nr. 6257, date 14.11.1996, te Gjykates se Apelit

Tirane e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Tirane, me 13.11.2002

Nr. 75 i Regj. Themel.Nr. 81 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesBashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Natasha Sheshi Anetare Spiro Spiro AnetarVladimir Metani Anetar Zamir Poda Anetar Ylvi Myrtja Anetar Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Bineri Anetar Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.75 me pale:

185

PADITËS: SHOQATA “DESHMITARET E JEHOVAIT” perfaqesuar nga avokat Ilir Selenica.

I PADITUR: LULZIM BRAHJA, perfaqesuar nga avokat Fatmir Braka.

OBJEKTI :Detyrimin e te paditurit

te ktheje shumen prej 27.200 $, te dhene paradhenie nga ana jone

per blerjen e nje trualli prej 6800 m2.Baza Ligjore: Neni 698 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 8732 date 19.12.1995 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise dhe detyrimin e te paditurit t’i ktheje paditesit shumen prej 27.200 $.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 2746 date 3.5.1996 ka

vendosur:Prishjen e vendimit nr. 8732 date 19.12.1995 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar ne fakt te rrezoje kerkese padine e pales paditese si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.1372 date 11.11.1997 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 8732 date 19.12.1995 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe vendimit nr. 2746 date 3.5.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane .

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 35 date 3.4.1998 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesit Shoqates “Deshmitaret e Jehovait” si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr. 321 date 15.3.2000 ka

vendosur:Pushimin e gjykimit ne kete gjykate.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit, ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile pala paditese, duke kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Larte dhe te Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

186

- Vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, qe nuk ka shqyrtuar rekursin tone eshte i padrejte, pasi rekursi eshte paraqitur nga perfaqesuesi i autorizuar nga ana jone me aktin e perfaqesimit date 28.8.1995, qe sipas nenit 72 te K.Civil eshte akt i rregullt.

- Me zotin Lulzim Brahja jemi sjelle me korrektesi te plote, prandaj nuk mund te denohemi per korrektesen qe kemi treguar.

- Vendimi i apelit dhe ai i Gjykates se Larte mbulojne nje padrejtesi flagrante qe behet kunder nesh.

- Me daten 31.10.1995 pala paditese paraqet ne gjykate padine kunder Lulzim Brahjas, i cili ka kryer te gjitha veprimet ne emer e per llogari te gjithe personave te paraqitur si shites, mbi bazen e prokures se posaçme te dates 12.08.1994.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Irma Bala dhe Nikoleta Kitaav. e pales paditese I.Selenica, qe kerkoi prishjen e vendimit, ate te

pales se paditur F.Braka, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi shqyrtuan aktet,

V Ë R E J N ËVendimi nr. 321 date 15.3.2000 i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, me

te cilin eshte vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes, nuk eshte i drejte e si i tille duhet prishur.

Rezulton se, kolegji civil ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes me arsyetimin se rekursi i paraqitur prej anes paditese nuk plotesonte kerkesat ligjore. Konkretisht eshte nenshkruar nga nje person, i cili nuk rezulton te jete perfaqesues i kesaj pale e per rrjedhoje rekursi nuk mund te investoje gjykaten e Larte per gjykimin e ceshtjes.

Nga kolegji civil duhej te zbatohej neni 94 i K.P.Civile i cili percakton se “personat juridike, marrin pjese ne gjykim me ane te atyre qe i perfaqesojne sipas dispozitave ligjore“ dispozitat e K.Civil qe bejne fjale per shoqatat neni 39, 41, 47 etj.

Shoqata “Deshmitaret e Jehovait” rezulton se eshte person juridik privat jo fitimprures, e cila ka fituar personalitet juridik me regjistrimin e saj ne Gjykaten e Rrethit Tirane me vendimin date 13.08.1993. Per shkak te qënit person juridik te nje lloji te vecante shoqatat ceshtjet qe kane te bejne me veprimtarine e tyre, menyren e organizimit, kompetencat e organeve drejtuese, menyren e perfaqesimit te tyre i rregullojne duke u bazuar ne legjislacionin e posacem qe eshte ne fuqi ne R.Shqiperise, ne dispozitat e K.Civil qe bejne fjale per shoqatat neni 39, 41, 47 e vijues dhe ligji nr. 8788 date 07.05.2001 “ Per organizatat jo fitimprurese“.

Nga aktet e perfaqesimit qe jane paraqitur ne gjykim ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte, si deklarata date 28.08.1995 dhe shkresa derguar

187

Gjykates se Larte me daten 2.3.2000 te nenshkruara nga Presidenti i Shoqates si organ drejtues, i cili ka autorizuar Paolo Antonioli te perfaqesoje shoqaten ne gjykim dhe te paraqese rekurs ne Gjykaten e Larte, provohet ekzistenca e marredhenies juridike te perfaqesimit .

Keto jane akte qe shprehin vullnetin e te perfaqesuarit, per t’i dhene tagra perfaqesimi personit te zgjedhur prej tij, per te perfaqesuar shoqaten ne gjykimin e ceshtjes. Kjo menyre perfaqesimi eshte konform nenit 47 te K.Civil, ne te cilin thuhet: ”organi drejtues ka te drejten dhe detyren te kujdeset per interesat e shoqates, t’i mbroje ato, si dhe te perfaqesoje shoqaten sipas kompetencave qe i jane dhene nga statuti” dhe nuk vjen ne kundershtim me ligjin 8788 date 07.05.2001 ne fuqi.

Sa siper kolegjet c’mojnesevendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte duhet prishur, rekursi i paraqitur ne Gjykaten e Larte nga paditesi kunder vendimit nr. 35 date 3.4.1998 te Gjykates se Apelit i ploteson kushtet ligjore te perfaqesimit te pales qe ka te drejte te ushtroje ate dhe ceshtja t’i kaloje per gjykim kolegjit civil.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 321 date 15.03.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates

se Larte dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte.

Tirane me 12.11.2002

188

Nr. 93 i Regj. Themeltar.Nr. 82 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi Anetare Nikoleta Kita Anetare Spiro Spiro Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Artan Hoxha Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.11.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen civile me nr.93, qe u perket:

PADITËSIT: ROBERT ÇABEJ, i biri i Feritit, lindur me 1943, banues ne Tirane perfaqesuar nga avokat Agim Tartari

TË PADITUR: 1. NDERMARRJA E UJESJELLESIT (SEKTORI FSHAT) TIRANE, ne mungese

2. FILIALI I ELEKTRIKUT (SEKTORI FSHAT) TIRANE ne mungese

OBJEKTI I PADISË

Kthim sendi, shperblim per perdorim sendi.Baza ligjore: Nenet 296 e 298 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.1281, date 12.3.1997, ka vendosur:

189

Pranimin pjeserisht te padise. Detyrimin e Ndermarrjes se Ujesjellesit t’i dorezoje paditesit zyrat me nr. 4, 5, 7, 10 te ndodhura ne katin e dyte te nderteses dykateshe (ish-magazina) dhe zyren A e garazhin B ne perdorim te perbashket me Filialin Elektrik duke e shperblyer dhe per perdorimin e sendit nga data 11.7.1996 deri ne daten 11.3.1997 ne shumen 979.440 leke dhe ne vazhdim deri ne ekzekutimin e vendimit ne shumen 122.440 leke ne muaj.Detyrimin e te paditurit, Filialit Elektrik te dorezoje ne favor te paditesit zyrat me nr. 1, 2, 3, 6, 8, 9 te ndodhura ne katin e dyte te nderteses dykateshe (ish magazinat) dhe garazhin B, magazinen C, zyren A dhe truallin prej 400 m2 dhe duke shperblyer paditesin per perdorimin e tyre nga data 11.7.1996 deri ne daten 11.3.1997 ne shumen 1.344.240 leke dhe ne vazhdim deri ne ekzekutimin e vendimit ne shumen 168.030 leke ne muaj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr. 10 date 18.2.1999 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise.1. Detyrimin e pales se paditur Ndermarrja e Ujesjellesit (sektori fshat) te paguaje ne favor te pales paditese Robert Cabej dhe bashkepronareve te tjere Agron Qoku, Valdete Savali, Gezim Sulstarova, Lirije Elezi e Ahmet Sulstarova, vleren 39.400 (tridhjete e nentemije e katerqind) leke ne muaj si te ardhura nga perdorimi i sendit qe kane ne perdorim.2. Detyrimin e pales se paditur Ndermarrja Elektrike (sektori fshat) te paguaje ne favor te pales paditese Robert Cabej dhe bashkepronareve te tjere Agron Qoku, Valdete Savali, Gezim Sulstarova, Lirije Elezi e Ahmet Sulstarova vleren 80.738 (tetedhjete mije e shtateqind e tridhjete e tete) leke ne muaj si te ardhura nga perdorimi i sendit qe kane ne perdorim.3. Ky detyrim per te dy palet e paditura fillon nga data 11.7.1996 deri ne dorezimin e sendit bashkepronareve.4. Rrezimin e kerkese padise persa i perket lirimit dhe dorezimit te sendit ne menyre te menjehershme.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi rekursin e te paditurit Filiali Elektrik, me vendimin nr. 1127 date 22.9.1999 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 10 date 18.2.1999 te Gjykates se Apelit Tirane per pikat 1, 2, 3 dhe ndryshimin e pikes 4 si vijon: detyrimin e te paditurve per lirimin dhe dorezimin e objekteve.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit Filiali Elektrik dhe kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

190

- Jemi posedues te ligjshem te objekteve sepse ato i posedojme me vendime te perseritura te organeve te pushtetit vendor te viteve 1991-1992 qe ja kane hequr ish Ndermarrjes se Riparim Sherbimeve duke ja kaluar ne administrim Ndermarrjes se Elektro Ujesjellesit.

- Kontrata e shitjes se objekteve lidhur ndermjet NRSH Nr. 3 dhe pales paditese eshte absolutisht e pavlefshme.

- Kemi kerkuar thirrjen ne gjykim te AKP dhe Bashkise por kerkesa nuk na eshte marre parasysh nga gjykata e apelit.

- NRSH – nuk kishte te drejte te shiste ndertesen e shtetit paditesave qofte dhe me autorizim te AKP – sepse nuk e kishte me ligj nje te drejte te tille.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Kristaq Ngjela e Vladimir Metani,

perfaqesuesin e paditesit, avokatin Agim Tartari qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit e si analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr. 1127 date 22.9.1999 eshte

marre duke aplikuar drejt ligjin e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.Nga aktet e administruara ne gjykimin e ceshtjes, sikurse pranojne

gjykatat ne vendimet e tyre, rezulton se objektet objekt konflikti kane qene ne pronesi te shtetit (NRSH Nr. 3). Ne baze te vendimit nr. 7554, date 18.4.1991 te Komitetit Ekzekutiv te Rrethit Tirane e vendimit nr. 2597, date 11.6.1992 te po atij komiteti dhe vendimit nr. 932, date 24.6.1992 te Komitetit Ekzekutiv te Rajonit nr.3, disa objekte ju kaluan te paditurve ne administrim per t’i perdorur per nevojat e tyre. Ne keto vendime e disa shkresa theksohet qe te gjitha ambientet qe perdoreshin nga Ndermarrja e Riparim Sherbimeve Nr. 3 si, zyra, do te mbeten ne pronesi te shtetit se ato nuk do te jepen me qira ose per aktivitet tjeter se ato ne fazen e pare mbeten prone shteterore e me pas mund te kalojne ne private. Njekohesisht ne to theksohet se nje pjese e zyrave dhe ambjenteve kalojne ne administrim e perdorim te Ndermarrjes se Ujesjellesit Fshat dhe Ndermarrjes Elektrike te fshatit. Mbi bazen e ketyre vendimeve dhe shkresave te paditurit jane sistemuar e kane vazhduar veprimtarine e tyre mbi objektet ne konflikt.

Me daljen e ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” trashegimtaret e Riza Beshirit (nje nga te cilet eshte paditesi) kane kerkuar njohjen dhe kthimin e ish prones se tyre. Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise se qytetit te Tiranes, me vendimin nr. 216 date 19.1.1994 ka vendosur njohjen e pronesise mbi nje siperfaqe trualli prej 1071 m2, mbi disa dyqane, i ka njohur pronesine mbi truallin qe ze ndertesa dykateshe duke i njohur edhe te drejten e parablerjes se objekteve kur te privatizohen.

Ne zbatim te kerkesave ligjore te se drejtes se parablerjes te njohur nga vendimi i mesiperm dhe pasi eshte dhene autorizimi nga Agjensia Kombetare e Privatizimit, paditesi dhe trashegimtaret e tjere, kane realizuar blerjen e

191

objekteve me kontraten e shitblerjes date 22.12.1995.Mbas blerjes, paditesi ka kerkuar nga te paditurit qe t’u lirojne objektet

dhe te paguajne qirane, gje qe nuk eshte pranuar prej tyre.Blerja e ketyre objekteve eshte bere ne perputhje me kerkesat ligjore.

Keshtu, pas njohjes se prones e te se drejtes se parablerjes se objekteve te ndodhura mbi truallin ne pronesi, mbi bazen e autorizimeve te Agjensise Kombetare te Privatizimit nr.1150, date 5.2.1994 dhe nr.15843, date 15.12.1995, me te cilat eshte lejuar kalimi i objekteve nga prone shteterore ne prone private, jane realizuar procedurat e ankandit dhe objektet jane privatizuar nga paditesi dhe trashegimtaret e tjere duke perfituar nga e drejta e parablerjes nga ish pronari. Nga sa me siper kalimi i pronesise eshte i ligjshem dhe po e tille eshte kontrata e shitblerjes.

Pretendimet qe parashtrojne ne rekursin ne interes te ligjit jane ngritur edhe ne gjykaten e apelit dhe ne rekursin drejtuar Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe ato jane trajtuar e u eshte dhene zgjidhje ne vendimet e tyre.

Problemi kryesor qe trajton i padituri ne rekursin e tij eshte ai nese ka qene posedues i ligjshem apo i paligjshem. Kolegji Civil i Gjykates se Larte e ka trajtuar gjeresisht kete problem ne arsyetimin e vendimit duke u ndalur ne poziten juridike te te paditurve, duke u shprehur se sistemimi i te paditurve ne ato objekte eshte bere me autorizim te organeve perkatese te pushtetit duke ju kaluar ne administrim, por qe nuk kane patur pronesine mbi to. Po ne vendim arsyetohet se, ne baze te nenit 305 te Kodit Civil, posedimi i jo pronarit eshte i ligjshem kur poseduesi e gezon kete te drejte nga pronari ne baze te ligjit apo te nje akti administrativ. Ne kushtet qe i kishin te paditurit objektet, ishin posedues te ligjshem por me blerjen e tyre prej paditesit e trashegimtareve te tjere pronesia kaloi nga shteti tek keta. Me te drejte pranohet ne vendim se qe nga momenti qe te paditurit u njoftuan se cilet ishin pronaret e objekteve dhe nuk ju pergjigjen kerkesave te tyre per pagimin e qirase e lirimin e objekteve, u kthyen ne posedues te paligjshem.

Pretendimi i mesiperm i te paditurit rrezohet edhe per faktin se, sikurse eshte vertetuar ne gjykimin ne gjykaten e apelit, objektet per te cilat behet fjale nuk jane regjistruar si mjete themelore ne librin e inventareve. Ne teresine e pretendimeve te paraqitura ne gjykim, rezulton se te paditurit jo vetem qe nuk kane ngritur probleme te pronesise se tyre, por nuk kane patur as kundershtime per lirimin e objekteve. Keshtu, ne seancen gjyqesore te dates 12.3.1997 perfaqesuesi i te paditurit, Ndermarrjes se Ujesjellesit se ishin gati te leshonin objektet por do te kerkonin nga organet perkatese qe t’u jepeshin zyra. Po keshtu, ne shkresen nr.5301/1, date 19.11.1998 te KESH theksohet se ata nuk kane asnje pretendim ne lidhje me pronen e familjes Beshiri ku ndodhen zyrat e Ndermarrjes Elektrike dhe se “jemi dakort qe kjo prone t’i kaloje pronarit te ligjshem”.

Ne teresine e tyre ne pretendimet e parashtruara ne rekurs, nuk ngrihen probleme te zbatimit te ligjit por, sikurse u tha, probleme qe jane ngritur edhe ne gjykimet e meparshme e qe gjykatat u jane pergjigjur.

192

Duke u ndodhur para faktit te kalimit te ligjshem te pronesise mbi objektet, nga shteti ne favor te paditesit e trashegimtareve te tjere, realizuar ne baze te ligjit per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve dhe akteve ligjore per privatizimin e objekteve shteterore, konkluzioni ne te cilin ka arritur Kolegji Civil i Gjykates se Larte eshte i drejte e vendimi duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.1127, date 22.9.1999 te Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte.

Tirane me 13.11.2002

193

Nr. 4 i Regj. Themeltar.Nr. 83 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarAgron Lamaj Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Artan Hoxha Anetar Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Irma Bala Anetare Zamir Poda Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancat gjyqesore te datave 11.11.2002 dhe 18.11.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 4 qe i perket:

KËRKUESE: MIRELA MISHGJONI

KUNDËR: KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE

OBJEKTI:Anullimin e vendimit nr. 130 date 15.7.2002

te Keshillit te Larte te Drejtesise, per shkarkimin nga detyra e gjyqtarit

prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.Baza Ligjore: Ligji nr.8436, date 28.12.1998.

Keshilli i Larte i Drejtesise, me vendimin nr.130, date 15.7.2002, ka vendosur:

“Shkarkimin nga detyra te gjyqtares se Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor Vlore, Mirela Mishgjoni”.

Kunder vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise ka paraqitur ankim kerkuesja Mirela Mishgjoni, e cila parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

194

- Vendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte haptazi i paligjshem, pasi shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj meje dhe vendimi i marre jane rrjedhoje e nje procesi jo te rregullt ligjor, si dhe i mohimit dhe shkeljes se te drejtave kushtetuese.

- Kerkesat e Ministrit te Drejtesise, mbi te cilat prezumoj te jete marre vendimi i KLD-se, jane haptazi te pabazuara ne fakt dhe rezultat i mosnjohjes dhe zbatimit te gabuar te ligjit material dhe procedural per ceshtjet konkrete.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Kristaq Ngjela dhe Artan Hoxha,

kerkuesen dhe perfaqesuesin e saj Fatmir Braka, qe kerkuan anullimin e vendimit, perfaqesuesit e Keshillit te Larte te Drejtesise z. Urim Bejleri e Luan Dervishi, qe kerkuan mospranimin e kerkeses e si analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËKerkuesja Mirela Mishgjoni ka qene me detyren e gjyqtares prane

Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore. Me vendimin nr.130, date 15.7.2002, te Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte vendosur shkarkimi nga detyra e gjyqtares Mirela Mishgjoni me arsyetimin se nga ana e saj jane kryer veprime ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres ne gjykimin e disa ceshtjeve penale per vitin 2000-2001, ne te cilat ka marre pjese si kryesuese apo anetare e trupit gjykues. Kete vendim Keshilli i Larte i Drejtesise e ka bazuar ne nenin 41/7 e 42/6 te ligjit nr.8436, date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” dhe ne ligjin nr. 8811 date 17.5.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise”.

Ne vendimin e Keshillit te Larte te Drejtesise permenden si veprime ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nje seri vendimesh gjyqesore, ku ka qene gjyqtare edhe kerkuesja, qe kane te bejne me shkeljen e kerkesave procedurale per pushimin e ceshtjes penale, ndryshime te cilesimit ligjor te veprave penale me tendence zbutje te denimit per te gjykuarit te cilat, per natyren e tyre dhe pasojat qe kane sjelle, trajtohen si veprime ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres.

Keshtu theksohet ne vendimin e KLD-se, ne kundershtim me nenin 387 te K.Pr.Penale, Gjykata e Rrethit Vlore (ne perberjen e se ciles ka qene edhe ankuesja) me vendimin nr.163, date 20.7.2001 ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Viron Qejvani, akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme dhe ka urdheruar lirimin e menjehershem te tij nga paraburgimi; jane dhene dhjete vendime gjyqesore per ceshtje penale duke ndryshuar padrejtesisht cilesimin ligjor te vepres nga ajo e mbajtjes, prodhimit e shitjes se lendeve narkotike (neni 283/1 i K.Penal), ne ate te mbajtjes se pajisjeve per prodhimin e narkotikeve (neni 285 i K.Penal), me tendence zbutje denimi.

195

Ne ankesen kunder vendimit te KLD-se, Mirela Mishgjoni parashtron disa probleme qe, (sipas saj) kane te bejne me shkelje te procedurave te shqyrtimit te ceshtjes nga KLD-ja dhe me konkluzione te padrejta ne trajtimin e problemeve te zbatimit te ligjit material nga gjykata.

Keshtu, ankuesja Mirela Mishgjoni pretendon se vendimi i KLD-se eshte haptazi i kunderligjshem sepse shqyrtimi i procedimit disiplinor dhe vendimi i marre jane rrjedhoje e nje procesi jo te rregullt ligjor pasi eshte bere ne mungesen e saj duke i mohuar te drejten kushtetuese per t’u mbrojtur.

Ne drejtimin qe e trajton problemin ankuesja kemi te bejme me nje nga te drejtat kryesore te cdo shtetasi ne rastin e gjykimit te nje ceshtjeje, ne rruge administrative apo gjyqesore. Ne konventat e ndryshme te pranuara edhe nga shteti jone theksohet se, cdo person ka te drejte te jete i pranishem gjate nje procesi gjykimi dhe te mbrohet vete ose te kete ndihmen e nje mbrojtesi te caktuar prej tij. Edhe ne nenin 33 te Kushtetutes se Shqiperise theksohet se “Kushdo ka te drejte te degjohet para se te gjykohet” dhe ne nenin 42/1 thuhet se “… dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor”.

Duke ju referuar materialeve te ceshtjes rezulton se, pretendimi i ankueses per moszbatimin e kerkesave ligjore per nje proces te rregullt ligjor eshte i padrejte. Rezulton se qe me daten 4.1.2002 ankueses i eshte dorezuar materiali me konkluzionet e nxjerra nga kontrolli i ushtruar nga inspektoret e KLD-se derguar me shkresen nr.513, date 3.1.2002 te KLD-se. Po keshtu ne dosje ndodhet nje shkrese e dates 27.2.2002, qe i drejtohet ankueses, ku thuhet “njoftoheni te paraqiteni me daten 4.3.2002 per te marre pjese ne mbledhjen e KLD-se ne te cilen do te shqyrtohet edhe kerkesa e Ministrit te Drejtesise per procedimin disiplinor ne ngarkimin tuaj” dhe ne te eshte shenimi i ankueses “mora njoftim me 28.2.2002”.

Me daten 23.4.2002 ka shenim te ankueses Mirela Mishgjoni ku thuhet “sot me daten 23.4.2002, une gjyqtare Mirela Mishgjoni mora kopjen e relacionit per shkelje ne gjykimin e ceshtjeve penale e civile” dhe po ne daten e siperme, ka nje shkrese me nenshkrimin e ankueses ku thuhet “ju dorezohet kopja e relacionit te inspektoriatit te KLD-se per procedimin disiplinor ne ngarkimin tuaj”.

Sikurse shihet, ankueses Mirela Mishgjoni i jane paraqitur ne kohe te gjitha materialet qe kane te bejne me konkluzionet e kontrollit te ushtruar nga inspektoriati i KLD-se dhe materialet per procedimin disiplinor te saj drejtuar KLD-se nga Ministri i Drejtesise.

Pas perfundimit te procedurave ligjore paraprake, rezulton se, nga KLD-ja ne vazhdimesi jane realizuar detyrimet per njoftimin e kerkueses, shqyrtimin e ceshtjes ne baze te procedurave ligjore dhe me pjesemarrjen e ankueses. Me daten 17.5.2002, ankueses Mirela Mishgjoni i eshte derguar telegram nga KLD-ja ku njoftohej se “diten e hene me daten 27.5.2002, te jeni prezente ne mbledhjen e KLD-se pasi do te shqyrtohet kerkesa e Ministrit te Drejtesise per procedim disiplinor”. Ne kete date ankuesja nuk ka marre pjese pasi ka derguar nje raport te dates 24.5.2002 nga del se, per shkak te gjendjes me neuroze depresive i jepej pushim 15 dite, gje qe e detyroi KLD-ne te shtynte shqyrtimin e

196

ceshtjes.Me daten 10.6.2002, ankuesja eshte njoftuar se me daten 15.6.2002 do te

zhvillohej mbledhja e KLD-se, por perseri ajo ka derguar nje telegram ku thote “ne pamundesi per shkak shendetesor te paraqitem. Bashkelidhur ju dergoj raportin mjekesor”. Nga raporti mjekesor i derguar, qe mban daten 8.6.2002, del se ankueses i eshte dhene nje pushim prej 15 ditesh me diagnozen “syndrom depresiv”, gje qe ka detyruar KLD-ne te shtyje perseri shqyrtimin e ceshtjes per me daten 15.7.2002. Me daten 8.7.2002 me shkresen nr.127 prot., KLD-ja njofton ankuesen Mirela Mishgjoni se “ne mbledhjen e dates 15.6.2002, KLD-ja vendosi t’a shqyrtoje kete kerkese te Ministrit te Drejtesise ne mbledhjen e tij te ardhshme dhe ne qofte se ju nuk do te paraqiteni si heret e kaluara, te caktoni avokat per t’u perfaqesuar, ne te kunderten procedimi disiplinor do te zhvillohet ne mungesen tuaj”

Por edhe pas kesaj, ankuesja ka mbajtur te njejtin qendrim. Me daten 14.7.2002, ajo i dergon nje shkrese KLD-se ku shprehet: “me 13.7.2002 mora dijeni per shqyrtimin e procedimit disiplinor me daten 15.7.2002. Per shkak te gjendjes shendetesore, sikurse dhe ne mbledhjen e meparshme, nuk mund te jem e pranishme ne mbledhje” dhe ka derguar raportin mjekesor te dates 13.7.2002, me te cilin i jepej pushim deri me daten 16.7.2002.

I ndodhur perpara ketij qendrimi, qe sa here qe ankuesja merrte njoftim per daten e mbledhjes se KLD-se ajo paraqiste raport, pa ju pergjigjur faktit qe nese nuk ishte ne gjendje vete, te perfaqesohej me avokat, KLD-ja ka shqyrtuar ceshtjen dhe vendosi shkarkimin e saj nga detyra unanimisht.

Duke ju referuar fakteve te mesiperme, mbetet i papranueshem pretendimi i ankueses Mirela Mishgjoni se ndodhemi para nje procesi te parregullt ligjor, sepse ajo nuk eshte degjuar para se te vendosej marrja e mases disiplinore. Konkretisht procesi i zgjidhjes se ceshtjes eshte bere ne pajtim me kerkesat ligjore. Eshte e qarte se KLD-ja duhet te marre vendimet pasi te kete degjuar personin, pretendimet e tij e ti verifikoje ato. Por eshte e kuptueshme se keto kerkesa zbatohen kur gjyqtari per te cilin pretendohet se ka kryer shkeljen, eshte edhe vete i interesuar per te realizuar te drejtat e tij e jo t’u shmanget atyre ne menyra te ndryshme. KLD-ja ka zbatuar te gjitha kerkesat ligjore dhe per disa muaj, pasi ka respektuar procedurat e njoftimit, i ka kerkuar ankueses qe te paraqitej per shqyrtimin e ceshtjes, por ajo, duke gjetur rrugen e marrjes se raporteve mjekesore, nuk i ka dhene mundesine KLD-se qe ta degjonte para se te merrte vendimin per shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtares.

Ne rastin ne shqyrtim duhet patur parasysh se kerkueses i jane krijuar te gjitha mundesite per t’u paraqitur vete apo me perfaqesues ne KLD. Sipas ligjit, cdo personi qe per arsye te ndryshme ka pretendime per mospjesemarrje ne shqyrtimin e nje ceshtjeje ne ngarkim te tij, i krijohet mundesi e plote qe te paraqese pretendimet nepermjet mbrojtesit te caktuar prej tij dhe kete te drejte mund ta ushtronte realisht edhe kerkuesja. Mirela Mishgjoni e ka patur mundesine te caktonte nje mbrojtes, i cili qofte edhe formalisht mund te paraqitej ne mbledhjen e KLD-se te deklaronte perfaqesimin dhe mund te shprehej se nuk kishte tager per t’a mbrojtur te perfaqesuaren ne mungese te saj. Sikurse shihet,

197

vete kerkuesja s’ka marre masa per paraqitjen e pretendimeve te saj para KLD-se, nuk ka treguar interesim per te realizuar mbrojtjen e duke mos u zbatuar prej saj rregullat ligjore pranohet se ka dashur qe te mos zbatohej ligji e i eshte shmangur atij. Gjithashtu, nga letra derguar KLD-se nuk del qe ajo te kerkonte shtyrjen e shqyrtimit te ceshtjes se mund te merrte pjese vete apo me perfaqesues, duke lene te kuptohet per vazhdimin e shqyrtimit te ceshtjes pa pjesemarrjen e saj apo te mbrojtesit te caktuar prej saj.

Kerkuesja Mirela Mishgjoni, duke kundershtuar vendimin e KLD-se per shkarkimin e saj nga detyra, pretendon se eshte i pabazuar vendimi ne pjesen qe ben fjale per vendimet gjyqesore me te cilat eshte vendosur ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres se te pandehurve te akuzuar per vepren penale te mbajtjes e perdorimit te lendeve narkotike. Rezulton se nga kerkuesja dhe gjyqtaret Agim Hysi e Anila Tega, ne 10 raste eshte vendosur ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres nga ajo e prodhimit, mbajtjes, ofrimit per shitje, shperndarja me cdo menyre e cdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal ne ate te mbajtjes se substancave qe perdoren per prodhimin e droges narkotike e substancave psikotrope parashikuar nga neni 285 i Kodit Penal. Keshilli i Larte i Drejtesise, per keto raste, ka arritur ne perfundimin se jane bere me qellim per te dhene masa te ulta denimi ndaj personave te gjykuar, duke patur parasysh se denimi per veprat penale te parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal eshte me burgim nga pese deri ne dhjete vjet, ndersa per veprat penale te parashikuara nga neni 285 i Kodit Penal eshte nga tre gjer ne dhjete vjet.

Rastet e mesiperme verehen ne vendimin nr.120, date 30.5.2001 per te pandehurin Haxhi Hoxha, nr.183, date 26.6.2001 per te pandehurin Cuman Grabova, nr.151, date 6.7.2001 per te pandehurin Veiz Veizaj, nr.171, date 26.7.2001 per te pandehurit Dolor Kutulla e Zaho Memushi, etj. Terheq vemendjen fakti qe nga dhjete vendime te marra si me siper, jane ankimuar ne Gjykaten e Apelit Vlore nente vendime dhe te gjitha ato jane prishur duke rindryshuar cilesimin ligjor ne baze te nenit 283 te Kodit Penal e duke caktuar denimet ne baze te kesaj dispozite.

Ne ankimin e saj, Mirela Mishgjoni pretendon se ne kerkesen e Ministrit te Drejtesise per nisjen e procedimit disiplinor, duke shfrytezuar mosnjohjen e anetareve te KLD-se me aktet nderkombetare dhe ligjin material, jane perdorur ne menyre spekulative Konventa mbi drogat e vitit 1961 dhe ligji mbi substancat narkotike dhe lendet psikotrope e vitit 1995, ne te cilat (sipas pretendimit) behet dallimi i bimes cannabis sativa, si substance qe perdoret per prodhimin e lendeve narkotike, nga lendet narkotike. Po keshtu, ne shqyrtimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte u pretendua se lidhur me cilesimin ligjor te bere ne vendimet e permendura, eshte zbatuar bindja e brendshme e gjyqtarit, ligji dhe praktika e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.

Keto pretendime jane te pabazuara. Eshte nje nga parimet me kryesore

198

ligjore ai i pavaresise se gjyqesorit ne dhenien e vendimeve. Ne kete aspekt, gjykata dhe cdo gjyqtar ne vecanti, gjykojne dhe japin vendimet per zgjidhjen e ceshtjeve qe gjykojne duke u bazuar vetem ne kerkesat ligjore dhe bindjen e brendshme larg cdo influence te jashtme. Duke vepruar ne kete menyre e me objektivitet, ne baze te cdo vendimi gjyqesor qendron zbatimi i drejte i ligjit e ky zbatim ne veprimtarine gjyqesore duhet pare ne dy aspekte:

a. ne njohjen e ligjit dhe interpretimit qe i behet atij dheb. ne njohjen dhe zbatimin e praktikes gjyqesore e sidomos te

gjykatave me te larta qe ka te beje me zbatimin e nje dispozite konkrete.

Askush nuk mund te pretendoje se ka zbatuar drejt ligjin material pa zbatuar aktet e tjera qe lidhen me te dhe askush nuk mund te qendroje larg njohjes se praktikes gjyqesore te gjykatave me te larta e sidomos te Gjykates se Larte e te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte qe sherbejne per nje zbatim te drejte e uniform te dispozitave te ndryshme ligjore.

Ne lidhje me objektin qe permbajne dhjete vendimet e marra nga ankuesja Mirela Mishgjoni e dy gjyqtaret e tjere, permendim se nga viti 2000 e ne vazhdim Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka mbajtur vetem nje qendrim duke e trajtuar gjithmone mbajtjen e bimes cannabis sativa si mbajtje e lendeve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Ne kete drejtim permendim vendimin me te afert dhene nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me te afert me dhjete vendimet e marra nga ankuesja e dy gjyqtaret e tjere, ate me nr.326, date 23.4.2001 ku theksohet qarte se gabimisht, ne kundershtim me ligjin nr.7975, date 26.7.1995 “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope” tabela 1, sipas Konventes Europiane te vitit 1961, cannabis sativa nuk eshte konsideruar lende narkotike, por si substance qe perdoret per prodhimin e saj. Ne ate vendim theksohet se, sipas ligjit ne fjale, vete cannabis sativa eshte bime narkotike qe hyn ne kategorine e droges dhe per pasoje ne kuptim te Kodit Penal duhet te kualifikohet si veper penale qe parashikohet nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjykata, ne cdo rast, ne trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me Konventat e ratifikuara nga Kuvendi i Shqiperise, eshte e detyruar t’i zbatoje ato ne veprimtarine e saj. Per ceshtjet ne shqyrtim, gjykata ka qene e detyruar te orientohet ne ligjin nr.7975, date 26.7.1995 “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”, ne nenet 3, 4 te te cilit theksohet se lendet dhe pergatesat e perfshira ne kete ligj perfshihen ne 3 tabela dhe ne tabelen nr. 1 lista IV (klasifikimi i barnave narkotike dhe lendeve psikotrope) perfshihet edhe “cannabisi”. Po keshtu, ne Konventen e Kombeve te Bashkuara kunder “trafikut te paligjshem te drogave narkotike dhe te lendeve psikotrope”, ne te cilen Republika e Shqiperise ka aderuar me ligjin nr. 8722, date 26.12.2000, ne listat e rishikuara qe perfshijne te gjitha amendamentet e bera nga komisioni mbi drogat narkotike ne fuqi me 1 korrik 1993, ne listen e drogave te perfshira ne listen 1 eshte parashikuar edhe “cannabis dhe rreshire cannabis dhe ekstrakte kanabis dhe substanca te kanabis”.

Ne kete aspekt duhet pranuar se ne rastet e gjykuara nga ankuesja nuk kemi te bejme me shfaqjen e bindjes se brendshme, por me nje qendrim haptazi

199

ne kundershtim me zbatimin e ligjit kur ka percaktime te qarta ne aktet e permendura se si duhet te trajtohet cannabisi, kur ka nje praktike gjyqesore te percaktuar, kur nje gjykate me e larte prish vendimet ne pjesen qe ka te beje me cilesimin ligjor te vepres e kur gjyqtari, i ndodhur edhe para ketyre fakteve, i jep vepres penale ne vendimet e mepasme te njejtin cilesim qe nuk eshte pranuar nga gjykatat me te larta.

Duke mos ju referuar akteve e konventave perkatese, kemi te bejme me pamjaftueshmeri profesionale ne veprimtarine e Mirela Mishgjonit, ne veprimtarine e saj si gjyqtare, gje qe edhe ne zbatim te nenit 147/6 te Kushtetutes perben shkak per shkarkimin e saj nga detyra. Kjo duket edhe ne faktin se, ne pergjithesi 10 vendimet thuajse jane standarte (ndryshojne emrat e te pandehurve, sasia e lendes narkotike te kapur e datat). Qe ankuesja ka vepruar ne kundershtim del edhe se jane shkelur kerkesat procedurale qe bejne fjale per ekspertimet dhe vleresimin e tyre nga gjykata. Ne te gjitha vendimet e dhena ne pjesen provat per vertetimin e rrethanes se faktit, permenden aktet e ekspertimit te realizuara gjate hetimeve paraprake ku ekspertet krahas konkluzionit se materiali bimor objekt ekspertimi eshte cannabis sativa qe klasifikohet ne kategorine e barnave narkotike. Ankuesja Mirela Mishgjoni e dy gjyqtaret e tjere, ne kundershtim me kerkesat procedurale penale e pa vendosur per riberjen e ekspertimit, kane pranuar ne vendime se gjykata do ta perdore kete prove duke pranuar vetem konkluzionet qe materiali bimor eshte cannabis sativa e se “konkluzionet e tjera te ekspertimit jane te paligjshme”, pa bere arsyetime sikurse e kerkon ligji per mospranimin e konkluzioneve te ekspertimit, problem ky qe ka te beje gjithashtu jo me bindjen e brendshme te gjyqtarit por me moszbatimin nga ana e tij te kerkesave ligjore.

Ne ankimin e paraqitur, Mirela Mishgjoni pretendon edhe se nga KLD-ja eshte arritur ne konkluzion te paligjshem se, padrejtesisht eshte pushuar ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurit Viron Qejvani.

Duke ju referuar dokumenteve e vendimeve perkatese, arrihet ne konkluzionin se edhe ky pretendim eshte i pabazuar.

I pandehuri Viron Qejvani eshte akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Del nga vendimi se ne hetimin paraprak te kesaj ceshtje jane lejuar shkelje te procedures dhe se prokurori ka kerkuar ne seancen gjyqesore terheqjen e akteve. Ne proces verbalin e seances gjyqesore dhe ne vendimin nr.163, date 20.7.2001 eshte shenuar “nga aktet e administruara ne seance dhe shpjegimet e prokurores dhe mbrojtjes, para fillimit te shqyrtimit gjyqesor, zbulohen paligjshmeri te cilat nuk lejojne vazhdimin e ndjekjes penale dhe te gjykimit e per rrjedhoje ceshtja do te pushohet”. Ceshtja eshte pushuar duke urdheruar dhe lirimin e menjehershem te te pandehurit nga paraburgimi duke u bazuar ne nenin 387 te K.Pr.Penale.

Sipas nenit te mesiperm “kur ndjekja penale nuk duhej te fillonte ose nuk duhet te vazhdoje, ose kur vepra penale eshte shuar, kur ekzistenca e nje kushti

200

procedim apo e nje shkaku qe shuan vepren penale eshte e dyshimte, gjykata vendos pushimin e ceshtjes”. Ne vendimin e marre nga ankuesja dhe dy gjyqtaret e tjere, nuk argumentohet anje nga keto shkaqe, por qe ne fillim terhiqet konkluzioni se gjate procedimit nga organi i akuzes jane lejuar shkelje procedurale qe kane cenuar haptazi lirite themelore te njeriut e ne vecanti te drejten per nje proces te rregullt ligjor. Si nje nder keto shkelje permendet se “ne aktet e fashikullit gjyqesor mungon kerkesa per gjykim”. Duke pranuar qofte edhe kete fakt, del se ne vendimin e marre jane lejuar shkelje te renda procedurale, pasi nuk mund te kaloje nje ceshtje penale per gjykim pa patur kerkesen perkatese nga organi i akuzes, pervec faktit qe rezulton se nuk eshte zhvilluar gjykimi i ceshtjes ne perputhje me kerkesat e K.Pr.Penale.

Ne vendimin e marre nga Gjykata e Apelit Vlore nr.263, date 8.11.2001 theksohet se vendimi i gjykates se rrethit nuk eshte ligjor, se shkeljet e permendura ne te nuk jane te tilla qe duhet te conin ne nje perfundim te tille “apriori” e se gjykata nuk mund te arrije ne nje perfundim te tille pa zhvilluar me pare nje proces gjyqesor te rregullt. Po ne ate vendim permendet se pas celjes se seances gjyqesore mbrojtesi ka kerkuar gjykim te shkurtuar por gjykata pa u shprehur per ate kerkese, ka administruar aktet e ndodhura ne fashikullin gjyqesor dhe ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes duke mos zhvilluar gjykimin e saj.

Duke argumentuar si me siper, Gjykata e Apelit Vlore ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe e ka derguar ceshtjen per rishqyrtim.

Keto rrethana tregojne se ankuesja Mirela Mishgjoni dhe dy gjyqtaret e tjere, ne gjykimin e ceshtjes penale, ashtu sikurse ka arritur ne perfundim KLD-ja, nuk kane zbatuar ligjin e kane lejuar shkelje te tij qe kane cuar ne marrjen e nje vendimi te kunderligjshem. Edhe ne kete rast nuk mund te pranohet se ndodhemi para bindjes se brendshme te gjyqtarit pavaresisht se si ka vendosur gjykata e apelit qe u shpreh perfaqesuesi i ankueses, por kemi te bejme me mos zbatimin e kerkesave ligjore. Eshte i papranueshem fakti qe pretendohet se askush nuk ka te drejte te hyje ne bindjen e brendshme te gjyqtarit ne rastet kur ai merr nje vendim ne kundershtim me kerkesat ligjore. Ne rastet qe u parashtruan nuk trajtohet problemi per menyren e zgjidhjes se ceshtjeve apo per masat e denimit, por per mosnjohje te ligjit e marrje te vendimeve ne kundershtim me te e me permbushjen e rregullt te detyres se gjyqtarit.

Nga sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne konkluzionin se vendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise per shkarkimin nga detyra te gjyqtares Mirela Mishgjoni eshte i drejte e i bazuar ne ligj, pasi ajo ne nje seri ceshtjesh ka vepruar ne kundershtim me kerkesat ligjore.

Ne rastin ne shqyrtim nuk ndodhemi para gabimeve te rastit qe mund te vihen re gjate ndonje gjykimi, por para disa vendimeve te marra ne menyre te

201

perseritur ne shkelje te ligjit. Kjo theksohet edhe per faktin se ankuesja ka nje vjetersi pune prej 7 vjetesh si gjyqtare dhe per rastet qe u trajtuan nuk i eshte referuar ligjit per zgjidhjen e tyre, duke kryer veprime qe jane ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga ana e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 46 te

ligjit nr.8436, date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” e nenin 331 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NMospranimin e kerkeses se Mirela Mishgjonit per anullimin e vendimit

nr.130, date 15.7.2002 te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Tirane, me 18.11.2002

202

Nr.95 i Regj. ThemeltarNr.84 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 13.11.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 95 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : TORAD MILUKA, perfaqesuar me prokure nga av.Petrit Zotkaj.

I PADITUR : 1. AGRON MIRI, perfaqesuar me prokure nga av.Zef Nika.

2. NDERMARRJA KOMUNALE BANESA.

OBJEKTI I PADISË :Konstatim i pavlefshmerise absolute

te kontrates se qirase se lidhur ndermjet Agron Mirit dhe Ndermarrjes Komunale,

per apartamentin e ndodhur ne Rr. “Mine Peza”, pallati 98.Kalimin e apartamentit ne te ardhurat e shtetit.Baza ligjore :Nenet 92 dhe 106/1 te Kodit Civil.

203

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.856, date 6.3.1998, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.1173, date 10.7.1998 ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.856, date 6.3.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane, si vijon:Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se qirase date 14.9.1991 te lidhur ndermjet Agron Mirit dhe Ndermarrjes Banesa per apartamentin qe ndodhet ne rrugen “Mine Peza” pallati 98.Detyrimin e anes se paditur Ndermarrja e Banesave te privatizoje kete banese 2+1 qe ndodhet ne rrugen “Mine Peza” pallati 98, ne emer te paditesit Torad Miluka.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e te paditurit, me vendimin nr.28, date 20.1.1999, ka vendosur :

Prishjen e vendimin nr.1173, date 10.7.1998 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.856, date 6.3.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile, te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431, date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.”, ka ushtruar rekurs paditesi Torad Miluka, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke kthyer çeshtjen per rigjykim dhe mospranimin e rekursit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata e Larte ka legjitimuar nje vendim te padrejte te gjykates se rrethit.- Eshte i pavertete fakti qe pranojne gjykatat se une jam pajtuar me

kembimin. Qe nga momenti qe kam ardhur ne dijeni kam filluar proçeset gjyqesore per ta kundershtuar ate.

- Nuk ka asnje dokument qe te vertetoje kushtet qe kerkon neni 283 i Kodit Civil te vjeter per zgjidhjen e kontrates se qirase. Gjykatat kane bere interpretim te gabuar te kesaj dispozite dhe largimi im nga banesa si emigrant nuk mund te quhet per shkaqe te arsyeshme.

- Te gjitha dokumentet e paraqitura si prova ne gjykim nga te paditurit jane krijuar mbi bazen e deklarimeve te rreme dhe jane te padrejta.

- Deklarata e nenes sime eshte e fallsifikuar.- Te gjitha levizjet e dokumenteve te gjendjes civile jane bere pa dijenine

time.

204

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin perkates te anetareve Vladimir Metani dhe

Nikoleta Kita,pasi degjuan perfaqesuesin e pales paditese, av.Petrit Zotkaj dhe

perfaqesuesin e te paditurit Agron Miri, av.Zef Nika, te cilet kerkuan respektivisht prishjen e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, si dhe prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane,

si dhe pasi diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr.28, date 20.1.1999 dhe

vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1173, date 10.7.1998, nuk jane te drejta per shkak te mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit dhe si rrjedhim ato duhet te prishen dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Ka rezultuar se paditesi eshte djali i Myrvete Milukes. Ne vitin 1990 eshte larguar nga Shqiperia si emigrant ekonomik. Se bashku rezultojne te kene qene qiramarres te nje apartamenti 2+1 te ndodhur ne rrugen “Muhamet Gjollesha”, pallati 2, shkalla 38, ap.3, Tirane. Ne baze te autorizimit date 19.11.1990 te organeve kompetente, Myrvete Miluka ka bere nderrimin e kesaj banese me banesen e Ismail Mirit, babait te te paditurit Agron Miri, apartament ky i ndodhur ne rrugen “Mine Peza”, nr.98, Tirane. Pas ketij veprimi, nena e paditesit ka lidhur me ish Ndermarrjen Komunale Banesa, kontraten e qirase per apartamentin 2+1 te ndodhur ne rrugen “Mine Peza”, nr.98, Tirane.

Ndonese jane kembyer banesat, i padituri Agron Miri ka vazhduar posedimin e baneses se meparshme, me pretendimin gjoja se do te ndihmonte nenen e paditesit, e cila ka vdekur ne date 16.12.1990.

Me vone, Keshilli Popullor i lagjes nr.51, me vendim nr.71, date 9.9.1991 ka leshuar autorizim per lidhjen e kontrates se qirase per kete banese, te ndodhur ne rrugen “Mine Peza”, nr.98, ne emer te te paditurit Agron Miri dhe pas kesaj eshte lidhur kontrata ne date 14.9.1991.

Duke pretenduar se pas vdekjes se nenes se tij, e drejta per te vazhduar marredheniet e qiramarrjes dhe me tej per t’a privatizuar banesen i takon atij, paditesi ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se qirase se lidhur mes te paditurit Agron Miri dhe ish Ndermarrjes Komunale Banesa.

205

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se nuk rezulton e provuar qe paditesi te kete qene i larguar jashte shtetit dhe per me teper te mos kete dhene pelqimin per kete kembim dhe duke mos e perdorur per nje kohe te gjate banesen ku jetonte nena e tij, ne kushtet e nenit 287/ç te Kodit Civil te vitit 1981, paditesi konsiderohet sikur e ka braktisur ate.

Mbi ankimin e paditesit, çeshtja eshte gjykuar nga Gjykata e Apelit Tirane, e cila ne perfundim ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, pranimin e padise dhe detyrimin e anes se paditur Ndermarrja e Banesave te privatizoje kete banese ne emer te paditesit Torad Miluka, me arsyetimin se kembimi i apartamenteve eshte bere vetem per t’i marre banesen nenes se paditesit, ish qiramarreses Myrvete, duke shkelur te drejtat e paditesit Torad, sepse ai ka qene qiramarres dhe pa zgjidhur kete kontrate nga te paditurit eshte lidhur kontrate tjeter.

Gjykata e Larte ka shqyrtuar çeshtjen mbi rekursin e te paditurit dhe ne perfundim ka vendosur prishjen e vendimin te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, me arsyetimin se kontrata e qirase mes te paditurve eshte lidhur duke respektuar proceduren, pasi eshte zgjidhur kontrata e meparshme e qirase ne emer te se ndjeres Myrvete.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojnesevendimet e Gjykates se Apelit Tirane dhe Gjykates se Larte jane rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit jo te drejte te ligjit.

Ne kundershtim me nenet 6 dhe 16 te K.Pr.C., qe percaktojne detyrimin e gjykates per t’u shprehur mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet, si dhe per te bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, prej gjykatave nuk jane shqyrtuar dhe dhene zgjidhje nje sere pretendimesh te ngritura nga paditesi ne gjykim.

Keshtu, ka rezultuar e provuar nga aktet se paditesi, ne çastin e kembimit te banesave, ka qene madhor dhe ne te njejten perberje familjare me nenen e tij, te ndjeren Myrvete Miluka, e cila ka qene ne pozitat e qiramarreses se baneses. Ne nenin 281 te Kodit Civil te vitit 1981 thuhet se: “Anetaret madhore te familjes, qe kane page te veçante, kane te drejta dhe detyrime te njellojta me ato qe ka qiramarresi nga kontrata e qirase”. Ne te tilla rrethana, nga gjykatat duhej sqaruar fakti nese paditesi i ploteson kriteret e percaktuara ne kete dispozite dhe nese pas kembimit te banesave ka vazhduar ose jo te jete ne te njejtat pozita, ne perberje te familjes se ish qiramarreses Myrvete Miluka. Per me teper, kjo edhe nisur nga fakti qe ne autorizimin date 19.11.1990, te dhene nga organi kompetent per lidhjen e kontrates se qirase ne banesen e ndodhur ne rrugen “Mine Peza”, nr.98, percaktohet perberja familjare prej 2 personash e qiramarreses, duke permendur edhe djalin e saj.

Veç kesaj, gjykatat arsyetojne se, ne baze te nenit 287/ç te Kodit Civil te vitit 1981, paditesi konsiderohet sikur e ka braktisur nenen dhe nuk e ka

206

perdorur banesen per me teper se 6 muaj, ndaj ai nuk duhet te konsiderohet bashkeqiramarres. Me kete rast, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, konstatojneseprej gjykatave eshte zbatuar gabim ligji. Sipas kerkesave te kesaj dispozite percaktohen rastet se kur mund te zgjidhet kontrata e qirase me urdher te organit kompetent shteteror dhe ne piken “ç” parashikohet si shkak per zgjidhjen e kontrates rasti kur “qiramarresi, pa shkaqe te arsyeshme, nuk e perdor banesen e dhene me qira per me teper se gjashte muaj”. Por, siç u parashtrua dhe me lart, kontraten per banesen e ka lidhur nena e paditesit, e cila e ka poseduar banesen pa nderprerje deri ne fund te jetes.

Sqarimi i pozicionit te paditesit nese eshte bashkeqiramarres ose jo, do te percaktoje dhe zgjidhjen ligjore te çeshtjes, nese duhej te kryheshin veprimet e parashikuara ne ligj per zgjidhjen e kontrates se qirase.

Per sa me siper, rendesi ligjore ka dhe sqarimi i kohes se largimit te paditesit jashte shtetit per efekt te zbatimit te ligjit nr.7652, date 23.12.1992, neni 23 germa “a”.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa

“ç” te Kodit te Proçedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.28, date 20.1.1999 te Gjykates se Larte dhe te

vendimit nr.1173, date 10.7.1998 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.11.2002

207

Nr. 3 i Regj. Themeltar.Nr. 85 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela Anetar Vladimir Bineri Anetar Nikoleta Kita Anetare Bashkim Caka Anetar Vladimir Metani Anetar Spiro Spiro Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Artan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare Agron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.11.2002 dhe 20.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.3 qe i perket:

KËRKUES: ANILA FEGA, perfaqesuar nga av. K. Brahimucaj

KUNDËR: KESHILLI I LARTE I DREJTESISE, perfaqesuar nga Urim Bejleri, Luan Dervishi

OBJEKTI:Anullim i vendimit

nr.127, date 27.05.2002 te KLD-se.

Keshilli i Larte i Drejtesise me vendimin nr.127, date 27.05.2002 ka vendosur:

Anila Fega, per shkelje te disiplines ne pune, ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres, parashikuar nga neni 41/7 i Ligjit nr.8436, date 28.12.1998, largohet nga detyra e gjyqtarit.

208

Kunder ketij vendimi ka bere kerkese Anila Fega duke parashtruar:- Nga ana e inspektorit te KLD-se eshte ushtruar kontroll mbi punen time

per te cilen eshte perpiluar edhe nje relacion. Sipas Ligjit nr.8436, date 28.12.1998, neni 44, percaktohet se ne cdo rast duhet te degjohet gjyqtari qe ka kryer shkeljen dhe te behet verifikimi i pretendimeve te tij. Kjo procedure nuk eshte zbatuar. Keshtu, nga ana ime eshte parashtruar edhe nje material me shkrim ku ngre pretendime, te cilat nuk jane verifikuar.

- KLD-ja ka vepruar duke pare materialet e inspektoriatit te pa verifikuara.- Shkeljet e parashtruara ne materialin e KLD, une i konsideroj se kane te

bejne me bindje te brendshme te gjyqtarit. Jo cdo veprim i prishur nga gjykata me e larte mund te sherbeje si shkak per shkarkim nga detyra e gjyqtarit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Zamir Poda dhe Metush Saraci,pasi degjuan av. K. Brahimucaj, i cili kerkoi pranimin e kerkeses dhe

anullimin e Vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise,pasi degjuan perfaqesuesit e Keshillit te Larte te Drejtesise, U.Bejleri dhe

L. Dervishi, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te Vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise,

V Ë R E J N ËVendimi nr.127, date 27.05.2002 i Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte i

drejte dhe ne perputhje te plote me kerkesat ligjore. Si i tille, ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga praktika dokumentare e administruar, rezulton se, me vendimin e mesiperm, Keshilli i Larte i Drejtesise ka larguar nga detyra e gjyqtarit te Gjykates se shkalles se pare Vlore kerkuesen Anila Fega, me motivacionin se ne punen e saj jane verejtur shkelje te disiplines ne pune, ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres, parashikuar nga neni 41/7 i Ligjit nr.8436, date 28.12.1998.

Konkretisht, ne veprimtarine e saj si gjyqtare prane Gjykates se shkalles se pare Vlore, jane konstatuar shkelje te dukshme te kerkesave te parashikuara ne nenin 387 te K.Pr.Penale, ku percaktohen rastet e vendosjes se pushimit te ceshtjes penale.

Keshtu, me vendimin nr.163, date 20.07.2001 te Gjykates se shkalles se pare Vlore, ku anetare e trupit gjykues ishte edhe kerkuesja Anila Fega, eshte pushuar ceshtja penale me te pandehur Viron Qejvani. Ky i fundit akuzohej per vepren penale te vjedhjes me arme, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 i K.Penal. Duke pare kete vendim, rezulton se ne rastin konkret nuk ka qene asnje nga kushtet e parashikuara nga neni 387 i K.Pr.Penale, te cilat lidhen me mosfillimin ose mosvazhdimin e ndjekjeve penale, si dhe kur vepra penale eshte shuar. I gjithe «arsyetimi» qe mundohet te beje gjykata, nuk lidhet dhe nuk perligj marrjen e vendimit per pushimin e

209

ceshtjes. Per me teper, perfundimet qe jepen ne ate vendim, mund dhe duhet te nxirren vetem mbas shqyrtimit gjyqesor te saj. Me te drejte me pas, mbi ankimin e paraqitur nga ana e prokurorit, Gjykata e Apelit Vlore, ne perputhje me kerkesat e nenit 428/ç te K.Pr.Penale, ka vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per vazhdimin e gjykimit.

Me tej, ne nje sere vendimesh te tjera gjyqesore, ku kerkuesja ka qene kryesuese ose anetare, jene bere percaktime juridike haptazi te gabuara, duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 375 te K.Pr.Penale.

Keshtu, ne disa gjykime qe lidhen me bimen narkotike te njohur me emrin «Canabis sattiva», eshte vendosur ndryshimi i percaktimit juridik te vepres penale, nga ajo e parashikuar nga neni 283/1 ne ate te parashikuar nga neni 285 te K.Penal. Ne keto raste nuk eshte patur parasysh Ligji nr.7975, date 26.07.1995 «Per Barnat narkotike dhe lendet psikotrope», si dhe Konventa Europiane per Barnat narkotike, nga ku del qarte se bima e permendur perfshihet ne listen e lendeve narkotike. Per me teper, nuk eshte mbajtur parasysh qendrimi i praktikes se Kolegjit Penal te Gjykates se Larte persa i perket cilesimit juridik te vepres penale.

Duke pare gjykimet qe lidhen me kete bime narkotike, vihet re se ne cdo rast eshte kerkuar kryerja e ekspertimit, i cili ka arritur ne perfundimin e drejt se behet fjale per «Canabis sattiva», bime kjo qe ne perputhje me Ligjin dhe Konventen e cituar me siper, klasifikohet ne kategorine e «Barnave narkotike». Megjithese administrohet nje akt ekspertimi i tille, gjykata nuk mbeshtetet ne konkluzionet e tij, por vendos ndryshe, pa kerkuar nje riekspertim apo pa argumentuar se perse nuk i pranon perfundimet e tij.

Aplikimi i nje mase denimi qe nuk i pergjigjet rendesise e rrezikshmerise shoqerore te vepres dhe autorit te saj, eshte nje tjeter veprim i papranueshem nga ana ligjore. Kjo ka sjelle qe te jepen denime minimale, te cilat me pas jane ndryshuar thuajse te gjitha nga ana e gjykates se apelit.

Te tilla vendime kane qene ato me nr.171, date 26.07.2001, nr.120, date 30.05.2001, nr.138, date 26.06.2001, nr.151, date 06.07.2001, nr.173, date 13.09.2001, nr.174, date 14.09.2001, nr.176, date 17.09.2001 dhe 201, date 22.10.2001, te gjitha te ndryshuara nga Gjykata e Apelit Vlore.

Perafersisht e njejta gje, por ne nje kendveshtrim tjeter, ka ndodhur edhe me vendimin nr.1, date 5 janar 2001 te Gjykates se shkalles se pare Vlore, ku behet ndryshimi i cilesimit juridik te vepres, ne kundershtim me kerkesat e parashikuara nga neni 375 i K.Pr.Penale.

Keshtu, gjate gjykimit te ceshtjes me te pandehur Agron Shahaj, akuzuar per vepren penale te vrasjes me paramendim, mbetur ne fazen e tentatives, parashikuar nga neni 78 e 22 te K.Penal, pa shkaqe te motivuara, kerkohet kryerja e riekspertimit mjeko-ligjor, rrjedhoje e te cilit ishte ndryshimi i akuzes ne plagosje te lehte me dashje. Edhe ky vendim, si dhe te paret, eshte cenuar nga Gjykata e Apelit Vlore.

Se fundi, jane verejtur raste te shkeljes se kerkesave te parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale, qe kane te bejne me kushtet, kriteret dhe kriteret e vecanta per caktimin e masave te sigurimit.

210

Evidente keto shkelje verehen ne vendimin nr.266, date 30 dhjetor 2000, ku kerkuesja, ne cilesine e gjyqtares se vetme, cakton mase sigurimi «arrest ne shtepi» ndaj te pandehurve Florian dhe Altin Licaj. Dy te pandehurit, te kerkuar nga ana e prokurorise italiane, akuzoheshin per trafik lendesh narkotike. Megjithese nga shqyrtimi i ceshtjes, rezultonin dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova, ne vendimin e cituar me siper te marre nga kerkuesja, «arsyetohet» e kunderta, pra mungesa e dyshimit te arsyeshem dhe aplikohet mase sigurimi ajo e «arrestit ne shtepi». Edhe ky vendim eshte cenuar nga ana e Gjykates se Apelit, duke u aplikuar masa e sigurimit «arrest ne burg».

Duke i pare ne teresi te gjitha keto raste, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne perfundimin se ne veprimet e kerkueses Anila Fega, ne veshtrim te kerkesave te nenit 47/1 te Ligjit 8436, date 28.12.1998 «Per organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise», verehen shkelje te disiplines ne pune, ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres, si dhe mungese e theksuar profesionalizmi. Keto veprime jane te papajtueshme me funksionin e gjyqtarit, si dhe perbejne shkelje sistematike ne ushtrimin e detyres.

Persa i perket pretendimeve te parashtruara nga ana e kerkueses, arrihet ne perfundimin se ato jane te pambeshtetura dhe te pamotivuara ligjerisht.

Se pari, pretendohet se ne kundershtim me kerkesat e nenit 44 te Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 «Per organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Gjyqesor» ajo nuk eshte degjuar dhe se nuk eshte bere verifikimi i pretendimeve te saj. Nje pretendim i tille nuk qendron. Kerkuesja, sic del nga praktika e administruar, eshte njoftuar rreth shkeljeve te konstatuara ne veprimtarine e saj si gjyqtare, i eshte vene ne dispozicion praktika perkatese dhe me ne fund eshte thirrur dhe degjuar nga ana e Keshillit te Larte te Drejtesise. Vete materiali i derguar Inspektoriatit te atij Keshilli dhe me pas shpjegimet qe ajo ka dhene para ketij te fundit, konkretizojne perfundimin e mesiperm.

Se dyti, pretendohet se shkeljet e parashtruara ne materialin e KLD-se, kane te bejne, me bindjen e brendshme te gjyqtarit dhe se jo cdo vendim i prishur nga gjykata me e larte mund te sherbeje si shkak per largim nga detyra.

Edhe ky pretendim eshte i pambeshtetur dhe nuk mund te pranohet. Sic u analizua, te gjitha rastet e permendura me siper, bejne fjale per veprime haptazi ne kundershtim me ligjen. Kur kjo e fundit eshte e qarte dhe nuk respektohet e zbatohet, kur ne menyre te vazhdueshme vendimet persa i perket cilesimit juridik per nje kategori vepre penale, te cenohen nga ana e gjykates se apelit, kur praktika e Gjykates se Larte eshte e qarte dhe e ndryshme, atehere nuk ka vend per perfundimin se kemi te bejme vetem me bindje te brendshme te gjyqtarit. I njejti konkluzion vlen edhe per pretendimin tjeter qe ben fjale per periudhen e shkurter kohore ne detyre.

211

Se fundi, i papranueshem eshte edhe pretendimi se perfaqesuesit e KLD ne gjykim nuk kane akt perfaqesimi te rregullt nga ana ligjore. Duke pare akt perfaqesimin ne fjale, rezulton se ai eshte marre ne perputhje me kerkesat e nenit 35 te Ligjit nr.881, date 17.05.2001 «Per Organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise». Vete brendia e aktit dhe ajo cfare shprehet ne te, vertetojneseai eshte leshuar pikerisht nga ana e Keshillit. Eshte e vertete se Akti ne fjale eshte firmosur nga ana e nje anetari te Keshillit te Larte te Drejtesise, i cili ne kohen e firmosjes, nuk ishte me zevendeskryetar, por nje gje e tille nuk do te thote se akti eshte i pavlefshem. Anetari ne fjale i KLD-se, deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit te cituar, kryente funksionin e zevendeskryetarit dhe efektivisht ai vazhdon ta kryeje kete funksion deri ne zgjedhjen e zevendeskryetarit te ri, i cili aktualisht nuk eshte zgjedhur. Si perfundim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se akti i perfaqesimit eshte i rregullt nga ana ligjore.

Nga sa u tha dhe analizua, arrihet ne konkluzionin se nuk ndodhemi para shkaqeve te tilla qe te bejne te cenueshem Vendimin e Keshillit te Larte te Drejtesise.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te kerkesave te

nenit 46 te Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 «Per organizimin e Pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise», si dhe nenit 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.127, date 27.05.2002 te Keshillit te Larte te

Drejtesise, per shkarkimin nga detyra te gjyqtares te Gjykates se shkalles se pare Vlore, Anila Fega.

Tirane, me 20.11.2002

212

Nr.92 i Regj.ThemeltarNr.86 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryeuesKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha Anetar Bashkim Caka Anetar Metush Saraçi Anetar Natasha Sheshi AnetareAgron Lamaj Anetar Vladimir Bineri Anetar Ylvi Myrtja Anetar Zamir Poda AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Irma Bala AnetareSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.11.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile nr.92, qe i perket:

PADITËS: KTHIM GAÇE

I PADITUR: KESHILLI I BASHKISE PERMET

K.K.K. PRONAVE – PERMET

ZYRA E URBANISTIKES – PERMET

PERSON I TRETË: ROLAND FICO – PERMET

OBJEKTI:Kundershtimi i vendimit

te Keshillit te Bashkise Permet , nr.50, date 25.09.1998

Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.4.1993 dhe neni 324 i K.Pr.Civile.

213

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.408, date 29.6.1999, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se paditesit.Anullimin e vendimit nr.50, date 25.9.1998, te Keshillit Bashkiak Permet dhene te paditurit Roland Fico.Ndryshimin e vendimit te K.K.Pronave Permet nr.17, date 20.6.1994, duke i kthyer paditesit Kthim Gace fizikisht truallin prej 248 m2 me kufizimet perkatese. Ndryshimin e vendimit te K.K.Pronave Permet nr.17, date 20.6.1994, duke i kthyer fizikisht truallin prej 2542 m2 sipas studimit urbanistik Nr.41, date 27.4.1998.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.460, date 16.12.1999,

Ka ndryshuar vendimin nr.408, date 29.6.1999, te Gjykates se rrethit Gjirokaster dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur rrezimin e padise te paditesit si te pabazuar ne ligj e prova.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1498, date 26.12.2000, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi Kthim Gaçe, si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimeve ka bere rekurs ne interes te ligjit paditesi Kthim Gaçe i cili kerkon prishjen e tyre, duke parashtruar keto shkaqe:

214

- 1. Çeshtja permban dy objekte per te cilat eshte shprehur gjykata e shkalles se pare. I padituri ka bere ankim vetem per pjesen e kundershtimit te vendimit nr.50. Persa i perket objektit te dyte, per kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave i padituri nuk terheq asnje te drejte dhe ndaj tij nuk eshte bere ankim. Ne keto rrethana Gjykata e Apelit Gjirokaster duke e ndryshuar vendimin ne teresi ka vepruar ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.C, sipas te cilit, gjykata duhet te shprehet per gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Ne kete pike gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 459 te K.Pr.C.

- 2. Gjykata e Apelit Gjirokaster ka zbatuar gabim nenin 328 te K.Pr.C. E drejta e ankimit kunder vendimit te K.K.K.Pronave nuk eshte 30 dite sic arsyeton gjykata dhe nuk perben shkak per rrezimin e padise. Ky qendrim vjen ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.4.1993 dhe te gjithe praktiken gjyqesore te Gjykates se Larte.

- 3. Gjykata e Apelit duke rrezuar padine per siperfaqen e truallit prej 2542 m2 ka vepruar ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.4.1993. Une kam blere nga shteti lokalin “Sorkadhja”, i cili ishte ndertuar ne truallin tim, pronesi e cila me eshte njohur nga vendimi i K.K.Pronave. Ne baze te ligjit per shitblerjen e trojeve me lindi e drejta e blerjes se truallit qe eshte pjese funksionale e ketij lokali. Keshilli i rregullimit te territorit Permet ka miratuar ndryshimin funksional te siperfaqes prej 2542 m2, duke e kthyer nga gjelberim ne pjese funksionale te lokalit. Ne keto kushte, une si pronar i ketij trualli, mund te blej pronen time. Me daljen e vendimit nr.41, date 27.4.1998, mua me lind e drejta ligjore te kerkoj ndryshimin e vendimit te K.K.Pronave per siperfaqen prej 2542 m2, ashtu si me te drejte gjykata e shkalles se pare e ndryshoi.

- 4. Mendimi i eksperteve te caktuar nga gjykata e apelit, vjen ne kundershtim me harten e vitit 1983, me skicen planimetrike te perpiluar nga specialistet e K.K.K.Pronave dhe me konkluzionet e eksperteve te thirrur nga gjykata e shkalles se pare. Ne kete pike gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 229 te K.P.Civile.

- 5. Arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte ne kundershtim me nenin 310 te K.Pr.C.

- 6. Vendimi i Gjykates se Larte eshte ne kundershtim me nenin 480 te K.Pr.C., Rekursi nuk pranohet kur nuk ka shkelje ligjore, por jo ne rastin konkret.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Artan Hoxha dhe Vladimir Bineri, palet ne mungese, megjithese jane te njoftuar me shpallje,pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

215

V Ë R E J N ËTe tre vendimet gjyqesore duhet te prishen dhe ceshtja duhet t’i kaloje per

gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.Nga aktet ne shqyrtim rezulton se paditesi Kthim Gaçe ka paditur Keshillin

e Bashkise Permet, K.K.K.Pronave Permet, Zyren e Urbanistikes Permet dhe si person te trete ka thirrur ne gjykim Roland Ficon duke kerkuar kundershtimin e vendimit nr.50, date 25.9.1998 te Keshillit te Bashkise Permet qe i ka dhene personit te trete shesh ndertimi ne nje siperfaqe prej 248 m2 ne pronen e pretenduar si te tij nga paditesi.

Gjithashtu, rezulton se paditesit me vendimin nr.17, date 20.6.1994 te K.K.K.Pronave te Bashkise se Permetit i eshte njohur dhe kompensuar nje siperfaqe prej 14.000 m2 toke are ku, mbi nje siperfaqe prej 437 m2 eshte ndertuar nje bufe dhe qe paditesi e ka blere ate nga shteti me te drejten e parablerjes. Rezulton se paditesi i eshte drejtuar Keshillit Bashkiak Permet qe te miratoje nje shesh funksional per kete lokal me nje siperfaqe prej 2542 m2, gje qe i eshte miratuar nga ky Keshill me vendimin nr.41, date 27.4.1998. Gjithashtu rezulton se me vendimin nr.50, date 25.9.1998, Keshilli i Bashkise Permet i ka dhene leje per shesh ndertimi personit te trete qe me vone eshte kthyer me cilesine e te paditurit, Roland Fico, me nje siperfaqe prej 248 m2 per te ndertuar nje lokal, mbi kerkesen e ketij te fundit. Paditesi Kthim Gaçe, duke pretenduar se kjo siperfaqe ndertimi ndodhet ne pronen e tij dhe pikerisht ne ate siperfaqe qe atij i eshte njohur si shesh funksional per lokalin, ka paditur Keshillin e Bashkise dhe te tjere, duke kerkuar anullimin e vendimit te dhene ne favor te te paditurit Roland Fico, te cilin nuk e lidh asnje gje e meparshme, apo shkak ligjor, me siperfaqen e truallit per te cilin i eshte dhene leja e ndertimit. Ne te kundert sa kane pranuar gjykatat, se per kete siperfaqe trualli nuk ka ish pronar, apo pronare dhe se nuk eshte depozituar ndonje kerkese tjeter e njejte me ate te te paditurit Roland Fico, rezulton se paditesi eshte ne poziten e ish pronarit dhe se ai vete ka bere te njejten kerkese sikurse dhe i padituri.

Megjithate, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte pa hyre ne themel te bazueshmerise se vendimeve te dhena, konstaton se si Gjykata e Apelit ashtu dhe ajo e shkalles se pare kane gabuar ne zbatimin e ligjit.

216

Gjykata e shkalles se pare ne kundershtim me nenet 5, 6, 28, 176 e 185 te K.Pr.Civile, ka dale tej objektit te padise dhe eshte shprehur tej kerkimeve te paleve. Megjithese paditesi ka kerkuar te anullohet ne kerkese padine e tij vendimi i Keshillit te Bashkise Permet qe i ka dhene leje ndertimi te paditurit Roland Fico, ne siperfaqen 248 m2 dhe megjithese nuk rezulton gjate gjykimit qe te kete nderruar objekti i padise, gjykata e shkalles se pare ka vendosur qe veç anullimit te vendimit nr.50, date 25.9.1998, te Keshillit Bashkiak, ka ndryshuar dhe vendimin e K.K.K.Pronave nr.17., date 20.6.1994 duke i kthyer paditesit Kthim Gaçe fizikisht, truallin prej 248 m2. Po ashtu, ka vendosur t’a ndryshoje kete vendim te K.K.K. Pronave dhe i ka kthyer fizikisht paditesit te gjithe pjesen funksionale te lokalit te tij, prej 2542 m2. Nje disponim i tille i gjykates eshte ne kundershtim me parimet e gjykimit civil, i cili ne themel te tij nder te tjera ka disponibilitetin e paleve dhe detyrimin e gjykates per t’ju pergjigjur asaj qe kerkohet prej paleve dhe asgje me shume.

Nga ana tjeter Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka ndryshuar vendimin e shkalles se pare dhe ka rrezuar padine e paditesit me arsyetimin e gabuar se padia e tij nuk mund te ngrihej, pasi qe nga koha qe K.K.K.Pronave ka disponuar mbi kerkesen e paditesit per kerkimin e prones si ish pronar kane kaluar me teper se 30 dite e per kete shkak ai ka humbur te drejten e padise ne kuptim te nenit 328 te K.Pr.Civile. Gjykata e apelit ka gabuar lidhur me te drejten e kerkimit te prones dhe te drejtave qe lidhen me te, kur kerkon te aplikoje rregullat e kundershtimit te aktit administrativ dhe afatet e percaktuara per kete. Ajo duhej te kishte patur parasysh ato norma qe lidhen me te drejten themelore te pretendimit, pasi lidhur me te drejten e kerkimit te te drejtave te pronesise, per te cilat nuk ka afat parashkrimi ne kuptim te nenit 328 te K.Pr.Civile.

Lidhur me kete Kolegjet e Bashkuara nuk e shohin te nevojshme te arsyetojne me tej, pasi ka nje praktike te vazhdueshme te Gjykates se Larte per dallimin midis kundershtimit te aktit administrativ dhe te drejtes per te kerkuar rivendosjen e te drejtave te pronesise.

Ne te kundert sa arsyeton gjykata e apelit duhej te kishte konstatuar faktin e gabimeve ligjore te gjykates se shkalles se pare dhe duhej t’i jepte pergjigje kerkimeve te paleve duke evituar me kete rast nevojen e cenimit te vendimit te dhene prej saj.

Kolegjet e Bashkuara arrijne gjithashtu ne perfundimin se, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, kur ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi, ka gabuar, pasi nuk ka patur ne konsiderate faktin qe te dyja gjykatat kishin gabuar ligjerisht ne zgjidhjen e ceshtjes ne shqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/ç

te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimeve respektive te Kolegjit Civile te Gjykates se Larte,

te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

217

Gjirokaster dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.11.2002

218

Nr. 89 i Regj. Themeltar.Nr. 87 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita Anetare Ylvi Myrtja Anetar Artan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareAgron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Irma Bala Anetare Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 89 qe i perket:

PADITËS: ADRIANA KALAJA TIRANE perfaqesuar ne gjykim nga av. Zef Nika me prokure.

I PADITUR: AGUSTIN KOLA TIRANE perfaqesuar ne gjykim nga av.Haneme Bakia me prokure.

OBJEKTI:Pjestim pasurie bashkeshortore shtepi banimi

e sende te luajteshme (faza e pare)Baza ligjore: Neni 207 i K.Civil,

Nenet 370 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendim te fazes se pare te pjestimit , date 04.02.2000, ka vendosur:

219

Lejimin e pjestimit te baneses te ndodhur ne qytetin e Tiranes dhe sendeve te luajteshme, duke i takuar 60% paditeses Adriana Kalaja dhe 40% te paditurit Agustin Kola.Lejimin e pjestimit te qirase se baneses, ne masen 1500$ ne muaj per periudhen 01.01.1999 – 31.08.1999, duke i takuar seciles pale nga 50% te shumes.

Kunder vendimit te fazes se pare te pjestimit ka bere rekurs ne interes te ligjit i padituri Agustin Kola dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykata nuk ka respektuar kerkesat e nenit 28 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj. Paditesja ka kerkuar ne padi lejimin e pjestimit te pasurise bashkeshortore 50% me 50%, ndersa gjykata, ndonese nuk eshte bere shtese e objektit te padise, ka lejuar pjestimin e pasurise 60% per paditesen dhe 40% per te paditurin.

- Gjykata nuk eshte shprehur per pjestimin e te ardhurave te lokalit ku ka punuar i padituri.

- Ne kundershtim me nenin 66/3 te K.Pr.Civile, gjykata nuk ka caktuar vleren e padise.

- Gjykata nuk thirri ne gjykim Banken e Kursimeve nga e cila kemi marre kredi per ndertimin e baneses objekt pjestimi, duke shkelur keshtu nenin 206 te K.Civil.

- Gjykata me detyron te ktheje ne favor te paditeses ½ e shumes se qirase se lokalit nderkohe qe nuk u vertetua vjelja e kesaj qiraje nga ana ime.

- Gjykata ka shkelur nenin 11 te K.Pr.Civile sepse nuk ka mbeshtetur vendimin e saj ne faktet qe jane paraqitur ne procesin gjyqesor.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e ceshtjes nga anetaret Nikoleta Kita dhe Natasha

Sheshi, perfaqesuesen e pales se paditur av. Haneme Bakia qe kerkoi prishjen e vendimit te fazes se pare te pjestimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesin e pales paditese av. Zef Nika qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i ndermjetem per fazen e pare te pjestimit te pasurise

bashkeshortore duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit material dhe procedurial.

Palet pjesemarrese ne gjykim, Adriana Kola dhe Agustin Kola, kane qene bashkeshorte dhe me vendim te gjykates se Rrethit Tirane ne vitin 1999 kane zgjidhur martesen midis tyre.

Mbas kesaj, me padi drejtuar gjykates, paditesja Adriana Kola, ka kerkuar edhe pjestimin e pasurise bashkeshortore dhe ne perfundim me vendim te ndermjetem date 04.02.2000 per fazen e pare gjykata ka vendosur: Lejimin e pjestimit te nje banese ndodhur ne qytetin e Tiranes “Selite e vogel” dhe 220

sendeve te luajteshme, duke i takuar prej tyre 60% paditeses Adriana Kola dhe 40% te paditurit Agustin Kola.

Lejimin e pjestimit te qirase se baneses ne masen 1500$ ne muaj per periudhen 10.01.1999- 31.08.1999, duke i takuar secilit nga 50% e shumes.

Vendimi ka marre formen e prere pa u ankimuar nga palet ndergjyqese.Kunder ketij vendimi ka bere rekurs ne interes te ligjit i padituri Agustin

Kola dhe shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne nenin 473 te K.Pr.Civile dhe bejne te cenueshem vendimin e gjykates.

Sipas vertetimit te pronesise date 14.07.1999 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, palet figurojne bashkepronare mbi nje shtepi banimi te formes dy kateshe me kufi te percaktuar dhe te ndodhur ne adresen “Selite e vogel” Tirane. Kjo banese eshte ndertuar me kontributin e perbashket te paleve si dhe nje kredi ne shumen 3.000.000 leke e marre nga Banka e Kursimeve ne emer te dy bashkeshorteve me date 28.08.1995. Ky fakt pranohet nga gjykata ne vendimin e saj dhe nuk kontestohet as edhe nga njera pale, sepse edhe vete paditesja, me gjithe pretendimet e mevonshme, ne padine e ngritur prej saj, ka pranuar se pervec te ardhurave te tjera te siguruara ne rruge te ndryshme, shtepia eshte ndertuar edhe me te ardhurat e kredise te marre nga Banka e Kursimeve.

Duke patur parasysh sa me siper, ne te gjitha seancat gjyqesore, i padituri Agustin Kola, ka kerkuar thirrjen ne gjykim edhe te Bankes se Kursimeve, veprim te cilin gjykata nuk e ka kryer, duke vepruar keshtu ne kundershtim edhe me kerkesat e nenit 206 te K.Civil, sipas te cilit kreditoret mund te nderhyjne ne pjestim, por nuk mund te kundershtojne pjestimin e bere me pare, perveç kur kane njoftuar kundershtimin e tyre para pjestimit.

Nisur nga fakti se shtepia ishte ndertuar edhe me kredine e marre nga Banka, i padituri ka menduar se kishte te perbashket me kete te fundit çeshtjen e pjestimit te shtepise, por gjykata pa te drejte ka lene ne heshtje kete kerkese te te paditurit duke vepruar ne kundershtim edhe me kerkesat e nenit 192 te K.Pr.Civile, qe ben fjale per thirrjen e personit te trete dhe sipas te cilit secila pale mund te therrase ne gjykimin e ceshtjes nje person me te cilin mendon se e ka te perbashket ceshtjen. Kete te drejte e ka edhe vete gjykata kryesisht, ne baze te nenit 193 te K.Pr.Civile, kur ajo cmon se procesi gjyqesor duhet te zhvillohet ne prani te nje personi te trete qe rezulton se ka interes ne ceshtje.

Ne keto rrethana thirrja ne proces e Bankes se Kursimeve ishte e domosdoshme per te percaktuar detyrimet e paleve ne shlyerjen e kredise ne te ardhmen dhe mbrojtjen e interesave te Bankes se Kursimeve. Thirrja e Bankes se Kursimeve pale ne gjykim gjente mbeshtetje edhe ne nenet 696 dhe 498 te K.Civil , sipas te cilave ngarkimi i shlyerjes se kredise njeres pale apo ndarja e saj midis paleve, ne raporte te caktuara, pra zevendesimi apo kalimi i kredise kerkon patjeter pelqimin e kreditorit.

Per kete shkak, vendimi i gjykates per fazen e pare te pjestimit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim po prane gjykates se shkalles se pare.

Ne pjestimin e sendeve ne bashkepronesi nder te tjera gjykata ka

221

perfshire edhe qirane e baneses ne masen 1500$ ne muaj per periudhen 01.01.1999 – 31.08.1999, duke i takuar secilit nga 50% e shumes. Ajo ka pranuar te vertete kete fakt mbeshtetur vetem mbi nje deklarate noteriale te qiramarresit per dorezimin e shumes perkatese te paditurit Agustin Kola, pa arsyetuar per fuqine provuese te saj mbi bazen e dispozitave te K.Pr.Civile.

Persa i perket llogaritjes se kontributit ne venien e pasurise bashkeshortore, gjykata ka konkluduar per nje kontribut me te madh te paditeses, por nuk e ka mbeshtetur kete konkluzion te saj ne prova dhe fakte te paraqitura dhe administruara gjate procesit gjyqesor, duke vepruar keshtu ne kundershtim edhe me kerkesat e nenit 11 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata mbeshtet vendimin e saj vetem ne faktet qe jane paraqitur gjate procesit gjyqesor.

Gjykata ka marre te mireqena vetem pretendimet e paditeses per dhurata qe i kane bere te afermit e saj gjate marteses, si siperfaqja e truallit nen banesen objekt pjestimi, pa i verifikuar pretendimet e saj. Megjithate, pavaresisht nga personi qe ka bere dhurimin, ne vendim ajo pranon se dhurimi i eshte bere te dy paleve gjate marteses prandaj, ne llogaritjen e kontributit te kete parasysh edhe nenet 86 dhe 78 te K.Civil te vjeter, qe bejne fjale per pasurine bashkeshortore dhe llogaritjen e pjeses takuese per secilin bashkeshort.

Pasi te kete parasysh dhe plotesoje sa me siper ne rigjykim te ceshtjes, gjykata do te jape nje vendim te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj lidhur me percaktimin e pasurise bashkeshortore dhe pjeseve takuese per secilen pale.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te

K.Pr.Civile.

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit te ndermjetem te Gjykates se shkalles se pare Tirane

date 04.02.2000 per fazen e pare te pjestimit te pasurise bashkeshortore dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane me 12.11.2002

222

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga shumica kemi mendimin se, vendimi i gjykates se shkalles

se pare, per fazen e pare te pjestimit, duhet te lihet ne fuqi, ne pjesen qe ben fjale per lejimin e pjestimit te baneses dhe sendeve te luajteshme dhe te prishet duke u pushuar gjykimi i ceshtjes, ne pjesen qe ben fjale per pjestimin e qirase se marre prej 1500$ ne muaj, per periudhen 01.01.1999 - 31.08.1999.

Ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs, gjykata nuk ka shkelur kerkesat e nenit 28 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj.

Fillimisht ne padi eshte kerkuar pjestimi i pasurise me ½ pjese secila pale, ndersa gjate gjykimit deri ne pretendimet perfundimtare eshte kerkuar 70% per paditesen dhe 30% per te paditurin.

Fakti qe gjykata ka percaktuar raportin e pjeseve 60% per paditesen dhe 40% per te paditurin, nuk do te thote se eshte shprehur per kerkime qe nuk ishin parashtruar ne padi, apo ka dale jashte objektit te padise. Ne baze te nenit 87 te K.Civil te vjeter, gjykata ishte e detyruar te hetonte lidhur me kontributin e paleve ne venien e pasurise bashkeshortore dhe, ne vartesi me provat e administruara ka nxjerre konkluzionin e saj.

Gjykata eshte shprehur vetem per pjestimin e pasurise bashkeshortore dhe per asnje kerkim tjeter jashte ketij objekti.

Pretendimi i paditeses ne gjykim per kontribut me te madh ne pasurine bashkeshortore, nga sa kishte pretenduar fillimisht ne padi, nuk ka te beje me shtese te objektit te padise sipas nenit 185 te K.Pr.Civile.

Sipas nenit 5 te K.Pr.Civile, objekti i mosmarreveshjes percaktohet ne pretendimet e paleve, te cilat parashikohen ne aktin per fillimin e procesit gjyqesor, si dhe gjate ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga ky proces dhe, per rastin konkret, pavaresisht nga pretendimet e paditeses per masen e kontributit, objekti i padise ka qene i njejte, pjestimi i pasurise bashkeshortore.

I pabazuar gjendet pretendimi i te paditurit se nuk jane respektuar kerkesat e nenit 6 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Nga permbajtja e padise e deri ne mbyllje te hetimit gjyqesor, nuk rezulton qe nder te tjera paditesja te kete kerkuar edhe pjestimin e te ardhurave te lokalit ku punonte i padituri. Keshtu, gjykata nuk kishte arsye te shprehej edhe ne kete drejtim, por edhe ne qofte se ajo nuk eshte shprehur dhe paditesja nuk ka bere ankim, ne baze te nenit 459 te K.Pr.Civile, konsiderohet sikur eshte hequr dore prej tyre.

Pretendimi se nuk eshte caktuar vlera e padise, sipas nenit 66/3 te K.Pr.Civile, e pare kjo e lidhur edhe me nenet 102 e vijues te K.Pr.Civile, ka te beje vetem me llogaritjen e takses apo shpenzimeve gjyqesore dhe jo me shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, prandaj ky shkak nuk gjendet i bazuar ne nenin 473 te K.Pr.Civile, qe parashikon rastet e rekursit ne interes te ligjit.

223

Gjate gjykimit ka rezultuar se me akt detyrimi date 28.08.1995 palet kane marre kredi bankare nga Banka e Kursimeve ne shumen 3.000.000 leke, por ndryshe nga shumica kemi mendimin se per rastin konkret nuk jane shkelur nenet 496, 698 dhe 537 te K.Civil dhe thirrja e Bankes se Kursimeve si pale ne gjykim nuk ishte e nevojshme.

Banesa objekt pjestimi nuk eshte vene hipoteke per shlyerjen e kredise bankare. Hipoteke eshte vene mbi nje shtepi tjeter, fakt qe pranohet ne rekurs edhe nga vete i padituri.

Vertetimi i leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme per banesen objekt pjestimi, nuk ben fjale per barre hipotekore, prandaj pjestimi i saj midis paleve nuk kishte pengese ligjore dhe thirrja e Bankes se Kursimeve nuk ishte e nevojshme.

Nuk rezulton pse eshte marre dhe perdorur kredia, por sidoqofte ajo eshte marre ne emer te te dy bashkeshorteve, prandaj Banka e Kursimeve mund te realizoje te drejten e vet mbeshtetur edhe ne nenin 205 te K.Civil, sipas te cilit cdo kreditor ka te drejte te realizoje kredine e vet mbi pjesen qe i takon bashkepronarit debitor ne sendin e perbashket.

Per pjesen ku gjykata ka lejuar pjestimin e shumes se qerase prej 1500$ ne muaj per periudhen janar gusht 1999, kemi mendimin se vendimi i gjykates duhet te prishet dhe ceshtja te pushohet.

Nuk rezulton qe shuma e lartpermendur te jete marre nga i padituri Agustin Kola, te jete mbajtur prej tij apo te jete shpenzuar per qellime te perbashketa te familjes. Nje deklarate e ish qiramarresit per dhenien e qirase per periudhen e lartpermendur te paditurit, nuk eshte marre nga gjykata konform rregullave procedurale te percaktuara ne nenet 213 e vijues te K.Pr.Civile. Si e tille ajo nuk ka vleren e proves sipas nenit 11 te K.Pr.Civile dhe nuk mund te vertetoje pretendimet e paditeses per marrjen e shumes se qirase vetem nga i padituri.

Nikoleta Kita Bashkim Caka

Natasha Sheshi Spiro Spiro

Vladimir Bineri Metush Saraçi

Vladimir Metani

224

Nr.2 i Regj. Themeltar.Nr.88 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues Kristaq Ngjela AnetarZamir Poda Anetar Nikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar Spiro Spiro Anetar Metush Saraçi Anetar Valentina Kondili Anetare Vladimir Bineri Anetar Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Artan Hoxha Anetar Bashkim Caka Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11 dhe 18.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr.2 qe i perket:

PADITËS: AGIM HYSI, perfaqesuar nga av. Artan Hajdari

KUNDËR: KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE perfaqesuar nga Urim Bejleri

OBJEKTI:Anullimin e vendimit nr.127, date 27.05.2002

te Keshillit te Larte te Drejtesise, per shkarkimin nga detyra te gjyqtarit

prane Gjykates se rrethit Vlore.Baza ligjore: Ligji nr.8436, date 28.12.1998

Keshilli i Larte i Drejtesise, me vendimin nr.127, date 27.05.2002, ka vendosur:

225

Shkarkimin nga detyra te gjyqtarit te Gjykates se shkalles se pare te rrethit Vlore, Agim Hysi.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim Agim Hysi dhe kerkon anullimin e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

1. Vendimi i KLD eshte rrjedhoje e nje procesi jo te rregullt ligjor, i shkeljeve dhe dhunimit te te drejtave Kushtetuese.

- Duke me refuzuar kerkesat paraprake me ka mohuar te drejten per te qene subjekt i barabarte para ligjit ne nje proces te rregullt ligjor.

- Gjate shqyrtimit te kerkesave nga KLD dhe vete kryesuesi eshte ushtruar dhune ndaj meje.2. Vendimi i KLD eshte i pabazuar ne fakt.

- Me prova shkresore ne me shume se nje rast kam provuar ne KLD fallsitetin dhe mashtrimin e rrethanave te faktit te parashtruara ne kerkese.3. Vendimi i KLD eshte rrjedhoje e mosnjohjes dhe zbatimit te gabuar te ligjit material e procedural per ceshtjen konkrete.4. Padrejtesisht, ne konstatimet e saj, KLD eshte bazuar ne vendime te gjykates se apelit apo opinione dhe vleresime te inspektoreve te KLD dhe Ministrit te Drejtesise.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e ceshtjes nga gjyqtaret Irma Bala dhe Bashkim

Caka, kerkuesin dhe perfaqesuesin e tij Artan Hajdari qe kerkuan anullimin e vendimit, perfaqesuesin e Keshillit te Larte te Drejtesise Urim Bejleri, qe kerkoi mospranimin e kerkeses si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise per shkarkimin nga detyra te

gjyqtarit Agim Hysi, eshte i drejte dhe si i tille lihet ne fuqi.Ne kryerjen e funksioneve te tij si gjyqtar, ka treguar pamjaftueshmeri

profesionale, kryerje te veprimeve ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres, e ne zbatim te nenit 147/6 Kushtetues se Republikes se Shqiperise dhe nenit 41/7 te Ligjit nr.8436, date 28.12 1998 «Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor», perbejne shkaqe per shkarkimin nga detyra.

Ankuesi Agim Hysi, ka qene me detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Vlore. Me vendimin nr.127, date 27.05.2002 te Keshillit te Larte te Drejtesise eshte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit, me motivacionin per kryerje te veprimeve qe vijne ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres ne gjykimin e disa ceshtjeve penale per vitin 2000-2001, ne te cilat ka marre pjese si kryesues apo anetar i trupit gjykues dhe per kryerjen e veprimeve te pahijshme qe cenojne rende etiken gjyqesore. Sa siper, bazuar ne nenin 41/7 e 42/6 te Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 «Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor…» dhe Ligjin nr.8811, date 17.05.2001 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise…». Ne vendimin e KLD permendet si shkelje e rende e etikes gjyqesore ky rast:

Ne mbledhjen e dates 06.09.2001 ne zyren e Kryetarit te Gjykates se 226

rrethit Vlore, ne prani te gjyqtareve te tjere te kesaj gjykate, gjyqtar Agim Hysi ka ofenduar me fjale fyese Kryetarin e Gjykates se rrethit z. Sazan Aliko. Ne kete mbledhje nga gjyqtari jane perdorur shprehjet «ti je maskara, fallsifikator, e ke kthyer gjykaten ne prone private…» veprime keto qe sipas vendimit te KLD jane provuar nga shpjegimet e pjesetareve te tjere te pranishem ne mbledhje dhe qe perbejne shkelje te rende te etikes gjyqesore.

Ne lidhje me veprimet e kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga gjyqtari, ne vendimin e KLD jane cituar keto raste:

1. Ka shkelur kerkesat e nenit 128/1 pika «a» te K.Pr.Penale mbi kushtet per formimin e trupit gjykues.

Me cilesine e kryesuesit te trupit gjykues ka shqyrtuar kerkesen per rishqyrtimin e vendimit penal nr.64, date 08.07.1999 qe i perket te gjykuarit Genci Bajrami, i denuar me 8 vjet burg ne mungese per vepren penale te vjedhjes se bankave ne bashkepunim, parashikuar ne nenin 136-25 te K.Penal. Trupi gjykues, me vendimin nr.28, date 06.02.2001 ka vendosur te deklaroje te pafajshem te pandehurin, duke urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu.

Gjate gjykimit te kesaj ceshtje, ne date 28.12.2000 eshte celur seanca gjyqesore me trup gjykues te perbere vetem nga dy gjyqtare dhe nderkohe jane kryer veprime procedurale, si pranimi i kerkesave paraprake te paleve, ne kundershtim me nenin 128/1 pika «a» e K.Pr.Penale. Per keto shkaqe Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.177, date 13.07.2001 ka vendosur prishjen e vendimit nr.28, date 06.02.2001 dhe kthimin e ceshtjes per rigjykimim me tjeter trup gjykues.

2. Ka shkelur kerkesat e nenit 387 K.Pr.Penale mbi pushimin e ceshtjes penale. Ne ceshtjen penale me te pandehurin Viron Qejvani, i akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 - 25 i K.Penal. Me vendimin nr.163, date 20.07.2001 ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes per mungese te kushteve te procedimit sipas nenit 387 te K.Pr.Penale, si dhe ka urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu te te pandehurit. Vendimi mbi pushimin e gjykimit te ceshtjes eshte dhene ne kundershtim me kerkesat e nenit 387 te K.Pr.Penale, por nuk ekzistojne shkaqe per mosfillimin e procedimit penal, apo qe te shuajne vepren penale.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.263, date 08.11.2001, ka prishur vendimin nr.163, date 20.07.2001 te Gjykates se rrethit Vlore dhe ceshtja eshte derguar per gjykim per shkelje procedurale.

3. Ka shkelur kerkesat e nenit 375 te K.Pr.Penale duke bere ndryshimin e cilesimit juridik te veprave penale me tendence zbutje te denimit. Ne gjykimin e 9 ceshtjeve penale, ndaj personave te akuzuar per vepren penale te mbajtjes, prodhimit e shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/1 i K.Penale, eshte ndryshuar cilesimi i vepres penale ne ate te mbajtjes se pajisjeve per prodhimin e narkotikeve, (neni 285 i K.Penal) qe parashikon denim me te bute. Per pasoje jane favorizuar te pandehurit ne masat e denimit.

227

Nga 9 vendime te tilla, jane prishur nga Gjykata e Apelit Vlore te gjitha, me perjashtim te vendimit nr.208, date 29.10.2001; eshte vendosur ndryshimi i vendimeve te dhena; veprat penale jane kualifikuar sipas nenit 283/1 te K.Penal dhe te pandehurit jane denuar sipas kesaj dispozite, duke u konsideruar vendimet e dhena ne kundershtim me ligjin.

Ne vendimin e KLD, shkeljet e vendosura me siper, per vete natyren dhe pasojat qe kane sjelle, jane konsideruar shkelje te kerkesave procedurale per pushimin e ceshtjes penale, ndryshime te cilesimit ligjor te veprave penale me tendence zbutje denimi per te gjykuarit, te cilat perbejne thyerje te renda te disiplines ne pune, ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres.

Ne ankimin kunder vendimit te KLD ankuesi Agim Hysi i ka parashtruar gjykates shkaqe qe kane te bejne me shkelje te procedurave te shqyrtimit te procedimit disiplinor nga KLD dhe me konkluzione te padrejta ne trajtimin e problemeve te zbatimit te ligjit material nga gjykata.

Ankuesi pretendon se vendimi i KLD eshte pasoje e nje procesi jo te rregullt ligjor, i eshte mohuar e drejta per te qene subjekt i barabarte para ligjit ne nje proces te rregullt ligjor. Nuk jane respektuar procedurat e njoftimit per fillimin e procedimit disiplinor nga ana e KLD, njohjes me relacionet e Inspektoriatit prane KLD dhe dokumentacionit perkates, te provohen shkeljet e kryera nga gjyqtari mbi bazen e te cilave eshte filluar procedimi dhe mosnjoftimi i dates se mbledhjes se KLD.

- Nga gjykimi i ceshtjes rezulton se pretendimi i ankuesit per moszbatim te kerkesave ligjore per nje proces te rregullt ligjor nuk eshte i drejte.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, paditesit Agim Hysi i jane bere

te ditura materialet e procedimit nga inspektoret e KLD e ka njoftime te rregullta per procedurat e ndjekura nga KLD per procedimin disiplinor.

Keshtu, me daten 22.11.2001, paditesit Agim Hysi i eshte dorezuar relacioni i inspektoreve te KLD, Adnan Kosova dhe Mine Progonati, per shkeljet ligjore te konstatuara te kryera nga ana e tij, per cfare ka nenshkruar aktin.

Me daten 04.01.2002 i eshte dorezuar nga K/sekretarja e gjykates Teuta Minga relacioni i KLD lidhur me verifikimin e ceshtjes se Viron Qejvanit kundrejt nenshkrimit te tij.

Me daten 06.02.2002 i eshte dorezuar kerkesa per fillimin e procedimit disiplinor e Ministrit te Drejtesise, ndaj paditesit Agim Hysi kundrejt nenshkrimit te tij.

Me daten 28.02.2002 eshte njoftuar per t`u paraqitur me daten 04.03.2002, ora 15.00 prane Presidences, per te marre pjese ne mbledhjen e KLD, ne te cilen do te shqyrtohet edhe kerkesa e Ministrit te Drejtesise per «Procedim disiplinor» ne ngarkim te tij. Njoftimi i eshte bere nepermjet bashkeshortes Alma Hysi, e cila ka nenshkruar marrjen e njoftimit ne prani te ftuesit te gjykates dhe te nje deshmitari.

Me daten 23.04.2002 i eshte njoftuar kopja e relacionit te Inspektoriatit te KLD, date 25.03.2002 per procedimin disiplinor ne ngarkim te tij bashkeshortes

228

Alma Hysi, kundrejt nenshkrimit ne prani te ftuesit te gjykates dhe te nje deshmitari.

Me daten 04.05.2002 ka marre dijeni personalisht per kopjen e kerkeses shtese per procedim disiplinor me nr.96/5 prot., date 02.05.2002 dhene nga Ministri i Drejtesise, por ka refuzuar te firmosi dhe te marre dokumentet nga KLD, ky fakt konfirmohet nga ftuesi i gjykates dhe nje deshmitar i pranishem.

Me daten 21.05.2002 eshte njoftuar personalisht Agim Hysi se me daten 27.05.2002, ora 14.00 ne ambjentet e Presidences do te zhvillohet mbledhja e KLD, ne te cilen do te shqyrtohet kerkesa e Ministrit te Drejtesise per procedimin e tij, por ai ka refuzuar te nenshkruaje njoftimin ne prani te ftuesit te gjykates dhe te nje deshmitari. Sa siper, nuk rezultojne shkelje te ligjit ne lidhje me njoftimet.

Pretendimi tjeter i ankuesit, se perfaqesuesit e KLD ne gjykim nuk kane akt perfaqesimi te rregullt ligjor, eshte gjithashtu i pabazuar.

Rezulton se, akt perfaqesimi i paraqitur eshte ne perputhje me nenin 35 te Ligjit 8811, date 17.05.2001 «Per Organizimin e Funksionimin e KLD.».

Permbajtja e aktit te perfaqesimit paraqitur ne gjykate shpreh vullnetin e KLD per t`u perfaqesuar ne gjykim nga personat e autorizuar nga ky keshill dhe eshte i rregullt nga ana ligjore.

Pretendimet e tjera te ankuesit, se shkeljet e paraqitura ne materialin e KLD dhe vendimin e ketij organi, ne lidhje me ceshtjet penale te gjykuara, kane te bejne me bindjen e brendshme te gjyqtarit dhe jo cdo vendim i prishur nga gjykata me e larte mund te sherbeje si rast per shkarkim nga detyra, cmohen te pabazuar ligjerisht. Nuk cmohen te tilla vetem konkluzionet e KLD per shkeljen e etikes dhe ato te cilesuara shkelje ne gjykimin e ceshtjes qe i perket Genci Bajramit.

Ndersa ne gjykimet e ceshtjeve te tjera me te gjykuar me akuza qe lidhen me bimen narkotike «canabis sattiva», eshte vendosur ndryshimi i cilesimit te vepres penale pa u patur parasysh ligji nr.7975, date 26.07.1995 «Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope», si Konventa Europiane «Per barnat narkotike», aderuar nga Republika e Shqiperise me Ligjin nr.8722, date 26.12.2000 ku percaktohet qarte se bima e permendur perfshihet ne listen e lendeve narkotike. Per pasoje kjo bime eshte e tille qe hyn ne kategorine e droges, bazuar ne K.Penal te Republikes se Shqiperise duhet te kualifikohet si veper penale qe parashikohet nga neni 283 i K.Penal dhe jo nga neni 285 i K.Penal, sic eshte vepruar ne ceshtjet konkrete te gjykuara nga trupi gjykues ku ka marre pjese gjyqtari Agim Hysi. Ne kete aspekt duhet pranuar se ne gjykimin e ketyre ceshtjeve nga ankuesi, nuk kemi te bejme me shfaqjen e bindjes se brendshme, por me qendrim haptazi ne kundershtim me ligjin e aktet e cituara, ku ka percaktime te qarta se si duhet te trajtohet «Canabis sattiva».

Ne 10 vendimet e dhena, ndonese 9 jane prishur nga gjykatat me te larta, eshte vazhduar me te njejtin qendrim jo ligjor nga gjyqtaret e trupit gjykues ku merrte pjese ankuesi ne cilesimin e vepres penale, kur behej fjale per kete bime narkotike.

Ne 9 vendimet e cenuara nga gjykata me e larte rezultojne shkelje procedurale, qe bejne fjale per ekspertimet dhe vleresimet e tyre nga gjykata.

229

Megjithese jane administruar dhe ekspertimet ku jane dhene konkluzione kategorike nga ekspertet se bima klasifikohej ne kategorine e «barnave narkotike», gjykata ka vendosur ndryshe, pa kerkuar riekspertim apo pa argumentuar se perse nuk jane pranuar mendimet e eksperteve.

Sa siper, ndryshimet e kualifikimit te veprave penale duke i cilesuar sipas dispozitave te tjera qe parashikojne masa denimi me te buta se neni 283 i K.Penal, qe duhej zbatuar, ka sjelle dhenie mase denimi minimal e favorizuese per te pandehurit, qe nuk i pergjigjen rendesise dhe rrezikshmerise shoqerore te vepres e autoreve te saj. Masa denimi keto te ndryshuara thuajse te gjitha nga gjykata e apelit, duke u shtuar masa denimi sipas nenit 283 te K.Penal, i cili parashikon denime me te renda se ato qe ka neni 285 i K.Penal zbatuar nga gjyqtaret.

Ne ankim, pretendohet se nga KLD eshte arritur ne konkluzion te paligjshem se padrejtesisht eshte pushuar ceshtja penale ne ngarkim te pandehurit Viron Qejvani. Duke ju referuar materialeve te paraqitura ne gjykim, arrihet ne konkluzion se edhe ky pretendim eshte i pabazuar.

I gjykuari V. Qejvani eshte akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme, parashikuar nga neni 140 i K.Penal. Trupi gjykues ne perberjen e te cilit ka qene ankuesi ka vendosur pushimin e ceshtjes, ka deklaruar lirimin e menjehershem te te pandehurit bazuar ne nenin 387 K.Pr.Penale. Sipas nenit te mesiperm, «kur ndjekja nuk duhej te fillonte ose nuk duhej te vazhdonte, ose kur vepra penale eshte shuar, kur ekzistenca e nje kushti te tille apo e nje shkaku qe e shuan vepren penale eshte e dyshimte, gjykata vendos pushimin e ceshtjes».

Ne vendimin e marre nga Gjykata e Apelit Vlore, nr.263, date 08.11.2001, e cila ka prishur vendimin e dhene nga trupi gjykues i gjykates se rrethit, theksohet se vendimi nuk eshte ligjor, se shkeljet e permendura nuk jane te tilla qe duhet te conin ne nje perfundim te tille, apriori dhe se gjykata nuk mund te arrije ne nje konkluzion te tille pa zhvilluar me pare nje proces gjyqesor te rregullt. Sa siper cmohet se edhe ne gjykimin e kesaj ceshtje nga ankuesi, i cili ka qene ne perberje te trupit gjykues, ka moszbatim te ligjit procedural dhe pamjaftueshmeri profesionale, nuk perbejne nderhyrje ne bindjen e brendshme te gjyqtarit nga KLD.

Nga sa siper Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne konkluzionin se vendimi i KLD, qe per shkeljet e mesiperme gjyqtarit Agim Hysi i jepet si mase disiplinore shkarkimi nga detyra eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 46 te

Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 «Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise» e neni 331 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NMospranimin e kerkeses se ankuesit Agim Hysi per ankimin e vendimit

230

nr.127, date 27.05.2002 te KLD.

Tirane, me 18.11.2002

231

Nr.6 i Regj. ThemeltarNr.89 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarIrma Bala AnetareKristaq Ngjela AnetarMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarZamir Poda Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 11.11.2002 ceshtjen civile qe u perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE : MIRJANA HOXHA, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Fatmir Braka.

I PADITUR: KESHILLI I LARTE I DREJTESISE, perfaqesuar ne gjykim nga Urim Bejleri dhe Luan Dervishi.

OBJEKTI :Anullim i vendimit nr.30, dt. 15.07.2002 i KLD,

ne baze te nenit 46 te Ligjit Nr.8436, dt. 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor

ne Republiken e Shqiperise”.

Ana e paditur me vendimin nr.30, dt. 15.07.2002, referuar neneve 40, 41 (pikat 6, 7), 42 te Ligjit “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne RSH” dhe ligjit nr. 8811 dt. 17.05.01 “Per organizimin dhe funksionimin e KLD” ka vendosur:

232

Shkarkimin nga detyra te gjyqtares te Gjykates se Apelit Gjirokaster, Mirjana Hoxha.

Kunder vendimit te mesiperm ka bere ankese paditesja e cila duke parashtruar se:

- Ne veprimtarine e saj ka qene e prirur nga zbatimi i ligjit dhe kerkesave te kodeve dhe se nuk ka kryer asnje veprim ne kundershtim me detyren,

- E konsideron vendimin e marre ne kundershtim me Kushtetuten dhe Konventen Europiane dhe kerkon prishjen e vendimit te anes se paditur.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetari A. Lamaj dhe V. Bineri,

perfaqesuesin e paditeses Av. F. Braka, i cili kerkoi pranimin e ankimit dhe prishjen e vendimit te anes se paditur, perfaqesuesit e anes se paditur qe kerkuan lenien e vendimit ne fuqi si shqyrtuan dhe biseduan ne teresi ceshtjen

V Ë R E J N Ë Se ankimi i paraqitur nga paditesja nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj

dhe si i tille nuk mundet te pranohet, per pasoje edhe vendimi i anes se paditur eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Siç del nga shqyrtimi i materialeve te ndodhura ne dosjen civile, paditesja i eshte nenshtruar procedimit disiplinor me pretendimin se ajo ne veprimtarine e saj si gjyqtare e gjykates se apelit ka shkelur kerkesat ligjore procedurialo materiale penale dhe civile dhe konkretisht:

1. Qe kane te bejne me gjykimin e shkurtuar;2. mbi caktimin e masave te sigurimit;3. mbi caktimin e denimit;4. lidhur me lirimin para kohe me kusht;5. ne argumentimin dhe analizen e fakteve per dhenien e

vendimit gjyqesor; pretendime te cilat ana e paditur (si bartese e proves) u perpoq t’i provonte gjate gjykimit te çeshtjes.

Ne mbeshtetje te pretendimeve te mesiperme gjate gjykimit u paraqiten edhe mjaft vendime gjyqesore qe i referohen, d.m.th. provojne shkeljet e permendura me siper. Keshtu me vendimin nr. 30. dt. 21.07.1998 te Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte ulur 1/3 e mases se denimit per te pandehurin V.B., pasi ketij te fundit i ishte refuzuar kerkesa per pranimin e gjykimit te shkurtuar. Ose me tej me vendimin nr. 19. dt. 14.04.1999 te po asaj gjykate eshte aplikuar Neni 406 i K.Pr.Penale dhe eshte ulur 1/3 e mases se denimit per te pandehurin K.A., i denuar me 20 vjet burgim per vepren penale te vrasjes.

Paditesja ka pretenduar se ajo ka qene anetare e trupit gjykues, pra se nuk ka ndonje pergjegjesi.

Duke pare konkretisht vendimet e mesiperme konstatohet se aplikimi i Nenit 406 te K.Pr.Penale ka qene ne kundershtim me permbajtjen e tij. Pavaresisht se paditesja ka qene anetare e trupit gjykues perseri ajo eshte

233

pergjegjese per dhenien e vendimit gjyqesor, vendim i cili permban edhe deshiren dhe vullnetin e paditeses.

Edhe duke pare praktiken lidhur me zbatimin e dispozitave per lirimin para kohe me kusht konstatohen shkelje dhe zbatim i gabuar i ligjit. Keshtu, me vendimin nr. 63 dt. 15.02.1999 eshte zbatuar lirimi para kohe me kusht i nje te pandehuri, i cili ishte denuar per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim.

Shkelje dhe te meta konstatohen edhe ne çeshtjet civile. Ne kete rast te metat jane konstatuar nga Gjykata e Larte (ish Kasacioni), e cila ka mbajtur qendrim ndaj ketyre shkeljeve duke e konsideruar arsyetimin e vendimit ne mjaft raste si alogjik, kontradiktor e per rrjedhoje te paekzekutueshem.

Duke i pare ne teresine e tyre rastet e paraqitura, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se ne veprimet e paditeses ne veshtrim te kerkesave te Nenit 47/1 te Ligjit 8436 dt. 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne RSH” verehen shkelje te disiplines ne pune, ne formen e veprimeve ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres si edhe nje mungese e theksuar profesionalizmi, veprime te cilat bien ndesh me funksionin e gjyqtarit dhe qe perbejne shkak te fillimit te procedimit disiplinor.

Ne rrethanat e mesiperme edhe masa e marre nga ana e paditur eshte e drejte dhe e ligjshme.

Paditesja pretendoi se ajo ka qene thjesht anetare e trupit gjykues.Nje pretendim i tille nuk e shkarkon ate nga pergjegjesia, pasi siç

analizuam edhe me siper ajo eshte pjesemarrese ne dhenien e vendimit dhe ka patur po ate bindje dhe ndergjegje juridike si anetaret e tjere ne dhenien e vendimit. Ne rastin konkret mundet te flitet per nje qendrim jo ne konformitet me ligjen nga gjithe trupi gjykues. Por perseri kjo nuk e shkarkon paditesen nga pergjegjesia pasi ajo eshte personale.

Po ashtu pretendimi se disa vendime pas prishjes, dmth. kthimit per rigjykim, nga Gjykata e Larte kane patur te njejten zgjidhje perseri nuk e menjanon paditesen nga pergjegjesia. Mundet te jete e vertete qe mosmarreveshja objekt gjykimi te kete patur te njejten zgjidhje, porse gjykata ka ndryshuar dhe eshte dhene nje tjeter vendim, pasi vendimi i pare eshte pranuar se ka qene i gabuar.

Ne analizen e mesiperme te fakteve dhe te pretendimeve arrihet ne konkluzionin se nuk ndodhemi para shkaqeve te tilla, qe e bejne te cenueshem vendimin e anes se paditur.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne referim edhe te nenit 46 te

Ligjit nr. 8436 dt. 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne R.SH.”, si dhe ne mbeshtetje te nenit 485 § a te Kodit te Procedures Civile

234

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.30, dt. 15.07.2002 te KLD per shkarkimin

nga detyra te gjyqtares te Gjykates se Apelit Gjirokaster Mirjana Hoxha.

Tirane, me 11.11.2002

235

Nr. 90 i Regj. ThemeltarNr. 90 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarMetush Saraçi AnetarNatasha Sheshi AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 12.11.2002 ceshtjen civile qe u perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE : PERIANA BODINAKU, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Avni Shehu.

E PADITUR: MRP (MINISTRIA E RENDIT PUBLIK), ne mungese.

OBJEKTI :Anullim urdheri administrativ,

ne baze te Ligjit nr.7978, dt. 27.6.1995 “Per Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1591 date 18.5.2000 ka vendosur:

236

Pranimin e kerkese-padise dhe anullimin e urdherit nr.271 date 19.1.1999 te Ministrit te Rendit Publik per nxjerrjen ne lirim te togeres Periana Bodinaku. Detyrimin e anes se paditur t`i paguaje paditeses per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune pagen mujore ne shumen 12 120 leke ne muaj duke filluar nga data 20.01.1999 deri ne ekzekutimin e vendimit.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjin dhe konkretisht se:

- Propozimi per lirim eshte bere mbi bazen e shkeljeve te konstatuara nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria e Policise Kufitare.

- Vleresimi i punes eshte bazuar ne mangesite e vazhdueshme ne kryerjen e detyres dhe shkeljen e kerkesave te ligjit, si dhe ne verejtjet e dhena mbeshtetur ne nenin 32/b te ligjit 7978 date 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise”.

- Gjithashtu gjykimi eshte zhvilluar ne mungesen tone dhe ne keto kushte nuk jane paraqitur provat shkresore ne ngarkim te paditeses.

- kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetaret A. Lamaj dhe S. Spiro,

perfaqesuesin e paditesit Av. A. Shehu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si shqyrtuan dhe biseduan ne teresi ceshtjen

V Ë R E J N Ë Se rekursi i paraqitur nga ana e paditur duhet te pranohet dhe per

pasoje vendimi i gjykates duhet te ndryshohet vetem lidhur me shperblimin e demit ne favor te paditeses, d.m.th. duke i njohur te drejten e pages per 12 muaj.

Siç del nga shqyrtimi i materialeve te ndodhura ne dosjen civile, paditesja ka qene ne marredhenie pune prane anes se paditur ne detyren e kontrollores ne komisariatin e Aeroportit te Rinasit. Me urdher te Ministrit te Rendit Publik nr.271 date 19.1.1999 paditesja nxirret ne lirim para kohe, me motivacion per thyerje te rende e te perseritur te disiplines ushtarake.

Paditesja, duke mos qene dakord me kete akt, me pretendimin se ky eshte nxjerre ne kundershtim me ligjin, ka kerkuar anullimin e tij ne rruge gjyqesore.

Te dyja gjykatat kane pranuar padine duke anulluar urdherin e lirimit dhe detyrimin e pales se paditur t`i paguaje paditeses pagen per periudhen 20.1.1999 deri ne ekzekutimin e vendimit.

Nga gjykimi ka rezultuar se ana e paditur ka patur njoftim per daten e gjykimit te çeshtjes dhe nuk eshte paraqitur ne gjyq, pra ajo me vullnetin e saj nuk eshte paraqitur ne gjykim. Ne keto rrethana rrezohet pretendimi i ngritur prej saj ne rekurs se gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te anes se paditur.

237

Gjykata i ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme dhe ligjore qe ana e paditur te merrte pjese ne ate gjykim, por ka qene kjo e fundit qe e ka çmuar mospjesemarrjen e saj.

Gjykata ka gabuar ne drejtim te caktimit te demshperblimit per paditesen. Keshtu, ajo ne kundershtim me normat ligjore ne fuqi ka vendosur si demshperblim dhenien e pages per periudhen 20.1.1999 deri ne ekzekutimin e vendimit.

Paditesja eshte nxjerre ne lirim ne baze te nenit 32/a te ligjit nr.7978 date 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise” ne paragrafin e fundit te se cilit eshte percaktuar se: “Menyra e shperblimit dhe trajtimi i ushtarakeve qe dalin ne rezerve ose ne lirim rregullohet me ligj te vecante”. Po keshtu ne Ligjin nr.8087, date 13.3.1996 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tyre eshte bere rregullimi ligjor i shperblimit dhe trajtimit te ushtarakeve qe dalin ne rezerve dhe ne lirim, por jo i atij grupi qe percaktohet ne Nenin 32/a te ligjit te mesiperm (nr.7978, date 26.7.1995).

Duke ju referuar nenit 1 te K.Pr.C. dhe permbajtjes se Nenit 19 te ligjit nr.8087, date 13.3.1996 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise” ku thuhet:

“Ky ligj nuk perjashton perfitimet qe jepen me dispozita te tjera ligjore”, arrihet ne bindjen se ne rastin konkret per kete pike (per shperblimin) duhet te zbatohen dispozitat e Kodit te Punes e per pasoje duhet bere dhe ndryshimi i vendimit nr.1591 date 18.5.2000 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke detyruar palen e paditur Ministrine e Rendit Publik te paguaje ne favor te paditeses Periana Bodinaku pagen e vetem nje viti.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485§d

te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NNdryshimin e vendimit nr.1591 date 18.5.2000 te Gjykates se shkalles

se pare Tirane, duke detyruar palen e paditur Ministrine e Rendit Publik te paguaje ne favor te paditeses Periana Bodinaku pagen per periudhen e vetem nje viti.

Tirane, me 12.11.2002

238

ÇËSHTJE PENALE

239

Nr. 2 i Regj.ThemeltarNr. 2 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarBashkim Caka AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarNatasha Sheshi AnetareNikoleta Kita AnetareArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancat gjyqesore te dates 28.05.2002 dhe te dates 14.10.2002, me pjesemarrjen e prokurorit Arqile Lole dhe te avokatit mbrojtes te te pandehurit av.Shuaip Syri, moren ne shqyrtim ceshtjen penale me pale:

TË PANDEHURIT: GEZIM TAFA, i biri i Rizait, i datelindjes 1969, banues ne Berat.

A K U Z U A R:Per krimin e vrasjes me dashje,

parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Me vendimin nr. 12, date 19.06.1996, te Gjykates se Rrethit Kolonje, eshte vendosur:

Deklarimi fajtor i te pandehurit Gezim Tafa, per krimin e vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe denimin e tij me 12 (dymbedhjete) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.610, date 16.08.1996, vendosi:

240

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.Me vendimin nr.1, date 29.10.2001, te Gjykates se rrethit Kolonje, eshte

vendosur: Rivendosja ne afat e te pandehurit per te bere rekurs ne Gjykaten e Larte, rekurs i cili u paraqit me 10.11.2001.

Ne rekurs kerkohet prishja e vendimit nr.12, date 19.06.1996, i Gjykates se rrethit Kolonje dhe pushimi i ceshtjes penale, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- I pandehuri ka qene duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne kufi, me detyre komandant skuadre. Ne oren 0430 te dates 10.06.1990, u dha situate per shkelje kufiri dhe pasi u ngrit nga gjumi, per shkak te kesaj situate, ne zbatim te detyres per bllokimin e kufirit, diktoi nje person qe po vraponte ne drejtim te kufirit, te cilit i beri ndaljen, por meqenese nuk ndaloi, qelloi ne ajer, duke e paralajmeruar edhe me fjale: ndalo se do te qelloj dhe kur shkelesi i kufirit u sul me thike ne dore ne drejtim te tij, i pandehuri qelloi me bresheri dhe e la te vrare.

- Ne keto rrethana, vepra duhej te ishte cilesuar si shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne ruajtjen e kufijve te shtetit, parashikuar nga neni 146 i K.Penal te meparshem.

- Eshte shkelur neni 432/b i K.Pr.Penale, pasi i pandehuri, duke qene ushtarak, eshte gjykuar nga nje gjykate civile.

- Vendimi i gjykates eshte jo llogjik, pasi nga njera ane pranohet se vepra eshte kryer gjate kohes qe i pandehuri ka qene ne sherbim ne ruajtje te kufirit, nga ana tjeter deklarohet fajtor per krimin e vrasjes.

- Duke u cilesuar vepra si shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne ruajtje te kufirit, ceshtja penale duhet te pushohet, ne baze te ligjit nr.8202, date 27.03.1997 “Per Amnistine”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr.194, date 21.03.2002 ka vendosur dergimin e kesaj ceshtjeje per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara per te bere njesimin e praktikes gjyqesore.

Ne vendimin e mesiperm Kolegji Penal, nder te tjera shprehet se:“…. Ndodhur para ketyre rrethanave, d.m.th. para faktit qe, jo vetem

rekursi, por edhe kerkesa per rivendosje ne afat per paraqitjen e tij ne Gjykaten e Larte, jane bere nga avokati Shuaip Syri, i pajisur me prokure te posacme, leshuar jo nga vete i gjykuari, por nga i ati, i quajtur Riza Tafa; si dhe para faktit qe nga ana e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ne vendimet, nr.47, date 28.01.1999 dhe nr.386, date 29.07.1999, ashtu sikurse eshte konstatuar edhe ne vendimin nr.17, date 17.04.2000 te Gjykates Kushtetuese, nuk eshte mbajtur qendrim i njellojte edhe ne lidhje me legjitimimin e mbrojtesit per te kerkuar rivendosjen ne afat per paraqitjen e ankimit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se, me rastin e gjykimit te ceshtjes penale qe i perket te gjykuarit Gezim Tafa, shihet me vend qe duhet bere njesimi i praktikes gjyqesore…”

241

Duke marre shkas nga vendimi i Kolegjit Penal, Kolegjet e Bashkuara, per efekt te njesimit te praktikes gjyqesore cmojne t`u japin pergjigje problemeve te meposhteme:

1. Cila gjykate eshte kompetente per te gjykuar kerkesen per rivendosjen ne afat te ankimit (apelit apo rekusit).

2. Ne interpretim te nenit 147 te K.Pr.Penale, per te pandehurin e gjykuar ne mungese per shkak se i fshihet gjykimit te ceshtjes (neni 352/4 te K.Pr.Penale), kerkesa per rivendosjen ne afat te ankimit a lejohet te behet nga nje avokat mbrojtes i caktuar kryesisht, ose i caktuar nga familjaret e te pandehurit, apo kjo e drejte i perket ekskluzivisht vetem te pandehurit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtaret Natasha Sheshi e

Vladimir Bineri, prokurorin Arqile Lole qe kerkoi pranimin e rekursit, avokatin Shuaip Syri qe kerkoi pranimin e rekursit, prishjen e te dy vendimeve e pushimin e ceshtjes penale, e pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë:Gjate gjykimit ne shkalle te pare dhe ne Apel te dy gjykatat kane

pranuar faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte:Me daten 09.06.1990 viktima Fatmir Duro, i shoqeruar nga shtetasi Irfan

Lici, eshte nisur nga fshati Orman, Korce, ne drejtim te Ersekes dhe me vone ne drejtim te kufirit shteteror ne Leskovik.

Afer mesnates ata i jane afruar piramides se kufirit, por jane diktuar nga ushtaret e sherbimit, te cilet kane qelluar ne drejtim te tyre. Te dy shkelesit e kufirit jane larguar me vrap e jane fshehur ne erresire.

Pas kesaj eshte dhene alarmi dhe forcat ushtarake kane kaluar ne ndjekje te tyre. Ne mengjes ata kane tentuar perseri te kalojne kufirin. I pandehuri Gezim Tafa ka pare viktimen qe po ecte me shpejtesi, ka qelluar drejt tij me bresheri automatiku dhe e ka lene te vrare ne vend. Nga ekzaminimet qe i jane bere viktimes ka rezultuar se atij i jane shkaktuar disa plage ne vende jetike si rezultat i plumbave qe jane shtire nga arma e te pandehurit me qitje te panderprere, te cilat i kane shkaktuar vdekje te menjehershme.

Vepra eshte cilesuar vrasje me dashje ne baze te nenit 76 te K.Penal. Mbrojtesi i te pandehurit ka pretenduar se i pandehuri fillimisht eshte sulmuar me thike nga viktima, por te dy gjykatat kane pranuar qe i pandehuri me viktimen nuk kane qene ne distance te afert dhe se viktima nuk ka kryer asnje veprim ndaj te pandehurit, prandaj e kane rrezuar pretendimin per cilesimin e vepres si vrasje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme, parashikuar si krim nga neni 83 i Kodit Penal.

Persa i perket gjykimit te kesaj ceshtjeje, Kolegjet e Bashkuara cmojne se, para shqyrtimit te themelit te saj per t`u dhene pergjigje shkaqeve te parashtruara ne rekurs, eshte e domosdoshme te konkludohet paraprakisht

242

nesejane kushtet procedurale qe e bejne rekursin date 07.11.2001 te pranueshem per shqyrtim. Nepermjet ketij shqyrtimi praprak behet e mundur qe t`u jepet pergjigje edhe disa problemeve te shtruara per efekt te njesimit te praktikes gjyqesore.

1. Se pari, duhet te konkludohet se cila gjykate eshte kompetente per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen ne afat per te bere ankim kunder vendimit qe eshte dhene ne mungese.

Shumica eshte e mendimit se, ne kuptim te nenit 147 te K.Pr.Penale, kerkesa per rivendosje ne afat per te bere ankim behet ne gjykaten qe ka dhene vendimin dhe si e tille duhet kuptuar pergjithesisht gjykata e shkalles se pare (gjykata e rrethit gjyqesor perkates). Kjo rezulton nga permbajtja e pikave 5 e 6 te nenit 147 te K.Pr.Penale.

Sipas pikes 5, “Vendimi qe lejon rivendosjen ne afat per berjen e ankimit mund te ankimohet vetem bashke me vendimin perfundimtar”. Ndersa sipas pikes 6, “Kunder vendimit qe refuzon kerkesen per rivendosje ne afat mund te behet ankim ne gjykaten e apelit”.

Duke interpretuar ne teresi e ne lidhje me njera tjetren keto dy pika arrihet ne perfundimin se ankimi i vecante lejohet vetem kur gjykata e shkalles se pare refuzon rivendosjen ne afat te ankimit (sipas rastit, respektivisht te apelit apo te rekursit).

Dispozita e mesiperme parashikon ne menyre te shprehur (eksplicite) se ankimi behet ne gjykaten e apelit. Mirepo, neni 148/2 i K.Pr.Penale parashikon edhe mundesine qe rivendosja ne afat e ankimit te shqyrtohet nga Gjykata e Larte. Kjo nuk nenkupton te drejten e pales per t`iu drejtuar direkt Gjykates se Larte, por te drejten e saj per t`u ankuar ne Gjykaten e Larte kunder vendimit per mospranimin e kerkeses per rivendosjen ne afat te ankimit. Kuptohet qe ankimi, sipas nenit 147, pika 7, behet fillimisht ne apel e mandej, ne rast refuzimi, perseritet ne Gjykaten e Larte. Ne rast se gjykata e apelit e pranon kerkesen per rivendosje ne afat te ankimit, atehere i lind e drejta prokurorit qe te kundershtoje ne Gjykaten e Larte rivendosjen ne afat se bashku me vendimin perfundimtar te gjykates se apelit. Ne rastin kur nuk eshte pranuar kerkesa per rivendosjen ne afat te ankimit si nga gjykata e shkalles se pare, ashtu dhe nga gjykata e apelit, dhe Gjykata e Larte mbi bazen e ankimit qe i eshte paraqitur, konkludon se kjo kerkese duhej pranuar sepse kane qene kushtet per t`u pranuar, atehere kjo gjykate (Gjykata e Larte) vendos te ndryshoje vendimet e gjykatave me te ulta, te rivendose ne afatin e ankimit palen perkatese dhe t`ia dergoje ceshtjen gjykates kompetente per t’a shqyrtuar ate ne themel.

Si perfundim, pavaresisht nese ceshtja eshte shqyrtuar ne themel apo jo edhe nga gjykata e apelit, kompetente per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen e afatit te ankimit eshte gjykata e shkalles se pare. Gjykata e apelit dhe, pas saj, Gjykata e Larte, shqyrtojne vetem ankimet kunder vendimeve respektive.

2. Nga analiza e mesiperme konkludohet se, per rastin ne shqyrtim Gjykata e rrethit gjyqesor Kolonje ishte kompetente per te shqyrtuar kerkesen

243

per rivendosjen e afatit te rekursit kunder vendimit te themelit te dhene nga gjykata e Apelit.

Kjo kerkese per rivendosjen ne afat eshte shqyrtuar nga nje gjyqtar i vetem.

Mirepo rezulton qe i pandehuri eshte denuar me 12 (dymbedhjete) – vjet heqje lirie per nje krim per te cilin dispozita perkatese parashikon nje denim maksimal me 20 (njezet) vjet heqje lirie.

Per rrjedhoje shtrohet pyetja: gjersa gjykimi i ceshtjes per akuzen ne fjale ne te dy gjykatat e faktit eshte bere me trupa gjykues te perbere nga tre gjyqtare, atehere a mund te pranohet qe kerkesa per rivendosjen ne afat te ankimit kunder vendimeve te dhena te shqyrtohet nga nje gjyqtar i vetem. Nje gje e tille do te ishte e pranueshme ne qofte se Kodi i Procedures Penale do ta parashikonte ate ne menyre te shprehur (eksplicite). Nje parashikim te tille nuk e hasim. Per me teper, edhe ndryshimi i nenit 13 te K.Pr.Penale me ligjin nr.8813, date 13.06.2002, mbeshtet menyren e arsyetimit si me siper. Dispozita ne fjale parashikon ne menyre taksative rastet kur ceshtjet gjykohen me nje gjyqtar te vetem dhe ne keto raste nuk perfshihet rasti ne fjale.

Pra Gjykata e rrethit gjyqesor Kolonje ka gjykuar me nje gjyqtar te vetem nje kerkese qe, sipas ligjit, duhej te gjykohej me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare. Kjo perben qartesisht nje rast pavlefshmerie absolute te aktit (vendimit) ne kuptim te nenit 128 te K.Pr.Penale.

Sipas kesaj dispozite, “1. Aktet procedurale jane absolutisht te pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat qe lidhen me:

a – Kushtet per te qene gjyqtar ne ceshtjen konkrete dhe numrin e gjyqtareve qe jane te domosdoshem per formimin e kolegjeve te caktuara ne kete kod; …….”.

Nisur nga sa me lart, vendimi i gjyqtarit te vetem per rivendosjen e afatit te ankimit (rekursit) te te pandehurit te gjykuar ne mungese eshte akt absolutisht i pavlefshem dhe, si i tille, konsiderohet i paqene (nul).

Sipas nenit 128/2 te K.Pr.Penale, “2. Nje akt i cilesuar me ligj si absolutisht i pavlefshem nuk mund te behet i vlefshem”.

Per rrjedhoje, pavlefshmeria absolute (nuliteti) i vendimit nr.1, date 29.10.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Kolonje, per rivendosjen e afatit te ushtrimit te rekursit ne emer te te pandehurit Gezim Tafa, e ben te papranueshem per shqyrtim edhe rekursin e paraqitur ne Gjykaten e Larte prandaj duhet te vendoset pushimi i gjykimit ne kete gjykate. Ky vendim per pushimin e gjykimit nuk ia heq te drejten te pandehurit Gezim Tafa per te kerkuar ne te ardhmen, vete, ose nepermjet nje perfaqesuesi te tij te pajisur me prokure, rivendosjen ne afat per te bere ankim kunder vendimit penal te dhene ne mungese te tij, ne pajtim me kriteret e vendosura ne nenin 147/2 e 3 te K.Pr.Penale. Kerkesa per rivendosjen ne afat te ankimit shqyrtohet kurdohere me pjesemarrjen e mbrojtesit te te pandehurit dhe te prokurorit. Ky i fundit, ne rast se gjykata pranon rivendosjen ne afat te ankimit (rekursit), ka te drejte qe se bashku me kunderrekursin te paraqese edhe ankimin kunder

244

vendimit qe ka pranuar rivendosjen ne afat per berjen e rekursit (neni 147/5 i K.Pr.Penale).

3. Rezulton se gjykimi si ne shkalle te pare edhe ne Apel eshte bere ne mungese te te pandehurit per shkak se ai eshte larguar dhe i fshihet gjykimit.

Sipas nenit 147/2 te K.Pr.Penale, “Ne qofte se eshte dhene vendimi ne mungese, i pandehuri mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim, kur provon se nuk ka marre dijeni per vendimin”. Ndersa sipas paragrafit 3 te kesaj dispozite, “Kerkesa per rivendosjen ne afat paraqitet brenda 10 diteve … nga dita kur i pandehuri ka marre dijeni efektivisht per aktin”.

Nga shqyrtimi i te dy paragrafeve te mesiperm konstatohet ne menyre eksplicite se subjekti qe mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim kunder vendimit te dhene ne mungese eshte vetem i pandehuri dhe se kjo kerkese per rivendosje ne afat ka nje afat 10 ditor per t`u paraqitur, i cili fillon nga momenti kur i pandehuri ka marre dijeni efektivisht per vendimin e dhene ne mungese te tij.

Praktikisht ky moment “i marrjes dijeni efektivisht” mund te percaktohet vetem nga i pandehuri, ose nga ndonje person tjeter qe mund te kete marre kontakt personalisht me te dhe qe mund te jete informuar prej tij. Nga pikepamja ligjore, e drejta per te kerkuar apo jo rivendosjen ne afat per te bere ankim, ashtu si dhe vete e drejta e ankimit, eshte nje e drejte ngushtesisht personale e te pandehurit madhor. Kete te drejte ai mund t`ia delegoje me vullnetin e tij te lire nje mbrojtesi te caktuar prej tij nepermjet nje akti perfaqesimi te leshuar e te vertetuar ne formen e parashikuar ne ligj.

Ne kete rast, ne dispoziten e mesiperme, perdoret shprehja “kur provon”, duke iu referuar personalisht te pandehurit. Duke u nisur nga ky percaktim rezulton se barra e proves per te provuar marrjen dijeni dhe per momentin e marrjes dijeni efektivisht per vendimin e dhene ne mungese i perket te pandehurit, pasi eshte ky ai ndaj te cilit ka nje vendim gjyqesor qe duhet ekzekutuar, por qe mund te ankohet ne qofte se vendimi nuk dihej prej ketij te fundit. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje ekskluzivitet te te pandehurit, i cili mund te ushtroje vete te drejten per te kerkuar rivendosjen ne afatin e ankimit, ose nepermjet te autorizuarve posacerisht prej tij. Duke qeneseligji kerkon qe i pandehuri te provoje mospasjen dijeni per vendimin, askush tjeter nuk mund t’a zevendesoje ate per te njejtin shkak, perfshi ketu edhe familjaret. Pranimi i te kundertes nuk do ishte vetem ne kundershtim me sa parashikon neni 147/2, por do te ishte sa allogjik aq edhe ne kundershtim me interesat e vete te pandehurit. Ne qofte se do te pranohej e kunderta do te krijohej situata qe te pranohej apriori i mireqene fakti qe i pandehuri te ishte ne dijeni te nje vendimi, kur nuk e dinte realisht ate. Nderkohe, duke u konsumuar e drejta qe parashikon neni 147/2 i K.Pr.Penale nga mbrojtesi i caktuar kryesisht, ose familjaret e tij, do t`i mohohej padrejtesisht e drejta vete te pandehurit per te kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit. Sipas nenit 147/3 te K.Pr.Penale, “ … Rivendosja ne afat nuk lejohet me shume se nje here per secilen pale per çdo shkalle te proçedimit”.

245

Megjithate, edhe sikur te pranohej e kunderta, d.m.th. qe mbrojtesi i caktuar kryesisht apo nga familjaret e te pandehurit, te kete te drejte te beje kerkese per rivendosje ne afat te ankimit (apelit apo rekursit) dhe mandej te beje ankimin kunder vendimit ne emer e per llogari te te pandehurit, perseri lind nje problem qe duhet sqaruar: Ne rastin konkret, personi qe ka bere kerkesen per rivendosje ne afat te ankimit dhe qe me vone ka bere rekursin ne Gjykaten e Larte, a e ka marre proceduralisht cilesine e mbrojtesit te caktuar kryesisht nga organi procedues, gjykata, apo te caktuar nga te afermit e te pandehurit?

Kjo cilesi konfirmohet dhe pranohet nga organi procedues, prokuroria apo gjykata, gjate hetimit paraprak apo gjate gjykimit te ceshtjes dhe jo ne rruge ekstra procedurale. Si perfundim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejnesenje person qe nuk eshte legjitimuar si mbrojtes i caktuar kryesisht apo nga familjaret e te pandehurit, gjate procedimit te ceshtjes ne hetimin paraprak apo gjate gjykimit, nuk mund t’a fitoje kete cilesi ne rruge ekstra procedurale.

Sa me lart eshte edhe nje argument me shume ne favor te perfundimit qe, ne rastin e gjykimit te ceshtjes ne mungese te te pandehurit per shkak se ky i fshihet gjykimit, te drejten per te kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit dhe te drejten per te bere ankim kunder vendimit ne nje gjykate me te larte e ka vetem i pandehuri, ose nje mbrojtes i caktuar prej tij me prokure.

Ky qendrim konfirmohet edhe prej plotesimit qe i behet nenit 410/2 te K.Pr.Penale me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr.8813 date 13.06.2002 “Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.7905, date 21.03.1995 “Kodi i Procedures Penale i Republikes se Shqiperise”. Konkretisht, ligjvenesi dispoziten e sipercituar e ka riformuluar si me poshte: “ …2. Kunder vendimit te dhene ne mungese, mbrojtesi mund te beje ankim vetem kur eshte i pajisur me nje akt – perfaqesimi te leshuar nga i pandehuri ne format e parashikuara nga ligji”.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te neneve 438,

441/c dhe 442/b te K.Pr.Penale, dhe te nenit 17 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”,

V E N D O S Ë N:1. Prishjen e vendimit nr.1, date 29.10.2001 te Gjykates se rrethit

gjyqesor Kolonje me te cilin eshte pranuar rivendosja ne afat e te pandehurit (te gjykuarit) Gezim Tafa per te ushtruar rekurs ne Gjykaten e Larte kunder vendimit nr.610, date 16.08.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

2. Pushimin e gjykimit te rekursit ne Gjykaten e Larte.3. Ky vendim per njesimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim

ne Fletoren Zyrtare.Tirane, me 14.10.2002

246

MENDIM PARALELJemi dakord me zgjidhjen e ceshtjes nga shumica, duke e konsideruar

te papranueshem per shqyrtim ne Gjykaten e Larte rekursin e te pandehurit Gezim Tafa kunder vendimit nr.610, date 16.08.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nuk jemi plotesisht dakord me menyren e arsyetimit te vendimit nga shumica, me disa argumenta te parashtruara e konkluzione te nxjerra prej saj.

Shumica ka pranuar se, pavaresisht nese ceshtja eshte shqyrtuar ne themel apo jo edhe nga gjykata e apelit, kompetente per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen e afatit te ankimit eshte gjykata e shkalles se pare.

Ne kundershtim me sa me lart, pakica eshte e mendimit qe, ne cdo rast, kompetente per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen e afatit te ankimit kunder nje vendimi gjyqesor eshte ajo gjykate qe ka dhene vendimin qe kerkohet te ankimohet. Ne qofte se do te kerkohet te rivendoset e drejta e ushtrimit te apelit kunder nje vendimi te gjykates se shkalles se pare, atehere kompetente per te shqyrtuar kerkesen eshte kjo gjykate qe ka dhene vendimin. Ne qofte se, si ne rastin ne shqyrtim, do te kerkohet te rivendoset e drejta e ushtrimit te rekursit kunder vendimit te gjykates se Apelit, atehere i takon kesaj gjykate te marre ne shqyrtim kete kerkese.

Si perfundim, vendimi nr.1, date 29.10.2001 i Gjykates se Rrethit Kolonje, qe ka vendosur rivendosjen ne afat te se drejtes se ushtrimit te rekursit ne emer te te gjykuarit Gezim Tafa, eshte i pavlefshem per shkaqet qe pranon shumica, por edhe sikur te mos ishin ato shkaqe pavlefshmerie, ky vendim eshte marre ne kundershtim me ligjin, sepse Gjykata e rrethit Kolonje ka marre kompetencen funksionale te nje gjykate me te larte sic eshte gjykata e apelit.

Shumica e ka bazuar perfundimin qe ka nxjerre per kete problem nisur nga formulimi i pikes “6“ te nenit 147 te K.Pr.Penale, sipas te ciles, “… 6. Kunder vendimit qe refuzon kerkesen per rivendosje ne afat mund te behet ankim ne gjykaten e apelit”.

Permendja e gjykates se apelit si gjykate qe shqyrton ankimin ne kete rast, nuk do te thote se te gjitha kerkesat per rivendosje ne afat te ankimit (apelit apo rekursit) duhet t`i adresohen detyrimisht gjykates se shkalles se pare.

Kjo do te thote se gjykata e shkalles se pare eshte kompetente per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen ne afat te ankimit (apelit) dhe kur pranohet kerkesa behet ankimi ne apel kunder vendimit te dhene ne shkalle te pare. Por, kjo nuk do te thote apriori se gjykata e shkalles se pare behet kompetente edhe per te shqyrtuar kerkesen per rivendosjen e afatit te ankimit (rekursit) kunder vendimit te gjykates se apelit. Po te pranohej kjo nuk do te kishte kuptim formulimi i pikes 4 te nenit 147 te K.Pr.Penale. Sipas kesaj dispozite,

“…4. Per kerkesen (per rivendosjen ne afat te ankimit) vendos organi qe procedon ne kohen e paraqitjes se saj.”

247

Ne rastin ne shqyrtim, ne kuptim te dispozites se sipercituar, organi qe procedon ne kohen e paraqitjes se kerkeses eshte gjykata e apelit, vendimi i se ciles eshte i formes se prere, por qe mund te atakohet me ane rekursi ne Gjykaten e Larte.

Pakica eshte e mendimit qe, edhe sikur te mos ekzistonin shkaqet qe e bejne absolutisht te pavlefshem vendimin nr.1, date 29.10.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Kolonje, ligjshmeria e ketij vendimi do te ishte objekt shqyrtimi paraprak prej Gjykates se Larte.

Mund te arsyetohet qe ky vendim eshte i formes se prere dhe, si i tille, ai nuk mund te cenohet per cfaredo lloj shkaku, pervec nulitetit. Pakica ka mendim te kundert. Vendimi qe lejon rivendosjen ne afat nuk eshte vendim themeli. Si i tille ai nuk eshte nga ato vendime qe marrin forme te prere ne kuptimin substancial. Ato mund te shqyrtohen ne shkallet me te larta te gjykimit, kur eshte rasti edhe kryesisht, se bashku me vendimin e themelit te atakuar me apel apo rekurs.

Sipas nenit 434 te K.Pr.Penale, “Gjykata e Larte e shqyrton ceshtjen brenda kufijve te shkaqeve te ngritura. Por per ceshtjet ligjore, qe duhet te shihen kryesisht nga gjykata ne cdo gjendje e shkalle te procesit, te cilat nuk jane pare, Gjykata e Larte ka te drejte te vendose”.

Ky qendrim eshte ne nje linje me vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara nr.2, date 19.04.2001, qe u perket te pandehurve Altin Luzi, etj.

Natasha Sheshi Perikli Zaharia Thimjo Kondi

248

MENDIM PAKICEPakica eshte dakort me perfundimet e arritura nga shumica lidhur me

unifikimin e praktikes gjyqesore. Ajo ka mendimin se kerkesa per rivendosjen ne afat te ankimit ashtu sikurse pranuar nga shumica, duhet te shqyrtohet nga gjykata e shkalles se pare ne te cilen eshte dhene vendimi gjyqesor per te cilin kerkohet rivendosje ne afat te ankimit.

Pakica, gjithashtu eshte dakort edhe me perfundimin se te drejten per te kerkuar rivendosjen ne afat per te bere ankim, ne kuptim te nenit 147/2 te K.Pr.Penale e ka personi qe eshte gjykuar ne mungese, i cili mund ta kerkoje kete vete, ose nepermjet perfaqesuesit te tij te posacem. Askush tjeter pervec te gjykuarit ne mungese nuk mund te legjitimohet qe te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim ndaj vendimit te dhene ne mungese te tij, qofshin keta edhe familjare te tij. Kjo, per faktin se dispozita perkatese e K.Pr.Penale e lidh ne menyre te shprehur rivendosjen ne afat me vete te gjykuarin, me kushtin qe ai duhet te provoje se nuk ka marre dijeni per vendimin e dhene ne mungese. Pranimi i te kundertes, do t’i mohonte te drejten te gjykuarit ne mungese qe te kerkonte rivendosjen ne afatin e ankimit per shkak se te tretet e kane ushtruar te drejten e tij, pa dijenine e vete te gjykuarit. Kjo do ta bente procesin e parregullt dhe ne kundershtim jo vetem me kerkesat e nenit 147/2 te K.Pr.Penale, por edhe me te drejten e te pandehurit per t’u mbrojtur ndaj nje vendimi gjyqesor kur ai provon se vendimi eshte dhene ne mungese dhe jo per faj te tij.

Pavaresisht nga sa pranohet, pakica ka votuar kunder menyres se zgjidhjes se ceshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte qe kane konstatuar shkelje ligjore ne proceduren e rivendosjes ne afat te ankimit dhe kane prishur vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kolonje nr.1, date 29.10.2001, qe ka pranuar kerkesen. Mendojme se Kolegjet e Bashkuara, megjithese ne themel kane pasur te drejte lidhur me kunderligjshmerine e ketij vendimi, ato kane dale jashte objektit te shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, pasi ai vendim nuk ka qene objekt i kundershtimit ne kete gjykate. Ajo ka patur per shqyrtim rekursin kunder vendimit te denimit nr.12, date 19.6.1996, te Gjykates se Rrethit Kolonje i cili eshte lene ne fuqi nga vendimi nr.610, date 16.8.1996 i gjykates se apelit. Kunder vendimit nr.1, date 29.10.2001, per te cilin jane shprehur Kolegjet e Bashkuara, nuk ka bere askush ankim dhe ky vendim nuk eshte kontestuar Iidhur me bazueshmerine e tij nga organi i akuzes. Ne te kundert, organi i prokurorise, ne seance gjyqesore ne Kolegjet e Bashkuara, ne kerkimet e tij dhe ne argumentat e paraqitura me shkrim e me goje, jo vetem qe nuk e ka kundershtuar kete

249

vendim, por duke e konsideruar te mireqene ate, i ka kerkuar Kolegjeve te Bashkuara qe te gjykoje shkaqet e ngritura ne rekurs dhe ta pranoje ate, duke ndryshuar cilesimin juridik te vepres sikurse eshte kerkuar, e per pasoje, te pushoje ceshtjen pasi duhet te aplikohet ligji per amnistine, nr.8202, date 27.3.1997.

Ne mbeshtetje te qendrimit te saj, pakica mendon se Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ashtu si cdo gjykate tjeter, vihet ne levizje nga palet ne proces dhe ju pergjigjet kerkesave te tyre. Kolegjet e Bashkuara, si gjykate me e larte, nuk mund te marre ceshtje me inisiative per te shqyrtuar, po ashtu nuk mund te disponoje per vendime te dhena nga gjykatat me te ulta pa patur ankim nga palet ne proces. Neni 434 i K.Pr.Penale parashikon se Gjykata e Larte e shqyrton ceshtjen brenda kufijve dhe shkaqeve te ngritura. Megjithate, ne dallim nga procedura civile, ne procesin penal, kesaj gjykate i jepet e drejta, qe per ceshtje te ligjit te vendose edhe kryesisht, pavaresisht se ato nuk jane ngritur si shkaqe nga palet. Kjo do kuptuar, se per ceshtje te cilat duhej te shiheshin kryesisht nga gjykatat e tjera dhe qe kane te bejne me aplikimin e gabuar te ligjit, edhe pse keto nuk jane ngritur ne rekurs, Gjykata e Larte mund t’i konstatoje kryesisht dhe te disponoje ne vendimin e saj. Ne kete drejtim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka patur mjaft raste te konstatimit te pavlefshmerive kryesisht, duke zbatuar kerkesat e nenit 434 te K.Pr.Penale, pavaresisht se ato nuk kane qene bere prezent nga palet dhe ne kuptim te nenit 128 te K.Pr.Penale, ka cenuar vendimet e marra ne shkelje te ligjit. Raste te kesaj natyre, me te shumta ne numer, kane qene ato qe kane pasur te bejne me sigurimin e pjesemarrjes se te pandehurit ne gjykimin ne gjykaten e apelit, apo raste te tjera pavlefshmerie te parashikuara nga neni 128 i K.Pr.Penale

Pavaresisht nga kjo, neni 434 i K.Pr.Penale, duhet kuptuar me ate qe gjykata konstaton shkelje te ligjit te cilat nuk jane ngritur ne ankimin e bere kunder vendimit gjyqesor nga palet. Pra, ndaj vendimit eshte ushtruar ankim, por shkaqet per cenimin e tij jane te ndryshme nga ato te ngritura ne rekurs. Kjo do te thote se ne kuptim te nenit 434 te K.Pr.Penale kur ushtrohet rekurs vetem ndaj vendimit, do te legjitimohej Gjykata e Larte qe te cenoje vendimin per shkaqet e ngritura e te tjera te konstatuara prej saj dhe te pangritura. Ne rastin ne fjale nuk ka ankim ndaj vendimit nr.1, date 29.10.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kolonje, por ka ankim ndaj vendimit nr.610, date 16.8.1996, te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.12, date 19.6.1996 te Gjykates se Rrethit Kolonje, te cilet e kane deklaruar fajtor te gjykuarin Gezim Tafa per vepren penale te parashikuar nga neni 76 i K.P. dhe e kane denuar ate me 12 vjet burgim.

Pra, gjykata nuk e ka patur objekt te gjykimit vete vendimin e rivendosjes ne afatin e ankimit, pasi askush nuk e ka ankimuar ate. Duke qene ne keto kushte, pakica ka mendimin se Kolegjet e Bashkuara kane vleresuar ligjshmerine e nje vendimi gjyqesor te pa ankimuar ne Gjykaten e Larte duke dale tej caqeve qe lejon ligji.

250

Vladimir Metani Artan Hoxha Kristaq Ngjela

Vladimir Bineri Evjeni Sinoimeri Agron Lamaj

251

Nr.4 i Regj. Themeltar.Nr.3 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja AnetarSpiro Spiro AnetarAgron Lamaj AnetarNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarMetush Saraçi AnetarValentina Kondili Anetare Vladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen nr. 4 qe i perket:

TË PANDEHURIT: VLADIMIR OZMAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi,

kryer ne bashkepunim,parashikuar nga neni 143/1 e 25 te K.Penal.

OBJEKTI:Vleftesim i ndalimit dhe caktim i mases se sigurimit personal.

Nenet 245 dhe 259 te Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr. 7, date 11.01.2002, ka vendosur:

252

Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Vladimir Ozmaj.Caktimin si mase sigurimi personal per shtetasin Vladimir Ozmaj ate te arrestit ne burg.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 4, date 07.02.2002, ka vendosur:Shfuqizimin e vendimit nr. 7 date 11.01.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe:

- Se pavaresisht qe shtetasit Vladimir Ozmaj nuk i eshte komunikuar akuza me akt te shkruar, ai ka marre dijeni per te nga prokurori, gjate gjykimit per vleftesimin e ndalimit dhe caktimit te mases se sigurimit personal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.278 date 23.4.2002, duke arsyetuar se per problemin e paraqitur ka praktika te ndryshme gjyqesore, ka vendosur:

Kalimin e ceshtjes, qe ben fjale per te pandehurin Vladimir Ozmaj, per gjykim, ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, per unifikim te praktikes gjyqesore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Vladimir Bineri dhe Agron Lamaj, pasi degjuan prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit

te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres,

mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqit,dhe pasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËNe muajin korrik te vitit 2000, shtetasi Vladimir Ozmaj, nepermjet vjehrres

se tij Zenepe Rugova, i ka marre te demtuares Teuta Core nje shume prej 8500 dollare per t’i siguruar nje vize per ne Amerike per vajzen e saj, po megjithe interesimin e vazhdueshem te te demtuares Teuta, ka vazhduar t’a mbaje me mashtrime dhe as nuk i ka siguruar vizen e as nuk i ka kthyer leket.

Ne keto rrethana, e demtuara Teuta me daten 30.6.2001 ka bere kallzim ne polici ndaj shtetasit Vladimir Ozmaj per kete vjedhje me ane te mashtrimit.

Me daten 4.10.2001, i akuzuari Vladimir eshte pyetur per kete fakt nga oficeri i policise gjyqesore i prokurorise prane Gjykates te shkalles se pare Durres. Procesverbali i mbajtur gjate pyetjes eshte emertuar “Mbi deklarimin nga personi ndaj te cilit zhvillohen hetime”. Nga procesverbali rezulton se i akuzuari eshte njoftuar pse akuzohet dhe konkretisht: “Organi i Prokurorise Durres ka filluar mbi bazen e kallzimit te bere nga shtetesja Teuta Core, procedimin penal nr. 283 qe ben fjale per vepren penale te parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Ne kete kallzim akuzoheni ju dhe vjehrra juaj Zenepe Rugova per mashtrimin qe

253

i keni bere Teuta Cores, se ciles pasi i keni premtuar asaj per t’i cuar ne Amerike vajzen, Aida, me vize amerikane, i keni marre asaj 8500 dollare amerikane, dhe pasi nuk keni realizuar kete marreveshje te lidhur midis jush nuk i keni kthyer akoma asaj 8500 dollaret. Sa me siper ne kete ceshtje keni dhe te drejten ligjore te mbroheni me avokat mbrojtes, ne rast se nuk kerkoni atehere jepni shpjegime rreth kesaj ngjarje duke ju pergjigjur pyetjeve”.

Me daten 26.11.2001, prokurori i Durresit bazuar ne nenin 253/1 te K.Pr.Penale ka nxjerre urdherin per ndalimin e shtetasit Vladimir Ozmaj per veprimin e mesiperm, me arsyetimin se ne ngarkim te tij ekzistonin te dhena te mjaftueshme dhe bindese se ai kishte kryer ne bashkepunim dhe me te tjere, vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi parashikuar nga nenet 143/1 e 25 te Kodit Penal dhe se ekzistonte rreziku qe ai t’i fshihej hetimit dhe gjykimit.

Me daten 10.1.2002, behet ekzekutimi i urdherit te ndalimit nga oficeri i policise gjyqesore dhe njoftohet prokurori.

Me daten 11.1.2002, prokurori ka paraqitur ne gjykate kerkesen per vleresimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit per Vladimir Ozmajn. Gjate gjykimit prokurori ka deklaruar: “…nga hetimet e bera per procedimin penal nr. 283 eshte krijuar baza e nevojshme e te dhenave se ky shtetas ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni 143/1 e 25 te Kodit Penal, vjedhje e pasurise me ane te mashtrimit ne bashkepunim. Avokati i te ndaluarit ka pretenduar se mungojne elementet e vepres penale, nuk ekzistojne kriteret e nenit 253 K.Pr.Penale, klienti i tij nuk ka marre njoftimin e akuzes, ai nuk eshte marre i pandehur.

Me vendimin nr.7, date 11.1.2002, Gjykata e Rrethit Durres vlereson si te ligjshem ndalimin dhe cakton si mase sigurimi ate te arrestit ne burg per Vladimir Ozmajn me kete arsyetim: “Meqenese ekzistojne kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga neni 253 te K.Pr.Penale, paragrafi i pare, si dhe kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga nenet 228, 229, 230 te K.Pr.Penale, te cilat perligjin masen e sigurimit personal te kerkuar nga prokurori ne seance gjyqesore, gjykata çmon se kerkesa e tij duhet pranuar”.

Me daten 17.01.2002 Vladimir Ozmaj eshte marre i pandehur, per vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi, ne baze te nenit 143/1 te Kodit Penal.

Me vendimin nr.4, date 7.02.2002 Gjykata e Apelit Durres ka shfuqizuar vendimin e mesiperm te Gjykates se Rrethit Durres me arsyetimin se ndaj te ndaluarit nuk jane kryer veprimet procedurale ne lidhje me marrjen te pandehur dhe njoftimin e akuzes per vepren penale qe dyshohet. Sipas gjykates se apelit ne momentin e marrjes se mases se sigurimit te “arrestit ne burg” shtetasi duhet te kete cilesine e te pandehurit ne veshtrim te nenit 34, 230/1 te K.Pr.Penale.

Me vendimin nr.278, date 23.04.2002, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka vendosur kalimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikimin e praktikes gjyqesore, per t’u shprehur nese ligji procedural penal dhe mbrojtja e interesave te te pandehurit ne gjykim e kerkojne te domosdoshme marrjen e personit si te pandehur dhe njoftimin e akuzes nga organi procedues me pare se te caktohet masa e sigurimit personal nga ana e gjykates.

254

Problemi qe shtrohet per t’u diskutuar dhe qe ka ardhur per unifikim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte lidhet me faktin nese mund te caktohet nje mase sigurimi pa u marre personi, me pare, si i pandehur.

Problemi i shtruar per diskutim duhet pare dhe trajtuar ne frymen e:1. Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut,1. Kushtetutes shqiptare,2. Ligjit nr. 7905 date 21.03.1995, me te cilin eshte miratuar

Kodi i Procedures Penale.Ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, problemi i shtruar per

zgjidhje pasqyrohet dhe shtjellohet ne nenin 5 te saj dhe me konkretisht ne piken 1/c, 2 e 3 ku thuhet:

1. Cdo person ka te drejten e lirise dhe te sigurise. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me perjashtim te rasteve qe vijojne dhe ne perputhje me rruget ligjore:

c. Kur eshte arrestuar dhe paraburgosur per t’u cuar perpara autoritetit gjyqesor kompetent, kur ka arsye te besueshme per te dyshuar se ai ka kryer nje veper penale, ose kur ka motive te arsyeshme per te menduar se duhet ndaluar te kryeje nje veper penale ose te largohet pas kryerjes se saj.

1. Cdo person i arrestuar duhet te informohet, brenda nje afati sa me te shkurter dhe ne nje gjuhe qe ai e kupton, per arsyet e arrestimit te tij dhe per cdo akuze te drejtuar kunder tij.

2. Cdo person i arrestuar ose i paraburgosur, ne kushtet e parashikuara ne paragrafin 1/c te ketij neni, duhet te cohet menjehere perpara nje gjykatesi, ose nje magjistrati tjeter te autorizuar me ligj qe te ushtroje funksione gjyqesore, dhe ka te drejte te gjykohet brenda nje afati te arsyeshem ose te lirohet gjate procedures. Lirimi mund te kushtezohet me nje garanci qe siguron paraqitjen e personit te interesuar perpara gjyqit.

Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut sipas Kushtetutes, pas ratifikimit dhe botimit te saj ne Fletoren Zyrtare, eshte bere pjese e sistemit te brendshem juridik. Konventa zbatohet ne menyre te drejtperdrejte dhe ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te (neni 122 i Kushtetutes).

Standarti minimum i te drejtave dhe lirive te parashikuara nga ana e Kushtetutes shqiptare eshte i njejte me standartin minimum te parashikuar per keto te drejta nga ana e Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut.

Ne Kushtetuten shqiptare problemi i shtruar per zgjidhje parashikohet nga nenet 27, pika 2, germa “c” dhe 28 pika 1 e 2.

Ne nenin 27 te Kushtetutes eshte sanksionuar: “…

2. Liria e personit nuk mund te kufizohet, pervecse ne rastet e meposhtme:

…c. Kur ka dyshime te arsyeshme se ka kryer nje veper penale

ose per te parandaluar kryerjen prej tij te vepres penale ose largimin e

255

tij pas kryerjes se saj”.

Ne nenin 28 te Kushtetutes eshte sanksionuar:“…

1. Kushdo, te cilit i hiqet liria, ka te drejte te njoftohet menjehere ne gjuhen qe ai kupton, per shkaqet e kesaj mase, si dhe per akuzen qe i behet. Personit, te cilit i eshte hequr liria, duhet te njoftohet se nuk ka asnje detyrim te beje ndonje deklarate dhe ka te drejte te komunikoje menjehere me avokatin, si dhe t’i jepet mundesia per realizimin e te drejtave te tij.

1. Personi, te cilit i eshte hequr liria sipas nenit 27, paragrafi 2, nenparagrafi “c”, duhet te dergohet brenda 48 oreve perpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo me vonese48 ore nga casti i marrjes se dokumenteve per shqyrtim.

…”.Edhe legjislacioni shqiptar pershkohet nga te njejtat qellime si dhe

Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut. Legjislacioni shqiptar i garanton cdokujt te drejtat dhe lirite e parashikuara ne seksionin e pare te kesaj konvente.

Ne Kodin e Procedures Penale u sanksionuan per here te pare kompetencat e gjykates per miratimin e akteve me te rendesishme te fazes se hetimit paraprak, sic jane ato per masat e sigurimit etj.

Ne ndryshim nga legjislacioni i meparshem, ne K.Pr.Penale u pranuan normat e Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut lidhur me masat e sigurimit, u hoq e drejta e prokurorit per caktimin e ketyre masave qe kufizojne lirite e te drejtat themelore te njeriut dhe u pranua norma nderkombetare e caktimit te tyre nga gjyqtari, kur jane rastet dhe kushtet e parashikuara me ligj.

Ne pershtatje me nenin 5 te Konventes, qe ben fjale per te drejten e lirise dhe te sigurimit, ne Kushtetute dhe ne K.Pr.Penale jane percaktuar qarte e sakte rastet e heqjes dhe kufizimit te lirise se personit, si dhe kushtet e kriteret per caktimin e masave te sigurimit ne teresi e te mases se arrestimit ne veçanti.

Ne baze te nenit 27/2 germa “c” te Kushtetutes, liria e personit mund te kufizohet vetem kur ka dyshime te arsyeshme se ka kryer nje veper penale ose per te parandaluar kryerjen prej tij te vepres penale ose largimin e tij pas kryerjes se saj.

Si ne Kushtetute edhe ne K.Pr.Penale jane caktuar rregulla te hollesishme per rastin e parashikuar nga neni 5, pika 1, germa “c” e Konventes, sipas te ciles personit mund t’i hiqet liria “kur eshte arrestuar dhe mbajtur per tu cuar perpara autoritetit gjyqesor kompetent, ne rast se ekzistojne arsye te besueshme per te dyshuar se ai ka kryer nje veper penale, ose kur ndodhen te dhena te arsyeshme per te menduar se duhet ndaluar te kryeje nje veper penale ose te arratiset pas kryerjes se saj”.

Ne pajtim te plote me nenin 5, pika 1, germa “c” dhe piken 3 te ketij neni te Konventes, neni 228 i K.Pr.Penale ka percaktuar kushtet dhe kriteret per caktimin e masave te sigurimit. Eshte theksuar kushti i rendesishem, sipas te cilit askush nuk mund t’u nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qofte se ne

256

ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova.Eshte pranuar tashme, si nga teoria dhe praktika gjyqesore shqiptare, se

dyshimi i arsyeshem nenkupton bindjen qe krijohet nga provat e marra e te shqyrtuara ne perputhje me kerkesat e ligjit, te cilat ne unitetin e tyre tregojnesevepra penale ka ndodhur dhe se ajo eshte kryer nga ai qe akuzohet.

Per caktimin e masave te sigurimit personal kerkohet patjeter ekzistenca e vepres penale dhe pergjegjshmeria e atij qe akuzohet.

Ne nje kapitull te vecante te K.Pr.Penale jane bere percaktime te sakta e te hollesishme per arrestimin ne flagrance dhe ndalimin e personit qe dyshohet se ka kryer nje krim, duke u zberthyer e konkretizuar pika 3 e nenit 5 te Konventes. Ne nenin 252 te K.Pr.Penale eshte dhene perkufizimi i flagrances, duke u percaktuar se eshte ne gjendje flagrance ai qe eshte kapur ne kryerje e siper te vepres penale, ose ai qe menjehere pas kryerjes se vepres ndiqet nga policia gjyqesore, nga personi i demtuar ose nga persona te tjere, ose qe eshte kapur me sende dhe prova materiale, nga te cilat duket se ka kryer vepren penale.

Ne nenin 253 te K.Pr.Penale jane percaktuar kushtet per ndalimin e nje personi qe dyshohet se ka kryer nje krim. Sipas ketij neni, prokurori urdheron ndalimin e te dyshuarit per nje veper penale qe denohet me burgim jo me pak se dy vjet, kur ka shkaqe te bazuara per te menduar se ai ka rrezik te ike. Keshtu eshte vepruar edhe ne ceshtjen objekt gjykimi…

Ne pershtatje me piken 2 te nenit 5 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne Kushtetute dhe ne K.Pr.Penale jane percaktuar rregulla te hollesishme per njoftimin e akuzes dhe marrjen ne pyetje te te arrestuarit ose te ndaluarit. Ne nenin 28 te Kushtetutes thuhet se “kushdo, te cilit i hiqet liria, ka te drejte te njoftohet menjehere ne gjuhen qe ai kupton, per shkaqet e kesaj mase, si dhe per akuzen qe i behet”.

Ne baze te nenit 256 te K.Pr.Penale i arrestuari ose i ndaluari merret ne pyetje ne prani te mbrojtesit te zgjedhur ose te caktuar kryesisht. Gjate pyetjes i arrestuari ose i ndaluari njoftohet per faktin per te cilin procedohet dhe arsyet e marrjes ne pyetje, duke i treguar te dhenat ne ngarkim te tij dhe kur nuk i shkaktohet dem hetimeve edhe burimet.

Neni 5, pika 3 e Konventes, cakton rregullin se “cdo person i arrestuar ose i burgosur ne kushtet e parashikuara ne paragrafin 1, “c” te ketij neni duhet te cohet menjehere perpara nje gjykatesi… dhe ka te drejte te gjykohet brenda nje afati te arsyeshem ose te lirohet… Lirimi mund te kushtezohet me nje garanci qe siguron paraqitjen e personit perpara gjyqit”.

Sipas nenit 28/2 te Kushtetutes dhe nenit 258 te Kodit te Procedures Penale, kur nuk urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuarit ose te ndaluarit, prokurori, brenda 48 oreve nga arrestimi ose ndalimi, kerkon vleftesimin e mases se marre ne gjykate. Mosrespektimi i afatit prej 48 oresh ben qe arrestimi ose ndalimi te humbase fuqine.

Arrestimi ose ndalimi e humbet fuqine kur vendimi i gjykates per vleftesimin nuk eshte shpallur brenda 48 oreve te ardhshme nga casti ne te cilin kerkesa e prokurorit eshte paraqitur ne gjykate (neni 259/5 te K.Pr.Penale).

257

Seanca e vleftesimit zhvillohet me pjesemarrjen e domosdoshme te prokurorit dhe te mbrojtesit (neni 259/1 i K.Pr.Penale). Ne seance prokurori tregon shkaqet e arrestimit ose te ndalimit. Pas prokurorit gjykata degjon te arrestuarin ose te ndaluarin dhe mbrojtesin ose vetem kete te fundit, kur i arrestuari a i ndaluari ka refuzuar te paraqitet (neni 259/2 i K.Pr.Penale). Kunder vendimit te gjykates mund te behet apel ne gjykaten me te larte nga prokurori dhe i arrestuari ose i ndaluari (neni 259/3 i K.Pr.Penale).

Nga shqyrtimi i akteve te dosjes del se Vladimir Ozmaj eshte njoftuar per thelbin e akuzes ne ngarkim te tij, duke ju bere e qarte:

- se ndaj tij eshte filluar nje procedim penal nga Prokuroria e rrethit Durres

- se ai akuzohet per vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal

- se vepren penale e ka kryer ne bashkepunim me vjehrren e tij

- se procedimi penal ka filluar mbi bazen e kallzimit te shtetases Teuta Core

- se cila eshte permbajtja ne thelb e ketij kallzimi - se ka te drejte te mbrohet me nje avokat

Sa u thane me siper shtetasit Vladimir Ozmaj i jane njoftuar me date 4.10.2001 ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime. Ne kete cilesi i akuzuari Vladimir Ozmaj ka dhene shpjegime perpara oficerit te policise gjyqesore si dhe perpara Gjykates se shkalles se pare Durres diten kur eshte vleftesuar ndalimi dhe shqyrtuar kerkesa e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo gjendje ka vazhduar deri me daten 17.01.2002. Ne kete date i akuzuari eshte marre i pandehur ne baze te nenit 34 te K.Pr.Penale. Me fjale te tjera i akuzuari eshte marre i pandehur pas vleftesimit te mases se arrestit nga gjykata e shkalles se pare dhe para shqyrtimit te ankimit te tij nga gjykata e apelit.

Duke vleresuar sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se:

Per ndalimin apo arrestimin ne flagrance, nga organi i akuzes si dhe per caktimin e masave te sigurimit personal, nga gjykata, marrja me pare e personit me cilesine e te pandehurit, nuk eshte e detyrueshme.

Kodi i Procedures Penale, ne teresine e dispozitave te tij, i njeh te drejten organit te prokurorise qe, ne vartesi te te dhenave qe disponon, te marre ne cilesine e te pandehurit personin qe dyshohet se eshte autor i nje vepre penale.

Ne ushtrimin e te drejtes per te marre personin si te pandehur, prokurori, ne cdo rast, eshte i detyruar qe te veproje ne perputhje me kerkesat e nenit 34, pika 1, te Kodit te Procedures Penale.

Ne baze te kesaj dispozite, “Merr cilesine e te pandehurit personi te cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit te akuzes, ne te cilin tregohen te dhenat e mjaftueshme per marrjen si te pandehur…”.

Sic del nga permbajtja e kesaj dispozite, personi e merr cilesine e te

258

pandehurit vetem atehere kur ai njoftohet, me akt te shkruar, ne formen e vendimit, nga prokurori apo oficeri i policise gjyqesore i autorizuar nga prokurori.

Ne kete akt procedural, mbi bazen e te cilit personi merr cilesine e te pandehurit, parashtrohen te dhenat e grumbulluara deri ne ate faze te hetimit paraprak, te cilat jane vleresuar te mjaftueshme, per te konkluduar si per natyren kriminale te vepres se kryer ashtu dhe per autorin e saj dhe fajesine e tij.

Njoftimi i akuzes, me akt te shkruar, si veprim procedural, nenkupton perfundimin paraprak, te arritur nga organi i prokurorise, se vepra penale eshte kryer dhe se autor i saj eshte personi te cilit i behet ky njoftim.

Prokurori, marrjen e personit ne cilesine e te pandehurit, nepermjet njoftimit te akuzes, me akt te shkruar, mund t’a realizoje ne cdo faze te procedimit penal, perfshire ketu dhe kohen perpara se personit t’i hiqet liria.

Perpilimi i aktit, per marrjen e personit ne cilesine e te pandehurit, dhe njohja e tij, ne menyre te detyrueshme dhe te hollesishme, me faktet dhe rrethanat qe organi i akuzes ka mundur te grumbulloje kunder tij, ka lidhje me te drejten e personit per t’u mbrojtur, pavaresisht nese eshte ne gjendje te lire apo me mase sigurimi.

Duke patur parasysh sa u paraqit dhe sic del nga permbajtja e dispozitave te Titullit V, Seksioni I dhe II, te Kodit te Procedures Penale, kur personit i eshte hequr liria, ne formen e ndalimit apo arrestimit ne flagrance, apo kur ndaj tij eshte caktuar mase sigurimi personal, organi i prokurorise nuk eshte i detyruar qe ate, perpara marrjes se ketyre masave, apo perpara se te paraqitet ne gjykate, per vleftesimin apo caktimin e mases se sigurimit personal, t’a marre me cilesine e te pandehurit.

Ne nenin 256, te Kodit te Procedures Penale, percaktohet rregulli qe personi, te cilit i eshte hequr liria, per shkak te ndalimit apo arrestimit ne flagrance, ne cdo rast, duhet te merret ne pyetje nga prokurori, i cili, pas kryerjes se ketij veprimi, eshte i detyruar t’a njoftoje ate lidhur me “… faktin per te cilin procedohet dhe arsyet e marrjes ne pyetje, duke i treguar te dhenat ne ngarkim te tij dhe, kur nuk i shkaktohet dem hetimeve, edhe burimet”.

Kryerja, nga prokurori, e veprimeve te percaktuara ne kete dispozite, eshte e detyrueshme, per cdo rast qe personit i hiqet liria.

Marrja ne pyetje, nga prokurori, e personit, te cilit i eshte hequr liria, nuk do te thote se ai, nepermjet ketij veprimi, ka marre cilesine e te pandehurit.

Veprimet qe kryen prokurori, ne baze te nenit 256 te Kodit te Procedures Penale, nuk jane te njejta me ato te parashikuara ne nenin 34 te ketij kodi.

Sipas nenit 256 te Kodit te Procedures Penale, marrja ne pyetje e personit, nga prokurori, realizohet pas zbatimit te ndalimit apo arrestimit.

Perpara marrjes ne pyetje, prokurori ka detyrimin qe personin t’a njoftoje lidhur me shkakun per te cilin atij i eshte hequr liria, duke i treguar akuzen, vepren penale konkrete, te cilen ai dyshohet se e ka kryer, si dhe te dhenat apo faktet qe jane mundur te grumbullohen, deri ne ate faze, kunder tij.

Pasqyrimi i veprimeve te kryera nga prokurori, sipas nenit 315 te Kodit te Procedures Penale, behet me procesverbal.

259

Duke kryer veprimet, si mesiper, prokurori, personit te cilit i eshte hequr liria, nuk i ka dhene cilesine e te pandehurit, pasi prej tij nuk eshte perpiluar akti i vecante, vendimi, sic kerkon neni 34, pika 1, i Kodit te Procedures Penale.

Neni 256 i Kodit te Procedures Penale, nuk e urdheron prokurorin qe, ne kete faze te procedimit, te realizoje te drejten per te marre personin si te pandehur.

Njoftimi i personit te ndaluar apo te arrestuar ne flagrance, nga prokurori, me shkaqet dhe kushtet, per te cilat eshte bere ndalimi apo arrestimi ne flagrance i tij, si dhe njoftimi me te dhenat qe disponohen se ai eshte autor i nje vepre penale behet ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojnesepretendimet e parashtruara ne rekursin e prokurorit jane te drejta.

Caktimi i mases se sigurimit nuk lidhet me njoftimin e akuzes dhe pyetjen e te pandehurit. Masat e sigurimit, si rregull, caktohen perpara se te behet njoftimi i akuzes dhe kane si qellim qe te plotesohen nevojat e sigurimit ndaj personit ne procedim. Vetem pas zbatimit te tyre behet njoftimi i akuzes dhe vazhdohet me marrjen ne pyetje. Kjo gje del edhe nga neni 28 i Kushtetutes, qe parashikon se kushdo, te cilit i hiqet liria ka te drejte te njoftohet per akuzen qe i behet, ose e thene ndryshe, njoftimi i akuzes behet pas heqjes se lirise.

Mendimi, sipas te cilit, masa e sigurimit mund te caktohet vetem pasi personi te jete marre i pandehur eshte i gabuar. Ai bazohet ne qendrimet teorike dhe praktikat e zbatuara sipas kodit te vjeter per masat e sigurimit.

Qe masa e sigurimit mund te caktohet edhe pa u marre i pandehur del nga disa dispozita te Kodit te Procedures Penale dhe konkretisht:

Ne nenin 307 te Kodit te Procedures Penale behet e qarte se masat e sigurimit mund te caktohen e te zbatohen pa qene nevoja qe personi te jete marre i pandehur. Ne kete nen thuhet: “Ai qe ka marre dijeni se ndaj tij zhvillohen hetime, ka te drejte te paraqitet te prokurori dhe te beje deklarime. Paraqitja vete nuk pengon zbatimin e masave te sigurimit”. Pra, del qarte qe masa e sigurimit mund te caktohet para se personi, te cilit i atribuohet vepra penale, te pyetet si i pandehur dhe paraqitja e tij nuk pengon masen e sigurimit qe eshte marre me perpara.

Ne nenin 245 te Kodit te Procedures Penale, qe ben fjale per vendimin e gjyqtarit per caktimin e mases se sigurimit thuhet shprehimisht: “Vendimi qe cakton masen e sigurimit permban:

a. gjeneralitetet e personit ndaj te cilit merret masa ose çdo gje tjeter qe vlen per ta identifikuar ate dhe, kur eshte e mundur, tregimin e vendit ku ndodhet”.

Nuk ka si thuhet me qarte qe ai nuk eshte ende i pandehur, por person ndaj te cilit merret masa dhe se ai jo vetem mund te mos jete marre i pandehur, por mund te mos i dihen gjeneralitetet e tij, prandaj ne vendim duhet te tregohet cdo gje qe vlen per ta identifikuar ate.

Ne nenin 246, i cili ben fjale per zbatimin e masave te sigurimit thuhet: “Oficeri ose agjenti i policise i ngarkuar me zbatimin e vendimit te arrestit i

260

dorezon personit ndaj te cilit eshte marre masa kopjen e vendimit..”.Ne nenin 248, i cili ben fjale per marrjen ne pyetje te personit te

arrestuar thuhet: “Jo me vonesetri dite nga zbatimi i mases, gjykata e merr ne pyetje personin per te cilin ka vendosur arrestin ne burg ose ne shtepi”.

Perdorimi i fjales “i pandehur” kur flitet per te drejtat e te arrestuarit, lidhet me faktin qe ai mund te jete edhe i tille, por jo se pa qene i tille ndaj tij nuk mund te caktohet mase sigurimi. Kjo gje ndeshet edhe ne legjislacionet procedurale te shteteve qe kane rregullin e marrjes si te pandehur ne fund te hetimeve, kur vendoset dergimi i ceshtjes ne gjykate, pra shume kohe me vone se caktimi i mases se sigurimit (shih nenin 292 te Kodit te Procedures Penale te Italise qe ben fjale per vendimin e caktimit te mases se sigurimit).

Nga permbajtja e dispozitave te analizuara me siper, rezulton, qartesisht i shprehur, qellimi i ligjvenesit sipas te cilit, masat e sigurimit mund te merren ndaj çdo personi qe ploteson kushtet per te qene subjekt i vepres penale. Terminologjia e perdorur nga kodi i procedures penale per subjektet e veprave penale ndryshon nga fillimi i ceshtjes penale e deri ne dergimin e saj per gjykim. Emertimi i autoreve te veprave penale fillon me termin “personi, te cilit i atribuohet vepra penale” (neni 287), “person ndaj te cilit zhvillohen hetime” (nenet 293/1, 295/1, 296/1 e 2, 302, 303/2 – “b” e “d” dhe 308 etj.) dhe “i pandehur” qe ndeshet ne shume dispozita te tjera te Kodit te Procedures Penale. Autori i mundshem i vepres penale keto emertime i merr ne faza te ndryshme te procedimit penal. Keto emertime nuk perfaqesojne te njejten gje dhe nuk kane te njejtin kuptim.

Termin “person te cilit i atribuohet vepra penale” e gjejme ne nenin 287 te K.Pr.Penale, qe ben pjese ne kreun e dyte te titullit te gjashte te kodit, qe flet per menyren si njoftohet e merr dijeni per vepren penale prokurori dhe policia. Kur njoftuesi mendon se e di se kush eshte autori i vepres penale, prokurori shenon ne regjistrin qe mbahet per njoftimin e veprave penale emrin e personit qe tregon kallzuesi se eshte ose mund te jete autor i vepres penale. Nuk ka asnje dyshim se ky emertim i perket fazes fillestare te procedimit penal. Termi “person te cilit i atribuohet vepra penale” i marre ne kontekstin e nenit 287 te K.Pr.Penale plus momentin procedural ne te cilin perdoret, kuptohet se nuk mund te barazohet as me termin “person ndaj te cilit zhvillohen hetime” dhe as me termin “i pandehur”. Emri i personit te cilit i atribuohet vepra penale shenohet ne regjister vetem ne ato raste kur kallzuesi mendon se e di se kush eshte autori i krimit. Por kjo nuk do te thote se ai eshte vertet autor i vepres penale. Nese vertet personi te cilit i atribuohet vepra penale eshte apo jo autor i vepres penale do te dale nga nje hetim i plote e i gjithanshem e ne perputhje me ligjin.

Ne fazen e hetimeve paraprake kuptohet se ndryshon dhe gjendja juridiko-procedurale penale e autorit te mundshem te vepres penale, nga person qe i atribuohet vepra penale ne “person ndaj te cilit zhvillohen hetime”. Kete emertim e mbajne vetem personat qe dyshohen si autore te mundshem te vepres penale. Edhe ky, emertimi i dyte qe merr autori i mundshem i vepres penale, gjate hetimeve paraprake nuk mund te barazohet me termin “i pandehur”. Personi ndaj te cilit zhvillohen hetime eshte nje figure procedurale e

261

perkohshme, qe qendron midis asaj qe Kodi i Procedures Penale e quan “person te cilit i atribuohet vepra penale” dhe “te pandehurit” e cila eshte nje figure me e avancuar procedurale dhe relativisht me e qendrueshme, e cila ruhet e pandryshuar ne cdo gjendje dhe shkalle te procesit penal, derisa te kete marre forme te prere vendimi i pushimit, i pafajesise ose fajesise (neni 34/2 i K.Pr.Penale).

Duke permbledhur sa u tha me siper, arrihet ne perfundimin se figura procedurale e autorit te mundshem te vepres penale, qe nga momenti i njoftimit te saj tek prokurori e deri ne momentin e perfundimit te hetimeve (neni 327) evoluon nga “person te cilit i atribuohet vepra penale” ne “person ndaj te cilit zhvillohen hetime” dhe se fundi ne “i pandehur”, pavaresisht se ceshtja pushohet (neni 328) apo dergohet per gjykim (neni 331). Si rregull, statusi i te pandehurit merret ne perfundim te hetimeve, perpara se te depozitohet fashikulli i gjykimit, por ky status mund te merret edhe me perpara. Kjo eshte ne cmimin e prokurorit. Dhe kete prokurori mund ta beje ne cdo faze te hetimit deri ne perfundimin e tyre. Kete veprim prokurori e kryen vetem pasi te kete siguruar te dhenat e mjaftueshme (neni 34/1 i K.Pr.Penale).

Duke perfunduar theksojme se caktimi i masave te sigurimit kundrejt autoreve te veprave penale nuk kushtezohet me marrjen e cilesise se te pandehurit. Pervec dispozitave te cituara e te analizuara me siper kjo del edhe nga neni 5 i Kodit te Procedures Penale ku thuhet: “Liria e personit mund te kufizohet me masa sigurimi vetem ne rastet dhe menyrat e percaktuara me ligj”. Rregulli i percaktuar ne nenin 5 plotesohet dhe sqarohet me se miri nga pika 4 e nenit 34 te Kodit te Procedures Penale ku thuhet: “Dispozitat qe zbatohen per te pandehurin, zbatohen edhe per personin nen hetim, me perjashtim te rasteve kur ky kod parashikon ndryshe. Ndaj ketij personi (nenkupto personi ne hetim) shtrihen edhe te drejtat dhe garancite qe jane parashikuar per te pandehurin”.

Ne veshtrim edhe te dispozitave te sapo cituara, duhet pranuar se prokuroria e ka plotesuar ne menyre rigoroze detyrimin ligjor per njoftimin e akuzes. Eshte e vertete se Vladimir Ozmaj eshte marre formalisht i pandehur me vonese e konkretisht me daten 17.01.2002, por ne permbajtje, per akuzen eshte njoftuar shume kohe me pare, qysh me daten 4.10.2001. Procesverbali i mbajtur me kete rast duhet te konsiderohet edhe si akt i njoftimit te akuzes perderisa ai i ploteson ne parim dhe ne permbajtje kerkesat e ligjit per t’u konsideruar nje akt njoftimi akuze.

Gjykata e apelit i ka dhene pa te drejte me shume rendesi gjendjes juridiko-procedurale te personit qe do t’i komunikohet akuza, se sa permbajtjes se akuzes.

Nga dispozitat procedurale penale del ne menyre te qarte se ligjvenesi nuk eshte i interesuar shume per gjendjen juridiko-procedurale te personit qe akuzohet.

Ajo qe vlen te theksohet dhe te vihet me shume ne dukje eshte percaktimi i permbajtjes se akuzes qe duhet te njoftohet dhe dhenia e mundesise personit te akuzuar per t’u mbrojtur.

Nga kjo rrjedh perfundimi logjik se organi procedues mund ta beje

262

njoftimin e akuzes si perpara pyetjes se personit nen hetim, ashtu edhe perpara marrjes se personit ne cilesine e te pandehurit dhe pyetjes se tij

Si perfundim, Kolegjet e Bashkuara theksojnesemasat e sigurimit mund te caktohen edhe pa u marre personi me pare si i pandehur, me kusht qe te jete vene ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet dhe per te drejtat e tij (neni 31 i Kushtetutes).

Nisur nga sa me lart, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e konsiderojne te pabazuar ne ligj vendimin nr.4, date 07.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe konfirmojne ligjshmerine e vendimit nr. 7 date 11.01.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Megjithe lenien ne fuqi, ky vendim do te jete i zbatueshem ose jo ne varesi te ecurise se hetimit te metejshem dhe te gjykimit eventual te ceshtjes brenda afateve perkatese procedurale te masave te sigurimit, te hetimit e gjykimit te ceshtjes, etj., per te cilat nuk mund te shprehen Kolegjet e Bashkuara.

Ne rast pamundesie ligjore apo objektive te zbatimit te ketij vendimi, per shkak te kalimit te kohes e te krijimit te rrethanave te reja qe krijojne nje pamundesi te tille, atehere konsideratat e shprehura ne te marrin vetem vleren e verejtjeve dhe te orientimeve per praktiken gjyqesore ne te ardhmen.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1 –“d” te

K.Pr. Penale

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 4 date 7.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr. 7 date 11.01.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 27.9.2002

263

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakort me mendimin e shumices per arsyet e meposhteme:Problemi qe shtrohet per t’u diskutuar dhe qe ka ardhur per verifikim ne

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne lidhje me faktin nese mund te caktohet nje mase sigurimi pa u marre personi me pare si i pandehur, per shkak te rendesise qe ka, mendojme se duhet pare dhe trajtuar ne dy aspekte:

1. Ne aspektin juridiko-procedural penal dhe1. Ne aspektin Kushtetues dhe social.

Ne aspektin juridiko procedural penal, ky problem eshte rregulluar nga ligjvenesi nepermjet nje seri dispozitash te K.Pr.Penale, rregullim ky qe, sipas mendimit te pakices, eshte i plote dhe pavaresisht nga mendimet e kunderta qe mund te kete patur, nuk le shteg per ekuivoke.

Ne kete perfundim arrihet se pari, duke bere interpretimin gramatikor dhe logjik te dispozitave qe jane perfshire ne kreun e pare te titullit te peste te K.Pr.Penale (nenet 227-243), te cilat perbejne grupin e dispozitave nepermjet te cilave ligjevenesi ka rregulluar posacerisht dhe vetem problemin e masave te sigurimit personal dhe se dyti, permes interpretimit sistematiko krahasues te nje seri dispozitash te tjera te perfshira ne seksionet pasardhese te po ketij titulli (kreu II-V inkluziv) ose dhe ne tituj te tjere te kodit.

Ne kreun e pare te titullit te V te K.Pr.Penale, te cilin, sikurse u tha me lart, ligjvenesi ia ka kushtuar masave te sigurimit personal, masat e sigurimit personal kategorizohen ne dy grupe: ne a) masa shtrenguese dhe b) masa ndaluese (neni 227). Dallimi midis tyre konsiston ne faktin se, ndryshe nga masat shtrenguese, ato ndalueset mund te zbatohen jo per te gjitha veprat penale, por vetem kur procedohet per vepra penale per te cilat ligji cakton denim me burgim me te larte, ne maksimum, se nje vit, si dhe ne faktin qe, qellimi i vetem i marrjes se ketyre masave eshte parandalues.

Anet e tjera, sikurse jane kushtet per caktimin e masave te sigurimit personal (neni 228), kriteret per caktimin e masave te sigurimit personal (neni 229) dhe zevendesimin ose bashkimin e masave te sigurimit personal (neni 231), te dy keto grupe masash sigurimi i kane te perbashketa.

Nga permbajtja e dispozitave te neneve 232-238 dhe 241-242 te K.Pr.Penale, ne te cilat parashikohen llojet konkrete te masave te sigurimit personal (shtrengueset dhe ndalueset), te dy keto grupe masash sigurimi personal kane te perbashket edhe faktin se cili eshte statusi i personit ndaj te cilit ose thene ndryshe ne ngarkim te cilit gjykata mund t’i caktoje keto masa.

Keshtu, me vendimin qe urdheron ndalimin e daljes jashte shtetit (neni 233), gjyqtari urdheron te pandehurin..; me vendimin per paraqitjen ne policine gjyqesore (neni 234) gjykata urdheron te pandehurin…; me vendimin qe disponon ndalimin e qendrimit (neni 235), gjykata urdheron te pandehurin..; garancia pasurore eshte marrja e nje deklarate (neni 236), te nenshkruar nga i pandehuri…; me vendimin e arrestit ne shtepi (neni 237), gjykata urdheron te pandehurin…; me vendimin e arrestit ne burg (neni 238), gjykata urdheron policine gjyqesore qe t’a kape te pandehurin…; me vendimin qe disponon pezullimin e ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik

264

(neni 242), gjykata i ndalon perkatesisht te pandehurit… dhe, se fundi, me vendimin qe disponon ndalimin per te ushtruar profesione ose detyra te caktuara drejtuese ne persona juridike (neni 243), gjykata e ndalon perkatesisht te pandehurin….

Nga citimi i pjesshem i permbajtjes se dispozitave te mesiperme, rezulton, qartesisht i shprehur, qellimi i ligjvenesit sipas te cilit, te gjitha keto masa te sigurimit personal qe u permenden, mund te merren ose vendosen nga gjykata jo ndaj kujtdo, jo ndaj çdo lloj personi (kuptohet qe ploteson kushtet per te qene subjekt i vepres penale), por vetem ndaj personave qe ndodhen ne nje gjendje ose me nje status te caktuar, po qartesisht te shprehur, nga vet ligjvenesi. Dhe ky person, nga vet ligjvenesi, eshte emertuar “i pandehur”.

Nje argument plus, qe perforcon konkluzionin e mesiperm, eshte edhe fakti qe, ne nje rast te vetem, kur lind nevoja e caktimit te mases se sigurimit ndaj nje personi, i cili nuk mund te jete subjekt i vepres penale per shkak se vuan nga semundje mendore qe passjellin papergjegjshmeri, sikurse eshte shtrimi i perkohshem ne nje spital psikiatrik (neni 239), ligjevenesi nuk ka perdorur fjalen i pandehur, por shprehet me fjalet: “Kur personi qe duhet arrestuar eshte i semure menderisht…gjykata ne vend te paraburgimit mund te urdheroje…”.

Dhe, si cdo rast tjeter, edhe ketu, pakica mendon se ky percaktim, forcon rregullin.

Edhe nga permbajtja e dispozitave te kreut te II te, te titullit te V te, te K.Pr.Penale (neni 244-250), ne te cilat percaktohen rregullat qe duhen ndjekur per caktimin dhe zbatimin e masave te sigurimit, pavaresisht se jo ne te gjitha ato permendet termi “i pandehur”, rezulton se masa te tilla mund te caktohen nga gjykata jo ndaj çdo personi, por vetem ndaj personave qe kane marre cilesine e te pandehurit.

Eshte e vertete, qe ne nenin 245 te K.Pr.Penale, behet fjale se vendimi qe permban masen e sigurimit permban gjeneralitetet e personit, ose ne nenet 246, 247 dhe 248 te tij behet fjale se agjenti ose oficeri i policise gjyqesore…i dorezon personit…, (neni 246), ose kur personi…nuk gjendet…(neni 247) dhe …gjykata e merr ne pyetje personin…(neni 248), por, duke e pare ne teresine e saj permbajtjen, qofte edhe te ketyre dispozitave, ne to behet fjale jo per cfaredo lloj personi, por per persona ndaj te cileve eshte caktuar me pare masa e sigurimit personal, qe do te thote se behet fjale per te pandehurin.

Fare qarte nje gje e tille del nga permbajtja e tre dispozitave te fundit (nenet 249-250) te ketij kreu, ne te cilat thuhet shprehimisht se, brenda dhjete diteve nga zbatimi ose njoftimi i vendimit te gjykates…prokurori, i pandehuri ose mbrojtesi i tij…(neni 249/1), ose per te pandehurin e ikur…(neni 249/2), ose kur i pandehuri eshte paraburgosur…(neni 250/2) dhe kur ndaj te pandehurit jane dhene disa vendime… (neni 250/4), nga te cilat kuptohet se eshte fjala per persona ndaj te cileve ka qene caktuar me pare nje mase sigurimi dhe keta nuk mund te jene me cilesi tjeter procedurale veç asaj te te

265

pandehurit ne nje procedim penal.Argumenti i perdorur nga shumica, sipas te cilit jane disa veprime

procedurale, sikurse arrestimi ne flagrance dhe ndalimi i te dyshuarit per nje krim (nenet 251 dhe 253 te K.Pr.Penale) qe ndermerren akoma pa u marre personi si i pandehur, pakica mendon se perbejne konfondim te ceshtjes midis veprimeve te menjehershme te organeve te ndjekjes para ose pas fillimit te procedimit penal si dhe, ne nje rast te vetem (neni 253 i K.Pr.Penale) te prokurorit, kur urdheron te kryhet ndalimi i personit qe dyshohet per nje krim, kur ka shkaqe te bazuara per te menduar se ka rrezik ikjeje dhe veprimeve qe kane lidhje me caktimin nga gjykata te masave te sigurimit personal, sikurse jane akti i njoftimit te akuzes me anen e te cilit personi, te cilit i atribuohet vepra penale, merr cilesine e te pandehurit (neni 34 i K.Pr.Penale) dhe kerkesa per caktimin e masave te sigurimit (neni 244 i K.Pr.Penale) qe i paraqitet gjykates pasi personi te cilit i atribuohet vepra penale te kete marre me pare cilesine e te pandehurit.

Edhe ne kete rast, si argument plus qe forcon rregullin, mund te sillet veprimi qe kryen prokurori, i cili merr ne pyetje te arrestuarin ose te ndaluarin, te cilit i njofton faktin per te cilin procedohet dhe arsyet e marrjes ne pyetje, duke i treguar te dhenat ne ngarkim te tij… (neni 256 i K.Pr.Penale), veprim edhe ky qe, ne cdo rast, kryhet para paraqitjes se kerkeses per caktimin e mases se sigurimit.

Edhe pse ne rastin e fundit, ligjvenesi nuk ka perdorur termin “i pandehuri”, nga permbajtja e dispozites se nenit 256 te K.Pr.Penale, ku veç te tjerave thuhet se “…prokurori…i njofton te arrestuarit ose te ndaluarit faktin per te cilin procedohet dhe arsyet e marrjes ne pyetje, duke i treguar te dhenat ne drejtim te tij…” del fare qarte se eshte fjala per detyrimin qe ka prokurori qe te njoftoje personin e ndaluar ose te arrestuar (kuptohet ne flagrance) per fakte dhe te dhena, te cilat duke patur parasysh permbajtjen e nenit 34 te K.Pr.Penale, automatikisht, i japin ketij personi cilesine e te pandehurit.

Duke u nisur, veç te tjerave, edhe nga fakti qe dispozita e nenit 256, e cila u permend me lart, eshte perfshire ne kreun e III te titullit te V te K.Pr.Penale, ku behet fjale per arrestimin ne flagrance dhe ndalimin, kuptohet qe ky veprim i prokurorit realizohet para se te behet, prej tij, kerkesa per caktimin e mases se sigurimit.

Ne favor te pikepamjes se parashtruar me lart, megjithese nuk kane te bejne drejtperdrejt me çeshtjen per te cilen diskutohet, sherben edhe permbajtja e nje seri dispozitash te tjera te K.Pr.Penale, te cilat gjenden te shperndara neper tituj dhe nentituj te ndryshem te ketij kodi, sikurse jane dispozitat e neneve 287, 293/1, 295, 296, 302, 303/2-“b” dhe “d”, 304/2, 308 etj te K.Pr.Penale. Per te mos patur ndonje keqkuptim ne lidhje me terminologjine e perdorur nga ligjvenesi per autorin e mundshem te vepres penale per njoftimin e se ciles eshte regjistruar çeshtja penale, pakica mendon se eshte vendi te sqarohet se, ne lidhje me autorin e mundshem te vepres penale, ligjvenesi, perveç termit “i pandehur”, ka perdorur dhe termat “personi

266

te cilit i atribuohet vepra penale” (neni 287) dhe “person ndaj te cilit zhvillohen hetime” (nenet 293/1, 295, 296, 302, 302/2-“b” dhe “d”, 304/2 dhe 308 te K.Pr.Penale.

Duke u nisur jo vetem nga permbajtja e ketyre dispozitave, por edhe nga titulli i kodit ne te cilin ato jane vendosur, si dhe nga organi qe procedon per zbatimin e seciles prej tyre, jemi te mendimit se keto tre terma nuk perfaqesojne te njejten gje, nuk kane te njejtin kuptim.

Persa i takon termit “person te cilit i atribuohet vepra penale” qe perdoret ne permbajtjen e dispozites se nenit 287 te K.Pr.Penale, nga qellimi dhe momenti procedural ne te cilin eshte perdorur, kuptohet se nuk mund te barazohet as me termin “i pandehur”, as edhe me termin “personi ndaj te cilit zhvillohen hetime”. Ai ka te beje me shenimin, nga prokurori, ne regjistrin qe mbahet per njoftimin e veprave penale, te emrit te personit per te cilin ky njoftim ben fjale se eshte ose mund te jete autor i vepres penale dhe kjo ndodh vetem ne ato raste kur njoftuesi mendon se e di se kush eshte autori i kesaj vepre.

Duke patur si pike referimi po permbajtjen e dispozitave te permendura te K.Pr.Penale dhe organin qe procedon per zbatimin e tyre, mendojme se edhe termi “personi ndaj te cilit zhvillohen hetimet” nuk mund te barazohet me termin “i pandehur”, pasi nga permbajtja e dispozitave qe u permenden se eshte perdorur ky term, rezulton qe kete emertim e mbajne vetem personat qe dyshohen si autore te mundshem te vepres penale dhe qe me perjashtim te nje rasti te vetem (neni 308 i K.Pr.Penale), kemi te bejme me veprime te kryera nga oficeri i policise gjyqesore me ta. Kjo sepse “personi ndaj te cilit zhvillohen hetimet” eshte nje figure e perkoheshme, provizore procedurale, e cila qendron midis asaj qe ligjvenesi e quan “person te cilit i atribuohet vepra penale” per efekte te regjistrimit, nga prokurori, te emrit te tij, ne regjistrin e veprave penale (neni 287) dhe “te pandehurit”, i cili perben nje figure me te avancuar, relativisht me te qendrueshme procedurale, e cila ruhet e pandryshuar, ne çdo gjendje dhe shkalle te procesit, derisa te kete marre forme te prere vendimi i pushimit, i pafajesise ose i denimit, (neni 34/2 i K.Pr.Penale).

Rasti i parashikuar nga neni 308 i K.Pr.Penale, ne te cilin ligjvenesi “personin ndaj te cilit zhvillohen hetime” e ve ne kontakt te drejtperdrejte me prokurorin, ka te beje me elementet qe duhet te plotesoje ftesa qe i ben prokurori ketij personi, ne statusin procedural ne te cilin ai ndodhet deri ne ate moment, moment ky qe me marrjen ne pyetje prej tij (prokurorit), ky i fundit supozohet se i ka njoftuar edhe perse akuzohet, veprim ky qe ne gjuhen e perditeshme quhet “marrje si i pandehur”.

Supozimi i bere pak me lart, e ka bazen ne permbajtjen e dispozites se nenit 304 te K.Pr.Penale, ne te cilen behet fjale per veprimtarine hetimore te prokurorit, ne piken 2 te se ciles thuhet se ai (prokurori) mund te kerkoje nga policia gjyqesore kryerjen e veprimeve te deleguara posaçerisht, perfshire edhe marrjen ne pyetje te te pandehurit dhe ballafaqimet ne te cilat merr pjese i pandehuri dhe mbrojtesi i tij.

267

Nisur nga sa u tha ne paragrafin menjehere me lart, mendojme se eshte lehtesisht e kuptueshme qe delegimi i veprimeve oficerit te policise gjyqesore, prej prokurorit, behet pasi ky i fundit t’i kete njoftuar akuzen personit ndaj te cilit jane zhvilluar hetimet, pra ta kete marre ate si te pandehur.

Thene ne forme te permbledhur sa u parashtruan ne shtate paragrafet e fundit, figura procedurale e autorit te mundshem te vepres penale qe ne momentin e njoftimit te saj tek prokurori, deri ne momentin e kerkeses per caktimin e mases se sigurimit personal, evoluon nga “person te cilit i atribuohet vepra penale”, ne “person ndaj te cilit zhvillohen hetimet” dhe ne “i pandehur”, cilesi kjo e fundit e cila sikurse u permend edhe me lart, pas kesaj ruhet ne gjendje dhe shkalle te procesit derisa te kete marre forme te prere vendimi i pushimit, i pafajesise ose i denimit.

Ne aspektin Kushtetues dhe social mendojme se, ky problem duhet trajtuar, se pari, ne kuptimin e lirive dhe te drejtave vetjake, qe perfshihen ne kreun e II te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe se dyti, ne kuptim te pasojave negative, ngandonjehere te pariparueshme qe mund te vijne nga zbatimi i gabuar i dispozitave qe u permenden te K.Pr.Penale, gje qe nuk mund te kete tjeter emer veç arbitraritetit, pasigurise dhe marrjes neper kembe te njeres prej lirive dhe te drejtave te njeriut, siç eshte liria e personit.

Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ligjevenesi ne nenin 27 te Kushtetutes, ka percaktuar ne menyre taksative gjashte rastet (shkronjat “a” –“dh” te kesaj dispozite) ne te cilat mund t’i hiqet liria nje personi, me kusht qe te jene zbatuar procedurat e parashikuara me ligj. Dhe ligji ne te cilin jane parashikuar procedurat qe duhen ndjekur para se personit t’i hiqet liria eshte ligji procedural penal, pra K.Pr.Penale, gje per te cilen pakica mendon se nuk ka diskutim.

Siç dihet, ne kete kod ligjevenesi ka percaktuar jo vetem organet kompetente, por edhe rregullat, procedurat qe duhen ndjekur dhe respektuar para se te merret vendimi per heqjen ose kufizimin e lirise se personit, gje qe diktohet, prerazi, nga shprehja “…perveçse ne rastet dhe sipas procedurave te parashikuara me ligj”.

(pika 1 e nenit 27 te Kushtetutes).Nga sa u parashtrua me lart arrihet ne perfundimin se detyrimi

Kushtetues konsiston ne ate qe askujt nuk mund t’i hiqet liria neqoftese nuk plotesohen dy kushte: a) Nese rasti nuk parashikohet shprehimisht ne ligj dhe b) Nese nuk jane respektuar procedurat e parashikuara ne K.Pr.Penale.

Eshte fakt qe ne Kushtetute nuk permendet termi “i pandehur” dhe kjo, pasi ajo ben fjale per lirite dhe te drejtat vetjake te njeriut ne pergjithesi dhe jo per kategori te veçanta njerezish, sikurse jane edhe te pandehurit.

Persa i takon termit “personi” qe permendet ne piken 2 te nenit 28 te Kushtetutes, mendojme se, permbajtja e kesaj pike nuk ka te beje me masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 i K.Pr.Penale, por me arrestimin ne flagrance dhe ndalimin, qe sikurse u permend me lart, jane veprime qe kryhen nga oficeri i policise gjyqesore me qellim te nderprerjes se aktivitetit kriminal dhe pengimit te personit autor i mundshem i vepres penale, per te

268

mos iu shmangur hetimit dhe gjykimit te çeshtjes, d.m.th ka te beje me rastet qe parashikohen ne pjesen e dyte te shkronjes “c” te pikes 2, te nenit 27 te Kushtetutes ku thuhet “…per te parandaluar kryerjen prej tij te vepres penale ose largimin e tij pas kryerjes se saj”.

Spiro Spiro Kristaq Ngjela

Nikoleta Kita Zamir Poda

269

Nr.6 i Regj. Themeltar.Nr.4 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja Anetar Spiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarMetush Saraçi AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 10.10.2002 dhe 14.10.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen penale nr. 6 qe i perket:

TË PANDEHURIT : PELLUMB DYRMISHI, i biri Selimit dhe Aishes, i datelindjes 1965, lindur ne Cerrik-Elbasan dhe banues ne lagjen Nr.13 Durres.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te vrasjes me dashje ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 76 e 25 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendim nr. 95 date 13.9.2000,

ka vendosur :“Deklarimin fajtor te te pandehurit Pellumb Dyrmishi per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim ne dem te

270

shtetasit Gentian Popa, parashikuar nga nenet 76 e 25 te Kodit Penal e po ne baze te ketyre neneve e denon ate me 13 vjet burgim. Vuajtja e denimit fillon nga data 7.10.1999, qe eshte data e ndalimit te tij”.

Gjykata e Apelit Durres, mbi apelin e te pandehurit, me vendim nr.230 date 8.11.2000, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. 95, date 13.9.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Pellumb Dyrmishi, per akuzen e vrasjes ndaj shtetasit Gentian Popa”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka paraqitur rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, Prokurori i Pergjithshem i Republikes, i cili kerkon prishjen e tyre dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane te pabazuara ne ligj dhe ne prova, pasi: - 1. Jane kryer veprime hetimore nga oficere te policise gjyqesore pa urdher

delegimi, sipas kritereve te nenit 304/2 te K.Pr.Penale. - 2. Eshte pushuar akuza ne ngarkim te te pandehurit Genci Duzha, kur

ndaj tij nuk ishte ngritur akuze. - 3. Jane kryer veprime hetimore jashte afatit ligjor dhe sipas kritereve te

nenit 324/4 dhe 128/2 te K.Pr.Penale ato jane absolutisht te pavlefshme dhe nuk mund te perdoren.

- Nga ana e Gjykates se Apelit Durres eshte gabuar ne menyren e argumentimit te pushimit te ceshtjes se, Prokurori i Pergjithshem i Republikes nuk e ka patur te drejten e shfuqizimit te vendimit te pushimit dhe, meqenese per keto raste jane mbajtur qendrime te ndryshme, Gjykata e Larte duhet te unifikoje praktiken lidhur me vendimet e shfuqizuara nga Prokurori i Pergjithshem i Republikes, sipas kritereve te nenit 141/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Kryetari i Gjykates se Larte, me vendim date 15.5.2002, ka vendosur: “Terheqjen nga Kolegji Penal te ceshtjes penale me nr. akti 374, date 18.4.2002, qe i perket te pandehurit Pellumb Dyrmishi dhe kalimin e saj per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte”, me arsyetimin “per te sheshuar kundertite e lindura ndermjet vendimeve te kolegjeve te vecanta” dhe pikerisht me interpretimet e bera nga ato lidhur me nenin 24/4 te K.Pr.Penale - “Funksionet e prokurorit”.

271

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e ceshtjes nga anetaret Kristaq Ngjela dhe Ylvi

Myrtja, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres e te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim gjykates se rrethit e si analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N E I pandehuri Pellumb Dyrmishi eshte derguar per gjykim per akuzen e

vepres penale te vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, pasi ka administruar provat ne gjykimin e ceshtjes, ka arritur ne perfundimin se, Pellumb Dyrmishi e ka kryer vepren per te cilen akuzohet dhe me vendimin nr.95 date 13.9.2000 ka vendosur deklarimin e tij fajtor per vrasjen me dashje te viktimes Gentian Popa ne bashkepunim dhe denimin me 13 (trembedhjete) vjet burgim.

Ne vendimin e marre, ajo gjykate pranon se:I pandehuri Pellumb Dyrmishi ka emigruar ne Greqi bashke me familjen,

vellane Kujtim, Myrteza (Zani) Caushi, Genc Duzho, Arben Eqimi, etj. ku me pas ka shkuar edhe viktima Gentian Popa. Ky i fundit, me daten 8.2.1995, eshte gjetur i djegur ne Pire, gje qe eshte percaktuar se kufoma ishte e tij ne baze te analizave te ADN-se. Duke analizuar provat e marra, gjykata e rrethit ka arritur ne perfundimin se vrasjen e Gentian Popes e ka kryer i pandehuri Pellumb Dyrmishi per shkak te nje grindje qe kishte patur me te me daten 5.2.1995 ne bashkepunim me shtetasin Genci Duzha.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.230, date 8.11.2000 ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Pellumb Dyrmishi per akuzen e vrasjes se shtetasit Gentian Popa. Vendimin e saj kjo gjykate e mbeshtet ne faktin se, me vendim te prokurorit date 25.4.1997, eshte pushuar ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurit Pellumb Dyrmishi per mungese provash dhe se me urdherin nr.17, date 1.3.1999, Prokurori i Pergjithshem ka anulluar vendimin e pushimit, veprim ky qe (sipas vendimit te gjykates se apelit) eshte i pabazuar ne ligj pasi Prokurori i Pergjithshem nuk e ka patur te drejten e shfuqizimit te vendimeve e se vendimi i pushimit mund te shfuqizohet vetem nga gjykata e shkalles se pare ne perputhje me kerkesat e nenit 329 te K.Pr.Penale (ankimi kunder vendimit te pushimit te ceshtjes).

Per te mbeshtetur vendimin e saj, Gjykata e Apelit Durres permend edhe qendrimin e mbajtur nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr. 270 date 4.9.2000. Ne kete vendim te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte eshte pranuar se, vendimi i marre nga nje prokuror prane Prokurorise se Pergjithshme per shfuqizimin e vendimit te pushimit te ceshtjes marre nga prokurori, ishte ne kundershtim me kerkesat ligjore, se ai vendim nuk mund te

272

sjelle pasoja juridike pasi prokurori prane Prokurorise se Pergjithshme, nuk kishte te drejten e shfuqizimit te vendimit te pushimit te ceshtjes, sepse sipas nenit 24/4 te K.Pr.Penale “urdherat dhe udhezimet e prokurorit me te larte jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet” e per pasoje, prokurori me i larte, nuk ka te drejte te marre vendime por vepron ne realizim te funksioneve te tij vetem me urdhera dhe udhezime.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e shohin te arsyeshme qe, problemet qe trajtohen ne vendimin e Gjykates se Apelit Durres e ne rekursin e Prokurorit te Pergjithshem te trajtohen hollesisht per te unifikuar praktiken gjyqesore, lidhur me zbatimin e nenit 24/4 te K.Pr.Penale e per te menjanuar qendrimet e ndryshme qe jane per kuptimin e zbatimin e atij neni, para shteses se bere ne piken 5 me ligjin nr. 8460 date 11.2.1992, sipas te cilit “Prokurori me i larte ka te drejte te vendose ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokurori me i ulet”. Verehet se ne praktiken e gjykatave te rretheve, apeleve dhe te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ka qendrime te ndryshme ne keto drejtime:

a. si duhet kuptuar e drejta e prokurorit parashikuar ne piken 4 te nenit 24 te K.Pr.Penale. Me leshimin e urdherave dhe udhezimeve a ka te drejte prokurori me i larte te vendose per shfuqizimin e vendimeve te prokurorit me te ulet dhe

b. si duhet kuptuar ne veprimtarine praktike percaktimi qe behet ne piken 4 e 5 te nenit 24 te K.Pr.Penale “prokurori me i larte”.

Ne praktiken gjyqesore ka mjaft vendime qe lidhen me problemet e mesiperme dhe ne disa raste eshte pranuar se prokurori me i larte ka te drejte te vendose per shfuqizimin e vendimeve te prokurorit me te ulet, ne disa raste se nuk ka kete te drejte, si dhe ka patur diskutime e mendime te ndryshme se c’duhet kuptuar me prokuror me i larte dhe nese te drejten e shfuqizimit e ka Prokurori i Pergjithshem apo edhe prokuroret e tjere prane Prokurorise se Pergjithshme.

Edhe ne vendimet e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte verehen qendrime me te cilat eshte pranuar i ligjshem shfuqizimi i vendimeve ne baze te nenit 24/4 te K.Pr.Penale (permendim ketu vendimet nr. 238 date 11.7.2000, nr. 669 date 21.11.2001) apo vendime qe nuk pranojne veprimin e mesiperm te prokurorit (si vendimi nr. 259 date 29.6.1999, nr. 518 date 3.10.2001 etj.). Ndersa lidhur me prokurorin me te larte, ky kolegj, ka pranuar gjithmonesesi i tille do te pranohet vetem Prokurori i Pergjithshem apo prokurore te autorizuar prej tij, pavaresisht nga praktikat e gjykatave te rretheve e apeleve.

Per qendrimin qe duhet mbajtur per problemet e mesiperme eshte e nevojshme qe t’i referohemi Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Ne baze te nenit 148 te se ciles “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe perfaqeson akuzen ne gjyq… Prokuroret jane te organizuar dhe funksionojne prane sistemit gjyqesor si nje organ i centralizuar”; nenit 24 te K.Pr.Penale sipas te cilit “Prokurori ushtron ndjekjen penale, ben hetime, kontrollon hetimin paraprak, ngre akuze ne gjykate dhe merr masa per ekzekutimin e vendimeve

273

ne perputhje me rregullat e caktuara ne kete kod”; si dhe ligjit nr. 8737 date 12.2.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise” ku pervec objektit te veprimtarise se Prokurorise eshte percaktuar struktura e funksionet kryesore dhe struktura e saj prane sistemit gjyqesor.

Funksionet e prokurorit ushtrohen ne baze te kompetences lendore e territoriale te gjykates prane se ciles ai vepron dhe kjo eshte shprehur edhe ne K.Pr.Penale, i cili konkretizon si organizimin e prokurorise ne te gjitha nivelet ashtu edhe marredheniet e vartesise midis tyre. Ne baze te dispozitave te lartpermendura, ne K.Pr.Penale jane detajuar funksionet e prokurorit ne nenin 24, ne piken 4 te te cilit percaktohet se “urdherat e udhezimet e prokurorit me te larte jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet”.

Ne Kodin e Procedures Penale (neni 328) parashikohen rastet kur prokurori vendos pushimin e ceshtjes penale, por eshte e kuptueshme qe keto vendime nuk mund te qendrojne larg kontrollit te prokurorit me te larte. Problemi shtrohet lidhur me termat qe perdoren ne nenin 24/4 te K.Pr.Penale, per mjetin qe perdor prokurori me i larte per te rivene ne levizje nje ceshtje penale te pushuar ne kundershtim me kerkesat ligjore. Kjo perben anen formale te ceshtjes nese do te veprohet me urdher apo vendim dhe nuk ka te beje me themelin. (Ketu duhet permendur fakti se me shtesen e pikes 5 te nenit 24 u qartesua ky problem duke u shprehur “prokurori me i larte, ka te drejte te vendose…”). Termat urdher, udhezim, vendim, jane te ndryshme e s’ka precizim te tyre, por gjithashtu ne K.Pr.Penale nuk ka te percaktuara rastet se cilat veprime te prokurorit realizohen me urdher, cilat me udhezim e cilat me vendim. Por nese i referohemi nenit 305 te K.Pr.Penale, ndeshemi ne nje kuptim qe duhet pranuar edhe per problemin ne shqyrtim. Ne kete nen thuhet “Prokurori i Pergjithshem, mbi ankesen e te pandehurit, te demtuarit ose edhe kryesisht, urdheron, me vendim te arsyetuar…” dhe duke ju referuar pikave 4 e 5 te nenit 24 te K.Pr.Penale, nuk mund te pranohet se ka inkoseguenca ne ligj. Prokurori me i larte ushtron ne cdo kohe kontroll mbi veprimtarine e prokuroreve te tjere (me te ulet) e per rrjedhoje, ne rast se konstaton nje vendim te pushimit te ceshtjes penale te marre ne kundershtim me kerkesat ligjore, ka te drejte te vendose per shfuqizimin e tij. Prokurori me i larte, ne zbatim te kompetences qe i jep neni 24/4 qe urdherat dhe udhezimet e tij jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet, disponon mbi aktet e ketij te fundit, gje qe behet me nje akt procedural e nuk mund te pranohet se behet verbalisht. Ne kete aspekt, vendimi i prokurorit me te larte per shfuqizimin e nje vendimi te marre nga nje prokuror tjeter per pushimin e ceshtjes penale, perben ne vetvete nje urdher ne zbatim te nenit 24/4 te K.Pr.Penale.

Nga sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arrijne ne perfundimin se veprimtaria e Prokurorit te Pergjithshem per shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokuroret e tjere, qofte edhe per pushimin e ceshtjes penale, eshte e ligjshme e ne ushtrim te kompetences qe i jep K.Pr.Penale. Ne keto rrethana, konkluzioni i arritur nga Gjykata e Apelit Durres se Prokurori i Pergjithshem ka vendosur per rastin ne shqyrtim ne kundershtim me kerkesat e ligjit duke shfuqizuar vendimin e pushimit e se ai

274

nuk mund te sjelle pasoja juridike, eshte i gabuar.I pabazuar ne ligj eshte edhe perfundimi tjeter i Gjykates se Apelit

Durres, se vendimi i pushimit te ceshtjes penale mund te shfuqizohet vetem nga gjykata e shkalles se pare ne zbatim te kerkesave te nenit 329 te K.Pr.Penale. Sipas ketij neni “kunder vendimit te pushimit te ceshtjes mund te bejne ankim ne gjykaten e rrethit i demtuari dhe i pandehuri”. Sikurse shihet ne kete nen nuk i njihet e drejta prokurorit per te bere ankim kunder vendimit te pushimit te ceshtjes penale pasi prokurori me i larte nuk e con ceshtjen ne gjykate sepse kjo ka te beje me atributet e tij dhe e zgjidh vete nepermjet reagimit qe ben. Nese do te pranohej e kunderta, atehere do te cenohej parimi i barazise se paleve ne procesin penal duke i mohuar prokurorit nje te drejte qe i njihet te pandehurit.

Duke patur parasysh realizimin e kompetencave te tij dhe mjetet qe duhet te perdore, Prokurori i Pergjithshem, me daten 1.3.1999, me urdherin nr.17, ka urdheruar anullimin e vendimit te pushimit te ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve Pellumb Dyrmishi e Genci Duzha dhe vazhdimin e metejshem te hetimeve, akt ky i ligjshem e ne perputhje me nenin 24/4 te K.Pr.Penale, vleresim ky qe e ben te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Durres.

Megjithese shtesa e pikes 5 te nenit 24 te K.Pr.Penale e qartesoi me tej te drejten e prokurorit me te larte qe te vendose per ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokurori me i ulet, duhet pranuar se ne thelb kjo nuk solli ndryshime ne kompetencat e prokurorit e nuk mund te mbahet qendrim i kundert per piken 4 te nenit 24 te K.Pr.Penale nga ajo e percaktuar ne piken 5.

Problemi se kush duhet konsideruar prokuror me i larte gjen zgjidhje gjithashtu duke ju referuar dispozitave kushtetuese, te K.Pr.Penale e ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise”.

Sipas nenit 148/2 te Kushtetutes se Republikes te Shqiperise “prokuroret jane te organizuar dhe funksionojne prane sistemit gjyqesor si nje organ i centralizuar”. Ndersa ne nenet 13, 14, 15 te ligjit nr. 8737 date 12.2.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise” percaktohet struktura e prokurorise prane sistemit gjyqesor ne prokurore prane Gjykates se Larte, funksione qe ushtrohen nga prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme, prokurore prane gjykatave te apelit, funksione qe ushtrohen nga prokuroret e apelit dhe funksionet e prokurorise prane cdo gjykate te shkalles se pare ushtrohen nga prokuroret e shkalles se pare.

Edhe ne K.Pr.Penale jepen percaktimet per ushtrimin e funksioneve te prokurorit duke u shprehur se ne hetimet paraprake dhe ne gjykimet e shkalles se pare ato ushtrohen nga prokuroret prane gjykates se shkalles se pare, ne gjykimin e ceshtjeve te ankimuara nga prokuroret prane gjykatave te apelit dhe prane Gjykates se Larte (neni 25 germat “a”, “b”). Ne piken 2 te ketij neni thuhet: “Prokurori me i larte ka te drejte te ushtroje kompetencat e prokurorit me te ulet”.

Ne kuptim te percaktimeve te dhena, duke patur parasysh se prokuroria eshte organ i centralizuar, ne prokurorite prane gjykatave te shkalles se pare

275

prokuror me i larte eshte prokurori i rrethit. Prokurori prane gjykates se apelit eshte prokuror me i larte ne raport me ate prane gjykates se rrethit gjyqesor vetem persa i perket gjykimit te ceshtjeve. Jo pa qellim ligjvenesi prokurorine e ka organizuar prane gjykatave duke percaktuar dhe funksionet e tyre. Me fjale te tjera, prokurori prane gjykates se apelit eshte prokuror me i larte ne kuptim te pozites dhe qendrimit qe mban lidhur me gjykimin e ceshtjeve penale ne raport me ate qe ka mbajtur prokuroria prane gjykates se rrethit gjyqesor. Nga ana tjeter kjo nuk i jep atij kompetenca apo autoritetin me te larte gjate fazes se hetimit paraprak dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne gjykaten e rrethit gjyqesor. Prokuror me i larte edhe ne rastet e shfuqizimit ose ndryshimit te vendimeve te pushimit te ceshtjeve penale (jo per rastet kur prokurori i rrethit realizon kete funksion) eshte Prokurori i Pergjithshem. Per pasoje edhe te drejten e shfuqizimit apo ndryshimit te vendimeve te pushimit te ceshtjes penale ne zbatim te nenit 24 te K.Pr.Penale e ka vetem Prokurori i Pergjithshem. Prokuroret e tjere, pra edhe ata prane Prokurorise se Pergjithshme, mund te marrin vendime per ndryshimin apo shfuqizimin e vendimit te pushimit te ceshtjes penale vetem me autorizim te posacem te Prokurorit te Pergjithshem. Nese ato vendime merren apo jane marre pa nje autorizim te tille, nuk mund te sjellin asnje pasoje pasi jane marre ne kundershtim me ligjin. Menyra se si do te funksionoje dhenia e autorizimeve eshte problem qe zgjidhet nga Prokurori i Pergjithshem.

Ne ceshtjen objekt gjykimi, ne ngarkim te te pandehurit Pellumb Dyrmishi, Prokurori i Pergjithshem, duke shfuqizuar vendimin e pushimit te ceshtjes ne baze te nenit 24/4, ka zbatuar drejt ligjin e per pasoje arsyetimet e bera nga Gjykata e Apelit Durres, qe e kane cuar ate ne marrjen e vendimit per pushimin e ceshtjes, jane te gabuara e te pabazuara ne ligj, prandaj vendimi i marre prej saj duhet te prishet e ceshtja te kthehet per rigjykim.

Duke patur parasysh se Gjykata e Apelit Durres nuk ka zhvilluar gjykim te plote te ceshtjes, por ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka vendosur pushimin e ceshtjes ne baze te nenit 428/I/c te K.Pr.Penale duke pranuar se jane rastet qe nuk lejojne vazhdimin e procedimit, kjo ceshtje i duhet derguar per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te

K.Pr.Penale,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 230 date 8.11.2000 te Gjykates se Apelit Durres

dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.Ky vendim per njesimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim ne

Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 14.10.2002

276

MENDIMI I PAKICËSMendimi i pakices eshte se vendimi nr.230, date 08.11.2000 i Gjykates

se Apelit Durres, eshte rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te ligjes. Per rrjedhoje, ne perputhje me kerkesat e nenit 441, germa «a» te K.Pr.Penale, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se i pandehuri Pellumb Dyrmishi, para vitit 1995 ka shkuar si emigrant ne shtetin Grek, ku nderkohe ka emigruar edhe viktima Gentian Popa. Ky i fundit rezulton te jete gjetur i vdekur (djegur) ne zonen e Pireut, ne daten 8 shkurt 1995.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, pasi ka zhvilluar hetimet paraprake rreth ceshtjes, ne daten 25.04.1997 ka vendosur pushimin e ceshtjes per mungese provash. Me pas, me Urdherin nr.17, date 01 mars 1999, Prokurori i Pergjithshem ka shfuqizuar kete vendim dhe ne perfundim te hetimit ceshtja ka kaluar per gjykim.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, pasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, me vendimin e saj nr.95, date 13.09.2000, ka konkluduar duke deklaruar fajtor te pandehurin Pellumb Dyrmishi.

Ne te kundert, Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.230, date 08 nentor 2000, konkludon per prishje te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e ceshtjes. Arsyetimi i vendimit, ne vija te pergjithshme, mbeshtetet ne mospasjen e se drejtes se Prokurorit te Pergjithshem per te shfuqizuar nje vendim pushimi te ceshtjes marre nga prokurori para gjykates se shkalles se pare. Me fjale te tjera, kerkesat e nenit 24/4 te K.Pr.Penale nuk e justifikojne nje te drejte te tille (behet fjale per periudhen para ndryshimit te kesaj dispozite).

Duke e pare ne teresine e tij vendimin e Gjykates se Apelit Durres, arrihet ne perfundimin se ai eshte i drejte, objektiv dhe ne perputhje te plote me kerkesat ligjore.

Se pari, prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Elbasan, pasi ka zhvilluar hetimet, te cilat ajo i ka konsideruar si te nevojshme, ka vendosur, ne daten 25 prill 1997, pushimin e ceshtjes penale. Ne kete vendim ajo nder te tjera ka arsyetuar se nuk ka prova te mjaftueshme qe te vertetojne se i pandehuri ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet.

Duke vepruar ne kundershtim me kerkesat ligjore, Prokurori i Pergjithshem, me urdherin date 01.03.1999, ka anulluar vendimin e siper permendur te pushimit te ceshtjes. Nje vendim i tille nuk sjell dhe nuk mund te sjelle pasoja juridike, pra per rrjedhoje nuk mund te shfuqizoje vendimin e pushimit te marre nga prokurori prane gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, date 25.04.1997, sepse:

- Vendimi i pushimit te ceshtjes penale, eshte marre duke respektuar kerkesat procedurale te parashikuara nga neni 328 i Kodit te Procedures Penale.

- Vendimi ne fjale, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 277

329 i Kodit te Procedures Penale, mund te shfuqizohet vetem nga ana e gjykates se shkalles se pare, ne rast se ndaj tij eshte ushtruar ankim nga ana e personave qe u eshte dhene kjo e drejte.

Prokurori i Pergjithshem, duke marre vendimin per shfuqizimin, nga ana tjeter nuk mund te «arsyetoje» se mbeshtetet edhe ne Ligjin nr.8460, date 11.02.1999 «Per disa shtesa ne Ligjin nr.7905, date 21.03.1995 «Per Kodin e Procedures Penale». Sipas ketij Ligji, ne nenin «24», pas pikes «4» shtohet pika «5», me kete permbajtje: Prokurori me i larte ka te drejte te vendose ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokurori me i ulet.

Ligji ne fjale ka hyre ne fuqi me date 27 mars 1999, pra pas dy vjetesh nga marrja e vendimit te pushimit te ceshtjes dhe 26 ditesh nga nxjerrja e Urdherit per shfuqizimin e atij vendimi. Ne kete ligj, nuk behet fjale per «fuqi prapavepruese». Ne keto kushte ky ligj nuk mund te shtrije efektet e tij per veprime apo akte te realizuara para hyrjes se tij ne fuqi. Me fjale te tjera, konkludohet se ligji vepron per periudhen pas hyrjes se tij ne fuqi, me perjashtim te rasteve kur ai shprehet ndryshe.

Se dyti, vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i drejte, duke e pare ceshtjen edhe ne nje kendveshtrim tjeter. Keshtu, sipas kerkesave te nenit 24 pika 4 te Kodit te Procedures Penale, kemi: «Urdherat dhe udhezimet e prokurorit me te larte jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet». Edhe ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem nuk mund te marre nje Vendim shfuqizimi kunder vendimit te pushimit te ceshtjes penale, marre nga ana e prokurorit prane gjykates se shkalles se pare. Duke e pare me kujdes kete dispozite, pakica arrin ne perfundimin se behet fjale per urdhera dhe udhezime, te cilat jepen ne nje faze te caktuar qe ka te beje vetem me hetimet paraprake, pra brenda perbrenda nje hetimi te caktuar, i cili ende nuk ka perfunduar. Ne rastin konkret, kemi te bejme me nje Vendim pushimi te ceshtjes penale, i cili eshte perfunduar. Duke patur parasysh ceshtjen konkrete dhe analizen si me siper, kete vendim pushimi te ceshtjes penale mund t’a godase vetem vendimi i gjykates se shkalles se pare, pas realizimit te se drejtes se ankimit, sipas kerkesave te nenit 329 te K.Procedures Penale.

Nga ana tjeter, vete dispozita (neni 24/4 i K.Pr.P.) nuk ben fjale per Vendime te prokurorit me te larte, por vetem per Urdhera dhe Udhezime. Kjo nga njera ane. Nga ana tjeter, gje qe perben edhe nje argument me shume ne arritjen e perfundimit si me siper, eshte edhe fakti i miratimit te ligjit te cituar «Per disa shtesa ne ligjin nr.7905, date 21.03.1995». Ishte pikerisht boshlleku ligjor qe shihej ne kerkesat e nenit 24 te Kodit te Procedures Penale qe beri rregullimin me ligj te se drejtes se prokurorit me te larte, per te ndryshuar ose shfuqizuar vendimet e prokurorit me te ulet, kur e shihte te arsyeshme. Me fjale te tjera, ky rregullim ligjor verteton pikerisht faktin e mospasjes se kesaj te drejte me dispozitat e Kodit te Procedures Penale, para ndryshimit ne fjale.

Nga sa u tha dhe analizua, pakica arrin ne perfundimin se vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te lihet ne fuqi si i mbeshtetur plotesisht ne ligj.

278

Zamir Poda

279

Nr.5 i Regj. ThemeltarNr.5 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Valentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarNatasha Sheshi AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 10.10.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

KËRKUES: PROKURORIA E PERGJITHSHME,

OBJEKTI:Njohja e vendimit penal

te Gjykates se Apelit Selanik (Greqi)Nr.651, date 21.09.1999,

ne ngarkim te shtetasit shqiptar Lutfi Daci.Baza Ligjore: Neni 512,

paragrafi i trete i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 10 (akti), date 05.10.2000, ka vendosur:

280

Njohjen e vendimit penal te Gjykates se Apelit Selanik nr.651, date 21.09.1999, qe i perket shtetasit shqiptar Lutfi Daci.Denimi i dhene nga Gjykata Greke me 19 vjet e 6 muaj burgim, per vepren penale te mbajtjes e transportimit te lendeve narkotike kryer ne bashkepunim e ate te kalimit te paligjshem te kufirit, konvertohet duke e denuar ne baze te nenit 283/1 e 25 te K.Penal me 15 vjet burgim e ne baze te nenit 297 te K.Penal me 1 vit burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, duke bere bashkimin e denimeve e denon perfundimisht me 15 vjet burgim.

Gjykata e Rrethit Tirane, mbi kerkesen e te denuarit Lutfi Daci, me vendim nr.616 (akti), date 29.10.2001,

Ka rivendosur ne afat te drejten e ankimit te tij kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr.10 (akti), date 05.10.2000, per njohjen e vendimit penal te Gjykates se Apelit Selanik nr.651, date 21.09.1999.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.46, date 08.02.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, nr.10 (akti), date 05.10.2000 per njohjen e vendimit te Gjykates se Apelit Selanik nr.651, date 21.09.1999, qe i perket shtetasit shqiptar Lutfi Daci.Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen qe ka bere konvertimin e denimit per vepren penale te mbajtjes e transportimit te lendeve narkotike ne bashkepunim e ne baze te nenit 283/1 e 25 te K.Penal denimin e Lutfi Dacit me 10 vjet burgim e lenien ne fuqi te vendimit lidhur me denimin per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, duke bere bashkimin e denimeve, denimin e Lutfi Dacit perfundimisht me 10 vjet burgim.

281

Kunder vendimit te mesiperm te gjykates se apelit ka bere rekurs avokati B. Rusi, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe caktimin per te denuarin Lutfi Daci te nje denimi me te pershtatshem per arsyet e meposhtme:

- Kualifikimi ligjor i vepres se kryer nga i denuari Lutfi Daci duhet te ndryshohet nga neni 283 ne nenin 285 te Kodit Penal qe ka nje denim me te bute, per arsye se ai eshte kapur me kanabis-sativa me forme xhufke qe perdoren per prodhimin e lendeve narkotike pra, me lende qe ne gjendjen qe eshte kapur nuk eshte lende narkotike.

- Duke mbajtur parasysh kete kualifikim ligjor te vepres, faktin qe dispozitat e konventes per transferimin e personave te denuar lene hapesire per vendin ku behet njohja e denimit, te mund te beje uljen e tij. Rrethanat qe lidhen me vete te denuarin Lutfi Daci lejojne qe te behet ulje e metejshme e denimit, duke i caktuar nje denim me te pershtatshem.Ndersa prokuroria nuk i ka apeluar vendimet e siperpermendura te

shkalles se pare dhe as ka ushtruar rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relatimin e gjyqtareve Bashkim Caka e Valentina Kondili,

prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin e te denuarit, avokat Baftjar Rusi, qe kerkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masen e denimit, e pasi e diskutuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËNga materialet e dosjes gjyqesore rezulton se, me vendimin gjyqesor te

formes se prere nr.651, date 21.09.1999 te Gjykates se Apelit Selanik, kerkuesi Lutfi Daci, shtetas shqiptar, eshte denuar me 19 vjet e gjashte muaj burgim per veprat penale te mbajtjes dhe transportimit te lendeve narkotike ne bashkepunim dhe kalim te paligjshem te kufirit shteteror.

I denuari Lutfi Daci ka kerkuar qe te transferohet ne Shqiperi per te vuajtur denimin e dhene nga gjykata e shtetit grek, bazuar ne Konventen e Keshillit te Europes «Per transferimin e personave te denuar» dhe te marreveshjes bilaterale midis Greqise dhe Shqiperise date 17.5.1993 «Per ndihmen e ndersjellte gjyqesore ne fushen penale, civile dhe te transferimit te te burgosurve»

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.10 akti, date 05.10.2000 ka bere njohjen e vendimit penal te dhene nga gjykata e Selanikut te Greqise duke caktuar perfundimisht per te dy veprat penale 15 vjet burgim per te denuarin Lutfi Daci.

I denuari Lutfi Daci ka pretenduar se Gjykata e rrethit Tirane e ka marre vendimin e mesiperm ne mungese te tij, pa u perfaqesuar ai nga ndonje avokat mbrojtes i caktuar prej tij dhe as nga ndonje mbrojtes i caktuar kryesisht nga gjykata dhe, per rrjedhoje, ai ka marre dijeni per vendimin e dhene pasi eshte bere transferimi i tij ne Shqiperi. Mbi bazen e ketij pretendimi i denuari ka kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit.282

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.616 akti, date 29.10.2001, ka pranuar kerkesen e te denuarit dhe ka vendosur rivendosjen e tij ne afat per te bere ankim kunder vendimit nr.10 akti, date 05.10.2000 qe ka bere njohjen e vendimit penal te dhene nga gjykata e shtetit grek. Gjykimi eshte zhvilluar pa pjesemarrjen e prokurorit dhe vendimi nuk i eshte komunikuar atij.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.46, date 8.02.2002, ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare lidhur me konvertimin e denimit dhe ka caktuar si mase denimi ndaj tij 10 vjet burgim, duke arsyetuar se gjykata e rrethit ka vepruar drejt qe e ka kualifikuar krimin e kryer nga i denuari ne Greqi sipas nenit 283 te Kodit Penal te Shqiperise por, sipas gjykates se apelit, gjykata e rrethit ka gabuar qe e ka konvertuar denimin e dhene nga gjykata greke me maksimumin e denimit qe parashikon neni 283 i Kodit Penal shqiptar per krimin e mbajtjes e transportimit te lendeve narkotike. Ne uljen e mases se denimit gjykata e apelit ka vleresuar si rrethana lehtesuese faktin qe i denuari nuk ka qene perserites, qe ai eshte i martuar dhe ka ne ngarkim dy femije te mitur, si dhe faktin qe ka manifestuar sjellje te mira gjate vuajtjes se denimit ne burgun grek.

Per kete kategori ceshtjesh, ne praktiken e deritanishme te gjykatave te rretheve e te apeleve, kane dale disa probleme, qe kane te bejne me menyren e kuptimit dhe zbatimit te dispozitave te titullit te dhjete, kreut te trete, seksioni i pare i K.Pr.Penale, qe rregullojne ekzekutimin e vendimeve penale te huaja (nenet 512-518) dhe konkretisht:

1- Ne kuptim te neneve 407, 431, 432 dhe neneve 512 deri 518 te K.Pr.Penale, a kane te drejte palet te bejne ankim kunder vendimit te shkalles se pare dhe rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit, per rastet e vendimeve me te cilat eshte bere njohja e vendimeve penale te huaja dhe konvertimi i denimit?

2- A ka te drejte i pandehuri ose mbrojtesi i tij qe per kete kategori ceshtjesh qe kane te bejne me njohjen e vendimeve penale te huaja, ne zbatim te nenit 147 te K.Pr.Penale te kerkoje rivendosjen ne afat te ankimit per ne gjykaten e apelit ose te rekursit per ne Gjykaten e Larte?

3- Ne kuptim te neneve 512 deri 518 te K.Pr.Penale, a ka te drejte gjykata e apelit te ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare qe ka bere njohjen e vendimit penal te huaj, duke ulur masen e denimit te konvertuar e te dhene nga gjykata e rrethit, ne rastet kur ajo pranon shqyrtimin e ankimit?

Per keto arsye, Kryetari i Gjykates se Larte, per te bere njehsimin e praktikes gjyqesore, bazuar ne nenin 141 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nenin 438 te K.Pr.Penale dhe nenin 14 te Ligjit Nr.8588, date 15.03.2000 «Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise», ka vendosur terheqjen nga Kolegji Penal te ceshtjes penale nr.304, qe i perket te denuarit Lutfi Daci dhe kalimin e saj per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikim te

283

praktikes gjyqesore. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejnesenumri i ceshtjeve te

kesaj natyre eshte rritur dhe mund te rritet me tej ne te ardhmen dhe ne praktiken e gjykatave jane mbajtur qendrime te ndryshme, cka dikton nevojen e njesimit te praktikes gjyqesore ne drejtimet e mesiperme, per te siguruar nje kuptim e zbatim te drejte te dispozitave te mesiperme procedurale qe kane te bejne me njohjen e vendimeve penale te huaja.

Çeshtja ne shqyrtim, si dhe ceshtje te tjera te ngjashme me te, e gjen zgjidhjen nepermjet interpretimit e zbatimit te disa akteve normative, sic jane: Konventa Europiane “Per transferimin e personave te denuar”, ratifikuar me ligjin nr.8499, date 10.06.1999; Marreveshja bilaterale midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise “Per ndihmen e ndersjellte gjyqesore ne fushen penale, civile dhe ate te transferimit te te burgosurve”, date 17.05.1993, ratifikuar nga parlamentet e te dy vendeve, si dhe dispozitat perkatese te K.Pr.Penale (nenet 512 – 518 etj. te ketij Kodi).

Ne lidhje me kete kuader ligjor, problemi i pare qe shtrohet per diskutim eshte nese keto akte normative (dispozitat koresponduese) jane ne harmoni me njera – tjetren (kompatibile) apo kemi kontradiksione e ndeshje (kolizione) midis tyre.

Ne eventualitetin e dyte eshte e domosdoshme te gjendet norma (normat) e zbatueshme ne funksion te zgjidhjes se ceshtjes.

Per kete, para se gjithash, duhet te nisemi nga rregullimi qe behet me norma te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Duhet te kemi parasysh se, sipas nenit 122 te Kushtetutes, “1. Çdo marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. Ajo zbatohet ne menyre te drejtperdrejte, pervec rasteve kur nuk eshte e vetezbatueshme dhe zbatimi i saj kerkon nxjerrjen e nje ligji ……………….

2. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.

………………………”Nga permbajtja e dispozites Kushtetuese te sipercituar ka rendesi te

nxirren ne pah keto perfundime:1. Konventa Europiane (marreveshja kuader) dhe

marreveshja bilaterale midis dy shteteve jane te inkluduara ne sistemin e brendshem juridik te Republikes se Shqiperise.

2. Keto dy akte normative kane zbatim te drejtperdrejte.3. Ne rast mospajtimi, dispozitat e marreveshjeve

nderkombetare te lartpermendura kane epersi mbi dispozitat e Kodit te Procedures Penale. Kjo do te thote se dispozitat e akteve juridike nderkombetare qendrojne me lart ne hierarkine e normave juridike te inkluduara ne te drejten e brendshme te Republikes se Shqiperise, gje qe rezulton ne menyre implicite edhe prej nenit 116/1 te Kushtetutes.Per sa parashtrohet me lart, nga studimi e vleresimi ne teresi i akteve

juridike te lartpermendura, qe kane lidhje me ceshtjen ne shqyrtim, Kolegjet e

284

Bashkuara te Gjykates se Larte cmojnesemidis tyre nuk ka ndonje papajtueshmeri. Ato konsiderohen komplementare me njera – tjetren, gje qe konfirmohet edhe nga fakti qe deri me sot, ne marredheniet midis dy shteteve lidhur me transferimin e te denuarve, eshte zbatuar nje praktike administrative e gjyqesore e pranuar ne menyre te ndersjellte dhe e pakontestuar. Per transferimin ne Shqiperi te shtetasve shqiptare te denuar ne Greqi, zbatimi i dispozitave ne fjale, qe jane pjese e rendit juridik te brendshem te Shqiperise, sipas interpretimit qe u bejne gjykatat shqiptare, varet nga pelqimi i personit te denuar qe ka kerkuar te transferohet ne Shqiperi, si dhe kryesisht nga miratimi perfundimtar i autoriteteve kompetente te shtetit te huaj.

Megjithate, ne marredheniet juridiksionale midis te dy paleve te marreveshjes bilaterale, mund te lindin ne te ardhmen probleme ne qofte se do te vazhdohet sipas disa praktikave te deritanishme te disa gjykatave te rretheve e te apeleve, te cilat kane nderhyre ne vendimet e konvertimit te denimeve pasi eshte perfunduar edhe procedura administrative e transferimit te te denuarve per te vazhduar vuajtjen e denimit te konvertuar ne burgjet shqiptare.

1. Prej ceshtjes ne shqyrtim rezulton se, vendimi i gjykates se shkalles se pare per konvertimin e denimit eshte ankimuar ne apel sipas rregullave te pergjithshme te ankimit kunder vendimeve te themelit qe nuk kane marre forme te prere.

Para se t`i jepet pergjigje pyetjes se shtruar nese vendimi i gjykates se shkalles se pare, me te cilin eshte bere njohja e vendimit penal te huaj dhe konvertimi i denimit, mund te ankimohet sipas rregullave te pergjithshme, duhet te sqarojme tiparet dhe vecantite e procedures qe zbatohet ne keto raste dhe sidomos natyren e ketyre vendimeve qe merren nga gjykatat shqiptare, lidhur me nje ceshtje qe eshte gjykuar nga nje gjykate e huaj sipas kuadrit ligjor penal te shtetit te vet, vendimi i se ciles ka marre forme te prere dhe eshte ekzekutuar rregullisht ne perputhje me ligjin e shtetit te huaj.

Sipas nenit 512/2 te K.Pr.Penale te Republikes se Shqiperise, “…Ministria e Drejtesise kerkon njohjen e nje vendimi penal te huaj edhe kur cmon se ne baze te nje marreveshjeje nderkombetare ky vendim duhet te ekzekutohet ose t`i njihen efekte te tjera ne shtetin shqiptar.”

Nisur nga permbajtja e dispozites se mesiperme rezulton se Ministria e Drejtesise eshte autoriteti i vetem i ngarkuar ligjerisht te mbaje marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja per njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale te huaja. Megjithate, Ministria e Drejtesise nuk ka akses te drejtperdrejte ne gjykatat shqiptare. Ne rastin e njohjes se nje vendimi penal te huaj dhe ekzekutimit te tij ne shtetin shqiptar (konvertimin), Ministria e Drejtesise i’a paraqet gjithe dokumentacionin e nevojshem me kerkesen perkatese prokurorise, e cila eshte autoriteti i vetem kompetent qe legjitimohet per te vene ne levizje gjykaten (neni 512/3 te K.Pr.Penale).

Sipas Konventes Europiane per transferimin e personave te denuar, organet kompetente te shtetit zbatues a) vazhdojne ekzekutimin e vendimit te dhene ne shtetin denues menjehere, ose b) konvertojne denimin e dhene ne

285

shtetin denues duke caktuar sanksione sipas legjislacionit te shtetit zbatues.Shteti shqiptar, ne rastin e ratifikimit te Konventes, nuk ka pranuar

vazhdimin e ekzekutimit te menjehershem te denimit, sipas te cilit shteti zbatues eshte i detyruar t’i permbahet natyres ligjore dhe kohezgjatjes se denimit, sic eshte percaktuar ne shtetin denues, por ka pranuar konvertimin e denimit ne pershtatje me kerkesat e dispozites homologe te Kodit Penal shqiptar.

Dispozitat e neneve 512 deri ne 518 te Kodit te Procedures Penale, ne rastin e njohjes se vendimeve penale te huaja trajtojne konvertimin, i cili eshte ne harmoni me trajtimin qe i ben konvertimit te denimit edhe Konventa Europiane. Kriteret e gjykimit dhe natyra e vendimit qe merret per konvertimin rezultojne nga permbajtja e nenit 516 te K.Pr.Penale.

Kur ben njohjen e nje vendimi penal te huaj, sipas ligjit tone penal, gjykata cakton denimin qe duhet te vuhet ne shtetin shqiptar. Gjykata konverton denimin e caktuar ne vendimin e huaj ne nje nga denimet e parashikuara per te njejtin fakt nga ligji shqiptar, i cili duhet t’i pergjigjet nga natyra atij qe eshte dhene ne vendimin e huaj. Masa e denimit nuk mund te kaloje kufirin maksimal te parashikuar per te njejtin fakt nga ligji shqiptar. Ligji parashikon edhe rastin kur ne vendimin e huaj nuk eshte caktuar masa e denimit dhe mban qendrimin se eshte gjykata shqiptare ajo qe cakton ate mbi bazen e kritereve te treguara ne Kodin Penal. Pervec ketyre, ne nenin 516 te Kodit te Procedures Penale trajtohen edhe rregullat e caktimit te denimit lidhur me vendime penale te shteteve te huaja, qe kane te bejne me caktimin e denimeve me gjobe, konfiskimeve, kur i pandehuri eshte liruar me kusht ose kur ekzekutimi i vendimit te dhene ne shtetin e huaj eshte pezulluar me kusht.

Ne rastin e konvertimit te denimit sipas Konventes, gjykata e shtetit zbatues nuk mund te konvertoje nje denim me burgim ne nje denim me gjobe, gjykata mund te shkurtoje periudhen e plote te heqjes se lirise qe vuhet nga personi i denuar. Gjykata nuk e rendon denimin e personit te denuar dhe nuk eshte e detyruar t’i permbahet ndonje minimumi qe mund te parashikoje ligji i vendit zbatues per vepren ose veprat e kryera.

Nga interpretimi i dispozitave te Konventes dhe ligjit tone procedural del e qarte se, ne rastin e konvertimit te denimit zbatohen procedurat e parashikuara nga ligji i shtetit zbatues. Kur behet konvertimi i denimit gjykata duhet t’u permbahet konstatimeve per faktet kur ato shfaqen shprehimisht ose nenkuptohen nga vendimi i dhene nga shteti zbatues. Kolegjet e Bashkuara, edhe ne nje vendim te meparshem unifikues nr.154, date 15.04.2000, kane konkluduar se vendimi i gjykates shqiptare qe ben konvertimin nuk eshte nje vendim i ri dhe se gjykata shqiptare nuk e shqyrton ceshtjen ne themel dhe as nuk verifikon provat e marra nga gjykata e shtetit denues. Gjykata shqiptare verifikon nese ekzistojne kushtet per njohjen e vendimit te huaj dhe i pergjigjet atij vendimi me nje vendim qe konverton denimin e huaj me nje denim te parashikuar nga legjislacioni shqiptar, duke percaktuar edhe dispozitat perkatese qe aplikohen.

286

Eshte e tepert qe ne kete vendim te citohet tere permbajtja e vendimit unifikues nr.154, date 15.04.2000 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Edhe praktika e Kolegjit Penal te kesaj gjykate, ne lidhje me problemin qe shqyrtojme ka qene dhe eshte konstante dhe konsekuente. P.sh. ne vendimin nr.57, date 23.01.2002, ne ceshtjen qe i perket te denuarit Hysni Tafili, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka vendosur te prishe vendimin nr.85, date 27.07.2001 te Gjykates se Apelit Vlore, nder te tjera, me arsyetimin se « ... ne procesin e njohjes (se vendimit te huaj) dhe te caktimit te denimit (qe duhet te vuhet ne shtetin shqiptar) gjykatat bejne kujdes qe denimi i cili do te vuhet ne territorin shqiptar t`i pergjigjet per nga natyra vendimit te huaj dhe jo ta rivleresoje kete te fundit ne komponentet e tij».

Duke mos respektuar interpretimin unifikues te bere nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne zgjidhjen e nje ceshtjeje te ngjashme, gjykata e apelit i ka lejuar vehtes nje shkelje te rende te ligjit. Sipas nenit 438/4 te K.Pr.Penale , «Vendimi i Kolegjeve te Bashkuara eshte i detyrueshem per gjykatat ne gjykimin e ceshtjeve te ngjashme».

* * * Le t`i kthehemi trajtimit te problemit te ankimit ndaj vendimit te

konvertimit te denimit te huaj ne pershtatje me Kodin Penal shqiptar. As neni 516 i K.Pr.Penale e as ndonje dispozite vijuese nuk shprehet per te drejten e ankimit. Ne nenin 518 te K.Pr.Penale, permenden ne menyre te shprehur vetem dy momente: 1. Njohja e vendimit te huaj dhe 2. Ekzekutimi i vendimit nga prokurori sipas ligjit shqiptar.

Megjithate, pavaresisht nga sa me lart si dhe nga formulimi i nenit 407 te Kodit te Procedures Penale (1. Ligji cakton rastet ne te cilat vendimet dhe urdherat e gjykates mund te ankimohen, si dhe mjetin e ankimit.......

4. E drejta e ankimit i takon vetem atij qe ligji ia njeh shprehimisht .....), Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte jane te mendimit qe si prokurorit, ashtu edhe mbrojtesit te te denuarit, per te cilin behet konvertimi i denimit te huaj, nuk mund t`u mohohet e drejta e ankimit kunder vendimit te gjykates per kete ceshtje, megjithese ky lloj gjykimi nuk eshte gjykim themeli, por nje gjykim i posacem (sui generis).

Vendimi i konvertimit te denimit te huaj ne pershtatje me legjislacionin shqiptar, qe jepet nga gjykata shqiptare, pavaresisht nga natyra e tij, eshte ne fund te fundit nje vendim gjyqesor dhe, sipas nenit 43 te Kushtetutes, «Kushdo ka te drejte te ankohet kunder nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte, pervecse kur ne Kushtetute parashikohet ndryshe».

Gjykimi i konvertimit, nga natyra e tij dhe rrethanat objektive ne te cilat zhvillohet, nuk mund te kete pranine e te denuarit qe u ka kerkuar autoriteteve te huaja kompetente te transferohet ne Shqiperi. I denuari qe eshte duke vuajtur denimin me burgim ne nje shtet te huaj objektivisht nuk mund te paraqitet ne gjykaten shqiptare, por ai ka te drejte dhe ka mundesi qe, ne momentin kur u drejtohet autoriteteve te huaja per te nisur proceduren e

287

transferimit, te autorizoje nje mbrojtes te tij qe t’a perfaqesoje ne gjykaten shqiptare. Ne qofte se ne fillim te gjykimit te konvertimit, gjykata shqiptare konstaton se mbrojtesi i caktuar nga i denuari nuk eshte paraqitur pa shkaqe te arsyeshme, ose ai nuk ka autorizuar ndonje mbrojtes, atehere gjykata eshte e detyruar t`i caktoje nje te tille kryesisht. Vendimi i konvertimit mund te ankimohet nga palet ne apel. Vetem pasi vendimi i konvertimit merr forme te prere prokurori ka te drejte te kryeje veprimet e ekzekutimit, nepermjet dergimit te akteve Ministrise se Drejtesise per te vazhduar kryerjen e veprimeve administrative me autoritetet e huaja, nepermjet te cilave do te realizohet transferimi i te denuarit.

2. Ceshtja tjeter e shtruar para Kolegjeve te Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore eshte nese ka te drejte i pandehuri ose mbrojtesi i tij qe per kete kategori ceshtjesh, qe kane te bejne me njohjen e vendimeve penale te huaja, ne zbatim te nenit 147 te K.Pr.Penale, te kerkoje rivendosjen ne afat te ankimit.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejnesereferimi per kete problem ne nenin 147/2 te K.Procedures Penale eshte i gabuar. Kjo dispozite zbatohet vetem per rivendosje ne afat per te bere ankim te te pandehurit te gjykuar ne mungese per shkak se gjykata ka konkluduar qe ai ishte larguar e i fshihej gjykimit, kur ky i fundit provon se nuk ka marre dijeni per vendimin. Pra, sipas kesaj dispozite kemi te bejme me rivendosje ne afat per te bere ankim kunder nje vendimi themeli, gje qe ndryshon teresisht prej rastit ne shqyrtim. Eshte e vertete se i denuari Lutfi Daci ne gjykimin e konvertimit te denimit nuk eshte perfaqesuar nga ndonje mbrojtes dhe gjykata ishte e detyruar t`i caktonte nje te tille kryesisht. Megjithate, pretendimi i tij per t`u rivendosur ne afatin e ankimit kunder ketij vendimi, per shkak se nuk ka marre dijeni per te, nuk qendron. Vendimi i konvertimit te denimit i dhene nga gjykata shqiptare u eshte transmetuar autoriteteve greke dhe i denuari, qe kish kerkuar transferimin, kishte te drejte te njihej me vendimin e konvertimit para fillimit te procedurave te transferimit.

Ne qofte se nuk do te ishte dakord me kete vendim te konvertuar, atehere ai nuk mund te sillej ne Shqiperi ne kundershtim me deshiren e tij. Autoritetet e shtetit te huaj ishin te detyruara te prisnin deri sa i denuari te apelonte vendimin e gjykates shqiptare dhe deri sa vendimi i apelit te merrte forme te prere.

Theksojme gjithashtu se vertetimi date 26.10.2001, i leshuar nga Drejtori i Burgut Vaqar, sipas te cilit i denuari Lutfi Daci ka marre dijeni per denimin e konvertuar pasi eshte transferuar ne Shqiperi me date 26.09.2001, nuk eshte i vlefshem per kete qellim, sepse eshte dhene jashte kompetencave te parashikuara ne ligj dhe nuk pasqyron te verteten. Komunikimet e vendimeve behen nga autoritetet e ngarkuara me ligj dhe ekzekutimi i tyre nga prokurori, i cili pergjigjet edhe per ligjshmerine e ekzekutimit.

Si perfundim, i denuari, ose mbrojtesi i tij, nuk kane te drejte te kerkojne rivendosjen ne afat te se drejtes per te ushtruar ankim kunder vendimit te konvertimit te vendimit te nje gjykate te huaj.

288

Duke qeneseprokurori eshte i ngarkuar ligjerisht me ekzekutimin e vendimit, eshte detyre e tij qe te sigurohet nese vendimi ka marre forme te prere, pastaj te veje ne levizje Ministrine e Drejtesise per transferimin e te burgosurit. Ishte detyre e prokurorit qe te ankimonte vendimin e rivendosjes ne afat nga gjykata e shkalles se pare, si dhe te ushtronte rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit, detyre te cilen nuk e ka kryer.

Prokurori eshte i detyruar ligjerisht te garantoje paraprakisht qe, kur i denuari te kete realizuar te drejten e transferimit nga vendi i huaj ne Shqiperi per te vazhduar te vuaje denimin e dhene nga gjykata e huaj dhe te konvertuar sipas legjislacionit shqiptar, te jene kryer te gjitha veprimet procedurale dhe administrative midis autoriteteve shqiptare dhe atyre te huaja, ne perputhje te plote me kuadrin ligjor ne fuqi, si dhe te jene respektuar rigorozisht te drejtat e te denuarit te transferuar dhe, per rrjedhoje, ketij te fundit ne kohen e kthimit ne Shqiperi t`i jene mbyllur ligjerisht te gjitha rruget e zakonshme te ankimit.

3. Ne lidhje me ceshtjen e trete te shtruar per diskutim per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegjet e Bashkuara jane te mendimit se gjykata e apelit nuk duhet te dale jashte kufijve te shqyrtimit te ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare dhe jashte shkaqeve te ankimit qe jane te pranueshme per t`u konsideruar, sipas natyres specifike te gjykimit te konvertimit te denimit ne pershtatje me kerkesat e kriteret e dispozitave analoge te Kodit Penal Shqiptar.

Gjykata e apelit duhet te korigjoje gabimet ligjore eventuale te gjykates se shkalles se pare lidhur me zbatimin e kritereve dhe rregullave te konvertimit te denimit. Ajo nuk mund t`i hyje shqyrtimit te problemeve te bazueshmerise faktike e ligjore te vendimit te huaj, as kritereve te konsideruara nga gjykata e huaj per caktimin e denimit, si dhe cdo aspekti tjeter qe ka te beje me themelin e ceshtjes, vendimi i se ciles ka marre forme te prere dhe eshte ne proces ekzekutimi.

Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar rende duke dale tej kufijve qe permenden me siper per kete lloj gjykimi. Ajo ne fakt ka dhene nje denim te ri me te zbutur duke prekur themelin e vendimit te gjykates se huaj, gje qe nuk ka te drejte ta beje.

Gjykata e apelit nuk ka te drejte te marre prova, sic ka vepruar per kryerjen e ekspertimit per llojin e droges, as te beje vleresime te provave te marra nga gjykata e shtetit te huaj. Ajo nuk ka te drejte gjithashtu te marre ne konsiderate e te vleresoje si lehtesuese rrethana te caktuara, pavaresisht nese jane marre ato ne shqyrtim e jane vleresuar apo jo nga gjykata e huaj.

I gabuar eshte edhe qendrimi i gjykates se apelit qe justifikon uljen e mases se denimit me burgim, me arsyetimin se denimi i dhene nga gjykata greke eshte konvertuar me maksimumin qe parashikon dispozita homologe e K.Penal shqiptar (neni 283). Neni 516/1 i K.Pr.Penale te Republikes se Shqiperise parashikon qarte e pa ekuivoke se, «... Masa e denimit nuk mund te kaloje kufirin maksimal te parashikuar per te njejtin fakt nga ligji shqiptar». Ne kuptim te po kesaj dispozite denimi i konvertuar nga gjykata shqiptare e

289

shkalles se pare nuk mund te konsiderohet se nuk i pergjigjet nga natyra atij te dhene ne vendimin e huaj.

Transferimi i te denuarit per te vuajtur ne shtetin e tij denimin e dhene nga nje gjykate e huaj nuk perben nje lehtesi ne kuptim te uljes se mases se denimit, por nje lehtesi per efekte te reabilitimit me te shpejte te tij ne pershtatje me kushtet me te favorshme qe mund te ofroje ne kete drejtim rendi juridik shqiptar, por gjithsesi pa lejuar ne asnje rast rendimin e pozites se tij ne krahasim me qendrimin e mbajtur ne vendimin e gjykates se huaj.

Si perfundim, mbeshtetur ne interpretimin e mesiperm te nenit 516/1 te K.Pr.Penale, rezulton se gjykata e apelit pa asnje shkak te perligjur ka ulur masen e denimit te caktuar pas konvertimit nga gjykata e shkalles se pare.

Nga sa me lart rezulton se vendimi i gjykates se shkalles se pare qe ka rivendosur ne afat ankimin e te denuarit, si dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, qe i ka zbritur te denuarit 5 vjet nga denimi i burgimit, jane haptazi te kundraligjshem. Megjithate, keto vendime nuk mund te cenohen sepse nuk kemi reagim procedural te prokurorit. Me kete rast u behet verejtje te dy gjykatave me qellim qe shkelje te tilla te mos perseriten me ne te ardhmen.

Arsyetimi si me siper i vendimit dhe argumentat e perdorura ne te rrezojne njekohesisht te gjitha pretendimet e avokatit te te denuarit te parashtruara ne rekurs.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 141 te

Kushtetutes dhe te nenit 438 te K.Pr.Penale.

V E N D O S Ë N:1. Lenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 08.02.2002 te Gjykates se

Apelit Tirane.2. Ky vendim per njesimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim

ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 10.10.2002

290

Nr.7 i Regj. Themeltar.Nr.6 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Ylvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Natasha Sheshi Anetare Spiro Spiro Anetar Nikoleta Kita Anetare Bashkim Caka Anetar Artan Hoxha Anetar Valentina Kondili Anetare Vladimir Metani Anetar Vladimir Bineri Anetar Zamir Poda Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen penale nr. 7, qe i perket:

KËRKUES: EDMIR GJOKICAJ, i biri i Xhevdetit, i datelindjes 1973, banues ne Shkoder, i denuar.

OBJEKTI:Rishikimi i vendimit penal te formes se prere

nr.85, date 17.03.2000te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder

.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.256, date 22.10.2001, ka vendosur:

291

Mospranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit penal nr. 85, date 17.03.2000 te po asaj gjykate, dhene ndaj te denuarit Edmir Gjokicaj.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.197, date 21.12.2001 vendosi:Ndryshimin e vendimit te mesiperm, pranimin e kerkeses per rishikim dhe kthimin e akteve Gjykates se shkalles se pare te rrethit gjyqesor Shkoder, per shqyrtimin e ceshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka ushtruar rekurs prokurori, i cili kerkon prishjen e tij dhe kthimin e ceshtjes po asaj gjykate per rishqyrtim duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne kerkesen per rishikim jane paraqitur si prova te reja tre deklarata noteriale mbi bazen e te cilave kerkohet shqyrtimi i ceshtjes e dhenia e pafajesise. Keto tre deklarata gjykata i quan ligjore e te marra konform rregullave procedurale duke mos patur parasysh kerkesat e neneve 450 e 452 te K.Pr.Penale.

- Deklaratat noteriale te paraqitura nuk mund te konsiderohen prova te reja e ato nuk mund te sjellin bindje per t’u trajtuar ne gjykimin e ceshtjes.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr. 353, date 23.05.2002, vendosi kalimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikim te praktikes gjyqesore ne lidhje me ceshtjet e meposhtme:

1. Ne kuptim te nenit 453/2 te K.Pr.Penale, a ka te drejte prokurori te beje ankim kunder vendimit te pranimit te kerkeses per rishikim dhe ne pergjithesi pala jo kerkuese, kunder vendimit te pranimit te kerkeses?2. Cfare do te kuptohet me rregullimin ligjor te parashikuar nga neni 450, pika 1, shkronja “c”, kur thuhet se: “Kur pas vendimit kane dale, ose jane zbuluar prova te reja…”? Per kete duhen patur parasysh edhe ato prova qe nuk jane shqyrtuar gjate gjykimit dhe qe nuk jane kerkuar nga palet, megjithese diheshin prej tyre, apo vetem ato qe jane zbuluar pas dhenies se vendimit, me kusht qe pala qe e kerkon te mos kish dijeni per ekzistencen e tyre?

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve Nikoleta Kita dhe Bashkim Caka,

prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, perfaqesuesin e kerkuesit avokat Fatos Shanaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi nr.197, date 21.12.2001, i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i

pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet.Gjate shqyrtimit te akteve qe ndodhen ne dosjen penale qe i perket

292

kerkuesit Edmir Gjokicaj dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, u konstatua se, me vendimin nr.85, date 17.03.2000, kerkuesi eshte deklaruar fajtor per krimet e vrasjes me dashje dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/II te Kodit Penal, per te cilat u denua me 15 (pesembedhjete) vjet burgim, vendim, i cili u la ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin e saj nr.54, date 28.04.2000 dhe nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.482, date 10.11.2000, te tij.

Me date 02.10.2001, avokatet Kujtim Capo e Bahri Piri paraqiten, ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Shkoder, kerkese per rishikimin e vendimit te saj nr.85, date 17.03.2000, me pretendimin se, pas dhenies se ketij vendimi, jane zbuluar prova te reja, te paditura me pare, qe hedhin drite mbi pafajesine e kerkuesit.

Bashke me kerkesen, si prova te reja, te zbuluara rishtazi, ne kuptim te nenit 450/c te K.Pr.Penale, u paraqiten tre deklarata ne emer te shtetasve Ruzhdi Tafili, Skender Mani dhe Nazmi Mehja (pa shenuar daten e leshimit te tyre), nenshkrimet e te cileve jane vertetuar nga noteri Klement Radovani, me 12.10.2001.

Me ane te ketyre deklaratave ata shprehen se, diten dhe oren e vrasjes (per te cilen eshte deklaruar fajtor dhe denuar kerkuesi), e kane pare ate, duke festuar ditelindjen, duke ngrene e duke pire, ne fshatin Zus, vend ky i ndryshem nga vendi ku kishte ndodhur ngjarja.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr. 256, marre ne dhomen e keshillimit me date 22.10.2001, vendosi mospranimin e kerkeses me arsyetimin se ajo eshte bere jashte rasteve te parashikuara nga neni 450 i K.Pr.Penale dhe se kuptimi i shkronjes “c” te kesaj dispozite eshte qe prova e pretenduar te kete ekzistuar ne kohen e kryerjes se vepres penale, por objektivisht ajo nuk njihej ose nuk mund te merrej.

Ky vendim u ndryshua nga Gjykata e Apelit Shkoder, duke vendosur pranimin e kerkeses per rishikim me arsyetimin se ajo eshte bere ne perputhje me kerkesat e nenit 450/c te K.Pr.Penale.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte marre jo ne perputhje me kerkesat e K.Pr.Penale.

Pervec kesaj, ne marrjen e vendimit nga ana e asaj gjykate (Gjykates se Apelit Shkoder), nuk jane patur parasysh edhe disa parregullsi ne dokumentacionin e paraqitur nga kerkuesi bashke me kerkesen per rishikim, parregullsi qe jane lejuar nga gjykata e shkalles se pare qe ne fillim, kur eshte depozituar ky dokumentacion ne sekretarine e asaj gjykate dhe te cilat jane anashkaluar, pa u vene ne dukje, edhe nga Gjykata e Apelit Shkoder.

Keshtu, nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje, konstatohet se, ne vete kerkesen qe eshte paraqitur, nga avokatet, per rishikim, nuk eshte shenuar data ne te cilen ajo eshte perpiluar. Nderkohe, konstatohet se, ne permbajtjen e kesaj kerkese, pervec te tjerave, thuhet se i paraqiten gjykates, bashkengjitur, deklaratat e shtetasve Ruzhdi Tafili, Skender Mani e Nazmi Nuh Mehja.

293

Mirepo, megjithese ne te tre keto deklarata nuk eshte shenuar data e leshimit, ne shpinen e seciles prej tyre figuron autentifikimi i nenshkrimit te deklaruesve nga noteri Klement Radovani, autentifikim qe mban daten 12.10.2001, dmth 16 dite pas dates qe mban shenimi per ardhjen e kerkeses per rishikim ne gjykaten e shkalles se pare.

Keto parregullsi ngjallin dyshime se sekretaria gjyqesore ka lejuar qe edhe pas depozitimit te akteve e formimit te dosjes te behen nderhyrje ne to, duke kompromentuar rende rregullsine e procesit gjyqesor, pasi nuk ka asnje garanci per nje proces te paanshem, objektiv e te ndershem.

Parregullsi te kesaj natyre diktonin kthimin, ne rruge administrative, pa veprim, te ketyre akteve, nga ana e sekretarise se gjykates dhe meqenese ato u lejuan derisa kerkesa u shqyrtua ne dhomen e keshillimit dhe ceshtja arriti per t’u gjykuar ne gjykaten e apelit, kjo e fundit duhej te vendoste mosmiratimin e ankimit, duke i vene ne dukje, ne vendimin e saj, keto parregullsi, si te meta serioze per gjykaten e shkalles se pare.

Persa u takon problemeve ligjore, qe kane lindur gjate gjykimit te ceshtjeve me objekt rishikimin e vendimeve penale te formes se prere, per unifikimin e te cilave kjo ceshtje ka ardhur ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, keto kolegje arriten ne perfundimet e meposhtme:

Persa i perket ceshtjes se pare qe eshte shtruar per unifikimin e praktikes gjyqesore te deritanishme, sipas se ciles a ka te drejte prokurori, dhe ne pergjithesi pala jo kerkuese, te beje ankim kunder vendimit te pranimit te kerkeses per rishikim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojnesekesaj çeshtjeje i duhet dhene pergjigje e kushtezuar me ndryshimet qe jane bere ne K.Pr.Penale, ne lidhje me institutin e rishikimit te vendimeve penale te formes se prere, me ligjin nr.8813, date 13.06.2002, “Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.7595, date 21.03.1995 “Kodi i Procedures Penale i Republikes se Shqiperise”, ndryshime keto te bera nga ligjvenesi pasi per kerkesen per rishikim, objekt shqyrtimi ne keto kolegje, ishin marre vendimet perkatese si nga gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe nga ajo e apelit. Kjo ka te beje sidomos me faktin se, ndryshe nga ç’parashikohej ne nenin 452 te K.Pr.Penale (te pandryshuar), qe kerkesa e rishikimit paraqitej ne sekretarine e gjykates se rrethit qe kishte dhene vendimin, e cila e shqyrtonte ate ne dhomen e keshillimit, me ndryshimet qe ka pesuar kjo dispozite, kerkesa bashke me provat dhe dokumentet eventuale qe e perligjin ate, paraqitet ne sekretarine e Gjykates se Larte (neni 57 i ligjit nr. 8813, date 13.06.2002), Kolegji Penal i se ciles e shqyrton ate ne dhomen e keshillimit, pa pranine e paleve. Vendimi i ketij kolegji eshte i formes se prere, si kur vendoset mospranimi, ashtu edhe pranimi i kerkeses (neni 58 i ligjit nr. 8813, date 13.06.2002). Keshtu qe, problemi nese ka apo jo te drejte prokurori dhe ne pergjithesi pala jo kerkuese te beje ankim kunder vendimit te pranimit te kerkeses per rishikim, vetvetiu duhet te konsiderohet i kapercyer tashme.

Ne rastet kur Kolegji Penal i Gjykates se Larte pranon kerkesen per rishikim, vendos prishjen e vendimit te formes se prere dhe ceshtjen e dergon per rigjykim, nga nje tjeter trup gjykues, ne gjykaten e shkalles se

294

pare qe ka dhene vendimin ose ne gjykaten e apelit, kur kerkesa eshte bere vetem kunder vendimit te kesaj te fundit.

Kuptohet qe, ne keto raste edhe prokurori dhe ne pergjithesi pala jo kerkuese, legjitimohet te ushtroje te gjitha te drejtat e pjesemarresve ne procesin penal, perfshire edhe te drejten e ankimit, ne gjykaten me te larte, kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te apelit kur nuk eshte i te njejtit mendim me menyren e zgjidhjes se ceshtjes se rishikuar, tashme, prej tyre.

Ne kete perfundim arrihet duke u nisur nga permbajtja e dispozites se nenit 455/1 te K.Pr.Penale, sipas se ciles ne gjykimin e rishikimit respektohen dispozitat e gjykimit te shkalles se pare brenda kufijve te shkaqeve te parashtruara ne kerkesen e rishikimit.

Ne lidhje me ceshtjen tjeter qe eshte shtruar per unifikim para Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, e cila ka te beje me kuptimin e shkronjes “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale, per te arritur ne perfundime sa me te sakta e te drejta ne harmoni me frymen e pergjithshme te legjislacionit procedural penal ne fuqi ne Republiken e Shqiperise dhe me qellimin e ligjvenesit ne parashikimin e institutit te rishikimit te vendimeve penale te formes se prere. Gjate shqyrtimit te kesaj ceshtjeje, Kolegjet e Bashkuara, çmojneseduhet patur parasysh jo thjesht dhe vetem kuptimi i permbajtjes se kesaj shkronje, por interpretimi teresor i kesaj dispozite ne frymen e kuptimit dhe qellimit te institutit te rishikimit ne pergjithesi dhe te problemeve qe zgjidhen ne praktike nepermjet zbatimit drejt te dispozitave te ketij instituti rast pas rasti, ne veçanti, ne kuader te dhenies se drejtesise ne kuptimin e plote te kesaj fjale, dmth per dhenien dhe zbatimin perfundimtar te vendimeve penale qe i pergjigjen realisht te vertetes.

Dihet se, rishikimi i vendimeve penale te formes se prere eshte nje mjet i jashtezakonshem, madje i vetmi, qe parashikohet nga ligjvenesi ne K.Pr.Penale per te ndrequr gabimet e mundshme gjyqesore (ne lidhje me vendimet e formes se prere).

Procesi gjyqesor qe zhvillohet nepermjet rishikimit, nuk eshte nje proces thjesht revizionimi (ne kuptimin e ngushte te fjales) te nje procesi te meparshem, por gjykata ne perfundim te tij, pasi administron e vlereson faktet, rrethanat dhe provat qe jane paraqitur rishtaz nga palet, se bashku dhe ne harmoni me provat, rrethanat dhe faktet e administruara dhe te vleresuara ne perfundim te gjykimit te meparshem, mund te arrije ne perfundime te ndryshme, madje dhe krejtesisht te kunderta me ato qe kishte arritur ne gjykimin e pare dhe te jape vendim po krejtesisht te kundert. Nga vendim fajesie qe mund te jete dhene ne perfundim te gjykimit te pare, gjykata, ne perfundim te gjykimit te rishikimit, mund te dale me vendim pafajesie (kur kerkesa e rishikimit behet nga pala e te denuarit) dhe anasjelltas (kur kerkesa e rishikimit behet nga prokurori).

Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ligjvenesi rishikimin e vendimeve te formes se prere e ka lejuar vetem ne raste rigorozisht te percaktuara, te cilat i ka parashikuar, ne menyre te shprehur, ne nje dispozite te posacme te

295

K.Pr.Penale, konkretisht ne nenin 450 te tij, te cilen e ka emertuar “Rastet e rishikimit”.

Sipas kesaj dispozite, rishikimi mund te kerkohet nga palet vetem neqoftese ekziston ndonjeri prej shkaqeve te parashikuara shprehimisht ne te dhe per asnje shkak dhe rast tjeter. Shkaqe te tilla jane: a) kur faktet e vena ne themel te vendimit nuk pajtohen me ato te nje vendimi tjeter te formes se prere; b) kur vendimi eshte bazuar ne nje vendim te gjykates civile, i cili eshte revokuar me pas; c) kur pas vendimit kane dale ose jane zbuluar prova te reja, te cilat vetem ose se bashku me ato qe jane vleresuar nje here, tregojnesevendimi eshte i gabuar dhe ç) kur vertetohet se vendimi eshte dhene si pasoje e falsifikimit te akteve te gjykimit, ose te nje fakti tjeter te parashikuar nga ligji si veper penale.

Ekzistenca, qofte edhe vetem e njerit prej ketyre rasteve, sherben si shkak per te kerkuar rishikimin e nje vendimi penal te formes se prere.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, konstatojne se, ne praktiken e deritanishme, pas hyrjes ne fuqi te K.Pr.Penale, rishikimi eshte kerkuar nga palet (kryesisht nga i denuari ose perfaqesuesi i autorizuar prej tij) me pretendimin se, pasi vendimi i dhene ka marre forme te prere, kane dale ose jane zbuluar prova te reja dhe per kete eshte pretenduar se vendimi eshte i gabuar dhe duhet te rishikohet.

Gjate gjykimit te ketyre kerkesave, qofte ne dhomen e keshillimit (kur eshte vendosur mospranimi) ashtu edhe gjate shqyrtimit gjyqesor (kur kerkesat jane pranuar dhe çeshtja eshte rigjykuar) jane konstatuar interpretime te ndryshme ne lidhje me faktin se çdo te kuptohet me “prova te reja”, si dhe se kur do te quhet se ato kane dale ose zbuluar pas dhenies se vendimit. Per rrjedhoje, jane mbajtur qendrime te ndryshme, shpesh edhe kontradiktore, sikurse ka ndodhur edhe midis qendrimeve qe jane mbajtur nga Gjykata e rrethit gjyqesor dhe ajo e Apelit Shkoder, ndaj kerkeses se perfaqesuesve te te denuarit Edmir Gjokicaj, çeshtje qe ka ardhur per zgjidhje dhe unifikim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se vendimi nr. 197, date 21.12.2001, i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i gabuar, pasi eshte marre ne kundershtim me ligjin. Nga ana e kesaj gjykate eshte interpretuar gabim kuptimi i permbajtjes se shkronjes “c”, te nenit 450 te K.Pr.Penale, pasi kerkesa per rishikim qe eshte paraqitur nga perfaqesuesit e te denuarit Edmir, edhe sikur te mos ekzistonin parregullsite qe u permenden ne pjesen e pare te ketij vendimi, nuk i plotesonte kushtet per t’u konsideruar si nje nga rastet qe ligjvenesi ka parashikuar se mund te kerkohet rishikimi i vendimeve penale te formes se prere.

Deklaratat e leshuara nga tre shtetas te ndryshem nuk mund te konsiderohen prova, ashtu sikurse kerkohet, ne forme qartesisht te shprehur, ne shkronjen “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale.

Si shkresat, dokumentet, ashtu edhe objektet e natyres materiale, per t’u paraqitur si shkak per rishikimin e vendimit duhet te plotesojne

296

bashkerisht dy kushte: se pari, te kene dale ose te jene zbuluar pasi vendimi kishte marre forme te prere dhe se dyti, nga pikepamja e formes procedurale, te jene prova, ne kuptimin qe i jep proves ligjvenesi ne dispoziten e nenit 149 te K.Pr.Penale.

Ato, jo vetem qe duhet te permbajne njoftime mbi faktet e rrethanat qe lidhen me vepren penale, per te cilat eshte deklaruar fajtor dhe denuar personi, por edhe te jene marre nga njeri prej burimeve te parashikuara ne ligjin procedural penal, ne perputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe qe sherbejne per te vertetuar moskryerjen prej tij te vepres penale, kerkesa keto qe nuk i plotesojne deklaratat e paraqitura si shkak per rishikim ne rastin konkret.

Fakti qe, pasi jane leshuar, ato u autentifikuan nga ana e nje noteri, ashtu edhe sikurse ato te ishin redaktuar teresisht prej tij (noterit), nuk sjell asnje ndryshim ne ato qe u thane me lart, pasi deklarimet e bera para nje noteri nuk u japin atyre cilesine e proves ne kuptimin e nenit 149 te K.Pr.Penale.

Ne lidhje me ceshtjen tjeter qe shtrohet per unifikim para Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte dhe qe ka te beje me shprehjen e perdorur nga ligjvenesi: “ Kur pas vendimit, kane dale, ose jane zbuluar prova te reja…”, duhen patur parasysh edhe ato prova qe nuk jane shqyrtuar gjate gjykimit dhe qe nuk jane kerkuar nga palet, megjithese diheshin prej tyre, apo vetem ato qe jane zbuluar pas dhenies se vendimit, me kusht qe pala qe e kerkon te mos kish dijeni per ekzistencen e tyre, kolegjet arriten ne perfundimin se prova qe sherben si shkak per rishikim duhet te jete e re, ne kuptimin qe ajo te kete dale ose te jete zbuluar pasi vendimi te kete marre forme te prere.

Ne lidhje me kete ligjvenesi ka perdorur shprehjet: “… kane dale” ose “jane zbuluar”. Kuptimi i ketyre dy shprehjeve, nga pikepamja e qellimit te perdorimit te tyre, ne permbajtjen e shkronjes “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale, eshte i njejte. Ne te dy rastet behet fjale per prova, te cilat, megjithese kane ekzistuar objektivisht ne kohen kur u shqyrtua ceshtja, ato nuk ishin paraqitur nga palet deri ne momentin qe vendimi ka marre forme te prere, pasi ekzistenca e tyre nuk dihej, deri atehere, prej tyre (paleve). Mosdijenia e paleve per ekzistencen e ketyre provave, ne keto raste e ka burimin ose ne mosthellimin e tyre ne procesin e zbulimit ose ne pamundesine dhe pengesat reale qe ato mund te kene hasur gjate ketij procesi.

Veshtiresite dhe pengesat ne keto raste mund t’a kene burimin sa ne mosthellimin dhe mungesat profesionale te personave qe jane te ngarkuar me zbulimin dhe administrimin e provave, te nje vepre penale, aq edhe ne veprimtarine keqberese te personave te interesuar per fshehjen, prishjen dhe manipulimin e tyre.

Dallimi midis shprehjeve “… kane dale…” dhe “… jane zbuluar”, konsiston ne faktin se shprehja e pare perdoret ne rastin kur ekzistenca e provave te reja qe kane lidhje me nje vendim penal te formes se prere te meparshem evidentohet gjate nje procesi hetimor ose gjyqesor tjeter, i cili nuk ka lidhje me ceshtjen per te cilen eshte dhene vendimi qe kerkohet te rishikohet dhe jane fiksuar ne aktet procedurale (proces-verbalet) e dosjes perkatese. Kurse e dyta,

297

kur palet e interesuara, per te verifikuar pretendimet ose dyshimet e tyre ne lidhje me vertetesine dhe drejtesine e vendimit te dhene, kryejne veprimtari verifikuese, pasi ky vendim ka marre formen e prere.

Duke u bazuar ne sa u tha me lart, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se provat qe diheshin prej paleve, qe para se vendimi te merrte formen e prere, nuk mund te konsiderohen prova te reja, ne kuptim te shkronjes “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale, pavaresisht nga arsyeja e mosparaqitjes se tyre ne ate kohe.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte bazuar ne nenin 441/c te

K.Pr.Penale,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.197, date 21.12.2001, te Gjykates se Apelit

Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.256, date 22.10.2001, te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder.

Ky vendim unifikues te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane me 11.10.2002

MENDIMI I PAKICËSKemi mendimin se trajtimi i problemit dhe per pasoje zgjidhja e çeshtjes

me vendimin e shumices nuk eshte i drejte.Vendosja e institutit te “rishikimit” ne K.Pr.Penale, miratuar me ligjin

nr.7905 date 21.3.1995, i cili ne vetvete eshte nje mjet i rendesishem ankimi qe jep mundesine per rivendosjen e nje te drejte qe mund te jete shkelur, krijoi hapesire per palet ne gjykim qe t’a ushtrojne kete te drejte ne perputhje me kriteret e percaktuara. Ky institut parashikohet ne kreun e IV te Kodit Penal ne 13 nene. Neni 449 percakton ne piken 1 se “ne rastet e caktuara me ligj lejohet ne cdo kohe rishikimi i vendimit qe ka marre formen e prere, edhe kur denimi eshte ekzekutuar ose eshte shuar” dhe ne piken 2 “vendimet e pafajesise per krime mund te rishikohen me kerkesen e prokurorit, por me kusht qe te mos kene kaluar 5 vjet nga dhenia e vendimit”.

Nga permbajtja e ketij neni dhe e nenit 451 te K.Pr.Penale del qarte se kerkesa per rishikim mund te behet nga i denuari ose kujdestari i tij (dhe kur ai ka vdekur nga trashegimtari apo nje i aferm i tij) dhe nga prokurori prane gjykates qe ka dhene vendimin.

Pa dashur te trajtojme gjithe problemet qe parashikohen per rishikimin ne K.Pr.Penale, ashtu siç u trajtua ne shqyrtimin e ceshtjes nga Kolegjet e

298

Bashkuara te Gjykates se Larte, problemin baze e perben neni 450 i K.Pr.Penale qe parashikon se kur mund te kerkohet rishikimi. Rastet qe parashikohen ne germen “a”, “b” te atij neni, jane te kuptueshme dhe nuk kane lindur probleme ne praktike (kur faktet e vena ne themel te vendimit nuk pajtohen me ato te nje vendimi tjeter te formes se prere dhe kur vendimi eshte bazuar ne nje vendim te gjykates civile, i cili eshte revokuar me pas). Po e njejta gje duhet thene edhe per rastin e parashikuar ne piken “ç” (kur vertetohet se vendimi eshte dhene si pasoje e falsifikimit te akteve te gjykimit ose te nje fakti tjeter te parashikuar nga ligji si veper penale).

Probleme kane lindur ne vazhdimesi ne praktiken gjyqesore lidhur me zbatimin e rasteve qe parashikohen ne germen “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale ku thuhet:

“Kur pas vendimit kane dale ose jane zbuluar prova te reja, te cilat vetem ose se bashku me ato qe jane vleresuar njehere, tregojne se vendimi eshte i gabuar”.

Nga permbajtja e kesaj germe dalin disa probleme si :a. ç’duhet te kuptohet me termat “kane dale ose jane zbuluar

prova te reja”;b. po termi prova te reja ne kete rast si duhet kuptuar, ne

ç’forme do te merret, kush do ta marre, ne ç’forme do t’i paraqitet gjykates?

Duke qene nje mjet i vecante ankimi (por shume i rendesishem ne disa raste per menjanimin e shkeljeve qe kane sjelle si pasoje marrjen e nje vendimi penal gjyqesor jo te bazuar) dhe nga permbajtja qe ka neni 450, del qarte se rastet e ushtrimit te kesaj te drejte jane te kufizuara. Kryesisht, ne praktiken e gjykatave, vihet re se kerkesa per rishikim te vendimeve jane bere vetem ne mbeshtetje te germes “c” dhe per kete qellim nga te pandehurit apo mbrojtesit e tyre jane marre deklarata me shkrim nga persona qe kane paraqitur rrethana te reja te ndryshme nga ato qe jane marre ne gjykimin e ceshtjes e qe vene ne dyshim permbajtjen e atij vendimi gje qe, nese e cmon e pranon gjykata, mund te sherbeje si baze per rishikimin apo dhe prishjen e nje vendimi gjyqesor te dhene me pare.

Per te ruajtur autenticitetin dhe saktesuar identifikimin e personave qe tregojne rrethana te reja, keto deklarime jane bere para noterit (gje qe tregon edhe faktin se i pandehuri apo mbrojtesi i tij ne kete menyre kerkojne te rritin pergjegjesine e personit qe ka bere deklarime e qe ato me pas, ne gjykim, te mos shtremberohen), dhe i jane paraqitur gjykates si prova te reja. Gjykatat jane shprehur per pranimin apo jo te kerkeses per rishikim mbi keto deklarata.

Me te drejte Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke ndjekur praktiken gjyqesore, e ka derguar kete ceshtje per shqyrtim dhe unifikim te praktikes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte. Kjo per faktin qe u shtrua ne forme pyetjeje edhe me lart se ç’duhet kuptuar “me prova te reja e si do te merren keto”, sepse ne kuptimin e mirefillte te fjales vete deklaratat, qofshin apo jo te bera para noterit, nuk mund te trajtohen si prova.

299

Rendesia e ketij vendimi unifikues ka vlerat e tij pavaresisht nga fakti se me ndryshimet e bera ne K.Pr.Penale me ligjin nr.8813, date 13.6.2002, kompetente per gjykimin e kerkesave per rishikim eshte Gjykata e Larte. Kjo jo vetem per faktin e dhenies se vendimeve te drejta por edhe per te menjanuar rastet e berjes se kerkesave pa plotesuar kriteret per pranimin e tyre.

Ne kete aspekt jemi me te njejtin mendim te shumices per nevojen e unifikimit te praktikes. Po keshtu jemi me te njejtin mendim lidhur me te drejten e prokurorit per te bere ankim kunder vendimit te marre nga gjykata me te cilin eshte pranuar kerkesa per rishikim (siç eshte ne rastin ne shqyrtim qe prokurori me rekurs kerkon prishjen e vendimit nr. 197 date 21.12.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder me te cilin eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, pranimi i kerkeses se Edmir Gjokicajt per rishikim dhe kthimin e akteve gjykates se shkalles se pare per shqyrtimin e çeshtjes).

Sikurse permendem, eshte e nevojshme te dale qarte se çduhet kuptuar me shprehjen qe percakton germa “c” e nenit 450 te K.Pr.Penale “kane dale ose jane zbuluar prova te reja”. Kuptohet qarte se pari se pala qe kerkon rishikimin (i pandehuri apo prokurori) eshte e domosdoshme qe te paraqese prova te reja pra qe te mos jene administruar e te mos i jene nenshtruar shqyrtimit me pare nga gjykata dhe qe te jene zbuluar mbas dhenies se nje vendimi penal qe ka marre forme te prere. Ne kete aspekt duhet pranuar se nuk mund te perbeje prove te re per te rishikuar vendimin nje prove qe eshte kerkuar gjate gjykimit te ceshtjes por qe per arsye te ndryshme nuk eshte marre nga gjykata dhe qe paraqet vlera provuese.

Nocionet “kane dale” ose “jane zbuluar prova te reja” behen te qarta e te kuptueshme edhe nga vete termat qe perdoren, por problemi kryesor qe shtrohet per diskutim e zgjidhje eshte se ç’duhet kuptuar me termin “prova te reja” e si do te merren ato.

Shumica ka mendimin se shkresat, dokumentet apo objektet e natyres materiale mund te paraqiten per rishikimin e vendimit vetem ne rast se ato marrin cilesine e proves sipas percaktimeve te bera ne K.Pr.Penale. Ne nenin 149 te K.Pr.Penale thuhet: “prova jane njoftimet mbi faktet e rrethanat qe lidhen me vepren penale, qe merren prej burimeve te parashikuara ne ligjin procedural penal, ne perputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe qe sherbejne per te vertetuar kryerjen ose jo te vepres penale, pasojat e ardhura prej saj, fajesine ose pafajesine e te pandehurit dhe shkallen e pergjegjesise se tij”, ndersa ne nenin 151 thuhet se “gjate hetimeve paraprake provat merren nga organi qe procedon” e “ne gjykim provat merren me kerkesen e paleve”.

Duke mos e pare te nevojshme te trajtojme llojet e provave qe parashikohen ne Kreun e II te K.Pr.Penale, kemi mendimin se nese do te zbatohet mendimi i shumices per menyren e marrjes se proves, çdo i pandehur apo mbrojtes do te vihej ne pamundesi te plote per te ushtruar te drejten e rishikimit. Nese do te pranohej qe prove eshte ajo qe merret nga organi qe procedon apo nga gjykata, atehere shtrohet pyetja: si do te merren prej tyre ato fakte qe i pandehuri pretendon t’i paraqese si prova te reja? A kane ndonje detyrim ligjor organi i procedimit dhe gjykata te marrin me cilesine e proves ato

300

qe paraqet i pandehuri me qellim per te rishikuar nje vendim te formes se prere? Keto organe, jo vetem qe s’kane asnje detyrim, por edhe provat merren prej tyre “gjate hetimeve paraprake” dhe “ne gjykim”. Duke ju referuar ketyre percaktimeve ligjore nuk do te ndodheshim para minimizimit te rasteve te rishikimit te vendimeve penale te formes se prere, por para moszbatimit teresor te germes “c” te nenit 450 te K.Pr.Penale.

Theksuam se ne praktike jane pranuar per t’u diskutuar si prova ne gjykim deklaratat e leshuara nga persona te ndryshem (noteriale apo te thjeshta) te cilat i jane nenshtruar vleresimit te gjykates nese jane te mjaftueshme apo jo per t’u pranuar te merren si prova. Edhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne ato pak raste qe ka shqyrtuar mbi rekurset e ushtruara, eshte bazuar ne po ato deklarata.

Nese do t’u qendronim strikt termave qe jep neni 450/c i K.Pr.Penale eshte e nevojshme qe te jepen edhe rruget se si do te gjeje zbatim ai nen e nese shihet se nuk hapet horizont edhe me vendimin e shumices, nese duhet qe ai te zbatohet, te studiohet mundesia e permiresimit apo ndryshimit te ligjit, gje qe do te ishte me e drejte dhe aspak e kontestuar.

Ne rastin ne shqyrtim, Gjykata e Apelit Shkoder, ne marrjen e vendimit per pranimin e kerkeses per rishikim te Edmir Gjokicajt, ka marre per baze deklaratat noteriale te paraqitura prej tij, gje qe bazohet ne eksperiencen dhe praktiken shumevjecare te gjykatave te rrethit, te apelit e te Gjykates se Larte. Per rrjedhoje, vendimi duhet te trajtohet per kohen qe eshte marre e nje vendim gjykate, qofte ky edhe unifikues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, nuk mund te shtrije e te kete efekte prapavepruese, por unifikon praktiken qe duhet te zbatohet ne te ardhmen. Per pasoje mendojme se nuk eshte i drejte edhe vendimi i marre per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder.

Valentina Kondili Ylvi Myrtja Kristaq Ngjela

Agron Lamaj Nikoleta Kita Vladimir Metani

Zamir Poda Vladimir Bineri

301

Nr. 8 i Regj. Themeltar.Nr. 7 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Perikli Zaharia Anetar Kristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarNatasha Sheshi AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarArtan Hoxha AnetarMetush Saraçi AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen penale nr.8, qe i perket:

TË DËNUARIT: BLERIM LLUKANI

OBJEKTI I KËRKESËS:Mosekzekutim i vendimit penal te formes se prere,

duke u perjashtuar nga vuajtja e metejshme e denimit,per shkak te parashkrimit dhe shuarjes se tij.

Baza Ligjore :Nenet 68/c te K.Penalsi dhe 480 e vijues te K.Pr.Penale.

Gjykata e rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.114, date 30.10.2001 ka vendosur:

302

“Rrezimin e kerkeses se paraqitur nga i denuari Blerim Llukani me objekt mosekzekutimin e vendimit te denimit penal nr.141, date 24.7.1996 te Gjykates se rrethit Elbasan, per perjashtimin nga vuajtja e metejshme e denimit per shkak te parashkrimit dhe shuarjes se denimit, si te pabazuar ne ligj”.

Gjykata e Apelit Durres, mbi ankimin e te denuarit, me vendimin nr.280, date 20.12.2001, ka vendosur:

“Lenien ne fuqi te vendimit nr.114, date 30.10.2001 te Gjykates se Rrethit Elbasan”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka paraqitur rekurs ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale i denuari Blerim Llukani, i cili kerkon prishjen e tyre dhe pranimin e kerkeses, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nga gjykatat eshte zbatuar gabim ligja, kur:- Konform nenit 68 te K.Penal eshte parashkruar ekzekutimi i denimit, pasi

nga dita qe vendimi ka marre forme te prere ka kaluar mbi 5 vjet.- Ne kreun VIII te K.Penal, ku eshte dhe neni 68, por qe harmonizohet dhe

me nenin 480 te K.Pr.Penale, gjithçka kufizohet taksativisht me afatet e shuarjes dhe parashkrimit te denimit, afate te cilat fillojne nga dita qe vendimi ka marre forme te prere.

- Ne K.Pr.Penale per keto afate nuk ka dhe nuk parashikohen pezullime apo nderprerje etj. per mosekzekutimin e denimit dhe per pasoje neni 68 i K.Penal ka karakter detyrues per t’u zbatuar dhe nuk kushtezon kete ekzekutim vendimi, qe nuk eshte kryer per faj ose pakujdesi te organeve kompetente qe merren me kete ceshtje.

- Ligja mund te kete vakume ligjore, por ligji nr.8202, date 27.3.1997 dhe ligji nr.8268, date 22.12.1997 “Per amnistine” nuk ndryshuan nenin 68 te K.Penal, per te pezulluar apo nderprere ekzekutimin e vuajtjes se denimit per shkak te hapjes se burgjeve, i cili nuk u be per faj te te denuarve.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relacionin e anetareve Ylvi Myrtja e Vladimir Bineri, pasi degjuan prokurorin e Prokurorise se Pergjithshme Artur Selmani,

qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkeses se te denuarit,

pasi degjuan avokatin e te denuarit z. Hysen Kovaci, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkeses,

303

V Ë R E J N ËMe vendim nr.141, date 24.7.1996 te Gjykates se rrethit Elbasan eshte

vendosur: “Deklarimi fajtor i te pandehurit Blerim Llukani per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 139 e 25 dhe 50/gj te K.Penal e 406 te K.Pr.Penale eshte denuar me 6 vjet burgim, duke i filluar vuajtja e denimit nga data e arrestimit 17.12.1995”. Ky vendim, ne baze te vendimit nr.707 date 11.9.1996 te Gjykates se Apelit Tirane, eshte lene ne fuqi, duke u ndryshuar vetem masa e denimit te te gjykuarit nga 6 vjet ne 4 vjet burgim.Vendimi i gjykates se apelit eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 333 date 4.12.1997 te Kolegjit Penal te Gjykates se Kasacionit.

Organi i Prokurorise Elbasan, ne baze te nenit 464/3 te K.Pr.Penale, me date 8.10.1996 ka nxjerre urdherin per ekzekutimin e vendimit penal nr.141. Vuajtja e denimit per te denuarin, ashtu sic eshte shprehur dhe gjykata ne vendimin e saj, por dhe ne urdherin e ekzekutimit te prokurorit, ka filluar me date 17.12.1995. I denuari ka filluar vuajtjen e denimit ne Institucionin e Riedukimit 325 Tirane deri me date 13.3.1997, dite kur vuajtja e metejshme e denimit eshte nderprere nga trazirat ne vend. Pas kesaj date i denuari nuk eshte kthyer vullnetarisht per vazhdimin e metejshem te vuajtjes se denimit penal dhe as eshte bere e mundur rivenia ne ekzekutim e denimit, duke ngelur pa vuajtur ende 2 vjet, 4 muaj e 22 dite burgim.

I denuari ne kerkesen e tij drejtuar gjykates kerkon mosekzekutimin e metejshem te vuajtjes se denimit ne baze te nenit 68 te K.Penal, me pretendimin se ai eshte parashkruar sepse kane kaluar 5 vjet nga dita qe vendimi ka marre forme te prere, pra nga data 11.9.1996.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan ka rrezuar kerkesen e tij dhe vendimi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres, me arsyetimin se instituti i shuarjes se denimit dhe mosekzekutimit te vendimeve penale per shkak te parashkrimit, ben fjale per vendime penale, te cilat nuk jane vene ne ekzekutim dhe jo per vendime penale qe kane filluar te ekzekutohen.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.279, date 18.04.2002 ka vendosur kalimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikimin e praktikes gjyqesore.

Problemet ligjore, te cilat duhet te gjejne nje trajtim juridik, ne kete ceshtje jane :

Kur eshte i zbatueshem instituti i parashkrimit te ekzekutimit te denimit :

a) vetem ne rast se vendimi penal nuk eshte vene asnjehere ne ekzekutim;

b) apo edhe ne rastet kur vendimi eshte vene ne ekzekutim dhe nuk eshte permbushur plotesisht;

c) a do te pranohet koncepti i nderprerjes dhe i pezullimit te parashkrimit te ekzekutimit te denimit?

Kolegjet e Bashkuara çmojnesevendimet e te dy gjykatave nuk jane te drejta, pasi ato nuk trajtojne si duhet kuptimin e institutit te parashkrimit te denimit parashikuar nga neni 68 i Kodit Penal.

304

Ne kete perfundim Kolegjet e Bashkuara, edhe pse deri tani nuk ka patur jurisprudence ne lidhje me kete ceshtje, arriten duke u nisur nga interpretimi i gjithanshem qe u “kane” bere dispozitave te Kodit Penal ne lidhje me parashkrimin.

Ne kreun e VIIIte te Kodit Penal ligjvenesi ka parashikuar nje institut me vete ne lidhje me shuarjen e ndjekjes penale, te denimeve dhe mosekzekutimin e tyre.

Brenda kuadrit te ketij instituti jane perfshire dispozita te vecanta ne lidhje me parashkrimin e ndjekjes penale (neni 66 i K.Penal); ne lidhje me parashkrimin e ekzekutimit te denimit (neni 68 i Kodit Penal) dhe shuarjen e denimit ose, sikurse e ka emertuar vete ligjvenesi, rehabilitimin (neni 69 i Kodit Penal).

Keto dispozita permbajne rregullimin ligjor te ketij instituti ne tre aspekte te vecanta te tij.

Keshtu, dispozita e nenit 66 te Kodit Penal ben fjale per parashkrimin e ndjekjes penale me te cilin duhet kuptuar ndalimi qe ekziston me ligj per te bere ndjekje penale ne qofte se, nga koha kur eshte kryer vepra penale deri ne momentin e marrjes si te pandehur te autorit te saj, kane kaluar afatet e parashikuara ne kete dispozite.

Ne dispoziten e nenit 68 te Kodit Penal ligjvenesi ka parashikuar afatet, me kalimin e te cileve, vendimi i denimit, dhene ndaj nje personi per vepra penale te kryera prej tij, nuk mund te ekzekutohet me.

Kurse ne dispoziten e nenit 69 te Kodit Penal jane parashikuar afatet, me kalimin e te cileve, personi i denuar per vepra penale te kryera prej tij do te quhet i padenuar ose, sic e ka vete ligji i rehabilituar.

Nga sa u parashtrua shkurtimisht me lart, arrihet ne perfundimin se, ne rastin e pare (neni 66 i Kodit Penal) ndodhemi para rastit te parashkrimit te se drejtes se organeve kompetente te ndjekjes penale; ne rastin e dyte (neni 68 i Kodit Penal) ndodhemi para parashkrimit te se drejtes se organeve kompetente shteterore, te ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve te denimit per te ekzekutuar keto vendime. Kurse, ne rastin e trete (neni 69 i Kodit Penal) ndodhemi para shuarjes se denimit te dhene ndaj nje personi per vepra penale te kryera prej tij, d.m.th. para rehabilitimit te ketij personi qe sjell si pasoje ndryshimin e gjendjes gjyqesore te tij, nga i denuar ne i padenuar.

Çeshtja objekt gjykimi ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ka te beje me aspektin e dyte te institutit te parashkrimit, d.m.th. me parashkrimin e ekzekutimit te denimit, parashikuar nga neni 68 i Kodit Penal.

Nga permbajtja e kesaj dispozite del se vendimi i denimit nuk ekzekutohet kur nga dita qe ka marre forme te prere kane kaluar: njezet vjet per vendimin qe permban denim pesembedhjete gjer ne njezetepese vjet; dhjete vjet per vendimin qe permban denim pese gjer ne pesembedhjete vjet dhe pese vjet per vendime qe permbajne denim me burgim gjer ne pese vjet ose denime te tjera me te lehta.

Duket qarte se, ligjvenesi, nepermjet kesaj dispozite, ka vene perpara

305

organeve kompetente shteterore, te ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve te denimit, nje kufizim kohor, brenda te cilit keto organe kane te drejte qe te vene ne ekzekutim nje vendim penal te formes se prere. Ky kufizim kohor, perben ne te njejten kohe edhe nje ndalim te shprehur per keto organe, i cili nuk u lejon atyre qe te ekzekutojne vendime penale tej afateve te percaktuara, sipas rastit, ne shkronjat “a”, “b” dhe “c” te dispozites se nenit 68 te Kodit Penal.

Qellimi i ligjvenesit ne vendosjen e ketij kufizimi kohor dhe ndalimi ka qenesepari, realizimi ne praktike i efektit te pergjithshem dhe te vecante parandalues te denimit ne cdo rast konkret dhe se dyti, disiplinimi i procesit te ekzekutimit te vendimeve te denimit ne pergjithesi dhe ne menyre te vecante ne rastet kur personi i denuar, per njeren apo tjetren arsye, i shmanget apo i fshihet ketij procesi.

Te drejten dhe njekohesisht detyren qe kane organet kompetente shteterore, te ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve te denimit, ligjvenesi e ka kushtezuar se pari, me momentin kur vendimi i denimit ka marre formen e prere dhe se dyti, ne vartesi te masave dhe llojeve te denimit te dhene, me afatet (njezet, dhjete dhe pese vjet), qe parashikohen ne dispoziten e permendur te Kodit Penal.

Nga sa u parashtruan ne paragrafin e mesiperm, arrihet ne perfundimin se, organet kompetente shteterore te ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve te denimit, kane te drejte dhe njekohesisht detyre qe menjehere sapo vendimi i denimit te kete marre forme te prere, ta vene ne ekzekutim ate.

Kete te drejte ato vazhdojne ta kene derisa pa u plotesuar akoma afatet, njezet, dhjete dhe pese vjet te parashikuara respektivisht nga shkronjat “a”, “b” dhe “c” te nenit 68 te Kodit Penal.

Nga kjo del se vendimi i denimit nuk mund te ekzekutohet as para se ai te kete marre forme te prere, as pasi te jene plotesuar afatet njezete, dhjete dhe pese vjet qe u permenden dhe kjo perben ndalimin qe u permend me lart.

I denuari Blerim Llukani eshte denuar me vendimin nr. 141 date 24.07.1996 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan. Vendimi i dhene nga Gjykata e Elbasanit ka marre forme te prere me date 11.09.1996 ,diten kur ka shpallur vendimin e saj gjykata e apelit. Denimi i dhene per te denuarin Blerim Llukani ka qene me i ulet se 5 vjet burgim.

Me kalimin e pese vjeteve e konkretisht me 12.09.2001 i denuari Blerim Llukani ka hartuar dhe depozituar ne Gjykaten e rrethit Elbasan kerkesen objekt gjykimi, me pretendimin se vendimi i denimit te dhene kunder tij nuk mund te ekzekutohej me per faktin se kishin kaluar pese vjet nga dita qe vendimi kishte marre forme te prere. Nepermjet kerkeses objekt gjykimi i denuari ka kerkuar nga gjykata deklarimin si te parashkruar te denimit te dhene kunder tij. Kerkimet, i denuari, perveç nenit 68 te Kodit Penal te analizuar me siper, i bazon edhe ne nenet 470, 471 e 480 te Kodit te Procedures Penale.

Dispozitat procedurale te sipercituara sanksionojne gjykaten kompetente ne fazen e ekzekutimit (neni 470 i K.Pr.Penale), menyren e

306

procedimit (neni 471 i K.Pr.Penale) dhe kompetencat e gjykates (neni 480 i K.Pr.Penale). Sipas nenit 480 te K.Pr.Penale: “Ne fazen e ekzekutimit, gjykata eshte kompetente te vendose per shuarjen e vepres penale pas denimit, per shuarjen e denimit, per denimet plotesuese, per konfiskimin dhe kthimin e sendeve te sekuestruara, si dhe per çdo rast te parashikuar me ligj”.

Ne kundershtim me sa u analizua me siper, gjykatat e kane rrezuar padrejtesisht kerkesen e te denuarit Blerim Llukani, megjithese kishin kaluar pese vjet nga dita qe vendimi kishte marre forme te prere. Me kalimin e pese vjeteve vendimi i denimit nuk mund te ekzekutohet (neni 68/c i Kodit Penal). Si gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit ishin te detyruara te deklaronin se denimi i dhene kunder te denuarit Blerim Llukani nuk mund te ekzekutohej me per faktin se ai ishte parashkruar.

Nga leximi i vete tekstit te dispozites se nenit 68 te Kodit Penal, shihet fare qarte qe ligjvenesi jo vetem qe nuk ka parashikuar, por as ka lene te nenkuptohet se ekzistojne shkaqe apo faktore qe mund te sjellin si pasoje zgjatjen e afateve te parashkrimit qe jane parashikuar prej tij ne lidhje me ekzekutimin e vendimit te denimit.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durres e kane rrezuar kerkesen e te denuarit Blerim Llukani me arsyetimin se: “me date 13.03.1997 eshte nderprere vuajtja e denimit”. Ky konkluzion i gjykatave nuk gjen mbeshtetje ne asnje dispozite ligjore te se drejtes penale. Ne Kodin Penal dhe ne Kodin e Procedures Penale nuk parashikohet nderprerja e ekzekutimit te vendimeve. Megjithese ne legjislacionin penal shqiptar nuk parashikohet nderprerja e ekzekutimit te vendimit, gjykatat i referohen parimeve te pergjithshme te se drejtes e sidomos te drejtes civile qe e parashikon nderprerjen si nje institut ligjor. Nje qendrim i tille vjen ne kundershtim me parimet e Kodit Penal shqiptar. Ne te drejten penale shqiptare eshte sanksionuar: “Kodi Penal bazohet ne parimet kushtetuese te shtetit te se drejtes, te barazise perpara ligjit, te drejtesise ne caktimin e fajesise dhe te denimit, si dhe te humanizmit. Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.

Siç shihet, menyra e arsyetimit qe mbeshtetet ne disa parime te pergjithshme per te nxjerre perfundime te njejta, eshte kategorikisht e ndaluar per te drejten penale. Per kete arsye ligjvenesi ka sanksionuar ne Kodin Penal parimin e moszbatimit te ligjit penal me analogji (neni 1/c i Kodit Penal).

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se edhe duke u nisur nga interpretimi logjik i shprehjes se perdorur nga ligjvenesi ne dispoziten e ketij neni ku thuhet: “Vendimi i denimit nuk ekzekutohet kur nga dita qe ka marre forme te prere kane kaluar…”, nuk mund te kete zgjatje te afateve te parashkrimit te ekzekutimit te denimit per asnje lloj shkaku. Kjo vlen si per rastet kur vendimi i denimit nuk eshte vene fare ne ekzekutim, ashtu edhe per rastet kur ky vendim eshte vene ne ekzekutim dhe, pasi i denuari ka filluar te vuaje denimin, vuajtja e metejshme e tij nderpritet per cfaredo lloj shkaku, sikurse mund te jete edhe largimi i te denuarit nga vuajtja

307

e denimit, sic ka ndodhur me te denuarin Blerim Llukani.Fakti qe vendimi i denimit qe i perket ketij te denuari ishte vene ne

ekzekutim dhe ai, deri me 13.03.1997 kur u largua nga vendi i vuajtjes se denimit kishte vuajtur rreth 21 muaj nga denimi i dhene, nuk mund te sherbeje si rrethane per t’i bere dispozites se nenit 68 te Kodit Penal nje interpretim te ndryshem nga ai qe iu be nga Kolegjet e Bashkuara, ne pjeset e meparshme te ketij vendimi.

Vetem fakti qe i denuari Blerim ka vuajtur nje pjese te denimit nuk mund t’a vendose ate ne pozita me te disfavorshme ne raport me cdo te denuar tjeter, vendimi penal ndaj te cilit nuk eshte vene ende ne ekzekutim. Ishte detyra e organeve kompetente shteterore, te ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve penale, qe te merrnin masat e duhura per te gjetur dhe kapur kete te denuar dhe per t’a detyruar ate qe te vazhdonte vuajtjen e metejshme te denimit. Per kete kategori te denuarish duhet te aplikohet i njejti rregull. Nisur nga parimi i barazise para ligjit (neni 18 i Kushtetutes), instituti i parashkrimit te ekzekutimit te denimit duhet te zbatohet njelloj per te gjithe te denuarit, si per ata ekzekutimi ndaj te cileve nuk ka filluar, si dhe per ata ekzekutimi ndaj te cileve nuk eshte permbushur plotesisht. Eshte e padrejte qe te perfitoje nje person qe nuk ka vuajtur as nje dite burg dhe te mos perfitoje nje person qe ka vuajtur nje pjese te denimit. Ne favor te ketij konkluzioni shkon dhe fakti se qellimi i institutit te parashkrimit te ekzekutimit te denimit eshte i njejte per te gjithe shtetasit te cilet jane denuar penalisht me burgim.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 442 te Kodit

te Procedures Penale,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.114, date 30.10.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor

Elbasan dhe vendimit nr.280, date 20.12.2001 te Gjykates se Apelit Durres, pranimin e kerkeses se te denuarit Blerim Llukani duke deklaruar denimin e tij te shuar.

Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 11.10.2002

308

MENDIMI I PAKICËSKodi Penal i Republikes se Shqiperise, ne kreun e tete te tij, nen titullin

e perbashket “Shuarja e ndjekjes penale, e denimeve dhe mosekzekutimi i tyre”, parashikon dhe rregullon edhe parashkrimin e ekzekutimit te denimit penal.

Parashkrimi i ekzekutimit te denimit penal, si cdo rast tjeter parashkrimi, permban dy elemente: 1. mosveprimin e shtetit per te realizuar nje te drejte e permbushur nje detyrim (ekzekutimin e vendimit te denimit penal); 2. afatin kohor pas kalimit te te cilit organi i ekzekutimit nuk mund te kryeje me veprime ekzekutimi.

Pas kalimit te afatit te parashkrimit nuk shuhet automatikisht vete denimi, sepse personi perkates vazhdon te quhet i denuar (nuk quhet i rehabilituar). Afati i rehabilitimit, sipas nenit 69 te Kodit Penal fillon te ece kur i denuari e ka perfunduar vuajtjen e denimit. Me momentin e perfundimit te vuajtjes se denimit barazohet per kete efekt edhe momenti kur denimi nuk mund te vazhdoje te vuhet me per cfaredo lloj shkaku te perligjur.

Shumica ka arritur ne perfundimin se, ne rastin ne shqyrtim, afati 5 vjecar i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit te denimit ka filluar kur vendimi ka marre forme te prere (date 11.09.1996) dhe se ne kohen kur eshte gjykuar kerkesa ne gjykaten e shkalles se pare, e per me teper ne gjykaten e Apelit, ky afat ka qene i plotesuar.

Shumica ka arritur ne kete perfundim duke arsyetuar se “ne Kodin Penal dhe ne Kodin e Procedures Penale nuk parashikohet nderprerja e parashkrimit te ekzekutimit te vendimeve” dhe se “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”.

Pakica per kete problem ka mendim te kundert. Per kete nuk nisemi vetem nga fakti qe doktrina juridike ka pranuar se instituti i parashkrimit eshte institut shumedegesh dhe per kete arsye parimet dhe konceptet themelore qe lidhen me te, te perpunuara gjeresisht nga e drejta civile, jane te zbatueshme, per aq sa kane sens, edhe nga dege te tjera te se drejtes, sic eshte edhe e drejta penale. Nje koncept i tille baze eshte edhe koncepti i nderprerjes se parashkrimit.

Vendimi i denimit penal duhet te ekzekutohet pasi merr forme te prere. Kur quhet se nje vendim merr forme te prere eshte e tepert te analizohet me kete rast. Duke u nisur nga formulimi i nenit 68 te Kodit Penal se, “Vendimi i denimit nuk ekzekutohet kur nga dita qe ka marre forme te prere kane kaluar …” , arrihet ne perfundimin se afati i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit fillon te ece (te llogaritet) nga momenti qe vendimi ka marre forme te prere. Me kete rast shtrohet pyetja se cfare behet me afatin e parashkrimit ne momentin kur vendimi vihet ne ekzekutim, d.m.th. kur i denuari fillon te vuaje denimin e dhene ndaj tij. Pergjigja e kesaj pyetjeje eshte e thjeshte, evidente dhe e natyrshme: Afati i parashkrimit nderpritet. Edhe pse ne Kodin Penal nderprerja e parashkrimit te ekzekutimit te denimit nuk eshte parashikuar si koncept juridik, perseri nuk mund te mohohet qe nderprerja e parashkrimit ekziston si gjendje faktike. Ky fakt nuk mund te mos merret parasysh, ndryshe do te

309

krijohej nje non sens. Ne qofte se per nje arsye apo nje tjeter, per shkaqe objektive apo subjektive, do te nderpritet procesi i vuajtjes se denimit penal, gje qe do te thote nderprerje e ekzekutimit te vendimit te denimit, atehere natyrshem do te filloje te llogaritet afati i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit penal dhe po natyrshem ky afat do te rifilloje te llogaritet nga momenti i nderprerjes se ekzekutimit.

Ne arsyetimin e saj shumica operon edhe me termat “pezullim” dhe “zgjatje” e afatit te parashkrimit te cilat, si terma juridike te perdorura ne dege te tjera te se drejtes (jo ne te drejten penale), marrin kuptime te vecanta e te ndryshme nga termi “nderprerje e parashkrimit”. Pezullimi dhe zgjatja e afatit te parashkrimit nuk kane sens te pranohen si te barazvlefshme me konceptin e nderprerjes se parashkrimit dhe as si gjendje fakti te lidhura me konceptin juridik te parashkrimit te ekzekutimit te vendimit te denimit penal. Per rrjedhoje, perdorimi i tyre ne kete ceshtje, ne cfaredo lloj konteksti nuk mund te jete i pranueshem.

Shumica ka plotesisht te drejte kur citon se “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”, por, persa i perket problemit te pranimit ose jo te konceptit te nderprerjes se parashkrimit, perdorimi i ketij pohimi nuk ka vend, thjesht sepse nuk ka lidhje me te. Ndalimi i zbatimit te ligjit penal me analogji rezulton jo vetem i parashikuar ne menyre te shprehur ne nenin 1/c te Kodit Penal, por del edhe nga interpretimi ne teresi i permbajtjes se neneve 1, 2, 3 etj. te Kodit Penal dhe vepron brenda kuadrit te ketyre dispozitave themelore, qe percaktojne kuptimin e vepres penale e te denimit; padenueshmerine e personit per nje veper qe me pare nuk eshte e parashikuar shprehimisht ne ligj si e tille, ose me nje lloj apo mase denimi te paparashikuar shprehimisht ne dispoziten perkatese; kuptimin e veprimit te ligjit penal ne kohe, hapesire e ndaj personave; ndalimin e fuqise prapavepruese te ligjit penal; etj.

Pakica nuk eshte dakord edhe me perfundimin e nxjerre nga shumica, sipas te cilit, po te pranohet nderprerja e parashkrimit te ekzekutimit te vendimit, do te krijohej nje pabarazi perpara ligjit midis personave qe vuajne rregullisht denimin pa nderprerje, nga njera ane dhe atyre qe e kane nderprere vazhdimin e metejshem te vuajtjes se denimit per cfaredo lloj shkaku, nga ana tjeter.

Rregulli eshte i njejte per te gjithe: kushdo qe eshte denuar me nje vendim penal te formes se prere duhet t`i nenshtrohet plotesisht vuajtjes se ketij denimi, sipas llojit dhe mases se denimit te dhene. Mosekzekutimi i vendimit apo nderprerja e ekzekutimit jane raste perjashtimore te imponuara nga shkaqe apo rrethana jo normale ne funksionimin e shtetit apo te strukturave te caktuara te tij. Sidoqofte keto struktura te shtetit kane te drejte dhe jane te detyruara te marrin te gjitha masat e duhura per te mundesuar venien ne ekzekutim apo rivenien ne ekzekutim te nje vendimi denimi brenda afatit perkates te parashkrimit. Koha e venies apo e rivenies ne ekzekutim te nje vendimi pas nderprerjes se ekzekutimit, nuk ndikon ne, e as kushtezohet nga sasia e denimit te vuajtur apo te mbetur ende pa u vuajtur. I vetmi ndryshim eshte qe dikush do t’a vuaje me shpejt e dikush me vone denimin

310

perkates qe i ka dhene gjykata. Denimi do te filloje te vuhet apo pjesa e mbetur e tij do te rifilloje te vuhet, gjersa ekzekutimi nuk eshte parashkruar apo nuk eshte vertetuar ndonje shkak tjeter i perligjur qe do t’a pengonte nje gje te tille.

Edhe pse shkaqe e rrethana te caktuara, jashte vullnetit te ligjvenesit, ne keto raste krijojne gjendje fakti te pabarabarta, persa i perket vuajtjes se denimit nga grupe te caktuara te denuarish, keto pabarazi nuk perbejne ndonje diskriminim negativ ne kuptim te nenit 18 te Kushtetutes. Ne keto raste per diskriminimin ekziston nje perligje objektive. Vete instituti i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit penal perben ne vetvete nje perjashtim nga rregulli i pergjithshem per ekzekutimin e vendimeve. Eshte e padiskutueshme qe cdo perjashtim nga rregullat e pergjithshme perben ne thelb nje trajtim te pabarabarte per kategori te caktuara personash. P.sh. nder dy te denuar te gjykuar ne mungese, per shkak se i jane fshehur gjykimit, njeri dorezohet vullnetarisht dhe i nenshtrohet ekzekutimit te denimit, ndersa tjetri vazhdon te fshihet per nje kohe te gjate gjersa te plotesohet afati i parashkrimit. Por ne qofte se kapet edhe kur ka mbetur vetem nje dite para se te jete plotesuar afati i parashkrimit ai do t`i nenshtrohet vuajtjes se plote te denimit qe i eshte dhene. Mund te jepen shembuj te ndryshem te cilet tregojne per nje trajtim te pabarabarte, megjithate nuk mund te pranojme se eshte shkelur parimi kushtetues i barazise para ligjit. Per me teper diskriminimi qendron ne mohimin e nje te drejte per nje person apo grupim te caktuar ne raport me te tjeret dhe jo ne permbushjen e nje detyrimi ligjor, sic eshte ne rastin konkret detyrimi per ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor.

Sidoqofte pabarazia e krijuar si rezultat i zbatimit te institutit te parashkrimit dhe i situatave te ndryshme qe mund te krijohen ne kete proces zbatimi, ekziston si nje perligje e arsyeshme dhe objektive (neni 18/3 i Kushtetutes).

Bazuar ne arsyetimin e mesiperm, pakica konkludon qe si vendimi i shkalles se pare, ashtu edhe vendimi i gjykates se apelit, ne kohen qe jane dhene, e kane zgjidhur drejt ceshtjen, prandaj duhej te ishin lene ne fuqi.

Duke qeneseafati i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit ka rifilluar te ece me date 13.03.1997, kur i denuari Blerim Llukani eshte larguar nga burgu (eshte nderprere vuajtja e denimit), ky afat eshte plotesuar me daten 13.03.2002.

Zgjidhja e ceshtjes ne kete menyre do te sherbente si motiv nxites per te denuarit qe jane larguar nga burgjet gjate trazirave te marsit 1997 per t`u kthyer vullnetarisht ne vendet e vuajtjes se denimit.

Persa i perket te denuarit Blerim Llukani, Kolegjet e Bashkuara duhej te ishin shprehur duke percaktuar si date te parashkrimit te ekzekutimit te denimit daten 13.03.2002, gje qe duhej ta bente vete Kolegji Penal me date 18.04.2002 kur ka gjykuar ceshtjen.

Perikli Zaharia Thimjo Kondi

Zamir Poda Nikoleta Kita311