70
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 10.06.2020, ora 10:30 Drejton mbledhjen: Ulsi Manjakryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Seancë dëgjimore për raportimin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2019. Marrin pjesë: Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Edmond Leka, Alket Hyseni, Andi Permeti, Aurora Mara, Ediola Braha, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo. Mungojnë: Damian Gjiknuri, Spartak Braho, Jurgis Çyrbja, Alban Zeneli, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi dhe Tom Doshi Të ftuar: Naureda Llagami Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kryetare e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit Maksim Qoku Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 10.06.2020, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja– kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Seancë dëgjimore për raportimin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

për vitin 2019.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Adnor Shameti,

Bashkim Fino, Edmond Leka, Alket Hyseni, Andi Permeti, Aurora Mara, Ediola Braha, Nikolin

Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo.

Mungojnë:

Damian Gjiknuri, Spartak Braho, Jurgis Çyrbja, Alban Zeneli, Elda Hoti, Adriatik

Alimadhi dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Naureda Llagami – Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kryetare e Komisionit të

Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit

Maksim Qoku – Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

2

Ilir Toska – Kryetar i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës

Brikena Ukperaj – Kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë

Profesionale

Medi Bici – Kryetar i Komisionit të Disiplinës

Gent Ibrahimi- Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit të

Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit

Alfred Balla - Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit

të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale

Bujar Sheshi- Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetar i Komisionit të Disiplinës

Sander Beci- Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit të

Zhvillimit të Karrierës

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

3

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja – Përshëndetje, kolegë!

Ndjesë për vonesën e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për ditën e sotme, por Konferenca

e Kryetarëve zgjati më shumë sesa ishte planifikuar.

Fillojmë mbledhjen e komisionit për ditën e sotme.

Kuorumi është i mjaftueshëm për të vazhduar me rendin e ditës.

Edhe në mbledhjen e sotme do të vazhdojmë me një nga funksionet e rëndësishme që ka

Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi i Shqipërisë, kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare. Sot kemi

dy seanca dëgjimore me dy organe të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Kemi seancë dëgjimorë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për të raportuar për veprimtarinë e

këtij institucioni për vitin 2019. Komisioni ynë është komision përgjegjës. Relator do të jetë Adnor

Shameti.

Prezente në këtë mbledhje të komisionit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është zonja Naureda

Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të

Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Zonja Llagami, mirë se keni ardhur në Komisionin e Ligjeve!

Së bashku me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor kemi në linjë zotin Maksim Qoku,

zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, zotin Ilir Toska, kryetar i Komisionit të Zhvillimit

të Karrierës, zonjën Brikena Ukperaj, kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe

Veprimtarisë Profesionale, si dhe zotin Medi Bici, kryetar i Komisionit të Disiplinës.

U uroj mirëseardhjen në komisioni edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë Gjyqësor!

Zonja Llagami, para se të fillojmë, besoj ju e dini që raportimi juaj në Komisionin e

Ligjeve, sipas Rregullores, është 20 minuta.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

4

Kolegët e mi të komisionit e kanë marrë raportin e detajuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor

për veprimtarinë e këtij këshilli për vitin 2019. Po ashtu në dispozicion të kolegëve është edhe një

raport i Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Republikën e Shqipërisë për

veprimtarinë e këtij institucioni. Ndaj do t’ju lutesha të respektoni kohën, me qëllim që t’u japim

mundësi kolegëve të mi deputetë për pyetje dhe diskutime në lidhje me veprimtarinë e këtij

institucioni të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë!

Fjala për ju, zonja Llagami.

Naureda Llagami – Faleminderit!

I nderuar kryetar,

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Ligjeve,

Kam kënaqësinë të jem sot para jush dhe në emër të Këshillit të Lartë Gjyqësor të

prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e

sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna cilësore dhe sasiore të raportuara nga vetë gjykatat.

Në parantezë, duke mbajtur në konsideratë që Këshilli i Lartë Gjyqësor u themelua si organ

i pavarur kushtetues i qeverisë së gjyqësorit, i lindi fillimisht nevoja të normonte veprimtarinë e

tij, e cila do të jepte më pas ligjshmëri të të gjitha vendimmarrjeve të tij.

Gjithashtu, ndonëse krijimi formalisht i KLGJ-së ndodhi në dhjetor të vitit 2018, burimet

financiare njerëzore dhe infrastrukturore, ende edhe pas një viti, mbeten pengesë për funksionimin

me kapacitet të plotë të Këshillit.

Sjell në vëmendjen tuaj që buxheti për Këshillin u alokua 7 muaj më vonë se konstituimi

i tij, vetëm në korrik të vitit 2019, ndërsa plotësimi i burimeve njerëzore deri tani është realizuar

me 20%. Është fakt se rekrutimi i stafit të ri për KLGJ-në është i kushtëzuar edhe nga infrastruktura

e papërshtatshme.

Duke mbajtur në konsideratë detyrimin ligjor për të raportuar para jush, unë do t’ju

prezantoj një përmbledhje shumë të shkurtër për veprimtarinë e Këshillit dhe gjendjen aktuale të

sistemit.

Dëshiroj t’ju informoj se Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar 57

mbledhje plenare dhe ka miratuar 315 vendime, prej të cilave 286 të iniciuara me nismën e katër

komisioneve të përhershme dhe 29 janë vendimmarrje të komisioneve të përkohshme. Nga këto

vendimmarrje, 12 prej tyre janë akte të mirëfillta nënligjore, të cilat janë publikuar në Fletoren

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

5

Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë 46 të tjera janë akte kolektive dhe akte rregullatore

të brendshme.

Më lejoni të evidentoj ngarkesën e punës për secilin komision.

Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit ka hartuar dhe miratuar

gjatë vitit të kaluar rreth 24 akte nënligjore.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka hartuar dhe miratuar rreth 226 akte nënligjore.

Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale ka miratuar dhe hartuar

35 akte nënligjore.

Sa i përket Komisionit të Disiplinës ju rikujtoj se veprimtaria e këtij komisioni ka qenë e

kushtëzuar nga dy faktorë: së pari, nga konstituimi me vonesë i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë,

si edhe vonesa ne plotësimin e kuadrit ligjor në fuqi sa u përket dispozitave që rregullojnë shkeljet

disiplinore. Nga ana tjetër, ky komision ka filluar hartimin e rregullores për dhënien e masave

disiplinore.

Për të trajtuar çështje të veçanta, të cilat kërkonin një fleksibilitet vendimmarrjeje dhe

shpejtësi veprimi, Këshilli ka krijuar 6 komisione të përkohshme, të cilat janë të lidhura me procese

ad hoc, të ndërmarra në kuadër të adresimit të problematikave me të cilat është përballur sistemi

gjyqësor. Më lejoni t’jua prezantoj: komisioni për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të

procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve; komisioni i verifikimit dhe plotësimit të kritereve

për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që pranohen për të ndjekur programin e

formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës; komisioni për shqyrtimin e ankimeve kundër

vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankesave ose

pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari të trajtuar për rreth 181 kërkesa; komisioni për vlerësimin e

statusit individual dhe karrierës së inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë; komisioni

për hartimin e një plani veprimesh lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e

efikasitetit në Gjykatën e Lartë, si dhe komisioni për hartimin e rregullores së brendshme të

Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me krijimin e tij, u përball me disa çështje madhore me

ndjeshmëri të lartë për sistemin gjyqësor, por edhe për opinionin publik, reagimi ndaj të cilave

kërkonte përveç shpejtësisë, edhe maturi, profesionalizëm, si dhe vizion të lartë.

Çështja e parë me të cilën Këshilli u përball ishte prioritizimi i objektivave të tij. Këshilli

ishte i vetëdijshëm që nuk mund t’i përmbushte plotësisht të gjitha pritshmëritë e opinionit publik

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

6

në vetëm një vit të funksionimit të tij, ndaj në funksion të orientimit strategjik, me qëllim

garantimin e mbarëvajtjes së sistemit gjyqësor, në datën 19 korrik 2019 Këshilli miratoi planin e

tij të parë strategjik duke përcaktuar pritshmëritë, prioritizuar synimet dhe disiplinuar veprimet

dhe masat e nevojshme, me qëllim zbatimin e reformës në drejtësi.

Ky plan i miratuar shoqërohet me një plan veprimi në të cilin synimet zbërthehen në

objektiva operacionale dhe aktivitete konkrete, duke përcaktuar qartësisht njësitë zbatuese, faturën

financiere dhe indikatorët matës cilësorë dhe sasiorë për vlerësimin e rezultateve në një hark kohor

të përcaktuar.

Plani strategjik i miratuar i është nënshtruar një procesi monitorimi periodik nga strukturat

përgjegjëse të ngritura Këshilli për këtë qëllim dhe për vitin 2019 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka

miratuar raportin e parë të monitorimit për zbatimin e planit të veprimit strategjik, ku shkalla e

realizimit rezulton të jetë mbi 60% të tij.

Çështja e dytë, një çështje tjetër prioritare me të cilën Këshilli ka reaguar, është çështja që

lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. Për t’u ardhur në ndihmë organeve të

vetingut, në kuadër të përshpejtimit të këtij procesi, Këshilli, bazuar edhe në detyrimet ligjore, që

në fillimet e krijimit të tij, më 22 janar të vitit 2019, ka krijuar komisionin e përkohshëm për

vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. Ky

komision përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët 3 gjyqtarë dhe 2 jogjyqtarë. Pranë Këshillit janë

depozituar rreth 466 praktika dokumentare, dokumentacione dhe formularë të subjekteve të

rivlerësimit. Për këtë qëllim janë zhvilluar brenda vitit që shkoi 104 shorte për përzgjedhjen e 5

dosjeve dhe janë kërkuar në total 520 dosje gjyqësore të të gjitha gjykatave respektive.

Janë depozituar pranë KPK-së gjithsej 99 raporte të analizimit të aftësive profesionale, të

shoqëruara me 494 dosje gjyqësore për 99 subjekte të rivlerësimit kalimtar, e cila përbën 1/5-tën

e totalit të subjekteve. Ndërkohë, në total, që nga fillimi i procesit të rivlerësimit, janë dorëzuar

pranë KPK-së 220 raporte të analizimit të aftësive profesionale dhe kjo përbën pothuajse 50% të

të gjitha subjekteve që kanë paraqitur formularin e rivlerësimit pranë ish-Këshillit të Lartë të

Drejtësisë.

Konstatohet se procesi i vlerësimit kalimtar ka pasur një impakt shumë të ndjeshëm në

gjykatat e vendit, ku janë shkarkuar 46 gjyqtarë. Me qëllimin e lehtësimit të efekteve të krijuara

nga mungesa e burimeve njerëzore në sistem, Këshilli ka aplikuar një qasje proaktive duke marrë

një set masash emergjente, ku theksoj emërimin dhe caktimin në detyrë në total të 25 magjistratëve

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

7

për vitin 2019, caktimin e gjyqtarëve në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin

në mënyrë të përhershme.

Më lejoni t’ju them se gjatë vitit 2019 Këshilli ka shqyrtuar në total 845 kërkesa për

caktimin e gjyqtarit, në përgjigje të të cilave ka caktuar 1209 gjyqtarë për gjykimin e çështjeve

gjyqësore të veçanta në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të

përhershme.

Gjithashtu, Këshilli ka mundësuar edhe të bëjë funksionale skemën e delegimit të

gjyqtarëve që në fillim të vitit 2019. Vetëm në fillim të vitit 2020 KLGJ-ja pranoi kërkesën dhe

komandoi një gjyqtar për të gjykuar pranë Gjykatës së Apelit në Korçë për një periudhë pothuajse

7-mujore.

Gjithashtu, Këshilli ka ndërmarrë transferimin e gjyqtarëve. Gjatë periudhës së raportimit

janë transferuar përkohësisht me pëlqim 5 magjistratë në gjykata të ndryshme, ndërkohë që në total

numri i gjyqtarëve të transferuar aktualisht është 12.

Një nga masat e tjera që kemi marrë për shkak të situatës së krijuar është zgjedhja e

zëvendëskryetarëve të gjykatave.

Ju jeni në dijeni që një pjesë e kryetarëve të gjykatave i janë nënshtruar vetingut dhe janë

shkarkuar. Për këtë qëllim, për të vazhduar funksionalitetin e gjykatave në nivelin drejtues, nga

ana e Këshillit janë marrë masa për hartimin e rregullores dhe për përzgjedhjen e

zëvendëskryetarëve të gjykatave. Kështu, janë zgjedhur 36 zëvendëskryetarë nga 37 gjykata në

vend.

Me qëllim përzgjedhjen dhe emërimin e kandidatëve më profesionistë dhe më me integritet

të lartë në sistemin gjyqësor, KLGJ-ja ka kryer brenda një viti një volum të lartë pune duke

verifikuar 76 kandidatë. Verifikim do të thotë verifikim i pasurisë dhe i figurës, i bërë për 28

kandidatë që aplikuan në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2019, për 25

kandidatë që përfunduan studimet në këtë shkollë gjatë vitit 2018 dhe vitit 2019, si dhe për 23

kandidatë që aplikuan për anëtarë në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur.

Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme me të cilën u ballafaqua KLGJ-ja, ishte hartimi i

hartës së re gjyqësore. KLGJ-ja ka parashikuar si prioritet të punës së saj ndër të tjera vlerësimin

dhe riorganizimin e gjykatave dhe të kompetencave të tyre tokësore. Për këtë qëllim, bazuar në

urdhrin nr. 78, që në shkurt të vitit 2019, në cilësinë e kryetares, kam ngritur një grup pune

ndërinstitucional, i drejtuar nga zëvendëskryetari i KLGJ-së. Ky grup pune përbëhet nga disa

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

8

anëtarë të KLGJ-së, gjyqtarë dhe kryetarë gjykatash, si edhe përfaqësues nga institucione dhe

organizata rajonale ndërkombëtare.

Gjatë veprimtarisë së këtij grupi pune është vlerësuar gjendja aktuale e sistemit, volumi i

çështjeve në gjykata, çështjet e mbartura, gjithashtu, ka marrë në konsideratë edhe disa studime

ndërkombëtare në këtë drejtim, rekomandime dhe modelet më të mira të vendeve evropiane.

Ky grup pune ka zhvilluar 7 mbledhje, të cilat përkojnë me periudhën nga shkurti i vitit

2019 deri në janar të vitit 2020. Në kuadër të hartimit të hartës së re gjyqësore janë organizuar,

gjithashtu, takime intensive në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, si: Shkodër, Vlorë, Përmet,

Gjirokastër dhe Elbasan, ku vlen për t’u theksuar pjesëmarrja e partnerëve ndërkombëtarë,

kontributi i të cilëve ka qenë shumë i rëndësishëm.

Nga ana tjetër, grupi i punës ka ndjekur një metodologji të caktuar që në fillimet e punës

së tij. Më konkretisht kjo metodologji konsiston në studimin e tri çështjeve të rëndësishme, siç

janë: popullsia, ngarkesa e çështjeve për secilin gjyqtar dhe numri i çështjeve të reja në gjykatë.

Një faktor tjetër i rëndësishëm dhe i marrë parasysh në vazhdimësi është edhe largësia

midis qyteteve dhe gjykatave, duke i dhënë kështu një rëndësi parësore garantimit të aksesit në

drejtësi të qytetarëve, si dhe reduktimit të kostove, rritjes së cilësisë dhe performancës në dhënien

e shërbimit.

Në përcaktimin e kësaj harte të re gjyqësore janë ndjekur 4 hapa thelbësorë, konkretisht:

vlerësimi i hartës ekzistuese dhe treguesve të gjykatave ekzistuese, përcaktimi i objektivave dhe

kritereve, përcaktimi dhe marrja e të dhënave, si dhe përcaktimi i hartës së re gjyqësore.

Si rrjedhojë e kësaj metodologjie, parimeve, objektivave dhe kritereve, grupi i punës ka

ngritur disa projeksione, duke përdorur si bazë të dhënat statistike të nxjerra nga gjykata, të dhëna

mbi të cilat janë kryer edhe projeksionet e tre vjetëve të fundit.

Gjithashtu, një tjetër e dhënë e marrë në konsideratë ishte mesatarja e ngarkesës së

gjykatave në tre vjetët e fundit, bashkëlidhur edhe me ngarkesën për çdo gjyqtar, e cila solli edhe

përcaktimin e një norme standarde të përgjithshme, që, sipas llogaritjeve, do të jetë 260 çështje për

gjyqtar.

Në mbledhjen e fundit, të mbajtur në datën 17 janar të vitit 2020, u miratua edhe varianti

i fundit për hartën e re gjyqësore, i cili u dakordësua nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje.

Ky variant është në përpunim e sipër nga grupi i punës për të arritur në një vendimmarrje

përfundimtare që do t’i propozohet KLGJ-së.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

9

Si përfundim, vlen të theksohet se puna e këtij grupi pune ka ndeshur një mori

problematikash, që lidhen kryesisht më mbledhjen e statistikave dhe sidomos me mosrakordimin

midis të dhënave të ardhura nga gjykata me të dhënat e marra nga Ministria e Drejtësisë.

Një tjetër vështirësi e hasur ka qenë përbërja heterogjene e grupit të punës, i cili ishte i

përbërë nga anëtarë nga disa institucione dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare, për rrjedhojë

organizimi i takimeve ka marrë më shumë kohë. Aktualisht grupi i punës po punon intensivisht

për të përfunduar raportin analitik në lidhje me hartimin e raftës së re gjyqësore, që pritet të

përfundojë shumë shpejt.

Çështja tjetër prioritare me të cilën Këshilli ka pasur të bëjë, ka qenë rifunksionalizimi i

Gjykatës së Lartë, duke mbajtur parasysh efektet e procesit të vlerësimit kalimtar në Gjykatën e

Lartë, ku ushtronte detyrën vetëm 1 nga 19 anëtarë dhe njëkohësisht rritjen progresive të stokut të

çështjeve të mbartura në këtë gjykatë, ku për vitin 2019 numri i dosjeve në pritje për të gjykuar

raportohet të jetë 34 mijë e 311 ose 5654 çështje më shumë se viti i shkuar.

Këshilli ka intensifikuar përpjekjet në dy drejtime kryesore: së pari, në hartimin dhe

miratimin e akteve nënligjore të nevojshme për plotësimin e trupës gjyqësore të kësaj gjykate para

hapjes së vendeve vakante dhe, së dyti, në hartimin e një plani masash për reduktimin e stokut të

çështjeve të prapambetura. Në funksion të plotësimit të vendeve vakante në gjykatën e Lartë,

KLGJ-ja ka miratuar një paketë të rëndësishme të akteve nënligjore, ku mund të përmendim:

vendimin për procedurën e verifikimit, kushtet dhe kriteret ligjore për rekrutimin e kandidatëve

për gjyqtarë për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së

Lartë; rregullat plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve; metodologjinë e pikëzimit me qëllim

përcaktimin e nivelit të vlerësimit të gjyqtarëve; kriteret e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjen e

kandidatëve jogjyqtarë për procedurën e përzgjedhjes për emërimin në Gjykatën e Lartë;

metodologjinë për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë dhe

kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve.

Si rrjedhojë, KLGJ-ja plotësoi tërësisht kuadrin ligjor në zbatim të të cilit u mundësuan

hapjet e procedurave për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve për çdo pozicion të lirë ose që pritet të

bëhet i lirë në Gjykatën e lartë.

Procesi i emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur.

Më lejoni t’ju informoj se KLGJ-ja, duke pasur parasysh raportin kushtetues të përbërjes

së kësaj gjykate, nëpërmjet miratimit të vendimeve nr.108, nr.109 dhe nr.110, datë 09.07.2019,

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

10

përcaktoi në 4 numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë që mund të përzgjidheshin mes juristëve

të spikatur. Duke përcaktuar këtë, Këshilli përcaktoi në të njëjtën kohë edhe numrin e gjyqtarëve

që mund të përzgjidheshin nga radhët e gjyqtarëve. Konkretisht, Këshilli ka përcaktuar 15 anëtarë

gjyqtarë nga 19 që është aktualisht numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Pavarësisht shfuqizimit

të ligjit nr. 98/2016, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë mbetet ende ligjërisht

në fuqi për sa kohë që KLGJ-ja nuk ka marrë një vendim për numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë,

kushtëzuar kjo nga miratimi i hartës së re gjyqësore.

Rrjedhimisht KLGJ-ja gjatë vitit 2019 ka nisur procedurat për plotësimin e vendeve

vakante duke shpallur 4 pozicione për 4 vende në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur

dhe ka realizuar procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për 22 nga 23 kandidatët

aplikantë, nga ku rezultoi se 3 kandidatë u kualifikuan për në fazën tjetër; 19 kandidatë u

skualifikuan dhe u përjashtuan nga procedura e emërimit për shkak të mosplotësimit të kushteve

dhe kritereve ligjore të kandidimit dhe 1 kandidat vijon ende procedurat e kualifikimit.

Aktualisht rezultatet e këtij procesi janë: 3 gjyqtarë të zgjedhur dhe të emëruar me dekret

Presidenti, ku procesi zgjati 7 muaj nga hapja e vakancave deri në dekretimin nga ana e Presidentit;

një procedurë për zgjedhje nga radhët e juristëve të spikatur është ende në proces vendimmarrjeje

nga KLGJ-ja. Në rast kualifikimi të kandidatit, procesi mund të përfundojë me propozim me

emërim brenda një afati 2-mujor. Në të kundërt, procesi rihapet nga e para dhe do të marrë rreth

7-8 muaj.

Procesi i emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqësorit (15 gjyqtarë).

Më 26 shkurt 2020, Këshilli hapi procedurat për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë nga

radhët e gjyqësorit për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e së drejtës administrative dhe 3 në fushën

e së drejtës civile. Në hapjen e këtyre procedurave, KLGJ mbajti parasysh:

përgjegjësinë kushtetuese për të garantuar mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, e cila merrte

në konsideratë jo vetëm rifunksionalizimin e Gjykatës së Lartë, por edhe moscenimin e

funksionalitetit të gjykatave të tjera;

frymën e ligjit, që konsideron ripërtëritjen e përbërjes së Gjykatës së Lartë rast pas rasti

dhe jo tërësore të saj, për sa kohë nuk jemi para ngritjes së saj rishtazi;

qëllimin e tij strategjik për rikthimin sa më parë të funksionalitetit të plotë të Gjykatë së

Lartë, gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes ngritjes në detyrë të gjyqtarëve;

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

11

ndërvarësinë e procesit të ngritjes në detyrë nga procesi i rivlerësimin kalimtar dhe procesi

i vlerësimit etik dhe profesional.

Këshilli vlerësoi zbatimin e një skeme që merrte parasysh këto rrethana dhe përmes afateve

të ndryshme të kandidimit për secilën nga tri pozicionet e lira në fushën e së drejtës administrative

dhe asaj civile ofroi më shumë kohë dhe mundësi për çdo gjyqtar që aspironte për t’u ngritur në

detyrë në Gjykatën e Lartë. Një mënyrë e tillë e të proceduarit, përveç se do t’i bënte më të

zhdërvjellëta procedurat e ngritjes në detyrë, do të mundësonte një menaxhimin më të mirë të

kohës nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Nga ana tjetër, Këshilli ka gjykuar se hapja e menjëhershme e procedurave për të gjitha

pozicionet e lira, si dhe vendosja e një afati të shkurtër kohor për kandidim mund të çonte në një

numër të vogël kandidimesh, kufizuar vetëm te gjyqtarët që kanë kaluar me sukses procesin e

rivlerësimit kalimtar, çka jo vetëm kufizonte mundësinë e përzgjedhjes së kandidaturave më të

mira, por mund të perceptohej edhe si proces i paracaktuar; në një numër të lartë kandidaturash,

çka patjetër do të çonte në bllokimin e procedurave të ngritjes në detyrë për një kohë të gjatë, pasi

do të kërkonte që për të gjithë kandidatët të përfundonte procesi i rivlerësimit kalimtar, sikundër

edhe procesi i vlerësimit etik dhe profesional i tyre.

Ecuria e procedurave të ngritjes në detyrë për këto pozicione të lira të shpallura, u pezullua

përkohësisht për shkak të pandemisë globale COVID-19, më 12 mars 2020, duke u rihapur më 22

prill.

Aktualisht nga 6 thirrjet e hapura, janë mbyllur 4 prej tyre. Në datën 29.04.2020 kanë

përfunduar afatet e kandidimit për dy pozicionet e para të shpallura me vendimet nr.82 dhe nr.85,

ku kanë aplikuar gjithsej 11 kandidatë dhe, më tej, me vendimin nr.151, datë 06.05.2020, Këshilli

vendosi fillimin e procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për

këta kandidatë.

Për sa u përket kritereve të pasurisë dhe figurës për kandidatët që nuk e kanë kaluar ende

procesin e rivlerësimit kalimtar, Këshilli ka kërkuar trajtimin me përparësi të procedurave të

rivlerësimit nga ana e institucioneve të vetingut.

Nga ana tjetër, Këshilli ka vijuar procedurat përkatëse për plotësimin e dokumentacionit të

verifikimit nga ana e kandidatëve dhe është në pritje të informacioneve dhe raportimeve nga këto

institucione shtetërore. Vlen të përmendet se për finalizimin me sukses të procedurave për ngritjen

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

12

në detyrë në Gjykatën e Lartë është e domosdoshme, krahas përfundimit me vendim të formës së

prerë të procesit të rivlerësimit, edhe bërja e 2 vlerësimeve etike dhe profesionale të kandidatëve.

Për fillimin dhe bërjen në kohë të këtyre vlerësimeve, Këshilli duhet të shprehet

paraprakisht lidhur me verifikimin e tre prej kritereve ligjore të kandidimit: kriterin e përvojës

minimale, kriterin e disiplinës dhe papajtueshmërisë ambientale, me përjashtim të kriterit të

pasurisë dhe figurës. Për këtë të fundit procedura e verifikimit kërkon më tepër kohë.

Aktualisht Këshilli është në fazën e përpunimit të informacioneve të grumbulluara për tre

kriteret ligjore të kandidimit dhe është e pritshme që në javën në vijim të shprehet në lidhje me

plotësimin ose jo nga kandidatët të këtyre tre kritereve.

Në lidhje me dy pozicionet e dyta për të cilat është hapur procedura e ngritjes në detyrë në

Gjykatën e Lartë me vendimet nr.83 dhe nr.86, datë 26.02.2020, kanë aplikuar 12 kandidatë.

Për dy pozicionet e treta të lira për të cilat është hapur procedura e ngritjes në detyrë në

Gjykatën e Lartë me vendimet nr.84 dhe nr.87, datë 26.02.2020, afati i kandidimit përfundon në

datë 30.07.2020.

Për hapjen e procedurave për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për

pozicionet ne fushën e të drejtës penale, Këshilli ka gjykuar që ato të hapeshin në një moment të

dytë, kur praktikisht të kishte kandidatë potencialë për ngritjen në detyrë, si dhe kur organizimi i

këtyre procedurave të mos sillte implikime të rënda në mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, në mënyrë

të veçantë të gjykatave të posaçme.

Vlen të theksohet se zbatimi i mekanizmit të ngritjes në detyrë për pozicionet e lira në

Gjykatën e Lartë, kushtëzohet si nga shpejtësia dhe rezultatet e procesit të rivlerësimit kalimtar të

gjyqtarëve, ashtu dhe nga procesi i vlerësimit etik dhe profesional i tyre. Ndaj është e pritshme që

procedurat të zgjasin më tepër se afatet e parashikuar në ligj apo rregulloret e miratuara nga KLGJ-

ja. Megjithatë, sipas ecurisë së deritanishme të këtij procesi, funksionaliteti i plotë i Gjykatës së

Lartë është e pritshme të ndodhë brenda një viti.

Masa të tjera për reduktimin e stokut të çështjeve të mbetura në Gjykatën e Lartë. Krahas

plotësimit të numrit të gjyqtarëve, ngritja e një komisioni të përkohshëm nga KLGJ-ja, fokusi i

veprimtarisë të të cilit ishte reduktimi i stokut të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë,

është një tjetër mekanizëm i rëndësishëm përmes së cilës KLGJ-ja po ndërhyn me qëllim trajtimin

e shpejtë të çështjeve gjyqësore.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

13

Ky grup pune i propozoi KLGJ-së një plan masash, i cili u konkretizua me miratimin e

memorandumit të mirëkuptimit midis KLGJ-së dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për

Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili i vjen në ndihmë situatës së krijuar në këtë gjykatë. Ndër

kontributet më të rëndësishme që memorandumi ofron në zgjidhjen e situatës së krijuar në

Gjykatën e Lartë, është rekrutimi i një stafi mbështetës juristësh, të cilët do të ndihmojnë

administratën e kësaj gjykate për të trajtuar me shpejtësi çështjet e stokut të mbetura në gjykatë.

Krahas elementeve të përmendura me lart, memorandumi parashikon, gjithashtu, bërjen e

vlerësimeve buxhetore dhe financiare për modifikimet në sistemin ICMIS, e cila konsiderohet si

“thembra e Akilit” në sistemin aktual gjyqësor.

Për sa është përmendur më sipër, rezulton se funksionalizimi i Gjykatës së Lartë dhe

reduktimi i stokut të çështjeve në këtë gjykatë mbeten një nga prioritet kryesore të Këshillit të

Lartë Gjyqësor. Për rrjedhojë, KLGJ-ja ka ndërmarrë masa si për plotësimin e trupës gjyqësore të

kësaj gjykate duke hapur procedurat për rekrutimin e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë, ashtu dhe

për shtimin e burimeve njerëzore mbështetëse në të.

Çështje tjetër me të cilën u përball KLGJ-ja gjatë veprimtarisë së saj është ngritja dhe

funksionimi i gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një nismë tjetër si kërkesë prioritare e ligjit ishte dhe ngritja e gjykatave të posaçme kundër

korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bazuar në ndryshimet kushtetuese, të cilat përcaktojnë

konstituimin e gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, KLGJ-ja në

bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë deklaroi fillimin e funksionimit të

këtyre gjykatave në datën 18 dhjetor 2019.

Ky proces u shoqërua edhe me caktimin në mënyrë të përhershme të 5 gjyqtarëve dhe në

mënyrë të përkohshëm të 13 gjyqtarëve, të cilët vinin nga gjykatat e krimeve të rënda.

Problematikat lidhur me plotësimin me gjyqtarë të këtyre gjykatave derivojnë nga disa

dispozita të paqarta të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën

e Shqipërisë”, në të cilin si transferimi, ashtu dhe lëvizja paralele, nuk janë të mundshme për këto

gjykata. Për rrjedhojë, për menaxhimin dhe adresimin e kësaj problematike sidomos në kushtet në

të cilat gjendej sistemi pas vakancave të krijuara si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, KLGJ-

ja ndërhyri me dy instrumente kryesore: me miratimin e kritereve dhe procedurave të ngritjes në

detyrë të gjyqtarëve, ndër të tjera, edhe për gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e

organizuar, në kuadër të së cilës është hapur thirrja për plotësimin e vakancave në këto gjykata, si

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

14

dhe me miratimin e vendimin nr. 125, datë 06.03.2020, “Mbi gjyqtarët e caktuar në çështje

gjyqësore të veçanta në ish-gjykatat për krimet e rënda”, sot gjykatat e posaçme për korrupsionin

dhe krimin e organizuar, i cili lejon vijimin e gjykimit në këto gjykata nga gjyqtarët e juridiksionit

të përgjithshëm të caktuar para krijimit të këtyre gjykatave, pavarësisht se këta të fundit nuk kanë

plotësuar kriteret e sigurisë.

Një çështje jo me pak rëndësi që dua të sjell në vëmendjen tuaj është transparenca, e cila

në raport është trajtuar në disa dimensione.

Transparenca si parakusht për vendimmarrje të drejtë, e cila ka udhëhequr të gjitha proceset

vendimmarrëse të KLGJ-së, që kanë të bëjnë me sistemin në tërësi, si dhe me shpërndarjen e

burimeve njerëzore dhe financiare të vetë KLGJ-së. Vlen të theksohet se përpara hapjes së vendeve

vakante në Gjykatën e Lartë apo edhe në gjykatat e posaçme, KLGJ-ja ka miratuar rregulla të

detajuara duke përcaktuar në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke kritere dhe procedura transparente

për kandidatët aplikantë, me qëllim që procesi të mos cenohet dhe paragjykohet qoftë nga

gjyqtarët, ashtu dhe nga publiku i gjerë.

Transparenca si frymë e re ndërveprimi me publikun dhe aktorë të tjerë për të vendosur jo

vetëm raporte transparente por njëkohësisht për të ndërmarr një rol pro aktiv në kuadër të

përmirësimit të treguesve të besueshmërisë së publikut. Në këtë kontekst përmendim: organizimin

e mbledhjeve të hapura; faqen e re të internetit; miratimin e programit institucional të

transparencës; caktimin e koordinatorit për të drejtën e informimit; caktimin e anëtarit të KLGJ-së

për marrëdhëniet me publikun; hartimin e strategjisë së KLGJ-së për komunikimit me publikun

dhe caktimin e gjyqtarëve për medien nëpër gjykatat e të juridiksionit të apelit.

Për sa i përket bashkëpunimit, Këshilli që në krijimin e tij ka qenë i orientuar drejt një

politike të hapur bashkëpunimi institucionalo-ligjor dhe ka ndërtuar ura bashkëpunimi me qëllim

zbatimin e standardeve të pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe shkëmbimit

të praktikave më të mira në këtë drejtim.

Mozaiku i bashkëpunimeve është i larmishëm dhe përfshin si institucionet shtetërore, ashtu

dhe partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile, ku vlen të theksohet bashkëpunimi me

Kuvendin, i cili konsiston në katër drejtime kryesore: raportimin vjetor mbi gjendjen e sistemit

gjyqësor, raportimin mbi zbatimin e ligjit nr. 115/2016, përmirësimin e legjislacionit në fushën e

drejtësisë, si dhe zbatimin e detyrimeve që derivojnë nga procesi i integrimit europian; me

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

15

Ministrinë e Drejtësisë, bashkëpunim i cili synon të sigurojë përputhjen e planeve strategjike dhe

buxhetore të sistemit gjyqësor me politikat shtetërore dhe SNSD-në.

Gjithashtu, bazuar në kërkesën e Ministrisë, Këshilli ka hartuar 9 opinione, të cilat ndikojnë

në mënyrë të drejtpërdrejt në sistemin gjyqësor, ku ndër më të rëndësishmet janë: propozimi mbi

llojin dhe masën e tarifave gjyqësore; projektvendimi “Për ngritjen e Qendrës së Teknologjisë së

Informacionit”, si dhe projektudhëzimi i përbashkët “Për përcaktimin e rregullave për krijimin e

një baze të dhënash të posaçme për çështjet e dhunës në familje në gjykata dhe unifikimin e

regjistrimit të tyre”.

Duke marrë në konsideratë që KLGJ-ja nuk disponon tagrin e ushtrimit të iniciativës

ligjore, Këshilli i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar ndërhyrje në zbatimin e ligjit

nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve ”, për sa i përket tri çështjeve të rëndësishme.

Çështja e parë ka të bëjë me adresimin e problematikave në lidhje me plotësimin e

pozicioneve të lira në gjykatat e apelit, ato me juridiksion të përgjithshëm, por edhe ato me

juridiksion të posaçëm. Adresimin e plotësimit me gjyqtarë të gjykatave të Posaçme për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili për shkak të pamundësisë ligjore, si për transferim,

ashtu edhe për lëvizje paralele, mund të realizohet vetëm nëpërmjet mekanizmit të ngritjes në

detyrë.

Së treti, adresimi i çështjes së pagës shtesë së gjyqtarëve në gjykatat e Posaçme për

Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ku legjislacioni në fuqi nuk është i plotë dhe paraqet

vështirësi në zbatimin e tij.

Një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i Këshillit të Lartë Gjyqësor është pa diskutim Shkolla

e Magjistraturës, sidomos në kuadër të formimit fillestar dhe të formimit vazhdues që kjo shkollë

ofron, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë si në rritjen profesionale të gjyqtarëve, ashtu edhe

në dhënien e drejtësisë nga këta të fundit.

Sa i përket bashkëpunimit me jashtë, vlen të theksohet se KLGJ-ja gjatë gjithë veprimtarisë

së saj është mbështetur në mënyrë konstante nga misioni Euralius V dhe nga projekti “Drejtësi për

të gjithë”, ndërsa ka zhvilluar rreth 30 takime shumëpalëshe, konferenca, simpoziume, trajnime,

vizita studimore me aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Po kaloj tani tek analiza e sistemit dhe gjetjet.

Ulsi Manja - Zonja Llagami, ju lutem, duhet ta përmblidhni raportimin, pasi duhet t’u

japim mundësi edhe kolegëve për pyetje dhe diskutime!

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

16

Duket sikur jemi në analizën vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe koha ka shkuar deri

në 35 minuta deri tani, prandaj, ju lutem, përmblidheni materialin dhe ta përfundoni fjalën!

Naureda Llagami – Pa dashur të kaloj në përsëritjen e atyre që ka raportuar Këshilli,

vazhdoj ta theksoj faktin që procesi i mbledhjes dhe i përfundimit të statistikave është sërish në të

njëjtën situatë që kemi raportuar edhe vjet. Kështu, sistemet aktuale të menaxhimit të çështjeve që

aplikohen sot në sistemin gjyqësor nuk ofrojnë të dhëna statistikore të detajuara, ndaj për shkak të

këtij limitimi të dhënat e raportuara në këtë raport janë bazuar në informacione të gjeneruara

automatikisht, si dhe manualisht nga gjykatat, bazuar në formatet e përcaktuara nga KLGJ-ja. Në

këtë kuptim mund të paraqesim edhe një marzh gabimi, por ato konsiderohen të pranueshme dhe

nuk kompromentojnë nxjerrjen e përfundimeve.

Gjithashtu, dëshiroj të jap disa shifra, të cilat janë gjetje interesante nga ana e Këshillit.

Gjatë vitit 2019, sistemi gjyqësor është përballuar me një ngarkesë pune ku numri i çështjeve të

regjistruara në nivel makro është 152 399 çështje në shkallë vendi, që do thotë 3,37% më i lartë se

në vitin 2018. Nga këto çështje 81% janë çështje të regjistruara për herë të parë pranë Gjykatës së

Shkallës së Parë, 15% janë çështje të regjistruara për herë të parë në Gjykatën e Apelit dhe 4%

janë çështje të regjistruara në Gjykatën e Lartë.

Konkretisht, konstatohet se nga gjykatat e rretheve gjykata me ngarkesë më të madhe me

këtë numër çështjesh është gjykata e rrethit Tiranë, rreth 33% e çështjeve të regjistruara në shkallë

vendi ose 24% e totalit e çështjeve të regjistruara, më pas vijnë gjykatat e rrethit Vlorë dhe

Shkodër. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të vlerësonim një nga indikatorët mjaft të

rëndësishëm, i cili është norma e zgjidhjes së çështjeve, pra raporti ndërmjet çështjeve të reja dhe

çështjeve të përfunduara brenda një periudhe kohe. Ky indikator ofron një trend të përgjithshëm

mbi gjendjen e sistemit gjyqësor për sa i përket ecurisë së sistemit në harkun kohor prej 1 viti, pra

na ofron një pasqyrë nëse gjykatat kanë arritur të ruajnë ritmet mes çështjeve të reja të regjistruara

dhe atyre të përfunduara. Kjo normë tregon që pjesa më e madhe e gjykatave e kanë ruajtur vlerën

mbi 70% të normës së zgjidhjes së çështjeve, pavarësisht llojit të tyre.

Pra, nga 38 gjykata, 25 ose 65% e tyre kanë njohur përmirësime të normës së zgjidhjes së

çështjeve krahasuar me një vit më parë, duke ruajtur ritmin mes çështjeve të reja dhe atyre të

përfunduara.

Gjykatat që kanë shënuar normë zgjidhjeje të mirë, mbi nivelin 100, që është shumë e mirë,

janë Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata Administrative

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

17

e Shkallës së Parë Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, si dhe gjykatat e rretheve Krujë, Kurbin

dhe Shkodër. Mesatarja e vendit tonë lidhur me këtë tregues, pra zgjidhjen e çështjeve, mendoj se

është në rrugën e duhur për të arritur mesataren europiane. Diferenca më e theksuar mes mesatares

europiane dhe mesatares për Shqipërinë për vitin 2019 kuptohet që rezulton në Gjykatën e Lartë,

duke marrë parasysh se kjo gjykatë gjatë vitit të kaluar nuk ka funksionuar fare, gjithashtu edhe

për Gjykatën e Apelit për shkak të volumit të lartë të çështjeve gjyqësore dhe të mungesave të

gjyqtarëve vetëm në lidhje me çështjet civile. Kjo ka ndodhur për shkak të kompleksitetit të këtyre

çështjeve, numri i palëve ndërgjyqësore dhe koha e nevojshme e trajtimit të tyre, duke marrë në

konsideratë edhe ngarkesat në rritje të gjykatave në tërësi dhe burimet njerëzore të pamjaftueshme

në shumicën e tyre.

Sa i përket kohës së nevojshme për evadimin e çështjeve, më lejoni t’ju them vetëm disa

shifra. Për çështjet civile është 172,5 ditë, për çështjet penale është 74 ditë dhe për çështjet

administrative është 360,4 ditë, kuptohet që në këtë normë të zgjidhjes së çështjeve nuk e kemi

përfshirë Gjykatën e Lartë në vlerësim. Në gjykatat e Shkallës së Parë juridiksioni i përgjithshëm

në secilën shkallë gjykimi rezulton se norma mesatare është ndjeshëm më e ulët se afati i

arsyeshëm prej 2 vjetësh që parashikojnë dispozitat e përcaktuara në ligj dhe se norma mesatare

europiane e vendeve të Bashkimit Europian, e cila tregon eficiencën e lartë të Gjykatave të Shkallës

së Parë në trajtimin e çështjeve krahasuar me ato të Apelit.

Problematike mbeten situatat në Gjykatën e Apelit ku kjo normë kalon afatin e arsyeshëm

të shqyrtimit të tyre dhe kjo e dhënë reflekton se ngarkesa e këtyre gjykatave është në disbalancim

me burimet njerëzore që kanë këto gjykata dhe me ngarkesën. Aspekti procedural i trajtimit të

çështjeve, të cilat sipas kuadrit ligjor shqyrtohen sipas një kalendari të përcaktuar, që nënkupton

që çështja qëndron në pritje, duke ndikuar kështu edhe në kohëzgjatjen e procedimit sa i përket

çështjeve penale në shkallën e parë, mesatarja është 48 ditë. Ky tregues mesatar është në nivele të

kënaqshme nga afati i parashikuar nga ligji procedurial, që është 2 vjet për krimet dhe 1 vit për

kundërvajtjet penale. Për të njëjtat çështje në nivel apeli mesatarja është brenda afatit të arsyeshëm

dhe llogaritet me 267 ditë për çështje. Për çështjet administrative ky tregues e kalon afatin e

arsyeshëm dhe kjo sjell nevojën për nxitjen e përmirësimeve të mëtejshme.

Dëshiroj t’ju them diçka lidhur me numrin e çështjeve të mbartura. Një ndër treguesit që

ndikon drejtpërdrejt në performancën e sistemit, duke rritur barrën e ngarkesës, është numri i

çështjeve të mbartura që ne e quajmë “stoku” apo “backlog”. Nëse do të shihni situatën në nivel

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

18

makro, duhet ta pranojmë se ka backlog, të cilat janë problematike në kuptimin e kohëzgjatjes së

gjykimit. Në analizë evidentohet se për vitin 2019 numri i çështjeve të mbartura nga viti 2018 është

77 853 çështje, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Numrin më të madh

të çështjeve të mbartura ose rreth 72% të totalit e mbajnë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,

Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Me gjithë

vështirësinë, disa prej gjykatave, si ajo Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Korçë,

Gjirokastër dhe Vlorë, e kanë ulur stokun, duke shënuar një rritje të performancës në krahasim me

një vit më parë.

Stoku në Gjykatat e Apelit juridiksion i përgjithshëm ka pësuar rritje, duke u bazuar në

shkaqe objektive që lidhen me reduktimin dhe numrin efektiv të gjyqtarëve, si dhe rritjen e numrin

të çështjeve që janë regjistruar gjatë vitit 2019. Vlen të përmendet fakti se këto gjykata kanë bërë

përpjekje për të ruajtur një ritëm të zgjidhjes së çështjeve dhe për të mbajtur nën kontroll rritjen e

stokut, pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të regjistruara dhe uljen e numrit të burimeve

njerëzore.

Do të doja t’ju përmendja pak edhe ngarkesën mesatare të gjyqtarëve, sepse është një

indikator shumë i rëndësishëm. Fakti që sistemi gjyqësor ka funksionuar me kapacitet të reduktuar

të gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës ka ndikuar në shtimin e volumit të punës së gjyqtarëve apo

të asaj që ne e quajmë në gjuhën tonë teknike një indikator që shpreh edhe ngarkesën e gjyqtarëve.

Kështu, gjatë vitit 2019, 29 gjykata ose ndryshe 76% e sistemit në tërësi, raportojnë një rritje të

volumit të punës, e cila në disa raste kalon masën 100%, ndër të cilat përmend gjykatat e rretheve

Berat, Përmet, Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në atë kohë, Gjykatën e Apelit

dhe Gjykatën Administrative. Në rang vendi ky volum është rritur 24% krahasuar me një vit më

parë. Mesatarja në shkallë vendi është 122 çështje më shumë për gjyqtar, pra 640 çështje nga 518

çështje që ishte në vitin 2018. Vetëm 8 gjykata ose 25% e sistemit ka një tregues më të ulët në

vitin 2019, pra një volum pune më të ulët. Kjo ka lidhje më pas edhe me normën e eficiencës,

kështu që gjykatat kanë bërë përpjekje për të ruajtur ritmin e zgjidhjes së çështjeve dhe për të

mbajtur nën kontrollin rritjen e stokut, pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të regjistruara dhe

uljes së numrit të gjyqtarëve efektivë. Kjo është realizuar duke rritur ndjeshëm rendimentin

mesatar të punës për gjyqtar, e cila në rang vendi është mesatarisht 448,3 çështje të zgjidhura për

një gjyqtar, që shënon një rritje prej 31% krahasuar me mesataren e një viti më parë që ishte 310,8

çështje të zgjidhura për një gjyqtar në vit.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

19

29 gjykata e kanë mbajtur treguesin në nivele të kënaqshme në krahasim me vitin 2018,

ndonëse numri i gjyqtarëve efektiv është reduktuar nga 364 në 306 ose rreth 19% nga viti 2018 në

vitin 2019. Ky tregues, mesatarja e gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm në shkallë të parë

është përmirësuar me 60%, pra nga 340 çështje që zgjidhnin për gjyqtar në vitin 2018, për vitin

2019 kanë arritur në vlerën 546, ndërkohë që për Gjykatat e Apelit juridiksion i përgjithshëm ka

qenë një rritje prej 26%.

Pra, nga 194 çështje të zgjidhura për gjyqtar në vitin 2018, në 244 të çështje të tilla për

vitin 2019.

Pa dashur të kaloj më pas tek indikatorët, ju përmenda vetëm indikatorët...

Ulsi Manja – Jo, zonja Llagami, ju lutem!

Nuk besoj se kolegët dhe opinioni janë të interesuar për indikatorët, sepse jam i sigurt se

kolegët kanë lidhje pa fund në lidhje me veprimtarinë e KLGJ-së në disa drejtime të tjera. Ndaj do

t’ju lutesha një fjali të fundit, para se t’ia kaloj fjalën zotit Shameti.

Naureda Llagami – Shkurtimisht, dua t’ju them se cilat janë angazhimet që Këshilli i

Lartë Gjyqësor i ka vënë vetes për vitin 2020. Kuptohet që prioritet është zbatimi i reformës në

drejtësi, përmes hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore; bërjes funksionale të gjykatave;

përfundimi i procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve;

përfundimi i procedurës së ngritjes në detyrë për gjykatat e posaçme; vijimi i bashkëpunimit me

organet e rivlerësimit kalimtar për prioritizimin e subjekteve të vlerësimit dhe përshpejtimin e

mbylljes së tyre; nisja për herë të parë dhe përfundimi i procesit të vlerësimit etiko-profesional të

121 gjyqtarëve, sipas programit të vlerësimit për vitin 2020; përfundimi dhe rikonfigurimi i hartës

gjyqësore; përfundimi i emërimit dhe caktimi në detyrë i magjistratëve, si dhe verifikimi i

kancelarëve.

Këto janë angazhimet që Këshilli ka ndërmarrë. Pa diskutim që Këshilli ka edhe kërkesa

për Kuvendin, të cilat i kemi shprehur edhe me shkrim, ku një ndër gjërat kryesore që ne i kemi

parashtruar Kuvendit është përmirësimi i kuadrit ligjor për të adresuar më mirë nevojat që ka

sistemi sot, pse jo edhe rritja e burimeve njerëzore dhe mbështetja financiare për investime për

gjykatat.

Shkurtimisht, ky ishte prezantimi i raportit të KLGJ-së për vitin 2019.

Në fakt, u zgjata më shumë për çështjen e Gjykatës së Lartë, duke u nisur edhe nga interesi

publik që ajo ka, duke u munduar të jap një raport të përditësuar, i cili e kalon kohën e raportimit,

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

20

pra që përfshin edhe vitin 2020. Unë së bashku me të gjithë kolegët jemi të hapur për të ezauruar

çdo lloj pyetjeje që mund të ketë nga ana e deputetëve.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Llagami!

Në fakt, ju keni konsumuar dyfishin e kohës që ju thashë në fillim.

Fjalën e ka zoti Shameti, si relator. Më pas fjalën e kanë kolegët për pyetje në lidhje me

raportimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Në radhë të parë, më lejoni të falënderoj kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor për

ekspozenë e plotë dhe gjithëpërfshirëse që paraqiti para jush dhe kolegëve të nderuar të Komisionit

të Ligjeve!

Pritshmëritë e publikut dhe e të gjithë shqiptarëve nga sistemi i ri i drejtësisë janë shumë

të larta dhe në këtë kuptim jam i bindur se sytë dhe veshët i kanë te ne sot për ta ndjekur këtë

seancë. Do të përpiqem që t’i përmbledh shkurtimisht problematikat në radhë të parë dhe më pas

rekomandimet që mendoj se duhet të përfshihen në rezolutën, e cila do të kalojë në komisione dhe

më pas përfundimisht në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, lidhur me veprimtarinë për vitin

në vijim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dua t’ju bëj me dije para kolegëve të nderuar se formalisht është i pari raportim i plotë

periodik vjetor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor para Komisionit të Ligjeve, megjithatë ne kemi pasur

edhe një seancë, informale do të thosha, ku kryetarja dhe disa anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

kanë raportuar në Komisionin e Ligjeve para disa muajve, ku kemi shprehur vlerësimet dhe

shqetësimet tona njëkohësisht, sado që ato nuk kishin të bënin me atë detyrimin kushtetues,

raportimin periodik vjetor.

Do t’ju rendis shkurtimisht problematikat që mendoj se janë evidentuar gjatë kësaj

veprimtarie 1-vjeçare. Është bërë një punë e konsiderueshme dhe të gjitha këto problematika, që

do të mundohem të përmend para Komisionit të Ligjeve, nuk e zbehin punën e jashtëzakonshme

që është bërë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Cilat janë ato? Shkurtimisht do të rendisja në radhë të parë mosplotësimin e vakancave në

Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit përkorrupsionin dhe krimin e organizuar

dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mosrealizimi në

periudhën e monitorimit i rishikimit të hartës së re gjyqësore, ashtu sikurse edhe zonja Llagami e

paraqiti në fjalën e saj, ndërtimi i një sistemi të menaxhimit të çështjeve në gjykatat shqiptare, i

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

21

cili do të mundësonte ndjekjen e çështjeve dhe dokumentimin e të gjitha veprimeve të kryera nga

momenti i regjistrimit dhe hapjes së dosjes gjyqësore deri në dhënien e vendimit nga gjykata për

të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. Struktura e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për 125

pozicione pranë KLGJ-së rezulton se efektivisht janë plotësuar në masën 69%, por nga pozicionet

faktike për vetë KLGJ-në 54, janë plotësuar vetën 15 pozicione, ose 28% e kuotës së miratuar për

institucionin në monitorim.

Çfarë do të doja të përfshihej në rezolutën e Kuvendit, që duhet të kalojë në komisione dhe

më pas në Kuvend? E theksoj, përfundimi i procedurës së plotësimit i vakancave në Gjykatën e

Lartë duhet të jetë shtylla kryesore e veprimtarisë dhe e punës së KLGJ-së. Unë mendoj se në këtë

pikë, duke qenë se plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese janë

detyrime që partnerët tanë ndërkombëtarë dhe organizatat partnere i kanë vënë si kushte Shqipërisë

për çeljen e negociatave dhe anëtarësimin në BE, duhet të jetë shtylla kryesore e veprimtarisë.

Këtu do të thosha që nuk pranohet asnjë lloj shfajësimi. Prandaj, nëse deri sot kemi ecur me hap

të shpejtë, do të sugjeroja që tani të vraponim të gjithë bashkë. KLGJ-ja, që ka detyrën kryesore,

Komisioni i Ligjeve, si dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shprehin të gjithë gatishmërinë

për të mbështetur çdo kërkesë apo nevojë mbështetjeje nga ana e KLGJ-së.

Do të rekomandoja përfundimin e procedurës së plotësimit të vakancave në Gjykatën e

Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe emërimin me prioritet të gjyqtarëve, të cilët

konfirmohen në detyrë nga organet e rivlerësimit kalimtar; vijimin e bashkëpunimit me organet e

rivlerësimit kalimtar për subjektet e rivlerësimit, si dhe përshpejtimin e përmbylljes në kohë të

këtij procesi për sa i përket dorëzimit të raporteve të aftësive profesionale të gjyqtarëve, që është

një detyrim i KLGJ-së; fillimin dhe përfundimin e procesit të vlerësimit etik dhe profesional të

121 gjyqtarëve, sipas programit të vlerësimit, për vitin 2020 në përputhje me skemën e re të

vlerësimit të gjyqtarëve; përfundimin e analizës për rikonfigurimin e hartës gjyqësore, që e shoh

shumë të rëndësishme; hartimin e rregullores së brendshme të KLGJ-së dhe funksionimin e

komisioneve të përhershme, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe praktikat më të mira

europiane; hartimin, konsultimin, miratimin dhe shpërndarjen e rregullave të etikës për gjyqtarët,

si dhe fillimin e manualit praktik zbërthyes të këtyre rregullave; angazhimin në propozimin e

përmirësimeve ligjore, të cilat nga eksperienca kanë paraqitur vështirësi dhe problematika gjatë

veprimtarisë së institucionit.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

22

Në përfundim, para se ta mbyll fjalën time, do t’i rikthehesha edhe një herë plotësimit të

vakancave në Gjykatën e Lartë, megjithëse po mundohemi që Gjykata e Lartë, përmes plotësimit

të 3 vakancave nga ana e anëtarëve jogjyqtarë, me juristë të spikatur, ashtu sikurse e referoi edhe

kryetarja e KLGJ-së para Komisionit të Ligjeve, janë duke u trajtuar dhe plotësuar 6 vakanca të

tjera nga anëtarët e tjerë, që janë gjyqtarë, megjithëse formalisht nuk ka pasur asnjë pengesë, pasi

në dijeninë time për shpalljen e këtyre vakancave, pra për anëtarë të Gjykatës së Lartë që janë

gjyqtarë, nuk ka pasur ndonjë pengesë, lidhur kjo edhe me procesin e vetingut, megjithëse idealja

do të ishte përzgjedhja përfundimtare e anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqësorit, me

një veting të kompletuar.

Në këto kushte, duke pasur parasysh edhe ndryshimet ligjore që u kryen në vitet 2016-

2017, në kuadrin e reformës në drejtësi, si reforma më e qenësishme dhe që duhet të na bëjë krenarë

të gjithave, këtë parlament dhe këtë qeveri që drejton Shqipërinë, do të thosha që nuk duhet ta

quajmë të kryer sa kohë që me këto ndryshime Gjykata e Lartë shihet si gjykatë ligji, si gjykatë e

kompletimit të praktikave më të mira gjyqësore për t’u ndjekur nga gjykatat më të ulëta, si gjykatat

e Apelit, të cilat japin vendime të formës së prerë, që është i ekzekutueshëm. Në këto kushte,

kuorumi për të realizuar kolegjet e bashkuara për të realizuar misionin kushtetues dhe ligjor që ka

Gjykata e Lartë, duhet të ndërgjegjësojë KLGJ-në dhe të gjithë ne, që ajo të bëhet një orë e më

parë.

Në përfundim të fjalës sime, shpreh edhe një herë konsideratën më të lartë për të gjithë

trupën e KLGJ-së, për veprimtarinë gjithëpërfshirëse të kryer dhe do të thosha se duhet të vrapojmë

të gjithë për të përmbyllur me sukses këtë proces, pasi pritshmëritë e opinionit publik shqiptar janë

shumë të larta.

Ju faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit zoti Shameti!

Kush e do fjalën për pyetje?

Po, zoti Xhafaj.

Fatmir Xhafaj – A dëgjohem?

Ulsi Manja – Po, zoti Xhafaj dëgjoheni.

Fatmir Xhafaj – E kam lexuar me shumë interes raportin e paraqitur nga Këshilli i Lartë

Gjyqësor. E dëgjova me shumë vëmendje edhe këtë prezantim të kryetares. Jam dakord që gjatë

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

23

vitit 2019 ka tregues shumë pozitiv në punën e Këshillit, por nga shqyrtimi i këtij raporti, me aq

sa e kam ndjekur KLGJ-në, do të doja t’i bëja disa pyetje kryetares dhe anëtarëve të këshillit.

Së pari, cilat janë prioritetet kryesore që ka pasur KLGJ-ja? Si janë përmbushur, ato në vlerësimin

tuaj? Cilat janë tri prioritetet tuaja kryesore për vitin 2020? Pa hyrë në detaje për shkak të kohës

së limituar.

Së dyti, Këshilli ka 11 anëtarë: 5 prej tyre janë jogjyqtarë, nga radhët e shoqërisë civile, botës

akademike dhe avokatia. Kjo është ndër risitë kyçen në arkitekturën e re të sistemit dhe në vetë

formimin e përbërjes së këshillit dhe të funksioneve të tij. Sa është reflektuar kjo frymë, ky synim

i ligjvënësit në veprimtarinë e këshillit, në vendimmarrjen e tij, në transparencën e misionit në

raport me publikun? Çfarë ka sjellë kjo risi në cilësinë e vendimmarrjes së këshillit dhe në të gjithë

veprimtarinë e pushtetit gjyqësor?

Së treti, këshilli është një organ vendimmarrës kolegjial. Konstatohet se në shumicën e vendimeve

të rëndësishme të KLGJ-së gjatë kësaj periudhe ka një shumicë, e cila është pothuaj konstante: 6

me 5. Cilat janë arsyet e kësaj vendimmarrjeje të profilizuar me një raport të tillë konstant? A ka

të bëjë kjo më mënyrën e drejtimit të këshillit, përgatitjen e mbledhjeve, vendimmarrjet përkatëse,

apo, larg qoftë, me konfigurimin e grupeve të caktuara brenda këshillit, apo me vendimmarrje të

lobuara? Në këtë kontekst, dua të di: përse nuk bëhen publike opinionet dhe mendimet kundër, pra

të pakicës, që komuniteti i profesionistëve të fushës dhe opinioni publik të gjykojnë për qëndrimet

dhe përgjegjshmërinë e çdo anëtari në vendimmarrjet përkatëse?

Së katërti. U trajtua këtu çështja e emërimeve në Gjykatën e Lartë. Në vazhdim të logjikës së

relatori, unë kam një pyetje: çfarë nuk ka funksionuar dhe çfarë duhet përmirësuar për ta

përshpejtuar këtë proces? A mund të paraqitet një objektiv i qartë, me një kalendar të

mirëpërcaktuar për rolin e tij në këtë proces, por edhe të organeve të tjera,në mënyrë që kjo gjë të

përmbushet sa më shpejt?

Pyetja tjetër ka të bëjë me vendimmarrjet e këshillit për kërkesat për dorëheqje të subjekteve të

rivlerësimit. Ka një perceptim jo shumë pozitiv lidhur me objektivitetin dhe dhe transparencën në

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

24

vendimmarrjen e KLGJ. Besoj së është e qartë edhe për ju, edhe për ne, se mungesa e transparencës

në këtë proces do të ishte një mesazh jo pozitiv në publik lidhur me qëndrimin e këshillit në raport

me reformën në drejtësi dhe një kundërvënie me procesin e vetingut. Pyetja është : Sa vendime ka

marrë KLGJ duke miratuar kërkesën për dorëheqje të gjyqtarëve të cilët kanë qënë në prag të

vendimit të KPK-së? A janë respektuar procedurat dhe afatet në këtë procese përfshi dhe njoftimin

në kohë të anëtarëve ?

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Xhafaj!

Zonja Llagami besoj se i keni mbajtur shënim pyetjet. Do t’ju lutesha të jeni koncize në

përgjigjen e pyetjeve, pasi kam edhe kolegë të tjerë, që kërkojnë fjalën për pyetje.

NauredaLlagami - Lidhur me prioritetet, unë e shpjegova pak edhe tek ekspozeja që bëra

për raportin. Këshilli ka miratuar një plan strategjik, ku ka prioretizuar veprimtarinë e tij dhe te

synimet kryesore të këtij prioretizimi gjëja kryesore që ka këshilli prioritet është fakti që të bëjë

funksionale Gjykatën e Lartë dhe sistemin gjyqësor, për të plotësuar nevojat që ka sot sistemi

gjyqësor. Ky është një nga prioritetet.

Prioriteti i dytë ka të bëjë me mundësimin e këtij sistemi të pushtetit gjyqësor për t’u bërë

një nga sistemet më të mira të menaxhimit të çështjeve, pasi një nga problematikat që ne vuajmë

sot është se nuk kemi një sistem të menaxhimit të çështjeve, e cila afekton në shumë komponentë

te tjerë të performancës, në shumë komponentë të lehtësimit të procedurave të këshillit dhe

gjykatave. Ky është një tjetër prioritet, për të cilin mund të flas shumë gjatë, që, në fakt, e kam

ekspozuar kur parashtrova nevojat për buxhet të KLGJ-së dhe të sistemit gjyqësor.

Prioriteti i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me vlerësimin e performancave të

gjyqtarëve. Siç jeni në dijeni, sot ne kemi një skemë të re vlerësimi profesional të gjyqtarëve, e

cila është komplet ndryshe nga skema e parë, në mënyrën se si është konceptuar, dhe sfida që ka

sot këshilli është që gjyqtarët të kenë vlerësimet e tyre, gjë që i mundëson ata jo vetëm në rritjen e

performancës dhe nevojave që kanë, por, nga ana tjetër, edhe në avancimin e tyre në karrierë.

Unë jam besimplotë që, me miratimin e akteve që kemi të skemës së vlerësimit dhe fillimin

shumë shpejt të kësaj skeme, do të kemi mundësi të jemi më pranë nevojave të formimit

profesional të gjyqtarëve.

Kjo ishte lidhur me prioritetet që ka këshilli për këtë vit, pa dashur të kaloj në përsëritje

për Gjykatën e Lartë.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

25

Ndërkohë për sa i përket transparencës, e gjej me shumë vend sugjerimin dhe pyetjen që

bëri deputeti, në kemi vuajtur pak lidhur me transparencën për shkak të mungesës të një website-

i, por mund t’ju them se website-i që ka këshilli sot u mundëson të gjithëve që informacionin të

jetë online në kohë reale. Gjithashtu, informacioni është online jo vetëm në pjesën e transparencës,

por edhe veprimtaria e tij.

Nga ana tjetër, po në pjesën e transparencës, këshilli ka mundësuar që në website e tij të

gjithë të japë e të marrë edhe perceptime nga publiku, se si e gjykojnë veprimtarinë e këshillit.

Kuptohet, është shumë e vështirë që një institucion i ri të kujdeset për të gjitha gjërat. Pa diskutim

që ka nevojë të punojmë për transparencën. Kjo është pjesë e një strategjie komunikimi, që do të

bëjë këshilli me publikun dhe me të gjithë pushtetin gjyqësor. Me miratimin e strategjisë besoj se

do të jemi edhe më konkretë dhe do të kemi një qasje më të mirë lidhur me transparencën ndaj

publikut.

Për sa i përket llojit të vendimmarrjeve, pse këshilli ka marrë 6 apo 5, më vjen keq, por ky

është një vlerësim, ju e dini që organet kolegjiale kanë një vlerësim të vetin, pra çdo anëtar e

vlerëson në mënyrën e vet situatën apo çështjet.

Kurse për sa i takon mungesës së mendimit të pakicës, gjë që do të mundësonte për të gjithë

publikun, pse është vlerësuar kështu, unë ju them se ligji nuk na e detyron këtë gjë për çdo anëtar

që bën pakicën, në rast se është kundër vendimit të shumicës, por e jep si një opsion që mundet.

Kështu që, kjo është një nga arsyet pse ne nuk i nxjerrim këto. Nga ana tjetër që te ligji aktual të

kemi një lloj përkufizimi për sa i përket nxjerrjes së të dhënave, sepse ligji nr. 115 na kufizon për

nxjerrjen e informacioneve për sa u përket rasteve individuale.

Më dëgjoni?

Ulsi Manja –Po, ju dëgjojmë!

Naureda Llagami– Sepse u duk sikur u shkëput lidhja këtu.

Ulsi Manja – Po, mund të vazhdoni.

Naureda Llagami – Atëherë, për sa i përket çështjes së Gjykatës së Lartë, nëse kemi apo

jo një kalendar pune, në fakt, u mundova të isha shumë ezauruese te pjesa se ku kanë qenë

problematikat e plotësimit të vendeve në Gjykatën e Lartë. Në asnjë moment Këshilli nuk ka

dashur të veprojë pa plotësuar kuadrin nënligjor. Ju sjell në vëmendje se kuadri i ri ligjor detajon

me akte nënligjore, të cilat edhe për mentalitetin, për mënyrën e re të të vepruarit janë të reja, por

edhe për ne vetë kanë qenë një sfidë për hartimin dhe konsultimin jo vetëm me partnerët tanë

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

26

ndërkombëtarë, por edhe me trupën gjyqësore. Ne kishim si mision që këto akte t’i bënim në

mënyrën dhe në standardin e duhur për të garantuar pikërisht transparencën dhe objektivitetin për

kriteret matëse që do të kishim për secilin kandidat. A kanë nevojë për përmirësim?Pa diskutim,

ne brenda Këshillit themi se duhet të përmirësohemi, duhet të ecim më shpejt, por në rastin konkret

qëlloi edhe pandemia, ndaj nuk arritëm dot të kapnim ato afate që do të donim të kapnim. Ne jemi

munduar të veprojmë në mënyrë të zgjuar, sepse nuk duam që të ngremë një gjykatë dhe të prishim

gjykata të tjera.

Prioriteti i Këshillit, krahas Gjykatës së Lartë, është edhe Gjykata e Posaçme. Ne kemi bërë

aplikimet për Gjykatën e Lartë dhe një pjesë e kandidatëve, që kanë aplikuar për të qenë pjesë e

kësaj gjykate, kanë ardhur nga radhët e Gjykatës së Posaçme. Kur kemi hapur përsëri vendet

vakante për Gjykatën e Posaçme për shkak të mangësive që kemi në pjesën e plotësimit të

legjislacionit, gjë që e kemi adresuar edhe te ju për pjesën e pagave, këto gjykata nuk janë atraktive.

Më vjen keq të them se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda ka aplikuar vetëm një

kandidat, që do të thotë se nga ana e trupës gjyqësore kjo gjykatë nuk shihet si një gjykatë, të cilën

ata ta konsiderojnë si opsion për ngritjen në detyrë. Kështu, kjo ka qenë një nga sfidat që ka pasur

Këshilli, sepse është shumë e lehtë të themi që do të plotësojmë Gjykatën e Lartë, ndërkohë të

prishim punë në shumë gjykata të tjera. Unë jam shumë e bindur që, me miratimin e hartës

gjyqësore, e cila është çështje javësh, do të mundohemi që nëpërmjet kësaj harte të lehtësojmë

kostot e vetingut, duke i grupuar gjykatat sipas detyrimeve që na përcakton ligji. Në këtë lloj

mënyre ne do të kemi mundësi të bëjmë edhe lëvizje, pra të mos kemi shumë boshllëqe në sistemin

gjyqësor, gjë që do të çonte direkt edhe në vonesa në dhënien e drejtësisë.

Lidhur me çështjen e dorëheqjeve, në fakt, ne në Këshill kemi ndjekur një praktikë për një

pjesë të mirë të çështjeve, por edhe jemi përmirësuar për sa i përket trajtimit të dorëheqjeve.

Këshilli ka parimin që të jetë sa më aktiv dhe të reagojë sa më shpejt nevojave të trupës gjyqësore,

kështu që unë nuk kam konstatuar ndonjë problematikë në pjesën e trajtimit të këtyre çështjeve,

aq më shumë që tashmë kemi një praktikë më të konsoliduar, siç ishte në fillim të veprimtarisë

sonë. Ne jemi munduar të respektojmë afatet, shkaqet dhe të gjitha detyrimet që na thotë ligji.

Ulsi Manja – Zonja Llagami, është edhe një pyetje, në mos gaboj, nga kolegu Xhafaj në

lidhje me risinë që ka sjellë në përbërjen e Këshillit përbërja 6 me 5, pra 6 nga laikët dhe 5 nga

gjyqësori. Çfarë risie ka sjellë kjo përbërje e Këshillit? Kjo ishte pyetje, nëse jam i saktë.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

27

Naureda Llagami – Këtë, në fakt, nuk duhet ta them unë, sepse unë jam jashtë gjyqësorit,

pra janë kolegët e tjerë që duhet ta vlerësojnë nëse ka pasur një impakt pozitiv fakti që ne jemi të

miksuar, sepse pastaj i bie që unë të flas për veten këtu. Megjithatë, unë mendoj se vendimmarrjet

tona kanë qenë pozitive, kanë qenë vendimmarrje më të balancuara dhe ne kemi qenë më afër

nevojave, duke shprehur interesat e secilit grup që përfaqësojmë. Të them të drejtën, do të preferoja

që të flisnin kolegët, nëse do të kenë diçka për të thënë, sepse unë jam në konflikt interesi. Nëse

do të shprehem, do të ishte si shprehja:“A doni më për Belulin?!”.

Ulsi Manja – E rëndësishme është që kjo përbërje e Këshillit të Lartë Gjyqësor në

vendimmarrjen e tij ka risi, sepse këtu është thelbi i gjësë, sepse përbërja është risia e reformës në

ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pra 6 nga radhët e gjyqësorit dhe 5 laikë.

Naureda Llagami –Në perspektivën time, po.

Ulsi Manja – Dakord!

A ka pyetje të tjera?

Po, zonja Hysi e ka kërkuar fjalën për pyetje.

Vasilika Hysi –Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit, zonja Llagami për prezantimin!

Kam lexuar me vëmendje raportin, njëkohësisht, ndoqa edhe prezantimin e detajuar të

kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në fakt, kam jashtëzakonisht shumë pyetje, por unë do të

ndalem në disa çështje që kanë edhe sensibilitet publik, por që lidhen edhe me rëndësinë që ka

reforma në drejtësi, si dhe fakti pse ne e kemi ndërmarrë këtë reformë.

E para, lidhur me drejtësinë e shpejtë, pra për t’i dhënë fund drejtësisë së vonuar që është

drejtësi e mohuar, nga raporti dhe nga prezantimi juaj rezulton një rritje e stokut të çështjeve jo

vetëm në Gjykatën e Lartë, por edhe në Gjykatën Civile të Apelit, qoftë edhe në Gjykatën

Administrative të Apelit. Ky stok ka qenë edhe para se të fillonte zbatimi i reformës në drejtësi.

Pyetja ime ka të bëjë me strategjinë. Cila është strategjia që ju keni menduar për të adresuar

zbatimin e instituteve të reja të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Civile dhe

Administrative, që, për dijeninë tuaj, zonja Llagami, nuk e ka bërë Komisioni i Reformës në

Drejtësi, por rekomandimet, propozimet, draftimet, procedurat e shpejta, gjykimet në dhomë

këshillimi, lehtësirat në të gjitha gjykatat i kanë sjellë vetë gjyqtarët? Pra, nëse ka diçka që nuk

funksionon në atë ligj, nuk jemi ne, por janë pikërisht gjyqtarët që i formuluan, ashtu si ata i

vlerësuan dhe i gjykuan. Ndaj, rendësi ka të dimë se cila është strategjia? Në dijeninë time, në

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

28

Gjykatën Administrative që nga viti 2010 kemi dosje pa fund që janë për gjoba, për raportet me

tatimet, me detyrimet, me institucione, të cilat realisht pas 10 vjetësh nuk kanë më peshë apo vlerë.

Çfarë keni menduar për të adresuar dhe për të ulur stokun në Gjykatën Administrative të Apelit

dhe në Gjykatën Civile të Apelit, duke përdorur institucione apo institute të reja të parashikuara?

Së dyti, ju folët këtu për Gjykatën e Lartë dhe për një strategji që keni hartuar, me sa

kuptova, edhe me partnerët për hapjen pjesë-pjesë të vendeve vakante. Nëse ju kuptova drejt, ju

thatë në fjalën tuaj se Gjykata e Lartë do të jetë funksionale brenda një viti. Në vlerësimin tuaj, a

nuk është kohë e gjatë që të pritet edhe një vit për ta bërë Gjykatën e Lartë funksionale në tërësinë

e saj? A është e mundur që në këtë gjykatë të evadohen, pra të hiqen çështjet, të cilat në vlerësimin

e stafit të këshilltarëve mund të jenë mospranime ose mund të zgjidhen në dhomën e këshillimit,

sikurse është procedura? Të mos harrojmë që ne kemi futur për çështjet penale edhe disa kufij

brenda së cilës nuk lejohet ankimi në Gjykatën e Lartë. A ka një strategji për adresimin edhe të

kësaj çështjeje?

Së treti, lidhur me hartën gjyqësore. Më vjen,mirë që është punuar për të hartuar hartën

gjyqësore, por cili do të jetë vendi që do të zënë degët dhe pyetja ime ka të bëjë me drejtësinë e të

miturve? Sa është vlerësuar vënia në zbatim e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, krijimi i

seksioneve të të miturve, sepse nuk dëgjova ndonjë gjë në lidhje me këtë element po kaq të

rëndësishëm?

Së fundi, është pyetja për sistemin e menaxhimit të çështjeve. E vlerësoj që në raport ju

keni detajuar një sërë problemesh që ka sistemi dhe, me sa kuptoj, ky sistem që është në funksion,

nuk ju mundëson juve të komunikoni dhe të ndiqni ecurinë e çështjes. Si është menduar, pra kur

do të ngrihet qendra e teknologjisë së informacionit, e cila është kërkuar që në ligjin vitit 2016?

Pra, kanë kaluar katër vjet. A ka probleme në ngritjen e kësaj qendre? A ka ndonjë vështirësi? Kjo

është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ju do të keni një sistem të menaxhimit të çështjeve, i

cili do të aksesojë të dhëna, statistika, ju do të ndiqni komunikimet midis sekretarive, gjyqtarëve e

kështu me radhë dhe besoj se Këshilli i Lartë Gjyqësor do ta menaxhojë edhe më mirë gjendjen e

sistemit gjyqësor.

Për ta përmbyllur të gjithë këtë, kam një pyetje për ju, duke përfshirë edhe panelin gjyqësor.

Ju kërkuat, edhe në raport e keni thënë, burime të reja njerëzore. Nga ana tjetër, burimet e miratuara

nga Kuvendi i Shqipërisë, qoftë financiare apo burime njerëzore janë në një shkallë të ulët të

përmbushjes së tyre. Ju argumentuat që kjo ndodh për shkak të infrastrukturës. Çfarë doni të thoni

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

29

me infrastrukturë? A nuk keni ju infrastrukturë? Në dijeninë tonë, ne kemi promovuar dhe kemi

qenë në inaugurimin e një godine shumë të bukur ku është vendosur Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nëse ju keni probleme me infrastrukturën, si mundet të kërkoni

përsëri burime të tjera? Në këtë kuadër, do të doja të dija: çfarë kërkoni realisht nga Kuvendi i

Shqipërisë për adresimin e këtij problemi, por edhe të të gjitha problemeve që unë shtrova në

pyetjet që bëra? Për të qenë e sinqertë, kam edhe shumë e shumë pyetje të tjera, të cilat mendoj se

duhen adresuar ndoshta kolegët e tjerë, sepse sytë dhe veshët e publikut janë të qeveria e gjyqësorit

dhe katër vjet janë shumë. Unë e kuptoj se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë në ngritjen

e institucionit, në aktet ligjore dhe nënligjore që kemi miratuar dhe që janë pafund, ndaj për këtë

ju falënderoj, por qytetarët, në fund të fundit, kërkojnë drejtësi dhe drejtësia e vonuar për ta është

drejtësi e mohuar.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Unë jam i bindur se ti ke e shumë pyetje të tjera, ashtu siç kam edhe unë, por ky është

raportimi vjetor që bën Këshilli Lartë Gjyqësor në Komisionin e Ligjeve. Neve nuk na pengon

asgjë që kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor apo kryetarët e komisioneve të vijnë dhe të

raportojnë në Komisionin e Ligjeve për të gjitha problematika që janë shqetësim për komisionin,

por edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Gjithsesi, zonja Llagami, do t’ju kërkoja të jeni e përmbledhur

në përgjigjet e pyetjeve të koleges Hysi, sepse ka edhe kolegë të tjerë që e kërkojnë fjalën.

Naureda Llagami –Faleminderit, zonja Hysi, për pyetjet! Janë pyetje, të cilat unë i

vlerësoj shumë, pasi këto shqetësime ne i ndajmë çdo ditë!

Lidhur me Gjykatën e Apelit Administrativ, pa diskutim, që është një nga gjykatat, e cila

qëkur e ka nisur aktivitetin e saj e ka nisur me problematika dhe me një numër që nuk ka qenë

kurrë i plotë, që me kalimin e viteve është krijuar një backlog, i cili tashmë pas Gjykatës së Lartë

është një nga prioritet e Këshillit. Edhe kjo gjykatë nga ana e Këshillit është futur te plani ynë

strategjik se si të gjejmë mekanizmat për të reduktuar backlog-un e kësaj gjykate dhe për të krijuar

mundësinë që kjo gjykatë të përshpejtojë dhe të bëjë sa më shumë çështje. Problematikat që unë

vazhdoj të theksoj janë: vetingu, ulja e numrit të gjyqtarëve në këtë gjykatë, pezullimi i tyre për

shkak të vetingut, shkarkimet, burimet njerëzore gjithashtu. Pra, janë të gjithë këta faktorë që në

një mënyrë apo jo ndikojnë drejtpërdrejt te pjesa e uljes së stokut të gjykatës. Unë u mundova që

t’ju raportoj lidhur me evadimin e çështjeve. Me thënë të vërtetën, nga ana e gjykatave është bërë

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

30

një punë shumë e madhe dhe, po të shikojmë ngarkesën e çështjeve të secilit gjyqtar nga viti në vit

ato po mbajnë një numër çështjesh shumë të lartë, që do të thotë se nga ana e gjykatës punohet. Pa

diskutim që kërkohet të bëhet më shumë nga Këshilli për të gjetur metodologji, por kjo ka të bëjë

me burimet njerëzore. Kuptohet që edhe pjesa e vetingut e ka impaktuar këtë situatë, por jam

besimplotë që shumë shpejt, me situatën e hartës gjyqësore dhe me pjesën e plotësimit të vendeve

vakante, edhe kjo gjykatë mund të ecë në ritmet normale. Nga ana e Këshillit janë hapur dy vende

vakante në këtë gjykatë dhe le të shpresojmë se do të kemi kandidatura, sepse deri tani kemi vetëm

dy kandidatura. Kështu që kjo është një pjesë që unë e shikoj edhe te pjesa e hapjes së vendeve

vakante. Nga ana e gjyqësorit ka një lloj hezitimi për të aplikuar në këto vende vakante, por me

këto kandidatura që kemi le të shpresojmë që të arrijmë që t’i plotësojmë këto vende vakante që

kemi hapur në këtë gjykata.

Për sa i përket stokut në Gjykatën e Lartë, kjo është një nga sfidat tona dhe unë u mundova

shkurtimisht ta trajtoja Gjykatën e Lartë në shumë aspekte. Unë do të doja të mbështesja

argumentin tuaj që ndryshimet ligjore kanë krijuar një impakt shumë të madh. Pse e them këtë?!

Sepse jo më larg se sot mora disa të dhëna nga Gjykata e Lartë. Ju e dini se në Gjykatën e Lartë

janë katër gjyqtarë dhe treshja e gjyqtarëve, që u dekretuan nga Presidenti jo më lag se në datën

13 mars, kanë shkuar në atë gjykatë. Deri tani kjo gjykatë ka evaduar 505 çështje, nga këto çështje

themeli janë 269 çështje, ku kryesohet me çështje penale, çështje administrative dhe çështje civile.

Janë 236 çështje të tjera, ku futen kompetenca, juridiksione, pezullime dhe ekzekutime. Kjo do të

thotë se me ndryshimet ligjore që kemi parashikuar për këtë gjykatë, në një kohë kaq të shkurtër

veprimtarie ushtrimi funksioni, jo më larg se dy muaj, kemi një rezultat shumë të mirë, me një

trupë shumë të vogël gjykate. Unë jam besimplotë që këto ndryshime ligjore, në momentin kur do

të kemi plotësuar stafin e gjykatave, do të japin impaktin e tyre.

Për sa i përket drejtësisë për të mitur, të them të vërtetën, kjo çështje ka pasur shumë

prioritet nga ana e Këshillit. Reagimi pozitiv i Këshillit ka qenë që në muajt e parë ndaj kësaj

çështjeje për krijimin e seksioneve të posaçme. Ju e dini shumë mirë që të krijosh një seksion të

caktuar në gjykatë duhet të kesh 6 gjyqtarë. Kuptohet, nga organika që ne trashëgojmë nga KLD-

ja, gjykatat i kemi edhe me katër gjyqtarë në organikë. Pra, kemi probleme në krijimin e

seksioneve.

Megjithatë, duke marrë parasysh që ligji ka një mundësi, ku thuhet që këto çështje mund

të gjykohen edhe nga gjyqtarë të trajnuar, pra që kanë njohuri të posaçme në fushën e të miturve,

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

31

Këshilli ka hartuar një udhëzim, të cilin e ka miratuar, duke ua shpërndarë të gjitha gjykatave. Sot

secila gjykatë, nëse nuk ka seksionin, ka gjyqtarët me njohuri të posaçme për t’i trajtuar këta të

mitur në zbatim të Kodit Penal. Për këtë kemi pasur në mënyrë të vazhdueshme asistencën dhe

orientimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në mënyrë të veçantë ka shfaqur interes

UNICEF-i, partnerët suedezë dhe Këshilli ka reaguar.

Sot në çdo gjykatë në Republikën e Shqipërisë ka një seksion ose, nëse nuk ka një seksion,

ka një gjyqtar, i cili ka njohuritë e posaçme për t’i trajtuar çështjet për të miturit.

Për sa i përket sistemit të menaxhimit, unë e kam përmendur, e them gjithandej dhe vazhdoj

ta them. Kam bërë një mbledhje me të gjithë donatorët, ku fjala e parë që kam thënë është që, nëse

doni të kemi standarde në sistemin gjyqësor, duhet të kemi një sistem të ri. Ne bëjmë sikur kemi

një sistem, por nuk e kemi. Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka pranuar këtë fakt që ditën e parë që ka

ardhur në këtë godinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar që sistemi aktualisht nuk prodhon të

dhëna dhe nuk i ndihmon gjyqtarët. Për këtë arsye, ky ka qenë prioriteti ynë.

Për këtë çështje është bërë një vlerësim nga partnerët tanë për kostot. Kemi bërë një

mbledhje, një tryezë të madhe me donatorët, të cilët kanë shfaqur interes, por, kuptohet, edhe për

shkak të shumë situatave, që ishin forcë madhore, si tërmeti dhe pandemia, nga ana e tyre kemi

një reflektim për planet e tyre strategjike dhe buxhetore. Këtë e kam artikuluar edhe kur kam ardhur

për të diskutuar për buxhetin, për të cilin dua suport nga qeveria që të kemi sistemin.

Nga ana e Këshillit po bëhen të gjitha përpjekjet dhe po intensifikohen se si të mundësojmë

ngritjen e kësaj çështjeje në nivel ndërgjegjësimi aty ku dua jo vetëm unë, por edhe Këshilli, për

nevojën e këtij sistemi. Kemi bërë përpjekjet maksimale dhe shpresoj të shkojmë në rezultate

konkrete.

Për sa u përket burimeve të KLGJ-së, unë nuk thashë që nuk kemi burime. Ne kemi burime,

por për 6 muaj kemi bërë shumë rekrutime. Ju kujtoj që buxheti ka ardhur në muajin korrik dhe

atëherë ristrukturimi i Këshillit mori fund. Kemi shumë ristrukturime të Këshillit, kemi filluar dhe

rekrutimet, por mjediset ku jemi aktualisht na kufizojnë rekrutimet e njerëzve të tjerë.

Ju me të drejtë thoni se kemi Polin e Drejtësisë. Kuptohet që Poli i Drejtësisë, në këtë

situatë, është gati dhe nga ana e Këshillit do të fillohet procedura për t’u shpërngulur atje.

Për sa u përket burimeve njerëzore, besoj se do t’i realizojmë brenda këtij viti. Arsyeja pse

në projektbuxhetin e nëntorit nuk kam kërkuar burime njerëzore shtesë për KLGJ-në, është sepse

ne nuk kishim realizuar këto që kishim dhe nuk mund të legjitimoheshin për të kërkuar të reja. Në

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

32

momentin kur ne do t’i përfundojmë të gjitha rekrutimet, do të bëjmë edhe një vlerësim të

nevojave.

Për sa i përket sistemit, vazhdoj të them se ka nevojë për burime njerëzore, ka gjithmonë

nevojë për staf ndihmës, aq më tepër kur nuk prodhon sistemi. Mund t’ju them se vetëm për

hartimin e një raporti apo një informacioni mua më duhet të involvoj shumë njerëz në të gjithë

sistemin gjyqësor, që të prodhoj një informacion për t’ua kaluar institucioneve me të cilat

bashkëpunoj. Ndaj unë jam gjithmonë partizane që burimet njerëzore do të lehtësonin dhe do të

rrisnin efektivitetin e gjykatave.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Llagani!

Po, zoti Fino.

Bashkim Fino – Faleminderit, kryetar!

Faleminderit kryetares dhe të gjithë anëtarëve të KLGJ-së!

Më bëri përshtypje kur kryetarja tha: “Kam edhe tri kërkesa për Kuvendin e Shqipërisë:

përmirësimin e akteve ligjore, rritjen e burimeve njerëzore dhe rritjen e vlerësimit të gjykatave”.

Është normale të ketë kërkesa ndaj nesh.

Kërkesa e parë dhe e tretë besoj se janë të pranueshme dhe duhen parë, por kërkesa e dytë,

rritja e burimeve njerëzore, pavarësisht se u dha një përgjigje në këto momente, duke parë që

struktura e miratuar nga ana jonë prej 125 pozicionesh pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton

e plotësuar në masën 69%, më duket e tepërt, kur nuk kemi realizuar burimet njerëzore për të cilat

kryetarja, në emër të Këshillit, ka ardhur dhe i ka kërkuar në Kuvend, dhe ne jemi treguar korrekt

me miratimin e kësaj strukture.

Unë kam një pyetje tjetër, që ka të bëjë me qeverinë gjyqësore, e cila është një qeveri e re

mbas reformës në drejtësi. Më lejoni t’ju them që, dhe të pyes kryetaren e KLGJ-së, në Shqipëri

ka një fashë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të mirëpaguar. E them këtë, sepse kam parasysh që

kjo fashë e madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh marrin minimalisht dy herë më shumë pagë se

Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë. Unë dua të di nga qeveria e gjyqësorit, sepse ky është një

hap shumë i rëndësishëm që ka marrë parlamenti dhe maxhoranca jonë për këtë reformë dhe

mirëpagesë të tyre, a ka pasur ndonjë efektivitet, në fund të fundit, gjithë ky financim, ku ne u

kemi dhënë shumë herë më tepër gjyqtarëve dhe prokurorëve, në punën e tyre të përditshme? A ka

ndikuar kjo rritjen e performancës dhe në eliminimin e shumë stoqeve të dosjeve, siç thatë edhe

ju, e të tjera me radhë? Si e shikon qeveria e gjyqësorit këtë çështje? Apo nuk ka asgjë, është

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

33

thjesht një rritje page dy herë më shumë se Presidenti dhe Kryeministri, dhe vazhdon me atë status

quo-në, siç kanë qenë gjyqtarët para se të merrnin këtë pagë të lartë?

Zoti kryetar, kam përshtypjen se raportimin vjetor është i pamjaftueshëm për qeverinë e

gjyqësorit dhe për KLP-ën, pasi dhe numri i madh i pyetjeve që kanë kolegët tregon që, për

mendimin tim, dhe këtë e kam sugjerim për ju si kryetar komisioni, mund të ishte periodik gjatë

vitit në Komisionin e Ligjeve, dhe kjo do të krijonte një funksion esencial, që e ka Kuvendi i

Shqipërisë për monitorimin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe ligjore.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Sugjerimi është i drejtë. Ne si komision nuk duhet të mjaftohemi vetëm me raportimin

vjetor të institucioneve dhe kjo vlen për t’u përmirësuar në vazhdim të punës së Komisionit të

Ligjeve.

Po, zonja Llagani, për pyetjen e zotit Fino.

Naureda Llagani – Në fakt, për sa i përket çështjes nëse paga ka pasur impakt, unë thashë

shkurtimisht që gjyqësori sot, pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të reja, po mban një

ngarkesë shumë të madhe. Pra, është rritur numri i çështjeve, që i ka ngarkesë secili gjyqtar, dhe

norma e zgjidhjes brenda një viti. Këtë gjë e shpjegova duke thënë që, edhe pse numri i stafit dhe

gjyqtarëve është ulur dhe numri i çështjeve të reja është rritur, gjyqtarët vazhdojnë të marrin dhe

të kenë më shumë ngarkesë sesa vitet e mëparshme. Indikatori, që është evadimi i çështjeve, brenda

vitit kalon në vlerën mbi 70%, që do të thotë se është një vlerë shumë e mirë dhe e konsiderueshme,

duke marrë parasysh problematikat. Pse jo, unë besoj se edhe pjesa e pagesës ka ndikuar pozitivisht

në motivimin e tyre për të evaduar më shumë çështje.

Për sa u përket burimeve njerëzore, në kërkimin që kam bërë, nuk e kisha për KLGJ-në,

por për sistemin. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit që sistemi ka gjithmonë nevojë për burime

njerëzore.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonaj Llagani!

A ka pyetje të tjera nga kolegët? Nuk ka.

A ka diskutime? Nuk ka.

Po, zoti Xhafaj.

Fatmir Xhafaj – Biem të gjithë dakord që Këshilli i Lartë Gjyqësor është një institucion

kyç në sistemin e ri të drejtësisë dhe me një pozicion shumë më të pavarur dhe me një

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

34

vendimmarrje shumë më të gjerë, natyrisht, edhe me risi në formimin e tij. Raporti i paraqitur nga

Këshilli bën një përshkrim të zgjeruar të punës së tij për vitin 2019 dhe shpesh edhe në detaje të

panevojshme për një raportim të tillë, në vlerësimin tim. Ndoshta taktikisht, për efekt të këtij

procesi monitorimi, por edhe për efekt të interesit të vetë Këshillit, duhet të ishte ndarë pjesa e

funksionimit të Këshillit nga pjesa e analizës për eficiencën e sistemit. Kjo do t’i jepte mundësi

Këshillit të adresonte disa probleme në funksion të mbështetjes për të cilat ai vet ka nevojë, por

edhe ne do të na jepte një mundësi shumë më të mirë për të gjykuar më me eficencë.

Puna e Këshillit, pa dyshim, duhet vlerësuar si pozitive në këtë vit të parë të funksionimit të tij,

pasi ka shërbyer për hedhjen e themeleve në përmbushjen e misionit dhe të përgjegjësive të këtij

institucioni. Përtej statistikave të shumta të hedhura në raport, më duhet të nënvizoj, ndër të tjera,

dy dukuri të rëndësishme pozitive, në vlerësimin tim.

Së pari, numri i lartë i akteve rregullatore dhe sidomos cilësia e akteve të Këshillit, veçanërisht në

aspektin e zhvillimit të karrierës, të vlerësuara nga komuniteti i gjyqtarëve dhe ekspertiza

ndërkombëtare.

Së dyti, Cilësinë e lartë në procesin përzgjedhës së anëtarëve të rinj për Gjykatën e Lartë, tashmë

të gjithëpranuar nga opinioni i profesionistëve të fushës, por edhe nga opinioni publik, si zgjedhje

cilësore, e përshtatshme për një institucion të tillë si Gjykata e Lartë.

Duhet të kemi mirëkuptim edhe për problematikat e konstatuara në punën e Këshillit, pasi është

viti i parë i një institucioni të tillë me një shumicë anëtarësh edhe pa përvojën e duhur në këtë

fushë. E parë në këtë kontekst, ata meritojnë përgëzime për punën që kanë bërë dhe për

përgjegjshmërinë e treguar.

Përtej këtyre konsideratave, personalisht vlerësoj se pritshmëria për Këshillin është shumë e më e

lartë, kjo për shkak të vetë pritshmërisë që ka publiku për reformën në drejtësi dhe institucionet e

reja të dala prej saj, por edhe sepse Këshilli përgjithësisht ka një përbërje shumë të mirë. Këshilli

ka një grup gjyqtarësh me integritet dhe me nivel të lartë profesional, për t’u respektuar dhe

admiruar për karrierën e tyre, por edhe anëtarë jogjyqtarë me një formim të lartë akademik, disa

prej të cilëve edhe me përvojë shumë të respektueshme.

Në këtë kontekst për mua personalisht dhe besoj edhe për shumë ndër ne ka një pritshmëri shumë

më të lartë nga ky Këshill.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

35

Me aq sa unë kam ndjekur, dhe kjo është personale, nga leximi i raportit të paraqitur, por edhe nga

vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë, që janë bërë publike, pra nga misionet që monitorojnë

punën e Këshillit, mendoj se ka disa problematika që meritojnë vëmendje.

Konkretisht.

Së pari, kur shikon përbërjen kaq cilësore të Këshillit dhe mbështetjen që ka marrë, dhe jam shumë

dakord që duhet përfshirë këtu dhe stafi administrativ, në raport me prioritet që duhet të kishit gjatë

këtij viti, ritmi i punës së tij duhet të ishte shumë më i lartë, me vendimmarrje më të shpejta dhe

më efikase. Mendoj se përtej arritjeve shumë pozitive, ka nevojë për një menaxhim më të mirë të

punës së Këshillit, për një harmonizim me koordinim më të mirë të strukturave të tij në funksion

të vendimmarrjes dhe për një eficencë më të mirë të stafit administrativ të Këshillit, duke e

fokusuar atë kryesisht dhe më shumë në funksion të veprimtarisë së komisioneve të Këshillit dhe

përgatitjes së vendimmarrjeve prej tyre.

Së dyti, kushtetuta dhe ligji kanë dhënë garanci të forta për pavarësinë e Këshillit. Pritet që kjo të

reflektohet në vendimmarrjen e Këshillit. Përzgjedhja e tre gjyqtarëve ishte një hap i mirë, por testi

i vërtetë do të jetë procesi përzgjedhës brenda radhëve të gjyqësorit, që do të dëshmojë sa reale

është pavarësia në vendimmarrje, larg lobimit, preferencave politike, lidhjeve shoqërore dhe

klienteliste, apo çdo ndikimi tjetër të paligjshëm.

Kjo kërkon që aktet përkatëse, që rregullojnë këtë proces, t’i nënshtrohen një vendimmarrjeje të

kujdesshme, për të mos lejuar hapësira për vendimmarrje të paracaktuara përballë realizimit të

garës midis kandidatëve, e të tjera.

Për shembull, në disa kontestime, që unë kam ndeshur për kriteret e miratuara në vendimin “Për

kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve”, kam vlerësuar dhe riparë me seriozitet

anën e Këshillit, për të evituar kontekste në fazat e mëtejshme të procesit. Cilësia e kandidatëve

që do të përzgjidhen për promovim në Gjykatën e Lartë, në Gjykatat e Posaçme dhe në Gjykatat e

Apelit do të jenë shumë shpejt sprovat e vërteta.

Së treti Këshilli duhet të dëshmojë jo vetëm më shumë pavarësi dhe përgjegjshmëri në

vendimmarrjen e tij, por edhe më shumë autoritet dhe proaktivitet. KLGj nuk është një organ

burokratik, por një organ kolegjial me të gjitha kompetencat e nevojshme kushtetuese dhe ligjore

për të drejtuar dhe përfaqësuar veprimtarinë e gjyqsorit në raport me pushtetet e tjera dhe në

shprehje të interesave të qytetarëve.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

36

Personalisht, pa i hyrë fare thelbit të cështjes, kam pritur një vendimmarrje më të shpejtë të

Këshillit në reagimin e tij ndaj letrës së Presidentit të Republikës. Gjithashtu pritej një reagim më

proaktiv nga Këshilli ndaj disa gjyqtarëve të papërgjegjshëm që nuk kanë shpresë të kalojnë

sprovën e vetingut, lidhur me sjelljet dhe vendimmarrjet e tyre haptas në shkelje të ligjit gjë që do

të ishte e mirëpritur nga opinioni publik; Ashtu sikundër lënë për të dëshiruar disa vendimmarrje

lidhur me kërkesat për dorëheqje për ta shmangur vetingun për mënyrën e gjykimit dhe

transparencën e këtij procesi nga këshilli.

Askush nuk mund dhe nuk duhet të ndikojë apo më keq të mund të intimidojë në vendimmarrjet

ligjore të Këshillit dhe ligjshmërisë së tij në pushtetin gjyqësor. Nga ana tjetër, vetë Këshilli duhet

të dëshmojë më shumë autoritet dhe forcë vendimmarrëse në ushtrimin e përgjegjësive të tij

kushtetuese, por edhe integritet, edhe kurajo publike.

Së katërti, Këshilli ka nevojë për prioritete më të qarta, më konkrete dhe për një kalendar të qartë

veprimi. Është e vërtetë që këto gjenden në raport, por jo rastësisht ia bëra pyetjen kryetares, sepse

unë mendoj se brenda tërësisë dhe prioriteteve të planifikimit strategjik, ka disa prioritete mbi

prioritetet.

Unë bie dakord edhe me gjykimin e relatorit, zotin Shameti, që plotësimi në kohë dhe me cilësi i

vakancave, sidomos atyre në Gjykatën e Lartë, janë prioritet mbi prioritet dhe kjo është

domosdoshmëri.

Nuk kemi luksin të punojmë për këtë gjë me procedura dhe afate të zakonshme. Kjo është një

situatë e jashtëzakonshme, që kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm nga Këshilli dhe nga

drejtuesit e tij pa cenuar cilësinë e përzgjedhjes. Për sa e njoh unë ligjin, sa kam lexuar edhe aktet

që ka miratuar këshilli, mendoj se nëse harmonizohet më mirë puna e vetë Këshillit, ngushtohen

afatet, ka një fokus dhe sidomos nëse ka një koordinim më të mirë në këtë askpekt me institucionet

që lidhet ky proces, përfshirë edhe ato të vetingut, Këshilli mund të përmbyllë objektivin që më së

paku, brenda këtij viti, trupa e anëtarëve të jetë +9 ose minimumi +6, që të vijnë nga radhët e

gjyqtarëve, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një Gjykatë të Lartë, më së paku, eficente me mbi

9-10 anëtarë brenda këtij viti.

Gjithashtu, mendoj se në rezolutën që do të përgatisë komisioni, ndoshta duhet theksuar fort

përmbyllja e të gjitha akteve nënligjore, që duhet të kishte adresuar Këshilli, pavarësisht punës

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

37

shumë të mirë të bërë në këtë aspekt, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi duke i dhënë përparësi

sidomos disa cështjeve konkrete.

Jam shumë dakord me theksi që u vu edhe nga kolegia Hysi për miratimin e hartës së re të gjykatave. Duhet

të kuptojmë se nëse ne miratojmë hartën e re të gjykatave dhe të strukturave respektive të tyre, kjo do të

rregullojë edhe shpërpjestimet në ngarkesa dhe sidomos për të zbutur problematikat që janë krijuar për

shkak të vetingut dhe kryesisht në Gjykatat e Apelit, në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar

e Korrupsionit dhe Gjykatën Administrative, së paku, me sa kuptova unë, nga paraqitja e detajuar e

eficiencës së gjyqësorit.

Është prioritet edhe miratimi i akteve të fushës së etikës, monitorimi i zbatimit të tyre por dhe i akteve për

zbatimin e masave disiplinore.

Gjithashtu, besoj se duhet të ketë një vëmendje më të mirë ndaj komunikimit me publikun dhe më

shumë transparencë për punën e Këshillit, të anëtarëve të tij, vetë gjykatave të rretheve gjyqsore,

përmes një përdorimi efikas të një mekanizmi të ri ligjor që keni krijuar në ligj për komunikimin

publik, si domosdoshmëri për të rritur përgjegjshmërinë e gjyqësorit dhe rikthimin e besimit të

qytetarëve te drejtësia.

Dëshiroj të theksoj edhe dy momente të tjera.

Menaxhimi më i mirë i gjykatave. Ka detyra të posaçme jo vetëm për miratimin e rregullave

standarde në funksionimin e gjykatave në administratën gjyqësore, por edhe për procesin e

përzgjedhjes së stafit administrativ dhe monitorimin e punës së tyre.

Tjetra, procesi i verifikimit të magjistratëve që fitojnë provimin brenda afatit përkatës. Duhet të

jetë një prioritet në punën e këtyre dy muajve të Këshillit, sidomos sivjet, në kushtet kur kemi një

kohë të kufizuar, me sa di unë, dhe një numër kandidatësh shumë më të lartë. Zonja kryetare, ne

nuk e kemi aspak luksin të humbasim qoftë edhe një kandidat për Shkollën e Magjistraturës në

kushtet që jemi.

Besoj se rezoluta që komisioni ynë do t’i përcjellë Kuvendit, do të jetë sa më përfshirëse, duke

orientuar edhe prioritetet kyce për vitin 2020, krahas vlerësimit pozitiv për punën e Këshillit për

periudhën që analizojmë.

Personalisht kam besim që viti 2020 do të shënojë një konsolidim të punës së Këshillit dhe më

kryesorja, do të ketë rezultate konkrete në funksion të cilësisë së vendimmarrjes dhe rritjes së

besimit të publikut te reforma në drejtësi, tek insionet e drejtësisë dhe te vetë qeveria e pushtetit

gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

38

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Xhafaj!

Ka diskutime nga kolegët e tjerë? Nuk ka.

Para se ta mbyll këtë seancë dëgjimore të gjatë me kryetarin e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, më lejoni që si kryetar i komisionit të bëj një përmbledhje të shkurtër të këtij raportimi,

duke e vënë theksin te roli dhe te përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë në raport me institucionet

e pavarura, me institucionet kushtetuese dhe konkretisht me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Besoj se

biem të gjithë dakord që roli dhe përgjegjësia e Kuvendit ka saktësisht zbatimin e Kushtetutës dhe

të ligjit në raport me këto institucione.

E thënë më qartë, zonja kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në këtë këndvështrim, ne si

komision dhe si Kuvend inkurajojmë pavarësinë maksimale në vendimmarrjen e këtij institucioni

të ri të drejtësisë. Në mënyrë që të realizoni qëllimin që Kushtetuta dhe ligji ka në raport me

institucionin tuaj, ju duhet të punoni vazhdimisht për të rritur autoritetin e Këshillit të Lartë

Gjyqësor në drejtim të vendimmarrjes dhe të menaxhimit të sistemit gjyqësor, por, pse jo, edhe

larg ndikimeve dhe lobimeve të ndryshme, që u theksuan këtu edhe nga kolegët e mi në diskutimet

e tyre. Në fund të fundit, roli dhe përgjegjësia e Këshillit të Lartë Gjyqësor ka të bëjë me realizimin

e dy objektivave themelore që ne apo qytetarët presin nga sistemi i drejtësisë: dhënia në kohë e

drejtësisë për qytetarët dhe aksesi i qytetarëve te drejtësia. Dihet postulati i famshëm, një drejtësi

e vonuar, është drejtësi e mohuar. Një nga qëllimet madhore të reformës në drejtësi është aksesi i

qytetarëve në drejtësi dhe marrja e kësaj drejtësie.

Unë dëshiroj t’ju përgëzoj për punën! Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 17 muaj jetë, po të kemi

parasysh janarin e vitit 2019, kur ky Këshill u bë funksional. Është raportimi juaj i parë në Kuvend

dhe, pa diskutim, formati i raportimit tuaj, në drejtim të kërkesave që kemi ne si komision dhe si

Kuvend, duhet të përmirësohet në të ardhmen për ta bërë të qartë ndarjen, që kërkohet me të drejtë,

të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të sistemit të drejtësisë që ju menaxhoni.

Në fakt, qëndrojnë të gjitha shqetësimet që u ngritën këtu, ato që raportuat ju, por edhe ato

që ngritën kolegët e mi, por dua të ndalem në atë që kërkojmë ne si Kuvend nga Këshilli i Lartë

Gjyqësor.

Do ta nisim me Gjykatën e Lartë. Pavarësisht që ju thatë se nuk jemi përpara ngritjes së një

institucioni rishtas, sepse ne e kemi pasur Gjykatën e Lartë, përtej funksionalitetit të Gjykatës së

Lartë, që lidhet drejtpërdrejt me dhënien e drejtësisë. Ne jemi shumë të interesuar si Kuvend, që

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

39

kjo gjykatë të bëhet funksionale një orë e më parë, për të realizuar përgjegjësinë që ka Gjykata e

Lartë në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ju thatë se brenda këtij viti Gjykata e Lartë mund të bëhet me 10 gjyqtarë, por më lejoni të

them, duke iu referuar ligjit “Për Gjykatën Kushtetuese”, konkretisht nenit 7, shkronjës “ç” të këtij

ligji, se ky numër është i pamjaftueshëm që ju të plotësoni detyrimin kushtetues që keni në raport

me Gjykatën Kushtetuese. Ligji e thotë qartë: “Mbledhja e gjykatës së Lartë është e vlefshme kur

në të marrin pjesë ¾ e numrit të përgjithshëm të të gjithë gjyqtarëve, që Këshilli e ka fiksuar në 19

anëtarë, dhe kandidati për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese kërkon të marrë 3/5 e votave të

anëtarëve të pranishëm”. Referuar numrave, edhe plotësimi me 10 gjyqtarë i Gjykatës së Lartë e

bënë të pamundur bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese me numrin e nevojshëm të

gjyqtarëve, që do të duhet të zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Njësoj siç e ka shqetësim Kuvendi dhe

ekzekutivi sot, ky duhet të jetë shqetësimi kryesor edhe i qeverisë gjyqësore, përtej funksionalitetit

dhe mbarëvajtjes së sistemit gjyqësor në tërësi, që ka të bëjë me dhënien e drejtësisë për qytetarët

shqiptarë.

Zonja kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do t’ju kërkoj të fokusoheni në këtë drejtim,

sepse nuk më bindin argumentet që ju dhatë në këtë seancë dëgjimore, që Komisioni i Ligjeve i ka

marrë me shkrim!

Për dijeni të kolegëve të mi deputetë, por edhe të opinionit publik, ne kemi pasur një

korrespodencë me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe përgjigjja e datës 26.05.2020 për Kuvendin e

Shqipërisë, për ecurinë e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, me qëllim plotësimin

e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, nuk është bindëse. Ju disa herë sot iu referuar numrit të

vogël. Pra, argumentet për të mos cenuar funksionalitetin e Gjykatave të Apelit dhe të Gjykatës së

Posaçme, apo për të siguruar një barazi të kandidatëve që do të konkurrojnë për ngritjen në detyrë

në Gjykatën e Lartë, sepse mundet, hipotetikisht, të ishit përballë një numri të vogël kandidimesh,

nuk janë bindëse. Unë nuk e di se cilët janë indikatorët apo treguesit që Këshilli i Lartë Gjyqësor

ka marrë në konsideratë, që ka arritur në këto konkluzione, por për sa kohë vetingu, rivlerësimi

kalimtar i gjyqtarëve, nuk është pengesë për të konkurruar për ngritjen në detyrë në Gjykatën e

Lartë, pavarësisht nga sugjerimet dhe opinionet që mund të japin partnerët në këtë drejtim, me të

cilët ju bashkëpunoni. Është e pajustifikueshme shpallja e 6 vendeve vakante, nga 15 që duhet të

jenë nga radhët e sistemit gjyqësor.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

40

Sigurisht, në këtë proces ku ndodhemi, gjithkush duhet të japë më të mirën e vetë si

institucion dhe në kohë. Pra, shqetësimi i plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë lidhet me

plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Ky është shqetësim sot për opinionin publik.

Për të tjerat, unë dua të evidentoj faktin që Kuvendi i Shqipërisë, në raport me Këshillin e

Lartë Gjyqësor, i ka përmbushur plotësisht detyrimet e veta. Keni një strukturë të miratuar në

Kuvendin e Shqipërisë, keni një buxhetim në përputhje me strukturën që keni marrë nga Kuvendi

dhe nga qeveria, edhe godinën ku do të vendosen institucionet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë

Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është problem i zgjidhur nga ana e Kuvendit dhe

qeverisë. Shumë shpejt besoj se ju do të jeni në mjediset e të reja, por mbetet qëndrimi që ju kemi

si këshill në lidhje me burimet njerëzore dhe buxhetimin e sistemit të drejtësisë.

Në mbyllje, do të dëshiroja që pjesë e rezolutës që do të miratojmë në Kuvend të jenë disa

prioritete të punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor në raport me mbarëvajtjen, jo vetëm të punës së

KLGJ-së, por edhe të sistemit gjyqësor në tërësi.

Konkretisht, përfundimi sa më shpejt i këtij procesi, pra i hartës gjyqësore, do të bënte një

rigrupim të burimeve njerëzore në varësi të ngarkesës së punës dhe do të na krijonte një panoramë

më të qartë edhe neve si Kuvend lidhur me funksionalitetin e sistemit gjyqësor në tërësi.

Harta do të harmonizonte si duhet kërkesën që ka sistemi për burime njerëzore dhe

bashkëpunimin e KLGJ-së me Shkollën e Magjistraturës dhe rolin e Kuvendit në këtë proces dhe

pastaj do të kemi një panoramë edhe më të qartë të burimeve njerëzore brenda sistemit.

Lidhur me performancën e punës së gjyqtarëve, me terrenin konkret atje ku jepet drejtësia,

apo me zbatimin e ligjit nga ana gjyqtarëve në dhënien e drejtësisë në çështje konkrete, për KLGJ-

në është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë me një institucion të ri, që jemi në fazat e para të

ngritjes, që është Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ju jeni qeveria e gjyqësorit, por cilësia e vendimmarrjes apo veprimtaria e përditshme të

punës së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë dhe që lidhet me llogaridhënien e këtij sistemi,

besoj se janë objekt i drejtpërdrejt i punës së Ispektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe në këtë drejtim

unë do t’ju inkurajoja bashkëpunimin që ju si këshill, si qeveri e gjyqësorit, të keni me këtë

institucion.

Në këtë raportim të parë unë kam vlerësimin tim maksimal për punë e KLGJ-së, si në

drejtim të funksionimit të këtij institucioni, por edhe të hartimit dhe kompletimit me aktet e duhura

nënligjore për të garantuar veprimtarinë e këtij institucioni.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

41

Gjithashtu, do të inkurajoja një frymë kolegjiale në vendimmarrjen e këtij këshilli,

pavarësisht se vendimmarrja është individuale, por nuk do të më pëlqente që shumica e

vendimmarrjeve të ishin 6 me 5, edhe pse kjo është çështje e bindjes së brendshme të secilit nga

anëtarët e KLGJ-së, sepse edhe përbërja e KLGJ-së në këtë format në përbërje të këshillit e

mundëson, në vlerësimin tim një vendimmarrje ndoshta edhe më ndryshe. Gjithsesi, vlerësimet

tona për punën e KLGJ-së janë pozitive. Janë pak 17 muaj punë për një raportim në Kuvend, por

në kushtet kur qytetarët presin produkt nga drejtësia e re, edhe KLGJ-ja do të duhet t’i bashkohet

hapit si të gjitha institucionet e tjera, për të arritur qëllimin final që ka sistemi i drejtësisë së re që

ne presim.

Shumë faleminderit për raportimin, zonja Llagami!

Falënderoj edhe anëtarët e tjerë të KLGJ-së që ishin në linjë gjatë këtij raportimi, ndonëse

nuk patën mundësi të shprehen!

Unë e mirëpres sugjerimin e kolegut Fino dhe të koleges Hysi që ne të mos mjaftohemi

vetëm me këtë raportim, por ju të keni edhe raportime të tjera periodike për problematika të

caktuara.

Falënderoj zotin Qoku, si zëvendëskryetar, zotin Toska, zonjën Ukperaj dhe zotin Bici si

kryetarë të komisioneve përkatëse në KLGJ!

Një merak të fundit kam, zonja Llagami: punoni për pavarësinë tuaj institucionale!

Të gjithë ne të tjerët kemi detyrimin kushtetues dhe ligjor t’ju përkrahim aq sa ne lejon

Kushtetuta dhe ligji, por ka shumë rëndësi që ju të punoni vetë për pavarësinë tuaj. Edhe ca gojëve

të liga që ka lidhur me mosshpalljen e vendeve vakante për në Gjykatën e Lartë, ju duhet t’u jepni

përgjigjen e duhur ligjore. Ligji kërkon 13 vjet për të qenë gjyqtar dhe për të konkurruar për

ngritjen në detyrë dhe uroj që të mos jetë fakti që pritet të plotësojë kriterin e 13 vjetëve punë një

individ i caktuar brenda sistemit gjyqësor për të konkurruar më pas për t’u bërë pjesë e Gjykatës

së Lartë. Kjo lidhet drejtpërdrejt me autoritetin e Këshillit dhe pavarësinë tuaj institucionale. Unë

inkurajoj pavarësi. Ky është detyrimi ynë si Kuvend, por të jeni e bindur se edhe partnerët

ndërkombëtarë, me të cilët ne aksesojmë sistemin e drejtësisë, janë shumë të interesuar për

pavarësinë e KLGJ-së dhe KLP-së, sepse ky ishte qëllimi i reformës së re në sistemin e drejtësisë:

Politika larg duart nga gjyqësori.

Mos e harroni këtë devizë të reformës në sistemin e drejtësisë!

Faleminderit të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

42

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 10.06.2020, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja– kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore për raportimin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,

për vitin 2019.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Adnor Shameti,

Bashkim Fino, Edmond Leka, Alket Hyseni, Andi Permeti, Aurora Mara, Ediola Braha, Nikolin

Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo.

Mungojnë:

Damian Gjiknuri, Spartak Braho, Jurgis Çyrbja, Alban Zeneli, Elda Hoti, Adriatik

Alimadhi dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Gent Ibrahimi- Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit të

Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

43

Alfred Balla - Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit

të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale

Bujar Sheshi- Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetar i Komisionit të Disiplinës

Sandër Beci - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit të

Zhvillimit të Karrierës

Ulsi Manja - Vazhdojmë me seancën dëgjimore të radhës, që është raportimi i Këshillit

të Lartë të Prokurorisë për veprimtarinë e tij gjatë vitit 2019.

Ju kërkoj ndjesë, zoti Ibrahimi, që raportimi i KLGJ-së zgjati më shumë se parashikimi dhe

ju ishit në linjë gjatë gjithë raportimit, por interesi është i përbashkët!

Ne e kemi marrë raportin e KLP-së. Ka pasur edhe një raportim të zotit Ibrahimi në

Komisionin e Ligjeve, ka edhe një material të Shërbimeve të Monitorimit të Kuvendit, që u është

shpërndarë kolegëve.

Mirë se erdhët në komision, zoti Ibrahimi!

Fjala është për ju.

Genti Ibrahimi - Mirë se ju gjetëm, zoti Manja!

Mirëdita!

Faleminderit për durimin që po tregoni për të kaluar në një seancë tjetër dëgjimore,

pavarësisht se ajo e para ishte e gjatë dhe, mendoj, e lodhshme për ju!

Unë jam këtu i rrethuar nga kolegët e mi, drejtuesit e komisioneve të KLP-së, zotin Alfred

Balla, zëvendëskryetar dhe drejtues i Komisionit të Formimit Profesional; zoti Bujar Sheshi,

drejtues i Komisionit të Disiplinës; zoti Sandër Beci, drejtues i Komisionit të Karrierës; zoti Tartar

Baze, drejtues i Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Prokurorëve.

Mendoj se për ne ishte privilegj që dëgjuam raportimin dhe diskutimet lidhur me

veprimtarinë e KLGJ-së, sepse në këtë mënyrë kuptojmë pak më mirë edhe se çfarë i intereson

vërtet Kuvendit dhe cila është mënyra më e mirë për të raportuar.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

44

Ky është raporti ynë i parë vjetor dhe unë kam kënaqësinë që në emër të KLP-së ta ndaj

atë me ju. Është për ne një mundësi unike për t’i bërë të ditur Kuvendit, institucioneve partnere

dhe shoqërisë në përgjithësi, një përmbledhje të veprimtarisë sonë gjatë vitit të shkuar.

Jam shumë dakord me atë diskutim që u bë gjatë seancës së raportimit të KLGJ-së, që

ndoshta do të ishte ide e mirë raportimi periodik afatshkurtër i këshillave. Kjo do të na jepte

mundësinë që të përqendroheshim në çështje që janë vërtetë në interes të përbashkët midis KLP-

së, Kuvendit dhe shoqërisë.

Siç e dini, Kushtetuta e ka parashikuar që KLP-ja të veprojë në prapavijë të sistemit të

sistemit të prokurorisë, me qëllim për të krijuar kushtet për suksesin e këtij sistemi në goditjen

penale të krimit.

Nga ana tjetër, suksesi në luftën penale kundër krimit është i mundur vetëm në rast se

prokurorët e Republikës së Shqipërisë janë profesionalë, të pavarur dhe me integritet. Pikërisht

këto tri fjalë përmbledhin qëllimin dhe objektin e punës së KLP-së.

Do të vëreni, padyshim, një dallim në fushën e veprimit midis KLGJ-së dhe KLP-së, pasi

fusha jonë e veprimit është paksa më e ngushtë. Reforma e thellë kushtetuese e vitit 2016 themeloi

KLP-në si një organ të pavarur në nivelin kushtetues me përgjegjësi ekskluzive në fushën e statusit

të prokurorit. Pra, ndryshe nga KLGJ-ja, ne nuk kemi përgjegjësi në fushën e administrimi të

sistemit të prokurorisë. Këto përgjegjësi i janë veshur prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesve të

prokurorive në çdo nivel.

Përgjegjësitë e këshillit shtrihen mbi të gjithë ciklin e jetës profesionale të prokurorëve,

duke filluar që nga pranimi i kandidatëve për prokurorë në Shkollën e Magjistraturës, emërimi i

prokurorëve të rinj, caktimi i tyre në detyra konkrete, transferimi, ngritja në detyrë, gjithë pjesa e

karrierës së prokurorëve dhe së fundi edhe disiplinimi, në ato raste kur duhet të jetë i nevojshëm.

Natyrisht që këto vendime të rëndësishme jetike për statusin e prokurorëve nuk mund të

merren në mënyrë arbitrare. Kjo është e qartë dhe në këtë kuptim është, gjithashtu, në misionin e

KLP-së që vendime të kësaj natyre, vendime kaq të rëndësishme për statusin e prokurorëve të

bazohen ekskluzivisht në vlerësimin e meritave të tyre profesionale dhe mbi rezultatet e verifikimit

të figurës dhe të integritetit, të cilat ne i bëjmë në mënyrë të herëpashershme, në faza të ndryshme

të karrierës së prokurorëve.

Ky set kompetencash i është veshur këshillit, sepse ai është, gjithashtu, një organ i zgjedhur

në mënyrë meritokratike, profesionale dhe të depolitizuar.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

45

Ne kemi një përbërje të njëjtë me atë të KLGJ-së, me 6 përfaqësues nga prokuroria dhe 5

përfaqësues nga trupa e pedagogëve dhe shoqëria civile, një përbërje e cila lejon një balancim të

suksesshëm të interesave legjitime të prokurorëve me interesat e shoqërisë në përgjithësi. Është

një formulë vërtet e zgjuar, që mundëson realizimin e njëkohshëm të disa qëllimeve.

Nga njëra anë, vetë prokurorët përfshihen në mënyrë të efektshme dhe demokratike në

qeverisjen e sistemit ku ato shërbejnë dhe nga ana tjetër, Kuvendi, përmes përfaqësuesve të tij në

këshill bashkëqeveris sistemin e prokurorisë në emër dhe për llogari të shoqërisë.

Unë dëgjova me interes komentet tuaja në lidhje me modelet e vendimmarrjes që keni

vërejtur në punën e KLGJ-së gjatë një viti dhe u gjenda i papërgatitur në fakt. Ne nuk kemi bërë

një studim të raporteve të vendimmarrjes këtu në këshill, por mund të them me siguri se nuk kemi

një model vendimmarrjesh 6 me 5, gjë që tregon për një amalgamim të përfaqësuesve të grupeve

të ndryshme të interesit këtu në këshill.

Është e sigurt që në ditët dhe muajt e parë të veprimit të këshillit, ndarja profesionale midis

anëtarëve ka qenë më e theksuar dhe me kalimin e kohës ka ardhur duke u tretur.

Unë premtoj të bëj një analizë të këtij lloji, por mund të parathem me siguri rezultatin e saj,

nuk do të gjeni një model vendimesh 6 me 5 në këshill. Jam i sigurt se është më i çrregullt, gjë që

ndikon edhe natyrën e vërtetë të vendimmarrjes në një organ kolegjial.

Kjo është një formulë që ka një meritë të madhe edhe për depolitizimin e anëtarëve

joprokurorë. Unë e kujtoj fare mirë që një nga objektivat e mëdha të reformës ishte pikërisht gjetja

e një formule që do të bënte shkëputjen e asaj lidhjes midis Kuvendit dhe institucioneve të larta të

drejtësisë dhe kjo formulë që u konceptua atëherë besoj se është interesante, sepse unë mendoj që

falë një procesi përzgjedhës meritokratik dhe të depolitizuar të anëtarëve që vijnë nga jashtë

sistemit ia del që të krijojë një distancë midis organeve politike dhe anëtarëve të këshillit,

pavarësisht se në llogari të fundit ne anëtarët joprokurorë zgjidhemi nga Kuvendi.

Sa i takon veprimtarisë sonë gjatë vitit të shkuar, ne jemi të vetëdijshëm që veprimtaria

jonë është shënjuar qartë edhe fort nga dy procese.

Procesi i parë ka qenë themelimi i Prokurorisë së Posaçme dhe procesi i dytë ka qenë

zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm.

Procesi i parë zgjati plot 10 muaj e 8 ditë, por në fund ne ia dolëm që, pra pasi morëm

vendimin për organikën fillestare të Prokurorisë së Posaçme, vendosëm se do të ishte e arsyeshme

që Prokuroria e Posaçme të fillonte me një ekip prej 15 prokurorësh. Është një vendim, i cili në të

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

46

ardhmen nuk na takon më neve, por u takon SPAK-ut vetë dhe Kuvendit, të cilët në negociata,

diskutime të drejtpërdrejta midis tyre do të vendosin nëse është vendi për të ruajtur këtë organikë,

për ta rritur, për ta shpëtuar, në varësi të treguesve të ngarkesës së punës dhe të rëndësisë që ne si

shoqëri do t’i japim në vijimësi luftës kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar. Pasi

morëm këtë vendim të rëndësishëm për caktimin fillestar të organikës prej 15 prokurorësh, ne

vijuam me përzgjedhjen e kandidatëve, patëm një prurje të arsyeshme, e cila nuk ishte një prurje

nga ato që do t’i kënaqte 100% nevojat tona si organ përzgjedhës, por, sidoqoftë, ne patëm

mundësi të përzgjidhnim 15 kandidatë, pra 15 prokurorë potencialë në SPAK midis një grupi prej

23 kandidatësh. Procesi ishte i vështirë. Do të ndalem pak më poshtë me disa detaje lidhur me këtë

proces. Siç e dini, pasi kryem detyrën tonë, gjithsesi nuk ishim në gjendje që t’i emëronim

prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, sepse ligji parashikonte qartë se çdo prokuror mund të

emërohet vetëm pasi ta ketë kaluar vetingun në të dyja shkallët e tij. Ne ishim në gjendje të bënim

disa emërime, bëmë 8 emërimet e para, më pas filluam veprimtarinë e SPAK-ut. Pak më vonë në

2 episode të ndryshme ishim në gjendje të emëronim edhe 3 prokurorë të tjerë. Tani që flasim

jemi në pritje të vendimeve të organeve të vetingut edhe për 3 kandidatë të tjerë që i kemi

përzgjedhur. Zonjat dhe zotërinjtë janë në faza të ndryshme të procesit të vetingut, dikush është

ende pa u shqyrtuar, dikush është në pritje të zbardhjes së vendimit, që është një vonesë e

pajustifikueshme. I treti është në pritje të vendimit në instancën e dytë të organeve të vetingut.

Lajm i mirë është që u shpall data e dëgjesës së parë publike në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Kështu që mendoj se jemi afër përfundimit të procedurave të vetingut në lidhje me kandidatët e

mbetur. Besoj se së shpejti do të jemi në gjendje ta plotësojmë organikën e SPAK-ut, por duhet të

theksoj edhe një herë që plotësimi i organikës deri në këtë fazë është përtej mundësive tona, pasi

duhet të plotësohet kushti i kalimit të vetingut dhe topi është qartësisht në fushën e organeve të

vetingut.

Procesi tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Këtu vepruam pak sa më me vonesë. Në rast se garën për përzgjedhjen e kandidatëve për

Prokurorinë e Posaçme e hapëm literalisht një javë pasi ishim krijuar si institucion, sepse aty nuk

kishim asnjë pengesë ligjore, garën për Prokurorin e Përgjithshëm e hapëm pak më vonë, sepse

ligji kërkonte që të kishim më përpara një rregullore të miratuar dhe vetëm më tej të vijonim.

Sidoqoftë, ai proces zgjati 8 muaj pa 5 ditë. Në fund të këtij procesi mendoj se realizuam një garë,

e cila vendosi një standard për sa u takon proceseve për përzgjedhjen e titullarëve të organeve të

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

47

larta të drejtësisë, një standard që ka të bëjë qoftë me metodën e verifikimit të aftësive të secilit,

dhe ajo që është ndoshta më e rëndësishme, qoftë me transparencën që duhet ta shoqërojë këtë

proces. Ishte vërtet një proces që, në njëfarë mënyrë, u shndërrua në një telenovelë për opinionin

publik, gjë që e konsideruam si një shprehje të interesit legjitim dhe të vëmendjes që ka publiku

për mënyrën sesi i krijohen organet e reja të drejtësisë. Ne u përpoqëm t’i përgjigjemi, me aq sa

mundëm, me transparencë, por edhe me një punë metikuloze për vlerësimin e aftësive profesionale

dhe të integritetit të kandidatëve.

Natyrisht që unë e kuptoj se këto janë dy proceset që kanë shënjuar punën tonë gjatë vitit

2019, por, në fakt, veprimtaria e Këshillit ka qenë shumë më e gjerë dhe e thellë.

Dua të përmend shkurtimisht vetëm 3 drejtime kryesore të punës së Këshillit gjatë vitit

2019. Drejtimi i parë, më pëlqen të them se ne, por edhe KLGJ-ja, si rezultat i reformës në drejtësi

gjatë vitit të kaluar kemi themeluar një sistem të vetingut permanent për prokurorët. I gjithë

opinioni publik është i informuar dhe ndjek me interes procedurat e vetingut të jashtëzakonshëm

që po zhvillohet në Shqipëri, ky proces që po zhvillohet në Shqipëri, më pëlqen ta theksoj, është

një proces i jashtëzakonshëm, i cili ka filluar para disa vjetësh dhe do të përfundojë pas disa

vjetësh. Është e qartë që nga ky proces presim të zërë fara e integritetit në sistemin tonë të

drejtësisë, por, duke qenë të vetëdijshëm, se çdo veprim i njëhershëm nuk është i mjaftueshëm,

bazuar edhe në kërkesat e ligjit, ne kemi themeluar këtë sistem të vetingut permanent, i cili

verifikon në mënyrë të posaçme integritetin dhe pasurinë e prokurorëve në faza të ndryshme të

karrierës së tyre.

Faza e parë është momenti kur ata bëhen gati të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës; ne

me atë rast ne bëjmë një fotografim të imët të gjendjes së tyre pasurore dhe të rrjetit të tyre të

interesave. Çasti i dytë, kur ne i rikthehemi këtij procesi të rëndësishëm, është momenti kur

studentët e Shkollës së Magjistraturës kanë kryer ciklin e plotë të studimeve atje dhe bëhen gati të

emërohen si prokurorë në sistem. Në këtë moment ne bëjmë një fotografim të dytë të gjendjes

pasurore dhe të rrjetit të tyre të interesave dhe pastaj sa herë që një prokuror ka ambicien të ngrihet

në një detyrë më të lartë, të bëjë karrierë, Këshilli rezervon një tjetër proces verifikimi të imët të

pasurisë dhe të interesave. Ky sistem krahas, sistemit të deklarimit të zakonshëm vjetor të pasurisë

dhe të interesave, besoj se përbën një kuadër ligjor dhe procedural të mjaftueshëm për të garantuar

në vijimësi integritetin e sistemit tonë të drejtësisë. Është punuar shumë në këtë drejtim; është

miratuar një rregullore shumë e detajuar që i jep mundësi Këshillit të kuptojë thellë lidhur me këtë

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

48

aspekt të rëndësishëm të profilit të një prokurori. Ky është një drejtim i punës së Këshillit që desha

ta veçoj. Ne e aplikojmë këtë sistem të verifikimeve edhe në raste të tjera, edhe në rastet e

kandidatëve për t’u komanduar si inspektorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, edhe në rastin

e konfirmimit në detyrë të kancelarëve. Pra, është një sitëm i plotë, i cili, duke u aplikuar në

vijimësi, do të ketë patjetër rezultate për sa i përket integritetit të prokurorëve.

Po kështu, gjatë vitit të kaluar kemi hedhur themelet e meritokracisë në sistemin e

prokurorisë duke hartuar rregulla, sa komplekse, aq edhe të efektshme për identifikimin dhe

individualizimin e rezultateve profesionale të prokurorëve, duke i përdorur, çfarë është më e

rëndësishmja, këto rezultate si bazë ekskluzive për të gjitha vendimet e Këshillit për karrierën e

prokurorëve.

Këtë drejtim e kemi ndjekur në dy momente. Momenti i parë ka qenë hartimi i një

rregulloreje për vlerësimin e aftësive etike dhe profesionale të kandidatëve për në Prokurorinë e

Posaçme. Aty ne kemi testuar efektshmërinë e këtij mjeti për të kuptuar se kush vlen dhe për

çfarë. Mund të them me dozë vetëkënaqësie, të cilën e ndaj me të gjithë kolegët këtu, që në rastin

e përzgjedhjes së kandidatëve dhe më tej të prokurorëve për në Prokurorinë e Posaçme ishim

vërtet në gjendje të kuptonim atë që thashë më lart në mënyrë lakonike: kush vlen dhe çfarë. Kemi

një sistem, i cili na lejon të futemi në thellësitë e performancës profesionale të prokurorëve, të

shikojmë edhe aspekte të integritetit të tyre për të kuptuar vërtet se kush është më i miri dhe kush

vlen për të ecur përpara në karrierë. Eksperienca që patëm me Prokurorinë e Posaçme po na

shërben tani për të finalizuar një rregullore permanente për karrierën, për ngritjen në detyrë të

prokurorëve dhe për lëvizjet e tyre paralele nga një pozicion në tjetrin me idenë themelore që këto

të jenë procese kompetitive dhe të bazuara ekskluzivisht në meritë. Jemi të bindur që, në rast se

jemi në gjendje ta identifikojmë meritën rast pas rasti në vendimet që marrim për karrierën e

prokurorëve, në një afat të mesë do të jemi në gjendje të instalojmë një sistem meritokracie në

sistemin e prokurorisë, ku më të mirët sistematikisht marrin pozicionet më të larta dhe më të

kërkuara në sistem. Efektet e kësaj politike, që i quaj në mënyrë të shkurtuar instalimi i

meritokracisë në sistemin e prokurorisë, në cilësinë e punës, shpejtësinë e saj dhe integritetin e

prokurorëve janë vërtet të thjeshta për t’u imgjinuar.

Një drejtim i tretë gjatë të cilit ka operuar Këshilli vitin e kaluar kanë qenë edhe disa

episode sporadike ku ne kemi vepruar sipas perceptimit tonë në interes të mbrojtjes së pavarësisë

së prokurorëve. Janë 3 raste ku, në gjykimin e këshillit, pavarësia e prokurorisë ose e

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

49

prokurorëve të veçantë është vënë në pikëpyetje si rezultat i formave të ndryshme të presionit që

ka ardhur nga burime të ndryshme, ndonjëherë burime të mirëfillta politike, ndonjëherë burime

mediatike; e kam fjalën këtu për zhurmën që shoqëroi krijimin e Prokurorisë së Posaçme dhe

emërimin e drejtuesit të saj, por edhe për disa episode që iu bënë dhe komente nga ana e

politikanëve të lartë lidhur me prokurorin në detyrë. Këshilli në atë rast ka gjykuar se ky është rasti

për të përcjellë një mesazh që sistemi i prokurorisë duhet të veprojë në kushtet e pavarësisë së

plotë dhe i vetmi autoritet që mund të ndikojë mbi jetën profesionale të prokurorëve është Këshilli

i Lartë i Prokurorisë. Me këtë drejtim të tretë të punës, në njëfarë mënyrë, e kemi kompletuar

qasjen tonë të trefishtë të administrimit të detyrave tona, sepse në llogarinë e fundit në mënyrë të

përmbledhur vërtet e quajmë veten tonë përgjegjës për të garantuar këto 3 gjëra: integritetin e

prokurorëve, profesionalizimin dhe pavarësinë e tyre.

Dua të ndal këtu këtë raportim të shkurtër, sepse gjithçka tjetër është teknike dhe ka të bëjë

me faktet, të cilat janë raportuar në dokumentin që keni përpara dhe bashkë me kolegët kuptuam

se ndoshta mënyra më e mirë për të vijuar është që t’ua lëmë fjalën ju për pyetjet dhe shqetësimet

më konkrete. Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ibrahimi!

Fjalën e ka zonja Bushka, si relatore, më pas e kanë kolegët për të bërë pyetje apo për

diskutime.

Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit, zoti Ibrahimi dhe përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë!

Në fakt, do të bazohem në raportimin e monitorimit, që është kryer nga Shërbimet e

Kuvendit, bazuar në raportin vjetor dhe në informacionin e paraqitur nga KLP-ja, duke u fokusuar

në thelbin e arsyeve pse ne i zhvillojmë këto seanca raportimi vjetor.

Qëllimi kryesor është të kuptohet gjendja e sistemit, secili të kuptojë rolin e tij sesi brenda

tagrave kushtetues edhe ligjore dhe të bëjë të mundur nëpërmjet detyrës së tij që sistemi të

përmirësohet dhe gjërat të ecin përpara, ashtu sikurse ka qenë fryma e reformës në drejtësi.

Bazuar në raportin e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit, është për t’u vlerësuar

veprimtaria e KLP-së, sepse në këta 17 muaj jetë të një organi të ri të drejtësisë, ashtu si 4dhe

KLGJ-ja, kanë pasur pothuajse të njëjtën detyrë. Kjo ka të bëjë me hartimin dhe me miratimin e

akteve nënligjore. Nëse i marrim në analizë se sa punë dhe volum kanë ligjet e paketës së reformës

në drejtësi, pak a shumë i njëjti vjen edhe për aktet nënligjore, të cilat e bëjnë të pamundur nëse

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

50

nuk hartohet dhe miratohet zbatimi me efektivitet i të të gjithë mekanizmave që u paraqitën

nëpërmjet paketës të reformës në drejtësi. Unë mendoj se këshillat që do të vijnë më vonë do ta

kenë më të lehtë punën e tyre, pasi të gjitha shinat e akteve nënligjore janë tashmë të miratuara;

më shumës e 80% e akteve nënligjore janë hartuar dhe janë miratuar. Konkretisht, për KLP-në

shikoj se janë 278 vendime për çështje të ndryshme, të cilat lidhen kryesisht me rregullimin e

veprimtarisë së institucionit, hartimin dhe miratimin e rregulloreve për miradministrimin e

prokurorive, fillimin dhe përfundimin e procedurave për krijimin e Prokurorisë së Posaçme,

fillimin dhe përfundimin e procedurave për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm apo nisjen

e procesit të emërimit të magjistratëve të rinj. Të gjitha këto përfaqësojnë punë të kryer që kërkon

edhe investim profesional, edhe kujdes në zbatimin e ligjit, edhe përputhshmëri me frymën e

reformës në drejtësi.

Komisionet e përhershme pranë KLP-së janë ngritur dhe kanë filluar punën, kanë marrë

vendime të rëndësishme. Janë katër komisione, siç i prezantoi edhe vetë kryetari.

Unë do të ndalesha vetëm në disa akte, që janë të rëndësishme e që i vlerësoj, të cilat janë

tashmë në fuqi, duke filluar me rregulloret për veprimtaritë jashtë funksionit të prokurorit:

rregullorja për vlerësimin etik dhe profesional të subjekteve në procesin e rivlerësimit;rregullorja

për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, e cila, në

fakt, përcaktoi procedurat dhe kriteret për zhvillimin e një procesi selektiv objektiv, transparent

dhe gjithëpërfshirës, dhe pati një rezultat shumë pozitiv me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

vitin e kaluar, e më pas në Kuvend; rregullorja për kriteret dhe procedurat për ngritjen në detyrë të

prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe

ngritja e vetë Komisionit të Posaçëm, në lidhje me vlerësimin e kandidatëve për këtë prokurori.

Siç e shpjegoi vetë kryetari, për të mos rënë në përsëritje, ecuri është bërë, sa i takon si

detyrë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sigurisht, priten që nga ana e organeve të vetingut të kryhen

procedurat, në mënyrë që të plotësohen edhe vakancat e mbetura pezull.

Gjithashtu, rregullorja tjetër shumë e rëndësishme, dhe besoj se këtu zonja Hysi do të më

mbështesë, ka të bëjë me rregullat dhe garantimin e mbrojtjes së detyrueshme, si dhe caktimin e

avokatit mbrojtës mbi bazën e parimit të rotacionit, nga lista e avokatëve, që ofrojnë shërbimet e

ndihmës juridike dytësore në procesin penal.

Është një çështje që e kemi ngritur vazhdimisht në komision, sepse, duke i parë në harmoni

ligjet e reformës në drejtësi, ligji i ndihmës juridike, pa këtë rregullore të Këshillit të Lartë të

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

51

Prokurorisë, do të mbetej i pazbatueshëm. Le të themi se është një ndër aktet më të rëndësishëm,

në kuadër të zbatimit të ndihmës juridike dytësore, sepse në procesin penal përbën edhe një garanci

të procesit të rregullt ligjor.

Ky vendim është marrë që në nëntor të 2019-ës. Këtu do të doja të theksoja se pyetjet që

vijnë nga institucione të ndryshme shtetërore, që gjykatat nuk mundet të zbatojnë sot detyrimet në

lidhje me ndihmën juridike dytësore, se s’kanë dalë aktet, janë të pabaza, sepse akti është që nga

nëntori i 2019-ës.

Sa u takon rregullave të transferimit të procesit administrativ të prokurorive të krimeve të

rënda, edhe këtu e kemi plotësuar kuadrin nënligjor në një vendim të dhjetorit të vitit 2019.

Janë hartuar dhe miratuar metodologji të rëndësishme nga ana e këshillit, siç është ajo për

vlerësimin e kandidatëve për drejtues të prokurorive të posaçme, si dhe ajo për renditjen e

kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Është kryer një punë voluminoze sa i takon procesit të rivlerësimit të subjekteve përkatëse.

Janë rreth 44 raporte vetëm vitin e kaluar. Vetëm Komisioni i Përhershëm i Disiplinës ka pasur

rreth 40 projektakte administrative për çështje që lidhen me etikën. Caktimi i përkohshëm në 15

raste në pozicionin e drejtuesve të prokurorive në sistemin e prokurorisë, si dhe riemërimi i rreth

21 prokurorëve me afat të përkohshëm, duke mundësuar vazhdimësinë normale të punës.

Ne të gjithë e dimë se sistemi ka problematikat e veta për shkak të vakancave që krijohen

nga procesi i vetingut, ndaj pa diskutim është detyra e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të marrë

masa për të plotësuar këto vakanca, në mënyrë që administrimi në çdo prokurori të ecë përpara

dhe puna me hetimin të mos pengohet.

Mendoj se i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me ekspertët e angazhuar pranë

EURALIUS-it në lidhje me krijimin e data bazës me të dhënat e prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë, që është Sistemi i të Dhënave të Magjistratëve, ku deri më sot janë hedhur rreth 330

dosje personale, me informacion të detajuar për secilin prokuror.

Miratimi i listës përfundimtare të kandidaturave për Prokurorin e Përgjithshëm dhe për

Prokurorinë e Posaçme është përsëritur disa herë dhe mendoj se nuk kemi nevojë të thellohemi,

pavarësisht se Shërbimet e Monitorimit e kanë detajuar këtë proces. Këtu më vjen mirë të them se

ky proces ka qenë transparent, me gjithë vështirësitë që kanë hasur këshillat në fillim të punës së

tyre, e që ndoshta kanë ende për shkak të ambienteve të pafavorshme, të paplota për të kryer

funksionet. Transparenca në vitin 2019 është kryer në mënyrë efektive.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

52

Tashti, nga problematikat që ka nxjerrë Shërbimi i Monitorimit në Kuvend, mendoj se të

gjitha ato që janë më kryesoret lidhen me rastet e procedimeve disiplinore. Ankesat e qytetarëve

apo të institucioneve në KLP kanë qenë të larta, por vihet re se nga rreth 280 praktika, 170 praktika

janë arkivuar, sepse nuk plotësonin kriteret e pranueshmërisë, 72 praktika kanë marrë përgjigje

orientuese, ndërsa 38 praktika janë përcjellë pranë Prokurorit të Përgjithshëm, që të verifikohen

nëse ka raste të shkeljes disiplinore për hetim apo jo. Disa praktika të tjera janë mbyllur pa veprime,

për efekt të kalimit të afatit të parashkrimit.

Sa i takon punës së trajtimit të ankesave për hetim disiplinor, të gjithë jemi koshientë për

faktin se patjetër që është vonuar. Kjo për efekt të mungesave në legjislacion, si rrjedhojë e

vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat u lanë vakuum ligjor ligjeve të paketës së reformës në

drejtësi, në lidhje me masat disiplinore dhe shkeljet përkatëse, e më pas edhe ndërveprimi që kanë

të dy këshillat edhe me ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Të dyja janë superuar si

probleme.

Raportet e vlerësimit që kryen Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në kuadër të procesit të

vetingut, do të duhet të vijojnë patjetër me një shpejtësi në rritje. Megjithatë, gjatë 2019-ës vihet

re se ka njëzet raporte më shumë, nëse krahasohet gjashtëmujori i dytë me të parin.

Sa i takon strukturës, besoj se edhe këtu janë të njëjtat probleme si ato të Këshillit të Lartë

Gjyqësor, që është realizuar deri në masën 69%, për efekt të të gjitha problematikave që këshillat

kanë sot, për shkak të mungesës së hapësirave të nevojshme për të rekrutuar staf apo buxheteve të

alokuara pas një periudhe disamujore pas miratimit. Gjithsesi, kjo është një kërkesë që duhet të

trajtohet patjetër në 2020-ën, dhe brenda vitit të plotësohet struktura e miratuar.

Për vitin 2020, si ndër rekomandimet e para, pa mbaruar kjo seancë, se sigurisht ne do ta

përmirësojmë dhe kolegët do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre, unë do të sugjeroja që

rregullorja për organizimin e brendshëm të këshillit duhet të detajojë procesin vendimmarrës dhe

linjat e komunikimit e të veprimit administrativ, në funksion të realizimit të detyrave dhe

objektivave. Besoj se tashmë kjo është në proces, por duhet të mbyllet sa më parë.

Të vijojnë procedurat për përzgjedhjen e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme,

për të bërë të mundur plotësimin e vakancave në këtë institucion. E thamë se tashmë nuk është

gjithçka në dorën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por menjëherë, sapo procesi i vetingut të

mbarojë, nuk duhet humbur kohë me vijimin e procedurave.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

53

Të finalizohen dhe të miratohen aktet nënligjore normative, të cilat normojnë

administrimin e karrierës së prokurorëve, në përputhje me meritat profesionale të secilit. Pa

diskutim duhet që nga ju, nga organet e drejtësisë së re, të bëhen analiza të sakta nëse ka nevojë

për përmirësime ligjore, nëse kanë lindur probleme nga zbatimi i legjislacionit. Cilat eksperienca

kanë vështirësi? Cilat paraqiten si problematike? Këto në mënyrë që të gjithë së bashku, në bazë

të detyrave kushtetuese dhe ligjore që kemi, të mos lejojmë krijimin e problematikave nga veprime

që mund të kryejë gjithsecili nga ne, sipas tagrave që kemi.

Të merren masa për emërimin sa më shpejt të magjistratëve të profilit prokuror, të cilët

kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, për të cilët ka përfunduar verifikimi i pasurisë dhe i

figurës.

Këto janë pak a shumë, në mënyrë të përmbledhur, që të mos zgjatem më, për t’u lënë kohë

edhe kolegët për të bërë pyetje e për të shprehur mendime të ndryshme.

Faleminderit, kryetar!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Bushka, edhe për respektimin e kohës së relatimit.

Cili nga kolegët e do fjalën për pyetje?

Po, zoti Xhafaj.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Jam dakord edhe me vlerësimin e relatores...

Ulsi Manja – Afrohuni pak më afër mikrofonit, që të mos dëgjoheni me shkëputje. Mund

të mos i vendosni kufjet, por vetëm të afroheni më afër.

Fatmir Xhafaj – Po.

Ulsi Manja – Po, tani dëgjoheni mirë.

Fatmir Xhafaj – KLP-ja ka bërë një punë shumë të mirë, të vlerësuar pozitivisht, dhe i

mbështes konsideratat e dhëna nga relatorja, zonja Bushka, lidhur me raportin dhe veprimtarinë e

Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019.

Ajo që konstatoj unë është fakti se vendimmarrja e këshillit ka qenë e fokusuar në dy-tre

prioritete shumë të rëndësishme, të cilat kanë përbërë edhe interes në funksion të nevojës për ta

bërë funksional sistemin e prokurorisë, por edhe në raport me pritshmëritë e publikut, siç janë

zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e strukturës së posaçme antikorrupsion, ose

ndryshe e SPAK-ut.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

54

Të dyja këto janë arritje të vlerësuara, por në mënyrë të veçantë transparenca e këtij procesi

është një përvojë e lavdërueshme, gjë që, në konsideratën time, duhet vlerësuar si një standard për

të dyja qeverisjet e sistemit në procese të ngjashme, në të ardhmen, në veprimtarinë e tyre.

Shpresoj që ky vlerësim t’i jepet edhe cilësisë së përzgjedhjes, pasi pritshmëria është shumë

e lartë dhe sfidat janë shumë të mëdha.

Kryetari i këshillit i mëshoi me të drejtë pavarësisë së institucionit të prokurorisë e të

prokurorëve, gjë që është thelbësore, por ajo mbetet qëllim në vetvete dhe mund të shndërrohet në

të kundërtën e vet nëse nuk shoqërohet me përgjegjshmërinë e llogaridhënien, e provuar kjo edhe

me tregues e rezultate konkrete.

Prandaj, në këtë kontekst, unë do të dëshiroja që, lidhur me eficiencën e punës së këshillit

dhe rolin e tij në sistem, të ngre disa pyetje.

Pyetja e parë, zoti Ibrahimi, është: sa akte të karakterit rregullator, të parashikuara,duhej të

miratonte Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përmbushje të detyrimeve të ligjit? Sa janë miratuar

prej tyre dhe sa janë në proces? A ka një kalendar për mbylljen e këtij procesi të vonuar, sipas

vlerësimit tim, sidomos për ato që lidhen me pikat ‘ç’,‘p’ dhe ‘f’ të nenit 159 të ligjit “Për

qeverisjen”?

Pyetja e dytë: këshilli ka mungesë të dy anëtarëve që vijnë nga radhët e prokurorëve. Pse

nuk hapet procesi? Çfarë e pengon? Ka ndonjë arsye ligjore, procedurale apo ka ndonjë qëllim

tjetër, për të rregulluar përbërjen e anëtarëve të këshillit, sipas interesit të njërit apo të tjetrit?

Së treti, marrëdhëniet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me zyrën e Prokurorit të

Përgjithshëm. A ka nevojë për një marrëveshje bashkëpunimi, për të përcaktuar qartë kornizën e

përgjegjësive dhe mënyrën e bashkëpunimit për shkak të ndërthurjes së fushës suaj të veprimit?

Nëse po, që në gjykimin tim është e nevojshme, a kemi sot një të tillë? A po punohet për ta pasur?

Së katërti, në reflektim të një vendimmarrjeje të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka

miratuar disa ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për organet e qeverisjes”. Aty ka dispozita të

rëndësishme, siç janë neni 5/1 “Shkeljet disiplinore në lidhje me ushtrimin e funksionit” dhe neni

5/2 “Shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit”. Janë dy dispozita shumë të rëndësishme,

të cilat ruajnë pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe autoritetin e këshillit.

Pyetja ime, që nuk besoj se është rastësore, është: a janë konstatuar në veprimtarinë e

anëtarëve të këshillit raste apo praktika, të cilat i vendosin anëtarë të veçantë të tij në kushtet e

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

55

shkeljes së parashikimeve të këtyre dispozitave? Nëse po, cili ka qenë qëndrimi i këtij organi

kolegjial?

Pyetja tjetër, që ia bëra edhe kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është: cili është efekti

në vendimmarrjen e këshillit, i pranisë në përbërjen e tij të anëtarëve joprokurorë?

Ju bëtë një shtjellim të gjatë, për ta mbështetur këtë risi, dhe unë nuk i heq asnjë presje

arsyetimit që kanë pasur hartuesit dhe vetë ligjvënësi në këtë risi, që ka sjellë në formatimin e dy

qeverive të gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Pyetja është: sa ka sjellë efekt kjo në cilësinë e kësaj vendimmarrjeje? Sa i ka dhënë kjo

më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë vendimmarrjes së këshillit tuaj?

Natyrisht, këshilli është një këshill i prokurorëve në shumicën e tij. Për fat të mirë,

prokurorët që keni aty janë prokurorë me shumë integritet, gjë që e ndihmon pjesën e anëtarëve

joprokurorë në ushtrimin e funksioneve të tyre për t’i përshtatur më mirë me sistemin, por, nga ana

tjetër, vetë roli i kësaj pjese të Këshillit është shumë i rëndësishëm në një vendimmarrje, që

ndihmon përgjegjshmërinë dhe transparencën.

Së fundi, pyetja është përsëri për kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pse nuk bëhen

publike qëndrimet pro dhe kundër të anëtarëve të Këshillit, në vlerësimin tim, si domosdoshmëri

për të treguar qasjen dhe përgjegjshmërinë e gjithsecilit prej tyre në raport me vendimmarrjen dhe

me këtë përgjegjësi të madhe që kanë marrë përsipër në drejtimin e një strukture të rëndësishme,

siç është ajo e prokurorisë?

Faleminderit!

Ulsi Manja – Zoti Ibrahimi, fjala për ju, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të kolegut Xhafaj.

Gent Ibrahimi – Faleminderit, zoti Manja!

Faleminderit, zoti Xhafaj. për pyetjet!

Në pritje të identifikimit të informacionit për numrin e rregulloreve që janë miratuar dhe

atyre që nuk janë miratuar ende, unë po filloj t’u përgjigjem pyetjeve të tjera, duke filluar nga e

fundit. Kjo për faktin se përgjigjja ime do të jetë e ngjashme me atë të zonjës Llagami. Unë e

kuptoj shumë mirë shqetësimin tuaj. Në fakt, një institucion i lartë vendimmarrës, siç është Këshilli

i Lartë i Prokurorisë, që arrin të bëjë prezente në publik jo vetëm linjën kryesore të mendimit, e

cila materializohet në vendimin final, por edhe linjat paralele të arsyetimit, që nuk gjejnë vend në

vendimin final, është vërtet një institucion i një standardi të lartë. Është e vërtet që ligji e lë në

diskrecionin e secilit prej anëtarëve artikulimin ose jo të pozicionit të tij apo të saj kundër dhe, në

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

56

këto kushte, ne nuk kemi qenë në gjendje të japim rezultat në këtë drejtim. Pra, kush ka qenë

kundër, thjesht ka votuar kundër ose ka pikëzuar në atë mënyrë që favorizon një kandidat dhe

ndëshkon një kandidat tjetër, por nuk kemi një sistem të regjistrimit dhe pastaj të raportimit të

argumenteve të pakicës. Kemi diskutuar në Këshill një rregull, i cili ende nuk është sanksionuar,

për arsyetimin dhe justifikimin e votës të secilit. Unë mendoj se do të kemi një mundësi, kur të

miratojmë rregulloren tonë të brendshme, për ta prezantuar konceptin e justifikimit të votës. Unë

mendoj se është një metodë e shëndetshme pune, që i bën mirë punës së Këshillit dhe, natyrisht,

ndikon në cilësinë e rezultateve të tij. Ky do të jetë një mendim i Këshillit, por unë, personalisht,

duke kuptuar rëndësinë e këtij problemi, do të propozoj që në rregulloren e brendshme të Këshillit

të zërë vend si kërkesë pikërisht kjo, pra justifikimi i votës nga secili anëtar. Pra, për çdo vendim

nuk do të mjaftojë thjesht një ngritje dore, por do të duhet të shpjegohet qëndrimi i anëtarit, të

paktën në seancën plenare, e cila regjistrohet. Një praktikë të tillë, në fakt, ne e bëjmë, pasi një

anëtar, i cili mban një qëndrim, shpesh, në mos në çdo rast, e artikulon qëndrimin e tij, i cili

regjistrohet dhe bëhet publik përmes procesverbalit tonë. Sidoqoftë, kjo, me sa duket, nuk është

100% e njëjtë me atë që keni ju ndër mend, pasi ju keni ndër mend një pozicion pakice dhe në këto

raste unë them që është diçka e ndryshme. Është pak e vështirë, sepse ndonjëherë mund të jenë

kundër 5 anëtarë, por mund të jenë kundër për 5 arsye të ndryshme, që, normalisht, do të ishte pak

çorientuese për ata që e ndjekin nga lart punën e Këshillit, të cilët do të shikonin kaq shumë

opinione paralele, por, sidoqoftë, ne mund të bëjmë diçka për ta zbutur këtë problem dhe ndoshta

ajo që thashë është një hap në këtë drejtim.

Në lidhje me pyetjen tuaj për efektin që ka pasur në cilësinë dhe integritetin e

vendimmarrjes së Këshillit prania e joprokurorëve në Këshill, ju e dini po aq mirë sa unë, që jam

një mbështetës fanatik i formulës së bashkëqeverisjes së sistemit të prokurorisë, gjithmonë me

idenë se as gjyqësori dhe as prokuroria nuk janë pronë e gjyqtarëve apo prokurorëve, por janë

institucione shtetërore dhe, si të tilla, duhet t’u përgjigjen interesave të shoqërisë më të gjerë. Unë

mendoj se efekti i pranisë së joprokurorëve në sistem do të jetë pozitiv. Më duhet të them që është

shumë e thjeshtë ta fitosh këtë garë në krahasim me mënyrën se si janë bërë të njëjtat punë në të

kaluarën. Unë kujtoj që vendimet për karrierën e prokurorëve janë marrë pa transparencë dhe pa

diskutim, praktikisht nga një njeri i vetëm, pavarësisht se ka ekzistuar një këshill i prokurorisë me

funksione këshillimore. Thjesht fakti që sot vendimmarrja është e gjerë dhe publike, besoj se ka

pasur efekte pozitive për cilësinë e vendimmarrjeve tona. Mbetet opinioni publik dhe juaji, në

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

57

cilësinë e zëdhënësit të tij, që të jepni gjykimin përfundimtar, por unë mendoj se kemi një rritje

cilësore dhe kjo i dedikohet edhe pranisë së joprokurorëve në Këshill.

Për pyetjen tuaj, që ka të bëjë me rastet kur janë vërejtur probleme me prezumimet e

konflikteve të interesit të shkeljeve disiplinore nga ana e anëtarëve të Këshillit në rastet e

vendimmarrjeve, mendoj se forma më standarde se si shfaqen këto situata janë dyshimet për

konflikte interesi në rastin e vendimmarrjeve, megjithatë, në qoftë se kishit ndër mend diçka më

konkrete, ndoshta mund ta thoni pak më vonë, por sa i takon këtij të fundit, dua t’ju them se ne

kemi shpesh dyshime që anëtarë të veçantë mund të kenë konflikt interesi në lidhje me një

vendimmarrje. Natyrisht, ne ua lëmë, në radhë të parë, vetë anëtarëve që ta identifikojnë nëse kanë

apo nuk kanë konflikt. Ne kemi pasur raste në Këshill, ku anëtarët e Këshillit kanë dalë jashtë

sallës duke shpjeguar arsyen pse po e bëjnë këtë. Kemi pasur raste kur disa anëtarë kanë pasur

dyshime që anëtarë të tjerë kanë pasur konflikt interesi dhe e kanë ngritur publikisht këtë

shqetësim. Kur ka pasur divergjenca midis anëtarit, që mendon se një koleg ka konflikt interesi,

dhe anëtari tjetër, i cili është “i dyshuar”, ka pretenduar se nuk ka konflikt interesi, çështja i është

nënshtruar votimit në Këshill. Ne i kemi trajtuar në mënyrë transparente këto situata, dyshimet dhe

mendimet që dikush mund të veprojë në kushtet e konfliktit të interesit.

Sa i takon pyetjes në lidhje me marrëdhëniet me Prokurorin e Përgjithshëm, është e vërtetë

që neve na lidh shpesh puna me Prokurorin e Përgjithshëm për disa arsye. Ne jemi autoriteti që

marrim vendimet në lidhje me karrierën e prokurorëve, që do të thotë se ne mund të marrim një

prokuror nga një prokurori dhe ta çojmë në një prokurori tjetër, gjithmonë, në kushtet e zbatimit

të kërkesave të ligjit për procedurat dhe pëlqimin në ato raste kur ai kërkohet. Këto janë vendime,

të cilat nuk mund të merren kurrsesi në errësirë, por janë vendime që duhet të merren në kushtet e

një informacioni të plotë dhe të saktë për ngarkesën e punës së prokurorive në përgjithësi,

ngarkesën e punës të secilit prokuror në veçanti dhe të tipologjisë së çështjeve në raste të veçanta,

sepse ka zyra të prokurorisë, të cilat janë më të ekspozuara ndaj disa tipologjive të çështjeve në

krahasim me zyrat e tjera. Këto janë 3 informacione, të cilat ne i administrojmë në rastet e

vendimeve tona për lëvizjen e prokurorëve. Këto informacione zotërohen dhe ndahen me ne nga

Prokurori i Përgjithshëm. Kjo është një fushë veprimi, e cila na sjell në mënyrë konstante në

kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm.

Një fushë tjetër veprimi, e cila na ka shoqëruar për njëfarë kohe, ka qenë shqyrtimi nga ana

jonë e ankesave nga ana e publikut, të cilat gabimisht adresoheshin në Këshillin e Lartë të

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

58

Prokurorisë. Shpresoj që me këtë rast do të ndihmoj për sqarimin sadopak të opinionit publik, duke

u thënë atyre se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është adresa e duhur për depozitimin e ankesave

kundër prokurorëve, pasi ne jemi gjykata, që në instancë të fundit gjykojmë shkeljet e prezumuara

të prokurorëve. Adresa e duhur, që, për fat të mirë, është e hapur dhe në funksionon, është

Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Për sa kohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ishte në funksion, të

gjitha këto ankesa ne ia kemi përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili kishte trashëguar për

periudhën tranzitore funksionin e hetimit të ankesave.

Një fushë tjetër, që na lidhin me Prokurorin e Përgjithshëm, pa dyshim, është edhe

administrimi i sistemit në përgjithësi, që është kompetencë e tij, jo jona. Megjithatë, është e

rëndësishme që vendimet tona për karrierën e prokurorëve të merren duke pasur edhe një kuadër

të qartë informacioni lidhur me problematikën e godinave, buxheteve, Policisë Gjyqësore e kështu

me radhë, sepse ndonjëherë aty ku mungesat me ndihmës dhe me oficerë të Policisë Gjyqësore

janë më të mëdha, mund të jetë e arsyeshme që të alokohet numër më i madh prokurorësh. Pra,

këto janë, pak a shumë, 3 drejtimet, ku konsumohet marrëdhënia jonë me Prokurorin e

Përgjithshëm. Është ide shumë e mirë që ne të konceptojmë një marrëveshje kuadër për ta sheshuar

dhe për ta lehtësuar këtë marrëdhënie më Prokurorin e Përgjithshëm, e cila do të jetë ndihmë e

rëndësishme për ne. Mendoj se nuk do të jetë e vështirë që Këshilli ta pranojë këtë ide dhe ta kthejë

në një projektmarrëveshje me prokurorin. Madje, kolegu Sheshi më kujton se edhe Prokurori i

Përgjithshëm në platformën që i prezantoi Këshillit para se Këshilli të vendoste për emërimin e tij,

e kishte këtë propozim konkret. Kështu që mendoj se do ta kemi të lehtë edhe nga pala tjetër.

Sa i takon çështjes së mungesës së dy anëtarëve, është një çështje shumë e rëndësishme.

Faktikisht, gjendja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë tradhton urdhërimin kushtetues për

atë përbërje me një epërsi të lehtë të prokurorëve. Kushtetutbërsi ka gjykuar që kjo epërsi e lehtë

e prokurorëve në këtë Këshill është formati i duhur për të bërë vendimet më të mira të mundshme

në lidhje me karrierën e prokurorëve. Ne nuk e kemi këtë situatë, për shkak të mungesës së dy

prokurorëve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, faktikisht, ka pësuar dëme të mëdha si rezultat i procesit

të vetingut, ku ju kujtoj që 4 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët ishin të tillë në

ditën e parë të konstituimit, sot nuk janë më në Këshill dhe është vërtet e vështirë të zëvendësosh

humbjen, pasi ajo nuk është thjesht numerike, por, me të drejtë, është një humbje kapacitetesh

profesionale dhe humbje njerëzore sa na takon neve. Megjithatë, ajo që mbetet për t’u bërë, për të

plotësuar numrin e anëtarëve prokurorë, në fakt, i takon Prokurorit të Përgjithshëm, ku, me sa di

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

59

unë, nga kontaktet qe kemi pasur me të, thjesht pritet përfundimi i periudhës zyrtare të pandemisë

për të bërë të mundur mbledhjen masive të prokurorëve, sepse ju kujtoj që duhen mbledhur në një

ambient pothuajse 300 prokurorë dhe kjo ka vështirësitë e saj në kushtet e nevojës për t’u mbrojtur

nga risku i infektimit. Sidoqoftë, unë e di që çështja është në majën e agjendës së Prokurorit të

Përgjithshëm. Kështu që shpresoj që brenda verës t’i kemi edhe kolegët, të cilët i presim me

padurim, nga radhët e prokurorisë.

Sa u takon rregulloreve, ne kemi miratuar 8 rregullore normative. Më duhet të pranoj këtu

para jush që ne, për shkak të mungesave më të theksuara se KLGj-ja në mbështetjen administrative

në fazën e parë (kujtoj që KLGJ-ja trashëgoi administratën e ish-KLD-së, kurse ne në fazën e parë

ishim me të vërtetë me mbështetje administrative zero, një situatë që vazhdoi deri në korrik të vitit

2019, bashkë me buxhetin) kemi qenë në pozita pritëse. Pra, në njëfarë mënyre, kemi pritur që ata

të prodhojnë disa rregullore dhe ne pastaj t’i marrim dhe t’i përshtatim. Ka qenë e vërtetë që në

disa raste, për rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, ne kemi marrë rregulloren e KLGJ-

së, e cila ishte e vlefshme për ne në masën 60-70%, sepse, natyrisht, kur vjen puna për të vlerësuar

performancën e një prokurori, është një punë krejt tjetër nga puna që do të bëhej për të vlerësuar

performancën e një gjyqtari. Sidoqoftë, konceptet dhe procedurat që ata kanë miratuar, kanë qenë

të vlefshme edhe për ne. Po kështu, kjo vlen edhe për rregulloren për lëvizjen paralele të

prokurorëve dhe për transferimin e prokurorëve. Këto tri akte, të cilat janë shumë të rëndësishme

për administrimin e karrierës së prokurorëve, ne kemi gjykuar t’i huazojmë në formë draftesh nga

KLGJ-ja, për dy arsye: arsyeja e parë është ajo që përmenda, mungesa më e theksuar e burimeve

administrative dhe financiare te ne dhe, arsyeja e dytë, që ndoshta është më parimore, është nevoja

që ne të jemi në konvergjencë, në një linjë me KLGJ-në sa u takon gjykimeve të kësaj natyre, sepse

në rast se KLGJ-ja dhe KLP-ja do të shkonin në drejtime të ndryshme sa u takon standardeve të

vlerësimit të performancës drejt përdorimit të rezultateve të performancës në vendimet për

karrierën. Në fakt, do të ishte vërtet fatale për sistemin e meritokracisë, të cilin ka për detyrë ta

krijojnë qoftë KLGJ-ja, qoftë KLP-ja. Kujtoj se ne kishim edhe dy rregullore të posaçme, të cilat

nuk kanë të bëjnë me punën rutinë të Këshillit, është rregullorja për SPAKU-n dhe rregullorja për

Prokurorin e Përgjithshëm, të cilat morën edhe pjesën dërrmuese të vëmendjes në fazën e parë të

punës së Këshillit.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ibrahimi! Urdhëroni, zonja Hysi!

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

60

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Falënderoj zotin Ibrahimi për prezantimin konciz!

Gjithashtu, falënderoj edhe zonjën Bushka për prezantimin e detajuar të risive, por edhe të

çështjeve që kërkojnë një vëmendje të veçantë!

Zoti Ibrahimi, ju patët fatin, në krahasim me zonjën Llagani, të mësonit nga interesi që do

të kishim ne si deputetë, dhe ky ishte një favor për ju.

Unë e kam lexuar raportin dhe, duke pasur parasysh ligjin “Për organizimin dhe

funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë”, por duke pasur në konsideratë edhe raportimin

që bëri Prokurori i Përgjithshëm, për të cilin dje kemi përgatitur dhe kemi miratuar në komision

edhe rezolutën, kam disa pyetje, por dua t’i shmang përsëritjen e pyetjeve që bëri kolegu Xhafaj

ose çështjet që ju vetë i adresuat.

Çështja e parë ka të bëjë me nenin 159, i cili përcakton kompetencat e Këshillit të Lartë të

Prokurorisë. Në këtë nen theksohet se ju jeni përgjegjës për menaxhimin e përdorimit të

teknologjisë, si dhe miratoni udhëzime me karakter jodetyrues.

Dua të di diçka më shumë: në çfarë faze jeni me menaxhimin e përdorimit të teknologjisë,

për më tepër që në strukturën tuaj ju keni edhe një njësi të menaxhimit të teknologjisë? Pyetjen e

drejtoj për faktin se në seancën dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm nga raportimi i tij, por

edhe nga seanca dëgjimore me ministren e Drejtësisë ka rezultuar se ka probleme në sistemin e

menaxhimit të përdorimit të teknologjisë dhe të prodhimit të statistikave që ju mundësojnë ju të

bëni transparencën për publikun në lidhje me efektivitetin e sistemit të drejtësisë.

Së dyti, cilat janë udhëzimet me karakter jodetyrues që keni nxjerrë për organin e

prokurorisë? Në cilat fushat dhe nëse ato kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, kanë të

bëjnë me një eficiencë të sistemit të drejtësisë, duke marrë në konsideratë edhe standarde të caktuar

nga CEPEJ?

Së treti, jam e interesuar, nga pyetja që bëri zoti Xhafaj dhe përgjigjja që dhatë ju së fundi,

për marrëdhëniet midis Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të përgjithshëm. Ju jeni për

t’u vlerësuar për procedurën që keni ndjekur qoftë për ngritjen e SPAKU-t dhe të Prokurorit të

Përgjithshëm. Ndonëse morën kohë, në vlerësimin tim, keni bërë zgjedhje shumë të mira, çka ne

e kuptuam edhe gjatë raportimit dhe qartësisë së planit strategjik dhe vizionit që ka Prokurori i

Përgjithshëm Po, duke qenë se isha relatore për Prokurorin e Përgjithshëm, vlerësoj se ai ka

nevojë për mbështetje shumë të mirë dhe të fortë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kuptimin e

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

61

qartësimit të kompetencave, por edhe për t’i dhënë një mbështetje në shumë nga prokuroritë ku

ka mungesë të prokurorëve, për rrjedhojë ka edhe mospërdorim të instituteve të reja të procedurës

penale, pra të gjykimit të drejtpërdrejtë, të hetimit të drejtpërdrejtë, të urdhrit penal, marrëveshjes

e të tjerë. E theksoj këtë, sepse CEPEJ kërkon pavarësi të prokurorisë, por edhe eficiencë. Pra, a

jemi ne sot në gjendje të themi se me këtë kosto që paguan buxheti i shtetit për të gjithë sistemin

e drejtësisë, qytetari e merr shërbimin më shpejt, më profesional që të justifikojë edhe këtë burim

financiar jashtëzakonisht të madh të dedikuar për organet në përgjithësi dhe për organin e

prokurorisë në mënyrë të veçantë?

Një pyetje tjetër ka të bëjë me trajnimin e prokurorëve. Nga raporti i Prokurorit të

Përgjithshëm dhe nga vetëdeklarimet, në përgjigje të pyetjeve tona, por edhe nga raporti i ministres

së Drejtësisë për zbatimin e përparësive të luftës kundër kriminalitetit rezulton se ende ka hezitim

të përdorimit të instituteve të reja të miratuara në kuadër të reformë të drejtësisë penale. Janë 4

vjet, nuk është pak, por nuk është edhe shumë, dhe unë e kuptoj shumë mirë, por, të paktën, mendoj

se prokurorët duhet të kenë një qasje të re, t’i njohin, t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë në mënyrë

uniforme këto institute për të pasur një drejtësi sa më të shpejtë dhe më efektive. Cili është fokusi?

Domethënë, çfarë keni bërë ju në lidhje me adresimin e të gjitha problematikave të rezultuara në

të gjitha raportet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare që monitorojnë sistemin e drejtësisë

dhe të shoqërisë civile?

Unë do të vlerësoja angazhimin tuaj për dhënien e opinioneve për legjislacionin. Në

komision kemi marrë opinione nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Të jem e sinqertë, kam pritur më

shumë, duke pasur parasysh përbërjen shumë të mirë dhe kapacitetet që ka ky Këshill, qoftë të

anëtarëve joprokurorë, por edhe të anëtarëve prokurorë, pasi, po ta krahasojmë me Prokurorin e

Përgjithshëm, angazhimi i organit të prokurorisë është jashtëzakonisht i mirë. Kemi opinione dhe

vlerësime shumë të mira, por ne kemi nevojë për opinionin tuaj dhe, në bazë të nenit 187 të ligjit

“Për organit e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ju e keni detyrë për të dhënë opinione jo vetëm

për ligjet që lidhen drejtpërdrejt me organizimin e Këshillit, të organit të prokurorisë, por edhe për

ligje të tjera që kanë të bëjnë me drejtësinë penale. Në këtë kuadër, do të vlerësoja një angazhim

më të madh. Po i ezauroj pyetjet dhe diskutimin, sepse nuk dua ta bëj këtë.

Pyetja tjetër ka të bëjë me marrëdhënien tuaj me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në bazë të

ligjit, ju keni një bashkëpunim midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të

Prokurorisë dhe keni një anëtar që reciprokisht merr pjesë në mbledhjet e njëri-tjetrit, sikurse keni

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

62

edhe bashkëpunimin me ministren e Drejtësisë. Cili është bashkëpunimi që keni me Këshillin e

Lartë Gjyqësor? Në mënyrë të veçantë, te pyetja e fundit dua të ndalem te vlerësimi dhe kriteret e

vlerësimit të prokurorëve. Ligji “Për statusin e magjistratëve” ka përcaktuar në mënyrë të detajuar

kriteret që ju përdorni për vlerësimin e prokurorëve, por dua të di: sa e mbani në konsideratë në

vlerësimin që i bëni prokurorëve respektimin e lirive dhe të drejtave të njerëzve në proceset penale,

të grupeve të veçanta, që ne i kemi vënë në një pikë me vete në draftimin e këtij ligji, dhe sa e

mbani në konsideratë njohjen e instituteve të reja, të ndryshimeve që pësojnë ligjet dhe zbatimin e

tyre?

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Ju e thatë edhe vete që i ezauruat pyetjet dhe diskutimin, sepse, në fakt, me sa duket,

diskutime nuk do të kemi, sepse vajti përtej çdo limiti kjo seancë dëgjimore. Gjithsesi, fjala për

zotin Ibrahimi për të dhënë përgjigjet për kolegen Hysi, më pas kush ka pyetje të tjera.

Gent Ibrahimi – Faleminderit, zonja Hysi!

Unë bashkë me kolegët këtu nga pyetjet tuaja e zotit Xhafaj kuptojmë gjëra që në mënyre

apo tjetrën na kanë shpëtuar gjatë këtij viti që shkoi. Në fakt, ka qenë një vit vërtet shumë i

ngarkuar, Këshilli ka qenë vërtet shumë i përqendruar në ndërtimin e kapaciteteve të tija dhe, në

këto kushte, kemi qenë pak sa deficitarë për sa i takon ndërveprimit me institucionet e tjera. Në

pyetjet dhe komentet që bëtë evidentuat disa arsye të tjera pse Këshilli duhet të koordinojë me

Prokurorinë e Përgjithshëm dhe me Shkollën Magjistraturës në një nga rastet që ju përmendët.

Këto janë argumente shtesë mbi ato të zotit Xhafaj për nevojën që ne, si Këshill, kemi për të

eksploruar dhe për të ndërtuar një kuadër marrëdhëniesh me Prokurorin e Përgjithshëm, i cili do

t’i lehtësonte marrëdhëniet tona në të ardhmen për të ushtruar kompetencat respektive.

Për shembull, duke iu referuar pyetjes së parë që ngritët ju në lidhje me përgjegjësitë e

Këshillit për teknologjinë e informacionit. E vërteta është se, pavarësisht atij parashikimi në ligj,

mënyra se si kemi vepruar, mënyra se si kemi interpretuar dhe se si e kemi ndarë këtë kuptim me

Prokurorin e Përgjithshëm është se përgjegjësia për administrimin e teknologjisë së informacionit

në sistemin e prokurorisë (një sistem teknologjie, i cili shfaqjen kryesore e ka te sistemi i

menaxhimit të çështjeve, një çështje, të cilën e përmendi edhe zonja Llagami) është e Prokurorit

të Përgjithshëm, jo e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ne e dimë që Prokurori i Përgjithshëm është

fare i pakënaqur me sistemin aktual të menaxhimit të çështjeve. Për fat të keq, pas kaq shumë

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

63

vitesh investimesh dhe provash pafund, Shqipëria gjendet në situatë që qoftë për sa i përket

gjyqësorit, qoftë për sa i përket prokurorisë, në thelb, mungojnë sistemet e menaxhimit të

çështjeve.

Kjo është e rëndë, për të mos thënë një frazë tjetër. Sidoqoftë, Këshilli në këtë rrafsh mbetet

një aktor dytësor, duke i rezervuar, natyrisht mbështetjen edhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Për

sa na takon ne, thjesht jemi përpjekur që të aplikojmë teknologjinë e informacionit në sistemin e

mbajtjes dhe të përdorimit të të dhënave personale të prokurorëve. Pa dyshim që jemi në procesin

e aplikimit dhe e kemi aplikuar tashmë në sistemin e teknikës, falë mbështetjes së misionit të

EURALIUS-it.

Për sa i përket pyetjes suaj në lidhje me udhëzimet me karakter jodetyrues nga ana e

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, më duhet të them se gjatë vitit të shkuar nuk është aplikuar kjo

metodë pune. Besoj se edhe në këtë rast shpjegimi është ai që thashë pak më parë: përqendrimi me

tepri te nevojat e brendshme dhe rendja turra vrap pas atyre objektivave madhorë që kishte Këshilli,

pas atyre detyrimeve, të cilat janë detyrime për Shqipërinë jo vetëm për Këshillin, siç e thashë, siç

ishin krijimi, themelimi i SPAK-ut dhe i Prokurorisë së Posaçme. Nuk do të doja që në këtë seancë

të merrja atë vërejtjen që artikuloi zoti Manja pak më herët, pra për një mungesë përqendrimi aty

ku duhet të jetë më e nevojshme. Pra, ne kemi kuptuar që ditën e parë se kemi shumë detyra, por

detyrë mbi detyrat mbeten SPAK-u dhe Prokurori i Përgjithshëm. Kjo ka qenë pak edhe në kurriz

të disa drejtimeve të tjera të punës së Këshillit.

Ne e kuptojmë fare mirë që Prokurori i Përgjithshëm vazhdon të mbetet udhëheqësi i

sistemit të prokurorisë, por detyra e tij tashmë komplikohet shumë, sepse ai mbetet një udhëheqës

moral i sistemit të prokurorisë, mbetet kryeadministratori i sistemit të prokurorisë, por instrumentet

e tij, në raport me prokurorin, janë pothuajse inekzistente.

Në këto kushte, instrumentet për sa i takon ndikimit mbi prokurorët janë kryesisht në dorën

e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në këto kushte, ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një

marrëdhënie funksionale me Prokurorin e Përgjithshëm, në mënyrë që ai të ushtrojë kompetencat

e tij dhe ne tonat, duke ia lehtësuar sa më shumë që të jetë e mundur punën njëri-tjetrit.

Për sa u takon opinioneve për rishikimin e legjislacionit, është e vërtetë që Këshilli nuk ka

qenë aq aktiv sa duhet. Kjo nuk është rastësore. Për fat të keq, puna me rishikimin e ligjeve këto

vitet e fundit ka qenë shumë e ngutur, në gjykimin tonë. Kemi qenë të detyruar të veprojmë për

përmbushjen e boshllëqeve; të detyruar të veprojmë për plotësimin e rekomandimeve që na vijnë

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

64

nga partnerët ndërkombëtarë, të detyruar për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga emërimet e

Gjykatës Kushtetuese.

Ne mendojmë që Këshilli duhet të marrë kohën e duhur për të dhënë një gjykim

përfundimtar për nevojat për ndryshime, kryesisht në ligjin “Për statusin” dhe ligjin “Për organet

e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ne, si të thuash, po i pjekim qëndrimet tona, në raport me

nevojat për ndryshime, në mënyrë që, kur t’i sjellim te ju, të jenë të jenë të artikuluara siç duhet

dhe të reflektojnë të gjitha zhvillimet që nuk kemi jetuar gjatë këtij një viti e gjysmë.

Bashkëpunimi me KLGJ-në ka qenë nga njëra anë i lavdërueshëm dhe nga ana tjetër i

mangët. Ne kemi ceduar në aspektin formal të bashkëpunimit me KLGJ-në. E vërteta është se ne

nuk kemi caktuar një anëtar të Këshillit që të jetë ndjekës nga afër i zhvillimeve në KLGJ dhe

KLGJ-ja nuk e ka bërë të njëjtën gjë në raport me ne. Por, nga ana tjetër, ne kemi qenë përfitues

të produkteve të punës së KLGJ-së dhe në këtë mënyrë kemi bërë të mundur koherencën e

qëndrimeve dhe veprimeve tona në disa drejtime shumë të rëndësishme, kryesisht në drejtimin e

administrimit të karrierës së prokurorëve, gjë të cilën jemi munduar ta bëjmë në ngjashmëri sa më

të madhe me KLGJ-në. Ashtu siç e thashë pak më parë në përgjigje të komenteve për pyetjet e

zotit Xhafaj, do të ishte vërtetë një autogol shumë i madh në rast se KLGJ-ja dhe KLP-ja do të

ecnin në drejtime të ndryshme për këtë gje. Pra, në thelb bashkëpunimi është vërtet shumë i mirë,

sepse ne ndajmë të njëjtat mendime, opinione dhe të shpeshherë të njëjtat veprime, por nga ana

formale kemi ceduar në caktimin një ndërlidhësi formal midis dy këshillave.

Për sa i takon marrëdhënieve me Ministrinë e Drejtësisë, edhe kjo është një marrëdhënie

intensive. Ne i raportojmë rregullisht të gjitha strategjitë për koordinimin e të cilave ministri i

Drejtësisë është aktori kryesor. E kam fjalën për strategjinë sektoriale të drejtësisë, për organizmat

ndërkombëtarë ku Shqipëria raporton rregullisht, si GRECO, MONYVAL, SEPEZH e kështu me

radhë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë janë sistematikisht të pranishëm në mbledhjet tona

plenare dhe në disa raste jemi përfshirë edhe në dhënien e opinioneve dhe mendimeve për aktet

legjislative që ministri i Drejtësisë ka zgjedhur të shtyjë. Këto janë pak a shumë. Nuk e di nëse më

shpëtoi ndonjë nga pyetjet tuaja?

Ulsi Manja– Faleminderit, zoti Ibrahimi!

Vasilika Hysi – Po në lidhje me Shkollën e Magjistraturës?

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

65

Gent Ibrahimi – Po, patjetër. Është e vërtetë që me Shkollën e Magjistraturës ne kemi një

aktualitet të plotë për sa i takon ndikimit mbi kurrikulën e Shkollës së Magjistraturës. Nga ana

tjetër ne nuk e kemi kontaktin e drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjit në terren. Kjo është një tjetër

fushë ku ne do të na duhet të eksplorojmë një mënyrë më të efektshme të prokurorit të

Përgjithshëm, në mënyrë që të vjelim prej tij problemet në praktikë, qoftë ...(ka zhurmë dhe nuk

dëgjohet) të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, në mënyrë që këto pastaj t’i përcjellim si nevoja

për t’u marrë parasysh nga kurrikula e Shkollës së Magjistraturës.

Vasilika Hysi – Zoti Ibrahimi, po për vlerësimin e prokurorëve te komponenti profesional

dhe respektimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve?

Gent Ibrahimi - Ju e dini që sistemi i vlerësimit të prokurorëve është në një masë të madhe

i paracaktuar në ligjin për statusin, madje në atë pikë ai ligj i ngjan një rregulloreje. Pavarësisht

kësaj, ne jemi në zhvillim të mëtejshëm të kërkesave të Rregullores përmes Rregullores sonë për

vlerësimin e prokurorëve, që, siç e thashë, do të përpiqet të jetë sa më e ngjashme që të jetë e

mundur me atë të KLGJ-së, pavarësisht se kjo nuk është 100% e mundur.

Kjo që ju përmendni, që ne në vlerësimin e performancës së prokurorëve të mbajmë

parasysh sa dhe si ata në punën e tyre bëjnë të mundur respektimin të drejtave të njeriut, është një

dimension, i cili, ndershmërisht, na ka munguar në këtë fazë të hartimit të aktit nënligjor që unë

përmenda. Do ta konsideroja këtë që ju thatë si një kujtesë autoritare për Këshillin që ne të

reflektojmë për aq sa është e mundur në Rregulloren për vlerësimin e prokurorëve që edhe

performanca e tyre karshi respektimit të të drejtave të njeriut të gjejë vlerësimin e duhur.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ibrahimi!

Ka pyetje të tjera nga kolegët?

Zoti Fino ka pyetje.

Bashkim Fino – Faleminderit, zoti Ibrahimi!

Unë nuk kam pyetje teknike, siç bënë kolegët e mi, por në kuadrin e buxhetit do të bëj dy

sugjerime të vogla. Pavarësisht kërkesës së përsëritur për rritje të tavaneve buxhetore, në raportin

tuaj sqarohet se buxheti vjetor i akomoduar është realizuar në masën 59%. Më lind e drejta të bëj

pyetjen se cilat janë arsyet për realizimin në masë më të lartë të tavaneve buxhetore, pasi kur keni

ardhur në komisionin tonë, me të drejtë keni kërkuar fonde, si dhe pse është realizuar 59%?

Nga ana tjetër, nga raportimi del se stafi mbështetës është kompletuar në masën 69%, duke

konsideruar si të plotësuar gjashtë pozicione, të cilat janë akomoduar në njësinë mbështetëse të

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

66

komisionerëve në Departamentin e Shërbimit Ligjor, përmes procedurës së komandimit për një

periudhë 1-vjeçare, pra, gjashtë prokurorët në pozicionin e këshilltarit. Në kushtet sa më sipër

sqarojmë se me mbarimin e afatit 1-vjeçar të këshilltarëve kompletimi i stafit do të bjerë dhe do të

shkojë në 55%. Prandaj, cila është arsyeja e mosplotësimit të vendeve vakante të stafit mbështetës,

sepse kjo është një gjë që ju duhet ta kishit bërë me kohë dhe është absurde që të keni një realizim

në përqindje kaq të vogël?

Shumë faleminderit!

Ulsi Manja – Po, zoti Ibrahimi.

Gent Ibrahimi – Faleminderit, zoti Fino!

Për sa i përket pyetjes suaj për buxhetin është e vërtetë që ne jemi të detyruar të veprojmë

paksa në terr kur bëjmë projeksionet tona për buxhetin, sepse ende nuk kemi jetuar një vit të plotë

buxhetor me eksperiencën që do të na jepte ai. Sidoqoftë, nuk është e vështirë të konstatosh se

tavanet buxhetore janë më pak nga sa janë nevojat tona.

Për sa i takon konstatimit tuaj për zbatimin e buxhetit në masën 59%, kjo është e vërtetë

dhe lidhet me dy faktorë. E para, me faktin që ne vetëm para një jave kemi lëvizur në godina të

reja. Kjo do të thotë se të gjitha shpenzimet për utilitetet janë paguar nga Prokuroria e

Përgjithshme. Ne kemi qenë mysafirë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe nuk kemi paguar as për

ujë, as për drita dhe as për siguri. Kjo ka ndikuar në zbatimin e buxhetit. Më e rëndësishme,

gjithmonë për shkak të faktit që kemi qenë mysafirë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, është

që nuk kemi qenë në gjendje të rekrutojmë të gjithë personelin, pasi nuk kishim ku ta akomodonim.

Kjo ka ndikuar në zbatimin e buxhetit pasi nuk janë paguar të gjitha pagat.

Iu përgjigja pjesërisht edhe pyetjes së dytë, por për t’iu përgjigjur tërësisht asaj më duhet

të sqaroj në lidhje me prokurorët që janë komanduar pranë Këshillit. Fillimisht ishin komanduar

për 1 vit, por Këshilli e rishikoi qëndrimin e tij në raport me ta dhe ata do të shërbejnë në Këshill

edhe për 3 vjet të tjera. Kështu që nuk parashikohet një rënie në numrin e punonjësve të Këshillit

në vitet që vijnë për këtë shkak që ju përmenda.

Ulsi Manja - Faleminderit, zoti Ibrahimi!

Ka pyetje të tjera? Nuk ka. Diskutime? Nuk ka.

Përpara se ta mbyllim edhe këtë seancë dëgjimore me zotin Ibrahimi, si kryetar i Këshillit

të Lartë të Prokurorisë, unë dua ta vlerësoj raportimin e zotit Ibrahimi, por edhe të kolegëve të tjerë

të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që janë sot prezentë në këtë mbledhje të komisionit!

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

67

Dua t’i përmend dhe të falënderoj zotin Balla, zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të

Prokurorisë dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, zotin

Sheshi, kryetar i Komisionit të Disiplinës, zotin Beci, kryetar i Komisionit të Zhvillimit të

Karrierës, por edhe Bazaj që është në linjë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fakt, zoti Ibrahimi e theksoi që në fillim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndryshe nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas Kushtetutës dhe ligjit ka kompetenca më të reduktuara sesa Këshilli

i Lartë Gjyqësor, pra, menaxhon vetëm sistemin e karrierës të prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë. Si institucion i ri me vetëm 1 vit jetë, sepse ky është raportimi i parë që bën zoti

Ibrahimi në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Kuvendin e Shqipërisë,

meriton vlerësim për punën e bërë.

Le ta përmbledhim çfarë ka bërë Këshilli i Lartë i Prokurorisë në 1 vit punë dhe cilat kanë

qenë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë në raport me veprimtarinë e këtij këshilli.

E para, zgjodhi prokurorin e Përgjithshëm me mandat kushtetues. E dyta, i dha jetë krijimit

të Prokurorisë së Posaçme, e cila tashmë është funksionale dhe në pritje për të ngritur Byronë

Kombëtare të Hetimit si njësi e posaçme hetimore në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar, që do ta ndihmojë Prokurorinë e Posaçme në ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimin

e këtyre veprave. E treta, emëroi magjistratët e rinj në sistemin e prokurorisë dhe vazhdon punën

për vlerësimin e performancës së prokurorëve në sistem. Ajo çfarë ngelet për Këshillin e Lartë të

Prokurorisë dhe që del edhe nga raporti, por edhe nga ato çka tha zoti Ibrahimi në këtë seancë

dëgjimore, është që tashmë ka ardhur koha t’i hapet rrugë procesit të zgjedhjes së drejtuesve të rinj

të prokurorive me mandat sipas ligjit, për të hequr dorë nga praktika e komandimeve që ne sot

kemi në të gjithë sistemin e prokurorisë.

Nga sa del nga raporti dhe në dijeninë time pritet miratimin i akteve nënligjore përkatëse

për t’u hapur edhe ky proces.

Këtu vij te një punë tjetër e mirë që ka bërë Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë kësaj kohe,

që është plotësimi i kuadrit ligjor me akte nënligjore përkatëse, edhe pse ka akoma disa akte që

janë në proces e sipër për t’u miratuar.

Me të drejtë edhe zoti Ibrahimi theksoi që problem për prokurorinë ngelet sistemi i

menaxhimit të çështjeve, një problematikë e ngritur edhe në raportimin e prokurorit të

Përgjithshëm. Problematikën për sistemin e menaxhimit të çështjeve në gjykata e ngriti edhe

Këshilli i Lartë Gjyqësor, por e ka ngritur edhe ministrja e Drejtësisë në raportimin që bëri në

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

68

Komisionin e Ligjeve në lidhje me direktivat e qeverisë për luftën kundër kriminalitetit për vitin

2019. Në vlerësimin tim, por besoj edhe të kolegëve të mi, sistemi i menaxhimit të çështjeve, qoftë

në gjykata, qoftë në prokurori, do t’i hapte rrugë krijimit të një sistemi të standardizuar dhe të

unifikuar të statistikave mbi gjendjen e kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë. E thënë më

qartë, ky unifikim i statistikave do të krijonte lehtësitë e duhura edhe për Kuvendin e Shqipërisë

për të orientuar sa dhe si duhet politikat penale në raport me luftën kundër kriminalitetit dhe krimit

të organizuar në Republikën e Shqipërisë.

Unë dua ta inkurajoj Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që pavarësisht kohës së shkurtër,

tashmë ka ardhur koha, sepse Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në një moment më të lirë pune,

që nenet 169 dhe 170 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që kanë të bëjë

me bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, por edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor, të dy

këshillat do të duhet të fillojnë t’i zbatojnë këto parashikime që kanë këto dy nene të ligjit “Për

organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Kur marrin pjesë në mbledhjet respektive, anëtarët

e Këshillit të Lartë Gjyqësor te Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe anasjelltas, bashkëpunimi dhe

ndërveprimi janë më konkret dhe adresohen si duhet edhe ato shqetësimi që dy qeveritë kanë në

raport njëra me sistemin gjyqësor, tjetra me sistemin e prokurorisë.

Unë dua ta ftoj relatoren, zonjën Bushka, por edhe këshilltaren e Shërbimit të Monitorimit

të Kuvendit, që në projektrezolutën që ne do të përgatisim për të dy këshillat, qoftë për Këshillin

e Lartë Gjyqësor, qoftë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të fokusohemi jo vetëm në ato çka

Kuvendi kërkon nga këto dy institucione, por të fokusohemi edhe tek ato problematika që dolën

sot edhe nga pyetjet dhe përgjigjet që u dhanë nga zoti Ibrahimi, por edhe nga diskutimet e

kolegëve.

Në emër të kolegëve dhe të Kuvendit të Shqipërisë unë dua ta garantoj zotin Ibrahimi, si

kryetar i Komisionit të Ligjve, që Kuvendi do të japë të gjithë sportin e duhur si në aspektin e

strukturës dhe buxhetimit të këtij institucioni, ashtu edhe në drejtim të plotësimit të kuadrit të duhur

ligjor për të gjitha ato boshllëqe që hasen në zbatimin e ligjit që do të vijë nga Këshilli i Lartë i

Prokurorisë, sigurisht edhe nën asistencën e dy partnerëve tanë të rëndësishëm në zbatimin e

reformës në drejtësi, misioni EURALIUS dhe OPDAT dhe që duhet të gjejnë pasqyrim edhe

në projektrezolutën që ne do të miratojmë.

Unë kam vetëm falënderime për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Do të duhet që

në koordinim edhe me prokurorin e Përgjithshëm, zotin Ibrahimi, pas mbarimit të gjendjes së

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

69

fatkeqësisë natyrore, që është data 23.6.2020, të shikohet mundësia e thirrjes së mbledhjes së

përgjithshme të prokurorëve për t’u plotësuar edhe ato vakanca që janë krijuar në Këshillin e Lartë

të Prokurorisë, me qëllim që vendimmarrja në këtë këshill të jetë e duhura në raportin e 11

anëtarëve që ka ky këshill, ku gjashtë janë nga radhët e prokurorisë dhe pesë jo prokurorë.

Faleminderit për pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve, zoti Ibrahimi, por edhe kolegëve

tuaj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zotit Balla, zotit Sheshi, zotit Beci dhe të zotit Bazaj!

Dua të falënderoj edhe relatorët, zotin Shameti për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe zonjën

Bushka për Këshillin e Larët të Prokurorisë, por edhe të gjithë kolegët e mi të Komisionit të Ligjeve

për durimin në këtë seancë të gjatë të mbledhjes se Komisionit të Ligjeve! Është një seancë

dëgjimore që ka zgjatur rreth 3 orë e 20 minuta.

Gjithashtu, dua të falënderoj këshilltaren e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit të

Shqipërisë për raportet e hartuara për kolegët e mi të komisionit!

Me të njëjtin përkushtim do të duhet ta çojmë deri në fund miratimin e projektrezolutës së

Kuvendit të Shqipërisë si për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ashtu edhe për Këshillin e Lartë të

Prokurorisë në seancë plenare ditën kur do të raportojnë zonja Llagami dhe zoti Ibrahimi.

Faleminderit dhe ditë të mbarë të gjithëve!

Këtu e mbyllim mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për ditën e sotme. Mbledhja e radhës

dhe rendi i ditës do t’ju njoftohet nga sekretaria e Komisionit të Ligjeve!

MBYLLET MBLEDHJA

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...prezantoj veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të parë të konstituimit, si edhe gjendjen e sistemit gjyqësor, bazuar në të dhëna

70