17
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 27.10.2020 (Dokument Parlamentar) RAPORT PËR DEKRETIN E PRESIDENTIT NR. 11797, DATË 22.10.2020, “PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020 ‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’ I NDRYSHUAR - HYRJE Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 27.10.2020 shqyrtoi Dekretin e Presidentit nr. 11797, datë 22.10.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 118/2020 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar. Në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni e shqyrtoi Dekretin bazuar në nenin 86 dhe në nenet 32-38 të Rregullores së Kuvendit. Ligji nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, u miratua nga Kuvendi në seancën e datës 5 tetor 2020. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara me ligjin nr.118/2020, kanë si qëllim kryesor reflektimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara me ligjin nr.115/2020, si dhe harmonizimin e disa dispozitave me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara me ligjin nr.101/2020. Bazuar në nenin 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës ka depozituar pranë Kuvendit dekretin nr. 11797, datë 22.10.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 118/2020 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Tiranë, më 27.10.2020

(Dokument Parlamentar)

RAPORT

PËR DEKRETIN E PRESIDENTIT NR. 11797, DATË 22.10.2020, “PËR KTHIMIN E

LIGJIT NR. 118/2020 ‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019,

DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’ I

NDRYSHUAR

- HYRJE

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e

datës 27.10.2020 shqyrtoi Dekretin e Presidentit nr. 11797, datë 22.10.2020, “Për kthimin e ligjit

nr. 118/2020 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor

i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

Në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni e shqyrtoi Dekretin bazuar në nenin 86 dhe në nenet

32-38 të Rregullores së Kuvendit.

Ligji nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi

Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, u miratua nga Kuvendi në seancën e datës 5

tetor 2020.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara me ligjin nr.118/2020, kanë si qëllim kryesor

reflektimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara me ligjin nr.115/2020, si dhe harmonizimin e

disa dispozitave me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara me ligjin nr.101/2020.

Bazuar në nenin 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës ka

depozituar pranë Kuvendit dekretin nr. 11797, datë 22.10.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 118/2020

‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

2

së Shqipërisë’. Sipas nenit 26, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, ky dekret përfshihet

automatikisht në programin e punës së Kuvendit.

I. DISKUTIMI I DEKRETIT TË PRESIDENTIT NË KOMISIONIN PËR

ÇËSHTJET LIGJORE

Në mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e Dekretit ishin të pranishëm z. Bledar Dervishaj dhe

znj.Katrin Treska, përfaqësues të institucionit të Presidentit të Republikës.

Përfaqësuesit e institucionit të Presidentit, paraqitën në mënyrë të përmbledhur argumentet për

kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë

29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar .

Në vazhdim të diskutimit, relatori z.Adnor Shameti dhe anëtarë të Komisionit paraqitën opinionin

e tyre lidhur me argumentet e paraqitura nga Presidenti i Republikës në Dekret.

Lidhur me çështjet e ngritura në Dekretin e Presidentit të Republikës, relatori paraqiti argumentet

dhe vlerësimet si më poshtë.

-ARGUMENTET E PARAQITURA NË DEKRETIN N.11797, DATË 22.10.2020 PËR

KTHIMIN NË KUVEND PËR RISHQYRTIM TË LIGJIT NR.118/2020 “PËR DISA

SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, “KODI

ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, SI DHE VLERËSIMI I TYRE

Para shqyrtimit të argumenteve të veçanta të paraqitura në Dekret, fillimisht konstatohet dhe

vlerësohet se:

Argumentet e Presidentit nga pika I deri në pikën XI të Dekretit janë argumente që nuk

kanë lidhje me Kodin Zgjedhor, por opinione të Presidentit me karakter më së shumti

politik dhe mënyrën si Presidenti e percepton ose dëshiron ta perceptojë situatën politike

dhe veprimtarinë e institucioneve në vend.

Për sa i takon Komisionit për Çështjet Ligjore, detyra e tij është të shqyrtojë argumentet e

Presidentit vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Argumentet, në thelb, i referohen më shumë mosdakordësisë së Presidentit për ndryshimet

në Kushtetutë të 30 korrikut 2020, se sa ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuar në

Kuvend në 5 tetor 2020, me ligjin nr.118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin

nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshime që

reflektojnë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Vlen të theksohet se Kushtetuta nuk

legjitimon presidentin të argumentojë apo kontestojë ndryshimet e Kushtetutës.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

3

Argumentet e Presidentit në dekretin e tij, janë më së shumti një hartim mbi të drejtat dhe

standardet në parim që nuk i përgjigjen situatave konkrete që rregullon ligji 118/2020,

megjithatë po i marrim me radhë këto argumente duke dhënë arsyet pse gjykohet që nuk

qëndrojnë, si vijon :

1. Argumenti i Presidentit : Ligji nr.118/2020, përkeqëson pozitën e partive të vogla dhe

shkakton diskriminim. Ndryshimi i pragut elektoral dhe zhbalancimi i konvertimit të

votave në mandate përfaqësuese në Kuvend

Kundërshtimi:

Vlen të theksohet paraprakisht se Kodi Zgjedhor në fuqi dhe dispozitat e Kodit Zgjedhor të

kontestuara nga Presidenti nuk kanë ndryshim në lidhje me ekzistencën e një pragu zgjedhor si një

kusht për të përfituar mandate përfaqësimi. Propozimi i ri i referohet vetëm shkallës së këtij pragu,

duke kaluar nga rajonal në kombëtar dhe kjo në një reflektim taksativ të parashikimit kushtetues.

Çdo argument apo kontestim në lidhje me këtë aspekt është i palegjitimuar për sa kohë që

Presidenti nuk mund të shprehet mbi ndryshimet kushtetuese, si një prerogativë e vetme e

ligjvënësit. Çfarë propozohet në parashikimin e ri të Kodit Zgjedhor, si delegim nga Kushtetuta,

është vlera e pragut kombëtar zgjedhor si një nevojë për të ngritur përfaqësimin e subjekteve

zgjedhore përfaqësuese në parlament të interesave jo vetëm rajonale, por edhe ato kombëtare. Sa

më sipër ndryshon perspektivën e argumenteve të Presidentit, pasi nuk jemi në kushtet e

parashikimit të një barriere të re për subjektet zgjedhore e për këtë nuk ka nevojë të arsyetohej

nëse pragu kombëtar lehtësonte apo rëndonte pozitën e subjekteve zgjedhore. Në çdo rast dhe me

qëllim dhënien e një përgjigjeje mbi këtë argument të Dekretit të Presidentit, pavarësisht mungesës

së koherencës së tij, më poshtë arsyetimi i kontestimit të argumentave të Presidentit.

Pragu kombëtar është në përputhje me standardet e mira në zgjedhje dhe nuk shkakton

diskriminim. Kushtetuta e parashikon pragun kombëtar në nenin 64 të saj. Nivelin e pragut

Kushtetuta ia lë si detyrë ligjvënësit ta përcaktojë në ligjin zgjedhor.

Siç e kanë arsyetuar anëtarët e Komisionit gjatë shqyrtimit të ndryshimeve kushtetuese të 30

korrikut, bazuar në opinionet e ekspertëve konstitucionalistë:

Në disa sisteme zgjedhore, pragu përcaktohet me ligj në mënyrë artificiale. Ky njihet si pragu

ligjor (artificial ose formal). Partitë që nuk marrin numrin minimal të votave të përcaktuara me

ligj, nuk marrin asnjë vend. Shtetet me prag ligjor ndryshojnë sipas përqindjes së zgjedhur. Për

shtetet anëtare të Komisionit të Venecias ky diapazon është midis 0.67%, më i ulti (në Holandë)

deri në 10%, më i larti (në Turqi). Kështu, disa ligje parashikojnë që një sasi e caktuar votash duhet

të merren në nivelin elektoral rajonal (p.sh. Spanjë apo sistemi aktual shqiptar). Të tjerët kërkojnë

pragje ligjore në rang kombëtar (p.sh. Gjermania). Sipas Komisionit të Venecias është e pamundur

të vlerësohet se cili nga këto sisteme është më shumë/më pak i favorshëm për qasjen e partive dhe

cila është shkalla aktuale e gjithëpërfshirjes/ekskluziviteti të përfaqësimit. Për më tepër, ekzistojnë

dallime midis vendeve në lidhje me fazën e aplikimit të pragut: nëse pragu ligjor zbatohet në

ndarjen e parë, të dytë apo ndonjë raund tjetër pasues të ndarjeve të vendeve.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

4

Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5%

të votave që duhej të arrihej nga një listë e kandidatëve, në mënyrë që të konsideroheshin të

zgjedhur dhe të merrnin pjesë në ndarjen e vendeve, ishte në përputhje me nenin 3 të protokollit

nr.1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut1, me argumentin se inkurajon rrymat e

përfaqësimit të mjaftueshëm të mendimit dhe ndihmon për të shmangur një copëzim të tepërt të

Parlamentit (Partia "Jaunie Demokrāti" dhe Partia "Mūsu Zeme" kundër Letonisë ).

Në rastin e Strack dhe Richter kundër Gjermanisë, Gjykata iu referua praktikës gjyqësore të

GJEDNJ-së për pragjet zgjedhore në dritën e Konventës (33 §). Për më tepër, adresoi çështjen e

pragut për herë të parë nën aspektin aktiv të nenit 3 të protokollit nr.1, sepse çështja i ishte referuar

asaj nga votuesit. Aplikantët u ankuan për një prag prej 5% të votave të hedhura në nivel kombëtar

që një parti politike të ishte në gjendje të kërkonte njërin prej vendeve për Gjermaninë në

Parlamentin Evropian. Gjykata e Strasburgut e hodhi poshtë kërkesën, duke gjetur se ndërhyrja

ishte proporcionale me qëllimin e ndjekur (ruajtjen e stabilitetit parlamentar) në dritën e

marzhit të gjerë të vlerësimit që shtetet kanë në çështje të tilla. Gjykata vuri në dukje se Bashkimi

Evropian i lejonte shprehimisht shteteve anëtare të rregullojnë pragjet elektorale deri në 5% të

votave të hedhura.

Duke marrë parasysh gjetjen e sipërpërmendur, propozimin e një pragu kombëtar në imponim ndaj

partive politike, nuk shkelet asnjë ligj apo standard minimal i parashikuar nga instrumentet

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Mjafton ky rast dhe kjo praktikë e GJEDNJ-së për të hedhur

poshtë argumentin e Presidentit se pragu kombëtar shkel nenin 18 të Kushtetutës.

Gjithashtu, duhet të theksohet se pragu elektoral është një element i rëndësishëm në dritën e Kodit

të Praktikës së Mirë të Komisionit të Venecias dhe, si i tillë, rekomandohet që të parashikohet në

Kushtetutë. Në të vërtetë neni 64 i Kushtetutës përcakton qartësisht se “1. Kuvendi përbëhet nga

140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe

prag kombëtar.” Pra pragu kombëtar është pjesë e tekstit kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Kur analizojmë pragun ne i referohemi shpesh efektit juridik të tij: pragu shërben për të

garantuar stabilitetin e qeverisjes. Ajo që harrojmë, pothuajse gjithmonë është diskutimi për

racionalin e pragut. Pse ka lindur pragu dhe çfarë përfaqëson ai? Pragu është kushti që kushtetuta

(me “kushtetutë” i referohemi të drejtës kushtetuese, tërësisë së normave që rregullojnë fushën, jo

kushtetutës si akt), pra, pragu është kushti që kushtetuta u ka vendosur partive politike që ato të

mund të ushtrojnë të drejtën “për t’u zgjedhur”. Pragu nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e partive

politike për të konkurruar, nuk e prek atë. Pragu ka lidhje me të drejtën e tyre për të përfaqësuar.

Ky kusht është në vështrim kushtetues i njejtë me kushtin që Kushtetuta u ka vendosur shtetasve

për të ushtruar të drejtën për të zgjedhur, i njejtë me kushtin e moshës 18 vjeç. Nëse mund ta

1 Neni 3 E drejta për zgjedhje të lira

Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim

të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

5

shprehim ndryshe: me pragun, Kushtetuta ka thënë: partitë politike që nuk fitojnë një përqindje të

votave të vlefshme “nuk kanë mbushur moshën madhore”, prandaj nuk mund të përfaqësojnë.

Nëse pragu duhet të jetë 3 për qind, apo 1 apo 2 për qind apo 5 për qind ky është gjykim i pastër

politik nëse do të udhëhiqet nga interesi për të gjallëruar shpejt dhe masivisht skenën politike,

apo nga interesi për të mbajtur konkurrueshmërinë në nivele modeste/ të pranueshme, por

serioze etj.

Dokumentet ndërkombëtare sugjerojnë, sikurse pritet, moderacion në gjykimin për pragun. Pragu

nuk duhet të përdoret me qëllim përjashtimin e konkurrentëve seriozë, nuk duhet të synojë

eliminimin e konkurrencës reale. E rëndësishme është që dokumentet ndërkombëtare nuk janë

kundër pragut, por kundër abuzimit me të. Pragu duhet të vendoset në një nivel të tillë, i cili të

mos bëhet dot pengesë për rigjallërimin e partive të vogla, por të jetë nxitës dhe motivues në

proceset e tyre politike. Ai thjesht duhet lënë të prodhojë efektet e pritshme prej tij, dhe pragu

1% e garanton këtë synim. Pragu eliminon krahinizmat dhe e bën deputetin të ketë një mandat

sipas nenit 70 të Kushtetutës që shprehimisht thotë:

“Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues....”.

Në lidhje me argumentet e presidentit ilustruar me numrin e ndryshëm të votave që mund t’u duhet

subjekteve politike për të fituar mandat deputeti në një qark, neni përkatës i ligjit që kthehet ka

marrë për bazë pikën 2.2. të Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të

Venecias. Edhe në Kodin aktual në fuqi situata paraqitet e njëjtë dhe nuk ka patur kundërshtime

nga asnjë subjekt, pasi formula d’Hont që aplikohet në vendin tonë merr për bazë në shpërndarjen

e mandateve numrin e zgjedhësve dhe numrin e votuesve për çdo subjekt në çdo zonë zgjedhore.

Ky numër varion sipas pjesëmarrjes në votime por formula është e njëjtë dhe nuk krijon peshë të

ndryshme votash në qarqe të ndryshme. Ajo që quhet peshë e ndryshme votash ka të bëjë më shumë

me shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore dhe ku në rastin e Shqipërisë është edhe

numri mesatar për mandat bazuar në popullsinë e çdo zone zgjedhore.

Nëse do të qëndronim në këtë argument të Presidentit në lidhje me pabarazinë e votës në variantin

e koalicioneve të përbëra me lista të veçanta, siç është aplikuar deri në zgjedhjet e vitit 2013,

devianca është shumë më e theksuar, ku një parti pjestare e një koalicioni mund të përfitonte

mandat edhe me 6500 vota teksa një subjekt që garonte më vete mund t’i duheshin mbi 10 mijë

vota për një mandat, apo në rastin e Tiranës ky numër mund të jetë edhe 13 mijë vota në varësi të

pjesëmarrjes dhe arritjes së pragut të mëparshëm 3%.

Gjykata e Strasburgut në vendimet e saj u njeh shteteve një marzh të gjerë vlerësimi në zgjedhjen

e sistemit zgjedhor, megjithatë, shtetet kanë detyrë që të zgjedhin ato sisteme të cilat jo vetëm

sigurojnë shprehjen e lirë të votuesve, por edhe respektojnë parimin e barazisë së trajtimit të të

gjithë qytetarëve, megjithëse jo të gjitha votat duhet domosdoshmërisht të kenë peshë të barabartë

sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe as të gjithë kandidatët nuk kanë domosdoshmërisht shanse

të barabarta për fitore.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

6

Në lidhje me pragun elektoral, vendet e BE-së parashikojnë në legjislacionin e tyre prag elektoral.

Shqipëria si shtet unitar duhet të ketë një prag elektoral në nivel kombëtar.

Kushtetuta përcakton pragun kombëtar si një element korrigues të sistemit, por nivelin e tij ia

ngarkon Kuvendit ta caktojë në Kodin Zgjedhor. Kjo për arsye se vendosja e nivelit të pragut në

Kushtetutë nuk lejon mundësinë që me ndryshimin e faktorëve politikë, ekonomikë, demografikë

etj. ky prag të mund të ndryshohet.

Pragu nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e partive politike për të konkurruar, pra nuk e prek atë.

Pragu ka lidhje me të drejtën e subjekteve elektorale që marrin mandate që të mund të përfaqësojnë

interesa të votuesve në rang kombëtar.

Vlen të theksohet se sistemi aktual elektoral në fuqi në Shqipëri zbaton aplikimin e një pragu

zgjedhor në vlerën 3%. Diferenca me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, konsiston në natyrën

e këtij pragu- nga prag me natyrë rajonale në prag me natyrë kombëtare. Siç e tregon edhe tradita

tashmë e zgjedhjeve të viteve të fundit, ekzistenca e pragut elektoral nuk ka penguar partitë politike

të garojnë në garën politike. Në fakt ato kanë garuar së bashku me subjekte elektorale që

platformave të tyre, shpesh me natyrë rajonale, u janë afruar duke u përfshirë në garë së bashku

me këto subjekte. Ndryshimi i natyrës së pragut nga rajonal në kombëtar ndikon ndjeshëm në

sjelljen në parlament të atyre platformave politike të cilat pavarësisht numrit të votave që marrin

në një rajon të caktuar, duhet të kenë shtrirje në të gjithë territorin. Kjo nxit partitë e vogla të kenë

interes dhe të punojnë jo vetëm një një zonë zgjedhore por që të prezantojnë ofertën e tyre politike

edhe te votuesit e zonave të tjera zgjedhore.

Qëllimi është rigjallërimi i partive të vogla, nxitja dhe motivimi i tyre për t’u bërë pjesë e proceseve

politike, rritja e konkurrencës dhe arritja e qëllimit themelor të procesit zgjedhor, që është pikërisht

legjitimimi i vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet votës së lirë dhe mosdeformimit të këtij vullneti

nga truqet elektorale.

2. Argumenti i Presidentit: Mbi cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe jurisprudencës

së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ndryshimi i njëanshëm i

Kushtetutës dhe më pas edhe i Kodit Zgjedhor, cenon veçanërisht parimin kushtetues të

sigurisë juridike dhe pritshmërive të ligjshme të individëve apo subjekteve të cilëve

norma u drejtohet.

Kundërshtimi:

Presidenti në këtë argument i ka bërë referim Komisionit të Venecias dhe konkretisht Kodit të

Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, miratuar më 18-19 Tetor 2002, në Kreun II, pika 2/b, mbi

“Nivelet normative dhe qëndrueshmërinë e të drejtës zgjedhore”, ku shprehimisht thuhet:

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

7

“b. Elementët themelore të së drejtës zgjedhore, dhe, në veçanti, të sistemit zgjedhor, përbërjes së

komisioneve elektorale, dhe hartimit të kufijve të zonave zgjedhore, nuk duhet të ndryshohen më

pak se një vit përpara zgjedhjeve, ose duhet të shkruhen në kushtetutë ose në një dokument ligjor

të një niveli më të lartë se legjislacioni i zakonshëm.”

Vetë dokumenti që citon Presidenti, pra paragrafi i këtij Kodi të Komisionit të Venecias,

parashikon që ndryshimet e elementëve thelbësore të së drejtës zgjedhore nuk duhen ndryshuar një

vit para zgjedhjeve, përveç rastit kur parashikimi bëhet në kushtetutë apo në një ligj që nuk është

legjislacion i zakonshëm. Kodi Zgjedhor që ktheu Presidenti është në fakt një ligj jo i zakonshëm

sepse miratimi i tij kërkon shumicë të cilësuar, dhe amendimet e Kodit Zgjedhor burojnë nga

Kushtetuta.

Pra, asnjë ndryshim nuk po ndodh me një ligj të thjeshtë, gjë që do vinte në kundërshtim me

standardet më të mira, por me një ligj që kërkon për miratim shumicë të cilësuar. Kujtojmë se

ndryshimet e Kodit Zgjedhor u miratuan me 97 vota në Kuvend në seancën e datës 5 tetor 2020.

Edhe një jurist i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë mund ta dallojë fare qartë që si Kushtetuta

dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit vijnë në përputhje të plotë me vetë sa citon Presidenti

në argumentet e veta, dhe konkretisht me pikën 2/b të Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet

Zgjedhore.

Për më tepër, si çështjet që parashikohen në Kushtetutë, pjesë e nismës për amendim të Kushtetutës

në 30 korrik 2020, ashtu dhe çështjet e Kodit Zgjedhor që detajojnë parashikimet e Kushtetutës që

janë aspekte të rëndësishme të sistemit zgjedhor si mekanizma korrigjues, nuk kryejnë ndryshimin

e sistemit zgjedhor. Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore

CDL AD (2002) 023, dhe i lexuar dhe interpretuar nën dritën dhe sqarimin shterues të Deklaratës

Interpretuese të Komisionit të Venecias mbi Qëndrueshmërinë e Legjislacionit Zgjedhor CDL AD

(2005) 043, përcakton, ndër të tjera, se “sistemi zgjedhor në kuptim të ngushtë” konsiston jo në

çdo aspekt apo rregull të tij por vetëm në ato rregulla që transformojnë votat në mandate.

Referuar interpretimit të Komisionit të Venecias në Deklaratën Interpretuese përmendur më sipër,

për pikën II.2.B në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias,

shprehimisht përcakton se: “...b. Elementët themelore të së drejtës zgjedhore, në veçanti, lloji i

sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtë, përbërja e komisioneve elektorale, dhe hartimi i kufijve

të zonave zgjedhore, nuk duhet të ndryshohen më pak se një vit përpara zgjedhjeve, ose duhet të

shkruhen në kushtetutë ose në një dokument ligjor të një niveli më të lartë se legjislacioni i

zakonshëm”. Po në të njëjtin dokument Komisioni i Venecias sqaron se elementët thelbësore të

natyrës së vecantë, në kuptimin e ngushtë të legjislacionit mbi zgjedhjet janë: i) natyra e sistemit

zgjedhor; ii) kufijtë e zonave elektorale; iii) përbërja e komisioneve që menaxhojnë zgjedhjet.

Rezulton se amendamentet e Kushtetutës të 30 korrikut dhe amendimet e Kodit Zgjedhor të 5

tetorit, nuk prekën asnjë prej elementëve thelbësore të përmendur më sipër, pasi i) sistemi mbetet

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

8

siç është, proporcional rajonal; ii) zonat zgjedhore nuk ndryshojnë në kufijtë e tyre; iii) amendimet

e Kushtetutës nuk përmbanin ndryshime në komisionet e zgjedhjeve.

Ndryshimet e 30 korrikut në Kushtetutë, që në hierakinë e akteve ligjore është akti më i lartë në

Shqipëri, nuk bënë ndryshim të sistemit zgjedhor në aspektin procedural dhe janë plotësisht në

përputhje dhe me standardet që parashikohen në pikën II.2.B të Kodit Praktikës së Mirë në Çështjet

Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

3. Argumenti i Presidentit: Mbi pengimin e koalicioneve parazgjedhore, duke imponuar

listën shumemërore të përbashkët dhe deformimi i votës.

Kundërshtimi:

Në lidhje me koalicionet parazgjedhore:

Koalicionet parazgjedhore: Kushtetuta parashikon të drejtën e paraqitjes së kandidatëve për

deputetë nga subjektet zgjedhore: nga partitë politike dhe nga zgjedhësit (neni 68).

Kushtetuta nuk ndalon paraqitjen e kandidatëve për deputetë nga disa parti politike në një listë.

Koalicionet parazgjedhore sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor sot në fuqi reduktojnë

konkurrueshmërinë. Në praktikën e proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, koalicionet

parazgjedhore, në zbatim të parashikimeve aktuale në Kodin Zgjedhor, janë përdorur nga partitë e

vogla për të anashkaluar pragun ligjor të zgjedhjeve. Nëpërmjet bashkimit me një parti të madhe,

partitë që nuk arrijnë pragun elektoral dhe që nuk kanë fuqi të marrin tre për qind të votave të

përcaktuar në ligjin elektoral, kthehen në parti parlamentare, jo për vullnet të zgjedhësve, por për

shkak të formimit të koalicioneve parazgjedhore me partitë e mëdha. Duke reduktuar

konkurrueshmërinë, koalicionet parazgjedhore reduktojnë mundësinë e zgjedhësve për të bërë

zgjedhjen sipas vullnetit të tyre, e cila konsiderohet ndërhyrje në të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Për subjektet zgjedhore vlen të përmendet se standardi minimal, siç parashikohet në paragrafin 7.5

të dokumentit të Kopenhagen-it të OSBE-së, njeh të drejtën e qytetarëve për të kandiduar si

përfaqësues politikë individualisht ose si përfaqësues të partive ose organizatave politike, pa

asnjë diskriminim.

Sidoqoftë, në ushtrimin e të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të së drejtës për t'u

organizuar në shoqata politike, individët nuk duhet të kenë pengesa që të organizohen në partitë

politike në liri të plotë, siç parashikohet në paragrafin 7.6 të Dokumentit të Kopenhagen-it.

Formulimet e këtyre paragrafëve nuk çojnë në ndonjë të drejtë të partive politike të organizohen

në ndonjë koalicion parazgjedhor.

Koalicionet parazgjedhore janë konceptuar dhe krijuar me qëllimin e korrigjimit të efektit të

sistemeve zgjedhore se sa në përputhje me ndonjë standard, kështu që as GJEDNJ-ja, as Komisioni

i Venecias nuk e kanë vlerësuar, përkatësisht, në ndonjë vendim apo mendim, nëse kufizimi i

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

9

koalicioneve parazgjedhore si subjekte për të kandiduar për zgjedhje mund të shkelë të drejtën për

t'u zgjedhur.

Standardi minimal për t'u njohur si subjekte elektorale arrihet nëse individët dhe partitë politike

(ose organizatat politike) kanë të drejta të tilla të parashikuara në legjislacionin përkatës. Siç

tregohet nga përvoja e demokracive të konsoliduara, si Holanda apo Gjermania, pamundësia e

koalicionit parazgjedhor në formën që parashikon sot Kodi Zgjedhor në fuqi, që të regjistrohet si

subjekt zgjedhor, nuk cenon ndonjë të drejtë ose standard të përmirësuar në instrumentet

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, nuk duhet të ngatërrohet liria e organizimit me të drejtën e koalicionit parazgjedhor siç

parashikohet sot në Kodin Zgjedhor. Forma e koalicioneve që parashikon Kodi Zgjedhor në fuqi

nuk përfaqëson asnjë standard të mirë në zgjedhje dhe nuk gjendet në asnjë nga vendet anëtare të

Komisionit të Venecias.

Liria e organizimit, si një liri negative e garantuar nga Kushtetuta, ka për qëllim dhënien e

mundësisë shtetasve për t’u grumbulluar dhe organizuar të lirë dhe sipas preferencës, për synime

dhe objektiva të përbashkëta, të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me ushtrimin e profesionit.

Njihen dhe organizime të cilat mbi bazën e tyre kanë mbrojtjen e interesave profesionalë si p.sh

sindikatat, ngritja dhe veprimtaria e të cilave është e garantuar nga vetë Kushtetuta në nenin 50 të

saj. Në rastin konkret, koalicionet parazgjedhore sipas Kodit në fuqi janë formacione me karakter

elektoral dhe të përkohshëm, pa personalitet juridik. Formimi i tyre nuk shkrin as anulon identitetin

dhe personalitetin juridik të partive pjesëmarrëse në to. Kjo do të thotë se ato nuk përfshihen dot

brenda nocionit kushtetues të nenit 46 (organizata ose shoqata). Formimi i koalicioneve

parazgjedhore nuk është as e drejtë, as liri kushtetuese. Në kuptimin ligjor, koalicioni parazgjedhor

është mekanizëm apo teknikë elektorale atje ku është i parashikuar nga ligji, sikurse nuk ekziston

atje ku nuk është i parashikuar nga ligji.

Referuar parashikimeve kushtetuese në fuqi, të drejtën për të propozuar kandidatë për deputetë e

kanë partitë politike ose zgjedhësit (subjekte propozuese). Dispozita kushtetuese mundëson që disa

parti politike të propozojnë në një listë të përbashkët kandidatët për deputetë, por subjekt

propozues duhet të jetë partia politike dhe jo një grupim partish në formën e koalicioneve siç

ndodhte përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, që hynë në fuqi në 08.09.2020. Pra,

subjekt propozues për kandidatin për deputet është partia politike, ndërsa grupimi i partive që

zgjedhin të konkurojnë bashkë me një listë kandidatësh për deputetë është subjekt zgjedhor që

garon nën udhëheqjen e partisë që drejton këtë grupim, të cilit i referohemi si koalicion zgjedhor.

Koalicioni zgjedhor parashikohet si subjekt zgjedhor që konkuron në zgjedhje në ligjin e kthyer

nga Presidenti.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

10

Kundërshtimi i Presidentit qëndron në faktin pse forma e këtij koalicioni që propozohet me listë

të përbashkët nuk është njësoj si më parë, kur votat e subjekteve të koalicionit që nuk bënin dot

një mandat të mos i marrë një parti tjetër brenda koalicionit që garonte me lista të përbëra.

E kemi sqaruar disa herë gjatë mbledhjeve të Komisionit për Çështjet Ligjore, por dhe ekspertët

konstitucionalistë gjatë shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese të 30 korrikut kanë sqaruar me

profesionalizëm e bazuar në standarde ndërkombëtare se 1- koalicionet me listë të përbërë

deformojnë vullnetin e votuesit (boll fakti që votat e subjekteve të koalicionit që nuk bënin dot një

mandat i merr një parti tjetër brenda koalicionit me lista të përbëra, kuptohet që vullneti i votuesit

për t’i dhënë besim partisë A brenda koalicionit i shkon partisë B, tregon për pabarazinë e votës

dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësit); 2 –Forma e koalicioneve që parashikon Kodi Zgjedhor

në fuqi nuk përfaqëson asnjë standard të mirë në zgjedhje dhe nuk gjendet në asnjë nga vendet

anëtare të Komisionit tëVenecias; 3 – sistemi me lista të hapura nuk shkon me koalicionet që

preferon Presidenti.

Argumentet e Presidentit kanë shumë emocion brenda dhe perceptim politik.Në fakt duhet të kishte

ardhur dita që Shqipëria të ishte shkëputur nga kjo mënyrë gjykimi si e Presidentit që ka përmendur

më shumë partitë opozitare në argumente sesa zgjedhësit.

Për t’u kthyer tek analiza, koalicioni parazgjedhor që ne kemi në fuqi është adoptuar në praktikën

politike për dy shkaqe themelore:

Së pari, partitë e vogla e duan koalicionin parazgjedhor për të anashkaluar pragun ligjor të

zgjedhjes. Për të anashkaluar një kusht të vendosur nga ligji kushtetues!!!! Nëpërmjet bashkimit

me një parti të madhe, partitë që nuk kanë fuqi të marrin 3 për qind të votave dhe që ligji, për këtë

shkak nuk i njeh për “madhore” bëhen “madhore”, jo për vullnet të zgjedhësve, por në sajë të një

truku ligjor.

Së dyti, partitë e mëdha e duan koalicionin parazgjedhor për të reduktuar konkurrueshmërinë në

zgjedhje, sidomos në pjesën e tyre të spektrit politik. Reduktim i konkurrueshmërisë do të thotë

reduktim i mundësive të zgjedhësit për të bërë zgjedhjen që do, do të thotë ndërhyrje (nuk është

ende cenim, por është vetëm ndërhyrje) në të drejtën e tij për të zgjedhur. Fakti që koalicioni është

me listë të përbërë dhe partitë e koalicionit votohen gjithësesi, nuk e zhbën këtë synim, sepse ai

heq garën midis tyre, neutralizon fushatën për vete dhe kundër njëri-tjetrit, sikundër dobëson

gradualisht aftësitë dhe kapacitetet politike të partive të vogla, deri në pikën e shpërbërjes së

alternativës që ato përfaqësojnë. Deri në këtë pikë, të dy këto synime nuk janë koherente me

Kushtetutën. Ato janë të ligjshme, por nuk janë koherente. Çështja bëhet më problematike po të

analizojmë efektin që koalicioni parazgjedhor ka mbi të drejtën për të zgjedhur, sepse këtu vjen

përplasja reale me Kushtetutën. Koalicioni me listë të përbërë, për shkak të formulës së adoptuar

në Shqipëri lidhur me shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit, shkakton në çdo palë zgjedhje

trasferim të votës nga një parti tek një tjetër. Sasia e votave që transferohen është e matshme deri

në çdo votë. Nganjëherë ajo është disa mijëra, nganjëherë disa qindra, por nuk është asnjëherë

irrelevante, sepse transferimi i votës prodhon mandate deputetësh. Ky trasferim votash është

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

11

modifikim i vullnetit të zgjedhësve, është tjetërsim i votës. Modifikimi i vullnetit të zgjedhësve

dhe tjetërsimi i votës përbëjnë cenim të të drejtës themelore kushtetuese të zgjedhjes.

Ligji nr.118/2020 garanton garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda

partive të koalicionit zgjedhor, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që

merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët

e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjitha vendet evropiane që kanë

sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.

Ligji nr.118/2020, që ka kthyer Presidenti, mban në konsideratë përveç të tjerave, jurisprudencën

e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën e Kopenhagenit të OSBE-së, Kodin e

Praktikës së Mirë për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, Deklaratën Interpretuese të

Komisionit të Venecias mbi Qëndrueshmërinë e Legjislacionit Zgjedhor dhe Udhëzuesit për

Hartimin e Legjislacionit Zgjedhor të OSBE-ODIHR si dhe modele të ngjashme me sistemin

zgjedhor në Shqipëri ku përmendim Austrinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Suedinë, Danimarkën.

Grupi i punës mbajti në konsideratë dhe kërkesat e subjekteve politike parlamentare dhe

joparlamentare të paraqitura zyrtarisht ose të artikuluara në publik, duke i adresuar ato në frymën

e parashikimeve kushtetuese, (psh. përfaqësuesi i opozitës parlamentare në Këshillin Politik, në

mbledhjet e qershorit 2020 ka propozuar që Shqipëria të aplikonte sistemin danez që parashikon

një formulë të ngjashme me atë që parashikon ligji 118/2020 sa i takon ndryshimit të renditjes në

listë nëpërmjet asaj që quhet “Droop Quota”).

Pretendimet e Presidentit se i) Kjo zgjedhje, duket se është bërë për të shkaktuar kundërvënie mes

partive opozitare që duan të bëjnë koalicion parazgjedhor, ii) Ky lloj kufizimi, përkthehet në

pakësim të mundësive që qytetarët të zgjedhin atë program politik të ofruar që mund të realizohet

më mirë dhe më shpejt nën një frymë bashkëpunimi mes partive; iii) parashikimi i bërë në nenin

11 të ligjit nr. 118/2020, është imponues; iv) rregullat për vlefshmërinë e fletës së votimit kur nuk

votohet subjekti po veç indidvidi krijojnë diskriminim etj, janë argumente që nuk kanë asnjë

bazueshmëri në ndonjë ligj apo standard dhe mungon arsyetimi në Dekret për këto pretendime,

ndaj i konsiderojmë të pabazuara.

Në lidhje me pretendimin se kryetari i partisë ka të drejtë të garojë në më shumë se një qark,

sqarojmë se:

Sipas Nenit 68 të Kushtetutës: ‘’Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga

partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet

propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen

në ligjin për zgjedhjet’’.

Nga parashikimi më lart del se Kushtetuta përcakton që një kandidat të paraqitet vetëm për një nga

subjektet propozuese, por nuk pengon që kandidati për deputet të jetë i regjistruar në listën emërore

të më shumë se një zone zgjedhore.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

12

Një rregull i tillë është vendosur në Kodin Zgjedhor pasi u krijon shanset optimale partive të reja

apo atyre ekzistuese dhe drejtuesve të tyre të përfaqësohen në Kuvend nëse kanë një mbështetje të

konsiderueshme elektorale.

4. Argumenti i Presidentit: Ndryshimet e bëra përmes nenit 8 të ligjit nr. 118/2020, që

ndryshon nenin 68 të Kodit Zgjedhor, janë parashikime që favorizojnë deputetë aktualë

ilegjitimë, për votën e tyre të dhënë në 5 tetor për forcimin e pozitës së mazhorancës

aktuale, dhe krijojnë vështirësi të panevojshme për partitë e tjera politike.

Kundërshtimi:

Sipas Presidentit me këtë ndryshim, është e qartë që jo vetëm favorizohen deputetët e “opozitës”

që kanë marrë mandatet pa ndjekur procedurat përkatëse kushtetuese dhe ligjore pas dorëheqjes

në bllok nga mandatet të deputetëve të opozitës, por një parashikim i tillë përbën një pengesë

serioze jo vetëm për partitë opozitare që ndodhen jashtë parlamentit, që përbëjnë opozitën e vërtetë,

por edhe për forcat e reja politike që dëshirojnë të hyjnë në jetën politike të vendit.

Lidhur me çështjen e zëvendësimit të mandateve debati tashmë është ezauruar. Heqja dorë nga

mandati është një veprim kushtetues, parashikuar në nenin 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës,

që bazohet në shprehjen e vullnetit individual. Lënia e mandateve nga 58 deputetët e opozitës

parlamentare është bërë me vullnetin e tyre të lirë dhe zëvendësimi i tyre nga kandidatët e tjerë të

listave është kryer nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në procedurat e parashikuara në Kushtetutë,

në Kodin Zgjedhor si dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Kuvendi ka respektuar me rigorozitet parashikimet e nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës,

në të cilën është parashikuar heqja dorë nga mandati. Ndërsa neni 13 i Rregullores së Kuvendit

parashikon në pikën 4 kompetencat e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili

shqyrton shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës

në seancë plenare. Ligjvënësi me këtë formulim ka pasur parasysh çështjet e parashikuara në nenet

69 dhe 70 të Kushtetutës për rastet e pazgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë së ushtrimit të

funksionit të deputetit si dhe çështje të konfliktit të interesit.

Në nenin 164 të Kodit Zgjedhor parashikohet se “. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2

të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të

Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më

vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.”

Bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (Vendimi nr. 6, datë 18.1.2002 ) me fjalën

“shqyrtim” kuptohet e drejta dhe detyrimi i Kuvendit për të bërë objekt diskutimi e debati një

çështje të caktuar dhe për të marrë një vendim të caktuar për miratimin ose mosmiratimin e çështjes

në fjalë. Termi shqyrtim kërkon detyrimisht vendimmarrje nga Kuvendi.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

13

Në rastin e heqjes dorë nga mandati të deputetit nuk ka vendimmarrje, pasi dorëheqja është një akt

individual, dhe heqja dorë nga mandati nuk përbën një “çështje”, por një veprim individual me

vullnet të plotë, rrjedhimisht nuk ka nevojë për procedurë të posaçme për të detajuar veprimin e

heqjes dorë, sipas nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës.

Ndërsa në lidhje me përcaktimin në dispozitat e mësipërme që deputetët heqin dorë në mënyrë

individuale, dhe jo në bllok siç pretendon presidenti, akti zyrtar, i cili prodhon efektet juridike të

aktit individual, është deklarimi me shkrim i deputetit për heqjen dorë nga mandati që depozitohet

në Kuvend, dhe në protokollin e Kuvendit janë të depozituara dorëheqjet individuale për çdo

deputet të opozitës.

5. Argumenti i Presidentit: Trajtimi i pabarabartë në mënyrën e deklarimit të trajtimit të

dhurimeve, huave dhe kredive, si një pengesë më shumë për koalicionet parazgjedhore.

Kundërshtimi:

Presidenti parashtron se neni 90 i Kodit Zgjedhor, ishte një ndër nenet që u ndryshua si pasojë e

kodifikimit të Marrëveshjes së 5 qershorit dhe u miratua përmbajtja e kësaj dakordësie me ligjin

nr. 101/2020 të datës 23 korrik 2020. Ky nen përcaktoi qartë mënyrën e trajtimit të dhuratave,

huave dhe kredive. Konkretisht, në pikën 2 të nenit 90, u përcaktua se:

“2. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, dhurimet në vlera monetare, në natyrë apo në formën e

shërbimit që u jepen kandidatëve të subjekteve zgjedhore, si dhe huatë ose kreditë e marra nga

kandidatët për financimin e fushatës konsiderohen si kontribute për partinë politike për të cilën

ata kandidojnë. Për kandidatët e propozuar nga koalicionet, partitë politike pjesëmarrëse në

koalicion përcaktojnë në marrëveshjen për krijimin e koalicionit se cila parti do të deklarojë të

ardhurat dhe shpenzimet e kandidatit.”

Sipas Presidentit, tashmë bëhet një ndryshim tepër i paqartë në këtë dispozitë, përmes nenit 10 të

ligjit nr. 118/2020, duke shfuqizuar fjalinë e dytë të pikës 2, të nenit 90. Kjo fjali që synohet të

shfuqizohet, parashikonte se:

“Për kandidatët e propozuar nga koalicionet, partitë politike pjesëmarrëse në koalicion

përcaktojnë në marrëveshjen për krijimin e koalicionit se cila parti do të deklarojë të ardhurat dhe

shpenzimet e kandidatit.”

Presidenti pretendon se me shfuqizimin e këtij parashikimi, synohet të krijohet edhe një pengesë

më shumë për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, përmes nxitjes së mosmarrëveshjeve mes

partive edhe për çështjet e koordinimit të informacionit nga kandidatët dhe ekspozimit të tyre ndaj

penaliteteve, për shkak të raportimeve të kandidatit të propozuar nga një prej partive pjesë e

koalicionit.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

14

Në kundërshtim të këtij argumenti, sqarojmë se në këtë parashtrim të Presidentit mungon logjika

e shëndoshë, për arsyen e thjeshtë se adresimi i parashikimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor,

lidhur me koalicionin zgjedhor me listë të përbashkët, ka mbajtur në konsideratë gjithë elementët

që koalicioni si subjekt garues duhet të përmbushë dhe kjo është praktikë apo standard që aplikohet

në disa vende anëtare të BE apo Komisionit të Venecias, (shih rastin e Hollandës apo Kroacisë).

6. Argumenti i Presidentit - Synimi për të ndikuar në pavarësinë dhe paanësinë e Kolegjit

Zgjedhor, për kapjen politike të tij nëpërmjet shfuqizimit të togfjalëshit ‘ngritje në

detyrë” në nenin 149 të Kodit Zgjedhor

Kundërshtimet:

Me shfuqizimin e pengesës së magjistratëve që shërbejnë në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor për t’u

ngritur në detyrë është garantuar e drejta e tyre kushtetuese dhe e parashikuar në ligjet e reformës

në drejtësi për të bërë karrierë në sistemin gjyqësor, të drejta të mbrojtura dhe ndërkombëtarisht.

Shfuqizimi i bërë në nenin 149 të Kodit Zgjedhor nuk cenon paanshmërinë e Kolegjit Zgjedhor

Gjyqësor dhe as krijon kushte për kapjen politike të anëtarëve të Kolegjit, pasi tashmë me zbatimin

e reformës në drejtësi kompetent për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve, përfshirë dhe ata të Kolegjit

Zgjedhor, nuk është as Kuvendi, as Presidenti dhe asnjë organ tjetër ekzekutiv, por organi i

pavarur, Këshilli i Lartë Gjyqësor, që funksionon dhe organizohet si një organ kushtetues i pavarur

në përbërje të të cilit ka anëtarë magjistratë, që zgjidhen prej gjyqtarëve, dhe anëtarë jomagjistratë,

që zgjidhen nga Kuvendi pas një procesi verifikimi nga Avokati i Popullit, universitetet, dhomat e

profesioneve të lira si avokatia etj. dhe nën mbikqyrjen e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit

që ushtron veprimtari në Shqipëri.

Në këto kushte, nuk ka pse të frikësohet askush që beson te reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj.

Për më tepër, në kuadër të thirrjeve publike të Presidentit për plotësimin sa më parë të vakancave

në Gjykatën e Lartë, ky ndryshim në nenin 149 duhej të ishte vlerësuar dhe përshëndetur nga

Presidenti.

7. Argumenti i Presidentit - Ndryshimet në Kodin Zgjedhor përmes ligjit nr.118/2020, nuk

realizojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor përmes listave tërësisht të hapura siç u

premtua

Kundërshtimet:

Lista e kandidatëve të partisë politike/koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Të gjithë

kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që

krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

15

kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e

kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë

që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vetë renditjen e partisë që i propozon. Një parim i

tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të

ri-rendisin kandidatët e, rrjedhimisht, edhe mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të

sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Gjinia më pak e përfaqësuar garantohet se do të jetë jo më pak se 30% e përbërjes së Kuvendit,

edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i

përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor

ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.

Në lidhje me ndikimin e zgjedhësve në përzgjedhjen e kandidatëve, sistemet proporcionale ndahen

në ato me lista të hapura dhe lista të mbyllura.

Në sistemet me lista të hapura, votuesit votojnë për një kandidat individual sipas votës

parapëlqyese. Në të tjerat, votuesit mund të zgjedhin midis votimit për një parti dhe/ose zgjedhjes

së kandidatit të tyre. Votat për një kandidat e bëjnë atë kandidat me shumë gjasa të jetë në grupin

e deputetëve të partisë që zgjidhen. Një votë për një kandidat llogaritet si votë për partinë e tij kur

vendoset sa vende duhet të marrë secila parti.

Nën përfaqësimin proporcional të listës së hapur, votuesit votojnë si për një parti ashtu edhe për

një ose disa kandidatë brenda listës së saj (vota preferenciale).

Sisteme të ndryshme u japin votuesve peshë të ndryshme ndikimi. Vendet u caktohen partive në

proporcion me votat e tyre dhe, brenda partive, për kandidatët që marrin numrin më të madh të

votave preferenciale.

Në shumë vende si Hollanda, Bullgaria, Kroacia, Austria, Slovakia Suedia etj., ku llogariten votat

individuale brenda një liste, një kandidat duhet të kalojë një prag parapëlqyes të përqindjes së

votave për të pasur një vend preferencial në listë. Ky lloj pragu garanton që mandatet përfitohen

nga kandidatë që demonstrojnë një peshë elektorale që del mbi peshën e ekipit përfaqësues që ka

paraqitur subjekti zgjedhor.

Bazuar në këta shembuj, ndryshimet e miratuara me ligjin n.118/2020 garantojnë zbatimin e

parimit kushtetues, duke i krijuar mundësinë çdo zgjedhësi të shprehet me votë preferenciale për

3/3 e listës ose thënë ndryshe 100% të saj. Të gjithë kandidatët në listën e partisë

politike/koalicionit zgjedhor i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të

drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një

kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e

kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që gëzojnë një

mbështetje të madhe, edhe mbi vetë renditjen e partisë që i propozon.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

16

Pragu parapëlqyes i përqindjes së votave fuqizon zgjedhësit, pasi janë votat preferenciale të tyre

ato që krijojnë mundësinë e kandidatit për ta fituar mandatin e deputetit, pavarësisht nga pozicioni

i zënë në rreshtimin fillestar nga subjekti zgjedhor, tregues ky që lista është praktikisht 100% e

hapur.

Gjatë studimit të vitit 2015 të Komisionit të Venecias, midis 31 vendeve që përdorin një sistem të

listave të hapura ekzistojnë dallime të konsiderueshme. 7 vende përdorin një sistem me preferencë,

ndërsa 24 vende përdorin një sistem me disa preferenca, qoftë me një numër fiks ose me një

variabël preferencash.

Sistemet zgjedhore janë të ndryshme dhe mekanizmat korrigjues të sistemeve që aplikohen rast

pas rasti bëjnë që të jetë një numër i madh i sistemeve që mund të aplikohen. Megjithatë, është e

rëndësishme të theksohet se cilido sistem zgjedhor që aplikohet, duhet të respektojë parimet

themelore të përmendura në instrumentet ndërkombëtare.

Siç përcaktohet në Kodin e Praktikës së Mirë për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias,

"çdo sistem zgjedhor mund të zgjidhet", në respekt të parimeve të përcaktuara në Kod. Kjo u

konfirmua në mendimet e fundit të Komisionit të Venecias për vendet specifike, dhe gjithashtu

specifikohet në dokumentet e kohëve të fundit se "Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i nuk

rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë zgjedhor. Në mënyrë të ngjashme, nuk ka standarde

ndërkombëtare që rekomandojnë një metodë specifike ose shkallë të proporcionalitetit në lidhje

me shpërndarjen e vendeve. Shtetet gëzojnë një marzh të gjerë vlerësimi pasi këto zgjedhje janë

vendime politike."

8. Mbi argumentet e mungesës së konsensusit të gjerë politik dhe pretendimet e Presidentit

për shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, që nuk përbëjnë në fakt lëndë për shqyrtim

nga ky komision, por për efekt të transparencës duhet ta trajtojmë.

Gjykojmë se pretendimet e Presidentit dukshëm janë të njëjta me ato të Partisë Demokratike dhe

Lëvizjes Socialiste për Integrim, të diskutuara gjerë e gjatë në Mbledhjet e Këshillit Politik.

Gjatë debatit të fund të korrikut për amendamentet kushtetuese, qëndrimi zyrtar i PD dhe LSI ka

qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet, se ky ndalim vinte në kundërshtim

flagrant me marrëveshjen e 5 qershorit dhe prandaj amendamentet kushtetuese nuk duhet të

miratoheshin në atë kohë. Më pas e pranuan zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin

koalicionet, ndërkohë që u pranua nga të gjithë ekspertët në Këshillin Politik se amendimet

kushtetuese të 30 Korrikut e për rrjedhojë dhe amendimet e Kodit Zgjedhor me ligjin nr.118/2020

nuk vijnë në kundërshtim me marrëveshjen politike të 5 qershorit 2020.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ...Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se pragu i 5% të votave që duhej

17

Përfshirja në Këshillin Politik dhe në proces e mundësoi opozitën jashtë Kuvendit të luante rolin e

vet konstruktiv, mundësi që për fat të keq opozita nuk e vlerësoi dhe as e përdori në të mirë të

interesit publik. Vlen të theksohet se puna për reformën zgjedhore ka nisur që në tetor të vitit 2017

dhe është humbur jashtëzakonisht shumë kohë për hir të konsensusit të gjerë në realizimin e kësaj

detyre, ndaj çdo vonesë tjetër është e pajustifikuar.

Kuvendi ka kryer me korrektësi detyrën e vet dhe ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që

adresojnë amendamentet kushtetuese të 30 korrikut në frymë dhe në gërmë.

II.PËRFUNDIM

Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike

dhe të Drejtat e Njeriut me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm vendosi rrëzimin e

Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11797, datë 22.10.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 118/2020

‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës

së Shqipërisë” i ndryshuar, dhe ia përcjell raportin për votim seancës plenare.

RELATOR KRYETARI

ADNOR SHAMETI ULSI MANJA