18
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora 13:40 Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Projektligji “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë(Komision përgjegjës) 2. Projektligji “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit me motor mbi 30 KW ose 40,8 KW fuqi dhe tonazh nën 150 GT”. (Komision përgjegjës) Marrin pjesë: Niko Peleshi, Andrea Marto, Ardit Konomi, Ilir Ndraxhi, Kujtim Gjuzi, Dritan Bici, Tatjana Nurçe Pirro, Eglantina Gjermeni, Arben Pëllumbi, Besnik Baraj, Klajdi Qama, Ilir Beqaj, Halil Jakimi, Robert Bitri, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri. Mungojnë: Lefter Koka, Gjetan Gjetani dhe Rrahman Rraja. Të ftuar: Blendi Klosi Ministër i Turizmit dhe Mjedisit Artan Shkreli Zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 22.07.2020, ora 13:40

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Projektligji “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë”

(Komision përgjegjës)

2. Projektligji “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve

lundruese, turistike dhe të argëtimit me motor mbi 30 KW ose 40,8 KW fuqi dhe tonazh nën 150

GT”. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Andrea Marto, Ardit Konomi, Ilir Ndraxhi, Kujtim Gjuzi, Dritan Bici,

Tatjana Nurçe Pirro, Eglantina Gjermeni, Arben Pëllumbi, Besnik Baraj, Klajdi Qama, Ilir

Beqaj, Halil Jakimi, Robert Bitri, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri.

Mungojnë:

Lefter Koka, Gjetan Gjetani dhe Rrahman Rraja.

Të ftuar:

Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Artan Shkreli – Zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

2

HAPET MBLEDHJA

Niko Peleshi – Mirëdita!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit

Kujtim Gjuzi – Zoti Peleshi, më dëgjoni?

Niko Peleshi – Zoti Gjuzi, na lejoni të fillojmë mbledhjen.

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, data

22 korrik, e planifikuar për orën 13:30. Ora tani është 13:40, sepse pritëm të plotësohej kuorumi.

Sot në rendin e ditës kemi dy projektligje:

E para, projektligji “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë”.

Reltor është zoti Dritan Bici.

E dyta, projektligji “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve

lundruese, turistike dhe të argëtimit me motor mbi 30 KW ose 40,8 KW fuqi dhe tonazh nën 150

GT”. Relator është zoti Ilir Beqaj. Ky projektligj është planifikuar të shqyrtohet në seancë në

datën 29 korrik.

Kemi të ftuar zotin Blendi Klosi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe zotin

Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Duke qenë se ky projektligj është i dyti në rendin e ditës, do të fillojmë me pikën e parë të

rendit të ditës.

Për procedurë, zoti Beqaj dhe zoti Gjuzi.

Zoti Gjuzi, urdhëroni!

Kujtim Gjuzi – Zoti kryetar, ju thatë se kuorumi është i plotë. Në zyrë është edhe zoti

Shtjefni, por në zyrën e tij nuk ka wireless dhe do të komunikojmë nga ky pozicion. Jeni dakord?

Niko Peleshi – E shikoj, sepse është në linjë.

Në linjë janë zoti Pëllumbi, zoti Çarçani, zoti Bici, zoti Ndraxhi, zoti Gjuzi, zonja

Gjermeni, zoti Musaj, zoti Bitri, zoti Konomi, zonja Piro, zoti Baraj, zoti Jakim, zoti Shtjefni dhe

zoti Beqaj.

Kujtim Gjuzi – Më lejoni ...

Halit Valteri – Jam edhe unë, kryetar.

Niko Peleshi – Po, është edhe zoti Valteri.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

3

Urdhëroni, zoti Gjuzi!

Kujtim Gjuzi – Faleminderit, zoti kryetar, për fjalën!

Normalisht, kur një biznes prodhon Tiranën kampion, unë, nga komisioni, dëshiroj t’u

urojmë të gjithë tifozëve të Tiranës, por edhe të gjithë të tjerëve, që garuan në një vit të vështirë

futbollistik, suksese të mëtejshme! Faleminderit, zoti kryetar!

Po i lë fjalën zotit Shtjefni.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Faleminderit, kryetar!

Unë besoj se mbledhja e sotme zhvillohet në një kontekst shumë të ri dhe me këtë rast

dua të falënderoj kolegët Musaj, Jakimi, Shtjefni, Gjuzi dhe Valteri për marrëveshjen që u arrit

dje midis Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Besoj se pas një bashkëjetese në Kuvend

për gati 1 vit e gjysmë, të gjitha keqkuptimet që kemi pasur për gjëra të vogla, kanë qenë më pak

të rëndësishme se ajo që u arrit dje. Dëshiroj të falënderoj të gjithë personat e përfshirë

personalisht, që janë pjesë e komisionit tonë! Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Beqaj!

Halit Valteri – A mundem, kryetar?

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Valteri!

Më pas e ka fjalën zoti Shtjefni.

Halit Valteri – Ke harruar më të rëndësishmin, zotin Musaj, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – E përmenda. E fillova me zotin Jakimi.

Halit Valteri – Ky ishte një shërbim për demokracinë, për Shqipërinë dhe të gjithë

bashkë, me Zotin para, shpresojmë të bëjmë diçka të mirë për këtë vend.

Ilir Beqaj – Zoti Musai është para nesh, sepse është edhe bashkëfirmosësh. Ne jemi

mbështetës me votë.

Niko Peleshi – Zoti Shtjefni, urdhëroni!

Zef Shtjefni – Ne nuk kemi arritur asgjë. Tetë partite politike, që janë atje, nuk kanë

arritur ende një marrëveshje, sepse ne e kemi parë marrëveshjen që është frmosur, si dhe

ndryshimet kushtetuese. Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim tjetër, kështu që nuk kemi pse

të gëzohemi apo të mjerohemi. Puna jonë vazhdon. Jemi në politikë. Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

4

Zoti Bici është relator i projektligjit “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën

e Shqipërisë”.

Urdhëroni, zoti Bici!

Do të presim pak çaste, sa të lidhen zoti Beqiri dhe zoti Marto, që janë propozuesit e këtij

projektligji, të cilët duhet të jenë detyrimisht në seancën e shqyrtimit të projektligjit.

Deri atëherë, zoti Bici, urdhëroni!

Dritan Bici – Mund të filloj, kryetar?

Niko Peleshi – Po, zoti Bici, dëgjoheni shumë mirë.

Dritan Bici – Përshëndetje të gjithëve!

Projektligji “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë” është një

ndër projektligjet e rëndësishme që shtrohen në këtë sesion parlamentar për rëndësinë që ky

profesion paraqet në jetën ekonomike dhe në zhvillimin e vendit.

Së pari, komplimentet dhe falënderimet u takojnë dy inicuesve të këtij projektligji,

kolegëve Marto dhe Beqiri, të cilët na kanë sjellë të plotë rregullimin e veprimtarisë së

inxhinierit hidroteknik në Shqipëri.

Si shumë profesione të tjera, si: mjeku, infermieri, farmacisti, të cilët janë të organizuar

në urdhrat e tyre, veprimtaria e të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, edhe veprimtaria e

inxhinierit hidroteknik rregullohet dhe do të rregullohet me projektligjin që mbështetet te ligji nr.

10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.

Ky projektligj është shumë i rëndësishëm për vetë rolin që ka kjo veprimtari, aq e lashtë

sa edhe vetë historia e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Punimet për vaditjen dhe ruajtjen e

tokave i përkasin periudhave të hershme të qytetërimeve, ku në sajë të mendjeve të zgjuara dhe

llogaritjeve matematikore, u konstatuan shumë toka pjellore dhe u sigurua vaditja e tyre në

luginat e lumenjve, në diga dhe eufrat.

Sot, ekzistenca e vendeve të ulëta, si Hollanda, Danimarka apo të tjera, sigurohet nga

kualiteti i lartë i këtyre veprave mbrojtëse. Po ashtu, edhe energjia botërore sot, në një sasi të

madhe, sigurohet nga veprat gjigande hidrike. Në vendin tonë kemi shumë veprimtari

përmirësuese, benifikuese dhe hidrike, ku puna e bërë në kullim, ujitje dhe energjetikë ka krijuar

një armatë të madhe inxhinierësh hidroteknikë dhe specialistë të përgatitur në auditorët e

inxhinierisë hidro në Tiranë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, por edhe specialistë që

kanë mbaruar jashtë vendit.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

5

Ky projektligj meriton mbështetje, me qëllim që këta inxhinierë të përmirësojnë

mbrojtjen dhe përforcimin e autoritetit të tyre publik si inxhinierë në verimtarinë e inxhinierisë

hidro. Puna e tyre e rëndësishme konsiston në sigurinë e njerëzve, sepse veprat e tyre

përmirësuan jetën e një numri të madh njerëzish, por në raste të veçanta këto vepra janë bërë

edhe kërcënuese për jetët e njerëzve, por gjithashtu kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin

ekonomik të vendit, si dhe në sigurimin e ujit të pijshëm, e ujit për vaditje, për bujqësinë dhe për

sigurimin e energjisë së pastër.

Me anë të këtij projektligji sigurohet mbrojtja e veprimtarisë së inxhinierëve hidro,

integrimi i tyre në shoqërinë shqiptare, europiane, por edhe botërore në sajë të unifikimit ligjor të

veprimtarisë së tyre me atë europiane dhe botërore.

Në sajë të këtij projektligji rregullohet veprimtaria e inxhinierëve hidro në projektim dhe

në zbatim. Ligji që grupon inxhinierët hidro në urdhrin e inxhinierit hidroteknik parashikon

mënyrën për dhënien dhe heqjen licencës për ushtrimin e profesionit, vendos standarde

profesionale, vendos standarde etike dhe garantologjike, kërkon standarde të larta edukuese dhe

profesionale, rivlerëson periodikisht aftësitë e tyre akademike profesionale, bashkëpunon me

institutet e emergjencave për përballimin e situatave të caktuara, krijon një database të të

dhënave të anëtarëve të urdhrit, njëkohësisht mbron të drejtat e anëtarëve të urdhrit.

Ky projektigj është një nismë ligjore, që bëhet për herë të parë në Republikën e

Shqipërisë dhe është i unifikuar me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Europian dhe të botës.

Në ligj është e gjithë veprimtaria e inxhinierëve hidro dhe fillon me shpjegimin e bazave të

inxhinierisë hidroteknike, objektin dhe qëllimin e ligjit, si dhe nismën e këtij ligji.

Në ligj shprehen qartë termat dhe përkufizimet e fushës, përcaktimi i fushave të

veprimtarisë hidro, i integruar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, jepen detaje të

rëndësishme për urdhrin, kriteret për të përfituar anëtarësimin e urdhrit, të drejtat dhe detyrimet,

si organizohet dhe drejtohet urdhri, organet drejtuese të urdhrit, financimet, mënyra e ushtrimit të

urdhrit, papajtueshmëritë në urdhër, mënyra e dhënies së certifikatës dhe licencave, rregullimi i

marrëdhënieve të personave juridikë dhe fizikë, dhe shumë çështje të tjera që marrin përgjigje në

këtë projektligj, të punuar deri në detaje.

Ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj të rëndësishëm, që përmban në vetvete një punë mjaft

të madhe dhe të detajuar për mënyrën se si është trajtuar në progresion. Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

6

Para se të kalojmë në pyetje dhe diskutime për projektligjin, duhet që propozuesit të jenë

prezentë dhe të prezanojnë nismën e tyre ligjore.

Nuk i shikoj zotërinjtë Beqiraj dhe Marto, ndaj nuk mund të vazhdojmë dot.

Besnik Baraj – Në fakt, ashtu është.

Edhe unë kisha pyetje dhe nuk e di kush do të përgjigjet për to.

Niko Peleshi – Ndërkohë, dua t’ju bëj me dije se ka disa reagime për këtë projektligj nga

disa shoqata.

Një reagim vjen nga shoqata e inxhinierëve konsulentë, të cilët janë drejtuar me dy

shkresa. Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë ka dërguar një shkresë, ku ka renditur

argumentet pse nuk duhet të miratohet kjo nismë. Ligji për profesionet e rregulluara bën fjalë për

profesionin e inxhinierit dhe ata thonë se po punojnë për të sjellë një propozim, që do ta çonte

para këtë projektligj “Për urdhrin e inxhinierit”, ku do të përfshihen të gjithë profilet e

inxhinierëve. Ky është pak a shumë argumenti i tyre.

Ndërkohë, kemi një shkresë mbështetëse të nismës nga Këshilli Drejtues i Urdhrit

Profesional Hidroteknik, të cilët shprehen në mbështetje të nismës së dy deputetëve, pra për

miratimin e këtij urdhri.

Siç e thashë, nuk vazhdojmë dot më tej për shkak se mungojnë të dy nismëtarët dhe nuk

ka kush ta prezantojë këtë nismë, nuk kemi kujt t’ia adresojmë pyetjet dhe nga kush të marrim

përgjigje.

Kështu që e mbyllim pikën e parë të rendit të ditës me prezantimin e relatorit. Do ta

trajtojmë në një seancë tjetër, ku do të jenë prezentë edhe dy nismëtarët.

Ndërkohë, duke lexuar edhe kontestimet apo letrat mbështetëse, argumentet pro dhe

kundër, gjykoj që herën tjetër duhet të jetë prezent edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,

që e mbulon si linjë, pasi na duhet të konsultojmë pikëpyetjet e ngritura për këtë nismë ligjore.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 22.07.2019, ora 14:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese

turistike të argëtimit, me motor me fuqi mbi 30 kilovatë ose 40.8 kuaj fuqi dhe tonazh nën 150

GT”. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Andrea Marto, Ardit Konomi, Ilir Ndraxhi, Kujtim Gjuzi, Dritan Bici,

Tatjana Nurçe Pirro, Eglantina Gjermeni, Arben Pëllumbi, Besnik Baraj, Klajdi Qama, Ilir

Beqaj, Halil Jakimi, Robert Bitri, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri.

Mungojnë:

Lefter Koka, Gjetan Gjetani dhe Rrahman Rraja.

Të ftuar:

Bledi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Artan Shkreli – Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

8

Niko Peleshi - Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës, me projektligjin “Për

regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike të argëtimit, me

motor me fuqi mbi 30 kilovatë ose 40.8 kuaj fuqi dhe tonazh nën 150 GT”.

Relator është zoti Beqaj.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ministrin Klosi.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, zoti Artan Shkreli, zëvendësministër.

Nuk e di nëse janë prezentë të ftuarit, nëse jo, relatori Beqaj, nëse është dakord, mund të

fillojë me prezantimin, ndërkohë presim të hyjnë në linjë edhe të ftuarit.

Zoti Beqaj, fjala për ju.

Ilir Beqaj – Projektligji vjen në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë dhe maxhorancës për

të zhvilluar edhe më shumë industrinë maritime, industrinë detare, turizmin, sidomos turizmin

detar.

Së fundi ne kemi kaluar edhe dy ligje të tjera, që vijnë po në këtë linjë, ndërsa aktualisht

propozohet të bëjmë edhe përpjekje për ta rregulluar me kahje nga lehtësimi mundësinë e

përdorimit të këtyre mjeteve në funksion të turizmit, por jo vetëm.

Nga kjo pikëpamje, besoj se nisma duhet të përshëndetet.

Nga ana tjetër, kryetar, nisur edhe nga fakti që na kërkohet që javës tjetër ligji të kalojë

për miratim në seancë, unë kam rezervat e mia, sepse ligji për mendimin tim duhej të ishte më

ambicioz në drejtim të përdorimit të sa më shumë të mjeteve elektronike, sepse, në qoftë se

shikojmë përkufizimet, pika 3 thotë: “Regjistri elektronik i mjeteve lundruese është kopje

elektronike e regjistrit fizik të mjeteve lundruese”. Unë besoj se në vitin 2020, pas përparimit të

ndjeshëm të ICT-së, pas vlerësimeve shumë pozitive, që qeveria shqiptare ka marrë së fundi edhe

nga Kombet e Bashkuara, edhe nga OECD-ja për zhvillimin e madh të teknologjisë së

informacionit, sidomos në shërbimet publike, unë e quaj rudiment të së kaluarës që ne të

vazhdojmë të kemi edhe regjistër fizik, edhe regjistër elektronik si një kopje të fizikut.

Dua të sqaroj diçka, ky nuk është ligj i ri, ka ekzistuar deri më sot, por ka qenë në një

mënyrë më klasike e tejkaluar nga koha dhe avancimi i teknologjisë tani në vitin 2020.

Ndërkohë, unë besoj se jo vetëm regjistri elektronik i mjeteve lundruese, që kanë autoritetet e

industrisë detare që kontrollojnë te ne, por edhe hallka të tjera që ndërlidhen me të, duhet të jenë

përsëri regjistra elektronikë.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

9

Të gjithë njerëzit që kanë një licencë apo një certifikatë, që janë profesione të industrisë

detare, duhet të jenë pjesë e këtyre regjistrave që ndërveprojnë. Këtu thuhet që përdoret termi

“vendbazim i mjetit lundrues”. Edhe e gjithë harta e vendbazimeve të njohura në Shqipëri duhet

të jetë pjesë e këtij regjistri elektronik, edhe sistemi i posaçëm elektronik për lëvizjen e mjeteve

duhet të ndërveprojë me këtë regjistër.

Kështu që, unë besoj se, nisur nga pika 3 e përkufizimit, por sidomos nëse shkojmë te

neni 7, që është regjistri elektronik i mjeteve lundruese, është një gjë shumë e mangët. Ky nen

më shumë është kujdesur të thotë se kush do të ketë akses te ky regjistër, se sa ta thotë se çfarë

përmban ky regjistër, sepse pika 1 thotë: “Drejtoria e përgjithshme krijon, mirëmban dhe

përditëson regjistrin elektronik”. Shumë mirë, por çfarë përmban regjistri? Nuk mjafton vetëm

pika 5, që thotë: “Funksionimi i regjistrit miratohet me udhëzim të përbashkët të ministrave”.

Madje edhe këtu, shprehja nuk qëndron për mendimin tim, megjithatë do të kërkoj mendimin e

specialistëve: “Rregullorja miratohet me udhëzim”. Rregullorja nuk miratohet me udhëzim,

udhëzimi është udhëzim, rregullorja është rregullore. Aktet juridike janë të ndara edhe në

hierarkinë e akteve dhe nuk është lojë fjalësh. Rregullorja përcakton rregullat, të cilat kur nuk

zbatohen kanë edhe sanksione. Udhëzimi është më shumë një lehtësues dhe një përshkrues.

Kështu që unë besoj, kryetar, që neni 7 duhet rikonceptuar. Unë jam në gjendje si individ

ta ndaj me ju rikonceptimin, por besoj se do të ishte e ekzagjeruar ta pretendoja këtë gjë dhe do

të ishte mirë që me ministritë e përfshira, pavarësisht se këtu propozues në fakt është Këshilli i

Ministrave, të vendosim një komunikim sot dhe nesër, në mënyrë që të jemi të gatshëm për

kalendarin në datën 29.

Ndërkohë, më vjen e shtrënguar kjo që na kërkohet këtu, po flasim nga eksperiencat

personale për Mesdheun, punimet detare që kemi hasur nëpër Mesdhe. Këtu sërish kërkohet që

çdo njeri të ketë ID-në me vete. Domethënë, po të shkosh nga Vlora në Sazan, mund të marrësh

edhe një mjet lundrues edhe duke qenë në plazh dhe është e vështirë të kesh letra, dokumente e

gjëra me vete. Kaq e domosdoshme qenka që të kesh një mjet identifikimi me vete kur udhëton

për turizëm?! Mos duhet edhe këtu të bëjmë disa shtresëzime?

Tjetra, unë besoj se, që në këtë pikë, ndoshta këtu Ministria e Transportit mund të marrë

një rol më të avancuar, mund të pretendojmë që sot të ndërtojmë një sistem biletimi për

shfrytëzimin e këtyre mjeteve në mënyrë elektronike. Kjo do të na ndihmojë për të kontrolluar,

në radhë të parë, sigurinë e mjetit, në qoftë se një mjet ka kapacitet 100, një sistem elektronik

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

10

biletimi nuk pret biletat të 101 vetëve, edhe po të dojë pronari ta mbushë me 150 vetë. Kjo gjë

rregullon më mirë edhe marrëdhëniet e sigurimit të palëve të treta.

Këtu kam një problem tjetër, kryetar, sepse këto mjete vërtet kanë kufizimin ose

përcaktimin e kuajve/ fuqi dhe sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike te ne zgjidh edhe

tokën, edhe ajrin, edhe detin për sa kohë mjeti është me motor, por duhet parë më mirë në këtë

këndvështrim. Çfarë nevoje paska sot një anije në det, kur t’i shkojë kontrolli ta ketë me vete

policën e sigurimit në letër? Nëse sot gjithçka bëhet në mënyrë digjitale, këtu ka një

bashkëjetesë, një ambicie digjitale dhe bashkëjetesë të shumë gjërave me letër. Po ta shikoni

nenin e kantiereve detare, ne u kërkojmë atyre të vazhdojnë të mbajnë shënim në letër të gjitha

veprimet që ka bërë një mjet i tillë. Po bëjmë një ligj në vitin 2020, për ta pasur deri në vitin

2030. Duke qenë se jemi prapë te mjetet, do të na duhet të rregullojmë një sistem, që bën

kontrollin periodik të motorit, aq më shumë që kompania e sigurimit të kërkon të kesh një lloj

certifikimi të tillë. Do të na duhet të rregullojmë se cili është autoriteti që certifikon që ky mjet

detar nga ana motorike është në rregull.

Ndërkohë, vë re edhe diçka tjetër, po bëj një krahasim, ky ligj nuk flet fare për tarifa.

Domethënë, mjetet që regjistrohen në Shqipëri e kanë një tarifë regjistrimi. Ligji nuk e prek

pjesën e tarifave. Do të doja një shpjegim, apo kemi vendosur t’i bëjmë me tarifa zero, se tarifat,

në fund të fundit, janë kosto. Edhe te regjistrimi i automjeteve ne marrim tarifë për regjistrim

mjetesh bujqësore, që në fund të fundit këtu flasim për turizëm, dhe jo shumë mbijetesë, i

kërkojmë fshatarit që të regjistrojë traktorin dhe paguan një tarifë, sado simbolike, që është tjetër

çështje.

Pra, edhe një herë, qëllimi është shumë i mirë, duhet mbështetur në detaje. Unë mendoj

se na takon që në vitin 2020 të jemi shumë më ambiciozë në përdorimin masiv të teknologjisë së

informacionit në çdo detaj, që lidhet me këtë çështje. Çfarë nevoje kemi që të themi te neni 22

“Refuzimi i paraqitjes së regjistrave”? Bëje regjistrin vetëm elektronik dhe kështu nuk do të na

refuzojë dot ai, si të dojë apo të mos dojë.

Këto janë komentet e mia të përgjithshme nisur edhe nga koha e shkurtër që kemi.

Ndërkohë, do të sugjeroja ta diskutonim me Komision e Sigurisë apo me Ministrinë e

Brendshme për ta lehtësuar pak pjesën e policimit, e cila është shumë e shtrënguar. Edhe

inspektimi këtu, edhe procesverbalet duhet të jenë në formë digjitale, ndërsa ne ende në vitin

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

11

2020 bëjmë në det kopje procesverbali. Le të jenë digjitale këto. Inspektorati Qendror ka

avancuar shumë në këtë drejtim.

Këto janë kërkesat ose gjërat që unë mendoj se duhet t’i zgjerojmë në funksion të pjesës

së...

Nga ana tjetër, besoj se, nëse arrijmë ta përdorim me sukses teknologjinë e informacionit,

do të kemi ato rezultate fantastike që i provuam gjatë pandemisë. Tani llogarit të jesh në mes të

detit e të kesh histori me letra, me shënime e të tjera.

Ndërkohë, kryetar, duke qenë se afatet ishin të tilla, unë në orën 14:25 kam një

angazhim dhe nuk do të jem prezent deri në fund të mbledhjes. Megjithatë, deri nesër në

mëngjes, unë mund t’jua sjell shtesat për të gjitha nenet kur të kalojmë në miratimin nen për nen.

Vota ime në parim është pro.

Niko Peleshi - Faleminderit, zoti Beqaj!

Ne nuk do ta miratojmë deri në fund këtë ligj, pra sot ndoshta e mbyllim vetëm në parim.

Zoti Gjuzi, çfarë keni?

Kujtim Gjuzi - Kryetar, e dua fjalën para ministrit.

Niko Peleshi - Nuk jua jap dot fjalën para ministrit.

Zoti Klosi, urdhëroni!

Blendi Klosi – Falënderoj komisionin edhe për këtë procedurë të përshpejtuar!

Në fakt, zoti Beqaj ka shumë të drejtë kur thotë se ka shumë gjëra që duhet t’i shikojmë

me imtësi në sensin e dakordësisë me deputetin...

I gjithë projektligji vjen si propozim i përbashkët i Ministrisë e së Infrastrukturës dhe

Energjetikës, Ministrisë së Brendshme, por ka qenë i shtyrë nga Ministria e Turizmit, në kuadër

të promovimit të turizmit detar.

Edhe pse zoti Beqaj thotë se vitin 2020 duhet të jemi më të avancuar, unë mendoj që

është një avancim shumë i madh që po kalohet nga një sistem shumë burokratik, të bazuar në

letra, kërkohet që të ngrihet sistemi elektronik për të gjithë komunikimin ndërmjet sistemit të

regjistrimit të jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë. Por deri në kohën kur do të bëhet

regjistri dhe sistemi, i cili është thjesht një database, por duhet të jetë një sistem, i cili

komunikon, mban mbi vete informacione, pra merr vendime për elektronikën, na duhet periudha

transitore që është menduar ky vit që të realizohet përfundimisht sistemi elektronik dhe pastaj

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

12

kur kemi sistem elektronik, kemi atë që thotë Beqaj, që të avancojmë në të gjitha detajet, ajo që

quhet regjistër, të jetë vetëm marrëdhënie elektronike.

Nuk heq asnjë nga fjalët që tha deputeti Beqaj, që të shkojmë sa më shumë dhe shpejt te

gjëja e avancuar, por realiteti është shumë ndryshe sot dhe ndaj ky projektligj përpiqet të jetë si

hapje e një bote të re për të gjitha marrëdhëniet me regjistrin detar. Megjithatë, ky projektligj ka

një farë emergjence, pasi do të duhet të kapim aq sa mundemi që të ndihmojmë edhe sezonin e

vështirë turistik të vitit 2020, për të pasur një marrëdhënie shumë më të thjeshtë në det dhe për të

theksuar atë policimin e madh që kanë mjetet lundruese.

Pra, projektligji vjen si kërkesë emergjente për të lehtësuar policimin në det dhe për t’ia

kaluar atë shumë më tepër raportit me informacionin elektronik dhe jo kontaktit fizik me

punonjësin e Policisë së Kufirit apo Regjistrit Detar. Po ashtu projektligji përpiqet të lehtësojë sa

i përket disa momenteve shumë të vështira që kanë të bëjnë me funksionimin e jetës së detit, sa i

takon një legjislacioni shumë të ngurtë që kemi pasur në këtë aspekt dhe përpiqet që të krijojë

mundësinë e jetës në det, sidomos për tonazhin e ulët të sa më shumë njerëzve duke lehtësuar të

gjitha procedurat.

Sa i përket diskutimit në parim, do ta vlerësoja shumë dakordësinë e vendeve për ta

miratuar në parim, por edhe ne jemi të gatshëm bashkë me ministritë e përfshira në këtë

projektligj si Ministria e Transportit dhe Ministria e Brendshme, si dhe me një grup pune të

Ministrisë së Turizmit, të flasim në detaje për projektligjin dhe të shikojmë çdo aspekt të tij...

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Klosi.

Relatori, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Ministër, dua të them një detaj të vogël, sepse kam përshtypjen se ju u futët

online pasi unë kisha filluar. Kontradikta ime buron nga teksti i projektligjit, pika 3

“Përkufizime”.

Blendi Klosi – “Regjistri elektronik i mjeteve lundruese”?

Ilir Beqaj – Është kopje e ligjit fizik. Kur e lexoj unë kuptoj kështu: që do të vazhdojë ta

bashkekzistojë me ligjin fizik. Unë jam kundër kësaj.

Nuko Peleshi - Është e kundërta.

Ilir Beqaj – Këtë hall kam unë. Duke lexuar përkufizimin, unë kam kuptuar që do të

bëjmë një gjë elektronike, por do të jetë kopje. Ky është meraku im. Prandaj them se neni 7, për

mendimin tim, niset nga përkufizimi, së pari. Këtë kontradiktë kam unë.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

13

Unë pajtohem me ju që nisma është shumë ambicioze në drejtim të liberalizimit, por nuk

më duket ambicioze në drejtim të teknologjisë për sa kohë në përkufizim themi që thjesht po

mbajmë një kopje të letrës. Unë jam kundër letrës, jo sot, por edhe pas një viti, kur ky të hyjë në

fuqi.

Ndërsa për hyrjen në fuqi, unë druhem zoti ministër që këtë verë nuk e kapim dot. Është

e sigurt 100% që Presidenti do ta kthejë, në do ta votojmë, kështu që maksimumi do ta kapim

nëse në tetor mund të bëjmë ndonjë gjë në lumin e Bunës, por këtë vit detin nuk e kapim dot.

Mos qesh se e kam me të vërtetë.

Faleminderit!

Besnik Baraj – Unë kam një koment të shkurtër, nëse Gjuzi është larguar, sepse e kërkoi

fjalën zoti Gjuzi.

Niko Peleshi – Në rast se zoti Shkreli nuk ka diçka për shtuar në prezantimin e këtij

projektligji, e ka kërkuar fjalën zoti Gjuzi dhe pastaj zoti Baraj.

Artan Shkreli – Unë desha të shtoja diçka sa i përket çështjes së regjistrimit dhe

tarifave, që ngriti deputeti Beqaj, janë të rregulluara me një VKM, që ka dalë në vitin 2010, ku

përcaktohen në detaje regjistrimi dhe tarifat.

Ilir Beqaj – Më falni, VKM- ja në cilin ligj bazohet? Është bazuar në ligjin që bie, pasi

ne kemi një ligj ekzistues të vitit 2010, në mos gaboj?

Artan Shkreli – E qartë pyetja. Unë dua të them se, pavarësisht kësaj, ai është një akt që

mund të rregullohet me VKM, duke iu referuar ligjit të ri që po miratohet.

Ilir Beqaj – Shqetësimi im është ky: VKM-ja mund të jetë në rregull, por nëse bazohet

te ligji nr. 8663, të cilin e shfuqizojmë, VKM-ja duhet të ridalë, por që të ridalë, duhet të

vendosim këtu një pikë, sepse nuk ridel dot nëse ligji nuk ia hap rrugën.

Blendi Klosi – Zoti Beqaj, sipas komentit të ekspertëve, nuk bazohet në ligjin që

shfuqizohet, bazohet në një ligj tjetër.

Ilir Beqaj – Në cilin ligj?

Blendi Klosi – Në ligjin “Për regjistrin kombëtar” të vitit 2000.

Ilir Beqaj – Po, pra ajo VKM në cilin ligj bazohet?

Blendi Klosi – Do të kemi një komunikim me Ministrinë e Energjetikës dhe do t’jua

japim referencën ligjore të plotë.

Ilir Beqaj – Po e ka zoti Shkreli.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

14

Niko Peleshi – Urdhëroni!

Artan Shkreli – Zoti kryetar!

Niko Peleshi- Urdhëroni, zoti Shkreli!

Artan Shkreli – E morëm shënim këtë gjë dhe do ta sqarojmë këtë histori, nëse do të jetë

e nevojshme të vëmë një rresht këtu, ku të themi që rregullohet me akt nënligjor, përndryshe,

nëse i referohet një ligji ekzistues, mund ta lëmë ashtu. Meqenëse ju thatë që sot nuk e mbyllim

dot çështjen, këtë e morëm në shënim.

Niko Peleshi – Zoti Gjuzi.

Kujtim Gjuzi – Zoti kryetar, unë mendoj se Kryeministri në këto momente kërkon ta

çojë...

A dëgjohem, apo jo?

Niko Peleshi – Tani po.

Kujtim Gjuzi – Po e filloj nga fillimi, sepse nuk është dëgjuar. Edhe një herë shqetësimi

im, si deputet, në këtë moment është se qeveria nxjerr akte normative, për të cilët mbyll muzikën

baret në orën 8 të darkës në plazh, por njerëzit kanë ardhur të pushojnë.

Këtu kanë ardhur vëllezërit tanë të Dardanisë ose të Kosovës dhe shpenzojnë para në

plazhet e shtetit shqiptar. Në këto kushte nuk mund t’i mbyllim njerëzit brenda në orën 8 të

darkës dhe t’u themi atyre që nuk do të bëni muzikë tani. Po pse, çfarë do të vajtojmë? Kush na

ka vdekur?

Në këtë koncept, meqenëse është edhe ministri i Turizmit, aty do të doja që zoti Klosi të

jepte një panoramë më të gjerë të situatës në vend për çështjen e turizmit. Po flasim tani për

jahte, IT-në se si nuk duhen më letrat, por i kemi të gjitha online. Falë qeverisë demokratike i

kemi këto online, kur nuk e besonte askush që do të ishim këtu.

Zoti ministër, ju lutem, më jepni një shpjegim dhe pastaj të vazhdojmë në lidhje me këtë

që kemi sot në program!

Niko Peleshi - Faleminderit, zoti Gjuzi!

Zoti Baraj.

Besnik Baraj – Nuk ka dyshim që zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të bazohet në

prioritetin që po i jepet turizmit. Unë e mbështes këtë prioritet, por kam një shqetësim. Zhvillimi

turizmit shoqërohet me një problematikë të madhe ndotjeje. Rritja e tonazheve, e anijeve

lundruese ose e numrit të anijeve, qoftë edhe atyre turistike, pa dyshim do të sjellë një

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

15

problematikë ndotjeje të madhe, gjë që është pasqyruar në shumicën e vendeve ku ka marrë hov

të madh turizmi. Shqetësimi im është: Ministria e Mjedisit a ka menduar të zhvillojë kapacitetet

për monitorimin e të gjithë këtyre aktiviteteve, sepse realisht ne i hapim dyert, por, nëse nuk

marrim masa që të respektojmë ligjet, normat e të tjera, realisht ne do të ndeshemi, pas disa

vjetësh, me problematika serioze të ndotjes së ekosistemeve të ndryshme, përfshirë edhe ato

detare?

Niko Peleshi - A ka pyetje dhe komente?

Arben Pëllumbi – Duke falënderuar zotin Beqaj për shpjegimin që bëri, por edhe

përfaqësuesit dhe ministrin, në mënyrë, të veçantë për nismat e tij për zhvillimin turizmit, nga

ajo që kuptova, projektligji synon të futë teknologjitë e reja dhe të zvogëlojë policimin në

shërbimet turistike të këtyre tip mjetesh. Më lind pyetje: pse duhet të kemi një ligj të ri, kur kemi

një ligj ekzistues, të cilit mund t’i bënim ndryshime? Pse na ka lindur nevoja të bëjmë një ligj të

ri? A kemi ndonjë përputhje me direktivat e BE-së? A kemi ndonjë gjë që na duhet ta bëjmë

patjetër këtë ligj? Çfarë ka synuar ministria me paraqitjen e një ligji të ri në këtë aspekt?

Niko Peleshi – Zoti Klosi, urdhëroni!

Blendi Klosi - Faleminderit!

Projektligji vjen si ndryshim i ligjit ekzistues, siç e tha zoti Pëllumbi, por edhe si

ndryshim i komplet filozofisë. Pra, besoj që në vitet 2000, kur është hartuar ligji “Për regjistrin

detar”, ishte një veprim rutinor dhe i bazuar në teknologjinë dhe funksionimin e vjetër të të gjithë

turizmit detar. Ne kaluam dy projektligje, projektligjin “Aktivitetin turistik detar” dhe

projektligjin “Për reduktimin e tatimfitimit në shitblerjen e jahteve dhe mjeteve lundruese” për të

ndërtuar një botë të re në lundrim, e cila nuk mund të vinte me logjikën e viteve 2000, kur pas

një viti u bë pastaj moratoriumi i skafeve, pastaj u bënë ligje të cilat kërkonin të kishin shumë më

tepër kontroll policor në pikat kufitare, duke e kthyer në një absurd, i cili është evidentuar shpesh

në ngjarjet e fundit në raportin ndërmjet këtij mjeti, i cili është mjet lundrues, por nuk është një

mjet që kush e ka këtë mjet përfaqëson një ngjarje kriminale ose një mundësi për të pasur ngjarje

kriminale, por është një mjet, si çdo mjet tjetër lëvizës, dhe na duhet që të kemi një botë tjetër në

det. Për këtë arsye nga grupi i ekspertëve, një grup që ka punuar shumë gjatë me përfaqësues të 5

ministrive: Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Rendit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë

së Bujqësisë, ne kemi kontribuar me rolin tonë koordinues për të bërë këto tri projektligje dhe

disa amendime, të cilat do ta ndryshojnë këtë raport. Pra, ishte e pamundur që, me logjikën e

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

16

viteve pas trafikut, që realizohej me mjetet lundruese dhe të kontrollit, që mendohej se do të

bëhej për çdo mjet lundrues, të qëndronim me po të njëjtin ligj dhe ta vinim tani në funksionim.

Prandaj, ligji është përpjekur të jetë sa më liberal dhe të thjeshtësojë këtë funksion, duke shkuar

në një praktikë që po ndodh në Shqipëri.

Para pak kohësh ne kaluam ligjin “Për regjistrimin e mjeteve në regjistrin me flamur

shqiptar”, dhe ngjarja ka ndodhur, janë regjistruar shumë anije me flamur shqiptar. Ka qenë

pandemia, por të mos ishte pandemia do të ishin regjistruar shumë më shumë mjete, duke

ndryshuar komplet regjistrin. Nga një regjistër me letër dhe mund të ishte i bazuar në një logjikë

shumë të vjetër, tani po shtohet me shpejtësi në një numër i konsiderueshëm jahtesh, mjetesh të

vogla, të cilat janë për njerëzit e zakonshëm. Prandaj nuk mund të funksionojë më një sistem i

ngurtë, si ai i projektuar në vitet 2000.

Për këtë arsye që në vitin 2020, unë jam shumë dakord me atë që thotë zoti Beqaj, që të

kalojmë në një sistem sa më të thjeshtë, liberal, por ketë përsëri kontroll elektronik të këtyre

mjeteve, duke vlerësuar dy momente: së pari, janë shumë të rrezikshëm, sepse bëhet fjalë për

detin, edhe kjo pasojat e saj, por të kemi parasysh që janë mjete, që kanë një lloj risku sa u përket

veprimtarive të ndryshme që zhvillohen në këtë sektor.

A duhej një ligj i ri apo ndryshim i ligjit të vjetër, nga ekspertët është parë që duhet ligj i

ri.

Sa i përket pyetjes për tarifat, ato vijnë në zbatim të Kodit Detar dhe nuk janë pjesë e

këtij legjislacioni, por juristët e Ministrisë së Energjetikës e kanë pasqyruar në mbledhjen e

grupi të punës, besoj po e ndjekin online këtë bisedë, vjen si detyrim i Kodit Detar.

Sa i përket pyetjes së zotit Gjuzi, situata me koronavirusin është një situatë që duhet të

na preukopojë të gjithëve. Jeta e njerëzve është kryesorja në këtë aspekt. Siç e tha edhe

Kryeministri, në postimin tij në ditën e djeshme, nuk ka asnjë ndryshim nga situata në të cilën ne

pranuam të hapeshim. Hapja nuk do të thotë shqyerje, por hapje brenda rregullave dhe kritereve.

E kemi thënë, në fakt, kur sapo filloi epidemia, që ky vit nuk do të jetë njëlloj me vitet e tjera dhe

po ashtu aktivitet nuk mund të jenë si të vitit të shkuar. Pra, nuk mund të planifikojmë të njëjtën

situatë në hotele, bare, restorante. Shtimi i numrit të të infektuarve na e bëri të nevojshme e

ritheksimin e një kërkese për të forcuar kontrollin. Pra, nuk ka kthim pas, por ka një kontroll më

të fortë për atë që kemi vendosur. Kjo është shumë parimore dhe këtë duhet ta kemi shumë të

qartë në mes nesh.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

17

Sa i takon asaj që thanë zoti Pëllumbi dhe zoti Beqaj, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë

kur të kalojmë te shqyrtimi nen për nen së bashku me kolegët e dy ministrive të tjera.

Sa i përket shqetësimit të zotit Baraj, është plotësisht e vërtetë, ne po punojmë me

ekspertë të huaj për të vendosur në të gjithë botën e marinës, si një botë e re që po ndërtohet, të

kemi shumë parime. Pra, nëse po ndërtojmë një botë të re në turizmin detar, duhet që tani ta

projektojmë atë, duke vënë kritere të forta të mbrojtjes së mjedisit.

Kontributi i zotit Baraj është jashtëzakonisht i mirëpritur, si edhe i kolegëve të tjerë

deputetë, të cilët mendojnë se kjo mund të jetë një nga armët më të forta të turizmit shqiptar. Ne

mund të jemi konkurrues në rajon dhe në të gjithë Mesdheun nëse investimet në infrastrukturën

turistike i realizojmë duke pasur shumë të fortë dimensionin në natyrë dhe dimensionin mbrojtjes

së mjedisit, pasi kështu mund të jemi specifikë dhe të veçantë. E kemi një natyrë të mbrojtur në

zonën bregdetare nga mungesa e investimeve në zonën e bregdetit ose në zonën e lundrimit,

kështu që pse jo të mos vendosim rregulla që mbi ato që ndërtohen, të ndërtohen të ndërtohet me

norma shumë të forta mjedisore.

Niko Peleshi – A keni pyetje apo diskutime?

Kalojmë në votimin në parim dhe pas votimit në parim e mbyllim diskutimin për këtë

projektligj, për ta vazhduar gjatë ditës së nesërme.

Nesër ka seancë plenare, por ne kemi rezervuar një hapësirë në orën 9:00-10:00, për të

bërë një mbledhje komisioni, meqenëse, siç e dini, javën e ardhshme, duke filluar nga dita e

hënë, do të ketë disa seanca plenare. Ka një agjendë të ngjeshur, kështu që na duhet të punojmë

edhe ditën e nesërme 1 orë.

Në rast se do të keni mundësi, reflektoni ndryshimet ose nevojat që keni, siç dolën nga

diskutimi, atëherë vazhdojmë nesër me diskutimin dhe miratimin nen për nen, sot do të bëjmë

vetëm votimin në parim.

Kush është dakord në parim me projektligjin? Kundër? Abstenim?1 abstenim. Zoti Gjuzi.

Miratohet në parim projektligji.

Falënderojmë zotin Klosi dhe zotin Shkreli dhe të gjithë anëtarët e komisionit për

kontributin!

Vazhdojmë në seancën e ardhshme me shqyrtimin dhe votimin nen për nen.

Sot e mbyllim mbledhjen, duke ju uruar pasdite të mbarë!

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 22.07.2020, ora

18

MBYLLET MBLEDHJA