Upload
others
View
25
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
V I CI ANUM
Republika e Kosovës Kuvendi i Komunës- Vushtrri Republika Kosova Skupstina Opstina- Vuctrn
Republic of Kosovo Municipal Assamby
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Raporti i punës për vitin 2011
DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për periudhën Janar Dhjetor 2011, punët dhe detyrat e veta i ka bazuar në Ligjin për Shëndetësi
Nr.2004/4, në Programin e punës së kryetarit të komunës për vitin 2011 dhe Programin e Punës së DSHMS për vitin 2011.
Në këtë raport po i paraqesim të arriturat dhe vështirësitë që na
kanë përcjellë gjatë periudhës kohore janar- dhjetor të vitit 2011. Duke
pasqyruar aktivitetin e DSHMS-së në përmbushjen e objektivave të përcaktuara si: përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore,
efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mirëqenien sociale, strehimin, shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve, planifikimin, menaxhimin
dhe monitorimin e buxhetit, participimin si dhe detyrat tjera të realizuara
në QKMF(Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare), QMF dhe ambulanca shëndetësore.
Sektori i shëndetit parësor dhe publik Realizimi i punëve dhe detyrave në këta sektorë: kryesisht
kemi të bëjmë me kujdesin primar shëndetësor dhe kujdesin publik shëndetësor, punë të cilat janë realizuar përmes institucioneve publike shëndetësore që përfshijnë: 1 QKMF, 8 QMF, 8 ambulanca shëndetësore,
të cilat shërbejnë për ofrimin e shërbimeve parësore shëndetësore për
popullatën e Komunës sonë.
Shërbimet shëndetësore të cilat i ofron QKMF, QMF dhe ASH
• Shërbimet e mjekësisë familjare;
• Shërbimi emergjent;
• Shërbimi i vaksinimit;
• Shërbimi laboratorik;
• Shërbimi i stomatologjisë;
• Kabineti i rëntgenit;
Të dhënat e vizitave mjekësore dhe shërbimeve tjera
shëndetësore në QKMF,QMF dhe ambulanca shëndetësore i paraqesim në
vijim:
• Gjithsej numri i pacientëve ................... 148542-100.00%
• Numri i pacientëve që kanë participuar..... 27279- 18.36%
• Numri i pacientëve që janë raste sociale.... 29377- 19.77%
• Fëmijët deri në moshën 15 vjeçare............ 42570- 28.65%
• Të moshuarit mbi 65 vjet, kronikët, emerg.. 45746 – 30.79%
AMF ASHLAN
QMF SMREKONICË
QMF PANTINË
AMF CECELI
QMF NOVOLAN
QMF MAXHUNAJ
AMF DUBOC
AMF SKROMË
QMF LUMADH
AMF BEÇIQ
AMF STROC
QMF DRUAR
QMF DUMNICË
AMF SAMADREXHË
Interpretimi: Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Vushtrrisë, organizohet nëpërmjet rrjetit të përbërë nga: QKMF/Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Vushtrri QMF/ Qendrat e Mjekësisë Familjare- gjithsej 8(tetë), 1(një urbane) në Vushtrri e 7(shtatë rurale) nëpër fshatra dhe AMF/ Ambulancat e Mjekësisë Familjare- gjithsej 8(tetë rurale) nëpër fshatrat e Vushtrrisë
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE-VUSHTRRI
Datë: / /17.11.2011 VUSHTRRI
AMF
PASOMË
QMF 1- VUSHTRRI
1
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHME TË KPSH JANAR-DHJETOR 2011
• Ka ofruar shërbime të kujdesit primar shëndetësor për tërë banorët e
Komunes së Vushtrrisë pa dallime, në pajtueshmëri me ligjin dhe
rregulloret e aprovuara nga MSH duke u bazuar në principet e
Mjekësisë Familjare.
• Ka ofruar shërbime preventive si:
-promovim shëndetësor
-edukim shëndetësor (si për stafin punues edhe për popullatë)
-imunizimin dhe vaksinimin me qëllim të reduktimit dhe parandalimit
të sëmundjeve infektive.
• Është bërë diagnostifikimi fillestar, kujdesi elementar shërues, si dhe
ndërhyrje te vogla kirurgjike në shërbimin e emergjencës.
• Menaxhimi i barnave për KPSH.
• Kujdesi emergjent dhe stabilizimi i gjendjes së pacientëve emergjent
(shërbim 24 orë në ditë).
• Shërbimet themelore Stomatologjike.
• Vizitat shtëpiake dhe ofrim të kujdesit paliativ për pacientët në stadin
terminal shëndetësor.
• Kujdesi shëndetësor për nënën dhe fëmijën sidomos në viset rurale.
• Shërbimet e shëndetit reproduktiv (kujdesi antenatal dhe postnatal,
shërbimet e planifikimit të familjes, dhënia e këshillave, broshurave
dhe kontraceptivëve.
• Shërbimet e shëndetit mental të bazuara në komunitet(identifikimi
me kohë i rasteve me çrregullime mentale).
• Ngritja e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore përmes
punës së vazhdueshme me kartela unike shëndetësore, si dhe
menaxhimi i sëmundjeve duke u bazuar në udhërrëfyes standard
terapeutik.
• Ngritja e cilësisë e Shërbimit Informativ Shëndetësor.
• Promovimi i punës ekipore, ruajtja e portës kanë bërë të mundshëm
që të ketë sa më pak referime në kujdesin dytësor dhe tretësor.
• Zbulimi dhe lajmërimi i sëmundjeve akute infektive.
• Zonimi dhe ndarja e kërkuesve të shërbimeve shëndetësore nëpër
QMF, si dhe rregullimi i rrjedhjes së pacientit.
• Bashkëpunimi dhe kordinimi i punëve me DSHMS si dhe
bashkëpunimi me institucionet tjera.
2
II. ORGANIZIMI I PUNËS DHE RESURSET HUMANE TË KPSH-së
Kujdesi Parësor Shëndetësor ( KPSH) gjatë vitit 2011 ka siguruar mbrojtjen
shëndetësore për tërë banorët e Komunës së Vushtrrisë duke zbatuar
konceptin e Mjekësisë Familjare. Ka ofruar shërbime shëndetësore duke u
bazuar në principe të barazisë dhe jo diskriminimit për tërë popullatën.
KPSH- funksionin e vet e kryen nëpërmjet rrjetit të QKMF-së,QMF-ve
dhe AMF-ve,të cilat kanë shtrirje në aspektin gjeografik për të ofruar
shërbime të arritshme dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët.
QKMF funksionin e vet e ka kryer përmes këtyre shërbimeve:
• Shërbimit të Mjekësisë Familjare QMF ,AMF),
• Shërbimit të Emergjencës,
• Shërbimit të Diagnostikës ( Rëntgenit dhe Laboratorit),
• Shërbimit të Stomatologjisë,
• Shërbimit të Vaksinimit,
• Shërbimit të Farmacisë,
• Shërbimit të Administratës dhe Financave
• Shërbimit të Higjienës
• Shërbimit Teknik dhe
• Shërbimit të Transportit të pac. ( auto-ambulancat)
� Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, QMF dhe AMF detyrat e tyre i
kanë bazuar në planin e vitit 2011. Për realizimin e detyrave drejtoria
e QKMF ka bashkëpunuar ngusht me DSHMS, me spitalin “Sheikh
Zayed” Vushtrri, IRSHP, QZHMF në Prishtinë, MSH, duke zbatuar
vendime dhe memorandume, tjera relevante.
� Rrjeti i kujdesit primar shëndetësor përbëhet nga QKMF dhe QMF-
Vushtrri 1(urban në qytet), 7 QMF dhe 8 AMF(rurale në fshatra), të
cilat kanë ofruar shërbime shëndetësore në tërë teritorin e Komunës
së Vushtrrisë.
� Në kuadër të QKMF kanë funksionuar të gjitha shërbimet e
nevojshme shëndetësore sipas orarit të caktuar gjersa shërbimi i
emergjencës ka ofruar shërbime 24 orë.
� QKMF-Objekti i Ri është përurauar me datë: 17.11.2011, i cili objekt
është mbështetur nga donacioni i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit
Evropian. Pajisjet dhe inventari ishin nga buxheti komunal. Ky Objekt i
punuar me standarde të larta evropiane hapi perspektivën për
banorët e Vushtrrisë, personelin shëndetësor dhe shënon
institucionin e 17 shëndetësor, pra u krijua një infrastrukturë e cila
3
mundëson ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientë. Puna
zhvillohet me 2 ndërrime, prej orës 0700-2000 për mjekësin familjare
dhe stomatologjinë me të gjitha shërbimet përcjellëse, ndërsa
urgjenca mjekësore ofron shërbimin deri në orën 2200, e cila është e
pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për të ofruar shërbim sa më
cilësor.
� QMF-të kanë punuar vetëm me një ndërrim (ndërrimi i parë) me
përjashtim të QMF- Lumadh ku punohet me dy ndërrime.
� Në AMF kuadri i mesëm ka punuar për çdo ditë pune, kurse mjekët
kanë punuar dy herë në javë.
� Viti 2011 shënon vitin e investimeve më të mëdha të realizuara në KPSH. U përuruan 3 objekte të reja shëndetësore: me datë 28.06.2011 u bë përurimi i AMF në fshatin Beçiq, me 01.10.2011 është bërë përurimi AMF në fshatin Pasomë dhe gjithashtu me 17.11.2011 u përurua QKMF në Vushtrri, objekt ky me afro1300 m2.
� Sa i përket resurseve humane në këtië vit kishim 17 mjekë specialistë
të mjekësisë familjare, 14 doktorë të mjekësisë, 1 specialist i biokimisë
klinike si dhe 7 stomatologë. Kuadri i mesëm profesional është i
përbërë prej 122 infermierë-eve, 5 tek.rëntgeni, 7 teknikë laborant, 1
teknik i farmacisë d.m.th gjithsej 135 punëtorë medicinal të kuadrit të
mesëm, 30 administrativ, kështu duke arrit numri 204.
Resurset humane në KPSH
1 Specialist të Mjekësisë Familjare 17
2 Doktor të Mjekësisë 14
3 Stomatolog 7
4 Biokimist klinik 1
5 Infermier 122
6 Teknik Laborant 7
7 Teknik RTg 5
8 Tekniki Farmacisë 1
9 Punëtor administrativ 30
10 TOTALI 204
Me një organizim të mirëfillt të punës, QKMF-e ka arritur të ofrojë shërbime
shëndetësore në tërë rrjetin shëndetësor me orar të caktuar.
4
III AKTIVITETET DHE TË ARRITURAT NË MJEKËSINË FAMILJARE
Objektivat kryesore në vitin 2011kanë qenë :
a) Ngritja e cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore
b) Vazhdimi i Implementimit të Mjekësisë Familjare në të gjitha
qendrat
c) Zonimi i vendbanimeve – Ndarja e pacientëve nëpër QMF, AMF
a) Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ka qenë pikë-kyçe në të
cilën është punuar në vazhdimësi gjatë vitit. Është bërë kontrollimi dhe
vlerësimi i plotësimit të kartelave shëndetësore. Këtë vit puna me kartela
nuk ishte e kënaqshme, KPSH u përball me sfidën e mungesës së kartelave
shëndetësore. Ato ekzistuese janë hap pa ndonjë kriter, të plotësuara
jomirë. Në kuadër të Rishqyrtimit Kolegial është diskutuar për mënyren e
rregullt të plotësimit të kartelave shëndetësore. Viti 2011 shënon vitin e
futjes së të dhënave të kartelave shëndetësore në bazë elektronike, për
faktin e gjetjes sa më të lehtë si dhe shpërndarjes në të dy qendrat e qytetit.
Puna adekuate që është bërë në QKMF, QMF dhe AMF arsyetohet me atë se
gjatë këtij viti referimi i pacientëve ka qenë 5- 6% që përputhet me “
ruajtjen e portës” për KPSH. Numri i përgjithshëm i pacientëve janar-dhjetor
ishte 148542, për të cilët pacientë janë bërë 722582 shërbime
shëndetësore. Këtij raporti i bashkëngjitet raporti në formë tabelare ku
arsyetohet puna dhe shërbimet për pacientët e vizituar vitin 2011.
Në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ka ndikuar edhe edukimi
i vazhdueshëm profesional i gjithë stafit, si atij superior përmes QZHMF
apo ligjëratave të organizuara në QKMF ashtu edhe kuadrit të mesëm.
6
RAPORTI I PUNËS NË QKMF, QMF DHE PUNKTE SHËNDETËSOR E PËR 12 MUJORIN-2011
LEGJENDA Numri I
Pacientëve Participimi
Raste Sociale
Fëmijë <15
vjet 65>Kronk,Eme,Shtat
Pacient Lidhje
Pac/ingjeksione Infuzione Shërbime
tjera Referime
Gjithsej Shërbime
Pëqindja
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 1,6,7,8,9
Emergjenca 21572 5229 3848 4632 7863 5927 6103 17671 3675 10361 1500 59206
Lidhtorja 3703 118 1954 3066 2079 8848
M.Familjare 64853 13812 15609 14346 21086 31493 3697 2791 100043
Stomatologjia 14379 1655 2641 9200 883 4383 337242 351621
Vaksinimi 4164 15 11789 15953
Laboratori 14134 2286 3106 2306 6436 118660 132794
RTG 4845 958 478 1192 2217 6956 11801
Rtg stom. 948 141 186 494 127 850 1798
Infuzionet 2818 743 399 273 1403 4670 7488
QK
MF
Inhalimi 25 21 4 74 99
Lumadh 7402 1188 1095 2742 2377 284 2236 1055 3575 173 37 502 13423
Maxhunaj 801 138 80 355 228 388 621 269 579 25 79 2026
Smrekonicë 2226 361 351 456 1058 121 731 386 1029 2 114 3988
Pantinë 832 148 207 166 311 72 129 222 463 41 1465
Dumnicë 1035 92 256 412 275 111 446 157 553 101 3 2135
Druar 1070 120 379 281 290 143 173 439 770 1 3 16 2017
QM
F
Novolan 514 58 92 252 112 118 274 138 333 1 1122
Ashlan 472 43 125 155 149 54 175 603 460 17 1 1124
Stroc 673 46 115 283 229 79 196 194 351 4 44 1224
Samadrexhë 726 38 90 464 134 587 1142 272 274 3 9 2145
Duboc 378 43 54 119 162 69 220 165 186 784
Ceceli 308 8 91 74 135 115 229 142 142 679
Skromë 362 132 106 124 5 12 12 386
Beçiq 151 26 28 37 60 35 39 43 32 222
AS
H
Pasomë 151 13 15 40 83 1 5 18 35 191 Gjithsej 148542 27279 29377 38406 45746 4136 15621 14589 57958 4041 496420 722582
7
b) Vazhdimi i implementimit të MF nëpër të gjitha qendrat ka qenë
objektivë edhe e këtij viti, ku erdh në shprehje puna ekipore mjek- inferm-
ier-e, u bë orientimi i pacientëve në qendrat më të afërta familjare.
Puna e terrenit dhe identifikimi i të sëmurëve kronik ishte prioritet për këto
qendra.
C) Procesi i zonimit është objektivë në vazhdimësi andaj besojmë se viti
2012 do të jetë realizim i zonimit të plotë të pacientëve
III 1. PUNËT TJERA ORGANIZATIVE NË MJEKËSINË FAMILJARE
• Në këtë vit ka filluar grupi i shtatë i trajnimit të infermierisë familjare
deri më tani janë trajnuar 89 infermierë, nga ky numër 2 janë trajnere,
4 kanë kaluar me punë në spitalin e Vushtrrisë, 5 kanë shkuar në
botën e jashtme. Numri i të trajnuarve në KPSH është 84 infermierë familjar.
Shërbimi i vaksinimit
• Fëmijët deri 1 vit janë vaksinuar me sukses:me dozën e parë diteper,
polio, hepatit B, janë vaksinuar 1151 fëmijë nga 1160 fëmijë sa ishin të
planifikuar pra 99%, me dozën e dytë diteper, poli, hepatit B janë
vaksinuar 1128 fëmijë (97%),me dozën e tretë diteper,polio, hepatit B
janë vaksinuar 1104 fëmijë (95%).
DI-TE-PER,POLIO,HEPATIT B të planifikuar të vaksinuar përqindja
doza e parë OPV1 1160 1151 99.2%
doza e dytë OPV2 1160 1128 97.2%
doza e tretë OPV3 1160 1104 95.2%
• Fëmijët prej 12-23 muaj janë vaksinuar 1030, janë planifikuar 1125, pra
suksesi i vaksinimit kalon 91.6% .
Mosha 12-23 muaj të planifikuar të vaksinuar përqindja
MMR-vaksina 1125 1030 91.6%
8
• Nxënësit e klasës së parë 6-7 vjet të planifikuar 1222,të vaksinuar1129
mosha 6-7 vjet klasa e parë të planifikuar të vaksinuar përqindja
DITEPER,POLIO.MORBILL,PAROTIT,RUBELLË 1222 1129 92.4%
• Klasët e gjashta 12-13 vjet të planifikuar 1200,të vaksinuar 1066
nxënës
fëmijët 12-13 vjet klasa e gjashtë Të planifikuar Të vaksinuar Përqindja
DITEPROADULT DHE POLIO 1200 1066 88.8%
• Dhe shkollat e mesme mbi 18 vjet të planifikuar 921,të vaksinuar 843
Mosha 18 vjeqe shkolla e mesme Të planifikuar Të vaksinuar Përqindja
TETANOS VAKSINA 921 843 91.5%
• Ky raport përfshin periudhën janar-dhjetor 2011.
• Mirëpo nga raporti i përbashkët numri i pacientëve është 4164,kurse
shërbime të ofruara janë 15953.
• Vizitat sistematike higjienike nëpër shkolla nuk janë realizuar!?...
• Programi i implementimit të MISF-it. nuk është duke u zbatuar në
tërësi si pasojë e infrastrukturës hapësinore të objektit të QKMF-së.
Këndi për rehidrimin oral jofunksional.
• Vazhdimi i implementimit te SISH-it është në vazhdimësi nga vitet e
kaluara. Në bazën e shënimeve janë futur gjithsej 92559 pacientë
gjatë periudhës janar-qershor. Puna e mirë që argumentohet në SISH
është futja e një numri kaq të madh të pacientëve, ku nga periudha
prej 7-8 muaj vonesë është ofruar në 1-2 muaj. Mirëpo 6 mujori i dytë
pas instalimit të një sistemi të ri ka ngecë sërish dhe vonesat janë deri
në 5-6 muaj me futjen e të dhënave të pacientëve
• Nga të gjithë mjekët familjar është bërë lajmërimi i sëmundjeve
infektive në IRSHP. Raportimi për sëmundjet malinje dhe ato kronike
joinfektive gjatë vitit 2011 nuk ishte i rregullt?...
• Kolegiumet profesionale – mujore kryesisht të rregullta në përjashtim
të muajit gusht ku është bërë debat profesional.
9
III 2.AKTIVITETET DHE TË ARRITURAT NË SHËRBIMET TJERA TË QKMF Shërbimet shëndetësore në kuadër të QKMF, QMF dhe AMF. kanë kryer
aktivitetet e tyre në vazhdimësi në bazë të planeve dhe detyrave të
përcaktuara më herët.
• SHËRBIMI I EMERGJENCËS-ka organizuar shërbime 24 orë. Kanë
punuar 5 mjekë dhe 17 personel i kuadrit të mesëm. Puna është kryer
me ndërrime nga 12 orë. Shërbimi është i pajisur me të gjitha
aparaturat e nevojshme për emergjencë për stabilizim të gjendjes së
pacientëve. Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2011 shërbimi i
emergjencës ka ofruar 21572 vizita mjekësore, numri i rasteve
emergjente nuk ka të dhëna (?),gjithsej të referuar 1500, e shprehur
në përqindje 7%. Janë ofruar 59206 shërbime shëndetësore
.Participimi 5229, e shprehur 24.2%
Nr.i vizitave.mjek. Të referuar % e referimitParticipimi % e participimitshërbime
21572 1500 7.0% 5229 24.2% 59206
• SHËRBIMI I LABORATORIT-është shërbim që ka ofruar 132794
shërbime 14134 pacientë, kanë participuar2286 pacientë, përqindja 16% për tërë territorin e Vushtrrisë. Furnizimi me reagens dhe
material shpenzues ka qenë relativisht i kënaqshëm, dhe është në
rritje muajve të fundit, ka pasur probleme me servisim të aparaturave
si pasojë e mungesës së serviserëve të autorizuar dhe kontraktuar nga
ana e MSH.
Nr. Pacientëve participimi % e participimit shërbime
14134 2286 16.2% 132794
• SA I PËRKET RAPORTIMIT TË SËMUNDJEVE INFEKTIVE- raportimi ka
qenë i rregullt. Në bazë të raportit të IRSHP gjatë muajit janar –
dhjetor 2011 në Komunën e Vushtrrisë ishin 3582 raste të
raportuara me sëmundje infektive, prej tyre 2321 me diare akute,
105 varicella, 976 dyshime në influencë, 180 pneumoni.
10
Ecuria e sëmundjeve ngjitëse në Rajonin e Mitrovicës gjatë vitit 2011 sipas komunave – forma 1 e raportimit
Influenca sezonale dhe Influenca Pandemike AH1N1.
Gjatë vitit 2011 janë regjistruar gjithsej 976 raste të Influencës sezonale.
Sa i përket Influencës AH1N1 gjatë vitit 2011 janë regjistruar 3 raste
nga komuna e Vushtrrisë, të konfirmuara në mënyrë laboratorike.
Komunat ITPR Pneumonia
Diarea acute Varicela Influenca Gjithsej
MITROVICË 1083 6604 414 1448 9549
VUSHTRRI 180 2321 105 976 3582
SKËNDERAJ 21 1112 88 1098 2319
Totali 1284 10037 607 3522 15450
11
PËRCJELLLJA, EVIDENTIMI DHE PËRGJEGJA EPIDEMIOLOGJIKE E SËMUNDJEVE NGJITËSE DHE PARAZITARE GJATË VITIT 2011 NË RAJONIN E MITROVICËS Ecuria e sëmundjeve ngjitëse dhe incidenca e tyre gjatë viteve 2010
2010 2011
Sëmundjet nr incidenca/100.000 nr incidenca/100.000
ITPR-Pneumonia 1104 408.8 1284 475.5
Diarea acute 9995 3701 10034 3716.2
Variqela 757 280.3 607 224.8
Dyshimi në Influencën Sezonale 1022 378.5 3522 1304.4
Dyshimi në Influencën AH1N1 0 0 3 1.1
Meningiti seroz 71 26.2 25 9.2
Meningitis Purulenta 5 1.85 4 1.4
Meningoencefaliti 4 1.48 3 1.1
Sindromi i Diares me Gjak 12 4.4 7 2.5
Intoxicatio alimentaris 385 142.5 208 77.0
Sindromi Verdhzës Akute 21 7.7 8 2.9
Hepatit acut B 0 0 1 0.37
Verdheza B ,C-kronik 5 1.85 12 4.4
Dyshim në Pertussis 10 3.6 8 2.9
Tularemia 69 25.5 2 0.7
TBC- te reja 105 38.8 97 35.9
Scarlatina,erizipella 9 3.3 8 2.9
Herpes zoster 76 28.1 58 21.4
Herpes simplex 0 0 2 0.7
Dermatomycisis 6 2.2 10 3.7
Dyshimi ne Parotitin Epidemik 49 18.1 9 3.3
HBS pozitv 5 1.85 5 1.8
Brucellozis 9 3.33 3 1.1
Ictus ixodes 112 41.4 40 14.8
Sëmundje tjera infektive 0 0 10 3.7
Gjithsej 13831 5122.5 15968 5915.1
12
Paraqitja tabelare e rasteve të sëmundjeve infektive në Komunën e Vushtrrisë Raportimi
Raportimi i sëmundjeve ngjitëse në Komunën e Vushtrrisë nga KPSH bëhet
në mënyrë të vazhdueshme. Nuk raportohet nga ordinancat private!!!....
Por mënyra më e mirë për përmirësimin e kualitetit të raportimit do te ishte
zbatimi i ligjit për paraqitjen e sëmundjeve ngjitëse.
• Gjithsej i kemi pasur 2 epidemi familjare në Komunën e Vushtrrrisë
me dg.Intoxicatio alimentaris.
• Gjatë çdo jave kemi dërguar raportet javore të sëmundjeve infektive
në IRSHPK në Mitrovicë.
SËMUNDJET INFEKTIVE/SINDROMET
VUSHTRRI
1 Pneumonia 180 2 Diarea akute 2321 3 Variqella 105 4 Dyshimi në influencë 976 5 Dyshim ne meningjitin
seroz 5
6 Meningoencephalitis 1 7 Meningitis Purulent 2 8 Sindromi i verdhëzës acute 2 9 Hepatiti viral acut B 0 10 Hepatiti kronik B,C 2 11 HBs pozitiv 1 12 Intoxicatio alimentaris 32 13 Rastet e reja të TBC 38 14 Herpes Zoster 1 15 Dermatomycosis 1 Gjithsej 3669
13
• SHËRBIMI STOMATOLOGJIK – Shërbimi funksionon në dy ndërrime.
Furnizimi me material ka qenë në nivel dhe për14379 pacientë janë
kryer 351621 shërbime. Kanë participuar 1655 pacientë d.m.th 12%.
Është kryer servisimi i karrigeve stomatologjike. Punohet në 2
qendrat e qytetit, 3 karrige janë të vendosura në qendren e vjetër dhe
2 karrige stomatologjike në qendrën e re. Orari i punës 0700-2000,
punojnë 7 stomatologë me dy ndërrime si dhe kujdestaria vetem të
shtunave. Sfida më e madhe në këtë drejtim është participimi shumë i
ulët në investimet e kryera në materialin dhe servisimet
stomatologjike.
Vizita mjekësore Participimi % e participimit shërbimet e ofruara
14379 1655 11.5% 351162
• SHËRBIMI I FARMACISË- funksionin e vet e ka kryer përmes depos
qendrore të vendosur në kuadër të QKMF-së, e cila ka bërë
distribuimin e barnave nëpër QMF dhe AMF tjera në bazë të
kërkesave dhe arsyetimit. Ajo që vlen të ceket është se kërkesat
shpeshherë nuk janë realizuar plotësisht nga Korporata farmaceutike
andaj, përqindja e furnizimit nga LEB ishte 40%, për 6 muajt e parë me
tendencën e rritjes në kërkesën e qershorit, ku furnizimi ishte 62.38%.
Furnizimi me insulina ishte i shkëlqyer 100%, por kishte mungesa të
gjilpërave injektuese për insulina. Është shënuar progres ngase kemi
trajnuar depoisten, andaj duke filluar prej muajit korrik kërkesat
realizohen në mënyrë elektronike-online. Planifikimi është kryer me
kohë. Mungesa kryesisht ishte në filma RTG III.3 PUNËT TJERA ORGANIZATIVE
Janë mbajtur takime të rregullta të këshillit drejtues të shëndetësisë prima-
re, takime të rregullta me mjekë dhe kuadrin e mesëm dhe përgjegjës të
shërbimeve, të QKMF – së,QMF-ve, dhe AMF-ve.
*Furnizimi me karburante për auto-ambulanca ka qenë në vazhdimësi gjatë
tërë vitit, si dhe riparimi dhe mirëmbajtja e auto-ambulancave.
*Është bërë furnizimi i rregullt me karburante për ngrohjen qendrore në
QKMF si dhe QMF-Vushtrria 1 dhe furnizimi me lëndë djegëse në të gjitha
QMF dhe AMF.
*Është bërë planifikimi i buxhetit për vitin 2012.
14
*Është furnizuar me inventar dhe pajisje AMF në fshatin Beçiq e cila ka
filluar të punojë më 28.06.2011. Furnizimi me inventar është kryer në AMF-
Pasomë, puna ka filluar me datë 01.10.2011.
*Objekti më madhor në KPSH në Komunën e Vushtrrisë në periudhën e
pasluftës, është ndërtimi i QKMF-së së re, ku inaugurimi i saj bëhet me datë:
17.11.2011.Investim kapital i financuar nga Komisioni Evropian, i cili paraqet
njëkohësisht qendrën më moderne e punuar me satndarde të larta
evropiane. Nga buxheti komunal u siguruan pajisjet dhe inventari, si dhe
instalimi i sistemit të oksigjenimit qendror për Urgjencën Mjekësore.
*Shërbimi teknik gjatë vitit ka realizuar riparime të vogla të prishjeve në
rrjetin elektirik të kanalzimit, të ujësjellësit etj.
*Komisioni për përcjelljen e disciplinës në punë dhe komisoni për përcjelljen
e bashkëpagesave kanë kryer vizita të rregullta nëpër QKMF, QMF dhe AMF.
*Plotësimi i formularëve për pension të personave me aftësi të kufizuar
është punë në vazhdimësi.
*Nëpër shërbimet e ndryshme të QKMF kanë kryer praktikën profesionale
mjekë, studentë dhe nxënës të profileve të ndryshme shëndetësore.
III.4 VËSHTËRSITË DHE PROBLEMET PËRCJELLËSE GJATË ORGANIZIMIT TË PUNËS *Hapësira e vogël dhe joadekuate në QKMF ishte deri në inaugurimin e
Qendrës së Re, tashmë është krijuar hapësirë e mjaftueshme për
implementimin e mjekësisë familjare dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve
shëndetësore.
*Vështirësitë për furnizim me barna, e përcollen edhe vitin 2011
*Particimi jo i kënaqshëm, për shkak të posedimit të madh të librezave mbi
gjendjen sociale nga pacientat, participimi shumë i ulët i QMF dhe AMF-ve.
Në shërbimin e stomatologjisë dhe laboratorit participimi i ulët. Viti 2011
shënon një rritje të lehtë të participimit krahasuar me vitin 2010.
*Problemet më të mëdha janë numri i madh i infermiereve të shtyera në
moshë dhe gjendja shëndetësore e tyre e cila e pengon orarin e rregullt të
punës, pushimet mjekësore të shumëta me-pa kriter etj.
*Prishjet e shpeshta të auto-ambulancave të cilat janë donacion i vjetëruar
dhe pamundësia e blerjës së auto-ambulancave të reja e vështirëson punën
në këtë drejtim.
*Numri i lartë i pacientëve në shërbim emergjent që nuk përputhet me
situatën reale të pëcientëve urgjent.
*Mungesa e mjaftueshme e punëtorëve të higjienës dhe punëtorëve teknik
ndihmës krijon vështirësi për mirëmbajtjen e Institucioneve shëndetësore.
15
IV. NDËRTIMET DHE RENOVIMET E OBJEKTEVE SHËNDETËSORE
Në këtë vit mbaroi ndërtimi dhe u përurua objekti i ri i QKMF-së finansuar
nga Komisioni Evropian.
Gjatë këtij viti ka përfunduar ndërtimi i 2 AMF–ve ne Pasomë dhe ne Beçiq
të financuara nga buxheti komunal. IV.1 FURNIZIMI ME APARATURË MJEKËSORE DHE INVENTAR
Ështe bërë furnizimi me inventar dhe pajisje QKMFsë Re në Vushtrri, si dhe
2 AMF-ve të cekura më lartë në fshatin Beçiq dhe fshatin Pasomë. Në QKMF
është instaluar edhe sistemi i pajisjes së oksigjenimit qendror si dhe trajnimi
i stafit për punë dhe mirëmbajtje. Të gjitha këto janë financuar nga buxheti
komunal.
V. NGRITJA PROFESIONALE E STAFIT DHE TRAJNIMET
*Në kuadër të evaluimit të vazhdueshëm profesional mjekët e KPSH- kanë
mbajtë ligjërata të rregullta me tema të zgjedhura sipas prioriteteve.
*Shërbimi i edukimit shëndetësor ka mbajt takime në komunitet për
problemet e caktuara, është bërë edukimi i të rinjëve nëpër shkolla ku është
diskutuar për temat si: tuberkulozi, duhani, droga AIDS- SIDA, alkooli etj.
* Në këtë vit ka përfunduar cikli i njëmbëdhjetë gjegjësisht cikli i shtatë në
QKMF i 8 infermiereve të mjekësinë familjare.
VI .INDEXE
• DSHMS- Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
• MSH – Ministria e Shëndetësisë
• KPSH – Kujdesi Parësor Shëndetësor
• QKMF – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
• QMF – Qendra e Mjekësisë Familjare
• AMF-Ambulanca e Mjekësisë Familjare
16
• IRSHP – Instituti Regjional i Shëndetit Publik
• QKU – Qendra e Klinikës Univerzitare
• QZHVP-Qendra e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional
• M.F. – Mjekësia Familjare
Sektori për mirëqenie sociale
Gjatë periudhës raportuese Janar-Qershor 2o11 në këtë sektor janë
kryer punë dhe detyra në kuadër të kompetencave të kësaj drejtorie sipas
detyrës zyrtare, kërkesave të palëve duke u bazuar në Ligjin Nr.02/L-17 për
Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Ligjin Nr.02/L-2 për Familjet e
Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Martirëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.
Janë lëshuar 455 certifikata për civil të vrarë nga okupatori serb,
certifikata për të zhdukur, certifikata të ndryshme për familje të
dëshmorëve.
Janë lëshuar 28 aplikacione për shërim jashtë vendit.
Gjatë vitit 2011(periudha janar-qershor) janë pranuar 150 kërkesa për
strehim, prej tyre janë realizuar 43 kërkesa, ndërsa janë refuzuar 107
kërkesa për shkak të kufizimeve buxhetore.
Numri i familjeve që janë Subvencionuar nga KK Vushtrri gjatë vitit 2011 Subvencione për Strehim
Subvencione për Shërim
Subvencione për Ushqim
Total
Familje 15 102 230 familje
Euro 7.160.00 31.280.00 € 9.702.00 € 48.142.00 €
17
QENDRA PËR PUNË SOCIALE
Nr.
SEKTORI I ASISTENCËS GJITHSEJ
1
Numri i rasteve që kanë aplik. për herë të parë.
498
2
Prej tyre të aprovuara 1.
355
3 Prej tyre jane të refuzuara
2.
143
Numri total i familjeve të verifikuara /ri-verifikuara
3.864 4
5
1. Prej tyre janë aprovuar
2696
6 2. Prej tyre janë refuzuar
1168
7 Numri i rasteve të dërguara në KM. Mitrovicë
2293
8 1. Të aprovuara nga KM
1921
9 2. Të refuzuara
372
10 Numri i ankesave të paraqitura nga shfrytëzuesit
210
11 1. Në shkallë të parë
127
12 2. Në shkallë të dytë
76
13 Numri i kërkesave për ndihmë momentale
24
18
Nr. SEKTORI I SHËRBIMEVE SOCIALE
Gjithsej
1
Kujdestari
5
2
Kërkesa për adaptim
3
3
Adaptimi
4
Perioda para adaptuese
5
Strehimi në SOS – Kinderdorf - Prishtinë
6
Strehimi në Shtëpi të sigurt në Mitrovicë
7
7
Strehimi në Hopen Homes Prishtinë
8
Shtëpia e përkohshme e sigurt – ISF Prishtinë
9
Konflikte martesore
27
10
Numri i fëmijëve nga konfliktet martesore
62
11
Të mitur /14 – 18 /
45
12
Të sëmurë psiqik
13
Fëmijë me aftësi të kufizuar
51
14
Dhuna familjare ndaj të miturve
15
Dhuna familjare ndaj femrave
14
16
Strehim familjar në komunitet
17
Strehimi në shtëpinë e pleqëve Prishtinë
2
18
Kujdestari për raste të veçanta
19
Martesë për të mitur 9
20
Klient për lirim nga shtetësia
277
21
Strehim familjar/tek të afërmit me pagesë 40
22
Krime seksuale
19
INVESTIMET KAPITALE
Gjatë vitit 2011 Kuvendi Komunal Vushtrri me propozim të DSHMS ka bërë
këto investime kapitale:
LISTA E INVESTIMEVE KAPITALE PËR SHËNDETËSI 2011
Nr. Emri i projektit Gjithsej €
1. Furnizimi me inventar për QKMF 21.546.00
2. Furnizimi me pajisje për QKMF 19.953.00
3. Instalimi i ujësellësit dhe infrastrukturës
përcjellëse në ASH. Pasomë
8.158.00
4. Rregullimi i infrastrukturës për furnizim
me Oksigjen për QKMF
17.724.00
5. Përfundimi i ndërtimit të objektit QKMF
(donacion i Komisionit Evropian)
Mbi 600.000.00 (nuk
kemi njohuri të sakta)
TOTALI 67.381.00
VËSHTËRSITË DHE PROBLEMET PËRCJELLËSE GJATË ORGANIZIMIT NË PUNË
PËR VITIN 2011 :
-I- QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE
- Vështërsitë për furnizim me barna (varet nga Divizioni
Farmaceutik I MSH.)
- Participimi jo i kënaqshëm për shkak të lirimit nga ana e
Ligjit për Shëndetësi dhe U.A. në fuqi, si dhe gjendjes së
rëndë ekonomiko-sociale të popullatës së Komunës si
20
dhe moslëshimit të certifikatave për vozitës gjatë këtij
viti për shkak të mospërgjegjjes së kandidatëve
konkurues sipas Ligjit të Prokurimit Publik.)
- Funksionimi jo i rregullt i ordinancave në sektorin
privat(ordinancat private nuk punojnë sipas normave
dhe standateve të cilat i përcakton Ligji në fuqi për
Veprimtarinë Private Shëndetësore (psh. pacienti
vizitohet në ordinancë private, paguan sipas dëshirës së
mjekut, i cili punon në ordinancë private dhe pastaj
referohet në Institucion Publik Shëndetësor në mënyrë
që të ordinohet terapia parenterale.
- Mosmonitorimi i këtyre ordinancave private nga ana e
Inspektoratit Shëndetësor –MSH.si dhe nga ana e
Inspektorit të Punës,
- Mosmonitorimi i odinancave private stomatologjike,
gjinekologjike dhe kirurgjike nga ana e inspektoratit
shëndetësor dhe inspektorit të punës (kemi rritje të
rasteve të paraqitjes së hepatitit B dhe C .),
- Mosparaqitja e sëmundjeve akute infektive nga ana e
mjekëve, të cilët punojnë në institucionet private
shëndetësore në IRSHP dh IKSHP,
- Mosfunksionimi i Barnatoreve Private Shëndetësore
(japin barna pa receta të mjekut, nuk kujdestarojnë
natën- neglizhencë e ISH-MSH, Inspektoratit Sanitar dhe
Inspektoratit të Punës.
-II-QENRA PËR PUNË SOCIALE
- Numër i pamjaftuar i stafit,
- Mungesë e automjeteve për dalje në terren-për
verifikim të rasteve të cilët konkurojnë për SNS dhe të
rasteve tjera,
- Numër i madh i rasteve të cilët aplikojnë për ndihma
sociale,
- Kufizime buxhetore nga ana e MP dh MS,
- Rastet të cilët përzgjedhen për SNS nuk kryhen nga
komisioni i komunës, por komisioni caktohet nga ana e
MP dhe MS si dhe nga ana e MSH. DSHMS nuk ka qasje
dhe nuk e monitoron punën e komisionit mjekësor, i cili
i përzgjedh përfituesit e SNS-së,
- Nuk kemi të drejtë ligjore për monitorim të rasteve për
SNS, sepse këtë punë e kryen akoma Sektori i Kontollës
pra MP.dhe MSh.
21
-III- DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE
- Numër i pamjaftuar i stafit,
- Organogrami i aprovuar më heret nga ana e KK.
joadekuat për funksionalizim të plotë të kësaj drejtorie,
- Numër i madh i kërkesave nga ana e qytetarëve për
mjekim, barëra dhe strehim,
- Orientim jo i duhur i palëve në vendet adekuate nga
ana e një pjese të stafit komunal,
- Sjellje joinstitucionale e disa personave nga ana e stafit
komunal, lidhur me orientimin e palëve në rastin e
paraqitjes së kërkesave të tyre.
KONKLUZIONET
1:Implementimi i Lgjit për Shëndetësi dhe UA-ve të MSH-së që janë në fuqi,
2. Maksimalizimi i përpjekeve për plotësimin e nevojave të popullatës së
komunës me shërbimet e KPSH-rë si dhe ngritja e cilësisë së Shërbimeve
Shëndetësore,
3. Menaxhimi, monitorimi dhe kontrolli efikas i punëve në QKMF, QPS dhe
DSHMS,
4. Maksimalizimi i resurseve ekzistuese dhe minimalizimi i harxhimeve aty
ku ka mundësi, pa e dëmtuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të
mirëqenies sociale,
5.Përmirsimi i mëtejm i kushteve të punës,
6. Rritja e të hyrave vetanake përmes bashkëpagesave në QKMF,
7. Implementimi i Rregullorës për përcaktimin e kritereve për ndarje të
mjeteve financiare nga fondi për subvencione dhe transfere.