16
RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE ARSIMIT DHE SHKENCËS PRIZREN 2019

RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

… RAPORTI VJETOR I PUNËS I

DREJTORISË KOMUNALE TË

ARSIMIT DHE SHKENCËS

PRIZREN 2019

Page 2: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

S I G U R I A

SIGURIA NË SHKOLLA

AKTIVITETET E ZHVILLUARA

Takim me Qendrën e Trajnimeve e Burimeve për Avokim

dhe Save the Children. Temë diskutimi: Ligji për

Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka një rëndësi të veçantë për

mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dukurive

negative që ndikojnë në sigurinë, shëndetin, edukimin dhe

zhvillimin e tyre.

DKA ka formuar komision për adresimin e çështjes së

sigurisë së nxënësve dhe personelit në shkolla.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë organizuar

ligjerata dhe bashkëbisedime, ku janë përfshirë nxënësit e

Komunës së Prizrenit. Temat: “Stop përdorimit të drogës”

dhe “Stop dhunës në familje”.

Në bashkëpunim me Organizatën “Syri i Vizionit” në

partneritet me “Save the Children”, zyra në Kosovë,

është organizuar punëtori një ditore me Këshillat

drejtues të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta

“Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola”, lidhur me

hartimin e planit te punës të këtyre këshillave në

parandalimin dhe identifikimin e hershëm të dhunës

në shkollë.

Përkujtuesi për adresimin e dhunës në shkolla: Me qëllim të

sigurisë së nxënësve dhe të personelit në shkolla është

përgatitur përkujtuesi për të gjitha shkollat, për adresimine

dhunës dhe parandalimin e përdorimit të drogave dhe

mjeteve tjera narkotike.

Page 3: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

B A S H K Ë P U N I M I

SIGURIA, BASHKËPUNIMET E REALIZUARA

Në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit (në mbështetjen e Këndit

Amerikan) janë zhvillluar pesë debate publike me nxënësit e

shkollave të mesme të larta të Komunës së Prizrenit, me temë “Të

rinjtë dhe sfidat e sigurisë”. Në debat ishin të përfshirë mbi 500

nxënës, të cilët shprehen mendimet e tyre rreth sfidës së sigurisë. Në

bashkëbisedim kanë marrë pjesë: Drejtori i DKA, drejtoresha e

Bibliotekës së Qytetit, prokurorët e Prokurorisë Themelore në

Prizrem, drejtues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të OESB-së,

përfaqësues të shoqërisë civile, drejtorë dhe mësimdhënës të

shkollave respektive.

-Në bashkëpunim me “Save the Children” u realizua projekti

"zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë”, 6 dhjetor

2018, në dy shkolla 9-vjeçare të Komunës së Pizrenit, SHFMU

“Ibrahim Fehmiu” dhe SHFMU “Motrat Qiriazi”.

Është zhvilluar demostrimi praktik për evakuimin e nxënësve në

shkolla në raste të fatkeqësive.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit “zvogëlimi i rrezikut

nga fatkeqësitë”, i implementuar nga Kryqi i Kuq në partneritet me

organizatën Save the Children. Në ushtrimin praktik përveç

nxënësve, mësimdhënësve, teknikëve të shkollës morën pjesë:

Brigada e Zjarrëfikësve Prizren, Ekipi i Emergjencës dhe Policia e

Kosovës.

-Aktiviteti i përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e

Shtetit me moton “Respekto familjen për tu respektuar”. Në këtë

aktivitet nxënësit e shkollave kanë shprehur idetë e tyre në: esse,

poezi dhe vizatim rreth dhunës në familje, respektimit të fëmijëve

dhe grave nga prindërit, përkatësisht burrat.

01

02

03

05

06

Debatet për

sigurinë, janë

përfshirë mbi

500 nxënës

Punëtori ,

Këshillat

drejtues të

shkollave

U realizua

projekti

"zvogëlimi i

rrezikut nga

fatkeqësitë

Është

emëruar

Komisioni i

DKA-së

Page 4: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

T R A J N I M I

Trajnim i organizuar nga Caritas Kosova.

Pjesëmarrës ishin: mësimdhënësit e të gjitha

shkollave (nga dy mësimdhënës), ndërsa në

trajnimin e organizuar nga MAShT, ishin të

përfshirë mësimdhënësit e shkollave “Abdyl

Frasheri” dhe “Fadil Hisari”.

Trajnimi i katër mësimdhënësve për punë

edukativo- mësimore me nxënës me pengesa në

të pamur/ Metodologjia e Shkrimit Braill.

Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me

Qendrën Burimore “Xheladin Deda” në Pejë

dhe partneritet me MAShT, përkatësisht

divizionin për arsim me nevoja të veçanta.

Punëtoria në bashkëpunim me Shoqatën “Down

Syndrom Kosova”, me trajnerë

ndërkombëtar/ekspertën angleze Secilie

Mackinon.

Tema: Nevojat e veçanta arsimore të nxënësve

me sindrom down dhe përdorimi i programit

matematikor/numicon. Pjesëmarrës ishin 35

mësimdhënës, të cilët kishin mundësinë e

marrjes së modeleve të reja të punës edukativo-

mesimore me nxënës, të cilët kanë vështirësi në

të pamur.

DKA në përputhje me politikat e MAShT-it, ka

zhvilluar të gjitha përgatitjet e duhura që në

fillimin e vitit buxhetor të angazhohen pesë (5)

mësimdhënëse mbështetës.

TRAJNIME PËR GJITHËPËRFSHIRJE

TRAJNIMET

E

MËSIMDHËNËSVE

Mësimdhënësit që

punojnë me nxënës

me nevoja

Komisioni për

parandalimin e

mosregjistrimit

dhe braktisjes

35 mësimdhënës

janë trajnuar për

me modelet e reja

të punës

5 mësimdhënës mbështetës

të gjithëpërfshirës në

nivel komunal

Në vitit 2019

angazhohen pesë

mësimdhënës

mbështetës

Page 5: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

TAKIME DHE VIZITA

-Takimi me përfaqësuesit e qytetit të Bursas së Turqisë. U diskutua për bashkëpunimin në fushën e arsimit mes Drejtorisë Arsimore të Prizrenit dhe

Bursas. Nxënës të komunës së Prizrenit do të kryejnë praktikën profesionale me kohë zgjatje prej një muaji në ndërmarrjet e fuqishme të qytetit të

Bursës.

Janë bërë 120 takime dhe vizita nga zyrtarët e DKA-së në shkolla për fuqizimin, menaxhimin efikas dhe cilësor të shkollave, rrjedhimisht edhe të

sistemit arsimore komunal në nivelin parauniversitar.

Temat e takimeve:

•Gjithëpërfshirja dhe vijushmëria e nxënësve në mësim/ shkolle;

•Siguria e nxënësve;

•Cilësia;

•Vlerësimi i nxënësve;

•Lëndët djegëse për ngrohje;

•Vlerësimet e jashtme të nxënësve (PISA, Matura Shtetërore dhe testi i arritshmërisë);

•Planifikimet buxhetore 2019;

•Teknologjia mesimore;

Adresimi i sjelljeve jo të mira/ papërshtatshme të nxënësve në shkollë;

•Korniza buxhetore afatmesme 2019-2021.

Page 6: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

BASHKËPUNIME

Aktivitetet

DKA ka organizuar punëtori dy ditore në bashkëpunim me "Syri Vizion“,

nëntor.

Tema: Hartimi i planit për praktikën e nxënësve të shkollave profesionale të

Komunës së Prizrenit.

Në këtë punëtori janë nxjerrë rezultatet e analizës SWOT.

Është bërë vlerësimi i kapaciteteve të bizneseve si dhe është përpunuar në

formë tabelare dhe statistikore gjendja reale.

-DKA me organizatën “KEEN” kanë organizuar punëtori një ditore.

Janë raportuar të dhënat e kërkuara për procesin e zbatimit të planit zhvillimor

të arsimit (PZHA) të Komunës së Prizrenit. Është plotësuar pyetësori, në

lidhje me progresin e PZHAK 2017-2021.

-Disa nga shkollat e Komunës së Prizrenit kanë aplikuar për të përfituar

projekt-propozime të ndryshme për grande shkollore, të shpallura nga Banka

Botërore.

-Marrëveshja e DKA-së me Dokufestin, për shfaqjen e filmave te ndryshme

dokumentar në shkollat e komunës, sipas interesimit të mësimdhënësve dhe

nxënësve.

-Bashkëpunimi i vazhdueshëm i DKA-së me organizimet e tjera jo qeveritare

si: Save the Children, Nevo Concept, në realizimin e shumë projekteve, duke

përfshirë rregullimin e këndeve të lojrave dhe organizimin e mësimit

plotësues për nxënësit e riatdhesuar dhe me vështirësi në mësimnxënie, në

disa shkolla të komunës, konkretisht në shkollat: “Abdyl Frasheri”, “Motrat

Qiriazi”, “Lekë Dukagjini”. “Mustafa Bakiu”, “Haziz Tola”, “Ibrahim

Fehmiu”, “Nazim Kokollari”, “Dy Dëshmorët” në Piranë dhe “Ardhmëria”

në Landovicë.

Bashkëpunimet dhe punëtori

me OJQ dhe organizata të tjera

Page 7: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

CILËSIA TRAJNIMET DHE VLERËRSIMET

1.Trajnimi dhe seminari i mësuesve të klasave 1-5.

(Mbështetës i këtij projekti – The European Union).

-Organizimi i trajnimeve të trajnerëve në Prishtinë dhe seminarëve me mësuesit e 6

shkollave partnere.

-Shkollat partnere:

“Lekë Dukagjini”, “Abdyl Frashëri”, “Motrat Qiriazi”, “Fadil Hisari”, “Mushnikova”,

“Dy dëshmorët”.

Moduli i parë e trajnimit të mësimdhënësve. Tema: Qasja në planifikimin dhe zbatimin e

kurrikulës së re, aspektet përmbajtësore të reformës kurrikulare, pakoja e instrumenteve

për planifikim, ngritja e njohurive dhe shkathtësive rreth planifikimt për një

zbatueshmëri më të suksesshme. Seminari është mbajtur në katër shkolla. Në modulin e

parë, në trajnim kanë marrë pjesë 192 mësimdhënës.

Moduli i dytë i trajnimit të mësimdhënësve

Tema: Ndryshime në vlerësimin e nxënësve, kompetencat e mësuesve për vlerësimin e

nxënësve dhe planifikimi i vlerësimit të nxënësve.

Seminari është mbajtur në katër shkolla. Në modulin e dytë, në trajnim kanë marrë pjesë

178 mësimdhënës.

Moduli i tretë i trajnimit të mësimdhënësve

Tema: Konteksti i edukimit inkluziv, konceptet bazë të edukimit inkluziv, sfidat kryesore

të zbatimit të edukimit inkluziv, planifikimi i arsimit individual, skenar planifikimi për

edukimin inkluziv.

Seminari është mbajtur në katër shkolla. Në modulin e tretë, në trajnim kanë marrë pjesë

178 mësimdhënës.

-Trajnimet e mësimdhënësve - Kurrikula e re për vitin shkollor 2019/20.

-Faza e parë e trajnimit të mësimdhënsve sipas fushave të kurrikulës për grupet e

paracaktuara është mbajtur në Shfmu “Abdyl Frashëri” në Prizren, ku numri i

mësimdhënësve në trajnim në këtë fazë është 124 mësimdhënës të fushave të ndyshme

të KK-së.

-Faza e dytë e trajnimit të mësimdhënsve sipas fushave të kurrikulës për grupet e

paracaktuara është mbajtur në Shfmu “Abdyl Frashëri” në Prizren, ku numri i

mësimdhënësve në trajnim në këtë fazë është 74 mësimdhënës të fushave të ndryshme të

KK-së, siç shihet në tabelarin e mëposhtëm.

Page 8: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

VLERËSIMI I JASHTËM I SHKOLLAVE DHE

PERFORMANCA E MËSIMDHËNËSVE TRAJNIMET DHE

VLERËRSIMET

-DKA në partneritet me MAShT dhe

Institutin Pedagogjik të Kosovës ka bërë

trajnimin dhe çertifikimin e ekipeve

vlersësuse në bazë shkolle (21 shkollat e

komunës). DKA ka organizuar punëtori

një ditore me Ekipin për Vlerësim të

Brendshëm / Cilësisë të DKA-së, lidhur

me analizën e të gjeturave/raporteve të

IPK-së për sigurimin e cilësisë së

shkollave, të cilat ishin pjesë e projektit

për vlerësimin e brendshëm.

-Është mbajtur punëtori një ditore me

shkollat e përfshira në procesin e

vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm,

konkretisht me shkollat “Abdyl

Frashëri” dhe “Emin Duraku”.

-DKA në bashkëpunim me MAShT ka

organizuar punëtori një ditore me

Koordinatorin e MAShT për cilësi. Në

këtë punëtori morën pjesë drejtorët e

shkollave dhe koordinatorët e cilësisë

me bazë në shkollë.

-DKA ka pranuar nga Instituti

Pedagogjik i Kosovës të gjitha raportet e

shkollave për vlerësimin e brendshëm

dhe ka identifikuar pikat e forta dhe

sfidat për secilën shkollë të përshirë në

proces.

-DKA ka përgatitur planin për

monitorimin e procesit të vlerësimit të

brendshëm të shkollave për vitin 2019.

Marrëveshja

MAShT dhe DKA kanë

filluar procesin e

vlerësimit të jashtëm të

shkollave

•Vlerërsimi

Aktualisht në fazën e

vlerësimit të jashtëm

janë përfshirë 5 shkolla,

Monitorimi i

kurrikulës

Zyrtarët e

arsimit kanë

zhvilluar procese

monitoruese në

shkollë

Raporti i

monitorimit

Për procesin e

monitorimit janë

përgatitur raporte

zyrtare

MAShT dhe DKA

Është bërë

vlerësimi i

performancës së

57

mësimdhënësve.

•Shkollat kampione

Shkolla “Lidhja e

Prizrenit”

dhe “Mustafa

Bakiu janë fituese

Kurikula e re

Janë trajnuar dhe

çertifikuar 127

mësimdhënës

Zhvillimi

profsional

Trajnim për

zbatimi i

Kurrikulës së re

nga mësimdhënësit

Page 9: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

CILËSIA

-Zyrtarët e DKA-së dhe trajnerët e

çertifikuar nga MASHT janë në proces

vlerësësimi të dosjeve/portofoliove të

mësimdhënësve.

-Vlerësimet e jashtme të arritjeve/

kompetencave të nxënësve

-Testi i arritshmerisë (kl.IX) : Në testin e

arritshmërisë janë përfshirë gjithsej 2576

nxënës, të shpërndarë në 7 qendra

testuese. Testi ka kaluar pa probleme,

është vlerësuar pozitivisht nga përfaqësues

të MASHT-it, të cilët e kanë monitoruar

testin. Arritjet e nxënësve janë 56 %.

-Matura shtetërore është organizuar në

Qendra testuese te mbajtura në dy pjesë

me daten 14.06.2019 dhe me date

21.06.2019 me gjithsej 17 qendra.

Afati i dytë është mbajtur me 30 gusht dhe

pjesa e dytë me 7 shtator me gjithsej 9

qendra.

Testit iu nënshtruan nxënës dhe MAShT e

ka vlerësuar maksimalisht mbarëvajtjen e

testit.

Vlerësimet dhe testimet

Page 10: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

INVESTIMET

Infrastruktura shkollore

Projektet shkollore

Furnizimi me inventar shkollor

Furnizimi është realizuar në tërësi sipas

kontratës, perveç tabelave të zeza të cilat nuk

janë sipas përshkrimit në paramasë dhe për këtë

pos nuk është realizuar pagesa.

- Renovimi dhe rekonstruimi i objektit të

Gjimnazit "Gjon Buzuku" Prizren.

-Lyerja e jashtme dhe e brendshme objekteve

shkollore.

-Instalimi i nxemjes qendrore në

SHFMU"Shtjefën Gjeqovi" në Zym dhe

SHFMU"Vëllezërit Frashëri" në Planeje.

-Ndërtimi i objektit të ri shkollor (faza e dytë)

"Bajram Curri" në Lukijë – Has.

-Ndërtimi i objektit te ri shkollor (pjesa e dytë)

“Gënqare" në Gernqare.

-Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën

"Haziz Tola" në Lagjen Jeta e Re, Prizren.

Punimet kanë ngecur.

-Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën

"Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Punimet

janë në fazën e pranimit teknik).

-Renovimi i tërësishëm i objektit shkollor

"Heronjtë e Lumës" Shkozë.

Page 11: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

INVESTIMET KAPITALE

Infrastruktura shkollore

Punimet e realizuara dhe që janë duke u realizuar

Ndërtimi i çerdhës në Prizren. Punimet janë

në fazën e pranimit teknik. Për shkak të

sigurimit të punimeve ky projekt, gjegjësisht ka

mbetur pagesa 10% nga kontrata, e cila që do

të paraqitet si borxh për vitin 2020.

-Punimi i kabineteve në nënkulmin e objektit

shkollor SHFMU"Mushnikova"

në Mushnikovë.

-Ndërtimi i aneksit të objektit të objektit

shkollor "Dëshmorët e Vërrinit"

në Billushë.

-Renovimi i kulmit te objektit shkollor të

SHFMU "Ibrahim Fehmiu" Lagjja Arbanë –

Prizren.

-Kalldaja e ngrohjes qendrore në shkollat

"Mati Logoreci", "Abdyl Frashëri", "Lekë

Dukagjini"

dhe "Manastirica" – Prizren.

-Renovimi i tërësishëm i sallës së edukatës

fizike, shkolla e mesme "Gjon Buzuku"

Prizren.

-Kalldaja të ngrohjes qendrore në shkolla

(Skorobisht, Lybeqeveë dhe DKA).

- Punimi i kabineteve në nënkulmin e objektit

shkollor SHFMU "Dëshmorët e Hasit në

Kabash-Has.

Shfmu “Mushnikova”

Shfmu “Bajram Curri”

Shfmu “Dëshmorët e Vrrinit”

Page 12: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

N G J A R J E T

Java/Manifestimi, “Remzi Ademaj” -Me rastin e manifestimit të Javës së “Remzi Ademaj”, DKA

organizoi aktivitete të shumta me nxënësit e shkollave të Komunës së

Prizrenit. Ky manifestim është mbajtur në shtator të vitit 2019.

Pjesëmarrës ishin mbi 1000 nxënës, të cilët shpalosen dijet dhe

kompetencat e tyre në: shkencë, krijimtari, letërësi, art, kulturë,

folklor, këndim, vallëzim, sport, etj.

Dita Botërore e Ujit

-Aktivitet me rastin e ditës botërore të ujit, 22 mars 2019. DKA

në bashkëpunim me Hidroregjionin Jugor të Prizrenin ka organizuar

kuizin e diturisë me të gjithë nxënësit e shkollave te Komunes se

Prizrenit. me temë: Ujë për të gjithë.

Gara e çiklizmit

DKA në bashkëpunim me Federatën e Çilklistëve të Prizrenit, ka

organizuar turin çiklistik me nxënësit e shkollave të Prizrenit. Në

këtë garë morën pjesë dhjetëra nxënës.

Dita e Librit

-DKA në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit e ka shënuar

aktivitet për ditën ndërkombëtare të librit, përmes vizitave në muze,

në Bibliotekën e Qytetit.

Nxënësit kanë shkruar esse dhe poezi dhe kanë zhvilluar takime dhe

bashkëbisedime me poetët prizrenas etj.

Nxënësit më të suksesshëm në punimet e tyre në esse dhe poezi janë

shpërblyer.

AKTIVITETET JASHTËMËSIMORE TË ORGANIZUARA NGA DKA

Page 13: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

N G J A R J E T

-

AKTIVITETET JASHTËMËSIMORE TË ORGANIZUARA NGA DKA

SHKOLLAT DHE ORGANIZIMET E TJERA

Aktivtetet për 20 vjetorin e “ekzodit”

Komuna e Prizrenit/DKA ka shënuar 16 Prillin,

Ditën e Ekzodit të Shqiptarëve në Kukës të

Shqipërisë, për të përkujtuar 16 prillin e vitit

1999, ku forcat policore- ushtarake serbe

dëbuan masivisht shqiptarët e Kosovës në

Shqipëri.

-Nxënësit e Drejtorisë Komunale të Arsimit të

Prizrenit, në bashkëpunim me Drejtorinë

Arsimore Rajonale të Kukësit, Beratit dhe

DKA-në e Dragashit, për më shumë se dy orë në

stadiumin e qytetit kanë zhvilluat aktivitete të

ndryshme edukative, kulturore dhe sportive në

15 disiplina, të cilët në mënyrë simbolike kaluan

kufirin shqiptar-shqipëtar në këmbë. DKA ka

mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimin

për të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.

Në këtë aktivitet morrën pjesë rreth 800 nxënës

të Komunës së Prizrenit, Kukësit, Dragashit dhe

Beratiti.

Të ftuar në aktivitet ishin zyrtarë të lartë të

qeverisë së Kosovës dhe Republikës të

Republikës së Shqipërisë si dhe kryetari i

komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe

kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Page 14: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

N G J A R J E T

-

AKTIVITETET JASHËMËSIMORE TË ORGANIZUARA NGA DKA

Festa e “Abetarës”

-Drejtoria Komunale e Prizrenit në

bashkëpunim me MASHT kanë

organizuar festën e “Abetares”.

Në këtë aktvitetit kanë marrë pjesë

nxënës nga shkollat e qyteteve të

ndryshme të Kosovës, Shqipërisë

Maqedonisë dhe të qytetit të Bujanocit.

Ceremonia është mbajtur me 1 qershor

në sallën e sporteve “Sezai Surroi”.

Nxënës të klasave të para nga 10 qytete

shqiptare kanë performuar.

Në aktivitet të pranishëm ishin: Ministri

i Arsimit të Kosovës, Shyqeri Bytyqi,

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë

Besa Shahini dhe përfaqësues të pushtetit

lokal të qyteteve të shumta shqiptare.

Ky aktvitet është zhvilluar nën

padronazhin e kryetarit të Komunës së

Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Page 15: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

N G J A R J E T

-

AKTIVITETET JASHTËMËSIMORE TË ORGANIZUARA NGA DKA

SHKOLLAT DHE ORGANIZIMET E TJERA

“Garat Nacionale”

-Drejtoria Komunale e Arsimti ka organizuar Garat Nacionale, ku përfshihen të

gjithë nxënësit e shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të

Komunës së Prizrenit. Garat janë organizuar në nivel të shkollës, në nivel komunal

dhe nivel republikan.

-Garatë: Gara e diturisë, gara në sport, dhe gara në kreativitet kultruror dhe mendim

kritik. Në këtë aktivitet janë angazhuar të gjithë drejtorët e shkollave,

mësimdhënësit dhe zyrtarët arsimor të Komunës së Prizrenit. Nxënësit e Komunës

së Prizrenit kanë fituar disa vende të para në nivel nacional dhe disa vende të dyta

dhe të treta.

-Drejtoria Komunale e Arsimit është shpërblyer nga Zyra e Koordinatori Nacional

me vendin e dytë , për organizimin masiv dhe cilësor të garave.

Page 16: RAPORTI VJETOR I PUNËS I DREJTORISË KOMUNALE TË … · raporti vjetor i punËs i drejtorisË komunale tË arsimit dhe shkencËs prizren 2019

N G J A R J E T

-

Programi i shkëmbimit mes DKA-së së Prizrenit dhe DAR-it të Beratit

Shkëmbimi mes gjimnazistëve

Nga data 17 prill deri me 22 prill 16 gjimnazistë të

Prizrenit kanë qëndruar në shtëpitë e gjimnazistëve të

Beratit.

Ndërsa nga 22 prilli deri më 26 prill 15 gjimnazistët e

Prizrenit kanë mbajtur në shtëpitë e tyre

bashkëmoshatarët nga Berati.

Ky program i ka dhënë mundësi nxënësve nga

gjimnazet respektive (klasat 10 dhe 11) për të studiuar

për një periudhë 2-javore në një mjedis të ndryshëm

nga i tyri, duke njohur nga afër me historinë dhe

kulturën e vendit mikpritës, si dhe kanë pasuruar

zhvillimin e tyre personal duke njohur miq të rinj dhe

duke prekur realitete të reja brenda sistemeve arsimore

përkatëse.

Projekti ka qenë nismë e dy ministrive te arsimit, asaj të

Shqipërisë dhe të Kosovës, në kuadër të programit të

përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve.

Shkëmbimi i përvojave mes shkollave dhe

mësimdhënësve

Gjatë vitit shkollor, në vazhdën e marrëveshjes që DKA

e Prizenit ka nënshkruar me DAR-in e Berati të

Shqipërisë, drejtues të shkollave dhe mësimdhënës kanë

shkëmbyer vizita në qytetet respektive, me qëllim të

shkëmbimit të përvojave.