Upload
saimir-kasmi
View
229
Download
3
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Raport Vjetor 2010 AKCE
Citation preview
2 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
Përmbajtja
Hyrje .......................................................................................................................... 2
1. Ligjshmëria ......................................................................................................... 2
2. Nënshkrimi Elektronik .........................................................................................5
2.1 Qëllimi i përdorimit .......................................................................................... 5 2.2 Përfitimi ........................................................................................................... 5 2.3 Përdorimi ......................................................................................................... 6 2.4 Veçoritë ........................................................................................................... 7
3. Kapacitet ..............................................................................................................7
3.1 Vendndodhja ................................................................................................... 7 3.2 Administrata .................................................................................................... 8
4. Objekti i punës......................................................................................................9
5. Arritjet..................................................................................................................10
6. Veçoritë ...............................................................................................................11
7. Misioni .................................................................................................................11
8. Synimi................................................................................................................. 11
9. Motoja..................................................................................................................12
10. Objektivat ...........................................................................................................12
11. Planet..................................................................................................................13
Konkluzion ...............................................................................................................13
Hyrje Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik (në vazhdim AKCE), hartuar pas
analizës sektoriale të institucionit, identifikon specifikat e punës një vjeçare, veçoritë e fushës dhe
planet për të ardhmen. Gjithashtu, ky raport synon të gjejë dhe të harmonizojë pikat e përbashkëta
më të gjithë dokumentet e miratuara nga Qeveria Shqiptare për shoqërinë e informacionit,
inisiativat Evropiane të fushës, standardet, afatet dhe kriteret që përcaktojnë kufijtë legal, teknik, ku
AKCE duhet të operojë dhe horizontin që duhet të arrijë.
Metoda e ndjekur për të analizuar punën një vjeçare të AKCE qëndron në refleksionet për:
a) eksperiencën e gjetur,
b) shpejtësinë e plotësimit të mungesave të trashëguara,
c) pozicionin aktual,
d) identifikimin i pikave të dobëta dhe të forta.
Pikat e sipërcituara kërkojnë një analizë që mbështetet në dy shtylla kryesore, që janë ligjshmëria
dhe përdorimi i nënshkrimit elektronik.
1. Ligjshmëria Në një bashkëpunim mes specialisteve shqiptarë dhe me ekspertizë ndërkombëtare, në vitin 2007
filloi puna për hartimin e ligjit për nënshkrimin elektronik dhe në shkurt të vitit 2008 ky ligj u miratua
nga Kuvendi i Shqipërisë (ligji nr. 9880, datë 25.02.2008, “Për nënshkrimin elektronik”). Në
vazhdim, me Urdhër të Kryeministrit nr. 86, datë 11.07.2008, “Për miratimin e Strukturës dhe
Organikës së Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik”, u përcaktua struktura organizative e
AKCE dhe në periudhën janar-shkurt 2009 filloi plotësimi i këtij institucioni më stafin përkatës.
Ligji “Për nënshkrimin elektronik” është bazuar në Direktivën 1999/93/EC të Parlamentit Evropian
dhe Këshillit të datës 13 Dhjetor 1999 mbi një strukturë të Komunitetit për nënshkrimet elektronike.
Në këtë Ligj janë përfshirë të gjitha kriteret e Direktivës të sipërcituar, siç janë akreditimi vullnetar,
jo-autorizimi paraprak, mjetet e sigurta të krijimit të nënshkrimit, jo-diskriminimi, nënshkrimi
elektronik i kualifikuar, standardet, mbrojtja e të dhënave personale, përdorimi i pseudonimit etj.
Ligji siguron legalizimin dhe njohjen e nënshkrimeve elektronike si të njëvlershme me nënshkrimin
dorazi. Në nenin 4 të Ligjit përcaktohet se, veprimet juridike dhe aktet e hartuara nga personat fizik
3 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
dhe juridik, publik e privat, që bëhen përmes një dokumenti elektronik, të cilit i bashkëlidhet një
nënshkrim elektronik i kualifikuar, kanë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe forcë provuese më formën
shkresore.
Referuar nenit 10 të Ligjit “Për nënshkrimin elektronik”, procesi i mbikëqyrjes së zbatimit të këtij
Ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij i besohet AKCE. Autoriteti regjistron dhe
mbikëqyr personat fizik ose juridik që ofrojnë shërbimin e certifikimit elektronik (Ofruesit e
Shërbimit të Certifikimit), lëshojnë certifikata të kualifikuara dhe vula kohore të kualifikuara.
Gjithashtu, AKCE regjistron dhe autorizon personat fizik ose juridik të testojnë dhe konfirmojnë
përshtatshmërinë e mjeteve të sigurta të prodhimit të nënshkrimeve elektronike (Organizmat e
Testimit dhe Konfirmimit) dhe regjistron e publikon online certifikatat elektronike të vlefshme, të
revokuara dhe të shfuqizuara.
Komponent i rëndësishëm i procesit të certifikimit elektronik është Organizmi i Testimit dhe
Konfirmimit. Nenet 52 e 53 të Ligjit “Për nënshkrimin elektronik” dhe Kreu 8 i “Rregullores për
nënshkrimin elektronik” përcaktojnë se, ky organizëm është përgjegjës për testimin dhe
konfirmimin e përshtatshmërisë së mjeteve të sigurta të krijimit të nënshkrimeve elektronike.
Organizmi është në pajtim të Vendimit të Komisionit të datës 6 Nëntor 2000, “Mbi kriteret minimale
që duhet të konsiderohen nga Shtetet Anëtare kur projektojnë organizmat në pajtim më nenin 3(4)
të Direktivës 1999/93/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për një strukturë të Komunitetit
për nënshkrimet elektronike.
Përveç Ligjit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimet nr. 503, datë 13.05.2009, “Për miratimin e
tarifave për shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik” dhe nr. 525,
datë 13.05.2009, “Rregullore për nënshkrimin elektronik”. Këto vendime plotësuan detyrimin ligjor
për nxjerrjen e akteve nënligjore dhe hapën rrugën për AKCE të nxirrte udhëzime specifikuese siç
janë:
1. Udhëzim nr. 1, mbi ligjin për nënshkrimin elektronik;
2. Udhëzim nr. 2, mbi përdorimin e nënshkrimit elektronik;
3. Udhëzim nr. 3 mbi shërbimin e certifikimit elektronik;
4. Udhëzim nr. 4, mbi afatet e përgjithshme;
5. Udhëzim nr. 5, për dokumentacionin e regjistrimit të OSHC;
6. Udhëzim nr. 6, për dokumentacionin e regjistrimit të OTK;
7. Udhëzim nr. 7, për deklaratën e përfaqësuesit ligjor;
4 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
8. Udhëzim nr. 8, për deklaratën e personit fizik.
Të gjithë aktet ligjore që rregullojnë përdorimin e nënshkrimit elektronik janë të publikuara në faqen
e internetit punuar nga stafi i AKCE (http://www.akce.gov.al). Aty pasqyrohen të gjitha kapacitetet,
kërkesat, të rejat, certifikuesit, certifikatat etj.
2. Nënshkrimi elektronik
2.1 Qëllimi i përdorimit Komunikimet elektronike çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e rëndësishme e të gjitha
zhvillimeve të shoqërisë shqiptare. Strukturat e administratës publike dhe sektori privat kërkojnë
modernizim, komunikim të shpejtë dhe të sigurt. Nënshkrimi elektronik plotëson pjesën më të
madhe të kritereve të sigurisë së komunikimeve, siç janë integriteti i të dhënave të dërguara,
fshehtësia në rrjet, identifikimi i dërguesit/marrësit, konfirmimi i marrjes/dërgimit të dhënave në
formë elektronike. Me plotësimin e këtyre kritereve, përdoruesit do të gëzojnë të gjitha avantazhet
e përdorimit të nënshkrimit elektronik.
2.2 Përfitimi Në përgjigje të marrëdhënieve që tani shfaqen në një kompjuter apo çdo pajisje tjetër elektronike,
komunikimet dhe biznesi pa kufij kërkojnë standarde të larta ligjore dhe teknike. Lidhja e
kontratave në distancë dhe pa praninë e palëve, me synim drejt një kostoje kohore të barabartë
me zero, duhet të shoqërohet më masa sigurie që reflektojnë në krijimin e besimit se, të dhënat e
dërguara/marra nuk janë ndryshuar, falsifikuar, kopjuar apo kontrolluar nga persona të
paautorizuar. Përfitimet në kohë, në një shoqëri që “vrapon” përkthehen në përfitime financiare
dhe shërbime më të mira për qytetaret, klientët dhe partnerët.
5 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
2.3 Përdorimi
Fig. 1. Përdorimi i nënshkrimit elektronik
Dokumenti elektronik më nënshkrim elektronik të integruar zë vendin kryesor në produktet që
përdorin avantazhet e një teknologjie të sigurt, siç është nënshkrimi elektronik. Përdorimi i
dokumentit elektronik në administrate do të sjellë një hop të dukshëm cilësor. Aktualisht,
korrespondenca brenda dhe jashtë institucioneve publike kryhet më shkresë letër të firmosur nga
titullari i institucionit. Mesatarisht në vit, një ministri përpunon rreth 30 mije shkresa, konsumon
rreth 3500 pako letër format (1 milion e 750 mijë fletë) dhe rreth 750 kuti boje (printer,faks,
fotokopje). Secila nga këto shkresa brenda institucionit kërkon disa orë përpunim dhe jashtë
institucionit mesatarisht 5 ditë. Përdorimi në administratë i dokumentit elektronik detyrimisht do të
kërkoje pajisjen e të gjithë nëpunësve (rreth 130 mijë) me nënshkrim elektronik. Si pasojë do të
minimizohet kostoja financiare dhe kohore, do rritet efektiviteti, fleksibiliteti, siguria,
përgjegjshmëria dhe transparenca e administratës, rrjedhimisht edhe qytetari do të ketë shërbime
më cilësore.
Duke u referuar tek Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (gusht 2009),
Shqipëria ka rreth 430 biznese të mëdha, 1580 biznese të mesme dhe rreth 85 mijë biznese të
vogla. Përdorimi i nënshkrimit elektronik në prokurimet me mjete elektronike nga një pjesë e tyre,
kërkon përdorimin e një numri të madh certifikatash elektronike. Gjithashtu, përdorimi si mjet
6 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
identifikimi në regjistrimin onlinë të biznesit do të shtojë sigurinë dhe do të reduktojë kohën në
mënyrë të ndjeshme.
Edhe në sistemin bankar nënshkrimi elektronik gjen përdorim dhe ka rol të rëndësishëm në
sigurinë e transaksioneve. Referuar regjistrit të bankave, publikuar në faqen zyrtare të Bankës së
Shqipërisë, aktualisht në treg operojnë 16 banka, por asnjëra nga ato nuk përdor nënshkrim
elektronik të kualifikuar. Bankat kane arritur një nivel sigurie duke përdorur User ID dhe Password
apo ndonjëherë firmë digitale, por ende jo nënshkrim elektronik të kualifikuar.
2.4 Veçoritë
Ligji për nënshkrimin elektronik dhe Direktiva evropiane në të cilën është mbështetur ky ligj njohin
dy lloje nënshkrimesh elektronike, përkatësisht të avancuara dhe të kualifikuara. Në planin teknik
të dy nënshkrimet kanë të njëjtat karakteristika, por nënshkrimi i mbështetur në një certifikatë të
kualifikuar, lëshuar nga ofrues shërbimi të kontrolluar dhe regjistruar ka vlerë ligjore dhe është
objekt i punës së AKCE. Ndërsa, nënshkrimet e tjera mund të tregtohen dhe përdoren pa pasur
nevojë për regjistrim tek AKCE.
Mes eksperteve të fushës, ka debat për përdorimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar në rrjete
të brendshme, të mbyllura, p.sh. brenda një banke, apo institucioni. Në ligjin për nënshkrimin
elektronik ky dallim nuk përmendet. Siç duket nga ligj-bërësit nuk është parë e nevojshme të
citohet, pasi përdorimi i nënshkrimit elektronik është vullnetar dhe preferencat për vlefshmërinë
ligjore lihen në dorën e përdoruesit. Por, futja ne treg e një produkti dhe prezantimi para klientit si
produkt me vlere ligjore, pa u regjistruar tek AKCE, përben shkelje administrative dhe është e
ndëshkueshme.
3. Kapacitetet
3.1 Vendndodhja Në muajin dhjetor 2008, AKCE ka filluar punën më një zyre provizore në Ministrinë e Brendshme
dhe në muajin Maj 2009 ka kaluar në ambientet që është edhe sot, në katin e parë të Arkivit
Qendror të Sistemit.
7 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
8 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
Fig. 2. Vendndodhja e institucionit
3.2 Kapacitetet administrative
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik është institucion shtetëror i përbërë nga 9 (nëntë)
punonjës të ndarë në tre sektorë, të cilët përkatësisht janë:
1. Sektori i Pranimit, Regjistrimit dhe Mbikëqyrjes;
2. Sektori i Kontrollit;
3. Sektori Shërbimeve Mbështetëse.
Sektori i Pranimit ka 3 (tre) specialistë IT që mbajnë përgjegjësinë e kryerjes së procedurave të
regjistrimit, pranimit dhe të mbikëqyrjes të personave juridike ose fizike që do të ofrojnë shërbimin
e certifikimit elektronik ose do të kryejnë rolin e organizmit testues dhe konfirmues. Sektori i
Kontrollit përbëhet nga dy juristë dhe një inspektor IT, të cilët përgjigjen për kontrollet dhe
inspektimet periodike ose të motivuara dhe, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse që përbëhet nga 2
punonjës, përgjegjës për çështjet financiare, të personelit dhe të protokoll/arkiv/sekretarisë.
Punonjësit e AKCE, të përfshirë në sektorët e sipërpërmendur janë 8 (tetë) më arsim të lartë,
(juridik, informatikë ose shkencë kompjuterike) dhe 1 (një) më arsim të mesëm. Ky është niveli
9 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
arsimor kërkuar dhe më këto kapacitete AKCE ka të gjitha mundësitë ligjore dhe administrative
për kryerjen e detyrave që i ngarkon ligji.
Fig. 3. Organograma
. Objekti i punës
r Nënshkrimin Elektronik'' dhe të akteve nënligjore të nxjerra
e atyre që kanë ndërprerë këtë shërbim;
);
imin e veprimtarisë mbikëqyrëse;
bimit të Certifikimit dhe
a Ofruesit e Shërbimeve të Certifikimit kurdoherë që e
4AKCE ka këtë objekt pune:
1. Mbikëqyr zbatimin e ligjit ''Pë
në zbatim të tij;
2. Regjistron emrat e Ofruesve të Shërbimit të Certifikimit (OSHC);
3. Regjistron emrat
4. Regjistron emrat e Organizmave të Testimit dhe Konfirmimit (OTK
5. Lidh marrëveshje me subjekte publik dhe privat për realiz
6. Ndërpret përkohësisht ose tërësisht veprimtarinë e Ofruesve të Shër
të Organizmave të Testimit dhe Konfirmimit në rastet e parashikuara me ligj;
7. Regjistron certifikatat e kualifikuara;
8. Shfuqizon certifikatat e kualifikuara, kur konstaton së është shkelur ligji;
9. Inspekton dhe kërkon informacion ng
gjykon të arsyeshme.
10 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
5. Arritjet ë rolin që i përcakton ligji, AKCE synon të krijojë kushte optimale për të gjithë ato që do ofrojnë
es të nënshkrimit elektronik. Krijimi i strukturës administrative dhe ligjore
dorimin e nënshkrimit elektronik, si një produkt i kontrolluar, certifikuar,
N
ose do jenë përdoru
garanton plotësisht për
regjistruar dhe ofruar nga subjekte që plotësojnë të gjitha parametrat që përcakton ligji. Gjithashtu,
përkthimi në gjuhen angleze, certifikimi i përkthimit nga drejtoria përkatëse pranë Ministrisë së
Drejtësisë dhe publikimi në faqen e internetit i ligjeve dhe udhëzimeve, krijon mundësi të barabarta
për bizneset e huaja që dëshirojnë të futen në tregun shqiptar. Në rrugën drejt plotësimit të
detyrimeve ligjore dhe vazhdimit në dinamike të punës, AKCE ka punuar, hartuar dhe propozuar
akte ligjore dhe udhëzime si më poshtë vijon:
MIRATUESI TITULLI TË DHËNAT ROLI
Këshilli i Ministrave Për tarifat Nr. 503, 13.05.2009 Hartues, propozues
Këshilli i Ministrave Rregullore Nr. 525, 13.05.2009 Hartues, propozues
Kësh e illi i Ministrav Kalim objekti Nr. 18, 13.01.2010 Hartues, propozues
Ministri i Brendshëm Rregullore Nr. 210, 08.04.2009 Hartues, propozues
AKCE Mbi ligjin Nr. 1, qershor 2009 Hartues
AKCE Mbi përdorimin Nr. 2, qershor 2009 Hartues
AKCE Mbi shërbimin Nr. 3, qershor 2009 Hartues
AKCE Mbi afatet Nr. 4, 20/06/2009 Hartues
AKCE Dok. për OSHC Nr. 5, 17/02/2010 Hartues
AKCE Dok. për OTK Nr. 6, 20/06/2009 Hartues
AKCE Dek. Per. Juridik Nr. 7, 20/06/2009 Hartues
AKCE Dek. Per. Fizik Nr. 8, 20/06/2009 Hartues
Tabe
min e kushteve të jore nga shtë certifikuar
he regjistruar ofruesi i parë i shërbimit të certifikimit elektronik, që është Posta Shqiptare. Subjekti
në fjalë, ofron këtë shërbim në kooperim më Postën Italiane (Poste Italiane). Nga ana e AKCE
la 1. Arritjet
Me kriji përshtatshme lig , më datë 24.02.2010 AKCE ë
d
11 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
është bërë regjistrimi dhe publikimi në faqen e internetit të këtij subjektit që në një projekt disa
fazash do të tregtojë certifikata elektronike.
6. Veçoritë AKCE ka identifikuar disa nga veçoritë e punës që janë:
bient më kualifikim të lartë teknik dhe organizativ;
Misioni i AKCE është mbrojtja e përdoruesve të nënshkrimit elektronik dhe vendosja e rregullave
e korrekt.
ioni, AKCE ndjek këto parime dhe vlera:
ë,
interesave dhe vlerave të klientëve.
Krijimi e një institucioni që nëpërmjet zbatimit të ligjit më tolerancë zero, gëzon besimin e
krimit elektronik dhe respektin e subjekteve që mbikëqyr dhe më standarde e
n më vlerat më të mira të homologeve evropiane.
1. Operon në një am
2. Numri i klientëve të AKCE është relativisht i vogël;
3. Fusha e veprimtarisë është e përcaktuar qartë;
4. Shkalla e gabimit duhet të jetë zero.
7. Misioni
për një treg cilësor dh
Në zbatim të këtij mis
Objektivitetin;
Korrektësinë;
Saktësinë;
Transparencën;
Informimin e plot
Respektimin e
8. Synimi
përdoruesit të nënsh
vizion i përgjigjet dhe është në uniso
12 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
9. Motoja r është dixhitale vrapon. Koha kalon, por ku
Fig. 4. Motoja
10. Objektivat inistrit të Shtetit i të gjitha agjencive dhe drejtorive që operojnë në
i interesimit të Qeverisë, i cila më moton “Shqipëria në moshën
es dhe biznes – biznes.
1. Analiza dhe investigimi i tregut;
Përqendrimi në varësinë e M
fushën e TIK është tregues
dixhitale” synon të kapërcejë më shpejtësi prapambetjen e trashëguar dhe kërkon të jetë paralel
më zhvillimet e TIK në hapësirën e BE ku kërkon të integrohet. Edhe AKCE si pjesë përbërëse e
shoqërisë së informacionit, synon nivelet e homologëve evropiane në mënyrë që të përfaqësojë
atë pjesë të administratës që operon më ligje dhe standarde të integruara.
Nënshkrimi elektronik, si element tregues i cilësisë së shërbimeve online do të krijojë një ambient
shumë më të përshtatshëm për marrëdhëniet qeveri – klient, qeveri – bizn
Rrjedhimisht, ka zënë vend edhe në ligje të tjera, siç janë Ligji “Për Prokurimin Publik”, Projekt-Ligji
për Dokumentin Elektronik (aktualisht ndodhet në fazën e diskutimit pranë Komisioneve të
Parlamentit), Ligji “Për Tregtinë Elektronike” ku parashikohet përdorimi i dokumentit elektronik.
Realizimi i objektivave mbështetët në plotësimin e disa kërkesave të vazhdueshme, që janë:
2. Pjesëmarrja në proceset ligjore;
3. Kontaktet më grupet e interesit;
4. Kontaktet më homologet;
13 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
5. Bashkëpunimi më universitetet;
6. Ndjekja e të rejave të fushës.
Këto kë vjeçar.
ve të tjera, aktivitetet brenda vendit janë planifikuar si më poshtë:
dokumentin elektronik”;
mbi ligjet
s për punën një vjeçare të AKCE.
(ligji në procesin e miratimit) do të
planifikohet mbas aprovimit të ligjit dhe në varësi të draftit të miratuar.
publik dhe privat për një
iskutim të hapur të ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të AKCE. Për aktivitetet jashtë vendit, në
stitucion mbikëqyrës, më mision krijimin e të gjithë kushteve ligjore
Megjithëse, biznesi si pala më e interesuar, e ka ndjekur ligjin që në
rkesa janë integruar në planin një
11. PlanetNë varësi të zhvillime
1. prill 2010 - seminar “Përdorimi i nënshkrimit në
2. qershor 2010 - tavolinë e rrumbullaket më grupet e interesit më temë “Vlerësim
dhe dokumentet strategjike të AKCE”;
3. shtator 2010 - seminar, tema do të përcaktohet në varësi të dinamikës;
4. dhjetor 2010 - takim i zgjeruar vlerësue
5. publicitet në media;
6. shpërndarje periodike broshurash për grupet e interesit;
Seminari për përdorimin e nënshkrimit në dokumentin elektronik
Tavolina e rrumbullaket do të mbahet me të gjithë grupet e interesit
d
varësi të zhvillimeve të tjera është bërë planifikimi buxhetor për trajnime, takime dhe çdo opsion që
mund të ofrohet dhe të jetë në ndihmë të përmirësimit cilësor të stafit të AKCE.
Konkluzion Në ligj, AKCE përcaktohet si in
dhe ndjekjen e zbatimit të tyre.
draft dhe ka reaguar pozitivisht, si në të gjitha vendet e tjera përdoruese të nënshkrimit elektronik,
një reagim i pritshëm i tregut ka ndodhur. Investimi i konsiderueshëm, nevoja për treg të
mjaftueshëm, pritja për krijimin e hapësirave ligjore dhe skepticizmi pas qindra vjet përdorim të
nënshkrimit me penë dhe bojë ka sjellë reagim të ngadaltë. Sidoqoftë, duke parë numrin e
14 www.akce.gov.al | Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik
ofruesve të shërbimit të certifikimit në vendet përreth, regjistrimi i një ofruesi është plotësisht i
mjaftueshëm për plotësimin e të gjithë nevojave që ka tregu publik dhe privat për momentin.
Në rolin parësor si mbrojtës i interesave të konsumatorëve përdorues të nënshkrimit elektronik dhe
njëkohësisht përfaqësues i shtetit në një shërbim delikat, çdo çarje në sigurinë e komunikimeve
elektronike, më pasojë biznes të dëmtuar apo privatësi të dhunuar, e ardhur nga përdorimi i një
nënshkrimi elektronik të pasigurt ngarkon me përgjegjësi edhe AKCE. Prandaj, sfida jonë kryesore
është dhe do të jetë niveli i lartë i integritetit moral dhe profesional të stafit. Në ketë mënyrë edhe
misioni i AKCE plotësohet dhe taksat e shqiptarëve-klientë arrijnë qëllimin për të cilin janë paguar.