20

Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo
Page 2: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo
Page 3: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve parandaluese duke përfshirë Pap – test,

ultrazë të gjirit dhe mamografi

Page 4: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo
Page 5: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

3

Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve parandaluese duke përfshirë Pap – test, ultrazë të gjirit dhe mamografi

1. Hyrje Kualiteti i lartë i shërbimeve të shëndetit riprodhues paraqet një element esencial për mirëqenie afatgjate, fizike, intelektuale, sociale dhe ekonomike të çdo shoqërie. Është determinues themelor i shëndetit të gjeneratave të ardhëshme. Mjekët familajr duhet të marrin pjesë në sigurimin e shërbimeve të shëndetit riprodhues në Kosovë. Ata mund të kenë shumë role të rëndësishme, si ofrimi direkt i shërbimeve preventive të shëndetit riprodhues, promovimi shëndetësor, edukimi shëndetësor i pacientit dhe i komunitetit si dhe në implementimin e politikës shëndetësore.

Statusi i përgjithshëm i gruas në shoqëri ka ndikim shumë të madhë në nivelin e shëndetit riprodhues. Të drejtat legale të cilat i kanë gratë dhe vajzat e reja në një shoqëri reflekto-jnë dhe drejtojnë tolerancën e shoqërisë ndaj manifestimeve të shumta të dhunës kundër gruas, si për shembull definicionin legal për sulmin seksual të jetës bashkëshortore.

Shëndeti riprodhues është gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mentale dhe sociale e jo vetëm mungesës së sëmundjes, në të gjitha rrethanat që ndërlidhen me sistemin riprod-hues, funksionimin dhe proceset e tij.1 Kështu pra shëndeti riprodhues do të thotë që njerëzit të jenë në gjendje të kenë liri për të vendosur; nëse po, kur dhe sa shpesh të kenë fëmijë. Nga ky definicion shihet qartë se shëndeti riprodhues përfshinë trupin, mendjen dhe komunitetin.

Sfidat më serioze shëndetësore në lidhje me shëndetin riprodhues të grave, si në botë ashtu edhe në Kosovë, janë kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.2 Pikërsihtë, për të përmirësuar situatën e qasjes, infrastrukturës mjekësore dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në Kosovë për gratë me kancer të gjirit dhe qafës së mitrës më 1 Mars, 2019 Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, (ECMI Kosovo) filloi zbatimin e projektit “Aktivitetet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues” të fi-nancuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë3 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirë-simin e shëndetit riprodhues të grave në komunat Pejë/Peć, Istog/Istok, Klinë/Klina, Deçan /Dečani, Gjakovë /Đakovica në Kosovë me theks të veçantë duke i targetuar gratë nga grupet e cënueshme dhe të margjinalizuara. Në mënyrë të veçantë, ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit riprodhues.

Rezultatet e pritura të projektit: 1) Ngritja e kapaciteteve të qendrave shëndetësore dhe 1. Organizata Botërore e Shëndetësisë - WHO. Mund të qaseni në: https://www.who.int/health-topics/cervical-can-cer#tab=tab_1. Vizituar më: 23.11.2020 2. Po aty 3. Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Page 6: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

4

cilësisë së shërbimev e të shëndetit riprodhues; 2) Rritja e vetëdijësimit të grave të gru-peve të cenueshme dhe të margjinalizuara për rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprod-hues dhe kryerjes së kontrollave parandaluese; 3) Hartimi dhe zbatimi i programit për mbështetjen shtatëzënësisë; 4) Rritja e vedijësimit të të rinjve për shëndetin riprodhues; 5) Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin e shëndetit riprodhues.

Për të arritur rezultatet e lartpërmendura, janë ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Shpërn-darja e kolposkopëve, ultratzërit, autoklavëve, shkopinjeve testues të urinës, glukome-trave, hemoglobinometrave, CTGve, testeve të shtatëzanisë dhe prezervativëve. Or-ganizimi i aktiviteteve sensibilizuese ku janë shpërndarë materiale promovuese, duke përfshirë broshurë për shëndetin riprodhues, poster për shëndetin riprodhues, fletore, sti-lolapsa, folldera, çanta, gota dhe material tjera. Organizimi i ligjëratave për shëndetin riprodhues për nxënësit e shkollave të mesme; Transmetimi i spotit televiziv mbi shënde-tin riprodhues.

Për më shumë informata rreth projektit mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit znj. Blerta Visoka në [email protected] ose në +383 45 222 206.

Një nga aktivitetet kryesore të projektit CARES është organizimi i Kontrolleve parandal-uese falas per gratë dhe vajzat e reja të rajonit të Dukagjinit në Spitalet Rajonale përkatëse ose Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin ku ato jetojnë. Në kuadër të këtij aktiviteti, ECMI Kosova në bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës ka organizuar 352 kontrolle parandaluese falas. Në mesin e këtyre kontrolleve parandaluese përfshijnë 153 PAP- test dhe 199 Mamografi dhe ultrazë të gjirit.

Ky raport është një përmbledhje e shkurtër e rezultatit të këtyre ekzaminimeve dhe pub-likohet me qëllimin e vetëm që të rrisë vetëdijen ë gjerë të publikut për rëndësinë e kon-trollave parandaluese.

Ky raport u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikul-lit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpam-jeve të Bashkimit Evropian.

Page 7: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

5

2. Kanceri i qafës së mitrës – informata të përgjithshme dhe trajtimi “Pak informacione mund të ju ndihmojnë shumë në luftën kundër kancerit të qafës së

mitrës”.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në ven-det në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë.4 Tashmë është e njohur se kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në Kosovë.5 Depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj i cili ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyre jo normale dhe të pakontrolluar. Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme në fazat e hershme të sëmundjes. Shka-ktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht, por seksi penetrues nuk është gjithmonë i nevo-jshëm për transmetim. Kontakti gjenital lëkurë me lëkurë është një mënyrë e mirë-njohur transmetimi. Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktiv do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV, disa edhe në mënyrë të përsëritur.6 Koha për marrjen e infeksionit HPV për gratë e burrat është pak pasi ata janë bërë seksualisht aktiv. HPV-ja mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje, por personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksual. Ka shumë lloje të HPV-së, por jo të gjitha shkaktojnë probleme. Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione zhduken vetvetiu pa asnjë ndërhyrje brenda pak muajve mbas infektimit, dhe rreth 90% e tyre brenda 2 vjetëve. Por edhe pse shumica e infeksioneve HPV kalo-jnë vetë, një pakicë e tyre, kryesisht llojet 16 e 18 të HPV-së, të njohura edhe si lloje me rrezik të lartë, vazhdojnë të qëndrojnë dhe të përparojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës te gratë.7

Ka gjithashtu evidenca që lidhin HPV-në me kancerin e anusit, vulvës, vaginës dhe pe-nisit, edhe pse këto lloje kanceri janë më pak të shpeshta se kanceri i qafës së mitrës. Disa lloje të HPV-së (sidomos llojet 6 dhe 11) që nuk shkaktojnë kancer, mund të shkaktojnë

4. American Cncer Society “Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës, diagnostifikimi dhe fazimi” (Last Re-vised: July 30, 2020). Mund ti qaseni në: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8601.00.pdf. Vizituar më: 25.11.2020 5. Po aty 6. Organizata Botërore e Shëndetësisë – WHO “Kontrolli gjithëpërfshirës i kancerit të qafës së mitrës” (2006). Mund ti qaseni në: https://screening.iarc.fr/doc/cervicalcancergep.pdf. Vizituar më: 26.11.20207. Organizata Botërore e Shëndetësisë – WHO “Kanceri i qafës së mitrës, virusi i papillomës njerëzore (HPV) dhe vaksinat HPV” (2006). Mund ti qaseni në: https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/69873/WHO_RHR_08.14_eng.pdf. Vizituar më: 30.11.2020

Page 8: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

6

lythat gjenitale që janë shumë të përhapura dhe shumë infektive.8 Pra, shumica e grave të infektuara me këtë virus kalojnë pa pasoja, shërohen brenda 6 deri në 24 muaj pa e ditur se kishin infeksion. Sidoqoftë, virusi mund të mbetet në trup në një formë latente dhe vetëm pas disa vitesh qëndrimi në trup të çojë në zhvillimin e tumoreve. Për këtë arsye, ekzaminimet e rregullta vjetore parandaluese janë shumë të rendësishëm, duke filluar tri vite pas marrëdhënies së parë seksuale. Ekzaminimet e rregullta gjinekologjike paranda-luese përfshijnë bërjen e PAP-testit dhe një ekzaminim kolposkopik që së bashku arrijnë besueshmërinë e të dhënave deri në 98%. Kontrolli rutinor nëpërmjet Pap - testit është i rëndësishëm për të kontrolluar qelizat anormale në qafën e mitrës, kështu që ato mund të monitorohen dhe trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?Aktualisht në dispozicion janë 2 lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër dy llojeve të HPV-së, 16 dhe 18, të njohura për shkaktimin e të paktën 70-80% të kancerit të qafës së mitrës. Vaksinat mund të ofrojnë mbrojtje edhe kundër llojeve të tjera të HPV-së që janë më pak të shpeshta në shkaktimin e kancerit të qafës së mitrës.9 Një prej vaksinave mbron gjithashtu edhe nga llojet 6 dhe 11 të HPV-së të cilat shkaktojnë lythat anogjenitale. Studimet tregojnë se të dyja vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV 16 dhe 18, nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH-ja rekoman-don vaksinimin për vajzat e moshës 9-13 vjeç, mbasi kjo është masa më kosto-efektive e shëndetit publik kundër kancerit të qafës së mitrës. Disa vende kanë filluar të vaksinojnë djemtë si masë parandaluese e kancerit gjenital, duke qenë se një nga dy vaksinat parand-alon edhe lythat gjenitale në burra dhe gra.

Vaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Por, nëse infeksioni me HPV ka ndodhur, vaksina nuk mund të trajtojë infeksionin apo të luftojë kancerin. Vaksinimi kundër HPV-së nuk zëvendëson depistimin për kancerin e qafës së mitrës. Prandaj, edhe gratë të cilat janë vaksinuar, duhet të vazh-dojnë të kryejnë rregullisht kontrolle për kancerin e qafës së mitrës.10

Çfarë është PAP - testi?Pap testi (Papanicolaou test) është një test tradicional depistues. Është e rëndësishme që, të gjitha gratë ta bëjnë Pap testin rregullisht si pjesë e kujdesit rutinë për shëndetin e tyre. Pap testi është një test i cili përdoret për të gjetur qelizat jonormale në qafën e mitrës që në fazat e hershme parakanceroze. Pap testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, jo i dhimbshëm, zgjat vetëm pak minuta, por mund të shpëtojë jetën e një femre.11 Fatmirësisht, koha e gjatë nga momenti i shfaqjes së qelizave jonormale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit, i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë nëse kontrollohet rregullisht.

8. Po aty 9. Po aty 10. Po aty 11. Aleanca për Parandalimin e Kancerit të Qafës së mitrës “Pap testi: Dëshmi deri më sot” (2017). Mund ti qaseni në: https://screening.iarc.fr/doc/RH_pap_test.pdf. Vizituar më: 03.12.2020

Page 9: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

7

Pap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Pap testit duhen shmangur dushet vaginale, përdorimi i suposteve vaginale, kremrave spermi-cid, sprajtit deodorant vaginal, si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap testit. Gjithashtu, kryerja e Pap testit duhet bërë jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg menstruacioneve.12 Ndërkohë që gruaja shtrihet në shtratin e vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për t’u parë nga mjeku specialist dhe përgjigjja jepet mbas rreth 2 javësh.

Nëse një grua bën Pap teste të rregullta, ajo mund ta kapë në kohë kancerin e qafës së mitrës. Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e Pap testit me mjekun. Nëse rezultati i Pap testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe kur rezultati i Pap testit është normal, gruaja duhet të vazhdojë rregullisht bërjen e tij. Për gratë që rezultojnë negativ gjatë Pap testit, intervali për ridepistim duhet të jetë pas 3-5 vitesh. Pas një depistimi të dytë me rezultate negative, dhe për gratë në moshë më të madhe, intervali i depistimit mund të jetë më i gjatë se 5 vjet. Nëse rezultati i Pap testit del jonormal, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jonormale, mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo kërkon të kryhen ekzaminime të tjera shtesë.13

Çfarë e rrit rrezikun për të qenë e prekur nga kanceri i qafës së mitrës?• Ka filluar herët aktivitetin seksual;• Ka partnerë seksual të shumtë;• Ka një infeksion nga virusi i papilomës njerezore-HPV;• Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS;• Nëna, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer të qafës së mitrës;• Ka patur shtatzëni të shumta;• Ka imunitet të ulët;• Ka përdorur kontraceptivë për një kohë të gjatë;• Duhani, alkoli, jeta jo e rregullt, pagjumesia dhe dietat kane nje rol negative ne zhvillimn e tij.

Cilat janë shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës?Simptomat e zakonshme të një tumori që zhvillohet në qafën e mitrës mund të përfshijnë:

• gjakderdhje vaginale, përfshirë gjakderdhje ndërmjet ciklit menstrual, pas mar-rëdhënies seksuale ose gjakderdhje pas menopauzës;

12. MLN, Booklet “Shqyrtimi i testeve PAP dhe ekzaminimeve pelvike” (2019). Muns ti qaseni në: https://www.cms.gov/Outreach-and-Education/Medicare-Learning-Network-MLN/MLNProducts/Downloads/Screening-papPelvic-Ex-aminations.pdf. Vizituar më: 05.12.2020 13. Po aty

Page 10: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

8

• shkarkim i pazakontë vaginal, i cili mund të jetë i holluar me ujë, rozë ose me erë të keqe;

• dhimbje të pelvikut.

Të gjitha këto simptoma të kancerit të qafës së mitrës duhet të diskutohen me mjekun tuaj.

Cilat janë shenjat e kancerit të qafës së mitrës të përparuar?Kanceri i qafës së mitrës mund të përhapet (metastazojë) brenda legenit, në nyjet lim-fatike ose të formojë tumore diku tjetër në trup. Shenjat e kancerit të qafës së mitrës të përparuar përfshijnë:

• Humbje peshe• Lodhja;• Dhimbje shpine;• Dhimbje në këmbë ose ënjtje;• Rrjedhja e urinës ose feces nga vagina;• Frakturat e kockave.

Zbulimi i hershëm përmirëson shumë shanset për trajtim të suksesshëm të para-kancerit dhe kancerit. Të qenit i vetëdijshëm për ndonjë shenjë dhe simptomë të kancerit të qafës së mitrës gjithashtu mund të ndihmojë në shmangien e vonesave në diagnozë. Prandaj, ju lutem lexoni me kujdes shenjat e lartë përmendura dhe nëse endoni se keni ndonjërën nga këto simptome konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj.14

Si trajtohet kanceri i qafës së mitrës? Depistimi në vetvete nuk ka asnjë vlerë parandaluese nëse nuk lidhet me trajtimin e ras-teve parakanceroze të qafës së mitrës. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. Në disa raste, pjesët jonormale duhen hequr që të mos përparojnë në kancer të qafës së mitrës. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë dhe jo gjithmonë kërkon shtrim në spital. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë në të ardhmen. Gratë që janë trajtuar për parakancer të qafës së mitrës duhet të ndiqen dhe trajtohen pas 12 muajsh. Nëse më pas shenjat e kancerit të qafës së mitrës janë të pranishme, mundësitë e trajtimit përfshijnë kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë.15

Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë.

14. Intervistë me Dr. Samoni Loxha, gjinekolog obstetër në Spitalin e Përgjithshëm rajonal të Pejës. 16.11.202015. Po aty

Page 11: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

9

3. Kanceri i gjirit - informata të përgjithshme dhe trajtimi Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit është poashtu rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grum-bullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të gjithë trupin.16

Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një sh-kaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Në vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient me kancer të gjirit. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më serioze, më e rënda dhe më e zakonshme e grave në mbarë botën. Edhe burrat përbal-len me këtë sëmundje, por gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë, diku rreth 100 herë më shumë.17 Rreziku i sëmundjes rritet dukshëm pas moshës 40 vjeçare, por sëmundja mund të shfaqet edhe më herët. Edhe pse kjo është një sëmundje që nuk mund të parandalohet, ne mund të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta zbuluar atë në kohë dhe për të e trajtuar me sukses.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur gra ndjen një gungë në gji.18

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë19:

• Mosha mbi 50 vjeç;• Pasja e një kanceri gjiri më parë;• Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauses;

• Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2;• Histori familjare me kancer të ovarit;• Gratë që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më të madhe se 30 vjeç;

• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç;• Menopauzë pas moshës 50 vjeç;• Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë,

16. American Cancer Society “Rreth Kancerit të gjirit” (2018). Mund ti qaseni në: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8577.00.pdf. Vizituar më: 18.12.2020 17. Po aty 18. BreastCancer.org “Udhëzuesi juaj për Raportin e Patologjisë së Kancerit të Gjirit” (2019). Mund ti qaseni në: file:///C:/Users/user2/Downloads/Breastcancerorg_Pathology_Report_Guide_2017.pdf. Vizituar më: 18.12.2020 19. Po aty

Page 12: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

10

më shumë se 5 vite;• Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram);• Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike);

• Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin;

• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;• Përdorimi i alkoolit;• Duhanpirja;• Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku;• Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore;• Moskryerja e aktivitetit fizik.

Por, rreth 70% e rasteve të Kancerit të Gjirit ndodh tek gra, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!

Si mund të zbulohet kanceri i gjiritDepistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmo-jnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar. Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues, ndonjëhere mund të diagnostikohet kanceri kur nuk është, ose nuk arrin të diagnostikohet kur ka kancer.20 Megjithatë testet depistuese shpëtojne me mijëra jetë. Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të her-shëm të kancerit të gjirit janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

Çka është MamografiaMamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Gjiri ven-doset midis dy pjatave plastike, të cilat e shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo mund të jetë diçka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda.21 Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. Edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.

Çka është Ekzaminimi klinik i gjiritNjë ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Nëse ju jeni: 40-49 vjeç ju duhet: Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjekësor i 20. Intervistë me Dr. Samoni Loxha, gjinekolog obstetër në Spitalin e Përgjithshëm rajonal të Pejës. 16.11.202021. Breast Cancer Research – BCR “Përfitimet dhe dëmet e depistimit të mamografisë” (2015). Mund ti qaseni në: https://breast-cancer-research.biomedcentral.com/track/pdf/10.1186/s13058-015-0525-z.pdf. Vizituar më: 18.12.2020

Page 13: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

11

trajnuar, së paku çdo 2 vjet. Flisni me mjekun tuaj rreth rrezikut tuaj të kancerit të gjirit, përfitimet dhe rreziqet nga mamografia.

Nëse ju jeni: 50-69 vjeç ju duhet: Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjeksor i tra-jnuar, së paku çdo 2 vjet. Mamografi çdo 2 vjet.

Nëse ju jeni: Mbi 70 vjeç ju duhet: Të flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri.

“Shumë gra janë në jetë sot për arsye sepse ato kanë bërë depistime të rregullta për kancer gjiri.”

Çfarë duhet të kuptojmë me dijeninë për gjinjtë?Një pjesë e rëndësishme e kujdesit për trupin tuaj është njohja e gjinjve tuaj dhe mënyra se si ata ndryshojnë gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për të pasur gjinj të shëndetshëm, duhet të fillojmë me njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme për të kuptuar se çfarë është normale tek gjinjtë tuaj. Kjo arrihet vetëm duke bërë një kontroll të rregullt të tyre. Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre, vetëm dukë parë dhe ndjerëndryshimet në gjinjtë e tyre. Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se sa vetë gjinjtë. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe përgjatë kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.22

Kontrollo, Prek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave. Njihni indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjinjtë tuaj dhe çfarë është nor-male për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni mënyrën që të mësoheni me gjinjtë, dhe të zgjidhni mënyrën më të rehatshme për ju. Është normale që gjinjtë tuaj t’i ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Prandaj, për të kuptuar se çfarë është nomale për ju, do t`ju ndihmojë të njihni dhe të dini se çfarë t’i raportoni mjekut.

22. Intervistë me Dr. Samoni Loxha, gjinekolog obstetër në Spitalin e Përgjithshëm rajonal të Pejës. 16.11.2020

Page 14: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

12

3. Rezultatet e ekzaminimeve parandaluese duke përfshirë Pap – test, ultrazë të gjirit dhe mamografi Politika Kosovare për shëndetësinë riprodhuese i thekson disa çështje. Karaktesristikat kryesore të politikës shëndetësore të cilat janë të theksuara në Koncept Dokumentin për Fushën e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, përfshijnë23:

• Politika shëndetësore, planifikimi strategjik dhe të gjitha aspektet e implementimit të shërbimeve të SHR në Kosovë do të respektojnë të gjitha të drejtat e njeriut. Do të mbraojnë gruan dhe fëmijun nga dhuna.

• Shërbimet e shëndetit riprodhues do të jenë të arritshme për të gjithë, pavarësishtprej moshës, gjinisë, etnicitetit, religjionit apo dallimeve të tjera. Shërbimet e SHR do të plotësojnë nevo-jat e të gjithëve përgjat tërë ciklit të jetës, përfshirë nevojat e adolescentëve.

• SHR do të jenë në dispozicion dhe të integruara në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësorë të Kosovës, sidomos në nivel të mbrojtjes primare. Duhet të ekzis-tojnë lidhjet me sektorët relevant të shoqërisë civile, duke përfshirë edukimin dhe mirëqenien sociale.

• Shërbimet e SHR do të: ○ Reduktojnë mortalitetin dhe morbiditetin dhe infantile

○ Sigurojnë mbrojtje adekuate të kualitetit të lartë

○ Sigurojnë mekanizma efektiv referues nëpër shërbimet dhe nivelet e mbrojtjes

○ Sigurojnë informata adekuate, edukim, prevencë dhe mbrojtje të traktit riprod-hues nga sëmundjet STS-të dhe HIV/AIDS.

○ Parandalojnë dhunën kundër grave dhe fëmijëve përmes edukimit, kujdesit dhe mbrojtjes ligjore.

○ Sigurojnë zgjidhjen e informuar, të lirë dhe vullnetare të metodave të kontra-cepsionit.

○ Respektojne fshehtësinë profesionale, konfidencën dhe komforin.

○ Krijojnë sistemin e menaxhimit të informative i cili funksionon plotësishtë.

Edhe pse Shëndeti Riprodhues për gratë dhe vajzat e reja në Kosovë ruhet edhe me ligj dhe krijohen politika dhe udhërrëfyes të ndryshëm për përmirësimin e gjendjes aktuale, situata në terren na njofton me shumë probleme të grave sidomos në fushën e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës. Gratë dhe vajzat e reja nga komuna e Istogut, Klinës, Deçanit kontrollat parandaluese siç janë PAP – testi dhe mamografia mund të i bëjnë vetëm në Spitalin Rajonal të Pejës sepse Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtyre ko-23. Ligji nr04/05 “Koncept Dokumenti për Fushën e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar” 2018. Mund ti qaseni në: http://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2018/12/Koncept-Dokumenti-p%C3%ABr-Fus-h%C3%ABn-e-Sh%C3%ABndetit-Riprodhues-dhe-Fertilizimin-e-Asistuar-MSH-Shqip-1.pdf. Vizituar më: 19.12.2020

Page 15: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

13

munave nuk i kryejnë këto analiza. Kjo, shkakton problem për të gjitha gratë në rajonin e Duakgjinit duke përfshirë edhe vetë qytetin e Pejës, duke pasyr parasyshë që krijohen pritje të gjata dhe të mundishme.

Ndër të tjera, ekipi i ECMI Kosovës ka vërejtur edhe një ngurrim nga vetë gratë dhe vajzat e reja për kontrolle rutinore ose parandaluese të kancerit të gjirit dhe qafës së mi-trës pasiqë shumica e ekzaminimeve duhet të bëhen në spitale private e të cilat janë të kushtueshme.

Në kuadër të projektit CARES janë organizuar 352 kontrolle parandaluese të cilat ndahen si më poshtë:

Lloji i ekzaminimit PAP – Test Mamografi Ultrazë të gjirit Nr. i të ekzaminuarave 153 112 87

Të gjitha këto ekzaminime janë bërë në Spitalin e Përgjithsëm Rajonal të Pejës në bash-këpunim të ngushtë me shefin e repartit të gjinekologjisë Dr. Samoni Loxha dhe me dre-jtorin e këtij spitali Dr. Skender Dreshaj.

ECMI Kosova ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me gratë të cilat i ka thirrur për ek-zaminime në mënyrë që të caktohen terminet dhe të përcjellet gjendja e pacienteve.

Gratë të cilat kanë bërë PAP –test ndahen si më poshtë:

Kategoria Nr. i grave që kanë bërë PAP - testinGra të komunitetit jo-shumicë në Kosovë 47

Gra të pa-arsimuara 30Gra të pa-punësuara 35

Të tjera 41

Gratë të cilat kanë bërë kontrollë të gjirit Mamografi ose ultrazë te gjirit ndahen si më poshtë:

Kategoria Nr. i grave që kanë bërë Mamografi/Ultrazë të gjirit

Gra të komunitetit jo-shumicë në Kosovë 40Gra të pa-arsimuara 32Gra të pa-punësuara 50

Të tjera 77

Page 16: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

14

Mosha e grave të cilat kanë bërë PAP – testin, Mamografi dhe Ultrazë të gjirit ndahet si më poshtë:

Mosha e të ekzaminuarave Nr. i të ekzaminuaraveGra deri në moshën 30 vjeçare 91Gra në moshën 31-50 vjeçare 176Gra mbi moshën 50 vjeçare 85

Ndërsa nga të gjitha monstrat e marra për PAP – test rezultatet kanë qenë si në vijim:

Kategoria Nr. i të ekzaminuaraveRezultate normale / të mira 88

Rezultate që kërkojnë përcjellje të gjendjes 55Rastet që janë dërguar për ekzaminime të

mëtejshme – biopsi10

Nga të gjitha Mamografitë dhe Ultrazët e gjirit që janë bërë, rezultati ka qenë sin ë vijim:

Kategoria Nr. i të ekzaminuaraveRezultate normale / të mira 102

Rezultate që kërkojnë përcjellje të gjendjes 94Rastet te dyshuara për kancer të gjirit 3

Mjekët kanë raportuar qe gjatë kontrollimit të pacienteve një numër i madhë i tyre kanë treguar se po testohen për herë të parë. Në anën tjetër, sipas mjekëve gjinekologë në Spit-alin e Përgjithshëm të Pejës është vërejtur që kontrolli i gjirit është më i shpeshtë së bërja e PAP –testit.

Të ekzaminuarat me PAP – test të cilat kanë pasur probleme me herët, si ankesë kryesore kanë pasur dhimbjen e fundit të barkut, secret vaginal të shtuar dhe ndjesi të lodhjes gjatë gjithë kohës. Ndërsa të ekzaminuarat me Ultrazë të gjirit ose Mamografi te cilat kanë pasur probleme me herët me gjinjë, si ankesë kryesore kanë pasur dhimbjen e shpinës, forcimin e gjinjëve dhe lodhjen e vazhdueshme.

Page 17: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

15

4. Përfundime Nga ajo se çfarë u tha më lart mund të konkludojmë se shëndeti riprodhues është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjes, në të gjitha çështjet që lidhen me sistemin riprodhues dhe me funksionet dhe proceset e tij. Shëndeti riprodhues nënkupton që njerëzit janë në gjendje të kenë një jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurt dhe se ata kanë aftësinë për të riprodhuar dhe lirinë për të vendosur nëse, kur dhe sa shpesh ta bëjnë këtë.

Ndër aspektet kryesore të shëndetit riprodhues për gratë dhe vajzat e reja janë kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës që njihen si sëmundje malinje të cilat nëse nuk zbulo-hen me kohë mund të rrezikojnë shëndetin.

Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës ka rënë në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar gjatë 30 viteve të fundit, kryesisht për shkak të programeve të shqyrtim-it dhe trajtimit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, nivelet në shumicën e vendeve në zhvillim janë rritur ose mbeten të pandryshuara, shpesh për shkak të qasjes të kufizuar në shërbi-met shëndetësore, mungesës së vetëdijes dhe mungesës së programeve të shqyrtimit dhe trajtimit. Gratë nga zonat rurale dhe më të varfra që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si dhe gratë më të varfra që jetojnë në vendet me të ardhura të larta janë në një rrezik në rritje të kancerit cervikal invaziv, sepse ato shpesh nuk kanë qasje në parandalimin, shqyrtimin dhe shërbimet e trajtimit thelbësor.

Edhe kanceri i gjirit është një ndër kanceret kryesor që zhvillohet ryesishtë tek gratë si në botën e zhvilluar dhe atë në zhvillim. Incidenca e kancerit të gjirit po rritet në botën në zh-villim për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe adoptimit të mënyrave të jetës perëndimore. Megjithëse mund të arrihet një ulje e rrezikut me parandalimin, këto strategji nuk mund të eleminojnë shumicën e kancereve të gjirit që zhvillohen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ku kanceri i gjirit diagnostikohet në faza shumë të vonshme. Prandaj, zbulimi i hershëm për të përmirësuar rezultatin dhe mbijetesën e kan-cerit të gjirit mbetet gur themeli i kontrollit të kancerit të gjirit.

Nga 352 kontrolla parandaluese që janë bërë në kuadër të projektit CARES prej tyre 153 PAP- tested he 199 Mamografi dhe Ultrazë të gjirit nuk ka pasur numra/shifra alarmante të të prekurave me ndonjërën nga sëmundjet e lartë cekura. Por, shqetësues për ne ka qenë fakti që mbi 50% e grave të testuara kanë bërë PAP-testin për herë të parë. Mbetet akoma për tu dëshiruar qasja në kontrolle parandaluese në rajonin e Dukagjinit sidomos në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familajre në komunat e Klinës, Decanit dhe Istogut ku këto kontrolle parandaluese nuk bëhen fare.

Nga ky raport kemi nxjerrur njohuri teknike për të parandaluar qindra mijëra vdekje të panevojshme të grave në të gjithë botën. Ajo që është e nevojshme tani është forcimi i sistemeve shëndetësore për t’i mundësuar garve dhe vajzave të reja që të zbatojnë atë që ne dimë dhe t›u japim grave dhe vajzave qasej në shërbimet e nevojshme për të qëndruar gjallë.

Page 18: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo

16

5. Literatura

1. Aleanca për Parandalimin e Kancerit të Qafës së mitrës “Pap testi: Dëshmi deri më sot” (2017). Mund ti qaseni në: https://screening.iarc.fr/doc/RH_pap_test.pdf. Vizit-uar më: 03.12.2020

2. American Cancer Society “Rreth Kancerit të gjirit” (2018). Mund ti qaseni në: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8577.00.pdf. Vizituar më: 18.12.2020

3. American Cncer Society “Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës, diagnos-tifikimi dhe fazimi” (Last Revised: July 30, 2020). Mund ti qaseni në: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8601.00.pdf. Vizituar më: 25.11.2020

4. Breast Cancer Research – BCR “Përfitimet dhe dëmet e depistimit të mamografisë” (2015). Mund ti qaseni në: https://breast-cancer-research.biomedcentral.com/track/pdf/10.1186/s13058-015-0525-z.pdf. Vizituar më: 18.12.2020

5. BreastCancer.org “Udhëzuesi juaj për Raportin e Patologjisë së Kancerit të Gjirit” (2019). Mund ti qaseni në: file:///C:/Users/user2/Downloads/Breastcancerorg_Pa-thology_Report_Guide_2017.pdf. Vizituar më: 18.12.2020

6. Ligji nr04/05 “Koncept Dokumenti për Fushën e Shëndetit Riprodhues dhe Fertil-izimin e Asistuar” 2018. Mund ti qaseni në: http://kryeministri-ks.net/wp-content/up-loads/2018/12/Koncept-Dokumenti-p%C3%ABr-Fush%C3%ABn-e-Sh%C3%AB-ndetit-Riprodhues-dhe-Fertilizimin-e-Asistuar-MSH-Shqip-1.pdf. Vizituar më: 19.12.2020

7. MLN, Booklet “Shqyrtimi i testeve PAP dhe ekzaminimeve pelvike” (2019). Muns ti qaseni në: https://www.cms.gov/Outreach-and-Education/Medicare-Learning-Net-work-MLN/MLNProducts/Downloads/Screening-papPelvic-Examinations.pdf. Vizituar më: 05.12.2020

8. Organizata Botërore e Shëndetësisë – WHO “Kanceri i qafës së mitrës, virusi i pap-illomës njerëzore (HPV) dhe vaksinat HPV” (2006). Mund ti qaseni në: https://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/69873/WHO_RHR_08.14_eng.pdf. Vizituar më: 30.11.2020

9. Organizata Botërore e Shëndetësisë – WHO “Kontrolli gjithëpërfshirës i kancerit të qafës së mitrës” (2006). Mund ti qaseni në: https://screening.iarc.fr/doc/cervicalca-ncergep.pdf. Vizituar më: 26.11.2020

10. Organizata Botërore e Shëndetësisë - WHO. Mund të qaseni në: https://www.who.int/health-topics/cervical-cancer#tab=tab_1. Vizituar më: 23.11.2020

Page 19: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo
Page 20: Raport mbi rezultatet e ekzaminimeve - ECMI Kosovo