Upload
others
View
23
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Renato Kalemi
Puthemi, Grindemi, Dashurohemi
(poezi)
Renato KalemiPuthemi, GRinDemi, DashuRohemipoezi
Copyright © autori
Redaktor: Albatros RexhajDesign & Layout: ORBIS, PrizrenKy libër është i formatit eBook.
Botimet Filozofia Urbane
isBn: 978-9951-641-09-8Prishtinë, 2013www.filozofiaurbane.com
https://www.facebook.com/orbis.ctcwww.filozofiaurbane.com
Çohu ! erdhi ora për t’u dehur ! Që të mos jesh skllav i gjymtuar i Kohës, dehu, dehu pa pushim, me verë, me poezi, me virtyte, me çfarë të duash!
sharl Bodler
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
5
në shekuj do të eci
Kam ecur…oh, sa shumë jam lodhur,nëpër udhët e lagura prej mallit.me valët e detit, i mbështjellë nga eraKam lundruar pambarimisht.Dhimbjet i mposhta, dëshirat i strukanë ëndrrat e pafundme të jetësPa e ditur kush, çelësin e humburndër shekuj…tashmë, s`më ka mbetur gjë tjetërVeçse, të hesht!
Renato Kalemi
6
Çast Vetmie
në pafundësinë gri do të prehem…Pikat e lotit do t`i kem burim shpreseQë thahen, avullojnë pa arritur tek ti. Për të mos qenë unë i vetmi, i vetmuarnë këtë botë… të vetmuarish.
ndonjë ditë edhe yjet do të t’i fal,hënën ta shoh në vetminë therëse.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
7
u ktheva për ty
u ktheva…Kujtimet më mposhtën, më vunë përfund,Dhe unë, ja ku erdha…asgjë s’ish më si më parë… asgjë!madje dhe ditët më dukeshin të panjohura.u ktheva…erdha të të shoh dhe orën ta ndal, me duartQë më dridhen nga pafuqia, për ty.erdha të të puth dhe etjen ta shuajPër të mos vdekur me brenga në shpirt…erdha… oh, sa ëndrra kam thururPër të të marrë me vete larg…Pastaj të mbetemi vetëm,unë, ti dhe koha…
Renato Kalemi
8
Pa shpresë
e zymtë, e errët, e zezë pis…Kjo ditë me shi plot zhgënjim,një dritë, të lutem, vëlla ma ndiz,Që ta ndriçojë sadopak shpirtin tim,të gërryer nga brenga pa mëshirë,i ngrënë deri në kocka, i lënë skelet,i hedhur tutje, larg, nëpër errësirë,në mes të rrugës, një shpirt pa jetë.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
9
Lehtësim
oh, ç’lehtësim ndjen shpirti i vrarë,Kur sheh që buzëqeshja endet nëpër buzë,Për pak dashuri nga trishtimi tharë,ajo dashuri që s`do të vijë më kurrë.oh, çfarë lehtësimi.Kur sheh se ngjyra e trëndafiltë u duk,mbi buzët e etura për puthje të zjarrta,Dhe ajo cipë trishtimi tashmë u zhduk,u zhduk në ato kujtime të hidhura, të pakta.
Renato Kalemi
10
motive në re dhe gurë
mundohem të shkruaj diçka për ty,Që as koha të mos mundet ta fshijë,edhe mbi gurë do ta gjesh emrin tënd,… të gdhendur,ku as uji s’mund ta arrijë.
Vërtet që edhe mbi re do ta shkruaj,Që sa herë t’i shoh të jesh ti aty,nuk mund ta duroj më këtë qiell bosh,ashtu edhe këto kohëra… pa ty.
nuk e di në do të ndiesh dhimbje atëherë,as lotë, nuk e di në ke për të derdhur,ndoshta, trishtimi do të të pushtojë,apo kushedi, ndonjë e qeshur…
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
11
të shoh
Vitet më braktisën…Kaluan heshturazi nëpër gishtërinjtë e kohësnën qiellin e ngrysur me dallgë kujtimesh…Diku larg të shoh, të ngatërruar, të mjegullt,Ku lotët rrjedhin si lumenj, e hapat e rëndënuk mposhtin dot mallin…të shoh ende të zhytur në mendime t’acartaKu pjesë jete kanë ngrirë me kohënsi negative filmash… të shoh!tashmë, kënaqem me kaq…ti je larg, atje ku veç retë shkojnëe ndoshta dhe era…
Renato Kalemi
12
Vegime Ëndrrash
t’i putha faqet,Dhe ndjeva lotët e tharë atyPrej kohësh…t’i putha sytë,Por, ata e kishin humbur mirësinënë mendime të errëta xhelozie…t’i putha, pastaj, buzët…Por, trishtimi i kish ftohurmes dilema dashurish…atëherë, të pushtova,Por, si ëndërr u fanitenë dritën e dobët të dhomës…
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
13
iris
të prek…por, s’kam guxim të flas,heshtjen e pllakosur te unë,ta thyej…
Vuaj… për ty,e ti, s’di asgjë.në ëndërr magjepsem pas teje,dhe buzët t’i puth…
e prapë s’kuptoj gjë…Kur ndjej aromën tëndepërzjerë me buzëqeshje,por, s’di ç’të them…
Krah teje jam,thith aromë bliri,e me vete them, si plak:“stinë e bekuar”…
Pastaj, mposhtem nga dëshiraqë shuhet brenda meje,kur nis e flas me hënën,për ty.
Renato Kalemi
14
Kohë që s’shkruaj
Kam kohë që s’hedh asgjë mbi letër,Që nga koha që për ty shkrova të parën poezi,Dhe s’kam ndërmend të shkruaj ndonjë tjetër,Pa qenë në ato fletë prapë ti…
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
15
një Varg për ty
tablo e shtrembër mbi mur,një pamje, peizazh i përgjysmuar,Gjurmë kujtimesh, shenja mbi gur,Diku një letër e grisur,a një varg i shkruar…
Renato Kalemi
16
Rrëfehem Përballë Detit
Rri dhe sytë matanë detit i hedh,tutje, larg, më thellë në horizont,e ndërsa deti dallgët lëshon e mbledh,Dhe me gjuhën e tij, lakuriq më lëmon.
Veshët më janë mësuar me këtë fëshfërimë,Këmbët e kanë të vështirë të largohen,ndoshta, nga mendimet e shumta që mbërrijnë, sapo kjo orë vjen, sapo puthjet shterrohen.
mbi gurin, që kushedi sa kohë ka aty, rri…me buzë të thara… për fare pak ëmbëlsi,Lutem… oh jo, shpresoj dhe ëndërroj pa kufi,Pa dashur të plakem, mbi këtë gur… në rini.
Dhe ti… nuk u duke më këndej,as mbi gurin plak s’je ulur më,unë ulem ç`do ditë e nis të rrëfej,me detin, valët, gurin plak e veten,pa zë.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
17
një tingull Kënge heshti
me heshtjen vazhdoj të luaj, pa fjalë….Kur gjethet e pemëve këputen në vjeshtë.Kjo stinë e vetmuar kujtimet më ngjall,e një tingull kënge më në fund hesht.
ti më largohesh…, unë pas teje vij,si ai tingull kënge që dikur heshti,Zgjas duart, me thonj dua të t’arrij,Por veç hijes tënde, në duar gjë s`mbeti.
edhe pse nuk të arrij më dot,e di që vetë do të vish tek unë,Dhe përsëri do të të puth fort,si një i marrë, që s’ka puthur kurrë.
Renato Kalemi
18
Përjetësisht
aroma e kohës që shkon e s’kthehet më,Fytyrën tejet të rrudhur ma prek vetëtimthi,Kur rënkimet e fundit plasin prej kraharorit,në ecejake të pakuptimta…në përjetësi !
sa i zymtë dhe i hirtë duket trishtimi,Kur me thonj të përgjakur nga mundimi,tërheq më kot, pas vetes, ëndrrën e rikthimit,Ku bën pjesë ti…në përjetësi !
e dhimbja shtohet në vazhdimësi,me shpresën që tretet në qiellin bosh,të braktisur nga hëna dhe yjet,Kurse ti më largohesh…në përjetësi!
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
19
Paçka se Dikush tjetër
Kam etje dhe pres…Që buzët e tua të lagështa, t’i puth sërish,Paçka se dikush tjetër, i ka puthur ato, më parë!Kam mall dhe pres…Që flokët e verdhë, t’i shkoj ndër gishtat e mi,Paçka se mbrëmë, dikush tjetër ato, i ndjeu!Kam etje dhe pres…Që të të përqafoj… Qoftë e fundit herë,Paçka se lotë do të derdh atëherë për ty!Kam etje dhe malli rritet vazhdimisht…Paçka se buzët më janë tharë,Paçka se ky trup i mundur,… s‘ka më shpresë!
Renato Kalemi
20
Puthemi, Grindemi, Dashurohemi
ti je pranë meje…Puthemi, grindemi, dashurohemi,edhe pse veç në ëndërr,… të preka vërtet!
e ndjej frymën tënde,Që më çik butësisht buzët …Kur sytë i jepen me dëshirë gjumit,e ai më largohet!
Kur në sfondin më të largët,… të qetësisë time,Fillon të tingëllojë zëri yt,Kujtimi ringjallet!
Por, veç kujtimit,Brenda meje,nis e ringjallesh ti…e pas teje, vijnë sërish,Puthjet, grindjet, dashuria!
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
21
Dhe unë Dua të Qaj
Dhe unë dua të qaj…Që bashkë me lotët e mi,të largoj kujtimin tënd, Për t’i dhënë fund dhimbjes.
Dhe unë dua të qaj…Që hidhërimi im,të kthehet në fije shprese,Për ty!
Dhe përsëri do qaj…sa herë do të dua,të parën femër,Që tregon pak vëmendje,Për mua!
22
Renato Kalemi
mposhtem
në ëndrrat e mia, mposhtem… diku!Vdes duke rendur pas hijes tënde,Që kurrë nuk munda ta bëj timen.Pastaj zgjohem…e kuptoj që ti s’je më aty!Psherëtima të kota thyejnë heshtjen,Kur pres të vdes sërish,në një ëndërr tjetër…
23
Puthemi, GRinDemi, DashuRohemi
e Gjeta Paqen
e gjeta paqen,aty ku rreshti dashuria për ty.Lotët e humbën fillin e hidhur,Dhe sytë nisën të buzëqeshin.
tani dëgjoj krisjen,e sekondave tek vdesin.mundohem t’i kthej në çast,Kur kuptova se plakja vjen……dita-ditës.
Renato Kalemi
24
Prapë me ty
një natë do t’i mbyll sytë i qetë,Dhe errësira do të më shoqërojë,Përgjatë rrugës, në botën e përtejme,Për t’pritur me mundim, rimishërimin.
atëherë, do të filloj të ndjej mungesën,e dritës së diellit, ajrit e rrahjet e zemrës.teksa dhimbjet e shpirtit do të largohen,e bashkë me to, dhimbja që shkaktoje ti.
Pastaj, sërish do të arrij të ringjallem,ashtu siç u ringjalla shumë shekuj kaluar.Por, sërish do të kem frikë nga i njëjti gabim,të mos dashurohem prapë, me dikë si ty.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
25
i huaji
tani të ndjej të huaj!nuk e di se ç’ndodhi,nga brenda u vyshka,as lotë nuk derdh më,Për ty!
ecejaket e dhimbjes,nuk e di kur u shuan,ndonëse pëshpëritjet,Dhe kurmi që le pas,ende më dehin!
Po, unë gënjeja veten,Pa e kuptuar arsyen…Dhe ndihesha i humbur,nga frika e përballjes,me ikjen tënde!
tani jam unë i huaji,as veten nuk e njoh.ulem para pasqyrës,një imazh i turbullt,Ky jam unë!
Renato Kalemi
26
Kur…
Kur flas me ty,Qesh me veten.
Kur ndjej për ty,Qaj përbrenda.
Kur të ëndërroj ty,nuk dua të zgjohem.
Kur të pres ty,ngrij minutat.
Kur të shoh ty,s’dua të ndahem.
Kur të humba ty,nuk e njoha më veten.
Kur vetja më la,të dëshirova sërish.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
27
Kur sosa kërkimet,mbylla një kapitull.
Kur ti u rishfaqe,u ndjeva fatlum…
Dhe kur ti ike përsëri,u zhyta të ëndërrat e mia,Për të ndalur minutat,të qaja i përhumbur,Duke qeshur me veten,Pse nuk isha më i zoti,të hapja një kapitull të ri.
Renato Kalemi
28
Vrimat e zeza të trurit tim
ti më dhe shtytjen e fundit,në humnerën e mendimeve të mia,Që u kalbën pas kujtimit tënd,sapo kuptimi i tyre humbi,Bashkë me dhimbjen që ndjeva,si pickimin e një gjilpëre me kokë,Dhe gjakun që rrodhi në çast,e lashë të pikonte deri në fund,Derisa u shkriva me yjet,në hapësirën boshe të kohës,të krijuar nga vrimat e zeza,të trurit tim,Që na përpinë të dyve!
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
29
Përçartje
në boshllëk gremisur,Zhytem në tingujt klithës,Që gjoksi im çliron,Përvajshëm!
nuk arrij të shprehem,Fjalët lidhur në grykë,i kam… të urrej,Pasqyrë pa refleks!
Kur veten time gjej,të humbur në rrjeta,Ku merimangat e trurittim, endin vuajtjen.
Vegim i turbullt,“të dua”- them,e prapë të urrej,Pse s’flet!?
Renato Kalemi
30
mos u mërzit
nëse jam i pagjumë,Për mua mos u merakos,netëve të ftohta të dimrit,ty dua të t’kem pranë.
nëse dëgjon heshtjen time,të lutem, mos e thyej,Për ty jam duke pritur,Kur sekondat kërcasin.
nëse në heshje më sheh që fle,ti s’ke pse mërzitesh,Kjo s’do të thotë aspak,se në ëndrrat e mia nuk je ti.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
31
Dëshpërim
Kur dëshpërimi troket në portat e trurit tim,tentakulat e mërzitjes më zhvirgjërojnë mendimet.Gjakun e zi ma pijnë ushunjëza të kuqerremta,si qënie të pangopura fryhen deri në pamundësi.Dhe nga uria e madhe nisin e brejnë njëra-tjetrën,asgjë s’mbetet për to, veç një kufomë e pajetë,Që i shëmbëllen imazhit tim të dikurshëm.
Renato Kalemi
32
intermexo
Kur yjet fshihen pas reve të zeza,e hëna ndihet e ftohtë në vetmi,Kur dielli shkëlqen diku tjetër,e nata i dorëzohet errësirës,unë përpiqem t’i shpëtoj territ,Kaluar mbi një re të bardhë,Çaj përmes ajrit të ftohtë akull,Drejt atij vendi që ndriçohet nga ti.
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
33
Dordoleci
Dua të bëhem një dordolec,ti të bësh ç’të duash me mua,të më shposh me një gjilpërë,të më harrosh, a japësh hua.
s’do kem frikë as nga errësira,a ndonjë sorrë që kalon atypari,as kur do të më brejnë kashtën,e do më hanë nga pak, si barin.
Për askënd s’do e çaj kokën,Do mbaj ç’të duash mbi krye,Gjithçka do të më duket pupël,Kur natën do të shoh ty mbi yje.
sepse dua të jem dordolec,të përgjërohem më vizato,me fytyrë të lumtur, që qesh,të tillë dua të më shohësh,Kur nga sirtari të më nxjerrësh.
Renato Kalemi
34
i burgosuri yt
unë jam veç një mendim,Që humba kontrollin kuru rrëzova në duart e tua,i kapërthyer në vorbullëne mëkatit që nuk shlyhet,i përlyer nga fëlliqësitë endyra të hiçit të kësaj bote,Ku s’pata fatin të jetoja.
mallkova veten kur pashë,Kontrollin që kishe tek unëDhe volla vrerin përbrenda.Paskëtaj kurrfarë gjeje s’mbeti,Përveç pluhurit të trupit tim,i përzierë me imazhin tënd,ai me kohën fitoi formën,Dhe u kthye në “mendim”!
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
35
si një merimangë që tjerrRrjetën e saj të mëndafshtë,tani ti thur çdo ditë kujtimet,të qeshurat e të qarat e mia,ndërsa unë pyes veten: “Pse jam i lumtur?!”,Por, të verbrit të kontrolluarnuk i përgjigjet askush!
Renato Kalemi
36
e di çfarë?!
e di çfarë?unë po iki,shtegtoj,Larg teje,aty ku qetësia,Prehet pa kohë,Ku sensi humb,Padashur!
e di çfarë?Jam penduar,Rrotullohem,në rrathë,të pafundmë,Kuptimin dua,t’u gjej,e s’mundem!
Puthemi, Grindemi, dashurohemi
37
e di çfarë?të dashurova,isha i gjallë,Pranë teje,mëngjeseve,Kur putheshim,Dhe ndihesha,i mbushur!
e di çfarë?i mbytur krejt,në boshllëk,Përpëlitem,Kur përbrenda,Dëshpërimi,Qesh fort:Çfarë të di?!
shënime për autorin
Renato Kalemi ka lindur në Përmet (1984). Është diplomuar në universitetin e tiranës, në Fakultetin e historisë dhe Filologjisë, dega Gazetari, në vitin 2006.
Që prej vitit 2003 është angazhuar në shtypin e shkruar dhe medi-an shqiptare, me një sërë artikujsh me tema politike, sociale dhe kul-turore. në fillimet e tij në fushën e gazetarisë ka punuar për rreth dy vjet në gazetën e përditshme “Korrieri”, një nga gazetat ndikuese dhe opinion-bërëse të tiranës.
në vitin 2005, ai është emëruar dhe aktualisht punon si redaktor i faqeve politike të revistës së përjavshme “Klan”, një nga revistat më të vjetra dhe prestigjioze në shqipëri, e themeluar në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe ka shkruar vazhdimisht artikuj, reportazhe, komente dhe analiza mbi jetën shoqërore dhe politike të shqipërisë.
Është marrë me poezi që në moshë të vogël dhe shkruan letërsi artistike. Gjithashtu, është i apasionuar pas kinematografisë dhe ka shkruar skenarë filmi me metrazh të shkurtër.
Përmbajtja
në shekuj do të eci ...................................................................................... 5Çast Vetmie ................................................................................................. 6u ktheva për ty ........................................................................................... 7Pa shpresë .................................................................................................... 8Lehtësim ...................................................................................................... 9motive në re dhe gurë .............................................................................. 10të shoh ...................................................................................................... 11Vegime Ëndrrash ...................................................................................... 12iris ............................................................................................................... 13Kohë që s’shkruaj ...................................................................................... 14një Varg për ty ......................................................................................... 15Rrëfehem Përballë Detit .......................................................................... 16një tingull Kënge heshti ........................................................................ 17Përjetësisht................................................................................................. 18Paçka se Dikush tjetër ............................................................................. 19Puthemi, Grindemi, Dashurohemi ........................................................ 20Dhe unë Dua të Qaj ................................................................................. 21mposhtem .................................................................................................. 22e Gjeta Paqen ............................................................................................ 23Prapë me ty ............................................................................................... 24i huaji ......................................................................................................... 25
Kur… .......................................................................................................... 26Vrimat e zeza të trurit tim ....................................................................... 28Përçartje ..................................................................................................... 29mos u mërzit ............................................................................................. 30Dëshpërim ................................................................................................. 31intermexo .................................................................................................. 32Dordoleci ................................................................................................... 33i burgosuri yt ............................................................................................. 34e di çfarë?! ................................................................................................. 36shënime për autorin ................................................................................. 39Përmbajtja .................................................................................................. 41
9 789951 641098
ISBN 978-9951-641-09-8