7
KUALITET QË SJELL BESIM Xhama për të gjitha llojet e veturave dhe mjeteve transportuese veturave dhe mjeteve trans nspor Tel: +389 2/26 22-888 Fax: +389 2/26 22-330 [email protected] www.zamanshqip.com NR.106 / 2014 Tetor Revistë Mujore \ Çmimi 70 Den. | Në shekullin 21 është humbur vlera e jetës së njeriut “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin juridik të vendit” Intervistë ekskluzilve me Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Adnan Jashari

“Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

  • Upload
    ledieu

  • View
    241

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

K U A L I T E T Q Ë S J E L L B E S I M

Xhama për të gjitha llojet eveturave dhe mjeteve transportueseveturave dhe mjeteve transnspor

Tel: +389 2/26 22-888Fax: +389 2/26 [email protected]

www.zamanshqip.com

NR.106 / 2014Tetor

Revistë Mujore \ Çmimi 70 Den. |

Në shekullin 21 është humburvlera e jetës së njeriut“

“Punojmënë kthimin

e besueshmërisëtë qytetarëvenë sistemin

juridik të vendit”

Intervistë ekskluzilve me

Ministrin e Drejtësisë,

Prof. Dr. Adnan Jashari

Intervistë ekskluzilve meIntervistë ekskluzilve me

Ministrin e Drejtësisë,

Prof. Dr. Adnan JashariProf. Dr. Adnan Jashari

Page 2: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

• Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014

22Ballina

[AHMET OSMANI & BERAT BILALLI-SHKUP, ZAMAN]

Intervistë me Ministrin e

Drejtësisë, Prof. Dr. Adnan Jashari

Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin juridik të vendit

Transparenca, pavarësia e

sistemit gjyqësor, depolitizimi, kthimi

i besueshmërisë së qytetarëve është

motoja e jonë

"

Foto: Muhsin G

üler

ministër i drejtësisë kam pasur një takim me një grup punues, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ekspertë të jashtëm të Unionit Evro-pian, dhe përfaqësues të të gjitha struktu-rave gjyqësore në Maqedoni, duke filluar nga Prokurori Shtetëror, kryetari i Gjyqit

Suprem, Këshillit Gjyqësor, këshillit të Prokurorëve etj., me qëllim që të krijojmë një strategji për zhvillimin dhe refor-mimin e sistemit juridik të Maqedonisë, për një periudhë 5 vjeçare. Tendenca jonë ka të bëjë me reformimin e pushtetit gjyqësor, në drejtim të rritjes së transparencës, pavarësimit politik, ndërsa qëllimi përfundimtar do jetë kthimi dhe kriji-mi i besueshmërisë së qytetarëve në raport me sistemin juri-dik të Maqedonisë.

Si

Page 3: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014 ←

23

Nevojiten reforma përpavarësimin e gjykatave

Komisioni Evropian, ka bërë shumë vërejtje për punën e gjyqësorit. Një ndër vërejtjet kishte të bënte me ndikimet politike gjegjësisht mos pavarësimit nga presionet politike? Çfarë hapash do të ndërmerrni për të pasur një gjyqësor më të pavarur?Gjyqësori në Republikën e Maqedonisë, edhe pse juridiki-sht besohet se është i pavarur megjithatë për fat të keq dita ditës, gjatë ushtrimit të detyrës është nën presion të ndikimeve politike, por edhe të grupeve të biznesit. Në deklaratat e mia të para si ministër kam thënë se fatkeqës-isht gjyqësori punon në këtë mënyrë. Reformat në drejtim të pavarësimit nga ndikimet politike, dhe të bizneseve të ndryshme duhet të vazhdojnë. Këto ndryshime kushtetuese që ne i kemi iniciuar, kanë për qëllim rritjen e pavarësisë të gjyqësorit nga ndikimet e jashtme. Reformimi në aspektin normativ nuk është i mjaftueshëm. Duhet të gjenden meka-nizma që do të reflektojnë në organet që i zbatojnë. Pasi zbatimi i ligjeve mund të reflektojnë ose të ndikojë në pa-varësimin e gjyqësorit. Dua të them se me këtë nuk mjafton vetëm ndryshimi i ligjeve, edhe atë në drejtim të harmo-nizimit të tyre me standardet ndërkombëtare, gjegjësisht me direktiva të Bashkimit Evropian, por duhet të gjenden mekanizma edhe për zbatimin e ligjeve ashtu siç miratohen apo aprovohen nga Kuvendi. Në këtë segment ne, kërkojmë ndihmë edhe nga faktorët relevant ndërkombëtarë për të siguruar mekanizma për zbatimin e ligjeve, të cilat për çdo ditë po i harmonizojmë me standardet e kërkuara.

Theksuat se për të pasur një gjyqësor më të pavarur nevojiten mekanizma. Cilat janë mekanizmat e nevojshme?Së pari, duhet bërë çmos që presionet politike jo vetëm ndaj gjyqësorit, por edhe ndaj gjykatësve të eliminohen për të siguruar kështu pavarësi më të madhe në marrjen e vendimeve. Së dyti, patjetër të sigurohen mekanizma si seminare të ndryshme dhe trajnime që kanë për qëllim edukimin e gjyqtarëve në lidhje me zbatimin në praktikë të ligjeve.

Në një farë mënyre duhet të evitohen të gjitha mun-dësitë për zgjedhjen e gjyqtarëve apo të prokurorëve nga ndikimet politike, respektivisht futjen e personave të politizuar në gjyqësor. Shpresoj se në pjesën norma-tive do ta zhvillojmë këtë, por gjatë zbatimit të ligjeve në praktikë shumë me rëndësi është edhe mentaliteti i gjyqtarëve. Të gjitha këto kërkojnë kohë dhe durim. Por punët nuk duhet të lihen në status quo, por duhet rishikuar dhe gjetur mundësi që të ndryshoj mentaliteti i gjyqtarëve, edhe atë përmes eliminimit të personave që politikisht janë të ngarkuar.

Ndërkombëtarët kritikuan amendamentet e propozuara

Në Kuvend u votua Ligji për debutimin e Kushtetutës. Ndryshimi i Kushtetutës nuk përmban asnjë ligj konform MO-së ku disa nga ata ligje, analistët i konsiderojnë si të panevojshme?A mendoni se një hap të tillë do të ishte i mirëpritur nga ndërkombëtarët?Ndryshimet Kushtetuese, janë ndryshime që janë harmonizuar para se të bëhet ndarja e resorëve. Para se të vijë në këtë pozitë, partnerët e koalicionit për këto ndryshime kanë bërë marrëveshje. Unë, si mi-nistër jam i obliguar ta respektoj këtë marrëveshje të të dy liderëve politik që përbëjnë koalicionin qe-veritar. Ndryshimet Kushtetuese në parim në asnjë segment nuk e cenojnë MO-në. Njëri ndër amen-damentet kushtetuese që lidhet me MO-në, ka të bëj me përbërjen e Këshillit Gjyqësor. Mekanizmat brenda këtij amendamenti që kanë të bëjnë me mbrojtjen e popujve jo shumicë në Maqedoni, nuk cenohen. Me këtë amendament kushtetues në të ardhmen përjashtohet mundësia që në përbërje të ketë anëtarë në bazë të funksionit apo pozitës, siç është rasti me ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Gjykatës Supreme. Mekanizmi brenda amendamen-ti aktual kushtetues për mbrojtjen e bashkësive jo shumicë nuk cenohet, dhe si i tillë mbete të zbatohet edhe në të ardhmen.

Faktori ndërkombëtarë kundërshton të gjitha këto amendamente kushtetuese. Vërejtje ka pasur edhe nga Komisioni i Venecias. Pothuajse për të gji-tha amendamentet kushtetuese ata kanë pasur su-gjerime. Për disa amendamente ka pasur me shumë sugjerime ndërsa për disa të tjera më pak. Vërejtjet kanë qenë në lidhje me martesën, zonën financia-re, limitimin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, por edhe për amendamentet e tjera. Të gjitha këto vërejtje si ministër i Drejtësisë, duke nisur nga fakti se jam pjesë e qeverisë, do t’ia prezantoj para qeveri-së, por çfarë hapash do të ndërmerr ajo, në lidhje me vërejtjet e Komisionit të Venedikut dhe përfaqësu-esit ndërkombëtar varet nga vetë qeveria.

Një ndër ankesat që i morri ky ndryshim Kushtetues ishte edhe kufi zimi i ingerencavetë ministrit të Drejtësisë. Si do ta vlerësonitju këtë kufi zim?Ministri i Drejtësisë, nuk do të jetë më anëtarë i kës-hillit gjyqësor, por tendenca e pushtetit aktual është që nëpërmjet përjashtimit të ministrit të drejtësisë të reflektohet në depolitizim. Në qoftë se mendohet se ministri i Drejtësisë, është faktor për politizim, me plot-dëshirë do ta pranoj këtë amendament dhe do të tërhiqem. Edhe pse personalisht nuk vlerësoj se fa-ktor për politizim të pushtetit gjyqësor në këtë organ është pjesëmarrja e ministrit të Drejtësisë,. Por, si do që të jetë e kam pranuar këtë ide si të tillë, dhe shpre-soj se në të ardhmen pushteti gjyqësor do të jetë më pak i politizuar nga pushteti që e kemi ne sot.

Page 4: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

• Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014

24Ballina

Kemi në plan ta përmirësojmë gjendjen aktuale të burgjeve Përsëri sipas raportit të KE-së, në të njëjtën kohë edhe ankesa e të burgosurve dhe të avokatit të popullit, ka të bëjë për kushtet e mjerueshme të burgjeve. Gjatë mandatit tuaj, a pritet të ndodh përmirësimi i kushteve nëpër burgje?Burgjet në R. e Maqedonisë, ash-tu siç konstatuat edhe Ju, janë në kushte të mjerueshme. Këtë situatë e kemi hetuar dhe kemi përgatitur një strategji për inves-time në të gjitha burgjet në R.M. Së pari në drejtim të sigurimit të një kornize financiare, e cila do të përfshijë një periudhë afatsh-kurtër tre ose katër vjeçare, pas-taj përmes investimeve që i kemi planifikuar së bashku me drej-torinë për realizimin e sanksio-neve dhe të mundemi të paktën të reflektojmë në përmirësimin e kushteve duke u ofruar atyre kushte paksa më të mira.

Kemi mungesë të kuadrove që i plotësojnë kushtet për të qenë në pushtetin gjyqësor Sipas reparteve dhe funksioneve që i kryejnë shqiptarët, sa për qind është numri i tyre, gjegjësisht sa shqiptarë kemi të punësuar në Ministrinë e Drejtësisë? Në Ministrinë e Drejtësisë, vazhdimisht po risim numrin e shqiptarëve dhe pjesëmarrësve tjerë të bashkësive jo shumicë në vend. Pjesëmarrja e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumi-cë në pushtetin gjyqësor përbën 14%. Jemi larg asaj që e parasheh Kushtetuta. Mirëpo, nga ana tjetër në institucionin e Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësimi i shqiptarëve është i lartë, gjegjësish mbi 25%. Në këto kushte që funksionon pushteti gjyqësor është e vështirë të parashohim rritje të numrit, në të kundërtën mund të kemi një situatë retra-aktive, ku kjo përqindje mund të zvogëlohet dhe jo të rritet, përderisa nuk ndërmerren masa në mënjanimin e kritereve për të depërtuar në akademi të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, apo të ndryshimit të ligjeve në këtë drejtim.

Në këshillin Gjyqësor, aktualisht nga gjithsej

15 anëtarë, 4- janë shqiptarë dhe 1 turk. Në këtë institucion numri i përfaqësimit është i mjaftue-shëm. Por, ngecje kemi në pjesëmarrjen e proku-rorëve, gjykatësve si dhe të punësuarve brenda në administratë. Problemi qëndron në mungesën e kuadrove që nuk i plotësojnë kushtet për tu futur në akademi, pra për t'u bërë gjyqtarë. Personali-sht mendoj se ato kritere janë tepër të vështira. Një jurist minimum duhet të ketë 300 kredi, nota me-satare duhet të jetë e lartë, së paku dy vjet përvojë pune dhe të jep provimin e jurispondencës etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë. Këtu ka ndikim edhe ndryshimi i sistemit të arsimit. 3 vjet bachellor, 2 vjet magjistraturë, e cila zakonisht shkon deri në 3vjet, 2 vite përvojë pune për përgatitjen e provi-mit të jurispondencës, dhënia e provimit, dhe në total kjo shkon deri në 10 vite. Kusht tjetër që kërkohen për të depërtuar në akademi është edhe njohja e gjuhës angleze –niveli i lartë. Të gjitha këto kritere rëndojnë situatën për të qenë pjesë e akademisë së gjyqtarëve. Të presim dhe do të shohim nëse do kemi ndryshim të kritereve, dhe ne si ministri në agjendën tone kemi planifikuar mbajtjen e trajnimeve dhe seminare të ndryshme në universitetet e vendit. Në këtë mënyrë men-dojmë t'i motivojmë studentët që t'i plotësojnë kushtet aktuale që të mund të sigurojmë kuadër për këtë institucion.

Sa do ta arrijmë qëllimin do e tregon koha, por shpresoj se këto kushte aktuale që janë nëpër burgje, pas tre apo katër viteve me siguri nuk do ti kemi. Megji-thatë, jam i bindur se kushtet aktuale kërkojnë investime shumë më të mëdha nga ajo që e kemi planifikuar. Por së paku do të mundohemi të evitojmë disa çështje vitale të cilat mund të realizohen në këtë periudhë.

Foto

: M

uhsi

n G

üler

Page 5: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014 ←

25

Propozohen ndryshime dhe plotësime të ligjeve pa mos i analizuar marrëdhëniet ndëretnike

Cili është vlerësimi Juaj, për pakon e ligjeve që parashihen të ndryshohen sipas Kushtetutës së re?Në Republikën e Maqedonisë, për fat të keq nuk bëhet një analizë e marrëd-hënieve që janë objekt rregullimi me ligj. Para se të hartohet një ligj, së pari duhet të analizohet se ç’ka rregullohet, si duhet të rregullohet, dhe me çfarë normash. Bëhet një analizë komparati-ve dhe mandej propozohet ligji. Përsh-typja ime, është se në Republikën e Maqedonisë ligjet përgatiten shumë shpejt, apo më mirë me thënë, për të rregulluar një çështje të caktuar ligjet propozohen aty për aty. Nga analizat jo të mirëfillta, jo mirë të analizuara, sh-kaktohen pasoja të rënda në raport me me sistemet që janë më të zhvilluara, dhe si rezultat i kësaj ndodh fenome-ni i ndryshimit të ligjeve. Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve tek qytetarët shkak-ton jo stabilitet juridik. E gjithë kjo lë pasoja.

Kushtetuta e vendit edhe në të ardhmen do të pësojë ndryshime

Çfarë do të jenë kërkesat e subjektit politik si pjesë e koalicionit qeveritar ku edhe Ju, jeni pjesë e atij subjekti në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës?Këtë çdo herë e kam thënë, do ta përsërisë edhe një herë. Kushtetuta nuk është libër i shenjtë, ajo në Republikën e Maqedonisë, nga momenti i miratimit deri më tani ka ndryshuar mbi 30 herë. Si e tillë nuk do të thotë se nuk do të ndryshoj edhe në të ardhmen. Unë, jam thellë i bindur se Kushtetuta e Repub-likës së Maqedonisë, do e mos të ndrys-hojë, sepse brenda vendit ndryshojnë edhe shumë fenomene tjera. Si pasojë e këtyre ndryshimeve është vështirë të ngelet e pandryshuar, në veçanti në drejtim të rritjes të funksionimit dhe efikasitetit me administrimin apo me-naxhimin me pushtetin shtetëror.

Rasti “Monstra” është politizuar tej mase

Si do ta vlerësoni procesin gjyqësor të rastit Monstra?Rasti “Monstra”, është një rast i politizuar tej mase, dhe në mesin e qytetarëve ka krijuar mosbesim në raport me pushtetin gjyqësor. Në ditën e parë pasi jam zgjedhur si ministër është shpallur vendimi gjyqësor, kurse unë menjëherë pas kësaj kam thënë: ”Që qytetarët e Maqedonisë t'i besojnë këtij procesi, gjykata e shkallës së dytë patjetër që të gjitha faktet, argumentet, provat t'i bëj publike, gjegjësisht transparente. Mbi këto baza, pa marrë parasysh përk-atësinë etnike apo fetare, ata të binden se janë apo nuk janë fajtorë. Vetëm në këtë mënyrë besoj se do të mundet më mirë me e administruar këtë rast. Në qoftë se provat dhe faktet, nuk bëhen publike respektivisht transparente për opinionin më të gjerë, ky rast në marrëdhëniet ndëretnike do të shkaktoj pasoja të mëdha politike. Unë, shpresoj se Gjykata e shkallës së dytë do të ketë guxim që ta bëj transparente tërë këtë procedurë. Pse të mos lejoj edhe pjesëmarrjen edhe të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dije, njohuri dhe përvojë, varësisht nga provat apo faktet. Në këtë mënyrë te çdo qytetar mund të krijojmë besueshmërinë në raport me pushtetin gjyqësor.

Ligji për rregullimin normativ të ueb-portaleve është i domosdoshëm

A mendoni se ka nevojë për miratimin e një Ligji, që do të rregullojë punën e ueb-portaleve?Për rregullimin normativ të ueb-portaleve, është biseduar edhe në qeveri. Besoj se vetëm përmes miratimit të ndjenjës për vënien e një ligji për ueb-por-talet, mund të krijohet një rend edhe për këtë çështje. Me sa jam i informuar Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë, po përgatit një ligj të til-lë. Atëherë kur ky ligj do të jetë gati, do të vihet në procedurë për ta rregulluar këtë çështje edhe atë aspektin normativ. Nuk besoj se ligjet cenojnë lirinë, por vënia rend edhe në këtë sferë besoj se është më se e domosdoshme edhe në Maqedoni.

Foto

: M

uhsi

n G

üler

Page 6: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

• Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014

26Ballina

Bashkëpunimi me shtetet fqinje do të vazhdoj në lidhje edhe me marrëveshjeve të tjera bilaterale

Në çfarë niveli është bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë, me vendet fqinje, pasi janë vetë ministrat ata të cilat duhet të nënshkruajnë ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në njërin apo vend tjetër?Republika e Maqedonisë, ka marrëveshje bilaterale me disa vende fqinje. Kjo marrëveshje mbi të gjitha varet nga bashkëpunimi politik. Republika e Maqe-donisë, ka marrëveshje për bashkëpunim në sferën e ekstradimit, ndihmës juridike ndërkombëtare me Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë. Ky bashkëpunim në të ardhmen duhet të avancohet, sidomos në drejtim të lidhjes së marrëveshjeve të tje-ra bilaterale, dhe nga ky këndvështrim synimi im si ministër i Drejtësisë, ka qenë vizita në Republikën e Kosovës, për ta avancuar bashkëpunimin e ndërsjellë duke lidhur një marrëveshje tjetër në ndihmë juridike, jo vetëm në sferën penale, por edhe në sferën civile dhe atë tregtare. Në këtë drejtim kam përgatitur draft versionin, dhe shpresoj se së shpejti kjo marrëveshje do të firmoset nga të dyja palët. Pres që në Kosovë, të zgjidhen çështjet e karakterit politik, të formohet qeveria e re, që më pas të mund ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. Ne kemi marrëveshje edhe me shtete të tjera të rajonit siç janë Italia,Turqia, Kroacia, Sllovenia etj. Me të gjitha këto, do të tentojmë të bashkëpun-ojmë edhe më tej duke bërë marrëveshjeve të reja. Me të vetmin pretekst që ndihma juridike midis shte-teve të mund të realizohet pa pengesa.

Ka shumë raste ku Maqedonia ka humbur në Gjyqin Evropian si rezultat i mos qasjes së drejtë të gjykatave tona

Në shumë raste qytetarët për të kërkuar të drejtën e tyre i drejtohen Gjykatës Evropiane, për të Drejtat e Njeriut. Keni të dhëna se sa qytetar nga Maqedonia, i janë drejtuar kësaj gjykate dhe pse ndodh kjo?Cenimi i të drejtave në R.M, realisht duhet të ndërr-ohen brenda nga organet e drejtësisë. Ka raste kur përfundojnë procedurat, për shembull, iniciohet pro-cedura në shkallë të parë në Gjykatën e Apelit, dhe përfundon me mjete juridike të jashtëzakonshme. Procedura më pas vazhdon në Gjykatën Supreme, ku pala sërish nuk është e kënaqur. Në këtë rast pala fi-ton të drejtën që t'i drejtohet Gjykatës Evropiane për Mbrojtje e Drejtave dhe Lirive, në Strasburg. Raste të tilla ka edhe këtu në Ministrinë e Drejtësisë, pranë kësaj gjykate, ne brenda njësisë kemi formuar një or-

gan, si byro për përfaqësim të Maqedonisë. Ky organ, ka rol të kundërt me palët që nuk janë të kënaqura me ven-dimin e Gjykatës Supreme. Ne, mbrojmë Maqedoninë, por ka shumë raste kur pranë kësaj gjykate ne i humbim rastet, krejt kjo vjen si rezultat i mos qasjes së drejtë të gjykatave në Republikën e Maqedonisë. Në raste të til-la, çështjet po shqyrtohen dhe po ndiqen në Ministrinë e Drejtësisë. Kohën e fundit ka filluar të funksionoj një komision ndërministrorë, ku kryetar është ministri i Drejtësisë, komision ku trajtohen të gjitha rastet ku Ma-qedonia në raport me qytetarët e saj të cilët e kanë pa-ditur atë në Gjykatën Evropiane, paraqitet si shtet që ka humbur këto procese.

Kohët e fundit shumica e qytetarëve ballafaqohen me problemin e borxheve, respektivisht me Përmbaruesit. Rastet e shumta kanë të bëjnë me Taksën Radio-difuzive, ku qytetarëve u bllokohen xhirollogaritë pa një informacion paraprak dhe pa mos u dërguar fare faturat. Çfarë do të ndërmerr ministria në këtë drejtim ose ligjërisht si qëndron puna?Ligji, që rregullon këto çështje për përmbarim, është një ligj që ka krijuar hapësirë juridike për realizim të bor-xheve pa qenë pala e paditur. Gjegjësisht pa u zhvilluar procedura. Në këtë rast kreditori informon përmbarues-in, kurse përmbaruesi ka hapësirë dhe të drejtë që të re-

Page 7: “Punojmë në kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin

Zaman Shqip / 106 / Tetor 2014 ←

27

alizoj borxhin që ka ndaj debitorit. Këto tema janë duke u analizuar nga grupi punues. Do të shohim se çfarë qëndrimi do të ketë qeveria e Repu-blikës së Maqedonisë, për arsye se ajo është kreatore e këtyre politika-ve. Varësisht nga përfundimet edhe ne si ministri do të ndërmarrim hapa dhe veprime në këtë drejtim.

Cili është roli i Këshillit për Ndërmjetësim, një këshill ky i formuar pak më herët?Ne, si Ministri e Drejtësisë, kemi ndërmarrë disa veprime, konkreti-sht disa hapa. Kemi ndryshuar ligjin për mediacion, ku brenda ligjit kemi formuar një Këshill Nacional për mediacion. Jemi duke i ndryshuar

disa ligje tjera, siç është ligji për procedurë përmbaruese, me qëllim që në disa raste t'i obligojmë palët që të mos iniciojnë procedurë, por problemin apo kontestin ta zhvil-lojnë përmes ndërmjetësimit apo mediacionit. Tendenca ime, si mi-nistër dhe si ministri në të ardh-men do të jetë që mediacionin si një mekanizëm shumë të rëndësishëm për zgjedhjen e kontesteve midis palëve të caktuara ta ringjallim. Do të bëj çmos që ta ringjall këtë meka-nizëm. Jo rastësisht më herët thek-sova, se e kam në plan të propozoj ndryshime me qëllim që kontekstet e caktuara të zgjidhen përmes me-diacionit dhe jo përmes procedurës së caktuar.

Cilat janë synimet kryesore në fushën e drejtësisë për vitin 2014-2015?Si ministër i Drejtësisë, kam pasur një takim me një grup punues, takim ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë të huaj të Bashkimit Evropian, dhe të gjithë përfaqësuesit e strukturave gjyqësore në Maqedoni, duke filluar nga Prokuro-ri Shtetëror, kryetari i Gjyqit Suprem, Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Proku-rorëve etj., për të krijuar një strategji për zhvillimin dhe reformimin e sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë, strategji me afat 5 vjeçar. Tendenca jonë ka të bëjë me reformimin e push-tetit gjyqësor në drejtim të rritjes së transparencës, pavarësimit politik, kur-se qëllimi përfundimtarë do jetë kthimi dhe krijimi i besueshmërisë së qytetarë-ve në raport me sistemin juridik të Ma-qedonisë. Besoj se do ia arrijmë qëllimit që te gjyqësori ta risim efikasitetin dhe efektivitetin. Për të gjitha këto çështje nga faktori brendshëm dhe nga faktor i jashtëm nevojitet ndihma financiare. Në këtë drejtim shpresoj edhe në përkrah-jen e faktorit ndërkombëtarë. Mendoj, se në një periudhë afatshkurtër do kemi reforma, dhe se besueshmëria e qyte-tarëve ndaj pushtetit gjyqësor do të ri-tet. Por qëllimi duhet të jetë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës.

Foto: Muhsin Güler