27
UNIVERSITE FA PRO PU TEMA:HISTOR PARA Udhëheqësi shkencor: Prof.dr. ass. Ragip Gjoshi ETI I GJAKOVËS “FEHMI AGAN AKULTETI I EDUKIMIT OGRAMI PARASHKOLLOR UNIM DIPLOME RIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKI ASHKOLLOR NË KOSOVË Kan Arje Gjakovë,2020 NI” IMIT ndidatja: eta Kelmendi

PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKIMITPARASHKOLLOR NË KOSOVË

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.dr. ass. Ragip Gjoshi Arjeta Kelmendi

Gjakovë,2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKIMITPARASHKOLLOR NË KOSOVË

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.dr. ass. Ragip Gjoshi Arjeta Kelmendi

Gjakovë,2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKIMITPARASHKOLLOR NË KOSOVË

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.dr. ass. Ragip Gjoshi Arjeta Kelmendi

Gjakovë,2020

Page 2: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

2

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 4

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR NË KOSOVË ..................... 5

ABSTRAKT ................................................................................................................................... 7

HYRJE ............................................................................................................................................ 8

KAPITULLI I ................................................................................................................................. 9

1. EDUKIMI PARASHKOLLOR NË KOSOVË........................................................................... 9

1.1 Edukimi parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç) ....................................................................... 11

1.2 Klasa përgatitore (mosha 5-6 vjeç) ..................................................................................... 12

1.3 Edukimi parashkollor (kodi 0) ............................................................................................ 13

KAPITULLI II .............................................................................................................................. 15

2. KORNIZA KURRIKULARE – DOKUMENT POLITIK, AKADEMIK DHE PROCEDURAL

....................................................................................................................................................... 15

2.1 Korniza kurrikulare si koncept përmbajtësor dhe teorik ..................................................... 15

2.2 Korniza kurrikulare - dokumenti më i rëndësishëm në aspektin akademik ........................ 17

2.3 Korniza kurrikulare - dokumenti më i rëndësishëm në aspektin procedural....................... 17

2.4 Arsimi parashkollor – konteksti .......................................................................................... 17

2.5 Rezultatet e pritshme në përfundim të arsimit parashkollor ............................................... 18

2.6 Struktura - organizimi i kurrikulës në nivele ...................................................................... 18

2.6.1 Edukimi në fëmijërinë e hershme – Niveli O ............................................................... 19

2.6.2 Niveli I - Përvetësim themelor...................................................................................... 20

KAPITULLI III............................................................................................................................. 21

3. FUSHAT E STANDARDEVE TË PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR. 21

3.1 Standardi.............................................................................................................................. 21

3.1.1 Standardet e bashkëveprimit pozitiv midis fëmijëve .............................................. 21

Page 3: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

3

3.1.2 Standardet e bashkëveprimit pozitiv midis personelit profesional të institucionit

parashkollor dhe fëmijëve ..................................................................................................... 22

3.1.3 Marrëdhëniet e personelit me të gjithë fëmijët dhe të rriturit janë të barabarta dhe të

njëjta ...................................................................................................................................... 23

3.1.4 Sjellja e fëmijës menaxhohet në mënyrë pozitive ........................................................ 23

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .................................................................................... 25

LITERATURA ............................................................................................................................. 26

Page 4: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

4

MIRËNJOHJE

Mirënjohjedhefalënderim për të gjithëprofesorëteUniversitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, përkëshillat dhe njohuritë që na ndihmuan aq shumë.

Një falënderim shumë i veçantë shkon përudhëheqësin tim shkencorqëmë ndihmoi aq shumëgjatëkëtij rrugëtimi.Faleminderit shumëProf.ass.dr. Ragip Gjoshi!

Gjithashtu,falënderojedhe familjentime e cila më dha shumë kurajo dhembështetjegjatëstudimeve të mia, dhe pa harruarshoqërinëtime pa të cilëtkëto vite tëstudimeve s’do tëkishin kuptim.

Faleminderit!

Page 5: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

5

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR NË

KOSOVË

Kosova ka hartuar për herë të parë Ligjin për edukimin parashkollor në vitin 2006, atëherë kur

është përgatitur edhe kurrikula e parë për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç dhe standardet e

përgjithshme të edukimit parashkollor, që përfshinin moshën 3 deri në 6 vjeç. Në vitin 2011,

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me mbështetje të UNICEF, ka hartuar

standardet e zhvillimit dhe të mësuarit për fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç.Për më shumë,

gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në edukimin parashkollor është një ndër objektivat kryesore të

Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021 (PSAK).Megjithatë, përkundër standardeve

dhe politikave të zhvilluara deri më tani për edukimin parashkollor, Kosova vazhdon të mbetet

vendi me përfshirjen më të ulët të fëmijëve në edukimin parashkollor.Duhet theksuar se kur

flasim për gjithëpërfshirjen, zakonisht i referohemi të dhënave të cilat flasin për prezencën fizike

të fëmijëve në një institucion parashkollor, megjithatë kjo nuk nënkupton edhe cilësinë e

shërbimeve të cilat ofrohen në këto institucione,e cila ende nuk është në nivel të kënaqshëm.

Në vitin 2018, për herë të parë në Kosovë, ka diplomuar gjeneratae parë eedukatorëve për

moshën 0 deri në 3 vjeç, të cilët kanë kualifikim universitar në FakultetineEdukimit në

Universitetine Prishtinës. Në mungesë të kuadrit akademik adekuat, universitetet e tjera publike

të cilat kanë aplikuar nuk kanë arritur të akreditojnë këtë program. Meqenëse edukimi

parashkollor, bazuar në dokumentet kurrikulare organizohet në dy forma, në edukimin

parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç) dhe në edukimin parafillor (klasat përgatitore, mosha 5 deri 6

vjeç) është e pakuptim që të vazhdojë kualifikimi i edukatorëve sipas sistemit 0 deri në 3 vjeç

dhe 3 deri 6 vjeç. Për më tepër, nuk ekziston ende kurrikula bërthamë për edukimin parashkollor,

e bazuar në kompetenca dhe në përputhje me kurrikulat e tjera bërthamë të niveleve më të

larta.Në anën tjetër, klasat përgatitore me të cilat ka filluar zbatimi i kurrikulës së re të bazuar në

kompetenca, fusha kurrikulare/lëndë dhe rezultate të të nxënit, përballen me sfida të shumta.Në

këtë drejtim organizmi i edukimit parafillor në klasat përgatitore ngjan më tepër me arsimin

fillor, ku fëmijët mësojnë përmes lëndëve dhe orëve mësimore. Kjo bie ndesh edhe me

Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, ku programet janë kryesisht të zhvilluara

me një qasje gjithëpërfshirëse për të përkrahur zhvillimin e hershëm njohës, fizik, social

Page 6: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

6

dheemocional dhe ku fëmijët e vegjël përgatiten për të mësuar në një ambient të organizuar,

ndryshe nga ambienti familjar. Programet e nivelit 0 të ISCED, synojnë zhvillimin e shkathtësive

socio-emocionale të fëmijëve, shkathtësi këto të nevojshme për të marrë pjesë në ambientin

social të shkollës, por edhe në zhvillimin e disa aftësive akademike të nevojshme për klasën e

parë. Në kundërshtim me këtë qasje, në Kosovë, klasat përgatitore si pjesëe shkallës së parë të

kurrikulës organizohen në ambiente shkollore, jo motivuesedhe të papërshtatshme për nivelindhe

moshën efëmijëve. Klasat janë të ngarkuara me numër të madh të fëmijëve, ndërsa koha e

qëndrimit të fëmijëve është epamjaftueshme për të arritur qëllimetdherezultatete synuara të të

nxënit.

Page 7: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

7

ABSTRAKT

Ky studim përmban të dhëna për edukimin parashkollor në Kosovë mepërqendrim në

aspektetkryesore që ndërlidhen me funksionimin e këtij sektori të arsimit parauniversitar. Raporti

synon të japë përgjigjenë lidhje me format e organizmit të edukimit parashkollor për grup-

moshat prej lindjes deri në 6 vjeç, gjendjen aktuale të zhvillimit të politikave arsimore dhe

legjislacionit administrativ dhe pedagogjik në këtë fushë, zhvillimin profesional të edukatorëve

para dhe në shërbim, përfshirjen e fëmijëve në nivel vendi, si dhe infrastrukturën.

Fjalët kyçe:edukimi parashkollor, grup-moshat, edukatorët, pedagogji, fëmijët.

Page 8: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

8

HYRJE

Edukimi parashkollor paraqetniveline parë të arsimit parauniversitar në Kosovë, përkatësisht

shkallën 0 të Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit (ISCED), në të cilën

përfshihen fëmijët deri në moshën 6 (gjashtë) vjeçar. Edukimi parashkollor në Kosovë,

organizohet në institucionet parashkollore publike (çerdhetdhekopshtet) dheinstitucionet

parashkollore private, qendrat/kopshtet me bazë në komunitetdhe klasat përgatitore të cilat

funksionojnë në kuadër të shkollave fillore (niveli parafillor). Përkundër që edukimi parashkollor

vlerësohet të jetë baza që përcakton suksesinenxënësve në shkolliminemëtutjeshëm, ky nivel nuk

është trajtuar meprioritet në politikat arsimore. Kjo më së miri dëshmohet me sfidat me të cilat

përballet edukimi parashkollor në Kosovë, përfshirë: shpërndarjen joadekuate të institucioneve

parashkollore në vend (vetëm 23 nga 34 komuna të Kosovës kanë së paku një kopsht publik të

fëmijëve deri në moshën 6 vjeçar), numri i vogël i institucioneve parashkollore publike (vetëm

42 institucione parashkollore publike në mbarë vendin), mungesa e infrastrukturës së

përshtatshme për moshën e fëmijëve, mungesa e materialeve didaktike dhe materialeve

shpenzuese, të cilat nevojiten për organizimin e aktiviteteve të cilat mundësojnë të mësuarit

përmes lojës, etëtjera.

Page 9: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

9

KAPITULLI I

1.EDUKIMI PARASHKOLLOR NË KOSOVË

Pas vitit 2000, institucionetshtetërore filluan t’i kushtojnë më shumë rëndësi edukimit

parashkollor. Siç dihet infrastruktura ligjore dhe ajo profesionale mungonte për të gjitha nivelet,

por, për edukimin parashkollor në veçanti, gjendja ishte më e rëndë duke marrë parasysh se ky

nivel i arsimimit nuk ishte i përfshirë më parë në sistemin paralel të arsimit.Edukimi parashkollor

është përkrahur në vazhdimësi nga partnerë zhvillimorë ndërkombëtarë, si: UNICEF,Save the

Children, Banka Botërore, Bashkimi Evropian si dhe nga organizata joqeveritare të tjera të cilat

synonin gjithëpërfshirjen në edukimin parashkollor dhe përmirësimin e cilësisë së këtij niveli.

Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në

çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin eedukimit parashkollor në Kosovë,

arriti të sjellë ndryshime në praktikën e punës me fëmijët dhe të krijojë një praktikë më fleksibile

më forma të ndryshme të punës, duke synuar edukimin e fëmijëve për të qenë qytetarë të një

shoqërie demokratike. Pikërisht nga ky program burojnë edhe nismat e para drejt ndryshimit të

praktikës së punës me fëmijët dhe hapat metodologjikë të përparuar që vlerësojnë marrëdhëniet

interaktive të rritur-fëmijë dhe fëmijë-fëmijë.Kuvendi i Kosovës, në vitin 2006, miratoi Ligjin

Nr. 02/L52 për Edukimin Parashkollor, i cili për herë të parë rregullonte organizimin e edukimit

parashkollor në Kosovë. Me miratimin e këtij ligji, gradualisht u vendosën shtyllat për një

edukim më të organizuar dhe më cilësor.

Ky ligj, përcaktoi qartë, qëllimin e edukimit parashkollor, parimet mbi bazën e të cilave do të

organizohejedukimi parashkollor, organizimin dhepërmbajtjene edukimit parashkollor publik

dhe privat, financimin, të punësuarit në institucionet parashkollore,mbrojtjene të

dhënavedhederitek mbikëqyrja e punës.

Si rezultat i ristrukturimit të sistemit të arsimit dhe ligjit për edukimin parashkollor, në vitin 2006

hartohet edhe dokumenti i “Standardeve të përgjithshme të edukimit dhe arsimit parashkollor (3-

Page 10: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

10

6 vjeç) në Kosovë” dhe dokumenti i “Kurrikulës së edukimit parashkollor (3-6 vjeç)1 në

Kosovë”,të cilat paraqesin politikat e para për edukimin parashkollor.2

Krahas këtyre dy politikave, me rëndësi vitale për zhvillimin e nivelit të edukimit parashkollor,

gjatë periudhës 2006-2008 janë hartuar disa udhëzime administrative, të cilat rregullojnë aspekte

të veçanta të edukimit parashkollor, si: zbatimi i dokumenteve zyrtare, ku përfshihen standardet e

përgjithshme dhe kurrikula e edukimit parashkollor, kohëzgjatja e programeve parashkollore,

mundësitë dhe hapësirat e përkrahjes së edukimit parashkollor nga komuniteti, mbikëqyrja

profesionale pedagogjike e punës së edukatorëve, përcaktimi i procedurës së ndërprerjes së

punës së institucioneve parashkollore, mënyra e zgjedhjes së programeve parashkollore nga

prindërit e fëmijëve, fondi i orëve javore për edukatorët, përfshirja e fëmijëve në institucione

parashkollore, tarifat e pagesës, financimi, e tjera. Dy politika tjera, të miratuara nga MASHT në

vitin 2011, të cilat ristrukturuan edhe formën edhe përmbajtjen e edukimit parashkollor janë

Kurrikula bërthamë për klasat përgatitore dhe arsimin fillor e rishikuar në vitin 2016 (përfshihet

vetëm mosha 5-6 vjeç) dhe Standardet e Zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme,

mosha 0 deri 6 vjeç.Në vitin 2017, MASHT ka miratuar dokumentin mbi “Kompetencat e

edukatorëve”, i cili i dedikohet edukatorëve të cilët punojnë me fëmijë të moshave 3-6 vjeç,

drejtorëve të institucioneve parashkollore dhe shkollave, zyrtarëve të arsimit, inspektorëve të

arsimit, pedagogëve, profesorëve dhe studentëve në arsimin e lartë.

Në këtë drejtim, ky dokument i udhëzon të gjitha palët e përfshira në lidhje me atë se çfarë i

duhet një edukatori të jetë i suksesshëm, mbi përdorimin e instrumentit vlerësues, vëzhgimin

praktik në klasë, shfrytëzimin e bazës së të dhënave, si dhe planifikimin e udhëzimeve për ngritje

të cilësisë.

Në muajin prill të vitit 2018, doli në diskutim publik edhe draft-dokumenti i kurrikulës bërthamë

përmoshën 0 deri 5 vjeç, por, i cili ende nuk është miratuar nga MASHT. Mungesa e kurrikulës

1Udhëzim Administrativ Nr. 2/2008 Mjetet e dedikuara për financimin e edukimit parashkollor publik dhe mënyra eshpenzimit të tyre,https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/mjetet-e-dedikuara-per-femijet-4marslekt-87545_1.pdf2Ligji Nr. 02/L-52 mbi Edukimin Parashkollor, 2006;https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/mjetet-e-dedikuara-per-femijet-4marslekt-87545_1.pdf4Udhëzim Administrativ Nr. 41/2007 Zbritja e tarifave që duhet të paguhen nga prindërit për më shumë se njëfëmijë në institucionet parashkollore,https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/41-udhezimi-administrativ-zbritja-e-tarifave-2007.pdf5Udhëzim Administrativ Nr. 2/2008 Mjetet e dedikuara për financimin e edukimit parashkollor publik dhe mënyra eshpenzimit të tyre,https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/mjetet-e-dedikuara-per-femijet-4marslekt-87545_1.pdf

Page 11: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

11

bërthamë për këto grup-mosha që nga koha e miratimit të kurrikulës së re të bazuar në

kompetenca në vitin 2011, ka shkaktuar shumë paqartësi tek edukatorët që punojnë me grup-

moshat 0 deri 5 vjeç, sepse nuk kanë një bazë për planifikimin e punës edukative. Si pasojë,

edukatoret janë të detyruara të bëjnë improvizime të ndryshme për të realizuarplane dhe

programe të cilat nuk kanë mbështetje në një kurrikulë bërthamë të unifikuar në nivel shteti.

1.1 Edukimi parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç)

Mosha e fëmijëve nga lindja deri në 3 vjeç, deri më tani është parë si sektor i shëndetit dhe i

mirëqenies sociale dhe deri më tani ka qenë e përjashtuar pothuajse nga çdo proces i planifikimit

të investimit në aspektin edukativ, përderisa studimet e fundit të neuroshkencës tregojnë se

investimi në moshat më të hershme të zhvillimit të hershëm janë vendimtare për zhvillimin e

mëtejmë të personalitetit të fëmijëve. Në këtë drejtim,për fëmijët ekëtyregrup-moshave, janë

kujdesur kuadro të kualifikuara vetëm më shkollim të mesëm, kryesisht nga fusha epediatrisëdhe

mamisë. Për më shumë, për këtë niveline edukimit parashkollor të moshës lindjederi 3 vjeç,

vazhdon të mungojë kurrikula dhe planprogrami edukativ, ndërsa përqendrimikryesor është në

përkujdesjen fizike të fëmijëve.3Draft-Kurrikula Bërthamë për Edukimin në Fëmijërinë

eHershme (për grup-moshat 0 deri në 3 vjeçdhe grup-moshat 3 deri në 5 vjeç), e paraparë në

Kornizën e Kurrikulës doli në diskutim publik për herë të parënë muajin prill të vitit 2018. Pas

vërejtjeve të shumta lidhur më cilësinë e saj, në muajin nëntor të vitit 2018,dokumenti në fjalë

është pezulluar nga MASHT.Deri më tani nuk ka ndonjë informacion tjetër, përveç faktit se

edukimi parashkollor do të vazhdojë funksionimin pa një dokument të pritur për shumë vite.

Bazuar në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, të miratuar në vitin 2011 dhe të rishikuar në vitin

2016, shkalla përgatitore - Edukimi në fëmijërinë ehershme përfshin periudhëne fëmijës

prejlindjesderi në klasën përgatitore (grup-moshën 0 deri në 3 vjeçdhe grup-moshën prej 3 deri

në 5 vjeç). Gjatë këtij niveli, fëmijët nëpërmjet lojës, përkrahën në zhvillimin ehershëmpersonal,

përfshirë:

6MASHT, Kurrikula Bërthamë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-5 vjeç, 20187MASHT, Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, 2016,https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/korniza-kurrikulare-finale.pdf

Page 12: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

12

zhvillimin e aftësisë për të komunikuar në gjuhën amtarenëpërmjetaktiviteteve që

ndihmojnë artikulimin edrejtë të fjalëve, pasurimin e fjalorit dhe ushtrimin e aftësisë për

të dëgjuar të tjerët;

zhvillimin e njohjes së të menduarit, zgjidhjen eproblemeve, kuptimin e koncepteve,

procesimin e informatës dhe inteligjencën e përgjithshme;

zhvillimin fizik, ushtrimin e koordinimit të lëvizjeve trupore, zhvillimin e forcës, të

ekuilibrit, muskujve,koordinimin sy-dorë dhe aftësimin për manipulim meobjekte të

ndryshme të përdorimit ditor;

vetëdijesimin gradual për veten, për të tjerëtdhe për mjedisin që errethon;

zhvillimin eaftësive për të respektuarrregullat, për të dalluar të drejtën nga e gabuara dhe

për të dalluar veprimet që lejohenprejatyre që janë të ndaluara;

nxitjendhe aftësimin për t’u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete praktike, për të

vlerësuarrreziqetdhe për të respektuarrregullatelementare të higjenësdhe sigurisë.

1.2 Klasa përgatitore (mosha 5-6 vjeç)

Termi “klasat përgatitore” për herë të parë në legjislacionin e edukimit parashkollor në Kosovë,

haset në dokumentin e kurrikulës bërthamë të rishikuar në vitin 2016, ndërsa, në të gjithë

legjislacionin duke përfshirë këtu edhe Ligjin për arsimin parauniversitar të Kosovës dhe

dokumentacionin tjetër ligjor e pedagogjik,(madje edhe brenda vetë kurrikulës bërthamë për

klasat përgatitore) përdoret termi “klasa parafillore”.

Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, përcakton së fëmijët në klasën

përgatitore në shkollë dhe në institucionet parashkollore, ndihmohen për krijimin e përvojës

edukative për ambientim/përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-

mësimit. Procesiedukativo-mësimor realizohet në mënyrë të integruar, i ndërlidhur me punën

dhejetënepërditshme të fëmijëve, dukeuamundësuar që ta kuptojnë drejtmarrëdhënienetyre

memjedisin natyror dhe memjedisine krijuar nganjeriu. Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç),

fëmijët përveç shkathtësive dhe shprehive sociale, krijojnë bazat themelore të të nxënit, që

Page 13: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

13

përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka

rritet gatishmëria e tyre për shkollim fillor dhe për jetë.

Klasa përgatitore, siç është konceptuar në kurrikulën bërthamë duhet të zhvillojë

kompetencatefëmijëve tëkësaj grup-moshe, ndërsa rezultatete të nxënit janë të përbashkëta me

klasën e parë dhe klasën e dytë në arsimin fillor dhevlerësimi i tyrerealizohet në fund të klasës së

dytë apo shkallës së parë të kurrikulës.

Ngjashëm si në shkollën fillore, edhe në klasën përgatitorepërqendrimi është në fushat kryesore

të kurrikulës, përkatësisht: Gjuhët dhe komunikimi; Artet; Matematika; Shkencate natyrës;

Shoqëria dhemjedisi;Edukata fizike, sportetdheshëndeti; Jetadhepuna.Në kurrikulën bërthamë

nuk përfshihen fushat e zhvillimit psiko-fizik të fëmijës së moshës parashkollore duke shkaktuar

kështu mundësi të shkollarizimit tëkësaj klase. Në këtë mënyrë, klasat përgatitore duke u

bashkuar me kurrikulën bërthamë të arsimit fillor janëshndërruar në masë të madhe në klasa

tipike për arsimin fillor. Fëmijët e kësaj moshe, në vend se të mësojnëpërmes lojës dhe edukimi i

tyre të përqendrohet në fushat zhvillimore, të përcaktuara edhe me standardet e zhvillimit dhe të

mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 deri në 6 vjeç, në të shumtën e rasteve, ndjekin njëprogram

me një orar mësimor ku përfshihen katër lëndë mësimore/fusha të kurrikulës.

1.3 Edukimi parashkollor (kodi 0)

Edukimi parashkollor ështëshkalla-niveli i parë i sistemit të arsimit në Kosovë. Ë përbëjnëdy

cikle:

Edukimi parashkollor nëçerdhe për fëmijët e moshës 1- 2 vjeçare

Edukimi parashkollor nëkopshte për fëmijët e moshës 3-6 vjeçar

Nëkopshte fëmijët ndahen në tri grup-mosha:

Mosha e re (3-5 vjeçare)

Mosha e mesme (5-6 vjeçare)

Mosha e vjetër (6-7 vjeçare)

Page 14: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

14

Edukimi parashkollor në Kosovë organizohet edhe në kuadër të shkollave fillore me fëmijët e

moshës gjashtëvjeçare.Këto grupe edukative kanë për qëllim të përgatisin fëmijët për arsimin

fillor. Grupet parashkollore në kuadër tëshkollave fillorequhen “paralele përgatitore” ose“shkolla

të vogla”. Edukimi parashkollor edhepse ështëpjesë esistemit të arsimit, nuk është i detyrueshëm.

Page 15: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

15

KAPITULLI II

2. KORNIZA KURRIKULARE – DOKUMENT POLITIK,

AKADEMIKDHEPROCEDURAL

Korniza Kurrikulare e arsimit parashkollor, ka statusin edokumentit politik, me fuqi

gjithëkombëtare. Nga ky dokument rrjedhin të gjithë dokumentet e tjera, qëpërmbushin qëllimin

e mirërritjes dhe të edukimit të fëmijës në moshat 3-6 vjeç.Korniza Kurrikulare e arsimit

parashkollor rrjedh dhe përmbush frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe

përmbajtjen e Ligjit për ArsiminParauniversitar.Dokumenti në fjalë, përcjell fuqi kushtetuese në

aspektin politik,social, akademik. Kjo e bën këtë dokument të detyrueshëm për t’u përmbushur

nga:institucionet e arsimit parashkollor, ekspertët e arsimit, që ushtrojnë dijen e tyre në

këtësistem shkollimi, stafet profesionale që përcjellin mirërritje dhe edukim në

sisteminparashkollor, institucionet rajonale dhe vendore që përthyejnë frymën e këtij

dokumentinë objektivavendore. Korniza Kurrikulare e Arsimit Parashkollor është në rezonancë

të plotë me kurrikulën në arsimin edetyruar. Dokumenti është i konceptuar, duke iu

referuardimensioneve themelore në mirërritje dhe edukim të fëmijës në grupmoshat 3-6 vjeç:

Respektim i individualitetit të fëmijës

Gjithëpërfshirje e fëmijës përtej çdo lloj paragjykimi

Diversitet kulturor si fakt dhe si vlerë

Dimension gjinor përtejstereotipisë

2.1 Korniza kurrikulare si koncept përmbajtësor dhe teorik

Kurrikula, është një sistem i integruar i elementeve me synime arsimore, që orientojnë dhe

mundësojnë zbatimin në sistem të politikave arsimore dhe administrative, në përshtatje me

realitetet shoqërore, historike, ekonomike e kulturore të një vendi.Kurrikula është dokument i

Page 16: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

16

shkruar nga ekspertë dhe i konsultuar me grupe të ndryshme interesi që e zbatojnë kurrikulën në

terrenin e së përditshmes në institucionet parashkollore.

Ky dokument {Korniza Kurrikulare}, i referohet teorive më të njohura të zhvillimit të fëmijës, të

cilat janë të konfirmuara; përshkruan besimet e ekspertëve që hartojnë dokumente të këtij niveli;

përcakton procedurat që përmbushin përmbajtjen e dokumentit; liston metodologjitë më të

njohura që përmbushin kurrikulën; përcakton fushat e të nxënit, kompetencat, instrumentet e

vlerësimit, materialet dhe burimet që përdoren për të ndihmuar fëmijën të arrijë qëllimet e

vendosura. Në kurrikulë përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të

bëjnë fëmijët e grup-moshës 3-6 vjeç; cilat vlera e qëndrime duhen kultivuar; si duhen aftësuar

ata për bashkëjetesë e tolerancë me njëri-tjetrin, por jo vetëm; si mund të japin ndihmesë në

mënyrë aktive për mirëqenien shoqërore dhe vetjake. Kurrikula konfirmon nevojën që në

moshën parashkollore, aftësitë efëmijëveduhet t’i drejtohen të nxënit të pavarur, zgjidhjes së

problemeve, si dhe zhvillimit të mendimit kritik, përgjegjësive për vetene për të tjerët. Këto

aftësi dhe të tjera lidhen sot mekonceptinekompetencave për të nxënit gjatë gjithë jetës, të cilat

mundësojnë përgatitjene individëve për pjesëmarrje cilësoredhe aktive në shoqëri. Në këtë

dokument janë parashtruar:

Qëllimi i arsimit parashkollor, si pjesëe qëllimit të përgjithshëm të

arsimitparauniversitar;

Parimetepërgjithshme mbi të cilat ndërtohet zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulës;4

Kompetencat kyçe që fitohen nga fëmijët e moshës 3-6 vjeç;5

Standardet, fushat e të nxënit dherezultatete të nxënit për secilën fushë;

Veçoritëe të mësuarit dhekontekstualizimi në moshën parashkollore;

Instrumentetevlerësimit të zhvillimit të fëmijëve 3-6 vjeçar;

Dokumentetkurrikulare që e shoqërojnë.

15https://masht.rks-gov.net/korniza-e-kurrikules-e-arsimit-parauniversitar16https://konsultimet.rks-gov.net/Storage/Consultations/13-50-56-27042018/Draft%20Kurrikula%20b%C3%ABrtham%C3%AB%20p%C3%ABr%20edukim%20n%C3%AB%20f%C3%ABmij%C3%ABrin%C3%AB%20e%20hershme%200-5%20vje%C3%A7.pdf17Parashkollori, është term me të cilin operohet në grupmoshën 3-6 vjeç, atëherë kur fëmija frekuentonInstitucionin parashkollor–kopshtin.18 Dokumenti operon me termin fëmijë parashkollor, referuar konteksit ku bëhet parashtrimi.

Page 17: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

17

2.2Korniza kurrikulare - dokumenti më i rëndësishëm në aspektinakademik

Korniza Kurrikulare, për moshën 3-6 vjeç, merr në konsideratë teoritë e konfirmuara të

zhvillimit dhe të të nxënit për këtë grup-moshë, të cilat i japin rëndësi të veçantë aspektit

akademik që ato përcjellin.Mbi këtë bazë janë prodhuar Standardet e Zhvillimit dhe të Nxënit,

janë listuar fushat e të nxënit, është përcaktuar mjedisi i të nxënit, është konfirmuar

domosdoshmëria e partneritetit me familjen, si dhe janë përcaktuar kriteret me të cilat realizohet

vlerësimi i zhvillimit dhe i arritjeve të fëmijëve parashkollorë.

2.3Korniza kurrikulare - dokumenti më i rëndësishëm në aspektinprocedural

Korniza Kurrikulare e Arsimit Parashkollor është një dokument shumë i rëndësishëm përsa i

përketaspektitproceduralsepse kydokument:

Liston udhëzimet kryesore për qëllimin final në mbyllje të ciklit moshor,brendin,

mënyrat e nxënies dhe arritjet e fëmijëve parashkollorë;

Orienton faktorët dhe aktorët arsimorë, palët ëinteresuara për aspektetkryesore të

kurrikulës, sipas një itinerari të mirëpërcaktuar.

2.4Arsimi parashkollor – konteksti

Arsimi parashkollor përmbushet brenda kontekstit socio-kulturor amë, në respekt të frymës

globale të edukimit.Ai i referohet traditës më pozitive, që është “konservuar” ndër dekada në

sistemin tonë parashkollor. Po kështu, merr parasysh modelet e konfirmuara në nivel evropian,

dhe më tej, si “Montesori”, “Resho Emili” e “Hap pas Hapi” të cilat janë konfirmuar edhe në

kontekstin tonë socio-kulturor e edukativ.

Page 18: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

18

2.5 Rezultatetepritshme në përfundim të arsimit parashkollor

Në përfundim të ciklit të edukimit të arsimit parashkollor, fëmija 3-6 vjeç pritet të ketë zhvilluar

sjellje, reagime, veprime që dëshmojnë se ai/ajo:

njehdhe kupton vetendhe të tjerëtpërreth;

kupton dhe pranon atë që është ndryshe ose e ngjashme tek objektet,

bashkëmoshatarët etj;

krijon një sjelljemodeste, përmes së cilës përcjelltolerancë, mirëkuptim,bashkëpunim

etj;6

shprehndjenjatvetjakedhe dallon mënyrat eshprehjes së tyre nga të tjerët;

përdor gjuhën amë për të shprehurndjenjatdhemendimeteveta;

zotëron shprehi të thjeshtakomunikuesedhe artistike;

përdor njohuri të thjeshta në jetënepërditshme;

kujdeset në mënyrë të pavarur për higjenënvetjakedhe të mjedisitpërreth.

2.6Struktura - organizimi i kurrikulës në nivele

Kurrikula e arsimit parashkollor është e organizuar në nivele.Secili nivel i referohet

karakteristikave të përbashkëta, të cilat shoqërojnë proceset e zhvillimit të fëmijëve.Nivelet,

shërbejnë si pika referimi për përcaktimin e kompetencave kryesore, të cilat duhen zotëruar

respektivisht për secilin nivel.Organizimi i kurrikulës në nivele mundëson:

respektiminekarakteristikave të zhvillimit të fëmijëve gjatë fëmijërisë sëhershme, me

qëllim përcaktimin eproceduravespecifikedhe tëkompetencave, që duhen zotëruar

prejtyre;

respektimineritmeve individuale që paraqet çdo fëmijë drejt zotërimit tëkompetencave të

detajuara, në çdo nivel të kurrikulës;

19http://kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/botime_003-shqip.pdf20Referuar Ligjit të Arsimit Parauniversitar: “Institucion arsimor” është kopshti ose shkolla.

Page 19: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

19

fleksibilitet në planifikimin dhe organizimin procedurave mësimore

edukativenëpërmjetzgjerimit të ciklit të planifikimit nga një vit shkollornë dy dhetrevite

shkollore;

përgatitjen e udhëzimeve të detajuara për organizimin e punës mësimore edukative sipas

niveleve, duke theksuar fleksibilitetin e regjimit ditor;7

metodat aktive të të nxënit, ndërthurjen e llojeve të ndryshme tëveprimtarive mësimore,

argëtuese, çlodhëse; vëzhgimin, matjen dhe vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve;

forcimin e llogaridhënies së institucionit arsimor dhe të autoriteteve vendore të arsimit

për cilësinë e arsimit që ofrohet në secilin nivel.

2.6.1Edukimi në fëmijërinë ehershme – Niveli O

Ky edukim përfshin periudhënprejlindjes së fëmijës deri në moshën 5 vjeçare, gjatë së cilës

fëmijët mbështeten:

në zhvillimin e përgjithshëm individual;

në zhvillimin eaftësive për të komunikuar në gjuhën amtare, nëpërmjetveprimtarive të

cilat ndihmojnë shqiptimin edrejtë të fjalëve, pasurimin e fjalorit dhe ushtrimin e aftësisë

për të dëgjuar të tjerët;

në zhvillimin fizik dhe ushtrimin e koordinimit të lëvizjeve trupore,zhvillimin forcës, të

ekuilibrit, zhvillimin emuskujve të vegjël,koordinimin sy-dorë dhe aftësimin e

manipulimit meobjekte tëndryshme të përdorimit ditor;

në rritjen dhe zhvillimin gradual për veten, për të tjerët dhe për mjedisinqë irrethon;

në zhvillimin eaftësive për të respektuarrregullat, për të dalluar sjelljene drejtëdhe të

gabuar;

në nxitjen për t’u përfshirë në veprimtari praktike, për të dalluar dhe vlerësuar rreziqet, si

dhe për të respektuar rregullat elementare të higjenës e të sigurisë.8

21https://www.acce.al/sites/default/files/download/research/Korniza%20Kurrikulare%20e%20Arsimit%20ne%20Parauniversitar.pdf22https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=240123https://www.unicef.org/albania/sq/zhvillimi-dhe-t%C3%AB-nx%C3%ABnit-n%C3%AB-f%C3%ABmij%C3%ABrin%C3%AB-e-hershme

24 Qeveria e Kosovës, Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021

http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_

Page 20: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

20

2.6.2Niveli I - Përvetësimthemelor

Ky nivel i korrespondon klasës përgatitore (mosha 5-6 vjeç), klasës I dheklasësII. Në këtë nivel,

qëllimshëm organizohetdhe nxitet të mësuarit konkret, nëpërmjetsituatave praktike të të

nxënit.Fëmija parashkollor orientohet drejt të nxënitsistematik dhe të qëndrueshëm. I gjithë

procesi i të nxënit mësimor-edukativpërqendrohet në: njohjendhe të kuptuarit e të drejtave,

detyravedhepërgjegjësive në grup, në kopsht, në familje;

përvetësimine elementevethemelore të leximite shkrimit në gjuhënamtare;

përvetësimine elementevethemelore të llogaritjeve numerike;

hulumtimin emjedisit fizik dhe natyror në mënyrë sistematike;

përmbushjendetyrave të caktuara përkundrejtafateve kohore.

Page 21: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

21

KAPITULLI III

3.FUSHAT ESTANDARDEVE TË PËRGJITHSHMETË EDUKIMIT

PARASHKOLLOR

Bashkëveprimi midis personelitprofesional tëinstitucionit parashkollor dhefëmijëve

dhebashkëveprimi midis vetëfëmijëve.

3.1 Standardi

Bashkëveprimi pozitiv midis personelitprofesional të institucionit parashkollor dhefëmijëvedhe

midis vetëfëmijëve është faktor i rëndësishëm për zhvillimin social, emocional, gjuhësor dhe

njohës të fëmijëve parashkollorë. Krijimi i klimës pozitive të bashkëveprimit arrihet kur

personeli i kushton vëmendjen dhe kohën e nevojshme bisedës individuale me fëmijët;

bashkëvepron me respekt metë gjithë fëmijët gjatë gjithë ditës në institucion parashkollor,

fëmijët kanë mundësi të luajnë dhe të eksplorojnë së bashku dhe udhëhiqen në bashkëveprimin

pozitiv midis tyre.9

3.1.1 Standardetebashkëveprimit pozitiv midis fëmijëve

Personeli organizon mjedisineaktiviteteve (dhomë eaktiviteteve,oborr) dhe zhvillon

veprimtariedukative ditore me qëllim që tënxisë dhe të gjallërojë bashkëveprimin midis

fëmijëve në pjesënmë të madhe të ditës.

Personeli zhvillon dhe nxit frymën e bashkëpunimit midis fëmijëve.

Veprimtaritëedukativedhe fryma ebashkëveprimit midis fëmijëve nxisin vlerësimin

pozitiv të fëmijëve për veten si dhe qëndrimin dhendjenjën pozitive ndaj të nxënit.

25Standardet e përgjithshme të edukimit dhe arsimit parashkollor në Kosovë (3-6 vjeç)https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/standardet-parashkollore.pdf26https://ascap.edu.al/wp-content/uploads/2018/03/Standardet-e-mesuesit-te-arsimit-parashkollor-draft.pdf

Page 22: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

22

Personeli inkurajon bashkërendimineveprimtarive në grup, duke

respektuarindividualitetinesecilit fëmijë.

Fëmijëve iu krijohet mundësia të zgjedhinveprimtaritë në të cilatata mund të luajnë vetë

apo me një ose më shumë shokë.

Gjatë veprimtarive që zhvillohen në mjedisineaktiviteteve(dhomë eaktiviteteve, apo

jashtë saj) fëmija duhet të jetë i qetë, igëzuar dhe i çlodhur.

Personelimbështetdhe ndihmon fëmijët në kapërcimin egjendjeve emocionalenegative si

mërzia, agresiviteti, irritimi, mllefi,duke i ndihmuar të gjejnë fjalët dhe mënyrat e duhura

për tëzgjidhur problemin.

Personeli nxit dhe edukonsjellje sociale pozitive midis fëmijëveku

përfshihenbashkëveprimi, respektimi i radhës në lojë dhezgjidhja e problemeve nëpërmjet

fjalës dhe bisedës.

Personeli ndihmon fëmijët menevoja të veçanta të bashkëveprojnë me fëmijët e tjerë,

sipas nevojave të tyre.10

3.1.2 Standardet ebashkëveprimit pozitiv midis personelitprofesional të institucionit

parashkollor dhefëmijëve

Personelipret me dashuri dhe ngrohtësi fëmijët dhe prindërit nëkopsht.

Personelibashkëvepron me fëmijët dhe i inkurajon të marrin

pjesënëveprimtaritëedukative, të ndajnë me shokët përvojat, idetëdhe ndjenjatetyre.

Personeli zhvillon biseda ku mbizotëron mirëkuptimi me fëmijët, i cili u përgjigjet

nevojave, temperamentit, interesavedhe stilit të të nxënit të secilit fëmijë.

Në bashkëbisedimin me fëmijët personeli shtron pyetje të hapuraqë iu jep mundësi

fëmijëve të përgjigjen me fjali të plota, duke kufizuar përgjigjet ethjeshta më “po”ose

“jo”.

27Standardet e bashkëveprimit pozitiv midis fëmijëve_https://www.unicef.org/albania/media/381/file/Standardet_e_zhvillimit_dhe_te_nxenit_te_femijeve_3-6_vjec.pdf

Page 23: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

23

Fëmijët, që më vështirësi integrohen në veprimtarinë e gjithëgrupit, kanë nevojë për

personel me takt pedagogjik, i cili punonindividualisht me fëmijën me qëllim të

integrimit dhendërtimittë suksesshëm të tij në grup.

Sjelljaepersonelitkundrejtfëmijëvekarakterizohet nga dashuria,respektidheinteresi për

fëmijët.

Personeli iu drejtohetfëmijëve miqësisht dhe gjithmonë me edukatë.

Në të gjitha situatat personeli nxit fëmijët ta përdorin gjuhën e folur, respektivisht format

adekuate të të shprehurit, komunikimit.

Siguron qasjedhetretman të barabartë për të gjithë fëmijët.11

3.1.3Marrëdhënietepersonelit me të gjithë fëmijët dhe të rrituritjanë të barabarta dhe të

njëjta

Personeli trajton të gjithë fëmijët dhe të rriturit me të njëjtinrespekt, pavarësisht nga

gjinia, gjuha, feja, etnia, kultura, afërsiafamiljare dhe gjendja sociale e familjes.

Personeli siguron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët nëmjedisin e aktiviteteve

(dhomë e aktiviteteve, oborr), duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta.

3.1.4 Sjelljae fëmijës menaxhohet në mënyrë pozitive

Veprimtaria e institucionit parashkollor udhëhiqet nga rregullatdhe proceduarat për

menaxhimin e sjellës së fëmijëve 3-6 vjeçar.Të gjitha këto sigurojnë rritjen dhe

zhvillimin e fëmijëve në grup dhe respektimin individualitetit të secilit.

Rregullatesjellesvendosën në një vend të dukshëm dhe diskutohen me prindërit në

periudhëneregjistrimit të fëmijës nëinstitucion parashkollor.

Personeli përdor teknika të dobishme të menaxhimit të sjelljes,duke i evidentuar arritjet

dhe rezultatet pozitive të fëmijëve, duke iu siguruar fëmijëve të zgjedhin veprimtaritë që

28https://sq.birmiss.com/pedagogjia-parashkollor-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-personalitetit/29https://aab-edu.net/fakultetet/shkenca-sociale/programet-studimore/perkujdesje-dhe-mireqenie-e-femijeve/

Page 24: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

24

do të zhvillojnëdhe të shprehin me fjalë ndjenjat dhe mendimet, të cilat

zhvillojnëvetëkontrollin nëpërmjet të të kuptuarit.

Personeli përdor teknika pozitive të udhëheqjes, siç janë: paraqitja e modeleve pozitive të

sjelljes, ushtrimi dhe inkurajimi i aftësive pozitive, mënjanimi i elementeve të garës,

krahasimit dhe tëkritikës.12

Mënyrat dheteknikatesjellësdiskutohen midis anëtarëvetëpersonelitdhe përdoren në

mënyrën e duhur, duke u bazuar nënjohjendhe të kuptuarit enevojave individuale të

fëmijëve.

Vetëdisiplinimi dhe vetëkontrolli i fëmijëve sigurohet nëpërmjetorganizimit të brendshëm

të pajisjeve dhe mjeteve në mjedisin e klasës, nëpërmjet regjimit ditor që u jep mundësi

fëmijëve tëzgjidhin problemet dhe konfliktet e tyre në mënyrë të përshtatshme.

Ndëshkimi nuk bën pjesë në teknikatesjellës së personelit. Është i dënueshëm përdorimi i

formave dhe sjelljeve abuzive dhe neglizhuese ndaj fëmijëve, ku bëjnë pjesë ndëshkimi

trupor ose me fjalë, izolimi i fëmijës, abuzimi verbal ose fizik, poshtërimi,privimi i

fëmijës nga ushqimi ose loja, ushqimi dhe fjetja me forcë, privimi nga veprimtaritë

jashtë, ndëshkimi i fëmijës nëse përlyhet apo laget, mospërdorimi i tualetit, duke i

detyruar fëmijët të qëndrojnë me rroba të ndyta dhe të lagura, të qëndrojnë tëveçuar apo

dhe përdorimi i ndonjë mënyrë tjetër jo tëpërshtatshme.

Fëmijët inkurajohen të marrin pjesë në jetëndheaktivitetete veprimtaritë në institucion

parashkollor.13

30https://www.unicef.org/montenegro/media/9291/file/MNE-media-MNEpublication505.pdf31https://www.unicef.org/albania/media/1861/file/Guida.pdf32https://masht.rks-gov.net/uploads/2019/08/statistikat-e-arsimit-2018-2019.pdf33https://ascap.edu.al/wp-content/uploads/2019/01/Programet-e-parashkollorit-4-5-vje%C3%A7.pdf

Page 25: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

25

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Kosova mbetet vendi me përfshirjen më të ulët në rajon të fëmijëve në edukimin parashkollor

tëmoshës 0 deri 4 vjeç me shkallë të përfshirjes 4.8%.Shkalla më e lartë e përfshirjes është në

klasat parafillore (mosha 5 deri 6 vjeç), ku janë të përfshirë 90.1% e fëmijëve.Planprogramet

edukative për klasën përgatitore janë të shkollarizuara dhe përqendrohen më tepër në përgatitjen

akademike sesa zhvillimin gjithëpërfshirës sipas standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në

fëmijërinë e hershme.Për fëmijët 5 deri 6 vjeç janë planifikuar mbi 290 rezultate të të nxënit, për

9 lëndë mësimore, që tërealizohen gjatë një viti shkollor. Në qytete të mëdha klasat janë të

mbingarkuara me fëmijë, për të gjitha grup-moshat.Mungon kurrikula bërthamë për moshën 0

deri 5 vjeç.Një numër i madh i kopshteve private punojnë pa licencë dhe mungon sistemi i

monitorimit.Mungon gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta.Janë vetëm 403 fëmijë me

nevoja të veçanta të integruar në edukimin parashkollor në nivel vendi.Mungojnë kuadro me

kualifikim adekuat për të punuar me fëmijët e grupmoshave 0 deri 3 vjeç.Mungon sistemi i

monitorimit të punës edukative me fëmijë si në kopshte publike, ashtu edhe në ato private.Nuk

ka inspektorë të arsimit të specializuar për edukimin parashkollor.Edukimi parafillor nuk është

pjesë e shkollimit të obliguar.Mungojnë programe të prindërimit që përgatisin prindërit për

praktika pozitive të edukimit të fëmijëve parashkollorë.Mungojnë studime/analiza në nivel vendi,

në lidhje me gjendjen e edukimit parashkollor, me përqendrim në cilësinë e programeve të

ofruara dhe jo në të dhëna statistikore. Programetuniversitare për përgatitjene edukatorëve nuk

janë të unifikuara në nivelshteti.Në shumicën einstitucioneve të arsimit të lartë mungojnë kuadro

akademikeadekuate për këtë fushë.

Page 26: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

26

LITERATURA

Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë,

Edukimi parashkollornë Kosovë_KEEN,

Ligji nr.02_L-52 mbi edukiminparashkollor,

Efektet e edukimit parashkollor nëpërgatitjenëfëmijëve për klasë të parë,

Korniza Kurrikulare e arsimit parashkollor IZHA dhjetor-2016,

Shifra dhefakte mbi edukimin parashkollor,

Statistikat e arsimit parashkollor 2018-2019,

Standardet e arsimit parashkollor.

Page 27: PUNIM DIPLOME...Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajtur, programi “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin

27

“EDUKIM NUK DO TËTHOTË T’I PRESËSH

KRAHËT,POR TË MËSOSHSI TË FLUTUROSH”

Faleminderit!