37
UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: BIODIVERSITETI MENTORI KANDIDATJA Prof. ass. dr. Lulzim Zeneli Shpresa Nuraj Gjakovë, 2018

Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

  • Upload
    others

  • View
    40

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: BIODIVERSITETI

MENTORI KANDIDATJA

Prof. ass. dr. Lulzim Zeneli Shpresa Nuraj

Gjakovë, 2018

Page 2: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

2

FALËNDERIM

Për realizimin e kësaj teme, më duhet patjetër të falënderoj personat e shënuar më poshtë, pa

ndihmën e të cilëve një gjë e tillë do të ishte e pamundur.

Fillimisht, falënderoj gjithë stafin akademik të Programit Fillor të Fakultetit të Edukimit në Uni-

versitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për angazhimin e palodhshëm të tyre gjatë këtyre katër viteve

të studimit.

Falënderim, mirënjohje dhe respekt për profesorin tim, Prof. ass. dr. Lulzim Zeneli si mentor i

temës, për kohën, gadishmërinë dhe këshillat që më dha për realizimit e këtij punimi.

Falënderoj stafin udhëheqës, mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Dy Dësh-

morët” në Sheremet, ku kam kryer mësimin praktik gjatë studimit. Shkëmbimi i njohurive me

arsimtarët e kësaj shkolle, ishin për mua një përvojë e bukur në kompletimin tim profesional si

mësimdhënëse e ardhshme.

Falënderim të posaçëm për shoqërinë dhe kolegët e fakultetit!

Një falënderim të veçantë familjes time; për kurajon, mbështetjen, durimin dhe mirëkuptimin që

patën gjatë gjithë kohës, për katër vite studime.

Përzemërsisht faleminderit!

Page 3: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

3

PËRMBAJTJA

- ABSTRAKT ……………...………………………………………………….….… 4

1.HYRJE…………………………………………………………………………... 5

- KAPITULLI I

1.1.BIODIVERSITETI ……………………………………………………………. 6

1.2 Rangimi i biodiversitetit……………………………………………….………. 8

1.2.1 Diversiteti gjenetik……………………………………………………...….... 8

1.2.2 Diversiteti i llojeve…………….……………………………………..……… 9

1.2.3 Diversiteti i ekosistemeve………………………………………………...…. 10

1.3. Biodiversiteti bujqësor ………………………………………………………... 11

1.4. Përhapja e biodiversitetit……………………………………………………… 12

- KAPITULLI II

2.1. HUMBJA E BIODIVERSITETIT NË NIVEL GLOBAL………………….… 13

2.2. Pikat e nxehta “Hot Spots” të biodiversitetit në botë…………………….…… 16

2.3. Faktorët që rrezikojnë biodiversitetin ……………………………………...… 17

- KAPITULLI III

3.1. RËNDËSIA E BIODIVERSITETIT ………………………………………..... 20

3.2. Vlerat e biodiversitetit………………………………………………………… 21

3.3. Masat për mbrojtjen e biodiversitetit …………………………………………. 23

3.4. Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetin…………………… 24

- KAPITULLI IV

4.1. BIODIVERSITETI I KOSOVËS………..……………………………………. 27

4.2. Flora dhe vegjetacioni i Kosovës………………………………………........... 27

4.3. Biodiversiteti i Bjeshkëve të Nemuna dhe Maleve të Sharrit………………… 28

4.4. Fauna e Kosovës…………………………………………………………….… 31

4.4.1. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna…………………………………………….… 31

4.4.2. Fauna e Maleve të Sharrit……………………………………………............ 32

- 5. PËRFUNDIMI……………………………………………..……………………. 34

- 6. LITERATURA ……..…………………………………………………………... 35

- 7. LISTA M SHKURTESAVE………… ………………………….……………. 36

- 8. JETËSHKRIMI ……………….………………………………………………... 37

Page 4: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

4

ABSTRAKT

Biodiversiteti është burimi më i rëndësishëm dhe më i çmuar në planetin tonë, është jeta jonë.

Mbrojtja dhe kujdesi ndaj kësaj llojshmërie biologjike që na rrethon, aktualisht është problemi më

i madhë për njerëzimin. Një dinamikë e tillë kërcënimi deri në zhdukjen e ekosistemeve natyrore

do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund të sjellë pasoja të rënda në natyrë.

Kushtet klimatike, aktiviteti njerëzor në mungesë ndërgjegjësimi, në mbarë rruzullin tokësor janë,

shkatërrimtarët kryesorë të florës dhe faunës. Ndotja e ujërave, përdorimi intenziv i burimeve nat-

yrore, përdorimi i bimëve mjekësore aromatike, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, gjuetia dhe pesh-

kimi i papërgjegjshëm, mbeten faktorë evidentë për shkatërrimin e një pasurie, që ne sot do duhej

të ndiheshim krenarë. Andaj nëse një humbje e tillë e biodiversitetit vazhdon, mbijetesa e

njerëzimit do të kërcënohet seriozisht. Kështu, ne kemi obligim moral ta mbrojmë natyrën, nëse

duam që t’u lemë një mjedis të pastër brezave të ardhshëm, ashtu siç e trashëguam ne nga

paraardhësit tonë.

Fjalët kyçe:

llojshmëri biologjike, ekosistemeve, kushtet klimatike, flora, fauna, biodiversitet, mjedis

ABSTRACT

Biodiversity is the most important and most precious resource on our planet, it's our life. Protecting

and caring for this biological diversity that surrounds us is currently the biggest problem for man-

kind. Such a threat that it can lead to the disappearance of natural ecosystems will pose a risk to

the future of mankind and can have severe consequences on the environment. Climate conditions,

human activity as a lack of awareness throughout the globe are the main destroyers of flora and

fauna. Water pollution, the intensive use of natural resources, the use of medical aromatic herbs,

the improper use of forests, hunting and irresponsible fishing remain the obvious factors for the

destruction of a wealth that we should feel proud today. So if such a loss of biodiversity continues,

the survival of mankind will be seriously threatened. Thus, we have a moral obligation to protect

nature if we want to leave a clean environment for future generations, as we inherited from our

ancestors.

Key words:

biological diversity, ecosystems, climatic conditions, flora, fauna, biodiversity, environment

Page 5: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

5

1. HYRJE

Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërsinë e llojeve dhe ekosistemeve

jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADN-

ja, llojet, popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë

identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe

miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale.

Në vazhden e dëmtimeve të vazhdueshme që i bëhen mjedisit, prishjes së habitateve, humbjes së

llojeve, mbrojtja e biodiversitetit është detyrë parësore e të gjithëve e sidomos e atyre që punojnë

në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit. Të dhënat flasin se vetëm në 100 vitet e fundit,

zhdukja e specieve e shkaktuar nga njeriu është shtuar rreth 1000 herë.

Sot, ky trend i degradimit të mjedisit, zvogëlimit të specieve të kafshëve dhe bimëve apo zhdukja

e tyre, paraqet një problem serioz në nivel global. Komisioni Evropian ka përpiluar një raport i cili

thekson një numër të madhë faktorësh që kërcënojnë biodiversitetin si: ndotja, dëmet e shkaktuara

nga njerëzit, dëmet nga industria apo shkarkimi i vajrave në mjedis, ndryshimet klimatike,

shfrytëzimi i resurseve natyrore pa kriter, peshkimi mbi normat e lejuara, gjuetia pa kriter,

shfrytëzimi i tokës bujqësore mbi kapacitetet e saj, shpyllëzimi dhe humbja e habitateve, llojet

invazive, mbipopullimi etj.

Ruajtja e biodiversitetit siguron mbrojtjen e organizmave që na rrethojnë si dhe burimet që këto

organizma kanë nevojë për të mbijetuar por gjithashtu mbështet pritshmëritë tona për një cilësi më

të lartë të jetës në të ardhmen.

Sa pak njohuri kemi rreth mënyrës se si funksionon natyra, ruajtja e biodiversitetit si një investim

i rëndësishëm për të ardhmen është dhurata më e çmuar që ne mund t’u lëmë brezave të ardhshëm.

Page 6: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

6

KAPITULLI I

1.1 . BIODIVERSITETI

Shumëllojshmëria biologjike e llojeve është padyshim burimi më i rëndësishëm dhe më i çmuar

në tokë, i njohur me emrin biodiversitet. Biodiversiteti përbëhet nga tri komponente:

- shumëllojshmëria gjenetike, e cila përfshin tërësinë e individëve brenda të të njëjtit lloj.

- shumëllojshmëria e organizmave, që sipas biologëve ekzistojn rreth 15 milion deri në 40 milion

lloje (megjithëse shkencëtarët kanë mundur të klasifikojnë me sukses vetëm 1,75 milion lloje).

- shumëllojshmëria e ekosistemeve, që përfshin tërsinë e zonave pyjore, shkretëtirave, fushave,

lumenjëve, deteve, oqeaneve dhe të gjitha komunitetet e tjera të botës së gjallë, që ndërveprojnë

me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë.

Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri, larmi

Biodiversiteti nënkupton llojshmërinë, larminë e gjeneve, llojeve dhe ekosistemeve në planetin

tonë. Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës, baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të

qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evolimit të jetës në tokë gjatë miliarda vjetësh.

Termi “biodiversitet” u përdor herët në Washington në fund të viteve 1960 deri 1970 nga

shkencëtari i faunës së egër dhe ambientalisti Raymond F. në librin e tij “A Different Kind of

Country Advocating Conservation”. Megjithatë, termi u përdor gjerësisht vetëm pas më shumë se

një dekade duke gjetur përdorim të përbashkët në fushën e shkencës dhe të politikave mjedisore

në vitet 1980, kur Thomas Lovejoy i cili, në parathënien e librit “Conservation Biology” dha

sqarimin për termin dhe rreziqet që po i kanoseshin biodiversitetit, prandaj Tomas Lovejoy lloga-

ritet si autori i parë që termin biodiversitet e futi në terminologjinë shkencore. Para këtij termi në

një studim të rëndësishëm në vitin 1975, është përdorë termi “Ruajtja e Diversitetit Natyrorë”. Që

nga kjo periudhë si terma dhe koncepte kane arritur përdorim të gjerë në mesin e biologëve, am-

bientalistëve, liderëve politikë dhe qytetarëve të shqetësuar në të gjithë botën për ndryshimet e

mëdha që po ndodhnin në mjedisin natyrorë. Termi është përdorur për të shprehur shqetësimin për

mjedisin natyrorë dhe ruajtjen e natyrës. Ky koncept ka përkuar me humbjen dhe zhdukjen në

masë të madhe të biodiversitetit sidomos në dhjetëvjeqarin e fundit të shekullit XX.

Page 7: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

7

Një koncept i ngjajshëm në përdorim në Shtetet e Bashkuara, përveç shumëllojshmërisë natyrore,

ishte edhe termi “Trashëgimia Natyrore” që ishte përdorë në kohën kur Xhimi Karter ishte guver-

nator në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA dhe si duket Karter e ka marrë këtë term nga Lyndon John-

son i cili e përdori këtë term në një mesazh në Kongresin e vitit 1966. Ky term ishte përdorur para

dy termave të mësipërm edhe pse është më pak shkencorë por më i lehtë për ta kuptuar nga audi-

enca dhe të interesuarit në ruajtjen e natyrës. Termi “Trashëgimia Natyrore” u konceptua në vitin

1974 në kuadër të rrjetit shtetëror “Programet e Trashëgimisë Natyrore”

Një përkufizim i qartë për biodiversitetin është dhënë nga Bruce Wilcox i angazhuar nga “Unioni

Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës” (IUCN) në vitin 1982 në “Konferencën Botërore për

Parqet Natyrore” të mbajtur në Bali. Sipas Wilcox “diversiteti biologjik” është larmia e formave

të jetës në tokë në të gjitha nivelet e sistemeve biologjike si: molekulare, organizmave, popullata,

lloje dhe gjene. Më pas, në Samitin e Tokës të mbajtur me 1992 në Rio de Janeiro, biodiversiteti

apo “shumëllojshmëria biologjike” është definuar si “ndryshueshmëria midis organizmave të

gjallë në të gjitha ekosistemet, duke përfshirë ato tokësore, ekosistemet detare e ujore dhe kom-

plekset ekologjike” e kjo përfshinë diversitetin brenda llojit, midis llojeve dhe ekosistemeve.

Përkufizimi i tanishëm për biodiversitetin është ”variabiliteti i jetës në të gjitha nivelet e organizmit

biologjik”.

Figura.1. Shumëllojshmëria biologjike

Page 8: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

8

1.2. Rangimi i biodiversitetit

Biodiversiteti rangohet në tri nivele:

1.2.1. Diversiteti gjenetik

Diversiteti gjenetik tregon llojshmërinë e gjeneve brenda një lloji. Për gjenetikët diversiteti

gjenetik përfshinë diversitetin e gjeneve dhe organizmave dhe merren me studimin e mutacioneve

dhe shkëmbimeve që ndodhin në nivel të ADN-së që gjenerojnë proceset e evolucionit. Në pajtim

me këtë shifet dhe definicioni i Wilcox ku thotë se: gjenet janë burim kryesor i organizmit biologjik

në të gjitha nivelet e sistemeve biologjike.

Diversiteti gjenetik ndryshon brenda çdo specie në breza, kur një gjen brenda një lloji shprehet në

forma të ndryshme për shkak të kombinimeve të reja quhet ”variabilitet gjenetik”. Diversiteti

gjenetik jep mundësinë që individët të paisen me veçori gjenetike dhe të mbijetojnë në mjedisin

lokal ku jetojnë duke krijuar brezat e ardhshëm nëpërmjet një procesi të quajtur evolucion.

Figura 2. Diversiteti gjenetik te misri

Page 9: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

9

1.2.2. Diversiteti i llojeve

Diversiteti i llojeve paraqet llojshmërinë apo diversitetin e popullacioneve brenda një lloji ose

llojeve brenda një komuniteti, ose në kuptim të gjerë paraqet llojshmërinë e llojeve dhe

dendësinë e tyre brenda komunitetit. Për matjen e diversitetit të llojit përdoren disa indexa si:

Indeksi Shannon-Werner – i cili për bazë në llogaritjen e tij merr numrin e llojeve dhe ekui-

librin e specieve.

Indeksi Simpson – që për bazë në llogaritjen e tij merr numrin e llojeve prezente dhe dendësinë

relative të çdo specie.

Figura 3. Diversiteti i llojeve

Page 10: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

10

1.2.3. Diversiteti i ekosistemeve

Shumëllojshmëria e ekosistemeve, proceset ekologjike dhe të komuniteteve janë një tjetër aspekt

i biodiversitetit. Popullatat që bashkëveprojnë me njëri tjetrin në një shumëllojshmëri të

marrëdhënieve ekologjike formojnë atë që quhet ekosistem. Ekosistemi është një bashkëveprim i

një bashkësie natyrore me mjedisin e tij fizik, kimik dhe proceseve ekologjike. Pyjet tropikale të

shiut, savanet, stepet, shkëmbinjtë koralorë janë disa shembuj të ekosistemeve. Biodiversiteti në

planetin tonë përbëhet prej gjeneve, llojeve, ekosistemeve tokësore, detare dhe ujrave të ëmbla, të

gjitha këto bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe formojnë biosferën. Diversitetet e ekosistemeve

ndryshojnë nga njëri tjetri për nga llojet të cilat jetojnë në to, p.sh. diversiteti ekosistemeve të

pyjeve tropikale, ndryshon nga ekosistemi kënetave apo lumenjëve ose nga ai i savaneve apo i

deteve.

Figura 4. Diversiteti i ekosistemeve

Page 11: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

11

1.3. Biodiversiteti bujqësor

Biodiversiteti bujqësorë është pjesë e biodiversitetit në tokë dhe mund të ndahet në dy kategori:

Intraspecifik – shumëllojshmëria gjenetike brenda një specie të vetme.

Ndërspecifik – numri dhe llojet e specieve të ndryshme që janë të kultivuara, të tilla si patatet,

karrotat, specat, sallata jeshile, etj.

Diversiteti ndërspecifik i kulturave është pjesërisht përgjegjës për diversitetin e ushqimit tonë

ndërsa diversiteti intraspecifik brenda një specie të vetme na ofron zgjedhje në dietën tonë dhe

përshtatshmëri në kushtet lokale klimaterike. Nëse një produkt nuk ia del me sukses në një

monokulturë, ne mbështetemi në diversitetin e bujqësor për të siguruar diçka të re për t’u rimbirë;

nëse një parazit shkatërron një kulturë gruri, një varietet më rezistent gruri mund të mbillet vitin e

ardhshëm. Biodiversiteti gjithashtu mund të ofrojë zgjidhje në rastet e fatkeqësive bujqësore. Kur

virusi i orizit goditi fushat nga Indonezia në Indi, në vitet 1970, 6273 varietete u testuan për re-

zistencën e tyre. Vetëm një varietet indian u gjet se ishte i qëndrueshëm dhe rezistent, i njohur për

shkencën vetëm në vitin 1966. Ky varietet u hibridizua me varietete të tjera dhe këto hibride janë

sot të njohura gjerësisht. Sëmundja e ndryshkut të kafesë goditi plantacione të tëra kafeje në Sri

Lanka, Brazil dhe Amerikën Qëndrore në vitin 1970. Një varietet rezistent i kësaj sëmundje u gjet

në Etiopi. Praktika e monokulturës ka qenë një faktor që ka kontribuar në disa fatkeqësi bujqësore,

duke përfshirë edhe rënien e industrisë së verëtarisë evropiane në fund të shekullit të 19-të. Poashtu

sëmundja e patates në Irlandë, në vitin 1846, shkaktoi vdekjen e një milion njerëzve dhe emigrimin

e rreth dy milionë të tjerëve. Ajo ishte rezultat i mbjelljes së vetëm dy varieteteve të patates, të

dyja të prekshme ndaj sëmundjes së Phytophthora infestance. Edhe pse rreth 80% e furnizimit të

njerëzve me ushqim vjen nga vetëm 20 varietete të bimëve, njerëzit përdorin të paktën 40,000

specie. Shumë njerëz varen nga këto specie për ushqim, strehim dhe veshje. Biodiversiteti mbi-

jetues i tokës siguron burime për rritjen e gamës ushqimore dhe të produkteve të tjera të

përshtatshme për përdorim nga ana e njeriut edhe pse përqindja aktuale e zhdukjes është duke e

ulur atë potencial.

Page 12: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

12

1.4. Përhapja e biodiversitetit

Biodiversiteti që paraqet larminë dhe ndryshueshmërinë e jetës, haset në çdo kontinent dhe në çdo

hapësirë në planetin tokë: tundër, arktik, shkretëtirë, stepe dhe pyje tropikale të shiut në Amerikën

e Jugut, Afrikë dhe Azi. Biodiversiteti në ekosistemet tropikale dhe shkëmbinjë nënujor koralor,

kanë një përparësi në ruajtjen e tyre sepse këto ekosisteme janë shumë të pasura me specie.

Biodiversiteti nuk është i përhapur në mënyrë të barabartë në tokë. Ai është më i pasur në zonat

tropikale, ndërsa duke shkuar nga zonat polare numri i llojeve është gjithnjë e më i vogël.

Diversiteti i florës dhe faunës varet nga: klima, lartësia mbidetare, përbërja pedologjike e tokës

dhe prania e llojeve të tjera. Sot, numër i madhë i llojeve janë në zhdukje e sipër, sipas Listës së

Kuqe të IUCN-se si specie të kërcënuara në zhdukje janë të shënuara rreth 16.119 lloje. Llogaritet

se një nga katër gjitarë, një në tetë zogjë dhe një nga tre ujëtoksorë janë në rrezik zhdukje.

Biodiversiteti është në rënie duke shkuar nga ekuadori në drejtim të poleve në ekoregjionet

tokësore, por në ekosistemet ujore nuk ka njohuri të mjaftueshme andaj kjo mbetet vetëm një

hipotezë që duhet testuar. Biodiversiteti i sotëm në tokë është rezultat i 4 miliardë viteve evolucion.

Origjina e jetës nuk është sqaruar definitivisht nga shkenca, por disa dëshmi tregojnë se jeta mund

të jetë krijuar qindra miliona vjet pas krijimit të tokës. Rreth 600 milion vjet më parë, jeta në tokë

përbëhej nga organizmat njëqelizorë, bakteret, protozoat etj. Zhdukja në vazhdimësi e specieve

kryesisht nga njerëzit ka pasur pasoja edhe në mjedis. Niveli i lartë i zhdukjes është i mjaftueshëm

për eleminimin e llojeve në planet brenda 100 viteve. Çdo vit janë zbuluar lloje të reja shumica

prej tyre insekte dhe këto kryesisht janë gjetur në pyjet tropikale. Pyjet tropikale njihen si pyjet më

të vjetra në planetin tonë, por në deceniet e fundit janë të kanosura me një rrezik të madhë të

zhdukjes nga faktori antropogjen dhe nëse vazhdohet kështu ne rrezikojmë të humbim furnizuesin

më të madhë të atmosferës me oksigjen.

Figura.5 - Pyjet tropikale

Page 13: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

13

KAPITULLI II

2.1. HUMBJA E BIODIVERSITETIT NË NIVEL GLOBAL

Sot, nën ndikimin e formave të ndryshme të veprimtaris së faktorit antropogjen, llojet bimore dhe

shtazore si dhe ekosistemet e ndryshme janë në rrezik permanent të zhdukjes së tyre dhe si pasojë

kemi varfërimin e biodiversitetit, kështu bota gradualisht po e ndryshon pamjen e vet. Në va-

zhdimësi mbahen konferenca, samite nga organizata për mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen dhe

menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, por prap trendi i degradimit dhe varfërimit të

biodiversitetit vazhdon, e atë kryesisht nga ana e faktorit antropogjen. Biodiversiteti përbën aktu-

alisht një ndër problemet më të mëdha në botë. Është vlerësuar se rrjedha në këtë trend e kërcënimit

të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund të sjellë pasoja

të rënda në natyrë. Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga nënshkrimi i Konventës Ndërk-

ombëtare për Biodiversitetin të mbajtur në Rio de Janeiro (Brazil), ku ndër parimet kryesore të

miratuara ka qenë”ruajtja e vitalitetit dhe shumëllojshmërisë biologjike të jetës në tokë dhe përdo-

rimi racional i resurseve natyrore”, problemi i ruajtjes së biodiversitetit vazhdon të jetë edhe sot

shumë i theksuar. Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i

Rios, rreth 11.4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm

në 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kanë ndryshuar diversitetin e jetës në planet më tepër se në

çdo etapë tjetër të historisë së njerëzimit. Vetëm në 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e

shkaktuar nga njeriu është shtuar rreth 1000 herë. Si pasojë e kësaj sot rreth 12 % e shpendëve, 23

% e gjitarëve, 25 % e halorëve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq që

rezervat peshkore të botës janë reduktuar deri në 90 % që nga fillimi i industrisë së peshkimit.

Ekspertët supozojnë se nëse do të vazhdohet me këtë trend, humbja e biodiversitetit do të ketë

pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se me ritmet e sotme

të shpyllëzimeve brenda 25-30 viteve të ardhshme do të zhduken deri ne 10 % të llojeve të njohura

në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohen edhe në ekonominë botërore dhe në zhvilli-

met shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe

80 % e nevojave të njeriut plotësohen nga resurset biologjike.

Page 14: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

14

Figura.6 – Prerja e pyjeve, humbja e biodiversitetit

Page 15: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

15

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes së llojeve, por më të theksuarit janë:

rritja e numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve të pyjeve, tharja e

moçaleve, zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidik etj. Organizata për natyrën

“Fondi Mbarëbotëror” paralajmëron se bota po konsumon më shumë burime tokësore se sa mund

të përballojë planeti. Organizata publikoi raportin e saj “Jeta në Planet” vetëm pesë javë para të

ashtuquajturit “Takimi për Tokën” në Rio de Janeiro (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për

Zhvillimin e Qëndrueshëm), që synon të nxisë udhëheqësit politikë të veprojnë për të mbrojtur

tokën për brezat e ardhshëm. Organizata për natyrën “Fondi Mbarëbotëror” e quan planetin të

sëmurë dhe thotë se ka statistika për ta provuar një gjë të tillë. Organizata thotë se sipas studimit

të saj të fundit, biodiversiteti global ka rënë me rreth 30 % që nga viti 1970 dhe se tropikët janë

më të goditurit, me 60 %. Raporti gjithashtu matë gjurmën ekologjike të kombeve, që përfaqëson

efektet e vendeve mbi planetin. Ajo vlerëson sasinë e përgjithshme të burimeve tokësore të

përdorura duke përfshirë sasinë e emetimeve të dioksidid të karbonit dhe e krahason këtë me tokën

dhe detin në dispozicion. Drejtori i Përgjithshëm i “Fondit Mbarëbotëror” Jim Leape thotë se, ka

pasur kërkesë të paqëndrueshme dhe një rritje të madhe për rezervat natyrore që nga viti 1961.

"Pra, për momentin çdo vit ne përdorim 50% më shumë burime nga sa toka mund të ripërtërijë.

Jemi duke jetuar sikur të kishim në dispozicion një planet e gjysmë. Kështu, ndërsa tani jemi 50%

mbi kapacitetin e tokës për të na mbështetur, pas vitit 2030 do të duhen dy planetë për të përballur

mënyrën e tanishme të jetesës dhe në vitin 2050, gati tre planetë. Pra, ndodhemi në një udhë që

është qartësisht e paqëndrueshme. (Jim Leape)

Raporti cilëson ndikimin e rritjes së popullsisë njerëzore dhe të mbi-konsumit, si forca të

rëndësishme në krijimin e presionit ndaj mjedisit. Raporti i organizatës “Fondi Mbarëbotëror”

thotë se vendet e pasura konsumojnë mesatarisht 5 herë më shumë burime natyrore se sa vendet e

varfëra. Kjo shifër ndikohet shumë prej 10 vendeve me gjurmët më të mëdha ekologjike për per-

son. Ato përfshijnë tre vende prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme, katër vende Evropiane,

Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë. Raporti “Jeta në Planet” tregon se rënia e biodi-

versitetit që nga viti 1970 ka qenë më e shpejtë në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo sipas këtij

raporti, tregon se vendet më të varfëra dhe më të rrezikuara janë duke u përballur me pasoja prej

jetesës së vendeve të pasura.

Page 16: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

16

Aktivistët e mjedisit janë gjithashtu duke u bërë thirrje shteteve që të zhvillojnë industritë e ener-

gjisë së ripërtëritshme, në erë dhe në atë diellore. Organizata “Fondi Mbarëbotëror” thotë se edhe

individët mund të bëjnë shumë për të ruajtur burimet e pakësuara në botë, duke konsumuar në

mënyrë më inteligjente. Ajo thotë se ata mund të zgjedhin të ecin, në vend që të përdorin automje-

tet, ata mund të blejnë ushqim të prodhuar më pranë shtëpisë, në vend të atyre të transportuara në

distanca të gjata. Organizata thot gjithashtu se njerëzit mund të përdorin fuqinë e kutisë së votimit

për të votuar për politikanët që janë miqësorë me mjedisin duke u larguar nga ata që nuk janë.

Humbja e biodiversitetit ndikon në furnizimin me ushqim, mundësin e turizmit dhe rekreacionit,

burimeve për mjekësi dhe energji, poashtu ndërhynë në funksionet esenciale ekologjike.

2.2. Pikat e nxehta “Hot Spots” të biodiversitetit në botë

Termin “pikat e nxehta të biodiversitetit” apo “biodiversity hotspots” për herë të parë e përdori

biologu britanez Norman Mayer në vitin 1988 për rajonet biogjeografike që karakterizohen me një

shkallë të lartë të bimëve endemike dhe nivel të lartë të humbjes së habitateve. Organizata “Con-

servation International” (CI), mori vendim të bëjë rivlerësim të konceptit “hotspots”. Tri vjet më

vonë pas një pune intensive të cilën e kishte ndërmarrë në nivel global ishte vendosur kufiri për

kushtet që duheshin të plotësoheshin që një zonë të ketë statusin “hotspots”. Që një zonë të quhet

kështu duhej të plotësonte kriteret siç janë: të kishte së paku 1.500 specie të bimëve vaskulare si

endemike dhe të ketë të humbur 70% të habitateve origjinale. Conservation International (CI) në

vitin 1999 identifikoi 25 pika të nxehta (biodiversity hotspots) në librin “Earth’s Biologically Rich-

est and Most Endanger Terrestrial Ecoregions”.

Pyjet tropikale të shiut në Brazil konsiderohen si pikë e nxehtë e biodiversitetit dhe përmbajnë

rreth 20.000 lloje bimore, 1350 vertebrorë dhe miliona insekte, rreth gjysma e të cilave nuk

ndodhen askund në botë. Se sa të pasura janë pyjet tropikale të Brazilit tregon fakti se, një hektar

i këtyre pyjeve përmban në vete rreth 250 lloje të drunjëve, sa ka rreth gjysma e Britanis së Madhe.

Një dru i pyjeve tropikale thithë rreth një ton ujë në vit, andaj me plot të drejtë pyjet tropikale janë

një “det gjelbërues” apo siç quhen ndryshe “mushkëritë e planetit tonë”.

Page 17: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

17

2.3. Faktorët që rrezikojnë biodiversitetin

Çdo lloj i cili vdes dhe shkon nga bota jonë është i pakthyeshëm, një burim natyror më pak. Bio-

diversiteti natyror nuk ka qenë kurrë më i atakuar se sa në dhjetëvjeçarët e fundit që lidhet me

shumë faktorë: shumëfishimi i njerëzimit brenda një kohe të shkurtër, tej-eksploatimi i resurseve,

ndotja e madhe etj. Humbjet e diversitetit biologjik janë drastike dhe fatkeqësisht shkatërrimet e

ekosistemeve janë në rritje permanente. Njerëzit me ose pavetëdije janë duke bërë zhdukjen në

masën më të madhe të biodiversitetit në historinë e tokës. Në mbarë botën tashmë janë më shumë

se 60% e ekosistemeve me rrezikshmëri të përhershme dhe një parashikim të numrit prej 15,600

llojeve që kërcënohen të zhduken. Në të gjithë botën si pasojë e veprimtarisë së faktorit njeri, çdo

ditë zhduken shumë lloje kafshësh dhe bimësh. Rezultatet e raportit të një studimi Evropian në

vitin 2008, tregon se në 300 vitet e fundit në botë sipërfaqja e përgjithshme pyjore është t’kurrur

me 40%. Llogaritet se në çdo minutë zhduken rreth 20 hektar pyje. Në 25 vende të botës, pyjet

janë zhdukur tashmë plotësisht. Prerja e një bime, masa drunore e të cilit do të kushtonte rreth 500

euro është një humbje e madhe pasi që gjatë jetës së tij ky dru do të gjeneroj deri 1,900,000 euro

përmes vlerave ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i ajrit, riciklimi i ujit, fertilizimi

i tokës, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e efekteve toksike të

gazrave etj. Në botë që nga viti 1900 rreth gjysma e të gjitha kënetave janë të humbura.

Figura.7 – Degradimi ekosistemeve pyjore

Page 18: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

18

Nëse vazhdohet me këtë trend shfrytëzimi i zonave natyrore, pritet që deri ne vitin 2050 të humbin

rreth 11% e zonave natyrore si rezultat i konvertimit të tokave për qëllime bujqësore, zhvillim të

infrastrukturës dhe nga ndryshimet klimatike. Faktorët që ndikojnë në humbjen e biodiversitetit

janë:

Mbipopullimi

Shpyllëzimi

Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës

Ngrohja globale

Ndryshimet klimatike etj.

Planeti jonë në vazhdimësi po ngrohet dhe në këtë fenomen ndikimin më të madhë e ka faktori

njeri. Në 65.000 vitet e fundit niveli i dioksidit të karbonit ka qenë më i larti këto 10 vitet e fundit.

Gjithashtu prerja e drunjëve është 10 herë më e madhe se sa ripërtrirja e tyre. Ngrohja globale si

rezultat i zhvillimit të teknologjisë, betonimit të hapësirave gjelbëruese, emetimi i gazrave nga

automjetet, termoelektranat, deponit ilegale të mbeturinave, të gjtha këto ndikojnë në ngrohjen e

atmosferës në planetin tonë. Rrezik për biodiversitetin është edhe e ashtuquajtura ndotja gjenetike,

ku racat e pastra rrezikohen të zhduken përmes procesit të hibridizimit të pakontrolluar i cili qon

në zëvendësimin e gjenotipeve lokale, p.sh nëse mbillen afër, varietete të modifikuara gjenetikisht

dhe varietete autoktone, ato kryqëzohen në mes vete dhe me këtë rast vjen deri te përzierja e

gjeneve (ndotja gjenetike) si pasojë varietetet autoktone do të kenë gjene të modifikuara gjeneti-

kisht. Sot, mbrojtja e biodiversitetit e sidomos e pyjeve është prioritet i të gjitha organizatave

botërore, rasti më i mirë është kur gruaja e parë afrikane Vangari Mathai në vitin 2004 u nderua

me Çmimin Nobel për mbrojtjen e mjedisit. Kjo aktiviste kishte luftuar kundër shpyllëzimit të

pyjeve afër kryeqytetit Kenian – Nairobi, por edhe kundër korrupsionit.

Page 19: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

19

Figura.8 – Shpyllëzimet, ndotja e ajrit, shkrirja e akullnajave si rezultat i ngrohjes globale, mbipopullimi

Page 20: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

20

KAPITULLI III

3.1. RËNDËSIA E BIODIVERSITETIT

Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës është baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të

qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evoluimit të jetës në tokë gjatë miliarda vjetësh. Në

planetën tonë, llogaritet se jetojnë rreth 13 milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganiz-

mave, prej të cilave vetëm 1.75 milion janë të emërtuara dhe të përshkruara. Vlera e ekosistemeve

nuk është vetëm ekzistenca-bazë për jetën e bimëve dhe kafshëve, por edhe për ne njerëzit. Shërbi-

met e vlerave të ekosistemeve të cilat nga natyra janë “falas”, janë esenciale për shëndetin, sigurinë

ushqimore e shëndetësore dhe prosperitetin tonë. Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërti-

min e cilësisë së jetës tonë. Njeriu me aktivitetin e vetë agrokultural ka mundësuar plotësimin e

nevojave të tij me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje

dhe varietete të mollës. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut dhe rreth

40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve të ndërtimit, i lëndëve

të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtues etj. Cilësia jonë e jetës dhe

mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversiteti. Duhet të kuptohet nga të gjithë se

humbja e llojeve dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërsi. Biodi-

versiteti është i njohur gjithashtu të ketë rol të rëndësishëm edhe në uljen e rrezikut të katastrofave

nga fatkeqësit natyrore. Si rezultat i prerjes së pyjeve dhe humbjes së burimeve të ujit janë humbur

shumë qytetërime. Kështu p.sh. në Amerikë para 1000 viteve u ndërtuan pallate të mëdha në një

luginë të pasur me pyje dhe ujra nëntokësore, por prerja e pyjeve dhe ndryshimet klimatike ndikuan

që pas 300 viteve ta lëshojnë vendin dhe ai qytetërim u zhduk. Rëndësia e biodiversiteti është e

lidhur ngushtë edhe me zbulimin e drogës dhe shfrytëzimit të resurseve mjekësore, kështu kom-

panit farmaceutike në SHBA nxjerrin në treg komponimet e tyre të cilat 50% gjinden në bimë,

kafshë dhe mikroorganizma, kurse rreth 80% e popullatës botërore varet nga ilaçet nga natyra si

rezultat i përpunimit modern ose nga praktika mjekësore tradicionale. Rëndësi tjetër biodiversiteti

ka edhe në industri, ku një numër i madhë gjërash, material të industrisë, rrjedhin nga burimet

biologjike duke përfshirë materialet e ndërtimit, fibrave, ngjyrave, gomës, letrës dhe naftës.

Andaj biodiversiteti dhe ekosistemet janë një bazë e mirë për një sistem ekonomik të suksesshëm

të një vendi.

Page 21: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

21

3.2. Vlerat e biodiversitetit

22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, ndërsa viti 2010 nga Kombet e Bashkuara

është shpallur si viti ndërkombëtar i biodiversitetit. Biodiversiteti mund të konsiderohet si një prej

vlerave më të mëdha të burimeve natyrore.

Vlerat e biodiversitetit mund ti ndajmë në:

Vlera komerciale

Vlera ekologjike

Vlera sociale

Vlera etike dhe

Vlera estetike.

Sipas McNeely et al (1990), vlerat e biodiversitit ndahen në: vlera që përdoren për konsum, vlera

që përdoren për prodhim, vlera sociale, vlera estetike, vlera opcionale dhe vlera jo konsumuese që

fitohen nga ekosistemet.

Vlerat që përdoren për konsum janë ushqimi, sepse p.sh. 80.000 lloje të bimëve janë të ngrënshme,

ndërsa 90% e ushqimit përfitohet nga bimët kultivuese të cilat janë të domestikuara nga viset

tropikale.

Vlera prodhuese e biodiversitetit - këtu bëjnë pjesë produktet komerciale të cilat mund

të shiten në treg, resurset gjenetike të popullatave të egra. Nga vlerat prodhuese të biodi-

versitetit varen edhe industritë e ndryshme si ajo: e letrës, industria e përpunimit të drurit,

industria e hekurudhës, ajo e tekstilit, lëkures etj.

Vlera ekologjike e biodiversitetit - lidhet ngusht me bimësin p.sh. një bimë drunore mund

të gjeneroj deri 1.962.150 dollar vlera ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i

ajrit, riciklimi i ujit, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e

efekteve toksike të gazrave etj.

Vlera sociale e biodiversitetit - është e lidhur ngusht me jetën sociale siç janë: veshjet,

aspektet shpirtërore dhe psiqike, fetare etj.

Page 22: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

22

Vlera etike e biodiversitetit - është lidhur me atë që ne duhet edhe në mënyrë etike ta

ruajmë dhe kujdesemi për biodiversitetin, këtë më së miri e vërtetojnë thëniet e ndryshme

“të gjitha gjallesat duhet të konservohen “apo thënia “jeto dhe le të jetojnë”.

Vlera estetike e biodiversitetit - Qëndron në atë se llojshmëria e habitateve dhe

ekosistemeve tokësore dhe ujore kanë rëndësi pejsazhore, kulturo-historike dhe rekreativo-

sportive, andaj kjo vlerë është lidhur me eko-turizmin p.sh. vetëm parkun kombëtarë të

Jasemitit në SHBA e vizitojnë rreth 4 milion njerëz brenda vitit, shembull tjetër një luan i

gjallë në Indi për një periudhë 7 vjeçare llogaritet se gjeneron deri në 515.000 dollar të cilat

paguhen nga turistët që e vizitojnë duke ju falënderuar vlerave estetike që ka, ose nga go-

rillat në Ruanda janë fituar deri 4 milion dollar në vit nga eko-turizmi.

Page 23: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

23

3.3. Masat për mbrojtjen e biodiversitetit

Njerëzimi sot është i obliguar të ruaj barazpeshën ekologjike, me prodhim të qëndrueshëm dhe

konsum të qëndrueshëm të resurseve, të energjisë dhe shfrytëzimit të hapësirës për të zvogëluar

presionin mbi mjedisin. Mënyra më e mirë apo kryesore për mbrojtjen e llojeve dhe ekosistemeve

është shpallja e hapësirave të caktuara me vlera të veçanta floristike, faunistike dhe të ekosistemeve

si zona të mbrojtura. Në Evropë vetëm në kuadër të Rrjetit Ekologjik “Natyra 2000” tani mund të

numërohen rreth 26.000 zona të mbrojtura. Mbrojtja e natyrës nuk mund të ndalet vetëm në kufijtë

e zonave të mbrojtura, por duhet një trajtim adekuat dhe me kujdes i natyrës edhe jashtë tyre.

Shkaqet e humbjes së biodiversitetit duhet të luftohen atje ku ato ndodhin, duhet ta ruajmë për vete

dhe për brezat që vijnë pas nesh. Atë që ne sot nuk e ruajmë, brezat e ardhshëm do ta paguajnë.

Meqenëse biodiversiteti si resurs natyrorë, ne e kemi të mbështetuar jetën dhe mirëqenien tonë në

të. Nuk thuhet kot se biodiversiteti është një bankë e gjallë, në të cilën duhet çdo njeri të investojë,

ku dihet që deri më sot është biodiveristeti ai që ka investuar për ne. Ngrohja e planetit po ecën me

shpejtësi të madhe dhe dramatike, këtë e tregojnë edhe shkrirjet e akullnajave në Arktik, Patagoni

të Jugut dhe si rezultat niveli i detit mund të rritet deri në 7m, kjo mundë të zgjasë me shekuj por

qysh tash duhet të ndërmirren masa adekuate. Ngrohja globale mund të lë pa strehë 150 milion

njerëz brenda 50 viteve, llogaritet që gjysma e Bangladeshit do të përmbytet nga uji brenda

periudhës së cekur më lartë.

Biodiversiteti duhet të vlerësohet dhe analizohet nëpërmjet të: vëzhgimit, inventarizimit, ruajtjes,

konservimit duke u bazuar në vendimet politike dhe ligjore.

Për ruajtjen dhe kujdesin ndaj biodiversitetit u mbajtën shumë takime dhe konventa me qëllim

kujdesin ndaj llojeve bimore dhe shtazore, ekosistemeve, trashëgimisë natyrore etj.

Page 24: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

24

3.4. Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit

Konventat dhe bashkëpunimet ndërkombëtare paraqesin marrëveshje në mes të shteteve në fusha

të ndryshme dhe mund të jenë politike, juridike, ekonomike etj. Konventat dhe bashkëpunimet

ndërkombëtare mbi biodiversitetin janë:

Konventa për Shumëllojshmërin Biologjike

Konventa e Trashëgimisë Botërore

Rezervatet e Biosferës

Konventa Ramsar

Konventa e Bonn - it

Konventa e Bern - it

Iniciativa e Brezit të Gjelbërt

Zonat e Rëndësishme të Bimëve

Zonat e Rëndësishme të Fluturave

Zonat e Rëndësishme të Shpezëve

Rrjeti Emerald

Lista e Kuqe e IUCN – së

Konventa për Shumëllojshmëri Biologjike (CBD) – është miratuar në samitin e mbajtur

në Rio de Janeiro – Brazil në qershor të vitit 1992 dhe hynë në fuqi në dhjetor të vitit 1993.

Konventa ka tri qëllime kryesore:

- mbrojtjen dhe konservimin e biodiversitetit apo shumëllojshmëris biologjike

- menaxhim të qëndrueshëm të resurseve natyrore

- integrimin e masave mbrojtëse dhe shfrytëzim real të natyrës në të gjithë sektorët.

Konventa e Trashëgimisë Botërore nën Konventën e UNESCO-S për Trashëgimin

Botërore – është miratuar në Paris – Francë, në nëntor të vitit 1972 dhe ka hyrë në fuqi në

dhjetor të vitit 1995. Përmes kësaj konvente synohet mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe

natyrore. Sipas konventës, çdo shtet duhet të zotohet të konservojë jo vetëm zonat e

trashëgimisë në territorin e tij por edhe në vendet tjera të botës. Përfshinë 851 monumente

nga 144 shtete, prej të cilave 660 u takojnë monumeneteve kulturore dhe 166 monumente

Page 25: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

25

natyrore ndërsa 25 monumente kulturore dhe natyrore. Parku kombëtar Malet e Sharrit

është kandidat potencial të futet në listën e trashëgimisë botërore.

Rezervatet e Biosferës - kjo konventë është themeluar në vitin 1977 nën programin e

UNESCO-S. Rezervatet e biosferës janë zona të mbrojtura dhe përfshijnë 553 lokacione

që ndodhen në 107 vende të botës, nga vendi ynë kandidat që të hyjnë në rrjetën e rezervat-

eve të biosferës janë parqet kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Kjo kon-

ventë ka për qëllim:

- mbrojtjen e resurseve gjenetike, të llojeve dhe të ekosistemeve

- kërkime shkencore dhe monitorim

- promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Konventa Ramsar – u mbajt në Ramsar të Iranit, prej nga u emrua me këtë emër, njihet si

konventa e vendeve moçalike është një marrëveshje ndërqeveritare për ruajtjen dhe

shfrytëzimin e qëndrueshëm të moçaleve dhe burimeve të tyre, pasaçërisht si habitate të

shpendëve të ujit. Konventa përfshinë liqenet, lumenjtë, moçalet, grykat e gjera të lumen-

jve, kënetat, rizoforat, shkëmbinjtë koralorë, deltat dhe rrymat e rrafshinave, vendet afër

bregut të flotave detare etj.

Konventa e Bonn-it – u miratua në Bonn të Gjermanisë me 1979 dhe hyri në fuqi me

1983, përfshinë mbi 100 shtete nga Afrika, Amerika Qëndrore dhe Jugore, Azia, Evropa

dhe Oqeania. Ka për qëllim konservimin e specieve migruese të kafshëve, ruajtjen e spe-

cieve migruese të tokës, detit dhe shpendëve si organizma aerotokësorë.

Konventa e Bern-it – u miratua në Bern të Zvicrës me 1979 dhe hyri në fuqi me 1982, ka

për qëllim sigurimin, konservimin dhe mbrojtjen e llojeve të egra dhe vendbanimet e tyre.

Sot, kjo konventë mbronë mbi 500 lloje të bimëve të egra dhe mbi 1000 lloje të shtazëve

të egra.

Iniciativa e Brezit të Gjelbërt – ka për qëllim lidhjen e parqeve natyrore dhe kombëtare,

rezervatet e biosferës, zonat e mbrojtura përgjatë kufijve duke ndihmuar zhvillimin

regjional dhe iniciativat që bazohen në mbrojtjen dhe konservimin e natyrës. Implementimi

i kësaj iniciative ka filluar në shtator të vitit 2004 në parkun kombëtar Ferto-Hansag në

Hungari në zonën kufitare me Austrinë.

Page 26: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

26

Bjeshkët e Nemuna në veri të Shqipërisë afër kufirit me Malin e Zi dhe Malet e Sharrit

përgjatë trekëndëshit kufitar Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë janë kandidatë për Brezin e

Gjelbër të Ballkanit.

Zonat e Rëndësishme të Bimëve – apo Plantlife, u themelua në vitin 1989 dhe është

fokusuar në 4 fusha: zonat e rëndësishme të bimëve, bimët mjekësore, politikat dhe strate-

gjitë dhe sekretariati planta europa. Zgjedhja e zonave bëhet duke u bazuar në tri kritere:

llojet e rrezikuara, diversitetin e llojeve dhe habitatet e rrezikuara.

Zonat e Rëndësishme të Fluturave – ka për qëllim seleksionimin e zonave të fluturave

në Evropë. Janë identifikuar 431 zona të rëndësishme të fluturave në 37 shtete dhe 3 ishuj

që mbulojnë 1.8 % të sipërfaqes së Evropës ose 21 milion hektar. Parku Nacional Malet e

Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, Germia, Fusha e Pejës, Lumbardhi i Prizrenit, Lugina e Drinit

të Bardhë, Bjeshkët e Pashtrikut janë disa zona potenciale për futjen e tyre në rrjetin e

zonave të rëndësishme të fluturave.

Zonat e Rëndësishme të Shpezëve – ka për qëllim identifikimin, monitorimin dhe mbro-

jtjen e rrjetit global që merret me zonat me rëndësi të zogjëve me qëllim që të bëjë kon-

servimin e tyre. Një numër për 838 specie konsiderohen afër kërcënimit për zhdukje, kurse

2065 specie janë në prioritet urgjent për konservim.

Rrjeti Emerald – është një rrjetë ekologjike e përbërë nga zonat me interes të veçantë për

konservim, e lansuar nga Këshilli Evropian si pjesë e punës së tij nga Konventa e Bern-it,

përfshinë një sipërfaqe prej 17.5 % të territorit të BE – së.

Konventa CITES – (konventa mbi tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të

florës dhe faunës së egër), u aprovua me 3 mars të vitit 1973 në Washington - SHBA dhe

hyri në fuqi në korrik të vitit 1975, është një marrëveshje ndërqeveritare e tregtimit të spe-

cieve të rrezikuara, pra qëllimi është shkëmbimi i mostrave të bimëve dhe kafshëve të egra

në mënyrë që të mos rrezikohet mbijetesa e tyre. Nga kjo konventë janë mbrojtur 5000

specie të kafshëve dhe 28.000 specie bimore.

Lista e Kuqe e IUCN – u themelua në vitin 1948 në konferencën e Fantainebleau me seli

në Gland të Francës, është sistem i dizajnuar për identifikimin e rrezikshmërisë së zhdukjes

së specieve dhe qëllimi kryesorë i listës është që të shënoj dhe katalogoj taksonet të cilat

përballen me rrezik global të zhdukjes.

Page 27: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

27

KAPITULLI IV

4.1. BIODIVERSITETI I KOSOVËS

Ndryshueshmëria midis organizmave të gjallë që jetojnë në ekosistemet tokësore, detare dhe

ekosisteme të tjera ujore dhe komplekset ekologjike në të cilat ato bëjnë pjesë: kjo përfshinë di-

versitetin brenda llojit, midis llojeve dhe ekosistemeve, e thënë me fjalë të tjera, termi diversitet

biologjik shpreh numrin dhe gjithë larminë e organizmave të gjallë në planet. Brenda këtij termi

përfshihet diversiteti i gjeneve, llojeve dhe ekosistemeve që janë produkt i një procesi evolutiv prej

më se 3 miliard vjet. Njerëzimi dhe mbijetesa e tij varet nga ky diversitet biologjik. Kosova edhe

pse një vend i vogël, ka një biodiversitet të pasur, kjo për shkak të shumë faktorëve si pozita

gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relieve klima etj, të cilët kanë mundësuar

që Kosova të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe peisazhor me një llojshmëri të mirë floris-

tike, vegjetative dhe faunistike, ku prezent është prania disa llojeve relikte, endemike dhe lloje me

rëndësi të veçantë. Biodiversiteti në Kosovë është shumë i pasur dhe shumë i përhapuar, por zonat

më të pasura janë masivët malorë Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit duke mos i anashkaluar

edhe zonat tjera të cilat janë mjaft të pasura.

4.2. Flora dhe vegjetacioni i Kosovës

Gadishulli Ballkanik në saje të pozitës së vet gjeografike si dhe zhvillimit të florës dhe vegjetacio-

nit paraqet një regjion shumë të pasur me lloje, ndër të cilat një numër i madh janë endemike dhe

relikte. Prej 6530 llojeve të cilat janë të përhapura në të, 1753 ose 26.9% janë endemike. Kosova

si pjesë e Gadishullit Ballkanik, në saje të pozitës gjeografike, veçorive klimatike, pedologjike,

hidrologjike, dhe orografike në aspektin floristik dhe fitocenologjik paraqet regjion të pasur,

specifik dhe interesant. Në aspektin floristik Kosova është shumë e pasur dhe në të janë të pran-

ishme elementet floristike ilirike, mezike, submesdhetare dhe arktiko-alpike. Sipas hulumtimeve

të deritanishme në Kosovë janë të përhapura rreth 2500 lloje bimore, ndër të cilat 200 lloje janë

edemike dhe endemo-relikte (Krasniqi,1987). Këtë e vërteton edhe fakti se Kosova në Ballkan

përfshinë sipërfaqe vetëm 2.3% kurse me pjesëmarrje të llojeve endemike dhe endemo-relikte me

11.4% (Mustafa,1996). Prandaj, Kosova me të drejtë mund të quhet flora e vogël e Ballkanit.

Page 28: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

28

Pyjet gjethërënëse përfaqësojnë 90 % të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuar nga dushqet dhe

ahu, kurse pyjet halore mbulojnë rreth 7 % të pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe

hormoqi.

Pyjet e Kosovës janë të ndara në pyje të larta, pyje të ulëta, shkurre dhe pyje të degraduara. Pjesën

më të madhe të pyjeve të Kosovës e përbëjnë pyjet e ulëta (42 %), ndërsa pjesën më të vogël pyjet

e larta (15 %).

Deri tani në Kosovë janë inventarizuar rreth 1800 lloje të florës vaskulare, mirëpo supozohet që

ky numër është më i madh dhe arrin deri në rreth 2.500 lloje. Pra edhe më tutje nuk kemi një

inventar të plotë të florës dhe vegjetacionit. Vegjetacioni i Kosovës është i përfaqësuar më 139

asociacione bimore të grupuara në 63 aleanca, 35 rende dhe 20 klasë. Qendrat e biodiversitetit

floristik në Kosovë konsiderohen Malet e Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna. Më të rëndësishëm janë

grupi i endemikëve lokal, numri i të cilëve është ende i pa definuar plotësisht (dihet për katërm-

bëdhjetë lloje të florës vaskulare), disa prej te cilave kanë përhapje mjaft të kufizuar. Këto lloje

endemike si dhe lloje të tjera bimore, ndër të cilat ka edhe bimë me veti mjekuese, janë të përhapura

në disa pjesë të maleve të Kosovës. Vende me fito-divesitetit më të pasur konsiderohen Malet e

Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna.

4.3. Biodiversiteti i Bjeshkëve të Nemuna dhe Maleve të Sharrit

Krahasuar me sipërfaqen që ka Kosova (afër 2.3%) në kuadër të Gadishullit Ballkanik mund të

vijmë në një përfundim relativ dhe të themi se fitodiversiteti i Kosovës paraqet rreth 26.9 % të

florës së Ballkanit dhe rreth 18 % të florës së Evropës. Prej numrit të përgjithshëm të llojeve të

bimëve vaskulare te evidentuara në Malet e Sharrit (afro 1.800 lloje), 86 lloje janë shpallur ndërk-

ombëtarisht të rëndësishme, 26 lloje janë të përfshira në Listën e Kuqe të Evropës, ndërsa sipas

IUCN-së, 32 lloje që gjinden në Malet e Sharrit janë në Listën e Kuqe të bimëve të kërcënuara.

Ndërsa vetëm në zonën subalpike dhe alpike të Bjeshkëve të Nemuna janë evidentuar 797 lloje të

bimëve vaskulare, ku 128 prej tyre karakterizohen me karakter endemik (Millaku F. 1999). Flora

e Kosovës është e përfaqësuar edhe me lloje me areal të ngushtë, që konsiderohen si lloje bimore

të rralla dhe të rrezikuara. Ekziston një listë e ngushtë e llojeve bimore të rralla dhe të rrezikuara,

Kosova ende nuk e ka të përgatitur Listën e Kuqe të llojeve.

Page 29: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

29

Disa lloje bimore që konsiderohen të rralla dhe të rrezikuara në Kosovë.

• Bershei i rëndomtë / Taxus baccata L.

• Bujgeri / Quercus trojana Webb.

• Vidhi i rëndomtë / Ulmus campestris L.

• Panja malore / Acer heldreichii Orph.

• Boshtra / Forsythia europea Deg. Et Bald.

• Vulfonia / Wulfenia carinthiaca Jack.

• Tulipani i Sharrit / Tulipa scardica

• Troliusi / Trollius europeus L.

• Zambaku / Lilium albanicum Gris.

• Karafili i Sharrit / Dianthus scardicus Wetst.

• Kurorezë / Fritillaria graeca Boiss. Et Sprun.

• Sanëza e verdhë / Gentiana lutea L.

• Xërxelja / Dphne blagayana Freyer.

• Ramonda / Ramonda serbica Panč.

• Bozhuri dekorativ / Paeonia decora Anders.

• Bozhurea koraline / Paeonia corallina Retz.

• Valdestenia / Waldesteinia geoides Willd.

• Poligala / Polygala dorfleri Havek.

• Moltkea / Moltkea doerfleri Wettst.

• Dioskora / Dioscorea balcanica Koshan.

• Rododendroni /Rhododendron ferrugineum L.

• Lëpjeta / Rumex balcanicus Roth.

• Asheja / Ilex aquilifolium L.

• Bathra / Narcissus poeticus L.

Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum) Dredhaku (Pinus mugo)

Page 30: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

30

Vulfenia e Bleçiqit (Wufenia blecici) Barëpezmi gjuhëz (Achillea lingullata)

Gjethëdell si veshka (Plantago reniformis) Arneni (Pinus peuce)

Figura 9. - Disa lloje të bimëve endemike në Kosovë

Page 31: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

31

4.4. Fauna e Kosovës

Duke marrë parasysh pozicionin gjeografik, relievin, kompleksin e faktorëve ekologjik, historik

dhe faktorëve të tjerë, Kosova hynë në radhën e vendeve me faunë më të pasur të Gadishullit

Ballkanik.Territoret më të pasura me faunë janë: Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, Kopaoniku,

Mokna dhe masivet tjera malore, lumenjtë dhe liqenet. Sipas hulumtimeve të deritanishme në Ko-

sovë jetojnë mbi 250 lloje të egra të kurrizorëve si dhe numër i madh i pakurrizorëve, deri tani janë

të njohura 200 lloje të fluturave, mbi 500 taksone të makrozoobentosit të ujërave. Në kuadër të

zonave të mbrojtura ekzistojnë dy rezervate strikte në të cilat janë të mbrojtura dy lloje shtazore:

Rezervati i Rusenicës në komunën e Suharekës, vendbanim i rrëqebullit (Lynx lynx) dhe Kozhnjeri

në komunën e Deçanit, vendbanim i dhisë së egër (Rupicapra rupicapra). Në kuadër të faunës

vend me rëndësi zënë edhe shpezët me rreth 180 lloje. Zonat më të pasura me shpendë janë

Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Pyjet e larta dhe ekosistemet malore të Kosovës ofrojnë

kushte të volitshme për jetesën e popullatave të rëndësishme të gjitarëve të mëdhenj si: ariu i

murrëm (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupi-

capra rupicapra), pastaj të shumë llojeve të shpendëve grabitqare dhe këngëtare mjaft të

rëndësishme për ornitofaunën e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës. Shqiponja e maleve (Aquila

chrysaetos), fajkoi thonjë bardhë (Falco naummani), pulegra (Tetrao urogallus) janë disa nga llo-

jet më reprezentative të vendit e të cilat kanë edhe status ndërkombëtar të mbrojtur.

4.4.1. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna

Territori i “Bjeshkëve të Nemuna” shquhet për shumëllojshmëri biologjike e peisazhore të pasur,

falë pozicionit gjeografik, kushteve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike dhe karakteristikave të

relievit e të klimës. Relievi i thyer dhe vertikaliteti i theksuar ofrojnë kushte për ekzistencën dhe

ruajtjen e një numri të madh llojesh bimore dhe shtazore. Bjeshkët e Nemuna nga aspekti faunistik

karakterizohen me një faunë mjaft të pasur, heterogjene, endemike dhe shumë interesante. Kjo

pasuri faunistike e Kosovës e me të edhe e Bjeshkëve të Nemuna, si masivi më i madh në Ballkan

është rezultat i ndikimeve të shumta të regjionit mesdhetar, euro-siberian dhe atij nordiko-alpin si

dhe i ndryshimeve të shpeshta të kushteve ekologjike në të kaluarën. Në territorin e Bjeshkëve të

Nemuna mund të gjenden lloje të gjitarëve dhe shpendëve që janë mjaft të rralla për rajonin e

Ballkanit dhe më gjerë.

Page 32: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

32

Shumë prej tyre janë relikte, endemike, të kërcënuara nga zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në

listat dhe konventat ndërkombëtare. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna në bazë të hulumtimeve të

gjertanishme dhe në bazë të shënimeve të literaturës përbëhet prej 8 lloje të peshqëve, 13 lloje të

ujëtokësorëve, 10 lloje të rrëshqitësve, 148 lloje të shpendëve (sipas disa të dhënave më të reja 175

lloje, ndërsa mendohet të ketë mbi 200 lloje), 37 lloje të gjitarëve dhe 129 lloje të fluturave vetëm

nga rendi Lepidoptera. Llojet më reprezentative të faunës së Kosovës që jetojnë në territorin e

Bjeshkëve të Nemuna janë: rrëqebulli (Lynx lynx), ariu i murrëm (Ursus arctos), kaprolli (Capre-

olus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), fajkoi

thonjë bardhë (Falco naummani), pulegra (Tetrao urogallus) etj.

4.4.2. Fauna e Maleve të Sharrit

Territori i “Maleve të Sharrit” me biotopet e ndryshme është shumë i pasur me faunë. Në të janë

prezentë lloje të veçanta të shtazëve, të cilat ekskluzivisht janë të lidhura për biotope specifike, që

do të thotë se përhapja e tyre është e ngushtë dhe i përkasin llojeve endemike. Ndërsa llojet e tjera

që hasen në biotope të ndryshme janë të përhapjes së gjerë. Fauna e Sharrit deri sot nuk është

hulumtuar sa duhet, mirëpo në bazë të dhënave nga literatura mund të konstatohet se fauna e Sharrit

përbëhet prej: 7 lloje të peshqëve, 9 lloje të amfibeve, 10 lloje të reptilëve, 154 lloje të shpendëve

dhe 30 lloje të gjitarëve.

Rrëqebulli (Lynx lynx) Shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos)

Page 33: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

33

Fajkoi thojnë bardhë (Falco naummani) Dhia e egër ( Rupicapra rupicapra )

Ariu i murrëm (Ursus arctos) Dreri (Cervus elaphus)

Figura 10.- Disa lloje të faunës në Kosovës

Page 34: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

34

5. PËRFUNDIMI

Një trend i tillë, sidomos në dy dekadat e fundit i humbjes së biodiversitetit do të jetë fatal për

njerëzimin dhe gjeneratat e ardhshme duke llogaritur që nevojat e njerëzimit mëse 80% e tyre

plotësohen nga resurset biologjike. Nga literatura e shfletuar vijë në përfundim se, çështja e biodi-

versitetit jo vetëm te ne, por edhe në nivel global paraqet një shqetësim të madhë për ne dhe brezat

që vijnë. Kur kemi parasysh faktin se një nga faktorët që ndikojnë në shkatërrimin e biodiversitetit

në botë është edhe faktori antropogjen, atëherë ne jemi fajtorët kryesor që sot biodiversiteti në

planetin tonë gjithnjë e më shumë po degradohet. Ndotja mjedisit, ajrit, tokës, grohja globale,

shpyllëzimet pa kriter, mbipopullimi, ndryshimet klimatike, zhvillimi i industrisë janë disa faktorë

që ndikojnë në humbjen e biodiversitetit, si pasojë kemi zhdukjen e shumë specieve bimore dhe

shtazore, shkatërrim të habitateve, ndotje të lumenjëve, të gjitha këto e bëjnë të vështirë jetën në

këto ekosisteme. Edhe pse në periudha kohore të ndryshme janë mbajtur shumë konferenca, janë

lidhur marrëveshje të ndryshme në mes vendeve për ruajtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit dhe bio-

diversitetit, janë angazhuar shumë organizata të ndryshme botërore për ruajtjen e llojshmërisë bi-

ologjike dhe ruajtjen e mjedisit në planetin tonë, pastaj zotimet e qeverive të vendeve më të

fuqishme në botë për ruajtjen dhe kujdesin ndaj biodiversitetin, sot trendi i shkatërrimit ende va-

zhdon, duke filluar nga degradimi ekosistemeve të pyjeve, humbja e vazhdueshme e habitateve të

llojeve të caktuara, zhdukja llojeve bimore dhe shtazore, ndotja e mjedisit, shpyllëzimet, gjuetia

pa kriter, betonimet e tokave bujqësore, shkatërrimi lumenjëve etj. Nëse vazhdohet me një ritëm

të tillë të shkatërrimit të biodiversitetit, i cili po ndodhë kryesisht për përfitime industriale, politike

por edhe personale, atëherë çfarë tu themi ne brezave të ardhshëm, vetëm ”Na falni, për interesat

tona, ne ju shkatërruam të ardhmen juve ”. Andaj ne duhet që sa më shpejtë të marrim masa në

parandalimin e kësaj dukurie duke e vetëdijësuar popullatën për rëndësinë e biodiversitetit,

nxënësve në shkolla t’ju mbahen ligjerata mbi vlerën dhe ruajtjen e mjedisit, duke aplikuar poli-

tikat mjedisore në përpikmëri, ndalimin e shpyllëzimeve pa kriter, ndalimin e ndërtimeve në tokat

e plleshme, ndalimin e ndotjes së lumenjve dhe liqeneve, menagjimin e mbeturinave, ruajtjen dhe

konservimin e bimëve dhe shtazëve në zhdukje, shpalljen si zona të mbrojtura vendet që janë me

rëndësi dhe mbrojtjen strikte të tyre me ligj, vetëm në këtë mënyrë ne mund të ruajmë biodiversi-

tetin në vendin tonë, ruajmë llojet bimore dhe shtazore që janë në rrezik të zhdukjes dhe ruajmë

mjedisin në të cilin jetojmë, nëse duam që t’ju lemë diçka brezave të ardhshëm.

Page 35: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

35

6. LITERATURA

Mustafa,B. Hoxha,E. Hajdari,A. (2010): Ekologjia e Aplikuar(dispensë), Prishtinë.

Rexhepi,F (2005): Ekologjia e Pyjeve, Prishtinë.

Çullaj,A (2005): Kimia e mjedisit, Tiranë .

Krasniqi, E. (2010): Flora dhe Vegjetacioni i Kosovës, Pjesë nga Ligjëratat (Dispensë), Prishtinë.

Rozhaja, D. Jablanoviq, M. (1983): Ndotja dhe Mbrojtja e Ambientit Jetësor, Prishtinë.

Rexhepi,F. (1994): Vegjetacioni i Kosovës, Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Prishtinë.

Rexhepi,F. (2000): Bimët endemike të Kosovës, Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Prishtinë.

Burimet nga interneti:

www.biodiversiteti.com

www.wikipedia.com

www.biodiversittyimage.com

www.nationalconvet of biodiversity

Page 36: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

36

7. LISTA E SHKURTESAVE

AND-ja – Acidi Deoksiribonukleik (substancë në të cilën mbartet material i koduar, informacioni

i trashëgimisë, i cili bartet në qelizat bija pas çdo ndarje qelizore).

SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

IUCN – International Union for Conservation of Nature (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e

Natyrës).

CI – Conservation International (Ruajtja Ndërkombëtare), organizat joprofitabile që mirret me

ruajtjen e natyrës, me seli në Arlington të shtetit të Virgjinias në Amerikë

CBD – Convention of Biological Diversity (Konventa për Shumëllojshmërinë Biologjike).

UNESCO – United Nations Educational, Scientific and Cultural Organisation (Organizata për

Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara).

CITES – Covention on International Trade in Endangered Species of Wild Fauna and Flora

(Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër).

Page 37: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org Nuraj.pdf · me njëra-tjetrën, si dhe me mjedisin jo të gjallë. Termi biodiversitet rrjedhë nga fjala bios - jetë dhe diversitet - llojshmëri,

37

8. JETËSHKRIMI

Unë Shpresa Nuraj, e lindur me 07.01.1977 në fshatin Dejnë komuna e Rahovecit, shkollën fillore

e kam kryer në fshatin Ratkoc, të mesmen në Kievë. Gjithmonë më ka pëlqyer profesioni i

mësuesit, andaj në vitin 2013-2014 kamë regjistruar Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi

Agani” në Gjakovë, programi fillor. Gjatë studimeve me suksese kam arritur të mësojë, punojë

dhe të arrijë rezultate të kënaqëshme në mbrojtjen e shumë punimeve seminarike, profesionale,

shpresoj që këto njohuri një ditë ti prezantoi me kënaqësinë më të madhe para nxënësve në shkollë.