29
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Fillor PUNIM DIPLOME Rëndësia e mjeteve mësimore në të nxënë të suksesshëm Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina Drelinda Morina Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Morina.pdf · e vazhdueshme shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin e veҫantё pёr udhёheqёsin e kёtij punimi Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina i cili

  • Upload
    lynhu

  • View
    327

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

Rëndësia e mjeteve mësimore në të nxënë të suksesshëm

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina Drelinda Morina

Gjakovë, 2018

2

PËRMBAJTJA

FALENDERIME........................................................................................................................... 3

ABSTRAKTI ................................................................................................................................. 4

1. HYRJE ....................................................................................................................................... 5

2. PROCESI MËSIMOR .............................................................................................................. 6

3. MJETET MËSIMORE ............................................................................................................ 8

3.1. Klasifikimi i mjeteve mësimore ......................................................................................... 9

3.2. Mjetet e demostrimit ........................................................................................................ 10

3.2.1. Demostrimi i objekteve ............................................................................................. 12

3.2.2. Demostrimi i fotografive ........................................................................................... 12

3.2.3. Demostrimi i projeksionit dhe i filmit të lëvizshëm ................................................ 13

3.3.3. Demostrimi i hartave, i skemave, i diagrameve, i tabelave dhe i skicave ............. 13

3.4. Mjetet ndihmëse mësimore .............................................................................................. 14

3.4.1. Mjetet për punë të pavarur ....................................................................................... 14

4. EFIKASITETI DHE MJETET MËSIMORE ...................................................................... 17

4.1. VLERA E MJETEVE MËSIMORE .............................................................................. 19

4.2. MAKINAT PËR MËSIM ................................................................................................ 20

4.2.1. Rëndësia e makinave për mësim .............................................................................. 20

4.2.2. Tipat e makinave në mësim ...................................................................................... 21

4.2.3. Responderi në mësim................................................................................................. 21

4.2.4. Kompjuteri në mësim ................................................................................................ 22

4.2.5. Grafoskopi në mësim ................................................................................................. 23

4.2.6. Klasa elektronike ....................................................................................................... 24

4.3. ARSYET DHE RËNDËSIA E PËRDORIMIT TË TEKNOLOGJISË NË KLASË . 24

4.3.1. Teknologjia dhe qasja konstruktiviste ..................................................................... 25

5. PËRFUNDIM .......................................................................................................................... 28

6. LITERATURA ........................................................................................................................ 29

3

FALENDERIME

Realizimi i këtij punimi u bë i mundur pas shumë përpjekjeve, ku përveç kontributit tim personal

nuk mund të lë pa përmendur mbështetjen e pafund nga shumë njerëz.

Falënderimi për të cilin është e vështirë të gjej fjalët më me peshë, fjalët që shprehin mirënjohjen

time të pafund për përkrahjen, motivimin, mbështetjen e pakushtëzuar dhe ndihmën sistematike,

që i dedikohet familjes time.

Një falënderim të veçantë ia kushtoj profesorëve të cilët duke më pajisur me dituri të dobishme më

lehtësuan rrugën për përfundimin e këtyre studimeve. Pёr mbёshtetjen akademike dhe konsulaten

e vazhdueshme shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin e veҫantё pёr udhёheqёsin e kёtij punimi

Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina i cili mё mbёshteti nё ҫdo hap tё zhvillimit tё kёtij punimi.

Një falenderim tjetër shkon për miqtë dhe kolegët, të cilat më përkrahën dhe më këshilluan.

Sinqerisht dhe përgjithmonë faleminderit!

4

ABSTRAKTI

Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të ndryshëm, arrita të

përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e këtij punimi.

Në këtë punim do të trajtohet tema: Rëndësia e mjeteve mësimore në të nxënë të suksesshëm. Të

flasësh për specifikën e mjeteve mësimore do të thotë të flasësh për veprimtarinë e

drejtëpërdrejtë të mësimdhënësit me nxënësin. Në planin e punës arsimore pothuajse në të gjitha

sistemet arsimore duhet të konstatohet se secilës lëndë duhet kushtuar rëndësi në përdorimin e

mjeteve mësimore. Mjetet mësimore patjetër ndikojnë në zgjerimin e njohurive, diturive dhe

duhet të burojnë nga puna e planifikuar me plan-program. Pjesë e të mësuarit është rimendimi

me detaje i strategjisë së mësimdhënies, i procesit të të mësuarit, i pjesës së shkrimit dhe të

leximit.

Mësimdhënia, si një detyrë komplekse me përgjegjësi morale, emocionale, etike, intelektuale,

profesionale, sociale etj, kërkon një posedim të gjerë të njohurive shkencore, shkathtësi,

qëndrime, përkujdesje, planifikim dhe organizim të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe

mësimnxënies në mënyrë që ajo të jetë e suksesshme.

Ky hulumtim është fokusuar në efektet pozitive dhe negative të përdorimit të mjeteve mësimore,

duke hulumtur gjithnjë shkaqet dhe pasojat që mund të sjellin ato si dhe parandalimin e efekteve

negative të tyre.

Fjalët kyçe: mësim, mjete mësimore, nxënie, sukses, përdorim, etj.

5

1. HYRJE

Roli kryesor i procesit mësimor është formimi i personalitetit kompleks dhe të gjithanshëm të

nxënësit që të aftësohet për t`iu përgjigjur të gjitha kërkesave dhe arritjeve të kohës. Qëllimi

kryesor i zbatimit dhe aplikimit të novacioneve në mësim është që për kohë të shkurtër të fitohen

njohuri më të mëdha. Kjo mund të arrihet, nëse në shkollë zbatohen marrëdhënie të reja me metoda

dhe mjete të reja mësimore. Përdorimi i mjeteve dhe metodave mësimore bashkëkohore bën që të

përmirësohen shumë mangësi që vëreheshin në mësimdhënien klasike, ku në qendër të saj

qëndronte mësuesi dhe njohuritë e dhëna prej tij.

Zbatimi dhe përdorimi i mjeteve mësimore është i një rëndësie të madhe, sepse mundësojnë

përparimin e procesit edukativo-arsimor si dhe njohjen në përgjithësi të proceseve të të njohurit si

kriter i realitetit objektiv. Përdorimi i mjeteve mësimore dikur ka qenë primitiv dhe klasik e sot

bashkëkohor e modern, por i kushtëzuar në pamundësitë për pajisjen dhe aplikimin e tyre. Në

procesin edukativo-arsimor, përveç rolit të mësuesit (fjalës së tij të gjallë etj) rëndësi të veçantë

kanë edhe mjetet mësimore, pa marrë parasysh se cilat janë dhe cilit grup u takojnë ato. Me

ndihmën e mjeteve mësimore mësuesi jo vetëm që e përmirëson cilësinë në mësim, por në masë

të madhe racionalizon edhe punën e tij.

Gjithcka që është e mundur të vihet para shqisave të nxënësve, sepse me këtë do të mundësohet

largimi i autoritarizmit pedagogjik, që shpesh vihet re aty ku roli i mësuesit është absolut dhe

dominues. Është fakt i pakontestueshëm pra, që mjetet përkatëse mësimore e kanë ndikimin dhe

funksionin e madh didaktik-metodik, respektivisht arsimor-edukativ, pedagogjik.

Përdorimi i mjeteve mësimore do te ishte më i plotë dhe më përmbushës n.q.s. do të shoqërohej

dhe me metodën e duhur mësimore. Demonstrimi është metoda e mësimdhënies, e cila bazohet

në paraqitjen para nxënësve të një modeli veprimi, të fakteve, të procedurave për të bërë diçka,

për të ilustruar diçka, duke përdorur objekte reale ose mjete të përgatitura dhe veprimi i nxënësit

vlerësohet sipas standardit të demonstrimit. Demonstrimi mund të jetë i drejtpërdrejtë, me

objekte reale ose të modeluara, praktik, i filmuar, elektronik. Në të gjitha këto raste, demonstrimi

realizohet nëpërmjet përdorimit të një shumëllojshmërie mjetesh mësimore. Demonstrimi i

objekteve u krijon mundësi nxënësve të dallojnë vetitë karakteristike të objektit ose marrëdhëniet

që ekzistojnë brenda dhe jashtë tij.

6

2. PROCESI MËSIMOR

Procesi mësimor mund të shikohet, në një kuptim të caktuar, si ndihmë e organizuar dhe e menduar

e arsimtarit, që u ofron nxënësve kur fitojnë dituri, shkathtësi dhe shprehi, gjatë zhvillimit të

funksioneve psikike si dhe gjatë formimit të pikëpamjeve të drejta për jetën dhe botën.

Në këtë proces ndihma e arsimtarit shfaqet në mënyra të ndryshme: që nxënësve t’u komunikojë

diturinë e gatshme, të përshkruajë ose të shpjegojë, të tregojë objektet ose proceset dhe të udhëheqë

duke vështruar nxënësit ose t’i nxitë nxënësit me bisedë që të nxjerrin përfundime të caktuara. Në

të gjitha rastet e këtilla dhe në raste të ngjashme arsimtari e drejton drejtpërsëdrejti procesin

mësimor, jo vetëm nga aspekti i jashtëm, por e drejton aktivisht edhe procesin mendor të nxënësve,

duke ndikuar gjithashtu edhe mbi jetën emocionale dhe në vullnetin e nxënësve.

Ndihma e arsimtarit mund të manifestohet edhe në forma të tjera. Një formë e këtillë e ndihmës e

ndeshim atëherë kur nxënësit punojnë pavarësisht, pa udhëheqjen e drejtpërdrejtë të arsimtarit.

Ndihma e arsimtarit këtu konsiston në organizimin e punës së pavarur të nxënësve, i udhëzon në

realizimin e punës, shtron detyra të caktuara, kontrollon rezultatet e punës etj.1

Nga situate didaktike varet se cfarë ndihme do të shprehet në procesin mësimor, respektivisht, në

ndonjë pjesë të procesit mësimor. Nuk është punë e lehtë të vlerësosh drejt situatën didaktike,

sepse ajo varet prej shumë faktorësh, siç janë, p.sh., aftësitë e nxënësve, dëshirat e tyre, interesat,

lëndët mësimore, mjetet mësimore, qëllimet arsimore dhe edukative që synohen të sendërtohen,

metodat e punës, mundësitë hapësinore të shkollës, koha në dispozicion etj.

Procesi i njohjes si dhe procesi i nxënies, ndodhin në takimin e individit me rrethin, në takimin e

subjektit me objektin e njohjes. Në procesin e organizuar të njohjes, pra në procesin e mësimit i

cili e shkurton dhe e lehtëson atë proces të njohjes së botës, për shkak të përdorimit metodave

dhe formave të ndryshme, si dhe për shkak të përdorimit të mjeteve mësimore dhe mjeteve

ndihmëse shtohet efikasiteti i njohjes. Sado që metodat mësimore janë faktor i rëndësishëm në

procesin mësimor, po thuajse të njejtën rëndësi e kanë edhe mjetet mësimore edhe ato ndihmëse.

Ato e kanë shoqëruar mësimin prej filleve të para deri në ditët e sotme. As shkolla e ardhmërisë

nuk mund të mendohet pa aplikimin e mjeteve mësimore dhe ndihmëse.2

Edhe pse mjetet mësimore dhe ato ndihmëse kanë histori shumë të gjatë, megjithatë, është e

vështirë të jipet një definicion i caktuar dhe klasifikim shembullor i mjeteve mësimore dhe atyre

ndihmëse. Është vështirë gjithashtu të vëmë një kufi të drejtë dhe të prerë në mes të mjeteve

mësimore dhe atyre ndihmëse.

1 Woolfolk, Anita, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 2011, fq.418. 2 Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, “PEDAGOGJIA II”, Prishtinë, 1977, fq. 417.

7

Me distancim të caktuar do të mund të pohonim se me mjete mësimore nënkuptojmë objektet me

të cilat nxënësit fitojnë dituri, kurse me mjete ndihmëse nënkuptojmë sendet dhe aparatet me

përdorimin e të cilave lehtësohet procesi i nxënies dhe i mësimdhënies.

Të bësh dallimin rigoroz në mes të mjeteve mësimore dhe atyre ndihmëse është mjaft vështirë,

sepse në mes të mjeteve mësimore dhe atyre ndihmëse ka kalime ku është vështirë të caktohet

nëse ndonjë aparat është vetëm mjet ndihmës ose është edhe mjet i nxënies, respektivisht i

mësimdhënies.

Shfaqja e mjeteve mësimore dhe e atyre ndihmëse të ndryshme në zhvillimin historik të mësimit

si dhe përdorimi i tyre, vlerësimi i dobisë dhe i efikasitetit, varej prej shumë faktorësh. Para së

gjithash, varej nga qëllimet e edukimit dhe të arsimit, nga koncepcioni mbi procesin e nxënies

dhe të mësimdhënies, nga shkalla e zhvillimit teknik, nga mundësitë ekonomike të shkollës,

mirëpo, mjetet mësimore dhe ato ndihmëse kanë qenë shpeshherë edhe rezultat i modës, nën

ndikimin e së cilës janë krijuar dhe përdorur në shkollë pa kurrfarë arsyetimesh të thella. Prandaj

edhe sot në lidhje me çështjen e vlerësimit të mjeteve mësimore dhe ndihmëse akoma mbiçmohet

roli i disave, ashtu sikurse nënçmohen dhe përdoren mënyrë të pamjaftueshme ca mjete të tjera.

Shumë mjete mësimore, që janë zbulime të arsimtarëve ambiciozë dhe inventivë, nuk kanë

treguar në praktikën e gjerë shkollore ato rezultate që i arrinte shpikësi i tyre, sepse në vlerësimin

pozitiv të mjetit të këtillë shpeshherë është llogaritur edhe maniri personal i shpikësit.

Për të evituar mosmarrëveshjet, duhet të konstatojmë se ende nuk ka mjete mësimore që do të

mund të zëvendësonin krejtësisht personalitetin e arsimtarit ose ta lirojnë krejtësisht nxënësin

nga përpjekjet për nxënie.

8

3. MJETET MËSIMORE

Numri i mjeteve mësimore është shumë më i madh se numri i mjeteve ndihmëse, sepse çdo objekt

dhe çdo proces mund të jetë objekt mësimi. Prandaj këtu është e mundshme vetëm të përpiqemi të

japim një pasqyrë të mjeteve mësimore. Në klasifikimin e mjeteve mësimore ka kritere të

ndryshme, të cilat pasqyrohen sidomos në artikullin e dytë të diktomisë. Mjetet mësimore do të

mund t’i ndanim përgjithësisht në dy grupe themelore: 1. Objektet natyrore dhe 2. Mjetet që janë

ndërtuar nergut për të fituar dituri mbi objektet dhe proceset ose me qëllim të ndikimit në

zhvillimin e funksioneve psikofizike të nxënësve.

1. Objekte natyrore konsiderojmë në të vërtetë ato objekte që i takojmë në natyrë,

respektivisht në prodhim. Objektet e këtij lloji, parimisht, kanë përparësi në procesin

mësimor, sepse u ndihmojnë nxënësve që të kenë paraftyrime konkrete dhe të sakta mbi

kualitetet dhe funksionet e tyre. Objektet natyrore si mjete mësimore mund të vështrohen

dhe të përjetohen në rrethin e tyre natyral (sidomos objektet në mësimin e shkencave

natyrore) ose në laboratorin e shkollës, në kabinet dhe në klasë, ku janë të veçuara nga

ambienti i tyre. Si njëra ashtu edhe tjetra kanë përparësi dhe të meta. Objektet që sillen në

shkollë me qëllim demonstrimi duhet të jenë mjaft të mëdha, të jenë prototipa të llojit të

vet, në mënyrë që nxënësit të vërejnë më lehtë karakteristikat e tyre. Në objektet e këtij

lloji mund të radhitim akuariumin, terrariumin, kopshtin shkollor, insektariumin, bletishta

shkollore, saksitë me bimë etj.

2. Megjithëse objektet natyore kanë përparësi në mësim, megjithatë, nganjëherë kufizohet

mundësia e fitimit të diturive në bazë të të vërejturit. Për shembull, është e pamundur të

vërehet lakimi i brendshëm i makinës me avull (lakimi i pistonit), proceset që ndodhin në

motorin me djegie të brendshme, disa procese kimike etj. Prandaj në mësim përdoren edhe

mjetet që janë të ndërtuara enkas me qëllim të caktuar për të lehtësuar studimin e disa

objekteve dhe dukurive. Mjete të këtilla sot ka aq shumë, sa që do të ishte tepër e vështirë

t’i numërojmë. Sidomos janë të mëdha vështirësitë në përpjekjet e klasifikimit të tyre të

mëtejshëm. Shkaku është mungesa e kriterit unik të klasifikimit. Mirëpo, të mbështetemi

në klasifikimin e mjeteve të ndërtuara, të cilat shpeshherë i hasim në didaktikën

bashkëkohore dhe në literaturën metodike, e cila i ndan në dy grupe 1) në mjete demostrimi

dhe 2) në mjete të cilat nxënësit i përdorin pavarësisht. Duhet të cekim menjëherë se ky

klasifikim për shkak të të metave evidente dhe përveç tjera, edhe për shkak të interferencës

së gjymtyrëve të ndarjes, nuk mund të përballojë kritikë serioze.3

3 Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, “PEDAGOGJIA II”, Prishtinë, 1977, fq. 438.

9

3.1. Klasifikimi i mjeteve mësimore

Klasifikimi i mjeteve mësimore bëhet në këtë mënyrë:

A) Mjetet mësimore vizuale

B) Mjetet auditive

C) Mjetet audiovizuale

D) Mjetet manuale

E) Mjetet e komunikimit masiv

F) Mjetet ndihmëse-teknike mësimore dhe orenditë shkollore

A) Mjetet mësimore vizuale - Mjetet mësimore vizuale, sipas formës së paraqitjes së jashtme dhe

vendit që ato zënë në hapësirë, mund të jenë:

1. Dydimensionalë dhe

2. Tredimensionalë.

Sipas karakterit dydimensional, mjetet vizuale mund të jenë: Fotografitë, pikturat dhe

mjetet grafike. Mjetet grafike mund të ndahen në: Grafikët linearë, grafiku rrethor ose circular,

skemat, diagramet, tabelogramet, hartogramet, simbolet, pllakatet, karikaturat, tekstet dhe botimet

e ndryshme, albumet dhe atllasi.

Mjetet tredimensionale që aplikohen në punën mësimore janë: Të gjitha materialet e natyrës të

cilat e rrethojnë njeriun (fushat, bimët, shtazët), makinat, modelet, relieve, maketet dhe

numëratorja.

B) Mjetet mësimore auditive

Mjetet auditive, të cilat përdoren më së tepërmi në punën mësimore, mund të jenë: Radio

emisionet, incizimet magnetofonike dhe incizimet me CD, efektet duke përdorur instrumente

muzikore.

C) Mjetet mësimore audiovizuale

Mjetet audiovizuale më të përdorura janë: Filmi dhe emisionet televizive.

D) Mjetet manuale mësimore

Mjetet manuale më të njohura janë: Laboratorët lëvizës, aparatet për kopjim dhe fotokopjim etj.

10

E) Mjetet e komunikimit masiv

Mjetet e komunikimit masiv më të njohura janë: Emisionet e radios, emisionet televizive dhe

sistemi i komunikimit kompjuterik me internet.

F) Mjetet ndihmëse-teknike mësimore dhe orenditë shkollore

Mjetet mund të klasifikohen në këtë mënyrë: Mjetet për të shkruar, mjetet për të vizatuar, mjetet

ndihmëse për qëllim demonstrimi, instrumentet dhe aparatet e ndryshme, makinat mekanike,

elektrike dhe elektronike etj.

Mjetet ndihmëse mund të jenë:

1. Orendi dhe mobilie shkollore mësimore (karriget, bankat etj.)

2. Vegla të punës mësimore (vizorja, trekëndëshi etj.)

3. Tregues, epruveta, vitrina, tabele, arka etj.4

3.2. Mjetet e demostrimit

Vlera e mjeteve të demostrimit është padyshim se ato bëjnë të mundur mësimdhënien dhe nxënien

më të suksesshme të nxënësve. Mund të thuhet se vlera e ndonjë mjeti didaktik është aq sa i

përgjigjet qëllimit të caktuar dhe në radhë të parë atëherë kur mjeti i përshtatet psikoligjisë së

nxënësit dhe nëse ai e thjeshton dhe e bën më të suksesshëm procesin e njohjes.

Mjetet e demostrimit mund të radhiten në mjete hapësinore, figurative, akustike dhe mjete për

demostrimin e epjeve dhe të lëvizjeve. Sipas nevojës, ato kopje besnike e objekteve reale, objekte

të didaktizuara ose mjete të simbolikës. Të njehsosh dhe të analizosh, te karasterizosh dhe të

shprehësh kërkesat që u shtrohen mjeteve të demostrimit, do të thoshte studim i madh dhe i

veçantë. Në kuadrin e këtij kapitulli ne do të cekim vetëm disa mjete më të rëndësishme.

1. Prej mjeteve hapësinore të demostrimit vend më të dukshëm zënë modelet. Ato janë një kopje

plastike tridimensionale të objekteve reale, kurse shpeshherë kanë formën e didaktizuar,

domethënë ose janë kopje të thjeshtuara të objekteve reale, ose shënojnë ndonjë shenjë të caktuar

(me ngjyrë, me madhësi etj.). Modelet mund të jenë statike dhe të lëvizshme. Ato ndryshojnë

pothuajse në të gjitha lëndët mësimore.

4 https://www.facebook.com/169727779814378/posts/l%C3%ABnda-e-metodologjis%C3%ABtemat-jan%C3%AB-

mar%C3%AB-nga-profesori-naser-ramadanik%C3%ABtu-mund-ti-gj/169860969801059/

11

2. Kopje të rrafshta në radhë të parë janë fotografitë e murit, që mund të jenë fotografi të objekteve

ose fotografitë e punuara me qëllim të caktuar didaktik. Demostrimi i fotografive duhet të jetë

mjaft i madh, i dukshëm etj., domethënë të mos jetë i ngarkuar me detaje, sipas mundësive të jetë

ngjyrosur. Në vend të fotografive të murit gjithnjë e më tepër përdoren diaprojeksionet dhe

epiprojeksionet, të cilat, përveç që janë më ekonomike, kanë atë përparësi që me ndihmën e tyre

mund të paraqiten objekte me forma moderne dhe se mund të zgjedhen lehtë.

3. Fillimi i lëvizshëm është me rëndësi se e paraqet përmbajtjen në të cilën flesionet, proceset dhe

veprimet janë momente ecenciale të studimit.

4. Një nga mjetet më të vlefshme, por që fatkeqësisht përdoret pak, është vizatimi i arsimtarit në

tabelë. Ai bën të mundur lidhjen direkte të fjalës me fotografinë, ai është shpeshherë shumë më i

kuptueshëm se sa tërë fotografia, sepse vizatimi zhvillohet para syve të nxënësve. Përveç kësaj,

arsimtari mund të theksojë në vizatim në mënyrë më adekuate ato momente që i konsideron që

janë esenciale.

5. Në vend të vizatimit të arsimtarit, në mësim përdoren, aplikacionet me flanelograf. Përveç

aplikacioneve të gatshme, arsimtari mund të përdorë edhe aplikacionet që i bën vetë ose nxënësit.

6. Sot është vështirë të kemi mësim të mirë të gjuhës dhe të muzikës pa përdorimin e pllakave të

gramafonit dhe pa përdorimin e magnetofonit. Shiriti i magnetofonit përdoret shumë edhe në

konservimin e shumë vlerave të emisioneve të radioshkollës dhe të momenteve dokumentare.

Pikërisht këto mjete kanë shtuar mundësinë didaktike të mësimdhënies dhe të nxënies.

7. Një nga mjetet më të reja janë emisionet e televizionit. Kontributin e vet direkt televizioni e ka

në efektin simulant ose “live-efect”, sepse spektatorëve u bën të mundur të asistojnë në momentin

e ngjarjes. Me ndihmën e efekteve të ndryshme, me kombinime dhe me inkuadrimin e momenteve

të tjera sekondare, emisionet e televizionit mund t’u ofrojnë spektarëve disa ngjarje, disa procese

dhe objekte më tepër se çfarëdo mjeti tjetër. Sot ka edhe emisione të atilla televizive që janë krijuar

në një shkollë dhe mund të shikohen vetëm në atë shkollë, kurse aplikohen për demostrimin e

punëve të veçanta. Po bëhen përpjekje që nga studioja e një shkolle të transmetohen emisione në

të gjitha klasat e asaj shkolle.5

5 Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, “PEDAGOGJIA II”, Prishtinë, 1977, fq. 440-

442.

12

3.2.1. Demostrimi i objekteve

Parimisht, siç është thënë edhe më parë, sa herë që të jetë e mundshme dhe kurdoherë që të jetë e

nevojshme, duhet të demostrohet vetë objekti, pastaj kopja e tij.

Për demostrimin e objekteve ka disa rregulla themelore didaktike, të cilat pak a shumë vlejnë për

të gjitha objektet që demostrohen. Do të cekim ato që janë më të rëndësishme:

1. Objekti i demostrimit duhet të jetë mjaft i madh dhe të vendoset që të mund ta vështrojnë gjithë

nxënësit pa vështirësi. Gjithashtu është i rëndësishëm ndriçimi i mirë i objektit dhe baza

kontrastive.

Në rastet kur objekti i demostrimit është i vogël, d.m.th. kur demostrimi frontal është i

pamundshëm, ekzistojnë disa mënyra se si të demostrohet objekti i këtillë: a) klasa ndahet në grupe

dhe objekti i demostrohet veçmas çdo grupi të nxënësve, b) arsimtari tregon objektin prej banke

në bankë me “të vërejtur fluturimthi”, c) objekti demostrues mund të qarkullojë nëpër klasë prej

një nxënësi te nxënësi tjetër. Rasti i këtillë është i përshtatshëm sidomos kur nxënësit duhet të

vërtetojnë disa kualitete të objektit të demostruar me shqisat e të prekurit ose të nuhaturit.

2. Objekti duhet të jetë tipik, që në të të shprehen sa më tepër karakteristikat e llojit të objektit.

3. Gjatë të vërejturit nxënësit duhet të nxiten për aktivitet sa më të madh.

4. Gjatë të vërejturit, respektivisht, pas të vërejturit është e nevojshme që nxënësit të raportojnë

për objektin që kanë vërejtur, të paraqesin mendimet dhe konkludimet e tyre.

5. Gjatë të vërejturit, respektivisht pas kryerjes së të vërejturit, nxënësit mund ta vizatojnë objektin.

Kjo kërkon nga nxënësit vëmendje dhe saktësi më të madhe në të vërejtur.

3.2.2. Demostrimi i fotografive

Fotografitë, si dhe kopjet e tjera të objekteve natyrale, nuk mund të përdoren si mjete demostrimi

vetëm kur mungon objekti natyral por ato përdoren në mësim përveç objektit natyral. Fotografia e

ka specificitetin e vlerës didaktike. Në disa lëndë mësimore fotografia shfaqet si objekt unik i

konkretizimit që mund të demostrohet. Aq më tepër, ajo në shumë raste është më e mirë se

demostrimi i objekteve natyrale, sepse shpeshherë lejon të theksohet thelbi. Kjo u lehtëson

nxënësve përgjithësimin. Fotografia mund të përdoret në etapa të ndryshmë të procesit mësimor,

që varet se a është fotografia objekti i vetëm i të vërejturit ose shërben si objekt demostrimi në të

cilin plotësohet të vërejturit, sistemi i karakteristikave të vërejturit në objektin natyral, ose ilustron

disa momente të interpretimit të arsimtarit, ajo duhet të përfshihet organikisht në interpretimin e

këtillë. Në disa raste fotografia mund të demostrohet edhe para interpetimit, për të krijuar

disponimin për shtjellimin e përmbajtjes lëndore.6

6 Zylfiu, Dr. Nijazi, “Didaktika”, Prishtinë, 2004, fq.93.

13

Fotografia duhet të jetë mjaft e madhe, që të shihet prej çdo vendi në klasë. Ajo duhet të pasqyrojë

besnikërisht objektin ose ngjarjen, domethënë duhet të jetë e saktë, e qartë dhe e thjeshtë, pa

grumbullime të tepruara të imtësive.

3.2.3. Demostrimi i projeksionit dhe i filmit të lëvizshëm

Mësimi bashkëkohor preferon sidomos projeksionin e filmit si mjet të veçantë efikas për

demostrim vizual, sepse projeksioni dhe filmi bëjnë të mundur të vërejturit e objekteve dhe të

proceseve që dikur, kur shkolla bënte vetëm demostrimin e objekteve natyrale dhe me fotografi,

nuk ishin të realizueshme për nxënës. Nga ana tjetër projeksioni dhe filmi janë më të përshtatshëm

se përshtypjet e tjera vizuele, sepse shfaqja e tyre lidhet me lokalin e errësuar, ku fotografia e

projektuar bëhet objekt unik i vëmendjes. Projeksioni dhe filmi kanë vlerë të barabartë të mjeteve

të demostrimit, sepse cdo mjet i këtillë ka rolin dhe detyrën specifike në mësim. Projeksioni dhe

filmi kanë disa specificitete që duhet të mirren parasysh gjatë përdorimit të mjeteve demostruese:

a) projeksioni bëhet në lokal të errësuar, ku fotografia e projektuar është kontrast i madh me rrethin,

e kjo ndikon fuqishëm mbi spektatorë. Ky është një moment i rëndësishëm psikologjik, sepse asnjë

mjet i konkretizimit nuk shkakton përshtypje aq të thella. Prandaj numri i projeksioneve dhe i

filmave gjatë shtjellimit të njësisë mësimore duhet të kufizohet me arsye,

b) fotografia e madhe e projektuar shihet qartë nga të gjitha pjesët e klasës, prandaj është i lehtë

përceptimi dhe shpjegimi i njëkohshëm,

c) dinamika e filmit shton vëmendjen,

d) epje të ndryshme mund të tregohen të ngadalësuara me film,

e) me film mund të tregohen për një kohë të shkurtër edhe proceset që zgjasin më tepër në natyrë,

f) me filmin e vizatuar mund të tregohen procese që nuk mund të vërehen.

3.3.3. Demostrimi i hartave, i skemave, i diagrameve, i tabelave dhe i skicave

Në procesin mësimor demostrimi i hartave, i skemave, i diagrameve, i tabelave dhe i skicave

zbatohet shumë.

Demostrimi i hartave gjeografike është i mundëshëm nëse nxënësit janë në gjendje të lidhin shenjat

kushtëzuese me objektet reale dhe me raporte, domethënë sipas shenjave kushtëzuese të

paraftyrojnë objektet natyrore dhe të konkludojnë në bazë të materialit të hartës.

Me demostrimin e skemave, tabelave, diagrameve dhe grafikoneve u ndihmojmë nxënësve që disa

pjesë të përmbajtjes mësimore t’i kuptojnë më lehtë dhe t’i mbajnë mend. Përparësia e skemës

është se me atë demostrohet vetëm thelbi i një objekti ose i një procesi. Në ciklin e ulët skema nuk

mund të përdoret pa demostrimin e objektit ose të procesit.

14

Skema ndihmon në procesin e njohjes. Sipas nevojës ajo mund të shoqërojë demostrimin e

eksperimentit ose të objektit mund të pasojë demostrimin, por ka raste kur skema nevojitet edhe

para demostrimit të objekteve ose të procesit, sepse me ndihmën e skemës arsimtari drejton më

lehtë të vërejturit e nxënësit.

Tabela na bën të mundur që përmbajtja mësimore, faktet dhe të dhënat statistikore të jipen në formë

përmbledhëse, kjo na ndihmon që përmbajtja të sistemohet, që nxënësve t’u lehtësohet të nxjerrin

përfundime në bazë të përmbledhjes së këtillë.

Mjet i vlefshëm demostrimi janë skicat të cilat i vizaton vetë arsimtari në tabelë. Skicat që i vizaton

arsimtari janë më të mira se demostrimi i vizatimeve të gatshme, sepse bëhet lidhja e plotë e

interpretimit dhe e krijimit të vizatimit, bëhet lidhja më e mirë e fjalëve me vizatimin, kuptimi më

i mirë i objektit dhe i dukurisë. Interpretimi dhe vizatimi i njëkohshëm shtojnë vëmendjen e

nxënësve dhe kështu edhe dituria bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme.

3.4. Mjetet ndihmëse mësimore

Në kuptimin më të gjerë të konceptit mjete ndihmëse mësimore do të mund të nënkuptonim të

gjitha orenditë e shkollës, siç janë bankat shkollore, karriget, tavolinat demostruese, impiantë dhe

aparate të ndryshme që përdoren në mësim, aparatet projektuese, projektorët për diafilm dhe film

të lëvizshëm, flanelografi, gramafoni, magnetofoni, qelqi zmadhues, mikroskopi etj. Në mesin e

këtyre mjeteve ndihmëse duhet të cekim më të vjetrin tabelën e shkollës, e cila edhe sot është mjet

mësimi i pazëvendësueshëm. Përveç këtyre mjeteve ka edhe mjete të cilat i përdorin nxënësit vetë,

sic janë fletoret, lapsat, pendat, këndmatësit, vizoret etj.7

3.4.1. Mjetet për punë të pavarur

Këtu radhiten të gjitha ato mjete, përdorimi i të cilave kërkon udhëzimet dhe kontrollin e arsimtarit.

Mjetet e këtilla mund të jenë nganjëherë edhe kopje e mjeteve të demostrimit, por më së shpeshti

këto janë aparate të veçanta, harta, numratore etj. Në këtë grup mund të hyjnë edhe tekstet

shkollore të llojeve të ndryshme. Padyshim se tekstet shkollore janë mjet që ende përdoret më së

shumti. Teksti shkollor konsiderohet si pjesë përbërëse e shkollës dhe është formuar bashkë

konceptin e mësimit. Do të ishte vështirë të caktohet saktësisht prej kur aplikohen edhe në nivelin

më të ulët të shkollës dhe në çfarë formash është paraqitur. Mirëpo, megjithë historinë e gjatë, edhe

sot e kësaj dite nuk ekziston qëndrimi unik në lidhje me rolin e tij dhe me kërkesat që do të duhej

të plotësonte.

7 Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome tw Kosovws, “PEDAGOGJIA II”, Prishtinw, 1977, fq.

442-444.

15

Vetë pyetja se ç’shërben teksti shkollor shkakton qëndrime të ndryshme. Nëse teksti shkollor

ekziston që nxënësi të mund të mësojë prej tij tërë materien programore, atëherë përmbajtja e

tekstit shkollor dhe struktura e tij do të duhej t’i adaptoheshin kësaj.

Në rastin e këtillë teksti shkollor është mjet nëpërmjet të cilit mund të fitohen dituri edhe jashtë

procesit mësimor. Sipas koncepcionit të këtillë teksti shkollor do të duhej të jetë deri diku

deskriptiv dhe i detajuar, në mënyrë që nxënësi të kuptojë vetë përmbajtjen mësimore. Qëndrimi i

këtillë ka edhe anët pozitive, sepse në rastin e këtillë tekstin shkollor e konkretizon deri në fund

programi mësimor, që e lehtëson përherë punën e arsimtarit.8

Mendimi i dytë është deri diku i kundërt me mendimin e mëparmë. Protagonistët e këtij qëndrimi

konsiderojnë se teksti shkollor nuk është libër për vetarsim, por libër që deri diku vetëm do të

plotësojë dhe do të ndihmojë procesin mësimor. Teksti i këtillë shkollor nuk ka karakterin e

përshkrimit të të gjitha fakteve dhe proceseve programore, por nxënësve u jep nxitje, udhëzime,

burime, vizatime, harta, skema, grafikone, të dhëna të ndryshme etj. Teksti i këtillë shkollor i

udhëzon nxënësit për aktivitete të cilat bëjnë të mundur njohje të përhershme. Një tekst i këtillë

shkollor vështirë mund ta përdorë nxënësi pa ndihmën e arsimtarit. Një koncepcion i këtillë ishte

i afërt edhe për ithtarët e shkollës së punës dhe të lëvizjeve të ngjashme. Duhet të themi se

koncepcioni i tekstit shkollor varet pak a shumë edhe nga karakteri i lëndës mësimore. Qëndrimi i

parë dhe i dytë mund të pajtohet deri diku, prandaj nuk janë të rralla tekstet shkollore që janë

krijuar si rezultat i kompromisit të dy koncepcioneve. Mirëpo, një kundërshti shumë më e madhe

janë pikëpamjet që shfaqen në mënyrë ekstreme ose kundër çdo përdorimi të tekstit shkollor në

procesin mësimor, ose për përdorimin e tekstit shkollor, sidomos për përdorimin e teksteve

shkollore standarde.

Përfaqësuesit e qëndrimit kundër përdorimit të tekstit shkollor paraqesin këto argumente:

1. Teksti shkollor është pengesë e punës krijuese të arsimtarit sepse ia imponon më parë procesin

e caktuar metodik gjatë zhvillimit të lëndës.

2. Teksti standard shkollor, që përdoret për një kohë të gjatë bëhet joaktual, vjetërsohet, përmban

të dhënat dhe përmbajtje të cilat tempoja e shkencës dhe e teknikës i ka tejkaluar.

3. Teksti shkollor është shkruar për një mesatare të caktuar të nxënësve dhe nuk mund të ketë

parasysh nivele të ndryshme të paraditurive dhe të aftësive të disa nxënësve, prandaj për disa

nxënës është tepër i rëndë, kurse për disa, jo vetëm që nuk paraqet kurrfarë vështirësie, por është

tepër i lehtë.

4. Në tekstin shkollor është e pamundshme të mirren parasysh specificitetet dhe nevojat e disa

krahinave. Teksti shkollor është kryesisht aregjional.

8 Woolfolk, Anita, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 2011, fq.336.

16

Përfaqësuesit e qëndrimit për përdorimin e tekstit shkollor në mësim duke parë arsyen e disa

kritikave kundër tekstit shkollor, theksojnë se teksti shkollor nuk është një e keqe e shkollës

bashkëkohore pa të cilën nuk bëhet, por është shprehje e nevojës didaktike, se teksti shkollor është

mjet i dobishëm dhe i nevojshëm didaktik. Do të japim vetëm disa argumente që flasin në favor të

përdorimit të tekstit shkollor.

1. Teksti shkollor deri diku paraqet përpunimin e programit mësimor. Prandaj ai është edhe

orientim për arsimtarin se cfarë të dhënash, detajesh dhe përgjithësimesh mund të përvetësojnë

nxënësit mesatarë gjatë shtjellimit të ndonjë teme ose njësie mësimore. Ai është sidomos i

nevojshëm dhe i dobishëm për arsimtarin fillestar.

2. Përdorimi i të njëjtit tekst shkollor në të gjitha shkollat e një tipi siguron përafërsisht kuantitetin

e njëjtë të diturive, që është me rëndësi, po të kemi parasysh se shkolla, sidomos shkolla fillore,

duhet të jetë shkollë unike.

3. Me rastin e ndërrimit të arsimtarit, arsimtari i ri mund të orientohet më lehtë për të vazhduar

punën e të mëparshmit.

4. Teksti shkollor shërben si burim ndihmës i diturive të nxënësit.

5. Ata nxënës që për shkaqe të ndryshme nuk mund të jenë prezentë në mësim, mund t’i

kompensojnë më lehtë të metat.

6. Fotografitë dhe grafikonet në tekste shkollore janë një mjet i mirë konkretizimi, sidomos në

shkollat që nuk janë të pajisura mjaft me mjete mësimore.

7. Teksti shkollor gjithashtu shërben si një lidhje në mes të shtëpisë dhe shkollës. Prindërit janë në

gjendje t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre – nxënësve dhe përveç kësaj, mund të kontrollojnë edhe

dituritë e tyre.

Mjetet me të cilat punojnë vetë nxënësit ose mjetet e ashtuquajtura “mjete të punës” janë mjete që

nxënësit mund t’i përdorin pa udhëheqjen direkte të arsimtarit, të cilat bëjnë të mundur një punë

të pavarur të nxënësit, kurse shpeshherë edhe kontrollin e pavarur. Mjetet e këtilla të punës

(qofshin fishet mësimore, aparatet, kutitë për radhitje ose objekte të tjera të ndryshme) duhet t’u

përgjigjen disa kërkesave. Kërkesat themelore për këtë lloj mjetesh të punës janë: 1. mjetet e punës

duhet të jenë të përshtatshme për nxënës, 2. të mbështeten në përvojën e fëmijës, në paradituritë e

tyre, 3. të ngjallin interesimin e nxënësve, 4. që mjeti i punës të përfshijë edhe përgjigjen pyetjes

së shtruar, 5. të bëjë të mundur realizimin e detyrave funksionale të mësimit, 6. të bëjë të mundur

fitimin e pavarur të diturive, si dhe zhvillimin e pavarur të shkathtësive dhe të shprehive.9

9 Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, “PEDAGOGJIA II”, Prishtinë, 1977, fq. 444.

17

4. EFIKASITETI DHE MJETET MËSIMORE

Karakteristika themelore e të gjitha veprimtarive bashkëkohëse të njerëzve shfaqet në përpjekje që

të gjendet baza më efikase organizative e punës dhe që në procesin e punës të përfshihen ato mjete

pune që sigurojnë maksimumin e efektit të punës, si p.sh mësimdhënësi të ketë sistemin e vet të

punës dhe mjetet specifike të asaj pune. Kështu sikurse edhe profesionet e tjera, po ashtu edhe

profesioni i mësimdhënësit duhet të sigurojë mjete specifike për demonstrimin – konkretizimin e

lëndëve mësimore. Pikësynim në këtë drejtim kemi një sërë çëshje për mjete mësimore që ndoshta

për nomenklaturën dhe klasifikimin e tyre duhet përpunuar e zbërthyer në pjesë – pjesë përbërëse

të tyre, si:

1) Rruga evolutive e mjeteve mësimore – rruga evolutive e mjeteve mësimore (e zhvillimit, e

përsosshmërisë, e pajisjes, e zgjedhjes, e kujdesit dhe e shkallës së përdorimit të tyre) është aq e

vjetër sa edhe vetë shkolla. Mirëpo, shkalla e përdorimit të tyre në konkretizimin e temave

mësimore në një apo më shumë lëndë mësimore, që nga fillimi i përdorimin të tyre e deri më tani,

ka pasur ndryshime të mëdha evolutive, nënkuptohet në të mirë të mësimit si problem esencial i

didaktikës bashkëkohore si dhe koncept pedagogjik. Pastaj rruga evolutive e mjeteve mësimore,

kurdoherë ka përjetuar momente në përkryerjen e mjeteve mësimore, në kryerjen e tyre me risi si

dhe duke flakur gradualisht anët negative të tyre me qëllim të interpretimit sa më të drejtë të temës

mësimore nga mësimdhënësi – kështu që për pak kohë e mund të bëhet shumë punë – mësim i

lehtë.

2) Struktura e mjeteve mësimore – pothuaj ky proces varet drejtpërdrejt nga rruga evolutive e

tyre. Tash, në shkollë të reformuar për konkretizimin e mjeteve mësimore nga mësimdhënësi,

praktikohet një numër i konsiderueshëm i mjeteve mësimore, si: mjetet e përbashkëta mësimore

për shkollë ose objekt mësimor të shkollës dhe mjetet mësimore për çdo lëndë mësimore të mësimit

klasor dhe atë lëndor në atë shkollë. Pra, të gjitha këto janë të orientuara kah një qëllim,

konkretisht: kah konkretizimi i mësimit. Andaj, janë të orientuara kah shpejtësia e saktësia e

mësimit, kah qartësia e mësimit, kah lidhshmëria e emocioneve të nxënësit me mësimin etj. Kjo

arrihet kur llojllojshmëria, numri, anët e tyre teknike, didaktike e psikologjike janë në

përputhshmëri me shkallën e shkollimit apo klasës që nxënësi vijon, me profilin e shkollës si dhe

me natyrën e lëndës mësimore që nxënësve u interpretojmë.

3) Mjetet mësimore për mësim – e jo për depo! – pothuaj këtë dukuri e hasim në shumë shkolla

fillore, ngase ekziston një moskujdesi në masë të duhur në shfrytëzimin e tyre as nga

mësimdhënësit as nga vetë nxënësit e që kjo më pak i takon të fundit. Mësimdhënësi – akoma i

padisiplinuar dhe pa një qëndrim të drejtë në shfrytëzimin e tyre për konkretizimin e njësive

mësimore. Nxënësi – akoma pa shprehi pune të zhvilluar në shfrytëzimin e drejtë dhe racional të

tyre. Më konkret, këto, kohën më të madhe e kalojnë në depo apo në një kënd tjetër të shkollës

duke “u ra pluhuri” dhe vlera e përdorimit të tyre dhe kurrsesi duke mos u përdorur në

konkretizimin e njësive mësimore në njërën apo në shumë sosh.

18

Ne, përmes mjeteve mësimore bëjmë konkretizimin e mësimit dhe arrijmë deri te një rezultat i

lakmueshëm në sferën e mësimit, si: se nxënësi njoftohet çka di e çka nuk di, si e di e sa e di temën

mësimore, se nxënësit i mundëson orientimi i tij për përgatitje të asaj teme mësimore që nuk e di

mirë apo e di mjaftueshëm, se te nxënësi zgjon dhe zhvillon motivin funksional – motivin për

mësim si dhe interaksioni mes nxënësit e lëndës mësimore përherë rrit dinamizmin për mësim apo

aktivitetin për të mësuar.

Lokali – akoma pengesë për mirëmbajtjen e mjeteve mësimore, Konkretisht janë shumë shkolla

që janë pajisur me numër të konsiderueshëm e llojllojshmëri të mjeteve mësimore, mirëpo në

mungesë të lokalit ato as s’mund të shfrytëzohen dhe as s’mund të kujdesen për mirëgjendjen e

përhershme të tyre.

4) Kur dihet se kush punon me to e kush jo? – Ndoshta, është njëra ndër çështjet që do vëmendje

të posaçme në kristalizimin e saj në çdo mes – shkollë. Kur shkolla ka mjete mësimore të

mjaftueshme, kur ato janë në gjendje për punë – mësim, a thua pse mos të bëhet përdorimi i tyre?

Apo mungon kujdesi i mësimdhënësve në përdorimin e tyre ose të harresës duke lënë pasdore

përdorimin e tyre apo diçka tjetër që ndoshta më së miri e di vetë ai! Po ashtu, një pjesë të këtij

gabimi e marrin mbi vete edhe organet profesionale të shkollës, si: aktivet profesionale për ciklin

e ulët dhe të lartë të shkollës fillore, komisioni për përparimin e mësimit dhe organet vetëqeverisëse

të shkollës si dhe drejtori me ndihmësin e tij. Prandaj, kur këta bëjnë një përcjellje sistematike, se

sa e si shfrytëzohen mjetet mësimore nga trupi mësimor, me siguri nuk do të kishim këso dukuri

negative ndaj procesit mësimor si veprimtari me interes të veçantë shoqëror. Kështu, as nuk do të

kishim mësim verbal, as kualitet të dobët në mësim si dhe nuk do të kishim as numër të madh të

nxënësve përsëritës.

5) Kur dihet se si e cka punojnë ata mësimdhësnës kur u mungojnë mjetet mësimore? –

Pothuaj, ndër të gjitha dukuritë negative që e mundojnë dhe që krijojnë ngecje në procesin mësimor

në masë të duhur është edhe kujdesi i vogël apo moskujdesi total ndaj tyre, përdorimi i vogël apo

mospërdorimi total i tyre si dhe mosnjohja e mosrespektimi i kritereve të përdorimit të tyre nga

mësimdhënësi. Kur këto i vërejmë mirë do të shohim se nuk kemi respektuar aspak anët cilësore

të tyre, si: anën teknike, didaktike e psikologjike. Po ashtu, nuk kemi respektuar as vlerën teorike,

praktike e funksionale të tyre. Duke mos u respektuar kriteret e përdorimit të tyre bëjnë edhe

mosrespektimin e kërkesave konstante të përmbajtjes mësimore. Këto, edhe që gjenden në sirtarët

e vitrinave të shkollës, shumë pak aplikohen në demonstrimin – konkretizimin e njësive mësimore.

6) Pajisja, zgjedhja, kujdesi, përdorimi dhe kriteret e përdorimit të tyre – të flasësh për

çështjen e mjeteve mësimore në një kohë do të thotë: edhe falenderim edhe mosfalenderim.

Falenderim – sepse akoma ekziston në shkollat tona si problem aktual, mosfalenderim – ngase deri

më tani janë përpunuar, përkryer e krijuar shumë sosh e akoma s’është arritur caku i zgjedhjes

definitive të tyre. Kështu, ngase akoma aspektet teorike nuk po mund të ndërhyjnë në praktikë ose

kemi qenë të njëanshëm në aspektet e shqyrtuara rreth tyre ose në sferën mësimore janë zbuluar

shumë mjete mësimore e mësimdhënësit tonë nuk kanë njohuri të duhura për to.

19

Po ashtu është evidente se mjetet mësimore që blen shkolla nuk punohet me një plan të caktuar e

me plot arsye për blerjen e tyre, por këto blehen në mënyrë fushate, as nuk konsultohet mendimi i

mësimdhënësit profesionalist ose mësuesi i klasës, as organet profesionale të shkollës. Dhe si

pasojë negative, që lëndon punën në procesin mësimor kemi: blerja e mjeteve mësimore jo të

përshtatshme për procesin mësimor, moskompletimi i tyre me numër të mjaftueshëm për

shtjellimin e një njësie mësimore apo teme mësimore. Është vërejtur se në disa shkolla janë blerë

mjete – fotografi për zbukurimin e shkollës apo të klasës, pa bërë kujdes për rolin e tyre momental

në konkretizimin e mësimit. Në këtë drejtim, në formimin e paraleleve të specializuara në shkollën

fillore, akoma nuk ka mjete mësimore në numër të mjaftueshëm. Kjo dukuri vjen ngase çmimi i

lartë to.10

4.1. VLERA E MJETEVE MËSIMORE

Vlera e mjeteve mësimore është pothuaj aq e madhe sa as që mund të paramendohet shtjellimi i

mësimit pa to. Sikurse “bima që zbukurohet me lule, njeriu me mend, populli me kulturë,… arsimi

me dituri” edhe dituria me mësim dhe mësimi me konkretizim. Ky, as s’mund të arrihet dhe as

s’mund të zhvillohet nëse nuk konkretizohet me mjete mësimore. Mësimi fitohet kur

mësimdhënësi për konkretizimin e lëndës mësimore përdor këto mjete, si: verbale, tekstuale,

verbale – tekstuale, vizuele, auditive, audiovizuele, manuele, eksperimentale dhe eksperimentale

ndihmëse.

Këto janë burime dinamike në mësim, janë burime esenciale në procesin mësimor sepse zhvillojnë

aftësitë e punës dhe dinamizmin mësimor apo aktivitetin në mësim qoftë nga aspekti ekstern apo

intern. Janë “zemër” e procesit mësimor pasi s’mund të interpretohet asnjë temë pa to qoftë brenda

në klasë apo jashtë saj. Por, ekziston dallimi mbi vlerën e njërit me tjetrin mjet mësimor varësisht

nga përsosshmëria e tij dhe efektshmëria e tij në mësim. Konkretisht “mjetet janë të qenësishme a

fjalët sekondare” thotë J.A.KOMENSKI. Pra, mësimi që shtjellohet vetëm përmes mjetit mësimor

verbal – fjalës së gjallë (të folurit) suksesi nuk do të jetë në atë shkallë të suksesit sikurse ai që

shtjellohet me mjete tjera, si: vizuele, eksperimentale etj.

Janë tri vlera e të qenësishme të mjeteve mësimore, si: a) vlera teorike – që me sferën e vet merr

– përmban punën profesionale të çdo mësimdhënësi, b) vlera praktike – që karakterizohet me

praktikën e shkollave e me praktikën didaktiko – metodike dhe c) vlera funksionale – që ka për

qëllim të arrihet efekti profesional e didaktiko – metodik, nënkuptohet më tepër të arrihet niveli i

shtjellimit të mësimit në pozitë të barabartë për të gjithë nxënësit, përparim i barabartë në procesin

mësimor për të gjithë nxënësit, përshtatshmëria e procesit mësimor për të gjithë nxënësit,

konkretisht: duke u njohur me ndryshimet individuale të nxënësve në klasë.

10 Dyla, Prof.Besim, “Struktura e elementeve mësimore”, Gjakovë, 2010, fq.182-183.

20

4.2. MAKINAT PËR MËSIM

Mësimi është një process i organizuar, i sistematizuar dhe që zakonisht udhëhiqet nga një ose më

shumë persona që kanë punën e vet si profesion. Mësimi është një proces i formimit të

personalitetit të nxënësit në totalitetin e vet dhe aftësimi i tij për jetë dhe punë krijuese, si dhe

aftësimi për aktivitete shoqërore. Mësimi zhvillon tek nxënësit aftësitë psiko – fizike, zhvillon

personin e gjithanshëm i cili do të mund t’i zbatojë dituritë e fituara dhe i cili duhet pandërprerë të

aftësohet pasi që shoqëria e jonë socialiste këtë e kërkon. Mësimi e aftëson të ketë marrëdhënie të

drejta ndaj shoqërisë e të kontribuojë në të ardhme sa ma të mirë. Mësimi në shkolla fillore duhet

të përsoset, duhet të gjejë mënyra dhe metoda të reja pune dhe duhet përdorur makinat dhe

stabilimentet teknike bashkëkohore. Për t’u përsosur mësimi, nuk është lehtë sepse ekzistojnë

pengesa materiale, por ato nuk duhet të na pengojnë. Mësimi duhet modernizuar, me këtë

nënkuptojmë mjetet mësimore, metodat mësimore dhe përmbajtjet mësimore bashkëkohore. 11

4.2.1. Rëndësia e makinave për mësim

Për të qenë mësimi më konkret dhe më efikas përdoren makinat për të mësuar. Me anë të tyre

nxënësit aktivizohen maksimalisht, lehtësohet të kuptuarit e diturive dhe ligjshmërive dhe kursehet

koha e përvetësimit të lëndës. Me zbulimin e mjeteve dhe makinave për mësim, ndryshon edhe

pozita e nxënësit në procesin mësimor. Po ashtu me zhvillimin e shkencës në përgjithësi të të

mbërriturave bashkëkohore pedagogjike kemi edhe ndryshimin e pozitës së nxënësit. Qëndrimi

autoritativ i arsimtarit ndaj nxënësit zëvendësohet me marrëdhënie bashkëpunimi, konsultimi,

diskutimi dhe sqarimi. Që të mund të flasim për makina bashkëkohore duhet së pari të flasim për

mësimin e programuar.

Mësimi i programuar u paraqit në fillim të viteve të 50-ta të këtij shekulli. Një kohë të gjatë

njerëzimi qëndron para fakteve se mësimi i sotëm është relativisht i dobët dhe nuk është mjaft

efikas në krahasim me zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës.

Në anën tjetër pedagogjia dhe psikologjia si shkencë kanë përparuar dhe kanë konstatuar procesin

mësimor. Hulumtimet që po i bëjnë shkencëtarët me decenie të tëra, janë të përqendruara kah

zbulimi i formave të reja të organizimit të të mësuarit dhe mësimit, të cilat do t’i përmirësojnë dhe

nxisin rezervat e mbrendshme të nxënësit dhe rritjen e efikasitetit.

Për herë të parë në SHBA, një grup shkencëtarësh, në krye me psikologun SKINERIN, kanë dhënë

idenë se mësimi bëhet më efektiv dhe më i qartë nëse drejtimi i procesit mësimor vendoset në

themel të rezultateve dhe ushtrimeve pedagogjike. Kjo ka qenë në fillim të viteve të 50-ta. Prej

atëherë, mësimi i programuar, si lëvizje e re për mësimin më efektiv, njihet në tërë botën dhe pas

dhjetë vjetëve në Bashkimin sovjetik zë vend me rëndësi, kurse disa vjet më vonë zhvillojnë

hulumtimet didaktike të këtij lloji të mësimit. Mësimi i programuar është një mënyrë e

racionalizimit dhe rritjes së efikasitetit të mësimit.

11 Dyla, Prof.Besim, “Struktura e elementeve mësimore”, Gjakovë, 2010, fq.189.

21

Ai është sistem mësimi, ku lënda mësimore në mënyrë të veçantë ndahet në tërësi logjike më të

vogla dhe si material i programuar i jepet nxënësit të punojnë vet individualisht. Përvetësimi i

përmbajtjeve mësimore kontrollohet me anë të informacioneve kthyese. Çdo nxënës kalon në

pjesën kthyese (tjetër) vetëm nëse e ka përvetësuar pjesën e mëparme. Kjo mënyrë e mësimit

stimulon nxënësit në mësim, e aktivizon, i mundëson nxënësit që duke duke punuar individualisht

të përvetësojë dituri të caktuara dhe të zhvillojë aftësitë e veta. Këtë lloj pune na mundësojnë

makinat për mësim të programuar. Makinat janë mjete mësimore automatike, të cilat ia bëjnë të

mundshmë që në etapa të ndryshmë të punojë vetë dhe të fitojë informacion kthyes për sukses.

Funksioni i makinave është ashtu që nxënësit i jep informacione te caktuara nga mësimi, të

paraqesë pyetje në të cilat nxënësi përgjigjet dhe njoftohet me rezultatet e përgjigjeve të veta.

Programet e makinës paraqiten në vrimat e posaçme ose projektohen në ekran dhe ndryshe mund

të emitohen me anë të shiritit magnetofonik, me anë të altroparlantëve ose dëgjuesve, varësisht

nga tipi i makinës.

Me marrjen e informacionit, nxënësi i përvishet zgjedhjes së detyrave dhe menjëherë ia komenton

makinës rezultatet. Me anë të informacionit kthyes nxënësi në mënyra të ndryshme (që varet nga

tipi i makinës informohet se a është detyra e saktë apo jo e saktë).

4.2.2. Tipat e makinave në mësim

Ekzistojnë tipa të ndryshëm të makinave për mësim. Për ne është me rëndësi ndarja sipas vlerës

didaktikore, si:

1) Makinat me të cilat japim informacionin kthyes – a është përgjigjja e saktë apo jo,

2) Makinat të cilat në të njejtën kohë paraqesin pyetje, kontrollojnë saktësinë e përgjigjes dhe

regjistrojnë përgjigjet e nxënësve për shkak të evidentimit dhe përcjelljes së procesit mësimor,

3) Makinat në të cilat i udhëzojnë nxënësit se si duhet t’i evidentojnë gabimet,

4) Makinat të cilat dialogojnë me nxënësit.

Makinat për mësim shpesh punojnë në principin një nxënës – një makinë, por ka edhe as makinash

të cilat i shërbejnë një grupi ose tërë klasës, me të cilën çdo nxënës individualisht manipulon –

mëson. Të tilla janë responderi dhe klasa elektronike.

4.2.3. Responderi në mësim

Zhvillimi i hovshëm i teknikës ka mundësuar zbulimin e makinave, të cilat jo vetëm që

racionalizojnë procesin e mësimit, por me anë të tyre arrihet aktiviteti më i madh tek nxënësit gjatë

tërë orës dhe mundësohet puna me tërë klasën.

Me anë të responderit arsimtari mund t’i kontrollojë nxënësit se sa e kanë përvetësuar lëndën e

mësuar para se të zhvillojë lëndën e re, mund të shërbejë për përgatitjen e lëndës, evidentimin e

rezultateve dhe përcjelljen e procesit mësimor.

22

Pjesët e responderit jamë: mekanizmi kontrollues, responderët e nxënësve, semafori për dhënien e

informacioneve kthyese dhe pllaka kontrolluese, në të cilën gjenden emrat e nxënësve, me numrat

e detyrave të cilat i zgjidhin. Pyetjet projektohen me numrin para nxënësve. Çdo nxënës jep

përgjigjen duke shtypur sustën. Arsimtari (vë në përdorim tastierën) dhe fusha e nxënësit me

përgjigje të saktë ndriçohet. Vendin e pandriçuar arsimtari e regjistron në atë mënyrë që e nënvizon

numrin rendor të detyrës së pazgjidhur. Informacionin kthyes nxënësit e marrin me anë të

semaforit. Në atë mënyrë vendoset komunikimi në mes arsimtarit e nxënësit dhe anasjelltas. Prej

të gjithave mund të përfundojmë se responderi është makinë e cila shërben vetëm për t’i mësuar

nxënësit, sic është rasti me makinat e tjera mësimore, por i shërben nxënësit që të vërtetojë dhe të

kontrollojë dituritë e veta e arsimtari të përcjell punën e tërë klasës dhe të çdo nxënësi veç e veç.

Epërsitën e responderit janë: kontrolli i shpejtë në evidentimin e diturisë, aktivizimi më i madh i

nxënësve, mundësi e kombinimit me mjete teknike (fletëza mësimore, grafoskop), përdorimi i

thjeshtë dhe mundësia e përdorimit në klasë klasike, luftohet të mësuarit në fushatë.

Të metat e responderit janë: nxënësi nuk mund të përgjigjet me shkrim ose të shprehet me gojë,

arsimtari nuk mund t’i nxisë nxënësit më pyetje plotësuese, nuk mundëson të notohet kualiteti i

diturive, nuk mund të shfrytëzohet në mësim ku kërkohet shprehje artistike ose simbolike. Për

punë të suksesshme, me rëndësi është kombinimi me mjete tjera mësimore, si p.sh grafoskop.12

4.2.4. Kompjuteri në mësim

Kompjuteri është makina më bashkëkohore për mësim, e cila do të përdoret në të ardhmen më

tepër sipas mendimit të disa pedagogëve. Kompjuteri mund të pranojë në “MEMORJEN” e vet

një numër të madh informatash dhe programe të lëmive të ndryshme. Definicioni më adekuat është:

“Kompjuteri është makinë elektronike për pranimin, përpunimin dhe dhënien e informacioneve”.

Nxënësi kontakton me kompjuterin me prekjen e mekanizmit të caktuar ose me shkrim, e

kompjuteri ia jep informacionet nxënësit duke emituar fotografinë me zë, shkrimin dhe vizatimin

në tabelën ndriçuese ose me emitimin e filmave dhe inserteve të tyre.

Ndryshimi në mes kompjuterit e makinave të tjera teknike nuk është vetëm në konstruktim, por

edhe në përdorimin didaktik. Derisa makinat e tjera përdoren vetëm në disa etapa të mësimit,

kompjuteri mund të bashkëpunojë jo vetëm me nxënësit, por edhe me të gjitha mjetet teknike

(diaprojektori, magnetofoni, grafoskopi, responderi) dhe shfrytëzon përsëri ndriçuesën për shkrim

në tabelë. Me anë të rrjetës me kabllo të shumtë mund të lidhet me shumë vende të botës.

Epërsitë didaktike të mësimit sipas mendimit të ekspertëve botëror janë: procesi mësimor

individualizohet, nxënësi mëson me shpejtësi të vet dhe është e mundur për cdo nxënës që të

përpunohet programi i punës individuale, prej lëndëve të caktuara mësimore (SHBA), nxënësit

janë të motivizuar për punë.

12 Dyla, Prof.Besim, “Struktura e elementeve mësimore”, Gjakovë, 2010, fq.190.

23

Mësimin me anë të kompjuterit mund ta bëjmë në forma të ndryshme. Dr.NICKOVIQ dallon këto

forma: 1) sistemi i ushtrimeve, 2) dialogu, 3) zgjidhja e problemit dhe 4) kërkimi i informacioneve.

Kompjuteri në sistemin e ushtrimeve shërben si plotësim i mësimit të rregullt, pasi që ndihmon

nxënësit të përvetësojnë disa mjeshtri në aritmetikë dhe lëndë tjera. Më interesante dhe forma më

aktive është dialogu. Nxënësi pyet, kurse kompjuteri merr pjesë në bisedë, dihet vetëm aq sa i

mundëson materiali i programuar. Zgjidhja e detyrave me anë të kompjuterit është e mundur me

shfrytëzimin e atyre mësimeve të cilat gjenden në kompjuter. Për detyra të reja duhet të bëhet

programimi i ri. Që nxënësi të mund të zgjidh detyra prej kompjuterit ai duhet të kërkojë informata

të cilat i rëndit, i analizon dhe i shfrytëzon për përgjigje. Shfrytëzimi i suksesshëm i kompjuterit

në mësim bëhet nëse është bërë programi i mirë. Programin e bëjnë pedagogët, të cilët e njohin

punën e kompjuterit, por praktika tregon që pedagogët që e njohin punën e kompjuterit janë pak.

Kompjuteri, megjithatë, nuk është universal. Ai nuk nuk mund të zëvendësojë cilësitë kryesore të

arsimtarit, por mund të jetë ndihmë në procesin mësimor të organizuar mirë. Përdorimi i

kompjuterit është ende në fazën eksperimentale. Por ai, si edhe të gjitha makinat e tjera për mësim

të programuar, ndikojnë negativisht në zhvillimin e kontakteve sociale ndërmjet nxënësve dhe

kështu dëmtojnë zhvillimin social të tyre. Kompjuterët për mësim prodhohen në shumë shtete:

(SHBA, Japoni, Angli, Francë etj.).

Kompjuteri gjithashtu është edhe asistent i nxënësit dhe shumë i dashur si partner për ushtrime me

qëllim të njohjes së lëndës, para së gjithash për mësimin përmendsh të fjalorit dhe llogaritjes

përmendsh. Me ndihmën e softuerit përkatës, në vend të monotonisë, nxënësit mund t’i zgjojë

kurreshtjen dhe lënda mund të përvetësohet gjatë lojës. Nxënësit parapëlqejnë programe të cilat

nxisin për gara. Në fund kompjuteri duhet t’i vlerësojë rezultatet në formë testi: për sa kohë ka

kryer një veprim dhe gabimet që ka bërë.

Kompjuteri mund të shërbejë edhe si instrument për vlerësimin e eksperimenteve ose si makinë

shkrimi komfortabile. Para së gjithash puna me kompjuter kursen mjetet, sepse pasi të jetë siguruar

pajisja elementare, mund të zgjerohet me harduer dhe softuer plotësues dhe mund të kryejë shumë

detyra.

4.2.5. Grafoskopi në mësim

Grafoskopi si aparat projektiv për mësim u paraqit për herë të parë në ekspozitën e Evropës të

mjeteve mësimore në NISIBER më 1963. Tek ne u përvetësua pjesërisht kah viti 1968/69. Epërsitë

themelore teknike të grafoskopit janë: folia e gjatë e përshtatur për përmbajtje mësimore të

llojllojshme, e projeksioni në dritën natyrore – kusht për koncentrimin e vëmendjës, të fotografisë

pas shpinës së ligjëruesit – mundësi për komunikimin komplet ndërmjet arsimtarit dhe nxënësit.

Grafoskopi mund të kombinohet me responderin dhe paraqesin një sistem special komunikimi në

mësim.13

13 Dyla, Prof.Besim, “Struktura e elementeve mësimore”, Gjakovë, 2010, fq.191.

24

4.2.6. Klasa elektronike

Zbulimi i mjeteve bashkëkohore mësimore kërkon tipe të reja të klasave të cilat quhen klasa të

specializuara. Këto klasë mundësojnë që mjetet mësimore të shfrytëzohen më mirë, më lehtë dhe

më shpejtë.

Klasa elektronike shërben për mësimin e programuar, kështu që procesi mësimor automatikisht

mund të zhvillohet në praninë ose pa praninë e arsimtarit. Kjo klasë përmban këto pjesë: tavolinën

komanduese – e cila mundëson zhvillimin e programit me shfrytëzimin e të gjitha burimeve të

informacionit, ekranin me autoparlant për emitimin e informacioneve, karriget me responder dhe

kabinën me mjete audiovizuele. Klasa mundëson lidhjen e arsimtarit me nxënës. Ajo lidhje shihet

si vijon: dhënia e informatave dhe detyrave, zgjidhja e detyrave e dhënia e përgjigjeve me anë të

responderit, kontrollimi i përgjigjes në mjetin kontrollues.

Klasët elektronike në vendin tonë po përdoren në disa qendra. Klasa elektronike i ka disa të meta,

sic janë: puna frontale nuk i mundëson ndihmë atyre të cilët e kanë kuptuar më dobët

informacionin, programi i materialit bëhet shumë vështirë.

4.3. ARSYET DHE RËNDËSIA E PËRDORIMIT TË TEKNOLOGJISË NË

KLASË

Në vitet e fundit, kur aplikimet e teknologjisë të tilla si video projektor, smart board, kompjuterë,

software, internet, tableta, mobile etj., janë futur në sistemin e arsimit, burimet për mësimdhënie

kanë ndryshuar në mënyrë të ndryshme. Teknologjia ka transformuar mënyrën e mësimdhënies

dhe të nxënit por duke transformuar procesin, ajo po transformon dhe rezultatin (Fouts, 2000).

Metodistët mendojnë se ka shumë avantazhe të përdorimit të teknologjisë në klasë si për shembull:

ajo e bën nxënësin më të interesuar për temën mësimore, zvogëlon kohën e të mësuarit si dhe ofron

mundësi për të mësuar në mënyrë jotradicionale.

Për të kuptuar rëndësinë e teknologjisë në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se si dhe sa

përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta stimulonte

motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të mësimdhënies dhe

nxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje

e cila do të shpjegonte rolin dhe rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor,

metodistë të arsimit kanë kryer studime të shumta gjatë të cilave kanë vërejtur se përdorimi i

pajisjeve kompjuterike në klasë paraqet me të vërtetë përfitime të veçanta. Ata theksojnë se

intervistat me mësuesit, nxënësit, prindërit dhe vëzhgimet në klasë tregojnë se motivimi dhe

përqendrimi i nxënësve gjatë aktiviteteve të të nxënit rritet kur ata përdorin paisje kompjuterike

për t’i përfunduar këto detyra.

25

Përdorimi i pajisjeve kompjuterike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me aftësi të ndryshme

për të nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të ndryshme konceptuale si dhe

nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë të koncepteve të reja gjatë një teme

çfarëdo mësimi. Po ashtu mësuesit dhe prindërit pranojnë faktin se për shkak të përdorimit të

pajisjeve kompjuterike nxënësit dhe fëmijët e tyre e përdorin më me efikasitet kohën e tyre të

punës. Përdorimi i teknologjisë në klasë gjithashtu ka një efekt pozitiv në qëndrimet e nxënësve

pasi ata ndjehen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe shfaqin më shumë vetëbesim.

Në kohën e sotme digjitale, aftësia për të aksesuar, përshtatur dhe për të krijuar aftësi e dije duke

përdorur teknologjinë është kritike për suksesin e nxënësit. Të gjitha arsyet e lartpërmendura

theksojnë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të teknologjisë gjatë procesit të

mësimdhënies dhe të nxënit për të rritur efikasitetin e tij.14

4.3.1. Teknologjia dhe qasja konstruktiviste

Duke përdorur së bashku teknologjinë dhe qasjen konstruktiviste mësuesi siguron integrim dhe

shfrytëzim më të mirë të mjeteve të teknologjisë në klasë në mënyra të përshtatshme dhe efektive,

duke i dhënë mësimdhënies/nxënies mjetin e nevojshëm për të përmirësuar metodat e mësimit të

cilat kanë në fokus të tyre nxënësin. Të besosh se vetëm përdorimi i teknologjisë dhe kompjuterit

do të përmirësojë rezultatet mësimore është njësoj si të mohosh rëndësinë e kapacitetit të mendjes

njerëzore. Është e qartë se kompjuteri mund të përdoret si një mjet për të lehtësuar mësimdhënien

dhe nxënien, megjithatë, po aq e qartë është që ai (makina) nuk mund të bëjë zgjedhjen e qasjes

pedagogjike, se çfarë qasje duhet të përdoret gjatë orës së mësimit për arritjen e rezultateve të

dëshiruara të të nxënit, mësuesi e vendos vetë.

Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e dëshiruara

mësimore?

Teknologjia mund ta ndihmojë dhe e ndihmon nxënësin të zhvillojë të gjitha llojet e aftësive nga

ato më të thjeshtat deri te ato më të ndërlikuarat.

Për mësuesin, sa e rëndësishme është të dijë se për çfarë do ta përdorë teknologjinë, po aq e

rëndësishme është të dijë dhe mënyrën se si e nxëna mund të përmirësohet përmes teknologjisë.

Integrimi i teknologjisë në klasë nënkupton shumë gjëra për mësues të ndryshëm. 15Kur mësuesit

pyeten se a e integrojnë teknologjinë në lëndët e tyre ata japin përgjigje të shumta të tilla si:

1. E përdor kompjuterin në klasë për të përforcuar çështjet që unë kam shpjeguar.

2. Nxënësit e përdorin kompjuterin për të gjetur informacion.

3. Nxënësit e mi përdorin word-in për të kryer detyrat e shtëpisë.

4. Përdor power –pontin për të bërë prezantime në klasë.

14 Woolfolk, Anita, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 2011, fq.419. 15 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/arsyet-dhe-rendesia-e-perdorimit-te-teknologjise-ne-klase

26

Por a janë këta shembuj të integrimit të teknologjisë?

Dikush mund të mendojë se secili prej këtyre shembujve integron teknologjinë në klasë. Por

çështja e vërtetë nuk qëndron në faktin nëse teknologjia përdoret në klasë, por nëse ajo po përdoret

për të përmirësuar procesin e të nxënit. Teknologjia nuk të garanton mësimdhënie/nxënie të

dobishme, madje përdorime të papërshtatshme të saj mund ta bëjnë të nxënit më të vështirë. Ky

është rasti për shembull kur nxënësi shpenzon më të shumtën e kohës për selektimin e shkrimit

dhe zgjedhjen e ngjyrave në detyrat e tij në vend që të planifikojë, të shkruajë dhe të rishikojë idetë

e tij lidhur me detyrën e dhënë. Megjithëse për integrimin e teknologjisë flitet shumë, pak mësues

kanë një vizion apo filozofi të qartë për mënyrën e integrimit të saj në kurrikul me qëllim rritjen e

cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit. Tri pyetje ndihmojnë mësuesin për të përcaktuar meritat e

teknologjisë në një orë mësimi apo në një situatë të caktuar. Ato janë:

1. A është përmbajtja mësimore e vlefshme? (A janë rezultatet e të nxënit të qarta, të lidhura me

kompetencat kyçe dhe nivelet e arritjes së nxënësve).

2. A e angazhojnë nxënësin aktivitetet e përzgjedhura mësimore?

3. Sa e ka përmirësuar teknologjia mësimin në mënyrë që pa të, nuk do të ishte e mundur?

Mësuesi duhet të jenë sa kompetent në lidhje me dijet, aftësitë dhe qwndrimet që ai dëshiron t’u

mësojë nxënësve, po aq sa dhe vëzhgues i aftë i mjedisit në të cilin nxënësit ndërtojnë dijet dhe

ndërveprojnë me njëri tjetrin. Për këtë qëllim, filozofia e arsimit dhe qasja arsimore luajnë një rol

të rëndësishme në kornizën teorike të integrimit të teknologjisë për përmirësimin e orës mësimore.

Për t’u siguruar se mjetet e teknologjisë janë përdorur në mënyrë efektive mësuesi duhet t’i përdorë

ato nëpërmjet zbatimit të teorive të përshtatshme të mësimdhënies. Filozofia e kurrikulës së re të

arsimit bazë është bazuar në qasjen konstruktiviste. Kjo qasje përkufizon: "të mësuarit ndodh kur

personi ndërton së bashku mekanizmin për të mësuar dhe versionin e tij unik të dijeve, plotësuar

këto me përvojat dhe aftësitë e tij personale" (Roblyer, 2006). Sipas kësaj qasjeje dija ndërtohet,

nuk transmetohet ndaj nxënësi gjeneron dije të reja nëpërmjet aktiviteteve, përvojave dhe

eksperimenteve.

Qasja konstruktiviste me fokus nxënësin në qendër, nxit përfshirjen e nxënësit në procesin e

ndërtimit të dijeve dhe kërkon mënyra që mësuesi të jetë lehtësues në procesin mësimor dhe jo të

diktojë informacionin. Kjo qasje dukshëm lidhet më mirë me integrimin e teknologjisë. P.sh

mësimi zbulues si një formë e qasjes konstruktiviste inkurajon angazhimin aktiv, nxit motivimin,

përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e nxënësit. Nxënësi udhëzohet nga mësuesi të bashkëveprojë dhe

kryejë eksperimente për ta ndihmuar atë të ndërtojë dije dhe aftësi duke u nisur nga dijet dhe

aftësitë paraprake. Detyra e mësuesit është të bashkërendojë informacionin e duhur në një mënyrë

të përshtatshme për të ndihmuar nxënësin ta kuptojë atë. Kjo i jep mundësi nxënësit për të

eksploruar mjedise më komplekse.

27

Forma të tjera të përdorimit të teknologjisë janë dhe udhëtimet virtuale në kohë. 16Nxënësit

mësojnë rreth kulturave të ndryshme duke parë fotografi, filma, videoklipe, prezantime në power-

point dhe tekste të përzgjedhura. Nxënësit, gjatë navigimit nëpër udhëtimin virtual, u përgjigjen

pyetjeve të mësuesit. Duke përdorur teknologjinë në qasjen konstruktiviste mësuesit e kanë më të

lehtë të përfshijnë nxënësit në aktivitetet mësimore. Ata mund të krijojnë aktivitete për nivele dhe

stile të ndryshme të të nxënit si dhe mund të zgjerojnë gamën e informacioneve që janë në

dispozicion të nxënësit. Teknologjia është më shumë sesa një mënyrë tjetër/ndryshe e prezantimit

të informacionit, ajo është sistemi nëpërmjet të cilit informacioni prezantohet. Teknologjia, si pjesë

e teorisë konstruktiviste të mësimdhënies, është korniza e metodologjisë së mësimdhënies/nxënies

e cila siguron aftësitë për të suportuar të gjitha format kryesore të kësaj teorie

16 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/arsyet-dhe-rendesia-e-perdorimit-te-teknologjise-ne-klase

28

5. PËRFUNDIM

Nëse në shoqërinë tonë ka profesione që janë me përgjegjësi, atëherë një prej këtyre

profesioneve është ai i mësimdhënies. Mësimdhënia është një proces jo i lehtë, është veprimtari

e rëndësishme shoqërore dhe me përgjegjësi. Ka mendime se mësimdhënia është art, është

shkencë, apo të dyja së bashku.”Nëse është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, intuitë, talent e

krijimtari dhe pak prej tyre mund të mësohen. Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri

dhe shprehi që me të vërtetë mund të mësohen. Ne mund të shprehim mendimin tonë se

mësimdhënia e suksesshme ka këto dy anë. Prandaj edhe në tekstin e profesorit të nderuar

Bardhyl Musait theksohet se: “Mësimdhënia e mirë ka brenda elemente të punës së artistit dhe të

studiuesit”.

Pra mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi

sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri,

përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë si

dhe ndodhë formimi tërësor i personalitetit të nxënësve.

Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë strategjish, metodash dhe teknikash mësimore ku

nxënësit ndërveprojnë në mënyra të ndryshme organizimi. Metodat e diskutimit dhe të punës me

grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetet të nxënit aktiv. Gjithashtu përdorimi i

metodave efikase ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim.

Ky punim fokusohet më së shumti tek mjetet, metodat dhe teknikat me në qendër nxënësin duke

u nisur nga fakti se përdorimi i metodave dhe mjeteve të ndryshme në mësimdhënie është shumë

i rëndësishëm në mënyrën sesi nxënësi nxë.

29

6. LITERATURA

• Dyla, Besim (2010) – Struktura e elementeve mësimore, Gjakovë.

• Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës (1977)

– PEDAGOGJIA II, Prishtinë.

• Woolfolk, Anita (2011) – Psikologji edukimi, Tiranë.

• Zylfiu, Nijazi (1997) – Didaktika, Prishtinë.

• Musai, Bardhyl (1999) – Psikologji edukimi, Tiranë.

BURIME TJERA

• https://www.scribd.com/doc/303932988/Mesimdhenia-Dhe-Mesimnxenia-Efektive

• https://www.facebook.com/169727779814378/posts/l%C3%ABnda-e-

metodologjis%C3%ABtemat-jan%C3%AB-mar%C3%AB-nga-profesori-naser-

ramadanik%C3%ABtu-mund-ti-gj/169860969801059/

• http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/arsyet-dhe-rendesia-e-perdorimit-te-teknologjise-

ne-klase