29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: KOMUNIKIMI NË TREKËNDËSHIN NXËNËS MËSUES - PRIND NË SHKOLLË Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Ilir Kelmendi Aida Lajqi Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

  • Upload
    others

  • View
    48

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: KOMUNIKIMI NË TREKËNDËSHIN

NXËNËS – MËSUES - PRIND NË SHKOLLË

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Ilir Kelmendi Aida Lajqi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

2

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA .................................................................................................................................................. 2

MIRËNJOHJE .................................................................................................................................................. 3

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 4

HYRJE ............................................................................................................................................................. 5

1. NOCIONI I KOMUNIKIMIT ......................................................................................................................... 7

1.1 MËNYRAT E ZHVILLIMIT TË KOMUNIKIMIT ................................................................................................. 8

1.2 METODOLGJIA E KOMUNIKIMIT NË SHKOLLË ............................................................................................ 10

1.3 KOMUNIKIMI EFEKTIV NË MËSIMDHËNIE ................................................................................................ 11

2. BASHKËPUNIMI NE MES TË SHKOLLËS-PRINDIT DHE NXËNËSIT ............................................................. 13

2.1 MARRËDHËNIET ARSIMTAR –NXËNËS ..................................................................................................... 14

2.2 BASHKËPUNIMI I SHKOLLËS MË PRIND .................................................................................................... 15

2.3 MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT MË PRINDËR .......................................................................................... 16

2.4 MBLEDHJET MË PRINDËR ...................................................................................................................... 17

2.5 ANGAZHIMI I PRINDËRVE NË SHKOLLË .................................................................................................... 19

2.6 Konfliktet ndërmjet mësuesit dhe prindërve ................................................................................... 20

3. HULUMTIME EMPIRIKE ........................................................................................................................... 21

3.1 DISKUTIME RRETH ANKETËS .................................................................................................................. 21

REZYME ....................................................................................................................................................... 28

LITERATURA ................................................................................................................................................ 29

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

3

MIRËNJOHJE

Dua të shpreh falënderime dhe mirënjohje të veçantë për ata të cilët kanë luajtur një rol të

rëndësishëm në studimet e mia në nivelin Bachelor.

Gjatë këtyre katër viteve të studimeve kisha rastin dhe kënaqësinë të jem studente e një stafi të

mrekullueshëm të profesorëve qe i takojnë Universitetit tone, që bënë pëpjekje dhe dhanë mund të

madh për të na dhënë njohuri dhe dije sa i përket fushës së mësimdhënies.

Falë tyre unë sot jam paisur më një kulturë profesionale në fushën e edukimit. Ju jam falënderues

për çdo kritikë dhe lavdatë tuajen.

Respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë ia dedikoj një njeriu të veçantë në Universitetin tonë i

cili është shembulli më i mirë për arritjet tona në të ardhmen, një profesor me virtyte të larta, i cili

qëndroi pranë çdo studenti për çdo lloj ndihme. Është profesori dhe udhëheqësi im shkencor prof.

asoc. dr. Ilir Kelmendi, të cilin e falënderoj për ndihmën e ofruar, mbështetjen në hartimin e

studimit, si dhe kryerjen e vlerësimit të temës që tani jam në fazën përfundimtare.

Faleminderit shoqëria ime që qëndruat pranë meje gjatë gjithë kësaj kohe më këshillat, lavdatat

dhe ndihmën që më ofruat, pa ju nuk do të kishin kuptim studimet e mia.

Ndërsa një falënderim i veçantë shkon për familjen time që ishin çdo minutë pranë meje duke më

dhënë motivin dhe vullnetin më të madh të mundshëm, ku falë tyre po arrij suksese në fushën e

edukimit dhe ky sukses ju dedikohet atyre.

Faleminderit për çdo gjë!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

4

ABSTRAKT

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohen mënyrat, problemet, që shfaqen në edukimin e

fëmijëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe prindërit, komunikimi si zgjedhja më e mirë në mes të këtij

trekëndëshi nxënës-mësues-prind. Prandaj, mund të themi se si qëllim i dytë është të japim një

kontribut në këtë drejtim, ku do tu ndihmojmë gjeneratave të ardhshme me informata të

nevojshme, të cilat mund tu ndihmojnë për realizimin e detyrave të punës më sukses.

Trajtimi i gjerave më të rëndësishme që përjetojnë nxënësit gjatë viteve të shkollimit ka të bëjë më

atë se çfarë mbështetjeje ai posedon nga mësimdhënësi dhe familja.

Është detyrë e çdo mësimdhënësi që të bashkëpunojë me prindërit duke marrë njohuritë për

gjendjen e çdo nxënësi.

Fjalët kyçe: sjellje, komunikim, bashkëpunim, nxënës, shkollë.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

5

HYRJE

Motivi dhe dëshira për të hulumtuar rreth kësaj teme ishte shumë e madhe duke parë mjaft raste të

ndryshme rreth kënaqësive dhe pakënaqësive që zhvillohen në shkollë nga ana e mësuesve

nxënësve dhe prindërve. Shkolla është vendi ku duhet të ruajmë marrëdhëniet reciproke. Sot

shumica e teoricientëve të cilët kanë studiuar këtë fushë, kanë deklaruar se komunikimi është

faktori kryesor i suksesit të nxënësve në shkollë, sepse përmes komunikimit të duhur zhvillohet

suksesi dhe rezultatet e dëshiruara.

Sipas Zuna-Deva me bashkëpunëtorë (2009), nocioni bashkëpunim është sinonim i nocionit

partneritet apo edhe i nocionit kooperim e krahasim. Domethënia e këtij nocioni është punë e

përbashkët me dikë tjetër për të kryer një punë. Ndërsa, sintagma bashkëpunim edukativ ka

kuptimin e involvimit të më shumë faktorëve në procesin e edukimit, faktorë këta të cilët mund të

jenë të planifikuar dhe të paplanifikuar, të kontrolluar e të pakontrolluar, të vazhdueshëm apo të

herëpashershëm, shoqëror apo individual, e që synojnë realizimin e qëllimeve të edukimit.

Sipas (Deva, 2009), familja është grup themelor shoqëror, qelizë e shoqërisë e cila themelohet me

martesën e individëve të gjinive të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore,

biologjike, emotive, ekonomike, sociale dhe edukative të anëtarëve të saj. Duke u bazuar në këtë

përkufizim konstatojmë se familjen e karakterizon intimiteti i jetës, vitaliteti dhe uniteti i

funksioneve të saja.1 Teoritë moderne të komunikimit nuk janë duke iu referuar vetëm aftësisë së

komunikimit në përdorimin e fjalës, por në aftësinë e paraqitjes dhe argumentimin e të menduarit

të tyre, aftësinë për dialog dhe gatishmërinë për të komunikuar. Është më rëndësi për familjen dhe

për shoqërinë në tërësi, që ne t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të

kujdesshëm, tolerantë, kreativë, të vetëdijshëm, të besuar dhe produktivë. Fillimi i shkollës është

për fëmijën një hap pavarësie, sepse ai largohet nga familja dhe bëhet pjesëtar i një shoqërie më të

gjerë. Drejtues i rëndësishëm në këtë rrugë të re është sigurisht mësuesja e tij, e cila do ta udhëheqë,

do ta mësojë dhe do ta edukojë që të mundet të fillojë në mënyrë të saktë dhe pa probleme këtë

kapitull të ri të jetës së tij.2

1 Zuna, Aferdita(2009) Parimet e partneriteti shkollë- familje-komunitet, Prishtinë. Fq.5 2 https://telegrafi.com/sekretet-e-marredhenieve-femije-prinder-mesues/

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

6

Çdo gjë që bëjmë në marrëdhëniet tona më fëmijët është një formë komunikimi. Madje jo vetëm

fjalët, por edhe ngjyra e zërit, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit-gjestet, kanë ndikim të

fuqishëm në jetën e fëmijës.

Për llojet e komunikimit dhe mënyrat e tjera të bashkpunimit në mes të nxënësve-prindërve dhe

mësuesve do të flasim në temën në vijim. Është e rëndësishme të theksohen komponentët

thelbesorë që përbëjnë cilësinë e komunikimit dhe që ndikojnë në zhvillimin e marrëdhënieve

sociale.

Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse, e cila kërkon njohuri dhe aftësi të shumta.

Jo kot thuhet se komunikimi është arma më e fuqishme që kemi për të ndërtuar një marrëdhënie

të shëndoshë me njerëzit e veçanërisht më fëmijën! Komunikimi është ecuria kryesore që na

ndihmon dhe e lejon shkëmbimin apo bartjen e informatave me botën e jashtme. Të kyçesh dhe

bëhesh pjesë e botës së fëmijëve është pak e vështirë, por të njëjtën kohë është një nga gjërat më

të bukura që përjeton individi, mund të thuhet se rritja e fëmijës është një nga përpjekjet më të

rëndësishme për dikë që e përjeton këtë proces!

Për familjen dhe shoqërinë në tërësi është shumë e rëndësishme që t’i mësojmë fëmijët të jenë të

fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, tolerantë, të besuar dhe produktivë! I gjithë ky

vetëdijesim tek fëmijët bëhet përmes fuqisë së madhe që posedon komunikimi.

Ne shpesh pa vetëdije dhe pa dashje i bëjmë fëmijë të varur nga kushtëzimet e ndryshme! Pra, e

kushtëzojmë për të bërë diçka, duke i dhënë diçka tjetër në këmbim.

Ky lloj i kushtëzimit në raport më fëmijët nuk është i duhuri dhe aspak i mirë. Një kushtëzim i tillë

nga ne mund të lë pasoja që ndikojnë gjatë gjithë jetës tek fëmija, pra kalon në shprehi.

Ne, në vend që të përdorim këtë lloj të komunikimit me fëmijët, është shumë më mirë t’i

shpjegojmë atij se nuk duhet të jetë i varur dhe i kushtëzuar në asnjë moment. Në këtë mënyrë, pra

përmes një komunikimi dhe bartje të një informacionit të thjeshtë por me një peshë shumë të madhe,

ne e bëjmë fëmijën më të përgjegjshëm dhe më të vetëdijshëm.3

3 https://2lonline.com/komunikimi-femijet-dhe-rendesia-e-tij/

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

7

1. NOCIONI I KOMUNIKIMIT

Komunikimi është çdo proces, në të cilin njerëzit ndajnë një informacion, ndajnë ide dhe

ndjenja. Ai nuk përfshin vetëm fjalët e folura apo të shkruara, por edhe gjuhën e trupit dhe

stilin, pra, çdo gjë që i shtohet kuptimit të një porosie. Komunikimi është një raport sa objektiv

po aq edhe subjektiv, që vendoset në mes të dhënësit dhe marrësit të informacionit / porosisë,

e cila shpreh anët e brendshme dhe të jashtme të formës e të përmbajtjes, të strukturës dhe të

funksionit të asaj që komunikohet.

Çdo gjë që bëjmë në marrëdhëniet tona me fëmijët është një formë komunikimi. Madje jo

vetëm fjalët, por edhe ngjyra e zërit, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit-gjestet, kanë ndikim

të fuqishëm në jetën e fëmijës. Mënyra e komunikimit tonë më fëmijën mund të dërgojë porosi

të respektit, të empatisë dhe të kujdesit, porse, gjithashtu mund të dërgojë edhe porosi të

kundërta. Ndërmjet dëgjimit aktiv, nxitjes së fëmijëve që të flasin për ndjenjat e veta dhe

ndërmjet përdorimit të një gjuhe pozitive, ne ua bëjmë me dije atyre se mund të kenë besim

tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të

tjerët, për zgjedhjen e problemeve, për të qenë pozitivë dhe të durueshëm për t’i dëgjuar edhe

të tjerët.4

Mungesa e një prej pjesëmarrësve të komunikimit, shpesh herë shkakton ndërprerjen e procesit

të komunikimit.

Në periudhën e shkollës, nxënësit zakonisht duhet të kyqen në komunikim që realizohet në

bazë të rregullave të veçanta.

Veçoritë e komunikimit të përgjithshëm:

Nuk është i nxitur për plotësimin e nevojave;

Nuk është i kufizuar në përmbajtje të njohur;

Aftësitw e komunikimit të individëve në grup janë të ndryshme;

4 Miller, Bonnie(2005), Komunikimi me fëmijët. Ferizaj,fq.18

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

8

Keqkuptimi nuk është një fenomen i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk mund të

largohet lehtë;

Të gjithë pjesëmarrësit e komunikimit nuk i kanë pasojat e njëjta për keqkuptim.

Fillimi i shkollës zakonisht vështirson gjendjen psikike të nxënësit për shkak të përfitimit të

përvojës së leximit dhe të shkrimit. Ne komunikojmë më qëllim që të tjerëve t’ua shprehim

persiatjet, ndjenjat dhe idetë tona. Gjatë komunikimit dëshirojmë që dikush t’i kuptojë pikëpamjet

tona, të dëgjojë atë qe ne themi dhe bashkërisht të punojmë drejt zgjedhjes së problemeve.5

Nga ana tjetër, rolet e të folurit të shkrimtarit dhe lexuesit nuk janë role të natyrshme, por nuk

mund të plotësojnë nevojat bazë dhe fëmijët nuk i praktikojnë në jetën e përditshme gjatë

komunikimit.

1.1 MËNYRAT E ZHVILLIMIT TË KOMUNIKIMIT

Në jetën shkollore të nxënësve të cilët fillojnë në klasat e ulëta mund të themi se kemi vështirësi

gjatë komunikimit, por kemi dallime në mes të folurit më gojë dhe më shkrim. Komunikimi më

gojë është maksimalisht konciz dhe përgjegjësia për komunikim është e ndarë në mes të folësit

dhe dëgjuesit. Komunikimi më shkrim është maksimalisht i zgjeruar, realizohet pa zë dhe pa

person tjetër, në mendjen e krijuesit dhe shkrimtarit nuk ka me kë të ndajë përgjegjësinë për

komunikim.

Pëpunimi i njoftimit më shkrim është aftësi shumë komplekse, e cila mund të arrihet më anë të

mësimit dhe praktikës. Fëmijët në shkollë duhet të mësojnë se si të përpunojnë informacionin me

shkrim dhe duhet të mundësojnë që të jenë të vetëdijshëm gjatë proceseve të ndryshme të

komunikimit më nxënësit e tjerë në shkollë, po ashtu edhe më mësimdhënësit.

Pjesë thelbësore e punës edukative-arsimore në shkollë është edhe komunikimi i rregullt, i

efektshëm dhe funksional në mes të mësimdhënësit dhe nxënësit, e veçanërisht me nxënësit që

5 Miller, Bonnie (2005), Komunikimi më fëmijët, Ferizaj, fq.20

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

9

tregojnë ngecje në mësimnxënie dhe me ata që paraqiten më të ndjeshëm në planin emotiv, por

edhe me fëmijë problematikë.

Ndërveprimi i mësimdhënësve në shkollë është i rëndësishëm, ku ata duhet të përpiqen të

komunikojnë më nxënësit dhë t’i këshillojnë se si duhet të zhvillojnë një bisedë dhë përmes

pyetjeve të ndryshme gjatë mësimit të komunikojnë në atë mënyrë që t’i përshtaten nivelit të tyre

që të kuptojnë vlerën e komunikimit. “Procesi i komunikimit në shkollën moderne vazhdon, sepse

duke punuar pavarësisht me materie të re, nxënësi i ofron mësimdhënësit mundësinë që të shohë

se si e ka kuptuar materien e re, që pastaj mësimdhënësi ta informojë nxënësin për rezultatin e

mësimit të tij” 6

Foto 1. Nxënësit gjatë mësimit në shkollë

6 ETMM…Pedagogjia (1980), Prishtinë, fq,403.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

10

1.2 METODOLGJIA E KOMUNIKIMIT NË SHKOLLË

Më qëllim të përmirësimit të komunikimit mësimor, metoda kërkimore duhet të orientohet në

përmirsimin e aftësive gjuhësore të fëmijëve, veçanërisht në përpunimin e njoftimit me shkrim.

Çdo mësim duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë që fëmijët mund të kuptojnë. Ngritja e vetëdijes së

nxënësve nga ana e mësimdhënësve gjatë proceseve të pavetëdijshme të tyre gjatë komunikimit

duhet të praktikojnë metodën e korrigjimit të gabimeve dhe të përmirësojnë komunikimin e tyre.

Në vazhdim do t’i paraqesim teknikat e diskutimit në shkollë përmes tw të cilave mësuesi mund

të vazhdojë diskutimin dhe të ruaj përqendrimin mbi nxënësit7:

Pushimet

Pyetjet

Shenjat

Heshtja

Deri tani praktikat e pasuksesshme mësimore të komunikimit duhet t’i orientojmë me metodën e

cila përfshin njofimin e nxënësve për gabime dhe të ndihmojnë nxënësit të bëhen të vetëdijshëm

për veprimet e tyre dhe të përmirësojnë komunikimin gjatë proceseve të mendimit.

Cilëdo qoftë forma e komunikimit, procesi i komunikimit lidh dërguesin e mesazhit me marrësin

e mesazhit. Në përgjithësi procesi i komunikimit është ciklik dhe realizohet nëpërmjet gjashtë

fazave kryesore që janë:8

Përgatitja e idesë së mesazhit nga dhënësi i mesazhit;

Kodimi i idesë së mesazhit nga dhënësi i mesazhit;

Transmetimi i mesazhit të koduar (me kanale të ndryshme) nga dhënësi i mesazhit;

Marrja e mesazhit (të koduar) nga marrësi i mesazhit;

Dekodimi i mesazhit nga marrësi i mesazhit;

Përgatitja e përgjigjes (feedback-ut) nga marrësi i mesazhit.

7 Musai, Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 8 Gixhari, Aurora (2016) , Metodat efektive të komunikimit në mësimdhënie, Tiranë, fq.9

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

11

1.3 KOMUNIKIMI EFEKTIV NË MËSIMDHËNIE

Shumë ekspertë pohojnë se arritjet e suksesit në mësimdhënie, në ditët e sotme, varet në mënyrë

të ndejshme nga aftësitë komunikuese me njerëzit, brenda dhe jashtë klasës apo shkollës.

Komunikimi konsiderohet efektiv vetëm kur nxënësit e kuptojnë mesazhin e mësuesit të tyre në

mënyrë korrekte dhe përgjigjen në mënyrën e duhur. Komunikimi efektiv e ndihmon një mësues

të menaxhojë me sukses punën e tij të përditshme, të përmirësojë marrëdhënien me nxënësit e

klasës dhe të rrisë inteligjencën e tyre. Ky lloj komunikimi i ndihmon edhe vetë mësuesit në arritjet

e suksesit të tyre, sa më lartë të ngjiten në shkallët e hierarkisë organizative, aq më i rëndësishëm

bëhet komunikimi.9

Meqenëse nuk ekziston një zgjidhje e vetme që të ndihmojë në eliminimin e barrierave në

komunikim, për të pasur komunikim në mënyrë efektive, kërkohet një kombinim i kujdesshëm i

të gjitha strategjive, metodave që mund të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë e mësuesit për të

komunikuar në mënyrë efektive me nxënësit (Fisher 1990; ISTE 2005; Wentzel et al., 2010). Për

të pasur komunikim efektiv kërkohet thyerja dhe minimizimi i barrierave (të shumta) që e bëjnë

komunikimin mësues nxënës joefektiv (Skinner et al., 1993; Zylaj et al. 2012; Matthew et al.,

2012). Një komunikim efektiv mësues-nxënës kërkon10

Minimizimin e shpërqendrimeve të nxënësve.

Në minimizimin e shpërqendrimeve mund të ndihmojë çdo nxënës. Për këtë qëllim komunikimi

mësues-nxënës duhet të mbajë nxënësit gjithmonë me vëmendje të aktivizuar e të përqendruar,

duke u përpjekur të reduktojë zhurmat, problemet vizuale, ndërprerjet e panevojshme.

Marrjen në konsideratë të numrit të nxënësve në klasë.

9 Gixhari, Aurora (2016), Metodat efektive të komunikimit në mësimdhënie, Tiranë, fq.13 10 Gixhari, Aurora (2016), Metodat efektive të komunikimit në mësimdhënie, Tiranë, fq. 14

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

12

Në rastin e klasave të mëdha, marrja në konsideratë e numrit të madh të nxënësve në klasë ka të

bëjë me fokusimin dhe kujdesin për nxënësit që të marrin informacionin e mësuesit në mënyrën

më të drejtë dhe më të qartë.

Perfeksionim të aftësive komunikuese.

Një komunikim efektiv kërkon perfeksionimin e aftësive vetjake komunikuese të mësuesit në

mësimdhënie. Kjo arrihet gradualisht dhe lidhet me punën këmbëngulëse dhe përvojën vetjake

të mësuesit.

Dhënie dhe marrje mesazhesh konstruktive.

Një komunikim efektiv kërkon marrëdhënie mesazhesh ose përgjigjesh (feedback-e) konstruktive.

Procesi njihet ndryshe edhe si kriticizëm konstruktiv. Komunikimi (kriticizmi) konstruktiv

fokusohet në procesin dhe rezultatet e komunikimit dhe jo tek nxënësit që janë përfshirë në të.

Aplikimin e etikës së mësimdhënies.

Për një komunikim efektiv njohja dhe aplikimi i etikës së mësimdhënies nuk është asnjëherë

e tepërt. Aplikimi i etikës në mësimdhënie ndikon në mënyrë thelbësore në suksesin individual

të mësuesit dhe në atë të klasës.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

13

2. BASHKËPUNIMI NE MES TË SHKOLLËS-PRINDËRIT DHE

NXËNËSIT

Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes prej ku vie nxënësi ka një rëndësi shumë me vlerë

në procesin edukativo-arsimor të fëmijëve. Këtë e themi meqë shkolla dhe familja përbëjnë dy

faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre

dy faktorëve të edukimit, duhet të theksohet se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e

familjes për edukimin e fëmijës. Por raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga

shumë faktorë, por megjithatë duhet pasur gatishmëri për bashkëpunim që është në favor të

edukimit të brezit të ri. Pra, fëmijët janë nxënës më të suksesshëm përgjatë gjithë shkollës nëse

prindërit e tyre përfshihen në shkollë dhe inkurajojnë të mësuarit në shtëpi, pavarësisht nga niveli

arsimor apo shoqëror i tyre.11

Nxënësit kur fillojnë klasën e parë ata ndryshojnë ambientin nga ambienti familjar në ambientin

institucional, ku me takimin e shumë personave mund të ketë edhe efekte të ndryshme të cilat kanë

ndikim dhe në zhvillimin e komunikimit të tyre. Nëse kemi bashkëpunim atëherë kemi përfitime

të mëdha në drejtimin nxënës-prind dhe shkollë. Faktori i zhvillimit të komunikimeve të mira

dhe raporteve të mira në shkollë është mësuesi, i cili më rolin personal mund të krijojë

marrëdhënie të mira, të cilat reflektohen si te nxënësit ashtu edhe te prindërit.

11 http://www.tvkoha.tv/2013/09/bashkepunimi-mes-shkolles-dhe-familjes?lexo.php3

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

14

2.1 MARRËDHËNIET ARSIMTAR –NXËNËS

Në Jogusllavinë komuniste, arsimtarët janë konsideruar figura autoritative, ku dija dhe fuqia e tyre

nuk mund të viheshin në dyshim. Distanca psikologjike ndërmjet arsimtarit dhe nxënësit ka qenë

e madhe. Sot në ish-shtetet socialiste, vendet e ish-Jugosllavisë, zbatohen metoda të reja arsimore

dhe gjithnjë e më shumë shtrohen kërkesat që arsimtarët të kenë mirkuptim për nevoja akademike,

por edhe për ato emocionale të nxënësve. Shkollat po kalojnë nëpër një proces të ridefinimit të

rolit të arsimtarit. Pason përshkrimi i ndryshimeve në marrëdhëniet ndërmjet arsimtarit dhe

nxënësit, të cilat mund të zbatohen në çdo klasë, pavarësisht nga programi mësimor.12

Është e vërtetë se frika mund të ndikojë në motivim, por ky lloj ndikimi nuk nxitë dëshirën për

kërshëri ose për mësim të arritjes së dijes. Në vend të saj, suksesi i nxënësve është i drejtuar nga

largimi i pasojave negative në formë ndëshkimesh, notash të dobëta dhe pakënaqësive.

Arsimtari duhet të ketë kontakt të mirë dhe të ngrohtë me nxënësit e tij. Kur te nxënësit shihen

resurse të çmueshme të cilat pasqyrojnë të ardhmen e vendit, arsimtarët shohin rëndësinë e bartjes

jo vetëm të dijes por edhe të marrëdhenieve pozitive dhe të dëshirës për t’i arritur ato dije. Kur

fëmijët çmohen për gjithçka që janë, e jo vetëm sipas rezulteteve të tyre, arsimtarët fillojnë të

çmojnë virtytet e tyre që i ka çdo fëmijë. Nxënësit e dinë që arsimtari është në anën e tyre dhe

punon për interesat e tyre, ndërmjet tyre rritet besimi i cili nxit nxënien më të mirë.

Nxënësit gjithmonë shikojnë arsimtarin-janë rrethana fatlume nëse marrëdheniet janë të mira dhe

fatkeqe nëse janë të këqija.

12 Miller, Bonnie (2003), Si të krijohet kontakti I susksesshëm më nxënësit, Ferizaj, fq. 49

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

15

2.2 BASHKËPUNIMI I SHKOLLËS ME PRIND

Bashkëpunimi i shkollës më prind është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm. Nga ky

bashkëpunim varet jetësimi i qëllimit dhe i detyrave të edukatës, përkatësisht aftësimi i nxënësit

për jetë dhe për punë të pavarur, për afirmimin e esencës së tij si qenie shqisore-praktike, krijuese,

univerzale, si punëtor, bashkëshort, prind dhe anëtar aktiv i mjedisit të ngushtë dhe të gjerë

shoqëror. Prindërit janë edukatorë të parë të fëmijës. Veprimi edukativ fillon në fazat më të

hershme dhe vazhdon me intensitet të ndryshëm gjatë tërë jetës së tyre.

Martesa e shëndoshë në pikëpamje fizike dhe psiko-sociale është parakusht themelor i formimit

dhe i zhvillimit para dhe pas lindjes së fëmijës. Fëmija mirëpritet dhë gëzon përkujdesin e të dy

prindërve. Në saje të këtij përkujdesi, nga mënyra e jetës dhe e veprimit të prindërve dhe të

anëtarëve të tjerë të familjes së ngushtë dhe të gjerë, fëmija zhvillohet dhe mëson, si në pikëpamje

fizike ashtu edhe psikike- sociale. Tani, puna edukative e prindërve është më intensive dhe si e

tillë mund të fitojë nga cilësia, duke bashkëpunuar me faktorët edukativë të shkollës, me arsimtarët

në rend të parë, me arsimtarin kujdestar si dhe me anëtarët e shërbimit pedagogjik-psikologjik të

shkollës.13

13 Brada, Riza (1994), Pedagogjia shkollore për pedagog dhe drejtor shkolle, Pejë, fq.247

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

16

2.3 MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT MË PRINDËR

Mundësitë e bashkëpunimit të shkollës më prindër janë të gjera dhe të lloj-llojshme. Këto mund të

grupohen si vijon:

Prindërit si burim i informatave mbi zhvillimin e fëmijës;

Prindërit si bashkëpunëtorë të tërthortë të jetësimit të qëllimit dhe të detyrave të punës

educative;

Prindërit si bashkëpuntorë të drejtëpërdrejtë të jetësimit të qëllimit dhe të detyrave të punës

edukative;

Prindërit si faktorë të zgjedhjes së çështjeve jetike të shkollës.

Zhvillimi i mbarë i fëmijës në shkollë varet shumë nga raportet në mes të mësimdhënësit dhe

prindërve dhe informatave që ata shkëmbejnë. Këto informata kanë të bëjnë më zhvillimin e

fëmijës para dhe pas lindjes gjatë tërë periodës parashkollore, kanë të bëjnë më njohjen e kushteve

materiale, kulturore, arsimore, sociale dhe morale në të cilat jeton dhe zhvillohet fëmija.

Njohja e këtyre të dhënave paraqet kushtin themelor në konceptimin e trajtimit adekuat të fëmijës-

nxënësit në procesin arsimor-edukativ. Dihet mirëfilli se kushtet e pa përshtatshme jetësore të

prindërve, në veçanti të nënës (kushtet e liga të banimit, ushqimi i dobët, konsumimi i duhanit,

alkoolit, sëmundjeve ngjitëse etj.), ndikojnë në cilësin e zhvillimit të fëmijës në kohën e paralindjes

dhe pas lindjes. 14

14 Brada, Riza (1994), Pedagogjia shkollore për pedagog dhe drejtorë shkolle, Pejë, fq. 247

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

17

2.4 MBLEDHJET MË PRINDËR

Marrëdhëniet e përzemërta të punës ndërmjet prindërve dhe arsimtarëve më lehtë mund të krijohen

përmes takimeve individuale (informative) sesa përmes mbledhjeve të përgjithshme të prindërve.

Takimet e këtilla i mundësojnë arsimtarit që të merret me probleme konkrete të fëmijës në

atmosferë të besimit. 15

Takimi

Faleminderit që keni ardhur. Ndjej kënaqësinë që u njohëm.

Shumë me rëndësi është që të bisedojmë për fëmijën tuaj.

Komplimentet

Fëmija juaj është shumë i mirë në…….(lëmi mësimore, sport, art, aftësi shoqërore)

Ky është shembull i punës së fëmijës tuaj ( ia tregon)

Informacionet nga prindërit

Ç’thotë fëmija juaj për shkollën? (pozitive apo negative)

Brengosja

Brengosëm së fëmija juaj ka disa vështirësi në……….

Po vërej se……(përshkruaj sjelljet konkrete)

A e vëreni ju (prindërit) njësoj në shtëpi, apo edhe më parë ka pasur sjellje të tilla në shkollë?

Zgjedhja

Ç’duhet të bëjmë bashkërisht për t’i ndihmuar fëmijës suaj?

15 Miller, Bonnie(2003), Si të krijohet kontakti I suksesshëm më nxënësit, Ferizaj. Fq,232

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

18

Po vërej se….. po ndihmon këtu në shkollë.

P.sh. teknikat e kontrollimit të sjelljes.

Mënyra për t’i ndihmuar fëmijës që të kuptojë: vizuale, auditive, kinestetike (mësimi përmes

lëvizjes)

A po i vëreni po këto në shtëpi?

Informacionet shtesë

A ka diçka tjetër që duhet të dijë për fëmijët tuaj?

P.sh. problemet shëndetësore, problemet familjare, rast vdekje në familje, ikje apo shpërngulje,

pengesa në mësim.

Finalizimi i planit

Unë (arsimtari) do ta bëjë këtë…….

Ju (prindërit) do ta bëni këtë………

Do të komunikojmë në këtë mënyrë……….(me shkrim, me telefon, me takime) Kur?

Përfundimi

Edhe një herë faleminderit që keni ardhur.

Shumë kam mësuar për fëmijën tuaj dhe jam i/e bindur se më punë të përbashkëta gjatë këtij viti

mund ta ndihmojmë fëmijën tuaj që të mbajë suksesin në (numëroni në cilat lëndë), por edhe të

përmirësohet në (numëroni në cilat lëndë).

Ju lutem që lirisht të më kërkoni në çdo kohë dhe të më informoni për përparimet e fëmiut tuaj.

I gëzohem bisedës sonë të ardhshme………. (kur).

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

19

2.5 ANGAZHIMI I PRINDËRVE NË SHKOLLË

Prindërit mund të jenë partnerë të dobishëm në procesin e ndihmës individuale të nxënësve, por

mund të japin kontribut të përgjithshëm edhe në begatimin e klasës, të shkollës e bashkësisë.

Sugjerimet në vijim tregojnë së në çfarë mënyrë prindërit mund të bëhen faktorë të rëndësishëm

në procesin arsimor në nivelet nga më të ndryshmet.

Faktorë të ndryshëm mund ta pengojnë pjesëmarrjen konstruktive të prindërve në sistemin shkollor.

Me rëndësi është që të kihet parasysh se disa prindër ndoshta nuk kanë pasur përvojë pozitive në

shkollë, kur kanë qenë vetë nxënës. Ndoshta kanë ndjekur shkolla që nuk u janë përgjigjur, kanë

pasur arsimtarë tepër të rreptë ose probleme në mësim, që ka qenë pengesë për të arritur arsimim

të mirë. Ndoshta turpërohen për mungesë të arsimimit të drejtë.

Tradicionalisht, sistemi shkollor nuk i jep mbështetje përfshirjes së prindërve në procesin edukativ.

Me ndryshimin e kësaj rregulle tradicionale edhe fëmija, edhe arsimtarët, edhe prindërit do të kenë

dobi.16

Arsimtarët janë të stresuar dhe të stërngarkuar me përgjegjësinë për arsimimin e 30/40 e më tepër

nxënësve në çdo klasë. Ata kanë nevojë të domosdoshme për ndihmë, që çdo nxënësi t’i

përkushtohen në mënyrën më konstruktive. Prindi do të mund të ishte faktori kryesor në klasën e

fëmijës së vet ose në ndonjë klasë tjetër të shkollës në të cilën i ndjek mësimët fëmija i tij.

Prindërit mund të jenë ndihmës të arsimtarit, qoftë si amatorë të paguar ose si vullnetarë, nëse nuk

ka mjete për këtë qëllim. Detyrë e tyre do të mund të ishte korrigjimi i punimeve me shkrim,

kontrollimi i punës figurative, mbikëqyrja e projekteve të veçanta ose udhëheqja e grupeve të vogla

të leximit, me ç’rast fëmijëve do t’iu jepej mundësia qe të lexonin me zë. Arsimtarët kreativë, të

cilët janë të gatshëm t’i ndajnë rolet e tyre të mësimdhënësit, do të jenë në gjendje të krijojnë

mënyra të panumërta se si të shfrytëzohen me sukses prindërit-vullnetarë.

Me këtë prindërit fitojnë, sepse e ndjejnë që po japin kontribut të çmueshëm për fëmijën e vet dhe

për shkollën, kurse vetëbesimi i tyre prindëror rritet.17

16 Miller, Bonnie (2003), Si të krijohet kontakti I suksesshëm me nxënësit, Ferizaj. fq.224

17 Miller, Bonnie (2003) Si të krijohët kontakti I suksesshëm më nxënësit. Ferizaj. Fq,225

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

20

2.6 Konfliktet ndërmjet mësuesit dhe prindërve

Konfliktet janë pjesë e rrethit dhe botës që na rrethon. Kuptimi i nocionit konflikt në aspektin

terminologjik të fjalës do të thotë: Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve,

ndeshje e ashpër, varësisht nga lloji i konflikteve mund të njihen shkaqet e tyre, qofshin ato primare

apo sekondare. Në shkaqet primare mund të hyjnë si paragjykimet e njërës palë apo grup ndaj palës

apo grupit tjetër, si dhe për nevojat dhe interesat e domosdoshme jetësore. Ndërsa në shkaqet

sekondare mund të hyjnë ato klasore, raciale, etnike, religjioze, politike ideologjike etj. 18

Gjithashtu, konfliktet lindin në raste kur prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë tejet të ngarkuar

me mësime që është ngarkesë më e madhe se sa praktikohet për moshën e tyre dhe si rezultat vie

deri tek konfliktet mes prindërve dhe mësimdhënësve. Mirëpo në shumë raste ka konflikte ku

prindërit protestojnë rreth çështjes se pse fëmija i tyre nuk është në qendër të vëmendjes gjë e cila

nuk është në rregull nga ana e prindit.

18 https://telegrafi.com/a-ishte-konflikt

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

21

3. HULUMTIME EMPIRIKE

Komunikimi i domsdoshëm në trekëndëshin-nxënës-mësues-prind

3.1 DISKUTIME RRETH ANKETËS

Gjatë anketimit që kemi zhvilluar në vizituam shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Treboviq,

komuna e Pejës, kemi nxjerrë përfundime se mësuesit tanë janë të përkushtuar në punën e tyre

profesionale sa të mirë po aq edhe të vështirë.

Ky anketim u prit mirë nga ana e stafit të shkollës, ku na dolën në ndihmë me prezencën e tyre dhe

për çdo sqarim apo përgjigjje të nevojshme sa i përket raporteve në mes të nxënësve-prindërve dhe

mësuesve, ku përgjigjjet e marrura nga nxënësit i kemi paraqitur më anë të diagramëve me

përqindje.

Në anketim morën pjesë 157 nxënës me grupmosha të ndryshme.

Në këtë anketim përqindja e të anketuarve ishte më e madhe në gjininë femërore se sa atë

mashkullore.

Realizimi kohor për anketë ka zgjatur 2 ditë.

Në vijim do t’i paraqesim rezultatet e përpunuara të cilat i kemi arritur nga anketa.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

22

1. Gjinia e të anketuarve

Në anketën e zhvilluar pas procedimit dhe përpunimit të të dhënave vërehet një përqindje më e

madhe e femrave me 64 % dhe e meshkujve me 36 %.

Femra64%

Meshkuj36%

Gjinia e të anketuarve

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

23

2. Si është raporti në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve?

Bashkëpunimi dhe raporti në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve është i mirë në bazë të

hulumtimit qe kemi arritur më përgjigjjet e tyre. Ku 50 % e tyre treguan së kanë raporte shumë të

mira, 30 % jo të mira dhe 20 % mjaftueshëm të mira.

Shumë e mirë50%

Aspak e mirë30%

Mjaftueshëm20%

Raporti në mes të mësimdhënësitdhe nxënësve.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

24

3. A bashkëbisedon mësuesi me ju gjatë shpjegimit?

Gjatë mësimdhënies mësuesi në të shumtën e rasteve parashtron pyetje, merr shembuj dhe ju

ndihmon nxënësve që ata të kuptojnë më mirë temën.

Dhe në pyetjen se sa bashkëpunon mësuesi me nxënësit gjatë shpjegimit, rezultetet ishin si në

vijim:

a) Është mësuesi ai që shpjegon dhe flet gjithë kohën – 20 %

b) Ju bënë edhe ju pjesëmarrës në shpjegim – 80 %

Është mësuesi ai që shpjegon dhe flet

gjithë kohën20%

Ju bënë edhe ju pjesëmarrës në

shpjegim80%

A bashkëbisedon mësuesi me ju gjatë shpjegimit?

a) Është mësuesi ai që shpjegon dhe flet gjithkohën b) Ju bënë edhe ju pjesmarrës në shpjegim

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

25

4. A mban shkolla mbledhje të prindërve?

Pasi që vërtetua roli i prindërve në suksesin e fëmijëve ne shtruam pyetjen se sa janë aktivë ata në

mbledhjet e organizuara nga mësimdhënësit?

Shikuam se mbledhjet e prindërve janë mënyra më e mirë e arritjes së suksesit nga ana e nxënësit

dhe mësimdhënësit. Ku 90 % e nxënësve mendojnë se shkolla mban mbledhje të mjaftueshme dhe

se rezultati është më i mirë kur prindërit janë të informuar për fëmijët e tyre, ndërsa 10 % nuk kanë

njohuri.

PO90%

JO10%

A mban shkolla mbledhje të prindërve?

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

26

5. A preferohen mbledhjet prind-mësues-nxënës në një vend të përbashkët?

Dihet se për nxënësin mbledhjet e prindërve nuk janë aspak të mirëpritura, sidomos kur janë në

prani të tyre. Mësuesi, gjithashtu edhe prindi shpalosin të gjitha sjelljet tek njëri-tjetri duke

kritikuar dhe duke dhënë lavdata për nxënësin/ fëmijën e tyre. Kjo i vë në pozitë jo të mirë nxënësit

dhe për këtë arsye pëgjigjjet ishin 60 % se nuk preferohen mbledhje të tilla në shkollë dhe 40 %

e tyre treguan se janë të preferueshme.

Nuk preferohen

60%

Preferohen40%

Mbledhjet prind-mësues-nxënës në të njëjtin vend ?

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

27

6. Cilët janë faktorët/shtysat që ju motivojnë të mësoni më shumë nga ana e

mësuesit?

Dihet se mësuesi në të shumtën e rasteve jep kritika apo lavdata për nxënësit dhe kjo ose i dëshpron,

ose i motivon nxënësit për mësim. Në të shumtën e rasteve nxënësit motivohen kur marrin lavdata

apo nota të mira në shkollë. Tek pyetja se a motivohen më shumë nga notat e mira apo nga lavdatat,

rezultatet janë si në vijim:

Më vlerësim më anë të notës?

Më lavdatat e marra apo me

Shpjegimin e mirë nga ana e mësuesit.

Vlerësimi me anë të notës

35%Lavdatat e

marrura50 %

Shpjegimi i mirë nga ana e mësuesit

15%

Cilët janë faktorët/shtysat që ju motivojnë të mësoni më shumë nga ana e mësuesit?

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

28

REZYME

Për një sukses në shkollë padyshim se duhet te arrihen marëdhënie të mira dhe të përbashkëta në

mes të prindërve-mësuesve dhe nxënësve. Gjatë bashkëpunimit këta tre akterë duhet të kenë

parasysh shumë veti dhe dallime të cilat tregojnë një rezultat në shkollë, sepse ka raste kur

ndërhyrjet e tepërta shkaktojnë vështirësi tek fëmijët, gjë e cila ndikon në psikikën e tyre dhe ata

e bartin këtë në përditshmëri, andaj duhet të bëjmë kujdes se çfarë flasim në prani të nxënësve.

Është detyrë e mësimdhënësit që ta njohë nxënësin dhe jo nënësi të mundohet ta njohë mësuesin.

Andaj, duhet japur hapësirë për shprehje dhe duhet rënë në nivelin e tyre që ata të ndjehen të lirë

në shprehje.

Unë do të ofroj disa rekomandime të cilat mund të tregojnë rezultate në shkollë:

Bashkëpunimi në mes të prindërve, fëmijëve dhe mësuesve të jetë më i madh që ata të

ndihmojnë njëri-tjetrin.

Të zhvillohen mbledhje të prindërve më shumë që mësuesi dhe prindërit të jenë në dijeni

për sjelljet e nxënësve.

Mësuesi vazhdimisht të kërkojë informacione rreth fëmijës për ndonjë ngecje eventuale

ose vështirësi.

Të jenë të durueshëm dhe tolerantë ndaj rrethit ku bëjnë pjesë.

Mësuesi t’i mësojë nxënësit se si të jenë të respekueshëm ndaj tjetrit kur ai merr fjalën.

Të organizojnë ekskursione të përbashkëta, prindër mësues dhe nxënës.

Të shmanget çdo lloj diskriminimi në mes nxënësve apo prindërve.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lajqi.pdf · tek ne. Përveç kësaj, komunikimi ynë është model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët, për zgjedhjen e problemeve,

29

LITERATURA

Zuna, Aferdita(2009) Parimet e partneriteti shkollë- familje-komunitet, Prishtinë.

Miller, Bonnie(2005), Komunikimi me fëmijët. Ferizaj,

ETMM…Pedagogjia(1980), Prishtinë,

Musai, Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë

Gixhari, Aurora (2016) , Metodat efektive të komunikimit në mësimdhënie, Tiranë,

http://www.tvkoha.tv/2013/09/bashkepunimi-mes-shkolles-dhe-familjes?lexo.php3

Brada, Riza (1994), Pedagogjia shkollore për pedagog dhe drejtorë shkolle, Pejë,

https://telegrafi.com/a-ishte-konflikt

https://telegrafi.com/sekretet-e-marredhenieve-femije-prinder-mesues/

https://2lonline.com/komunikimi-femijet-dhe-rendesia-e-tij/