33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME ROLI ASISTENCËS INFERMIERORE GJATË ANESTEZIONIT TË PËRGJITHSHËM MENTORI: KANDIDATET: Prof.Ass.Ilirjana Raça Bunjaku Drenusha Bajrami Florenida Bajraktari Gjakovë,2019

PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · kontributin e tyre rreth dhënies së dijes në fushën e mjeksisë. Falenderim i veçantë për mentoren Ilirjana Raça-Bunjaku për kontributin

  • Upload
    others

  • View
    33

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    PROGRAMI INFERMIERI

    PUNIM DIPLOME

    ROLI ASISTENCËS INFERMIERORE GJATË ANESTEZIONIT

    TË PËRGJITHSHËM

    MENTORI: KANDIDATET:

    Prof.Ass.Ilirjana Raça Bunjaku Drenusha Bajrami

    Florenida Bajraktari

    Gjakovë,2019

  • 2

    DEKLARATË E AUTORSISË

    Deklarojmë se këtë punim diplome me titull: “Roli asistencës infermierore gjatë anestezionit

    të përgjithshëm” e kemi punuar dhe përgatitur duke respektuar këshillat dhe rregullorën etike

    rreth përgatitjes së temës së diplomës të përcaktuar nga ana e Universitetit të Gjakovës

    “Fehmi Agani”.

    Gjithashtu deklarojmë se kjo temë diplome është punimi ynë origjinal dhe e gjithë literatura,

    burimet dhe referencat e shfrytëzuara për realizimin e këtij punimi janë të cituara në

    referenca.

    Ky punim diplome është realizuar në Universitetin “Fehmi Agani”, Fakultetin e Mjekësisë së

    degës Infermieri në Gjakovë.

    Mentor i kësaj teme është: Prof. Ass. Ilirjana Raça-Bunjaku

  • 3

    FALENDERIMET

    Tani që ndodhemi në stadin final të studimeve falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën

    gjatë tri viteve studime në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

    Në radhë të parë falenderojmë familjet tona për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme

    që na ofruan gjatë shkollimit dhe studimeve tona deri në ditën e sotme.

    Gjithashtu falenderojmë udhëheqësit, profesorët dhe asistentët e Fakultetit të Mjeksisë për

    kontributin e tyre rreth dhënies së dijes në fushën e mjeksisë.

    Falenderim i veçantë për mentoren Ilirjana Raça-Bunjaku për kontributin dhe përkushtimin e

    saj gjatë përpunimit të këtij punimi, si dhe për përkrahjen drejt realizimit me sukses të kësaj

    teme gjë që do iu shërben gjeneratave të reja.

  • 4

    Përmbajtja:

    Deklaratë e autorsisë............................................................................................................ 2

    Falenderime.......................................................................................................................... 3

    ABSTRAKTI......................................................................................................................... 5

    HYRJE................................................................................................................................... 6

    Qëllimi dhe metodologjia e temës......................................................................................... 6

    KAPITULLI I.

    1.1 Anestezioni.................................................................................................................. 7

    1.2 Anestezioni i përgjithshëm.......................................................................................... 8

    KAPITULLI II.

    2.1 Fazat e anestesisë së përgjithshme.............................................................................. 9

    2.2 Vlerësimi anestezik.................................................................................................... 11

    KAPITULLI III.

    3.1 Barnat që përdoren gjatë anestezisë............................................................................ 13

    3.2 Pajisjet e anestezisë..................................................................................................... 19

    KAPITULLI IV.

    4.1 Komplikimet në anestezion......................................................................................... 22

    4.2 Rreziqet nga anestezioni.............................................................................................. 23

    KAPITULLI V.

    5.1 Roli asistencës infermierore gjatë anestezionit të përgjithshëm................................. 25

    5.2 Vlerësimi infermieror.................................................................................................. 25

    5.3 Diagnoza infermierore................................................................................................. 26

    5.4 Ndërhyrja infermierore................................................................................................ 28

    PËRFUNDIM........................................................................................................................ 29

    REZYME DHE REKOMANDIME...................................................................................... 30

    REFERENCAT..................................................................................................................... 31

    CV......................................................................................................................................... 32

  • 5

    ABSTRAKTI

    Fusha e mjeksisë ka bërë të mundur që me anë të disa medikamenteve të mundësoj kryerjen e

    një operacioni pa dhimbje dhe humbje të vetëdijes apo të dyja së bashku.

    Kjo procedurë që aplikohet tek pacientët gjatë intervenimeve kirurgjike quhet Anestezion.

    Procedura me të cilën arrihet anestezioni d.m.th depresion i sistemit nervor qendror dhe

    periferik është proces reverzibil pasi që pas ndërprerjes së veprimit të anestetikut të gjitha

    funksionet e indit nervor duhet të kthehen në gjendje normale.

    Vitet e fundit roli i anesteziologut ka ndryshuar në mënyrë dramatike, nga “sigurimi i

    kushteve në të cilat mund të kryhet në mënyrë të sigurt operacioni” në përfshirjen e

    anestiziologut në procesin e mjekimit të shumicës së pacientëve të pranuar në spital, siç janë

    përgjegjësitë e reja në vlerësimin paraoperativ dhe kujdesin pasoperativ, menaxhimi akut dhe

    kronik të dhimbjeve, si dhe menaxhimin dhe ringjalljen e pacientëve në gjendje kritike.

    Gjithashtu rëndësi të veçantë ka edhe vlerësimi anesteziologjik i cili ngërthen në vete marrjen

    e anamnezës dhe ekzaminimin e secilit pacient,të cilat pasohen nga hulumtimet e nevojshme.

    Prandaj ky punim ka për qëllim të përmbledh njohuritë e një anesteziologu për realizimin e

    një intervenimi kirurgjik duke minimizuar rreziqet të anestezisë dhe operimit, gjithashtu për

    rolin e asistencës infermierore gjatë aplikimit të anestezionit.

    Fjalët kyçe: anestezioni, anestezioni i përgjithshëm, anestetikët, roli asistencës

    infermierore, kujdesi pas anestezisë....

  • 6

    HYRJE

    Historia relativisht e shkurtër e anestezisë ka filluar vetëm pak më shumë se 150 vjet më parë

    me perdorimin e anestetikut të parë,eteri.Përgjatë gjithë pjesës së pasme të historisë risku i

    vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së lidhur me anestezinë ishte mjaftë i lartë si pasojë e

    pajisjeve primitive, barnave për të dhënë komplikacione dhe mungesës së monitoruesve të

    përshtatshëm.

    Megjithatë gjatë 4 dhjetëvjeçarëve të shkuar, përparimet e shpejta të bëra në teknologji dhe

    farmakologji kanë bërë të mundur sigurimin e një anestezie të sigurtë për procedurat e

    ndërlikuara kirurgjikale, madje edhe te pacientët me sëmundje të rënda bazë. Përparimet më

    të dukshme të anestezisë janë bërë në zhvillimin e makinerive të anestezisë që ulin

    mundësinë e dhënies së përzierjeve hipoksike të gazeve, të avulluesve që sigurojnë doza më

    të sakta të agjentëve inhalatorë dhe ventilatorëve anestezikë intraoperatorë që sigurojnë një

    mbështetje më të saktë fiziologjike dhe në zvoglimin e efekteve anësore.

    Qëllimi dhe metodologjia e temës

    Përmes këtij punimi diplome kemi synuar që të krijojmë një material mjekësor për rolin e

    asistencës infermierore gjatë anestezionit të përgjithshëm, duke u bazuar në indikacionet dhe

    kundërindikacionet që vijnë nga përdorimi i anestezionit të përgjithshëm dhe mënyrën se si

    aplikohet ai gjatë intervenimeve kirurgjike te pacientët.

    Qëllimi kryesor i këtij punimi është të paraqesë rëndësinë e përdorimit të anestezionit të

    përgjithshëm si dhe kujdesit infermieror që ofrohet gjatë aplikimit të tij, gjë që mund të iu

    shërben si material informues studentëve të shkollave të infermierisë.

    Metodologjia e punës

    Për përfundimin e temës së diplomës me titull: Roli asistencës infermierore gjatë anestezionit

    të përgjithshëm është përdorur metoda e rishikimit të literaturës.

    Për material punues janë përdorur burime njohurish nga literaturat kombëtare dhe

    ndërkombëtare, si dhe publikime nga institucione shëndetësore rreth anestezionit.

  • 7

    KAPITULLI I.

    1.1Anestezioni

    Fjala anestezi rrjedh nga fjalët greke “an” dhe “estos”, që do të thotë pa ndjenja.

    Anestezia mund të jetë regjionale vetëm në një pjesë të trupit dhe e përgjithshme kur pacienti

    është në gjumë, pra ka pandjeshmëri në tërë trupin e cila përcjellet edhe me humbje të

    vetëdijes dhe të reflekseve, por gjatë kësaj periudhe e ruan funksionin e sistemit

    kardiovaskular.

    Shumica e pacientëve të cilët kanë nevojë dhe i nënshtrohen ndëryrjeve kirurgjike fillojnë të

    ndjenjë ankth për shkak të operacionit dhe frikës rreth zgjimit ose zgjimit pas anestezisë dhe

    për këtë arsye ata duhet premedikuar 30 minuta para ndërhyrjes kirurgjike për të zvogluar në

    këtë mënyrë mundësinë e ndërlikimeve gjatë anestezionit të përgjithshëm.

    Anestezioni kryhet nga një anesteziolog dhe specialist i reanimacionit në kushtet e sallës së

    operimit, operacioni nuk fillon derisa pacienti mos të jetë nën ndikimin e anestezionit.

    Anestezioni nënkupton humbjen e ndjesisë ose humbjen e ndjenjës,por përveç humbjes së

    sensacioneve të dhimbjes synon të kontrollojë stresin,frikën dhe ankthin që lind nga vet

    procesi i operacionit.Anesteziologët janë pjesa më e rëndësishme e ekipit të operacionit

    madje ndryshen quhen dhe si “heronjët e fshehtë”.

    Detyra më e rëndësishme e anesteziologut është të ekzaminojë pacientin para operacionit, të

    zgjedhë metodën anestetike më të përshtatshme për pacientin sipas gjendjës së tij-saj

    shëndetësore dhe të vendosin së bashku me pacientin.

    Vendimi përfundimtar për aplikimin e anestezisë që duhet të merret nga pacienti varet: nga

    lloji i operacionit, kohëzgjatja e operacionit, historia mjekësore dhe kirurgjikale e pacientit,

    analizat laboratorike dhe ekzaminimi fizkik i pacientit.

    Llojet e anestezionit:

    - Anestezioni i përgjithshëm

    (total)

    - Anestezioni lokal

    - Anestezioni rajonal (regjional)

    Fig 1.Aplikimi i anestezisë

  • 8

    1.2 Anestezioni i përgjithshëm

    1Anestezioni i përgjithshëm nënkupton humbje reverzibile të ndjenjës së dhimbjes, vetëdijes,

    reflekseve dhe shfaqje të nivelit të ndryshëm të relaksimit muskulor.

    Anestezioni i përgjithshëm është një mënyrë e sigurt për të qëndruar në gjumë dhe pa

    dhimbje gjatë procedurave që: janë shumë të dhimbshme, marrin një kohë të gjatë, ndikojnë

    në aftësinë për të marrë frymë dhe shkaktojnë shumë ankth.

    Ky anestezion arrihet duke futur në organizëm barëra të ndryshëm të cilët veprojnë në një apo

    shumë vende në sistemin nervor qëndror. Ato mund të merren të veçanta apo të kombinuara

    në mes veti.

    Anestetikët mund të futen në organizëm me rrugë intravenoze, me inhalim apo me rrugë

    rektale, disa nga ata mund të jepen edhe intramuskular. Dhe për këtë është e nevojshme

    përgatitja e të sëmurit para intervenimit kirurgjik gjë që është parakusht për futjen e qet të

    sëmurit në anestezion.

    Në ditët e sotme anestezia moderne është më e sigurt dhe e efektshme për pjesën më të

    madhe të pacientëve, pasi që dita ditës zhvillohen përparime të rëndësishme në lidhje me

    pajisjet, monitorët dhe medikamentet e anestezisë.

    1Kirurgjia, Ivan Prpič, 2002, Zagreb

  • 9

    KAPITULLI II.

    2.1 Fazat e anestezisë së përgjithshme

    2Gjatë anestezisë së pacientit përfshihen këto faza:

    • Përgatitja për anestezi

    • Induksioni në anestezion

    • Mbajtja e anestezisë

    • Transferimi në sallën operative

    • Zgjimi nga anestezia

    Përgatitja për anestezi

    Për përgatitjen e pacientit për anestezion duhet bërë:

    ▪ Vendosjen e pajisjeve për monitorim

    ▪ Vendosjen e vijës venoze

    ▪ Para –oksigjenimi i pacientit

    Induksioni në anestezion

    Induksioni në anestezi është metdoa që përdoret më së shpeshti me preparatet ultravenoze.

    Doza e barit kalkulohet duke pas parasysh moshën e pacientit dhe pastaj gjatë 20-30sek.

    Gjatë fazës së induksionit egzistojnë një numër i dezavantazheve potenciale , si: apnea,

    hipotension dhe rrugët ajrore mund të mbyllen.

    2 Anestezia klinike, Carl Gwinnutt & Matthew Gwinnutt përkthyer nga Antigona

    Hasani,2014,Prishtinë

  • 10

    Mbajtja e anestezisë

    Efekti i preparateve IV që përdoren për induksion në anestezi fillon pas disa minutash dhe

    humbja e vetëdijes duhet të mbahet në disa mënyra.Kjo mund të arrihet me aplikimin e

    llojeve të ndryshme të anestetikëve inhalator në oksigjen ose me anë të IV infuzion të

    preparative.

    Transefrimi në sallën operative

    Të gjithe pacientët vendosen në dhomën e anestezisë, e pastaj transferohen në sallën

    operative,i cili sjellet me karrocë deri në tavolinën operatore.

    Në sallë së pari duhet të konektohet pacienti në sistemin e frymëmarrjes dhe duhet të

    sigurojmë që ai është duke marrë frymë dhe është ventiluar në mënyrën adekuate dhe me

    përzierje të caktuar të gazeve.Gjithashtu duhet të jemi të sigurt që edhe pas transferimit rrugët

    e frymëmarrjes të jenë të hapura dhe jo të rrezikuara.

    Pozita e pacientit mundëson qasjen më të lehtë kirurgjike e cila realizohet nën mbikqyrjen

    dhe asisitimin e anesteziologut gjë që mund të jetë: pozita supinatore , pozita laterale dhe

    pronatore.

    Zgjimi nga anestezia

    Pasi që procedura kirurgjike të jetë kompletuar realizohen një numër i madh i kontrollimeve,

    si:

    1. Konfirmimi se të gjitha instrumentet, fashat janë të tëra dhe të numëruara

    2. Të gjitha mostrat janë të etiketuara

    3. Procedurat janë regjistruar me saktësi

    4. Vlerësimi në lidhje me zgjimin e mënjehershëm dhe përcjelljen postoperative të

    pacientit

    Pasi të jenë kryer të gjitha këto, anesteziologu duhet të kthej pacienti nga anestezia.

    Ekzistojnë dy prioritete kryesore në fazën e anestezisë:kthimi i vetëdijes dhe mbajtja e

    rrugëve të frymëmarrjes së pacientit.

  • 11

    2.2 Vlerȅsimi anestezik

    3Vlerësimi anestezi i shërben qëllimeve të shumta, së pari pacienti ka mundësinë të takojë një

    anestezist dhe të diskutoj efektin e pritshëm të anestezisë dhe menaxhimin e dhimbjes pas

    operacionit.

    Së dyti intervista para anestezisë përqendrohet kryesisht në tipin e operacionit si dhe në

    kushtet bazë që kanë të bëjnë me ndërhyjren kirurgjike si dhe praninë e sëmundjeve bashkë

    ekzistuese.Ky proces kërkon një anamnezë, një ekzaminim fizik dhe një vlerësim

    laboratorik.Në këto situata duhet të vlerësohen me kujdes gjendja e ventilimit intravaskular,

    anomalitë e rrugëve të ajrit, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet pulmunare, sëmundjet

    neurologjike, ato renale dhe hepatike, çrregullimet e të ushqyerit dhe metabolizmi.

    Ekzaminimi i rrugëve të ajrit

    Synimi i ekzaminimit të rrugëve të ajrit është identifikimi i karakteristikave që mund të

    vështirësojnë ventilimin e asistuar me maskë ose intubimin trakeal.

    Ekzaminimi i rrugëve të ajrit kompletohet nëpërmjet inspeksionit sistematik të hapjes së

    gojës, distancës triomentale, lëvizshmërisë së qafës dhe madhësisë së gjuhës në lidhje me

    kavitetin oral.

    Sëmundjet kardiovaskulare

    Vlerësimi preanestezik identifikon çrregullimet kardiovaskulare mundësisht serioze, përfshirë

    edhe CAD-in, insuficiencën kardiake kongjestive dhe aritmitë.

    Parashikuesit kryesorë klinikë të sëmundshmërisë kardiake perioperative janë:

    1. Sindromat koronare të paqëndrueshme

    2. Insuficienca kardiake kongjestive e dekompensuar

    3. Aritmitë domethënëse

    4. Sëmundja e rëndë valvulare

    3 Traktati i Kirurgjisë, Sabiston

  • 12

    Sëmundjet pulmunare

    Pacientët kirurgjikalë shpesh kanë sëmundje pulmunare obstruktive, prandaj duhet bërë një

    ekzaminim i plotë fizik i krahërorit të pacientit.

    Synimi i vlerësimit preoperator është që të zbulojë dhe të trajtojë patologjinë pulmunare të

    kthyeshme, të përmirësojë menagjimin mjekësorë dhe të mundësojë planifikimin e

    mbështetjes respiratore pas operacionit nëse është e nevojshme.

    Sëmundjet renale dhe hepatike

    Pacientët me insuficiencë renale akute ose me insuficiencë hepatike nuk i nënshtrohen

    kirurgjisë së përzgjedhur për sa kohë që situata nuk është stabilizuar në mënyrë të

    përshtatshme.

    Një anamnezë e plotë duhet të përfshijë shkaku e insuficiencës renale kronike(CRI), praninë e

    komplikacioneve sistemike të lidhura me CRI, ekzaminimin e gjendjes vëllimore,

    koagulopatisë dhe anemisë.

    Vlerësimi preoperator përqendrohet në funkisone sintetike dhe metabolike të heparit si dhe

    për praninë e koagulopatisë, encefalopatisë si dhe në gjendjen e ushqyerjes së pacientit.

    Çrregullimet e ushqimit dhe metabolizmi

    Vlerësimi preanestezik përqendrohet në kohëzgjatjen dhe tipin e diabetit, po ashtu edhe në

    regjimin mjekësor aktual. Duhet kontrolluar nivelet plazmatike perioperatore të glukozës dhe

    duhet parandaluar hipoglikeminë.

    Pacientët diabetik gjatë nënshtrimit të intervenimeve kirurgjike duhet të aplikojnë disa parime

    në lidhje me insulinën, dozën e përdorimit të saj.

  • 13

    KAPITULLI III.

    3.1 Barnat që përdoren gjatë anestezisë

    4Gjatë anestezisë përdorim këto lloje të anestetikëve:

    ➢ Anestetikët inhalator

    ➢ Anestetikët intravenoz

    ➢ Anestetikët rektal

    Anestetikët e përgjithshëm inhalator

    Janë barëra të cilat i përkasin gazrave apo lidhjeve të lëngshme dhe anestetiket e gazët

    mbahen në boca të çelikta të punuara posaçërisht për këtë qëllim për dallim nga këta

    anestetikët inhalator të lëngët mbahen në boca të qelqit të errëta, kurse anestezioni arrihet

    duke thithur avujt e tyre të fituar me avullimin e lëngjeve. Për anestezion të përgjithshëm

    inhalues asnjëherë nuk perdoret direkt anestetiku i lënget i cili mund të dëmtojë rëndë të

    sëmurin, por çdo herë inhalimi i avujve të tij.

    Të gjithë anestetikët inhalator shkaktojnë depresion të sistemeve respiratore dhe

    kardiovaskulare të varur nga doza.

    Sot anestetiket më të njohur inhalues të gazët janë : Oksidi nitrik dhe Ciklopropani.

    Ndërsa prej anestetikëve inhalator të lëngët më të njohur janë : Halotani , Sevoflurani,

    Izoflurani ,Desflurani dhe Enflurani.

    Oksidi nitrk

    Oksidi nitrik siguron vetëm një anestezi të pjesshme në persion atmosferik sepse përqendrimi

    alveolar minimal (MAC) është 104% e gazit të inspiruar në nivelin e detit. Oksidi nitrik

    ndikon shumë pak në frymëmarrje dhe në hemodinamik, ai ka një tretshmëri të ulët në gjak.

    Për arsye se oksidi nitrik rrit vëllimin ose presionin e këtyre hapsirave, ai eshtë i kundër

    indikuar në praninë e hapsirave të mbyllura të gazeve në pneumotoraks, obstruksionin e

    4 Pharmacology for anaesthesia and intensive care,William M, 2008, New York

  • 14

    zorrës së hollë ose në kirurgjinë e veshit të mesëm, po ashtu në kirurgjinë e retinës.

    Dhe pasi ai grumbullohet gradualisht në pneumoperitoneum, disa klinicist parapelqejnë të

    shmangin përdorimin e tij gjatë procedurave laparaskopike.

    Halotani

    Është prezantuar për herë të parë gjatë shekullit të XX dhe është anestetik i avullushëm, më i

    fuqishëm në praktikën moderne me përqendrim alveolar minimal prej 0.74 vol% tek të

    rriturit.

    Halotani ka disa të meta që kanë kontribuar në zëvendësimin pothuaj të plotë të tij prej

    agjentëve më të rinj. Së pari bari është një frenues i fuqishëm kardiak, i cili mund të ketë

    keqfunksion të rëndë të ventrikulit të majtë te pacienti.Së dyti halotani rrit ndjeshmërinë e

    miokardit dhe së treti shoqërohet me një formë të rrallë të hepatitit fulminant që shfaqet në

    formën e etheve dhe ekterit pas operacionit dhe nuk dallon prej hepatitit viral në mënyrë

    mikroskopike.

    Po ashtu si edhe të gjithë agjentët e tjerë të fuqishëm inhalatorë, halotani mund të nxisë

    hiperterminë malinje.

    Enflurani

    Është më pak i tretshëm se halotani dhe i jep më pak rritje të ndjeshmërisë së miokardit ndaj

    ketokolaminave, bari metabolizohet në fluor dhe pas marrjes për një kohë të gjatë veçanërisht

    te pacientët obezë shoqërohet me një disfunkison të lehtë renal.

    Për më tepër enflurani është relativisht i kundërindikuar te pacintët me çrregullime

    convulsive sepse indukton ndryshime elektroencefalografike epileptiforme që janë më të

    shprehura në përqendrime të larta dhe me hipokapninë.

    Izoflurani

    Pavarësisht nxerrjes së fundmi në treg të sevofluranit dhe dezfluranit, izoflurani përdoret

    zakonisht në sallat moderne të operacionit, të paktën pjesërisht për arsye se kostoja e

    përbërjes tashmë gjenerike është mjaftë poshtë kostos së agjentëve të rinj.

    Izoflurani ka disa përparsi mbi halotanin, përfshirë këtu reduktimin më të vogël të debitit

  • 15

    kardiak, më pak rritje të ndjeshmërisë ndaj efektit të aritmisë dhe metabolizëm minimal.

    Është i nevojshëm vëzhgimi i kujdesshëm i ritmit të zemrës kur ai përdoret te pacintët me

    sëmundje të arterieve koronare.

    5Sevoflurani

    Tretëshmëria relativisht e ulët e sevofluranit lehtëson induksionin dhe përfundimin e shpejtë

    të efektit. Sevoflurani karakterizohet nga një përfundim më i shpejtë i efektit se sa izoflurani

    sidomos në rastet më të gjata, megjithatë kjo nuk qon në dalje më të shpejtë të pacientit nga

    spitali.

    Sevoflurani shoqërohet me një incidencë më të vogël të përgjumjës dhe nauzesë pas

    operacionit në njësinë e kujdesit pas anestezisë dhe në 24 orët e para pas daljes nga spitali

    krahasuar me izofluranin, i cili për dallim nga ky i fundit është më i këndshëm në thithje duke

    bërë atë të përshtatshëm për induksionin inhalator te fëmijët.

    Sevoflurani është klinikisht i përshtatshëm për kirurgjinë e pacientëve të jashtëm, për

    induksionin me maskën të pacientëve me rrugë të vështira ajrore si dhe përmbajtjen e

    pacintëve me sëmundje bronkospastike.Përparësi e sevofluranit është se efektet e tij anësore

    kardiovaskulare janë minimale.

    Desflurani

    Rikapet dhe eliminohet mjaft shpejtë, pas anestezisë që zgjatë më shumë se 3 orë, desflurani

    u shoqërua me një rifitim të gjendjes së mëparshme më shpejt se sa izoflurani.

    Desflurani duhet të jepet përmes aerosoleve të ngrohën në mënyrë elektrike, të cilët çlirojnë

    avujt të pastër që më pas përzihen me gaze transportuese për të dhënë përqëndrimet specifike

    të inspiruara. Megjithatë era e tij e mprehtë e pengon të përdoret në induksionin inhalator dhe

    desflurani shoqërohet me takikardi dhe hypertension nëse përqendrimi i tij rritet mjaft shpejt.

    5 The effect of fentanyl on sevoflurane requirement for loss off consciousness and skin

    incision,Katoh T & Ikeda K, 1998

  • 16

    Anestetikët e përgjithshëm intravenoz

    Janë një grup i barnave që më së shpeshti përdoren për induksionin e anestezisë. Pas

    injektimit intravenoz (IV), me anë të rrjedhjes së gjakut keto barna arrijnë në qarkullimin

    cerebral. Pasi ato janë shumë të tretshme në lipide, ato kalojnë shpejtë barrierën hemato-

    encefalike, që për pasojë ka humbjen e vetëdijes. Në vazhdim, bari rishpërndahet me

    shpejtësi në indet e tjera kështu që përqëndrimi i tij në plazmë dhe tru bie dhe pacinetit i

    rikthehet vetëdija.

    Një bolus i vetëm i këtyre barnave ka fillim të shpejtë, veprim të shkurtër me zgjim të

    shpejtë.Përkundër kësaj eliminimi i plotë i disa barnave merr më tepër kohë gjatë

    metabolizmit në mëlçi dhe dozat e përsëritura mund të çojnë në akumulim dhe vonim të

    zgjimit.Kjo shihet në mënyrë tipike me tiopentalin dhe tani i vetmi përjashtim me këtë është

    propofoli.Të gjitha këto barna shkaktojnë depresion të sistemit respirator dhe

    kardiovaskular.Barnat intravenoze që përdoren për indukimin e anestezisë janë : Propofoli,

    Etomidati, Tiopentali, Ketamina, Midazolami.

    Propofoli

    Përdoret zakonisht si agjent induksioni për kirurgjinë ambulatore edhe ka veprim të shkurtër

    që shoqërohet me një përfundim të qetë e pa nauze të efektit.

    Kufizimet kryesore të propofolit janë dhimbja gjatë injektimit dhe ulja e presionit të gjakut

    dhe duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të tij te pacintët që mund të jenë hipovolemik.

    Etomidati

    Etomidati është një përbërje imidazoli që jep ndryshime minimale hemodinamike.

    Për arsye se ai e ruan presionin e gjakut në shumicën e pacientëve etomidati zgjidhet shpesh

    si një alternativë për induksionin te pacintët me sëmundje kardiovaskulare.

    Jo përparsi kryesore e etomidatit është dhimbja djegëse gjatë injektimit, lëvizjeve muskulare

    jonormale dhe frenimi i gjëndrrës mbiveshkore kur jepet si një infusion i zgjatur për

    qetësimin e pacientëve të sëmurë rëndë.

  • 17

    Tiopentali

    Tiopentali nuk e precipiton në mënyrë të drejtpërdrejtë bronkospazmën, te pacientët me

    sëmundje reaktive të rrugëve të frymëmarrjes mund të shfaqen bronkospazmat në përgjigje të

    nxitjes së fortë të rrugëve të frymëmarrjes që ndodh gjatë intubimit endotrakeal.

    Tiopentali krakterizohet nga një përfundim i shpejtë i efektit si pasojë e rishpërndarjes së

    agjentit nga truri për tek indet periferike, veçanërisht te indi dhjamor.

    Ketamina

    Është agjenti i vetëm intravenoz i induksionit që rrit presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës

    dhe ul tonusin bronkomotor.Ketamina shkakton një ulje të drejtpërdrejtë të funksionit kardiak

    që mund të bëhet e dukshme nëse i jepet pacientëve me tonus simpatik të rritur para

    anestezisë, si te pacientët me shok hemorragjik.Ketamina mund të përdoret si anestetiku i

    vetëm për procedura të shkurtra sipërfaqësore sepse ai jep amnezi të thellë dhe analgjezi

    somatike.

    Megjithatë ajo është pak e përdorshme për rastet abdominale ose për kirurgjinë delikate,

    sepse nuk jep relaksim muskulore, nuk e kontrollon dhimbjen viscerale dhe mund të mos e

    kontrollojë plotësisht lëvizjen e pacientit.

    Midazolami

    Ndonjëherë përdoret për induksion sepse ai shkakton zakonisht efekte anësore

    kardiovaskulare minimale dhe ka një kohëzgjatje mjaftë më të shkurtër të veprimit se sa

    diazepami.Fillimi i veprimit është mjaftueshëm i shpejt dhe madje në doza të vogla nxit

    amnezi të thellë dhe zakonisht për të premedikuar pacientët e shqetësuar dhe si një përbërës i

    anestezisë me shumë barna.

    Anestetikët e përgjithshëm rektal

    Janë barnat që aplikohen me rrugë rektale rëndom kryhet te fëmijët. Gjatë kësaj gati çdo herë

    aplikohen barbiturate me veprim të shkurtër, këto barna janë hipnotike d.m.th barnat të cilat

    sjellin deri te gjumi sipas të cilës do të shfaqet edhe shkalla e caktuar e pandjeshmërisë në

    dhimbje, por jo edhe në atë masë sa që do të kryhet ndonjë intervenim i madh operativ.

  • 18

    Opioidet

    Opioidet përdoren në pjesën më të madhe të pacientëve që i nënshtrohen anestezisë së

    përgjithshme dhe jepen në rrugë sistemike të shumë pacientë, të cilëve ju bëhet anestezi

    regjionale ose lokale.Në shumë aspekte opioidet japin analgjezi të thellë dhe ulje maksimale

    të funksionit kardiak.

    Shumë arsye e shpjegojnë popullaritetin universal të opioideve në menaxhimin anestetik.

    Së pari, ato reduktojnë MAC-in e agjentëve të fuqishëm inhalator, së dyti zbehin

    hipertensionin dhe takikardinë, së treti sigurojnë analgjezi që shtrihet përtej intervalit të

    hershëm pas përfundimit të efektit dhe bënë të mundur një zgjim të shpejt nga anestezia dhe

    së katërti në doza 10 deri 20 herë më të madhe se doza analgjezike opioidet sillen si

    anestetikë të plot duke siguruar jo vetëm analgjezi po edhe hipnozë dhe amnezi.Prej

    opioideve dallohen: morfina, hidromorfoni, meperidina, fentanyli dhe remifentanili.

    Jo përparsitë e opioideve përfshijnë depresionin respirator dhe hipnozën e amnezinë e

    parregullt, që zakonisht duhet të sigurohen prej agjentëve tjerë.

    6Bllokuesit neuromuskular

    Këta veprojnë duke parandaluar ndërveprimin e acetilkolinës me receptorët postsinaptikë në

    pllakën fundore të membranës së muskujve skeletorë.Relaksantët muskulor ndahen në dy

    grupe dhe emërohen sipas mënyrës së veprimit të tyre: depolarizues dhe jodepolarizues.

    Agjentët depolarizues shfaqin efekt agonist në receptorët kolinergjik në funksionin

    neuromuskulor, duke shkaktuar fillimisht tkurrje të dukshme që pason me një interval të

    thellë relaksimi.

    Agjenti depolarizues ende në përdorim për intubim endotrakeal për arsye të fillimit të shpejt

    dhe të kohëzgjatjes së shkurtër të veprimit mbetet në përdorim suksinilkolina.

    Ky bar mund të jepet në një dozë relativisht të madhe për intubim, sepse metabolizohet mjaft

    shpejt për arsye se kohëzgjatja e veprimit të tij është vetëm 5 min.

    6 Residual neuromuscular block is a risk factor for postoperative pulmonary complications,

    Berg H & Vibi-Mogensen J & Roed J, 1997

  • 19

    Efektet anësore përfshijnë bradikardinë veçanërisht te fëmijë si dhe hiperkaleminë e rëndë

    dhe jetë kërcënuese te pacientët me djegie, paraplegji, kuadriplegji dhe trauma masive.

    Agjentët jodepolarizues përdoren atëherë kur është e kundërindikuar suksinilkolina në rastet

    për pacientët përshpejtohet intubimi i shpejt endotraheal dhe kur kërkohen relaksimi

    intraoperatorë për të lehtësuar ekspozimin kirurgjikal.

    Koha deri në efektin maksimal kur arrihet relaksimi i mjaftueshëm që lejon intubimin e

    trakesë krahasur me suksinilkolinën është relativisht e gjatë përafërisht 1,5-3min.

    Edhe pse pas përdorimit të këtyre barnave kthimi i funksionit normal neuromuskulor do të

    ndodh spontanisht, ky mund të shpejtohet me dhënien e një antikolinesteraze.

    3.2 Pajisjet e anestezisë

    Pajisjet e anestezisë kanë pësuar një zhvillim të shpejtë përgjatë disa dhjetë vjeçarëve të

    kaluar.Pavarësisht shumë viteve të përmirësimit të ndërtimit të këtyre aparateve, rreziqet e

    sistemeve të shpërndarjes së gazeve duhet të merren ende parasysh.

    Prandaj anesteziologët duhet të njohin mjetet me të cilat punojnë.Ato renditen nga të thjeshta

    deri në teknike, kurse kompleksiteti i tyre rritet vazhdimisht.Pa përjashtim, përfshihen edhe

    mjetet më të thjeshta, madje këto shpesh herë janë edhe më të vlefshmët, por nëse përdoren

    gabimisht mund të cenojnë jetën e pacientit.

    Aftësia për të mbajtur tërë kohën të hapura rrugët e frymëmarrjes së pacientit, pa dyshim

    është aftësia më e rëndësishme e një anesteziologut.

    Për përdorim të sigurt dhe efikas të pajisjeve kërkohen njohuri të përgjithshme, p.sh për

    anatominë e rrugëve të frymëmarrjes si dhe shkathtësi të veçanta për përdorimin e pajisjeve.

    Elementet thelbësorë të një makine të anestezisë janë burimet e gazeve (të oksigjenit , të

    okisdit të azotit dhe të ajrit) matësit e debitit pulmunar dhe paisje e përpjesëtimit të rrymës së

    gazit. Shumicën e rasteve gazet shpërndahen pëe në makinën e anestezisë përmes një sërë

    cilindrash të mëdhenj H të vendosur në një zonë qëndrore brenda spitalit.

    Pajisjet që përdoren në praktikën e anestezisë janë monitorët rutinë dhe të specializuar.

  • 20

    Monitorët rutinë

    • Puls oksimetri (matja e saturimit të gjakut me oksigjen, frekuenca e zemrës)

    • Manzheta automatike e presionit të gjakut (presioni i gjakut)

    • Elektrokardiografia(frekuenca kardiake,e zemrës dhe kontrolli i iskemisë së

    miokardit)

    • Kapnografia(përshtatshmëria e ventilimit)

    • Analizatori i oksigjenit(kontrolli i përqendrimit të oksigjenit)

    • Kontrolli i presionit ventilator(kontrolli i presionit të rrugëve të ajrit)

    • Kontrolli i temperaturës

    Monitorët e specializuar

    • Kontrolli i debitit të

    urinës(tregues madhor i gjendjes

    së vëllimit intravascular dhe

    perfuzionit renal)

    • Kateteri arterial(matje e

    vazhdueshme e presionit arterial

    të gjakut)

    Fig.Pajisjet e anestezisë

    • Kateteri venoz qendror (matje e vazhdueshme e persionit venoz të gjakut, dhënie e

    barnave, lëngjeve ose gjakut)

    • Kateteri në arterien pulmunare(matje e presionit arterial pulmunar, matje e debitit

    kardiak)

    • Ekogardiografia transezofageale(vlerësimi i ekzekutimit të miokardit, i funkisonit të

    valvulave të zemrës dhe vëllimit intravaskular)

    • Doppler ezofageal(vlerësimi i rrjedhjes së gjakut në aortën zbritëse)

    • Dobësimi i treguesit transpulmunar(matje e debitit kardiak dhe e parangarkesës)

    • Stetoskopi ezofageal dhe prekordial(auskultimi i zhurmave respiratore dhe kardiake)

  • 21

    Përveç monitorëve të anestezisë përdoren edhe pajisjet për anestezi, të cilat janë:

    • Maskat e fytyrës, maskat laringeale

    • Aksesorët e thjeshtë (tubat për rrugën ajrore orofaringeale dhe tubat për rrugën ajrore

    nazofaringeale)

    • Tubat për trakenë

    • Laringoskopët (direkt dhe indirekt)

    • Kanjulat intravaskulare

    • Ultratingulli

    • Pompa për shiringë

    • Aparati i anestezisë dhe aparati modern anestetik

  • 22

    KAPITULLI IV.

    4.1 Komplikimet në anestezion

    Komplikimet të cilat paraqiten gjatë ose pas anestezionit të përgjithshëm radhiten në disa

    grupe, ku më të rëndësishmet janë ato respiratore, komplikimet kardiovaskulare si dhe nauze

    e të vjella.Gjithashtu mund të zhvillohen dëmtimet mekanike të të sëmurit, dhe atë me rastin

    e përdorimit të vrazhdë të mjeteve dhe instrumenteve gjatë intubimit dhe anestezionit.

    Komplikimet respiratore

    Komplikimi më i shpeshtë i cili ndodh gjatë ose pas anestezionit të përgjithshëm është

    obstruksioni i frymëmarrjes i cili ndodh si pasoj e disa shkaktarëve që vjen si pasoj e

    mungesës së dhëmbëve,mbështetjës së rrënjës së gjuhës në murin e pasëm të farinksit,

    trupave të huaj(duke harruar tupferin, nga gjaku, nga jargët, nga masat e vjellura dhe nga

    edema), spazmi i telave të zërit, edema dhe ngacmimi kimik.

    Kur të zhvillohet obstruksioni i rrugët e frymëmarrjes duhet menjëherë të eleminojmë

    shkaktarin, sepse nëse hipoksia zgjatë mund të shkaktojë arrest kardiak.

    Shenjat karakteristike fizike të obtruksionit të rrugëve të frymëmarrjes janë: tingujt respirator

    të lartë dhe lëvizja paradoksale e krahërorit.

    Komplikacion tjetër respirator është edhe hipoventilimi i cili vjen si pasoj e obstruksionit të

    rrugëve të frymëmarrjes, depresionit respirator, hipotermisë, dëmtimit të sistemit nervor

    qendror, distendimit abdominal si dhe çrregullimet elektrolitike.

    Shenjat e hipoventilimit janë:përgjumja, ulja (ose rritja) e frekuencës respiratore, obstruksioni

    i rrugëve të ajrit, frymëmarrja sipërfaqësore, tahikardia dhe aritmia.Hipoventimi i rëndë mund

    të qoj deri në hipoksemi.

    Komplikimet kardiovaskulare

    Shoku dhe arresti i zemrës mund të paraqiten gjatë kohës së anestezionit si dhe disa

    komplikime tjera kardiovaskulare që kanë të bëjnë me aplikimin e anestetikëve të cilat mund

    të sjellin: distrimit kardiale që kanë lidhje me sëmundjet preoperative të zemrës me

    disbalansim elektrolitik dhe me humbjen e lëngjeve, hipotensioni që është pasoj e dozimit të

  • 23

    pakujdesshëm të anestetikëve dmth predozimit të tyre dhe hipertensioni paraqitet si pasoj e

    grumbullimit të dikosidit të karbonit për shkak të frymëmarrjes së dobët të sëmurit apo për

    shkak të hargjimit të absorbuesit për dioksid karboni brenda aparatit për anestezion.

    Nauze dhe të vjellat

    Njëra prej problemeve më të bezdisshme për pacientin dhe personelin është nausea së bashku

    me të vjellat pas operacionit.Vjellja është process aktiv i kthimit të përmbajtjes së lukthit në

    drejtim lartë.Nëse i sëmuri fillon të vjellë, që të pengohet aspirimi i përmbajtjes nga lukthi

    duhet kthyer në pozitë anash me kokë teposhtë dhe pastaj menjëherë duhet të pastruar

    hapsirën e gojës me aspirator apo me dorë që të sigurohet lirimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe

    pengohet aspirimi. Nëse i sëmuri ka aspiruar duhet intubuar, kurse në rast të aspirimit të

    rëndë duhet aplikuar bronkoskopinë dhe aspirimin prej pjesëve të thella të traktit të

    frymëmarrjes. Agjentët e përdorur për parandalimin ose trajtimin e nauzesë dhe të vjellurave

    pas operacionit për induksion e anestezisë përfshijnë: doperidolin, metoklopramili,

    ondansteroni.

    4.2 Rreziqet e anestezionit

    7Këto rreziqe vijnë nga aplikimi i reklasantëve muskularë, anestetikëve dhe hipnotikëve,

    stresit kirrurgjik, përdorimit të monitorëve të ndryshëm, infuzioneve dhe branave.

    Çdo njëri nga këta faktorë mund të jetë shkaktarë potencial i sëmundjes dhe vdekjes.

    Sipas udhëzuesit të përpiluar nga Kolegji Mbretëror i Anesteziologëve rreziqet ndahen në :

    rreziqe të shpeshta,jo të shpeshta dhe të rralla.

    Rreziqet e shpeshta nuk e kërcenojnë jetën dhe mund të ndodhin edhe kur anestezia ka qenë e

    qetë,ato janë:

    ➢ mavijosja dhe dhimbja nga tentimet për vendosjen të vijës IV

    7 Anestezia klinike, Carl Gwinnutt & Matthew Gwinnutt përkthyer nga Antigona

    Hasani,2014,Prishtinë

  • 24

    ➢ dhembja e kokës

    ➢ marramendja

    ➢ nauzea dhe të vjellat postoperative

    ➢ kruarja

    ➢ retenca e urinës

    Rreziqet jo të shpeshta:

    ➢ dëmtimi i dhëmbëve

    ➢ infeksioni i mushkërive

    ➢ dhimbja e muskujve

    ➢ keqësimi i një sëmundjeje egzistuese, siç është infarkti i miokardit

    ➢ gjendja zgjuar gjatë anestezisë së përgjithshme

    Rreziqet e rralla:

    ➢ alergjia në barin anestezik

    ➢ lëndimi i syrit

    ➢ lëndimi i nervit

    ➢ lëndimi i trurit nga hipoksia

    ➢ vdekja

  • 25

    KAPITULLI V .

    5.1 Roli asistencës infermierore gjatë anestezionit të përgjithshëm

    Pacientët të cilët iu kanë nënshtruar intervenimeve të gjata kirurgjike duhet të dërgohen në

    dhomë të zgjimit dhe të vendosen në shtrat ku marrin kujdesin post-anestezik.

    Njësia e kujdesit post-anestezik duhet të jetë e pajisur me:

    ❖ burimi i oksigjenit

    ❖ aspirimi

    ❖ EKG monitorimi

    ❖ puls oksimetri

    ❖ monitori për shtypje jo-invazive të gjakut

    ❖ pajisja për rrugët e frymëmarrjes(laringoskopi, bronkoskopi, traheostomi,tubat

    tracheal të madhesive të ndryshme)

    ❖ pajisjet për frymëmarrje dhe ventilim(ambuballoni, ventilator mekanik dhe seti për

    drenazh të krahëhrorit)

    ❖ pajisjet për qarkullim(defibrilatori, barnat për reanimim kardiopulmunal, IV tretje të

    llojeve të ndryshme dhe pajisjet për dhënie të këtyre tretjeve

    ❖ barnat(për reanimim dhe anestezi)

    ❖ pajisjet për monitorim

    5.2 Vlerësimi infermieror

    ▪ Infermerja vlerëson lirimin ë rrugëve të frymëmarrjes

    ▪ Vlerëson për praninë e ngjirjes së zërit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, për

    frymëmarrje fishkëlluese dhe për pakësimin e zhurmave të frymëmarrjes

    ▪ Monitoron dhe mban shënim për shenjat vitale(të saturimit të oksigjenit, të shtypjes së

    gjakut dhe pulsit, të nivelit të vetëdijes, cilësin respiratore)

    ▪ Vlerëson vetëdijen e pacientit duke pyetur për vendndodhjen apo duke parë reagimin

    në qoftë se e thërret në emër

    ▪ Infermierja vëzhgon lëvizjet e krahërorit

    ▪ Vlerëson gazet në gjak për hipoksi dhe mbetje të dioksidit të karbonit

  • 26

    5.3 Diagnoza infermierore

    Synimi i kontrollit të pacientit është që të sigurojë menaxhim anestezik më të mirë dhe të

    zbulojë herët anomalitë, gjatë ecurisë së tyre në mënyrë që të merren masat korrigjuese

    përpara se të ndodhin dëmtime serioze ose të pakthyeshme.Janë programuar standarde për

    kontrollim anestezik me qëllim të rritjes së sigurisë për pacientin.

    Standardi I pohon se infermieri i kualifikuar i përkujdesjes anestezike duhet të jetë

    vazhdimisht i pranishëm në sallën e operacionit gjatë realizimit të anestezisë, i cili duhet të

    kontrollon në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e pacientit dhe të ndryshojë përkujdesjen

    anestezike bazuar në përgjigjien e pacientit ndaj ndryshimeve të lidhura me anestezinë dhe

    kirurgjnë.

    Standardi II kërkon një vlerësim të vazhdueshëm të ventilimit, okigjenimit, qarkullimit dhe

    temperaturës gjatë anestezisë.

    Kontrolli i presionit të gjakut

    Kontrolli jo inavziv i persionit të gjakut është i përshtatshëm për pjesën më të madhë të

    rastëve kirurgjike dhe shumica e sallave moderne të operacionit janë të pajisura me një

    analizatorë automatik të presonit të gjakut.

    Indikacionet për kontrollim invaziv të persionit të gjakut gjatë operacionit janë :

    hipotensioni,vlerësimi i vazhdueshëm i persionit të gjakut,nevoja për analizave të shumta të

    gazeve në gjak .

    Komplikacionet e mundshme të kontrollit intra-arterial përfshijnë: hematomën, dëmtimin

    neurologjik, embolinë arteriale, infeksione dhe injektimin e pakujdesshëm intraarterial të

    barnave.

    Elektrokardiografia

    Kontrolli elektrokardiografik(EKG) përbën një standard të përkujdesjes gjatë realizimit të

    anestezisë. Nga të dhënat e EKG-së mund të merret lehtësisht informacion në lidhje më

    disritmitë dhe iskeminë kardiake.

  • 27

    Kontrolli i ventilimit

    Qetësimi dhe dhënia e opioidëve si dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme mund të ulë

    ose të frenojë ventilimin spontan duke pasur nevojë për mbështetjen e ventilimit intra-

    operator.

    Për të vlesuar përshtatshmërinë e ventilimit janë në dispozicon shumë mjete, mes të cilave

    vlerësimi fizik i zgjerimit të krahërorit, auskultacioni i zhurmave të ventilimit dhe vlerësimi i

    pranisë së obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

    Gjatë ventilimit mekanik monitorët e presionit të rrugëve të ajrit dhe ventilimi i pakët

    alarmojnë anestezistin në lidhje me situatat që çrregullojnë ventilimin, si shkëputja e qarkut

    ventilator, zhvendosja e tubit endotrakeal, obstruksioni i sistemit të shpërndarjes së gazeve

    dhe ndryshimet në rezizstencën e rrugëve të ajrit

    Kontrolli i oksigjenimit

    Kontrolli i oksigjenit dhe i saturimit të hemoglobinës me oksigjen përbën një standard të

    përkujdesjes gjatë të gjithë llojeve të anestezisë.

    Makinat moderne të anestezisë janë të pajisura me analizatorë të oksigjenit që zbulojnë

    përqendrimin e okisgjenit të shpërndarë.

    Kontrolli i temperaturës

    Temperatura kontrollohet te të gjithë pacientët që i nënshtrohen anestezisë së

    përgjithshme.Vendi i matjes varet prej llojit të procedurës kirurgjikale dhe karakteristikave

    fizike të pacientit. Gjatë anestezisë së përgjithshme më shpesh matet temperature ezofageale.

    Ȅshtë e rëndësishme të kontrollohet temperature trupore dhe të merren masa për mbajtjen e

    temperaturës normale për arsye të sëmundshmërisë lidhur me hiperterminë dhe hipoterminë.

    Kontrolli i sistemit nervor qendror

    Të qenit i vetëdijshëm gjatë anestezisë përbën një komplikacion jo të zakonshëm, për

    shqetësues.Monitori që vlerëson aktivitetin e valëve trunore dhe raporton numra nga 0 deri në

    100 në lidhje me nivelin e vetëdijes quhet elektroencefalografia (EEG).

  • 28

    Një vlerë prej 100 përfaëson vetëdije të plotë dhe prej 0 përfaqëson frenim të plotë të

    aktivitetit të valëve trunore.Kontrolli i thellsisë së anestezisë mund të përmirësojë kohën e

    zgjimit dhe të largimit nga spitali të pacientëve.

    5.4 Ndërhyrja infermierore

    8Infermieri duhet të vlerëson dhimbjen e pacientit dhe duhet menaxhuar atë në këtë mënyrë :

    përcjellja e dhimbjes , përdorimi i anlegjitikëve teknikat dhe administrimi,

    problemet e vështira të trajtimit të dhimbjes. Pas ndërhyrjes infermierore në dhomën e zgjimit

    shumica e pacientëve qëndrojnë për 30 deri 60min derisa ata të jenë në gjendje të dërgohen

    në një pavijon kirurgjie.

    Që pacienti të nxirret nga dhoma e zgjimit duhet të plotësohen disa kritere si:

    - Pacienti duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm

    - Të jetë i aftë të mbajë të hapura rrugët e frymëmarrjes

    - Frymëmarrja adekuate

    - Sistemi kardiovaskular stabil

    - Gjakderdhje minimale nga fusha kirurgjike

    - Pa dhimbje

    - I ngrohur

    8 www.rcoa.ac.uk/docs/ARB-section3.pdf

    http://www.rcoa.ac.uk/docs/ARB-section3.pdf

  • 29

    PËRFUNDIM

    Numri më i madh i pacientëve zgjohen nga anestezia dhe kirurgjia pa problem, por një numër

    i vogël dhe i paparashikuar vuajnë nga ndërlikime, gjë që për këtë na nevojitet ekipi i

    kualifikuar të cilët duhet të jenë të aftë të zgjedhin çfarëdo problemi që mund të lind gjatë

    anestezisë.

    Rol të veçantë gjatë kësaj periudhe po ashtu ka edhe infermieria e anestezisë,e cila kujdeset

    për pacientin para, gjatë dhe pas anestezisë.

    Ajo në këtë situatë gjithashtu duhet të bënë regjistrimin për anestetikun e administruar, sepse

    këto shënime janë mjaft të rëndësishme për anestezine e ardhshme sidomos nëse ka pasur

    ndonjë vështirësi gjatë aplikimit të anestezionit të përgjithshëm.Ky dokument mund të na

    shërbej edhe pas shumë vitesh.

    Në ditët e sotme përdorimi i anestezisë është më i sigurt dhe i efektshëm për arsye se

    zhvillimi i përparimeve të pajisjeve anestezike, të monitorëve modern dhe medikamentëve të

    reja ka bërë që të ulen efektet anësore gjatë përdorimit të anestezisë.

  • 30

    REZYME

    Anestezia është gjendja kur analgjezia shoqërohet me relaksim muskulor, zakonisht për të

    lejuar realizmin e kirurgjisë së madhe.

    Procedur kjo e cila i rikthen të gjitha funksionet në gjendjen normale pas ndërprerjes së

    veprimit të anestetikut.

    Qëllimi i punimit: Ky punim është realizuar që të ofrohen njohuri lidhur me anestezionin e

    përgjithshëm dhe rolin e asistencës infermierore gjatë kësaj periudhe.

    Kështu do të kemi mundësi të dimë më shumë për përgatitjen e pacientit para një ndërhyrje

    kirurgjike, indikacionet dhe kundërindikacionet që vijnë nga aplikimi i anestezionit.

    Metodologjia: Për realizimin e punimit është shfrytëzuar metoda e rishikimit të literaturës.

    REKOMANDIMET

    Për realizimin me sukses të një ndërhyrje kirurgjike dhe aplikimit të anestezisë gjatë kësaj

    periudhe rol të rëndësishëm luajnë: kirurgu, anesteziologu, infermierët e anestezisë dhe të

    sallës operative.

    Bazuar në studimet e bëra për realizimin e këtij punimi mund të rekomandojmë se infermierët

    e anestezisë gjatë aplikimit të anestezionit duhet që:

    o Mundohen të eleminojnë sa më shumë efektet anësore që paraqiten gjatë anestezionit

    o Të kujdesen për pacientët për një periudh më të gjatë në dhomën e zgjimit para se ata

    të dalin në pavijonet e spitalit

    o Të informojnë pacientët para ndërhyrjes kirurgjike për mënyrën që do ti nënshtrohen

    anestezisë dhe shenjat që do ju shfaqen kur ata janë të premedikuar

    o Të bëjnë relaksimin e pacientëve para ndikimit të anestezisë

    o Të parandalojnë frikën dhe ankthin që paraqitet te pacientët

    o Të respektojnë etikën profesionale gjatë punës së tyre

    o Të bashkpunojnë sa më shumë me anesteziologun gjatë ndërhyrjes kirugjike

    o Të zgjedhin metodën anestetike më të përshtatshme për pacientin sipas gjendjes së tij

    dhe të vendosin në bashkëpunim me të

  • 31

    REFERENCAT

    ❖ Kirurgjia, Ivan Prpič, 2002, Zagreb

    ❖ Anestezia klinike, Carl Gwinnutt & Matthew Gwinnutt përkthyer nga

    Antigona Hasani,2014,Prishtinë

    ❖ Traktati i Kirurgjisë, Sabiston

    ❖ Pharmacology for anaesthesia and intensive care,William M, 2008, New York

    ❖ www.rcoa.ac.uk/docs/ARB-section3.pdf

    ❖ Effect of atenolol on mortality and cardiovascular morbidity after noncardiac

    surgery, Mangano DT & Layge EL & Walace A,1996

    ❖ Critical hemoglobin desaturation will occur before return to an unparalyzed

    state. Anesthesiology,Benumof JL & Dagg R, Benumof R, 1997

    ❖ The effect of fentanyl on sevoflurane requirement for loss off consciousness

    and skin incision,Katoh T & Ikeda K, 1998

    ❖ Residual neuromuscular block is a risk factor for postoperative pulmonary

    complications, Berg H & Vibi-Mogensen J & Roed J, 1997

    ❖ www.carg.cochrane.org/en/index.html

    http://www.rcoa.ac.uk/docs/ARB-section3.pdfhttp://www.carg.cochrane.org/en/index.html

  • 32

    BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

    Informata personale:

    Emri (emri prindit) Mbiemri Drenusha Qazim Bajrami

    Datëlindja 10.09.1997

    Gjinia Femër

    Nr.personal 1241052091

    Të dhënat kontaktuese:

    Nr.tel: 049-344-726

    Adresa: Krushë e madhe

    Email [email protected]

    Të dhënat e kualifikimit:

    Shkolla e mesme e lartë SH.M.L.M “Luciano Motroni” Prizren

    Universiteti Universiteti i Gjakovës

    “Fehmi Agani”

    Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

    Programi Infermieri

    Statusi I rregullt

    Nr.ID 160306035

    mailto:[email protected]

  • 33

    BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

    Informata personale:

    Emri (emri prindit) Mbiemri Florenida Flurim Bajraktari

    Datëlindja 28.07.1997

    Gjinia Femër

    Nr.personal 1243288106

    Të dhënat kontaktuese:

    Nr.tel: 044-984-577

    Adresa: Polluzhë

    Email [email protected]

    Të dhënat e kualifikimit:

    Shkolla e mesme e lartë SH.M.L.M “Luciano Motroni” Prizren

    Universiteti Universiteti i Gjakovës

    “Fehmi Agani”

    Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

    Programi Infermieri

    Statusi I rregullt

    Nr.ID 160306064

    mailto:[email protected]