24
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Udhëheqësi shkencor: Kandidati: Prof. Asoc. Dr. Fridrik Dulaj Venis Gecaj Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES

Udhëheqësi shkencor: Kandidati:

Prof. Asoc. Dr. Fridrik Dulaj Venis Gecaj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

2

PËRMBAJTJA

DEDIKUAR …………………………………………………………………………………. 3

FALËNDERIM ……………………………………………………………………………… 4

ABSTRAKT …………………………………………………………………………………. 5

HYRJE ……………………………………………………………………………………….. 6

Gjuha e lutjeve të së premtes ………………………………………………………… 7

Zanoret hundore ……………………………………………………………………... 8

Zanoret e gjata ...……………………………………………………………………... 8

Zanoret e shkurta ……….……………………………………………………………. 9

Grupet e zanoreve ……………………………………………………………………10

Grupet e bashkëtingëlloreve ………………………………………………………... 11

Material shtesë ……………………………………………………………………………… 12

Hoxhë Bedri Cekaj – Nata e Kadrit [29.06.2018] ………………………………………….. 13

Hoxhë Shaban Tolaj – Lufta e Bedrit [27.07.2018] ………………………………………... 15

Hoxhë Refik Daku Murati – Kryerja e Haxhit [10.8.2018] ………………………………... 19

Hoxhë Besim Xhelaj –Festa e Fiter Bajramit dhe e Kurban Bajramit [20.8.2018] ………... 21

Përfundimet ………………………………………………………………………………… 23

LITERATURA ……………………………………………………………………………... 24

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

3

DEDIKUAR! gjithҫ

ҫ

- të tua, do të

tim :

“Ia dola edh I

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

4

FALËNDERIME Ky punim diplome ёshtё përfundim i studimeve të mia trevjeçare. Këtë ditë nuk do të

arrija ta përjetoja, nëse pranë vetes nuk do të kisha personat e veçantë, të cilët me dhanë

mbështetje të pafundme gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj familjen dhe miqtë, që për asnjë moment nuk e kursyen përkrahjen e tyre ndaj

meje, besuan dhe mbështetën ëndrrën time. Pa ju, realizimi i kësaj ëndrre do të ishte i zbehtë.

Pёr mbёshtetjen akademike dhe konsultën e vazhdueshme shpreh mirёnjohjen dhe

falënderimin e veҫantё pёr udhёheqёsin e kёtij punimi Prof.Asoc.Dr.Fridrik Dulaj, i cili mё

mbёshteti nё ҫdo hap tё hartimit tё kёtij punimi. Gjithashtu falënderoj tё gjithё profesorёt e

kёtij universiteti pёr kontributin e tyre gjatё kёtyre viteve.

Së fundmi, falënderoj shoqërinë time që ishin pranë meje dhe pranë suksesit tim, të cilët më

këshilluan në rrugë të drejtë, më përkrahën në çdo hap, ndaj falënderoj që ishin pjesë e jetës

sime, mburrem dhe jam me fat që i kam krahun e djathtë në çdo sferë jetësore.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

5

ABSTRAKT

Në këtë punim do të trajtohet tema për “Gjuhën e lutjeve të së premtes”.

Punimi synon të sqarohet qartazi rëndësia dhe ndikimi që ka gjuha në jetën tonë.

Në pjesën e parë të punimit, flasim për studimet e gjuhës së lutjeve në institucionet fetare që

ne dialektologjinë evropiane datojnë në kohët e hershme. Këto studime fillojnë në Francë

në vitin 1394 deri në vitin 1427.Këto studime u quajtën “Rruzarja e së dielës”, e cila u

regjistrua në gjuhë dhe dialekte të Francës.

Në mënyrë të detajuar do të sqarojmë për “Gjuhën e lutjeve të së premtes”, rëndësia e saj dhe

njohja e gjuhës nëpërmjet incizimeve të ndryshme në xhami duke incizuar hoxhën gjatë

ligjëratës në kohën e lutjeve. Kështu, të nisur nga këto incizime, do të fillojmë ta zhvillojmë

anën gjuhësore të tyre.

Në pjesën përfundimtare do të flasim për të folmen e hoxhës, duke studiuar dialektin e së

folmes së tij, artikulimin e fonemave gjatë të folurit, pastaj vendosjen e shenjave diaktrike në

ligjëratën e hoxhës,duke i vendosuar ato sipas së folmes së tij. Gjithashtu do të shtjellojmë në

mënyrë të veçantë, ndryshimet fonetike në të folurit e hoxhës, pastaj duke vazhduar për t‟i

shpjeguar edhe ndryshimet në tingujt bashkëtingëllorë, të cilat i hasim në përdorim aq shumë

në dialektin e gegërishtes veriperëndimore,që e zotëron hoxha në të folur, do të shpjegojmë

po ashtu edhe grupet e bashkëtingëlloreve në të folurit e hoxhës,dhe në fund të gjitha këto do

t‟i krahasojmë me standardin.

Fjalët kyçe: dialekt, shenja diakritike, hoxha, xhamia, ndryshimet fonetike, grupet e

bashkëtingëlloreve.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

6

HYRJE

Punimi është përqendruar tek ligjëruesit e fesë islame në Kosovë, tek të cilët vërehen trajta

dialektore e gegërishtes, por duhet thënë se ka një përzierje ne mes te dialektit dhe gjuhës standarde.

Natyrisht asnjë punë nuk arrihet pa mund, por kjo më ka paraqitur vështirësi, sepse duhej vëmendje e

madhe për të bërë incizimin e ligjëruesve për të kapur me hollësi artikulimin-nyjëtimin e zanoreve

dhe bashkëtin ’ shqipen standarde.

Shihet qartazi se ligjëruesit e fesë islame në të shumtën e rasteve përdorin zanoret hundore,

ngatërrojnë bashkëtingëlloret mesgjuhore, po ashtu te grupet konsonantike kemi rënie të një

bashkëtingëlloreje dhe që në shqiptim na paraqitet me një të vetme. Të gjitha këto mund të

shihen në këtë punim , të cilat i kam trajtuar nga ana gjuhësore (dialekt e standard).

Duke u prirë nga p : “N të jemi objektivë, por jo

f f

i mbështetur në argumente të qëndrueshme.

I bindur se asgjë nuk mund të jetë e përkryer, mendoj se punimi në fjalë do të jetë një

ndihmesë për dialektologjinë shqiptare dhe për të gjithë ata që do të merren me studime të

tilla.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

7

GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES

Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme.

Ato fillojnë së pari në Francë, në vitin 1394 deri në vitin 1427.

Këto studime fetare u quajtën “Rruzarja e së dielës”, e cila u regjistrua në gjuhë dhe

dialekte të Francës dhe më gjerë. Kështu, të nisur nga kjo kemi bërë përpjekje që edhe ne të

bëjmë një hulumtim pak a shumë të ngjashëm me Rruzaren. Ajo se çfarë kemi bërë është në

formë hulumtuese, pra duke bërë incizime të ndryshme nëpër institucione fetare, duke

studiuar të folmen e prijësit fetar1.

Ligjëruesit e fesë islame të cilët janë me prejardhje nga qytetet e fshatrat e Kosovës, e që

ligjërojnë në xhami të ndryshme, dallohen në të folme me popullatën e Deçanit. Theksi është

më i butë. Kjo vërehet qartë në artikulimin apo nyjëtimin e fonemave në të folmen e tyre.

Duhet të theksojmë se problemi është pak i ndërlikuar me zanoret. Disa fjalë përdoren në

gjuhën arabe. Alfabeti arab ka vetëm tri zanore: a, i, u, që nuk japin mundësi për të nxjerrë

përfundime të qëndrueshme për vokalet e ndërmjetme që i ka alfabeti i gjuhës shqipe, si: o, y,

ë, aq më pak për nazale, sikur a!

Ajo që duhet të themi se okluzivet palatale q dhe gj, me afrikatet: ç, xh, jo vetëm që përdoren

nga ligjëruesit e fesë islame të së premtes në Deçan, por në përgjithësi, në të folmen e

Kosovës, kryesisht fonemat: q, gj, janë afrikatizuar në: ç dhe xh.

1 Gj. Jorgji & Sh. Gjovalin. (2003), “Dialektologjia”, Tiranë.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

8

Zanoret hundore

Zanoret hundore (å, ê, ἷ, ô, ў, ŭ) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt

(për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i

tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin.

Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte

figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë).

Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake 2.

Gjatë ligjëratave të hoxhallarëve në të folmen e tyre gjatë kohës së lutjeve, kemi hasur në

këto zanore hundore:

pẽ:j, nãte, gjἷ: ŭ ἷ:sh, njẽ:mi, dhẽ:t, ã:saj, sẽ:lam, alẽ:jhi, pejgamẽ:ri, tẽ:k, dhẽ:tshi,

nẽ:t, ã:la, selẽ:m, kãt,alẽ:jhi, qartesuã:r, jã:n, perbã:ll, rremujẽ:n, vogẽl, mãdhe, shẽmbull,

keqberesἷ:t, karvã:n, stratẽ:gji, sã:m, pἷ: ŭ:f ã: ẽ:ve, ã:rdh, n;kã: ã: fŭ:

nẽ:sh, nã:lt, kõ:ta, lẽ: ã: ã: ã: ŭ: ẽ:ale, n`nã:j, alẽ;jhi, ndἷ Kŭ: , hã:n,

salã:tu, hã:gj, kã:n, bã:, dha:n, bã: bã:het, shẽ:n,ã:nhu hã:dith, , shẽ:nuara, hi:xheretin,

alẽ:jhi, thã:n, bã: ŭ: ẽ:t, shẽ:f ã: fŭ: ã: ў:het, begã:tit,

dashã:mirsi, bẽ:fte3.

Zanoret e gjata

Zanoret e gjata ndeshen zakonisht në rrokje të hapur në fund të fjalës. Gjatë ligjëratave të

hoxhallarëve me prejardhje të ndryshme nga qytetet e Kosovës, kemi hasur në këto zanore të

gjata4.

ŭ: : : : ç : : : : b : bõ: ẽ:, ni:zet, shtã:t, ma: sa:, fa:l,

deshmo:jm, ã:la, selẽ:m, kãt, jã:n, ve: Muhamedin, a:lam, tho:t, a:thua, te:a:le, Zot:it, ja:

ju:, me:, jan:, lu:t, tha:n, ta:n, le:t, na:lt, de:ve, shko:, mu:, ndo:dh , jau:, kthy:, zullumaqa:r,

Meke:s, Meka:, te:be:rek, qartesua:r, strategji:, lo:zim, ai:, pasue:sit, rrembye:n, da:l, lu:aj,

mjafto:n, ka:m.hu:, vazhdue:shme, Muhamedi:n, ale:jhi, pe:s, potencu:am, fe:s, nevoite:t,

muno:hemi, tjete:r, bo:, ba:het, tho:n, asnjo:ni, ja:n,hu:, to:nẽ, co:j, sho:q, pa:k, tha:, bo:n,

2 “Dialektologjia shqiptare II”A.SH.SH, Tiranë, 1974 fq.226

3 T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.

4 M.Refik, (2018), Xhamia e Pozharit, Pozhar.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

9

muslima:n, pershtate:t, Muhame:din, o:borrin, behe:n, xhuma:s, kuptue:, puna:, na:, sa:,

minuta:, ka:n, dy:t, o:na, behe:t, vllaze:ri, na:, tretma:n, le:j, je:p, fe:, be:jn, ne:, Zo:t.

Zanoret e shkurtra

Zanoret e shkurtra hasen kryesisht në rrokje të mbyllura. Në ligjëratat e ligjëruesve të fesë

islame, hasim këto zanore të shkurtra:

haptaz, paqe, sure, besimtar, zbret, llogarit, radh, humbje, mund, strehim, namaz, ibadet,

nënshtrohemi, falje, besnik, kishin, vendin, prit, çështje, çast, ishin, çilet, mirësi,ishte, numri,

erdhi, para, sepse, gjuhën, shikim, e tingujve bashkëtingëllor, shpirtin, perfundi, kemi,

rikujton, ibadet, thirrje, besimtari, qendru, thjesht, paqe, cilen, strehim, rrugën, pajtim,

mishit, qëllimit, xhami, diellit, tjetrin, bajramit, islam, shitblerjen, cili, përgjigjet, veglat,

asaj, humbje, kqijat 5.

Zanorja ë fundore

Ligjëruesit e fesë islame, në të folmen e tyre, nuk e theksojnë ë-në fundore. Gjatë

ligjërimit, ligjëruesit nuk e kanë shqiptuar ë-në fundore në këto raste:

jan- janë, at- atë, ndihm- ndihmë, kërkojm- kërkojmë, ton- tonë, e drejt- e drejtë, ta drejtoj- ta

drejtojë, shum- shumë, nat- natë, radh- radhë, yn- ynë, , takojn-takojnë, të thell- të thellë,

mbar- mbarë, ësht-është, jan- janë, pasurit- pasuritë, luft- luftë, do të qëndrojm- do të

qëndrojmë, do të këndojm- do të këndojmë, pranoft- pranoftë, etj.

ë- ja mbështetëse:

keqbërsit- keqbërësit, shkatrron- shkatërron, njerzve- njerëzve, dorzohet- dorëzohet, cilsit-

cilësitë, mundsoj- mundësoj, etj.

5 M.Refik, Xhamia e Pozharit, Pozhar (2018)

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

10

Grupet e zanoreve

torturun- torturuan, luftu- luftuar, shfrytzu- shfrytzuar.

Zanorja ë në pozicione të ndryshme

Ligjëruesit e fesë islame, gjatë ligjërimit nuk e kanë shqiptuar ë-në, në këto raste:

jan- janë, kërkojm- kërkojmë, rrug- rrugë, të drejt- të drejtë, ta udhëzoj- ta udhëzojë, ësht-

është

besimtar- besimtarë, dit- ditë, posht- poshtë, bëjn- bëjnë, shtëpis- shtëpisë, gjat- gjatë,

besimtarve- besimtarëve, argtimin- argëtimin, kto- këto, ditve- ditëve, mirpo- mirëpo,

udhzon- udhëzon, ktij- këtij, mshirim- mëshirim, vlersohet- vlerësohet, msuar- mësuar,

domethënse- domethënëse, mirsi- mirësi, plotsisht- plotësisht etj.

Ndryshimet në sistemin e tingujve bashkëtingëllorë , janë të shumta në të folmen e

hoxhallarëve, gjë që bie në sy gjatë të folurit në ligjerata. Të tilla janë:

Bashkëtingëllorja paragjuhore (qiellëzore-alveolare) ç, ka përfunduar në bashkëtingëlloren

mesgjuhore (qiellëzore) q. Ndryshe nga gjuha e folur edhe në të shkruar në të shumtën e

rasteve, bashkëtingëllorja paragjuhore ç, shkruhet si bashkëtingellore mesgjuhore q.

përveq- përveç, qështje- çështje, qdo- çdo, qast- çast, qështja- çështja, , qoj- çojë, qka – çka,

q`eshte - ç`është, veqanti – veçanti, siq – siç, vjeq – vjeç, , gjithqka - gjithçka, qoj- çoj

Në ligjërata të hoxhallarëve, gjithashtu kemi dëgjuar shqiptimin e bashkëtingëllores

mesgjuhore gj, në vend të bashkëtingëllores paragjuhore (qiellëzore-alveolare) ç:

gjdo-çdo

Po ashtu kemi hasur këtë ndryshim fonetik: në vend të bashkëtingëllores nistore sh, është

përdorur bashkëtingëllorja mesgjuhore (qiellëzore-alveolare)q

qkak- shkak

Ndryshimet në sistemin e tingujve bashkëtingëllorë i hasim edhe te bashkëtingëlloret

mesgjuhore, kur bashkëtingëllorja me theks të fortë xh, shqiptohet me theks të butë gj:

Gjeleshan- Xheleshan, hagji - haxhi, gjami- xhami, gjumas - xhumasë

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

11

Ndryshime tek sistemi bashkëtingëllorë, kemi hasur edhe në këta shembuj:

përgaditur – përgatitur, fshtira - vështira , rradhë – radhë, pergaditja – përgatitja,

pregaditeni- përgatiteni, kufini- kufiri, kjarta – qarta6.

GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE

Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, në të folmen e Kosovës, respektivisht në të

folmen e ligjëruesëve nuk ruhen si të tilla, por janë asimiluar. Grupi mb ka dhënë m:

Mbretërore- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si mretnore, domethënë është asimiluar në m.

Pejgamberi- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si pejgameri. Japim edhe disa shembujt:

mrojtje – mbrojtje, përmledhur – përmbledhur, ,përmledhur – përmbledhur

Grupi nd ka dhënë n:

Rëndësishme- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si rënsishme.

Menduar- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si menuar.

Përmendurit- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si përmenurit.

Ndodhemi- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si nodhemi.

menemadhsi – mendjemadhësi, rënsi - rëndësi, menim - mendim, , nërmen – ndërmend,

përfunu – përfunduar, përmenim – përmendim, përfunojnë - përfundojnë, shpërnamja -

shpërndarja, menohet – mendohet7.

Në të tri këto raste kemi asimilim të plotë të grupit të bashkëtingëllores nd.

Grupi ngj ka dhënë g:

Përngjajnë- në të folmen e ligjëruesit dëgjohet si përgajn.

6 T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.

7 Dialektologjia shqiptare II”A.SH.SH, Tiranë, 1974,fq.237

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

12

Material shtesë

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

13

Hoxhë Bedri Cekaj – Nata e Kadrit

Falenderimet ja:n për Allahun gjelashan e hŭ. A:t e falenderojmë dhe pẽ:j tij falje dhe ndihm

kërko:jm, Tek Ai kërko:jm strehim dhe mrojtje nga të kqijat e vetes dhe shpirtit to:n qofshin

ato të bëhura fshehurazi apo haptaz, me vetëdije apo pa vetëdije. Ate që Allahu i Madhëruar e

udhzon në rrugën e drejt askush nuk mund ta: qo:j në humbje, dhe atë që Allahu e len në

humbje askush nuk mund ta: drejtoj dhe udhzoj në rrugën e drejt.Deshmo:jm se nuk ka Zo:t

tjetër përveq Allahut që ësht i vetëm dhe i pasho:q, që ësht i vetmi që meriton të adhurohet

dhe dëshmõ:j se Muhamẽ:di alejhi selam ësht rob i Allahut dhe i derguari i Tij, paqja

mëshira dhe begatija e Allahut qofshin mbi të, familjen e Tij, sahabët e Tij, dhe të gjith ata

besimtar e besimtare që e ndjekin dhe e pasõ:jn rrugën e tij deri n`ditën e gjykimit.

Të nderuar besimtar, nodhemi në prag t`përfundimit t`muajit t`madhëruar t`ramazanit,

nodhemi konkretisht n„dhet ditët e netët e ktij muji t`cilat konsiderohen ma t`rëndësishmet

nga kў muaj i bekuar, i përngjajn një kurore që dojm t`ja vendosim dikŭjt, ashtu i përngjajn

kto: dit kŭrores mretnore nëse e quajm muajin e ramazanit mret ndaj muajve tjer.Kto dhẽ:t

ditët e netët të muajit të ramazanit ja:n kurora mbretnore e ktij muji, për qkak se në njërën

prej ktyre dhẽ:t netve konkretisht në netët tek ësht nata e madhe e Kadrit e cila o:sht nat në

radh të parë e cila ësht e bekuar me shpalljen e kur`anit të madhëruar, pastaj ësht na:t e

përcaktimeve vjetore , na:t në të cilën gjdo ibadet i yni vlersohet shum, nãt në të cilën zbresin

melajket në tokë me mshirën e faljes së Zotit i cili i fal gjynahet , dhe zbret paqe tek robrit e

Tij, na:t në tëcilën i fal gjynahet e mëparshme të umetit të pejgamerit sal allahu ve alejhi ve

selem. Aq ësht e nderuar kjo nat sa që në Kur`an ka zbritur një sure e tër e cila ësht e nderuar

në emrin e ksaj nate. Ne e zbritëm atë kur`anin në natën e Kadrit, e q`të bëri ty të dish q`ësht

nata e Kadrit ? Nata e Kadrit, ësht ma: e vlefshmee se njëmi muaj të tjer me lejen e Zotit të

tyre , n`at na:t zbresin melajket dhe shpirti pra GJIBRILI për secilën qështje.

Ajo që përcakton Zoti ësht farz deri në a:t dit t„mëngjesit. E kemi përmẽ:n edhe ma

perparan hadithin e pejgamẽ:rit alejhi selam i cili na ka fol për vlerën e ksaj nate. Thotë i

dërguari i Allahut atij që falet e që gjallëron natën e Kadrit me besim në Allahun gjeleshan e

hŭ: dhe me llogaritje duke llogarit në shpërblimin e Allahut gjeleshan e hŭ: dhe me do t`i

falen mëkatet e mëhereshme qe i ka bo:. Gjithashtu i dërguari yn sal allahu ve alẽ:jhi ve

selẽ:m na ka msuar se si t`lutemi në kto nã:t për arsўe sepse ësht nã:t e pranimit të lutjeve

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

14

dhe ësht në netët tek dhe dhẽ:t netve të fundit t`muajit t`Ramazanit e zakonisht kërkohet në

natën e nizẽ:t e shta:t.

I dërguari ўn Muhamedi sal allahu ve alẽ:jhi ve selẽ:m na ka: msuar si t`lŭtemi n`kët

nã:t, ësht një lutje shŭm e shku:rt dhe shum domënthënse qëshŭ:m lẽ:t mune:mi me e majt

n`mẽ:n dhe shŭm lẽ:t munemi me e përsërit gjat asaj nate dhe ktyre dhe:t netve të fundit në të

cilat e kërko:jm natën e Kadrit. O:, Zot, o:, Allahu im, ti je falës e don faljen prandaj më fal

mua, shŭm e shkŭrt, shŭm domëthënse, shŭm shpresuse për faljen e mëkateve, prandaj edhe

shŭm e le:t dhe e shkŭrt për t`u ma:jt n`mã:n. Duke menuar për kto: mirsi, për kto begati që

ka nata e madhe e Kadrit ësht plotsisht e kuptushme pse pejgameri alejhi selam i kushton

rëndsi ktyre dhe:t netve t`fundit konkretisht netve tek dhe natës së Kadrit. Tho:t dhe

transmeton Ajsha radianllahŭ: an ha bashkshortja e pejgamẽ:rit alejhi selam ajo nëna e

besimtarve tho:t: Kur vinte dhetshii i fundit i Ramazanit pejgamẽ:ri alẽ:jhi selam qëndronte

në kto: net të bukuara në namaz me lutje, dhiker, me lexim t`Kur`anit duke kshilluar

t`angazhoheshin sa: ma: shŭm me ibadet duke i kshilluar me fjalët e Allahut gjeleshan e hŭ “

vërtet më të përmendurit e Allahut qetsohën zemrat”.

Deçan, 29.06.2018

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

15

Hoxhë Shaban Tolaj – Lufta e Bedrit

Të gjitha falënderimet i takojn Allahut teberẽ:k vete ala. Atij i nënshtrohemi dhe nga Ai

falje kërkojmë. Dëshmo:j me bindje të thẽ:ll se askush nuk meriton që të adhurohet përveq tij

dhe se Muhamẽ:di salallahu ale:jhi ve selem o:sht i dërguari tij. Selamet dhe salavatet

qofshin mbi të, mbi familjen tij të ndershme dhe mbi shokët e tij besnik dhe mbar pasuesit e

tij deri në ditën e gjykimit. Besimtar të nderuar, një nga ngjarjet e mdha: që ka ndodhur gjatë

muajit të Ramazanit ësht lufta e Bedrit, luftë në tëcilën ësht qartsua:r e vërteta nga e ko:ta,

ësht ndihmuar Muhamẽ:di alejhi selam dhe besimtarët dhe ja:n shkatrruar, shirku dhe

idhujtarët.

13 vite muslimanët në Meka: , pasi ishte shpallur Muhamẽ:di ale:jhi selam i dërguari i

Allahut, u përballën me sprova të shumta, me rrahje, me turtura derisa Allahu subhene ve:

teala i urdhëro:j besimtarët me e lshŭ: vendin e tyre, për ta: adhuruar Allahun teberẽ:ke ve:

te:ã:la të lirë. Mushëriket ishin të pa shpirt, të pa kompres përbã:ll muslimanëve, jau morrën

të gjἷtha pasurit, i rrahën, i tõrturun, sepse muslimanët në atë kohë ishin një grup i vogël, t‟pa

fushqishëm, gjἷth qka patën jau morrën, jau rrëmbўe:n, kshtu që pas 2 vitesh, vitin e dўt t

„Hixherit, Allahu subhane ve teale i kἷshte sjell shkaqet për të ndodhur një luft e madhe që do

t`mbetet një shembull deri në ditët e gjykimit se si Allahu i madhëruar i ndihmon të drejtit

dhe shkatrro:n keqbersi:t. Ebu Sufjani në ã:t kohë kishte shkuar në Nishan, në Damas për të

bë:r tregti dhe ἷshte kthyer në Meke: me 40 burra me nji karvan të mbushur me pasuri.

Pejgamẽ:ri alejhi selam kishe planifikuar me sahabët me dal dhe me ja: prit rrugën. Ebu

Sufjani e kishte kuptuar kë:t qështje, i kishte njoftuar mushërikët e Meke:s, Ebu Gjeflin, Ebu

Lehemin përgaditne ushtrin sepse pejgameri ve: selatu ve: selem me muslimanët do t`na dalin

gjã:t rrugës.

Edhe pse Ebu Sufjani e mori me një strategji: tjetër, e largo:i nga rruga, iku dhe

shpëto:i, por i njoftoi mushërikët se qdo sã:n ësht n`rregull, ktheheni ushtrin mbrapa, o: Ebu

Xhehli, ashtu qysh e përshkruan Allahu n‟kuran, “ Mos u bõ:ni sikur ata mushërikët që dulën

nga Meka me ushtrin e tyre me mendjemadhësi, për t`i larguar njerëzit nga rruga e Allahut”.

Edhe pse e kἷshin siguruar që nuk ka asni problem me karvanin e tyre, ã:ta kἷshin shkuar në

Bedër. Bedri ësht një vend me:s Meke:s dhe Medine:s. Kishte thõ:n Ebu Xhehli: “ Këtu do të

qëndro:jm, do të pἷjm venë, do t‟këndojm do t‟lõzim, deri sa ta kuptojnë tër arabët, i tër rajoni

se ne: jemi superfuqi”. Edhe muslimanët që kishin dalur 340 veta të pa përgaditur për luft, që

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

16

t`i dalin në prit karvanit me 40 persona. Allahu ve teale tani po kërkon, që mos me u kthy:

n‟Medine po me u përball me nji ushtri, tëpërgaditur, që të paparabart ishin për nga numri.

Sigurisht që t`ju kërkohej një çështje e tἷll njerzve në asi rrethanash vërtet është një sprov e

madhe, por kur njeriu është i vendosur të jet rob i Allahut edhe i bindur ndaj Muhammedit

selatu ve selam, ai asnjë qast nuk dorzohet.

Pejgamberi sal Allahu ve: selam, ju tregoj që Allahu na ka premtuar , ose karvanin ose

betejën. Dhe shumica ishin të papërgaditur për lu:ft, sepse kishin marr vetëm dў: kuaj edhe

70 deve, por Ebu Bekri kur e dëgjoi mendimin e pejgamberi sal Allahu ve selam i pari

menjëherë e miratoi, pastaj Omeri në dy anët ishin Ensaret dhe Muhaxhirët, pra Medinasit

dhe ata që kishin ardh me pejgamberi sal Allahu ve: selam nga Meka:. Midiali ve Esual u

ngrit n‟kõ:m dhe i tha pejgamberi sal Allahu ve: selam, në emër të Muhaxhëreve, “Ooo: i

dërguari i Allahut sikur po e kërkon mendimin ta:n, UaAllahi ne nuk t`themi ty , sikur

izraelitet i thã:n Musai:t, kur Musa:i jŭ tha për ta çliruar Palestinën nga një popoull

zullumqar, ata i tha:n, ti dhe Zo:ti ўt shkoni dhe ne t‟rrim ktu”. Ne nuk do t`themi kshtu, por

ne do t`themi shko: ti me ndihmën e Zotit tënd dhe ne do t`vijm pas teje. Por si shikoj

pejgamberi sal Allahu ve: selam nga Ensaret aty ishte Sali El Muad i tha: I dërguari i

Allahut, ja këtu ësht pasuria jonë, ja na jemi t`gatshëm qka t`ke:sh ti dëshir me marr prej

nesh. Vallahi nëse ësht qështja ti m`u: fut n`deti, edhe ne do t`vijm pas teje n`deti, pra nuk

diskutohet, ne do t`jemi pas teje, kshtu u bashkuan muslimanët, që t`gjἷth t`përgaditen për

lufte edhe pse ishin t`pabarabart.

“ Përkujto: Allahun kur ata ishin afër luginës”, n‟fund t`luginës muslimanët, n`Beder, e

mushërikët ishin në anën tjetër nã:lt, edhe karvani ishte aty shum afër. Çfar tho:t Allahu, “

Sikur ju nuk do t`kishit bër plan për t`u takuar nuk do t`vishit në një koh të . Ajo që

ka caktuar Allahu ajo do të ndodhe patjetër. Për çfar do t‟ndodh lufta e Bedrit, “ Që të

përligjet urdhri i Allahut, që të q‟rrënjosen pabesimtarët, që të shkatrrohet e kota: dhe ata të

cilët jetojnë si musliman pas ksã:j ngjarje le të jetojn pas shfaqjes së të vërtetës, dhe ato ata të

cilët devijo:jn, të cilët ja:n pabesimtar të devijojn dhe të mbesin të humbur pasi që ishte

shfaqur e vërteta.Në momentin kur u bashkuan dў: ushtrit, Allahu subhene: ve teale ja

mundësoi muslimanve para se të ndõ:dh fushbeteja, në mbrëmje jau mundësoi një gjum të le:t

dhe kjo ësht mἷrsi prej Allahut. Kush mund të bëj gjum të le:t, gjum të mir, një gjum për t`i

qetsua:r trupat dhe shpirtat e tyre:, kur e din që të nesërmen do të ballafaqohen me armikun

dhe kur e din që nuk je e barabart për nga numri, për nga mjetet e luftës. Allahu subhane ve:

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

17

teala sahabeve jau mundësoi për të fjetu:r për t`u qetsuar, dhe zbriti një shi që qetsoi trupat e

tyre, i forcoi ata, dhe kur erdhi momenti se nesermës për të dal në fushbetej muslimanët e

pa:n ushtrin e mushërikëve por, Allahu jau mundësoi që me i pa kundërshtarët shum me pak

se që ishin nga numri, dhe sabahet thonin a thua: ja:n 1 apo 70 d.m.th. a jã:n 70 persona ne 1

person. Në Kuran e ka përmend Allahu; “ Dhe në gjum e ka:n parë nëëndërr që jan një numër

shum i vogël ”, sepse ata s`kan iman, s`kan fuqin e besimit, kan ardhur për të luftuar Allahu,

fen e Allahut, për të luftuar të dërguarin e Allahut, kshtu Allahu i sjelli mirsi besimtarve,

ndërsa mushërikëve jau mundëso:i qe me jŭ dok sahabet një grup shum i vogël. Aty ësht duke

i prit ndëshkimi i Allahut.

Allahu subhene ve teale thot:“ Iblisi , shejtani ishte vazhdimisht pran musherikeve, për

të luftuar kundër besimtarve dhe ju thoshte që ju keni një fuqi që askush në tok s`mund të jŭ

pushtõ:j. Kshtu i nxiste shejtani por, kur erdhi momenti i fushbetejës, Iblisi e pã:vi melekun

Gjibril dhe ishte përball ushtris që kishin ardhur e që ishin nga 500 melaike, atëher iku dhe

tha unë i friksohem kësaj dite, i friksohem Zo:tit. Iku Iblisi kur e pa:vi ushtrin e Allahut

subhane ve: teala. Në ato momente të fshtira, Muhamme:di, salatu ve selam, i kἷshte ngritur

duart qiellit duke jŭ lutur Allahut subhane ve teala “ O: Allahu përmbushe premtimin që ma

ke dhën”. I lutej Allahut vazhdimisht për ndihm sepse e dinte se po të mos ishte ndihma e

Allahut do të vdisnin t`gjith, askush s`do t`mund të fitonte derisa ju lu:t Allahut duke i thën “

O: Allahu im, ky grup njerzish vdesin, nuk do të mbetet musliman mbi ftyrën e tokës. Derisa

shko:i Ebu Bekri radijAllahu anhu: i kishte ra kmisha e tij dhe e kishte vendosur duke i thën “

Mjafto:n o:,i derguari i Allahut, Allahu do të përgjigjet tani. Ja qfar bindje e fort e Ebu

Bekrit, ja qfar përkrahje e Ebu Bekrit në kto momente të fshtira. E Allahu subhane ve teale

tho:t; “Allahu zbriti 1000 melai:ke rradhe rradhe pra, duke i zbritur Allahu melaiket erdhi

fitorja e Allahut tebareke ve teala”. Atëher u ballafaquan mŭshërikët me një denim nga

Allahu subhane ve: teale, saqë thojn sababet, i kemi pa kokat e pabesimtarve duke fluturuar

nga ndëshkimi i Allahut. Allahu ju sjelli fitoren muslimanëve në luftën e Bedrit. Lufta e

Bedrit ësht lufta ma e madhe që ka ndõ:dh ndonjëher në historin e mŭslimanëve, sepse atў jan

shkatrrua:r armiqt ma: t`mdhaj t`ksaj feje, ata që e kã:n luftu Muhammedi:n saltu ve: selam,

ata që kan bër nga i dërguari Allahut para luftës së Bedrit, “ O: Allah, shkatrroje Ebu

Xhehlin dhe gjith ata që i ka përmend me emra, sahabet tho:n, ikem pa të vdekur në luften e

Bedrit. Prandaj, kjo ngjarje jep msim sesi Allahu subhane ve te:a:le i ndihmon besimtarët, e

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

18

ka ngritur të vërtetën, në anën tjetër e ka shkatrruar t‟kotën, dhe pasue:sit e saj. Lusim

Allahun me emrat e tij t`bukur dhe cἷlsit e tij të përsosura që t`na mundsoj që gjithnjë të jemi

të devotshëm, lŭsim Allahun t`na përmirs:i gjendjen tonë gjat muajit t`Ramazanit, t`na forcoj

bindjen tonë, t`na lehtso:j agjërimin dhe t`na pranõ:i namazin tonë.

Falënderojm Allahun subhane ve: tela:e, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin

e tij Muhame:din selatu ve: se:lam. Ngjarja e luftës e Bedrit që ka ndo:dh n`Ramazan, ka

dobi t`mdhaja zhvillimi i asaj beteje, at ko:h u forcua ushtria muslimane përderisa dy vite ma:

heret ishἷn larguar nga Meka: një grup njerzish tani u shëndrrua: në fuqi dhe ishte një

mundësi për përhapjen e fes së Allahut subha:ne ve: te:ala. Pas luftës së Bedrit edhe

munafikët e ulën kokën, sepse ata shpresonin që pas luftës së Bedrit do të shumohën dhe do

të triumfojn, por ja: që Allahu subha:ne ve: te:ala i shuajti ëndrrat e pabesimtarve dhe kështu

me luftën e Bedrit rrugtimi për përhapjen e fes së Allahut ishte në vazhdim. Rob të Allahut,

jemi në muajin e Ramazanit, ka kaluar gjvsma e muajit të Ramazanit, ata të cilët kan

shfrytzuar këto dit me ibadet, duke falur namaz, duke agjëru , e ka:n ruajtur shikim e tyre,

gjuhën e tyre, e kan shfrytzu kohën e tyre, le ta falënderojn Allahun, kjo ësht mirsi prej

Allahut. Ata të cilët nuk kan qenë t`kujdesshëm, Allahu ua falt dhe ua pranoft agjërimin.

Deçan, 27.07.2018

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

19

Hoxhë Refik Daku Murati – Kryerja e Haxhit

Të gjitha falënderimet dhe adhurimet jã:n për Allahun gjeleshan e hŭ: , të cilin e

falënderojm për t`mirat e vazhdushme: që vazhdon t`na:j dhuroi. Prej Tij dhe vetëm prej Tij

falje dhe ndim kërkojm. Nga Ai kërko:jm strehim dhe mbrojtje nga t`kqijat e vetes dhe

shpirtit tonë, qofshin ato me vetëdije apo vetëdije. At që Allahu e udhëzon në rrug të drejtë

askush s`mund ta qõ:j në hŭmbje, por at që Allahu e le në hŭmbje askŭsh nuk mund ta

udhëzoj në rrug të drejt. Paqja dhe mshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë

Muhamẽ:din ale:jhi sela:m, familjen e tij, sahabet e tij dhe gjitha ata besimtar e besimtare, që

pasu:n rrugën e tijprej Ademit ale:jhi selam deri në ditën e gjykimit. Ndodhemi në prag te

ditve të cilat krўhet një nga pes shtў:llat e islamit, jemi në prag të ditve që sjellin paqe, siq e

potencua:m ësht një nga pes shtyllat e fes islame, dhe natyrisht që nevoite:t qe pak fjal t`i

kushtohet rëndsisë së ktij ibadeti për arsye të vlerës dhe pozitës së tij që ka në islam sikur të

flitet shu:m gjat, sikur ta a:nalizonim plotsisht do na duhet një ko:h e gjat, prandaj për t`i

përmledhur të gjitha qka ka:n t`bëjnë me hagjin natyrisht që ësht pak por do të mŭno:hemi që

të rikujtojmë diqka, sepse në edhe herave të tjera ditve të tjera, prap hagjin kemi për t`fol për

këtë ibadetdhe rëndsin e tij.

Pse duhet me e kry hagjin?

Në realitet q`ësht hagji, apo ësht vetëm një ŭdhtim i thjesht për me shku: deri n`Meke: me

qendru aty përditë të caktuara apo ka edhe ndonjë veqanti tjete:r. Do të munõhemi që kto t`i

kemi pak t` kjarta.

E para, vizita e Qabes, vizita e gjamis së par me qëllim që të adhurohet Allahu një i vetëm

dhe i pa shoq. Allahu ka tha:n n`Kuran :“ E ëpi e ndërtuar në sipërfaqen e tokës, e

ndërtuar me qellim që të adhurohet Allahu, ështëajo qëështë në M : Kryesisht në Beker,

sepse emri ndryshe i Meke:s‟ësht Beker, dhe e cila është ŭdhzue:se për njerzit dhe begati për

ta. Pra, ne vizitojm këtë foltorën e pã:r e cila ësht ndërtua:r në sipërfaqen e tokës me qëllim

me i bõ:ibadet Allahut gjeleshan ehŭ:, pra kjo foltore ësht baraz me njeriun e par, baraz me

kohën që ka jetu Ademi sala:tu ve: sela:m. Por ajo që na vie: ndër mend sa here që flasim për

hagjin ma: se shumti na kujtohet koha e Ibrahmit alẽ:jhi selam, fjalët që Allahu gjeleshanehŭ:

ja ka thõ:n Ibrahimit alejhi selam që na i përcjell neve n`Kuran “ Dhe thirr sepse do të vijn

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

20

ty këmbsoret me deve, të lodhur që do të vijn prej rrugve të gjata. Sikur kjo fjal urdhër që i

ësht tha:n Ibrahimit alẽ:jhi selam nga Allahu gjeleshane hŭ ësht një lloj thirrje që ju bã:het

njerzve nga të gjitha anët e botës, sepse Allahu ju tregon përmes Ibrahimit alẽ:jhi selam që

njerzit që do të vijn n`kët tok , këmbsorë do të jenë, dhe do të vijn nga vendet e largta:, dhe

kush do që shkon në hagj aty shẽ:h njerz nga katër anët e botës. Duhet krўhet hagji per

shkak që ësht një nga pes shtўllat e Islamit, ësht ibadet jetsor, udhtim një herë në jetë , sepse

po flasim për jetes mesatare të njerzve që mendohet që ësht 63 vjeq, mosha e ãdoloshe:nces

10-14 vjet dhe prej aty e deri në fund të jetës njëhere njeriu duhet me e bo: kët udhtim. Tho:t

Allahu n‟ Kuran: “Përgadituni, ndërsa përgaditja më e mir është

Allahu na rikujto:n që gjat gjἷth jetës sonë ne duhet të pregaditemi për këtë ŭdhtim dhe

në momentin e parë që na vie: mundësia duhet me e kry kët ŭdhtim, nuk duhet me e hŭmb kët

ibadet, për shkak se asnjõni prej nesh nuk e kemi te garatua:r se sã: gjat kemi me jetŭ.

Prandaj, duke qenë se haxhi kushtzohet me mundësi materiale dhe shëndetsore, me mundesi

materiale domëthënë që ka pasuri, dhe duhet me e krў këtë ibadet, pasi që asnjëri prej nesh

nuk di sa do të jetoj, pastaj vjen dhe koha e dorzimit të shpirtit të Allahu gjeleshane hu: dhe e

kemi pas mundsinë, nuk e kemi kryer dhe pastaj jemi përgjegjës para Allahut gjelashan e

hu:, që na është dhã:n mundësia me e kry një ibadet të till dhe nuk e kemi krў. Pra, kështu

përgaditja nënkupton edhe diqka tjetër se si: t`shkosh n`hãgj duhet me u ba: njeri ma i mirë,

n`fakt ësht mendim i gabum, për arsye: se besimtari musliman duhet me kon besimtar i mir ,

njeri i mir shkoj apo nuk shkoj n`hãgj. Duhet me kon t`mir , si para hãgjit, si gjat hãgjit, si

pas hãgji.

Gjilan, 10.8.2018

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

21

Hoxhë Besim Xhelaj –Festa e Fiter Bajramit dhe e Kurban Bajramit

Falënderimet jã:n për Allahun gjeleshan e hŭ:, Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë

dhe falje kërko:jm. At që Allahu e ŭdhëzon në rrug të drejt askush s`mund ta qõ:j në humbje,

por ã:t që Allahu e le në humbje askush nuk mund ta ŭdhëzoj në rrug të drejt. Dëshmo:jmë që

nuk ka Zot tjetër që meriton t`i bëhet ibadet përveq Allahut që ësht një dhe i pa shoq dhe

dëshmo:jmë që Muhame:di alejhi selam ësht rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe

mshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Mŭhame:din ale:jhi selam, familjen e tij,

sahabet e tij dhe gjἷtha ata besimtar e besimtare, që pasŭn rrugën e tij prej Ademit ale:jhi

selam deri në ditën e gjykimit. Ata i than se kto dў dit gjat kohës së injorancës, gjat kohës që

nuk kemi qenë në besim të drejt i kemi festuar këto dў festa, at`here pejgameri aljehi selam

tha: “Allahu këto dў dit ua ka zãvendsuar me dў festa të tjera, me Fiter Bajramin dhe me

Kurban Bajramin dhe prej ã:saj kohe dhe më posht që do t`i permẽ:nim ngjarjet që bëjn ktõ:

dў: festa të pa ãnashkaluara në ditën e gjŭmas, festë javore e besimtarve mŭsliman, do të

shohim se besimtarët mŭslima:n gjẽ:n kremtim, gjejn festim, dhe natyrisht se islami si fe që i

përshate:t natyrshmëris njerzore që Allahu gjeleshane hŭ: naka krijuar nuk ndalon

kremtimin vetëm se për tõ, për festa ka vendosur rregŭlla, kritere që si besimtar duhet të ju

përmahe:mi.

Në një hadith tjetër pejgamẽ:ri ale:jhi selam, shohim se pejgameri alje:hi selam e ka

lejuar argtimin, e ka lejuar argtimin duke mos i shkel kufi:jt dhe lἷgje:t e Allahu gjeleshan e

hŭ dhe kjo gjen mbështetjen ne hadi:thet e pejgamẽ:rit ale:jhi selam kur në njerën prej

bajrameve në õ:borrin e shtëpis se pejgamẽ:rit alej:hi selam disa njerëz gjuanin dhe luanin me

shtἷza në õborrin e tij. I dërguari i Allahut dhe gruaja e tij Aishja radiallahu anhu po i

shikonte në dritare. At`here hў:n në shtepi Ebu Bekri radiallahu anhu dhe kur i shẽ:f ashtu ju

thõ:t i ndalon për nga ãjo form e argtimit, ata që po e ãrgtonin të dërguarin e Allahut

faktikisht me shigjeta duke ju thën që veglat e shejtanit po i futni në shtëpin e Allahut, at`her

pejgamẽ:ri ale:jhi salami pergjigje:t: „ lej õ: Ebu Bekri se sikur qdo popull që ka festat e tyre

edhe ne sot kemi festën eBajramit. Kjo ngjarje na jep të kupto:jmë që lejohet ãrgtimi gjat

ditve festive, mirpo: kuptohet ãrgtimi i cili nuk i tejkalon ligjet e Allahut gjeleshan e hŭ:.

Jo ãrgtim që bëhe:n sot në restãu:rante:t e ndryshme por një lloj argtimi, një lloj loje, një lloj

aktivititeti relaksues, por që nuk i kalon dhe nuk i then ligjet e Allahut gjeleshan e hu:. Nëse

mendohet që me tejkalimin e ligjeve të Allahut gjeleshan e hŭ, me gjërat të cilat Allahut

gjeleshan e hŭ:, me gjërat të cilat Allahut gjeleshan e hŭ i ka ndaluar dhe nëse meno:het që

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

22

me gjëra të tilla festohen festat fetare, festohen Bajramet at`here ajo ësht plotsisht e ndaluar

dhe nga argtimi ajo kalon në shfrenim dhe nga ibadetẽ:t që kã:n festat në islam ajo kalon në

haram dhe kalon në thўerje të ligjeve të Allahut gjeleshan e hŭ, për qka njeriu pastaj

meriton denim të merituar. Duke qenë se islami nuk ësht kundër festimit në islam, në fe

gjithqka ka një qëllim të caktuar dhe kã:n një motiv të caktuar edhe festat islame për më tepër

Bajramet, sepse dita e gju:mas ështe dit e karakterit të ibadetit, ka nënkupton që të vetmen dit

pra që dhe të vetmen ko:h që ësht e ndaluar njeriu të pŭnoj ësht koha e namazit të gju:mas, jo

e tër dita, jo prej mëngjesit deri në mbramje, por dἷtën e gjŭmas në kohën që bëhet falja e

namazit të gjumas, ko:h prej se thirret ezani i namazit të gjumas e deri në momentin kur

llogarisim se krўhet namazi i gjŭmas 20 deri 25 minuta: po hã:jt po ja: shtojm 40 minuta

deri sa të dalin përgjithsishtt gjemati prej gjamis, kto: 20 minuta po ja shtojm ne se nu:k ësht.

Pra, në t`vetmen në këtë ko:h ësht e ndaluar të pŭnohet, sepse Allahu ka zbritur ajet

kuranor që thõ:t: “ Që kur të thἷrreni në namazin e gjŭmas, lejeni shitblerjen dhe kjo

nënkupton qdo pŭn, sepse njerzit në kohën e pejgamerit ale:jhi selam kryesisht ja:n marr me

tregtin dhe bujqësi kryesisht në Medine, lejeni shitblejren dhe shpejtoni në përmenjen e

Allahut, por ãjeti na konkretizon ose na jep me kuptue që puna në kohën e namazit të gjumas

ësht e ndaluar, ndërsa gjat ditve tjera jo, madje madje as gjat ditve të Bajramit pŭna nuk ësht

e ndaluar. Tjetër që bajramet kã:n karakter të vizitã:ve ndaj njeri-tjetrit, të ibadeteve që ka

m`u: krў gjat ditve të bajramit dhe nëse ãrgtimi na largon prej ibadeteve ndërsa nuk gŭxojm

që ditën e bajramit dhe ditve tjera të bajramit pŭna ësht e ndaluar, për shkak që nuk kemi

argument, nuk kemi ajet kuranor.

Vitomericë, 20.8.2018

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

23

Përfundimet

Gjatë procesit të incizimeve të ligjëratave të ligjëruesve të fesë islame, nëper xhami të

ndryshme të Kosovës, vërehet trajta dialektore e gegërishtes, por duhet thënë që ka një

përzierje mes dialektit dhe gjuhës standarde. Pra, ata gjatë ligjërimeve të tyre, praktikojnë apo

më mirë të themi përpiqen të flasin shqipen standarde, por ka shmangie nga rregullat

gramatikore, të cilat i kemi evidentuar në punim.

Sistemi i zanoreve në ligjëratat fetare është i ngjashëm me të folmen e zonës së Deçanit, me

disa përjashtime të vogla për shkak të ndikimit të gjuhës së “Kuranit”, i cili është i pasur me

një sistem tejet të zhvilluar të zanoreve. Duhet të theksojmë së alfabeti arab ka vetëm tri

zanore: a, i, u, që nuk u japin mundësi për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme për vokalet

e ndërmjetme që i ka alfabeti i gjuhës shqipe, si: o, y, ë, aq më pak për nazale, sikur a!

Bashkëtingëlloret okluzive palatale q dhe gj, me afrikatet: ç dhe xh, jo vetëm që përdoren nga

ligjëruesit e fesë islame në Deçan, por në përgjithësi, në të folmen e Kosovës, kryesisht

fonemat: q, gj, janë afrikatizuar në: ç dhe xh.

Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, në të folmen e Kosovës, respektivisht në të

folmen e ligjëruesve të fesë islame nuk ruhen si të tilla, ato janë shndërruar në m, n, g.

Prandaj, si përfundim mendoj se punimi në fjalë do të jetë një ndihmesë për dialektologjinë

shqiptare dhe për të gjithë ata që merren me studime të tilla.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Gecaj... · GJUHA E LUTJEVE TË SË PREMTES Studimet për gjuhën e lutjeve në institucionet fetare datojnë që në kohët e hershme. Ato

24

Literatura

1. “Dialektologjia shqiptare II” AKADEMIA E SHKENCAVE E REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, Tiranë, 1974

2. Gj. Jorgji & Sh. Gjovalin. (2003), “Dialektologjia”, Tiranë.

3. T.Shaban , (2018), Xhamia e Re, Deçan.

4. M.Refik, (2018), Xhamia e Pozharit, Pozhar.

5. Xh.Besim , (2018), Xhamia e Devollit, Vitomericë.

6. C.Bedri, (2018) “Nata e Kadrit”, Irzniq.