Upload
others
View
203
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: DHUNA NЁ SHKOLLЁ, SJELLE DEVIJANTE
Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Mirlinda Mehmetaj
Gjakovё, 2020
2
Ky punim diplome u mbrojt më / / para Komisionit vlerësues në përbërje:
1. Udhëheqës shkencor
2. Kryetar
3. Anëtar
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:
1. Kryetar
2. Anëtar
3. Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ( )
3
Përmbajtja Deklaratë...................................................................................................................................................................... IV
Falenderime .................................................................................................................................................................. V
Abstrakti ...................................................................................................................................................................... VI
Abstract....................................................................................................................................................................... VII
Lektyrimi .................................................................................................................................................................. VIII
Hyrje ............................................................................................................................................................................ IX
KAPITULLI I ........................................................................................................................................................... 10
1. Një vështrim hyrës i problemit .............................................................................................................................. 10
1.1 Nocioni dhunë........................................................................................................................................................ 11
1.2 Nocionet e tjera themelore ..................................................................................................................................... 12
1.3 Llojet e dhunës....................................................................................................................................................... 13
1.3.1 Dhuna emocionale(psikologjike) ........................................................................................................................ 13
1.3.2 Dhuna fizike ....................................................................................................................................................... 14
1.3.3 Dhuna seksuale ................................................................................................................................................... 15
1.4 Bullizmi ................................................................................................................................................................. 15
1.5 Dhuna online ......................................................................................................................................................... 16
KAPITULLI II ........................................................................................................................................................... 18
2. Nocioni shkollë ........................................................................................................................................................ 18
2.1 Dhuna në shkollë ................................................................................................................................................... 19
2.2 Disa forma të dhunës në shkolla ............................................................................................................................ 20
2.3 Hulumtimet për dhunën dhe sigurinë në shkolla ................................................................................................... 21
2.4 Format e dhunës në shkolla ................................................................................................................................... 22
2.5 Shkaqet e paraqitjes sё dhunёs nё shkolla ............................................................................................................. 23
2.6 Faktorёt e dhunёs ................................................................................................................................................... 24
2.7 Aktivitetet për ndërprerjen e dhunës në shkollë .................................................................................................... 25
2.8 Praktikat e bashkëpunimit të shkollës dhe familjes në përballimin e dhunës ndërmjet nxënësve ......................... 26
2.9 Komunikimi nxënës-mësues-prind si proces i rëndësishëm .................................................................................. 27
KAPITULLI III ......................................................................................................................................................... 28
3. Sjellje devijante ....................................................................................................................................................... 28
3.1 Nocioni i deviances ............................................................................................................................................... 29
3.2 Sjellja devijante në shkollë .................................................................................................................................... 31
3.3 Shkaqet e sjelljeve devijante të nxënësve në shkollë ............................................................................................. 32
3.4 Raporti familje-shkollë lidhur me parandalimin e sjelljeve ................................................................................... 34
Konkluzione ................................................................................................................................................................ 35
Rekomandime .............................................................................................................................................................. 36
Literatura ..................................................................................................................................................................... 38
4
Deklaratë
Me përgjegjësinë time të plotë deklaroj se ky punim diplome me temë “ DHUNA NË
SHKOLLË, SJELLJE DEVIJANTE”, është shkruar nga unë dhe është në përputhje me rregullat
etike për realizimin e një studimi shkencor. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë
person tjetër, përveq atyre të listuar dhe të referuar. Punimi nuk është mbrojtur në ndonjë
institucion, gjithashtu, nuk është publikuar asnjëherë.
5
Falenderime
Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol të
rëndësishëm në studimin tim Bachelor në degën Programi Fillor. Falënderoj mentorin tim
Prof.Ass.Dr Shefqet Mulliqi, për udhëheqje profesionale në punimin e diplomës, mbështetjen
dhe durimin e tij. Ndihma dhe inkurajimi i tij, konsultimi dhe këshillimi me të e sollën në këtë
nivel punimin tim. Gjithashtu falënderoj të gjithë profesorët e këtij universiteti për kontributin e
tyre gjatë këtyre viteve. Asnjëherë nuk do të arrijë të shpreh falënderimin tim ashtu siç e ndiej
ndaj familjës sime veçanërisht ndaj bashkëshortit, të cilët më mbështetën dhe ndihmuan në çdo
çast gjatë këtij rrugëtimi, unë nuk do të kisha mundur të arrija këtu pa ta.
Falënderime të pafundme !
6
Abstrakti
Fëmijët sot janë përherë në një gjendje ankthi, që u krijohet si një tension mes një bote
mediatike, e cila me imazhet, produktet që ofron, i bënë ata të ëndërrojnë një botë më të mirë, në
kundërshtim me mundësitë për t’iu afruar këtij sistemi vlerash.
Dhuna në përgjithësi, dhe dhuna në shkolla në veçanti, është e lidhur ngushtë me fenomenin e
delikuencës së të rinjve, përhapja e së cilës gjithashtu është në rritje në vitet e fundit dhe është
duke marr përmasa shqetësuese.
Sjellja është mënyra se si vepron njeriu në jetë, në shoqëri, shkollë, etj, qendrimi në marrëdhënie
me të tjerët ose kundrejtë detyrave e në rrethana të caktuara. Disa shkaqe të sjelljes devijante:
dhuna fizike dhe psiqike, tv dhe dhe kompjuteri, qasja edukative jo e drejtë e prindërve, gjendja
shëndetësore, mospërmbushja e nevojave me moshën e hershme, humbja e njërit prind, lënia pas
dore nga ana e familjes, gjendja jo e mirë ekonimike, mungesa e edukimit, ndikimi I rrethit
shoqëror.
Një mënyrë e suksesshme e parandalimit të dhunës në shkollë janë: programet parandaluese të
dhunës në shkollë të ndërtuara nga shkollat për përmirësimin e marrëdhënieve trekëndore nxënës
– prindër – mësues. Më këtë studim synoj të japë një informacion rreth dhunës, ku kam trajtuar
llojet e dhunës, shkatarët dhe faktorët e dhunës, si dhe praktikat e bashkëpunimit të shkollës dhe
familjes në përballimin e dhunës nëpërmjet nxënësve.
Fjalët kyqe: dhuna në shkollë, mësimdhënës, nxënës, siguri, prindër!
7
Children today are always in a state of anxiety, created as a tension between a media world,
which with the images, products it offers, makes them dream of a better world, contrary to the
possibilities of approaching it. value system.
Violence in general, and violence in schools in particular, is closely linked to the phenomenon of
youth delinquency, whose prevalence has also been increasing in recent years and is taking on
alarming proportions.
Behavior is the way one acts in life, in society, at school, etc., in relation to others or to certain
tasks and circumstances. Some causes of deviant behavior: physical and psychological violence,
TV and computer abuse, inadequate educational access to parents, health status, failure to meet
needs at an early age, loss of a parent, neglect by family, no economic good, lack of education,
the influence of the social environment.
Abstract
One successful way of preventing school violence is: school violence prevention programs built
by schools to improve the triangular student-parent-teacher relationship. The purpose of this
study is to provide information about violence, where I have dealt with the types of violence, the
causes and causes of violence, and the practices of school-family collaboration in coping with
student violence.
Keywords: school violence, teachers, students, security, parents!
8
Lektyrimi
Unë, Teuta Januzaj dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim diplome të
studentes Mirlinda Mehmetaj, me temë “Dhuna në shkollë, sjellje devijante” nën mentorimin e
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi.
Tema vjen nga rradhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit,
Programi:Fillor.
Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor. Gjithsesi, punimi
nga ana e lekturueses ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit në aspektin teknik dhe gabimet
strukturore.
Lekturuesja:
Teuta Januzaj
9
Hyrje
Dhuna dhe huliganizmi, ngacmimet mes nxënësve, sulmet ndaj mësimdhënësve, përdorimi i
armëve dhe dëmet që shkaktohen në mjediset edukativo-arsimore, tashmë janë bërë problem
shqetësues në shkollat tona. Këto situata janë brengosëse për nxënësit, prindërit, mësimdhënësit
dhe për shoqërinë në tërësi. Dhuna manifestohet me një llojllojshmëri të gjerë të sjelljeve
agresive që ndodhin në mes të nxënësve, prej zgjidhjes së konfliktit nëpërmjet kërcënimit,
shtyrjeve e goditjeve me grushtë e deri te përdorimi i armëve ndaj njëri tjetrit me ç’rast njëra palë
është ushtruesi i dhunës, kurse pala tjetër është viktima. Kryerësit e këtyre veprave janë kryesisht
të rinjë. Dhuna në shkolla është një dukuri shoqërore mjaftë shqetësuese. Në varësi te
preokupimit studimor nga studimet e bëra në qeshtje të analizimit të efekteve dhe pasojave
negative që sjellë dhuna në shkolla, hasim edhe përkufizime të ndryshme. Por ajo që i bashkon
pothuajse të gjithë është angazhimi i koordinuar dhe i përbashkët që të luftohet fenomeni kontra
produktiv, siq është dhuna në shkolla.
Dhuna ndaj fëmijëve është njëri nga problemet më serioze që rrezikon zhvillimin e tyre,
shëndetin dhe mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin dhe mund të sjellë në pyetje jetën e
fëmijëve. Ndodhin gjithkund, në shtëpi, në shkollë apo në institucione tjera. Pjesa më e madhe e
dhunës ndaj fëmijëve mbetet e fshehur. Fëmijët kanë frikë ta paraqesin për shkak se frikësohen
ose për shkak të lidhjes që kanë me përdhunuesin apo dhunën, aspak nuk e konsiderojnë si diçka
të gabueshme ose të jashtëzakonshëm por e shohin si ndëshkim të justifikuar për veprimet e tyre.
Krijimi i mjediseve të sigurta , jo të dhunshme dhe humane në shoqëri dhe shkolla është një
kusht elementar për maksimalizimin e efikasitetit dhe të efektivitetit të sistemit të arsimit në
Kosovë, në përgjithësi, dhe të atij të detyruar në veçanti. Dhuna në shkolla është një dukuri
shoqërore mjaft shqetësuese. Në vitet e fundit, një perceptim i përbashkët është shfaqur ku
mendohet se dhuna është bërë më e përhapur nëpër shoqëri, duke e përfshirë edhe sistemin e
edukimit. Dhuna në shkolla reflekton çka është duke ndodhur në një shoqëri si tërësi. Ky
hulumtim ka për qëllim të identifikojë sfidat e sigurisë të cilat mund të jenë të pranishme nëpër
shkolla. (Krasniqi., 2012, fq.24)
10
KAPITULLI I
1. Një vështrim hyrës i problemit
Arsimi në Kosovë ka për qëllim zhvillimin e dijes, të shkathtësive, të qëndrimeve dhe të vlerave
që i kërkon shoqëria demokratike. Kjo u mundëson të rinjve të jenë qytetarë aktivë dhe të
ndërgjegjshëm, të përballin në mënyrë konstruktive me dallimet dhe sfidat si dhe të respektojnë
të drejtat e tyre dhe të drejtat e të tjerëve . Përkundër këtij qëllimi, sot, jemi dëshmitarë të dhunës
ndërmjet nxënësve në shkollë, mos respektimit të drejtave të të tjerëve, dëshmitarë të një prej
arsyeve e cila pengon realizimin e këtij qëllimi.
Ky fenomen i shëmtuar veç sa po bëhet më shqetësues dhe brengosës për ne, ngase më përpara
kemi pasur një të kaluar më të qetë dhe në opinion nuk dëgjoheshin raste të këtilla, ndonëse nuk
mund të mohohet që të mos ketë pasur raste, por sigurisht jo në përmasa çfarë është duke
ndodhur tani. Ndonëse vështirë është të flitet me shifra të sakta për abuzimin e fëmijëve, së paku
zyrtarisht nuk kemi ndonjë raport të publikuar nga institucionet pёrkatёse. Shumica e personave
që kujdesen për fëmijët, janë njerëz të mirë. Por, fatkeqësisht, disa persona në moshë madhore
janë shumë të aftë të bëhen miq me fëmijët me qëllimin që t’u bëjnë keq atyre. Kjo situatë mund
të ndodhë kudo, në familje, në shkollë, në sport apo aktivitete të tjera të fëmijëve. Për fat të keq,
mjedisi shtëpiak ështё ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe karshi fëmijës. Rastet më të
raportuara, dihet që fëmija abuzohet në familje nga dikush që njihet, si nga vetë familja ashtu
edhe nga fëmijët e afërt.
Shkolla duhet të ofrojë mjedise të sigurta dhe të shëndetshme që mbështesin mësimin dhe punën
për të gjithë. Studimet tregojnë ekzistencën e një lidhje të drejtpërdrejtë mes të arriturave të
nxënësve dhe të mjedisit shkollor në të cilin zhvillohet mësimi. Nxënësit janë më të motivuar që
të kenë sukses dhe të kuptojnë potencialin e tyre të plotë në institucionet që ofrojnë një klimë
pozitive shkollore ku ata ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të sigurt.
11
1.1 Nocioni dhunë
Me qëllim të shpjegimit adekuat të nocionit dhunë do t’u referohemi fjalorëve të ndryshëm të
gjuhës, shkencave të veqanta dhe teksteve të tjera të fushës së pedagogjisë, të psikologjisë, të
sociologjisë, të jurispodencës dhe shkrimeve tjera. Në fjalorët e gjuhës shqipe për fjalën dhunë
gjejmë sinonime të shumta. Kështu nocioni dhunë ka domethënien e keqtrajtimit, përdorimit të
forcës, përdhunimit, detyrimit, abuzimit, teprimit, shpërdorimit, ashpërsisë, egërsisë vrazhdësisë
etj.( Akademia e Shkencës e Shqipërisë, Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë,Tiranë, 2005,fq.234-
235)
Dhunë konsiderohet çdo sjellje apo qendrim që dëmton mirqënien fizike, emocionale dhe
seksuale të një apo disa personave dhe që ndikon në ndërprerjen e zhvillimit normal të individit.
Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike, në tentim apo me të vërtetë i përdorur, kundër një personi,
grupi apo bashkësie që rezulton ose ka gjasa të rezultoj në lëndim, keqzhvillim apo privim,
dëmtim psikologjik quhet sjellje e dhunshme.
Dhuna në shkollë përfshin në vete një sërë sjelljesh të cilat kërcënojnë dhe lëndojnë fëmiun
fizikisht dhe emocionalisht. Këto sjellje përfshijnë abuzimin verbal dhe emocional, kërcënimet
direkte dhe indirekte, vjedhjet dhe shkatërrimin e mjeteve shkollore, ngacmimin seksual, goditjet
(sulmet) e lehta dhe të rënda, diciplina e dhunshme dhe poshtëruese në shkollë dhe kërcënimi
apo përdorimi i llojeve të ndryshme të armëve brenda objektit shkollor.
12
1.2 Nocionet e tjera themelore
Dhuna është dukuri komplekse në shumë aspekte, qoftë në atë terminologjik, në aspektin e
formës së shfaqjes, kritereve të klasifikimit të llojeve, repsektivisht formave të dhunës, në
aspektin e shkaqeve të paraqitjes por edhe të pasojave për individin, mikro dhe makro mjediset
sociale.
Me qëllim që t’i eleminojmë paqartësitë terminologjike, do të vazhdojmë ti saktësojmë termat
tipike dhe më frekuente të problematikës në fjalë.
Pasi që dhuna ushtrohet nga një apo më shumë persona, atëherë, ata të cilët kryejnë akte dhune
ndaj të tjerëve emërtohen me fjalët si:
-dhunues, përdhunues, dhuntarë, dhunbërës, abuzues, shpërdorues, poshtërues etj.
Hije e nocionit dhunë në shkollë është nocioni frika nga shkolla. Kjo zakonisht definohet si
“shqetësim, gajle, ndjenjë e rrezikut, kërcënim, përqmim”.
Dhuna si akt mund të kryhet përmes mjeteve të ndryshme. Del që termi që zë vend në
terminologjinë e kësaj promblematike është edhe sintagma mjet i dhunës. Pasojat nga dhuna
është poashtu nga termat që frekuenton shpesh në këtë fushë. Vetë fjala pasojë ka fjalët
sinonimike si atë gjurmë, rrjedhojë, rrjedhim, konsekuencë, rezultat, efekt etj. Pasojat mund të
jenë të intensitetit të ndryshëm por edhe në aspektin kohor më jetëshkurta apo
afatgjata.(Popovic-Plut:nr 2, Zagreb, 2007, fq. 9)
13
1.3 Llojet e dhunës
Dhunë konsiderohet cdo sjellje apo qendrim që dëmton mirëqenien fizike, emocionale dhe
seksuale të një apo disa personave dhe që ndikon në ndërprerjen e zhvillimit normal të individit.
Si e tillë dhuna klasifikohet në:
Emocionale(është të dëmtuarit e ndjenjës së dinjitetit të dikujt tjetër);
Fizike(përfshin cdo dëmtim fizik apo plagosje të fëmijës nëpërmjet forcës fizike, jo
aksidentale);
Seksuale(përfshin cdo veprim apo aktivitet seksual për përfitim apo kënaqësi seksuale të
abuzuesit).
1.3.1 Dhuna emocionale(psikologjike)
Dhuna psikologjike është të dëmtuarit e ndjenjës së dinjitetit të dikujt tjetër, këtë lloj dhune
mund ta hasim kudo, por zakonisht më shumë e hasim në shtëpi, punë, shkollë në institucione të
ndryshme shoqërore. Kjo lloj dhune len pasoja nga më të ndryshmet duke filluar nga agresioni e
deri në vrasje apo edhe vetëvrasje varësisht nga intensiteti i kësaj lloj dhune që përdoret. Pasojat
më të mëdha i hasim tek fëmijët të cilët ende nuk e kanë formuar personalitetin e tyre, dhe kur
fëmijët të jenë viktima të një dhune të tillë edhe vet ata mësojnë të jenë të dhunshëm ndaj të
tjerëve. Abuzimi emocional godet psikologjinë e fëmijës dhe konceptin e fëmijës për veten, ku
fёmija e sheh veten si tё pavlerё për dashuri dhe afёrsi nga familja. Një ceshtje e rëndësishme në
këtë aspekt është marrëdhënia komunikuese mësues-nxënës që është një urë lidhëse për arritjen e
qëllimit. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë fenomen do të ishte futja e psikologut në
shkollë.
-Studiuesit kanë përcaktuar disa forma të dhunës psikologjike tek fëmijët:
Refuzimi; Mohimi i ngrohtësisë emocionale; Poshtrimi; Terrorizmi; Izolimi ; Shfrytëzimi;
Neglizhimi.
14
Arsyet pse ndodhin raste të dhunës verbale kaq shpesh vlerësohet se lidhen më së shumti me
rrethin ku jetojmë dhe edukimin në familje, por edhe me problemet e përditshme socio-
ekonomike, të cilat mund të ndikojnë në disa raste që profesorët të bëjnë tejkalimin e
kompetencave dhe të ushtrojnë tek nxënësit dhunë fizike apo edhe psikologjike në raste më të
shpeshta.
1.3.2 Dhuna fizike
Dhuna, nuk është gjë tjetër pos përdorim i forcës fizike apo edhe i shtrëngimit fizik me anë të
metodave të ndryshme për të detyruar dikë të veprojë ose të mos veprojë pa dëshirën e vullnetin
e tij. Dhuna, para së gjithash është një raport forcash mes dy palëve. Asaj që e ushtron dha asaj
që i nënshtrohet ajo. Sado që të tentohet të arsyetohet një veprim i tillë nga ushtruesit apo edhe
urdhërdhënësit e shtytësit, dhuna rrallë që mund të ketë efekte pozitive. Ajo mbjell dhe shkakton
frikë, trauma e urrejtje, të cilat lënë plagë të pashërueshme shpirtërore. Përdorimi i forcës fizike,
i shtrëngimit fizik ose përdorimi i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të
bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë quhet dhunë
fizike. Dhuna Fizike (trupore) shoqërohet me çrregullime të gjendjes shpirtërore, përfshinë
depresionin dhe ankthin, po ashtu çrregullimet e personalitetit dhe abuzimin me drogën dhe
alkoolin. Disa nga format e abuzimit fizik janë: Rrahja; Goditja me objekte të ndryshme; Kapja
prej fyti/për flokësh; Rrahja me sende të forta; Djegia me gjësende të nxehta.
Dhuna mbetet fenomen shqetësues në shkolla. Dhuna në kontekstin kulturor, në të cilin kemi
jetuar, ka qenë jo formalisht e legjitimuar. Tash, pas luftës, dhuna është fenomen negativ që
ndikon negativisht në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Duhet të merren masa konkrete që
dhuna të mos përdoret, por edhe dhuna emocionale e që mund të bartet te nxënësit përmes
linçimit, ofendimit, ngacmimit dhe stigmatizimeve të ndryshme.
15
1.3.3 Dhuna seksuale
Me sintagmën dhunë seksuale nënkuptohet “detyrimi i një personi të bëjë seks qifti, të bëjë seks
grupor, të dalë me veshje seksualisht irrituese e nxitëse, si dhe të lëndojë në pjesët intime të
trupit, apo pa dëshirën e tij, t’u nënshtrohet miklimeve seksuale etj. (Prof. dr. Aferdita Deva-
Zuna: Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Prishtinë,2008,fq. 67)
Dhuna seksuale përfshin çdo veprim apo aktivitet seksual për përfitim ose kënaqësi seksuale të
abuzuesit, pavarësisht nëse fëmija pranon ose jo. Abuzim seksual mund të jetë çfarëdo akti me
natyrë seksuale që i adresohet fëmijës, nga një person i rritur, ose një fëmijë më i madh se ai.
Akti në fjalë, mund të jetë prekje e organeve gjenitale të fëmijës, ose detyrimi që fëmija ti prekë
një më të rrituri, burrë apo grua, organet e tij/saj gjenitale. Ekzistojnë dhe forma të tjera abuzimi
seksual, si detyrimi i fëmijës të shoh organe gjenitale, fragmente të aktit seksual në një video-
regjistri ose edhe detyrime të ndryshme. Përgjithësisht, abuzimi seksual me fëmijët ndodh nga
një person i rritur të cilin fëmijët e njohin dhe që ka pushtet ndaj tyre.
1.4 Bullizmi
Bullizëm konsiderohet ajo dukuri ku një apo disa individë përdorin lëndimin si mënyrë për të
dëmtuar vetvlerësimin e viktimës. Të kuptosh se cilët janë këta individë dhe pse i zgjedhin
viktimat e tyre, mund të jetë hapi i parë në parandalimin e këtyre sjelljeve. Bullizmi në shkollë i
referohet gjithë llojeve të bullizmit që ndodhin në ambientet e shkollës; ndërmjet moshatarëve,
nga më të rriturit tek më të vegjëlit, nga apo kundrejt mësuesve. Një person përfshihet në
bullizëm kur ekspozohet vazhdimisht dhe për një periudhë kohe ndaj veprimeve negative, ndaj
një apo më shumë personave.
16
Bullizmi është një dhunë e zgjatur, fizike apo psikologjike, nga një person apo grup personash, e
drejtuar ndaj një personi cili nuk mund të mbrohet në atë situatë. Bullizmi është ajo situatë ku një
person përdor forcën në mënyrë të qëllimshme, me synimin për të lënduar tjetrin në mënyrë të
përsëritur; është dëshirë e ndërgjegjshme për të lënduar dhe për të vendosur tjetrin nën stres.
Bullizmi dallohet tek fëmijët kur:
Fëmija ka shenja të ndryshme në trup dhe nuk di t’i shpjegojë;
Fëmija kërkon para pa ndonjë arsye të bindshme;
Fëmija nuk dëshiron të shkojë ne shkollë apo nuk ka deshirë të luajë me miqtë e tij;
Fëmija dëshiron që të ndryshoje mënyren e të shkuarit në shkollë dhe kur ai do të ndërrojë
partnerin e rrugës;
Fëmija vjen vonë nga shkolla;
Fëmija ka dëme materiale, si çanta, etj.
1.5 Dhuna online
Dhuna online nënkupton përdorimin e internetit për të kërcënuar, ngacmuar, apo poshtëruar një
fëmijë duke dërguar mesazhe me përmbajtje jo të përshatshme, email, fotografi dhe video
tronditëse tek fëmijët. Interneti është një shesh lojërash i ri dhe është gjithmonë i hapur. Ndrrimi
i mesazheve, ndarja e fotografive dhe videove janë mënyra që fëmijët
dhe të rinjtë e sotëm virtualisht shoqërohen së bashku. Sidoqoftë, përveç
shoqërimit, mënyra të reja të komunikimit mund të përdoren gjithashtu për
kërcënime dhe fyerje, sulme digjitale – atë që ne e quajmë dhunë elektronike apo
digjitale ndaj fëmijëve të tjerë.
17
Dhuna përmes internetit (Cyberbullying) është një situatë ku një fëmijë apo adoleshent është i
ekspozuar ndaj një sulmi nga një fëmijë tjetër, një adoleshent ose një grup fëmijësh, nëpërmjet
internetit ose telefonit cellular. Ekzistojnë dy lloje të dhunës digjitale: sulm i drejtpërdrejtë dhe
sulm përmes ndërmjetësuesit. Sulm i drejtpërdrejtë ndodh kur i mituri:
– dërgon mesazhe shqetësuese nëpërmjet telefonit celular, e-mail ose chat;
– vjedh ose ndryshon fjalëkalimin për e-mail adresën ose pseudonimin për chat;
– publikon informacione private ose informacione të pa vërrteta në chat ;
– dërgon imazhe shqetësuese me anë të e-malit ose MMS në telefonin tuaj
cellular.
Ndryshe nga dhuna tradicionale e moshatarëve nga dhuna elektronike, fëmija nuk mund të ikë në
sigurinë e shtëpisë së tij, sepse përkujtuesit e dhunës vazhdimisht janë aktiv nëpërmjet
kompjuterit, tabletit, telefonit celular. Karakteristikat e përbashkëta të këtyre dy llojeve të dhunës
janë:agresioni, qëllimi për të lënduar personin tjetër, kryerësi mund të jetë një person ose grup,
dhe viktima nuk mund ta mbrojë veten në mënyrë të pavarur. Disa nga veprimet dhe rregullat të
cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë janë: fillimisht të
bëhet vlerësimi i shtrirjes së fenomenit të dhunës në shkollë, krijimi i programeve efektive ku
nxënësve i’u mësohen aftësitë kryesore sociale si: komunikimi, të menduarit për ndjenjat e të
tjerëve, bashkëpunimi, kërkimi i mënyrave konstruktive për zgjidhjen e problemeve, përcaktimi
dhe aplikimi i menjëhershëm e konsistent i dënimeve për sjelljet e dhunshme, krijimi i
programeve edukuese shtesë për nxënësit që thyejnë rregullat e shkollës (si programe mesimore
ashtu edhe programe ku përfshihen puntorët e shëndetit mendor: psikologët apo psikiatrit të cilët
mund të mbajnë programe për mësimin e shkathtësive ndërpersonale dhe ndryshimin e sjelljes),
suspendimi, transferimi apo përjashtimi i nxënësit nga shkolla të bëhet vetëm pasi janë
ndërmarrë të gjitha hapat për t’i ndihmuar atij nxënësi në përmirësimin e sjelljes së tij (në
bashkëpunim me prindërit), vetëdijësimi dhe përfshirja e prindërve në diskutimet për problemet e
dhunës në shkollë, shpërblime modeste për nxënësit të cilët ndihmojnë parandalimin e sjelljeve
të dhunshme në shkollë. (Doracak për arsimtarë, ndërpreja e dhunës nëpër shkolla, Tiranë, 2002)
18
KAPITULLI II
2. Nocioni shkollë
Shkolla është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësuesve.
Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Emrat
për shkollat atyre vendeve ndryshojnë por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e
vegjël dhe shkollat e mesme për të rinjë që kanë përfunduar arsimin fillor. Një institucion
arsimor i arsimit të lartë është zakonisht një shkollë e lartë, kolegj apo universitet.
Në tekstet që objekt të studimit kanë problematikën e edukimit, të arsimimit e të mësimit jepen
definicione të ndryshme për shkollën. Edhe krahas kësaj llojllojshmërie përcaktimesh themi se
emëruesi i përbashkët i të gjitha përkufizimeve për shkollën është përfundimi se shkolla është
institucion edukativo-arsimor.
Për ta argumentuar konstatimin e theksuar më lartë do t’i shkoqisim disa definicione për shkollën
si:
- “Shkolla është institucion me organizim të veqantë, detyra themelore e së cilës është
realizimi i qëllimeve dhe detyrave të procesit të edukimit”.
- “ Shkolla është institucioni edukativ më i njohuri dhe më i rëndësishmi, më i vjetri, më
masovik dhe më i zhvilluari”.
- “Shkolla është institucion i organizaur dhe i specializur për edukimin e nxënësve”.
- “Shkolla është institucion i edukimit dhe i arsimimit”.
- “Shkolla është institucion edukativ-arsimor, shoqëror, kulturor dhe publik”.
- “Shkolla është një system i krijuar nga shoqëria për interest e vet shoqërisë”.
Ndërkaq, struktura organizative themelore e shkollës përbëhet nga mësimi obligativ që realizohet
përmes lëndëve me zgjedhje, nga aktivitetet e lira shkollore- jashtmësimore dhe aktivitete
komunitarë të nxënësve të organizuara dhe të menaxhuara nga shkolla. (Prof.dr. Musa
Kraja:Pedagogjia, Tirane, 2006, fq. 35)
19
2.1 Dhuna në shkollë
Shkolla ka filluar të funksionojë si një institucion i ngritur enkas për t’u marrë me arsimimin dhe
edukimin e fëmijëve, gjë të cilën prindërit nuk kanë mund ta kryejnë për një varg arsyesh si:
mungesë kompetence, mungesë kohe, kosto e lartë, etj.
Shkolla si institucion është zhvilluar në vazhdimësi. Përgjatë zhvillimit të saj si institucion
shkolla ka ardhur duke u ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë për pamundësinë e përballimit
veçmas të detyrës së edukimit. Përgjatë shqyrtimit të këtij kapitulli fillimisht do të ndalemi në
çështje të cilat kanë të bëjnë me dhunën mes nxënësve, si dhe teoritë e praktikat më të njohura në
drejtim të parandalimit të saj. Dhuna manifestohet me një llojllojshmëri të gjerë të sjelljeve
agresive që ndodhin në mes të nxënësve, prej zgjidhjes së konfliktit nëpërmjet kërcënimit,
shtyrjeve e goditjeve me grushtë e deri te përdorimi i armëve ndaj njëri tjetrit me ç’rast njëra palë
është ushtruesi i dhunës, kurse pala tjetër është viktima. Kryerësit e këtyre veprave janë kryesisht
të rinjë. Fakti që ky fenomen është i pranishëm jo vetëm në shkollat e mesme por edhe në
shkollat fillore është edhe më shqetësues. (Sylaj Vlora: Bashkëpunimi shkollë familje në
parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë)
Pasiguria dhe dhuna në shkolla është rezultat i ndikimit të faktorëve si: Faktorët individualë -
dija, qëndrimet, mendimet për dhunën, përdorimi i drogës dhe alkoolit, qenia dëshmitar i dhunës
apo të qenurit viktimë e dhunës ndërpersonale, qasja ndaj armëve të zjarrit dhe armëve të tjera;
Faktorët që rrjedhin nga familja - mungesa e dashurisë dhe e mbështetjes prindërore;
eksperienca me dhunën në shtëpi; dënimi fizik dhe keqtrajtimi i fëmijëve; prindërit apo dhe
vëllezërit e motrat, të përfshirë në sjellje kriminale;
20
Faktorët shoqërorë – pabarazia shoqërore-ekonomike, urbanizmi dhe mbipopullimi; zhvillimi i
shpejtë ekonomik, shoqëruar me nivel të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve; ndikimet e
mjeteve të informimit publik; normat shoqërore që përkrahin sjellje të dhunshme;
disponueshmëria e armëve; situata e paskonfliktit.
Shkolla duhet të ofrojë mjedise të sigurta dhe të shëndetshme që mbështesin mësimin dhe punën
për të gjithë. Studimet tregojnë ekzistencën e një lidhje të drejtpërdrejtë mes të arriturave të
nxënësve dhe të mjedisit shkollor në të cilin zhvillohet mësimi. Nxënësit janë më të motivuar që
të kenë sukses dhe të kuptojnë potencialin e tyre të plotë në institucionet që ofrojnë një klimë
pozitive shkollore ku ata ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të sigurtë.
2.2 Disa forma të dhunës në shkolla
Llojet e dhunës që ushtrohen në individët a grupin janë të ndryshme. Ky diversitet i llojeve të
dhunës varet nga qëllimi dhe mjetet me të cilat ushtrohet a shkaktohet dhuna, por edhe nga
natyra e pasojave. Duhet të theksohet se kufiri midis llojeve të ndryshme të dhunës nuk është i
prerë, përkundrazi, konsiderojmë se është aq fluid, sa e shkaktojnë njëra-tjetrën. Si shembull do
ta theksojmë dhunën verbale/fjalori i pafytyrë, fjalët banale pra, sharjet, përqeshja e pamjes,
përqeshja e psh belbëzimit apo ndonjë vesi, etj./ e cila është mjet i dhunës psikike, është mjet i
dhunës sociale si asaj gjinore, pastaj asaj fetare, etnike. Duke u përfshi si mjet edhe në dhunën
seksuale. (Miller:, 2005,fq. 55) Disa forma të dhunës janë:
Dhuna kundër ose mes nxënësve(shantazhet e ndryshme, kërcënimet, lëndimet, fyerjet,
goditjet, grushtimet etj;
Dhunë arsimtar-nxënës që zakonisht shfaqet në formën e etikimit të nxënësit, presionit
psikologjik apo në disa raste si dhunë fizike;
Dhuna nxënës-arsimtar shfaqet më pak si dhunë fizike e më shumë në forma
verbale(fyerje, kërcënime);
21
Shkatërrimi i mjeteve shkollore(shkatërrimi i pronës së shkollës si dera, dritarja, karrika,
ditari etj. (Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit 2011 -
2014 Tiranë, 2014, fq. 55)
2.3 Hulumtimet për dhunën dhe sigurinë në shkolla
Të gjitha, konventat, ligjet, udhëzimet administrative, strategjitë dhe aktet tjera ligjore, ndalojnë
çdo lloj dhune ndaj nxënësve. Në shkallë vendi ekzistojnë strategji, dokumente të veprimit për
siguri në shkolla, protokole e rregullore të cilat vënë në pah rëndësinë e parandalimit të rreziqeve
për zhvillimin e nxënësve, e sidomos parandalimit të dhunës dhe konsumimit të narkotikëve. Në
mënyrë që të krijohet një mjedis shkollor i sigurtë dhe mbështetës duhet të krijohen programe
parandaluese të dhunës në shkollë, programe këto që duhet të ndërtohen në bashkëpunim të
ngushtë me personelin, prindërit dhe komunitetin, programe këto që kanë për qëllim reduktimin
dhe parandalimin e shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në shkollë. (Krijimi i mjediseve të sigurta ,
jo të dhunshme dhe humane/miqësore në shoqëri dhe shkolla, Prishtinë, shkurt, 2009,fq. 39)
Rregullat e përgjithshme të cilat çdo shkollë duhet t’i përcaktojë jane: përcaktim i qartë i
detyrave dhe obligimeve të nxënësit ndaj shkollës, përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të
shkollës (personelit shkollor) ndaj nxënësit, përcaktimi i qartë i dënimit për sjellje të dhunshme
dhe realizimi i dënimeve të përcaktuara, disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë
pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë.
Sipas nenit 4, paragrafi 1 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, “Të
gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të
ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen
apo u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese”, kurse sipas paragrafit 2 të po të njëjtit nen,
“Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha
institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private” Çdo shkollë harton
rregulloren e vet që garanton qëndrim të sigurt në shkollë për nxënësit dhe mbrojtje kundër
dhunës.
22
2.4 Format e dhunës në shkolla
Dhuna e nxënësve nё procesin mësimor dhe nё familje nuk ёshtё eliminuar por e
rëndësishme është qe kemi arritur tek njё pёrfundim i rёndёsishёm se dija qё fitohet si
rezultat i vullnetit dhe mirёkuptimit me nxёnёs ёshtё gjithmonё mё i qёndrueshëm, mё
produktiv dhe mё motivus, se sa rezultati qё arrihet nga cilado formё e dhunёs qoftё nё
shkollё apo nё famlije. Nё shkollё kemi abuzimin apo dhunёn e shkaktuar nxёnёs -
nxёnёs, arsimtar - nxёnёs, por mё e shpeshta ёshtё abuzimi i shkaktuar ndёrmjet
moshtarёve si : (Deva-Zuna ,2009, fq. 76)
DHUNA FIZIKE DHUNA PSIKOLOGJIKE
Shkulje flokësh; Fyerje, të bërtitura;
Goditje me shuplak në fytyrë; Vlerësimi me nota të ulta;
Goditja me objekte të ndryshme; Izolomi duke e detyruar fëmijën të dal nga
klasa;
Goditja me grusht në pjesë të ndryshme; Detyrimi i fëmijës të qëndroj në pozicione
të padëshirueshme dhe poshtëruese;
Pickime; Poshtërimi para klasës;
Goditja me shkelma. Mbajtja e detyrueshme e fëmiut pas
mësimit.
23
2.5 Shkaqet e paraqitjes sё dhunёs nё shkolla
Vetё fakti se shkolla ёshtё pjesё e shoqёrisё, atёherё mund tё pritet qё nёpёr shkolla tё ndodhin
tё gjitha llojet dhe format e dhunёs tё cilat mund tё paraqiten, atёherё shkolla duhet tё punojё
shumё profesionalisht nё trajtimin e tё gjitha akteve tё dhunёs me qёllim tё minimizimit tё
hapsirave pёr paraqitjen e dhunёs nё shkollё. (Deva-Zuna 2009, fq. 88)
Shkaktarët më të shpeshtë të dhunës në institucionet edukative dhe arsimore mund të jenë:
Kurrikuli i shkollës nuk akomodohet me mundësitë e nxënësit dhe nuk ofron pёr
plotёsimin e aspiratave tё tyre.
Kurrikuli i shkollёs mund tё jetё jodemokratik pёr nxёnёsit me kёrkesa tё tepërta dhe tё
panevojshme.
Mungesa e teksteve adekuate dhe e mjeteve tё tjera didaktike për realizimi e orёs
mёsimor
Komunikim jo i mirё i mёsimdhёnёsve nё shkollё, bёn qё nёnёsit tё ndihen tё kёrcenuar
apo tё shtypur.
Hapsira e pamjaftushme e klasave nё raport me numrin e nxёnёsve cenon lirinё e lёvizjes
nёpёr klasё.
Numri i madh i nxёnёsve nё klasё.
Mungesa e kushteve pёr organizim tё mirё tё punёs nё shkollё.
Funksionimi i lokaleve pёr tё rritur pranё objekteve shkollore, nё tё cilat nxёnёsit mund
tё pёrfshihen nё dukuri tё ndryshme negative.
Kёrkesat dhe presionet e familjes qё i bёn shkollёs dhe nxёnёsve shpesh tejkalon aftёsitё
dhe mundёsitё e fёmijёve dhe kjo si duket kalon nё dhunё.
Edhe komuniteti mund tё jetё i dhunshёm ndaj nxёnёsve. Janё tё njohura sulmet e
ndryshme qё u janё bёrё institucioneve tё ndryshme edukativ dhe arsimor nga qytetarёt tё
ndryshёm (kryesisht me problem psikike), por edhe pёr arsye tё ndryshme tё hakmarrjes.
24
2.6 Faktorёt e dhunёs
Faktorët individual të dhunës lidhen kryesisht me faktorë gjenetikë, apo edhe me histori të
ndryshme abuzimi të përjetuara. Në shumë vende të botës shohim dhe dëgjojmë për forma të
ndryshme që nxisin ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve në familje dhe në shkolla, ku më shumë e
ku më pak, varësisht prej traditës dhe kulturës demokratike, si dhe ligjeve, konventave,
rregullave dhe procedurave ligjore që e parandalojnë dhunën ndaj fëmijëve. Parandalimi i krimit
tek fëmijët duhet të jetë një problem serioz për shoqerinë. Faktorët të cilët në masë të theksuar
ndikojnë në ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve janë :
Faktorët ekonomik: varfëria, si një element bazë dhe faktor burimi skajshmërisht i dëmshëm
për jetën dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht në zonat rurale e të izoluara, dhe mos pasjes së
komunikimit nga pjesët e tjera brenda shtetit.
Faktorët që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të papërshtatshëm prindëror ndaj
fëmijëve, prindër të ashpër, të pa edukuar, prindër të divorcuar, prindër të zhurmshëm ndërmjet
vete, rrahjet, kritikat e vazhdueshme ndërmjet prindërve, shenjat e xhelozisë si dhe mungesa e
vlerave familjare.
Faktorët politik: lidhja e krimit me politikën, mosfunksionimi i shtetit ligjor, veçanërisht në
sistemin e drejtësisë për të luftuar kriminalitetin, e veçanërisht krimin e organizuar.
Faktorët social: alkooli, droga, prostitucioni, pabarazia e fëmijëve brenda familjes, shikimi i
programeve me karakter amoral, shikimi i filmave aksion me përmbajtje të vrasjeve, etj
Faktorët psikologjik: stresi, depresioni, sëmundjet mendore, prejardhje nga familje të
dhunshme, faktorët individualë të personalitetit si, temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm,
kurioziteti për të ushtruar dhunë etj.
Ajo qka ka rёndёsi tek fёmijёt ёshtё se ata janё kthyes deri nё momentin kur fillojnё t’i kuptojnё
gjёrat dhe nëse ne ushtrojmë dhunë ndaj tyre edhe ajo do të kthehet ose do të ndikojë që në të
ardhmen ata vetë të ushtrojnë dhunë.
25
2.7 Aktivitetet për ndërprerjen e dhunës në shkollë
Në vijim të këtij kapitulli do të paraqesim disa nga aktivitetet bazë të cilat cdo mësues duhet t’i
zbatojë në klasë, të dizajnuara me qëllim që të ndalojnë dhunën në klasë dhe shkollë, këto
aktivitete janë:
Përfaqësoni qasje me nxënësit, kuadrin shkollorë, prindërit dhe bashkësinë;
Bëni nxënësit partnerin tuaj në parandalimin e dhunës;
Përdorni metoda dhe masa konstruktive dhe diciplinore;
Bëhuni fuqi efektive dhe aktive për parandalimin e malltretimit;
Ndërtoni qëndrueshmëri te nxënësit dhe ndihmojuni që në mënyrë konstruktive t’iu
përgjigjen sfidave në jetë;
Bëhuni shembull pozitiv me atë që zëshëm do t’i kundërviheni dhunës seksuale dhe
gjinore;
Mësoni shkathtësi për ndalimin e dhunës dhe zgjidhjen e konflikteve dhe mësoni
nxënësit;
Shqyrtoni dhunën dhe diskriminimin kundër nxënësve me invaliditet dhe kundër atyre të
cilët u takojnë vendasve, pakicave dhe bashkësive tjera të margjinalizuara.( Deva-Zuna
2009)
ÇFARË MUND TË BËJMË PËR TË PARANDALUAR DHUNËN - KEQTRAJTIMIN E FËMIJËVE?
Të njihemi me pasojat e keqtrajtimit, ligjet dhe Konventat që mbrojnë fëmijët;
Të njihemi me mënyrat e duhura të edukimit dhe disiplinimit të fëmijëve;
Të informohemi mbi shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve në komunitetin ku jetojmë;
26
2.8 Praktikat e bashkëpunimit të shkollës dhe familjes në përballimin e
dhunës ndërmjet nxënësve
Nisur nga fakti se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me konstatimin se kemi dhunë ndërmjet
nxënësve, dhe nxitur nga dëshira për gjetjen e rrugës për parandalimin e saj, mënyra më e mirë
për parandalimin e dhunës mes nxënësve, që me kohë bën të zbulohet dhe të reagojmë ndaj saj
është përmes përforcimit të bashkëpunimit të shkollës me familjen. Ndërsa faktorë të identifikuar
nga studimi me familjen dhe shkollën, të cilët bëjnë që ky bashkëpunim të jetë i suksesshëm,
dolën: mirëpritja e familjes nga ana e shkollës; komunikimi i drejtë mes familjes dhe shkollës;
informimi i drejtë dhe i mjaftueshëm shkollës-familje; ndarja e detyrave mes familjes dhe
shkollës; vendimmarrja e familjes në shkollë; mbështetja e suksesit të nxënësve nga shkolla;
eksperienca e mëparshme e familjes me shkollën dhe besimi i familjes në shkollën.
Në vazhdim të këtij kapitulli do i referohemi literaturës për rëndësinë e këtyre faktorëve në
bashkëpunim me familjen, bashkëpunimit cilësor shkollë-familje për parandalimin e dhunës
ndërmjet nxënësve fillimisht i paraprin mirëpritja. Kjo nënkupton faktin se familja kur është në
shkollë duhet të ndihet se është pjesë e saj, ta shohë shkollën si vend që atyre “i’u takon të jenë
pjesë”, të gjithë të trajtohen njësoj pavarësisht nivelit të tyre arsimor, kulturor, social, etj. Arsyeja
pse disa shkolla kanë bashkëpunim më të mirë se të tjerat, veç të tjerash ka të bëjë me mirëpritjen
që shkolla i ofron familjes. Pranimi jo i mirë i familjes në shkollë i bën prindërit të jenë pjesë e
saj ose të jenë jashtë shkollës. Gjithashtu, si çdo nxënës që është një personalitet më vete ashtu
edhe çdo prind është një personalitet më vete. Në shkollë prindërit vijnë me nivele të ndryshme
të shkollimit të tyre dhe me nivel të ndryshëm të kulturës pedagogjike, atëherë: “nëse shkolla dhe
mësuesit arrijnë të njohin, kuptojnë dhe respektojnë diversitetin e ndjenjave të prindërve ndaj
shkollës, në varësi të tyre, përvojat e veta shkollore, ajo ka me shumë gjasa të ketë sukses në
ndërtimin e të paktën hapave të para të partneritetit”. (Sylaj. 45)
27
2.9 Komunikimi nxënës-mësues-prind si proces i rëndësishëm
Komunikimin e konsiderojmë faktor shumë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes shkollës dhe
familjes për parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë. Mënyra e komunikimit të
shkollës/mësuesve sidomos me nxënësit ndikon për një komunikim të drejtë mes nxënësve.
Gjithashtu, edhe mënyra e komunikimit të familjes me shkollën ndikon në edukimin e nxënësve
për komunikim të drejtë me nxënësit e tjerë. Ne do të trajtojmë komunikimin e shkollës drejtuar
familjes. “Në shkollat e sotme, po iu jepet prioritet marrëdhënieve mes prindërve dhe mësuesve,
sepse së bashku profesionistët dhe familja kanë fuqi dhe ndikim të ndërsjellë në përvojën
arsimore të fëmijës. Komunikimi është një faktor kritik që lidh shkollën me familjen. Kur
realizohet në praktikë, komunikimi efektiv dhe pozitiv sjell bashkëpunim produktiv në emër të
nxënësit. Gjithashtu, komunikimi i dobët mund të rezultojë në keqkuptime nga ana e prindërve.
Si përmbledhje për këtë pjesë të shqyrtimit të kësaj pjese të kapitullit, mund të themi se
mbështetja e suksesit të nxënësit nga shkolla, ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në drejtim
të arritjeve më të larta të nxënësve dhe përfshirjes së familjes në shkollë. Kjo përfshirje ndjeshëm
mund të ndikojë dhe të shfrytëzohet edhe për parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve në
shkollë. Ky faktor bën që familja të jetë më shumë e pranishme në shkollë, partnere në edukimin
emocional, fushën akademike të tij, dhe në zhvillimin social si dhe për ndërtimin e raporteve të
drejta të nxënësit me nxënësit të tjerë. (Rexhepagiqi, 2010, fq.34)
28
KAPITULLI III
3. Sjellje devijante
Nga vetë titulli i këtij punimi nënkuptohet se njëri nga konceptet kryesore të këtij punimi është
rinia. Edhe pse dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me periudhën kohore që përfshin kjo
grupmoshë, shumica e tyre pohojnë se bëhet fjalë për një grupmoshë, shumica e tyre pohojnë se
bëhët fjalë për një grupim që është ndërmjet moshës 15-25 vjecare. Kjo është faza më dinamike
dhe më komplekse e jetës së njeriut. Karakteristikat kryesore të atyre që janë duke e jetuar këtë
moshë janë zhvillimi më i shpejtë piskologjik dhe fizik, emocionaliteti, mosdurimi, gjallëria
kulminante etj. (Menaxhimi i klases, Theodhori Karaj, botim 2008)
Nuk mund ta mohojmë faktin se në shkollat tona po përjetojmë gjithmonë e më shumë sjellje jo
të mira të nxënësve. Kjo reflektohet me mungesën e interesit të tyre për të përmbushur detyrat që
u takojnë si nxënës. Madje kjo “shthurje” është reflektuar edhe me probleme më serioze. Të tilla
janë ato në marrëdhëniet mësues-nxënës, si edhe në marrëdhëniet mes vetë nxënësve. Si
rrjedhojë, krahas të tjerave, po vëmë re edhe një rritje të braktisjes së shkollës nga ana e nxënësit.
Problemi që diktojmë, pranohet, jo vetëm nga mësuesit e thjeshtë dhe pa shumë përvojë, por
edhe nga ata që kanë një përvojë të gjatë në mësimdhënie. Këtë mendim e kanë gjithashtu edhe
specialistë të tjerë të arsimit dhe shumë prindër arsimdashës. Ky fenomen po bëhet i prekshëm
thuajse në të gjitha shkollat tona. Pra ka pësuar një shtrirje të gjerë. Sigurisht që nxënësit, duke
qenë të painteresuar për cilësinë e mësimdhënies dhe të edukimit, dëmtojnë jo vetëm veten, por
edhe krejt sistemin arsimor dhe edukativ.
29
Në këtë drejtim rolin kryesor e luan edukata familjare, sepse fëmija në qerdhen familjare i fiton
njohuritë e para pozitive dhe negative. Për të patur ditë më shpresëdhënëse sesa këto të
aktualitetit duhet organizuar këshillime, tribuna, konferenca, simpoziume ku do të trajtohet
tematika në fjalë. Sistemi edukativo-arsimor bart një pjesë mjaftë të rëndë të barrës së
përgjegjësisë për devijimin e të rinjve.
3.1 Nocioni i deviances
Me devinancë në sensin sociologjik do të kuptojmë ato veprime dhe ato sjellje të cilat shkelin
normat dhe vlerat kulturore duke përfshirë këtu normat ligjikisht të miratuara, ato formale dhe
normat sociale informale(ku përfshihen traditat dhe zakonet). Krijimi, evoluimi dhe transformimi
i këtyre normave, traditave dhe zakoneve ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së
sociologëve, psikologëve dhe studiuesve tjerë të fushës sociale. Me norma, apo me vlera do të do
të kuptojmë ato standarte sjelljeje, mbi bazën e të cilave njerëzit detyrohen të veprojnë. Normat
dhe vlerat mund të mos jenë në mënyrë të domosdoshme të justifikuara moralisht, ose mund të
mos kenë fare vlera dhe përmbajtje morale, por ato janë krijuar në mënyrë pragmatike, bile mund
të jenë paradoksale dhe të paarsyeshme.
Normat s’janë gjë tjetër veqse rregullat bazë të sjelljes, që mendohen si universal, por që
zhvendosen, shëndrrohen që ndryshojnë dhe që janë shpesh detyrime të karakterit emergjent. Ato
pasqyrojnë në një mënyrë sa më të plotë paragjykimet dhe interesat e një periudhe historike të
shoqërisë sepse duke qenë kontekstuale ato ndryshojnë nga klasa në klasë, nga shtresa në shtresë
dhe formëzojnë një lloj “hendeku ndërbrezor”. Pasi pamë se qfarë do të kuptojmë me norma dhe
vlera, atëherë mund të shpjegojmë se qfarë është devijimi. Devianca pra mund të përshkruhet si
një shkelje e këtyre normave, pra mund të quhet edhe “dështim pjesor në një mjedis social” në
raport me normat e përforcuara kulturalisht nga shoqëria.
30
Megjithatë nocioni i deviancës duhet trajtuar hisotorikisht dhe konkretisht, sipas kohës dhe
vendit mbështetur në trajtesat dhe mënyrat e ndryshme kohore të normave, që variojnë nga vendi
në vend në përshtatje me veqanësitë kulturore. Me këtë fakt duhet të nënkuptojmë
ndryshueshmërinë në trajtimin dhe konceptin e diviancës, sepse mund të të ndodhë që një akt
deviant që evidentohet si i tillë për një kulturë dhe një shoqëri, apo vend të caktuar, mund të mos
rezultojë i njejtë për një kulturë dhe shoqëri tjetër. Për deviancën janë dhënë shumë përcaktime
dhe interpretime të ndryshme ndër të cilat përmendim: Devianca është qdo mendim, ndjenjë apo
veprim që antarët e një grupi shoqëror e gjykojnë si shkelje të vlerave dhe rregullave të tyre.
Deviancë është shkelje e normave të një grupi apo të një shoqërie të dhënë. Deviancë është një
lloj sjelljeje që shkel në mënyrë të hapur përcaktimet e sjelljes së përshtatshme që janë të
përbashkëta për antarët e një sistemi shoqëror. Deviancë është veprimtari e tillë që e largon
individin nga normat e një shoqërie të caktuar në një kohë të caktuar.
Teoritë sociologjike mbi deviancën- Lidhur me konceptin e deviances janë ndeshur disa trajtesa
nga shumë sociologë. Njerëzit mbi bazën e mënyrave të veprimit, dallohen në tipa “altruist” dhe
“egoist”. Të parët e ndjejnë veten tepër të integruar ndërsa të dytët e ndjejnë veten të paintegruar
në jetën, normat dhe rregullat sociale, por ndeshet edhe dukuria tjetër ata që ndikohen nga
traditat, normat dhe vlerat në mënyrë maksimale mund të kalojnë në fatalizëm ndërsa indiferentët
pra ata që nuk përfillin asnjë normë dhe traditë apo rregull të shfaqin “shkeljen e ligjeve”.
Devijimi sipas “shpikësve” janë ai grup i njerëzve që deri diku i pranojnë normat dhe qëllimet
shoqërore, por rrugët dhe mënyrat e arritjes së tyre nuk i pranojnë, sepse sic theksojnë ata,
suksesi monetary i fituar nëpërmjet rrugës së krimit, nuk mund të quhet shoqërisht i pranueshëm,
prandaj ai klasifikohet prej tyre si totalisht devijant.
31
3.2 Sjellja devijante në shkollë
Sjellja deviante në klasë konsiderohet si një manifestim i akteve(sjelljeve) nga ana e nxënësit, që
nuk janë të legjitimuara nga mësuesit në kontekstin e rregullave të praktikës pedagogjike dhe që
shpien për pasojë, në prishjen e procesit normal të mësimdhënies dhe të nxënit. Sjellja devijante
e nxënësve në klasë është në interes të merret në studim, për shkak se është një qeshtje
komplekse shumë stresuese e cila ka në thelb elemente të ndryshme të cilat lidhen me vetë
individin, familjen, shoqërinë dhe sidomos mësuesin e shkollën. Termi sjellje devijante në këtë
punim përdoret si zëvendësim për sjelljen problematike e cila konsiston në shkeljen e rregullave
të nxënësit gjatë orës së mësimit. Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi i llojeve të
sjelljes deviante të ndeshura më tepër në shkollat shqiptare, qëndrimi i shoqërisë kundrejtë
veprimeve të padisiplinuara dhe vënia e theksit te roli dhe ndikimi i mësuesit në parandalimin
dhe menaxhimin e këtyre sjelljeve me qëllim përmirësimin e situatës. Sjelljet deviante në klasë
janë ato sjellje që prishin, pengojnë apo ndalojnë mësimdhënien. Ato janë rezultat i përvojave
negative në mjedisn rrethues. Për Hirschin, themeluesin e teorisë së kontrollit shoqëror, sjelljet
deviante janë produkt i nxitjeve të natyrës shoqërore dhe shumica prej nesh arrijmë t’i
kontrollojmë këto sjellje falë lidhjeve personale që krijojmë me vlerat, njerëzit dhe institucionet
prosociale. Sjellja deviante e nxënësve rrit stresin e mësuesëve dhe në këtë mënyrë ndikon
negativisht në tërheqjen e kontigjenteve të reja në profesionin e mësuesisë. (Mulliqi, 2008)
Mësuesit kanë ndikim thelbësor në evidentimin dhe rregullimin e sjelljeve deviante pasi ata
kalojnë një pjesë të mirë të kohës me nxënësit duke pasur mundësi t’i mbikqyrin ata. Për sjelljet
problematike në klasë, vlen thënia “parandalimi është më i mirë se kurimi”. Dhe thelbi i
kontrollit të sjelljeve të këqija është të jemi vigjilent dhe të veprojmë që në fazat e para të
shfaqjes së këtyre sjelljeve. Mësuesi duhet të jetë ai që krijon qytetarë të ditur dhe të
ndërgjegjshëm, të cilët janë të aftë të shohin botën në mënyrë kritike, të marrin vendime të
zgjuara për jetën e tyre dhe të tjerëve. Edukimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë
bazat e demokracisë në shkollë, në jetë, shoqëri dhe familje.
32
3.3 Shkaqet e sjelljeve devijante të nxënësve në shkollë
Ata mësimdhënës që nuk bëjnë përpjekje t’i kuptojnë shkaqet e sjelljeve devijante të nxënësve në
shkollë, rrezikojnë shumë në uljen e autoritetit të vetë edukativo-mesimor, në ftohjen e
mardhënieve nxënës-mësimedhenës, në uljen e autoritetit edukativ të shkollës në përgjithësi dhe
në zvoglimin e mundësive të saj që të edukoi dhe të formoi një personalitet të zhvilluar e të
përgatitur për një jetë më të mirë e më të begatshme. Nëse ftofen mardhëniet nxënës-
mësimdhenës, efekti i punës edukativo-mësimor, do të ulet dhe mësimdhenësi do të bie në ato
pozita, ku autoritetin e vet e mbështet në veprimin më të ulët, përmes ndëshkimit të nxënësve me
nota të dobta, pa u perpjekur aspak që të kuptoi gjendjen e nxënësit i cili ka ardhë në një pozitë
të tillë të palakmuar e devijante dhe brenda mundësive t’i ndihmojë atij që ta tejkaloi atë
gjendje. Mësimedhenësi që mbështet autoritetin e vet përmes ndëshkimit të nxënësve me nota të
dobta e me masa tjera jo adekuate, nuk bënë përpjekje fare qe t’i kuptoi shkaqet e sjelljeve
devijante të nxënësit dhe t’u ndihmoi sa do pak atyre , që të dalin nga ajo gjendje jo e lakmuar
për të cilen më së paku janë fajtor ata. (Dr. Zabeli, 2008, fq. 63)
Sa më shumë që perhapet nëpër shkolla tona dukuria e ndëshkimit të nxënësve përmes notës e
masave tjera jo adekuate ndëshkuese, jo vetëm që nuk mbrohet fare autoriteti i mësimdhënësit,
por autoriteti i tij dhe i shkollës në përgjithësi do të rrënohet tërsisht, duke shkaktuar edhe më
shumë sjellje devijante tek nxënësit në shkollë e gjetiu. Nxënësi i ndëshkuar me masa jo
adekuate, në një mënyrë apo tjetër, nga mësimdhënësi apo udheheqësia e shkollës, doemos do të
manifestoi sjellje agresive në dëme të disiplinës në shkollë, në dëme të ineteresimit për mësim,
në dëm të raporteve nxënës arsimtar, në dëm të raporteve mes shokëve e shoqeve dhe në dëm të
ruajtjes së inventarit shkollor. Ai që është mësimdhënës i mirë bënë përpjekje të vazhdueshme t’i
kuptoi sa më shumë e sa më drejtë shkaqet e sjelljeve të secilit nxënës, që t’u dalë në ndihmë
atyre sipas nevojës që kanë, për t’i nxjerr sa do pak nga pozita e tyre jo e lakmuar e cila shkakton
sjellje devijante te nxënësit.
33
Mësimdhënësi i mirë, merr informacion të mjaftushëm për gjendjen dhe rrethanat e nxënësit në
familje e në shkollë, se a e ka komplet familjen dhe dy prindërit, a i mungon ndonjëri prej
prindërve, nena apo babai, a i ka te divorcuar prindërit në mes veti, si është gjendja shëndetesore
dhe ekonkonomike në familje, si janë raportet në mes të dy prindërve dhe ne mes prindërve e
femijëve dhe si është gjendja shëndetesore e vetë nxënësit, po ashtu merr informacion edhe per
raportet e nxënësit me shokë e shoqe dhe në mes arsimtareve tjerë, që të ketë një qasje me
profesionale e më pedagogjike ndaj kësaj kategorie nxenësish që e duan një përkujdesje të
vecantë. Shumë nxënës kanë probleme të ndryshme psikologjike që shkaktohen për shkak të
frikesimeve, hidhërimeve, pikëllimeve, zemërimeve të ndryshme dhe për shkak të tensioneve
emocionale dhe streseve te jetës së tyre, të cilat janë të domosdoshme të kuptohen drejtë nga ana
e mësimdhenesit, që të ketë një qasje më të përkushtuar ndaj nxenesit.
Mësimdhënesi i mirë duhet t’i kuptoi dhe t’i respektoi dallimet e ndryshme në mes nxenesve për
nga inteligjenca e tyre, për nga talenti, motivacioni, deshira, aspirata dhe kurreshtja, qe t’i trajtoi
me profesionalisht veq e veq secilin dhe t’u jap kurajo e forcë më të madhe për mësim e për jetë
atyre. (Petixhon, 2010,fq. 98)
Mësimdhenesi i mirë bënë përpjekje që të kuptoi sa më shumë e sa më drejtë, se ndër shkaqet e
sjelljeve devijante të nxenesve ne shkollë, mujnë me qenë menyra e perkujdesit familjar ndaj
fëmisë se tyre, kualiteti i punës së mesimdhenesit në lendet mesimore, menyra e sjelljes se tyre si
mësimdhënës e si edukator, numri i madh i nxënësve në klase, inventari i dobët shkollor,
mungesa e kabineteve shkollore dhe paisjes së tyre me mjete të duhura mësimore, regjistrimi,
vlersimi, notimi dhe kalimi i nxënësve pa respektimin e kritereve të duhura pedagogjiko-
psikologjike, mënyra se si udhtojnë nxënësit në shkollë, mënyra e funksionimit apo
mosfunksionimi e shërbimit pedagogjiko-psikologjik në shkollë, i cili është deinstaluar fare nga
institucionet tona edukativo-mesimore dhe shumë e shumë faktorë tjerë që ndikojnë në mënyren
e sjelljes së nxënësve në shkollë. Të gjithë këta faktorë që u përmendën më lartë, ndikojnë në një
mënyrë apo tjetër në formimin e personalitetit, tipareve dhe karakterit të nxënësve (Petixhon,
2010,fq. 79)
34
3.4 Raporti familje-shkollë lidhur me parandalimin e sjelljeve
Të rinjtët që paraqesin çrregullime të sjelljes, dashje pa dashje tërheqin vëmendjen e mësuesve,
të prindërve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit. Qëllimet e tyre karakterizohen nga shpërthimi
i inatit, akte impulsive, rezultate të ulëta në mësime, etj. Në disa raste nga nxitimi, nga
mosvlerësimi i veçantive të nxënëseve, vetë mësuesit me paaftësinë dhe mungesën e
kompetencën bëhen shkaktarë të zbehjes së interesit të nxënësve për mësime. Përvoja tregon se
nuk mjafton që fëmija vetëm të vijë në shkollë. Nëse ata janë të uritur, të keqtrajtuar, të abuzuar,
të neglizhuar, të sëmurë, apo të frikësuar shanset për të pasur sukses janë të pakta. Nuk mund të
themi se situata të tilla tek ne janë masive por, në të njëjtën kohë nuk mund të pohojmë se ato
mungojnë. Po kështu rendja pas bizneseve të ndryshme ka bërë që shumë prindër të kenë
kontakte të kufizuara me fëmijët e tyre, duke parë me ta rrallë dhe në periudha të shkurta kohore.
Bashkëpunimi i shkollës me familjen ka rezultate të shumta në arsim si: rritet efektshmëria e
shkollës, rritet standardi jetësor, inkurajohen vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për
nxënie gjatë gjithë jetës. Në studime thuhet se shkolla duhet të bashkëpunojë me mjedisin sepse:
idetë burojnë atje, politika dhe partnerët janë atje dhe në fund të fundit të gjithë ne jemi atje.
Dalja jashtë kuadrit përtej traditave të zakonshme, është një burim i mrekullueshëm i të nxënit
dhe i përmirësimit. Poashtu, bashkëpunimi i shkollës me familjen ndikon reciprokisht që edhe
fëmija të ndryshojë e të krijojë bindje të reja për shkollën dhe të merr atë pjesën
bashkëpërgjegjësisë, me ç ‘rast krijohet ndjenja e kënaqësisë. (Miller, Bonnie2003 “Si të krijohet
kontakti i suksesshëm me nxënësit”(Doracak për arsimtarë), Ferizaj: QPEA).
Nocini familje, në aspektin e karakteristikave e as të strukturës, nuk është nocion unik. Në
praktikën e partneritetit midis shkollës dhe familjes janë shënuar rastet kur mësuesi/ arsimtari
dhe prindi arrijnë marrëveshjen që t’i dënojnë me dhunë fizike apo edhe tjetër fare nxënësit
respektivisht fëmijët të cilët nuk u nënshtrohen rregullave të punës në shkollë apo edhe
kërkesave tjera mësimore që duhet të përmbushen në familje. (Deva-Zuna, 2009, fq. 55)
35
Konkluzione
Shkolla është më shumë se një institucion akademik, para se gjithash, shkolla është një
institucion edukativo-arsimor për fëmijët tanë. Krijimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit pa
frikën nga sjelljet e dhunshme dhe jo njerëzore, është një sfidë relativisht e madhe për shoqërinë
dhe para se gjithash një kusht elementar për ngritjen sigurisë dhe cilësisë së arsimit në
Republikën e Kosovës. Dhuna në shkolla është një dukuri shoqërore mjaft shqetësuese. Në vitet
e fundit, një perceptim i përbashkët është shfaqur ku mendohet se dhuna është bërë më e
përhapur nëpër shoqëri, duke e përfshirë edhe sistemin e edukimit. Krijimi i mjediseve të sigurta,
të dhunshme dhe humane në shoqëri dhe shkolla është një kusht elementar për maksimalizimin e
efikasitetit dhe të efektivitetit të sistemit të arsimit në Kosovë, në përgjithësi, dhe të atij të
detyruar në veçanti. Dhuna në shkolla dhe delikuenca e të miturve në përgjithësi është një realitet
i pothuajse i përditshëm për miliona nxënës të shkollave në mbarë botën. Kohën e fundit, jemi
dëshmitarë të shfaqjes së disa sjelljeve jo-shoqërore apo të dhunshme të formave të ndryshme në
shoqëri. Së fundmi, një perceptim është shfaqur në shoqëri ku mendohet se sjelljet e dhunshme
apo dhuna në cilën do formë është bërë më e përhapur dhe e theksuar në shoqëri, duke përfshirë
edhe institucionet e edukimit para-universitar të Republikës së Kosovës.
Po kështu, një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm është ndjenja e përgjegjësisë së prindit ndaj
fëmijës. Nga përvoja mund të them se kemi hasur shumë prindër që nuk kanë ndjenjë
përgjegjësie dhe interes të duhur në ndjekjen e sjelljes së fëmijës në shkollë. Këta prindër nuk i
marrin seriozisht detyrimet që u takojnë dhe mundohen që këto detyrime t’ua kalojnë mësuesve.
Padyshim bëhet fjalë për prindër që u mungon formimi i duhur për t’i dhënë vlerësimin e
merituar shkollës për pjesën që u takon. Lirisht mund të themi se, një nga arsyet e manifestimit
të dhunës në shkolla është mungesa e kulturës për raportimin e kësaj dukurie nga vet viktimat
apo përjetuesit e dhunës, dëshmitarët apo personeli shkollor dhe, kur bëhet fjalë për viktimën
potenciale ata, dhunën e ushtruar ndaj tyre e konsiderojnë si diçka normale me të cilën ata vetë
duhet të ballafaqohen dhe të nënshtrohen.
36
Rekomandime
Mënyra sesi fëmijët flasin për dhunën në jetën e tyre të përditshme tregon se ata janë të
vetëdijshëm për sjelljen e dhunshme që i rrethon, si dhe për rolin dhe pjesëmarrjen e tyre dhe se i
kuptojnë pasojat nga kjo sjellje. Rekomandimet në vijim kanë për qëllim parandalimin e dhunës
dhe krijimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe mësimdhënësit:
Për shkollë
Shkolla është institucion i organizuar dhe i specializuar për edukimin e nxënësve,
më i rëndësishmi, më i vjetri, më masovik dhe më i zhvilluari;
Krijimi i kushteve për kultivim të kulturës së debatit ndërmjet mësimdhënësve
dhe nxënësve;
Trajnimi i vazhdueshëm i stafit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, në lidhje me
dhunën, format e dhunës, mënyrën e reagimit dhe masat për parandalimin e saj;
Zhvillimi i një programi unik të masave për parandalimin dhe zhdukjen e dhunës
në mesin e nxënësve i cili do të përfshijë punën me ushtruesit e dhunës dhe
viktimat dhe i cili do të përfshihet në kurrikulë;
Përshtatja e përmbajtjes mësimore mjedisit shoqëror përmes së cilës do të arrihej
ngritja e vetëdijes së nxënësve për vendin dhe rolin e tyre në zhvillimin e
shoqërisë e shkolla do të shndërrohet në një institucion të fuqishëm arsimor;
Formimi dhe funksionalizimi i Ekipeve apo Këshillave të Sigurisë të cilat do të
identifikonin rreziqet dhe dhunën në shkollë dhe do të hartonin planin e veprimit
për siguri.
Për prindërit
Prindërit duhet të përqendrohen në fëmijët e tyre me qëllim që edukimin ta
bazojnë në mundësitë e tyre gjenetike, pra në talentin e tyre;
Shkolla në partneritet me familjen dhe komunitetin duhet të inkurajojë taltentet e
rinjë për pjesmarrje në projektet e ndryshme, garat e nivele shkollore etj
37
Për krijimin e një klimë pozitive dhe të sigurt në shkollë, është i domosdoshëm
bashkëpunimi me prindërit dhe përfshirja e tyre në shumë aktivitete shkollore
duke përfshirë këtu edhe sigurinë. Komunikimi i hapur dhe perspektiva e marrë
nga shtëpia dhe nga shkolla ndihmon në krijimin e kësaj klime dhe inkurajon një
qasje të përqendruar në zgjidhjen e problemeve dhe reduktimin e dhunës në
shkolla.
Shkolla është e të gjithëve, e nxënësve, e mësimdhënësve, e prindërve si dhe e
komunitetit e të gjithë këta së bashku kanë përgjegjësi në krijimin e një klime
pozitive dhe të sigurt në shkollë. Që një shkollë të jetë e tillë, të gjithë
mësimdhënësit e përfshirë në hulumtim, theksojnë respektimin e kodit të
mirësjelljes dhe rregulloreve të shkollës të cilat përcaktojnë të drejtat dhe
përgjegjësitë e nxënësve në shkollë. Ata duhet të jenë të sjellshëm, të respektojnë
njëri tjetrin dhe rregulloren e shkollës, të jenë të rregullt në vijimin e mësimit, t`i
përmbahen orarit mësimor më përpikëri si dhe të bartin uniformën për t`u dalluar
nga rrugaçët dhe personat e jashtëm.
Për të ndihmuar në krijimin e një klimë pozitive dhe të sigurt në shkollë, mësimdhënësit dhe
shkollat duhet në mënyrë aktive të bashkëpunojnë më prindërit dhe t'i përfshinë ata në tërë
shumëllojshmërinë e aktiviteteve shkollore duke përfshirë këtu edhe atë të sigurisë. Prania e
prindërve në shkollë përmes bashkëpunimit dhe njohja me nevojat dhe problemet e nxënësve,
mundëson parandalimin apo të paktën reduktimin e dhunës, krijimin e një klime më të
përshtatshme dhe arritjen e rezultateve më të larta për nxënësit. Me qëllim të identifikimit të
interesimit për bashkëpunimin me prindërit, mësimdhënësit janë pyetur se sa ata janë të kënaqur
me këtë bashkëpunim, sa informohen prindërit e nxënësve për përjetimin e dhunës dhe
ngacmimeve në shkollë dhe sa ata informojnë mësimdhënësin për gjendjen dhe sjelljet e
fëmijëve të tyre. Përfundimisht, problemi i mos raportimit të dhunës së paraqitur në shkolla në
cilëndo formë, është pasojë drejtpërdrejtë e trashëgimit të një mentaliteti nga regjimi dhe sistemi
i kaluar okupues dhe aparati represiv policor. Mbetet ende shumë për të bërë në mënyrë që
shkolla të kthehet në një vend miqësor për fëmijët, ku të krijohen hapësirat e nevojshme për
zhvillimin e plotë të personalitetit të fëmijës.
38
Literatura
1. Prof.Dr.I. Krasniqi, Një shkollë pa dhunë (Si ta bëjmë), Prishtinë, 2012
2. Prof. Dr. A.Deva-Zuna, , Një shkollë pa dhunë (Si ta bëjmë), Prishtinë, 2012
3. Miller, Bonnie2003 “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”(Doracak për
arsimtarë), Ferizaj: QPEA.
4. Dr.T. Petixhon, Psikologjia, botoi Sorosi, Tirane, 2010
5. Dr. Zabeli, Naser2008 “Strategjitë psiko-pedagogjike për reduktimin e sjelljes së
papërshtatshme në klasë”, Prishtinë: Libri shkollor.
6. Prof.Ass.Dr.Sh. Mulliqi 2008”Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veçanta
7. Delay Versus Deviance in Autisic Social Behavior, Hobson’s point of view
8. Menaxhimi I klases, Th. Karaj. 2008,
9. Prof.Dr, Rexhepagiqi,J, Tem ate zgjedhura dhe bashkekohore pedagogjike, Prishtine, 2010
10. Prof.Dr.Sylaj V: Bashkëpunimi shkollë familje në parandalimin e dhunës ndërmjet
nxënësve në shkollë
11. Prof. Dr. A. Deva-Zuna e bashkautorёt, Partneriteti Shkollё-Familje-Komunitet,
Prishtinё
12. ,2009
13. Krijimi i mjediseve të sigurta , jo të dhunshme dhe humane/miqësore në shoqëri dhe
shkolla, Prishtinë, shkurt, 2009.
14. Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit 2011 - 2014 Tiranë, 2014
15. Doracak për arsimtarë, ndërpreja e dhunës nëpër shkolla, Tiranë, 2002,
16. (Miller,B: Unë mund të mësoj, udhëzues për mësues,Ferizaj,2005)