3
Përtej kufizimeve urbane Grantet kombëtare ndihmojnë grupet mjedisore në përmirësimin e jetës urbane në Shqipëri

Përtej kufizimeve urbane - documents.rec.orgdocuments.rec.org/publications/SECTNatGrants_Albanian_Feb2010_AL… · të filluar realizimin e planeve të tyre të ... identifikuar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përtej kufizimeve urbane - documents.rec.orgdocuments.rec.org/publications/SECTNatGrants_Albanian_Feb2010_AL… · të filluar realizimin e planeve të tyre të ... identifikuar

RECQendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është një organizatë ndërkombëtare me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mjedisore. Ndër aktivitetet e tjera, REC mbështet organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) për të qenë më efektive në rolin e tyre vendimtar në proceset demokratike. REC mbështet OSHC-të përmes programeve të granteve, duke ngritur kapacitetet, duke krijuar qëndrueshmërinë organizative dhe duke forcuar rrjetëzimin. Gjatë 19 viteve, REC ka shpërndarë më shumë se 12 milion Euro për 5,500 grante për OSHC-të mjedisore. Në Evropën Juglindore, skema e granteve kombëtare dhe rajonale – përfshirë grantet e realizuara në kuadër të projektit SECTOR – është përdorur për të mbështetur suksesshëm punën e OSHC-ve gjatë pesë viteve të fundit.

Zyra QEndrorE rEC: tel: (36-26) 504-000 l Faks: (36-26) 311-294 l Internet: www.rec.org l rEC ShQIpërI l E-mail: [email protected] l tel dhe Faks: (355-4) 2 232-928 l Internet: http://albania.rec.org

Projekti SECTORPrilli 2006 shënoi fillimin e programit kuadër SECTOR (Mbështetje Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Evropën Juglindore), i cili ndihmon grupet bazë të realizojnë rolet e tyre si drejtues të rëndësishëm të zhvillimit komunitar në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në promovimin e shoqërisë civile, SECTOR synon të shtyjë shoqërinë drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës në qytete.

Vendet përfituese janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova (e përcaktuar nga UNSCR 1244). I shtrirë në periudhën kohore Prill 2006 – Prill 2010, programi ka një buxhet total prej 3.7 milion Euro, të mundësuara nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). Rezultatet e një studimi vlerësues, bazuar në një pyetësor të plotësuar nga grupet në rajon dhe në intervistat me aktorët e fushës, janë paraqitur në Adresarin më të fundit të OSHC-ve për mjedisin. Nevojat e identifikuara për zhvillim u adresuan përmes aktiviteteve të realizuara në kuadër të tre komponentëve kryesorë të projektit:

Qëndrueshmëria organizative l : REC zhvilloi një vlerësim organizativ dhe një udhëzues për planin e zhvillimit, i cili u përdor nga 58 OSHC. Plani i ndihmoi organizatat që të zhvillojnë më mirë aktivitetet e tyre për të marrë rezultate më të mira; për t’u bërë më të qëndrueshëm nga ana organizative; dhe për të adresuar më mirë shqetësimet e komuniteteve të tyre. 35 grupe morën fonde fillestare për të zbatuar komponentët e përzgjedhur të planeve të tyre të zhvillimit.

Mbështetje për projekte (grantet): l Kjo skemë grantimi identifikon dhe mbështet projektet e ndërmarra nga OSHC-të në vendet e synuara, në nivele kombëtare dhe rajonale.

Mbështetje për Rrjetëzim dhe Trajnime l : Seria e trajnimeve të Master Klasës ndihmoi 188 pjesëmarrës në forcimin e kapaciteteve për lobim mjedisor, duke punuar me median e pavarur, duke lehtësuar pjesëmarrjen publike, duke bërë advokaci dhe monitoruar qeverinë dhe industrinë. Dy rrjete OSHC-sh rajonale morën grante për të filluar realizimin e planeve të tyre të zhvillimit organizativ.

Grantet kombëtare SECTORGrantet kombëtare janë shpërndarë në tre raunde dhe në total janë mbështetur 109 projekte. Që nga viti 2006 deri në 2010-ën janë nxjerrë një sërë njoftimesh për grante, me një shumë të dhënë prej 550,608 Euro.Tematikat kryesore të projekteve përfshijnë menaxhimin e mbetjeve, konsumin e energjisë, higjienën, gjelbërimin urban dhe transportin urban.Sipas tematikës, pjesa më e madhe e projekteve – 40 përqind – adresuan çështje lidhur me mbetjet, identifikuar nga shumica e vendeve si një ndër problemet më emergjente urbane. Aktivitetet e projekteve u fokusuan në rritjen e ndërgjegjes dhe edukimin, me synimin për të ndikuar në sjelljen dhe qëndrimin e qytetarëve. Krahas fushatave mbi çështjet klasike të riciklimit dhe të ripërdorimit të kontenierëve dhe të produkteve të tjera, shumë OSHC u përpoqën të sjellin përafrime novatore si nxitja e pronarëve të dyqaneve për të përdorur çanta blerjesh të ripërdorshme, mësimi i grave shtëpiake për të zvogëluar konsumin e ujit dhe edukimi i anëtarëve të komunitetit Rom mbi grumbullimin e mbetjeve.37 përqind e projekteve u fokusuan në aktivitete ndërgjegjësuese, duke synuar gjelbërimin e qyteteve dhe nxitjen e përfshirjes së komunitetit në vendimet për zhvillim.Aktivitetet e OSHC-ve varionin nga heqja e mbetjeve ilegale afër rrjedhave ujore në krijimin e “zonave të gjelbra” dhe edukimin praktik në terren.

Përtej kufizimeve urbaneGrantet kombëtare ndihmojnë grupet mjedisore

në përmirësimin e jetës urbane në Shqipëri

Përfshirja e aktorëve kyç që në fazën e hartimit të projektit mbetet thelbësore

Grantet shqiptareNë Shqipëri, gjatë periudhës 2006 — 2010, Programi SECTOR ka dhënë 196,710 Euro për 20 projekte në mbarë vendin. Grantet mbështetën mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit urban, kjo përmes vlerësimit; identifikimit të problemeve; pilotimit të masave korrigjuese; lobimit pranë autoriteteve vendore; dhe rritjes së ndërgjegjes midis aktorëve të ndryshëm në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.Pjesa më e madhe e projekteve — 65 përqind — adresuan çështje të planifikimit urban, përfshirë këtu gjelbërimin e disa zonave të qyteteve (Rrogozhinë, Bajram Curri, Elbasan dhe Vlorë); rehabilitimin e mjediseve në qendrat historike dhe urbane (Gjirokastër dhe Rrëshen); promovimin e ndërgjegjes mjedisore përmes festivalit kulturor Rom (Përmet); dhe rritjen e presionit publik ndaj vendimmarrësve përmes grupeve aktiviste qytetare (Peshkopi).Mësimet e nxjerra gjatë realizimit të punës, sukseset e arritura dhe vështirësitë e kapërcyera:

Është thelbësore përfshirja e aktorëve kyç gjatë fazës së hartimit të projektit. Gjithsesi, langazhimi i tyre është i vështirë edhe kur projekti hyn në fazën e zbatimit. Përfshirja e tyre në të gjitha fazat, ndihmon në suksesin e projektit dhe marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara.Pas zbatimit të projektit, komunitetet dhe autoritetet vendore, jo gjithmonë marrin lnë dorëzim punimet e kryera. Është e nevojshme që aktivitetet e projektit dhe vetë OSHC-të të bëhen pjesë e komuniteteve të tyre.Në Shqipëri, financimi për zhvillimin e OSHC-ve (edhe për aktivitetet e lidhura me lzhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin) është i kufizuar. OSHC-të duhet të ngrenë kapacitetet e tyre për të aplikuar për fonde.Ndonëse sjellin perspektiva të ndryshme dhe të vlefshme, OSHC-të jo mjedisore lkanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm të kapaciteteve dhe asistencë për të kuptuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe si t’i zbatojnë ato në praktikë.Nëpërmjet investimeve të vogla, mund të zhvillohet më tej bashkëpunimi midis lOSHC-ve dhe autoriteteve vendore për projekte ndërgjegjësimi, si dhe të mbështeten më mirë rezultatet e arritura.

BULLGARI

C Z E C HR E P U B L I C

HUNGARI

R U M A N I

S L O V A K I A

SLLOVENI

Deti Adriatik

MediterraneanSea

U K R A I N E

MOLDOVA

A U S T R I A

I T A L I

GREQI

TURKEY

K R O A C I

BOSNJE DHEHERZEGOVINA

IRJ MAQEDONI

KOSOVË

SERBI

K R O A C I

BOSNJE DHEHERZEGOVINA

IRJ MAQEDONI

SERBI

KOSOVËMALI I Z IMALI I Z I

0 200100

kilometër

SHQIPËRIS H Q I P Ë R IS H Q I P Ë R I

SECTOR

Gjelbërimi i qyteteve dhe planifikimi urban 37%

Menaxhimi i ujit dhe i ujërave të zeza 15%

Gjelbërimi i qyteteve dhe planifikimi urban 65%

Menaxhimi i ujit dhe i ujërave të zeza 6%

Transporti dhe ndikimet e tij 9%

Konsumi i energjisë 8%Menaxhimi i mbetjeve 40%

Transporti dhe ndikimet e tij 5%

Konsumi i energjisë 5%Menaxhimi i mbetjeve 10%

SHPËRNDARJA E PROJEKTEVE TË GRANTEVE KOMBËTARE SIPAS TEMATIKËS

Projektet e të gjitha vendeve Projektet e Shqipërisë

Page 2: Përtej kufizimeve urbane - documents.rec.orgdocuments.rec.org/publications/SECTNatGrants_Albanian_Feb2010_AL… · të filluar realizimin e planeve të tyre të ... identifikuar

Nxënësit marrin mësime për mbetjetTirana prodhon rreth 750 ton mbetje të ngurta në ditë ose afërsisht 0.8 kilogram për banor në ditë. Kazanët e tejmbushur me mbetje, si nga banorët dhe bizneset private, paraqesin probleme serioze përsa i përket higjienës dhe ndotjes së ajrit.

Qendra EDEN (Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim) ka zbatuar në Tiranë një projekt, me shumën prej 11.640 Euro, që promovoi riciklimin, duke përfshirë mbetjet e letrës në shkolla, si një mënyrë për të krijuar një mjedis më të këndshëm dhe të shëndetshëm.

Në nëntë shkolla pilot, vullnetarët e Qendrës EDEN organizuan aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit të 10.640 fëmijëve në 265 klasa. Vullnetarët informuan nxënësit për rëndësinë e procesit të riciklimit dhe se si të realizojnë ndarjen e mbetjeve, dhe praktikave të tjera për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve. Informacioni i dhënë kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të mjedisit për vetë nxënësit.

Është përgatitur një manual për menaxhimin e mbetjeve, i cili është shpërndarë në shkollat pilot së bashku me 400 postera, 750 afishe, 900 qese plastike dhe rreth 300 kazanë për grumbullimin e mbetjeve. U vendos në shkolla një sistem riciklimi i letrës dhe u dhuruan pajisje për të mundësuar grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Mësuesit dhe prindërit, në bashkëpunim dhe me bashkinë dhe kompanitë e riciklimit, u përfshinë gjithashtu në aktivitetet e riciklimit.

Bashkëpunimi ndërmjet të gjithë këtyre aktorëve dhe organizatave të shoqërisë civile ishte një nga arritjet kryesore të projektit dhe vendimtare për zbatimin e kësaj nisme.

Projekti bashkëpunoi me Shoqatën e Romëve për mbledhjen e mbetjeve të ndara nga shkollat. Megjithatë, u hasën vështirësi në komunikim dhe në rënien dakord për mbulimin e kostove. Në përfundim, të gjitha përgjegjësitë për grumbullimin e mbetjeve iu caktuan bashkisë dhe kompanive private të riciklimit.

KontaKt: Zhaneta Prifti dhe Merita Mansaku l Qendra EDEN l Rr. Luigj Gurakuqi, P. 12B, Ap. 15, Tiranë, Shqipëri l tel dhe Faks: (355-4) 2 239-619 l E-mail: [email protected]

Komuniteti hedh mbetjet në vendin e caktuarMenaxhimi i dobët i mbetjeve në Kukës ka çuar në krijimin e vendeve të paligjshme të grumbullimit të mbetjeve urbane në zona të ndryshme përreth qytetit, ndërkohë që venddepozitimi lokal është plotësisht i mbushur dhe nuk plotëson standardet bashkëkohore mjedisore.

Përmirësimi i mjedisit përmes adresimit të problemeve të mbetjeve urbane dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut ishte fokusi i projektit prej 9.300 Euro të zbatuar nga Shoqata “Kujdesi” në Kukës.

Puna u përqendrua në:

zhvillimin e një plani lokal veprimi për menaxhimin e mbetjeve me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe ltë autoriteteve vendore;

përmirësimin konkret të vendgrumbullimit të mbetjeve, duke përfshirë dhe aktorët lokalë; l

organizimin e takimeve komunitare në bashkëpunim me bashkinë dhe median lokale, për të rritur lndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e mjedisit dhe të menaxhimit të mbetjeve.

Shoqata “Kujdesi” dhe Bashkia e Kukësit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të punuar së bashku në rehabilitimin e një sipërfaqeje prej 4.800 metra katrorë të vendgrumbullimit ku hidhen mbetje inerte dhe mbetje të tjera urbane.

Marrëveshja, gjithashtu, përfshinte përgatitjen e një plani veprimi për menaxhimin afat – mesëm të mbetjeve të ngurta, me qëllim përmirësimin e planifikimit mjedisor në nivel lokal.

Disa takime publike dhe tre takime të mëdha, të organizuara në bashkëpunim me dy Organizata të Shoqërisë Civile dhe Agjencinë e Zhvillimit Ekonomik, ndihmuan në identifikimin e problemeve mjedisore dhe hartimin e propozimeve për zgjidhjen e tyre.

Pjesë e punës ishte edhe rehabilitimi i hapësirës së gjelbër në zonën e universitetit lokal. Studentët punuan vullnetarisht me anëtarët e shoqatës “Kujdesi” për mbjelljen e 60 pemëve dekorative.

Aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit përfshinë:

një emision televiziv mbi dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytetin e Kukësit; l

një debat në televizion me një panel ekspertësh, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të teleshikuesve; l

katër lajme dhe një reklamë në televizion; l

tre artikuj në gazetë; dhe l

botimin e 230 posterave dhe 450 broshurave për aktivitetet që mund të përmirësojnë mjedisin. l

U realizuan disa aktivitete promocionale, përfshirë një ekspozitë pikturash me tematikë mjedisin, realizuar nga nxënësit e shkollës së mesme artistike; botimin e kalendarit të vitit 2009 me foto të qytetit; dhe festimin e Ditës së Qyteteve të Pastra, 22 Shtator 2008.

Si rezultat i këtij projekti, Bashkia e Kukësit ka një plan veprimi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta.

Problemet që u hasën gjatë zbatimit të këtij granti ishin:

mungesa e interesit mes banorëve për të përmirësuar kushtet e vend-grumbullimit lokal; l

përfshirja e ulët e qytetarëve në aksionin e pastrimit të mbetjeve në zonat e populluara; dhe l

qëndrimi i përgjithshëm i banorëve se menaxhimi i mbetjeve urbane është vetëm përgjegjësi e lautoriteteve vendore dhe jo e banorëve.

KontaKt: Riza Ademaj l Shoqata “Kujdesi” Kukës l Bashkia Kukës, Kukës, Shqipëri l tel: (355-68) 20 32-043 l Faks: (355-24) 24-385 l E-mail: [email protected]

Muzeut historik, falë rehabilitimit, i rikthehen vizitorët Prej kohësh Muzeu Historik, një vend tërheqës për vizitorët në qytetin e Rrëshenit, kishte nevojë për rehabilitimin e mjediseve të tij rrethuese, si dhe të infrastrukturës përkatëse.

Kjo u mundësua nëpërmjet zbatimit të një projekti, që adresonte përmirësimin e kushteve të institucioneve kulturore të qytetit. Një grant prej 10.000 Euro financoi këtë nismë, të ndërmarrë nga Shoqata “Për një të ardhme të gjelbër” në Rrëshen.

Puna konsistoi në heqjen e mbetjeve që kishin zënë vend prej disa vitesh në rrethinat e muzeut, në gjelbërimin e një sipërfaqeje prej 1.200 metra katrorë, në mbjelljen e më shumë se 60 pemëve dhe shtrimin me gurë të një rrugice, brenda muzeut, në një sipërfaqe 110 metra katrorë.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, granti nxiti Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Turizmit për të miratuar një fond prej 40.000 Euro për rehabilitimin e ndërtesës kryesore të muzeut. Fatkeqësisht, ky projekt mbeti pezull.

Ndërsa vijonte zbatimi i aktiviteteve, projekti hasi me një konflikt interesash private mbi territorin e muzeut. Një vështirësi tjetër ishte rikthimi i interesit të autoriteteve vendore në lidhje me muzeun, me qëllim që të mbështesnin rehabilitimin e tij.

Projekti ishte shembull i një bashkëpunimi të fortë dhe efektiv midis aktorëve lokalë (OSHC-ve, autoriteteve lokale dhe komunitetit), gjë që dëshmohet nga bashkëfinancimi i dhënë nga Bashkia dhe nga 16 individë.

Si rezultat i grantit të dhënë nga programi SECTOR, muzeu u rihap pas 15 vjetësh. Gjatë gjashtë muajve të parë të punës, muzeu tërhoqi 500 nxënës shkolle, 53 turistë të huaj dhe 600 vizitorë të tjerë.

Ngjarje të ndryshme publike u janë zhvilluar në mjediset e muzeut, përfshirë ditën e përkujtimit të viktimave të regjimit komunist dhe Ditën e Çlirimit.

Për momentin, megjithatë, përfundimi i projektit qëndron pezull.

KontaKt: Ndue Prenga l Shoqata ”Për një të ardhme të gjelbër” l Rr. “At Gjergj Fishta”, Rrëshen, Mirditë, Shqipëri l tel: (355-68) 23 68-464 l E-mail: [email protected]

Pemë të shpëtuara, fatura të energjisë elektrike të reduktuaraKonsumi i energjisë mbetet një shqetësim i madh për popullsinë e Shqipërisë, veçanërisht në zonën e Korçës, ku dimri i ashpër rrit kërkesën për dru zjarri, si burimin kryesor të ngrohjes. Për të promovuar burimet e energjisë alternative dhe për të nxitur ruajtjen e energjisë në ndërtesat publike, Shoqata “Natyra Ndërkufitare” zbatoi një projekt në vlerën 14.970 Euro, për të realizuar termo-izolimin e ndërtesave.

Shoqata bëri një vlerësim të gjendjes, bazuar në pyetësorë dhe intervista lidhur me përdorimin e termo-izolimit në qytetin e Korçës dhe atë fqinj të Ersekës, si dhe organizoi një seminar me aktorët lokalë për identifikimin e problemeve dhe mundësive përsa i përket termo-izolimit të banesave. Shoqata, më pas, grumbulloi dhe siguroi informacion të rëndësishëm mbi termo-izolimin, konsumin dhe eficiencën e energjisë. Informacioni u bë i njohur për publikun, përmes një fushate ndërgjegjësimi, dhe për vendimmarrësit lokalë nëpërmjet përpjekjeve lobuese për të fituar mbështetje për procesin e termo-izolimit të shtëpive. Metodat e përdorura nga OSHC për përhapjen e informacionit përfshinin një spot promocional që u transmetua në televizionin lokal për dy muaj rradhazi , 600 postera dhe 500 broshura.

Termo-izolimi pilot në një prej ndërtesave publike, asaj të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, siguroi të dhëna të nevojshme për të promovuar zgjerimin e mëtejshëm të këtij procesi në Korçë. Termo-izolimi mundësoi që Drejtoria të pakësojë konsumin e drurit nga shtatë në katër metra kub, gjatë një dimri të vetëm. Ai, gjithashtu, ndikoi në zvogëlimin e faturave të energjisë elektrike të ndërtesës, duke e ulur nevojën e përdorimit të pajisjeve ngrohëse elektrike.

Një nga mësimet e nxjerra ishte se një projekt pilot lokal i suksesshëm, dhe të dhënat mbi konsumin e energjisë para dhe pas zbatimit të tij, mund të rezultojnë bindëse për ta përdorur termo-izolimin dhe në raste të tjera. Në rajonin e Korçës, sektori i biznesit, veçanërisht ai i ndërtimit, tregoi interes të madh në zbatimin e kësaj praktike.

Projekti ndihmoi në realizimin e një takimi me aktorët lokalë, me qëllim për ta vendosur termo-izolimin si një kusht për dhënien e lejeve të ndërtimit. Më tej, bashkia e shndërroi këtë kërkesë në një kusht të detyrueshëm. Bizneset lokale të ndërtimit e mbështetën idenë dhe treguan gatishmëri për përmbushjen e saj.

Projekti është dëshmi e bashkëpunimit mes OSHC-ve, qeverisë vendore dhe sektorit të biznesit me rezultate konkrete – zbatimi i një projekti demonstrues, miratimi i një kërkese ligjore nga qeveria vendore, dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe e njohurive rreth çështjeve që lidhen me energjinë (konsumi, kursimi, etj).

Shoqata do të vazhdojë monitorimin e përdorimit të termo-izolimit dhe efekteve të tij në përdorimin e energjisë, si dhe do të sigurojë informacione mbi të tjera masa dhe aktivitete për rritjen e eficiencës energjetike.

KontaKt: Kristaq Shore l Shoqata “Natyra Ndërkufitare” l Rr. “Pandeli Cale”, Nr. 26, Korçë, Shqipëri l tel: (355-82) 44-346 l E-mail: [email protected]

Mbështetje e Qyteteve dhe e Shoqërisë Civile në Shqipëri

Page 3: Përtej kufizimeve urbane - documents.rec.orgdocuments.rec.org/publications/SECTNatGrants_Albanian_Feb2010_AL… · të filluar realizimin e planeve të tyre të ... identifikuar