12
1 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTRASTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SIENCE & TECHNOLOGY Promemorja e Rishikimit të Përbashkët Vjetor (RPV) 2014 për sektorin e arsimit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar Rishikimin e Përbashkët Vjetor (RPV) më 4 e 5 mars 2014, për të vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011 – 2016 dhe për të rekomanduar prioritetet për zhvillim të mëtejmë në këtë sektor në vitin 2015. Ky ishte RPV i tretë për sektorin e arsimit që organizohet në Kosovë, pas atij të parit që ishte mbajtur më 28 – 30 mars 2012. Qëllimi i RPV-së ka qenë të përmbledhë progresin e arritur në vitin 2013 në këtë sektor, për të vlerësuar zbatimin e synimeve të PSAK 2011 – 2016, progresin që ka të bëjë me Planin e Zbatimit të MASHT-it për vitin 2013 dhe për të arritur një mirëkuptim ndërmjet akterëve relevant për intervenimet me prioritet në të ardhmen që do të çonin tek një përmirësim i performancës së këtij sektori. RPV 2014 ka shënuar disa risi krahasuar me proceset e mëparshme të rishikimit të përbashkët të sektorit të arsimit. Së pari është organizuar një proces i përcaktimit të prioriteteve zhvillimore kombëtare në sektorin e arsimit, duke përfshirë konsultimin e palëve relevante (punëtori e mbajtur më 10-11 shkurt 2014); së dyti, është siguruar qasje më koherente në mes të proceseve të planifikimit strategjik (PSAK 2011-2016), kornizës afatmesme të shpenzimeve (KASH 2015-2017), si dhe planifikimit dhe buxhetimit vjetor.

Promemorja e Rishikimit të Përbashkët Vjetor (RPV) 2014 ... · Grupi i II: Arsimi profesional, arsimi joformal, arsimi për të rritur; Grupi III: Kurrikula, trajnimi i mësimdhënësve

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria-Vlada-Government

MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTRASTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SIENCE & TECHNOLOGY

Promemorja e Rishikimit të Përbashkët Vjetor (RPV) 2014 për

sektorin e arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar Rishikimin e Përbashkët Vjetor (RPV) më 4 e 5 mars 2014, për të vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011 – 2016 dhe për të rekomanduar prioritetet për zhvillim të mëtejmë në këtë sektor në vitin 2015. Ky ishte RPV i tretë për sektorin e arsimit që organizohet në Kosovë, pas atij të parit që ishte mbajtur më 28 – 30 mars 2012. Qëllimi i RPV-së ka qenë të përmbledhë progresin e arritur në vitin 2013 në këtë sektor, për të

vlerësuar zbatimin e synimeve të PSAK 2011 – 2016, progresin që ka të bëjë me Planin e

Zbatimit të MASHT-it për vitin 2013 dhe për të arritur një mirëkuptim ndërmjet akterëve

relevant për intervenimet me prioritet në të ardhmen që do të çonin tek një përmirësim i

performancës së këtij sektori. RPV 2014 ka shënuar disa risi krahasuar me proceset e

mëparshme të rishikimit të përbashkët të sektorit të arsimit. Së pari është organizuar një proces

i përcaktimit të prioriteteve zhvillimore kombëtare në sektorin e arsimit, duke përfshirë

konsultimin e palëve relevante (punëtori e mbajtur më 10-11 shkurt 2014); së dyti, është

siguruar qasje më koherente në mes të proceseve të planifikimit strategjik (PSAK 2011-2016),

kornizës afatmesme të shpenzimeve (KASH 2015-2017), si dhe planifikimit dhe buxhetimit

vjetor.

2

Një risi tjetër e procesit të RPV 2014 është edhe pronësia e shtuar e MASHT –it dhe palëve

vendore të interesuara. Grupi punues i MASHT-it i themeluar vitin e kaluar ka planifikuar dhe

zbatuar tërë procesin, përfshirë hartimin dhe miratimin e Raportit Sektorial të Progresit për

vitin 2013 dhe organizimin e jetësimin e konferencës së RPV-së, me një përkrahje fare minimale

nga konsulentë të jashtëm. MASHT ka bërë përpjekje të organizuara edhe në drejtim të

avancimit të Kornizës së Performancës dhe përditësimit të saj përkitazi me realizimin e masave

të PSAK-ut 2011-2016. Versioni i përditësuar do të përdoret për përgatitjen e RPV 2015.

A. Përgatitjet dhe procesi i zbatimit

1. Grupi punues (GP) dhe Sekretaria e RPV-së e përbërë nga menaxherë e zyrtarë nga të gjitha

njësitë relevante në MASHT, ka hartuar planin e veprimit dhe dokumentet e tjera relevante për

rishikimin e përbashkët për vitin 2014. Në realizimin e veprimeve përgatitore grupi punues ka

përdor dokumentet punuese të hartuara gjatë vitit paraprak dhe të ruajtura në dosjen e RPV-së

në Departamentin për IEKD. Prej tetorit 2013 deri në mbajtjen e konferencës së RPV-së, grupi

punues ka mbajtur gjashtë mbledhje e konsultime përgatitore, një mbledhje të gjerë për

përcaktimin e prioriteteve nacionale për sektorin e arsimit dhe një takim për finalizimin e

Raportit Sektorial të Progresit për vitin 2013. Pos këtyre, janë mbajtur takime të nëngrupeve

përkatëse punuese për Kornizën e Performancës, për organizimin e Konferencës dhe për

prezentimet e palëve të përfshira. Gjatë procesit të përgatitjeve për RPV 2014 grupi punues ka

hasur në vështirësi të theksuara në mbledhjen e të dhënave nga partnerët zhvillimorë,

përpunimin e të dhënave statistikore për shkallën e realizimit të masave të parapara në PSAK

dhe mbledhjen e të dhënave të ndryshme nga DKA-të.

3

2. Të gjitha aspektet e përgatitjeve, përfshirë programin dhe logjistikën janë mbuluar nga stafi

dhe resurset e MASHT-it.

3. Programi i Fondit të Bashkuar të Sektorit të Arsimit ka përkrahur procesin me sigurimin e

shpenzimeve financiare për përkrahje logjistike.

B. Procesi i hartimit të rekomandimeve të Promemorjes

Kjo Promemorie është protokoll nga RPV-ja. Ajo kryesisht pasqyron punën e zhvilluar në grupe gjatë dy ditëve të RPV-së, konsultimet e mëpastajme në finalizimin e rekomandimeve dhe rekomandimet kryesore nga RPV-2013 të cilat, për arsye të ndryshme nuk janë trajtuar ose realizuar në masën e duhur gjatë periudhës në mes të dy RPV-ve. Pjesa kryesore e rekomandimeve janë rezultat i punës së grupeve punuese në seancat e RPV 2014. Në seancën e parë janë paraqitur prioritetet e MASHT dhe të partnerëve kryesor dhe është bërë diskutimi i çështjeve prioritare tematike (reforma kurrikulare, decentralizimi dhe arsimi profesional). Në seancën e dytë janë trajtuar trendet kryesore dhe janë dhënë rekomandimet sipas nënsektorëve në katër grupe kryesore: Grupi i I: Arsimi parauniversitar, edukimi parashkollor, teknologjia mësimore; Grupi i II: Arsimi profesional, arsimi joformal, arsimi për të rritur; Grupi III: Kurrikula, trajnimi i mësimdhënësve dhe vlerësimi i jashtëm; Grupi IV: Arsimi i lartë dhe shkenca. Rezultatet e diskutimeve në këto grupe janë përfshirë në rekomandimet përkatëse të kësaj Promemorje. Në ditën e dytë të konferencës, pjesëmarrësit kanë punuar në dy grupe për të finalizuar rekomandimet e Promemorjes sipas nënsektorëve. Gjatë finalizimit të rekomandimeve, grupi punues i MASHT-it, ekspertët dhe partnerët i kanë rishikuar edhe rekomandimet nga RPV-ja 2013 duke i marrë parasysh rekomandime të cilat nuk janë trajtuar sa duhet në periudhën në mes të dy RPV-ve. Kjo RPV përfshin rekomandimet kryesore sipas nënsektorëve dhe objektivave strategjike të PSAK-së dhe nuk i përsërit të gjitha prioritetet kryesore të aktiviteteve të implementuara nga MASHT-i dhe të financuara nga MASHT-i ose nga Partnerët Zhvillimorë në mes të dy rishikimeve. C. Trendet kryesore në sektorin e arsimit gjatë vitit 2013:

1. Sektori i arsimit në Kosovë gjatë vitit 2013 është karakterizuar me përpjekje për konsolidimin

e cilësisë së arsimit parauniversitar (përmes zbatimit të mëtejmë të reformës kurrikulare dhe

zhvillimit profesional të mësimdhënësve) dhe për rritjen e qasjes në arsimin e lartë përmes

themelimit të institucioneve të reja të arsimit të lartë dhe konsolidimit të atyre ekzistuese.

Informacionet më poshtë paraqesin trendet, arritjet dhe sfidat kryesore për nënsektor, ndërsa

shumë hollësi ofrohen në Raportin e Progresit për vitin 2013 të hartuar nga zyrtarët e grupit

punues të RPV-MASHT.

2. Nënsektori i arsimit parashkollor ka vazhduar të përballet me vështirësi të mëdha në përmbushjen e caqeve të përcaktuara në PSAK 2011-2016 për shkak të buxhetit të

4

pamjaftueshëm për financim dhe numrit të vogël të partnerëve zhvillimorë aktiv në këtë nënsektor. Kjo ka shkaktuar edhe mungesë të shërbimeve profesionale dhe shtrirjen e pamjaftueshme të shërbimeve edukative nëpër komunat e Kosovës. Në të njëjtën kohë, gjatë periodës njëvjeçare janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, përfshirë hartimin e planit operacional dyvjeçar të bazuar në PSAK 2011-2016 në bashkëpunim me kolegjiumin e drejtoreve të institucioneve parashkollore dhe me ekspertë të edukimit parashkollor; është organizuar Olimpiada e lojërave pa-kufij me më se 600 fëmijë nga Kosova dhe vende të tjera në rajon; Fakulteti i Edukimit ka hartuar programin universitar baçelor për moshën 0-3 që pritet të implementohet prej vitit akademik 2014/15; janë zhvilluar shtatë module sipas fushave zhvillimore të dokumentit të Standardeve të ZhMFH 0-6 vjet; Instituti Pedagogjik ka bërë trajnimin e gjashtë trajnerëve dhe të 121 edukatoreve për zbatimin e Standardeve si dhe ka kryer një hulumtim për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor. 3. Në nënsektorin e arsimit parauniversitar përpjekjet janë fokusuar në sigurimin e cilësisë në arsim, gjithëpërfshirje, barazi dhe respektim të diversitetit në arsim, përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit në shkolla, krijimin e mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë dhe decentralizimin e përgjegjësive në nivel të komunës dhe në nivel të shkollës, etj. Agjencia gjermane GIZ dhe projekti BEP i financuar nga MASHT-i dhe USAID-i kanë vazhduar implementimin e programeve përkatëse për ndërtimin e kapaciteteve për udhëheqje dhe menaxhim të zyrtarëve komunal të arsimit dhe të drejtorëve të shkollave. Në trajnimet e GIZ kanë marrë pjesë 350 drejtorë shkollash dhe një numër i mësimdhënësve të interesuar për udhëheqje arsimore. Njëkohësisht 157 drejtorë janë aftësuar nga BEP së bashku me 263 vijues nga Këshillat Drejtuese, 363 nga Këshillat e Nxënësve dhe 347 pjesëmarrës nga Këshillat e prindërve;

4. Ka filluar zbatimi i Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar në dhjetë shkollat pilot në Republikën e Kosovës ku janë përfshirë klasa parafillore, klasa e parë, klasa e gjashtë dhe klasa e dhjetë e arsimit (gjimnazi) dhe shkollat profesionale. Në këto shkolla janë aftësuar drejtorët dhe mësimdhënësit dhe janë përgatitur udhëzues për zbatimin e KKK. 5.Në fushën e gjithë përfshirjes janë bërë veprime të rëndësishme në drejtim të sigurimit të qasjes në arsim, teksteve shkollore, pajisjeve të specializuara e materialeve mësimore dhe të aftësimit të mësimdhënësve për komunitetet etnike, grupet e pafavorizuara, dhe nxënësit me nevoja të veçanta në arsimin parauniversitar. Të dhënat më të hollësishme për të gjitha këto aktivitete janë përfshirë në Raportin e Progresit për vitin 2013 dhe në Raportin Vjetor të MASHT për këtë vit.

6. Pos këtyre, është punuar në fushën e sigurimit të një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm në shkolla, avancimit të dokumentacionit pedagogjik e shkollor, parandalimit të dhunës në shkolla, si dhe janë grumbulluar, sistemuar dhe publikuar të dhënat statistikore për arsimin në Kosovë për vitin 2013 që ka shënuar konsolidimin e përdorimit të softuerit të ri të SMIA-s.

5

7. Një fushë tjetër me prioritet që është përballur me pakësim të mbështetjes nga donatorët ka qenë edhe arsimi dhe aftësimi profesional. Megjithatë, këtu kanë vazhduar masa të ndryshme në fushën e legjislacionit, infrastrukturës, mekanizmave të udhëheqjes së nënsektorit, mjeteve mësimore, aftësimit të mësimdhënësve dhe kurrikulave. Kështu është bërë miratimi i Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional, i cili është rishikuar dhe përafruar me ligjet e BE-së si dhe janë hartuar 9 udhëzime të parapara me këtë ligj; është funksionalizuar Qendra e Kompetencës në Ferizaj dhe ka vazhduar të ndërtohet ajo në Prizren, si dhe një shkollë bujqësore në Gjilan. Janë hartuar kurrikulat për 21 profile të reja, janë siguruar pajisje moderne për më shumë shkolla, janë siguruar teskte për profile të ndryshme dhe janë organizuar ngjarje të ndryshme në fushën e arsimit e aftësimit profesional si panaire ndërkombëtare të punës, e të tjera. Në aspektin e ndërtimit të kapaciteteve institucionale në nën-sektorin e AAP-së, është funksionalizuar Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe e Arsimit për të Rritur duke angazhuar në një numër aktivitetesh planifikuese e përgatitore për të plotësuar rolin e vet këshillues dhe politikë-bërës në nën-sektorin e AAP-së në të njëjtën kohë stafi i MASHT-it përgjegjës për AAP ka marrë pjesë në disa vizita dhe ngjarje rajonale e ndërkombëtare. 8. Kanë vazhduar përpjekjet për aftësimin e mësimdhënësve duke ruajtur nivelin e njëjtë të

financimit sikurse vitin e kaluar përmes MASHT-it dhe fondeve të donatorëve (USAID dhe KE).

Trendi kryesor në zhvillimin e mësimdhënësve ka qenë lëvizja e përgjithshme në drejtim të

aftësimit të mësimdhënësve me bazë në shkollë. Projektet Basic Education Program i

USAID/MASHT dhe projekti i GiZ/CDBE kanë aftësuar më se 2000 mësimdhënës sipas qasjes me

bazë në shkollë. Ky vit ka shënuar numër rekord të mësimdhënësve të aftësuar në të gjitha

programet (më se 10000 mësimdhënës), deri tash janë licencuar më së 21000 mësimdhënës, në

programin AKM janë diplomuar rreth 1900 mësimdhënës në nivelin baçellor e të tjera.

Partnerët kryesor në këtë nënsektor ishin organizatat në vijim: GiZ/CDBE, BEP/USAID, Save the

Children, KEC, UNICEF, etj.

9. Zhvillimet kryesore në nënsektorin e arsimit të lartë kanë përfshirë rritjen e pjesëmarrjes në dy ciklet e arsimit të lartë si në institucionet publike, ashtu dhe në ato private (mbi 30 % e studentëve në arsimin e lartë vlerësohet se studiojnë në këto institucione). Gjatë vitit 2013, janë themeluar edhe tri universitete të reja publike (në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë). Ligji i ri për Arsimin e Lartë është plotësuar dhe amandamentet e reja janë dorëzuar në procedurë parlamentare. Agjencia e Akreditimit (AKA) ka bërë hapin e parë në procesin e akreditimit ndërkombëtar nga ENQA. Njëkohësisht AKA ka realizuar edhe një raund të suksesshëm të akreditimeve institucionale e të programeve për institucionet publike e private të arsimit të lartë. Ndryshimet e reja strukturore dhe institucionale (shtatë IAL publike e rreth 25 IAL private) kanë krijuar një kontekst të ri në të cilin kërkohen zgjidhje sistemore në financimin dhe menaxhimin e institucioneve të arsimit të lartë. Kjo e ndërron substancialisht edhe rolin e MASHT, konceptin e ofertës arsimore, konkurrencën në mes të IAL-ve, bashkëpunimin me ekonominë e të tjera. Njëkohësisht, kjo do të kërkojë përcaktimin e qartë të përgjegjësisë në mes të sigurimit të politikave dhe menaxhimit të mirë (MASHT) dhe kontrollit /sigurimit të

6

cilësisë (AKA). Për këtë paraqitet e nevojshme të bëhen ndryshime sistemore ne sektorin e arsimit të lartë. 10. Në fushën e shkencës MASHT ka arritur të organizojë Javën e Shkencës për të dytën herë në maj 2013 me pjesëmarrje të lartë (rreth 500 pjesëmarrës dhe 35 kumtesa). Janë hartuar, akredituar dhe ka filluar zbatimi i 11 programeve të doktoratës në UP. Këtë vit janë ndarë edhe grante për pjesëmarrje në konferenca shkencore, për publikimin e punimeve shkencore dhe për projekte kërkimore individuale ose institucionale si dhe 38 bursa për studime të doktoratës në universitete jashtë Kosovës. Kanë vazhduar përpjekjet për themelimin e Agjencisë për Shkencë me përkrahje nga projekti HigherKos i Qeverisë austriake e të tjera. 11. Arsimi i të rriturve dhe arsimi joformal si nënsektor ka vazhduar të përballet me një sërë

sfidash në përmbushjen e caqeve për vitin 2013. Megjithatë, janë implementuar një sërë

masash dhe aktivitetesh që kanë avancuar sado kudo ofertën arsimore në këtë nënsektor,

sidomos në fushën e kurseve të lexim-shkrimit dhe të mësimit kompensues për nivelin e

shkollës fillore. Gjithashtu, janë përgatitur edhe disa draft-udhëzime dhe janë miratuar për

zbatimin e ligjit të ri. Gjatë vitit 2013 janë zhvilluar një numër aktivitetesh bashkërisht me

nënsektorin e AAP-së (duke përfshirë aftësimin e mësimdhënësve).

C. Politikat prioritare sektoriale

Në kuadër të përgatitjeve për RPV–së 2014, MASHT ka organizuar një proces të konsultimeve të brendshme për përcaktimin e politikave prioritare të sektorit të arsimit për vitin 2015 dhe më tutje. Ky proces ka shënuar një hap më tutje në konvergjimin e proceseve të planifikimit strategjik (PSAK 2011-2016), Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) dhe Rishikimeve Vjetore (RPV 2014). Politikat prioritare të sektorit të arsimit dalin nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës1: • Rritja dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik; • Qeverisja e mirë dhe fuqizim i sundimit të ligjit; • Zhvillimi i resurseve njerëzore; • Rritja e standardit jetësor dhe mirëqenies sociale për shtetasit e RK. Arsimi është një ndër prioritetet zhvillimore të Qeverisë në kuadër të masave për Zhvillimin e Resurseve Njerëzore. Në punëtorinë e organizuar më 10 e 11 shkurt 2014 MASHT, ka identifikuar këto politika prioritare për sektorin e arsimit për vitin 2015:

- Sigurimi i politikave dhe strukturave koherente sektoriale në planifikim, buxhetim, investime kapitale,

mbledhje të të dhënave, koordinim të donatorëve e të tjera për të shmangur qasjen fragmentare në mes

të institucioneve, niveleve dhe programeve;

1 Prioritetet afatmesme 2014-2016, bazohen në Programin e Punës së Qeverisë 2011-2014, Vizionin dhe Prioritetet për Zhvillim

Ekonomik të miratuar në prill të vitit 2011

7

- Gjithëpërfshirja si filozofi arsimore por edhe si qasje për përfshirjen e grupeve të pafavorizuara e fëmijëve

me nevoja të veçanta arsimore;

- Promovimi dhe zhvillimi i ndërmarrësisë dhe kompetencave në të gjitha nivelet e arsimit;

- Zhvillimi dhe zbatimi i mekanizmave dhe procedurave për vlerësimin e performancës (individuale dhe

institucionale);

- Rritja e qasjes në arsim në të gjitha nivelet, me fokus në arsimin parashkollor;

- Rritja e cilësisë në të gjitha nivelet me fokus në arsimin e mesëm dhe në arsimin e lartë;

- Investime në infrastrukturë, në teknologjinë arsimore dhe në mjetet mësimore për krijimin e kushteve të

mira të punës dhe për përmirësim të performancës;

- Promovimi i shkencës dhe zhvillimi i kapaciteteve për kërkime shkencore.

D. Rekomandimet:

Rekomandim i përgjithshëm i RPV-së 2014 ishte që në vitin 2015, MASHT të organizojë procesin e rishikimit të Planit Strategjik 2011-2016 me pjesëmarrjen e partnerëve vendorë dhe ndërkombëtar në sektorin e arsimit. Rekomandimet në vijim paraqesin rekomandimet e rishikuara të RPV-së 2013 dhe rekomandimet e reja që dolën nga diskutimet në seancat e punës të RPV-së 2014. Pjesëmarrësit e RPV-së 2014, kanë vendosur që të përqendrohen në një numër të kufizuar e të ngjeshur të rekomandimeve për të mundësuar përcjellje më të lehtë të implementimit të tyre gjatë vitit vijues. Në bazë të rekomandimeve në vijim dhe konsultimeve pasuese me qeverinë, partnerët zhvillimorë dhe palët e interesuara, MASHT do të ngrisë grupe punuese për hartimin e propozimeve për projekte të investimeve kapitale (PIP).

Edukimi parashkollor

1 MASHT duhet ta përshpejtojë procesin e licencimit të institucioneve private parashkollore. Ndërkaq, komunat duhet të ofrojnë mbështetje për partneritetet publiko-private që synojnë zgjerimin e kapaciteteve në edukimin parashkollor dhe të mbështesin format alternative të edukimit parashkollor përmes bashkëpunimit me partnerët zhvillimorë dhe me shoqërinë civile. Si masë për formimin e klasave të reja në edukimin para- fillor, MASHT duhet të insistojë në zbatimin e Udhëzimit administrativ nr. 47/2007 që parasheh se në këtë nivel një edukatore duhet të punojë me dy grupe. Në veçanti, duhet punuar në organizimin e EPSH në komunat ku nuk ekzistojnë shërbime të tilla.

MASHT DKA Shoqëria civile

2014-2015

2 Të rrumbullakësohet procesi i hartimit të kurrikulave bërthamë për arsimin parauniversitar me hartimin e Kurrikulës për nivelin SNKA 1 (mosha 0-5 vjeç), mbi bazën e SZHMFH.

MASHT 2014-2015

8

3 Në bashkëveprim me Ministritë përkatëse, MASHT të iniciojë hartimin e planit ndër sektorial të veprimit për edukimin në fëmijërinë e hershme.

MASHT 2014

4 Të merren masa për përmirësimin e cilësisë së punës edukative përmes: përgatitjes akademike të motrave edukatore, punësimit të pedagogëve në institucionet parashkollore, punësimit të personelit mbështetës që punon me fëmijët me nevoja të veçanta, pajisjes me material didaktik.

MASHT DKA Fakulteti i Edukimit

2014-2015

5 Trajnimi i edukatoreve në vendin e punës në bazë të SZHMFH.

MASHT DKA

2014-2015

Arsimi parauniversitar

6 MASHT, në bashkëpunim me MAPL, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe partnerët zhvillimorë, të ofrojë mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e sistemit të arsimit në komuna p.sh. implementimi i Strategjisë për Komunikim, hartimi i rekomandimeve për strukturën organizative të DKA-ve, hartimi i udhëzuesve për menaxhim në nivel komune, shkolle, ofrimi i trajnimeve dhe këshillimit për personelin e DKA-së, shkollave, etj. Kosova duhet ta ndërtojë një model funksional të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar që merr parasysh ndarjen e autorizimeve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal si dhe kapacitetet ekzistuese në të dy nivelet.

MASHT AKK GiZ/CDBE USAID/BEP

2014-2016

7 Analiza e implementimit të kurrikulave në shkollat pilot, vazhdimi i pilotimit dhe prezentimi i modeleve më të suksesshme. Përgatitja e mësimdhënësve në bazë të fushave lëndore në 114 shkolla tjera që do të pilotohen. Pajisja e shkollave me mjete mësimore didaktike dhe teknologji arsimore të nevojshme për implementimin e kurrikulës së re. Koordinimi dhe bashkëpunimi i DZHAP me institucionet e arsimit të lartë që përgatisin mësimdhënës në harmonizim me kurrikulën.

MASHT IPK USAID/BEP Komisioni Evropian Këshilli Rinor Kosovar Këshilli i Nxënësve të Kosovës

2014-2015

9

8 MASHT, komunat dhe partnerët zhvillimorë të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme profesionale financiare dhe logjistike për organizatat e shoqërisë civile që ndihmojnë pjesëmarrjen në arsim të komuniteteve RAE përmes ofrimit të mundësive të punës shtesë në qendrat mësimore, mentorimit, programeve të bursave, etj.

ZQM e Kryeministrit MASHT USAID Komunat Shoqëria civile

2014-2016

9 Të përcaktohet një standard për furnizim me mjete didaktike dhe të nxitet përdorimi i TIK-ut me qëllim të shfrytëzimit të teknologjisë për qëllime didaktike. Po ashtu, të promovohet, shfrytëzimi i teknologjisë dhe mjeteve didaktike përmes organizimit të garave në mes të shkollave (p.sh. sfida e dizajnit). Të inkurajohen shkollat për të organizuar mirëmbajtjen e pajisjeve të TIK përmes angazhimit të nxënësve. Organizimi i evenimenteve që nxisin përdorimin e mjeteve didaktike (sfida e dizajnit, etj.).

MASHT IPK USAID/BEP Komisioni Evropian

2014-2016

10 Të zbatohet vlerësimi ndërkombëtar PISA 2015.

11 Të krijohen shërbime profesionale në shkolla që ndihmojnë në zhvillimin e nxënësve. Të organizohen trajnime për psikologët dhe pedagogët aktualë.

MASHT DKA

2015-2016

12 Të shtohet koordinimi ndërinstitucional me qëllim të rritjes së sigurisë në shkolla dhe parandalim dhe reagim ndaj dhunës. Të zbatohet protokolli për parandalim të dhunës, si dhe të ndërtohet kapaciteti në të gjitha nivelet.

ZQM e Kryeministrit MASHT Komunat Shoqëria civile

2014-2016

Arsimi dhe aftësimi profesional

13 Të implementohet strategjia për avancimin e praktikës profesionale. Të përmirësohet infrastruktura për realizimin e praktikës profesionale në mjedis shkollor dhe bashkëpunimi me biznese lokale. Të përcaktohet norma e zbritjes së taksave për nxënës.

MASHT AAAPARr Partnerët socialë

2014-2016

14 Të zbatohet Strategjia për këshillim dhe orientim në karrierë.

MASHT Partnerët zhvillimorë

2014-2016

10

15 Të inkurajohet dhe të ndihmohet zhvillimi i materialeve mësimore në nivel profili profesional ose shkolle dhe shpërndarja e tyre në formë elektronike dhe të shtypur. Të hartohen tekste bazike për profile profesionale të caktuara.

MASHT Partnerët zhvillimorë

2014-2016

16 Të bëhen me rregull dhe të diskutohen analizat e tregut të punës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për të përcaktuar më saktësisht nevojat për profile të caktuara dhe kompetencat .

MASHT AAAPARr Partnerët zhvillimorë Partnerët socialë

2014-2016

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve

17 Të akreditohen dhe zbatohen programet universitare për përgatitjen e mësimdhënësve të riorganizohen në përputhje me vendimin e ministrit nr. 191/01B të dt. 16 korrik 2012 dhe të zhvillohen edhe programe për aftësimin pedagogjik të mësimdhënësve që punojnë në fushën e arsimit profesional.

MASHT UP Upz

2014

18 Të përkrahet zhvillimi i programeve të aftësimit profesional të mësimdhënësve që zhvillojnë shkathtësitë specifike për zbatimin e Kurrikulës së re dhe mund të organizohen, pjesërisht ose në tërësi, me bazë në shkollë.

MASHT USAID/BEP

2014-2016

19 Te krijohet e të përditësohet data baza e programeve të akredituara për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

MASHT 2014

20 Të përshpejtohet zbatimi i vlerësimit të performancës si pjesë e procesit të licencimit të mësimdhënësve në mënyrë që licenca të shërbejë si stimulim për avancim në karrierë.

MASHT/KSHLM MF

2014-2016

Arsimi i lartë dhe shkenca

21 Të rishikohen politikat për themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve të reja për arsimin e lartë dhe për përmbushjen e nevojave të shoqërisë për AL.

MASHT AAK ADA/HigherKOS

2014

22 Të përmirësohet menaxhimi i mjeteve (buxhetore e vetanake) dhe resurseve sipas parimeve të buxhetimit dhe menaxhimit të bazuar në performancë, ndërkaq autonomia institucionale të ndërlidhet me marrjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënien.

MASHT IAL

11

Për RPV-në e radhës rekomandohen sërish këto studime: Gjatë vitit paraprak nuk janë bërë studimet e planifikuara të sektorit të arsimit. Për këtë arsye MASHT dhe partnerët zhvillimorë do të angazhohen për kryerjen e studimeve në vijim. 1. Studim gjithëpërfshirës i nevojave të ekonomisë në Kosovë për kuadro me kualifikim të

mesëm profesional që do të shërbejë si bazë për përcaktimin e kuotave të regjistrimit të

nxënësve në profile të caktuara dhe hartimin e programeve specifike mësimore.

23 Të sigurohen kushte të trajtimit të barabartë të institucioneve private dhe të atyre publike (në dispozita ligjore dhe të zbatimin e ligjit). Të vendoset bashkëpunimi dhe të krijohen partneritete publiko-private në arsimin e lartë.

MASHT Institucionet publike e private të arsimit të lartë

2014

24 Fondet për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës të reflektohen në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve si të ndara nga fondet e programit të Administratës Qendrore. Ndërkohë, MASHT duhet të konsolidojë mekanizmat për shfrytëzimin efektiv të fondit të Programit Kombëtar të Shkencës që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie.

MASHT 2014-2015

25 Të funksionalizohet Këshilli i shkencës dhe të themelohet Agjencia e Shkencës.

MASHT 2014-2015

26 Të rriten investimet dhe të ngriten kapacitetet në Universtete e institute per sigurimin e fondeve dhe menaxhimin e projekteve ndërkombetare (Horizon 2020)

2014-2016

27 Të bëhet vlerësimi fillestar i instituteve shkencore në bazë të Udhëzuesit për Vlerësim të aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Shkencës.

MASHT Agjencia e Shkencës

Arsimi i të rriturve dhe arsimi joformal

28 Të ndërtohet sistemi i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave për programet e arsimit dhe aftësimit të të rriturve, si dhe për vijuesit e këtyre programeve.

MASHT Partnerët zhvillimorë

2014-2015

29 Në bashkëpunim me ofertuesit e programeve për të rriturit të zhvillohen programe specifike arsimi dhe aftësimi që përmbushin kërkesat e të rriturve. Po ashtu, të rishikohen kurrikulat aktuale për arsimin joformal të të rriturve që organizohet nga MASHT. Të shtohen mundësitë për ofrimin e programeve për të rritur, sidomos të personave me nevoja të veçanta, ndërsa arsimi për të rritur dhe arsimi kompensues të futen si politika të reja në KASH.

MASHT Partnerët zhvillimorë Ofertuesit e programeve

2014-2015

12

2. Analizë e punësimit të diplomuarve nga programet e arsimit të lartë që shërben si bazë për

rishikimin e kuotave të regjistrimit dhe të programeve të studimeve.

3. Analiza e nevojave për arsimin e të rriturve dhe arsimin joformal në Kosovë me një pasqyrim

të plotë të strukturës së ofertuesve të arsimit të të rriturve dhe programeve dhe me

rekomandime për harmonizimin e tyre me kërkesën.

4. Rishikim gjithëpërfshirës i efektivitetit të shpenzimeve publike për Sektorin e Arsimit me

rekomandime për harmonizim me caqet sektoriale dhe objektivat prioritare.