3
Për pyetje, apo për t’u regjistruar në buletinin informativ, ju lutemi na shkruani në: [email protected] ose vizitoni www.karaburunsazanmpa.com | Faqe 1 Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e Bregdetare Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm – bjektivi 14: Jeta nën ujë Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan BULETINI INFORMATIV TETOR 2018 NUMRI 1 NË KËTË NUMËR: Artikull editorial_______1 Harta e PKD K-S dhe Zonimi___________1 Aktivitetet për periudhën Qershor-Gusht 2018____2 A e dini se?___________2 Vizitat në PKD K-S dhe QV Radhimë______3 Ky botim është përgatitur nga Projektit i UNDP per zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare I dashur Lexues Kemi kënaqësinë të njoftojmë botimin e numrit të parë të Buletinit Informativ mbi Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKD K-S). Nëpërmjet tij synojmë të shpërndajmë informacion periodik mbi aktivitetet e ndryshme, të rejat, informacione shkencore dhe zbavitëse, etj. që lidhen me zonën si dhe çdo informacion tjetër me dobi të ndërsjelltë. Qendra e Vizitorëve (QV) të PKD K-S është pozicionuar në mënyrë unike për të arritur objektivat e ruajtjes dhe zhvillimit të Parkut. QV ofron një pikë fokale komunitare për të gjitha palët e interesuara për ruajtjen e Parkut dhe shfrytëzimin e aseteve të tij unike një mënyrë të qëndrueshme. Përmes zhvillimit të mëtejshëm dhe aplikimit të sugjerimeve të përfshira në dokumetat përkatës strategjikë, po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të integruar gjithë aktorët kryesorë në proceset e ruajtjes, menaxhimit dhe zhvillimit të zonës. Vetë ky Buletin Informativ është pjese integrale e këtyre përpjekjeve. Projekti “Përmirësimi i Mbulimit dhe Efektivitetit të Menaxhimit Zonave Mbrojtura Detare e Bregdetare - FAZA II” (MCPA2) dëshiron falenderojë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, për mbështetjen, kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre në hartimin, e më pas, punën për arritjen e objektivave të ruajtjes dhe zhvillimit. Angazhimi i tyre përbën një element thelbësor në arritjen e ekuilibrit mes ruajtjes së pasurive natyrore dhe krjimit të një mjedisi produktiv për t’u shijuar nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Për nxjerrjen e këtij botimi është investuar shumë profesionalizëm dhe dashuri. Ju sigurojmë se çdo opinion dhe sugjerim i juaji do të trajtohet me të njëjtin përkushtim. Lexim të mbarë

Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e ... Karaburun-Sazan Buletini...vlerave natyrore dhe atraksioneve turistike në Qarkun Vlorë. Qëllimi ishte informimi

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e ... Karaburun-Sazan Buletini...vlerave natyrore dhe atraksioneve turistike në Qarkun Vlorë. Qëllimi ishte informimi

Për pyetje, apo për t’u regjistruar në buletinin informativ, ju lutemi na shkruani në: [email protected] ose vizitoni www.karaburunsazanmpa.com | Faqe 1

Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e Bregdetare Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm – bjektivi 14: Jeta nën ujë

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

BULETINI INFORMATIV

TETOR 2018 NUMRI 1

NË KËTË NUMËR:

Artikull editorial_______1

Harta e PKD K-S

dhe Zonimi___________1

Aktivitetet për periudhën

Qershor-Gusht 2018____2

A e dini se?___________2

Vizitat në PKD K-S

dhe QV Radhimë______3

Ky botim është përgatitur nga

Projektit i UNDP per zonat

e mbrojtura detare dhe

bregdetare

I dashur Lexues

Kemi kënaqësinë të njoftojmë botimin e numrit të parë

të Buletinit Informativ mbi Parkun Kombëtar Detar

Karaburun-Sazan (PKD K-S). Nëpërmjet tij synojmë

të shpërndajmë informacion periodik mbi aktivitetet e

ndryshme, të rejat, informacione shkencore dhe

zbavitëse, etj. që lidhen me zonën si dhe çdo

informacion tjetër me dobi të ndërsjelltë.

Qendra e Vizitorëve (QV) të PKD K-S është

pozicionuar në mënyrë unike për të arritur objektivat e

ruajtjes dhe zhvillimit të Parkut. QV ofron një pikë

fokale komunitare për të gjitha palët e interesuara për

ruajtjen e Parkut dhe shfrytëzimin e aseteve të tij

unike në një mënyrë të qëndrueshme. Përmes

zhvillimit të mëtejshëm dhe aplikimit të sugjerimeve

të përfshira në dokumetat përkatës strategjikë, po

bëhen përpjekje të vazhdueshme për të integruar gjithë

aktorët kryesorë në proceset e ruajtjes, menaxhimit

dhe zhvillimit të zonës. Vetë ky Buletin Informativ

është pjese integrale e këtyre përpjekjeve.

Projekti “Përmirësimi i Mbulimit dhe Efektivitetit të

Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e

Bregdetare - FAZA II” (MCPA2) dëshiron të

falenderojë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces,

për mbështetjen, kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre

në hartimin, e më pas, punën për arritjen e objektivave

të ruajtjes dhe zhvillimit. Angazhimi i tyre përbën një

element thelbësor në arritjen e ekuilibrit mes ruajtjes

së pasurive natyrore dhe krjimit të një mjedisi

produktiv për t’u shijuar nga brezat e sotëm dhe të

ardhshëm.

Për nxjerrjen e këtij botimi është investuar shumë

profesionalizëm dhe dashuri. Ju sigurojmë se çdo

opinion dhe sugjerim i juaji do të trajtohet me të

njëjtin përkushtim.

Lexim të mbarë

Page 2: Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e ... Karaburun-Sazan Buletini...vlerave natyrore dhe atraksioneve turistike në Qarkun Vlorë. Qëllimi ishte informimi

Për pyetje, apo për t’u regjistruar në buletinin informativ, ju lutemi na shkruani në: [email protected] ose vizitoni www.karaburunsazanmpa.com | Faqe 2

F

350

P K

AKTIVITETET PËR PERIUDHËN QERSHOR – GUSHT 2018

Në datën 19 gusht, 2018, në Lungomare, në

sheshin e madh në hyrje të shëtitores, me mbështetjen e AICS Tirana, AKZM dhe UNDP Albania u zhvillua aktiviteti i promovimit të vlerave natyrore dhe atraksioneve turistike

në Qarkun Vlorë. Qëllimi ishte informimi i turistëve dhe çdo qytetari mbi rëndësinë e zonave të

mbrojtura dhe rolin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Vlorës. Videoja e shfaqur dhe stenda e Parkut Kombëtar detar Karaburun-Sazan përcollën vlerat unike të biodiversitetit të kësaj zone.

Me mbështetjen e UNDP Albania dhe

bashkëpunimin e ngushtë me Bashkinë Vlorë, Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun Sazan do të jetë më lehtësisht e dallueshme dhe e aksesueshme nga turistët nëpërmjet vendosjes së 8 tabelave rrugore sinjalizuese. Janë vendosur 5 tabela sinjalizuese sipas itinerarit Vlore – Radhime dhe 3 tabela ne drejtimin Llogara – Radhime.

Në bashkëpunim me policinë kufitare, janë

zhvilluar një sërë inspektimesh në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, mbi aktivitetet e paligjshme në zonë me fokus peshkimin e paligjshëm.

Janë zhvilluar një sërë takimesh

koordinuese me institucionet përkatëse si Prefekti i Qarkut, Bashkia, Porti Detar, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Kapiteneria Vlorë, dhe me pjesëmarrjen e

përfaqësuesve të UNDP Albania, medias lokale dhe operatorët të cilët ofrojnë shërbimin e udhëtimit turistik me anije në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan Qëllimi i takimeve ishte koordinimi i institucioneve dhe operatorëve turistikë në kuadër të lehtësimit të proçedurave të lundrimit dhe transportit të vizitorëve si dhe shmangia e ndikimeve negative në PKD K-S nga turizmi në këtë zonë dhe nga peshkimi i paligjshëm.

Per periudhen qershor-gusht 2018, ne

Qendren e Riaftesimit dhe Shpetimit te Breshkave Detare ne Radhime jane ndihmuar disa breshka detare të llojit Caretta caretta. Për secilin individ janë kryer kontrollet përkatëse, dhe është bërë trajtimi me medikamente dhe vitamina, sipas nevojës. Breshkat janë vendosur në akuariumin përkatës për riaftësim, dhe më pas janë pastruar dhe rikthyer në det. Vlerësohet angazhimi i stafit të AdZM Vlorë dhe i ekspertëve të fushës.

Në kuadër të programit të përbashkët

"Junior Ranger", dhe me qëllim shkëmbimin e eksperiencës midis të rinjve të dy AdZM-ve, Vlorë dhe Elbasan, u zhvillua një vizitë në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, me të rinjtë që janë bërë pjesë e këtij programi. Gjatë kësaj vizite të rinjtë u njohët me vlerat natyrore të parkut, karakteristikat tipike të tij, biodiversitetin etj.

Me sloganin "Where nature and Antiquity

go hand in hand", ka nisur testimi i paketës ekoturistike të zonave të mbrojtura të qarkut Vlorë, konceptuar në bashkëpunim me aktorët lokalë për të garantuar përcjelljen e shijes autentike të vlerave natyrore dhe kulturore të zonave, dhe me një impakt sa më të ulët në mjedis.

Gjatë sezonit turistik veror të vitit 2018,

pranë Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, ka nisur zbatimi i programit të prantikantëve. Për këtë qëllim, me mbështetjen e UNDP Albania dhe në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, janë angazhuar 6 studentë të Degës Biologji, të cilët janë përfshirë në detyra të ndryshme,kryesisht me karakter shpjegues dhe promocional për rajonin në përgjithësi dhe PKD K-S në veçanti. Ky program parashikohet të vijojë edhe për sezonet e tjera, në kuadër të vijimit të bashkëpunimit me universitetin.

Qendra e Vizitorëve të PKD K-S, me

mbështetjen e UNDP Albania ka tashmë dokumentin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit në mbështetje të funksionalitetit të saj. Kontaktet dhe diskutimet me partnerët dhe aktorët lokalë kanë qenë pjesë integrale e gjithë procesit të hartimit dhe finalizimit të këtij dokumenti. Qëllimi është bashkëpunimi dhe zbatimi i aktiviteteve të parashikuara, nga dhe me partnerët, për të zhvilluar një qendër vizitorësh model për parkun dhe zonën.

A E DINI SE?

oka e Mesdheut njihet për herë të parë nga përshkrimet e filozofit të famshëm Aristoteli, dhe imazhi i saj i parë është fiksuar në një monedhë antike të shekullit V p.K. në Athinë.

milionë vjet më parë, algat dhe bakteret konsumuan të gjithë oksigjenin e detit, duke ngadalësuar rigjenerimin e Tokës.

osidonia është një prodhues i shkëlqyer i oksigjenit. Çdo ditë, 1m

2 i livadhit të Posidonias prodhon deri në 14 litra

oksigjen përmes fotosintezës, çka përbën një rendiment dy herë më të lartë sesa pylli tropikal.

oraleve ju shijon shumë plastika! Aditivët kimikë që gjenden tek plastika duket se veprojnë si stimulues, duke e bërë atë tërheqëse për koralet.

Page 3: Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e ... Karaburun-Sazan Buletini...vlerave natyrore dhe atraksioneve turistike në Qarkun Vlorë. Qëllimi ishte informimi

Për pyetje, apo për t’u regjistruar në buletinin informativ, ju lutemi na shkruani në: [email protected] ose vizitoni www.karaburunsazanmpa.com | Faqe 3

Vizitorët në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

Vizitat e para turistike në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan për vitin 2018 nisën në muajin mars me 30 vizitorë dhe arritën kulmin në muajin gusht me 38,723 vizitorë. Për periudhën mars-gusht 2018 PKD është vizituar nga 63,300 vizitorë gjithsej.

Pika e nisjes Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht TOTALMjetet e mëdha nga Porti i

Vlorës- 65 1,450 3,498 6,526 16,322 27,861

Mjetet e vogla nga Gjiri i

Vlorës + Porti i Jahteve17 46 1,600 1,610 3,604 11,947 18,824

Mjetet e vogla nga Bregu 8 11 300 561 1,185 4,000 6,065

Të tjera 5 24 670 1,134 2,263 6,454 10,550

TOTAL 30 146 4,020 6,803 13,578 38,723 63,300 Tabela më sipër dhe grafiku në vijim tregojnë se ka një trend në rritje të numrit të turistëve që vizitojnë PKD K-S. Numri i vizitorëve gjatë muajit gusht ka qenë 6 dhe 3 herë më i lartë krahasuar me muajt e mëparshëm të verës, përkatësisht me korrikun dhe qershorin. Ky fakt tregon se ekziston një kërkesë shumë më e lartë për vizita gjatë muajit gusht, dhe, në fakt, kjo duhet të menaxhohet ose nëpërmjet një planifikimi më të mirë, ose

përmes diversifikimit të ofertës, dmth. ofrimit të aktiviteteve të tjera rekreative përveç atyre të realizuara deri më tani.

-

2,000

4,000

6,000

8,000

10,000

12,000

14,000

16,000

18,000

Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht

Nr. i Vizitorëve në PKD K-S

Mjetet e mëdha nga Porti i Vlorës

Mjetet e vogla nga Gjiri i Vlorës + Porti i Jahteve

Mjetet e vogla nga Bregu

Të tjera

Përsa i përket kombësisë së vizitorëve të PKD K-S vërehet se ka pothuajse të njëjtin numër të të dy grupeve (shqiptarë dhe të huaj) me vetëm një ndryshim të vogël në favor të vizitorëve shqiptarë. Kjo dëshmon se zona vazhdon të jetë një destinacion turistik shumë tërheqës për qytetarët shqiptarë.

Vizitorët në Qendrën e Vizitorëve Radhimë

Qendra e Vizitorëve Radhimë, e pozicionuar strategjikisht mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë e rëndësishme fokale ku vizitorët/turistët marrin informacion të shumëllojshëm turistik dhe njihen virtualisht me zonën dhe atraksionet e saj. Për vitin 2018, regjistrimi i vizitorëve në këtë qendër nisi në muajin mars me 58 vizitorë, duke arritur kulmin në muajin gusht me 729 vizitorë. Për periudhën mars-gusht 2018 QV është vizituar nga 1912 vizitorë gjithsej.

Shqiptare I huaj

Mars 56 2 58

Prill 78 47 125

Maj 99 119 218

Qershor 111 212 323

Korrik 137 322 459

Gusht 220 509 729

TOTAL 701 1211 1912

KombësiaMuaji TOTAL

Tabela më sipër dhe grafiku në vijim tregojnë se prania e vizitorëve në QV ndjek të njëjtin trend si ajo e vizitorëve /

turistëve që vizitojnë PKD K-S, duke treguar lidhjen e këtyre dy strukturave, si dhe përfitimin e ndërsjelltë mes tyre.

56 78 99 111137

220

247

119

212

322

509

Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht

Nr. i Vizitorëve në QV Radhimë

Shqiptare I huaj

Vërehet se numri më i madh i vizitorëve në QV i përket turistëve të huaj. Kjo tregon një interes në rritje për marrjen e informacionit paraprak mbi zonën dhe aktivitetet apo shërbimet e ndryshme që ofrohen. Vizitorët marrin në QV ndjesine dhe ‘shijen’ e parë të bukurive të zonës, prandaj vizita në QV po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e paketave turistike që ofrohen nga operatorë të ndryshëm.