Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
PRIORITETET E INVESTIMEVE
PER MBROJTJEN E
BIODIVERSITETIT NE SHQIPERI
Ky projekt është mbeshtetur nga CEPF
Ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të
trashëgimisë së natyrës jo vetëm për vendin, por
edhe për rajonin e Mesdheut, në tërësi.
Mbështetur në dokumentin e politikave kombëtare
mjedisore dhe Strategjinë Kombëtare të
Biodiversitetit, Shqipëria duhet të përmbushë disa
objektiva kombëtare që i referohen kryesisht KDB-
së (Konventës së Diversitetit Biologjik) dhe
SPEDBP-së (Strategjisë PAN-Evropiane mbi
Diversitetin Biologjik dhe Peizazhor) si më poshtë:
1. Mbrojtja dhe përmirësimi i shumëllojshmërisë
biologjike dhe të peizazhit;
2. Ndërthurja e parimeve dhe politikave të
nevojshme për përdorimin e qëndrueshëm të
biodiversitetit;
3. Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm për
brezat e tanishëm dhe të ardhshëm
I
Prioritetet dhe objektivat strategjike të mbrojtjes së biodiversitetit në Shqipëri
mbështetur në: “Dokumentin e Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit” dhe
“Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë”.
LARMIA BIOLOGJIKE NË SHQIPËRI
Shqipëria është e njohur në nivel ndërkombëtar për
diversitetin e lartë të burimeve gjenetike, llojeve dhe
ekosistemeve. Në një vështrim të përgjithshëm,
llojet bimore i përkasin 168 familjeve dhe rreth 900
gjinive. Në vendin tonë rriten rreth 400 lloje
bimore të cilat janë Ballkanike. Ekosistemet
tokësore dhe detare shqiptare janë një pjesë e
ekosistemeve natyrore të Ballkanit dhe të
Mesdheut. Liqenet ndërkufitare si ai Shkodrës,
Ohrit dhe Prespës janë pikat e shkëmbimit të florës
dhe faunës me vendet e tjera të Ballkanit. Në
Shqipëri gjenden rreth 91 lloje të kërcënuara në
nivel global, këtu përfshihen Pelikani Kaçurrel
(Crispus crispus), Breshka Shqiptare e Ujit (Pelophylax
shqipericus), dhe Blini (Acipenser sturio) për të cilat
Shqipëria është e njohur si një vend me rëndësi të
veçantë. Ekosistemet detare dhe bregdetare të
Shqipërisë janë të pasura me tipologjitë e
habitateve, komuniteteve bimore dhe llojeve
shtazore.
Promovimi i traditës në përdorimin e tokës dhe përdorimin e praktikave të nevojshme për ruajtjen e biodiversitetit të Mesdheut në korridoret proiritare të vlerave kulturore dhe të vlerave të biodiversitetit. Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Mbështetjes së komuniteteve lokale për të rritur përfitimet nga ruajtja dhe kultivimi i traditës, përdorimin miqësor të tokës dhe praktikat miqësore të bujqësisë me biodiversitetin.
Ndërgjegjësimit të anëtarëve të komunitetit si dhe vendimmarrësve për vlerat e biodiversitetit dhe për praktikat e përdorimit të tokës miqësore me biodiversitetin me qëllim miratimin dhe mbështetjen e tyre.
Inkurajimit të biznesit në mbështetjen e tregut zinxhir me qëllim nxjtjen e traditës dhe përdorimit të tokës miqësore me biodiversitetin.
Forcimi i angazhimit të shoqërisë civile në
mbrotje të bimëve të cilat janë të rrezikuara në
menyrë kritike ose të cilat janë të klasifikuara
si shumë strikte.
Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Rritjes së njohurive dhe shprehive në mbështetje
të vlerësimit dhe planifikimit për ruajtjen e
bimëve si dhe përkujdesjes për përfshirjen e
brezave të specialistëve të rinj.
Mbështetjes së përfshirjes së planeve të ruajtjes së bimëve në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Mbështetjes së aksioneve innovative për ruajtjen e popullatave të rëndësishme të bimëve në bashkëpunim të ngushtë me pronarët e menaxherët.
Forcimi i ruajtjes së llojeve në rang rajonal duke shkëmbyer experiencat më të mira dhe njohuritë nga hotspotet e mbështetura me grante. Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Mbështetjes së proceseve të të mesuarit me fokus tematik (biodiversitetin) për organizatat dhe mbështetësit e tjerë.
Mbështetjes së përfituesve të grandeve në të kuptuarit dhe mbështetjen e konventave dhe proceseve ndërkombëtare.
Sigurimi i leadershipit dhe koordinimit efektiv të CEPF përmes një skuadre zbatuese rajonale. Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Ngritjes së grupeve të përzgjedhura të shoqërisë civile të cilët do të punojnë në bazë të lidhjeve institucionale e politike ndërkufitare për arritjen dhe shkëmbimin e qëllimeve të ruajtjes të përshkruara në profilin e ekosistemit.
Të vepruarit si një njësi lidhëse për rrjetet e tjera relevante në Mesdhe për të harmonizuar investimet e financimet e reja direkte në zona dhe çështje prioritare.
DREJTIMI STRATEGJIK 3
DREJTIMI STRATEGJIK 5
DREJTIMI STRATEGJIK 4
DREJTIMI STRATEGJIK 6
DREJTIMI STRATEGJIK 1. Mbështetja e shoqërise civile në angazhimin e të gjithë aktorëve për të treguar një mbështetje të integruar në ruajtjen e biodiversitetit të brigjeve. Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Angazhimit të aktorëve lokal në veprime të cilat adresojnë elementet kyç për ruajtjen e biodiversitetit të brigjeve (në përputhje me KBA-s ) .
Angazhimit të i aktorëve të sektorit privat për të përshtatur praktika të qëndrueshme të cilat japin ndikime pozitve në ruajtjen e biodiversitetit të brigjeve.
Mbështetjes së shoqërisë civile në angazhimin
bashkë me qeverisjen lokale dhe qendrore për
përfshirjen e ruajtjes së biodiversitetit në ecurinë
e menaxhimit të zonave të brigjeve, në
përdorimin e tokës si dhe në proceset e
planifikimit urban.
OBJEKTIVAT KOMBËTARE dhe
PRIORITETET E ZBATIMIT TE
STRATEGJISË
Konventa mbi Diversitetin Biologjik (KDB)
përcakton Biodiversitetin si shkallën e variacionit të
jetës. Ky ndryshim mund t’i referohet variacionit
gjenetik, variacionit të llojeve ose ndryshimit të
ekosistemit brenda një zonë, biomë, ose planetit.
KDB-ja ka tri objektiva kryesore, përkatësisht: (i)
ruajtjen e biodiversitetit, (ii) përdorimin e
qëndrueshëm të përbërësve të tij dhe (iii) për
ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve që
dalin nga shfrytëzimi i resurseve gjenetike dhe
transferimi i teknologjive përkatëse.
Nisur nga këto tri objektiva, Strategjia Kombëtare
për Biodiversitetin (SKB) ka për qëllim sigurimin e
një zbatimi më efektiv dhe koherent të Konventës
mbi Biodiversitetin (KDB). Strategjia Kombëtare e
Biodiversitetit merr parasysh edhe angazhimet
bazuar në marrëveshje të tjera të biodiversitetit dhe
ka si objektiv të përgjithshëm:
TË KONTRIBUOJË NË NIVEL
KOMBËTAR PËR ARRITJEN E
OBJEKTIVAVE TË 2020 NË NDALIMIN E
HUMBJEVE TË BIODIVERSITETIT DHE
DEGRADIMIN E SHËRBIMEVE TË
EKOSISTEMIT
Objektivi i përgjithshëm mund të arrihet vetëm
atëherë kur kuadri legjislativ shqiptar dhe ai i BE-
së te jenë zbatuar plotësisht, presionet mbi
biodiversitetin të jenë ulur, ekosistemet të jenë
restauruar në një mënyrë biologjike të drejtë dhe të
barabartë, teknologjitë përkatëse të transferohen,
çështjet dhe vlerat e biodiversitetit të jenë
kanalizuar dhe politikat e duhura të jenë zbatuar në
mënyrë efektive.
Janë gjithsej 9 Objektiva Kombëtar per
Biodiversitetin të cilat janë grupuar në katër
prioritete. Secili prej tyre konsideron masat e
nevojshme si dhe konsultimin e bashkëpunimin
ndërmjet aktorëve të ndryshëm për zbatimin e
Strategjisë.
Të gjitha OBK-të janë konsideruar me prioritet të
lartë.
DREJTIMI STRATEGJIK 2.
Mbështetja e menaxhimit të qëndrueshëm të ujëmbledhësve ujore përmes një mbështetje të integruar për ruajtjen e biodiversitetit të kërcënuar të ujrave të ëmbla. Ky drejtim strategjik do të përmbushet përmes:
Nxitjes për njohjen e biodiversitetit dhe të
rëndësisë që kanë shërbimet e ekosistemeve
ujore.
Ndërmarrjes së aksioneve me përfshirjen e
aktorëve lokalë për të reduktuar rreziqet si dhe
për të përmirësuar menaxhimin e zonave të
përzgjedhura ne pellgjet ujëmbledhëse.
Angazhimi i qeversisë si dhe sektorit privat e të
gjithë aktorëve të tjerë në mbështetje të
menaxhimit të integruar të baseneve të lumenjve
të cilat reduktojnë kërcënimet e biodiversitetit në
CMZ prioritare.
IIII
DDrreejjttiimmeett ssttrraatteeggjjiikkee ssëë bbaasshhkkuu mmee pprriioorriitteetteett ee iinnvveessttiimmeevvee ttëë CCEEPPFF nnëë hhoott--ssppootteett ee
ppeellllgguutt ttëë MMeessddhheeuutt
DREJTIMI STRATEGJIK 1
DREJTIMI STRATEGJIK 2
7. Identifikimi i efekteve të politikave të ndryshme
sektoriale për biodiversitetin dhe marrja e
masave për të korrigjuar ose forcuar këto
efekte.
8. Inkurajimi i përdorimit të qëndrueshëm të
burimeve gjenetike për ushqim, dhe bujqësi.
9. Minimizimi i rreziqeve dhe ndikimit negativ të
përdorimit të pesticideve në biodiversitet
10. Përfshirja e sistemit të certifikimit të pyjeve për
të garantuar shumëllojshmërinë pyjore dhe
menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
11. Inkurajimi i kontributit të gjuetarëve si aktorë
të biodiversitetit si në fushën e peshkimit detar
dhe në ujërat e brendshme.
12. Promovimi dhe mbushja së hendekut në
shpërndarjen, statusin e llojeve, habitateve
detare dhe ujërave të ëmbla
13. Nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të
lagunave përmes zbatimit të udhëzimeve.
Prioriteti III.
FORCIMI I RUAJTJES SË
BIODIVERSITETIT DHE PROMOVIMI I
SHFRYTËZIMIT TË QËNDRUESHËM TË
EKOSISTEMIT
Prioriteti i tretë i Strategjisë Kombëtare të
Biodiversitetit për Shqipërinë do të përmbushet
përmes këtyre objektivave kombëtare:
5. Nxitjes dhe kontrollit të përdorimit të qëndrueshëm të komponentëve të biodiversitetit.
6. Mbrojtjes, konservimit dhe ruajtjes së
biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve në Shqipëri.
7. Rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit
nëpërmjet komunikimit, edukimit,
ndërgjegjësimit publik dhe trajnimit.
Prioriteti IV.
HULUMTIMI, MENAXHIMI DHE
MEKANIZMI I KOMUNIKIMIT PËR
BIODIVERSITETIN
Hulumtimi, menaxhimi dhe mekanizmi i
komunikimit për biodiversitetin do të arrihet
përmes këtyre objektivave kombëtare:
8. Kontributit për një qasje të barabartë dhe
ndarjen e përfitimeve që dalin nga
përdorimi i resurseve gjenetike
9. Rritja dhe shpërndarja e dijeve shkencore
për biodiversitetin dhe shërbimet e
ekosistemit
Të gjitha objektivat kombëtare përmbushen përmes
objektivat e tyre strategjike të zbatimit ndër të cilat
ato që përafrohen më së shumti me investimet
prioritare të CEPF janë:
1. Inkurajimi i integrimit të biodiversitetit në të
gjitha politikat relevante sektoriale, si dhe
hartimi dhe përdorimi i udhëzuesve për t’u
siguruar që SKB-ja është marrë parasysh në
vendimmarrje.
2. Nxitja dhe mbështetja e përfshirjes së aktorëve
në vendimmarrje në lidhje me biodiversitetin
3. Ruajtja dhe forcimi i funksionit social të
biodiversitetit
4. Nxitja e përfshirjes së sektorit privat në
mbrojtjen e biodiversitetit
5. Identifikimi i efekteve të politikave të ndryshme sektoriale për biodiversitetin dhe marrja e masave për të korrigjuar ose forcuar këto efekte.
6. Inkurajimi i përdorimit të qëndrueshëm të
burimeve gjenetike për ushqim, dhe bujqësi.
Prioriteti I.
INTEGRIMI I BIODIVERSITETIT
Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit
(SKB) kërkon ndërthurjen dhe integrimin
objektivave kombëtare në të gjitha sektorët e
zhvillimit. Integrimi i biodiversitetit do arrihet
përmes dy objektivave kombëtare:
1. Forcimit të integrimit të çështjes së
biodiversitetit në politikat përkatëse
sektoriale
2. Sigurimit të burimeve të mjaftueshme për
Biodiversitetin
Prioriteti II.
REDUKTIMI I ELEMENTËVE DHE
PROCESEVE KËRCËNUESE TË
BIODIVERSITETIT
Prioriteti për reduktimin e elementeve kërcënues të
diversitetit biologjik është përcaktuar të arrihet
përmes këtyre objektivave kombëtare:
3. Shqyrtimit dhe monitorimit të
komponentëve kryesorë të biodiversitetit
në Shqipëri
4. Shqyrtimit dhe monitorimit të efekteve dhe
aktiviteteve kërcënuese për biodiversitetin