19
PRINDERVE TE HUAJ Si funksionon shkolla fillore në Itali Informacionet e para për mirëpritjen e fëmijëve tuaj.

PRINDERVE TE HUAJ Si funksionon shkolla fillore në Itali

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PRINDERVE TE HUAJ Si funksionon shkolla fillore në Itali Informacionet e para për mirëpritjen e fëmijëve tuaj. SHKOLLA FILLORE. MIRESEVINI në vëndin tonë dhe në shkollat tona Para së gjithash, u themi juve dhe fëmijëve tuaj “Mirësevini” në Itali dhe në shkollën italiane. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

PRINDERVE TE HUAJ

Si funksionon shkolla fillore në Itali

Informacionet e para për mirëpritjen e fëmijëve tuaj.

MIRESEVINInë vëndin tonë dhe në shkollat tona

Para së gjithash, u themi juve dhe fëmijëve tuaj “Mirësevini” në Itali dhe në shkollën italiane.Më poshtë ju japim disa informacione mbi shkollën fillore.

Rregjistroni menjëherë fëmijët tuaj edhe nëqoftëse vitishkollor ka filluar dhe mos harroni që të gjith fëmijët kanëtë drejtë të shkojnë në shkollë edhe nqs nuk janë në rregullme dokumentacionin e nevojshëm për qëndrim (OKB,Konventa Internacionale mbi të Drejtat e Fëmijës, Neni 28 eDPR 394/99).

SA VJET ZGJAT SHKOLLA

NE ITALI?

Çerdhja deri në 3 vjeçShkolla e fëmijërisë nga 3 deri në 6 vjeçShkolla fillore nga 6 deri në 11 vjeçShkolla dytësore e shkallës 1° nga 11 deri në 14 vjeçShkolla dytësore e shkallës 2° mbi 14 vjeçCikli i parë i shkollimit zgjat 8 vjet:· 5 vjet të shkollës parësore· 3 vjet të shkollës dytësore të shkallës së parë.Shkolla fillore është falas. Librat jepen nga shkolla; familjet duhettë blejnë fletoret, stilolapsat, ngjyrat, etj.

Kërkojuni mësuesve listën e materjaleve.Shënime:Shkolla e fëmijërisë- mund të rregjistrohen fëmijët që mbushin tre vjeç brëndadatës 30 prill të vitit shkollor të cilit i referohemi.

Shkolla fillore- duhet të regjistrohen në klasën e parë fëmijët që mbushinmoshën 6 vjeç brënda datës 31 gusht të vitit shkollor të ciliti referohemi.

ÇFARE DOKUMENTASHNEVOJITEN PER TE

RREGJISTRUAR FEMIJET NE SHKOLLEN FILLORE?

Për të rregjistruar fëmijën në shkollë, prindi duhet të plotësojë njëformular i cili i jepet në sekretari.Në të bëhet një autodeklaratë në lidhje me datën e lindjes sënxënësit dhe jepen edhe të gjitha informacionet e kërkuara.Nëqoftëse ka këto dokumenta:· çertifikatën e lindjes· deklaratën e shkollës që ka frekuentuar në vëndin prej ngavjenmund ti dorëzojë në Sekretari.Në rast se mungojnë këto dokumenta, prindi deklaron nënpërgjegjësinë e tij, klasën që ka frekuentuar fëmija në vëndin prejnga vjen.

Në momentin e rregjistrimit plotësohen formularët për:· zgjedhjen e llojit të shkollës · mësimin e fesë katolike.

SEKRETARI

SHKOLLA ME “KOHE TEPLOTE” APO

ME “KOHE NORMALE”?

Në shumë shkolla, prindërit mund të zgjedhin midis dy variantevetë orareve dhe të organizimit shkollor:· klasa me “kohë të plotë”:40 orë në javë nga e hëna në të premte (I, II, III selinë, të gjitha klasat në Spina)

· klasa me “kohë normale“:27 ose 30 orë në javë .

Eshtë e rëndësishme të jeni të përpiktë në orare.Kërkoni menjëherë orarin e klasës së fëmijës tuaj.

MIREDITA !

SI RREGJISTROHENFEMIJET NE MENCE?

Në parashkollore dhe shkolla fillore në kohë të plotë ekziston shërbimi i mencës shkollore. Prindërit paguajnë për drekën një kuotë e cila ndryshon në bazë të të ardhurave të familjes.Eshtë e mundëshme që të kërkohet një djetë e caktuar për arsyeshëndeti ose për arsye feje.Për tu rregjistruar në shërbimin e mencës shkollore duhet tëplotësohet një formular i gatshëm, i cili dorëzohet SekretarisëKomunale.Në rast se prindi kërkon reduktimin e kuotës për mencën e shkollës,duhet të plotësojë një formular në formë auto-çertifikate kudeklaron të ardhurat e të gjithë familjes.Duhet paraqitur karta e identitetit e prindit (ose pashaporta).

MESIMI I FESE KATOLIKEAPO ZGJEDHJEALTERNATIVE?

Për një orë në javë parashikohet mësimi i fesë katolike.Në momentin e rregjistrimit prindërit duhet të deklarojnë nëse:

jo dakord

këtë lloj mësimi. Në rast se prindërit vendosin të mos u mësojnëfenë katolike fëmijëve të tyre, duhet të zgjedhin midismundësive alternative:· aktivitete studimi dhe/ose kërkimi individual me ndihmën emësuesit· nga shkolla apo hyrje vonuar dalje para kohe..

dakord

CILI ESHTE KALENDARISHKOLLOR?

Shkolla zgjat rreth 9 muaj.Fillon nga mesi i shtatorit dhe përfundon në mes të qershorit.Ka dy periudha pushimesh:· dy javë për Krishtlindje (zakonisht nga data 23 dhjetor deri nëdatën 6 janar)· rreth një javë për Pashkë (në muajin mars ose prill)Ditët e tjera të pushimeve janë të shpërndara gjatë vitit dhe varennga vendimet e shkollave të veçanta.

Shkolla do t’ju njoftojë çdo herë, nëpërmjet një lajmërimi në ditarine fëmijës tuaj.Kontrolloni gjithmonë ditarin!

MUNGESAT

Çdo mungesë duhet të justifikohet gjithmonë nga prindërit.

ÇFARE MESOJNEFEMIJET NE SHKOLLE?

Në shkollën fillore fëmijët studiojnë:· gjuhë italiane· matematikë· shkenca· histori· gjeografi· teknologji dhe informatik· anglisht· vizatim (arte dhe pamje)· gjimnastikë (shkencat e lëvizjes)· edukim muzikal (këngë dhe muzikë)

SI VLERESOHENRREZULTATETSHKOLLORE?

Çdo vit shkollor ndahet në dy pjesë (2 semestra): nga shtatori nëjanar dhe nga shkurti në qershor.Në janar dhe në qershor mësuesit bëjnë vlerësimin e rrezultateveshkollore të nxënësve dhe përgatisin “dokumentin e vlerësimit” icili i jepet familjes.

PER ÇFARE SHERBEJNETAKIMET MIDIS

PRINDERVEDHE MESUESVE?

Mësuesit, në mënyrë periodike takohen me prindërit për të folur meta në lidhje me programin e klasës, në lidhje me fëmijët, përvështirësitë dhe ecurinë e tyre.Këto momente takimi janë shumë të rëndësishme sepse në këtëmënyrë shkolla dhe familja mund të bashkëpunojnë për edukimin enxënësve dhe për integrimin e tyre të mirë.TakimetÇdo mësues njofton prindërit në lidhje me ditën në të cilën ai mundtë takohet me ta për të folur për fëmijën e tyre.Edhe prindërit mund të kërkojnë një takim me mësuesit.

Në rast se dëshironi të flisni për fëmijën tuaj, kërkoni menjëherënjë takim me mësuesit.

NE RAST SE FEMIJA NUK E NJEH ITALISHTEN?

Për ta ndihmuar fëmijën tuaj për tu integruar ne klasën dhe për timësuar gjuhën e re, mësuesit organizojnë disa aktivitete individualedhe aktivitete për mësimin e gjuhës italiane të shkruar dhe të folur.

Ne mungesë të prindërve, duhet të bëni një dekleratë të nënshkruar nga personat e autorizuar per të pranuar dhe marrë fëmijën (vetëm tërritur).

DEKLERATË

NËSE JU NUK MUND TË MERRNI VETE FËMIJËN TUAJ?

NËSE SHKOLLA KA NEVOJËTJU KONTAKTOJË ?

Ju duhet gjithmonë të lini një ose më shumë numra telefoni në mënyre që mund tju kontaktojmë kur është e nevojshme.

NESE KENI MARRE NDONJË NJOFTIM NGA SHKOLLA?

Lexoni mirë dhe nënshkruanj menjëherë të gjitha komunikimet ose njoftimet. Dhe nëse është e mundur ti ktheni të nesërmen.

PËRSHËN DE TJE !!

PËRSHËNDETJE !

PËR MË SHUMË INFORMACION ..... ju mund të kontaktoni shkollën tuaj ose Zyrëne Arsimit të

Rrethit.Të ketë një bisedë me mësuesin kokë me kokë është e mirë për të

bërë një takim.

Ju gjithashtu mund të gjeni gjithçka në lidhje me:kalendarin shkollor

Rregullorja e InstitutitKarta e shërbimit

POF (POF)AktivitetetProjektet

adresën e mëposhtme Web: www.dd1 marsciano.it

Direzione Didattica I Circolo

piazza della Vittoria – 06055 Marsciano (PG)

Tel. 075 – 8742353

fax 075 8742353

Hapja e Zyrës së Sekretaris për pritjen e publikut:

Nga e hëna deri të shtunën8:00-9:00

11: 00 -13:00