2
Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë sundimin e ligjit në mbarë veriun e Kosovës. Kjo përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMK) e Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryerjen e funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve përkatëse të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, Misioni ofron mbështetje të strukturuar MMK për Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e nivelit strategjik dhe për zbatimin e politikave në mënyrë që të merren me kriminalitetin. Për më tepër, Misioni i ndihmon institucionet e Kosovës për ta parandaluar lëvizjen e paligjshme të njerëzve dhe të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i promovon praktikat më të mira në procedurat e policisë kufitare dhe të doganës. Vëmendje e posaçme i kushtohet mbështetjes së policisë kufitare dhe doganës në dy pikë kalimet veriore MIK në Rudnicë/Jarinjë dhe Bërnjak/ Tabalije. Misioni po ashtu mbështet Policinë Kufitare të Kosovës në vendosjen e strukturave të nevojshme dhe të personelit për kontrollin e kufirit të gjelbër në veri të Kosovës. EULEX-i ofron mbështetje strategjike për Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës duke trajtuar dobësitë strukturore, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe duke i promovuar praktikat më të mira evropiane menaxhimin e përgjithshëm të qendrës së paraburgimit, si edhe lidhur me çështjet e prokurimit dhe të trajnimit. Misioni po ashtu mbështet integrimin e personelit gjyqësor serbë dhe të mbrojtjes civile në institucionet e Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës www.eulex-kosovo.eu Përfshirja në veri të Kosovës EULEX

Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës Përfshirja në ... · Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës Përfshirja në ... · Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë

Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë sundimin e ligjit në mbarë veriun e Kosovës. Kjo përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMK) e Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryerjen e funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve përkatëse të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.

Në veçanti, Misioni ofron mbështetje të strukturuar MMK për Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e nivelit strategjik dhe për zbatimin e politikave në mënyrë që të merren me kriminalitetin.

Për më tepër, Misioni i ndihmon institucionet e Kosovës për ta parandaluar lëvizjen e paligjshme të njerëzve dhe të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i promovon praktikat më të mira në procedurat e policisë kufitare dhe të doganës. Vëmendje e posaçme i kushtohet mbështetjes së policisë kufitare dhe doganës në dy pikë kalimet veriore MIK në Rudnicë/Jarinjë dhe Bërnjak/Tabalije. Misioni po ashtu mbështet Policinë Kufitare të Kosovës në vendosjen e strukturave të nevojshme dhe të personelit për kontrollin e kufirit të gjelbër në veri të Kosovës.

EULEX-i ofron mbështetje strategjike për Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës duke trajtuar dobësitë strukturore, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe duke i promovuar praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e përgjithshëm të qendrës së paraburgimit, si edhe lidhur me çështjet e prokurimit dhe të trajnimit. Misioni po ashtu mbështet integrimin e personelit gjyqësor serbë dhe të mbrojtjes civile në institucionet e

Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës

www.eulex-kosovo.eu

Përfs

hirja

në v

eri të

Ko

sovë

sEU

LEX

Page 2: Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës Përfshirja në ... · Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë

FAKTE DHE SHIFRA

Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjet përkatëse të dialogut.

Policia Ekzekutive e EULEX-it mban një njësi policore të përhershme, të ashtuquajtur Njësia Speciale e Policisë (NJSP), që merret me incidentet që prishin rendin publik, si intervenues të dytë pas Policisë së Kosovës. Misioni po ashtu pozicionon një Njësi Policore Plotësuese (NJPP) për operacionet e sundimit të ligjit siç janë bastisjet, arrestimet, siguria statike, patrullimi dhe intervenimi. Përveç kësaj, Policia e EULEX-it mbështet zhvillimin e Ekipeve për Reagim të Shpejtë (ERSH) me aftësi për Kontrollimin e Turmave dhe të Trazirave (KTT). Numri i përhershëm i personelit të ERSH në Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri mund të rritet në çdo kohë me pjesëtarë nga stacionet policore, të cilët e kanë kryer trajnimin për KTT. Prej qershorit 2015, EULEX-i ka lehtësuar trajnimet e përbashkëta për Ekipet e Reagimit të Shpejtë të Komandës Rajonale Veri dhe të Komandës Rajonale të Mitrovicës Jug.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it vazhdojnë t’i kryejnë funksionet e tyre ekzekutive në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila merret me krime të rënda, siç janë krimet e luftës, korrupsioni, krimi i organizuar dhe vrasjet e rënda. Hetimet dhe gjykimet aktualisht janë duke u zhvilluar për lëndët, që janë në shqyrtim e sipër dhe për një numër të kufizuar të lëndëve të reja në pajtim me ligjin për Juridiksionin, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve për Gjyqtarët dhe Prokurorët e EULEX-it në Kosovë.

• Mandati aktual i Misionit: deri më 14 qershor 2016

• Selia: Prishtinë, Kosovë

• Kapaciteti i autorizuar:

1.600 të punësuar

• Buxheti: Buxheti vjetor është rreth 111 milionë euro

www.eulex-kosovo.eu

Përfs

hirja

në v

eri të

Ko

sovë

sEU

LEX