45
PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I KOMPOSTIMIT TEMA PËR GRADËN BACHELOR I SHKENCËS NË INXHINIERI E MBROJTJES SË MJEDISIT NGA FATLINDA PECI UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË MITROVICË TETOR, 2020

PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I KOMPOSTIMIT

TEMA PËR GRADËN BACHELOR I SHKENCËS NË INXHINIERI E

MBROJTJES SË MJEDISIT

NGA

FATLINDA PECI

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE

DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË MITROVICË

TETOR, 2020

Page 2: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

ENVIRONMENTAL AND ECONOMIC BENEFITS FROM THE COMPOSTING PROCESS

THESIS OF BACHELOR DEGREE OF ENVIRONMENT

ENGINEERING SCIENCE

BY

FATLINDA PECI

UNIVERSITY OF MITROVICA “ISA BOLETINI” FACULTY OF FOOD TECHNOLOGY DEPARTMENT OF TECHNOLOGY

MITROVICË

OCTOBER, 2020

Page 3: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I

KOMPOSTIMIT

TEMA E PREZENTUAR

NGA

FATLINDA PECI

DEPARTAMENTIN E TEKNOLOGJISË

PËR TË FITUAR GRADËN BACHELOR I SHKENCËS NË INXHINIERI E MBROJTJES SË MJEDISIT

TETOR 2020

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE

DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË MITROVICË

Aprovuar prej komisionit: _____________________________Kryetar Blerim Baruti, Prof.Dr. _____________________________ Mentor Flora Ferati, Prof.Ass.Dr. _____________________________Anëtar Florent Dobroshi, Prof.Asoc.Dr. Data e aprovimit: ________________

Page 4: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

ENVIRONMENTAL AND ECONOMIC BENEFITS FROM THE COMPOSTING

PROCESS

A THESIS PRESENTED

BY

FATLINDA PECI

IN

DEPARTAMENT OF TECHNOLOGY

THESIS OF BACHELOR DEGREE OF ENVIRONMENT ENGINEERING SCIENCE

OCTOBER 2020

UNIVERSITY OF MITROVICA “ISA BOLETINI”

FACULTY OF FOOD TECHNOLOGY DEPARTMENT OF TECHNOLOGY

MITROVICË

Approved from commission: _____________________________Chairman Blerim Baruti, Prof.Dr. _____________________________ Mentor Flora Ferati, Prof.Ass.Dr. _____________________________Member Florent Dobroshi, Prof.Asoc.Dr. Date of approval: ________________

Page 5: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

iii

FALËNDERIM

Në radhë të parë shpreh falënderim të veçantë për Prof.Ass.Dr Flora Ferati për

kontributin, këshillat dhe ndihmën e saj deri në përfundimin e këtij punimi.

Falënderoj familjen time për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer që kam pasur

gjatë rrugëtimit tim profesional.

Page 6: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

iv

ABSTRAKTI I PUNIMIT

Përfitimet mjedisore dhe ekonomike nga procesi i kompostimit

nga

Fatlinda Peci

Bachelor i shkencës në Inxhinieri e Mbrojtjes së Mjedisit

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Mitrovicë, 2020

Prof.Ass.Dr.Flora Ferati, Mentor

Për vite dhe dekada, njeriu me aktivitetet e tij po sillet në mënyrë të papërgjegjshme

ndaj mjedisit jetësor, duke krijuar mbeturina me origjinë të ndryshme. Rritja e

vazhdueshme e konsumit, rritja e popullsisë dhe e zhvillimit ekonomik, të shoqëruara

me një menaxhim të dobët, i kanë kthyer mbeturinat në një burim të ndotjes së

mjedisit. Sasia e mbeturinave ështe parashikuar të rritet vazhdimisht përderisa nuk po

ndërmirren masa të rrepta, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve mjedisore dhe

shëndetësore për popullatën. Menaxhimi i mbeturinave është një ndër problemet më të

mëdha globale, që me shumë vështërsi ballafaqohet edhe vendi ynë. Duke pasur

dëshirën dhe vullnetin për një mjedis më të pastër, me fokus të veçantë në zvogëlimin

e sasisë së mbeturinave organike dhe reduktimin e emitimit të gazrave me efekte

serrë, kemi aplikuar në punimin tonë procesin e kompostimit të mbeturinave, si formë

e përshtatshme dhe mjaft profitabile. Procesi i kompostimit është kryer në kushte

amvisnie, është ndërtuar komposteri, në të cilin janë vendosur mbeturina të ndryshme

organike, ku është aplikuar metoda klasike në mjedis të hapur për përftimin e

produktit final, duke iu përshtatur kushteve të favorshme dhe parametrave optimale

për zhvillimin sa më të mirë të procesit. Procesi i kompostimit të mbeturinave ka

filluar në muajin qershor dhe ka zgjatur deri në muajin gusht, është fituar një sasi e

caktuar e produktit përfundimtar (komposti) me ngjyrë të errët, i shkrifët dhe me

aromën e dheut të freskët. Kjo metodë është shumë premtuese dhe inkurajuese për

menaxhimin e mbeturinave organike, si një mundësi reale për reduktimin e një sasie

të mbeturinave, por njëkohësisht të prodhimit të plehut organik i cili është i

nevojshëm për pleherim duke përmirësuar dukshëm cilësinë e tokave.

Page 7: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

v

ABSTRACT OF THE THESIS

Environmental and economic benefits from the composting process

By

Fatlinda Peci

Bachelor of Science in Environment Protection Engineering

Faculty of Food Technology, Mitrovicë, 2020

Prof.Ass.Dr. Flora Ferati, Mentor

For years and decades, man with his activities is behaving irresponsibly to the

environment by creating waste of various origins. Continued growth in consumption,

population growth and economic development, coupled with poor management have

turned waste into a source of environmental pollution. The amount of waste is

projected to increase steadily until strict measures are taken, in order to reduce

environmental and health risks to the population. Waste management is one of the

biggest global problems, which our country also faces with great difficulty. Having

the desire and will for a cleaner environment, with a special focus on reducing the

amount of organic waste and reducing greenhouse gas emissions, we have applied in

our work the process of composting waste, as a suitable form and quite profitable. The

composting process was carried out at home, a composter was built, in which various

organic wastes were placed, where the classical method was applied in the open

environment to obtain the final product, adapting to favorable conditions and optimal

parameters for the development of best of process. Composting process of waste

started in june and lasted until august, a normal amount of the final product (compost)

was obtained with dark, brittle color and the smell of fresh soil. This method is very

promising and encouraging for organic waste management, as a real opportunity to

reduce a significant amount of waste but also the production of manure which is

needed for fertilization while significantly improving the quality of soils.

Page 8: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

vi

PËRMBAJTJA

Falënderim..…………………………………………………………………………..........iii

Abstrakti i punimit…………………………………………………………………………iv

Abstract of the thesis...………………………………………………………………….......v

Përmbajtja……………………………………………………………………………….....vi

Lista e tabelave…………………………………………………………………………...viii

Lista e figurave………………………………………………………………………….....ix

Lista e shkurtesave………………………………………………………………………….x

KAPITULLI I

1.Hyrja…………………………………………………………………………………….1

KAPITULLI II

2.NJOHURI TË PËRGJITHËSHME MBI PROCESIN E KOMPOSTIMIT.……………..3

2.1. Çfarë është kompostimi? …...………………….....…………………...………........3

2.2. Materiali për kompostim…..……………………………………………….……......4

2.3. Bioproceset specifike të kompostimit ....………………………………..………......7

2.4. Kushtet optimale për kompostim ……....………………………...……...………….7

2.4.1. Cikli i temperatures ...……………………………………...………...………..7

2.4.2 Përmbajtja e lagështirës .………….……………………………….…………..9

2.4.3. Përbërja kryesore : Karbon (C), Azot (N), dhe raporti C:N……….…...........10

2.5. Përse të kompostojmë?…...………………...……………………….…..................12

2.6. Avantazhet që paraqet procesi i kompostimit …..……………………….……..….13

2.7. Karakterizimi i metodave të kompostimit…..……………...…………………..….14

2.7.1. Metodat e kompostimit në mjedis të hapur.…………..………………...…...15

2.7.1.1 Metoda me rrotullimin e grumbujve të materialeve.…………..….......15

2.7.1.2 Metodat e përdorimit të ajrimit ...……………………………………..17

2.7.2 Metodat e kompostimit në mjedis të mbyllur ..…….…………......................18

2.7.2.1 Shtretër horizontal me përzierje …....………………….…...…………18

Page 9: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

vii

2.7.2.2 Kontinier me ajrim …………...……………………………………….18

2.7.2.3 Kontinier me përzierës dhe me ajrim ……………...………………….19

2.7.2.4 Silloset …..……...…...……………….……………………………….20

2.7.2.5 Reaktor me tambur rrotullues …………...……………………………20

KAPITULLI III

3. METODOLOGJIA…………………………………………………………………22

3.1 Metoda e kompostimit……………………………………………………….....22

3.2 Krijimi i komposterit…………………………………………………………...23

3.3 Mbetjet organike……………………………………………………………......24

3.4 Përzierja e kompostit…………………………………………………………...24

3.5 Përmbajtja e lagështirës....……………………………………………………...25

3.6 Komposti i përfunduar...………………………………………………………..26

KAPITULLI lV

4. DISKUTIMI I REZULTATEVE……...….………………………………………..27

KAPITULLI V

5. PËRFUNDIME……………………………………………………………………..28

CONCLUSION……………………………………………………………….........31

BIBLIOGRAFIA……………………………………………………………….......33

Page 10: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

viii

LISTA E TABELAVE

Tabela 2.1: Materialet të cilat kompostohen dhe materialet të cilat nuk mund të përdoren për kompost...........................................................................................................................6

Tabela 2.2: Cikli i temperaturës…..………………………………………………………...8

Tabela 2.3: Arsyet përse duhet kompostuar.........................................................................13

Tabela 2.4: Veçoritë kryesore që ndikojnë në metodën e ajrimit pasiv...............................17

Page 11: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

ix

LISTA E FIGURAVE

Figura 2.1: Materialet që kompostohen dhe materialet të cilat nuk kompostohen................6

Figura 2.2: Paraqitja e kompostit me mbetje shtëpiake.......................................................13

Figura 2.3: Skema teknologjike e një sistemi tipik të kompostimit.....................................14

Figura 2.4: Paraqitja e një kontenieri me ajrim...................................................................19

Figura 2.5: Pamja e një reaktori me tabor rrotullues...........................................................21

Figura 3.1: Pamja e kompostit gjatë realizimit të procesit të kompostimit.........................22

Figura 3.2: Komposteri nga materiali stirodor…………………………………………….23

Figura 3.3: Mbetje organike................................................................................................24

Figura 3.4: Duke u bërë përzierja e mbetjeve organike gjatë procesit të kompostimit…...25

Figura 3.5: Komposti përfundimtar……………………………………………………….26

Page 12: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

x

LISTA E SHKURTESAVE

O2 ………………… Oksigjeni

CO2 …………….... Dioksidi i karbonit

CH4 …………….. Metani

H2O ……………… Uji

NH3 …………….. Amoniaku

H2S ……………... Sulfid hidrogjeni

C ………………… Karboni

N ……………….... Azoti

Page 13: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

1

KAPITULLI I

1 HYRJE

Mënyra bashkëkohore e jetesës, industrializimi, urbanizimi, proceset prodhuese kanë

ndikuar në rritjen e sasisë së mbeturinave që kanë efekte negative në mjedisin jetësor.

Gjendja e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës aktualisht është mjaft e

palakmueshme duke ditur se çdo vit është në rritje sasia e mbeturinave, ky fakt është

shqetësues për të ardhmen e vendit tonë. Përveç nevojës për të harmonizuar ligjet

vendore me ato të BE-së, vendi duhet ta ndryshojë situatën aktuale në të cilën mungon

zbatimi i ligjeve dhe i politikave të përcaktuara. Mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe të

mjedisit nga ndotja, dhe mënjanimi i rrezikut nga mbeturinat mund bëhet përmes

menaxhimit të tyre duke krijuar kushte për parandalimin dhe zvoglimin e gjenerimit të

mbeturinave. Mbeturinat janë një problem i përditshmëm dhe me këtë rast kërkohet një

menaxhim i mirëfilltë i tyre, ku do të kemi përfitime mjedisore, shëndetësore dhe

ekonomike. Menaxhimi i mbeturinave organike përfshinë: krijimin, grumbullimin,

ndarjen, ruajtjen, transportin, riciklimin, përpunimin dhe asgjësimin, që çon në

reduktimin e sasisë së tyre dhe zvogëlimin e ndikimeve në mjedis. Për trajtimin e

mbeturinave organike luan rol të rëndësishëm procesi i kompostimit. Kompostimi është

proces i zbërthimit mikrobiologjik i mbeturinave kryesisht me prejardhje bimore, por

edhe i mbeturinave me prejardhje shtazore. Kompostimi është mënyra e natyrshme e

riciklimit të mbeturinave organike. Një nga metodat e përdorura gjerësisht në botë është

kompostimi, i cili prodhon kompost, një produkt që disa e quajnë “ari i zi”, të cilin proces

e kemi aplikuar në punimin tonë.

Qëllim kryesor i këtij punimi është që të kemi një botë me më pak mbeturina, duke u

fokusuar me theks të veçantë në promovimin dhe inicimin e praktikave të kompostimit,

gjithashtu ky punim do të jetë fushatë ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi për komunitetin

mbi riciklimin, minimizimin e sasisë së mbeturinave, për të siguruar popullatën që

Page 14: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

2

kompostimi është një metodë “miqësore” me mjedisin dhe se komposti është një produkt

natyral (pleh organik) më i shëndetshëm për plehërimin e tokave sesa plehu kimik apo

artificial. Kompostimi i mbeturinave mundëson, jo vetëm mbrojtjen e mjedisit (aspekti

ekologjik), por ka edhe aspekte të tjera, ato të natyres prodhuese dhe ekonomike. Shumë

studime kanë treguar se nga procesi i kompostimit mund të arrihet një mbrojtje e mjedisit

dhe shumë përfitime financiare.

Page 15: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

3

KAPITULLI II

2 NJOHURI TË PËRGJITHËSHME MBI PROCESIN E KOMPOSTIMIT

2.1 Çfarë është kompostimi?

Kompostimi është proces që zhvillohet në kushte të kontrolluara, ku në prani të oksigjenit

(O2), të ujit dhe të mikroorganizmave bëhet zbërthimi i mbeturinave organike me

prejardhje bimore e shtazore në një masë organike që ngjason me humusin (kompost).

Fjala kompost ka origjinën nga latinishtja “compositum” që do të thotë bashkëngjitë,

kompozoj. Komposti i freskët nuk përmbanë erëra të këqija kjo vie si rezultat i prezencës

së oksigjenit (O2). Erërat e këqija paraqiten në mungesë të oksigjenit (O2). Kundërmimet

mund të largohen me përzirjen e grumbullit si dhe përzirjes së materieve të kafta dhe

gjelbëra së bashku. Kompostimi i bio mbeturinave mundëson jo vetëm ruajtjen e mjedisit,

por ka edhe aspekte të tjera të cilat janë të natyrës prodhuese dhe financiare. Është

vërtetuar se me një kujdes të tillë të bio mbeturinave mund të arrihet një fitim i mirë dhe

mund të sigurohet një ruajtje e mjedisit për një kohë më të gjatë.[1]

Kompostimi është pleh organik mund të jetë me aromë dhe pa aromë, i qëndrueshëm në

kohë, i pasur me minerale dhe organizma të dobishëm për tokë, i aftë për të lëshuar në

tokë lëndë ushqyese. Mundet të përdoret në oborre, ara për të ndihmuar në krijimin e një

mjedisi më të shëndetshëm të tokës, në kopsht, për bimët që duam të rrisim. Kompostimi

njihet më së shumti si proces aerobik i cili shpërbën biologjikisht materialet në prani të

oksigjenit (ajrit). Nënproduktet kryesore të tij janë dioksidi i karbonit, uji dhe nxehtësia.

Kompostimi mund të jetë edhe proces anaerobik gjatë së cilit shpërbërja ndodh në

mungesë të oksigjenit (O2). Në këto raste nënproduktet kryesore janë metani (CH4),

dioksidi i karbonit (CO2) dhe disa alkoole dhe acide organikë të dobët.[2]

Page 16: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

4

Prandaj kompostimi aerobik është më i thjeshtë dhe shoqërohet me më pak nënprodukte

të padëshirueshme, si dhe është shumë më i përshtatshëm për zonat rurale.[2]

Hapat të cilët duhet ndjekur në këtë proces të cilët janë cek më poshtë janë; përgatitja e

materialit të kompostueshëm varësisht nga lloji i mbetjes që vendosim me e kompostu në

mënyrë të përfitimit të plehut organik pastaj kompostimi, kurimi, kontrollimi edhe pse

nuk kërkohet edhe shumë kontrollim i vazhdushëme 2 deri në 3 herë në javë në mënyrë të

kontrollimit të lagështisë dhe përzierja e kompostimit dhe depozitimi i të gjitha mbetjeve

të cilat kompostohen. Procesi i kompostimit përfshinë pesë hapa:

1. Përgatitja e materialit të kompostueshëm

2. Kompostimi

3. Kurimi

4. Kontrollimi

5. Depozitimi.[2]

2.2 Materiali për kompostim

Edhe pse në vendet për kompostim mund të hudhen biombeturina të ndryshme nuk mund

të themi se ai paraqet vend të zakonshëm të mbeturinave, ku mund të hudhet çdo gjë e

papërdorshme që ekziston. Të gjitha materialet që do përmendën më poshtë që mund të

kompostohen ato dhe agjentët e tjerë ndihmës përzihen në një raport të caktuar dhe

shpërndahen në paleta ose bina të ajrosura. Në to shtohet ujë e ajër ndërkohë që

mikroorganizmat fillojnë të dekompozojnë materialet. Kjo fazë e kompostimit e cila është

edhe faza më aktive zgjat rreth 1 muaj dhe shoqërohet me temperatura të larta të cilat janë

të mjaftueshme për të shkatërruar farat e ndryshme dhe organizmat patogjene.

Në tabelat më poshtë dhe në figurë kam paraqitur të gjithë materialet të cilat janë të

përshtatshme për kompostim dhe të cilat kompostohen dhe materialet të cilat nuk mund të

kompostohet për shkak se ka material që i nevojitet kohë shumë e gjatë në mënyrë që të

kompostohet.[1]

Page 17: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

5

Materiali i cili mund të përdoret për kompostim është:

Bari i gjelbërt pas kositjes së kopshtëve

Çdo masë e njomë dhe pjesë e papërdorur bimore (degë, rrënjë, gjethe etj.)

Mbeturinat e kuzhinës, pa marrë parasysh çfarë janë

Plehrat e ndryshëm (gjedheve, kuajve, shpendëve, lepujve etj.)

Algat e gjebërta apo të thara, të gjitha llojet nga liqenet, lumenjët etj

Mbeturinat nga peshqit (friskat ose të ngordhurat)

Bari thatë duke përfshirë edhe sanën

Kashta, talla, etj

Gjethet e pemëve

Byku i sharrës

Hiri nga druri i pastër pa metale dhe ngjyrëra

Dheu pa gurë

Pluhuri nga shkëmbinjët dhe graniti

Himet dhe mbetjet nga mulliri

Mbeturinat organike nga tregjet dhe industritë ushqimore

Uji dhe ajri të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë kompostimit

Mbeturina e thata të kopshtëve, pas vjeljeve të vjeshtë

Cipat e qepëve

Mbeturinat e çajit dhe kafesë (llumi)

Doza të vogla nga plehu i shtallës

Si dhe të krijohet një raport i rregullt midis karbonit dhe azotit.

Page 18: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

6

Tabela 2.1: Materialet të cilat kompostohen dhe materialet të cilat nuk mund të përdoren për kompost.

Materialet më të përshtatshme për

kompostim

Materialet që nuk mund të kompostohen

Nga industira: Xhama

Mbetjet gjatë përpunimit primar të drurit

(lëvoret, tallashi, hiri etj.)

Goma

Hedhurinat gjatë industrisë së përpunimit

(fara, kashta, talla, luspat, boqat, letra dhe

ambalazha nga letra, komposti i

kërpudhave) etj.

Materialet metalike

Plehu organik nga shtallat e fermave të

gjedheve, pulave, derrave etj.

Plastika

Me prejardhje komunale: Ngjyra

Biombeturinat nga ndarja e hedhurinave

komunale,

Materiale të tjera.

Biombeturinat nga punët komunale.

Figura 2.1: Materialet që kompostohen dhe materialet të cilat nuk mund të kompostohen.

Page 19: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

7

2.3 Bioproceset specifike të kompostimit

Procesi i kompostimit u bë një metodë e njohur për përpunimin e mbetjeve organike, në

fillim të viteve 1990. Kompostimi është një tërësi procesesh biologjike në varësi të

ndërsjelltë, të kryera nga një pafundësi mikroorganizmash kryesorë për dekompozimin e

substancave organike. Shumica e sistemeve janë aerobe, domethënë mikroorganizmat

kanë nevojë për oksigjen (O2). Ekuacioni i përgjithshëm biokimik shkruhet si më poshtë:

Substancë organike + O2 + Baktere aerobe = CO2 + NH3 + Produkte + Energji

Sistemet anaerobe, ndodhin në mungesë të oksigjenit dhe ekuacioni biokimik shkruhet në

një formë tjetёr:

Substancë organike + Baktere anaerobe = CO2 + NH3 + Produkte + Energji + H2S+ CH4

Energjia e prodhuar në një sistem aerobik është kryesisht në formën e nxehtësisë me

gradë të ulët. Nxehtësia e brendshme që prodhohet nga oksidimi mikrobial i karbonit (C),

ndodh spontanisht kur masa e mbetjeve është e mjaftueshme për izolim. Kompostimi në

kushte aerobike dominon, edhe pse vitet e fundit është parë një rritje e procesit të

kompostimit në kushte anaerobe.[3]

2.4 Kushtet optimale për kompostim

2.4.1 Cikli i temperaturës

Temperatura është një nga faktorët kryesorë që ndikon në aktivitetin mikrobial, të

procesit të kompostimit. Mikroorganizmat që popullojnë një proces kompostimi, varen

nga temperatura dhe ndahen në tre klasa: psikofile, mezofile dhe termofile të cilat do i

cekim më poshtë edhe në formën tabelare. Psikrofilet janë mikroorganizma që gjenden

më rrallë në kompostim.[3]

Mikroorganizmat, që gjenden më shpesh në kompostim janë mezofilet dhe termofilet,

secila prej tyre kontribuon gjatë ciklit të kompostimit në kohë të ndryshme. Në bazë të

temperaturës, kohëzgjatjes dhe aktivitetit mikrobial, procesi i kompostimit ndahet në

Page 20: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

8

katër stade të ndryshme. Megjithatë, duhet theksuar se fazat nuk janë plotësisht të

dallueshme dhe mbivendosen me njëra-tjetrën.

Faza e parë – njihet si faza mezofilike dhe zhvillohet në interval temperature 25-50⁰C,

ku mikroorganizmat mbizotëruese janë bakteret mezofilike. Komponentët e lëndëve

organike që degradohen lehtë (sheqernat dhe proteinat) degradohen nga mikroorganizmat

primare (bakteret, kërpudhat) dhe aktiviteti i tyre biologjik ndikon në rritjen e

temperaturës së kompostos.

Faza e dytë – Kur temperatura rritet mbi 45⁰C, kushtet bëhen më pak të f avorshme për

bakteret mezofilike dhe më të favorshme për bakteret termofilike. Rezultati i rritjes së

aktivitetit mikrobial të baktereve termofilike, është dhe rritja e temperaturës nga 65-70⁰C.

Kur temperatura kalon 55⁰C, rritja e kërpudhave inhibohet, kështu që bakteret dhe

aktinomicitet janë mikroorganizma aktive mbizotëruese. Pas konsumimit të burimeve

ushqimore, aktiviteti mikrobial i përgjithshëm ulet dhe temperatura bie në fazën

sekondare mezofilike gjatë stadit të ftohjes. Kur ushqimi konsumohet, temperatura bie në

atë të ambientit dhe materiali futet në fazën e maturimit. Aktiviteti mikrobial ulet gjatë

këtij stadi, i cili mund të zgjasë për disa muaj.

Faza e tretë (e ftohjes) - Gjatë kësaj faze substratet lehtësisht të degradueshme shterojnë

dhe veprimtaria mikrobiale reduktohet, duke shkaktuar një rënie të temperaturës së

përzierjes. Bakteret dhe kërpudhat fillojnë të degradojnë komponentë më të vështirë, si

celuloza.

Faza e katërt (e maturimit) – Në këtë fazë, cilësia e kompostos ulet kur formohen

komponimet e padegradueshme dhe bëhen predominante.[3]

Tabela 2.2: Cikli i temperaturës. Klasa Temperatura

Psikrofile 0 - 25⁰C

Mezofile 25 - 45⁰C

Termofile > 45⁰C

Page 21: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

9

Kompostoja që të konsiderohet e maturuar dhe e qëndrueshme, përpara tregtimit të saj,

duhet të plotësojë një nga tre kërkesat e mëposhtme:

1. Shpejtësia e respirimit (frymëmarrjes) të jetë e barabartë ose më pak se 400 mg

oksigjeni (O2) për kg lëndë volatile për orë

2. Shpejtësia e rritjes së dioksid karbonit (CO2) të jetë e barabartë ose më pak se 4 mg

karbon në formë të dioksidit të karbonit (CO2) për gram material organik të thatë në ditë

3. Rritja e temperaturës së kompostos të jetë më pak se 8⁰C mbi temperaturën e

mjedisit.[3]

2.4.2 Përmbajtja e lagështirës

Mobilizimi dhe shtimi i numrit të mikrorganizmave në kompost, sidomos i bakterieve,

pengohet ndjeshëm në kushte të thatësisë. Prandaj është shumë e nevojshme që kompostet të

mbahen gjithmonë të njoma, por jo me sasi të tepruar të lagështisë, sepse atëherë do të

çregullohet raporti ujë/ajër, gjë që do të shkaktojë kalbëzim dhe erë të keqe. Përmbajtja e

lagështirës është një kriter kritik për të pasur një kompostim optimal. Ndryshimet në

lagështi ndikohen nga lënda e parë dhe metoda e kompostimit. Uji është një tjetër

komponent i rëndësishëm për mbijetesën e mikroorganizmave dhe i nevojshëm për

zhvillimin e reaksioneve kimike. Përmbajtja e lagështirës për kompostimin në kushte

aerob rekomandohet të jetë 40 – 60 %. Me 15% lagështi, aktiviteti mikrobial merr f und

plotësisht. Lagështia duhet të monitorohet gjatë procesit, për ta ruajtur atë dhe për të patur

një porozitet të mjaftueshëm. [1]

Përmbajtja e lagështirës zakonisht bie gjatë periudhës së kompostimit, dhe duke pasur

parasysh dhe kushtet klimatike, mund të ketë nevojë dhe për të shtuar ujë. Një tjetër

ndikim në sasinë e lagështirës ka edhe lloji i materialit të përdorur në komposto. Nga ana

tjetër, lagështia mbi 60% parandalon difuzionin e oksigjenit (O2) tek mikroorganizmat, e

çon përzierjen e kompostos në kushte anaerobe.[3]

Page 22: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

10

2.4.3 Përbërja kryesore: Karbon (C), Azot (N), dhe raporti C:N

Qëllimi i kompostimit është që të krijohet një humus stabil nga përzierjet paraprake të

masës organike dhe mineraleve në kushte të kontrolluara. Raporti relativ i C:N në f azën

e parë të materies organike për kompostim është parakusht për zhvillimin e

mikrorganizmave të cilët e bëjnë zbërthimin gradual dhe sintezen e humusit. Për këtë

proces këta dy elemente që duhet të jenë prezent në raport të caktuar. Duhet ditur së

karboni rrjedh nga bimët kurse azoti nga kafshët. Për tu arritur kjo duhet të përdoret sasia

e mjaftueshme e celulozës e lidhur me materie azotike me prejardhje nga kafshët. Raporti

më i lartë i C:N e zgjatë kohën e fazës së parë të kompostimit. Raporti C:N ndikon në

fermentim, por nuk i pengon veprimin e mikroorganizmave aerob.[1]

Raporti fillestar dhe përfundimtar C:N është i rëndësishëm për një kompostim efektiv dhe

kjo varet nga lënda e parë dhe procesi për prodhimin e produktit. Përmbajtja e azotit dhe

karbonit janë kryesorë në procesin e kompostimit. Karboni siguron burimin parësor të

energjisë dhe azoti është i rëndësishëm për rritjen e popullsisë mikrobiale. Azoti gjendet

në komposto në formë organike dhe inorganike. Azoti organik është i pranishëm në

proteina, ure, acide nukleike dhe në mbetje organike mikrobiale. Mikroorganizmat

mineralizojnë azotin organik për të prodhuar forma inorganike, si amoniakun, nitrite dhe

nitratet. Forma inorganike e azotit është e vlefshme, si lëndë ushqyese për bimët kur

kompostoja përdoret në të mbjellat. Proteinat kalojnë përmes oksidimit enzimatik për të

formuar përbërje aminike komplekse përmes një procesi të quajtuar aminizim.[3]

Përbërjet aminike, mund të përdoren si material ndërtimi qelizor ose dekompozohen në

produkte më të thjeshta dhe konsumohen. Sidoqoftë komponimet aminike mund të

përdoren për të sintetizuar material të ri qelizor vetëm në qoftëse karboni që përmban

është i mjaftueshëm. Në rast të kundërt përbërje të azotit të paqëndrueshëm grumbullohen

në trajtë të amoniakut (kjo varet nga pH dhe temperatura e grumbullit). Komponimet

aminike komplekse të formuara mund të sintetizohen nga mikroorganizmat ose të kalojnë

një dekompozim shtesë mbi produktet e thjeshta. Reduktimi i përgjithshëm në

kompleksitetin e përbërjeve aminike procedon nga proteoza në peptone e në aminoacide.

Lëndët e para organike, që do të përpunohen gjatë procesit të kompostimit mund të kenë

raporte të ndryshme C:N. Ndonëse është e zakonshme, që raporti C:N të shprehet si

funksion i përqendrimit total të C dhe të N, mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjitha

Page 23: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

11

molekulat, për shkak të ndryshimeve gjatë biodegradimit dhe biodiversitetit të

materialeve të ndryshme organike.[3]

Azoti është përbërësi kryesor i përbërësve aktivë metabolikë si aminoacidet, proteinat

enzimat dhe pakëz përbërësve jo-proteinikë. Azoti nevojitet për rritjen e gjethes dhe të

kërcellit dhe i jep bimës një ngjyrë të gjelbër të errët. Azoti është gjithashtu shumë i

rëndësishëm nga këndvështrimi i ushqyerjes pasi ai rrit sasinë e proteinave në disa

ushqime dhe drithëra. Nëse raporti C:N në materialet për zbërthim është më i gjerë,

atëherë është e nevojshme që të përmirësohet ky raport, dhe këtë e arrijmë duke shtuar

lëndë-materiale që përmbajnë më shumë azot, si: bishtajoret, hithërat, plehun e shpendëve

ose shtohet sasi e plehut mineral të azotit por me bazë biologjike, përkatësisht plehra

mikrobiologjik azotik. Përdorim të gjerë në përgatitje të kompostit ka gjetur plehu

mikrobiologjik me emrin komercial Ferlozan i cili është vërtetuar se nuk ka veprim të

dëmshëm në gjallesa. Ky pleh përmban sasi të mjaftueshme të mikroorganizmave që

kanë formë vezake të zgjatur dhe të cilët veprojnë shumë shpejt në humifikimin e

materialit pas lagies së tij. Sot është e rallë përdorimi i kashtës si shtrojë, përveç në

fermat e mëdha.

Në qoftë se i përmbahemi udhëzimeve të lart përmendura atëherë mund të përgatisim një

kompost të kualitetit të duhur, me humus të mirë për begatimin e tokës me materie

ushqyese.

Për shembull, në qoftë se grumbullohet materiali i duhur i cili ka raport të mirë të C:N,

atëherë me siguri do të jetë një bazë e mirë për zhvillimin e mikrorganizmave të cilët

bëjnë sintezën e humusit. Ato materie janë të begatshme më celulozë dhe lignin, siç janë

grimcat e drurit të imtësuara mirë, nga vreshtat, gjethet e rrushit, bimëve drurore ose

kashtës etj. Për t’u harmonizuar raporti C:N për punën e mikroorganizmave humik është

e nevojshme të shtohen materie të pasura me azot: plehu i pulave, gjaku i terur nga

thertoret, copa të mishit etj. Gjithashtu për t’u shfrytëzuar materiet të cilat janë të pasura

me azot siç është plehu i pulave, mund t’i shtohet edhe treseti, kashta dhe materiali i

pasur me karbon. Këto raste janë të shpeshta të kopshtarët të cilët kanë vetëm mbetjet nga

bimët dhe përdorimi i plehut të pulave. Këtë mund ta bëjnë me sukses edhe fermat,

shërbimet komunale të cilat bëjnë ndarjen e materialit organik etj.[3]

Page 24: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

12

2.5 Përse të kompostojmë?

Kompostimi është një depozitim alternativ i mbetjeve organike dhe mund të jetë pjesë e

çdo programi komunitar për menaxhimin e mbetjeve. Duke qenë që bujqësia në vetvete

përfshin menaxhimin efektiv të një shumëllojshmërie procesesh natyrore, në shumë raste,

kompostimi është çelësi i duhur për fermerët.[1]

Mbetjet organike kanë vlerë për ushqyesit dhe materialin organik që mund të përf itohet

prej tyre përmes procesit të kompostimit. Veç kësaj, me përfitimin e këtyre materialeve jo

vetëm riciklojmë, por edhe kontribojmë dhe zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që

përfundon në fushë depozitë i cili ka dy rrjedhoja të rëndësishme:

1) zvogëlojmë kontributin nga ana ekonomike që paguan pushteti vendor si taksë/kg

mbetje në fushë depozitë dhe

2) kontribuojmë në zvogëlimin e ndojtjes së mjedisit ku jetojmë pasi mbeturinat

organike që hidhen në fushë depozitë dekompozohen nën kushte anaerobike.[4]

Si pasojë, prodhohet gazi metan (CH4), i cili përpos erës së keqe kontribuon edhe në

rritjen e efektit serrë. Vetitë fizike të tokës përmirësohen përmes kompostit, i cili e mban

tokën të shkriftë dhe për shkak strukturës koloidale e rritë kapacitetin e lidhjes së ujit në

tokë. Shumë ngadalë e lëshon ujin. Pjesë e rëndësishme e kopshtit të bukur dhe bazë për

bujqësi organike është komposti. Komposti i mirë i ka të gjitha parakushtet elementare të

nevojshme për rritjen e bimëve. Ku me mbetje organike ku do paraqesim në figurën

poshtë me pamjen e një procesi së bashku me disa mbetje me anë të së cilës mund të

arrihet një proces i kompostimit adekuat. Kompostimi është një menaxhim alternativ dhe

efiçient i mbetjeve organike. Kompostimi mund të kërkojë kohë dhe pak mund, por është

shumë i përshtatshëm dhe ekonomik për të gjithë ata që jetojnë apo ushtrojnë veprimtari.

Kompostimi, ofron përfitime me interes për shëndetin, mbrojtjen e mjedisit dhe ka

ndikime pozitive nga pikëpamja ekonomike. Në zona, të cilat ka shumë prodhim të

materialeve të kompostueshme, sasia e mbetjeve që përfundojnë në fushë depozitë rritet

shumë, e për rrjedhojë rritet edhe kontributi financiar nga ana e pushtetit vendor për t’i

menaxhuar këto mbetje.[4]

Mbetjet organike kanë vlerë për ushqyesit dhe materialin organik, që mund të përf itohet

prej tyre përmes procesit të kompostimit. Veç kësaj, me trajtimin e këtyre mbetjeve jo

Page 25: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

13

vetëm riciklojmë, por kontribuojmë dhe zvogëlojmë sasitë që përfundojnë në fushë

depozita.

Tabela 2.3: Arsyet përse duhet kompostuar.

Disa nga arsyet përse duhet kompostuar janë:

Sasia e mbeturinave në deponi zvogëlohet me kompostim.

Komposti zvogëlon ndotjen nga teprica e përdorimit të plehut të shtallave dhe

mbeturinave.

Komposti zëvendëson plehrat minerale dhe pesticidet.

Kualiteti mikrobiologjik i kompostit si dhe struktura e saj organike është e madhe.

Figura 2.2: Paraqitja e kompostit me mbetje shtëpiake.

Pra ka shumë arsye se përse duhet kompostuar, ku disa nga arsyet se përse duhet

kompostuar janë paraqitur edhe në formë tabelare.

2.6 Avantazhet që paraqet procesi i kompostimit

Disa nga avantazhet që paraqet procesi i kompostimit janë:

Përmirëson strukturën e tokës, përmirëson hapësirat ndërmjet poreve të tokës,rrit aftësinë

ujë mbajtëse të tokës, ofron furnizim më të mirë me ujë të të korrave, rrit diversitetin e

mikro-organizmave, krijon shumëllojshmëri të proçeseve bio-kimike, rrit aftësinë për

neutralizimin e pH dhe ndotësve, mundëson ruajtjen dhe shkëmbimin e mikro

ushqyesve.[5]

Page 26: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

14

2.7 Karakterizimi i metodave të kompostimit

Metodat e kompostimit krijojnë kushtet për mikroorganizmat, për të konvertuar lëndët e

para në komposto. Metoda, tregon se si materialet e kompostimit ajrosen, mbahen dhe

lëvizin përmes sistemit. Ka shumë mënyra për të karakterizuar metodat e kompostimit,

Figura 2.3: Skema teknologjike e një sistemi tipik të kompostimit.

Lënda e parë,marrja,kontrolla

Ruajtja e lëndës së parë

Përzierje

Ndarje

Bluarje

Formimi i grumbullit të materialit-Ngarkim

Metoda e kompostimit

Fermentimi(thartimi)

Faza e dytëKompostimi

Shoshitje-Ndarje

Përzierje

Ruajtja e kompostos

Transporti

Page 27: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

15

duke përfshirë gradën e përmbajtjes, mënyrën e ajrimit (pasiv ose i detyruar), përdorimin

e përzierjes (statik ose rrotullues), dhe progresioni fizik i materialeve përmes procesit të

kompostimit (periodik ose i vazhduar).[3]

Për shkak të kostos dhe menaxhimit, metodat e kompostimit janë kategorizuar gjerësisht

nga përmbajtja fizike ose jo e materialeve të kompostimit.

Në mënyrë tipike janë përdorur dy kategori :

1. Metoda të hapura

2. Metoda të mbyllur (në enë ose reaktor).

2.7.1 Metodat e kompostimit në mjedis të hapur

Në këto metodat e hapura materialet kompostohen në formë grumbujsh. Procesi i

kompostimit mund të ndodhë jashtë në mjedis të hapur ose brenda një ndërtese të caktuar.

Në këtë metodë kompostimi në mjedis të hapur përfshihen:

o grumbuj materialesh statik me ajrim pasiv

o grumbuj statik me ajrim të detyruar.[3]

2.7.1.1 Metoda me rrotullim e grumbujve të materialeve. Për të kryer ajrim pasiv,

grumbujt e materialeve vendosen në formë të rregullt. Rrotullimi kryhet me kova ose

makineri të veçanta. Praktikisht, numri i rrotullimeve varion nga 3 ose 4 rrotullime për 6 -

12 muaj deri në 40 rrotullime në një periudhë 2 mujore. Rrotullimi përzien lëndët e para,

homogjenizon materialet, ajros vargun, çliron gazra dhe nxehtësi, shpërndan ujin,

nutrientët dhe mikroorganizmat gjatë gjithë materialit, shkrifton materialet, duke rritur

porozitetin, duke ulur densitetin e masës dhe duke bërë më shumë efektiv ajrimin pasiv.

Grumbujt e materialeve ajrosen në mënyrë pasive: difuzion, erë dhe konveksion.[7]

Efekti më i dëshirueshëm i rrotullimit varet nga lëndët e para dhe stadet e kompostimit. Si

pasojë e rrotullimit me frekuencë të shpeshtë, efekti mund të jetë i vogël. Si rrjedhim, në

disa sisteme grumbujt rrotullohen, kur operatorët kanë kohë dhe kur koha është e mirë.

Një strategji tjetër është për të rrotulluar grumbullin, duke u bazuar tek temperatura.

Page 28: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

16

Për shembull një varg mund të rrotullohet kur temperatura ulet ose ngrihet, për vlera të

këshillueshme ose në qoftë se temperatura rritet në mënyrë të qëndrueshme për disa ditë.

Kjo strategji menaxhuese tregon ndjeshmërinë e rrotullimit të përditshëm çdo 2 ditë gjatë

2-3 javëve të para të kompostimit, e ndjekur nga një rrotullim javor për 6-8 javë të tjera.

Dimensionet e vargut, pajisjet e rrotullimit dhe karakteristikat e pozicionit, ndryshojnë në

bazë të lëndës së parë. Disa herë janë përdorur dhe grumbuj më të mëdhenj, por rritet dhe

rreziku i aromave të këqija. Metoda e rrotullimit është një trajtim i thjeshtë dhe i

ndjeshëm. Një nga disavantazhet është që hapësira për aktivitetin e rrotullimit zë një

sipërfaqe të madhe dhe për këtë janë shumë të shtrenjtë, për t‘u vendosur brenda një

ndërtese. Një disavantazh i dytë, është që kushtet aerobike nuk janë gjithmonë të

qëndrueshme. Rastësisht grumbujt janë anaerobikë dhe përmbajnë aroma të këqija në

brendësi. Si pasojë aromat e këqija formohen gjatë rrotullimit. Metodat e përdorimit të

ajrimit pasiv në grumbullin e qëndrueshëm. Metoda me ajrim pasiv është një trajtim i

përdorur për dekompozim të ngadalshëm të lëndëve të para si: gjethet e rëna, lëvozhga

druri, ashkla dhe disa mbetje bujqësore. Lëndë të ndryshme mund të kombinohen dhe

përzihen për të rregulluar lagështirën, dhe raportin C:N. Shpesh rrotullimi kryhet vetëm

kur grumbujt që lëvizin brenda vendodhjes. Çdo rrotullim zvogëlon kohën e nevojshme

për prodhimin e kompostos.

Grumbujt duhet të rrotullohen të paktën një ose dy herë gjatë ciklit të kompostimit.

Madhësia e madhe e grumbullit ruan nxehtësinë dhe lagështirën, duke lejuar

dekompozimin të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme, por më ngadalë. Për të ruajtur

kushtet aerobe është një sfidë, sepse varet nga lëvizja e ajrit të lirë. Aromat e rënda nuk

janë një problem për këto materiale, për shkak të shkallës së ulët të dekompozimit.

Megjithatë, aromat mund të jenë më të forta kur zhvendosen grumbujt. Grumbujt e

qëndrueshëm janë të përshtatshëm për materialet të cilët janë të prirur për t‘u

dekompozuar shpejt si: bari i kositur, mbetje ushqimesh dhe mbetjet organike .Nën

kushtet anaerobe, këto materiale prodhojnë aroma dytësore, që mund të përhapen në

distanca të konsiderueshme, vecanërisht në qoftë se grumbulli lëvizet. Faktorët kryesorë,

që ndikojnë në metodën e ajrimi pasiv janë koha, lagështia dhe hapësira ku veçoritë e

kësaj metode janë paraqitur në tabelën e më poshtme. Mënyra më efektive për ajrimin

pasiv është krijimi i një mjedisi kompostimi poroz.[7]

Page 29: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

17

Tabela 2.4: Veçoritë kryesore që ndikojnë në metodën e ajrimit pasiv.

Katër veçoritë kryesore që ndikojnë në këtë metodë janë:

Përzierja

Sistem shpërndarje për lëvizjen e ajrit pasiv

Shtresë bazë e një materiali thithës të qëndrueshëm si kashta apo komposti

Shtresë e jashtme e një materiali të ashpër të qëndrueshëm që ruan nxehtësinë, lagëshinë,

aromat e këqija.

Sidoqoftë, për të rritur lëvizjen e ajrit dhe për të përmisuar prodhimin e oksigjenit (O2),

përdoren disa mjete ndihmëse, siç janë tubat (të cilët vendosen parelel me njëri tjetrin

mespërmes vargut) dhe ajrimi natyral i grumbullit statik (hapësira me ajër).[3]

2.7.1.2 Metodat e përdorimit të ajrimit të detyruar në grumbullin e

qëndrueshëm. Ajrimi i detyruar është përdorur për përmirësimin e ajrimit duke ulur

kohën e përpunimit dhe reduktuar aromat e këqija të lidhura me kompostimin biosolid.

Metoda e ajrimit të detyruar të grumbullit të qëndrueshëm kryhet me anë të ventilatorëve.

Ajrimi i detyruar siguron oksigjen (O2), freskon grumbujt dhe largon avujt e ujit, dioksidi

i karbonit (CO2) dhe produkte të tjera të dekompozuara. Komponentët e një grumbulli të

qëndrueshëm të ajrosur përfshijnë rrjetin e shpërndarjes së ajrimit, shtresën poroze,

materialet e kompostimit, shtresën e jashtme të materialit të qëndrueshëm, shpërndarjen e

ajrit dhe sistemet e kontrollit. Materialet porozë ndihmojnë në parandalimin e ngjitjes dhe

shpërhapjes së ajrit në vrima. Përzierja e lëndëve mbulohet me një shtresë materialesh të

qëndrueshme. Kjo shtresë e jashtme izolon grumbullin, largon mizat dhe insekte të tjera

nga lëndët, dhe ndihmon ruajtjen e aromave dhe ujë.

Ekzistojnë kombinime të ndryshme të strategjive të kontrollit dhe ajrimit, dhe konfigurim

pajisjesh. Grumbujt mund të ajrosen nga ventilatorë individual gjithësecili i ndezur ose

jo, dhe një gyp shkarkimi i zakonshëm me valvola kontrolli të lëvizjes së ajrit ne

grumbull individualë. Gjatësia e grumbullit të qëndrueshëm varion nga 2 deri në 4 m.

Lartësia kufizohet nga pajisjet që formojnë grumbuj, dhe nga pesha e materialeve.[3]

Page 30: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

18

2.7.2 Metodat e kompostimit në mjedis të mbyllur

Sistemet e kompostimit në enë përdorin një grup metodash të cilat përmbajnë materiale

dhe kontrollojnë mjedisin e kompostimit brenda një koshi, reaktori ose enë. Metodat e

përgjithshme në mjedis të mbyllur përfshijnë shtretër përzierës, kontenierë ajrimi dhe

tunele, kontenierë me përzierje dhe me ajrim, sillose ose reactor.[6]

2.7.2.1 Shtretër horizontal me përzierje. Metoda e kompostimit në shtretër

horizontal me përzierje është kryesore, sepse ajo siguron avantazhe të ajrimit të detyruar,

rrotullime frekuente dhe automatike dhe mbajtje materialesh. Metoda e shtratit me

përzierje konsiderohet si metodë brenda kategorisë së kompostimit të izoluar, për shkak

se materialet e kompostimit mbahen pjesërisht. Ky sistem është i përbërë nga një shtrat i

gjatë dhe i gjerë, horizontal, të formuar nga mure betoni. Pjesa e sipërme e shtratit është e

hapur, kështu që sistemi vendoset brenda në një ndërtesë. Materiali përziehet në mënyrë

automatike, nga një makineri përzierëse. Lëndët grumbullohen në pjesën e fundit të

kanalit. Kompostoja zhvendoset nga ana e kundërt. Në bazë të distancës së zhvëndosjes,

gjatësisë së shtratit dhe frekuencës së përzierjes, përcaktohet periudha e kompostimit

përgjithsisht 10-28 ditë.[3]

2.7.2.2 Kontenier me ajrim. Kontenierët me ajrim, janë të mbyllur dhe të

mbuluar, me dimensione të ndryshme, që përmbajnë materiale të ndryshme. Përdoruesit

përdorin 2 deri në 40 konteniera, duke u varur nga shkalla e përpunimit dhe sistemi i tyre.

Me përjashtim të një kontinjeri me ajrim të pakët që është përdorur për aplikimet më

vëllim shumë të vogël, kontenieri i ajrosur mbështet në ventilatorët për të f ituar O2 dhe

për të larguar nxehtësinë, lagështinë, CO2 dhe gaze të tjerë. Në të shumtën e rasteve, ajri

futet në bazën e materialit nëpërmjet tubave të vendosur në dysheme dhe lëviz në drejtim

të kundërt, nga sipërfaqja në hapësirën boshe. Ajri i shkarkuar mblidhet dhe kalon përmes

një biofiltri për trajtimin e aromave. Ajrimi mund të kontrollohet nga temperatura dhe

koha, në varësi të sistemit. Disa sisteme, përdorin kontrollë të sofistikuara ajrimi, që

përfshijnë :

Page 31: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

19

Figura 2.4: Paraqitja e një kontenieri me ajrim.

kontrollin e temperaturës, lagështirës, monitorimin e O2 dhe riqarkullimin e ajrit.

Kontenierët e ajrimit janë sisteme të qëndrueshëm dhe nuk përmbajnë përzierës. Pas

boshatisjes, materialet përziehen, përshtaten dhe pastaj rimbushin kontinierin për të

vazhduar kompostimin. Ku pamja e një kontenieri me ajrim është e paraqitur në f igurën

më lart (fig.2.4), ku shohim gjithë pamjen e një kontinieri dhe paisjet e tij.[6]

2.7.2.3 Kontinier me përzierës dhe me ajrim. Shumë sisteme kompostimi

kombinojnë ajrimin e detyruar me përzierjen e brendshme. Në këtë sistem, materialet e

kompostimit hidhen në enët prej çeliku të pa oksidueshme me vrima, që vendosen në

sekuenca përmes një dhome të mbyllur ose tunele.[3]

Kutia boshe shtyhet në tunel që të ngarkohet me përzierje lëndësh nga një bunker. Kur

një kuti e re futet në tunel, shtyn lehtë kutitë paraardhëse dhe kutia e fundit shkarkohet.

Në pikën e shkarkimit, turjela zbraz komposton nga kutia ekzistuese. Në përgjithësi,

kapaciteti i sistemit përcaktohet nga madhësia dhe numri i njësive të përdorura.

2.7.2.4 Silloset. Sistemi i kompostimit i tipit sillos, përdor një ose më shumë enë

vertikale ose kulla sillosi. Materiali lëviz përmes sillosit nga maja në fund. Lëvizja fillon

kur një turjelë ose mekanizma të tjerë shkarkimi zhvendosin një pjesë të kompostos nga

Page 32: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

20

fundi i sillosit. Një përzierje e freskët e lëndëve të para hidhet në majë të sillosit.

Megjithëse materialet lëvizin brenda sillosit, ato nuk përzihen mirë. Sidoqoftë lëndët

mund të përzihen mirë, para ngarkimit. Shpesh materialet e zhvendosura nga sillosi,

hidhen në një sillos të dytë ose në një sistem kompostimi dytësor. Afërsisht të gjitha

sistemet ajrosen me ventilatorë. Zakonisht ajri futet nga fundi dhe depërton në materialet

në sillos. Ajri mblidhet në majë dhe zbrazet tek një biofiltër. Kur ajri lëviz përmes

trashësisë së shtratit të materialeve, fitohet nxehtësi, lagështi dhe CO2. Një sistem i vogël

sillosi mbështet në ajrimin pasiv.[3]

2.7.2.5 Reaktor me tambur rrotullues. Tamburi rrotullues që ndihmon në tretjen

e ushqimit, është përdorur fillimisht për mbetjet e ngurta bashkiake, dhe pastaj për

mbetjet në kopësht. Megjithëse, sistemet tambur komercial ndyshojnë në madhësi,

projektim dhe menaxhim dhe mënyrën e dekompozimit. Tamburët montohen

horizontalisht, zakonisht në një pjerrësi të lehtë, rrotullohen ngadalë, vazhdimisht ose me

ndërprerje.

Lëndët e para hyjnë në njërin cep të tamburit dhe kompostimi zhvendoset në anën e

kundërt. Në varësi të sistemit specifik, përdoren pajisje të ndryshme ngarkimi dhe

shkarkimi. Tamburi ndahet në dhomëza dhe dyert lejojnë transferimin e materialeve nga

njëra ndarje në tjetrën. Në lidhje me procesin e kompostimit, funksioni kryesor i

rrotullimit është ekspozimi i materialit në ajrin e freskët, shtimi i O2 dhe çlirimi i

nxehtësisë dhe produkteve të gazta të dekompozimit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Tamburët kanë diametër 3 m ose më shumë dhe gjatësi 50 m. Sisteme tamburësh janë

projektuar për lëndë të ndryshme si: mbetje të kafshëve, mbetjet e kafshëve të ngordhura,

mbetje kopështi dhe mbetje ushqimore. Megjithatë, në varësi të përzierjes dhe projektimit

të tamburit, disa sisteme kanë ajrim të pamjaftueshëm në drejtim të formimit të acideve

organikë dhe një rënie e madhe e pH.[3]

Kjo mund të jetë një problem, meqë në aplikime të ndryshme, tamburët janë i vetmi stad

aktiv i kompostimit. Në disa raste koha e kompostimit zgjatet në javë, ose tre deri në pesë

ditë. Komposto e prodhuar mund të përdoret në dimër dhe vjeshtë.[3]

Page 33: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

21

Figura 2.5: Pamja e një reaktori me tabor rrotullues.

Një pamje të një metode të tillë është e paraqitur në figurën më lart (fig.2.5), ku vërejmë

pamjen e një reaktori në njërën anë dhe në anën tjeter vërehet një pjesë ku bëhet vendosja

e mbetjeve të caktuara për përfitimin e kompostit.

Page 34: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

22

KAPITULLI III

3 METODOLOGJIA

3.1 Metoda e kompostimit

Metodën të cilën ne e kemi aplikuar në punimin tonë është metoda klasike në mjedis të

hapur, pra proces i zhvilluar në kushte aerobe i njohur si kompostim aerob. Kompostimi

njihet më së shumti si proces aerobik i cili shpërbën biologjikisht materialet në prani të

oksigjenit (ajrit). Nënproduktet kryesore të këtij procesi janë dioksidi i karbonit (CO2), uji

(H2O) dhe nxehtësia. Kompostimi mund të jetë edhe proces anaerobik gjatë së cilit

shpërbërja ndodh në mungesë të oksigjenit (O2). Në këto raste nënproduktet kryesore janë

metani (CH4), dioksidi i karbonit(CO2) dhe disa alkoole dhe acide organike të dobëta.

Prandaj kompostimi aerobik është më i thjeshtë dhe shoqërohet me më pak nënprodukte

të padëshirueshme, si dhe është shumë më i përshtatshëm për zonat rurale, prandaj e kemi

aplikuar këtë metodë e cila cilësohet miqësore me mjedis. Kompostin të cilën e kemi

fituar mund të përdoret në kopshte, në oborre, ara për të ndihmuar në krijimin e një

mjedisi më të shëndetshëm të tokës, për bimët që duam të rrisim etj. Një pamje të

kompostit do e paraqesim në figurën (3.1) më poshtë të cilën e kemi realizuar gjatë

përfitimit të kompostit në mjedis të hapur.

Figura 3.1: Pamja e kompostit gjatë realizimit të procesit të kompostimit.

Page 35: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

23

3.2 Krijimi i komposterit

Nga praktika dimë se komposterët mund të ndërtohen nga materiale të ndryshme:

1. Paleta

2. Druri

3. Teli

4. Plastika

5. Hekuri

Ne kemi praktikuar materialin e quajtur stiropor me dimensione 70×40 cm2. Ky

komposter nevojitet për vendosjen e mbetjeve organike për krijimin e kompostit.

Vendosja e komposterit është bërë në vend të rrafshët afër kopshtit që cilësohet të jetë

vendi më i mirë, i larguar nga shtëpia, në vend të fortë dhe të thatë, kurrsesi i lagët dhe i

butë. Në figurën më poshtë (3.2) kemi paraqitur komposterin të cilin e kemi krijuar për

vendosjen e mbetjeve organike. Në komposter kemi vendosur mbetje organike herë pas

here, kur kemi vërejtur se komposti është tharë kemi vendosur ujë, sepse nëse do ishte

komposti me lagështi të mëdha do të merrte erë të pakëndshme.

Figura 3.2: Komposteri nga materiali stirodor.

Page 36: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

24

3.3 Mbetjet organike

Duhet theksuar që në kompost nuk është e lejuar të vendosim ndonjë materie helmuese, e

cila tërë kompostin mund ta bëjë të pa përdorshëm, prandaj gjatë vendosjes së mbetjeve

organike duhet të kemi kujdes. Mbetjet të cilat i kemi vendosur janë mbetje të cilat

kompostohen, kështu duke filluar nga bari i gjelbërt, mbetjet të ndryshme nga ushqimet

(gëzhoja të vezës, lëvozhat nga molla, dardha, tranguj, bananet, patatet, domatet etj),

kashta, sasi e vogël e plehut të gjedheve. Në figurën 3.3 do paraqesim disa mbetje

organike të cilat i kemi vendosur gjatë realizimit të procesit të kompostimit.

Figura 3.3: Mbetje organike.

3.4 Përzierja e kompostit

Përzierja bënë që kompostoja të ajroset dhe të shmanget kalbëzimi. Përzierja siguron

oksigjenin e nevojshëm për dekompozimin e mbetjeve dhe largon lagështirën e tepërt.

Përzihen të gjitha llojet e materieve apo mbetjeve të cilat janë prezente në kompost.

Përzierja e kompostit është bërë çdo javë, dy deri në tre herë në javë, ku përzierja e

kompostit duhej të na sigurojë që të gjitha materialet janë përzier dhe janë në

bashkëveprim. Komposti duhet të përzihet (rrotullohet) për shkak të ajrosjes, sepse

ajrosja e pengon që komposti të përmbajë erë të pakëndshme. Nëse komposti do të

përmbante aromë të keqe do duhej që komposti të hudhej poshtë, por përzierja e

kompostit është bërë në mënyrë të duhur dhe kemi përfituar një kompost me aromën e

dheut të freskët.

Page 37: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

25

Figura 3.4: Duke u bërë përzierja e mbetjeve organike gjatë procesit të kompostimit.

Përzierja apo trazimi më i shpesht shkakton kompostim më të shpejtë. Në figurën 3.4

kemi paraqitur një foto që është realizuar gjatë përzierjes së kompostit.

3.5 Përmbajtja e lagështirës

Faktori kryesor gjatë procesit të kompostimit është uji. Ai është një tjetër komponent i

rëndësishëm për mbijetesën e mikroorganizmave. Prezenca e lagështisë në kompost duhet

të jetë normale, as më e lartë apo më e ulët për shkak se mund të na vështërsohet procesi i

kompostit, sepse ajrin dhe ujin nuk do i kemi në raport të caktur. Në proces duhet të kemi

për bazë lagështinë e mbetjeve të frutave, kohën (shiu). Që të dihet shkalla e lagështisë në

procesin tonë, pa përdorimin e aparateve specifike, të cilat e bëjnë matjen e lagështisë,

mënyra e thjeshtë e kontrollimit të cilën e kemi praktikuar ishte marrja e një sasie të

caktuar të kompostit nga brendia e grumbullit në shuplakë të dorës, nëse do pikonte uji në

sasi të mëdha të lagështisë, shkalla e saj do ishte e lartë. Mirëpo ne kur e kemi marrë

kompostin dhe e kemi hapur shuplakën e dorës, masa e kompostit ka marrë formën e

shuplakës, atëherë komposti jonë cilësohet me shkallën e lagështisë të mirë, pra sasia e

ujit ka qenë normal dhe dekompozimi ka qenë në mënyrë të rregullt.

Page 38: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

26

3.6 Komposti i përfunduar

Duke i’u përmbajtur të gjitha kushteve optimale të një procesi të kompostimit, kemi

përfituar kompostin, ku kemi filluar praktikimin nga muaji qershor deri në muajin gusht.

Kemi vendosur mbetje organike, i’u kemi përmbajtur shkallës së lagështirës, kemi bërë

përzierjen e kompostit në kohë të duhur dhe në fund kemi fituar kompostin në mjedis të

hapur në kushte aerobike në prezencë të oksigjenit (O2).

Procesi i kompostit ka ecur në hapa të mirë dhe në kohën e duhur kemi përfituar

kompostin me aromë të mirë. Përfituam kompostin në sasi normale, i cili pati ngjyrë kaf e

të errët, i thërrmueshëm dhe me aromën e dheut të freskët. Në figurën më poshtë (fig.3.5)

do të shohim kompostin përfundimtar të cilin e kemi përfituar gjatë kohes nga qershori

deri në muajin gusht në kushte adekuate të lart të përmendura.

Sqarim: Të gjitha figurat të vendosura në kapitullin III janë realizuar gjatë punës time

në praktikë për përfitimin e kompostit.

Figura 3.5: Komposti përfundimtar.

Page 39: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

27

KAPITULLI IV

4 DISKUTIMI I REZULTATEVE

Duke pasur për bazë parametrat optimal dhe kushtet të favorshme të një procesi të

kompostit, asaj të temperatures (stina), përmbajtja e lagështirës, përzierja e kompostit

konstatojmë që kemi përfituar kompostin (pleh organik) si produkt final në kushte

aerobike në mjedis të hapur (në prani të oksigjenit).

Përmbajtja e lagështirës ka qenë normale, as sasi e lartë dhe as e vogël, por mesatare, ku

kjo ka bërë që komposti të jetë në raport të njëjtë uji me ajrin. Matja e lagështisë ka qenë

me metodë praktike të thjeshtë. Në përcaktimin e lagështisë nuk kemi përdorur aparatura

speciale për matjen e lagështisë, por me anë të shuplakës së dorës kemi vërtetuar se në

kompost nuk kemi pasur rrjedhje të mëdha të ujit, pra komposti morri formën e shuplakës

së dorës, kjo tregon që komposti ka pasur shkallë të mirë të lagështisë.

Përzierja e kompostit është faktor tjetër që ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të

procesit. Përzierja e kompostit është realizuar në kohë të duhur, kjo për shkak që

ndihmon në ajrosjen e mbetjeve që i kemi pasur prezent në kompostim. Përzierja ka

ndodh për arsye se me prezencen e oksigjenit (O2) eliminohen erërat e pakëndshme, gjë e

cila në procesin tonë ka mbizotruar erë e dheut të freskët, kjo ka bërë që komposti si

produkt final të ketë aromë të këndshme.

Mbetjet organike nuk kanë qenë me përmbajtje toksike (helmuese), të gjitha janë

vendosur me kujdes.

Si rezultat përfundimtar duke ju përshtatur kushteve optimale për realizimin e këtij

procesi të kompostimit, kemi ardhur deri te përfitimi i kompostit, si produkt f inal, i cili

kishte aromë të freskët, ngjyrë të errët dhe i shkrifët.

Page 40: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

28

KAPITULLI V

5 PËRFUNDIME

Rritja e vazhdueshme e konsumit, zhvendosjet e popullsisë, zhvillimi industrial dhe

ekonomik, të përcjellura me një menaxhim të pakujdesshëm të mbeturinave, i kanë kthyer

ato në një burim të ndotjes së mjedisit, të sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Për menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave do të duhet angazhim institucional dhe

individual për të zbatuar përvojat e mira të shteteve të rajonit dhe gjithashtu edhe të

shteteve të BE-së. Nëse merret parasysh niveli i progresit të menaxhimit të mbeturinave,

shteti ynë është në fazat fillestare dhe ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Ekzistojnë projekte me mundësi të ndryshme për menaxhimin e mbetjeve, por nuk ka as

vullnet të mjaftueshëm dhe as iniciativë për t’i zbatuar ato. Detyra e shtetit dhe

autoriteteve lokale është të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme dhe burimet financiare

për të mundësuar zhvillimin e një sistemi cilësor të menaxhimit të mbeturinave, duke u

nisur nga fakti se menaxhimi i mbeturinave është një komponentë e zhvillimit ekonomik.

Qëllimi i këtij punimi ishte zbatimi në praktik i njërës nga strategjitë prioritare për

menaxhimin e mbeturinave (kompostimit), në mënyrë që të reduktohet sasia dhe ndikimi

negativ i mbeturinave në mjedis dhe në shëndetin e njeriut. Kujdesi për mjedis

nënkuptohet edhe menaxhimi adekuat i mbeturinave duke filluar nga 3R dhe kompostimi,

që ne këtë trajtim për mjedisin me anë të këtij punimi e kemi arritur.

Nga rezultatet e punës eksperimentale të këtij punimi përfundojmë që procesi i

kompostimit është një metodë mjaft e përshtatshme e menaxhimit të mbeturinave.

Produkti final i përfituar nga ky proces i kompostimit, është pleh organik që ka treguar

shumë efikasitet në rivitalizimin e tokës, duke përmirësuar vetitë fizike, kimike dhe

biologjike të tokës. Gjithashtu me aplikimin e kësaj metode reduktohet sasia e

Page 41: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

29

mbeturinave organike në vend grumbullime, si dhe zvogëlohet mundësia e krijimit të

gazërave me efekte serrë.

Kompostimi nuk kërkon kosto dhe kontrollim të shpesh, 2 deri në 3 herë në javë duke u

bërë përzierja e mbetjeve dhe kontrollimi i parametrave optimal të procesit, prandaj

kompostoni dhe ju sepse mundeni.

Bazuar në rezultatet e arrituar nga ky punim si dhe përfundimet e dhëna ne

rekomandojmë si në vijim:

1. Ndërtimi i një komposteri komunal në qytetin e Mitrovicës, gjë që do t' i shtonte

vlerë përpjekjeve për vendosjen e qëndrueshmërisë mjedisore në Mitrovicë, në

veçanti menaxhimit të mbeturinave, duke identifikuar dhe eliminuar gazin metan

në deponinë komunale dhe uljen e vëllimit të mbeturinave në të.

2. Të gjithë përgjegjësit në menaxhimin adekuat të mbeturinave, para se t’i dërgojnë

në deponi mbetjet organike, është mirë të kryhet procesi i kompostimit, proces që

përfshinë dekompozimin biologjik të materialeve organike për prodhimin e

qëndrueshëm të prodhimeve humuese.

3. Nevojitet vetëdijësimi i plotë i qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve organike,

posaqërisht për procesin e kompostimit. Pra kërkohet së pari, vullneti politik të

koordinohet në menaxhim të mbetjeve organike dhe pastaj së dyti, vullneti dhe

vetëdijësimi për tërë popullatën.

4. Hapja e kompanive publike më shumë sesa ato private, kjo sepse rreziku i

angazhimit të kompanive private mund të kenë interes personale në vend të atij

publike, dhe mund të mos sjellin përfitime për qëndrueshmërinë mjedisore dhe

përfitime ekonomike për vendin tonë, pasi që duket se përfitimet financiare

mbeten forca kryesore që mund të drejtojnë këto kompani.

5. Vlera e kompostimit në menaxhimin e dobishëm të mbeturinave, ku me këtë rast

me mbetjet organike të vendosura në komposter e zvogëlojnë vëllimin e

mbeturinave të cilat dërgohen në deponi, reduktohet lirimi i gazeve të padobishme

për mjedis dhe për shëndetin e popullates, gazet me efekt serrë, eliminimin e

kostos që ipet para hyrjes së mbeturinave për dërgimin e mbeturinave për në

deponi.

Page 42: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

30

Të gjithë faktorët të lart përmendur synojnë në një menaxhim të mbeturinave me

përfitime për qëndrueshmërinë mjedisore dhe në atë ekonomike, sepse nëse do

kemi një mjedis të qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik në qytet do jetë më i

lartë.

6. Kompostoni sa më shumë që mundeni, sepse ne me punën tonë ia dolëm,

përftuam pleh organik me aromë të këndshme të dheut të freskët, ndihmuam në

një mjedis më të qëndrueshëm për qytetin e Mitrovicës.

Pra, kompostoni sepse mundeni, ju duhet vetëm vullnet dhe angazhim.

Page 43: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

31

CONCLUSION

The constant growth of consumption, population displacements, industrial and economic

development unaccompanied by a careful waste management, have turned them into a

source of environmental pollution, various diseases and infections.

Proper waste management will require institutional and individual commitment to

implement the good practices of the countries of the region as well as the EU

countries.Given the level of progress of waste management, our country is in the initial

stages and there is still a lot of work to be done in this area. There are projects with

different opportunities for waste management, but there is not enough will or initiative

for implement them.

The task of the state and local authorities is to provide the necessary infrastructure and

financial resources to enable the development of a quality waste management system,

given the fact that waste management is a component of economic development.

The purpose of this paper was the practical implementation of one of the priority

strategies for waste management (composting), in order to reduce the amount and

negative impact of waste on the environment and human health. Caring for the

environment also means adequate waste management starting from 3R and composting,

that we have already achieved this care for the environment.

From the results of the experimental work of this paper we conclude that the composting

process is a very convenient method of waste management.

The final product obtained from this composting process, is organic fertilizer that has

shown great efficiency in soil revitalization, improving the physical, chemical and

biological properties of the soil. Also with the application of this method, the amount of

organic waste in landfills is reduced, as well as the possibility of creating gases with

greenhouse effects is reduced.

Composting does not require cost and control often so compost and you because you can.

Page 44: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

32

Based on the results achieved from this paper and the conclusions given, we recommend

the following:

1. Construction of a municipal composter in the city of Mitrovica, which would

add value to the efforts to establish environmental sustainability in Mitrovica, in

particular the management of waste, identifying and eliminating methane gas in

the municipal landfill and reducing the volume of waste in it.

2. All those responsible for adequate waste management, before sending organic

waste to landfill, it is best to carry out the composting process, a process that

includes the biological decomposition of organic materials for the sustainable

production of humus products.

3. Full awareness of citizens is needed for the management of organic waste,

especially for the composting process. So it is required first, the political will to

be coordinated in the management of organic waste and then secondly, the will

and awareness for the whole population.

4. Opening public companies more than private ones, because the risk of engaging

private companies may have a personal interest instead of a public one, and may

not bring environmental sustainability and economic benefits to our country, as it

seems that financial benefits remain the main force that can drive these

companies.

5. The value of composting in the useful waste management, where in this case

with the organic waste placed in the compost reduce the volume of waste which is

sent to landfills, the release of gases useless for the environment and the health of

the population is reduced, gases with greenhouse effect, elimination of the cost

given before the entry of waste for sending waste to the landfill. All the above

mentioned factors aim at a waste management with benefits for environmental

and economic sustainability, because if it will we have a stable environment and

economic development in the city will be higher.

6. Compost as much as you can, because we managed with our work, we

obtained organic fertilizer with a pleasant aroma of fresh soil, we helped in a

more sustainable environment for the city of Mitrovica.

So compost because you can, you just need willpower and commitment.

Page 45: PËRFITIMET MJEDISORE DHE EKONOMIKE NGA PROCESI I ...smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\50… · mbrojtjes sË mjedisit . nga . fatlinda peci . universiteti

33

BIBLIOGRAFIA

[ 1 ] “Initiative for agricultural development Kosovo” Kosovë-Vushtrri, 2015.

[ 2 ] Strakosha R., “Ekomjedisi” Durrës, 07.06.2014.

[ 3 ] Dhroso A., “ Studimi inxhinierik i proceseve të kompostimit” Tiranë, 2015.

[ 4 ] Mansaku M., “Udhëzues për kompostimin”, Shqipëri, 2007 – 2013.

[ 5 ] Chong A., “Benefits of composting”, 21.04.2013.

[ 6 ] Reedy H., “Aerobic composting method”, Karnataka-Indi, 06.05.2019.

[ 7 ] Gjoci K., “Trajtimi i mbetjeve të ngurta urbane”, Tiranë, 15.05.2016.