2
Tel: +381(0) 38 244 586 +381(0) 38 222 231 Fax: +381(0) 38 243 717 Kontakti: Linku për fletparaqitje disciplinore: http://www.oak-ks.org/sq/fleteparaqitja-disiplinore Adresa: Rr. Qamil Hoxha 10/3 Prishtinë E-mail: [email protected] Web: www.oak-ks.org Çka nëse gjykata cakton avokatin mbrojtës në rastet e mbrojtjes së detyrueshme? Detyrat dhe obligimet e avokatit mbrojtës apo avokatit të caktuar nga policia apo prokuroria në rastet e mbro- jtjes së detyrueshme janë të njëjta si të avokatëve tjerë. Ata duhet të respektojnë Kodin e etikës profesionale, Ligjin për avokatinë dhe Statutin e OAK-së. Avokati juaj nuk guxon të kërkoj para nga ju. Nëse keni patur raste të tilla raportoni në OAK. Për çdo gjë që është në kundërshtim me këto këshilla, ju lutem raportoni, kështu ju merrni shërbime konform ligjit dhe ne punojmë më mirë! Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit: http://www.oak-ks.org/sq/kodi-i-etikes AVOKATI DHE JU Çfarë duhet të dini? “Në një shoqëri të themeluar mbi respektimin për sun- dimin e ligjit avokati ka një rol të veçantë. Një avokat duhet t’i shërbejë interesave të drejtësisë si dhe të dre- jtave dhe lirive që iu janë besuar dhe kërkuar t’i mbrojë dhe është detyrë jo vetëm të mbrojë çështjen e klientit por të jetë edhe këshilltar i tij” Këshilli i Odave dhe Shoqatave Juridike të Evropës, Kodi i sjelljes për avokatët ev- ropian, neni 1.1 Përkrahur nga:

Për çdo gjë që është në AVOKATI DHE JU …...ropian, neni 1.1 Përkrahur nga: Shkelje e rënd ë konsiderohet prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Për çdo gjë që është në AVOKATI DHE JU …...ropian, neni 1.1 Përkrahur nga: Shkelje e rënd ë konsiderohet prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm

Tel: +381(0) 38 244 586+381(0) 38 222 231 Fax: +381(0) 38 243 717

Kontakti:

Linku për fletparaqitje disciplinore:http://www.oak-ks.org/sq/fleteparaqitja-disiplinore

Adresa: Rr. Qamil Hoxha 10/3 Prishtinë

E-mail: [email protected]: www.oak-ks.org

Çka nëse gjykata cakton avokatin mbrojtës në rastet e mbrojtjes së detyrueshme?Detyrat dhe obligimet e avokatit mbrojtës apo avokatit të caktuar nga policia apo prokuroria në rastet e mbro-jtjes së detyrueshme janë të njëjta si të avokatëve tjerë. Ata duhet të respektojnë Kodin e etikës profesionale, Ligjin për avokatinë dhe Statutin e OAK-së. Avokati juaj nuk guxon të kërkoj para nga ju. Nëse keni patur raste të tilla raportoni në OAK.

Për çdo gjë që është në kundërshtim me këto këshilla, ju lutem raportoni, kështu ju merrni shërbime konform ligjit dhe ne punojmë më mirë!

Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit:http://www.oak-ks.org/sq/kodi-i-etikes

AVOKATI DHE JUÇfarë duhet të dini?

“Në një shoqëri të themeluar mbi respektimin për sun-dimin e ligjit avokati ka një rol të veçantë. Një avokat duhet t’i shërbejë interesave të drejtësisë si dhe të dre-jtave dhe lirive që iu janë besuar dhe kërkuar t’i mbrojë dhe është detyrë jo vetëm të mbrojë çështjen e klientit por të jetë edhe këshilltar i tij”

Këshilli i Odave dhe Shoqatave Juridike të Evropës, Kodi i sjelljes për avokatët ev-ropian, neni 1.1

Përkrahur nga:

Page 2: Për çdo gjë që është në AVOKATI DHE JU …...ropian, neni 1.1 Përkrahur nga: Shkelje e rënd ë konsiderohet prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm

Shkelje e rëndë konsiderohet prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm dhe i pavarur, dhe çdo shkelje e detyrës zyrtare, pres-tigjit dhe Kodit të etikës së avoka-tëve, e cila ka peshë më të rëndë për shkak të rëndësisë së të mirave të rrezikuara, natyrës së detyrës zyrtare të shkelur, lartësisë së dëmit material ose për shkak pasojave tjera.

Shkelje të lehtë paraqet shkelja e de-tyrës zyrtare, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve me peshë më të vogël.

Për shkelje të rëndë të detyrave dhe prestigjit të avokatisë, mund të shqipto-hen këto masa:

1. vërejtje; 2. gjoba deri në 5,000 Euro; 3. humbja e të drejtës së ush-

trimit të avokatisë prej gjashtë (6) muajsh gjer në pesë (5) vjet;

4. humbja e të drejtës së ush-trimit të avokatisë prej pesë (5) gjer në dhjetë (10) vjet;

5. humbja e përhershme e të drejtës së ushtrimit të avoka-tisë.

Për shkelje të lehta të detyrës dhe pres-tigjit të avokatisë, avokatit mund t’i shqiptohet vërejtja dhe gjoba.

Cilat janë shkeljet e detyrës dhe prestigjit të avokatisë?

Cilat janë masat disiplinore kundër avokatit?

Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur që merret me dhënien e ndihmës juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik. E drejta për ushtrimin e avokatisë në Kosovë fito-het me regjistrim në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).

Avokatët përgjigjen për shkelje të lehta dhe të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë para organeve disiplinore të OAK-së.

Fletëparaqitja bëhet me shkrim në cilëndo zyrë të OAK, dhe duhet të përfshijë: emrin, adresën dhe num-rin e telefonit të personit që kërkon zhvillimin e hetimeve; emrin, adresën dhe numrin e telefonit të avokatit që do të hetohet; përshkrimin e sjelljes për të cilën kërkohet hetimi dhe do-kumente përcjellëse.

Fletëparaqitja i dërgohet Zyrës së Prokurorit disiplinor, i cili pas zhvil-limit të hetimeve raporton tek Komi-sioni Disiplinor, i përbëre nga pesë avokatë të zgjedhur nga Kuvendi i OAK-së. Komisioni Disiplinor cakton panelin disiplinor prej tre anëtarësh, i cili mban seancën dëgjimore për të përcaktuar a ekzistojnë shkeljet. Në seancën dëgjimore merr pjesë prokurori disiplinor, merret në py-etje avokati-praktikanti i paraqitur, paraqiten dëshmitë/provat dhe deklarohen dëshmitarët dhe ek-spertët. Pas përfundimit të shqyrti-mit nëse paneli vendos që ekzistojnë shkeljet, shqiptohet masa disipli-nore. Komisioni për ankesa vendos si organi i shkallës së dytë lidhur me ankesat disiplinore që ushtrohen nga palët në procedurë.Avokatët përgjigjen për shkelje të

detyrës dhe prestigjit të avokatisë para organeve disiplinore të OAK-së. Organet disiplinore të OAK-se janë:

1. Zyra e Prokurorit Disiplinor2. Komisioni Disiplinor3. Komisioni për Ankesa

Avokati është i detyruar të ofrojë ndihmën juridike në mënyrë profe-sionale, të ndërgjegjshme, të denjë dhe në pajtim me Ligjin për avoka-tinë, Statutin e OAK-së dhe Kodin e etikës profesionale të avokatit.

Çka është avokatia?

Për çka përgjigjen avokatët?

Si zhvillohet procedura disiplinore?

Cilat janë organet disiplinore të OAK-së?

Cilat janë detyrimet e avokatit?

Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur

Avokatët përgjigjen për

shkelje të lehtadhe të rënda

Avokatët përgjigjen para organeve disiplinore

Për shkelje të rëndë shqiptohen këto masa:

Avokati është i detyruar të ofrojë ndihmën juridike

Prishja e prestigjit të avokatisë.Shkelja e

detyrës zyrtare

Çdo person mund të kërko-

jë zhvillimin e hetimeve

disiplinore ndaj një avokati dhe

praktikanti.