44
Tiranë, 2011 PERSPEKTIVA EVROPIANE E SHQIPËRISË Perceptime dhe Realitete 2011

PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Tiranë, 2011

PersPektiva evroPiane e shqiPërisëPerceptime dhe Realitete 2011

Page 2: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare2

Analiza dhe shkrimi:Alba Çela, Megi Llubani

Redaktor:Albert Rakipi, Ph.D; Jorgji Qirjako

Hulumtimi dhe hedhja e të dhënave:Edlira Majko, Dhimiter Gjodede, Ervin Carka, Ervin Lisaku, Klodjan Guri, Enida Sqapi, Saniela Rruga

Përpunimi i të dhënave:Klodian Seferi

Përkthimi: Emira Kokobobo

Përkujdesja grafike: Bujar Karoshi

© Copyright AIIS, 2011

Botues: Instituti i Studimeve NdërkombëtareRruga “Andon Zako Çajupi”, Nr. 20/5, Tiranë, AlbaniaTel. + 355 4 22 48 853. Fax: +355 4 22 70 337E-mail: [email protected]: http://www.aiis-albania.org

Page 3: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 3

FALËNDERIME

Ky studim u mbështet financiarisht nga zyra e Friedrich Ebert Foundation dhe nga Fondacioni i Shoqërisë se Hapur për Shqipërinë.

ISN shpreh mirënjohjen e thellë kundrejt tyre, për mbështetjen e dhënë për Programin Evropian të ISN gjatë këtyre viteve.

Page 4: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare4

Page 5: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 5

tryeza e lëndës

I. Hyrje 7

II. PËrMBLeDHje 14Niveli i mbështetjes është në rënie 14Arsyet për mbështetjen ndaj integrimit kanë ndryshuar 15Skeptikët e Be-së heshtin rreth arsyeve të tyre 16Mungesa e njohurive vazhdon 17Shkalla e përgatitjes dhe dinamikat e pesimizmit 17Faktorë dhe institucione me influencë: Politika në qendër të vëmendjes 19Vlerësim i qëndrueshëm për rëndësinë e partneritetit me Be-në dhe ShBA-në 20rëndësia thelbësore e lëvizjes së lirë dhe keqkuptimet që lidhen me të 21

III. reKOMANDIMe 23ringjallja e entuziazmit dhe inkurajimi për përvetësimin e procesit nga aktorët vendas 23Investim në cilësinë e pasqyrimit mediatik 24Përgjegjësi politike 24

IV. ANALIzA e gjetjeVe 25Niveli i mbështetjes 25Arsyet e mbështetjes 27Arsyet e kundërshtimit 29Mungesa e njohurive 30gatishmëri dhe pesimizëm 31Faktorët dhe institucionet me influencë 34Partneritetet 36rëndësia e lëvizjes së lirë 40Keqkuptime 43Informacion i përgjithshëm 44

Page 6: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare6

Page 7: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 7

i. hyrje

Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (ISN) do të arrijë së shpejti pragun e rëndësishëm të një dekade të plotë në matjen e perceptimeve të qytetarëve shqiptarë mbi Bashkimin evropian dhe sfidën e integrimit evropian të Shqipërisë. raporti vjetor i ISN-së, që mat perceptimet mbi integrimin përbën një komponent të rëndësishëm të Programit evropian, një nga elementet kyç të aktivitetit të ISN-së gjatë viteve. Studimi mbi Perceptimet ka qenë një faktor kritik për kuptimin dhe shpjegimin e një projekti madhor kompleks dhe strategjik, siç është procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.

Ne në ISN kemi besimin e thellë që gjetja, analiza dhe interpretimi i informacionit për çështje të tilla si: niveli dhe arsyet e mbështetjes së integrimit evropian nga qytetarët shqiptarë për; niveli i kuptimit dhe pritshmëritë nga dinamikat e vetë procesit; perceptimet mbi faktorët që mund të kthehen në pengesë për integrimin; vlerësimi nga qytetarët i elementëve kryesorë dhe i progresit të tyre në kohë, siç është konsolidimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës; roli i Brukselit dhe ndihma e dhënë për të përgatitur Shqipërinë për anëtarësimin; vlerësimi i qytetarëve mbi rolin e Bashkimit evropian si një forcë inkurajuese për një politikë sa më pozitive dhe gjykimi i tyre mbi rolin e aktorëve të ndryshëm lokalë në lidhje me integrimin, paraqet jo vetëm një sipërmarrje akademike të veçantë dhe të çmuar, por edhe një instrument praktik për t’i pajisur aktorët e rëndësishëm me rekomandimet e duhura për vendimmarrjen e tyre.

Page 8: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare8

rëndësia e Studimit të Perceptimeve fuqizohet akoma më shumë nga ripërtëritja e tij çdo vit, duke ofruar në këtë mënyrë një bazë të dhënash interesante dhe plotësisht shkencore, mbi të cilën mund të bëhen krahasime kohore. Meqenëse dinamikat e realitetit politik dhe social në terren ndryshojnë çdo vit, ballafaqimi me rezultatet e pyetësorit na sjell një larmi konkluzionesh, duke u dhënë jetë debateve sa interesante aq edhe kundërthënëse.

Ajo që është akoma me më rëndësi, pyetësori vjetor i ISN-së mbi Perceptimet përbën një hap të rëndësishëm për theksimin e nevojës së përvetësimit të këtij procesi nga shqiptarët dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e integrimit, si dhe është një hap i rëndësishëm, larg nga qëndrimet elitare, të centralizuara dhe të papërshtatshme, që vihen re shpesh në vendin tonë. Si rrjedhim, gjatë viteve, ky studim ka argumentuar me sukses nevojën e pjesëmarrjes dhe të përfshirjes më të gjerë dhe më intensive të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë, nevojën e largimit nga ideja se integrimi është një proces që iu përket vetëm strukturave qeveritare dhe elitave të tjera.

ISN ka ndjekur një parim solid në studimin vjetor të perceptimeve, në raportet e tjera apo në materialet akademike të botuara, të cilat trajtojnë integrimin evropian. Qëllimi i këtyre publikimeve është që ato të shërbejnë si një trampolinë për analiza dhe interpretime të mëtejshme dhe me më shumë brendi, si dhe të inkurajojnë ide dhe iniciativa për një shumëllojshmëri të aktorëve të angazhuar në këtë fushë. Për rrjedhim, ne ndihemi të kënaqur që shumë akademikë, studentë dhe gazetarë kanë përdorur dhe vazhdojnë të kërkojnë përdorimin e këtyre studimeve për qëllimet e tyre.

Institucionet vendimmarrëse, si në tiranë, ashtu edhe në Bruksel, i kane kthyer sytë drejt pyetësorëve vjetorë për të mësuar më shumë mbi mbështetjen popullore dhe i kanë përdorur rezultatet e ndryshme për t’i përfshirë në politikat e tyre. Vlerësimi pozitiv në vazhdimësi dhe reagimet nga Komisioni i Be-së, nga Delegacioni

Page 9: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 9

i Be-së në Shqipëri dhe nga strukturat qeveritare për pyetësorin vjetor, kanë qenë tregues inkurajues që pyetësori të ndërtohet në mënyrën e duhur. Megjithatë, ISN u bën thirrje aktorëve politikë t’i lexojnë me kujdes jo vetëm rezultatet që u shkojnë për shtat nevojave të tyre, por të identifikojnë edhe shenjat alarmuese, në mënyrë që të hartojnë dhe të zbatojnë strategjitë e duhura. ISN po ashtu e konsideron me rëndësi një lexim të kujdesshëm të rezultateve të ndryshme për mbështetjen ndaj integrimit evropian dhe se si këto rezultate nënkuptojnë mbështetjen e nevojshme popullore, kur bëhet fjalë për reforma të dhimbshme.

Për herë të parë këtë vit, Pyetësori i Perceptimeve na bën të mundur të studiojmë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për integrimin evropian pa ndikimin kushtëzues të regjimit të vizave. Shqiptarët, të cilët kanë vuajtur një izolim të gjatë dhjetëravjeçar dhe nuk kanë ditur asgjë mbi lëvizjen e lirë, janë të lirë të tregojnë pasaportën e tyre në pikat e kufirit dhe të përjetojnë një mirëseardhje të shpejtë në vendet e Shengenit.1) Shqiptarët e përdorën këtë mundësi më shumë për të parë të afërmit dhe miqtë e tyre jashtë shtetit, si dhe për qëllime turizmi. Në fakt, në pyetësorin e vitit të kaluar, ne shtruam pyetjen që vijon: “A do të jenë shqiptarët po aq entuziastë për integrimin në Be dhe pasi t’u jetë dhënë mundësia të udhëtojnë lirisht në evropë?”2) Ndaj, një nga qëllimet kryesore të pyetësori këtë vit në veçanti ishte të zbulonim se si liberalizimi i vizave do të ndryshonte qëndrimet e shqiptarëve dhe nëse heqja e kësaj shtyse të madhe për integrimin do dobësonte dëshirën për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, tani që ky objektiv afatshkurtër ishte përftuar.3) edhe pse liberalizimi i vizave, në fakt, ka ndikuar në qëndrimin kundrejt integrimit, mbështetja, edhe pse ka pësuar rënie, vazhdon të ngelet e fortë në

1. regjimi i vizave u ho q zyrtarisht më 15 dhjetor 2010. 2. ISN: “Perspektiva europiane e Shqipërisë: perceptime dhe realitete 2010”, tirane:

2010, f 13.3. Lëvizja e lirë ka qenë vazhdimisht arsyeja madhore përse shqiptarët kanë

mbeshtetur Be-në, ku 37 përqind e përmendin në 2010 dhe 36.5 përqind ne 2009. Shiko studimet e kaluara www.aiis-albania.org

Page 10: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare10

terma të përgjithshëm dhe faktorët që kanë ndikuar negativisht, në krahasim me vitin e kaluar, duhet të kërkohen më shumë në ngërçin politik se sa në një rënie të entuziazmit tani që lëvizja e lirë është një realitet.

Konflikti i gjatë dy vjeçar, i cili filloi pas zgjedhjeve parlamentare më 2009, të cilat u kontestuan nga opozita, pasoi edhe këtë vit dhe u përkeqësua akoma më shumë me ngjarje të rënda, siç ishin vrasja e katër protestuesve më 21 janar, gjatë një përplasjeje mes policisë dhe pjesëmarrësve në një protestë të opozitës.4) zgjedhjet lokale të 8 majit konsideroheshin si një mundësi për të qetësuar krizën, por edhe pse nuk pati ndonjë incident serioz, ato nuk arritën të krijonin mundësinë aq të nevojshme për një proces elektoral të pranuar nga të gjitha palët. Përkundrazi, procesi i numërimit në tiranë çoi në një fërkim dhe polaritet akoma më të madh. Kjo situatë e ka dobësuar optimizmin dhe shpresat e shqiptarëve për progresin e vendit të tyre në rrugën e integrimit evropian.

Pavarësisht nga përpjekjet e shumta dhe këmbëngulëse të zyrtarëve të lartë të Be-së dhe të parlamentarëve evropianë për të qetësuar krizën, si dhe për të gjetur një kompromis që do t’u jepte fund mosmarrëveshjeve, ende nuk është arritur ndonjë rezultat konkret. Për rrjedhim, ky studim na jep një vështrim në thellësi të efektit të këtyre zhvillimeve mbi perceptimet e qytetarëve mbi rëndësinë strategjike dhe rolin e Bashkimit evropian dhe të institucioneve të tij. Nga rezultatet e këtij studim del qartë që qytetarët janë të ndërgjegjshëm për hendekun e thellë mes ligjërimit politik të liderëve të tyre, të cilët përdorin një retorikë të bollshme në mbështetje të integrimit evropian dhe praktikës konkrete, e cila gjendet shumë larg nga qëndrimi i duhur dhe i nevojshëm për të nxitur procesin.

4. tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion. rasti në fjalë është akoma nën hetim.

Page 11: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 11

Në fushën ekonomike dy janë faktorët kyç që kanë ndikuar në progresin e vendit dhe kanë potencialin të ndikojnë mbi perceptimet për integrimin evropian. Njëri është recensioni global që u pasua nga kriza financiare, ku Shqipëria u prek më së shumti vetëm tërthorazi për shkak të mungesës së pranisë se saj në botën e tregjeve financiare. Megjithatë kriza do të ushtrojë më shumë presion mbi faktorët mbështetës, kur Shqipërisë, në mënyrë që të vazhdojë integrimin në të ardhmen, do t’i kërkohen reforma më të ashpra dhe me pasoja sociale.

Nga ana tjetër, kriza në greqinë fqinje e ka prekur dukshëm Shqipërinë. Sipas Bankës Qendrore të Shqipërisë, dërgesat monetare të rreth gjysmë milioni emigrantësh shqiptarë, dikur një kontribut i rëndësishëm në të ardhurat familjare, janë pakësuar vazhdimisht.5) Megjithatë, zhvillimi më i rëndësishëm lidhet me faktin se mijëra familje shqiptare po kthehen në atdhe pasi kanë humbur punësimin në greqi.6) efektet e këtij emigrimi të anasjelltë mbi papunësinë, zhvillimin social dhe të ardhmen ekonomike të Shqipërisë ngelen akoma për t’u vlerësuar seriozisht nga ana akademike dhe politike.

Një komponent i rëndësishëm është edhe ndikimi që ka mbi perceptimet e qytetarëve shqiptarë debati i madh për shpëtimin e eurozonës. Mediat kanë pasqyruar gjerësisht rolin e Be-së për të shpëtuar greqinë, duke nxjerrë në pah informacione të rëndësishme për mekanizmat monetare dhe financiare të Bashkimit evropian.

5. jens Bastian, “Crisis at the gate” tirana times, 22 Korrik, 2011. www.tiranatimes.com. Në tremujorin e parë të këtij viti, remitancat në euro

ranë me 8.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke respektuar një rënie në vazhdim. Shiko tirana times: “Remittances drop by 9% in Q1 2011” (14 qershor) dhe “New survey shows falling remittances lower consumption” (18 korrik), www.tiranatimes.com

6. Linda Karadaku: emigrantët shqiptarë braktisin greqinë në masë, South-eastern european times, 21 qershor, 2011. http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/features/2011/06/21/feature-06,

Kontrolluar më 30 qershor 2011.

Page 12: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare12

Disa artikuj kanë bërë thirrje që të nxirren mësimet e duhura nga kjo krizë dhe të merren në shqyrtim probleme të ngjashme brenda vendit, si p.sh., borxhi publik në rritje.

Kriza greke i ka shtyrë mediat që të pasqyrojnë edhe efektin e mundshëm mbi vetë eurozonën, duke ekspozuar disa nga pikat e dobëta të Be-së, kur bëhet fjalë për angazhime të përbashkëta. Konteksti në lidhje me vetë Be-në duhet të marrë parasysh dobësitë e shfaqura në marrëdhëniet mes vendeve anëtare në raste të tilla si sfida me valët e emigrantëve nga vendet e Afrikës së Veriut si rrjedhojë e ngjarjeve të Pranverës Arabe apo dhe në rastin e bakterit e. Koli7). Në këtë mënyrë, shqiptarët po shohin kontradiktat në qëndrimet evropiane dhe po shikojnë politika përçarëse, të cilat pa dyshim që do të kenë një efekt mbi mënyrën sesi ata e shohin unitetin e Be-së.

Për sa iu përket fqinjëve të tjerë, qytetarët shqiptarë kanë pasur mundësinë të shohin se vendet e tjera në rajon po tregohen më të suksesshëm në proceset e tyre të integrimit. Shembulli më domethënës është ai i Kroacisë, e cila, duke treguar pjekuri dhe përgjegjësi politike, ka parë t’i jepet drita jeshile për të hyrë në Be, verë të viti 2013.8) Maqedonia, zyrtarisht një vend kandidat, është vonuar në rrugën e saj drejt Be-së kryesisht për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit me greqinë, që është një faktor i jashtëm. Vendet si Serbia dhe Mali i zi gjenden gjithashtu në një pozicion më të favorshëm. Pas arrestimit të ratko Mlladiç dhe goran Haxhiç

7. Shiko: “Arab Spring sparks review of symbolic eU border-free area”, eUBusiness, 04/05/2011 at http://www.eubusiness.com/news-eu/immigration-travel.9s3 dhe Alba Cela, “E. Coli vs E.U: the bacteria that sickened the relations between members” 20/06/2011, europe’s World: http://www.europesworld.org/NewEnglish/Home_old/PartnerPosts/tabid/671/PostID/2594/language/en-US/Default.aspx

8. Shiko tirana times: http://www.eu2011.hu/news/eu-and-croatia-have-concluded-accession-negotiations; “Croatia cleared for membership” http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-13725558

Page 13: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 13

dhe ekstradimit të tyre në Hagë, pengesa e vetme për Serbinë ngelet marrëdhënia e saj me Kosovën. Siç dihet, midis instancave të larta të Prishtinës dhe Beogradit kanë filluar bisedimet për çështje të natyrës teknike, që do të sjellin përfitime për qytetarët e të dy vendeve dhe që mbështeten nga Be. rast akoma më pozitiv është ai i Malit të zi. Më 9 nëntor 2010, Komisioni evropian rekomandoi Malin e zi si vend kandidat. Ky status kandidati iu dha zyrtarisht më 17 dhjetor 2010. Pra, ndërsa Shqipëria qëndron në vend numëro në rrugën e saj të integrimit, të tjerët po përparojnë gjithnjë e më shpejt.

Vlerësimi i fundit nga Komisioni i Be-së për statusin kandidat të Shqipërisë do të jepet në tetor. Ka shumë të dhëna që vlerësimi në fjalë nuk do të jetë pozitiv. Kreu e Delegacionit të Be-së në tiranë, ettore Sequi ka deklaruar hapur se Shqipëria nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë, veçanërisht në lidhje me 12 prioritetet që iu caktuan vitin e fundit.9) Pra, mund të arrihet në konkluzionin që pyetësori i Perceptimeve këtë vit është kryer në një kontekst rrethanash negative, sidomos për sa i përket dimensionit politik. Ky do të ishte faktori shpjegues kryesor për një pjesë të rezultateve që vihen re në këtë pyetësor, përfshirë këtu edhe rënien e përqindjes së mbështetjes për integrimin evropian. Siç ka argumentuar Drejtori i ISN-së, Albert rakipi, politikanët i kanë futur në kurth shqiptarët, duke i bërë të mendojnë që integrimi do të ndodhë pashmangshmërisht në një moment apo tjetër, pavarësisht nga reformat e brendshme, një qasje kjo e papërgjegjshme që jo vetëm nuk po gjen jehonë në gjirin e shoqërisë, por edhe po krijon një lodhje sociale dhe zemërim me vetë procesin. 10)

9. “Sequi: parties must cooperate for integration”, (23/07/2011) http://top-channel.tv/english/artikull.php?id=1880&ref=lajme (Accessed on August 1, 2011)

10. Albert rakipi në “Albania: ex viceministro Rakipi, “difficile che l’Ue conceda a otto-bre lo status di candidato”, Agenzia Nova, 18/09/2011, www.agenzianova.com

Page 14: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare14

ii. PërMBledhje

Niveli i mbështetjes është në rënie

gjetja më e rëndësishme e këtij anketimi është se vetëm 80.7 për qind e shqiptarëve e mbështesin integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, ndërkohë që 10.5 për qind janë kundër. Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve, 8.8%, thonë se nuk e dinë, një sinjal ky i pavendosmërisë së tyre. Kjo përfaqëson një rënie te theksuar në krahasim me shifrat e mbështetjes shumë më pozitive të vitit të kaluar që qëndronin në 93.4% dhe përafrohet me shifrat e vitit 2009 (88.7%). Numri i atyre që janë kundër anëtarësimit në Be dhe i atyre që ende nuk janë të vendosur është rritur. Vitin e kaluar, vetëm 3.6% e të anketuarve u përgjigjën me “jo” ndaj këtij referendumi hipotetik ndërkohë që këtë vit 10.5% thanë “jo”. Numri i atyre që nuk e dinë, vitin e kaluar ishte afërsisht 2.9% ndërkohë që këtë vit ka kapërcyer në 8.8%.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku ka pasur një dallim të konsiderueshëm ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve në lidhje me nivelin e tyre të arsimimit, këtë vit ky dallim nuk ka vlerë. Ata që do të votonin kundër integrimit evropian janë të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet atyre me diplomë universitare dhe atyre që kanë mbaruar vetëm shkollën e mesme.

rëndësia që i është veshur integrimit në vetvete ka pësuar rënie nga viti i kaluar. Ndërkohë që vitin e kaluar 72.6% e të intervistuarve e konsideronin integrimin shumë të rëndësishëm, këtë vit vetëm

Page 15: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 15

16.5% e tyre e konsiderojnë atë shumë të rëndësishëm, me pjesën më të madhe të të intervistuarve, 63.3% që thonë se integrimi është i rëndësishëm por jo një prioritet kryesor. Vitin e kaluar, shifra e atyre që mendonin se integrimi ishte i rëndësishëm, por jo prioritet ishte vetëm 23%. Kjo rritje në shifrat e atyre që e kanë zhvendosur rëndësinë e integrimit evropian nga “prioritet” në vetëm “i rëndësishëm” është një sinjal i fortë dhe është rezultat i disa proceseve të ndryshme që po ndodhin. Këtu përfshihen paqëndrueshmëria politike, pesimizmi dhe konfuzioni rreth kohës së anëtarësimit si dhe lodhja me zgjatjen e procesit. Por më e rëndësishme nga të gjitha, ekziston një mungesë e përgjithshme e rolit të aktorëve vendas dhe entuziazmi për integrimin si një burim nxitës i reformave, kurse progresi është në rënie. Kjo bëhet edhe më e qartë nëse shtojmë në analizë 20 përqindëshin e shqiptarëve që nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi të konsiderueshme këtij procesi. Krahasuar me vitin 2010, kur kjo kategori përbënte vetëm 2.2%, kemi një rritje dhjetë fish të njerëzve për të cilët procesi i integrimit nuk përbën aspak ndryshim.

Arsyet për mbështetjen ndaj integrimit kanë ndryshuar

Me liberalizimin e vizave, shumë njerëz besuan se motivi kryesor i shqiptarëve, që justifikonte dëshirën dhe mbështetjen për integrimin në Bashkimin europian, do të ndryshonte. ISN i pyeti qytetarët posaçërisht mbi arsyet përse ata e mbështesnin integrimin tani që ëndrra e dekadave më parë për lëvizjen e lirë ishte realizuar. Përgjigja më e zakonshme ishte pritshmëria se integrimi do të mund të forconte më tej demokracinë. Më shumë se 40% e shqiptarëve përmendën kontributin ndaj demokracisë si arsyeja e tyre kryesore për mbështetje dhe vetëm 19% prej tyre anonin kah përfitimeve ekonomike, duke përmendur rritjen e standardeve të jetesës si motivin e tyre kryesor. Kjo përgjigje kërkon shpjegim, sepse në fakt një demokraci e fortë e funksionuese është një parakusht për integrimin dhe jo një përftim prej anëtarësimit.

Page 16: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare16

Fakti që shqiptarët e konsiderojnë atë si një efekt të mëpasshëm reflekton vlerësimin e tyre për përpjekjet e zyrtarëve të Be-së për të lehtësuar krizën duke kërkuar përgjegjshmëri dhe konsensus nga klasa politike shqiptare. Megjithatë, ndryshimi ndërmjet këtij motivi politik dhe atij të pritshëm ekonomik është më i madh se vitin e kaluar, kur vetëm 17.1% besonin se ai mund të konsolidonte demokracinë dhe 29.3% mbështesnin integrimin me shpresën e rritjes së standardeve të jetesës. Pra, ka një ndryshim vendesh ndërmjet arsyeve politike dhe atyre ekonomike, ndërsa stabiliteti politik ka zënë dukshëm vendin e prosperitetit ekonomik si prioritet për qytetarët shqiptarë.

Në mënyrë të ngjashme ka gjithashtu edhe një pjesë njerëzish, më tepër se 15%, që presin që integrimi të sjellë më tepër sundim të ligjit dhe drejtësi në Shqipëri. edhe në këtë rast, përsëritet situata paradoksale ku kërkesat paraprake për anëtarësim si sundimi i ligjit dhe një sistem gjyqësor funksional interpretohen si rezultate të pritshme të pas-anëtarësimit në Be.

Skeptikët e BE-së heshtin rreth arsyeve të tyre

Pothuajse gjysma e shqiptarëve që deklarojnë se janë kundër anëtarësimit në Be nuk citojnë ndonjë arsye për një qëndrim të tillë, çka sinjalizon një lloj hutimi. Nga viti i kaluar, ka një rënie të theksuar në numrin e atyre që përmendin si arsye rritjen e çmimeve, nga 44% në 26%. gjithashtu numri i atyre që janë të shqetësuar për humbjen ose deformimin e identitetit kombëtar brenda këtij grupi është përgjysmuar në krahasim me vitin e kaluar. Në 2010-ën më shumë se 20% e të anketuarve kishin pikërisht këtë në mendje kur i thoshin “jo” integrimit, ndërkohë që këtë vit vetëm 10.5 për qind mendojnë kështu. Një numër i ngjashëm të anketuarish e kundërshtojnë integrimin bazuar në shqetësimin e tyre se bizneset lokale mund të pësojnë humbje të konsiderueshme.

Page 17: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 17

Mungesa e njohurive vazhdon

Shqiptarët janë ende konfuzë rreth statusit aktual të Shqipërisë në lidhje me Bashkimin evropian. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 47%, besojnë se Shqipëria e ka fituar tashmë statusin e kandidatit. Një tjetër 10% beson faktikisht se Shqipëria është anëtare e Be-së. Këto shifra janë mjaft kundërthënëse pasi muajt e fundit media është mbushur me raporte dhe intervista që shpjegojnë se Shqipëria nuk është ende vend kandidat dhe do të vazhdojë t’i refuzohet statusi kandidat për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe reformave. Vetëm 40% e njerëzve kanë informacion të saktë dhe një tjetër 3% ka një mungesë totale informacioni. Po ashtu është dëshpëruese të vëresh se të rinjtë nuk pozicionohen te ata që kanë informacionin më të saktë, ndërkohë që logjika e përgjithshme do të të çonte në këtë përfundim. rreth 30% e atyre që dhanë përgjigje të gabuara i përkasin grupmoshës 18-24 vjeç. Nga ata që e përcaktuan saktë statusin e Shqipërisë lidhur me Bashkimin evropian, vetëm 9% i përkisnin të njëjtës grupmoshë (18-24 vjeç). rezultatet tregojnë vazhdimësinë e mungesës së informacionit të përshtatshëm në lidhje me procesin në vetvete, çka është dekurajuese duke pasur parasysh kohën e konsiderueshme përmes së cilës po kalon procesi i integrimit të Shqipërisë si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të shpërndarë informacionin.

Shkalla e përgatitjes dhe dinamikat e pesimizmit

Shqiptarët nuk janë të sigurt rreth gatishmërisë së vendit të tyre në përmbushjen e standardeve evropiane dhe më tepër pesimistë për kohën që do t’i duhet Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Be-së, krahasuar kjo me vitet e mëparshme. Krahasuar me vitin e kaluar vlerësimi i progresit të vendit mbetet në shifra konstante dhe me ndryshime të vogla. 42% e të anketuarve besojnë se njëfarë progresi është bërë, ndërkohë që 23% besojnë se deri më tani është bërë pak. 13.3% nuk shohin aspak progres krahasuar me 11% vitin e kaluar.

Page 18: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare18

50.3% besojnë se Shqipëria është gati t’i bashkohet Be-së, ndërsa pjesa tjetër është e ndarë ndërmjet atyre që nuk mendojnë se vendi ende është gati (28.7%) dhe atyre që thjesht nuk e dinë (21%). Është disi paradoksale që gati gjysma e të anketuarve thonë se vendi është në gjendje të anëtarësohet në Be. Një mënyrë për të interpretuar këtë shifër është të hamendësosh se ajo vjen si rezultat i një dëshire të fortë për integrimin, që e mjegullon vlerësimin e tyre real rreth gatishmërisë së vendit për t’u integruar. Një tjetër shpjegim i mundshëm mund të gjendet te konfuzioni i krijuar nga media, rreth kritereve, rekomandimeve dhe punës së bërë deri më tani për t’i arritur ato, të cilit i mungon si cilësia, ashtu edhe neutraliteti.

Duke pasur parasysh perceptimin e pandryshuar për progresin e arritur, ndryshimi në pritshmëritë rreth datës së anëtarësimit në Be përbën një dilemë. 34% e shqiptarëve besojnë se Shqipëria nuk do të futet në Be deri më 2020. Kjo ndiqet nga një grup i madh të anketuarish akoma më pesimistë që besojnë se anëtarësimi do të ndodhë pas vitit 2020. 9% e të anketuarve vënë në pikëpyetje mundësinë e anëtarësimit duke lënë të kuptojnë se sipas tyre Shqipëria nuk do të anëtarësohet asnjëherë në Be. Optimistët ose ata që kanë pritshmëri jorealiste janë në minoritet. 18% mendojnë se Shqipëria duhet të futet në familjen evropiane në vitin 2014.

Shqiptarët, sipas këtyre shifrave, i kanë ndryshuar pritshmëritë e tyre, duke i tejkaluar ato që raportet dhe vëzhgimet e mëparshme të ISN-së i kanë përcaktuar si pritshmëri “të çuditshme”. Optimizmi në rënie, veçanërisht kur bashkohet me rënien e mbështetjes, gjithsesi duhet të trajtohet me kujdes dhe nuk duhet të pranohet thjesht si një rizgjim në realitet. Nëse këto tendenca vazhdojnë, ato do të vështirësojnë pranimin e procesit dhe do të ulin mbështetjen popullore për reformat e nevojshme në të ardhmen.

Shqiptarët janë disi më të përgjegjshëm se më parë kur e konsiderojnë procesin e integrimit si një pasojë e përmbushjes së standardeve të nevojshme nga ana e vendit të tyre. Vitin e kaluar, 42% e të

Page 19: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 19

intervistuarve ranë dakord që Be-ja duhet t’i hapë dyert Shqipërisë edhe para se ajo të jetë gati. Këtë vit, ndryshimi në këto shifra është drastik. 9.2% e shqiptarëve mendojnë se Be-ja duhet ta pranojë Shqipërinë edhe para se ajo të plotësojë kriteret e përcaktuara për anëtarësim. Në një rënie të dukshme si kjo, duhen marrë parasysh dhe faktorë të tillë si kriza politike dhe padyshim që duhen peshuar me kujdes edhe hapat për të sjellë palët politike në një kompromis të mundshëm. Mbi gjysma e të intervistuarve ose 51 për qind mendojnë se Be nuk duhet ta pranojë Shqipërinë para se ajo të plotësojë të gjithë kushtet.

Faktorë dhe institucione me influencë: Politika në qendër të vëmendjes

Përmbyllja e sezonit zgjedhor, pavarësisht zhvillimeve të tij komplekse, duket se ka lehtësuar shqetësimet e shqiptarëve për zgjedhje të lira e të drejta dhe ndikimin e tyre në procesin e integrimit europian.11) Vetëm 37% e shqiptarëve, krahasuar me 54% në vitin 2010, besojnë se zgjedhjet e lira e të drejta janë faktori kryesor që influencon në procesin e integrimit. Qytetarët e kanë zhvendosur fokusin e tyre diku tjetër për sa iu përket faktorëve që influencojnë procesin e integrimit.

Shumica e shqiptarëve këtë vit vendosin politikën dhe sundimin e ligjit në krye të listës së faktorëve të rëndësishëm. Kjo reflektohet gjithashtu në vlerësimet e shqiptarëve për rëndësinë e institucioneve lidhur me integrimin evropian. 34% e qytetarëve besojnë se partitë politike janë institucionet më të rëndësishme në formësimin e programit të integrimit, ndjekur nga qeveria e zgjedhur prej 30% e të anketuarve. Pavarësisht nga fokusi i medias mbi bojkotin parlamentar dhe vonesën në aprovimin e legjislacionit të lidhur me integrimin, vetëm 12% e shqiptarëve e vlerësojnë parlamentin si

11. Ky anketim eshte kryer kryesisht pas dates 8 Maj , pra, pas Dites se Votimeve e cila u gjykua nga monitoruesit nderkombetare si nje dite e qete.

Page 20: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare20

institucion kyç në procesin e integrimit. Kjo përqindje jep një ide mbi perceptimet e përgjithshme të shqiptarëve mbi ndarjen e pushteteve në skenën politike. Vetëm 10% e të anketuarve e shohin shoqërinë në vetvete si aktorin kryesor përgjegjës për integrimin.

Vlerësim i qëndrueshëm për rëndësinë e partneritetit me BE-në dhe ShBA-në

Bashkimi evropian mbetet ende partneri kryesor i dëshiruar dhe marrëdhënia ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bashkimit evropian, ashtu sikundër vitin e kaluar, gëzon mbështetjen e 82% të të anketuarve, mbi të gjithë organizmat e tjerë ndërkombëtare, institucione ose vende të tjera. Partnerët e tjerë të zgjedhur nuk përbëjnë ndonjë surprizë: NAtO me 79%, OKB me 77% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 81% (përqindje gati e barabartë me atë të Be-së dhe dukshëm më e lartë se 77% që ishte vitin e kaluar).

Për sa iu përket marrëdhënieve me vendet fqinje dhe rëndësisë që u jepet atyre, shifrat përfaqësojnë karakteristika të parashikueshme me pak surpriza. Italia mban rolin e saj si partneri i preferuar perëndimor, ndërkohë që pikëpamjet problematike ndaj Serbisë dhe greqisë vazhdojnë të mbeten mbizotëruese. 69% e shqiptarëve besojnë se marrëdhëniet me Italinë kanë rëndësi primare. Vetëm 1/5 e shqiptarëve besojnë se qeveria duhet të ketë marrëdhënie të mira me greqinë, në krahasim me 58% në vitin 2010. 36% e shqiptarëve nuk mendojnë se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kanë rëndësi, ndjekur nga 11% që mendojnë se ato kanë pak rëndësi. të pyetur për herë të parë këtë vit, një pjesë e madhe e shqiptarëve e konsiderojnë turqinë si një partner të rëndësishëm dhe aleat të vendit të tyre. Shqiptarët duket se e kanë pranuar maturimin e Kosovës si një shtet i pavarur: krahasuar me 75%, që vitin e kaluar mendonin se marrëdhëniet me Kosovën duhet të ishin prioritet, këtë vit vetëm 62% e tyre vazhdojnë të mendojnë njësoj.

Page 21: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 21

Rëndësia thelbësore e lëvizjes së lirë dhe keqkuptimet që lidhen me të

Liberalizimi i vizave ka ndryshuar padyshim jetën e shqiptarëve të thjeshtë dhe iu ka ofruar atyre mundësi të shumta të bëjnë udhëtime të dëshiruara prej shumë kohësh, te të dashurit e tyre jashtë shtetit. Megjithatë, pavarësisht nga heqja e vizave si një pengesë udhëtimi, duket se një pengesë tjetër e konsiderueshme ka fituar peshë: gjendja ekonomike. 52% e shqiptarëve që udhëtuan gjatë 6 muajve të fundit në një vend anëtar të Be-së, e bënë këtë gjë për të takuar të afërmit ose për turizëm. 43% nuk udhëtuan dhe arsyeja është e pritshme, ata thjesht nuk mund ta përballonin financiarisht udhëtimin. 50% e shqiptarëve që nuk udhëtuan jashtë shtetit cituan si pengesat kryesore arsyet ekonomike. Vetëm 2.6% e tyre treguan se iu ndalua hyrja në pikat kufitare. Vitin e kaluar kur shqiptarët duhej ende të merrnin vizat, 40% e tyre sërish përmendën arsyet ekonomike që i pengonin të udhëtonin. Mundësitë financiare të shqiptarëve për të përballuar udhëtime jashtë shtetit janë mjaft të kufizuara dhe kjo është një shenjë e qartë për problemet ekonomike që ka vendi ynë.

Nga vendet e Be-së, pritësi kryesor i vizitave të përkohshme ishte Italia me 26.7% të atyre që kishin udhëtuar, ndjekur nga gjermania me 17% dhe greqia me 16%.

rezultatet më interesante janë ato që lidhen me vlerësimet e shqiptarëve për rëndësinë e lëvizjes së lirë. Para së gjithash, 22% citojnë arsyen e mirënjohur të mundësisë për të vizituar të afërmit dhe familjarët, një motiv i pritshëm ky për një shoqëri ku pjesa më e madhe e familjeve kanë njerëz të afërt që jetojnë jashtë shtetit. Ndoshta një nga rezultatet më interesante është ai që 12.4% e shqiptarëve ndjehen mirë kur udhëtojnë të lirë, ata përmendin se ndjehen të barabartë me qytetarë të tjerë evropianë, një gjendje shpirtërore që ka munguar për një periudhë mjaft të gjatë kohe. Më parë ata janë ndjerë të poshtëruar, kur janë pritur me dyshim dhe mosbesim nga autoritetet e huaja në pikat e kontrollit. Dimensioni i

Page 22: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare22

dinjitetit dhe vëllazërisë me qytetarët evropianë është një nga efektet kyçe pozitive të liberalizimit të vizave që ia vlen të përmendet.

Keqkuptimet rreth heqjes së vizave, megjithëse në nivele të ulëta, vazhdojnë të jenë të pranishme në opinionin publik shqiptar. 5% e të anketuarve që kishin udhëtuar thanë se arsyet e udhëtimit të tyre ishin për të gjetur punë. 6% e shqiptarëve ende beson se tani ka shanse punësimi në vendet e Be-së dhe një tjetër 6% beson se ata mund të banojnë në një vend anëtar të Be-së, mundësi këto që do të bëhen të mundura vetëm pas anëtarësimit të plotë në Be. Sërish një pjesë e shqiptarëve ose 16% duket se janë të paqartë për lidhjen ndërmjet lëvizjes së lirë dhe mundësive të arsimimit. Studentët duhet të marrin sërish viza qëndrimi afatgjatë (që përfshijnë vitin akademik) në mënyrë që të kenë mundësi të studiojnë në një vend anëtar të Bashkimit evropian.

Page 23: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 23

iii. rekoMandiMe

Ringjallja e entuziazmit dhe inkurajimi për përvetësimin e procesit nga aktorët vendas

“Bashkimi evropian ka humbur magjinë, por jo rëndësinë e vet.”12) Ky përfundim i nxjerrë vitin e kaluar nga Monitori i Ballkanit, i cili mat perceptimet e qytetarëve të Ballkanit mbi një sërë çështjesh, duket se ka vlerë edhe këtë vit. Qytetarët shqiptarë edhe pse vazhdojnë të gjykojnë se integrimi është rruga kryesore drejt një jete dhe një të ardhmeje më të mirë, duket se e kanë humbur një pjesë të atij entuziazmi aq të veçantë që i karakterizonte ata për shumë vite.

edhe pse mund ta konsiderojnë këtë humbje të pjesshme si një zhvillim normal kohor Shqipëria dhe Bashkimi evropian nuk kanë luksin e humbjes së entuziazmit dhe mbështetjes masive të qytetarëve për sa i përket procesit të integrimit.

Pavarësisht se niveli absolut i mbështetjes mbetet i lartë, ka shfaqje të dukshme të skepticizmit dhe në mënyrë të veçantë ka një rritje të numrit të njerëzve që nuk e konsiderojnë projektin e europianizimit si një prioritet. Nëse kjo tendencë rritet ky nivel indiference mund të shndërrohet në kundërshtim ndaj reformave të nevojshme dhe në ftohje të shoqërisë me vetë Bashkimin evropian.

Kjo situatë rezervon një rol konkret për Delegacionin evropian në Shqipëri, donatorët evropianë dhe shoqërinë civile shqiptare për të punuar së bashku me sektorin e arsimit dhe median në Shqipëri për

12. Ivan Krastev, “The new normal in the Balkans”- Balkan Monitor 2010, Insights and Perceptions: Voices of the Balkans, http://www.balkan-monitor.eu/files/Bal-kanMonitor-2010_Summary_of_Findings.pdf

Page 24: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare24

të ringjallur entuziazmin dhe veçanërisht interesin e brezave të rinj për Be-në dhe për përfitimet që lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian.

Bashkimi evropian duhet parë përtej konsideratave për të si një mjet për të moderuar krizën politike. ISN ka argumentuar në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre studimeve dhe anketave për nevojën e ndërhyrjeve serioze, të cilat i japin përparësi marrjes së procesit të integrimit në dorë nga aktorët vendas, përmes rritjes së transparencës dhe përfshirjes se grupeve shoqërore në aktivitete integruese.

Investim në cilësinë e pasqyrimit mediatik

Donatorët e ndryshëm, përfshi edhe Bashkimin evropian, duhet të përqendrohen në projekte dhe iniciativa të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së pasqyrimit nga media, si dhe në trajnime të cilat pasurojnë aftësitë e gazetarëve dhe reporterëve për të analizuar çështje që lidhen me Be-në dhe konceptet përkatëse. Në këtë proces duhet të përfshihen si mediat, ashtu dhe shoqëria civile. Po ashtu duhen mbështetur edhe iniciativat dhe përpjekjet për të shtuar vizitat për shkëmbimin e përvojës si dhe projektet e përbashkëta.

Përgjegjësi politike

rezultatet e këtij anketimi dhe këtij studimi janë kambana të qarta për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Për qytetarët shqiptarë përgjegjësia për vështirësitë e mëdha që po has Shqipëria në rrugën e integrimit evropian bie mbi klasën politike dhe mbi luftën e saj të pandershme për pushtet. Nevoja për rritjen e përgjegjësisë dhe të viziont politik ësht e dukshme, se përndryshe “ne do të vazhdojmë të jetojmë nën tiraninë e status quo-së, të cilën po e përjetojmë që prej dy vitesh.”13) Kjo status quo nuk ofron asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë dhe duhet kapërcyer sa më parë në mënyrë që të realizohet kjo ëndërr kaq e gjatë, ëndrra e hyrjes në familjen e madhe të Bashkimit evropian.

13. Albert rakipi cituar nga tim judah: “Albania’s Stalingrad?” (May 8, 2011), http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2011/05/local_elections_albania

Page 25: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 25

iv. analiza e gjetjeve

Niveli i mbështetjes

gjetja më e rëndësishme e këtij studimi është se 80.7 % e shqiptarëve e favorizojnë integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane të Be-së, ndërsa 10.5% janë kundër tij. Numri i njerëzve të cilët përgjigjen “nuk e di” është 8.8%, një rritje e konsiderueshme me 3% nga viti i kaluar. Megjithëse ka një zbritje të konsiderueshme nga 93.4 përqindëshi i vitit të kaluar, nuk mund të mos merret parasysh niveli ende i lartë i mbështetjes i pakrahasueshëm me vendet e tjera të të gjithë rajonit. Në terma absolutë, Shqipëria mbetet një vend pro integrimit.

Pyetja 8: Sikur nesër të zhvillohej një referendum mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si do të votonit ju? Do të votonit pro anëtarësimit, apo kundër anëtarësimit?

10.5%

8.8%

80.7%

ProKundërNuk e di

Votimi për anëtarësimin

Page 26: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare26

15

Mbështetja e qytetarëve për integrimin gjatë viteve Mbështetja ka rënë me 12.7% krahasuar me shifrat e vitit të kaluar, një rënie e madhe e cila nuk kërkon vetëm një shpjegim akademik por edhe rekomandime politike për të adresuar këtë skepticizëm në rritje. Niveli në rritje i skepticizmit dhe qëndrimet negative ndaj integrimit evropian mund t’i atribuohen ngërçeve politike dhe ngjarjeve të këtij viti dhe ndërlidhet ngushtë me nivelin e pesimizmit për sa i përket pritshmërive të kohës së hyrjes në BE. Në vitet e mëparshme ISN i ka parë në mënyrë më të detajuar rezultatet dhe është përpjekur të dallojë modelet e ndikimit të nivelit arsimor të të anketuarve. Ndërsa në vitet e kaluara janë parë ndryshime të dukshme për sa i përket nivelit arsimor të njerëzve, këtë vit këto dallime nuk duket se kanë ndikuar në përgjigje. Midis njerëzve që janë përgjigjur kundër hyrjes në BE gjejmë pothuajse të njëjtin numër të personave të cilët e kanë kryer universitetin dhe të atyre te cilët kanë thjesht një diplomë të shkollës së mesme. E njëjta gjë vlen edhe për ata përgjigjja e të cilëve është “Nuk e di”. Ndryshimi i vetëm dallohet kur shihen përgjigjet e atyre të cilët kanë marrë tituj pasuniversitarë. Në këtë rast shifrat mbështetëse janë shumë më të larta se ata të cilët janë kundër apo që nuk mund të vendosin. (Nga 46 të anketuar me arsim pasuniversitar, 34 votuan po dhe 9 votuan kundër. 3 prej tyre thanë se nuk dinin si të votonin në atë moment). Krahasuar me vitin e kaluar shqiptarët e kanë ulur ndjeshëm vetë rëndësinë e integrimit, nga ‘prioritet’ në thjesht ‘të rëndësishëm’. Në 2010, 72.6% e të intervistuarve e konsideruan integrimin si shumë të rëndësishëm; këtë vit vetëm 16.5% e konsiderojnë si të tillë, me shumicën prej 63.3% te cilët thonë se integrimi është i rëndësishëm por jo prioritet. Vitin e kaluar ata të cilët mendonin se ‘integrimi është i rëndësishëm por jo prioritet’ ishte vetëm 23%. Pyetja 7: Sa i rëndësishëm është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për ju personalisht?

gjithsesi, duke marrë parasysh të gjitha studimet e mëparshme të ISN-së, kjo është shifra më e ulët që nga viti 2006. Niveli i mbështetjes ishte 92.5% në 2006, 93.8% në 2007, 95% në 2008, 88.7% në 2009 dhe 93.4 në 2010.

Mbështetja e qytetarëve për integrimin gjatë viteve

Mbështetja ka rënë me 12.7% krahasuar me shifrat e vitit të kaluar, një rënie e madhe e cila nuk kërkon vetëm një shpjegim akademik por edhe rekomandime politike për të adresuar këtë skepticizëm në rritje. Niveli në rritje i skepticizmit dhe qëndrimet negative ndaj integrimit evropian mund t’i atribuohen ngërçeve politike dhe ngjarjeve të këtij viti dhe ndërlidhet ngushtë me nivelin e pesimizmit për sa i përket pritshmërive të kohës së hyrjes në Be. Në vitet e mëparshme ISN i ka parë në mënyrë më të detajuar rezultatet dhe është përpjekur të dallojë modelet e ndikimit të nivelit arsimor të të anketuarve. Ndërsa në vitet e kaluara janë parë ndryshime të dukshme për sa i përket nivelit arsimor të njerëzve, këtë vit këto dallime nuk duket se kanë ndikuar në përgjigje. Midis njerëzve që janë përgjigjur kundër hyrjes në Be gjejmë pothuajse të njëjtin numër të personave të cilët e kanë kryer universitetin dhe të atyre te cilët kanë thjesht një diplomë të shkollës së mesme. e njëjta gjë vlen edhe për ata përgjigjja e të cilëve është “Nuk e di”. Ndryshimi i vetëm dallohet kur shihen përgjigjet e atyre të cilët kanë marrë tituj

Page 27: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 27

pasuniversitarë. Në këtë rast shifrat mbështetëse janë shumë më të larta se ata të cilët janë kundër apo që nuk mund të vendosin. (Nga 46 të anketuar me arsim pasuniversitar, 34 votuan po dhe 9 votuan kundër. 3 prej tyre thanë se nuk dinin si të votonin në atë moment).

Krahasuar me vitin e kaluar shqiptarët e kanë ulur ndjeshëm vetë rëndësinë e integrimit, nga ‘prioritet’ në thjesht ‘të rëndësishëm’. Në 2010, 72.6% e të intervistuarve e konsideruan integrimin si shumë të rëndësishëm; këtë vit vetëm 16.5% e konsiderojnë si të tillë, me shumicën prej 63.3% te cilët thonë se integrimi është i rëndësishëm por jo prioritet. Vitin e kaluar ata të cilët mendonin se ‘integrimi është i rëndësishëm por jo prioritet’ ishte vetëm 23%.

Pyetja 7: Sa i rëndësishëm është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për ju personalisht?

Rëndësia e integrimit të Shqipërisë në BE

Shumë i rëndësishëmI rëndësishëm, por jo prioritetAspak i rëndësishëmNuk e di63.3%

19.8%16.5%

0.3%

Kjo mund t’i atribuohet zhvillimeve të ndryshme si paqëndrueshmëria politike, pesimizmi ndaj datës së pranimit, lodhja nga koha e gjatë e procesit, por më e rëndësishmja një mungesë e madhe e përgjithshme e pronësisë lokale dhe entuziazmit në rënie ndaj integrimit si një burim lëvizës i reformave dhe progresit. Një 20 përqindësh i konsiderueshëm i shqiptarëve nuk i atribuojnë ndonjë rëndësi domethënëse këtij procesi, dhjetë herë më shumë krahasuar me 2010 kur kjo kategori mori vetëm 2.2%.

Page 28: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare28

Arsyet e mbështetjes

tani që shqiptarët gëzojnë përfitimet e lëvizjes së lirë dhe mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen, arsyeja më e rëndësishme pse ata ende votojnë pro pranimit të vendit në Be është forcimi i demokracisë, pothuajse 40% e totalit. efekti i një krize të gjatë të lodhshme politike duhet të merret patjetër parasysh për këtë përgjigje e cila mposhti përgjigje më të pritshme si përmirësimi i standardeve ekonomike të jetës, të zgjedhura vetëm nga 19% e të anketuarve. reagimet e shumta të zyrtarëve kryesorë të Be-së ndaj zhvillimeve në vend si edhe mbulimi mediatik i deklaratave të Be-së të cilat synojnë zbutjen e krizës kanë ndikuar që qytetarët të besojnë se Be-ja mund t’i shërbejë demokracisë shqiptare si një mbikëqyrëse e zgjedhjeve dhe si një fushë-takimi dhe ndërtuese e konsensusit për partitë politike.

Pyetja 9: Tani që vizat u liberalizuan, cila është arsyeja kryesore për të cilën ju do të votonit “Pro”:

Tjetër

Nuk e di

Do të ketë më pak varfëri

Do të shtohen vendet e punës

Do të ketë më pak korrupsion

Do të zbatohet ligji dhe do të ketë drejtësi

Standardi i jetës do të rritet

Do të forcohet demokracia

Arsyeja e votimit PRO anëtarësimit0.1%

1.0%

6.3%

7.0%

9.2%

15.5%

19.7%

41.2%

Page 29: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 29

41.2%

Në mënyrë interesante 15% e të anketuarve besojnë se pranimi do të sjellë pothuajse si me magji një drejtësi më të madhe dhe një funksionimi më të madh të shtetit të së drejtës, duke injoruar faktin se këto dy faktorë përbëjnë në fakt kërkesat për anëtarësim, dhe jo përfitime pas hyrjes në Be.

Arsyet e kundërshtimit

Ndërsa vitin e kaluar shumica e atyre të cilët e kundërshtuan procesin e integrimit cituan rritjen e çmimeve si shqetësimin e tyre kryesor (40%), këtë vit 44% e të intervistuarve nuk japin një arsye, 26.3% citojnë rritjen potenciale të inflacionit dhe 11.4% shqetësohen se biznesi vendor do të vuajë pasojat. Numri i madh i atyre të cilët kanë zgjedhur të mos thonë ndonjë arsye mund të merret si shenjë konfuzioni dhe hutimi nga ana e atyre të cilët e kundërshtojnë integrimin. 10.5% e atyre të cilët nuk e favorizojnë integrimin citojnë rreziqet që lidhen me humbjen e identitetit kombëtar, një zbritje e dukshme krahasuar me më shumë se 21% e vitit të kaluar.

Pyetja 10: Cila është arsyeja kryesore për të cilën ju do të votonit “Kundër”:

Identiteti shqiptar do të rrezikohet 10.5%

11.4%

26.8%

43.9%

Pozitat e biznesit shqiptar do të dobësohen

Çmimet do të rriten

Nuk e di

Arsyeja e votimit kundëR anëtarësimit

Page 30: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare30

Mungesa e njohurive

Mungesa e informacionit dhe e njohurive mbi statusin e Shqipërisë në rrugën e integrimit është shqetësuese. Konfuzioni kryesor duket se është paaftësia për të gjetur dallimin midis të qenit një kandidat potencial dhe një kandidat aktual për anëtarësimin në Be. 47% e të anketuarve që bien në këtë grackë besojnë se Shqipëria tashmë e ka marrë statusin kandidat. Kjo është çorientuese duke marrë parasysh faktin se gjatë muajve të fundit media ka qenë mjaft aktive me raportet dhe intervistat që shpjegojnë pse Shqipëria nuk është një vend kandidat dhe sesi me mjaft mundësi do të vazhdojë t’i refuzohet statusi kandidat falë mungesës së konsensusit politik dhe reformave. edhe më shqetësuese, 10% e të anketuarve thonë se Shqipëria është një anëtare aktuale dhe 3% nuk kanë aspak informacion. Pjesa e mbetur, 40% e njerëzve kanë zgjedhur përgjigjen e saktë. Kjo është pa diskutim një shenjë se duhet të sigurohet një informacion më i qartë dhe një gjuhë më e qartë e medias.

Informacion i përgjithshëm mbi BE-në Shqipëria është:

Vend anëtar i BE-sëVend kandidat i BE-sëVend potencial për kandidat i BE-sëNuk e di

10%

47%40%

3%

Dikush mund të priste që të anketuarit e rinj të ishin midis atyre që do të jepnin më shumë përgjigje të sakta, duke marrë parasysh mundësinë e tyre për të pasur informacion dhe interesin e supozuar për të ardhmen e integrimit që do të kishte pasoja pozitive më të drejtpërdrejta për ta. Megjithatë, fatkeqësisht nuk është ky rasti. Nga ata që në mënyrë të pasaktë dhe absurde u përgjigjën se Shqipëria

Page 31: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 31

është tashmë një anëtare e Be-së 30% ishin adoleshentë dhe të rinj deri në 24 vjeç. Vetëm 9% e atyre që dhanë përgjigjen e saktë (se Shqipëria është vetëm një vend kandidat potencial) ishin të së njëjtës grupmoshë. Qoftë ky rezulto pasojë e një mungesë te mundësive për marrjen e informacionit të saktë apo thjesht indiferencë, duhet bërë një përpjekje serioze që të rinjtë të ndjekin procesin e integrimit duke qenë se ata janë aktorë të drejtpërdrejtë dhe priren të përfitojnë më shumë prej tij, krahasuar me grupmoshat e tjera të cilat do të përballen gjithashtu me vështirësitë e kërkesave të ardhshme.

Gatishmëri dhe pesimizëm

Shifrat shfaqin një pamje komplekse kur bëhet fjalë për vlerësimin e perceptimeve të përgjithshme të gatishmërisë për tu anëtarësuar, progresit që është bërë deri tani dhe datës së pranimit. gjysma e të anketuarve besojnë se Shqipëria është gati për tu anëtarësuar në Be dhe gjysma tjetër janë të ndarë midis atyre që nuk e dinë dhe atyre që mendojnë se vendi nuk është ende gati. Ka shifra të qëndrueshme dhe vetëm ndryshime të vogla krahasuar me vitin e kaluar për sa i përket vlerësimit të shqiptarëve mbi progresin gjatë vitit të kaluar. Shumica e njerëzve, 42%, besojnë se është bërë një farë progresi, ndërsa 23% besojnë se është bërë pak. 13.3% nuk shohin aspak progres krahasuar me 11% të vitit të kaluar. Pyetja 13: Si mendoni ju, sa ka përparuar Shqipëria në procesin e

integrimit Evropian krahasuar me një vit më parë:

Si mendoni ju, sa ka përparuar Shqipëria në procesin e integrimit europian krahasuar me një vit më parë

Nuk e di 7.3%

13.3%

14.4%

23.9%

42.0%

Aspak

Shumë

Pak

Disi

Page 32: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare32

Pavarësisht vlerësimeve të ngjashme për progresin e vendit, ka ndryshime domethënëse krahasuar me vitin e kaluar kur janë njehsuar pritshmëritë rreth kohës së anëtarësimit në Be. 34% e shqiptarëve besojnë se Shqipëria nuk do të hyjë në Be deri në 2020 dhe 29% e shtyjnë edhe më shumë duke besuar se data e pranimit do të jetë në fakt përtej këtij viti. 9% kanë një opinion të zymtë mbi të ardhmen e vendit duke qenë skeptikë se ai nuk do të anëtarësohet kurrë në Be. Kjo lë një hendek shumë të ngushtë te optimistët, 18%, që mendojnë se vendi do t’i bashkohet familjes evropiane në 2014.

Shifrat dëshmojnë një konfuzion në rritje dhe çorientim mbi ritmin e procesit të integrimit. Në rezultatet e sondazhit të vitit të kaluar ISN ka argumentuar se pritshmëritë e shqiptarëve për të hyrë në Be në 2012 ose 2014 ishin të çuditshme, kështu që këtë vit dikush mund të pohojë se shqiptarët më në fund janë me këmbë në tokë. Megjithatë, ky zgjim realist i shqiptarëve mbart rrezikun e një ftohje të mëtejshme të shoqërisë me vetë procesin dhe mungesën potenciale të mbështetjes popullore për reforma të nevojshme.

Sipas mendimit tuaj Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda vitit

2020 Pas vitit 2020 2014 Shqipëria s’do të bëhet kurrë anëtare e BE

34.1%

29.2%

18.3%

9.6%

Page 33: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 33

Shqiptarët duket se kanë ndryshuar mendim rreth asaj se çka duhet të bëjë Be-ja me aplikimin e tyre. të prirur për më shumë përgjegjësi dhe duke e parë procesin e integrimit si një shans për përgjegjësi politike shqiptarët po e nxisin Be-në të mos e pranojë Shqipërinë përpara se ajo të jetë gati.

Pyetja 12: A mendoni ju se BE-ja duhet ta pranojë Shqipërinë, edhe para se ajo të jetë gati për t’u bërë anëtare e saj?

Vitin e kaluar 42% e të intervistuarve dukej se nuk kishin asnjë problem me parapritjen e standardeve të Be-së dhe pranimin e Shqipërisë, edhe para se ajo të jetë gati. Këtë vit nuk është më kështu. Vetëm 9.2% e shqiptarëve mendojnë se Be-ja duhet ta pranojë Shqipërinë përpara se ajo të plotësojë kërkesat e paraqitura për anëtarësim. Kjo zbritje prej 33% është shumë domethënëse dhe një shpjegim potencial për këtë përgjegjësi në rritje duhet të lidhet me median e vazhdueshme dhe retorikën diplomatike që ka lidhur vazhdimisht integrimin me zgjidhjen e krizës politike. Publiku ka bërë lidhjen që vetëm integrimi mund të japë një shtysë që liderët politikë të kërkojnë kompromis.

A mendoni ju se BE-ja duhet ta pranojë Shqipërinë edhe para se ajo të jetë gati për t’u bërë anëtare e saj?

39.6%

51.2%

9.2%

ProJoNuk e di

Page 34: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare34

Faktorët dhe institucionet me influencë

Shqiptarëve u është kërkuar gjithashtu të vlerësojnë një sërë faktorësh dhe elementesh që ndikojnë mbi ritmin e integrimit.

Pyetja 14: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga shumë faktorë. Për mendimin tuaj, sa të rëndësishëm janë faktorët e mëposhtëm? (1-2, Shumë e rëndësishme; 3-4 e rëndësishme 5-6 disi e rëndësishme, 7-8 pak e rëndësishme, 9-10 aspak e rëndësishme)

Faktorët 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10Politika 44% 30% 15% 8% 3%Ekonomia 26% 40% 17% 16% 2%Rajoni 7% 10% 10% 22% 50%Feja 9% 8% 15% 51% 18%Korrupsioni 18% 24% 29% 29% 1%Zbatimi i ligjit 26% 23% 37% 11% 4%Krimi i organizuar 11% 22% 35% 31% 1%Shteti i së drejtës 41% 28% 11% 13% 7%Zgjedhjet e lira e të ndershme 37% 17% 20% 18% 8%

Ka një zhvendosje të qartë në perceptimet e shqiptarëve për të cilat janë faktorët përcaktues në punë ata që ndikojnë në procesin e integrimit. Vitin e kaluar 87% e shqiptarëve ishin të shqetësuar për zgjedhjet, duke thënë se zgjedhjet e lira e të ndershme ishin një faktor kyç që do të shënonte vazhdimin e përpjekjeve të integrimit evropian. Kjo ishte e natyrshme duke marrë parasysh se shqiptarët prisnin zgjedhjet vendore të 8 majit këtë vit në një klimë polarizimi armiqësor në mes të krizës politike dhe refuzimit të opozitës për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2009. Këtë vit përqindja e atyre që kanë zgjedhur zgjedhjet e lira e të ndershme si faktorin kryesor ka rënë në mënyrë drastike në 54%. Kjo mund të shpjegohet lehtësisht me faktin se zgjedhjet ishin mbajtur dhe raundi tjetër do të jetë në mars të 2013.

Page 35: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 35

gjithashtu vetë zgjedhjet u duartrokitën nga zyrtarët e Be-së për faktin se ishin normale dhe transparente, duke përjashtuar procesin e numërimit. Kështu, këtë vit vëmendja e shqiptarëve është zhvendosur dukshëm në plagët e vjetra të politikës shqiptare në përgjithësi. 74% e të anketuarve thonë se politika është faktor kyç nëse procesi i integrimit do të vazhdojë, me një shumicë e cila beson se është shumë e rëndësishme. Kjo tejkalon ata që kanë përmendur ekonominë, me një total prej 66% (të cilët e konsiderojnë si shumë të rëndësishme ose të rëndësishme) dhe madje edhe ata të cilët kanë zgjedhur t’i japin rëndësi shtetit të së drejtës, një total prej 69%. Këta faktorë kryesorë, politika, ekonomia dhe shteti i së drejtës dallohen lehtësisht në tabelë si faktorët që tërheqin vëmendjen më të madhe të shqiptarëve. Fakti që politika e tërheq kaq shumë vëmendjen popullore dhe po i bën njerëzit të ndihen të cenuar dhe të varur ndaj saj është një efekt i drejtpërdrejtë i krizës së qëndrueshme dhe i mospërfundimit të procesit të konsolidimit demokratik të vendit.

Këto rezultate bëhen edhe më interesante me faktin se 26.3% e shqiptarëve fajësojnë partitë politike në përgjithësi për konfliktin që ka mbërthyer Shqipërinë dhe për rrugën pa krye gjatë viteve të fundit. Liderët e partive në mënyrë specifike duhet të shihen përgjegjës duke qenë se 56.3% thonë se liderët e partive janë burimi i mosmarrëveshjeve politike. Faktorët më pak të rëndësishëm për integrimin janë ata të përmendur tradicionalisht edhe në sondazhet e kaluara: zhvillimet rajonale dhe feja me vetëm 17% të njerëzve që u japin atyre rëndësi të konsiderueshme në të dyja rastet. Ndikimi i madh i politikës është vëzhguar gjithashtu në pyetjen mbi identifikimin e institucioneve kyçe që janë përfshirë në procesin e integrimit. Një shumicë prej 34% të shqiptarëve përgjigjen se partitë politike janë institucioni kryesor, aktori më i rëndësishëm në projektin e integrimit evropian, pasuar nga 30% që citojnë qeverinë dhe vetëm 13% që përmendin shoqërinë shqiptare. Kjo është dëshmuese për nivelet e ulëta problematike dhe të qëndrueshme të pronësisë lokale që duhet të adresohet. Një 12% interesant përmend parlamentin si një aktor të rëndësishëm në përpjekjen e integrimit

Page 36: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare36

dhe 9% vazhdojnë të besojnë se është komuniteti ndërkombëtar ai që ka rolin kryesor në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Cili nga institucionet e mëposhtme është më i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit?

Institucioni më i rëndësishëm për integrimin europian të vendit

Nuk e di

Parlamenti

Shoqëria shqiptare

Qeveria

Partitë politike

2.3%

8.8%

12.2%

13.1%

29.6%

34.0%

Komuniteti ndërkombëtar

Partneritetet

Një shumicë konstante të shqiptarëve e perceptojnë Bashkimin evropian si partner kryesor të Shqipërisë dhe besojnë se qeveria shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë ruajtjes së marrëdhënieve me të. 82% e shqiptarëve të anketuar, njësoj si vitin e kaluar e konsiderojnë marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Be-së si shumë të rëndësishme dhe 16% si të rëndësishme, duke mos lënë pothuajse asnjë hapësirë të vlefshme statistikore për ndonjë përgjigje tjetër. Be-ja e mban gjithashtu pozicionin e saj si partnere kryesore duke qenë se asnjë organizatë tjetër apo vend nuk arrin 82% në total të atyre që e konsiderojnë marrëdhënien e saj shumë të rëndësishme nga ana strategjike. Nivelet e larta konstante të rëndësisë i janë atribuuar gjatë viteve të fundit organizatave si NAtO dhe OKB, nivele të cilat vazhdojnë edhe këtë vit të jenë 79% duke e konsideruar NAtO-n si një partner të rëndësishëm strategjik dhe 77% thonë të njëjtën gjë për OKB-në.

Page 37: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 37

Marrëdhëniet tradicionale midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, që gëzojnë një mbështetje historike dhe rëndësia që iu jep atyre populli shqiptar nuk ka ndryshuar. Me një tërësi prej 81% të anketuarish që e konsiderojnë SHBA-në një partner të rëndësishëm strategjik, SHBA-ja pothuajse ka arritur Be-në për sa i përket faktit se për kë mendojnë shqiptarët se qeveria e tyre duhet të shpenzojë më shumë kohë dhe përpjekje për të forcouar marrëdhëniet. rritja e rëndësisë që i atribuohet SHBA-së nga viti i kaluar kur kjo shifër ishte 77% është një pikë interesante e cila duhet të merret parasysh. roli i ambasadorëve amerikanë dhe ai i SHBA-së në përgjithësi në Shqipëri është parë si një faktor kyç veçanërisht në kohë krize.

gjatë vitit të fundit ka pasur një diplomaci të koordinuar dhe dalje të përbashkëta midis tre ambasadorëve: ambasadorit amerikan, kryetarit të delegacionit të Be-së dhe ambasadorit të OSBe-së, në të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike. Ky duhet parë si një faktor i fuqishëm i cili përcakton perceptimet e shqiptarëve. Shqiptarët mund ta shohin SHBA-në si më të vendosur dhe me një ndikim më përcaktues në rrjedhën e ngjarjeve ose të paktën mund ta perceptojnë rolin amerikan si një përbërës të nevojshëm që i duhet shtuar “tortës” së Be-së në “recetën” për të zgjidhur krizën politike.

Shqiptarët prej vitesh vazhdojnë të kenë këndvështrime të ndryshme për fqinjët e tyre. Prandaj ekziston një numër i madh njerëzish të cilët ende vlerësojnë se marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri janë të rëndësishme. 69% e tyre e vendosin Italinë në krye të listës duke ndjekur tendencat e viteve të fundit. Shqiptarët kanë marrëdhënie të veçanta me fqinjët e tyre perëndimorë, një marrëdhënie miqësie, partneriteti madje edhe admirim gjatë viteve të tranzicionit. gjithsesi, këtë vit vihet re një ulje nga 79 % vitin e kaluar në 69% e shqiptarëve të cilët mendojnë se marrëdhëniet me Italinë duhet të jenë primare për qeverinë shqiptare.

Këtë vit mund të vihet re një dinamikë e re e ngjashme për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën. 75 % e të intervistuarve vitin e kaluar

Page 38: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare38

deklaruan se Shqipëria duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, ndërsa këtë vit ky numër ka rënë në 63%. Numri i atyre që besojnë se kësaj çështjeje i duhet më shumë vëmendje është rritur nga 11 në 28%. Një shpjegim i mundshëm mund të jetë ai që në një farë mënyre shqiptarët ndihen më të sigurt në lidhje më shqiptarët e tjerë në Kosovë duke supozuar kështu një shkallë konsolidimi nga shteti i Kosovës.

Numri i personave të cilët i përcaktojnë marrëdhëniet me Serbinë si të rëndësishme vazhdon të jetë i ulët, madje këtë vit ka një ulje më të madhe. Ndërsa në vitin 2010 vetëm 15 % e të intervistuarve mendonin se qeveria shqiptare nuk duhet t’i kushtojë aspak rëndësi marrëdhënieve me Serbinë, kjo kategori është rritur me më shumë se dyfish këtë vit duke dhënë të njëjtën përgjigje nga këta të anketuar. edhe rasti i greqisë është një rast për t’u konsideruar. 58% e të anketuarve mendonin se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë kujdes në marrëdhëniet me greqinë, ndërsa këtë vit vetëm 20% mendojnë të njëjtën gjë. Heqja e vizave mund të ketë influencuar në ndryshimin e pikëpamjeve të shqiptarëve dhe gjykimeve të tyre ndaj nevojave, por gjykimi vazhdon të mbetet sipërfaqësor.

Marrëdhëniet Shqipëri-greqi kanë qenë të ndikuara këtë vit për shkak të debatit të nxehtë mbi regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. greqia ka mbështetur formatin i cili lejon shqiptarët të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe fetare, ndërsa grupet nacionaliste në Shqipëri, duke përfshirë dhe lëvizjen qytetare “Aleanca Kuq e zi”, kanë organizuar një sërë protestash kundër regjistrimit të popullsisë, pasi e konsiderojnë atë si një rrezik të mundshëm për abuzuesit që deklarojnë etninë greke në mënyrë që të përfitojnë nga skema e njohur e pensioneve. Ky debat dhe shifrat janë dëshmi e prekshmërisë dhe cënueshmërisë së marrëdhënieve të fqinjësisë në një kontekst ku integrimi luan një rol të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkufitar dhe kur kriza financiare greke është afër Shqipërisë.

Page 39: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 39

Një risi e rëndësishme dhe interesante këtë vit ishte matja e shkallës së vlerësimit të marrëdhënieve midis vendit tonë dhe turqisë. 61% e Shqiptarëve mendojnë se këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme , ata ndiqen nga 30% të cilët mendojnë se kësaj marrëdhënieje duhet t’i kushtohet vëmendje. Ky është dyfishi i atyre që besojnë të njëjtën gjë për greqinë, pavarësisht nga fakti që më shumë se gjysmë milion shqiptarë jetojnë si emigrantë në greqi. Këto shifra mund të shpjegohen me marrëdhëniet miqësorë të vendosura midis Shqipërisë dhe turqisë mbas rënies së komunizmit, me investimet e larta në Shqipëri si në telekomunikacion edhe në sektorin e bankave po ashtu në industri dhe arsim, si dhe për qëndrimin pro të turqisë për sa i përket politikës së jashtme, e lidhur kjo sidomos me rastin e Kosovës.

Këto janë gjithashtu edhe një tregues se kë konsiderojnë si aleatë të përhershëm shqiptarët. Më e rëndësishmja është se shqiptarët, si askush tjetër në këtë rajon, po fillojnë të kenë një shkallë të lartë ndërgjegjësimi për rolin e turqisë në Ballkanin Perëndimor.

Për sa iu përket marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bosnjës, Malit të zi dhe Maqedonisë shifrat mbeten të njëjta më pothuaj gjysmën e të anketuarve, të cilët i kushtojnë rëndësi kësaj marrëdhënieje ndërsa 1/3 e tyre i konsideron këto marrëdhënie rajonale dhe fqinjësore si tepër të rëndësishme.

Pyetja 6: Persona të ndryshëm mendojnë se Shqipëria duhet të forcojë lidhjet e saj me organizata apo shtete të ndryshme. Sipas mendimit tuaj, sa rëndësi duhet t’i kushtojë Qeveria Shqiptare forcimit të lidhjeve me organizatat dhe shtetet e mëposhtme?

Page 40: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare40

(Shumë vëmendje 10-9, vëmendje 8-7, disi vëmendje 6-5, jo vëmendje 4-3, aspak vëmendje2-1.)

Rëndësia e partnereve

Vendi 9-10 8-7 6-5 4-3 2-1BE 82% 16% 1% 0% 1%NATO 79% 18% 1% 0% 1%OKB 77% 19% 2% 0% 2%SHBA 81% 16% 1% 0% 1%Italia 69% 22% 5% 1% 2%Greqia 20% 32% 15% 14% 19%Kroacia 34% 38% 17% 5% 6%Kosova 63% 28% 7% 0% 2%Maqedonia 33% 48% 10% 1% 7%Serbia 11% 29% 14% 11% 36%Bosnja 27% 47% 11% 2% 13%Mali i Zi 28% 53% 12% 1% 7%Turqia 61% 30% 7% 1% 1%

Rëndësia e lëvizjes së lirë

Në agimin e 15 Dhjetorit të 2010, pas një izolimi prej shumë dekadash, shqiptarët udhëtarë i kaluan kufijtë duke treguar vetëm pasaportat e tyre biometrike nëpër pikat e kontrollit. Ky anketim na tregon se 52 për qind e shqiptarëve kanë udhëtuar në gjashtë muajt e fundit drejt një vendi evropian, shumica e tyre për të takuar të afërmit ose për turizëm. Megjithatë, një pjesë ende e madhe e tyre, 43 për qind nuk kanë udhëtuar kryesisht sepse nuk mund ta përballonin këtë ekonomikisht. Vetëm një pjesë e vogël, rreth 2.6 për qind, treguan se ju mohua e drejta e kalimit në pikat kufitare.

Nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit evropian, vendi që ka pritur shumicën më të madhe të udhëtarëve ka qenë Italia me 26.7

Page 41: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 41

për qind e ndjekur nga gjermania me 17 për qind dhe greqia me 16 për qind. Destinacione të tjera të përmendura shpesh janë Franca, zvicra dhe Belgjika.

Pyetja 17: Cili ka qenë destinacioni i udhëtimit tuaj?

Vendet ku keni udhëtuar jashtë shtetit

Belgjikë

Zvicër

Francë

Itali

3.1%

4.2%

4.7%

5.4%

16.0%

17.0%

22.9%

26.7%

Tjetër shtet në zonën Shengen

Nuk përgjigjet

Gjermani

Greqi

të pyetur për arsyet e udhëtimeve të tyre, 20 për qind e të anketuarve thanë se kishin takuar të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit. Mendohet se çdo shqiptar ka familjarë apo miq të afërt që jetojnë në emigracion ndaj dhe kjo shifër është e kuptueshme. 13 për qind e udhëtarëve kishin si arsye shërbimet e punës duke sinjalizuar kështu dobinë e mirëfilltë të lëvizjes së lire. Një përqindje e konsiderueshme e udhëtimeve, rreth 15 për qind kishin pasur destinacione turistike. Kjo tregon se lëvizja e lirë është një lehtësi e domosdoshme për shqiptarët për të bërë turizëm pa pengesën burokratike apo koston e shtuar të marrjes së vizave. Lëvizja e lirë i ka dhënë mundësinë shqiptarëve të kërkojnë opsione për kurim dhe

Page 42: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare42

për trajtime mjekësore, një aspekt me rëndësi jetike për ata qytetarë me probleme shëndetësore që deri më tani janë përballur me vizat si një pengesë për të kërkuar asistencë mjekësore dhe trajtime të specializuara jashtë vendit. Në fakt shifrat tregojnë se 6.3 për qind e udhëtarëve gjatë gjashtë muajve të fundit i kanë kryer vizitat jashtë Shqipërisë pikërisht për arsye shëndetësore. Një përqindje fatmirësisht e vogël, prej jo më shumë se 5 për qind, u përgjigjën se arsyeja e udhëtimit ishte përpjekja për të gjetur punë në një vend anëtar të Be-së, një përgjigje e cila mund të përfshijë dhe përdorimin e projekteve të koordinuara nga shteti për punësimin sezonal në vendet fqinjë.14) 15 për qind e të intervistuarve thanë së qëllimi i udhëtimit ishin studimet, edhe pse lëvizja e lirë pa viza nuk mbulon periudhën normale të një viti akademik. Një shpjegim i mundshëm është se studentët hyjnë në vendin e destinacionit pa vizë dhe më pas pajisen me leje qëndrimi apo dokumente të tjera për të garantuar qëndrimin gjatë studimeve.

14. Shqipëria ka marrëveshje të firmosura me greqinë dhe Italinë për mikpritjen e punëtorëve sezonalë.

Motivi i udhëtimit kur keni qenë jashtë shtetitPër t’u larguar nga

Shqipëria

Për arsye shëndetësore

Për shërbime pune

Tjetër

2.6%

5.2%

6.3%

13.3%

15.1%

15.8%

20.2%

21.6%

Për të gjetur punë

Për të takuar të afërmit e mi

Për turizëm

Për studime

Pyetja 18: Cili ka qenë motivi i udhëtimit tuaj:

Page 43: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2011 43

Një ndër rezultatet më interesante është që 12.4 për qind e shqiptarëve ndihen mirë kur udhëtojnë të lirë, ata shprehen se ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë të Be, një lloj përqasjeje mendore dinjitoze që ka munguar për një kohë të gjatë ndërsa shqiptarët ndiheshin jo vetëm të izoluar por dhe të fyer kur përballeshin me dyshim dhe mungesë besimi nga ana e autoriteteve në pikat e kontrollit kufitar. Ky dimension dinjiteti dhe vëllazërie me evropianët e tjerë është ndoshta efekti më kyç pozitiv për tu nënvizuar nga të gjithë efektet e tjera të lëvizjes së lirë.

Keqkuptime

Keqkuptimet dhe mungesa e informacionit për fat të keq vazhdojnë të jenë prezentë në opinionin publik për sa i përket heqjes së kufizimeve të lëvizjes së lirë. 6 për qind e shqiptarëve ende besojnë se lëvizja e lirë do t’u japë një mundësi të punësohen në një vend anëtar të Be-së dhe po ashtu një 6 për qind tjetër besojnë se mund të transferohen për të jetuar në një vend të Be-së, të dyja këto mundësi që do të konkretizohen vetëm pas anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin evropian. Një segment akoma më i madh, rreth 16 për qind të të anketuarve janë të paqartë për sa i përket lidhjes midis lëvizjes së lirë më mundësitë e arsimimit në Be. Studentët kanë nevojë të pajisen me viza studenti që kanë një kohëzgjatje qëndrimi afatgjate dhe që mbulojnë vitin akademik në mënyrë që të jenë të aftë të vazhdojnë programet arsimore rregullisht.

Page 44: PersPektiva evroPiane e shqiPërisë...tensionet politike u shtuan së tepërmi pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga de-tyra e tij si zv. Kryeministër, pas akuzave për korrupsion

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare44

Pyetja 20: Sipas mendimit tuaj, si ndikon lëvizja e lirë jetën e qytetarëve shqiptarë?

Sipas mendimit tuaj, si ndikon lëvizja e lirë në jetën e qytetarëve shqiptarë?

Tjetër

Nuk përgjigjet

Krijon mundësinë për punë në vendet anëtare

Krijon mundësinë për turizëm në vendet anëtare

Krijon mundësinë për takim me të afërmit në vendet anëtare

0.4%

3.0%

6.2%

6.5%

12.4%

13.1%

19.4%

Krijon mundësinë për studim në universitetet e vendeve anëtare

Krijon mundësinë për kurim në vendet anëtare

Ndjehesh i barabartë me qytetarët e vendeve anëtare të BE

Krijon mundësinë për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria

16.5%

22.5%

Informacion i përgjithshëm

Kampioni i sondazhit përbëhet nga 1200 qytetarë të intervistuar në 10 qytete shqiptare, të ndarë në mënyrë afërsisht të barabartë nga pikëpamja gjinore (50.2 femra dhe 49.8 meshkuj) duke u përqendruar më shumë te grupmosha 24-45 vjeç. Kampioni është përfaqësues, por mban riskun statistikor që shfaqet në përgjithësi në të gjitha vëzhgimet. Niveli i arsimimit të njerëzve të intervistuar është pak mbi mesataren kombëtare, megjithatë duke marrë parasysh edhe fokusin urban të këtij vëzhgimi dhe pranimin në rritje të gjeneratës më të re në institucionet e arsimit të lartë, numri prej 47% i të diplomuarve të pyetur është mjaft i justifikueshëm.