30
<!--NOSEARCHSTART--> KAPITULLI I - KURRIKULI I RI I KOSOVËS I.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në Kosovë II.2 Karakteristikat e kurrikulit të ri I.2.1 Korniza e kurrikulit të ri parauniversitar të Kosovës: përmbajtja dhe funksionet I.2.2 Parimet e zhvillimit të kurrikulit të ri në Kosovë I.2.3 Roli i Kurrikulit bërthamë në organizimin e veprimtarive shkollore II.3 Synimet e përgjithshme të arsimit në Kosovë I.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në Kosovë Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re – për t’iu bashkuar rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e kurrikulit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së kurrikulit synon rritjen e cilësisë së arsimimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit, dhe inkuadrimin e sistemit të arsimimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet e tjera të përparuara. Reforma e kurrikulit duhet t’i kushtojë vëmendje ruajtjes së përvojave dhe specifikave pozitive të sistemit të arsimimit në Kosovë, duke i plotësuar ato me përvojat pozitive të sitemeve të përparuara gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Kjo dokumentohet nëpërmjet analizave të ndryshme. Heqja e autonomisë formale të Kosovës dhe bashkëngjitja e saj me Serbinë në vitin 1990, pati si rezultat krijimin e sistemit “paralel” të arsimit, si formë e mosbindjes qytetare (1990-1999). Pasoja të tjera ishin numri shumë i madh i nxënësve në hapësirat mësimore, organizimi i mësimit nëpër shtëpi e objekte të ndryshme, dhe mbikëqyrja e pamjaftuar e realizimit të procesit arsimor. Njëkohësisht, përfshirja e fëmijëve në shkolla gjatë kësaj faze kishte pësuar rënie, sidomos në nivelet e ulëta të shkollimit, si pasojë e migrimeve

edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

<!--NOSEARCHSTART-->

KAPITULLI I - KURRIKULI I RI I KOSOVËSI.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në KosovëII.2 Karakteristikat e kurrikulit të riI.2.1 Korniza e kurrikulit të ri parauniversitar të Kosovës: përmbajtja dhefunksionetI.2.2 Parimet e zhvillimit të kurrikulit të ri në KosovëI.2.3 Roli i Kurrikulit bërthamë në organizimin e veprimtarive shkolloreII.3 Synimet e përgjithshme të arsimit në KosovëI.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në KosovëPas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re – për t’iubashkuar rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma ekurrikulit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi ireformës së kurrikulit synon rritjen e cilësisë së arsimimit dhe barazisë në gëzimin edobive që ofron ai për të gjithë nxënësit, dhe inkuadrimin e sistemit të arsimimit nërrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet e tjera të përparuara.Reforma e kurrikulit duhet t’i kushtojë vëmendje ruajtjes së përvojave dhe specifikavepozitive të sistemit të arsimimit në Kosovë, duke i plotësuar ato me përvojat pozitive tësitemeve të përparuara gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Kjo dokumentohet nëpërmjetanalizave të ndryshme.Heqja e autonomisë formale të Kosovës dhe bashkëngjitja e saj me Serbinë në vitin 1990,pati si rezultat krijimin e sistemit “paralel” të arsimit, si formë e mosbindjes qytetare(1990-1999). Pasoja të tjera ishin numri shumë i madh i nxënësve në hapësirat mësimore,organizimi i mësimit nëpër shtëpi e objekte të ndryshme, dhe mbikëqyrja e pamjaftuar erealizimit të procesit arsimor. Njëkohësisht, përfshirja e fëmijëve në shkolla gjatë kësajfaze kishte pësuar rënie, sidomos në nivelet e ulëta të shkollimit, si pasojë e migrimevedhe shtimit të numrit të nxënësve që braktisnin shkollën.Gjatë sistemit paralel, më 1991-1992, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës eKosovës filloi rishqyrtimin dhe reformimin e fundit të kurrikuleve (plan-programevemësimore). U hartuan kurrikulet e lëndëve mësimore për klasa dhe disiplina të ndryshme,me qëllim të kthimit të autoritetit ndaj çështjeve përmbajtësore në arsim. Disa ngakurrikulet e lëndëve mësimore u hartuan së bashku me specialistët përkatës të kurrikulevenga Shqipëria dhe u importuan tekste të reja nga Shqipëria, të cilat u rishqyrtuan që t’upërshtateshin më mirë nevojave të nxënësve të Kosovës. Kurrikulet e lëndëve mësimore uhartuan pa pasur një kornizë të përshtatshme të tyre dhe kryesisht insistonin në paraqitjene hollësishme të përmbajtjes mësimore për mësimdhënie/nxënie (silabi), e jo nëobjektivat e nxënies dhe në rezultatet e pritshme.Funksionimi i “sistemit paralel” për një dhjetëvjeçar të tërë, në sajë të përkushtimit tënjëmendtë të mësuesve (pa pagesë a me pagesa simbolike dhe jo të rregullta), tëpunonjësve të adiministratës së arsimit dhe të shoqërisë në tërësi, siguroi mbijetesën esistemit të arsimit në Kosovë gjatë këtyre vjetve të vështirë. Por, dhjetëvjeçari i fundit,njëkohësisht, qe një periudhë në të cilën sistemi i arsimit në Kosovë do të izolohej ngarrjedhat dhe zhvillimet e vazhdueshme në fushën e arsimit, kështu që mësuesit qenë tëprivuar dhe në pamundësi të njiheshin me risitë profesionale, siç janë metodatndërvepruese të mësimdhënies ose qasja e orientuar drejt nxënësit.Duke pasur parasysh analizat profesionale të organizmave kosovarë dhe ndërkombëtarë,mendimin profesional të pedagogëve eminentë në fushën e arsimit, si dhe mendimin evetë nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë të interesuar, rezulton se ekzistojnë disaarsye për reformën e kurrikulit në Kosovë:ruajtja e traditave dhe përvojave të vlefshme edukative në sistemin e arsimit tëKosovës, dhe lidhja e tyre me rrjedhat e fundit ndërkombëtare në zhvillimin e

Page 2: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

kurrikuleve, metodologjisë së mësimdhënies dhe në dispozitat për botimin e teksteve;përkufizimi i qartë i synimeve dhe objektivave të arsimimit të të rinjve nëpërmjetsistemit arsimor të Kosovës, mbi të cilat do të zhvillohet kurrikuli dhe të cilat do tëshërbejnë si pika referimi për çmuarjen dhe vlerësimin e rezultateve të nxënies sëmateries mësimore nga nxënsit;orientimi i përgjithshëm të mësuesve, nxënësve, autorëve të teksteve, vlerësuesve dhefaktorëve të tjerë të interesuar për mënyrën e organizimit të mësidhënies dhe nxëniesnë arsimin zyrtar nëpërmjet dokumentit të Kornizës së Kurrikulit të Kosovës. Kydokument, i cili është dokumenti kryesor i arsimit për dispozitat e kurrikulit, ështërezultat i një procesi të gjerë të këshillimeve në shoqëri dhe shpreh një vizion tëpërbashkët të faktorëve të interesuar të arsimit duke synuar që brezi i ri të përgatitetpër t’u ballafaquar me sfidat e botës së sotme;pajisja e nxënësit me dituri dhe shkathtësi nga perspektiva e nxënies gjatë tërë jetësdhe të shoqërisë të përcaktuar për nxënie. Për shkak të kompleksitetit të botës sësotme, nxënia nuk duhet të reduktohet më vetëm në periudhën e shkollimit formal,por duhet të shenjohet si një dimension i përhershëm në jetën e një individi.shmangja e mundësive që nxënësit të stërngarkohen me informacione jorelevante osetë vjetëruara dhe të stimulohen vetëm sa u përket shkathtësive të nivelit të ulëtintelektual. Kurrikuli i ri nxit një qasje të baraspeshuar ndërmjet mësimdhënies dhenxënies, që konsiston në pajisjen e nxënësve me njohuri relevante dhe të reja, duke undihmuar gjithashtu në zhvillimin e shkathtësive të larta intelektuale dhe të qëndrimitpozitiv ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve, ndaj nxënies dhe ndaj jetës;inkurajimi i shkollave dhe mësuesëve që të përdorin strategji të reja të nxënies, ngaperspektiva e qasjes së orientimit drejt nxënësit dhe nga perspektiva e metodologjisëndërvepruese;pasqyrimi i ndryshimeve demokratike në shoqërinë kosovare dhe kontributi për to;rrespektimi i parimit të autonomisë së shkollës;krijimi i bazës për një paanësi më të madhe në sistemin e arsimit, sa kohë qëçështjeve gjinore u qaset si një dimensioni ndërkurrikular; ai do të lehtësojëinkuadrimin e të rejave në shoqërinë demokratike si qytetarë me të drejta epërgjegjësi të barabarta;marrja parasysh e ndërvarësisë së botës së sotme, si dhe zhvillimet e reja në tregun epunës, me qëllim që t’u sigurohen studentëve parakushte për lëvizshmëri dhekonkurrim të suksesshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës;Zhvillimi i kurrikulit dhe implementimi i tij janë rezultat i një qasjeje të kombinuar ngalart-poshtë dhe nga poshtë-lart, që mban parasysh elementet e politikës së arsimit, tënxjerra në shkallë qendrore, dhe elementet e zhvillimit të shkollës e risive në shkallëlokale.Me qëllim që të sigurohet një reformë e suksesshme e kurrikulit në Kosovë, nevojitet, nganjëra anë, të identifikohen e të specifikohen arsyet për ndryshim dhe orientimet e reja nëzhvillimin e kurrikulit dhe, nga ana tjetër, nevojitet që faktorët e interesuar, nëpërmjetkëshillimeve të gjera e konstruktive, të angazhohen dhe të kontribuojnë në mënyrëkrijuese me qëllim që të ndihmojnë që reforma e arsimit të kthehet nga vizioni në realitettë përditshëm shkollor.I.2 Karakteristikat e kurrikulit të riI.2.1 Korniza e re e kurrikulit të ri të Kosovës: përmbajtja dhe funksionetReforma e arsimit paraqet një proces nëpërmjet të cilit ndryshimet në lëmenj të ndryshëmtë arsimit artikulohen në mënyrë sistematike dhe të plotë. Qëllimi është të sigurohenparakushtet për arsimim cilësor dhe të barabartë, sidomos me synimin që të pasqyrohetvizioni i shoqërisë rreth çështjes se çfarë duhet të jetë misioni i ri shkollës dhe si mund të

Page 3: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

përmbushet ai1. Sipas një numri të madh të përvojave më të spikatura ndërkombëtare,reforma e kurrikulit paraqet shtyllën kryesore të të gjitha reformave të arsimit dhedoemos ndërlidhet me zhvillimet në lëmenjtë e tjerë, siç janë vlerësimi dhe çmuarja,trajnimi i mësuesve, menaxhimi dhe financimi i arsimit.Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, zhvillimi i kornizave të kurrikulit në shumë shtete tëbotës është dokumentuar si orientimi më i ri në reformën e kurrikulit. Korniza ekurrikulit përcakton të gjithë parametrat e nevojshëm që do të duheshin mbajturparasysh në punë të përkufizimit të qëllimeve dhe përmbajtjeve kurrikulare, nëpunë të zgjedhjes së metodave dhe materialeve për nxënie, si dhe përTIKazi meçmuarjen e arritjes së standardeve të arsimimit.1 Edhe pse nënkupton angazhimin e llojeve të ndryshme të ndryshimeve, reforma e arsimit është më tepërse vetëm një mori e ndryshimeve në fushën e arsimit. Reforma e arsimit duhet të mbështetet në një viziontë gjerë për sa i përket ndërlidhjes së shkollës dhe zhvillimit shoqëror. Mekanizmat për ndryshime duhet tëbëhen pjesë e përvojës përmes të cilëve ndryshimet të bëhen pjesë e përvojës së përditshme të shkollës, përsa u përket burimeve, marrjes së vendimeve dhe kompetencave praktike të atyre që janë të involvuar nëprocesin mësimor.Kornizat e kurrikulit zhvillohen duke mbajtur parasysh supozimet bazë për sa i përketnatyrës së diturisë që duhet të transmetohet, dhe shkathtësive e aftësive që duhet tëzhvillohen nëpërmjet arsimimit formal.Kornizat e kurrikulit shprehin synimet dhe objektivat e përbashkëta të arsimimit shkollor,bashkë me udhëzimet për mësuesit dhe të interesuarit për arsimin. Kornizat e kurrikulitgjithashtu rekomandojnë mënyrat se si të përballojnë mësuesit dallimet e ndryshme midisnxënësve, po dhe si të sigurojnë një baraspeshë ndërmjet qasjes disiplinare dhe qasjesndërdisiplinare.Kornizat e kurrikulit janë dokumente me rëndësi të veçantë, si nga pikëpamja e polikitëssë arsimit, ashtu edhe nga pikëpamja e udhërrëfyesit praktik për personelin mësimor dheadministrativ lidhur me çështjen se çfarë diturish, shkathtësish, vlerash e qëndrimeshduhen përfshirë në programet shkollore dhe si të realizohen ato, duke theksuar nevojën ebashkëpunimit midis nxënësve në procesin e përvetësimit të diturive të reja, dhe tëintegrimit të diturisë së përvetësuar në shkollë me përvojat jashtë shkollës.Në literaturën bashkëkohore, nocioni “kornizë gjithëpërfshirëse e kurrikulit” shpeshlidhet me termin “kurrikul bërthamë”, që ka të bëjë me vendosjen e kërkesaveminimale, të përbashkëta për të gjithë nxënësit e sistemit të caktuar. Ajo gjithashtu uofron shkollave mundësi që të disenjojnë pjesërisht kurrikulin e tyre, në harmoni meparimin e autonomisë së shkollës.Prandaj, bazë për zhvillimin e kurrikulit është përcaktimi paraprak i synimeve tëpërgjithshme të arsimit, qartësimi i qëllimeve dhe veçorive specifike të shkallëve tëndryshme të shkollimit dhe orientimi i shkollave se si t’i ofrojnë komunitetit shërbimearsimore sa më cilësore.Zhvillimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës përcakton bazën për zhvillimet emëtejme të kurrikuleve të lëndëve dhe programeve të lëndëve në pajtim me orientimet ereja të sistemit të arsimit. 2Korniza e re e kurrikulit vëmendje të veçantë i kushton çështjes së kontinuitetit dhekoherencës midis shkallëve të ndryshme formale të arsimit, shkallëve kryesore tëkurrikulit, dhe qasjeve të ndryshme ndërdisiplinare a disiplinare.Dispozitat e kurrikulit synojnë t’i mundësojnë shkollës të baraspeshojë realizimin esynimeve dhe objektivave të përbashkëta me një qasje pluraliste pedagogjike. Kjo qasjelejon respektimin e dallimeve midis nxënësve dhe një shfrytëzim më të arsyeshëm tëburimeve njerëzore e materiale.Korniza e re e kurriulit u ofron mësuesve udhëzime konkrete për t’u ballafaquar nëmënyrë krijuese me teknika, çështje dhe situata të ndryshme mësimore.

Page 4: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

2 Pas aprovimit zyrtar të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, do të pasojë zhvillimi i kurrikuleve tëlëndëve dhe i programeve të lëndëve si pjesë e procesit të zhvillimit të kurrikulitPërveç orientimit të mësuesve në organizimin sa më të efektshëm të procesit mësimor,korniza e re e kurrikulit gjithashtu mbështet shkollat dhe stafin administrativ nëorganizimin, menaxhimin dhe vlerësimin e veprimtarive shkollore dhe efektshmërisë sëshkollës.Korniza e re e kurrikulit, nëpërmjet prezantimit transparent të synimeve të përgjithshmedhe objektivave të sistemit të arsimit, misionit të shkollës dhe veprimtarive të paraparashkollore, shërben edhe si udhëzues për prindërit, nxënësit dhe komunitetin në lidhje memundësitë që duhet të ofrojë shkolla. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë për një zhvillimtë vazhdueshëm dhe harmonik të individualitetit të secilit nxënës kosovar. Korniza ekurrikulit të ri të Kosovës krijon bazën për një komunikim dhe bashkëpunim më të madhndërmjet shkollave dhe komunitetit, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe paanësisë(barazisë) të shërbimeve arsimore, si dhe të llogaridhënies së mësuesve, të shkollave dhetë autoriteteve të arsimit në nivele të ndryshme.Implementimi i kornizës së re, si dhe zhvillimi i mëtejmë i kurrikuleve e programeve tëlëndëve (silabi)3, do të shoqërohet me zhvillimin e materialeve të reja për mësimdhënie enxënie (tekste të reja shkollore, fletore pune, materiale mësimore, udhërrëfyes për mësuesetj.), të cilat do të pasqyrojnë synimet, objektivat dhe qasjet e reja ndaj mësimdhënies, sidhe rezultatet e pritshme të kurrikulit të ri të Kosovës.Korniza e re e kurrikulit do të jetë bazament për zhvillimin e shkollës në procesin eimplementimit të dispozitave të kurrikulit të ri, për trajnimin e mësuesve para dhe gjatëshërbimit, si dhe për krijimin e kushteve për relacione sa më transparente ndërmjetshkollës, prindërve dhe komunitetit lokal.1.2.2. Parimet e zhvillimit të kurrikulit të ri në KosovëMe qëllim që kurrikuli i ri në Kosovë të sigurojë një bazë mbi të cilën të mund të gjendenforma për t'iu përgjigjur sfidave aktuale dhe njëkohësisht nxënësve t'u ofrohen mundësipër të arritur sukses në procesin e të nxënit, është me rëndësi që të mbahen parasyshorientimet në vijim:- Mësimdhënia dhe nxënia në shkollë duhet të fokusohet edhe në dimensioninarsimor edhe në dimensionin edukativ. Në këtë kontekst shkolla nuk ështënjë institucion që ofron vetëm dituri, por njëkohësisht është një mjedis ipërshtatshëm për zhvillimin e vlerave, të qëndrimeve e shkathtësive të tërinjve, në mënyrë që njohuritë e përvetësuara t'i shfrytëzojnë e t'i zbatojnë nësituata të ndryshme të jetës, duke mbajtur parasysh gjithnjë dinjitetin e vetnjerëzor dhe të të tjerëve dhe kontributin që duhet të japin për mirëqenien3 Kurrikulet e lëndëve për çdo lëndë apo fushë kurrikulare do të artikulojnë objektivat, zgjedhjen epërmbajtjes, metodat e mësimdhënies dhe nxënies dhe mjetet e vlerësimit. Kurse programet do tëfokusohen kryesisht në presentimin analitik të çështjeve përmbajtjësore për klasë (vite) të ndryshme nërelacion me qasjet ndërkurrikulare ndaj lëndës.vetjake dhe shoqërore, pa vënë në rrezik funksionimin demokratik tëshoqërisë dhe mjedisin;- Dispozitat e kurrikulit të ri duhet të sigurojnë bashkërenditjen, lidhshmërinëdhe vazhdimësinë e procesit mësimor në të gjitha klasat, në shkallëtkurrikulare kyç dhe në nivele formale të arsimit e të edukimit;- Korniza e kurrikulit të ri duhet të ofrojë mundësi për aranzhime fleksibile tëplanit mësimor dhe të burimeve për realizimin e këtij plani, duke krijuarkushte e mundësi për të siguruar qasje individuale në përputhje me nevojatdhe interesimet e nxënësve, po edhe me burimet lokale dhe specifikat emjedisit përkatës ku ndodhet shkolla;- Kurrikuli i ri synon të arrijë një baraspeshë të përshtatshme të qasjeve

Page 5: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

njëdisplinare e ndërdisiplinare në fushën e arsimit;- Korniza e kurrikulit të ri mbështetet në premisën e autonomisë së shkollës,që parakupton mundësinë që shkollat të inkuadrohen në mënyrë aktive nëplanifikimin dhe në menaxhimin e orientimeve kurrikulare për nxënësit etyre, gjithnjë në përputhje me rregulloret e parashikuara në kornizë, metraditat e përparuara, me nevojat dhe me burimet vendore;- Kjo kornizë mbështetet gjithashtu mbi parimin e bashkëpërgjegjësisë sëshkollës dhe mësuesve ndaj nxënësve, pastaj të prindërve dhe komunitetit nëtërësi për sigurimin e një arsimimi e edukimi sa më cilësor;- Kurrikuli i ri ofron përkrahje të madhe për mësuesit lidhur me planifikimin eveprimtarive mësimore e edukative, me zgjedhjen dhe përshtatjen epërmbajtjeve e të mjeteve mësimore, si dhe një qasje krijuese, - që të gjithame synimin që të mbahen parasysh nevojat dhe interesimet specifike tënxënësve; zhvillimi dhe implementimi i kurrikulit të ri mbajnë parasyshnevojën për t'i ndihmuar mësuesit, në mënyrë që ata të angazhohen mepërgjegjësi në procesin e gjerë të këshillimeve e të bashkëpunimit dhe ndajkurrikulit të ri e implementimit të tij të ndiejnë një detyrim e të shfaqin njëzell të veçantë;- Kurrikuli i ri synon respektimin e së drejtës së fëmijëve e të të rinjve për njëarsim e edukim cilësor dhe t'u japë kurajo atyre që të bëhen të ndërgjegjshëmpër të drejtat e tyre e të veprojnë me përgjegjësi me qëllim që të kontribuojnëqë të drejtat e njeriut respektohen në jetën e përditshme.Duke u mbështetur mbi këto orientime, kurrikuli i ri për shkollat e Kosovës duhet tëmbështetet në parimet në vijim:Pluralizmi.Kurrikuli i ri pasqyron karakterin pluralist të shoqërisë kosovare,strukturën e saj multietnike dhe dimensionin multikulturor. Dispozitat e kurrikulit tëri janë hartuar me prirjen që të pasqyrojnë potencialin, nevojat, interesimet dhe stilet endryshme të të nxënit për të dy sekset dhe për grupet e ndryshme kulturore nëKosovë. Duke shtruar kërkesa të përbashkëta për të gjithë, kurrikuli i ri ofron hapësirëpër një qasje pozitive ndaj dallimeve, çfarëdo qofshin ato. Ky është synimi për njëballafaqim konstruktiv me dallimet, që është karakteristikë e shoqërive modernedemokratike;Aktualiteti.Kurrikuli i ri pasqyron zhvillimet e fundit në shkencë dhe kulturë, trendete zhvillimit në fushën e arsimit, si dhe trendet në zhvillimet demokratike në shoqëri etrendet e reja në tregun e punës;Maturia dhe përshtatja. Kurrikuli i ri parashikohet të jetë i kapshëm dhe i afërt përfëmijët për sa u përket mundësive, interesimeve dhe aspiratave të tyre, dhe t'u ofrojënjë varg përvojash të efektshme mësimore, të cilat do t'i ndihmonin ata, në mënyrë qëtë zbulonin, të stimulonin e të zhvillonin më tutje potencialin dhe personalitetin etyre;Uniteti dhe dallimet. Kurrikuli synon të arrijë një baraspeshë të arsyeshme midiskërkesave të përbashkëta dhe kërkesave individuale në qasje ndaj mësimit, dukezgjeruar e pasuruar mundësitë e llojllojshme për veprimtarinë e nxënësve në shkollë.Kurrikuli mban parasysh karakteristikat dhe nevojat e ndryshme të nxënësve, sfondin etyre kulturor e shoqëror dhe potencialin e tyre. Të nxënët është një proces i përhershëm,që kërkon një motivim pozitiv dhe vetëbesim e shkathtësi për vetëvlerësim. Siç e tregonpërvoja, po edhe hulumtimet shkencore, të nxënët është më i suksesshëm kur nxënësitbrenda këtij procesi sillen në një situatë që të ndiejnë kënaqësi, të zotërojnë mirë materienmësimore dhe procedurat e nxënies, po dhe të përjetojnë hare gjatë procesit të mësimit.Duke ofruar orientime kurrikulare të përbashkëta për të gjithë, korniza e re trajton

Page 6: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

njëkohësisht orientime specifike për nxënësit e minoriteteve, për nxënësit e talentuar, përnxënësit me nevoja të veçanta dhe për nxënësit që jetojnë në vise malore;Kreativiteti.Kurrikuli i ri synon zhvillimin e aftësive të larta intelektuale, tëkërshërisë dhe mendimit kritik. Dituritë dhe shkathtësitë duhet të ndërlidhen mezhvillimin e kreativitetit dhe të aftësisë për zgjidhje krijuese të problemeve, si dheme zhvillimin e vlerësimit kritik dhe të vetëvlerësimit;Të nxënët e inegruar dhe të plotë. Kurrikuli i ri stimulon të nxënët e integruar dhetë plotë, në mënyrë që nxënësve t'u mundësohet të kuptojnë çështjet komplekse tëndërvarësisë, që karakterizojnë diturinë e sotme për botën dhe botën vetë.Menaxhimi me sukses i shumëllojshmërisë dhe i ndërvarësisë mbështetet nëkultivimin e mendimit të pavarur e fleksibil dhe të qëndrimeve pozitive në situata tëballafaqimit me sfida të reja. Të nxënët e integruar dhe të plotë nxënësve umundëson që të formojnë një pasqyrë të qartë për informacionet, ngjarjet, procesetdhe njerëzit.Orientimi. Kurrikuli i ri përfaqëson një qasje konstruktive në planifikimin eveprimtarive në shkollë, duke ofruar një orientim të përgjithshëm e të plotë përmësuesit, autoritetet e mësimit e të edukimit, për prindërit dhe faktorët e tjerë,natyrisht duke lënë gjithnjë hapësirë për intervenime personale dhe krijuese të vetëatyre lidhur me disenjimin e programit mësimor dhe të veprimtarive të nxënies.Konsultimi. Reforma e kurrikulit, zhvillimi i kurrikulit dhe rishqyrtimi i tij, nëshoqërinë demokratike duhet të jetë rezultat i një konsultimi mbi një bazë të gjerë,duke përfshirë aty mësuesit dhe edukatorët profesionalë, shkollat, familjet, nxënësit,autoritetet e arsimit, mediat, përfaqësues të komunitetit, të biznesit dhe të shoqërisëcivile. Debati publik dhe konsultimi për sa i përket zhvillimit të kurrikulit dheprocesit të rishqyrtimit të tij, - synon të harmonizojë ekspertizën profesionale përçështje të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë problematikë, dhe mendimin e atyre qëu dedikohet kurrikuli dhe të cilët e ndiejnë dhe e jetojnë atë drejtpërdrejt - si nxënësapo si prindër. Pra, marrja e opinionit publik dhe konsultimet profesionale nukpërjashtojnë njëri-tjetrin, veçse përkundrazi vihen në një harmoni krijuese, sidomospo të mbajmë parasysh faktin se kurrikuli është një çështje me interes të madhshoqëror.Autonomia dhe përgjegjësia e shkollës. Kurrikuli i ri i Kosovës mbështetet mbiparimin e autonomisë dhe përgjegjësisë së shkollës, e cila është në gjendje tëzhvillojë profilin e saj. Ky parim shërben që komunitetit përkatës t'i ofrohenshërbime të qarta dhe specifike mësimore e edukative. Njësitë mësimore përfitojnënga kurrikuli i ri përmes mundësive që ofron ky për sa i përket marrjes së vendimeveqë kanë të bëjnë me kurrikulin, distribuimit kohor dhe burimeve, në mënyrë që t'ipërmbushin më mirë nevojat specifike të popullacionit të caktuar shkollor. Si rezultati procesit të decentralizimit dhe transferimit të kompetencave, - autonomia e shkollëslidhet me shtimin e përgjegjësisë. Kjo do të sigurojë transparencën e veprimtarive nëshkolla dhe do t'u ndihmojë atyre që të përmbushin nevojat për shërbime cilësore dhetë barabarta mësimore e edukative për komunitetin e tyre.I.2.3 Roli i Kurrikulit bërthamë në organizimin e veprimtarive shkolloreKurrikuli mishëron përvojat e arsimit të cilat shoqëria e caktuar i konsideron me vlerëdhe të rëndësishme t’u ofrohen nxënësve në shkollë. Kurrikuli gjithashtu ofron orientimepër një organizim të efektshëm të këtyre përvojave, si dhe për mënyrat e efektshme tëverifikimit të rezultateve të arritura.Kurrikuli bërthamë konsiderohet si formë e artikulimit ndërmjet objektivave,përmbajtjeve të ndryshme, metodave të mësimdhënies/nxënies dhe metodave tëvlerësimit, të përbashkëta për të gjithë nxënësit në klasën dhe llojin përkatës të shkollës

Page 7: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

me qëllim të çmuarjes dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve.Në kontekst të Kornizës së kurrikulit të Kosovës, kurrikuli bërthamë u referohet:Kërkesave të përbashkëta për të gjithë nxënësit (kurrikuli i njësuar), të cilat mundtë bëhen temë e vlerësimit të jashtëm dhe paraqesin parakushtet për shkollim tëmëtejmë. Këto kërkesa të përbashkëta pasqyrohen nëpërmjet standardeve tëpërbashkëta kurrikulare;Zhvillimit të shkathtësive kryesore, si të menduarit kritik, shkathtësivendërvepruese, empatisë, shkathtësive komunikuese, marrjes së vendimeve dheteknikave për zgjidhje të poblemeve;Planit të përbashkët mësimor, që përcakton listën e lëndëve të detyrueshme, numrinminimal të orëve në javë/vit, dhe “strukturën e disiplinave”, përkatësisht hartën ekoncepteve qendrore të përmbajtjeve të caktuara të lëndëve, njësitë përmbajtësore mekërkesat minimale si pjesë e diturisë bërthamë brenda çdo lënde (nga aspekti i qasjespërmbajtësore të kurrikulit bërthamë);Orientimeve të përgjithshme sa i përket shfrytëzimit të pjesës sipas zgjedhjes tëkurrikulit, e cila ka të bëjë me autonominë e shkollës. Këto orientime lejojnë hapësirëpër një qasje më të individualizuar në shkollë, por njëkohësisht ofrojnë standarde përnjë proces cilësor dhe të barabartë arsimor pavarësisht nga dallimet midis nxënësve.Duke pasur parasysh standardet kurrikulare për sa u përket kërkesave të përbashkëta dheorientimeve të përgjithshme, shkollat do të kenë mundësi të angazhohen me përgjegjësinë disenjimin e programeve të tyre shkollore, varësisht nga rrethanat specifike tëpopullacionit të caktuar shkollor apo të komunitetit përkatës. Duke u bazuar në kurrikulinbërthamë, shkollat mund të përmbushin interesimet dhe nevojat specifike në mënyrë tëindividualizuar, duke pasur parasysh kërkesën elementare për sigurimin e mundësive tëbarabarta për të gjithë nxënësit.I.3 Synimet e përgjithshme dhe objektivat e arsimit në KosovëFormulimi i synimeve dhe objektivave të arsimit në Kosovë bazohet në mundësitë eshumta dhe sfidat e reja të shoqërisë kosovare pas konfliktit të fundit. Këto mundësi dhesfida kanë të bëjnë me zhvillimin demokratik, me mundësitë e reja ekonomike dhe mehapjen ndaj botës.Ndër ngjarjet më të rëndësishme që u shënuan vitet e fundit, është fillimi i një procesi tëvërtetë demokratik në Kosovë për sa i përket vendosjes së strukturave dhe institucionevedemokratike, për sa i përket rimëkëmbjes dhe ndërtimit të shoqërisë civile, si dhepërjetimit të dinjitetit kolektiv dhe individual. Prandaj, ndër synimet kryesore tëarsimimit në Kosovë duhet të jetë zhvillimi i diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve qëkërkon qytetërimi demokratik. Kjo do t’u mundësojë të rinjve që të aftësohen që tëangazhohen me kompetencë në rrjedhat e përgjithshme të jetës publike, dhe të jenëqytetarë aktivë e me përgjegjësi të një shoqërie demokratike e pluraliste. Arsimiedukimipër qytetërim demokratik do të duhet të mbajë parasysh edhe karakterinmultietnik dhe multikulturor të shoqërisë kosovare, në mënyrë që t’u mundësojënxënësve që në mënyrë konstruktive të ballafaqohen me çështje që kanë të bëjnë medallime të ndryshme dhe të kultivojnë e të respektojnë të drejtat e veta të njeriut, po edhetë të tjerëve.Shoqëria kosovare tani është bashkuar në rrjedhat më të reja të shkencës, teknologjisë dhekulturës. Sistemi i arsimit në Kosovë ka mundësinë për zhvillimin e një dialogu të ri mesistemet e tjera arsimore të përparuara në botë. Në këtë kontekst, një synim tjetër i arsimitnë Kosovë është t’i pajisë nxënësit me informacione me vlerë e bashkëkohore dhe meshkathtësi instrumentale, të cilat t’u mundësojnë të ballafaqohen me sfidat eshoqërisë së së përcaktuar për nxënie dhe me perspektivat për nxënie gjatë tërëjetës në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.

Page 8: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

Arsimi-edukimi duhet t’u ndihmojë nxënësve të kultivojnë identitetin e tyre lokal, etnike kombëtar, si dhe t’i aftësojë ata që të jenë të hapur drejt pasurimit të identitetit tëtyre personal përmes ndërvarësisë në botën e sotme. Nxënësve duhet tu ndihmohet tëkuptojnë se identiteti nuk është vetëm ajo që i ndan njerëzit, por se ai gjithashtupërfshin edhe atë që i bën pjesë të një bote më të gjerë. Ata duhet të përkrahen që tëkuptojnë dhe të vlerësojnë që njerëzit të mos bartin vetëm një identitet etnik lokal, por seështë me rëndësi të promovojnë një identitet më të gjerë, dhe se kjo është e mundshme,në bazë të intereseve të përbashkëta dhe duke e zgjeruar kuptimin e nocionit tëpërkatësisë.Krijimi i identitetit fillon në familje e në rrethin e ngushtë shoqëror dhe është një proces ivazhdueshëm, në të cilin ndikojnë të gjitha përvojat e reja të cilave u ekspozohemi nëjetën e përditshme dhe në marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Arsimi duhet t’u mundësojënxënësve që të njohin vlerat dhe traditat e familjes e të popullit të tyre, si dhe t’umundësojë që të jenë të hapur ndaj historisë dhe kulturës së komuniteteve të tjera,po dhe të popujve e vendeve të tjera.Nxënësit duhen inkurajuar që të shprehin interesim për traditat e shoqërisë së tyredhe t'i kultivojnë ato, por edhe të kontribuojnë në pasurimin e trashëgimisë së tyrekulturore. Ata gjithashtu duhen ndihmuar që të zhvillojnë respektin ndaj kulturavedhe traditave të tjera, si dhe ndaj solidaritetit njerëzor.Nxënësit duhen aftësuar që të shfrytëzojnë në mënyrë krijuese diturinë dheshkathtësitë e tyre në situata të ndryshme e në kontekste të reja, që të angazhohenindividualisht dhe së bashku me të tjerët në zgjidhjen krijuese të problemeve dhe tëkultivojnë motivimin dhe shkathtësitë për të menduar të pavarur dhe kritik.Nxënësit duhen ndihmuar që të zhvillojnë përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj të tjerëve,ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit. Zhvillimi i përgjegjësisë përfshin edhendërgjegjësimin për pasojat e veprimeve vetanake, si dhe ndërgjegjësimin dhe tëkuptuarit për përgjegjësinë për të marrë iniciativa.Nxënësit duhen aftësuar që të lidhin diturinë teorike me veprimtaritë praktike, tëzhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj nxënies dhe ndaj shfrytëzimit të efektshëm tëditurive e shkathtësive në studimet e mëtejme në punë dhe në jetën private epublike.Nxënësit duhen ndihmuar që të zhvillojnë vetëbesimin dhe motivimin pozitiv si dhe t’ishfrytëzojnë si duhet të drejtat e tyre. Ata duhen ndihmuar që të kultivojnë kureshtjendhe shpirtin hulumtues, si dhe të manifestojnë një qëndrim pozitiv ndaj dallimeve,nga pikëpamja e ideve, dukurive, personave, kulturave etj.Arsimi duhet t’u mundësojë të rinjve që të kontribuojnë me tërë potencialin e tyre nërindërtimin dhe mirëqenien e shoqërisë kosovare, duke u zhvilluar njëkohësisht siindivid të pavarur, të aftë që të përmbushin jetën e tyre personale.

<META name="keywords" content="okvir novog kurikuluma Kosova , new Kosovo curriculum framework , kapitulli VII , YUG , KOS , ALN , T06"><!--NOSEARCHSTART-->

KAPITULLI VII – UDHËZIME PËR ZHVILLIMIN E KURRIKULIT TËLËNDËVEZhvillimi i kurrikuleve të lëndëve dhe i silabeve sipas Kornizës së Kurrikulit tëri të KosovësStruktura e kurrikuleve të lëndëveVII. 1. Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve dhe i silabeve sipas Kornizës së Kurrikulittë ri të KosovësKurrikuli i lëndëve1 paraqet nyjëtimin/artikulimin e qëllimeve dhe objektivave të arsimit,të përmbajtjeve,të metodologjive të mësimdhënies dhe të nxënies dhe të procedurave të

Page 9: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

çmuarjes e vlerësimit në lidhje me një lëmë dhe/ose disiplinë të caktuar të kurrikulit.Edhe pse ka të bëjë kryesisht më një lëmë ose me një lëndë të veçantë të kurrikulit,zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve duhet të mbajë parasysh gjithashtu qasjetndërkurrikulare dhe ndërdisiplinare.Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve paraqet hapin e dytë të rëndësishëm brenda reformës sëkurrikulit në Kosovë.2 Ky proces do të përfshijë fazën e diskutimit publik, të ngjashëmme debatin publik për Kornizën e Kurrikulit të ri të Kosovës. Sikurse në të gjitha procesete zhvillimit të kurrikulit, pas miratimit dhe implementimit të tyre, kurrikulet e lëndëvekohë pas kohe duhet të korrigjohen. Kurrikulet e reja të lëndëve, përbri Kornizës sëKurrikulit të ri të Kosovës, do të jenë bazë për zhvillimin e burimeve dhe mjetevemësimore të reja pedagogjike. 3Me qëllim që të plotësojë kërkesat e Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, zhvillimi ikurrikuleve të lëndëve duhet të ndjekë disa parime:Të respektojë orientimet e përgjithshme të Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, nëlidhje me synimet dhe objektivat e sistemit arsimor në Kosovë, e gjithashtu në lidhjeme shkathtësitë që duhen zhvilluar, me trungun e njohurive që kërkohen nga nxënësit,me metodologjitë e mësimdhënies dhe të nxënies, dhe me parimet e procedurat eçmuarjes dhe vlerësimit.1 Në disa vende ku flitet anglishtja, kurrikulet e lëndëve quhen silabe (angl. syllabuses) të lëndëve. Nëtekstin e Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, me kurrikul të lëndëve (angl. curriculum; sh. curricula)nënkuptohet artikulimi gjithpërfshirës i synimeve/objektivave, i përmbajtjeve, i metodave për mësimdhëniedhe nxënie dhe i procedurave për çmuarje dhe vlerësim për një lëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit, ndërsame silab (angl. syllabus; sh.: syllabuses) nënkuptohen temat ose çështjet e veçanta që duhet të trajtohen nëkuadër të një lënde të caktuar.2 Planifikohet që zhvillimi i kurrikulit të lëndëve për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe zhvillimi iudhëzimeve për arsimin parashkollor, të fillojë në vjeshtën e vitit 2001, së bashku me procesin e trajnimit tëmësuesve dhe përgatitjen e shkollës për implementimin e strukturës së re të arsimit dhe të kurrikulit të ri,duke filluar me vitin shkollor 2002-2003.3 Shiko kapitullin 8 – Udhëzime për zhvillimin e teksteve të reja dhe mjeteve të tjera mësimore.Përcaktimi i standardeve lidhur me përmbajtjen, performancat dhe mundësinë enxënies4, që do të zhvillohen së bashku me grupin për çmuarje dhe vlerësim që punonnë kuadër të projektit të Bankës Botërore.Kurrikulet e reja të lëndëve u përshtaten aftësive të nxënësve dhe merren me nevojat endryshme të secilit nxënës. Ato zhvillohen sipas objektivave specifikë dhe rezultatevetë shkallëve të ndryshme formale të arsimit (fillor, i mesëm dhe i mesëm i lartë), dhesipas objektivave të shkallëve kryesore të kurrikulit (Përvetësimi bazë – klasa 1 dhe 2,Zhvillim e përforcim – klasa 3 deri 5, Përforcim e orientim – klasa 6 deri 8, Orientim– klasa 9, dhe Orientim e specializim – klasa 10 deri 12).Kurrikuli i lëndëve pasqyron dinamikën e njohurive në shoqërinë e sotme dhe vleratshoqërore e kulturore që karakterizojnë sot një shoqëri të hapur dhe demokratike.Kurrikuli i ri i lëndëve siguron që njohuritë, shkathtësitë, vlerat, qëndrimet, modelet esjelljes dhe veprimtaritë të kultivohen në mënyrë të baraspeshuar, dhe që procesetmësimore ta trajtojnë personalitetin e njeriut në tërësi nga aspektet njohëse,emocionale dhe psikomotorike të tij.Kurrikuli i ri i lëndëve merret me të gjitha dimensionet e rëndësishme të jetës sënjeriut: zhvillimi personal, marrëdhëniet ndërnjerëzore, jeta publike, njohuritëshkencore, jeta shpirtërore (fetare, artistike, filozofike), natyra, mjedisi artificial,teknologjia, puna, koha e lirë/pushimi.Kurrikuli i ri i lëndëve krijon hapësirë për qasje ndërkurrikulare e ndërdisiplinare dhesiguron që lidhjet midis lëmenjve e lëndëve të ndryshme kurrikulare të vërehen dhe tëkultivohen.Kurrikuli i ri i lëndëve ofron bazë për zhvillimin e zotësive kryesore, siç janë

Page 10: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë jetësore, shkathtësitë e mendimit kritik,shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve dhe të tjera.Kurrikuli i ri i lëndëve thekson filozofinë e nxënies sipas së cilës nxënësit nxiten që tandërtojnë sistemin e vet.Kurrikuli i ri i lëndëve përfshin përvojën e vlefshme arsimore të Kosovës dhe atëndërkombëtare.Kurrikuli i ri i lëndëve u lejon mësuesve që të merren në mënyrë krijuese meorganizimin e kurrikulit, duke i stimuluar ata të kontribuojnë personalisht si zhvilluestë kurrikulit dhe mjeteve mësimore. Në vend të karakterit tepër normativ dheudhëzues, kurrikulet e reja të lëndëve disenjohen si udhëzime kurrikulare për një lëmëose lëndë të caktuar të kurrikulit.Në përputhje me Kornizën e Kurrikuli të ri të Kosovës, në arsimin fillor dhe të mesëm,duhen marrë parasysh shtatë lëmenj kurrikularë, përfshirë aty lëndët e detyrueshme dheato sipas zgjedhjes:Gjuhët dhe komunikimi (gjuhët amtare – shqipe, gjuhët sllave, turke; gjuha shqipepër nxënësit e komuniteteve, si lëndë jo të detyrueshme; gjuha e parë e huaj –angleze; gjuha e dytë e huaj; gjuhët klasike)Matematika4 Shiko kapitullin 6 – 6.3. Çmuarja dhe vlerësimi.Shkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia përshkollat e mesme të larta)Studimet shoqërore dhe edukata qytetare (edukata qytetare – me përqendrim nëshkathtësitë e jetës, në arsimin fillor dhe në arsimimin për qytetari demokratike, nëarsimin e mesëm; histori; gjeografi, në arsimin e mesëm; arsimimi për ndërmarrës;elemente të ekonomisë shtëpiake, ekonomi; logjikë; psikologji; sociologji;filozofi/kurse të integruara të studimeve shoqërore)Artet (artet e bukura, muzika)Teknologji (punëdore, teknologji)Edukata fizike dhe sportet (edukata fizike dhe edukata shëndetësore)Lëndët e detyrueshme janë pjesë e kurrikulit bërthamë. Sidoqoftë, zhvillimi i kurrikulit tëlëndëve nuk do t'i dedikohet vetëm bërthamës së kurrikulit të lëndës. Në disa raste, do tëzhvillohen kurrikulet e lëndëve për disiplinat/kurset sipas zgjedhjes, si udhëzime përdispozitat e kurrikulit të përcaktuar nga shkolla. Këto udhëzime do të kenë rolin eorientimit të shkollës në lidhje me përmbajtjen arsimore të mundshme të kurseve dhelëndëve të cilat janë pjesë e pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit – pjesë e kurrikulit tëpërcaktuar nga shkolla. Përveç kësaj, do të përpilohen edhe udhëzimet për çështjet dheobjektivat ndërkurrikulare.VII. 2 Struktura e kurrikulit të lëndëveKurrikuli i lëndëve duhet të zhvillohet si pako kurrikulare për një shkallë të caktuarformale dhe/ose për një shkallë kryesore të kurrikulit. Në këtë mënyrë sigurohet njëkoherencë më e madhe ndërmjet klasave të ndryshme, si dhe një lidhshmëri me e madheme lëmenjtë dhe lëndët e tjera të kurrikulit për një nivel të caktuar të mësimdhënies.Me qëllim që të ofrohen orientime kurrikulare më koherente për mësuesit, nxënësit dheprindërit, kurrikuli i lëndëve duhet të ndjekë një model të përbashkët të ndërtimit. Kjonuk përjashton që në disa lëndë, për shkak të disa aspekteve, struktura e kurrikulit tëlëndëve të mund të jetë eventualisht ndryshe nga modeli i përgjithshëm.Modeli i përgjithshëm për ndërtimin e kurrikulit të lëndëveKurrikuli i lëndëve duhet të ofrojë informacione të hollësishme për rolin e lëmit/lëndës tëcaktuar kurrikulare për zhvillimin e nxënësve, për objektivat kryesore të arsimit qësynohen nga lëmenjtë/lëndët e caktuara kurrikulare, për zotësitë dhe shkathtësitë kryesore

Page 11: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

që kultivohen nëpërmjet lëmit/lëndës së caktuar, për strukturën e përmbajtjeve, përrekomandimet për metodologjitë e përshtatshme për mësimdhënie e nxënie, si dhe përprocedurat që rekomandohen për çmuarje dhe vlerësim. Pasi ta kenë lexuar kurrikulin elëndëve, mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë do të kenë një pasqyrë mëtë mirë lidhur me qëllimet e nxënies dhe temat përkatëse, si dhe lidhur me sukseset qëduhet të arrijnë nxënësit.Për të ofruar informacione të pasura dhe transparente për mësuesit, nxënësit, prindërit dhetë interesuarit e tjerë, në lidhje me rezultatet e pritshme në procese të ndryshme tënxënies, kurrikuli i lëndëve do të ketë përgjithësisht këtë strukturë vijuese:Hyrjen: vendi i lëmit/lëndës kurrikulare brenda kurrikulit dhe roli i tij/i saj përzhvillimin e nxënësve.Shënimet e përgjithshme rreth didaktikës së lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit(historik i shkurtër i aspektit didaktik dhe prirjet e tanishme në mësimdhënie nëvështrim të lëmit/lëndës së kurrikulit.Vërejtje për lidhjet me lëmenjtë/lëndët e tjera të kurrikulit dhe për aspektetndërkurrikulare dhe ndërdisiplinare brenda lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit.Objektivat e përgjithshme dhe specifike të nxëniesZotësitë dhe shkathtësitë kryesore të parashikuara përmes kuptimit të lëmit/lëndëspërkatëse të kurrikulitOrientimet e përgjithshme rreth zgjedhjes së përmbajtjes/hartimit të përmbajtjesUdhëzime metodologjikeStandardet për çmuarje dhe vlerësimOrientime për punën e pavarur të nxënësve.Hyrje: vendi i lëmit/lëndës kurrikulare brenda kurrikulit dhe roli i tij/i saj përzhvillimin e nxënësveNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndës duhet të përfshijë argumente në lidhje mekontributin e lëmit/lëndës përkatëse të kurrikulit në zhvillimin e gjithanshëm tëpersonalitetit të njeriut. Arsimi formal synon të transmetojë trashëgiminë kulturorenë brezat e rinj. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë që zgjedhja esynimeve/objektivave dhe përmbajtjeve të kurrikulit duhet bërë vetëm në bazë tëkëtyre nevojave. Kurrikuli në rend të parë duhet të përmbushë nevojat e nxënësveqë të zhvillojnë interesat dhe potencialet e tyre. Kurrikuli duhet të synojë po ashtuprirjet e rëndësishme në zhvillimin e njohurive, kulturës, jetës shoqërore dhe tregut tëpunës.Pjesa hyrëse duhet të merret po ashtu me pyetjet për faktin se ç' mund t'u ofrojënxënësve përvoja për një mësim kuptimplotë në lëmin/lëndën e caktuar të kurrikulitdhe rreth faktit se si të përfshihen nxënësit në mënyrë aktive në ndërtimin e tënxënit të tyre brenda asaj fushe specifike të kurrikulit.Në hyrje, kurrikuli i lëndës duhet t'i referohet po ashtu vendit të lëmit/lëndës sëdhënë kurrikulare në arsimin fillor e të mesëm, përfshirë periudhat kohore dhemundësitë që u ofrohen shkollave për të zbatuar kurrikulin me kreativitet.Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve duhet të ndriçojë dobitë (përftimet) kryesore përzhvillimin e nxënësve, të cilat mund t'i ofrojë lëmi/lënda e caktuar. Përveç kësaj,duhet të ndriçohen lidhjet me lëmenjtë/lëndët e tjerë të kurrikulit, të cilët po ashtumund të kontribuojnë për rezultate të njëjta, me qëllim që të përforcojnë zhvillimine njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve.Çështjet didaktikeNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë një prezantim të shkurtërlidhur me praninë e lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit në programet shkollore. Ai duhett'u referohet po ashtu karakteristikave më të rëndësishme didaktike të lëmit/lëndës

Page 12: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

përkatëse të kurrikulit, në pajtim me moshën dhe orientimet e nxënësve.Kurrikuli i lëndëve mësimore duhet t'u referohet po ashtu prirjeve aktuale nëmësimdhënie e nxënie për lëmin / lëndën përkatëse të kurrikulit: cilat janë synimet dheobjektivat kryesore në nivele të ndryshme të arsimit; si bëhet përzgjedhja e përmbajtjes;cilat janë prirjet metodologjike; dhe cilat procedura e mjete konsiderohen të jenë më tëzbatueshme për çmuarje dhe vlerësim.Kjo pjesë, duhet të sqarojë filizofinë didaktike mbi të cilën ndërtohen modelet emësimdhënies e nxënies: në cilat ide bazohen qasjet e mësimdhënies në mënyrë që tëarrihet që nxënia të jetë e suksesshme, si janë të mundshme metodologjitë e përqendruaratek nxënësi dhe pedagogjitë ndërvepruese në kuadër të kësaj fushe përkatëse të kurrikulit.Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore do të sigurojë një model didaktik për njëlëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit, i cili duhet të theksojë ndryshimin ndërmjet një fusheakademike ose kulturore dhe profilit të saj didaktik në kuadër të niveleve të ndryshme tëarsimit formal. P.sh. modeli didaktik duhet të nxjerrë në pah konceptet kryesore, tëdhënat faktike, marrëdhëniet dhe metodat / procedurat në një lëmë të caktuar shkencor,kulturor ose social, të cilat shndërrohen në një lëndë/disiplinës/kurs specifik.Marrëdhëniet me lëmenjtë/lëndët e tjera të kurrikulit dhe aspektet ndërdisiplinaredhe ndërkurrikulareNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të vërë në pah lidhjet ndërmjet njëlëmi/lënde të caktuar të kurrikulit dhe të fushave të tjera të kurrikulit: cilat janë objektivate përbashkëta të nxënies, konceptet dhe strukturat e përbashkëta; cilat janë qasjet epërbashkëta metodologjike; dhe çfarë është e përbashkët për çmuarjen dhe vlerësimin.Kjo pjesë duhet të përcaktojë mënyrat që një lëmë/lëndë e kurrikulit të mund të shprehëçështjet kurrikulare, siç është arsimimi mbi qytetarinë demokratike, shkathtësitë jetësoredhe shkathtësitë për komunikim.Është e qartë se në shumë raste, modelet e diturisë të shkathtësive, të qëndrimeve dhe tësjelljes s'janë fare rezultat i një lëmi/lënde të vetme të kurrikulit. Shkathtësitë e gjuhësmund të zhvillohen dhe të përsosen nëpërmjet lëndëve artistike ose nëpërmjet shkencavetë natyrës ose shkencave shoqërore. Mendimi logjik kultivohet jo vetëm nëpërmjetmatematikës ose logjikës, dhe mendimi kritik duhet të theksohet në të gjitha veprimtaritëshkollore.Kjo pjesë duhet të ngërthejë sugjerimet për mësues në mënyrë që një lëmi/lënde tëcaktuar të kurrikulit t'i kushtohet vëmendje dhe një qasje më shumë jokonvencionale, meqëllim të përmbushjes së synimeve për një mësim tërësor e të integruar.Objektivat e pëgjithshëm dhe të veçantë të nxëniesNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet vërë në pah objektivat më tërëndësishëm të nxënies në shkallët e ndryshme të arsimit formal dhe në pajtim meshkallët e ndryshme kryesore të kurrikulit. Kështu, objektivat e përgjithshëm, e po ashtuedhe objektivat e veçantë për mësimdhënie e nxënie të një lëmi/lënde të caktuar tëkurrikulit, duhet të formulohen, duke i adresuar përfitimet e rëndësishme në klasa tëndryshme.Objektivat e nxënies duhet të formulohen për sa i përket çështjes se cilat njohuri eshkathtësi me rëndësi duhet të zhvillohen, dhe cilat modele të qëndrimit e të sjelljevemund t'i promovojë një lëmë/lëndë e caktuar e kurrikulit. Formulimi i objektivave tënxënies duhet të shprehën sferën e njohjes, e po ashtu dhe shkathtësitë emocionale epsikomotorike. Objektivat nuk duhet të formulohen vetëm për sa u përket përfitimeve ngasfera e diturisë, por duhet të përqendrohen gjithashtu edhe në vlera, qëndrime e sjellje.Kurrikuli i lëndëve duhet të japë po ashtu shembuj për nxjerrjen e objektivave më shumëkonkretë nga objektivat më shumë të përgjithshëm, nga një nivel i përgjithshëm në njënivel më operacional. Formulimi operacional i objektivave të nxënies është i rëndësishëm

Page 13: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

për qëllime të vlerësimit dhe matjes.Zotësitë dhe shkathtësitë kryesoreNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet t'i referohet çështjes se cilat janëzotësitë (afësitë) dhe shkathtësitë specifike që duhen promovuar nëpërmjet lëmit/lëndëspërkatëse të kurrikulit. Për shembull, cilat zotësi e shkathtësi kryesore promovohennëpërmjet mësimit të gjuhës, për sa u përket shkathtësive të komunikimit (të dëgjuarit, tëkuptuarit, angazhimi në dialog, prodhimi i mesazheve gojore dhe të shkruara, shkathtësitëartistike, shkathtësitë sociale etj.).Zotësitë dhe shkathtësitë kryesore (kyç) shprehin kontributin specifik të një lëmi/lënde tëcaktuar të kurrikulit për zhvillimin e plotë të qenies njerëzore.Planifikimi i përmbajtjesNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë parimet për përzgjedhjen epërmbajtjes, siç janë:cila është filozofia mbi të cilën ndërtohet përzgjedhja e përmbajtjes;cilat janë temat/çështjet më të rëndësishme, me të cilat duhet marrë me qëllim tëmbështetjes së zhvillimit të zotësive dhe shkathtësive të caktuara;cilat janë konceptet më të rëndësishme dhe si duhet të trajtohen ato në klasat endryshme dhe në shkallët formale të arsimit;cilat janë të dhënat faktike, marrëdhëniet dhe strukturat më të rëndësishme që mund tëmbështetin përvojat kuptimplota në nxënie;cilat janë përmbajtjet që u referohen përmbajtjeve të tjera dhe cilat janë çështjet epërmbajtjes që mund të trajtohen pa ndonjë bazë të mëparshme të përmbajtjes;cilat janë përmbajtjet që kërkojnë përforcim të përhershëm, dhe kështu duhet tëpërsëriten shumë shpesh;kur është momenti më i mirë për paraqitjen e një teme/çështjeje të caktuar dhe pse;si duhen ndihmuar nxënësit për të zhvilluar shkathtësi më të larta intelektuale meqëllim që t'u qasen informacioneve dhe t'i përdorin ato në mënyrë krijuese dhe që tëlidhin më mirë teorinë me praktikën;cila është rëndësia e një përzgjedhjeje të caktuar të përmbajtjes për situatat e vërtetajetësore dhe për nevojat e nxënësve për përballimin e përvojave kuptimplota nënxënie.Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të orientojë mësuesin dhe autorët eteksteve mësimore drejt temave dhe elementeve më kuptimplota të diturisë në një njëlëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit. Kurrikuli duhet t'i shmanget mbingarkimit të nxënësveme përmbajtje të hollësishme. Ai po ashtu duhet t'i shmanget përfshirjes së shumëkoncepteve dhe/ose të dhënave faktike që duhet të mbahen mend dhe paraqesininformacione të parëndësishme.Udhëzime metodologjikeNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë çështjet si të bëhenmësimdhënia dhe nxënia më të efektshme në kuadër të një lëmi/lënde të caktuar tëkurrikulit. Çështjet metodologjike duhen përqendruar në atë që është e përbashkët përmësimdhënie e nxënie të mirë dhe çfarë është specifike në mësimdhënien e nxënien e njëlënde të caktuar. Për shembull, metodologjia e përqendruar tek nxënësi duhet tëkultivohet në çdo lëndë, por ekzistojnë mënyra të ndryshme për të disenjuar strategjitëspecifike të nxënies, në pajtim me objektivat specifikë të nxënies së lëndëve të ndryshme.Kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të nxjerrë në pah metodat dhe strategjitë më tëpërshtatshme të mësimdhënies e nxënies dhe duhet të paraqesë në imtësi një dosjemetodologjike për të frymëzuar mësuesit në veprimtaritë e tyre në klasë.Standardet për çmuarje dhe vlerësimNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të formulojë standardet e kurrikulit, të

Page 14: edukimi.webs.com personale/kurrikuli.doc · Web viewShkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për shkollat e mesme të larta) Studimet shoqërore

cilat do të jenë bazë për çmuarje dhe vlerësim. Këto standarde të kurrikulit duhet tëdëftojnë:cilat janë përmbajtja dhe shkathtësitë që duhet t'i zotërojnë nxënësit pas një procesi tëcaktuar të nxënies (standardet e përmbajtjes);cilat janë nivelet e ndryshme të performancave të pritshme, sipas të cilave nxënësitduhet të vlerësohen dhe të marrin notën e caktuar (standardet e performancave);cila është shkalla e përpjekjeve së cilës mund t'i ekspozohet nxënësi me qëllim tëstimulimit të nxënies kuptimplotë (standardet e mundësive për të mësuar). Përpjekjete nxënësit duhet të jenë në pajtim me moshën dhe me tiparet e tjera personale (p.sh.stili i të mësuarit, ritmi specifik i të mësuarit, vështirësitë për të mësuar).Standardet e kurrikulit për çmuarje dhe vlerësim duhet të zhvillohen së bashku mespecialistët e kurrikulit dhe të çmuarjes e vlerësimit. Këto standarde paraqesin njëdimension me rëndësi të kurrikulit bërthamë dhe do të jenë në bazë të zhvillimit tëtestimit kombëtar, e po ashtu të një sistemi të njësuar të çmuarjes dhe vlerësimit nëshkallë shkolle për tërë Kosovën.Orientimet për punë të pavarur të nxënësveNë këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të japë orientimet për mësuesit,nxënësit dhe prindërit, lidhur me çështjen se si mund të disenjohet puna e pavarur enxënësve me qëllim që t'u ndihmojë atyre të zhvillohen si mësimmarrës të pavarur.Sugjerimet duhet të jepen lidhur me veprimtaritë e ndryshme tërheqëse, të cilat mund tëzhvillohen në mënyrë individuale ose në grup. Për shembull, cilat tema për punëprojektuese mund t'u sugjerohen nxënësve në shkencat e natyrës ose në mësimin ehistorisë, ose si mund t'u ndihmohet nxënësve për përgatitjen e një dosjeje për edukatënqytetare në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në jetën e komunitetit të tyre.Veprimtaria e pavarur e nxënësve duhet të merret në konsideratë gjatë çmuarjes dhevlerësimit të tyre. Kështu, në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ofrojësugjerime lidhur me çmuarjen dhe vlerësimin e nxënësve, bazuar në punën individualeose grupore.<!--NOSEARCHEND--><!--NOSEARCHEND-->