15
PËRKATËSIA GJINORE DHE ZHVILLIMI Koncepte kryesore

Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

  • Upload
    beth

  • View
    161

  • Download
    3

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi. Koncepte kryesore. Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit. Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

PËRKATËSIA GJINORE DHE ZHVILLIMI

Koncepte kryesore

Page 2: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit

Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

Seksi ka të bëjë me dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave, të cilat janë universale dhe nuk ndryshojnë në mënyrë natyrale. Ai ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në organet seksuale dhe funksionet riprodhuese.

Page 3: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Përkatësia Gjinore

Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të caktuar.

Përkatësia gjinore i referohet përcaktimit socio-kulturor të burrit dhe të gruas, mënyrës se si shoqëritë bëjnë dallimin mes burrave dhe grave dhe u caktojnë atyre role shoqërore.

Ajo përdoret si mjet analitik për të kuptuar realitetet sociale, në lidhje me burrat dhe gratë.

Page 4: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Socializimi

Përvoja jetësore sociale, përmes së cilës individët zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor si dhe mësojnë mënyrën e jetesës e kulturën e tyre.

I gjithë “paketimi” shoqëror dhe kulturor që bëhet për vajzat dhe djemtë që nga lindja e tutje, duke i mësuar rolet gjinore, quhet “gjinizim” ose “indoktrinim gjinor”.

Page 5: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

PROÇESI I SOCIALIZIMIT

Sipas Ruth HARLEY socializimi ndodh përmes 4 proçeseve :

1. Manipulimi- mënyra se si trajtohet një fëmijë (djemtë të fortë, vajzat të bukura);

2. Kanalizimi - drejtimi i vëmendjes së fëmijëve ndaj objekteve apo aspekteve të objekteve;

3. Emërtimet gojore – shprehjet verbale me të cilat u drejtohemi fëmijëve;

4. Ekspozimi ndaj aktiviteteve – aktivitete tradicionale mashkullore dhe femërore në të cilët përfshihen djemtë dhe vajzat.

Page 6: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Diversitet!

Gratë dhe burrat nuk janë kategori homogjene

ngjyrë fe/etnicitet moshë/gjeneratë status martesor fëmijë/strukturë familjare klasë

Page 7: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Rolet Gjinore

… janë rreth pritshmërive dhe përgjegjësive

… lidhen me të gjitha aspektet e jetës së grave dhe burrave, nevojave dhe interesave të tyre të veçanta, aksesit në burime dhe mundësive të ndryshme.

Page 8: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Këndvështrimi gjinor apo lente gjinore

Të përdorësh një "këndvështrim gjinor" do të thotë ta trajtosh apo shqyrtosh një çështje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrave potencialisht të ndryshme me të cilat burrat dhe gratë ndikohen apo mund të ndikohen.

Page 9: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Vlerësimi i ndikimit gjinor

Shqyrtimi i propozimeve të politikave për të parë nëse ato do të ndikojnë tek burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme, me qëllim përshtatjen e këtyre propozimeve për të siguruar neutralizimin e pasojave diskriminuese.

Page 10: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Diskriminim– është një sjellje e dukshme me anë të së cilës individët trajtohen ndryshe dhe jo në mënyrë të favorshme, në bazë të racës, klasës, seksit apo statusit kulturor të tyre.

Diskriminim gjinor -konsiderohet si përjashtim, pengesë dhe dallim i bërë në bazë të seksit, që ka si qëllim mohimin e ushtrimit të barabartë të të drejtave e lirive themelore të njeriut në të gjitha fushat (CEDAW).

Page 11: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Barazia Gjinore/Gender Equality - koncept sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore, pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo status politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta.

Drejtësia gjinore/Gender Equity – nënkupton nxitjen e barazisë personale, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë.

Page 12: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Barazia gjinore kundrejt drejtësisë gjinore

Barazia gjinore: i referohet trajtimit të njëjtë apo uniformitetit lidhur me sasinë, vlerën dhe intensitetin e masave të marra e të zbatuara për burrat dhe gratë (legjislacioni).

Drejtësia gjinore: nënkupton që të bëhet çfarë është e nevojshme për të siguruar barazi rezultatesh në përvojat e jetës së burrave dhe grave. Ajo është e vështirë të shprehet përmes legjislacionit: trajtimi identik mund të kënaqë kriterin e barazisë, por jo atë të drejtësisë.

Page 13: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Të ndryshëm, por të barabartë…jo të ngjashëm!

Barazi: Mundësish Aksesi ndaj burimeve Kontrolli Të drejtash Të ardhurash Nuk do të thotë thjesht një numër i barabartë

grash dhe burrash apo vajzash dhe djemsh, në të gjitha aktivitetet.

Nuk do të thotë domosdoshmërisht të trajtohen gratë dhe burrat apo vajzat dhe djemtë në të njëjtën mënyrë.

Page 14: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Fuqizimi

Një proçes, përmes të cilit burrat dhe gratë që ndodhen në pozita të pafavorshme, rritin aksesin ndaj informacionit, burimeve e pushtetit vendimmarrës si dhe ndërgjegjësimin mbi pjesëmarrjen në jetën komunitare, me qëllim arritjen e një niveli të caktuar kontrolli.

Page 15: Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Integrimi gjinor

Eshtë (ri), përmirësimi, zhvillimi dhe vlerësimi i proceseve politike, në mënyrë që perspektiva gjinore të mishërohet në të gjitha politikat e të gjitha niveleve prej aktorëvë të përfshirë në politikë-bërje.

(Formulimi i përkufizimit është bërë nga Seksioni i Barazisë mes Grave dhe Burrave në Këshillin e Europës.)