189
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË EUROPËN BASHKËKOHORE (PARALELE HISTORIKE DHE AKTUALE) PUNOI: UDHËHEQËS SHKENCOR: Msc Irida LAÇI (LIKA) Prof. Dr. Gjergj SINANI Tiranë, 2015

PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

  • Upload
    hangoc

  • View
    262

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

DISERTACIONPËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

DOKTOR

PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË EUROPËNBASHKËKOHORE

(PARALELE HISTORIKE DHE AKTUALE)

PUNOI: UDHËHEQËS SHKENCOR:Msc Irida LAÇI (LIKA) Prof. Dr. Gjergj SINANI

Tiranë, 2015

Page 2: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

UNIVERSITETI I TIRANËSINSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Disertacion i paraqitur nga:

Irida Laçi (Lika)

Në kërkim të gradës shkencore:

DOKTOR

Në“Studime evropiane dhe integrim evropian: ideja e Evropës”

PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË EUROPËNBASHKËKOHORE

(PARALELE HISTORIKE DHE AKTUALE)

Specialiteti: Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Udhëheqës Shkencor:Prof. Dr. Gjergj SINANI

Mbrohet më, dt. ...../ ....../ 20151. ..................................................... Kryetar2. ..................................................... Anëtar (oponent)3. ..................................................... Anëtar (oponent)4. ..................................................... Anëtar5. ..................................................... Anëtar

TIRANË, 2015

Page 3: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

© E drejta e autorit: Irida Laçi (Lika)Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të Rregullores së Programit tëDoktoratës ‘Studime Evropiane dhe Integrim Evropian’, të Institutit të StudimeveEvropiane.Asnjë material i tij nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet,modifikohet, shpërndahet, i plotë apo i pjesshëm, pa autorizimin me shkrim të autores.

Page 4: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

DEKLARATË AUTENTICITETI

Nën përgjegjësinë time të plotë deklaroj se të gjitha materialet e konsultuara përrealizimin e këtij studimi janë cituar dhe referuar sipas rregullave etike dhe akademike,duke hartuar një punim analitik e original. Deklaroj, gjithashtu, se studimi në fjalë ështëpunuar prej meje dhe nuk është prezantuar asnjëherë për vlerësim para një tjetërinstitucioni arsimor, si dhe nuk është botuar më parë.

Msc Irida Laçi (Lika)

Page 5: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

Abstrakt

Trajtimi i idesë së gjenezës dikotomike të Evropës/Ne në përballjen me Tjetrin/Ata dhesimbolikës që kjo paradigmë mbart është shumë sfiduese, pasi transformimi iparadigmës, duke filluar nga historia e mitit të Evropës, i tejkalon kufijtё e historisё, artitviziv e tё shkruar, filozofisë apo gjeopolitikёs, duke kёrkuar t’i pёrgjigjet pyetjes prej ngavijmё, pёr tё mёsuar drejt kujt po shkojmё. Analiza e paradigmës Ne/Ata në trajtimin eidesë së Evropës nuk nënkupton shkrimin mbi historinë e kontinentit tonë. Fokus ipunimit janë raportet Ne/Ata në perceptimin e Evropës si një familje e kombeve, njëunitet brenda diversitetit, përpara se të flitet për një fat të përbashkët ekonomik e politikkomunitar. Miti i rrëmbimit të Evropës nënvizon faktin se origjina e saj u ndërtua ngapërvetësimi i asaj që i përkiste Tjetrit, duke u spostuar nga Lindja në Perëndim. Me fjalëtë tjera, të qenit evropian i dedikohet një paradoksi historik, që ka si protagonistëaziatikët. Ndërkohë, nga ky paradoks lind vetëdija se evropiani përfaqëson një unitetsocial dhe jo një unitet racor. Nëse historia jonë njerëzore, sipas mitit, lindi nga paradoksiatëherë është po aq e vërtetë se paradoksi duhet parë si sfidë, në kuptimin se ai vijon të naprovokojë ende sot. Punimi analizon dhe argumenton përmes formave dhe interpretimevetë ndryshme të dikotomisë Ne/Ata rëndësinë e rolit të ideve, idealeve dhe simbolevekulturore, të cilat qëndrojnë në themel të origjinës së identitetit të Evropës. Në këtëudhëtim të Evropës historike nga mitologjia në ditët e sotme vëmë re një ndryshim tëparadigmës nga një model dikotomik, të bazuar në ndarjen mes Ne dhe Ata tek një modelolistik, i cili është i aftë të ofrojë një botëkuptim më unitar dhe kompleks të qëniesnjerëzore, bazuar në vlera të përbashkëta të solidaritetit e tolerancës si elemente bazë tëekzistencës së një komuniteti. Mitet aktivizohen atëherë kur një komunitet ndjen nevojëne një korrigjimi serioz në drejtimin moral të tij, pra mitet merren si referencë kur njëshoqëri dominohet nga kaosi dhe mungesa e vlerave morale për të rivendosur rendinsocial. A nuk është ky momenti i përshtatshëm për të folur rreth kësaj narrative, dukereflektuar e duke korrigjuar ato hapa që sot, pas gati mbi 60 vjetësh të ekzistencës sëBashkimit Evropian, po vënë në pikëpyetje efikasitetin dhe ekzistencën e këtijkomuniteti? Narrativa e mitit na mëson se “ndjenja e supremacisë së të qënit evropian”nuk ёshtё aspak e lindur, por e imponuar, nga njё sёrё faktorёsh ekonomik, politik,ushtarak, social e kulturor. Ndërgjegjësimi rreth këtij fakti mund të na shërbejnë për tëkuptuar jo vetёm vlefshmërinë e arsyetimeve tona mbi evropianizimin, por edhe mbilimitet e vështira, nga të cilat jo gjithmonë e kemi të lehtë të çlirohemi: nga euro-centrizmi. Kjo është një arsye më tepër mbi rëndësinë e trajtimit të temave të tillashkencore, që kanë për qëllim rekuperimin e identitetit kulturor të kontinentit tonë tëlashtë.

Fjalët kyçeMiti, paradigma, ideja e Evropës, dikotomia, bashkëjetesa e diversiteteve, komuniteti.

Page 6: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

MIRËNJOHJE

Në rradhë të parë mirënjohja i drejtohet Profesor Dr. Gjergj Sinanit, i cili më besoi

trajtimin e temës së doktoraturës dhe më asistoi sistematikisht në përgatitjen teknike të

punimit. Gjithashtu, kam kënaqësinë të vlerësoj këshillat dhe sugjerimet e kolegeve të

Ministrisë së Punëve të Jashtme, nё veçanti tё mikes sime Ingrit Prizreni, e cila me

eksperiencën e saj të vlefshme, si redaktore dhe kritike letrare, më rekomandoi një pjesë

të bibliografisë për këtë punim, duke e vlerësuar atë hap hap pas me sy kritik. Vitin e

fundit kërkimet mbi bibliografinë për përfundimin e këtij punimi pata mundësinë që t’i

vijoj e t’i thelloj në një shtet që konsiderohet dhe si djepi i dijes dhe mendimit filozofik

në Evropë, sikundër është Gjermania. Ky vend më mundësoi hapjen e një horizonti të

përshtatshëm për të kombinuar dhe finalizuar në këtë punim njohuritë e mia nga

profesioni gati 14 vjeçar në diplomaci, ndërthurur me dijet e përftuara nga hulumtimi i

një bibliografie të gjerë, që përfshin një shumëllojshmëri fushash interesi, si:

marrëdhëniet ndërkombëtare, filozofia, letërsia, arti, shkencat sociale, etj.

Në përfundim, falenderoj stafin drejtues të Institutit të Studimeve Evropiane për

mundësinë që më krijuan për ndjekjen e studimeve realisht të vlefshme dhe tё frytshme

në përgatitjen time akademike. Në veçanti, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për familjen

time, e cila me shumë durim dhe përkushtim më mbështeti dhe më inkurajoi gjatë gjithë

periudhës së kërkimit tim shkencor.

Page 7: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

TABELA E PËRMBAJTJES

Qëllimi i punimit I

Hipotezat që shtrohen dhe mbrohen I

Hyrje III

STUDIMI

Metodologjia 1

Sintezë e punimit përmes studiuesve/autorëve të trajtuar në studim 5

Paradigma dikotomike e mitit tё Evropёs 7

Prejardhja e termit Evropë 9

I. Historia e mitit përmes artit figurativ

1.1. Paraqitje e ilustrimeve të mitit në lashtësi 11

1.2. Rizgjimi i interesit për mitin në shekujt XV dhe XVIII 14

1.3. Metamorfoza e paradigmës së mitit në shekullin e XX 171.3.1 Simbolika e mitit pas Luftës së Ftohtë 20

1.4. Përfytyrimi i mitit të Evropës sot 22

II. Miti në veprat e shkruara

2.1. Interpretimi teogonik i mitit 24

2.2. Interpretimi sipas mitologjisë greke dhe romake 242.2.1 Kadmi mbret i Ilirëve 262.2.2. Gjurmë mitologjike në trashëgiminë arkelologjike shqiptare 282.2.3. Nga pasardhës të Kadmit tek afganët e Ballkanit 29

2.2.4. Shqiptarët: një histori midis Lindjes dhe Perëndimit 32

Page 8: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

2.3. Nga miti në realitetin historik 342.3.1 Versioni i racionalizuar i mitit sipas Herodotit 34

III. Nga historia e mitit në antikitet tek historia e paradigmës së Evropës nëperiudha të ndryshme historike

3.1. Paradigma e mitit në periudhën e Antikitetit (deri në shekullin e V) 363.1.1 Perandoria Romake – djepi i identitetit evropian 40

3.2. Dominimi i besimit të krishterë në Mesjetë (Shekulli V – XV) 413.2.1 Kryqëzatat në emër të Christianitas 443.2.2. Ekspansioni i pandalshëm i shtetit otoman 463.2.3 Traktati i vendosjes së Paqes në gjithë Krishtërimin

– Xhorxhio i Boemias 47

3.3. Ana tjetër e medaljes së takimeve mes Lindjes dhe Perëndimit 48

3.4. Tranzicioni në botën e hershme moderne (1300 – 1520)– Rilindja evropiane 50

3.4.1. Zgjerimi i njohurive gjeografike zbeh rigorozitetinfetar të konceptit të Evropës 52

3.4.2. Cliché-ja e zbulimeve gjatë Rilindjes 55

3.5. Traktati i Vestfalisë - Fillimi i një Evrope të re 563.5.1. Evropa laike e Makiavelit 58

3.6. Elita intelektuale e shekujve të XVII e XVIII 603.6.1. Abati San Pier - Një Projekt për Vendosjen e Paqes së Përhershme 613.6.2. Iluminizmi – Origjina e një ndërgjegjeje evropiane 633.6.3. Evropa nën penën e Voltaire 66

3.7. Rusoi dhe polemika kundër evropianizimit iluminist 70

3.8. Paradigma e konceptit të unitetit të qytetërimit evropian tek Kant 71

3.9. Periudha e vonshme moderne – Revolucioni Industrial 733.9.1. Misioni i Napoleonit në ndërtimin e Evropës politike 763.9.2. Rikthimi në konceptin e ekuilibrit të përbashkët evropian 773.9.3. Riorganizimi i shoqërisë evropiane sipas San – Simon 78

3.10. Rizbulimi i botës së nënndërgjegjes dhe rivlerësimi i Mesjetësgjatë Romanticizmit 80

3.10.1. Gjenialiteti i mendimit të Herder 813.10.2. Krishtërimi dhe Evropa për Novalis 82

Page 9: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

3.10.3. Hegel dhe rikthimi i Evropës historike që përplasetme Azinë nën muret e Trojës 83

3.10.4. Nga despotizmi oriental tek mënyra aziatikee prodhimit tek Smith dhe Marks 86

3.11. Evropa e shekullit të XX3.11.1. Lufta e Parë Botërore 883.11.2. Memorandumi Briand 913.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 913.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 923.11.5. Kriticizmi i Faierabend ndaj eurocentrizmit të Huserl 933.11.6. Anton Smith dhe dilema e një kombi antik grek 953.11.7. Europa pas Luftës së Dytë Botërore 953.11.8.Rikthimi i dualizmit Ne/Ata në kontekstin e Luftës së Ftohtë 98

IV. Dikotomitë që gjeneron paradigma Ne vs Ata në historinë e mitit të Evropës

4.1. Dikotomia Ne dhe Ata 102

4.2. Dikotomia Lindje – Perëndim 1044.2.1 Dikotomia Lindje Perëndim në letërsinë shqipe 1064.2.2. Dikotomia Azi – Evropë, sipas Naim Frashërit 1064.2.3. Miti i Evropës në sytë e Kadaresë 107

4.3. Dikotomia civilizim dhe barbari 109

4.4. Dikotomia liria dhe despotizmi 111

V. Nevoja e rizbulimit të historisë së mitit në Evropën e shekullit XXI

5.1. Deklarimi i identitetit Evropian 1973 119

5.2. Komuniteti i sigurisë 124

5.3. Perspektiva evropiane nga Grupi i Personave të Urtë të KiE 1255.3.1. "Kërcënimet" ndaj bashkëjetesë Ne/Ata 126

5.3.2. Përgjigjet për përballjen me këto “kërcënime” 1275.3.3. Rekomandimet strategjike të Raportit të KiE 1275.3.4. Debati i KiE mbi parimet bazë të bashkëjetesës në diversitet 1295.3.5. Memoria historike dhe politike historike 1305.3.6. Rruga universaliste dhe rruga strategjike 131

5.3.7. Kultura faustiane perëndimore 134

5.4. Rrugëdalja – Edukimi i brezave të rinj me frymën e tolerancësdhe solidaritetit 137

Page 10: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

5.4.1. Edukimi aktiv për një qytetari evropiane 1395.4.2. Një shkollë 9-vjeçare në Berlin merr emrin e shqiptarit Refik Veseli 1415.4.3. Bashkëjetesa sipas modelit të Zyrës Rinore franko – gjermane 143

5.5. Ideja e Evropës përmes trashëgimisë së përbashkët kulturore 1455.5.1. Ndërtimi i identitetit evropian – Koncepte dhe modele 1465.5.2. Rëndësia e përdorimit të simbolikës së historisë së mitit 147

5.5.3. Mësimet e nxjerra 1495.4.3. Toleranca dhe dialogu ndërfetar prioritet për zhvillimin

dhe stabilitetin rajonal në Shqipëri 153

VI. Përfundime 155

VII. Rekomandime 160

VIII. Bibliografia 162

Page 11: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

I

Qëllimi i punimit

Ky punim ka për qëllim të argumentojë rëndësinë e rimarrjes së paradigmës Ne/Ata nëformësimin e idesë së Evropës, përmes ilustrimit me paralele historike dhe aktuale.Rrënjët e lashta të dikotomisë së kësaj paradigme kanë lënë gjurmët e tyre duke ndikuarnë rrugëtimin historik, kulturor, social e politik të kontinentit tonë. Ideja e Evropës, nëkuptimin e një Komuniteti Evropian të përbërë nga bashkëveprimi i vazhdueshëmNe/Ata, ka një të kaluar shumë të largët, që shtrihet nga Antikiteti dhe më pas ështërimarrë e zhvilluar në shekuj. Punimi analizon dhe argumenton përmes formave dheinterpretimeve të ndryshme të dikotomisë Ne/Ata rëndësinë e rolit të ideve, idealeve dhesimboleve kulturore, të cilat qëndrojnë në themel të origjinës së identitetit të kontinentittonë. Duke patur parasysh se identitetet janë në një proces të vazhdueshëm ndryshimi, dotë argumentohet se “Identiteti evropian” përqafon domethënie të shumëfishta, duke uripërkufizuar vazhdimisht përmes marrëdhënies me Tjetrin. Në këtë këndvështrim,Evropa bëhet vendi i takimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në praktika të përbashkëtapolitike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare.

HipotezaPunimi shtron dhe mbron hipotezat e mëposhtme

Historia e mitit të Evropës adreson shumë çështje konceptuale dhe praktike, si përshembull :

Nevojën e një narrative të përbashkët evropiane – Identifikimi i metaforavevizuale nga parahistoria deri në ditët e sotme na ndihmon të kuptojmë më mirëdomethënien e të qenit evropian. Kjo duhet të shërbejë si bazë e rëndësishmeinformative për zhvillimin e kurrikulave ndërdisiplinore analitike mbi politikatarsimore për qytetarinë evropiane:

Formimin e bazës së pranimit për një integrim më të thelluar, bazuar në diversitet- Miti i Evropës qëndron në themel të idesë së kontinentit tonë, jo si një elementpengues, por stimulues, në të gjithë pluralitetin e dimensioneve që përfshin:politik, historik, ekonomik, social, kulturor e fetar.

Përballjen me problematikat dhe sfidat që prekin shoqëritë tona sot - Ky punim kapër qëllim të stimulojë reflektimin nga ana e studentëve, akademikëve,diplomatëve, politikëbërësve lidhur me zhvillimet e Evropës së ardhshme. Ai rritndërgjegjësimin e procesit të asocimit me integrimin evropian dhe jep një kuptimme të mirë mbi aspektet e ndryshme konceptuale dhe pragmatike të një identitetitë përbashkët evropian.

Përforcimin e idesë se të qenit evropianë në kuptimin e një komuniteti bazohet nënjë ndërtim social dhe jo racial. Për popullsi heterogjene, sikundër ajo e Evropës,në rrjedhën e historisë janë vënë re “ndryshime në ndërgjegje, subjektivitet,përgatitje për një botë të gjerë “at large”, dhe për pasojë përqasja dhe mentaliteti

Page 12: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

II

ndaj fenomeve të caktuara ka ndryshuar”1, bashkarisht me paradigmën/modelin qëmbart.

Në këtë udhëtim të Evropës historike nga mitologjia në ditët e sotme vëmë re njëndryshim të paradigmës nga një model dikotomik, të bazuar në ndarjen mes Nedhe Ata tek një model olistik, i cili është i aftë të ofrojë një botëkuptim më unitardhe kompleks të qenies njerëzore. Ky revolucion i paradigmës nuk ështëideologjik, por lind spontanisht si revolucion i ndërgjegjes dhe transformimit tëbrendshëm personal e shoqëror, nga një mentalitet i copëzuar dhe egoist drejt njëndërgjegjeje solidare, globale dhe unitare.

Pjesë integrale e historisë së mitit është dhe vendi ynë, Shqipëria, pasi sipasgojëdhënave vëllai i Evropës, Kadmi dhe Harmonia lindën djalin e tyre, Ilirin që idha jetë paraardhësve tanë. Kjo histori është pak e njohur, shumë pak epërmendur dhe meriton t’i jepet vëmendja e duhur, si pjesë përbërëse jo vetëm etrashëgimisë mitologjike greke, por edhe asaj shqiptare duke argumentuar seShqipëria ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e Evropës, nisur që ngatrashëgimia kulturore e saj.

1 Munhall, L. Patricia. Nursing, research, a qualitative perspective, Fifth edition, Florida, Jones & BartlettLearning, 2012, fq. XII.

Page 13: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

III

Një Evropë e bashkuar nuk është një modernizim i volitshëm, qoftë ai politik apoekonomik, por një ideal, i cili është pranuar prej mijëra vitesh nga shpirtrat më të mirë tëEvropës, sidomos ata që mund të shohin drejt së ardhmes. Ishte madje Homeri, i cili epërshkruante Zeusin si “europos” – një mbiemër që nënkuptonte “dikë që sheh shumëlarg”2.

“Ne do të diskutojmë të ardhmen e Evropës. Ne jemi një forcë në favor të Evropës,miqësor ndaj Evropës. Evropa, nëse thjesht hedhim një sy tek emri i saj, ekziston sepsenjë perëndi e çmendur greke rrëmbeu këtë vajzë të bukur. Ky është themeli bazë iEvropës: mirëkuptimi, solidariteti, dashuria. Kjo shprehet përmes mitologjisë greke.”3

Hyrje

Trajtimi i problemit të Evropës dhe historisë së kontinentit tonë të sjell ndërmend disapyetje të paevitueshme, mbi gjenezën e tij. Cila është ajo: Azia, Greqia antike, PerandoriaRomake apo Mesjeta e Krishterë? Si ta kuptojmë Evropën përtej kufijve gjeografike,çfarë është ajo: një tërësi vlerash kulturore, civile dhe morale, apo thjesht një entitetekonomik dhe deri diku politik e social? Cilët popuj bëjnë pjesë në konceptin Evropë, përshkak të kujt historie, kostumesh apo traditash politike e kulturore? A do tё mund tёrealizohet ëndrra e njё Evrope pa vija ndarёse, nё tё cilёn evropianёt tё jetojnё nёharmoni duke bashkёndarё tё kaluarёn, simbolet, ёndrrat dhe objektivat e tyre?

Qëllimi i këtij punimi nuk është marrja në analizë e konceptit të Evropës fizike, apotregimi i detajuar i historisë evropiane, por përmes ilustrimit të paradigmave që kagjeneruar historia e mitit të Evropës do të analizohen karakteristikat kulturore, morale,sociale dhe politike të kontinentit tonë të vjetër. Analiza e dikotomisë së paradigmësNe/Ata në periudha të ndryshme historike do të nisë nga rrënjët, nga interpretimi

2 Rougemont, de Denis. Vingt-huit siècles d”Europe. La conscience européenne à travers les texts –d’Hésiode à nos jours, Paris, Editor Bartillat, 1990, fq 6.3 Marrë nga deklarata e përbashkët për shtyp e Ministrit të Puneve të Jashtme të Republikës Federalegjermane Steinmeier dhe Ministrit të Jashtëm grek Kotzias, gjatë vizitës zyrtare të tij në Gjermani,11.2.2015,http://www.auswaertigesamt.de/EN/Aussenpolitik/Laender/Aktuelle_Artikel/Griechenland/150210-BM-AMKotzias.html.

Page 14: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

IV

mitologjik, për të kaluar më pas në ilustrime me shembuj nga historia. Kjo dhe për faktinse sikurse pohon historiani Federiko Shabo në veprën e tij Historia e Idesë së Evropës“qytetërimi evropian i ka rrënjët në botën antike, ndërsa për një ndërgjegje evropianemund të flasim ne epokën moderne”4. Në shekullin e V e IV para Krishtit lind ideja endryshimit mes Evropës dhe Azisë, që fillimisht ka karakter mbrojtës e më pastransformohet në ofensiv dhe ekspansionist. Konkretisht, në periudhat mes luftravepersiane dhe asaj të Aleksandrit të Madh formohet për herë të parë ndjenja e një Evropenë kundërshti me Azinë, sa i takon traditave dhe mbi të gjitha organizimit politik. Ështëpikërisht kjo periudha kur paradigma Ne/Ata mishëron shpirtin e lirisë evropianepërkundrejt despotizmit aziatik. Ky shpirt i lirë nënkuptonte pjesëmarrjen e të gjithëve nëjetën publike, ku qytetarët jetonin sipas ligjeve. Nga ana tjetër, aziatikët jetonin në tiranidhe nën skllavëri, duke ju bindur një despoti.

Në periudhën romake, dikotomia e paradigmës Ne/Liri versus Ata/Tirani, merr një tjetërtrajtë: atë të përballjes mes romakut dhe barbarit, që gjatë periudhës së krishtërimitmesjetar do të përjetojë një përplasje mes botës së qytetëruar të krishterë dhe asaj barbarepagane. Por, edhe vetë Evropa e qytetëruar e krishterë me kalimin e viteve do të përjetojënjë tjetër dualizëm: bëhet fjalë për Evropën e krishterë perëndimore, nën sundimin politiktë Karlit të Madh dhe krishtërimin oriental nën perandorin e Kostandinopojës. Kur turqitpushtuan Kostandinopojën morën nën zotërim gjithë Evropën Lindore dhe kështu, kjo efundit, nuk bënte më pjesë në ndërgjegjen e krishterë perëndimore. Këtu do të mbetej epërjashtuar, gjithashtu, dhe Greqia, që do të konsiderohet tashmë e tutje si Ata, ndërkohëqë deri atëherë ishte pjesë krenare e paradigmës së Ne.

Mes viteve 1400 dhe 1500 fillon e përforcohet ndjenja e unitetit kulturor, përtej atij fetar– evropian. Në këtë periudhë lind historia e konceptit të Evropës, si pasojë edhe einfluencës së Humanizmit gjatë qytetërimit të Rilindjes. Por, sipas Shabo, kultura mbetiakoma ngushtësisht e lidhur me besimin fetar të krishterë, pasi për humanistët feja ështëbaza e komunitetit. Zbulimet e mëdha gjeografike do të influencojnë kontinentin tonë jovetëm nga pikëpamja ekonomike, por mbi të gjitha në nevojën për të përvijuar karakterine Evropës (Ne) në ndryshim nga ai i Tjetrit (Ata). Evropianët do të fillojnë të ndihen mëshumë si të tillë, për shkak të ndryshimeve të tyre kulturore, politike, morale dhe më paksa i takon fesë. Fillon e merr trajtat e saj kështu ideja e Evropës laike, por kemi përsërinjë tjetër ndryshim në këndvështrimin e paradigmës Ne/Ata. Në përballjen civilizim (Ne)versus barbari (Ata), do të jenë tashmë evropianët ata që marrin rolin e barbarit.

Tek Makiaveli gjejmë për herë të parë formulimin e karakterit politik të Evropës, kukomuniteti evropian përshkruhet me nota laike dhe jo fetare. Kështu, Evropa fillon merrtrajtat e saj individuale, bazuar në mënyrën e organizimit politik, qoftë kjo monarki aporepublikë. Shkrimtarët e viteve 1700 dhe 1800 do ta përshkruajnë Evropën sipas këtyretrajtave morale, kulturore, ekonomike e politike, të cilat do të përcillen në historinëmoderne të kontinentit tonë. Jeta ekonomike bazohej tek bujqësia, industria dhe tregëtia;jeta politike bazohej tek një organizim i qëndrueshëm i pushteteve publike; jeta moraledhe kulturore i kishte rrënjët tek tradita letrare shkencore e antikitetit. Iluministëtfrancezë të viteve 1700 do të dallojnë qytetërimin evropian dhe për arsye të jetës

4 Chabod, Federico. Storia dell’Idea di Europa, Roma, Edizione Laterza, 2010, fq. 24.

Page 15: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

V

shoqërore mes evropianëve dhe jo evropianëve. Në fakt, sikurse pohon dhe Shabo, nësenë 1500 diferencat mes Ne dhe Ata kanë trajtën e qytetërim versus primitivitet, në vitet1600 dhe 1700 shkrimtarët do të fokusohen më tepër për t’i dhënë formë qytetërimit tëvetë Evropës përkundër qytetërimeve të tjera.

Ndërkohë, ideja e kombit merr formë në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII. Në vigjiljetë Revolucionit francez, ndërgjegja evropiane hyn në krizë. Një ndër arsyet është dhefakti se “ideja e kombit” merr epërsi në histori. Në këtë mënyrë, fillon problemi i madhqë do të dominojë gjithë historinë bashkëkohore të raportit mes paradigmës së një uniteticivil të Evropës dhe asaj shtetit të veçantë. Megjithatë, edhe pse në kulmin e përhapjes sëpasioneve kombëtare, përsëri ndjenja e një bashkësie evropiane, si komunitet qëbashkëndan një kulturë, dhe disa parime e mënyra të të jetuari, nuk venitet. Në fakt, siçdo të pohojë dhe Gizo “qytetërimi evropian mund të ekzistojë vetëm falë faktit se kanëekzistuar dhe ekzistojnë shumë qytetërime kombëtare, secili prej tyre jep diçka që tëtjerat nuk e kanë.”5 Bashkimi mes të veçantës dhe të përgjithshmes, mes kombit dheEvropës bën që të marrë kuptim ideja e lirisë, në sensin se asnjë forcë e vetme nuk mundtë mbysë të tjerat. Uniteti nuk e eliminon shumëllojshmërinë dhe nëse jemi të aftë dhekemi vullnetin ta konsiderojmë në këtë këndvështrim dhe të besojmë tek kjo paradigmë,nuk do të ekzistojnë qëndrime anti – evropiane. Në fakt, historia e kontinentit tonë katreguar se sa herë është tentuar që të ekzaltohet ideja e misionit të një populli të veçantë(Ne = raca e pastër përkundër Ata = inferiorët), duke i hapur rrugë nacionalizmit tëverbuar, rezultati ka qenë tragjik, duke shkaktuar luftra të përgjakshme dhe duke mohuartotalisht ndjenjën e unitetit që duhet të bashkojë Evropën.

Shumica e teoricienëve të shekullit të XVIII, besonin se Evropa ishte ndryshe nga pjesamë e madhe e sistemeve të mëparshme shtetërore, në dy aspekte kryesore.

Së pari, ekzistonte konsensusi se të gjitha shtetet evropiane ishin trashëgimtare tënjë qytetërimi të madh të përbashkët (të quajtur nga disa si klasik e nga të tjerë si ikrishterë) dhe po ashtu si pjesëmarrëse të mundshme në një të ardhme të madhe tëpërbashkët artistike, kulturore, shkencore, dhe tregëtare.

Së dyti, besohej gjerësisht se, ndonëse luftërat vazhdonin të bënin kërdinë nëmënyrë të pandalshme, kërcënimi i tyre më i madh për qytetërimin, tashmë zbutejndjeshëm nga një parim ekuilibrimi që ishte instaluar brenda vetë sistemitshtetëror të shekullit të XVIII. Ky parim siguronte se sa herë që një fuqi evropianee ambicioze kërcënonte të pushtonte apo të asimilonte fqinjët e saj, veprimet ekësaj fuqie do të krijonin eventualisht një aleancë të fuqive të tjera për t’irezistuar, meqënëse një kërcënim serioz ndaj secilit shtet, shpejt mund të kthehejnë një kërcënim për të gjithë. Lufta, për pasojë, nuk ishte thjesht një e keqe enevojshme brenda sistemit evropian. Ajo ishte një garanci e domosdoshme përmbijetesën dhe pavarësinë e shteteve të ndryshme evropiane. (Kjo ilustrohet me sëmiri dhe në rastin e ndërhyrjes ushtarake të NATOs në Kosovë).

5 Guizot, Francois. General History of civilization in Europe, New York, D. Appleton and company, 1996,fq 112.

Page 16: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

VI

Ky punim do të marrë në analizë tentativa të ndryshme të krijimit të aleancave të shtriranë periudha të ndryshme kohore për të arritur deri tek projekti i sotëm i BashkimitEvropian. Ky projekt ka një trashëgimi të pasur të mbushur plot dështime, sfida e luftra tëpërgjakshme, mes dualizmash absurde bazuar në keqperceptimin e Atij/Tjetrit. Për këtëarsye, BE u krijua në embrion të saj për të përuruar paqen në formën e një rendi ligjor, eprojektuar për të qenë një paqe e përjetshme dhe më pas, për ta shtrirë gradualisht në tëgjithë kontinentin, me vullnetin e mirë për të hapur kufijtë dhe pengesat ndaj Tjetrit.

Ashtu sikundër pohon Shabo ndër konkluzionet e Historisë së idesë së Evropës “nëformimin e konceptit të Evropës dhe të ndjesisë së të qenit evropian, faktorët kulturorëdhe moralë kanë qenë elemente kyçe dhe kanë patur dominimin absolut”6. Kjo është njëarsye më tepër mbi rëndësinë e trajtimit të temave të tilla shkencore, që kanë për qëllimrekuperimin e identitetit kulturor të kontinentit tonë të lashtë. Trajtimi i idesë së gjenezësdikotomike të Evropës dhe simbolikës që paradigma e saj mbart është shumë sfiduese,pasi transformimi i paradigmës së Evropës, duke filluar nga historia e mitit të Evropës, itejkalon kufijtё e historisё, artit viziv e tё shkruar, filozofisë apo gjeopolitikёs, dukekёrkuar t’i pёrgjigjet pyetjes prej nga vijmё, pёr tё mёsuar drejt kujt po shkojmё.

Nё historinё e mitit, të trajtuar në këtë punim, dikotomia e Evropës zbulohet fillimishtnёpёrmjet artit, për të kaluar më pas në refleksione filozofike, studime të marrëdhënievendërkombëtare e deri tek aktualizimi në histori. Shpesh burimet vizuale na transmetojnëimazhe të cilësive që Evropa mitologjike i sjell Evropës bashkëkohore. Ndёrveprimindёrmjet këtyre imazheve vizuale, idesё sё Evropёs nё kuptimin konvencional, kulturёs,qytetёrimit dhe politikёs evropiane kanë shënjuar identitetin tonë evropian. Miti flet pёrdy anë të medaljes: joshje dhe dhunё. Në këtë mënyrë ai zgjon në mendjen e çdoevropiani pyetjen thelbësore nëse kjo dikotomi, e shumë të tjera që rrjedhin nga historia emitit, mund tё jenё karakteristika tё kontinentit tonë të vjetër. Do të argumentohet se mitii Evropës paraqet paradigmën e dikotomisë që qëndron në themel të idesë së Evropës, sinjë simbol i qenësishëm i agregimit dhe hapjes ndaj Tjetrit. Në periudha të ndryshmehistorike ai është interpretuar e përshtatur me realitetin social e kulturor të kontinentittonë Evropë. Paradigma e mitit tregon qartë se kufiri mes Ne dhe Ata ka qenë gjithnjë indryshueshëm e asnjëherë i fiksuar. Madje, jo në pak raste, historia ka treguar se Ne kamarrë trajtat e karakteristikat e Ata.

Trajtimi i kёsaj teme bёhet sot mё aktual, gjithashtu duke patur parasysh se ёshtё tashmёnjё fakt i pamohueshёm se me pёrfundimin e Luftёs sё Ftohtё edhe studimet mbimarrёdhёniet ndёrkombёtare kanё marrё njё rrjedhё tё re. Vetё Teoria e MarrёdhёnieveNdёrkombёtare po eksploron fusha mё tё gjera, si ndjenja e identitetit apo rregullat dhenormat me bazё sociale. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron realisht të krijojë një identitetmë të fortë Europian duhet tё fillojё ta kёrkojё atё nga rrёnjёt, pra nga mitet epërbashkëta: e gjithë mitologjia antike është në dispozicion të tij, duke filluar ngapersonazhi mitologjik i vajzës Evropë, një ndër figurat më të bukura të botës klasike.

6 Chabod, vepër e sipërcituar, fq. 156

Page 17: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

1

Metodologjia

Metodologjia e kërkimit është paevitueshmërisht e ndërthurur dhe gjenerohet nga natyrae disiplinave të veçanta dhe perspektivave të ndryshme të argumentit të marrë nëshqyrtim. Në rastin e trajtimit të paradigmës Ne/Ata nisur nga miti i Evropës kërkimigjeneron shumë paradigma, secila e vlefshme në vetvete, për periudhën së cilës ireferohet. Sikundër, mund të kemi dhe një kombinim paradigmash sipas perspektivavepostpozitiviste apo konstruktiviste, për faktin se paradigmat, si modele, bashkëndajnëelemente axiomatike, të cilat janë të ngjashme mes tyre, si për shembull pozitivizmi,postpozitivizmi, interpretivizmi apo teoria kritike.

Nё kapitullin e parё metodologjia e pёrdorur ёshtё vizuale, duke reflektuar pikёrishtnatyrёn ndёrdisiplinore tё argumentit tё marrё nё studim. Nga bibliografia e konsultuarvihet re se ka njё mungesё studimesh dhe njё neglizhencё mbi impaktin qё ka pёrdorimi isimboleve apo imazheve vizive nё forcimin e ndjenjёs sё identitetit. Ndёrkohё, sikursepohon studiuesi Beri “arsyetimi i bazuar tek gjuha/tё shprehurit dhe ai i bazuar tekimazhet nuk mund tё kuptohen mё si dy gjёra tё ndara, dhe se studiuesit konjiktivё sotpёrgjithёsisht dakortёsohen se njerёzit pёrdorin si tё menduarin pёrmes imazheve ashtudhe atё verbal”7. Pёr mё tepёr, nё punim argumentohet se imazhi ёshtё mjeti i parё i tёmenduarit.

Në trajtimin e kapitujve në vijim të punimit është aplikuar metodologjia e kërkimitkualitativ/cilësor, për faktin se ai i ka rrënjët në shumë disiplina, si: antropologjia,sociologjia, edukimi, psikologjia, historia, filozofia, letërsia, etj., të gjitha ngushtësisht tëlidhura me trajtimin e paradigmës dualiste (Ne versus Ata) të mitit. Ashtu sikurse pohondhe studiuesi i teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare Kleo Paskal “metodologjiastandarte për planifikimin e të gjitha llojeve të kërkimit është analiza e rekordevehistorike dhe situatës aktuale në mënyrë që të deduktojmë nga e kaluara dhe e tashmja,atë që mund të ndodhë në të ardhmen”8. Historia ofron fakte, tendenca apo shkurtparadigma, që sikurse do të analizohet në këtë punim, kanë tendencën të përsëriten. Përkëtë arsye, faktet historike do të na shërbejnë si njësi shkencore në mbështetje të një serieteorike paradigmash.

Një tjetër argument për përzgjedhjen e kësaj metodologjie kualitative përbën dhe fakti sekjo metodë përshtatet më tepër me të paturit e njerëzve si instrumente (human – as -instrument). Si i tillë, trajtimi shkencor/filozofik mbi argumentin përbën një shërbimcilësor për t’ja ofruar brezave. Kërkimi kualitativ njihet për faktin se i jep zë njerëzve,duke përdorur kështu gjuhën e pjesëmarrësve në kërkim. Perspektiva kualitativeartikulohet në një kuadër dinamik dhe jo statik, si vetë karakteri i botës sociale, i përbërënga një realitet i shumëfishtë ku njerëzit janë faktorë aktivë në ndërtimin e realiteteve tëtyre. Kjo bën që kërkimi kualitativ të jetë një paradigmë e shkencës njerëzore që kërkontë kuptojë dhe të interpretojë domethënien e bashkëveprimeve njerëzore. Metodat e

7 Barry, Ann Marie. Visual Intelligence: perception, image and manipulation in visual communication.New York: SUNY Press, 1997, fq. 107.8 Cleo, Paskal. From constant to variables: How environmental change alters the geopolitical andgeoeconomic equation, International Affairs Journal 85 (6) London, Routledge 2009, fq. 143.

Page 18: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

2

kërkimit kualitativ kanë një bazë solide filozofike paradigmatike, e cila konsiston në njëvizion kualitativ të botës. Në këtë konstekst, historia e mitit të Evropës, ku përfshihen:narrativa, historia apo kultura janë pjesë e kërkimit kualitativ ku Ne dhe Ata përballen menjëri tjetrin. Pa të, ne nuk do të dinim se çfarë po mendon tjetri, e për pasojë nuk do tëkuptonim një tjetër interpretim të mundshëm alternativ. Eshtë personi tjetër dhe jo neeksperti i vetes. Këtu fillon burimi i dijes. Në marrëdhënien Ne/Ata, për të arritur tek tëkuptuarit duhet fillimisht të zotërojmë artin e të dëgjuarit, në rastin konkret të dëgjuarit enjë narrative, si veti e të dëgjuarit për të kuptuar, të hapur ndaj zbulimit të alternativave tëreja të Tjetrit.

Gjithashtu, në kërkimin kualitativ kuptimi nuk ekziston në një vakum, por brendakontekstit të një eksperience. Në këtë këndvështrim të dish, që nga historiku i rrënjëve,pra nga mitologjia, do të thotë të mësosh të jesh i hapur ndaj perceptimit të një Tjetri/tëndryshmi nga ti. Kur ne përpiqemi të dëgjojmë dhe të kuptojmë tjetrin, i kemi lenëmënjanë të gjitha perceptimet/paragjykimet. Çfarë “do të kishim bërë ne”, lihet mënjanë,pasi ajo çka është e mirë për Ne nuk mund të jetë për Tjetrin. Historia e Evropës, katreguar se ne jemi mësuar të jemi “objektivë” në dhënien e opinioneve, por, ndërkohë dheobjektiviteti është një nocion subjektiv. Për këtë arsye duhet të njohim dhe të artikulojmëmësimet e nxjerra nga eksperiencat përmes të cilave ka kaluar kontinenti ynë në këtë botëpluraliste.

Kërkimi kualitativ explorohet përmes paradigmave të ndryshueshme (dhe në faktparadigma Ne/Ata në rrjedhën e historisë ka një shumëllojshmëri formash bazuar nëkontekstin social e historik) edhe sot gjithnjë e më shumë bëhet thirrje për trajnimin estudentëve në filozofinë e shkencës përmes një përqasjeje kualitative konsensuale9. Kjoarrihet përmes zgjerimit të bazës së paradigmës me qëllim përfshirjen e metodavekualitative në fushën e kërkimit. Në këtë mënyrë, duke zgjeruar perspektivat tonaintelektuale dhe filozofike si dhe metodologjitë e kërkimit do të vëmë re jo vetëm njëngritje profesionale, por edhe një impakt social shumë më pozitiv tek njerëzit, si“instrumentet” që kanë forcën kryesore për të ndryshuar. Aktualisht, organizatatndërkombëtare si Këshilli i Evropës, por edhe organizmat si Bashkimi Evropian, bëjnëthirrje për një rritje të nivelit të trajnimit në kërkimin cilësor. Pa dyshim, ky është njëproces jo i lehtë dhe që kërkon kohë dhe kërkim sistematik për dije. Të ndërthurura nëkëtë paradigmë të parahistorisë janë bindjet dhe pohimet sa i takon ontologjisë (natyrës sërealitetit dhe të qenies), epistemologjisë (studimit të njohurive, të nxënurit të njohurive,përfshirë këtu dhe marrëdhënies midis pjesëmarrësve në kërkim).

Një tjetër argument në përzgjedhjen e këtij kërkimi përbën dhe fakti se përqasja emetodës kualitative/cilësore, është ajo e “mendjes së një fillestari”, sikundër citohet nëhyrje të Zen, nga filozofi Suzuki”: “Në mendjen e fillestarit ka shumë mundësi, por nëmendjen e ekspertit ka fare pak.”10 Kjo eviton paragjykimin tim për Tjetrin apo ndjenjëne supremacisë ndaj tij. Ky është dhe kryqi i një perspektive kualitative, të mbajë mendjene një fillestari (beginner’s mind), duke i konsideruar si të freskëta fenomenet, dhe duke i

9 Ponterotto, Joseph G. Journal of Counseling Psychology, Vol.52, No. 2, Washington DC, Guest Editor2005, fq. 126 - 13610 Suzuki, Shunryu. Zen Mind, beginner’s mind, Boston, Shambala Publications Inc, 2006, fq. 4.

Page 19: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

3

dëgjuar me veshin e tretë eksperiencat e të tjerëve. Ndërsa mendja e ekspertit/NE/tëcivilizuarit është e ngarkuar me informacion, duke mos i lejuar atij të konsiderojëalternativa të reja e të huaja. Në këtë mënyrë, studimi kualitativ ka një tjetër qasje ndajnjë perpektive autentike përkujdesjeje dhe solidariteti, përmes një vizioni të ndryshëm tëbotës së paradigmave të ndryshme, duke ofruar përshkrime e interpretime të ndërthurjessë të qënit në këtë botë, e cila është e përbërë jo nga një, por nga shumë realitete eperceptime, duke sfiduar kështu stereotipet. Në fakt, SOLIDARITETI mbetet një fjalëkyç në trajtimin e paradigmës dualiste Ne/Ata. Duke aplikuar këtë metodë kërkimi, nëkëtë punim do të tentohet të legjitimohet ekzistenca e Tjetrit (Ata) në ndryshimet nga Unë(Ne), duke përqafuar nuancat e ekzistencës për të kuptuar ndryshimet mes “meje dheteje”. Duke qenë se sikurse përmendëm më lart, instrumentet e kësaj metode kërkimi janënjerëzit, atëherë studimi kualitativ karakterizohet nga afërsia me individin, duke paturlejen të hyjmë në eksperiencën e Tjetrit, pasi hapur bashkëndajmë dhimbjen dhe gëzimin.Megjithatë, kërkimi kualitativ nuk do të ishte i mundur pa vullnetin e pjesëmarrësve përtë bashkëndarë eksperiencat e tyre, duke i dhënë kështu zë kërkimit të të kuptuarit.

Në një pikëpamje psikologjike, paradigma kualitative e studimit të mitit është organike.Kjo nënkupton se ajo mishëron elementet e mëposhtme:

Qeniet njerëzore veprojnë dhe krijojnë domethënien e tyre bazuar në eksperiencë.(Eksperiencat përmes të cilave ka kaluar kontinenti ynë do të ilustrohen meparalele historike nisur nga antikiteti);

Kuptimi derivon nga perspektiva individuale njerëzore – e cila për rrjedhojë ështëe ndryshueshme (në fakt do të argumentohet dhe ndryshueshmëria e paradigmësNe/Ata që nga historia e mitit);

Sjellja njerëzore ofron shumë mundësi të pranueshme dhe të dëshirueshme,sikundër dhe e kundërta. Kjo varet nga paradigma që njerëzit përzgjedhin dhe elënë veten të udhëhiqen. Rasti i superioritetit të Ne ndaj Ata deri në ekstremitetine ekzaltimit të racës së pastër, ka shkaktuar luftra të përmasave botërore.

Bazuar në sa më sipër, për trajtimin e paradigmës Ne/Ata në historinë moderne të mititmetoda e kërkimit kualitativ do të bazohet në skemat e disa paradigmave si: pozitivizmi,postpozitivizmi, konstruktivizëm – interpretivizmi dhe teoria kritike. Këto skemandihmojnë për të bërë ngjarjet më të interpretueshme dhe të kuptueshme. Në rrugëtiminhistorik të shekullit të XIX do të aplikohet skema metodologjike e pozitivizmit, si njëpërpjekje për të aplikuar shkencërisht ligjet e natyrës, në sferën e shkencave sociale.Themeluesi i kësaj medote shkencore është Saint –Simon, i cili pretendonte se problemetsociale duhet të ekzaminohen përmes metodave “pozitive”. Bota sociale, si dhe ajonatyrore, ka rregullsi e përsëritje, dhe këto mund të zbulohen duke gjeneruar teoriparadigmatike. Në të njëjtin paralelizëm, eksperienca e jetuar në paradigmën Ne/Ataduhet perceptuar e kuptuar brenda një realiteti social, të përbërë nga ndërveprimi idikotomisë Ne/Ata. Rezultatet e këtij ndërveprimi janë bërë pjesë, herë në mënyrë tëvullnetshme e herë në mënyrë të pavullnetshme, e ndërgjegjes sonë komunitare.

Page 20: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

4

Në rastin tonë, narrativa që na bashkon si komunitet që nga gjeneza e kontinentit tonëështë historia e mitit të Evropës, me gjithë interpretimin simbolik që përmban. SipasShvand11“narrativat e komuniteteve mund dhe duhet të lidhen me konsiderata morale.Këtë premisë e gjejmë në themel të teorisë kritike dhe konstruktiviste. Cilësitë emotive tëeksperiencës njerëzore kontribuojnë në cilësitë narrative të jetës. Kërkimi social duhet tëgjenerojë njohuri. Në përmbajtjen e historisë së mitit ne duhet të kërkojmë të kuptojmëqëllime praktike nga një shumëllojshmëri perspektivash. Në këtë mënyrë do të kemimundësi të angazhohemi në një kritikë morale, qoftë kjo dhe autokritikë dhe tëzhvillojmë një mençuri praktike në veprim. Kështu, paradigmat tona kthehen nëparadigma të pjesëmarrjes konstruktive e ndërveprimit mes Ne/Ata. Çdo mënyrë e tënjohurit ka trajektoren e saj morale. Miti është si një zë që parashtron problematikashumë shtresore, pasi fenomenet njerëzore janë vetë subjekt i kundërshtive (controversy),më tepër se sa i mirëkuptimit. Teoricienët e shkencave sociale do të dëshironin t’i shihnin“fenomenet njerëzore” të limituara brenda atyre eksperiencave sociale, nga të cilat mundtë nxirren përgjithësime. Historia e Mitit të Evropës është pikërisht e tillë, ajo lejonpërgjithësimet, bazuar në gjithë eksperiencat e përjetuara në shekuj.

11Schwandt, Thomas A. Recapturing moral discourse in evaluation, Educational Researcher, Vol 18, No.8,1989, fq.34, http://labs.jstor.org/demo/stable.

Page 21: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

5

Sintezë e punimit përmes studiuesve/autorëve të trajtuar në studim

Sikurse përmendëm dhe më lart, tematika e përzgjedhur: “Paradigma Ne/Ata nga miti iEvropës në Evropën bashkëkohore: paralele historike dhe aktuale” është mjaft sfiduese,pasi përfshin trajtimin e problematikave të disa fushave si: arti, letërsia, filozofia,marrëdhëniet ndërkombëtare, sociologjia, besimi fetar, etj. Për këtë arsye, jam mbështeturnë hulumtimin e veprave autorëve të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë lënë gjurmët etyre në trajtimin e kësaj paradigme, e cila është rimarrë në periudha të ndryshme historikenë funksion të konstruksionit evropian, duke respektuar kriterin kohor.

Bibliografia është konsultuar në Bibliotekën Kombëtare Tiranë, në Bibliotekën eUniversitetit Katolik në Milano, në biblioteken e Ministrise së Punëve të Jashtme dhe nëarkivat e kësaj Ministrie (sidomos sa i takon citimit të marrëveshjeve dhe raportevendërkombëtare), si dhe në Bibliotekën publike në Berlin. Gjithashtu, kam konsultuar dhenjë numër të konsiderueshëm artikujsh e Revistash Shkencore. Të gjitha materialet esipërpërmendura më kanë ndihmuar të krijoj një punim sa më analitik e origjinal, larg çdoplagjature apo materiali të huazuar nga punime të tjera të fushës.

Një vështrim mbi gjenezën e idesë së Evropës, duke filluar që nga burimet mitologjike tësaj mund të na shërbejë për të kuptuar jo vetёm vlefshmërinë e arsyetimeve tona mbievropianizimin, por edhe mbi limitet e vështira, nga të cilat jo gjithmonë e kemi të lehtëtë çlirohemi: nga eurocentrizmi. Që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, legjenda eEvropës ka ofruar një ikonografi, letërsi dhe mendime e studime filozofike e historike satë pasura aq edhe kontradiktore. Në kapitullin e parë, do të trajtohet historia e mitit nganjë këndvështrim artistik, përmes veprave në skulpturë dhe pikturë, pasi sikurse u theksuadhe më lart imazhet vizuale janë hallkë e rëndësishme e formësimit të mënyrës së tëmenduarit. Do të argumentohet ndryshimi i paradigmës Ne/Ata nëpërmjet njëpërzgjedhjeje kronologjike veprash nga antikiteti deri në ditët e sotme. Nuk do tëmungojnë artistë të njohur, si: Paolo Veroneze, Luca Xhordano, Valentin Serov, Pikaso,Max Bekman, Pol Kle, Johanes Gryke, Ursula Blum, etj. Në kapitullin e dytë do tëkalohet në aspektin narrativ të historisë së mitit dhe dikotomisë së ndryshueshme qëmbart në rrjedhën e historisë. Objekt i studimit do të jenë autorët e botës klasike, siHesiodi, Herodoti, Homeri, Ovidi, Izokrati, të cilët janë burimet e para të rëndësishme, qëna përcjellin historinë e mitit nga kёndvёshtrime tё ndryshme: Hesiodi me toneteologjike, Herodoti me tone razionale, Homeri dhe Ovidi me përshkrime letrare, kuEvropa (Ne) fillimisht nuk ndihet superiore nga Azia (Ata), por me kalimin e shekujve dotë formësohet një ndjenjë eurocentrizmi e theksuar. Interesant dhe risi e këtij kapitulli dotë jetë dritarja që do të hapet për të shpjeguar lidhjen mes mitit të Evropës dhe Shqipërisë,përmes ilustrimit të gjurmëve të lashta të Kadmit, vëllait të Evropës, në veprat e ProfesorNeritan Cekës dhe Moikom Zeqos. Më pas, do të kalohet në artikullin e Lucian Wolf1919, i cili i përshkruan shqiptarët nga pasardhës të Kadmit “në afganët e Ballkanit”. Dotë jepen dhe kundërargumentet e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare dhe e historianitOliver Jens Shmit mbi këto paragjykime.

Studimi do të vendosë përballë njëra tjetrës dy periudha kohore të ndryshme: botënklasike dhe botën moderne, të cilat do të vënë theksin në interpretime simbolike të

Page 22: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

6

ndryshme nga njëra tjetra. Madje edhe brenda së njёjtës botë do të ketë këndvështrimeaspak të ngjashme mbi interpretimin e mitit, të cilat pasurojnë edhe më shumë simbolikëne vyer të historisë së tij.

Në kapitullin e tretë, fillimisht do të shpjegohet rëndësia që kanë referencat e mitit nëhistori duke cituar profesorë të njohur të fushës, si për shembull Bronislau Malinovskiapo Profesor Gjergj Sinani. Më pas, do të kalohet nga historia e mitit tek historia eparadigmës së Evropës në periudha të ndryshme historike nga Antikiteti, përmes autorëveklasikë si: Aristoteli, Hipokrati, Herodoti, në Mesjetë (nga shekulli i V-të deri nëshekullin e X, duke përfshirë edhe Rilindjen e hershme evropiane), me autorë siPikolomini, Xhorxhio i Boemias, deri tek Rilindasit si Tomazo Moro, Makiaveli, Kroce,Henri IV, apo abati San Pier, me të cilin do të kalohet në periudhën e HershmeModerne, (nga shekulli i XV deri në fund të shekullit të XVIII), duke përfshirë edheEpokën e Iluminizmit. Do të merren në analizë vepra të autorëve si Monteskië, Volter,Ruso dhe Kant. Periudha e vonshme Moderne, nga Revolucioni Industrial, do tëilustrohet përmes veprave të Padgen, Burk, Milo, San Simon, për të kaluar më pas tekRomanticizmi, me Hegel, Herder, apo Novalis. Shekulli i XX do të ilustrohet përmesreflektimeve eurocentriste të Valeri, Huserl e Haideger. Në frontin e kundërt tëeurocentrizmit do të gjejmë autorët Pol Faierabend, Antoni Smith, Ichisada Mijazaki, etj.,të cilët do të hedhin poshtë teoritë mbi superioritetin e grekut dhe evropianit, së bashkume mitin e razionalizmit perëndimor.

Bazë e argumentimit të paradigmes NE/Ata në kapitullin IV do të jetë Miti i Evropës nëaspektin dualist të tij, duke qenë se ai mishёron të dyja anët e medaljes, bukurinë dhedhunën, joshjen dhe mashtrimin, Lindjen dhe Perёndimin, ndarjen dhe bashkimin. Do tëargumentohet se antagonizmi tek dikotomitë “Ne dhe Ata”, “Civilët dhe Barbarët”,“Perëndimi dhe Lindja”, “Liria dhe Despotizmi” janё totalisht relative dhe aspakabsolute. Ne dhe Ata mund të jenë të ndryshëm, por jo të kundërt. Historia ka treguar serolet mes tyre shpesh janë këmbyer. Ajo që deri dje konsiderohej Ne, më pas është bërëAta. (Rasti i Greqisë, pas shizmës së Kishës së krishterë). Qajsa e institucioneve të BE-sëndaj vendeve anëtare të saj, vendeve që aspirojnë anëtarësimin, por edhe më gjerë duhettë niset pikërisht nga kjo perspektivë e ndryshimit, si një vlerë e shtuar dhe jo si njëkërcënim. Do të analizohet koncepti i kombit dhe mundësia e Bashkimit Evropian për t’upërkufizuar si “komb” apo si një “komunitet sigurie”. Në këtë këndvështrim, mbështetëstë kësaj pikëpamjeje, pjesë e këtij studimi, do të jenë autorë të rëndësishëm, si SamuelHantington, Emanuel Adler e shumë të tjerë.

Vajza Europë dhe demi hyjni u bënë pjesë e personazheve mitologjike antike greke e iliredhe interpretimet rreth domethënies simbolike të tyre u riprodhuan nga antikiteti grek eromak, për të vazhduar deri në ditët e sotme, duke u përditësuar kështu me realitetet endryshme historike e gjeopolitike që ka përjetuar kontinenti Evropë. Një dritare e vogël ekëtij punimi do të hapet dhe për të treguar se si dhe vendi ynë i vogël, Shqipëria ështëpjesë përbërëse e kësaj narrative të mitit, pasi vëllai i Evropës, Kadmi dhe Harmonia idhanë jetë Ilirit, paraardhësit të shqiptarëve. Kjo histori dikotomike është reflektuar edhenë letërsinë shqiptare, dhe do të përcillet përmes punimeve të dy kolosave të letërsisëshqipe, Naim Frashëri dhe Ismail Kadare, të cilët në veprat e tyre respektivisht, Istoria

Page 23: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

7

dhe Lamtumira e së keqes apo Mosmarrëveshja përshkruajnë një përbindësh aziatik(turk) që përpiqet të “gllabërojë” Evropën. Në këtë histori, Shqipëria nuk di se ku tëpozicionohet dhe qëndron në një udhëkryq ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Në kapitullin e fundit do të paraqitet një pasqyrë e gjerë e perspektivave dhe sfidave metë cilat përballet, sot Evropa dhe BE-ja, duke vënë theksin në domosdoshmërinë dhenevojën që duhet të kemi për të rizbuluar rrënjët e lashta të kontinentit tonë dhe për t’iinterpretuar ato nën dritën e sfidave me të cilat përballemi sot. Në terma konkrete këtosfida apo deri kërcënime, që cënojnë bashkëjetesën në diversitet, do të ilustrohen përmesRaportit të Grupit të Personave të Urtë të Këshillit të Evropës, si dhe debatit të lanciuarnga kjo organizatë në vitin 2014, mbi veçoritë e identitetit tonë evropian.Autorët/studiuesit më bashkëkohorë të marrë në studim do të jenë Profesor Robert Salas,historiani Timoty Snaider, Lymila Nërs, sociologe britanike në Universitetin e Oxfordit,etj. Si rrugëdalje më e mundshme në përballjen me sfidat sugjerohet edukimi i brezave tërinj me frymën e tolerancës dhe solidaritetit. Shembuj konkretë të suksesshëm për tëilustruar sa më sipër do të jepen nga kazuset e Raportit të Këshillit të Evropës: Të jetojmësë bashku - të ndërthurim diversitetin dhe lirinë në Evropën e shekullit të XXI”; studimi iInstitutit gjerman Georg-Eckert së bashku me Qendrën për Arsim dhe Integrim nëUniversitetin Hildeshaim i titulluar “Migrimi dhe Integrimi”, statistika nga Instituti ZhakDelor, statistika të Komisionit Evropian, duke konkluduar në gjashtë mësime të nxjerranga historia e mitit, të cilat do të përbëjnë bazën për rekomandimet e këtij punimi.

Paradigma dikotomike e mitit tё Evropёs

Nuk është e lehtë të trajtosh temën e paradigmës Ne versus Ata nisur nga historia e mitittë Evropës, për arsyen e thjeshtë se vetë termat, “paradigmë”, “miti” dhe “Evropa”paraqesin një kompleksitet aspektesh dhe refleksionesh filozofike, si dhe një shtrirjekohore që ndërthur reflektime e studime letrare, etike, filozofike, juridike e politike emadje edhe gjeopolitike në një evolucion të vazhdueshëm. Për këtë arsye, qëllimi i këtijstudimi është hapja e një dritareje të vogël nga ku do të tentohet të përkufizohetparadigma Ne/Ata në gjenezën e saj në botën antike greke, me gjithë shumëllojshmërinëe interpretimeve që mbart, e ndërthurur me paralele historike dhe interpretime simboliketë realitetit të sotëm evropian, bazuar në një metodë kualitative kërkimi.

Analiza etimologjike e termit Paradigma na tregon se kjo fjalë vjen nga latinishtja“paradigma” dhe shfaqet në Greqisht si “paradeigma’, në formën më të hershme“paradeiknunai”. Prefiksi “para-“ nënkupton përtej”, ndërsa “deiknunai” do të thotë “tëtregosh/të demonstrosh”. Sipas fjalorit Oxford English Dictionary paradigma “është njëformë, një model apo një ekzemplar12”. Në fakt idetë janë modele, të cilat duke i njohur ikrahason me të tjera modele, për të kuptuar nëse janë apo jo konform me njëra tjetrën.Sokrati tek Apologjia (23b) e konsideron veten si një “paradigmë të cilën Zoti eshfrytëzoi për të ilustruar pozicionimin njerëzor ndaj dijes, që është pikërisht mos-

12 Simpson, John. & Weiner, Edmund. Oxford English Dictionary, Second Edition, Volume I, Oxford,Oxford University Press, 1989, fq. 369.

Page 24: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

8

dija/padija”13. Pra vёmё re se nё kёtё pёrkufizim nёnkuptohet njё pёrballje mes dykaheve/modeleve dija versus padija.

Tek vepra Politika e Platonit domethënia e fjalës paradigmë nuk është thjesht njëshembull apo model, por merr kuptimin e “analogjisë” (277d-278c)14, duke aluduar përnjë afinitet strukturor të thellë mes politikës dhe filozofisë. Përdorimi i paradigmës nëkëtë rast është shumë më efikas, se sa ilustrimi përmes një shembulli apo dhënia e njëinformacioni, pasi paradigma nënkupton një sistem lidhjesh që në mënyrë platonikenënkupton shkencën. Ky rrjet lidhjesh arrin të çojë drejt razionalitetit, duke i futur nëraport me njëri tjetrin dhe ato ndodhi, që të marra veçmas duken irracionale.

Aristoteli tek Metafisika I (9, 991a 20-22) e përdor paradigmën si një term teknik tëlogjikës dhe të retorikës me domethënien e “një argumenti të bazuar mbi një shembull”,argument që del nga një rast i njohur për të ilustruar diçka më pak ose aspak të njohur.Aristoteli ilustron duke thënë: “Kur dy burra shteti janë të të njëjtit rend, por njëri ështëme i njohur se tjetri, i pari është “një shembull” 15 (paradeigma). Në këtë këndvështrimshohim se ndërveprimi në këtë rast është bipolar, por gjithsesi mbetetasimentrik/josimetrik. Aristoteli pohon se paradigma është më e njohur/familiare sepjesëmarrësi tjetër, por nuk vijon më argumentin mbi këtë çështje, çka nënkupton se tëjesh më i njohur apo më familiar nuk do të thotë se je më i mirë, më i zoti apo mësuperior.

Ndërsa, vlerësohet se epistemologu Tomas Kun i dha paradigmës kuptimin e saj mëbashkëkohor, në veprën Struktura e Revolucionit Shkencor duke e përkufizuar atë si “njëkostelacion tërësor besimesh, vlerash dhe teknikash të bashkëndara nga anëtarët e njëkomuniteti të caktuar”16. Rezulton pra se paradigma është më e gjerë se një teori, ajoështë një vizion i botës, një dritare mendore, një rrjetë leximi që paraprin elaboriminteorik. Duke përdorur përkufizimin e studiuesit Filstead do të shpreheshim se paradigmamund të përkufizohet si një “set i ndërthurur pohimesh rreth botës sociale, që na ofron njëkornizë filozofike dhe konceptuale për një studim të organizuar të asaj bote”17.

Nisur nga përkufizimet e mësipërme, del qartë se trajtimi i paradigmës Ne/Ata nga miti iEvropës në Evropën bashkëkohore nuk mund të kufizohet në një periudhë të caktuarhistorike, por duhet parë dhe analizuar në kompleksitetin e evoluimit të paradigmës gjatëperiudhave të ndryshme historike nisur nga antikiteti deri në ditët e sotme. Vetëm në këtëlogjikë do të mund të kemi një pasqyrë të plotë të transformimit të kontinentit tonë ngaideja/gjeneza e Evropës deri tek formimi i ndërgjegjes së të qenit evropianë. Në këtëmënyrë, mund të perceptojmë dhe argumentojmë qartazi faktin se Bashkimi Evropian,

13 Platoni Apologjia e Sokratit, Tiranë, Shtëpia Botuese Zambaku, 2011, fq 12.14 Platone Politico (Testo Greco a fonte), 2a Edizione, Bari, Edizione Laterza, 1997, fq. 123.15 Agamben, Giorgio. What is a paradigm? Lecture given in The European Graduate School, August 2002,http://www.egs.edu/faculty/giorgio-agamben/articles/what-is-a-paradigm/.16 Kuhn, Thomas. The Structure of Scientific Revolution, 3rd edition, University of Chicago Press, 1962,fq.6417 Filstead, William. Qualitative methods - a needed perspective in evaluation research. London, In Cook,T. D. and Reichardt, C. S. (eds). Qualitative and Quantitative Methods in Evaluation Research, 1979, fq.33

Page 25: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

9

për të qenë realisht një komunitet funksional e afatgjatë, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhei ndërgjegjshëm për të kaluarën e përbashkët historike, kulturore e sociale.

Pikërisht, objekt i këtij studimi do të jetë reflektimi mbi paradigmën e idesë së Evropës,si një imazh themelor që shërben për të kuptuar, cilat janë pyetjet që duhet t’i bëjmë vetesdhe cilat janë rregullat që duhet të ndjekim për interpretimin e përgjigjeve që kërkojmëpër bashkëjetesën tonë në familjen evropiane. Paradigma bëhet kështu njësia më e gjerë ekonsensusit që na dallon Ne si komunitet nga një tjetër Ata. Kjo paradigmë që përmbanndërthurjen e koncepteve, vlerave, perceptimeve, besimeve dhe praktikave, tëbashkëndara nga një komunitet, (sikundër imazhi i rrjetës tek Platoni) “formon një viziontë realitetit që është dhe baza mbi të cilën komuniteti organizon vetveten”18. Në rastin ehistorisë së mitit, shtrohet pyetja se përse duhet që paradigma Ne/Ata të shndërrohet nënjë model. Për arsyen e thjeshtë se mund të kuptojmë më mirë e më qartë pushtetin emarrëdhënieve apo të ndërveprimit Ne/Ata, Evropa dhe jo Evropa, në rrjedhën ehistorisë, duke u bërë më të ndërgjegjshëm për mësimet e nxjerra nga përshtatja që i kemibërë paradigmës dualiste që nga gjeneza.

Askush nuk ka arritur të përcaktojë se ku fillon e ku mbaron kontinenti ynë. Kjo paqartësigjeografike na bën të pohojmë se Evropa nuk ka qenë dhe nuk është qendra e botës. “Mitii Europës është një histori tipike e hibridizimit”19. Hibridizimi social, racial dhe gjuhësorështë tipar tipik i Evropës moderne. Paradigma Ne/Ata merr forma e përmasa tëndryshme, si “Përfshirje/Përjashtim (inclusion/exclusion)”20 dhe është kurdorherë epranishme në ndërtimin e identitetit tonë evropian. Në historinë e kontinentit tonë, ngaparadigma e ndryshimit Ne versus Ata apo Perëndim versus Lindje, kalohet nëparadigmën e përplasjes së qytetërimeve, duke harruar kështu që rrënjët e Perëndimit,sikurse pohon dhe Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Kalifornisë AntoniPagden, “janë thellësisht të ngulitura në Lindje dhe shpesh ndarja Perëndim/Lindje ështëiluzore dhe gjithnjë metaforike.”21

Prejardhja e termit Evropë

Nisur nga sa më sipër, rrënjët e dikotomisë së paradigmës së Evropës do të na duhet t’ikërkojmë që nga gjeneza, nga etimologjia e fjalës EVROPË. Për herë të parë e gjejmë nëmitologjinë antike kreteze – “EVROPA – ajo që ka fytyrë të gjerë dhe të bardhë si Hëna,vajza ose gruaja e Feniksit nga Azia (prej nga merr emrin Fenicia) rrëmbehet nga Zeusi,nën pamjen e një demi (simbol i diellit) dhe çohet në Kretë” 22.

18 Capra, Fritjof. The web of life: A new scientific understanding of living systems, New York, First ed.Harper Collins, 1996, fq. 78.19 Littlejohns, Richard and Soncini, Sara. Myth of Europe, Internationale Forschungen zur Allgemeinenund Vergleichenden Literaturwissenschatft, B.V. Amsterdam – New York, by Editions Rodopi, 2007, fq248.20 Po aty fq. 25521Padgen, Anthony. Worlds at War: The 2,500-Year Struggle between East and West, Oxford UniversityPress, 2008, fq 37.22 World Book Encyclopedia, (1992 – 1993) New York, World Book Inc., Vol. 6, fq. 253

Page 26: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

10

Sipas një tjetër etimologjie antike, fjala EVROPE rrjedh nga rrënja semite “erebu” =perëndim dielli, ndërsa AZIA nga rrënja semite “asu” = lindje dielli. Pra, nga pikëpamjaetimologjike Azia personifikonte “tokën e lindjes së diellit”, ndërsa Evropa “tokën eperëndimit të tij”. Në këtë paradigmë të parahistorisë shohim se si në fillesat e historisë sëEvropës shtrihej bota e njohur e Lindjes (Ata), që sipas përkufizimit të paradigmës ngaAristoteli do të përbente shembullin më familiar për të kryer krahasimin. Ndërkohë, botae panjohur e Perëndimit (Ne), pritej ende të zbulohej. “Kjo çoi në krijimin e njëqytetërimi të ri, i cili do të mbante emrin e vajzës aziatike dhe do të përhapej në të gjithëgadishullin evropian, në një përzierje gjaku egjiptian, fenikas, grek dhe aziatik”23.

23 Turroni, Federica. Kumtesë me temë “Il vagare di Cadmo”,Universiteti i Bolonjës, 2005,http://www.unive.it/media/allegato/studi_prog_ricerca/annuari/2005/ricerca/TESTO_2_parte.

Page 27: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

11

KAPITULLI I

Historia e mitit përmes artit figurativ

Nisur nga përkufizimi i dikotomisë që mbart që në etimologji termi Evropë, do tëilustrojmë narrativën e mitit duke filluar nga prezantimi i tij në artin figurativ. Paraqitja emitit nga pikëpamja vizive meriton një vëmendje të veçantë dhe për faktin se nukreflekton thjesht një histori arti me përjetësimet e saj më aktuale, por mbi të gjithaportretizon historinë dhe dramën e Evropës, kontinentit tonë të vjetër të dalë nga traumate dy Luftrave Botërore, të mbijetuar nga epoka e totalitarizmit fashist e komunist, nëpërpjekjet e saj për t’u integruar në një komunitet sui generis.

1.1.Paraqitje e ilustrimeve të mitit në lashtësi

Në Bremen, Berlin e Firence janë organizuar mjaft ekspozita që paraqesin mitin greko –romak përmes qindra ilustrimeve në pikturë, skulpturë, vepra dekorative e dorëshkrimeqë përshkojnë një periudhë të gjerë kronologjike nga lashtësia greko – romake deri nëditët e sotme. Kështu, në korrik të vitit 2002 në Galerinë e famshme Uffizi në Firence uhap një ekspozitë me temë: “Miti i Evropës: nga vajzë e rrëmbyer në kontinent”.Protagoniste e gjithë ekskursit prej gati nëntë shekujsh veprash arti, duke filluar ngashekulli i VII p.K., ishte Evropa, një princeshë e bukur fenikase, bija e mbretit të Agenor,e rrëmbyer nga Zeusi i transformuar në një dem të bardhë, i cili më pas e transportoivajzën përmes detit Mesdhe deri në ishullin e Kretës.

Në historinë e mitit, si në artin figurativ, ashtu edhe në atë narrativ, Evropa personifikonelementin njerëzor, ndërsa demi atë hyjnor dhe së bashku mishërojnë shkrirjen ndërmjethyjnorit dhe njerëzores. Imazhi femëror, në mitin e Evropës, përfshin para së gjithashfigurën qëndrore të gruas dhe nënës, tipike për botën greke. Gruas i është besuar detyrakomplekse e shembëlltimit të njerëzimit, një njerëzim në aspektin femëror, në trajtat eshumta që ka arritur historikisht. Raporti ndërmjet gruas dhe demit pasqyrohet, jo vetёmnё gojёdhёnat dhe nё artin e shkruar, por shumё mё herёt edhe në botën e artit figurativ.Në shekuj, artistë të ndryshëm janë frymëzuar nga miti duke e veshur dhe duke epërshtatur atё me problemet e kohës në të cilën jetonin. Paraqitjet e mëposhtme marrin nëkonsideratë dy mënyrat e ndryshme të interpretimit dhe paraqitjes së mitit, nga njëra anëqetësinë, bukurinë, hiret femёrore dhe nga ana tjetër natyrën dramatike të rrëmbimit dhedhunës. Ky dualizëm ka bërë që nga lashtёsia e deri në ditët e sotme miti të rimerret meqёllim për të transmetuar nje mesazh ideologjik dhe politik, tё sё mirёs dhe tё sё keqes.

Kёshtu, përfaqësimin ndër më të hershmin e tij e gjejmё të paraqitur “në një basoriliev 43cm tё gjatë tё zbuluar në Laussel Dordogna, në Francë, i cili daton në periudhën ndërmjet25.000 – 20.000 p.K”24. (imazh i pasqyruar në vijim)

24 Piccardi, Luigi. CNR - Istituto di Geoscienze e Georisorse, Sezione di Firenze, 2001, cikёl leksionesh nёlёndёn e “Gjeologjisё Struturore” dhe “Gjeologjisё II”, nё Departamentin e Shkencave tё Tokёs, nёFirenze, http://geologia-e.igg.cnr.it.

Page 28: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

12

Në këtë basoreliev paraqitet simbolikisht demi dhe gruaja, kjo e fundit në trajta shumë tëtheksuara, me njërën dorë në bark dhe me tjetrën duke kapur një bri. Ky imazh nëkompleks jep idenë e bukurisë dhe madhështisë së vajzës, figurë qëndrore e veprës, e cilabashkohet me simbolin e pjellorisë dhe dijeve magjike.

Në një vazo antike me reliev të ruajtur në Paris, e cila daton në shekullin VII p.K. gjejmëtë pasqyruar vajzën Evropë mbi një dem. “Ajo mban veshur këpucë me majë, tipike testilit oriental”25.

25 Passerini, Luisa. Il mito di Europa: Radici antiche per nuovi simboli, Firence, Giunti Editore, 2002, fq64

Page 29: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

13

Europe and a Bull, shekulli i V p.K.Selinunt, Museu Arkeologjik, Palermo

Page 30: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

14

Europa në afresk në Pompei, punuar nga një bashkëkohës iOvidit shek I

Studiuesit e punimeve të antikitetit pajtohen me faktin se nuk ka asgjë të sigurt për sa ipërket etimologjisë së termit “Evropë”, por pjesa më e madhe e tyre insiston nëdomethënien e “errësirës”, që nënkupton identifikimin me perëndimin, si vend gjeografikku perëndon dielli. Falë mitit, ky vend bëhet pikë referimi tek i cili migronin popujt elindjes. Vetë historia e mitit flet për udhëtimin e vajzës nga juglindja e Feniksit drejt veri– perëndimit të Kretës.

1.2. Rizgjimi i interesit për mitin në shekujt XV dhe XVIII

Sipas kritikëve të artit në shekullin e XV ka një interesim shumë të madh për historinë emitit, kjo dhe për faktin se zbulohen kontinente të reja si Amerika, çka zgjon dëshirëndhe vëmendjen për karakteristikat kulturore dhe natyrore të kontinentit Evropë, nëndryshim nga kontinentet e tjera.

Ndërkohë, vijon mbetet i qartë dallimi mes Evropës dhe Azisë, ku spikat superioriteti iNe ndaj Ata. Ikonografi italian Cezare Ripa përvijon me 1603 katër kontinente:Amerikën (në Perëndim), Evropën (në Veri), Azinë (në Lindje), Afrikën (në Jug). Kjondarje përkonte me ndjeshmërinë e periudhës së Rilindjes, e cila e ndante botën në katërstinë, katër drejtime bazë, etj. Referuar dy kontinenteve tona të marra në studim, vihet remadhështia e përfaqësimit të Evropës krahasuar me Azinë. Konkretisht, në ilustrimin emëposhtëm të Ripës vihet re se Evropa është e stolisur me kurorë dhe mban në njërëndorë një tempull (simbol i besimit dhe i dijes), ndërsa, në dorën tjetër një bri me plot frutaqë simbolizojnë tokën e begatisë e bollëkut. Pas saj, në sfond shihen ushta e heshta, siallegori e pushtetit të saj ushtarak. Ndërkohë, Azia paraqitet gjysëm e zhveshur, e trishtëe pa asnjë nga pasuritë e shumta të Evropës. Ilustrimi paqyron qartazi paradigmën esuperioritetit të gjithanshëm të Evropës ndaj Azisë.

Page 31: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

15

Ndër artistët e viteve 1600 dhe 1700 gjejmë përfaqësime e ide të ndryshme të mitit, pasiikonografia vijoi të mbetej e pasur, e përfaqësuar nga piktorë prestigjozë si Rafaelo,Ticiano, Tintoreto, Veroneze e Basano etj. Në veprat e tyre, rrëmbimi i Evropës paraqetdualizmin e perceptimit të bashkimit të Evropës me Zeusin, duke e përshkruar këtë akt,herë si festiv e herë si të dhunshëm. Ashtu sikurse Veroneze, (në 1580), një tjetër piktor injohur i kohës, Luka Xhiordano, më 1675, e paraqet Evropën në veprën e tij, në njëskenë festive plot ngjyra, perëndi, e gjysëm perëndi, motra deti e ëngjëj, si në përshkrimete Hesiodit. Ndërkohë, Evropa shihet si një nuse e lumtur dhe një nënë e ardhshme. Veprate ilustruara në vijim pasqyrojnë qartë paradigmën e një Evrope, në paqe gjatë udhëtimittë saj nga Lindja drejt Perëndimit.

Europa Being Brought to Crete (Evropa duke u sjellë për në Kretë)nga Paolo Veronese rreth 1580

Page 32: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

16

Luca Giordano 1675 The rape of Europa(Rrëmbimi i Evropës)

Krejt ndryshe nga përshkrimet e mësipërme, piktori Rubens, në 1638, paraqet një imazhtragjik të Evropës, si një evokim të ngjarjeve historike, pikërisht atëherë kur kontinentiishte përfshirë në luftën e 30 viteve.

Pikturë nga Boucher shekulli i XVIII ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris, France

Page 33: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

17

Në vitet 1800, mitologjia lihet në hije nga pikturat historike dhe ato të realizmit.

1.3. Metamorfoza e paradigmës së mitit në shekullin e XX

Ndërkohë, në vitet 1900 rizgjohet përsëri interesi për figurën mitologjike të Evropës dhehistoria e mitit rimerret duke pësuar metamorfoza të tjera, të cilat reflektonin ndryshimetpolitike dhe kulturore të kontinentit.

Vepra e Valentin Serov Rrëmbimi i Evropës (1910) shpreh një unitet emocional mesEvropës njeri dhe demit perëndi. Evropa mishëron perfeksionin triumfues, dhe nukngjason aspak me një heroinë të frikësuar. Ndërkohë, brirët e demit marrin formën einstrumentit muzikor të lirës.

Page 34: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

18

Picasso: Mermaids, Nude and Minotaur. 1937,Me të tjera tonalitete Pablo Picasso në veprën e tij Minotauri, më 1937 e paraqet Evropënnë “një përqafim të lehtë me mostrën që shfaqet më tepër si shpëtimtar, duke mbajtur nëkrahët e tij viktimën e vullnetshme”26.

Në periudhën mes dy Luftrave Botërore miti rimerret dhe interpretohet si në mbështetjetë doktrinave nazi fashiste ashtu dhe me tone denoncuese ndaj fashizmit dhe përpjekjes sëtij për të “rrëmbyer Evropën”.

Piktori nazist Verner Painer në veprën e tij Aryan Europe të vitit 1937 paraqet “në qendërnjë figure masive të gruas Ariane, me një bukuri nordike, mbi një dem të zbutur tëdrejtuar prej saj, duke pasqyruar kështu vizionin fashist për Evropën” 27.

26 Cowling, Elisabeth & Mundy, Jennifer. On Classic Ground. Picasso, Leger, de Chirico and the NewClassicism 1910-1930, London, Tate Publishing, 1990, fig. 146, fq. 223,27 Guthmueller, Bodo. Mito, poesia, arte. Saggi sulla tradizione ovidiana nel Rinascimento, Rome, Bulzoni1997, fig 101, fq. 35.

Page 35: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

19

Ndërkohë, të tjerë artistë mes interpretimeve të tyre politiko – satirike, ironizojnë tiraninëe Hitlerit në Evropë, duke hedhur poshtë mitin e “racës ariane, si një racë e pastër ebardhë”. Në artin anti-fashist Evropa – grua është ajo që personifikon viktimën, ndërsademi simbolizon dhunën, duke e transformuar kështu historinë e mitit në thellësishtpolitike.

Të tjerë artistë si Maks Bekman, në 1933 e pasqyronin Evropën si një vajzë të re me flokëtë shkurtër, dhe të kohës, me një pamje dhune në fytyrë, duke lëshuar një britmë si“britma e vdekjes”28. Në krahun e saj ajo mban një fasho të verdhë, të përdorur në kohëne Mesjetës për të shënjuar prostitutat dhe hebrenjtë. Historiania polake e artit MariaRzepinska vë theksin në alegorinë shekullore të gjuhës së ngjyrave. Përsa i përket ngjyrëssë verdhë ajo thekson “se është simbol i së keqes dhe i turpit” 29. Gjatë Mesjetës, por edhemë pas gjatë Rilindjes “ngjyra e verdhë u përcaktua si ngjyra e Judës, dishepullit qëtradhëtoi Jezu Krishtin”30, edhe pse Bibla nuk përmend ndonjëherë ngjyrën e veshjes sëtij. Nga ky asocim e verdha simbolizonte zilinë, xhelozinë dhe dublicitetin. Në Spanjën eshekullit të 16-të ata të cilët akuzoheshin për herezi i nënshtroheshin inkuzicionit spanjolltë veshur në të verdha. Tradita vijoi duke etiketuar jo të krishterët, si për shembullhebrenjtë, si të përjashtuar e të shënjuar me të verdhë. Në pikturën e Bekman e verdhabëhet symbol i Yllit të Davidit, me të cilin nazistët shënjonin hebrenjtë gjatë Holokaustit.Ndërsa demi, ngjyra e të cilit dominohet nga e zeza, përvijohet me gjithë arrogancën dhepotencën e fashizmit. Ishte po i njëjti vit, kur Gjermania naziste vjen në pushtet dheBekman përkufizohet si “artist i degjeneruar” dhe detyrohet të heqë dorë nga profesioni itij i mësimdhënies së artit.

Po të njëjtin prezantim e gjejmë dhe tek Pol Kle, për të cilin viti 1933 do të ishte mjaft ivështirë, si nga pikëpamja personale ashtu dhe ajo profesionale. Pak javë pasi Hitleri dotë bëhej Kancelar i Reich-ut, Kle detyrohet të largohet nga zyra e tij në Akademinë eArteve në Dyseldorf dhe më pas nga Gjermania. Veprat e tij të mëpasshme do të jenë“një instrument i revoltës së tij ndaj demagogjisë, militarizmit, dhunës e antisemitizmit, si

28 Guthmueller Bodo, vepër e sipërcituar, fq. 32629 Rzepinska, Maria. Colour in the history of European Painting, Krakow, Literally Edition, 1983, fq 121.30 Heller, Eva. Wie Farben wirken. Farbpsychologie, Farbsymbolik, kreative Farbgestaltung, Reinbeck:Rowohlt, 1989, fq. 82

Page 36: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

20

dhe përbuzjes ndaj artistit”31. Në gjuhën e artit interpretimi i bërë nga Kle, shprehetpërmes figurave gjeometrike, shenjave të pikësimit dhe vijave – një realitet i ndërtuar ngapjesë elementare të shkencës moderne. Sipas kritikëve, ky pasqyrim aludon për klimën ekërcënimit dhe të rrezikut ndaj padukshmërisë së artistit, por dhe të Evropës nëkompleks. Në këtë pasqyrim të mitit duket sikur mbizotëron “vizioni i një tragjediemoderne, ku Evropa vijëzohet si skelet, mes një gjuhe gjeometrike”.32

EUROPA 1933 PAUL KLEE

1.3.1. Simbolika e mitit pas Luftës së Ftohtë

Interpretimi i simbolikës së mitit është rimarrë dhe pas Luftës së Ftohtë. Një prezantimkrejt original të tij ka bërë piktori gjermano – lindor Johanes Gryzke, të titulluar “Gruajambi dem, në ekulibër mbi mur: Para apo mbrapa?33”. Autori paraqet demin duke ecur mbimurin e Berlinit, ndërsa Evropa, hipur mbi kafshën, tregon me gisht drejt Lindjes. Pikturafitoi çmimin e parë në konkursin me titull “Ku shfaqet historia e botës?” dhe tashmëështë pronë e Muzeumit të Murit të Berlinit. Gryzke e sheh Murin e Berlinit nga anaperëndimore, ndërsa veprimi simbolik i dorës së Evropës drejtohet nga “e munguara emadhe” Lindja “vrima e zezë”, e harruar nga Perëndimi. Vepra bën thirrje për kapërcimine mitit të frikёs duke integruar lindjen e perëndimin e ndarë nga Lufta e Ftohtë e viteve50.

31Klee, Paul. http://www.culturekiosque.com/art/exhibiti/paulklee.html.32 Passerini, Luisa vepër e sipërcituar, fq.13733 Projekt shkencor nën kujdesin e Acidini Luchinat Christina organizuar në Galerinë Uffizi, në Firence,nën patronazhin e Ministrisë së Mirëqenies dhe Aktiviteteve Kulturore. Temë e projektit ishte “Il mito diEuropa, da fanciulla rapita a continente” (Miti i Evropës, nga vajzë e rrëmbyer në kontinent), GalleriaUffizi, June 2002 – January 2003, http://search.library.utoronto.ca/details?4742402&uuid=e0a3a2c9-7157-4738-8049-b004883cba22.

Page 37: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

21

Johannes Grützke, “Europa auf dem Stier, auf der Mauer balancierend“ – Evropa mbidem në ekuilibër mbi mur.

Transformimet e mëdha sociale dhe kulturore të Evropës pas dy Luftrave Botërore dhepas Luftës së Ftohtë kanë sjellë prezantimin e një tjetër aspekti të mitit, atë të paraqitjessë figurës femërore jo më si viktimë, por si një person me një pozicion dominant nëshoqëri.

Kështu, piktorja gjermane Ursula Blum ka paraqitur ndryshimin e traditave dhe tëmentalitetit në pikturën e saj Evropa, në vitin 1987, në qendër të së cilës pasqyrohetEvropa triumfuese. Modeli i flokëve të saj, sikundër dhe lëkura e demit, përfshirë imazhete sfondit, të sjellin ndër mend një botë në të cilën ekzotikja përzihet me globalen,poliedriken, shumëllojshmërinë e formave e ngjyrave. Simbolikisht nënkuptohet qëEvropa nuk përfaqëson qendrën e planetit, por bashkëjetesën e diversiteteve.

Page 38: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

22

1.4. Përfytyrimi i Mitit të Evropës sot

Në këtë përzgjedhje të përmbledhur nga një mori veprash në pikturë e skulpturëndërgjegjësohemi se aktualiteti i mitit si trashëgimi e përbashkët kolektive ka përshkruarshekujt, duke na hapur një dritare për të kuptuar sa afër është antikiteti në ditët e sotme.Sot, nё shekullin e XXI miti mund dhe duhet tё jetё simbolika mё e mirё e identitetit tёpёrbashkёt evropian, duke përfaqësuar realitetin e ri të ndërtimit të një bashkësie, e cilaka shumë vlera e histori për të bashkëndarë, e mbi të gjitha shumë mësime për të nxjerrë.

Statujë e Evropës vendosur përballë selisë së Parlamentit Evropian në Strasburg.

Evropa dhe Zeusi, përjetojnë sot njëmetamorfozë të re në monedhën evropiane mevlerë €2.

Evropa dhe Zeusi mbi Evrope, monedhëbelge argjendi me vlerë 10 €.

Sikundër pamë më sipër në ilustrimet e mitit, ai mund të shndërrohet në një vegël nëduart e regjimeve totalitare për të justifikuar përdorimin irracional të dhunës, por mund tëshërbëjë si paradigma më e përshtatshme e identitetit tonë evropian, si pjesë e memorieskolektive të kontinentit tonë. Për këtë arsye, miti merr vlerën e simboleve politike dheideologjike, për faktin e thjeshtë se mitet gjenerohen nga një komunitet, pra dhe njerëzitqë i tregojnë ato i përkasin këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, mitet transformohen nëelementin unifikues të një komuniteti, pavarësisht faktit se ato i nënshtroheninterpretimeve të ndryshme bazuar në ngjarjet e përditësuara në histori. Nga sa më sipër,del e qartë lidhja mes mitit dhe ndërtimit të një identiteti, ku dy funksionet konjiktive dheintegruese veprojnë paralelisht. Kështu, miti qëndron në themel të ndërtimit të një

Page 39: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

23

bashkësie. Sipas Ricoer mitet përbëjnë “identitetin narrativ” 34 të një komuniteti dhekontribuojnë në transformimin e incidenteve në ngjarje, të cilat konsiderohendomethënëse dhe të vlefshme për komunitetin. Për rrjedhojë, del në pah dhe dimensionikohor në funksionin konjiktiv dhe integrues të mitit. Falë mitit, vlerat mbi të cilatqëndron komuniteti lidhen me momentet e krijimit të tij. Sipas Uajt, “mitet aktivizohenvetëm atëherë kur një komunitet ndjen nevojën e një korrigjimi serioz në drejtimin moraltë tij”35, pra mitet merren si referencë kur një shoqëri dominohet nga kaosi dhe mungesa evlerave morale për të rivendosur rendin social. A nuk është pra ky momenti ipërshtatshëm për të folur rreth kësaj narrative duke reflektuar e duke korrigjuar ato hapaqë sot, pas gati mbi 60 vjetësh të ekzistencës së Bashkimit Evropian, po vënë nëpikëpyetje efikasitetin dhe ekzistencën e këtij komuniteti? Kjo është historia jonë dhe nejemi përgjegjës për t’ja kujtuar vetes dhe mbi të gjitha për t’ja përcjellë e për t’u mësuarbrezave të rinj mitin e kujtesës.

34 Ricoeur, Paul. Myth and History in: Mircea Eliade ed. Encyclopedia of Religion, Vol. 10, New York:Macmillan: 1987, fq. 273.35 White, Hayden. Catastrophe, Communal Memory and Mythic Discourse: The Uses of Myth in theReconstruction of Society in: Stråth, B. ed. Myth and Memory in the Construction of Community:Historical Patterns in Europe and Beyond. Brussels: P.I.E.-Lang: 2000, fq. 49.

Page 40: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

24

KAPITULLI II

Miti në veprat e shkruara

2.1 Interpretimi teogonik i mititNë artin e shkruar është Hesiodi (770 p.e.s.) në veprën e tij Teogonia36, vargu 357, i cilina jep gjenealogjinë e parë të njohur të hyjnisë greke. Në këtë vepër përshkruhet se,ndërsa Hesiodi gjendej në malin Elicona, takoi Muzat, të cilat i mësuan një këngë dhe eurdhëruan ta transmetonte ndër breza. Në këtë këngë “Evropa shfaqet si vajza e Oqeanitdhe Tetit, nëna e të gjitha ujrave dhe motra e Azisë”37.

Nga vetë titulli i veprës nënkuptojmë se miti, sipas këtij interpretimi, ka karakterin eteogonisë, që nënkupton se ai nuk merret me personazhet njerëzore, por objekt i tij janëperënditë. Profesor Gjergj Sinani shprehet i mendimit se: “Vetëm një shpirt i qetë dhe ibutë si Hesiodi e shikonte Evropën si një Oqeanidë, motër e Azisë. Më vonë sofistiHipias, ndoshta duke u bazuar në këtë interpretim, do të shkruante se Evropa dhe Aziaishin bija të Oqeanit” 38.

2.2. Interpretimi sipas mitologjisë greke dhe romake

Mitologjia greke e përshkruan Evropën si “një vajzë shumë të bukur, bijë e Agenorit,mbretit të Tires” 39. Sipas traditës së studiuesve të mitologjisë greke, mbreti Agenorkishte lindur në Nil, si djali i Poseidonit dhe Libisë. Ndërsa udhëtonte në brigjet e lumitNil drejt Feniksit (Libani i sotëm) ai takoi Telefasën. Së bashku, ata lindën katër fëmijë,tre djem dhe një vajzë Evropën. Teksa mblidhte lule në një lëndinë dhe zbukurohej sëbashku me ninfat e tjera, Ati i Perëndive, Zeusi, dashurohet pas saj. Ai transformohet nënjë dem të bardhë dhe tundon Evropën të hipё në shpinёn e tij. Dora e saj mbërtheu njëbri, ndërsa dora tjetër u zgjat mbi shpinë, ndёrkohё tunika i valëvitej në erë. Pasi kal uandetin Mesdhe, Zeusi e çoi Evropën në ishullin e Kretës. Së bashku ata lindën tre fëmijë:Minossin40 (që ndërtoi labirintin e famshëm), Radamanten dhe Sarpedonten.

36 Hesiod, Homeric Hymns, Epic Cycle, Homerica. Translated by Evelyn-White, H G. Loeb ClassicalLibrary Volume 57. London: William Heinemann, 1914, fq. 79. Goettling notes that some of these nymphsderive their names from lands over which they preside, as Europa, Asia, Doris, Ianeira ("Lady of theIonians"), but that most are called after some quality which their streams possessed: thus Xanthe is the"Brown" or "Turbid," Amphirho is the "Surrounding" river, Ianthe is "She who delights," and Ocyrrhoe isthe "Swift-flowing."37 [346] Also she brought forth a holy company of daughters who with the lord Apollo and the Rivers haveyouths in their keeping -- to this charge Zeus appointed them -- Peitho, and Admete, and Ianthe, andElectra, and Doris, and Prymno, and Urania divine in form, Hippo, Clymene, Rhodea, and Callirrhoe,Zeuxo and Clytie, and Idyia, and Pasithoe, Plexaura, and Galaxaura, and lovely Dione, Melobosis andThoe and handsome Polydora, Cerceis lovely of form, and soft eyed Pluto, Perseis, Ianeira, Acaste,Xanthe, Petraea the fair, Menestho, and Europa, Metis, and Eurynome, and Telesto saffron-clad, Chryseisand Asia and charming Calypso, Eudora, and Tyche, Amphirho, and Ocyrrhoe, and Styx who is the chiefestof them all. These are the eldest daughters that sprang from Ocean and Tethys; but there are many besides.38 Sinani, Gjergj. Leksione nga lënda mbi Idenë e Evropës, 200839The World Book Encyclopedia, New York , World Book Inc., 1992 – 1993, Vol. 6, fq. 35940 Aligheri, Dante Komedia Hyjnore, Ferri, shqipëruar nga Mark Ndoja, Tiranë, Dituria, 1997, fq. 227

Page 41: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

25

Simbolikisht, në kёtё kalim tё princeshës nga Feniksi në Kretë, Zeusi transferon frytet eqytetërimit të lashtë Aziatik të Lindjes drejt kolonive të një ishulli të ri të Egjeut.

Homeri shkarazi, në veprën Iliada (XIV) e përshkruan Evropën “si një nga bijat eAgenorit nga Feniksi (sot Libani i Jugut) dhe sipas tij, ajo i përkiste Trojanëve”41.

Poeti romak Ovidi në Metamorfozat (II 833 - 875) e përshkruan transformimin e Zeusitnë një dem “të bardhë si dëbora e pashkelur, me pamje aspak kërcënuese, me vështrimaspak të frikshëm, që të jepte përshtypjen e lajmëtarit të paqes”42. E më pas përshkrimivijon:

Ish ngjyra e tij e bardhë, si ajo boraQë s’e ka shkelur këmba e rëndë asfare,Pa gjurmë, e që as shiroku s’e ka shkrirë.(….)Në ballë s’i dukej asnjë kërcënim;Aspak i tmerrshëm syri; krejt fytyraIshte plot paqë. Sa fort e admiroiE bija e Agjenorit për arsyeSe demi ishte i bukur, se asfareNuk kërcënohej për ndonjë përleshje..

(….)Pak nga pak asaj ja zhduku frikënDhe herë i shtrinte gjoksin me qëllimQë vajza t’ia lëmonte lehtë e lehtëMe dorë prej virgjëreshe edhe i zgjaste

41Homeri Iliad http://home.ubalt.edu/NTYGFIT/ai_01_pursuing_fame/ai_01_tell/iliad14.htm“I stormed Europa, far-famed Phoenix' daughter

who bore me Minos and Rhadamanthys grand as gods . . .“For Zeus at the first begat Minos to be a watcher over Crete, and Minos again got him a son, even thepeerless Deucalion, and Deucalion begat me, a lord over many men in wide Crete; and now have the shipsbrought me hither a bane to thee and thy father and the other Trojans.”And now perceiving all her fears decay’dComes tossing forward to the royal maid;gives her his breast to stroke and downward turnshis grizly brow, and gently stoops his horns.In flowry wreaths the royal virgin drestHis bending horns, and kindly clapt his breast.“Till now grown wanton and devoid of fear,not knowing that she prest the Thunderer,She place’d herself upon his back and rodeO’er fields and meadows, seated on the God.Her right hand graspedA horn, the other lent upon his backHer fluttering tunic floated in the breeze41

42 Rossi, Giusy. Il mito di Europa, Revista “Politiche Europee”, Firenze, Istituto per le Politiche Europee,2003, fq.16 – 19.

Page 42: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

26

Brirët e vet që ajo të gërshetonteKurora t’reja lulesh përreth tyre.Së fundi vajza e Mbretit, pa ditë fareSe ku po shkelte, mori dhe guximinT’ulej në shpinë të demit, kur ja: hyuDalngadalë nga toka e bregu i thatëKalon së pari me ato këmbë të rremeDrejt e ndër valë, pastaj kalon më tutjeDhe e merr me vete prenë në shpinë të detit;Dridhet nga frika vajza; ashtu e rrëmbyerShikon nga pas bregoren e braktisur,Dorën e djathtë e vë në njërin bri,Mbështetet me të majtën tek kurriziDhe veshja i valavitej nëpër erë43.

Mё pas historia vijon me tё atin e Evropës, i cili dërgon djemtë e tij, në kërkim të sëmotrës. Në veçanti, udhëtimi i njërit prej tyre, Kadmit, do të jetë pa kthim pas. Teksakërkonte motrën Evropë “orakulli i tregoi Kadmit se kërkimi i tij ishte i kotë” 44. Aiasnjëherë nuk e gjeti motrën e tij. Pasi u kthye në Tire, Kadmi mori me vete shkronjat ealfabetit. Më pas, “ai u bë themeluesi i Qytetit të Tebes”45, një nga qendrat më tërëndësishme të Greqisë klasike.

Kadmi dhe Evropa nuk u takuan më me njëri tjetrin, megjithatë falë “udhëtimit” atapërhapën pasardhësit e tyre në të gjithë territorin evropian, “duke krijuar popuj dhe etni tëreja, në një përzierje gjaku egjiptian, fenikas, grek dhe aziatik”46. Kadmi u bë kështusimbol i ndërtimit të Evropës, përmes idesë se Evropën është shumë e vështirë për tagjetur, por kërkimi i vazhdueshëm është pikërisht ai që e krijon atë.

2.2.1. Kadmi mbret i Ilirëve

Banuesit e Ballkanit Perëndimor të periudhës para – Romake, të njohur ndryshe si Ilirët,nuk kanë patur ende sa duhet vëmendjen e studiuesve bashkëkohorë. Madje dhe atëherëkur flitet për banorët e trojeve të dikurshme Ilire, referimi është Të Tjerët – të ndryshëmnga grekët, romakët e madje edhe nga vetë njëri tjetri. Fillimisht, Ilirët konsideroheshinnë rolin e barbarit, krahasuar me qytetërimin grek, duke përfaqësuar cilësi të kundërtanga ato të grekëve. Në këtë mënyrë, Iliria u ndërtua si një rajon i kufizuar, që qëndrontendërmjet një bote të njohur dhe një bote të panjohur, fillimisht në imagjinatën Greko –romake e më pas në atë Perëndimore. Ndërkohë, që nuk ka asgjë të re në pohimin se“Ilirët e lashtë janë një konstrukt historik i zhvilluar në antikitetin greko – romak dhe ipërjetësuar në kontekste të ndryshme nga periudha e hershme moderne e deri tek historia

43 Publius Ovidius Naso (Ovidi), Metamorfozat, Libri I, përkthyer nga origjinali Henrik Lacaj, Tiranë,Shtëpia botuese Onufri, 1998, fq. 100 – 101 ((Jovi rrëmben Evropën)44The World Book Encyclopedia, Vol. 3, fq. 1245The World Book Encyclopedia, Vol. 19, fq. 21046 Turroni, Federica. vepër e sipërcituar, Il vagare di Cadmo

Page 43: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

27

e sotme.”47 Në letërsinë greke, ilirët përshkruhen si popullsi indigjene, e cila jetonte nëkufijtë perëndimorë të Greqisë. Në shekullin e parë para Krishtit “tokat ilire” pushtohennga romakët, të cilëve në jo pak raste ju është dashur të luftojnë me popullsitë indigjene,por që gjithsesi, i integruan brenda Perandorisë. Studiuesit e historisë së vendeve tëBallkanit Perëndimor, duke ju referuar kësaj të kaluare mund ta përdorin atë për qëllimetë së tashmes, duke e përfshirë jo vetëm e thjesht në agjendat politike, por edhe nëdiskutimet mbi identitetin apo në kurrikulat shkollore.

Studiuesi italian Enzo Gati, në librin e tij Ilirët shprehet se: “Mitologjia prodhon regjistrate saj të kadastrës, të cilët janë premisa mbizotërimi që përfshijnë shumë popuj tëEvropës”48. Duke ju referuar mitit të Evropës, Gati shkruan se: “Kadmi ankoron në Iliridhe bëhet mbret i Ilirëve. Në fakt, legjenda thotë se Kadmi udhëtoi së pari në Kretë dhemë vonë në pjesën kontinentale të Greqisë moderne dhe përmes Ohrit shkoi në bregdetinAdriatik, aty ku sot është Mali i Zi.”49

Kadmi nuk e gjeti dot të motrën e tij dhe nuk u kthye tek i ati. Një orakull e orientoi atë takërkojë motrën nëpër hapësirat e gadishullit tonë, duke ndjekur gjurmët e një lope. Atjeku do të ndalonte lopa Kadmi duhej të themelonte një qytet. E në fakt lopa bie e ngordhurnë një vend të krahinës së Beocisë dhe aty Kadmi themelon qytetin Kadmeia, i njohurndryshe si Teba. Në këtë vend, ai dashurohet dhe martohet me të bukurën Harmonia, tëbijën e perëndisë së Luftës Aresit dhe Perëndeshës Afërdita. Pas shumë vitesh Kadmi dheHarmonia u larguan nga Teba dhe arritën në Iliri, e cila asokohe ishte në luftë meEnkelejtë. Falë ndihmës së çiftit, ilirët fituan dhe mbretëruan në atë tokë. Sipasgojëdhënave shqiptare, por jo vetëm, “Kadmi dhe Harmonia lindën një djalë Illyrios, i cilime urdhrin e profetit u bë mbret i Enkelejve dhe mbretëroi një hapësirë të madhe meemrin Iliri. Kadmi dhe Harmonia u kthyen në gjarpërinj në mbrojtje të tokës ku djali ityre Iliri mbretëronte”.50 Simbolikisht, imazhi i këtij transformimi lidhet dhe meshqiponjën me dy koka të flamurit shqiptar, ku “dy kokat e shqiponjës mund tëpërfytyrohen dhe si dy koka gjarpërinjsh.”51

Në fakt, këtë version e gjejmë të përshkruar edhe nga vendasit, si Haki Balliu, QytetarNderi i Mokrës, i cili tek Revista Mokra e përshkruan kështu marrëdhënien me enkelejtënë legjendën e kërkimit të Kadmit: “Një herë Kadmin s’ishte veçse 18 vjeç kur një fuqigrabitqare i rrëmbeu motrën, Evropën. Kadmi parandiente se shtegtimi i tij do të ishte imbushur me heroizma…… Ai arriti t’u ofronte Enkeljeve dorën e miqësisë duke u bërëheroi i tyre. Një herë enkelejtë u rrezikuan nga endacakët jo-njerëzorë dhe thirrënKadmin shpëtimtar. Zoti im i mëshirueshëm Medaur me ndihu të kryej detyrën time. Ithura legjendën Kadmit dhe e vura në gojën e njerëzimit….”52.

47 Dzino, Danijel. Constructing Illyrians: Prehistoric Inhabitants of the Balkan Peninsula in Early modernand modern perceptions, Australia, Published by Danuvioetdravo, 2014, fq.248 Gatti, Enzo. Ilirët, Tiranë, Bargjini, 2005, fq. 11.49 Zemon, Rubin Legjenda e Kadmosit dhe Harmonisë, Historia e egjiptianëve të Ballkanithttp://www.coe.int/t/dg4/education/ibp/source/1.0_balkan_egyptian_albanian_corr.pdf50 Balliu, Haki. Agava, vajza e Kadmit, tek Revista Mokra, Nr. 12 (116) dhjetor 2008, fq. 4.51 Jillian Michael. Illyrians and Albanians - www.jillianmichaelsdietsecrets.com52 Balliu Haki, e sipërcituar.

Page 44: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

28

2.2.2. Gjurmë mitologjike në trashëgiminë arkelologjike shqiptare

Kjo gjurmë e lashtë e mitologjisë ilire përshkruhet dhe nga arkeologu Profesor NeritanCeka, i cili duke folur për historinë e Kadmit dhe Harmonisë pohon se historia nuktregohej vetëm nga helenët, por edhe nga ilirët dhe se “dëshmohet nga gjetja si tek liqenetlynkeste ashtu dhe tek enkelejtë veriorë. Paraqitja e legjendës së Kadmit në relieve tëaplikuara në pllaka brezi të lashta u mbulua përgjatë antikitetit nga një veshjeantropomorfike e huazuar nga olimpi grek”53. Për të konkretizuar artefaktet arkelologjikeProfesor Ceka paraqet ilustrimin e një pafte reliev brezi prej bronzi, ku Kadmi paraqitettek enkelejtë lunkestë të liqenit të Ohrit dhe te enkelejtë veriorë Budva e sotme (po aty).Sipas tij, jehona e kësaj legjende ruhet edhe sot në mitologjinë shqiptare, ku Harmoniaquhet Feniçka, pra gruaja që vjen nga Fenikia. Profesor Ceka pohon se legjenda eKadmit, nuk ishte gjë tjetër veçse një reflektim fantastik i ngjarjeve reale që ndodhën nëshekullin V – IV tek enkelejtë. Dhe Herodoti që e njeh këtë ngjarje (V,61) na e saktësonse “kadmejtë, të dëbuar nga argasit, u strehuan tek enkelejtë”.

Në një artikull mjaft interesant të titulluar Figura e gjarprit Kadmik në bashet e anijeveilire, Profesor Moikom Zeqo përshkruan “se si anijet ilire kishin bashe me figura gjarpri”54. Anijet kështu paraqiteshin me identifikimin e veçantë, duke mbajtur në bash, formënzoomorfe të Kadmit. Njehsimi me gjarprin ka karakter totemik e mbrojtës. Anijettregojnë simbolikën e flotës, si përparësi ushtarake tek ilirët, por edhe kultin jetik tëmiteve detare, që lidheshin me hyun Redon. Profesor Zeqo informon se në vitin 1971,arkeologu shqiptar Bep Jubani zbuloi në lokalitetin Çinamak afër qytetit të Kukësit, nëShqipërinë verilindore, një monedhë të panjohur të Ilirëve të vjetër. Në anën e përparmetë kësaj monedhe është rafiguruar një burrë i panjohur me një kësulë me rreth të gjerë tëtipit iliro-maqedon (kausia), ndërsa në anën e pasme figuron një anije ilire, në të cilëndallohen mirë remtarët. Përmbi dhe nën anije lexohet mbishkrimi LABIATAN – emri ifisit të njohur ilir Labeate (Labeates), i cili i ka pasur vendqëndrimet e veta rreth liqenit tësotëm të Shkodrës. Duke e inkuadruar shfaqjen e kësaj monedhe në rrethanat politike tëviseve ilire jugore dhe duke e krahasuar atë me monedha të tjera të prera nga Ilirët në atëkohë, arkeologu Jubani ka arritur në konkluzionin se kjo monedhë e Labeatëve ështëprerë pas vitit 168 para e.s., pra pas rënies së kësaj pjese të bregdetit ilir nën pushtetinromak dhe në kohën kur shfaqet një monedhë tjetër e ngjashme me emrin e një fisi tjetërilir – Daorësve.

53 Ceka, Neritan. Ilirët, Tiranë, SHBLU, 2000, fq. 227.54 Zeqo, Moikom. Figura e gjarprit Kadmik në bashet e anije ilire, Revista Mapo, Nr. 170, 20 mars 2010,fq. 49 - 51

Page 45: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

29

Gjetja e monedhës labeate ka një rëndësi të shumëanëshme për historinë e Ilirëve. Nëekzemplarët e monedhës labeate shihet qartë se bashi i anijes së rafiguruar kishte trajtën enjë gjarpri. Përpara se të zbulohej monedha labeate nuk mund të thuhej me siguri se çfarështaze ishte ajo që qe rafiguruar në anijet ilire që shohim në monedhat e fiseve të tjera,qyteteve dhe mbretërve ilirë. Në fakt, gjarpri, pikërisht në këtë pjesë të bregdetit ilir kaqenë nderuar si totem i fisit, që në sistemin mitologjik të Ilirëve të atëhershëm ka pasurnjë vend qendror. Zona rreth liqenit të Shkodrës, ku Labeatët kanë pasur selitë e tyre, ipërkiste asaj cope relativisht të vogël të bregdetit ilir, në të cilin sipas Melas dhe Plinitjetonin “Illyrii proprie dicti”. Në të njëjtën linjë me arkeologun Ceka dhe Profesor Zeqoarrin në konkluzioin se sipas legjendës së përcjellë nga autorët e lashtësisë, Ilirët e morënemrin nga Yllyrios-I, hero eponim i fisit, i biri i Kadmit dhe Harmonisë. E gjithë kjopërrallë mitologjike është e lidhur me gjarprin. Kadmosi dhe Harmonia para se të vdesinu shndërruan në gjarpinj dhe në këtë trajtë vazhduan të jetojnë në Fushat Elize, ndërsa vetIllyrios-i, porsa lindi, u mbështoll nga gjarpri, i cili i dha një fuqi magjike.

Përtej interesit shkencor arkeologjik tematika mitologjike ilire ka frymëzuar dhe shumëshkrimtarë dhe poetë shqiptarë. Kështu e paraqet poeti Federik Rreshpja historinëmitologjike:

FenikasitFenikasit arritën në një port të panjohurdhe mësuan se perënditë qenë ndërruar.

Ky vend quhej Evropë, për nder të motrës së Kadmit,mbret i enkelejve, ilirëve hyjnore.

Pastaj ikën tutje dhe u bënë shpirtra në qiell.Vetëm anijet u kthyen në mirazhe. Si dhe më përpara,zotat nuk i pranonin shpirtrat e anijeve55.

2.2.3. New York Times – Nga pasardhës të Kadmit tek afganët e BallkanitNjë tjetër dëshmi interesante e lidhjes mes mitit të Evropës dhe ilirëve gjendet nëartikullin e prestigjozes The New York Times, publikuar më 14 dhjetor 1913, nga LucianWolf, gazetar anglez dhe historian. Artikullin e tij, ai e titullon “T’i quajmë shqiptarëtafganët e Ballkanit”, ku trajton përzgjedhjen e Princ Vidid për fronin e shqiptarëve,ndoshta një mister që më tepër se cilësive të Princ Vidit, i atribuohej suksesit të gruas sëtij, e cila shquhej për organizimin e mbrëmjeve muzikore. Kjo, sipas gazetarit Wolf, do tëndihmonte për të sjellë pak harmoni në “mosmarrëveshjet shqiptare”. Në këtë lojë fjalësh,gazetari britanik përmend se në këtë mënyrë do të ndodhte dhe një përsëritje kurioze ehistorisë, pasi “tradita shqiptare hapet me mitin e Kadmit dhe Harmonisë, prej të cilëvelindi Iliri, paraardhësi i gjithë shqiptarëve56”.

55 Rreshpja, Frederik. Fenikasit, https://www.scribd.com/doc/255078184/Rreshpja 2003.56 Wolf, Lucian. Call Albanians the Afghans of Europe, New York Times, 14 dhjetor 1913, fq. 28http://www.newspapers.com/newspage/20385375/

Page 46: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

30

Page 47: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

31

Artikulli “T’i quajmë shqiptarët afganët e Europës”Lucien Wolf i trembet faktit se Princi William i Vidit do ta ketë të vështirë t’i

drejtojë ata.Zgjedhja e tij një mister

Ndoshta për shkak të suksesit të mbrëmjeve muzikore të gruas së tij – sugjerohetnga një shkrimtar francez.

Londër, 1 dhjetor – në një artikull ndriçues në The Graphic Lucian Wolf jep disainformacione rreth Shqipërisë dhe Mbretit të saj të ri dhe korrigjon disa keqkuptimeaktuale.Z. Wolf pyet veten se cilat mund të jenë disa nga kualifikimet e Princ Vidit për fronin eshqiptarëve. Sipas tij, Princi William “me shumë gjasa nuk vjen nga shkolla romantike.Ata nuk inkurajojnë këto lloj gjërash në Potsdam”.

Një “mister i padepërtueshëm” është përshkrimi i z. Wolf sa i takon pushtetit tëpërzgjedhjes. Ai përsërit idenë e një gazetari inteligjent të Les temps i cili sugjeron qësuksesi i muzikalit të Princeshës “At homes/Në shtëpi” frymëzoi të pushtetshmit meidenë se ajo dhe burri i saj mund të ishin të mirëkualifikuar për të sjellë pak harmoni në“disonancat shqiptare”. Do të ishte, në çdo rast – thotë z. Wolf – një përsëritje kurioze ehistorisë, pasi tradita shqiptare hapet me mitin e Kadmit dhe Harmonisë, që lindën Ilirin,nga i cili morën emrin pasardhësit e të gjithë shqipëtarëve. Z. Wolf vijon:

“E vërteta, sigurisht, është se Princ Vidi, nuk është përzgjedhur për arsye se ai në një farëmënyre i është përshtatur detyrës së qeverisjes së shqiptarëve, por thjesht për arsye se aiështë i vetmi personazh i rangut princëror në Evropë që ka vullnetin të përpiqet dhe i cili,në të njëjtën kohë, nuk ngjall dyshime për Romën apo Vjenën apo as nuk nxit antipati tëndryshme tek fuqitë e tjera të mëdha. Kjo mund të jetë provë e një diskrecioni dhekurajoje dhe shpresohet që ashtu të jetë. Në fund të fundit nuk dihej shumë as përmbretërit e Rumanisë dhe Bullgarisë, kur ata u përzgjodhën për një karrierë të ngjashmedhe deri më tani këta të fundit ja kanë dalë që të mbajnë kurorat e tyre.

Megjithatë, nuk do të ishte e mençur të mbështetesh totalisht në këta precedentë për tëparashikuar fatet e Shqipërisë. Ai vend është totalisht i pangjashëm me Rumaninë dheBullgarinë apo me asnjë nga çifligjet e mëparshme të Perandorisë Otomane. Ngapikëpamja etnografike, sociale dhe historike, ajo (Shqipëria) i përket një bote tjetër. Nukka asnjë lidhje racore me sllavët apo helenët dhe kurrë nuk është nënshtruar nga turqit.Në një këndvështrim social vendi është ende nën një fazë tribale me një tendencërudimentare feudalizmi.

Ideja që ajo (Shqipëria) nuk ka qenë kurrë një komb dhe kurrë nuk mund të jetë ështëgjithsesi një zhgënjim. Në kohëra ka qenë po aq një komb sikurse ishte Anglia nënmbretërit Anghevin. Baronët e saj feudalë janë bashkuar më shumë se një herë kundraarmiqve të jashtëm, sikundër me Skënderbeun e madh dhe më tepër se një herë, janëdetyruar të jenë nën pamjen e një bashkimi kombëtar nga disa sundues te fuqishëm tëtyre, si për shembull Mehmet Bushati apo i famshmi Ali Pasha. Por, i gjithë ky ka qenënjë proces i brendshëm dhe jo i jashtëm.

Page 48: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

32

“Unë nuk kam asnjë dëshirë që të profetizoj të keqen për Princ Vidin, por nuk mund tëmos i trembem faktit se karriera e tij në Shqipëri do të ndjekë të njëjtin fat sikundërkarriera e Mbretit Oto në Greqi, Princit Couza in Moldavi, dhe Princit Aleksandër iBattenberg në Bullgari. E vërteta është se procesi i përshtatjes së sundimtarëve në fronetë reja është goxha empirik dhe si në rastin e kravatave të Bo Brumelit57 duhet të luftojëdrejt suksesit përmes një numri dështimesh.

“Shqiptarët nuk janë realisht një popull evropian në kuptimin etnik dhe social. Ata janëafganët e Adriatikut. Ata janë afganë, gjithashtu, në sensin politik, pasi çfarë kërkohetprej tyre nuk është dhe aq që të jenë njerëz të fortë dhe të pavarur, por që t’i shërbejnë njëlloj shteti neutral/tampon, duke u bërë nga njëra anë barrierë për sllavët dhe helenët dhenga ana tjetër duke mbajtur pezull ambiciet rivale të Austrisë dhe Italisë. Duke qenëkështu, problemi i qeverive të tyre mund të zgjidhet më së miri duke gjetur për ta njëAbdurahman autokton, i cili mund t’i qeverisë ata sipas planit afgan dhe me diçka nganocioni taktik i Abdurahmanit, sa i takon detyrimeve të tij ndërkombëtare”.

2.2.4. Shqiptarët: një histori midis Lindjes dhe Perëndimit

Sikurse del e qartë në artikullin e mësipërm, në paradigmën dikotomike Ne/Ata,shqiptarët, edhe pse vlerësohen për lashtësinë e ekzistencës së tyre, përsëri konsiderohentë përjashtuar/të huaj ndaj normave dhe rregullave etnike dhe sociale të Evropës.Diferenca nuk është aspak gjeografike, por sikundër pohon Aristoteli në dallimin Ne/Atateksa i referohej grekëve dhe persianëve, problemi qëndron në natyrën e tyre inkline ndajtë qënit të nënshtruar, ndaj një despoti.

Të njëjtën ide mbi pozicionin e paqartë të shqiptarëve në perceptimin e të huajve ndandhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili duke shpjeguar shkaqet historike të pozicionittë ndërmjetëm të shqiptarëve mes Lindjes dhe Perëndimit, shprehet se: “Thelbi i historisëmund të përmblidhej me dy fjalë: kalvari i rikthimit në Evropë. Një motërzim mëtrashendental do të ishte: rikthimi i shkabës së arratisur. Ky motërzim i afrohej më shumëthelbit të çështjes: bëhej fjalë për rikthimin e Shqipërisë në kontinentin mëmë.58” Rrethkëtij debati, mbi pozicionimin e Shqipërisë mes Lindjes e Perëndimit, Kadare ështëshprehur dhe në intervista të ndryshme ku thekson se mendimin e tij mbi këtë temë e kashkruar prej kohesh tek libri Mosmarreveshja. Sipas tij, me kalimin e shekujve, jo veç tëhuajt, por edhe shqiptarët vetë, gati – gati po besonin se Shqipëria nuk rrethohej më ngavise evropiane, siç ishte në të vërtetë, por ishte zhvendosur drejt daljes së kontinentit tëvet, në kufi me Azinë. Si e tillë, si hapësirë ndërprerëse apo urë kalimi aziatiko –evropiane, përftohej ajo që e kishte Azinë rreth një mijë kilometra larg. Ky status

57George Bryan "Beau" Brummell (7 qershor 1778 – 30 Mars 1840) ishte nje figure ikone ne mbreterineangleze sa i takon modes se veshjes per burrat . Ndër te tjera ai shte dhe mik i Pricit regjent dhe mbretit teardhshem George IV. Brummel percaktoi nje mode te re ne menyren e te veshurit te burrave qe dukej se upershtatej perfect atyre. Paraqitja bazohej ne nje pallto te zeze, pantallona te gjata, ne vend te atyre deri tekgjuri me corape, dhe mbi te gjitha nje kemishe e pater me nje kravate te lidhur me nyje te elaboruar. Aipretendonte se i duhej rreth 5 ore per te veshur dike. Stili i tij referohej dhe shpesh si dandism.58 Kadare, Ismail. Mosmarrëveshja: Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Tiranë, Onufri, 2010, fq. 23.

Page 49: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

33

gjysmak, ky as-as (As Evropë as Azi) nuk do t’i ndahej Shqipërisë edhe pas shembjes sëPerandorisë Osmane. Nuk ishte metaforë, por gërmadha e projektit makabër për shuarjene një kombi. (…) Ndryshe nga grekët dhe sllavët, që kishin mbrojtjen e tërthortë, të parëttë trashëgimisë bizantine, të dytët të farefisnive sllave, shqiptarët s’kishin askënd. Midisshpërfilljes dhe heshtjes, pa iu dhimbsur kujt dhe pa dëshmi ata pësuan një prej zezonavemë të mëdha që ka njohur bota: dergjën osmane.

Megjithatë, Kadare pranon se përtej faktorit të jashtëm, që ishte shpërfillja e fuqive tëmëdha dhe e fqinjëve, shqiptarët vuanin prej një tjetër “sëmundjeje” edhe më të rëndë, qëishte mosmarrëveshja e vazhdueshme që kishin me njëri tjetrin. Kështu ai shprehet:“Perandoria Otomane në rradhë të parë, grekët dhe sllavët, fill pas saj. Kishte kohë qëishin dhënë të gjitha shenjat se ishte një energji tjetër, më e keqe se kjo treshe zymtore, qëpengonte, por shqiptarët bënin sikur s’e shquanin dot. Dhe ishte e natyrshme të bëninashtu. Shpjegimi ishte i thjeshtë: pengesa kryesore ishin vetë ata.”59

Ndërkohë, një ndër tezat themelore që mbrohet në librin Shqiptarët: një histori midisLindjes dhe Perëndimit të historianit Oliver Jens Shmit është se: “Historia shqiptare....është “më normale”, domethëne më pak e jashtëzakonshme sesa e perceptojnë shqiptarët,por, gjithashtu, më pak “ekzotike” sesa pandehin shpesh fqinjët dhe të huajt e tjerë.60”.Shmit mbron tezën se: “Historia shqiptare, si histori Ballkani, ravijon mbivendosjetshoqërore dhe kulturore midis shqiptarësh e grekësh, sllavësh të jugut, romanësh tëBallkanit, turqish, por edhe italianësh, romësh dhe bashkësive mjaft të vogla hebree”61.Në mbështetje të kësaj teze, Shmit citon historianin kroat Milan fon Shuflaj (vonŠufflay), i cili në çerekun e parë të shekullit XX, zhvilloi tezën sipas së cilës “shqiptarëtpërbëjnë “monadën e Ballkanit”, meqë në historinë e tyre vjen e bashkohet në miniaturëkrejt historia e Ballkanit, që nga lashtësia, me elementet e veta të vjetra ballkanike, greke,romane, sllave dhe osmano-turke. Krishtërimi katolik e ortodoks, islami sunit dhe njëmbushullim urdhrash dervishësh vijnë e mblidhen këtu së bashku, në një rajon kufitarmidis botës ballkanike bizantino-osmane dhe hapësirës adriatike romane, që qe për njëkohë të gjatë venedike62”.

Bazuar në sa më sipër, nevojitet që së pari vetë shqiptarët të jenë më të ndërgjegjësuarrreth identitetit të tyre të lashtë e të pasur, për ta përcjellë më pas këtë larmishmëribashkëjetesash sociale, kulturore e fetare, si vlerë të shtuar në rrugën e tyre drejtintegrimit evropian.

59 Kadare Mosmarrëveshja, vepër e cituar, fq. 2060 Schmitt Oliver Jens Shqiptarët: një histori midis Lindjes dhe Perëndimit, (Die Albaner: Eine Geschichtezwischen Orient und Okzident), Muenchen, Verlag C.H.Beck oHG, 2012, K&B, fq. 1661 Schmitt, po aty fq. 1462 Schmitt, po aty fq. 14

Page 50: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

34

2.3. Nga miti në realitetin historik

Sikundër u shtjellua në kapitujt e mësipërm, aktualiteti i mitit si trashëgimi e përbashkëtkolektive ka përshkruar shekujt duke na hapur një dritare për të kuptuar sa afër ështëantikiteti në ditët e sotme. Çdo element i mitit është i rëndësishëm për të kuptuar sesi aika influencuar dhe vazhdon të influencojë, nëpërmjet imazheve impresionuese, konceptinqë evropianët kanë për vetveten. Ky tregim është domethënës për lindjen e një identitetiqë formohet në mënyrë dialektike. Bukuria dhe vërtetësia e mitit qëndron në dy imazhetkonfrontuese të Evropës, tek: hyjnorja dhe njerëzorja, joshja dhe dhuna, dëshira dhefrika, kufiri dhe jo kufiri, bukuria dhe shëmtia, jeta dhe vdekja. Reflektimi në kohë mbitrajektoren e formimit kulturor të idesë së Evropës, duke sjellë shembuj nga gjurmët elashta ikonografike, letrare apo historike, bën të mundur të largohet vëmendja ngaanalizat ekonomike apo tekniko – politike, duke u fokusuar tek rekuperimi i dimensionitkulturor të idesë së Evropës. Kjo, pasi sikurse u theksua në paraqitjet e mësipërme, idejae një Evrope të përbashkët nuk është fryt i një formimi të vonshëm, por i ka rrënjët nëkulturën e lashtë klasike greke, ku kontinenti ynë identifikohej me një vajzë, e cila vintenga një botë e largët, herë e konsideruar e ndryshme e herë antagoniste. Nga kjoparadigmë dualiste nisin më pas reflektimet në fusha të ndryshme.

2.3.1. Versioni i racionalizuar i mitit sipas Herodotit

Historianit të madh grek, Herodotit (484 – 425 p.K.) i njihet merita e kalimit ngalegjenda në shkencën e historisë. Sipas Profesor Xhiljonit: “Ky historian ёshtё i njohurpёr udhёtimet e tij tё shumta nё Perandorinё persiane, nё Athinё e nё Greqi, gjatё tёcilave mblidhte informacione dhe dёshmi.”63Në veprën e tij Historitë – një vepër prejnëntë librash dedikuar raporteve mes grekëve dhe persianëve nga shekulli i VII nëshekullin e V para Krishtit – ai ka përshkruar botën që rrethonte Eliadën në një seri“afreskesh” gjeografike e historiko – antropologjike, bukuria e të cilave ka mbetur e pandryshuar në shekuj. Nё versionin e tij, ai nuk paraqet një bashkim të hyjnorit menjerëzoren, por një version të racionalizuar të mitit, si tё ishte një rast i luftës “dhëmbëpër dhëmbë”. Duke ju referuar origjinës së emrit të kontinentit tonë, ai shkruan:“Për sa i përket Evropës askush nuk e di as nëse është e rrethuar nga ujërat, as nga e kamarrë emrin dhe as nuk është i njohur kush ja ka vënë emrin, vetem nëse dëshirojmë tëthemi se vendi e ka marrë emrin nga Evropa e Tiros: më përpara ka qenë pa emër si tëtjerat. Por kjo Evropë duket se e ka origjinën nga Azia dhe duket se nuk ka ardhur ngakjo tokë, që tashmë quhet nga Grekët Evropa, por ka ardhur nga Fenicia në Kretë dhe ngaKreta në Licia. Kaq mjafton për këtë argument që të përdorim emrat tradicionalë”64. Ai ireferohet kështu mitit antik të Evropës me origjinë fenikase.

Sipas tij, rrëmbimi i Evropës ishte incident i luftrave të lashta, të cilat karakterizoheshinnga rrëmbimi i grave. Në veprën e sipërpërmendur Histori, Herodoti përshkruan se: “Disatregëtarë fenikas ishin fajtorë për rrëmbimin e Io, vajzës së Inakut, të cilën e çuan nëArgo, Egjipt. Për t’u hakmarrë grekët, ndoshta nga Kreta, rrëmbyen vajzën e mbretit

63 Giglioni Gabriela Bodei, Erodoto e i sogni di Serse: L’invasione persiana dell’Europa, Roma, DonzelliEditore, 2002, fq 34.64 Sinani, Gjergj. Cikël leksionesh mbi historinë e idesë së Evropës (“Historia”, IV, 45).

Page 51: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

35

Agenor, Evropën. Ata e hipën vajzën nga Azia në një anije që kishte formën e një demi.Aziatikët (ose ndryshe të quajtur Trojanët, banorët e asaj që ne i quajmë sot Azia eVogël) u irrituan nga ky veprim dhe në këmbim rrëmbyen Helenën, gruan e Menelaut.Vëllai i Menelaut, Agamemnoni, formoi ushtrinë, kaloi detin dhe filloi luftën më tëpërfolur në historinë e Evropës, Luftёn e Trojёs”65.

Ky tregim është dhe në qendër të poemës omerike, ku përshkruhet se për të rimarrë gruane bukur të mbretit grek Menelau, rrëmbyer nga Paridi, bir i mbretit të Trojës, grekëtorganizuan një mision ushtarak kundër qytetit aziatik. Kjo tezë mbështetet dhe ngaHerodoti, i cili pohon se: “Deri në këtë pikë bëhej fjalë për rrëmbime mes një populli dhenjë tjetri; por, nga ky moment përgjegjësia e grekëve u rëndua, sepse ishin të parët qëngritën një ushtri kundër Azisë, përpara se Azia të ngrihej kundra Evropës. [....] që ngaajo kohë, gjithmonë, gjithçka që ishte greke konsiderohej prej tyre si armike. Meqëpersianët e konsideronin Azinë dhe popujt që banonin në të si gjë të tyre, me Evropën dheme botën greke në veçanti, besoj se nuk ka asgjë të përbashkët”66. Nga ky përshkrim delfare qartë se përballja konfrontuese mes Ne dhe Ata (Evropianëve dhe Aziatikëve) ka njëorigjinë shumë të lashtë.

Këtë version historik e gjejmë të pikturuar edhe në vazot greke, ku Evropa paraqitet si“molla e sherrit67” midis Grekëve dhe Trojanëve.

65Erodoto/Herodotus, Le Storie: Libro Primo, Torino, UTET, 2006, fq. 59 Herodotus (484-ca. 425 BCE).Herodoti është quajtur ndryshe dhe “Babai i Historisë”. Ai shkroi mbi konfliktin epokal midis grekëve dhePersianëve, ndërmjet 430 – 424 p.e.s. Titulli i veprës së tij “Historia”nënkupton “kërkimin”. Në vijim ajo ubë shkenca e historisë dhe nga latinishtja kaloi në gjuhët e tjera.66Erodoto, Le Storie, Vol.I, trad. di L.Annibaletto, Milano, Mondadori, 1963, fq.31[…] Da allora, sempre,tutto ciò che è greco è da loro considerato nemico. Poiché i Persiani considerano l'Asia e i popoli che viabitano come cosa loro; con l'Europa, invece, e con il mondo greco in particolare, ritengono di non avernulla in comune."67 Davies, Norman. Europe: A history, published in the United States by Oxford University Press Inc.,1996, fq. Xvi – Xvii.

Page 52: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

36

Mbi këtë dikotomi dualiste Izokrati, themelon në shekullin IV interpretimin e tij tëhistorisë helene, që do të shërbente si programi i tij politik. Në veprën Elozh për Helenënai shkruan se: “për shkak të saj ne u bëmë skllevër të barbarëve. Ne, falë saj, i shohimGrekët të bashkuar në një ndjenjë unike, aq sa të organizojnë një ushtri të përbashkëtkundër Barbarëve; shohim Evropën që të ngrejë për herë të parë një trofe fitoreje mbiAzinë68”. Përveç kësaj, fitorja paraqet për Izokratin një pikë kthese në histori, pasi deri nëatë kohë ishin Barbarët ata që emigronin drejt Greqisë, për t’u bërë zotër të qytetevegreke (sikundër rasti i Kadmit, vëllait të Evropës). Në vijim, mbizotëroi një lëvizje në kahtë kundërt. Ishin grekët ata që filluan të emigrojnë, duke pushtuar qytete e territore tëBarbarëve. Aleksandri i Madh, pushtuesi i Azisë, “ka gjithsesi një tjetër mision, atë tëbashkimit të Evropës me Azinë, jo vetëm për të ruajtur Hellenikon (si identitet grek), pormbi të gjitha për të përhapur helenizmin (si identitet kulturor më i gjerë)”.69

Sipas Herodotit, periudha në të cilën mund të ketë ndodhur ngjarja është e paqartë, pormund të thuhet se ka ndodhur rreth shekullit XVI – XIII p.K, periudhë në të cilënmendohet të jetë zhvilluar lufta e Trojës. Gjithsesi, pёr vetё periudhёn nё fjalё, pёr atongjarje legjendare apo historike, burimet e para të shkruara i kemi shumё shekuj më pas.“Historia e treguar nga Herodoti është më racionale, sepse ajo synon t’u përgjigjetçështjeve që shtron përmes interpretimit të dëshmive”70, megjithatë, vlen të theksohet sepërcjellja e dëshmive nga ana e tij është realiste dhe e paanshme, pra pa mbrojtur aspaktezën e superioritetit të Ne/Evropës. Nё librin e tij Miti i Kombeve Patrik J. Gery shkruanse: “Pёr Herodotin, traditat e skithёve, grekёve, egjiptianёve dhe tё persёve kishin tёgjitha tё njёjtёn vlerё. Çdo popull qё ai vёzhgonte i konsideronte zakonet e veta pa pikёdyshimi si mё tё shkёlqyerat dhe ai nuk bёri asgjё qё ta vinte nё pikёpyetje njё pikёpamjetё tillё”71. Nё kёtё mёnyrё, duke bёrё njё vlerёsim neutral tё kulturave, Herodotipёrfaqёson “para-orientalistin” nё kuptimin e zhvilluar nga kritiku letrar amerikan EduardW. Said, si njё “dallim ontologjik dhe epistemologjik i bёrё mes Lindjes dhePerёndimit”72. Fakti qё Herodoti refuzoi tё denigronte zakonet e tё tjerёve, i dha atijepitetin e “barbarofilit”73 (barbar fillimisht kishte kuptimin e njeriut qё flet pa pushim).Qёndrimi i tij interpretohet me faktin se, sipas mendimit tё tij, tё gjithё popujt ishin nё njёfarё kuptimi mё shumё pjesё e botёs natyrore, sesa pjesё e botёs historike. Kjo nёnkuptonse si tё tillё popujt nuk mund tё karakterizoheshin nga virtyte supremacie, por nga veçantipёrkatёse, nё pёrputhje me mjedisin natyror e gjeografik, ku zhvillonin jetesёn e tyre.

Sikundёr pohon dhe Patrik Gery vendosja gjeografike e popujve mori njё rёndёsi gjithnjёe mё tё madhe kur u shtuan kontaktet mes romakёve dhe barbarёve. Hartat e botёsromake u shtuan dhe u plotёsuan me shumё popuj tё rinj, Tё Tjerёt, sikurse do tёargumentohet nё kapitujt nё vijim, gjatё periudhёs sё Perandorisё Romake, do tёintegrohen brenda territoreve tё kёsaj Perandorie. Interpretimi i periudhёs sё rrёzimit tёPerandorisё Romake dhe i migrimit tё popujve do tё ndezё mё pas shkёndijёn e debateve

68 Isocrate Encomio di Elena, Milano, Editore La vita Felice, 2005, fq. 67.69 Hartog, Francois. Fondamenti greci dell’idea di Europa , Idee di Europa: Attualita’ e fragilita’ di unprogetto antico, Bari, Edizioni Dedalo, 1997, fq 2370 Sinani, Gjergj. Hyrje në filozofinë e Historisë, Tiranё, SHBLU, 1999, fq.1471 Geary, J. Patrick. Miti i Kombeve, Origjina mesjetare e Evropёs, Tiranё, OMBRA GVG, 2009, fq.9672 Said, Edward W. Orientalism, New York, Vintage Books, 1978, fq. 273 Geary vepër e cituar, fq 96.

Page 53: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

37

politike nё mbarё Evropёn. Popullsitё e sotme tё Evropёs, me gjuhёt, traditat dheidentitetet e tyre tё shumta kulturore dhe politike janё rezultat i kёtyre valёve migrimesh.Mjaft studiues pretendojnё se “periudha e migrimeve” mbaroi me fundin e mijёvjecarit tёparё. Ndёrkohё, qё Patrik Geri thekson se faza finale e saj arriti me ardhjen e popujveturq nё Greqi e nё Ballkan nga shekulli i trembёdhjetё deri nё shekullin egjashtёmbёdhjetё. Ndёrkohё, qё edhe sot, nё fillimet e mijёvjecarit tё tretё Evropa pёrsёripo pёrjeton pasojat e kёtyre periudhave migrimesh e madje po pёrballet me tё tjeramigrime. Ky fakt nxjerr nё pah domosdoshmёrinё e trajtimit tё temave tё tilla historike esociale, pasi pёrqasja me modele/paradigma tё pёrsёritura nё histori na ndihmon nёpёrcaktimin e mёnyrёs sё tё sjellurit duke evituar paragjykimet e stereotipet ndaj Tjetrit.Kjo pёrqasje i bёn evropianёt mё tё ndёrgjegjshёm se nё njё kёndvёshtrim historik tёdikurshёm Tjetri kemi qenё Ne apo anasjelltas.

E thёnё ndryshe, paradigma Ne versus Ata nisur qё nga gjeneza, pra nga mitologjia, qoftёajo njё histori fiktive apo reale, na ndihmon nё tё kuptuarit e raportit mes tё shkuarёs sёlargёt dhe tё tashmes. Falё kёsaj historie mund tё argumentojmё se popujt evropianё janёformuar si rezultat i proceseve komplekse ende tё papёrfunduara dhe nuk kanё qenё njёsifikse e tё pandryshueshme. Miti i Evropёs pёrfaqёson njё metaforё tё rёndёsishme tёmarrёdhёnies sё Evropёs (Ne) me Azinё (Ata), qё nё botёn Antike ishin mё unitare.Fillimisht, paradigma Ne/Ata ka formën e ndryshimit, por pa denigruar asnjë nga dypjesët e paradigmës. Pas Luftës së Trojës dallimet mes dy poleve të dikotomisë çojnë tekpërplasja për arsye të një supremacie e ndjenje superioriteti që Evropa (Ne) ndjen ndajAzisë (Ata). Megjithatё, sikurse pohon dhe Herodoti, kjo supremaci nuk ёshtё aspak elindur, por e imponuar, nga njё sёrё faktorёsh ekonomik, social, politik e kulturor.Ndёrgjegjёsimi pёr kёtё fakt do ta bёnte bashkёjetesёn mes kombeve dhe kulturave nëkontinentin tonë të lashtë shumё mё harmonik e paqёsor.

Page 54: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

38

KAPITULLLI III

Nga historia e mitit në antikitet tek historia e paradigmës së Evropës në periudha tëndryshme historike

Rënia e Perandorisë Perëndimore Romake (476 pas Krishtit) konsiderohet kryesisht sifundi i Antikitetit dhe fillimi i Mesjetës, periudhë në të cilën shfaqet dhe Rilindjaevropiane, rreth vitit 1300. Në mesin e shekullit të XV shpikja eshtypshkronjës revolucionarizoi komunikimin, duke i dhënë fund Mesjetës dhe duke hyrënë kohët moderne dhe Revolucionin Shkencor. Nga mesi i shekullit të XVIII, dijet egrumbulluara dhe avancimi i njohurive teknologjike shënuan fillimin e RevolucionitIndustrial.

Historiku i paradigmës Ne/Ata do të analizohet sipas ndarjes kohore të sipërpërmendur,duke konsideruar ndryshimet në modelin paradigmatik në periudha e realitete tëndryshme sociale dhe historike.

3.1. Paradigma e mitit në periudhën e Antikitetit (deri në shekullin e V)

Fillimisht, vepër e mendimit grek antik ishte të tregonte se çfarë është Evropa, duke edalluar nga Azia dhe nga kontinentet e tjera. Karakteristikë e kësaj periudhe është seEvropa nuk përcaktohet asnjëherë nga vetvetja, por në raport me diçka tjetër. Kështu,Hesiodi (770 p.K.), në veprën e tij Teogonia e përshkruan Evropën si “motrën e Azisë”,ndërsa Ovidi tek Metamorfozat si “mbesën e Libisë”. Megjithatë, Evropa nukpërkufizohej nga kufij fiks gjeografikë, të cilët të përvijonin një botë “Tjetër jo-evropiane”. Nga pikëpamja konceptuale, por edhe gjeografike, Evropa ishte e lidhur meAzinë përmes nocionit të Euroazisë, si një hapësirë kontinentale e pashkëputur. Madje,sikurse theksojnë dhe studiuesit Kampel dhe Sherard: “Greqia ishte e lidhur shpirtërishtdhe kulturalisht me Lindjen dhe përpjekja për të larguar apo për të mohuar trashëgiminëlindore gjithnjë ka implikuar një zbehje dhe një përkeqësim të vlerave shpirtërore dhekulturore të Greqisë74.” Mitologjia greke, sikundër pamë në kapitujt e mësipërm, eparaqet Evropën si vajzën e mbretit të Tires, të ardhur nga brigjet aziatike. Kjo nënkuptonse në përvijimin e trashëgimisë evropiane nga Antikiteti, duhet së pari të nisim ngaanaliza e rrënjëve domethënëse Lindore të Evropës, duke qenë se sikundër u pohua pakmë sipër, Evropa dhe evropianët janë përvijuar e përkufizuar nga përballja meTjetrin/Azinë. Hipokrati, mjeku grek që ka jetuar rreth viteve 460 – 377 p.K., në veprën etij kryesore, Traktatin Për Ajrin, Ujrat dhe Vendet, përshkruan raportet mes njerëzve dheambientit, duke reflektuar mbi ndryshimet fizike dhe karakterin e njerëzve që jetonin nëAzi dhe në veçanti në Evropë, por pa theksuar superioritetin e Ne ndaj Ata. Ai shkruan:“Unë pohoj se diferenca mes Azisë dhe Evropës është shumë e madhe sa i takon natyrëssë të gjitha gjërave, asaj që lind nga toka dhe nga njerëzit. Gjithçka në Azi është më ebukur dhe më e madhe, vendi është më civil dhe njerëzit kanë karakter dhe tradita më tëbuta. Shkak është ekuilibri mes stinëve: Azia, në fakt është qendra e dy pikave ekstreme

74 Campell, J. & Sherrard P. The Greeks and the West, tek R. Iyer Edition, The Glass Curtain between Asiaand Europe, London , Oxford University Press, 1965, fq. 71

Page 55: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

39

në të cilën lind dielli, dhe është më larg nga i ftohti. Zhvillimi dhe qytetërimi janë tëpranishëm si në asnjë vend tjetër dhe kjo ndodh kur asgjë nuk predominon me dhunë, porka një ekuilibër që imponohet mbi gjithçka. …Njerëzit janë të ushqyer mirë dhe tëpashëm në paraqitje, të gjatë në fizik dhe me shumë pak diferenca, si në paraqitje ashtudhe në shtat”.75

Në vijim Hipokrati përshkruan dhe karakterin e njerëzve duke dalluar se:“Sa i takon mungesës së tyre të pasionit e të kurajos – aziatikët janë më pak luftarakë seevropianët – stinët janë shkaku kryesor…..Por jo vetëm për këto arsye që, në gjykimintim, aziatikët janë jo luftarakë, por edhe për shkak të institucioneve politike. Pjesa më emadhe e Azisë qeveriset nga mbreti dhe ku njerëzit nuk janë padronë të vetvetes, tëpavarur, por varen nga padroni, nuk mendojnë të stërviten për luftë, por bëjnë tëpamundurën për të mos u dukur luftarakë”76.

Qartazi në antikitet raporti mes Evropës dhe Azisë apo mes modelit Ne/Ata nuk ishtethjesht dhe vetëm antagonist. Në mbështetje të këtij argumenti studiuesi Tomas W.Galant nuk pajtohet as me faktin se Lindja dhe Perëndimi u bënë dy entitete tëpapajtueshme me njëra tjetrën në vijim të konfliktit të madh mes Perandorisë Persianedhe aleancës së shteteve greke. Përgjithësisht besohet se humbja e ushtrisë persiane në479 p.K. siguroi që “despotizmi oriental” të konsiderohej si një fenomen Lindor dhe qëshoqëria greke të vazhdonte të zhvillonte ideale dhe institucione që do të krijonin bazattek të cilat do të ngrihej qytetërimi Perëndimor. Por, një ekzaminim më në detaje tregonse sa i thjeshtëzuar dhe jo i drejtë është ky këndvështrim. Për Galant: “Luftrat Persianenuk ishin një përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit dhe as një konflikt midis Grekëvedhe Persëve. Në ushtrinë perse kishte luftëtarë nga Lindja e Mesme, Levanti, Azia eVogël dhe Ballkani. Madje kishte më shumë grekë që luftonin për ushtrinë perse sesakundra saj. As humbja e persëve madje nuk shkaktoi një ndarje të thellë midis Lindjesdhe Perëndimit. Tregëtia që u përhap nga Mesdheu dhe Deti i Zi vijoi të lidhte persët meshtetet greke.77”

Megjithatë, Grekët e konsideronin vendin e tyre si qendra e tokës edhe pse Greqia nukishte as në Evropë e as në Azi. Pas grekëve ishin Romakët ata që e vendosën veten nëmes të botës. Madje për ta, Evropa dhe Azia ishin zona të një rëndësie të vogël, përtejshkëlqimit të Perandorisë. Evropa ka qenё e pёrfytyruar me njё dozё tё fortёeurocentrizmi, ndërsa Lindja stigmatizohej si e nënshtruar edhe nga poetёt latinё tёperiudhёs augustiniane, si Ovidi dhe Horaci. “Edhe kur konflikti Lindje – Perëndim urihap fuqishëm në kulmin e periudhës romake, ky konflikt u konkretizua në ndeshjenndërmjet Augustit, nga njëra anë dhe Antonios e Kleopatrës nga ana tjetër. Kështu,Horaci, duke i kënduar fitores, ekzalton dështimin e lindores Kleopatra dhe aludon se nërast se do të dështonte Roma, Lindja do të shfaqej me trupa skllevërish dhe Eunukësh tëgatshëm për t’ju përgjigjur me dëshirë despotit”78.

75Ippocrate, Arie, acque, luoghi, Cap. 12, Venezia, a cura di L. Bottin, 1986, fq.69.76 Ippocrate, Cap 16, fq. 12777 Gallant, Thomas W. Europe and the Mediterranean, in Europe an Asia Beyond East and West, NewYork, Routledge/European Sociological Association studies in European societies, 2006, fq. 123.78 Sinani, Gjergj. Leksione mbi Historinë e idesë së Europës

Page 56: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

40

Kjo kundërvënie Evropë - Azi, sipas Profesor Sinanit, do të ketë një jetëgjatësi tëshkurtër, sepse fitoret e Aleksandrit të Madh do të krijonin të ashtëquajturin“ekumenizëm helenik”, që më vonë do të shndërrohej në ekumenizëm romak. Ky i funditedhe pse ndërkontinental nuk do të gjente përballë njëri - tjetrit binomin paradigmatik tëEvropianit dhe Jo –Europianit, por romakun dhe barbarin. Në fakt, Perandoria Romakedo të formonte të ashtëquajturën njësi ndërkontinentale perandorake, ku përballja më erëndësishme do të ishte ajo mes romakëve dhe barbarëve. Megjithatë, elementet epërbashkëta që do të karakterizonin këtë periudhë ishin gjuha e feja dhe jo përkatësiaterritoriale. Në ato shekuj, u përhap një organizim i përbashkët politik, social, si dhepërdorimi i gjuhës latine. Ndërkohë, Perandori Romak Teodosi I, i quajtur ndryshe ngashkrimtarët e krishterë si Teodosi i Madh, « kishte shpallur në vitin 380 krishtërimin si feshtetërore, unike dhe të detyrueshme »79. Pas vdekjes së tij, në Milano më 395,Perandoria u nda nga pikëpamja administrative në pjesën perëndimore dhe në atë lindore,duke thyer kështu unitetin mesdhetar. Kjo ndarje vijoi progresivisht të bëhej më edukshme për shkak të rivalitetit midis Perandorëve të dy pjesëve : nga njëra anëPerëndimi i qëndroi besnik traditës romake, ndërkohë që Bizanti afirmohej gjithnjë e mëshumë si ndjekës i traditës greke.

Dyndjet barbare provokuan një proces shkatërrimtar politiko-juridik, e megjithatëbarbarët gradualisht u asimiluan nga trashëgimia civile e Romës dhe u konvertuan, ndërsalatinishtja mbizotëroi. Në kuadrin e kësaj panorame lindi një uniformitet i ri politiko -shoqëror, siç ishte feudalizmi. Evropa qëndrore arriti të marrë në këtë mënyrë formën enjë kontinenti/bashkësie me vlera morale, duke tejkaluar dallimin tradicional mesromakëve dhe barbarëve. Madje mund të pohohet se kjo paradigmë dikotomike kishtehumbur paksa nga pesha e saj konfrontuese dhe vendin e saj e kishte marrë më fuqishëmparadigma Lindje/Perëndim, sikundër gjatë shekullit të V para Krishtit. Gjithsesi, dalliminë këtë rast ishte se Perëndimi përfshinte popuj të panjohur për grekët e shekullit të V-tëp.K. dhe madje përjashtonte Greqinë, e cila tashmë konsiderohej si pjesë e Lindjes.

3.1.1. Perandoria Romake – djepi i identitetit evropian

Perandoria Romake konsiderohet nga disa mendimtarë si djepi i parë i identitetitevropian, duke ofruar një lloj forme për bashkimin e ardhshëm të Evropës. Në librin e tijËndrra e Romës, (The Dream of Rome) Boris Xhonson synon të nxjerrë në pah se «unitetii Evropës, si një trup dhe një mendje e vetme, ka ekzistuar që në kohët e PerandorisëRomake»80. Ai thekson se Perandoria Romake krijoi një Evropë bazuar në një qytetërimheterogjen dhe një identitet të vetin, duke e krahasuar atë me dështimet që po përjetonBashkimi Evropian sot. Autori vë në dukje se perandoria më jetëgjatë në histori,Perandoria Romake shtrihej nga Skocia në Libi, nga Portugalia në Irak dhe pati njëjetëgjatësi prej gati 400 vjetësh. Sipas Xhonson, ëndrra e Romës ka vijuar e ende vazhdontë jetojë tek liderët evropianë përmes shekujve nga Karli i Madh tek Napoleoni eMusolini, të cilët, ndonëse u përpoqën, përsëri dështuan që të arrinin atë çka kishte arritur

79 Rebenich, Stefan. Gratian, a Son of Theodosius, and the Birth of Galla Placidia, Historia 34,Wiesbaden, Steiner Publishing House, 1985, fq. 372.80 Johnson, Boris. The Dream of Rome, New York, Harper Perennial; New Ed edition, March 2007, fq. 3

Page 57: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

41

Perandoria Romake.

Në fakt, për rreth dy deri në treqind vjet Romakët mblodhën në Perandorinë e tyrepothuaj gjithë civilizimin e lashtë. Në lindje, Egjipti, Greqia, Azia e Vogël dhe Siria ubënë provinca Romake. Në Perëndim, ajo çka është sot Tunizia, Algjeria, Maroku,Spanja, Portugalia, Franca, Zvicra, dhe Anglia ishin të tjera shtete ku Romakët ishin« agjentë civilizimi ». Në këto territore latinishtja u bë gjuha dominante e folur. Popullsiae Perandorisë përbëhej nga grupe etnike e kultura të shumta dhe për romakët linjat egjakut nuk ishin aspak të rëndësishme. Ata besonin se kushdo mund të ishte qytetarromak për sa kohë "ecte tek e ecshmja dhe fliste çka duhej të flitej", pa patur rëndësi sekujt besimi i përkiste, apo çfarë forme e ngjyre kishte. Edhe oratori grek Aelius Aristidesshkruante se: ”Roma e vitit 200 ishte vërtet një qytet i botës, pasi çdo gjë që rritet dhekrijohet mes njerëzve nuk mund të mos jetë e pranishme kudo, në çdo kohë e mebollëk...qyteti duket si një lloj perandorie gjigande e botës”81. Ajo që ishte e rëndësishmeishte besnikëria ndaj kultit të Perandorisë. Ligji Romak favorizonte shtetin apo interesinpublik më tepër sesa interesin individual. Në këtë mënyrë, del qartë se paradigma Ne/Atagjatë periudhës së Perandorisë Romake është ajo e unitetit në diversitet. Diversiteti dhetoleranca janë ngushtësisht të lidhura me hibridizimin.

3.2. Dominimi i besimit të krishterë në Mesjetë (Shekulli V – XV)

Nëse në shekullin e V – IV p. K. Perëndimi përbëhej nga grekët dhe Lindja nga persianët,në Mesjetë Perëndimi formohej nga vendet në perëndim të detit Adriatik, ndërsa Lindjanga vendet në lindje të tij, përfshirë edhe Greqinë dhe ndarja në të krishterë dhe paganëmbetej thelbësore. E thënë ndryshe, në Mesjetë pika e takimit ishte përkatësia nga ana epopujve të Perandorisë së Shenjtë Romake në besimin e krishterë, ku vihet re një kalimnga res publica romana në res publica cristiana, edhe pse Evropa ende nuk kishte njëfizionomi të sajën, pasi koncepti që sundonte në Mesjetë ishte ai i chritianitas dhe jo iEvropës. Gjithsesi, vlen të theksohet se në këtë periudhë rishfaqen tendencat eunitarizmit, pra të bashkimit nën dy pushtete drejtuese që ishin Perandori (që kishtepushtetin tokësor) dhe Papati (që kishte pushtetin shpirtëror). Ndërkohë që, Perandoria eLindjes nuk përbëhej vetëm nga muslimanët, por edhe nga greko – ortodoksët dhe përkëtë arsye, ndarja u bë dhe më e thellë. Jashtë orbitës civile mbetej Evropa Qendrore, kubanonin kombet barbare dhe autorët ngrinin si kufi Danubin, që të frenonte vrullin ebarbarëve. Nga ky bllok përjashtohej Gadishulli Ballkanik, i cili edhe pse përfshihej nëEvropën fizike e gjeografike nuk kishte unitet moral, fetar dhe politik. Kjo është arsyejapse koncepti civil nuk korrespondon me atë gjeografik.

Në vitin 636 Isidoro di Sivilia (636) shqyrton etimologjinë e termit Evropë në veprën e tijEtynologiae, bazuar në pozicionin gjeografik të kontinentit, sipas ndarjes Lindje -Perëndim. Isidoro ishte i bindur se kuptimi i gjërave fshihej tek etimologjia e fjalëve që ipërcaktonin. Analiza e tij nisej nga një rindërtim etimologjik i kujdesshëm i fjalës, dukeanalizuar dhe domethënien e kontinenteve. Ai e ndante tokën në tre kontinente, bazuar në

81 Aristides, Aelius. Roman Oration, in James H. Oliver The ruling Power: A study of Roman Empire in theSecond Century after Christ through the Roman Oration Aelius Aristides, Vol. 43, Part. I, Transactions ofthe American Philosophical Society, Philadelphia, New Series, 1953, fq. 879.

Page 58: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

42

librat e Herodotit, ku gjysma lindore e tokës zihej nga Azia, më pas vinte pjesaperëndimore që përbënte Evropën dhe Afrika. Kjo ndarje në tre pjesë e Isidoros kishte tënënkuptuar dhe një simbolizëm të krishterë në formën e T. Në përshkrimin për Evropënai shprehet se:

«Evropa. Pas Azisë duhet ta drejtojmë vëmendjen tek Evropa. Evropa ishte bija eAgenjorit, mbretit të Libisë; e rrëmbyer nga Zeusi nga Afrika u dërgua në Kretë dhe pjesae tretë e botës mori emrin e saj. Agenjori ishte bir i Libisë, nga e cila thuhet se e merremrin Libija, pra nga Afrika: nga kjo rrjedh se fillimisht Evropa e ka marrë emrin ngaLibija. Evropa gjendet në pjesën e tretë të sferës tokësore dhe fillon nga lumi Tanai, dukezbritur në perëndim përgjatë Oqeanit perëndimor deri në kufij me Spanjën; pjesa lindoredhe jugore e saj fillon nga Ponto përgjatë brigjeve të detit Magnum dhe arrin deri nëishujt e Gades” 82.

Nga përballja fizike filluan diskutimet mbi pozicionin gjeografik, si dhe mbi ndryshimetkulturore, morale dhe politike ndërmjet Evropës dhe jo-Evropës. Kjo ndarje e botës nëEvropë, Azi dhe Afrikë në mendjen e shkrimtarëve dhe poetëve të kohës bënte që Evropatë veçohej si një unitet i veçantë moral dhe në mendjet e tyre qendra të ishte PerandoriaRomano-Gjermanike. Për mendimtarët e kohës, Greqia ishte lindja e Evropës dhe djepi iqytetërimit. Ndërsa, Gjermania dhe Anglia ishin prurje të reja të Evropës. Vlen tëtheksohet se kryqëzimi etnik dhe kulturor ishte përgatitur nga një periudhë e gjatë eshkëmbimeve kulturore paqësore gjatë shekujve të fundit të Perandorisë Romake. Në këtëkuptim, nocioni i Evropës si bashkëjetesë e diversiteteve, sikundër pohon historiani MarkBloh në 1935, krijohet në Mesjetë. Ai shkruan se: “Evropa lindi pikërisht atëherë kur raPerandoria Romake. Evropa, si entitet njerëzor, ishte krijim i Mesjetës së vonshme.Pushtimet gjermanike i afruan popujt gjermanë me elementet perëndimore të Perandorisësë vjetër83.” Hibridizimi i madh i Evropës ka qenë një proces i gjatë, i përbërë ngalëvizje/transferime njerëzish, teknikash, besimesh, idesh të ardhura nga dy anët ePerandorisë. Historiani Lucien Febvre, referuar Evropës së Mesjetës së Vonë, deklarontenë 1945 se: “Edhe një herë historia po e konfirmon se nuk është pjellore raca e pastër, porajo e papastër (nëse, sipas tij, kjo fjalë ekziston); nuk është ndarja e gjakut, por përzierja egjakut84”.

Frankët, si popullsi gjermanike fillojnë të marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe ngashekulli i V-të e në vijim. Por, sikundër u theksua dhe më sipër, rivalitetit politik i shtohetedhe ai fetar që lidhej me qëndrimin pro ose kundër primatit të Romës. Besohej se pjesaperëndimore qëndronte më lart kulturalisht dhe moralisht, sepse mbështetej në traditën e

82 Hispalensis Isidori Episcopi Etymologiarum sive originum libri XX, Oxford, a cura di W.M. LINDSAY,2 vol., 1911, fq. II. Ky ishte një nga tekstet kyç për transmetimin e kulturës antike tek bota mesjetare.Vepra konsiderohet si një “enciklopedi” e shtatë arteve: gramatikë; dialektikë, retorikë, aritmetikë,gjeometri, astronomi dhe muzikë, si dhe përshin njohuri nga shumë fusha të dijes njerëzore, si mjekësia,arkitektura, drejtësia e gjeografia.83 Le Goff, Jacque. Europa alle radici di una civilta’ meticcia, Corriere della Sera, 8 giugno 2000, fq. 33.84 Febvre, Lucien. Migrations et errances, Fjala e mbajtur në 1945 citohet në Forumin e organizuar nëselinë e UNESCO në Paris, në 2000. «Une fois de plus, l'histoire se confirme: ce n'est pas la pureté, c'estl'impureté raciale (si ce mot a un sens) qui féconde; ce n'est pas la séparation de sangs, mais le mélange desangs» www. academie-universelle.asso.fr..

Page 59: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

43

Romës. Ideja e kësaj supremacie është mjaft e rëndësishme, pasi do të rimerret ngahumanistët dhe rilindasit evropiane, të cilët do t’i japin një interpretim botës klasike nëfavor të glorifikimit të njeriut dhe arsyes. Në gjithë këtë diskutim, Bizanti qëndronte largtraditës Romake, dhe nuk bënte pjesë në traditën perëndimore. Kontrasti i tyre bëhet më iqartë me kalimin e kohës. Për më tepër, që nga viti 968 në Itali filluan shkrime, të cilatbënin madje një dallim edhe brenda vetë perëndimit, si për shembull ndërmjet popullsisëgjermanike dhe asaj romake, ku vihej re se gjermanët kishin një përbuzje ndaj romakëve.Megjithatë, përsëri kontrasti mes Lindjes dhe Perëndimit vijonte të ishte më i mprehti.Lindja (Ata) përsëri konsiderohej si e pazhvilluar, sepse aty kishin lindur të gjithaherezitë, ndërsa (Ne) Perëndimorët, të përfaqësuar nga Papati, simbolizonin ata që kishinshpëtuar Lindjen nga herezia. Kjo kundërvënie do të vazhdonte deri me ardhjen epushtimeve otomane. Kështu Lindja dhe Perëndimi fillojnë që të marrin përcaktime tëqarta dhe termi Perëndim shikohej si ekuivalent i Evropës sidomos për mendimingjerman, të cilët, pas rënies së Perandorisë Romake, nxorrën në qarkullim një shprehjetjetër ekuivalente me Evropën që ishte “Komuniteti Romano-Gjermanik”, i konsideruar sii kundërt me botën Lindore. Ballafaqimit të termave frankë dhe latinë kundrejt grekëve ikorrespondonin karakteristika të kundërta morale, duke bërë të profilizohen kështu dybotë të ndryshme. I tillë ishte dhe opinioni i të tretëve apo i thënë ndryshe i botës arabe,përfaqësuesit e së cilës i shikonin grindjet e brendshme të botës së krishterë duke nxjerrëdhe karakteristika të frankëve dhe grekëve. Vdekja e Profetit Muhamed në vitin 632 upasua nga një valë e furishme ekspansioni islamik, teksa fise arabe u derdhën jashtëgadishullit arabik dhe mbushën Palestinën (përfshirë Jeruzalemin), Sirinë, Irakun, Iranindhe Egjiptin me një shpejtësi të pazakontë. Studiuesi Lokard përshkruan se “Anijet arabelundruan në Mesdhe duke marrë Qipron në vitin 649, Kartagjenën, në 698, Tunizinë në700, dhe Spanjën në 711 – 720. Në 732 ekspansioni islamik ne Evropë u ndal në jug tëFrancës, falë një kombinimi forcash mes të krishterëve, të drejtuara nga Karl Martel.”85

Në shekullin që pasoi, ritmi i këtij ekspansioni u ngadalësua disi, por ai gjithsesi vazhdoiaq sa në mesin e shekullit VIII bota myslimane shtrihej nga lumi Indus dhe kufijtë eKinës në lindje, përgjatë Afrikës veriore deri në Spanjë dhe Francën jugore në perëndim.

Kështu, në shekullin e VII u zhvillua një kundërvënie e re mes Evropës dhe Azisë qëkishte për protagonistë qytetërimet arabo – islamike dhe perëndimin e krishterë. Përballështytjes ekspansioniste arabe drejt Evropës Perëndimore në shekullin VIII rishfaqet njëndërgjegje e përbashkët, siç dëshmohet nga përdorimi i mbiemrit "evropian" në veprën enjë murgu spanjoll S. Isidoro. Ai shkruante se: “Fituesit evropianë të Betejës së Poitiers(732) të drejtuar nga Karl Martelo, fituan mbi arabët duke mbrojtur dhe siguruarmbijetesën e një qytetërimi” 86. Gjatë betejës së Poitiers fjala “Europeenses (medomethënien Evropianë) u përdor për t‘ju referuar koalicionit të Karl Martelit kundraarabëve“.87 Megjithatë, ekzistojnë disa kritika ndaj pretendimeve për rolin unifikues tëPerandorisë Franke, pasi ajo nuk mbulonte gjithe Evropën, duke qenë se bashkëjetonteme territoret e mbetura romake në Lindje. Evropa politike, kulturore dhe morale e shihteveten gjithnjë e më tepër të lidhur ngushtë me hapësirën Karolinxhe (Karli i Madh ishte

85 Lockard, Craig. Societes, Networks and Transitions: a global history, Boston, Wadsworth CengageLearning, 2010, fq. 25186 Roy, Jean-Henri & Deviosse, Jean. La Bataille de Poitiers, Parigi, Gallimard, 1966, fq. 175.87 Wilson. Keith and Van der Dussen J. The history of the idea of Europe, London, Routlege, 1995, fq. 26.

Page 60: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

44

nip i Carlo Martello) dhe në themel të saj qëndronte jo vetëm kontrasti me fuqinë arabe,por edhe ndjenja e unitetit të besimeve fetare dhe kulturore. Nëse i rikthehemi edhe njëherë binomit i krishterë-evropian, vëmë re se ai do të arrijë kulmin e tij politik mekurorëzimin si perandor të Karlit të Madh, në 800. Nga një pikëpamje politike nëshekullin IX Karli i Madh u identifikua si “babai i Evropës88”, pasi territoret nëndominimin e tij përfaqësonin “zemrën e Evropës”, sikundër ishin Italia, Franca dheGjermania. Nën sundimin e Karlit të Madh u konsolidua ideja e lidhjes mes Evropës dhePerëndimit, duke ndërtuar një identitet evropian nga i cili ishin të përjashtuar Bizanti,perandoria dhe popujt e tij satelit. Po kështu, u forcua dhe lidhja mes Evropës dhe Kishëssë Romës, e cila gjithnjë e më shumë identifikohej si perëndimore. Krishtërimi bëhet nëkëtë mënyrë një koncept sa universal aq edhe perandorak.

Për të tjerë autorë, periudha e Karlit të Madh (karolinxhe) nuk mund të konsiderohet sipikënisja e procesit të integrimit evropian dhe mund të përkufizohej më mirë si fillimi injë epoke specifike historike, e karakterizuar nga përpjekjet e tij për të kombinuar sëbashku trashëgiminë klasike romake me Krishtërimin89. Ndërkohë, duke u nisur ngashekulli i X-të formimi gradual i një serie elementesh kulturore, politike e fetare tëpërbashkëta të popujve e mbretërive të ndryshme në Evropë u shoqërua paralelisht meforcimin e ndjenjave nacionaliste. Kjo dialektikë e pazgjidhur mes disa vlerave tëpërbashkëta dhe mijëra diversiteteve nacionale e lokale ishte trashëgimia që Mesjeta i lashekujve në vijim. Në kulturën e Mesjetës së vonë, kryesisht pas përkthimit të veprave tëAristotelit nga William i Moerbeke (1215-1286), paradigma e mendimit Aristotelian urizbulua dhe u vlerësua përsëri. Kjo bëri që ndikimi i klasifikimit të tij mbi atributet edespotizmit oriental të rritej dhe të zhvillohej. Identifikimi gjeografik i zonave aziatike,bënte që ekzistenca e një despoti të konsiderohej si diçka e natyrshme dhe në përputhjeme karakterin e popullit. Kjo u cilësua si një shenjë e ndryshimit cilësor mes shoqërisë epolitikës evropiane dhe asaj aziatike, duke rikthyer kështu të njëjtin botëkuptimsuperioriteti të Ne ndaj Ata.

3.2.1. Kryqëzatat në emër të Christianitas

Duke filluar nga 1054, me shkëputjen e Lindjes nga Kisha e Romës, kemi përsërindryshim të aktorëve të paradigmës dhe përballja më e madhe bëhet përsëri ajo mesPerëndimit dhe Lindjes. Tashmë vetë grekët konsiderohen si heretikë, jo të krishterë tëvërtetë, pak më pak të rrezikshëm se Turqit. Për më tepër, Evropa nuk kishte ende njëfizionomi të sajën morale e territoriale. Universalizmi i krishterë ishte i tillë vetëm nëpushtet, por nuk ishte i shtrirë gjeografikisht duke u identifikuar kështu me botën e vjetër.Në Mesjetën e hershme termi Evropë shfaqet në disa letra, punime dhe monografi, porishte përdorur rrallë. Kuptimi ishte i paqartë dhe kufijtë të paidentifikuar. Kjo ishteperiudha kur kultura evropiane ishte në lëvizje. Ishin peshkopët, priftërinjtë, murgjit,murgeshat, dhe të tjerë përfaqësues të Kishës së Krishterë, të cilët arritën të ndërtonin njëshoqëri të re përmes ligjeve të shkruara. Kisha zuri një pozicion kyc në krijimin e njëshoqërie të lidhur nga ligji. Shumë nga shpirti human që formësoi identitetin evropian tësotëm është rrënjosur në kulturën klerikale të krishterë. Në fakt, Papa Innocenzo III,

88 Barbero, Alessandro. Carlo Magno. Un padre dell’Europa, Roma, Laterza Editrice, 2006, fq.86.89 Mikkeli, Heikki. Europe as an idea and an Identity, Basinstoke, Palgrave Publishers, 1998, fq. 27.

Page 61: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

45

(1198 – 1216) vë theksin në diskutimet e tij mbi një komunitet të krishterë territorial,madje dhe duke tentuar të bashkojë Kishën e Romës dhe atë të Kostandinopojës.Formulat e propozuara nga ai, si nëpër predikime ashtu dhe në letra vënë theksin në samë sipër. Ai thekson se “Pietri është i vetmi që është thirrur për të shijuar plotësinë epushteteve”. Në këtë kontekst ai propozon një koncept kyç, atë të christianitas, i ciliimponohet gjatë viteve 1200 pikërisht nga Inoçenco III, sipas të cilit, Papa është “nevojëdhe domosdoshmëri për të gjithë të krishterët”, si përfaqësues të christianitas/shoqërisësë krishterë.

Shembull tipik i qëndrimit radikal të krishterë janë kryqëzatat e shekujve XI-XIII. Tetëkryqëzatat u ndërmorën për të çliruar apo pushtuar, (në varësi të këndvështrimit)Jeruzalemin, djepin e universalizmit të krishterë.

Kryqëzata e tretë (1189-1192) shprehu qartë thelbin për të unifikuar KrishtëriminEvropian, pasi apelit të Papa Klementit III për pushtimin e Jeruzalemit iu përgjigjënWilliam II nga Sicilia, Perandori Frederik I Barbarosa, Filip II Augustit i Francës dheRicard I Lion King i Anglisë. E gjithë Evropa dukej se po ndërmerrte një sipërmarrje tëpërbashkët nën udhëheqjen e Papës. Të mobilizuar në mbrojtje të Krishtërimit dhe tëorientuar për të luftuar praninë e muslimanëve në Tokën e Shenjtë, pjesëmarrësit nëKryqëzata nuk kursyen as bashkëlegjionarët e tyre të Perandorisë së Krishterë të Lindjesdhe u drejtuan kundër vetë Kostandinopojës, e cila u sulmua dhe u pushtua gjatëkryqëzatës së IV në vitet 1202 – 1204. Në këtë pikë, kontrasti mes Lindjes dhePerëndimit jo vetëm që sa vinte e thellohej, por bëri që Lindja të identifikohejnjëkohësisht si me botën myslimane ashtu dhe me atë greko – ortodokse. Sikundër utheksua dhe më sipër, kritika e Kishës Katolike nuk ishte drejtuar vetëm ndajmuslimanëve, por dhe ndaj personave që kishin përkatësi të ndryshme fetare nga ajokatolike. Kështu, inkuizicioni nën drejtimin e Domenikanëve në 1233 u bë zëri zyrtar iKishës Katolike Romake duke dënuar besime fetare të papranueshme shoqëruar meintolerancë ndaj të krishterëve disidentë, hebrenjve dhe muslimanëve. Spanja ishte njënga vendet kyçe për të kuptuar se si ndryshuan qëndrimet ndaj të huajve dhe atyre që upërkisnin besimeve të tjera. Në fillim të shekullit të XIII muslimanët, hebrenjtë dhe të

Page 62: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

46

krishterët jetonin në paqe dhe harmoni në të gjithë Spanjën. Por, gjatë shekujve XIV dheXV hebrenjtë dhe muslimanët u sulmuan, më vonë u persekutuan dhe herë pas here umasakruan. Në fund, në 1492 ata u përzunë nga Gadishulli Iberik. Kjo urrejtje irracionalenga lartësia e Papatit mesjetar, ushqehej nga ëndrra e vjetër për të bashkuar botën ekrishterë. Mndohet se është pikërisht kjo koha kur u hodhën rrënjët e të ashtëquajturës"ksenofobi Evropiane", e cila disa shekuj më vonë solli si rezultat holokaustin.

3.2.2. Ekspansioni i pandalshëm i shtetit otoman

Në frontin Lindor zhvillohet një tjetër urrejtje ndaj të huajve/Tjetrit drejtuar ngaekspansioni i pandalshëm këtë herë i shtetit Otoman, me qendër në Turqi dhe i shtrirë nëtë gjithë zonën e Azisë së Vogël, përveç Kostandinopojës. Rreth viteve 1350 otomanëtkaluan Dardanelet, pushtuan Greqinë, vijuan duke mundur bullgarët, serbët dheboshnjakët në Blackbird Plain, në 28 qershor 1389. Gjashtë dekada më vonë, në 1453 njëtjetër sulltan sulmoi Kostandinopojën, duke i dhënë kështu fund Perandorisë Bizantine.Pas këtij pushtimi, otomanët morën nën zotërim pjesën më të madhe të Evropës Lindore,duke përfshirë nën dominimin e tyre edhe ato territore që sot i quajmë Maqedonia,Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kroacia, Rumania, dhe Hungaria. Me rënien eKostandinopojës në (1453) u zhduk dhe prania e fundit e krishterë në Mesdheun Lindoredhe pse në Perandorinë Otomane tolerohej prezenca e popujve me besim greko –ortodoks. Ajo pjesë e bregdetit dhe tokat e bregut perëndimor rezultonin të ndara në dypjesë: në perëndim Evropa e Krishterë, që po copëzohej në shtete të ndryshme, ndërsa nëlindje Orienti musliman. Lindja koincidonte me barbarinë, që me shumë mundim kishtekërkuar t’i aplikohej qytetërimit të rafinuar Bizantin. Duka Basilio I (1371 – 1425) nëvitet 1394 – 1397, pikërisht kur rrethimi turk dukej se po shtrëngohej deri në një rënie tëshpejtë të Kostandinopojës, ndalon përmendjen e perandorit bizantin në kishat e shtetit tëtij, duke shqiptuar shprehjen e famshme: “Kemi një Kishë, por nuk kemi një perandor”.Menjëherë pas kësaj, Patriarku i Kostandinopolit, Antonio, i shkruan Dukës, duke ikujtuar se Kisha dhe perandoria nuk mund të jenë të ndara, pasi dhe vetë Pietri nëepistolën e parë (2,17) pohon: “Kini frikë Zotin, nderoni perandorin”. Rënia eKostantinopojës i shtoi një vlerë edhe më të madhe emocionale përdorimit të termitEvropë, dhe jo aq atij të krishterë, me shpresën se do të tejkalohej paqartësia e unitetitfetar, duke shkuar drejt një vetëdijeje të plotë të unitetit kulturor, dhe pse jo dhe politik tëEvropës.

Një shtytje e re drejt unitet moral të kontinentit tonë të vjetër, u nxit në 1453 pas marrjessë Kostandinopojës nga ana e osmanëve. Afrimi i kërcënimit ripërcaktoi kufijtë eEvropës duke përfshirë edhe popujt e Evropës Qendrore dhe Lindore si: Hungaria dheTransilvania, të cilat u bënë bastione kundër rrezikut osman. Po kështu, edhe Polonia u bëmbrojtëse e katolicizmit kundër Tatarëve. Ndërkaq, Enea Silvio Pikolomini, i cili u bëPapa Piu II (1405 – 1464) shprehte keqardhje për faktin se si "evropianët" u mundën nëEvropë, "në tokën e shtëpisë së tyre". Pikolomini kishte një vlerësim të lartë të vlerave"evropiane", bazuar në traditën klasike, adhurimin e mendimit dhe qytetërimit të Romëssë lashtë. Gjatë periudhës së shkurtër gjashtëvjecare të pontifikatit të tij dominoi ideja ebashkimit të forcave të botës së krishterë në një kryqëzatë të madhe kundra turqve, që poavanconin gjithnjë e më shumë në Evropë. Ai u përpoq të organizonte një kongres të

Page 63: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

47

princërve të krishterë, në Mantova, në 1459 dhe madje tentoi dhe konvertimin eMuhametit II, por pas dështimit të këtyre përpjekjeve shpalli Luftën e Shenjtë më 1463.Përmes një letre, ai ftonte shtetet e krishtera që të organizonin një kryqëzatë kundërPerandorisë Otomane. Sipas tij, kjo do të ishte "kryqëzata e Evropës90" kundra barbarëvedhe paganëve, pasi pushtimi dhe rënia e Kostandinopojës jo vetëm kishte bërë të mundurmarrjen e një fortese të krishterë nga muslimanët, por konsiderohej si kërcënim përkulturën humaniste europiane. Kjo për arsye se trashëgimia kulturore greke e romakeishte ruajtur atje në dokumenta unike e të çmuara, të cilat kishin rënë tashmë në duart epushtuesve nga Lindja. Sipas Pikolominit, Evropa kishte origjinë të Krishterë, me njëhistori të Krishterë, të lidhur veçanërisht me vende e njerëz të shenjtë dhe për këtë arsyeajo ishte në kontrast me Azinë barbare. Vlerat e Evropës ishin bamirësia, toleranca,mëshira, dashuria hyjnore, devocioni, harmonia dhe paqja. Në të kundërt, sipas tij, sfera eAzisë ishte dominuar nga elementë negativë si mizoria, frika, intoleranca dhe egërsia.Këto karakteristika mishëroheshin më së miri tek pushtimi i përgjakshëm iKostandinopojës me 1453. Megjithatë, apeli i Papa Piut II nuk u dëgjua nga sovranët ekohës, të cilët ishin të shpërqëndruar nga interesat e tyre të veçanta dhe rivalitetit tëndërsjelltë. Kjo ishte një shenjë e qartë se uniteti fetar nuk influenconte sa duhej nivelinpolitik, dhe se interesat e veçanta të shteteve individuale që po lindnin, vinin në diskutimsupremacinë e Perandorisë së Shenjtë Romake dhe të Papës së Romës.

3.2.3. Traktati i vendosjes së Paqes në gjithë Krishtërimin – nga Xhorxhio i Boemias

Luftrat e brendshme dhe kërcënimi i vazhdueshëm osman do të jenë stimuj tëvazhdueshëm për projektin e organizimit mes shteteve evropiane. Kështu, në 1464 mbretiXhorxhio i Boemias i propozoi mbretërve të Polonisë, Hungarisë dhe Francës një pakt, icili ishte gjithsesi i hapur edhe për aderimin e të tjerë princërve, bazuar në parimet emiqësisë dhe mbi bazën e dekreteve dhe rregulloreve të vendosura nga maxhoranca e njëpërfaqësie të zgjedhurish me parime të krishtera. Ky pakt parashikonte dhe asistencëreciproke, në rast të një sulmi të jashtëm. Që në nenin e parë të këtij Traktati shprehet se:“Para së gjithash, ne deklarojmë dhe zotohemi mbi nderin e besimit katolik dhe mbifjalën tonë mbretërore dhe princërore, se që nga kjo orë dhe ditë e më tutje ne do tëafrohemi me njëri-tjetrin dhe do të ruajmë një miqësi të pastër, të vërtetë dhe të sinqertë,nuk do të përdorim armët dhe nuk do të lejojmë asnjë njeri që t’i përdorë ato në emrintonë për shkak të ndonjë grindjeje, hatërmbetjeje apo ankesë, por në të kundërt do tëmbështesim njëri-tjetrin, në përputhje me përmbajtjen dhe frymën e dispozitave tëpërshkruara më tej, kundër çdo njeriu të gjallë që do të mund të përpiqet për të nasulmuar ne ose çdo njërin prej nesh përmes një akti armiqësor dhe pa një dekret tëligjshëm91”.

Pakti u quajt Treaty on the Establishment of Peace throughout Christendom (Traktati iVendosjes së Paqes në gjithë Krishtërimin) dhe për realizimin e tij u zhvilluan negociatatë rëndësishme diplomatike në vitet 1462 – 1464. Ndonëse ky projekt i paqes nuk pati

90 Piccolomini, Enea Silvio. Pii Secundi P.M. Commentarii, Budapest, a cura di I. Bellus, Boronkai, 1993,fq. 66.91 George of Bohemia http://www.mise2009.cz/en/history/treaty-on-the-establishment-of-peace-throughout-christendom/index.html.

Page 64: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

48

sukses, rëndësia e tij ishte mjaft e madhe, pasi ai braktiste idenë e Mesjetës për njëPerandori universale të drejtuar nga Perandori dhe nga Papati dhe « bazohej në konceptine një bashkimi të përhershëm shtetesh të pavarura dhe të barabarta me njëra tjetrën, nënformën e një marrëveshjeje ndërkombëtare shumëpalëshe, me qëllim arritjen e një qëllimitë përbashkët »92.

Projekti i Xhorxhit të Boemias u konsiderua si një konkurues me atë të Papa Pio II, i cilikishte për qëllim krijimin e një Evrope nën pushtetin e Romës në luftë kundra turqve.Megjithatë, ky Traktat nuk gëzoi mbështetjen e Papës, i cili madje arriti deri aty sa tëdetyronte princërit që të mos e nënshkruanin marrëveshjen.

Gjithsesi, këto përpjekje tregojnë më së miri se si Evropa ishte tashmë e ndarë në shteteplotësisht sovrane. Të shkëputur tashmë nga logjika mesjetare e Perandorisë dhe Papatitlindte nevoja për rregulla të reja për të parandaluar që shtetet e reja të mund të merrninpërparësi mbi të tjerat dhe të formonin një monarki universale, duke kompromentuarlirinë evropiane. Edhe pse projektet e sipërpërmendura nuk u realizuan, përsëri vlen tëtheksohet se paradigma e lindur nga kjo situatë historike do të ishte ajo e një balancepushtetesh, e cila u përforcua nga formulimi dhe aplikimi i së drejtës publike evropiane sirregullatore e një interesi të përbashkët.

3.3. Ana tjetër e medaljes së takimeve mes Lindjes dhe Perëndimit

Perceptimet më të fuqishme mbi memorien e Kryqëzatave të Mesjetës apo pushtimit tëKostandinopojës nga turqit dominohen nga imazhe të përgjakshme të luftës dhe dhunës,si një epokë “konfrontimi total” mes Perëndimit të krishterë dhe Lindjes islamike.Historia e kryqëzatave shpesh herë pranohet si njëdimensionale dhe e nxitur nga lufta eshenjtë e të krishterëve kundër xhihadit të myslimanëve. Ky është sigurisht vizioni ikryqëzatave apo i rënies së Kostandinopojës, i përdorur për të nxitur idenë e njëpërplasjeje të pashmangshme të qytetërimeve mes Evropës dhe botës muslimane. Por aekziston dhe një tjetër anë e medaljes përtej këtij këndvështrimi?

Në fakt, një konsideratë e tillë e nënvlerëson së tepërmi kompleksitetin dhe ngjyrat eluftës për Tokën e Shenjtë që nisi me Kryqëzatën e parë në vitin 1095 dhe përfundoi mekolapsin e shteteve të ndërtuara nga kryqëzatat në 1291. Në një analizë të ekuilibrave,historia e kryqëzatave nuk tregon aspak se Lindja dhe Perëndimi ishin të destinuara qëatëherë që të shkonin drejt një “përplasjeje të qytetërimeve”. Vërtet kjo nuk ishte njëepokë miqësore marrëveshjesh të lehta dhe harmonike, por nga ana tjetër dhe vetëPerëndimi në Mesjetë ishte i mbushur me rivalitete mes të krishterëve dhe luftërave tëpafundme, ku madje intoleranca sociale dhe fetare ishte, gjithashtu, kudo në rritje. Sipaskëtyre standarteve, përzierja e kontakteve dhe konflikteve të vazhdueshme gjatëkryqëzatave në lindjen e Mesdheut nuk ishte aq e madhe. Sikurse u theksua më sipër, nëshekullin e VIII dhe të IX myslimanët jetonin në komunitete në kufijtë e Evropësperëndimore, ku më të njohurat ishin dy zonat kufitare në Iberi dhe Siçili. Pikërisht nëkëto vende janë zbuluar prova të bollshme të shkëmbimeve ndërkulturore, transmetimeve

92 Smith, Anthony D. National Identity and the Idea of European Unity International Affairs (RoyalInstitute of International Affairs), Vol. 68, No. 1, London, Routledge, January, 1992, fq. 55

Page 65: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

49

intelektuale dhe shkrirjeve artistike, mes Ne dhe Ata. Ndërsa retorika politike dhe fetare ekëtyre periudhave vinte theksin në marrëdhëniet antagoniste mes islamit dhe krishtërimit,pratikat aktuale në terren mes këtyre dy entiteteve “nuk mund të karakterizoheshin vetëmnga një përkufizim i thjeshtë i një “Perëndimi” të vetëm në përballje me një “Lindje”monolitike”93. Pasojat pozitive të kontakteve mes këtyre qytetërimeve çuan në influencëne ndërsjelltë mes tyre. Lidhjet tregtare mes Evropës Perëndimore dhe Lindjes u zgjeruandhe në shekullin e XIII portet e Venecias dhe Gjenovës, transportonin produkte ngaLindja muslimane, të cilat nuk njiheshin më parë, si fruta, erëza, produkte tekstile, etj.“Prosperiteti i madh tregtar i Venecias, në shekujt e XIII dhe të XIV çoi në rritjen einteresit për mbledhjen e gjithçkaje ekzotike që vinte nga Lindja94”. Impakti imenjëhershëm ishte zhvillimi ekonomik. Pra, e thënë ndryshe, epoka e kryqëzatave jovetëm nuk solli një mbytje të tregtisë mes armiqve të betuar, por pati një rritje pothuajseeksponenciale në madhësinë dhe shtrirjen e kontakteve tregtare, por edhe kulturore mesLindjes Islamike dhe Evropës. Sa më sipër, pohohet dhe nga studiuesi Xhorxh Visala, icili duke ju referuar takimeve midis dy kontinenteve thekson se: “Evropa dhe Azia kanëpatur marrëdhënie të ngushta për mijëra vite. Rrjetet tregëtare dhe politike janë zhvilluar,si nga toka – përmes Silk Road – ashtu dhe nga deti. Pushtuesit si: Aleksandri i Madh,Atila, Gengis Kan, apo udhëtarët si Marco Polo e Magelani, u mahnitën nga pasuritë,mëndafshi, erëzat, porcelani, etj. Tregëtia i hapi rrugë përhapjes së trendeve filozofikedhe fetare, si dhe burimeve të pashtershme të frymëzimit për artin dhe kulturën”95. Nëfakt, kushtet empirike ekzistuese të tregtisë në rritje mes Evropianëve dhe Otomanëve ubënë baza mbi të cilën lulëzoi procesi artistik dhe letrar. Kjo për faktin se “Perëndimi”nuk ishte një entitet unik i padepërtueshëm dhe as “Lindja” nuk ishte e izoluarhermetikisht nga pjesa tjetër e botës. Në vitet që pasuan pushtimin e Kostandinopojës,Sulltan Mehmeti II ishte i shqetësuar për të ngritur një kryeqytet të perandorisë së tij tëvlefshëm po si ato qytete të mëdha që kishte parë bota. Çka është veçanërisht interesanterreth rastit të Mehmetit është se një person, të cilin propaganda e krishterë e kohës ekarakterizonte si “Turku i Madh/Grand Turk”, njeriun më të frikshëm dhe më të keq tëkohës, ishte në realitet një i apasionuar pas letërsisë klasike të Greqisë e Romës sëLashtë. Ndërsa ishte i angazhuar në rrethimin e Kostandinopojës, Mehmeti punësoihumanistë italianë që i lexonin atij tekste “nga historianë të lashtë si Laertius, Herodoti,Livi, Kuintus Kurtius dhe nga kronikat e papëve dhe mbretërve Lombardë.96” Nëbibliotekën e madhe që Mehmeti ndërtoi në kryeqytetin e ri kishte tekste nga vepratklasike të grekëve, latinëve, hebrenjve dhe arabëve.

Sipas Hobson Evropianët kanë patur gjithnjë një ndërveprim intensiv dhe shkëmbime tëvazhdueshme me shtetet Lindore. Në fakt, disa elemente të kulturës evropiane janëhuazuar nga jashtë Evrope. “Vlen të përmendet që modelet matematikore të përdoruranga Koperniku u shpikën nga Ibn al-Shatir apo dhe që çaji tipik britanik vjen nga një

93 Jasanoff, Maya. Edge of Empire: Conquest and Collecting on the Eastern Frontiers of the BritishEmpire, London, Fourth Estate, 2005, fq. 9694 Lach, Donald F.& Van Kley, Ervin J. Asia in the Making of Europe, Book, I, Vol. II, Chicago, TheUniversity of Chicago Press, 1993, fq. 36.95 Wiessala, Georg. European Studies in Asia: Contours of Discipline, New York, Rouletdge, 2014, fq.101.96 Babinger, Franz. Mehmed the Conqueror and his Times, Princeton: Princeton University Press, 1978, fq.112.

Page 66: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

50

traditë kineze“97. Pra karakteristikat dalluese të kulturës Evropiane shpesh janëpërvetësime apo ripërpunime të elementeve të kulturave të tjera. Kjo paqartësi bazë që kashoqëruar ndërtimin e një identiteti evropian ndër shekuj, madje “ka qenë dhe shtysakostante për t’i ofruar këtij identiteti një lloj substance,“98 bazuar në një përkatësi tëpërbashkët gjeografike, në origjinën etnike, apo në trashëgiminë e përbashkët kulturore.Kjo përpjekje ka implikuar shpesh “demonizimin“ e Tjetrit dhe refuzimin për të ndërtuarforma konstruktive të dialogut, duke kërkuar bashkimin vetëm si opozitë e përbashkëtndaj një armiku.

3.4. Tranzicioni në botën e hershme moderne (1300 – 1520) – Rilindja evropiane

Për Jacob Burkhart termi Rilindje ka dominuar ndërgjegjen tonë mbi eksperiencënhistorike të kohës, duke e konsideruar këtë periudhë si një shkëputje nga Mesjeta apo sinjë pikë kthese, në të cilën kultura evropiane papritur merr një tjetër drejtim. Burkhartidentifikon dy aspekte të rëndësishme të këtij ndryshimi:

“Rigjallërimin e mendimit klasik, përfshirë dhe karakterin dhe mënyrën e tëjetuarit (prej nga rrjedh “rilindje” e botës klasike);

Fillimin e periudhës moderne”99.

Mesjeta konsiderohet nga shumë historianë si një periudhë kohore e injorancës, ku patipak ose aspak avancime e zhvillime të reja. Sikurse u evindentua edhe në kapitujt emësipërm Kisha ishte qendra e gjithçkaje e kjo bënte që mendimet filozofike të botës tëmbyteshin nga besimet e përqëndruara rreth bestytnive. Ndërkohë, kjo periudhë u pasuanga Rilindja, karakteristikë e së cilës ishte rizgjimi i botës klasike përmes edukimit.Ekzistojnë debate të ndryshme mbi faktin nëse Rilindja konsiderohet si pika kulmore eMesjetës apo si një periudhë e veçantë kohe. Gjithsesi, pa dashur të hyjmë në këtodiskutime do të argumentohet se Rilindja ishte padiskutim një epokë e dallueshme, e cilavijon dhe zhvillon aspekte kulturore dhe historike të nisura shekuj më parë. Pra, ndryshepranohet se origjina e botës moderne i ka rrënjët në botën mesjetare, pasi shkëputja nukmund të jetë drastike. Frymëzimi nga mendimtarët e lashtë grekë dhe romakë çoi nëbesimet e humanizmit (një lëvizje qëndrore gjatë Rilindjes) mbi rëndësinë e ideve dhevlerave njerëzore duke inkurajuar kështu njerëzit të bëheshin shumë të talentuar. Njeriu iRilindjes u arsimua shumë në art, filozofi, shkencë, dhe matematikë. Edhe pse Kishaishte e rëndësishme në jetën e tij ajo nuk e dominonte atë. Nga pikёpamja e nivelitkulturor, studiuesi Finkel veçon se “vёzhguesve tё huaj u dukej se fluksi i pushtimitotoman po kthehej pas dhe se prodhimet letrare tё kohёs reklektonin pritshmёritё eekzagjeruara tё bashkёkohёsve se forcat e Krishtёrimit do tё triumfonin sё fundmi passhekujsh betejash.100”

97 Hobson, John. Revealing the Cosmipolitan side of Europe: the Eastern origins of European Civilization”in G. Delanthy Edition, Europe and Asia beyond East and West: toward a new Cosmopolitanism, London,Routledge, 2006, fq. 178.98 Po aty fq. 180.99 Burckhardt, Jacob. The civilization of the Renaissance in Italy, New York, Mackmillan Company,October 2014, fq. 79.100 Finkel, Caroline. vepёr e cituar fq. 288

Page 67: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

51

Letërsia hodhi një hap të madh përpara, e përfaqësuar nga shkrimtarë të tillë si UilliamShekspir apo Makiaveli. Shkenca dhe matematika avancuan përmes zbulimeve dheshpikjeve nga shkencëtarë si Nikolla Koperniku dhe Galileo Galilei. Edhe gjatë Mesjetëska patur një numër universitetesh, veçanërisht në Itali, por, pak njerëz ishin të interesuarnë arsim. Ndërkohë që zhvillimet e mendimit gjatë Rilindjes u bënë të mundura, sikurse utheksua, nëpërmjet edukimit. Në nivelin kulturor, vlerësohet se gjatë kësaj periudhe popërhapej një frymë e re ajo e humanizmit, e cila u bë e mundur nga strukturat universitareqë ishin gjithnjë e më të ngjashme në të gjithë kontinentin. Katedrat universitare kishin tëpërbashkët gjuhën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, siç ishte latinishtja, dhe madjeedhe programet e tyre mësimore ishin shumë të ngjashme. Autorët kryesorë tëhumanizmit merren mjaft me Evropën. Tek Enea Silvio Pikolomini ka një vlerësim përvlerat kulturore evropiane të themeluara tek tradita klasike, kulti i Romës dhe mendimi ilashtë: ai konsideron Evropën si një bashkësi vlerash të trashëguara. Tek vepra UtopiaThomas Moro, humanist, shkrimtar dhe politikan britanik, mjaft i vlerësuar nga KishaKatolike, (1516) e identifikon Evropën jo vetëm si një entitet i përcaktuar gjeografikisht,por edhe si të përbërë nga një histori e përbashkët dhe një kulturë të sajën. Utopiakonsiderohej si një shoqëri ideale, imagjinare e përbërë nga një sistem politik, ipërshkruar qartazi në librin e Moro. Evropa e idealizuar e merr emrin nga greqishtja nënjë lojë fjalësh eu-topos (vend i lumtur) dhe Ou – topos vend që nuk ekzsiton, pra fjalë përfjalë “vend i lumtur inekzistent”101. Qytetarët e Utopias jetojnë si në një familje të madheku bashkëndajnë të mirat, nën qeverisjen e një senati të përbërë nga persona të urtë, tëcilët mund t’i drejtohen edhe konsultimeve me popullin. Të gjitha besimet fetare tekUtopia janë të lejuara, dhe askush nuk mund të detyrojë tjetrin të ndryshojë fe. Si bazë qëbashkon gjithë besimet është besimi në një qënie mbinjerëzore providenciale dhe të mirë.Pra jemi përballë një shoqërie, e cila drejtohet nga arsyeja natyrale, e cila është nëkontrast me shoqëritë evropiane, sidomos atë angleze, të karakterizuara nga padrejtësia edhuna.

Ndjenja e unitetit kulturor, përtej atij fetar-evropian, përforcohet gradualisht ndërsa lindEvropa e letrarëve, një element i një rëndësie themelore për historinë e idesë së Evropës.Megjithëse, kultura vijon të jetë ende e lidhur ngushtë me fenë. Për humanistët faktorifetar është ende baza e komunitetit, siç dëshmohet nga Erazmo i Roterdamit, mik i TomasMore i cili shpreh një aspiratë të bashkimit të Evropës së krishterë, por përmes njëprocesi paqësor e jo të dhunshëm. Për idetë e tij, ai u quajt ndryshe dhe si “pararendës ipacifizmit evropian ». (Në fakt mjaft programe shkëmbimesh rinore në Evropën e sotmembajnë emrin e tij). Sipas Erazmo, besimi fetar nuk i përket ekskluzivisht vetëm klerit, qëishte shumë i dhënë pas « punëve tokësore », por çdo njeri i denjë për të besuar kadetyrimin moral, civil dhe filozofik për t’u interesuar për fenë. Veprat e Erazmos sëRoterdamit përfaqësojnë një projekt kulturor, filozofik e fetar, të përkufizuar siphilosophia Christi. Kjo teori e tij promovonte braktisjen e kategorive tëinstitucionalizuara të besimit, duke ndjekur një rrugë të brendshme, subjektive, e cilashumë shpejt u përhap e madje ai konsiderohet si paraardhës i Luterit. I vlerësuarveçanërisht për dhuntitë e tij të larta morale e intelektuale Erazmo refuzoi që të rreshtohejtek grupimet e liberalëve apo të iluminuarve. Kozmopolitizmi i tij buronte nga parime të

101 Martinez, Paloma Castillo. Tommaso Moro (1478 – 1535): il primato della coscienza, Milano, EditorePaoline, 2010, fq. 179.

Page 68: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

52

krishtera të vëllazërisë, mirëkuptimit dhe dashurisë universale që duhej të dallonin tëkrishterët (Ne) nga (Ata). Luftrat e tmerrshme që kishin shkatërruar Evropën, sipas tij,ishin keqkuptime të shkaktuara nga injoranca dhe mungesa e edukimit. Edukimi, përErazmo ishte ekzaltimi i asaj që bashkonte popujt, apo transformimi i lidhjeve fetare tëbotës së krishterë, në një besim universal. Paqja për Erazmo da Roterdam « nuk ishte njëide aq e thjeshtë, paqja mes kombeve evropiane, e sidomos mes të krishterëve,nënkuptonte dinjitetin e shpirtit që refuzon t’i nënshtrohet bestialitetit të instiktit, si njënevojë e brendshme »102. Megjithatë, komuniteti të cilit Erazmo i referohet është «lacommunauté chrétienne» (kominiteti i Krishterë). Në veprën e tij, Querela pacistheksohet se: « Distanca nga një shtet tek një tjetër ndan trupat dhe shpirtrat tanë. Renindan Francën nga Gjermania, por Reni nuk mund të ndajë të krishterin nga i krishteri.Pirenejtë vendosin një kufi mes Galisë dhe Spanjës, por as këta nuk mund të ndajnë njëkomunitet të Krishterë. Deti ndan Anglinë nga Franca, por as ai nuk mund të thyejëlidhjet e shoqërisë së Krishtit.103» Bazuar në këtë botëkuptim, «dikotomia më e madhemes Ne dhe Ata deri në shekullin e XVII mbetet ajo mes të Krishterit versus paganit,besimtarit ndaj jo besimtarit104».

3.4.1. Zgjerimi i njohurive gjeografike zbeh rigorozitetin fetar të konceptit tëEvropës

Paralel me zgjerimin e njohurive gjeografike dhe etnografike koncepti i Evropës fillon ehumbet rigorozitetin fetar. Në pjesën më të madhe të shteteve, si Franca, Italia,Gjermania apo Gadishulli Iberik termi Rilindje i referohet historisë së shprehjeve letrareapo artistike. Ndërsa në vendet anglosaksone dhe në veçanti në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës terminologjia i referohet dhe fushave të tjera të historisë, si politika, ekonomiae aspektet sociale. Rilindja nënkuptonte një “rikthim tek spektakolariteti i periudhësantike si risi”105, për këtë rikthim në të kaluarën shpesh kanonet e Rilindjes janë quajtur“primitive”. Eshtë mjaft e rëndësishme të theksohet se ideja e Rilindjes u formulua për tëvënë në dukje aspektin unik të kulturës evropiane, si dicka e re, moderne, ku Mesjetapërfaqësonte një periudhë të ndërmjetme mes asaj klasike dhe Rilindjes. Historia eMesjetës është historia e zbulimit të Evropës heterogjene me gjithë karakteristikat e njëshoqërie multikulturore ku viheshin re: nocione kulturore konfliktuale sa i takonpushtetit, etnicitetit, besimit fetar, gjuhëve të përdorura, përkufizimit të kulturave të tjera,e kështu me rradhë. Kjo ishte situata e periudhës mesjetare, që ndryshe mund të quhet“Mesjeta multikulturore”, ku etniciteti i Ne fillon të përkufizojë vetveten përkundrejt jo-evropianit Ata, siç ishin muslimanët, bizantinët, apo afrikanët e veriut. Ndërkohë, qësipas Burkhardt, procesi i “zbulimit të Evropës” gjatë shekujve të fundit të Mesjetëspërkon me idenë e “Mesjetës monokulturore”. Ai i referohet kryesisht Rilindjesitaliane/periudha e hershme moderne në të cilën vihet re një karakter i veçantë historik,që duket si ndërtimi final i idesë së Evropës. Kjo për arsye se kultura, artet dhe letërsia e

102 Margolin, Jean Claude. Erasme. Guerre et Paix. Introduction, choix de texts, commentaries et notes,Paris, Édition Aubier-Montaigne, 1992, fq. 9103 Margolin, Jean Claude. Erasme, pionnier de L’Europe de la culture, in Perrin M. L’idée de l’Europe aufil de deux millénaires, Paris, Beauchesne, 1994, fq.111104 Burke vepёr e cituar, 1986, fq. 23105 Cameron, Averil. & Barbieri, Roberto. L’Europa del Medioevo e del Rinascimento, Milano, EdiorialeJaca Book, 1992, fq. 103.

Page 69: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

53

Rilindjes italiane i dhanë Evropës një set praktikash, të cilat ajo mund t’i identifikonte siunike të sajat. Përsëri e pranishme në këtë panoramë do të jetë dialektika mes Ne dhe Ata,pasi Rilindja italiane kërkonte plazmimin e një identiteti kulturor përkundër kulturave tëtjera, si ajo afrikane, muslimane, turke, aziatike dhe më vonë amerikane. Më pas, do tëkalohet nga “zbulimi i Evropës” tek “kolonizimi i Evropës”.

Njё nga veprat kryesore, konsideruar dhe si manifesti i periudhёs sё Rilindjes ёshtё ajo ehumanistit italian Xhovani Piko dela Mirandola, e titulluar Fjalimi mbi dinjitetin enjeriut, shkruar mё 1486, ku autori thekson se: “Natyra e tё gjitha krijesave tё tjerapёrkufizohet dhe pёrcaktohet brenda ligjeve qё Ne kemi vendosur; ti, nё ndryshim, ipapenguar nga tё tilla kufizime, mundesh me vullnetin tёnd tё lirё ...tё pёrvijosh pёr vetentёnde tiparet e natyrёs tёnde. Unё tё kam vendosur ty nё qendёr tё botёs, kёshtu qё ngaky kёndvёshtrim pёrfitues ti mundesh me lehtёsinё mё tё madhe tё shohёsh rreth tejegjithçka qё bota pёrmban.....nё mёnyrё qё ti, si krijues i lirё dhe krenar i qёnies tёnde, tёkrijosh vetveten sipas formёs qё ti vetё preferon.”106

Nё vijim theksohet se: “Vendi i njeriut nё univers ёshtё diku mes kafshёve dhe ёngjёjve,por, pёr shkak tё imazhit hyjnor tё mbjellё nё tё, nuk ka limite rreth asaj qё njeriu mundtё pёrmbushё.”107

Kёto pёrkufizime tё Pikos pёrmbledhin gjithё mendimin e Rilindjes, duke “mbytur”traditёn Mesjetare nё favor tё njё botёkuptimi sipas tё cilit qёniet njerёzore janё tё vetmetkrijesa nё tokё, tё cilat mund tё formёsojnё natyrёn dhe fatin e tyre. Sipas Grinblat, “Kurmendojmё sot pёr Rilindjen, ne tentojmё tё mendojmё pёr njё njerёzim me kapacitetet ePrometeut, me aftёsi pёr tё formёsuar veten nё njё seri tё pafundme transformimesh tёvetёimponuara”108.

Delanti mendon se vetё fjala “Rilindje” konsiderohet si tabu apo si idealizim i individitdhe aftёsive tё tij racionale, pёr kёtё arsye ёshtё zёvendёsuar me njё term mё neutral si“periudha e hershme moderne109”. Megjithatё, tё tjerё historianё bashkёkohorёargumentojnё nё favor tё pёrdorimit tё termit Rilindje. Kёshtu, historiania Xhardinshprehet e mendimit se: “Bota nё tё cilёn jetojmё sot, me konkurencёn e pamёshirshme,konsumin e egёr, dёshirёn e pangopur pёr horizonte gjithnjё e mё tё gjera, pёr udhёtime,zbulime e risi, njё botё e rrethuar nga mendjengushtёsia e nacionalizmave tё vegjёl dhefanatizmi fetar, por qё refuzon t’i pёrulet atij, ёshtё bota e cila u krijua gjatё Rilindjes.”110

Nё mendimin e saj, kjo historiane hedh poshtё idenё e shekullit tё XIX se Rilindja kishteorigjinë dhe natyrё vetёm evropiane. Po kёshtu, nuk pranohet as ideja se kulturaevropiane ishte shfaqur sui generis nё gadishullin italian. Ndёrkohё, konsiderohet seRilindja ishte rezultat i ndёrveprimit material dhe kulturor qё i pёrgjigjej ndjenjёs sёglobalitetit dhe pёr pasojё ishte karakteristikё e gjithё botёs “evropiane” dhe mesdhetaretё kohёs, duke theksuar natyrёn pan-evropiane e madje euroaziatike tё saj. Nё njё tjetёr

106 Della Mirandola, Giovanni Pico. Oration on the dignity of Man, New York, Hacket, 1998, fq. 12.107 Po aty fq. 37108 Greenblatt, Stephen. Renaissance Self-Fashioning, Chicago: Chicago University Press, 1980, fq 64.109 Delanty vepёr e cituar fq. 96110 Jardine, Lisa. Wordly Goods: A new history of the Renaissance, Basingstoke: Macmillan/Papermac,1997, fq. 436

Page 70: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

54

vepёr tё historianes Xhardin shkruar nё bashkёpunim me historianin Broton theksohet seishte simbioza mes “lindjes” dhe “perёndimit”, qё nёnkuptonte midis shteteve tё krishteranё veri dhe perёndimit tё Turqisё e Perandorisё otomane qё krijoi kushtet pёrbashkёveprim mes dy kulturave, larg nga ndasitё politike. Sipas tyre: “Evropa ishteshumё e ndёrgjegjshme se kulturat, traditat dhe besimet e Islamit, ishin shumё tёndryshme nga tё sajat dhe se tё dyja palёt ishin shpesh nё konflikt ushtarak me njёratjetrёn. Megjithatё, çёshtja ishte se shkёmbimet materiale dhe tregtare mes tyre ishingjerёsisht tё paprekura nga armiqёsitё politike: ndёrkohё qё konkurenca e transaksionevetё biznesit dhe shkёmbimet kulturore prodhonin njё terren tё frytshёm pёr zhvillimin tektё dyja palёt.”111

E thënë ndryshe, ajo që vlen të përmendet sa i takon periudhës së Rilindjes është fakti senuk pati thjesht e vetëm një rizgjim të mendimit klasik, por mbi të gjitha njëndërgjegjësim më të madh mbi ndjeshmërinë e antikitetit grek e romak, sipas së cilës botapo bëhej gjithnjë e më e vogël, për arsye se pjesë të ndryshme të saj, gjithnjë e më tepërpo krijonin lidhje të rregullta me njëra tjetrën. Kleriku venecian Pietro Kasola shkruantenë 1490 se: “Duket sikur gjithë bota mblidhet këtu dhe se qeniet njerëzore kanëpërqëndruar këtu të gjitha forcat e tyre për tregti....kush mund të numërojë dyqanet eshumta kaq mirë të furnizuara sa duken gati si magazina....kaq shumë veshje për këdo,tapete të çdo lloji, mëndafshe të shumëllojshme...depo të mbushura me erëza, ushqime eilaçe...!”112

Rizbulimi i formave antike tё globalitetit, sikurse ndihej nga helenёt e romakёt shёnonnjё risi nё kёndvёshtrimin e njё pikёnisjeje tё re, por nё ndryshim nga antikiteti rizbulimii Euroazisё nuk ishte i mundur thjesht e vetёm pёr elitat, por edhe pёr njё pjesё mё tёmadhe tё popullsisё. Nga kjo perspektivё, ajo qё ndodhi nё Rilindjen pan-evropianeёshtё empirikisht e pandashme nga dinamika e gjerё kulturore e marrёdhёnieve mes“evropianёve” dhe “otomanёve” tё asaj periudhe. As ndasitё politike dhe as diferencatfetare mes dy entiteteve nuk penguan ndёrlidhjen dinamike mes shkёmbimit reciprok tёkulturave. Rёndёsia dhe influenca e otomanёve tek jeta dhe shkrimet e “evropianёve” tёasaj periudhe ishin tё paevitueshme qё nga momenti qё ata kishin pushtuar kryeqytetin ePerandorisё Bizantine, Kostandinopojёn, mё 1453, dhe nё kёtё mёnyrё, kishin zёnё njёpozicion kyç nga pikёpamja gjeografike, politike, ushtarake dhe ekonomike nё pjesёnlindore tё botёs Mesdhetare. Pёr kёtё arsye, do tё ishte totalisht e gabuar tё pohohet seEvropa ishte homogjene nё pёrballjen me armikun otoman, sikundёr nuk mund tёpranohet dhe fakti se ky i fundit ishte njё entitet “islamik” nё kundёrvёnie tё plotё ndajperёndimit. Gjatё shekujve tё XV dhe XVI mjaft shtete evropiane nёnshkruan traktate meSulltanin otoman. Ndёrsa shtete si Hungaria i kishin territoret e tyre nё rrezik tёvazhdueshёm, pёr shkak tё afёrsisё me territoret ballkanike tё kontrolluara nga otomanёt,tё tjera shtete evropiane mё pak tё rrezikuara nё territore nga pushtimi otoman, ishin tёgatshme tё bashkёpunonin, pёr njё bashkёjetesё paqёsore me Sulltanin. Rasti mё konkretishte ai i Venecias dhe Gjenovёs, interesat tregtare tё tё cilave i shёrbenin lidhjeve mesLindjes dhe Perёndimit. “Tё dyja qytetet e sipёrpёrmendura çuan tё dёrguar nё

111 Jardine, Lisa. and Brotton, Jarry. Global Interests: Renaissance Art between East and West, London:Reaktion Books, 2000, fq. 19.112 Brotton, Jerry. The Renaissance Bazaar, Oxford: Oxford University Press, 2002, fq. 38.

Page 71: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

55

Kostandinopojё, pёr tё vendosur marrёdhёnie tregtare miqёsore njё muaj pas rёnies sёkryeqytetit Bizantin113”. Tё tilla marrёdhёnie ekzistuese tregtare mes “evropianёve” dhe“otomanёve” pёrbёnin bazёn mbi tё cilёn lulёzuan letёrsia dhe proceset artistike tё kohёs.Sikundёr u theksua dhe nё kapitullin e mёsipёrm, Sulltan Mehmeti lakmonte kopie tёteksteve klasike tё humanistёve tё “Rilindjes”. Por bashkёveprimi ishte i ndёrsjelltё, pasinuk ishte vetёm Sulltani, ai i cili kopionte “evropianёt”. Delanti sjell si shembullFederikon, drejtuesin e principatёs sё Urbinos, nё Itali, i cili “kishte ngarkuar arkitektёt etij qё tё imitonin stilin e pallatit Topkapi114”. Në këtë mënyrë, mund të shohim se siproduktet kulturore e risitë e kohës, ishin larg nga të qënit vetëm “Italiane apoEvropiane”, pasi dukshëm vihet re një fluks influencash Lindore e Perëndimore. Kybashkёveprim i vazhdueshёm bёnte qё sipas Finkel: “mjaft muslimanё nga AnadolliaLindore, vendet arabe apo Irani t’i konsideronin otomanёt si persona qё shihnin ngaperёndimi, pushteti bizantino – ballkanik, sidomos pas rёnies sё Kostandinopojёs115”.Gofman shprehet i mendimit se shekulli i XVII ishte periudha kur shteti otoman ishteintegruar gati totalisht nё Evropё nё kuptimin tregtar dhe diplomatik. Ai po pёrjetonte sisuksese ashtu edhe dёshtime ushtarake, pёrfshirё pushtimin e Kretёs mё 1671 apohumbjen nё Vjenё mё 1683. Periudha e Luigjit tё XIV apo e Karlit II ishte sipas Gofman“njё Evropё Otomane po aq sa edhe veneciane apo Evropё e Habsburgut.116” Megjithatё,kjo simbiozё mes kёtyre qytetёrimeve ёshtё pak e studiuar, pasi pёrgjithёsisht tendencaka qenё nxjerrja nё pah e konfliktit mes tyre.

3.4.2. Cliché-ja e zbulimeve gjatë Rilindjes

Një tjetër cliché e periudhës së Rilindjes, përveç atyre të përmendura më sipër është sekjo konsiderohet si periudhë zbulimesh jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por edhe nëkuptimin e rizbulimit të kapaciteteve të brendshme të njerëzimit. “Tjetri” në këtë rastështë “Amerikani”, pas zbulimit që i bëhet kontinentit të ri, dhe përballja me të ka njëimpakt të thellë në përkufizimin e vetvetes. Një ndër veprat e rëndësishme të Rilindjesnga pikëpamja filozofike dhe antropologjike është vepra e Montenj, “Mbi kanibalët”(1580). Pёr tё çmitizuar mitin e superioritetit të Evropёs, Montenj, i cili njihet pёr elozhetparadoksale ndaj kanibalizmit, shkruan se “ata mund tё quhen barbarё, vetёm nёse igjykojmё sipas rregullave tё arsyes, por jo nёse i krahasojmё me vetveten qё nё mjaftraste i tejkalojmё ndaj çdo lloj barbarie”117. Ndёrsa pjesa mё e madhe e evropianёveinsistonin nё superioritetin e kulturёs sё Krishterё dhe evropiane, Montainj i fton lexuesite tij tё shohin dhe njё herё traditat e njerёzve tё Botёs sё Re pёrmes syve tё indigjenёve(syri i fillestarit, sipas metodologjisё kualitative) dhe tё analizojne dhe njё herёpёrkufizimet evropiane rreth “barbarizmit dhe civilizimit”. Ilustrimet e ofruara nё kёtёese kanё pёr qёllim tё na tregojnё se pёrse duhet tё evitojmё pranimin e paragjykimeve tё

113 Inglis, David and Robertson, Roland. Discovering the world in Europe and Asia beyond East and West,London, Routledge Esa Studies in European Societies, 2006, fq. 99.114 Topkapi ishte rezidenca kryesore e sulltanëve otomanë për rreth 400 vjet (1465 – 1856)115 Finkel, Caroline. Osman’s dream: the story of the Ottoman Empire 1300 – 1923, London, John Murray,2005, fq. 96116 Goffman, Daniel. The Ottoman Empire and Early modern Europe, Cambridge, Cambridge UniversityPress, 2002, fq. 224.117 Montaigne, de Michel. Essays Gold Collection (Meisterwerke der Literatur), Altenmuenster: JazzbeeVerlag, 2012, fq 28.

Page 72: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

56

pёrgjithshme dhe krijimin e stereotipeve. Nga ana tjetёr, sugjerohet qё opinionet duhet tёgjykohen nga arsyetimi logjik e faktik dhe jo nga tё pranuarit e mendimeve tёpёrgjithësuara. Montenj arrin nё konkluzionin se ndёrsa vetvetja mund tё jetё njё “eburgosur” e traditёs dhe paragjykimit ёshtё e detyrueshme qё personat e arsimuar tёtregohen mё “kozmopolitanё”, nё kuptimin e vlerёsimit tё mёnyrave tё tё tjerёve, tёmёsojnё prej tyre dhe duke vepruar kёshtu tё pasurojnё vetveten. Kjo ёshtё njёkarakteristikё tipike e Rilindjes evropiane, e cila nuk duhet tё konsiderohet si fenomen ipastёr evropian, por si njё produkt i ndёrveprimeve mes takimeve tё “KrishtёrimitPerёndimor” dhe “Lindjes Otomane”. Nё kёtё mёnyrё, pёrkufizimi mё i mirё i kёsajperiudhe ёshtё ajo e gjenerimit tё njё “Kulture euroaziatike”, qё dёshmon kryqёzimin,qasjen, por edhe pёrplasjen apo ndryshimin e vetes nga tjetri. Sipas Delanti: “Njё ngashpikjet mё tё thella tё kёsaj periudhe ёshtё fakti se nuk ёshtё thjesht vetvetja qё pyet mbitendencat e zhvillimit tё saj, por ёshtё njё vetvete tendencat e sё cilёs lidheshin mendёrgjegjen globale dhe format kozmopolitane tё mendimit dhe tё praktikave.”118 Kjonёnkupton ekzistencёn e njё ndёrgjegjeje mё tё lartё mbi botёn rreth nesh dhe diversitetine ndryshimeve kulturore qё bashkёekzistojnё brenda saj.

3.5. Traktati i Vestfalisë - Fillimi i një Evrope të re

Mes periudhës 1500 dhe 1600 vihet re një lloj shkëputjeje në lidhjet komplekse meskulturave evropiane e megjithatë nuk cënohet ndërgjegjja e përgjithshme e lidhjes sëngushtë që bashkonte pjesët e ndryshme të Evropës, si dhe raportet me atë qëkonsiderohej si jo-Evropë. Ndër elementët dhe faktorët që ndikuan procesin engadalësimit krahasuar me periudhat e mëparshme evidentohen ndryshimet emëposhtme:

Latinishtja, si gjuhë evropiane, fillon të ketë kuptim vetëm për dijetarët, ndërsadokumentet zyrtare të shteteve filluan të shkruhen në gjuhën kombëtare;

Zbulimet gjeografike, i bënë evropianët më të vetëdijshëm për karakteristikat etyre dalluese, në krahasim me ato të të tjerëve. Madje jo vetëm kaq, por depërtimii qytetërimit Evropian në lindje dhe në perëndim, bëri që të përjetohej dhe njëkrizë e identitetit evropian. Në mënyrë të veçantë, zbulimi i Amerikës ndikoi nëjetën ekonomike dhe shpirtërore të evropianëve, pasi ndryshoi aksin e vëmendjesdrejt një politike tjetër krahasimore të Evropës, me botën e re të zbuluar dhe nëmënyrë të veçantë me mitin e njeriut të egër, që shikohej si njeriu i lumtur.Kështu, kundërvënia midis evropianëve dhe barbarëve, kishte bërë që tëndërroheshin kahet e paradigmës, pasi barbari/grabitqari do të ishte evropiani(Ne). Ky kishte përballë mitin paqësor human. Tashmë barbarët e vërtetë ishinevropianët.

Periudha rreth viteve 1500 - 1600 u karakterizua nga thyerja e unitetit fetar tëkrishterë, jo vetëm e propaganduar në veprat e mendimtarëve si Makiaveli apoErazmo da Roterdam, por edhe si rrjedhojë e shizmave që ndodhën brenda vetë

118 Delanty, vepёr e cituar fq. 104

Page 73: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

57

kishës, përmes reformave luterane, zvingliane dhe kalviniste, të cilat vunë theksinnë elementin racional të kulturës perëndimore.

Shtetet dhe popujt ndërmorën luftëra të tmerrshme fetare të cilave ju shtoheshinedhe luftërat për pushtet. Lufta e Tridhjetë Viteve (1618-1648) frymëzoi dhepiktorin flamand Paul Rubens, i cili në një alegori të jashtëzakonshme (Mbipasojat e luftës) paraqet vdekjen e Evropës, e cila asiston e pafuqishme nëshkatërrimin monstruoz të jetëve njerëzore, ndërsa fytyrat e kundërshtarëve të sajduken të shpërfytyruar nga çmenduria.

Lindja e Evropës si një sistem shtetesh zakonisht i atribuohet traktatit të Vestfalisë(1648), i cili përfundon Luftën e 30 viteve. “Sistemi i Vestfalisë tradicionalishtpërcaktohet si një sistem shtetesh rivale, të gjitha me të drejta të barabarta, tëdrejtuara nga konkurenca dhe zhvillimi në një ambient anarkie ndërkombëtare.119”

Nga pikëpamja politike, Paqja e Vestfalisë në 1648 shënjoi fillimin e një epoke të re, kubalanca e pushteteve mes shteteve sovrane u bë një element qëndror. Termi “Evropë” ushkëput nga konotacioni i tij fetar dhe u bë përdorim i zakonshëm mes vendimmarrësvepolitikë. Për më tepër, ai filloi të përbënte bazat e projekteve politike që synonin tëarrinin një organizimin të brendshëm paqësor të kontinentit. Ky shihej si një proces “qëdo të çonte drejt një shteti vituoz”120 dhe në fund drejt paqes së përjetshme. Sipas Kant:“Gjendja e paqes mes njerëzve që jetojnë pranë njëri - tjetrit nuk është një gjendjenatyrore (status naturalis); Gjendja natyrore është ajo e luftës. Kjo nuk nënkuptongjithmonë armiqësi të hapura, por të paktën kërcënim i vazhdueshëm i luftës. Për këtë

119 Eggel, Dominic. Imagining Europe in the XVIIIth century: the case of Herder, Geneva, the GraduateInstitute of International Studies, 2005, fq. 23.120 Wilson dhe Dussen The History of the Idea, vepër e cituar fq. 64.

Page 74: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

58

arsye duhet të vendoset një gjendje paqeje”121. Nga pikëpamja kulturore, evropianëtbesonin në vlerat universale dhe superioritetin e qytetërimit të tyre. Shprehja më e lartë eqytetërimit përfaqësohej nga shteti komb. Ideja e formave të ndryshme dhe njësoj tëvlefshme të shoqërisë nuk u mor në konsideratë, kështu që popullsitë e tjera u etiketuan si“barbare”. Ato nevojiteshin të civilizoheshin duke ju imponuar vlerat evropiane. Kykoncept i qytetërimit mendohet të jetë zevëndësuesi sekular i Krishtërimit, si një elementunifikues i kontinentit. Gërshetimi i këtyre elementeve bën që të bjerë më tepër në sy tëevropianëve paqja dhe qetësia e tokave të largëta, në kontrast me luftën e vazhdueshmeqë mundonte Evropën. Zhvillohet kështu një letërsi ekzotike dhe lind miti i njeriut të egëre të mirë, çka gjeneron një vetëndërgjegjësim dhe nga ana tjetër një ndjenjë dyshimi eshqetësimi, e cila do të jetë një tjetër karakteristikë e shpirtit evropian të kësaj periudhe.Paradigma Ne/Ata në këtë konstekst do të zhvishet nga ndjenja e superioritet të Ne,ndërgjegja e të cilit tashmë ishte në krizë.

3.5.1. Evropa laike e Makiavelit

Sipas studiuesit Mesnard, “Ndërsa i dituri Erazmo ndërton një vizion të qetë të njeriutdhe të shtetit, pikërisht në zemër të një pasioni të madh konstruktiv, në të njëjtin momentdo të jetë Makiaveli, i cili do të përmbledhë tek Princi konkluzionet politike të Rilindjesitaliane [...] duke fshehur nën formula të hidhura dekompozimin e shoqërisë”122. Kjo përarsye se nga një tjetër këndvështrim, do të jetë Makiaveli ai që do të japë formulimin eEvropës si një komunitet që ka karakteristika laike dhe aspak fetare, bazuar nëshumëllojshmërinë e shteteve dhe organizimin e tyre të ndryshëm politik (republikë apomonarki jo absolute), të kufizuara nga ligjet dhe zakonet, në Evropë (Ne). MeMakiavellin kalojmë nga ideja e unifikimit fetar të Evropës në atë të unifikimit politik ekulturor bazuar tek standartet e vendosura nga vetë njerëzit (human as instruments), nëdobi të ruajtjes së vetvetes. Ndërkohë, në frontin e kundërt gjejmë pёrsёri dualizmin memonarkinë absolute despotike të Azisë (Ata). Shohim pra se si Evropa fillon ravijëzohetnga karakteristika politike. Makiaveli ka një koncept të qartë të dallimit të kontinenteve tëndryshme dhe e deklaronte haptazi se interesohej për Evropën. Ai do të bëjë dallimetmidis Evropës dhe Azisë, të cilat nuk ishin thjesht e vetëm fizike, por më shumëinstitucionale, pra që kanë të bëjnë me mënyrën e të qënurit të këtyre popujve. Epërsia eEvropës, sipas tij, është se ka larmi, ndërsa në Azi ka uniformitet. Makiavelli ishte indërgjegjshëm për pasojat që kishte kjo larmi, por theksonte qartazi epërsinë e jetëspolitike evropiane ndaj kontinenteve të tjera. Termi cristianitas lihet mënjanë sepse, sipastij, Evropa kishte personalitetin e vet, që konsistonte në mënyrën e organizimit të vetpolitik, i cili ishte organizim politik i qëndrueshëm. Për më tepër, në Evropë kemi larmikonstitucionale, çka në Azi nuk ekzistonte. Pra, Azia dhe Evropa ofronin dy lloje tëndryshme të organizimit politik dhe kjo larmi ishte e pasur dhe në pasoja, sepsefavorizonte zhvillimin e virtytit dhe në mënyrë të veçantë aftësinë për aktivizimin eenergjisë krijuese të njeriut. Kjo vinte nga larmia cilësore e shteteve evropiane. NëEvropë kemi republika, monarki absolute ose jo, ndërsa në Azi kemi vetëm monarki

121 Kant, Immanuel. Perpetual Peace: a Philosophical Sketch, 1795, Indianapolis, USA Hacket PublishingCompany Inc, 2003, fq 12.122 Mesnard, Philippe. La philosophie chrétienne. Introduction, traduction et notes, Paris, J. Vrin, 1970, fq.129.

Page 75: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

59

absolute. Këtu qëndron dallimi kryesor i vërtetë. Qeveria republikane, sipas tij,mundësonte një gamë veprimtarie midis pjesëve të veçanta dhe ishte nxitje e virtytit tënjeriut. Madje edhe qeverisja monarkiste në Evropë ishte e kufizuar nga ligjet, zakonet,shpirti i popullsisë, që bënin të mundur të zhvilloheshin virtytet individuale. TekMakiaveli shikojmë diçka që do të ngjasojë me lirinё, që do të bëhej sunduese nëshekullin XVII. Pra, Evropa nënkuptonte shumë virtyte individuale, ndërsa lindja, Azia,presupozonte despotizmin, ku njëri ishte padron dhe të tjerët shërbëtorë të tij. Në këtëperiudhë do të kemi shumë autorë që përshkruajnë despotizmin lindor, duke krahasuargrekët që ishin qytetarë, që luftonin për lirinë e tyre, ndërsa barbarët kishin një udhëheqësdhe të tjerët luftonin për të dhe jo për liri. Makiaveli u ndal kryesisht në karakteristikatpolitike të kontinentit tonë dhe për faktin se ai ishte i shqetësuar se mos monarkitërrëshkisnin drejt despotizmit.

Përkundër idesë së lartësimit të virtyteve të krishtërimit sipas Pikolominit apo Erazmit,gjejmë kritikën e Makiavelit drejtuar Kishës katolike, kryesisht për faktin se ishte roli jopozitiv i Kishës që po pengonte bashkimin e Italisë. Në veprën e tij Diskutime, I/12,Makiaveli shkruan se: “Me Kishën dhe me priftërinjtë, patëm detyrimin të bëhemi të pafe e të këqinj123”, pasi, sipas tij, Kisha e kishte mbajtur provincën të ndarë, duke moslejuar që ajo të ishte nën drejtimin e një republike apo të një princi siç ndodhte në Francëapo në Spanjë. Po kështu, referuar Krishtërimit, Makiaveli shprehet se “ai ka krijuartrazira në botë duke luftuar besimin e vjetër me mrekulli të reja”. Sipas tij, këto trazira dotë kishin qenë shumë më të pakta nëse nuk do të kishte ndodhur ndarja mes kishës Grekedhe asaj të Romës. Në periudhën mes persekutimeve dhe doktrinave për luftë, njerëzit ehumbën shpresën dhe Krishtërimi u shfaq si burim dëshpërimi më tepër se sa shprese. Kyfakt është tregues i qartë se nuk ka asnjë aspekt providencial në tranzicionin nga besimiantik tek krishtërimi, ku papati kërkonte dhe fitonte gjithnjë e më shumë pushtet tëgjërave tokësore. Ndërkohë, sipas Makiavelit, Krishtërimi duhej të bazohej në vleraapolitike, si adhurimi, tërheqja, përulësia, etj. Gjatë Mesjetës së Vonshme dhe periudhëssë Rilindjes, Kisha do të përballet me shumë sfida. Ekzagjerimi i pushtetit të papatit do tëprovokojë Shizmën e Madhe. Makiaveli besonte se “të gjitha fillesat e besimeve, tërepublikave, dhe të mbretërive duhet të kishin pak mirësi, përmes së cilës ato fitoninfillimisht reputacion e më pas fillonin e rriteshin (Discorsi III/1). Me kalimin e kohës, kjomirësi korruptohej nga procesi kohor, prandaj format e vërteta e që zgjasnin në kohë ishinato që kishin aftësinë për t’u rigjeneruar. Për sa më sipër, sipas tij, rezulton e nevojshmetë drejtohet besimi, sikundër dhe ai i republikës dhe mbretërisë, pas tek fillesa, qënënkupton, restauratio ose restitutio, apo rikthim tek origjina. Në këtë frymë, teoricienëtpolitikë të Mesjetës përmendnin një renovatio imperii, që nënkuptonte një ripërtëritje tëPerandorisë Romake. Mendimet rreth kësaj Perandorie dhe tranzicionit të mëpasshëm nëEvropën e Krishterë adresohen specifikisht nga Makiaveli në fillim të veprës së tij IstorieFiorentine, si dhe në fund të librit të dytë të Arti i Luftës. Sipas tij, ka një mungesë tëliderëve ushtarakë virtuozë të kohës së tij në Evropë, pasi ajo që dikur shkëlqente siPerandoria Romake kishte filluar t’i përngjasonte Azisë dhe Afrikës. Autori argumentonse Evropa e lashtë kishte më tepër virtuozitet në çështjet ushtarake, duke qenë se nukkishte një qendër unike të pushtetit, por përbëhej nga shumë republika. Sikurse del në

123 Machiavelli, Niccolo. Discourses on Livy. Translated by Harvey C. Mansfield and Nathan Tarcov,Chicago, University of Chicago Press, 1996, fq. 5.

Page 76: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

60

pah, për Makiavelin republika promovonte virtytin më tepër se sa format despotike tëqeverisjes. Në veprat e tij gjejmë idenë, se pas ndarjes dhe disintegrimit të ngadalshëm tëPerandorisë Romake, vlerat e lashta ushtarake nuk mundën të ridilnin në pah për shkak tëKrishtërimit, i cili dështoi, pasi supozonte se njerëzimi ishte natyralisht i prirur drejt sëmirës. Në fakt, në pjesën hyrëse të veprës Diskutime Makiaveli pohon se njerëzitmblidhen së bashku, “jo sepse kanë dhuntinë e fjalës dhe të arsyes, por sepse duan tëmbrojnë veten”124. Kur ata zgjedhin një lider dhe i binden atij, i japin jetë gjërave të mirae të ndershme. Pra, sipas tij, nuk ka drejtësi natyrore, dhe njerëzit nuk janë miq e tëafërm. Gjithçka që është e mirë dhe e ndershme është për shkak të faktit se dikush kavendosur disa standarte. Sipas Paul Erik Korvela, “nëse Koperniku, Darwini dhe Freudi ebënë botën më pak të fokusuar tek njeriu, ky proces nisi falë njerëzve si Makiaveli,Galileo, apo Nice, të cilët e bënë atë më pak të krishterë. Kontradikta e shprehur nëmendimin e lashtë grek, midis Evropës (shtëpi e lirisë) dhe Azisë (shtëpi e despotizmit),kthehet me fuqi në mendimin modern”125.

3.6. Elita intelektuale e shekujve të XVII e XVIII

Në shekullin e XVII Evropa po zhvillonte një elitë intelektuale të ngjashme me atë tëbotës së sotme. Intelektualët e konsideronin veten kozmopolitë, racionalistë dhendërkombëtarë në pikëpamje. Komunikimi në gjuhën frënge dhe latine, admirimi përpiktorët dhe filozofët, idetë iluministe ishin disa elementë të përbashkët. Përballë tëdrejtës publike evropiane që propozonte kufizimin e luftrave sipas rregullave tëmirëpërcaktuara, të lindura si domosdoshmëri pas Luftës së Tridhjetë viteve, lindën njësërë projektesh evropiane dhe pacifiste, që kishin për qëllim të siguronin një paqe tëqëndrueshme. Kështu përmendim Emerik Krusé (1590 – 1648), shkrimtar politik francez,i cilësuar dhe si pionier i teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare e më specifikisht imarrëdhënieve të arbitrazhit. Në Enciklopedinë Britanike shkruhet se ai bënte thirrje përnjë asamble të përhershme të princërve apo të delegatëve të tyre për të arbitruarmosmarrëveshjet ndërkombëtare. Sipas tij, ky organ do të bazohej në presionin moral dhedo të përdorte rrallë sanksione, me qëllim zbatimin e marrëveshjeve. Interesant është faktise Krusé parashikon se kjo asamble do të përfshinte dhe shtete nga Azia, Afrika dheEvropa. Sipas tij, mosmarrëveshjet mes shteteve ishin vetëm konflikte politike, qënjerëzimi ishte në gjendje të zgjidhte përmes negociatave. “Si seli për zhvillimin e këtyrenegociatave për zgjidhje mosmarrëveshjesh Krusé propozonte qytetin e Venecias, si njëvend politikisht neutral dhe lehtësisht i arritshëm nga fuqitë e mëdha. Vetëm nësedështonin negociatat shtetet do të mund të aplikonin sanksionet ekonomike, madje dheushtarake”126. Një tjetër element i rëndësishëm i këtij propozimi ishte dhe fakti se për

124 Machiavelli, Niccolo. Vepër e sipërcituar Discorsi introduzione “perche’ nel principio del mondo, sendogli abitatori radi, vissono un tempo disperse a similitudine delle bestie; dipoi, moltiplicando la generazione,si ragunarono insieme, e per potersi meglio difendere, cominciarono a riguardare infra fra loro quello chefosse piu’ robusto e di maggiore cuore e fecionlo come capo, e lo ubedivano. Da questo nacque lacognizione delle cose oneste e buone”, fq.X.125 Korvela, Paul – Erik. The Machiavellian Reformation: An Essay in Political Theory, Edition JussiKotkavirta, Department of Social Sciencies and Philosophy, University of Jyväskylä, Publishing UnitUniversity Library of Jyväskylä, 2006, fq 56.126 Parker, Geoffrey. Global Crisis: War, Climate, Change and Catastrophe in the Seventeenth Century,Yale University Press, April 2013, fq. 606

Page 77: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

61

herë të parë në historinë e mendimit politik të periudhës moderne i jepej legjitimitet ibarabartë politik shteteve të të gjitha zonave gjeografike dhe të të gjitha besimeve.Konfliktet fetare që kishin qenë shkak apo pretekst për shumë luftra do të shuheshin dukei njohur të njëjtin dinjitet të gjithë sovranëve të botës. “Vendin e parë në asamblenë e tëdërguarve Krusé ja atribuonte Papës, i ndjekur nga perandori i turqve dhe kështu merradhë bazuar në rëndësinë relative të secilit prej shteteve. Detyrë e asamblesë ishte tëzgjidhte mosmarrëveshjet përmes arbitrazhit dhe në rast se kjo nuk do të rezultonteefikase, të shtypeshin konfliktet duke përdorur forcën e bashkuar të vendeve anëtare.127”

Një tjetër personazh i shekullit të XVII, vizionar sa i takon idesë së bashkimit të Evropësishte dhe Henrik IV (1638), i cili përmes një projekti “Grand Design” propozonteriorganizimin e Evropës në 15 shtete me pushtet të barabartë, delegatët e të cilëve do tëformonin një këshill të përgjithshëm të Evropës, i ngarkuar me detyrën e arbitrimit tëdivergjencave mes shteteve. Origjinal ishte propozimi i tij për të drejtën e këtij këshillipër të patur forca të armatosura e madje edhe për të vjelë taksa. Historiani Mark Zharet,në librin e tij Kongresi i Vjenës dhe trashëgimia e tij ligjore: Lufta dhe Pushteti i madh idiplomacisë pas Napoleonit, vlerëson se “Luftërat e mëdha shpesh janë ndjekur ngashfaqja e projekteve idealiste. Skema të rëndësishme të konfederatave të drejtuara ngarregulla fikse janë propozuar, ndër të tjerë, nga ministri i Henri IV, Duka i Sully, nëfillimet e shekullit të XVII” 128. Sipas Zharet, në librin e kujtimeve që Salli publikoi në1638 ia atribuonte “Projektin e madh/Grand Design” Henri IV të Francës, por në tëvërtetë, plani ishte tërësisht i tij, i krijuar si përgjigje ndaj luftrave gjakësore franceze tëfesë (French Wars of Religion) dhe Luftës së Tridhjetë Viteve. Një ndër objektivat e këtijplani ishte dobësimi i pushtetit të Habsburgut. Sipas tij, 15 shtetet do të përbëheshin ngagjashtë monarki të trashëguara, pesë monarki të zgjedhura dhe katër republika. Në këtëmënyrë, Evropa do të ndahej mes një numri pushtetesh që nuk do të kishin asgjë për t’ipatur zili njëra tjetrës dhe as arsye për të patur frikë mos prishej balanca e pushteteve.Shohim pra se përsëri kemi idenë e kësaj paradigme të balancës së pushteteve sikundërpamë dhe më lart në paraqitjen e dy shekujve më parë, me projektet e Papa Pio II dheXhorxhit të Boemia-s.

3.6.1. Abati San Pier - Një Projekt për Vendosjen e Paqes së Përhershme

Mjaft i rëndësishëm dhe i njohur në fillimet e shekullit të XVIII është një tjetër projekt iAbatit të San – Pier, më 1712, i cili synonte vendosjen e një paqeje të përjetshme nëEvropë. Si një dëshmitar i shkatërrimeve të Luftës së Sucesionit spanjoll, ai u dërgua përtë negociuar Paqen e Utreht-it. Në këtë klimë, Abati shkroi Një Projekt për Vendosjen ePaqes së Përhershme, e konsideruar si vizioni i parë unifikues i Evropës dhe frymëzuesee Shoqërisë së Kombeve më 1919. Në projektin e tij, Abati paralajmëronte se as balancae pushteteve dhe as traktatet nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur paqen. Kështu qëmënyra e vetme ishte një bashkim evropian. Projekti i tij është diametralisht i kundërt meprojektin Grand Design të Salli, sepse ekuilibri nuk kërkohet përmes përdorimit të forcës,pasi në çdo rast do të bëhej fjalë për një ekuilibër arbitrar, e për pasojë të paqëndrueshëm.

127 Archibugi, Daniele. L’Utopia della Pace Perpetua, in Democrazia e Diritto, Nr. 1, 1992, fq. 353128 Jarret, Mark. The Congress of Vienna and its Legacy: War and Great Power Diplomacy After Napoleon,I.B. London, Tauris & Co Ltd, September 2014, fq 35.

Page 78: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

62

Për Abatin, ekuilibri mund të vendosej duke patur parasysh situatën ekzistuese dhe dukepranuar status quo. Ndryshe nga Kruce, San Pier vendos kritere të forta për pjesëmarrjennë këtë union. Ai duhej të përbëhej vetëm nga princër të krishterë, që i përkisnin vetëmvendeve evropiane. Nuk ishte pra fjala për një projekt që parashikonte të vendoste njërend ndërkombëtar, por për një konferedatë evropiane, në të cilën shtetet anëtare tëaleancës, i delegonin Unionit trajtimin e çështjeve politike dhe ato të mbrojtjes. Praniminga ana e shteteve të këtyre të drejtave ndërkombëtare, nuk do të modifikonte asgjë nëushtrimin e sovranitetit të tyre të brendshëm, përkundrazi do ta përforconte atë. Madje, kyprojekt konsiderohej si një “garanci e përbashkët e reciproke” përkundër revolucioneveeventuale, pasi u lejonte sovranëve të përdornin forcën e unionit për të shtypur revoltat.Më 1714, u bë një përkthim në gjuhën angleze i planit të tij të ndarë në 12 Nene. “Neni iparë parashikonte një marrëveshje të sovranëve të Evropës, me qëllim formimin e njëbashkimi të qëndrueshëm e të përhershëm mes gjithë anëtarëve sovranë, dhe nëse do tëishte e mundur mes gjithë sovranëve të Krishterë, për ta bërë paqen tëpandryshueshme”.129 Nenet e tjera parashikonin marrjen e vendimeve me 2/3 e votave tësenatit evropian, apo edhe ekzistencën e një ushtrie të përbashkët. Paqja do të arrihej tëmbahej duke ju garantuar shteteve anëtare ekzistencën dhe integritetin territorial.Konfererata që ai propozonte, parashikonte edhe përfshirjen e Rusisë, por jo atë tëTurqisë. Shohim pra se në këndvështrimin e paradigmës dualiste zgjerohet koncepti i Ne,ku Ne përfshin atë që deri dje ishte Lindje/Ata/Rusia. Kjo ide u kritikua nga Ruso, i cilinë periudhën mes viteve 1747 – 1756, ishte ngarkuar me detyrën e kuratorit të një serie tëre të shkrimeve të Abatit. Në veprën Shkrime mbi Abatin e San – Pier (1758 – 1758)Ruso vlerëson rëndësinë e mendimit të Abatit, por nga ana tjetër vë re dhe një momentdobësie, për faktin që, sipas tij, “paqja e përjetshme është në interesin e shtetasve, por jotë sovranëve”130. Ruso nuk pajtohet me optimizmin fëmijnor të Abatit dhe sistemin sofisttë “arsyes perfekte”, që e kishte çuar San Pier në elaborimin e idesë së ekzistencës sëqënieve imagjinare të arsyes. Sipas Ruso, projekti i Abatit ishte shumë i fokusuar tek rolii princërve, të cilët nuk do të kishin pranuar kurrë që të aderonin në një republikëevropiane, pasi nuk do të pranonin kurrsesi limite ndaj sovranitetit të tyre. Në Abstraktine Planit për paqen e përjetshme të Abatit të San - Pier, Ruso shkruan: “San Pier do tëkishte qenë një njeri shumë i zgjuar, po të mos kishte një arsyetim jo logjik. Ai dha prova,është e vërtetë, por dha prova vetëm të një efekti që është e pamundur të veprojë dhearsyetoi mjaft mirë, bazuar në parime të gabuara. Abati i San Pier, i sjellshëm dhe papasion, duket si një Zot mes njerëzve, por në dëshirën e tij për t’i bërë ata të miratojnëparimet e tij dhe t’i gëzohen arsyes së tij të painteres, ai e ktheu veten në një fëmijë, mëshumë se fëmijët të cilëve u drejtohej131”. Konkretisht më i drejtpërdrejtë në vijim Rusoshkruan: “Teksa u adresohej princërve, ai nuk duhej të kishte qenë i pandërgjegjshëm sepo fliste me fëmijë, të cilët ishin shumë më tepër fëmijë se të tjerët dhe nuk kishte kuptimtë flisje arsyeshëm me ta, si me njerëz të mençur132”. Qartazi shfaqet në këto përshkrime

129 Jarret fq 35 - 36130 Rousseau Jean Jacque, Giudizio sul progetto di pace perpetua (1758-59), in D. Archibugi, F. Voltaggio,Filosofi per la pace, Roma, Editori Riuniti, 1991, fq. 149131 Rousseau, Jean Jacque. Abstract of Monsieur l’Abbé de Saint –Pierre’s Plan for Perpetual Peace, inThe Collected Writings of Rousseau, Vol. 5, trans. Christopher Kelly and Judith Bush, Hanover, NH, andLondon: University Press of New England, 2005, fq. 110.132 Po aty fq. 113.

Page 79: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

63

diferenca mes idealizmit të San Pier dhe realizmit të Ruso. Për këtë të fundit, unioni që tëjetë i vlefshëm duhet bërë mes popujve dhe jo mes princërve apo shteteve.

3.6.2. Iluminizmi – Origjina e një ndërgjegjeje evropiane

Me Abatin e San Pier hyjmë në shekullin e Iluminizmit, i cili sipas shumë studiuesve,përfshirë edhe Shabod, mendohet të formojë origjinën e një ndërgjegjeje evropiane, mëmoderne, të ushqyer me vlerat e lirisë dhe laicitetit, por edhe të razionalizmit dhekozmopolitizmit që ishin në themel të shteteve evropiane. Janë pikërisht këto forma dhetrajta që merr paradigma Ne/Ata gjatë kësaj periudhe. Sipas Cvetan Todorov “Iluminizmipërfaqëson periudhën e arritjeve më prestigjoze, të cilat nuk do të kishin dalë në pah papraninë e një domeni ekzistues evropian, sa i bashkuar aq edhe i ndryshëm” 133. Sikurseedhe gjatë periudhës së Rilindjes, baza e mendimit paradigmatik ishte ajo e superioritetittë botës antike greke, bazuar në ndryshimin nga popullsitë jashtë kontinentit. Ideja seEvropa ka një individualitet të vetin, me personazhet e saj, dhe se varet nga një lloj icaktuar i organizimit politik, u ruajt dhe arriti shprehjen e saj më të lartë në shekullin etetëmbëdhjetë, përmes kësaj kulture iluministe. Iluministёt do tё shohin tek barbarёtaspektin piktoresk, manifestimin e energjive primitive, fantazinë dhe forcёn e poezisё,duke tejkaluar pёrkufizimet e dhunshme e gjakёsore. Ilustrimin më të përshtatshëm përkëtë ide na e jep një formë e re letrare që lind dhe zhvillohet në këtë periudhë, që ështëletërsia e pseudo – udhëtimeve apo ndryshe botimi i letrave të një jo-evropiani gjatëudhëtimit të tij në Evropë, duke përshkruar traditat dhe kostumet. Në këtë lloj letërsiepërvijohen trajtat e konceptit të Evropës, ku ekzotizmat e shumta patën një ndikim tëthellë nga përkthimi për herë të parë në gjuhën frënge nga Antoine Galland (1704-1717)të librit "Një mijë e një netë". Një ndër veprat më në zë bazuar në këtë model ishte LetratPersiane (1721) të Monteskië, e përbërë nga 160 letra, në formën e një romani epistolar.Monteskië flet “për dy Persë (Usbeku dhe Rika) të ardhur në Paris, ku do të qëndrojnëpër tetë vjet. Ardhja e tyre kishte për qëllim vëzhgimin e jetës shoqërore franceze: doket,traditat fetare e politike, për t‘u raportuar më pas bashkëbiseduesve të tyre në Persi“ 134.Ajo që i intereson Monteskjesë nuk janë njoftimet nga Persia dhe për Persinë, por tëdhënat krahasimore mbi Persinë dhe Evropën (Francën sidomos Parisin), sepse përMonteskjë duke folur për Francën, flitej për Evropën si një korpus civil dhe politik nëkontrast me despotizmin aziatik. Nga pikëpamja politike, rishfaqet dallimi i Evropës sëpërbërë nga shumë shtete, secili me pushtet të kufizuar nga brenda dhe Azisë, së përbërënga pak shtete dhe me një pushtet të pakufizuar të sovranit ndaj shtetasve të tij. Për mëtepër, në Evropë ka edhe republika, të cilat kufizojnë autoritetin qëndror në dobi të lirisësë individit, ndërsa në Azi kjo liri nuk ekziston. Në shumë letra vihet re dallimi midisshteteve evropiane me ato aziatike edhe në aspektin politiko-shoqëror. Në pjesën më tëmadhe, qeveritë evropiane ishin monarkiste, por sado e madhe që të ishte fuqia e mbretitai nuk e ushtronte atë në përmasat si ato të sulltanit. Ky theks i vendosur tek liria si një edrejtë e individit, bën dallimin konceptual mes Monteskie dhe Makiavelit, i cili i gjykonterepublikat vetëm nga pikëpamja e interesit të shtetit. Një tjetër dallim mes dy entiteteveLindje versus Perëndim ishte dhe dhënia e drejtësisë, ku në Evropë dënimet jepeshinsipas masës së krimit të kryer, ndërsa në Azi kjo nuk ndodhte. Në fakt të njëjtën ide

133 Todorov, Tzvetan. L'Esprit des Lumières, Biblio Essais, Paris, Editeur Le livre de Poche, 2007, fq 12.134 Montesquieu, Charles L. De Lettere persiane, Milano, Collana Oscar classici, Mondadori, 2010.

Page 80: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

64

Monteskie do ta shprehë dhe në një vepër të mëvonshme Mbi frymën e ligjeve ku do tëtheksojë se “liria triumfon sa herë që ligjet penale i nxjerrin dënimet e tyre nga natyra eveçantë e krimit”.135

.

Sikurse përmendëm më lart, në këtë periudhë romani në formë letërkëmbimi nuk ishte ipanjohur, por ajo që e dallon nga të tjerat këtë vepër, është shumëngjyrshmëria e temaveqë trajtohen, ironia e pasur ndaj despotizmit oriental dhe monarkisë franceze, çka e bëjnëleximin tejet tërheqës. Nga pikëpamja e paradigmës Ne/Ata në këtë rast vëmë re se kadëshirë për të njohur e eksploruar tjetrin edhe pse përsëri nën këndvështrimin e njësuperioriteti të Ne.Rikthehet tek mendimi i Monteskië, si në periudhën antike, në veprën e Izokratit, teoria eklimës, përmes së cilës shpjegohet inferioriteti i afrikanëve dhe aziatikëve. Në veprën esipërpërmendur Mbi frymën e ligjeve/De l’esprit de lois (1748) Monteskië pohon sekushtet gjeografike ishin një faktor kyç në aftësinë për mbijetesë të racës njerëzore, nëzhvillimin e teknologjisë, shpikjen e veglave apo armëve, përshtatjen ndaj situatave nëndryshim. Për pasojë, zonat lindore dhe klimat e ngrohta prodhojnë banorë apatikë dhe tënënshtruar. Në të kundërt, zonat klimaterike të ftohta, në bindjen e tij, gjeneronin individëaktivë, të lirë dhe të dashur. Për këtë arsye, një njeri që vjen nga Lindja karakterizohetnga mungesa e iniciativës dhe e pavarësisë, ndërsa evropianët, nga natyra do të luftoninshtypjen. Dinamizmi evropian, pra, do të jetë një tjetër karakteristikë dalluese mes Nedhe Ata. Këtë dinamizëm, Monteskië e quan pasion për punën dhe për t’u pasuruar qëpërbën një nga tiparet karakteristike të evropianëve, ku etja për punë dhe aktiviteti ipandërprerë i kundërvihen qetësisë dhe inertësisë së lindorëve. Në këtë gjykim, vëmë remendimin pararendës të autorit drejt shoqërive kapitaliste moderne, si dhe shkëputjen ngamoralizmi i krishterë, i cili ishte kundër konceptit të grumbullimit të pasurisë. Në këtëperiudhë, gati të gjithë filozofët e shkrimtarët më në zë të iluminizmit francez trajtuançështjen e dikotomisë midis lindjes dhe perëndimit nga pikëpamja e ndasive politike efetare. Sipas Monteskjë, kleri, papizmi dhe fanatizmi fetar ishin pengesë për mendiminshkencor dhe për këtë ishte e nevojshme reformimi i institucioneve fetare në një kuptimmultikonfesional, duke i lejuar kështu kontinentit të vjetër që të shfaqte natyrën e tij tëvërtetë, për t’u ndjerë evropian. Monteskje konsiderohet kështu dhe si pararendës imodernitetit edhe kur shprehet se për një shtet është mirë kur ka shumë besime fetare,pasi të gjitha fetë përmbajnë predikime të rëndësishme për shoqërinë. Mënyra më e mirëpër t’i pëlqyer Zotit ishte të jetohej në një shoqëri, si qytetar i mirë dhe familjar i mirë.Pjekuria e mendimit të Monteskië, në veprën Mbi frymën e ligjeve reflekton njëqëndrimin më të moderuar të tij ndaj antiklericizmit dhe mbështet idenë se krishtërimi,ndryshe nga islamizmi, është feja më e përshtatshme për monarkinë, ndërkohë qëprotestantizmi ishte më i përshtatshëm për demokracinë. Sa i takon ligjeve, autori “bëndallimin mes një ligji natyral, i cili bën gjithçka për ruajtjen e specieve dhe një ligji tëarsyes natyrale, i cili na mëson që t’i bëjmë të tjerëve atë që do të kishin dashur të na ebënin ne136“. Pa dyshim ky është dhe ndër postulatet e fesë së krishterë. Në një stadnatyral, njerëzit lindin të gjithë të barabartë, por ata nuk mund të vazhdojnë me këtëbarazi, shoqëria i bën ata ta humbasin atë dhe njerëzit mund ta rekuperojnë vetëm përmes

135 Montesquieu, Charles L. De Mbi frymën e ligjeve, Tiranë, Shtëpia botuese “Luarasi”, 2000, fq. 262136 Carrithers, David W., Mosher, Michah A and Rahe, Paul A Montesquieu’s Science of Politics: Essayson the Spirit of Laws Maryland, the USA, Published by Rowman & Littlefield Publishers Inc., 2000, fq. 52

Page 81: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

65

mbrojtjes nga ligji, ku ligji interpretohet si arsye njerëzore, e cila qeveris banorët e tokës.Personat që praktikojnë tolerancën fetare, sipas tij, janë më të dobishëm sesa ndjekësit efesë sunduese, sepse duke qëndruar larg nga nderet dhe pushteti ia kanë arritur që tëkrijojnë pasuri me aktivitet dhe punë. Këto ide të Monteskje nxjerrin në pah origjinën ekonceptit të lirisë evropiane nisur nga republikat antike greke, për të vijuar më pas meRomën republikane. Modeli më i mirë i qeverisjes, aty ku liria realizohej më mirë, ishinrepublikat e lashta dhe Roma sepse mbeteshin shembulli i parë i lirisë evropiane. Më paskjo liri humbi, sepse me kalimin e shekujve pushteti i perandorëve romakë u bë despotik,ushtarak dhe absolut shumë i ngjashëm me format e pushtetit aziatik (Ata). Nisja ehistorisë për Monteskjenë ishte Roma falë qytetërimit që u krijua në shek. IV-V. Ndërsa,qytetërimi i ri pas rënies së Perandorisë Romake u formua nga institucionet e të ardhurvetë rinj (gjermanëve), institucionet e të cilëve bazoheshin mbi lirinë. Pra, gjermanët përMonteskjenë janë etërit tanë dhe liria lindi në pyje, në tributë krenare të gjermanëve qënuk vuanin nga asnjë pushtet despotik. Aktorët e paradigmës së Ne, tashmë nuk do tëjenë romakët, por popullsitë gjermanike. Koncepti i lirisë gjermanike i dha jetë formës sëpreferuar qeverisëse për Monteskië, e cila ishte monarkia konstitucionale, ku tre pushtetetishin të ndara dhe pikërisht për këtë fakt, garantonin lirinë politike. Pasi kishte vizituarBritaninë e Madhe rreth vitit 1730, Monteskië kishte vënë re vitalitetin e shtetit anglez qëburonte nga institucionalizimi i parimit të ndarjes së pushteteve. Sipas tij, nëse nuk do tëkishte monark dhe pushteti ekzekutiv do t’i besohej një numri të kufizuar personash ngatrupi legjislativ, nuk do të kishte më liri, sepse dy pushtetet do të ishin të bashkuara, dhetë njëjtët persona do t’i përkisnin të dy pushteteve. Modeli i monarkisë konstitucionaleishte kushtetuta franceze e 1791, e cila do të shërbente si model i përhapjeskonstitucionale në shekullin e XIX. Mbreti ishte garantues i stabilitetit te shtetit, “dukepatur veton kundra asamblesë legjislative, dhe duke patur mundësi të shkarkojë apo tëfalë Ministrat“137. Monteskje shfaqte simpati për institucionet mesjetare që përbëheshinnga racionalizmi i shekullit XVII, por theksonte se për të kuptuar të drejtën tonë politike,domethënë Evropën moderne duhet të njohim mesjetën politike dhe zakonet egjermanëve antikë. Kjo është arsyeja pse Monteskje tek Fryma e ligjeve ekzalton lirinëgjermanike dhe kritikon Francën, sidomos për atë që bënë në natën e Shën Bartolomeut.Ai vlerëson saktësimet e gjermanëve të lashtë dhe i vendos në një terren të përbashkët përtë gjithë popujt gjermanikë. Pse u fut ky mit i lirisë gjermanike në mendjen eMonteskjesë? Ai e bëri këtë gjë për të argumentuar paradigmën se në Evropë ishte liriame larmishmëri shtetesh, ndërsa në Azi despotizmi.

Përpos raporteve të lirisë me kushtetutën dhe ligjet penale, në teorinë e tij rreth idesë dhekonceptit për lirinë, Monteskië e sheh lirinë edhe në raport me organin ligjëvënës, kushprehet se: “Nuk do të kishte më liri në qoftë se do të kalonte një kohë e gjatë pa umbledhur organi legjislativ138”. Shteti, ose do të zhytej në anarki, sepse nuk do tëmerreshin vendimet për ligjet, ose vendimet do të merreshin nga pushteti ekzekutiv, i cilido të zotëronte kështu një pushtet absolut. Nga ana tjetër, Monteskië mendonte seAsambleja legjislative nuk duhej të rrinte vazhdimisht e mbledhur. Pra lidhur me këtë,

137 Lane, Jan-Eric. Constitutions and Political Theory, Manchester, Manchester University Press, 1996,fq.65138 Montesquieu, vepër e cituar, Mbi frymën e ligjeve, fq 36.

Page 82: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

66

“qasja e tij kishte të bënte me një balancim në kushte normale”139. Sa i takon lirisëpolitike ai shprehet se: “Nuk është e mjaftueshme të trajtosh lirinë politike në lidhje meKushtetutën, liria politike duhet parë edhe në lidhjen që ajo ka me shtetasin”. Këtu najepet të kuptojmë angazhimin për një zbatim dhe garanci praktike sa i përket lirisë sëqytetarëve, bazuar dhe në reflektimin e tij mbi limitet e pushtetit. Ligjet, sipas Monteskië,janë një mënyrë për të garantuar bashkëndarjen e rregullave, pa patur nevojë për virtytin.Nëse brenda ligjeve ekzistonte e vetmja jetë e sigurt, atëherë sipas filozofit, “kjo ishte jetanë liri, duke bërë kështu që bindja ndaj ligjit të ishte gjithnjë kusht për të qenë i lirë”140.Në këtë këndvështrim, vihet re supremacia apo dallimi i Ne nga Ata, sa i takon frymës sëligjeve, pasi ligjet e një despoti nuk janë ligje të vërteta, duke qenë se bazohen në parimine frikës dhe rrjedhin nga vullneti i një njeriu të vetëm, duke eliminuar kështu çdomundësi garancie apo kufizimi në ruajtjen e hapësirës ndaj tjetrit. Në kapitullin e parë, tëLibrit të Dytë, mbi ligjet që rrjedhin direkt nga Natyra, Monteskië thekson se:“Ekzistojnë tre lloj qeverisjesh: republikane, monarkike e despotike. Për të zbuluarnatyrën mjafton ideja që kanë njerëzit më pak të mësuar. Unë supozoj tre përkufizime,apo më mirë tre situata faktike: që qeveria republikane është ajo në të cilën i gjithëpopulli ose një pjesë e popullit mban pushtetin sovran; në monarki qeveris vetëm njëperson, përmes ligjeve fikse dhe të paracaktuara më parë; ndërsa në despotizëm njëperson i vetëm, pa ligje dhe pa rregulla, tërheq gjithçka me vullnetin dhe kapriçot e tij. Jakëtë e quaj natyra e çdo qeverisjeje.141”

Nuk kishte si të mungonte në këtë vepër edhe aspekti ekonomik, ku sipas Monteskiëvlerësohet se ndërsa, shtetet despotike injorojnë shkëmbimet ndërkombëtare tregtare,duke jetuar të mbyllur në vetvete, shtetet e lira, pra evropiane, lulëzojnë falëshkëmbimeve të lira të rregulluara sipas disa ligjeve. Ky këndvështrim i tij do të jetë krejti ndryshëm dhe jo realist nga ai i trajtuar gjatë periudhës së Rilindjes, ku, sikundër uargumentua, ndonëse rivaliteti politik, fetar e ushtarak mes Lindjes e Perëndimit ishte ipranishëm, kjo nuk pengonte shkëmbimet e vazhdueshme e influencat e ndërsjellta nëtregti, art e letërsi mes Ne dhe Ata.

3.6.3. Evropa nën penën e Voltaire

Trajtimi i këtij aspekti ekonomik që forconte e bashkonte Evropën, ishte i pranishëmedhe në veprën e një tjetër figure qëndrore të iluminizmit Volterit (1694 – 1778), i cilibesonte se përmes zhvillimit të tregëtise dhe shkëmbimeve ekonomike, apo përmeskërkimit për përfitime, kombet bëhen politikisht më të forta. Por nga ana tjetër, Volter vënë dukje se shkëmbimet tregtare kërkojnë një rend paqeje e shteti ligjor dhe jo luftra tëstërzgjatura. Ai bëhet kështu vizionar i idesë se vetëm njerëzit e ndriçuar (iluministët)arrijnë të kuptojnë avantazhet e një zhvillimi paqësor dhe absurditetet e ndasive fetare,duke tentuar të vendosin një ekuilibër ndërkombëtar të pushtetit, bazuar në përfitimet endërsjellta ekonomike. Megjithë këtë bindje, Volter ishte përsëri skeptik ndaj mundësisë

139 Malnes, Raino & Midgaard, Knut, Filozofia politike, Prishtinë, Shtëpia botuese “Rozafa”, 2007, fq. 309140 Donzelli, Maria & Pozzi, Regina Patologie della politica: crisi e critica della democrazia tre Otto eNovecento Roma, Donzelli Editore, 2003, fq. 146141 Montesquieu, Charles –Louis De Secondant de Lo Spirito delle Leggi, Vol.1, Traduzione di BeatriceBoffitto Serra, Milano, Rizzoli Editore, 1967, fq. 33.

Page 83: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

67

për një paqe të qëndrueshme dhe bashkëpunim paqësor mes shteteve evropiane, duke equajtur madje dhe si utopik projektin e abatit San - Pier, i cili ua beson princave detyrënpër të realizuar paqen. “E vetmja paqe e përhershme që mund të vendoset mes njerëzveështë toleranca: paqja e imagjinuar nga një francez, i quajtur abati i San – Pier është njëmonstër që nuk mund të ekzistojë mes princërve, më tepër se sa mes elefantëve dherinocerontëve, mes ujqërve dhe qenve. Kafshët mishngrënëse do të shqyhen gjithnjë merastin më të parë”142. Po kështu, Volter nuk pajtohej me Abatin dhe për faktin se ky ifundit merrte në konsideratë në Traktatin e tij vetëm princër evropianë të krishterë, dukepërjashtuar kështu Ata. Ndërkohë, për Volter: “E vetmja mënyrë për të rivendosur paqenmes njerëzve është ajo e shkatërrimit të të gjitha dogmave që i ndajnë, duke ripërcaktuartë vërtetat që i bashkojnë. Kjo është në të vërtetë paqja e përjetshme”143.

Për Eduard Uselin, Volteri mbetet një ndër personalitetet më përfaqësuese të shekullit tëXVIII dhe në veprat e tij gjejmë të përmbledhura gjithë paradigmat me karakteristikatdalluese të kontinentit tonë, mjaft prej të cilave mbeten shumë aktuale dhe në Evropën esotme. Evropa nën penën e Volter paraqitet si: “një komunitet utopik kombesh që kërkontë vendosë një paqe të përjetshme, një kontinent imperialist që kolonizon pjesën tjetër tëbotës, një Evropë raciste, e cila periodikisht kërkon të heqë qafe minoritete tëpadëshiruara (si rasti i hebrenjve), një ekuilibër i vështirë pushtetesh mes një grupishtetesh të ndërlidhura mes tyre dhe së fundmi një union në shtrirje/zgjerim, bazuar nëaspekte të përbashkëta sociale dhe kulturore144”. Përcaktimi i identitetit evropian në këtëperiudhë ishte një çështje e komplikuar, duke patur parasysh situatën pothuaj tëpërhershme konfliktuale dhe koloniale të shekullit të XVIII. Nga njëra anë, Volterikërkon të ironizojë vetë-kënaqësinë evropiane, duke theksuar se qytetërimi aziatik(sidomos ai kinez dhe Indian) ishte më i avancuar se ai evropian. Por nga ana tjetër, aipadiskutim e pozicionon Evropën si një fuqi dominuese, jo vetëm sa i takon aspektitushtarak, por edhe zhvillimit të artit dhe shkencës.

Volter bashkëndan anti-klerikalizmin dhe anti-absolutizmin e Monteskië, por vë theksintek artet dhe traditat e evropianëve, falë të cilave është bërë e mundur që shumë ngafatkeqësitë e përjetuara nga kontinenti i vjetër të mos arrijnë ta degjenerojnë shoqërinë nëbarbarizma. Iluministi francez pohonte se evropianët dukej se ishin të përkushtuar drejt tënjëjtave rregulla e qëndrime. Ata janë aq të lidhur me njëri tjetrin sa kur udhëtojnë jashtështetit duket se një francez, një gjerman apo një anglez vijnë nga i njëjti vend apobashkësi kulturore. Për ta ilustruar këtë, mjafton të citojmë letrën që Volteri shkruan paslargimit të tij nga oborri i Frederikut II, në 23 prill 1754. Ai e sheh veten nën “lëkurën enjë kameleoni” kozmopolitan, pasi pohon se: “U bëra anglez në Londër, jam gjerman nëGjermani”.

Kryesisht admirimi i tij shkonte për sistemin qeverisës në Angli, ku Volter shihte tëtriumfonin vlerat borgjeze të tolerancës fetare, tregëtisë së lirë e meritokracisë, përkundër

142 Voltaire Della Pace perpetua, del dottor Goodheart, trad. It. In Scritti politici, a cura di R. Fubini,Torino, Utet, 1993, fq. 809.143 Po aty fq. 836144 Ousselin, Edward. The invention of Europe in French Literature and Film, Hampshire, PalgraveMacmillan, 2009, fq. 7.

Page 84: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

68

sistemit arkaik e gjysëm feudal francez. Kështu, prirja e tij drejt një sistemi juridik,tolerance fetare dhe parimesh konstitucionale liberale qëndrojnë në kontrast të thellë mepranimin nga ana e tij të institucioneve të monarkisë absolute. Karakteristikat epërbashkëta të shteteve të Evropës, Volter i përshkruan në kapitullin e dytë të veprësSiècle de Louis XIV (Shekulli i Luigjit të XIV) ku thekson se: “Evropa e krishterë (mepërjashtim të Rusisë) mund të konsiderohet prej kohësh si një lloj republike e ndarë nëdisa shtete....të gjitha ndajnë një sfond të ngjashëm fetar, edhe pse të ndarë në disapërcaktime; të gjitha bashkëndajnë të njëjtat parime sa i takon drejtësisë civile dhepolitikës145”. Ajo çka ndryshonte mes shteteve evropiane ishte organizimi konstitucional,ndërkohë që në tërësi tiparet e diversitetit politik të Evropës mishëronin vlerat e lirisë. Nëveprën e sipërpërmendur, Volter thekson se Evropa është: “një lloj republike e madhe endarë në shumë shtete, disa janë monarki, të tjera mikse, të parat janë aristokratike, tëtjerat popullore, por të gjitha i korrespondojnë njëra tjetrës; të gjitha kanë të njëjtën bazëfetare, edhe pse të ndarë në sekte të ndryshme; të gjitha kanë të njëjtat parime të së drejtëspublike dhe politike, të panjohura nga pjesët e tjera të botës.146” Nga ky citim mund tëkonkludohet se sistemi – shtetëror evropian kishte një minimum vlerash dhe ligjesh tëbashkëndara dhe për këtë arsye nuk mund të ishte totalisht anarkik.

Në një tjetër vepër, Ese mbi zakonet Volteri do të përfshijë edhe Rusinë, si pjesë eparadigmës së Ne, pasi ky vend ishte bërë qartësisht evropian falë Pietrit të Madh dheKaterinës që e orientuan Rusinë drejt një kulture perëndimore, duke futur idetë e sistemitevropian në perandorinë e vet. Sipas tij, përpara ekzistencës së këtyre dy figurave tërëndësishme, Rusia ishte pothuajse e panjohur nga popujt e Evropës, të cilët ekonsideronin këtë vend si të qeverisur nga princër despotë. Ndërkohë, Volteri epërjashtonte Ballkanin nga Evropa, sepse ndodhej nën sundimin e Turqisë dhe Evropaduhej të kishte karakteristika të ndryshme nga ato të Turqisë. Gadishulli Ballkanik u bëpjesë e Evropës më vonë, sidomos në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit tëXX, që përkon me periudhën e çlirimit otoman.

Gjithashtu, në veprën Ese mbi Zakonet Volter bën një krahasim mes Evropës së shekullittë XV dhe periudhës helene të karakterizuar nga qytetet-shtete të ndërlidhura mes tyre eqë dalloheshin për nga alternimi i vazhdueshëm mes bashkëpunimit dhe konfliktit. Kyekuilibër i brishtë evropian, edhe në shekullin e tij nuk mund të parandalonte rivalitetetdhe shpërthimin e luftrave, por nga ana tjetër arrinte të mbronte Evropën nga dominimitotal i një shteti. Ky pozicionim i Volter, në paradigmën e Ne mes pavarësisë kombëtaredhe njëkohësisht rritjes së vazhdueshme të ndërvarësisë evropiane, nuk ishte larg ngakoncepti i mëvonshëm i De Gol mbi “L’Europe des Etats” (Evropën e shteteve). Padiskutim, me Volterin jemi ende larg konceptit të “Evropës së popujve”, pasi ai i përkistenjë elite evropiane, por eruditizmi i tij ishte një thellim i lidhjeve dhe shkëmbimeveartistike e shkencore mes mendimtarëve, e vendosur gjatë periudhës së humanizmit tëshekullit të XVI. Voltaire theksonte se: “Një republikë letrare u vendos gradualisht nëEvropë pavarësisht luftrave dhe divergjencave fetare. Të gjitha shkencat dhe artet patën

145 Voltaire Siècle de Louis XIV, Paris, Garnier – Flammarion, 1966, fq. 159.146 Schulze, Winfried. Europa in der fruehen Neuzeit – Begriffgeschichtliche Befunde, in Durchhardt H. dheKunz A. in Europaische Geschicht als historiographisches Problem, Mainz, Verlag Philip von Zabern,1997, fq 63.

Page 85: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

69

mbështetje reciproke.147” Del e qartë kështu se integrimi evropian ishte fillimisht idukshëm në nivelin e ndërveprimit social.

Sa i takon konsideratave të tij për historinë, Volteri beson se “e kaluara na jeppërgjithësisht një histori të kujdesshme më tepër se sa një model148”. Në këtë mënyrë, aideligjitimon bazat fetare apo “shkencore” të eurocentrizmit. Kur flet për mënyrën më tëmire për të konsideruar historinë e kaluar, Volter pohon se: “Fillimisht duhet konsideruarLindja si djepi e të gjitha arteve, e cila ja dha të gjitha Perëndimit”. Për të kuptuarzhvillimin historik të botës, duhet të shohim përtej Evropës, tek zhvillimi artistik dheshkencor i qytetërimeve më të lashta, sidomos tek ai kinez dhe Indian. Ishin grekët ata qëmësuan romakët, por nga ana tjetër ishin vetë grekët që mësuan nga egjiptianët. Mesjetapër Volterin paraqitet si zgjatim i errët i periudhës mes lavdisë së Perandorisë Romakedhe lulëzimit të Rilindjes, ku Evropa ishte në kaos, pasi i forti ndërtonte mbi rrënojat emë të dobtit dhe ku mbizotëronin luftrat barbare për pushtet. Megjithatë, Volteri pranonse edhe pse qytetërimet aziatike ishin më të lashta, përsëri arritjet shkencore lulëzuan nëEvropë. Në veprën Ese mbi Zakonet dhe shpirtin e kombeve (1756) Volter pranon se:“Për secilin nga qytetërimet e Azisë mund të pohojmë se ata janë pararendësit tanë, porne i kemi tejkaluar ata.[….] Të gjitha këto vende ishin fillimisht shumë më lart se shtetettona Perëndimore, sa i takon artit dhe shkencës, por ne e kemi rifituar kohën e humbur149”. Voltaire i referohet këtu progresit të shpejtë evropian në këto fusha nga periudha eRilindjes.

Volter e sheh Evropën si djepin ku progresi është i vazhdueshëm, dhe në këtë mënyrë aiflet “për një republikë të dijes që gjendej në Evropë, megjithë luftrat vrastare dhe besimete ndryshme fetare“150. Jeta në shoqëri është një tjetër element dallues i kontinentit tonë(Ne), ku prezenca e figurës së gruas është pjesë përbërëse e jetës shoqërore, në ndryshimnga traditat aziatike (Ata) ku gruaja konsiderohet në rangun e skllaves. Në veprën Esembi zakonet dhe shpirtin e kombeve Volter jep një përkufizim bazë të qytetërimitevropian, bazuar në statusin dhe qëndrimin kundrejt figurës së gruas. Diferenca kryesoremes Lindorëve dhe Evropianëve ishte mënyra se si burrat i trajtonin gratë, duke u dhënëliri në Evropë, duke i detyruar në skllavëri në Lindje. Kjo diferencë tregonte nivelin elartë të qytetërimit evropian, të padëgjuar më parë në pjesë të tjera të Evropës. “Respektindaj gruas konsiderohej të kishte lindur bashkë me kavalerinë, e nënkuptuar si institucionthemelor i qytetërimit evropian, si në aspektin politik ashtu dhe në atë kulturor, dukedizenjuar kështu një rend kulturor të Evropës moderne“151. Sipas Volter, jeta shoqërore ebën një popull totalisht civil. Nëse Azia është inferiore në tradita e zakone krahasuar meEvropën, kjo duhet t’i shërbejë si mësim asaj në dy drejtime: sa i takon tolerancës fetaredhe pavarësisë politike. Pra, nga sa më sipër vëmë re se paradigma e Evropës për

147Siècle de Louis XIV (14:564)

148 Vepër e cituar The invention of Europe in French literature and film fq. 12149 Voltaire, Essai sur les mœurs et l’esprit des nations, vols. 22 of Œvres completes de Voltaire, Oxford,Edited by Henri Duraton, 2009, fq 276.150 Applegate, Kenneth W.Voltaire on Religion: Selected Writings, (ed.), New York, F. Ungar, 1974, fq.49.151 Passerini Luisa, Labanyi Jo, Diehl Karen Europe and the love in Cinema, Intellect, Bristol, the Mill,Parnall Road Fishponds, 2012, fq. 7

Page 86: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

70

iluministët ishte ajo e një korpusi në vetvete me karakteristikat e saj politike, sociale dhekulturore, si dhe me një traditë të sajën të diversitetit fetar. Kritikat ndaj krishtërimit vininsepse priftërinjtë po përmbysnin vlerat themelore të fesë. Sikundër pamë dhe më sipër,Volter kërkonte fe të pastër, etike, racionale, humane, të formuar nga norma jetësore,brenda terrenit të racionales dhe të kuptueshmes.

Në kundërvënien midis Lindjes dhe Perëndimit, Volteri paraqitet si përfaqësuesi më ishquar i iluminizmit, duke nxjerrë në pah edhe kritikën ndaj veseve të Evropës.Ndërkohë, vlerësimi që ai ka për mendimin e tij politik e filozofik e bën që të kërkojëvendosjen në krye të shtetit të një mbreti iluminist, filozof, tolerant në çështjet fetare,mbrojtës të artit dhe letërsisë, që kryen shumë punë publike dhe nxit jetën ekonomike tëvendit. Kjo përzgjedhje do të rezultonte në zhdukjen e armiqësisë së iluministëve ndajpolitikës, duke bërë kështu që vetë ata të duartrokisnin një mbret të tillë.

3.7. Rusoi dhe polemika kundër evropianizimit iluminist

Në një polemikë të fortë kundër evropianizimit iluminist gjendet mendimi filozofik iRusoit, që mund të konsiderohet si pararendës i evropianizimit të Mazinit dhe të DeGolit. Edhe për Ruso, Evropa ishte një shoqëri reale, të cilën e bashkonte feja, e drejtasipas ligjit, traditat, letërsia, si dhe lidhjet e vazhdueshme të interesave apo lidhjet egjakut, por dhe tregëtia e arti i drejtuar nga sovranët. Zhan Zhak Ruso vijonte më tej dukepohuar se francezët, gjermanët, spanjollët apo anglezët nuk ekzistojnë si të tillë : ata janëtë gjithë evropianë. Të gjithë kanë të njëjtat shije, pasione e tradita. Në fushën politike aimbështeste idenë e një federalizmi që do ta bënte Evropën një trup politik tëqëndrueshëm. Evropa do të mund të ishte e bashkuar vetëm nëse do të ishte Republikane.Megjithatë, federata do të kishte një respekt absolut për veçantitë e secilit shtet, paimponuar uniformitetin e standarteve të ideve dhe traditave. Si shembull Rusoi merrRusinë. Ndryshe nga gjykimi i Volter, që admironte Pietrin e Madh, pasi e bëri Rusinënjë shtet evropian, Rusoi ishte i mendimit se veprimet e Carit ishin të gabuara, pasi nukishin të natyrshme. Në librin Russia reads Rousseau/ Rusia lexon Rusoin autori ThomasBarren vlerëson se: “Ideja e rebelit, të varfrit, të përjashtuarit ishte në rezonancë të plotëme imazhin rus të fund shekullit të XVIII, të cilin e gjejmë të ilustruar tek vepra eRusoit“152. Sipas tij, “Rusisë i ishin imponuar ligje dhe zakone, të cilat nuk bënin pjesë nëshpirtin e kombit“153. Këtë ide Ruso e shpreh tek vepra Kontrata Sociale ku thekson se“Rusia është e destinuar që të dështojë nga virtyti, për faktin se Pjetri ka tentuar shumëherët t’u diktojë rusëve ligje154“.

Rusoi gjykonte se organizimi i një shoqërie të së drejtës mund të bazohet vetëm në paktine garantimit të barazisë dhe lirisë së çdo qytetari. Për realizimin e këtij pakti social

152 Barran, Thomas. Russia reads Rousseau 1762 – 1825, Noyes St. Evanston, Il, Northwestern UniversityPress, August 2002, fq. 86.153 Po aty fq 87. Pjetri i Madh ishte Cari i Rusisë nga viti 1682 deri në 1725. Ai ndërmori një numër tëkonsiderueshëm reformash për modernizimin e Rusisë, në mënyrë që ajo t’i përngjante më tepër EvropësPerëndimore, sesa të kaluarës së saj mesjetare. Për Rusoin ky ishte një gabim i madh sepse ai u përpoq t’ibënte njerëzit ata që nuk ishin, francezë, gjermanë, anglezë. Ndërkohë, që duhej t’i bënte rusë.154 Williams, David Lay Rousseau’s Social Contract: An Introduction, Cambridge, Cambridge UniversityPress, January 2014, fq. 97

Page 87: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

71

nevojitet që secili prej nesh të heqë dorë nga e drejta e gjendjes së lirë natyrale, në dobi tëpërfitimit të lirisë qytetare. Kjo për faktin se Rusoi e konsideronte shtetin natyral siparadigmë e shtetit të “xhunglës së egër“, bazuar në parimin e sundimit të më të fortit, ecila duhej zëvendësuar me shtetin shoqëror social. Tek vepra Kontrata sociale, një traktatfilozofik dhe politik, Ruso shpalos idenë e ndërtimit të një shteti social, i cili i shërbeninteresit të përgjithshëm dhe jo thjesht atyre të princërve apo drejtuesve të shteteve. Aishkruan se: “T’i heqësh çdo liri vullnetit të njeriut do të thotë t’i heqësh çdo moralitetveprimeve të tij155“, çka nënkupton se veset nuk janë pjesë e natyrës njerëzore, por enjeriut të keqqeverisur. Bazë e paktit shoqëror në mendimin filozofik të Ruso ështësovraniteti apo “vullneti i përgjithshëm”, i cili shprehet përmes legjislacionit:“Legjislacioni duhet të dalë nga të gjithë. Legjislacioni duhet të vlejë për të gjithë”, që dotë thotë se të gjithë anëtarët që janë pjesë e një shoqërie janë të detyruar të zbatojnë ligjete përcaktuara së bashku, por mbi të gjitha ky sovranitet nuk është i delegueshëm, si tekMonteskië, por i mbetet popullit, në kuptimin e secilit individ. Ky i fundit nuk krijonvarësi nga një individ tjetër, të cilit t‘i delegojë një pjesë apo të gjitha të drejtat, por ështëanëtar i një korpusi politik, që bëhet garant i të drejtave dhe lirive individuale. Në realitet,njeriu modern për Ruso është fryt i pushtimeve, por edhe i plagëve të mëdha tëshkaktuara nga progresi shkencor e kulturor. Ai është një njeri i ndarë, që nga njëra anëka burime e potencialitet të jashtëzakonshëm, më të zhvilluar se njeriu natyral, por në tënjëjtën kohë është viktimë e dhunës dhe shtypjes ndaj lirisë së tij. Pikërisht ky faktshpjegon dhe frazën hyrëse emblematike të veprës Kontrata Sociale “Njeriu ka lindur ilirë dhe kudo që ndodhet është nën vargonj“.

Në thelb të kësaj vepre, pra, qëndron një problem moral i varësisë reciproke tëqytetarëve, jo si detyrim, por si një gjendje pavarësie secili në respekt të tjetrit. Brendakësaj kornize ata mund të realizojnë qëllimet e tyre, e thënë ndryshe bëhet fjalë për njëvarësi sociale të drejtë dhe të paanshme. Diskutimi i Ruso zhvillohet kështu rreth dypoleve, ngushtësisht të lidhura me njëri tjetrin. Nga njëra anë kemi individualizmin eqytetarëve, nga i cili rrjedh në finale origjina e pushtetit politik dhe nga ana tjetëraspektin kontraktual, pra idenë se në themel të asocimit politik qëndron një marrëveshjeracionale dhe konvencionale, e cila tejkalon ligjin e sundimit të më të fortit.

3.8. Paradigma e konceptit të unitetit të qytetërimit evropian tek Kant

Paradigma e konceptit të unitetit të qytetërimit evropian, që çon drejt një paqeje tëqëndrueshme, u theksua me më shumë forcë nga Emanuel Kant në pamfletin e famshëmPaqja e Përjetshme (1794). Ai i dha zemër publikisht ideve të tij revolucionare përrishikimin e së drejtës ndërkombëtare, të cilën e mendonte si kusht të domosdoshëm përnjë paqe të qëndrueshme. Ky mendim i shprehur në vepër është cituar shpesh sipararendës i Lidhjes së Kombeve apo si pararendës i qeverisë së përbotshme, pavarësishtnga hedhja poshtë e këtij ideali dhe këmbëngulja e Kantit se ideja e tij, i lë shtetet me tëgjitha të drejtat e tyre sovrane të paprekura, me përjashtim të së drejtës për të filluarluftën sipas dëshirës. Kur Kanti eksploron zonat kryesore të përvojës njerëzore, ideja e tijpër arsyen merr një karakter deri diku kompleks e shfaq një dinamizën e koherencë të remendimi. Kanti e paraqet arsyen si tendencën e brendshme e të njëkohshme në të gjithë

155 Ruso Zhan-Zhak Kontrata Sociale, Tiranë, Shtëpia Botuese Luarasi, 1998, f. 21

Page 88: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

72

mendimin dhe në përpjekjen e vetëdijshme të njeriut drejt unitetit, sistemit dhe nevojësgjithnjë e në rritje, dhe po aq drejt vetëkritikës dhe vetëkontrollit gjithnjë e më të ashpërdhe më të vazhdueshëm. Aspekti i parë i arsyes është më i dukshëm në detyrën që ajo kapër të organizuar përshtypjet dhe ndjesitë tona subjektive në njohjen e botës fizikeobjektive, publike dhe t’u qeverisur nga ligji; aspekti i dytë shfaqet në detyrën e saj përt’ua nënshtruar impulset tona egoiste (superioritetin e Ne) rregullave të konsistencës,reciprocitetit (ndaj Tjetrit) dhe drejtësisë. Megjithatë, po sipas Kantit, “Arsyeja teorikenjerëzore “funksionon” veçanërisht kur na jep shkencën, ndërsa Arsyeja Praktikenjerëzore, e konceptuar si sistem rregullash për të frenuar egoizmin njerëzor, nukfunksionon”156. Në këtë këndvështrim, duke pranuar faktin e “egoizmit njerëzor”,nevojitet më tepër angazhim në drejtim të edukimit të arsyes praktike njerëzore, meqëllim që hendeku i vendosur nga Kant ndërmjet Nevojës Natyrore (objekt i ArsyesTeorike) dhe Lirisë Njerëzore (që presupozon Arsyen Praktike) të mos jetë dhe aq ipakapërcyeshëm. Mendimi filozofik i Kantit në vitet 1790, që përkonte me periudhën eangazhimit të tij më intensiv në politikë, ishte eksplorimi i fushave ku, të paktën ishte emundur, që këto aspekte të kundërta të botës, njësoj të vlefshme për arsyen, të shiheshinse i shërbenin një qëllimi të përbashkët. Nëse transferojmë këtë ide të Kantit në historinëe mitit, të ilustruar me vështirësitë, dështimet, tragjeditë e shpalosura në historinë enjerëzimit, do të arrinim në konkluzionin se njeriu përmes sprovash e gabimesh mund tëzgjerojë hapësirën e lirisë së tij racionale, për të filluar bashkëpunimin përballë këtyresfidave. Nevoja natyrore e njeriut, e përkthyer në zhvillimin teknologjik e shkencor, nukmund e nuk duhet të cënojë lirinë njerëzore të Tjetrit, pasi qëllimi kryesor i progresitracional do të ishte një botë me paqe të qëndrueshme midis kombeve. Kanti e quanteluftën si të keqen më të madhe që u ndodh shoqërive njerëzore, si forma më ekstreme e sëkeqes së përgjithshme, si egoizmi natyror i natyrës njerëzore, e cila duhet të zbutej së paringa zbatimi i ligjeve, sado të ashpra e racionale të ishin ato.

Nëse i rikthehemi dhe një herë veprës Për paqen e përjetshme vëme re se Kanti, ashtusikurse Rusoi, synonte një bashkim federal të shteteve të lira. Kjo federatë do të ishte nëgjendje të ruante paqen dhe bashkë me të progresin dhe civilizimin e vazhdueshëm, dukeu bazuar në një bashkim të tipit republikan. Libri i tij vlerësohet lart nga federalistët, pasiaty flitet hapur për një kushtetutë. Në nenin e dytë të kësaj vepre Imanuel Kant shkruan:“E drejta ndërkombëtare duhet të bazohet mbi federatën e shteteve të lira.157“ Duke ofruarkëtë ideal normativ, Kant eviton të imagjinojë një situatë botërore në paqe, por sugjeronrrugën drejt federatës së popujve. Tendenca natyrale e rendit republikan të ndarjes sëpushteteve, siguron tutelën e të drejtave individuale dhe përjashton përdorimin e forcëspër zgjidhjen e konflikteve, duke u shtrirë nga sfera kombëtare në atë ndërkombëtare.Federalizmi është pra për Kantin një komponent ideal, por edhe një parim organizativ iimagjinatës universale evropiane edhe pse “kjo federatë shtetesh duket vetëm si njëprojekt, ai fillon të zgjojë një parandjenjë tek të gjithë të interesuarit për ruajtjen egjithçkaje dhe kjo jep shpresë se, pas disa krizash revolucionare të transformimeve do tëlindë më në fund ai që është qëllimi suprem i natyrës, pra një rend i përgjithshëmkozmopolit, që do të jetë baza nga e cila do të zhvillohen të gjitha dispozitat e origjinës së

156 Gallie, Walter Bryce. Filozofë të luftës dhe të paqes: Kanti rreth paqes së përjetshme, Tiranë, ShtëpiaBotuese Dituria, 1999, fq. 16157 Kant, Immanuel. Per la pace perpetua, Milano, Rizzoli Editore, 1999, fq. 59

Page 89: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

73

natyrës njerëzore.158“ Në këtë botëkuptim vizionar të Kant vëmë re një shkrirje/përzierjetë paradigmës Ne versus Ata, drejt një tendence federaliste/globalizuese. Është pikërishtKant që në nenin e tretë të Paqes së Përjetshme theksonte se: “Me bashkimin (pak ashumë të ngushtë) mes popujve të Tokës, ....arrihet në atë pikë që dhunimi i të drejtave qëndodh në një pjesë të globit, të ndihet dhe në të gjitha pjesët e tjera, kështu që ideja e njëtë drejte kozmopolite nuk shfaqet më si një lloj përfaqësimi fantazmë që vlerësohet nga edrejta, por si një përmbushje e nevojshme e kodit të pashkruar, si për të drejtën politikeashtu edhe për të drejtën ndërkombëtare drejt të drejtës publike të njerëzimit, e pra drejtpaqes së përjetshme, dhe vetëm në këtë mënyrë mund të kënaqemi se jemi në ecje tëvazhdueshme drejt saj.159“

Kanti dhe Rusoi shkruan për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare thuajse tërësisht nëpërputhje me zhvillimet e skenës evropiane në shekullin XVIII. Në këtë periudhëperceptohej se nga pikëpamja shekullore jeta e njeriut dhe e kombeve perceptohej si njëalternim i përhershëm mes luftës dhe paqes. Në kundërshtim nga bashkëkohësit e tij,Rusoi argomentonte se lufta midis shteteve evropiane ishte një e keqe e brendshmegjithnjë e në rritje. Sipas tij, Arsyeja kërkonte eliminimin e saj dhe se kjo mund të arrihejvetëm nga formimi i një federate të fortë të shteteve evropiane. Megjithatë, më pas ai emodifikoi konkluzionin e tij duke pranuar se nuk shihte mundësi që shtetet e ndryshmeevropiane t’i nënshtroheshin një sundimi federal të efektshëm.

3.9. Periudha e vonshme moderne – Revolucioni Industrial

Shpesh argumentohet se shekulli i XVIII përkon me një “unifikim të dytë” të Evropës.Sipas studiuesit Livli në këtë periudhë Evropa merr emrin e “modernitetit”: “Ky identitet(evropian) u zbulua tashmë jo në trashëgiminë e Krishterë, madje as në termat e sëkaluarës: ai u zbulua më tepër tek moderniteti i Evropës.160” Dy ishin faktorët kryesorë qëndikuan në cilësimin e Evropës si moderne. Së pari fillimi i industrializimit, dhe së dytirritja e rëndësisë së tregtisë, shoqëruar me lindjen e klasës së borgjezisë sipërmarrëse.

Përgjithësisht periudha e historisë evropiane në gjysmën e parë të viteve 1800 studiohetnë tre drejtime kryesore, të cilat përcaktojnë mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve:

Përhapja dhe përshpejtimi i revolucionit industrial;

Përhapja e lëvizjeve nacionaliste;

Ecja drejt rrugës së demokracisë.

Këto tre drejtime, ngushtësisht të lidhura me njëra – tjetrën, do të ndikojnë në zhvilliminpolitik, historik e shoqëror evropian. Konkretisht:

158 Kant, Immanuel, Idea di una storia universale dal punto di vista cosmopolitico, in Id., Scritti di storia,politica e diritto, Genova, Il Nuovo Melangolo, 2003, fq. 40159 Vepër e cituar Për paqen e përjetshme, fq. 68160 Lively, Jack. The Europe of Enlightment, History of European Ideas, vol.1/2, PhilPapers, 1981, fq. 91.http://chromatika.academia.edu.

Page 90: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

74

Revolucioni industrial i pati fillesat e tij në Angli, rreth gjysmës së dytë të 1700 dhedhjetë vjeçarit të parë të 1800. Ai u përhap dhe në shtete të tjera si Franca, Belgjika,Gjermania, Zvicra dhe vetëm në fund të shekullit dhe në Itali. Ky Revolucion transformoinjë numër gjithnjë e më të madh njerëzish nga bujq e barinj, në njerëz të aftë për tëmenaxhuar dhe vënë në përdorim makineri komplekse, që punonin me burime e forma tëreja energjie. Pra, do të ishte e gabuar ta konsideronim revolucionin industrial thjesht sinjë fakt teknik, pasi ai ndryshoi pak nga pak jetën e njeriut, duke shkaktuar ndryshime tëthella në strukturën organike të organizimit shoqëror të kohës. Transformimet e ndodhuranë gjysmën e parë të 1800 lanë gjurmë jo vetëm në ekonominë, por edhe në jetënshoqërore evropiane, duke ndikuar deri në një rritje demografike të popullsisë në Evropë.Një pjesë e mirë e zanateve tradicionale, kryesisht artizanale u zëvendësuan me të tjeraprofesione e aktivitete e profesione, si teknikë, administratorë e burokratë. Revolucionipërshpejtoi zhvillimin e hekurudhave, rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe krijimin estrukturave të reja financiare, duke bërë kështu që karakteristikë kryesore e kësajperiudhe të ishte kalimi përfundimtar nga një ekonomi për ekzistencë, në një ekonomitregu.

Sa i takon zhvillimit të lëvizjeve nacionale duhet pohuar se ato në pjesën më të madhejanë të lidhura me revolucionin francez dhe perandorinë e Napoleonit. Të dyja këtofenomene kontribuan për të përhapur një perceptim të ri të shtetit në Evropë, si dhe njëide të re të kombit, të çliruar nga pushteti absolut i mbretit. Megjithatë, programi irevolucionarëve francezë, për të liruar popujt e shtypur nga dominimi i sovranëve tiranërezultoi ndryshe. Ndërkohë, vetë shtrirja e Napoleonit në Evropë u përkthye në një formëtë re shtypjeje dhe dominimi, larg nga konfederata e shteteve të pavarura e sovrane, qëishin premtim i sipërmarrjeve luftarake. Popujt evropianë, nën perandorinë franceze nuku ndjenë më të bashkuar dhe as më të lirë se më parë. Kryesisht në Spanjë, Gjermani dheItali lindën mjaft lëvizje kulturore dhe politike kundra Napoleonit. Në përgjithësi, atoshprehnin vullnetin e përbashkët për të qenë të lirë dhe të pavarur dhe jo të dominuar ngaqeveri të huaja. Në veprën e Antoni Padgen Ideja e Evropës: nga antikiteti në BashkiminEvropian, theksohet se në fund të shekullit te XVIII dhe fillim të shekullit të XIX,“megjithë ekzistencën e një komuniteti intelektual “evropian“, përsëri kombet evropianeishin ende entitete të ndara, që lidheshin mes tyre për interesa tregtare e shkëmbimekulturore, por nga ana tjetër mbeteshin ende të ndara sa i takon ekonomisë dherivaliteteve territoriale.“161 Në këtë mënyrë, shfaqet për herë të parë nevoja e kombësisëdhe bashkimit që do të stimulojë kryengritjet e rilindjes në të gjithë Evropën, gjatëgjysmës së parë të 1800. Rryma ideologjike që shprehte më mirë aspiratat e shtresave tëreja borgjeze, ishte liberalizmi, i cili në fushën ekonomike u mbështet nga doktrinatliberale. Në Prusi, liberalizmi shërbeu si katalizator i rizgjimit kombëtar gjerman, dukeinterpretuar mendimin juridik të shtetit të shprehur nga Kant, Gëte dhe Shiler, deri nëperceptimin maksimal të solidaritetit kombëtar e madje dhe duke ekzaltuar gjeniun eracës gjermane.

161 Padgen, Anthony. The idea of Europe: From Antiquity to the European Union, Volume 13, Cambridge,Cambridge University Press, 2002, fq. 119.

Page 91: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

75

Ndërkohë, idea e demokracisë ishte e destinuar të ishte qëllimi final i mjaft betejavesociale në Evropë, duke e bazuar vlefshmërinë e saj në parimin se pushteti i përkistepopullit, i cili kishte të drejta të barabarta në pjesëmarrje në jetën politike e shoqërore dhenë përzgjedhjen e qeveritarëve. Parimet demokratike kishin për qëllim të rizgjoninshtresat më të dobta të shoqërisë dhe për këtë arsye ato hasën pengesa nga shtesat emesme e të larta, pasi teoritë që parashikonin të drejta të barabarta për të gjithë,favorizonin masat popullore. Megjithatë, parimet demokratike u afirmuan me shumëvonesë në Evropë e në veçanti në Itali. Një nga pengesat kryesore në aplikimin e tyreishte dhe fakti se vihej re një mungesë interesi nga ana e popullit, i cili më parë nukkishte marrë pjesë në çështjet politike, për shkak të varfërisë, analfabetizmit,marxhinalizimit, që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë. Kështu, demokraciaarriti të pengohej me sukses nga aristokracia dhe klasat borgjeze, të cilat zinin njëpozicion dominant, si për nga pasuria ashtu dhe për nga influenca. Përgjatë gjithëshekullit të XIX ato luftuan kundër parimit demokratik të barazisë së të drejtave politike,duke i mohuar popullit të drejtën e votës. Kjo u verifikua përgjatë revolucionit francez,kur të drejtat politike ju rezervuan pronarëve të tokave, tregtarëve dhe financierëve, tëcilët kishin grumbulluar pasuri të mëtejshme falë revolucionit. Madje dhe në Anglinëliberale, e cila për herë të parë miratoi regjimin parlamentar, të drejtat politike urezervuan rigorozisht për klasat më të pasura. Kjo panoramë tregon qartë se nëdikotominë Ne/Ata fokusi kryesor gjatë kësaj periudhe ishte i përqëndruar tek lufta ebrendshme e Ne, karakteristikat e së cilës ishin mjaft të ngjashme me ato që përIluministët ishin tipike për Ata (margjinalizim i shtresave më të mëdha të popullsisë,mospjesëmarrje në jetën politike, padije). Gjithë sa më sipër ishte larg shkëlqimit të Ne –sipas paradigmës së Greqisë antike. Në këtë mënyrë, historia e 1800 u shënjua nga luftradhe kontraste që kishin për qëllim të zvogëlonin pabarazitë e mëdha të kushteve socialeduke sjellë në jetë demokracinë politike.

Revolucioni francez më 1789 tronditi nga themelet “Evropën e vjetër” bazuar në sistemine dinastive, elitave kulturore, balancës së pushtetit politik dhe gjeneroi instabilitet dhe nëarenën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, paradigma e “Evropës së vjetër” u sfiduaseriozisht “nga njëra anë nga vala e revolucionit kozmopolit dhe nga ana tjetër ngalëvizjet nacionaliste162”. Pas shpërthimit të tij, mendimtari politik Edmund Bërk shpalosiidenë për një Evropë alternative ndaj asaj revolucionare. Sipas tij, Franca revolucionareishte dukshëm në një gjendje lufte, bazuar në dy faktorë që e kishin vënë vendin në këtëpozitë, duke e dalluar nga të gjitha situatat e mëparshme luftarake të kontinentit. Së pari,ishte shpirti i revolucionit totalisht i vendosur për të mos gjetur paqe. Së dyti, edhe pse nëmungesë të një kërcënimi direkt ushtarak, ekzistonte rreziku i përhapjes të tij në shtete tëtjera në Evropë. Ky rrezik vinte nga infektimi i përhapjes së ideve revolucionare tëprotagonistëve të këtij revolucioni. Angazhimi i tyre në dogmën demokratike i vendosiata në një gjendje lufte me shtetet e qytetëruara të Evropës. Për këtë arsye Bërkkonsideronte se “kjo ishte një luftë totale, së cilës i duhej dhënë fund duke shkatërruarvetë Revolucionin“.163 Ndërkohë që Evropa, sipas tij, ishte një entitet kulturor, e cila

162 Thompson, Marco Pecovic. Ideas of Europe during the French Revolution and Napoleonic Wars, inJournal of History of Ideas, vol. 55/1, Pennsylvania, PennPress, 1994, fq. 38.163 Claeys, Gregory. Encyclopedia of Modern Political Thought, California, CQ Press, September 2013,fq.107

Page 92: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

76

rridhte nga një trashëgimi e përbashkët historike. Shtetet e ndryshme evropiane ishinmjaft të ngjashme, për nga tradita, morali, ligjet dhe struktura shoqërore. Konkretisht ata ibashkonte: besimi i krishterë, qeveritë monarkike, e drejta romake dhe kjo bënte që ata tëmund të konsideroheshin një komb i madh unik. Traditat dhe kostumet e përbashkëtaishin më të rëndësishme se faktorët ekonomikë dhe juridikë racionale. Shtyllat e vërtetapër Evropën ishin besimi fetar dhe shpirti i drejtësisë e nderit. Tek Bërk, ndjenja e unitetitevropian shprehet në formën e keqardhjes për një të kaluar të bukur e fisnike, që porrënohej nga goditjet e revolucionarëve. Sipas tij, Evropa duhej të qëndronte e bashkuarfalë traditës së saj politike, lidhjeve fetare dhe kulturës së lartë: “Lidhjet e fshehta, tëpadukshme, por të pakundërshtueshme të marrëdhënieve të zakonshme i mbajnë ata sëbashku, edhe kur natyra e tyre e çoroditur dhe grindavece i bën ata të mos merren vesh, tëgrinden, të luftojnë mbi termat e detyrimeve të shkruara... Shkrimtarët e së drejtëspublike e kanë quajtur shpesh këtë agregat kombesh, një federatë. Ata kishin arsye përkëtë.164“

3.9.1. Misioni i Napoleonit në ndërtimin e Evropës politike

Shkëlqimin e dikurshëm të Greqisë së lashtë pretendonte ta sillte Napoleoni me idenë e tijtë konfederatës. Në fakt, Perandori francez, Napoleon Bonaparti, dominoi imagjinatën eshekullit të XIX, pasi dëshironte “të gjithë popujt e Evropës t’i bënte një popull. Nuk dotë kishte në Evropë një ekuilibër tjetër të madh të realizueshëm se sa bashkimi dhekonfederata e popujve të mëdhenj”.165 Duke qenë se, sipas tij, Evropa ishte një bashkimhistorik dhe kulturor, ai shihte tek ndërtimi i një Evrope politike misionin e tij primar.Por, për Napoleonin, ashtu si dhe për Volterin, nevojitej një shtet si bosht përfederalizmin që do të mund të realizonte unitetin evropian, një shtet me autoritetin enevojshëm për të detyruar shtetet e tjera që të jetonin në harmoni. Sigurisht që për të,shteti/bosht mund të ishte vetëm Franca. Ndёrsa, Lindja mund të konsiderohej si vendimë i përshtatshëm për të “kënaqur” ambiciet e tij të pafundme. “Në maj të vitit 1798Napoleoni niset nga Marseja drejt Egjiptit, së bashku me 167 shkencëtarë, misioni i tëcilëve ishte të zbulonin misteret e këtij vendi”166. Sa i takon kontinentit tonë, ëndrra eNapoleonit ishte të bashkonte Evropën dhe shikonte tek vetja personin që mund tërealizonte këtë ëndërr. Misioni i tij merr një rëndësi të veçantë në kuadër të përcaktimit tëkonceptit të identitetit evropian. Gjatë kësaj periudhe, evropianët filluan ta konsideroninveten si një racë e re, e fortë, inteligjente dhe e talentuar e orientuar drejt së ardhmes. Nëmendimin e tyre, aziatikët ishin krejt e kundërta: të moshuar, me një kulturë në rënie qëpërfaqësonte një fazë të hershme të shpirtit njerëzor. Filozofi gjerman me mjaft influencëFridrih Hegel (1770 – 1831) i konsideronte evropianët si njerëz më superior krahasuar meafrikanët apo aziatikët. Ky këndvështrim u afirmua në zhvillimet historike të shekullit tëXIX, teksa evropianët vijuan me pushtimin e territoreve të gjera të Azisë, Afrikës apoAmerikës, duke krijuar kolonitë e tyre në çdo cep të botës dhe duke përhapur kulturën etyre. Për këtë arsye, shumë evropianë u bënë gradualisht gjithnjë e më të bindur sekultura e tyre dhe mënyra e tyre e të jetuarit ishte superiore.

164 Thompson vepër e cituar fq. 40.165 Milo, Paskal, Bashkimi Evropian, Ideja, Integrimi, Identiteti, e Ardhmja, Tiranë, Albpaper, 2002, fq. 12166 Napoleon’s quest for glory www.geocities.com

Page 93: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

77

Më 1792, kur Franca i deklaroi luftë Prusisë dhe Austrisë, pritshmëritë ishin përpozicionet mbrojtëse në territorin francez. Por 20 vite më pas, më 1812, Napoleoni do tëpërjetonte momentin më të sukseshëm të zgjerimit të perandorisë së tij, me një shtrirjeprej mbi 44 milion banorësh. Qëllimi i tij ishte që të kombinonte së bashku supremacinëfranceze dhe një vizion paqësor e vëllazëror të kombeve evropiane. Kështu, “filluantentativat për një integrim administrativ të territoreve të pushtuara, imponimi i Kodit tëNapoleonit, si dhe krijimi i një klase burokratike“167. Napoleoni e konsideronte procesin e“modernizimit“ dhe unifikimin administrativ si një provë evidente të legjimitetit të tijhistorik. Më 15 shkurt 1805, Napoleoni mbajti një fjalim përpara Trupit legjislativ, kushprehej se: “Eshtë detyra ime, detyra jonë, detyra e të gjithë njerëzve të ndritur që t’ikujtojmë kombeve të qytetëruara të Evropës se janë pjesë e një familjeje dhe se energjitëqë ata konsumojnë në konfliktet e tyre civile dëmtojnë prosperitetin e përbashkët168“.Deri në fund të jetës së tij, Napoleoni mbeti i bindur për vizionin e perandorisë së tij sinjë konfederatë, sipas modelit të federatave të Greqisë së lashtë.

Pasi u mund në betejën e Waterloo më 1815, Napoleoni pohonte se qëllimi i tij ishte që tëkrijonte një sistem evropian, bazuar në një të drejtë të përbashkët dhe një gjykatë tëvetme supreme për një popull evropian. Kjo ide e Napoleonit shprehet qartë në veprën esipërcituar të Antoni Padgen Ideja e Evropës: nga antikiteti në Bashkimin Evropian, kupërshkruhet se gjatë periudhës së fundit të qëndrimit të tij në ishullin e Shën Helenës, më11 nëntor 1816, Napoleoni do të shprehej: “Një nga projektet e mia të mëdha ishtebashkimi, përqëndrimi i popullsive të njëjta nga pikëpamja gjeografike, të cilët ishinrrënuar nga Revolucioni dhe politika. Secilin prej këtyre njerëzve do ta kisha sjellëbrenda të njëjtit trup kombëtar...Pas këtij thjeshtimi të përafërt, do të kishte më tepërmundësi për të sjellë kudo unifikimin e ligjeve, parimeve dhe opinioneve, ndjenjave,pikëpamjeve dhe interesave. Atëherë, ndoshta do të kishte qenë e mundur të ëndërroje përnjë familje të madhe Evropiane, sipas një modeli politik të tillë si ai i KongresitAmerikan apo i Amphictyons i Greqisë“169. Por, si kurdoherë arma e tij ishte dhuna eimponimi me forcë dhe për këtë arsye, Napoleoni mund të konsiderohej si “një autokratmë shumë që trondiste paqen në Evropë, në të njëjtën mёnyrё e me tё njёjtёn filozofidhune tё propoganduar nga Lugji i XIV deri tek Adolf Hitleri”170. Aventura imperialiste eNapoleonit mbetej e lidhur ngushtë me trashëgiminë revolucionare dhe me traditatuniversaliste të Iluminizmit, bazuar në projektin e një hegjemonie evropiane, e cilashpërbëri pikëpamjet tradicionale të rivaliteteve kombëtare dhe të balancës së pushteteve.

3.9.2. Rikthimi në konceptin e ekuilibrit të përbashkët evropian

Restaurimi nënkuptonte rikthimin në konceptin e një Evrope si një shoqëri shtetesh aktivedhe bashkëpunuese për të mirën e një ekuilibri të përbashkët. Rivendosja e ekuilibritevropian nuk dukej gjithsesi e mjaftueshme për të ruajtur paqen dhe kjo u tregua merikthimin e Napoleonit në ishullin e Elbës, në mars të 1815. Bëhej fjalë për të garantuar

167 Woolf, Stuart, Napoleon’s Integration of Europe, London, Routledge, 1991, fq.71.168 Padgen fq. 136169 Padgen fq. 123170 Kagan, Frederik W. The end of the old order: Napoleon and Europe 1801 – 1805, Cambridge, Da CapoPress, 2006, fq. 774.

Page 94: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

78

një sistem të ri evropian, si një instrument që do të lejonte zgjidhjen e çështjeve meinteres të përbashkët, si dhe për të koordinuar në një kohë të përshtatshme veprimet enevojshme. Ky instrument ishte alleanca katërpalëshe mes Britanisë së Madhe, Austrisë,Prusisë dhe Rusisë, nënshkruar më 20 nëntor të vitit 1815 dhe e quajtur ndryshe siKoncerti evropian, sepse përcaktonte takime periodike mes qeverive, për të koordinuarnjë politikë të përbashkët për ruajtjen e ekuilibrit dhe paqes në Evropë. Brenda këtijunioni, të cilit më vonë iu bashkua dhe Franca, u zhvilluan dy tendenca kontradiktore:

Ajo maksimaliste e Rusisë e cila dëshironte t’i atribuohej aleancës detyra egarantueses së sigurisë së përbashkët dhe të rendit të brendshëm të vendeveanëtare, me fuqi më të madhe se ajo që ka aktualisht sot OKB;

Ajo minimaliste e Britanisë së Madhe, e cila kërkonte të ishte pjesë e njëmekanizmi garantues të ekuilibrit evropian, por pa u angazhuar në mënyrëkonstante mbi kontinentin. Gjithsesi, qëndronte ideja se Britania do të vijonte tëmbronte autonominë e shteteve më të dobta dhe se do të krijonte koalicionekundër tentativave hegjemonike.

Meternih e mbështeti Anglinë, sepse nuk dëshironte një ndërhyrje të tepërt ruse nëngjarjet në Evropë. Të gjitha këto tensione sollën në shpërbërjen e aleancës më 1830.Koncerti vijoi të ekzistojë deri më 1870, pikërisht kur Evropa nuk luajti asnjë rol nëluftën franko – prusiane, dhe as në procesin e mëpasshëm të paqes. Fuqitë vijuan tëtakoheshin periodikisht për të ushtruar veprimin e tyre të përbashkët, por në nivele më tëulta.

3.9.3. Riorganizimi i shoqërisë evropiane sipas San – Simon

Periudha nga Revolucioni francez deri tek Kongresi i Vjenës, më 1815 u karakterizua nganjë shkëmbim i madh idesh në formë epistemologjike. Tompson shprehet se: “Ndoshtanuk ka moment tjetër historik aq të rëndësishëm, për lindjen dhe përkufizimin e Evropës,si entitet kulturor e gjeopolitik, se sa ai i periudhës mes shekullit të XVIII dhe XIX.171”Kongresi i Vjenës shihte forma të reja të integrimit Evropian që nuk merrnin për bazëskemat e regjimit të vjetër. Ishte rasti i Henri de San-Simon (1760 – 1825), i cili tentoi “tëinfluenconte delegatët e Kongresit të Vjenës, por nuk ja arriti edhe pse pati një sukses tëmadh publik“172. Në këndvështrimin e San Simon ishin idetë e gabuara të Iluminizmit tëkombinuara me legjislacionin drastik të Revolucionit ato që bënë që Evropa Perëndimoretë konsiderohej si e sëmurë shpirtërisht dhe fizikisht. Në veprën e tij Riorganizimi ishoqërisë evropiane San-Simon paraqet nevojën dhe mjetet për të bashkuar popujt eEvropës nën një trup të vetëm politik, duke ruajtur secili pavarësinë kombëtare. Sipas tij:

171 Thompson fq. 38172 Swedberg, Richard. Saint-Simon's vision of a united Europe. European Journal of Sociology, 35,Cambridge Journals, 1994, fq 145.

Page 95: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

79

“E ardhmja e Evropës qëndronte në krijimin e një komuniteti federal që kujtonteshoqërinë mesjetare“173;

Evropa do të ishte një bashkësi me institucione të përbashkëta dhe nën njëqeverisje unike, pasi do të vinte një kohë kur popujt e Evropës do të kuptonin sefillimisht duhej të zgjidhnin çështjet me interes të përgjithshëm, përpara se tëkalonin në ato me interes kombëtar. Në këtë mënyrë, e keqja do të zvogëlohej,telashet do të largoheshin e luftrat do të shuheshin. Ky do të ishte drejtimi ngaduhej të shkohej me vendosmëri;

Duhet të fillohej me një union mes Francës dhe Anglisë, dy kombet më të lira nëEvropë, për të garantuar kështu paqen dhe sigurinë;

Forma më e mirë e qeverisjes kombëtare dhe kontinentale ishte ajo parlamentare.Parlamentet kombëtare duhej të zgjidhnin përfaqësuesit e një parlamenti evropianmes personave me shpirt kozmopolit, për të cilët „patriotizmi evropian“ duhej tëvlente më tepër se sa interesat kombëtare. Për këtë arsye, mjaft i rëndësishëmishte parimi i paanshmërisë.

Duhej të ekzistonte dhe një dhomë e lartë, e hapur për evropianët më të pasur tëpërzgjedhur nga mbreti i Evropës, por San – Simon nuk përcaktoi modalitetet epërzgjedhjes së tyre.

Mjaft interesant është fakti se përsa i takon besimit fetar, Simon shprehet përedukimin me ndjenjën e një tolerance fetare, nën kompetencën e një dhomenacionale.

Mendimi i San Simon është origjinal dhe mjaft vizionar krahasuar me projektet evropianetë mëparshme pasi:

Evidenton natyrën graduale të procesit;

Nënvizon faktin se të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë regjime të ngjashmepolitike;

Thekson se Parlamentet duhej të vepronin në bazë të interesave të popullit dhejo të sovranit;

Zëvendëson konceptin e aleancës politike mes dy a më shumë shtetesh mekonceptin e „shoqërisë së shteteve evropiane“;

173 Saint-Simon, Henry de De La Réorganisation de la Société Européenne, ou de la nécessité et desmoyens de rassembler les peoples de l’Europe en un seul corps politique, en conservant a chacun sonindipendance nationale Palais –Royal, Paris, Delaunay, 1814, fq. X.

Page 96: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

80

Vlerëson se objektivi i unionit nuk do të ishte vetëm ruajtja e paqes, por do tëkishte edhe avantazhe më të mëdha të llojit politik, social dhe ekonomik.

Ky idealizëm për të ardhmen e përbashkët e shoqëroi San Simon deri në fund të jetës sëtij. Ashtu sikurse pohon dhe shkrimtari Robert A. Nisbet, në librin Historia e idesë sëProgresit fjalët e fundit që San – Simon shqiptoi ishin: “E ardhmja na përket ne. Qëllimiynë është që të promovojmë dhe të shpjegojmë të paevitueshmen.174“

3.10. Rizbulimi i botës së nënndërgjegjes dhe rivlerësimi i Mesjetës gjatëRomanticizmit

Romanticizmi afirmohet në Evropë rreth fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit tëshekullit të XIX duke shfaqur karakteristika të ndryshme në shtete të ndryshme. NëGjermani, për shembull terminologjia „Romantik“ i referohej një lëvizjeje kulturore qëkishte në themel ndjeshmërinë e artistit, në kundërshti me vizionin iluminist.Romanticizmi, ndryshe nga lëvizjet e tjera "izm", nuk ishte një lëvizje e drejtpërdrejtëpolitike, por intelektuale. Përfaqësuesit e saj në Angli, ishin letrarët si: Uordsuorth,Shelli, Kits, dhe Bajroni. Në Francë, lëvizja u drejtua nga personalitete të letërsisë siViktor Hugo. Ndërsa në Gjermani, spikasin artistë si Gëte dhe mendimtarët si Hegeli apoHerder e Novalis. Ideja themelore e romanticizmit është se arsyeja nuk mund të shpjegojëgjithçka. Në reagim ndaj kultit të racionalitetit, tipik tek iluminizmi, romantikët kërkonintë zbulonin botën e thellë të nënndërgjegjes. Ata gjykonin se logjika e pastër ishte epamjaftueshme për t’ju përgjigjur pyetjeve. Ndryshe nga mendimtarët iluministë, të cilëte dënonin Mesjetën, duke e konsideruar si një periudhë të injorancës dhe mungesës sëarsyes, Romantikët e idealizuan këtë periudhë, duke e cilësuar si kohën e thellësisëshpirtërore dhe aventurës. Influenca e tyre çoi në ripërtëritjen e arkitekturës e letërsisë sëstilit gotik, në vitet 1830.

Në paradigmën dikotomike Ne/Ata romantikët gjermanë si, Herder, Goethe, Novalis,Schelling, Shopenhauer bashkëndajnë idenë që tek Azia duhet kërkuar “burimi parësor itë gjitha ideve”175 duke u shkëputur kështu nga ideja “e arsyes racionale” të Voltaire,sepse ajo që i tërheq romantikët tek Lindja është pikërisht stereotipi i kundërt:irracionaliteti, misticizmi, ekzotizmi. Romantikët distancohen nga kërkimi ivazhdueshëm evropian drejt progresit shkencor, teknik dhe zhvillimit ekonomik. Indiaspiritualiste bëhet për ta anti – Perëndimi, si kundrapeshë e dogmave të limituara emeskine të traditës evropiane. Sa më tepër hyjnë në krizë siguritë mbi progresin dherazionalitetin, aq më shumë Perëndimi zhytet në pasiguri dhe në boshllëk vlerash. Pra,ndryshe nga iluministët, që sikurse analizuam më lart, besojnë në superioritetin racionaltë Ne ndaj Ata (ndonëse pranojnë fillesat e mendimit tek Ata), romantikët bëjnë apel përtë zbuluar rrënjët e ideve dhe spiritualitetin e thellë të Ata, duke sulmuar kështumaterializmin dhe shpirtin e dekadencës së Ne.

174 Nisbet, Robert A. History of the idea of Europe, New Jersy, Fourth Printing, Transaction Publishers,2009, fq. 246175 Rampini, Federico La speranza Indiana: storie di uomini, citta e denaro dalla piu’ grande democraziadel mondo Milano, Edizioni Mondadori, 2007, fq. 160.

Page 97: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

81

3.10.1. Gjenialiteti i mendimit të Herder

Perceptimi i Herder mbi Evropën ishte një alternativë e rëndësishme mendimi erelativizmit historik, pas krizës së përjetuar me revolucionin francez. Një valë e repërqasjeje u shfaq me librin e tij të titulluar Ideen zur Philosophie der Geschichte derMenschheit (1784 – 1791) Ide mbi filozofinë e historisë së Njerëzimit. Sipas tij, e gjithëkultura dhe civilizimi i vërtetë duhet të rriten nga rrënjët që i kanë lindur. Ato gjenerohennga jeta e njerëzve të zakonshëm dhe jo nga jeta kozmopolite e shtresave të larta. Edhepse me prejardhje gjermane, Herder nuk mendonte se kultura gjermane ishte superiorenga ajo e njerëzve të tjerë dhe e njëjta ndjenjë vlente dhe për rastin e kulturës francezeapo ruse. Sipas Herder, të gjithë njerëzit duhej të zhvillonin gjenialitetin/genius e tyre,sipas mënyrës së tyre, ashtu si pema rritet dhe zhvillohet në fuqinë e saj, duke evituar çdondryshim apo shtrembërim nga influenca të jashtme. Edhe në mendimin e tij shfaqetdualizmi mes Lindjes dhe Perëndimit. Herder pyeste nëse Lindja do të ishte ndonjëherënë gjendje të çlirohej nga despotizmi që vetë e kishte zgjedhur. Sipas tij: “Despotizmi dotë mbetej ndoshta i përjetshëm në Lindje dhe pse asnjë lloj despotizmi nuk do të nxitejnga forca të jashtme të huaja tek Lindja”176. Tek vepra e sipërpërmendur ai ankohet përizolimin e Kinës dhe uniformitetin e institucioneve politike të imponuara mbi popullin.Megjithatë, Lindja ishte, gjithsesi, “e kompensuar” nga natyra, me cilësi të panjohura përevropianët. “....këto vende ofrojnë avantazhe te pamohueshme, dhe prandaj brendia e tyreduhet përdorur më shumë. ....Ne evropianët, udhëtojmë si tregtarët apo si grabitqarëtpërreth botës dhe shpesh lëmë pas dore pjesën tonë në lidhje me të.177” Ndryshe ngaIsokrati, Herder nuk mbështeste teorinë e determinizmit natyror. Ai theksonte se:“Despotizmi aziatik, kjo peshë e rëndë e njerëzimit, gjendet vetëm në ato kombe që duanta mbajnë atë.178” Përcaktimi i Evropës bëhet duke e krahasuar me Lindjen. “Evropaështë veçanërisht e krahasueshme me Azinë veriore, një tokë e butë, plot rryma, brigje, egjire.179” Kështu del qartë se Herder ishte një kritik i zellshëm i eurocentrizmit dheimperializmit abuziv evropian. Megjithatë, ai besonte në një Evropë të rilindur që do tëshërbente si shembull për botën në kërkimin e saj të njerëzimit (Humanitaet). Ai besontese Evropa nuk ishte “...më e zgjuara, por më dinakja, më ndërhyrësja, pjesë e botës, ajonuk i ka kultivuar, por shkatërruar sythet e kulturës së popujve të saj, ku dhe si ka paturmundësi.180” dhe për këtë evropianët duhet të turpërohen para botës për “krimet që kanëofenduar njerëzimin”. Herder ishte i bindur se arritjet teknologjike dhe shpirtërore mundtë transmetoheshin përmes komunikimit ndërkulturor: “Shpirti i të gjithë popujve qëflasin dhe tregëtojnë me njëri tjetrin përçohet ndërsjelltasi.181” Në këtë mënyrë, dialogukulturor mund të kontribuonte në avancimin e “Humanitaet”, që respekton parimin ediversitetit.

Herder nuk besonte në një shpirt të përbashkët evropian apo në faktin se evropianët janë

176 Herder SWS XIV, fq. 285 “…dass Despotizmuns vielleicht ewig in Orient seyn wird, und noch keinDespotismus in Orient durch fremde aeussere Kraefte gestuerzt worden…”177 Herder, Johann Gottfried Saemtliche Werke (SWS XIV) (2. Nachdruckauflage, 33 Baende),Hildescheim, Suphan B, Weidmann Verlag, 1978, fq 37178 Herder vepër e cituar fq. 39179 Herder vepër e cituar fq. 286.180 Herder, fq. 222181 Herder SWS XXIII, fq. 84

Page 98: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

82

të ngjashëm në qëndrimet apo në mendimet e tyre, në shije apo në mënyrën e jetesës. Aimë tepër vinte theksin në diferencat mes tyre. Ligjet e duhura për Herder ishin ato qëreflektonin tradita lokale apo kombëtare, duke dënuar idenë e një popolli të preferuar“Favoritenvolk“: “Kështu, unë nuk duhet të veçoj asnjë popull të Evropës nga tjetri dhe tëflas pa menduar duke u shprehur se tek unë dhe vetëm tek unë banon urtësia182“. Herderevokonte konceptin e Volk (popullit) si rrënja e kulturës së vërtetë kombëtare dhe natyrëne posaçme të shpirtit të tij (Volksgeist) që çdo komb duhet të përpiqet të shprehë. Ai nuknënkupton se idetë e tij duhet të aplikohen vetëm në Gjermani, por për të gjitha kombet.Këto ide ishin në kundërshtim me idetë e filozofëve të iluminizmit si Volter, të cilëtbesonin se të gjitha kombet duhet të ndiqnin një rrugë të ngjashme të progresit ngabarbaria në qytetërim, ndonëse me ritme të ndryshme. Ideologjia Herder mbi dallimin eVolksgeist kombëtar nga njëri vend në tjetrin do të përhapej në të gjithë Evropën, nëkundërshtim me idenë franceze, që të gjitha vendet dhe popujt janë në thelb të njëjta dhedo të përfitojnë nga të njëjtat lloje të "progresit". Qartazi nuk ka vend në mendimin e tijpër superioritet të Ne ndaj Ata. Ide të tilla si art "i mirë" apo letërsi u sfiduan, sepse artinuk mund të zbatohet për të gjithë në të njëjtën mënyrë. Nga mënyra e të menduarit tëHerder, arti ishte i mirë për sa kohë përfaqësonte një Volksgeist të veçantë. Implikimi ikësaj mënyre të të menduarit bëri që në Gjermani të sfidohej koncepti themelor iRevolucionit Francez, sipas të cilit ka patur disa ligje të mira universale. Evropa e Herderishte një Evropë e kombeve, bazuar në rivalitetin kulturor dhe intelektual. Ndërkohë,balanca e pushteteve ishte e destinuar të bëhej e tepërt me zhdukjen e shteteve despotiketë trashëguara, sipas politikave të Makiavelit. Dialogu ishte i rëndësishëm përndërgjegjësimin dhe zhvillimin e shteteve evropiane, duke bërë që konkurenca mesvendeve të ishte kulturore dhe intelektuale. ...“Le të mos jemi më barbarë në kohën tonë,barbarët gënjehen, anashkalohen, përbuzen, keqtrajtohen.183“ Gjenialiteti i mendimit tëHerder qëndron në faktin se ai përpiqet të pajtojë unitetin e civilizimit evropian mediversitetin e kombeve të tij. Nëse do të përdornim fjalët e studiuesit Keler „çdo komb kakarakterin e tij të veçantë, çdo popull - si çdo person - ka vlerën e tij të padiskutueshmedhe zotëron një zë në koncertin e popujve.184“

3.10.2. Krishtërimi dhe Evropa për Novalis

Ndërkohë, poeti, esteti dhe filozofi Novalis nuk kufizohet tek keqardhja për atë që popërjetonte Evropa, por paraqet propozime për t’i ridhënë forcë parimit të unitetit tëpërbashkët, që do të mund të shpëtonte komunitetin e popujve e madje vetë qytetërimin.Në veprën e tij, Krishtërimi apo Evropa, shkruar më 1799, Novalis u influencua ngangjarjet e kohës që të jepnin përshtypjen e një krize totale gjithëpërfshirëse, në historinë eEvropës. Në fakt ishte momenti kur Napoleoni ishte kthyer në Francë nga Egjipti: PapaPio VI kishte ndërruar jetë në ekzil dhe vendi i papatit kishte mbetur bosh; forcatantifranceze po riorganizoheshin për një luftë të re. Në këtë panoramë të trishtë, tëpërgjithshme, Novalis e shihte me nostalgji Evropën e Mesjetës, kur kishte një Krishtërimunik, një interes unik të përbashkët dhe një drejtues suprem që drejtonte dhe unifikonte

182 Herder SWS XVII, fq. 212183 Herder SWS XVII, fq 318184 Keller, Mattheu. Politische Seetraeume: Herder und Russland, in Keller M Russen und Russland ausdeutscher Sicht. 18. Jahrhundert: Aufklaerung, Muenchen, Fink Verlag, 1987, fq. 237.

Page 99: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

83

forcat e mëdha politike. Jemi kështu pra në polin e kundërt të Volter, pasi Mesjeta nukmeriton përçmim, por admirim. Mes epokës së iluminizmit dhe asaj në të cilën jetonteNovalis shihet qartazi një lidhje dialektike. Iluminizmi karakterizohet nga supremacia eshkencës ndaj besimit fetar, ku ndjenja e “së shenjtës“ venitet nga mendimi filozofik. Kjoreflektohet tek vepra e sipërcituar Krishtërimi apo Evropa, ku autori e përshkruanmendimin iluminist me këto fjalë: “Urrejtja kundër fesë u përhap mbi të gjitha objektet eentuziazmit. .....Vetëm një entuziazëm ju lejua pafundësisht racës njerëzore: ai përfilozofinë sovrane dhe madhështore....Zoti u bë spektator i heshtur i asaj drame të madhetë përfaqësuar nga dijetarët185“. Ashtu sikurse Bërk edhe Novalis ishte i mendimit seReforma duhej dënuar dhe se nevojitej një rizgjim fetar, nga i cili të mund të lindte njëkrishtërim i ri, një ndjenjë e re uniteti dhe një rigjenerim evropian. Novalis përvijon linjatkryesore për të zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme e ideale paqen evropiane dhe sheh tekPapati elementin përcaktues për rigjenerimin e Evropës, sipas një vizioni mesjetar, porme një gjuhë poetike e gati trashendentale. Në veprën e tij bie në sy stili dialektik, qënxjerr në pah ndërveprimin historik të bashkëveprimit intelektual dhe kulturor. Vizioni itij për një Krishtërim të ribashkuar ofron një lloj utopie romantike të periudhës moderne.Që në fillim të kësaj vepre Novalis shprehet: “Dikur ishin kohë të bukura e tëshkëlqyeshme kur Evropa ishte një vend i krishterë, kur një Krishtërim mbulonte këtëkontinent të përbërë nga qëniet njerëzore. Një interes i madh i përbashkët bashkonteprovincat më të largëta, të kësaj shtrirjeje të gjerë shpirtërore“186. Krishtërimi duhej tërigjallërohej dhe të bëhej përsëri efektiv. Pa konsideruar kufijtë kombëtarë, Krishtërimiduhet të formonte një Kishë të dukshme, që përqafonte të gjithë shpirtrat dhe një Kishë tëvullnetshme për t’u bërë mediatore mes botës së vjetër dhe asaj të re. Sa i takonkontinenteve të tjera Novalis ishte i mendimit se “ato po prisnin pajtimin e Evropës dherigjallërimin e saj, në mënyrë që më pas të bashkoheshin me të, duke u bërë kështubashkëqytetarë të një mbretërie qiellore“187.

Përsëri në këtë vizion utopik të romantikut Novalis vihet re përçarja në modelinparadigmatik të Ne, ndërsa në raport me Tjetrin/Ata megjithë situatën e vështirë në tëcilën gjendet Ne, përsëri mbizotëron ideja e asimilimit. Ne do ta rimarrë përsëri veten dheAta “do të shkrijnë kufijtë kombëtarë“ duke u integruar si pjesë përbërëse e Ne. Rikthehetnë këtë mënyrë paradigma Mesjetare e Ne/Ata, ku elementi i përbashkët unifikues ështëbesimi i Krishterë. Duket sikur historia përsëritet dhe pse me tone të zbutura letrare.

3.10.3. Hegel dhe rikthimi i Evropës historike që përplaset me Azinë nën muret eTrojës

Nga pikëpamja filozofike në përballjen me tjetrin (Ata) gjatë shekullit të XIX, ndikimmjaft të madh pati koncepti i despotizmit oriental të Hegel (1770 – 1831) i ilustruar në

185 Novalis (nato Friedrich Philipp von Hardenberg) La Cristianita’ o l’Europa, Milano, Bompiani Editore,2002, fq. 69.186 Po aty fq. 3187 Novalis, born Friedrich Philipp von Hardenberg, Christendom or Europe in German History inDocuments and Images, Volume 2, From Absolutism to Napoleon, 1648 – 1815, London, Arnold, 1984, fq.12,

Page 100: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

84

veprën Vorlesungen ueber die Philosophie der Geschichte188(Leksione mbi filozofinë ehistorisë). Për nga rëndësia e mendimit, kjo vepër krahasohet me kontributet që Aristoteliapo Monteskië i kanë dhënë debatit sa i takon gjykimit mbi paradigmën Ne/Ata në veprate tyre. Në fakt elemente të analizës së Monteskië i gjejmë të pranishme në interpretiminhegelian të despotizmit si një formë e veçante qeverisjeje. Hegeli e interpretontezhvillimin e shtetit, si pjesë e një procesi historik, ose "teleologji189". Ideja e Evropëshistorike që përplaset për herë të parë me Azinë nën muret e Trojës gjendet dhe nëmendimin e tij filozofik. Sipas tij, Iliada e Homerit “na tregon se janë Grekët ata që nisintë parët përplasjet historike të provokuara nga një kundërvënie legjendare mes dyqytetërimesh: rezultati i tyre do të përbënte një pikë kthese të rëndësishme në historinë eGreqisë.190” Si konkluzion, Hegel pohon se: “Në fakt fitoret greke kanë shpëtuarqytetërimin dhe kanë reduktuar parimin aziatik.”191 Kështu, aziatiku/persiani rikthehet nëantonimin e evropianit. Studiuesi i njohur Said thekson se për Hegel “Azia dhe Afrikaishin statike, despotike dhe të parëndësishme për historinë botërore.192” (mendim i cili dotë ndahet më pas dhe nga Karl Marks)

Hegel është veçanërisht i njohur për përvijimin e konceptit të dialektikës, sipas së cilës,mendja avancon përmes krijimit të të kundërtave (teza dhe antiteza), të cilat kurkombinohen së bashku krijojnë një sintezë. Ai e lidhi filozofinë e tij me nacionalizmin,duke argumentuar mbi një dialektikë kombëtare gjermane, e cila do të rezultonte sisintezë në një shtet. Influenca e mendimit të Hegelit do të bënte që të rritej interesi përstudimet historike, dhe në veçanti për shkrimin e historisë gjermane. Roli i Gjermanisë nëkëtë moment të historisë mund të konsiderohej si kundërpërgjigje ndaj rolit dominues tëFrancës, sidomos pas luftrave të Napoleonit. Lëvizja nacionaliste gjermane u rebelua jovetëm kundër sundimit francez, por edhe kundër gjithë traditës intelektuale franceze dheidesë iluministe të ekzistencës së ligjeve universale që aplikoheshin për të gjithë.

Megjithatë, teoricienë si Hegel ranë në të njëjtën „grackë“ egoizmi, etnocentrizmisikundër vetë Napoleoni, duke tentuar të përkufizojnë si karakteristika universale ato qëishin specifike kulturore të një shteti, në rastin konkret të Gjermanisë. “Historia“ e Hegelpërkufizohet totalisht në terma eurocentriste dhe çdo akt i kryer nga evropianët, sado idënueshëm të ishte, mbetej i justifikuar dhe konsiderohej si një hap i nevojshëm përzhvillimin njerëzor. Hegel shkruante se: “Për arsye se historia është konfigurimi i Shpirtitnë formën e ngjarjes, popullit që i jepet Shpirti si parim i natyrshëm ... është ai që

188 Hegel, Georg Wilhelm Friedrich. Lectures on the Philosophy of world history: introduction, Reason inHistory, New York, Cambridge University Press, 1975. (Versioni original gjerman: Vorlesungen über diePhilosophie der Geschichte, Berlin 1837);189 Sipas Enciklopedisë Britanike fjala teleologji rrjedh nga greqishtja telos, “qëllim” dhe logos, “shkencë”,që nënkupton një teori etike, e cila gjeneron detyrimet morale nga ajo cka është e mirë apo e dëshirueshmesi një qëllim për t’u arritur.190 Hegel, Georg Wilhelm Friedrich. Lezioni di filosofia della storia, përshtatur nga versioni frëng, Paris,Vrin, 1979, fq. 197.191 Hegel, Georg Wilhelm Friedrich. Estetica III, përshtatur nga versioni frëng, Paris, Aubier, 1979, fq. 144.192 Said, Edward. Culture and Imperialism New York, Vintage Books, 1993, p. 168

Page 101: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

85

dominon në atë epokë të historisë botërore...Kundër pushtetit absolut të atij populli qëmban Shpirtin e botës, shpirtrat e popujve të tjerë nuk kanë të drejta.193“

Ky “Shpirt i Botës“ për Hegel ishte natyrisht “Perëndimor“ dhe kulturat e tjera duhej t’inënshtroheshin apo t’i përshtateshin atij. Në këtë mënyrë, ky Shpirt kthehet në njëmetaforë të realitetit të agresionit Perëndimor, brenda të cilit Gjermania zinte një vend tëveçantë. Hegel shkruan: “Shpirti gjerman (germanische Geist) është Shpirti i një Bote tëRe (neuen Welt) qëllimi i së cilës është realizimi i së vërtetës absolute, si vetëpërcaktimi ipafund i lirisë që ka për përmbajtje formën e saj absolute. Parimi i Perandorisë Gjermaneduhet të pranojë fenë e Krishterë. Fati i popullit gjerman është që t’i shërbejë parimeve tëKrishtera.194“. Sipas kësaj logjike të teorisë së historisë, të gjithë jo-evropianët,konsiderohen si objekte në duart e evropianëve, duke justifikuar kështu kolonializmin.Referuar analizës mbi Indinë, Hegel shprehet : “Britanikët janë padronët e Indisë, sepseështë fati fatal i perandorive Aziatike që t’u nënshtrohen evropianëve.195“ Një perceptim itillë i gabuar dhe ahistorik do të ndikojë paragjykimet e mëpasshme që do të sjellin luftratë përmasave botërore. Bazë e këtij mentaliteti do të jetë frymëzim dhe për njërin ngafilozofët që justifikonin dhunën naziste Huserl, i cili pretendonte se : “Vetëm Evropamund t’u sigurojë traditave të tjera një kornizë universale domethënieje dhe kuptimi. Ataduhet të europianizojnë vetveten, ndërsa ne, nëse e kuptojmë veten si duhet, nuk do tëindianizojmë, për shembull kurrë, veten tonë. Evropianizimi i të gjitha pjesëve të tjera tënjerëzimit është fati i tokës (Europaeisierung aller fremden Menschheiten)196“

Ajo që e veçon përqasjen e Hegelit është fakti se ai e vendos despotizmin brenda njëskeme dialektike, e cila është njëkohësisht kronologjike dhe logjike, për faktin sepërfaqëson fazën e parë historike dhe lëvizjen universale të shpirtit. Në fakt, orientalizmikonceptohet si një nga katër fazat e dialektikës së shpirtit universal, sepse nis nga gjendjanatyrore, por megjithatë nuk e lejon individin që të jetë autonom. Një shoqëri e drejtuarnga rregulla despotike nuk mund të artikulojë vetveten dhe shpirti universal përqëndrohettek një njeri i vetëm, që është despoti. Në këtë mënyrë, analiza logjike e zhvillimit tëshpirtit kërkon një lëvizje historike, e cila në vizionin e Hegel paraqitet si: “Historia ebotës që udhëton nga Lindja në Perëndim, pasi Evropa është absolutisht fundi ihistorisë.”197 Kjo lëvizje mbart, gjithashtu, një dimension gjeografik, sepse shpirtiuniversal mund të arrihet vetëm nga njerëz me një predispozitë natyrale (Volkgeist). Këtudel e qartë lidhja e sipërpërmendur me Aristotelin dhe Monteskiën, të cilët besonin sefaktorët gjeografikë ndikonin në gjendjen natyrore të zhvillimit të shpirtit të njeriut. Këtafaktorë ndërvepronin me zhvillimin logjik të shpirtit dhe Hegel i ndante në katër faza tëmëdha, që ishin: Lindore/Orientale, Greke, Romake, dhe në fund gjermane. Faza e parëparaqet “fëmijërinë e Historisë”, e cila mbetet e kufizuar brenda gjendjes së saj, pa lejuarasnjë zhvillim tjetër. Kjo fuqi teorike e mendimit të Hegel përforcoi idenë e lidhjes së

193 Hegel, Samtliche Werke, appendix 2, Hamburg, J. Hoffmeister and F. Meiner editions, 1955, fq. 243;vepër e cituar tek Enrique Dussel, The Invention of the Americas, New York, Continuum, 1995, fq. 20.194 Hegel, "The Philosophy of History", rev. ed., trans. J. Sibree, New York: Colonial Press, 1900, p.341195 Droit, Roger-Pol, L'Oubli de L'Inde, Une Amnésie Philosophique, Paris, Presses Universitaires deFrance, 1989, fq. 189.196 Husserl, Edmund. Die Krisis der europaeischen Wissenschaften und die transzendentalePhaenomenologie, Hague Ed. W.Biemel, 1954, fq. 14.197 Hegel Lectures on the philosophie of historie 1861, fq. 109

Page 102: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

86

ngushtë që ekziston mes despotizmit dhe imobilitetit/apatisë, si një diferencë thelbësoremes Lindjes dhe Perëndimit/Evropës. (Ide të cilën e gjejmë edhe tek iluministët) Kjo ideinfluencoi këndvështrimin politik dhe ekonomik të viteve në vijim, duke sanksionuar sepër arsye të mungesës së dinamizmit, Azia përjashtohej nga zhvillimi i qytetërimit.

3.10.4. Nga despotizmi oriental tek mënyra aziatike e prodhimit tek Smith dheMarks

Ky besim nё diferencat e thella mes Evropёs dhe Azisё u kthye nё njё “dije”konvencionale rreth fundit tё shekullit tё XIX dhe fillimit tё shekullit tё XX. Adam Smithnё veprёn e tij Kёrkim mbi natyrёn dhe shkaqet e pasurisё sё kombeve analizon raportinndёrmjet bujqёsisё dhe punimit tё tokёs nё Kinё dhe nё vende tё tjera aziatike, duke ekontrastuar kёtё me qytetet e Evropёs perёndimore, tё karakterizuara nga industria dhetregёtia. Ai pohonte se “Kombet e Evropёs ishin mё tё begatat nё botё, ndёrsa India dheKina ishin shembuj tё madhёshtisё sё tё kaluarёs, por stanjacion i sё tashmes.”198 Arsyete rrёnimit tё zonave aziatike Smith ja atribuonte institucioneve sociale dhe politike, tёcilat me despotizmin e tyre, frenonin veprimin e tregut tё lirё.

Kjo teori e Adam Smith mbi superioritetin e evropianit të industrializuar, hidhet poshtënga Ikisada Mijazaki, një nga historianët përfaqësues më të shquar të shkollës së Kiotos,nё veprёn e tij Epoka Moderne e Azisё Lindore. Sipas tij, Evropa nuk ka mundurasnjёherё tё jetojё pa patur raporte dhe shkёmbime me Azinё. Prej saj ka marrё speciet,mёndafshet, tapetet, fildishin dhe gjithçka pёr tё cilёn evropianёt kishin nevojё. Se sashumë nga kultura e lindjes ka marrë qytetërimi grek antik, mjafton të përmendimmatematikën dhe gjeometrinë nga Egjipti, astronominë nga asiro-babilonezët, etj.Mijazaki shpjegon se revolucioni industrial evropian nuk ishte aspak njё ngjarje historikeqё kishte tё bёnte vetёm me Evropёn, pasi nuk bёhej fjalё vetёm pёr industrializёm, porpёr njё çёshtje qё prekte edhe strukturёn sociale. Nё mёnyrё qё tё arrihej deri tek kyrevolucion ishte e nevojshme qё borgjezia tё kishte arritur nё njё stad tё caktuarprosperiteti dhe pёr kёtё ishte i domosdoshёm grumbullimi i kapitalit, qё erdhi falёtregёtisё qё bёhej me Azinё Lindore. Qё makineritё tё viheshin nё punё nuk nevojitejvetёm energji, por edhe lёndё e parё, si pёr shembull pambuk. Ishte pikёrisht AziaLindore qё ofroi lёndё tё parё pёr tregun evropian. Autori Mijazaki, konkludon se nёsenuk do tё ekzistonte ky komunikim me Azinё, ndoshta revolucioni industrial nuk do tёkishte ekzistuar. Ai madje “zhvillon një set narrativash rreth Azisë Lindore moderne tëkrahasuara me modernitetin Perëndimor199”. Azia nuk mund tё jetё as fillimi dhe as fundii njё bote tё njёtrajtshme. Moderniteti nuk pёrcaktohet nё raport me kёtё apo atё shoqёri,por nё funksion tё rezultatit tё ndёrveprimit ndёrmjet qytetёrimeve tё ndryshme. Nga kjopikëpamje, jo-evropiani, i ndryshmi nga evropiani është pjesë esenciale e vetëpërkufizimit të europianit. Kjo është shëmbëlltyra më e mirë për të treguar se nukekziston një qytetërim i pastër, i papërlyer, totalisht autonom që i kundërvihet të tjerëve.

198 Smith, Adam An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations, London, Edition of theworks and Correspondance of Adam Smith, Oxford University, 1976, fq.312.199 Chen, Kuan – Hsing & Chua, Beng Huat. The inter – Asia Cultural Studies Reader, Routledge, NewYork, April 2015, fq. 87

Page 103: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

87

Megjithatё, Marksi, i cili u frymёzua nga vepra e Smith dhe Hegel, besonte se i tërësistemi ekonomik aziatik bazohej në mungesën e të drejtave individuale të pronësisë, pasiishte sovrani pronari i vetëm. Nё mesin e shekullit tё XIX Marksi autoritar do tёshkruante se: “Shoqёria indiane nuk ka aspak histori, ose tё paktёn njё histori tё njohur.Atё qё ne e quajmё historia e saj ёshtё thjesht histori zaptuesish tё njёpasnjёshёm, tёcilёt, themeluan perandoritё e tyre mbi bazat pasive tё asaj shoqёrie jorezistuese dhe tёpandryshueshme.200” Kushtet gjeografike të vendeve aziatike përforconin këtë sistempolitik, bazuar dhe në faktin se vetëm një autoritet i fortë dhe i centralizuar mund tëofronte sistemet e nevojshme bujqësore për ujitje. "Mënyra aziatike e prodhimit" e cilatriumfonte në vende si India, Kina dhe në disa zona të Rusisë përbënte për Marksin,themelin e vërtetë të despotizmit oriental”201, pasi nënkuptonte një lloj skllavërie (tipike eperiudhës greko – romake) dhe feudalizmi (tipik i Perëndimit evropian), por kësaj herenën trajta ekzotike. E thёnё ndryshe, mënyra aziatike e prodhimit, për të cilën Marksi fletgjatë në veprat e tij, nënkupton “nga njëra anë pronësinë e shtetit aziatik mbi tokë dhenga ana tjetër autonominë prodhuese reale të alternativës së bashkësive rurale”202. Kjonuk ka të bëjë aspak me dy modelet historike që i shërbyen Marksit për të elaboruarteorinë e tij e që ishin: skllavëria antike greko – romake dhe feudalizmi perëndimorevropian. Teksa fliste për zhvillimin e sistemit ekonomik social Marksi dallonte katërfaza: aziatike, primitive, feudale dhe kapitaliste. Ky është tregues i faktit se nocioni i tijunik i mënyrës aziatike të prodhimit e kishte origjinën tek një sintezë e konceptevehistorike të Hegel dhe Adam Smith. Konkretisht, pronësia ekskluzive e shtetit despotikmbi tokë, e bashkuar me autonominë produktive reale të bashkësive kryesisht ruralepërvijon një model social, ekonomik, politik dhe kulturor absolutisht jo-perëndimor, i cilinë forma të ndryshme dhe specifike gjendet në modelin historik maksimal në Kinë.

Ky ndryshim i konceptit/paradigmës nga "despotizmi oriental" në "mënyrën aziatike tëprodhimit" hapi një diskutim të ri dhe propozoi metodologji të reja të kërkimit.Gjithashtu, gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, ai pati dheimplikime politike të lidhura me kontekstet sociale dhe politike ndërkombëtare. Nga mesii shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XX në skenën e historisë u shfaq botaamerikane, ku shkenca dhe teknika kishin njohur një zhvillim mjaft të madh. Ndërkohëqë këto, deri dje, ishin karakteristika të forta të Evropës. Nga pikëpamja politike, sistemiamerikan paraqiste një model të përparuar saqë Tokëvili në 1848 në parlamentin francezu shpreh: “Unë do t’jua tregoj demokracinë siç e gjeta dhe zbatohej në Amerikë”. Aiparashikonte se sistemi amerikan do të vinte edhe në Evropë dhe evropianët duhet tëdrejtoheshin drejt lirisë që mos të binin në despotizëm.

3.11. Evropa e shekullit të XX

Rreth viteve të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX vihet re një tjetërndryshim në relacionin mes Ne dhe Ata. Zgjerimi i tendencave pozitiviste, entuziazmi për

200 Parthasarathi, Prasannan. Why Europe grew rich and Asia did not:Global economic divergence 1600 –1850, London, Cambridge University Press, 2011, fq 52.201 Marx, Karl. The British Rule in India, in: Karl Marx / Friedrich Engels: Collected Works, vol. 12, NewYork, Dover Publications, 1975, fq. 125.202 Marx, Karl & Engels, Friedrich. India, Cina, Russia, Milano, Il Saggiatore, 1960, fq. 5.

Page 104: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

88

mrekullitë e progresit shkencor e teknologjik, tentativat për të aplikuar parimet biologjiketë teorisë së evolucionit tek konceptet politike dhe morale, bënë që të besohej se edheideja e Evropës mund të gjente një zgjidhje “shkencore“ përmes krijimit të institucionevetë përbashkëta ekonomike e juridike. Pra ajo që deri më parë propozohej si „substancë“teoriko – politike do të merrte një “formë“ juridike ndërkombëtare të pranuar nga tëgjithë. Kongresi i Shkencave Politike mbajtur në Paris më 1900, mblodhi së bashkujuristë, ekonomistë e sociologë, të cilët diskutuan për t’i dhënë përmbajtje një idejeshpesh të konsideruar si utopike. Tema e bashkimit evropian, nuk ishte më thjeshtargument i filozofëve, letrarëve, apo historianëve, por përfshiu edhe katedrat universitaredhe mendimtarë, të cilët filluan të paraqesin propozime konkrete bazuar në ligje sociale eekonomike dhe në norma të së drejtës ndërkombëtare. Tashmë ideja e unitetit tëEvropës/Ne bëhet objekt i diskutimit mbi „problemin final të së drejtës ndërkombëtare“.Saktësohet gjithnjë e më shumë koncepti i një komuniteti ndërshtetëror si shoqëriuniforme e subjekteve juridike të barabarta, por ndërkohë humbet koncepti i thellë i njëkomuniteti “moral dhe politik“, për të cilin flitej aq shumë në gjysmën e parë të shekullittë XIX. Koncepti i unitetit zëvendësohet me atë të unionit, por jo si model Shteti federal,sipas shembullit amerikan, por një Federatë shtetesh. Një ndër teoricienët e këtij unionipaqësor mes shteteve të Evropës ishte sociologu rus Jakov A.Novikov, i cili shkroi librine njohur për kohën La fédération de l'Europe (1901), ku bën thirrje për një aleancë, sikonfereratë mes shtatë shtetesh të fuqishme të botës. Megjithatë, rrethanat e ndryshmehistorike në skenën ndërkombëtare bënë që ideja e unionit të Evropës, të komplikohet e tëdevijojë drejt një ideje të re të “unitetit ndërkontinental“. Eshtë periudha e luftrave ispano– amerikane, që rrit influencën e SHBA-ve, luftës ruso – japoneze, që vendos Japoninë nëfrontin e parë të fuqive të mëdha, ndërkohë që perandoria britanike shtrinte degëzimet esaj dhe në shumë pjesë të tjera të globit. Gjithë sa më sipër i bëri evropianët (dhe jovetëm) më të ndërgjegjshëm se historia e botës nuk koincidonte më me atë të kontinentittë vjetër. Tashmë është historia e Evropës/Ne ajo që shkrihet në atë të botës. Në 1912shtetet evropiane kishin shumë interesa jetike jashtë kontinentit të vjetër dhe para se tëkrijonin mes tyre nje lidhje federative duhej të bashkoheshin me pjesë të tjera të botës.Ideja e Bashkimit evropian dukej se i përkiste një faze të tejkaluar. Në këtë ballafaqimkonceptesh mes evropianizimit dhe mondializimit, dukej se Evropa e vjetër do të pësontenjë tërheqje dhe kjo duket qartë dhe në përkufizimin e Niçes (që më pas do të rimerretdhe nga Paul Valéry): Europa gadishull i Azisë. Niçe e përkufizon Evropën si përfshirësee “shumë më tepër territoreve se sa Evropa gjeografike. ... Nga ana tjetër, konceptikulturor i Evropës nuk përfshin gjithë Evropën gjeografike: ai përfshin vetëm ato kombedhe minoritete etnike, të cilët kanë një të kaluar të përbashkët tek Greqia, Roma,Judaizmi dhe Krishtërimi.203“ Problemi i një unioni evropian dukej se kishte përmbushurciklin e tij, plot me probleme politiko – ideologjike të 1800, përfshirë ideologjinë enacionalizmit dhe imperializmit që do të çojnë në krizat e mëdha të shekullit të XX, ngady Luftrat Ballkanike do të kalohet tek dy Luftrat e përmasave Botërore.

3.11.1. Lufta e Parë BotërorePresionet nacionaliste nga njëra anë dhe tendencat imperialiste të kultivuara tek fuqitëevropiane duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, sollën përballjen e dy

203 Abbey, Ruth. Nietzsche’s Middle Period, New York, Oxford University Press, 2000, fq. 188 (Abbeyështë profesor filozofie në Universitetin e Notre Dame.)

Page 105: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

89

kampeve: fuqive të Paktit (Franca, Britania e Madhe, Rusia, Italia dhe aleatët e tyre) dhePerandorive Qëndrore (Austro - Hungari, Gjermani dhe aleatët e tyre). Dimensioninbotëror e mori për dy arsye kryesore:

1) Lufta e Parë Botërore përfshin jo vetëm shtete Evropiane, por dhe popuj e kombesubjekte të regjimeve koloniale evropiane, duke u transformuar me shpejtësi nënjë luftë extraevropiane.

2) Betejat vendimtare u zhvilluan jo vetëm në Evropë, por edhe në Perandorinëotomane, në kolonitë gjermane të Azisë dhe në të gjitha detet. Po kështu, vendetkoloniale mbështetën me një numër të konsiderueshëm ushtarësh të dërguar drejtEvropës. Statistikisht raportohet se “në fushëbetejat evropiane rreth 650.000ushtarë vinin nga kolonitë. Ndërkohë, vetëm India kishte kontribuar jo vetëm mekosto financiare e të mira materiale si pambuk, letër, apo lesh, por edhe me njënumër prej rreth 1,5 milion ushtarësh. Njësitë e para mbërritën në frontinperëndimor, në fund të shtatorit 1914, në mbështetje të ushtrisë britanike204“.Pjesa më e madhe e tyre nuk ishin të pregatitur për një luftë moderne, si ajo qëluftohej në Evropë e për pasojë u dërguan më pas në Mesopotami, për të luftuarkundra “perandorisë otomane“.

Kjo bëri që shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, që la pas katër vite lufte të përgjakshmedhe shkatërrime masive ta kthente, gjithashtu, Evropën në një vend pritës të fluksevemigratore, por në të njëjtën kohë do të shënonte dhe një numër rekord prej gati 50 milionpersonash nga shtete të ndryshme evropiane që do të largoheshin nga kontinenti i vjetër,duke bërë kështu që fenomeni i migracionit në Evropë të arrinte në përmasa tëkonsiderueshme. “Mes viteve 1840 dhe 1932 u nisën drejt destinacioneve transoqeanike(kryesisht Amerikë, Kanada, Australi apo Zelanda e Re) 18 milion persona nga Britania eMadhe dhe Irlanda, 11,1 milion nga Italia, 6,5 milion nga Spanja dhe Portugalia, 5,2milion nga Austro – Hungaria, 4,9 milion nga Gjermania, 2,9 milion nga Polonia dheRusia, 2,1 milion nga Suedia dhe Norvegjia.205“

Në këtë panoramë të trishtë shohim se dikotomia e paradigmës Ne/Ata humb kuptimin,rëndësinë dhe peshën e saj konfrontuese, duke qenë se Ne shpërbëhet dhe humbet sensinunitar dhe aq më tepër atë të superioritetit. Për realizimin e grykësisë ekspansioniste Nembështetet në forcat ushtarake të Ata, dhe kur nuk ja del mbanë, Ne largohet nga vetvetjadhe kërkon të tjera territore, jashtë kontinentit të saj, karakteristikë kjo deri më parë eAta. Gjithë kjo situatë e paqartë do të rivendosë në tavolinë tezat e një bashkimi shteteshnga gjithë kontinentet. Lidhja e Kombeve lindi nga një kompromis mes mitit universaldhe vullnetit hegjemonik të një grupi shtetesh të fuqishme. Në njëzet vjeçarin mes dyLuftrave Botërore mendohej se ishte koha e duhur për realizimin në praktikë të njëkomuniteti solidar idealesh e interesash konkrete, bazuar në një ndërgjegje evropiane. Porrrënimi financiar i bursës së Wall Street më 1929 përfshiu Evropën në një krizë të rëndë

204 Omissi, David. Indian voices of a great war, Soldiers’ letter 1914 – 1918, Hampshire, PalgraveMacmillan, 1989, fq. 37.205 Turchi, Romanelli. Flussi migratori, comunita’ e coesione sociale. Nuove sfide per la mediazione,Milano, Editore Franco Angeli, 2013, fq. 22.

Page 106: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

90

ekonomike me pasoja të forta sociale. Në fjalimin e fundit të mbajtur nga GustavoStreseman përpara Lidhjes së Kombeve, jepet saktë dhe qartë situata e dëshpëruar ekonceptit të Evropës së bashkuar dhe në raport me vendet e tjera. Ai thekson: “Përse nukkemi në Evropë një monedhë Evropiane, një pullë evropiane? Të gjitha këto elemente tëveçanta të lindura nga një koncept prestigjoz kombëtar, janë tashmë të tejkaluara dhe evënë kontinentin tonë në një pozicion inferioriteti, jo vetëm sa i takon raporteve tëvendeve me njëra tjetrën, apo raporteve me kontinentet e tjera, por edhe raporteve tëkontinenteve të tjera me njëra tjetrën...“206 Përfundimi i Luftës së Parë Botërorenënkuptoi fundin e epokës së perandorive dhe krijimin e shteteve moderne. Regjime tëlashta nga lindja në perëndim u shembën dhe harta e botës, pothuajse e pandryshuar përshekuj me radhë, papritur u transformua rrënjësisht, pasi vendet fituese përcaktuankufijtë.

Sa më sipër përshkruhet në një vepër të konsideruar si klasike sa i takon përshkrimit mbiimpaktin e Luftës së Parë Botërore të titulluar Testamenti i Rinisë (Testament of Youth),një histori autobiografike, që i referohet periudhës 1920 – 1925, e shkruar nga VeraBriten. Autorja përshkruan në këtë libër eksperiencën e saj si infermiere gjatë Luftës sëParë Botërore, si dhe udhëtimin e saj drejt pacifizmit. Sipas autores: "Lufta e ParëBotërore ishte në radhë të parë varri i perandorive. Para kësaj lufte perandoritë dominonintë gjithë botën perëndimore207." Ajo përmend shtrirjen e gjerë të dy perandorive kryesoretë kohës, asaj Otomane dhe asaj Austro-Hungareze: "Perandoria Osmane, e cila sundontembi pothuajse të gjithë Lindjen e Mesme, dhe që natyrisht udhëhiqej nga Sulltani iTurqisë, arrinte deri në Kaukaz, në zonat që tani ne i njohim gjithashtu, si zonat mërevolucionare të Bashkimit Sovjetik. Ajo ishte një perandori kyçe dhe u shkatërruaplotësisht nga Lufta e Parë Botërore. Perandoria e dytë e madhe, e cila u shkatërrua përpjesën më të madhe të saj, ishte Perandoria e Habsburgëve, në një farë mënyre njëperandori shumë civilizuese, e cila kontrollonte një pjesë të madhe të asaj që sot quhetEvropa Qendrore dhe Evropa Lindore.208"Del qartë pra se para Luftës, bota ishte kryesisht perandorake dhe një çështje familjare.Mbreti George V i Britanisë, Kaiseri i Gjermanisë Wilhem II që sundonte Austro-Hungarinë dhe cari rus Nicholas II ishin të gjithë kushërinj të parë. Por Lufta ndryshoishumë kufij, si për shembull Polonia u rithemelua në Lindje, si dhe u formuan RepublikatBalltike të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Perandoria austro-hungareze, kjo zonë emadhe në pjesën jugore të Evropës u nda në një varg shtetesh më të vogla: si vetë Austro-Hungaria, por edhe Republika e re federale e sllavëve në jug, Jugosllavia. Një mungesë edukshme në nënshkrimin e Traktatit të Versajës ishte delegacioni i carit Nikolla, i cilitashmë ishte rrëzuar nga revolucioni rus, që më pas do të kishte vetë ndikim në krijimin ehartave të reja të Evropës, në shekullin e XX.

206 Stresemann, Gustav La Germania nella tormenta: diari e documentari, vol. II, vers. Ital., Milano,Treves Editore, 1932, p. 364.207 Bostridge, Mark. Vera Brittain and the First World War: The Story of Testament of Youth, London,Bloomsbury Publishing, December 2014, fq. 73.208 Po aty fq. 94

Page 107: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

91

3.11.2. Memorandumi BriandPati në këtë periudhë edhe tentativa për të rigjallëruar idenë e një unioni të paktën moralmes shteteve të Evropës, si ajo e Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm francez të kohësAristide Briand, i cili njihet për angazhimin e tij në planin ndërkombëtar. MemorandumiBriand i datës 1 maj 1930 ju adresua kancelarive evropiane me kërkesën për nevojën enjë pakti të përgjithshëm, qoftë edhe elementar, i cili do të afirmonte parimin e një unionimoral evropian dhe do të sanksiononte parimin e solidaritetit mes shteteve. Gjithashtu, nëkëtë dokument insistohet mbi “nevojën e një mekanizmi që do t’i siguronte bashkimitevropian organizmat e nevojshme për arritjen e qëllimeve të tij“209. Asnjëra nga 27shtetet, të cilave ju adresua dokumenti nuk paraqiti objeksione, por njëkohësisht asnjëraprej tyre nuk ju përgjigj kësaj inisiative. Projekti Briand ju besua një Komiteti Studimeshpër Bashkimin Evropian në Lidhjen e Kombeve, por aty humbi totalisht nga vëmendja.Kjo tregoi më së miri se “nuk kishte një „politikë“ brenda Lidhjes si shprehje e njëshoqërie mbinacionale dhe ndërkombëtare në të njëjtën kohë, por kishte politika tëndryshme ku shtetet më aktive dhe të fuqishme nxirrnin në pah pikëpamjet e tyre.210“Evropa ishte kthyer kështu nga subjekt në objekt të politikës botërore.

3.11.3. Paradigma Ne/Ata për studiuesit nazistë – eurocentrizmi i Huserl dheHaideger

Në vitet ’30 studiues nazistë rikthyen dikotominë e paradigmës Ne/Ata duke zhvilluaridenë e një bashkimi politiko - ekonomik evropian, sipas të cilit “Evropa e re do tëzhvillohej kundër bllokut aziatiko – ebreo – bolshevik në lindje”211. Ndërkohë, në vitin1932 Musolini kishte hedhur idenë e një Evrope të bashkuar duke thirrur një kongres tëmadh ndërkombëtar në Romë. Kuptohet që këto iniciativa bazoheshin në superioriteti eracës së pastër Ne, përkundër bllokut lindor/Ata. Allegoria e mitit kishte një dozë të qartëeurocentrizmi, që kalonte deri në racizëm. Kjo ideologji e theksuar eurocentriste umbёshtet dhe nё tentativa tё rёndёsishme teorizimi filozofik mbi krizёn e Evropёs nё vitet1930, me teorinё e filozofëve tё tillё si Huserl dhe Haideger. Kёshtu, duke reflektuar nёveprёn e tij Filozofia dhe kriza e humanizmit Evropian, Huserl kishte arritur nёkonkluzionin se nga kjo krizё Evropa do tё mund tё dilte vetёm me ndёrgjegjen e lindurnga filozofia antike greke, e cila vinte theksin nё superioritetin e tё qёnit grek dhe filozofevropian. Sipas Huserl: “Ne filozofёt jemi funksionarёt e njerёzimit, sepse me mёnyrёntonё tё tё filozofuarit, me vokacionin e brendshёm personal mbajmё pёrgjegjёsinё eqёnies sё vёrtetё tё njerёzimit”. Thellësisht i influencuar nga mendimi hegelian, Huserlpohonte se: “Ishte e gabuar të flisje për një filozofi e shkencë indiane apo kineze....në njëmënyrë evropiane. ...vetëm tek grekët kemi interesin jetësor universal (cosmological) nëforma të reja thelbësore të qëndrimeve të pastra teorike212.“ Në këtë mënyrë, sipasmendimit të tij, “shpirti i pastër teorik“ apo “grek“ çon drejt një njohjeje universale tëbotës.

209 Becker, Joseph and Knopping, Franz, Power in Europe? Great Britain, France, Italy and Germany in aPostwar World 1945 – 1950, New York, De Gruyter, 1986, fq. 415.210 Morandi, Carlo, L’idea dell’unita’ politica d’Europa nel XIX e XX secolo, Milano, Carlo MarzoratiEditore, 1948, fq. 23.211 Passerini, Luisa vepër e sipërcituar fq. 119.212 Paranjpe, Anand C. Self and identity in modern psychology and Indian thought, New York, SpringerEdition, 2002, fq. 17

Page 108: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

92

Nё tё njёjtin vit, 1935, gjatё periudhёs mё tё egёr tё regjimit nazist, Haideger propozontesi rrugёdalje kthimin nё trashёgiminё greko – helenike, nëpërmjet një identifikimiprogresiv tё pёrbёrё prej tre konceptesh:

1. Fati metafizik i tokёs;

2. Fati historik i Evropёs

3. Misioni historik i popullit gjerman i konsideruar si qendra e perёndimit.

Eurocentrizmi huserlian transformohet tek Haideger nё gjermano – centrizёm, i shprehurpërmes fjalёve kyçe: Volk, Heimat, Bodenständigkeit (Populli, atdheu, bota). Sipas tij,Evropa nuk konsiderohet si gadishull i Azisё, por njё histori metafizike e qenies/Volk.Haideger bёn thirrje pёr tё kthyer sytё nga trashёgimia mitike helene, pёr perёndimin, pornё tё njёjtёn kohё me mburrje thotё se fati i Evropёs do tё varet nga gatishmёria dheaftёsia e popullit gjerman pёr ta rekuperuar atё, duke afirmuar kёshtu njё identitet greko –gjerman autokton. Pёr Haideger, Azia pёrfaqёsonte “tjetrin” tё ndryshmin nga greko –gjermani dhe si tё tillё nёnkuptonte barbarin, pa rrёnjё e histori. Nё tё njёjtёn kohё,“aziatiku pёrfaqёsonte veçse njё kёrcёnim pёr homeland/atdheun Evropё.”213 Në veprën etij Evropa dhe filozofia gjermane Haideger shprehet se eksperiencat tona historike tëqënies (Dasein) kërkojnë “mbrojtjen (Bewahrung) e popullit (Voelker) evropian ngaaziatikët.214“ Nëse duam të krijojmë një ide rreth mënyrës gjermane të të filozofuaritduhet të dimë esencën e fillesave të saj me grekët, të përkufizuar si “filozofë natyral“,filozofia e të cilëve i përket esencës së qënies.

3.11.4. Homo Europaeus sipas Pol Valeri

Rikthimi i kësaj ndjenje superioriteti e Evropës nuk gjendet vetëm tek filozofët gjermanë,por edhe tek mendimtarët francezë. Poeti dhe filozofi francez Pol Valeri përshkruante tekeseja “Homo Europaeus“ karakteristikat e përbashkëta të Evropës, duke u fokusuar tekshpirti i kontinentit tonë, i formësuar sipas trashëgimisë Romake e Greke. Aikonsideronte “evropianë” të gjithë ata që gjatë rrjedhës së historisë ishin përshkruar ngatre influenca. E para prej tyre ishte ajo Romake, e cila konsiderohej si “modeli ipërjetshëm i pushtetit të organizuar dhe të qëndrueshëm215“, si “pushteti i parë qëimponoi tek popullsitë e pushtuara përfitimet e tolerancës dhe mirëadministrimit“.Influenca e dytë ishte ajo e Krishtërimit, e cila i shtoi ligjit të përbashkët dhe drejtësisë sëpërkohshme romake, idenë e një Zoti të përbashkët dhe ndjenjën e drejtësisë sëpërjetshme. Sipas Valeri: “Ndërsa pushtimi romak kishte prekur vetëm njeriun politik dhe

213 Bambach, Charles Heidegger's Roots: Nietzsche, National Socialism, and the Greeks, New York,Cornell University Press, 2005, fq. 174.214 Heidegger, Martin Europe and the German Philosophy, in the New Yearbook of Phenomenology andPhenomenological Philosophy, VI, Translated by Andrew Haas, State University of New York, StonyBrook, 2006, fq. 331215 Valéry, Paul. History and Politics. The collected works of Paul Valéry, vol. 10, Ed. Jackson Mathews,New York, Pantheon Books, 1962, fq. 316. Kjo ese e Valery i referohet një leksioni publik të mbajtur nëUniversitetin e Zyrihut, në nëntor 1922.

Page 109: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

93

kishte sunduar mendjen vetëm në sferën e jashtme, pushtimi i Krishterë synonte dhegradualisht arriti thellësinë e ndërgjegjes.“216 Influenca e tretë që formësoi njeriunEvropian ishte ajo greke, e cilësuar si “influencë e lehtë, por e fuqishme, së cilës ne idetyrohemi pjesën më të mirë të inteligjencës sonë, mprehtësinë e dijes, si dhe gjithashtu,qartësinë, pastërtinë dhe elegancën e artit dhe letërsisë sonë217“. Në konkluzion të esesësë tij, Valeri pohon se: “Çdo racë dhe vend që në mënyrë të sukseshme është romanizuar,ka përqafuar krishtërimin dhe sa i takon mendjes është disiplinuar nga grekët, ështëabsolutisht evropiane.“218 Këto pra ishin referencat historike, trashëgimia dheeksperiencat e bashkëndara të Evropës për Valeri, ku qartazi dikotomia Ne/Ata përplasete diferencohet në mënyrë të pashmagshme dhe ku për t’i rezistuar dizintegrimitsugjerohet asimilimi i plotë i Ata nga Ne. Në një tjetër vepër të tij, nё esenё Kriza eMendjes (The crisis of the Mind) Valeri propozon “njё mbrojtje nga pikёpamja humanistepёr daljen e Evropёs nga kriza, nё atmosferёn e pas Luftёs sё Dytё botёrore”. Valeriofron njё diagnozё tё krizёs shpirtёrore tё Evropёs, ku, nё tё njёjtёn linjё me Haideger, aiflet pёr kёrcёnimet mё tё mёdha qё i shfaqen kontinentit Evropё: “demokracia,shfrytёzimi i globit, pёrhapja e teknologjisё”. Dilema e madhe qё shtron autori ёshtё: “Ado tё bёhet Europa siç ёshtё nё realitet (what it is in reality) – qё do tё thotё njё gadishulli kontinentit aziatik? Apo do tё mbetet ajo qё ёshtё nё aparencё (what it seems) - pra njёpjesё e preferuar/e pёrzgjedhur e globit tokёsor, perla e sferёs, truri i njё trupi tё madh?219". Valery nuk e fsheh simpatinё ndaj alternativёs sё dytё. Ndërsa, Hendrik Brugmansnë librin e tij Evropa: Një qytetërim, një fat një thirrje220 identifikon dy elementemadhore të qytetërimit evropian: pjesëmarrja aktive në trashëgimitë e shumta shpirtëroredhe një numër eksperiencash historike nga Perandoria Romake e në vijim. Brugmandallon, gjithashtu, tre faza: Perandorinë e Konstandinit apo Evropën Mesdhetare,Mesjetën apo Evropën e Krishterë dhe Evropën e Shteteve – Kombe. Sipas tij, Evropa sotmund të perceptohet në një kuptim më të gjerë bazuar në virtytin origjinal të shpirtit të sajtë përbërë nga demokracia, dialogu, respekti për të drejtat dhe bashkëndarjen e njëtrashëgimie të përbashkët të rrënjosur në vlerat e krishtera.

3.11.5. Kriticizmi i Faierabend ndaj eurocentrizmit të Huserl

Nё frontin e kundёrt me eurocentrizmin e sipërpërmendur, gjejmё studiuesin PolFaierabend, i cili tenton tё hedhё poshtё mitin e razionalizmit superior perёndimor. Aikritikon dy ide, tё cilat janё pёrdorur pёr tё justifikuar ekspansionin intelektual tёPerёndimit:

1. Idenё e arsyes;

2. Idenё e objektivitetit.

216 Po aty fq. 318217 Po aty fq. 319218 Po aty fq. 322219 Valéry, Paul. The crisis of the mind, nё Revistёn History and Politics, New York, Bollingen, 1962, fq.34.220 Brugmans, Hendrik. Europe: One Civilization, one Destiny, one Vocation, Edition Dream, Adventure,Reality, New York, Greenwood, 1987, fq. 12.

Page 110: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

94

Dogmatizmit tё “Arsyes” filozofike dhe shkencore perёndimore, tё karakterizuar ngaarroganca, uniformiteti, monotonia, filozofi i vё pёrballё njё koncept laik, historik,pluralist, relativist tё njohurive duke vlerёsuar pёrqasjet dhe metodologjitё e tё gjithakulturave tё botёs, pёrfshirё edhe ato primitive, duke parashikuar, sikurse thoshte ai, “njёndёrveprim ndёrmjet kulturёs A,B,C, etj.221”. Ky ndёrveprim nuk ёshtё i strukturuar, apohierarkik, por i ndryshueshёm horizontal, periodik. Ai pohon se: “Pa kaos nuk ka njohuri.Pa hequr dorё nga arsyeja nuk ka progres. Idetё qё sot formojnё bazёn e shkencёsekzistojnё vetёm pse ka paragjykim, opinion, pasion, dhe sepse kёto ju kundёrvunёarsyes, dhe kёshtu atyre ju lejua qё tё vepronin sipas mёnyrёs sё tyre. Pra duhet tёnxjerrim si pёrfundim se edhe brenda shkencёs, arsyeja nuk mund dhe nuk duhet tёdominojё gjithcka, e madje mund tё mundet ose tё eliminohet nё favor tё instancave tёtjera222.” Ky lloj pohimi provokues, bёn qё Faierabend tё identifikojё tek njeriu, pasionidhe irracionaliteti i tij, qendrёn e shkencёs, duke bёrё kёshtu qё qytetari tё jetё mё ipёrgjegjshёm dhe mё i interesuar pёr botёn qё e rrethon. Ndёrsa, nga ana tjetёr vё nёdukje se dhe shkenca nuk mund tё kufizohet nё rregulla fikse, por tё pёrqёndrohet teknjeriu dhe irracionaliteti i tij. Ai propozon pёrshtatjen ndaj njё pёrqasjeje intelektuale tёshkencёs dhe problemeve sociale, pasi shkenca dhe disiplinat humaniste nuk mund tёinjorojnё kontekstin kulturor tё individёve. Nё veprёn e tij Lamtumira e arsyes ai pohonse: “Duhet jetuar jeta qё dёshirohet tё ndryshohet.223”

Teoria e Huserl mbi suprioritetin e filozofit, hidhet poshtё nga Faierabend, pasi sipas tijnuk mund tё ekzistojё njё njeri i vetёm qё tё ketё nё vetvete ndёrgjegjen e tё gjitharacave, kulturave dhe qytetёrimeve, aq sa tё jetё nё gjendje tё flasё pёr njё “qënieautentike tё njerёzimit”. Nё mёnyrё paradoksale, shprehet ai, kjo ёshtё filozofia me anё tёsё cilёs mё tё fortёt do tё vazhdojnё tё dominojmё mbi mё tё dobёtit. Por ai thekson meforcё se nuk ekzistojnё arsye objektive pёr tё pohuar superioritetin absolut tё qytetёrimitperёndimor, qё madje Faierabend e quan “sёmundje ngjitёse.224” Ky superioritet nukmund tё justifikohet nga parime racionale, por vetёm tё imponohet me forcё, dukeshkaktuar dёme tё mёdha e duke shkatёrruar vlerat shpirtёrore tё atyre qё u pёrkasinqytetёrimeve tё tjera, pёr t’i zёvendёsuar me parimet e veta. Pёrgjithёsisht veprat e tijpёrshkohen nga kritika ndaj atyre qё konsideroheshin si “elitat” e shkencёs, tё cilёt dukerefuzuar çdo gjё qё kundёrshton gjetjet dhe bindjet e “kulturёs perёndimore”, pengojnё jovetёm progresin shkencor, por edhe lirinё e mendimit, zhvillimin kulturor tё qytetarёvedhe progresin social tё tyre. Nё kёtё mёnyrё, ai mbёshtet lirinё e mendimit,shumёllojshmёrinё e opinioneve pёrkundёr parimeve absolute e tё pandryshueshme. Njёrol tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim, luan, sipas tij, edukimi “pёrmes kategorive tёndryshme duke bёrё dallimin mes tё mirёs e tё keqes dhe vlerave absolute si: e vёrteta,ndershmёria, drejtёsia, tё cilat nuk mund tё imponohen pёrmes edukimit, por duhet tёjenё fryt i zgjedhjes sё lirё tё individit225”. Tek Lamtumira e arsyes Faierabend citonveprёn e njё studiuesi iranian Majid Rahnema, i cili thekson se: “Kulturat dhe qytetёrimet

221 Munévar, Gonzalo. Beyond Reason: Essays on the Philosophy of Paul Feyerabend, Paris, Published bySpringer, 1991, fq.72.222 Feyerabend, Paul. Contro il metodo. Abbozzo di una teoria anarchica della conoscenza, Milano,Feltrinelli, 2009, fq. 115.223 Feyerabend, Paul. Addio alla ragione, Roma, Armando Editore, 2004 fq. 317224 Feyerabend, Addio alla ragione, fq. 309225 Feyerabend, Paul. Dialogo sul metodo, Roma, Editori Laterza, 1989, fq. 38

Page 111: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

95

janё formuar, pasuruar dhe transmetuar nga miliona njerёz, tё cilёt mёsonin duke jetuardhe vepruar, prandaj tё jetosh e tё mёsosh janё sinonime, pasi duke mёsuar tё jetojmë,mёsojmë çdo gjё qё është e kuptimtё pёr ne dhe pёr komunitetin tё cilit i pёrkasim.226”

3.11.6. Anton Smith dhe dilema e një kombi antik grek

Në të njëjtën linjë me Faierabend, si dhe duke u nisur nga përkufizimi i kombit, AntoniSmith në veprën e tij Identiteti Kombëtar hedh poshtë idenë aq shumë të ekzaltuar tëkombit grek nga Hegel, Huserl dhe Haideger, duke vënë theksin më tepër në ekzistencëne një kombi kulturor. Kështu sipas tij, “Kombi” mund tё pёrkufizohet si njё popullsi, qёbashkёndan njё territor historik, mite tё pёrbashkёta, njё memorie historike, njё kulturёpublike, njё ekonomi tё pёrbashkёt tё drejta dhe detyrime ligjore tё pёrbashkёta pёr tёgjithё anёtarёt e tij. Nё vitin 1908, Fridrih Maineke bёri dallimin ndёrmjet “njёKulturnation, njё komunitet tё madh kulturor pasiv, nga Staatsnation njё komb politikaktiv i vetё-pёrcaktuar”227. Ndarja nё vetvete ёshtё mjaft domethёnёse, pasi ngakёndvёshtrimi politik mund tё thuhet se nuk ka ekzistuar njё “komb” nё Greqinё antike,por njё grumbullim qytetesh shtete, tё gjitha xheloze pёr sovranitetin e njёra tjetrёs.Ndёrsa nga pikёpamja kulturore, pa dyshim mund tё pranohet ekzistenca e njё komunitetiGrek antik, Helen. Me fjalё tё tjera, ne mund tё flasim pёr njё komunitet etnik dhekulturor grek dhe jo pёr njё komb antik grek. Ndryshimet etnike mund tё pёrkufizohen,pra, mjaft mirё nga ky shembull i njohur i Greqisё antike. Grekёve sot u mёsohet se janёtrashёgimtarё dhe pasardhёs jo vetёm tё Greqisё Bizantine, por edhe tё Grekёve antikёdhe tё qytetёrimit tё tyre klasik helen. Nё tё dyja rastet “pasardhёs” ёshtё interpretuar nёterma demografikё ose nё termin e afinitetit kulturor me Bizantin dhe Greqinё antike, tёpredikuara si kontinuitet demografik. Por fatkeqsisht, miti klasik helenik dhe evidencademografike e lidhur me tё ёshtё pothuaj inekzistente. Sipas, Jakob Falmeraier,vazhdimёsia demografike greke u ndёrpre brutalisht nё shekujt VI – VIII p.e.s. ngaflukset masive tё Avarёve, Sllavёve, etj. Faktet tregojnё se nё “kёtё periudhe emigrantёtarritёn tё pushtojnё pjesёn mё tё madhe tё Greqisё dhe tё Peloponezit (Morea) duke ishtyrё grekёt dhe banuesit helen (edhe kёta tё pёrzier me maqedonasit e hershёm,romakёt dhe emigrantё tё tjerё) nё brigjet dhe ishujt e Egjeut. Kjo bёri qё zemra eqytetёrimit helen tё spostohej drejt lindjes, Egjeut, bregdetit Jonian dhe Azisё sё Vogёlderi nё Kostandinopojё”228. Etnitё pra, sipas Smith, nuk krijohen nёpёrmjet linjave tёprejardhjes fizike, por falё ndjenjёs sё kontinuitetit, memories sё pёrbashkёt dhe fatitkolektiv, pёr shembull nёpёrmjet linjave tё afinitetit kulturor miteve tё veçanta,simboleve dhe vlerave.

3.11.7. Europa pas Luftës së Dytë Botërore

Diferenca mes Azisë dhe Evropës doli dukshëm në pah dhe në mënyrën se si u zhvilluaLufta e Dytë Botërore, “Në dy teatro dhe me pasoja të ndryshme të kësaj Lufte në secilinsektor. Lufta evropiane u luftua nё shtete të stabilizuara përmes ushtrive masive tokësore,dhe përfundoi në ndarjen e Evropës mes sovjetikëve dhe ushtrive fituese Perëndimore.

226 Feyeraben, vepёr e cituar Addio alla ragione, fq 309.227 Smith, Anthony D.National Identity USA, University of Nevada Press, 1991, fq. 8.228 Anthony Smith, fq. 26 – 29.

Page 112: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

96

Lufta në Azi – Paqësor u fitua kryesisht përmes flotës amerikane dhe fuqive ajrore dhekulminoi në hedhjen e dy bombave atomike. Kjo shkaktoi një luftë për pushtet në shumëpjesë të Azisë duke përfshirë si luftra civile ashtu edhe luftra për pavarësi, tё cilatkundërshtonin rikthimin e pushtetit kolonial229“.

Studiuesi Daniel Shirot është i mendimit se: “Kontrasti ndërmjet kujtimeve tëEvropianëve dhe Aziatikëve sa i takon Luftës sё Dytё Botёrore është se pjesa më emadhe e shteteve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, aty ku ndodhën dhe abuzimet dhevrasjet më të mëdha, ju larguan përgjegjësisë shumë më tepër se sa vendet e EvropësPerëndimore. Pjesërisht ky evazion ndodhi për shkak të interpretimit komunist tëfashizmit dhe të nazizmit si një fenomen klasash.....Në këtë mënyrë ultranicionalizmi dheurrejtjet etnike, që aq shumë kishin shqetësuar këtë pjesë të Evropës, madje përparazhvillimit tё Luftës së Parë Botërore, u përkeqësuan mes viteve 1918 – 1939, duke ukonsideruar si manifestim i së keqes dhe rendit të vjetër të korruptuar dhe duke uzëvendësuar nga socializmi i shëndetshëm.230“ Dikotomia kontrastuese nga njëra anëmes Gjermanisë “së mirë“ e Evropës së bashkuar e në harmoni dhe nga ana tjetërJaponisë “së keqe“ e Azisë Lindore të turbulluar lidhet ngushtësisht me çështjen egenocidit dhe moralin e Holokaustit. Ky është një krim totalisht i pajustifikueshëm.Ndërkohë që sado të egër ishin japonezët ndaj njerëzve në territoret e pushtuara prej tyre,përsëri nuk ekziston asnjë gjurmë akuze genocidi adresuar atyre. Ndërsa Gjermania(Perëndimore) ka kërkuar falje për këtë pjesë të errët të historisë së saj, pjesa tjetër eshteteve evropiane e kanë ende sot të vështirë të pranojnë se Gjermania nuk do të kishtearritur kurrë të vriste miliona hebrenj, pa ndihmën e shteteve të pushtuara prej saj dhe tëatyre aleatë me të.

Lufta e Dytë Botërore ishte një tronditje kolektive për Evropën. Nga viti 1940 e nëvazhdim u përjetuan shkatërrime në masë dhe popullsi të tëra u gjymtuan. Ndërkohë, nëmjaft shtete u vendosën regjime të reja brutale. Në këtë klimë dhune ndaj Tjetrit, ideali iri politik do të ishte kundërshtia ndaj glorifikimit nazist të shtetit komb dhe racës sëpastër. Filluan të shfaqen lëvizjet për rezistencë me nocione nga më të ndryshmet si: tënjë qeverie botërore, të një rendi të ri botëror ekonomik si një bashkim shtetesh realishtdemokratike. Këto përpjekje rezultuan në krijimin e Organizatës së Kombeve tëBashkuara (OKB), institucioneve të Breton Udit, si dhe në shumë kushtetuta të rejakombëtare. Periudha e pasluftës nuk çoi menjëherë në përpjekjet për të ndërtuar njëEvropë të bashkuar. Të gjitha energjitë u përqëndruan në rindërtimin e shteteve tëndryshme të pushtuara nga nazistët. “Politikat u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara, tëcilat dekurajonin çdo përpjekje për të bashkuar Evropën, në përputhje me marrëveshjen evitit 1943 me Bashkimin Sovjetik (në këmbim të së cilit SHBA-të kishin marrëpremtimin e Stalinit për mbështetje të planeve për Kombet e Bashkuara”231. Përtej sa mësipër, vlen të përmendet dhe fakti se nga ana e lëvizjeve të rezistencës nuk ishte avancuar

229 Yahuda, Michael. The International Politics of Asia – Pacific, 1945 – 1995, London, Routledge, 2005,fq. 21230 Chirot, Daniel. Confrontig Memories of World War II: European and Asian legacies, Seattle, Universityof Washington Press, 2014, fq. 26.231 Swedberg, Richard. The idea of “Europe”and the origin of the European Union – A SociologicalApproach in Zeitschrift fuer Soziologie, Jg. 23, Heft 5, Oktober 1994, fq. 384.

Page 113: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

97

asnjë plan se si të bashkohej Evropa menjëherë pas Luftës. Henri Brugmans thekson se“partitë politike të cilat u krijuan në Evropë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërorekonsideronin se detyra më urgjente ishte rindërtimi kombëtar”232. Madje ai shton se “nëfillim të vitit 1946 dukej sikur nuk kishte ekzistuar kurrë ndonjë plan për një Evropëfederale.”233 Kjo nuk nënkuptonte se idealet për një Evropë të bashkuar ishin zhdukurpapritur. Në të kundërt, “sondazhet e opinioneve nga 1945 në 1950 tregonin njëmbështetje absolute për një formë të Shteteve të Bashkuara të Evropës gjatë periudhës sëpost – luftës.”234 Ajo çka nevojitej ishte dikush që t’i jepte zë, ndërgjegje dhe shprehjepolitike këtyre sondazheve. Ky dikush do të ishte Çërçill me fjalimin e tij historik nëfavor të Shteteve të Bashkuara të Evropës në Universitetin e Zyrihut në shtator 1946. Kyfjalim bëri që e gjithë lëvizja evropiane të kthehej në veprim. Duke aluduar për faktin semarrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovietk po përkeqësohej me ritmetë shpejta, Çërçill theksonte se: “Koha mund të jetë e shkurtër. Për momentin ka njëhapësirë për frymëmarrje. Topat kanë pushuar së shtëni. Lufta është ndalur; por rreziqetnuk janë zhdukur. Nëse ne do të krijojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës” apo cdo llojforme a emri të duam t’i japim, duhet të fillojmë tani.”235 Si reagim i drejtpërdrejtë ndajkëtij fjalimi elektrizues u krijuan organizata të ndryshme të rëndësishme për një Evropëtë Bashkuar. Në 1947 Kudenhov – Kalergi rigjallëroi Unionin e tij Pan-Evropian. EdheShtetet e Bashkuara ndryshuan politikat e tyre ndaj integrimit evropian në 1947 dukeargumentuar se dëshironin një formë bashkëpunimi mes shteteve në Evropë. SipasKindëllberger kishte një ndryshim në mentalitet, i cili i parapriu ndryshimit të rrjedhës sëpolitikës së SHBA-ve kundrejt Evropës në 1947. Ai shkruan se “na është thënë se nëfillim të 1946 Valt Rostou236 pati një vegim se bashkimi i Gjermanisë nuk mund të arrihejpa bashkimin e Evropës.”237 Vala e entuziazmit për Evropën e Bashkuar arriti kulmin meKongresin e Hagës, në maj 1948. Ky takim u bë shumë i rëndësishëm për unfikimin eEvropës dhe sipas Zhak Delor “Kongresi në Hagë, në maj 1948, inicioi të gjithë procesin(e ndërtimit të Bashkimit Evropian) me të cilin ne po merremi sot.”238 Takimi i Hagësmerr kështu një rëndësi të vecantë, pasi ai përfaqëson një rast të pastër të entuziazmitkolektiv. Ai zgjati 4 ditë dhe u ndoq nga rreth 7000 pjesëmarrës, ndër të cilët 800politikanë të njohur si: Çërçill, Adenauer, Miteran, apo Mecmilan. Ndër rezolutat eshumta të miratuara gjatë Kongresit ishte dhe ajo për thirrjen e një Asambleje Evropiane,por gjithsesi “shumë më e rëndësishme se rezolutat ishte ndjenja e entuziazmit që ndihejnë këtë takim”239. Ky entuziazëm influencoi dhe qeverinë franceze, e cila disa javë mëvonë, në korrik, mbështeti krijimin e një Asambleje Evropiane. Ministri i Punëve tëJashtme të kohës, Xhorxh Bido, shprehej se: “Ky është një moment në historik, i cili

232 Henri Brugmans fq. 102233 Brugmans fq. 105234 Vielemeier, Ludger. European Union in Public Opinion Polls 1945 – 1950 Vol. 4. Berlin, WalterLipgens Edition, 1991, fq. 581235 Churchill, Winston. The sinews of peace: Post – War Speeches, Cassell, London 1948, fq. 201.236 Walt Whitman Rostow ishte ekonomist dhe teoricien politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kashërbyer si asistent i Posaçëm për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, nga 1960 në 1969.237 Kindleberger, Charles. On the origins of the Marshall Plan in S Hoffmann and C. Maier edition,Boulder Colorado, Westview Press, 1984, fq. 115.238 Delors, Jacque. Le nouveau concert européen Paris, Odile Jacob, 1992, fq. 9.239 Brugsman

Page 114: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

98

është ndoshta unik – kur është e mundur të bashkojmë Evropën.”240 Rreth një vit mëvonë u themelua Këshilli i Evropës, organizatë e cila kishte dhe Asamblenë e sajParlamentare. Ky dukej një hap i parë real në unifikimin e Evropës. Megjithatë, “Këshillii Evropës ngeci ne detaje teknike dhe vendimet e rëndësishme nuk miratoheshin nga vetoe Anglisë dhe shteteve të tjera.”241 Pas një fillimi të ri premtues dukej sikur e gjithëlëvizja për bashkimin e Evropës kishte arritur një gjendje apatie. Shpjegimet mbi arsyetpse dukej sikur kemi një humbje të momentum-it, ishin nga më të ndryshmet. Disastudiues mendojnë se “Anglia e kishte lejuar krijimin e një Këshilli për arsyemakiaveliane dhe tani kishte ardhur koha të ndalej loja”242. Po kështu, rregullat eprocedurës së funksionimit të Këshillit të Evropës, ndalonin marrjen e vendimeve meshumicë votash. Duke vepruar “pas krahëve”, Zhan Monet arriti të lançojë KomunitetinEvropian të Qymyrit dhe të Çelikut (KEQÇ) në 1950 – 1951. Kjo ngjarje ndodhi larg ngaentuziazmi i takimit të Hagës. Vetë Monet e vlerësonte “si jo efiçente punën e Këshillit tëEvropës dhe qëllimisht kishte qëndruar larg nga Haga.”243 Qartazi, plani Monetkonsistonte në një marrëveshje ngushtësisht ekonomike për koordinimin mes Francës dheGjermanisë në industrinë e qymyrit dhe çelikut. Si e tillë, ajo nuk mund të ngjallteentuziazmin e një komuniteti të ri. Megjithatë, shumë historianë mendojnë se kykomunitet u rrethua menjëherë me “magjinë e Evropës” dhe u bë pikënisja e Bashkimit tësotëm evropian. “Në fillim të shpalljes së tij, propozimi i Planit Shuman (i cili çoi nëformimin e KEQÇ dhe ishte frymëzuar nga Mone) u bë pjesë e pandashme e kontekstit tëngjarjeve, një forcë për ndryshim dhe një mit: fjala Evropë nuk do të shprehej më në tënjëjtën mënyrë. Pushteti i fjalës impresionoi madje dhe vetë skeptikët.”244

Rikthimi i dualizmit Ne/Ata në kontekstin e Luftës së Ftohtë

Përtej ëndrrës për një Evropë pacifiste pas Luftës së Dytë Botërore idea e një paqeje tëqëndrueshme u përthith nga retorika e një “paqeje të armatosur”, këtë herë në kontekstine Luftës së Ftohtë, shkaktuar nga hendeku midis amerikanëve dhe sovjetikëve nëKonferencën e Potsdamit (korrik-gusht 1945). Një konflikt prej gati 5 dekadash do tëpërjetohet mes dy kampeve: vendeve komuniste të Evropës Lindore, nën drejtimin eRusisë dhe shteteve demokratike Perëndimore. Sikundër u theksua më lart, këto të fundit,i dhanë jetë idesë evropiane, fillimisht përmes krijimit të një organizate panevropiane siKëshilli i Evropës dhe më pas gjashtë shtete ndërmorën iniciativën për krijimin e njëKomuniteti Evropian të Qymyrit dhe të Çelikut, që do të ishte bërthama e KomunitetitEkonomik Evropian. Shohim pra se në këtë periudhë të historisë Europa/Ne ndahet nëmënyrë drastike nga vetja dhe një pjesë e saj e gjen veten tek ideologjia eTjetrit/Rusisë/Lindjes.

Më konkretisht, pas përmbysjes së Gjermanisë naziste dhe përfundimit të Luftës së DytëBotërore, Gjermania konsiderohej si një komb pa shtet, i administruar fillimisht nga katërfuqitë pushtuese- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe

240 Duroselle, Jean Baptiste. Europe - A history of its peoples Trans. Richard Mayne, London, Viking,1990, fq. 15.241 Duroselle, fq. 394.242 Swedberg, fq. 135243 Monnet, Jean. Memoirs Trans. Richard Mayne, New York, Doubleday & Company, 1978, fq. 282.244 Gillingam, John. Coal, Steel and the rebirth of Europe, 1945 – 1955: the German and French from Ruhrconflict to Economic Community, Cambridge, Cambridge University Press, 1991, fq. 231.

Page 115: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

99

Bashkimi Sovjetik. Më 1949, në zonat perëndimore u krijua Republika Federale eGjermanisë dhe në zonat e kontrolluara nga sovjetikët u krijua Republika Demokratike eGjermanisë, të cilat u njohën ndërkombëtarisht si dy shtete të ndryshme gjermane dhe njëkomb gjerman. Megjithatë, aspirata e ligjshme për ribashkim të gjermanëve u afishuaedhe përmes Kushtetutës së Republikës Federale të Gjermanisë, në preambulën e së cilëshartuesit bashkëngjitën edhe detyrimin për ribashkimin e popullit gjerman. Gjermanëtnga të dy anët e kufirit nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre për ribashkim në një shtet, edhepse kjo dukej thjesht një ëndërr në kohën e ashpërsimit të Luftës së Ftohtë, e cila kulmoime ngritjen e Murit të Berlinit në vitin 1961, që për tridhjetë vjet u bë sinonim i ndarjessë kombit gjerman, por njëkohësisht u bë edhe simbol i dështimit të politikës sovjetikepër Berlinin dhe sovjetizimin e Gjermanisë Lindore. Megjithatë, Henri Kisinger me tëdrejtë shprehet se kriza e Berlinit shënoi një kthesë në Luftën e Ftohtë, ndonëse ajo nuk uperceptua si e tillë në atë kohë. Nuk pati sfida më për Berlinin, derisa Muri i Berlinit urrëzua më 1989, duke sjellë realizimin e ëndrrës së bashkimit të Gjermanisë. Ndryshiminë Gjermaninë Lindore erdhi më i papritur sesa në vendet tjera të Evropës Lindore,vendimi u mor në rrugë nga populli e jo në shtabet e partisë apo në sallat e konferencave.Gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 1989, me mijëra gjermano-lindorë vërshuan nëambasadat e Gjermanisë Perëndimore në Budapest, Pragë dhe Varshavë duke kërkuarstrehim politik. Pas një ngurrimi fillestar, në shtator hungarezët dhe më pas çekët dhepolakët ranë dakord t´i lejonin ata të shkonin në Perëndim. Gjatë muajve të fundvitit 1989dhe fillimvitit 1990 vala e gjermano-lindorëve që largoheshin për në Perëndim vazhdoime ritme edhe më të mëdha edhe pse diktatori stalinist Erik Honeker kishte dhënëdorëheqje. Slogan i ri u bë “unitet gjerman”.

Këto zhvillime të shpejta dhe dramatike ndryshuan zhvillimet e ardhshme në arenënndërkombëtare dhe i dhanë fund Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit Lindje - Perëndim.Rënia e murit të Berlinit hapi perspektiva për një kalim në një etapë paqësore të historisëbotërore. Për këtë arsye, 9 nëntorin e vitit 1989 nuk e festojnë vetëm gjermanët, por tëgjithë evropianët dhe njerëzit në botë. Përfundimi i kësaj Lufte ndryshoi jo vetëm hartëne mbarë botës, por mbi të gjitha psikologjinë tonë. Ne shqiptarët jemi dëshmitarë të faktitse Ne u rritëm me psikologjinë e Luftës së Ftohtë, ku ishin të mirët përballë të këqinjve:ishin Ata dhe Ne.

Me nënshkrimin në Moskë të Marrëveshjes “Dy-plus-katër” nga gjashtë Ministra tëJashtëm (dy Ministrat e Jashtëm të shteteve gjermane dhe ata të katër fuqive fituese tëLuftës së Dytë Botërore) dhanë pëlqimin për bashkimin e Gjermanisë, që më pas ufuqizua edhe përmes ratifikimit të marrëveshjes për bashkim me 3 tetor nga ana eBundestagu-t (Bon) dhe Kuvendit popullor (Berlini Lindor), ky i fundit u shpërbë me 2tetor, ndërsa me 3 tetor Republika Demokratike Gjermane iu bashkua edhe formalishtRepublikës Federale të Gjermanisë. Në ditët e bashkimit të Gjermanisë Kancelari iatëhershëm gjerman Helmut Kol, në një mesazh drejtuar të gjitha qeverive të botës,shprehej: “Vendi ynë me rifitimin e bashkimit do t´i shërbejë paqes botërore dhe do tëçojë përpara Bashkimin Evropian”. Retorika e politikës së jashtme të Helmut Kolpërmbante në thelb dy postulate të shquara historike që ishin: “integrimi evropian ështënjë çështje e luftës dhe paqes", dhe se “uniteti gjerman dhe uniteti evropian paraqesin dy

Page 116: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

100

anët e të njëjtës monedhë245". Në kontekstin e post-Ftohtës së Luftës, të dyja këto temashërbyen për të orientuar dhe legjitimuar politikën e tij evropiane. Në të njëjtën kohë,këto postulate ishin në qendër të përpjekjeve të tij për të ruajtur mbështetjen e brendshmepolitike për një integrim më të thellë. Bashkimi krejt i papritur i dy shteteve gjermane më1990, e rriti peshën dhe përgjegjësinë e Gjermanisë në Evropë dhe në botë, peshë e ciladhe sot vijon të mbetet vendimtare.

Një ndër elementet më të fuqishme të propagandës së Perëndimit kundër bllokut Lindorishte fakti i pakundërshtueshëm se Bashkimi Sovjetik, nën maskën e internacionalizmitproletar, ishte shndërruar në një perandori që dhunonte lirinë dhe pavarësinë e popujve tëndryshëm të Lindjes (paradigma e despotit). Për këtë arsye, natyrshëm shumë popujlindorë e konsideruan shembjen e socializmit si mundësinë e vetme për të rifituar lirinëdhe pavarësinë individuale e kombëtare. Sa i takon kampit tjetër Ata/Rusisë, pjesa më emadhe e analistëve dhe historianëve pajtohen me idenë se ish udhëheqësi sovjetik MikailGorbaçov luajti një rol të pashembullt në ngjarjet që çuan në rënien e Murit të Berlinitdhe më pas. Politikat e tij të “perestroikës” ristrukturimi dhe “glasnost” ose hapja, ishtruan rrugën shkrirjes së fuqisë komuniste në Evropën Lindore dhe përfundimisht çuannë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Një faktor kyç ishte vendimi i liderit sovjetik për tëmos përdorur forcën për të shtypur aspiratat reformatore në Evropën Lindore. Gjithnjë emë tepër, Gorbaçov ja bëri të qartë evropiano-lindorëve se Bashkimi Sovjetik nuk do tëbënte siç kishte vepruar shumë herë më parë në vitin 1953 në Berlin, më 1956 në Hungarie Poloni, më 1968 në Republikën Çeke etj.

Baza institucionale për Luftën e Ftohtë, që ishte përqendruar në Evropë, u zhduk sirezultat i rënies së Paktit të Varshavës e konsideruar si aleanca kundërshtare ushtarakekundër NATO-s. Kjo nënkuptonte se fuqia ushtarake sovjetike në Evropën Lindore dhenë kufi me Gjermaninë Perëndimore po tërhiqej. Për arsye institucionale dhekonceptuale, kjo shënoi fundin e Luftës së Ftohtë.

Periudha e viteve mes 1990 – 1995 përfaqëson një etapë cilësisht të re në fushën emarrëdhënieve ndërkombëtare, etapë e cila nuk është arkivuar ende për t’u bërë kështuobjekt i historizimit. Përmbysja e socializmit solli me vete probleme të mëdha sociale,politike, ekonomike, etike, etj. Vendet Lindore ishin “vendet barbare” larg standarteve tëtë qenit “evropiano perëndimorë”. Këto probleme, gjithsesi, sot nuk adresohen thjesht nëmarrëdhënie bilaterale, por kryesisht në kuadër të një sërë organizmash ndërkombëtare, siKëshilli i Evropës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata për Siguri eBashkëpunim Evropian (OSBE), e mjaft nisma rajonale. Brenda këtyre organizmave nukekziston konfrontimi ideologjik, i cili mbizotëronte përgjatë Luftës së Ftohtë. Misioni ikëtyre organizmave është sheshimi i konfrontimeve mes dy blloqeve (Ne/Ata), bazuar nënorma e standarte të pranuara nga të gjithë. Po kështu, një tjetër element risi nëfunksionimin e organizatave ndërkombëtare ështe eleminimi i përbuzjes aponënvlerësimit për rolin e shteteve të vogla, të cilat konsiderohet se brenda këtyreorganizatave janë jo vetëm anëtare, por dhe partnere.

245 Kohl, Helmut. Deutsche und europaeische Einigung untrennbar verbunden, 3. Oktober 1990, inhttp://www.freiheit-und-einheit.de/

Page 117: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

101

KAPITULLI IV

Dikotomitë që gjeneron paradigma Ne vs Ata në historinë e mitit të Evropës

Ndërtimi i idesë së Evropës përmes përvijimit të Tjetrit ka patur në përmbajtje ndjenjakontradiktore kryesisht të superioritetit, por edhe të admirimit ndaj Tjetrit. Historiku imësipërm tregon qartë se nuk ka ekzistuar një “monolog me një drejtim246”, ku Evropa iadresohet Tjetrit. Edhe Tjetri i ka folur Evropës duke ndërvepruar vazhdimisht me të. Nëkëtë kontekst, mund të pranohet se ky ndërgjegjësim është bërë më i dukshëm paspërjetimit të dy Luftrave Botërore. Kështu, nga 1945 Evropa i ka dhënë kuptim njëkornize interpretuese ku përfshihen termat Ne dhe Ata, duke bërë që Ne të moskonsiderohet e shkëputur, si një kategori e pavarur e identitetit kolektiv.

Në këtë kapitull do të analizohen dikotomitë që rrjedhin prej mitit, me synimin për t’ilexuar ato jo me syrin e antagonizmit, por si plotpjesëtuese të njëra tjetrës. Në librin e tij,Përplasja e qytetërimeve, politologu amerikan Samuel P. Hantington, rikthen dualizminndërmjet Evropës dhe jo-Evropës, pa vënë aspak theksin në superioritetin e së parës, pornë tendencën e njerëzve pёr ta ndarë botёn në dy pjesë. “Ndërsa shpresat për një botëshfaqen me pёrfundimin e konflikteve të mëdha, prirja për të menduar sipas konceptit tëdy botëve na del e përsëritur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Njerëzit gjithmonë joshent’i ndajnë njerëzit në Ne dhe Ata. Studiuesit e kanë analizuar botën duke përdorurkonceptet Orienti dhe Oksidenti….”247. Megjithatë, uniteti i joperëndimit, për Hantingtondhe dikotomia Lindje - Perëndim, janë mite të krijuara nga vetë Perëndimi. Këto mitenxisin dallimet ndërmjet asaj që është familja jonë (Evropa, Perëndimi, “Ne”) dhe e huaja(Azia, Lindja, “Ata”), duke nënkuptuar epërsinë e së parës kundrejt së dytës. Takimet eherëpashershme ose të kufizuara ndërmjet qytetërimeve i hapën rrugën ndikimit me njëdrejtim, të qëndrueshëm dhe nënshtrues të Perëndimit mbi gjithë qytetërimet e tjera. Nënjë shkallë të madhe ngritja e Perëndimit varej nga ushtrimi i forcës, nga fakti se peshorjaushtarake ndërmjet evropianëve dhe kundërshtarëve të tyre gjithnjë e më tepër anonte ngaana e të parëve. Pikërisht, për këtë arsye Hantington vë në dukje se: “Perëndimingadhënjeu botën jo përmes epërsisë së ideve të tij ose të vlerave apo fesë (në të cilënishin kthyer shumë pak njerëz të qytetërimeve të tjera), por për shkak të epërsisë nëzbatimin e dhunës së organizuar. Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë fakt;joperëndimorët asnjëhërë nuk e harrojnë.”248

Kundёrvёnia Lindje – Perёndim nuk ёshtё gjё tjetёr veçse kundёrvёnia: Ne – Ata, ku nukvihet nё dyshim superioriteti i “Ne” ndaj “Ata”, tё cilёt janё mё inferiorё, sepse janё tёhuaj dhe parimisht pёr princip tё pabarazueshёm. Në këtë mënyrë, justifikohet deri edhegenocidi kundër “Tjetrit”. Bindja se mendimi filozofik ishte një pushtim filozofik tipikperëndimor ka përforcuar paradigmën eurocentriste duke vendosur hierarki ndërmjetkategorive sociale dhe kulturore me qëllimin e vetëm që t’i sigurojë Evropës një lloj

246 Strath, Bo. Europe and the other and Europe as the other, Brussels, Peter Lang, 2010, fq. 29.247 Huntington, Samuel P. Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Shkup, Logosa, 2004, fq.36.248 Huntington, Samuel P. po aty, fq. 70

Page 118: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

102

supremacie të mendimit filozofik. Në këtë mënyrë, Evropa konsiderohet të ketë rolin elegjislatorit global, me një “mision qytetërimi”. Kjo ka bërë që hegjemonia e Evropës nënformën e një paradigme dominuese në relacionin me Tjetrin, të pengojë shkëmbimet metraditat e tjera intelektuale. Lindja paraqitej si pasqyra negative e Perëndimit, si mungesae karakteristikave të Perëndimit. Orientit i mohohej një ekzistencë e pavarur prejPerëndimit, ndonëse ka qenё aty për të kënaqur nevojat e evropianit për tregje, lëndë tëparë, aventurë dhe për idenë e madhështisë apo të racës së zgjedhur. Lindja kthehet në njëobjekt pasiv, për të cilin Perëndimi është njëherazi vepruesi, spektatori dhe gjykatësi. Por,kur kategoritë “lindor” dhe “perëndimor” përdoren si vendnisje dhe vendmbërritje eanalizës, atëherë përfundimi që përftohet është skajëzimi i mëtejshëm i dallimeve midiskëtyre dy pjesëve të përfytyruara të botës. Në këtë mënyrë, “lindori” bëhet më “lindor”dhe “perëndimori” bëhet më “perëndimor” dhe kufizimi në qasjen njerëzore midiskulturave, traditave dhe shoqërive të ndryshme thellohet.

Ndërkohë, që raporti Ne/Ata dhe gjithë dikotomitë që rrjedhin prej tij nuk kanë qenëkurdoherë detyrimisht në përplasje me njëra – tjetrën. Historia e mitit, qoftë ajo një trillimapo një histori e vërtetë, në gjenezën e saj ilustron se në të vërtetë historia nis menocionin e ndryshimit dhe jo me atë të përplasjes. Kjo mund të kuptohet fare mirë ngaburimet e autorëve antikë, të cilët mbeten burimi ynë i vetëm për shoqëritë e reja që udukën në Evropë në fund të botës antike.

4.1. Dikotomia Ne dhe Ata.

Sikurse u pasqyrua në fillim të punimit, në antikitet kufiri mes Evropës/Perёndimit dheAzisё/Lindjes kalonte nga deti Egje dhe ndante Greqinë nga Perandoria persiane.Diferenca kryesore mes dy botëve, sikundër shkruante Hipokrati apo Aristoteli, ishte nëmënyrën e ndryshme të jetesës mes dy popujve: grekët ishin krenarë për institucionet etyre politike, ndërsa persianët ishin të qeverisur nga një mbret, pra nuk ishin padronë tëvetes dhe të pavarur. Nga sa u pasqyrua në interpretimin historik të mitit sipas Herodotit,vihet re se origjina e konfliktit Lindje/Perëndim identifikohet përmes mitit antik tërrëmbimit të Helenës, në Luftën e Trojës. Grekët ishin të parët që luftuan një popullaziatik dhe atëherë gjithçka që ishte greke konsiderohej si armike. Duke e cilësuar“Tjetrin” si “lindor” do të thotë ta quash barbar, qytetar të dorës së dytë, të trashë,tradicional, të paaftë për t’u zhvilluar e përmirësuar, kurse veten ta shohësh si pjesëtardhe mbrojtës të qytetërimit. Në këtë mënyrë, justifikohet deri edhe dëshira për asgjesimintotal të “Tjetrit”. Por, nëse i rikthehemi përsëri variantit të Evropës të përshkruar ngaHerodoti vëmë re se aty nuk flitet pёr njё superioritet kulturor, moral dhe politik tëEvropës. Ai ka një mendim të hapur dhe aspak gjykues apo paragjykues të mënyrës se silindin dhe zhduken popujt. Sipas historianit Patrik J. Geri “Herodoti e konceptoikonfliktin mes grekëve dhe persëve vetëm si një fazë, në një proces shumë të gjatë, që esolli Evropën dhe Azinë në një përplasje vdekjeprurëse249”. Pra del qartë se përplasja kaqenë një moment i marrëdhënies Ne/Ata, Evropë/Azi dhe jo një konflikt i përhershëmbazuar në supremacinë e Ne. Pyetjes se cili është raporti midis këtyre kategorive -kundёrvёnie apo ndryshim, historiani liberal Federiko Shabod, menjёherё pas Luftёs sёDytё Botёrore, i pёrgjigjej se ekziston diçka qё nuk ёshtё Evropё, dhe kjo ёshtё Azia, e

249 Patrick Geary vepër e cituar fq. 90

Page 119: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

103

cila nёnkupton terminologjinё krahasuese dhe pёrplasёse tё Evropёs dhe tё historisё sёqytetёrimit tё saj. Nga pikёpamja filozofike kundёrvёnia ёshtё njё koncept unilateral, njёpolar (tjetri ёshtё pengesё njё rritjen time), gjё e cila mohon unitetin, ndёrvartёsinё,dinamizmin, shkёmbimin reciprok, mundёsinё e pasurimit reciprok. Nёse Azia ёshtё jo-Evropё edhe Evropa ёshtё jo-Azi.

Nga njё tjetёr pёrqasje, nё kёndvёshtrim relacionist apo eterologjik, “Ata ose tjetri” ёshtё“ai ndryshe” qё duhet ndihmuar dhe respektuar, bashkёbiseduesi me tё cilin duhetdialoguar pёr tё ndёrtuar sё bashku. Nё kёtё rast “identitet” do tё thotё “alteritet”, proceszhvillimi reciprok pa kufi. Filozofi rus Mikael Bahtin mbёshteste tezёn se: ”Tё jesh do tёthotё tё komunikosh… Tё jesh do tё thotё tё jesh pёr tjetrin dhe nёpёrmjet tjetrit pёrvetveten. Njeriu nuk ka territore sovrane tё brendshme; ai ёshtё i gjithi dhe gjithnjё nёkufi: duke parё brenda vetes ai shikon nё sytё e tjetrit ose pёrmes syve tё tjetrit. Nukmund tё bёj pa tjetrin, nuk mund tё jem vetvetja pa tjetrin. Unё duhet tё gjej veten tektjetri (nё njё reflektim reciprok dhe perceptim). …..Unё e kam marrё emrin nga tjetri dheky emёr ekziston pёr tjetrin. ….Dashuria pёr vetveten ёshtё baraz e pavlefshme”.250 Nёnjё shprehje taoiste antike tё kulturёs kineze thuhet: “nёse pёrtej meje nuk ёshtё tjetri ,atёherё unё nuk ekzistoj”. Tjetri nuk ёshtё mohimi im, por “alter ego-ja” ime. Tjetri nukёshtё i huaji nga unё, por ёshtё pjesё e integrimit tim. Sikundёr pohuam dhe pak mё lartdhe nё antikitet Evropa pёrkufizohej nё raport me dikё tjetёr dhe ekzistenca e saj nukmund tё perceptohet veçse nё njё kёndvёshtrim relacional shkёmbimesh dhe jo vetёmapo detyrimisht pёrplasjesh me tjetrin.

Pёrgjithёsisht ekziston tendenca pёr tё bёrё dallimin mes dy lloj popujsh: njërikonstitucional/civil (Ne), i bazuar në ligj, besnikëri dhe i krijuar nga procesi historik;tjetri, duke qëndruar shumë jashtë procesit të ndryshimit historik është biologjik (Ata), ibazuar në prejardhje, zakon dhe gjeografi. Etnografët klasikë, edhe pse ishin tëndërgjegjshëm mbi natyrën heterogjene të shoqërive të tyre, i projektuan menjëherë këtoimazhe gati organike, biologjike tek “të tjerët/barbarët”. Verbëria për “racën e pastër”,injoronte të dhënat shkencore dhe historike, sipas të cilave evropianët janë një racëhibride. Por ky dallim nuk mund tё jetё aspak i drejtё e i pёrshtatshёm pёr rastinEvropё/Azi. Kristofer Dauson në studimin e tij të titulluar Lindja e Evropës shprehet se“Evropa nuk është një entitet natyral, sikurse Australia apo Afrika; ajo është rezultat i njëprocesi evoluimi të gjatë historik dhe shpirtëror. Nga pikëpamja gjeografike Evropa ështënjë përzgjatje veri – perëndimore e Azisë dhe karakterizohet nga një unitet fizik më ivogël se India, Kina apo Siberia. Nga pikëpamja antropologjike është një përzierjeracash. Për këtë arsye, njeriu evropian përfaqëson një unitet social më tëpër sesa racial.Edhe nga pikëpamja kulturore, bashkësia evropiane nuk është pikënisja e historisëevropiane, por qëllimi final drejt të cilit tentojmë të shkojmë251”. Pra Evropa nuk kaekzistuar gjithmonë. Ajo ka filluar të ekzistojë jo për një fenomen natyror që kamodifikuar aspektin fizik të saj, por për shkaqe të tjera, jo dhe aq të lidhura me proceset enatyrës, por me disa evenimente historike dhe kulturore. Ky « fillim » i Evropës përbën

250 Todorov, Tzvetan. Mikhail Bakhtin: The dialogical Principle, Manchester, Manchester University Press,1984, fq. 96.251 Dawson, Christopher. Understanding Europe, New York, Published by Image Books, 1960, fq. 64.

Page 120: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

104

veçantinë që do të përcaktojë përgjithmonë fatin e evropianit, pasi mënyra e të qënitevropian shënohet nga fakti se ai ka një fillim, gjithçka që vjen më pas është zhvillim dherritje, pёrmes tё mёsuarit. Njё Evropё e bashkuar, e verbuar nga egoizmi dheegocentrizmi, qё nuk do dhe njeh tё drejtat e tjetrit do tё ishte baraz me njё gjysёm qёshitet pёr tё tёrёn. Nё realitet, nё histori “Ne” pёrfshin “Ata” dhe “Ata” është pjesëpërbërëse e “Ne” nё njё proces tё vazhdueshёm integrimi dhe reciprociteti. Qytetёrimievropian, rrёnjёt e tё cilit burojnё nga antikiteti grek e romak, nuk ёshtё gjё tjetёr veçseprodukt historik i influencave “tё jashtme” tё panumёrta. Individualizmi, izolacionizmi,egocentrizmi kulturor, ёshtё ahistori. Ideologjia e pёrjashtimit tё “Tjetrit” nga qytetёrimi,ose mё saktё nga qytetёrimi evropian nuk mund tё sjellё asgjё tё mirё. Ajo nuk i shёrbenas Evropёs sё re dhe as paqes botёrore apo ndёrtimit tё vlerave njerёzore, morale dhecivile universale. Qasja e Bashkimit Evropian ndaj vendeve anëtare dhe atyre qëaspirojnë anëtarësimin duhet lexuar pikërisht në këndvështrimin e ndryshimit si një vlerëe shtuar dhe jo si një kërcënim për ekzistencën e tij. Nё fakt, për të gjitha këto arsye dhemotoja e Bashkimit Evropian ёshtё “Tё bashkuar ne diversitet”.

4.2. Dikotomia Lindje – Perëndim

Përdorimi i termave “Lindje” dhe “Perëndim” është etnocentrik dhe sjell konfuzion.“Veriu” dhe “Jugu” janë pranuar përgjithësisht si pika referimi për polet. Lindja dhePerëndimi nuk kanë pika të tilla referimi. Pyetja shtrohet: Lindja dhe Perëndimi kundrejtcilës pikë? Gjithçka varet nga pika ku ndodhet dikush. Ka gjasa që në zanafillë Lindjadhe Perëndimi shënonin pjesën lindore dhe pjesën perëndimore të Euroazisë. AntonioGramshi, në veprën e tij Quaderni, shkruan “Veri – Jug, Lindje – Perëndim janë konceptearbitrare, konvencionale, pasi jashtë nga historia reale, çdo pikë e tokës ështënjëkohësisht Lindje dhe Perëndim”252. Me fjalë të tjera, kategori të tilla si Evropë – Azi,Perëndim – Lindje, janë thjesht realitete konvencionale, relative. Bëhet fjalë thjesht përkoordinata gjeografike. Gjithçka varet nga pika e vëzhgimit. Për grekët që e quanin vetenperёndimorë, Azia e vogël ishte Lindje. Ndërkohë që gjatë Mesjetës, Perëndiminënkuptonte rajonet në lindje të Adriatikut dhe përçmimi për Lindjen përfshinte edheGreqinë. Për Japonezët Perëndimi ishte dhe është jo vetëm Evropa, por edhe Kina. PërSHBA, Perёndimi është Kina dhe jo Evropa, që konsiderohet si Lindja e saj. Pra dukendryshuar këndvështrimin Perëndimi bëhet Lindje dhe Lindja bëhet Perëndim. Ishtepikërisht Evropa Perëndimore, e cila falë supremacisë politike, ushtarake e kulturore tёsaj (për të cilën inisiativa e Kristofor Kolombit mund të konsiderohet si pika e fillimit),bëri që ndërtimet arbitrare e konvencionale të transformohen në raporte reale.Argumentat e sipërpërmendura nuk mund tё na bëjnë të mendojmë për një llojsupremazie natyrale, të lindur, absolute apo mbihistorike të Perёndimit ndaj Lindjes apoanasjelltas. Origjina aziatike e Evropës, por dhe arsyetimi që në tekstet e dikurshmeshkollore flitej për Euroazinë, përjashton faktin e pozicionimit të saj si qendra e botës. Nëtë njëjtën mënyrë, si dhe duke ndjekur logjikën e Faierabend, ekzistenca e shumëqytetërimeve jo-Evropiane përjashton vetëvlerësimin dhe superioritetin Evropian, përsa ipërket kulturës, moralit, besimit fetar apo politikës.

252 Gramsci, Antonio. Quaderni del Carcere, (Quaderno 11) – A cura di Valentino Gerratana, Torino,Einaudi Editore, 2002, fq. 75.

Page 121: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

105

Pesёdhjetё vitet e Luftёs sё Ftohtё, u karakterizuan nga kundёrvёnia Perёndim –Bashkimi Sovietik dhe vendet satelite të tij, apo e thёnё ndryshe nga kundërvënia “botё elirё/Perёndimore përkundër diktaturёs sovietike/Lindore”. Nё vitet 1990, menjёherё pasrёnies sё Murit tё Berlinit, kjo kundërvënie ka ardhur duke u tkurrur. Një pjesë e mirë evendeve të ish-bllokut lindor tashmë janë pjesë e asaj familjeje të ëndërruar Evropiane.Koncepti gjeopolitik i Evropës Juglindore tashmë ja ka lënë vendin aq shumë të përfoluritBallkanit Perëndimor. Faktikisht, Ballkani, deri në fillimet e shekullit të XX,konsiderohej si “lindje e afërme” nga evropianët. Identitetet kombëtare që u formuan nëkëtë rajon gjatë shekullit tё XIX – XX ishin thellësisht orientaliste. Kjo ndodhte jo vetëmpër faktin e sundimit prej shekujsh të perandorisë otomane, por sepse “Tjetri”domethënës i tyre ishte një popull fqinj ballkanik, që supozohej se ndodhej më në“lindje”. Për këtë arsye, elementet e cilësuara “orientale” brenda vetvetes, historisë,kulturës e traditës së secilit prej kombeve të reja ballkanike, duhej të spastroheshin.Kështu edhe sot e kësaj dite, si pasojë e përfytyrimeve orientaliste të rrënjosura nëkulturat kombëtare ballkanike, serbi është “lindor” për sllovenin dhe kroatin, boshnjakudhe shqiptari janë “lindorë” për serbin, të gjithë këta janë lindorë për grekun si pjesëtar iBE-së, por që gjithashtu mbahet për “lindor” nga kolegët e tij evropianë për shkak të fesëortodokse; të gjitha identitetet kombëtare në Ballkan kanë si “tjetër” turkun. Duket sikurBallkani ёshtё njё refren i pёrhershёm i tё qenit nё mes, duke filluar nga tё qenit pjesё eperёndimit apo mburojё e perёndimit, pjesё e lindjes apo viktimё e saj, shoqёribashkёkohore apo urё historike, e pёrbёrё nga komunitete apo kombe, luftёtarё apocivilё, sedentarё apo nomadё, etj. Nga ana tjetёr, duket sikur Ballkani ёshtё konceptuar sinjё hendek ndёrmjet Lindjes dhe Perёndimit, duke ndёrtuar imazhin e njё ure, qё e ka tёvёshtirё tё kryejё rolin e saj, e kёshtu kthehet mё sё shumti nё njё udhёkryq, gjё qё evendos kёtё rajon nё turbullirёn e stadeve tё zhvillimit duke i veshur etiketime si,“gjysmë i zhvilluar”, “gjysmë-kolonial”, “gjysmë-perёndimor”, “gjysmë-oriental”. Pёr tёhuajt, shpesh fjala “Ballkan” ёshtё e barazvlefshme me fjalёn “jo evropian”. Ajo qё duhetthёnё ёshtё se, Ballkani ёshtё aq kompleks sa ёshtё shumё e vёshtirё pёr t`u rrokur si njё itёrё. Por njё gjё ёshtё e sigurt, Ballkani ёshtё pjesё e Evropёs. Evropa kёtu ka filluar,pikёrisht nё hapёsirёn ku, ashtu siç njihet, fillon edhe historia e botёs.

Brezat e rinj shqiptarë, si dhe shumë moshatarë të tyre nga Ballkani Perëndimor, ipërkasin grupit të euro-entuziastëve. Kjo dhe për arsye se ne vijmë nga një vend që deridje jemi quajtur "lindor", me një traditë të gjatë izolimi dhe armiqësie ndaj çdo gjëje apoçdo kujt që ekzistonte përtej kufijve të shtetit tonë. Së dyti, në njëzet vitet e fundit shumëshqiptarë patën mundësi të arsimohen në vendet "Perëndimore". Shumë shpesh ata egjetën veten në një udhëkryq mes "Lindjes dhe Perëndimit", dy botëve që deri në fund tëviteve 1980 i kishim konsideruar si të kundërta, të pakrahasueshme, shumë larg ngapikëpamja e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Për më tepër, realiteti qëprekëm na e bëri më të vështirë përballjen me atë ndjesi spontane tё shumё “evropianёve”ndaj problemit tё të huajve “Extrakomunitarёve”, tё pёrjashtuarve prej “komunitetitpolitik dhe civil europian”. Megjithatё, diferencat ndëmjet këtyre “të kundërtave” nukishin dhe aq të pakapërcyeshme, madje në shumë aspekte mund të ishin artificiale. Faktështë se në këto dy dekada, një pjesë e mirë e atyre “barbarëve të rinj”, të dikurshëm hynëe u bënë pjesë e atij komuniteti aq shumë të ëndërruar “evropian”. Fakt është se sot nejemi duke përjetuar zgjerimin e konceptit gjeopolitik të Bashkimit Evropian, ndërsa

Page 122: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

106

koncepti i Evropës Lindore është gjithnjë në ngushtim drejt konceptit gjeopolitik tëBallkanit Perëndimor.

4.2.1. Dikotomia Lindje Perëndim në letërsinë shqipe

Duke qenë se dhe Shqipëria është pjesë e këtij “fillimi”, dikotomia Azi – Europë, Lindje– Perëndim, nuk kishte si të mos bënte pjesë edhe në letërsinë shqiptare. Shpeshherë, nëshkrime të ndryshme, intelektualët shqiptarë kanë përshkruar në mënyrë figurativemarrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë, Evropës dhe Azisё në shekuj. Në ligjërimin orientalistshqiptar, ndarja Perëndim – Lindje u pasqyrua në ndarjen shqiptarë – turq. Prej RilindjesKombëtare e nё vazhdim, orientalizmi është bërë bashkëshoqërues ideor i procesit tëmodernizimit të Shqipërisë dhe njёkohёsisht pjesë e qëndrueshme e praktikave politike,shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve. Ai i ka shërbyer politikave modernizuese tështetit shqiptar dhe marrjes e mbajtjes së pushtetit nga grupe të ndryshme. Përtej veçoriveindividuale të tyre, e përbashkëta që i karakterizon studiuesit dhe letrarёt shqiptarё ështëarratisja prej “lindjes”, dhe tendenca drejt perëndimit. “Shqipëria ka qenë e orientuar metepër nga perëndimi sesa fqinjët e vet”.253

Rilindasit projektonin një shtet shqiptar sipas shëmbëlltyrës së shteteve evropiane tëkohës: Anglisë, Francës, Gjermanisë apo Austro-Hungarisë, por edhe influencat ngaGreqia nuk kanё qenё tё pakta. Sipas profesorit të shquar Eqerem Çabej “Greciteti e kapërshkruar Shqipërinë para së gjithash në lëmin e kulturës. Grekë dhe shqipëtarë ndodhenqë në kohët prehistorike, në afërsi kontakti gjeografik të paprerë njëri me tjetrin dhe ekanë ndikuar njëri tjetrin pareshtur, në të gjitha epokat e historisë. Në pikëpamje tëkulturës pjesa dhënëse kanë qenë më fort grekët...”254 Po sipas tij, më me rëndësi sesadyndjet veri – jugore, që kanë qenë më shumë dyndje fisesh, janë dyndjet perëndimorelindore, sepse të organizuara prej shtetesh, kanë ndjekur qëllime të fuqisë politike dhekanë zgjatur më shumë. Shqipëria ishte trualli, në të cilin grindja e gjatë ndërmjet botësRomane – Perëndimore dhe Ballkanike Bizantine është shprehur në mënyrën me tëspikatur. Pushtuesit perёndimorë nga Roma, Venetiku, Normandia kishin për qëllimsundimin mbi gadishull, me pikë të fundit Konstandinopojën. Ndërsa, Lindorët:bizantinët, gotët, bullgarët, serbët e osmanët, donin të arrinin daljen politike në Adriatik enganjëherë si gotët, bizantinët dhe osmanët, nën Muhametin II, donin ta përdorinShqipërinë, si trampolinë kërcimi për në Itali. Ky qëndrim i ndërmjetëm midis Lindjes ePerëndimit, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i gdhendi Shqipërisëpërgjithmonë fytyrën e saj të veçantë, të cilën nuk mundi ta fshijë as sundimi turk.

4.2.2.Dikotomia Azi – Evropë, sipas Naim Frashërit

Letërsia dhe publicistika e Rilindjes i paraqiste shqiptarët si pasardhës të pellazgëve, qëdo të thoshte si bashkëthemelues të perëndimit; si mbrojtës të tij me Skënderbeun ndajturqve në shekullin e XV, apo edhe “si digë kundër pansllavizmit në shekullin e XIX.Nga ana e tyre, turqit ishin e kundërta, bij të Azisë, barbarë, shkatërrues të civilizimit, të

253 Prof. Çabej, Eqerem. Shqiptarёt midis Lindjes dhe Perёndimit, MCM, 1994,fq. 19254 Prof. Çabej, Eqerem. po aty, fq.93

Page 123: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

107

trashë, etj”255. Një shembull tipik e domethënës i këtij botëkuptimi është poema Istori eSkënderbeut e poetit tonë kombëtar dhe figurës qëndrore të Rilindjes shqiptare NaimFrashëri. Poema hapet me një pamje idilike të Shqipërisë mesjetare, në të cilën:

Mbretëronte urtësia,paqa, kamja, nderi, shpresa,drejtësi e dashurija,miqësia, besa-besa

Këtë “epokë të artë” të shqiptarëve u përpoq ta ndërpriste pushtimi osman, shfaqjen e tëcilëve në Shqipëri, Naimi e përshkruan me tone krejt të ndryshme nga ato të Zeusitmitologjik, si një dem i bardhë e i zbutur:

Kur nj’e madhe egërsirë,duke dalë prej Asije,u përhap si errësirëdh’e mbuloj botën si hije.Ish një komp i mallëkuar,në gjuhët kish dhelpërinë,syn e kish të egërsuar,në zemërt kish djallëzinë;ngado vij e kudo shkontezin’ e gjëmënë po shpinte,vriste, priste, varfëronte,atje tek shkelte bar s’mbinte;më nj’anë kishte fuqinë,gënjeshtrënë m’anët tjetrë,për të mbytur njerëzinë,bënej her ujk, herë dhelprë256.

Ka një ngjashmëri të madhe midis demonizimit të turqve nga ana e Naimit dhestereotipeve për “orientalin”: i egër, dinak, i paarsyeshëm, epshor, fanatik, etj. Në disavende, në poemën në fjalë, Skënderbeu dhe shqiptarët cilësohen si mbrojtës të Evropës.Fakti që lufta shqiptare në shekullin e XV nën udhëheqjen e Skënderbeut u bë pengesëpër depërtimin e mëtejshëm osman drejt Evropës, nuk ёshtё vёnё kurrё në dyshim.

4.2.3. Miti i Evropës në sytë e Kadaresë

Një përfytyrim krejt original është ai i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, i cili dukemarrë shkas nga historia e mitit të Evropës ka bërë një përzierje elementesh historike,mitike dhe letrare të trinomit të personazheve Evropë – Shqipëri - Azi. Në tregimin“Lamtumira e së keqes” Kadare e vendos rrëfimin e tij në periudhën e rënies sëperandorisë osmane. Beqir Aliu, pushtetar i Portës së Lartë, diku në skajet e territoreveshqiptare, e pret me droje ardhjen e një zyrtari të lartë nga Dollma Bahçeja, me të cilin do

255 Sulstarova, Enis. Orientalizmi shqiptar, Revista Pёrpjekja, Nr. 20, 2005, fq. 18.256 Frashёri, Naim. Pёrmbledhje botimesh, Tiranë, Dituria, 1989, fq. 9.

Page 124: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

108

të flasin rreth diferencave të thella që ekzistojnë mes Shqipërisë “lindore” dhe asaj“perëndimore”. Kadare shkruan: “Kaloi dorën në mollëza (I dërguari special iperandorit), pastaj anash gojës, si ta merrte me të mirë atë, dhe vazhdoi të fliste. Tha sefjala fetar ndoshta ishte e paktë në rastin e tij. Ai ishte shumë më shumë se fetar. Ishte njëaziatik i thellë, që qysh në rini i kishte urryer për vdekje Evropën dhe evropianët. I kishteurryer qytetet dhe gratë e tyre, kishat, kafenetë, gazetat, babëzinë për të marrë vesh çdogjë, votimet, parlamentet, mendësinë e tyre të ftohtë, mënyrën se si ecnin, si visheshin, siarsyetonin, shpirtin e tyre kundërthënës, krenarinë, trazimin e përhershëm, gjithçka qëkishte të bënte me atë që e quanin “të drejta të njeriut” dhe që, në të vërtetë, s’ishin veçsedemoni i tij gjumëprishës”257. I dërguari i sulltanit tregon me brengë të madhe se Porta eLartë është e detyruar t’i lëshojë këto troje dhe të tërhiqet në Azi, por gjithsesi shprehet seosmanёt po hulumtojnë mundësinë se si ta bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët të varur,vullnetarisht dhe përjetësisht nga perandoria otomane. “Ka ardhur ora e provës Beqir Ali.Evropa e krishterë përpiqet ta marrë prapë Shqipërinë. Është e imja, thotë,kthemani.....Unë besoj ende në aziatizimin e Shqipërisë, veç me një kusht: që ai të bëhetprej vetë shqiptarëve, pa u shtyrë drejtpërdrejt nga askush e aq më pak nga ne”258. Nёvazhdim, ai shpjegon idenë e mbjelljes së frymës otomane, që duhet ta pushtojë mendjendhe shpirtin e shqiptarit, në mënyrë që ata, edhe pas tërheqjes së administratës osmane, tëjenë shpirtërisht të varur prej saj. Pra Porta e Lartë duke e trajtuar popullin shqiptar sikontingjent të vlefshëm në kuadër të strategjisë së tyre, harton një projekt për t’i vartësuarshqiptarët përjetësisht, pa represion, pa ndihma, pa shpenzuar asnjë qindarkë, por thjeshtme vullnetin e tyre. Tregimi Lamtumira e sё Keqes guximshëm e sheh islamizimin eshqiptarëve si mjet për vazhdimësinë e politikës otomane ndaj këtij populli, që kaformësuar njeriun vartës dhe përkrahës të tiranisë. Biseda groteske e Beqir Aliut mefetarin e thellë të dërguar nga Porta e Lartë, mbetet sipërfaqësisht e lidhur me aziatiken, simodel i pozicionimeve të përjetuara nga populli ynë në raportin mes Lindjes dhePerëndimit. Në veprën e tij, Kadare ndërton një intrigë dashurie, urrejtjeje dhe kërkimi tëkëtyre personazheve në rrjedhën e historisë, në të cilën Evropa paraqitet si “kontinentimëmë”259, ndërsa Shqipëria si “bija e saj”. Megjithëse, ato janë të lidhura ngushtësisht menjëra tjetrën, në një çast fatal, kur Evropa tregohet e pakujdesshme, personazhi negativdhe misterioz, me emrin Azia, e rrëmben Shqipërinë për ta birësuar. Qysh atëherë nënë ebijë përpiqen të ribashkohen, por pesë shekujt që kombi shqiptar kaloi i ndarë ngaEvropa, bënë të tyren. Shqipëria tenton të ikë prej Azisë, por në çastet e ritakimit meEvropën, ndodhin keqkuptime, sepse ndonjëhërë, nëna nuk e njeh të bijën, për shkak tëzakoneve që kjo ka marrë nga Azia. Kjo bën që bija të fajësojë nënën dhe ta urrejë përshpërfilljen e saj. Përsëri Azia fiton dhe nënë e bijë humbasin njëra tjetrën. Megjithatë,duhet të mbahet parasysh dhe koha, në të cilën është shkruar kjo vepër, që përkon meperiudhën e rregjimit komunist, ku nuk mund të ishe as Lindor e as Perëndimor. Nëmendimin e tij të lirë, sot Kadare pohon se edhe përkundër kësaj përvoje tmerrsisht tëkeqe me otomanët, shqiptarët nuk u ftohën me Evropën. Përkundrazi, sipas Kadaresë, atavazhdojnë të kenë një lloj përkushtimi të habitshëm për të, për qytetërimin evropian. Kjodhe për faktin se ata e kanë kuptuar se nuk mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit

257 Kadare, Ismail. Tregimi ‘Lamtumira e së keqes’ tek Piramida, rrёfim trikohёsh, Shtatë novela, Tiranё,Onufri, 2009, fq. 325.258 Ismail Kadare Lamtumira e sё keqes, fq. 329.259 Ismail Kadare, “Lamtumira e së keqes”., fq. 111 – 112.

Page 125: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

109

evropian apo jashtë qytetërimit evropian. Në veprat e ligjërimet e tij mbrohet gjithnjë tezase populli shqiptar bashkë me grekët dhe sllavët është njëri nga tre popujt më tërëndësishëm të Ballkanit.

4.3. Dikotomia civilizim dhe barbari

Nёse i referohemi etimologjisё sё fjalёs barbar, sipas konceptit antik vёmё re origjinёnindoevropiane barbaras, nё latinisht balbus, çka “nёnkupton personin qё shqipton tingujtё paartikuluar apo tё papёlqyeshёm, tё ngjashёm me ato tё kafshёve”260. Pra barbare uquajtёn fjalёt e shqiptuara pa asnjë kuptim, pa bёrё aspak njё diferencё racash. Grekёt,me gjithё ndarjet e tyre politike, falё gjuhёs sё pёrbashkёt ndiheshin tё bashkuar, dukepatur pёr mё tepёr ndjenjёn e njё pёrkatёsie ndaj tё njёjtit komb pёrkundёr atyre qё nukishin grekё. Pra, nё kёtё kёndvёshtrim dikotomik, barbarёt janё jo-helenёt. Megjithatё,ky pёrkufizim me vlerё mohuese nuk nёnkuptonte pёrçmim. Paradigma dikotomike nёkёtё rast nënkuptonte ndryshim. Edhe në tragjedinë e Eskilit, Persianët, të vënë në skenëme 472, mbretëresha Atosa tregon kështu ëndrrën e saj: “M’u duk sikur para syve të mi ushfaqën dy gra me veshje të bukura: njëra me veshje persiane e tjetra me veshjedorike...edhe pse motra të të njëjtit gjak banonin ne dy atdhe të ndryshëm: njëra gjeti fatinnë Greqi, ndërsa tjetra në një tokë barbare”.

Pёrplasja mes dy termave barbar dhe civil do tё ndodhte nё njё fazё tё mёvonshme,pikёrisht atёherё kur kultura helene do tё afirmohej mbi tё tjerat dhe kur populli helen dotё kishte dhe predominimin politik. Kёshtu, domethёnies sё ndryshueshmёrisё gjuhёsoredo t’i bashkangjitet edhe elementi i ndryshueshmёrisё politike dhe morale, duke kaluarnga koncepti “nuk flasim tё njёjtёn gjuhё” tek ai i “tё huajit”. Sikurse pёrmendet nё kёtёpunim, do tё jetё Hipokrati, nё traktatin e tij politiko mjekёsor e statistikor Pёr ajrin,ujrat dhe vendet ai qё do tё pohojё se ndryshimi i karakterit dhe i natyrёs, pёrcaktohetnga ndryshueshmёria e klimёs. Ndёrkohё, historianёt qё, kryesisht pёrmes udhёtimeve tёtyre, vijnё nё kontakt me popuj jo helenё, vёnё re njё kulturё tё qёnёsishme tё kёtyre tёfundit, madje shpesh duke e quajtur si mёma e asaj helene. Herodoti, pёr shembull, iquajtur ndryshe dhe si “dashamirёs i barbarёve261”, falё hapjes sё tij mendore, pёrshkruannё detaje, nё veprat e tij, jetёn e kёtyre tё fundit, duke u shprehur se ata ishin tё denjё tёqёndronin pranё helenёve. Por, me kalimin e kohёs, historianёt e lashtё tregojnё se siuniformiteti natyror dhe hapja e njohjet mё tё mёdha qё sollёn luftrat persiane (499 – 479p.K.) bёnё qё krenaria e grekёve tё ishte gjithnjё e mё e madhe duke i konsideruar kёshtubarbarёt si armiqtё e Greqisё dhe tё qytetёrimit tё saj. Eskili dhe Sofokliu janёmbёshtetёs energjikё tё kёtij koncepti. Sikundёr u pёrshkrua dhe nё kalimin e historisё sёmitit tё Evropёs nё artin e shkruar edhe trojanёt nё legjendёn e Omerit bёhen barbarё. Njёtendence tё tillё do t’i kundёrvihen sofistёt, në shekullin e V p. K. Ata ishin njerëz mjafttë kultivuar, të cilët vinin theksin në rëndësinë e edukimit dhe pohonin se tё gjithёnjerёzit janё tё lirё pёr nga natyra, pa bërë dallime mes grekëve dhe jo grekëve. SofistiIpia, theksonte se: “Të gjithë njerëzit janë të lidhur mes tyre, sepse i ngjashmi është për

260 http://www.treccani.it/enciclopedia/barbari.

261 Patrick Geary cfr

Page 126: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

110

nga natyra i afërt me të ngjashmin262”. Rrjedhimisht nënkuptohet se natyra nuk ka krijuaraskënd skllav. Ndёrkohё, tё tjerё filozofё si Aristoteli apo Platoni do t’i kundërvihensofistëve duke pohuar ekskluzivitetin e tё qenit grekё, pёr arsye superiore, dukejustifikuar teorinё e inferioritetit shpirtёror tё barbarёve dhe predispozicionit tё tyrenatyror pёr tё qenё tё nёnshtruar.

Mesjeta solli njё tjetёr ndryshim tё thellё nё konceptin e paradigmёs sё barbarit, dukecilёsuar me kёtё term ata që nuk ishin tё krishterё, ndёrkohё qё deri nё kёtё periudhёterminologjia nuk pёrmbante asnjё specifikim fetar. Kёshtu nё veprёn ChronicaePolonorum Boleslao, mbreti i krishterё i Polonisё, i kundёrvihet gentes barbarorum.“Tek pёrkatёsia fetare dukej se zbutej dhe shpёrbёhej çdo diferencё etnike, dhe feja u bёkarakteristika dalluese mes qytetёrimit dhe barbarisё” 263. Duke mos patur një territorgjeografik të mirëpërcaktuar drejt Lindjes, Perëndimi mesjetar u përkufizua kryesisht nëbazë të përkatësisë së përbashkët fetare. Ai ishte “vendi i të krishterëve” (res pubblicachristianorum) dhe përfundonte atje ku nisnin “tokat e jo besimtarëve/infedeli”.Përkufizoheshin si të tillë, të gjithë ata që nuk ishin të krishterë, por mbi të gjithamuslimanët, të cilësuar si ndjekës të një besimi agresiv dhe konkurues. Pikërisht kundërtyre, Evropa e krishterë nisi kundërofensivën e rëndë përmes Kryqëzatave.

Përtej këtyre “etiketimeve” që marrin formën e paragjykimeve deri në urrejtje ndajTjetrit/barbarit, historia ka treguar se binomi civil/barbar ёshtё njё tjetër kategori relativedhe e ndryshueshme. Persianёt ishin pёr grekёt “barbarёt”. Sikundër pamë dhe më lart,historianët bien dakort se deri në shekullin e VI p.K. ky term nuk kishtedomethënie përçmuese, të cilën e mori pas luftrave të grekëve ndaj Persianëve.Pikërisht në atë periudhë u imponua ideja e një kundërvënieje mes një kulturepozitive dhe qytetërimi ndaj një tjetre/ barbare, e konsideruar si negative, epaqytetëruar e madje dhe haptazi kundërshtare. Paradoksalisht, dhe nё kundёrshti mekёtё paradigmё, Aleksandri i Madh tёrhiqte nё orbitёn e qytetёrimit helen pikёrishtbarbarёt, tё cilёt u bёnё trashёgimtarё dhe madje mbёshtetёsit mё tё mёdhenj tё kulturёshelene. Nё kёtё mёnyrё, paradigma kozmopolite u pёrhap dhe u afirmua mё tepёr gjatёkёsaj periudhe, duke bёrё qё koncepti barbar tё merrte njё konotacion relativ. Shtrirjakulturore bёri qё koncepti barbar tё mbartte nё vetvete njё vlerё morale tё idealizuar ngafilozofёt, si Hipokrati. Kёta tё fundit, vlerёsonin thjeshtёsinё, pafajsinё dhe njё forcё tёlindur tё paqes njerёzore të barbarëve, pёrkundёr jetёs sё korruptuar të civilëve.

Megjithë këto domethënie herë negative e here relative kuptimi i fjalёs barbar si “i huaj”politikisht dhe “i paqytetёruar” moralisht u transferua nga helenët te edhe tek romakёt.Kёshtu për ta, barbarё u konsideruan tё gjitha kombet qё nuk u edukuan nga qytetёrimihelen apo greko – romak. Nё kёtё periudhё, madje termi barbar merr dhe njё konotacionpolitik, pasi pёr romakёt “i huaji” konsiderohet si personi me njё “karakter tё fortё,krenar, që nuk zbutet”, referuar raporteve qё romakёt patёn me popujt jashtё territorit tёkufijve tё tyre, kundra tё cilёve ju duhej tё luftonin gjatё zgjerimit tё perandorisё. Ky

262 Ginzburg, Carlo. Rapporti di Forza: Storia, retorica, prova, Bologna, Feltrinelli Editore, 2000, fq. 58263 Mosbach, August. Ueber Godyslaw – Paul einen Polnischen Chronisten des dreizehnten Jahrhunderts,(in Mon. Germ., SS., IX, lib. I, c. 11) London, Published by forgotten books FB&Ltd, Dalton House, 2013,fq. 43.

Page 127: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

111

ndryshim në domethënien e fjalës mbeti i tillë dhe kur termi u rimorr nga romakët.Identiteti romak, nё kuptimin e “populus Romanus”264 ishte konstitucional, i prodhuarbrenda pёr brenda dhe i krijuar mbi njё traditё tё pёrbashkёt kulturore dhe intelektuale,njё sistem ligjor dhe njё dёshirё pёr tё qenё pjesё e njё tradite tё pёrbashkёt ekonomikedhe politike. Nga ana tjetёr, kategoria e barbarёve ishte njё kategori e shpikur, eprojektuar nё njё shumёllojshmёri popujsh me tё gjitha paragjykimet dhe supozimet eshekujve. Por pavarёsisht dallimit mes kёtyre dy kategorive, ato nuk ishindomosdoshmёrisht pёrjashtuese ndaj njёra tjetrёs. Sipas, Patrick Geary, “mund tё ishedhe romak dhe barbar nё tё njёjtёn kohё”. Ndarja e madhe nё botёn romake ishte mesatyre qё ishin skllevёr dhe atyre qё ishin tё lirё. Qё prej vitit 212 tё gjithё banorёt e lirёtё Perandorisё ishin qytetarё romakё. Me pranimin si romak tё cdo personi tё lirё qёjetonte nё perandori, vetё – identifikimi si “romak” e humbi rёndёsinё e tij. Dallimi, i ciliishte mё shumё teorik sesa real, u bё akoma mё i turbullt nё shekujt e katёrt dhe tё pestё.Ndёrkohё Grekёt, si ndjekёs tё besimit pagan konsiderohen “barbarё” nga hebrenjtё aponga tё krishterёt e parё, tё cilёt tek paganizmi shihnin mohimin e “besimit tё vёrtetё”. Ekёshtu, krishtёrimi mesjetar u quajt barbar, supersticioz, i pa civilizuar nga Iluminizmifrancez (Volteri, D’Holbah, etj.). Mё pas Krishtёrimi mesjetar u ekzaltua si modelisuprem i qytetёrimit nga Romanticizmi, e nё mёnyrё tё veçantё nga Shlegel dhe Novalis.

Pёr tё çmitizuar mitin e superioritetit të Evropёs, Montenj, nё esenё e tij Mbi kanibalёtshprehte skepticizёm lidhur me vlefshmёrinё e gjykimit tё filozofisё klasike greke eromake dhe shkruante se “ata mund tё quhen barbarё, vetёm nёse i gjykojmё sipasrregullave tё arsyes, por jo nёse i krahasojmё me vetveten qё nё mjaft raste i tejkalojmёndaj çdo lloj barbarie”265. Ndёrsa pjesa mё e madhe e evropianёve insistonin nёsuperioritetin e kulturёs sё Krishterё dhe evropiane, Montenj i fton lexuesit e tij tё shohindhe njё herё traditat e njerёzve tё Botёs sё Re pёrmes syve tё indigjenёve (syri ifillestarit, sipas metodologjisё kualitative) dhe tё analizojnё dhe njё herё pёrkufizimetevropiane rreth “barbarizmit dhe civilizimit”. Ilustrimet e ofruara nё kёtё ese kanё pёrqёllim tё na tregojnё se pёrse duhet tё evitojmё pranimin e paragjykimeve tёpёrgjithshme. Sot forma e re e europianizimit duket se po shkon drejt shuarjes sё binomit“qytetёrim – barbari”. Ndёrtimi i njё Evrope tё bashkuar nevojitet tё nisё nga njё bilancautokritik, i ashpёr, i ndёrgjegjshёm ndaj ideologjive e ngjarjeve tё trishta e tё dhunshmenga tё cilat ka kaluar kontinenti ynё. Nga mёnyra si bёhen llogaritё me tё shkuarёn varete ardhmja e Evropës dhe e bashkëjetesës në kuadër të BE-sё.

4.4. Dikotomia liria dhe despotizmi

Ideja e despotizmit oriental paraqet një histori të vjetër dhe të larmishme në kulturënevropiane. Ajo konsiderohet një model konceptual në kontekstin e bashkëveprimit tëkulturave lindore e perëndimore. Jo vetëm filozofët, por edhe teoricienët politikë,udhëtarët, diplomatët, misionarët dhe administratorët i kanë dhënë formë dhe kanëpërhapur dhe zbatuar idenë e despotizmit oriental, bazuar në nevoja dhe kontekste tëndryshme sociale dhe historike. Për këtë arsye, historia e despotizmit oriental nuk është

264 Patrick Gear fq 121265 Montaigne, de Michel. Essays Gold Collection (Meisterwerke der Literatur), Altenmuenster, JazzbeeVerlag, 2012, fq. 68.

Page 128: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

112

vetëm një ide unike, filozofike dhe politike, por edhe një demostrim i qëndrimevekulturore, përfaqësimeve, interesave konkrete, ndërveprimeve dhe përvojave tëdrejtpërdrejta.

Ashtu si shumë koncepte të tjera kyçe të kulturës filozofike dhe politike evropiane,despotizmi oriental është i rrënjosur thellë në mendimin grek. Fjalët "despot" dhe"despotizëm" vijnë nga greqishtja, ku ky koncept u bë një mjet efektiv i njohjesautomatike të identitetit dhe superioritetit grek mbi identitetet e tjera të kombeve"barbare", kryesisht armikut të madh pers. Ideja e dualizmit/kundërvënies radikale midisgrekëve dhe persiane, bazuar në supozimin grek që Persianët ishin skllevër vartës, ështëshprehur nga mjaft autorë klasikë, megjithatë, ishte Aristoteli (384-322 pes) i ciliformuloi bazën e parë të rëndësishme teorike të kësaj ideje, përmes kodifikimit tëdespotizmit si një topos të filozofisë politike. Në librin e tretë të veprës së tij Politika,Aristoteli shpjegon autoritetin e despotit në terma të cilat korrespondojnë me fuqinë e njëzotërie mbi shërbëtorin e tij. Monarkia despotike dallohet nga tirania, pasi kjo e funditushtrohet mbi popullin, kundër vullnetit të tij dhe rrjedhimisht është e paligjshme, ndërsadespotizmi ushtrohet mbi njerëzit që vullnetarisht ose në mënyrë pasive pranojnë këtë llojpushteti. Qeveria despotike si e tillë “nuk është e paligjshme ose arbitrare; ajo është njëformë e veçantë e monarkisë që mund të ngatërrohet me tiraninë, sepse fuqia e sajushtrohet në mënyra të ngjashme266”. Në thelb dy format janë të ndryshme, sepsemonarkia despotike për Aristotelin është legjitime dhe madje mund të trashëgohet. Këtëkoncept bazë të mendimit politik e filozofik të Aristotelit e gjejmë dhe në librinDispotismo e politica in Aristotele (Despotizmi dhe Politika tek Aristoteli) tëbashkëautoreve Paola Mittica e Silvia Vida. Bazuar në veprat e këtij filozofi, ato janë tëmendimit se: “Duke qenë se polis është destinacioni i natyrshëm i cdo njeriu, origjina e tijgjendet në marrëdhëniet, të cilat gjithashtu kanë karakter të natyrshëm....(..)Në këtëkëndvështrim, është e natyrshme që despoteia të ushtrohet mbi popullsitë barbare, prambi njerëz që janë inferiorë për nga natyra.....(..)Ndërkohë, pushteti despotiktransformohet në tirani, kur ushtrohet me të njëjtat modalitete mbi individë, që për nganatyra janë të lirë e të barabartë.”267 (sikundër në rastin e grekëve). Vërehet sepërkufizimi i Aristotelit për termin despot, jo me një konotacion negativ, u përdor edhenë periudhat e mëvonshme, shpesh si sinonim i perandorit. Ndërkohë që, termi tiranipërdorej shpesh për klasifikimin e qeverisë persiane. Në shumë aspekte, kjo paradigëmdo të përbënte një dallim të rëndësishëm, e cila do të mundësonte grekët që të justifikoninteorikisht qëndrimet e tyre të ardhshme në drejtim të shoqërive aziatike dhe të sistemevetë tyre politike. Ky perceptim do të ushtronte një influencë hegjemonizuese deri nëepokën moderne. Së pari, teoria e Aristotelit e cilësonte qartazi despotizmin si tëpapajtueshëm me karakterin natyror të popullit grek, të cilët ishin të lirë dhe vetëmpërkohësisht mund t'i nënshtroheshin tiranisë sepse ata do revoltoheshin kundër saj, samë shpejt të ishte e mundur. Këtij, despotizmi mund t’i përshtateshin vetëm kombet

266 Aristotle. Politics, in The Complete Works of Aristotle, vols. 2, Princeton, Jonathan Barnes Editions,1984, fq 93.

267 Mittica, Paola. e Vida, Silvia. Dispotismo e politica in Aristotele, Napoli, Liguori Editore, 2002, fq. 7,17, 20.

Page 129: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

113

barbare, kryesisht persët, të cilët mendohej të kishin një tendencë të natyrshme drejtnënshtrimit dhe në këtë mënyrë do të pranonin këtë autoritet, i cili konsiderohej si ipatolerueshëm për grekët. Pra del e qartë se despotizmi, për Aristotelin, nuk ishte njëpushtet i degjeneruar, por një sistem i duhur dhe ndoshta i qëndrueshëm, gjithsesi, nëkundërshtim radikal ndaj botës greke. Ky gjykim, bazohej në idenë se grupet e ndryshmeetnike përputheshin në mënyrë natyrale me sistemet e ndryshme të qeverisjes. Ky përbënnjë element të rëndësishëm në mendimin politik të Aristotelit. Kur flasin për liri, grekët ireferohen lirisë politike, që nënkuptonte pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në sferënpublike, dhe ku jeta zhvillohej "sipas ligjeve", jo sipas vullnetit të një despoti ("njerëzit eAzisë - thotë Aristoteli në Politikë, VII, 1327 b - janë inteligjent dhe të zellshëm, të lirënë shpirt. Ata nuk jetojnë në nënshtrim dhe robëri"). Despotizmi oriental apo aziatikbёhet sinonim i mungesёs absolute tё vlerave. Sikurse është parashtruar me sipër, pёrAristotelin barbarёt dhe Aziatikёt” dalloheshin nga “grekёt dhe evropianёt” pёr arsye tёnatyrёs sё tyre servile dhe tё njё predispozicioni “natyral” pёr t’ju nёnshtruar dominimitdespotik pa brejtje ndёrgjegjeje.

Historia e marrëdhënieve mes Greqisë dhe botës aziatike, veçanërisht gjatë periudhës kurAlexandri i Madh (356-323 BC), po zgjeronte perandorinë e tij, është e mbushur meshkëmbime, ndërveprime, e kundërshti. Një shembull i njohur është mënyra se siAleksandri miratoi konceptet orientale të ushtrimit të pushtetit. Me kalimin e vitevestereotipet e vendosura më parë rreth persëve vijuan të kenë një ndikim të fortë edhe nëthemelimin e Perandorisë Bizantine dhe të ashtu-quajturës Roma e Re (Konstandinopoja).Identiteti kulturor dhe politik grek gjen në këtë dikotomi të paradigmës një mbështetje tërëndësishme ideologjike kundër kërcënimeve të Perandorisë Persiane të Sasanidëve, ecila u themelua nga Ardashir I në vitin 224. Kështu ideja e altruizmit antropologjik dhepolitik të popullit persian nuk u refuzua, por u pasurua dhe u artikulua në mënyra tëndryshme. Në veçanti, gjykimet morale të “armikut Lindor” luajtën një rol tërëndësishëm, ku theks i veçantë vihej në paradigmën e diversitetit gjeografik dheantropologjik, si elemente deri atëherë mbizotëruese.

Nikolo Makiaveli (1469-1527), ndonëse nuk i përdor termat si despoti apo despotizmi ekonsideron këtë fenomen si një fuqi absolute të monarkut mbi një komb të skllevërve dhejo të qytetarëve të lirë. Sipas tij, në Lindje të gjithë janë shërbëtorë të një njeriu të vetëm,ndërsa në Perëndim, sikundër dëshmon monarkia franceze, e marrë si shembull ngaMakiaveli, “mbreti mbështetet nga baronët e tij”268. Kjo fuqi ishte menduar të ishte llojimë i vështirë për t'u arritur, por më i lehtë për t’u ruajtur, sepse, sipas tij, vartësit nuk edinë as kuptimin e lirisë.

Ndarja tradicionale gjeografike e despotizmit oriental ndryshoi duke reaguar ndajshfaqjes së Perandorisë Osmane në fund të shekullit të 13-të. Mjaft interesante ështëanaliza e qasjes së Makiavelit, i cili e vendosi frikën ndaj zgjerimit islam, në një konteksttë ndryshëm. Ai ishte më i interesuar në analizimin karakteristikave dhe formën e veçantëtë qeverisë monarkike të osmanëve, sesa në portretizimin e armikut islamik. Kjo formështeti “sundohej nga Sulltani, i cili është njëkohësisht edhe Kalifi, kreu fetar i shtetit, pasi

268 Felice, Domenico. Dispotismo. Genesi e sviluppi di un concetto filosofico-politico.Napoli, Liguori, 2001, fq. 702

Page 130: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

114

ai konsiderohet të jetë një pasardhës i profetit Muhamed (570-632), me ndihmën eministrit të tij më të fuqishëm, Vezirit të Madh”269. Sikundër u theksua dhe më lart, kyorganizim shtetëror ishte në kundërshti të plotë me atë cka ndodhte në monarkitëevropiane, të cilat drejtoheshin nga një princ dhe baronët e vendit, siç ishte rasti nëFrancë në atë kohë. Prandaj, Makiaveli i konsideronte teknikat qeverisëse të Francës dheTurqisë si dy mënyra të kundërta të konceptimit dhe praktikës së pushtetit dhe autoritetit,duke propozuar një skicë të re për konfrontimin tradicional midis Lindjes dhe Perëndimit.Nё kapitullin IV tё “Princit” Makiaveli vendos përballë figurёn e “Turkut” monarkut menjё pushtet absolut, tё pakufizuar, ku nuk ekziston figura e baronit pёr ta sfiduarmonarkun, me atё tё “mbretit tё Francёs”, pushteti i tё cilit ishte i kufizuar dhe imirёbalancuar nga njё shumёllojshmёri pushtetesh tё aristokratёve e të fisnikёve.

Do të jetë Hobes, i cili falë pranimit të një sistemi mendimi rigorozisht kontraktualist,kryen shkëputjen nga tradita aristoteliane, duke propozuar një tjetër paradigmë tëmenduari rreth dikotomisë liri versus despotizëm. Në veprën e tij Levitanët Hobes pohonse: "pushteti i fituar nga pushtimi apo fitorja është ai që disa shkrimtarë e quajnë despotik(...) dhe është pushtet i padronit mbi robin e tij. Ky pushtet merret nga fituesi kur imunduri, për të shmangur goditjen e vdekjes, bie dakord (...) që për të patur jetën dhelirinë e trupit të tij, të lejojë që të përdoret sipas dëshirës së fituesit"270. Ky pakt artificialpërbën bazën e gjendjes së skllavërisë, e cila, në kontrast me teorinë e Aristotelit, në asnjëmënyrë nuk është për shkak të dimensionit natyror apo pozicionit gjeografik. Në faktHobes shkruan se: "Vetëm pas nënshkrimit të një pakti të tillë, i mposhturi/humbësi,është një shërbëtor, por jo më përpara". Nuk ekzistojnë skllevër për nga natyra dhepikërisht ky pohim bën dallimin e qartë me traditën e mëparshme.

Ndërkohë, në shekullin e XVIII do të jetë një tjetër autor si Monteskië, i cili do të ndikojëdukshëm në qëndrimet evropiane ndaj despotizmit oriental, duke ju rikthyer edhe një herëtezës së Aristotelit, sipas së cilës klima apo mjedisi natyror mund të jenë shkak idespotizmit oriental. Monteskië kritikonte, gjithashtu, unifikimin e Evropës nëndominimin e Francës, pasi sipas tij uniformiteti është një lloj absolutizmi dhe shtypja ediferencave lokale apo karakteristikave rajonale ishte tipar esencial i pushtetevedespotike. Tek Fryma e Ligjeve Monteskië shkruan: “Monarku, i cili i njeh të gjithaprovincat e tij, mund të vendosë ligje të ndryshme dhe të tolerojë praktika të ndryshme”.Por despoti, i cili nuk di asgje, nuk mund ta fokusojë vëmendjen e tij tek asgjë e vecantë;atij i nevojitet një përqasje e përgjithshme; ai qeveris përmes një vullneti të ashpër, i ciliështë i njëjtë kudo271”. Vizioni dominues i paradigmës që rrjedh nga mendimi iMonteskië nuk është më ai i dominimit nga ana e një kulture të sofistikuar franceze, por injë uniteti të integruar që varej nga një shumëllojshmëti traditash dhe eksperiencashlokale, duke promovuar dhe trashëgiminë kulturore e artistike. Për më tepër, një tjetërelement qendror që do të evidentohet gjatë këtij shekulli do të jetë edhe lidhja edespotizmit me fenë. Nikolas-Antuan Bulanzher (1722-1759) në veprën e tij Recherchessur l'origjine du despotisme orientale (Kërkime mbi origjinën e despotizmit oriental), e

269 Po aty, fq. 126.270 Hobbes, Thomas. Leviathan (1651) II, XX; trad.it. Roma –Bari, Latenza, 1992, p.197.271 Montesquieu, Esprit des lois, vepër e sipërcituar, fq. 171.

Page 131: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

115

cilëson despotizmin si “një gabim të historisë njerëzore272”, në të cilin teokracia ishtebaza thelbësore e despotizmit. Bulanzher nuk e përkufizonte fenë si të dobishmeshoqërisht, por si burim antropologjik i një mistifikimi themelor që krijon pushtet. Pasojae saj politike ishte përforcimi i bestytnive dhe idhujtarisë sikurse ndodhte në rastin edespotizmit.

Rëndësia politike e konceptit të despotizmit oriental në shekullin XVIII është gjithashtu eqartë në shkrimet që kundërshtonin drejtpërdrejt analizën e Monteskië, por të përdoruranë të njëjtën premisë metodologjike, e cila është dëshmi empirike. Kështu, për Rusodespotizmi është e kundërta e një "Societé bien ordonnée" (Shoqërie të mirëorganizuar)dhe për këtë arsye përkon me mungesën e ligjit. Sipas kritikës së Greblo, ndryshe ngaMonteskië, Ruso mendon se koncepti i despotizmit, "përcakton një formë të degjeneruarmë shumë se një formë të vetë-qeverisjes, bazuar në dhunën e sovranit më tepër se sapredispozicionin servil të shtetasve". Për Rusoin, liria është e mundur vetëm "sousl'autorité des loix" (nën autoritetin e ligjit), domethënë "nëpërmjet bindjes ndaj vullnetittë përgjithshëm", që shprehet përmes ligjeve, pasi paradigma e lirisë ekziston vetëm nëkuadër të rendit politik, dhe ky është sundimi i ligjit, ndërkohë që despotizmi përkon me"vdekjen vetë e rendit politik."273

Në shekullin e XIX koncepti i despotizmit, sipas Xhovani Paoletit “njeh njëmarxhinalizim të përgjithshëm dhe përdoret gjithnjë e më pak në një kontekst specifikdhe më tepër si sinonim i qeverisjes arbitrare dhe shtypëse”274. Përfaqësimi eurocentrik imarrëdhënieve mes Lindjes dhe Evropës, nga një pikëpamje filozofike, bëhet mëinteresant në fillim të shekullit të XIX, kur Hegel përdori konceptin e despotizmit orientalnë veprën e tij Vorlesungen über die Philosophie der Geschichte (Leksione mbifilozofinë e historisë). Interpretimi i tij është i krahasueshëm me atë të Aristotelit dhekontributeve të Monteskië rreth këtij debati. Mbi të gjitha, Hegel u përqëndrua nëcilësimin e despotizmit si një formë e veçantë e qeverisjes, duke e vendosur atë brendanjë skeme dialektike, e cila është njëkohësisht kronologjike dhe logjike, duke qenë faza eparë e lëvizjes historike dhe universale të shpirtit. Despotizmi, i cili për Hegelinpërfaqësohej nga shoqëritë aziatike dhe qeveritë e tyre, u konceptua si i pari ndër katërfazat në dialektikën e shpirtit universal. Ai niset nga gjendja natyrore, por megjithatë nuke lejon individin që të jetë autonom. Një shoqëri e drejtuar në mënyrë despotike nukmund të artikulojë veten, dhe shpirti universal është i përqëndruar në një person të vetëmtë lirë, i mishëruar nga vetë despoti. Analiza logjike e zhvillimit të shpirtit nënkupton njëlëvizje historike, dhe në këndvështrimin e Hegelit "Historia e Botës udhëton nga Lindjanë Perëndim, dhe Evropa është absolutisht fundi i Historisë275." Kjo lëvizje ka njëdimension gjeografik, sepse shpirti universal mund të arrihet vetëm nga popujt që kanënjë predispozicion natyror (Volksgeist). Këtu del e qartë lidhja me përqasjen e

272 Boulanger, Nicolas-Antoine. Recherches sur l'origine du despotisme oriental, Ouvrage posthume, deMr. B.I.D.P.E.C.1763, Paris, Presses Universitaires de France, 2007, fq.3273 Greblo, Edoardo. La morte del corpo politico: il dispotismo in Jean Jacques Rousseau, Napoli, Liguori2002, fq.310, 312,320, 321274 Paoletti, Giovanni. Benjamin Constant e il "dispotismo dei moderni", in Dispotismo. Genesi e sviluppodi un concetto filosofico, a cura di D. Felice, Napoli, Liguori Editore, 2002, fq. 440 - 441.275 Hegel, Georg Wilhelm Friedrich. Lezioni di Filosofia della storia, vepër e sipërcituar, fq. 96. (OriginalGerman edition: Vorlesungen über die Philosophie der Geschichte, Berlin 1837)

Page 132: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

116

Monteskië, i cili beson se faktorët gjeografikë janë kushtet natyrore për zhvillimin eshpirtit. Faktorët gjeografikë bashkëveprojnë me zhvillimin logjik të shpirtit, të cilinHegel e ndan në katër faza të mëdha, që janë: orientale, greke, romake dhe në fund, fazagjermanike. Pra del e qartë se paradigma e mendimit të Hegel, bazohet në bindjen sehistoria e veçantë e shpirtit të cdo populli ndikohet dhe nga faktorët gjeografikë. Në këtëpanoramë, bota Lindore përfaqëson fazën e parë të lëvizjes së Shpirtit universal, atë të -"fëmijërisë së Historisë" – pasi ajo mbetet e mbyllur brenda një gjendjeje, e cila dukekufizuar rolin e individit, nuk lejon asnjë evolucion të mëtejshëm. Për Hegel kjo ështëevidente në Perandoritë e Mongolisë dhe atë Kineze, të cilat karakterizohen nga njësistem i “despotizmit teokratik”. Fuqia e mendimit të Hegel influencoi jo vetëmmendimin teorik, por edhe pikëpamjet politike dhe ideologjike, pasi nëse Azia ishteorigjina e lëvizjes së shpirtit universal, mungesa e dinamikës së saj e poziciononte atëjashtë zhvillimit të qytetërimit.

Gjatë shekullit të XIX, u vunë shpesh në dukje paralelet mes skemës interpretuese tëHegelit (1818-1883) dhe filozofisë së mendimit të Karl Marksit. Sipas Marksit, i tërësistemi ekonomik aziatik bazohej në mungesën e të drejtave individuale të pronësisë, pasiishte sovrani pronari i vetëm. Marksi besonte se kushtet gjeografike të vendeve aziatikepërforconin këtë sistem politik, bazuar dhe në faktin se vetëm një autoritet i fortë dhe icentralizuar mund të ofronte sistemet e nevojshme bujqësore për ujitje. "Mënyra aziatikee prodhimit" e cila triumfonte në vende si India, Kina dhe në disa zona të Rusisë përbëntepër Marksin, themelin e vërtetë të despotizmit oriental276.

Ky ndryshim i konceptit/paradigmës nga "despotizmi oriental" në "mënyrën aziatike tëprodhimit" hapi një diskutim të ri dhe propozoi metodologji të reja të kërkimit.Gjithashtu, ai pati dhe implikime politike të lidhura me kontekstet sociale dhe politikendërkombëtare gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Një ndërpasojat politike dhe etike ishte "nënshtrimi i individit" në Lindje dhe në pjesën eMesdheut, ndërsa nga ana tjetër vihet re vlerësimi për një "qytetërim të pastër shekullor” icili karakterizonte shoqërinë greke në dallim nga Lindja e Afërt. Themeli ekonomik imonarkive aziatike dhe ekzistenca e një “trashëgimie” burokratike personale në varësi tëmonarkut, sikundër ajo që ekzistonte në Kinë, dukej se parandalonte zhvillimin politikdhe modernizimin e strukturës shoqërore dhe institucionale. Një tjetër autor irëndësishëm i kohës ishte Maks Veber, i cili i dha konceptit të vjetër të despotizmitoriental një shtysë të freskët përmes interpretimit të materialeve të ndryshme dhevlerësimeve nga historia e kulturës evropiane. Kështu, ai mbështeti idenë bazë të njëveçantie evropiane dhe dominimin e saj në historinë e qytetërimit botëror, gjë të cilën eshprehu qartë në veprën e tij Etika Protestante dhe Fryma e Kapitalizmit277. Në veprën nëfjalë, Veber merr në analizë shkaqet e zhvillimit të kapitalizmit në Perëndim dhe, nëveçanti, në Gjermani. Ai ia atribuon këtë zhvillim frymës së kapitalizmit, që nënkuptonekzistencën e kompanive që synojnë të arrijnë fitimin maksimal nëpërmjet organizimitracional të punës. Kjo sjellje, sipas Veber, ka në fakt një bazë fetare, tek puritanët

276 Marx, Karl. The British Rule in India, in: Karl Marx / Friedrich Engels, vepër e sipërcituar, fq. 125–126.277 Weber, Max. Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit (Die protestantische Ethik und der Geist desKapitalismus), Tiranë, Plejad, 2005, fq. 79.

Page 133: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

117

(protestantët e krishterë), të cilët ishin ndjekësit e Kalvinit dhe besonin në doktrinën e tëqënit i paracaktuar. Me fjalë të tjera, doktrina parashikonte se vetëm disa të paracaktuarmund të shkonin në qiell dhe suksesi në biznes është, për disa, shenjë e përkatësisë nëgrupin e të zgjedhurve. Sipas Veber, përkufizimi i kapitalizmit si “lakmi drejt përfitimit”nuk është një shpikje e epokës moderne. Ai është një koncept i pranishëm që në epokën eRomës së lashtë. Megjithatë, autori insiston në faktin se përfitimi apo akumulini ipasurisë nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete. Ky nuk është qëllimi i kapitalizmit. Sipastij, “Perëndimi njeh në periudhën moderne një lloj kapitalizmi krejt të ndryshëm, që nuku ishte zhvilluar në asnjë pjesë të botës: bazuar në organizimin kapitalist racional të punëssë lirë.”278 Shpirti i kapitalizmit është për Veber mentaliteti i drejtuar drejt përfitimitpërmes një aktiviteti të ligjshëm dhe të drejtuar në mënyrë racionale, ku mbijetonte më imiri. Kështu, qëniet njerëzore lidhin marrëveshje reciproke për një përfitim individual meqëllim grumbullimin e pasurisë. Në këtë mënyrë, Veber shkon kundër frymës sëkatolicizmit, besim fetar i cili bazohej në mentalitetin e meditimit, të dhuruarit për më tëvarfrit, shkëlqimit të ceremonive dhe të kishave, pasuritë e të cilave ishin hequr nga cikliproduktiv. Pikërisht kundër gjithë sa më sipër revoltohet reforma protestante, duke bërëqë bota të zhvishet nga dimensioni i shenjtë, pasi veprat e njeriut kufizoheshin vetëm tekpunët e dobishme dhe tek mendimi i “detyrimit profesional”279.

Në shekullin e XX, do të jetë Karl August Vitfogel (1896-1988) i cili do të rizbulojëterminologjinë e "despotizmit oriental" në veprën e tij provokuese Despotizmi oriental në1957. Qasja e tij ishte e lidhur fort me mendimin e Marksit dhe veçanërisht me atë tëVeber. Vitfogel zhvilloi idenë e domosdoshmërisë ekonomike të mbështetjes sësistemeve të ujitjes, si themelin e një modeli të shoqërisë dhe qeverisë, karakteristikëkryesore e të cilit ishte fuqia absolute e një burokracie qendrore. Mbi këtë bazë, Vitfogeldiagnostikoi “një kontrast të qartë midis shoqërive policentrike, si ato të zhvilluara nëEvropë dhe atyre monocentrike si në Azi, të përfaqësuara nga një formë e re eparadigmës së despotizmit, sic ishte Rusia komuniste, e cila mund të konsiderohej si njëversion i ri i despotizmit industrial-burokratik” 280. Vepra e Vittfogel u ndikua qartazi ngatensionet ideologjike dhe politike të kohës së tij, por ajo, gjithashtu, paraqet një vizion tëqartë metodologjik dhe teorik, që provon jetëgjatësinë e një koncepti të lashtë dheqëndrimi kulturor, që për shumë shekuj ka formëzuar perceptimin evropian të përplasjessë qytetërimeve lindore dhe perëndimore.

Gjithsesi, nё kuadёr tё njё refleksioni teorik tё pёrgjithshёm mbi “politikёn” apo mbinatyrёn e njё shteti, bazuar dhe nё ndryshimet e konceptit te dikotomisё sё kёsajparadigme nё shekuj tё ndryshёm, arrijmё nё konkluzionin se dy termat liri versusdespotizёm nuk mund tё ndahen apo tё kundёrvihen totalisht. Nga një këndvështrimtjetër, ky stereotip i lashtë grek rreth Persianëve, tё përkufizuar si tё prirur nga natyra përtë pranuar pushtetin despotik, paraqet një përcaktim historik dhe gjeografik të despotizmitqë nuk ka lidhje me konceptin aristotelian të tiranisë, pasi çdo monarki mund të

278 Webber fq 41279 Weber fq. 240280 Wittfogel, Karl August. Die orientalische Despotie: Eine vergleichende Untersuchung totaler Macht,Frankfurt, Ullstein Verlag, 1977, fq. 79.

Page 134: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

118

degjenerojë në tirani, në çdo vend dhe kohë. Çdo shtet, ciladoqoftё forma e qeverisjes sёtij, shkruan Gramsci nё veprën Quaderni, ёshtё njё unitet dialektik, historikisht indryshueshёm, i pёrbёrё nga forza dhe konsensusi, shoqёria politike dhe ajo civile,diktatura dhe hegjemonia. Nё realitetin historik mund tё kalohet nga njё maksimumdiktature (despotizmi) tek njё minimum hegjemonie (demokracie) dhe anasjelltas. Nukmund tё ekzistojё njё shtet despotik apo diktatorial absolut, nё tё cilin tё mungojё ndonjёformё sado e vogёl decentralizimi, fragmentimi pushteti, lirie dhe konsensusi nga poshtё.

Influenca e kategorive të sipërpërmendura (Ne – Ata, Lindje – Perёndim, Civilizim dheBarbari, Liri dhe Despotizëm) ka karakterizuar historinë e Europës nga origjinat më tëlargëta të saj deri në ditët e sotme. Ndonëse hendeku midis tyre sot nuk është aq itheksuar sa në të kaluarën, përsëri ka ende rrugë për të bërë deri në ndërgjegjësimin eplotë të shteteve anëtare apo jo të BE-së se kundërvënia ndërmjet këtyre kategorive ështëndryshim dhe jo detyrimisht përplasje. Metoda kualitative e kërkimit na tregon se nëmarrëdhënien dualiste Ne/Ata, për të arritur tek të kuptuarit duhet fillimisht të zotërojmëartin e të dëgjuarit, si veti e të dëgjuarit për të kuptuar, të hapur ndaj zbulimit tëalternativave të reja. Përdorimi i narrativës së mitit na ndihmon të kuptojmë dhendryshimet, pasi pa një narrativё nuk ka koncept ndryshimi. Gjithashtu, në kërkiminkualitativ kuptimi nuk ekziston në një vakum, por brenda kontekstit të një eksperience.Në këtë këndvështrim të dish, që nga historiku i rrënjëve, pra nga mitologjia, do të thotëmësosh të jesh i hapur ndaj perceptimit të një tjetri/të ndryshmi nga ti. Kur ne përpiqemitë dëgjojmë dhe të kuptojmë tjetrin, i kemi lenë mënjanë të gjithaperceptimet/paragjykimet.

Eksperiencat historike tё anёtarёve mё tё rinj tё BE-sё duhet tё na bёjnё tё mundur tёkuptojmё se burimi i konflikteve tё shumta ndёrmjet Perёndimit dhe Lindjes nuk ёshtёvullneti i keq, por eksperiencat e ndryshme nga tё cilat kanё kaluar. Për rrjedhojë ndarjapolitike e botës në dy pjesë të veçuara “bota e lirë” dhe “bota jo e lirë”, bllokuPerëndimor përballë një blloku Lindor është një ndarje ideologjike që nuk reflekton, porshtrembëron realitetin. Për këtë arsye, Evropa sot në mënyrë autokritike nevojitet tёtejkalojё limitet e veta historike dhe ideologjike dhe tё jetё e aftё tё mёsojё nga tё tjerёt,shumё mё tepёr nga çka bёrё deri mё sot. Si pas konstitucionalistit Ernest-VolfgangBëkenford, një Evropë e vetme mund të krijohet në një shkallë më të ulët nga faktorëbiologjiko – natyror, dhe në një shkallë më të lartë nga memoria e gjallë, nga ndërgjegjjae transmetuar nga gjenerata në gjeneratë, si dhe nga shpresat e bashkëndara, vuajtjet epërbashkëta, autokritika ndaj krenarisë së tepruar dhe memoria e miteve të përbashkëta.Kjo është rruga e duhur drejt formimit të ndërgjegjes së një komuniteti.

Page 135: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

119

KAPITULLI V

Nevoja e rizbulimit të historisë së mitit në Evropën e shekullit XXI

Pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, realizimi i idesë së Evropës, si një projekt jothjesht ekonomik e politik, por edhe social e multikulturor, nuk ka qenë plotësisht i arrirë,me gjithë tentativat e shumta. Traktatet nga 1951 deri tek Traktati i Lisbonës nxjerrin nëpah përqasjet kontekstuale të ndryshme të përdorura për të forcuar idenë e Evropës dheidentitetit evropian. Gjatë dekadave të para të procesit të integrimit referenca e vetme përçështjen e identitetit ishte e lidhur me dallimin e Evropës nga aktorët e tjerë politikëndërkombëtarë. Pra, qartazi shohim se si në fillesat e ekzistencës së saj Evropa, kërkohettë përkufizohet në raport me Tjetrin. Preambula e Traktatit që themeloi Komunitetin eQymyrit dhe të Çelikut, më 1951, shprehte bindjen se “kontributi që një Evropë eorganizuar dhe vitale mund t’i bëjë qytetërimit është i domosdoshëm për ruajtjen emarrëdhënieve paqësore”. Kjo periudhë e parë e një integrimi ekonomik u karakterizuanga një ndjenjë e fortë pragmatizmi dhe një strategji hap pas hapi, e cila kishte për qëllimtë ndërtonte një hapësirë të përbashkët ekonomike. Ndjekja e interesave të përbashkëtaekonomike do të krijonte “bazat për një bashkësi më të gjerë e më të fortë mes njerëzve,të cilët prej kohësh ishin ndarë nga konfliktet e përgjakshme”. Ndërkohë, Traktati iRomës sugjeron hedhjen e “themeleve për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë mesnjerëzve në Evropë”. Kalimi nga ideja e një bashkëpunimi ekonomik, në një lidhje më tëfortë mes njerëzve do të sjellë natyrshëm nevojën për përcaktimin e një identiteti tëpërbashkët, që do të jetë ura lidhëse, e cila do të shënjojë dhe ndjenjën e përkatësisë.

5.1. Deklarimi i identitetit Evropian më 1973

Koncepti i identitetit evropian hyri për herë të parë në agjendën politike evropiane më 14dhjetor 1973 me Deklaratën mbi Identitetin Evropian281, në Kopenhagen. Në të theksohejse bashkëpunimi mes popujve në Evropë përfaqëson një nevojë reale për të përballuar nëmënyrë efektive sfidat aktuale globale. Masa e propozuar orientohej drejt “mbrojtjes sëparimeve për një demokraci përfaqësuese, shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale – i ciliështë qëllimi final i progresit ekonomik – dhe respekti për të drejtat e njeriut”. Gjithë samë sipër, janë elemente thelbësore të identitetit evropian. Disa Nene të Deklaratës sëKopenhagenit janë esenciale edhe për faktin se ato ilustrojnë ndryshimin e fokusit rrethndërtimit të identitetit evropian. Interesant, në këtë këndvështrim është Neni 3, i cilipërcakton se:“Diversiteti i kulturave brenda kuadrit të një qytetërimi të përbashkët evropian, ndjekja evlerave dhe parimeve të përbashkëta, konvergjenca në rritje ndaj qëndrimeve për jetën,ndërgjegjësimi mbi të paturit e interesave specifike të përbashkëta dhe vendosmëria për tëmarrë pjesë në ndërtimin e një Evrope të Bashkuar, të gjitha këto i japin IdentitetitEvropian origjinalitetin dhe dinamizmin e tij”.

Ndërkohë, Neni 4 rikonfirmon natyrën e hapur të Komunitetit ndaj Tjetrit, duke lënëhapësirë për zgjerime të tjera për popuj që bashkëndajnë të njëjtat ideale dhe objektiva.

281 Declaration on European Identity (Copenhagen, 14 December 1973)http://www.cvce.eu/content/publication/1999

Page 136: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

120

Nga gjysma e dytë e viteve tetëdhjetë, Evropa filloi të perceptohej gjithnjë e më shumë sinjë komunitet vlerash të bashkëndara dhe një hapësirë politike për qytetarët aktivë. Kjo umishërua në traktatin e Lisbonës dhe u implementua në programe të ndryshme të BE-së.Identiteti i BE-së tashmë është përkufizuar politikisht në Nenin 6 të Traktatit tëBashkimit Evropian, ku theksohet se BE themelohet në: “parimet e lirisë, demokracisë,respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe shtetin e së drejtës“.Mosmarrëveshjet bazë që lindën në hartimin e Traktatit Kushtetues të BE-së kishin tëbënin me përdorimin e referencës „Zot“ apo “Krishtërim“ në pjesën hyrëse. Memirëkuptim, por jo pa debat, u ra dakort që referimi të bëhet “trashëgimia fetare“ eEvropës.

Këto e shumë përpjekje të tjera ndonëse kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e idesë sëEvropës nuk arritën të gjenin një zgjidhje reale për idealin e Evropës së bashkuar. Ky faktështë një tjetër tregues se Evropa nuk mund të ekzistojë as si projekt ekonomik e as siprojekt politik, për sa kohë projektet bëhen për t’u implementuar nga njerëzit dhe përnjerëzit (human as instrument, sipas metodës kualitative). Historia, memoria etrashëgimia e përbashkët duhet të jenë kritere të vetëkuptueshme e të natyrshme të çdoprojekti gjithëpërfshirës. Me fjalë të tjera, njohja e vlerave universale morale dhe etike, sidhe pranimi i parimit për orientim drejt dialogut, bazuar në vlera të përbashkëta tësolidaritetit e tolerancës ndaj tjetrit, duhet të përbëjnë elementet bazë të ekzistencës së njëkomuniteti. Prezenca e anёtarёve tё rinj nё BE, por dhe aspirata e zgjerimit drejt vendevetë Ballkanit Perëndimor sjell nevojёn e rizbulimit tё miteve historike, dhe tё njё legjendeqё tё mund tё pёrcaktojё faktorё tё rinj, tё aftё pёr tё bashkuar tё gjithё evropianёt dhe t’utregojё atyre drejtimin drejt tё cilit duhet tё shkojnё. A do tё jetё Europa e aftё tё gjejё njёdenominator tё pёrbashkёt pёr t’i rezistuar disintegrimit? Bashkimi Evropian ёshtё nёkёrkim tё një identiteti bazuar në një denominator si force shtytëse që ta çojë përparadrejt unitetit të një unioni brenda shumëllojshmërisë dhe diversitetit që e karakterizon atëdhe nuk duhet tё kёrkojё shumё larg pёr ta rizbuluar.

Gjatё njё Konference tё organizuar nё vitin 2002 nga Instituti Evropian i Studimeve, nёFirence me temё “Prezantimi i Evropёs: Imazhet dhe mitet e Europёs”, Presidenti iatëhershëm i Komisionit Europian, Romano Prodi, shprehej se: “Imazhet dhe mitet eEvropёs na kujtojnё se e nesёrmja e Bashkimit Europian nuk mund tё bazohetekskluzivisht mbi ekonominё dhe nёse Evropa kёrkon tё bёhet njё shembull i mirё pёr tёgjithё botёn, ёshtё ndoshta e nevojshme t’i kushtohet mё shumё vёmendje vlerave etikedhe estetike .....duke parё pёrtej shqetёsimeve tё pёrditshme, sado tё mёdha tё jenё ato. Anuk ёshtё BE e prirur pёr t’i anashkaluar kёto vlera? Jam krejtёsisht i bindur dhethellёsisht i shqetёsuar se kjo ёshtё e vёrtetё”.

Bashkimi Europian ёshtё njё trupёzim i parimeve tё njё shoqёrie tё hapur qё duhet tёshёrbejё si model. “E kaluara e bashkuar evropiane, me gjithё mёsimet e nxjerra ngarrjedha nё histori ёshtё njё pikёnisje e duhur pёr tё pёrcaktuar njё identitet evropian dhe

Page 137: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

121

pёr ta quajtur veten një komb evropian” 282. Një komb sipas interpretimit të Antoni Smith,përfshin një territor historik, një komunitet politik dhe legjislativ, ideologji dhe kulturaqytetare të përbashkëta. Nëse do të duhej të përkufizonim Bashkimin Europian sipasteorisë së Smith, do të vlerësonim se ai është sot një “hibrid ndërmjet një Kulturnationdhe një Staatsnation”283. Deri mё sot shtetet kanё hequr dorё nga disa prerogativasovrane (eleminimi i barrierave doganore, qarkullimi i lirё i mallrave, kapitaleve,njerёzve dhe shёrbimeve, koordinimi mbi politikat bujqёsore), pёr tё ardhur deri tekzёvendёsimi i monedhave kombёtare nga njё monedhё unike e pёrbashkёt. Gjithsesi, mëtepër sesa barrierat doganore apo tregu i përbashkët, identiteti multikulturor dhe “defiçitii simboleve të përbashkëta” duhet të pushtojnë më shumё mendjen e evropianëve gjatëshekullit të XXI.

Shpesh, kjo mund të tingëllojë si një utopi, por nëse do të kërkonim të jepnim njëshpjegim përsa më sipër në dritën e filozofisë së Niçes, do të citonim frazёn e shkëputurnga vepra e tij Kështu foli Zarathustra, në të cilën theksohet: “Kush dëshiron të kuptojëgjithçka që është njerëzore, duhet t’i provojë të gjitha.”284 Evropianёt, sot pa dyshimmund tё thonё se i kanё provuar tё gjitha. Mjafton tё hedhim sytё nga pas dhe tё pyesimse çfarё mund tё bёjmё pёr tё parandaluar qё shekulli i XXI tё mos bёhet epoka eAushvitzit, e dy Luftrave Botёrore, e dy epokave tё totalitarizmit, e Sarajevёs,Srebrenicёs apo masakrёs sё Kosovёs, por tё konsiderohet si epoka e “pajtimit”. Nё fundtё shekullit tё XX dhe fillim tё shekullit tё XXI paradigma Ne/Ata u mbёshtet nё mitet ereja tё “rёnies sё Murit tё Berlinit”, tё “revolucionit portokalli”, tё “shoqёrisё civile”, tësolidaritetit. Në këtë kontekst do të ishte interesant konceptimi i Hobsbaum, sa i takon“shpikjes së traditës285”, që nënkupton pranimin e një serie praktikash në formën erregullave apo të ritualeve të një natyre simbolike, të cilat ngulisin norma dhe vlera tësjelljes, falë përsëritjes dhe në këtë mënyrë automatikisht nënkuptojnë vazhdimësi me tëkaluarën. Në fakt, si praktikë njerëzit tentojnë të vendosin një vazhdimësi me një tëkaluar historike të përshtatshme. Pra me fjalë të tjera “traditat e shpikura” janë përgjigjepër situata të reja, të krijuara bazuar në referencat e situatave të shkuara. Ajo çka i bënhistorianët e dy shekujve të kaluar që të kërkojnë këto tradita është nga njëra anëndryshimi konstant i botës moderne dhe nga ana tjetër përpjekja për të strukturuar, tëpaktën disa pjesë të jetës sociale, brenda kuadrit të disa parimeve të pandryshueshme. Prae shkuara, sido qoftë ajo, e vërtetë apo e trilluar, imponon praktika fikse, si për shembullpërsëritja. Në këtë mënyrë stimulohet zhvillimi. Në fakt, Hobsbaun është optimist për tëardhmen, të cilën nuk e sheh tek ekzistenca e nacionalizmit. Në të kundërt, sipas tij,nacionalizmi “nuk është më një vektor madhor i zhvillimeve historike286”, pasi historiaështë ende nga ana e moralit dhe progresit politik. Bazuar në këtë bindje del qartë serruga jonë drejt integrimit social dhe ekonomik në një bashkësi mbinazionale

282 Michalski, Bohdan. The divided Memory of Europe – Will Europe succumb to disintegration? In:Images and Myths of Europe: the Western and Eastern perspectives, Florence, Del Bianco Foundation,December 2007, fq. 49.283 Smith, A. D: National Identity. vepër e sipërcituar, fq.9.284 Nietzsche, Friedrich. Kështu foli Zarathustra, Tiranë, Phoenix, 2001, fq. 148.285 Hobsbawn, Eric. J. The invention of tradition, New York, Cambridge University Press, 1983, fq. 2 - 3286 Hobsbawm, Eric. J. Nations and nationalism since 1780. Programme, myth, reality, New York,Cambridge University Press, 1990, fq. 163. (Libri është një sondazh i zgjeruar historik, në përfundim të tëcilit vihet theksi mbi domethënien e rënies “decline” së konceptit të nacionalizmit në ditët e sotme).

Page 138: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

122

(supranational) është ajo e duhura dhe pse jo më e thjeshta. Pas gati mbi 60 vitesh që ngakrijimi i Bashkimit Evropian, rezistenca nacionaliste dhe përshtatja ndaj normave dherregullave të këtij Komuniteti vijojnë të mbeten ende problematike. Këto tendenca u bënëedhe më të dukshme me pranimin e vendeve Lindore dhe gjithë problematikave që atokanë mbartur, brenda një komuniteti Perëndimor. Sfidat me të cilat përballet BE sot, janëende të mprehta dhe aspak më të lehta.

Kjo pohohet dhe nga vetë drejtuesit e organeve qëndrore të BE-së. Kështu, në datën 1qershor 2015, Instituti për Politikat Evropiane në Berlin organizoi pranë Zyrës sëKomisionit Evropian, një bashkëbisedimin me temë: “Sfidat aktuale të KomisionitJuncker”, ku lektor ishte Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Komisionit Evropian, Prof.Dr. Martin Selmair, i cili informoi se:

1. Sfida e parë është zhvillimi ekonomik i Evropës, pasi kriza financiare ende është epranishme edhe pse periudha e tanishme i ngjan “qetësisë pas stuhisë”. Në këtëkuadër, Komisioni Evropian rekomandon projekte investimesh private, të cilat dotë kenë më pas rezultate afatgjata. Konkretisht ai përmendi:a) Projektin për reformën dixhitale të tregut të brendshëm evropian, një investim

ku BE duhet të fokusohet më tepër, duke qenë se ka pak provider evropian,b) Projektin për unionin energjitik, pasi ajo që vihet re është mungesa e rrjeteve

të mjaftueshme për naftën dhe gazin në Evropë,c) Projektin mbi bashkimin e tregut të kapitaleve, ku duhet bërë më tepër për

financimin e sipërmarrjeve në çdo vend anëtar të BE.

2. Sfida e dytë është ajo e politikave të sigurisë, e cila është bërë më e mprehtë mekrizën në Ukrainë dhe cënimin e integritetit territorial të saj. Evropa është një softpower, pasi nuk disponon një ushtri, por ka të tjera mjete si artin e diplomacisëdhe fuqinë ekonomike. Ajo mbështet hapur të drejtat e Ukrainës dhe po kërkon tëndihmojë përmes asistencës financiare dhe teknike rindërtimin e shtetit të sëdrejtës, duke luftuar njëkohësisht dhe korrupsionin. Pa dyshim, kjo sfidë rihapdebatin mbi ekzistencën e një ushtrie evropiane.

3. Sfida e tretë është kriza e Migracionit në Mesdhe, ku vendet të cilat po përballenmë fort janë Italia e Greqia. Megjithatë, BE nënkupton çdo kryeqytet të vendeveanëtare dhe për këtë arsye, secili ka përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje tëpërbashkëta. Solidariteti nuk nënkupton asistencë disa javore në qendra pritjesh,por duhet menduar për zgjidhje afatgjata, duke investuar madje edhe në vendet eorigjinës.

4. Si sfidë e katërt u përmend mundësia e organizimit të referendumit mbi tëardhmen e Britanisë së Madhe në BE. Kjo është një kërkesë legjitime. Të njëjtatdilema dikur i kishte dhe Irlanda e Danimarka. Nëse dëshira e Kryeministritbritanik është të qëndrojë në BE, por duke e reformuar atë, atëherë duhet punuarbashkarisht për përballjen me sfidat e reformat.

5. Sfida e pestë ishte çështja e Greqisë. Perceptimi mbi Greqinë është mjaft i gabuar,pasi ky shtet nuk ka qenë kurrë thjesht “një çështje ekonomike”, për BE-në.

Page 139: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

123

Përkundrazi, vendimi për Greqinë, që nga momenti i aderimit të saj në Union, kaqenë politik, për t’i ofruar vendit më shumë demokraci dhe i tillë vijon të mbetet.Procesi i rimëkëmbjes së këtij shteti do të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm, por jo ipamundur. Një tjetër çështje me rëndësi që lidhet me zgjidhjen e problemit grekështë dhe ruajtja e unionit monetar brenda BE-së. Euro është dhe duhet të mbetetnjë sistem i pakthyeshëm.

6. Sfida e gjashtë dhe e fundit, ngushtësisht e lidhur me pesë të parat, mbetetpërpjekja për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj unionit. Krizat e sipërpërmendurakanë bërë tashmë që Solidariteti të mbetet i shkruar në libra, duke harruar seEvropa është rritur së bashku dhe se së bashku duhet të kalojë momentet e brishta.

Gjashtë sfidat e sipërcituara janë tregues i qartë i faktit se Traktatet e njëpasnjëshme tëunionit kanë mbetur bukur të shkruara në një letër të bardhë. Nëse Neni 4 i Deklaratës sëKopenhagenit rikonfirmonte “natyrën e hapur të Komunitetit ndaj Tjetrit, duke lënëhapësirë për zgjerime të tjera për popuj që bashkëndajnë të njëjtat ideale dhe objektiva”,realiteti dhe paraqitja e sfidave të mësipërme tregon haptazi se BE sot është më tepër në“një pozicion mbrojtës” për të ruajtur atë çka ka arritur deri tani, sesa në një pozicion tëhapur e mikpritës. Ndërkohë, frika nga zgjerimi i mëtejshëm ka bërë që një nga prioritetete Presidentit të ri të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker të ishte dhe vendimi për tëmos patur zgjerim të paktën për 5 vitet e ardhshme.287 Ky vendim mund tё konsiderohetdhe paksa paradoksal nёse nuk harrojmё dhe njё element tё rёndёsishёm: Lindja vuanende pasojat e historisё sё kaluar edhe falё faktit se teoritё e rёndёsishme politike tёEvropёs Perёndimore u testuan pёr herё tё parё nё Evropёn Lindore. Le tё sjellimkonkretisht disa shembuj: ideja e Hitlerit pёr racёn e pastёr pёrfshiu Evropёn Lindore:ideja marksiste lindi nё Gjermani, por u implementua nё Evropёn Lindore. Atёherё simund tё ndodhё qё ideja e Integrimit Evropian, kёtё herё si njё nocion pozitiv,konstruktiv e gjithёpёrfshirёs tё pёrjashtojё apo tё mos pёrfshijё sa duhet kёto vende?Ajo çka nevojitet ёshtё njё angazhim serioz duke njohur historinё e kёtyre vendevepёrmes njё pёrqasjeje afatgjatё “longue durée288”, sikundёr pohon dhe historiani TimotiSnaider, ekspert i historisё sё Evropёs Lindore. Duke folur mbi pёrgatitjet e librit tё tijRindёrtimi i Kombeve289 ai pohon se fillimisht fokusi i tij ishin marrёdhёniet mbikonfliktet e pёrgjakshme dhe politikave tё pajtimit mes viteve 1940 dhe 1990, bazuar nehistoritё nacionaliste moderne tё katёr shteteve rivale: Poloni, Ukrainё, Bjellorusi dheLituani. Por, duke hyrё nё brendёsi tё tyre, Snaider kuptoi se duhej tё thellohej mё tej nёshekullin e XIX e madje dhe mё herёt nё fillesat e periudhёs moderne, pasi pёr tё kuptuare shpjeguar njё konflikt nevojitet analizimi i tij pёrgjatё njё shtrijeje kohore (longuedurée). Kjo pёr faktin se pёrqasja afatgjatё na ndihmon tё kuptojmё mё mirё ironinё dheparadokset e ndёrtimit tё njё kombi, duke u bёrё tё ndёrgjegjshёm se idetё modernekombёtare janё nё thelb trashёgimi e politikave tё vjetra. Si mund tё kapёrcejmё nga miti

287 Juncker, Jean Claude. http://juncker.epp.eu/my-priorities.288 Truchlewski, Zbigniew. Timothy Snyder, A Historian of Eastern Europe (first part of the interview),Nouvelle Europe [en ligne], Monday 11 February 2013, http://www.nouvelle-europe.eu/node/1640,displayed on 12 December 2014289 Snyder, Timothy. The reconstruction of Nations: Poland, Ukraine, Lithuania, Belarus, 1569 – 1999,Yale University Press, 2004, fq.124 (Libri trajton historinё e konflikteve nacionale ne mesin e shekullit tёXX, bazuar nё historitё nacionaliste moderne tё katёr rivalёve, sipas nocioneve mesjetare tё qytetarisё)

Page 140: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

124

i frikёs? Pa dyshim duke hequr dorë nga egoizmi nacional dhe duke parë përtej interesavetë ngushta ekonomike e politike. Gjatë periudhës së Rilindjes në Itali, kohë gjatë të cilësndodhi bashkimi i Italisë, qarkullonte një anektodë ku thuhej: “Ne krijuam Italinë, taniduhet të krijojmë Italianët”. Në të njëjtën mënyrë mund të themi se tani që kemi Evropënduhet të krijojmë Evropianët. Pra, me fjalë të tjera do të na duhet të mendojmë përEvropën si për një komunitet të përbashkët, jo vetëm të përbërë nga rregullore enormativa ekonomike e ligjore, por edhe nga një memorie e trashëgimi e përbashkëtvlerash e mësimesh të nxjerra nga e kaluara.

5.2. Komuniteti i sigurisë

Zgjerimet e BE pas vitit 2004, kanё bёrё qё realiteti politik dhe mjedisi i ri ndërkombëtari sigurisë tё paraqesin sfida të reja. Nё librin e tyre Security Communities/Komuniteti iSigurisё, Emanuel Adler dhe Mikael Barnet290 argumentojnё se “njё komunitet mund tёekzistojё nё nivel ndёrkombёtar dhe politikat e sigurisё marrin jetё nga kjo bashkёjetesёqё lejon njё zhvillim paqёsor tё tyre291”. Sipas kёtyre studiuesve, ideja qё aktorёtndёrkombёtarё tё mund tё bashkёndajnё vlera, norma, simbole qё tё japin njё identitetshoqёror, si dhe angazhimi nё shkёmbime tё ndryshme nё miriada sfera qё reflektojnёinteresa afatgjata ka ngjallur shpesh frikё dhe mosbesim. Dy autorёt i referohen njёkoncepti tё lançuar nga Karl Doiç, në 1968, sipas tё cilit “Komunitetet e Sigurisë” janёbashkësi pluraliste, tё cilat krijohen sa herё qё shtetet integrohen nё atё pikё, sa tё kenёnjё ndjenjё tё pёrbashkёt komuniteti, e cila nё kёmbim ofron sigurinё pёr shuarjen ediferencave dhe krijimin jo thjesht tё njё rendi tё qёndrueshёm, por mbi tё gjitha tё njёpaqeje tё qёndrueshme. Pra duke “martuar” sigurinё me komunitetin krijohet njё konceptmё i gjerё. Nё qoftё se deri dje e përkufizonim sigurinё thjesht si ushtarake, sot shtetet poidentifikojnё “forma tё reja sigurie” qё pёrfshijnё çёshtje ekonomike, sociale, kulturore,ambientale, etj. Ky koncept i kapёrcen ndarjet artificiale ndёrmjet realistёve dheidealistёve. Duke analizuar marrёdhёniet dinamike ndёrmjet shteteve, organizatave dheinstitucioneve ndёrkombёtare, pa dyshim qё ka njё hije idealizmi, por nё tё njёjtёn kohёdhe njё dozё tё fortё realizmi, e cila ka pёr qёllim tё ndёrtojё njё shoqёri tё njё forme tёre tё organizimit politik, nёpёrmjet ndryshimeve paqёsore.

Autorёt e sipёrpёrmendur citojnё studimet empirike tё Ole Vever, tё cilat hapen me njёanalizё “klasike” tё komunitetit tё sigurisё sё Evropёs Perёndimore. “Fillimisht kykomunitet u krijua pёr arsye sigurie, e cila me kalimin e kohёs u transformua nё njёproces formimi identiteti dhe komuniteti” 292. Nё fakt, sipas Vever, Bashkimi Evropianёshtё sot njё entitet i pёrbёrё nga njё zemёr dhe disa rrathё politikё koncentrikё. Ajofillimisht filloi nga njё tentativё pёr tё pёrjashtuar luftёn nё Evropё dhe pёrfundoi nё njёentitet “multiperspektivash”. Karakteristika kryesore qё lidh Bashkimin Evropian mekonceptin e “komunitetit tё sigurisё” ёshtё fakti se paqja e qёndrueshme ёshtёngushtёsisht e lidhur me komunitetin transnacional. Por çfarё nёnkuptojmё me fjalёn

290Emanuel Adler ёshtё Professor nё Universitetin e Marrёdhёnieve Ndёrkombёtare nё Jeruzalem, ndёrsaMichel Barnett ёshtё Profesor i Shkencave Politike nё Universitetin e Wisconsin – Madison.291 Adler, Emanuel dhe Barnett, Michael. Security Communities, Cambridge Studies in InternationalRelations, Cambridge, Cambridge University Press, 2002, fq.62.292Adler dhe Barnet fq. 17

Page 141: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

125

“komunitet”? Sipas Mikael Teilor “Komuniteti pёrcaktohet nga tre karakteristika.Fillimisht anёtarёt e komunitetit kanё identitete, vlera dhe domethёnie tё pёrbashkёta293”.“Domethёniet e pёrbashkёta “meanings” janё baza e komunitetit, pasi shkёmbimi i tyre ikrijon njerёzve mundёsinё tё flasin njё gjuhё tё pёrbashkёt rreth realitetit social, falё njёmirёkuptimi tё pёrbashkёt tё disa normave. Vetёm me njё domethёnie tё pёrbashkёt, botae referencave tё pёrbashkёta do tё pёrmbajё nё vetvete veprimet, festimet dhe ndjenjat.Kjo e formon komunitetin. Homogjeniteti kulturor, politik, social dhe ideologjik mund tёçojё drejt njё bashkёveprimi mё tё madh dhe njё zhvillimi tё institucioneve dheorganizmave tё reja ndёrkombёtare. Pёr shkak se fqinjёt tanё mendojnё, veprojnё dheduken nё tё njёjtёn mёnyrё sikurse dhe vetë ne, ky mund tё jetё njё faktor i rёndёsishёm,qё mund tё çojё nё njё “martesё politike”. Teoria e komunitetit tё sigurisё, pra, ka nёthemel paqen. Kjo e fundit qёndron nё identitetin/komunitetin, pra siguria rrjedh ngaidentiteti, mё tepёr sesa nga kёrcёnimi i jashtёm. Modeli bazё nё Bashkimin Evropiannuk ёshtё ai i shumё qendrave qё konkurojnё qendrёn kryesore. Bёhet fjalё pёr shumёqendra tё zёvendёsuara nga QENDRA falё njё modeli rrathёsh koncentrikё, pёrreth BE-sё. Edhe pas vitit 1989 politika evropiane nuk u shtri ndёrmjet qendrave, por upёrqёndrua rreth njё Qendre. Kjo është një gjeografi krejt e re politike, e përbërë nga njëqendër dhe shumë rrathë koncentrikë, krejt ndryshe nga gjeopolitika tradicionale e shumëqendrave në konkurencë me njëra tjetrën. Ky organizim bën që koncepti “Ata/Tjetri, indryshmi nga unë, t’i përkasë së shkuarës së Evropës dhe ata rrathë ende të largët të mospërkufizohen si anti-Evropë, por si “më pak Evropë”294.

5.3. Perspektiva evropiane nga Grupi i Personave të Urtë të Këshillit të Evropës

Perspektiva evropiane sot është: një popullsi në plakje, një ekonomi nën kërcënimin efuqive/tregjeve të reja të mëdha, shtete anëtare me një pabarazi të ndjeshme sociale,ekzistencë e formave të reja të racizmit e ksenofobisë ndaj Tjetrit, si dhe një papunësi nërritje. Në këtë kontekst, arsyet për të qenë optimistë për të ardhmen janë gjithnjë e më tëpakta. Sikurse përmendëm dhe më lart, Presidenti i Komisionit Evropian ka kërkuarbllokimin e procesit të zgjerimit për pesë vitet e ardhshme dhe në gjithë këtë panoramëaspak optimiste duket sikur brenda kontinentit tonë të vjetër historia po përsëritet dukerikthyer dikotominë antagoniste Ne/Ata.

Gjatë Sesionit Ministerial të majit 2010, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës,Thorbjorn Jagland, si dhe kryesia e atëhershme turke e Komitetit të Ministrave propozuankrijimin e një “Grupi Personash të Urtë295” për përgatitjen e një Raporti mbi sfidat e tëjetuarit së bashku në një Evropë të kërcënuar nga fenomenet e intolerancës dhediskriminimit në rritje. Raporti kishte për qëllim të vlerësonte seriozitetin e rrezikut, tëidentifikonte burimet e tyre, si dhe të paraqiste një sërë propozimesh për "jetesën së

293 Taylor, Michael. Community, Anarchy, and liberty, New York; Cambridge University Press, 1982, fq.25.294 Adler dhe Barnet, fq. 17295 Grupi kryesohet nga ish-Ministri i Jashtëm gjerman, z. Fisher. Ai përbëhet nga nëntë anëtarë - katër gradhe pesë burra - secili nga një shtet anëtar i ndryshëmi Këshillit të Evropës, si në vijim: znj. Emma Bonino(Itali), z, Timothy Garton Ash (Mbretëria e Bashkuar), z. Martin Hirsch (Francë), znj. Danuta Danuta(Poloni), znj. Ayse Kadıoğlu (Turqi), znj. Sonja Licht (Serbi), z. Vladimir Lukin (Federata Ruse) dhe z.Havier Solana (Spanjë).

Page 142: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

126

bashku" në shoqëritë e hapura evropiane. Grupi i bazoi gjetjet dhe rekomandimet mbiparimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sidomos mbi lirinë individualedhe barazinë para ligjit. Studimi konfirmon se shtetet të cilat kanë një histori të gjatë nëpranimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre në shoqëritë ku jetojnë, rezultojnë shumëmë efikase dhe të zhvilluara krahasuar me ato vende të cilat nuk e kanë këtë traditë296.(Kjo vërteton dhe një herë rëndësinë e “shpikjes së traditës”, për të cilën u fol më lart.)

Më konkretisht, Raporti është i ndarë në dy pjesë, në të cilat trajtohen:

a) "Kërcënimet" nga sfidat aktuale;

b) "Përgjigjet" ndaj tyre.

5.3.1. a) "Kërcënimet" ndaj bashkëjetesë Ne/Ata

Grupi i identifikon tetë rreziqe të veçanta të vlerave të Këshillit të Evropës, të cilatreflektojnë problematikat e hasura në marrëdhënien midis Ne (evropianët) dhe Ata(Tjetri/të huajt). Teksa analizon këto kërcënime ndërgjegjësohesh gjithnjë e më tepërrreth faktit se si ato rikthehen në periudha të ndryshme historike. Konkretisht bëhet fjalëpër:

intolerancën në rritje;

mbështetjen gjithnjë e në rritje për partitë ksenofobe dhe populiste;

diskriminimin ndaj kategorive të caktuara të shoqërisë;

ekzistencën e një popullsie pothuajse pa të drejta;

ekzistencën e shoqërive paralele;

ekstremizmin islamik;

humbjen e lirive demokratike;

përplasjen e mundshme mes "lirisë fetare" dhe “lirisë së shprehjes”.

Sipas Raportit, pas këtyre kërcënimeve, qëndron pasiguria që vjen nga vështirësitëekonomike të Evropës, fenomeni i emigracionit në shkallë të gjerë, imazhe tështrembëruara dhe stereotipe të dëmshme të pakicave në media dhe opinionin publik, si

296 Report of the Group of Eminent Persons of the Council of Europe Living Together: Combining diversityand freedom in the 21st century Europe, May 2011,http://www.coe.int/t/dg4/highereducation/2011/KYIV%20WEBSITE/Report%20on%20diversity.pdf.

Page 143: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

127

dhe një mungesë të liderëve të cilët mund të frymëzojnë besim, duke artikuluar një viziontë qartë të fatit të Evropës.

5.3.2. b) Përgjigjet për përballjen me këto “kërcënime”

Grupi përvijon 17 Parime, të cilat duhet të udhëheqin përgjigjet e Evropës ndaj këtyrekërcënimeve, bazuar në bindjen se "minimalisht të gjithë duhet të bien dakort përzbatimin e ligjit, si dhe të kenë një mirëkuptim të përbashkët mbi atë çfarë është ligji dhesi mund të ndryshohet ai. Në vijim, identifikohen aktorët kryesorë në gjendje për të sjellëndryshimet e nevojshme në qëndrimet e publikut, të cilët janë: edukatorët, mjetet ekomunikimit masiv, punëdhënësit dhe sindikatat, shoqëria civile, kishat dhe grupet fetare,njerëzit e famshëm, qytetet dhe provincat, shtetet anëtare, dhe institucionet evropiane dhendërkombëtare.

5.3.3. Rekomandimet strategjike të raportit ndjekin nga afër këto Parime. Shteteve jukërkohet:

të zgjerojnë të drejtat dhe detyrimet e shtetësisë, duke përfshirë të drejtën për tëvotuar, në zgjedhjet lokale;

të korrigjojnë "informata të rreme dhe stereotipe mbi migracionin";

të trajtojnë azil-kërkuesit dhe migrantët që vijnë në Evropë në mënyrë të drejtëdhe humane.

Ndërkohë:

Këshilli i Evropës dhe BE rekomandohet të punojnë së bashku në "politikën e njëemigracioni të plotë, koherent dhe transparent" për të gjithë Evropën;

Rekomandohet që popujt e Evropës t’i qëndrojnë më afër "fqinjëve të tyre nëLindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, të cilët tani me aq guxim po tregojnëpërkushtimin e tyre për vlerat universale të lirisë dhe demokracisë". Sugjerohett’u ofrohet këtyre vendeve mundësia për të marrë pjesë, "me një status tëpërshtatshëm", në institucionet dhe konventat evropiane.

Shqetësimet dhe rekomandimet e Grupit të të Urtëve datojnë në vitin 2010, megjithatë,përsëri sot, kërcënimet e evidentuara në raport janë më aktuale se kurrë më parë, aq sa tëmendohet se antagonzimi Ne - Ata vijon të ekzistojë mes dy botëve: Lindjes dhePerëndimit. Një tjetër përplasje e drejtpërdrejtë mes Ne dhe Ata vihet re sot në lëvizjen equajtur PEGIDA në Dresden, Gjermani, e cila lindi në tetor të vitit 2014 me nismën eaktivistit Lutz Bahman. PEGIDA është akronim i “Patriotische Europaer Gegen dieIslamisierung des West”, që do të thotë: “Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit tëPerëndimit”. Sikundër vihet re, ata e shprehin frikën e tyre që në emër. Ky grup protestonnë kryeqytetin e saksonisë Dresden kundër gjithçkaje, që konsiderohet si islamike,abuzim i azilit, apo kërcënim i kulturës gjermane. Shqetësimet e veta grupi i paraqet

Page 144: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

128

përmes parullash jo haptazi raciste, por të tilla si "pa dhunë dhe të bashkuar kundërluftërave fetare në tokën gjermane" apo "ne jemi populli". Një përsëritje kjo e fundit efjalëve që demonstruesit e vitit 1989 i drejtonin udhëheqjes komuniste të GjermanisëLindore. Megjithatë, paralelizmi në këtë rast nuk mund të ketë shenjën e barazisë, madjeshkon në kah të kundërt. Protestuesit e 25 viteve më parë donin të rrëzonin një Mur,ndërsa protestuesit e sotëm kërkojnë të ngrenë një Mur - përballë të huajve/Tjetrit,ndërkohë që kufijtë në shtetet e BE-së sot janë simbolikë. Këta kufij më parë mbroheshinushtarakisht dhe me to mbrohej edhe sovraniteti social i një vendi. Por sovranitetinacional është zvogëluar dhe kjo ka gërryer edhe "sovranitetin" social të shteteve.Gërryerja e "sovranitetit" social të shteteve me politika mbarëevropiane pro-refugjatëvedhe "dorëzimi" i këtij sovraniteti Brukselit nuk mbështetet gjithnjë nga të gjithë njerëzit.Protestuesit e 1989-ës ishin homogjenë në synimin për rrëzimin e komunizmit.Protestuesit e sotëm janë heterogjenë, kanë synime shumë të ndryshme: dikush ka frikëislamizimin, dikush ka frikë varfërimin e shtetit, dikush ka pakënaqësi me partitë. Kanjerëz që ardhja e refugjatëve, me kulturë e fe tjetër i frikëson. Duket sikur historia popërsëritet dhe se frika më e madhe është se Gjermania nuk do të mbetet më "gjermane".Ndoshta janë probleme që e kanë fillesën në mënyrën si u bashkuan dy Gjermanitë.Bashkimi gjerman qe shkrirje e një Gjermanie, asaj Lindore, brenda Gjermanisë tjetër,Perëndimore. Brenda natës, vlerat dhe botëkuptimet e Gjermanisë Perëndimore ushpallën "e vërteta e vetme" edhe për gjermanolindorët, nuk pati një zhvillim gradual tëraportit me shtetin "e ri", apo një proces ku të mësohej të kuptohej Tjetri reciprokisht.

Interesant është fakti se në protestat e mëdha në Dresden, qytetarët protestojnë kundër"islamizimit të Perëndimit", ndërkohë që numri i të huajve në këtë qytet është i vogël,dhe vetëm 0,1 përqind e banorëve janë myslimanë. Ky fakt është tregues se organizatorëte protestave shfrytëzojnë frikën irracionale, që kanë njerëzit dhe se këta të fundit nuk ishtyn presioni i gjendjes në terren. Në përgjigje të kërkesave të tyre, Qeveria gjermanebëri publik raportin për migracionin për vitin 2013. Në këtë raport prej 312 faqesh, EntiFederal për Migracionin dhe Refugjatët pasqyron në detaje një sërë shifrash, por pa bërëvlerësime. Statistikat hedhin poshtë paragjykimet, pasi disa të dhëna janë befasuese.Hamendësimet të bëjnë të mendosh se grupi më i madh i emigrantëve në Gjermani, vjennga Turqia, Kosova apo Afganistani. Statistikat e raportit tregojnë se kjo është e gabuar,pasi “kontigjenti më i madh nacional vjen nga Polonia që nga viti 1996” 297. Megjithatë,asnjëherë nuk është dëgjuar të flitet për probleme integrimi, apo krijime getosh ngapolakët pavarësisht nga madhësia e grupit. Kjo shifër duhet t'i gëzonte më shumëipeshkvijtë gjermanë sesa shoqatat e xhamive islame. Shumica e polakëve janë katolikëbesnikë dhe paguajnë pa dyshim kontributin financiar për kishën. Sipas Raportit në fjalë,tre të katërtat e emigrantëve në Gjermani vijnë nga Evropa, ku shtetet si: Rumania,Bullgaria, Hungaria, Italia, Greqia, Rusia dhe Spanja vijnë pikërisht në këtë renditje pasPolonisë, si vendet kryesore të origjinës së emigrantëve. Vihet re se të gjitha kombet esipërpërmendura janë kryesisht të krishtera. Ndërkohë, gjithnjë sipas Raportit tësipërpërmendur, Turqia është një nga dy vendet, në drejtim të të cilave më shumë janëlarguar persona prej Gjermanisë sesa anasjelltas. Kjo nënkupton se “Islamizimi i

297 Raport i Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët 2013http://www.bamf.de/EN/DasBAMF/EMN/Downloads/SyntheseberichteEMN-Informs/syntheseberichte-emn-informs-node.html

Page 145: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

129

Gjermanisë” në front të gjerë bie poshtë statistikisht. Megjithatë është e saktë edhe semigracioni në Gjermani po shtohet. Rreth 430.000 vetë më shumë kanë ardhur nëGjermani se sa janë larguar. Askush nuk duhet të shqetësohet se Gjermania mund tëmbipopullohej, pasi kërkesat e tregut të punës në këtë vend janë gjithnjë në rritje.Përfitimi prej emigrimit të 430.000 personave relativizohet mjaft, duke patur parasyshnumrin e lartë të vdekshmërisë prej gati 200.000 vetësh. Për shkak të strukturës sëmoshës së njerëzve, që jetojnë në Gjermani, vendi ka një nevojë urgjente për emigracion,nëse do që të ruajë nivelin e mirëqënies së tij. Ekspertët mendojnë se një ligj imigracioni,që përcakton se për çfarë njerëzish e me çfarë kualifikimesh ka nevojë urgjenteGjermania, do të ishte një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhmen ekonomike të vendit.Atëherë, nga pikëpamja logjike, janë pikërisht ato që evropianët konsiderojnë si pika tëdobta, tek të cilat duhet vënë më shumë theksi, në mënyrë që të ringjallen shpresat.Interesant është fakti i nevojës së këtij shteti, për Tjetrin/emigrant, çka hedh poshtëteorinë e superioritetit e supremacisë së popullit gjerman që mishëronte Volkgeist. Sipasnjë studimi mbi Indeksin e Politikave Integruese Migratore/Migrant Integration PolicyIndex298, shkurt MIPEX, të porositur nga Këshilli për Migrim, Gjermania renditet me 61nga 100 pikë të mundshme një vend mbi mesataren evropiano-perëndimore të 28 vendeveanëtare të BE-së, të marra në studim. Ndryshimi i legjislacionit në Gjermani, e cila e shehtani vendin si vend emigrimi, ka ndikur pozitivisht. Kjo vihet re në reformat e ndryshmenë shumë fusha, si mobiliteti në tregun e punës, apo bashkimi familjar. Po ashtu, qytetarëtqë vijnë nga vende jashtë BE-së dhe gjejnë një punë apo duan të studiojnë në Gjermani,gëzojnë të njëjtat të drejta dhe përfitojnë prej procedurave të përmirësuara të njohjes sëdiplomave.

Përkundër fenomenit PEGIDA, politologët propozojnë krijimin e një komisioni kombëtarpro "diversitetit", në të cilin të përfaqësohen ekspertët e migrimit, anëtarë të shoqërisëcivile dhe politikanë. Ky organ propozohet të hartojë një model të ri gjerman të pranimittë diversitetit dhe ta përfshijë atë në programet mësimore të shkollave. Sipas studiuesve,në Kanada dhe në SHBA, direktiva të ngjashme kanë sjellë "një kthesë për mbarë" nëadresimin e dobësive që sjellin sfidat e bashkëjetesës në diversitet.

5.3.4. Debati i Kёshillit tё Evropёs mbi parimet bazë të bashkëjetesës në diversitet

Një analizë interesante dhe gjithëpërfshirëse të “pikave të dobta” të kontinentit tonë,bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke sanksionuar parimetbazë të bashkëjetesës në diversitet, është pikërisht ajo që rrodhi nga debati i lanciuar, nëvitin 2014, nga organizata e Këshillit të Evropës, mbi Identitetin Evropian. Në këtë debatu angazhuan dhe prezantuan pikëpamjet e tyre personalitete të shquara nga 47 vendetanëtare të organizatës. Diskutimet lindën si nevojë për të analizuar e për t’ju përgjigjursfidave me të cilat po përballet Evropa sot, duke filluar nga kriza ekonomike, recensioni izgjatur, kriza sociale apo ajo e politikës së jashtme e deri tek kriza demografike e njëkontinenti të vjetër me një popullsi gjithnjë e në plakje, e ku megjithatë emigracioni(Tjetri) shihet si kërcënim. Duke qenë realistë, në një situatë të tillë, zgjidhja më imediatepër qeveritë shihet tek miratimi i masave që kanë për qëllim mbrojtjen e interesitkombëtar dhe jo të atij komunitar. Rezultati i zgjedhjeve të fundit të Parlamentit

298 http://www.mipex.eu/2015

Page 146: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

130

Evropian, ku dominuan dukshëm partitë ekstremiste nacionaliste, është tregues i trenditshqetësues të Evropës, qeveritë e së cilës po kthehen në burime të problemeve, më tepërse sa pjesë e zgjidhjes së tyre. Mungesa e një vizioni të përbashkët për të bashkëndarëzgjidhje të përbashkëta e domethënie të përbashkëta, bën që Evropa të mos ketëmundësinë të flasë me një zë unik në botën globale ku jetojmë. Ndërkohë, imperativ përdaljen nga kjo situatë është rigjetja e një vizioni/paradigme të re, e cila të identifikojëkonceptin e një Evrope unike mbi bashkëjetesën tonë. Një paradigmë që të përcaktojëmodelin e një zëri të përbashkët të Ne dhe Ata, brenda një komuniteti të gjerë qytetarëshqë bashkëndajnë domethënie të njëjta mbi një trashëgimi të përbashkët, vlera humanistedhe respekt për të drejtat e njeriut, institucione demokratike dhe shtet ligjor. Njëparadigëm ku gjithëpërfshirja në një diversitet kulturash, besimesh e traditash të jetëveçantia e kontinentit tonë dhe forca konstruktive e identitetit tonë evropian. Në fakt, kurflasim për “identitet evropian”, shpesh shtrohet pyetja nëse ai ekziston. Qëllimi i këtijpunimi është që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj pyetjeje. Identiteti Evropian ekziston dhenë një kuptim të gjerë i korrespondon ndjenjës sonë të përkatësisë së këtij kontinenti,lidhjes sonë me një set vlerash dhe parimesh, pranimit të diversitetit të kulturave,besimeve fetare, traditave, gjuhëve. Na takon ne të vlerësojmë nëse ky pluralitetkonsiderohet si aset apo si pengesë drejt identitetit të përbashkët. Një analizë e thellë,nisur nga ideja e Evropës do të ndihmonte per të inkurajuar më shumë bashkëpunimindrejt politikave komunitare, së pari për të frenuar tendencat nacionaliste dhe së dyti përt’i bërë ballë sfidave të jashtme, të cilat mund të kërcënojnë stabilitetin e Evropës. Edheky është një tjetër element i rëndësishëm ku paradigma Ne/Ata ndjen t’i përkasë njëkomuniteti vlerash.

5.3.5. Memoria historike dhe politikat historike

Adam D. Rotfeld, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, i cili mori pjesë aktive nëdebatin e lançuar nga Këshilli i Evropës, në vitin 2014 shprehet i mendimit se “historiadhe memoria e përbashkët janë kritere të vetëkuptueshme dhe natyrore në kërkim tëidentiteteve kombëtare”299. Problemet e vërteta shfaqen kur historia trajtohet në mënyrëselektive. Ai bën një dallim mes “memories historike” dhe “politikave historike” duke ushprehur se ndryshimi mes tyre është njësoj si ndryshimi midis të vërtetës dhe gjysëm tëvërtetës, apo midis të vërtetës historike dhe përpjekjeve për ta instrumentalizuar dheshfrytëzuar atë për qëllime të caktuara politike nga grupime të ndryshme, parti politikeapo institucione shtetërore. Megjithatë, dallimi mes tyre nuk është i prerë dhe ato nukpërjashtojnë njëra – tjetrën. “Politikat historike” janë pikërisht një përzgjedhje selektivepër menaxhimin e informacionit dhe me kalimin e kohës ato bëhen pjesë e memorieshistorike. Reflektimi mbi memorien historike dhe implikimet e saj i dhanë formëpolitikës historike gjermane drejt Bashkimit Evropian gjatë fillimit të viteve 1990.Sikundër pamë dhe më sipër, retorika e politikës së jashtme të Helmut Kohl përmbante nëthelb dy postulate të shquara historike që ishin: “integrimi evropian është një çështje eluftës dhe paqes", dhe se “uniteti gjerman dhe uniteti evropian paraqesin dy anët e të

299 Rotfeld, Adam. Introduction to the tenth European Identity Debate of the Council of Europe, 19 May2014, www.coe.int.

Page 147: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

131

njëjtës monedhë300". Në kontekstin e post-Ftohtës së Luftës, të dyja këto tema shërbyenpër të orientuar dhe legjitimuar politikën e tij evropiane. Në të njëjtën kohë, këtopostulate ishin në qendër të përpjekjeve të tij për të ruajtur mbështetjen e brendshmepolitike për një integrim më të thellë.

Koncepti i memories historike, është në thelb një memorie kolektive pasi nënkupton njësfond me besime/bindje historike – qofshin ato të vërteta apo jo totalisht të vërteta - tënjohura e të pranuara bashkarisht nga Ne/Ata si anëtarë të një komuniteti. Potencialisht,memoria historike mund të luajë një rol të rëndësishëm funksional, çka mund taekspozojë atë ndaj politikave historike të rrezikshme, duke u kthyer kështu në një vegëlpër keqinterpretim të qëllimshëm apo falsifikim të historisë. Duke qenë se të gjithëhistorianët bien dakort se nuk ka një histori të vetme/unike dhe memoria historike pra bienë këtë mënyrë pre e subjektivitetit. Për t’u kthyer në një histori pozitive memoriahistorike duhet të transmetohet përmes një gjuhe të kujdesshme ku përdorimi politik tëgjejë vend në fjalët mund apo mund të jetë. Në rastin e Evropës, pranimi i memorieshistorike pan evropiane është i vështirë dhe mund të paraqesë problematika të mëdha dhepër faktin se “humbësit dhe fituesit” në shumë ngjarje historike janë shtete të ndryshmeevropiane. Kjo bën që dhe domethëniet e përbashkëta të interpretimit të historisë të mosjenë gjithnjë të thjeshta. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur, për sa kohë ekziston njëndjenjë e fortë autokritike. Gjermania do të ishte një shembull konkret mjaft i mirë imishërimit të kësaj ndjenje. Ndoshta, do të ishte detyrë e Parlamentit Evropian hartimi injë dokumenti mbi ndërtimin e një memoriejeje kollektive evropiane, duke përcaktuardisa kritere historike të qarta. Disa baza për këtë ekzistojnë: horroret e luftrave si simbol iefekteve negative të nacionalizmit të tepruar, një trashëgimi e përbashkët kulturore, apoqoftë dhe vetë ekzistenca e procesit të integrimit evropian me një flamur, himn emonedhë të përbashkët. Këto e të tjera elemente duhet të shërbejnë si mite themeluese tënjë bashkësie evropiane.

5.3.6. Rruga universaliste dhe rruga strategjike

Profesor Robert Sale në ndërhyrjen e tij mbi Debatin e Këshillit të Evropës rrethidentitetit evropian hedh dritë mbi dy rrugë, nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon ideja eEvropës. Sipas tij, ato janë në kundërvënie me njëra tjetrën dhe shpesh projekti evropianka qenë i dyzuar se kë të zgjedhë. “Njëra është rruga universaliste dhe tjetra ajostrategjike”301. E para është në kërkim të kushteve sociale dhe institucionale për një paqeafatgjatë dhe një bashkëpunim politik dhe ekonomik mes shteteve në Evropë. Kybashkëpunim bazohet në respektin reciprok, bashkëndarjen e përpjekjeve për të forcuarzhvillimin kulturor, ekonomik, politik dhe shoqëror të çdo shteti. Të njëjtat ide i gjejmëtek Kant apo Ruso ku bëhet thirrje për solidaritet. “Njerëzit kërkojnë solidaritetinevropian, por nuk dinë se cilën rrugë të zgjedhin... nëse bëhet fjalë për një bashkimfederal, ky nuk u krijua menjëherë pas luftës, ....ai objektiv përsëri do të bëhet utopi dhe i

300Kohl, Helmut. Deutsche und europaeische Einigung untrennbar verbunden, 3. Oktober 1990, inhttp://www.freiheit-und-einheit.de/.301 Salais, Robert. European identity, a past waiting for a future, 2014, www.coe.int

Page 148: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

132

parealizueshëm. Atëherë do të na duhet të presim për një tjetër luftë...”302. Nga sa mësipër deduktohet se rruga universaliste nënkupton shumë dimensione/sisteme: atë tëpaqes, të lirisë, të demokracisë dhe bashkëpunimit midis shteteve të Evropës dhe për këtëarsye konceptohet si shembull për pjesën tjetër të botës. Ajo bazohet në një liberalizëmpolitik më tepër sesa në një neoliberalizëm ekonomik (që dominon aktualisht, por për sakohë). Liberalizmi politik nënkupton realizimin e kushteve për respektimin e plotë të tëdrejtave themelore njerëzore, civile, politike, ekonomike dhe sociale, praktikëdemokratike paqeje dhe një rend botëror të dizenjuar për të promovuar zhvillimin e lirë tënjerëzve në sferën ekonomike dhe politike, duke gëzuar të njëjtat të drejta dhe aftësi si tëtjerët. Në këtë mënyrë, rruga universale çon drejt identitetit Evropian, i cili bashkëjeton emadje pasuron identitetet kombëtare. Këto të fundit konsiderohen si hapa të rëndësishmetë një procesi historik, gjatë të cilit ka një trashendencë drejt identitetit evropian pamohuar apo eliminuar ato kombëtare. Si gur të themelit të procesit evropian, ProfesorSale njeh Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila daton në vitin 1950.

Nga ana tjetër, rruga strategjike çon në kërkimin e një Evrope të drejtuar nga vende meinteres të përbashkët. Sipas Sale, kjo ide është në origjinë të idesë së Evropës, shumëpërpara krijimit të Tregut të Përbashkët. Kur entuziazmi fillestar venitet ajo çka mbetetështë një ide strategjike, sektoriale dhe aspak universale e Evropës. Ashtu sikurse mundtë merret me mend, ndjekja e interesit të përbashkët bën që të dalin gjithnjë e më tepër nëpah interesat kombëtare. Për pasojë, çdo shtet elitar do të kërkojë që të vendosë interesate tij në një pozicion dominant në nivel evropian në disavantazh të një shteti tjetër. Përkëtë gjë akuzohet për shembull Gjermania sot. Pas krizës së thellë që kaploi Greqinë, emë pas në zinxhir Spanjën, Portugalinë, Italinë e Francën, ndjenjat e thella nacionaliste,por edhe imponimi i vendeve si Gjermania apo Britania e Madhe për të shtrënguar masatfinanciare bëri që të rriten ndjenjat e pakënaqësisë ndaj liderëve “të hekurt” evropianë.Në një artikull të para dy viteve qarkullonte thirrja “Largojeni Merkelin dhe Evropa do tëkthehet përsëri Evropë”.303 Sipas artikullit, nga koha e mitit, vjedhjet nga veriu drejtMesdheut, nuk janë më mite, por realitete të errta. Gjithsesi, këtë herë barbarët duketsikur nuk kënaqen më vetëm me një grua të bukur. Realiteti aktual ilustrohet me protestatnë Greqi, situatën e rendë ekonomike në Spanjë e Portugali, si dhe mepaqëndrueshmërinë e sistemit politik në Itali e Francë. Ndërkohë, thelbi i analizësqëndron në fjalët e ish Kancelarit gjerman (1974 – 1982) socialdemokratit HelmutShmidt, i cili është shprehur se: “Ne gjermanët nuk duhet kurrë të jemi shkaku iimobilizimit apo aq më keq i rënies së projektit të madh evropian, duke imponuarpushtetin ekonomik tek partnerët tanë evropianë, duhet të kujtojmë se që të gjithë kanëkontribuar për të ngritur Gjermaninë nga hiri i saj”. Për pasojë, pyetja që shtrohet nukmund të jetë se si të fitohet pozicioni i një “world power” individual, pasi në këtë mënyrë,projekti evropian nuk do të ketë asnjëherë pushtetin dhe fuqinë e duhur. Nën dritën e këtijinterpretimi, politikat e ndjekura sot nga liderët evropianë e sidomos nga Kancelarjagjermane Angela Merkel ndaj krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Greqinë, marrin

302 Salais, po aty cituar nga L’Europe de demain, 1945, Geneva, Centre d’action pour la Fédérationeuropéenne, pp 68 – 87.303 Martini, Antonio. Il mito di Europa. Una profezia ? Cacciate la Merkel e l’Europa tornera’ europea.Parola di Helmut Schmidt http://corrieredellacollera.com/2012/10/02

Page 149: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

133

një tjetër ngjyrë dhe forcojnë bindjen se BE nuk është thjesht komunitet ekonomik, pormbi të gjitha një bashkësi solidare vlerash njerëzore universale.

Sikurse u parashtrua më lart, rruga strategjike nëpër të cilën duket se shpesh BashkimiEvropian zgjedh për të kaluar ka efektin e kundërt të bashkimit e arrin deri në zgjimin einteresave nacionaliste. Kjo pyetje mobilizon vetëm elitat dhe i lë lëvizjet popullore nëhije. Ajo bazohet vetëm e thjesht në efikasitetin teknik dhe jo në dobinë e debatit publikdemokratik. Si rezultat, debati shndërrohet në një tendencë ndëshkuese autoritare, duke ilarguar kështu qytetarët nga identifikimi me sistemin, duke venitur gjithnjë e më tepëridenë e një identiteti Evropian. Gjithçka reduktohet në një listë të gjatë detyrimesh ligjoree financiare, aspak e kuptueshme për qytetarin e thjeshtë.

Në 1992, fituesi i çmimit Nobel për ekonominë Mauris Alle i përshkruante kështurezultatet e Traktatit të Mastrihtit: “institucione anti – demokratike, një monedhë unike eparakohshme, sistem i lirë shkëmbimesh që i jep jetë destabilitetit dhe papunësisë, njënevojë urgjente për mendime të reja që t’i japin jetë mendimit të ndërtimit tëEvropës.304”. Sot, pas gati 22 vjetësh e ndjejmë se sa afër realitetit është ky përshkrim.Zgjidhja e vetme është si të ngrihemi kundër këtij realiteti dhe të zgjedhim rrugënuniversaliste, duke gjetur ato gjurmë të vlefshme në kohë për të rekuperuar vlerat e sëshkuarës, bazuar në parimin e solidaritetit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes Ne dheAta. Për historianin Timoti Snaider, solidariteti ka treguar se njё grup qytetarёsh janё tёaftё tё bashkёpunojnё me qёllim krijimin e njё force, e cila nuk ёshtё identike me atё tёindividёve tё veçantё qё e ndёrtojnё atё. Kjo duhet të jetë forca shtytëse që duhet tëkërkojmë për të ecur përpara. Për ata që janë në favor të një modeli të BashkimitEvropian bazuar thjesht në integrimin ekonomik, qëllimi do të jetë maksimizimi ipasurisë përmes tregut të lirë dhe integrimit të tregut. Ndërsa, për ata që janë në favor tënjë modeli politik integrimi, maksimizimi i pasurisë është komplementar me solidaritetindhe shpërndarjen e drejtësisë në një komunitet të ri politik. Brenda këtij komuniteti çdoperson duhet të ndjejë pushtetin për të gjetur vetveten në respekt të plotë të asaj çkasanksionohet në Nenin 23-1, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut i 1948, icili thekson se: “Çdokush ka të drejtën të punojë, të zgjedhë i lirshëm punën e tij, tëdrejtën e kushteve të përshtatshme e të drejta të punës, si dhe të mbrojtjes ngapapunësia”305. Ajo për çka do na duhet të punojmë nuk është tërheqja drejt nacionalizmit,por një prioritet afatgjatë për një investim produktiv, inovativ, krijues, në një demokracitë gjallë, bazuar tek bashkëpunimi dhe jo tek konkurenca, tek ideja e të qenit evropianëdhe jo të nënshtruar, tek vlerësimet e rezultateve në nivel kombëtar dhe jo në mohimin etyre. Kjo arrihet përmes një pune këmbëngulëse, durimi dhe vullneti për një zhvillim tëqëndrueshëm. The political humans/njerëzit politikë janë si të tillë qënie historike, dhehistoria ështe dëshmitare e arritjes së lirisë në sferën publike, e hapur nga liria për lirinë.Filozofia është mendimi i lirë, i cili i aplikohet kushteve të mundësive të politikës dhehistorisë. Këtë gjë e kemi hasur nga Republica e Platos tek Etika dhe Politika eAristotelit. Për këtë arsye, Patocka thekson se “ekziston një fill i artë që mban së bashku

304 Diemer, Arnaud. Les contributions de Maurice Allais á la question européenne: libres débat, Journéed’études, Paris, Maison des Sciences Economiques, Université de Paris, 2009, fq.5.305 Deklaratë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve tëBashkuara më 1948 http://www.ohchr.org/en/udhr/documents/udhr_translations/aln.pdf

Page 150: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

134

politikën, historinë dhe filozofinë, që nga koha e polis-it grek dhe imperium-it të Romës,për të vijuar deri në vetëvrasjen e Evropës me dy Luftërat Botërore”306. Historia e mititnxjerr në pah se si karakteri problematik i historisë njerëzore i kundërvihet naivitetit tënjerëzimit parahistorik. Në fakt, kushtet parahistorike të njerëzimit janë të lidhurangushtë me përpjekjet për të gjetur një harmoni me botën natyrale. Herezia qëndronpikërisht në faktin se përkufizimi i botës materiale, si bota e parahistorisë, ështënjëkohësisht dhe pasojë e karakteristikës së historisë si problematike. Bota natyrale përPatocka “nuk është ajo që shkenca e quan natyrë”, që do të thotë një agregat i objektevetë arritshme për shkencën empirike. Në këtë këndvështrim, ai fillimisht ndjek bindjen emësuesit të tij Huserl, sipas të cilit bota natyrale është parashkencore dhe jo parahistorike.Për këtë arsye, ajo mbetet një pyetje për arsyen teorike dhe prandaj Huserl “kurrë nuk iarrin njerëzit në fenomenet konkrete të punës, prodhimit, veprimit dhe krijimit”. Madjenë veprën e tij Crisis ai nuk ishte i aftë të tejkalonte idealizmin e meditimit kartezian,duke vendosur ndërgjegjen si pikën e aksesit të jetës parashkencore. Por, në këtë mënyrëfilozofi e redukton vizionin e tij si një subjekt i painteresuar. Në këtë pikë të kritikës ndajidealizmit huserlian, Patocka dakordësohet me Haideger, duke ndarë bindjen se qënianjerëzore e tëra në aftësinë e saj të dijes, veprimit dhe ndjenjës është e hapur ndaj botës.Të qënit i hapur ndaj botës nuk është thjesht një fenomen psikologjik apo mendor, porontologjik, ekzistues përpara se ne të ishim të ndërgjegjshëm për botën që na rrethon. Si etillë, hapja ndaj botës thellohet me aktivitetin njerëzor, i cili zhvillohet dhe transmetohetpërmes traditave. Mënçuria qëndron në modestinë e dëshirës, pranimin e faktit se jemi tëvdekshëm dhe se të gjithëve na bashkon miqësia me Zotin, pavarësisht se me çfarë emri equajmë atë. Kur flasim për njerëzimin nuk i referohemi një periudhe a-historike, porparahistorike. Në një tjetër vepër të tijën Liberté et sacrifices Patocka shprehet se “Idejanjerëzore është në thelb gjithnjë e njëjta : e vetmja gjë që ndryshon është situata historikenë të cilën ideja realizohet. Ideja është lirija njerëzore. Ideja njerëzore është ideja e lirisënjerëzore .. ”307 E thënë ndryshe nëse jemi realisht të lirë, do të jemi të çliruar nga çdoparagjykim ndaj Tjetrit, duke patur thjeshtësinë për të pranuar me respekt lirinë e Tjetrit.

5.3.7. Kultura faustiane perëndimore

Studiuesi gjerman Osvald Shpengler në 1920 mund të ishte një ndër pesimistët me tëmëdhenj ndaj idesë së kulturës Perëndimore. Ai ishte i bindur se sfera e kulturësPerëndimore është një organizëm në rënie. Sipas tij, një irlandez dhe një shqiptar banojnënë dy hapësira totalisht të ndryshme kulturore dhe askush prej tyre nuk do të bashkojëkëto hapësira në një entitet të vetëm. Ai, gjithashtu, merr rastin e dy kombevegjeografikisht më të afërta dhe më aktive si Franca dhe Gjermania. Edhe pse hapësiratkulturore të tyre perceptohen si më të ngjashme, ato tentojnë me shumë të largohen se satë afrohen. Multikulturalizmi duket si një vlerë Perëndimore, pasi Perëndimi është si njësfungjer që thith gjithçka. Por, kjo kulturë Perëndimore, sipas Shpengler, nuk ështëAriane, por Faustiane, si heroi i Gëtes, i etur për njohuri dhe ndryshim të vazhdueshëm, icili më tepër se organik është një kërkim mekanik. Shpengler shpjegon se “deri në 1800

306 Patocka, Jan. Heretical Essays in the Philosophy of History, Illinois, Carus Publishing Company, 1996,fq. Ix.307 Patocka, Jan. Liberté et sacrifices: Ecrits politiques, Vienne, Edition Jéróme Millon Grenoble, 1990, fq.46.

Page 151: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

135

tendenca e kulturës Faustiane drejtohej drejt heqjes së kufijve të dijes së brendshmepërmes artit, letërsisë dhe zhvillimit të shtetit politik. Pas 1800, ndërsa Perëndimi hyri nëfazën e një dimri të qytetëtimit të plotë (the early Winter of full civilization) filloishtrirjen e tij të pamëshirshme drejt botës së jashtme, përmes kapitalizmit me tregjet e tij,gjithnjë e në rritje dhe proceset teknologjike dhe në fund përmes perandorisë”308. Por,gjithnjë sipas Shpengler, nëse perandoritë e kaluara ndërtoheshin përmes pushtimesh dhepërthithjes së popullsive të tjera, perandoritë evropiane ndërtoheshin mbi pushtimin ehapësirës, e perceptuar si treg. Në këtë këndvështrim, Shpengler ndante të njëjtimmendim me Dy Bua, Leninin dhe Hobson, sipas të cilëve, imperializmi ishte kryesishtprodukt i biznesit apo i thënë ndryshe i “oreksit frenetik Faustian”.

Të njëjtim mendim të Spengler ndan dhe Habermas, mendimtari 82 vjecar, i konsideruarsi filozofi më i mirë i shekullit të XXI, i cili thekson se: “Në të shkuarën kishte armiq; sotka tregje309”. Megjithatë, ndryshe nga pesimizmi i Spengler, Jurgen Habermas e shikonEvropën si një projekt për civilizimin që nuk duhet të lejohet të dështojë dhe sepse“komuniteti global” nuk është vetëm i realizueshëm, por gjithashtu edhe i nevojshëm qëtë pajtojë demokracinë me kapitalizmin. Fajin për rreziqet e realizimit të një komunitetiglobal efikas, sipas tij, e ka elita politike drejtuese e BE-së, që merr vendimet erëndësishme në Strasbourg. Kjo elitë nuk ka interes në sqarimin e njerëzve nga frika semos humbasë fuqinë e saj. Shqetësimi i vetëm i kësaj klase politikanësh është si tërizgjidhen përsëri në poste politike, pa patur realisht substancën e nevojshme për tëvepruar. Sipas Habermas, pushteti ka rrëshkitur nga duart e njerëzve dhe është shpërndarënëpër organe me një legjitimitet të dyshimtë demokratik, si për shembull KëshilliEvropian, ndërkohë që Parlamenti Evropian ka një influencë gati të pandjeshme e pokështu dhe Komisioni Evropian ka një pozicion të qëndrimit pezull, pa mbajtur asnjëpërgjegjësi për rolin që ka. Kompromiset mes shteteve të fuqishme, në dëm të politikavefiskale e normative të shteteve më të pafuqishme janë tregues se federalizmi ekzekutiv, isanksionuar në Traktatin e Lisbonës, po transformohet në një supremaci ndërqeveritare tëKëshillit Evropian, duke shkuar, kështu kundër frymës së marrëveshjes. Habermas ekonsideron Këshillin Evropian “si një organ qeverisës që angazhohet në politikë, pa qenëi autorizuar për ta bërë këtë”. Në këtë mënyrë, vërehet një mungesë politike e unionit dhenjë ekonomi tregu e kontrolluar nga politika. Një vizion pozitiv për Evropën do të ishte aii një komuniteti global (universalist), ku të drejtat e qytetarëve mbrohen në mënyrën mëtë mirë të mundshme. Kjo për arsye se shtetet nuk kanë të drejta “vetëm njerëzit kanë tëdrejta” (humans as instruments). Njerëzit e Evropës dhe qytetarët e saj janë aktorëtaktualë historikë, por jo shtetet dhe aq më pak qeveritë. Habermas nuk e sheh BE-në sinjë bashkim shtetesh apo si një federatë, por si një konstruksion ligjor, për të cilin popujte Evropës kanë rënë dakord në bashkëpunim me qytetarët e kontinentit. Në këtë mënyrë,shembulli i Bashkimit Evropian nevojitet të bëhet paradigma e bashkëpunimitkonstitucional mes qytetarëve dhe shteteve, si rruga më e mirë për të ndërtuar “njëkomunitet global qytetarësh”.

308 Herman, Arthur. The idea of decline in Western History, Part two Predictin the Decline of the West. Theclosing of the German mind: Oswald Spengler and the Decline of the West, New York, The Free Press,1997, fq123.309 Diez, Georg. Habermas, the Last European, Spiegel online, 25 November 2011,http://www.spiegel.de/international/europe

Page 152: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

136

Në këtë frymë, Neni 2 i Traktatit të Bashkimit Evropian thekson se BE “themelohet nëvlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, shtetin e së drejtës,respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasinminoriteteve.” 310 Ndërsa, shtetet anëtare bashkëndajnë “një shoqëri në të cilënpluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, solidariteti dhe barazia mes burrave dhe graveduhet të mbizotërojnë”. Megjithatë, ajo çka realisht dëshmohet sot, qartazi e shfaqur dhenga zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të BE-së në 25 maj 2014, tregon se ndjenjat enacionalizmave ekstreme dhe të ksenofobisë janë gjithnjë e në rritje, duke harruar kështuqë në themelet e BE-së nuk qëndron thjesht dhe vetëm një realitet i diktuar nga paraja apokriza ekonomike, por një bashkim i krijuar mbi vlera të përbashkëta. Traktatet apoinstrumentat ligjore të BE-së përcaktojnë se çdo person është një subjekt i së drejtësndërkombëtare. Sipas Rotfeld, ky është një koncept i ri jo vetëm në sferën e politikës dhemoralit, por dhe në sferën e legjislacionit. Ky rol i ri subjektiv i individit në politikënndërkombëtare është një faktor kyç, që ka transformuar marrëdhëniet ndërkombëtare dheparadigmat e tyre tradicionale. Sistemet totalitare si nazismi apo komunizmi, e kishinkuptuar mjaft mirë se ndalimi i informacionit dhe mbyllja ndaj Tjetrit ishin mjetet më tëmira për nënshtrimin e kombeve. Brezat e rinj e kanë të vështirë të perceptojnë se sigjysma e parë e shekullit XX në Evropë, por dhe fundi i shekullit të XX në Ballkan, çoinë shfarosjen e grupeve të tëra të popullsisë argumentuar mbi filozofinë e racës dheshoqërisë “së pastër”. Dëshira dhe forca për dinjitet dhe liri të individit u bë arsyejakryesore për rënien e këtyre regjimeve totalitare. Dialogu dhe jo negocimi është mënyramë e mirë për një vlerësim kritik të marrëdhënieve. Ndryshimi midis dialogut dhenegocimit është se i pari ka të bëjë me mendimet, vlerat dhe idetë, ndersa negocimi ndjekbalancat e interesave. Ndërkohë, e vërteta dhe identifikimi i një paradigme bashkëjetesenuk mund të jetë objekt negocimi, por reflektimi dhe studimi.

Le të mendojmë se si narrativa e historisë së mitit mund të lidhet me sfidat aktuale tëEvropës. Miti na bën të reflektojmë mbi lidhjen që ekziston mes konceptit të identitetitdhe atij të përkatësisë. Sipas Lymila Nërs, sociologe britanike në Universitetin eOxfordit, përkatësia është një çelës për të kuptuar se çfarë është identiteti. Përkatësia, pra,nënkupton se ti je anëtar i atij komuniteti, ti i përket atij dhe ai të përket ty. Kjoautomatikisht gjeneron ndjenjën e solidaritetit. Sipas profesor Karsten, në rastin eEvropës identiteti është diçka e stisur, një produkt i mendjes, diçka fiktive. Madje ështëmë tepër një ide e kërkimit të unitetit duke u veshur me një aspekt ideologjik. Kjonënkupton se identiteti Evropian shtrihet në një komunitet imagjinar, në kuptimin sepjesa më e madhe e anëtarëve të tij nuk do të takohen ndoshta asnjëherë, por ata nëmendje janë të bindur se bashkëndajnë disa vlera. Nga pikëpamja historike, narrativa emitit përmbledh asocimin mes identitetit të Evropës dhe ndjenjës së intolerancës,persekutimit, diktaturës politike dhe genocidit. Ndërkohë, organizata të tilla si Këshilli iEvropës, apo dhe vetë Bashkimi Evropian punojnë fort për të çuar përpara idenë seidentiteti evropian duhet të bazohet në parimet e të drejtave universale të njeriut.Angazhimi është një ndër vlerat e identitetit. Për të përkufizuar identitetin evropian ështëe dobishme të pyesim se si evropianët përgjatë historisë e kanë perceptuar evropianin

310Treaty on European Union.Treaty on the functioning of the European Union. Charter of the FundamentalRights of the EU (në fuqi nga shkurti 2013) http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN.

Page 153: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

137

tipik. Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje na zbulon se si qëndrimi ndaj kulturave të tjeraformëson konceptin që evropianët kanë për vetveten.

Pakti i padukshëm mes popujve në Evropë nuk thellohet bazuar në progresin material,mirëqenien apo begatinë. Ai as nuk thellohet nga uniteti politik e aq më pak nga monedhae përbashkët. Kushti më i rëndësishëm i ëndrrës evropiane është mungesa e luftës. Fillesae idesë së Evropës si komunitet vlerash të përbashkëta lindi në hirin e luftës së DytëBotërore, për shkak të Luftës. Shumë shpesh “ne nuk arrijmë t’i kuptojmë vlerat eshoqërisë sonë deri në momentin kur këto vlera na kërcënohen”311.

5.4. Rrugëdalja – Edukimi i brezave të rinj me frymën e tolerancës dhe solidaritetit

Edukimi konsiderohet si një mjet i fuqishëm për të luftuar racizmin dhe intolerancën nërritje. Është tashmë një fakt që shoqëritë tona po kalojnë një proces ndryshimesh tëmëdha - demografike, ekonomike, politike dhe kulturore. Atëherë pyetja që shtrohetështë nëse politikat tona kulturore dhe arsimore mund të gjejnë një zgjidhje për këtoprobleme duke respektuar vlerat demokratike dhe respektin e plotë të të drejtave tënjeriut. Barazia është produktive, ndonëse kjo mund të tingëllojë si herezi për ata qëbesojnë në shoqëritë e stratifikuara. Një ndër elementet e barazisë është globalizimi apokozmopolitizmi. Ai shpërblen ata të cilët janë fleksibël mjaftueshëm sa për tëmirëpërdorur mjetet e reja. Ndërkohë, dënon ata të cilët nuk kanë aftësinë që tëripërtërihen ekonomikisht, politikisht apo nga pikëpamja sociale. Sot rëndom pranohet sekriza ekonomike ka sjellë një sërë pasojash sociale, sikurse reflektohet dhe në Raportin ePersonave të Urtë të Këshillit të Evropës. Ndërkohë, sikurse pohon Marti Ahtisariprogresi ekonomik dhe drejtësia sociale nuk përjashtojnë reciprokisht njëra tjetrën. Njëshoqëri e drejtës mund të jetë më produktive. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm rrethnevojës për të qënë më të përgjegjshëm dhe inovativ, pa paragjykuar apo zgjedhurmodele të jetuara e të rezultuara si jo efikase. Socializmi nuk pati pasardhës, askapitalizmi i zhveshur nuk duket të jetë zgjidhja e duhur. Ajo për të cilën kemi nevojëështë drejtësia, shpërblimi i duhur, shoqëri që tregojnë përkujdes ndaj vetes dhe Tjetritdhe mbi të gjitha pranimi i faktit se ne kemi përgjegjësinë kryesore për mirëqënien tonë.Në këtë mënyrë, shoqëritë mund të jenë më të forta, më dinamike dhe më në harmoni.Sfidat me të cilat përballet sot shoqёria evropiane dhe diversiteti i mjedisit kulturor kanёbёrё qё dialogu interkulturor, pёrfshirё dimensionin fetar tё tij, tё bёhen njё prioritetpolitik i mjaft organizatave ndërkombёtare, qё pjesё tё pandashme tё programit tё tyrekanё mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut. Nё raportin e pёrmendur mё sipёr Tё jetojmё sёbashku hartuar nga Grupi i Personave tё Urtё tё Kёshillit tё Evropёs, mjaft interesanteështë pjesa e trajtimit të aktorëve kryesorë për ndryshim, ku në plan të parë ështëedukimi. Raporti i referohet Kartës së Bardhë mbi Dialogun Ndërkulturor312 të Këshillittë Evropës, në të cilën theksohet se bashkëjetesa paqësore e njerëzve të ndryshëm kanevojë për disa aftësi apo “kompetenca”, të cilat nuk fitohen automatikisht, por mësohendhe praktikohen nga një moshë e hershme. Ndër disa raste konkrete të përmendura në

311 Karsten, Alnœs. Roots of European Identity – Challenges and threats, www.coe.int.312 White Paper on Intercultural Dialogue “Living together as equals in dignity”, launched by the Councilof Europe Ministers of Foreign Affairs at their 118th Ministerial Session, Strasboug 7 May 2008,www.coe.int.

Page 154: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

138

raport, mbi modelet funksionale të bashkëjetesës së diversiteteve brenda komuniteteve,veçojmë eksperimentin e kryer në një shkollë tetëvjeçare në Créteil (në periferi të Parisit),në vitet 2008 -2009. Synimi i drejtuesve të këtij instituti arsimor ishte të tregonin se sirezultatet e nxënësve të shkollës mund të përmirësoheshin, kur prindërit ishin më tëpërfshirë në jetën shkollore të fëmijëve të tyre. Fëmijët u ndanë në dy grupe me nga 5000nxënës secili. Prindërit u ftuan të zhvillonin takime me grupe mësuesish, dhe njëkohësishtnë dispozicion të këtyre takimeve u vendosën dhe përkthyes, për ata të cilët nuk flisninfrëngjisht. Tematikat e bisedës kishin të bënin me mënyrën se si shkollat funksiononin, sidhe mbi mundësitë për gjetjen e formave më të përshtatshme për të ndihmuar fëmijët tëndërvepronin mes tyre dhe me mësuesit. Gjithsej organizoheshin tre deri në pesë takimenë vit dhe efektet ishin vërtet mbresëlënëse. Gjithnjë e më tepër, prindërit kërkonin tështonin takimet individuale me mësuesit dhe fëmijët mbaheshin më mirë nën kontroll ngaprindërit. Sjelljet e tyre njohën një përmirësim të dukshëm: më pak mungesa, më pakpërjashtime nga shkolla, më pak veshje informale, më tepër nxënës që përgëzoheshin përpunën e tyre të mirë. Ky program i quajtur “La mallette des parents/ Rasti i prindërve” uvlerësua nga një grup i pavarur ekspertësh dhe falë suksesit të tij u vendos të shtrihej nëtë gjitha shkollat tetëvjeçare për tre vitet në vijim.

Një tjetër ilustrim në këtë Raport është ai i një province të vogël në jug të Hollandës, iquajtur Tilburg, me një popullsi prej 200.000 banorësh, 23 % e të cilëve janë me origjinëjo hollandeze, por me prejardhje nga 200 shtete të ndryshme. Ky është një rast tipik i njëeksperience të një qyteti me popullsi emigrantësh, e cila për shumë vite ka patur njëpërqasje komunitare dhe etnike orientuar drejt gjithëpërfshirjes përmes edukimit,strehimit dhe politikave të sigurisë. Nga viti 2010 Këshilli bashkiak i Tilburgut vendosi tëmiratonte përqasjen “Të gjithë rezidentë të Tilburg” me institucione të orientuarakryesisht drejt politikave ndërkulturore. Në fakt, zyrtarisht pranohej se “Secili rezident iTilburgut, pavarësisht prejardhjes së tij, ishte pjesë e komunitetit të këtij qyteti dhe si itillë duhej të mbante përgjegjësinë për të mirëmbajtur cilësinë e jetës së qytetit dhe tëpunonte për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë, pranohej dhe vlerësohej diversiteti i njerëzve,pasi të gjithë ishin rezidentë të Tilburgut. Faktit që Tjetrit i besoheshin të njëjtat të drejtae përgjegjësi e bënte atë më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm ndaj respektit përjetën në komunitet.

Raporti i Këshillit të Evropës evidenton një tjetër përpjekje solidariteti dhe hapjeje ndajTjetrit, përmes Kampeve Vjetore të Paqes (Youth Peace Camps) të organizuara nga kjoorganizatë që nga viti 2004. Në to mblidhen së bashku të rinj nga rajone të nxehta, zonakonflikti dhe trajnohen mbi vlerat e edukimit për të drejtat e njeriut dhe dialogunndërkulturor. Praktikisht, të rinjtë takojnë bashkëmoshatarët e tyre “të komuniteteve që indajnë” për herë të parë në jetë, në një ambient paqësor dhe të mbrojtur. Ata diskutojnërreth eksperiencave personale, perceptimeve, aspiratave për të kuptuar se kanë qenë tëdetyruar ta shohin Tjetrin si anëtar të një komuniteti armik, apo kërcënues për jetën, falëstereotipeve të ushqyera dhe aspak falë eksperiencës së jetuar. Kështu, ata zbulojnë seTjetri është një i ngjashëm në aspirata dhe pritshmëri. Për këtë arsye, një përqasjeedukative e kujdesshme është thelbësore.

Page 155: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

139

Histori të tjera të ngjashme, ndonëse sporadike, përmenden dhe në kuadër të qendravekulturore, sikundër ajo e Bielany Cultural Centre në Varshavë, Poloni. Qëllimi i kësajQendre është përmirësimi i integrimit kulturor në nivel lokal, përmes instituteve publiketë kulturës. Ata nxisin aktivitete e organizime të ndryshme të quajtura “Le të shkojmë tënjohim kulturat dhe traditat e shteteve të tjera”. Këtu përfshihen lexime letrare, filma,performanca artistike, kurse orientuese mbi kulturën dhe qytetërimin e vendeve të tjera,takime me diplomatë, artistë, udhëtarë, fotografë, ekspozita artistike etj. Si rezultat,njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm për diferencat dhe ngjashmëritë mes popujve,kulturave e besimeve, duke evituar kështu përkufizimet sipas stereotipeve dhe dukepërmirësuar ndjeshëm njohuritë për njëri tjetrin.

5.4.1. Edukimi aktiv për një qytetari evropiane

Njё tjetёr projekt interesant i quajtur “Imazhet dhe Identiteti” ёshtё ai i ndёrmarrё nёkuadёr tё njё studimi pёr zhvillimin e kurrikulave dy vjeçare pёr tё rinjtё nga mosha 9deri nё 19 vjeç. Ky projekt i iniciuar nё Republikёn Çeke, Angli, Irlandё, Gjermani,Maltё dhe Portugali, nё vitin 2011, kishte pёr qёllim tё analizonte nё mёnyrё kritikepolitikat arsimore mbi qytetarinё evropiane dhe potencialin e kontributit tё artit vizual nёbotёkuptimin e konceptit tё tё qenit evropian313. Imazhet vizuale shёrbejnё nё kёtёmёnyrё si “njё mjet pёr shkёmbimin dhe komunikimin e ndjenjave dhe ideve”314, dukeshkuar pёrtej stereotipeve dhe duke rikrijuar rrjeta mendimi e perceptimi simbolik rrethEvropёs dhe tё qёnit evropian. Pёrmes artit studentёt krijojnё imazhe qё shprehin idetё etyre rreth vetes dhe tjetrit, duke e konsideruar kёshtu artin si njё shprehje jo vetёm eidentitetit social, por edhe atij kulturor. Studentёt nga gjashtё shtete tё ndryshmeqartёsisht kishin imazhe apo nivele tё ndryshme, shpesh kontrastuese tё njohurive mbiEvropёn. Rezultatet e kёrkimit konkluduan nё faktin se orientimi mbi identitetin eqytetarisё evropiane dominohej nga perceptime sociale dhe fizike, pёrgjithёsisht pozitiveedhe pse kёto perceptime varionin nё bazё tё kombёsisё, etnicitetit dhe moshёs.Komentet qё shoqёronin imazhet e fёmijёve dhe tё rinjve e karakterizonin Evropёn si njёambient lirie dhe mundёsish. Mёnyra pёr tё shprehur perceptimin mbi Evropen ishtepёrmes simboleve totemike si: flamuri i BE-sё apo monedha Euro, si imazhe tipikembinacionale. Ndёrkohё, studentёt mё tё rritur pёrdorёn metafora vizuale dhe simboleduke shprehur ndjenja dhe ide mё komplekse. Veçohet ndёr kёto punime simbolika e njёtё riu nga Republika Çeke, i cili Evropёn e imagjinonte si dy duar qё bashkoheshin dukezёnё gjithё pikturёn. Evropa ёshtё e ndarё nё dy pjesё, nga njё plagё e kuqe. Dora e majtёpёrfaqёsonte ndarjen e Evropёs gjatё periudhёs sё totalitarizmit. Pjesa e ngjyrosur me tёkuqe paraqet Evropёn Perёndimore (Ne), ndёrsa ajo me gri simbolizon Evropёn Lindore(Ata). Dora e djathtё ёshtё blu dhe e verdhё, ndёrsa rrethi brenda i pёrngjan diellit. Duartjanё njё metaforё e fuqishme e vlerave tё pёrbashkёta evropiane tё sigurisё dhesolidaritetit. Njё djalё nga Malta kishte pёrzgjedhur si imazh katёr duar tё shtrёnguarashoqёruar me komentin “Sipas mendimit tim shtetet evropiane tregojnё solidaritet. Kjo

313 Mason, Rachel. Richardson, Mary. dhe Collins, Fiona M. School Children’s Visualisations of Europe inEuropean Educational Research Journal (EERJ), Volumi 11, Nr. 1, 2012, fq. 145 – 165.314 Grushka, Kathryn. Tangential Visibility: becoming self through creating socio cultural portraits,InternationalJournal of Education through Art, 2008, http://dx.doi.org/10.1386/eta.

Page 156: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

140

do tё thotё se ata bashkёpunojnё me njёri tjetrin. Nё Evropё unё ndihem i mbrojtur dhe isigurtё”. Tё tjerё studentё ishin skeptikё sa i takon idesё sё integrimit evropian, duke ekosideruar idenё e njё Evrope tё Bashkuar si jo domethёnёse, apo mё saktё si “asgjё mёtepёr se burokraci” apo si “t’i pёrkasёsh tё Tjerёve”. Sipas pёrfytyrimit tё njё djali ngaÇekia vendi i tij imagjinohej si njё figurё e veshur me rroba tё grisura, e ulur mbi njё pirgletrash tё shpёrndara qё dilnin nga njё valixhe. Ndёrkohё, nga ana tjetёr shfaqej njё figurёelegante nga Britania e Madhe qё ofronte grante. Motivi optimist i duarve tё shtrёnguaraishte nё qendёr nё njё rreth, me njё portё nga pas, nёn diçiturёn “Derё e hapur pёr tёgjithё”. Por, pas kёsaj dere gjendej njё çek i lodhur, i ulur me kurriz nga porta. Kjo tёlinte tё nёnkuptoje se ndoshta hyrja e tij nё BE nuk ishte dhe aq e suksesshme. Sa mёsipёr ёshtё njё tregues i rёndёsishёm i faktit se “individёt nga shtetet qё kanё pёrjetuar sёfundmi tranzicionin, kanё mё tepёr gjasa tё eksperimentojnё njё periudhё krize tёidentitetit tё tyre. Eshtё e mundshme qё narrativat e vecanta me tё cilat ishin brumuar pёrndjenjёn e vetes dhe vendin e tyre nё tё kaluarёn tё rishikohen dhe tё pёrshtaten meidentitetet e reja”315. Pёr kёtё duhet njё ndryshim nё qёndrim, nёse kёrkhet njё “qytetariaktive” sipas pёrkufizimit tё Komisionit Evropian, me detyrёn pёr tё forcuarmarrёdhёniet e mira mes shteteve dhe popujve dhe nje ndjenjё komuniteti me bazё tёgjerё. Sondazhet e kryera ishin mjaft domethёnёse edhe pёr faktin se ndёrgjegjёsonin tёrinjtё mbi rёndёsinё e aftёsive tё tyre qytetare pёr tё mos qenё thjesht aktorё pasivё, poraktivё nё demostrimin e tё drejtave tё tyre civile, politike e shoqёrore, tё cilat janёgjithnjё njё “work-in-progress”. Pjesa mё e madhe e imazheve dhe mesazheve tёsondazhit kishte elemente tё mesazheve tё Bashkimit dhe Diversitetit, tё ngulitura nёimazhe si flamuri i BE-sё, monedha evropiane, simbolika e yjeve. Kjo tё çon nёkonkluzionin se simbolet evropiane tё integrimit janё simbole tё dobishme dhe mjete tёrёndёsishme pedagogjike. Ato mund tё pёrdoren pёr tё “diagnostikuar” nxёnёsin pёrparase tё fillojё tё kuptojё karakteristikat ekonomike, politike apo fizike, duke u pёrdorurkёshtu si pikёnisje pёr zhvillimin e njё ndёrgjegjeje mbi identitetin evropian. Pёrfaqёsimisimbolik zgjon njё lloj pёrgjigje emocionale ndaj idesё sё Evropёs qё ka potencialin tёlehtёsojё njё mirёkuptim mё tё madh nё marrёdhёnien Ne/Ata. Po kёshtu, edhe pse dukete vёshtirё tё gjesh njё bazё tё identitetit evropian qё tё ketё kuptim pёr tё gjithё qytetarёt,pёrsёri ёshtё e domosdoshme tё pёrpiqesh tё zgjosh ndjenjёn e njё identiteti tёbashkёndarё evropian duke filluar nga inkurajimi i fёmijёve nё shkolla. Sipas studiuesveKogan dhe Derrikot “Nё nivelin mё bazik, qytetaria mund tё konsiderohet thjesht si njёndjenjё identiteti…dhe tё influencohet nga disa faktorё.”316

Interesant ёshtё fakti qё sa i takon identitetit kulturor sondazhet tregonin se mepёrjashtim tё disa imazheve tё arkitekturёs evropiane dhe monumenteve, referencat ndajtrashёgimisё sё pasur kulturore e artistike evropiane ishin tё pakta. Referenca dominantepёrgjatё gjithё grupmoshave ishte futbolli. Sikurse pohon dhe King “futbolli ofronnjohuri interesante nё transformimin social dhe krijimin e identiteteve postnacionale nёEvropё. Ai shfaq skicёn e njё Evrope tё re tё pёrbёrё nga qytete e rajone qё konkurojnёnjёri tjetrin dhe qё po largohen nga konteksti i njё perspektive thjesht kombёtare, falё

315 Torney-Purta, Judith. The School’s Role in Developing Civic Engagement: a study of adolescents intwenty eight countries, Applied Developmental Science, 64(4), fq. 203.316 Cogan, John. & Derricott, Ray. (2000) Citizenship for the 21st Century: an international perspective oneducation, London, Kogan, 2000, fq. 3.

Page 157: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

141

natyrёs komplekse tё sportit dhe fansave tё tij. Nga perspektiva sportive, Evropa mund tёkonsiderohet si njё set aleancash tё mbivendosura”.317 Bazuar nё faktin se gjasat pёr tёpatur njё identitet unik evropian janё tё pakta, mbetet thelbёsore tё kuptosh mёnyrat meanё tё sё cilave diferencat pёrgjatё kontinentit tonё po shfaqen e pranohen. Koncepti iidentitetit evropian ka qenё njё ndёr qёllimet themelore tё Komunitetit Evropian pёrmjaft dekada. Nё fillimin e viteve 1970 njё ndёrgjegje e pёrbashkёt evropianekonsiderohej “si element kyç nё transformimin e Komunitetit Evropian nё njё plan politikmbikombёtar (supra – national)”318. Nё vitet 1980 ideja e njё unioni politik u zbeh, por nёkuadёr tё njё perspektive tё avancimit tё integrimit ekonomik, promovimi i idesё sё njёndёrgjegjeje evropiane mbeti domethёnёs dhe nё kёtё drejtim u vunё re fushata tёndryshme qё prezantonin njё shumёllojshmёri tё simbolizmit tё Euros. Fillimi i viteve1990 aktualizoi promovimin e identitetit evropian pёrmes nёnshkrimit tё Traktatit tёMastrichtit (1992) dhe nxjerrjes nё pah tё nevojёs sё njё “qytetarie evropiane” me njёstatus ligjor supra – national (mbi nacional). Ideja e qytetarisё evropiane u konsolidua mёtej me Traktatin e Amsterdamit (1997), me anё tё sё cilit shtetet anёtare angazhoheshinqё tё inkurajonin pёrfshirjen qytetare nё proceset e vendimmarrjes sё unionit. Ndёrkohё,integrimi kulturor përmes edukimit, në disa aspekte i paraprin dhe zëvendëson integriminpolitik dhe ekonomik. Kjo është arsyeja pse dokumente të ndryshme të rëndësishme tëpolitikës kulturore të BE-së, të tilla si: Traktati i Lisbonës, Axhenda Evropiane përKulturën, vendimi i BE-së për Kryeqytetin Evropian të Kulturës janë një kushtrim përnxitjen e praktikave të përbashkëta/komunitare drejt promovimit të trashëgiminë epërbashkët kulturore. Publikimi i Komisionit Evropian Education for Active Citizenshipin Europe nё thelb pranonte se qytetarёt nё shoqёritё evropiane duhet tё angazhohen mekonceptin e qytetarisё aktive, nё mёnyrё qё tё jenё “arkitektё dhe aktorё tё jetёve tёtyre319” dhe tё jenё krijues nё mёnyrё qё nё pёrballjen me Tjetrin tё mund tё ballafaqojnё,por edhe “tё tolerojnё pasiguritё dhe kundёrshtitё”320.

5.4.2. Një shkollë nëntëvjeçare në Berlin merr emrin e shqiptarit Refik Veseli

Librat shkollorë janë një pasqyrim i shoqërisë. Për nxënëset dhe nxënësit e sotëm, njëshoqëri e shumëllojshme e multikulturore është realitet. Ky fakt mund të ilustrohet më sëmiri konkretisht me një ngjarje të ndodhur së fundmi në Berlin, ku më datë 8 tetor 2014u zhvillua ceremonia zyrtare për dhënien e emrit të shqiptarit Refik Veseli një shkolle 9-vjeçare në kryeqytetin gjerman, Berlin. Refik Veseli ishte një mysliman shqiptar ngaKruja, i cili në moshën 17 vjeçare shpëtoi jetën e një familjeje hebree, të quajtur Mandil,duke e strehuar në fshehtësi në shtëpinë e tyre. Domethënës është fati se përzgjedhja ekëtij emri u bë nga vetë nxënësit e shkollës berlineze, të cilët dy vite më parë kishinmarrë pjesë në një udhëtim studimor ne Izrael dhe Palestinë. Atje, ata patën mundësinё tëndiqnin një seminar mbi jetën dhe aktin e shqiptarit Refik Veseli organizuar nga qendra

317 King, Anthony. Football, Fandom and Post-national Identity in the New Europe, British Journal ofSociology, 51 (3), 2000, 419 – 442.318Jacobs, Dirk. & Maier, Robert. European Identity: construct, fact and fiction, in M. Gastelaart & A. DeRutjer (Eds) A United Europe: the quest for a multifaceted identity, Maastricht, Straker, 1998, fq. 15.319 European Commission (EC) (1998) Education for Active Citizenship in Europe. DGXXII. Luxembourg:European Union (EU) http://eer.sagepub.com/content/11/1/145.refs, fq. 4320 http://eer.sagepub.com/content/11/1/145.full.pdf+html

Page 158: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

142

Yad Vashem. Nxënësit u impresionuan nga biografia dhe historia e mikpritjes shqiptaredhe përmes zgjedhjeve demokratike në kuvendin e studentëve, votuan për t‘i ndryshuaremrin shkollës së tyre dhe për ta quajtur atë „Shkolla nëntëvjeçare Refik Veseli“. SipasSekretarit të Shtetit për Arsimin, në Berlin, Refik Veseli është më shumë se një emër. Aiështë një program i kurajos civile, miqësisë mikpritjes dhe tolerancës, duke simbolizuartë qënit të hapur ndaj Tjetrit në jetën e përditshme. Pikërisht sot, kur bota përballet meprobleme të rënda të indiferencës dhe diskriminimit në rritje, emri i kësaj shkolle ështënjë konkretizim vlerash në botën tonë të vogël të përditshme. Sipas Drejtoreshës sëMuzeut të Hebrenjve në Berlin, Kugelman, jeta e Refik Veselit e kishte njohur atë me njëkoncept fisnik, atë të BESES, një kod civil për shqiptarët dhe një kod nderi për jetesën epërbashkët në harmoni, i cili as nuk shitet e as nuk blihet, madje është më i vlerë se ari.Ajo është shenjë e identitetit shqiptar dhe e aspektit kolektiv të një kulture kundradiskriminimit. Refik Veseli ishte një njeri i thjeshtë, që bëri një akt fisnik, jo për lavdipersonale, por sepse nuk mund të bënte ndryshe. Ai përfaqëson simbolikisht një popull tëtërë, historia e të cilit krenohet me faktin se çdo hebre që shkeli në këtë tokë mbijetoi, eku madje numri i popullsisë hebree u shtua në numër. Shqipëria, është një vend i vogël,në zemër të Evropës, por me një kod vlerash totalisht të ndryshëm prej saj, por ky faktpër fat të keq harrohet apo neglizhohet. Dy familje fotografësh Veseli – Mandil i mësuannjerëzimit, si mund të zgjidhet rruga drejt dritës. Të qënit së bashku hebrenj, muslimanë,njerëz në Berlinin e vitit 2014, duke kremtuar një ceremoni të tillë ishte shenjë e qartë qëtë zgjedhësh dritën është e mundur. Kjo shkollë nuk gjendet as në Shqipëri e as në Izrael,por në Berlinin e vitit 2014, si simbol i hapjes së këtij kryeqyteti, deri dje simbol iholokaustit. Emri i shkollës përfaqëson një shembull mjaft të mirë të kurajos për tëedukuar brezat e rinj me kulturën demokratike të gjithëpërfshirjes, pranimit të sëndryshmes, qoftë kjo fetare apo kulturore, duke zhvilluar kështu më tej personalitetin. Përkëtë arsye, bashkëndarja e eksperiencave, permes edukimit është mënyra më e mirë për tëkuptuar se historia nuk i përket vetëm të shkuarës.

Megjithatë, përtej këtyre historive sporadike të bashkëjetesës në diversitet dhe tolerancës,pyetja që shtrohet është se sa transparent dhe efikas është pasqyrimi i këtij realiteti nëlibrat shkollorë. Instituti gjerman Xhoxh-Ekert në bashkëpunim me Qendrën për Arsimdhe Integrim në Universitetin Hildeshaim kanë analizuar 65 libra aktualë shkollorё, përklasën e IX dhe X nga Bavaria, Berlini, Brandenburgu, Renania Veriore-Vestfalia dheSaksonia. Fokus i analizës ishin librat e historisë, gjeografisë dhe ato që trajtonin çështjetsociale nga viti 2003 - 2014. Studimi i titulluar “Migracioni dhe Integrimi” shtrontepyetje mbi përvojat me të huajt apo mbi faktin nëse shoqëria multikulturore konsiderohetsi element për t’u mirëpritur apo refuzuar. Rëndësia e studimit përcaktohet dhe nga faktise një e treta e nxënësve në shkollat gjermane janë aktualisht me prejardhje migrantësh.Ndërkohë që 80 % prej tyre janë gjermanë, pra kanë dokumenta të rregullta qëndrimi nëGjermani. Drejtuesja e studimit Inge Nihaus konkludon se: “Paraqitja eshumëllojshmërisë si një gjë normale, është vetëm përjashtim dhe se migracioni trajtohetnë librat e historisë dhe çështjeve sociale, pjesërisht edhe në gjeografi, por kryesisht si njëpotencial konfliktesh dhe krizash." Shumë nocione në libra janë prezantuar ngaperspektiva e shoqërisë dominante. Ndërkohë, që aktualiteti i bashkëjetesës në diversitetnuk saktësohet sa duhet. Për shembull, nocionet "i huaj", apo "migrantë" nuk ndahen, porparaqiten si sinonime. Sa i takon popullsisë gjermane studimi specifikon se gjermanët në

Page 159: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

143

libra kuptohen si njerëz të cilët nuk kanë ndonjë preardhje nga migrantët. Nga ana tjetër,migrantët prezantohen shpesh si njerëz nga të cilët "kërkohet përshtatje në shoqërinëgjermane." Këto klishe apo prezantime diskriminuese në librat shkollore nuk mund tërrisin brezin e ri me frymën e tolerancës. Për këtë arsye, autorët e studimit u sugjerojnëbotuesve, autorëve dhe mësuesve që të prezantojnë potencialet dhe shanset që ofronshumëllojshmëria dhe migracioni. Këto tema duhet të trajtohen më shpesh. Nëpërfundim, sugjerohet pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja e personave me prejardhjemigrantësh, në përpilimin e teksteve shkollore e edukative.

5.4.3. Bashkëjetesa sipas modelit të Zyrës Rinore franko - gjermane

Prioriteti pёr tё punuar nё drejtim tё edukimit tё brezave tё rinj ka bёrё qё edhe vendet erajonit tё Ballkanit Perёndimor tё drejtojnё sytё nga modeli franko – gjerman i zyraverinore, si një domosdoshmëri e angazhimit konkret të rinisë, e cila shpesh ka mungesëapo keqinformim e keqperceptim të informacionit. Zyra funksionon bazuar në njëmarrëveshje ndërqeveritare për Zyrën Rinore franko-gjermane, ku në nenin 2 (1) (2005)sanksionohet se:

"Misioni i Zyrës Rinore franko-gjermane është që të thellojë lidhjet midis fëmijëve,adoleshentëve, të rinjve dhe të udhëheqësve të të rinjve të dy vendeve. Për këtë qëllim,Zyra ndihmon për të zbuluar kulturën e partnerit, inkurajon të mësuarit ndërkulturor,promovon masat e kualifikimit profesional, forcon projektet e angazhimit qytetar tëpërbashket, sensibilizon ndaj përgjegjësisë së veçantë të Francës dhe Gjermanisë nëEvropё dhe inkurajon të rinjtë që të mësojnë gjuhën e vendit partner. Zyra e Rinorefranko-gjermane është një qendër kompetence për qeveritë e të dy vendeve. Ajo luan njërol këshillues dhe ndërmjetësues midis autoriteteve lokale dhe rajonale, si dhe në mesaktoreve të shoqërisë civile në Francë dhe Gjermani."

ParimetZyra Rinore Franko Gjermane ka zhvilluar tre parime në mbështetje të shkëmbimeve qëorganizon shoqëria civile, të cilat, parë nën një këndvështrim më të gjerë, reflektojnë mësë miri bashkëveprimin e ndërsjelltë e reciprok mes Ne dhe Ata. Këto parime janë:

a) Vlerësimi reciprok për gjuhën amëtare – që nënkupton komunikim jo vetëm nëanglisht, por në dy gjuhë franko – gjermane mbi baza të njëjta shkëmbimesh.Këtu përfshihet dhe mundësia për të mos patur përkthyes, por për të përdorurgjuhën e gjesteve dhe animimeve;

b) Reciprociteti – shkëmbimet mes të rinjve në shkolla apo akomodimet në familje(nga një javore për grupet, deri në 6 mujore në rastin e individëve) duhet të bëhenpër periudha të barabarta, ku grupi apo individi është si mik ashtu edhe mikpritës;

c) Dialogu në të njëjtin nivel - që nënkupton të njëjtin numër pjesëmarrësish në çdoshkëmbim duke krijuar një proces me projekte konkrete e përfituese nga të dyjapalët.

Page 160: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

144

Prej gati 25 vitesh kjo Zyrё e ka shtrirё bashkёpunimin dhe nё rajonin e BallkanitPerёndimor. Në datën 28 qershor 2014, në Sarajevë u zhvillua një Konferencëshumëpalëshe për rininë, në të cilën ishin të pranishëm të rinj jo vetëm nga Franca eGjermania, por edhe nga SHBA-të, Polonia, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, BosnjëHercegovina dhe Mali i Zi. Në këtë aktivitet, të rinjtë u ndanë në grupe pune dhediskutuan mbi një shumëllojshmëri tematikash, që trajtonin bashkëjetesën paqësore dhenë diversitet mes Ne dhe Ata, që nga kriza në Ukrainë, deri tek zgjerimi i BE-së. Nëveçanti, u ngritën shqetësimet e nacionalizmit në rritje dhe u nda mendimi se duhenforcuar strategjitë për shkëmbime dhe formime kulturore në plan ndërkombëtar. Nëpërfundim të takimit, të rinjtë përmblodhen tre konkluzione kryesore, si gjetje tëshkëmbimit gjatë dialogut mes tyre:

Forcimin e shkëmbimeve mes të rinjve në nivel evropian sipas modelit franko –gjerman (si hap të parë pjesëmarresit planifikuan ngritjen e nje website, i cili tëpërmbajë një listë me të gjitha informacionet e nevojshme për programet përrininë);

Një angazhim më të madh kundër populizmit, razismit dhe nacionalizmit (uplanifikua ngritja e një database me shembujt dhe praktikat më të mira, projektekulturore, etj,);

U propozua paraqitja e projekteve konkrete të politikave arsimore mbi identitetinevropian (me sugjerimin për ngritjen e një website në nivel evropian).

Kur flasim për identitetin evropian nuk nënkuptojmë që të njehsojmë në një të vetëm këtëidentitet, por të zbulojmë dimensionin universal të tij. Ajo çka vihet re në traktatetthemelore të Bashkimit Europian është se në asnjë prej tyre nuk përmendet se identitetievropian bazohet në kritere kulturore apo fetare. Kjo bën që të jetë më e qartë ndarja mesnjë "Evrope historike" dhe një "projekti politik të BE-së. Sipas filozofit Zhan Mark Feri:"Evropa historike" është një realitet gjeografik që përmban një trashëgimi historike qëbashkëndan një identitet kulturor dhe qytetar. Në të kundërt, Bashkimi Evropian është njëkostruksion politik identiteti i të cilit nuk është i dhënë. Qëllimi kryesor i tij është tëndërtojë një Evropë politike dhe jo të kërkojë një identitet të errët të krishterë e aq më pakndonjë trashëgimi tjetër të Evropës. BE thjesht ka përcaktuar disa kritere anëtarësimi, tëcilat nuk paragjykohen nga asnjë karakteristikë kulturore e Evropës. Sa më sipër,nënkupton se ideja e identitetit evropian është trashendentale, që nënkupton ruajtjen epluralitetit. Për këtë arsye, asnjë tentativë për të vendosur identitetin kulturor apokombëtar si barrierë nuk mund të jetë legjitime. Theksimi i tepruar i këtyre identiteteverezulton automatikisht në diskriminim ndaj një komuniteti specifik.

Ndërkohë, ajo që duhet të jetë thelbësore dhe baza për t’u mësuar sistematikisht në tëgjitha nivelet shkollore të arsimimit mbi qytetarinë evropiane është Traktati i BashkimitEvropian, respektivisht, dispozitat e përgjithshme që trajtojnë të drejtat e njeriut dheminoriteteve, në Nenin 2 sanksionojnë se:"BE themelohet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë,shtetin ligjor, dhe respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e personave që ipërkasin pakicave. Këto vlera janë të përbashkëta për Shtetet Anëtare në një shoqëri ku

Page 161: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

145

sundon pluralizmi, jo-diskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia mesburrave dhe grave". Janë pikërisht këto sfidat e identitetit evropian, i cili është ende nëndërtim e sipër. Me fjalë të tjera, karakteristika kryesore e një komunitetishumëkombësh/multinacional brenda BE-së është diversiteti, i cili kërkon respekt përparimin e pluralizmit. Kjo nuk duhet konsideruar si një cliché. E megjithatë një krizëbesimi është e paevitueshme në realitetin në të cilin jetojmë. Zgjedhjet e fundit të majit2014 për Parlamentin Europian rikonfirmuan euroskepticizmin në rritje dhe ky duhet tëjetë burim shqetësimi dhe tregues se po thellohet hendeku mes vlerave të shpallura nëtraktate e dokumenta dhe realitetit të përditshëm. Pikërisht këtu duhet të lindë nevoja përrivitalizimin e kulturës politike të tolerancës dhe të qenit të hapur ndaj tjetrit, dukeeliminuar çdo formë të "shfrytëzimit" të identitetit nga konservatorizmi politik, çka do tësillte si pasojë instrumentalizimin e historisë dhe përdorimin e dëmshëm e të dhunshëm tëideologjive selektive e përjashtuese të Tjetrit.

5.5. Ideja e Evropës përmes trashëgimisë së përbashkët kulturore

Të kuptosh trajektoren historike se si ideja e Evropës është zhvilluar dhe se si ështëndërtuar identiteti përmes një trashëgimie të përbashkët kulturore është thelbësore përinterpretimin e skenareve të sotme dhe për të hartuar politika vlerësuese për Evropën eardhshme. Disa nga nevojat specifike kulturore të Evropës nevojitet të lidhen me:

1. Analizimin e memories historike duke u fokusuar në dije të cilat udhëtojnë përtejkufijve nacionalë;

2. Pranimin e faktit se duhet shkuar përtej idesë së asimilimit dhe madje edhe përtejmultikulturalizmit drejt interkulturalizmit dhe menaxhimit të diversitetit, dukebashkëjetuar me të ndryshmen (Tjetrin);

3. Pranimin e ndryshimit në mënyrë që dialogu dhe dëgjimi reciprok të bëhen forcashtytëse sociale. Automatikisht kjo nënkupton dy kahe të përfshira në process Nedhe Ata që bashkarisht ndërveprojnë në respekt të plotë të lirisë reciproke;

4. Nxjerrjen e mësimeve nga premisa e të qenit të thjeshtë, në mënyrë që Evropa tëmund të përthithë nga traditat e saj fetare dhe jo-fetare dhe nga rrënjët e Krishteratë praktikuarit të thjeshtësisë, një nga elementet bazë të kulturës së anti-tolerancës.

Këto elemente të sipërpërmendura konsiderohen si komponentë madhorë të shpirtitevropian. Për t‘i dhënë vlerë këtyre komponenteve duhet të ndihmohemi nga njëperspektivë kozmopolite e procesit të integrimit evropian, që nënkupton pranimin e njëpluraliteti dhe shumëllojshmërie identitetesh në Evropë. E thënë ndryshe “duke pranuarTjetrin si pjesë përbërëse e jona dhe duke përfituar nga të qënit të ndryshëm nga ana etij”321. Stimulimi i dialogut ndërkulturor duhet të jetë instrument dhe objektiv i ndërtimit

321 Bekemans, Léonce. Intercultural Dialogue and the Multi – level Governance. A Human Rights BasedApproach, New York, P.I.E. Perter Lang, 2012, fq 39.

Page 162: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

146

të shoqërive të qëndrueshme dhe për këtë duhen krijuar forma të reja të marrëdhënies mesVetes dhe Tjetrit, që çojnë drejt një Evrope demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

5.5.1.Ndërtimi i identitetit evropian - Koncepte dhe modele

Identiteti lidhet me mënyrën se si individët arrijnë një vetë-ndërgjegjësim, nëmarrëdhënie me familjen e tyre, grupin social apo etnik, gjuhën, kulturën, besimin fetar,angazhimet politike. Ai shpesh shprehet përmes idesë së “përkatësisë“. Prandaj faktorëtpsikologjikë dhe socialë janë mjaft të rëndësishëm në krijimin e kësaj ndërgjegjeje.Identiteti implikon një ndërveprim të fuqishëm mes individit dhe grupit, si dhe besimin senjë grup është i ndryshëm nga një tjetër. Ky është këndvështrimi me të cilën identitetiduhet eksperimentuar dhe konsideruar. Megjithatë, përcaktimi i identitetit nuk është njëproces kostant dhe i pandryshueshëm, por ndryshon me kalimin e kohës, bazuar nëkritere të tilla si: lindja, familja, gjuha, besimi fetar, territori, etj. Sot ky koncept ështëbërë më kompleks me lëvizjen gjithnjë e në rritje të popullsive dhe mënjanimin e kufijvevizivë. Njëkohësisht ai është bërë më problematic, për shkak të rritjes së shkallës sëindividualizmit dhe paqartësisë së normave të një shoqërie. Me fjalë të tjera sot, falëtrendit të globalizimit në rritje kemi kaluar nga një përkufizim statik në një domethëniemë kontekstuale në një faze dinamike të kuptimit të identitetit. Për këtë arsye, flasim përnjë identitet relacional, i cili kërkon një qëndrim të hapur ndaj Tjetrit, me dëshirën për tadëgjuar dhe për t’u përfshirë në dialog me të. Kjo është e thjeshtë për t’u pohuar, porrezulton e vështirë në praktikë, pasi shumë njerëz i tremben faktit të humbjes së identitetitduke krijuar pasiguri ndaj shkëmbimeve ndërkulturore. Për ta tejkaluar perceptimin eTjetrit si një rrezik potencial është e nevojshme të ndërtohet ndjenja e përkatësisë sa mëafër konceptit të qytetarisë, si dhe dhënia e rëndësisë së duhur komuniteteve lokale dheqyteteve, si vende aktive të bashkëjetesës ndërkulturore. Për pasojë, ky efekt zinxhirmund të mbështesë ndërrimin e identiteteve të karakterizuara nga ndjenja e përkatësisë nënjë grup të ndryshëm, por që ndan të njëjtat vlera bazë e interesa të përbashkëta.

Këndvështimi komunitar vë theksin në Evropën e Kulturave si një familje kombesh qëankorohen në të njëjtën histori dhe kulturë. Ai thekson se identiteti evropian ka lindur ngalëvizje të përbashkëta në fe dhe filozofi, politika, shkenca dhe arte dhe kërkon njëndërgjegjësim më të madh mbi traditat judeo – kristiane. Në të kundërt, këndvështrimiliberal vë theksin në “një kulturë politike të përbashkët, për shembull, në një: identitetcivil, të bazuar në parimet universale të demokracisë, të drejtave të njeriut, shtetit të sëdrejtës, etj. Këto shprehen në kuadër të një sfere të përbashkët publike dhe njëpjesëmarrje politike apo ndryshe “patriotizëm konstitucional“322. Ndërkohë, pranohet seidentitetet kulturore, apo besimet fetare duhet të kufizohen në një sferë private. Sipaskëtij këndvështrimi, identiteti Evropian do të rrjedhë nga praktikat e përbashkëta politikedhe civile të qytetarëve që bashkëndajnë të njëjtat vlera politike dhe civile, por qëndërkohë aderojnë në praktika të ndryshme kulturore. Pikënisja e debateve më të mëdhambi identitetin evropian është ideja që një komunitet politk ka nevojë për një bashkësivlerash dhe referencash për t’i dhënë atij koherencë dhe për të drejtuar veprimet e tij dukeu dhënë atyre legjitimitet dhe kuptim. Megjithatë, edhe pse ekzistojnë diferenca

322 Habermas, Jurgen. The European Nation State. Its Achievements and its Limitations. On the past andFuture of Sovreignity and Citizenship” in Ratio Juris, Vol. 9. Issue 2, June 1996, fq. 127.

Page 163: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

147

thelbësore, parakushtet për emergjencën e një identiteti evropian janë të lidhura meforcimin e pjesëmarrjes demokratike në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe vlerësimine duhur të dimensionit evropian në edukim dhe kulturë, si dhe në arritjen e një kohezionitë qëndrueshëm social dhe ekonomik.

Sa i takon identitetit politik evropian, vazhdon të jetë referenca dominuese për qytetarinëevropiane, megjithë evropianizimin në rritje të ndërtimit të identitetit. Sondazhet eEurobarometrit të vitit 2010 tregonin se „qytetarët evropianë vijojnë të identifikohen parasë gjithash me shtetin të cilit i përkasin“323. Për më tepër, në periudhën aktuale tëndryshimeve dramatike të shoqërive tona, në kuadër të kontekstit të globalizimit, aktorëte rinj e të ndryshëm politikë po formësojnë idenë e formave të reja, në kontrast me atotradicionale të përkatësisë kombëtare.

Perspektiva e një të ardhmeje evropiane të qëndrueshme kërkon sot forma më tëavancuara mbinacionale dhe një qeverisje në disa nivele, të afta për të menaxhuarproblematikat komplekse e të ndërlidhura ekonomike dhe politike, bashkarisht meforcimin e ndjenjës së përbashkët të përkatësisë. Për këtë arsye është e rëndësishme tëkuptohet se identitetet Evropiane duhet të jenë të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse, largnga format përjashtuese kombëtare të identitetit, kombësisë apo qytetarisë. Do të ishte epadëshirueshme dhe njëkohësisht e pamundur për BE-në që të rikthehej në shtegunhistorik të ndërtimit të shteteve kombe. Evropa sot nuk përcaktohet nga kufij fikse dhepërmban brenda saj shumë popuj dhe kultura. Për këtë arsye dhe motoja “Të bashkuar nëdiversitet“ përfaqëson disa nga sfidat institucionale dhe politike të Evropës së sotme.

Historia e bazuar tek Miti – Statujë e vendosur para selisë së Parlamentit Evropiannë Strasburg

5.5.2. Rëndësia e përdorimit të simbolikës së historisë së mitit

Qëllimi i përdorimit të figurës së mitit të Evropës nuk është për të të treguar një historipër ngjarje të mëdha apo bëma idealiste, duke bindur veten dhe të tjerët se sa e bukur dhepaqësore ishte Evropa. Aq më pak synohet për të transformuar historinë në një mjetpropagande duke dhënë "fakte" për këtë. Arsyeja kryesore e kësaj narrative është që tënxjerrim disa mësime nga ky tregim, qoftë imagjinar qoftë real, sepse historia e mitit

323 Eurobarometër 71, The future of Europe, January 2010,http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/eb/eb71/eb713_future_europe.pdf.

Page 164: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

148

është një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore evropiane. Politika kulturore eBashkimit Evropian duhet të bëhet më e rëndësishme se më parë, sidomos në ditët esotme, teksa kriza ekonomike kërcënon të minojë identitetin evropian. Qëllimi kryesor ipolitikës kulturore të BE-së është qartazi pranimi dhe rritja e diversitetit kulturor nëEvropë, duke kërkuar njëkohësisht disa elemente të përbashkëta, të cilat unifikojnënumrin e madh të kulturave të kontinentit tonë. Një nga tiparet e përbashkëta kulturoreështë mitologjia dhe më specifikisht historia e Evropës mitologjike. Për këtë arsye ështëthelbësore të tregojmë dhe të mësojmë historinë, duke ja transmetuar atë gjeneratave tëreja evropiane, përmes ilustrimeve të dikotomive që mbart madje edhe të alegorive të saj,me shembuj konkretë të precedentëve të rrezikshëm nga historia e kontinentit tonë. Paszgjedhjeve të Parlamentit Evropian me 22 - 25 maj 2014, e ardhmja e BE-së dhe eperspektivës Evropiane u trondit në themele. Filluan të lindin hamendësimet e para rrethzhdukjes së monedhës unike evropiane, e cila do të tërhiqte pas vetes rrënimin e Evropës.Sot, evropianët janë më të shqetësuar për jetën e tyre dhe të brezave të rinj, dukeparashikuar për këta të fundit një të ardhme me të vështirë. E vetmja mënyrë për të dalënga kjo situatë është promovimi i aseteve ekzistuese dhe veçanërisht përmirësimi i pikavetë dobta të unionit. Në planin ekonomik, Evropa përballet jo vetëm me krizën e disa prejvendeve të saj, por edhe globalisht me fuqitë e mëdha ekonomike të vendeve, të cilat porimëkëmben falë rritjes së lartë të popullsisë, kostove të pakrahasueshme të fuqisëpunëtore dhe standarteve mjedisore dhe sociale më soft. Të gjitha këto disavantazhe ngapikëpamja ekonomike ndikojnë automatikisht në aspektet e tjera të jetës sociale tëevropianëve. Në shekullin e XIX, kur Evropa ishte në kulmin e zgjerimit të saj kolonial,kontinenti ynë përfshinte rreth 22% të popullsisë së globit. Sot, në shekullin XXI, keminjë tjetër panoramë, falë dhe fenomenit të globalizimit. Sipas Nikole Njezoto,nënkryetare e Institutit Jacques Delors, "në vitin 2030, dy në tre banorë në botë do të jenëaziatikë.” 324 Ky është tregues i qartë se globalizimi nuk nënkupton dhe nuk do tënënkuptojë më vlerat, pushtetin apo interesat e "bllokut Perëndimor". Nëse i referohemishifrave të sondazhit 2012 të Komisionit Evropian "në 2040 popullsia evropiane do tëvijojë të bjerë."325 Ndërkaq, parashikohet se në 2015 numri i vdekshmërisë do të jetë më ilartë se ai i lindjeve dhe për këtë arsye, do të jetë emigracioni ai që do të sigurojëprogresin demografik të BE-së. Megjithë këtë pasqyrë shifrash jo të kënaqshmeekzistojnë arsye për të qenë optimistë, pasi duket sikur Evropa po e merr veten nga kriza.Pikërisht, ky është momenti kur duhet të fillojë analiza dhe reflektimi mbi asetet eUnionit. Në këtë frymë, Juri Andrukovic, poet dhe eseist ukrainas, vë në dyshimpërpjekjet e bëra për krijimin e një dimensioni kulturor evropian. Sipas tij, "është njësforco e madhe të pranojmë se një irlandez dhe një shqiptar, që jetojnë në dy hapësira tëlargëta gjeografike, të bashkëndajnë një hapësirë kulturore të përbashkët, pasi këtohapësira më shumë divergojnë se sa konvergojnë"326. Për këtë arsye, do të ishte më edrejtë të flisnim për një pluralitet hapësirash kulturore apo një heterogjenitet, rrënjët e tëcilit i gjejmë që tek miti, të cilin pra mund ta shohim si një urë komunikimi. Për

324 Gnesotto, Nicole. Europe and Globalization: the dangers and the assets, European issues, no 296, 3Dhjetor 2013, fq. 74325“The 2012 Ageing Report” by the European Commission at:http://ec.europa.eu/economy_finance/publications/european_economy/2012/pdf.326 Andrukhovych, Yuri. Europe: Culture on the edge of the world or who are the losers? 2014www.coe.int.

Page 165: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

149

Anrukovic, është historia dhe jo gjeografia që e ka ndarë Evropën në tre segmente:Perëndimi, Lindja dhe Lindja Qëndrore. Sa i takon kësaj të fundit, e sidomos vendeve tëBallkanit Perëndimor, duket se dominon elementi etnik mbi atë etik. Për këtë arsye,vendet e rajonit tonë karakterizohen nga një histori e gjatë shkatërrimi reciprok.Megjithatë, kjo nuk është historia e vërtetë. Të gjitha këtyre vendeve Evropa ju ka dhënëdhe vijon t’u japë një mundësi për të ekzistuar. Kultura, përmes artit e letërsisë, mund tëpërdoret si një mjet i fuqishëm edukativ. Gjithsesi, Andrukovic pranon semultikulturalizmi është një vlerë vetëm për Perëndimorët, Kjo ndoshta dhe për faktin se,sipas tij, një perëndimor është si një sfungjer dhe ka dëshirën që të thithë çdo gjë, çdoeksperiencë, çdo kontakt të ndryshëm nga bota e tij. Ky multikulturalizëm është njëpërpjekje e pavullnetshme për të gëlltitur botën dhe për të ndërtuar madhështinë e njëperandorie, qoftë dhe në nivel të vetvetes.

Eurobarometri i janarit 2014 mbi "Të ardhmen e Evropës"327 vë në dukje se teksaevropianët janë pyetur se si parashikojnë që shoqëria evropiane mund të përballet mesfidat e së ardhmes përgjigjet e tyre kanë qenë në masën 49% përmes barazisë sociale dhesolidaritetit. Kjo për arsye se ata duan që shoqëria evropiane të fokusohet në pikat edobta. Në fakt, pabarazia sociale konsiderohet si një nga sfidat kryesore për t'u adresuarmenjëherë pas papunësisë. Ndërkohë që diversiteti kulturor dhe hapja ndaj tjetrit nukpërmenden në një masë të madhe. Një ndër asetet e BE është dhe fakti se që nga zgjerimii fundit, në korrik 2013, me 28 vende anëtare, Bashkimi Evropian është bërë zona më emadhe me stabilitet demokratik të planetit. Së dyti, nga pikëpamja monetare, me gjithëkrizën dhe pikëpyetjet e mëdha të ekzistencës së saj, Euro vijon të jetë rezerva e dytëmonetare më e fuqishme në botë. Nga pikëpamja politike numri i vendeve kandidate përzgjerim është në rritje konstante. Një tjetër aset është moderniteti i parimeve të unionit,që e ka karakterizuar atë që nga 1950. Globalizimi sakralizon shtetet kombe si lojtarëlegjitimë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por, gjithashtu, dhe pafuqishmërinë e tyre përtë vepruar të vetëm, pa ndërveprimin reciprok me Tjetrin. Historia e bazuar tek miti duhettë bëhet një platformë për diskutime mbi rrugëtimin tonë të hershëm evropian dukenxjerrë dhe mësimet e nevojshme. Një prej tyre është se në rrjedhën e historisë, jo në pakraste, Ne dhe Ata kanë shkëmbyer vendet me njëri tjetrin, duke huazuar karakteristikat esjelljes reciproke.

5.5.3. Mësimet e nxjerra

Në veprën e tij të njohur Also sprach Zarathustra (Kështu foli Zarathustra) shkrimtarigjerman Niçe ka shkruar: "Kushdo që dëshiron të kuptojë çdo gjë që është njerëzoreduhet t’i provojë të gjitha328”. Evropianët e shekullit XXI kanë përjetuar padyshim çdogjë. Le të hedhim një vështrim pas e të pyesim vetveten çfarë mund të bëjmë për tëparandaluar që brezi i ardhshëm të mos kalojnë nëpër epokën e Aushvicit, të dy LuftëraveBotërore, të diktaturave e së fundmi të masakrave të përgjakshme si ajo e e Srebrenicësapo e Kosovës. Le të fillojmë të angazhohemi në botën tonë të vogël të përditshme dhe tëndajmë së bashku shumëllojshmërinë tonë të pasur multi-kulturore dhe sociale. Mund tabëjmë këtë duke nisur nga shkollat përmes tregimit dhe mësimit të historisë së mitit të

327 Eurobarometer special 413: Future of Europe – January 2014, https://dbk.gesis.org/dbksearch.328 Nietzsche, Friedrich. Kështu foli Zarathustra,vepër e cituar, fq. 148.

Page 166: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

150

Evropës duke nxjerrë më pas mësimet e nevojshme. Brezat e rinj duhet të jenë tëvetëdijshëm se nga pikëpamja kulturore, komunitetit evropian nuk i mungon një pikëfillimi, përkundrazi ajo nis pikërisht nga rrënjët e lashta.

Mësimi i parë është se nga pikëpamja kulturore, komunitetit evropian nuk i mungon njëpikënisje. Përkundrazi, është pikëtisht ky "fillim" qëllimi përfundimtar drejt të cilit duhettë fokusohemi. Evropa ka një "kujtesë kolektive", duke filluar nga miti i Evropës, qoftëkjo një paraqitje artistike, historike ose akademike. Qëllimi është që të moskeqinterpretojmë historinë. Nga një imazh artistik apo akademik Evropa mitologjikeështë shndërruar në një vegim të shpirtit evropian, i cili gjeneron ndjenjën e përkatësisë:miti i Evropës i sjell më pranë qytetarët evropianë. Në zemër të tregimit të historisëmitologjike të Evropës ne gjejmë dinamizmin e transformimit të kontinentit tonë, dukepranuar se që nga kohët e lashta metamorfoza, bukuria, dhuna, rigjenerimi apohibridizimi janë imazhe tipike, të cilat e kanë shoqëruar historinë e kontinentit tonë.Historia e mitit na mëson se Evropa nuk është entitet fizik i shkëputur, por rezultat i njëevolucioni të gjatë shpirtëror dhe historik. Identiteti evropian ka një pikënisje që rrjedhnga origjina jo evropiane e Evropës. Itinerari ynë drejt së ardhmes duhet të fillojëpikërisht nga fillimi ynë. Emri ynë "evropian" na është dhënë nga Fenikasit (aziatikët) qëna kanë thirrur kështu para ekzistencës sonë. Me fjalë të tjera, të qenit evropian idedikohet një paradoksi historik, që ka si protagonistë aziatikët. Ndërkohë, nga kyparadoks lind vetëdija se evropiani përfaqëson një unitet social dhe jo një unitet racor.“Nëse historia njerëzore, sipas mitit, lindi nga paradoksi atëherë është po aq e vërtetë separadoksi duhet parë si sfidë, në kuptimin se ai vijon të na provokojë”329. Në fakt,Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi mitin se ne jemi një popull me një fat tëpërbashkët - një bashkim gjithnjë e më i ngushtë ndërmjet popujve të Evropës, sipasNeneve të Traktatit të Romës 1957, ku bëhet thirrje “për një bashkim gjithnjë e më tëmadh mes njerëzve në Evropë” me qëllim progresin e tyre social dhe mirëqenienekonomike. Pas pothuaj 60 vitesh vlerat e BE-së janë në rrezik, jo vetëm për arsye tëproblemeve ekonomike, por kryesisht për shkak të atyre sociale. Intoleranca në rritje dhetë tjera fenomene të lidhura me të, po i shkaktojnë “dhimbje të rënda koke” liderëveevropianë. Për më tepër, këto probleme kanë shfaqur reagimet e tyre tek perspektiva ezgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse BEdëshiron të mbajë rolin e padiskutueshëm, si një “spirancë” e stabiliteit dhe prosperitetit,duhet fillimisht të identifikojë linjat e thella kulturore të rrënjosura në traditat e saj, qëmbajnë të bashkuar kontinentin tonë të vjetër. Evropa mitologjike na tregon se kontinentiynë ka një pikë fillese, e cila konsiston në konceptin e relativitetit dhe diversitetit. Për mëtepër argumentohet se udhëtimi i Evropës është ende në progres drejt BallkanitPerëndimor.

Mësimi i dytë për t’u nxjerrë është se ndjenja komplekse e përkatësisë së komunitetitevropian nuk përfshin vetëm dhe thjesht një detyrim ligjor ose financiar. Shumica eevropianëve kanë fare pak njohuri rreth domethënies së më shumë se 200.000 faqeve tëlegjislacionit të BE-së, apo të morisë së traktateve të tij. Kjo është arsyeja pse nuk është emjaftueshme për të pohuar se "unanimiteti i njerëzve justifikohet vetëm me unanimitetin

329 Cohn, Daniel. (2014) Quo vadis Europa…? www.coe.int

Page 167: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

151

e sistemit të tyre ligjor330", në mënyrë që t’i përkasin Komunitetit Evropian. Me fjalë tëtjera, nuk mund të pranojmë thjesht se ne jemi qytetarë të këtij entiteti juridik, siBashkimi Evropian dhe për këtë arsye, ne jemi "evropianët" të cilët i bindemi dhendjekim rregullat dhe normat e tij. Këto deklarata nuk e lehtësojnë bashkëjetesën brendanjë komuniteti. Historia e anëtarëve më të rinj të BE-së, tregon qartazi se integrimi politikapo monetar ka sjellë një paketë komplekse të problemeve sociale, kryesisht për shkak tëkeqinterpretimit të procesit të integrimit, duke pretenduar homogjenitet, apo përshtatjederi në asimilim, aty ku miti na çon në bashkëjetesën dhe pluralitetin e diversiteteve.Sikurse përmendëm më lart, historia e bazuar tek miti tregon se qenia jonë si "evropianë"i dedikohet një paradoksi historik që ka për protagonistë aziatikët. Nga ky paradoks lindvetëdija se evropianët janë më tepër një entitet social dhe jo një unitet racor. Vlefshmëriae mitit sot është mesazhi i tij për rëndësinë e pranimit të një shumice të stileve të jetës apozakoneve shoqërore. Kjo është arsyeja se përse evropianët e rinj duhet të edukohen jovetëm dhe thjesht mbi institucionet politike ose instrumentet ligjore të BE-së. Ata duhettë rizbulojnë mungesën e simboleve të përbashkëta evropiane, e cila ndihmon për të rriturndjenjën e përkatësisë dhe solidaritetit. Sipas profesorit dhe historianit Volfgang Shmale"Historia e bazuar tek miti mbështet procesin e integrimit politik duke reduktuarkompleksitetin dhe duke mohuar konceptin e të qënit të huaj331".

Mësimi i tretë është se vetë Evropa është e ndërtuar mbi dikotomitë. Nëse i referohemidiskutimit akademik të Fridrih Maineke mbi ndarjen në dy pjesë të Evropës “siStaatsnation (në kuptimin e një njësie ekonomike civile dhe kushtetuese) oseKulturnation (si bashkëndarje e atributeve të gjuhës dhe imazheve me origjinë tëpërbashkët)332”, mund të pohohet se Evropa nuk mund të jetë kurrë vetëm njëStaatsnation ose vetëm një Kulturnation, por një ndërveprim në mes të dyjave. BashkimiEvropian është ende një "projekt në proces" dhe sfida e tij është përballja me kërcënimetapo shqetësimet e përditshme të jetesës ose bashkëjetesës së përditshme. Kjo ështëarsyeja se përse Bashkimi Evropian nuk mund të konsiderohet si një "punë e përfunduar"në një mënyrë të thjeshtë, racionale, logjike, duke pranuar një kartëmonedhë Euro apoduke nënshkruar instrumenta ligjore. Mënyra për të përballuar sfidat e reja është dukekërkuar rrënjët e problemit, për ta kuptuar atë në thellësi, duke hyrë në botën shpirtëroredhe emocionale të çdo personi që i përket një kombësie tjetër dhe duke pranuar për tanjohur tjetrin, pra duke qenë i hapur ndaj "Tjetrit". Nëse "Ne / vendet anëtare të BE-së" ikonsiderojmë "Ata/ vendet jo anëtare" si të kundërta apo të papajtueshme dhe anasjelltasatëherë do të biem në gabimet e së kaluarës "Ne dhe Ata", por në qoftë se bashkëveprimimidis "Nesh dhe Atyre" është një "ecje së bashku" reciprokisht do të mund të pasuronimveten dhe për më tepër do të mund të bënim më të lehtë e më të thjeshtë jetesën tonë sëbashku. "Ne dhe Ata" i përkasim një "komuniteti" që kurrë nuk ka ekzistuar më parë, njëkomuniteti jo në kuptimin e një "grupi etnik", por një komunitet në të cilin ne eidentifikojmë veten si pjesë e normave, rregullave, pasi respektojmë të drejtat e njeriut,kulturën dhe traditat sociale të tjetrit. Interpretimi i dikotomive që mbart miti dhe përvoja

330 Kelsen, Hans. Allgemeine Staatlehre, Berlin, J. Springler, 1925, fq. 71.331 Wolfgang, Schmale. Europa ohne Mythos in Voelker – Rasor, Mythen Maechte – Mythen alsArgument, Berlin, Arno Spitz, 1998, fq. 140332 Meinecke, Friedrich. Weltbuergertum und Nationstaat, Muenchen, Verlag von Oldenbourg, 1911, fq.34.

Page 168: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

152

aktuale e BE-së na mëson se "Ai / Tjetri / I ndryshmi" nuk duhet të përjashtohet,paragjykohet apo etiketohet, por thjesht të pranohet, të kuptohet dhe të tolerohet, brendakufijve të respektit reciprok ndaj lirisë time.

Modeli themelor i Bashkimit Evropian nuk është ai i shumë qendrave që konkurojnë menjë kryesore. Përkundrazi koncepti është ai i shumë qendrave që përmblidhen në një tëvetme, në sajë të një modeli të përbërë nga qarqet e ndryshme koncentrikë rreth BE-së.Kjo është një gjeografi politike krejt e re, shumë e ndryshme nga qendrat më tradicionalegjeopolitike në konkurrencë me njëra-tjetrën. Ky organizim bën të mundur që koncepti i"Ata / të tjerët / të ndryshmit nga unë", t’i takojë historisë së kaluar të Evropës dhe se atoqarqe ende të largëta, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë si tëpërkufizohen më si anti-Evropë, por si "më pak Evropë". Qasja jonë ndaj mitit ka përqëllim të zgjojë një vetëdije politike dhe sociale në mënyrë që të angazhohemi seriozishtnë projektin e "familjes evropiane", pa paragjykime, pa absolutisma, por me një mendjetë hapur.

Mësimi i katërt është se nga ndjenja e përkatësisë brenda një realiteti të përbashkët ligjor,monetar, social e kulturor, gjenerohet një koncept më i gjerë i sigurisë. Sikundër u trajtuanë analizën e librit Komunitete të Sigurisë, ku autorët Emanuel Adler dhe Mikael Barnetargumentojnë se komuniteti mund të ekzistojë në nivel ndërkombëtar dhe se politikat esigurisë që rrjedhin nga "të jetuarit së bashku" lejojnë një bashkëjetesë paqësore.Komunitetet e sigurisë, në kuptimin e një bashkësie pluraliste, ndërtohen kur vendet janëtë integruara në atë pikë sa të kenë një ndjenjë të përbashkët të përkatësisë në njëkomunitet. Kështu, duke bashkuar komunitetin dhe sigurinë ne krijojmë një koncept mëtë gjerë të vetë sigurisë, jo thjesht si një çështje ushtarake, por mbi të gjitha si një tërësivlerash ekonomike, sociale, kulturore e të mjedisit. Pas një dekade të konfliktit pothuajsetë vazhdueshëm, Ballkani Perëndimor mund të jetë shembulli më i mirë se si perspektivae zgjerimit të Bashkimit Evropian ka reduktuar rreziqet e sigurisë në rajonin tonë.

Mësimi i pestë është se miti shpreh shumë qartë idenë se kurrë nuk ka ekzistuar një "HeroEvropian" për të mbajtur së bashku kontinentin, as një "vend evropian" më i mirë, më imençur apo më i qetë e paqësor se të tjerët. Historia në vetvete nuk është e ndërtuar mbinjë popullsi të vetme, territor, apo kulturë. Ajo është një kompleks i realiteteve dhealegorive, ashtu si vetë natyra e njeriut. Kjo do të thotë se sot ne ende ekzistojmë dheflasim për përmbushjen e një "Projekti të Evropës", jo për shkak se dikush apo diçkashumë më e madhe se sa ne na ka udhëhequr e na udhëheq drejt kësaj ideje, por sepse nendajmë eksperiencat e përbashkëta, vuajtjet e përbashkëta, mësimet e vlerat epërbashkëta, një histori apo tregimet e ngjashme për t’u rrëfyer, për t’u transmetuar e përtë nxjerrë mësime, bazuar në një domethënie të pranuar bashkarisht. Në këtë funksion,historia e mitit nuk përfshin ndjenjën e krenarisë së tepruar, e cila në shumë raste kaprovokuar teoritë e superioritetit për "racën e pastër" dhe si pasojë na çoi drejt dyLuftërave Botërore.

E fundit, por jo më pak, por jo më pak për nga rëndësia, mësimi i gjashtë është i lidhurme pluralizmin e kredove fetare në Evropë. Imazhi i demit në vetvete është një ngashembujt më tipikë të politeizmit në Greqinë e lashtë. Besimi fetar (religion) nuk është

Page 169: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

153

aspak biologjik, por një domethënie absolute që nuk ka njeriun në qendër. Në simbolikëne paraqitur nga Miti i Evropës, përkufizimi më i plotë i besimit do të ishte“spirituality”333. Në këtë kontekst, shpirtërorja takohet me kërkimin social dhe sjelljanjerëzore gjen legjitimitetin e funksionimit të saj. Në shoqëritë e lira dhe pluralistenjerëzit duhet të ndihen të lirë për të patur një besim fetar individual ose asnjë të tillë, nërespekt të plotë të besimit të Tjetrit. Ndërkaq, sondazhet e ndryshme në Evropëkonfirmojnë një prevalencë të opinioneve negative mbi Islamin, duke e konsideruar atë sitë papajtueshëm me "jetën moderne evropiane". Atentatet brutale të terroristëve islamikënë Francë, në janar 2015, shokuan Evropën. Ajo çka ndodhi në emër të fesë islame, nukmund të quhej akt në emër të një besimi në Zot. Besimi në cilindo rit fetar të jep forcëdhe ndjenjë pozitive, me vetedijen se jemi më shumë se thjesht një trill i natyrës, mëshumë se një rastësi biologjike dhe nuk kemi ardhur nga hiçi e as nuk do të përfundojmënë asgjë. Besimi në Zot i bën njerëzit të mendojnë se janë krijuar sipas shembëlltyrës sëZotit, të cilin hebrenjtë e quajnë Jahve, myslimanët Allah dhe të Krishterët Zot. Në këtëmënyrë, nuk cënohet dinjiteti dhe liria e askujt. Garantimi i sa më sipër është detyrimi içdo shteti. Shoqëritë e lira të perëndimit nuk e detyrojnë askënd të besojë diçka tëcaktuar, madje as të besojë detyrimisht në një entitet mbinatyror. Shtetit pra nuk iintereson natyra e besimit të dikujt, pasi ai është në anën e të gjithë atyre që besojnë dukegarantuar "ushtrimin e pashqetësuar të besimit dhe lirinë e plotë të fjalës". Megjithatë,mirëkuptimi për sa më sipër jo gjithnjë rezulton i lehtë. Procesi integrues ka dy kahe dhepër një bashkëjetesë harmonike dhe paqësore në diversitet, hapja e mirëkuptimi duhet tëekzistojnë nga të dyja anët. Nëse kjo është e qartë për Ne/Perëndimorët, duket se është evështirë për kulturën, formimin dhe botëkuptimin e Ata/Tjetrit apo dhe anasjelltas.Trashëgimia e asaj epoke që historianët e quajnë "iluminizëm" do të na bënte të pranonime të ngushëlloheshim me citatin e Gëtes, i cili shprehej se: "Me asgjë tjetër nuk e tregojnëmë shumë karakterin njerëzit, se sa me gjërat që i vlerësojnë si qesëndisëse." E gjitha kjoështë e thënë thjesht një marrëveshje dypalëshe: Unë fitoj lirinë për të besuar çfarë dua -dhe për këtë pranoj lirinë e të tjerëve të thonë atë që duan. Apo më shkurt nënkupton: tëdrejtat e mia për tolerim të atyre që mendojnë ndryshe. Edhe pse rëndësia e Krishtërimitnë Evropë nevojitet të sqarohet në një perspektivë të duhur, është fakt se bëhet fjalë përnjë fe aziatike, të lindur në Lindjen e Mesme, me një mesazh universal që i tejkalontekufijtë evropianë. Ky besim fetar u bë simbol i unitetit kundër Lindjes islamike. Në fjalëte Padgen nënkuptohet se “një grua e rrëmbyer aziatike i dha Evropës emrin e saj, njëmërgim endacak aziatik i ofroi Evropës identitetin politik dhe kulturor, dhe një profetaziatik i dha Evropës fenë e saj.”334

5.5.4. Toleranca dhe dialogu ndërfetar prioritet për zhvillimin dhe stabilitetinrajonal në Shqipëri

Bashkimi Evropian duhet të kërkojë për modele konkrete të bashkëjetesës paqësore. Njëprej tyre ofrohet nga një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor: Shqipëria. Ne, shqiptarëtjanë krenarë për traditën e vjetër shumëshekullore të harmonisë së plotë dhe mirëkuptimit

333 Guba, Egon. and Lincoln, Yvonna. Paradigmatic Controversies, Contradictions and EmergingConfluences, Chapter 8, Ithaca, Cornell University Library, 2005, fq. 200.334 Padgen, Anthony. The idea of Europe from Antiquity to the European Union, Cambridge, CambridgeUniversity Press, 2002, fq. 64.

Page 170: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

154

midis feve kryesore të vendit (muslimane, bektashiane, ortodokse, katolike dheprotestante). Shqipëria e ka kthyer dialogun ndërfetar dhe kulturor në një prioritet përzhvillimin dhe stabilitetin rajonal, duke mbështetur çdo nismë që synon në nxitjen edialogut, duke përdorur trashëgiminë e pasur dhe të larmishme kulturore rajonit tonë, sinjë bazë për dialog efektiv. Vizitën e tij të parë zyrtare, pasi u zgjodh në krye të papatit,Papa Françesku e zhvilloi ne Shqipëri, më 21 shtator 2014. Në fjalën përshëndetëse tëmbajtur në Presidencë, Papa u shpreh: “Ajo që ndodh në Shqipëri, bashkëjetesa paqësoremes komuniteteve të ndryshme fetare, nuk është vetëm e lavdërueshme, por ështe emundur dhe ju po e praktikoni. Në fakt është një e mirë e vlerësueshme për paqen, ështënjë vlerë që duhet të kujdesemi çdo ditë për të, për të shmangur barrierat e ndryshme dhepër vlerësimin e njërit ndaj tjetrit. Është një thirrje që duhet bërë, që Shqipëria tëvazhdojë kështu dhe të kthehet një shembull që duhet ndjekur”. Në fakt, në një tjetër rastndërkombëtar Shqipëria përçoi një mesazh paqeje e tolerance. Është fjala përpjesëmarrjen krah për krah të përfaqësuesve shqiptarë të katër besimeve fetare, gjatëmarshimit në Paris pas sulmeve në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo që tronditënParisin dhe mbarë opinionin publik botëror. Vendi ynë, deri para disa vitesh i konsideruarsi 100% ateist, u cilësua si “Kryeqyteti i tolerancës fetare në botë”. Kjo është një dëshmitjetër e faktit se një bashkëjetesë e denjë dhe e sigut, mund të krijohet vetëm mbi bazën erespektit për diversitetin, përfshirë atë fetar. Toleranca fetare është një element irëndësishëm i sigurisë dhe paqes. Krerët e besimeve të ndryshme kryesore mund tëmarrin një rol strategjik në botë sot, duke i nxitur aktorët qeveritarë dhe joqeveritare përtë ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve përmes promovimit të dialogut ndërfetar, dukebesuar se "Zoti është Një", ndërsa rruga që ne zgjedhim për të besuar, nderuar apoadhuruar Zotin varet nga ne njerëzit.

Page 171: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

155

VI. Përfundime

Ky punim analizon rimarrjen e paradigmës Ne/Ata nga historia e Evropës mitologjike ederi në ditët e sotme, me qëllim prezantimin e një kontributi modest në këndvështrimindualist të këtij binomi, herë antagonist e herë kozmopolit, të trajtuar në një numër tëmadh studimesh mbi të ashtëquajturën “ideja e Evropës”. Që kjo ide të përvijohet e tëpërcaktohet qartë duhet të përballet domosdoshmërisht me “Tjetrin”. Studimi argumentonse dikotomia Ne/Ata qëndron në themel të idesë së një komuniteti evropian dukepërshkuar shekujt nga Antikiteti, tek Mesjeta, Rilindja, Iluminizmi, Romanticizmi e derinë ditët e sotme. Shembujt nga trashëgimia kulturore dhe artistike (vizive) e Antikitetitvënë theksin në impaktin e ideve, idealeve dhe simboleve kulturore në formësimin e“idesë së Evropës” dhe janë elemente kyçe/komplementare në të kuptuarit e origjinës sëBashkimit Evropian. Këto elemente janë pjesë integrale e asaj që sociologu EmilDurkhaim i cilëson si “përfaqësime kolektive” të një komuniteti. Historiani italianFederiko Shabod shkroi në 1947 veprën e parë mbi idenë e Evropës, në të cilën vinte nëdukje se fillesa duhej të kërkohej tek “origjina e konceptit të Evropës”335. Për tëpërcaktuar kohën se “kur ka lindur Evropa”, duhet fillimisht të dimë se kur Evropa u bë endërgjegjshme për vetveten. Ky punim nuk ka për qëllim analizën e Evropës si njëkoncept gjeografik, pasi në fokus të tij qëndron analiza dikotomike e Evropës kulturore,morale dhe politike, bazuar në argumentimin se një koncept gjithnjë formësohet nëkundërpërgjigje të një tjetër koncepti. Sikundër pohon dhe Shabod “Koncepti i Evropësformësohet përkundër gjithçkaje që nuk është Evropë dhe ai fiton karakteristikat e tijpërmes konfrontimit/ballafaqimit me atë çka është jo Evropë336”. Kjo përballje konstanteme “Tjetrin“ vijon dhe gjatë periudhës Romake “duke përfaqësuar elementin mëdomethënës për të kuptuar trashëgiminë e përbashkët kulturore evropiane“337. Në këtëkëndvështrim kultura evropiane nuk kuptohet si një tërësi e përfunduar vlerash, por si njëpërcjellje/vijimësi kulturore. Sipas përkufizimit të Vivien Bun dhe Gerard Delanti “Miti irrëmbimit të Evropës nënvizon faktin se origjina e saj u ndërtua nga përvetësimi i asaj qëi përkiste TJETRIT, duke u spostuar nga Lindja në Perëndim.“338

Analiza e paradigmës dikotomike Ne/Ata në trajtimin e idesë së Evropës nuk nënkuptonshkrimin mbi historinë e Evropës. Fokus i punimit janë raportet Ne/Ata në perceptimin eEvropës si një familje e kombeve, një unitet kulturor brenda diversitetit, përpara se tëflitet për një fat të përbashkët ekonomik e politik komunitar. Në këtë mënyrë, studimi iidesë së Evropës mund të konsiderohet si një formë specifike e asaj që Golluizër e quan“ndërgjegje evropiane339”. Historiani hollandez Hendrik Brugmans e përkufizonte idenë eEvropës si “faza madhore të ndërgjegjes Evropiane, shpresa dhe zhgënjimi i saj, por në tënjëjtën kohë dhe zhvillimi apo pengesat dramatike.”340 Ndërsa, studiuesi Ruzhmon

335 Chabod, Federico. Storia dell’Idea di Europa vepër e sipërcituar, fq. 3.336 Chabod po aty, fq. 4337 Brague, Remi. Eccentric Culture: A Theory of Western Civilization, South Bend, Ind., St. AugustinePress, 2002, fq 58.338 Boon, Vivienne. and Delanty, Gerard. Europe and its Histories, in H. Persson and B. Strath Reflectionson Europe Brussels, Peter Lang, 2007, fq. 159.339 Gollwitzer, Helmut. Zur Wortgeschichte und Sinndeutung von “Europa”, Muenchen, Saeculum 2, 1951,fq 161340 Brugmans, Hendrik. L’idée européene 1920 – 1970, 3rd edition Bruges, De Tempel, 1970, fq 69.

Page 172: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

156

shprehej se “Ne mund ta gjejmë Evropën vetëm duke e krijuar atë, sikurse na mëson mitii Kadmit”341. Identifikimi i simboleve të një komuniteti apo thënë ndryshe përfaqësimevekolektive ndikon në krijimin e një shoqërie aktive duke ofruar energji të reja për të vënënjerëzit në levizje.

Studimi mbi idenë e Evropës, sipas modelit paradigmatik Ne/Ata përfshin, gjithashtu, njëgamë të gjerë aktorësh, nga artistët e poetët deri tek historianët, filozofët dhe studiuesit emarrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët janë përpjekur të shprehin mendimet e tyre rrethEvropës, duke argumentuar se gjëja më e rëndësishme është zhvillimi i një ndërgjegjejeevropiane, duke e ankoruar këtë në institucionet e përshtatshme. Megjithatë, historia katreguar se nuk është e lehte të gjesh një ekuilibër mes Ne dhe Ata. Veprat e autorëve tëmarrë në studim tregojnë qartë se ekzistojnë diferenca të konsiderueshme mendimi mbiidenë e Evropës, nga Antikiteti deri në Evropën e Bashkimit Evropian. Megjithatë, nëseideja Evropiane mund të përkufizohet si ndërgjegje e Evropës, historia ka treguar se ajonuk mund të realizohet përmes një diktatori apo një Evrope shtypëse. Në të kundërt,realizimi i idesë së Evropës është mundësuar vetëm përmes tolerancës dhe hapjes ndajtjetrit.

Bibliografia mbi argumentin tregon qartë se në ndërtimin e një identiteti dhe njëndërgjegjeje evropiane bashkëveprimi midis Ne dhe Ata karakterizohet nga dy qëndrimethemelore: thirrje për vlerat më të larta morale dhe kundërshti ndaj shqetësimeveutilitariste. Evropa sipas Durkheim është një totem dhe si e tillë ajo nuk simbolizonthjesht diçka që është e shenjtë për atë që e beson, por është vetë pjesë e së qënit eshenjtë. Marrja në konsideratë e përpjekjeve të së kaluarës bën që leximi rrethpërpjekjeve të hershme për krijimin e një Komuniteti evropian të ndikojë në rivitalizimindhe forcën me të cilën përfaqësimet kolektive na bëjnë të jemi ende optimistë e tëbesojmë tek ideja e Evropës. Kontinenti ynë shfaqet fillimisht si një mit grek, më pasbëhet koncept gjeografik, perandori franke, e kështu me rradhë deri në ditët e sotme nënformën e Bashkimit Evropian. Në gjithë pasqyrën e sipërpërmendur vihet re se ka njëpërballje, e cila shpesh kalon në përplasje mes gjithçkaje që ndodh të jetë pjesë eEvropës, por ndodh të quhet diçka tjetër. Nëse do ta përkufizonim me fjalët e Ruzhmont,Evropa “është një ideal, i cili është pranuar prej mijëra vitesh nga shpirtrat më të mirë tëEvropës.”342

Studimi merr në analizë domethëniet e ndryshme të dikotomisë paradigmatike Ne/Ata qëmbart termi Evropë, si një ndër aspektet e trajtimit të diskutimeve mbi Idenë e Evropës.

Paradigma Ne/Ata pasqyrohet fillimisht tek etimologjia e termaveEvropë/Erebu/Perëndim, në përballje me Azinë/Asu/Lindje;

Evropa trajtohet më pas si koncept mitologjik, i një princeshe të bukur aziatike,që rrëmbehet nga Zeusi i transformuar në një dem të bardhë dhe çohet nëKretë;

341 Rougemont, Denis. Vingt-huit siècle d’Europe. La consciene européenne à travers les texts – d’Hésiodeà nos jours, Paris, Christian de Bartillat, 1990, fq. 8.342 Rougemont fq. 8

Page 173: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

157

Kalohet më tej tek përballja Ne/Ata në Antikitet ku termi Evropë, përdorejfillimisht kryesisht si koncept gjeografik, duke u përkufizuar gjithnjë në raportme Tjetrin, por pa shfaqur ndjenja superioriteti.

Antagonizmi i paradigmës Ne/Ata, ku përvijohen ndjenjat e superioritetit të Nevihet re pas luftrave persiane, ku përballja mes dy kaheve të paradigmës do tëmarrë gjithnjë e më tepër tone konfrontuese. Ne/bota greke konsiderohet sisimbol i demokracisë dhe lirisë, në kundërvënie me despotizmin dhe pushtetinabsolut të sunduesve persianë.

Kozmopolitizmi i paradigmës Ne/Ata gjatë periudhës Romake nënvizon faktinse përveç origjinës mitologjike, asnjë nga banorët e Perandorisë Romake nuk epërkufizonte vetveten si evropian, duke preferuar imazhin e Romës si caputmundi.

Evropa në mendimin e Krishtërimit Mesjetar, bën që paradigma të marrë trajtate dualizmit midis të krishterëve dhe jo të krishterëve (kalim nga res publicaromana në res publica cristiana). Pas shizmës së vitit 395 termi Evropë upërdor gjithnjë e më tepër për të identifikuar pjesën perëndimore tëPerandorisë, identiteti i së cilës ishte fuqimisht i formësuar nga Krishtërimi.

Paradigma Ne/Ata pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore shehpërballjen me Tjetrin tek ekspansioni arab, duke bërë kështu që të ndodhë njëfragmentim kulturor. Nisur nga gjysma e dytë e shekullit të VII në të gjithëbregun lindor dhe atë jugor të Mesdheut, deri në gadishullin iberik, u zhvilluanjë qytetërim i rafinuar arabo – islamik.

Evropa e Karlit të Madh, në shekujt e VIII dhe të IX konsiderohet si mishërim ihershëm i një Evrope të bashkuar dhe mund të përkufizohej më mirë si “fillimii një epoke specifike historike, e karakterizuar nga përpjekjet e Karlit të Madhpër të kombinuar së bashku trashëgiminë klasike romake me Krishtërimin”.

Antagonizmi i Ne ndaj Ata kalon deri në dhunë gjatë periudhës së Kryqëzatave.Fillimi i kryqëzatave përgjithësisht i atribuohet Papa Urbanit II, i cili bërithirrje për Kryqëzatën e Parë në Këshillin e Klermontit më 1095 si njëpelegrinazh i armatosur në Tokën e Shenjtë dhe për të mbrojtur kështu Evropënnga pushtimi musliman.

Termi Evropë/Ne pas rënies së Kostantinopojës 1453 merr një vlerë edhe më tëmadhe emocionale, jo vetëm të krishterë, me shpresën se do të tejkalohejpaqartësia e unitetit fetar, duke shkuar drejt një vetëdijeje të plotë të unitetitkulturor, dhe pse jo dhe politik të Evropës.

Ideja e Evropës në Mesjetë ka një konotacion të fortë politik. Më tepër ajoështë përdorur si një shprehje jo e qartë gjeografike, e cila i referohej më tepër

Page 174: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

158

trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe fetare të Krishtërimit dhe periudhës sëRomës klasike. “Bashkimi i kontinentit ishte një përgjigje e vakët ndaj njëkërcënimi të jashtëm, ndërkohë që interesat e brendshme nuk ishin dhe aq tëforta në favor të një procesi aktual integrimi.”343

Gjatë Rilindjes paralel me zgjerimin e njohurive gjeografike dhe etnografikekoncepti i Evropës fillon e humbet rigorozitetin fetar. Zbulimi i kontinenteve tëreja bëri që kundërvënia midis evropianëve dhe barbarëve, të shndërronte kahete paradigmës, pasi barbari/grabitqari do të ishte evropiani (Ne), i cili kishtepërballë mitin e njeriut paqësor human (Ata). Paradigma Ne/Ata në këtëkonstekst do të zhvishet nga ndjenja e superioritet të Ne, ndërgjegja e të cilittashmë ishte në krizë. (Montenj)

Po gjatë Rilindjes, Makiaveli rikthen paradigmën dikotomike e shprehur nëmendimin e lashtë grek, midis Evropës (shtëpi e lirisë) dhe Azisë (shtëpi edespotizmit). Dallimet midis Evropës dhe Azisë, sipas tij, nuk ishin thjesht evetëm fizike, por më shumë institucionale, pra që kanë të bëjnë me mënyrën etë qënurit të këtyre popujve. Epërsia e Evropës është se ka larmi, ndërsa në Azika uniformitet.

Iluminizmi nga pikëpamja e paradigmës Ne/Ata shfaq dëshirën për të njohur eeksploruar tjetrin (Letrat Persiane) edhe pse përsëri nën këndvështrimin e njësuperioriteti të Ne. Monteskië rikthen paradigmën e mendimit të Aristorelit eIzokratit, teksa pohon se kushtet gjeografike ishin një faktor kyç në aftësinë përmbijetesë të racës njerëzore. Zonat lindore dhe klimat e ngrohta prodhojnëbanorë apatikë dhe të nënshtruar. Në të kundërt, zonat klimaterike të ftohtagjeneronin individë aktivë, të lirë dhe të dashur. Dinamizmi evropian, pra, do tëjetë një tjetër karakteristikë dalluese mes Ne dhe Ata.

Shekulli XVIII - Në dikotominë Ne/Ata fokusi kryesor ishte i përqëndruar teklufta e brendshme e Ne, karakteristikat e së cilës ishin mjaft të ngjashme me atoqë për Iluministët ishin tipike për Ata (margjinalizim i shtresave më të mëdhatë popullsisë, mospjesëmarrje në jetën politike, padije). Gjithë sa më sipër ishtelarg shkëlqimit të Ne – sipas paradigmës së Greqisë antike.

Në paradigmën dikotomike Ne/Ata romantikët gjermanë si, Herder, Goethe,Novalis, Schelling, bashkëndajnë idenë që tek Azia duhet kërkuar “burimiparësor i të gjitha ideve” duke u shkëputur kështu nga ideja “e arsyesracionale” të iluministëve, sepse ajo që i tërheq romantikët tek Lindja ështëpikërisht stereotipi i kundërt: irracionaliteti, misticizmi, ekzotizmi. Romantikëtbëjnë apel për të zbuluar rrënjët e ideve dhe spiritualitetin e thellë të Ata, dukesulmuar kështu materializmin dhe shpirtin e dekadencës së Ne.

343 Mikkeli Evrope as an Idea, vepër e cituar fq. 36

Page 175: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

159

Herder nuk mbështeste teorinë e determinizmit natyror, duke theksuar seDespotizmi aziatik gjendet vetëm në ato kombe që duan ta mbajnë atë.Evropa/Ne nuk ishte më e zgjuara, por më dinakja, më ndërhyrësja, pjesë ebotës, e cila ka shkatërruar sythet e kulturës së popujve të saj, ku dhe si kapatur mundësi.

Hegel – Rikthen idenë antike të Evropës historike që përplaset për herë të parëme Azinë nën muret e Trojës, duke konkluduar se fitoret greke kanë shpëtuarqytetërimin dhe kanë reduktuar parimin aziatik. Rikthehet paradigma eaziatikut/persianit në kundërvënie ndaj evropianit.

Fillimi i shekullit të XX dikotomia e paradigmës Ne/Ata humb kuptimin,rëndësinë dhe peshën e saj konfrontuese, duke qenë se Ne shpërbëhet dhehumbet sensin unitar dhe aq më tepër atë të superioritetit. Për realizimin egrykësisë ekspansioniste Ne mbështetet në forcat ushtarake të Ata, dhe kur nukja del mbanë, Ne largohet nga vetvetja dhe kërkon të tjera territore, jashtëkontinentit të saj. Agresiviteti i Ne çon në Luftën e Parë Botërore.

Në vitet 1930 rikthehet dikotomia përplasëse e paradigmës Ne/Ata ku Evropa ere do të zhvillohej kundër bllokut aziatiko – ebreo – bolshevik në lindje.

Pas Luftës së Dytë Botërore Evropa/Ne ndahet në mënyrë drastike nga vetjadhe një pjesë e saj e gjen veten tek ideologjia e Tjetrit/Rusisë/Lindjes. VendetLindore ishin “vendet barbare” larg standarteve të të qenit “evropianoPerëndimorë”.

Krijimi i Bashkimit Evropian Në 1951 Monet fillon të ideojë atë që sot equajmë Bashkimi Evropian, duke ndihmuar në krijimin e Komunitetit tëQymyrit dhe Çelikut. Megjithë luhatjet e shumta ky projekt vijon ende sot tëavancojë;

Shekulli XXI kalimi tek një paradigmë olistike ku Ne dhe Ata janë nëbashkëveprim të vazhdueshëm, larg paragjykimeve dhe steriotipeve bazuar nëfrymën e një ndërgjegjeje solidare, mikpritëse të bashkëjetesës së diversiteteve.

Page 176: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

160

VII. Rekomandime

Bazuar në rezultatet dhe konkluzionet e këtij punimi shkencor, rekomandohet si vijon:

Në përmbajtjen e historisë së mitit duhet të kërkojmë të kuptojmë qëllime praktikenga një shumëllojshmëri perspektivash, kulturore, artistike, ekonomike, sociale,politike apo marrëdhënie ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, do të kemi mundësi tëangazhohemi secili sipas fushave të kompetencës, në një kritikë morale, qoftë kjodhe autokritikë dhe të zhvillojmë një mënçuri praktike në veprim.

Angazhimi është një ndër vlerat e identitetit dhe identifikimi e vënia në veprim eaktorëve kryesorë në gjendje për të sjellë ndryshimet e nevojshme në qëndrimet epublikut është thelbësore. Aktorët kyç në implementimin e mësimeve të nxjerranga paradigma Ne/Ata janë: edukatorët, përfaqësuesit e mjeteve e komunikimitmasiv, shoqëria civile, drejtuesit fetarë, njerëzit e famshëm/artistët, politikanët etë gjitha niveleve, diplomatët, dhe institucionet evropiane dhe ndërkombëtare

Nxitja e aktiviteteve e organizimeve të ndryshme me qëllim zbulimin/njohjen mekulturat dhe traditat e shteteve të tjera. Këtu përfshihen lexime letrare, filma,performanca artistike, shkëmbime rinore, kurse orientuese mbi kulturën dheqytetërimin e vendeve të tjera.

Organizimi i takimeve me diplomatë, artistë, udhëtarë, fotografë, hapja eekspozitave artistike i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për diferencat dhengjashmëritë mes popujve, kulturave e besimeve, duke evituar kështupërkufizimet sipas stereotipeve dhe duke përmirësuar ndjeshëm njohuritë për njëritjetrin.

Ndërgjegjësim mbi faktin se bashkëjetesa paqësore në diversitetin e Evropës sëshekullit të XXI, ka nevojë për disa aftësi apo “kompetenca”, të cilat nuk fitohenautomatikisht, por mësohen dhe praktikohen nga një moshë e hershme.Pёrfaqёsimi simbolik zgjon njё lloj pёrgjigje emocionale ndaj idesё sё Evropёs,qё ka potencialin tё lehtёsojё njё mirёkuptim mё tё madh nё marrёdhёnienNe/Ata.

Nxitja e identifikimit dhe përdorimit të metaforave vizuale dhe simboleve qërrjedhin nga narrativa e mitit. Historia e mitit nuk është thjesht një tregim estetik,por ai është urë komunikimi, që na bën të ndërgjegjshëm për sensin e ekzistencëssonë, e cila është gjithnjë e kërcënuar. Sa më tepër të thellohemi në simbolikën etij, aq më shumë bëhemi të ndërgjegjshëm se Evropa ekzistencën e saj ja kushtonpluralitetit, si heterogjenitet. Simbolet evropiane tё integrimit janё mjete tёrёndёsishme pedagogjike, tё cilat mund tё pёrdoren pёr tё “diagnostikuar”nxёnёsin pёrpara se tё fillojё tё kuptojё karakteristikat ekonomike, politike apofizike, duke u pёrdorur kёshtu si pikёnisje pёr zhvillimin e njё ndёrgjegjeje mbiidentitetin evropian.

Page 177: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

161

Duke qenë se vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen si të parët në "listën epritjes" për anëtarësim në BE, më tepër përpjekje duhet bërë me qëllimpromovimin e dialogut ndërkulturor me këto vende, si pjesë e politikave tëintegrimit në BE.

Këtej rrjedh si domosdoshmëri rivlerësimi i angazhimeve për nxjerrjen në pah tëtrashëgimisë tonë të përbashkët kulturore përmes projekteve edukative dhekulturore. Një hap shumë i mirë duhet të jetë promovimi i simboleve konkrete tëpërbashkëta kulturore, të tilla si personazhet mitologjike. Evropa jonë mitologjikemund të konsiderohet si një pikë fillestare, në të cilën vendet anëtare të BE dhevendet e Ballkanit Perëndimor mund të pretendojnë trashëgiminë e përbashkëtkulturore dhe madje edhe të nxjerrin domethënie e mësime të përbashkëta.

Studiuesit e historisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ju referuar kësaj tëkaluare mund ta përdorin atë për qëllime të së tashmes, duke e përfshirë jo vetëme thjesht në agjendat politike, por edhe në diskutimet mbi identitetin apo nëkurrikulat shkollore.

Narrativa e mitit është një shëmbëlltyrë e të kuptuarit të domethënies së të qënitevropian në ditët e sotme, e cila ilustron më së miri identitetin evropian në formate tij të ndryshme, përmes realiteteve të ndryshme politike, sociale, gjeografike dhekombëtare. Rrënjët e këtij identiteti do të na duhet t’i implementojmë tekinstitucionet evropiane, të cilat kanë aftësinë për të forcuar dhe ndërtuar njëndjenjë të fortë të të qënit evropian. Njëkohësisht, ato duhet t’i kërkojmë dhe nëpraktikat sociale të përditshme, aty ku ne bashkëndajmë veprimet dhe qëndrimetpolitike.

Page 178: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

162

Bibliografia

1. Abbey, R. (2000) Nietzsche’s Middle Period, New York, Oxford UniversityPress.

2. Adler E. dhe Barnett M. (2002) Security Communities, Cambridge Studies inInternational Relations, Cambridge, Cambridge University Press.

3. Aligheri D. (1997) Komedia Hyjnore, Ferri, shqipëruar nga Mark Ndoja, Tiranë,Dituria.

4. King, A. (2000) Football, Fandom and Post-national Identity in the New Europe,British Journal of Sociology, 51 (3).

5. Applegate K. W. (1974) Voltaire on Religion: Selected Writings, (ed.), New York: F.Ungar.

6. Archibugi D. L’Utopia della Pace Perpetua, in Democrazia e Diritto, Nr. 1, 19927. Aristides A. (1953) Roman Oration, in James H. Oliver The ruling Power: A

study of Roman Empire in the Second Century after Christ through the RomanOration Aelius Aristides, Vol. 43, Part. I, Transactions of the AmericanPhilosophical Society, Philadelphia, New Series.

8. Aristotle. (1984) Politics, in The Complete Works of Aristotle, vols. 2, Princeton,Jonathan Barnes Editions.

9. Babinger F. (1978) Mehmed the Conqueror and his Times, Princeton: PrincetonUniversity Press.

10. Balliu H. (2008) Agava, vajza e Kadmit, tek Revista Mokra, Nr. 12 (116).11. Bambach C. (2005) Heidegger's Roots: Nietzsche, National Socialism, and the

Greeks, New York, Cornell University Press.12. Barbero A. (2006) Carlo Magno. Un padre dell’Europa, Roma, Laterza Editrice.13. Barran T. (2002) Russia reads Rousseau 1762 – 1825, Noyes St. Evanston, Il,

Northwestern University Press.14. Barry A. M. (1997), Visual Intelligence: perception, image and manipulation in

visual communication. New York: SUNY Press Barry.15. Bekemans L. Intercultural Dialogue and the Multi – level Governance. A Human

Rights Based Approach, New York, P.I.E. Perter Lang, 201216. Becker J. and Knopping F. (1986) Power in Europe? Great Britain, France,

Italy and Germany in a Postwar World 1945 – 1950, New York, De Gruyter.17. Boon, V. and Delanty, G.(2007) Europe and its Histories, in H. Persson and B.

Strath Reflections on Europe Brussels, Peter Lang.18. Bostridge M. (2014) Vera Brittain and the First World War: The Story of

Testament of Youth, London, Bloomsbury Publishing.19. Brague, R. (2002) Eccentric Culture: A Theory of Western Civilization, South

Bend, Ind., St. Augustine Press.20. Brotton J. (2002) The Renaissance Bazaar, Oxford: Oxford University Press.21. Brugmans H. (1970) L’idée européene 1920 – 1970, 3rd edition Bruges, De

Tempel.22. Brugmans H. (1987) Europe: One Civilization, one Destiny, one Vocation,

Edition Dream, Adventure, Reality, New York, Greenwood.

Page 179: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

163

23. Boulanger N-A. (2007) Recherches sur l'origine du despotisme oriental,Ouvrage posthume, de Mr. B.I.D.P.E.C.1763, Paris, Presses Universitaires deFrance.

24. Burckhardt, J. (2014) The civilization of the Renaissance in Italy, New York,Mackmillan Company.

25. Burke P. (1980) Did Europe exist before 1700?“ in History of European Idea,Volume I.

26. Cameron, A. & Barbieri, R. (1992) L’Europa del Medioevo e del Rinascimento,Milano, Edioriale Jaca Book.

27. Campell, J. & Sherrard P. (1965) The Greeks and the West, tek R. Iyer Edition,The Glass Curtain between Asia and Europe, London , Oxford University Press.

28. Capra F. (1996), The web of life: A new scientific understanding of livingsystems, New York, First ed. Harper Collins.

29. Carrithers D.W., Mosher M. and Rahe P. (2000) Montesquieu’s Science ofPolitics: Essays on the Spirit of Laws Maryland, the USA Published by Rowman& Littlefield Publishers Inc.

30. Ceka N. (2000) Ilirët, Tiranë, SHBLU.31. Chabod F. (2010), Storia dell’Idea di Europa, Roma, Edizione Laterza.32. Chen K. – H. & Chua B. H. (2015) The inter – Asia Cultural Studies Reader,

Routledge, New York.33. Chirot D. (2014) Confrontig Memories of World War II: European and Asian

legacies, Seattle, University of Washington Press.34. Churchill W. (1948) The sinews of peace: Post – War Speeches, Cassell,

London.35. Claeys G. (2013) Encyclopedia of Modern Political Thought, California, CQ

Press, September.36. Cleo P. (2009), From constant to variables: How environmental change alters the

geopolitical and geo-economics equation, International Affairs Journal 85 (6)London: Routledge.

37. Cogan, J. & Derricott, R. (2000) Citizenship for the 21st Century: aninternational perspective on education, London, Kogan.

38. Cowling E. & Mundy J. (1990) On Classic Ground. Picasso, Leger, de Chiricoand the New Classicism 1910-1930, London, Tate Publishing.

39. Davies N. (1996) Europe: A history, published in the United States by OxfordUniversity Press Inc.

40. Dawson C. (1960) Understanding Europe, New York, Published by ImageBooks.

41. Della Mirandola G. Pico. (1998) Oration on the dignity of Man, New York,Hacket.

42. Delors J. (1992) Le nouveau concert européen, Paris, Odile Jacob.43. Diemer A. (2009) Les contributions de Maurice Allais á la question européenne:

libres débat, Journée d’études, Paris, Maison des Sciences Economiques,Université de Paris.

44. Donzelli M. & Pozzi R. (2003) Patologie della politica: crisi e critica dellademocrazia tre Otto e Novecento Roma, Donzelli Editore.

Page 180: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

164

45. Droit, R.-P. (1989), L'Oubli de L'Inde, Une Amnésie Philosophique, Paris,Presses Universitaires de France.

46. Duroselle J. B. (1990) Europe - A history of its peoples Trans. Richard Mayne,London, Viking.

47. Dzino D. (2014) Constructing Illyrians: Prehistoric Inhabitants of the BalkanPeninsula in Early modern and modern perceptions, Australia, Published byDanuvioetdravo.

48. Eggel D. (2005) Imagining Europe in the XVIIIth century: the case of Herder,Geneva, the Graduate Institute of International Studies.

49. Erodoto, (1963) Le Storie, Vol.I, trad. di L.Annibaletto, Milano, Mondadori.50. Erodoto, (2006), Le Storie: Libro Primo, Torino, UTET.51. Felice, D. (2001) Dispotismo. Genesi e sviluppi di un concetto filosofico-politico.

Napoli, Liguori.52. Feyerabend P. (1989) Dialogo sul metodo, Roma, Editori Laterza.53. Feyerabend P. (2004) Addio alla ragione, Roma, Armando Editore.54. Feyerabend P. (2009) Contro il metodo. Abbozzo di una teoria anarchica della

conoscenza, Milano, Feltrinelli.55. Filstead W. (1979) Qualitative methods - a needed perspective in evaluation

research. London, in Cook, T. D. and Reichardt, C. S. (eds). Qualitative andQuantitative Methods in Evaluation Research.

56. Finkel C. (2005) Osman’s dream: the story of the Ottoman Empire 1300 – 1923,London, John Murray.

57. Frashёri, N. (1989) Pёrmbledhje botimesh, Tiranë, Dituria.58. Gallant, Th. W. (2006) Europe and the Mediterranean, in Europe an Asia

Beyond East and West, New York, Routledge/European Sociological Associationstudies in European societies.

59. Gallie W. B. (1999) Filozofë të luftës dhe të paqes: Kanti rreth paqes sëpërjetshme, Tiranë, Shtëpia Botuese Dituria.

60. Gatti E. (2005) Ilirët, Tiranë, Bargjini.61. Geary J. P. (2009) Miti i Kombeve, Origjina mesjetare e Evropёs, Tiranё,

OMBRA GVG.62. Giglioni G. B. (2002) Erodoto e i sogni di Serse: L’invasione persiana

dell’Europa, Roma, Donzelli Editore.63. Gillingam J. (1991) Coal, Steel and the rebirth of Europe, 1945 – 1955: the

German and French from Ruhr conflict to Economic Community, Cambridge,Cambridge University Press.

64. Ginzburg C. (2000) Rapporti di Forza: Storia, retorica, prova, Bologna,Feltrinelli Editore.

65. Gnesotto N. (2013) Europe and Globalization: the dangers and the assets,European issues, no. 296.

66. Goffman D. (2002) The Ottoman Empire and Early modern Europe, Cambridge,Cambridge University Press.

67. Gollwitzer H. (1951) Zur Wortgeschichte und Sinndeutung von “Europa”,Muenchen, Saeculum 2.

68. Gramsci A. (2002) Quaderni del Carcere, (Quaderno 11) – A cura di ValentinoGerratana, Torino, Einaudi Editore.

Page 181: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

165

69. Greblo E. (2002) La morte del corpo politico: il dispotismo in Jean JacquesRousseau, Napoli, Liguori.

70. Greenblatt S. (1980) Renaissance Self-Fashioning, Chicago: Chicago UniversityPress.

71. Guba E. and Lincoln, Y. (2005) Paradigmatic Controversies, Contradictionsand Emerging Confluences, Chapter 8, Ithaca, Cornell University Library.

72. Guizot F. (1996) General History of civilization in Europe, New York, D.Appleton and company.

73. Guthmueller B. (1997) Mito, poesia, arte. Saggi sulla tradizione ovidiana nelRinascimento, Rome, Bulzoni.

74. Habermas, J. (1996) The European Nation State. Its Achievements and itsLimitations. On the past and Future of Sovreignity and Citizenship” in RatioJuris, Vol. 9. Issue 2.

75. Hartog F. (1997) Fondamenti greci dell’idea di Europa, Idee di Europa:Attualita’ e fragilita’ di un progetto antico, Bari, Edizioni Dedalo.

76. Hegel G. W. F. (1975) Lectures on the Philosophy of world history: introduction,Reason in History, New York, Cambridge University Press.

77. Hegel, G. W. F. (1979) Estetica III, përshtatur nga versioni frëng, Paris, Aubier.78. Hegel G. W. F. (1979) Lezioni di filosofia della storia, pershtatur nga versioni

frëng, Paris, Vrin.79. Hegel (1955) Samtliche Werke, appendix 2, Hamburg, J. Hoffmeister and F.

Meiner, editions, (vepër e cituar tek Enrique Dussel, The Invention of theAmericas, New York, Continuum, 1995).

80. Hegel (1900) The Philosophy of History, revised edition, translated by J. Sibree,New York: Colonial Press.

81. Heidegger M. (2006) Europe and the German Philosophy, in the New Yearbookof Phenomenology and Phenomenological Philosophy, VI, Translated by AndrewHaas, State University of New York, Stony Brook.

82. Heller E. (1989) Wie Farben wirken. Farbpsychologie, Farbsymbolik, kreativeFarbgestaltung, Reinbeck: Rowohlt.

83. Herder J. G. (1978) Saemtliche Werke (SWS XIV) (2. Nachdruckauflage, 33Baende), Hildescheim, Suphan B, Weidmann Verlag.

84. Herman A. (1997) The idea of decline in Western History, Part two Predictin theDecline of the West. The closing of the German mind: Oswald Spengler and theDecline of the West, New York, The Free Press.

85. Hesiod (1914) Homeric Hymns, Epic Cycle, Homerica. Translated by Evelyn-White, H G. Loeb Classical Library Volume 57. London: William Heinemann.

86. Hispalensis I. E. (1911) Etymologiarum sive originum libri XX, Oxford, a cura diW.M. LINDSAY, 2 vol.

87. Hobbes, T. (1992) Leviathan (1651) II, XX; trad.it. Roma –Bari, Latenza.88. Hobsbawn E. J. (1983) The invention of tradition, New York, Cambridge

University Press.89. Hobsbawm, E. J. (1990) Nations and nationalism since 1780. Programme, myth,

reality, New York, Cambridge University Press.

Page 182: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

166

90. Hobson J. (2006) Revealing the Cosmipolitan side of Europe: the Eastern originsof European Civilization” in G. Delanthy Edition, Europe and Asia beyond Eastand West: toward a new Cosmopolitanism, London, Routledge.

91. Huntington S. P. (2004) Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror,Shkup, Logosa.

92. Husserl E. (1954) Die Krisis der europaeischen Wissenschaften und dietranszendentale Phaenomenologie, Hague Ed. W.Biemel.

93. Inglis D. and Robertson R. (2006) Discovering the world in Europe and Asiabeyond East and West, London, Routledge Esa Studies in European Societies.

94. Ippocrate, (1986) Arie, acque, luoghi, Cap. 12 Venezia, a cura di L. Bottin.95. Isocrate (2005) Encomio di Elena, Milano, Editore La vita Felice.96. Jacobs, D. & Maier, R. (1998) European Identity: construct, fact and fiction, in

M. Gastelaart & A. De Rutjer (Eds) A United Europe: the quest for amultifaceted identity, Maastricht, Straker.

97. Jardine L. (1997) Wordly Goods: A new history of the Renaissance, Basingstoke:Macmillan/Papermac.

98. Jardine L. and Brotton, J. (2000), Global Interests: Renaissance Art betweenEast and West, London: Reaktion Books.

99. Jarret M. (2014) The Congress of Vienna and its Legacy: War and Great PowerDiplomacy After Napoleon, I.B. London, Tauris & Co Ltd.

100. Jasanoff, M. (2005) Edge of Empire: Conquest and Collecting on theEastern Frontiers of the British Empire, London, Fourth Estate.

101. Johnson B. (2007) The Dream of Rome, New York, Harper Perennial:New Ed edition, March.

102. Kadare I. (2009) Tregimi ‘Lamtumira e së keqes’ tek Piramida, rrёfimtrikohёsh, Shtatë novela, Tiranё, V, Onufri.

103. Kadare, I. (2010) Mosmarrëveshja: Mbi raportet e Shqipërisë mevetveten, Tiranë, Onufri.

104. Kagan F. W. (2006) The end of the old order: Napoleon and Europe1801 – 1805, Cambridge, Da Capo Press.

105. Kant I. (1999) Per la pace perpetua, Milano, Rizzoli Editore.106. Kant I. (2003) Perpetual Peace: a Philosophical Sketch, 1795,

Indianapolis, USA Hacket Publishing Company Inc.107. Kant I. (2003) Idea di una storia universale dal punto di vista cosmopolitico, in

Id., Scritti di storia, politica e diritto, Genova, Il Nuovo Melangolo.108. Keller M. (1987) Politische Seetraeume: Herder und Russland, in Keller

M Russen und Russland aus deutscher Sicht. 18. Jahrhundert: Aufklaerung,Muenchen, Fink Verlag.

109. Kelsen H. (1925) Allgemeine Staatlehre, Berlin, J. Springler.110. Kindleberger C. (1984) On the origins of the Marshall Plan in S

Hoffmann and C. Maier edition, Boulder Colorado, Westview Press.111. Korvela P. E. (2006) The Machiavellian Reformation: An Essay in

Political Theory, Edition Jussi Kotkavirta, Department of Social Sciencies andPhilosophy, University of Jyväskylä, Publishing Unit University Library ofJyväskylä.

Page 183: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

167

112. Kuhn Th. (1962) The Structure of Scientific Revolution, 3rd edition,University of Chicago Press.

113. Lach D. F.& Van Kley E. J. (1993) Asia in the Making of Europe, Book,I, Vol. II, Chicago, The University of Chicago Press.

114. Lane J.E. (1996) Constitutions and Political Theory, Manchester,Manchester University Press.

115. Le Goff J. (2000) Europa alle radici di una civilta’ meticcia, Corrieredella Sera.

116. Littlejohns R. & Soncini S. (2007) Myth of Europe, InternationaleForschungen zur Allgemeinen und Vergleichenden Literaturwissenschatft, B.V.Amsterdam – New York, Editions Rodopi.

117. Lockard C. (2010) Societes, Networks and Transitions: a global history,Boston, Wadsworth Cengage Learning.

118. Machiavelli N. (1996) Discourses on Livy. Translated by Harvey C.Mansfield and Nathan Tarcov, Chicago, University of Chicago Press.

119. Malnes R. & Midgaard K., (2007) Filozofia politike, Prishtinë, Shtëpiabotuese “Rozafa”.

120. Margolin J. C. (1992) Erasme. Guerre et Paix. Introduction, choix detexts, commentaries et notes, Paris, Édition Aubier-Montaigne.

121. Margolin, J. C. (1994) Erasme, pionnier de L’Europe de la culture, inPerrin M. L’idée de l’Europe au fil de deux millénaires, Paris, Beauchesne.

122. Marx, K. & Engels, F. (1960) India, Cina, Russia, Milano, Il Saggiatore.123. Marx, K. (1975) The British Rule in India, in: Karl Marx / Friedrich

Engels: Collected Works, vol. 12, New York, Dover Publications.124. Martinez P. C. (2010). Tommaso Moro (1478 – 1535): il primato della

coscienza, Milano, Editore Paoline.125. Mason R., Richardson M. dhe Collins F. (2012) School Children’s

Visualisations of Europe in European Educational Research Journal (EERJ),Volumi 11, Nr. 1.

126. Meinecke F. (1911) Weltbuergertum und Nationstaat, Muenchen, Verlagvon Oldenbourg.

127. Mesnard P. (1970) La philosophie chrétienne. Introduction, traduction etnotes, Paris, J. Vrin.

128. Michalski B. (2007) The divided Memory of Europe – Will Europesuccumb to disintegration? In: Images and Myths of Europe: the Western andEastern perspectives, Florence, Del Bianco Foundation.

129. Mikkeli, H. (1998) Europe as an idea and an Identity, Basinstoke,Palgrave Publishers.

130. Milo P. (2002) Bashkimi Evropian, Ideja, Integrimi, Identiteti, e Ardhmja,Tiranë, Albpaper.

131. Mittica P. e Vida S. (2002) Dispotismo e politica in Aristotele, Napoli,Liguori Editore.

132. Monnet J. (1978) Memoirs Trans. Richard Mayne, New York, Doubleday& Company.

133. Montaigne de M. (2012) Essays Gold Collection (Meisterwerke derLiteratur), Altenmuenster: Jazzbee Verlag.

Page 184: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

168

134. Montesquieu Ch. L. (1967) Lo Spirito delle Leggi, Vol.1, Traduzione diBeatrice Boffitto Serra, Milano, Rizzoli Editore.

135. Montesquie, Ch. L. (2000) Mbi frymën e ligjeve, Tiranë, Shtëpia botuese“Luarasi”.

136. Montesquieu Ch. L. (2010) Lettere persiane, Milano, Collana Oscarclassici, Mondadori.

137. Morandi C. (1948) L’idea dell’unita’ politica d’Europa nel XIX e XXsecolo, Milano, Carlo Marzorati Editore.

138. Mosbach A. (2013) Ueber Godyslaw – Paul einen Polnischen Chronistendes dreizehnten Jahrhunderts, (in Mon. Germ., SS., IX, lib. I, c. 11) London,Published by forgotten books FB&Ltd, Dalton House.

139. Munévar G. (1991) Beyond Reason: Essays on the Philosophy of PaulFeyerabend, Paris, Published by Springer.

140. Munhall L. P (2012), Nursing, research, a qualitative perspective, Fifthedition, Florida, Jones & Bartlett Learning.

141. Nietzsche, F. (2001) Kështu foli Zarathustra, Tiranë, Phoenix.142. Nisbet R. A. (2009) History of the idea of Europe, New Jersy, Fourth

Printing, Transaction Publishers.143. Novalis (2002) La Cristianita’ o l’Europa, Milano, Bompiani Editore.144. Novalis (1984) born Friedrich Philipp von Hardenberg, Christendom or

Europe in German History in Documents and Images, Volume 2, FromAbsolutism to Napoleon, 1648 – 1815, London, Arnold.

145. Omissi, D. (1989) Indian voices of a great war, Soldiers’ letter 1914 –1918, Hampshire, Palgrave Macmillan.

146. Ousselin, E. (2009) The invention of Europe in French Literature andFilm, Hampshire, Palgrave Macmillan.

147. Padgen A. (2002) The idea of Europe: From Antiquity to the EuropeanUnion, Volume 13, Cambridge, Cambridge University Press.

148. Padgen A. (2008) Worlds at War: The 2,500-Year Struggle between Eastand West, Oxford University Press.

149. Paoletti G. (2002) Benjamin Constant e il "dispotismo dei moderni", inDispotismo. Genesi e sviluppo di un concetto filosofico, a cura di D. Felice,Napoli, Liguori Editore.

150. Paranjpe, A. C. (2002) Self and identity in modern psychology and Indianthought, New York, Springer Edition.

151. Parker, G. (2013) Global Crisis: War, Climate, Change and Catastrophein the Seventeenth Century, Yale University Press.

152. Parthasarathi P. (2011) Why Europe grew rich and Asia did not:Globaleconomic divergence 1600 – 1850, London, Cambridge University Press.

153. Passerini L. (2002) Il mito di Europa: Radici antiche per nuovi simboli,Firence, Giunti Editore.

154. Passerini L. Labanyi J. & Diehl K. (2012) Europe and the love inCinema, Intellect, Bristol, the Mill, Parnall Road Fishponds.

155. Patocka, J. (1990) Liberté et sacrifices: Ecrits politiques, Vienne, EditionJéróme Millon Grenoble.

Page 185: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

169

156. Patocka J. (1996) Heretical Essays in the Philosophy of History, Illinois,Carus Publishing Company.

157. Piccolomini E. S. (1993) Pii Secundi P.M. Commentarii, Budapest, a curadi I. Bellus, Boronkai.

158. Platoni (2011) Apologjia e Sokratit, Tiranë, Shtëpia Botuese Zambaku.159. Platone (1997) Politico (Testo Greco a fonte), Bari, Edizione Laterza, 2a

Edizione,160. Ponterotto J. G. (2005), Journal of Counseling Psychology, Vol.52, No.

2, Washington DC, Guest Editor.161. Publius Ovidius N. (Ovidi), (1998) Metamorfozat, Libri I, përkthyer nga

origjinali Henrik Lacaj, Tiranë, Shtëpia botuese Onufri.162. Rampini F. (2007) La speranza Indiana: storie di uomini, citta e denaro

dalla piu’ grande democrazia del mondo Milano, Edizioni Mondadori.163. Rebenich S. (1985) Gratian, a Son of Theodosius, and the Birth of Galla

Placidia, Historia 34, Wiesbaden, Steiner Publishing House.164. Ricoeur P. (1987) Myth and History in: Mircea Eliade ed. Encyclopedia

of Religion, Vol. 10, New York: Macmillan.165. Rossi G. (2003) Il mito di Europa, Revista “Politiche Europee”, Firenze,

Istituto per le Politiche Europee.166. Rougemont de D. (1990) Vingt-huit siècles d”Europe. La conscience

européenne à travers les texts – d’Hésiode à nos jours, Paris, Editor Bartillat.167. Rousseau J. J. (1991) Giudizio sul progetto di pace perpetua (1758-59),

in D. Archibugi, F. Voltaggio, Filosofi per la pace, Roma, Editori Riuniti.168. Rousseau J. J. (2005) Abstract of Monsieur l’Abbé de Saint –Pierre’s

Plan for Perpetual Peace, in The Collected Writings of Rousseau, Vol. 5, trans.Christopher Kelly and Judith Bush, Hanover, NH, and London: University Pressof New England.

169. Ruso ZH-Zh. (1998) Kontrata Sociale, Tiranë, Shtëpia Botuese Luarasi.170. Roy J-H. & Deviosse J. (1966) La Bataille de Poitiers, Parigi, Gallimard.171. Rzepinska, M. (1983) Colour in the history of European Painting,

Krakow, Literally Edition.172. Said E. W. (1978) Orientalism, New York, Vintage Books.173. Said. E. W. (1993) Culture and Imperialism New York, Vintage Books.174. Saint-Simon, H. (1814) La Réorganisation de la Société Européenne, ou

de la nécessité et des moyens de rassembler les peoples de l’Europe en un seulcorps politique, en conservant a chacun son indipendance nationale Palais –Royal, Paris, Delaunay.

175. Schmitt O. J. (2012) Shqiptarët: një histori midis Lindjes dhe Perëndimit,(Die Albaner: Eine Geschichte zwischen Orient und Okzident), Muenchen,Verlag C.H.Beck oHG.

176. Schulze W. (1997) Europa in der fruehen Neuzeit – BegriffgeschichtlicheBefunde, in Durchhardt H. dhe Kunz A. in Europaische Geschicht alshistoriographisches Problem, Mainz, Verlag Philip von Zabern.

177. Simpson J.& Weiner E. (1989) Oxford English Dictionary, SecondEdition, Volume I, Oxford, Oxford University Press.

178. Sinani Gj. (1999) Hyrje në filozofinë e Historisë, Tiranё, SHBLU.

Page 186: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

170

179. Sinani, Gj. (2008) Leksione nga lënda mbi Idenë e Evropës.180. Smith A. (1976) An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations,

London, Edition of the works and Correspondance of Adam Smith, OxfordUniversity.

181. Smith A. D. (1991) National Identity Reno, University of Nevada Press.182. Smith A. D. (1992) National Identity and the Idea of European Unity

International Affairs (Royal Institute of International Affairs), Vol. 68, No. 1,London, Routledge.

183. Snyder, T. (2004) The reconstruction of Nations: Poland, Ukraine,Lithuania, Belarus, 1569 – 1999, Yale University Press.

184. Strath B. (2010) Europe and the other and Europe as the other, Brussels,Peter Lang.

185. Stresemann, G. (1932) La Germania nella tormenta: diari e documentari,vol. II, vers. Ital., Milano, Treves Editore.

186. Sulstarova E. (2005) Orientalizmi shqiptar, Revista Pёrpjekja, Nr. 20.187. Suzuki, Sh. (2006) Zen Mind, beginner’s mind, Boston, Shambala

Publications Inc.188. Swedberg R. (1994) Saint-Simon's vision of a united Europe. European

Journal of Sociology, 35, Cambridge Journals.189. Swedberg R. (1994) The idea of “Europe”and the origin of the European

Union – A Sociological Approach in Zeitschrift fuer Soziologie, Jg. 23, Heft 5.190. Taylor M. (1982) Community, Anarchy, and liberty, New York;

Cambridge University Press.191. Thompson M. P. (1994) Ideas of Europe during the French Revolution

and Napoleonic Wars, in Journal of History of Ideas, vol. 55/1, Pennsylvania,PennPress.

192. Todorov T. (1984) Mikhail Bakhtin: The dialogical Principle,Manchester, Manchester University Press.

193. Todorov T. (2007) L'Esprit des Lumières, Biblio Essais, Paris, Editeur Lelivre de Poche.

194. Torney-Purta J. (2002) The School’s Role in Developing CivicEngagement: a study of adolescents in twenty eight countries, AppliedDevelopmental Science, 64(4).

195. Turchi R. (2013) Flussi migratori, comunita’ e coesione sociale. Nuovesfide per la mediazione, Milano, Editore Franco Angeli.

196. Valéry P. (1962) History and Politics. The collected works of PaulValéry, vol. 10, Ed. Jackson Mathews, New York, Pantheon Books.

197. Valéry P. (1962) The crisis of the mind, nё Revistёn History and Politics,New York, Bollingen.

198. Vielemeier L. (1991) European Union in Public Opinion Polls 1945 –1950 Vol. 4. Berlin, Walter Lipgens Edition.

199. Voltaire (1993) Della Pace perpetua, del dottor Goodheart, tradotto initaliano in Scritti politici, a cura di R. Fubini, Torino, Utet.

200. Voltaire (1966) Siècle de Louis XIV, Paris, Garnier – Flammarion.201. Voltaire (2009) Essai sur les mœurs et l’esprit des nations, vols. 22 of

Œvres completes de Voltaire, Oxford, Edited by Henri Duraton.

Page 187: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

171

202. Weber M. (2005) Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit (Dieprotestantische Ethik und der Geist des Kapitalismus), Tiranë, Plejad.

203. Wessel, G. (2004) Von einem, der daheim blieb, die Welt zu entdecken -Die Cosmographia des Sebastian Münster oder Wie man sich vor 500 Jahren dieWelt vorstellte. Frankfurt, Campus Verlag.

204. White, H. (2000) Catastrophe, Communal Memory and MythicDiscourse: The Uses of Myth in the Reconstruction of Society. In: Stråth, B. ed.Myth and Memory in the Construction of Community: Historical Patterns inEurope and Beyond. Brussels: P.I.E.-Lang.

205. Wiessala G. (2014) European Studies in Asia: Contours of Discipline,New York, Rouletdge.

206. Williams, D. L. (2014) Rousseau’s Social Contract: An Introduction,Cambridge, Cambridge University Press.

207. Wilson. K. and Van der Dussen J. (1995) The history of the idea ofEurope, London, Routlege.

208. Wittfogel K. A. (1977) Die orientalische Despotie: Eine vergleichendeUntersuchung totaler Macht, Frankfurt, Ullstein Verlag.

209. Wolfgang S. (1998) Europa ohne Mythos in Voelker – Rasor, MythenMaechte – Mythen als Argument, Berlin, Arno Spitz.

210. Woolf S. (1991) Napoleon’s Integration of Europe, London, Routledge.211. World Book Encyclopedia, (1992 – 1993) New York, World Book Inc.,

Vol. 6.212. Yahuda, M. (2005) The International Politics of Asia – Pacific, 1945 –

1995, London, Routledge.213. Zeqo M. Figura e gjarprit Kadmik në bashet e anije ilire, Revista Mapo,

Nr. 170, 20 mars 2010.

Bibliografi e konsultuar nga interneti

1. Acidini L. C. (2002 – 2003) “Il mito di Europa, da fanciulla rapita a continente”Galleria Uffizi, http://search.library.utoronto.ca/details?4742402&uuid=e0a3a2c9-7157-4738-8049-b004883cba22.

2. Agamben G. (August) 2002, What is a paradigm? Lecture given in TheEuropean Graduate School, http://www.egs.edu/faculty/giorgio-agamben/articles/what-is-a-paradigm/.

3. Andrukhovych, Y. (2014) Europe: Culture on the edge of the world or who arethe losers? www.coe.int.

4. Cohn D. (2014) Quo vadis Europa…? www.coe.int5. Deklaratë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1948http://www.ohchr.org/en/udhr/documents/udhr_translations/aln.pdf

6. Declaration on European Identity (Copenhagen, 14 December 1973)http://www.cvce.eu/content/publication/1999

7. Diez, G. (2011) Habermas, the Last European, Spiegel online,http://www.spiegel.de/international/europe.

Page 188: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

172

8. European Commission (EC) (1998) Education for Active Citizenship in Europe.DGXXII. Luxembourg: European Union (EU),http://eer.sagepub.com/content/11/1/145.refs.

9. The 2012 Ageing Report” by the European Commission at:http://ec.europa.eu/economy_finance/publications/european_economy/2012/pdf.

10. Eurobarometer special 413: Future of Europe – January 2014,https://dbk.gesis.org/dbksearch.

11. Eurobarometër 71, The future of Europe, January 2010,http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/eb/eb71/eb713_future_europe.pdf.

12. Febvre L. Migrations et errances, Cituar në Forumin e organizuar në selinë eUNESCO në Paris www. academie-universelle.asso.fr.

13. George of Bohemia http://www.mise2009.cz/en/history/treaty-on-the-establishment-of-peace-throughout-christendom/index.html.

14. Grushka, K. (2008) Tangential Visibility: becoming self through creating sociocultural portraits, International Journal of Education through Art.http://dx.doi.org.

15. HomerIliadahttp://home.ubalt.edu/NTYGFIT/ai_01_pursuing_fame/ai01tell/iliad14.htm16. Juncker J. C. http://juncker.epp.eu/my-priorities.17. Jillian M. Illyrians and Albanians - www.jillianmichaelsdietsecrets.com.

18. Karsten, Alnœs. Roots of European Identity – Challenges and threats,www.coe.int.

19. Klee P. http://www.culturekiosque.com/art/exhibiti/paulklee.html.20. Kohl H. Deutsche und europaeische Einigung untrennbar verbunden, 3. Oktober

1990, in http://www.freiheit-und-einheit.de/21. Lively J. (1981) The Europe of Enlightment, History of European Ideas, vol.1/2,

PhilPapers, http://chromatika.academia.edu22. Martini, A. (2012) Il mito di Europa. Una profezia ? Cacciate la Merkel e

l’Europa tornera’ europea. Parola di Helmut Schmidthttp://corrieredellacollera.com/2012/10/02

23. Napoleon’s quest for glory www.geocities.com.24. Piccardi L. (2001) CNR - Istituto di Geoscienze e Georisorse, Sezione di Firenze,

cikёl leksionesh nё lёndёn e “Gjeologjisё Struturore” dhe “Gjeologjisё II”, nёDepartamentin e Shkencave tё Tokёs, nё Firenze, http://geologia-e.igg.cnr.it.

25. Raport i Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët 2013http://www.bamf.de/EN/DasBAMF/EMN/Downloads/SyntheseberichteEMN-Informs/syntheseberichte-emn-informs-node.html

26. Report of the Group of Eminent Persons of the Council of Europe LivingTogether: Combining diversity and freedom in the 21st century Europe, May2011,http://www.coe.int/t/dg4/highereducation/2011/KYIV%20WEBSITE/Report%20on%20diversity.pdf

27. Rotfeld, A. (2014) Introduction to the tenth European Identity Debate of theCouncil of Europe, www.coe.int.

28. Rreshpja F. (2003) Fenikasit, https://www.scribd.com/doc/255078184/Rreshpja.29. Salais R. (2014) European identity, a past waiting for a future, www.coe.int

Page 189: PARADIGMA NE/ATA NGA MITI I EUROPËS NË  · PDF file3.11.3. Paradigma Ne/Ata–eurocentrizmi i Huserl dhe Haideger 91 3.11.4 Homo Europaeus sipas Pol Valeri 92 3.11.5

173

30. Schwandt T. A. (1989) Recapturing moral discourse in evaluation, EducationalResearcher, Vol 18, No.8 http://labs.jstor.org/demo/stable.

31. Steinmeier FW. & Kotzias (11.2.2015) Deklaratë e përbashkët për shtyp nëkuadër të vizitës zyrtare të Ministrit grek të Punëve të Jashtme, në Gjermani,http://www.auswaertigesamt.de/EN/Aussenpolitik/Laender/Aktuelle_Artikel/Griechenland/150210-BM-AMKotzias.html

32. Treaty on European Union.Treaty on the functioning of the European Union.Charter of the Fundamental Rights of the EU (në fuqi nga shkurti 2013)http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN.

33. Truchlewski Z. (2014) Timothy Snyder, A Historian of Eastern Europe (first partof the interview), Nouvelle Europe [en ligne], Monday 11 February 2013,http://www.nouvelle-europe.eu/node/1640.

34. Turroni F. (2005) Kumtesë me temë “Il vagare di Cadmo”,Universiteti iBolonjës,http://www.unive.it/media/allegato/studi_prog_ricerca/annuari/2005/ricerca/TESTO_2_parte

35. Zemon R. Legjenda e Kadmosit dhe Harmonisë, Historia e egjiptianëve tëBallkanithttp://www.coe.int/t/dg4/education/ibp/source/1.0_balkan_egyptian_albanian_corr.pdf.

36. White Paper on Intercultural Dialogue “Living together as equals in dignity”,launched by the Council of Europe Ministers of Foreign Affairs at their 118th

Ministerial Session, Strasboug 7 May 2008, www.coe.int.37. Wolf L. (1913) Call Albanians the Afghans of Europe, New York Times,

http://www.newspapers.com/newspage/20385375/38. http://www.treccani.it/enciclopedia/barbari.39. http://www.mipex.eu/2015