18
NJOFTIM PËR DISKUTIM PUBLIK PËR Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018. Ftohen të gjithë qytetarët, zyrtarët komunal, OJQ-të, shoqëria civile dhe profesionistët, që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me opinionet e tyre për projekt-rregullloren për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, në diskutimin publik që do të mbahet me 22 gusht, në ora 13, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt. Sqarim: Projekt-rregulloren mund ta gjeni në ëeb-faqen zyrtare, si dhe në kopje fizike, te Sekretaria e Kuvendit. Projekt-rregullorja është e bashkangjitur me këtë ftesë. Ju mirëpresim!

NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

NJOFTIM

PËR DISKUTIM PUBLIK PËR

Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme

në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018.

Ftohen të gjithë qytetarët, zyrtarët komunal, OJQ-të, shoqëria civile dhe

profesionistët, që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me opinionet e tyre për

projekt-rregullloren për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në

hapësira publike, në diskutimin publik që do të mbahet me 22 gusht, në ora 13, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Sqarim:

Projekt-rregulloren mund ta gjeni në ëeb-faqen zyrtare, si dhe në kopje

fizike, te Sekretaria e Kuvendit.

Projekt-rregullorja është e bashkangjitur me këtë ftesë.

Ju mirëpresim!

Page 2: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

-1-

Page 3: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna Skenderaj

Opština Skenderaj – Municipality of Skenderaj

______________________________________________________________________________

KUVENDI I KOMUNËS SKENDERAJ

( PROJEKT-PROPOZIM )

RREGULLORE

PËR KRITERET E VENDOSJES SË OBJEKTEVE TË PËRKOHSHME NË HAPËSIRA PUBLIKE

Skenderaj,

korrik 2018

-2-

Page 4: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna Skenderaj

Opština Skenderaj – Municipality of Skenderaj

______________________________________________________________________________

Në mbështetje të nenit 13, 58, neni 17 pikat a, e dhe p të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale;

Ligjit të ndërtimit 04/L110;nenit 7 të Ligjit Nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e

pronës së paluajtshme të komunës; nenit 14 paragrafi 14.1 dhe 14.2 pika c të Statutit të Komunës së

Skenderajt, Komisioni në mbledhjen e mbajtur më dt. 12.07.2018 nxjerrë:

PROJEKT RREGULLOREN

PËR KRITERET E VENDOSJES SË OBJEKTEVE TË PËRKOHSHME NË HAPËSIRA PUBLIKE

I. DISPOZITAT HYRËSE

Neni 1

Qëllimi

-3-

Page 5: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Me ketë Rregullore përcaktohet baza juridike dhe kriteret themelore për lejimin e vendosjes së objekteve të përkohshme në sipërfaqe (hapësira) publike.

Neni 2

Përkufizimet

Sipërfaqe Publike sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje, janë hapësirat në të cilat Komuna e ka të

drejtën e Administrimit dhe të destinuara për nevoja publike dhe qasje të barabartë, varësisht nga

destinimi që mund t’i bëhet hapësirës së caktuar publike.

Objekte të përkohshme sipas dispozitave të kësaj rregulloreje, konsiderohen të gjitha ato objekte të

cilat nuk mund të vendosen si të përhershme dhe të ndërtuara nga materiali i lehtë ndërtimor, e që

eventualisht mund të largohen, kur intervenohet në Planet Rregulative Urbane.

Vendimi për dhënien e lejes për vendosjen-ndërtimin e objekteve të përkohshme konsiderohet leja e

cila lëshohet nga Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, sipas kritereve të përcaktuara me ketë

rregullore. Leja për vendosje në tokën e dhënë për shfrytëzim, jepet në shfrytëzim në afat prej 1 viti.

Shitës ambulantor konsiderohen individët që nuk kanë në disponim një vend të caktuar, për shitjen e gjësendeve, por që lëvizin nga një vend në tjetrin.

Neni 3

Klasifikimet

Objektet e përkohshme, sipas dispozitave të kësaj rregulloreje, janë klasifikuar në këto grupe:

3.1 Varësisht nga mundësia për zhvendosjen e tyre nga një lokacion në lokacionin tjetër, pa u dëmtuar tërësia e konstruksionit fizik të tyre, konsiderohen këto objekte: 3.1.1 mbishkrimi (firma), panot dhe tabelat reklamuese 3.1.2 ekranet reklamuese elektronike, 3.1.3 tabelat reklamuese me kinoprojektor,

3.1.4 tabelat reklamuese digjitale,

3.1.5 pllakatet reklamuese – sipërfaqet reklamuese të pllakateve,

3.1.6 bill boardet (city light),

3.1.7 panot murale, 3.1.8 rrethojat e përkohshme dhe pengesat e ndryshme,

-4-

Page 6: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

3.2 Varësisht nga destinimi që mund t`i bëhet sipërfaqes (hapësirës) së caktuar publike, që mund të lejohet vendosja, apo të urdhërohet zhvendosja e tyre, objektet si ne vijim me sipërfaqe deri më 8.00 m², i nënshtrohet dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-144 Për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës ku konsiderohen këto objektet si në vijim:

3.2.1 kiosqet;

3.2.2 garazhet montuese;

3.2.3 butik – postat;

3.2.4 kamp – shtëpizat; 3.2.5 foltoret telefonike (kabinat), dhe

3.2.6 strehët për pritje të autobusëve.

3.3 Objekte të përkohshme lëvizëse, sezonale dhe ekspozuese konsiderohen: 3.3.1 tavolinat dhe karriget të cilat vendosen në hapësirat pranë lokaleve hoteliere (restoranteve);

3.3.2 pajisjet për shitje të akulloreve;

3.3.3 pajisjet për shitjen e pofkave, misrit, gështenjave, pomfritit, brumërave të ndryshme etj;

3.3.4 tendat lëvizëse për shitjen e lotarive, kartolinave, panoramave, fotografive artistike, librit jo shkollor, tiketave për lojëra të fatit e të ngjashme;

3.3.5 konstruksionet për ringishpill, lunaparqe dhe lojëra cirku;

3.3.6 lojëra të ndryshme për fëmijë;

3.3.7 ombrellat hijezuese – me mekanizëm;

3.3.8 mbulesat fikse – statike (me konstruksion druri dhe metalike), tendat (çadrat) e hapura me mekanizëm lëvizës;

3.3.9 frizat dhe automjetet lëvizëse për shitje të ushqimit të shpejtë, imbisi;

3.3.10 gjeneratorët statik për furnizim me energji alternative, dhe

3.3.11 automjetet dhe mjetet për ekspozim, si dhe objekte të tjera të përkohshme lëvizëse dhe sezonale.

3.3.12 Antenat satelitore dhe shpërndarëse

II. MBISHKRIMET (FIRMAT), PANOT, BANERËT MBI RRUGË DHE TABELAT REKLAMUESE

Neni 4

4.1 Mbishkrim apo firmë, konsiderohen të gjitha shënimet identifikuese të veprimtarisë biznesore (afariste), të vendosura në hapësirat mbi derë të hyrjes së objektit apo të shkruara në vitrinat e lokaleve afariste.

4.2 Firma duhet të përmbajë: titullin e biznesit, emrin e saktë të pronarit të biznesit, adresa e selisë ku zhvillohet biznesi si dhe shënime të tjera identifikuese si: numri i telefonit, faxi, e-maili etj).

4.3 Çdo përsëritje e shënimeve të cekura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni pavarësisht madhësisë,

formës së shkruarjes, formës së vendosjes së tyre, vendit të shkruarjes apo vendit të vendosjes, e

-5-

Page 7: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

shkruar dhe e vendosur në sipërfaqe publike apo sipërfaqe individuale, me qëllim të reklamimit të veprimtarisë afariste, do të konsiderohet si reklamë, pano reklamuese apo tabelë reklamuese.

4.4 Panot, tabelat reklamuese dhe banerët mbi rrugë, mund të vendosen vetëm në bazë të Lejes së lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm, sipas kërkesës pronarit të biznesit, sipas afatit kohor të precizuar paraprakisht në kërkesë. Për banerët mbi rrugë duhet respektuar lartësia e vendosjes Hmin. = 4.50m’.

4.5 Në një kërkesë mund të përfshihen një apo më tepër reklama, tabela reklamuese, për çka pagesa

bëhet për secilën reklamë të vendosur.

4.6 Për reklamat dhe tabelat reklamuese disa krahëshe, pagesa bëhet për secilin krah të dukshëm. 4.7 Për reklamat dhe tabelat reklamuese (ndriçuese) pagesa është e njëjtë sikurse për reklamë të

thjeshtë (jondriçuese).

4.8 Kërkesës duhet t`i bashkangjitet: 4.8.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit dhe

4.8.2 Certifikata e biznesit

Neni 5

5.1 Për vendosjen e reklamës, panos reklamuese dhe tabelës reklamuese sipas Lejes së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, caktohet vlera për pagesë përcaktohet sipas zonës së qytetit (si më poshtë), si dhe kohëzgjatja - vjetore apo periudha e caktuar sipas kërkesës:

5.1.1 Zona e parë .... 3.00€ / 1m² për një muaj, 5.1.2 Zona e dytë..... 2.00€ / 1m² për një muaj, 5.1.3 Zona e tretë .... 1.00€ / 1m² për një muaj.\

Neni 6

Ekranet elektronike reklamuese, tabelat reklamuese me kinoprojektor dhe tabelat

reklamuese digjitale

6.1 Për vendosjen e ekraneve elektronike reklamuese, tabelave reklamuese me kinoprojektor dhe tabelave reklamuese digjitale, kërkohet leje nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit.

6.2 Kërkesës duhet t`i bashkëngjitet: 6.2.1 kopja e letërnjoftimit të pronarit të biznesit;

6.2.2 certifikata e biznesit;

6.2.3 skica e lokacionit;

6.2.4 atesti teknik dhe elektronik, dhe

6.2.5 statika dhe pesha e ekranit.

-6-

Page 8: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

6.3 Tarifa për vendosjen e ekraneve elektronike reklamuese, tabelave reklamuese me kinoprojektor dhe

tabelat reklamuese digjitale, paguhet në mënyrë të njëjtë për secilën zonë të qytetit, si në vijim:

6.3.1 Ekrani elektronik reklamues është 30.00 € për m2 për një vit,

6.3.2 Tabela reklamuese me kinoprojektor është 30.00 € për m2 për një vit,

6.3.3 Tabela reklamuese digjitale është 30.00 € për m2 për një vit.

Neni 7

Pllakatet reklamuese, bill-boardet, city-lightat, pano murale dhe banerët

7.1 Pllakatet reklamuese - konsiderohen sipërfaqet në të cilat ekspozohen reklamimet për biznese, që kanë dimensione 3 x 4 m², apo edhe sipërfaqe më të mëdha, e që njihen ndryshe si pano reklamuese për marketing, që përfshinë:

7.1.1 bill – boardet

7.1.2 city - lightat

7.1.3 pano murale.

7.1.4 banerët

7.2 Ky lloj i reklamave i referohet lokacioneve brenda zonës së qytetit (nëpër sipërfaqe gjelbëruese dhe në afërsi të kryqëzimit të rrugëve) si dhe jashtë zonave të qytetit (përballë rrugëve magjistrale apo rajonale).

7.3 Kërkesës për vendosjen e këtyre reklamave duhet t`i bashkangjitet: 7.3.1 kopja e letërnjoftimit;

7.3.2 certifikata e biznesit; 7.3.3 pëlqimi nga ministria përkatëse;

7.3.4 atesti statik dhe i qëndrueshmërisë (stabilitetit), dhe

7.3.5 skica e lokacionit.

7.4 Organizatat e ndryshme – jo profitabile, të cilat vendosin përkohësisht pllakate, përmes të cilave organizojnë manifestime të ndryshme për qëllime humanitare, janë të liruara nga pagesa e tarifës për vendosjen e tyre.

7.5 Për vendosje dhe reklamim në objekte reklamuese pagesa e tarifës është: 7.5.1 Për bill-boarde 15.00 € / 1 m² për një muaj; 7.5.2 Për city-light 10.00 € / 1 m² për një muaj, dhe 7.5.3 Për panot murale 10.00 € / 1 m² për një muaj

7.5.4 Për baner 10.00 € /1m2 për një muaj

7.6 Përzgjedhja e përfituesve për vendosjen e pllakateve reklamuese bëhet përmes konkurrimit publik. 7.7 Përfituesi sipas konkurrimit publik i lejon 2-3 pika reklama (bill-board, city-light) për organizatat e

ndryshme joprofitabile. 7.8 Pas përfundimit të afatit të vendosjes së tyre bizneset janë të obliguara që në afat kohor jo më gjatë

se 15 ditë t’i largojnë të njëjtat.

-7-

Page 9: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Neni 8

Kabinat (foltoret) publike telefonike

8.1 Për vendosjen e kabinave publike telefonike, kërkesës duhet t`i bashkangjiten këto dokumente: 8.1.1 kopja e letërnjoftimit të pronarit; 8.1.2 certifikata e biznesit;

8.1.3 pëlqimi nga ministria përkatëse;

8.1.4 atesti i qëndrueshmërisë (statika tokëzimi), dhe

8.1.5 skica e lokacionit. 8.2 Tarifa për një kabinë (foltore) publike telefonike të vendosur në sipërfaqe publike, është në vlerë prej

10.00 € për një muaj.

Neni 9

Strehët për pritje të autobusëve

9.1 Për vendosjen e strehëve për pritje të autobusëve, duhet të merret Pëlqimi mbi kushtet e lokacionit

nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit si dhe Pëlqimi nga Drejtoria e Shërbimeve

Publike.

9.2 Parashtruesi i kërkesës duhet të paraqesë planin hartografik të pikave të planifikuara për vendosjen e strehëve për pritje dhe dizajnin e tyre.

Neni 10

Kiosqet

10.1 Kiosqe konsiderohen objektet e përkohshme të tipit montues/demontues, të punuara nga materiali i lehtë ndërtimor si: druri, plastika, metali, apo duke i kombinuar këto materiale, me sipërfaqe deri në 8.0 m².

10.2 Kisoqet duhet të jenë dizajnuara në mënyrë standarde dhe për shitje vetëm përmes sportelit, në të

kundërtën nuk mund të lejohet vendosja e tyre.

-8-

Page 10: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Neni 11

11.1 Kuvendi i Komunës pas studimit të mirëfilltë dhe miratimit të përpunimit urban të lokacionit të vendosjes së kioskave sjellë vendim për lejimin e vendosjes e kioskave.

11.2 Zgjedhja e përfituesve për vendosjen e kiosqeve, pas plotësimit të kushteve sipas paragrafëve paraprakë të këtij neni, bëhet sipas Ligjit Nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

11.3 Për dhënjën e tokës në shfrytëzim të përkohëshëm kompetent është Drejtoria për

Gjeodezi,Kadastër dhe Pronësi e cila është e obliguar të kërkoi pelqimin nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit.

Neni 12

Vendosja e tavolinave dhe karrigeve në hapësirat pranë lokaleve afariste hoteliere

12.1 Për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në hapësirat pranë lokaleve afariste hapësira ku mund te mbulohet me tenda ose mbulesa te përkohshme, ku ushtrohet veprimtari shërbyese hoteliere, kërkesës duhet t`i bashkangjiten këto dokumente: 12.1.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 12.1.2 Certifikata e biznesit.

12.2 Leja për vendosjen e këtyre objekteve, do të lëshohet vetëm për përiudhën kohore nga data 1 mars deri më datën 30 shtator, që konsiderohet si (përiudhë sezonale). Gjithashtu edhe për muajt në vijim nëse e shfrytëzojnë hapësirën publike, do të paguhet taksa sipas rregullores në fuqi.

12.3 Tarifa për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në këto hapësira, llogaritet sipas zonave të qytetit: Zona e parë ........ 3.00 € / 1m² / llogaritur për muaj.

Zona e dytë ....... 2.00 € / 1m² / llogaritur për muaj.

Zona e tretë ....... 0.90 € / 1m² / llogaritur për muaj.

12.4 Për vendosjen e objekteve për periudhat josezonale tarifat sipas paragrafi 3 të këtij neni, zbriten për

50%.

Neni 13

Sipërfaqet (hapësirat) gjelbëruese

-9-

Page 11: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

13.1 Sipërfaqe (hapësira) gjelbëruese, sipas dispozitave të kësaj rregulloreje, konsiderohen të gjitha ato

sipërfaqe publike që janë të gjelbëruara si: bari, lulet, drunjtë etj.

13.2 Sipas madhësisë dhe pozitës së tyre, këto hapësira konsiderohen parqet, oazat gjelbëruese (hapësirat në kuadër të shesheve apo ndërtesave shumëbanesore,hapësirat në kuadër të shkollave,objekteve shëndetësore dhe çdo institucioni publik),ishujt gjelbërues (hapësira në kuadër të trotuareve).

13.3 Nuk lejohet vendosja e asnjë objekti në sipërfaqet e cekura në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 14

Reklamimi i pijeve alkoolike dhe duhanit në hapësira publike është i ndaluar.

Neni 15

Tendat e hapura lëvizëse

15.1 Lejohet vendosja e tendave të hapura (tavolinë shitëse) lëvizëse për shitjen e gjësendeve si: Librit joshkollorë, fotografive artistike, panoramave, lotarive, tiketave për lojëra të fatit, në hapësirë maksimalisht deri në 2 m².

15.2 Për vendosjen e këtyre tendave kërkesës duhet t`i bashkangjitet: 15.2.1 Kopja e letërnjoftimit 15.2.2 Fotografia e lokacionit.

15.2.3 Përjashtim nga dispozitat e lartecekura,kan libershitesit.

Për shitjën e librit në hapësirat publike merret pelqimi nga Drejtoria për Arsim, pastaj nga drejtoria përkatëse paiset me leje

15.3 Tarifa për vendosjen e tendave të hapura lëvizëse, paguhet sipas zonave të qytetit: Zona e parë ......... 4.00 € / 1m² taksë mujore

Zona e dytë ......... 3.00 € / 1m² taksë mujore

15.4 Në bazë të dispozitave të kësaj rregulloreje, vendosja e këtyre tendave mund të lejohet vetëm për një sezon të caktuar, dhe leja është e kufizuar në kohë vetëm për shitjen e gjësendeve të cilat nxirren në treg për festat e fillim vitit apo të fund vitit siç janë: kartolinat për vitin e ri, bredhat për dekorim dhuratat për festat e marsit etj., sipas tarifave të përcaktuara me nenin paraprak 15.3

-10-

Page 12: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Neni 16

Vendosja e pajisjeve për shitje të akulloreve

16.1 Për vendosjen e pajisjeve si: frigoriferëve statik apo autofrigoriferëve, për kryerjen e shërbimeve të shitjes së akulloreve dhe pijeve freskuese, kërkesës duhet t`i bashkangjiten këto dokumente:

16.1.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 16.1.2 Skica e lokacionit.

16.1.3 Certifikata e biznesit.

16.1.4 Pëlqimi prej inspekcionit sanitar.

16.2 Tarifa për vendosjen e autofrigoriferit paguhet: 16.2.1 Për një autofrigorifer 15.00€ / për një muaj. 16.2.2 Frigorifer statik për akullore 10.00€ / për një muaj. 16.2.3 Pëlqimi prej inspekcionit sanitar.

Neni 17

Vendosja e pajisjeve për shitje të pofkave, misrit, gështenjave, pomfritit, petullave, palagaqeve dhe artikujve të ngjashëm

17.1 Vendosja e pajisjeve (aparateve) për shitje të këtyre artikujve, mund të lejohet vetëm në bazë të kushteve në lokacion të cilat i përcakton Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, pas marrjes së pëlqimit nga Inspeksioni për plotësim të kushteve higjieno-sanitare.

17.2 Për vendosjen e këtyre pajisjeve, lejohet vetëm 1.5 m² sipërfaqe.

17.3 Kërkesës duhet t`i bashkangjiten këto dokumente: 17.3.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 17.3.2 Skica e lokacionit. 17.3.3 Certifikata higjieno-sanitare.

-11-

Page 13: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

17.4 Tarifa për vendosjen e këtyre pajisjeve, paguhet në vlerë prej 10.00 €, për një muaj.

Neni 18

Vendosja e automjetit lëvizës për shitje të ushqimit të shpejtë (Imbis)

18.1 Automjet lëvizës për shitje të ushqimeve të shpejta konsiderohen: 18.1.1 Auto – dyqani lëvizës. 18.1.2 Kiosku lëvizës (imbisi).

18.2 Vendosja e këtij lloji të objekteve është e kufizuar në afat të përcaktuar kohor:

18.2.1 Për një ditë apo disa ditë gjatë manifestimeve të ndryshme, panaireve, lojërave të organizuara etj.

18.2.2 Në periudhë sezonale deri në 3 (tre) muaj brenda një viti kalendarik.

18.3 Kërkesës për vendosjen e këtij lloji të objekteve, duhet t`i bashkëngjiten këto dokumente: 18.3.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 18.3.2 Certifikata e biznesit. 18.3.3 Pëlqimi mbi kushtet higjieno-sanitare nga inspeksioni sanitar. 18.3.4 Certifikata mbi kualifikimin përkatës për këto shërbime.

18.4 Tarifa për vendosjen e këtyre objekteve, paguhet sipas zonave të qytetit: Zona e parë ....... 35.00€ / për një muaj.

Zona e dytë ....... 25.00€ / për një muaj.

Neni 19

Vendosja e tendave (çadrave) lëvizëse me mekanizëm

19.1 Vendosja e këtyre tendave lejohet për: 19.1.1 Bizneset që ushtrojnë veprimtari shërbyese hoteliere. 19.1.2 Bizneset që ushtrojnë veprimtari tregtare. 19.1.3 Të ceken tendat si psh. iftarit, OJQ. 19.1.4 Të ceken kinematë e mbyllura – kulturore, etj.

-12-

Page 14: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

19.2 Kërkesës për vendosjen e këtyre tendave duhet t`i bashkangjiten këto dokumente: 19.2.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 19.2.2 Certifikata e regjistrimit të biznesit. 19.2.3 Fotografia e lokacionit.

19.3 Nuk lejohet vendosja e çadrave në hapësirat publike, ku mund të pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve si

vendosja e së cilës ndikon në pamjen dhe imazhin e lokacionit ku është vendosur e njëjta.

Neni 20

Vendosja e lojërave për fëmijë (lunaparqet) autoparqet, cirqet, ringishpilet, dhe poligonet për ngasjen e automjeteve motorike- lodra për fëmijë

20.1 Vendosja e lojërave për fëmijë (lunaparqet) autoparqet, cirqet, ringishpilet dhe poligonet për ngasjen e automjeteve motorike - lodra për fëmijë mund të bëhet vetëm në hapësirat të cilat i përcakton Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm. 20.2 Kërkesës për vendosjen e këtyre lojërave, duhet t`i bashkangjiten këto dokumente:

20.2.1 Kopja e letërnjoftimit të pronarit. 20.2.2 Certifikata e biznesit. 20.2.3 Fotografia e lokacionit.

20.2.4 Atesti teknik për disa lloje të lojërave.

20.3 Për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e aparateve për lojëra te fatit , lojëra argëtuese

taksa mujore për çdo aparat sipas llojit.....10€ 20.4 Për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen objekteve argëtuese(parqeve argëtuese), taksa

mujore për metër katror............. 2€

Neni 21

Vendosja e gjeneratorëve statik

21.1 Leja për vendosjen e gjeneratorëve statik ipet për afat kohor për 1 (një) viti, me të drejtë vazhdimi.

21.2 Kërkesës për vendosjen e gjeneratorëve statik, duhet t`i bashkëngjiten këto dokumente: 21.2.1 kopja e letërnjoftimit të pronarit. 21.2.2 certifikata e regjistrimit të biznesit. 21.2.3 specifikat e gjeneratorit (lloji). 21.2.4 atesti i mbrojtjes nga rreziqet.

-13-

Page 15: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

21.2.5 atesti për siguri nga zhurma. 21.2.6 fotografia e lokacionit

21.3 Tarifa për vendosjen e gjeneratorit statik paguhet në vlerë prej 20.00€ / 1m² /për një muaj.

Neni 22

Vendosja e veturave për ekspozim me qëllim promocioni të lojërave shpërblyese

22.1 Kërkesës për vendosjen e automjetit për ekspozim duhet t`i bashkangjiten këto dokumente: 22.1.1 Kopja e letërnjoftimit. 22.1.2 Certifikata e biznesit. 22.1.3 Fotografia e lokacionit.

22.2 Tarifa për vendosjen e veturave për ekspozim, paguhet në vlerë prej: 5.00€ /m²/ për një muaj, në të gjitha zonat e qytetit.

Neni 23

Shfrytëzimi i hapësirave pranë lokaleve afariste në të cilat ushtrohet veprimtari tregtare

23.1 Të gjitha subjektet afaristë të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare me mallra ushqimore, tekstil, etj të ngjashme nuk do të pajisen me leje për ekspozim të hapur të mallrave.

23.2 Subjekteve afariste mund t’u lejohet vendosja e vitrinave të mbyllura në hapësirën publike për ekspozimin e mbrojtur të mallrave duke u pajisur me leje nga drejtoria përgjegjëse.

23.3 Për vendosjen e vitrinave të mbyllura në hapësirën publike pranë lokaleve, duhet të paraqitet

kërkesë në Drejtorinë e Urbanizmit, dhe për të cilën leje duhet të paguhet kompenzimi sipas zonave të përcaktuara. Zona e parë .......................2.00€ / 1m² / për muaj.

Zona e dytë .......................1.00€ / 1m² / për muaj.

23.4 Nëse kërkesa eventuale për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësirën publike, apo pajisjeve/objekteve të papërfshira në këtë rregullore, organi kompetent do t’i zgjedh me një aktvendim të veçantë, në bazë të analogjisë të dispozitave të kësaj rregulloreje. 23.5 Vendsoja e shkalleve para objektit në hapësirat publike (trotuar, rruge) te cilin ushtrohet veprimtaria e regjistuar.... tarifa vjetore 60€.

Neni 24

-14-

Page 16: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

24.1 Vendimi për lejen për vendosjen e objekteve të përkohshme mund të tërhiqet edhe para kalimit të afatit të caktuar me leje nëse:

paraqitet nevoja për realizimin e planit rregullues urban, dhe

pengimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve.

24.2 Vendimi i anulimit te lejes nga paragrafi paraprak i kësaj rregulloreje, bëhet me vendim të cilin e sjell organi që e ka dhënë lejen.

24.3 Me vendim organi përgjegjës cakton afatin për largimin e objektit, i cili është 8 (tetë) ditë nga dita e

pranimit të vendimit. 24.4 Ankesa kundër vendimit për largim nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit për largimin e objektit të

përkohshëm. 24.5 Nëse objektin nuk e largon brenda afatit të caktuar me vendim për largimin e objektit, largimin e

bënë organi i Administratës Komunale në ngarkim të shpenzimeve të bartësit të lejes. 24.6 Për largimin e objektit të përkohshëm sipas dispozitave të këtij neni pronari i objektit nuk e gëzon

të drejtën e kompensimit material e as sigurimin e një lokacioni të ri.

Neni 25

Për ndërtimin e objekteve te përkohshme , te hartohet dokumentacioni teknik.

Ndërtimi apo vendosja e objekteve te përkohshme me sipërfaqe me te vogël se 16meter katror te behet sipas skicës dhe përshkrimit teknik.

Skica e objektit nga kjo dispozitë hartohet ne për pjese 1 : 25ose 1: 50 dhe për mban bazën dhe prerjen me masat dhe pasqyrën e objektit sipas gjendjes ne teren .

Përshkrimi teknik , për veç dimensioneve te objektit përmban edhe përshkrimin e konstruksionit ,

konstruksionin e veçante te kulmit si dhe përshkrimin e materialit qe do te përdoret gjate ndërtimit .

Ndërtimi apo vendosja e objekteve te përkohshme me sipërfaqe mbi 16meter katror te behet sipas

dokumentacionit teknik. Dokumentacioni teknik për ndërtimin e objekteve , përmban projektin

kryesor (planin e situacionit me objektin e vizatuar dhe objektet fqinje , përshkrimin teknik te objektit ,

llogarinë statike) si dhe para masat dhe parallogarit e punëve.

III. DISPOZITAT NDËSHKUESE DHE KALIMTARE

-15-

Page 17: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

25.1 Pas përfundimit të çdo kontrolli inspektoriati komunal me anë të procesverbalit konstaton gjendjen

faktike dhe urdhëron subjektin afarist që brenda një afati të caktuar të mënjanoj parregullsitë e konstatuara.

25.2 Inspektori me anë të procesverbalit do të urdhëroj largimin e të gjitha objekteve të përkohshme, të

përcaktuara në nenin 3 të kësaj Rregullore, në këto raste:

25.2.1 Nëse objektet janë vendosur pa marrë paraprakisht lejen nga organi kompetent, respektivisht pa vazhduar lejen pas skadimit të saj.

25.2.2 Nëse me rastin e vendosjes të objekteve nuk janë respektuar kriteret e përcaktuara me lejen

e lëshuar nga organi kompetent.

25.2.3 Nëse pronari apo shfrytëzuesi i hapësirës publike nuk ka vepruar sipas procesverbalit apo aktvendimit të inspektorit kompetent me të cilin është urdhëruar mënjanimi i parregullsive të konstatuara brenda afateve të caktuara.

25.3 Nëse edhe pas afatit të caktuar nga inspektori Komunal, personi nuk ka evituar parregullsitë

atëherë ndaj tij do të shqiptohet denimi mandator konform kësaj rregullore.

25.4 Nëse edhe pas shqiptimit të gjobës, personi juridik apo fizik vendos objektet në hapësirat publike pa lejen e organit kompetent ato objekte do të sekuestrohen dhe ndaj të njejtit do të inicohet procedura në Gjykatën Themelore.

25.5 Objektet e sekuestruara do të vendosen në depot në menaxhim të komunës deri në përfundim të

procedurës gjyqësore. Neni 26

Dispozitat ndëshkimore

26.1 Me gjobë mandatore në shumën 150 € do të gjobitet personi juridik apo fizikë i cili vendos objekte në hapësirat publike pa marrë paraprakisht leje nga organi kompetent, respektivisht pa e vazhduar lejen paraprakee pas skadimit të afatit.

26.2 Në rast të zbatimit të masave të largimit të objekteve të përkohshme, pllakatet reklamuese, bill-board-et, city-light-et, panot murale dhe banerët, pronarit apo shfrytëzuesit të objektit do t’i ngarkohen shpenzimet e krijuara gjatë largimit, gjegjësisht sekuestrimit të objekteve, dhe i njejti do të humb të drejtën që në të ardhmen t’i jepet leje për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësirat publike.

Neni 27

Mbikëqyrja dhe zbatimi

-16-

Page 18: NJOFTIM - rks-gov.net · Projekt – rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësira publike, me nr: 02-110/01-0039389/18, të datës 13.07.2018

Për Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të kësaj Rregulloreje, autorizohen Drejtoria për Urbanizëm dhe

Mbrojtje të Ambientit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronësi.

Neni 28

Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hynë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të ministrisë përgjegjëse për vetëqeverisje lokale, si dhe publikimit në gjuhët zyrtare në ëeb faqen zyrtare të Komunës.

Skenderaj, 2018 Kryetari i Komunës:

__________________

Bekim Jashari

-17-