20
Ngarkuesi me kovë të pasme 434F Motor dizel Cat ® 3054C DIT* Standard Opsional Fuqia bruto (ISO 14396) në 2200 rpm 68,5 kW (93 kf) 74,5 kW (101 kf) Fuqia neto (ISO 9249) në 2200 rpm 65 kW (88 kf) 71 kW (97 kf) Motor Cat C4.4 me turbokompresor dhe ftohje të pasme** Standard Opsional Fuqia bruto (ISO 14396) në 2200 rpm 74,5 kW (101 kf) Fuqia neto (ISO 9249) në 2200 rpm 71 kW (97 kf) *Pajtohet me Fazën II të BE-së dhe përmbush Direktivën e BE-së për emetimet 97/68/EC. **Direktiva e BE-së për emetimet 2004/26/EC e Fazës IIIA të BE-së. Peshat Pesha e makinerisë 8687-11 275 kg Performanca e ngarkuesit Kapaciteti (klasifikuar nga SAE) 1,15 m 3 Kapaciteti i ngritjes në lartësinë maksimale 4699 kg Forca e shkëputjes në anim 63,3 kN Lartësia maksimale e spinotit të poshtëm të kovës 3518 mm Lartësia e zbrazjes në këndin maksimal 2745 mm Zgjatja e zbrazjes në këndin maksimal 923 mm

Ngarkuesi me kovë të pasme 434F - Teknoxgroup ALB.pdf · Forca e shkëputjes në anim 63,3 kN ... e bën më të lehtë dhe pa asnjë pengesë kthimin e drejtuesit nga pozicioni

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Ngarkuesi me kovë të pasme

434F

Motor dizel Cat® 3054C DIT* Standard OpsionalFuqia bruto (ISO 14396) në 2200 rpm 68,5 kW (93 kf) 74,5 kW (101 kf)Fuqia neto (ISO 9249) në 2200 rpm 65 kW (88 kf) 71 kW (97 kf)Motor Cat C4.4 me turbokompresor dhe ftohje të pasme** Standard OpsionalFuqia bruto (ISO 14396) në 2200 rpm 74,5 kW (101 kf) —Fuqia neto (ISO 9249) në 2200 rpm 71 kW (97 kf) —

* Pajtohet me Fazën II të BE-së dhe përmbush Direktivën e BE-së për emetimet 97/68/EC.

**Direktiva e BE-së për emetimet 2004/26/EC e Fazës IIIA të BE-së.

PeshatPesha e makinerisë 8687-11 275 kgPerformanca e ngarkuesitKapaciteti (klasifikuar nga SAE) 1,15 m3

Kapaciteti i ngritjes në lartësinë maksimale 4699 kgForca e shkëputjes në anim 63,3 kNLartësia maksimale e spinotit të poshtëm të kovës 3518 mmLartësia e zbrazjes në këndin maksimal 2745 mmZgjatja e zbrazjes në këndin maksimal 923 mm

2

Performancë e brezit të ardhshëm.Krahët e ngarkuesit me ngritje paralele të optimizuarNgarkuesi i ri 434F me kovë të pasme përfshin një dizajn krejt të ri të krahëve ngarkues për të ofruar performancë edhe më të madhe me dheun.

Sisteme hidraulike efikasePompa tejet efikase me piston aksial e dallon automatikisht sasinë e nevojshme të qarkullimit që kërkohet për punën, duke ofruar kontroll të lehtë dhe performancë të fuqishme në shpejtësi të ulëta të motorit.

Kryerja e shërbimeveModeli 434F ka tani një paketë ftohjeje me menteshë, një kapak motori që hapet lehtë dhe një sistem pllakash konsumi të stabilizuesit dhe shufrës E që rregullohen shpejt. Kjo do të thotë më pak kohë pa punë për makinerinë dhe lehtësi më e madhe për drejtuesin.

Filtri i ajrit të kabinësModeli 434F ka një filtër ajri kabine që arrihet lehtë, që ndodhet brenda skarës mbrojtëse në anën e pasme djathtas. Hyrja e ajrit të kabinës është vendosur lart për të minimizuar hyrjen e pluhurit në filtrin e ajrit.

Depozita e madhe jometalike e karburantitDepozita e madhe jometalike 160 L e karburantit, së bashku me motorin Cat dhe sistemin efikas hidraulik garanton periudha më të gjata kohe ndërmjet mbushjeve dhe më pak shqetësime. Kondensimi më i ulët dhe mungesa e ndryshkut të brendshëm rrit në maksimum kohën e mbajtjes në punë.

PërmbajtjaDrejtimi me të gjitha rrotat..........................................5

Kabinë drejtuesi lider në industri ..............................6

Ngarkuesi ......................................................................8

Ngarkuesi me kovë të pasme.....................................9

Sistemet hidraulike ....................................................10

Grupi i transmetimit të fuqisë ...................................11

Veglat e punës ............................................................12

Mbështetja për klientin .............................................13

Kryerja e shërbimeve ................................................13

Specifikimet ................................................................14

Pajisjet standarde dhe opsionale ............................19

3

Gjenerata e re e ngarkuesve me kovë të pasme sjell një standard të ri performance. I zhvilluar nga një përvojë mbi 25 vjeçare, modeli 434F është projektuar për t'i kaluar pritshmëritë e drejtuesve me performancën dinamike dhe efiçencën e karburantit, lider në kategorinë e tij.

Përgjigjet e drejtuesve kanë bërë të mundur që të sjellim një makineri të projektuar për të plotësuar kërkesat më të rrepta të pronarëve të tyre, me performancë më të lartë, me më shumë prakticitet dhe më shumë veçori se kurrë më parë.

Kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt të Cat dhe provoni gjeneratën e re të ngarkuesve me kovë të pasme nga Caterpillar.

Drejtim me bashkërenditje automatikeNdërrimi mes regjimeve të drejtimit tani është akoma më i thjeshtë; me një sistem drejtimi me bashkërenditje automatike që aktivizon regjimet e drejtimit kur rrotat kthehen nga vija qendrore e makinerisë.

Akset dhe bllokimi diferencialAkset Cat për punë të rënda që janë vendosur te modeli 434F janë projektuar që të përdoren në kushtet më të vështira dhe bllokimi diferencial në aksin e pasmë garanton ruajtjen e fërkimit në të gjitha llojet e terrenit.

Frenimi i të gjitha rrotaveKur udhëtoni me dy rrota aktive, aktivizimi i frenave aktivizon drejtimin me të gjitha rrotat aktive. Lëshimi i frenave e kthen transmisionin në sistemin me dy rrota aktive. Ky sistem efikas funksionon mirë në sipërfaqe të rrezikshme, të rrëshqitshme ose të pjerrëta. Regjimet e frenimit kontrollohen nga një çelës lehtësisht i arritshëm për sistemin me të gjitha rrotat aktive, duke përmirësuar efektshmërinë e frenimit dhe duke reduktuar konsumimin e gomave.

Veshja me depozitim elektrikModeli juaj 434F mbrohet nga një veshje e poshtme me depozitim elektrik (E-Coat), që izolon plotësisht çdo pjesë metalike, duke ofruar një shkallë mbrojtjeje superiore kundër dëmtimit dhe gërryerjes. Kombinoni këtë me veshjen e sipërme shumë të qëndrueshme prej poliuretani dhe modeli juaj 434F do të ruajë më gjatë gjendjen e tij të mirë, duke ju siguruar vlerë të mrekullueshme në rishitje.

Filtri i ajrit të motoritPastruesi aksial i ajrit i llojit me tharje, me pastrues paraprak të integruar dhe sistemi automatik dhe i integruar i nxjerrjes së pluhurit rrit jetëgjatësinë e filtrit të ajrit kur punohet në kushte me pluhur, duke reduktuar kohën e shërbimit dhe kostot.

Ftohje e lartë e ambientitModeli 434F është i pajisur me një paketë ftohjeje të lartë të ambientit për motorin, duke mundësuar përdorimin e makinerisë në temperatura deri në 50°C.

Dritat e punësModeli 434F ka drita pune të përparme dhe të pasme me rregullim. Kjo e lejon drejtuesin që ta drejtojë dritën kudo ku nevojitet, duke ofruar ndriçim maksimal të zonës së punës, pavarësisht kushteve të dritës së ambientit.

4

Qëndrimi i përmirësuarModeli 434F mund të punojë në kushte që i çojnë në limit makineritë me madhësi të pabarabarta të gomave. Qëndrimi i mirë dhe presioni i ulët që ushtrojnë gomat në tokë e lejon makinerinë të punojë në kushte terreni shumë të vështira, si p.sh. në kantiere ndërtimi të pazhvilluara dhe në përdorime bujqësore, si p.sh. në mirëmbajtjet në fermë. Ngarkuesi me kovë të pasme Cat me të njëjtën madhësi gomash futet edhe në zonat ku makineritë e llojeve të tjera nuk mund të futen, duke rritur produktivitetin dhe shfrytëzimin e makinerive.

Performancë më e lartë e ngarkuesitLartësia më e madhe e ngritjes, kova më e madhe dhe forcat më të mëdha të shkëputjes bëjnë të mundur që modeli 434F të kryejë detyra ngarkimi me produktivitet të lartë, si p.sh. ngarkim bunkeri, zhvendosje të materialeve të mëdha, nivelim dhe ngarkim.

Opsionet e gomaveModeli 434F disponohet me goma 24" ose 28", me variante shtrese të pjerrët ose radiale. Kjo mundëson zgjedhjen e duhur të gomës që i përshtatet çdo përdorimi ose buxheti.

Drejtimi me të gjitha rrotat (AWS)Sistemi AWS i cili mund të ndërrohet në 2WS (drejtim me dy rrota), drejtim rrethor ose drejtim anësor ofrohet si standard. Kjo ofron një rreth kthimi të shkëlqyeshëm dhe manovrueshmëri të mirë për punë në zona të ngushta.

5

Drejtimi me të gjitha rrotat

Prakticitet në çdo lloj terreni.

6

Kabinë drejtuesi lider në industriShfrytëzoni shikueshmërinë e plotë të zonës së punës nga një ambient komod.

Kontrollet e drejtuesitErgonomia e kabinës është faktor thelbësor në shfrytëzimin maksimal të makinerisë suaj. Levat e vendosura mirë dhe me kompensim të presionit garantojnë mundim më vogël dhe kontroll më të mirë për produktivitet maksimal.

Reduktimi i dridhjeveCaterpillar e di që ngarkuesit me kovë të pasme punojnë në disa nga mjediset më të vështira. Duke kontrolluar dridhjet normale të makinerisë që shkaktohen nga këto kushte të vështira, drejtuesit do të ndihen më pak të lodhur. Modeli 434F ka veçori standarde dhe opsionale që reduktojnë ndikimin e dridhjes.

Ndenjësja Cat me zbutje me ajërLidhja kryesore ndërmjet makinerisë dhe drejtuesit është ndenjësja. Ndenjësja Cat me zbutje me ajër i ofron drejtuesit një platformë pune komode për të garantuar nivele të larta produktiviteti me minimumin e lodhjes.

Pjesët e montimit të kabinësKabina është lidhur në skeletin kryesor me pjesë montimi praktike, që reduktojnë dridhjet dhe zhurmën, duke i ofruar drejtuesit një mjedis pune plotësisht komod.

Sistemi HVACModeli 434F përfiton nga një sistem opsional dhe të fuqishëm ajri të kondicionuar që ofron ajrosje të mirë për drejtuesin, duke garantuar freskinë e drejtuesit gjatë punës në temperatura të larta. Sistemi i ajrosjes ofron gjithashtu mundësi të mëdha për heqjen e avullit, të brymës dhe për ngrohje.

Hapësira e brendshme e bollshme me stil modern garanton komoditet dhe lehtësi përdorimi për drejtuesin, për të përmbushur kërkesat e drejtuesve që pretendojnë më të mirën. Gjerësia e kabinës e bën më të lehtë dhe pa asnjë pengesë kthimin e drejtuesit nga pozicioni i ngarkuesit përpara në pozicionin e punës me kovën e pasme. Komoditeti rritet edhe më tej me ndenjësen e klasit të parë Cat me zbutje me ajër, e cila redukton lodhjen e trupit në ditët e gjata të punës.

Dritarja njëshe e pasme dhe e lehtë për t'u hapur rrit shikueshmërinë në zonën përreth dhe siguron ajrosje për drejtuesin në kushtet me mot të ngrohtë. Fshirësja e pasme ruan shikueshmërinë në kushte lagështie ose me pluhur duke pastruar një zonë të madhe të xhamit të pasmë.

Ergonomia e shkëlqyer siguron që të gjitha kontrollet mund të arrihen me lehtësi nga drejtuesi dhe xhami me nuancë është standard në të gjitha kabinat.

Veçoritë e tjera, si kontrollet në distancë të stabilizuesit, hapësirat e mëdha dhe me rregullim të hyrjes së ajrit dhe matësit e qartë i ofrojnë drejtuesit një mjedis pune komod, të projektuar për të reduktuar lodhjen e drejtuesit dhe për të rritur produktivitetin.

7

8

Performanca e ngarkuesitProjektuar me performancën në mendje, modeli 434F ka forca më të larta shkëputjeje, ngarkesë mbi lartësinë dhe zgjatjen, të cilat ju lehtësojnë punët, si p.sh. ngarkimi i kamionit ose gërmimi. Krahët e ngarkuesit me ngritje paralele përfshijnë si standard vetënivelimin, duke ofruar ngritje të sigurt të çdo ngarkese në paletë. Me zgjedhjen e kovës me përdorim të përgjithshëm ose të kovës për shumë përdorime prakticiteti rritet dhe shikueshmëria përmirësohet më tej me dizajnin e kapakut të motorit me linjë më të ulët, e cila ofron një vijë më të qartë shikimi në pjesën e sipërme të kovës.

Rikthim te GërmimiModeli 434F është i pajisur si standard me sistem "rikthim te gërmimi". Ky sistem redukton kohët e ciklit të ngarkimit duke e kthyer automatikisht kovën e ngarkuesit në pozicionin e gërmimit kur ulen krahët. Në kohën që krahët e ngarkuesit ulen në nivelin e tokës, kova është në pozicionin e saktë, gati për ngarkimin e radhës.

Kontrolli i udhëtimitSistemi i kontrollit të udhëtimit Cat është një opsion i projektuar për të reduktuar lëvizjen dhe kërcimin e makinerisë, duke ofruar drejtim të butë për përdoruesit në të gjitha përdorimet, përfshirë ngarkimin dhe transportimin, udhëtimin ose thjesht lëvizjen në zonën e punimeve. Sistemi komandohet nga një çelës në konsolën e përparme.

NgarkuesiNgarkuesi me ngritje paralele arrin lartësi të reja.

9

Ngarkuesi me kovë të pasme në stil ekskavatoriPavarësisht nëse ngarkoni nga afër një kamion në një rrugë me një kalim ose gërmoni mbi pengesa të tilla si muret, krahu i llojit ekskavator ia kalon të gjithë të tjerëve. Duke ndërthurur prakticitetin me forcat e mëdha të shkëputjes, aftësinë kontrolluese të ndijimit të ngarkesës dhe sistemin hidraulik me shkëmbim qarkullimi, modeli 434F ka kapacitetin të sjellë nivele të larta produktiviteti me përpjekje minimale nga drejtuesi. Krahu ka dizajn të ngushtë që garanton shikueshmëri maksimale të veglës së punës.

Shufra me zgjatjeModeli 434F disponohet me një shufër me zgjatje që rrit thellësinë e gërmimit dhe kapacitetin e zgjatjes, duke rritur prakticitetin dhe mundësinë e shfrytëzimit të makinerisë. Dizajni me ndarje të brendshme me rrëshqitje i ruan pllakat e konsumimit nga dheu, duke zgjatur intervalet e rregullimit dhe të ndërrimit. Nëse nevojitet rregullimi i pllakës së konsumimit, bulonat rregullues arrihen lehtë dhe rregullimi zgjat vetëm pak minuta, pa pasur nevojë që të çmontoni shufrën E. Linjat ndihmëse për veglat e punës në funksionim janë udhëzuar në mënyrë të tillë që të mbrohen nga dëmtimi kur punoni edhe në kanalet më të ngushta.

Skeleti i rrëshqitjes dhe skeleti i rrotullimitProjektuar për të lehtësuar kryerjen e mirëmbajtjes së nevojshme, skeleti i rrëshqitjes me metal të derdhur i serisë F ka mbërthyese bllokuese të jashtme, pa pasur nevojë për çmontimin e kovës së pasme gjatë shërbimit. Kunjat e skeletit të rrotullimit/bazamentit të krahut kanë bokulla të ndërrueshme te vrimat.

Zhvendosje anësore elektrike (opsionale)Ofron shërbim hidraulik për t’i mundësuar drejtuesit që ta pozicionojë kovën e pasme me lehtësi në të gjithë gjerësinë e plotë të skeletit H, pa pasur nevojë që ta vendosni kovën në tokë. Ideal për përdorim në punët komunale si p.sh. gaz, elektrike, telekomunikacion etj.

Ngarkuesi me kovë të pasmeMundësia e shërbimit dhe performanca më

e mirë në këtë kategori.

10

Sistemet hidraulikeFunksionim efikas dhe i butë.

Performanca e sistemit hidraulikRrallë do të mund të punonit me produktivitet të plotë 100% të kohës, pra pse duhet të punojë makineria me të njëjtin ritëm, duke harxhuar më shumë karburant, duke bërë më shumë zhurmë dhe duke u konsumuar më shumë?

Modeli 434F ka një sistem hidraulik me qendër të mbyllur dhe ndijim ngarkese, i cili përshtat mirë fuqinë dhe qarkullimin sipas nevojës që kërkohet nga veglat e punës. Pra, pavarësisht nëse jeni në regjim të plotë hapjeje kanali ose në gërmime delikate përreth zonave të shërbimit, keni gjithçka nën kontroll. Në përdorime të tilla si ngarkimi dhe transporti, shpejtësia është e rëndësishme dhe sistemi do të përshtatë qarkullimin që nevojitet për ta kryer punën me shpejtësi dhe efikasitet. Meqenëse kërkesat e sistemit janë minimale, përveç rastit kur nevojiten, ka më pak humbje fuqie parazitare dhe më shumë fuqi në dispozicion për fërkimin e gomës me tokën, gjë e cila sjell ngarkim dhe udhëtim më të mirë.

Valvula me shkëmbim qarkullimiModeli 434F përfshin gjithashtu valvula hidraulike me shkëmbim qarkullimi, duke garantuar që sasia e duhur e qarkullimit të vajit të arrijë cilindrat e veglës së punës, duke ofruar më shumë kontroll dhe duke eliminuar shterimin e vajit kur përdorni shumë funksione.

PjesëtModeli 434F është i pajisur me një pompë shumë efikase me piston me zhvendosje të ndryshueshme. Tubi i besueshëm hidraulik me performancë të lartë është ndërtuar nga dy shtresa të ndërthurura dhe të forta çeliku dhe vrimat e unazave hermetizuese ofrojnë një sistem të fortë, duke garantuar qëndrueshmëri të shkëlqyer dhe rezistencë ndaj dëmtimit nga rritja e presionit dhe pulsimi hidraulik.

Konvertues i forcës së rrotullimitKonvertuesi i forcës së rrotullimit me raport 2,64:1 në modelin 434F ofron fuqi të pabesueshme shtytjeje dhe shpejtësie, si gjatë udhëtimit, ashtu dhe gjatë ngarkimit.

Transmisioni automatik (opsional)Zgjedhja automatike e marsheve, me pesë marshe përpara dhe tre marshe mbrapsht minimizon lodhjen e drejtuesit me një ndërrim të saktë të marsheve, duke aktivizuar transmisionin e fuqishëm në të gjitha përdorimet. Modulimi i paketës së friksionit hidraulik ndihmon në komoditetin e drejtuesit, duke garantuar ndërrime më të buta të marsheve, gjë e cila përmirëson ndjeshëm komoditetin e drejtimit në çdo lloj terreni. Transmisioni opsional me ndërrim automatik të marsheve eliminon levën e marsheve të montuar në dysheme, duke ofruar mundësi përdorimi të pakufizuar të derës djathtas.

Konvertuesi me bllokim të forcës së rrotullimitNëse udhëtimi është pjesë e rëndësishme e rutinës suaj të përditshme, konvertuesi opsional me bllokim të forcës së rrotullimit (disponohet vetëm me transmisionin me ndërrim automatik të marsheve) do të bëjë të mundur që të ruani shpejtësi më të larta dhe të harxhoni më pak karburant, duke ju kursyer kohë dhe para.

Grupi i transmetimit të fuqisëPerformancë e fuqishme në çdo terren.

Udhëtim me 40 km/hModeli 434F është pajisur me transmision standard të ndërrimit me fuqi të marsheve, që mundëson udhëtim në shpejtësi të larta deri në 40 km/h.

Ai përdor një sistem rrjeti konstant, të sinkronizuar, me katër shpejtësi. Leva e ecjes përpara/mbrapsht në timon vendoset për ndryshim të thjeshtë të drejtimit gjatë lëvizjes dhe përzgjedhja e marsheve bëhet nga leva e marsheve e montuar në dysheme.

Mbërrini më shpejt në punë me ngarkuesin me kovë të pasme Cat.

11

Veglat e punësPunoni më shumë, përmirësohuni më shumë. Me gamën e veglave praktike në dispozicion.

Kovat e ngarkuesitNë modelin 434F disponohen kova për përdorim të përgjithshëm dhe kova hidraulike për shumë përdorime. Ato mund të pajisen me thikë prerëse ose me dhëmbë me bulona. Kovat për shumë përdorime vijnë si opsion me pirunë paletash me palosje.

Kovat e ngarkuesit me kovë të pasmePër lloje të ndryshme dheu dhe për punë të ndryshme gërmimi ekzistojnë shumë modele kovash që përfshijnë; kova për punë standarde, punë të rëndë, me kapacitet të lartë dhe për shërbime ekstreme (shkëmb). Mund të vendosen dhëmbë me bulona ose përshtatës me saldim me dhëmbë të fiksuar. Disponohen gjithashtu kova për pastrim kanalesh, për hapje të ngushta dhe trapezoidale.

ShnekuShneku Cat është projektuar për hapjen e vrimave në tokë për një sërë përdorimesh. Disponohen një gamë e gjerë me shnekë dhe sistemesh shpimi që t'ju ofrojmë veglën më të mirë për punën.

RuliRuli Cat është projektuar për nivelim asfalti dhe betoni dhe ka veçori të tilla si kontrolli i thellësisë dhe vetënivelimi.

Pllaka ngjeshësePllaka ngjeshëse Cat me dridhje mund të përdoret për ngjeshjen e dheut, rërës ose zhavorrit në hapjen e kanaleve dhe formimin e pjerrësive përpara hedhjes së betonit ose të asfaltit.

ÇekiçiÇekiçët hidraulikë Cat janë projektuar për të thyer beton, asfalt ose shkëmb dhe japin fuqi konstante gjatë punës. Për t'u pajtuar me rregulloret vendore disponohen opsione pa zhurmë.

Bashkues me kapje të dyfishtëRrisni prakticitetin e makinerisë me pajisje bashkuese të shpejta mekanike ose hidraulike për ndërrim të thjeshtë të veglave të punës. Pajisjet bashkuese ruajnë profil të ngushtë gjatë të gjithë jetëgjatësisë së tyre falë dizajnit novator me pykë.

Kontaktoni shitësin tuaj të Cat për më shumë informacion.

12

Marrëveshjet e mbështetjes për klientin (CSA)Shitësi juaj i Cat mund t'ju ofrojë një sërë CSA-sh gjithëpërfshirëse që mund të personalizohen individualisht për t'iu përshtatur financave dhe kërkesave tuaja.

Shitësit mund të ofrojnë një sërë opsionesh, nga Mirëmbajtja e plotë parandaluese me paketën S·O·SSM deri te CSA-ja vetëm për pjesët. Mbroni investimin tuaj të çmuar dhe mësoni saktësisht se cilat do të jenë pagesat tuaja mujore që do t'ju ndihmojnë të drejtoni biznesin.

FinancaE keni shqyrtuar gamën e opsioneve të disponueshme nga shitësi për të financuar makinerinë tuaj? Ata mund të ofrojnë një përzgjedhje me paketa tërheqëse të personalizuara saktësisht për nevojat tuaja.

Përzgjedhja e makinerisë dhe trajnimiShitësi juaj mund t'ju ndihmojë kur të merrni vendimin për të blerë makinerinë, bazuar në kërkesat tuaja dhe t'ju ndihmojë t'i mbani kostot operacionale në minimum. A është makineria që mendoni më e mira për punën tuaj apo mund të ketë zgjidhje edhe më të mirë?

Shitësi mund t'ju këshillojë gjithashtu rreth teknikave të përdorimit për makinerinë tuaj, të cilat do të minimizojnë konsumin dhe prishjen dhe do të ulin kostot e zotërimit dhe të përdorimit.

Kryerja e shërbimeveMundësi e lehtë shërbimi për t'ju mbajtur në punë.Reduktimi i mirëmbajtjesKapaku i ri i motorit me hapje të lehtë vendos standardin për arritjen e të gjitha pikave ditore te kontrollit, si psh: pikave të mbushjes, pastruesit të ajrit, depozitës së ujit treguesve vizualë etj. Ai përfshin një paketë ftohjeje me mentesha, e para në kategorinë e saj, e cila ia lehtëson akoma më shumë drejtuesit mirëmbajtjen e zakonshme. Seria F vazhdon të sjellë izolim të përjetshëm për rrotullimin e aksit, xhuntove universale të boshtit udhëzues, kryqeve kardanikë etj. Mirëmbajtja e përditshme, e cila mund të kthehet në barrë për drejtuesit e zënë me punë, mbahet në minimum në modelin 434F.

Dizajni i krahut dhe i shufrësDizajni i krahut dhe i shufrës lejon që të gjitha rregullimet kundër konsumimit të kryhen me shufrën të vendosur, duke përdorur një mekanizëm të thjeshtë rregullimi me pykë, pa nevojë për çmontim. Këmbët e stabilizuesit rregullohen gjithashtu nga jashtë, duke reduktuar kohën pa punë të makinerisë dhe shqetësimet.

Mbështetja për klientinShërbime të klasit botëror të mbështetjes për klientin.

13

14

Specifikimet e ngarkuesit me kovë të pasme 434F

15

6

13

4 3

5

1

1218

3

2

11

10

7

9

1417

16

8

15

Përmasat e makinerisëGP MP MP me pirunë

Gjatësia e përgjithshme (ngarkuesi në tokë, kova e zhvendosur jashtë) 7574 mm 7553 mm 7553 mm1 Gjatësia e përgjithshme në pozicionin e udhëtimit 5857 mm 5842 mm 5845 mm

Gjatësia e përgjithshme e transportimit 5921 mm 5900 mm 5900 mm2 Lartësia e përgjithshme e transportimit e shufrës S 3780 mm 3780 mm 3780 mm

Lartësia e përgjithshme e transportimit e shufrës E 3769 mm 3769 mm 3769 mm

Gjerësia e përgjithshme (makineria, pa përfshirë kovën) 2322 mm 2322 mm 2322 mm3 Lartësia deri në pjesën e sipërme të kabinës/tendës 2889 mm 2889 mm 2889 mm4 Lartësia deri në majë të tubit të skapamentos 2754 mm 2754 mm 2754 mm

Lartësia deri në spinotin e poshtëm të ngarkuesit (transportim) 368 mm 366 mm 374 mm

Distanca nga toka (minimale) 320 mm 320 mm 320 mm5 Vija qendrore e aksit të pasmë deri në grilën e përparme 2795 mm 2795 mm 2795 mm

Hapësira midis rrotave të përparme 1826 mm 1826 mm 1826 mm

Hapësira midis rrotave të pasme 1707 mm 1707 mm 1707 mm6 Distanca midis akseve 2WD/AWD 2235 mm 2235 mm 2235 mm

Përmasat dhe performanca – NgarkuesiGP MP MP me pirunë

Kapaciteti i kovës 1,15 m3 1,15 m3 1,15 m3

Gjerësia 2434 mm 2434 mm 2434 mm

Kapaciteti i ngritjes në lartësinë maksimale 4699 mm 4366 mm 4173 mm

Forca e shkëputjes në ngritje 61,6 kN 58,9 kN 56,9 kN

Forca e shkëputjes në anim 63,3 kN 63,6 kN 62,2 kN

Ngarkesa e rënies në pikën e shkëputjes 6772 kg 6579 kg 6397 kg7 Lartësia maksimale e spinotit të poshtëm të kovës 3518 mm 3518 mm 3518 mm8 Këndi i zbrazjes në lartësinë e plotë 45° 45° 45°

Lartësia e zbrazjes në këndin maksimal 2745 mm 2760 mm 2760 mm9 Zgjatja e zbrazjes në këndin maksimal 923 mm 908 mm 908 mm

10 Mbledhja maksimale e kovës në nivelin e tokës 44° 44° 44°11 Thellësia e gërmimit 154 mm 154 mm 154 mm

Këndi maksimal i nivelimit 109° 110° 110°12 Nga grila në cepin prerës të kovës, pozicioni i transportit 1495 mm 1481 mm 1484 mm13 Lartësia maksimale e përdorimit 4386 mm 4463 mm 4341 mm

Pesha (nuk përfshin dhëmbët ose pirunët) 438 kg 752 kg 927 kg

Përmasat dhe performanca – Ngarkuesi me kovë të pasmeStandard Shufra E e mbledhur Shufra E e zgjatur

14 Thellësia e gërmimit, maksimumi i SAE-së 4379 mm 4383 mm 5360 mm

Thellësia e gërmimit, maksimumi i prodhuesit 4884 mm 4889 mm 5806 mm

Thellësia e gërmimit, 2440 mm me fund të sheshtë 4004 mm 4008 mm 5070 mm15 Thellësia e gërmimit, 610 mm me fund të sheshtë 4336 mm 4339 mm 5326 mm

Zgjatja nga vija qendrore e aksit të pasmë në konturin e tokës 6750 mm 6755 mm 7679 mm16 Zgjatja nga boshti i rrotullimit në konturin e tokës 5660 mm 5665 mm 6589 mm

Lartësia maksimale e përdorimit 5548 mm 5547 mm 6115 mm

Lartësia e ngarkimit 3879 mm 3890 mm 4457 mm17 Zgjatja e ngarkimit 1808 mm 1758 mm 2642 mm

Harku i rrotullimit 180° 180° 180°

Rrotullimi i kovës 205° 205° 205°18 Stabilizuesi (gjerësia e përgjithshme) 2352 mm 2352 mm 2352 mm

Forca e gërmimit të kovës 63,4 kN 63,4 kN 63,4 kN

Forca e gërmimit të shufrës 35,3 kN 35,9 kN 26,3 kN

16

Specifikimet e ngarkuesit me kovë të pasme 434F

Motori

Modeli i motorit Cat 3054C* Cat C4.4**

Fuqia e klasifikuar (standarde) 2200 rpm 2200 rpm

Bruto – ISO 14396 68,5 kW/93 kf 74,5 kW/101 kf

Neto – ISO 9249 65 kW/88 kf 71 kW/97 kf

Neto – 80/1269/EEC 65 kW/88 kf 71 kW/97 kf

Fuqia e klasifikuar (opsionale) 2200 rpm

Bruto – ISO 14396 74,5 kW/101 kf —

Neto – ISO 9249 71 kW/95 kf —

Neto – 80/1269/EEC 71 kW/95 kf —

Rritja neto e forcës së rrotullimit në 1400 rpm

68,5 kW/93 kf 38% —

74,5 kW/101 kf 31% 32%

Rritja maksimale e forcës së rrotullimit në 1400 rpm

68,5 kW/93 kf 384 Nm —

74,5 kW/101 kf 397 Nm 399 Nm

Diametri i vrimës 105 mm 105 mm

Hapi 127 mm 127 mm

Cilindrata 4,4 l 4,4 l

•Të gjitha vlerat e fuqisë së motorit (kf) janë në sistem metrik, përfshirë faqen e parë.

•Fuqia neto e deklaruar është fuqia e disponueshme në volant kur motori është pajisur me ventilator, pastrues ajri, zhurmëmbytës dhe dinamo.

•Mund të përdoret në lartësi deri në 3000 m. *Direktiva e BE-së për emetimet e fazës II 97/68/EC.**Direktiva e BE-së për emetimet e fazës IIIA 2004/26/EC.

Veçoritë•Pistona me tre fasho të prodhuar me aliazh silikoni/alumini me peshë të

lehtë për forcë dhe përçueshmëri termike maksimale.•Kollodok i farkëtuar çeliku me krom/molibden me qafë të nitrokarbonizuar.•Guarnicionet e përparme dhe të pasme të vajit të kollodokut janë me dizajn

Viton dhe PTFE të llojit me "buzë" që përfshijnë një buzë të integruar kundër pluhurit.

•Valvulat e hyrjes së ajrit, me çelik me silikon dhe krom dhe rezistente ndaj nxehtësisë dhe valvulat e shkarkimit me pjesë të përparme STELLITE përdoren për të rritur jetëgjatësinë e motorit.

•Blloku i cilindrave është me aliazh hekuri të derdhur me forcë të madhe, me dizajn monobllok për më shumë forcë dhe jetëgjatësi.

•Rrip i përparmë me shumë kanale në formë V-je dhe rrip ndihmës transmisioni që tendoset automatikisht për më shumë jetëgjatësi dhe kosto më të ulëta përdorimi.

•Koka e cilindrit është me përbërje aliazhi me hekur të derdhur me forcë të madhe, me trashësi të murit dhe të kokës që të përballojë punë të rëndë. Portat e thithjes dhe shkarkimit janë derdhur me precizion për të lejuar qarkullimin optimal të gazit.

•Sistemi i karburantit me injektim të drejtpërdrejtë ofron dërgimin e saktë të karburantit. Pompë elektrike ngritjeje me vetëfurnizim për kapacitet më të mirë për ndezje në të ftohtë. Sistem karburanti me një filtër për kosto më të ulëta mirëmbajtjeje.

•Forcë e madhe rrotullimi në shpejtësi të ulëta të motorit për performancë më të mirë të makinerisë.

•Pastrues ajri i thatë, me guarnicion aksial, me nxjerrje automatike dhe të integruar të pluhurit që ofron ndarje paraprake më efikase.

•Sistem ndezjeje dhe karikimi me rrymë të vazhduar 12 volt me bateri 750 CCA të grupit 31 që nuk ka nevojë për mirëmbajtje.

Akset

Të gjitha rrotat aktive (AWD) – Standard

Veçoritë•Aks i pasmë për punë të rënda me frena të integruara me vetërregullim,

bllokues diferencial dhe transmisione finale.•AWD (sistemi i të gjitha rrotave aktive) aktivizohet nga çelësi në panelin e

konsolës së përparme ose nga pedali i frenave gjatë përdorimit të frenimit me të gjitha rrotat. AWD mund të aktivizohet gjatë punës, në ngarkesë, në çdo marsh, përpara ose mbrapsht. AWD ka transmisione të jashtme finale për mirëmbajtje të lehtë.

•Aksi i përparmë AWD është montuar i varur dhe i izoluar dhe lubrifikuar në mënyrë të përhershme, që nuk ka nevojë për mirëmbajtje të përditshme. Përfshin gjithashtu cilindër drejtimi me veprim të dyfishtë, me kënd drejtimi 52° për manovrim më të mirë.

Drejtimi

Drejtim i plotë hidrostatik që kontrollohet nga një njësi matëse manuale. Sistemi ndihmës i drejtimit disponohet për t'u pajtuar me rregulloret e udhëtimit në shtete të ndryshme dhe për t'u pajtuar me standardin ISO 5010.

Drejtimi

Lloji Me rrotat e përparme

Servotimoni Hidrostatik

Cilindër, një, me veprim-të dyfishtë (AWD)

Diametri i vrimës 65 mm

Hapi 120 mm

Diametri i shufrës 36 mm

Rrethi i kthimit

Rrota e brendshme jo e frenuar (AWD)

Rrotat e përparme të jashtme 10 200 mm

Kova e jashtme më e gjerë e ngarkuesit 11 700 mm

Frenat

Me shumë disqe, plotësisht të mbyllura dhe hidraulike.

Veçoritë•Disa disqe Kevlar me aktivizim hidraulik dhe të zhytura në vaj, në boshtin

e hyrjes së transmisionit final.•Të mbyllura dhe të izoluara plotësisht.•Me vetërregullim.•Pedale dyshe frenash për përdorim me këmbë që mund të lidhen me

njëra-tjetrën kur udhëtohet në rrugë. •Frenat e parkimit/ndihmëse janë të pavarura nga sistemi i frenave të

shërbimit. Frenat e parkimit aktivizohen mekanikisht nëpërmjet një leve dore që gjendet në konsolën e djathtë.

•Pajtohet me kërkesat e standardit ISO 3450:1996.

17

Peshat

Ngarkuesi standard me ngritje paralele, me kovë ngarkimi 1,15 m3 për shumë përdorime me pirunë. Shufër me zgjatje me kovë ekskavatori 610 mm për punë standarde, goma 24", drejtues me peshë 75 kg dhe depozitë karburanti të mbushur plot.

Peshat

Pesha e makinerisë (diapazoni) 8687-11 275 kg

Pesha e përdorimit 9743 kg

Transmisioni automatik 27 kg

Kondicioneri 39 kg

Kontrolli i udhëtimit 25 kg

Kova me shumë përdorime 1,15 m3

me pirunë që palosen 948 kg

pa pirunë që palosen 798 kg

Shufra me zgjatje 299 kg

Kundërpeshat

E lehtë 115 kg

Veçoritë e kabinës

Plotësisht me xham

Dera me hapje djathtas me dritare që hapet

Dera me hapje majtas me dritare që hapet

2 dritare të pasme të fiksuara

Ndenjëse me zbutje me ajër

8 drita pune (4 përpara, 4 pas)

Tapet dyshemeje

Konsolë majtas për magazinim

Kolonë timoni me anim

Pasqyrë e jashtme për shikim pas

Prizë për fenerin sinjalizues (2)

Prizë korrenti e brendshme

Veshje e sipërme e gatshme për mbajtjen e radios

Matës me afishim në grupin e instrumenteve

Mbrojtëse kundër diellit

Dorezë timoni

Mbrojtëse kundër vandalizmit

Ngrohës kabine

Rrip sigurimi (50 mm)

Ajër i kondicionuar në kabinë opsional

Kabina e drejtuesit

ROPS/FOPS është standard.

ROPS-ja (Roll Over Protective Structure - Struktura mbrojtëse kundër rrokullisjes) e ofruar nga Caterpillar për këtë makineri përmbush kriteret për ROPS-në të ISO 3471:1994 dhe kriteret për FOPS-në (Falling Objects Protective Structure - Struktura mbrojtëse kundër objekteve që bien) të ISO 3449:1992.

18

Specifikimet e ngarkuesit me kovë të pasme 434F

Kapacitetet e rimbushjes në shërbim

Sistemi i ftohjes

me ngrohës 22 l

Depozita e karburantit 160 l

Motori me filtrin e vajit 8,8 l

Transmisioni

Ndërrimi me fuqi i marsheve (AWD) 18 l

Aksi i pasmë (statik/i drejtueshëm)

Foleja qendrore 16 l

Transmisioni fundor/final i rrotës 1,7 l

Aksi i përparmë (AWD)

Foleja qendrore 14 l

Transmisioni fundor/final i rrotës 1,7 l

Sistemi hidraulik 90 l

Depozita hidraulike 40 l

Sistemi hidraulik

Sistemi me ndijim të ngarkesës dhe qendër të mbyllur, me qarkullim të ndryshueshëm ofron forcë të plotë hidraulike në të gjitha shpejtësitë e motorit. Ofron konsum optimal të karburantit dhe komanda të lehta.

Lloji Me qendër të mbyllur

Lloji i pompës Me qarkullim të ndryshueshëm, piston aksial

Kapaciteti i pompës 125 l/m në 2200 rpm

Presioni i sistemit

Ngarkuesi me kovë të pasme 250 bar

Ngarkuesi 250 bar

Transmisioni

Ndërrimi standard me fuqi i marsheve ofron katër marshe përpara dhe pas, rrjet të plotë sinkronizues në të gjitha marshet. Transmisioni opsional me ndërrim automatik marshesh mund të përdoret në regjim automatik ose manual.

Ndërrimi me fuqi i marsheve

Transmisioni automatik

Përpara

Marshi i 1-rë 5,8 km/h 5,7 km/h

Marshi i 2-të 9,2 km/h 9,1 km/h

Marshi i 3-të 19 km/h 18,8 km/h

Marshi i 4-t 40 km/h 25,6 km/h

Marshi i 5-të — 40 km/h

Mbrapsht

Marshi i 1-rë 5,8 km/h 5,7 km/h

Marshi i 2-të 9,2 km/h 11,9 km/h

Marshi i 3-të 19 km/h 25,8 km/h

Marshi i 4-t 40 km/h —

Marshi i 5-të — —

Konvertuesi me bllokim të forcës së rrotullimitKonvertuesi opsional me bllokim të forcës së rrotullimit zgjidhet automatikisht në varësi të shpejtësisë së udhëtimit dhe mundëson ruajtjen e shpejtësisë më gjatë në të gjitha llojet e terrenit.

19

Pajisjet standarde dhe opsionale të modelit 434F

•Aksi i përparmë, me montim të varur•Alarm akustik për defektin e sistemit•Alarm, për ecje mbrapsht•Bateria, pa nevojë për mirëmbajtje, 750 CCA•Bllokim elektrohidraulik i skeletit me rrëshqitje•Bllokues i rrotullimit për transport•Bori paralajmëruese, elektrike përpara•Çelës neutralizimi të transmisionit•Dinamo, 120 amper, 12 volt•Drejtim me bashkërenditje automatike•Drita ndalimi dhe të pasme (2)•Dritat e panelit të instrumenteve•Dritat vezulluese të rrezikut/sinjaleve•Dritat, të punës (4 përpara, 4 pas)•Ekologjia në zbrazje•Fenerë të përparmë•Filtra karburanti, vaji motori dhe

transmisioni me rrotullim•Frenat, të përforcuara, me disk Kevlar, disk në vaj•Ftohës i vajit hidraulik•Goma (2 përpara, 2 pas)•Grilë e përparme me parakolpe•Kabinë ROPS me ngrohës, shkrirës dhe

ventilator për riqarkullimin e ajrit në kabinë

•Komandues gazi, me duar dhe këmbë•Kontrolle me kabllo të stabilizuesit•Konvertues i forcës së rrotullimit•Krahu, me bllokim për transport•Kundërngrirës (deri në -37°C)•Kuti magazinimi, e jashtme, me kyçje•Larje/fshirje e xhamit përpara dhe prapa

me ndërprerje•Lidhja, cilindri i ngritjes•Matësit: temperatura e lëngut ftohës, niveli

i karburantit, takiometri, matësi i orëve•Mbulimi i motorit•Mbushje e karburantit në nivelin e tokës me

kapacitet 160 L•Motor Cat 3054C* (68,5 kW) ose motor

Cat C4.4** (74,5 kW)•Ndarës uji•Ndenjësja, zbutje me ajër me mbulesë

pëlhure ose vinili•Ndërrim i shpejtë marshesh mbrapsht,

të gjitha marshet•Ngarkuesi me kovë të pasme, kontrolle

me dy leva mekanike•Paketë e ftohje së lartë të ambientit•Paketë ftohjeje me mentesha

•Pasqyra, të jashtme (2)•Pastrues ajri i llojit të thatë, guarnicion aksial me

pastrues paraprak dhe tregues të gjendjes së filtrit•Pllaka stabilizuesi të llojit me nofull•Prizë korrenti, 12V (2)•Rrip sigurimi, me mbledhje (50 mm)•Servotimon, hidrostatik •Shufra standarde•Sistem me ndijim ngarkese, me qarkullim të

ndryshueshëm dhe pompë me piston aksial•Sistem ndezjeje, me ndihmë termike•Sistem nisjeje/ndalimi me çelës me

pozicion ndihmës•Tapeti i dyshemesë, prej gome•Transmision, me rrjet sinkronizues

me katër shpejtësi•Tregues drejtimi me vetëfikje•Treguesit: shërbimi i pastruesit të ajrit, frenat e

parkimit të aktivizuara, lëngu ftohës i motorit, matësi me xham i nivelit të vajit hidraulik

•Të gjitha rrotat aktive•Varësja e palltos•Ventilatori, ftohja dhe mbrojtësja e ventilatorit•Vrima ngritëse, ngarkuesi me kovë të pasme

(vetëm për shtetet jo në BE)

Pajisjet standardePajisjet standarde mund të ndryshojnë. Konsultohuni me shitësin tuaj të Cat për hollësira.

*Standarde për shtetet me rregulla më të buta, pajtohen me Direktivën për emetimet të BE-së për Fazën II 97/68/EC.**Standarde për shtetet me rregulla më të forta, pajtohen me Direktivën për emetimet të BE-së për Fazën IIIA 2004/26/EC.

*Standarde për shtetet me rregulla më të buta, pajtohen me Direktivën për emetimet të BE-së për Fazën II 97/68/EC.**Standarde për shtetet me rregulla më të forta, pajtohen me Direktivën për emetimet të BE-së për Fazën IIIA 2004/26/EC.

Pajisjet opsionalePajisjet opsionale mund të ndryshojnë. Konsultohuni me shitësin tuaj të Cat për hollësira.

•Bateri, shtesë•Bllokues për transport•Drita

– Targa, prapa – Për udhëtim

•Fener sinjalizues rrotullues• Instalim për mbajtje objektesh, përfshin vrimën

ngritëse, bllokimet e krahut dhe të shufrës, sistemin e paralajmërimit akustik dhe vizual

•Kondicioneri•Kontrolli i udhëtimit•Konvertues me bllokim të forcës së rrotullimit

(disponohet vetëm me transmisionin me ndërrim automatik të marsheve)

•Kundërpeshat – 115 kg

•Linjat hidraulike – Linjat e çekiçit deri te shufra – Shkëputje të shpejta

•Mbrojtje kundër vandalizmit•Mbrojtëse

– Bosht udhëzues AWD – Dhëmbë (GP/MP) – Drita të pasme, për udhëtim

•Mbrojtëse kundër diellit për kabinën•Motor Cat 3054C DIT* (74,5 kW)•Pasqyrë, e jashtme për shikim pas, e madhe•Pllaka stabilizuese për rrugë•Shtesat, ngarkuesi përpara

– Kovë për përdorim të përgjithshëm, 1,15 m3 ose 1,3 m3

– Kovë për shumë përdorime me pirunë, 1,15 m3 ose 1,3 m3

– Kovë për shumë përdorime, 1,15 m3 ose 1,3 m3

•Shtesat, veglat e punës të ngarkuesit me kovë të pasme – Pajisje bashkuese e shpejtë (mekanike)

•Shufër, me zgjatje•Skara mbrojtëse, përpara, të gjitha rrotat aktive•Thika prerëse, me bulon

– Me një pjesë – Me dy pjesë

•Timon me anim•Transmision me ndërrim automatik marshesh•Valvula hidraulike (ndihmëse)

– Shufra me zgjatje•Valvula hidraulike, ngarkuesi

– Valvula e 3-të për GP/MP•Zhvendosje anësore elektrike

20

Ngarkuesi me kovë të pasme 434F

Për informacion më të plotë rreth produkteve Cat, shërbimeve të shitësit dhe zgjidhjeve industriale, na vizitoni në internet në adresën www.cat.com

© 2013 Caterpillar Inc.Të gjitha të drejtat të rezervuara

Materialet dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Makineritë e përfshira në fotografi mund të përfshijnë pajisje shtesë. Kontaktoni me shitësin e Cat për opsionet e disponueshme.

CAT, CATERPILLAR, SAFETY.CAT.COM, logot e tyre përkatëse, "Caterpillar Yellow" dhe paraqitja tregtare "Power Edge", si dhe identiteti i korporatës dhe i produktit i përdorur këtu, janë marka tregtare të Caterpillar-it dhe nuk mund të përdoren pa leje.

A9HK6934 (01-2013) (Përkthim: 03-2013)