121
NË MBROJTJE TË LIRIVE THEMELORE JURISPRUDENCË DHE INTERPRETIME TË RREGULLIMIT TË JETËS DHE AKTIVITETIT TË AUTORITETEVE SHTETËRORE NE EVROPË NË MBROJTJE TË LIRIVE THEMELORE

Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

NË MBROJTJE TË LIRIVE THEMELORE

JURISPRUDENCË DHE INTERPRETIME TË RREGULLIMIT TË JETËS DHE AKTIVITETIT TË AUTORITETEVE SHTETËRORE NE EVROPË

NË M

BROJTJE TË LIRIVE TH

EMELO

RE

Page 2: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

1

Në mbrojtje të lirive themelore

NË MBROJTJE TË LIRIVE THEMELORE

Tiranë, 2010

JURISPRIDENCË DHE INTERPRETIME TË RREGULLIMIT TË JETËS DHE AKTIVITETIT

TË AUTORITETEVE SHTETËRORE NE EVROPË

Page 3: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

2

Në mbrojtje të lirive themelore

Me Mbështetjen e Bashkimit Evropian

Copyright © 2010, Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumes dhe

Torturesture

ARCT/ QSHRT

Rr. Kont Urani, no. 10

Tirana, ALBANIA

Tel: + 355 42 565 22

Fax: +355 42 354 88

Email: [email protected]

web: WWW.ARCT.ORG

Page 4: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

3

Në mbrojtje të lirive themelore

PËRMBAJTJA

PJESA E PARE

KONVENTA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT...................I.Gjeneza e Konventës..............................................II. Struktura e Konventës...............................

Të drejtat dhe liritë e mbrojtura nga a. konventaSistemi i Konventës për kontrollin b. dhe respektimin e angazhimeve nga shtetet anëtare

III. Mbi parimet dhe mënyrat e interpretimit të KEDNJ.....

Mbi parimet e Konventës c. Mënyrat e interpretimit d.

Parimet e interpretimit i. Teknikat e interpretimitii.

Page 5: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

4

Në mbrojtje të lirive themelore

IV. Vlera e Konventës dhe interpretimeve të Gjykatës së Strasburgut për autoritetet shqiptare...............................

PJESA E DYTË

NENI 3 I KEDNJ – NDALIMI I TORTURËS, TRAJTIMEVE ÇNJERËZORE DHE DEGRADUESE......................................................

Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar ........................

Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar ....................

Assenov kundër Bullgarisë .........................................

Tomassi kundër Francës ..............................................

Cruz Varas dhe të tjerë kundër Suedisë ......................

Page 6: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

5

Në mbrojtje të lirive themelore

PJESA E PARE

KONVENTA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT

I. Gjeneza e KonventësNe këtë kuadrin e prerogativave dhe te rolit te saj, qe u përmenden me lart, ne gusht 1949, vetëm tre muaj pas krijimit të Këshillit të Evropës, Asambleja e tij Konsultative qe ne sesionin e saj te pare mori përsipër detyrën e hartimit te një dokumenti te tille qe sipas Kongresit te Evropës do te përmbushte dëshirën e popujve te Evropës për një:

“...Kartë të Drejtave të Njeriut q të garantoje lirin.., dhe te drejtën..; dhe ...Gjykata Drejtësie me sanksione të përshtatshme për vënien në jetë të kësaj Karte..;”

Përpara përfundimit te sesionit te Asamblesë Konsultative te Këshillit te Evropës, ne shtator 1949,

Page 7: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

6

Në mbrojtje të lirive themelore

Komiteti i Qeshjeve Ligjore dhe Administrative te kësaj Asambleje, në të famshmin Raport Teitgen, paraqiti rezultatet e studimit për krijimin e një “organizmi ne gjirin e Këshillit te Evropës qe te siguroje garantimin kolektiv te drejtave te njeriut”. Komiteti ne këtë Raport parashtronte propozimin sipas te cilit se pari një liste prej dhjete te drejtash te parashikuara nga ndërkaq nga Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut duhet te jene nen garancitë kolektive te shteteve anëtare, se dyti, qe shtetet anëtare duhet ta detyrojnë veten e tyre ndaj respektimit te parimeve themelore te demokracisë dhe mbajtjes se zgjedhjeve te lira, dhe se treti ngritja e organeve te posaçme për te evidencuar, zgjidhur dhe standardizuar shkeljet e mundshme te të drejtave te njeriut te parashikuara ne listën e përmendur me lart.

Pas shqyrtimit në gjirin e Asamblesë Konsultative, projekti, i cili kishte mbetur pothuajse ai qe u propozua nga ana e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe Administrative, u nënshkrua nga Ministrat e Jashtëm te Shteteve Anëtare ne Rome me 4 nëntor 1950. Pas depozitimit te ratifikimit te dhjete te saj, Konventa hyri ne fuqi me 3 shtator 1953.

Ne ndryshim nga vitet e para te ekzistencës se saj1 siç u tha edhe me lart, tani Konventa është bere

1 Për shembull Franca, megjithëse ka qene një nga dhjete vendet e para nënshkruese me 1950, e ka nënshkruar Konventën vetëm ne 3 maj 1974.

Page 8: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

7

Në mbrojtje të lirive themelore

pothuajse një kusht sine qua non për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës dhe te gjitha vendet anëtare te organizatës, brenda pak muajsh nga anëtarësimi ne organizate duhet te kenë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën. Republika e Shqipërisë, për shembull, u be anëtare e Këshillit te Evropës ne” 13 korrik 1995, moment ne te cilin ajo nënshkroi Konventën, te çilen e ratifikoi me korrik 1996 dhe depozitoi instrumental e ratifikimit pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Evropës me 2 tetor 1996. Aktualisht te 41 vendet anëtare te Këshillit te Evropës e kane nënshkruar dhe ratifikuar Konventën.

Duke qene e hartuar për realizimin e qëllimeve te parashikuara ne Nenin 3, te lartpërmendur te Statutit te Këshillit te Evropës, Konventa rithekson qe ne Preambulën e saj se përben:

“masat e para te përshtatshme për te siguruar garancitë kolektive te disa prej te drejtave te shpallura ne Deklaratën Universale”.

Është e rëndësishme te theksohet se masat për te cilat bën fjale preambula e Konventës nuk kane ngelur ne nivelin e versionit fillestar te vitit 1950. Deri tani dymbedhjete14 protokolle e kane plotësuar kuadrin e Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut me te drejta te reja si dhe kane ndryshuar procedurat e garantimit te këtyre te drejtave dhe lirive duke i perfeksionuar ato me

Page 9: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

8

Në mbrojtje të lirive themelore

tej. Madje mund te thuhet se i pari prej këtyre protokolleve është hartuar gjata verës se vitit 1950, përpara se vete Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut te arrinte te nënshkruhej. Megjithatë, ashtu si edhe për protokollet e tjera ishte vullneti politik i Shteteve Anëtare ai qe kushtëzoi përfshirjen e disa te drejtave te caktuara, si ajo për pronën apo për zgjedhjet e lira dhe demokratike, ne gjirin e Konventës dhe ia nënshtroi pranimin e këtyre te drejtave procedurave te posaçme te nënshkrimit dhe te ratifikimit.

II. Struktura e KonventësKonventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne versionin e saj aktual përbehet nga 59 nene dhe nga 4 protokolle shtese. Themi ne versionin aktual sepse gjate 50 vjetëve te ekzistencës se saj Konventa është ndryshuar dhe menduar nga një numër protokollesh dhe plotësuar nga protokolle te tjerë. Protokollet qe kane sjelle ndryshime ne tekstin e Konventës, konkretisht Protokollet 2, 3, 5, 8, 9, 10 dhe 11, qe quhen edhe Protokolle amenduese, kane qene ato qe kane pasur te bëjnë me sistemin dhe procedurat e kontrollit te saj, për te cilat do te flitet me gjerësisht me poshtë. Kurse te tjerët, qe quhen edhe Protokolle shtese, konkretisht Protokollet 1, 4, 6, 72 dhe 12 kane sjelle pra shtimin e te drejtave dhe

2 Protokolli i dymbëdhjetë i Konventes Evropiane te Drejtave -te Njeriut, qe ka te beje me klauzolën e përgjithshme te” mos-diskriminimit, i miratuar nga Komiteti i Ministrave ne shtator 2000, iu paraqit për nënshkrim Shteteve anëtare me

Page 10: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

9

Në mbrojtje të lirive themelore

lirive te tjera te njeriut ne sistemin e Konventës, duke ia bashkangjitur te tjerave te parashikuara nga Titulli I i Konventës. Siç është përmendur dhe me lart, te dy këto lloje Protokollesh i nënshtrohen, ne përputhje me rregullat e se drejtës ndërkombëtare, procedurave te veçanta te nënshkrimit dhe ratifikimit, te saktësuara edhe nga secili prej tyre3.

Tërësia e saj prej 59 nenesh e Konventës, ndahet nga ana e saj ne tre Tituj. Titulli I ka te beje me te “Drejtat dhe Liritë” e parashikuara nga Konventa, të cilave siç thamë u bashkëngjiten ato te parashikuara nga Protokollet shtese qe kane byre ne fuqi. Titulli II me “Gjykatën Evropiane të te Drejtave të Njeriut”, pra me mekanizmat dhe procedurat e kontrollit te respektimit te te drejtave dhe lirive dhe Titulli III me “Dispozita te ndryshme” me karakter plotësues dhe përfundimtar.

4 nëntor 2000,’ gjate Ceremonisë përkujtimore te 50-vjetorit te nënshkrimit te Konventes te zhvilluar ne Rome.

3 Ne lidhje me procedurat e nënshkrimit dhe ratifikimit te Protokolleve na duket me vend te behet një sqarim qe ka te beje me vete karakterin e tyre. Ndërsa Protokollet amen-duese hyjnë ne fuqi vetëm pasi t’i kenë nënshkruar dhe ratifikuar te gjitha shtetet anëtare te Konventes dhe pas kësaj ato sjellin ndryshime ne vete tekstin e saj, Protokollet shtese kane karakter me fakultativ dhe hyjnë ne fuqi pas depozitimit te një numri te caktuar ratifikimesh, normal-isht 5, 7 ose 10, dhe vetëm për Shtetet Anëtare qe i kane nënshkruar dhe ratifikuar. Por pas pranimit të tyre, duhet theksuar, te drejtat dhe liritë e parashikuara nga ato konsi-derohen ne te njëjtën pozite juridike mc të tjerat e parashi-kuara nga Titulli I për Shtetin Anëtar qe i ka pranuar.

Page 11: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

10

Në mbrojtje të lirive themelore

a. “Te Drejtat dhe Liritë” e mbrojtura nga Konventa

Te drejtat dhe liritë themelore qe mbrohen aktualisht nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut, duke ndjekur një” ndarje ne përputhje me objektin e tyre, mund te përmblidhen:

Se pari ne lidhje me një kategori te drejtash qe, • nen shembullin e akteve te para te te drejtave të njeriut dhe ne përputhje me doktrinën përkatëse, do te mund te konsideroheshin si te drejta themelore të njeriut përfshihen:

- e drejta e jetës, përfshire edhe mundësinë për te mos u dënuar me vdekje4;- e drejta për respektimin e integritetit fizik e cila nuk lejon veprime te tilla si tortura, trajtimet çnjerëzore ose degraduese5;- skllavëria, robëria ose puna me dhuna apo e detyruar6;- e drejta e lirisë’ dhe e sigurisë personale7;- e drejta e respektimit to jetës private dhe familjare8, e drejta për te krijuar familje9 dhe

4 Neni 2 i Konventes dhe Protokolli 6.5 Neni 3 i Konventes.6 Neni 4 i Konventes.7 Neni 5 i Konventës.8 Neni 8 i Konventës.9 Neni 12 i Konventës.

Page 12: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

11

Në mbrojtje të lirive themelore

barazia ndërmjet burrit dhe gruas10;

Këto te drejta plotësohen nga ato te një karakteri • procedural nga te cilat Konventa parashikon:

- të drejtat ne rastin e arrestimit ose te ndalimit ku përfshihen njoftimi i akuzës ne një gjuhe qe e kupton, çuarja e menjëhershme përpara një autoriteti gjyqësor11;- e drejta për një gjykim të drejte dhe brenda një afati sa me të shkurtër ne lidhje me pretendimet civile apo penale12;- l i g j s h m ë r i a e d ë n i m i t , mosprapaveprueshmeria e legjislacionit penal13 dhe parimi non bis in idem14;- e drejta për te mos u dënuar me burgim për shkak të mospagimit te detyrimeve pasurore15;- c drejta për një ankim ndaj një vendimi penal16 dhe për zhdëmtim ne rast te një gabimi gjyqësor17;

10 Neni 5 i Protokollit 711 Neni 5 i Konventës.12 Neni 6 i Konventës.13 Neni 7 i Konventës, pg.1, 2.14 Neni 4 i Protokollit 7.15 Neni 1 i Protokollit 416 Neni 2 i Protokollit 717 Neni 2 i Protokollit 7

Page 13: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

12

Në mbrojtje të lirive themelore

Ne vazhdim disa te drejta qe do të mund t’i • klasifikonim se bashku ne te drejta te qytetarit ose te personit:

- e drejta e lirisë se mendimit, te besimit dhe e fesë18;- e drejta e lirisë se* shprehjes19;- e drejta e lirisë për t’u mbledhur dhe për te krijuar organizata, përfshire këtu edhe sindikatat20

- e drejta për zgjedhje te l ira dhe demokratike21;- e drejta për respektimin e pronës dhe te pasurisë, përfshire këtu edhe shpërblimin e drejte ne rast te një shpronësimi te lejueshëm vetëm për qëllime publike22;- c drejta për t’u arsimuar ne gjuhen amtare23;- e drejta e personit për te mos u dëbuar nga shteti shtetësinë e të cilit ka24 dhe për te lëvizur dhe qëndruar lirisht ne territorin e një shteti ku ai gjendet ne mënyre te ligjshme25

18 Neni 9 i Konventës19 Neni 10 i Konventës20 Neni 11 i Konventës21 Neni 3 i Protokollit 122 Neni 1 i Protokollit 123 Neni 2 i Protokollit 124 Neni 3 i Protokollit 425 Neni 2 i Protokollit 4

Page 14: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

13

Në mbrojtje të lirive themelore

Konventa parashikon natyrisht edhe disa të • drejta te posaçme për te huajt ku hyjnë:

- e drejta për te mos u dëbuar kolektivisht ose e quajtur ndryshe nga e drejta ndërkombëtare non refoulement,26

- e drejta për garanci procedurale shtese ne rast dëbimi i një te huaji nga shteti ku ai gjendet27.

Ajo qe përben një nga elementet me te • rëndësishëm dhe me interesante te Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut është se te gjitha te drejtat e përmendura me lart ne strukturimin e saj janë te përfshira nen rolin themelor te dy dispozitave qe luajnë rolin e garantëve te te gjitha te tjerave, te parashikuara nga neni l dhe neni 13 i Konventës. Konkretisht me ane te Nenit 1 te gjitha shtetet anëtare marrin përsipër qe t’u sigurojnë te gjithë individëve28, pra jo vetëm shtetasve të tyre, qe gjenden nen juridiksionin e tyre te drejtat e parashikuara nga Titulli I i Konventës, dhe me ane te Nenit 13 ato angazhohen t’u japin këtyre individëve mundësitë për ankim efektiv për vënien ne vend te shkeljes eventuale të këtyre te drejtave.

26 Neni 4 i Protokollit 427 Neni 1 i Protokollit 728 Shih për shembull ne lidhje me këtë moment sidomos

përmbledhjet e vendimeve Loizidou kundër Turqisë, Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kundër Mbretërisë se Bashkuar, apo Beldjondi kundër. Suedisë.

Page 15: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

14

Në mbrojtje të lirive themelore

Nga ana tjetër duhet përmendur gjithashtu se te gjitha këto te drejta te lartpërmendura vishen me një te kriter barazie, ne kuptimin qe gëzohen nga te gjithë pavarësisht nga pozitat c ndryshme qe mund te kenë individët e caktuar, siç. parashikohet nga neni 14 i Konventës.

Mjafton te përmendet, ne ecte paragraf, se pjesa me e madhe29 e te drejtave te lartpërmendura i nënshtrohen kufizimeve dhe përjashtimeve te caktuara të parashikuara qofte ne mënyrë specifike30 qofte ne mënyrë te përgjithshme, si është rasti i neneve 15 dhe 16 të Konventës. Sidoqoftë ky element do te sqarohet me konkretisht kur te flitet për secilën prej të drejtave për te cilat ju ofrohet ne vijim edhe jurisprudenca përkatëse.

b. Sistemi i Konventës për kontrollin e respektimit te angazhimeve nga ana e Shteteve Anëtare

Pavarësisht nga karakteri i plote dhe gjithnjë e me i përpunuar i te drejtave te

29 Themi pjesa me e madhe sepse ka te drejta te tilla te parashikuara nga Konventa qe janë të paderogueshme ne mënyrë qofte specifike qofte te përgjithshme dhe ne asnjë lloj rrethane përderisa konsiderohen përgjithë-sisht nga e drejta ndërkombëtare e te drejtave te njeriut si te drejta me karakter absolut. Këtu hyjnë të drejtat e parashikuara nga Nenet 2, 3, 4 dhe 7 të Konventes.

30 Shih Nenet 8-11 te Konventes si dhe neni 1 i Protokollit 1, neni 2 i Protokollit 4, si dhe Nenet 1 dhe 2 te Protokol-lit 7.

Page 16: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

15

Në mbrojtje të lirive themelore

parashikuara nga Konventa duhet thëne se ajo qe përben karakteristiken kryesore te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut nuk duhet kërkuar ne gamen apo karakterin e te drejtave dhe lirive qe ajo parashikon ne dispozitat e saj për individët31, por ne strukturën, e pavarur nga Shtetet Anëtare, dhe ne procedurën, te ngritura për kontrollin e garantimit dhe zbatimit te këtyre te drejtave dhe lirive. Ne kohen kur u krijua përbente padyshim te paren çarje ne kështjellën e deriatehere te pacenuar te sovranitetit shtetëror ne te drejtën ndërkombëtare publike por edhe ne te drejtën publike ne përgjithësi.

Siç, u tha edhe me lart, sistemi dhe procedurat e kontrollit te respektimit te te drejtave dhe te lirive te parashikuara nga Konventa janë ndryshuar gjate kalimit te viteve dhe aktualisht janë mjaft me te perfeksionuara se ne versionin fillestar. Këto perfeksionime kushtëzoheshin ne fund te fundit nga vete suksesi gjithnjë e ne rritje i Konventës, i cili shoqërohej me rritjen e kërkesave përpara organeve te kontrollit, pra edhe me rritjen e punës se tyre. Nga ana tjetër nevoja për rritjen e efektivitetit si dhe thjeshtëzimi i procedurave ishin arsye shtese te këtyre perfeksionimeve.31 Te drejta te tilla siç parashikohen ne Konventën Evropi-

ane te Drejtave te Njeriut mund te gjenden edhe në De-klaratën Universale te” Drejtave te Njeriut te O.K.B.-se te vitit 1948, ne Paktet e O.K.B.-se mbi te Drejtat Civile dhe Politike apo mbi te Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore te dyja te vitit 1966, si dhe ne Konventën Amerikane te Drejtave te Njeriut te vitit 1909.

Page 17: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

16

Në mbrojtje të lirive themelore

b.l. Sipas versionit te saj fillestar, te vitit 1950, Konventa parashikonte si organe te kontrollit për respektimin nga ana e shteteve anëtare te drejtave dhe lirive te parashikuara prej saj. Konkretisht Komisionin Evropian te te Drejtave te Njeriut, Gjykatën Evropiane te te Drejtave te Njeriut, te krijuara nga vete Konventa, dhe parashikonte një rol te rendesishem për Komitetin e Ministrave te Këshillit te Evropës. Sidoqoftë, juridiksioni i dy organeve te para ndaj kërkesave te individëve për pretendime mbi shkeljet ndaj tyre32, u la i kushtëzuar nga shprehja e posaçme e pëlqimit nga ana e secilit shtet anëtar te Konventës, pra me karakter fakultativ, ne ndryshim nga padite ndërshtetërore33 ne lidhje me te cilit kishte karakter fakultativ vetëm juridiksioni i Gjykatës, kurse juridiksioni i Komisionit ishte i detyrueshëm.

Ishte Komisioni organi para te cilit zhvillohej procedura paraprake dhe qe vendoste34 ne lidhje me pranueshmërine apo jo te kërkesës individuale ose te padisë ndwrshtetwrore dhe ne lidhje me konstatimin e shkeljes. Ne varësi te këtyre vendimeve kushtëzohej vazhdimi i mëtejshëm i procedurës, ne rastin e pranueshmërisë dhe te konstatimit te shkeljes, ose te mbylljes se saj, ne rastin c mospranueshmerise ose te moskonstatimit te shkeljes me unanimitet ne rastet kur një “Shtet

32 Ish-Neni 25 i Konventes.33 Ish-Neni 24 i Konventes.34 Ish-Nenet 26 dhe 27 te Konventes.

Page 18: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

17

Në mbrojtje të lirive themelore

Anëtar nuk kishte njohur juridiksionin e Gjykatës ishte Komiteti i Ministrave qe luante rolin e organit vendimor35. Ishte gjithashtu ky i fundit pastaj qe kontrollonte zbatimin e vendimit qofte te dhëne prej tij qofte prej Gjykatës36.

Megjithatë duhet theksuar se njohja e juridiksionit te Komisionit dhe te Gjykatës qofte ne rastin e kërkesave individuale qofte te padive ndërshtetërore nuk jepej rast pas rasti ne lidhje me kërkesën ose padinë por bëhej një herë, me ane te një deklarate, ne parim ndaj te gjitha kërkesave ose padive qe do te bëheshin ne vazhdim.

Gjithashtu është e rëndësishme te theksohet se padite ndërshtetërore apo kërkesat individuale bëheshin pavarësisht nga shtetësia e te dëmtuarit nga shkelja duke e shkëputur sistemin nga një mbrojtje tradicionale diplomatike. Duhet theksuar nga ana tjetër se, për një sere karakteristikash te lartpërmendura, ndaj Konventës nuk gjen zbatim parimi i përgjithshëm i se drejtës ndërkombëtare, ai i reciprocitetit.

Për aq sa mund te përmendim këtu, nder ndryshimet dhe shtesat kryesore qe i janë here këtij sistemi fillestar, janë’ ato te Protokollit 2 i cili me hyrjen e tij ne fuqi me 21 shtator 1970 i dha Gjykatës

35 Ish-Neni 32 i Konventes.36 Ish-Neni 32 § 3 i Konventes.

Page 19: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

18

Në mbrojtje të lirive themelore

mundësinë për te dhëne mendime këshillimore ne rast kërkese të posaçme nga ana e Komitetit te Ministrave. Protokolli 3, ne fuqi me 1970, dhe Protokolli 5, ne fuqi me 1971 sollën gjithashtu ndryshime ne mekanizmin e kontrollit. Protokolli 8, i cili hyri ne fuqi me 1 janar 1990 i lejoi Gjykatës qe, me qellim qe të vepronte me shpejt, të krijonte ne gjirin e vet dhoma gjykimi. Protokolli 9 solli një ndryshim të rrwnjwsishwm ne sistem duke iu lejuar individëve, qe nga hyrja e tij ne fuqi me 1 tetor 1994, t’i drejtohen vete Gjykatës, pas kalimit te fazës përpara Komisionit. Protokolli 10, i cili shfuqizoi Nenin 32 te versionit origjinal te Konventës, duke e ndryshuar shumicën prej dy te tretash te deklarimit te shkeljes nga ana e Komitetit te Ministrave ne shumice te thjeshte.

b.2. Me hyrjen ne fuqi te Protokollit 11 pothuajse te gjitha ndryshimet e lartpërmendura të bëra nga Protokollet paraardhëse, sidomos 8, 9 dhe 10 u shfuqizuan përballe zhvillimit qe sillte Protokolli 11. Merita e madhe e këtij te fundit ne sistemin c kontrollit mund të themi se përmblidhet shkurtimisht ne dy pika: WC pari ai e shndërroi sistemin nga fakultativ ne te detyrueshëm; dhe se dyti nga sistem të përzier kontrolli për nga karakteri i organeve qe e ushtronin e beri sistem te pastër gjyqësor. Është i gjithë Titulli II i Konventës qe i kushtohet sistemit aktual te respektimit të të drejtave dhe te lirive te parashikuara nga Titulli I për te cilin folëm me lart.

Ne lidhje me piken e pare pas hyrjes në fuqi të Protokollit 11, nuk është me c nevojshme qe shtetet te

Page 20: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

19

Në mbrojtje të lirive themelore

bëjnë deklaratat e pwrmedura me lart për te pranuar mundësinë qe individët qe ndodhen nen juridiksionin e tyre t’i drejtohen Gjykatës Evropiane te të Drejtave te Njeriut. Sipas N e n i t 34 aktual te Konventës, ish - Neni 25 i amenduar, Shtetet Anëtare jo vetëm qe e njohin këtë te drejte te individëve, por ato angazhohen edhe qe te m o s pengojnë ushtrimin e saj efektiv. Juridiksioni i Gjykatës behet i detyrueshëm edhe ne lidhje me padite ndërshtetërore te parashikuara tani nga Neni 33 i Konventës. Ne këtë mënyrë kemi te bëjmë tani me një dokument ndërkombëtar te mbrojtjes te to drejtave te njeriut ku pranimi i standardeve qëndron bashke me mekanizmat ndërkombëtare te kontrollit te zbatimit te tyre, dhe me pranimin e te pareve pranohen automatikisht edhe te dytët nga shtetet qe marrin pjese ne te.

Ne lidhje me piken e dyte, tani sistemi i kontrollit te zbatimit te Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut bazohet vetëm ne një organ me karakter plotësisht gjyqësor, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, e cila sipas sistemit te mëparshëm hynte ne loje vetëm gjate fazës përfundimtare te procedurës. Rolet qe luanin ne procedurën e mëparshme dy organet e tjera, janë shfuqizuar. Komisioni, organ me karakter quasi -gjyqësor, për pasoj pushoi se ekzistuari d h e Komitetit të Ministrave, organ me karakter politik, i mbeten vetëm kompetencat e kontrollit të ekzekutimit te vendimeve, pra kompetenca te mirëfillta me karakter ekzekutiv. Ky i fundit ruan gjithashtu, sipas

Page 21: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

20

Në mbrojtje të lirive themelore

ndryshimeve te bëra nga Protokolli 2, kompetencën e marrjes se vendimeve për t’i kërkuar Gjykatës mendime këshillimore ne lidhje me interpretimin e Konventës gjë qe parashikohet nga Nenet 47, 48 dhe 49 te versionit aktual te Konventës.

Për me tepër tani Gjykata, sipas N e n i t 19 të Konventës, është p c r m a n c n t e d h e , sipas N e n i t 32 § 1 të Konventës, është kompetente “...për te gjitha (çështjet qe lidhen me interpretimin dhe zbatimin e Konventës dhe te Protokolleve te saj...”. Ajo përbehet nga një numër gjyqtaresh i barabarte me numrin e Shteteve Anëtare te Konventës37. Për te përballuar funksionet që me pare kryheshin nga Komisioni, Gjykata tani ndahet ne Komitete prej tre gjyqtaresh38 te cilat vendosin ne lidhje me pranueshmërine ose jo te kërkesave individuale39. Nëse kërkesa konsiderohet e pranueshme dosja i kalohet njërës nga Dhomat40, te cilat përbehen nga shtate gjyqtare41.

Dhomat perverse vendosin në lidhje me 37 Neni 20 i Konventes.38 Neni 27 § 1 i Konventes.39 Neni 28 i Konventes. Ne lidhje me vendimin e papran-

ueshmërisë ky merret vetëm me unanimitetin e gjy-qtareve qe përbejnë Komitetin dhe ky vendim është përfundimtar. Kërkesa konsiderohet e papranueshme ne baze te Konventes ne rast se nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga neni 35 i saj.

40 Neni 29 § 1 i Konventes.41 Neni 27 § 1 i Konventes.

Page 22: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

21

Në mbrojtje të lirive themelore

pranueshmërine ose jo te kërkesave individuale ose edhe te padive ndërshtetërore42, ne rast te pranueshmërisë nisin shqyrtimin e çështjes në themel43. Me ane te këtij shqyrtimi (gjykata synon qe te arrijnë, se pari një zgjidhje me pajtim mes palëve44, gjë e cila do te bënte qe çështja te” merrte fund45. Ne qofte se pajtimi nuk është arritur atëherë Dhoma fillon fazën e veçante te gjykimit mbi themelin e çeshtjes. Seancat e gjykimit para saj dhe te gjitha dokumentet përkatëse ne parim janë publike46. Ne përfundim te kësaj faze merret vendimi mbi konstatimin apo jo te shkeljes nga ana e një shteti te një prej angazhimeve te marra përsipër prej tij te Konventës.

Ne rast se, pas vendimit te marre nga Dhoma, njëra nga palët ne proces brenda tre muajsh nga ky vendim, megjithëse ne raste perjashtimore, mund te kërkoje qe çeshtja t’i kalohet Dhomës se Madhe. Raste te tilla perjashtimore konsiderohen ato kur ngrihet “një problem i rendesishem për interpretimin ose zbatimin e Konventës ose te protokolleve te saj, ose një problem te’ rendesishem te karakterit te përgjithshëm”. Një kolegj prej pese

42 Sipas Nenit Neni 29 § 2 të Konventes ne lidhje me pran-ueshmërine ose jo te padive ndërshtetërore janë Dho-mat ato qe vendosin ne shkalle të pare sepse këto padi nuk paraqiten para Komiteteve.

43 Neni 38 § 1 i Konventes.44 Neni 38 § 2 i Konventes.45 Neni 39 i Konventes.46 Neni 40 i Konventes.

Page 23: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

22

Në mbrojtje të lirive themelore

gjyqtaresh e vlerëson një kërkese te tille. Ne rast se ajo pranohet çështja i kalohet për gjykim Dhomës se Madhe47.

Ne përputhje me dispozitën e Nenit 44 te Konventës, vendimet e Dhomës se Madhe janë te formës se prere. Ndërsa vendimet e Dhomave marrin forme te prere ne qofte se palët deklarojnë se nuk do te kërkojnë qe çështja t’i kalohet Dhomës se madhe ose ne qofte se brenda tre muajsh ata nuk e bëjnë një kërkese te tille ose kur kolegji i lartpërmendur prej pese gjyqtaresh nuk c ka pranuar kërkesën e kalimit te çështjes Dhomës se Madhe48.

Vendimet e formës se prere mbi themelin e çështjes, qofte edhe ato mbi pranueshmërine apo papranueshmerine e kërkesës, arsyetohen dhe botohen.

E gjejmë me vend te sqarojmë ne këtë moment një çështje tjetër te bashkëlidhur. Atë qe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut nuk është ne rolin e një gjykate te larte ose kasacioni ne sistemin gjyqësor te vendeve pale ne Konvente. Ajo as nuk përpiqet qe” te luaje një rol te tille dhe ia ka referuar gjithmonë interpretimin e se drejtës se brendshme instancave përkatëse kombëtare. Megjithatë Gjykata man te drejtën e interpretimit dhe te zbatimit te Konventës Evropiane

47 Neni 43 § 2 i Konventes48 Shih Nenin 44 te Konventes.

Page 24: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

23

Në mbrojtje të lirive themelore

te te Drejtave te Njeriut, edhe kur ne lidhje me të ka vendime te gjykatave te brendshme qe mund te’ jene te ndryshme tre arsyetime dhe tre përfundime. Nga kjo pikëpamje mund te thuhet se Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut luan rolin e një gjykate me te larte. Pavarësisht nga ky fakt vendimet e saj nuk kane karakterin e vendimeve te gjykatave supreme te brendshme edhe kur ato arrijnë ne përfundimin se një shtet i caktuar ka shkelur detyrimet e tij ne baze te Konventës. Pra me ane te këtyre vendimeve Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut vetëm sa konstaton shkeljen e Konventës nga shteti ne fjale dhe nuk pretendon te shfuqizoje aktin, masën apo praktiken e papajtueshme me Konventën. I takon ne vijim, ne baze te Nenit shtetit përgjegjës qe te marre masat e duhura ne baze te paragrafit 1 te Nenit 46 te Konventës, dhe pastaj, ne baze te paragrafit 2 te te njëjtit Nen, i përket Komitetit te Ministrave qe te mbikëqyrë zbatimin e vendimit nga shteti përkatës.

Madje mund te shtohet edhe se për Gjykatën Evropiane te te Drejtave te Njeriut nuk ka rëndësi ne se shkelja e Konventës është here nga organe me karakter legjislativ, administrativ apo gjyqësor. Për te përgjegjësia për shkeljen e Konventës ka karakterin e një përgjegjësie ndërkombëtare te shtetit, përderisa ai si subjekt i se drejtës ndërkombëtare është pale e larte kontraktuese ne Konventën Evropiane te Drejtave te Njeriut dhe ne baze te Nenit 1 te Konventës ka marre përsipër qe te garantoje te drejtat dhe liritë themelore te

Page 25: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

24

Në mbrojtje të lirive themelore

njeriut siç parashikohen ne Titullin I te saj. Pra përgjegjësia është e paspecifikuar ne lidhje me organin e brendshëm veprimi ose mosveprimi i te cilit ka çuar ne shkelje të Konventës.

III. Mbi parimet dhe mënyrat e interpretimit te Konventës Evropiane te te Drejtave te NjeriutKonventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut, siç është pohuar dhjetëra here edhe ne botimet e gjuhen shqipe përben një nga instrumentet me efikase rajonale ne te gjithë globin ne lidhje me mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe te lirive te tij themelore. Ne rrjedhën e viteve te ekzistencës se saj Konventa ka treguar se vlera e saj e veçante, ne raport me instrumente të tjerë ndërkombëtare te përfunduar ne te njëjtin drejtim, qëndron se pari një strukture të plote, solide dhe me terma te sakte dhe detyrues nga pikëpamja e teknikes konvencionale ndërkombëtare dhe se dyti ne pajisjen e saj me një mekanizëm te qëndrueshëm kontrolli te cilin mund ta vene ne shfrytëzim, siç ka rezultuar dhjetëra here me mjaft sukses, edhe individët kundër një shteti pale ne Konvente, qofte ky apo jo shteti, shtetësinë e te cilit ata kane. Mekanizmi i kontrollit te Konventës Evropiane të te Drejtave te Njeriut, siç u tha edhe me lart, qe pas hyrjes ne fuqi te Protokollit 11, shprehet ne ekzistencën e një organi qendror te specializuar dhe me karakter gjyqësor, te Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Ky organ me ane të aktivitetit te filluar qe me 1959, jo vetëm qe ka arritur te zbatoje dhe interpretoje”

Page 26: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

25

Në mbrojtje të lirive themelore

dispozitat e Konventës ne lidhje me raste konkrete qe paraqiten para saj, por, nga njëra ane ka hedhur drite dhe riafirmuar parimet qe janë mishëruar ne dispozitat e Konventës, dhe nga ana tjetër ka përcaktuar Linja interpretimi, qe kane marre statusin e parimeve jurisprudenciale, udhëheqëse edhe për aktivitetin e organe te tjera, qofte kombëtare qofte ndërkombëtare, te karakterit legjislativ, administrativ apo gjyqësor.

Ne këtë pjese do diskutohet shkurtimisht ne lidhje me parimet me te rëndësishme te Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut si dhe mbi mënyrat e interpretimit te saj nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut.

a. Mbi parimet e Konventës

a.l. Se pari duhet theksuar se Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut është një traktat ndërkombëtar dhe duhet zbatuar si e tille. Ajo nuk synon qe te zëvendësoje te drejtat e brendshme te shteteve pale ne te por vetëm te krijoje një emërues te përbashkët mbrojtjeje te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut ne mbare kontinentin. Si e tille Konventa konsiderohet nga Gjykata si një rregullues ligjor i rendit publik evropian49. Si

49 Shih vendimin c Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne çështjen De Wilde, Ooms dhe Versyp kundër Belgjikës ne te cilin Gjykata shprehet se: “duke pasur te beje me një çështje qe lidhet me vete rendin publik ne gjirin e Këshillit te Evropës, kërkohet një kontroll i kujdesshëm nga ana e organeve te Konventes ne lidhje me (do mase qe mund te çoje ne shkelje te drejtave dhe lirive te garanluara prej saj”.

Page 27: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

26

Në mbrojtje të lirive themelore

aspekt vendimtar i rregullimit ligjor te rendit publik te një Evrope demokratike, është pikërisht ai i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut i cili Ben pjese edhe ne qëllimet e vete organizatës - Këshillit te Evropës. Ky i fundit e ka hartuar dhe sanksionuar Konventën Evropiane te Drejtave te Njeriut si akt normativ qe te përbeje bazën dhe kufirin e veprimit te shteteve evropiane qe aspirojnë te bëjnë pjese ne Këshillin e Evropës, ne këtë familje shtetesh te qeverisura dhe te frymëzuara nga parimet e shoqërisë demokratike.

a.2. Duhet pasur parasysh ky rregullues ligjor nuk është asgjë tjetër veçse një standard minimal, nen te cilin shtetet pale nuk mund te zbresin. Kjo karakteristike e përbashkët për traktatet ndërkombëtare te te drejtave te njeriut, do te thotë qe Konventa përcakton vetëm një dysheme te respektimit, por qe shtetet pale mund te respektojnë me mire dhe ne mënyrë me te plote te drejtat dhe liritë themelore te njeriut brenda vendit te saj ne përputhje me aktet normative qe ajo nxjerr për këtë qellim. Këto akte pra mund te kenë; një efekt me pozitiv dhe te favorshëm për individët. Për respektimin e Konventës mjafton qe dispozitat c brendshme dhe aktet shtetërore ose individuale te mos çojnë ne një gjendje me negative dhe me te” pafavorshme se sa parashikon ajo vete. Ky parim i Konventës është i shprehur ne Nenin 53 te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Page 28: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

27

Në mbrojtje të lirive themelore

a.3. Ne vazhdim te’ sapo u tha duhet kuptuar se edhe mekanizmi i kontrollit i parashikuar nga Konventa është’ vetëm një’ mekanizëm me karakter zëvendësues dhe qe hyn ne veprim vetëm kur vlerësohet se mund te këtë veprime ose mosveprime nga ana e Shteteve Anëtare qe çojnë ne shkelje te te drejtave dhe te lirive te parashikuara nga Konventa. Është parimi tjetër karakteristik i Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut qe shprehet këtu - ai i subsidiaritetit. Ky parim nënkupton qe, për aq sa me aktet e tyre te mos çojnë ne shkelje te detyrimeve qe kane marre përsipër ne kuadrin e Konventës, Shtetet Anëtare janë te lira qe te veprojnë për vënien ne jete politikave te tyre shtetërore, përfshire” këtu edhe nxjerrjen e legjislacionit qe konsiderojnë te përshtatshëm50. Për Gjykatën mjafton qe qëllimi, mënyrat, mjetet dhe sanksionet e parashikuara nga këto masa te brendshme ligjore, administrative ose gjyqësore te ngelen brenda hapësirave te lejueshme nga Konventa.

Nga ana tjetër një parim i tille lejon qe shtetet te mund te shmangin brenda juridiksionit te tyre, ne shkallet gjyqësore brenda vendit shkeljet e 50 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te

Njeriut ne lidhje me çështjet gjuhësor belge ne te cilin Gjykata shprehet se: “Autoritetet shtetërore janë te lira për te zgjedhur masat qe ato i çmojnë si te përshtatshme ne fushat e rregulluara nga Konventa. Kontrolli i Gjykatës ka te beje veçse me pajtueshmërinë e këtyre masave me kërkesat e Kon-ventes”.

Page 29: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

28

Në mbrojtje të lirive themelore

mundshme, dhe vetëm pasi një mundësi te tille ato ta kenë vene plotësisht ne shfrytëzim hyn ne loje mekanizmi i parashikuar nga Konventa. Madje nga gjuha e Konventës duket sikur iu besohet ne radhe te pare autoriteteve shtetërore kujdesi për te drejtat dhe lirit e njeriut qe ato kane marre përsipër. Një parim i tille shprehet mjaft qarte ne strukturën e Nenit 35 te kësaj te fundit, i cili me paragrafin e tij te pare e kushtëzon vënien ne lëvizje te mekanizmit te saj, me shterimin e mjeteve te brendshme ligjore te ankimit. Nga ana tjetër një parimi i tille pasqyrohet edhe nga nenet 1 dhe 13 te Konventës sipas te çileve u takon shteteve anëtare te Konventës qe te sigurojnë te drejtat dhe liritë e parashikuara prej saj, dhe u takon atyre qe t’u sigurojnë individëve mjetet efektive brenda vendit për vënien ne jete te tyre51.

a.4. Se dyti duhet theksuar se Konventa megjithëse duke qene një burim i se drejtës me karakter ndërkombëtar, ofron një specifike ne raport me te

51 ‘’ Vete Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut e ka pohuar qarte një pozicionim te tille ne dy nga vendi-met e saj nga me te rëndësishmet, Handyside kundër Mbretërisë se Bashkuar dhe Ahmet Sadik kundër Greq-isë ku ajo shprehet se: “Mekanizmi i kontrollit te krijuar nga Konventa ka një karakter subsidiar ne raport me sistemet shtetërore te garancisë se te drejtave te njeriut. Konventa ua beson ne radhe te pare secilit prej shteteve kontraktuese ku-jdesin për te siguruar gëzimin e te drejtave dhe te lirive qe ajo sanksionon. Institucionet e krijuara prej saj, kontribuojnë nga ana e tyre por ato hyjnë ne veprim (...) veçse shlerrimit se rrugëve te brendshme”

Page 30: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

29

Në mbrojtje të lirive themelore

drejtën ndërkombëtare te përgjithshme. Kjo specifike qe varet nga vete fusha qe rregullohet nga Konventa, ka te beje me mungesën e reciprocitetit ne zbatimin e saj nga shtetet pale. Një karakteristike e tille ne lidhje me traktatet për mbrojtjen e te drejtave te njeriut, është pohuar ndërkaq edhe nga e drejta ndërkombëtare52. Ajo është shprehur gjithashtu ne mënyrë te qarte edhe nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne vendimin e saj te 18 janarit 1978 ne lidhje me çështjen Irlanda kundër Mbretërisë se Bashkuar53.

Kjo karakteristike nënkupton qe ne rast te një rezerve, te një shkelje ose një tërheqje nga traktati nga ana e një shteti anëtar nuk autorizon shtetet e tjera qe për vetëm këtë arsye te veprojnë po ne te njëjtën mënyrë.

a.5. Ne vazhdim, si ne lidhje kuptimore me sa u tha me lart për dy karakteristikat e para, mund te përmendet e treta, qe ka te beje me karakterin objektiv te te drejtave dhe lirive te njohura nga Konventa. Ne baze te këtij karakteri gëzimi i te drejtave dhe lirive te parashikuara ne Konvente nuk varet nga ndonjë status ose lidhje 52 Shih mendimin këshillimor te Gjykatës Ndërkombëtare

te Drejtësisë ne Hage te 21 qershorit 1971 mbi pasojat juridike për Shtetet e treta te pranisë te vazhdueshme te Afrikës se Jugut ne Namibi.”

53 Ne këtë vendim Gjykata shprehet se: “Ne ndryshim nga traktatet ndërkombëtare te tipit klasik ajo (Konventa) e kapërcen kuadrin e thjeshte te reciprocitetit ndërmjet shteteve kontraktuese. Duke mos qene një rrjet angazhimesh bilater-ale, ajo krijon detyrime me karakter objektiv te cilat, sipas Preambulës se saj, gëzojnë një garant kolektive.”

Page 31: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

30

Në mbrojtje të lirive themelore

e veçante e personit, por vetëm nga qenie e tij ne vetvete. Kjo karakteristike shënon një nga hapat me te rendesishem qe hedh mekanizmi i Konventës. Ajo jo vetëm qe e dallon këtë qarte nga mbrojtja tipike ne praktiken ndërkombëtare, mbrojtja diplomatike, por, po te kihen parasysh edhe procedurat me efikase te ankimit ndërshtetëror dhe individual, e dallon edhe nga sistemet e tjera ndërkombëtare te mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

a.6. Ky karakter objektiv i te drejtave dhe lirive te parashikuara nga Konventa bën qe dispozitat e saj te priren drejt një vetezbatimi te drejtpërdrejtë ne sistemet e brendshme te Shteteve Anëtare te saj. Ne parim Konventa nuk e kërkon një gjë te tille, duke iu referuar edhe karakterit te saj zëvendësues si traktat ndërkombëtar. Nga ana tjetër një gjë e tille varet nga sistemet e brendshme kushtetuese. Por megjithatë është pranuar se mjaft nga dispozitat e saj te Titullit I kane karakter drejtpërdrejt te vetzbatueshem ne sistemet e brendshme ligjore. Kjo është e mundur ne saje te formulimit mjaft te sakte te qarte dhe jo te ndërvarur domosdoshmërish nga nxjerrja e akteve te brendshme, qe kane dispozitat e Konventës. Legjislacioni shqiptar e ka parashikuar shprehimisht këtë mundësi, për traktatet ndërkombëtare te ratifikuara me ligj nder te cilat bën pjese edhe Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut.

a.7. Një karakteristike tjetër e Konventës është se ajo, ne ndryshim nga shume akte te

Page 32: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

31

Në mbrojtje të lirive themelore

tjera ndërkombëtare, nuk mjaftohet vetëm me një qëndrim pasiv te shtetit për te mos shkelur te’ drejtat dhe liritë themelor te parashikuara ne Konvente, por shteti duhet te marre masa për te mos lejuar shkeljen e këtyre te drejtave dhe lirive. Pra kemi te bëjmë me detyrim me karakter pozitiv te shtetit me qellim qe te arrihet respektimi i angazhimeve ne kuadrin e Konventës. Autoret e saj qe ne formulimin e neneve kane dashur te theksojnë se veprimi qe po ndërmerrej ne kuadrin e Këshillit te Evropës me ane te kësaj Konvente nuk ishte një njohje e thjeshte, por një aksion publik, i shprehur se pari ne masa konkrete për te mbrojtur te drejtat dhe liritë themelore qe do te përfshiheshin ne gjirin c Konventës. Ky synim mund te kuptohet nga mënyra e formulimit te Nenit 1 te Konventës, te titulluar “Detyrimi për te respektuar te drejtat e njeriut” sipas se cilit:“Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdo njeriu qe ndodhet ne juridiksionin e tyre te drejtat dhe liritë e përcaktuara ne titullin e I te kësaj Konvente.”

Ne këtë kuptim pra nuk është e mjaftueshme qe shtetet vetëm te mbajnë qëndrime mosvepruese, por ato duhet te marrin masat e duhura, qe përfshijnë veprime te caktuara për te arritur te sigurojnë respektimin e te drejtave dhe te lirive te përfshira ne Titullin I te Konventës54. Te drejta te

54 Shprehet pikërisht kështu Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne vendimin ne lidhje me çështjen Airey kundër Irlandës ku thotë:”Një pengese ne fakt dhe

Page 33: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

32

Në mbrojtje të lirive themelore

tilla si për shembull ajo e jetës e garantuar nga neni 2 nuk mund te siguroheshin ne qofte se shteti nuk ngre struktura adekuate për ndjekjen e krimit. Për me tepër ka nene te veçanta, qe duke u nisur nga karakteri i te drejtave qe mbrojnë e theksojnë akoma me tej domosdoshmërinë për angazhim pozitiv te shteteve. Kështu për shembull mund te përmendim Nenin 2 § 2, Nenin 5, Nenin 6, Nenin 12, Nenin 13, nenet 2 dhe 3 te Protokollit I, etj. Ne mbështetje te kësaj karakteristike është pozicionuar edhe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, e cila ne një sere vendimesh ka pohuar domosdoshmërinë për një konceptim te tille te disa prej te drejtave te parashikuara ne Konvente55.

a.8. Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut na ofron gjithashtu si karakteristike te sajën një zhvillim qe nuk është i zakonshëm për aktet ndërkombëtare, qofte edhe për ato ne lidhje me te drejtat e njeriut. Kjo karakteristike e Konventës ka te beje me efektin horizontal ne zbatimin e disa te drejtave te parashikuara nga Konventa. Ajo është pohuar se pari ne një vendim te Gjykata Evropiane e

ne praktike mund te çoje ne shkelje te Konventes po njëlloj si një pengese me karakter thjesht ligjor. Ekzekutimi i një anga-zhimi te marre ne baze te Konventes kërkon ndonjëherë masa pozitive nga ana e shtetit; ne një rast te tille ky fundit nuk mund te mjaftohet duke qëndruar pasiv dhe nuk ka vend këtu për te here dallime ndërmjet ‘veprimeve dhe mosveprimeve’.

55 Shih për shembull vendimet X & Y kundër Holandës, Mathieu-Mohin dhe Clerfayt kundër Belgjikës, Airey kundër Irlandës, Artico kundër Italisë, etj.

Page 34: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

33

Në mbrojtje të lirive themelore

te Drejtave te Njeriut56 ne te cilin është afirmuar për te disaten here parimi i lartpërmendur i detyrimeve pozitive te shtetit ne kuadrin e Konventës. Në fakt ky i fundit mund te konsiderohet edhe si paraprirës i konceptimit te pasjes se efektit horizontal te disa te drejtave dhe lirive te parashikuara nga Konventa. Efekti horizontal, qe ne fillimet e tij doktrinale njihej përgjithësisht me termin “drittwirkung”, nënkupton qe një dispozite e caktuar e Konventës, ose e një traktati ndërkombëtar ne rastin me te përgjithshëm, luan rol dhe krijon te drejta dhe detyrime jo vetëm ne lidhje me marrëdhëniet e individit me shtetin por edhe ne lidhje me marrëdhëniet e individëve ndërmjet njeri tjetrit. Thëne ndryshe, jo vetëm shteti ka për detyre te respektoje te drejtat qe parashikon për individët, por edhe individët kane për detyre t’i respektojnë ato ne marrëdhëniet me njeri tjetrin. Nga ana tjetër shteti ka për detyre te ndërhyje me masat qe i vlerëson te përshtatshme, për te penguar, shmangur, vene ne vend dhe/ose ndëshkuar shkeljet e te drejtave te njeriut dhe te lirive themelore edhe kur këto shkelje kryhen nga individë te tjerë.

56 Është vendimi i Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjen X & Y kundër Holandës, në te cilin Gjykata shprehet se: “këto detyrime me karakter pozitiv mund te kërkojnë marrjen e masave qe synojnë re-spektimin e jetës private deri ne marrëdhëniet e individëve ndërmjet njeri-tjetrit.”

Page 35: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

34

Në mbrojtje të lirive themelore

a.9. Tjetër karakteristike e Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut është mishërimi ne te i parimit te ligjshmërisë. Ky parim, duke qene një nga themeloret e vete Këshillit te Evropës si organizate, bën pjese edhe ne Preambulën e Konventës. Ne fund te fundit vete ekzistenca dhe suksesi i Konventës lidhet ngushte me këtë parim, pa te cilin ajo, si instrument ligjor nuk do te kishte kuptim. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka pasur rast ta theksoje disa here këtë lidhje57. Ne veçanti ne vendimin ne lidhje me çështjen Engel kundër Mbretërisë se Bashkuar, Gjykata shprehet se e Konventa ne tërësi frymëzohet nga ideja e shtetit ligjor.

a.10. Po njësoj shprehet Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut edhe ne lidhje me karakteristiken tjetër te Konventës qe përbehet nga parimi i shoqërisë demokratike58. Ky parim karakterizon tekstin e vete Konventës ne disa nga nenet e saj dhe te gjithë jurisprudence përkatëse te Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Ai shihet si krijues i mjedisit te domosdoshëm ne te cilin mbrohen dhe zhvillohen te drejtat e njeriut59.

57 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne lidhje me çështjet Golder kundër M.B., En-gel kundër M.B., Klass kundër Gjermanisë ose Huvig kundër Francës.

58 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjen Lingens kundër Austrisë

59 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut te 2 marsit 1987 ne lidhje me çështjen Mathicu-Moh-

Page 36: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

35

Në mbrojtje të lirive themelore

Këto dy parime qe u përmenden me lart, pra ai i ligjshmërisë dhe ai i shoqërisë demokratike, ne fakt shihen, qofte nga struktura e Konventës, qofte edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut, si ngushtësisht te lidhur me njëri tjetrin. Gjykata Evropiane e te’ Drejtave te Njeriut ne një vendim te sajin60 shprehet se:“shteti ligjor përben një nga parimet themelore te një shoqërie demokratike”.

Duhet theksuar nga ana tjetër se dy parimet e mësipërme konsiderohen si kriteret përcaktuese te vlerësimit te justifikueshmerise se kufizimeve qe mund t’u bëhen te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, kufizime këto qe parashikohen nga ana e disa neneve te Konventës61.

a.ll. Një karakteristike tjetër e formulimit te Konventës qe duhet pasur parasysh ne zbatimin dhe interpretimin e saj është kategorizimi i te drejtave dhe i lirive te parashikuara ne te. Konventa përbën një nga shembujt me tipike te asaj ndarjeje qe i bën te drejtave dhe lirive themelore te njeriut

in dhe Clerfayt kundër Belgjikës ne te cilin ajo shprehet se mbrojtja e lirive themelore: “bazohet para se gjithash ne një regjim politik vërtet demokratik.”

60 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjen Brogan dhe te tjerë kundër Mbretërisë se Bashkuar.

61 Shih paragrafët 2 të neneve 8-11 të Konventes si dhe paragrafin 2 te Nenit 2 te Protokollit 4.

Page 37: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

36

Në mbrojtje të lirive themelore

sidomos doktrina ndërkombëtare. Kjo ndarje ka si kriter kryesor tiparet e te drejtave dhe te lirive ose me sakte mundësinë për te here apo jo kufizime ndaj zbatimit te këtyre te drejtave dhe ne çfarë rrethanash. Janë dy llojet e kategorizimeve qe mund t’u bëhen, ne këtë drejtim, te drejtave dhe lirive te parashikuara nga Konventa.

Se pari është ai ndarja qe u behet atyre ne te kufizueshme apo te pakufizueshme ne periudha normale te gjendjes politiko-shoqërore brenda një vendi anëtar te caktuar. Si te drejta qe mund te kufizohen ne periudha normale ne baze te Konventës, konsiderohen për shembull ato te parashikuara nga dispozitat e neneve 5, 8, 9, 10, 11 te saj dhe nga dispozita e Nenit 2 te Protokollit 4. Duhet pasur mire parasysh ne këto raste se kufizimet janë te lejueshme vetëm për aq sa janë ne përputhje me kërkesat e parashikuara nga paragrafi 1 i Nenit 5 dhe nga paragrafët 2 te neneve te tjera te lartpërmendura. Te gjitha te drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet e tjera te Konventës apo te Protokolleve shtese nuk janë te kufizueshme ne periudhe normale dhe një gjë e tille do te çonte ne shkelje te Konventës.

Se dyti është ndarja qe behet ne baze te Nenit 15 te Konventës ne lidhje me mundësinë e derogimeve qe mund t’u bëhen te drejtave dhe lirive te parashikuara nga Konventa. Ky rast i dyte përfshin një numër me te madh te drejtash dhe lirish por

Page 38: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

37

Në mbrojtje të lirive themelore

gjithsesi ka edhe përjashtime. Janë pikërisht përjashtimet ne lidhje me ato te drejta themelore te njeriut qe konsiderohen pothuajse përgjithësisht si te drejta te pakufizueshme dhe te paderogueshme ne çdo lloj situate dhe për çfarëdo arsyeje62. Si te drejta te tilla Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut konsideron ato te mbrojtura nga nenet 2, 3, 4 § 1,7 dhe Protokolli 6 i saj. Është pikërisht radhitja qe bën neni 15 i lartpërmendur i Konventës si dhe plotësimi i Nenit 3 te Protokollit 6.

Një gjë e rëndësishme duhet theksuar ne lidhje me sa u tha me lart është se ndërsa kufizimet e te drejtave mund te bëhen gjate situatave konkrete normale rast pas rasti, gjithmonë ne përputhje me kushtet e parashikuara nga paragrafët 2 te neneve përkatëse, derogimi ne baze te Nenit 15 mund te behet vetëm ne rastet e parashikuara nga paragrafi 1 i tij. Këto te fundit mund te kenë vetëm karakter te kufizuar dhe te përcaktuar ne kohe me masa legjislative te caktuara dhe ne baze te njoftimit përkatës qe i behet Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Evropës.

a.12. Duke qene një burim me karakter ndërkombëtar i se drejtës dhe për pasoje edhe organet e kontrollit i ka me një karakter te tille, Konventa Evropiane e

62 Shih në lidhje me një konceptim te tille gjithashtu Pak-tin Ndërkombëtar te O.K.B.-se mbi te Drejtat Civile dhe Politike te vitit 1966 (Nenin 4 § 2), apo te katër Konven-tat e Gjenevës se vitit 1949 (nenet 3 te tyre).

Page 39: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

38

Në mbrojtje të lirive themelore

te Drejtave te Njeriut nuk përpiqet qe, me marrjen e vendimit për shkeljen e një to drejte te parashikuar nga Konventa, te specifikoje edhe organin qe, brenda shtetit, ka mbajtur qëndrimin qe ka çuar ne lindjen e pergjegjesise ndërkombëtare te shtetit. Pra nuk kemi te bëjmë me përgjegjësi te specifikuar institucionale por kemi te bëjmë me përgjegjësi shtetërore me karakter ndërkombëtar. Ne këtë drejtim shprehet qarte edhe Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut sipas se cilës nuk ka vend:“për te saktësuar se cili autoritet shtetëror është përgjegjës për një shkelje te Konventës: kemi te bëjmë këtu vetëm me përgjegjësi ndërkombëtare te shtetit63”

Për aq sa është Qeveria e shtetit te dënuar ajo qe, ne vijim, duhet te paguaje shumen e caktuar nga Gjykata si shpërblim i drejte ne baze te Nenit 41 te Konventës, zgjidhja e ofruar nga Konventa nuk paraqet ndonjë ndryshim ne raport me sistemet e tjera ndërkombëtare qe arrijnë te angazhojnë pergjegjesine juridike te shtetit64.

63 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjen Lingens kundër Austrisë.

64 Megjithatë, vendimi përfundimtar i Gjykatës është i arsyetuar ne baze te Nenit 45 § 1 te Konventes, ne ar-syetimin e vet shpjegon arsyet e angazhimit dhe te de-klarimit te” pergjegjesise se shtetit. Nga ky argumentim mund te kuptohet nëse shkelja ka ardhur për arsye te papajtueshmërisë legjislative me Konventën, për arsye te praktikave administrative apo për arsye te prak-tikave dhe keqinterpretimeve gjyqësore. Pra mund te kuptohet nëse ne thelb përgjegjësia ka lindur për shkak

Page 40: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

39

Në mbrojtje të lirive themelore

b) Mënyrat e interpretimit

Ne punën e saj kolosale për dhënien e vendimeve ne lidhje me çështjet e paraqitura përpara saj, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, dhe me pare edhe Komisioni, ka arritur te hedhe themelet jurisprudenciale te interpretimit dhe zbatimit te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut. Ndoshta këtu qëndron edhe një nga meritat me te mëdha te rezultatit te punës se sistemit te kontrollit.

Këto mënyra interpretimi, te adoptuara dhe te përsëritura pothuajse vazhdimisht nga Gjykata

te veprimtarisë se ligjvënësit, te ekzekutivit apo te gjy-qësorit, apo te tyre te marre se bashku. Sidoqoftë një gjë e sigurt mund te thuhet ne lidhje me pergjegjesine institucionale brenda shtetit. Gjyqësori ka gjithmonë mundësinë e shmangies se kësaj përgjegjësie përderisa ai është një faze e domosdoshme e shqyrtimit te çështjes përpara dërgimit ne Strasburg te kërkesës. Kjo ne baze te Nenit 35 § 1 te Konventes. Nga ana tjetër pozita e tij forcohet nga ekzistenca e neneve 1 dhe 13 te Konventes te cilat i japin gjyqësorit mundësi te gjera interpretimi për t’u përshtatur me Konventën. Si përfundim mund te thuhet qe ne rastin e gjyqtarit shqiptar pozita është me e plotfuqishme edhe për shkak te përqafimit te dok-trinës moniste te zbatimit te normës ndërkombëtare ne sistemin e brendshëm (shih nenet 116 dhe 122 te Kush-tetutës se Republikës se Shqipërisë) si dhe për shkak te pozicionit te posaçëm qe zë Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne sistemin normativ shqiptar (shih nenet 4 dhe 17 § 2 te Kushtetutës se Republikës se Shq-ipërisë).

Page 41: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

40

Në mbrojtje të lirive themelore

ne shqyrtimin e çështjeve pasuese, kane marre karakterin e një alfabeti tekniko-profesional jo vetëm për zbatimin dhe interpretimin e Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut por mund te themi edhe për leximin e saj.

Ato paraqesin një rëndësi tepër te madhe ne lidhje me Konventën dhe kjo është për shkak te një arsyeje shume te qarte te mbajtur parasysh nga vete hartuesit e Konventës. Duke qene se synohej qe Konventa te krijonte atë qe ne e quajtëm me lart si emërues te përbashkët mbrojtjeje te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut ne mbare kontinentin (shih me lart piken a.1 te kësaj pjese), dhe qe si e tille pra nuk synonte dhe nuk mund te zëvendësonte te drejtat e shteteve anëtare, dispozitat e saj nuk mund te përdornin veçse terma te përgjithshëm dhe abstrakte. Kjo pikërisht për qëllimin, se duke përbëre kjo tërësi normash te parashikuara nga Konventa atë qe quhet edhe “tërësia e se drejtës kushtetuese evropiane” ne qofte se do te ishin shume te përcaktuara rrezikonin qe, duke mos i lëne hapësire mbajtjes parasysh te veçantive te shteteve te ndryshme, te ishin tepër te ngurta dhe për pasoje nuk do te mund te krijonin shembullin dhe pasqyrën e vlefshme për mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne mbare kontinentin. Terminologjia e përgjithshme e përdorur nuk do te thotë se kemi te bëjmë me pasaktësi, por me përgjithësim te te drejtave dhe lirive qe, ne situata ne ndryshme shtetërore dhe kohore, duhen mbrojtur si një nga vlerat kryesore te shoqerise evropiane.

Page 42: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

41

Në mbrojtje të lirive themelore

Ne një situate te tille nevojash, mundësish dhe realitetesh luan rolin e vet te pazevendesueshem interpretues Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut. Ajo ka përcaktuar ato mënyra interpretimi te cilat ndihmojnë ne realizimin e qëllimeve qe ka Konventa ne vetvete.Do te preferonim ta fillonim me ato mënyra qe ne praktiken e Gjykatës kane marre vlerën e parimeve jurisprudenciale. Kjo pikërisht për faktin se janë to linjat nga te cilat Gjykata udhëhiqet ne dhënien e vendimeve te* veta. b.l. Parimet e interpretimit

b.1.1. Se pari parimi i efektivitetit. Duke qene i rrënjosur ne vete filozofinë e Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut, ky parim nënkupton një’ mbrojtje sa me efektive te te drejtave te njeriut dhe kërkon qe ne mbajtjen e qëndrimeve te tyre te gjitha autoritetet duhet te udhëhiqen nga ideja qe me e rëndësishmja është realizimi ne praktike i mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Kjo do te thotë qe një trajtim teorik-doktrinal i te drejtave te parashikuara nga Konventa nuk është qëllimi i saj. Madje as edhe ndikimi formalisht mbi legjislacionet apo praktikat administrativo-gjyqësore ne vendet anëtare. Qëllimi i vetëm përfundimtar i Konventës është arritja e një mbrojtjeje sa me efektive te drejtave te njeriut dhe lirive te tij themelore ne jetën e përditshme ne realitetin konkret shoqëror. Shume parime te përmendura me lart ne piken a), si ai i

Page 43: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

42

Në mbrojtje të lirive themelore

detyrimeve pozitive apo i efektit horizontal janë zhvilluar pikërisht duke pasur si qellim arritjen e një mbrojtjeje efektive te te drejtave te njeriut dhe te lirive te tij themelore.

Ndaj edhe një parim i tille është adoptuar dhe përdoret vazhdimisht nga Gjykata ne vendimet e saj. Është interesant te shihet se Gjykata, e udhëhequr nga ky parim interpreton ne mënyrë jo krejt identike terma te njëjte te Konventës, për aq kohe sa rrethanat konkrete ne te cilat ato gjejnë zbatim janë te ndryshme, dhe interesi i respektimit efektiv te drejtave te njeriut kërkon një interpretim qe ne kuadrin e këtyre kushteve te ofroje mbrojtjen me te mire.

Shpeshherë ne vendimet e saj ai është here parimi udhëheqës për te arritur ne vendimin ne lidhje me një çështje te caktuar, edhe pse i është dashur te kapërceje pengesa juridike dhe konceptime shtetërore te ndryshme. Kështu për shembull Gjykata shprehet ne disa nga vendimet e saj me te njohura65 se:

65 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjet Soering kundër Mbretërisë se bashkuar, McCann kundër Mbretërisë se Bashkuar, Klass kundër Gjermanisë, Marcks kundër Belgjikës, Ar-tico kundër Italisë dhe Loizidou kunder Turqisë ne te cilat Gjykata përdor saktësisht te njëjtën formule për ar-ritjen e konceptimit te dispozitave te Konventes ne një plan efektiviteti praktik.

Page 44: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

43

Në mbrojtje të lirive themelore

“Objekti dhe qëllimi i këtij instrument mbrojtës te qenieve njerëzore kërkon qe te kuptohen dhe te zbatohen dispozitat e saj ne një mënyrë qe i bën kërkesat e saj konkrete dhe efektive”.

b.l.2 . Ngushtësisht i lidhur me parimin e lartpërmendur është ai i interpretimin evolues te Konventës. Kjo për arsye se një mbrojtje efektive e te drejtave te njeriut mund te behet vetëm me ane te një interpretimi qe mban parasysh rrethanat aktuale te jetës ne zhvillim si dhe kërkesat e një shoqërie për standarde me te larta ne lidhje me te drejtat e njohura nga Konventa. Karakteri evolues i Konventës i shndërruar ne një nga parimet jurisprudenciale te saj i dedikohet ne një mënyrë te padiskutueshme pasjes se mekanizmit interpretues dhe zbatues juridiksional te saj qe është pikërisht Gjykata. Kjo e fundit mban qëndrimin qe, ne interpretimet e dispozitave te ndryshme, duke pasur parasysh parimin e efektivitetit te lartpërmendur, t’i interpretoje dispozitat e Konventës ne një’ mënyrë te tille qe te përbejnë, ne kushtet sociale ne te cilin janë zhvilluar ngjarjet e marra ne shqyrtim nga Gjykata, mbrojtjen me te mire te mundshme ne praktike për individin te cilit i janë cenuar te drejtat.

Kështu për shembull Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut e ka shndërruar pothuajse ne një standard interpretues por edhe argumentues shprehjen:

Page 45: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

44

Në mbrojtje të lirive themelore

“Konventa është një instrument i gjalle dhe duhet interpretuar nen dritën e kushteve aktuale jetësore66

Madje ne vijim te sapo u tha, Gjykata ka arritur te pohoje qe:“nevoja për masa te përshtatshme juridike kërkon analiza te vazhdueshme sidomos, ne lidhje me zhvillimin e shkencës dhe te shoqërisë67.”

b.1.3. Siç është theksuar edhe me lart Konventa është një instrument qe synon mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut duke u mbështetur ne kushtet e një shoqërie demokratike pa ekzistencën e se cilës qëllimi i saj nuk do te kishte kuptim dhe as mundësi qe te realizohej. Ne një realitet te tille Konventa e gjen veten te vendosur ndërmjet dy interesave, atij te shoqërisë, te shumicës, dhe atij te individit, te drejtat dhe liritë e te cilit synohen te mbrohen. Ne një realitet te tille, Konventa është e vetëdijshme për përballen e këtyre interesave dhe përpiqet qe ta zgjidhe këtë me ane te parashikimit te mundësive te kufizimit ose te derogimit te te

66 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjet Soering kundër Mbretërisë se Bashkuar, Sigurdur Sigurjonsson kundër Islandës, Tyrer kundër Mbretërisë se Bashkuar, Dudgeon kundër Mbretërisë se Bashkuar, Marcks kundër Belgjikës, etj. Shih vendimin e Gjykatës

67 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me heshtjen Rees kundër Mbretërisë se Bashkuar.

Page 46: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

45

Në mbrojtje të lirive themelore

drejtave dhe te lirive themelore për interes te shoqërisë demokratike dhe për aq sa këto te fundit e kërkojnë një gjë te tille. Ky problem është edhe me i vështire për shkak te veçantive dhe realiteteve jo te njëjta qe hasen ne vendet anëtare te Këshillit te Evropës, te cilat u përkasin kulturave, sistemeve ligjore, politike dhe ekonomike te ndryshme. Nga ana tjetër edhe vete Konventa nuk synon, siç është thëne edhe me lart te unifikoje te drejtën e vendeve anëtare ne fushat e rregulluara prej saj por vetëm te krijoje një emërues te përbashkët, një nivel te përbashkët minimal mbrojtjeje.

Përballe një situate te tille, Konventa vepron me ane te një parimi interpretues qe është vendimtar ne vlerësimin e respektimit te drejtave dhe lirive te njeriut, por ne një shoqëri demokratike ku duhet te respektohen interesat e saj por edhe te individëve te tjerë qe përbejnë atë. Është pikërisht parimi i hapësirës se vlerësimit qe Konventa u le shteteve anëtare te saj ne lidhje me konceptimin dhe interpretimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne përputhje me mundësitë reale dhe interesat e shoqërisë ne realizimin e tyre ne praktike. Sipas këtij parimi te pranuar nga Konventa dhe te” vene gjerësisht ne jete nga ana e Gjykatës ne lidhje me pothuajse te gjitha te drejtat dhe liritë e parashikuara nga Konventa, shtetet anëtare kane te drejte qe, duke pasur mundësitë me konkrete për te vlerësuar përqasjen ndërmjet dy interesave te lartpërmendur, te vlerësojnë dhe te vendosin, ne radhe te pare, ne lidhje me prioritetet e rastit te caktuar. Kjo

Page 47: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

46

Në mbrojtje të lirive themelore

hapësire vlerësimi qe u njihet shteteve nga Konventa do te thotë qe autoritetet shtetërore, ligjvënëse, ekzekutive apo gjyqësore mund te veprojnë ne mënyrë te tille qe te kufizojnë te drejtat dhe liritë e individit, kur kjo kërkohet nga interesa me të larta siç janë ato te shoqërisë demokratike, te ruajtjes se interesave te rëndësishme kombëtare ose shtetërore apo për ruajtjen e interesave te mreteve. Nga ana tjetër parimi i hapësirës se vlerësimit është shprehje e karakterit subsidiar te ngritur nga Konventa.

Sipas Gjykatës, hapësira e interpretimit qe u njihet shteteve ndryshon sipas te drejtave dhe lirive po ashtu edhe sipas situatave ne te cilat një e drejte apo liri gjen realizim. Me ane te një pohimi te tille Gjykata jo vetëm ka dashur ta shmange veten nga një interpretim i ngurte dhe i pafrytshëm por edhe i ka ndenjur besnike karakterit te drejtave të parashikuara nga Konventa. Kështu për shembull është përgjithësisht e pranuar se ne lidhje me te drejtën për te mos iu nënshtruar torturës hapësira e vlerësimit te organeve shtetërore është shume me e kufizuar, madje pothuajse nuk ekziston, se sa ne rastin e te drejtës se lirisë se shprehjes ose, akoma me tepër te organizimit te zgjedhjeve te lira. Një gjë e tille del në pah edhe nga vete strukturimi i neneve te Konventës qe parashikojnë të drejtat dhe liritë e ndryshme68.

68 Ne lidhje me një strukturim te tille shih për shembull paragrafët 2 te neneve 8-11 te” Konventes apo te Nenit 2 të Protokollit 4.

Page 48: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

47

Në mbrojtje të lirive themelore

Që një mase shtetërore te konsiderohet si brenda hapësirës se veprimit te lejuar nga Konventa duhet qe ajo te plotësoje disa kushte formale te cilat parashikohen shprehimisht nga paragrafët 2 te neneve 8-11 te Konventës dhe Nenit 2 i Protokollit 4. Sipas këtyre kritereve formale duhet qe masat shtetërore te jene se pari te parashikuara nga ligji dhe se dyti te kenë një qellim te ligjshëm. Këto kritere nuk duhen mbajtur parasysh vetëm nga shtetet anëtare duke vepruar brenda hapësirës se tyre të vlerësimit, por ato përbejnë edhe kritere për gjykimin nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut te masës konkrete - nëse ajo është apo jo ne përputhje dhe brenda kufijve të lejuar nga Konventa.

b.1.4. Është themelore te mbahet parasysh se hapësira e vlerësimit qe u njihet shteteve pale nga Konventa ne lidhje me te drejtat e parashikuara prej saj, është e lejueshme vetëm për aq është ne përputhje me qëllimet dhe brenda kufijve te vete Konventës. Për këtë qellim kjo hapësire vlerësimi i nënshtrohet gjithmonë gjykimit te organeve te’ kontrollit te Konventës. Përveç. kritereve formale te lartpërmendura, një kriter kryesor për te vendosur nëse hapësira e vlerësimit shtetëror është shfrytëzuar nga shteti i interesuar brenda kufijve dhe ne përputhje me qëllimet e Konventës është pikërisht parimi themelor interpretues i vete Konventës -parimi i proporcionalitetit. Qëllimi i këtij parimi, karakteristik për Konventën, është qe

Page 49: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

48

Në mbrojtje të lirive themelore

një mase shtetërore e cila shoqërohet me një cenim, kufizim apo derogim te realizimit te drejtave te njeriut, te jete e nevojshme ne kushtet ne te cilat vihet ne zbatim. Nga ana tjetër duhet qe masa shtetërore te jete ngushtësisht ne proporcion me gjendjen qe e ka kërkuar marrjen e saj. Pra kufizimi ose derogimi i te drejtave dhe lirive te njeriut qe masa shtetërore sjell ne praktike duhet te jete me i vogli i mundshëm për arritjen e qëllimit qe ka kjo mase.

Duhet pasur parasysh pra qe edhe ne qofte se një mase shtetërore është e parashikuar nga ligji dhe ka ne vetvete një qellim te ligjshëm, dhe për këto arsye ka premisat qe te konsiderohet brenda hapësirës se vlerësimit te shtetit, ajo mund te përbeje shkelje te Konventës ne qofte se pasojat negative te saj ne lidhja me te drejtat e njeriut nuk janë ne raport te drejte me pasojat pozitive qe ajo sjell.

Doktrina është referuar shpesh, tek ky parim interpretues duke thëne madje, një pjese e saj, qe ky parim interpretues është ne fakt një parim i vete Konventës, i mishëruar ne shprehjen “për aq sa përbejnë masa te nevojshme” te disa neneve te Konventës. Megjithatë është Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ajo qe me interpretimet e saj e ka ngritur këtë ne një parim interpretues te Konventës.

b.1.5. Tjetër karakteristike e interpretimit te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut nga ana e Gjykatës se Strasburgut është edhe konceptimi

Page 50: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

49

Në mbrojtje të lirive themelore

autonom i termave te Konventës. Ne kuadrin e parimit te lartpërmendur te Konventës si një rregullues ligjor i rendit publik evropian (shih me lart a.1.), Gjykata duhet t’i interpretonte termat e saj sipas një konceptimi qe nuk varej nga ai i shteteve te ndryshme por vetëm nga nevojat qëllimet dhe objekti i vete Konventës. Kjo do te thotë qe, për shembull, interpretimi autonom i termit “e drejte” nuk varet nga botëkuptimi i doktrinës franceze apo angleze për nocionin “e drejte”, por nga ajo qe do te thotë Konventa si instrument i mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe te lirive themelore. Një konceptim i ndryshëm sipas konteksteve kombëtare i termave te ndryshëm te Konventës nuk do te arrinte t’i ofronte kësaj te fundit karakterin e një instrumenti mbrojtës me karakter rajonal dhe pa dallim shtetësie apo origjine etnike. Synimi i Konventës për t’u shndërruar ne një te drejte te përbashkët te Shteteve Anëtare te Konventës e kërkon domosdoshmërish një gjë’ te tille.

b.1.6. Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut duke qene një traktat ndërkombëtar ne origjinën dhe ne natyrën e vet u nënshtrohet rregullave dhe teknikave te interpretimit qe u përkasin kategorisë normative te traktateve ndërkombëtare. Këto rregulla dhe teknika parashikohen nga Seksioni III i Pjesës se III te Konventës se Vjenës mbi te drejtën e traktateve, te vitit 196969. Pra parimi

69 Konventa e Vjenës është nënshkruar dhe ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.8696 dt 23.11.2000

Page 51: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

50

Në mbrojtje të lirive themelore

interpretues qe na ofrohet nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne këtë drejtim është qe Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut duhet interpretuar si një traktat ndërkombëtar me te gjitha tiparet e një burimi te tille normativ, por edhe me karakteristikat e tij si një traktat ndërkombëtar i te drejtave te njeriut, apo me tej, duke pasur parasysh specifikat individuale te këtij traktati, qe përmenden ne këtë trajtim te shkurtër ose edhe te tjera, te paperfshira këtu.

Ky parim përveçse konfirmon atë te përmendur me lart, te subsidiaritetit te sistemit te Konventës ne raport me mbrojtjen ne nivel te brendshëm, thekson edhe një” element tjetër te rendesishem. Atë qe mënyra e zbatimit dhe interpretimit te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut varet normalisht nga vendi qe asaj i jep sistemi kushtetues shtetëror ne hierarkinë e burimeve normative70.

Nga ana tjetër është krijuar tanimë një mendim i përgjithshëm ne te drejtën ndërkombëtare qe kjo Kon-vente përmban tanimë rregulla te konsideruara si te gjithepranuara dhe për këtë arsye si pjese te se drejtës ndërkombëtare zakonore. Për Republikën e Shqipërisë vlera e kësaj Konvente shtohet se tepërmi për shkak te rëndësisë qe i jep asaj Gjykata Evropiane e te Drejtave të Njeriut ne interpretimin e Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut.

70 Ne praktiken c shteteve te ndryshme kjo çështje ka gjetur zgjidhje te ndryshme përderisa edhe vete Konventa Ev-ropiane e te Drejtave te Njeriut nuk kërkon, ashtu siç bën e drejta komunitare për shembull, qe te behet pjese e se drejtës se brendshme për te pasur një zbatim efektiv

Page 52: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

51

Në mbrojtje të lirive themelore

Pohimi me i rendesishem qe detyrohemi te bëjmë ne këtë moment na çon ne evidencimin e parimit të përgjithshëm te interpretimit te traktateve ndërkombëtare i parashikuar nga neni 31 § 1 i Konventës se Vjenës. Sipas këtij neni:“një traktat ndërkombëtar duhet interpretuar ne mirëbesim, ne përputhje me kuptimin normal qe u duhet dhëne termave te traktatit dhe ne dritën e objektit dhe qëllimit te tij.”

Ne vijim te sa u tha me sipër, ky Nen, i plotësuar edhe nga nenet 32 dhe 33 te Konventës se Vjenës te vitit 1969 mbi te drejtën e traktateve, parashtron edhe tre teknikat kryesore te interpretimit te një traktati ndërkombëtar, pra edhe te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut, te cilat edhe Gjykata e Strasburgut i ka përdorur gjerësisht. Për këto teknika do te flasim ne Seksionin b.2.

te saj. Kështu për shembull shtete si Mbretëria e Bash-kuar apo Irlanda nuk e konsiderojnë Konventën si pjese te sistemit te tyre te brendshëm normativ. Normalisht, ne fillimet e veta, Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne vendet anëtare, dhe sidomos ato qe përqa-fonin sistemin dualist, ka qene konsideruar si një nga traktatet e zakonshme ndërkombëtare. Megjithatë zgjid-hjet me te përparuara janë përpjekur qe Konventes, pa-sur parasysh karakterin e saj tepër angazhues ne nivel ndërkombëtar por edhe te brendshëm normativ, t’i jap-in një status të veçante ne rangun e brendshëm. Zgjid-hja është ose legjislative, ashtu siç ka bere Republika e Shqipërisë me Nenin 17 § 2 te” Kushtetutës se saj, ose jurisprudenciale nga ana e gjykatave kushtetuese ose te larta te vende përkatëse. Kjo zgjidhje është ne fakt edhe me e hasura.

Page 53: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

52

Në mbrojtje të lirive themelore

b.2. Teknikat e interpretimit.Nuk mund te’ kufizohesh vetëm ne sa u tha me lart ne lidhje me interpretimin e Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut nga Gjykata e Strasburgut. Kjo e fundit, përveç, parimeve te lartpërmendura ofron edhe një sere mënyrash interpretuese qe ndihmojnë çdo juridiksion kompetent për interpretimin e Konventës. Këto mënyra qe nuk janë konsideruar nga doktrina e lidhje me Konventën si parime interpretuese, por sidoqoftë janë përdorur nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut si instrumente interpretues ndihmës, me karakter te qarte tekniko-jurisprudencial, për arritjen e zbatimit ne praktike te Konventës si dhe te vënies ne jete te parimeve te vete kësaj. Këto teknika janë kristalizuar nga ana e Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut duke pasur parasysh qofte llojin e Konventës si burim normativ me karakter ndërkombëtar, qofte specifikat e saj brenda kategorisë se vet apo edhe vete persene e ekzistencës se Konventës, mbrojtjen sa me te mire dhe efektive te drejtave te njeriut dhe te lirive te parashikuara prej saj. Ato ofrojnë ne këtë mënyrë, edhe për gjykatat e brendshme, një planimetri interpretuese praktike dhe tepër orientuese, për realizimin e interpretimit adekuat te Konventës Evropiane te te Drejtave të Njeriut.

b.2.1. Parimi i lartpërmendur, i interpretimit te Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut si një traktat ndërkombëtar siç e thamë edhe me lart ka

Page 54: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

53

Në mbrojtje të lirive themelore

vlere te veçante ne lidhje me teknikat e interpretimit te Konventës. Ky parim ne fakt, i qartësuar nga formula qe na ofrohet nga neni 31 § 1 i Konventës se Vjenës se vitit 1969 mbi te drejtën e traktateve, përmbledh ne vetvete tre momente tepër themelore me karakter teknik, ne interpretimin e Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

a) Se pari, interpretimi tekstual i Konventës. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut vazhdimisht ne interpretimet e saj u është referuar ne mënyrën me te drejtpërdrejtë për arritjen e përfundimeve, kuptimit normal te termave ose te shprehjeve te Konventës71. Megjithatë një pasoje e menjëhershme ne lidhje me këtë teknike vjen nga parimi i lartpërmendur - i interpretimit te Konventës si një dokument i vetëm ne terezinë e saj. Kjo teknike interpretimi ka një lidhje te ngushte me parimin e lartpërmendur te interpretimit efektiv dhe evolues te Konventës. Kjo pasi ne analizën terminologjike te tekstit te Konventës, Gjykata duke marre parasysh termin konkret dhe vullnetin e hartuesve për përzgjedhjen e termit konkret, e vendos këtë vullnet te konkretizuar terminologjikisht ne situatën aktuale te zbatimit dhe interpretimit te Konventës, pikërisht me qëllimin e arritjes se mbrojtjes sa me efektive te drejtave te parashikuara prej saj.

71 Shih në lidhje me një moment të tilla Çështjet Gjuhë-sore belge, paragrafi 9 I përmbledhjes përfshire në ketë botim.

Page 55: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

54

Në mbrojtje të lirive themelore

b) Se dyti, interpretimi sistematik i Konventës. Ne baze te këtij kriteri Konventa duhet interpretuar ne kontekstin e te gjitha dispozitave te veta pra, Konventa duhet interpretuar ne terezinë e saj si instrument normativ. Kjo do te thotë qe leximi dhe interpretimi i një neni te Konventës duhet bere’ duke pasur parasysh edhe te gjitha nenet e tjera dhe Protokollet e Konventës72. Madje, ne baze te Nenit 5 8 te Konventës se Vjenës edhe çdo marrëveshje tjetër te përfunduar ne gjirin e organizatës ne fjale, pra te Këshillit te Evropës. Këtë moment e ka ripohuar edhe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne vendimin e saj ne lidhje me çështjen Loizidou kundër Turqisë73.

Është ne fakt normale ne praktiken e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut qe te shihen

72 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me Heshtjet Gjuhësore Belge apo çështjen Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kundër Mbretërisë se Bashkuar ne te cilat ajo shprehet se: “Konventa dhe Protokollet e saj (...) përbejnë një tërësi te tille qe, kur një çështje e rregulluar kryesisht nga ana e një prej dispozitave te tyre mund te nxjerre ne pah gjithashtu, nga disa aspekte te tjera, zbatueshmerine e zbatimit te dispozitave te tjera te tyre. “

73 Sipas këtij neni: “2. Për qëllimet e interpretimit te një traktati, konteksti përfshin, përveç tekstit, preambulën dhe shtojcat, përfshire këtu: a) çdo marrëveshje qe ka lidhje me traktatin dhe qe është përfunduar nga te gjitha palat me rastin e përfundimit te traktatit; b) çdo instrument i bere nga një ose me shume anëtare me rastin e refundimit të traktatit dhe pranuar nga palët si instrument qe ka lidhje me traktatin.”

Page 56: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

55

Në mbrojtje të lirive themelore

interpretime qe përshkojnë njëkohësisht, ne lidhje me një aspekt konkret, disa nene te Konventës. Kështu për shembull nenet 1, 13 apo 14 te Konventës janë te interpretuara gjithmonë bashke me nene te tjera te Konventës. Po kështu gjejmë, gjithmonë ne vijim te kësaj teknike interpretuese, analiza te kujdesshme me karakter vertikal ndërmjet paragrafëve te ndryshëm te. te njëjtit Nen te marre ne shqyrtim. Kjo shihet qarte sidomos ne vendimet e Gjykatës ne lidhje me çështjet qe kane te bëjnë me nenet 5, 6, 8, 9, 10, 11.Nga ana tjetër, për te kuptuar ne mënyrë me te plote këtë çështje, reference duhet bere edhe tek dispozita e Nenit 31 § 3 te Konventës se Vjenës se vitit 1969 mbi te drejtën e traktateve74.

c) Se treti, interpretimi teleologjik i Konventës. Kjo teknike interpretimi, qe është ne fund te fundit normale edhe për interpretimin e burimeve te brendshme normative, do te thotë qe Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut ashtu si çdo traktat ndërkombëtar duhet interpretuar ne përputhje me qëllimin dhe objektin e saj. Mund 74 Sipas kësaj dispozite: “3. Duhet te mbahen parasysh,

se bashku me kontekstin: a) çdo marrëveshje vijuese ndërmjet palëve, e cila ka te beje me interpretimin e traktatit ose me zbatimin e dispozitave te tij; b) çdo praktike vijuese ne zbatim te traktatit e cila përcakton një marrëveshje ndërmjet palëve ne lidhje me inter-pretimin e traktatit; c) çdo rregull përkatëse te se drejtës ndërkombëtare te zbatueshme ne marrëdhëniet ndërm-jet palëve.”

Page 57: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

56

Në mbrojtje të lirive themelore

te thuhet pa ngurruar se kjo lloj teknike jo vetëm qe ka qene me e përdorura nga ana e Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne respektim te parimeve te lartpërmendura te efektivitetit dhe te interpretimit evolutiv, por here pas here kjo teknike, gjithmonë për arritjen e këtyre parimeve, tejkalon kufijtë e arritur nga teknikat tekstuale dhe sistematike te interpretimit te Konventës. Madje ajo është përdorur gjerësisht nga Gjykata edhe për te zgjidhur konfliktet ndërmjet dispozitave te ndryshme te Konventës apo edhe te njëjtës dispozite, te shfaqura ne kuadrin e interpretimit sistematik te Konventës75. Ne fund te fundit, siç. janë shprehur edhe organet e Strasburgut është vete roli i Konventës dhe objekti i interpretimit te saj qe janë parësore ne këtë plan. Nga ana tjetër këto organe nuk do te arrinin qe ta interpretonin Konventën ne një mënyrë te tille qe, megjithëse ne dukje ne përputhje me interpretimet tekstuale dhe sistematike te saj, do te vinte ne kundërshtim me interpretimin teleologjik te saj, pra me qëllimin dhe objektin e Konventës76.

Nuk mund te thuhet prere ne parim se cila nga teknikat e mësipërme ka përparësi ne raport me

75 Raporti i Komisionit Evropian te Drejtave te Njeriut ne lidhje çështjen Colder kundër Mbretërisë se” Bashkuar.

76 Shih përmbledhjen e vendimit te Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne lidhje me çështjen Groppera Ra-dio AG dhe te tjerë kundër Zvicrës, te përfshire ne këtë botim.

Page 58: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

57

Në mbrojtje të lirive themelore

tjetrën. Megjithatë një gjë duhet te jete e qarte. Ne një rast konkret merr përparësi ajo teknike qe realizon me mire dhe ne mënyrë me te plote mbrojtjen efektive te drejtave te njeriut dhe te lirive te tij themelore siç parashikohen nga Konventa. Pra thjesht teknika qe realizon me mire parimin e efektivitetit, te lartpërmendur ne komentin tone.

b.2.2. Një teknike interpretuese nga ana e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut e cila ndihmon ne një interpretim efektiv te Konventës dhe qe është ngritur nga Gjykata pothuajse një parim interpretues është ajo e interpretimit te zgjeruar te drejtave te garantuara dhe e interpretimit te ngushte te kufizimeve te tyre. Kjo teknike është pasoje e drejtpërdrejtë e teknikes se interpretimit teleologjik te Konventës77.

Mc shqetësimin e dhënies se një kuptimi sa me te dobishëm në lidhje me te drejtat dhe liritë e garantuara nga Konventa, Gjykata ka treguar gjithmonë tendencën e interpretimit ne mënyrë te zgjeruar te dispozitave te Konventës qe i mbrojnë” ato. Nga ana tjetër, duke pasur te njëjtin synim ajo

77 Te interpretohen ne mënyrë te ngushte te drejtat dhe liritë e individit te garantuara nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut do te ishte ne kundërshtim me objektin dhe qëllimin e këtij traktati” shprehet Komi-sioni Evropian i te Drejtave të Njeriut ne mendimin e tij këshillimor ne lidhje me çështjen Aziatike te Afrikës lindore.

Page 59: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

58

Në mbrojtje të lirive themelore

ka përdorur taktiken e interpretimit të ngushte te kufizimeve qe parashikon Konventa ne lidhje me disa nga te drejtat dhe liritë e përfshira ne te78. Një mundësi te tille Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ia ka lejuar vetes ne saje te teknikes se lartpërmendur te interpretimit ne përputhje me qëllimin dhe objektin e Konventës.

b.2.3. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut përdor vazhdimisht ne arritjen e përfundimeve te veta jurisprudenciale referimet tek parimet e përgjithshme te se drejtës. Si te tilla janë konsideruar ato parime te përgjithshme te përbashkëta te te drejtave te vendeve anëtare te Konventës. Natyrisht qe me te rëndësishmet nga këto parime te përbashkëta, ai i ligjshmërisë dhe i proporcionalitetit janë përmendur me lart ndërkaq si parime te konventës ose te interpretimit te saj. Te tjera përdoren vazhdimisht nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut si teknika ndihmesa nder te cilat mund te përmendim parimin e mirëbesimit, atë te sigurisë juridike ose ligjore, respektimi i formalizmit procedural, etj.

b.2.4. Analiza konkrete dhe jo abstrakte e çështjes dhe e fakteve te saj është një teknike se cilës Gjykata i referohet normalisht për arritjen e përfundimeve te veta. Kjo teknike qe ndihmon ne interpretimin 78 Shih për shembull vendimin e Gjykatës Evropiane te

Drejtave të Njeriut ne lidhje me çështjen Klass kundër Republikës Federale Gjermane

Page 60: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

59

Në mbrojtje të lirive themelore

e Konventës ne funksion te qëllimit dhe te objektit te saj, mbrojtjes efektive ne praktike te drejtave te njeriut. Sipas Gjykatës: “ne lidhje me një çështje te ngritur nga një individ ... duhet mbajtur parasysh sa me shume qe është e mundur analiza e problemeve te ngritura nga rasti ne fjale. Pra detyra e Gjykatës nuk është ajo e shqyrtimit in abstracto te dispozitës se brendshme te kundershttiar ne raport me Konventën, por te vlerësojë mënyrën se si ajo është zbatuar ose ka cenuar te interesuarin79.

Pjese tepër e rëndësishme e kësaj analize konkrete, sipas Gjykatës është edhe marrja parasysh e rrethanave ne te cilat ka ndodhur shkelja e pretenduar. Kjo formule ka te beje sidomos me realitete veçanërisht specifike te vendit ku ka ndodhur ngjarja ne raport mc vendet e tjera ne përgjithësi. Prandaj ajo edhe shprehet se: “për t’u shprehur ne lidhje me ekzistencën e një shkeljeje te te’ drejtave te mbrojtura nga Konventa, te shkojmë përtej dukjeve dhe fjalorit te përdorur dhe. t’i referohemi realitetit”80

79 Shih vendimet e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne lidhje me çështjet James kundër Mbretërisë se Bashkuar, F. kundër Zvicrës ose Salabiaku kundër Francës.

80 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ne vendi-min ne lidhje me çështjen De Jong, Baljet dhe Van den Brink kundër Holandës. Për situata edhe me tipike shih vendimet ne lidhje me çështjet gjuhësore belge, Irlanda kundër Mbretërisë se Bashkuar, Brogan ose Dudgeon kundër Mbretërisë se Bashkuar, etj.

Page 61: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

60

Në mbrojtje të lirive themelore

b.2.5. Një teknike tjetër qe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut përdor për interpretimin e Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut është ajo e parashikimit te garancive te nënkuptuara. Është ne fakt një teknike qe Gjykata e përdor vetëm ne rast kur mbrojtja efektive e te drejtave te njeriut e kërkon ne mënyrë te domosdoshme kur vete i dispozita nuk do te kishte kuptim pa një aspekt te tille shtese. Natyrisht qe këtu ka te beje ne një mënyrë themelore edhe evoluimi i koncepteve shoqërore dhe i nevojave te kësaj për një mbrojtje gjithnjë e me ne rritje, proces te cilit Gjykata përpiqet t’i përgjigjet me ane te mundësive qe krijojnë parimet e efektivitetit dhe te evolucionit konceptual ne interpretimin e vete Konventës.

Ky është rasti për shembull i vendimit te Gjykatës ne lidhje me çështjen Hornsby kundër Greqisë ne te cilin Gjykata arrin ne perfundimin se mos-ekzekutimi efektiv i një vendimi gjyqësor, i dhëne qofte edhe nga një Gjykate ndërkombëtare, ne këtë rast nga Gjykata e Drejtësisë se Komunitetit Evropian, përbën ne fakt një shkelje te Nenit 6 te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne terezinë e tij, sepse ne qofte se një vendim gjyqësor nuk do te vihej ne zbatim ne fakt nuk do te kishte kuptim ne vetvete ekzistenca e vete Nenit 681.

81 Ne lidhje me një rezultat te tille te cilin Gjykata e ka arritur ne baze te kompetencave te konsiderueshme in-terpretuese shih gjithashtu sidomos vendimet e saj ne lidhje me çështjet Clolder kundër Mbretërisë se Bash-

Page 62: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

61

Në mbrojtje të lirive themelore

Sidoqoftë mundësia për një teknike te tille është e kufizuar nga rregullat e se drejtës ndërkombëtare te përgjithshme. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut nuk mund te arrije deri aty me interpretimet e saj te zgjeruara sa te shtoje te drejta jashtë kufijve dhe kuptimit te atyre qe janë parashikuar ndërkaq nga vullneti i shteteve anëtare me nënshkrimin e Konventës dhe te Protokolleve te saj. Gjykata nga ana e saj duke iu përmbajtur këtij qëndrimi shprehet se kjo vete: “...nuk do te mundej qe, me ane te një interpretimi evolues, te krijonte një te drejte qe nuk është parashikuar paraprakisht nga Konventa”82

b.2.6. Ne respektim te plote te parimit te subsidiaritetit te Konventës, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut nuk merret me zbatimin dhe interpretimin e se drejtës se brendshme. Gjykata e ka theksuar vazhdimisht qe u përket autoriteteve te brendshme shtetërore te interpretojnë te drejtën e brendshme, pasi ato janë ne gjendje ta bëjnë me mire këtë gjë. Por kjo duke pasur parasysh gjithmonë qe ne analize përfundimtare i takon Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut qe te vlerësojë nëse ky interpretim i bere nga autoritetet

kuar apo De Wilde, Ooms dhe Versyp kundër Belgjikës ne te cilat Gjykata ka arritur te pohoje mbrojtjen nga Konventa te drejtave te tilla si e drejta për t’iu drejtuar gjykatave, apo e drejta për garancitë e një procedure gjyqësore..

82 Shih vendimin e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Nje-riut ne lidhje me çështjen Johnston dhe te tjerë kundër Irlandës.

Page 63: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

62

Në mbrojtje të lirive themelore

shtetërore përputhet me kërkesat e Konventës. Madje ne një interpretim te’ zgjeruar të termit “te se drejtës se brendshme” mund te merret ne konsiderate qe autoritetet shtetërore kane te drejtën qe te interpretojnë dhe zbatojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare83 përfshire edhe Konventën Evropiane te Drejtave te Njeriut sidomos ne vendet ku ajo është pjese e sistemit te brendshëm. Por gjithsesi Gjykata ka te drejte te analizoje nëse gjate këtij interpretimi autoritetet shtetërore kane vepruar ne përputhje apo jo me Konventën. Është, përsërisim, vetëm ne lidhje me këtë moment te fundit qe ekziston mundësia e konstatimit te shkeljes se Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut nga ana e Gjykatës se Strasburgut.

b.2.7. Mbajtja parasysh e rrethanave konkrete te çështjes është një teknike qe Gjykata e mban vazhdimisht parasysh ne marrjen e vendimeve ose ne dhënien e mendimeve te veta. Këtë ajo e bën ne veçanti ne lidhje me çështjet ku rrethanat kane një ndikim te veçante pikërisht për shkak te veçantisë se tyre dhe te rëndësisë themelore qe mund te kenë ne lidhje me çështjen ne te cilën pretendohet shkelja. Një kujdes te veçante shihet

83 Shih ne lidhje me këtë moment argumentin qe jepte Qeveria e Mbretërisë se Bashkuar përpara Gjykatës Ev-ropiane te Drejtave te Njeriut ne lidhje me çështjen Soer-ing, ku ajo pretendonte detyrimin qe kishte ne baze te një traktati ekstradimi me SH.B.A. Megjithatë, përgjigja e Gjykatës ishte qe interpretimi i c;do lloj traktati ose burimi normativ nuk mund te goje te situata qe konsid-erohen ne kundërshtim me Konventën..

Page 64: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

63

Në mbrojtje të lirive themelore

te ketë nga ana e Gjykatës ne rastet qe kane te bëjnë me Irlandën ose Britaninë e Madhe84, ose gjithashtu qarte duket ky kujdes ne lidhje me çështjet gjuhësore belge, ku sipas Gjykatës fakti qe Belgjika është “shtet me disa gjuhe zyrtare dhe qe përfshin disa rajone gjuhësore” duhet mbajtur mire parasysh ne marrjen e vendimit.

Besoj se mund te thuhet se një strategji e tille interpretuese mund te konsiderohet si pjese perberese e parimit te hapësirës se vlerësimit. Kjo për faktin se ne rastet kur rrethana te veçanta ne dallim te dukshëm dhe te rendesishem nga ato te vendeve te tjera anëtare te Konventës, ekzistojnë ne një vend te caktuar, këto rrethana mund te mbahen parasysh ne rritjen e hapësirës se vlerësimit te këtij shteti ne trajtimin dhe zgjidhjen qe ai i bën çeshtjes se caktuar.85

b.2.8. Ne interpretimin dhe zbatimin e Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut, qofte organet e Strasburgut, palët ndërgjyqësore para saj kane

84 Shih çështjet Irlanda kundër Mbretërisë se Bashkuar, McCann dhe te tjerë kundër Mbretërisë se Bashkuar ose Brogan dhe te tjerë kundër Mbretërisë se Bashkuar.

85 Mund edhe te ishte tepër e guximshme po të thuhej se një teknike e tille, për aq kohe sa nga shteti pale nuk konsiderohet se mund te gjeje zbatim neni 15 i Kon-ventes Evropiane te Drejtave të Njeriut, është shprehje tepër minimale edhe e parimit te njohur te se drejtës ndërkombëtare rebus sic stantibus i shprehur ndërkaq edhe nga Konventa e Vjenës e lartpërmendur, ne Nenin 62 te saj. Ne fakt shprehje dhe pasoje e këtij parimi është edhe vete doktrina e hapësirës se vlerësimit.

Page 65: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

64

Në mbrojtje të lirive themelore

qene para një pyetjeje pothuajse te përhershme ne lidhje me detyrimin e shtetit ne kuadrin e Konventës. Çështja është nëse ky i fundit, me qëllimin e respektimit të Konventës ka detyrimin e rezultateve për t’u arritur apo te mjeteve qe përdoren. Natyrisht qe po t’i referohemi sa thamë me lart ne* lidhje me parimin efektivitetit te zbatimit dhe te interpretimit te Konventës, rëndësia e rezultateve konkrete ne mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut do duhet te jete normalisht me e rëndësishme. Ky qëndrim është mbajtur, ne mënyrë te kuptimte, nga ana e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne pjesën dërrmuese te vendimeve te dhëna prej saj. Për shembull ne vendimin e saj ne lidhje me çështjen Margaret Murray dhe te tjerë kundër Mbretërisë se Bashkuar ajo shprehet se: “Ajo qe ka rëndësi për respektimin e detyrimeve qe rrjedhin nga Konventa është themeli me tepër se forma”

Megjithatë ne mënyrë perjashtimore, sidomos ne lidhje me detyrimet pozitive te shtetit për mbrojtjen e te drejtave te njeriut, karakteri mjaftueshmerisht i përshtatshëm i masave qe merren është konsideruar nga Gjykata si një veprim qe mjafton për te mos konsideruar shkelje te konventës. Kjo aq me tepër kur arritja e rezultateve është objektivisht e pamundur te garantohet nga ana e shtetit. Një gjë te tille e gjejmë ne interpretime te Gjykatës sidomos ne lidhje me te drejta qe mund te derogohen edhe ne kohe normale, ose thëne me sakte, qe parashikojnë te drejta për

Page 66: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

65

Në mbrojtje të lirive themelore

ushtrimin e lirive te caktuara86 por edhe ne lidhje me te drejta qe parashikojnë garanci procedurale ku Konventa mjaftohet ne fakt me karakterin efektiv te këtyre garancive dhe nuk kërkon domosdoshmërish arritjen e rezultatit nga ana e tyre.

b.2.9. Mungesa e karakterit te detyrueshëm te jurisprudencës paraardhëse është një tjetër teknike, e theksuar shprehimisht nga ana e Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Kjo natyrisht qe është e lidhur me parimin e parimit te interpretimit evolues te Konventës te përmendur me lart, i cili kërkon qe* edhe (Gjykata t’u përshtatet me interpretimet e veta nevojave për një mbrojtje gjithnjë e me te mire, konkrete dhe ne* përshtatje me kushtet dhe kërkesat reale te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te parashikuara ne Konvente. Për këtë arsye ne* vendimin e saj ne” lidhje me çështjen Cosscy kundër Francës Gjykata Evropiane e te Drejtave te* Njeriut shprehet se: “Gjykata nuk është e lidhur nga vendimet e saj te mëparshme; kite c konfirmon edhe neni 51 § 1 i rregullores se saj. Ajo ndjek dhe zbaton gjithmonë kërkesat e interesit te sigurisë juridike dhe te zhvillimit koherent te jurisprudencës ne lidhje me Konventën.”

Sidoqoftë, siç thotë edhe me lart Gjykata, dhe siç; e kemi thëne edhe ne në paragrafin b.2.3., ndjekja 86 Shih ne lidhje me një interpretim te tille vendimet e

Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut ne lidhje me çështjet Chorhen kundër Austrisë.

Page 67: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

66

Në mbrojtje të lirive themelore

e jurisprudencës se Gjykatës se Strasburgut është e arsyeshme te behet për disa arsye. Mund te ritheksohet ai i përmenduri ne pasazhin e mësipërm te* Gjykatës, i respektimit te parimeve te përgjithshme te se drejtës, si i sigurisë juridike, por nga ana tjetër edhe për një pragmatizëm juriprudencial dhe interpretues, natyrisht për aq kohe sa jurisprudenca përmbush qëllimin e mbrojtjes efektive te te drejtave d h e lirive themelore te njeriut te parashikuara nga Konventa ne situatat konkrete.

IV. Vlera e Konventës dhe interpretimeve te Gjykatës për autoritetet shqiptare.Duke pasur parasysh se ky botim i drejtohet ne radhe te pare gjyqtareve dhe prokuroreve te Republikës Shqipërisë e shohim me vend te sqarojmë shkurtimisht edhe pozitën e tyre kundrejt Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut si instrument ndërkombëtar si dhe ndaj jurisprudencës se Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

a. Duhet theksuar para se gjithash se është legjislacioni shqiptar qe i ngarkon autoritetet shtetërore me detyrimin për zbatimin e Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Kjo për shkak te faktit themelor se kjo e fundit përbën një burim normativ te sistemit ligjor te Republikës se Shqipërisë. Ky fakt është i qarte po te shihen te kombinuara dy momente .

Page 68: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

67

Në mbrojtje të lirive themelore

Se pari fakti i përfshirjes ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë i dispozitave te neneve 5, 116, 122§1 dhe ne veçanti i Nenit 17§2, te Kushtetutës te Republikës se Shqipërisë. Neni 5 i Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë parashikon se: “Republika e Shqipërisë zbaton te drejtën ndërkombëtare te detyrueshme për te.”

Siç, e thamë edhe më lart Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut bën pjese ne kategorinë e traktateve ndërkombëtare dhe ne baze te Kushtetutës gjen zbatim ne Republikën e Shqipërisë. Për këtë mjafton qe ai te ketë plotësuar rregullat përgjithësisht te njohura nga e drejta ndërkombëtare ne lidhje me traktatet - ratifikimin, ose plotësimin e procedurave analoge me te, nga ana e shtetit përkatës. Ky qëndrim është veçse përmbajtje e parimit te përgjithshëm te se drejtës ndërkombëtare te përgjithshme pacta sunt servanda, parim i cili është parashikuar87 edhe nga ana e Traktatit te Vjenës mbi te drejtën e traktateve, te lartpërmendur.

Republika e Shqipërisë i ka plotësuar procedurat

87 Sipas Nenit 26, te Konventes se Vjenës mbi të drejtën e traktateve: “Çdo traktat ne fuqi është i detyrueshëm për palët e tij dhe duhet zbatuar nga ana e këtyre ne mirëbe-sim.” Për me tepër një qëndrim te tille e ka konfirmuar edhe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne një sere” vendimesh te saj duke filluar nga ai ne lidhje me çështjen De Becker kundër Belgjikës.

Page 69: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

68

Në mbrojtje të lirive themelore

e përfundimit te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut, këtij traktati me karakter te veçante ndërkombëtar, me nënshkrimin e saj me 13 korrik 1996, me ratifikimin e saj me ane te ligjit nr. 8137 te 31 korrikut 1996 d h e me depozitimin e instrumenteve te ratifikimit pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Evropës me 2 tetor 1996.

Duke shkuar me tej, me plot te drejte për mendimin tim, dhe me një mënyrë mjaft te sigurte dhe te qëndrueshme - me dispozita kushtetuese, Republika e Shqipërisë parashikon jo vetëm pozicionime te qarta por edhe saktësime shtese ne lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe, për pasoje, edhe me zbatimin e tyre brenda vendit.

Neni 116 i Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë parashikon se traktatet ndërkombëtare bëjnë pjese ne burimet normative te Republikës se Shqipërisë kur ato janë te ratifikuara. Ky Nen, i kombinuar me Nenin 121, § 1, b88 vijues te Kushtetutës dhe me praktiken shqiptare te lartpërmendur te përfundimit me ane ratifikimi te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut, bën te arrijmë ne përfundimin se edhe Konventa Evropiane

88 Sipas këtij paragrafi: “1. Ratifikimi dhe denoncimi i mar-rëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë behet me ligj ne rastet kur ato kane te bëjnë me: b. te drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen ne Kushtetute;”

Page 70: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

69

Në mbrojtje të lirive themelore

e te Drejtave te Njeriut bën pjese nder burimet normative te Republikës se Shqipërisë. Këtë e përforcon akoma dhe me tej paragrafi 1 i Nenit 122 te Kushtetutës, duke u shprehur mjaft qarte se “i. Çdo marrëveshje e ratifikuar përbën pjese te sistemit te brendshëm juridik...”

Ky Nen, ne lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare ne përgjithësi, arrin me ane te dispozitës se paragrafit te 2 te tij, edhe ne dhënien e një rangu me te larte se sa ligjet duke u shprehur: “2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit...”

Nga ana tjetër përgjigjen përfundimtare ne lidhje me Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut e jep neni 17, § 2 i Kushtetutës sipas se cilit: “2. Këto kufizime...ne asnjë rast nuk mund te tejkalojnë kufizimet e parashikuara ne Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut.”

Ky paragraf te qon ne përfundimin qe ne zbatimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te gjitha autoritetet vendase shqiptare duhet te kenë si reference baze normative dhe si dysheme standardizuese Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Pra, ata nuk mund t’i zbatojnë normat e tjera te brendshme ose edhe ndërkombëtare ne kundërshtim me sa parashikon Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut.

Page 71: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

70

Në mbrojtje të lirive themelore

Se dyti, mjafton t’i referohemi fjalisë se dyte te paragrafit 2 te Nenit 122 te Kushtetutës. Sipas kësaj dispozite marrëveshjet ndërkombëtare zbatohen: “ne mënyrë te drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji.”

Kjo dispozite përforcon mundësinë e pozitës “mjaftueshmerisht” te sakte normative edhe te Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut ne veçanti si traktat ndërkombëtar. Ne lidhje me te gjitha këto momente sa u tha me lart, gjyqtaret dh e prokuroret si interpretues dhe zbatues të ligjit ne punën e përditshme kane një pozite qe i ngarkon me detyrimin ligjor te interpretimit dhe te zbatimit te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut.

b. Nga ana tjetër edhe vete Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut me dispozitat e saj parashikon angazhime konkrete për autoritetet e vendeve anëtare dhe ne mënyrë te veçante për gjyqtaret. Ne qofte se do t’i referohemi përsëri Nenit 1 te Konventës dhe sa thamë me lart ne lidhje me detyrimet me karakter pozitiv qe parashikon Konventa (shih paragrafin a. 7) del se janë organet shtetërore ato qe duhet te marrin masat për te siguruar “çdo personi qe ndodhet ne juridiksionin e tyre te drejtat dhe liritë e përcaktuara ne titullin e I te kësaj Konvente”.

Ne vazhdim ka dispozita te tjera te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut qe te bëjnë te

Page 72: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

71

Në mbrojtje të lirive themelore

mendosh për një angazhim te drejtpërdrejtë te sidomos ne rastin e Republikës se Shqipërisë pasur parasysh sa u tha pak me lart ne lidhje me karakterin e vetzbatueshem. Është pra neni 13 i Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut i cili, duke parashikuar qe: “Çdokush, te cilit i janë shkelur te drejtat dhe liritë e njohura ne këtë Konvente, ka te drejte te beje ankim efektiv tek një organ i vendit te tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona qe veprojnë ne përmbushje te funksioneve te tyre zyrtare.”

nënkupton qe jo vetëm qe organet shtetërore ne veprimtarinë e tyre zyrtare duhet te mbajnë parasysh mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te parashikuara ne Konvente, por nga ana tjetër ato duhet te veprojnë efektivisht brenda kompetencave te tyre edhe, e sidomos kur ne baze te këtij neni, dikush tjetër nuk i është përmbajtur kësaj mbrojtjeje. Nga kjo pikëpamje organet e gjyqësorit dhe te prokurorisë marrin një pozicion mjaft te rendesishem nga pikëpamja e Konventës, pikërisht ne baze te kompetencave te tyre.

Nga ana tjetër ka, ne Konventën Evropiane te Drejtave te Njeriut ashtu si e dhe ne pjesën me te madhe te akteve ndërkombëtare mbi te drejtat e njeriut, një Neni 35, sipas te cilit duhen shteruar rrugët e brendshme efektive për rivënien ne vend te se drejtës se shkelur. Thëne me qarte, një shkelje e te drejtave dhe lirive te parashikuara nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut, përpara se te

Page 73: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

72

Në mbrojtje të lirive themelore

ketë m u n d e s i te konstatohet përpara Gjykatës se Strasburgut, duhet detyrimisht t’i nënshtrohet gjykimit te instancave te brendshme gjyqësore. Ne njëfarë mënyrë një shkelje e konstatuar nga ana e Gjykatës se Strasburgut nënkupton një moszbatim siç duhet te Konventës nga ana e autoriteteve shtetërore përpara te cilave e njëjta çështje kishte kaluar për shqyrtim. Pra ne fund te fundit shkelje e detyrimeve qe këtyre organeve u takojnë ne baze te neneve te lartpërmendura qofte te Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, qofte te Konventës Evropiane te Drejtave te Njeriut. Janë, ne plotësim te’ sapo u tha me lart, edhe disa nga parimet karakteristike te vete Konventës Evropiane te te Drejtave te Njeriut, te përmendura ne piken III a, ose te interpretimit te saj, te përmendura ne piken III b, te cilat e rrisin angazhimin e autoriteteve te Shteteve Anëtare.

Ne radhe te pare siç, e thamë me lart është vete konceptimi me karakter subsidiar i sistemit te Konventes. Ky sistem zbatohet, dhe pretendon te gjeje zbatim, ne radhe te pare brenda juridiksioneve te shteteve anëtare. Nga ana tjetër vete Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka pranuar qofte karakterin e vetzbatueshem te disa prej dispozitave te Konventes qofte edhe kërkesën nga sistemi i Konventes për veprime pozitive nga ana e shtetit. Ne këtë moment te fundit roli konkret i dispozitave procedurale dhe i organeve te hetimit.

Page 74: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

73

Në mbrojtje të lirive themelore

Për me tepër karakteri i vetzbatueshem i Konventes i kombinuar me dy parime te interpretimit te saj, atë te autonomisë dhe te karakterit evolues e shtron si domosdoshmëri referimin e drejtpërdrejtë te organeve te brendshme shtetërore ndaj saj. Kjo për arsye se ato duhet t’i vlerësojnë veprimet e tyre ne baze te një burimi normativ te rendesishem, nenet 17 § 2, 116 dhe 122 te Kushtetutës dhe qe duhet kuptuar si një burim me vete dhe me koncepte gjithnjë e me ne zhvillim, pavarësisht nga zhvillimi i koncepteve analoge brenda te drejtave se shteteve anëtare.

Çelësi me i sakte për te kuptuar një qëndrim te duhur te organeve shtetërore ne lidhje me kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut është pikërisht jurisprudenca e Gjykatës Evropiane te Drejtave te Njeriut, një përmbledhje e se cilës ju ofrohet ne vazhdim. Rëndësi ka te kuptohet ne lidhje me faqet qe vijojnë, qe ato nuk synojnë t’ju japin ecurinë e arsyetuar te njërit apo tjetrit vendim. Ato synojnë t’ju ofrojnë sa me tepër qe është e mundur pikërisht tiparet dhe karakteristikat, çelësin pra për te hapur ne mënyrë sa me te plote portat e Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Page 75: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

74

Në mbrojtje të lirive themelore

PJESA E DYTË

TYRER KUNDËR BRITANISË SË MADHE

Në vendimin qe dha më 25 prill 1978 në Strasburg, në lidhje me çështjen Tyrer kundër Mbretërisë së Madhe, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ishte e mendimit se një trajtim i caktuar, megjithëse i konsideruar efikas nga popullsia e një vendi të caktuar për ruajtjen e rendit dhe pavarësisht se mund të mos përbëje torturë ose trajtim çnjerëzor, mund të përbëjë shkelje të Nenit 3 të Konventës. Kjo në rast se trajtimi ka karakter degradues dhe nuk justifikohet si i nevojshëm për arsye të rendit publik. Për këtë arsye Gjykata vendosi se në këtë rast kemi patur shkelje të Nenit 3 të Konventës.

Page 76: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

75

Në mbrojtje të lirive themelore

I. RRETHANAT E ÇËSHTJES

A. Faktet Kryesore1. Anthony Tyrer, shtetas britanik, rezident ne Casteltoën, në ishullin e Manit. Me 7 mars 1972, në moshën pesëmbëdhjetë vjeç dhe deri atëherë me një sjellje të mirë, ai është dënuar nga një gjykatë vendore për adoleshentë, sipas ligjit të zbatueshëm në ishull, me tre të rrahura me litar për rrahje jo të provokuar që kishte shkaktuar tek i dëmtuari dëme trupore (i shoqëruar me tre djem, ai kishte plagosur një nxënës të shkollës së tij me të madh në moshë se ai). Ai apelon kunder këtij ndëshkimi përpara Gjykatës së Lartë të Drejtësisë të ishullit të Manit. Ajo e dëgjon çështjen e tij dhe hedh poshtë apelin më 28 prill 1972. Dënimi ekzekutohet te njëjtën dite ne një rajon policie, ne prani te atit dhe te një mjeku. I dënuari duhet të ulte pantallonat dhe të mbathurat dhe të përkulej mbi një tavolinë.

2. Të hequr në Angli, në Ueils dhe në Skoci në 1948 dhe në Irlandën e Veriut në 1968, ndëshkimet gjyqësore trupore janë mbajtur për disa shkelje nga legjislacioni i Manit. Ata janë të zbatueshëm mbi individët meshkuj me moshë nga dhjetë deri në njëzetenjë vjeç, numri i rrahjeve të përcaktuara nga gjykata nuk duhet të tejkalojë gjashtë për një fëmijë (nga dhjetë deri ne trembëdhjetë vjeç) dhe dymbëdhjetë për një të ri. Përdorimi i tyre i rrallë duket të ketë qenë i kufizuar, që prej 1969-s, vetëm për ushtrimin e dhunës kundër personave.

Page 77: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

76

Në mbrojtje të lirive themelore

3. Ishulli i Manit nuk bën pjesë në Mbretërinë e Bashkuar por është në varësi te Kurorës; ai ka një qeveri, një asamble legjislative dhe gjykatat e tij. Qeveria britanike e konsideron si një territor të cilit ajo i siguron mardhëniet ndërkombëtare, dhe ajo ka deklaruar duke u bazuar në Nenet 63 paragrafët 1 dhe 4 të Konventës, se kjo e fundit zbatohet edhe në këtë ishull.

B. Procedurat përpara Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut4. Në kërkesën e tij të paraqitur më 21 shtator 1972 përpara Komisionit, Anthony Tyrer pretendon kryesisht se ndëshkimi trupor me të cilin ai u dënua shkel Nenin 3 te Konventës. Por, në janar të vitit 1976, ai bën të ditur se dëshiron ta tërheqë kërkesën. Komisioni e refuzon në mars të vitit 1976 këtë kërkesë, sepse çështja ngre probleme të karakterit të përgjithshëm që nuk respektojnë Konventën dhe kërkojnë një shqyrtim me të thellë.

5. Në raportin e 14 dhjetorit 1976, Komisioni shpreh mendimin se ndëshkimi gjyqësor trupor i kërkuesit shkelte Nenin 3 për shkak të karakterit degradues (katërmbëdhjetë vota kundër një).

VENDIMI i 25 prillit 1978 - mbi pretendimet paraprake dhe themelin - (dhome) Seria A, nr. 26

6. Së pari, Gjykata duhet të shqyrtoje një problem

Page 78: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

77

Në mbrojtje të lirive themelore

paraprak. Në fakt, Prokurori i Përgjithshëm i ishullit te Manit, e ftonte Gjykatën, ta fshinte ceshtjen nga lista e saj, duke dhënë dy argumente: pasi kishte arritur të fitonte pjesën më të madhe të pretendimeve të tij, Anthony Tyrer kishte shprehur dëshirën të tërhiqte kërkesën e tij, Parlamentit të ishullit të Manit i qe paraqitur një projekt-ligj, i cili kishte për qëllim të hiqte dënimin gjyqësor trupor si ndëshkim penal për shkeljen ligjore për të cilën që fajtor Tyrer. Gjykata mund ta fshijë një çështje nga lista e saj vetëm në qoftë se ajo merr një njoftim, për shembull, të një fakti me një natyrë të atillë që i jep një zgjidhje problemit (Neni 47 paragrafi 2 i rregullores së saj). Megjithatë, ajo vendos të mos e miratojë kërkesën e heqjes nga lista, duke vlerësuar që as deklarata e Anthony Tyrer, as projekt-ligji nuk mund të konsiderohen si një fakt i tillë (me unanimitet).

7. Duke kaluar tek trajtimi në themel i çështjes, Gjykata së pari çmon se ndëshkimi i Anthony Tyrer nuk përbën as “torturë” as një “trajtim çnjerëzor” sipas kuptimit të Nenit 3, meqenëse vuajtja e shkaktuar nuk ka arritur shkallën e duhur që implikojnë këto nocione. Atëherë, pyetja e vetme që lind është të dish nëse ndëshkimi ishte “degradues”.

8. Për Gjykatën, që një ndëshkim të jetë “degradues” dhe në kundërshtim me Nenin 3, përbuzja ose poshtërimi që rrjedhin prej tij duhet të arrijnë një shkallë të veçantë, që të ndryshojë nga elementet e zakonshëm të poshtërimit që përmbajnë pothuajse

Page 79: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

78

Në mbrojtje të lirive themelore

në mënyrë të paevitueshme dënimet gjyqësore. Vlerësimi për këtë është relativ; ai varet kryesisht nga natyra e kontekstit të dënimit si edhe nga mënyrat e ekzekutimit të tij.

9. Gjykata vuri re se legjislacioni i ishullit të Manit ofron disa garanci. Por, duke analizuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ajo vlerëson se ndëshkimi i dhënë personit në fjalë përbënte një dënim degradues. Gjykata nënvizon disa elemente. Dënimet gjyqësore trupore kanë një natyre të tillë që shtyjnë një njeri të ushtrojë dhunë fizike mbi një njeri tjetër; për më tepër bëhet fjalë për një dhunë të institucionalizuar, karakteri i së cilës kombinohet me të gjithë procedurën zyrtare që rrethon këtë dënim dhe me faktin se ekzekutuesit janë të gjithë të huaj për shkelësin. Megjithëse Anthony Tyrer nuk kishte plagë fizike të rënda ose të zgjatura, dënimi i tij qe, konsistonte në trajtimin e një objekti nga duart e pushtetit publik, shkelte dinjitetin dhe integritetin e tij fizik; gjithashtu ai ka jetuar me ankth pritjen e dhunës se ciles ai do t’i nënshtrohej. Së fundi, turpi i ushtrimit të dhunës mbi të ndenjurat ka rënduar më tepër karakterin degradues të dënimit, por ai nuk ka qenë faktori i vetëm ose përcaktues i këtij të fundit.Tesës sipas se çiles një pjesë e madhe e popullatës së Manit e konsideron të rrahurën me shkop si një mjet kërcënues efikas, Gjykata i përgjigjet se përdorimi i dënimeve në kundërshtim me parimet e Nenit 3 është i papranueshëm, pavarësisht nga efekti i tyre kërcënues.

Page 80: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

79

Në mbrojtje të lirive themelore

10. Gjykata shqyrtoi më pas nëse ky përfundim ndryshohet nga disa argumente të dhëna në terrenin e Nenit 63: Prokurori i Përgjithshëm i ishullit të Manit pretendonte se duke parë nevojat vendore ekzistuese në ishull, ndëshkimi i Anthony Tyrer nuk e shkelte Konventën.

Gjykata e hodhi poshtë këtë argument me unanimitet. Së pari ajo vërejti se opinioni publik vendor nuk mund të konsiderohej si një provë sipas së cilës dënimet gjyqësore trupore janë të nevojshëm në ishullin e Manit si një armë frenimi për ruajtjen e rendit publik. Ajo njoftoi më pas se asgjë nuk e bind se rendi publik në ishull nuk mund të ruhet pa përdorur ato ndëshkime. Së treti, praktika aktuale në shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të bën të dyshosh se mbajtja e rregullit në një vend evropian kërkon zbatimin e dënimeve të tilla; por ishulli i Manit është një shoqëri moderne që gëzon kushte politike, sociale dhe kulturore shumë të zhvilluara dhe ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në familjen e kombeve evropiane. Mbi të gjitha, asnjë nevojë vendore e lidhur me ruajtjen e rendit publik nuk mund të autorizonte një shtet palë te Konventës, në emër të Nenit 63 paragrafi 3 të përdorte një dënim në kundërshtim të Nenit 3.

11. Si rrjedhim, Gjykata vendos se ndëshkimi i vuajtur nga kërkuesi ka shkelur Nenin 3 (gjashtë vota kunder një).

Page 81: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

80

Në mbrojtje të lirive themelore

SOERING KUNDËR MBRETËRISË SË BASHKUAR

Më 7 Korrik 1989, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në çështjen Soering, ku Mbretëria e Bashkuar dhe Republika Federale e Gjermanisë janë palë. Çështja lidhet me ekstradimin e kërkuesit, i cili është një shtetas gjerman, nga Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai kishte frikë se do të dënohej me vdekje mbi akuzën e një vrasjeje dhe se do t’i nënshtrohej “fenomenit të korridorit të vdekjes”. Gjykata vendosi me unanimitet se, në rast se vendimi i autoriteteve Britanike për të ekstraduar kërkuesin drejt Shteteve të Bashkuara do të vihej në jetë atëherë do të kishte një shkelje të Nenit 3 të Konventës (ndalimi i trajtimeve dhe ndalimeve çnjerëzore ose degraduese). Në anën tjetër, Gjykata vendosi me unanimitet hedhjen poshtë të kërkesave të kërkuesve të bazuara mbi.. Nenin 6 § 1 dhe 3 (c) dhe (d) (e drejta për një gjykim të drejtë në procedurat penale) dhe Nenin 13 (e drejta e një ankimi efektiv përpara një autoriteti shtetëror në bazën e shkeljeve të pretenduara të Konventës).

1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

A. Faktet kryesore1. Kërkuesi, Z. Jens Soering, është një shtetas Gjerman, lindur më 1 Gusht 1966. Ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara me prindërit e tij kur ai ishte

Page 82: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

81

Në mbrojtje të lirive themelore

11 vjeç ai ka qenë në gjendje arresti që nga Prilli 1986 në Mbretërinë e Bashkuar.

2. Më 31 korrik 1986 Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi ekstradimin e Z. Soering nga Mbretëria e Bashkuar ne bazë të një traktati ekstradimi midis dy shteteve. Ekstradimi i tij u kërkua në bazën e një akuze se më 30 Mars 1985, në moshën 18 ujec, ai kishte vrarë prindërit e të dashurës së tij në shtëpinë e tyre ne Bedford County në Shtetin e Virxhinias.

3. Më 11 Mars 1987, Qeveria e Republikës Federale Gjermane i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar ekstradimin e Z. Soering për ta gjykuar në lidhje me vrasjet e pretenduara. Dënimi me vdekje ishte shfuqizuar nën Kushtetutën e Republikës Federale. Më 20 Maj 1981 Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar informoi Republikën Federale për kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe propozoi të merrte në konsideratë kërkesën e parë sipas procedurës në fuqi.

4. Më 1 Qershor 1981, Prokurori i Bedford County, i cili drejton ndjekjen hetimin në çështjen Soering, u angazhua se nëse Z. Soering gjendet fajtor për një krim te rëndë siç akuzohej Mbretëria e Bashkuar, me anë të përfaqshmit, do të mund të shprehte dëshirën e saj për mos dhënien dhe mos ekzekutimin e dënimit kapital përpara gjyqtarit. Prokurori i Shtetit iu përmbajt synimit të tij për të kërkuar dënimin me vdekje në çështjen Soering.

Page 83: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

82

Në mbrojtje të lirive themelore

5. Me 16 Qershor 1981 procedura e ekstradimit u bë përpara Boë Street Magistrates’ Court. Z. Soering paraqiti një provë psikiatrike se në kohën e kryerjes së krimit ai vuante nga një anomali mendore e cila e shkarkonte atë nga përgjegjësia. Megjithatë, Gjykata e Magjistratëve vendosi së kishte prova të mjaftueshme për ta ekstraduar atë dhe ne këtë mënyrë i parashtroi atij të priste urdhrin e Sekretarit të Shtëpisë për rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Një kërkesë e mëtejshme bërë gjykatës Britanike për të drejtën e daljes në gjyq u hodh poshtë më 30 Qershor 1988. Me 3 Gusht 1988, Ministri i Punëve të Brendshme firmosi një mandat duke urdhëruar Z. Soering t’u dorëzohej autoriteteve të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë duke u nisur nga masat e përkohshme dhe të njëpasnjëshme të procedurave të Strasburgut, (paragrafët I.B dhe I. C) deri më sot ai nuk është transferuar në Shtetet e Bashkuara.

6. Në bazë të ligjit të Virxhinias, dënimi me vdekje nuk duhej dhënë, derisa njëra nga rrethanat rënduese të ligjshme (“rrezikshmëri e ardhshme” e të akuzuarit dhe “poshtërsi” e krimit) të jetë provuar sipas dyshimeve të arsyeshme, nga hetimi gjatë një seance gjykimi të veçantë. Gjykata e Lartë e Virxhinias rishqyrton automatikisht çdo rast ku është dhënë një dënim me vdekje. Ligji i Virxhinias njeh mbrojtjen për personat me të meta mendore por jo mbrojtjen me anë të kufizimit të përgjegjësisë. Sëmundja mendore e te akuzuarit mund te merret parasysh si një faktor lehtësues, së bashku me të tjerë, si mosha, ne momentin e përcaktimit të dënimit.

Page 84: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

83

Në mbrojtje të lirive themelore

7. Një regjim i rreptë kqyrës vepron në korridorin e vdekjes, në Qendrën Penale të Mecklenburgut, ku kërkuesi mund të prese të mbahet aty në qoftë se ai dënohet me vdekje. Koha mesatare që kalon një i burgosur në korridorin e vdekjes përpara ekzekutimit është 6 deri me 8 vjet. Apelimi automatik përpara Gjykatës së Lartë të Virxhinias kryhet brenda një periudhe prej 6 muajsh. Vonesat bëhen kryesisht për shkak të kundërpadive nga të dënuarit (sidomos në kuadrin e procedurës së Habeas Corpus) si në gjykatat e Shteteve ashtu dhe në ato federale. Mjeti i ekzekutimit i përdorur është shoku elektrik.

B. Procedurat përpara Komisionit Evropian të Drejtave të Njeriut8. Kërkesa e Z. Soering. kundër Mbretërisë së Bashkuar u paraqit përpara Komisionit Evropian të Drejtave të Njeriut më 8 Korrik 1988 dhe u pranua më 10 Nëntor 1988.

9. Gjatë shqyrtimit të kërkesës së tij, Komisioni i tregoi Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me anë të masave të përkohshme, se ishte e dëshirueshme për interesat e palëve dhe për drejtimin e mire të procedurave, që kërkuesi të mos ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

10. Në raportin e tij të 19 janarit 1989, Komisioni shprehu opinionin se ka pasur shkelje të Nenit 13

Page 85: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

84

Në mbrojtje të lirive themelore

(shtatë vota kundër katër), por jo shkelje të Nenit 3 (gjashtë vota kundër pesë) ose të Nenit 6 (me unanimitet).

VENDIMI I 7 KORRIKUT 1989 - mbi themelinë çështjes, masat e ndërmjetme dhe shpërblimin e drejtë - ( seancë plenare ) - Seria A, nr. 16111. Çështja iu paraqit Gjykatës nga Komisioni më 25 janar 1989, nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me 30 janar 1989 dhe nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë më 3 Shkurt 1989. Pretendimi i Qeverisë Gjermane bazohej në paragrafin (b) të Nenit 48 të Konventës, i cili i jep të drejtën Shtetit të mbrojë përpara Gjykatës shtetasin e tij, i cili pretendohet të jetë i dëmtuar nga një shkelje e Konventës. Ky është rasti i parë, që një qeveri e që nuk kishte marrë pjesë në procedurat përpara Komisionit, i është referuar këtij neni.

12. Me 26 janar 1989, në vijim të kërkesave për masa të përkohshme të bëra nga Komisioni dhe kërkuesi, Gjykata i bëri të njohur Qeverisë së Mbretërisë Bashkuar se do të ishte i këshillueshëm mos-ekstradimi i kërkuesit i cili ishte në pritje të rezultatit të procedurave të ndjekura përpara Gjykatës.

Mbi Nenin 3 të Konventës13. Problemi i parë i shqyrtuar në vendim ishte nëse ekstradimi nga një Shtet Pale i Konventës mund

Page 86: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

85

Në mbrojtje të lirive themelore

të implikojë përgjegjësinë e këtij Shteti në bazë të Nenit 3, për keqtrajtimin që personi i ekstraduar mund të vuajë në Shtetin që e pret atë.

14. Gjykata bëri te njohur, se Konventa nuk qeveris veprimet e shteteve të cilët nuk janë palë, as nuk u kërkon Shteteve palë t’u imponojnë standartet e Konventës shteteve të tjera. Për më tepër, avantazhi i ekstradimit për të parandaluar shmangjjen e drejtësisë nga shkelësit nuk mund të neglizhohet. Nga ana tjetër, ndalimi absolut i torturës dhe i trajtimeve çnjerëzore ose degraduese ose ndëshkimeve sipas Konventës, tregon se Neni 3 ruan një nga vlerat më themelore të shoqërive demokratike dhe të Këshillit të Evropës.

15. Megjithatë, nuk është normale për institucionet e Konventës të shprehen mbi ekzistencën ose dhunimet e mundshme të Konventës; marrja në konsideratë e këtij rregulli, është e nevojshme për të siguruar efektivitetin e mbrojtjes së Nenit 3.

16. Së fundi, Gjykata arriti në përfundimin se “ekstradimi i të arratisurit nga një Shtet palë mund të shkelë Nenin 3 dhe të angazhojë përgjegjësinë e këtij Shteti në bazë të Konventës, kur ka rrethana thelbësore për të besuar së personi në fjalë në qoftë se ekstradohet, përballet me një rrezik të vërtetë për t’u torturuar ose trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe degraduese në shtetin kërkues”.

Page 87: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

86

Në mbrojtje të lirive themelore

17. Sipas fakteve, aty ku Gjykata gjeti rrethana thelbësore për ta besuar atë në qoftë se ai kthehej në Virxhinia, Z. Soering mund të dënohej me vdekje dhe si rrjedhim t’i ekspozohej “fenomenit të korridorit të vdekjes”, burimi i trajtimit çnjerëzor dhe degradues ose ndëshkimit të pretenduar. Duhet thënë se duhen pasur parasysh disa faktorë të rëndësishëm e lehtësues si gjendja shëndetësore e Z. Soering në kohën e kryerjes së veprës penale. Megjithatë asnjë supozim nuk mund të ishte bërë, edhe pse i dënuar për vrasje siç akuzohej, se ai do të mund të dënohej me vdekje. Sidoqoftë, zotimi i bërë nga Prokurori i Shtetit për Bedfort County nuk e eliminoi rrezikun e një dënimi me vdekje. Mbi të gjitha, përderisa Prokurori i Shtetit kishte marrë një pozicion kaq të vendosur në kërkimin e dënimit me vdekje, ishte e vështirë për Gjykatën të arrihej në përfundim tjetër. Si rrjedhim Neni 3 ishte i zbatueshëm.

18. Vendimi shtjellon më pas, nëse ekspozimi drejt “fenomenit të korridorit të vdekjes” do të implikonte në rastin e Z. Soering, trajtime ose ndëshkime të kundërta me Nenin 3. Sipas së drejtës së mbështetur në çështjet e mëparshme të Gjykatës, keqtrajtimi duhet të arrijë një nivel minimal rreptësie që të përfshihet në qëllimin e Nenit 3 dhe vlerësimi i nivelit minimal varet nga rrethanat e çështjes.

19. Më 3 Gusht 1988, Ministri i Punëve të Brendshme

Page 88: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

87

Në mbrojtje të lirive themelore

firmosi një mandat duke urdhëruar Z. Soering t’u dorëzohej autoriteteve të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë duke u nisur nga masat e ndërmjetme dhe te njëpasnjëshme të organeve të Strasburgut, (paragrafët I.B dhe I. C) deri më sot ai nuk është transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Duke pasur parasysh Nenin 2 § 1 te Konventës (i cili lejon ndëshkimin kapital nën disa kushte), kërkuesi nuk sugjeroi se dënimi me vdekje shkelte në vetvete Nenin 3. Me ketë pohim, me të cilin ishte dakord edhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, rrethanat që përbënin “fenomenin e korridorit të vdekjes”, të marra së bashku përbenin një trajtim kaq serioz aq sa ekstradimi i tij mund të konsiderohej si shkelje e Nenit 3. Gjithashtu, ai u mbështet mbi mundësinë e ekstradimit ose depërtimit në Republikën Federale, të cilën ai nuk do të mund ta kundërshtonte, ashtu sikur shtonte disproporcionalitetin e vendimit të Ministrisë së Brendshme. Megjithatë, Komisioni dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishin të mendimit se niveli i rreptësisë i parashikuar nga Neni 3 nuk do të mund të arrihej.

20. Pasi rishikoi faktet, Gjykata arriti në përfundimin se për çdo të burgosur të dënuar me vdekje, vonesat ndërmjet imponimit dhe ekzekutimit të dënimit dhe eksperiencës së jetuar me stres të madh në kushte të nevojshme për burgim të rreptë, janë të paevitueshme. Karakteri demokratik sistemit ligjor të Virxhinias dhe tiparet e vërteta të gjyqit të

Page 89: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

88

Në mbrojtje të lirive themelore

Virxhinias, procedurat e dënimit dhe të apelimit në veçanti, nuk vihen në dyshim.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh periudhën tepër të gjatë të kaluar në korridorin e vdekjes (6 deri në 8 vjet mesatarisht) në kushte kaq ekstreme, gjithmonë me prezencën e ankthit që shtohet duke pritur ekzekutimin e dënimit me vdekje, dhe duke iu referuar rrethanave personale të kërkuesit, sidomos moshës së tij dhe gjendjes shëndetësore në kohën e kryerjes së krimit, ekstradimi i kërkuesit drejt Shteteve të Bashkuara mund ta ekspozonte atë përpara një rreziku të vërtetë duke e tejkaluar pragun e caktuar nga Neni 3. Një konsideratë tjetër në lidhje me këtë ishte se në rastin tonë qëllimi legjitim i ekstradimit mund të arrihej nga mjete të tjera (mund të ishte dërgimi i Z. Soering në Republikën Federale për ta gjykuar atje) që nuk do të implikonin vuajtje kaq të mëdha dhe të zgjatura.

Pra si rrjedhim, vendimi për të ekstraduar kërkuesin drejt Shteteve të Bashkuara, në qoftë se do të ishte zbatuar do të kishte shkelur Nenin 3.

Mbi Nenin 6 të Konventësa) Procedurat penale të Shteteve të Bashkuara21. Në kërkesën e Z. Soering, ekstradimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara do të mund të shkelte Nenin 6&3 (c) për shkak të mungesës të ndihmës ligjore në Virxhinia për të financuar apelimet e ndryshme.

Page 90: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

89

Në mbrojtje të lirive themelore

22. Gjykata nuk përjashtoi faktin se një problem mund të ngrihej në mënyrë të veçantë mbi Nenin 6, nga një vendim ekstradimi në rrethana ku i burgosuri rrezikonte mohimin e një gjykimi të drejtë në vendin kërkues. Sidoqoftë, faktet në këtë rast nuk i linin vend këtij rreziku. Si rrjedhim asnjë problem nuk lindi lidhur me Nenin 6 § 3 (c).

b) Procedurat e ekstradimit ne Angli23. Përpara Gjykatës, kërkuesi parashtroi faktin për herë të parë se refuzimi i Gjykatës së Magjistratëve për të vlerësuar prova si gjendja psikiatrike shkelnin paragrafin 1 dhe 3 të Nenit 6. Kjo kërkese u konsiderua se dilte jashtë fushës së çështjes që iu paraqit Gjykatës, dhe rezultoi se ajo nuk ishte kompetente për ta gjykuar atë.

Në lidhje me Nenin 13 të Konventës

24. Në rastin e Z. Soering, atij nuk i qe njohur e drejta për një ankim efektiv në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me kërkesën e tij bazuar mbi Nenin 3. Në veçanti ai konsideroi, ashtu si dhe Komisioni, se ankimi për rishikim gjyqësor ngushtonte shumë qëllimin.

25. Gjykata nuk ra dakord. Mbi bazat e parimeve të ligjeve administrative angleze, në procedurat e rishikimit gjyqësor, një gjykatë duhet të kishte

Page 91: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

90

Në mbrojtje të lirive themelore

kompetencë të shfuqizonte një vendim të diskutuar për të dërguar të arratisurin në një vend, ku dihej se ekzistonte rreziku i një trajtimi çnjerëzor dhe degradues, duke u bazuar mbi faktin se vendimi ishte një dhe se asnjë ministër i arsyeshëm do të mund ta merrte. Megjithëse Konventa nuk konsiderohet si pjese e legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata mbeti e kënaqur për faktin se gjykatat angleze mund të rishikonin “arsyeshmërinë” e ndonjë vendimi ekstradimi nën dritën e llojit të faktorëve të paraqitur nga Z. Soering përpara institucioneve të Konventës në kontekstin e Nenit 3. Si rrjedhim, Gjykata arriti në përfundimin se Z. Soering e kishte gëzuar të drejtën e një ankimi efektiv të disponueshëm për të sipas legjislacionit anglez në formën e rishikimit gjyqësor.

Mbi Nenin 5O të Konventës

26. Për sa i përket dëmit të pësuar, Gjykata konsideroi se përfundimet lidhur me Nenin 3 përmblidheshin në “një shpërblim të drejtë” për qëllimet e Nenit 50. Gjykata megjithatë nuk ishte kompetente të jepte udhëzime ndihmese, siç i kërkonte Z. Soering për te vene ne zbatim vendimin e saj.

27. Ne lidhje me shpenzimet, kërkuesit, të cilit iu dha e drejta mbi bazën e Nenit 3, iu akorduan shpenzimet e kërkuara prej tij. (26,752.80 pound dhe 5.030.60 FF)

Page 92: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

91

Në mbrojtje të lirive themelore

ASSENOV KUNDËR BULLGARISË

Në një çështje mjaft komplekse, në të cilën ishte thirrur që të vendoste në lidhje me kërkesën e Z. Assenov dhe të prindërve të tij kunder Bullgarisë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut duhet të vendoste në lidhje me pretendimi për keq-trajtim të bëre nga policia në dhomat e izolimit ashtu si dhe gjate periudhës së paraburgimit. Me anë të një shqyrtimi të kujdesshëm Gjykata arrin në përfundimin se nuk kemi pasur të bëjmë në këtë rast me shkelje të Nenit 3 dhe Nenit 6 te Konventës, por nga ana tjetër kemi pasur të bëjmë me shkelje të Nenit 3 në bashkëpunim me Nenin 13 dhe me shkelje gjithashtu të Nenit 5 & 4 të Konventës, përderisa i dëmtuari nuk kishte pasur mundësinë për të bërë një ankim efektiv në lidhje me pretendimin e tij për keqtrajtim si dhe nuk ishte çuar menjëherë përpara një gjykate të paanshme dhe të pavarur e cila të vendoste në lidhje me arrestimin e tij.

I. RRETHANAT E ÇËSHTJES

A. Faktet kryesore1. Kërkuesit, Z. Anton Asscnov, Znj. Fidanka Ivanova dhe Z. Stefan Ivanov ishin një familje cigane me shtetësi bullgare. Kërkesat e tyre lidheshin pothuajse tërësisht me ndalimin e Antony Assenovit, kërkuesit të parë.

Page 93: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

92

Në mbrojtje të lirive themelore

2. Më 19 shtator 1992, ndërkohë që po luante kumar në sheshin e qytetit Shoumen, Z. Assenov u kap nga një polic dhe u shoqërua në stacionin me të afërt të autobusit. Ai u lëshua me vonë. Më 21 shtator kërkuesi bëri një vizitë mjekësore dhe i shpjegoi mjekut se ai dhe e ëma, që është edhe kërkuesja e dytë, ishin keqtrajtuar nga tre police. Mjeku lëshoi disa certifikata mjekësore në të cilat përshkruante në mënyrë të hollësishme dëmtimet që kishin pësuar të dy kërkuesit. Mjeku arrinte në përfundimin se dëmtimet ishin shkaktuar nga rrahjet që policët u kishin bërë kërkuesve me shkopinj. Kërkuesit bënë një ankim në stacionin lokal të policisë në lidhje me këtë keqtrajtim të policisë. Nisur nga ky ankim filloi një hetim nga një zyrtar i policisë lokale, hetim i cili arriti në përfundimin se nuk kishte prova se policet i kishin rrahur kërkuesit dhe se për këtë arsye nuk mund të ngriheshin akuza penale kunder tyre. Zyrtari i policisë pranoi versionin e policëve në lidhje me ngjarjen, sipas se cilit babai i kërkuesit të parë e kishte rrahur atë dhe jo policet. Kërkuesit e apeluan këtë vendim po pa pasur sukses.

3. Me 1994 dhe 1995 autoritetet e prokurorisë se Shoumen-it hapën një sere hetimesh paraprake dhe procedimesh penale ne lidhje me rastet qe kishin të Bënin më vjedhje dhe mbajtje rob të personave. Kërkuesi i parë i rastit në fjalë u arrestuar dhe u ngarkua me përgjegjësi penale për një numër veprash penale që kishin të bënin me vjedhje policesh, televizorësh dhe sendesh te tjera. Hetuesi qe merrej me dosjen e tij vendosi qe ta ndaloje Z. Assenov-Hetimi vazhdoi dhe u bene edhe pyetje dëshmitarësh si dhe kontrolle te

Page 94: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

93

Në mbrojtje të lirive themelore

identitetit dhe te personalitetit te kërkuesit. Megjithatë dukej se nuk kishte me arsye për të vazhduar hetimet sepse që pas shtatorit 1995 nuk kishte pasur më mbledhje provash. Kërkuesi i pare, avokati i tij, si dhe prindërit e tij paraqitën përpara organeve të prokurorisë kërkesa të vazhdueshme për lirimin e Z. Assenov. Kërkesat parashtronin pretendime të gjendjes shëndetësore të Z. Assenov dhe sidomos të gjendjes së zemrës së tij. Kërkuesi i parë u vizitua në burg nga disa mjeke të cilët arritën në përfundimin se ai nuk vuante nga zemra. Më tej kërkuesi i pare u ankua, ndër të tjera, që ka pasur një persekutim kundër tij për shkak se ai kishte bërë kërkesë pranë Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut në lidhje me incidentin e parë. Kërkesat për lirim ishin refuzuar që të gjitha megjithëse Z. Assenov ishte transferuar nga një stacion policie në një qendër riedukimi për të miturit. Kërkuesi i parë ankohej në vazhdim në lidhje me kushtet në të cilat ai ishte mbajtur gjatë qëndrimit te tij në burg dhe në veçanti në lidhje me mungesën e lehtësive për ushtrimin e besimit të vet dhe për përmasat dhe kushtet e qelisë së tij. B. Procedurat përpara Komisionit Evropian te Drejtave te Njeriut.4. Kërkuesi i paraqiti një kërkese pranë Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut duke pretenduar për secilin prej rasteve shkelje te Nenit 3 dhe, në lidhje me ngjarjet e vitit 1992 shkelje të neneve 3, 6 dhe 13 te Konventës, kurse në lidhje me ngjarjet e vitit 1995 shkelje të Nenit 5 te Konventës.

Page 95: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

94

Në mbrojtje të lirive themelore

5. Komisioni arriti në përfundimin se në asnjërin prej rasteve nuk ka pasur shkelje të Nenit 3 të Konventës dhe të Nenit 6 në lidhje me ngjarjet e vitit 1992. Megjithatë ai shprehu mendimin se ka pasur shkelje të Nenit 3 në bashkëpunim me Nenin 13 të Konventës në lidhje me ngjarjet e vitit 1992 dhe shkelje të Nenit 5 të Konventës në lidhje me ngjarjet e vitit 1995.

II. VENDIMI i 28 tetorit 1998 - mbi pretendimet paraprake dhe themelin e çështjes - Seria A, nr. 167

A. Ne lidhje me ngjarjet me, dhe pas 19 shtatorit 1992

a. Prapësimet paraprake

6. Qeveria ngrinte pretendimin se kërkuesit nuk kishin shterrur të gjitha mjetet të brendshme ligjore për të rivënë në vend të drejtën e shkelur të tij me anë të padisë civile për shpërblimin e dëmit që ai ka pasuar. Qeveria mendon gjithashtu se ka pasur abuzim të procesit nga ana e kërkuesit.

7. Gjykata në lidhje me ketë pike mendon se kërkuesi, duke qenë se ka ezauruar të gjitha rrugët e mundshme në sistemin penal të drejtësisë dhe pa arritur në ndjekjen penale të oficerëve të policisë që pretendon ta kenë keqtrajtuar atë, nuk ka kërkuar të rivërë në vend gjendjen e tij me anë të një padie

Page 96: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

95

Në mbrojtje të lirive themelore

civile për shpërblim dëmi. Për ketë arsye sipas Gjykatës nuk ka kuptim që të pranohet prapësimi i ngritur nga ana e Qeverisë (me unanimitet). Gjykata gjithashtu hodhi poshtë edhe pretendimin tjetër paraprak të Qeverisë për abuzim të procesit pasi përpara saj nuk u paraqiten prova që të vërtetonin abuzim të së drejtës së ankesës nga ana e kërkuesit. (me unanimitet)

b. Mbi themelin e çështjes.

Në lidhje me Nenin 3 të Konventës8. Është e pamundur për Gjykatën që në bazë të provave që i janë servirur asaj, të konstatojë nëse dëmet kërkuesit i janë shkaktuar nga ana e policisë apo jo. Fakti që incidenti kishte ndodhur më shumë se dy vjet e gjysëm më parë ishte e pamundur që të vlerësohej nëse ishte kërkuesi apo ishin policet qe tregonin të vërtetën. Nga ana tjetër edhe raporti mjekësor ndihmonte pak për shkak se ai ishte lëshuar dy dite pas incidentit. Për pasoje është e pamundur për Gjykatën të konstatojë shkelje në lidhje me pretendimin e keq-trajtimeve nga ana e policisë (tetë vota kundër tre).

Në lidhje me Nenin 6 & 1 të Konventës

9. Kërkuesi pretendoi se çdo padi civile e bere nga ana e tij në lidhje me keqtrajtimin e pretenduar nga ana e policisë do të kishte qënë deklaruar

Page 97: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

96

Në mbrojtje të lirive themelore

e papranueshme në përputhje me Nenin 182 (d) të Kodit të Procedurës Civile - megjithatë jurisprudenca që iu servir Gjykatës nxirrte në pah që gjykatat civile nuk janë të lidhura nga vendimi i autoriteteve të prokurorisë për të mbyllur hetimin penal. Nga ana tjetër kërkuesit pretendonin se kishte shkelje në lidhje me mënyrën se si autoritetet e prokurorisë i kishin trajtuar kallëzimet e tyre. Në lidhje me ketë çështje Gjykata është e mendimit se këto procedura nuk kishin të Benin as me përcaktimin e të drejtave me karakter civil të kërkuesit dhe as me akuzë penale kundër tyre dhe prandaj nuk hyjnë në fushën e zbatimit të Nenit 6. Si përfundim Gjykata vendosi që nuk kemi të bëjmë me shkelje të Nenit 6 te Konventës (me unanimitet).

Ne lidhje me Nenin 13 te Konventës

10. Ne rastet kur një individ ngre një pretendim të argumentuar se ka qenë keqtrajtuar dhe se për ketë fakt kemi të bëjmë me shkelje të Nenit 3, përveç hetimit të hollësishëm dhe efektiv të kërkuar gjithashtu nga Neni 3, hyn ne loje edhe nocioni i mjetit efektiv, si mundësi efektive e ankuesit për te përfituar nga procedurat hetimore dhe te arrije qe te ketë edhe pagimin e kompensimit ne rastet kur ky mendohet si i përshtatshëm. Pra dispozita e Nenit 3 te Konventës e interpretuar se bashku me Nenin 13 kërkon për pasoje qe duhet te ketë një hetim zyrtar efektiv.

Page 98: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

97

Në mbrojtje të lirive themelore

11. Kërkuesi nuk kishte pasur mundësinë e një ankimi efektiv sipas kuptimit te Nenit 13 te Konventës ne lidhje me pretendimet e tij qofte me karakter penal qofte me karakter civil kunder policisë. Një sere faktorësh, ndërmjet te cilëve mungesa e një mundësie apelimi ndaj refuzimit për të filluar ndjekjen penale kunder oficereve te policisë dhe mungesa e një hetimi të pavarur në lidhje me ankimet e kërkuesve, bëjnë qe te arrihet ne një përfundim të tille. Mundësia e një ankimi me karakter civil për shkaktim demi do të kishte qenë sidoqoftë një mundësi e papërshtatshme për shkak se në vëtvetë nuk do të mund të kishte shmangur shkeljen e pretenduar të Nenit 3 të Konventës.

Si përfundim gjykata arrin të konstatoje se ka pasur shkelje të bazuar në mos kryerjen e një hetimi zyrtar efektiv (me unanimitet). Në lidhje me ngjarjet me dhe pas korrikut 1995

a. Prapësimet paraprake

12. Qeveria ngrinte edhe njëherë pretendimin se kërkuesit nuk kishin shterur të gjitha mjetet të brendshme ligjore për të rivënë në vend të drejtën e shkelur të tij. Përpara Gjykatës Evropiane te te” Drejtave te Njeriut u vërtetua se kërkuesi u kishte here autoriteteve të ndjekjes penale dhe Gjykatës së Rrethit të Shoumen-it disa kërkesa për ta liruar.

Page 99: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

98

Në mbrojtje të lirive themelore

Pra si përfundim prapësimi i ngritur nga ana e Qeverisë nuk u pranua (me unanimitet).

b. Mbi themelin e çështjes

Në lidhje me Nenin 3 të Konventës

13. Gjykata mund te marre ne shqyrtim nen dritën e Nenit 3 kërkesat e bëra ne lidhje me kushtet e ndalimit të ngritura në përputhje me Nenin 5 § 1 - dhe ne ketë plan kushtet duhen marre ne konsiderate prej saj si një tërësi. Kjo konsiderate nuk arriti ne përfundimin se kushtet ishin aq te keqja sa të binin në nivelin e zbatimit të Nenit 3. Për ketë arsye Gjykata është e mendimit që nuk kemi te bëjmë me shkelje te Nenit 3 te Konventës (tete vota kunder një).

Në lidhje me Nenin 5 § 1 të Konventës

14. Kërkuesi ishte ndaluar për shkak të një dyshimi për kryerjen e një vepre penale, dyshin i cili u vlerësua si i arsyeshëm. Për ketë arsye nuk pati prova të një ndalimi të paligjshëm sipas së drejtës bullgare. Kjo e fundit e parashikonte plotësisht ndalimin për veprat për te cilat Z. Assenov akuzohej. Mbështetur ne këto rrethana Gjykata arriti në përfundimin se nuk ka shkelje (me unanimitet).

Page 100: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

99

Në mbrojtje të lirive themelore

Ne lidhje me Nenin 5 § 3 te Konventës

15. Në lidhje me aspektin e parë të paragrafit 3 të Nenit 5 të Konventës që parashikon të drejtën për t’u çuar menjëherë përpara një gjyqtari ose «një magjistrati tjetër» Gjykata konstaton se kërkuesi ishte çuar përpara një hetuesi, vendimet e te cilit do të mund të anuloheshin nga një prokuror, i cili nuk është mjaftueshmërisht i pavarur. Ky fakt i fundit, sipas mendimit të Gjykatës, Bën qe kjo të vendosë për një shkelje në këtë rast të Nenit 5 & 3 te Konventës (me unanimitet).

16. Në lidhje me aspektin e dytë të paragrafit 3 të Nenit 5, pra të drejtën e kërkuesit për t’u drejtuar gjykatës brenda një afati te arsyeshëm ose për t’u gjykuar në gjendje të lirë, vihet re se kërkuesi ishte mbajtur në gjendje paraburgimi për një periudhe prej afro dy vjetësh. Autoritetet shtetërore nuk provuan nga ana tjetër që të ekzistonte një frike për kryerjen e përsëritur nga ana e kërkuesit të veprave penale. Doli ne pah se për rreth një vit, nga shtatori 1995 deri ne shtator 1996, asnjë veprim nuk ishte marre në lidhje me hetimin, gjë që të çon në arsyetimin se autoritetet shtetërore nuk kishin vepruar me devotshmërinë e duhur. Prandaj edhe Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut arriti ne përfundimin se kemi të bëjmë me shkelje të Nenit 5 § 3 (me unanimitet).

Page 101: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

100

Në mbrojtje të lirive themelore

Në lidhje me Nenin 5 & 4 te Konventës

17. Në lidhje me Nenin 5 & 4 të Konventës vihet re se kërkuesi, perverse në një” rast, nuk kishte qenë në gjendje që, përpara një gjykate, të pretendonte ligjshmërinë e paraburgimit të tij. Edhe në këtë rast nuk kishte pasur vend një procedure me goje para gjykatës ku kërkuesi të mund te shprehte pretendimet e veta. Prandaj Gjykata arrin në përfundimin se ka shkelje të Nenit 5 § 4 të Konventës. Nga ana tjetër, në lidhje me afatin i cili sipas Konventës duhet të jete i shkurtër, shihet se Z. Assenov e ka pasur mundësinë te kontaktoje personalisht me një autoritet gjyqësor kompetent dhe te pavarur, sipas kuptimit të Konventës, i cili të mund të vlerësonte apo rishikonte ligjshmërinë e masës që ishte marre ndaj tij vetëm me 6 shkurt 1997. Pra rreth 19 muaj pas ndalimit te tij.

Në lidhje me Nenin 25 & 1 të Konventës

18. Dy prej kërkuesve ishin pyetur nga ana e policisë ose e autoriteteve hetimore në lidhje me kërkesat përpara Komisionit në mënyre të tillë që t’i bënte ata që të mohonin me anë të një deklarate me betim bërjen e çdo kërkese. Nga ana tjetër aplikimet përfshinin pretendime serioze në lidhje me keqtrajtime nga ana e të njëjtave autoritete, dhe gjate periudhës së pyetjeve kërkuesi i pare ishte mbajtur në kushte ndalimi nen kontrollin e autoriteteve të ndjekjes penale. Ne te gjitha këto raste, pyetjet arrinin deri në

Page 102: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

101

Në mbrojtje të lirive themelore

presione të papërshtatshme sa mund të vlerësoheshin si përpjekje për të frenuar ose ndëshkuar mos heqjen dore nga kërkesat. Gjykata për këto arsye arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me shkelje të Nenit 25 të Konventës.

C. Mbi shpërblimin e drejte - Neni 5O i Konventës

19. Në lidhje me dëmet jo pasurore nga Gjykata u vendos akordimi kërkuesit të pare i një shume specifike. Gjithashtu atij iu akorduan plotësisht edhe pagesat dhe shpenzimet e kryera. Shteti i paditur u urdhërua që t’u paguante kërkuesve shumat e parashikuara (me unanimitet).

TOMASI KUNDËR FRANCES

E thirrur për të vendosur në lidhje me çështjen tepër komplekse Tomasi kundër Francës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin e saj të 27 gushtit 1987 arriti në përfundimin se trajtimi gjatë ndalimit, kohëzgjatja e ndalimit të përkohshëm dhe kohëzgjatja e procedurës ankimore kanë çuar në shkelja përkatësisht të neneve 3, 5 & 3 dhe 6 & 1 të Konventës nga ana e Francës.

Page 103: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

102

Në mbrojtje të lirive themelore

I. RETHANAT E ÇËSHTJES

A. Faktet kryesore

1. Shtetasi francez, Z. Felix Tomasi është ndaluar nga policia mi! 23 mars 1983 në Bastia (Korsike). Ai dyshohet si pjesëtar i një vrasje dhe një tentative vrasje e kryer me 11 shkurt 1982 nga ish-FLNC (Fronti i Qirimit Kombëtar te Korsikës). Ai mbahet në gjendje arresti deri më 25 mars 1983, date në të cilën ai gjykohet dhe dënohet me arrest të përkohshëm. Se fundi, Z. Tomasi lirohet nga Gjykata Penale e mbledhur posaçërisht ne Zhironde me 22 tetor 1988; Komisioni i dëmshpërblimit pranë Gjykatës se Kasacionit i akordon atij 300 000 Franga Franceze me 8 nëntor 1991.

2. Gjate arrestit të përkohshëm, Z. Tomasi hartoi 23 kërkesa për lirim, të cilat ishin refuzuar. Kërkuesi ankohet tek gjyqtari i hetimeve paraprake, i cili e pyet në fund të arrestit të përkohshëm, se X-i ka ushtruar dhunë mbi të dhe për ketë ai kërkon dëmshpërblim. Mjeket që e kane vizituar kane konstatuar se ai ka plage në trup. Z. Tomasi është pyetur se fundi nga gjyqtari i hetimeve paraprake më 24 qershor dhe 1 korrik 1983. Me 20 mars 1985, Gjykata e Kasacionit anulon te gjitha aktet hetimore për arsye se sipas saj ata janë bërë nga një gjyqtar jo kompetent. Ajo emëron një gjyqtar tjetër ne Bordo, i cili men një vendim lirimi me 23 qershor 1981. Mbi apelin e Z. Tomasi, dhoma e akuzimit e

Page 104: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

103

Në mbrojtje të lirive themelore

Gjykatës së Apelit të Bordosë kërkon më 3 nëntor 1981 një hetim tjetër, por edhe ajo konfirmon lirimin të pandehurit më 12 korrik 1989.

B. Procedurat përpara Komisionit Evropian të të Drejtave te Njeriut

3. Në padinë e 10 marsit 1981 bere Komisionit, Z. Tomasi i referohet Neneve 3, 6 § 1, dhe 5 § 3 te Konventës; ai pretendon se gjate arrestit ka vuajtur trajtime çnjerëzore; Gjithashtu ai denoncon kohëzgjatjen e procedurës në lidhje me trajtimin e tij; se fundi ai pohon se arresti i përkohshëm ka tejkaluar «afatin e arsyeshëm».

II. VENDIMI I 27 GUSHTIT 1982 - mbi pretendimet paraprake, themelin e çështjes si dhe shpërblimin e drejte - (dhome) - seria A, nr. 241.a

A. Mbi pretendimet paraprake

4. Gjykata vlerëson se është kompetente për te gjykuar dy prapësimet paraprake të Qeverisë edhe pse Komisioni mbështet të kundërtën persë i përket të parës prej tyre. Qeveria e qortonte kërkuesin për faktin se ai duhej t’i drejtohej më parë Komisionit te dëmshpërblimit se sa Komisionin. Gjykata e hedh poshtë me unanimitet ketë pretendim.

Page 105: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

104

Në mbrojtje të lirive themelore

Se pari, e drejta për lirim dallon nga ajo për dëmshpërblimin e heqjes së lirisë.

Së dyti, Neni 149 i Kodit të Procedurës Penale ia nënshtron dhënien e dëmshpërblimit disa kushteve të cilat nuk gjenden në Nenin 5 § 3 të Konventës.

Së treti, Z. Tomasi e ndërmori padinë në Strasburg katër vjet pas arrestit të përkohshëm. Sipas Qeverise, kërkuesi kishte humbur cilësinë e të dëmtuarit sikurse e parashikon Neni 149 i Kodit të Procedurës Penale, meqenëse Komisioni i dëmshpërblimit kishte njohur dhe riparuar tejkalimin e «afatit te arsyeshëm».

5. Gjykata vlerëson se ky argument nuk është i vonshëm, por është i pabazuar (me unanimitet), sepse ai përplaset me të njëjtat kundërshtime si ato të mos shfrytëzimit të Komisionit të dëmshpërblimit.

B. Mbi Nenin 5 § 3 të Konventës

6. Kërkesa e bazuar mbi Nenin 5 § 3 te’ Konventës lidhej me kohëzgjatjen e arrestit të përkohshëm. Koha për të cilën flitet zgjati pese vjet dhe shtatë muaj. Për të hedhur poshtë pretendimet e Z. Tomasi ne lidhje me kohëzgjatjen, juridiksionet hetimore dhëne, veç, e veç nga njëra tjetra ose së bashku, katër arsye kryesore.

Page 106: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

105

Në mbrojtje të lirive themelore

Se pari serioziteti i fakteve. Ekzistenca dhe vazhdueshmëria e faktorëve që e ngarkojnë me një përgjegjësi të rëndë përbejnë elemente të sakte, por Gjykata vlerëson se ata nuk legjitimojnë një arrest te përkohshëm kaq të gjatë.

Së dyti, ruajtja e rregullit publik. Gjyqtaret e hetimeve dhe dhoma e akuzimit analizuan në mënyre abstrakte nevojën e heqjes së lirisë, duke u kufizuar me insistimin e rëndësisë së shkeljeve ligjore ose me përcaktimin e efekteve të tyre. Megjithatë, atentati në fjalë përbente një akt të paramenduar terrorizmi. Po të arsyetojmë, nuk mundemi të konsiderojmë që prishja e rregullit publik ekzistonte në fillim dhe se u zhduk në një kohe të caktuar.

Së treti, rreziku i presionit mbi dëshmitaret dhe i bashkëpunimit midis të bashke-akuzuarve. Një rrezik i vërtete presioni mbi dëshmitaret ka ekzistuar që nga fillimi. Ai u zvogëlua pak nga pak por pa u fashitur megjithatë plotësisht.Se fundi rreziku i ikjes. Vendimet e organeve hetimore nuk theksonin aspak motive, që të mund të shpjegonin sepse ato e kishin gjykuar përcaktues rrezikun e ikjes, dhe se nuk kërkuan aspak që të gjenin një mjet për ta penguar, për shembull, me ane të pagimit të një kaucioni ose vënies nën kontroll gjyqësor.

Page 107: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

106

Në mbrojtje të lirive themelore

7. Si përfundim, disa nga argumentet qe hidhnin poshtë kërkesat e Z. Tomasi kishin qenë të drejta dhe të mjaftueshme, por ata i humben këto karakteristika me kalimin e kohës, aq sa nuk kishte me kuptim që të merrej në analizë ndjekja e procedurës. Nga dosja rrjedh se juridiksionet kompetente nuk vepruan në ketë rast me gatishmërinë e duhur; Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit e pranoi ketë përpara Komisionit të dëmshpërblimit. Vijon se kohëzgjatja e arrestit për krimin nuk rrjedh as nga kompleksiteti i çështjes, as nga sjellja e të pandehurit. Pra, Gjykata vendos se ka shkelje të Nenit 5 § 3 (me unanimitet).

C. Mbi Nenin 3 te Konventës

8. Duke u bazuar mbi Nenin 3, Z. Tomasi dëshmonte se ai kishte pasuar dhunë gjate ndalimit. Sipas pikëpamjes së Qeverise, Z. Tomasi mund të kishte fituar dëmshpërblim nga gjykatat civile në emër të përgjegjësisë së shtetit për gabimet e kryera nga agjentet gjate ushtrimit te funksioneve të tyre. Ky argument i mos shfrytëzimit të rrugëve të brendshme të rivënies në vend të të drejtës, i pa prezantuar përpara Komisionit, vlerësohet si i pavlefshëm nga Gjykata (ne unanimitet).

Ajo vlerëson bazën e kërkesës duke kërkuar fillimisht ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet trajtimeve te denoncuara dhe plagëve te konstatuara. Qeveria pranonte se nuk mund te jepte asnjë shpjegim mbi

Page 108: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

107

Në mbrojtje të lirive themelore

shkakun e plagosjeve, por pohonte se ato nuk rridhnin nga trajtimet e denoncuara nga Z. Tomasi. Ky nuk është mendimi i Gjykatës; ajo mbështetet mbi disa elemente. Së pari, asnjë nuk mund të pretendoje se gjurmët ne trupin e kërkuesit i përkasin një kohe përpara arrestit, se rrjedhin nga një veprim qe i interesuari ka kryer kunder tij, ose nga një tentative arratisje.

Për më tepër kërkuesi ka njoftuar gjyqtarin hetimor që në paraqitjen e parë për shenjat mbi trupin e tij. Katër mjekë të ndryshëm e vizituan të akuzuarin ditet që ndoqen ndalimin. çertifikatat e tyre dëshmojne për analizat e sakta, të cilat korrespondojne me njera tjetren dhe tregojne datat se kur kanë ndodhur plagosjet, të cilat korrespondojnë me ato të qendrimit në rajonin e policise.

9. Mbetej të analizohej ashpersia e trajtimeve te denoncuara. Gjykata nuk mendon se duhen analizuar sistemi dhe kushtet e ndalimit në Francë dhe as afati dhe frekuenca e seancave të pyetjeve që i behen kerkuesit. Asaj i mjafton të vleresojë se gertifikatat dhe raportet mjekesore të bëra në menyre të pavarur nga mjeket, dëshmojnë intensitetin dhe shumën e rrahjeve të Z. Tomasi. Pra ka elemente mjaft serioze per t’i quajtur çnjerezore. Nevojat e hetimit dhe veshtiresitë e pamohueshme të luftës kunder krimit, sidomos në fushen e terrorizmit, nuk mund të kufizojnë mbrojtjen e duhur të integritetit fizik të personit. Pra ka patur dhunim të Nenit 3 (me unanimitet).

Page 109: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

108

Në mbrojtje të lirive themelore

D. Mbi Nenin 6 § 1 te Konventës

10. Përsa i perket Nenit 6 § 1, Z. Tomasi denonconte afatin e shqyrtimit të ankesës së tij kunder X-it, në të cilen ai dike edhe si pale civile, për goditjet që kishte pësuar. Qeveria mbeshteste argumentin se kerkuesi nuk kishte shfrytezuar rruget e brënshme gjyqësore, duke mos ngritur kunder shtetit padine për dëmshperblim në emër të Nenit 781 të Kodit të Organizimit Juridik. Gjykata e gjykon këtë argument si të vonuar pasi Qeveria e kishte paraqitur per herë të parë në seancen e gjygjit.

11. Përsa i perkiste bazes së kërkesës, Qeveria pohonte se hetimi me në një cështje edhe me një palë civile lidhej me ekzistencën e një shkelje ligjore dhe jo të një të drejte. Gjykata mund të pranojë këtë tezë. E drejta e dëmshperblimit të Z. Tomasi varej nga dënimi i autoreve të rrahjeve të kryera. Kjo e drejte kishte edhe një karakter civil, megjithëse juridiksionet penale ishin kompetente. Pra Neni 6 § 1 gjente zbatim.

12. A u respektua ai? Periudha për të cilen bëhet fjalë fillon me ankesen dhe mbaron me shpalljen e vendimit të Gjykates së Kasacionit; ajo zgjat me shumë se pese vjet dhe dhjetë muaj. Nga leximi i vendimeve të marra del se cështja nuk paraqiste ndonjë kompleksitet të veçantë. Për më teper Z. Tomasi nuk e vonoi procedural duke e

Page 110: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

109

Në mbrojtje të lirive themelore

kundershtuar vendimin përpara dhomes se akuzes të Bordosë. Pergjegjesia e vonesave peshon mbi autoritetet juridike dhe në veçanti mbi prokurorin e Republikes në Bastia dhe gjyqtarin e hetimit në Bordo. Ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 (me unanimtet).

E. Mbi Nenin 50 të Konventës

13. Në emer të Nenit 50, kërkuesi kërkonte 2 600 000 Franga Franceze për demshperblim. Gjykata mendon se ai ka pësuar një dëm moral dhe material të pamohueshëm. Duke llogaritur elementet e vlefshme, si edhe vendimin e Komisionit të demshperblimit, ajo i akordon 700 000 Franga Franceze (me unanimtet). Z. Tomasi kërkonte 513700 Franga Franceze për shpenzimet e bëra përpara juridiksioneve franceze dhe organeve të Konventës. Duke gjykuar ex aequo e bono, Gjykata i akordon 300 000 Franga Franceze (me unanimtet).

Page 111: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

110

Në mbrojtje të lirive themelore

CRUZ VARAS DHE TE TJERË KUNDËR SUEDISË

Në një vendim tepër të vështirë, të miratuar me një shumicë dhjetë me nëntë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendos në lidhje me çështjen Cruz Varas dhe të tjerë kundër Suedisë se Konventa Europiane ,e të Drejtave të Njeriut nuk parashikon shprehimisht kompetencën vendosjen e masave të ndermjetme. Në këtë rast bëhej fjale për një masë pezullimi të debimit në drejtim të Kilit të një çifti dhe fëmijës së tyre, të tre shtetas të këtij shteti, e cila ishte ekzekutuar ndaj bashkeshortit pavaresisht nga lutja e bërë nga ana e Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut. Bëhej fjalë në këtë rast vecanerisht për mundesinë e shkeljes së Nenit 25 (aktualisht neni 34) § 1 te Konventës. I. RRETHANAT E ÇËSHTJES

A. Faktet kryesore

1. Z.. Hector Cruz Varas, bashkeshortja c tij Znj. Magaly Maritza Bustamcnto Lazo si dhe djali i tyre Richard Cruz janë shtetas kilianë. Pasi ka hyrë në Suedi me 28 janar 1987, Z. Cruz Varas këkon aty azil politik që të nesërmen. E shoqja dhe i biri i arrijnë pranë tij me 5 qershor të të njëjtit vit.

2. Më 21 prill 1988, Zyra kombëtare e imigracionit

Page 112: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

111

Në mbrojtje të lirive themelore

vendos që t’i dëbojë dhe rcfuzon që t’u jape atyre stasin e rtfugjatit. Ata i drejtohen Qeverisë e cila nuk e pranon ankesën e tyre me një vendim të 29 shtatorit 1988. Pas kësaj, Z. Kruz Varas deklaron përpara policisë se Varbergut se ai punon në Suedi për një organizatë radikale e cila kishte tentuar të vriste gjenralin Pinochet dhe qe ai rrezikon pcrsckutimin politik n’e qofte se do te kthehcj n’e Kili; ai pretendon gjithashtu se ka qënë torturuar disa herë në vendin e tij të origjinës. Policia ia bën të njohur dosjen e tij Zyrës kombetare të imigracionit, e cila, nga ana e saj ia kalon Qeverisë (ministrisë së punës) duke shprehur mendimin që vendimi i dëbimit duhet vënë në ekzekutim. Z. Cruz Varas i paraqet Qeverisë dy certifikata mjeksore në lidhje me pretendimet e tij se kishte qënë torturuar. Më 5 tetor 1989, Qeveria gjykon se nuk ekziston, sipas neneve 77 dhe 80 të ligjit të vitit 1980 mbi të huajt, asnjë pengesë për vënien në ekzekutim të vendimit të dëbimit. Në të njëjtën ditë, familja Cruz Varas paraqet një kërkese në Komisionin Europian të të Drejtavë të Njeriut në Strasburg.

3. Më 6 tetor 1988, Zyra kombëtare e imigracionit vendos perfundimisht që të mos e pengojë ekzekutimin e vendimit. Po më 6 tetor 1988, në oren 9 e 10 minuta, agjenti i Qeverisë është informuar në lidhje me vendimin e marrë nga ana e Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut në bazë të Nenit 36 të rregullores së tij të brendshme sipas të cilit ishte e preferueshme , në interes të palëve. dhe

Page 113: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

112

Në mbrojtje të lirive themelore

të vazhdimit normal të procedurës, që të mos dëbohej kerkuesi në drejtim të Kilit për aq kohe sa Komisioni të mos ketë patur mundësinë që ta shqyrtojë paraprakisht kërkesën. Pavarësisht nga kjo, Z. Cruz Varas u dëbua në drcjtim të Kilit në orën 16 e 40 minuta të së njëntës ditë; ai qëndroi atje për tre jave dhe pastaj u nis në drejtim të Argjentines. E shoqja dhe i biri qënruan në Suedi si klandestinë.

B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut

4. Përpara Komisionit, kërkuesit pretendonin se dëbimi i Z. Kruz Varas kishte shkelur Nenin 3 të Konventës sepse ky dëbim e kishte ekspozuar ndaj rrezikut të të qënit i torturuar nga ana e autoritcteve kiliane. Ata pretendonin gjithashtu se edhe dëbimi i Richardit ështe në kundërshtim me te njejtin Nen. Ata konsideronin gjithashtu se ndarja e familjes së tyre pcrbënte një shkelje të Nenit 8. Ata u referoheshin gjithashtu neneve 6 dhe 13 të Konventës.

5. Më 7 dhjetor 1989, Komisioni i deklaron të pranueshme pretendimet e ngritura në bazë të neneve 3 dhe 8 dhe si te papranueshme të tjerat; ai mban parasysh gjithashtu, për t’i shqyrtuar në një moment më të vonë, problemet që rezultojnë nga mos-respektimi, nga ana e Qeverisë, e orientimeve të dhëna në bazë të Nenit 36 të rregullores së brendshme. Në raportin e saj të 7 qershorit 1990, ai arrin në

Page 114: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

113

Në mbrojtje të lirive themelore

përfundimin se nuk ka patur shkelje të neneve 3 (tetë vota kundër pesë vota) dhe 8 (me unanimitet), por se Suedia ka dështuar në lidhje me respektimin e angazhimit që ajo ka marrë persiper në bazë të Nenit 25 & 1 (dymbedhjetë vota hundër një)

II. VENDIMI I 20 MARSIT 1991 - mbi themelin e çështjes dhe mbi masat e ndermjetme - (seance plenare) - seria A, nr. 2016. Duke iu referuar vendimit të saj Soering kundër Mbreterisë së Bashkuar, Gjykata ripohon parimin e zbatueshmërisë së Nenit 3 në rastet e ekstradimit, i cili eshte’ i vlefshem njesoj ashtu si për vendimet e debimit edhe, a fortiori, për dëbimet në praktikë.

Ajo shprehet në vazhdim në lidhje me zbatimin e Nenit 3 në rastin në fjalë duke bere dallimin ndërmjet katër çështjeve objekt i mosmarreveshjes.

Çështja e parë: konstatimi i fakteve. Sistemi i Konventës i beson në radhë të parë Komisionit të bëjë verifikimin dhe të vendosë në lidhje me faktet. Gjykata nuk i vë në perdorim kompetencat e veta në ketë fushë veçse në rrethana të jashtezakonshme. Ajo nuk është e lidhur nga konstatimet e raportit dhe ngelet e lirë në vlerësimin e fakteve nga ana e saj, nën dritën e të gjitha elementeve që ajo posedon. Për të kontrolluar ekzistencën e rrezikut të keqtrajtimeve, ajo duhet t’i referohet në radhë të parë rrethanave mbi të cilat shteti palë kishte ose

Page 115: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

114

Në mbrojtje të lirive themelore

duhet të ishte dijeni në momentin e dëbimit. Të dhena të mëtejshme mund t’i shërbejnë asaj më tej në lidhje me konfirmimin ose shvleftesimin e mënyres sipas së ciles shteti ka gjykuar bazueshmërine e frikës së shprehur nga ana e kërkuesit.

Çështja e dytë: dëbimi si i tille a e vinte Z. Cruz Varas përballe një rreziku real të trajtimeve ç’njerezore? Në qoftë se vërtetimet mjeksore të paraqitura mbështesin tezën sipas së cilës i interesuari ka pësuar në të kaluarën trajtime ç’njerezore ose degraduese, heshtja e vëneëre nga ana e ketij, gjate tetëmbedhjetë muajsh pas pyetjes së tij të parë nga ana e policisë, në lidhje me aktivitetet klandestinë me të cilat ai ishte marre në vendin e tij si dhe në lidhje me torturat që i ishin bërë atij nga ana e autoriteteve kiliane, hedhin një hije dyshimi mbi besueshmërine e tij. Kjo e fundit duhet të kishte një garanci për shkak të ndryshimeve që ai nuk ka rreshtur së sjelli në lidhje me tregimin e tij pas çdo seance pyetje si dhe per shkak të faktit se asgje në dosjen e tij nuk justifikonte pretendimet e tij për aktivitete politike klandestine. Nga ana tjetër, duhet mbajtur parasysh një larmi faktorësh: permiresimi i situates politike në Kili, rikthimi vullnetar i refugjateve, njohja dhe përvoja e veçantë që autoritetet suedeze kishin në lidhje me pohime të llojit për të cilin behët fjalë, fakti që vendimi përfundimtar për dëbimin e kerkuesit kishte qenë marrë pas një studimi të thelluar të rastit të tij. Gjykata arrin në përfundimin

Page 116: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

115

Në mbrojtje të lirive themelore

se nuk kishte arsye serioze dhe të vërtetuara për të besuar se debimi i Z. Cruz Varas do ta vinte këtë të fundit perballe një rreziku real të nënshtrimit ndaj trajtimeve çnjerezore ose degraduese pas kthimit të tij në Kili.

Çështja e trete: ai i kishte shkaktuar dëbimi Z. Cruz Varas një traume të tillë sa të çonte në shkelje të Nenit 3 ? Asnjë element prove thelbesore nuk justifikonte friken e kërkuesit, kështu që debimi nuk mund të thuhet se ka rënë nën nivelin e përcaktuar nga ana e Nenit 3.

Çështja e katërt: dëbimi eventual i Richardit a do të mund të shkelte Nenin 3? Kërkuesit nuk duket që të kishin vazhduar t’i përmbaheshin këtij pretendimi. Pavarësisht nga kjo, faktet nuk nxirrnin në pah shkelje në lidhje me këtë moment.

7. Si përfundim, nuk ka patur shkelje të Nenit 3 (tetembëdhjetë vota kundër tre).

8. Në lidhje me Nenin 8, Gjykata kujton se bashkeshortja dhe i biri i Z. Cruz Varas kaluan në një gjendje klandestiniteti me qëllim që të mos i nënshtroheshin ekzekutimit të vendimit të dëbimit. Patur parasysh provat që iu paraqiten si dhe përfundimin në të cilin ajo arriti përsa i perkiste Nenit 3, Gjykata konstatonte se nuk kishte patur ndonjë pengesë që t’i kishte penguar të bënin një

Page 117: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

116

Në mbrojtje të lirive themelore

jetë familjare në vendin e tyre të origjinës. Prej ketej rrejdh se nuk mund t’i ngarkohej Suedisë përgjegjesia për ndarjen e familjes. Pra nuk ka patur shkelje të Nenit 8 (me unanimitet).

9. Ngelej për t’u marre në konsideratë Neni 25 § 1. Në ndryshim nga instrumental e tjere nderkombetare, Konventa nuk përmban asnjë klauzole të shprehur që t’u mundesoje organeve të saj të urdherojnë masa të përkohshme. Punimet pergatitore në nxjerrin në pah asnje diskutim në lidhje me këtë çështje. I ftuar nga ana e Asamblesë këshillimore që të hartoje një protokoll shtesë [rekomandimi 623 (1971)], Komiteti i Ministrave e ka çmuar këte mase si të papershtatshme. Asamblea ashtu si edhe Komiteti në vazhdim kanë nxjerrë, respektivisht me 1977 dhe me 1980, rekomandime me ane të të cilave u bënin thirrje shteteve anëtare që të mos proçedonin me ekstradimin ose me debimin ne drejtim te shteteve te treta nderkohe qe Komisioni ose Gjykata jane ne fazen e njohjes me pretendimet e ngritura mbi bazen e Nenit 3.

10. A do të kishte qënë e mundur, megjithatë, për Komisionin që të argumentonte duke u nisur nga Neni 25 § 1 ose nga burime të tjera, një kompetence për të urdheruar masa të perkohshme?

Duke parë mungesën ne Konvente të një teksti qe t’u dedikohet masave të përkohshme, një element që perfshihet në Nenin 36 të rregullores së brendshme

Page 118: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

117

Në mbrojtje të lirive themelore

të Komisionit nuk mund të konsiderohet si krijues i një detyrimi juridik. E dëshmojnë, në vazhdim, këtë gjë qoftë termat e kesaj dispozite qoftë edhe ato të kërkesave të bera nga ana e Komisionit në këtë rast.

Neni 25 § 1 ndalon nderhyrjet në ushtrimin e së drejtës te individit për të sjellë dhe për të mbrojtur në menyre efektive çështjen e tij përpara Komisionit. Megjithese kjo e drejtë është e nje karakteri procedural dhe bën dallim nga të drejtat e një natyre materiale të radhuitura në Titullin I të Konventes, individet duhet të kenë mundesinë të ankohen ndaj mosrespektimit të saj. Megjithate, do të perforcohej kuptimi i Nenit 25 në qoftë se deduktohej prej tij nje detyrim per t’u përshtatur me një kerkese të dhenë në Nenin 36 të rregullores së brendshme. Ky perfundim nuk e humbet vleren e tij në qofte se kombinohet Neni 25 § 1 me Nenin e lart përmendur 36 ose me Nenet 1 dhe 19 te Konventës.

Në praktikë, shtetet pale deri tani i kanë rrespektuar pothuajse gjithmonë kërkesat për të cilat bëhet fjale. Një praktike e tillë do të mund te konsiderohej si konfirmuese e marreveshjes së tyre në lidhje me menyren e interpretimit të një dispozite të caktuar por jo si krijuese të të drejtave dhe të detyrimeve që nuk janë përfshire fillimisht në Konventë. Në cdo rast, ajo pasqyron shqetesimin për të bashkepunuar në mirebesim me Komisionin ashtu

Page 119: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

118

Në mbrojtje të lirive themelore

siq e konfirmojnë edhe rekomandimet e ndryshme të organeve të lart përmendura të Keshillit të Europës.

Së fundi, parimet e pergjithshmet të së drejtës ndërkombetare nuk ofrojnë në këtë rast asnje rrugedalje për shkak se nuk ekzistojne rregulla juridike uniformë.

11. Duke u nisur nga keto argumenta, Gjykata çmon se kompetenca për të urdheruar masa të perkohshme nuk mund te deduktohet as në bazë të Nenit 25 § 1 dhe as në bazë të burimeve të tjera. I perket shteteve kontraktuese që të vleresojne mundesine per te dale nga kjo gjendje. Megjithate, në qoftë se nje shtet vëndos që të mos respektojë një kërkesë që behet në bazë te Nenit 36 të lartpermendur, ai merr përsiper me ndergjegje rrezikun që të deklarohet fajtor nga organet e Strasburgut për një shkelje të Nenit 3, të renduar nga refuzimi për të plotësuar kërkesen në fjalë.

12. A e ka penguar realisht dëbimi ushtrimin efikas të së drejtës së kërkesës? Megjithese respektimi kërkesës të bërë nga Komisioni do t’i kishte ndihmuar kërkuesit që të mbronin interesat e tyre përpara tij, asgjë nuk nxjerr në pah se ata kanë qënë prekur në një shkallë të konsiderueshme në ushtrimin e të drejtës së tyre të kërkesës: Z. Kruz Varas vazhdoi të ishte i lirë pas kthimit të tij në Kili

Page 120: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

119

Në mbrojtje të lirive themelore

dhe këshilltari i tyre ka qenë plotesisht në gjëndje që të vepronte në emër të tyre perpara Komisionit. Nuk dilte në pah nga ana tjetër qe pamundesia e Z. Cruz Varas që të takohej me avokatin e tij të kishte vështiresuar mbledhjen e elementeve të provës, përvec. atyre që ishin mbedhur ndërkaq gjatë procedurës së gjatë të imigrimit në Suedi. Pra, in fine”2 nuk ka patur shkelje të Nenit 25 § 1 (dhjetë vota kundër nëntë vota).

Page 121: Ne Mbrojtje Te Lirive Themelore

120

Në mbrojtje të lirive themelore