25
Zeichnung: picture alliance / akgimages EKSPOZITË NGA GERD KOENEN, PËRGATITUR NGA FONDACIONI FEDERAL PËR STUDIMIN E DIKTATURËS NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN DHE INSTITUTI PËR DEMOKRACI, MEDIA DHE KULTURË. NË EPOKËN E TIJ KOMUNIZMI

NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

Zeic

hnun

g: p

ictu

re a

llian

ce /

akg i

mag

es

EKSPOZITË NGA GERD KOENEN,

PËRGATITUR NGA FONDACIONI

FEDERAL PËR STUDIMIN E DIKTATURËS

NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN

DHE INSTITUTI PËR DEMOKRACI,

MEDIA DHE KULTURË.

NË EPOKËN E TIJ

KOMUNIZMI

Page 2: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

02

Komunizmi në epokën e tij - Një lëvizje botërore

Komunizmi ishte lëvizja më e madhe dhe më radikale masive e shekullit të 20-të. Partitë e “Internacionales Komuniste” ishin “të një tipi të ri”, siç e kërkonte Lenini. Si organizata kuadrosh ato kërkonin nga anëtarët e tyre përkushtim të plotë dhe disiplinë absolute. Sapo një parti komuniste merrte pushtetin, të gjithë qytetarët duhej t’i nënshtroheshin “udhëheqjes” së saj në mënyrë aktive. Ky pretendim i vendosur me dhunë për strukturimin e të gjitha fushave të jetës, i cilësuar me të drejtë si “totalitar”, shkatërroi ekzistenca të panumurta dhe asgjësoi miliona e miliona jetë. Dhe la pas shkretim të pashembullt shpirtëror dhe shoqëror. Në kulmin e lulëzimit të tyre komunistët sidoqoftë arritën të mobilizonin çuditërisht ndër radhët e tyre një entuziazëm rinor dhe energji intelektualësh e artistësh me peshë – përpara se tensionet e vazhdueshme të përfundonin në rraskapitje, pasivitet, cinizëm apo disidencë. Megjithatë kolapsi i “kampit socialist” dhe i Bashkimit Sovjetik pas vitit 1989 erdhi po aq i papritur, sa edhe zhvillimi i Kinës nën diktaturën e pandërprerë të Partisë Komuniste. Të dyja këto e bëjnë edhe më të nevojshme shpjegimin e “evolucionit” historik të komunizmit botëror qysh nga viti 1917.

Kuba

Union der Sozialistischen

Sowjetrepubliken

Mongolische VR

VR China

Sozialistische Rep. Vietnam

VR Kambodscha

Demokratische VR Laos

Demokratische VR Korea

Demokratische VR Jemen

DemokatischeVR Äthiopien

VR Angola VR Mosambik

VRBenin

DemokratischeRep. Afghanistan

Burundi

DemokratischeVR Algerien

SozialistsicheFöderative

Rep. Birma

Rep. Irak

RevolutionäreVR Guinea

Große Soz. Libysch-Arabische Volks Dschamahirija

Demokratische RepublikMadagaskar

Rep. Mali

VR Kongo

SomalischeDemokratischeRepubik

Vereinigte Rep.Tansania

Demokratische SozialistsicheRepublik Sri Lanka

Arabische Rep.Syrien

Demokratische Rep. Sudan

Staaten, in denen der weitaus größte Teil aller Produktionsmittel Gemeineigentum des Staates oder staatlich organisierter Produktionsgenossenschaften war und in denen die kommunistische Parteiführung das faktische Machtmonopol hatte.Staaten, in denen Ende der 1970er Jahre marxistisch-leninistische Parteien die Macht hatten, ohne dass die wichtigsten Produktionsmittel verstaatlicht wurden.Staaten, die sich als „Volksrepublik“ oder als „sozialistisch“ bezeichneten.

5 - 6 2013 Kartographie: S. DutzmannLeipzig, 2013

Der Kommunismus auf dem Höhepunkt seiner MachtKommunistische und sozialistische Staaten Ende der 1970er JahreDer Kommunismus auf dem Höhepunkt seiner MachtKommunistische und sozialistische Staaten Ende der 1970er Jahre

DDR VR Polen

Abkürzungen:ÈSSR Tschechoslowakische Sozialistische RepublikDDR Deutsche Demokratische RepublikRep. RepublikVR Volksrepublik

VR Ungarn Sozialistische RepublikRumänien

VR BulgarienSozialistische Föderative

Republik Jugoslawien

Sozialistische VR Albanien

ÈSSR

Filozofët francezë Zhan Pol Sartri dhe Simon dë Bovuari me Fidel Kastron në Kubë, 1960. Për shumë dhjetëvjeçarë lëvizja komuniste ka forcë të madhe tërheqëse për artistët dhe intelektualët. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Shtete komuniste dhe socialiste, fundi i viteve ’70. Harta: Evropa Lindore, 5-6, 2013

Ekzekutim gjatë Revolucionit Kulturor Kinez. “Komunizmi ishte e vetmja lëvizje e histo-risë më të re, që ka vrarë më shumë nga udhëheqësit, funk-sionarët dhe ithtarët e vet, sesa kundërshtarët e saj”, - thotë historiani Herman Veber. Foto pa datë: SZ Photo / Rue des Archives / FIA

Filmi pa zë i Sergej Ajzenshtajnit “Tetori”, i vitit 1928, tregon kthimin e Leninit nga mërgimi në Zvicër më 3 prill 1917 si një ngjarje dramatike, historiko-botërore. Foto filmi: picture alliance / CPA Media / Pictures From History

Pllakata për 5-vjetorin e Revolucionit të Tetorit zgjon në vitin 1922 karakterin ndërkombëtar të lëvizjes komuniste. Pllakata: redavantgarde.com / Simakov I.V.

Kryetari i Partisë Komuniste Ernst Telman flet në Sheshin e Kështjellës së Berlinit më 1 maj 1931. Një vit më vonë, partia merr një nga shtatë vota gjatë zgjedhjeve të Rajshtagut. Foto: SZ Photo / Scherl

Udhëheqja e Partisë së Bashkuar Socialiste Gjermane ecën përpa-ra me kujtimin e Libknehtit dhe Luksemburgut më 17 janar 1988, majtas përpara: Erih Honeker, gjenerali Hajnc Kesler, Erih Milke, Egon Krenc dhe Gynter Shabovski. Kryetari i partisë, Honekeri dhe shefi i Shtazit, Milke, kishin hyrë në Partinë Komuniste Gjermane më 1929, përkatësisht më 1925. Foto: SZ Photo / P/F/H

8-15 nëntor 2012 mbahet Kongresi XVIII i Partisë Komuniste të Kinës në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Foto: picture alliance / dpa

Video:Video: Karmen – Maja Antoni këndon

“Lavdërimi i komunizmit”, Teksti: Bertolt Breht, muzika: Hans Ajsler, 1:08 min., gjermanisht.

Burimi: youtube / arte

Page 3: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

03

Rusi 1917 - Nga Revolucioni te Lufta Civile

“Mësymja në Pallatin Dimëror” më 25 tetor (7 nëntor) 1917 do të kthehet në narrativën kryesore mitike të komunizmit. Në të vërtetë, bolshevikët e marrin pushtetin pothuajse pa luftë. Revolucioni kishte filluar sakaq në Rusi me rënien e Carit në shkurt (mars) 1917. Por Qeveria e Përkohshme, e përbërë nga socialistët dhe liberalët, nuk ishte në gjendje as t’i jepte fund luftës botërore dhe as të pengonte kolapsin ekonomik. Kur bolshevikët humbasin zgjedhjet për në Asamblenë Kombëtare, në nëntor të vitit 1917 dhe e shpërbëjnë këtë të fundit me dhunë në janar, pas ngritjes së saj, ndodh grushti i vërtetë i shtetit, i cili i jep fund revolucionit demokratik. Bolshevikët ua lënë tokën fshatarëve (një herë për njëherë), por ua marrin tepricat. Ata premtojnë vetadministrim nga punëtorët dhe “regjim sovjetik”, por i shkatërrojnë të gjitha komitetet rebele të fabrikave dhe sovjetikëve. Ata bëjnë një paqe të veçantë me Gjermaninë, por fillojnë menjëherë ngritjen e Ushtrisë së Kuqe. Ata propagandojnë të drejtën e vetëvendosjes kombëtare, por e bashkojnë sërish me dhunë perandorinë multietnike ruse në një luftë civile katërvjeçare, e cila do të marrë më shumë jetë se Lufta I Botërore, ndërsa bolshevikët dalin edhe më të fortë nga ky kaos.

“Bolsheviku” i Boris Kustodijevsit i vitit 1920 është një nga pikturat e para monumentale ndër të shumtat që stilizojnë puçin e tetorit të vitit 1917, i cili nuk ishte aspak spektako-lar, dhe e kthejnë atë në një ngjarje magjike të historisë botërore. Foto: picture alliance / CPA Media

Punëtoret e uzinave të Putilovit dalin në demonstratë më 23 shkurt të vitit 1917 në Petrograd (Shën Petërburg). Në këtë ditë fillon Revolucioni i Shkurtit, që çon në rrëzimin e Carit.Foto: picture alliance / Heritage Images

Ofensiva e dështuar me të cilën deshi Rusia të fitonte kushte të favorshme për bisedimet e paqes kthehet në hipotekë për qeverinë e për-kohshme demokratike të korrikut të vitit 1917. Në krye të saj vjen Aleksandër Kerenski, i cili këtu ka fotografuar një paradë trupash. Foto: picture alliance / HIP

Më 6 janar 1918, bolshevikët shpërndajnë me dhunë Asamblenë Kushtetuese, të mbledhur një ditë më parë në Petrograd (Shën Petërburg), pasi në zgjedhje kanë fituar vetëm 168 nga 703 vende. Pikturë e Boris Svorikinit, 1920: SZ Photo / Rue des Archives / CCI

Midis viteve 1918 dhe 1922 luftojnë pa mëshirë kundër njëri-tjetrit në Luftën Civile Ruse “Të ku-qtë’ dhe “Të bardhët”. Me qindra mijëra vdesin përmes ekzekutimeve pas linjave të frontit. Foto filmi nga Vladimir Lenin/ Russian Revolution / 1917–1924, footage.framepool.com

Radikalë të majtë, të armatosur, izolohen në janar të vitit 1919 në lagjen e Gazetës së Berlinit. Qeveria e Përkohshme, e drejtuar nga socialdemokratët, që ishte në pushtet qysh pas revolucionit të nëntorit 1918, i shtyp përpjekjet për kryengritje në të gjithë mbretërinë me anë të grupeve ushtarake. Foto: picture alliance / dpa-ZB

Themeluesi dhe udhëheqësi i Ushtrisë së Kuqe, Leo Trocki, spraps më 1920 ndërhyrjen polake dhe e çon revolucionin në Perëndim. “Ji vigjilent!” Pllakata: CPA Media / Pictures From History

“Përpara, ushtarë të kuq!” – Një pllakat e Republikës së Këshillave Hungareze (nga marsi deri në gusht 1919) ush-qen shpresat e bolshevikëve se shkëndija e revolucionit do të kalojë edhe në Perëndim. Pllakata: SZ Photo / Rue des Archives / CCI

Video:Revolucioni i Tetorit në Rusi 1917,

4:58 min., gjermanisht. Burimi: youtube.com / Aus der Geschichte lernen

Page 4: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

04

Utopia e madhe – - Gjithçka është e bëshme, gjithçka është e mundurNë vazhdën e luftës botërore apokaliptike, komunistët besojnë se janë në një luftë të mëpasshme historike. Nga rrënojat e botës së vjetër ata vendosin të krijojnë një shoqëri të re, pa korrupsion, pa besëtytni, pa instinkt pronësie dhe individualizmi, radikalisht të pastruar, të homogjenizuar dhe të disiplinuar. Kështu kujtojnë se kanë dëshifruar ligjet e ekonomisë dhe historisë politike dhe se ata vetë mishërojnë këtë dije gjithëpërfshirëse. Veçanërisht paqartësia dhe absolutizmi totalitar i këtij pretendimi stimulojnë fantazitë e çdo lloj mbipushteti. Dhe në vitet 1920 do të frymëzojnë artistë avangardë, futuristë, konstruktivistë apo suprematistë, si dhe ideologët e një “inxhinierie sociale”, për të mbushur boshllëkun pas thyerjes së madhe me projekte utopike. Fillimisht veprat e tyre skicojnë një komunizëm sovjetik jashtëzakonisht modern, i cili ka pak të përbashkëta me realitetin.Stalini i jep fund me dhunë këtij modernizmi dhe pluralizmi artificial në vitet 1930 – dhe projektohet vetë si krijues i perëndishëm i botëve në stilin klasik. Pas vdekjes së “Të Pavdekshmit” më 1953, utopi teknike më profane do të zëvendësojnë fantazitë e gjithëpushtetit të dikurshëm.

„Detyrat e Dobrohimit: Në kohë lufte/ në kohë pa-qeje” – Shkurtesa në rusisht do të thotë “Shoqata vullnetare e shokëve të mbrojtjes kimike dhe industrisë kimike”. Pllakat, 1924: picture alliance / akg-images

Video:Konstruktivizmi rus, 3:27 min., anglisht.

Burimi: youtube.com / Mikahil Oparin

Projekt arkitekture “Hekur resh në bulevardin ‘Strastnoy’ të Moskës” nga Eliezer “El” Lisicki, 1925. Avangardisti i lindur më 1890 shikon te “Rusia e re” një fillim të ri artistik dhe shoqëror për njerëzimin. Foto: picture alliance / Heritage Images

Pllakata e El Lisickit për “Ekspozitën elektromekani-ke, fitorja mbi diellin”. Ajo bazohet tek opera futuris-te me të njëjtin titull e Aleksej Krushonikut, e cila në vitin 1913 bëri historinë e teatrit rus. Pllakat 1920/1921: picture alliance / Heritage Images

„Ne do ta mundim thatësirën!” – premton një pllakat e vitit 1949 me rastin e “Planit të Madh për Transformimin e Natyrës”. Pllakata: picture alliance / CPA Media / Pictures From History Katalogu i bërë nga El Lisicki për pavijonin sovjetik

në Ekspozitën Ndërkombëtare të shtypit në Këln (Pressa) 1928. Ai përmbledh të gjitha përfytyrimet utopiste-tekniciste të Bashkimit të hershëm Sovjetik. Foto: picture alliance / Heritage Images (259)

Instituti Qendror i Punës në Moskë, i drejtuar nga Aleksei Gastov, në vitet ’20 do që të optimizojë proceset e punës dhe kështu të rrisë prodhimin. Fotoja dokumenton shmangiet që krijohen nga përsëritja sistematike e të njëjtit proces Foto: commons.wikipedia

Autodidakti Trofim Lisenko, një nga të parapëlqyerit e Stalinit, qysh nga vitet

’30 përcakton biologjinë sovjetike për dy dhjetëvjeçarë. Tezat e tij janë me pasoja katastrofike për rritjen e drithërave, çka

e bën edhe më të rëndë gjendjen e furnizimit me ushqime.

Foto: SZ Photo / Rue des Archives / CCI

Qysh në tetor të vitit 1957 Sputnik-u i parë sovjetik vjen rrotull Tokës si sateliti i parë artificial. Pak pas kësaj, një revistë amerikane spekulon me idenë e qyteteve sovjetike në hënë. Në garën e lëvizjes në hapësirë, Bashkimi Sovjetik është i pari: Faksimile: Science Digest, Februar 1958 / blog.modernmechanix.com

Page 5: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

05

Argonautët e Revolucionit Botëror - Internacionalja KomunisteNë vitin 1919 themelohet në Moskë “Internacionalja Komuniste”. Ajo nuk është një bashkim i thjeshtë dosido, por një “parti botërore” ku partitë e reja komuniste duhet t’u nënshtrohen si “seksione” strategjive, doktrinave dhe parimeve organizative të diktuara nga Moska. “Internacionalja” synon të jetë një kundër-organizatë e “Lidhjes së Kombeve” të Gjenevë dhe një instrument i luftës së pritshme botërore të çlirimit nga kapitalizmi dhe imperializmi. Mijëra “internacionalistë’ të trajnuar profesionalisht marrin përsipër udhëheqjen si instruktorë në këto beteja, shpesh kundër udhëheqjeve lokale partiake. Misionet e tyre shkrihen gjithnjë e më shumë me operacionet e shërbimeve sekrete sovjetike. Shumë nga këta revolucionarë profesionistë ose do të vdesin në burgjet armike, ose do të vriten gjatë “Terrorit të Madh” të Stalinit në vitet 1930. “Internacionalja” është një makth dhe bartës shprese njëherazi. Evolucioni i saj gati 25-vjeçar shënjohet nga disfata të përgjakshme dhe sakrifikime të pakuptimta, skizma dhe shpifje të panumërta, si dhe aleanca të dyshimta me forca revolucionare nacionaliste. Megjithëkëtë, deri në shkrirjen e saj më 1943, ajo është edhe shkolla e udhëheqësve të ardhshëm nga Europa deri në Azi, nga Tito deri te Ho Chi Minh.

Piktura e Oto Gribelsit “Internacionalja” (1928/30) tregon punëtorë të të gjitha kombeve që këndojnë. Kënga luftarake me të njëjtin titull nga koha e Komunës së Parisit kthehet në himn të lëvizjes botërore komuniste. Foto: Deutsches Historisches Museum, Berlin / A. Psille

Video:Pjesëmarrës francezë në Kongresin e Kominternit në Moskë, më 1935,

27:28 min., frëngjisht. Pjesërisht me titra anglisht.

Burimi: youtube.com

Kongresi themelues i Internacionales Komuniste në mars të vitit 1919,

në Moskë, ku marrin pjesë 51 delegatë nga 29 vende, propagandon

“përplasjen e drejtpërdrejtë me makinën shtetërore qytetare në luftë

të hapur”. Foto: picture alliance / United Archives / WHA

Karl Radeku, pas lirimit nga burgu në Berlin, më 1920, ku kishte nisur bashkë me të tjerë themelimin e Partisë Komuniste Gjermane. Prototipi i revolucionarit ndërkombëtar dënohet më 1938 në një nga gjyqet e hapura të Moskës dhe pushkatohet. Foto: picture alliance / akg-images

Kartolinë për Ditën e Rrëshajave të të Rinjve në Cyrih, 1923. Internacionalja komuniste e të rinjve, e themeluar më 1919 bashkon organizatat rinore të partive komuniste. Organizata të ngjashme ngrihen për të formuar sindikata dhe shoqata të grave.Foto: Schweizerisches Sozialarchiv Boston, ShBA, më 1 maj 1930: Demonstrueset kërkojnë

të futet java e punës me 35 orë dhe për këtë bëjnë thirrje për t’iu bashkuar Partisë Komuniste të SHBA-ve, si dhe për të mbrojtur Bashkimin Sovjetik. Foto: SZ Photo/Scher

Kominterni, farka e kuadrove: Fotoja tregon presidentin e mëvonshëm vietnamez Ho Chi Minh (në këmbë, i treti përpara, majtas) në Kongresin V Botëror të vitit 1924 në Moskë. Për arsye konspirative, disa nga të fotografuarit mbulojnë fytyrën. Foto: picture alliance / akg-images

Kongresi VII Botëror i Kominternit, verë 1935: Pasi fitojnë nacional-socialistët në Gjermani

dhe e asgjësojnë Partinë Komuniste Gjermane, organizata botërore kalon nga lufta kundër

demokracisë sociale të një politikë e “Frontit Popullor” antifashist.

Foto: SZ Photo

Terrori i Stalinit drejtohet edhe kundër brezit themelues të Bashkimit Sovjetik dhe Kominternit. Fotoja tregon ish-kryetarin e Kominternit, Grigori Sinovjev, pas arrestimit më 1936. Pas një gjyqi të hapur, pushkatohet. Foto: picture alliance / CPA Media / Pictures from History

Page 6: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

06

Njerëz të vjetër, njerëz të rinj - Eksperimenti i madhKomunistët nxiten nga një urrejtje shkatërruese kundër përfaqësuesve të “shoqërisë së vjetër”, qofshin këta aristokratë, ushtarakë, nëpunës apo udhëheqës fetarë, “borgjezë“ modernë si industrialistë, tregtarë dhe bankierë, “borgjezi e vogël”, “intelektualë borgjezë”, liberalë, socialdemokratë dhe më së fundi kundër të gjithë fshatarëve të kamur (“kulakëve”). Këta të gjithë konsiderohen “parazitë” dhe “armiq të shoqërisë” –“njerëz të vjetër”, prej të cilëve shoqëria duhet pastruar. Vendin e këtyre “njerëzve të vjetër” duhet ta zënë “njerëzit e rinj” androgjenë, me trupa të shëndetshëm dhe intelekt të trajnuar, të cilët do të shfrytëzonin potencialet e pafundme të shkencës, teknologjisë dhe kulturës. Ky ideal i optimizimit të “materialit njerëzor”, më tipiku për atë epokë, është një pikëpamje veçanërisht ekstreme e përkrahur nga komunistët.Faktikisht, për shkak të mungesës së “proletarëve të ndërgjegjshëm për klasat shoqërore”, komunistët përqendrohen sidomos te fëmijët dhe adoleshentët, energjia e të cilëve, etja për përvoja të reja, gatishmëria për t’u flijuar dhe aspiratat mund të shfrytëzohen më lehtë. Karrieristët e rinj ambiciozë shumë shpejt do të formojnë shtyllën kurrizore të administratës së fryrë, propagandës apo aparatit shtypës që karakterizojnë regjimet komuniste gjithandej.

Androgjenë “Njerëz të rinj” në katalogun e bërë nga El Lisicki për “Ekspozitën Ruse” më 1929, në Muzeun e Zejeve Artistike në Cyrih. Fotoja lindi më 2013, gjatë një ekspozite artizanale në MOMA, Nju-Jork. Foto: picture alliance / Sergi Reboredo Video:

Historiani Jörg Baberowski për “Njeriun e ri”, 1:43 min., gjermanisht.

Burimi: youtube.com / Anne Roerkohl

Përfaqësues të “borgjezisë” duhet të heqin borë me lopatë më 1919, në Petrograd, nën mbikëqyrjen e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe. Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Shkrimtari Maksim Gorki viziton komunën e punës Bolshevo, të frymëzuar nga pedagogu Anton Makarenko, ku duhet të edukohen të rinj të pambrojtur dhe kriminelë “për t’u bërë personalitete të gjithanshme”. Foto pa datë, rreth vitit 1930: picture alliance / akg-images

Pllakata që bën thirrje për një takim të organizatës sovjetike të të rinjve “Komsomol” në gusht të vitit 1938, në Moskë, tregon një brez të ri komunistësh të pastër e tërheqës të të gjitha kombësive sovjetike. Pllakata: picture alliance / akg-images

Fëmijë francezë gjatë një manifestimi të Partisë Komuniste Franceze më 1936 në Paris, gjatë kohës së qeverisë së “Frontit Popullor”. Foto: picture alliance / dpa-Zb

„Njerëz që kanë qenë dikur” – Fisnikë, ushtarakë, kapitalistë dhe njerëz të thjeshtë, që i ka mbledhur lopata dhe fshesa e diktaturës së proletariatit, hidhen në “pirgun e plehërave të historisë”. Karikaturë: Leningradskaja Pravda, nga 22 marsi 1935.

„ËSHTË MIRË QË TI...” Në Kongresin V të Partisë së Bashkuar Socialiste të Gjermanisë më 1958 shpallen “10 urdhërimet për njeriun e ri socialist”. Bazuar në 10 urdhërimet biblike, ato përmbledhin detyrimet shoqërore dhe ideologjike të çdo qytetari të RDGJ-së. Foto: BArch, Plak 100-014-051 / N.N.

Foto në grup e “Konferencës Ndërkombëtare të Partive të Punës dhe atyre Komuniste” në Moskë, më 1969. Në atë masë që rritet lëvizja botërore komuniste, në po atë masë edhe ngrin në shtresat burokratike të funksionarëve. Foto: Schweizerisches Sozialarchiv, Sozarch_F_5076-Fe-002

Page 7: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

07

Iluzioni i madh -– Komunistët dhe punëtorët

Komunizmi fillimisht nënkuptonte “çlirimin” e proletariatit industrial dhe të ishte “vepra e vetë punëtorëve”. Por asnjëherë dhe askund komunistët nuk do ta marrin pushtetin me “luftën e proletariatit” dhe vetëm rrallë do të gjejnë mbështetje të qëndrueshme te klasa punëtore. Shumica dërrmuese e sindikatave dhe këshillave të ndërmarrjeve në vendet e industrializuara dhe në ato në zhvillim, mbeten të dominuara nga socialistët, socialdemokratët, të krishterët dhe aktorë të tjerë.Në vendet komuniste ku ata gjoja përbëjnë “klasën sunduese”, punëtorët janë të deprivuar si politikisht, ashtu edhe përsa i përket mundësive të tyre për t’u organizuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre. Pa dyshim, punëtorëve në moshë të re u hapet rruga drejt ngritjes shoqërore përmes partisë dhe shtetit. Por pjesa dërrmuese e pushtetit dhe elitave të funksionarëve rrjedh fillimisht nga familje fshatare të proletarizuara, nga qytetarët e thjeshtë apo shtresat e shkolluara. Në fund, burokracia dhe inteligjenca partiake rekrutohet kryesisht nga brezi i ri i formuar brendapërbrenda, duke fituar kësisoj profilin e një “Klase të Re”, kundër së cilës do të revoltojnë edhe vetë punëtorët gjatë trazirave shoqërore në dekadat e pasluftës.

Video:Victorious Destination. Animated soviet

propaganda,(Destinacion fitimtar. Propag-andë sovjetike e animuar) 1939, 6:48 min.,

rusisht me titra anglisht.

Burimi: youtube.com

Një punëtor në një fabrikë çimentoje në Małkinia Górna të Polonisë, 1976, që përpunonte asbest kancerogjen. Me gjithë pretendimet për të kundërtën, puna e rëndë fizike në Bllokun Lindor shpesh kryhet me masa mbrojtëse të pamjaftueshme. Foto: SZ Photo / Forum

„Punëtorë! Zgjidhni partinë tuaj! Socialdemokracinë!” Pllakat zgjedhjesh e vitit 1924. Në Gjermani, ashtu si pothuajse në të gjitha vendet e zhvilluara, socialdemokracia në shtresat e punëtorëve ka shumë më shumë ithtarë sesa komunistët. Pllakata: AdsD FES / Georg Wilke

Fshatare dhe fshatarë ukrainas gjatë një mbledhjeje politike, gusht 1929. Atë vit fillon kolektivizimi i detyruar, që i bashkon “fshatarët punonjës” nëpër kooperativa dhe brenda tre vjetësh çon me miliona njerëz drejt vdekjes nga uria. Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Stalino në Donbas (sot Donezk, Ukrainë), në gusht 1935: Minatori Aleksei Stahanov gjoja na e tejkaluakësh normën 13-fish. Ai i jep emrin e vet një propagande sovjetike prodhimi, që imitohet në të gjitha regjimet komuniste.Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Në vitin 1957 në Perëndim del libri “Klasa e re”. Autor është kryetari i Partisë Komuniste

jugosllave, Milovan Đilas, i burgosur qysh nga viti 1956,

i cili në librin e tij analizon nomenklaturën, shtresën e re të funksionarëve komunistë.

Kapaku mbështjellës: Kindler, München 1957

Me fushatën “Hopi i madh përpara”, midis vitit 1958 dhe 1961, Kina do që të kapërcejë “me duart zhveshur” prapambetjen e saj krahasuar me Bashkimin Sovjetik dhe kombet e tjera të industrializuara të Perëndimit. Fotoja pa datë tregon punëtorë që lëvizin pesha të rënda. Foto: picture alliance / CPA Media / Pictures From History

Kolektivi i prodhuesit të motorëve Jawa në Pragë e përshëndet “njëzëri” në gusht të vitit 1961 rifillimin e testeve të autobombave sovjetike. Foto: SZ Photo / Jindrich Saroch / CTK Photobank

Punëtorët që si kolektiv arrijnë të realizojnë me forcë dhe aftësi profesionale të gjitha planet normative që u janë caktuar janë subjekt i përhershëm i artit të caktimit të detyrave në shtetet komuniste. Një pikturë propagande e Koresë së Veriut, fotografuar më 2012 nga Olaf Shylke: SZ Photo

Page 8: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

08

Plani i madh - Industrializim përmes kolektivi-zimit “Kthesa e madhe” e viteve 1929/1930 – kalimi në kolektivizimin e imponuar të bujqësisë dhe industrializimin e Bashkimit Sovjetik – përkon me Depresionin e Madh ekonomik botëror. Sado që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë mes tyre, kjo i hap Moskës mundësi të mëdha propagandistike, ekonomike dhe diplomatike. Veçanërisht kompanitë gjermane dhe amerikane konkurrojnë me njëra-tjetrën për „porositë ruse“. Komunistët, nga ana tjetër, arrijnë pikën më të ulët të ndikimit të tyre në perëndim – ose konsumohen në luftime sektare rrugësh dhe greva. Në realitet “ndërtimi i socializmit” në Bashkimin Sovjetik arrihet përmes shfrytëzimit të plotë të forcës punëtore. Kufijtë midis punës së paguar dhe asaj të detyruar shkrihen. Shifrat triumfuese të suksesit janë të dyshimta; komplekse të reja industriale qëndrojnë shpesh si katedrale në një shkretëtirë sociale. Dhe kolektivizimi i bujqësisë shpie në një katastrofë të pashembullt urie me miliona të vdekur. Sa më mjerane bëhen kushtet e jetesës, aq më fort lulëzon në propagandë fiksioni i “jetës së mirë” në “atdheun e të gjithë punëtorëve”. Nga fundi i viteve 1950, Republika Popullore e Kinës do ta përsërisë këtë eksperiment në një mënyrë edhe më ekstreme me “Hapin e madh përpara”.

Video:Kina nën udhëheqjen e Maos –

“Hopi i madh përpara”, 6:47 min., gjermanisht.

Burimi: youtube.com / ARD

Harta e BRSS e vitit 1931. Nënteksti i saj është: “Ajo është ndryshe nga hartat e vjetra. ‘Plani pesëvjeçar në aksion’. [...] Këtu nuk janë shënuar fare me qindra kantiere të mëdha ndërtimi [...]” Foto: Archiv Memorial Moskë

Detroit, SHBA, gjatë kohës së krizës ekonomike botërore: Një burrë kërkon punë. Që nga viti 1929 në vendet e industrializuara perëndimore mbizotëron papunësia masive. Gjithnjë e më shumë bashkëkohës dyshojnë te sistemi ekonomik kapitalist. Foto, pa datë: picture alliance / akg-images

„Derdhja e përmuajshme e çelikut”: Një kartolinë sovjetike e vitit 1930 shikon se si ekonomia e saj e centralizuar kalon pranë kapitalizmit që po shembet. Foto: The Wolfsonian – Florida International University (Miami, Florida)

Magnitogorski, nxjerrë nga toka në kuadër të pla-nit të parë pesëvjeçar dhe i pajisur me teknologji perëndimore, kthehet në prodhuesin më të madh të hekurit dhe çelikut, si dhe në simbol të politikës industrializuese sovjetike. Foto, pa datë: picture alliance / akg-images Kanali i Detit të Bardhë hapet në periudhën 1931-1933 në një kohë rekord,

me mjete nga më primitivet. Në kantieret e ndërtimit aktivizohen me dhjetëra mijëra punëtorë me punë të detyruar. Sistemi i kampit Gulag kthehet në rezervuar forcash punëtore të të gjitha projekteve të mëdha sovjetike. Foto, Sommer 1932: wikipedia / Kl833x9~commonswiki

„Të asgjësohen kulakët si klasë”, pllakat e vitit 1930. Lufta kundër fshatarëve të

pavarur, që paraqiten si gjakpirës dhe gjysmënjerëz të ngjashëm me majmunin,

është thelbi i politikës së kolektivizimit. Pllakatë: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Kolektivizimi i detyruar çon te katastrofa e urisë e viteve 1932-1933, që vetëm në Ukrainë shkakton rreth 3 milionë të vdekur. Ndërkaq Moska financon me eksport drithi importin e makinave. Foto, Ukraina 1932-1933: picture alliance / dpa

Një pllakat e RDGJ-së e vitit 1952 kremton “Ndërtimet e mëdha të komunizmit”, që duhet të dokumentojnë epërsinë e rrugës sovjetike nën udhëheqjen e mençur të Stalinit. Pllakatë: picture alliance / akg-images

Page 9: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

09

Terrori i madh - Ëndrra e një spastrimi final

Ëndrra e likuidimit të të gjithë armiqve dhe “parazitëve” shoqërisht, politikisht dhe fizikisht është një element strukturor i sundimit komunist dhe kremtohet në propagandë dhe në art si “vendosmëri heroike”. Sapo asgjësohen të gjithë armiqtë aktualë apo të mundshëm, terrori zhvendoset në kategori gjithnjë të reja të të ashtuquajturve armiq të popullit. Neni 58 i Kodit Penal Sovjetik bën pothuajse çdo mendim a veprim të pavarur të dënueshëm. Ai krijon bazën ligjore për punën e detyruar masive, për deportimin e grupeve të tëra etnike, si dhe përdorimin e tepruar të dënimit me vdekje. “Terrori i Madh” i viteve 1930, i orkestruar nga vetë Stalini, i ngjan tmerrësisht një shfarosjeje të grupimeve të ndryshme të popullsisë, me qindra mijëra të pushkatuar dhe miliona të burgosur.“Spastrimet” e përsëritura që përjetojnë të gjitha partitë komuniste dhe strukturat e tyre të pushtetit, mbeten në një mënyrë apo një tjetër unikale në histori. Këtu përfshihen proceset e montuara dhe gjyqet e internim-dëbimit, denoncimet e ndërsjella dhe autokritikat mazokiste. Në shumë drejtime mbetet ende e pakonceptueshme se si ka funksionuar në të vërtetë “terrori” si një instrument i rregullt politik dhe si një kondicion i përditshëm psikologjik.

„Asgjësojeni përbindëshin! Fshijeni nga faqja e dheut armikun e popullit Trocki dhe bandën e tij të përgjakur fashiste.” Pllakat e vitit 1937, kulmit të Terrorit të Madh në Bashkimin Sovjetik. Pllakat: picture alliance / Heritage Images

Aleksei Zheltikov, lindur më 1890, mekanik, pushkatohet më 1 nëntor 1937. Mbi 700.000 njerëz vriten në Terrorin e Madh në Bashkimin Sovjetik që nga viti 1936 deri më vitin 1938. Fotoja është bërë pak para ekzekutimit të tij, pas të cilit e groposin pa i vënë as emrin. Foto: Archiv Memorial Moskë

Gjyqi kundër Rudolf Slanskit dhe 13 udhëheqësve të tjerë çekosllovakë të Partisë Komuniste në nëntor të vitit 1952 është vijimi i një serie gjyqesh të hapura, të filluara qysh më 1949 në Hungari. Kjo seri i shërben “spastrimit” dhe aktivizimit të menjëhershëm të partive të Bllokut Lindor. Foto: SZ Photo / Rue des Archives / Tallandier

Në një mbledhje ndërmarrjeje, punëtorët e fabrikës në vitin 1936, kohën e gjyqeve të hapura kundër Sinovjevit, Kamenevit dhe të tjerëve, duhet të shpreheshin duke dhënë shenjë me dorë për dënimin me vdekje të “bandës trockiste-sinovjeviste të terroristëve vrasës”. Foto: picture alliance / dpa

„Kujtim i përjetshëm”: Varri i Vasili Blohinit (1895-1955) në varrezat Novodeviçi të Moskës. Blohini si kryexhelat i NKWD-së (Ministrisë së Brendshme të BRSS-së) ka ekzekutuar me dorën e vet me dhjetëra mijëra të arrestuar. Ai vdes i dekoruar, pa u vënë asnjëherë para përgjegjësisë. Fondacioni Federal për një Pasqyrim të Përgjithshëm/ Maria Medvedeva Foto: Bundesstiftung Aufarbeitung / Maria Medvedeva Nikita Krushovi më 14 shkurt të vitit 1956 para të deleguarve të

Kongresit të XX të Partisë Komuniste të BS. Dhjetë ditë më vonë, kryetari i partisë dhe shtetit sovjetik bën llogaritë në një bisedë të fshehtë për vrasjet e Stalinit. Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Kinë, gusht 1968. “Gardistë të kuq” marrin gjoja “kuadro revizioniste” apo “elementë kapitalistë” për t’i nxjerrë në një gjyq masiv. Revolucioni Kulturor i zgjuar nga Mao-ja në vitin 1966 shkakton qindra mijëra të vdekur dhe shkatërron me miliona jetë. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Arkipelagu Gulag: 1989, në kohën e Perestroikës dhe Gllasnostit shënohen në një hartë të Bashkimit Sovjetik kampet e dënimit dhe të punës, që ekzistojnë qysh nga vitet ’20 në Bashkimin Sovjetik, përkatësisht që kanë ekzistuar. Foto: picture alliance / akg-images

Video:Viktima të Terrorit të Madh në vitet 1930.

Archive footage, 3:04 Min., anglisht.Burimi: youtube.com / RIANOVOSTI

Page 10: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

10

Himnet e mëdha -– mitet heroike Dhe Kulti i udhëheqësitKomunizmi tërheq artistë e intelektualë anembanë botës. Poetë dhe shkrimtarë me peshë në Lindje e në Perëndim u kushtojnë himne dhe lavde udhëheqësve të lëvizjes botërore komuniste – nga Lenini te Stalini dhe Mao, deri te “zotat” më të vegjël si Tito, Kim II-sung, Enver Hoxha apo Fidel Kastro. Këto “himnizime” në shumë gjuhë, kthehen në një kapitull të historisë së letërsisë, për të cilin sot rëndom heshtet. E njëjta gjë vlen edhe për statujat dhe pikturat e panumërta, posterat, filmat dhe fotografitë, këngët dhe meloditë që përjetësojnë udhëheqësit dhe heronjtë komunistë. Shpesh stili i paracaktuar i “realizmit socialist” kombinon efektivisht motive folklorike dhe klasike me stile artistike të rafinuara dhe tejet moderne. Kur Nikita Hrushovi dënon “kultin e individit” në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik më 1956, ai bën vetëm Stalinin përgjegjës për të gjitha krimet e Partisë Komuniste. Në të njëjtën kohë, në Kinë fillon kulti i Maos që do të arrijë maja të panjohura deri atëherë të idolatrisë politike. Por edhe “e majta e re” e 1968-ës në Perëndim përfiton nga kulti i idhujve të vet që pjesërisht vazhdojnë të jetojnë edhe sot e kësaj dite në kulturën e Pop-it.

Vladimir Iliç Lenin në bisedë intime me Jozef Visarionoviç Stalinin, “nxënësin e tij më besnik”. Monument në autostradën Minsk-Moskë. Foto, 1950: SZ Photo

Video:Kryetari rumun i shtetit dhe partisë

Nikolae Çaushesku në vizitë shtetërore në Pyongyang, 1978, 5:03 min.

Burimi: youtube.com

Në vitin 1935, një karikaturë në të përditshmen amerikane Daily Harald tallet me kultin sovjetik të Stalinit dhe kjo merret nga të gjitha partitë komuniste në mbarë botën. Faksimile: SZ Photo / National Media Museum / SSPL

Dalje e korit Lenin-Stalin në një veprimtari festive për 30-vjetorin e revolucionit të tetorit. Foto, Jevgeni Shaldei, Moskë 1947: picture alliance / ZB

Një prerës xhami punon një vazo me një portret të Stalinit. Foto çasti te fabrika e qelqit e Kamenicki Shenovit (Çekosllovaki), e vitit 1949. Foto: SZ Photo / Alexandr Hampl / CTK Photobank

„Popull-Parti-Enver”: Kryetari shqiptar i shtetit dhe partisë Enver Hoxha, si mësues i popullit të tij të lumtur. Stalinisti Hoxha ndërpret në vitin 1961 marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe lidh përkohësisht një aleancë me Kinën. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd (289)

Poezi e shkrimtarit dhe ministrit të Kulturës të

RDGJ-së Johanes R. Beher për vdekjen e Stalinit në

mars të vitit 1953, një nga himnet e shumta për

Stalinin nga pena e tij. Faksimile: Neues Deutschland, 7

mars 1953, fq. 4.

Protestë studentësh në Mynih, 1968. Çe Gevara, Ho Chi Minh dhe Karl Marksi janë ndër ikonat me të cilat e majta e re në Evropën Perëndimore tremb shtresën e udhëheqësve dhe njerëzve me ndikim. Foto: SZ Photo / Rudolf Dietrich

„Të mësojmë nga shoku Léi Fēng”, - thuhet qysh nga viti 1963 në një fushatë maoiste, e cila e shpall ushtarin e popullit adoleshent,

që u flijua gjoja pa kushte, si “shembull kombëtar”. Në Kinën e sotme, kulti i Léi Fēng-ut po ringjallet.

Foto, Shenyang, 2012: picture alliance / dpa

Page 11: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

11

Fashizmi dhe antifashizmi - Loja vdekjeprurëse

“Antifashizmi” që do t’u shërbejë regjimeve komuniste pas vitit 1945 si legjitimim qendror përfshin dy dhjetëvjeçarë lojërash fatale, si me lëvizjen fashiste që po lind, ashtu edhe me nacionalistët e të gjitha ngjyrave. Në të njëjtën kohë, komunistët i cilësojnë të gjithë kundërshtarët politikë si “fashistë”, qofshin këta “fashistë socialë”, “fashistë klerikalë”, apo “fashistë nacionalistë”. Me rezultatin që të gjithë futen në një thes. Gjatë “spastrimeve” terroriste të viteve 1930, “trockistët” shpallen si maja e fashizmit botëror. Këtu tiradat e urrejtjes staliniste kundër “Judës Trocki” shpesh ngjajnë si një reflektim i konceptit të nacional-socialistëve për armikun e tyre, “bolshevizmin çifut”. Kjo e gjitha e turbullon edhe më shumë situatën dhe mendjet e njerëzve. Ndërkohë që po afrohet lufta e ardhshme botërore, Bashkimi Sovjetik i lë të gjitha mundësitë të hapura.Prandaj pakti “Hitler-Stalin” i gushtit të vitit 1939 nuk has pengesa të mëdha ideologjike as në Berlin, as në Moskë. Hitleri, sipas një direktive të brendshme nga Stalini, po bën një punë të mirë, për momentin, për shkatërrimin e imperializmit botëror. Kjo lojë e rrezikshme në aspektin gjeopolitik merr hak në qershor të vitit 1941, kur Vermahti gjerman e pushton Ushtrinë e Kuqe në befasi dhe në mënyrë të frikshme.

Ekspozitë botërore në Paris, 1937. Pavijoni i Rajhut gjerman (majtas) dhe i Bashkimit Sovjetik (djathtas) janë përballë njëri-tjetrit dhe marrin medaljen e artë për arkitekturën e tyre. Foto e bërë më pas me ngjyra: SZ Photo / Rue des Archives / CCI

Video:Një kinoditar nazist në fund të shtatorit 1939 tregon në mënyrë

triumfale për marshimin gjerman në Poloni, si dhe që nga minuta 11:06 për një paradë të përbashkët trupash gjermane dhe sovjetike

më 22 shtator në Brest-Litovskin polak, min. 16:19, gjermanisht. Burimi: archive.org

Një demonstratë e Lidhjes Komuniste të të Rinjve bën thirrje në Berlinin e viteve ’20 për luftë kundër “Social-fashizmit”. Deri nga mesi i viteve ’30 socialdemokracia është një nga armiqtë kryesorë të komunistëve. Foto: picture alliance / akg-images

Një pllakat franceze bën thirrje në maj të vitit 1937 për solidaritetin e të gjithë antifashistëve me Republikën e Spanjës. Iniciatorë të pllakatës janë anarki-sindikalistët që në këtë kohë u luftuan në mënyrë të përgjakshme nga agjentët e fshehtë sovjetikë në Spanjë. Pllakata: SZ Photo / Rue des Archives / Tallandier

Një nga karikaturat e shumta sovjetike nga viti i terrorit 1937: Trocki i “Judës” i urdhëron bolshevikët e vjetër të sapoakuzuar Pjatakov, Radek, Sokolnikov që të puthin çizmen naziste. Faksimile: Moscow News, 3 -10 shkurt, 1937, fq. 15 / http://schauprozesse.phil.hhu.de

Më 20 shtator 1939 “Evening Standard-i” britanik sjell një karikaturë të Deivid Lout, ku Hitleri dhe Stalini përshëndeten mbi kufomën e Polonisë: “Llumi i shoqërisë, me ç’ma merr mendja?” – “Vrasësi i përgjakur i punëtorëve, ma do mendja?”. Karikaturë: picture alliance / ©Selva / Leemage

Në shtator të vitit 1939 Partia Komuniste e SHBA-ve betohet nën një portret gjigant të Linkolnit për “punë, siguri, paqe, demokraci” dhe miqësi me Bashkimin Sovjetik. Është koha e politikës së frontit popullor. Ndërkaq në Evropë ka filluar Lufta e Dytë Botërore. Foto: www.reddit.com / N.N.

Margarete Buber-Noiman në gjyq të hapur kundër Emil Karlebahut, para gjyqit ushtarak në Frankfurt

mbi Main, janar 1951. Funksionari i Partisë Komuniste Gjermane, librin e saj të kujtimeve ku ajo

përshkruan ekstradimin e vet nga mërgimi sovjetik drejt Gjermanisë naziste në vjeshtën e vitit 1939, e

kishte cilësuar si gënjeshtër. Foto: SZ Photo / UPI

Me flamurin e kuq, armën në krah dhe dorën e ngritur për betim: Grupi i figurës

së krijuar nga Fric Kremeri nga 1954-1958 paraqet të burgosur të kampit

të përqendrimit që kanë mbijetuar dhe hedhin shikimin në mënyrë luftarake në

Buhenvald drejt së ardhmes mbi vendin e Vajmarit.

Foto, 1970: BArch Bild 183-J0311-0302-001 / Hubert Link

Page 12: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

12

Nga Elba deri në lumin Jangtse -Lindja e –kampit botëror socialist–

Ashtu siç ishte Lufta I Botërore katalizatori i lëvizjes komuniste botërore, edhe Lufta II Botërore ishte instrumenti për përhapjen e pushtetit komunist “nga Elba deri në lumin Jangtse”.Pasi regjimi i Stalinit mobilizoi me sukses ndjenjat patriotike në “Luftën e Madhe Patriotike” dhe fitoi legjitimitet brenda vendit, ai gëzon një prestigj të paprecedent dhe mbahet si fituesi kryesor mbi Gjermaninë në vitin 1945. Deri në vitin 1949 formohet një “kamp botëror socialist”, i cili në Europë korrespondon me sferën e ndikimit që Moska ka fituar ushtarakisht. “Demokracitë popullore” të Europës Qendrore dhe Lindore formohen duke përdorur dhunën dhe terrorin politik, i cili fillimisht drejtohet ndaj kundërshtarëve të rendit të ri dhe shumë shpejt edhe kundër vetë partive shtetërore. Gjyqet e hapura dhe spastrimet janë në rend të ditës. Jugosllavia e Titos që i ktheu shpinën Moskës më 1948, nuk mund të lejohet të kthehet në shembull.Revoltat popullore në Gjermaninë Lindore më 1953, si dhe në Hungari e Poloni më 1956, tregojnë se mbi ç’truall të dobët qëndrojnë këto diktatura. Rrëzimi i tyre me armë nga “shokët” sovjetikë sjell lindjen e një blloku politiko-ushtarak që do izolohet gjithnjë e më shumë nga Europa Perëndimore përmes Perdes së Hekurt.

Fotografi në grup e udhëheqësve të kampit të ri botëror socialist me rastin e 70-vjetorit të Stalinit, më 21 dhjetor 1949 në Moskë. Në të majtë të Stalinit qëndron Mao Ce Duni, në të djathtë pas tij, Valter Ulbrihti, burri i fuqishëm i RDGJ-së së sapothemeluar. Foto: picture alliance / akg-images Video:

Çekosllovakia, 1948, 2:04 min., anglisht.

Burimi: British Pathé / youtube.com

Një ikonë tablo e shek. XX: Më 2 maj 1945, ushtari sovjetik Militon Kantarija ngre flamurin rus në një skenë të prapavendosur mbi rrënojat e Rajshtagut të Berlinit për fotografin Jevgeni Shaldei. Foto: SZ Photo / dpa

Gjatë zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare Franceze më 21 tetor 1945, Partia Komuniste e Francës kap 26% të votave dhe bëhet fraksioni më i fuqishëm. Foto: picture alliance / akg-images / Paul Almasy

Trupa të qeverisë greke arrestojnë më 1949 në Selanik partizanë që kanë kapur, mes tyre edhe gra të reja. Nga viti 1946 në Greqi sundon lufta civile. Për këtë komunistët ndihmohen edhe nga Jugosllavia e Titos. Foto: SZ Photo / ap / dpa / picture alliance

Në qershor 1948, në Evropë zhvillohet një provë pushteti. Moska bllokon për pothuajse një vit rrugët e eksportit për në Berlinin Perëndimor. Gjysmëqyteti gjatë kësaj kohe furnizohet nga Perëndimi përmes një ure ajrore.Foto nga aeroporti Tempelhof, 6 korrik 1948: picture alliance / akg-images

Milicë popullorë komunistë marshojnë më 28 shkurt 1948 mbi Urën e Karlit në Pragë. Ditë më parë, në Çekosllovaki vjen një orkestër shtetërore harqesh e orkestruar nga Moska. Foto: SZ Photo / CTK Photobank

Manifestim në Pekin më 5 shkurt 1949, pak ditë pas marshimit të “Ushtrisë Çlirimtare Popullore”. Më 1 tetor, Mao-ja shpall në Pekin “Republikën Popullore të Kinës”. Vendi me popullsinë më të madhe në botë bëhet komunist. Foto: picture alliance / AP Photo

Regjimet komuniste në Evropën Qendrore Lindore duhet ta fitojnë hegjemoninë e tyre me forcën e armëve. Kryengritjet e vitit 1953 në RDGJ dhe

të vitit 1956 në Hungari arrijnë të shtypen vetëm me trupa sovjetike. Foto, Berlini Lindor, më 17 qershor 1953: Bundesregierung / Perlia-Archiv

Page 13: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

13

Era e Lindjes mposht erën e Perëndimit–-Azia,Qendra e stuhisë

Bllokada e Berlinit e vitit 1948 është preludi i Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit. Qendër reale e stuhisë së konflikteve globale në këtë mes bëhet Azia.Aty, pushtuesit e mundur japonezë kanë lënë pas një boshllëk, të cilin e shfrytëzojnë lëvizjet e rezistencës patriotike, ku shpesh dominojnë komunistët. Në vitin 1945 arrijnë të vënë nën kontroll veriun respektivisht në Vietnam dhe Kore.Marrja e pushtetit nga komunistët kinezë në tetor të vitit 1949 e ndryshon thellësisht gjendjen. Në vitin 1950 nga sulmi i Koresë komuniste të Veriut mbi Korenë e Jugut do të lind shumë shpejt një ballafaqim ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, i cili mbyllet me një barazim (pat) në vitin 1953. Fitorja e vietnamezëve të Veriut mbi francezët në Điện Biên Phệ ndryshon arkitekturën e politikës botërore më 1954 dhe përfundon me një luftë të re gati 20-vjeçare në gjithë Indokinën, kësaj here me SHBA. Gjatë tërheqjes së tyre më 1975, trupat amerikane lënë pas toka të shkretuara dhe popuj të traumatizuar. Pas vdekjes së Stalinit më 1953, Mao bëhet figura e re karizmatike e udhëheqësit të komunizmit botëror. Partia Komuniste kineze e vendos përgjithësisht në pikëpyetje “bashkëjetesën paqësore” midis Moskës dhe Uashingtonit duke krijuar kësisoj një ndarje të madhe në lëvizjen komuniste botërore.

Ushtarë koreanoveriorë dhe kinezë festojnë armëpushimin e arritur në fund të korrikut 1953 në Luftën e Koresë. Paçka se dy shtetet komuniste nuk e arritën qëllimin e tyre të luftës, ndaj Perëndimit, së paku ushtarakisht, janë të një prerjeje. Foto: picture alliance / United Archives/TopFoto

Video:

1975: Fillon sundimi i llahtarshëm i Kemerëve të

Kuq, 2:01 min., gjermanisht. Burimi: afp / youtube.com

Ecuria e Luftës së Koresë deri tek armëpushimi i 27 korrikut 1953. Harta: dpa Grafik

„Dien Bien Phu-ja ra”: Kryeartikull i 8-9 majit 1954. Fitorja e Việt Minh-ut të udhëhequr nga komunistët mbi trupat e fushatës franceze vulos fundin e mbretërisë koloniale franceze në Indokinë (sot Vjetnam, Laos dhe Kamboxhia). Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Pas një gjoja përpjekjeje për puç shtypet Partia Komuniste e Indonezisë në tetor 1965 dhe vriten më shumë se 500.000 ithtarë të saj. Foto, Xhakarta, më 20 tetor 1965: picture alliance / Presens Bild

Në pranverën e vitit 1969 konflikti midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik përshkallëzohet në formën e një përplasjeje kufitare me armë buzë lumit Usuri. Në bajonetë mbetet një helmetë çeliku sovjetike. Parulla e propagandës është: “Poshtë cari i ri!”. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Mao Ce Dun-i para diellit që lind në Lindje. Teksti ilustron pretendimet globale të komunistëve kinezë: “Popujt revolucionarë të botës ju duan!” Pllakat, 1969: picture alliance / dpa / imaginechina

Në fund të prillit 1975 largohen me aeroplan nga Saigoni amerikanët e fundit dhe aleatët vietnamezë. Një poshtërim i fuqisë botërore që Vietnami Jugor e kishte mbrojtur qysh më 1963 pothuajse me të gjitha mjetet ushtarake nga Veriu komunist. Foto: picture alliance / dpa / Spaarnestad

Pas tërheqjes së Amerikës nga Vietnami, në luftën civile të Kamboxhias sundojnë Kemerët e Kuq dhe më 17 prill 1975 pushtojnë Phnom Penh-in (foto). Ata ngritën një “komunizëm të epokës së gurit”, pre e të cilit ranë rrumbullak dy milionë njerëz.Foto: picture alliance / AP Images

Page 14: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

14

Lëvizjet çlirimtare -Fantazma të një bote të tretë

Fitoret komuniste në Azinë Lindore inkurajojnë “Lëvizjet Nacionalçlirimtare” në Afrikë, në Lindjen e Afërme dhe në Amerikën Latine. Në Kubë Fidel Kastro-ja themelon më 1966 një “Trikontinentale”, e cila duhet të shërbejë në mbarë botën si një instrument i çlirimit kombëtar dhe shoqëror.Revolucionari argjentinas Ernesto “Çe” Gevara, i vrarë në Bolivi, kthehet në një ikonë botërore. Mësimet e tij për “Luftën e Gueriljeve” kthehen në doracakun universal për spastrimin e gjithë egoizmave kapitaliste. Sidomos Amerika Latine e viteve 1970 kthehet në fushëbetejën e kryengritjeve të armatosura, të cilat prodhojnë po aq diktatura, sa ato që bien. “Lëvizja për çlirimin nga Blloku” e bashkënisur nga Jugosllavia titiste më 1961 është më e matur në veprimet e saj. Qëllimi i saj është të bashkojë vendet e udhëhequra nga socialistët dhe nacionalistët e majtë në një “Botë të Tretë” midis Lindjes dhe Perëndimit dhe të sigurojë sovranitetin e tyre shtetëror dhe ekonomik.Në luftërat antikoloniale për pavarësi në Algjeri, në Kongo, në Angola, në Mozambik, në Zimbabve dhe në Afrikën jugore, komunistët luajnë në mënyrë të shumëfishtë një rol të dukshëm, shpesh polarizues, nganjëherë edhe të përmbajtur. Fakti që vendet e reja bien në luftë civile as pengohet, as shkaktohet vetëm prej tyre.

Kryetari i shtetit egjiptian, Naseri, kryeministri indian, Nehruja dhe mikpritësi i tyre, kryeministri jugosllav, Tito-ja (nga e majta në të djathtë) më 20 korrik 1956 në Brioni. Ata janë motorët e lëvizjes së shteteve pa blloqe, e cila lind më 1961. Foto: picture alliance / United Archives / TopFoto

Video:Çe Gevara,

3:22 min., anglisht. Burimi: youtube.com / bio.

„Ndalini agresorët!” Një pllakat sovjetike e vitit 1958. Që nga “Kriza e Suezit” më 1956 Moska mban marrëdhënie të ngushta me Egjiptin dhe

shpreson të fitojë ndikim në hapësirën arabe. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Fidel Kastro-ja, Ernesto “Çe” Gevara dhe miku i tyre shtetëror sovjetik Anastas Mikojani më 4 shkurt 1960 në Havana (nga e majta në të djathtë). Udhëheqësit e rinj të Kubës luten për ndihmë. Stacionimi i raketave ruse çon te “Kriza e Kubës” më 1962, në zgrip të luftës atomike. Foto: picture alliance / dpa

Kryetarit të shtetit dhe të partisë Valter Ulbriht i tregojnë më 27 shkurt 1965 Tempullin e Luksorit. RDGJ-ja i shfrytëzon marrëdhëniet e ngushta midis Egjiptit dhe Bashkimit Sovjetik për t’u kuotuar vetë më lart në aspektin diplomatik. Foto: BArch, Bild 183-D0227-0053-004 / ZB / Kohls

„Kongoja që gjëmon. Populli lufton kundër imperializmit amerikan”: Balet revolucionar në Pekin, 1967. Në qendër të portretit qëndron udhëheqësi i vrarë i lëvizjes kongoleze për pavarësi Patrice Lumumba.Foto: SZ Photo / Rue des Archives / PVDE

„Beteja për Algjerin” (1966). Filmi italo-algjerian i vlerësuar me çmim përshkruan një përpjekje vrastare për kryengritje të lëvizjes çlirimtare algjeriane më 1956 kundër pushtetit kolonial francez. Filmi ka qenë i ndaluar në Francë deri më 1971. Foto: SZ Photo / RDA

Trupa kubane në Angola, janar 1976: Kastro-ja ndërhyn në krahun e MPLA-së (Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës) në Luftën Civile të Angolës. Në pllakatin

propagandistike thuhet: “Partia, normat e saj, parimet e saj... na bëjnë të ecim

përpara të pathyeshëm.” Foto: picture alliance / ASSOCIATED PRESS

Një grafit për Kubën e vitit 1966 tregon Çe Gevarën me një president shteti kilian, të zotin nga pikëpamja ushtarake, Salvator Alenden (majtas), i cili vrau veten më 1973 gjatë puçit ushtarak. Foto: picture alliance / ASSOCIATED PRESS

Page 15: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

15

E majta e re, e majta e vjetër -Dekada e kuqe

Në vitin 1966, Mao shpërthen një “revolucion kulturor” që do ta ndryshojë edhe njëherë ndjeshëm imazhin e regjimit komunist. Rinisë kineze (me sa duket) i lihet dorë e lirë të dalë hapur në një gjueti shtrigash me akuza publike dhe dhunë kundër burokratizmit, korrupsionit dhe dekadencës. Ndërkohë që kulti rreth Maos bëhet gjithnjë e më ekstrem, vetë Mao i eliminon rivalët e tij brenda partisë me pretekstin se janë lakenjtë e Moskës.Në të njëjtën kohë, në vitet 1960, kritikat radikale ndaj kulturës dhe kapitalizmit si dhe antiimperializmi militant përjetojnë një rilindje në mbarë botën. Në rebelimet e të rinjve të vitit 1968, një e “Majtë e Re” kombinon aspiratat emancipuese kundrejt jetës dhe kulturës, dhe fantazitë çliruese, shpesh në mënyrë paradoksale, me marksizmin, leninizmin, trockizmin apo maoizmin. Midis këtij radikalizmi të ri të krahut të majtë me ekstremet e tij terroriste dhe ortodoksinë e vjetër moskovite, hedh rrënjë “Eurokomunizmi” në vitet 1970. Në Itali, Francë dhe Spanjë komunistët heqin dorë nga krijimi i “diktaturës së proletariatit” dhe fitojnë në këmbim një ndikim shumë të madh në zgjedhje dhe në konfliktet sociale. E gjithë kjo përshpejton diferencimin dhe bashkë me të rënien e lëvizjes botërore komuniste.

Video:1968: Revolta e 68-s,

3:31 min., gjermanisht. Burimi: youtube.com / Gedächtnis der Nation

Kongresi i Vietnamit më 17-18 shkurt 1968 në Berlinin Perëndimor me 5.000 pjesëmarrës nga 14 shtete është kulmi i lëvizjes studentore gjermano-perëndimore. Iniciatori kryesor, Rudi Duçke (në mes të fotografisë), plagoset rënë në prill, gjatë një atentati. Foto: SZ Photo / Manfred Vollmer

Në maj të vitit 1968 bëhen më radikale protestat e studentëve në Francë. Në Paris ngrihen barrikada. Trazirat përfshijnë edhe ndërmarrjet. 2 milionë njerëz ngrihen në një grevë të përgjithshme. Foto, Paris, 25. Mai 1968: SZ Photo / Rue des Archives

Më 21 gusht 1968, trupat e Bashkimit Sovjetik, Polonisë, Hungarisë dhe Bullgarisë hyjnë në Çekosllovaki dhe i japin fund përpjekjes së filluar në “Pranverën e Pragës” për një “socializëm me fytyrë njerëzore”. Foto: SZ Photo / Libor Hajsky / CTK Photobank

Partia Komuniste e Francës shpall në organin e saj kryesor l´Humanité, më 23 gusht 1968 “habinë dhe

mospëlqimin e saj” për marshimin e Paktit të Varshavës brenda në BRSS.

Foto: SZ Photo / Rue des Archives / Tallandier

Në shumë vende të Europës Perëndimore dhe në SHBA, qysh nga vitet ’70, lind një terrorizëm i majtë, i cili ngrihet kundër politikës, ushtrisë dhe ekonomisë. Fotoja tregon Aldo Moron, kryetarin e kristian-demokratëve italianë, të cilin e rrëmbyen më 1978 dhe e vranë. Foto: picture alliance / dpa

Vitet ’70 në Perëndim kthehen në “Dhjetëvjeçarin e Kuq” – herë jashtëzakonisht serioze, herë më pak serioze. Fotoja tregon futbollistin Paul Brajtner poshtë një vizatimi të Mao-s në një letër muri kapluese, duke lexuar gazetën “Peking Rundschau”. Foto: SZ Photo / Sven Simon

Kryetari i Partisë Komuniste të Italisë, Enriko Berlingueri, gjatë në veprimtarie partiake më 1980. Eurokomunisti synon që me anë të një “kompromisi

historik”partia e tij të futet në qeveri. Foto: SZ Photo / dpa / picture alliance / ap Kongresi i Partisë Komuniste gjermano-perëndimore në Hamburg

më 1986. Duartrokitje për anëtarin e byrosë politike të Partisë së Bashkuar Socialiste Gjermane, Herman Aksen (M.). Në të djathtë të tij miku nga Partia Komuniste e BS, Boris Jelsin. Partia Komuniste Gjermane e themeluar më 1968 mbetet deri në vitin 1989 krahu i zgjatur i Berlinit Lindor. Foto: picture alliance / Klaus Rose

Page 16: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

16

Ateizmi si kredo -Lufta kundër fesë

Lufta kundër feve zhvillohet nga komunistët për një kohë të gjatë me kosto të madhe shtypëse dhe propagandistike – pothuajse gjithmonë pa sukses. Qysh në fund të viteve 1930, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik e kupton se nuk mund ta zëvendësojë ortodoksinë e vjetër fetare në kokat dhe zemrat e shumë njerëzve me një ortodoksi të re ateiste. Rehabilitimi i Kishës Ortodokse Ruse më 1943 u realizua falë nevojës për “Luftën e Madhe Patriotike”, por edhe falë rezistencës së besimtarëve. Edhe më e madhe është forca këmbëngulëse e fesë në Poloni dhe vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore pas vitit 1945. Ujdia midis partisë dhe kishës që u bë për shembull në Poloni dhe Gjermaninë Lindore, për komunistët shqiptarë është dëshmi e qartë e “revizionizmit” dhe e tradhtisë. Edhe revolucioni kulturor kinez e kanalizon energjinë e tij në asgjësimin e shkrimeve fetare dhe vendeve të kultit. Ndërkohë që blloku lindor qysh nga vitet 1970 i vlerëson teologët e çlirimit të Amerikës Latine si aleatë të mundshëm, brenda vendit shtypet çdo përpjekje e mundshme e kishave me forcë. Por këto forca dobësohen, siç tregon rasti i Polonisë dhe Gjermanisë Lindore. Aty në shkallë të ndryshme, kishat do të bëhen pioniere të kthesës së vitit 1989.

30 Maj 1968, shpërthimi i kishës së universite-tit të Leipzig, e cila ishte pothuajse e padëmtuar nga lufta. Ndërtimi i shtetit socialist në RDGJ dhe në BRSS duhet të ndihmojë për krijimin e një Tabula Rasa shpirtërore. Foto: picture alliance / epd

Video:Lufta katolike në Kinë ,

2:45 Min., Anglisht. Burimi : youtube.com / CNN

Ushtarët e ushtrisë së kuqe grabisin në mesin e viteve 1920 manastirin Simonow në Moskë, konfiskojnë objektet kulte me vlerë dhe dhunojnë reliket si dëshmi për shfuqizimin e besimit në mrekullinë e fesë.Foto: SZ Photo

Nga 1923 deri më 1931 u botua revista atesite militante „Bezbozhnik u Stanka“, „Der Gottlose an der Werkbank“. Kjo Revistë nxit më 1929, zëvendësimin e një dite të madhe festive ortodokse me një ditë që i kushtohet industrializimit të Bashkimit Sovjetik. Kopertina: commons.wikipedia.org / Bogdan

Studentet e teologjisë në sallën e leximit, 1955. Në mur një foto e Stalinit. Kisha ortodokse është që prej luftës së dytë botërore një pjesë e sundimit sovjetik e mbikëqyrur intensivisht dhe e manipuluar në shumë drejtime. Foto: SZ Photo / Hannes Betzler

„Rote Garten“ nga një tempull budist afër Pekinit. Në hyrjen e këtij tempulli është vendosur një foto e udhëheqësit të tyre Mao. Foto: picture alliance / AP Photo

Prill 1950: Procesi i parë gjyqësor publik në Pragë kundër klerikëve katolik. Peshkopët dhe priftërinjtë gjykoheshin më dënime të rënda si „Agjentë të Vatikanit“. Pjesë të mëdha të pasurive të kishës konfiskohen. Foto: SZ Photo / CTK Photobank / Cestmir Jiru

Zyra e parë e paqes në Berlinin lindor në kishën „Erlöser“ në qershor 1982. Në dekadën e fundit të

RDGJ hapin priftërinjtë dhe komunitetet kishtare ambientet e tyre për iniciativat bazë opozitare.

Foto: Bundesstiftung Aufarbeitung / Harald Schmitt

Në qershor 1978 papa Johanes Paul II viziton për herë të trete Republikën Popullore të Polonisë. Miliona besimtarë, shumë me solidaritetin transparent të sindikatës së ndaluar, tregojnë opozitën e tyre kundër regjimit. Foto: picture alliance / dpa

Page 17: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

17

Emancipimi dhe Erosi - Gruaja dhe socializmi

Përfshirja aktive dhe e barabartë e grave është kudo ku lëvizjet komuniste luftojnë për ndikim dhe pushtet, një nga gjërat e tyre më tërheqëse. Gjithsesi këtij premtimi emancipues që buron nga socialdemokracia, komunistët i japin një këndvështrim më militant. Kuadroja tipike ideale femërore është një qenie androgjene: luftarake, shoqe, aktiviste, nënë dhe muzë – që heq dorë nga të gjithë vanitetet borgjeze dhe dobësitë femërore.Në vendet komuniste, gratë luajnë vërtet një rol thelbësor në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë. Ato janë mjeke, mësuese apo gjykatëse, por rrallë ngjiten në pozicione të larta. Përkundër kësaj, vendi i tyre në prodhim, përfshirë këtu edhe punët më të rënda fizike, është pjesë e tipareve tipike të shoqërive socialiste.Të jesh shtëpiake është e ndaluar: pa të ardhurat e gruas nuk ka familje. Vështirësitë e njohura nga të gjithë për të siguruar ushqime dhe gjithçka tjetër rëndojnë veçanërisht mbi gratë – diçka që nuk mund të mbulohet me karafila të kuq në Ditën e Gruas dhe forma të ngjashme të ritualeve mirënjohëse. Vetë hierarkitë komuniste të pushtetit mbeten terren mashkullor. Ajo “gjysmë e qiellit”, për të cilën fliste aq me lajle-lule Mao, grave nuk u lejohet.

Marshim i sportisteve në qershor 1936 në “Sheshin e kuq” në Moskë. Fotoja tregon imazhin ideal të gruas së re, disiplina militare, fuqia fizike, vendosmëri mendore me erotizëm të kontrolluar. Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Video:Ulrike Quentel: Barazia e rreme mes burrit dhe gruas,

4:37 Min., Gjermanisht. Quelle: Gedächtnis der Nation / youtube.com

„Pas kapitalizmit, proletariati asgjëson edhe prostitucionin. Posteri sovjetik kërkonte që proletariati1923 (dukshëm vetëm për burrat) që të nxirreshin gratë nga balta borgjeze dhe të respektoheshin si punëtore. Plakat: picture alliance / Delius / Leemage

Një makinë propaganduese e Partisë Komuniste Gjermane ( PKGJ) bën apel para zgjedhjeve parlamentare të 20 Majit 1928 me synim „ Gratë punëtore“. Çlirimi i grave mbetet i nënvlerësuar pas traditës së vjetër socialiste së çlirimit të proletariatit. Foto: picture alliance / akg-images

Një posteri i sindikatës së Republikës Demokratike Gjermane ( RDGJ), bën apel në 1949 për gruan punëtore, me synim që të sigurohet edhe e ardhmja e fëmijëve. Apeli për mëmësinë shërben edhe si presion për propagandën e prodhimit. Plakat: BArch, Plak 100-029-024 / H. Zippel, Plakat-Kunst

Në një fshat në jug të qytetit polak Lods, shoqërohen nusja dhe dhëndri në mënyrë tradicionale për në kishë. Komunistet nuk kanë rituale dhe zakone të vetat për martesën, çiftin bashkëshortor ose familjen. Foto, 1972: SZ Photo / Witold Kulinski / Forum

Dy vajza kineze pozojnë për një foto propagande, e cila duhet të duhet të mbështesë shprehjen e Maos: „ Atë që mund ta bëjë një burrë, mund ta bëjë dhe një grua“. Foto, um 1966/68: picture alliance / akg-images / Zhou Thong

Panairi Woodstock me ngjyrat e RDGJ. Pjesë nga katalogu i verës 1872 i kompanisë dërguese „konsument“ në qytetin Karl-Max.

Asambleja e rrobave mban emrin me dy kuptime “Akkord“.

Foto: picture alliance / akg-images

Partia Sovjetike dhe kryetari i shtetit Leonid Beschnew nga shek.

XVII. Ditët partiake të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ( PKBS) në Moskë, 3 Mars 1981.

Në majat drejtuese të bllokut lindor, gratë kanë më së shumti

një rol zbukurues. Foto: picture alliance / akg-images

Page 18: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

18

E përditshmja socialiste - Puna, konsumi, koha e lirëSocializmi shtetëror është më i orientuar “drejt prodhimit” sesa “shoqëritë qytetare”. Gazetat gëlojnë nga njoftimet për fitore në “ndërtimin e socializmit” ose në “frontin e të korrave”. Realizimi i planit sipas kritereve sasiore, shumë rrallë cilësore, vendos për karrierën dhe karrigen në pushtet. Stimuj të tillë shpërblejnë më fort sjelljet “joekonomike” krahasuar me pritshmëritë e rentabilitetit dhe përfitimit të ekonomisë së tregut. Ekonomitë e planifikuara karakterizohen strukturalisht nga joefekasiteti dhe shpërdorimi, në vend të racionalizimit dhe kursimit.Ndikimi subversiv i konsumizmit perëndimor dhe mënyrat e jetesës, por edhe pretendimet e tyre propagandistike i zënë ngushtë regjimet komuniste. Vetëm vlera e përdorimit të produkteve masive nuk është më e mjaftueshme. Edhe konsumatori socialist pret një shumëllojshmëri tërheqëse produktesh. Dalëngadalë ngrihet një kulturë e përditshme me rituale të caktuara dhe rutina të njohura. Ajo karakterizohet nga premtimi i sigurisë shoqërore dhe “shpikjet” e detyruara nga nevoja që sjell një ekonomi e dobët. Të gjitha polemikat kundër “dekadencës perëndimore” nuk mund ta fshehin që këtu qëndron një nga thembrat e Akilit të “real-socializmit”.

Sfilatë mode në qytetin periferik polak Piotrków Trybunalsk, dimër 1978. Polonia bëhet ndërkohë vendi i modës në bllokun lindor,ku fabrika shtetërore konkurrojnë me rrobaqepësitë private për klientë.Foto: SZ Photo / Forum / Maciej Osiecki

Video:Nikson vs. Hrushov – The Kitchen

Debate (1959), 7:38 Min., Anglisht. Burimi: youtube.com

„Më shumë, më mirë, më lirë“ - fjalët kryesore të propagandës shtetërore për prodhim. Posteri i RDGJ

(1955), prezanton tre “ punëtorët më të mirë” të industrisë tekstile si modele “patriotike”.

Pllakat: BArch B 285 Plak-022-006 / N. N. / Greif Graphischer Großbetrieb

Pas vizitës së Chruschtschowsit në SHBA, Kremlini lejon në verën e 1959

„ American National Exhibition“ (Ekspozita Kombëtare Amerikane) në

Moskë. 3- Milionë rusë admirojnë botën e mallrave amerikane. Fjalët „ Të arrish dhe të parakalosh“ u kthyen në një gjë

të zakonshme për Perëndimin. Foto: picture alliance / Everett Collection

Që prej viteve 1970, blloku lindor u bë një vend pune i përhershëm për perëndimin. Për të gjeneruar valutën e huaj prodhojnë fabrikat më me rendiment në mënyrë të konsiderueshme për eksportin, si fabrika e tekstileve në Torun, Poloni, 1977. Foto: SZ Photo / Aleksander Jalosinski / Forum

Nëpërmjet kompanisë dërguese „Genex“ në RDGJ, munden gjermanët perëndimor me marka gjermane, të dërgojnë mallra tek të afërmit dhe të njohurit në RDGJ. Një pjesë e madhe e mallrave prodhohet në RDGJ, megjithatë nuk janë në stok. Katalog 1988: picture alliance / dpa-ZB

Punonjës të Kryqit të kuq gjerman të Baden-Wür-tembern, shpërndanë në 17 Dhjetor 1981 në Vra-tislave, 8000 postera për ndihmë. Rreth 30 milionë postera pakësojnë gjendjen e rënduar sociale në vitet 1970, në Poloninë e prekur nga lufta. Foto: picture alliance / dpa

Në Bashkimin Sovjetik është kuzhina e vogël në qendër të vëmendjes për sa i përket jetës

sociale. Nga kjo zhvillohet një stil vetjak, antikonformist.

Foto nga kuzhina e një piktori në Moskë, 1984 nga Vladimir Raitkam. picture alliance / dpa

Havana, 14 Nëntor 2007. Shitja e një racioni oriz, shënohet në „Libreta“, në librezën e blerjeve të klientëve. Që prej vitit 1962, në Kubë ndahen ushqimet dhe mallrat e jetës së përditshme në racione. Foto: picture alliance / dpa

Page 19: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

19

“Roli udhëheqës” që pretendojnë për vete partitë shtetërore komuniste legjitimohet nga pretendimi për t’i kuptuar “shkencërisht” “ligjet” e zhvillimeve historike dhe shoqërore.Shkollimi dhe formimi bashkë me represionin dhe censurën janë mjete për të formuar brezin e ri që dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës dhe të përshtatet. Marksizëm-leninizmi është tejet i thatë për t’u tretur dhe i shurdhër në teori. Por kush e kërkon, gjen aty edhe rrëfimin e madh historik, të mbyllur në vetvete dhe interpretimin e botës. “Socializmi ekzistues real” i stilit sovjetik shpreh një konservatorizëm vetjak, laik të jetës që shoqërohet me një klasicizëm solemn të imazherisë vizuale. Ky gjen jehonë tek ata që nuk kanë shije për mbingarkesën figurative dhe ritmin e tensionuar të skenës kulturore perëndimore.Në fund të fundit, mendjengushtësia e ndan botën komuniste nga shumë zhvillime të shekullit të 20-të, duke e kthyer në një kënetë intelektuale. Kjo është një nga arsyet pse asaj i kalon shumë tanget zhvillimi i teknologjive moderne të informacionit. Megjithëse përpunimi dixhital i të dhënave ka hyrë në burokracinë shtetërore, ekonomike dhe në ushtri, “kompjuterët personalë” mbeten të paarritshëm për qytetarët e thjeshtë.

Matriksi i ngushtë -–Socializmi shkencor–

„Ndriçimi i dritës së kuqe” quan populli i RDGJ, të gjitha rrugët e profesioneve dhe të trajnimeve, në të cilat nuk marrin pjesë vetëm pjesëtaret e Partisë e Bashkimit Socialist e Gjermanisë ( PBS). Foto tregon një orë trajnimi në një fabrikë të madhe në qytetin Karl-Max, 1975. Foto: picture alliance / Klaus Rose Video:

Një skeptik në shkollën rajonale të partisë SED , 6:52 Min., Gjermanisht

Burimi: ndr.de

„Ashtu si shkëlqen zjarri i diellit në përjetësi, ashtu shkëlqen dhe gjeniu i shkencës-drita e Tetorit“. Në një poster sovjetik pa datë ( 1967?) shndërrohet miti i revolucionit në magjinë e shkencës. Pllakat: Schweizerisches Sozialarchiv

Në kodrat e Leninit, jo larg qendrës së Moskës ngrihet madhështor Universiteti Lomonossow si një katedrale e shkencave. Foto, 1967: SZ Photo / Timeline Images

Studimi i „Teorisë së diktaturës së proletariatit“ në një shkollë politike nate në Shigezhuang, 300 km në jugperëndim të Pekinit. Në qendër qëndron ende : „ Libri i kuq“ i Maos. Foto, 1975: picture alliance / akg-images

Në vitet 1980 grupet bazë në RDGJ tentojnë me biblioteka dhe fletëpalosje të pacensurara të krijojnë një kundra- publik. Foto tregon një pajisje printeri në “Umweltbibliothek” në Berlinin lindor. Foto: Robert Havemann Gesellschaft / Siegbert Schefke

Më 1979 reagon shtëpia botuese Rowohlt me një seri komike të tipareve në Zeitgeist të viteve 1970 dhe sjell përveç “Marksit” dhe “Leninin”, “Trotzki” dhe “Mao” secili për fillestaret, por megjithatë duke e zvogeluar tregun. Foto: Punim- biblioteka e fondacionit federal

„Në garë me kohën“ vendet socialiste të viteve 1980 vazhdojnë të mbeten mbrapa.

Poster i RDGJ: 1978: BArch, Plak 102-042-010 / Jürgen Mücke, Verlag Volksstimme Magdeburg

Bustet prej balte të „klasikeve“ të lëvizjes komuniste 1990, të prodhuara në seri vendosen në një hapësirë të PBS-së qëndrore në Berlinin lindor. Foto: SZ Photo / Hans-Peter Stiebing

Page 20: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

20

Qyteti socialist - Si antitezë e urba-nizmit borgjez

Socializmi në zanafillë është një lëvizje urbane. Që nga Shën Petërburgu në Berlin e deri në Paris, nga Shangai deri në Saigon, organizatat e para partiake komuniste ngrihen në të njëjtën xhungël urbane, të cilën ato e konsiderojnë njëherazi si të korruptuar moralisht. Socialdemokratët dhe planifikuesit modernë urbanë thurin gjithashtu plane të një qyteti ideal socialist industrial, funksional dhe të lulëzuar. Megjithatë, në planifikimin urban komunist të qytetit, këto projekte transformohen nga nevoja për të përfaqësuar pushtetin dhe autoritetin. Kështu, një neoklasicizëm pompoz zë vendin e projekteve moderne konkrete. Qendrat e metropoleve staliniste karakterizohen nga një stil monumental me blloqe banimi në stilin e pallateve mbretërore ose stacionet e metrove, me parqe, statuja gjigante dhe sheshe të zbrazëta për paradat. Por shumëçka mbetet e mangët. Ndërtesat e vjetra degradojnë ose shemben.Ndërkohë, në rrethinat e qytetit lulëzon një jetë e thjeshtë shpesh gjysmë-fshatare që banon masivisht në ndërtesa të standardizuara, monotone dhe parafabrikate. Në kombinim me zgjerime oborresh dhe kopshtesh, kjo jetë ofron hapësirë për kultura kthinash, tregje shkëmbimi dhe vetëshërbimi elementar. Të gjitha këto u japin qyteteve socialiste karakterin e tyre tipik, në thelb antiurban.

Kudo në bllokun lindor, që prej viteve 1970 ndërtohen komplekse të mëdha me pallate parafabrikate për të pakësuar gjendjen emergjente për jetesën e njerëzve. Ndërtimi i zonës për të banuar merrte shumë kohë për tu ndërtuar. Foto, Warschau, 1978: SZ Photo / Maciej Osiecki / Forum Video:

Auszug aus dem Musical „Cheremushki“, 1962, von Herbert Rappaport, 5:43 Min., Rusisht me

titra anglisht. Burimi: Youtube.com / Seventeen Moments in

Soviet History

Fantazitë e fuqisë babilonase: projekti fitimtar i „ Palasts der Sowjets“ nga Boris Lofan në vitin 1934. Një statujë 70 m e gjate e Leninit kurorëzon kullen 415 m të lartë. Ndërtimet ndërpriten përfundimisht në vitin 1957. Zeichnung: picture alliance / akg-images

Model i „qytetit socialist“ tipik ideal ( rreth 1930), i cili ofron rrugë të shkurta midis punës dhe vendbanimit si edhe hapësira për kohën e lirë dhe sport. Foto: SZ Photo / CCI

Sekretari i përgjithshëm i PBS Walter Ulbricht vizion me kryeministrin Otto Grotewohl, në 9 Dhjetor 1951, modelin e ndërtesës së parë të lartë socialiste të RDGJ në Weberwiese, e cila bëhet pjesë e asamblesë Stalin-Allee. Foto: BArch Bild 183-12896-0002 / adn-ZB / Horst Stumm

Ishulli i peshkimit në qendër të Berlinit lindor në maj 1969. Së shpejti do të rinovohen ndërtesat e vjetra, kullat e banimit të mërzitshme do të zhduken. Foto: picture alliance / dpa-ZB

Pas një periudhe 3-vjeçare ndërtimi, krijohet „Pallati i Kulturës dhe i Shkencave Stalin“ në Varshavë më 1955, si ndërtesa e dytë më e lartë në Evropë. “Dhurata” e BRSS në Poloni, konsiderohet nga shumë si simbol i pushtimit të huaj. Foto: SZ Photo / Zbyszko Siemaszko / Forum

Para portave të qytetit Schwedt, gjendet një kompleks i vogël

kopshti me „Datschen“ aq shumë të dëshiruara. Kjo fjalë e huazuar ruse përcakton shtëpitë në kopsht

dhe shtëpitë e fundjavës që janë një mundësi për të qenë i siguruar mirë.

Foto: picture alliance / dpa-Zb

Chongqing në Kinë një qytet me mbi 30 milionë banore. Udhëheqësit e partisë komunistë kanë

në plan që deri në mes të shek. 21 të zhvendosin shumicën e popullsisë në qytetet e mëdha.

( Megacities) Foto, 2012: SZ Photo / Olaf Schülke

Page 21: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

21

Internacionalizmi komunist kundrejtkozmopolitizmit qytetar

Komunistët e të gjitha vendeve i thurin lavde një internacionalizmi emfatik. Homologu i tij nuk është edhe aq nacionalizmi që përpiqen ta trashëgojnë politikisht dhe kulturalisht, sesa më tepër një kozmopolitizëm qytetar, i mbështetur tek tregtia botërore dhe shkëmbimi kulturor global. “Antikozmopolitizmi” komunist lidhet përmes rrugësh të largëta me një “antisionizëm” militant, i cili i përngjan në mënyrë fatale imazhit të urrejtjes për “çifutërinë botërore”.Parullat internacionaliste të regjimeve komuniste qëndrojnë në kontrast të madh me politikat e tyre izoluese ndaj Perëndimit, por edhe brendapërbrenda kampit të vet. Vizitorët nga jashtë kontrollohen imtësisht dhe mbahen nën mbikëqyrje. Edhe vetë “takimet miqësore” mbyten nga ngurtësia e ritualeve. Përjashtim përbëjnë festivalet rinore që ofrojnë sadopak frymë lirie. Një kult bajat “i atdheut socialist” duhet të ngushëllojë shumicën e qytetarëve nga Gjermania Lindore, Bashkimi Sovjetik apo Kina që e kanë të pamundur të udhëtojnë në “botën kapitaliste”. Udhëheqësit më të njohur të komunizmit botëror qëndrojnë në mauzoleumet e tyre jo si kampionë të “proletariatit ndërkombëtar”, por si “patriotë të mëdhenj”, si themelues shtetesh të reja dhe “baballarë kombesh”.

Kufiri midis Çekosllovakisë dhe Republikës Federale, Korrik 1968. Regjimet komuniste zunë vend në Evropë me një „perde të akullt“ pothuajse 7000 km të gjatë, e cila arrinte nga deti Barents deri në detin e Zi.Foto: picture alliance / CTK Video:

Nguyen Tien Duc për kohën e tij si puno-njës vietnamez me kontratë në Gjermaninë

Lindore, 1:44 Min., Gjermanisht. Burimi: youtube.com / Gedächtnis der Nation

Në gusht të viti 1951, Berlini lindor është vendi pritës i festës së 3. të lojërave për të rinjtë. Në fillim të secilit prej dy viteve duhej që pjesëmarrësit të performonin pantomime të “Miqësisë popullore”, zhvendosje, kërcim, muzikë dhe disa liri të vogla. Kartoline: Muzeu i historisë së qytetit Leipzig.

Në 13 prill 1949, organi qendror i PSB shpall kozmopolitizimin si kundërshtar të ndërkombëtarizimit të Proletariatit. Para një viti gazeta e kishte nderuar autorin sovjetik Ilja Ehrenburg si „ Kozmopolit dhe Ndërkombtarist“. Faksimile: Neues Deutschland

Moskë 1956, dy botë takohen me njëra-tjetrën. Turistët nga Gjermania perëndimore me rusët, të cilët përpiqen të bëjnë ujdi biznesi. Kontakti midis vizitorëve perëndimor me vendasit është i padëshiruar në regjimin komunist. Foto: SZ Photo

Në Gusht 1973 u mbajt përsëri festivali i lojërave për të rinj në Berlinin lindor. Kaq e hapur ndaj botës dhe kaq e gjallë, nuk ishte shfaqur ndonjëherë RDGJ deri më tani. Në sfond duket Stasi i dyshimtë dhe i shqetësuar në aktivitetet e ndryshme. Foto: picture alliance / ZB

Funsionarë të lartë të PBS dhe të PKBS përshëndesin me duartrokitje një grup marinarësh. Është një festival për të rinj në Leningrad Foto: picture alliance / ZB

Shtetet e bllokut lindor rekrutojnë zyrtarisht për shkak të solidaritetit ndërkombëtar dhe mungesës së fuqisë punëtore, në vitet 1970, nder të tjerë punëtore vietnameze të cilët mbrohen nga popullsia. Foto tregon punëtoret e kontratës gjatë mbërritjes në bllokun lindor. Ost-Berlin 1973. Foto: picture alliance / dpa

Mijëra njerëz presin në 19 Maj 1998, për të hyrë në teqenë e Ho Chi Minh.

Në këtë ditë, themeluesi i Vietnamin modern, do të

bëhej 108 vjec. Foto: picture alliance / dpa

Page 22: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

22

Lëvizjet dhe regjimet komuniste i zhvillojnë arritjete tyre më të mëdha organizative dhe teknologjike në fushën ushtarake. Të gjitha “Republikat Popullore” që ato themelojnë janë rezultat i luftërave civile dhe/apo luftërave midis shteteve apo kundër pushtuesve të huaj.Mbajtja gjithmonë gjallë e ndjenjës se je i rrethuar me armiq kthehet në eliksirin e jetës së komunistëve. Ky tension i përhershëm vijon në kërkimin sistematik të armiqve të brendshëm dhe militarizimin e jetës së përditshme. Ditët e festave revolucionare mbartin tipare ushtarake. “Centralizmi demokratik” i partisë në thelb është një hierarki urdhrash. Dhe këtij parimi duhet t’i binden të gjithë, qoftë politika, qoftë ekonomia, qoftë kultura. Ndërkaq Bashkimi Sovjetik stilizohet dhe merr formën e një “Fuqie Paqësore Botërore” që me armatimet e saj gjigante i tregon vendin “imperializmit amerikan” anembanë botës. Në të vërtetë, gara e armatimeve dhe konkurrenca e sistemeve nxit konflikte dhe luftëra civile në të gjitha kontinentet. Kur në mesin e viteve ’80 tensionet politike mbarëbotërore fillojnë të zbuten, humbja e armikut të jashtëm ndikon ndjeshëm në rënien e kampit lindor. Në paqe, jo në luftë, Bashkimi Sovjetik shembet si një shtet superfuqi.

Pushteti vjen nga tytat e pushkëve– – -Militarizmi komunist

Në 7 Nëntor 1978, 70-vjetori i Revolucionit Rus. Në tetor marshojnë Trupat e armatosura në “Sheshin e kuq” në Moskë. Foto: picture alliance / dpa

Video:Lufta e ftohtë në Afrikë - Somalia, Kuba, Bashkimi

Sovjetik dhe Etiopia, 3:18 Min., Anglisht. Burimi: youtube.com / Omar El Saafi

Kur në vitin 1950, zonat e mbjella me patate infektohen me insektin e patates, propaganda e PBS supozon se janë shkatërruar nga aeroplanët e SHBA-së.Pllakat: picture alliance / akg-images

Ushtarët e ushtrisë çlirimtare, studiojnë në 1966 „Librin e kuq“, një përmbledhje e citateve të Maos. Aty gjendet dhe citati i Maos: „ Partia komandon armët“.Foto: SZ Photo / Rue des Archives / PVDE

Festivali kombëtar i të rinjve, Berlini lindor, 1979. Nën sloganin: “Ne mbrojmë atdheun socialist“, futen fëmijët në një edukim para-militar. Foto: Bundesstiftung Aufarbeitung / Harald Schmitt

Një ushtar anglez para një raketë sovjetike në Cuito Cuanavale, shkurt të vitit 1988. Me mbarimin e kolonizimit shpërthen në Angola një luftë qytetare, e cila zgjat me ndërprerje deri në vitin 2002. Foto: picture alliance / dpa

Propaganda e paqes në kuadër të festës VII. të sportit dhe të konkursit për fëmijë dhe të rinj që mbahet në Korrik 1983 në Leipzig. Foto: picture alliance / ZB

9 vjet pas marshimit, Bashkimi Sovjetik fillon në 1988 të tërheqë trupat nga Afganistani. Ndërhyrja e parë direkte militare që guxon të bëjë Moska në 1945 jashtë fushës së saj të pushtimeve, kthehet në një katastrofe. Foto: picture alliance / CPA Media Co. Ltd

Në vjeshtën e vitit 1986 bëjnë bujë marrëveshjet për armëpushim midis Washington-it dhe Moskës. Bashkimi Sovjetik nuk mund ta përballojë me garën për armatosje. Kryetari i ri i shtetit dhe i partisë Michail Gorbatschow vendos reforma. Faksimile: Der Spiegel, 41 / 1986

Page 23: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

23

Reforma & revo-lucioni - Disfata e komunizmit në Europë

Gllasnosti dhe perestroika – me këto slogane do përpiqet Mihail Gorbaçov nga viti 1986 e tutje ta modernizojë Bashkimin e dërrmuar Sovjetik dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin. Për këtë arsye, në verën e vitit 1989, ai i jep Bllokut Lindor më shumë të drejta për vetëvendosje. Sado që në Poloni, më 4 qershor triumfon opozita në zgjedhjet gjysmë të lira, mbisundimi sovjetik duket se është i ngulitur thellë. Duket se shumë më nën presion është Kina komuniste, e cila natën e 4 qershorit shtyp me dhunë protestat masive që vazhdojnë prej javësh të tëra në Pekin, kur këto rrezikojnë të shtrihen edhe nëpër provinca. Pa ndonjë shpresë për ndryshime të afërta, me dhjetëra mijëra shtetas gjermanë të Lindjes përpiqen të arratisen në Perëndim gjatë pushimeve të verës përmes Hungarisë dhe Çekosllovakisë. E pavarësisht fantazmës së një “zgjidhjeje kineze”, përherë e më shumë gjermano-lindorë dalin nëpër rrugë dhe sheshe e kërkojnë reforma. Këto shënojnë fillimin e Revolucionit Paqësor, i cili do të sjellë hapjen e madhe me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor. Regjimet komuniste bien si gurë dominoje në aradhën e revolucioneve kryesisht paqësore. Në kohën kur revolucioni demokratik arrin Moskën, qendra historike botërore komuniste, nuk ka tank në botë që ta ndalë. Në gusht të vitit 1991 flamuri i Rusisë do të valëvitet mbi Kremlin.

8 tetor 1989: në Leipzig demonstrojnë më shumë se 70.000 njerëz. Rrjedha paqësore e kësaj “ demonstrate të së hënës” përcaktohen më vonë si një pikë kthese në historinë e Revolucionit paqësor. Foto: SZ Photo / ap / dpa / picture alliance

Video:Gusht 1991 - Moska në trazira,

2:59 Min., Anglisht. Burimi: youtube.com / Tom Barton

Que

lle: A

PA

Fläche

UdSSR(Union der SozialistischenSowjet-Republiken)

EinwohnerGründung

290 Mio.

1922

22402200 km2

1000 km

Armenien30. Aug. 91

Moldau27. Aug. 91Georgien9. Apr. 91

Aserbaidschan18. Okt. 91

Ukraine25. Aug. 91

Litauen11. Mär. 90

Lettland21. Aug. 91

Estland20. Aug. 91

Nachfolgestaatenmit Tag derUnabhängigkeit

Weiß-russland24. Aug. 91

Kirgistan 31. Aug. 91

Tadschikistan 9. Sep. 91

Usbekistan1. Sept. 91

Turkmenistan27. Okt. 91

RusslandDez. 1991

Kasachstan 16. Dez. 91

Der Zerfall der Sowjetunion

Quelle: xxx22353

Në zgjedhjet e para gjysmë të lira në bllokun perëndimor, triumfon në qershor 1989 platforma e zgjedhjeve së solidaritetit të sindikatës së pavarur. Posteri i tyre ishte sensacional në garën e zgjedhjeve: aktori amerikan Gary Cooper si heori i Western në „High Noon“(1952). Pllakat: picture alliance / prisma

Fizikanti sovjetik dhe revolucionari Andrej Sacharow i flet më 28 Maj 1989 para kongre-sit popullor në Moskë, parlamentit të Moskës. Në sfondin e fotos kryetari sovjetik i shtetit Michail Gorbatschow. Foto: picture alliance / RIA Nowosti

Në 3 dhe 4 Qershor 1989, ushtria kineze në Vietman ndalon dhunshëm protestat që kanë filluar në Prill. Foto e burrit, i cili në 5 Qershor 1998 qëndron para një tanku si simbol i qëndrese civile. Foto: picture alliance / AP Photo

Ushtare dhe civil të armatosur luftojnë në 28 Dhjetor 1989 në Bukuresht kundër shërbimit sekret komunist të armatosur rëndë. Tre ditë më para u ekzekutuan diktatori Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij. Foto: picture alliance / dpa

Në 23 Gusht 1989, në 50 vjetorin e paktit të Hitlerit dhe Stalinit, kërkojnë pavarësinë qindra-mijëra njerëz përmes tre republikave baltike sovjetike. Foto: picture alliance / dpa

Në 23 Gusht të vitit 1991, të rinjtë e Moskës ngritën tre-ngjyrëshin e vjetër të Rusisë, para sekretarisë së komitetit qendror të PKBS. Revolta e kryesisë së partisë dhe e militareve ka dështuar. Eshtë fillimi i fundit të Bashkimit Sovjetik. Foto: Bundesstiftung Aufarbeitung / Harald Schmitt

Karta e rënies së Bashkimit Sovjetik 1991, tregon se kur dhe se cilat shtete marrin pavarësinë e tyre. Infografik: picture alliance / dpa-Grafik

Page 24: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

24

Revolucioni & Restaurimi - Nga komunizmi në postkomunizëm

Ndërkohë që rënia e Jugosllavisë përfundon me një radhë luftërash vrastare dhe “spastrimesh etnike”, shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik fillimisht kryhet relativisht në qetësi. Shumë ish-qytetarë sovjetikë e përjetojnë shembjen shtetërore dhe ekonomike si katastrofë në jetën private, pavarësisht lirive të reja. Privatizimet janë kryesisht aksione mafioze grabitqare. Kështu lind një sistem i ri oligarkik pushteti dhe pronësie, shtyllën e të cilit e përbëjnë shpesh oficerët e sigurimit të shtetit. Por pastaj ndodhin pogrome dhe luftëra qoftë në Çeçeni, qoftë në Berg-Karabah, Abkhazi apo Ukrainën e sotme Lindore. Ato u kushtojnë jetën me dhjetëra mijëra vetave dhe vendlindjen qindra mijëra të tjerëve. Forcë shtytëse jo e pakët në këtë mes janë pretendimet e rigjallëruara për hegjemoni të Kremlinit nën Putinin. Kthesa në Europën Qendrore dhe Lindore gjithashtu rezulton më e komplikuar nga sa dukej në vitet 1990. Heronjtë e përmbysjes e kanë të vështirë të fitojnë terren. Ish-komunistët “e transformuar” përjetojnë një rikthim, përpara sesa t’i zëvendësojnë parti dhe figura udhëheqëse të reja, shpesh nacionalisto-autoritare. Ndërkaq, Republika Popullore e Kinës, si një motor i ekonomisë botërore të globalizuar, nën (gjoja) diktaturën e patundur të Partisë Komuniste çan përpara drejt brigjesh të reja që nuk i identifikon dot njeri deri më tani.

Qielli shndritës i Shangait: Partia komuniste e ka mirëpritur ekonominë e Kinës në botën e tregut, që prej viteve 1990. Socializmi barazohet me unitetin dhe madhësinë e kombit, të cilat sigurohen vetëm me diktaturë. Foto, 2015: SZ Photo / Kevin Lee

Video:Historia post-sovjetike e

Gjeorgjisë, 5:24 Min., Anglisht. Burimi: youtube.com / Open Society Founda-

tion

Qytetarët e Sarajevës, kryeqyteti i Bosnjës, kërkojnë mbrojtje në 6 Prill 1992 nga snajpërat serb. Në atë ditë fillon lufta e Bosnjes, e cila do tëshkaktojë deri në 1995 rreth 100.000 viktima. Foto: picture alliance / dpa

Një ruse e moshuar, e pastrehë po lyp në 25 Janar 1994 para një tabele reklame për cigaret me shkrimin : „ Test the west“ (Provo perëndimin). Foto: picture alliance / dpa

Grosny, në 25 Shkurt 1995. Para pallatit të shkatërruar presidencial qëndron një ushtar. Në Dhjetor marshoi Rusia në Çeki që sapo kishte shpallur pavarësinë. Foto: picture alliance / dpa

Moskë, Tetor 2012. Pallto prej pellushi pëlqehet. “ Rusët e rinj” tregojnë pasurinë e tyre. Moska ka më shumë miliarder se Nju Jorku Foto: picture alliance / dpa

280 azilkërkues janë akomoduar në një kompleks ndërtesash ruse të djegura, në zonën e Luben. Dy fëmijë nga Bullgaria luajnë në Janar 1994 në zonën militare ende të paboshatisur. Foto: picture alliance / ZB

Ashagabad, Turkmekistan 2001: për 10-vjetorin e pavarësisë, i dhuron vetes diktatori i vendit dhe shef i mëparshëm i PK, Saparmurat Nyazow (†2006), një statujë floriri si “Turkmenbashi”, si babai i gjithë Turkmeneve. . Foto: picture alliance / Arco Images GmbH

Paradë në Moskë, 9 Maj 2005: fitorja e bashkimit sovjetik të Stalinit në luftën atdhetare para 60

vjetësh është bërë miti i themelimit të Rusisë së Putin.

Foto: picture alliance / AP

Page 25: NË GJERMANI, MUZEU HISTORIK GJERMAN FEDERAL PËR …

Reflektimi i një epoke - Komunizmi në shek. XX

100 vjet pas Revolucionit të Tetorit, sërish historia e komunizmit është për t’u vënë në pikëpyetje. Ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me krizat e ekonomisë botërore kapitaliste dhe dy luftërat botërore. Brenda saj ndërthuren qëndresa ndaj hegjemonisë dhe kulturës së Perëndimit me shpresat për emancipim dhe çlirim, të cilat në pjesën më të madhe rezultuan zhgënjyese. Në qendër të saj është fati i dy Mbretërive të Mëdha të vjetra, të copëtuara: Rusisë dhe Kinës, të cilat komunistët sërish i bashkuan – dhe që sot rishfaqen me përzierje të tjera ideologjike, si dhe me bazë të re ekonomike, si kundërshtarë kulturorë dhe politiko-botëror të Perëndimit. A mundemi ta relativizojmë formulimin “fundi i komunizmit”?Studiuesit kanë përllogaritur se komunizmi është fajtor për vdekjen e më shumë se 100 milionë njerëzve. Ndryshe nga nacional-socialistët, regjimet komuniste të shekullit të 20-të e drejtuan dhunën dhe terrorin kryesisht kundër shoqërive të veta. Kjo është arsyeja përse trashëgimtarët e tyre sot në Moskë apo Pekin duan të mbulojnë gjithçka me mantelin e tragjedisë heroike. Dhe shumë njerëz, për të njëjtat arsye, nuk munden dhe nuk duan të përballen me trashëgiminë e dhunës masive që ka prekur një në dy familje. Për këto arsye është kaq e vështirë “ballafaqimi” me historinë e komunizmit.

25

IMPRESSUM

PublikuesitFondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore kontribuon me mbështetjen e këtij projekti si dhe me aktivitetet e tjera të tij në përballjen e gjerë me shkaqet, historinë dhe pasojat e diktaturës komuniste në Gjermani dhe në Europë.www.bundesstiftung-aufarbeitung.de

Muzeu Historik Gjerman është një muze kombëtar që e paraqet historinë Gjermane në lidhje me atë Evropiane. Në mes të qendrës historike të Berlinit, ai konsiderohet si një vend i gjallë i përçimit dhe diskutimit të historisë Gjermane.www.dhm.de

Ekspozita në gjuhën shqipe u mundësua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), puna e të cilit synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe shoqërisë shqiptare për diktaturën dhe pasojat e saj në vend.www.idmc.al

AutorëtAutori i ekspozitës është Dr. Gerd Koenen. Në librin e tij „Das rote Jahreszent“ (Dekada e Kuqe, 2001) ai ka përshkruar zhvillimin e grupeve radikale të majta të vitit 1967 deri në vjeshtën terroriste gjermane në vitin 1977 dhe ka analizuar motivet e aktivistëve - përfshirë dhe të tijat - në mënyrë kritike. Libra të tjerë i kushtohen, ndër të tjera, historisë së letërsisë të personave kult socialistë („Die Großen Gesänge“, 1991), terrorizmit gjerman („Vesper, Ensslin, Baader“, 2003), imazhit rus të gjermanëve („Der Russland-Komplex“, 2005) ose eposin latino-amerikan të gueriljeve („Das Guevara-Projekt“, 2008). Në 2017 u botua nga C.H.Beck libri „Die Farbe Rot – Kommunismus als Weltgeschichte“. www.gerd-koenen.de.

Drejtues i projektit është Dr. Ulrich Mählert (Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore), i cili bashkë me Gerd Koenen ka përzgjedhur dhe ka komentuar fotografitë dhe dokumentet. Paraqitja grafike u bë nën kujdesin e artistit nga Lajpcigu, Dr. Thomas Klemm. www.thomasklemm.com/

Përkthimi i tekstit në gjuhën shqipe u bë nga Dr. Jonila Godole, kurse përshtatja grafike u mundësua nga Iceberg Communication: www. icebergcommunication.com

BarkodetNë ekspozitë barkodet (QR-Codes) paraqesin linqe të 24 filmave dokumentarë bashkëkohorë në internet që mund të shihen përmes smartfonëve. Shume prej këtyre dokumentarëve janë në anglisht ose me titra anglisht.

FalënderimeFalënderimi i autorëve shkon për arkivat, muzeumet dhe mediat, punonjësit e të cilëve kanë vendosur në dispozicion foto, karikatura dhe dorëshkrime. Së pari duhen përmendur agjencia fotografike dpa dhe gazeta jugore gjermane (Suddeutsche Zeitung), prej të cilave vjen kjo shumëllojshmëri e fotove të përdorura në ekspozitë. Falënderimi shkon gjithashtu për: akg-images, Arkivi i demokracisë sociale në Fondacionin Friedrich Erbert, archive.org, Arkiva Federale, Ute Caumanns, Framepool, Thomasz Kizny, Memoriali i Moskës, Neues Deutschland, Zyra Federale e shtypit dhe e informacionit, redavantgarde.com, Grupi-Robert-Havemann, Arkivi social zviceran, Der Spiegel,

Muzeu i historisë së qytetit Leipzig, Günther Uecker, Wikipedia, The Wolfsonian, Revista Osteuropa.

KujdesTë gjitha fotot dhe dokumentet audio si dhe paraqitja e ekspozitës janë me të drejtë autori dhe nuk lejohet të riprodhohen, të ndryshohen apo të përhapen pa aprovimin e autorit. Emri i autorit përmendet përkatësisht në diçiturën e çdo fotografie. Keni pyetje ose kritika për ekspozitën? Ose – pavarësisht kujdesit tonë në vendosjen e fotove - nuk kemi përmendur autorin ose të drejtat e përdorimit? Ju lutemi kontaktoni Dr. Ulrich Mählert në adresën:[email protected]

Doni ta shfaqni këtë ekspozitë?Ekspozita përbëhet nga 25 postera, 200 foto dhe dokumente historike dhe është mjeti ideal për të bëre një trajtim të komunizmit dhe diktaturave të këtij regjimi në shkolla dhe në vende publike - si hollet e bashkive, universiteteve, bibliotekave, shkollave etj. Për më shumë informacione kontaktoni [email protected]

Na ndiqni në Facebook:

www.facebook.com/BundesstiftungAufarbeitung

www.facebook.com/DeutschesHistorischesMuseum

https://www.facebook.com/IDMC-Instituti-për-Demokraci-Media-Kulturë

Nga klasicizmi në post-moderne: Muzeu i artit socialist, Sofje (Bullgari) 2011. Parqe të ngjashme muzeumesh, me statuja të themelueseve dhe heronjve të krijimit të botës socialiste, që janë hequr që në 1989, ka kudo në Europën lindore Foto: picture alliance / ap Photo Video:

Rinia rumune kujton të shkuarën komuniste,

2:37 Min., Anglisht.Burimi: youtube.com / AFP

Në “ Mensën e kuqe revolucionare” në Shenyang, në Kinë, bën personeli për argëtimin e miqve, pantonime të ekzekutimit të një zotëruesi kryesor. Tmerri i terrorit të kuq menaxhohet me të qeshura. Foto: picture alliance / dpa

Mendime të heshtura për viktimat e terrorit politik në Rumaninë komuniste. Vendi është në fortesën 13 në Jilava. Burgu që gjendet në jug të Bukureshtit është i rrezikshëm për kushtet që ka.Foto, Dezember 2010: picture alliance / AP Photo

Mbyllja e “Kampit socialist” merr pas vitit 1990, në shumë drejtime formën e pazari të madh. Në treg në Checkpoint Charile, në fillim të 1990. Foto: picture alliance / ZB

Artisiti nga RDGJ, i cili u bë i famshëm me skulpturat me gozhda ka ndryshuar në mënyrën e tij karakteristike, fotot e viktimave të burgut të torturave në Tuol Sleng Phnom Pehn në Kamboxhia dhe i ka vendosur ata në formën e monumentit si përfaqësues së milionave të tjerë. Günther Uecker