Upload
others
View
3
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Mësimengaajetet e Kur'anit IV ………....................… Sure "Maide"
lpnb
Imam Sejid Ali Khamenei
2
Arroganca Globale
3
Imam Sejid Ali Khamenei
ARROGANCA GLOBALE
Tiranë, 2020
Imam Sejid Ali Khamenei
4
Titulli i librit: Arroganca Globale
Autori: Imam Sejid Ali Khamenei
Përktheu: Vullnet Merja
Redaktoi: Jerida Kulla
Faqosja & Kopertina: Sabrie Feza
Botues: Shoqata FLLADI
Arroganca Globale
5
بسم هللا الرمحن الرحيم
Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, të Gjithëmëshirshmit!
Bota islame po vuan sot nga përpjekjet e të tjerëve që
dëshirojnë të sundojnë mbi pasurinë e saj, që të vendosin ata
për fatet e tyre.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!), këtë
përpjekje të tyre, e ka quajtur “arrogancë botërore”. Ky term
përfshin të gjithë ata që përpiqen për të realizuar një gjë të
tillë.
Çfarë është arroganca? Cilat janë qëllimet e saj? Cilat
janë rrugët dhe mënyrat që ndjekin për sundimin e botës
islame?
Këto dhe pyetje të tjera, ne do të përpiqemi t’u
përgjigjemi në këtë broshurë, duke ndjekur dhe duke u
udhëhequr nga udhëzimet e dhëna nga Kujdestari dhe
Prijësi i çështjeve të myslimanëve, Imam Khamenei (Allahu
Imam Sejid Ali Khamenei
6
i dhëntë jetë të gjatë!). Ne do të përfitojmë prej predikimeve
të tij në lutjet (namazin) e xhumasë dhe takimet me të.
Lusim Allahun e Madhëruar të na bëjë të
qëndrueshëm dhe të fortë përballë arrogantëve. Të na bëjë
prej atyre që janë të bindur ndaj shtetit dhe prijësve të tyre,
si dhe prej atyre që janë pranë Zotit, duke ecur nën hijen dhe
Rrugën e Tij. Me të vërtetë, Zoti është dëgjuesi i lutjeve dhe
u përgjigjet atyre.
Shoqata kulturore “Dituria islame”
Arroganca Globale
7
- Çfarë është arroganca?
- Vështrim mbi arrogancën në botë
- Arroganca dhe konflikti global
- Arroganca dhe masakrat
- Çfarë fshihet pas arrogancës?
- Përmbledhje e çështjes
- Qëllimet e arrogancës globale
Imam Sejid Ali Khamenei
8
Arroganca është një fjalë e marrë nga
mendjemadhësia që do të thotë të qëndruarit mbi të tjerët.
Koncepti i arrogancës, në vetvete, nuk është i ri, nuk është
shfaqur në kohën tonë. Përkundrazi, është një çështje e
vjetër dhe e lashtë sa vetë historia. Allahu i Madhëruar, në
Kur’anin Fisnik, ka përmendur shembuj të arrogantëve. Një
prej tyre ishte Faraoni.
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pastaj, Faraonit dhe
parisë së tij pas tyre, u dërguam Musain dhe Harunin me
mrekullitë Tona, por ata u sollën me mendjemadhësi,
sepse ishin popull keqbërës. Kur u erdhi e Vërteta prej
Nesh, ata thanë: ‘Kjo duket që është magji e qartë!’”
“Musai tha: ‘A mos vallë, për të Vërtetën, pasi ju ka
ardhur, thoni: Kjo është magji? E pra, magjistarët nuk
shpëtojnë!’”
“Ndërsa ata thanë: ‘A mos ke ardhur të na kthesh
nga ajo (rrugë), ku i kemi gjetur etërit tanë e, ju të dyve,
t’ju takojë pushteti në Tokë? E pra, ne nuk duam t’ju
besojmë ju të dyve!’”1
1 Sure “Junus”, ajetet 75-78.
Arroganca Globale
9
Në qoftë se arroganca gjendet te një person, atëherë
ajo është një nga cilësitë e dënueshme etike dhe morale.
Edukatorët dhe dijetarët e etikës e kanë klasifikuar atë si një
nga tiparet shkatërruese të fesë.
Imam Bakiri (Paqja e Zotit qoftë të!) ka transmetuar:
“Lavdia i takon vetëm Allahut. Edhe kryelartësia i takon vetëm
Atij. Kushdo që dëshiron të krenohet para Zotit, Allahu do ta
poshtërojë në Xhehenem”. 2
Në një transmetim nga Ebu Xhaferi dhe Ebu
Abdullahu (Paqja qoftë mbi ta!), lexojmë: “Nuk do të hyjë në
Xhenet ai që në zemrën e tij ka qoftë edhe një grimcë arrogance”.3
Gjithashtu, ai thotë se një nga detyrat më të mëdha të
njeriut është që ta kërkojë dijen kudo ku ajo ndodhet, por
brenda kufijve ligjorë dhe jo t’i kapërcejë ata. Shkelja e
kufijve nuk është gjë tjetër veçse shfaqje e tiranisë dhe e
arrogancës, duke përfshirë këtu edhe imazhin e shëmtuar
dhe të turpshëm që ato sjellin. Rreziku më i madh për një
person vjen atëherë kur ai mbërthehet nga tirania dhe
arroganca.
2 Shejkh El Kulejnij, “El Kafij”, vëll. 2, f. 309.
3 Shejkh El Kulejni, “El Kafij”, vëll. 2, f. 310.
Imam Sejid Ali Khamenei
10
Duhet të dihet se kjo është një fatkeqësi që mund t’i
përfshijë të gjithë.4
Përkufizimi i këtij termi është përdorur në këtë epokë
për shtetet që përpiqen të sundojnë botën.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Arroganca globale përfshin të gjitha forcat sunduese
në botë dhe të gjitha fytyrat e paturpshme që sundojnë
popujt”.5
4 Me rastin e Bajramit të Madh, fillimi i muajit Sheual 1422 Hixhri,
Teheran.
5 Me rastin e përkujtimit të vitit të shtatë të udhëtimit të Imamit, 16
Muharrem 1417 Hixhri.
6 Me rastin e përkujtimit të vitit të shtatë të kalimit nga kjo jetë e Imam
Khomeinit, 1 Rebiul Euel 1421 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
11
Shtetet arrogante i shohin vendet e tjera në mënyrë
përbuzëse dhe inferiore. Ato përpiqen me të gjitha mënyrat
dhe format që ta paraqesin veten e tyre në media të
ndryshme me ide, me pamje dhe përshkrim shembullor, si
dhe të portretizojnë të tjerët në një stad të ulët
prapambetjeje. U tregojnë atyre se kanë nevojë për një
periudhë të gjatë, që të zhvillohen dhe të arrijnë nivelin e
tyre ekonomik. Qëllimi i gjithë kësaj taktike të këtyre
vendeve, shpjegohet nga Imam Khamenei (Allahu i dhëntë
jetë të gjatë!).
Ai na tregon se ajo është: Mbjellja e dëshpërimit dhe
e mërzisë në shpirtrat e dobët, si dhe shkaktimi i disfatës
psikologjike te popujt.
Në rast se do të shihni peizazhin gjeografik të botës,
si dhe praktikat e ndarjet e saj politike, do të gjeni se cilët
janë ata që kanë pushtuar vendet dhe gjithçka në tokë. Do të
gjeni ata që shikojnë me përbuzje të gjithë popujt, si dhe
kontrollojnë padrejtësisht dhe në mënyrë armiqësore
burimet njerëzore dhe materiale. Ato janë fuqitë e
arrogancës. Por, ku bazohen dhe mbështeten ata?
Imam Sejid Ali Khamenei
12
Ata u sugjerojnë popujve se fuqia e tyre është një
forcë e padiskutueshme”.6
Gjendja ka arritur deri aty, sa disa vende arrogante u
drejtohen të tjerëve me gjuhën e skllevërve, ose të
shërbëtorëve. U sugjerojnë dhe i tregojnë botës se janë ata që
i zotërojnë këto shtete të vogla.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!), në
lidhje me këtë çështje, thotë:
“Realisht, është diçka e rrallë që një person të gjejë një
qeveri që të flasë njësoj si qeveritë arrogante që flasin për
vendet e Lindjes së Mesme. Ata i konsiderojnë këto vende si
prona të vetat. Kjo do të thotë arrogancë”.7
7 Me rastin e përkujtimit të pushtimit të Ambasadës amerikane, 29
Shaban 1423 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
13
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) i
referohet një çështje shumë të rëndësishme. Ai
përqendrohet te shkaku i konfliktit në botë. Ky shkak
gjendet gjithmonë te lakmia e njerëzve arrogantë, të cilët
përpiqen të kontrollojnë popujt në botë dhe të vendosin për
fatet e njerëzve, sipas interesave dhe dëshirave të tyre
personale.
Ai thotë: “Konfliktet që ndodhin në botë, qoftë në të
kaluarën, në të tashmen, apo në të ardhmen, shkaktohen
nga fakti që fuqitë arrogante kërkojnë të përcaktojnë fatin e
popujve, ashtu siç ato dëshirojnë”.8
8 Me rastin e Ditës së Mësuesit, 3 Dhul Hixhxheti 1415 Hixhri, Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
14
Nuk është aspak për t’u habitur, kur ne shohim
gjurmët e duarve të shteteve arrogante në masakrat e kryera
kundër popujve të pafuqishëm e të pambrojtur. Për ta, kjo
është e natyrshme. Vërejmë me kujdes vendet arrogante, të
cilat çdo ditë përmendin dhe ngrenë lart të drejtat e njeriut,
të drejtat e grave dhe të drejtat e kafshëve. E vërteta është se
në sytë e tyre nuk ekziston asnjë vlerë për personin tjetër,
vetëm në atë masë që të arrijnë interesat e tyre.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Kudo që të shihni një masakër kundër myslimanëve,
do të gjeni praninë e drejtpërdrejtë të vendeve arrogante,
ose nxitjen prej saj, ose heshtje që nënkupton qartë nxitjen”.9
Përballja dhe veprimi me standarde të dyfishta, në
lidhje me çështjet humanitare, është më se i qartë për të
gjithë popujt e pafuqishëm të botës. Në Shtetet e Bashkuara
dhe në korridoret e Këshillit të Sigurimit zhvillohen
diskutime për një plagë të hapur, sikurse është pushtuesi
sionist në Liban dhe Palestinë. Shtetet arrogante heshtin,
9 Ramazan viti 1414 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
15
kur sionistët bëjnë masakra në Kana dhe Xhenijn. I shikonim
ata të flisnin për mungesën e demokracisë dhe të burgosurit
politikë në botën arabe. Ndërkohë gjithkush mund të shohë
shenjat e para të demokracisë në Abu Garijb dhe
Guantanamo.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Forcat e Shejtanit, ato që konsiderohen shtete
arrogante dhe që i përfaqëson Amerika, kanë demonstruar
se janë kundër njerëzimit dhe vlerave njerëzore. Jetët dhe
shpirtrat e mijëra njerëzve nuk kanë asnjë vlerë për ta. Ju
jeni dëshmitarë se si Izraeli, brenda një periudhe
pesëmbëdhjetë ose gjashtëmbëdhjetë ditësh, vrau, plagosi
dhe zhvendosi dhjetëra mijëra njerëz. Shkaktoi mjerim, pa
iu dridhur qerpiku prej botës arrogante, pajisjet e të cilës ai
i përdor. Ndërkohë i shikon ata të shpenzojnë shuma të
mëdha parash për të shpëtuar jetën e një maceje që ra në
gropë, edhe pse është një kafshë”.10
Një nga shembujt më të mëdhenj të masakrave të
kryera nga arroganca globale është pushtimi i tokave të
popullit palestinez dhe krijimi i një shtetit sionist në rrënojat
e tij. Ky është modeli më i keq që mund të imagjinojmë nga
format e arrogancës, pasi është i përzier me kolonializmin.
10 Dita e Punëtorëve dhe Dita e mësuesit, 12 Dhul Hixhxheti 1416 Hixhri,
Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
16
Ajo është një masakër kundër të drejtës së një populli të tërë
që meriton të jetojë i lirë dhe i pavarur.
Në lidhje me këtë formë skandali masakrash, Imam
Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka thënë: “Në anën
njerëzore është një popull i shtypur, kurse nga ana tjetër,
është një qeveri raciste që kryen padrejtësi të ndryshme. Të
gjitha këto gënjeshtra dhe shpifje e kanë burimin dhe janë të
orientuara nga Amerika dhe organizatat ndërkombëtare, si
dhe nga të ashtuquajturit mendimtarë perëndimorë për
çështjet e demokracisë.
Në qoftë se e shohim nga pikëpamja e sigurisë,
çështja palestineze është një kërcënim jo vetëm për qytetarët
e saj, por edhe për gjithë rajonin. Ata kanë një arsenal
bërthamor dhe janë ende duke prodhuar shumë armë të
tilla. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar në mënyrë të
përsëritur, por atyre nuk u intereson të veprojnë. Arsyeja
kryesore që ata nuk dëgjojnë, është mbështetja amerikane.
Kjo do të thotë se faji i veprave sioniste dhe shtetit uzurpator
bie kryesisht mbi supet e administratës amerikane. Është e
njohur që gjatë pesëdhjetë viteve të sundimit hebre, nga
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dolën 29
vendime kundër Izraelit, por Amerika ushtroi të drejtën e
vetos kundër të gjithave. Kanë kaluar gati dhjetë vjet që nga
viti 1990, nga propozimi i ish-Bashkimit Sovjetik, në të cilin
Amerika nuk lejoi të bëhej Rezoluta e Këshillit të Sigurimit
kundër Izraelit.
Arroganca Globale
17
Prandaj, përgjegjësia për të gjitha këto krime bie mbi
Amerikën. Amerika, e cila sponsorizon procesin e paqes,
tregon një buzëqeshje dashakeqe dhe helmuese kundrejt të
gjithë popujve, përfshirë këtu edhe popullin tonë të dashur
dhe të shtypur. Ajo është kriminelja e parë në çështjen e
Palestinës. Dora e saj është e zhytur deri në bërryl në gjakun
e popullit palestinez”.11
11 Marrë nga libri “El Intifadetu ue muameretu el istikbar”, botim i
shoqatës kulturore “El Mearif el Islamijeh eth Thekafijeh”.
Imam Sejid Ali Khamenei
18
Ekziston një pyetje, të cilës shpesh nuk i kushtojmë
vëmendje. Të gjitha këto përpjekje, shtetet e arrogancës
globale, a po i kryejnë për të dominuar botën? Apo ndodhet
dikush pas tyre, që i shtyn dhe i nxit ato drejt kësaj sjellje
arrogante?
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) i
përgjigjet kësaj pyetjeje: “Shejtani i arrogancës është
kujdesur ta përhapë frontin e tij në të gjitha vendet e botës.
Ai i ka ndërlidhur të gjitha çështjet e jetës njerëzore dhe i ka
prekur të gjitha grupet njerëzore në shoqëri. Me frontin e
shejtanit, kam për qëllim materializmin perëndimor, që
planifikon prijësit e të keqes dhe të arrogancës, e cila
bazohet në interesat e pronarëve të kompanive të mëdha, te
kapitali i madh, te tirania e tyre dhe te pangopësia e tyre”.12
Kjo tregohet qartë në fjalët e ish-sekretares amerikane
të Shtetit, Madelen Ollbrajt, e cila e portretizon më së miri të
vërtetën e kësaj lakmie materiale. Në një nga fjalimet e saj,
ajo thotë: “Qëllimi kryesor i qeverisë sonë është të miratojë
12 Ramazan viti 1417 Hixhri, në Universitetin e Teheranit.
Arroganca Globale
19
se përfitimet e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara do të
shtrihen në nivelin global”.13
Nisur nga këtu, ne dallojmë dhe shohim qëllimet
ekonomike që kërkon të arrijë arroganca me pushtimet e saj
në vende të tilla, si Iraku, i pasur me naftë. Kontratat
ekonomike, të deklaruara nga kompanitë amerikane, arritën
në rreth shtatë miliardë dollarë. E gjithë kjo ndodhi, pasi u
anuluan kontratat e mëhershme”.14
13 “Sina’atul karar fil Emrijka”, botim i shoqatës kulturore “El Mearif el
Islamijeh eth Thekafijeh”, f. 183, nga ligjërata e Dr. Muhamed Selim
Uehbetu. 14 “Sina’atul karar fil Emrijka”, botim i shoqatës kulturore “El Mearif el
Islamijeh eth Thekafijeh”, f. 193, marrë nga gazeta “El Sefijr”, Nr. 9251.
Imam Sejid Ali Khamenei
20
“Kultura amerikane bie në kundërshtim me të gjitha
shprehjet e demokracisë. Ajo synon të krijojë një bashkësi
gjithëpërfshirëse konsumatorësh. Nëpërmjet saj, ajo kërkon
të fshijë dhe të zhdukë standardet familjare, shtetësinë,
madje kërkon të zhdukë edhe vlerat morale njerëzore
(humanizmin njerëzor). Në këtë mënyrë, mbetet vetëm
konsumatori. Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
është e lidhur me fuqinë e saj dominuese e sunduese”.15
15 “Sina’tul karar fil Emrijka”, botim i shoqatës kulturore “El Mearif el
Islamijeh eth Thekafijeh”, f. 196, nga ligjërata e Dr. Muhamed Selim
Uehbetu.
Arroganca Globale
21
Nga sa kemi paraqitur më sipër, dalin në dukje
objektivat më të rëndësishme që kërkon të realizojë
arroganca globale, me përpjekjen e saj për të sunduar botën.
Ajo bazohet në tri pika kryesore, të cilat janë: ekonomike,
politike dhe kulturore. Nisur nga ky shkak, Imam
Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka thënë: “Një prej
parakushteve të frymës arrogante – është me vend dhe i
përshtatshëm përdorimi i fjalës arrogancë - në botën tonë
bashkëkohore, është mbizotërimi i arrogancës në shumë
fusha.
Në thelb, baza e tyre përmblidhet në tri pika:
ekonomia, politika dhe kultura. Lëvizja fillon nga maja. Ajo
zbret në luginë si një rrymë gjithëpërfshirëse. Ky përrua që
ka zbritur, nuk është produkt i këtij viti, ose i vitit para tij.
Qëllimi i tij është që ai të rritet, duke iu përshtatur kushteve
globale”. 16
16 Me rastin e themelimit të Mexhlis Shura El Islamij (Kuvendi i
konsultës islame), 15 Rebiul Eruel, viti 1423 Hixhri, Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
22
- Prezantim
- Sundimi politik
- Mashtrimi politik i fuqive arrogante
- Presionet e jashtme të arrogancës
- Sundimi ekonomik
- Privimi i shteteve nga vetëmjaftueshmëria
- Shoqëria konsumatore është ëndrra dhe dëshira e
arrogancës
- Hegjemonia kulturore:
a. Demoralizimi b. Përhapja propagandistike brenda umetit c. Promovimi dhe përhapja e parullave të rreme d. Përpjekje për të shthurur brezin e ri
Arroganca Globale
23
Në këtë kapitull do të flasim mbi metodat që
përdorin dhe ndjekin vendet arrogante për të kontrolluar
vendet e varfra dhe ato në zhvillim nga ana politike,
kulturore dhe ekonomike. Shembujt më të qartë që mund të
përmendim këto ditë, janë Palestina dhe Iraku. Janë të
natyrshme shembujt që sjell Imam Khamenei (Allahu i dhëntë
jetë të gjatë!) në këtë kontekst. Të dyja këto ngjarje kanë qenë
ndër çështjet më të rrezikshme që kanë kryer fuqitë e
arrogancës globale.
Imam Sejid Ali Khamenei
24
Nuk është e domosdoshme që fuqitë arrogante ta
pushtojnë një vend, për të vendosur pushtetin e tyre politik
dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Para nesh janë shumë shembuj
nga bota islame, ku Perëndimi zbaton vendimet e tij politike
në shumë prej këtyre vendeve, edhe pse tanket e tij kurrë
nuk e vunë këmbën në tokën e tyre për t’i pushtuar.
Nisur nga ky fakt, shkëlqesia e tij, Imam Khamenei
(Allahu i dhëntë jetë të gjatë!), tërheq vëmendjen lidhur me
këtë hegjemoni të arrogancës.
Ai thotë: “Sot ne po qëndrojmë përsëri para një prej
momenteve fatale dhe vëzhgojmë një nga ato provimet
gjithëpërfshirëse... Amerika synon, që pas përfundimit të së
ashtuquajturës Luftë e Ftohtë, falë heshtjes së frikshme që
sundon mbi disa nga vendet e këtij rajoni, si dhe bazuar në
praninë ushtarake në Gjirin Persik, të zgjidhë problemin e
saj dhe problemin e sionistëve pushtues, në mënyrë që
arabët të njohin Izraelin dhe Palestina të shuhet
përgjithmonë”.17
17 Marrë nga libri “El Intifadetu ue muamere el istikbar”, botim i
shoqatës kulturore “El Mearif el Islamijeh eth Thekafijeh”.
Arroganca Globale
25
Nga qëllimet më të rëndësishme të arrogancës
globale dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara në këtë rajon,
është zhdukja e Palestinës, si dhe përjetësimi i ekzistencës
së shtetit izraelit, në zemrën e botës islame.
Shkëlqesia e tij, Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë
të gjatë!), thotë: “Armiku synon dhe ka për qëllim ta ndajë
dhe ta presë Palestinën një herë e përgjithmonë nga trupi i
botës islame. Ai ka për qëllim të mbajë pemën e mallkuar të
Sionizmit në trojet e myslimanëve. Amerika synon që, duke
instaluar regjimin pushtues, të sundojë në të gjitha venat e
jetës në këtë rajon të ndjeshëm, si dhe të shpëtojë vetveten
nga Zgjimi Islam në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Armiqtë
e Islamit, në këtë mënyrë, dëshirojnë të shfryjnë tërë
urrejtjen e tyre të fshehur ndaj Islamit dhe të marrin hak për
të gjitha disfatat që kanë pësuar vitet e fundit, si rezultat i
zgjimit të myslimanëve.
Kjo ngjarje nuk mund të krahasohet me asnjë nga
konspiracionet e bëra kundër Lindjes së Mesme në vitet e
fundit. Debati këtu ka të bëjë me dhunimin e një kombi të
tërë, me zhvendosjen e vazhdueshme dhe të përhershme të
një populli të tërë. Zhvatjen e një pjese të trupit të botës
islame dhe qendrës gjeografike të atdheut të madh islam, si
dhe Kiblës së parë të myslimanëve, duke e zhdukur
përfundimisht atë”.18
18 Burimi i mëparshëm.
Imam Sejid Ali Khamenei
26
Fuqitë arrogante ndjekin forma politike dinake e
mashtruese. Kjo është një praktikë e njohur historike. Ata
nuk pengohen nga vlerat morale, as nga ndjenjat njerëzore,
sepse janë distancuar në ambicien e tyre të paligjshme.
Nisur nga ky fakt, del në pah që kujdesi është gjithmonë një
detyrë. Çdo propozim që vjen nga këto forca, është e
domosdoshme të merret me hezitim dhe nën masa sigurie.
Veçanërisht, kur ne e dimë se ai nuk do t’i përmbahet
adoptimit të një metodologjie, por do të bëjë ç’është e
mundur për të përmbushur qëllimet e tij, duke përdorur
metodat më shkatërruese dhe të paligjshme larg
standardeve njerëzore, morale dhe fetare.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) na
tërheq vëmendjen, lidhur me këtë të vërtetë. Ai thotë se
armiku është një politikan. Është me përvojë në politikë, si
dhe zotëron një mendje të shkëlqyer politike. Ai e mendon
mirë atë që duhet të bëjë. Ndër planet e tij është se ai nuk i
zbulon fjalët e tij të fundit në fillim. I shfaq qëllimet e tij
ngadalë. E detyron kundërshtarin e tij të tërhiqet. Sapo
kundërshtari tërhiqet, ai shfaq një tjetër kërkesë. Disa
mendojnë. I japim diçka dhe ne marrim në këmbim diçka
Arroganca Globale
27
prej tij. Është e vërtetë se ne japim, por për të marrë prej tij
nuk është një mundësi, sepse nuk do të japë asgjë. Ata po
trillojnë parulla. E kanë vendosur Iranin si pjesë të boshtit të
së keqes. Na kërkojnë të veprojmë kështu e ashtu, për të na
larguar (fshirë) nga boshti i së keqes. Ata ndërmorën një
çmenduri, kur na përfshinë në boshtin e së keqes.
A duan ata të na fshijnë? Apo do të na kthejnë përsëri,
sapo ta kenë të nevojshme të na përfshijnë në boshtin e së
keqes? Kështu që duhet të tregoni kujdes, sepse kjo tërheqje
nuk ka kufij. Nëse tërhiqeni nga kjo llogore, ata do të
nxjerrin një tjetër kërkesë, sikurse është kërkesa, që ta
pranojmë këtë qeveri të paligjshme. Do t’i ripërsërisin të
njëjtat presione dhe kërcënime. Sapo të pranohet një
kërkesë, ata bëjnë një tjetër, si: largoni (fshijeni) emrin
“islam” nga kushtetuta. Duhet të largoheni dalëngadalë prej
Islamit. Këto kërkesa nuk njohin kufij”.19
19 Me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me anëtarët
e Komitetit të Këshillimit Islam, më 26 Rebiul Euel, viti 1424 Hixhri,
Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
28
Arroganca dhe fuqitë që pretendojnë se janë të
mëdha, ndjekin metodën sa të vjetër, aq edhe të re, duke u
bërë presion kombeve që nuk i nënshtrohen vullnetit të tyre
politik. Arroganca ka ndërmarrë edhe shumë hapa në këtë
drejtim.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
treguar për presionet e ushtruara nga këto shtete. Zyrtarët e
lartë duhet të dinë mbi realitetin e këtyre presioneve dhe
mënyrën e përballjes me to.
Ai ka thënë: “Unë e kam ngritur dhe e kam trajtuar
këtë çështje në mënyrë të përsëritur me disa zyrtarë që
vuanin nga vesveset dhe frika. U thashë atyre të më tregojnë
se deri në çfarë mase arrijnë kufijtë e presionit amerikan.
M’i tregoni, se nëse i plotësojmë, ata do të mjaftohen
dhe nuk do të vijojnë të na bëjnë presion më shumë. Ma
tregoni dhe shpjegoni se ku fshihet kufiri i tyre. Jua tregoj
unë. Ai është aty ku ju e ngrini zërin. Është e drejta që keni
ju, jo e imja, që në emër të popullit iranian të deklaroni se ne
nuk duam Islamin, Republikën Islamike dhe qeverinë e
Arroganca Globale
29
popullit. Lejojini amerikanët të vendosin këdo që duan ata
në interes të tyre të drejtojë këtë vend. Ky është kufiri.
Pra, e para, është robërimi i vendit. A mund ta bëni
diçka të tillë? A mund ta dorëzojmë unë dhe ti vendin në
duart e armikut? A e kemi një të drejtë të tillë? Populli nuk
na zgjodhi në krye të çështjeve për këtë arsye.
Në këndvështrimin tim, ekziston një ekzagjerim dhe
mbivlerësim i armikut. Mendimi im nuk është për shkak të
mungesës së njohurisë sime mbi armikun. Jo, sepse unë i
tejkaloj shumë prej jush në njohuritë e mia mbi aftësitë që
ata kanë dhe pajisjet që ata prodhojnë, por edhe ne e dimë
se çfarë po ndodh në botë.
Armët, spiunazhi dhe pajisjet e inteligjencës etj., nuk
janë të mjaftueshme për të imponuar sundimin e tyre mbi
një popull të vendosur dhe liridashës. Ky është shkaku që i
shihni ata duke deklaruar: “Me Iranin duhet të punojmë e të
veprojmë nga brenda. Duhet të dobësojmë vullnetin e tij
liridashës. Nëse vullneti i popullit nuk dobësohet dhe nuk
nënshtrohet, ai mishërohet në vullnetin e zyrtarëve të
zgjedhur nga populli, atëherë nuk mund të bëjnë asgjë.
Armiqtë do të bëjnë presion. Do të përballemi me shumë
vështirësi. Ne duhet të durojmë në rrugën e pavarësisë, të
ruajtjes së identitetit kombëtar dhe shmangien e turpit para
historisë.
Imam Sejid Ali Khamenei
30
Imagjinoni, nëse Shah Sulltan Husejn Es Safauij do të
kishte menduar me veten e tij e do të thoshtë: “Nëse mendoj
për vete, unë kam vetëm një shpirt dhe kam jetuar tërë këtë
jetë. Sa vjet do të jetoj në të? Por, nëse do të mendoj për
njerëzit, fatkeqësia që do t’i godasë ata, në rast se u dorëzoj
pushtuesve Esfehanin, nuk është më pak e vogël se
fatkeqësia nga përballja me pushtuesit”.
Nëse do të mendonte kështu, ai kurrë nuk do ta dorëzonte
qytetin.
Lexoni historinë e Esfehanit dhe shikoni se çfarë
fatkeqësie dhe shkatërrimi kryen pushtuesit, pasi hynë në
Esfehan, Kashan dhe në rajonet e zonave në qendër të Iranit,
Persisë dhe rajoneve të tjera. Çfarë masakrash kryen ata
kundër njerëzve, pasi u dorëzuan. Pushtuesit nuk thanë, se
meqenëse u dorëzuat, shpërblimi juaj është që të jetoni të
gjithë të sigurt. Historia përsëritet edhe sot, shikoni se çfarë
i bëjnë ata popullit irakian. Këto janë veprimet dhe sjelljet e
tyre, kudo që ata vendosin kontrollin dhe sundimin e tyre.
Sprova dhe fatkeqësia që është e destinuar të godasë
personin, nuk duhet të përfshijë njerëzit, veçanërisht, kur
është si rezultat i dorëzimit, sepse është më e rëndë dhe
shoqërohet me poshtërim. Sprova dhe fatkeqësia që vjen pas
rezistencës, më e pakta, është se vlerësohet dhe nuk
Arroganca Globale
31
shoqërohet me poshtërim, por ajo është sakrifica, lufta dhe
vdekja në fushën e betejës.
Unë këmbëngul fuqishëm, bazuar në vendosmërinë
dhe në qëndrueshmërinë që zotëron populli, se Esfehani
nuk ra në duart e pushtuesve, edhe pse kishte shumë
udhëheqës dhe zyrtarë të dobët e tradhtarë, por populli
ishte i gatshëm, vetëm se ata duhet të bashkoheshin me
njerëzit e zakonshëm dhe të luftonin.
Kjo është një çështje që i përket historisë, por
përgjegjësia bie mbi shpatullat e zyrtarëve të qeverisë dhe të
shtetit, pavarësisht, nëse ato përfshijnë organet legjislative,
gjyqësore apo ekzekutive, pasi të gjithë janë pjesë e këtij
sistemi”.20
20 Me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me anëtarët
e Komitetit të Këshillimit Islam, më 26 Rebiul Euel 1424 Hixhri, Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
32
Nuk ka asnjë dyshim se vendet arrogante kanë
qëllime ekonomike dhe kërkojnë t’i imponojnë ato qëllime.
Ata synojnë dominimin e ekonomisë botërore, për të
plaçkitur pasurinë e popujve të pafuqishëm e të pambrojtur.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) e tregon këtë
fakt dhe i paralajmëron myslimanët për këtë, duke u thënë:
“Arroganca, qoftë në Iran apo në pjesën tjetër të vendeve
islame, kërkon të ketë njerëz robër, të poshtëruar, të
nënshtruar dhe të bindur, që nuk kanë interes të jetojnë me
krenarinë e tyre dhe të ruajnë trashëgiminë kulturore. Ata
duan njerëz që nuk tregojnë asnjë interes kundrejt plaçkitjes
së pasurisë së tyre morale dhe materiale”.21
21 Me rastin e hytbes së namazit të Bajramit, 1 Sheval, viti 1423 Hixhri,
Teheran.
Arroganca Globale
33
Arroganca përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj dhe
në çdo kohë, që të mos lejojë asnjë vend të arrijë fazën e
vetëmjaftueshmërisë, në fushat e vetëplotësimit të nevojave
ushqimore, ilaçeve dhe industrisë bazë. Vetëplotësimi i
nevojave mund t’i çlirojë këto vende nga prangat e
shantazheve. Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!)
na tregon mbi përvojën që kaluan iranianët në fazën e parë
të fitores së Revolucionit Islamik. Në atë periudhë ata morën
në dorë një vend, ku Shahu ishte thjesht një konsumator i
mallrave të huaja.
Midis të tjerash, Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë
të gjatë!) ka thënë: “Vendi ynë, që është bërë një shënjestër i
synimeve dhe qëllimeve të këqija, të mbushura me urrejtje
nga tiranët e botës, për shkak të refuzimit për t’iu
nënshtruar arrogancës së tiranëve, sot ka nevojë, më shumë
se kurrë, për të siguruar nevojat e tij ushqimore. Në këtë
mënyrë, vendi ynë nuk do të ketë nevojën e vendeve të tjera,
që të sigurojë prej tyre bukën e nevojshme, ushqimin e
Imam Sejid Ali Khamenei
34
përditshëm, vajrat dhe mishin. Vendi ynë nuk ka nevojë për
dikë që mund të bëjë pazar me të për nderin e tij, në këmbim
të kësaj dhurate. Sigurimi i ushqimit për popullin tonë është
një çështje shumë e rëndësishme.
Kur njoftuan gjatë vitit të kaluar se vendi ynë kishte
arritur fazën e vetëmjaftueshmërisë në të korrat e grurit, unë
mendoj se ishte një festë e madhe për këtë vend.
Gjatë periudhës së regjimit tiranik, qeveria iraniane
importonte grurë nga Amerika. Rusia ndërtonte depo gruri
për ta. Ata nuk ishin në gjendje të prodhonin një depo të
vetme gruri. Duhet të vinin rusët, ta ndërtonin një gjë të tillë.
Shkaku ishte se kjo industri nuk ekzistonte në Iran në atë
periudhë.
Erdhën të rinjtë revolucionarë, universitarë, në vitet e
para të revolucionit. Çështja është se gruri ka nevojë për
depo, pra, si do të veprojmë për këtë? Ne nuk kemi zgjidhje
tjetër përveçse të mbështetemi në vendosmërinë dhe forcat
tona, kështu që të rinjtë filluan të punojnë në këtë drejtim.
Kompanitë pushtuese sioniste dhe të tjerët duan të
plaçkitin dhe të zhvatin pasurinë e botës. Është e vështirë
për ta të shohin se ekziston një popull që zhvillohet në të
gjitha fushat, si dhe hedh poshtë e nuk i pranon gënjeshtrat
e pretendimet e tyre. Përkundër kësaj, populli iranian do të
zhvillohet dhe do të shkojë përpara. Islami do të forcohet më
shumë se sa është tani. Flamuri i krenarisë islame do të
Arroganca Globale
35
valëvitet mbi kokat e banorëve të këtij populli dhe te të
gjithë popujt e botës islame, me lejen dhe dëshirën e Zotit të
Plotfuqishëm”.22
22 3 Dhul Hixhxheh, viti 1426 Hixhri.
Imam Sejid Ali Khamenei
36
Shtetet arrogante janë të lumtura të na shohin ne si
një shoqëri që konsumon të mirat e tyre. Shoqëria, e cila
duhet të jetë e aftë dhe e pavarur në ekonominë e saj dhe t’i
bëjë të pavarur anëtarët e saj, kthehet në një treg të thjeshtë,
që gjeneron fitime në interes të shteteve shtypëse. Kur të
bëhemi të tillë, të varur prej tyre, këto vende do të na
pushtojnë, duke na diktuar atë që duan, në lidhje me
vendimet që marrin. Këtë e bëjnë përmes shantazheve dhe
kërcënimit të urisë dhe privimit ekonomik.
Në lidhje me seriozitetin e kësaj situate, Imam
Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!), ka thënë: “Një nga
gjërat që i pengon ata të ndihmojnë të varfrit dhe të shtrijnë
drejt tyre dorën e ndihmës, është përhapja e shpirtit të
konsumit dhe e mburrjes në shoqëri. Është kthyer në dukuri
prirja e saj drejt konsumit, ditë pas dite. Një mënyrë që të
gjithë dëshirojnë të konsumojnë dhe të kënaqen duke
ngrënë, duke pirë, duke u veshur dhe duke kërkuar
ndjekjen e modës, si dhe të gjithçkaje që është e lidhur me
Arroganca Globale
37
nevojat dhe luksin e jetës. Shumë pasuri dhe para
harxhohen në këtë drejtim. Ato nuk shpenzohen në vendet
që çojnë në kënaqësinë e Zotit dhe në trajtimin e problemeve
të shtresave të ndryshme të njerëzve.
Prirja drejt konsumit është një fatkeqësi e madhe për
shoqërinë. Ekstravaganca i rrit, i shumëfishon dhe i thellon
dallimet klasore në shoqëri mes të varfërve dhe të pasurve
ditë pas dite. Një nga çështjet që bijtë e këtij populli duhet ta
konsiderojnë si detyrën e tyre, është të shmangin
ekstravagancën. Organet dhe agjencitë përgjegjëse në
institucionet e ndryshme të shtetit, sidomos media dhe
aparati kulturor, e në mënyrë të veçantë radioja dhe
televizioni, duhet ta shohin dhe ta ndiejnë që është detyra e
tyre, që të mos i tërheqin masat popullore vetëm drejt
shpenzimeve, ekstravagancës, konsumit dhe në zbukurime.
Përkundrazi, udhëzojini ato në drejtim të kundërt.
Ftojini njerëzit dhe drejtojini ata drejt kënaqësisë,
mjaftueshmërisë dhe shpenzimeve sipas nevojës, shmangni
tepricën dhe ekstravagancën, pasi fryma e konsumit
shkatërron shoqërinë.
Në një shoqëri, ku konsumimi tejkalon prodhimin e
saj, do të mposhtet. Ne duhet të mësohemi të ekuilibrojmë
konsumin tonë dhe ta kufizojmë atë, si dhe të braktisim
ekstravagancën. Të rinjtë duhet të organizojnë tubime
familjare dhe të mbledhin ndihma për anëtarët e fisit të tyre.
Këto kontribute, në radhë të parë, t’i shpenzojnë për
Imam Sejid Ali Khamenei
38
anëtarët më të varfër dhe në nevojë të atyre familjeve. Nëse
ata nuk kanë nevojë, le t’i shpenzojnë për pjesën tjetër të të
varfërve të shoqërisë .
Shpresojmë që Zoti i botëve të na bekojë dhe të na
udhëzojë ne dhe mbarë popujt myslimanë me vigjilencë, si
dhe të motivojë zyrtarët e vendeve islame për të kryer
detyrat e tyre”.23
23 Me rastin e hytbes së namazit të Bajramit, 1 Sheval, viti 1423 Hixhri,
Teheran.
Arroganca Globale
39
Është mëse e sigurt që media është një nga mjetet më
të rëndësishme që fuqitë arrogante përpiqen për hegjemoni
kulturore mbi kombet e tjera. Dominimi dhe hegjemonia
kulturore është një çështje shumë e rrezikshme. Ajo është
më strategjike dhe më e thellë se pushtimi politik dhe
ushtarak. Ajo ngulitet në mendjen e popullit. Për këtë
çështje na paralajmëron Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë
të gjatë!). Në këtë kontekst, ai përqendrohet në disa pika,
duke përfshirë:
Kjo realizohet përmes humbjes së vetëbesimit të
shoqërisë. E portretizon atë si një shoqëri të paaftë për të
ecur me të njëjtin hap me vendet e mëdha, veçanërisht në
nivelet shkencore, teknike dhe ekonomike.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Fuqitë arrogante në botë, ne myslimanëve, përmes
borive të tyre mediatike, na kanë ftuar të shohim me
vëmendje realitetin e botës. Këtë e bëjnë duke na treguar se
bota perëndimore është e përparuar dhe e aftë në terma
Imam Sejid Ali Khamenei
40
shkencorë, teknikë, ekonomikë dhe ushtarakë. Prandaj ne
nuk kemi zgjidhje tjetër përveç dorëzimit dhe tërheqjes
përballë tyre”.24
Një nga gjërat që nuk duhet të neglizhohet, është
ekzistenca e disa njerëzve që janë të veshur me kulturë dhe
intelekt. Ata luajnë një rol shkatërrues në destabilizimin e
vetëbesimit të umetit në vetvete dhe në aftësitë e tij. Ata
kontribuojnë, me dashje ose pa dashje, në skemën që synon
të mbizotërojë vendimin politik dhe trashëgiminë kulturore
të popujve.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka thënë
se ata janë paralajmëruar në Kur’anin Fisnik. Allahu i
Madhëruar i përshkruan ata hipokritë dhe thotë: “Nëse nuk
heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë
sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin
lajme të gënjeshtërta në Medine, Ne me siguri, ty do të të
japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë
të numëruara.
24 Me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me anëtarët
e Komitetit të Këshillimit Islam, më 26 Rebiul Euuel, viti 1424 Hixhri,
Teheran.
Arroganca Globale
41
Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen
e do të vriten pa mëshirë.”. 25
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Rrymat politike kanë përqendruar përpjekjet e tyre
kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Rilindjes së madhe
islame të popullit iranian dhe popujve të tjerë të rajonit. Ata
janë përqendruar në nxitjen e trazirave dhe mbjelljes së
frikës në zemrat e tyre. Kjo është politika e përgjithshme e
perandorisë mediatike sot. Sigurisht që kjo nuk është diçka
e re për ne. Ajo ka vazhduar përgjatë njëzet viteve të fundit,
që ne ndodhemi në rrugën e së vërtetës, sikurse është
përpjekur gjatë gjithë historisë, që nga fillimi i Islamit e deri
në ditët e sotme.
Prandaj, do të vërejmë se në një nga temat ku është
përqendruar Kur’ani Fisnik, duke e konsideruar si një cilësi
negative, është tema e hipokrizisë. Hipokritët janë ata që
përpiqen të mbjellin frikë në zemra dhe t’i shpërqendrojnë
ato. Para disa ditësh, këtë ajet fisnik unë ua lexova disa të
dashurve të mi që ishin të pranishëm këtu: “(Shpërblim
kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: ‘Shumë
njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!’”.26
Ata frikësonin dhe provokonin banorët në qytetin e
Profetit, duke u thënë se njerëzit janë mbledhur dhe duan
25 Sure “El Ahzâb”, ajetet 60-61. 26 Sure “Ali Imran”, ajeti 173.
Imam Sejid Ali Khamenei
42
t’ju shkatërrojnë dhe kërkojnë asgjësimin tuaj, por gjithçka
mbaroi. Allahu i Madhëruar zbriti ajetin fisnik: “Neve na
mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
Ky ajet zbriti për të treguar se, kur nxitet konfuzioni,
thashethemet dhe pesimizmi, atëherë në këtë atmosferë të
ndotur nga përhapja e virusit të frikës dhe tmerrit,
besimtarëve u shtohet besimi dhe thonë: “Neve na mjafton
Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
Ky është argumenti që duam të tregojmë. Besimtarët
janë të qetë në rrugën e tyre. Edhe pse armiqtë e tyre
përpiqen nëpërmjet rrugës së luftës informative dhe
psikologjike t’i trembin dhe t’i shpërqendrojnë, besimtarët
janë të pushtuar nga “qetësia” që Zoti ka vendosur në
zemrat e tyre.
Allahu i Madhëruar është Ai është që ka vendosur
qetësi në zemrat e besimtarëve, në mënyrë që besimi i tyre
të rritet, që ata të forcohen në besim me besimin e tyre. Kjo
është e vërteta e çështjes.
Duhet thënë se në kushtet e terrorit, të frikës, të
trazirave dhe ankthit, besimi fshihet nga kujtesa e njeriut.
Kjo është gjendja e një personi të frikësuar. Frika e prish
mendjen, e lëkund vendosmërinë për punë. Një njeri i
frikësuar nuk është i aftë të arsyetojë drejt. Ai nuk e ka
aftësinë për të vepruar me vendosmëri dhe vullnet.
Asnjëherë ai nuk e bën një hap përpara vetëm se tërhiqet një
Arroganca Globale
43
hap prapa. Nga këtu buron edhe porosia e njohur e Profetit
Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të e mbi familjen e
tij!), për Prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (Paqja qoftë mbi
të!): “Mos u këshillo me një frikacak, sepse ka për të ta vështirësuar
zgjidhjen”.
Një njeri që nuk ka frikë, është i aftë të mendojë drejt
dhe të marrë vendimin e duhur. Ai i tejkalon vështirësitë.
Në rast se është i frikësuar, atëherë do ta vështirësojë
zgjidhjen. Ai heziton, nëse duhet të veprojë apo jo dhe do të
dorëzohet pa vepruar asgjë. Për këtë arsye, qetësia është
jashtëzakonisht e rëndësishme në marrjen e vendimeve”.27
Promovimi dhe përhapja e parullave të rreme janë
nga gjërat më të rëndësishme të përhapura nga mediat
hegjemoniste mbi umetin islam, nëpërmjet rrugëve
propagandistike perëndimore dhe të mbështetur nga disa
stilolapsa (shkrimtarë) të paguar. Ata përfitojnë prej kësaj
propagande që është në interesin e tyre dhe veprojnë si u
pëlqen. Fakti është se ata janë ndër shkelësit më të rëndë të
27 Me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me anëtarët
e Komitetit të Këshillimit Islam, më 26 Rebiul Euuel, viti 1424 Hixhri,
Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
44
të drejtave. Po përmendim si shembull demokracinë, lirinë
dhe të drejtat e njeriut.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Ata e shqiptojnë demokracinë si një parullë. Ata e
dinë që gjithë popujt e botës janë të vetëdijshëm për këtë.
Politika e propagandës në botë përqendrohet në të folurit, të
folurit dhe vetëm të folurit, pra, te përsëritja.
Pra, kjo është media dhe politika propagandistike në
botë. Ata flasin e flasin dhe përsërisin ato që flasin. Rezultati
është se e gjithë kjo do të ndikojë në një grup njerëzish, ose
më e pakta është se vetë njerëzit mësohen të dëgjojnë.
Në të kundërt, ata nuk mund t’i qeverisin njerëzit.
Janë shumë regjime që udhëheqin, por ato nuk e mësojnë
kurrë se çfarë mendon populli i tyre për ta. Popujt e
tyre asnjëherë nuk e dinë se çfarë do të thotë të votosh dhe
të zgjedhësh zyrtarët e vendit të tij. Pa i kundërshtuar
askush, ata akuzojnë Republikën Islamike, pavarësisht
organizimit të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes së publikut në të
gjitha sferat, si dhe pavarësisht nga gjitha modelet dhe
shembujt e qeverisjes së popullit që mbizotërojnë në vend.
Një model i tillë qeverisjeje, rrallë mund të gjendet në një
vend tjetër në botë. Është e veçantë marrëdhënia e zyrtarëve
me masat, familjariteti i tyre me ta, mbështetja e masave për
zyrtarët e tyre, emocionet dhe dashurinë që ata ndiejnë për
zyrtarët e lartë. E gjithë kjo vjen se populli e ndien që është
Arroganca Globale
45
palë në udhëheqje. Ata nuk janë të sunduar nga tirania dhe
diktatura. Populli e ka të qartë se çfarë ndodh e çfarë duan.
Çështja nuk ka të bëjë me demokracinë dhe as me
armët e shkatërrimit në masë. Në të vërtetë, janë ata që e
mbushën rajonin me armë. Le të hedhim një vështrim mbi
shtetin sionist. Ai është përfaqësuesi më domethënës i një
rasti të tillë. E njëjta gjendje është edhe në rajone të tjera.
Ishin ata që i ofruan ndihmë regjimit të Sadamit për të
prodhuar raketa me një distancë prej një mijë apo një mijë e
pesëqind kilometra. Gjithashtu, i ofruan pajisje për lëndët
kimike, si dhe e ndihmuan atë t’i prodhojë ato, ndërkohë që
tirania sundonte Irakun”.28
Ndër metodat që përdor arroganca, është edhe
metoda e pushtimit kulturor te brezi të ri. Brezi i ri
përfaqëson pasurinë më të madhe të çdo shoqërie. Tek ai
varet reformimi dhe ecuria e shoqërisë.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) na
tregon përpjekjet e arrogancës për të pushtuar mendjet e
rinisë: “Armiqtë e kanë kuptuar se ky popull është bashkuar
28 Fjala e udhëheqësit të revolucionit me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, me anëtarët e Komitetit të Këshillimit Islam, 26
Reuiel Euuel, viti 1424 Hixhri, Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
46
me mirësinë e besimit (imanit). Ky popull ka zgjedhur një
udhëheqës që nuk u frikësohet aspak fuqive të mëdha me
mirësinë e besimit. Kundërshtarët tanë janë në gjendje
armiqësie me besimin tonë, me fenë tonë dhe Islamin. Ata
përdorin mjete propagandistike dhe politike dhe na
stigmatizojnë, duke na përshkruar me cilësi që ata
mendojnë se na ofendojnë. Përkundrazi, ne krenohemi me
to dhe i konsiderojmë pjesë të lavdisë sonë. Ne jemi krenarë
për kthimin tonë në origjinën tonë islame. Pikërisht këtu
fshihet dhe qëndron sekreti i forcës sonë.
Në vitet e fundit, propaganda e arrogancës globale
është përqendruar në minimin dhe prishjen e besimit tonë
islam. Populli ynë nuk do të bëjë njërin sy qorr kundrejt
atyre që na fyejnë dhe dhunojnë për shkak të përkatësisë
sonë të besimit në fenë islame. Islami është gjithçka për
popullin tonë. Feja islame dhe besimi ynë monoteist janë
themelet e krenarisë dhe fitores sonë. Besimi është ai që
rregullon dynjanë dhe Ahiretin tonë”.29
29 Fjala e udhëheqësit të revolucionit në ceremoninë e besëlidhjes popullore në qytete të ndryshme iraniane së bashku me Shkëlqesinë e tij.
Arroganca Globale
47
- Prezantim
- Parullat dhe përballja me arrogancën
- Përballja me arrogancën është e natyrshme
- Si të përballemi me arrogancën?
a - Uniteti dhe bashkimi
b - Të jemi të guximshëm
c - Vigjilenca dhe kujdesi
d - Ruajtja e angazhimit fetar
Imam Sejid Ali Khamenei
48
Ne u njohëm me rrezikun e arrogancës kundrejt
kombeve. Mësuam qëllimet që kërkon të realizojë nëpërmjet
dominimit të fuqisë së saj. Gjithashtu, u njohëm me metodat
e ndyra që ajo përdor për të arritur këto qëllime. Le të
rikthehemi e të flasim për mënyrën se si të përballemi me
këtë armik që qëndron në pritje për ne. Le të freskohemi te
burimi i pastër i kujdestarit të myslimanëve, Imam
Khameneit (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!).
Arroganca Globale
49
Disa mund të pyesin pse parullat? Cili është qëllimi i
ngritjes së parullave përballë arrogancës? Parulla të tilla, si:
“Vdekje për Amerikën!” apo “Vdekje për Izraelin!”, a mund
të zgjidhin problemin dhe t’i japin fund ambicieve të tyre
historike për të sunduar vendin tonë dhe për të shfrytëzuar
pasuritë tona?
A është e mundur që të rezistojë diga e pathyeshme
përballë përroit pushtues shumëfytyrësh? Kësaj pyetjeje i
përgjigjet Shkëlqesia e tij, Imam Khamenei (Allahu i dhëntë
jetë të gjatë!): “Parullat që ngrihen në çdo vend dhe në çdo
sistem, janë të një rëndësie të madhe. Marrëdhënia me
parullat e ndryshme, në çdo vend, trajtohet me ndjeshmëri
të veçantë. Në rast se populli, ose zyrtarët nuk dinë mënyrën
si t’i trajtojnë parullat, atëherë ata do të përballen me dëme
shumë të mëdha.
Është e natyrshme të dëgjojmë disa njerëz të thonë se
sot nuk është dita për parulla, por është dita për punë. Kjo
shprehje nuk është e saktë, edhe nëse ata që e shprehin atë,
kanë qëllimin e sinqertë. Supozimet e tyre janë të vërteta, se
vendi nuk mund të menaxhohet vetëm me parulla. As
Imam Sejid Ali Khamenei
50
mund ta ndërtosh vendin vetëm me parulla dhe as nuk
mund t’i zgjidhësh çështjet me parulla. Është e
domosdoshme që parullat të shoqërohen me punë. Disa i
interpretojnë këto mendime në një mënyrë tjetër, sipas asaj
që atyre u leverdis. Të tjerë i interpretojnë ato sikur kanë për
qëllim t’i sugjerojnë popullit që t’i braktisin parullat. Ky
është një gabim, sepse një parullë është si një flamur
udhëzues dhe drejtues. Puna pa parullë është si parulla pa
punë.
Në mënyrë që populli të njohë rrugën e tij, ajo që
duhet të bëjë, është se duhet të ruajë parullat e tij të sinqerta
dhe të qarta. Nëse humbasin parullat, gjendja e popullit
bëhet si një grup njerëzish që ecin në shkretëtirë, pa ndonjë
udhërrëfyes. Karakteristikë dalluese e parullave është se ajo
nuk lejon që një popull, ose një vend të ndjekë një rrugë të
gabuar. Atëherë le të jetë kjo një parullë: “Parullë dhe punë,
parulla përkrah punës dhe puna në hijen e parullës!”30
30 Me rastin e ditës kombëtare (13 Aban) për t’u përballur me arrogancën
botërore, më 17 Xhumada Thanijeti, viti 1417 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
51
Disa njerëz të thjeshtë mendojnë se popujt islamë
krijojnë armiqësi me shtetet arrogante, si Amerika dhe të
tjerët. Ky është një mendim shumë naiv. Armiqësia me
vendet e arrogancës lindi nga armiqësia e tyre ndaj nesh,
nga përpjekja e tyre për të shkatërruar gjithçka që ka të bëjë
me kulturën tonë, si dhe nga përpjekjet e tyre të pareshtura
për të grabitur dhe për të vjedhur pasuritë tona ekonomike.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!), për këta
njerëz të thjeshtë, thotë: “Disa njerëz të zakonshëm na
pyesin se pse ne jemi në këtë gjendje me Amerikën dhe për
sa kohë do të vazhdojmë etj. Ata nuk e kuptojnë se çfarë po
ndodh në botë. Nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjë ky
armik arrogant, injorant, irracional, që lakmon më shumë
sesa është e drejta e tij. Ata imagjinojnë se problemet tona
do të përfundojnë, sapo të fillojnë negociatat me Amerikën.
Jo kurrë, çështja nuk është kështu. Po, është e vërtetë se
udhëheqësit amerikanë zyrtarisht deklarojnë dhe shprehin
gatishmërinë e tyre për të negociuar me Iranin. Por, pse të
negociojnë? Dihet se ata, përmes negociatave dëshirojnë të
gjejnë mënyra për të ushtruar presion mbi shtetin islam. Ata
Imam Sejid Ali Khamenei
52
duan negociata për këtë çështje. Ne nuk kemi asnjë lidhje
me ju. Nuk kemi nevojë për ju. Nuk kemi frikë nga ju. Nuk
jemi aspak të interesuar për ju.
Jeni ju që rrëzuat aeroplanin tonë civil në mes të ditës
dhe para syve të gjithë botës nën një pretekst të rremë dhe
absurd. Vratë dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe kurrë nuk e
morët përgjegjësinë për të kërkuar falje.
Çfarë sistemi është ky? Çfarë kulture është kjo? Si
mund të dëshirojë njeriu një sistem të tillë? Prandaj, mes
nesh dhe amerikanëve nuk ekziston marrëdhënia më e
vogël e dashurisë, miqësisë dhe afrimitetit. Përkundrazi,
ndërmjet nesh është një marrëdhënie urrejtjeje dhe neverie
nga ana jonë dhe një marrëdhënie armiqësie dhe
dashakeqësie nga ana e tyre”.31
31 Me rastin e ditës kombëtare për t’u përballur me arrogancën botërore, më 27 Xhumada El Ulaa, viti 1415 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
53
Pika kryesore qëndron në njohjen e çështjeve me të
cilat ne përballemi me këtë arrogancë. Në vijim ne do t’i
referohemi disa prej këtyre pikave, të cilat i ka theksuar
Shkëlqesia e tij, Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të
gjatë!), nëpërmjet udhëzimeve të tij të vazhdueshme për
bijtë e kombit islam.
Është e natyrshme që kalaja të mbrohet nga brenda
dhe të mos lejojmë hyrjen e atyre që përpiqen të futen në të.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka thënë:
“Ruani unitetin dhe shtrëngoni radhët. Përmendni kujtimin
e udhëheqësit dhe burrave të parë të revolucionit.
Gjithashtu, sillni ndërmend kujtimin e dëshmorëve të
mëdhenj, si dhe kujtimet entuziaste të revolucionit dhe
luftës së imponuar në rrethinat e mjediseve të
universiteteve, në vendet e punës dhe në jetën publike. Nëse
veprojmë në këtë mënyrë, atëherë, me ndihmën e Allahut të
Madhëruar, në dekadat e ardhshme, do të mundësohet
ndërtimi i një qytetërimi madhështor në Iran dhe në shumë
vende të tjera. Islami dhe myslimanët do të kenë madhështi,
Imam Sejid Ali Khamenei
54
status dhe forcë, përpara të cilave nuk do të mundet të
qëndrojë arroganca, përkundrazi edhe kolonializmi nuk do
të ekzistojë”.32
Nëse ne ndihemi të humbur, para se të fillojë beteja,
ose kemi turp të refuzojmë kërkesat e kërkuara nga
arroganca, atëherë ne do të jemi thjesht mjete që i shërbejnë
interesave të saj. Historia do të na kujtojë si të mallkuar.
Këtu buron rëndësia e guximit në thënien e fjalës “JO” me
zë të lartë, në mënyrë që armiku të kuptojë se ne jemi prej
atyre që nuk tundohemi nga ofertat dhe nuk i lemë çështjet
në mes pa zgjidhje.
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) ka
thënë: “Armiqtë po na bëjnë presion shumë të madh që
përballohet me vështirësi, por ne durojmë, pasi kemi qëllim
ruajtjen e pavarësisë sonë, ruajtjen e identitetit tonë
kombëtar dhe shmangien e turpit para historisë.
Përgjegjësia jonë, e imja dhe e juaja, sot është
jashtëzakonisht e madhe. Duhet ta hapim rrugën me mendje
dhe me kujdes, si dhe duke u mbështetur te Zoti dhe duke
qenë të guximshëm e jo frikacakë. Objektivi ynë i parë është
32 Me rastin e ditës kombëtare për t’u përballur me arrogancën botërore,
më 27 Xhumada El-ula 1415 Hixhri, Teheran.
Arroganca Globale
55
bashkimi i brendshëm. Prandaj, mos lejoni që këto debate të
kthehen në konfrontime, konflikte dhe grindje. Kjo është
porosia ime e vetme për ju”.33
Armiku mund të arrijë objektivat e tij, vetëm nëse na
kap në befasi. Në këtë kontekst, do të gjejmë udhëzimet e
Imam Khameneit (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!): “Vigjilenca
dhe kujdesi janë faktorët më të rëndësishëm që çojnë në
prishjen dhe dështimin e planeve të armikut.
Prijësi i Besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!),
thotë: ‘Kush fle vetë, të tjerët nuk flenë për të’. Kjo do të thotë se
ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë kundër
komploteve të përgatitura nga armiku.”34
Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të gjatë!) e ka
shprehur në një frazë të shkurtër, por që përfshin një
dimensionin të madh shpirtëror: “Nëse ne e ndjekim
33 Me rastin e takimit të udhëheqësit të Revolucionit islamik me anëtarët
e Këshillit të Konsultës Islame, 26 Rabiul Euuel, viti 1424 Hixhri. 34 Me rastin e festës së Ditës së ushtrisë, më 2 Dhil Kaidetu, viti 1414 Hixhri, Teheran.
Imam Sejid Ali Khamenei
56
Rrugën e Drejtë të Zotit dhe i përmbahemi rrugës së
devotshmërisë, atëherë furnizimet e fshehta hyjnore do të
vijnë te ne, një pas një, në çdo moment, sepse Allahu i
Madhëruar i do robtë e Tij të drejtë e të devotshëm dhe i
ndihmon ata të përmbushin detyrimet e tyre”.35
35 Me rastin e festës së Ditës së ushtrisë, më 2 Dhi El-kadetu 1414 Hixhri,
Teheran.
Arroganca Globale
57
Beteja me arrogancën nuk është betejë e një dite apo
e një periudhe të caktuar, por përkundrazi, është ecuria e
dynjasë që ishte dhe do të mbetet, derisa të shfaqet sunduesi
i epokës dhe i kohës. Lusim Allahun e Madhëruar ta
shpejtojë ardhjen e tij fisnike dhe ta zgjidhë betejën në favor
të besimit, dhe të trashëgojë tokën, ai dhe ata që janë të
devotshëm me të.
Në fund, ne i përfundojmë fjalët tona me atë që
Shkëlqesia e tij, Imam Khamenei (Allahu i dhëntë jetë të
gjatë!), përfundoi një nga ligjëratat e tij: “Ne e lusim Zotin të
na përfshijë në mirësinë e lutjes së zotërisë dhe të prijësit
tonë, El Huxhetu ibn El Hasan El Mehdi (Allahu i Madhëruar
e shpejtoftë daljen e tij!).
I lutem Allahut të rrisë përparimin e këtij populli ditë
pas dite, ashtu sikurse i lutem të lartësojë pozitën e prijësit
tonë të madh, i cili e hapi këtë rrugë të ndritshme Hyjnore
para nesh!”36
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
36 I njëjti burim.
Imam Sejid Ali Khamenei
58
HYRJE..........................................................................................5
E VËRTETA MBI ARROGANCËN
- Çfarë është arroganca?.............................................................8
- Vështrim mbi arrogancën në botë........................................11
- Arroganca dhe konflikti global.............................................13
- Arroganca dhe masakrat.......................................................14
- Çfarë fshihet pas arrogancës?...............................................18
- Përmbledhje e çështjes...........................................................20
- Qëllimet e arrogancës globale...............................................21
MJETET E ARROGANCËS PËR TË KONTROLLUAR
DHE PËR TË SUNDUAR BOTËN
- Prezantim................................................................................23
- Sundimi politik.......................................................................24
- Mashtrimi politik i fuqive arrogante....................................26
- Presionet e jashtme të arrogancës.........................................28
- Sundimi ekonomik.................................................................32
- Privimi i shteteve nga vetëmjaftueshmëria.........................33
- Shoqëria konsumatore është ëndrra dhe dëshira e
arrogancës.................................................................................36
- Hegjemonia kulturore:..........................................................39
Arroganca Globale
59
a. Demoralizimi................................................................39 b. Përhapja propagandistike brenda umetit.................40 c. Promovimi dhe përhapja e parullave të rreme........43 d. Përpjekje për të shthurur brezin e ri..........................45
PËRBALLJA ME ARROGANCËN
- Prezantim................................................................................48
- Parullat dhe përballja me arrogancën..................................49
- Përballja me arrogancën është e natyrshme........................51
- Si të përballemi me arrogancën?...........................................53
a - Uniteti dhe bashkimi...........................................................53
b - Të jemi të guximshëm.........................................................54
c - Vigjilenca dhe kujdesi.........................................................55
d - Ruajtja e angazhimit fetar...................................................55
PËRFUNDIM...........................................................................57
PËRMBAJTJA..........................................................................58
Imam Sejid Ali Khamenei
60
اإلستکبار
)دام ظله الشریف(آیة هللا العظمی السيد علی اخلامنئی
0202تریاان
Arroganca Globale
61
اإلستکباراسم الکتاب: الشریف( )دام ظلهآیة هللا العظمی السيد علی اخلامنئی ؤلف:امل
ولنت مرای احلاجاملرتجم: یریدا کوال:التصحیح األديب
صربیه فزااالخراج النهائي و تصمیم الغالف: ألبانيا -تریاان -مجعية النسيم انشر: