28
Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013 GRUPI I PUNËS: ADELA HALO Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit, Fondacioni Shoqëria e Hapur JUELA SHANO Kryetare e Grupit të Punës, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur ADRIAN CIVICI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OLTA MILOVA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë BLERTA ZILJA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Monitorimi i Financave Publike:

Projektbuxheti 2013

GRUPI I PUNËS: ADELA HALO Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit, Fondacioni Shoqëria e Hapur JUELA SHANO Kryetare e Grupit të Punës, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur ADRIAN CIVICI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OLTA MILOVA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë BLERTA ZILJA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Page 2: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Përmbajtje

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ..................................................................................................................... 3

I.TREGUESIT KRYESOR TË PROJEKT-BUXHETIT TË VITIT 2013 .................................................................... 5

II. SEKTORËT PRIORITARË NE PROJEKT BUXHETIN E VITIT 2013 .............................................................. 12

III. PRIORITETET E INTEGRIMIT EUROPIAN NË PROJEKTBUXHETIN E VITIT 2013 ...................................... 20

REFERENCAT ........................................................................................................................................ 27

Page 3: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Përmbledhje Ekzekutive Ky raport fokusohet në projekt-buxhetin e vitit 2013 dhe paraqet një analizë më të detajuar të i) treguesve kryesor të projekt-buxhetit të vitit 2013; ii) financimin e sektorëve prioritarë në projekt-buxhetin e vitit 2013; iii) financimin e disa prej prioriteteve kyce të integrimit europian nga projekt-buxheti i vitit 2013. Analiza për përgatitjen e këtij dokumenti është bazuar kryesisht në dokumentin e projekt-buxhetit të vitit 2013 të pergatitur nga Ministria e Financave dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave.Ky raport nuk reflekton ndryshimet që mund të pësojë projekt-buxheti i vitit 2013 gjatë miratimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Nga analizimi i treguesve kryesor të projekt-buxhetit të vitit 2013 vihet re një optimizëm i tepruar ashtu si edhe në buxhetin e viteve të mëparshme, përsa i përket parashikimit të rritjes ekonomike. Kjo rritje, për vitin 2013, parashikohet në nivelin 4 përqind, shifër kjo optimiste kundrejt ngadalësimit të evidentuar të ekonomisë përgjatë vitit 2012. Rreziqeve tashmë të evidentuara si mungesa e likuiditetit të bizneseve, borxhet zinxhir të bizneseve midis tyre, kufizimi i kreditimit të bizneseve nga bankat, rënia e kërkesës për kredi të reja, rritja e portofolit të huave të këqija, niveli i borxhit publik i shtohen edhe presionet negative që mund të vijnë nga zgjedhjet e përgjithshme elektorale të vitit 2013, të cilët janë faktorë evidentë që influencojnë dukshëm në rritjen ekonomike. Parashikimet, pothuaj gjithmonë më realiste, të disa institucioneve ndërkombëtare nuk e vlerësojne rritjen ekonomike në vitin 2013 më shumë se 1.5-2.5%.

Projekt-buxheti i vitit 2013 parashikon të ardhurat në nivelin 25.2 përqind të PBB, ose 5.8 perqind më të larta se të ardhurat e pritshme për vitin 2012. Garantimi për realizimin e të ardhurave përbën dhe pikën më delikate e më të diskutueshme të projekt-buxhetit të vitit 2013. Rritja prej 5.8% e të ardhurave duket shumë subjektive dhe e pa mbështetur apo argumentuar me faktorë, politika apo masa specifike që do të garantonin realizimin e ketij objektivi përgjate vitit 2013.

Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të larta se shpenzimet në buxhetin e vitit 2012. Ky nivel shpenzimesh i parashikuar për vitin 2013 rrit deficitin buxhetor në nivelin 3.4 perqind te PBB-se kundrejt 3 përqind të pritshëm në 2012, dhe con borxhin publik në 62.6 përqind të PBB-së. Qartazi, qeveria shqiptare, duke ndjekur një politikë ekspansioni fiskal, ka zgjedhur të shkojë kunder rrymës së zhvillimeve dhe debateve ndërkombëtare, vecanërisht ato në eurozonë, ku po ndërmerren veprime konkrete për reduktimin e nivelit të borxhit dhe jo për shtimin e tij, sado e vështirë që të jetë situata ekonomiko-financiare. Këto veprime konsistojnë në përcaktimin e parametrave kryesorë të financave publike, përfshirë këtu dhe nivelin e borxhit, si ligj kushtetues që mund të ndryshohen vetëm me shumicë të cilësuar votash. Shqipëria me projekt buxhetin e vitit 2013 e trajton kufirin e borxhit si një ligj të thjeshtë buxheti që mund të ndryshohet sa herë të jetë e “nevojshme”. Ky ndryshim i “nevojshem” këtë vit tejkalon kufijtë e Mastrihtit për deficitin fiskal në 3 përqind të PBB-se dhe borxhit publik nën 60 përqind të PBB-së. Qeveria shqiptare vazhdon të besojë se rritja e stimulit fiskal do të garantoje ritmet e parashikuara të rritjes ekonomike edhe pse një gjë të tillë në vitet e shkuara nuk eshte verifikuar. Kjo ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetet në mënyrë sistematike gjatë viteve të fundit dhe të ridimensionojë parashikimet e saj fillimisht shumë optimiste për rritjen ekonomike. Projekt-buxheti i vitit 2013 parashikon rritjen e diferencuar të pagave dhe pensioneve në masen 2-5 përqind,si dhe rritje të pensioneve 4 përqind për qytetin dhe 5 përqind për fshatin. Ky projekt-buxhet parashikon që investimet publike tëarrijnë në 71.2 miliard lekë, ose 5% të PBB në të njejtin nivel me buxhetin fillestar 2012, ndërkohë që 1.8% e këtyre shpenzimeve parashikohet të realizohet me burimet e brëndshme dhe 3.2% me burimet e huaja. Ky

Page 4: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

ndryshim negativ në favor të financimit të huaj është një nga faktorët bazë të rritjes së nivelit të borxhit ne 62.6 perqind te PBB për vitin 2013, megjithëse ai dëshmon dhe për një buxhet që së paku deri tani borxhin e jashtëm e merr në funksion të realizimit të investimeve publike. E shprehur ndryshe të ardhurat e planifikuara të buxhetit për vitin 2013 arrijnë të mbulojnë shpenzimet korrente të buxhetit dhe te kontribuojnë vetem me 1.8% në financimin e shpenzimeve kapitale. Financimi i sektoreve prioritarë ne buxhetin e vitit 2013 është thelbesisht i pabalancuar. Vetëm sektori i infrastrukturës përthith rreth 58.4 përqind të totalit të investimeve publike duke u rritur me 7 përqind kundrejt vitit 2012. Edhe pse të konsideruar sektore prioritarë, investimet publike në arsim, shëndetësi dhe bujqësi pësojnë rënie kundrejt vitit 2012 duke vështirësuar ndjeshëm mundesinë e arritjes së objektivave tëzhvillimit të vendosura nga vetë Qeveria. Financimi i prioriteteve të integrimit europian në projekt-buxhetin e vitit 2013 nuk mbështet në mënyrë lineare të gjithë ato institucione që lidhen me përmbushjen e këtyre prioriteteve. Shpeshherë mbeshtetja per investime kapitale është më e ulët sesa në vitin 2012 ndërkohë që projekt-buxheti i vitit 2013 ben te mundur një rritje mjaft modeste të pagave te institucioneve të pavaruara dhe atyre të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Page 5: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

I.Treguesit kryesor të projekt-buxhetit të vitit 2013

1.1.Parashikimet makroekonomike ku mbështetet buxheti i vitit 2013 – Projekt-buxheti per vitin 2013 eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave me date 19 nentor 2012 duke shenuar keshtu, qe pas miratimit te ligjit Nr.9936, date 26.06.2008 “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, mos respektimin e kalendarit te miratimit te prokjekt-buxhetit nga Keshilli i Ministrave. Neni 29 i ketij ligji percakton se brenda dates 25 tetor projekt-buxheti duhet te miratohet prej Keshillit te Ministrave dhe brenda dates 1 Nentor ky projekt-buxhet duhet te paraqitet ne kuvend. Duke ju referuar VKM nr.544, dt.01.08.2012 1 rezulton se kuadri makroekonomik e fiskal eshte përgjithësisht i respektuar me disa devijime në disa zëra të rëndësishëm. Përputhja dhe diferencat në raport me kuadrin makro-ekonomik e fiskal (për zërat kryesorë) jepen në tabelën e mëposhtëme :

Tabele.1 :. “Treguesit kryesorë makroekonomikë” (në milion lekë)

Buxheti

2012 Kuadri Makro

P/Buxheti 2013 Projekt

Buxheti 2013

Diferenca Kuadri PB

2013

Totali i të ardhurave 355.759 357.281 360.661 3.379

Të ardhurat nga ndihmat 7.776 6.310 8.422 9.843

Të ardhurat tatimore 324.739 330.732 328.088 -2.645

Të ardhurat jo-tatimore 21.177 20.799 20.578 -221

Totali shpenzimeve 396.922 386.270 409.594 23.324

Shpenzime korrente 322.389 332.722 336.124 3.402

Fondi rezervë/kontingjenca 4.661 4.500 2.300 -2.200

Shpenzime kapitale 69.872 49.048 71.170 22.122

DEFICITI -41.163 -28.989 -48.933 -19.944

Financimi i deficititi

Brendshëm 18.815 6.723 27.918 21.195

Jashtëm 22.348 22.266 21.015 -1.251

BORXHI PUBLIK 59.9% 59.9% 62.6 + 2.7%

PBB 1.384.971 1.430.920 1.430.920 - Burimi: Ministria e Financave, kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015

Nga tabela duket qartë se projekt-buxheti i vitit 2013 ka këto diferenca apo tendenca në raport me kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015 : rritjen e të ardhurave si kundrejt kuadrit makro-fiskal ashtu dhe kundrejt buxhetit të vitit 2012; rritjen e shpenzimeve si kundrejt kuadrit makro-fiskal ashtu dhe kundrejt buxhetit të vitit 2012, ku evidentohet vecanërisht rrtija e shpenzimeve kapitale; rritjen e deficitit si kundrejt kuadrit makro-fiskal ashtu dhe kundrejt buxhetit të vitit 2012; rritjen e masës së financimit të deficitit nga burime të brendshme (mbi 4 herë në krahasim me kuadrin makro-fiskal 2013-2015); tejkalimin e borxhit publik me 2.7% si kundrejt kuadrit makro-fiskal ashtu dhe kundrejt buxhetit të vitit 2012. Si konkluzion mund të thuhet (natyrisht duke pasur në konsideratë dhe ndryshimet e korrektimet e vazhdueshme që qëveria shqiptare dhe Ministria e Financave i bën buxhetit në mes apo në fund të cdo viti), se treguesit kryesorë të projekt/buxhetit 2013 e respektojnë kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015. Ndërsa në raport me treguesit e buxhetit 2012, pothujase të gjithë zërat janë me rritje, përfshirë këtu dhe deficitin dhe borxhin. 1.2.Parashikimi i të ardhurave në projekt-buxhetin e vitit 2013

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 60, DATË 18.01.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL PËR PERIUDHËN 2013 – 2015”,1

Page 6: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Sipas llogaritjeve e parashikimeve, zëri “të ardhura” në projekt-buxhetin e vitit 2013 parashikohet të jetë 360.661 miliard lekë, ose 5.8% më i lartë se të ardhurat e pritshme për buxhetin e vitit 2012. Në raport me PBB, shifra prej 360.661 miliard lekë përfaqëson 25.2% të PBB2. Në parashikimin e të ardhurave për vitin 2013, referuar kërkesave të hartimit të një buxheti ,procesit dhe procedurave të ndjekura, si dhe synimeve të MF vlerësohet se projekt/buxheti 2013 duhet të mbështetet në disa elemente e supozime bazë të tilla si : 1)të ardhurat që priten të realizohen në vitin 2012 në total; 2)ecurinë e realizimit të të ardhurave për periudhën janar-shtator 2012; 3) kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015; 4)ndryshimet në politikat tatimore e paketën fiskale të miratuar (ose në proces miratimi që do ti fillojnë efektet në vitin 2013); 5)efektet e pritshme të masave të ndërmara në vitin 2012 në administrimin dhe mbledhjen e të ardhurave; 6)vlerësime e parashikime mbi ndikime të mundshme të krizës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e financave të vendit. Grafiku i mëposhtëm jep ecurinë e të ardhurave buxhetore për periudhën 2006-2011 si dhe shifrat e pritshme të realizmit për 2012, dhe parashikimin e tyre për 2013 në projekt-buxhet : Grafiku 2.1.: te ardhurat e buxhetit per periudhen 2006-2013

Burimi : MF, relacioni i projekt-buxhetit 2013

Në mënyrë më specifike, struktura e të ardhurave përbëhet nga : (1)të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të jenë 255.2 miliard lekë, me një rritje prej 5.4 % krahasuar me të pritshmin për vitin 2012, ose rreth 17.8 % të PBB; (2)të ardhurat nga fondet speciale, ku përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe të ardhurat për kompensimin në vlerë të pronarëve parashikohen në 60.9 miliard leke, me një rritje prej 4.8 % krahasuar me të pritshmin për vitin 2012, ose rreth 4.3 % e PBB; (3)parashikimi për të ardhurat nga pushteti lokal për vitin 2013 është 12 miliardë lek me një rritje prej 5.5 % kundrejt të pritshmit për vitin 2012, ose rreth 0.8 % e PBB; (4) të ardhurat jo-tatimore parashikohen në masën 20.6 miliard lekë, 14.2% më pak se i pritshmi - rreth 1.4% të PBB; (5)të ardhurat nga ndihmat parashikohen rreth 12 miliard lekë, ose rreth 0.8 % e PBB. Duke i krahasuar shifrat e të ardhurave në projekt-buxhetin e vitit 2013 me ato të vitit 2011 dhe ato të realizuara në periudhën 9 mujore janar-shtator 2012, rezulton se këto shifra (p/buxheti 2013) janë të

2MF. Relacioni I projekjt/buxhetit 2013

Page 7: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

gjitha në nivele më të larta, pa bërë një analizë të thelluar qoftë për shkaqet e mosrealizimit të 2012, qoftë dhe për arsyet që do të tejkalohen ndjeshëm në 2013. Ashtu si edhe në buxhetin e vitit 2012, vihet re një optimizëm i tepruar në parashikimin e të ardhurave të vitit 2013 (që sipas eksperiencës është dhe një planifikim jo real dhe i saktë që pastaj korrigjohet në korrik apo në fund të vitit sic është bërë shpesh zakon këto vitet e fundit). Vlerësimi për rritjen ekonomike të vitit 2013 në nivelin prej 4% duket shumë optimist dhe me mjaft diferencë me parashikimet e disa institucioneve ndërkombëtare që nuk e cojnë atë më shumë se 1.5-2.5% për 2013. Gjithashtu, në relacionin e projektbuxhetit 2013, norma e deflatorit, një tregues i rëndësishëm që përdoret në vlerësimin e rritjes reale të PBB, parashikohet të ulet në 1.1% nga 3.3% që ishte në 2011 dhe 1.5% në 2012, ndërkohë që nuk evidentohen faktorët dhe arsyet që kanë cuar në këtë ulje kaq të ndjeshme të tij. Rreziqeve tashmë të evidentuara si mungesa e likuiditetit të bizneseve, borxhet zinxhir të bizneseve midis tyre, kufizimi i kreditimit të bizneseve nga bankat, rënia e kërkesës për kredi të reja, rritja e portofolit të huave të këqija, niveli i borxhit publik dhe rritja e borxhit të jashtëm jokoncesional i shtohen edhe presionet negative që mund të vijnë nga zgjedhjet e përgjithshme elektorale të vitit 2013, të cilët janë faktorë evidentë që influencojnë dukshëm në rritjen ekonomike. Mjafton të përmendim disa shifra e krahasime për ta kuptuar këtë eufori në planifikimin e të ardhurave : të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 9-mujore të vitit 2012 arritën në 245 miliarde lekë, -6.2 % më pak se parashikimi në buxhetin për 2012. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u realizuan 94.6 % ndaj parashikimit, ose 173.7 miliardë lekë nga 184 miliardë lekë tëplanifikuara, etj. Shifra më analitike për mjaft zëra të tjerë të të ardhurave që nuk janë realizuar sipas planit për vitin 2012 jepen në shënimin e mëposhtëm3.Kjo jep një tabllo të qartë të situatës dhe konfirmon shqetësimin për garancinë që të ardhurat e planifikuara për 2013 të mund të realizohen realisht. Garantimi për realizimin e të ardhurave përbën dhe pikën më delikate e më të diskutueshme të projekt-buxhetit të vitit 2013.. Rritja prej 5.8% e të ardhurave duket shumë subjektive dhe e pa mbështetur apo argumentuar me faktorë, politika apo masa specifike që do të garantonin realizimin e saj. Në lidhje me politikat e reja tatimore të miratuara apo në process miratimi nga Qeveria që pritet ti japin efektet e tyre në 2013 mund të përmendim : përjashtimi nga TVSH i makinerive dhe pajisjeve të importuara për kryerjen e investimeve me vlerë mbi 50 milionë lekë (për sektorin e fasonit dhe të agrobiznesit po shqyrtohet ulja e pragut për vlerën e investimit). Në këtë propozim është përfshirë edhe përjashtimi nga TVSH i lëndëve të para që përdoren për ndërtimin e hidrocentraleve, si hekur dhe cimento; Miratimi i ligjit të ri për akcizat, duke ia kaluar këtë funksion administratës doganore (në kuadër të këtij ligji, pësoi ndryshime dhe struktura e taksimit për disa nga mallrat e forta, si birra, vera, pijet alkoolike).Në “taksat nacionale” është përfshirë taksa e ambalazheve njëpërdorimshe të plastikës dhe qelqit, të cilat kanë qënë objekt i taksimit me akcizë. Në taksat nacionale është propozuar përfshirja e një takse mbi eksportin e lëndës drusore, në masën 30% të cmimit të shitjes, efekti i pritshëm 235 milionë lekë; është në proces miratimi heqja e tarifës doganore për kafen, efekti i pritshëm negativ 185 milionë lekë,etj4.

3Në këtë kuadër mund të shtojmë gjithashtu të ardhurat nga pushteti vendor në 8.8 miliardë lekë nga 11 të planifikuara në buxhetin e rishikuar të vitit 2012 dhe me rënie vjetore prej -4.4 %; administrata doganore ka mbledhur 92.5 miliardë lekë, -5.3 % me pak se parashikimi në buxhetin për 2012; të ardhurat nga akciza në doganë rezultojnë me rënie prej -2.6 % kundrejt një viti më parë. Të ardhurat nga TVSH në import janë -5.4 % me pak se parashikimi për periudhën sipas buxhetit të rishikuar; akciza, tatim mbi fitimin dhe tatim mbi të ardhurat personale kanë një rënie prej -2.6 %, -16.6% dhe -1.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Nga TVSH janë mbledhur për 9-mujorin 86.1 miliardë lekë, ose -7 % me pak se parashikimi në buxhetin e 2012. Nga Administrata Doganore janë mbledhur 67.1 miliarde lekë TVSH mbi mallrat e importuar, duke realizuar planin në masën 94.6 %. Nga administrata tatimore për periudhën Janar - Shtator janë mbledhur 19 miliardë lekë TVSH nga 21.6 miliardë lekë të planifikuara sipas buxhetit të rishikuar 2012, ose -12 % me pak se parashikimi; Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 20.3 miliardë lekë për periudhën janar-shtator, me rënie-0.9 % në krahasim me 9-mujorin e një viti më parë dhe me realizim të planin të rishikuar për vitin 2012 ne masën 93.8 %. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për 9-mujorin 2012 arriteën në 12.7 miliarde lekë nga 15.3 miliardë të mbledhura një vit më parë, me një rënie prej -16.6 %, dhe me një mosrealizim prej -23.4 % me planin.

4 Paketa fiskale 2013, relacioni I p/buxhetit 2013

Page 8: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

1.3.Parashikimi i shpenzimeve në projekt-buxhetin e vitit 2013 Duke ju refreuar treguesve të p/buxhetit 2013 dhe krahasimi i tyre me buxhetin e vitit 2012 si dhe me kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015 (tabela 2.2) konstatohet se shpenzimettotalete parashikuara për 2013 janë 3.2% më të larta se planifikimi i vitit 2012 dhe rreth 6% më të larta se kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015. Shpenzimet zënë 26.8% të PBB duke u përputhur me parashikimin prej 27% që është në kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015. Konstatohet gjithashtu se në katër vitet e fundit, ngarkesa fiskale në raport me PBB ka ardhur duke u ulur : 33.1%/PBB në vitin 2009, 29.7%/PBB në 2010, 28.9%/PBB në 2011, 28.3%/PBB në 2012 dhe 28.2%/PBB parashikimi për 2013, cka refflekton ndër të tjera dhe politikën e mbajtjes së taksave të ulta apo lehtësimin e ngarkesës fiskale për ekonominë shqiptare. Burimet kryesore të të ardhurave parashikohet të përdoren : (1)mbajtjen e një deficiti buxhetor në masën 3.4% (cka përbën një rritje prej 0.4% në krahasim me vitin 2012 dhe dyfishim në krahasim me kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015); (2) rritjen e diferencuar të pagave sipas sektorëve të ndryshëm në masën 2-5% (në arsim dhe shëndetësi kjo rritje parashikohet në nivelet 3-4%); (3)rritje e diferencuar e pensioneve, 4% për qytetin dhe 5% për fshatin; Duke ju referuar analizave të Bankës së Shqipërisë dhe parashikimeve të saj për inflacionin, në vitin 2013 pritet që inflacioni të jetë në intervalin e poshtëm të objektivit të BSH, pra të luhatet në intervalin 2-3%5. Në këtë këndvështrim, rritja e parashikuar e pagave dhe pensioneve është pak më e lartë se inflacioni, dhe për pasojë me ndikim të pakët në rritjen e fuqisë blerëse të punonjësve të këtyre sektorëve apo pensionistëve të fshatit dhe qytetit (4) realizimi i investimeve publike në masën 5% të PBB. Shpenzimet korrente ne Projekt-buxhetin e vitit 2013 prashikohen te arrijne ne 335. 3 miliard lek ose 5.3 perqind me te larta sesa ato te buxhetit te pritshmem 2012 duke qendruar ne nivele identike ne 23.4 perqind te PBB; shpenzimet operative dhe te mirembajtjes parashikohen ne nivelin 2.3 perqind te PBB me nje ulje te vogel ne krahasim me 2.4 prqind ne buxhetin e pritshem te vitit 2012. Shpenzimet e personelit ne projekt buxhetin 2013 arrijne ne 71.9 miliard leke ose 1.9 perqind me te larta se buxheti i pritshem 2012, nderkohe shpenzimet per interesa shenojne nje rritje prej 16.1 perqind krahasuar me buxhetin e pritshem 2012 duke arrtitur ne 50.9 miliard leke. Duke analizuar në mënyrë specifike, “investimet publike” konstatohet se ato parashikohen të arrijnë në 71.2 miliard lekë, ose 5% të PBB, ndërkohë që 1.8% parashikohet të realizohet me burimet e brendshme dhe 3.2% me burimet e huaja. Duke ju referuar shpërndarjes së tyre konstatohet se edhe në 2013 prioritet mbeten investimet në infrastrukturën rrugore dhe “stimuli fiskal”, pra synimi që investimet publike të kompesojnë apo përballojnë rënien e nivelit të kreditimit nga sistemi bankar. E vecanta e këtij projekt/buxheti në lidhje me investimet publike është zvogëlimi i dukshëm i financimit të këtyre investimeve nga burimet e brendshme (1.8%), ndërkohë që në vitin 2010 kjo shifër ka qenë 3.8%, në 2012 ishte 2%; dhe rritja e këtij financimi nga burimet e huaja (3.2%), ndërkohë që në vitin 2010 ishte 1.7% dhe në 2012 ishte 3%. Ky ndryshim negativ tendence është një nga faktorët bazë të rritjes së nivelit të borxhit mbi 60% për vitin 2013, megjithëse ai dëshmon dhe për një buxhet që të paktën borxhin e jashtëm e merr në funksion të realizimit të investimeve publike. E shprehur ndryshe, të ardhurat e planifikuara të buxhetit për vitin 2013 mbulojnë shpenzimet korrente të buxhetit dhe kontribuojnë me 1.8% në financimin e shpenzimeve kapitale. Problem i rëndësishëm që ka nevojë për më shumë studime, analiza e transparencë mbeten “prioritetet e investimeve publike”, sektorët, aktivitetet apo zonat në të cilat ato përdoren, dhe vecanërisht niveli i rentabilitetit dhe efekti në punësim që jep seicili prej tyre.

5BSH, deklarata e politikës monetare nëntor 2012.

Page 9: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Shqipëria ka shumë vite që ka tregues të disballancuar dhe lidhje të zhdrejta ndërmjet nivelit të rritjes ekonomike, nivelit të investimeve publike, etj., me nivelin e punësimit. Me fjalë të tjera, rritja ekonomike e të paktën 10 vite të fundit, nuk ka ndikuar në mënyrë proporcionale në krijimin e vendeve të reja të punës. Realizimi i këtij objektivi do kërkonte studime më të thelluara apo argumente më cilësore në lidhje me zërat apo sektorët e përdorimit të buxhetit për investime kapitale në mënyrë që të ndihet ndikimi në punësim. Insistimi përsëri kryesisht tek infrastruktura rrugore rrezikon të përsërisë të njëtën gjendje kur është fjala për punësimin dhe shtimin e tij. Në mënyrë grafike, ecuria e financimeve publike dhe burimet e financimit të tyre jepen në tabelat e mëposhtëme : Grafiku 1.2 Investimet Publike 2010-2013”, në % ndajPBB

Burimi : Ministria e Financave, relacioni i p/buxhetit 2013

1.4.Parashikimi i deficitit te buxhetit te vitit 2013 dhe financimi i tij Për 2013 është planifikuar një deficit buxhetor prej 3.4%. Kjo përbën një përkeqësim të tij si në raport me vitin 2012, ashtu dhe në raport me parashikimin e kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015. Vënd të konsiderueshëm në financimin e këtij deficiti zë planifikimi i 4-fishimit të huamarrjes së brendshme (në raport me kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015) dhe rritja prej rreth 34% në krahasim me buxhetin e vitit 2012. Ky zgjerim i konsiderueshëm i huamarrjes së brendshme do të shkaktojë një rritje të emetimeve të bonove të thesarit nga qeveria gjatë 2013 duke tërhequr nga tregu dhe depozitat bankare një pjesë të konsiderueshme likuiditeti, gjë që mund të shoqërohet edhe me rritjen e normave të interesit e shtimin e kostos së borxhit. Në krahasim me 2012, rritje të lehtë ka edhe huamarrja e huaj, ndërkohë që ajo është pak më e vogël se parashikimi në kuadrin makroekonomik fiskal 2013-2015. Në mënyrë më të detajuar, treguesit e deficitit buxhetor dhe mënyrat e financimit të tij jepen në tabelën e mëposhtme : Tabele 2: Financimi i deficitit (në miliard lekë)

Buxheti 2012

Kuadri Makro P/Buxheti 2013

Projekt Buxheti 2013

Diferenca Kuadri PB2013

DEFIÇITI -41.163 -28.989 -48.933 -19.944 FINANCIMI DEFIÇITIT 41.163 28.989 48.933 19.944 Brendshem 18.815 6.723 27.918 21.195 Te ardhura nga privatizimi 300 0 500 500 Hua-marrje e brendshme 18.515 6.723 27.418 20.695

Shpenzimet per Investimet Publike 2010-2013

(ne % te PBB)

5.05.0

5.45.5

1.82.0

3.1

3.8

3.2

3.0

2.11.7

0.0

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

Fakt 2010 Fakt 2011 Buxheti 2012 P/Buxheti 2013

Totali Financimi Brendshem Financimi Huaj

Page 10: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Te tjera 0 0 0 I Huaj 22.348 22.266 21.015 -1.251 Hua afatgjate (e marre) 32.528 35.398 34.147 -1.251 Mbeshtetje buxhetore (DPL) 0 Ndryshimi i gjendjes se arkes* 0 Ripagesat -10.180 -13.132 -13.132 0 Burimi : Ministria e Financave, Treguesit Fiskalë të PBA 2012-2015

1.5.Borxhi publik Debatet për borxhin publik dhe rolin e tij në stabilitetin e financave publike dhe rritjen ekonomike zakonisht përqendrohen në nivelin e tij si raport me PBB. Limiti që konsiderohet si “vija e kuqe” që nuk duhet kaluar është niveli 60%/PBB, limit që i korrespondon kritereve të konvergjencës nominale të vendosura nga BE për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare, ndërkohë që për vendet në zhvillim të ngjashmë apo të përafërta me Shqipërinë, rekomandohet borxh nën nivelin prej 45-50%/BB. Ndërkohë, në nenin 58 të “ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor” kërkohet që “borxhi total publik, përfshirë garancitë, nuk duhet ta tejkalojë limitin 60 % të PBB”. Duhet theksuar se ky ligj nuk është një ligj organik, por një ligj i thjeshtë që mund të ndryshohet në çdo ligj vjetor të buxhetit. Në projekt buxhetin e vitit 2013, niveli i borxhit është parashikuar që ta tejkalojë këtë limit dhe të arrijë në 62.6%, cka do të kërkojë dhe ndryshimin në Parlament të nenit 58 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor. Por, ajo që është e rëndësishme në financat publike nuk është aq niveli i borxhit publik në vetvehte, sesa qëndrueshmëria e tij, mundësia për ta financuar atë dhe sigurisht, aftësia për të kthyer borxhin së bashku me interesat, përdorimi i tij konkret në ekonomi dhe efektet e pritshme në rritjen ekonomike. Në këtë kontekst, shifra prej 62.6% e propozuar nga qeveria, natyrisht që duhet vlerësuar në sensin se si do përdoret ky borxh dhe cfarë efektesh do të sjellë ai në rritjen ekonomike. Nëse përdorimi i tij do të bëhet eskluzivisht në financime të rëndësishme që japin efekte të shpejta e të dukshme në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë dhe ndihmojnë të ardhurat publike, atëhere rreziqet që vijnë nga ky shtim i tavanit të borxhit minimizhen dhe bëhen më të menaxhueshme. Pozitive do të ishte dhe përdorimi i një pjese të të ardhurave nga privatizimi i Albpetrolit për shlyerjen e borxhit të jashtëm të vendit. Por, nga ana tjetër, kjo rritje në 62.6% nënkupton edhe disa rreziqe apo situata të vështira që mund të shkaktohen : (1) vërtet që tejkalimi prej +2.6% në raport me limitin 60%/PBB nuk duket i madh, por duhet të kemi parasysh se llogaritjet janë bërë mbi bazën e parashikimit për një rritjeje ekonomike prej 4 -4.1% për 2013, shifër kjo e cilësuar si “shumë optimiste”, pse jo dhe disi larg realitetit. Nëse Shqipëria merr borxh por nuk realizon këtë rritje ekonomike, atëhere niveli i borxhit mund të rezultojë mbi 65% dhe kosto e shërbimit të tij shumë e lartë. (2) Rreziqet me borxhin lidhen edhe me strukturën e borxhit publik që po ndryshon, duke rritur pjesën e borxhit me financim të huaj, nga 12.4 për qind e PBB në vitin 2007, në mbi 22 për qind e PBB në vitin 2012. Kjo potencialisht rrit riskun nga kursi i këmbimit, në kushtet e presioneve dhe prirjeve zhvlerësuese të monedhës vendase, si dhe faktit se stoku i borxhit dominohet nga monedha euro. Siç tregon edhe e ecuria e borxhit në vitin 2012, sipas relacionit të projektbuxhetit, niveli i borxhit publik, nëse kemi një zhvlerësim, qoftë edhe të vogël të lekut, do të rritej duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e tij. (3) Një rrezik tjetër është dhe rritja e normës së interesit në tregun e brendshëm, në kushtet që një pjesë e rëndësishme e borxhit është në instrumente afatshkurtra, kjo do të çonte drejt një rritje të mundshme të borxhit publik. (4) Duket se lidhja e ndërsjellë midis domosdoshmërisë së qëndrueshmërisë së borxhit dhe rritjes ekonomike në nivelin e parashikuar prej 4% për 2013 e vështirëson ruajtjen e nivelit optimal të borxhit për

Page 11: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

shkak të nevojës së përdorimit të stimulit fiskal për të nxitur rritje më të lartë ekonomike dhe për të kompesuar në një farë mënyre tkurrjen e kredisë bankare. (5) Vendimi për rritjen e kufirit të borxhit shkon në drejtim të kundërt me zhvillimimet e debatet ndërkombëtare, vecanërisht ato në eurozonë, ku mbizotëron ideja dhe po ndërmerren veprime konkrete për reduktimin e nivelit të borxhit dhe jo për shtimin e tij, sado e vështirë që të jetë situata ekonomiko-financiare. Tashmë të gjitha vendet e eurozonës po adoptojnë “rregullin e artë fiskal apo buxhetor” në të cilin parametrat kryesorë të financave publike, përfshirë këtu dhe nivelin e borxhit, përcaktohen si ligj kushtetues dhe mund të ndryshohen vetëm me shumicë të cilësuar votash. Shqipëria nuk mund të rrijë kaq jashtë kësaj tendence dhe ta trajtojë kufirin e borxhit si një ligj të thjeshtë organik i buxhetit që mund të ndryshohet sa herë të jetë e “nevojshme”. (6) Banka e Shqipërisë e shikon me vëmendje heqjen e kufirit të borxhit prej 60% nga ana e qeverisë dhe bën apel për shkuarjen drejt një “rregulli të ri fiskal”6, i cili do të jetë një instrument mjaft i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë të borxhit për dhënës-nxitësit e domosdoshëm, do të jetë një dritare me të gjitha fleksibilitetet e saj në rastet kur parashikohen ndërhyrje për situata të jashtëzakonshme dhe tejkalime, por njëkohësisht do të jetë një garanci për investitorët e brendshëm dhe të huaj sa i përket transparencës së tij.

6 Fjala e Guvernatorit Fullani në konferencën për shtyp të datës 27 nëntor 2012

Page 12: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

II. Sektorët prioritarë ne projekt buxhetin e vitit 2013 Duke anaizuar më në detaje zërat e parashikuara të shpenzimeve konstatohet se tre sektorët e rëndësishëm, arsimi, shëndetësia, bujqësia vazhdojnë të cilësohen si prioritare, por niveli i financimit të tyre është akoma i ulët : arsimi 38.89 miliarde leke ose 2.7 % e PBB dhe shëndetësia 29 miliarde leke, ose 2.1 % të PBB. bujqësia 6.47 miliardë lekë ose 0.45 % të PBB. Arsimi dhe shëndetsia edhe pse konsiderohen si sektorë prioritarë nuk kanë pësuar rritje krahasuar me buxhetin e vitit 2012, madje vihet re një rënie e lehtë prej 41 milion leke për arsimin dhe 100 milionë leke për shëndetsinë. Edhe bujqësia ka pësuar një renie me 300 milionë lekë krahasuar me vitin 2012 duke qëndruar në shifrat e buxhetit faktik të vitit 2011.I vetmi sektor qe ka pësuar rritje me rreth 3 miliardë lekë është infrastruktura.Kjo shifër e parashikuar në këtë projektbuxhet tejkalon dhe vlerën e parashikuar në programin buxhetor afatmesëm (PBA) 2011 – 2013. Ndërsa shpenzimet e parashikuara per sektoret e arsimit, shëndetsisë dhe bujqësisë jane shumë larg vlerave të PBA.;. Tabela 2.1 Shpenzimet totale të buxhetit për sektorët strategjikë (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave

2.1 Shëndetësia

Shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Shëndetësisë sipas projektbuxhetit të vitit 2013 mbeten në shumën 29 miliardë lekë. Edhe në terma të PBB ky buxhet mbetet 2.1 përqind njësoj si vitin e kaluar. Gjatë viteve te fundit pesha e këtij sektori ka ardhur në rritje, ku rritjen me te madhe e ka patur në vitin 20117, ku zinte 11.67 përqind të buxhetit të shtetit krahasuar me 10.51 përqind që zinte në vitin 20108. Ndërkohë në projektbuxhetin e vitit 2013 pesha specifike e këtij sektori ka rënë në 11.5 duke qënë 0.3 pikë përqindje më i ulët se në vitin 2012.

Grafik 2.1: Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë2008 -2013 përkundrejt totalit të shpenzimeve (në përqindje

Grafik 2.2: Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë e Shëndetësisë (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave

7 Buxheti 2011Tabelat Kuvendi, http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2011_1283_1.php

8 Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2010 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls

0

2

4

6

8

10

12

9,22

10,67 10,51

11,67 11,86 11,5

0

2.000

4.000

6.000

8.000

10.000

12.000

14.000

16.000

18.000

2009 2010 2011 2012 Pb 2013

6.740 7.639

8.917 9.969 9798

16.250 15.323

16.953 16.416 16459

2.355 2.667 2.629 2.501 2501

Kujdesi Paresor Kujdesi Dytesor Shendeti Publik

Sektorët 2011 2012 PB 2013 PBA 2011 PBA 2012 PBA 2013

Shëndetsia 28.774 29.114 29.012 29.617 38.997 43.021

Arsimi 38.304 38.930 38.889 40.396 46.204 49.749

Infrastruktura 45.814 42.412 45.501 48.639 37.463 41.824

Bujqësia 6.418 6.781 6.465 6.861 7.878 10.116

Page 13: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Buxheti i Ministrisë së Shëndetesisë9 shpërndahet kryesisht midis dy programeve kryesore që janë shërbimet e Kujdesit Parësor dhe Shërbimet e Kujdesit Dytësor të cilët përdorin respektivisht 34 dhe 56 përqind të buxhetit për vitin 2013. Kurse program i Shërbimeve të Shëndetit Publik zë 8.6 përqind të totalit të shpenzimeve të kësaj minstrie. Në këtë shpërndarje peshën kryesore e zënë shpenzimet korrente (93.3 përqind), kurse shpenzimet kapitale zënë vetëm 6.7 përqind të totalit.Kjo shifër është rreth 3 pikë përqindje më e ulët sesa viti i kaluar. Rreth 70 përqind e shpenzimeve kapitalete parashikuara ne sektorin e shendetesise shkojnë për shërbimet e kujdesit dytësor dhe rreth 25 përqind për kujdesin parësor. Alokimin e shpenzimeve sipas programeve të kësaj ministrie në vitet e fundit e shohim nga grafiku i mëposhtëm

Sic vihet re edhe nga grafiku 2.2 nuk ka ndryshime te dukshme në shpërndarjen e fondeve në programet kryesore gjatë tre viteve te fundit.

Nga analiza e këtij sektori mund të përmendim këto objektiva kryesorë që qeveria mendon të arrijë10:

i) do të përmirësohet ofrimi i shërbimit shëndetsor parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamentevenë 435 nga 430 në 2012,

ii) zvogëlimi i vdekshmërisë amtare me 1/100000 krahasuar me 19 në 100000 për vitin 2012; iii) gjithashtu mendohet të rritet numri i vizitave/kontakteve të pacientit në kujdesin parësor nga

10 vizita në ditë /mjek në vitin 2012 në 11 vizita në ditë për mjek; iv) mbulimi i nevojave për shërbim spitalor mendohet të arrijë në 85 përqind krahasuar me 84

përqind që ka qënë vitin e kaluar si edhe mbulimi me anë të vaksinave të arrijë në masën 95 përqind.

Arritja e këtyre objektivave nga ana e qeverise mund të vihet në pikëpyetje në kushtet kur buxheti i sektorit të shëndetsisë nuk ka rritje fondesh që të bëjë të mundur realizimin e tyre.

2.2 Arsimi

Buxheti për sektorin e arsimit për vitin 2013 është parashikuar rreth 38.89 miliardë lekë, ose 20 përqind më pak sesa vlera e parashikuar për këtë vit në programin buxhetor afatmesem 2011 – 201311. Ky buxhet parashikohet të jetë sa 2.7 për qind e PBB-së, krahasuar me 2.8 përqind që ka qënë vitin e kaluar.

Që pas vitit 2009 pesha e shpenzimeve të këtij sektori në buxhetin e shtetit ka pësuar rënie. Me e theksuar kjo rënie ka qënë në vitin 2011 ku shpenzimet e këtij sektori përbënin 15.612 përqind të buxhetit krahasuar

9 Te dhenat per te gjithe paragrafin jane marre nga tabelat e projektbuxhetit http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 10 Objektivat e buxhetit jane marre nga relacioni I projektbuxhetit 2013, fq 35 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 11

Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf 12 Buxheti 2011 Tabelat Kuvendi, http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2011_1283_1.php

Page 14: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

me 16.3 që zinin në vitin 201013. Për vitin 2013 pesha e këtij sektori ka pësuar rënie krahasuar me vitin paraardhës duke kapur vlerën 15.4 përqind të buxhetit.

Grafik 2.3.: Buxheti i Ministrisë Arsimit dhe Shkencës 2008-2013përkundrejt totalit të shpenzimeve (në përqindje)

Grafik 2.4 Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave

Pjesa më e madhe e buxhetit të këtij sektori është ndarë midis katër programeve kryesore, ku peshën më të madhe e zë arsimi bazë, i cili merr rreth 60 përqind të fondeve. 90 përqind e këtyre fondeve do të shkojë për shpenzime korrente dhe vetëm 10 përqind për shpenzime kapitale. Rreth 20 përqind e shpenzimeve shkojnë për arsimin e mesëm, ku pjesa më e madhe, rreth 70 përqind e tyre shkon për arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe pjesa tjetër për atë professional. Arsimi universitar merr vetëm 16 përqind të fondeve të kësaj ministrie. Për vitin 2013 niveli shpenzimeve korrente zë 91 përqind të shpenzimeve të këtij sektori, kurse shpenzimet kapitale zënë 9 përqind dhe janë të shperndarë në mënyrë proporcionale midis tre niveleve të arsimit14Grafiku 2.4 paraqet sesi ka ndryshuar shpërndarja e shpenzimeve sipas programeve në sektorin e arsimit gjate periudhes 2009-2013.

Nga konsultimi i dokumentit të Projektbuxhetit vërejmë se disa nga objektivat në sektorin e arsimit janë të njëjta me ato të vitit 2012 të tilla si:

Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies e matur nëpërmjet raportit student/pedagog, përmirësimit të metodave të mësimdhënies, rritjes së numrit të pedagogeve me 400, rritjes së numrit të laboratoreve shkencore dhe/ose përmirësimin dhe zgjerimin e tyre,

Hapja e kurrikulave te reja ne programet master dhe PhD, Rritja e dimensionit social përmes tarifave të shkollimit të diferencuara, shtimit të bursave për

studentët në nevojë, rikonstruktimin dhe ngritjen e godinave të reja sipas standardeve, Rritja me 5 përqind e të pranuarve nga shkollat e mesme dhe dyfishimi i studentëve në degët e TI Modernizimi i arsimit parashkollor, përmes trajnimit të mësuesve (15-20% në vit), rikonstruksionit

dhe ndërtimit (150 -200 klasa në vit) të kopshteve. Por me buxhetin e vitit 2013 qeveria15 kërkon të realizojë edhe disa objektiva të reja në këtë sektor ku mund të përmendim:

Rritja e aksesit të fëmijëve 5-vjeçar me 5% në klasat përgatitore me 1,600 fëmijë më shumë.

13 Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2010 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls 14

Te dhenat per te gjithe paragrafin jane marre nga tabelat e projektbuxhetit http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 15 Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php

12,5

13

13,5

14

14,5

15

15,5

16

16,5

2008 2009 2010 2011 2012 Pbuxhet2013

14,1

16,4 16,3

15,6 15,8

15,4

0

5.000

10.000

15.000

20.000

25.000

2009 2010 2011 2012 Pb2013

22.559 23.287 23.390 23.707 23.811

5.102 5.283 5.091 5.158 5.364

2.600 2.254 2.242 2.552 2.420

9.690

6.252 6.149 6.250 6.245

Arsimi Baze Arsimi i Mesem (i pergj) Arsimi i Mesem (profesional) Arsimi Universitar

Page 15: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Përmirësimi i standardeve të infrastrukturës në arsimin e mesëm të përgjithshëm, nëpërmjet rehabilitimit të 5-7% të klasave, 5% e klasave do te ndërtohen të reja.

Rritja e numrit të nxënësve ne Arsimin e Mesem Profesional edhe nga zonat rurale te vendit duke i mbështetur me politika favorizuese dhe sociale.

Ne Arsimin e Mesem Profesional synohet të regjistrohen 21% nga totali i nxënësve që regjistrohen në arsimin e mesëm.

Megjithëse dy nga objektivat e këtij projektbuxheti janë të orientuar drejt arsimit të mesëm profesional, nga shpërndarja e buxhetit të sektorit të arsimit sipas programeve vihet re se ky program ka marrë 5 përqind më pak fonde se vitin e kaluar.

2.3 Infrastrukturë

Shuma e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2013 për sektorin e transportit është 45.5 miliardë lekë, ose 7 përqind me e lartë se në vitin 2012. Kjo shifër parashikohet të jëtë 3.1 përqind e PBB. Gjithashtu shpenzimet në këtë sektor janë rritur me rreth 9 përqind krahasuar me parashikimin në programin buxhetor afatmesëm për vitin 2013. Edhe për këtë vit sektori i transportit vazhdon të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të parashikuara për investime publike

Shpenzimet kapitale në këtë sektor janë parashikuar të jenë 41.6 miliardë lekë, ose 8 përqind më të larta se në vitin 2012. Këto shpenzime përbëjnë 58.4 përqind të totalit të investimeve publike, duke patur një rritje me 3 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Pjesa me e madhe e shpenzimeve kapitale të ministrisë së transporteve do të financohet me financim të huaj njësoj si një vit më parë, madje ka një rritje nga 61.1 përqind në 2012 në 64.5 përqind për vitin 2013. Ndërsa 28.3% e investimeve publike për këtë sektor jane investime me financim të brendshëm16.

Pesha specifike e këtij sektori në buxhetin e shtetit ka pësuar rritje në vitin 2008, duke përbërë afërsisht 27 përqind të këtij buxheti.E njëjta situatë mund të thuhet edhe për vitin 2009, periudhë e cila përkon me ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës.Gjatë viteve 2010 – 2012 përqindja e buxhetit të Ministrisë së Puneve Publike Transportit në buxhetin e shtetit është reduktuar me 30 përqind duke u luhatur në kufijtë 17 – 18 përqind të buxhetit.Për vitin 2013 pesha e këtij sektori në buxhetin e shtetit është 18.1 përqind ose rreth 5 përqind më e lartë së në vitin 2012 ku ka qënë 17.3 përqind.

Grafik2.5: Buxheti i MPPT 2008-2013 perkundrejt totalit teshpenzimeve (nëpërqindje) Grafik 2.6: Investimet në infrastrukturën rrugore për 2008-2013 (mln lekë

Burimi: Ministria e Financave

16 Te dhenat per te tre paragrafet jane marre nga relacioni I projektbuxhetit 2013 fq 36, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php

0

5

10

15

20

25

30

2008 2009 2010 2011 2012 Pbuxhet2013

27,8

24,4

18,4 17,7 17,3 18,1

59.870

52.757

30.200 33.278

27.939 29.131

0

10.000

20.000

30.000

40.000

50.000

60.000

70.000

2008 2009 2010 2011 2012 Pb 2013

Page 16: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Sektori i transportit është sektori të cilit i janë akorduar më shumë fonde në buxhetet e viteve të fundit, krahasuar me sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Edhe në projektbuxhetin e vitit 2013, ky sektor zë një peshë me të madhe në buxhet, respektivisht 57 përqind më shumë se buxheti i shëndetësisë dhe 17 përqind me shumë se buxheti i arsimit.

Dy programet më kryesore të cilat do të përfitojnë afërsisht 90 përqind të buxhetit të vitit 2013 për sektorin e transportit janë rrugët nacionale dhe ujësjellës kanalizime17. Programi i parë është edhe më kryesori dhe zë rreth 65 përqind të fondeve, ku pothuajse të gjitha janë shpenzime kapitale 29.1 miliardë lekë në infrastrukturën rrugore.Ecuria e ketyre shprenzimeve paraqitet ne grafikun 2.6.

Objektivat që mendohet të realizohen me shpenzimet e parashikuar në projektbuxhet për vitin 2013 për sektorin e transportit janë18 një ndërthurrje e objektivave të reja me objektiva që kanë si qëllim të përmirësojnë treguesit e arritur në vitin 2012. Ndër më kryesorët mund të përmendim:

Ndërtim dhe rehabilitim sipas standarteve të projektimit për 44 km rruge të rrjetit kombetar, dhe sistemim asfaltim dhe riveshje për 14 km rruge të rrjetit kombetar.

Mirembajtje me koncension e 2.9 % të rrjetit kombëtar, dhe përmiresimi në rrjetin rrugor kombëtar i 8% të njollave të zeza të identifikuara.

Përmiresimi i gjëndjes së infrastrukturës hekurudhore nëpërmjet zëvendësimit të traversave në 3.34 km linjë, ndrrimit të traversave ne 29 copë ndëruese.

Rritja në masën 60% e standarteve dhe performances së punes, se Organit Kombetar të Incidenteve/Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve në forcimin e kapaciteteve, krahasuar me 30 përqind të parashikuar në vitin 2012

Zgjerimi dhe përmiresimi i cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë nëpërmjet mbulimit me rrjet ujësjellesi në zonat urbane në 93%, nga 92 përqind në buxhetin e vitit 2012 dhe ne zonat rurale ne 70%, krahasuar me 64 përqind që ka qënë në 2012.

2.4 Bujqësia Bujqësia është sektori i konsideruar prioritar i cili merr më pak fonde se sektorët e tjerë te analizuar me

sipër. Fondet në total për vitin 2013 për këtë ministri arrijnë në 6.47 miliardë leke ose 0.45 përqind të PBB.

Krahasuar me buxhetin e vitit 2012, ka një ulje të fondeve në këtë sektor me rreth 300 milionë lekë, ose 4.6

përqind. Grafik 2.7: Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (mld lekë)

Grafik 2.8: Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

17

Te dhenat per te gjithe paragrafin jane marre nga tabelat e projektbuxhetit , http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 18 relacioni I projektbuxhetit 2013, fq 36 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php

0

1

2

3

4

5

6

7

2010 2011 2012 Pbuxheti2013

5,1 5,6

6.7 6,4

0

500

1.000

1.500

2.000

2.500

3.000

2009 2010 2011 2012 Pb2013

1.536

1.426

1.634

2.022

1.877 2.088

1.425

2.670

2.098

1.529 1.786

1.683

1.636 2.167

2.572

Sig. ushqimore dhe mbrojtja e kons.

Menaxhimi i infrast. se kullimit dhe ujitjes

Zhvillimi Rural duke mbesht. Prodh. Bujq, Blek, Agroind

Page 17: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2010, buxheti faktik 2011,buxheti I miratuar 2012, projektbuxheti 2013

Sipas programit buxhetor afatmesëm19 do të kishte një rritje në shpenzimet për bujqësinë në periudhën

2011 – 2013, ku për vitin 2013 këto shpenzime do të arrinin në 10 miliardë lekë. Gjithashtu sipas këtij

programi prioritet do t’i jepet programit tëzhvillimit rural duke mbështetur prodhimin bujqësor blegtoral

dhe agroindustrinë. Ky është një nga programet kryesore të kësaj ministrie, i cili për vitin 2013 parashikohet

që të marrë rreth 2.5 miliardë lekë20, ose 16 përqind më shumë se në vitin 2012. Ky program përbën 39

përqind të buxhetit të kësaj ministrie krahasuar me 30 përqind që zinte ne buxhetin e vitit 2012. Kjo është

arritur nëpërmjet uljes së fondeve në dy programet e tjera.

Gjithashtu edhe pesha specifike e këtij sektori në buxhetin e shtetit ka qënë në rritje në këto tre vitet e fundit duke u rritur nga 2.1 përqind21 që ishte në vitin 2010 në 2.7 përqind22 në vitin 2012.Ndërsa për vitin 2013 parashikohet që të ketë një ulje në 2.5 përqind. Sic duket edhe nga grafiku 2.8 buxheti i sektorit të bujqësisë ndahet në tre programe kryesore, ku përvec programit të zhvillimit rural, dy programit e tjera kanë pësuar ulje krahasuar me vitin e kaluar, konkretisht program I sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit është ulur me 7 përqind, kurse program tjetër me 27 përqind. Nga shqyrtimi i objektivave të PB vihet re se një pjesë e tyre janë të ngjashme23 me ato të një viti më parë të tilla si:

Ruajtja e situates epizootike te vendit nepermjet imunizimit te bagetive te imta ne gjithe vendin. nga semundja e brucelozes si dhe gjurmimin semundjes se brucelozes ne gjedhe ne 10% te krereve, mbajtja nen kontroll te plote te semundjes plasje duke vaksinuar ne te gjithe vatrat e ketij infeksioni dhe e tbc duke gjurmuar dhe eleminuar kafshe e infektuara ne vatra.

Sigurimi i sherbimeve te sigurta dhe te qendrueshme te kullimit me ngritje mekanike me pompa (hidrovore) per 75,000 ha toke bujqesore.

Ofrimi per fermeret i 16 paketave / kartave teknologjike dhe rekomandimeve te dala nga studimet e kryera nga QTTB

Nxitja e zhvillimit te qendrueshem te sektorit bujqesor, blegtoral dhe agroindustrise, me synim rritjen e prodhimit dhe konkurueshmerise se produkteve nepermjet mbeshtetjes se drejtperdrejte te familjeve fermere dhe agrobizneseve.

Megjithatë në këtë projektbuxhetjane futur edhe disa objektiva të reja të cilat janë24:

Ofrimi i shërbimeve ekonomike, të qëndrueshme dhe të besueshme të kullimit me gravitet për 19 000 ha, tokë bujqësore më shumë, ne krahasim me sigurimin e këtyre shërbime gjate vitit 2012.

Mbrojtje nga përmbytjet lumore e detare e përmirësuar me 20 km argjinatura te rehabilituara/ndertuara me shume, ne krahasim me mbrojtjen e permiresuar gjate vitit 2012. Krijimi i sistemit te informacionit te tokes LIS dhe intergrimi ne GIS ne 10 komuna (50000 ha), dhe Dixhitalizimi i Regjistrit te Tokes Bujqesore 50 komuna.

2.5 Pushteti vendor

19 Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf 20 relacioni I projektbuxhetit 2013 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 21 Tabelat e Buxhetit tw rishikuar 2010 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls 22 Buxheti I miratuar 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2012_1821_1.php 23

Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php 24 relacioni I projektbuxhetit 2013, fq 36, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php

Page 18: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Buxheti për pushtetin vendor ka ardhur në rënie gjatë këtyre viteve të fundit, sic vihet re edhe nga grafiku i

mëposhtëm, ku në vitin 2009niveli i shpenzimeve për pushtetin vendor ka qënë rreth 33 miliardë lekë,

kurse në vitin 2012 28.5 miliardë lekë. Përjashtim bën parashikimi për vitin 2013 ku shpenzimet mendohet

të rriten me 2.1 përqind krahasuar me vitin 2012. Të ardhurat që priten të realizohen nga projektbuxheti i

vitit 2013 janë 15 miliardë lekë kurse shpenzimet 29 miliardë lekë dhe transferta nga buxheti i shtetit prej

14 miliardë lekë.

Grafik2.9: Ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve për pushtetin vendor (mld lekë)

Grafik 2.10: Ecuria e të ardhurave nga tatimi mbi biznesin e vogël kundrejt planit (2007 – 2012)

jepet nga grafiku i mëposhtëm (mld lekë)

Burimi: Ministria e Financave

Duke analizuar grafikun 2.9 vihet re se raporti midis transfertës së pakushtëzuar të dhënë nga buxheti

qëndror dhe të ardhurave të pushtetit lokal ka ndryshuar në favor të këtyre të fundit. Kyndryshim, ne dukje

pozitiv, lidhur me rritjen e autonomise financiare te pushtetit lokal eshte shoqeruar ne menyre konstante

me realizime te uleta ne mbledhjen e te ardhuravene nivele rreth70 - 77 përqind25duke nxjerre ne pah

veshtiresite dhe kapacitetet e pakonsoliduara te pushtetit lokal ne kete drejtim. Për shkak të kësaj situate

qeveria ka vendosur të centralizojë mbledhjen e tatimit të biznesit të vogël, tatim i cili përbën rreth 21

përqind të të ardhurave të pushtetit vendor duke u klasifikuar i dyti për nga rëndësia. Sipas projektligjit të

miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9632 datë 30.10.2006 “Për

sistemin e taksave vendore” i ndryshuar “ duke ju referuar nenit 14/1, administrata e tatimeve kthehet në

agjent tatimor për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël nëpërmjet drejtorive rajonale tatimore. Për vitin

2012 të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi biznesin e vogël pritet të realizohen ne masën 63 përqind,

nivel i cili eshte më i ulëti i realizimit gjatë gjithë periudhës 2007 – 2012.

Një tjetër problem shqetësues i kohëve të fundit për pushtetin lokal është edhe vështirësia financiare. Një

pjesë e njësive vendore janë debitore ndaj operatorit të shpërndarjes së enrgjisë elektrike.Kur shoqëritë

aksionere te ujësjellës kanalizimeve dhe njësite e qeverisjes vendore për sistemin e pompimit, rezultojnë

debitorë per furnizimin me energji elektrike ndaj kompanise se shpërndarjes deri ne fund te tremujorit te

trete, transferta e pakushtëzuar e njësive te qeverisjes vendore e tremujorit te katërt bllokohet dhe

25

Te ardhurat nga pushteti vendor, tabela e treguesve fiskale te buxhetit konsoliduar, relacioni I projektbuxhetit 2013, fq 28

http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php

0

5.000

10.000

15.000

20.000

25.000

30.000

35.000

2009 2010 2011 2012 Pb 2013

33.582

30.764 29.386 28.500 29.156

16.746 15.661 15.379 14.624 15.103

16.836 14.207 14.014 13.876 14.153

Shpenzime Te ardhura Tr. pakushtezuar

0

500

1.000

1.500

2.000

2.500

3.000

3.500

4.000

2007 2008 2009 2010 2011 2012

2.232

2.584 2.486 2.318

2.570

1.906

2.690 2.959

3.564

3.234 3.320 3.083

Fakti Plani

Page 19: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

përdoret për shlyerjen e këtyre detyrimeve26. Kjo situatë ka bërë që të ketë ndërprerje të aktivitetit të disa

bashkive dhe komunave të cilat nuk shlyejnë dot detyrimet ndaj punonjësve të tyre.

26Akti Normativ Nr. 5 Dt 26.09.2012 “Per disa ndryshime ne Ligjin nr 10 485, dt 15.12.2011”Per Buxhetin e vitit 2012”, http://www.ikub.al/Mobile/LIGJE/1210150152/Article-PeR-ZBATIMIN-E-AKTIT-NORMATIV-NR-5-DATe-26-9-2012-PeR-DISA-NDRYSHIME-Ne-LIGJIN-NR-10-487-DATe-5-12-2011-PeR-BUXHETIN-E-VITIT-2012-.aspx

Page 20: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

III. Prioritetet e Integrimit Europian në Projektbuxhetin e Vitit 2013

Kjo pjesë e Raportit analizon reflektimin e disa prej Prioriteteve të Integrimit Europian në Projektbuxhetin

(PB) e vitit 2013. Analiza përqëndrohet vetëm në disa prej tyre, pasi jo të gjitha prioritetet kërkojnë

mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, sikurse në disa raste bëhet e vështirë matja e financimit të tyre

nga buxheti për shkak të mungesës së të dhënave të detajuara.

Në mënyrë të përmbledhur, në shqyrtim janë marrë ato pjesë të PB 2013 që lidhen ngushtë me: (i)

Prioritetin 6 mbi administratën publike; (ii) Prioritetet 7, 8 dhe 9 mbi drejtësinë, luftën kundër korrupsionit

dhe krimit të organizuar; (iii) Prioritetin 10 mbi pronat; dhe (iv) Prioritetin 12 mbi burgjet. Gjithashtu, është

vërejtur buxheti i Ministrisë së Integrimit për të parë në shifra mbështetjen institucionale për procesin e

integrimit.Në çdo rast, analiza është bazuar në të dhënat e tabelave të Projektbuxhetit 2013 (PB2013)27,

Buxhetit për vitin 201228 dhe Buxhetit të Rishikuar 201129. Ndërkohë, duhet theksuar që mungesa e

publikimit të listës së investimeve të planfikuara në PB2013 nga Ministria e Financave nuk lejon gjykimin

mbi mënyrën se si do të alokohen këto fonde dhe cilave projekteve po iu jepet prioritet.

3.1. Drejtësia dhe Rendi

Në këtë nënçështje janë analizuar fondet e alokuara në PB2013 për “Zyrën e Administrimit të Buxhetit

Gjyqësor (ZABGJ)”, “Prokurorinë e Përgjithshme”, “Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD)”, “Gjykatën

Kushtetuese”, “Shkollën e Magjistraturës”, “Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë”,

si dhe programet “Policia e Shtetit”, “Sistemi i burgjeve” dhe “Shërbimi i Provës”, financimi i të cilëve është

thelbësor në përmbushjen e Prioriteteve 7, 8, 9 dhe 12 të Komisionit Evropian për Shqipërinë mbi

drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe burgjet.

Buxheti total i parashikuar për vitin 2013 për ZABGJ-në, pavarësisht se në shifra modeste (rreth 50 milionë

lekë më pak se në Buxhetin 2012 dhe 38 milionë lekë më pak se në Buxhetin e Rishikuar 2011), është më i

ulëti në tre vitet e fundit. Ai paraqitet 2.8% më i ulët se Buxheti 2012 (B2012) dhe 2.1% më pak se Buxheti i

Rishikuar 2011 (BR2011).

Në nivel programi, “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi” është rritur me rreth 18% krahasuar me

B2012, ose 4.1 milionë lekë më shumë, ndërsa “Buxheti Gjyqësor” ka një tkurrje prej 3% ose 54.5 milionë

lekë më pak. Brenda këtij programi, duket se rënien më të madhe e ka përjetuar fondi për investime,

ndërsa fondi për paga30 është pothuajse në të njëjtat nivele si në vitin 2012, me një rritje fare të lehtë (rreth

0.5%). Lidhur me investimet e planifikuara për vitin 2013 për gjykatat e vendit, është e vështirë të gjykohet

se cilave projekteve po iu jepet prioritet, pasi në tabelat e publikuara nga Ministria e Financave për PB2013

këtë vit nuk shfaqet tabela e investimeve.

27http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php 28http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2012_1821_1.php 29

http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_i_Rishikuar_2011_1702_1.php 30Brenda Fondit të Pagave janë përfshirë artikujt 600 dhe 601, pra pagat dhe kontributet për sigurime shoqërore.Ky është koncepti i përdorur edhe deri në fund të analizës.

Page 21: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, në PB2013 shfaqet me një buxhet ndjeshmërisht më të ulët se

në vitin 2012, përkatësisht rreth 27% apo 498 milionë lekë më pak. Kjo rënie ka ardhur si pasojë e uljes së

fondit të investimeve me financim të huaj (nga 450 milionë lekë në vitin 2012, në zero për PB2013),

ndërkohë që investimet e financuara nga burime të brendshme te Buxhetit janë rritur me 10 milionë lekë.

Edhe për këtë institucion vihet re një rritje fare e lehtë në fondin për paga, rreth 0.8%, ndërsa fondi i

parashikuar për “Mallra dhe Shërbime” ka një rritje rreth 3% krahasuar me B2012.

Gjykata Kushtetuese është institucioni i tretë brënda sistemit të drejtësisë, i cili ka një buxhet të

parashikuar për vitin 2013 më të ulët se një vit më parë, edhe pse në diferenca të vogla. Rënia 1% duket se

është përballuar nga tkurrja në fondet për artikujt “Mallra dhe Shërbime” dhe “Investime”, ndërsa fondi për

paga shfaqet rreth 4% ose 2.8 milionë lekë më i lartë kundrejt një viti më pare.Kjo vlen edhe për

institucionin e KLD-së, Buxheti i të cilit, në dallim nga të tjerët, për vitin 2013 është rritur me 2.7% e ku gati

e gjithë rritja ka shkuar për të mbështetur fondin e pagave.

Ajo që mund të thuhet nga analiza e buxhetit për këto insitucione të sistemit të drejtësisë, është se buxheti

i parashikuar për to për vitin 2013 është përgjithësisht më i ulët se buxheti i vitit 2012.Tkurrja e fondeve

është preferuar të përballohet kryesisht nga zërat “Mallra dhe Shërbime” dhe “Investime”. Ndërkohë, janë

mbrojtur fondet e pagave, të cilët janë rritur krahasuar me vitet e mëparshme,.

Fondet e parashikuara për Shkollën e Magjistraturës me PB2013 kanë një rritje fare të vogël krahasuar me

B2012, rreth 0.09% apo 506 mijë lekë, rritje e cila duket se ka shkuar e gjitha për fondin e pagave. Ky zë

është rritur me 506 mijë lekë krahasuar me B2012, apo rreth 1.97% më shumë. Ndërkohë, duket se ka

ndodhur një shkëmbim i ndërsjelltë midis fondeve për “Mallra e shërbime”, të cilat janë rritur me 990 mijë

lekë (apo 6.6% më shumë se në B2012) dhe fondeve për investime, të cilat janë ulur me 1.000 mijë lekë

(apo 50% më pak se në B2012).

Fondi i alokuar për Policinë e Shtetit në PB2013 është rreth 12 miliardë lekë, apo 137 milionë lekë më

shumë se një vit më parë. Pra, në total, buxheti i alokuar për Policinë e Shtetitnë PB2013 është pothuajse

në të njëjtat nivele si në Buxhetin e vitit 2012, me një rritje të vogël prej 1.1%.Më shumë se 90% e fondit të

këtij programi harxhohet për shpenzime korrente dhe kryesisht për zërin “Paga dhe Sigurime”.Vihet re se

në PB2013, ndërsa fondi për investime është rritur me rreth 3% apo 30.5 milionë lekë, fondi për shpenzime

korrente është rritur me vetëm 0.98%.Brenda kategorisë së shpenzimeve korrente bie në sy që është

parashikuar një rritje në fondin për paga (2.6%) i shoqëruar nga një rënie në zërin “Mallra dhe Shërbime”

dhe “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”, përkatësisht me 89.5 milionë lekë dhe 28.5 milionë

lekë.

Ajo që vihet re nga analiza e buxhetit të institucioneve të pavarurate lidhura me prioritetet 7, 8 dhe 9ne

fushen e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; është se PB2013 ka mbështetur në

Page 22: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

mënyrë të përgjithshme rritjen, edhe pse modeste të fondeve të pagave, situatë e cila vlen edhe për

programin “Policia e Shtetit”.

Grafikët e mëposhtëm paraqesin në mënyrë të përmbledhur buxhetet e institucioneve te sistemit te

drejtësisë dhe zbatimit të ligjit per vitet 2012 – 2013:

Grafik 3.1: Buxheti i ZABGJ dhe Prokurorise se Pergjithshme Grafik 3.3 Buxheti i per programin “sistemi I burgjeve” 2012-2013

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Grafik 3.2 Buxheti per Programin “Policia e Shtetit” Grafik 3.4: Buxheti per programin sherbimii proves ne vitet 2012-13

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Pervec policise se shtetit, prokurorise dhe gjykatave, institucion mjaft i rendesishem ne luften kunder

korrupsionit eshte edhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKP). Në PB2013,

fondet e parashikuara për këtë institucion janë 93 milionë lekë apo rreth 5.2 milionë lekë më shumë se një

vit më parë. Kjo shtesë në fonde duket se ka shërbyer më së shumti për rritjen e investimeve, të cilat në

PB2013 janë rreth 75% më të larta se në B2012 apo 3 milionë lekë më shumë. Por edhe për këtë institucion

nuk është e qartë se ku do të shpenzohen fondet për investime kapitale për shkak të mungesës së

publikimit të listës së Investime Publike për vitin 2013. Megjithatë, me rritje shfaqen edhe fondi për paga

1.776.000 1.788.403 1.738.000 1.728.000

1.807.622

1.309.000

0

500.000

1.000.000

1.500.000

2.000.000

Buxheti Rishikuar 2011 B2012 PB2013

Buxheti i ZABGJ dhe Prokurorise se Pergjithshme (ne 000 leke)

ZABGJ Prokuroria e Pergjithshme

4.025.980

657.980

3.368.000

5.309.500

1.611.000

3.698.500

0

2.000.000

4.000.000

6.000.000

Sistemi i Burgjeve Kapitale Korrente

Buxheti per programin "Sistemi i Burgjeve" (ne 000 leke)

B2012 PB2013

11.862.896

955.130

10.907.766

12.000.733

985.687

11.015.046

0

3.000.000

6.000.000

9.000.000

12.000.000

15.000.000

Buxheti total Kapitale Korrente

Buxheti per programin "Policia e Shtetit" (ne 000 leke)

B2012 PB2013

70.000

56.000

11.500

2.500

93.250

60.000

31.500

1.750

0

10.000

20.000

30.000

40.000

50.000

60.000

70.000

80.000

90.000

100.000

Sherbimi iproves

Fondi per paga Mallra dhesherbime

Investime

Buxheti per programin "Sherbimi i proves" (ne 000 leke)

B2012 PB2013

Page 23: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

(2.1% apo 1.2 milionë lekë më shumë) dhe fondi për “Mallra e shërbime” (4.2% apo 1 milionë lekë më

shumë).

Lidhur me programin “Sistemi i Burgjeve”, i cili reflekton Prioritetin 12, situata paraqitet më ndryshe. Në

diferencë me prirjen e institucioneve dhe programeve të tjera të marra në analizë për reflektimin e

prioriteteve në PB2013, “Sistemi i burgjeve” ka pësuar një rritje të theksuar të buxhetit total, rreth 31%

krahasuar me një vit më parë. Fondi shtesë për këtë program është rreth 1.28 miliardë lekë, 75% e të cilit i

përket shpenzimeve kapitale. Edhe në këtë pjesë, mungesa e publikimit të Listës së Investimeve nga

Ministria e Financave nuk lejon identifikimin e destinacionit të fondeve, për të parë se në çfarë projektesh

mendohen të shpenzohen këto para. Interesant është fakti që për vitin 2013, pothuajse gjithë investimet

janë financim i huaj.Nga 300 milionë në 2012-n, niveli i tyre për 2013-n është parashikuar 1.6 miliardë

lekë.Ndërkohë, edhe shpenzimet korrente janë rritur me rreth 9.8%. Të dy artikujt përbërës të kësaj

kategorie, “Fondi për paga” dhe “Mallra dhe Shërbime” janë rritur përkatësisht 7.3% (rreth 205 milionë

leke) dhe 21% (rreth 125.5 milionë lekë).

Për Prioritetin 12, por edhe për Prioritetin 7, përveç programit “Sistemi i burgjeve” i rëndësishëm është

edhe programi “Shërbimi i provës”.Edhe fondet për këtë program në PB2013 shfaqen me një rritje të

ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Nga 70 milionë lekë në B2012, në 93.25 milionë lekë në PB2013

apo rreth 33.2% më shumë. Shtesa e buxhetit ka shërbyer kryesisht për të mbështetur shpenzimet korrente

në “Mallra dhe shërbime”, të cilat kanë përjetuar një rritje 173% krahasuar me B2012, duke shkuar nga 11.5

milionë në 2012-n në 31.5 milionë në PB2013. Ndërkohë, edhe fondet e pagave janë më të larta,

përkatësisht 7% ndërsa investimet janë ulur me rreth 30% apo 750 mijë lekë.

3.2. Pronat

Pronat lidhen me Prioritetin 10 të Integrimit Europian, i cili kërkon garantimin e të drejtës së pronësisë.Në

analizë janë marrë “Të ardhurat dhe shpenzimet për kompensimin në vlerë të pronarëve”, të cilat i

referohen të dhënave në Tabelën fiskale për PB2013, B2012 dhe BR2011, si dhe programi “Shërbimi i

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Siç mund të shikohet edhe nga grafiku, fondet e parashikuara për kompensimin e pronarëve janë identike

në të njëjtat nivele si një vit më parë, si për të ardhurat edhe për shpenzimet. 1,8 miliardë lekë do të

shpenzohen për kompensimin e pronarëve edhe këtë vit, ndërkohë që transferta nga Buxheti i Shtetit

qëndron në 300 milionë lekë. Vihet re se fondet e parashikura për shpenzimet, ndryshe nga PB2012 në të

cilën shfaqeshin të tkurrura krahasuar me BR2011, në PB2013 në mos me rritje, qëndrojnë në të njëjtat

shifra si në PB2012.

Page 24: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Grafik 3.5: Te ardhurat dhe shpenzimet nga kompensimi ne vlere I

pronareve 2012-2013 ne vitet 2012-2013 Grafik 3.6: Fondet e parashikuara per sherbimin e regjistrimit te

pasurive te paluajtshme 2012-2013

Burimi: Ministria e Financave

Fondet për programin “Shërbimi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” në PB2013 janë rreth 45% më të

ulta se në B2012.Nga 638 milionë lekë në 2012-n, ato janë ulur në 346 milionë lekë në PB2013.Shkurtimi

më i lartë i fondeve ka prekur shpenzimet korrente, përkatësisht në fondin e pagave me rreth 54% apo 214

milionë lekë dhe fondi për “Mallra dhe shërbime” me rreth 77.7% apo 69.7 milionë lekë.Ndërkohë, në zërin

e investimeve ulja e fondeve është shkaktuar nga rënia e investimeve me financim të brendshëm (nga 8

milionë lekë në 2012-n në zero për PB2013), ndërsa investimet me financim të huaj vazhdojnë në nivelin e

150 milionë lekëve.

3.3. Administrata Publike

Lidhur me Administratën Publike dhe Prioritetin 6 janë marrë në shqyrtim programi “Menaxhimi dhe

Zhvillimi i Administratës Civile”, i cili administrohet nga Ministria e Brendshme, dhe shpenzimet totale për

institucionin e “Komisionit të Shërbimit Civil”.Në dallim nga PB2012, në të cilin fondet e parashikuara për

programim dhe institucionin kishin një ulje të vogël krahasuar me BR2011, në PB2013 financimi i tyre është

më i lartë edhe pse në shifra modeste.Rreth 2.1 milionë më shumë janë parashikuar për programin

“Menaxhimi dhe Zhvillimi i Administratës Civile” ose 2.7% më të larta se në B2012 dhe 2.3 milionë për

“Komisionin e Shërbimit Civil” apo një rritje 2.3% kundrejt vitit 2012 në programin e vetëm të këtij

institucioni, “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi”. Ndërkohë, duhet theksuar se numri i përgjithshëm i

punonjësve organikë në PB2013 është ulur krahasuar me B2012. Kështu, nga 88.64031 punonjës në vitin

2012, numri është ulur me 930 punonjës duke numëruar 87.71032punonjës në 2013-n.

31Ligji nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për Buxhetin e Vitit 2012”, neni 11 32 Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2013”, neni 11

1.400

2.000

-600

1.500 1.800

-300

1.500 1.800

-300 -1.000

-5000

5001.0001.5002.0002.500

Te ardhurat per komp.ne vlere te pronareve

Shpenzime per komp.ne vlere te pronareve

Diferenca

Te ardhurat dhe shpenzimet nga kompesimi ne vlere i pronareve (ne milione leke)

Buxheti Rishikuar 2011 Projektbuxheti 2012 PB2013

638.050

390.050

89.760 158.000

346.000

176000

20.000

150.000

0

150.000

300.000

450.000

600.000

750.000

Sherbimi iRegjistrimit te

Pasurive tePaluajtshme

Fondi per paga Mallra dhesherbime

Investime

Buxheti per programin "Sherbimi i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ne 000 leke)

B2012 PB2013

Page 25: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Grafik 3.7: Buxheti I parashikuar gjate viteve 2012-2013 per menaxhimin

dhe zhvillimin e administrates publike dhe KSHC Grafik 3.8 :Totali i shpenzimeve per Ministrine e Integrimit dhe

programin "Mbeshtetja Institucionale per Procesin e Integrimit

Burimi: Ministria e Financave

3.4. Mbështetja Institucionale për Integrimin

Në fund të kësaj analize është marrë në shqyrtim edhe fondi i akorduar për Ministrinë e Integrimit

Europian (MIE) dhe programin “Mbështetja Institucionale për Integrimin” për shkak të rëndësisë së tyre në

përmbushjen e një sërë kërkesash të KE-së. Buxheti total për MIE-n në PB2013 është parashikuar rreth 11%

më i madh se në B2012 ose 36 milionë lekë më shumë, për të arritur në nivelin e 366.8 milionë lekëve.

Ndërkohë, fondet për programin “Mbështetja Institucionale për Integrimin”, në dallim me PB2012, në të

cilin fondet për këtë program ishin 7% më pak se në BR2011, në parashikimet për vitin 2013 mbështetja e

Buxhetit është rritur me 25%, apo me 59.3 milionë lekë. Megjithatë, nëse do të merreshin në shqyrtim edhe

programet e tjera të MIE-s, vihet re që rritja e fondeve për “Mbështetjen Institucionale për Integrimin”

është shoqëruar nga rënia e fondeve të dy programeve të tjera të MIE-s, sidomos të programit “Drejtësia

dhe Tregu i Brendshëm”, buxheti i të cilit në PB2013 është 43% i ulët se një vit më parë.

Në përmbledhje të kësaj analize mund të përmenden disa elementë të rëndësishëm.

Buxheti i parashikuar për institucionet kryesore në sistemin e drejtësisë: ZABGJ, Prokuroria e Përgjithshme

dhe Gjykata Kushtetuese është më i ulët se B2012. Edhe pse rënia është shumë e vogël, në kushtet kur

Shpenzimet Totale të PB2013 janë më të larta se B2012, buxheti për këto institucione duhet të kishte të

paktën të njëjtën rritje, por jo zvogëlim të fondeve. Megjithatë, duhet theksuar se ndërsa zërat “Investime”

apo “Mallra dhe Shërbime” sipas rastit mund të jenë rritur apo ulur, PB2013 duket se mbron fondin e

pagave, duke e lënë atë përgjithësisht pothuajse në të njëjtat nivele si në B2012 për disa institucione, si

Prokuroria e Përgjithshme (0.8%) apo programin “Buxheti Gjyqësor” (0.5%), ose duke e rritur në mënyrë më

të ndjeshme në disa raste të tjera, si Gjykata Kushtetuese (4%) apo KLD-në (3.09%). Kjo do të thotë se

krahasuar me PB2012, në të cilin fondi i pagave për tre nga këto institucione (ZABGJ, PP, GJK) ishte në rënie

krahasuar me BR2011, projektbuxheti i vitit 2013 ka qenë më i kujdesshëm në këtë drejtim. Gjithsesi,

PB2013 për këto institucione duket larg reflektimit të rekomandimevete Progres Raportit të BE-së të vitit

80.442

42.758

80.379

42.203

82.560

44.517

0

10.000

20.000

30.000

40.000

50.000

60.000

70.000

80.000

90.000

Menaxhimi dhe Zhvillimi AP Komisioni i Sherbimit Civil

Buxheti per Menaxhimin dhe Zhvillimin e Administrates Publike dhe KSHC (ne 000 leke)

Buxheti Rishikuar 2011 B2012 PB 2013

256.680

333.888

237.291

330.346 296.600

366.800

0

50.000

100.000

150.000

200.000

250.000

300.000

350.000

400.000

Mbeshtetja Institucionale perProcesin e Integrimit

Ministria e Integrimit

Totali i shpenzimeve per Ministrine e Integrimit dhe programin "Mbeshtetja Institucionale per

Procesin e Integrimit" (ne 000 leke)

Buxheti Rishikuar 2011 B2012 PB2013

Page 26: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

2012, i cili ripërsëritshqetësim e tij lidhur me planifikimin dhe alokimin e buxhetit si dhe nivelin e burimeve

njerëzore për sistemin e drejtësisë (fq 11-12).

Fondet për institucionin e “Shkollës së Magjistraturës” vijojnë të rriten në mënyrë modeste edhe në

PB2013, në një kohë që Progres Raporti i BE-së thekson faktin që buxheti i alokuar për këtë institucioni nuk

është i mjaftueshëm për përballimin e aktiviteteve të planifikuara prej tij (Komisioni i Bashkimit Europian,

Shqipëria 2012, Raporti i Progresit fq 12).

Buxheti i parashikuar për Policinë e Shtetit për vitin 2013 është më i lartë se ai në vitin 2012. Rritje kanë

pasuar fondi për paga dhe investimet, ndërkohë që “Mallra dhe Shërbime” dhe “Transfertat për buxhete

familjare dhe individët” kanë pësuar rënie. Zhvillime pozitive duket se njeh buxheti për programet “Sistemi i

Burgjeve” dhe “Shërbimi i Provës”, të cilat lidhen përkatësisht me Prioritetet 7 dhe 12.Rritja e mëtejshme e

fondeve për këto programe me rreth 31% i jep një mbështetje më të gjerë plotësimit të këtyre Prioriteteve.

Lidhur me mbështetjen e buxhetit për Prioritetin 10, i cili lidhet me garantimin e të drejtës së pronës, vihet

re se PB2013 mbështet në të njëjta nivele si B2012 “Kompensimin në vlerë të pronarëve”.Nga ana tjetër,

fondet për programin e “Shërbimit për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” janë ulur me rreth 45%,

ndërkohë që sfidat në fushën e pronave, duke përfshirë regjistrimin fillestar, mbeten të theksuara.

Rritje modeste janë parashikuar edhe në programet “Menaxhimi dhe Zhvillimi i Administratës Civile” (2.7%)

dhe “Komisionin e Shërbimit Civil” (2.3%), të cilat gjithsesi mund të cilësohen si pozitive, duke qenë se në

vitet e mëparshme kanë ardhur në rënie, fakt i nënvizuar edhe në Progres Raport (Komisioni i Bashkimit

Europian, Shqipëria 2012, Raporti i Progresit fq 10).

Ndërkohë, në dallim nga PB 2012 në të cilin fondet për Ministrinë e Integrimit Europian ishin në rënie

krahasuar me BR2011, në PB2013 buxheti i kësaj ministrie është rritur me rreth 11% dhe akoma më tej,

fondet për programin “Mbështetja Institucionale për Integrimin” janë rritur me rreth 25%, e shkaktuar

kryesisht nga rritja e investimeve me financim të huaj.

Page 27: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Referencat INSTAT, Prodhimi I brendshem bruto 3mujori I pare, http://www.instat.gov.al/al/themes/llogarit%C3%AB-kombetare/publications/press-releases/2012/njoftim-p%C3%ABr-media-pbb,-t1-2012.aspx INSTAT, Prodhimi I brendshem bruto 3mujori I dyte, http://www.instat.gov.al/al/themes/llogarit%C3%AB-kombetare/publications/press-releases/2012/njoftim-p%C3%ABr-media-pbb,-t2-2012.aspx

Ministria e Finacave, Kuadri makorekonomik dhe fiscal 2012 -2014, janar 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/kuadri_makroekonomik_e_fiskal_per_periudhen_2013_2015_vkm_nr_60_date_18_1_2012_3094_1.pdf Ministria e Financave, Kuadri makroekonomik dhe fiscal 2012 – 2014, gusht 2012 http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/kuadri_makroekonomik_e_fiskal_per_periudhen_2013_2015_vkm_nr_544_dt_1_8_2012_3986_1.pdf IMF, Albania-Concluding Statement of the 2012 Article IV Consultation Mission http://www.imf.org/external/np/ms/2012/100112.htm Banka e Shqiperise, Serite kohore te bilancit te pagesave, http://www.bankofalbania.org/web/Serite_kohore_22_1.php?crd=0,3,4,0,0,22&uni=20121205103734201212051037135470&mode=alone&format=0&ln=1&id=539&p_id=3&agr_shfaq=tab&shfaq=0&periudha_nga=172&periudha_deri=1214&cregfld_bashkesi=1360056,1360057,1360058,1360059,1360060,1360061,1440879 INSTAT; Qarkullimi i mallrave ne tregtine e jashtme, http://www.instat.gov.al/al/themes/tregtia-e-jashtme.aspx INSTAT, Tregetia e jashtme sipas grup mallrave, http://www.instat.gov.al/al/themes/tregtia-e-jashtme.aspx Banka e Shqiperise, Serite kohore te llogarise korrente, http://www.bankofalbania.org/web/Serite_kohore_22_1.php?crd=0,3,4,0,0,22&uni=20121205103734201212051037135470&mode=alone&format=0&ln=1&id=531&p_id=3&agr_shfaq=tab&shfaq=0&periudha_nga=172&periudha_deri=1214&cregfld_bashkesi=1166626,1166627,1166628,1166629,1166630,1166631,1166632,1166633,1166634,1166635,1166636,1166637,1166638,1166639,1166640,1166641,1166642,1166643,1166644,1166645,1166646,1166647,1166648,1166649,1166650,1166651,1166652,1166653,1166654,1166655,1166656,1182651,1166658,1166659,1246750,1246751,1246747,1246748,1246749,1166662

INSTAT: Forcat e punes, http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx

Economic and Fiscal Program 2012 – 2014, Albania, pg 24 www.minfin.gov.al/minfin/Programi_Ekonomik_e_Fiskal_54_1.php,

Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php Relacioni I projektbuxhetit 2013, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php

Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf

Buxheti 2009 Akt Normativ Tabelat Kuvend http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2009_459_1.php

Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2010

http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls

Page 28: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2013Shpenzimet totale në projekt-buxhetin e vitit 2013 janë parashikuar në nivelin 26.8 përqind të PBB, rreth3.2 përqind më të

Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2011

http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2011_(korrik).xls

Buxheti faktik 2011, http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/relacion_projekt_buxheti_faktik_2011_4127_1.pdf

Buxheti 2011Tabelat Kuvendi, http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2011_1283_1.php Buxheti 2012 Tabelat kuvendi, http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2012_1821_1.php Tabelat e buxhetit te konsoliduar, Projektbuxheti 2013, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projektbuxheti_per_vitin_2013_2358_1.php