Upload
others
View
7
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore
Mentore: Kandidate: Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Alberta FETAHAJ
Gjakovë, 2020
2
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMIT FILLOR
PUNIM DIPLOME
Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore
Mentore: Kandidate: Dr.sc. Venera Vala-Këndusi Alberta FETAHAJ
Gjakovë,2020
3
Përmbajtja
Përmbajtja ..................................................................................................................................... 3
ABSTRAKT................................................................................................................................... 4
Kapitulli I-Hyrje............................................................................................................................7
1. Hyrje............................................................................................................................................7
Kapitulli II-Rishikimi i literatures...............................................................................................8
2.Komunikimi, mediat dhe llojet e tyre ...................................................................................... 8
2.1. Edukimi mbi mediat dhe masmediat ................................................................................ 10
2.2. Rëndësia e mediave në shkollat tona ................................................................................. 11
2.3. Ndikimet negative dhe pozitive të mediave ....................................................................... 12
2.3.1. Ndikimi pozitiv i mediave në shoqëri ............................................................................ 13
2.3.2. Ndikimi negativ i mediave në shoqëri ............................................................................. 14
2.4. Ndikimi i mediave në mësimdhënie dhe në mësimnxënie .............................................. 14
Kapitulli lll-Metodologjia e hulumtimit.....................................................................................16
3. Qëllimi i studimit......................................................................................................................16
3.1. Pyetje kërkimore..................................................................................................................16
3.2. Hipotezat ............................................................................................................................... 16
3.3. Metoda e hulumtimit ........................................................................................................... 17
Kapitulli IV-Analiza e rezultateve..............................................................................................18
4. Analiza e të dhënave me mësimdhënës ................................................................................ 20
Kapitulli V-Perfundime dhe Rekomandime..............................................................................25
5. Përfundime...............................................................................................................................25
5.1 Rekomandime.........................................................................................................................26
Literatura ......................................................................................................................................30
Shtojca
4
ABSTRAKT
Ky punim diplome me titull “Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore” ka për qëllim të
pasqyrojë rolin dhe rëndësinë e shkollës në edukimin për media në vendin tonë. Duke parë që
ndikimi i mediave është bërë mjaft dominat, aktual dhe me shumë interes nga e gjithë shoqëria e
sidomos nga fëmijët në shkolla fillore, pamë të arsyeshme që përmes këtij punimi të trajtojmë një
temë si kjo e cila është ende e pa studiuar mirë. Punimi në fjalë është i përbërë gjithsej nga 5
kapituj ku secili nga kapitujt e definon qartë qëllimin dhe rëndësinë e studimit dhe argumenton
gjetjet. Përmbajtja e studimit është mbështetur në anketën e zhvilluar me 25 mësimdhënësit e
shkollës fillore “Heronjët e Kosovës”në komunën e Rahovecit. Mësimdhënësit kanë ndarë me ne
opinionet dhe pervojat e tyre mbi fushën e mediave dhe sa ndikojnë ata në njohuritë e nxënësve
mbi këtë fushë. Rezultatet që morëm nga ky studim dolen të jenë ato rezultate që prisnim që nga
fillimi, fatkeqësisht nuk janë të kënaqshme. Në sistemin arsimor të Kosovës nuk ka lëndë mbi
edukimin mediatik, mësimdhënësve nuk u ofrohet mundësia e trajnimeve për media, po ashtu
bashkëpunimi prindër-mësimdhënës-nxënës mungon. Dhe si pasojë e gjithë kësaj ndikimi
negativ i mediave po dominon në shoqërinë tonë.
Fjalet kyçe: Mësimdhënësit, shkolla, media, edukimi, nxënësi .
5
Lista e tabelave
Tabela 1. Pasqyra e përgjithshme e të dhënavetë mësimdhënësve sipas gjinisë.
Tabela 2. Të dhënat e mësimdhënësve sipas moshës.
Tabela 3.Vitet e punës së mësimdhënësve në arsim.
Tabela 4. Ndikimi i shkollës në edukimin për media.
Tabela 5. Edukimi mediatik lëndë e veçantë në shkollat fillore.
Tabela 6. Trajnimet e mbajtura rreth mediave për mësimdhënësit.
Tabela 7.Shfrytëzimi i mediave.
Tabela8. Ndikimi i mediave te fëmijët.
Tabela 9.Përdorimi dhe kontrollimi i mediave.
Tabela 10. Bashkëpunimi në mesprindërve dhe mësimdhënësve.
Tabela 11.Përdorimi i mjeteve audiovizuale si mjete standarde pedagogjike.
6
… Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të
duash të tjerët dhe ta duash jetën sepse është e shkurtë për ta jetuar...
Ky punim i dedikohet familjes time të shenjtë, të cilët më mbështetën dhe
ndihmuan në çdo aspekt që të arrijë në këtë pikë.
Autori
7
Kapitulli I - Hyrje
1. Hyrje
Përditshmëria jonë është kapluar nga prezenca e madhe e mediave të ndryshme,të cilat kanë rol
dominant dhe të pashmangshëm në jetën dhe në punën tonë.Ne çdo ditë zgjohemi duke
parë/dëgjuar një lloj të medias, pastaj dita vazhdon dhe përfundon duke pasur kontakt të
vazhdueshëm pothuajse me të gjitha llojet e mediave qofshin ato të shkruara apo elektronike.Nga
kjo nuk mund të përjashtojmë asnjërën nga gjinitë as të bëjmë dallim në moshë,sepse mediat
shfrytëzohen në masë të madhe nga të dy gjinitë dhe nga grupmosha të ndryshme.
Secili individ përdorë median për nevojat e tyre personale,përshembull moshat më të shtyera
median e shfrytëzojnë për të marrë informacione nga jeta dhe bota,sporti, muzika etj.E këtë e
bëjnë përmes mediave të shkruara (gazetave)dhe mediave audiovizuale, televizionit dhe
radios.Ndërsa moshat më të reja e përdorin internetin si mjet për komunikim të lidhen më shumë
me rajonin dhe botën,socializimi me njerëz nga e gjithë bota përmes rrjeteve sociale që janë në
trend kohët e fundit.
Të gjitha llojet e mediave kanë rëndësinë dhe vlerën e vetë të pazëvendësueshme në ditët e
sotme,mirëpo ashtu siç kanë përparësi kanë edhe të metat e tyre të cilat këto të fundit po ndikojnë
dukshëm në rininë tonë duke shfaqur sjellje të pahijshme(agresive) në publik,në familje dhe në
shkolla.Pra, roli dhe ndikimi i mediave duket se është shumë i madh andaj domosdoshmërisht
duhet të kontribuojmë në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve tanë në mënyrë që mediat e
çfarëdoshme të mos kenë ndikim negativ në ta.
Tani shtrohet pyetja se:Sa marrin fëmijet edukim për media nga familja dhe shkolla?
Mëqenëse thamë media duhet të menaxhohet nga përdoruesi i saj, atëherë padyshim se familja
dhe shkolla duhet të kenë rol kyç mbi edukimin e fëmijëve në përgjithësi dhe në edukimin mbi
mediat.Megjithatë në vendin tonë as familja as shkollat nuk bëjnë aq sa duhet mbi këtë çështje.
8
Prindërit dhe shkolla duhet të mundohen të kenë ndikim më të madh sa i përket edukimit
mediatik te moshat e reja. Posaçërisht prindërit duhet të vëzhgojnë në çdo hap se çfarë bëjnë,
çfarë shikojnë, të këshillojnë dhe të përgatisin fëmijët e tyre rreth skenave,përmbajtjeve të pa
përshtatshme për moshën e tyre.Mirë do të ishte që edhe në shkollat tona të jetë një lëndë e
veçantë mbi edukimin mediatik në mënyrë që edhe shkolla të kontribuoj mbi arsimimin dhe
edukimin e nxënësve mbi këtë fushë e cila është mjaft delikate dhe ka nevojë për t’u zhvillua.
Kapitulli II-Rishikimi i literaturës
2. Komunikimi, mediat dhe llojet e tyre
Komunikimi është ecuria që lejonë gjallesat të shkëmbejnë informata nëpërmjet disa mënyrave,
komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të
shkëmbehet.Procesi i komunikimit paraqet kalimin e informatave nga burimi përmes rrugëve të
mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përms rrugëve të mesme deri të
burimit.Komunikimi si i tillë në procesin e vetë përfshin dy ose më shumë persona,sipas ligjit me
komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje e informacioneve ndërmjet numrave të caktuar
të palëve me anë të mjeteve publike elektronike në
dispozicion(https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi).
Zhvillimi i komunikimit:Format më të hershme të komunikimit njerëzor janë ndikuar nga natyra
me të cilën janë rrethuar njerëzit.Shenjat dhe simbolet,muzika dhe vallëzimi,ritualet që sot kanë
ngelur në disa zona të harruara të planetit janë të mbushura përplot me tinguj dhe lëvizjeqë
9
imitojnë kafshët me të cilat bashkëjetojnë.Por, njerëzit dallohennga qeniet e tjera sepse arritën të
përdorin tingujt dhe shenjat duke u dhënë kuptime të shumëllojshme brenda sistemit gjuhësor.
Format më të hershme të komunikimit në grupe duhet të kenë qenë tregimet e ngjarjeve dhe
përvojave vetjake,nëpërmjet fjalës,muzikës,vallëzimit,interpretimit etj.
Kërshëria e njerëzve për botën që i rrethon, dëshira për të mbledhur dhe kontrolluar
informacionin, dhe jeta sociale e ka transformuar kafkën, trurin dhe aparatin e të folurit, duke e
bërë të mundur komunikimin gojor të njerëzve dhe zhvillimin e gjuhëve(Tahiri,2017:77,78).
Elementet e komunikimit janë:
1) Dhënësi,
2) Marrësi,
3) Referati,
4) Kodi,
5) Mesazhi dhe
6) Kanali.
Llojet e komunikimit janë:
• Komunikimi verbal (mbështetet në levizjet dhe raportet hapësirore).
Komunikimi joverbal (bazohet në aftësinë për të prodhuar fonema dhe në aftësinë për të ndërtuar
bashkësi zërash të alfa për mbajtjen e një domethënieje )(https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi).
▪ Mediat janë instrumentet më të rëndësishme të komunikimit, ato luajnë rol shumë
dominantë në përditshmërinë tonë. Sot mediat dhe masmediat shfrytëzohen nga
grupmosha të ndryshme për qëllime të ndryshme nga e gjithë bota.
▪ Llojet e mediave janë: mediat e shkruara duke filluar nga gazetat,revistat,publikimet
etj.
▪ Dhe mediat elektronike:radio,televizioni,interneti etj. (Berisha,2007:51).
10
2.1. Edukimi mbi mediat dhe masmediat
Mediat janë fuqizuar aq shumë, saqë ndikimi i tyre llogaritet të jetë i pakrahasueshëm.Kështu,e
gjitha që duhet të bëjnë studiuesit e shkencave të komunikimit, është që të krijojnë metoda të
mbrojtjes nga mediat. Në pikën që jemi ne, edukimi medial shihet si mjet më i afërt që bën
audiencën të jetë aktive dhe në këtë mënyrë të filtrojë të gjitha mesazhet që merr.Pra, të shohë
me dyshime çdo përmbajtje mediatike.(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-
media.pdf).
Edukimi medial është procesi përmes së cilit njerëzit aftësohen që të kuptojnë natyrën e
mediave,që ata të jenë në gjendje që jo vetëm të marrin informacione por edhe t’i analizojnë ato
informata dhe të krijojnë një mendim vlerësues/gjykues për informatat e marra. Studimi i
mediave do të na ndihmojë që të kemi aftësi të identifikojmë rastet kur ngjarjeve i jepet më
shumë rëndësi se që e meritojnë, ose të kuptojmë pse ka raste kur disa ngjarjeve nuk u jepet
hapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës
dhe jetës sonë,në këtë mënyrë mediat konsiderohen si burim dhe transmetuesi kryesor i dijes e jo
i vetëm. Nëse mediat e krijojnë një ngjarje dhe japin shumë rëndësi, atëherë njerëzit do të
mendojnë se ajo ngjarje është e vërtetë duke përgjithësuar se aty ku ka tym ka edhe zjarr, e
kështu edhe ajo që nuk është e vërtetë merret si e tillë.Kjo ka bërë që të ketë nevojë që njerëzit të
edukohen për mënyrën se si funksionojnë mediat dhe si ato mund të manipulojnë me audiencën
për qëllime të ndryshme. Në mënyrë që të dimë të bëjmë pyetjet e duhura dhe të kërkojmë llogari
nga mediat dhe duhet mësuar obligimet ligjore dhe morale të mediave, të mësojmë se si
funksionojnë ato dhe cili është qëllimi i vërtetë i një mediumi të caktuar.Edukimi mediatik krijon
një audiencëqë jo vetëm është e mbrojtur nga manipulimet e mundshme mediatike por edhe
krijonnjerëz të informuar dhe të përgjegjshëm që dinë se si të përdorin mediat dhe të
përmirësojnë jetën në komunitetin e tyre përmes mediave.Një shoqëri ecila është e edukuar dhe e
vetëdijshme për ndikimin dhe qëllimet e medias është një shoqëri që është e pavarur dhe në
gjendje të vendos se çka është për të e çka jo.
(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf).
11
Pse na duhet edukimi medial?
Mediat masive kanë rëndësi të pamasë për jetën tonë dhe na rrethojnë gjithandej, shpesh as që i
vërejmë. Sot nuk është problemgjetja e informacioneve, ashtu si ka qenë dikur, por është
problemorganizimi dhe përzgjedhja e tyre në gjithë këtë rrëmujë që na përcjellëqë nga mëngjesi
e deri në gjumë. Si ta shfrytëzojmë televizionin, gazetat, librat, reklamën, radion, muzikën,
revistat, video-lojërat, internetin, pa i lejuar që ato të na shfrytëzojnë neve, qoftë duke na e marrë
kohën, apo duke na bindur me porosi të cilat nuk janë të dobishme për ne?Në tërë këtë vërshim
të plasimit të informatave,deklaratave e përmbajtjeve të pakontrolluara,ekspozimi ndajmediave e
përgjithësishtmjeteve të tjera të komunikimit masiv siç janë:internet,rrjetet sociale, muzika, filmi
etj. Është bërë i pashmangshëm dhe ka rrëzikshmëri të lartë të ndikimit që këto përmbajtje
shfaqen te audienca.
Mediat të cilat cilësohen si pushtet i katërt në shoqëri,si ndërmjetës të informimit në mes të
pushtetit dhe audiencës, para të gjithash janë industri informacionesh të cilat përcaktojnë se çfarë
përmbajtje të adresojnë te publiku.Kështu, mediat jo rrallë herë arrijnë të manipulojnë në
raportime që përcaktojnë interesin publik dhe hapësirën publike për
qyretarët.(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf).
Edukimi mediatik na duhet që të krijojmë kulturë dhe shprehi të mira, se si të qasemi në media
dhe masmedia. Të dimë se si të përdorim dhe për çfarë t’i përdorim ato.Të zotërojmë aftësi që ne
t’i kontrollojmë mediat e jo ato neve, në asnjë mënyrë nuk bënë që ne të dorëzohemi të mbesim
të pafuqishëm nga ato gjëra të pa pëlqyera që na ekspozohen çdo ditë,nga mashtrimet e
ndryshme që bëhen për përfitime personale e që te ne ndikojnë negativisht. Për të qëndruar larg
nga këto duhet marrë edukimin e mirëfilltë nga familja(prindërit) në radhë të parë e pastaj nga
shkolla si institucion dhe përgjegjës në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
2.2. Rëndësia e mediave në shkollat tona
Në kuadër të diskutimit për ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, do të duhej të inkorporohet edhe
nevoja e përfshirjes së edukimit mediatik, si lëndëe obligueshme në kuadër të planprogrameve të
reja mësimore.Janë të shumta arsyet,si edhe nevojat që nxënësit e sotëm të cilët nesër do të jenë
12
qytetarë të denjë me obligime e përgjegjësi shoqërore,të arrijnë të identifikojnë manipulimet
mediatike dhe në mënyrë autonome të ndërtojnë qëndrimet e pikëpamjet e tyre pa qenë të
ndikuar domosdoshmërisht nga mediat.
Edukimi mediatik i nxit dhe zhvillon disa shkathtësi:teknike(aftëson qasjen ndaj
mediave),kritike(të kuptuarit e përmbajtjeve të tyre dhe vlerësimi kritik)dhe praktike(aftësia e të
kuptuarit e përmbajtjeve mediatike).(https://www.koha.mk/per-nje-edukim-mediatik-ne-shkollat-
tona/).
Edukimi mediatik në kurrikulën shkollore synon t’u transmetojë nxënësve njohuri mbi:
➢ Funksionet e mediave.
➢ T’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanë nëmediat.
➢ Të analizojnë lloje të ndryshme mediumesh duke filluar nga fotografia te gazeta.
➢ Të diskutojnë për ndikimin e internetit në komunikimin shoqëror.
➢ Si dhe për rolin e masmediave në vendet demokratike, mundësitëpor edhe rreziqet që ato
bartin.
Edukimi mediatik për të rinjtë dhe nxënësit ngrihet kësisoj mbi katër shtylla të rëndësishme:
1. Njohuri për median (aspekti i tyre informative).
2. Përdorimi i mediave (në mënyrë interaktive).
3. Kreativiteti personal në media (estetika,krijimi).
4. Kritikëmediat (analizarefleksive,analitike,etikeetj.)
(Musai,Godole dhe Abdurrahmani,2011:3).
2.3. Ndikimet negative dhe pozitive të mediave
Të flasësh për mediat dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë duket e pamundur pa marrë
parasyshndikimin e ndërsjelltë dhe ndërpersonal të medias dhe shoqërisë në
përgjithësi.Përmbajtjet që mediat i japin publikut është gjithmonë e lidhur ngushtë me zhvillimin
material dhe shpirtëror të të gjithë shoqërisë, ndërsa në të njëjtën kohë mënyra se si operon
media gjithmonë mund të zbulojë nivelin politik,ekonomik dhe kulturor të kësaj
13
shoqërie.Edukimi politik konsiderohet si një nga detyrat më të rëndësishme sot(kur flasim për
rolin dhe ndikimin e mediave në shoqërinë tonë).Nuk duhet të harrojmë se mediat formojnë dhe
ndikojnë në gjeneratat e reja dhe mendimet e tyre rreth ngjarjeve.Media është një rrugë
komunikimi në botën moderne. Mediat janë një instrument i fuqishëm që ka ndikim pozitiv dhe
negativ në shoqëri.
2.3.1.Ndikimi pozitiv i mediave në shoqëri
1. Mediat e shkruara kanë ndikimin e tyre në shoqëri.Shumica e njerëzve e lexojnë gazetën
ditore herët në mëngjes.Mediat elektronike në çdo formë të saj janë një burim i madh i
komunikimit masiv. Ajo prodhon efekte të drejtpërdjeta në mendjen e njerëzve.Është
gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ofrimit të argëtimit.
2. Mediat elektronike në formën e transmetimit satelitor,internetit,rrjetit kabllor kanë shumë
efekte të dobishme.Ndikon në dhënien e informative rreth kulturave të
ndryshme,sistemeve sociale dhe politike të vendeve të ndryshme të botës.
3. Ajo i jep lajme dhe informacion aktuale rreth asaj që po ndodh në botë.Mediat elektronike
janë burim i madh i njohurive rreth fakteve pedagogjike ofron informata rreth zbulimeve
të reja.Media është një burim i shkëlqyeshëm i njohjes së
shkencës,universit,oqeaneve,sociologjike, jetës dhe politikës.
Përmes mediave ngrihet niveli estetik,ato ndikojnë për afirmimin të njëmendje të krijimtarisë
njerëzore.Ndërkohë,nuk mund të mohohet fakti se shumë emisione mediatike kanë vlera dhe
elemente intelektuale,por ato nuk janë tërësisht intelektuale.Ndërtimi i tyre nuk mbështetet në
strukturën e parimeve të thellësisë, precizitetit,qartësisë dhe origjinalitetit të mendimeve,ideve
dhe fakteve. (Berisha,2014:13).
14
2.3.2.Ndikimi negativ i mediave në shoqëri
Mediat ashtu siç kanë ndikim pozitiv kanë edhe ndikim negative në shoqëri.Nxënësit tonë
djemtë dhe vajzat e reja e humbin kohën e tyre të çmuar në shfletimin e faqeve të
ndryshme të internetit.
1. Pamjet joshëse,bisedat e argëtimit seksual në internet ndikojnë drejtpërdrejtë në
aftësitë krijuese të brezit të ri. Ky lloj argëtimi shkatërron vlerat morale dhe për
shkak të këtyre, krimet seksuale janë rritur.
2. Kanalet e filmave në transmetimet satelitore ofrojnë filma dhe drama me plot
glamur, modë dhe seks që motivojnë skena që shkaktojnë dëme për jetë paqësore.
3. Në filma skenat që përmbajnë dhunë prodhojnë efekte të mëdha negative për të
rinjtë.Ata gjithashtu përpiqen të reagojnë në mënyrë të ngjashme me atë që kanë
parënë filma.
Dhuna,terrorizmi dhe krimet janë rritur dita ditës.Roli i medias është shumë i rëndësishëm në
botën moderne.Ky është një burim i cili lidhet drejtpërdrejt me vlerat morale shoqërore.
(https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_shoq%C3%ABri).
“Mediat tëcilat e kanë një pushtet të tillë, duhet të përpiqen të transmetojnë programe të cilat
të krijojnë vlera morale
nëshoqëri”(https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_sho
q%C3%ABri).
2.4. Ndikimi i mediave në mësimdhënie dhe në mësimnxënie
Edukimi mediatik ka shumë rëndësi dhe efekte të pashmangshme për mësimdhënësit dhe
nxënësit po ashtu.Edukimi mediatik në ditët e sotme ka për qëllim:
15
“Të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë shprehitë e shqyrtimit dhe të shprehjes së nevojave për të
qenë mendimtarë kritikë.Komunikues efektiv dhe qytetarë aktivë të shoqërisë së
sotme”.(http://fliphtml5.com/kgcl/zzkm/basic).
Edukimi mediatik përcaktohet si aftësia për qasje,për të analizuar,vlerësuar dhe prodhuar
komunikim në forma të shumëllojshme.
Që të definojmë saktësisht efektet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies duhet të bazohemi në
projektin ekstrakurrikular për edukimin mediatik.Ky projekt është hartuar për të mbështetur e
nxitur konceptet dhe praktikat e edukimit mediatik dhe të menduarit kritik në të gjitha klasat e
arsimit të mesëm të ulët.
Kjo ka për qëllim të mbështesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të gjithë mësuesit të cilët do të
ndërtojnë dhe krijojnë dije te nxënësit e do të formojnë shprehi për edukimin mediatik.Ky
projekt do të jetë shumë efikas sepse do të sigurojë materiale të shkruara për mësuesit,nxënësit
dhe do të formulojnëdisa këshilla praktike për prindërit.
Qëllimet e projektit janë:
✓ Të nxisë dhe të mbështesë edukimin mediatik në arsimin e mesëm të ulët klasa 6-9;
✓ Të sigurojë trajnim për mësuesit të mbështetur me materiale metodologjike për edukimin
mediatik;
✓ Të zhvillojë materialet kurrikulare të cilat të shërbejnë si model për futjen më të gjërë në
të ardhmen të edukimit mediatik në shkollat tona në të gjitha nivelet;
✓ Të punojë me mësuesit për të zbatuar strategjitë dhe metodat ndëvepruese për edukimin
mediatik në aktivitetet ekstrakurrikulare me nxënësit:
✓ Të vlerësojëefektivitetin e edukimit mediatik si një qasje e re përmbajtësore dhe
metodologjike në shkollat tona.(Musai,Godole dhe Abdurrahmani,2011:54).
Në realizimin efikas të edukimit mediatik,mësuesit e ardhshëm duhet të ndjekin disa
udhëzime :
1. Të praktikojnë vëzhgimin e përgjithshëm të menduarit kritik,analizën e një
këndvështrimi të caktuar dhe shprehitë e komunikimit;
16
2. Të nxisin interesin për tema të reja;
3. Të pëdorin mediat si një mjet pedagogjik standard;
4. Zhvillimi i një ndjenjeje të ndërgjegjsimit për aspekte të besueshmërisë dhe
këndvështrimit;
5. Përdorimi i mediave si instrument për vlërësimit(Musai,Godole dhe
Abdurrahmani,2011:54-56).
Të nxënët duke parë median
Qëllimi i edukimit mediatik është të përgatisin fëmijët për të kuptuar dhe për të marrë pjesë në
mënyrë aktive në kulturën mediatike që i rrethon,të mbrohet nga rreziqet që sjellë
media.Shpjegimet e metodave ndërvepruese në këtë program ekstrakurrikular kanë nënkuptuar
një grup të caktuar supozimesh për natyrën e mësimdhënies dhe të nxënit në edukimin mediatik.
Rreth edukimit mediatik ka nevojë për më shumë hulumtime dhe debate për natyrën e të
nxënit.Edukatorët mediatik kanë nevojë për një bazë më të fortë mbi të cilën të vlërësojnë të
kuptuarit e nxënsëve dhe në këtë mënyrë të identifikojmë ecurinë e përparimit të nxënësve në
procesin e edukimit.
Mbi të gjitha kemi nevojë të dimë më shumë për edukimin mediatik, nëse vërtet ndryshon diçka
në marrdhëniet e nxënësve me mediat dhe si mund të realizohet kjo?
Këto janë pyetjet relativisht themelore,të llojit që janë përballur me çdo fushë të kurrikulës së
re.Zhvillimi i vazhdueshëm i edukimit mediatik do të varet se si mund të adresohen në mënyrë
efektive dhe koherente të nxënësit dhe në këtë drejtim duke ushtruar në mënyrë të vazhdueshme
mësuesit përmes trajnimeve dhe formave të tjera të zhvillimit profesional.(Musai,Godole dhe
Abdurrahmani,2011:52-80).
Të nxënit përmes mediave mendoj që ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e mendimit
kritik të shprehurit e ideve,zhvillimit të shkathtësive për njohjen dhe përdorimin e mjeteve
teknologjike/elektronike.Po ashtu ndërlidhja e mësimit teorik me mjetet elektronike do të
ndihmonte dhe lehtësonte procesin mësimor si për mësimëdhënsitë ashtu edhe për nxënësit.
Përdorimi i mjeteve audiovizuale si televizioni,radio,interneti etj. Në zhvillimin e një ore
mësimore është shumë atraktive dhe tërheqëse për të gjitha moshat e posaçërisht për fëmijët.Ne
17
të gjithë e dimë se fëmijët mësojnë shumë nga ato që shohin,dëgjojnë dhe prekin gjithçka që
është konkrete për ta, do të mbesin në mendjen e tyre për shumë kohë,e për ta realizuar këtë,
mediat janë gjëja e duhur që do të na hynte në punë neve si mësimdhënës në të ardhmen.
Në shkollat tona fillore do të ishte shumë pragmatike që të jenë të gjitha mjetet e nevojshme për
ecuri të suksesshme të procesit mësimor, klasa të pajisura me laboratore ku secili nxënës të ketë
nga një kompjuter me të cilin mësimdhënësit do të krijonin shprehi te nxënësitse si të përdorin
teknologjinë për kërkime që kanë të bëjnë me mësimet, zgjidhje të detyrave, zgjërimit të
njohurive të përgjithshme nga të gjitha fushat e ndryshme të jetës dhe shkencës etj.
Kapitulli III-Metodologjia e hulumtimit
3.Qëllimi i studimit
Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë vlerën dhe rëndësinë e edukimit mediatik në jetën e
përditshme e më theks të veçantë në shkollat tona fillore,aty ku buron dija, ndërgjegjja dhe
pëgjegjësia morale.Të mësojmë se sa kanë ndikim shkollat në vetëdijesimin dhe edukimin e
nxënësve mbi përdorimin dhe kontrollimin e mediave, a ndihmojnë mediat gjatë zhvillimit të
procesit mësimor dhe se a kanë mësimdhënësit njohuri bazë rreth edukimit mediatik.Po ashtu
qëllim kyç është edhe ndërgjegjesimi i organeve kompetente të arsimit parauniversitar që në
shkollat tona të lejojnë që edukimi mediatik të futet në sistemin arsimor si lëndë e obligueshme.
Në mënyrë që nxënësit tanë të marrin njohuritë e nevojshme rreth njohjes dhe manipulimit me
mediat dhe masmediat,të dinë si të mbrohen nga lajmet dhe skenat të pakëndshme për moshën e
tyre,të mos biejnë pre e mashtrimeve dhe dezinformatave të cilat do të ndikojnë negativishtnë
jetën e tyre.
18
3.1. Pyetje kërkimore
1. A është e nevojshme që edukimi për media të jetë si lëndë mësimore nësistemin tonë
arsimor?
2. Çfarë ndikimi kanë mediat në edukimin e fëmijëve?
3.2. Hipotezat
H1: Edukimi për media në shkollat është shumë i rëndësishëm.
H2: Mediat kanë ndikim në edukimin e fëmijëve.
3.3. Metoda e hulumtimit
Si metodë e hulumtimit është përzgjedhur të jetë metoda sasiore(kuantitative). Metodë e
standardizuar,praktikedhe më e lehtë për hulumtim dhe arritjen e rezultateve të synuara në kohë
më të shkurtër dhe kosto minimale.
3.4. Instrumentiihulumtimit(pyetësori)
Në këtë studim si teknikë e hulumtimit është përdorur pyetësori. Pyetësori përbëhet nga tetë
pyetje të cilat janë formuluar me kujdes dhe përkushtim të veçantë ,pyetësori I shte anonim, u
mbajtë me mësimdhënës të Shfmu: “Heronjtë e Kosovës”,në fshatin Hoçë e vogël të komunës së
Rahovecit, kohëzgjatja e pyetësorit ishte10-15minuta.
19
3.5. Popullata dhe mostra
Hulumtimi u zhvillua në shkollën e mesme të ulët “Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e vogël
në komunën e Rahovecit.
Popullata nga e cila dëshirojmë të marrim opinione rreth temës tonë të studimit janë të gjithë
mësimdhënësit e shkollave fillore nga klasa 1-5dhe 6-9 të komunës së Rahovecit.
Mostra jonë e përzgjedhur për hulumtim janë gjithsej 25 mësimdhënësit e shkollës së
lartpërmendur.
3.6. Etika e hulumtimit
Në shkollën “Heronjtë e Kosovës”ku kemi mbajtur pyetësorin paraprakisht është marrë leja e
nevojshme për zhvillimin e tij.Leja është marrë nga drejtori i shkollës se mesme të ulët zotëri
Ukë Gashi dhe stafi i tij përgjegjës të cilët na lejuan pa ndonjë problem, dhe po ashtu na
ndihmuan shumë për zhvillimin e anketimit.Mësimdhënësve të pëzgjedhur për anketim u
sqaruam për gjithçka që ata patën nevojë të dinë rreth pyetësorit,po ashtu u treguam se pyetjet
nuk kanë të bëjnë personalisht me ta dhe përgjigjjet që ata japin nuk do të ndikojnë negativisht as
në punën e tyre si mësimdhënës aq më pak në jetë.
Qëllimi ynë ishte vetëm të marrim mendime dhe opinionet e tyre lidhur me temën e studimit në
mënyrë që me ndihmën e tyre të arrijmë të nxjerrim rrezultatet e synuara.
20
Kapitulli IV-Analiza e rezultateve
4. Analiza e të dhënave me mësimdhënës
Në vazhdim po i paraqesim rezultatet e hulumtimit me temë “Rëndësia e edukimit mediatik në
shkollat fillore” që është realizuar përmes anketimit të mësimdhënsëvenë komunën e Rahovecit
në SHMFU-në“Heronjtë e Kosovës”. Prezantimin e rezultateve të mbledhura do t’i paraqesim
me anë të tabelave.
Tab.1
1.Pasqyra e përgjithshme e të dhënave të mësimdhënësve
Gjinia Gjithsej të
anketuar: Meshkuj Femra
15 ose 60% 10 ose 40% 25 ose
100%
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 25 mësimdhënës/e nga ta 15 meshkuj që në
përqindje janë 60%dhe 10 femra ose 40%.
Tab.2
2.Pasqyra e përgjithshme e të dhënave të mësimdhënësve
Mosha
Mosha Gjithsej të
anketuar: Meshkuj
Femra
21-35 1 ose 4% 4 ose 16% 5 ose 20%
36 - 50 1 ose 4 % 2 ose 8% 3 ose 12%
21
51- 65 13 ose 52% 4 ose 16% 17 ose 68%
Mosha e të anketuarve nga 21-35vjeç gjithsejjanë 5ose20% nga ta mashkull është 1 ose 4%,
ndërsa femra janë 4ose 16%. Grupmosha tjetër nga 36-50 gjithsej janë 3ose 12% mashkull prap
është vetëm 1ose 4%,dhe femra janë 2 ose 8%.
Mësimdhënës/e me moshën 51-65 janë gjithsej 17ose 68%nga ta meshkuj 13ose52 % dhe
femra janë 4 ose 16%. Me sa kemi parë, numri më i madh i mësuesve është i moshës më të
vjetër.
Tab.3
3. Prej sa vitesh punoni si mësimdhënës/ e?
vitet Meshkuj Femra Gjithsej
0 – 1 1 ose 4% 0 ose 0 % 1 ose 4%
2 – 5 0 ose 0 % 2 ose 8% 2 ose 8%
6 – 10 0 ose 0% 1 ose 4% 1 ose 4%
11 – 15 0 ose 0% 3 ose 12% 3 ose 12%
Mbi 20 vjet 14 ose 56% 4 ose 16% 18 ose 72%
Vitet e punës në arsim nga të anketuarit duke filluar nga vitet 0-1 gjithsej është 1ose 4%
mashkullështë 1ose 4%, femra nuk ka. Vitet 2-5 gjithsej janë 2ose 8% ku meshkuj nuk ka ndërsa
femra janë 2 ose 8%. Vitet 6-10 meshkuj nuk ka, femërështë 1ose 4%.
Vitet 11-15 gjithsej janë 3 ose 12% meshkuj nuk ka, ndërsa femra janë 3ose 12%.Vitet mbi 20
gjithsej janë 18 ose 72% të mësimdhënësve ku meshkuj janë 14 ose 56% dhe femra janë 4 ose
16%.
22
Tab.4
4. Sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media ?
Meshkuj Femra Gjithsej
Shumë 9 ose 36% 5 ose 20% 14ose56%
Pak 6 ose 24% 3 ose 12% 9 ose 36%
Aspak - 1 ose 4% 1 ose 4%
Në tabelën më lartë kemi paraqitur rezultatet e përgjigjjeve që kemi marr nga të anketuarit.Në
pyetjen se sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media? Alternativat për përgjigjje
janë tri: Shumë, pak dhe aspak. Me Shumë janë përgjigjur gjithsej 14 mësimdhënës/e prej tyre
meshkuj janë 9 ose36% dhe femra janë 5 ose 20%, me Pak janë përgjigjur 9 mësimdhënës/e prej
tyre meshkuj janë 6 ose 24% dhe femra janë 3 ose 12%,ndërsa me Aspak është përgjigjur 1
femër ose 4%, ndërsa meshkuj nuk ka.
Tab.5
5. A mendoni se edukimi për media është e nevojshme të jetë lëndë e
veçantë në shkollat tona?
Meshkuj Femra Gjithsej
Shumë 11 ose 44% 4 ose 8% 15 ose 60%
Pak 4 ose 16% 6 ose 24% 10 ose 40%
Aspak - - -
23
Në pyetjen a mendoni se edukimi për media duhet të jetë lëndë e veçantënë shkollat tona? Kemi
marrë këto rezultate nga të anketuarit tonë: me Shumë janë pajtuar gjithsej 15 mësues/e prej tyre
meshkuj 11 ose 44% dhe femra 4 ose 8%.
Me Pak janë pajtuar gjithsej 10 mësues/e nga ta meshkuj janë 4 ose 8% dhe femra 6 ose 24%,
ndërsa me Aspak nuk është pajtuar asnjë mësimdhënës.
Tab.6
6. Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga Ministria e Arsimit
mbi edukimin për media ?
Meshkuj Femra Gjithsej
Asnjëherë 9 ose 36% 8 ose 32% 17 ose68%
Disaherë 6 ose 24% 2 ose 8% 8 ose32%
Gjithmonë - - -
Në tabelën e mësipërme është paraqitur pyetja:Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga
Ministria e Arsimit mbi edukimin për media? Së bashku me përgjigjet nga të anketuarit.Me
Asnjëherë janë përgjigjur gjithsej 17 të anketuar ku nga ta 9 ose 36% janë meshkuj, ndërsa 8 ose
32% janë femra. Me Disa herë janë përgjigjur gjithsej 8 prej tyre 6 ose 24% janë meshkuj dhe 2
ose 8% janë femra. Me Gjithmonë nuk është përgjigjur asnjë nga të anketuarit.
Në tabelën e mëposhtme i kemi paraqitur rezultatet e pyetjes. Për çfarë nxënësit tuaj i
shfrytëzojnë mediat? Dhe përgjigjet që kemi marrë janë: Nxënësit i shfrytëzojnë mediat për
informim kanë thënë gjithsej 7 mësimdhënës, prej tyre 4 ose 16% meshkuj dhe 3 ose 12%
femra.Për argëtim/lojëra kompjuterike kanë thënë gjithsej 13 mësimdhënës prej tyre 8 ose 32%
meshkuj, ndërsa 5ose 20% femra dhe e fundit, Për zgjidhjen e problemeve (detyrave mësimore)
janë përgjigjur gjithsej 5 mësimdhenës 3 ose 12% meshkuj dhe 2 ose 8% femra.
24
Tab.7
7. Për çfarë nxënësit tuaj i shfrytëzojnë mediat?
Meshkuj Femra Gjithsej
Për informim 4ose 16% 3 ose 12% 7 ose 28%
Për argëtim/lojëra
kompjuterike
8 ose 32% 5 ose 20% 13 ose52%
Për zgjidhjen e
problemit(detyrave
mësimore)
3 ose 12% 2 ose 8% 5 ose 20%
Tab.8
8. Çfarë ndikimi mendoni se kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve?
Meshkuj Femra Gjithsej
Pozitive 11 ose 44% 3 ose 12% 14ose 54%
Negative - - -
Të dyja së
bashku
4 ose 16% 7 ose 28% 11ose44%
Nga ajo se çfarë ndikimi kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve? Kemi marrë këto përgjigje: Se
mediat kanëndikim pozitiv janë deklaruar 14 mësimdhënës nga të cilët 11 ose 44% janë meshkuj
dhe 3 ose 12% janë femra, ndërsa asnjë nga mësimdhënësit nuk ka dhënë përgjigje të atillë që
mediat kanë ndikim negativ.
Por me të dyja së bashku janë përgjigjur gjithsej 11 mësimdhënës/e e prej tyre meshkuj janë 4
ose 16% dhe femra janë 7 ose 28%.
Tab.9
25
9. Sa kanë njohuri nxënësit rreth mediave dhe përdorimit të tyre?
Meshkuj Femra Gjithsej
Shumë 2 ose 8% 3 ose 12% 5 ose 20%
Pak 13 ose 52% 6 ose 24% 19 ose 76%
Aspak - 1 ose 4% 1 ose 4%
Nga rezultatet e nxjerrura kemi arritur të kuptojmë se nxënësit kanë pak njohuri rreth mediave
dhe përdorimit të tyre. Këto janë përgjigjjet e të anketuarve: Me Shumë janë përgjigjur gjithsej 5
mësimdhënës/e nga ta 2 ose 20% janë meshkuj,ndërsa 3ose 12% janë femra.Me Pak janë
përgjigjur gjithsej 19ose 76% mësimdhënës/e prej tyre 13 ose 5% ja2%në meshkuj dhe 6 ose
24% janë femra.
Me Aspak është përgjigjur vetëm një mësimdhënëse të shprehur në përqindje 1ose 4%.
Tab.10
10. A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të
diskutuar se si duhet t’i këshillojmë fëmijët mbi përdorimin dhe
menaxhimin e drejtë të mediave?
Meshkuj Femra Gjithsej
Asnjëherë 4ose 16% 1 ose 4% 5 ose 20%
Disaherë 9 ose 36% 8 ose 32% 17 ose68%
Gjithmonë 2 ose 8% 1 ose 4% 3 ose 12%
Përmes tabelës së paraqitur më lartë kemi pasqyruar të dhënat e marrura nga të anketuarit në
rastin tonë, mësimdhënesve. Pyetja e radhës është:
26
A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të diskutuar se si duhet t’i këshillojmë
fëmijët mbi përdorimin dhe menaxhimin e drejtë të mediave?
Me Asnjëherë janë përgjigjur gjithsej 5 mësimdhënës, prej tyre 4 ose 16% janë meshkuj dhe 1
ose 4% janë femra. Me Disaherë janë përgjigjur gjithsej 17 mësimdhënës nga ta meshkuj janë 9
ose 36%, ndërsa femra janë 8 ose 32%. Dhe me Gjithmonë kanë dhënë përgjigje gjithsej 3
mësimdhënës/e ku 2 ose 8% janë meshkuj dhe 1 ose 4% janë femra.
Tab.11
11. A mendoni se përdorimi i mjeteve audiovizuale gjatë procesit
mësimor do të ndikonte pozitivisht në të nxënit e fëmijëve?
Meshkuj Femra Gjithsej
Shumë 15ose 60% 5 ose 20% 20 ose 80%
Pak 2 ose 8% 3 ose 12% 5 ose 20%
Aspak - - -
Pyetja e fundit rreth përdorimit të mjeteve audiovizuale u përkrah mjaft shumë nga ana e
mësimdhënësve, kjo u kuptua përmes përgjigjeve që ata dhanë gjatë anketimit tonë.
Më Shumë u përgjigjen gjithsej 20 ose 80% mësimdhënës prej tyre meshkuj janë 15 ose 60% dhe
femra janë 5 ose 20%.
Me Aspak nuk është përgjigjur asnjë mësimdhënës, kjo do të thotë se ata kanë nevojë të kenë sa
më shumë mjete audiovizuale gjatë procesit mësimor.
27
Kapitulli V-Përfundime dhe rekomandime
5. Përfundime
Nga studime që kemi zhvilluar kemi arritur në përfundime se në shkollat tona fillore nuk punohet
sa duhet sa i përket mësimit për mediat.
Kjo është njëçështje problemore e cila kërkon mbështetjen e shtetit të Kosovës, MASHT-it,
DKA-së, mësimdhënësve dhe familjes.
Nga përfundimet që kemi nxjerrë nga disa mësimdhënës/e të anketuar del se:
➢ Shkolla ka rol të pashmangshëm në edukimin për media, mirpo mësimdhënëseve nuk u
jepet rasti dhe hapësira në planprogramet(orët) e tyre tëndajnë kohë për të diskutuar rreth
mediave dhe masmediave.
➢ Shumë nga ta po ashtu janë pajtuar qëështë e nevojshme në shkollat tona një lëndë e
atillë që do të ndihmonte nxënësit të përfitonin kulturë,dhe njohuri bazë mbi mediat.
➢ Një numër mjaft i madh i mësimdhënësve kanë treguar se asnjëherë gjatë punës së tyre
si mësimdhënës nuk kanë mbajtur trajnime në lidhje me mediat gjë që tregojnë se shumë
pak punohet në këtë drejtim.
➢ Të anketuarit po ashtu thonë se nxënësit e tyre shumë pak dinë rreth mediave dhe
përdorimit të tyre po ashtu mediat i shfrytëzojnë më shumë për lojëra kompjuterike, nëse
në shkolla fillore do tëkishte mjete audio dhe vizuale të nxënit e nxënsëvë do të rritej në
mënyrë të shpejtë sepse këto mjete janë më tërheqëse për fëmijët dhe nxisin ata për të
mësuar,inkuadruar në mësimnxënie.
28
5.1.Rekomandime
Rekomandime për MASHT-in:
▪ Të ofrojë mundësi që edukimi mediatik të hyjë si lëndë obligative në shkollat fillore të
Kosovës.
▪ Të organizojë trajnime adekuate për mësimdhënësit mbi fushën e edukimit për media.
▪ Të krijojë metoda dhe strategji mbi përdorimin e mjeteve mediatike gjatë punës
mësimore me nxënësit.
Rekomandime për DKA-në:
▪ Të mbikqyrë me saktësi punën e mësimdhënësve dhe ecurinë e procesit mësimor.
▪ Të sigurojë sa më shumë mjete elektronike:kompjuter,audiovizuale(radio,tv).Të
cilat do të sjellin produktivitet në arsim.
Rekomandime për mësimdhënësit:
▪ Të punojnë më shumë në ngritjen e vetëdijes dhe përgjithësisë së nxënësve mbi
mediat.
▪ Të bashkëpunojnë me prindërit e nxënësve, të jenë në dijeni për gjithçka që ka të
bëjë me nxënësit brenda dhe jashtë shkollës.
▪ Të jenë më tolerantë dhe më të gatshëm, të bisedojnë lirshëm nxënësit për çdo gjë
që ata i preokupon.
29
Literatura:
Berisha,I.(2007).Media-Agjensët e komunikimeve,Prishtinë,PenQendra e Kosovës.
Berisha,I.(2014), Mediakultura, Prishtinë, Pen/AAB.
Musai,B.Godole J dhe Abdurrahmani,T.(2011), Edukimimediatik, Tiranë, ISHM.
Tahiri,L.(2017), Komunikimimasivdheedukimipër media, Tiranë, Naimi.
Burime nga interneti:
https://sq.wikipedia.org/ëiki/Komunikimi.
https://stereotipe.files.ëordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf.
https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_shoq%C3%ABri.
http://fliphtml5.com/kgcl/zzkm/basic.
https://www.koha.mk/per-nje-edukim-mediatik-ne-shkollat-tona/).
30
SHTOJCA :
TEMA: Rëndësiae edukimit mediatik në shkollat fillore.
Kërkuese e hulumtimit: Alberta Fetahaj- studente e Universitetit të Gjakovës
“Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, viti i IV.
Udhëheqëse e Temës- Dr.sc.Venera Vala-Këndusi.
Pyetësori është anonim dhe ruan të dhënat personale.
Gjinia: _____
Mosha: _____
Sa vite keni që punoni në arsim?:______
Mësimdhënës/e të nderuar/a ju lutem të përgjigjeni në mënyrë sa më të sinqertë në pyetjet në
vazhdim.
Ju lutem rrethoni!
1. Sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media?
a).Shumë
b).Pak
c).Aspak
2. A mendoni se edukimi për media është e nevojshme të jetë lëndë e veçantë në shkollat
tona?
a).Shumë
b).Pak
c).Aspak
3. Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga Ministria e Arsimit mbi edukimin për
media?
a).Gjithmonë
b).Disa herë
c).Asnjëherë
31
4. Për çfarë nxënësit tuaj i shfrytëzojnë mediat?
a).Për informim
b).Për argëtim/Lojëra kumpjuterike
c).Për zgjidhjen e problemeve(detyrave mësimore)
5. Çfarë ndikimi mendoni se kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve?
a).Pozitiv
b).Negativ
c).Të dyja së bashku
6. Sa kanë njohuri nxënësit rreth mediave dhe përdorimit të tyre?
a).Shumë
b).Pak
c).Aspak
7. A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të diskutuar se si duhet t’i
këshillojnë fëmijët mbi përdorimin dhe menaxhimin e drejtë të mediave?
a).Gjithmonë
b).Disa herë
c).Asnjëherë
8. A mendoni se përdorimi i mjeteve audiovizuale gjatë procesit mësimor do të ndikonte
pozitivisht në të nxënit e fëmijëve?
a).Shumë
b).Pak
c).Aspak.
Ju Faleminderit për bashkëpunim!
32