11

Click here to load reader

Model Testi Letersi

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Matura shteterore

Citation preview

Page 1: Model Testi Letersi

1

TEST PROVIMI PER MATURËN SHTETËRORE

VARIANTI A Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Udhëzime për nxënësin

Testi është i ndarë në dy pjesë: në proze dhe në tragjedi.

Testi në total ka 25 pyetje.

Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje

rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është

dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 1

0 1

1 1

2 1

3 1

4 1

5 1

6 1

7 1

8 1

9 2

0 2

1 2

2 2

3 2

4 2

5

Pikët

1 1 1 1 1 1 1 2 4 3 3 2 1 1 1 1 1 1 4 2 2 2 2 3 8

Not

a

4 5 6 7 8 9 1

0

Pikët

0

-

7

8

-

1

4

1

5

-

2

1

2

2

-

2

8

2

9

-

3

4

3

5

-

4

3

4

4

-

5

0

PJESA I

Mitrush KUTELI

Vjeshta e Xheladin Beut (fragment) Xheladin beu mbeti vetëm. Tha të dilte në ballkon, të pinte “kahven”, po e ktheu

mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk e

njohu veten: nga pasqyra e vështronte një burrë tjetër me ca sy të skuqur, të kërcyer, me

një grykë të shfryrë e të varur si ato laprat e misërokut, me ballin brazda-brazda. Aty-

këtu, nëpër mustaqet e kreshpëruara, i dukeshin fije argjendi. Vetëm nën hundë, ku

ndaheshin më dysh shtëllunga, i kish pak si të zverdhura nga tymi i duhanit, tamam si ca

qime përçi plak.

A mos e kish fajin pasqyra? Jo pasqyra e ndritur, me yll e hënë të bardhë në cep, s’kish

asnjë faj. Fajin e kishin vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë

ata që i rrojnë e i gëzojnë, e kishin ahengjet e gjergjeqet e shpeshta ... Sidoqoftë tani, për

herë të parë Xheladin beu vuri re se sikur i kish shkuar një damalug nëpër fytyrë. Vajti e

Page 2: Model Testi Letersi

2

u ul përpara një pasqyre tjetër. Po edhe kjo ishte si e para dhe i tregonte një burrë me

lapra, breza e sy të skuqur. I ra lehtë festes me gisht dhe e shtyu në majë të kokës

tullupane. E ktheu në vend, e vuri mbi sy si ngaherë. Hej, sa zët i kish atë çast ata derra

çifçinj që rronin me bukë misri e dhallë, po leshrat i kishin si pendët e korbit…

- Efnm, u mplake, Xheladin bej...

- Kush foli kështu? U kthye e shikoi përqark. S’kish njeri.

Kish folur vetë beu. Këtë zakon kish kohë që e kish filluar dhe po e shtonte dita -

ditës: fliste e përgjigjej vetë. Njerëzit e tij të afërm e dinin, po bënin sikur s’dëgjonin,

sikur s’vinin re kur çuçuriste kot më kot nëpër mustaqet, që i ngriheshin dhe i uleshin.

Domosdo, ata e dinin fjalën e moçme: “Beu edhe gomar të bëhet mos i hip”. Dhe përsëri.

- U mplake, u mplake...ike...

Dhe i vozitën mornica të ftohta nëpër trup, jo për kohën që i kish shkuar, po për atë që

do të vinte pasandaj. Ja nëpër qytet e fshatra zunë të rriten çupa të reja. Aty më parë i

shihje pragjeve e udhës, nëpër pluhur, të dregosura, të qurrosura, të palara, kurse tani s’i

sheh? Kujt do t’i mbetet mjalti i zogjve, rrushi i ëmbël, tërë pemët e çifligjeve? Xheladin

beu po mplakej.

Xheladin beu ish mplakur ... Mendja zuri t’i qerthullohej, sa ment ra poshtë në sixhade.

Bëri ca çape e ndenji në cep të divanit.

- Po pas pleqërie? – pyeti.

Dhe u përgjigj vetë.

- Pas pleqërie efnm? Ti e di: varri...

Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

1. Përshtypja që krijon autori, në pjesën e dhënë më sipër, është:1 pikë

A) Xheladin beu ka një nam të keq.

B) Xheladin beu bie pre e pasionit të tij.

C) Xheladin beut plakja nuk i shkakton asnjë emocion.

D) Xheladin beu po plaket në mënyrë të shëmtuar.

2. Xheladin beu nuk ndihet mirë, sepse: 1 pikë

A) njerëzit kanë filluar të mos i binden më.

B) e ndien plakjen e pashmangshme.

C) ka frikë se mos mbetet vetëm.

D) vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

3. Asnjë nga të afërmit e beut nuk i thotë asgjë atij në lidhje me çrregullimin mendor

që po e pushton, sepse:1 pikë

A) është tabu të flasësh për këto gjëra.

B) kanë frikë nga egërsia e tij.

C) në fisin e tyre kjo është një gjë normale.

D) nuk duan ta lëndojnë duke ia treguar.

4. Peshën më të madhe të këtij fragmenti e ka shprehja: 1 pikë

A) mbeti vetëm.

B) fliste e përgjigjej vetë.

C) nuk njohu veten.

D) u mplake...ike...

5. Cila nga alternativat e mëposhtme është karakteristikë e ligjërimit popullor?1 pikë

A) Njerëzit e tij të afërm e dinin, po bënin sikur s’dëgjonin.

B) Këtë zakon kish kohë që e kish filluar dhe po e shtonte dita - ditës.

Page 3: Model Testi Letersi

3

C) Fajin e kishin vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë

ata që i rrojnë dhe i gëzojnë.

D) ...po e ktheu mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës

sa një derë, u shikua e nuk e njohu veten.

6. Shprehja mendja zuri t’i qerthullohej ka kuptimin: 1 pikë

A) mendja po i ndriçohej.

B) mendja po i vinte rrotull.

C) mendja po i errësohej.

D) mendja po i kthjellohej.

7. Figura e metaforës është përdorur në alternativën: 1 pikë

A) Dhe i vozitën mornica të ftohta nëpër trup.

B) ... tamam si ca qime përçi plak.

C) Ja nëpër qytet e fshatra zunë të rriten çupa të reja.

D) Xheladin beu po mplakej.

8. Argumentoni si lidhet titulli i kësaj novele me përmbajtjen e këtij fragmenti? 2 pikë

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

9.a) Xheladin beu, në një moment, ndodhet përpara pasqyrës. 1 pikë

Çfarë të vërtete i zbulon ajo?

________________________________________________________________________

b) Ç’gjendje shpirtërore i shkakton ky ballafaqim? Identifikoni dy detaje (fjalë ose

shprehje) që zbulojnë thelbin e kësaj gjendjeje.3 pikë

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

10.a) Mënyra se si bëhet portretizimi i beut nga ana e autorit, shpesh është ironike.

Cilat janë mjetet artistike që krijojnë ironinë? Gjeni dy prej tyre, duke i shoqëruar

me ilustrimet përkatëse. 2 pikë

_________________________________________________________________

__________________________________________________________________

b) Çfarë ndjesie ju zgjon një mënyrë e tillë portretizimi? 1 pikë

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

11.a) Në paragrafin e fundit, Xheladin beun nuk e shqetëson ajo që ka kaluar, por e

ardhmja që do të vijë. Pse? 1 pikë

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

b) Shpjegoni arsyen pse autori, pikërisht në këtë moment, ofron imazhin e vajzave të

reja dhe natyrës së pasur.2 pikë

___________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

12. Si do ta interpretonit mbylljen e këtij fragmenti: “Pas pleqërie efnm? Ti e di:

varri...”?

2

pikë____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

Page 4: Model Testi Letersi

4

_____________________________________________________________________

PJESA II

ESKILI

Koeforet (fragment) KLITEMNESTRA

Ç’ke që thërret, që ngre shtëpinë në këmbë?

SHËRBËTORI

Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët.

KLITEMNESTRA

O tmerr! E mora vesh se ç’do të thuash:

Siç vramë me dredhi, ashtu do të vritemi!

Më jepni shpejt pra shpatën me dy presa,

Të shohim do të vras, a do të më vrasin,

Meqenëse gjer këtu më solli i trishti fat.

(Ajo drejtohet nga porta qendrore që hapet

befas.Prej saj del Oresti me shpatë në dorë.

Piladi është pas tij. Shërbëtori ikën me vrap)

ORESTI

Ty të kërkoj. Se ky e lau hesapin.

KLITEMNESTRA

Mjera unë, Egisti im, të vranë, i dashur!

ORESTI

E do akoma? Pranë tij pra shko.

Në varr përbri e vdekur rri besnike.

(Ngre shpatën, Klitemnestra i bie në gjunjë

dhe zbulon gjirin.)

KLITEMNESTRA

Ndalo, o bir, nderoje këtë gji

Përmbi të cilin gjumi shpesh të zu

Tek qumështin që ty të rriti, thithje.

(Oresti ul shpatën)

ORESTI

Ç’të bëj Pilad? A vritet vallë nëna?

PILADI

Harrove ç’parathënma bëri Febi,

Këshillën e Pitosë dhe betimet,

Dëgjomë, gjithë njerëzit mund t’i bësh

Armiq, por kurr’ armiq mos bëj hyjnitë.

ORESTI

Ti ke të drejtë. Ty do të dëgjoj.

(Klitemnestrës)

Më ndiq, pranë tij unë dua të të ther.

Sa ishte gjallë, atë ti veç pëlqeve

Në vend të atit tim, ahere shko

Me të edhe në vdekje. Është ai

Që deshe, një hero ndërsa urreje.

KLITEMNESTRA

Të kam ushqyer. Me ty dua të plakem.

ORESTI

Të rrosh me mua, vrasëse e babait?

Page 5: Model Testi Letersi

5

KLITEMNESTRA

Kështu nga Fati qe e shkruar, bir.

ORESTI

Nga Fati pra dhe fundi yt është shkruar.

KLITEMNESTRA

S’i trembesh, bir, mallkimit të një nëne?

ORESTI

Një nënë që në mjerim e flaku të birin.

KLITEMNESTRA

Të kam dërguar në shtëpi të miqve.

ORESTI

Dy herë më shite mua, një qytetar të lirë.

KLITEMNESTRA

Ç’fitim un’paskam pasur nga kjo shitje?

ORESTI

Kam turp të them fitimin e urryer.

KLITEMNESTRA

E thuaj. Po dhe ati yt pat faj.

ORESTI

Mos përgojo heroin, ti që rrije

E shtrirë në shtëpi, ndërsa ai luftonte.

KLITEMNESTRA

Bir, gruaja larg burrit s’e ka të lehtë.

ORESTI

Me djersë të burrit në shtëpi ushqehet.

KLITEMNESTRA

Vërtet kërkon, o bir, të vrasësh nënën?

ORESTI

Nuk të vras unë, ti veten vetë ke vrarë.

KLITEMNESTRA

Hap sytë, se gjaku i nënës të zë rëndshëm.

ORESTI

Po gjakut të babait, që më thërret, ç’t’i bëj?

KLITEMNESTRA

Ah, qenke shurdh si varri! Më kot lutem!

ORESTI

Fati tim eti të dënoi me vdekje.

KLITEMNESTRA

Një gjarpër paskam lindur e paskam rritur.

ORESTI

E kobshmja ëndërr e vërtetë po del.

Një burrë vrave, vdis pra nga një bir.

(E zvarrit nënën në pallat)

Për fatin e të dyve qaj tani.

Por meqë ky radhën e vrasjes mbylli

Me të është zemra ime dhe uroj

Që të mos shuhet kurrë syri i shtëpisë.

Për pyetjet 13-18 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

13. Në këtë tragjedi konflikti tragjik zhvillohet: 1 pikë

A) brenda familjes mbretërore.

Page 6: Model Testi Letersi

6

B) midis familjes mbretërore dhe qytetarëve.

C) midis familjes mbretërore dhe perëndive.

D) midis dy mbretërive fqinje.

14. Oresti është kthyer nga mërgimi, sepse: 1 pikë

A) do të ndajë Klitemnestrën nga Egisti.

B) do të vizitojë varrin e të atit.

C) do të marrë motrën me vete.

D) do të marrë gjakun e babait.

15. Ajo çfarë uron Oresti në vargjet e fundit të këtij fragmenti, është: 1 pikë

A) që të vendoset e drejta në këtë shtëpi.

B) që shpirti i të vdekurve të prehet në paqe.

C) që jeta e kësaj shtëpie të mos shuhet.

D) që kjo shtëpi të mbrohet nga perënditë që këtej e tutje.

16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme shfaqet toni urdhërues? 1 pikë

A) Ty do të dëgjoj.

B) Me ty dua të plakem.

C) Pranë tij pra shko.

D) Fati tim eti të dënoi me vdekje.

17. Vargu “Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët” nënkupton: 1 pikë

A) fantazmat janë ngritur e po hakmerren.

B) perënditë janë kthyer për të vrarë.

C) në pallat ka plasur rrëmuja dhe vrasja.

D) disa njerëz të panjohur po vrasin këdo që u del përpara.

18. Dialogu midis Orestit dhe Klitemnestrës karakterizohet nga fjali të shkurtra.

Arsyeja e këtij përdorimi është: 1 pikë

A) rritja e tensionit dramatik.

B) theksimi i karakterit të rrëmbyer të Orestit.

C) shtimi i muzikalitetit të vargut.

D) krijimi i përshtypjes së lojës së fjalëve.

19. Gjendja shpirtërore e Orestit para vrasjes shfaqet e dyzuar. Cilat janë arsyet e këtij

dyzimi? Mbështeteni mendimin tuaj me nga një ilustrim për secilin rast.

a) arsyet: ______________________________________ 2 pikë

______________________________________

b) ilustrimet: ___________________________________ 2 pikë

____________________________________

20. Gjeni një nga motivet kryesore të tragjedisë në këtë pjesë. Ilustrojeni atë me vargjet

përkatëse.

a) motivi: _______________________________ 1 pikë

b) ilustrimi: __________________________________________________ 1 pikë

____________________________________________________________________

21.

a) Ç’imazh përpiqet të krijojë Klitemnestra për ta ndaluar Orestin që ta vrasë? 1 pikë

____________________________________________________________________

b) Identifikoni një argument që ajo përdor, për të justifikuar veten përpara Orestit për

krimin e kryer dikur.

1 pikë

Page 7: Model Testi Letersi

7

____________________________________________________________________

22. Cila është e veçanta e ndërtimit të këtij vargu: “E kobshmja ëndërr e vërtetë po del”?

Shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. 2 pikë

a) __________________________________________________________________

b) __________________________________________________________________

23. Fjala Fati përsëritet disa herë gjatë dialogut. Shpjegoni se si shfaqet mendësia e

grekëve të lashtë në lidhje me fatin, përmes kësaj vepre të tragjedianit të madh. 2 pikë

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

24. Portretizimi i Klitemnestrës realizohet përmes ligjërimit të Orestit.

Ç’cilësi të karakterit të saj theksohen dhe pse? 3 pikë

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

25. Oresti është figura më tragjike e kësaj vepre. Argumentoni mendimin tuaj në formën

e një eseje, duke vënë në dukje edhe idenë madhore që përcjell autori përmes saj në këtë

tragjedi.

8 pikë

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

_ Shtjellimi

i idesë Organizimi dhe

struktura Stili dhe

origjinaliteti Saktësia gjuhësore

Totali

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

SKEMA E PERGJIGJEVE TE TESTIT

PJESA I

Mitrush Kuteli “Vjeshta e Xheladin Beut”

Pyetja 1 D 1 pikë

Pyetja 2 B 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Pyetja 4 D 1 pikë

Pyetja 5 C 1 pikë

Pyetja 6 B 1 pikë

Pyetja 7 A 1 pikë

Pyetja 8 2 pikë

Model përgjigjeje

Titulli nënkupton vjeshtën moshore të beut. Fragmenti përqendrohet kryesisht në pamjen

e plakur dhe të rënë të beut: te thinjat, mustaqet me fije argjendi, kokën tullupane, burrë

me lapra dhe brazda. Pra beu është në prag të dimrit që është sinonim i pragut të vdekjes.

Pikë të plota 2 pikë Nëse argumenton qartë dhe plotë lidhjen midis titullit dhe brendisë

së fragmentit të dhënë në test. Përgjigjja duhet të mbështetet me detaje

Page 8: Model Testi Letersi

8

kuptimplota të cituara direkt nga teksti apo perifrazime.

Pikë të pjesshme

1 pikë Nëse argumenton pjesërisht lidhjen midis titullit dhe brendisë së fragmentit.

• Titulli nënkupton plakjen e beut.

• Titulli lidhet me fundin e beut.

• Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë te beu.

Përgjigjja nuk përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë asnjë detaj nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë,shpreh mendime që nuk i

përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.

Pyetja 9 4 pikë

Model përgjigjeje

a) Pasqyra i zbulon beut të vërtetën se ai po plaket dhe kjo është e pashmangshme.

b) Gjendja shpirtërore: beu në fillim nuk e beson, por shumë shpejt tronditet, kalon

momente krize, i merren mendtë, shokohet.

Detajet: nuk e njohu veten, mos e kish fajin pasqyra?, i vozitën mornica të ftohta nëpër

trup, mendja zuri t’i qerthullohej, ment ra poshtë, ndenji në cep të divanit.

Pikë të plota

1 pikë Nëse gjen të vërtetën që pasqyra i zbulon beut.

DHE

1 pikë Nëse tregon gjendjen shpirtërore që i shkaktohet beut.

2 pikë Nëse gjen dy nga detajet e renditura më lart.

Pikë të pjesshme

1 pikë Nëse gjen të vërtetën që pasqyra i zbulon beut.

OSE

1 pikë Nëse gjen dy nga detajet e renditura më lart.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 10 3 pikë

Model përgjigjeje

a) Ironinë e shkaktojnë: frazeologji dhe shprehje popullore, emra, mbiemra me ngjyrime

të forta emocionale.

Shprehje popullore (leksiku): me ballin brazda-brazda, si ca qime përçi plak, burrë me

lapra, ndaheshin më dysh shtëllunga, koka tullupane.

Emra: lapra, breza, shtëllunga, përçi, misëroku.

Mbiemra: të kërcyer, të shfryrë, të varur, të kreshpëruara, të skuqur, tullupane te

zverdhura.

b) Ndjesia: Pështirosje, neveri, etj.

2 pikë Nëse gjen dy mjete gjuhësore që krijojnë ironinë bashkë me ilustrimet

përkatëse.

DHE

1 pikë Nëse shkruan ndjesinë që i shkakton kjo mënyrë portretizimi.

OSE

1 pikë Nëse gjen një mjet gjuhësor që krijon ironinë bashkë me ilustrimet përkatëse.

OSE

1 pikë Nëse gjen mjetet gjuhësore, por pa ilustrimet përkatëse.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Page 9: Model Testi Letersi

9

Pyetja 11 3 pikë

Model përgjigjeje

a) Xheladin beun e shqetëson e ardhmja, pasi e ndien plakjen e pashmangshme dhe plakja

për të është pamundësi fizike për të zotëruar.

• E shkuara për të ka qenë e mbushur me një jetë të shthurur, që ai e ka shijuar deri në

ekstrem, ndaj s’ka asnjë keqardhje për të. Atë e shqetëson e ardhmja, pasi e ndien

pasigurinë e vet, veçanërisht në raport me gratë dhe pasurinë.

• Beu e di se plakja është vdekje, që do të thotë harrim, humbje, zhdukje. Ai s’ka

trashëgimtarë dhe s’do të ketë mundësi më të shkojë me vajza të reja, të shijojë të mirat e

kësaj jete.

b) Autori ofron dy imazhet për të theksuar se ç’do të humbasë beu.

• Imazhi i bukur që ofrohet hyn në kontrast të thellë me pleqërinë e pashmangshme të

beut. Pikërisht ky është momenti kur ai bëhet i vetëdijshëm se po plaket realisht dhe pas

kësaj vjen vdekja. Kjo për beun është tragjike.

Pikë të plota

1 pikë Nëse shpjegon pse beun e shqetëson e ardhmja.

DHE

2 pikë Nëse shpjegon rolin që luan imazhi i vajzave dhe natyrës pikërisht në këtë

moment. Përgjigjja duhet të theksojë: kontrastin dhe tragjizmin.

Pikë të pjesshme

1 pikë Nëse shpjegon pse beun e shqetëson e ardhmja.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht rolin që luan imazhi i vajzave dhe natyrës pikërisht

në këtë moment. Përgjigjja thekson vetëm një anë: kontrastin ose tragjizmin.

ƒ Për të treguar ç’po humbet.

ƒ Për të theksuar se kompleksi më i madh i tij kanë qenë gratë dhe të

ngrënët (nënkuptohet të mirat e natyrës)

ƒ Për të treguar se s’do të mund t’i ketë kurrë.

ƒ Për të treguar se pas kësaj do të vijë vdekja.

ƒ Thekson çastin kur ai kupton se plakja është e pashmangshme.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë,shpreh mendime që nuk i

përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.

Pyetja 12 2 pikë

Model përgjigjeje

Mbyllja përmban një fjali pyetëse dhe një pohore të shoqëruar me retiçencë. ku e fundit

ka dhe një retiçencë. Përgjigjja e nënkuptuar është se varri është harrimi përgjithmonë.

• E di se ç’të pret pas pleqërie? Është vdekja, harrimi, zhdukja.

2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë mbylljen e fragmentit duke u përqendruar

në dy pyetjet, retiçencën dhe ç’nënkupton heshtja.

OSE

1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme mbylljen e fragmentit duke u

përqendruar se ç’nënkupton heshtja ose vetëm te dy fjalitë pyetëse.

ƒ Pas vdekjes vjen harrimi.

ƒ Beu e di se ajo që e pret është vdekja.

ƒ Pyetja nënkupton se beu e ndjen se do t’i vijë vdekja.

Page 10: Model Testi Letersi

10

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë,shpreh mendime që nuk i

përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.

PJESA II

ESKILI “Koeforet”

Pyetja 13 A 1 pikë

Pyetja 14 D 1 pikë

Pyetja 15 C 1 pikë

Pyetja 16 C 1 pikë

Pyetja 17 A 1 pikë

Pyetja 18 A 1 pikë

Pyetja 19 4 pikë

Model përgjigjeje

Gjendja shpirtërore e Orestit kalon në dy faza: i lëkundur në pjesën e parë dhe i vendosur

në të dytën. Arsyet janë:

• E ka të vështirë të vrasë nënën. Ç’të bëj, Pilad? Ku shprehet lëkundja për veprën që do

të kryejë (ilustrimi).

• I duhet të marrë gjakun e babait. Më ndiq – i thotë me vendosmëri Klitemnestrës

(ilustrimi).

Pikë të plota

2 pikë Nëse gjen dy arsyet e gjendjes së dyzuar të Orestit.

DHE

2 pikë Nëse gjen dy ilustrime për secilin rast.

Pikë të pjesshme

1 pikë Nëse gjen një arsye të gjendjes së dyzuar të Orestit.

• Nuk vritet nëna. OSE

• Duhet t’i marrë gjakun babait.

1 pikë Nëse gjen një ilustrim për gjendjen e dhënë në përgjigjen më sipër.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim (nuk ka kuptuar thelbin e veprës) ose nuk

përgjigjet fare.

Pyetja 20 2 pikë

1 pikë Nëse gjen motivin e gjakmarrjes ose krimi sjell krimin.

1 pikë Ilustrimi: Po gjakut të babait, që më thërret, ç’t’i bëj? (gjakmarrja)

Nuk të vras unë, ti veten vetë ke vrarë. (krimi sjell krimin)

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 21 2 pikë

Model përgjigjeje

a) Klitemnestra duke zbuluar gjirin dhe duke i treguar Orestit se është ajo që i ka dhënë

qumësht, përpiqet të krijojë kështu imazhin e një nëne të dhembshur, të përkujdesur, të

dashur.

b) Ajo përdor këto argumente:

• Vrasja që ajo kreu kundër të shoqit ishte shkruar nga perënditë: Kështu nga Fati qe e

shkruar, bir.

• I shoqi kishte faj (duke nënkuptuar flijimin që Agamemnoni i bëri së bijës).

1 pikë Nëse tregon imazhin që Klitemnestra përpiqet të krijojë te i biri.

DHE

Page 11: Model Testi Letersi

11

1 pikë Nëse gjen një argument që përdor ajo për të justifikuar veten.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 22 2 pikë

Model përgjigjeje

E veçanta është përmbysja e rendit të fjalëve: inversioni. Mbiemri ka dalë në krye të

fjalisë, përpara emrit. Arsyeja është theksimi, përqendrimi i emocionit te mbiemri e

kobshmja, i cili parathotë veprën që do të ndodhë.

1 pikë Nëse gjen të veçantën e vargut

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtij përdorimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 23 2 pikë

Model përgjigjeje

Njerëzit janë të pafuqishëm ndaj fatit. Janë perënditë ato që vendosin për ta dhe nëse nuk

u binden atëherë do të ndëshkohen (deri në breza, si familja e atridëve).

2 pikë Nëse shpjegon në mënyrë të plotë mendësinë e lashtë greke në lidhje me fatin.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht mendësinë e lashtë greke në lidhje me fatin.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 24 3 pikë

2 pikë Grua e urryer, e cila është gati të bëj gjithçka për të shpëtuar. Ajo shfaqet

vrasëse, nënë jo e denjë për fëmijët (e ka shitur Orestin) dhe jo besnike ndaj

martesës.

OSE 1 pikë Nëse thotë vetëm një cilësi që ajo ka.

1 pikë Theksohen për të motivuar veprimin që Oresti do të kryejë, pra vrasjen e së

ëmës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.