16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 39 (82640) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 2 tetor 2015 Forca Tokësore Enver Gaba Kompania e Tretë e Këmbësorisë e njohur si “PUMA”ka marrë pjesë dhe është vlerësuar për pjesëmarrjen e saj në shumë misione paqeru- ajtëse, si në Bosnje-Hercegovinë, Kabul dhe Herat në Afganistan etj. Po kështu ajo është shquar për disiplinën, përgatitjen edhe... Me 1984 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një ceremoni ushtarake, në prani të dhjetëramijë qytetarëve, Divizionit “Taraboshi” të Shkodrës i dorëzohej Flamuri Luftarak, të cilin e merrte në dorëzim një oficer i ri, po me shumë përvojë në... “PUMA”-t e b2k të FT në stërvitjen “Immediate Rensponse 15” vazhdon të jetë komandant i Divizionit të Shkodrës http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] ZV.MINISTRI I MBROJTJES PETRO KOçI VIZITON DESTROJERIN “USSS PORTER” Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, vizitoi De- strojerin “USSS Porter” i mbiquajtur “Freedom’s Champion”, i cili është pjesë e Flotës së 6-të Amerikane. Gjatë kësaj vizite ishin të pran- ishëm edhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, drejtues të Forcës tonë Detare, si dhe ushtarakë të tjerë të FA-së. Zv.ministri Koçi dhe personalitetet e tjerë u pritën me ceremoni nga komandanti i destrojerit Guy dhe nga ekuipazhi i tij. Destrojeri “USSS Porter” është destrojeri i dytë i Marinës Luftarake Amerikane që viziton ujërat tona në gjirin e Vlorës brenda pak muajsh. Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, në për- shëndetjen që i drejtoi ekuipazhit të kësaj anije luftarake amerikane theksoi se, kjo vizitë është një demonstrim i miqësisë së fortë dhe marrëd- henieve të ngushta e të shkëlqyera ushtarake... faqe 6-7 » faqe 10 » VIZITA Në SPANJë faqe 3 » Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal Çelet ekspozita “Kalatë dhe fortesat shqiptare” NATO e gatshme që operacionet e OKB-së të bëhen edhe më efektive faqe 5 faqe 12 TRASHËGIMIA KULTURORE NATO Karrierë e mbrujtur plot atdhedashuri e patriotizëm faqe 8-9 » PORTRET Gjeneralmajor Bazo në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtarë të Kolegjit të Luftës në SHBA faqe 4 » faqe 2 »

Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 39 (82640) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 2 tetor 2015

Forca tokësore

Enver Gaba

Kompania e Tretë e Këmbësorisë e njohur si “PUMA” ka marrë pjesë dhe është vlerësuar për pjesëmarrjen e saj në shumë misione paqeru-ajtëse, si në Bosnje-Hercegovinë, Kabul dhe Herat në Afganistan etj. Po kështu ajo është shquar për disiplinën, përgatitjen edhe...

Me 1984 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një ceremoni ushtarake, në prani të dhjetëramijë qytetarëve, Divizionit “Taraboshi” të Shkodrës i dorëzohej Flamuri Luftarak, të cilin e merrte në dorëzim një oficer i ri, po me shumë përvojë në...

“PUMA”-t e b2k të FT në stërvitjen “Immediate Rensponse 15”

vazhdon të jetë komandant i Divizionit të Shkodrës

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

ZV.MiNistri i MBrojtjEs PEtro Koçi ViZitoN DEstrojEriN “usss PortEr”Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, vizitoi De-strojerin “USSS Porter” i mbiquajtur “Freedom’s Champion”, i cili është pjesë e Flotës së 6-të Amerikane. Gjatë kësaj vizite ishin të pran-ishëm edhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, drejtues të Forcës tonë Detare, si dhe ushtarakë të tjerë të FA-së. Zv.ministri Koçi dhe personalitetet e tjerë u pritën me ceremoni nga komandanti i destrojerit

Guy dhe nga ekuipazhi i tij. Destrojeri “USSS Porter” është destrojeri i dytë i Marinës Luftarake Amerikane që viziton ujërat tona në gjirin e Vlorës brenda pak muajsh. Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, në për-shëndetjen që i drejtoi ekuipazhit të kësaj anije luftarake amerikane theksoi se, kjo vizitë është një demonstrim i miqësisë së fortë dhe marrëd-henieve të ngushta e të shkëlqyera ushtarake...

faqe 6-7»

faqe 10»

ViZita Në sPaNjë faqe 3»

Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal

Çelet ekspozita “Kalatë dhe fortesat shqiptare”

NATO e gatshme që operacionet e OKB-së të bëhen edhe më efektive

faqe 5

faqe 12

trashëgimia kulturore

nato

Karrierë e mbrujtur plot atdhedashuri e patriotizëm

faqe 8-9»

PoRTReT

Gjeneralmajor Bazo në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtarë të Kolegjit të Luftës në SHBA faqe 4»

faqe 2»

Page 2: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita hysAj

redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZhOli

Gazetarë:saimir AlijAetleva sMAÇi

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në datat 28-30 shtator 2015 bëri një vizitë

zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Gjatë kësaj vizite, ministrja Kodheli u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, z. Pedro Morenés Eulate. Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindor e jugorëtë Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu vlerësimin e saj për mar-rëdhëniet mes dy vendeve tona duke nënvizuar gatishmërinë për t’i rritur e forcuar akoma më tej ato, si në fushën e mbrojtjes, në fushën ekonomike, kulturore, por dhe në trajnimin dhe edukimin e ushtarakëve tanë. Znj. Kodheli shprehu bindjen se, diskutimi rreth ideve dhe shkëmbimi e mendimeve sa i takon çështjeve të mbrojtjes i shërben konsolidimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.

Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes Kodheli e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesë-marrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s, veçanërisht për vitin e ardhshëm me Spanjën. Duke u ndalur tek situata në rajon, minis-trja Kodheli, ndër të tjera, nënvizoi se “Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promo-vuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”.

Të dy personalitetet shprehën domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e trajnimit dhe edukimit mes Forcave tona të Armatosura.

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Spanjë, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ishte në Qendrën Operacionale Ajrore (CAOC) në Torrejon. Këtu, ministrja Kodheli u njoh nga afër me veprimtarinë e qendrës CAOC, e cila mbulon dhe përgjigjet edhe për kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare.

Ministrja e Mbrojtjes Kod-heli vizitoi gjithashtu Njësinë Ushtarake për Emergjencat, ku u njoh me kapacitetet, aftësitë operacionale të kësaj Qendre dhe angazhimin e saj si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli vizitë në Spanjë

Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik

Page 3: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 3zyrtare

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi viziton Destrojerin “USSS Porter”Z

v.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, vizitoi Destrojerin “USSS Porter” i mbiquajtur “Freedom’s Champion”, i cili është pjesë e Flotës së 6-të

Amerikane. Gjatë kësaj vizite ishin të pran-ishëm edhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo, përfaqësues të am-basadës amerikane në Tiranë, drejtues të Forcës tonë Detare, si dhe ushtarakë të tjerë të FA-së. Zv.ministri Koçi dhe personalitetet e tjerë u pritën me ceremoni nga komandanti i destrojerit Guy dhe nga ekuipazhi i tij.

Destrojeri “USSS Porter” është destrojeri i dytë i Marinës Luftarake Amerikane që viziton ujërat tona në gjirin e Vlorës brenda pak muajsh.

Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, në përshëndetjen që i drejtoi ekuipazhit të kësaj anije luftarake amerikane theksoi se, kjo vizitë është një demonstrim i miqësisë së fortë dhe marrëd-henieve të ngushta e të shkëlqyera ushtarake dhe politike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. “Eshte nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen në të ardhmen. Këtu jo vetëm do të ndiheni të sigurt, por do të gjeni miqësi të ngushtë, pei-zazh të mrekullueshëm dhe kuzhinë të shijshme tradicionale”, - është shprehur gjatë fjalës së tij zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi vizitoi nëndetësen turke “TCG PREVEZE S-353”

Në zbatim të planit të bash-këpunimit midis Forcës Detare Shqiptare dhe asaj të Turqisë, ka mbërritur

për një vizitë portuale në Durrës, nënde-tësja “TCG PREVEZE S-353”. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës tonë Detare dhe Flotës Turke. Në molin 4 të portit në Durrës ND “TCG Preveze” u prit nga ushtarakë të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private etj.

Nëndetësen turke nëndetësja “TCG PREVEZE S-353” e vizitoi zvëndësmin-istri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi. Në këtë vizitë zoti Koçi shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Hydajet Bayraktar, zv/komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të Parë Adnand Agastra dhe atasheu ushtarak turk në vendin tonë, nënkolonel Bayram Tasci. Gjatë kësaj vizite, zv.ministri i Mbrojtjes Koçi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë ekuipazhit të anijes “TCG PREVEZE S-353” dhe më pas u njoh me të dhënat

karakteristika teknike e luftarake të kësaj nëndetëse, si dhe vizitoi disa nga mjediset e saj. Gjithashtu, gjatë këti takimi bashkëbiseduesit e dy vendeve vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e frutshëm midis dy popujve dhe ushtrive tona gjatë këtyre viteve. Në fund të dy palët shprehën dëshirën për forcimin e

bashkëpunimit midis dy ushtrive dhe flotave tona detare, sidomos në fushën e arsimimit të kuadrove ushtarakë dhe specialistëve shqiptarë, shkëmbimin e ekperiencës, zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta etj.

Ushtarakë të nëndetëses “TCG PREVEZE S-353” janë pritur edhe nga kryetari i Bashkisë Durrës, z. Vangjush

Dako, prefektin z. Roland Xhelilaj etj. Gjatë takimeve u evidentua miqësia tradicionale midis dy popujve, resurset ekonomike dhe turistike të Durrësit, rëndësia e bashkëpunimit ushtarak në kuadrin e NATO-s, për forcimin e paqes e sigurisë në rajon etj. Gjithashtu në ditët e qëndrimit ekuipazhi i kësaj nëndetëse do bëjë vizita në objektet

muzealë dhe kulturorë të Durrësit e Krujës. Krahas këtyre aktiviteteve nëndetësja turke do të zhvillojë stërvitje të përbashkët me Flotiljen Detare të Durrësit.

Nëndetësia “TCG Preveze S–353” do të largohet nga porti i Durrësit më 3 tetor 2015.

Shefqet Kërcelli

Page 4: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 20154 zyrtare

Në ambientet e Komandës së Shërbimit Hidrografik Shqiptar (SHHSH), strukturë në vartësi të Forcës

Detare, u kremtua 58-vjetori i krijimit të këtij shërbimi të rëndësishëm jo vetëm për FD, por me impakt specifik për gjithë institucionet detare të vendit. Në këtë ceremoni festive merrnin pjesë ushtarakë të shtabit të Forcës De-tare, ushtarakë dhe specialistë që shërbejnë në SHHSH dhe ish-drejtues të këtij shërbimi. Fillimisht, komandanti i Shërbimit Hidrografik Shqiptar, Kapiten i Rangut të Dytë Lulëzim Kryeziu i uroi pjesmarrësve për festën e këtij shërbimi të vecçntë dhe suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave të përditëshme. Në vijim, zv/komandanti i këtij shërbimi, Kapiten i Rangut të Tretë Kreshnik Seitaj bëri një rezyme të shkurtër për historikun, projektet dhe detyrat e ditës të këtij shërbimi. Mbasi kujtoi me respekt pionierët e këtij

shërbimi, ai evidentoi disa realizime të SHHSH gjatë këtij viti, si prodhimin e hartave të para për qëllime lundrimore të emërtuara “Paper Charts”, në bashkëpunim me IGJU, punën e bërë deri tani për implementimin e projektit të përbashkët me Shërbimin Hidrografik Norvegjes, ALNO-HIP, përpjekjet për anëtarësimin në strukturat homologe ndërkombëtare etj. “Sigurimi i lundrimit efektiv dhe të parrezikshëm në hapësirën detare të RSH nëpërmjet mbajtjes së hartografuar të hapësirës detare dhe eficensës së sistemit faro-fener, mbeten sfidat tona për të ardhmen”, theksoi Kapiten i Rangut të Tretë Kreshnik Seitaj. Për realizimin e të gjitha projekteve dhe detyrave, si në të kaluarën dhe në të ardhmen, ky shërbim ka mbështetjen e Komandës së Forcës Detare dhe shtetit shqiptar, u nënvizua gjatë kësaj ceremonie përkujtimore.

Shefqet Kërcelli

Kremtohet 58-vjetori i krijimit të shërbimit hidrografik shqiptar

Më 28 shtator 2015, nëpërmjet një cer-emonie të veçantë, Kolegj i i Luf tës i

Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur fotografinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtar (The USAËC In-ternational Felloës Hall of Fame). Kjo është një traditë e njohur e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës për studentë të diplomuar në këtë kolegj, ushtarakë që mbajnë pozicionet më të larta në Forcat e Armatosura të vendeve të tyre ose pozicione ekuivalente në organizata shumëkombëshe.

Në fjalën që mbajti në këtë cer-emoni shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ndër të tjera, u shpreh: “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura të përshkruaj atë që po përjetoj, por di të them që ndjehem përulësisht i privilegjuar dhe thellësisht i nderuar t’i bashkohem Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA-së. Përveçse një nder, për mua kjo ceremoni është edhe një vlerësim për Forcat e Armatosura të vendit tim dhe për arritjet e tyre”.

Gjatë qëndrimit në Kolegjin e Luftës të SHBA-së, gjeneralmajor Bazo dha një leksion për “Klasën 2016” të këtij kolegji, i cili edukon dhe zhvillon lider për të shërbyer e drejtuar në nivelin strategjik.

Shefi i Shtabit të Përgjithsëm i Forcave të Armatosura të RSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo u diplomua në Kolegjin e Luftës të të FA-së të SHBA duke përfunduar me sukses edhe programin “Master” në Studime Strategjike në vitin 2005.

Gjeneralmjaor Jereonim Bazo është jo vetëm ushtaraku i parë shqiptar, por edhe ballkanasi i parë që bëhet pjesë e Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA.

Gjeneralmajor Bazo në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtarë të Kolegjit të Luftës në SHBA

Page 5: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 5zyrtare

Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit (QKMBMMSHP) dhe më konkre-tisht të Sektorit të Aktiviteteve të drejtuar nga z. Gazmend Çaçi është bërë traditë, hapja e ekpozitave me pamje e piktura nga kalatë dhe fortesat shqiptare. Vitin e kaluar ekspozita u organizua me punimet e piktorit Leka Rudha, kurse këtë vit organizatorët menduan ta sjellin në një tjetër formë, përmes fotove të realizuar nga fotografë të mirën-johur të këtyre objekteve sa luftar-ake, aq edhe dëshmi e organizimit të jetës qytetare në vendin tonë në periudhën mesjetare.

Në këtë ekspozitë u paraqitën 18 foto të kalave e fortesave të ndry-shme të vendit tonë. Të vendosura në mjediset e QKMBMMSHP, ato janë jo vetëm një homazh për këtë ditë kaq të rëndësishme, por edhe

Çelet ekspozita “Kalatë dhe fortesat shqiptare”

trajnohen specialistë shqiptarë për përballimin e Emergjencave Civile

29 Shta tor i ësh të Di ta Kombëtare e Trashgimisë Kulturore, e shpallur e tillë prej vitit 2003. Shq-

iptarët janë një ndër kombet më të lashtë në Ballkan dhe Europë, me një pasuri të madhe kultur-ore. Kësisoj kjo ditë është kthyer tashmë në traditë përmes së cilës kujtojmë të gjitha këto vlera që dëshmojnë identitetin shqiptar, luftën shekullore për ruajten e këtij identiteti dhe padyshim edhe figu-rat kombëtare që kanë kontribuar në krijimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave të patjetërsueshme. Për in-stitucion e Ministrisë së Mbrojtjes kjo ditë merr vlera të veçanta sepse në themel të kësaj dite qëndrojnë figurat e atdhetarëve dhe patriotëve të shquar ushtarakë Abaz Taushani, Bexhet Manastarliu dhe Kamber Bënja, të cilët më 29 shtator të vitit 1916 me aktin e tyre heroik nuk lejuan vjedhjen e objekteve arkeologjike të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë. Edhe pse ishin ditët e vështira të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria ishte kthyer në shesh beteje mes ushtrive të ndryshme, këta ush-tarakë atdhetarë, vlerësuan po aq të rëndësishme sa lirinë edhe ruajtjen e trashgimisë kombëtare.

Sot në kohët moderne pas gati 100 vjetësh, kësaj ngjarje i bash-kohet edhe nisma e Këshillit të Europës, që përgjatë muajit shtator zhvillon një sërë veprimtarish nën moton “Europa një trashgimi e për-bashkët”. Në këtë kuadër prej dy vitesh, në Ministrinë e Mbrojtjes, përmes Qendrës së Kul turës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes,

një mundësi për ushtarakët dhe punonjësit civilë për t’u njohur më nga afër me to. Kalaja e Krujës, e Shkodrës, e Prezës, e Beratit, e Lezhës etj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare dhe burimi i frymës patriotike për të gjithë shqiptarët. Është për t’u lavdëruar puna e spe-cialistit të Sektorit të Aktiviteteve Ilir Xhaxhiu që për mbledhjen dhe grumbullimin e këtij materiali për eskpozim, aktivizoi edhe fëmijët që aktivizohen në kurset trajnuese që ka hapur prej vitesh Qendra e Kulturore e FA. Ditë të tilla të rëndësishme dhe kujtesa e tyre janë dëshmia më e mirë se populli ynë historikisht ka qenë pjesë e Europës dhe integ-rimi në të do të vijë pikërisht edhe përmes këtyre vlerave të çmuara kulturore.

Përgatiti Etleva Smaçi

Në kuadër të trajnimit të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, nga data 21 shtator deri më 25 shtator 2015 në ambientet e

Hotel Rogner u zhvillua programi ndërkombëtar i trajnimit “Zh-villimi i Aftësive të Menaxhimit të Emergjencave Kombëtare”. Ky program trajnimi u realizua nga ekspertët e Institutit për Operacionet Mjekësore në Departamentin e mbrojtjes të SHBA (DIMO) si pjesë e axhendës së bashkëpunimit vjetor mes Minis-trisë së Mbrojtjes, zyrës së ODC dhe EUCOM me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Përballimi Emergjencave Civile dhe katastrofave natyrore, si dhe bashkërendimi i punës me ministritë e linjës dhe pushtetit vendor ka qenë një ndër prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes, lançuar që prej janarit të 2015 me Konferencën Ndërkom-bëtare “Joint Reaction 2015” dhe e finalizuar me stërvitjen e simuluar në korrik të 2015. Kjo përcaktoi edhe larm-ishmërinë e pjesëmarrësve në trajnimin e organizuar nga DIMO, me pjesëmarrës që vinin nga Ministria e Mbrojtjes (specialistë të Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm, specialistë të Qendrës Opera-cionale, si gazetarë dhe specialistë të medias ushtarake), nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Emergjencave Civile. Në pesë ditët e trajnimit u punua me module që kishin të bënin me planëzimin, menaxhimin e burimeve,

informimin publikë etj. Lektorët e këtij programi me një background të mirëfilltë ushtarak sollën përvojat e tyre nga rastet më të njohura të emergjencave civile dhe katastrofave natyrore në SHBA dhe jashtë vendit, si p.sh, 9 shtatori i 2001 apo uraganit Katrina. Gjatë ditëve të trajnimit pjesëmarrësit improvizuan situata

të mundshme të Emergjencave Civile dhe katastrofave natyrore dhe dhanë zgjidhje për problematika të ndryshme, duke demon-struar një frymë bashkëpunimi në shkallë të lartë.

Kolonel Mel Fotinos, drejtuesi i panelit të lektorëve, në mënyrë të vazhdueshme shprehu kënaqësinë për seriozitetin e treguar nga pjesëmarrësit dhe nga pala shqiptare në realizimin e këtij programi. Në përfundim të trajnimit, ai u shpreh i bindur se qëllimi i programit të Planizimit të Avancuar për të përmirësuar aftësitë e vendit pritës për të planizuar, përgatitur dhe kundër-përgjigjur dhe për të marrë veten nga goditjet e katastrofave kishte njohur një progres të dukshëm.

Në mbyllje të programit organizatorët certifikuan pjesëmar-rësit për ndjekjen e programit Planizimi Avancuar të Katastrofave. Në këtë ceremoni morën pjesë general brigade Nazmi Cahani, drejtor i Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, kolonel Robert Johnston. Në fjalën e tij gjeneral brigade Cahani, pasi falënderoir organizatorët, vlerësoi rëndësinë e këtij programi në kuadër të Tranjnimit dhe Edukimit Ushtarak dhe shprehu bindjen se Shqipëria ka tashmë njerëz të specializuar për të përballuar me sukses këto situata. Në shenjë mirënjohje për mikpritjen ekipi i DIMO i dhuroi gjenral brigade Nazmi Cahani emblemën e kësaj organizate.

Etleva Smaçi

Page 6: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 20156

“askund në Europë” ( Gjeneral D. Gyresh,1991).

Divizioni kishte një shtab me ofi-cerë të kulturuar e me shumë përvojë, si Ibrahim Çela, Ali Isaku e Ndue San-aj (shefa të Shtabit), Myzafer Malile,

Histori

Në vend të prologutMe 1984 në stadiumin “Loro

Boriçi” të Shkodrës, në një ceremoni ushtarake, në prani të dhjetëramijë qytetarëve, Divizionit “Taraboshi” të Shkodrës i dorëzohej Flamuri Luf-tarak, të cilin e merrte në dorëzim një oficer i ri, po me shumë përvojë në drejtim e komandim, i sapoemëruar në detyrën e komandantit të diviz-ionit), Enver Gaba, nga Tragjasi i Vlorës.

Në Shkodër fjala Divizion kishte kuptim dhe histori. Divizioni II i UNÇSH kishte çliruar Shkodrën me 29 nëntor 1944. Më 1912-13, një Divizion, nën urdhër të Hasan Riza Pashës, ushtarak i lartë turk, kishte mbrojtur Shkodrën e rrethuar nga forcat serbo-malazeze (më pas, në prill 1913, komandanti i tij, Esat Pashe Toptani, ia kishte lëshuar Shkodrën Malit të Zi). Shkodra me Gentin kishte rënë e fundit nën romakët; e fundit nën osmanët, më 1479; e fundit në luftërat ballkanike, më 23 prill 1913. Shkodra ishte thembra e Akilit të Shqipërisë.

Divizioni i Shkodrës kishte drejtimin më kryesor të mbrojtjes sonë strategjike. Andej mendohej rreziku më i madh. Lugina e Drinit kishte mbrojtje Kosovën dhe relievin malor të Shqipërisë. Shkodra, më e hapur si reliev dhe shumë më afër Tiranës, përceptohej si drejtimi kryesor i një sulmi të mundshëm nga ish-shteti federativ jugosllav. Këtu, fill pas Çlirimit, kishte qenë edhe Korparmata III, e më pas Korpusi i Shkodrës, njësitë e të cilit përfshi-nin gjithë Veriun. Më 1983 e më pas, në këtë drejtim u fornuan disa divizione: ai i Kukësit, i Tropojës dhe i Shkodrës. Sërish Shkodra ishte drejtimi më i rëndësishëm.

Komandantë të njësive të mëdha të bashkuara ose të garnizonit ush-tarak të Shkodrës, që nga viti 1912 kishin qenë: Hasan Riza Pasha, Tahir Kadareja, Shefqet Peçi, Arif Hasko, Nexhip Vinçani, Bako Dervishaj, Sulo Kozeli, Hito Çako, Qazim Kapisyzi (të gjithë gjeneralë, disa edhe “Heronje të Popullit”) e pas heqjes së gradave në vitin 1966: Tefik Ruçi, Xhenet Muçaj, Llukan Garo. Pas suprimimit të struk-turës së Korpusit, në vitin 1983, krijo-het sërish Divizioni i Shkodrës.

kolonel ® sali onuZi, ish-ushtarak në divizionin e shkodrës

Enver Gaba, një dekadë në krye të Divizionit të shkodrës

Enver Gaba, 38 vjeç, emërohej nga nomenklatura e lartë, në detyrën e komandatit të Divizonit të Shkodrës. Me trup mesatar, serioz si çdo lab, brun, flokëzi e kaçurrel, simpatik, tip që i pëlqente logjika dhe aspak emocional, artilier në specialitet dhe që kishte mbaruar me rezultatate të larta Akademinë Ushtarake të Shtat-madhorisë në Tiranë. Vinte në detyrën e lartë të komandantit të divizionit pas një karriere të merituar dhe ngjitjeje shkallë-shkallë (pa kapërcyer asnjë!), nga komandant baterie në Vlorë, shef shtabi grupi, student në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë, shef shtabi regji-menti në Vlore, shef shtabi brigade në Fier, po aty 5 vjet komandant brigade artilerie e më pas shef shtabi diviz-ioni në Durrës. Si pak kush ai do të qëndronte në detyrën e komandantit të divizionit të Shkodrës gati një dekade, nga viti 1984 deri në 1992.

Veç traditave, Divizioni ruajti po atë numër konvencional që kishte pasur Korpusi: 8001. Me 11 njësi operative: në territorin e 3 bashkive të sotme, të

Shkodrës, të Malësisë së Madhe dhe të një pjese të Lezhës, nga Marlula e Vermoshit në Veri, ne Gjadër, nga Alpet deri në bregdet, ishin vendosur 4 brigada këmbësorie, plus dy brigada sulmuese, 1 brigadë artilerie,1 brigadë tankesh, 2 regjimente kundërajrore, 1 regji-ment artmirtralier, plus batalionet për-kates autonom: të ndërlidhjes, të ki-mise, të zbulimit, të xhenios etj, përhapur në një territor shumë të fortifikuar.

Divizioni kishte mbështetje (brenda territorit të tij) Regji-mentin e Aviacionit Gjuajtës-Bombar-dues të Gjadrit dhe Bazën Detare të for-tifikuar të Shëngjinit, të cilën ish-shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA të Turqisë i fillim viteve ’90-të do ta cilësonte si

Bajo Topulli, Mark Dreni, Xhevdet Jubani, Daut Berdaj, Lazër Pjetri, Liman Kulla, Xhemali Abazi, Thoma Mamillo, Ndoc Gurakuqi, Abdulla Çelepia, Hasan Kraja, Trimo Idrizi, Pano Çuni, Fejzi Hoxhalli, Ahmet Beqiri, Shefki Shehu (shefa të armëve dhe sherbimeve), të kompletuar po kështu me specialistë ushtarakë e civilë të aftë dhe të arsimuar me universitet dhe akademi ushtarake etj.

Në praktikën e punës së tij koman-dant Enver Gaba mbështetej në ligj, në rregulloret ushtarake, jo në “vijën e masave” që asokohe u fut rëndom edhe në ushtri, nuk ndërhynte në kom-petencat e të tjerëve, urdhëri i drejtë dhe zbatimi korrekt i tij ishte kërkesa kryesore e tij. Dhe ndonëse në kohë të vështira për pozicionin e komandantit të Divizionit, ai do t’i bënte vend e do t’i delte zot postit të vet.

Pa diskutim që divizioni në ato vite shënoi përparime, mjafton të kujtojmë stërvitjet e viteve 1988 dhe 1989, kompletimin e lartë të reparteve dhe njësive, rritjen e shkallës së shfrytëz-imit të fortifikimit në stërvitjet e bata-lioneve dhe të grupeve, të perdorimit të teknikës së re të ndërlidhjes që po futej, të bashkeveprimit me organet e pushtetit në terren etj. Kosova, ku po zhvilloheshin ngjarje dramatike, ishte motivi i madh i mobilizmit dhe i gatishmërisë së kësaj njësie ushtarake që drejtohej nga komandant Enver Gaba.

Më pas, Shqipëria do të përfshi-hej në valën e lëvizjeve të mëdha demokratike që do të shënonin fundin

Ushtarakë të shqUar ndër vite

ENVER GABA, vazhdon të jetë komandant i Divizionit të Shkodrës

Ka dekada që në Shkodër nuk ka Divizion, por ka struktutra ushtarake më të vogla, të përshtatura me kohën dhe të pajisura si duhet, por titulli i këtij shkrimi është çështje merite, vlerësimi dhe perceptimi…

Në praktikën e punës së tij koman-dant Enver Gaba mbështetej në ligj, në rregulloret ush-tarake, jo në “vijën e masave” që aso-kohe u fut rëndom edhe në ushtri, nuk ndërhynte në kom-petencat e të tjerëve, urdhëri i drejtë dhe zbatimi korrekt i tij ishte kërkesa kryesore e tij. Dhe ndonëse në kohë të vështira për pozi-cionin e komandan-tit të Divizionit, ai do t’i bënte vend e do t’i delte zot postit të vet.

Page 7: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 7Histori

e periudhës komuniste dhe triumfin e sistemit pluralist demokratik. Divizioni i Shkodrës dhe komandanti i tij mbajtën një qëndrim korrekt ndaj zhvillimeve demokratike, në të cilat Shkodra, si ini-ciatore e shumë prej këtyre lëvizjeve, pati edhe ngjarje dramatike e tragjike, siç ishin ato të 2 prillit l991, e më parë, ato të 13 dhjetorit 1990. Por repartet e divizionit nuk do të përziheshin në zhvillimet politike të ditës dhe as do tu kundërviheshin protestave popullore. Komandanti i divizionit do të krijonte një emër të mirë dhe do të gëzonte simpati në publik. Kjo ishte njohur dhe pranuar hapur edhe nga forcat politike të opozitës së asj kohe. Por kur ajo erdhi në pushtet pas 22 marsit, u soll dhe mbështoll në kufizimet e saj ideologjike, dhe jo vetëm nuk e vlerë-soi qëndrimin e kolonel Enver Gabës, siç edhe pritej, po e ulën në detyrë dhe emëruan komandant të një brigade të divizionit të Tiranës e me pas shef të shtabit të Divizionit! Dhe për çudi, me gradën nënkolonel! Ai, Enver Gaba, i thjeshtë, intelektual i vërtetë, vijonte punën. Në fund të fundit nuk ishte Enver Gaba që kish nevojë për gradën. Kjo gradë ushtarake kishte nevojë për të, madje kishte nevojë të identifikohej grada e gjeneralit me një komandant të sprovuar. Padyshim të gjithë ata që e njihnin nuk mund ta mirëkuptonin këtë mënjanim. Po eprorët kishin filluar shpejt të shikonin interesa të pjesshme, partiake. Koha tregoi se gradën ush-tarake po e gërryente politika, deri sa e çoi gjithë ushtrinë në shkatërrimin e vitit 1997.

Enver Gabën e vlerëson puna e tijEnver Gaba e njeh dhe vlerëson

drejt kohën dhe jetën. “Po, të dashur, pavarësisht kur jetuam, kohë të cilën nuk e zgjodhëm, ne ishim brez i lidhur me punën që bënim, e kjo i bënte nder brezit tonë, por edhe Shqipërisë”, u shkruan ai miqve dhe bashkëpunë-torëve të tij (fb.16.01 2015).

Gradën e nënkolonelit Enver Gaba e mbajti deri sa doli në pension të parakohshëm. Ai u ngjan atyre shembujve që bota i njeh nga veprat. Për koiçidencë edhe Hasan Riza Pa-shën, komandantin turk që mbrojti

Shkodrën, qeveria revolucionare e turqve të rinjë të Stambollit, që e mendonte si kundërshtar politik e pat degraduar nga gjeneral në kolonel. Po ai e mbrojti Shkodrën dhe historia e njeh si Hasan Riza Pasha!

E gjithë Shkodra fliste dhe flet me respekt për birin e saj Rexhep Hakën, ish-studentin e Akademisë Ushtarake Italiane që u vu në krye të batalionit partizan “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, që shpartalloi në betejën e Reçit, gusht 1943, një formacion të ushtrisë italiane prej 1200 vetash, të përforcuar me aviacion e artileri; të batalionit që kapërceu Alpet në dimrin e madh të 1943-1944 dhe bashkë me batalionin “Bajram Çurri” siguruan punimet e Konferencës historike të Bujanit; të komandantit të Grupit Partizan të Shkodrës, që mori pjesë dhe u shqua në luftë për çlirimin e saj, 22-29 nentor 1944. Po një ditë më pas, me 30 nën-tor, kur u formua Brigata e 27 S, poli-tika do ta caktonte Rexhep Hakën zv/komandat(!) dhe, pas Çlirimit deri sa ishin gradat, e la nënkolonel, dhe e nx-ori në pension para kohe. Por Rexhep Haka, edhe sa ishte gjallë, nderohej si

rrallëkush. U shkul Shkodra të merrte pjesë në varrimin e tij ceremonial të jashtëzakonshëm .

Regjimi i kaluar socialist nuk i pat dhënë gradë shkencore themeluesit të etnografisë shqiptare, Rrok Zojzit, ish-drejtorit të Institutit të Etnografisë! Ndërkohë që Zojzi, atëhere e sot, nji-het e nderohet brenda e jashtë vendit për veprën e tij të gjërë e të pasur shkencore .

Këtu ia vlen të kujtojmë fjalët brilante që pat thënë Romen Rolan se nuk kishte pasur nevojë Molieri për Akademinë, kishte pasur nevojë Akademia për Molierin.

Edhe pse në Shkodër mbeti për-kohësisht struktura ushtarake e Di-vizionit, ndryshimet strukturore që u

bënë, ndërrimet e shpeshta te kuadrove drejtues, e zbehën, në mos e fshinë fare imazhin e tyre. Por, ndryshe nga këta, në mendjen e shkodranëve figura e En-ver Gabës nuk ka humbur. Ai vazhdon të jetë për ta “komandant Divizioni“. Kjo nuk është vetëm çeshtje kujtese dhe respekti, por në radhë të parë, merite. Dhe shkodranët dijnë ta bëjnë mirë këtë vlerësim.

Kur po ringrihej Ushtria Shqiptare, pas shkatërrimit tragjik të 1997-ës, më 1998 Enver Gaba do të thërritej përsëri në ushtri dhe do të punonte 4 vjet pedagog në Akademinë e Mbrojtjes të FA, e për 1 vit do të kryente detyrën e shefit të stërvitjes në Komandën e Doktrinës e të Stërvitjes të Ministrisë së Mbrotjes. Në fund të vitit 2002 do të lirohej për herë të dytë dhe për-

fundimtare nga ushtria. Por Enver Gaba nuk do të trokiste në dyert e pushtetit. Si civil, do të bënte me dinjitet punën e këshilltarit dhe përkthyesit në disa kompani amerikane që merreshin me çeshtjet e mbrojtjes në Shqipëri.

Pak fjalë si epilog Ndërkohë, ka vite që

familja Gaba është vendosur diku, në periferi të Tiranës, ku ka krijuar një fermë të vogël dhe punon e prodhon për të siguruar jetën e vet. A nuk është Enveri i biri i xha Brahimit nga Tragjasi që dilte çdo mëngjes dhe i ngjitej malit për të sistemuar e rregulluar fidanët e pyllit të Llogarasë? Prandaj dhe tradita vijon. Enver Gaba edhe sot e gjithë ditën bën një jetë për tu pasur zili, në një mjedis të pastër e pa ndotje akustike, jeton në një shtëpi të bukur që e ka ngritur sipas kërkesave të tij. Gjen kohë të lexojë, të studjojë, të kërkojë në internet, të lidhet me miq e shokë të shumtë në të katër anët, jo vetëm në fb, por me të gjitha format e komunikimit.

Nuk e di pse Enver Gaba më kujton disi atë aristokratin

e famshëm të republikës ro-make, Sulën (Lucius Kornelius), i cili pasi hoqi dorë vullnetarisht (79 p.e.s) nga posti i diktatorit të përjetshëm (edhe sot ky akt habit historianët ), qetë-qetë shkoi në fermën e tij të vijonte punën në kopshtin e vet. Të tjerë më vonë e përdorën funksionin e diktatorit për të marrë pushtet e për tu bërë perandor.

Më 31 gusht, Enver Gaba festoi 70-vjetorin e lindjes.Urime të shumta dhe miq i shkuan nga Shkodra, nga Vlora, nga të katër anët, madje edhe nga Amerika. Edhe një grup ushtarakësh e ish-ushtarakësh, që kishim punuar me të në divizionin “Taraboshi” të Shkodrës. Gjeneral-major Viktor Berdo, kolonel Arben Toska, Agron Berdaj, Besnik Gjonbrati, Xhemali Abazi dhe unë, i shkuam për vizitë në shtëpi dhe i shprehëm urimet e falën-derimet tona. Pritja ishte miqësore dhe tradicionale, mbushur me kujtime dhe emocione të paharruara.

Jetë të gjatë, o komandant Enver Gaba!

Page 8: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 20158 portret

Portret Ushtarakësh në detyrë

Karrierë e mbrujtur plot atdhedashuri

e patriotizëm

apo e vështirë, me shumë gjasa do të zgjidhte si përgjigje të mund-shme se ka qenë e vështirë, dhe në rastin e grave ushtarake këto vështirësi dyfishohen. Edhe në jetën profesionale të nënkolonele Priftit gjërat nuk kanë shkuar “vaj”. Por ajo që e ka dalluar, që është pjesë e personalitetit të saj është mos humbja e besimit te vetja, te detyra, te uniforma ushtarake. Ecja përpara ka qenë një sfidë e mudimshme, por e konkretizuar në vite me një rritje në karrierë duke arritur pikërisht të mbajë gradën e nënkoloneles, një gradë e vlerësuar dhe e rëndësishme, që edhe shumë kolegë burra e kanë të vështirë ta arrijnë. Në fillim të vitit 90-të, vit ku Shqipëria nuk ishte më “shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”, Majlinda do ta gjente veten të diplomuar oficere. Shumëkush mund të mendojë se gratë ushtarake janë parë pak më me prioritet në këto vite të vështira. Madje për Majlindën mund të ketë ekzistuar një ide se ajo do ta niste karrierën në Tiranë, aty ku kishte edhe shokun e jetës. Ndoshta edhe vetë ajo ka shpresuar një gjë të tillë, por kur në mënyrë miqësore dikush e pyeti nënën e saj se ku dëshironte të emërohej vajza, përgjgjia e saj që mund të duket e çuditshme për ditët e sotme ishte: “Aty ku ka nevojë atdheu, ushtria, në frontin më të vështirë”. Dhe kështu e nisi detyrën e parë oficerja e re, në Sanxhak të Laçit. Si komandante toge që drejtonte direkt trupat. Sot ka shumë nostalgji për atë kohë dhe mendon se ka kryer detyrën. Tek kujton momente të vështira të karrierës si oficere, ndalet në ngjarjet e trazuara të vitit 97-të. Detyra që kryente në aso kohe ishte e një rëndësie të veçantë dhe tepër e vështirë edhe për një burrë. Pas një kthimit të vështirë në qytetin e Tiranës, ku edhe i shoqi ishte ushtarak, në këtë periudhë kryente detyrën e shefes së Sekretarisë dhe Shifrantes në Bazën e Furnizimit të Ushtrisë, pasi aty ruhej armatimi, municioni, pajisjet dhe materialet e rëndësishme të Forcave të Armatosura. Ruajtja e shifrës mund t’i kushtonte edhe jetën. Majlinda hesht për një çast gjatë rrëfimit të saj, pasi nuk mund të përshkruhen me fjalë, ato momente të vështira të jetuara në ato ditë të trazuara, ndoshta mund të duken të pabesueshme, për t’u konceptuar sot, por mbeten të pashlyera në kujtesën e saj, si momentet më të vështira të jetës si ushtarake në karrierë. Netë të tëra që i duhej t’i kalonte larg familjes për shkak të pozicionit që jo vetëm ishte i rëndësishëm por edhe delikat. Por ndërsa siguronte paqen për mijëra njerëz, i duhej të qëndronte për shumë ditë larg familjes, larg fëmijëve që ishin ende të vegjël dhe e kishin të vështirë të kuptonin mungesën e nënës në shtëpi. Jeta e saj ishte në rrezik gjithashtu, pasi repartet ushtarake u bën pre e plaçkitjeve dhe shkatërimit, aq sa në raste të caktuara vihej përpara dilemës , nëse do të mund të kthehej më në shtëpi pranë fëmijëve?! Madje ndoshta na ngjan me skenat e filamve, por i është dashur ta gëlltisë shifrën sekrete, që ajo të mos binte në duart e bandave kriminale. Edhe sot e ruan të fortë në kujtesë takimin mes atyre ngjarjeve të rënda me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, z. Perikli Teta. Ishin jo pak por

Nënkolonele Majlinda Prifti: Shpërblimi më i madh që unifor-ma më ka dhënë është krenaria dhe gatishmëria për të qenë kurd-oherë në shërbim të atdheut

etleva smaçi

Takimi me nënkolonele Majlinda Prifti është një takim tepër emocionues. Teksa e shoh të afrohet nën petkun e uniformës që e mban plot hijeshi, përpiqem të kuptojë sa kanë ndikuar rrënjët e saja atdhetare në formimin e

saj si ushtarake dhe grua. Kam ngut ta nis bisedën pasi ka shumë gjëra për të cilat do të doja ta pyesja e dëgjoja. Por modestia e saj është tipari i parë që më bie në sy në komunikimin tonë të përbashkët. Gjatë kërkimeve që kam bërë kam mësuar se nënkolo-nele Prifti rrjedh nga një familje me tradita të hershme patriotike. Ndaj përpiqem të ngacmojë në rrëfimin e saj pikërisht zanafillën e zgjedhjes së profesionit të ushtarakut. Me një buzëqeshje të vetëpërmbajtur ajo më habit kur më thotë se është stërmbesa e Norës së Kelmendit. Në historinë e popullit tonë, sa herë flitet për gratë luftëtare Nora e Kelmendit është një ndër gurët e xhevairtë. Edhe në studimet shkencore historike albanologjike mbi pjesëmar-rjen e grave në luftë, figura e kësaj heroine është tepër e spikatur. Po duket se në zgjedhjen e Majlindës nuk ka ndikuar vetëm figura heroike e Norës së Kelmendit. Një tjetër hero, vetëm 13 vjeçar, Heroi i Popullit Nik Pjetër Ndreka e ka frymë-zuar që jetën dhe karrierën e saj t’ja dedikojë mbrojtjes së lirisë së vendit. Ajo është mbesa e pionierit hero, vajza e motrës së tij dhe pady-shim akti heroik i tij ka lënë gjurmë të thella në formimin e saj të mëpasshëm. Traditat atdhetare nuk i kanë mun-guar familjes biologjike të prindërve e gjyshërve të Majlindës, pasi e gjithë zona prej nga ata vijnë është dalluar për pushkë, trimëri e dije. Kështu që nuk ishte aspak e çuditshme, që ata ta shihnin vajzën e tyre si ushtarake, madje ajo gjeti gjithë mbështetjen e tyre kur i hyri këtij rrugëtimi të gjatë. Me prindër mirëtëshkol-luar, intelektualë të vlerësuar për arritjet e tyre kudo ku kanë punuar ajo në për-fundim të

Shkollës së Mesme Mjekësore “Jani Minga” me reuzltate të shkëlqyera në vitin 1986, zgjodhi të veshë uniformën dhe sot pas 29 vjetësh është pjesë e Forcave të Armatosura me të njëjtin përkushtim si ditën e parë, kur shkeli në oborrin e garnizonit “Skënderbej”. Tek kthehet në kohë aq sa e ndien veten me fat që ka bërë zgjedhjen e duhur me profesionin e ushtarakut, nuk anashkalon në rrëfimin e saj edhe vështirësitë. Majlinda i kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë një mjeke e shkëlqyer. Sot ajo

mund të ishte një pediatre apo kirurge e sukseshme. Por në familje e saj kishte ngelur një ëndërr e prerë. Askush nuk e

kishte zgjedhur profesionin e ushtarakut edhe pse heronjtë nuk kishin qenë të paktë. Edhe kontributi i prindërvë

në ndërtimin e vendit pas çlirimit të tij kishte qenë i rëndësishëm, por jo në ushtri. Kështu që këtë detyrim moral të familjes së saj ndaj Forcave të Armatosura vendosi ta realizojë vajza 18 vjeçare, që për atdheun ishte e gatshme të jepte edhe jetën si të parët e saj. Ajo bën pjesë në grupin e grave dhe vajzave ushtarake që u edukuan dhe arsimuan në fund të viteve 90-të. Ishte një periudhë kur gratë ishin bërë pjesë e Forcave të Armatosura, madje sfida e tyre ishte të mund të vendosin një raport të drejtë dhe real gjinor brenda tyre. Kjo reflektohej

në gjithçka. Duke filluar nga jeta studentore, ku vajzat i nënshtroheshin regjimit të kazermës, apo nga disiplina e hekurt dhe rregullat e forta, që kishin vetëm një emër: disiplinë ushtarake. Por ajo arriti ta përmbyllë këtë cikël në mënyrë

të suksesshme. Dhe ashtu si e nisi me një ideal të fortë atdhedashurie ashtu e takojmë edhe sot, e bindur se uniformën

mund ta mbajnë me dinjitet vetëm ide-alistët. Ata që për Atdheun

sakrifikojnë veten dhe nuk kërkojnë shpërblim. Shpërblimi më i madh që uniforma i ka dhënë nënkolonele Majlinda Priftit, është krenaria e të qënurit pjesë e

Forcave të Arma-tosura për 3 dekada të mbushura plot momente të bu-kura, të vështira, të paharrueshme.

25 vjet karri-erë ushtarake

Cilado grua që do të pyetej nëse ecja e saj përpara në karri-erën profesionale ka qenë e lehtë

Page 9: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 9

specialiste në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes, ku aktualisht shërben .

Familje ushtarakësh modelNë ushtrinë shqiptare prania e dy bashkëshortëve ushtarakë,

ka krijuar traditën e familjes ushtarake, një familje e konsoliduar. Kështu ka ndodhur edhe në familjen e re që krijoi nëkolonele Majlinda Prifti. Ajo e vlerëson pozitivisht faktin që me shokun e saj të jetës ka ndarë të njëjtin profesion, të njëjtat vështirësi dhe sakrifica, por mbi të gjitha vlerëson mirëkuptimin ndaj njëri–tjetrit në vite. Këtu ajo sheh edhe shtysën për një karrierë të gjatë e të sukseshme në ushtri për të dy. Gjendjet e jashtëzakonshme, emergjencat civile për shkak të kushteve natyrore, shërbimet e shumta jashtë shtetit e kanë forcuar edhe më shumë familjen e tyre, raportin e tyre si bashkëshort dhe vlerësimin për njëri-tjetrin. Ata kanë mësuar që në këto vështirësi të koordiono-hen në mënyrën më të mirë, të ndajnë detyrat edhe në familje, duke e bërë bashkëpunimin kryefjalë të jetës famil-jare, pa lejuar anash-kalimin e familjes për shkak të vështirësive si ushtarakë. Fryt i kësaj familjeje janë dy fëmijë të mrekullueshëm. Edhe pse ka qenë dy prindër ushtarakë, fëmijët kanë preferuar të bëjnë zgjed-hjet e tyre në jetë, zgjed-hje të suskesshme. Djali ka përfunduar së fundmi ciklin e plotë të studimeve Bachelor dhe Master në Universitetin e Bolonjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare–Diplomaci me rezul-tatin ekselent. Gjatë viteve të shkollimit duke qenë një student i shkëlqyer ai është mbështetur me bursë nga shteti italian. Ndonëse nuk zgjodhi karrierën ushtarake si prindërit, në realizimin e temës së masterit, ai u ndikua ndjeshëm nga bisedat profesionale të prindërve. Tema e mbrojtur prej tij, në Universitetin e Forlit “Roli i Shqipërisë në NATO”, u vlerësua nga komisioni si punimi më i mirë i vitit. Një letër falenderimi e marrë nga rektori i Universitetit te Bolonjes, e ka bërë Majlindën jo vetëm krenare, por edhe të ketë bindje se gjurmët e lëna në ushtri prej saj dhe bashkëshortit do të ndiqen me dinjitet nga fëmijët e saj. Edhe vajza gjithashtu studion Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale të Tiranës,

duke përfunduar me rezultate shumë të mirë vitin e parë të stu-dimit. Jeta e vështirë e dy prindërve ushtarakë, që për shkak të detyrës kanë ndryshuar shumë herë vendbanimin duket se nuk ka cënuar as-pak ambiciet e fëmijëve të tyre. Ndryshimin e vazhdueshëm të shkollave ata e kanë parë si një eksperiencë të re, si mundësi për njohje të reja brenda e jashtë vendit. Sfida e prindërve ka qenë edhe sfida e tyre. Kështu ndodh në një familje ushtarakësh ku të gjithë punojnë për një qëllim të vetëm. Në këmbëguljen e fëmijëve të saj për të përballuar çdo të papritur në jetë dhe për t’ja dalë mbanë, Majlinda i njeh një rol të rëndësishëm modelit të prindërimit që ajo së bashku me bashkëshortin kanë ushtruar. Një model që në themel ka pasur sakfrificën për shkak të detyrës, përkushtimin pakufi me një një qëllim final, mirërritjen, mirëshkol-limin dhe mirëedukimin. Kjo i ka bërë fëmijët e saj të jenë më të ndjeshëm, më të përgjegjshëm, për të vazhduar rrugën e prindëve e për t’i bërë ata krenarë. Si nënë në veçanti, por edhe si nënë ush-trake ajo ndihet sot tepër krenare. Tek merr si njësi matëse për lumturinë e saj prindërore suksesin e fëmijëve, jetën

e tyre të qetë e të shëndetshme, ndihet

portret

Fryt i kësaj familjeje janë dy fëmijë të mrekullueshëm.Djali ka përfun-duar së fundmi ciklin e plotë të studimeve Bachelor dhe Master në Uni-versitetin e Bolonjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare–Diplomaci me re-zultatin ekselent. Ndonëse nuk zgjodhi karrierën ushtarake si prindërit, në realizimin e temës së masterit, ai u ndikua ndjeshëm prej tyre. Tema që ai mbrojti në Universitetin e Forlit “roli i shqipërisë në NATO”, u vlerësua nga komisioni si punimi më i mirë i vitit. Një letër falenderimi e marrë nga rektori i Universitetit te Bolonjes, e ka bërë Majlindën jo vetëm krenare, por edhe të ketë bindje se gjurmët e lëna në ushtri prej saj dhe bashkëshortit do të ndiqen me dinjitet nga fëmijët e saj.

gati 200 efektivë, por mbi të gjithë ai veçoi gruan ushtarake kurajoze, që jo vetëm nuk e braktisi detyrën se ishte grua, por e ktheu repartin e saj në një model të ruajtes së materialeve

dhe sekretitt shtetëror. E rrëfyer nga një nënë ushtarake, një grua ushtarake, kaosi dhe rrezikshmëria e vitit të mrapshtë 97 jo vetëm të trodit, por të bënë të kuptosh sa kurajo i është dashur asaj për të përballuar detyrën pa rrezikuar as të tjerët, as veten. Ky është shembulli më i bukur i misionit të ushtarakut në kohë të vështira. Të qënurit grua s’ka përbërë kurrë privilegj për të, por nuk e ka parë as si një faktorë denigrues, Ajo pohon se edhe në ushtri të rriturit në karrierë ka qenë kryesisht një objektiv më i arritshëm për meshkujt, por ky ka qenë një tipar i përgjithshëm i një shoqërie që ka qenë vazhdimisht në procese reformuese përsa i përket inkurajimit të vajzave dhe grave për t’u bërë liderë. Në bashkëbisedimin tonë, Majlinda këmbëngul se hapësirat nuk mungojnë për një ecje përpara të grave dhe vajzave në radhët e Forcave të Armatosura. Ajo vetë ka ndjekur të gjitha shkollat dhe kualifi-kimet e duhura për përparimin në gradë, duke kaluar të gjitha etapat dhe detyrat e ngarkuara. Është një ecje përpara që starton nga njësia më e vogël nga toga, si komandante toge, për t’i lënë vendin kompanisë, pastaj për të kaluar në detyrën e instruktores së stërvitjes, në qytete të ndryshme të Shqipërisë në fillimet e jetës së saj ushtarake. Kjo është edhe një këshillë edhe për të gjitha ato vajza e gra që vendosin të hyjnjë në radhët e FA, ngjitja hierarkike në karrierë është një rrugë e vështirë, por e bu-kur, pasi me eksperiencat e fituara, mund të japësh vërtetë një kontribut real në detyrat të rëndësishme si ato që ajo ka ushtruar më pas: specialiste stërvitje për komandat mbështetëse në Drejtorinë e Operacioneve dhe të Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshem të Forcave të Armatosura, specialiste në Drejtorinë e Arsimimit dhe Përku-jdesjes së Ushtarakëve dhe së fundmi

nënë e arrirë që ka ditur të ekulibrojë detyrën e ushtarakes me detyrën fisnike të nënës.

Eksperienca në shërbimin diplomatikPër disa vite nënkolonele Prifit ka punuar me kohë të pjesshme

si specialist në zyrën konsullore në Ambasadën tonë në Athinë. Kjo është një tjetër eksperiencë që i shtohet veprimtarisë së saj si ushtarake. Në periudhën kohore 2003 -2008, .bashkëshorti i saj nënkolonel (R) Ilir Prifti ka shërbyer si Atashe Ushtarak në Greqi. Duke i vlerësuar të dobishme njohuritë profesionale që zotëronte, Majlinda aplikoi dhe konkurroi pranë zyrës konsullore në Athinë, për pozicionin e specialistes. Ishte një mundësi për t’u njohur më mirë me problematikat e ndryshme të bashkëatdhetarëve të saj, por edhe një mundësi për t’ë dhënë një kontribut sado modest në zgjidhjen e këtyre problemeve. Fluksi i emigrantëve që shkonin pranë sporteleve të konsullatës arrinte edhe 800 persona në ditë

dhe shërbimi duhet t’ju ofrohej për tri orë. Falë disiplinës së fituar gjatë ushtrimit të profesionit të ushtarakut ajo arriti t’ja dilte, duke i bash-kangjitur disiplinës dhe ndjenjën e lartë të hu-manizmit për t’u ndod-hur pranë njerëzve në nevojë. Nga ana tjetër detyra e bashkëshortit i hapi asaj një tjetër dri-tare shumë të vyer për njohjen më nga afër të kolegëve nga vendet e ndryshme që kryenin funksione të njëjta apo

të ngjashme. Takimet me ta ishin një mundësi shumë e mirë për ndarjen e ideve dhe men-dimeve mbi koncepte të ndryshme për sa i përket zhvillimit dhe administrimit të fushës ushtarake. Ajo pohon se gjatë këtyre bisedave të përbashkëta u njoh më nga afër edhe limitet që Shqi-peria kishte deri ato vite, ku procesi i integrimit ne NATO ishte në realizim e sipër. Nga kjo periudhë sjellë në vemendje faktin se si ushtarakë kuptoheshin mirë, ndjenin nevojën e këshillimit, sidomos kur bëhej fjalë për rolin e ushtrisë në një rend demokratik. Por një ndër ndjesitë më të bukura që e lidh me këtë kohë, nuk ishte vetëm fakti se prezantohej si një bashkëshorte ushtaraku, por edhe si një ushtarake karriere. Jo në pak raste temat e bisedave vërtiteshin rreth rolit të femrës në ushtri, pasi edhe ushtritë e tjera aleate e kanë në fokus barazinë gjinore dhe promovin e gruas ushtarake. Ndihet tepër me fat që ka përfituar vazhdimisht nga eksperienca ndërkombëtare në ushtri, në mënyrë të veçantë nga ajo perëndimore. Përqasjen e saj ndajt tyre por dhe anasjelltas e vlerëson tepër miqësore dhe dashamirëse. Kjo eskperiencë i ka shërbyer që më pas ta shikoj me pozitivitet të lartë procesin e integrimit në NATO dhe modernizimin dhe refromin e ushtrisë shqiptare në çdo aspekt të saj.

Ushtria u përket grave po aq sa dhe burraveArmata e grave ushtarake ka ardhur e është shtuar ndër vite

dhe kjo e bën krenare nënkolonele Majlinda Priftin, si një ndër përfaqësuesit e denja të tyre. Ajo kujton fillimet e grave në ushtri dhe nëse dikur ato kanë qenë rreth 3-5 përqind e gjithë efektivit e përgjithësisht ky ka qenë një kontigjent që kryesisht ka kryer detyra mbështetëse si: logjistikë, financë, sekretari e personel, në vite numri i atyre që ka zhvilluar drejpërdrej stërvitje me trupa ka ardhur duke u rritur. Majlinda nuk ngurron të shpreh se ndihet shumë mirë me faktin që Ministria e Mbrojtes që ka qenë gjithmonë një ministri me portret burrëror tashmë drejtohet nga një zonjë që di të drejtojë po aq mirë sa edhe burrat, duke kërkuar që gratë të bëhen pjesë e drejtimit të Forcave të Armatosura pikërisht përmes cilësive më të mira që ato kanë. Tek figura e gruas në përgjithësi dhe gruas ushtarake më në veçanti, Majlinda në orët e saja të lira gjen një burim të pashteshrshëm frymëzimi, jo vetëm si krijuese e jetës, por edhe si mbrojtësja më e mirë e paqes. E entuziazmuar nga nisma e fundit e NATO –s, “Hefor-She”, kur promovuesit kryesorë të karrierës së grave ushtarake janë vetë kolegët burrra, ajo është e bindur se krijimin e një identiteti të ri të gruas ushtarake shqiptare si pjesë e NATO-s do ta bëjnë vetë gratë, me kontributet e tyre të përditshme. Këtë bindje e mbështet edhe në vizionin e ministrit të Mbrojtjes, znj. Kodheli që garën e promovimit të grave në FA e ka moto të punës së saj. Brenda këtij institucioni kaq të rëndësishëm ku figurat e burrave dhe ushtarakëve gjithmonë kanë qenë në mazhorancë, ajo di të dallojë vlerat e shumë vajzave dhe grave që i përkasin pjesës civile, ata me të cilët ndan punën e përditshme. Pa bashkëpunimin me to puna jonë pohon ajo do të ishte e mangët. Ndihet mirë që pas 25 vitesh karrierë ushtarake gjithashtu për herë të parë ka si eprore të drejpërdrejtë një grua, znj. Marjana Çadri, të cilës i vlerëson punën e palodhur që bën për menaxhimin e një sektori tepër delikat, siç është personeli. E mbi të gjitha mbështetja që ajo jep për gratë në uniformë është mbi të gjitha mbështetja e një gruaje për gruan.

Me këtë ndjenjë solidariteti dëshiron nënkolonele Prifti të mbyll bashkëbisedimin tonë dhe me bindjen se ushtria u përket grave aq sa dhe burrave, sepse edhe ato e duan po kaq shumë profesionin e nderuar dhe fisnik të ushtarakut.

Page 10: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 201510 Forca tokësore

Kompania e Tretë e Këm-bësorisë e njohur s i “PUMA” ka marrë pjesë dhe është vlerësuar për

pjesëmarrjen e saj në shumë misione paqeruajtëse, si në Bosnje-Hercegov-inë, Kabul dhe Herat në Afganistan etj. Po kështu ajo është shquar për disiplinën, përgatitjen edhe realiz-imin e detyrave me profesionalizëm të lartë gjatë stërvitjeve brënda dhe jashtë vendit, si dhe gjatë emergjen-cave civile të ndodhura në rrethin e Shkodrës. Së fundmi, nga data 7-22 shtator 2015, si pjesë e pandarë e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k-së) kjo kompani është vlerësuar sipas sistemit “CREVAL”.

Në stërvitjen e fundit “PUMA”-t demonstruan se janë përherë të gatshëm për të realizuar me sukses detyrat që u ngarkohen. Fjala është për stërvitjen e koduar “IR-15”, që u zhvillua në Slunj, Kroaci dhe Postonje, Slloveni me pjesëmarrjen e 9 shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe të Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë stërvitje të përbashkët vendi ynë u përfaqësua nga efektvë të kopmanisë të tretë të këmbësorisë të b2k-së të Forcës Tokësore. Nuk është e rastësishme që në çdo stër-vitje trupat e b2k-së të jënë përherë në pararojë dhe të realizojnë me përushtim dhe disiplinë të lartë de-tyrat dhe objektivat e përcaktuar.

Me një ide të qartë se kush janë trupat e k3k-së në përberje të Bata-lionit të Dytë të Këmbësorisë dhe se kush është objektivi finalë i tyre, efektivët e kompanisë të tretë të këmbësorisë “PUMA” nga data 7-22 shtator 2015 zhvilluan stërvitjen shumëpalëshe në rajonin e Kroacisë dhe Sllovenisë në përputhje me ob-jektivat e parapërcaktuar që ishin :

• Procesi i vendimarrjes ushtar-ake në nivel batalioni;

• Procesi i drejtimit të trupave në nivel kompanie dhe toge;

• K r y e r j a e v e p r i m e v e mbrojtëse;

• Kryerja e veprimeve sulmuese dhe marrje kontakti me kundërsh-tarin;

• Patrullim luftarak dhe pika kontrolli dhe vrojtimi;

• Goditje objekti dhe sigurim të zonës të operacionit.

Detyrat e ngarkuara efektivi i k3k-së i realizoi me sukses të plotë. Në veçanti k3k u dallua falë përkushtimit të të gjithë efektivit të drejtuar nga toger Jani Prici dhe rreshtr Sandër Gjoka. Ata arritën që me “humbje’ të pakta në personel, të thyenin mbrojtjen e kundërshtarit dhe të kapin lartësinë e kodrës Non Name Hill. Kjo gjë u pasqyrua

dhe evidentua nga pajsjet imituese MILES. Gjithashtu duhet përmendur dhe vlersuar se trupat e k3k-së, në përbërje të kompanisë Sllovene dhe

trupave aleate, patën një koordinim dhe bashkpunim në të gjitha vep-rimet. Kjo gjë u vlerësua dhe nga pala amerikane, e cila ndiqte dhe

vlerësonte trupat në terren. Kapiteni Xhek vlerësoi me superlativë bash-këpunimin, bashkërendimin dhe kohezionin në mes të trupave të na-

cionaliteteve të ndryshme, pasi, siç tha ai, “ky është çelësi i suksesit në një operacion shumëkombësh për të cilin ne strërvitemi”.

Një pjesë tjetër e stërvitjes ku trupat tona u stërvitën dhe u trajnuan ishte dhe organizimi i mbrojtjes dhe sulmit në terrene tepër malore. Komandanti i kompanisë së tretë “PUMA”, kapiten Ervin Lakuriqi, në përmbyllje të stërvitjes, me mod-esti tregon: “Se si pjestar i Batalonit të Dytë të Këmbësorisë, i cili është një repart prioritar i Forcave tona të Armatosura, jam krenar që tru-pat tona treguan një disiplinë të lartë ushtarake, përgatitje të lartë fizike dhe taktike dhe mbi të gjitha shpirtin e garës të demonstruar gjatë stërvitjes 72 orëshe në terren ditën dhe natën.Gjatë gjithë stër-vitjes jemi ndjerë të barabartë me aleatët e tjerë në stërvitje, ç’ka na bën besimplotë se detyrat që do të na ngarkohen në të ardhmen do t’i përmbushim me sukses. Nuk doja të harroja pa përmendur se sa emocion dhe sa krenar jemi ndjerë që bash-kombasit tanë, të cilët jetonin në Slloveni, me mikpritjen që treguan ndaj kontingjenti tonë na bënë që para çdo kujt të ishim më krenar se kurrë.”

Kompan ia e Tre të e Këm-bësorisë është tashmë në fazën parapërgatitore për të kaluar më pas në hapat vendimtarë deri në finishin e fundit ku ajo do të kalojë si NRF-18, ashtu si k1k-së, e cila është tashmë në fazat përfundimtare të konfirmimit si NRF-16 dhe k2k-së që është në fazën STAND-UP. Bataloni i Dytë i Këmbësorisë është në pararojë të Forcës Tokësore dhe strukurë prioritare e Forcave tona të Armatosura.

“PUMA”-t e b2k të FT në stërvitjen “Immediate Rensponse 15”

nënkolonel ediand eleZi

Page 11: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 11Histori nga LanÇ

Brigada e 24 Sulmuese (Br. XXIV S) u formua kur çlirimi i Shqipërisë ishte në prag. Në Jug dhe në

Veri ishin ngritur më këmbë për luftë të vendosur në shporrjen njëherë e përgjithmonë të pushtuesit nazistë nga trualli shqiptar. Lufta e madhe kundër nazizmit tashmë ishte spostuar në Veri të Shqipërisë, pasi Jugu ishte çliruar plotësisht. Urdhri i Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, për kalimin e lumit Shkumbin dhe për të marsh-uar drejt Veriut e për ta çliruar me çdo kusht atë ishte detyra numër një. Në Veri ishin përqëndruar si forcat pushtuese ashtu dhe bashkëpunëtorët e tyre, ndaj dhe ishte një detyrë impera-tive çlirimi i kësaj pjesë të Shqipërisë nga forcat partizane.

Në këto kushte u krijua, më 4 tetor 1944, në Bicaj të Lumës së Kukësit Br. XXIV S. Në krye të brigadës u caktuaë Ndreko Rino, komandant dhe Abedin Shehu, komisar, si dhe Njazi Hoxha, zëvendëskomandant e Qemal Murseli, përgjegjës rinie. Kuadrot e batalioneve të kësaj brigade ishin partizanë të vjetër, me përvojë luf-tarake si Metan Haxhiu, Filat Muço, Abaz Arif Shehu, Mihal Toda, Nure-din Kërxhalliu, Nesti Andoni, Kiço Gjikopulli, Abdi Mati, Xhelal Arapi, Ramadan Halili etj.

Shumica e kuadrove vinin nga Batalioni i Lumës, ish-studentë lu-mianë të gjimnazeve të Shkodrës, Tiranës, Normales së Elbasanit dhe shkollave të tjera të mesme të vendit. Të gjithë këta kuadro u caktuan në poste të ndryshme në batalione e kom-pani, siç ishin: Bajram Avdiu, Zylfi Saliu, Hysni Dino, Rrahman Palushi, Ahmet Ozuni, Nexhip Visha, Ahmet Amellari, Imer Domi, Hysni Shehu, Maliq Gashi, Sinan Sinemati, Haxhi Sinemati, Sami Bylykbashi. Ndërsa në krye të kompanive u vendosën shumë komandantë të sprovuar në luftime si Hasan Kërxhaliu, Vehbi Shehu, Islam Loka, Ismail Shehu, Hasan Spahiu, Bajram Domi etj.

Krijimi i Br. XXIV S manifestoi shpirtin luftarak e liridashës të popullit të Kukësi, si dhe urrejtjen e madhe të popullit patriot të kësaj krahine kundër pushtuesve nazifashistë e tradhëtarëve të vendit që ishin bërë vegla të push-tuesit. Gjithashtu ajo tregoi se populli kurrë nuk i harronte luftërat e mëdha për liri dhe pavarësi të bëra në shekuj prej tij. Rruga e përshkruar nga Br.

XXIV S që prej krijimit të saj, nga 4 tetor 1944, në Bicaj të Kukësit, deri në mbarimin e luftës dhe çlirimin e vendit, është pjesë e krenarisë së his-torisë së LANÇ-it të popullit shqiptar kundër okupatorëve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Brigada XXIV S, krahas briga-dave të tjera të UNÇSH e shkroi me gjak e sakrifica udhën e luftës dhe të lirisë. Bijtë e kësaj brigade, që u shtuan me shpejtësi duke arritur në 1.200 luftëtarë janë quajtur luanë, të cilët luftuan me heroizëm në Alpet e Shqipërisë. Luftëtarët e saj ishin të mbrujtur nga idealet e patriotëve të mëdhenj të kësaj krahine e më gjerë si Islam Spahia, Ramadan Zaskoci, Qazim Ziko, Mehmet Doçi, Abedin Shehu e më tej akoma në histori, që nga bëmat e Heroit Kombëtar Skën-derbeu, Pjetër Bogdanit etj.

Populli i Kukësit kishte dhe shfaqi si gjënë më të shenjtë ndenjat e fuq-ishme të atdhetarizmit e patriotizmit. Si mbarë populli shqiptarë edhe kuk-sianët e kuptuan mirë në saj të Luftës Antifashiste Nacionaiçlirimtare do të mund të shpëtonin dhe të çliroheshin njëherë e përgjithmonë nga okupatorët dhe nga vuajtjet e vazhdueshme të hequra në shekuj. Brigada u formua nga vullnetarë të të gjitha zonave të Kukës-Lumë, më tej në Drin-Bushtricë dhe të zonës së Gorës. Në inagurimin e saj morën pjesë fillimisht rreth 560 luftëtarë të Batalionit të Lumës, si dhe shumë vullnetarë të rinj nga krahinat e Kukësit, të cilët u organizuan në 4 batalione. Rrugës kësaj brigade iu shtuan dhe luftëtarë të tjerë nga Di-bra, nga Lezha dhe nga Shkodra deri sa u bë mbi 1.200, të cilët luftuan të

gjithë së bashku si vëllezër për idealin e shtrenjtë të lirisë.

Prej datës 6 tetor deri më 30 tetor 1944, Br. XXIV S veproi dhe kaloi në të gjitha zonat e Kukësit, për mobilizimin e popullit në luftë dhe për çlirimin e zonës së tyre, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Prej datës 31 tetori 1944 deri më 7 nëntor 1944, në bashkëveprim edhe me forcat e Br. XXIII S, forcat e saj goditën në vijimësi kolonat gjermane që po tërhiqeshin në rrugën Kukës-Prizren.

Br. XXIV S luftoi kundër na-zistëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tyre në Qarkun e Kukësit. Kudo ku shkoi brigada, populli i priti krahëhapur luftëtarët dhe i dha asaj djemtë më të mirë dhe luftëtarë të zot. Brigada luftoi edhe kundër forcave nacionale të përfaqësuara nga

Muharrem Bajraktari, i cili vepronte në krahinën dhe në zonën e Lusen-Kollovoz-Topojan. Ata ishin të paan-gazhuar me luftën dhe nuk u lidhën me çlirimtaren, por me pushtuesin dhe bashkëvepruan ngushtësist me të.

Më 10 nëntor 1944 Brigada XXIV S mor urdhërin të marrë pjesë në luftimet për çlirimin e Tiranës. Ajo organizoi disa prita kundër kolonës naziste në rrugën Tiranë-Kashar. Pas çlirimit të Tiranës më 17 nëntor 1944, forcat e kësaj njësie partizane vihen në ndjekje të nazistëve, në rrugën automobilistike kryesore të Veriut të Shqipërisë nga Ura e Zezë, Laç, Milot, Lezhë, Shkodër, së bashku me forcat të Br. XXIII S. Po me me urdhër nga Komanda e Përgjithshme e UNÇSH, luftëtarët e kësaj Brigade marshuan drejt Shkodrës dhe u përf-shinë në luftimet për çlirimin e qytetit

të fundit të Shqipërisë. Dhe më 29 nëntor të vitit1944 luftëtarët e saj ishin të parët që u futën në Shkodrën e çliruar. Më tej Br. XXIV S vazhdoi luftën dhe zhvilloi luftime të ashpra kundër nazistëve, duke dhënë dhe dëshmorët e saj të luftës, brenda ku-firit të Shqipërisë.

Pas çlirimit të Shkodrës, Br. XXIV S së bashku me brigadat e tjera partizane, me urdhër të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH-së, ka-loi përtej kufirit, duke vepruar dhe luftuar në disa qytete të Malit të Zi për çlirimin e tyre. Më tej, nga fil-limi i vitit 1945 kjo brigadë kthehet në Shqipëri.

Për luftën heroike të kësaj brigade gjatë këtyre viteve janë shkruar libra, janë bërë botime të ndryshme, janë thurur e kënduar këngë nga rapsodë popullor, në kujtim të aksioneve e betejave të saj, janë ngritur lapidarë me mbishkrime në vendin ku janë zhvilluar luftimet apo janë vrarë dëshmorët e saj. Nga kjo brigadë dolën dhe drejtuan shumë bijë të Kuksit duke mbajtur grada ushtarake madhore si Abedin Shehu, Muhedin Kërxhaliu, Zylfi Saliu, Njazi Hoxha, Ymer Domi, Hysni Shehu, Taip Hoxha, Nuhi Sinamati e të tjerë. Në 71-vjetorin e Br. XXIV S është vendi të përkujtojmë dëshmorët e heronjtë e saj: Heroin e Popullit, komadantin e saj Ndreko Rino, Heroin e Popullit, Babë Hasanin (Hasan Kërxhaliun); të kujtojmë 33 dëshmorët e kësaj brigade që në lulen e rinisë dhanë jetën për çlirimin e vendit; të kujtojmë dhe ata veteranë që janë ndarë nga jeta gjatë këtyre viteve dhe që dhanë aq shumë për çlirimin e Shqipërisë dhe për ndërtimin e saj.

Brigada e 24 S manifestoi shpirtin luftarak e liridashës të popullit të Kukësit

Rruga e përshkruar nga Brigada XXIV S që prej krijimit të saj, nga 4 tetor 1944 në Bicaj të Kukësit e deri në mbarimin e luftës dhe çlirimin e vendit, është pjesë e krenarisë së historisë së LANÇ-it të

popullit shqiptar kundër okupatorëve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre

Prof. asoc. dr. Bernard Zotaj

Page 12: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 201512 nato

mimoZa golikja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg udhëtoi në Nju Jork më 25 shator 2015, për të ndjekur

sesionin ministror të hapjes së Asam-blesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Më 27 shtator 2015, Sekretari i Përgjithshëm vizitoi Muzeun e Memo-rialit Kombëtar të 11 shtatorit në Nju Jork dhe morri pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave. Vizita e tij shënon fillimin e një projekti të për-bashkët të Departamentit Amerikan të Shtetit, Memorialit të 11 shatorit dhe të NATO-s, për ekspozimin e një pjesë të çelikut nga Kullat Binjake në Shtabin e ri të NATO-s.

Stoltenberg u bashkua me liderët botërorë në sesionin e hapjes së Asam-blesë së Përgjithshme, e cila ishte një mbledhje historike e OKB-së, që përkon me 70 vjetorin e organizatës. Ai miratoi objektivat e reja globale të zhvillimit të qëndrueshëm, hap i rëndë-sishëm drejt adresimit të shkaqeve të paqëndrueshmërisë dhe konfliktit, të tilla si varfëria dhe pabarazia. NATO po luan rolin e saj në trajtimin e sfidave të sigurisë, për shembull për të ndi-hmuar vendet partnere për të ndërtuar kapacitetet e tyre të mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm morri pjesë, së bashku me Presidentin ameri-kan Barak Obama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, në Samitin Paqeruajtës, i cili u mbajt në kërkim të mënyrave me qëllim për t’i bërë operacionet paqeruajtëse të OKB-së më efektive.

NATO mbetet e palëkundur dhe e angazhuar për sigurinë e aleatëve të saj

Me rastin e vizitës së tij në Muzeun Kombëtar të Memorialit të 11 shtatorit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dha një deklaratë në të cilën thuhet se, “Turneu im i 11 shto-rit në Memorialin Kombëtar sot, ishte një përvojë thellësisht prekëse. Unë ndodhem për t’i kushtuar nderimet e mia mijëra burrave dhe grave që hum-bën jetën e tyre, si dhe të nderojmë ata që treguan trimëri në fushën e rrezikut në atë ditë fatale. Ngjarjet e 11 shatorit përgjithmonë ndryshuan botën siç ne e dinim atë, si dhe ndryshua rolin themelor të NATO-s”.

NATO u rrit në sfidën e terrorizmit ndërkombëtar. Për herë të parë në his-torinë tonë 62 vjeçare, aleanca u thirr në nenin 5 të statutit tonë të themelimit, i cili thotë se “një sulm ndaj njërit është sulm kundër të gjithëve”. Ne u sulmuan me të vërtetë të gjithë atë ditë dhe ne, kemi qëndruar krah për krah nga ai moment në luftën e vazh-dueshme kundër terroristëve që duan të na bëjnë dëm.

Sot, kam pasur nderin të pranoj një pjesë të çelikut nga një prej kul-lave binjake, që do të ekspozohet në selinë e re të NATO-s në Bruksel. Ne jemi borxhli për Muzeun Memorial të 11 shtatorit në SHBA, Nënsekretarit amerikan për Diplomacinë Publike Richard Stengel dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorit Douglas Lute, për për-

pjekjet e tyre për të vendosur këtë pjesë të rëndësishme të historisë amerikane në vëmendjen tonë. Ajo do të veprojë si një kujtesë e përditshme e përcaktimit tonë në luftën kundër terrorit.

Sot, NATO mbetet e palëkundur dhe e angazhuar për sigurinë e aleatëve të saj. Ndërsa kërcënimet ndaj sigurisë sonë kolektive janë të panumërta dhe në zhvillim, NATO vazhdon të përshtatet për t’u përballur me sfidat e reja. Ne do të mbetemi vigjilent dhe të vennndosur, përderisa ne vazhdojmë të mbrojmë vlerat tona dhe të punojnë drejt paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Kjo është mënyra më e përshtatëshme për të nderuar ata që kemi humbur në Nju Jork dhe gjetkë. Ata kurrë nuk do të harrohen”.

Sfidat globale të sigurisë dhe bashkëpunim i ngushtë me Kom-bet e Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka diskutuar sfidat globale të sigurisë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ditën e shtunë më 26 shta-tor 2015, në margjinat e sesionit minis-tror e hapjes së Asamblesë së Përgjith-shme të Kombeve të Bashkuara.

Bisedimet mes dy liderëve u përqen-drua në krizën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Stoltenberg informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për përpjekjet e NATO-s për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes të vendeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg gjithashtu in-formoi për përparimin e përpjekjeve të NATO-s për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë.

Duke uruar Ban Ki-moon në përv-jetorin e 70-të të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se OKB-ja është më e rëndësishme dhe e domosdoshme se kurrë. Të dy liderët shprehën mbështetjen e tyre për bashkëpunim më të ngushtë mes dy organizatave. Sekretari i Përgjith-shëm Stoltenberg theksoi se NATO është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj për OKB-në në disa fusha duke përfshirë mbrojtjen ndaj pajisjeve të improvizuara shpërthyese, trajnimin, edukimin dhe ushtrimet dhe vendosjen e shpejtë.

Stoltenberg përgëzoi Ban Ki-Moon për punën e tij të rëndësishme në ob-jektivat e zhvillimit të vitit 2015. Ai

përshëndeti objektivat e reja të zhvil-limit të qëndrueshëm të cilat fokusohen në përpjekjet në adresimin e shkaqeve të paqëndrueshmërisë dhe të konfliktit, të tilla si varfëria, pabarazia dhe de-gradimi i mjedisit.

Po gjatë kësaj dite më herët, Sekre-tari i Përgjithshëm Stoltenberg zhvilloi gjithashtu bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bash-këpunimit të Gjirit, Abdul Latif bin Rashid Al Zayani dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Shteteve Arabe z Nabil Elraby.

Stoltenberg morri pjesë më 28 shtator 2015 në Samitin e OKB-së mbi paqeruajtjen dhe zhvilloi bised-ime dypalëshe me udhëheqësit nga e gjithë bota.

NATO e gatshme për të ndihmuar që operacionet e OKB-së të bëhen edhe më efektive

Më 28 shtator, Stoltenberg mori pjesë në hapjen e Asamblesë së Përgjith-shme të OKB-së dhe foli në Samitin paqeruajtës. NATO qëndron e gatshme për të mbështetur Kombet e Bashkuara për të ndihmuar që të bëjë operacio-

net e saj paqeruajtëse të sigurta dhe gjithashtu edhe më efektive, tha Sek-retari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, në Samitin e posaçëm paqeruajtës të OKB-së në Nju Jork, ku morën pjesë liderë botërorë. “Një OKB më efektive është në interes të të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, tha Stoltenberg.

Në fjalimin e tij në samit, Sekretari i Përgjithshëm ofroi aftësitë unike të NATO-s për të ndihmuar në operacio-net e paqes të OKB-së. “NATO është duke bërë më shumë me të, dhe më shumë për partnerët tanë, duke ndi-

hmuar ata për t’u përbal-luar më mirë me sfidat e sigurisë së tyre”, tha ai. “Ky bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve është thelbësor për të, kur aleanca ndihmon për të trajtuar kriza në të gjithë botën”, Stoltenberg tha se NATO mund të mbështesë mbrojtjen e forcave të OKB-së, veçanërisht në fushën e përballjes së pa-jisjeve të improvizuara shpërthyese (IEDs); of-rojë trajnime, mundësi të zgjeruara në edukim dhe stërvitje; dhe mbështetje të zgjeruara, nëse është e nevojshme, për të ndi-hmuar OKB-në për të përmirësuar aftësitë e saj në vendosjen e shpejtë.

Së fundi, Stoltenberg foli se si NATO mund të marrë parasysh kërkesat specifike nga OKB-ja, në kuadër të Mbrojtjes të NATO-s dhe Inicia-tivës për Ndërtimin e Kapaciteteve Aleate të

Mbrojtjes, mbi reformën e sektorit të mbrojtjes dhe për të rritur bashkëpunimin NATO-OKB. “Jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë unike të NATO-s dhe të thirrjes tuaj për bash-këpunim më të strukturuar në mes të organizatave, ne jemi të gatshëm për të rritur mbështetjen tonë në OKB”, tha Stoltenberg. “Nevoja për Kombet e Bashkuara për të qenë të fuqishme dhe efektive është aq e madhe tani, sa nuk ka qenë kurrë në historinë e saj 70 vjeçare”.

Fjalimi i Sekretarit të Përgjith-shëm në Samitin Paqeruajtës është pjesë e vizitës gjashtë ditore në Shtetet

e Bashkuara. Ai gjithashtu gjatë datës 28 shtator, mori pjesë në Asam-blenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). Gjatë vizitës së tij Stoltenberg pati mundësi për t’u takuar me udhëheqës të tjerë botërorë. Ai u takua me dr Abdullah Abdullah, kryeshefin Ekzekutiv të Republikës Islamike të Afganistanit, si dhe Habib Essid, kryeministrin e Tunizisë. Kurse më 26 shtator, ai u takua me Sekre-tarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Abdul Latif bin Rashid Al Zayani, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Elarabi.

Dialog i vazhdueshëm politik i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zhvilloi bisedime me disa liderë botërorë në Nju Jork në margjinat e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai u takua të martën më 29 shtator 2015 me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ky takim u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshëm politik mes NATO-s dhe Rusisë. Stoltenberg dhe Lavrov diskutuan situatën në Ukrainë, si dhe nevojën për transparencën dhe parashikueshmërinë në lidhje me aktivitetet ushtarake. Ata diskutuan gjithashtu mbi situatën në Siri.

Në bisedimet me kryeministrin irakian Haider al-Abadi, Stoltenberg diskutoi përpjekjet e aftësisë mbrojtëse të NATO-s për të mbështetur forcat irakiane të sigurisë, si dhe sfidat e sigurisë në rajon. Ai gjithashtu u takua veçmas me ministrin e jashtëm të Zelandës së Re Murray McCully për të shkëmbyer pikëpamjet mbi partneritetin NATO-Zelanda e Re dhe bashkëpunimin në operacionet.

Sekretari i Përgjithshëm u takua edhe me Leila Zerrougui, përfaqë-suesin Special të Sekretarit të Përgjith-shëm të OKB-së për fëmijët dhe konf-liktet e armatosura. Ai mbajti bisedime me kryeshefin Ekzekutiv të Afganistanit dhe kryeministrin e Tunizisë.

Më datën 30 shtator, Sekretari i Përgjithshëm ishte në Norfolk, Virxhin-ia, së bashku me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe Komitetit Ushtarak për të marrë pjesë në ceremoninë e ndërimit të Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Transformimin (SACT).

Nga agjenda e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në SHBA

NATO e gatshme që operacionet e OKB-së të bëhen edhe më efektive

Page 13: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 13nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, së bashku me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm, Ambasadorin

Alexander Vershbow, Ambasadorë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe anëtarë të pranishëm të Komitetit Ush-tarak më 30 tetor 2015, morrën pjesë në ceremoninë e ndërimit të komandantit në selinë e Komandës së Aleancës për Transformimin (ACT) në Norfolk, Virginia. Ceremonia shënoi dorëzimin zyrtar të postit të Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Transformimin (SACT) nga gjenerali i Përgjithshëm Jean-Paul Palomeros tek gjenerali i Përgjithshëm Denis Mercier.

Sekretari i Përgjithshëm falënderoi gjeneralin francez të Forcave Ajrore Palomeros për kontributin e tij si SACT gjatë tre viteve të fundit dhe e nderoi atë me Medaljen e Shërbimit të Meri-tuar të NATO-s. “Falë udhëheqjes tuaj aleanca tani është në një pozitë më të mirë për të përballuar të ardhmen”, tha Stoltenberg. Ai përshëndeti gjeneralin Mercier, ish shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të Francës, në komandën e tij të re.

Gjatë vizitës së tij në Norfolk, Sekretari i Përgjithshëm morri pjesë në ceremoninë e mbjelljes së pemës në vendin ku komanda e NATO-s ka qenë që nga viti 1952. Ai gjithashtu u takua me personelin e NATO-s, duke i falënderuar ata për punën e tyre të rëndësishme për të siguruar aleatët për të pasur aftësitë dhe pajisjet e duhura për të mbajtur NATO-n të fortë në mje-disin e ndryshuar të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm përgëzoi komunitetin lokal në Norfolk për mikpritjen dhe mbështetjen e stafit të NATO-s për më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Transformimin është një nga dy komandantët strategjikë të NATO-s. Komanda e Forcave Aleate për Trans-formimin është përgjegjëse për promo-vimin, mbikëqyrjen dhe transformimin e vazhdueshëm të forcave dhe të aftë-sive të Aleancës. Komanda ndihmon në identifikimin dhe prioritizimin e aftësive dhe të ndërveprimit të kërkesave të ardhshme dhe kanalet e rezultateve në procesin e planifikimit të mbrojtjes të NATO-s. ACT është gjithashtu

përgjegjës për programet e trajnimit dhe edukimit të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajti një fjalim në ceremoninë e ndërimit të Komandantit Suprem të ACT, të cilën po e sjellim më poshtë për lexuesit.

“Është një kënaqësi të jem me ju të gjithë sot. Është nder të kryesosh këtë ceremoni të ndërimit të komandës. Sot jemi këtu për të nderuar dy burra të cilët e kanë kushtuar jetën e tyre për ruajtjen e sigurisë Euro-Atlantike. Gjeneral i Përgjithshëm Palomeros dhe gjenerali i Përgjithshëm Mercier.

Gjeneral Mercier, ju jeni tani në një linjë në rritje të oficerëve të jashtëza-konshme francezë që merrni këtë ko-mandë. Ashtu si gjeneral Palomeros, ju keni qenë në fillim një pilot luftarak. Keni fluturuar në mbi 180 misione luf-tarake. Pastaj, si pjesë e një karriere të gjatë dhe të nderuar, ju keni shërbyer si: Komandanti i Akademisë së Forcave Ajrore Franceze, Këshilltar i Lartë ushtarak për ministrinë e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit për Forcat Ajrore Franceze.

Por, ndoshta edhe më e rëndësishme se kjo përvojë e jashtëzakonshme është pasioni juaj për Forcat Ajrore dhe për burrat dhe gratë që shërbejnë brenda saj. Është pasioni ai që ju bën njeriun

ideal për detyrën e Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Transformimin, të bashkoheni me ne në një moment të rëndësishëm.

Ne jemi tani pak më shumë se në gjysmën e rrugës ndërmjet Samiteve tona të Uellsit dhe Varshavës.

Marrëveshje të mëdha kanë ndod-hur që nga Uellsi. Por ka ende shumë për të bërë në të vërtetë në angazhimet

tona. Megjithatë, unë e di se në duart tuaja, Komanda Aleate për Trans-formimin e NATO-s, ka udhëheqës të zotë. Kam besim se ju do të arrini gjithçka që ne kemi përcaktuar për të bërë. Në emër të NATO-s, unë do të doja ju dhe Agnes t’ju uroj një mirëseardhje shumë të ngrohtë. Për të ecur përpara, për të punuar me ju.

Ju së shpejti do të zbuloni ngrohtësi-

në dhe miqësinë me të cilin kjo komandë është përqafuar nga komuniteti lokal. Një komunitet që ka mirëpritur dhe përkrahur burrat dhe gratë e aleancës së NATO-s për më shumë se gjashtë dekada. Unë e di se ti je i huaj në këto brigje. Unë shpresoj që jeta këtu, në këtë komunitet, do të jetë çdo gjë që ju shpresoni të jetë.

Do të doja të përfitoja nga ky rast të falënderoj personalisht popullin e Norfolk dhe zonën Hampton Roads për gjithçka që ju bëni për ata që sta-cionohen këtu. Shumë prej tyre janë larg nga shtëpia. Por ju bëni që ata të ndihen si në shtëpi. Unë ju falenderoj për këtë.

Sot, ne gjithashtu japim përcjelljen e dashur për mikun tonë, gjeneral Pal-omeros dhe bashkëshortes së tij, e cila ka bërë aq shumë brenda komunitetit lokal. Sidomos me bashkëshortet dhe partneret e klubit. Do t’u mun-gojë. Karriera juaj e përgjithshme ka qenë një karrierë e gjatë dhe e shquar. Trimëria juaj nën zjarr ishte e jashtëzakonshme. Reputacioni juaj si udhëheqës, si brenda Forcave Ajrore Franceze dhe brenda NATO-s, është shembullor.

Ishte privilegj i NATO-s që ishit emëruar si Komandant Suprem i Forcave Aleate për Transformimin. Në sajë të lidershipit tuaj, aleanca tani është në një pozitë më të mirë për të përballuar të ardhmen.

Jean-Paul, këtu në Norfolk, si në çdo fazë të karrierës suaj, ju keni mishëruar traditat e shkëlqyera të Forcës Ajrore të Francës. Ju keni ve-pruar me përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm maksimal. Unë do të largohem nga ju me fjalët e një prej autorëve tuaj më të çmuar, Antoine de Saint-Exupery: “Është në vrullin imponues të aventurës të lartë dhe të fitores, ku në veprim krijues, njeriu gjen lumturinë e tij të madhe”.

Në emër të të gjithë aleatëve dhe të gjitha shtabeve të NATO-s, unë do të doja t’ju falënderoj për kontributin tuaj të shquar në Aleancën tonë.

Dhe tani është nderi im që t’ju dhu-roj Medaljen e Shërbimit të Merituar të NATO-s.

Mimoza GolikjaNato.int

Gjuajtësja amerikane Navy Carney, arriti në shtëpinë e saj të re në jug të Spanjës të premten më 25 shtator 2015, anija e katërt

amerikane multi misionëshe u stacionua në Evropë që të kontribuojë për mburojën balistike të NATO-s dhe të mbrojtjes nga raketat.

“Ardhja e USS Carney shënon një hap të rëndësishëm për sig-urinë evropiane dhe për bashkëpunimin transatlantik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. “Flota e katërt e mbrojtjes raketore është e rëndësishme për ngritjen më lart të mbrojtjes së Evropës kundër kërcënimeve me raketa balistike. Falënderoj Shtetet e Bashkuara për kontributin e tyre të rëndësishëm në mbajtjen e kombeve tona të sigurta”, përfundoi Stoltenberg.

Gjuajtësja amerikane Carney e fundit, është anija e katërt që marina e Shteteve të Bashkuara ka dislokuar në Evropë. USS Carney do të bashkohet me anijet e saj motra të së njëjtës klase në stacionin

detar në Rota: USS Donald Cook, USS Porter dhe USS Ross. Çdo anije ka avancuar aftësinë sensor dhe raketa interceptore, që mund të zbulojë dhe të gjuajë raketat balistike. Ato gjithashtu do të krye-jnë një shumëllojshmëri të gjerë të detyrave të tjera, duke përfshirë operacionet e sigurisë, Search & Rescue, trajnimin shumëkombësh dhe ushtrimet, operacionet e NATO-s dhe vendosjet.

Në përgjigje të rritjes së kërcënimit që vijnë nga përhapja e ra-ketave balistike, krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s, vendosën në vitin 2010 se NATO do të zhvillojë një aftësi të mbrojtjes raketore për të mbrojtur të gjithë popullatën evropiane dhe territorin e NATO-s ndaj sulmeve me raketa. Mbrojtja nga raketat e NATO-s bazohet në kontributet vullnetare nga aleatët, që lidhin së bashku satelitët kombëtarë, anijet, radarët dhe raketat interceptore nën komandën e NATO-s për detyra dhe periudha të veçanta.

Flota e katërt amerikane e mbrojtjes nga raketat, arrin në shtëpinë e saj të re në portin e spanjës

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Transformimin, gjeneral Jean-Paul Palomeros, i dorëzon detyrën gjeneralit Denis Mercier

Stoltenberg:“Është nderi im t’ju dhuroj Medaljen e Shërbimit të Merituar të NATO-s”

Page 14: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 201514 intervista

Sapo ka mbushur 86 vjeç dhe ka një memorie për ta pasur zili. Ka lindur në vitin 1929 në fshatin Luzat të Tepele-

nës. Bisedat me të janë gjithmonë relaksuese, për vetë tematikat, por dhe kujtesën e tij mahnitëse. Fshati i tij i lindjes, Luzati është një fshat me tradita patriotike. Ai ka qenë partizan në Brigadën e Parë Sulmuese që në moshën 13 vjeç. Ka marrë pjesë në shumë luftime, por ai veçon luftimet në Qafën e Gjarpërit, Tomorricës, Dibër, Tiranë dhe Mokërr. Në vitin 1966 më 8 janar, mbas studimeve në BS emërohet zëvendëskomandant Korpusi për mbrojtjen kundërajrore. Historitë e tij nuk kanë të mbaruar si për kohën e luftës, studimet jashtë shtetit dhe për punën mbi 30 vjeçare në radhët e ushtrisë dhe konkretisht në armën specifike të Artilerisë Kundërajrore...

Flitet shumë për Luftën Na-cional-Çlirimtare. Ju keni marrë pjesë në këtë luftë që në moshën 13-vjeçare. A është e vërtetë?

Po. E di që sot nuk e besojnë shumë këtë fakt, por atëherë kanë qenë kohëra të tjera. Unë kam qenë në moshën 13 vjeç partizan në Brigadën e Parë Sulmuese. Në luftë kishte edhe shumë moshatarë të mi. Sot duket paksa paradoksale duke mbaj-tur parasysh se fëmijët janë tepër të llastuar. Ishim të vegjël, por kishim nj ideal të madh, kishim dëshirë ta shikonim vendin tonë të çliruar. Ato vite mbeten të paharruara, aq më tepër që fëmija mban shumë mend dhe sidomos vuajtjet i ngulit fort në ndërgjegje.

Po sot ka qëndrime të ndryshme për LANÇ-in, madje disa edhe e mohojnë atë?

Mohohet Lufta Antifashiste?! E si mund të mohohet ajo liuftë që na vuri krah aleatëve të mëdhenj anglo-amerikanë, na vuri përkrah vendeve që luftuan me heroizëm kundër bishës nazi-fashiste? Kur bota e lartëson këtë luftë ne e mohojmë. Sikur të mos luftonte Amerika, Rusia, Anglia, Franca, vallë si do të ishte bota sot? Edhe sot kjo luftë kujtohet me res-pekt të thellë çdo 5 maj. Kush lexon, shikon dhe dëgjon, kurrsesi nuk mban qëndrim indiferent. E mohojnë luftën dashakeqësit, ose pinjollët e kolabo-

racionistëve.Përse shkove dhe u inkuadrove

në Brigadën e Parë? Ka diçka të veçantë këtu?

Po ka. Ja si u frymëzova të shkoja në Brigadën e Parë! Ne kemi pasur një Shahin Mehmeti nga Luzati që e thërrisnim “barba”. Ai ishte bari dhe takonte shpesh në mal Shefqet Peçin. Kur dilja lart në mal unë dëgjoja bisedat e tyre për partizanët, për çetat partizane. Në këto biseda dëgjoja më shumë për Mehmet Shehun. Për Enver Hoxhën nuk kisha dëgjuar asgjë. Në fshat u krijua njësiti partizan i fshatit Luzat dhe mua më pranuan në Rininë Komuniste të asaj kohe. Përgjegjësi i rinisë ishte një bashkëfshatari ynë

i cili kishte shkollë dhe ai na fliste për situatat që zhvilloheshin asokohe, sidomos për luftën kundër pushtuesve fashistë. Kjo më rriti dëshirën për të shkuar në mal me partizanët. Pas disa kohësh vjen Mehmet Shehu në Luzat. Ai kishte miqësi me Shehajt e Luzatit. Unë në atë kohë kisha një patickë italiane dhe duke ditur që kishte ard-hur Mehmet Shehu dhe kisha dëgjuar shuamë për të u nisa për tek shtëpia ku ishte vendosur ai. Në oborr më ndaloi një nga rojat dhe më thotë ku do vesh? I them se dua të takoj Mehmet Shehun. Ai kundërshtoi, por unë shtyva derën dhe u futa në dhomë. Sa më pa Mehmeti më tha “po ti çdo këtu me atë pushkë në krah”? “Dua

të vij partizan në Brigadën tënde”, i thashë. “Po ti je i vogël” më thotë, “ku do shkosh”. Xhaxhai im që më ndoqi pas i thotë që mos më merte se është i vogël. Por unë ngula këmbë. Mehmeti më tha “mirëse të vish dhe pushka tu bëftë top”. Sa u gëzova. Isha gati të flu-turoja. Bashkë me mua atë ditë dolën partizan edhe 6 fshatarë të tjerë. Më cak-tuan në kompaninë e parë me komandat Vehbi Hoxha.

Ikëm drejt grykës së Sheperit... Kush ka qenë beteja më e ashpër

që keni bërë me Brigadën e Parë?Në Peshkopi në fushën e Halil

Alisë. Ose Fushë Ali. Ky ka qenë komandant i ballit në atë zonë. Një luftë që zgjati disa ditë. Nga ne u vranë 12 vetë dhe u plagosën 7 vetë. Në këtë luftë u plagosa dhe unë poshtë në këmbën e djathtë nga një copë granate. Kjo copë më ngeli në këmbë deri në çlirimin e Tiranës. Në Peshkopi, siç thashë më lart, është bërë një nga betejat më të mëdha. Pastaj Brigada jonë u ngjit në Korab dhe më vonë u futi në Maqedoni. Në 1 gusht të vitit 1944 hymë në qytein e

Dibrës. Për çlirimin e Dibrës morën pjesë tre Brigada, Brigada jonë, një bigadë maqedonase dhe një kosovare. Brigada e prë maqedonase u tërhoq dhe erdhi Brigada e katërt e jona që mori pjesë në çlirimin e Dibrës. Nga Dibra shkuam në Burrel ku bëmë një luftë të ashpër me gjermanët, të cilët u tërhoqën me makina. Më pas kaluam në Krujë dhe më vonë nga Kruja në Tiranë, për të marrë pjesë në çlirimin e kryeqytetit... Mund të veçoj edhe luftimet në Qafën e Gjarpërit, të Tomorricës, në Mokër, në fshatin Tunicë dhe luftimet për çlirimin e Pogradecit..

Thuhet se nga kjo Brigadë ka pasur shumë dëshmorë?

Po, është e vërtetë. Nga Brigada jonë kanë rënë në fushën e betejës 400 partizanë. Është ndër brigadat që ka më shumë dëshmorë. Në çdo betejë kur bënim bilancin, lotët rridhnin vetiu kur shikonim shokët më trima që kishin rënë në fushën e betejës. Ishin të gjithë të rinj, ishin të gjithë me ëndrra, ishin të gjithë patriot dhe të varfër. Luftonim për një jetë më të mirë, për lirinë e atdheut. Hidheshim në sulm pa u trembur...

Pas çlirimit të Shqipërisë, Briga-da juaj a doli jashtë kufijve të

alBert Z. Zholi

Flet ish-partizani i Brigadës së Parë, zv.komandant Korpusi për Mbrojtjen Kundërajrore, Bektash Guma

U dashurova me artilerinë kundërajrore dhe dhashë gjithçka për këtë armë

Arma e AKA-së nuk kishte vështirësi teknike, por kishte vështirësi për oficerët dhe ush-tarët. Ne pothuajse ishim në gatishmëri të përhershme. Rrin-im me muaj në repart pa dalë fare nga reparti. Disa bateri, apo kompani kishin vetëm një deri dy oficerë. Pra një ditë po një ditë jo shërbim. Ndërsa kur ishte gatishmëri rrinim me javë të tëra pa lëvizur. Duhet të dini se ne në shtëpi ishim si të huaj. U mungonim shumë fëmijëve dhe shtëpisë...Kohë të vështira, por që kishin bukurinë e tyre.

Page 15: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 2015 15intervista

atdheut?Brigada e Parë pas çlirimit të

Shkodrës u fut në Kelmend, në Vermosh dhe pastaj afër Pejës dhe Gjakovës. Pastaj erdhi urdhri që të kthehemi në Koplik të Shkodrës, sepse aty plasi një revoltë. Shkuam në fsha-tin Bajzë të Koplikut. Mua bashkë me katër shokë na mer Ziqiri Mero dhe në këmbë nga Shkodra mbërritëm në Tiranë. Si të rinj në moshë na kishin përzgjedhur për të vazhduar shkollën ushtarake.

Si vazhdoi edukimi juaj ush-tarak pas lufte?

Më 15 mars 1945 na çuan në shkollën e kadetëve. Komandant ka qenë Halim Xhelo dhe Petit Gjergji. Më 30 mars 1948 shkova me studime në ish-BS për mbrojtjen kundërajrore, ku studjova 4 vjet, një vit në Gorki

dhe më pas shkolla u transferua në Odesë. Në janar 1952 jam kthyer në Tiranë. Në fillim erdha komandant toge pastaj komandat baterie në Regjimentin Kundërajror në Tiranë në Qytetin e Nxënësve. Deri në vitin 1966 kam qenë në Regjimentin e Artilerisë Kundërajrore, ndërsa në vitin 1966 u emërova zëvendëskoman-dant Korpusi për mbrojtje kundëra-jrore. Më pas kam shërbyer në Brigadën e Studentëve në Tiranë, në Brigadën e Forcave Vullnetare dhe të Rinisë Shkollore. Si komandant i kësaj Brigade kam qëndruar deri ën 30 qershor të viti 1984, vit kur dola në pension.

Si do ta cilësonit armën kundëra-jrore?

Një armë e bukur, një armë shumë precize, një armë shumë kualitative e

cila ishte tepër e modernizuar dhe që kishte shumë përparësi. Në fillimet e kësaj arme kishte armë trofe, si mitraloz 12,7 mlm, pastaj 14,5 mlm, si dhe topa 25 dhe 37 mlm. Kishte dhe ndonjë armë trofe si topi 85 mlm. Pra, këto ishin armët tona të fillimit. Por më vonë u modernizuam. Erdhën mitraloza 14.5 mlm të prodhimit sovjetik me katër gryka zjarri, si dhe topat 37 dhe 57 mlm. Ishin topa shumë të mirë, por më të kompletuar, më modernë ishin topat 57 mlm dhe 100 mlm. Këta topa ishin elektrikë dhe komandat i mirrnin në mënyrë au-tomatike nga SDT(Stacioni i drejtimit të topave) dhe ADZAKA (aparati i drejtimit të zjarrit të AKA). Zakonisht këta topa u vendosën përqark Tiranës dhe në periferi të qyteteve të mëdha. Ky ishte objekti i tyre, të ruanin nga bombardimet qytetet e mëdha, krye-sisht Tiranën.

Cilat ishin vështirësitë e kësaj arme?

Arma nuk kishte vështirësi tekni-ke, por kishte vështirësi për oficerët dhe ushtarët. Ne pothuajse ishim në gatishmëri të përhershme. Rrinim me muaj në repart pa dalë fare nga reparti. Në fillim kishim dhe mungesë

kuadrosh. Disa bateri, apo kompani kishin vetëm një deri dy oficerë. Pra një ditë po një ditë jo shërbim. Ndërsa kur ishte gatishmëri rrinim me javë të tëra pa lëvizur.

Kur ke ndenjur më shuam bë repart?

Ka qenë mos gaboj viti 1962, ku kam ndenjur tre muaj pa dalë nga reparti. Duhet të dini se ne në shtëpi ishim si të huaj. U mungonim shumë fëmijëve dhe shtëpisë. Gratë tona ishin heroina. Ishin gra që kanë sakri-fikuar shumë. Nuk kishim mundësi të kujdeseshim shumë për fëmijët. Ishim në shtëpi si të huaj. Kohë të vështira, por që kishin bukurinë e tyre.

Je penduar që je bërë oficer në atë kohë? Sikur të përsëritej jeta, a do shkoje prapë oficer kundëra-jror?

Hëm, si të them. Kur dashurohesh me diçka nuk i shikon të metat. Çdo gjë duket e bukur. Është si puna e asaj nuses kur i thanë: “Ua, ti je kaq e bukur si ke marrë atë shëmtirë?”, ndërsa ajo iu përgjigj: “Pa meri sytë e mi dhe shikoje!”. Ndonëse them kemi vuajtur, kemi bërë sakrifica, por edhe e bukura mes tyre ndodhej. Prandaj mund të them pa frikë se prapë do të shkoja në armën e artilerisë kundëra-jrore. U dashurova me këtë armë dhe dhashë gjithka për të.

Kur dashurohesh me diçka nuk i shikon të metat. Çdo gjë duket e bukur. Është si puna e asaj nuses kur i thanë: “Ua, ti je kaq e bukur si ke marrë atë shëmtirë?”, ndërsa ajo iu përgjigj: “Pa meri sytë e mi dhe shikoje!”. Ndonëse them kemi vuajtur, kemi bërë sakrifica, por edhe e bukura mes tyre ndodhej. Prandaj mund të them pa frikë se prapë do të shkoja në armën e artilerisë kundërajrore.

Page 16: Ministrja Kodheli: Shqipëria mbështet politikën e ... · nder për ne që ju mikpresim në gjirin e bukur të Vlorës. Dëshirojmë që vizita të tilla të shtohen ... atasheu

ushtriaE prEmtE, 2 tEtor 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

aaaa

FForca Ajrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen të japë kontributin e saj për dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve

talasemikë dhe njerëzve në nevojë

Ajrorei bashkohet nismës

“Dhuro gjak, shpëto jetë”I vlerësuar si akt humanitar, dhurimi i gjakut

për njerëzit në nevojë bashkoi këto ditë edhe efektivat e Forcës Ajrore, të cilët dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nga dega e shëndetësisë dhe ajo e BCU-së në Forcën Ajrore, në bashkëpunim me Qendrën Kom-bëtare të Transfuzionit të Gjakut, u morën të gjitha masat për sensibilizimin e efektivave të strukturave të kësaj force në lidhje me aktin humanitar të dhurimit të gjakut për njerëzit në nevojë. Forca Ajrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen të japë kontributin e saj për dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe njerëzve në nevojë