24
Ka përfunduar dje zyrtarisht afati i dorëzimit të formularëve të vetingut në polici. I gjithë ky proces zgjati 30 ditë dhe u mbështet në tre kritere: pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësinë profe- sionale. Nga rreth 12 mijë efektivë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Kryeministri i pakënaqur me turin e llogaridhënies, paralajmëron ministrat dhe deputetët, drejtorët që kanë dështuar do shkarkohen “live” Vetingu në polici, skadon afati për dorëzimin e formularëve të vetë- deklarimit, dorëhiqen nga detyra rreth 300 efektivë Tirazhi 10000 kopje E Martë 8 Maj 2018 Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish shkarkimin e gjyqtarëve të akuzuar për afera, bën qokat e fundit para ngritjes së KLGJ Kryeministri Edi Rama e ndali theksin dje tek ndikimi i forcave të jashtme në përçarjet politike brenda Shqipërisë. Gjatë një interviste të dhënë për “The Parliament Magazine”, kreu i qeverisë deklaroi se ekzistojnë disa forca... Ish-të përndjekurit politikë që kanë kryer dënimin e tyre në burgje, duke punuar në miniera në nëntokë do të dëmshpërblehen duke përfituar pension minatori. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mblodh... Edi Rama: Nacionalizmi dhe përçarjet politike në Shqipëri po nxiten nga jashtë, ka dëshmi për lidhjet e PD me rusët Kuvendi miraton ligjin, pension minatori për të përndjekurit politikë që punuan në nëntokë, ja kriteret e përfitimit Faqe 8 Faqe 9 Faqe 6 Dokumentet e CIA, ja si nisën përplasjet mes Enver Hoxhës dhe Titos, pas ekzekutimit të Koçi Xoxes fshihej Moska Ndryshojnë taksat e qarkullimit, ja sa do të paguajnë makinat për çdo vit përdorimi, në fuqi dhe taksa e re për makinat luksoze F. 11 Faqe 10 Ç m i m i 2 0 l e k ë Thellohen përplasjet në opozitë, por dhe vetë brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur po flitet për aksion të përbashkët opozitar, PD dhe LSI duket se nuk po koordinojnë më veprimet mes tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë... Thellohen përplasjet në opozitë, Basha kundër Kryemadhit për bojkotin e komisioneve, baza e PD irritohet me zgjedhjet e reja në parti Faqe 4 Faqe 2,3 Faqe 5 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Donald Lu dhe duarkryqësia jonë Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Roland SHUPERKA Profesionistët e shëndetit dhe duhanpirësit Nga Bardhyl BEJKO Kur burrat e “mëdhenj” bëjnë kauzë politike jetën e 6-vjeçarëve Vrasja e Azem Hajdarit gati të rindezë politikën, Izet Haxhia nis procedurat e ekstradimit, ish- truproja i Berishës del sot para gjykatës turke Vrasja e heroit të DemokracisëAzem Hajdari pritet të rindezë dhe një herë debatet politike. Kur u bë ekzekutimi i tij më 12 shtator 1998 nisi një krizë e fortë politike, pasi PD tentoi dhe rrëzimin e qeverisë.Por 20 vite nga vrasja e tij,debatet pritet të rikthehen, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Ditën e sotme Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të dalë para gjykatës turke, ku do të njihet me afatet e ekstradimit... Bleu shtëpi me paratë që mblodhi nga dasma, komisioni i vetingut gjen me shkelje Fatmir Hoxhën, ja dyshimet ndaj gjyqtarit të Kushtetueses Faqe 7

Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

Ka përfunduar dje zyrtarisht afati i dorëzimit të formularëve të vetingut në polici. I gjithë ky proces zgjati 30 ditë dhe u mbështet në tre kritere: pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësinë profe-sionale. Nga rreth 12 mijë efektivë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Kryeministri i pakënaqur me turin e llogaridhënies, paralajmëron ministrat dhe deputetët, drejtorët që kanë dështuar do shkarkohen “live”

Vetingu në polici, skadon afati për dorëzimin

e formularëve të vetë-deklarimit, dorëhiqen nga detyra rreth 300 efektivë

Tirazhi 10000 kopje E Martë 8 Maj 2018

Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish shkarkimin e

gjyqtarëve të akuzuar për afera, bën qokat e fundit para ngritjes së KLGJ

Kryeministri Edi Rama e ndali theksin dje tek ndikimi i forcave të jashtme në përçarjet politike brenda Shqipërisë. Gjatë një interviste të dhënë për “The Parliament Magazine”, kreu i qeverisë deklaroi se ekzistojnë disa forca...

Ish-të përndjekurit politikë që kanë kryer dënimin e tyre në burgje, duke punuar në miniera në nëntokë do të dëmshpërblehen duke përfituar pension minatori. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mblodh...

Edi Rama: Nacionalizmi dhe përçarjet politike në Shqipëri po nxiten nga jashtë, ka dëshmi për lidhjet e PD me rusët

Kuvendi miraton ligjin, pension minatori për të përndjekurit politikë që punuan në nëntokë, ja

kriteret e përfitimit

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 6

Dokumentet e CIA, ja si nisën përplasjet mes Enver Hoxhës dhe Titos, pas ekzekutimit të

Koçi Xoxes fshihej Moska

Ndryshojnë taksat e qarkullimit, ja sa do të paguajnë makinat për

çdo vit përdorimi, në fuqi dhe taksa e re për makinat luksozeF.

11

Fa

qe

10

Çmimi 20 lekë

Thellohen përplasjet në opozitë, por dhe vetë brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur po flitet për aksion të përbashkët opozitar, PD dhe LSI duket se nuk po koordinojnë më veprimet mes tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë...

Thellohen përplasjet në opozitë, Basha kundër Kryemadhit

për bojkotin e komisioneve, baza e PD irritohet me

zgjedhjet e reja në parti

Faqe 4

Faqe 2,3

Faqe 5

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Donald Lu dhe duarkryqësia jonë

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Roland SHUPERKA

Profesionistët e shëndetit dhe duhanpirësit

Nga Bardhyl BEJKO

Kur burrat e “mëdhenj” bëjnë kauzë politike jetën e 6-vjeçarëve

Vrasja e Azem Hajdarit gati të rindezë politikën, Izet Haxhia nis procedurat e ekstradimit, ish-truproja i Berishës del sot para gjykatës turke

Vrasja e heroit të Demokracisë Azem Hajdari pritet të rindezë dhe një herë debatet politike. Kur u bë ekzekutimi i tij më 12 shtator 1998 nisi një

krizë e fortë politike, pasi PD tentoi dhe rrëzimin e qeverisë. Por 20 vite nga vrasja e tij, debatet pritet të rikthehen, pasi çështja mund të rishqyrtohet.

Ditën e sotme Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të dalë para gjykatës turke, ku do të njihet me afatet e ekstradimit...

Bleu shtëpi me paratë që mblodhi nga dasma, komisioni i vetingut gjen me shkelje Fatmir Hoxhën,

ja dyshimet ndaj gjyqtarit të Kushtetueses

Faqe 7

Page 2: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

2 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni ka bërë hetim të thellu-

ar për pasurinë, burimet e krijimit,

të ardhurat dhe fshehjet e pasur-

isë. Gjyqtari ka apartament 2+1,

112 m2 në Ti-ranë me vlerë 140

mijë e 450 euro. Gjyqtari ka marrë kredi të butë prej 5 mln lekë. Nga

disa përllogaritje gjyqtari ka mos

përputhje të buri-meve të pasurisë...

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, ishte gjyqtari i radhës që u thërrit ditën e djeshme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancë dëgjimore. Gjatë fjalës së saj, relatorja Alma Faskaj zbuloi se pranë KPK kanë mbërritur 3 ankesa nga qytetarë mbi aktivitetin si gjyqtar të Fatmir Hoxhës. Sipas saj, ai ka zvar-ritur proceset gjyqësore dhe nuk ka zbardhur brenda afateve vendimet gjyqësore. “Ndaj gjyqtarit Gjykatës

Kushtetuese, Fatmir Hoxha pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë ardhur tre denoncime nga qyte-tarët. Sipas denoncimeve, z Hoxha ka zvarritur proceset gjyqësore dhe nuk ka zbardhur brenda afateve vendimet gjyqësore”, deklaroi relatorja Alma Faskaj. Por nga ana tjetër, avokati mbrojtësi i Hoxhës i hodhi poshtë pre-tendimet e KPK-së duke u shprehur se denoncimet janë për gjithë trupën gjykuese dhe jo për individin.

KPK: 3 denoncime nga qytetarët për Hoxhën

Lanë shkollën pa drita, procedohen dy drejtorët

arsimorëMinistria e Arsimit dhe e Sportit

ka nisur një procedimi disiplinor ndaj drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsi-more të Mirditës. Përmes një njoftimi për mediat, ministria bën me dije se shkak u bë mungesa e energjisë ele-ktrike në shkollën Orosh të Mirditës. Mungesën të cilën, ministria thotë se e denoncoi prifti në një takim me am-basadoren e Bashkimit Europian, Ro-mana Vlahutin dhe pas verifikimeve në terren u konstatua se problemi ishte i drejtë. “Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur sot më 07.05.2018 procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e en-ergjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Ar-simore të Mirditës”, thuhet ndër të tjera njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Vlahutin: BE do financojë çdo gjë të bukur për

ShqipërinëAmbasadorja e Bashkimit Eu-

ropian në Tiranë Romana Vlahutin e nisi dje javën e Europës nga Shkodra. Diplomatja e Bashkimit Europiane u shpreh në aktivitetin e organizuar në qytetin verior se do të promovojë çdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë. “Vij nga një qytet që ka pasur marrëdhënie të gjata me Shkodrën sikur është Dubrovniku, ne do promovojmë çdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë. Me Voltanën (kryetaren e bashkisë) pamë çdo metër të këtij bregu liqenor duke imagjinuar çfarë mund të realizojmë këtu. Shkodra është pjesë e projek-teve që do financohen nga Bashkimi Europian“, deklaroi ajo. Ndërkohë, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka folur edhe për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri theksoi se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit, në rritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të sigurisë ushqimore.

Fatmir Xhafaj në Austri, Vjena asistencë teknike e logjistike për Policinë e Shtetit, ja detajet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Austri. Gjatë vizitës së tij, ministri Xhafaj u takua dje në Vjenë me homologun e tij Herbert Kickl. Në takimin që zgjati rreth 90 minuta, u shprehën vlerësime për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe u diskutua për një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në vijim. Min-istrat evidentuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa u nënvizua mbështetja e plotë e Austrisë për përpjekjet

e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimi Europian. Ndërkohë që në fjalën e tij Xhafaj bëri një paraqitje konkrete të prior-iteteve të Ministrisë së Brendshme, në fushën e rendit dhe sigurisë dhe njëherësh, të arritjeve të derisotme veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa nga ana tjetër, ministri Kickl përgëzoi Shqipërinë për arritjet dhe garantoi se Austria do të jetë gjithmonë një “avokate”e Shqipërisë në pro-cesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ministria e Brendshme e Austrisë do të ofrojë asistencë teknike dhe logjistike për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Gjithashtu u dakordësua bashkëpunimi i ndërsjellë për pro-jekte konkrete. Ndërkohë që në javët në vijim do të ngrihen grupe pune në nivel ekspertësh për organizimin e eventeve të rëndësishme, për shkak të Presidencës së BE-së së Austrisë në 6 mujorin në vijim dhe Presidencës së Shqipërisë të Konventës për Bashkëpunimin Policor për Evropën Juglindore. Takimi i

Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e këtij viti, është rënë dakord me palën austriake, të mbahet në Tiranë. Austria ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të avancuar projektin e propozuar nga ministri Xhafaj në takimin e Triestes vitin e kaluar, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Në përfundim të takimit Xhafaj ftoi homologun austriak për një vizitë në Shqipëri, e cila u pranua me kënaqësi nga ministri Kickl.

Rigels SELIMAN

Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit ka gjetur me shkel-je gjyqtarin Fatmir Hox-ha. KPK zhvilloi ditën e

djeshme seancën e radhës në Pallatin e Kongreseve ndaj gjyqtarit kushtetues, Fatmir Hoxha, i cili u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, Julian Mertiri. Trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Alma Faskaj dhe Valbona Sanxhaktari, deklaroi se gjyqtari ka probleme me pasurinë, sidomos sa i takon blerjes së një banesë. Ishte relatorja Alma Faskaj, e cila tha se pavarësisht se ILDKP kishte dorëzuar raport të rregullt, KPK ka kryer hetim të thel-luar ku edhe ka zbuluar se gjyqtari kushtetues nuk justifikon të ardhurat për rreth 1.7 milionë lekë, të përdorura për blerjen e një banese prej 112 me-tra katrorë në Tiranë. Po ashtu Faskaj theksoi se KPK evidentoi se gjyqtari kushtetues kishte përfituar edhe një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekësh, ndërsa rezulton që gjatë blerjes së apartamentit kishte marrë në dy raste borxhe nga miqtë. “Komisioni ka bërë hetim të thelluar për pasurinë, burimet e krijimit, të ar dhurat dhe fshehjet e pasurisë. Gjyqtari ka apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Gjyqtari ka marrë kredi të butë prej 5 mln lekë. Nga disa për-llogaritje gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë me një vlerë prej 1.7 milionë lekë, që nuk justifikohen”, deklaroi relatorja Faskaj.

Gjyqtari bleu shtëpi me lekët e dasmës

Gjetjet e KPK janë kundërshtuar dje nga ana e avokatit mbrojtës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Julian Mertiri. Gjatë fjalës së tij, avokati mbro-jtës argumentoi se gjyqtari ka 27 vite punë dhe se për blerjen e këtij aparta-menti krahas kursimeve të mbledhura, kishte përdorur edhe një kredi 5 milion lekë si dhe një borxhe të marrë nga kunati ne vlerën e 28 mije eurove. Po ashtu, avokati shtoi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohet sipas tij, me kasetën e dasmës së vitit 2003. “Shuma është e justifikueshme. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera mon-etare dhe dhurata, pasi në një dasmë tradicionale është shumë normale

htetues ka lidhje të përshtatshme, duke iu referuar raportit të DSIK. Ndërsa për aftësitë profesionale dhe etike, sipas Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, anëtari i kushtetueses rezulton i aftë, duke iu referuar raportit të KLD. “KPK ka administruar tre raporte në lidhje me subjektin e hetimit siç janë ai i ILDKPI, DSIK dhe KLD. ILDKPI na ka sjellë përgjigje për gjyqtarin Fatmir Hoxha

se ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Përsa i përket figurës së gjyqtarit, DSIK ka konstatuar se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. Po ashtu edhe sipas raportit të KLD, rezulton se z. Hoxha ka aftësi profesionale dhe etike”, deklaroi ajo. Por sipas ligit, KPK mund të kryejë hetime dhe kjo ka fundosur gjyqtarin.

shuma e lënë nga miqtë dhe të afërmit”, deklaroi ai.

Raportet e ILKDP-DSIK-KLDRelatorja Alma Faskaj bëri me dije

se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte marrë në shqyrtim të tre kom-ponentët siç ishte e pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmit. Faskaj u shpreh se sipas ILDKPI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme. Ndërkohë që në lidhje me pastërtinë e figurës KPK deklaroi se gjyqtari kus-

Hoxha nuk justifikon pasurinë, avokati jep shpjegime

Bleu shtëpi me paratë që mblodhi nga dasma, komisioni i vetingut gjen me shkelje Fatmir Hoxhën,

ja dyshimet ndaj gjyqtarit të KushtetuesesPas paraqitjes së të dhënave dhe pretendimeve të

lexuara nga ana e avokatit mbrojtës, Julian Mertiri trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendo-si që vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha ta japë me datën 10 maj. Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhaj. Deri tani nga

gjykata Kushtuese, vetingu ka shkarkuar Fatos Lulon dhe Altina Xhoxhaj, ndërsa Vitore Tusha e kaloi. Ndërkohë që aktualisht kanë mbetur pa kaluar në sitën e vetingut edhe Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari. Kujtojmë që Besnik Imeraj u dorëhoq, ndërsa gjykata është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim. Procesi i vetingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

VENDIMI PËR HOXHËN JEPET MË 10 MAJ

Page 3: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Holanda skeptike për hapjen e negociatave, 8 deputetë zbarkojnë në Tiranë, monitorim realizimit të reformave

Holanda e ka bërë dje të qartë se është shumë skeptike sa i takon hapjes së negoci-atave për Shqipërinë. Pak ditë më parë ishte Gjermania që e tregoi se nuk e mbështet shumë fort Shqipërinë, ndërsa dje në të njëjtën linjë kanë qenë dhe një grup deputetësh holandezë, të cilët nisën një vizitë në Tiranë. Bëhet fjalë për 8 deputetë, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe kanë kërkuar informacione mbi realizimin e 5 kushteve të vëna nga BE. Në një deklaratë për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se qeveria është hezituese, por do të vendosë Parlamenti.

Deputeti Pieter Omtzigt nga Partia Kristian Demokrate tha se nuk mjafton vetëm ajo që është bërë, ndërsa kërkuan që zyrtarët e ko-rruptuar të çdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë, që sipas tyre është rritur në vitet e fundit. “Është bërë një propozim nga Komisioni Eu-ropian dhe për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese për hapjen e negociat-ave me Shqipërinë këtë moment. Prandaj ne

si Parlament vendosëm të organizojmë këtë mision faktmbledhës me anëtarë të 7 partive të ndryshme politike holandeze pra të gjitha par-titë kryesore janë këtu. Më pas ne do te kemi një debat se si po shkon zbatimi 5 prioriteteve. Anëtarët e delegacionit kanë bërë shumë pye-tje ndër më kryesoret ato që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria jonë do ta thotë fjalën e fundit por përpara do të duhet të ketë aprovimin final nga parlamenti”, tha Omtzigt. Më tej ai ngriti si shqetësim krimin. Omtzigt tha se ka grupe kriminale që janë shtrirë deri në Holandë. “Ne

jemi këtu për të parë zbatimin e 5 kushteve dhe progresin e bërë deri më tani. Në lidhje me 5 prioritetet ne kemi folur me gjyqtarë të përfshirë në veting dhe tani kemi 6 apo 7 raste vetingu por totali është 800 për t'u shqyrtuar. Kemi parë gjithashtu progres në luftën me krimin e organizuar por nga ana tjetër shi-kojmë që në Holandë numri shqiptarëve të arrestuar për krime serioze është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar”, tha ai. Deputeti u pyet dhe për hetimet e Saimir Tahirit, por ai tha se nga Holanda nuk do ketë kurrë deklarata për persona individualë.

Ilir Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish shkarkimin e gjyqtarëve të akuzuar për afera, bën qokat e fundit para ngritjes së KLGJ

KLD nuk pranon kritikat e SHBA dhe BE, mban në detyrë 3 gjyqtarë

Kliti TOPALLI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i drejtuar nga Ilir Meta u ka shpallur luftë të hapur ndërkombëtarëve. Departa-

menti Amerikan i Shtetit dhe ERUA-LIUS në dy raporte të ndryshme të publi-kuara pak javë më parë, shfaqën kritika të forta ndaj KLD, duke e akuzuar se mbron gjyqtarët e korruptuar. Raportet i referoheshin një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 13 gjyqtarëve, por që KLD e rrëzoi. Por pa-varësisht kritikave të SHBA-BE në këto raporte, KLD dje ka ecur sërish në të një-jtën rrugë. Ministria e Drejtësisë pak ditë më parë kërkoi nga KLD shkarkimin e 4 gjyqtarëve, më konkretisht: Të Petraq Currit në Durrës, të Ergys Selmanit në Fier, të Ken Dhimës në Gjykatën Administrative të Vlorës dhe Ahmet Jangullit të Shkodrës. Por në mbledhjen e djeshme KLD rrëzoi sërish ministren, duke lënë në detyrë gjyqtarët dhe min-uar vendimmarrjen në këtë institucion. Ky vendim vjen në një kohë kur KLD mund të shkrihet brenda disa javësh. Sapo komisioni i vetingut të mbyllë pro-cesin e rivlerësimit për emrat prioritarë, menjëherë ngrihet KLGJ dhe pas kësaj KLD shkrihet dhe po ashtu presidenti Meta nuk do ketë më role në drejtësi. Por ashtu siç bënte Bujar Nishani, edhe tani KLD po vijon me qokat ndaj gjyqtarëve, duke i amnistuar pavarësisht shkeljeve që kanë kryer. Sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, Petraq Curri shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar dhe nuk ka pranuar shkarkimin. Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj. Ndaj tij u vendos masa disiplinore “Vërejtje”. Po ashtu Ministria e Drejtësisë u refuzua dhe për masën e kërkuar për gjyqtarin administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndaj këtij të fundit ka qenë ILDKP fillimisht që ka vënë re parregullsi në pasuri dhe më pas ka qenë ish-ministri Nasip Naço që ka kërkuar procedim disiplinor. Tani kërkesë të ngjashme ka bërë dhe ministrja Gjonaj, por KLD e ka refuzuar. Për gjyqtarin administrativ të

Shkodrës, Ahmet Jangulli, KLD do të vendosë në mbledhjen e radhës.

Rikthehet Shpresa BeçajKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka ven-

dosur dje të rikthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Beçaj. Kjo e fundit pasi mbaroi mandatin në krye të Gjykatës së Lartë ju drejtua KLD që ta emëronte atë në Gjykatën e Apelit Tiranë, por kërkesa e saj nuk u pranua. Beçaj paditi KLD, e cila drejtohej nga Bujar Nishani dhe fitoi betejën në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Pak kohë më parë BE shfaqi shqetësime për këtë praktikë që po ndjek KLD. Në raportin vjetor misioni EURALIUS është shprehur se KLD ka anashkaluar ligjin. “Parlamenti ka nisur procesin e amendimit të Ligjit të Sta-tusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligjit të organeve të qeverisjes në sistemin e drejtësisë. Gjithsesi ishte kom-petencë e KLD edhe gjatë fazës së tranzicionit (neni 172 Ligji të statusit), mbi finalizimin e procedimeve të hapura

disiplinore ndaj gjykatësve, sipas rregullave procedurale brenda 6 muajve pasi ligji hyn fuqi. Ky afat përfundoi në prill 2017. KLD nuk e plotësoi obligimin brenda afatit ligjor dhe kjo është një vonesë e konsiderueshme në disa procedime disiplinore ndaj gjykatësve”, thuhej në raport. Gazeta ka siguruar raportin e punës së EURALIUS për vitin që lamë pas dhe aty tregohet gjithë asistenca është dhënë sa i takon reformës në drejtësi.

JA KRITIKAT E EURALIUS PËR KLD Mimi Kodheli: Negociatat do hapen8 deputetë të Parlamentit Holan-

dez zhvilluan dje një vizitë në Tiranë. Ata kanë kërkuar informacione mbi të gjitha reformat e ndërmarrë, ndërsa kanë takuar përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës. Përveç takimeve me krerët e politikës, një bisedë pati dhe më anëtarët e Komi-sionit të Jashtëm dhe deputetë të tjerë të Parlamentit. Pas këtij takimi foli për mediat kryetarja e Komision-it të Jashtëm Mimi Kodheli. Ajo tha se negociatat në qershor do të hapen, pavarësisht skepticizmit të disa ven-deve, përfshirë këtu dhe Holandën. “Deputetët morën një paraqitje si nga opozita dhe shumica për proces-in për zbatimin e 5 rekomandimeve. Unë besoj se ishte takim i frytshëm dhe shumë pozitiv për ça u tha dhe u dëgjua”, tha Kodheli. Holandezët kërkojnë prova se vendi ynë e mer-iton hapjen e negociatave, sidomos në zbatimin e reformës në drejtësi. Sipas tyre, fokusi duhet të jetë te goditja e korrupsionit dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

Tabaku: Kërkuam hapjen e negociataveNjë grup deputetësh të opozitës

zhvilluan dje një takim me 8 deputetët holandezë, “faktembledhësit” që do t’i raportojnë Parlamentit të Holandës nëse Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në. Jorida Tabaku, një prej përfaqësueseve të opozitës në takim theksoi se opozita mbështeti hapjen e negociatave dhe u kërkoi që ata të bëjnë të njëjtën gjë në parlamen-tin e tyre. Tabaku theksoi se shqetësimi i holandezëve mbetet droga dhe krimi. “Opozita kërkoi që Parlamenti holan-dez të mbështes hapjen e negociatave. Ata kanë shqetësime për krimin dhe drogën. Qëndrimi jonë ka qenë që hapja e negociatave do të ndihmojë që qeveria të monitorohet. Holanda heziton si pasojë e krimit shqiptar në Roterdam dhe Amsterdam, por edhe rritjen e krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Ne jemi optimistë, opozi-ta do e mbështesë procesin”, tha ajo. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e nego-ciatave në fund të qershorit.

Mirëpo sërish nuk u lejua rikthimi i saj në detyrë. Por dje KLD ka vendosur emërimin e saj si gjyqtare në Apelin e Tiranës. Beçaj është një emër i njohur në drejtësi. Një vit më parë ajo garonte për anëtare të komisioneve të vetingut, por u skualifikua sepse vajza e saj ishte kandidate për deputete në radhët e LSI. Përveç saj, KLD ka rikthyer dje në detyrë dhe gjyqtaren e Gjykatës së El-basanit, Pajtime Fetahu, e cila u pezullua një vit më parë, pas një videoskandali që u publikua në media. Në video, gjyqtarja

Fetahu kishte marrë një vendim, që favorizonte të pandehurin, ndërsa u shkarkua menjëherë nga KLD për ‘kor-rupsion pasiv’. Prokuroria nga ana tjetër nisi një hetim penal ndaj saj, por që më pas hetimet u pushuan. Ndërkohë dje KLD vendosi që ta rikthejë atë në detyrë duke mbyllur procesin e qokave. Sipas informacioneve, mbledhja e djeshme është monitoruar nga përfaqësues të EURALIUS, duke treguar dhe një herë se KLD dhe Ilir Meta janë në lupën e ndërkombëtarëve.

Pak ditë më parë, Departa-menti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Në raport ngrihej shqetësimi për mos ndëshkimin e gjyqtarëve të korruptuar. Aty theksohej se është detyrë e KLD që të marrë masa ndaj personave problematikë, por institucioni i drejtuar nga Presidenti, ka rrëzuar të gjitha masat ndëshkimore të paraqitura nga ministrja e Drejtë-sisë për disa gjyqtarë të gjetur me shkelje. “Ministria e Drejtësisë nuk ka arritur të marrë masa disiplinore ndaj gjykatësve, ndërsa në rastet kur e ka bërë këtë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar të zbatojë këto masa. Gjatë vitit 2016 Ministria e Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj 9 gjykatësve. Në të njëjtin vit Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi një gjykatëse që ishte dënuar për korrupsion. Ministria e Drejtësisë nuk ka ndjekur masat disiplinore ndaj gjykatësve që prej hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri mbi organ-izimin e drejtësisë dhe KLD nuk ka vendosur asgjë mbi rastet e lëna pezull”, thuhej në raport.

JA RAPORTI I DASH PËR KLD

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ERUALIUS në dy raporte të ndryshme të publikuara pak javë më parë, shfaqën kritika të forta ndaj KLD, duke e akuzuar se mbron gjyqtarët e korruptuar.

Page 4: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

4 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin e kualifikimeve, LSI distancohet nga PD, deputetët e saj bashkojnë votat me PS

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dje pro-jektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 4.3.2010, “Për kornizën shqiptare të kualifikimeve”. Nën drejtimin e Ulsi Manjës, Komisioni i Ligjeve e miratoi si fillim projektligjin në parim dhe pastaj nen për nen dhe në tërësi. Sipas zv/ministrit të Arsimit Ervin Demo miratimi i këtij projektligji ka një sërë efektesh pozitive sa i takon kornizës së kualifikimeve në sistemin arsimor të universiteteve. Demo tha që ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Këshillin e Europës

dhe se janë kryer një sërë konsultimesh me grupe të ndryshme të interesit në mënyrë që ligji të jetë sa më gjithëpërfshirës. “Kjo është bërë jo vetëm për të patur një trajtim sa më gjithëpërfshirës të të gjitha ndryshimeve që duam duke përdorur këtë mundësi që ka ardhur si rrjedhojë edhe e disa sugjerimeve, që kanë ardhur në vitin 2017 nga Këshilli i Evropës për sa i përket përafrimit të kornizës së kualifiki-meve me atë të BE-së, por në të njëjtën kohë duke marrë në konsideratë këtë mundësi, gjithashtu kemi përfshirë disa sugjerime të mundshme, që vinin nga grupet e interesit, për ta përfaqësuar të gjithë

ndryshimet që ka sjellë kjo task-forcë, në mënyrë më gjithëpërfshirëse”, u shpreh Demo. Ndërsa, relatorja Vasilika Hysi u shpreh se projektligji paraqet disa ndryshime mbi kualifikimet dhe mbi rolin që Min-istria e Arsimit do të ketë për kurrikulat. “Projektligji që paraqitet paraqet disa ndryshime të kualifikimit. Nuk është ligj që kërkon shumicë të cilësuar. Kjo kornize të përafrohet me rekomandimet e PE dhe KE. Analiza e ligjit që propozohet nxjerr në pah disa karaktere të ligjit që propozohet i cili tregon se cili është roli që Ministria do ketë tek kurrikulat. Pasi në ligj flitet për kompetenca të ministrisë. Ligji është në

parim me Kushtetutën”, tha Hysi. Por pavarësisht kësaj ajo ç’ka në sy mbledhjen e djeshme ishte pjesëmarrja në mbledhje e deputetëve të LSI, Nasip Naço dhe Silva Caka, ndërkohë që PD sërish nuk u bë pjesë e diskutimeve. Madje veç kësaj deputetët e LSI bashkuan edhe votat e tyre krahas deputetëve të mazhorancës gjatë votimit të projektligjit ç’ka tregoi dhe një krisje të marrëdhënieve mes PD dhe LSI. Ndërkaq Komisioni vijoi gjithashtu edhe me shqyr-timin nen për nen të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Thellohen përplasjet në opozitë, Basha kundër Kryemadhit për bojkotin e komisioneve, baza e PD irritohet me zgjedhjet e reja në parti

Basha përcakton aksionin kundër qeverisë, ja detyrat për deputetët

Endri ARIZI

Thellohen përplasjet në opozitë, por dhe vetë brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur po flitet për aksion të përbash-

kët opozitar, PD dhe LSI duket se nuk po koordinojnë më veprimet mes tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë hapur edhe njëherë kundër kryetares së LSI, Monika Kryemadhi sa i takon aksionit opozitar. Kjo për faktin se Partia Demokratike mblodhi dje grupin parlamentar ku diskutoi për aksionin politik të javës. Por edhe pse mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, gazeta ka mësuar nga burime pranë selisë blu se Basha u ka bërë të ditur deputetëve se do të vijohet me bojkotimin e komi-sioneve parlamentare edhe këtë javë, pavarësisht qëndrimeve të LSI, e cila është kundër bojkoteve. Detaj që u vu re dhe ditën e djeshme në komisionet parlamentare ku deputetët e LSI, Nasip Naço dhe Silva Caka morën pjesë në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që de-putetët e PD e bojkotuan. Por megjithatë ajo ç’ka bie në sy është se PD dhe LSI prej kohësh nuk po koordinojnë me veprimet dhe se bashkëpunimi mes e tyre po ngjall dyshime pasi dhe vetë deputetët e të dyja forcave nuk po e pëlqejnë këtë aleancë.

PD përcakton aksionin kundër qeverisë

Kreu demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e djeshme të grupit parla-mentar ka dhënë dhe porositë e javës për deputetët në lidhje me aksionin opozitar. Përveç bojkotimit të komi-sioneve, gazeta ka mundur të mësojë se aksioni i PD do të jetë më i gjerë dhe do vijojë të jetë i përqendruar kryesisht në nxjerrjen e skandaleve të qeverisë. Sipas burimeve të gazetës pranë selisë blu, kreu demokrat Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të vijojnë me denoncimet kundjet ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të mos lejojnë që të shkëputet vëmendja nga ky i fundit. Ndërkaq, burimet i thanë gazetës se Basha u tha deputetëve që këta të fundit përveç çështjes “Tahiri”, të fokusohen dhe të bëjnë denoncime edhe tek çështja e hotelit Plazza si dhe si dhe bankës “Abi Bank”. Më tej, kreu demokrat theksoi para deputetëve se ata duhet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë edhe çështjes së lojërave të fatit. Pasi sipas kreut demokrat skandalet

në këto çështje janë shumë të mëdha dhe se qeveria duhet të japi llogari para qytetarëve, të cilëve sipas Bashës, po u vidhen lekët. Ndërkaq, Basha përpara se ta mbyllte mbledhjen u kërkoi de-putetëve që të vijon me mbështetjen e protestave lokale si dhe t’i inkurajojnë këta të fundit që të ngrihen në protesta me faktin se opozita do u qëndrojë në krah dhe se nuk do lejojë që të kërcëno-hen nga qeveria.

Baza e PD irritohet me zgjedhjet e reja në parti

Por teksa kreu demokrat ka për-caktuar dje aksionin politik të javës, problemet në PD janë shtuar akoma më shumë. PD do të shpërndajë këtë javë nëpër baza udhëzimin për të zhvilluar zgjedhje të reja për kryetarë për shkak të performancës së dobët të këtyre të fundit në zgjedhjet e qershorit. Por teksa pritej që ky udhëzim të ishte një hap drejt bashkimit të PD, gazeta ka mësuar nga burime të sigurta se ka filluar një përplasje mes krerëve të degëve dhe Bashës. Shumë kryetarë degësh kanë

Çështja “Tahiri”, Noka: Ish-ministri ka prova

kundër Ramës Deputeti i PD, Flamur Noka në një

deklaratë për mediat është shprehur dje se Edi Rama nuk e dorëzon Saimir Tahirin, pasi ky i fundit ka provat për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge. “Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet. Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brend-shëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit. Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dësh-mia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyl-lur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm. Pazari Rama - Tahiri është pazari për të mbuluar se: Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës; Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetshëm kriminal në Shqipëri”, tha ai.

Tritan Shehu: Rama po dëmton shëndetin

e qytetarëveDeputeti i PD, Tritan Shehu ka

sulmuar dje kryeministrin Rama për medikamentet e rimbursuara. Përmes postimi në “Facebook”, Shehu u shpreh dje se shëndeti i qytetarëve po dëmto-het rëndë ndërsa kryeministri vijon të kufizoi barnat. “Shëndeti i qytetarëve dëmtohet rëndë e Kryeministri del “bllof” nga "Kufizimet" e publi-kuara për listën e medikamenteve të rimbursueshme. Fondi i Sig-urimeve Shëndetësore befasisht njoftoi dhe futi në fuqi një listë të gjatë të "Kufizimeve" për barnat e rambursueshme. Kështu menjëherë qindra paciente duhet të ndërpresin mjekimin që po marrin me preparate e për patologji të ndryshme, për tu trajtuar me tej me medikamente të tjera, me pak të efektshme. Dhe kjo kërkohet të bëhet brenda ditës. Pa llogaritur këtu ata paciente, që duhet ta fillonin një mjekim të tillë. Në fakt është e kaluara”, tha ai.

Kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi të enjten pas largimit nga seanca plenare justifikoi para mediave moskoordinimin e aksionit politik me Partinë Demokratike. Kryema-dhi tha se LSI u kthye në sallë pasi nuk mund të bojkotonte fjalimin e deputetit Luan Rama. Madje ajo u përpoq ta evitonte pyetjen e moskoor-dinimit me PD, duke lëshuar akuza

ndaj qeverisë. “Ne u kthyem në sallë sepse ne do të mbanim fjalën në emër të Grupit Parlamentar, do ta mbante Luan Rama i cili kishte një fjalë të jashtëzakonshme shumë të mirë dhe për tu kujtuar socialistëve të vërtetë që vlerat e PS nuk janë atë vlera të cilat aspirohen sot dhe reklamohen sot nga Rilindja e PS”, tha Kryemadhi.

KRYEMADHI JUSTIFIKON MOSKOORDINIMIN ME PD

dal hapur kundër këtij vendimi për fak-tin se janë zgjedhur në krye të degëve në shkurt të 2016, ndonëse sipas statutit ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në detyrë vetëm gjatë periudhës së mbledhjes mes Kuvendeve të PD, pra për një periudhë 4 vjeçare. Në kuadër të kësaj pike krerët e degëve i kanë thënë Bashës që ka qenë ky i fundit ai që nuk ka respektuar statu-tin dhe se duhet të marrë në konsideratë dhe zgjedhjen e këtyre të fundit pasi nuk e kanë përmbushur mandatin e tyre,

ndonëse u mblodh Kuvendi. Ndërsa, sa i takon çështjes së humbjes së zgjedh-jeve, sipas kryetarëve të degëve shkak i humbjes është bërë marrëveshja e 17 majit Rama-Basha dhe jo performanca e tyre. Madje, sipas informacioneve të gazetës një pjesë e krerëve të degëve e kanë kërcënuar Bashën se nëse do vijojë të drejtoj me egoizëm dhe nëse nuk do të marr parasysh kërkesat e tyre, këta të fundit do të largohen drejt Partisë Agrare Ambientaliste, të Agron Dukës.

Kreu demokrat Lulzim Basha pak ditë më parë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi para mediave se PD do të jetë në krah të shqiptarëve dhe se do vijojë përballjen me qeverinë. “Në krah të shqiptarëve që po goditen nga taksat. Kush kujton se e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati parlamentar e ka gabim. Shqipëria është sot në prag humnere, shkaktar është Edi Rama që qeveris me bandat dhe banditët dhe

një grusht oligarkësh që iu shet Shqipërinë copë-copë. Mosbindja qytetare nis që këtë javë me refuzimin jo vetëm të taksës së Rrugës së Kombit por çdo takse që ka rritur Edi Rama. Që sonte nis organizimi nga opozita. Do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar. Opozita do jetë e pranishme, në ballë të çdo organizimi”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha për mediat pak ditë më parë.

BASHA: KAUZA KUNDËR QEVERISË DO VAZHDOJË

Thellohen përplasjet në opozitë por dhe vetë brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur po flitet për aksion të përbashkët opozitar, PD dhe LSI duket se nuk po koor-dinojnë më veprimet mes tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë hapur edhe njëherë kundër kryetares së LSI...

Page 5: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaç-ka deklaroi pak ditë më parë se turi i llogaridhënies i nisur nga qeveria është i dobishëm për mazhorancën. Madje, ajo theksoi se nisja e këtij turi është një përgjegjshmëri e qeverisë, pasi kjo e fundit herë pas here duhet të jap llogari para qytetarëve. “Turi i llogaridhënies është përgjegjshmëri. Thjesht përgjegjshmëri. Japim llogari për gjithë sa kemi bërë dhe marrim

inputin e tyre për çfarë mund të bëjmë më mirë. Është kaq e thjeshtë. Llogari. Një analizë 6-mujore nëse doni t’i vini një emër banal. Një analizë 6-mujore. Llogaridhënie, dialog, komunikim me qytetarët. Kaq është sa kemi bërë, këto ishin mundësitë dhe pamundësitë, na gjykoni nëse kemi bërë mirë apo ka më tepër për të bërë. Edhe na jepni rekomandimet tuaja se si mund ta bëjmë më mirë”, deklaroi ajo.

Xhaçka: Turi i llogaridhënies, përgjegjshmëri

Turi i bashkëqeverisjes ndalet në Lezhë, kryeministri: Gjyqtarët dhe prokurorët do mbesin rrugëve, shumë shpejt radha e politikanëveKryeministri Edi Rama dhe disa ministra të

qeverisë u ndalën ditën e djeshme në qytetin e Lezhës në kuadër të turit të llogaridhënies. Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve, i pari i qeverisë e ndali fillimisht theksin tek reforma në drejtësi, duke deklaruar se me procesin e vetingut, gjyqtarë dhe prokurorë kanë mbetur rrugëve dhe sipas tij, luten që të mos thërriten për të dhënë llogari. “Po vetingun kush mund ta bënte tjetër? Askush tjetër! Këto janë shtylla themelore që ne kemi vendosur në këtë fazë. Kemi marrë rekomandimin dhe kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Kujt ja ka pritur mendja se ata gjyqtarë e proku-rorë të korruptuar të mbeteshin rrugëve dhe tani po luten o Zot inshalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari. Se do vijë dita dhe t’i thërrasin. Kujt ia priste mendja se do ndodhte kjo? Askujt, ja pra që u bë realitet”, deklaroi ai. Po ashtu, kryem-inistri Edi Rama ka paralajmëruar gjithashtu se pas vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët do të vijë radha e llogaridhënies së politikanëve. Dhe kjo sipas tij, do të bëhet vetëm falë një drejtësie të pastër dhe të çliruar nga njerëzit e korruptuar. “Sikur reforma në drejtësi që bëhet sot të ishte

bërë 20 e ca vite më parë s’do kishim ardhur sot në ditën që njerëzit të thoshin të gjithë politikanët janë hajdutë e s’po shkon njeri në burg. Po si të shkojë, ku të shkojë, ta çojnë gjykatësit që janë vënë atje pikërisht për të mos çuar në burg ata që i kanë vënë dhe pastaj me atë imunitet që është më i fortë se imuniteti i çdo deputeti bëjnë ca të duan nga ana tjetër? Pse ky ishte vetingu? Jo jo, nuk është ashtu fare, është për të pastruar sistemin dhe ai sistem i pastruar do merret me të gjithë pastaj nga më i gjati tek më i shkurtri nuk diskutohet”, u shpreh ai. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha

se qytetarët mund të denoncojnë dhe të kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre përmes platformës së bashkëqeverisjes ‘Shqipëriaqëduam’. Madje, ai theksoi se nëse punonjësit e zyrave të shtetit nuk i përgjigjen si duhet qytetarëve, atëherë ata sipas tij, do shkarkohen nga detyra dhe madje mund të shkojnë dhe në ndjekje penale. “Pra heqim nga zyrat punonjësit që nuk i përgjigjen sipas ligjit dhe detyrës kërkesave të qytetareve. Madje një pjesë e tyre shkojnë edhe për ndjekje penale nëse vërtetohet se neglizhenca e tyre ka qenë e qëllimshme”, nënvizoi Rama.

Tirana ka qenë qyteti i parë, ku turi i llogaridhënies uli siparin. Gjatë fjalës së tij, pak ditë më parë kryemi-nistri Edi Rama deklaroi se qëllimi i kësaj fushate është ballafaqimi me qytetarët, ku ministrat, deputetët dhe drejtorët do të flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave. “Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do të dëgjojmë prej tyre se çfarë mendojnë ata për punën tonë. Proces që e nisim sot nga Tirana, ku

pa asnjë diskutim jemi të vetëdijshëm për sa shumë ka ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mund të mohojnë se sa shumë është bërë. Punën që parashikojmë në vijim për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore. Do të shpalosim programin kombëtar të punësimit jo si strategji por si program i detajuar ku do të shpjegojmë sipas sektorëve të mundë-sive të reja për punësim”, deklaroi Rama.

RAMA: DO FLASIM DIREKT ME QYTETARËT E TË GJITHA MOSHAVE Veliaj: Fondi i Abu D’habit do financojë Bulevardin e Ri

Fondi Abu D’habi do të jetë financues në Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe për një shesh monu-mental në fund të tij. Kjo u bë e ditur dje nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti në një takim drejtorin e operacioneve në botë të Fondit të Abu D’habit për Zhvillim, Adel Al Husan, për konkretizimin e projektit dhe për të vijimit të bash-këpunimit edhe për projekte të tjera. Në fjalën e tij, kryebashkiaku theksoi faktin se projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapë-sirave shplodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës. Ndërsa nga ana e tij, drejtori i Fondit për Zhvillim të Abu D’habit, Adel Al Husan, dhe garancinë e tij për të mbështetur bashkinë në projektet që i shërbejnë komunitetit.

Vasili akuza Ramës: I paaftë, i ka vdekur qeverisjaKreu i grupit parlamentar të

LSI-së Petrit Vasili ka shpërthy-er ditën e djeshme në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama është i paaftë, ndërsa theksoi se asnjë pjesë e sis-temit të qeverisjes nuk funksionon. Ndërsa, duke iu referuar portalit për bashkëqeverisjen, Vasili thotë se është fillimi dhe fundi i qeverisjes. “Kryeministrit të paaftë i ka vdekur qeverisja dhe bën sikur mbledh ank-esa. Qeverisja profane e kryeministrit ka vdekur politikisht, funksionalisht dhe moralisht. Asnjë pjesë e sistemit qeverisjes nuk funksionon. Është asfiksuar i gjithë drejtimi, automa-tizmi administrativ dhe monitorimi shtetëror. Tashmë një portal qesharak është fillimi dhe fundi i qeverisjes. Ndryshkja rilindase ka degraduar e përdhosur shtetin dhe mbledhja e të ashtuquajturave ankesave lart e poshtë si një peshkim në moçal është dimensioni i vetëm i një qeverisje të vdekur”, shkruan ai.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika ndaj ministrave dhe deputetëve të Partisë

Socialiste. Dje u mblodh grupi par-lamentar i PS në drejtimin e kreu të ekzekutivit, ku në fokus kanë qenë axhenda e turit të llogaridhënies dhe qasja e mazhorancës sa i takon mbajtjes së premtimeve. Gazeta mësoi se në mbledhjen e djeshme Rama është shfaqur tepër kritik dhe i pakënaqur nga puna e ministrave dhe funksionarëve të Partisë Social-iste, ku ka paralajmëruar anëtarët e kabinetit qeveritar që këtë fushatë bashkëbisedimi me qytetarët të mos e marrin si tallje apo si shpërthim spontan. Po ashtu, gjatë mbledhjes u mor vendimi që turi i llogaridhënies do të zhvillohet në gjithë Shqipërinë dhe një ministër do të japë llogari thuajse në 50 njësi administrative në gjithë vendin. Mirëpo, duke e ndalur theksin tek llogaridhënia, gazeta mësoi se kryeministri ka urdhëruar që pjesë e këtij turi të jenë të gjithë, duke filluar nga deputetët, ministrat, këshilltarët e këtyre të fundit, krerët e partive deri tek drejtorët rajonalë për çdo sektor, në mënyrë që ballafaqimi me njerëzit të jetë i drejtpërdrejtë dhe frytdhënës. Nga ana tjetër, mësohet Rama ka qenë i prerë me porositë e tij kundrejt vartësve të vetë, duke paralajmëruar se të gjithë ata drejtorë që rezultojnë se kanë dështuar në objektivat e punës, do të shkarkohen LIVE gjatë turit të llogaridhënies. Më pas, kryeministri Edi Rama ka lënë mbledhjen, e cila vijoi diskutimet nën drejtimin e krye-tarit të grupit parlament të Partisë So-cialiste, Taulant Balla. Kështu, burimet i thanë gazetës së edhe Balla është rreshtuar në të njëjtën linjë me kryem-inistrin Edi Rama. Mësohet se Balla i porositi ministrat që të shpërndahen nëpër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre. Madje, mësohet se ai ka kërkuar nga minis-trat që të shikojnë me shumë prioritet çështjen e punësimeve, duke kërkuar angazhim maksimal, në mënyrë që gjatë turit të llogaridhënies të minimi-zohet sadopak si shqetësim. Po ashtu, mësohet se Balla ka kërkuar nga ministrat dhe deputetët që gjatë turit

qytetarët e Tiranës se llogaridhënia publike e nisur nga mazhoranca është domosdoshmëri, pasi qeveria që ai drejton ka përballë një opozitë pa alternativa dhe ide. Madje, ai theksoi se në një vend ku demokracia funk-sionon, sipas tij, duhet të kishim një shumicë qeverisëse dhe një opozitë që i kërkon llogari në Kuvend. “Pse ne, sot e kemi domosdoshmëri fushatën e llogaridhënies publike? Sepse aty ku zakonisht në një vend ku demokracia

funksionon, me një shumicë që qeveris dhe me një opozitë që i kërkon llogari, pra, në Kuvend, ne nuk na kërkohet llogari. Ne thjesht na hidhen gurë, topa balte dhe gjithfarëlloj llozhurash, të mbledhura në të gjithë hapësirën e dëshpërimit të kësaj opozite. Nga ana tjetër, për ne, fushata e llogaridhënies do të jetë një konstante e fundit të çdo viti të këtij mandati, sepse ne kemi marrë përsipër të qeverisim me njerëzit dhe për njerëzit”, deklaroi ai.

të llogaridhënies të nxisin qytetarët që të denoncojnë çdo shqetësim që kanë në lidhej me burokracitë që hasin në zyrat e shtetit tek platforma “Me ty për Shqipërinë që Duam”, në mënyrë që të marrin zgjidhje të menjëhershme.

Rama: Fushata e llogaridhënies është domosdoshmëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë gjatë fjalës së tij me

Gazeta mësoi se në mbledhjen e djeshme Rama

është shfaqur tepër kritik dhe i pakën-aqur nga puna e

ministrave dhe funksionarëve të

Partisë Socialiste, ku ka paralajmëru-

ar anëtarët e ka-binetit qeveritar që këtë fushatë

bashkëbisedimi me qytetarët të mos e marrin si tallje apo si shpërthim spon-

tan. Po ashtu, gaze-ta mësoi se gjatë mbledhjes u mor vendimi që turi...

Kryeministri: Çdo ministër do japë llogari në 50 njësi administrative në gjithë vendin

Kryeministri i pakënaqur me turin e llogaridhënies, paralajmëron ministrat dhe deputetët në mbledhje

grupi, drejtorët që kanë dështuar do shkarkohen LIVE

Page 6: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

6 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj deklaroi dje se qarqet që kanë mbaruar më shpejt dorëzimin e formularëve, janë Korça dhe Berati. “Qa-rqet që kanë mbaruar me shpejt procesin e dorëzimit të formularëve janë Korça dhe Berati. Zyrat e protokollit kanë qëndruar hapur dje gjatë fundjavës për të bërë të mundur dorëzimet. Vijon procesi i dorëzimit në Tiranë. Mbi 95 % e formularëve janë dorëzuar. Interesim i lartë për 15 vendet vakante për anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe sekretariatit teknik që do të vlerësojnë 300 anëtarët e gradave të larta. Të interesuarit mund të paraqesin aplikimet deri në datën 14 maj”, u shpreh zv/ministri Julian Hodaj.

HODAJ: QARKU I KORÇËS E BERATIT DORËZUAN MË SHPEJT FORMULARËT

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, duke u ndalur tek procesi i vetingut në polici, u shpreh se pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces. Ndërsa sa i takon dorëheqjeve, Hodaj tha se ligji nuk i paragjykon dorëheqjet pasi sipas tij dorëheqje ka gjatë gjithë kohës. “Dorëheqje ka gjatë gjithë kohës. Nuk kemi shifra të sakta se sa e kanë dhënë gjatë këtij procesi, por nuk besoj që është një numër i tmerrshëm dorëheqjesh. Gjithsesi, pas një analize mund të themi se sa ka ndikuar vetting-u. Pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces, siç është vënë re nga konsultimet që kemi bërë. Theksoj se ligji nuk i parag-jykon dorëheqjet”, deklaroi Hodaj dje.

DORËHEQJET NË POLICI, ZV/MINISTRI: LIGJI NUK I PARAGJYKON

Nga rreth 11 mijë efektivë që ju nën-

shtruan këtij pro-cesi vetëm 95%

prej tyre dorëzuan formularët e

vetëdeklarimit pranë Ministrisë së Brendshme. Ndër-

kohë, 5% e efek-tivëve kanë dhënë

dorëheqjen pasi nuk pranuan që t’i nënshtrohen pro-

cesit të kontrollit të pasurisë dhe aftë-

sive profesionale...

Banka Botërore jep 11 milionë USD shtesë për modernizimin e asistencës sociale, në fokus përmirësimi i reformave

Banka Botërore bëri me dije dje se Bordi i Dre-jtorëve Ekzekutivë të saj miratoi javën e shkuar një financim shtesë prej 11 milionë dollarësh për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale. Ky financim shtesë do të rrisë mbështetjen për reformat që përmirësojnë barazinë dhe eficiencën e programeve të asistencës sociale në Shqipëri. Madje me miratimin e këtij financimi do të jetë më i lehtë identifikimi i familjeve më të varfra në Shqipëri për faktin se formula e re e pilotimit po

përdoret në shkallë kombëtare dhe ky financim do të përmirësoj targetimin. “Projekti ekzistues ka arritur rezultate premtuese në reformimin e dy programeve kryesore të asistencës sociale: ndihmës ekonomike dhe asistencës për aftësinë e kufizuar. Është future një formulë e re përllog-aritëse për ndihmën ekonomike që ndihmon në identifikimin e familjeve më të varfra në Shqipëri, si dhe për të hequr nga skema abuzuesit. Pas pi-lotimit në tri rajone (të cilat mbulojnë gjysmën e

popullsisë së vendit), formula e re po përdoret në shkallë kombëtare duke përmirësuar mbulimin dhe targetimin. Është ngritur dhe po funksion-on një sistem elektronik për të dy programet e asistencës sociale. Sistemet e reja kanë rritur efikasitetin duke reduktuar kohën e përcaktimit për përfshirje në skemë në vetëm 5 ditë, nga 25 ditë që ishte në fillim të projektit” thuhet në njoft-imin e BB. Sakaq ky institucion bën me dije se financimi shtesë do të mbështesë disa aktivitete

të reja siç janë rritja e hapësirës gjeografike të aktiviteteve mbi asistencën për aftësinë e kufizuar; përmirësimin e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në qendrat shtetërore rajonale të shër-bimeve sociale; futjen e paketave të politikave të punësimit për përfituesit e ndihmës ekonomike, si dhe prezantimin e një Model Social, që do të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të një sistemi të inte-gruar të shërbimeve për këtë grup të cenueshëm.

Vetingu në polici, skadon afati për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, dorëhiqen nga detyra rreth 300 efektivë

Zv/ministri i Brendshëm: Procesi i vetingut ka përmbushur pritshmëritë

Endri ARIZI

Ka përfunduar dje zyrtarisht afati i dorëzimit të formu-larëve të vetingut në polici. I gjithë ky proces zgjati 30

ditë dhe u mbështet në tre kritere: pastërtinë e figurës, pasurinë dhe af-tësinë profesionale. Nga rreth 12 mijë efektivë që ju nënshtruan këtij proc-esi vetëm 11.700 prej tyre dorëzuan formularët e vetëdeklarimit pranë Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë, që vetëm 300 efektivë kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk pranuan që t’i nënshtrohen procesit të kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale. Edhe pse u përfol nga ana e Sindikatës së Policisë se 500 efektivë do jepnin dorëheqjen për shkak të vështirësive që hasën në plotësim, një shifër e tillë nuk ka rezultuar e saktë pasi numri efektivëve të dorëhequr ka qenë më i vogël. Sipas informacioneve nga Min-istria e Brendshme pjesa më e madhe e efektivëve të dorëhequr kanë qenë në prag të moshës së pensionit. Kjo sepse në bazë të ligjit të vetingut në polici, efektivët që dorëhiqen nga procesi i vetingut do të përfitojnë një pagesë kalimtare për dy vite dhe nëse kanë më shumë se 15 vite punë do të përfitojnë pension suplementar nga Policia e Shtetit. Por nga ana tjetër gazeta ka mësuar se mes të dorëhequrve ka dhe shumë efektivë që kanë qenë drejtues së lartë në policinë e shtetit. Ndërkohë, me përfundimin e afatit zyrtar të for-mularëve të vetëdeklarimit ka nisur dhe ngritja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, i cili pritet që pas shpalljes së vendeve vakante të jetë kompletuar deri më datë 30 maj nga ku do të nisë dhe skanimi i parë i gradave më të larta të policisë. Kjo sepse të parët që do të kalojnë në sitën e vetingut do të jenë 300 drejtuesit aktual të policisë dhe më pas do të vijohet me efektivët e thjeshtë.

Julian Hodaj jep detajetZëvendësministri i Punëve të

Brendshme, Julian Hodaj deklaroi dje se procesi i vetingut në polici ka përmbushur pritshmëritë e minis-trisë. I ftuar në një studio televizive, Hodaj tha se procesi i vetingut është mbyllur me sukses si në kryeqytet ashtu dhe në qarqe. “Deri tani procesi i ka përmbushur pritshmëritë tona. Shumica e punonjësve i ka dorëzuar formularët. Policia e Shtetit dhe Garda, duke qenë se kanë numra të

ndal edhe tek dorëheqjet e efektivëve. Ai tha se vetingu vlen vetëm për ata që janë në detyrë dhe se të gjithë efektivët e dorëhequr nuk do t’i nën-shtrohen procesit pasi nuk janë më pjesë e policisë. “Ata që kanë dhënë dorëheqjen nuk janë më punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Repub-likës apo SHÇBA-së, kështu që nuk mund t’i nënshtrohen këtij procesi. Vetting-u vlen vetëm për ata që janë në detyrë e duan të vazhdojnë në de-tyrë”, tha ai. Ndërsa sa i takon vakan-cave të krijuara në Policinë e Shtetit, Hodaj tha se ato do të plotësohen ose nga ish-punonjës ose nga Aka-demia e Sigurisë. “Vakancat mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët”, deklaroi zv/ministri Hodaj.

Brenda majit nis vlerësimi i efektivëve

Zv/ministri Julian Hodaj bëri me dije dje se po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetingut dhe se brenda majit do të nis vlerësimi për gradat e larta. “Aktualisht po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut dhe Sekretariatit Teknik. Në datën 27 maj, bordi përzgjedhës, që është i përbërë nga 5 institucione, Ministria e Brendshme, Avokati i Pop-ullit, Shërbimi Informativ Shtetëror, komisioneri për mbrojtjen nga diskri-minimi dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shpallur vakancat. Kur plotësohen vakancat, ngrihen organet dhe nis funksionimi e vlerësimi. Komisioni i Jashtëm vlerë-son gradat e larta, pra nis vlerësimi nga maja e zbret poshtë”, tha Hodaj.

mëdhenj, kishin parashikuar edhe struktura asistence për punonjësit. Procesi është mbyllur në Tiranë dhe rrethe. Për shifra të sakta do të flasim në ditët në vijim, pasi të bëjmë një analizë. Por, mund të them se 95%-98% e punonjësve e ka përmbyllur procesin e dorëzimit të formularëve”, tha Hodaj. Më tej, zv/ministri Hodaj u

Negociatat, deputeti i PD: Holanda shuplakë Ramës

Deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu deklaroi dje se kryeministrit Rama po i vjen fundi në qeveri. Përmes një postimi në “Facebook”, Balliu duke u ndalur tek ardhja e 8 deputetëve holandezë në Tiranë, u shpreh se ata ia thanë në sy kryeministrit Rama se nuk do e aprovojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Balliut, kjo është një këmbanë alarmi pasi edhe Holanda është ekstremisht hezituese për negociatat. “Holanda shuplakë Edvinoviçit! 8 deputetët holandezë ja plasën në fytyrë refuzimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, kryebanditit Edi Ramës. Holanda ekstremisht hezituese dhe nuk është vetëm, por me Francën dhe Gjermaninë. Kjo është kambanë alarmi për Shqipërinë. Edhe pse ven-di ynë nuk ka plotësuar standardet, BE duhet të mbështesë Shqipërinë si e vetmja shpresë për të ardhmen e vendit. Edvinoviç ora po të vjen. Shqiptarët do japin vendin që ti meriton”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Deklaratat e Lu, Kokëdhima i dërgon letër ambasadorit

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i dërgoi dje një letër ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Sipas një deklarate për shtyp të zyrës së shtypit të Partisë “Zgjidhja”, në këtë letër Kokëdhima e informon ambasadorin amerikan për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë. Nuk jepen hollësi për përm-bajtjen e letrës, por mendohet se ajo ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funk-sionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë. Kjo është hera e dytë që ambasadori Lu adreson akuza ndaj ish-deputetit Kokëdhima. Në 4 nëntor 2016, pas akuzave të tilla, Kokëdhima, përmes një deklarate publike, akuzoi diplo-matin si të korruptuar.

Page 7: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ditën e sotme Izet haxhia, ish truproja i Sali

Berishës, do të dalë para gjykatës turke, ku do të njihet me afatet e ekstradimit dhe vendimin përfundimtar për rikthimin e tij në

Shqipëri. Pak ditë më parë ai u dorëzua pranë policisë turke dhe tashmë ndodhet në qeli. Por gazeta dje kontaktoi me avokatin...

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, brenda pak ditëve pritet të ek-stradohet në Tiranë për vrasjen e Azem Hajdarit. Më herët ai ka folur në media mbi ekstradimin e tij, ndërsa ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj Berishës dhe Metës. “Dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpër-blim nga Berisha dhe Meta te banka e kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas. Për çfarë drejtësie flasin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të ‘Rognerit’, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë”, tha ai. Haxhia ka folur dhe për rolin që pretendohet e ka pasur në vrasjen e Ha-jdarit. Në akuzën e prokurorisë thuhet e ai e nxori në pritë, mirëpo Haxhia ka mohuar një gjë të tillë. “Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit”, ka thënë ai.

HAXHIA AKUZA METËS DHE BERISHËS

Ditmir Bushati: Marrëveshja e re me Greqinë do jetë më e drejtë se e 2009, rendësi ka rezultati dhe jo afatet kohore

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati, ka dhënë dje detaje sa i takon negociatave me Greqinë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të mbetura pezull. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me min-istrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, Bushati tha se në këtë proces më shumë rëndësi ka ajo se çfarë do arrihet sesa afatet. “Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me të gjitha vendet sidomos me vendet që kanë kaluar eksperiencë të ngjashme

dhe e dinë sesa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit europian si një fuqi transformuese dhe zhvillimore për shoqërinë por dhe kontribut për paqen e stabilitet në evropian. Për t’iu kthyer afateve, siç e tha ministri, datat dhe afatet janë në thelb motivuese, e njëjta logjikë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që do të zhvillojmë me Greqinë, por nga ana tjetër me rastin në fjalë datat dhe afatet indikative nuk janë qëllim në vetvete. Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë mundësisht

drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë”, tha ai. Ministri deklaroi se Greqia është vendi që ka kontribuar për procesin e integrimit. Në lidhje me takimin me homologun polak, Bushati tha se në fokus ishte integrimi i Shqipërisë dhe bash-këpunimi dy palësh. “I shpreh mirënjohje Polo-nisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë

në procesin e integrimit dhe tani në procesin e anëtarësimit. Iniciuam konferencën e Tiranës që është një ndihmëse e çmuar që Polonia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, kryesisht me fokus detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24. Një eksperiencë e vyer polake, e cila gjithashtu ka akumuluar nga transferimi i ek-speriencës holandeze në të shkuarën dhe me bujari po afron këtë për vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë duke kontribuuar në fuqizimin e burimeve njerëzore”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Vrasja e heroit të Demokra-cisë Azem Hajdari pritet të rindezë dhe një herë debatet politike. Kur u bë ekzekutimi i

tij më 12 shtator 1998 nisi një krizë e fortë politike, pasi PD tentoi dhe rrëzimin e qeverisë. Por 20 vite nga vrasja e tij, debatet pritet të rikthehen, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Ditën e sotme Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të dalë para gjykatës turke, ku do të njihet me afatet e ekstradimit dhe vendimin përfundimtar për rikthimin e tij në Shqipëri. Pak ditë më parë ai u dorëzua pranë policisë turke dhe tashmë ndodhet në qeli. Por gazeta dje kontaktoi me avokatin e tij, zotin Fran Dashi, i cili tha se sot në orën 09.00 Izet Haxhia do të dalë para trupës gjykuese, e cila do të finalizojë procesin e ekstradimit. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë afatin e ekstradimit, ku nuk është çudi që mund të ketë dhe një ekstradim brenda ditës së sotme. Megjithatë avokati tha se ek-stradimet kërkojnë kohë, por mbetet të pritet e çfarë do të vendosë gjykata turke ndaj ish-truprojës së Berishës.

Rihapja e çështjesHaxhia është i dënuar në Shqipëri

me 25 vite burg, si pjesëmarrës në vrasjen e Hajdarit. Por ai në atë kohë u largua drejt Turqisë, ku fillimisht nisi procedurat e azilit, që më pas ju refuzua. Pas shumë procedurash gjyqësore, ishte Gjykata e Lartë ajo e cila vendosi që ai të ekstrado-het në Shqipëri ku do të duhet të kryejë dënimin. Por Haxhia e ka deklaruar se me të mbërritur në Shqipëri, ai do të kërkojë rihapjen e çështjes. Gazeta pak kohë më parë publikoi një intervistë të avokatit Fran Dashi, i cili tha se sipas Kodit të ri të Procedurës Penale është e drejta e tij të kërkojë rigjykim. Kjo do të thotë se vrasja e Hajdarit do të rikthejë dhe një herë akuzat politike, kjo pasi Izet Haxhia akuzon drejtpërdrejt si përgjegjës kryesor Sali Berishën. “Nuk kam pasur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kem asnjëherë, pavarësisht faktin se shumë njerëz dhe klani Berisha në radhë të parë ju intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve. Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes Ha-jdari të kthehem e të ballafaqohem me drejtësinë. Nuk kam asgjë për tu trembur nga asnjë lloj drejtësie por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara

qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit. Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bash-këpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpol Ankarasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Menjëherë pasi bëri vrasjen, Haxhia u arratis përtej detit. Sipas informa-cioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në

të cilin dhe u arrestua. Haxhia ka qenë truproja e ish-presidentit Sali Berisha. Ai është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjet e 14 shtatorit të po atij viti, kur u sulmua Kryeministria. Madje, për këtë akuzë ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Izet Haxhia u largua nga vendi në fillim të vitit 1999, kur hetimet për vrasjen e ish-deputetit Hajdari po implikonin edhe vëllezërit Haxhia. Por pritet që kjo çështje të tra-zojë dhe një herë politikën shqiptare.

gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë po e përdorin edhe sot të vdekur. I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë”, tha ai pak kohë më parë.

Akuzat ndaj HaxhisëIzet Haxhia, ish-oficeri i Gardës

Kombëtare, është i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3

Haxhia njihet sot me afatet për ekstradimin në Shqipëri

Vrasja e Azem Hajdarit gati të rindezë politikën, Izet Haxhia nis procedurat e ekstradimit, ish-truproja i Berishës del sot para gjykatës turke

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosm-ani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një

moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndësh-kimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar.

JA SI NDODHI VRASJA E HAJDARIT Romeo Kara: Haxhia do ekstradohet shumë shpejt

Ish-Juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka zbuluar se ai dhe një grup personash të tjerë i kanë bërë Izet Haxhisë një ofertë që të shkonte dhe të jetonte në Australi bashkë me familjen e tij. Sipas tij, ish-truproja i Berishës e ka refuzuar këtë ofertë dhe është treguar i gatshëm të përballet me drejtësinë në Shqipëri. “Janë plotësuar të gjitha procedurat e ekstradimit, nuk kam dijeni a vjen nesër apo jo, por punohet nga momenti në moment për ardhjen e tij këtu. Izet Haxhia është një nga iniciatorët e ngritjes së zërit të vërtetës në Shqipëri. Ai tashmë është bërë një fenomen. Nuk marr përsipër ta shpall të pafajshëm në lidhje me problemet që e kanë akuzuar, por marr përsipër të them, që ai është një person thellësisht i bindur të ecë në rrugën e të vërtetës e cila të çon te dre-jtësia. Ai dhe familja e tij kanë një jetë të shkatërruar nga padrejtësitë. Ka qenë i vendosur vetë, të mos priste edhe katër vite që t'i parashkruhej akuza, iu dha mundësia për të jetuar i lirë në Australi. Unë dhe miqtë i mi i kemi mundësuar, me mundësitë tona modeste”, tha ai.

Negociatat, ministri polak: Duam rezultate nga reformat

“Në BE është krijuar një grup, gru-pi i vendeve që mbështesin zgjerimin e BE dhe ky grup funksionon brenda BE. Është mirë që Shqipëria të bash-këpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë zgjerimi të BE me Ballkanit Perëndimor”. Kështu u shpreh dje në Tiranë ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputoëicz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Czaputoëicz duke vlerësuar përpjekjet reformatore të Shqipërisë, tha se është mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Në BE vazhdon diskutimi për zgjer-imin në BE, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin zgjerimin e BE. Sipas men-dimit tonë duhet përcaktuar qartë data sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë reale që të punojnë siç duhet. Kështu ka ndodhur me vendin tonë”, tha ai.

Page 8: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

8 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kuvendi shpall vakancën pas dorëheqjes së Saimir Tahirit, pritet të rikthehet në Parlament Spartak Braho

Kuvendi dorëzoi ditën e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njoftimin për vendin vakant pas dorëheqjes së ish-min-istrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas informacioneve, shkresa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa më tej do të vijojnë edhe procedurat e tjera ligjore, siç është zëvendësimi i Tahirit me pasuesin e tij në listën zgjedhore. “I nderuar z. Zguri, Ju njoftojmë se deputeti Saimir Tahi-ri ka depozituar në Kuvend dorëzimin e man-datit të deputetit. Në mbështetje të nenit 71,

mandati i tij si deputet ka mbaruar. Bazuar në nenin 164 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Kuvendi i njofton Komisionit Qendror të Zgjedhjeve krijimin e vakancës për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit Saimir Tahiri, deputet i pavarur, por në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, qarku Tiranë, për të vi-juar me procedurat e zëvendësimit të tij me deputetin e radhës sipas listës”, thuhet në shkresën që Kuvendi i ka dërguar KQZ. Në këtë rast, mandati i ndërprerë i Saimir Ta-

hirit, pas dorëheqjes së këtij të fundit, duhet t’i kalojë Spartak Brahos, i cili ishte i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Momentalisht, ai mban postin e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë një prononcimi me-diatik, Braho u shpreh i pavendosur nëse do ta pranojë detyrën e deputetit apo jo. “Nuk kam vendosur nëse do e pranoj mandatin. Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Kur të shpallet vakanca, do të përcaktoj qën-drimin”, u shpreh Braho disa ditë më parë. Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir

Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pak ditë më parë për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij për dyshimet se është i implikuar në trafikun e drogës. Ai vendosi të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. “Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milionë shqiptarët e tjerë. E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, dre-jtësinë dhe ligjin”, tha Saimir Tahiri.

“Kohët e fundit kemi krijuar një platformë inovative online, përmes së cilës qytetarët mund të kenë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me ministrat e qeverisë për të trajtuar së bashku çdo keqbërje nga zyrtarët publikë. Platforma promovon aksesin në informacion, transparencë, llogaridhënie dhe betejën kundër korrupsionit qeveritar dhe in-

stitucional. Rreth 81 zyrtarë publikë tashmë janë shkarkuar dhe shumë prej tyre janë disiplinuar ose madje janë ndjekur penalisht për mos ofrimin e shërbimeve publike në kohë ose që kanë kërkuar ryshfet. Kjo është në sajë të ankesave të qytetarëve përmes platformës online”, tha Edi Rama në interv-istën për “The Parliament Magazine”.

RAMA: KRIJUAM NJË PLATFORMË VETËM PËR QYTETARËT

Edi Rama: Nacionalizmi dhe përçarjet politike në Shqipëri po nxiten nga jashtë,

ka dëshmi për lidhjet e PD me rusët

Kryeministri: Po spastrojmë sistemin gjyqësor, 21 janë larguar nga detyra

Mimoza IBRA

Kryeministri Edi Rama e ndali theksin dje tek ndik-imi i forcave të jashtme në përçarjet politike brenda

Shqipërisë. Gjatë një interviste të dhënë për “The Parliament Maga-zine”, kreu i qeverisë deklaroi se ekzistojnë disa forca që duan të dobësojnë vendin tonë, duke krijuar tensione dhe përçarje. Por nga ana tjetër, Rama shtoi se për momentin nuk ndihet i shqetësuar për ndikimin e këtyre forcave të jashtme. “Ka diçka unike për Shqipërinë, ne jemi vendi më pro-evropian dhe më pro-SHBA në Evropë. Por, si një anëtar i NATO-s dhe një kombi evropian, ka fuqi që do të donin të dobësonin angazhimin tonë ndaj Aleancës Perëndimore. Ndërprerja politike, përfshirë inkura-jimin e populizmit dhe nacionalizmit, mund të jetë një nga taktikat. Jam i shqetësuar? Jo për momentin. Partia ime u kthye në qeveri me një shumicë të fortë. Për mua ka vetëm një gjë për t’u përqendruar në: Modernizimin e vendit tim përmes reformave të thella që të tjerët para nesh nuk guxonin të imagjinonin, e lenë të luftojmë për të”, tha Edi Rama. I pyetur për lidh-jet e Partisë Demokratike me rusët, kryeministri u kujdes të shpjegonte se nuk i pëlqen të flasë në takimet apo in-tervistat ndërkombëtare për opozitën. Por nga ana tjetër, ai nënvizoi se ka disa dëshmi që PD është mbështetur financiarisht nga Rusia, në kundërsh-tim me ligjet e vendit. “Kam dëgjuar dhe lexuar tregimet. Duket se ka disa dëshmi se kundërshtarët tanë politik morën mbështetje financiare në shkelje të legjislacionit tonë. Ekziston një hetim i vazhdueshëm, por si rreg-ull, vendosa shumë kohë më parë të mos komentoj ndërkombëtarisht për opozitën. Ne në Shqipëri përpiqemi të mbajmë marrëdhënie miqësore me të gjitha kombet”, u shpreh ai.

Hapja e negociatave, thellim i reformave

Kryeministri Edi Rama shtoi më tej se nëse në qershor merret vendimi për të hapur negociatat me BE, atëherë kjo gjë do të ndikonte në thellimin e mëtejshëm të reformave. Sipas tij, kushti themelor i kërkuar

nga ndërkombëtarët ishte spastrimi i sistemit gjyqësor nga të korruptuarit. Duke bërë edhe një bilanc të të lar-guarve të sistemi i drejtësisë, Rama theksoi se ky kusht është përmbush-ur. “Korrupsioni në Shqipëri është ende një problem, por Komisioni Evropian e ka gjykuar qartësisht

Shqipërinë jo si një shtet anëtar i ri, por si një shtet me aspirata për BE. Negociatat për anëtarësim do të ndihmojnë në thellimin e reformave dhe rezultateve tona kundër korrup-sionit. Ne në Shqipëri kemi pasur një problem të madh me një gjyqësor të korruptuar. Zyrtarët e BE na thanë se

Ambasadorja e Francës: Azilkërkuesit prishën

imazhin e venditAmbasadorja e Francës në

Shqipëri, Christina Vasak deklar-oi ditën e djeshme se azilkërkuesit shqiptarë e kanë prishur imazhin e vendit në rang ndërkombëtar. Gjatë një vizite të kryer në Shkodër në kuadër të javës së Evropës, ambasa-dorja shtoi se shqiptarët kanë tejkaluar numrin e pritshëm për të kërkuar azil. “Azilkërkuesit shqiptarë kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyr-tohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reak-sion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë”, theksoi Christina Vasak. Këto deklarata vijnë në një kohë kur vendi ynë pret që në qershor të hapen negociatat, ndërsa janë akoma tre vende që duhen bindur që të votojnë pro-Shqipërisë. Midis tyre, bën pjesë edhe Franca, bashkë me Holandën dhe Gjermaninë. Kujtojmë që pak ditë më parë edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin iu bëri thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë më azil.

Meta me ministrin polak: Mbështetje për integrimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz. Gjatë takimit, Meta theksoi se vizita e polakut është një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton mar-rëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh. Lidhur me integrimin në BE, kreu i shtetit shprehu mirën-johjen për mbështetjen e Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, Ilir Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëm-bimeve tregtare midis dy vendeve dhe shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bash-këpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit. “Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen”, tha Ilir Meta.

“Pa dyshim, programi ynë për reformën e drejtësisë ishte shumë vendimtare në rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociatat pa kushte. Por nga ana tjetër janë bërë edhe shumë gjëra të tjera. Vetëm dy vjet më parë ne ishim përballur me një sfidë të madhe për shkak të dy dekadave të kultivimit të gjerë të kanabisit në natyrë, ne e kemi çrrënjosur

këtë industri të paligjshme. Ne kemi forcuar programet tona të zhvillimit bujqësor për të pro-movuar kulturat zëvendësuese. Ne po përmirësojmë gjithashtu administrimin tonë dhe tani pro-cesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve po shtrihet në polici”, deklaroi Edi Rama në një intervistë të dhënë për “The Parliament Magazine”.

Kryeministri: Reforma në drejtësi bindi KE

na duhej ta rregullonim këtë. Pra, së bashku me Brukselin, me ndihmën e Uashingtonit, ne kemi krijuar një formulë për të forcuar sundimin e ligjit dhe institucionet gjyqësore. Kjo ka përfshirë ndryshime të thella kushtetuese. Një element kyç është një sistem jopartiak i verifikimit për të çrrënjosur sistemin e drejtësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të kor-ruptuar ose jokompetentë. Deri më tani, 21 janë larguar nga detyra, 17 për shkak se kanë refuzuar të nën-shtrohen vetvetes, ndërsa katër janë larguar sepse nuk ishin në gjendje të justifikojnë pasurinë dhe pasurinë e tyre”, tha Rama. Në vijim, lideri i qeverisë nënvizoi se në qershor nuk do të votohet për zgjerimin e BE, duke pranuar Shqipërinë si vend anëtar, por thjesht do të vijohen negociatat dhe do të thellohet puna. “Tani, ka rekomandime që “modeli shqiptar” të adaptohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Edi Rama.

Kam dëgjuar dhe lex-uar tregimet. Duket se ka disa dëshmi se kundërshtarët tanë politik morën mbështetje financiare në shkelje të legjisla-cionit tonë. Ekziston një hetim i vazh-dueshëm, por si rreg-ull, vendosa shumë kohë më parë të mos komentoj ndërkom-bëtarisht për opozitën.

Page 9: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Matura shtetërore 2018, MASR shpërndan udhëzimin përfundimtar, ja kur do të zhvillohen provimet dhe vlerësimet

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpërndarë ditën e djeshme udhëzimin për-fundimtar për provimet e maturës shtetërore për vitin 2018. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, katër do të jenë lëndët ku nxënësit do të testohen për dijet e tyre. Më konkretisht, lëndët dhe datat për provimet përkatëse vijojnë si më poshtë: Gjuhë e huaj (D3) – 4 qershor 2018; Gjuhë shqipe dhe letërsi – 8 qershor 2018; Matematikë (D2) – 13 qershor 2018; Provime me zgjedhje (Z1/Z2) – 20 qershor 2018. Në udhëzimin e

Ministrisë së Arsimit është sqaruar edhe kohëzgjatja e secilit prej provimeve. Kështu, provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, kurse provimet me zgjedhje 3 orë dhe secili prej tyre do të nisë në orën 10:00. Duke iu referuar udhëzimit, testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, ku 13 prej tyre janë kërkesa me përgjigje alternative dhe 12 pyetje janë me zhvillimit. Vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Ndërsa, testi për provimet me zgjedhje përm-ban 20 pyetje, ku 10 janë me alternativë dhe

10 me zhvillim dhe vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Maturantët të cilët do të japin vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje, do ta fillojnë provimin në orën 11:30 deri në 13:00. Sa u takon maturantëve mbetës, ato mund të futen në fazën e testimit në sesionin e dytë sipas udhëzimit. Brenda datës 2 qershor 2018, DAR/ZA-të duhet të marrin nga shkol-lat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2017-2018 dhe t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online. Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e

mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. Ndërsa, teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi italiane” për seksionet dygjuhëshe shqipta-ro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse. Teza e provimit “Gjuhë frënge” për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

Kuvendi miraton ligjin, pension minatori për të përndjekurit politikë që punuan

në nëntokë, ja kriteret e përfitimit

Kostoja financiare për dëmshpërblim është parashikuar 4 milionë lekë çdo muaj

Mimoza IBRA

Ish-të përndjekurit politikë që kanë kryer dënimin e tyre në burgje, duke punuar në miniera në nëntokë do të dëmshpërble-

hen duke përfituar pension mina-tori. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mblodh ditën e djeshme për të shqyrtuar këtë projektligj dhe në fund e miratoi me votat pro të të gjithë të pranishmëve në mbledhje. Të ftuar për të bërë shp-jegimet përkatëse për projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” ishin zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen, dre-jtori i inspektimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Astrit Kuka si edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë. Gjatë prezantimit, Dajna Sorensen u shpreh se ky projektligj ka dy elementë primarë. “Ndryshimi i vetëm ndodh në nenin 5. Objektivi i këtij projektligji është sigurimi i të drejtës për pension për të gjithë ata që kane vuajtur dënimin e tyre në burgje, në miniera në nëntokë. Dy janë elementët primarë të këtij pro-jektligji: i pari ka të bëjë me njohjen e periudhës së dyfishit të qëndrimit në këto burgje, dhe elementi i dytë është llogaritja e pagës sa paga e punës në minierë”, deklaroi ajo.

Dokumentet e nevojshmeNë projektligjin e ri, ata duhet të

paraqesin vetëm dokumentet që janë ish-të përndjekur politikë, pa qenë të detyruar për ta provuar punën e tyre përmes vërtetimeve në kohën e dënimit, vitet përkatëse dhe minierat ku kanë punuar. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. “Pra, thjesht dy minis-tritë do të konkludojnë që miniera e Spaçit apo ndonjë tjetër, janë miniera burgjesh në nëntokë dhe automatikisht ne me këtë dokument nuk kërkojmë dokument tjetër nga ish-të përndjekurit”, deklaroi Astrit Kuka. Të pranishëm në komisionin parlamentar të Shëndetësisë ishin

deputetët e LSI dhe ata të Partisë Socialiste, ndërsa u vu re mungesa e demokratëve. Por pavarësisht kësaj mungese, projektligji, pas diskuti-meve, u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi me 10 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. Kryetari i komisionit, Petrit Vasili e konsideroi këtë ndryshim në projek-tligj si mjaft të rëndësishëm.

Ja kush përfitonNga ndryshimi i nenit 5 në pro-

jektligjin “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” do të përfitojnë 264 ish-të përndjekur politikë që dënimin e tyre e vuajtën në burgje ku punohej në miniera në nëntokë. Një gjë të tillë e bëri me dije dje në mbledhjen e komisionit zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen. “Num-ri i personave që përfitojnë nga ky

Ekspertët: Ballkani Perëndimor ndeshet me shumë rreziqe

Sipas një studimi nga ish-diplo-matë të njohur amerikanë, Ballkani Perëndimor ndeshet sot me shumë rreziqe dhe ka nevojë për një angazhim më të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Studimi është prezantuar ditët e fundit në Uashingot dhe autorë të tij janë Thomas E. Gra-ham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter dhe Frank Ëisner. Sipas tyre anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë ndikimeve negative në rajon nga Rusia, Kina dhe Turqia. Pjesëmarrësit në dis-kutimin e zhvilluar në Institutin Amer-ikan të Paqes shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me zhvillimet negative në Ballkanin Perëndimor. “Ndërhyrja destabilizuese e Rusisë, në veçanti, shtimi i pranisë kineze, janë në rrugë për t’u bërë një aktor serioz në rajon pa përfillur fare standardet evropiane dhe parimet e perëndimit”, tha amba-sadori Frank Ëisner.

Peleshi: 4600 fermerë fitojnë financime

nga shteti4600 fermerë në të gjithë vendin

pritet të fitojnë financime nga buxheti i shtetit përmes fondit të posaçëm që ka si qëllim zhvillimin e investimeve në bujqësi. Një gjë të tillë e bëri të ditur ditën e djeshme vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. Gjatë një takimi të zhvilluar me fermerë të zonës nga fshati Pojan i Korçës, Peleshi deklaroi se aplikimet përgjatë këtij viti janë akoma të larta sesa gjatë vitit që lamë pas. Sipas Niko Peleshit, brenda këtij muaji do të marrë jetë një program i Bashkimit Evropian për orientimin dhe informimin e biznesit. Nga ana tjetër, ministri theksoi se do të bëhen përpjekjet maksimale për t’i përthi-thur sa më mirë fondet e këtij projekti, duke mos bërë gabimet e vendeve të tjera që kanë dështuar më herët. Ndërsa pak kohë më parë, Peleshi njohu nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të Skemës Kombëtare, për kulturat arrore.

“Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejtpërsëdrejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejtpërsëdrejti, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të

merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”, deklaroi pak kohë më parë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

ARBEN AHMETAJ: JEMI VËNË NË LËVIZJE

Ligji nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, i ndryshuar parashikon që njihet e vlefshme për efekt vjetërsie në punë ose shërbimi koha e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë dhe me internim si dënim penal plotësues. Vjetërsia në punë për kohën e vuajtjes së dënimit u njihet edhe personave që kanë qenë pa punë para fillimit të ndjekjes penale. Për efekt të llogaritjes së pensionit, personat e dënuar gëzojnë të drejtën e zgjedhjes së pagës me-satare mujore të marrë gjatë tre vjetëve me radhë brenda dhjetë vjetëve të fundit.

SI NJIHEN VITET E BURGUT SI VITE PUNE

Ndryshimi i vetëm ndodh në nenin 5. Ob-jektivi i këtij projektligji është sigurimi i të drejtës për pension për të gjithë ata që kane vuajtur dënimin e tyre në burgje, në miniera në nëntokë. Dy janë elementët primarë të këtij projektligji: i pari ka të bëjë me njohjen e periudhës së dyfishit të qëndrimit në këto burgje, dhe elementi i dytë është llogaritja e pagës sa paga e punës në minierë...ndryshim është 264 ish-të dënuar politikë dhe kostoja financiare e parashikuar në buxhetin e shtetit është afërsisht 4 milionë lekë për çdo muaj. Pra, i gjithë qëllimi i këtij ndryshimi në ligj dhe diskutimit të djeshëm në komision është që të bëhet e mundur njohja automatike

e viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra një vit burg do të njihet si dy vite punë. Po ashtu do të bëhet e mundur edhe njohja e pagës për ish-të dënuarit politikë sa paga në minierë, e gjitha kjo duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve”, tha ajo.

Page 10: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

10 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

e k o n o m i www.sot.com.al

Udhëzimi/ Ndryshojnë taksat e qarkullimit, ja sa do të paguajnë makinat për çdo vit përdorimi,

në fuqi dhe taksa e re për makinat luksoze

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdryshon përllogaritja e taksës vjetore të mjeteve të përdorura

Ministria e Finan-cave ka vendosur të ndryshojë kriteret e pagesës së taksës

së qarkullimit për makinat e përdorura dhe ato luksoze. Në një udhëzim të publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyr-tare (dhe që tashmë ka hyrë në fuqi), firmosur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, konstatohet së pari ndryshimi i përllogaritjes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Ndër kriteret e llogaritjes së kësaj takse, tashmë nuk do të jetë lloji i karburantit që përdoret për makinën si nafta apo benzina si dhe cilindrata. Në llogaritjen e kësaj takse, mak-inat tashmë do të ndahen në 3 kategori: Kategoria e mjeteve, motomjeteve, autoveturave dhe automjeteve për transport të përzier; Të gjitha llojet e tjera; Autobusët. Elementi i vetëm mbi bazë të të cilit do të bëhet përl-logaritja e kësaj takse, do të jenë mosha e mjetit.

Si do të llogaritet gjoba Pagesa e taksës bëhet brenda

afatit të vlefshmërisë, por gjith-një para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Kontrolli teknik i mjeteve rrugore me motor dhe rimork-iove të tyre kryhet brenda peri-udhës së vlefshmërisë 365-ditore të taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së par-ashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Shembulli për llogaritjen e gjobës për mospag-esë të taksës brenda afatit të vlefshmërisë së parashikuar tashmë do të jetë ky: “Mjeti me cilindratë 2993 cm3 , me naftë dhe vit prodhimi 2003, për vitin 2015 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 22.9.2015, në vlerën 11,972 lekë. Në datën 21.1.2017 pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2016 në vlerën 13,469 lekë. Duke qenë se është me 4 muaj vonesë për pagesën e TVMP-së, për taksën e mjetit ap-likohet 20% gjobë mbi shumën e taksës që duhet të paguajë për vitin 2016, në vlerën 2,694 lekë. Vlera totale që pronari i automjetit duhet të paguajë për vitin 2016 është 16,163 lekë.” Nga ana tjetër, duke qenë se është paraqitur më datë 21.1.2017, vlefshmëria e TVMP-së për vitin në vazhdim llogaritet nga data 1.1.2017. Për këtë arsye, përveç taksës së vitit 2016, pronari i mjetit detyrohet të paguajë edhe detyrimin e TVMP-së për vitin 2017, në shumën 14,965 lekë dhe vlerën e gjobës prej 5% për një

pagimin e taksës i takon pronar-it të mjetit. Kjo taksë paguhet në të njëjtin moment kur paguhet taksa vjetore e mjeteve të për-dorura të transportit. Shembull: Mjeti me cilindratë 3628 cm3 , me naftë dhe vit prodhimi 2008, për vitin 2015 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 27.12.2015, për vlerën 9,524 lekë. Në datën 12.1.2017 pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2016. Mjetit i ka kaluar afati më shumë se 10 ditë nga afati i vlefshmërisë së taksës, pra llogaritet me 1 muaj vonesë për pagesën e TVMP-së për vitin 2016. Për këtë arsye, pronari i mjetit duhet të paguajë TVMP e vitit 2016 në shumën 9,977 si dhe 5% gjobë mbi shumën e taksës së TVMP-së në shumën 499 lekë. Shuma totale e TVMP-së që duhet të paguajë për vitin 2016 është 16,163 lekë. Gjithashtu, nëse mjeti është me cilindratë më të madhe ose të barabartë me 3000 cm3, detyro-het të paguajë edhe TVML për vitit 2016 në shumën 21,000 lekë dhe gjobë për TVML prej 5% në shumën 1,050 lekë. Shuma totale e taksave (TVMP+TVML) që pronari i mjetit duhet të paguajë për vitin 2016 është në shumën 32,526 lekë. Nga ana tjetër, duke qenë se subjekti është para-qitur më datë 12.1.2017, i ka mbaruar afati i vlefshmërisë së taksave për këtë mjet, detyrohet të paguajë edhe detyrimet për TVMP për vitin 2017, në vlerën 10,431 lekë dhe vlera e gjobës prej 5% për një muaj vonesë që është në vlerën 522 lekë. Shuma totale që subjekti detyrohet të paguajë është 10,953 lekë. Afati i vlefshmërisë për vitin 2017 fillon nga data 1.1.2017. Gjithashtu, subjekti ka detyrimin të pagua-jë edhe TVML për vitit 2017 në shumën 21,000 lekë dhe gjobë prej 5% në shumën 1,050 lekë. Shuma totale e taksave për vitin 2017 është në shumën 33,003 lekë me afat vlefshmërie deri në 12.1.2018. Shembull: Pronari i mjetit me cilindratë 3653 cm 3 , me benzinë dhe vit prodhimi 2006, paraqitet pranë struk-turave të Drejtorisë së Përg-jithshme të Shërbimeve të Trans-portit Rrugor për të regjistruar për herë të parë mjetin më datë 16.6.2017. Në datën 16.6.2017 pronari i mjetit ka detyrimin të paguajë TVMP-në për 7-muaj të vitit 2017 në shumën 5,966 lekë (3653*0.28*10=10,228/12*7). Duke qenë se është me cilindratë më të madhe ose të barabartë me 3000 cm3 duhet të paguajë dhe TRML në shumën 70,000 lekë dhe TVML për 7 muaj të vitit 2017 në shumën 12,250 (21,000/12*7) lekë. Vlera totale e taksave (TVMP+TVML) që pro-nari i mjetit duhet të paguajë për vitin 2017 është 88,216 lekë.

muaj që është në vlerën 748 lekë. Në total vlera e taksave për vitin 2017 që duhet të paguajë është 15,713 lekë, me afat vlefshmërie deri më 21.1.2018. Rritet taksa për mjetet luksoze

Ashtu siç është planifikuar, tashmë hyn në fuqi dhe taksa për automjetet luksoze 6+1. Në kuptim të ligjit për taksat kombëtare dhe të këtij udhëzimi, “automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: a) cilin-dratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë. Pavarë-sisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi fillestar në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si agjente e përcaktuar nga ligji për mbledhjen e këtyre taksave, deklaron dhe paguan taksën e mjeteve të përdorura të transportit, në administratën tatimore në përputhje me pikën 1.2.1 dhe 1.2.2 të këtij udhëzimi. Vlera e mjetit do të plotësohet

nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në sistemin informatikë në fushën “vlera e mjetit”, për të gjitha rastet e regjistrimeve të reja, ndryshimit të pronësisë, si dhe kur nga kontrolli është konstatuar se vlera e mjetit nuk është ajo e duhura. Lidhur me përcaktimin e vlerës së mjetit, do të veprohet kështu: Për mje-tet e importit të paregjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor: Për mjetet e importit të paregjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vlera e mjetit do të merret nga deklarata me referencë doganore DAV, e cila llogaritet si totali i vlerës së tatueshme (baza e tatueshme) mbi të cilën llogaritet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe duke i shtuar TVSH e llogaritur në do-ganë (Totali = Baza e tatueshme + TVSH). Kur mjeti blihet nga subjekte të licencuara, vlera e mjetit do të merret nga fatura tatimore e shitjes, e cila është vlera totale e barabartë me vlerën e tatueshme duke i shtuar dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në rast se për të njëjtin mjet dis-ponohen dy ose më shumë doku-mente, si për shembull, deklaratë

me referencë doganore DAV dhe Faturë Tatimore Shitje, gjithmonë do merret për tu regjistruar në fushën “vlera e mjetit” vlera totale e mjetit që është më e madhe në këto dokumente. Për mjetet që janë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor: Kur mjeti blihet nga subjekte të licencuara vlera e mjetit do të merret nga fatura tatimore e shitjes, e cila është vlera totale e barabartë me vlerën e tatueshme duke i shtuar dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Vlera e mjetit në kontratën note-riale të shitblerjes. Për rastet kur nga dokumentacioni shoqërues nuk përcaktohet vlera e mjetit (akt-dhurimi, dëshmi trashëgimie etj.), shërbimi do të refuzohet deri në plotësimin e kësaj vlere nga subjekti që ka nënshkruar dokumentin ose me dakordësinë e përfituesit do të merret vlera që ndodhet në dosjen e mjetit duke ju referuar rasteve të sqa-ruara më sipër.

Taksa e përvitshme për mjetet luksoze

Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është taksë vjetore për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet. Detyrimi për

Në llogaritjen e kësaj takse, makinat tashmë do të ndahen në 3 kategori: Kategoria e mjeteve, motomjeteve, autoveturve dhe automjeteve për transport të përzier; Të gjitha llojet e tjera; Autobusët. Elementi i vetëm mbi bazë të të cilit do të bëhet përllogaritja e kësaj takse, do të jenë mosha e mjetit...

Page 11: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 11

s p e c i a l e www.sot.com.al

Ja si anëtarët e PPSH dyshonin te Koçi Xoxe

Dokumentet e CIA, ja si nisën përplasjet mes Hoxhës dhe Titos, pas ekzekutimit

të Koçi Xoxes fshihej MoskaCIA ka hedhur hije dyshimi mbi

ekzekutimin e ish-ministrit të Brendshëm, Koçi Xoxe, nga regjimi komunist. Në një do-

kument të deklasifikuar, ku bëhet një përmbledhje e zhvillimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist, tregohet e si lidi armiqësia me Jugosllavinë, gjë që çoi në vrasjen e Xoxes. Por amerikanët hedhin dyshime se pas urdhrit për ekzekutimin e tij fshihej Moska.

Marrëdhëniet Hoxha-XoxeNë vitet e para të pasluftës Hoxha

e Xoxe nuk e kundërshtuan dominimi jugosllav të vendit dhe koordinuan planet ekonomike duke formuar ndërmarrje të përbashkëta dhe duke nisur punën për bashkimin doganor. Në vitin 1947 ndihmat jugosllave arrinin në 57 për qind të buxhetit të Shqipërisë. Shumë këshilltarë ekono-mikë dhe ushtarakë jugosllavë ishin vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në projektet ekonomike dhe për të kontribuar në luftën guerile në Greqi. Shqiptarët padyshim që e përçmonin dominimin në rritje të Jugosllavisë dhe veçanërisht objektivin e Titos për aneksimin e Shqipërisë, por nuk kishin alternativë tjetër pasi këto bëheshin me miratimin e Moskës. Ata që shprehnin kundërshtim spastro-heshin dhe disa janë ekzekutuar për deviacion. Në korrik 1947, Hoxha i shoqëruar nga Kapo vizituan Moskën për herë të parë, ku dhe mund të kenë shprehur rezistencë ndaj planeve jugosllave. Kjo shpjegon dhe një dokument kritik ndaj programit shqiptar që jugosllavët i dërguan Komitetit Qendror në nëntor 1947. Në memorandum partia shqiptare akuzohej për politika antijugosllave, të një mendësie borgjezo-perëndimore. Beogradi akuzonte Nako Spirun si bashkëpunëtor të armikut dhe thoshte se plani pesë-vjeçar i Shqipërisë ishte autokratik dhe jorealist (këto akuza ishin thuajse të njëjta me ato që BRSS do të bënte kundër Jugosllavisë disa muaj më vonë). Hoxha u kritikua prej tyre ndërsa Shehu u hoq nga posti i kreut të ushtrisë, kur kundërshtoi instalimin e dy divizioneve të ushtrisë jugosllave në mbështetje të guerrilasve komunistë në Greqi. Në një editorial të Hoxhës në “Zërin e Popullit” në janar 1948 me titull “Çfarë është Tito për Shqipërinë” lavdërohet dashuria e Titos për popullin shqiptar dhe asistenca e tij gjatë kohës së luftës dhe paqes, ndërsa në shkurt disa mallra dolën në shitje të lirë në Shqipëri për të cilat shtypi thoshte se ishin avantazhet e ndihmës ekonomike të Jugosllavisë. Por nënshtrimit të Shqipërisë ndaj fqinjit të saj po i vinte fundi teksa në pranverë udhëheqësi bullgar Dimitrov dhe Kardejl në vend të Titos, u thirrën në Moskë nga Stalini për t’u kritikuar mbi marrëveshjen e fshehtë të krijimit të federatës bullgaro-jugosllave. Sta-lini gjithashtu dënoi Jugosllavinë për dërgimin e dy divizioneve ushtarake në Shqipëri pa dijeninë e Moskës. Kjo sugjeron se shqiptarët kishin infor-muar më parë BRSS për kërcënimin e dominimit jugosllav dhe kishin

kërkuar asistencën e tij. Pak më vonë u rrit dhe interesi i BRSS për Shqipërinë, teksa në fund të marsit një mision ushtarak sovjetik i drejtuar nga një gjeneral e 15 oficerë, erdhi në Shqipëri.

Reagimi ndaj TitosShqiptarët morën zemër nga

kjo dhe në ditëlindjen e Titos më 25 maj ata nuk dërguan urime. Shoqa-ta shqiptaro-jugosllave e miqësisë mbajti festë për rastin, por në shtyp asaj iu kushtuan vetëm pesë rreshta dhe nuk ishin listuar si pjesëmarrës anëtarë të partisë. Në të njëjtën mbrëmje u organizua dhe një festë në shoqatën kulturore Shqipëri-Bash-kimi Sovjetik, e cila mori 31 radhë në shtyp dhe listonte si pjesëmarrës udhëheqësin Hoxha, Koçi Xoxe dhe anëtarë të tjerë të partisë. Më 31 maj ministri i Industrisë Tuk Jakova (i cili deri kohët e fundit kishte qenë ministri i Jugosllavisë në Shqipëri) njoftoi se një kombinat tekstil do të ndërtohej nga Bashkimi Sovjetik në Tiranë prej vitit 1949. Deri para kësaj kohë ndihmat në Shqipëri vinin vetëm nga Jugosllavia. Pas një jave Tuk Jakova njoftoi se një stacion makinerish bujqësore do të vinte së shpejti nga BRSS, dhe më 11 qershor shtypi vendas njoftoi ardhjen e 100 makinerive bujqësore dhe pajisjeve të tjera nga BRSS. Gjatë këtyre muajve edhe asistenca jugosllave vazhdoi e pandalur, por në 7 qershor ministri jugosllav në Shqipëri, Josip Xherxha u thirr në Beograd dhe nuk

u kthye më. Më 24 qershor shqiptarët dëbuan komisarin politik jugosllav në ushtrinë e vendit, me një urdhër të nënshkruar nga Koçi Xoxe.

Garancia e BRSSDuke parë masën e varësisë së

Shqipërisë nga Jugosllavia deri para majit 1948, është e qartë se për ve-primet e tyre vendasit kishin marrë garanci të plotë nga sovjetikët për të flakur zgjedhën jugosllave edhe përpara përjashtimit të Beogradit nga agjencia ndërkombëtare komuniste e këmbimit të informacionit Komin-form, më 28 qershor. Më vonë të gjitha marrëveshjet dhe paktet me Jugosl-lavinë u denoncuan si të pavlefshme nga Shqipëria dhe u ndalua shitja e gazetës “Borba”. Emri i Titos u fshi nga të gjithë librat e shkollave dhe fotot e tij u hoqën nga vendet publike. Masat u shoqëruan me përforcim të forcave në kufirin jugosllav dhe largim të teknikëve nga vendi. Komiteti Qendror i Partisë shqiptare mbështeti fuqimisht rezolutën e Kominform. Çuditërisht në akuzat dhe kundërakuzat e më-passhme mes dy fqinjëve, ishte vetë Koçi Xoxe që u vu në krye të denon-cimit të jugosllavëve dhe lavdërimeve ndaj BRSS. Hoxha gjatë kësaj kohë qëndroi inaktiv. Hoxha ishte prezent gjatë vizitës së delegacionit sovjetik 9-14 korrik, me darka shtetërore dhe fjalime publike. Koci Xoxe ishte ndër-kohë aktiv në nënshkrimin e mbylljes së kontratave me Jugosllavinë dhe me refuzimin e ftesës në Kongresin e

Partisë Komuniste në Beograd. Koci Xoxe ishte gjithashtu folës në eventin e shoqërisë së miqësisë Shqipëri –BRSS, ku u zgjodh president. Të gjitha këto tregojnë se Xoxe po forconte pozitat e tij dhe mundësisht po përgatitej të merrte vendin e Hoxhës.

Spastrimet e titistëveNë shtator 1948, ylli i Xoxes nisi

të perëndonte; në takimet e komitetit qendror nga 13 deri në 24 shtator, ai dhe Pandi Kristo u denoncuan si agjentët kryesore të “jugosllavëve troskistë” në komitetin qendror. Ata u përjashtuan nga partia dhe Xoxe u zëvendësua nga Tuk Jakova që sapo ishte kthyer nga Moska, ku kishte drejtuar delegacionin tregtar shqiptar. Vendimet e plenumit nuk u bënë publike deri më 21 tetor, ndërsa më 2 tetor ishte njoftuar vetëm se Xoxe ishte hequr nga posti i ministrit të brendshëm për të kaluar te ministria e industrisë. Plenumi u dominua nga Hoxha dhe Jakova. Më tej Hoxha lëvizi shpejt për të konsoliduar kontrollin në parti, teksa në kongresin e nëntorit Xoxe dhe mbështetësit e tij u për-jashtuan nga të gjitha postet. Pëllumb Dishnica. Xhoxhi Blushi e Vasko Kole-ci u përjashtuan gjithashtu nga postet. Në maj 1949 Xoxe, Kristo dhe Koleci u gjykuan si agjentë të Titos, dhe vetëm Xoxe u dënua me vdekje, të tjerët u liruan nga burgu por asnjëri nuk u rehabilitua në parti. Në udhëheqjen e re që doli nga Kongresi i Partisë u bë e qartë se Hoxha kishte dalë fitimtar në

luftën e tij të brendshme me Xoxe, por një rival i ri i mundshëm kishte dalë në skenë, Mehmet Shehu, i cili ishte ngritur në detyrë duke zënë vendin e Xoxes si numri 2 i qeverisë.Roli sovjetik në spastrimet e 1948

Heshtja e Hoxhës gjatë ngjarjeve të vitit 1948 mund të shpjegohet me mundësinë se ai ka qenë në Moskë gjatë kësaj periudhe, për të përgatitur spastrimin e Xoxes dhe kolegëve të tij. Ngjarjet në Shqipëri mes shtatorit 1948 dhe majit 1949 do të bëheshin një model i përhapur në vende të tjera të Evropës Lindore teksa dhe parti të tjera pro-sov-jetike nisën spastrimet e elementëve “titistë”, kështu që dhe spastrimi i Xoxes ka gjasa të jetë një kurth i organizuar në Moskë. Por si jugosllavët dhe shqiptarët pretendojnë se Xoxe ishte pro-jugosl-lav dhe mbështetës i Titos. Milovan Xhilas, në tregimet e një prej bisedave me Stalinin, konfirmon se Jugosllavia në fillim të 1948 e vlerësonte më tepër Xoxen sesa Hoxhën dhe e konsideronin ministrin e Brendshëm si aleatin e tyre për bashkimin e Shqipërisë me Jugosl-lavinë. Por të dhëna të tjera tregojnë se Xoxe dhe mbështetësit e tij kishin shumicën në Byronë Politike dhe nuk po i rezistonin prishjes me Jugosllavinë. Byroja shqiptare në gusht 1948 kishte anëtarë Enver Hoxhën, Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Tuk Jakova, Hysni Kapo, Kristo Themelko, Gogo Nushi dhe Nesti Kerenxhi. Nga këta Kristo, Themelko e Kerenxhi u përjashtuan në nëntor 1948 si mbështetës të Xoxe, por kjo tregon se Xoxe kishte shumicën e Byrosë politike gjatë gushtit, kur Jakova e ndoshta edhe Hoxha ishin në Moskë, dhe mund të kishin marrë pushtetin nëse punonin për jugosllavët. Ka pak gjasa që Hoxha të jetë larguar nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe nëse ai e dinte se Xoxe dhe grupi i tij ishin pro-jugosllavë dhe mund të tentonin përmbysjen. Gjithashtu nuk ka prova se Xoxe ka bërë veprime sub-versive për të kryer grusht shteti titist gjatë gushtit e shtatorit, kur në fakt vazh-donte me referencat e zakonshme për “udhëheqësin e dashur Enver” gjatë fjal-imeve të tij anti-jugosllave. Provat nuk mbështesin akuzat se Xoxe ishte njeriu i Titos, por nuk ka dyshime se ndërhyrja e Moskës në Shqipëri në 1948 ishte një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e fatit të tij. Meqenëse partia shqiptare ishte formuar dhe ushqyer nga jugosl-lavët, udhëheqësit e saj tashmë duhet të shiheshin me dyshim nga Moska. Prandaj ajo ka urdhëruar ndryshimet për të siguruar besnikëri afatgjatë dhe spastrim të radhëve të vjetra. Duke urd-hëruar Hoxhën për spastrimin e Xoxes, Moska mund të ketë zgjedhur njeriun që konsideronte më të dobëtin e të dyve, për ta menaxhuar më mirë për interesat e saj. Ndërsa në terma afatgjatë, Moska mund të ketë konsideruar Shehun si më të aftë e më të besueshëm. Kjo mud të shpjegojë promovimin e tij të shpejtë në vendin numër 2 të partisë. Shehu kishte qenë një gjeneral i aftë gjatë luftës partizane dhe kishte qëndruar më gjatë në BRSS sesa figura të tjera shqiptare. Pas kthimit në Shqipëri në 1946 ai ishte emëruar komandant i ushtrisë, por para vitit 1948 nuk kishte pasur post në parti.

“Në shtator 1948, ylli i Xoxes nisi të perëndonte; në takimet e

komitetit qendror nga 13 deri në 24 shtator, ai dhe Pandi Kris-to u denoncuan si agjentët kryesore të “jugosllavëve troskistë”

në komitetin qendror. Ata u përjashtuan nga partia dhe Xoxe u zëvendësua nga Tuk Jakova që sapo ishte kthyer nga Mos-ka, ku kishte drejtuar delegacionin tregtar shqiptar. Vendimet

e plenumit nuk u bënë publike deri më 21 tetor...

Page 12: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

12 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Pranvera Stojani premtonte viza amerikane kundrejt pagesës 3000-8000 euro

Elvis MYRTA

Një 48- vjeçare është arrestuar nga Poli-cia e qytet të Lezhës, pasi akuzohet për

mashtrim. Në prangat e unifor-mave blu të Lezhës përfundoi, Pranvera Stojani, banuese po në këtë qytet. Ajo prezantohej “klientëve” të saj si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte atyre vizë amerikane kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Burimet zyrtare bë-jnë me dije se 48 vjeçarja Sto-jani u arrestua pasi u zbulua se nëpërmjet mashtrimit u kishte marrë dy shtetasve shumën prej 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane. Kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë re pre e mashtrimit të 48-vjeçares kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzim ndaj saj. Policia u vu menjëherë në lëvizje dhe mëngjesin e djeshëm bëri të mundur arrestimin e shtetases së lartpërmendur. Pas arres-timit të 48-vjeçares policia e Lezhës ngriti dyshime se, shtetësia Pranvera Stojani ka mashtruar dhe persona të tjerë nëpërmjet kësaj skeme, duke i premtuar atyre vizë amerikane. Mbi të rëndon akuza e “mashtrimit ndërkohë që organi i akuzës së Lezhës, ngriti një grup hetimorë që të hetojë mbi këtë çështje.

HetimetMenjëherë pas denon-

cimit të dy persona se ishin mashtruar nga 48-vjeçarja, duke iu premtuar se do mer-rnin vizë amerikane, policia bëri të mundur arrestimin e saj. Gjatë marrjes në pyetje të 48-vjeçares dhe dy personave që bënë kallëzim ndaj saj gru-pi hetimor doli në përfundim se shtetësia Pranvera Stonaj, i kishte marrë këtyre personave përkatësisht 3000 dhe 8000 mijë euro. Për arsye hetimore identiteti i dy denoncuesve nuk bëhet me dije. Burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se 48-vjeçarja dyshohet se

“ 48-vjeçarja u prezantohej “klientëve” të saj si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte atyre vizë amerikane kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 48 vjeçarja Stojani u arrestua pasi u zbulua se nëpërmjet mashtrimit u kishte marrë dy shtetasve shumën prej 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane...

mund të ketë mashtruar dhe persona të tjerë. Gjatë marrjes në pyetje një nga denoncuesit është shprehur se nuk ka dijeni nëse Stonaj i ka marrë para peronave të tjerë. Ai është shprehur se është njohur me 48-vjeçaren nga një mik i tij. Sipas tij Pranvera Stonaj i është prezantuar si punonjëse e Interpolit dhe do ta ndih-monte që të nxirrte vizë për të shkuar në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës brenda dy javëve. Grupi hetimor po vijon hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga Stojani.

PoliciaMenjëherë pas kallëzi-

meve të dy personave për 48-vjeçaren, policia e Lezhës u vu në lëvizje për kapjen dhe arrestimin e saj. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të shtetases Pranvera Stojani, uniformat blu të Lezhës dhanë nëpërmjet një komunikate për shtyp dhanë detaje mbi arrestimin e 48-vjeçares. “U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për

Lezhë/ Premtonte viza amerikane duke u hequr si punonjëse e Interpolit,

arrestohet mashtruesja 48-vjeçareHetimet për Tahirin, Krimet

e Rënda në pyetje Orest SotënOrest Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga

Prokuroria për Krimet e Rënda. 25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. I riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët me ish-ministrit dhe grupin e Habi-lajve. Javën e kaluar Krimet e Rënda pyeten edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për ish-ministrin Tahiri. Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish-truproja e tij Elvis Rexha. Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 -vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve. Burime nga Prokuroria thanë se tani që ish-ministri është pa imunitet, mund të kërkojnë masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja.

Trafiku i drogës, më 31 maj seanca e parë ndaj Habilajve

Mediat italiane shkruajnë se Moisi Habilaj së bashku me 14 persona të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge do të paraqiten para gjykatës italiane për seancën paraprake në 31 maj. Prokurori i çështjes Andrea Bonomo i cili drejtoi dhe hetimet e Guardia di Finanza ka kërkuar daljen para gjykatës së të akuzuarve. Në 31 maj do të jetë dhe seanca gjyqësore ndaj Habilajve. Në bankën e të akuzuarve janë gjithsej 16 persona, mes të cilëve dhe tre shqiptarët Moisi Habilaj, Fatmir Minaj dhe Maridian Salaj. Mediat italiane shkruajnë se kjo çështje ka shkaktuar trazira dhe në politikën shqiptare mbi aftësinë për të ndaluar trafikun ndërkombëtar të drogës nga ana e institucion-eve shqiptare. Portali “LiveSicilia-Katania” shkruan se ishin lidhjet farefisnore mes Moisi Habilajt, një nga krerët e bandës kriminale sipas hetuesve italianë dhe ish-ministrit shqiptar Saimir Tahiri që shkaktuan reagime të forta në vendin tonë.

Prokuroria e Katanias, 12 vite burg për Erson Zhukën

Prokuroria e Katanias ka kërkuar dënime të ashpra për dy shqiptarë, pjesë e klaneve mafioze siciliane dhe të Cosa Nostras. Erson Zhuka dhe Ermir Baja u njohën me pretencën pas një procesi të gjatë gjyqësor. 18 vjet burg për Zhukën dhe 12 për Bajën ishte kërkesa e Prokurorisë. Erson Zhuka është personi që besohet se çoi në zbulimin e grupit të narkotrafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Nga hetimet e nisura ne vitin 2012, autoritetet italiane zbulojnë se Zhuka , që operonte në territorin e Raguzës, kishte kontakte të shumta me Moisi Habilajn. Ishte vënia nën përgjim e tij qe çoi në identifikimin e këtij rrjeti dhe në arrestimin e drejtuesve kryesore dhe shpalljen në kërkim te disa të tjerëve. Dënime nga 6 ne 18 vjet u kërkuan për 17 anëtarë të tjerë të grupit ku bënin pjese Xhuka e Baja. Mediat italiane shkruajnë se me 31 Maj do të paraqiten para gjykatës në një seancë paraprake edhe Moisi Habilaj me 14 persona të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pastronin para në Shqipëri, 2 norvegjezëve u sekuestrohen 600 mijë euroProkuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë

të mirëfilltë të pastrimit të parave, kësaj radhe nga dy shtetas norvegjezë, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mash-trimi. Dy shtetasit norvegjezë pas një hetimi disa mujorë nga organi i akuzës u zbuluan teka përdornin skemën fiktive të shit-blerjes së kompanive të menaxhimit të sportit të golfit në Shqipëri. Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen, janë dy norvegjezët, të cilët tentuan që nëpërm-jet hapjes së firmave fantazmë në vendin tonë dhe shitblerjes së aksioneve, të justifikonin qin-dra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se

shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Norvegji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2850 euro. Blerësi kryesor i këtyre aksioneve me 90 për qind është Ove Johanson. Dy muaj pas kësaj kontrate, Johanson i shet të bashkëpandehurit të tij Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro. Pra një çmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim. Nga ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqërinë me emrin “Asia Capital Group” me objekt veprimtarie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike. Me anë të këtyre kamuflimeve

norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro. Kjo shifër është sekuestruar nga proku-roria, e cila përveç transaksioneve të dyshimta të blerjes së aksioneve shumë lirë dhe shitjes me një vlerë 500 fish më të lartë, ka mbledhur informacion se dy norvegjezët janë të kërkuar dhe dënuar edhe në vende të tjera të rajonit. Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico. Të dy të pandehurit norvegjezë janë dërguar së fundmi për gjykim në mungesë në gjykatën e Tiranës, pasi janë larguar jashtë Shqipërisë.

“Mashtrim” Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirë-filltë hetimore, u ndalua me iniciativë shtetësia, Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë. Ndalimi i saj u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mash-trimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim

ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet procedur-ale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”, thuhet zyr-tarisht nga policia e Lezhës.

Page 13: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

U dogj në makinë, familjarët e 57-vjeçarit nga Kosova mbërrijnë në Tiranë Familjarët e 57-vjeçarit nga Mitrovica Xhafer

Osmani që u gjet i djegur brenda makinës së tij në fshatin Borizan të Krujës mesditën e së shtunës kanë mbërritur paraditen e djeshme në QSUT për të bërë krahasimin e ADN-së me viktimën. Më pas ata i janë drejtuar policisë shkencore për të marrë përgjigje dhe për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit. Familjarët e 57-vjeçarit janë shprehur se nuk kanë asnjë ide se kush mund ta ketë bërë këtë krim, pasi ai ishte një person që nuk kishte konflikte me asnjë. Gjithashtu ata janë shprehur se nuk kanë dijeni nëse Xhaferr Osmani ka pasur ndonjë lidhje intime. Sipas tyre nëse ai do kishte pasur do ia kish treguar sepse ishte beqar. “Nuk dimë asgjë, çdo informacion e kemi marrë nga mediat. Osmani është nisur më datë 29

prill në Shqipëri dhe na ka thënë se do kthehem të nesërmen në orën 12”, ka thënë një nga të afërmit e tij. Sipas hetimeve të para është dalë në përfundimin se 57-vjeçari është torturuar, goditur me mjete të forta dhe më pas është djegur i gjallë në makinë. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, por sipas grupit hetimor dyshohet se autori ka kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhëne që u ka interesuar. Blutë e Durrësit që po hetojnë ngjarjen thonë se në vendin e krimit makabër në Fushë-Krujë kanë gjetur prova të shumta, për të arritur në gjurmët e autorëve. Burime pranë grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes bëjnë me dije se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një

karburanti, disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur. Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2- 3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit, ndërsa ky i fundit dyshohet se qëndronte i lidhur në sediljen e pasme të automjetit. Sipas policisë automjeti i Os-manit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë tri orë më pas, rreth orës 13:00. Për të humbur gjurmët, autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë. Policia po vijon hetimet dhe verifikime po kryhen edhe për zbulimin e vendqëndrimit të Osmanit gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Shqipëri, si dhe rreth të njohurve që ai kishte në vendin tonë.

Prodhonte pije false, arrestohet administratori i firmës

Pas 8 muajsh në kërkim është arrestuar pronari i një fabrike që prodhonte pije alkoolike dhe produkte te tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme. Xhevat Kasemi, 53 vjeç pronari i fabrikës “Briland” ku falsifikoheshin produktet ishte në kërkim nga muaji shtator i vitit 2017, ndërsa ditën e djeshme është arrestuar në banesën e tij. 53-vjeçari Kasemi rezulton, i proceduar dhe i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Asokohe, në shtator kur u zhvillua operacioni u arrestuan 8 persona. Tre prej të cilëve punëtorë në firmën e Xhevat Kasemit, ndërsa pesë nga të ndaluarit janë inspektorë të Autoritetit Kom-bëtar te Ushqimit. Punonjësit e AKU-së u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland”, duke e lejuar të prodhojë pro-dukte ushqimore jashtë normave të higjienës e në shkelje te plote te ligjit. Gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë ndaj 53-vjeçarit.

Laç, kapen duke vjedhur ofiçinën, ndalohen 3 të rinjtë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi kanë tentuar të vjedhin gjatë natës një ofiçinë. Ata u kapën në flagrancë në momentin që po transportonin materialet e vjedhura në mak-inën e tyre. Ndërkohë nga hetimet rezulton se njëri prej tyre ka kryer ditë më parë një tjetër vjedhje. Në pranga ranë Aurel Marku, 29 vjeç, ndërsa do hetohen gjendje të lirë të miturit me inicialet A. Ll., 16 vjeç dhe R. P., 16 vjeç. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se Aurel Marku dhe shtetasi me inicialet R. P., janë kapur në flagrancë, kurse A. Ll., ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas. Në cilësinë e provës materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorë, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip “Benz” me targë AA048KA që e përdornin autorët. Gjithashtu, po gjatë natës, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit me inicialet M. D., në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.

Durrës, gjenden të fshehur në një trailer 4 persona

Katër persona janë ndaluar nga policia kufitare e Dur-rësit pasi ishin fshehur në një kamion që ishte nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqiptarët zgjodhën të kalojnë klandestinë kufirin shqiptar përmes portit të Dur-rësit duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive të një kamioni. Policia kufitare e Durrësit bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, i ngarkuar me makineri dhe konfeksione, me drejtues Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu shmangur kontrollit. Shoferi Mema, 24 vjeç, nga Shijaku dhe Altin Hajdini 29 vjeç, nga Durrësi u vunë në pranga nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërkohë në trajler janë gjetur të fshehur shtetasit me inicialet H. L., 32 vjeç; V. M., 34 vjeç, dhe F. V., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Plagosën çiftin e të fejuarve, njëri nga autorët: E kam “fiksim” vajzën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraI fejuari i 23-vjeçares u mundua të devijonte konfliktin me 3 të rinjtë

Elvis MYRTA

Pas arrestimit të tre të rinjve të cilët dy-shohet se janë au-torët që sulmuan

një çift, në një lokal në Un-azën e Re dy ditë më parë, janë marrë në pyetje nga ana e uniformave blu të kryeqytetit. Halit Ndreu, Fati Plangaj dhe Ndriçim shina janë ditën e djeshme kanë dhënë deklarimit e tyre në polici. Gjatë marrjes në pyetje Halit Ndreu, ka mbajtur fajin vetë. Burime nga policia thonë se gjatë marrjes në pyetje Ndreu është shprehur se e pëlqente 23-vjeçaren dhe ishte i fiksu-ar pas saj. “Nuk e ngacmuam Klaudian, i bëmë thjeshtë një kompliment. Unë e kam pas fiksim atë dhe gjithmonë më ka pëlqyer”, mësohet të ketë thënë Halit Ndreu. Gjithashtu, pasi pranoi pël-qimin ndaj vajzës Ndreu i ka hequr fajin dy miqve të tij duke u shprehur përpara oficerëve gjyqësorë se ata nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Mësohet se Halit Ndreu ka qenë në dijeni se Klaudia ishte fejuar me dikë tjetër, dhe pavarësisht kësaj nuk ka hequr dorë nga ngacmimet. Madje ai bashkë me shokët e tij, kanë shkuar në lokalin ku ajo ndodhej me të fejuarin dhe pas ngacmimeve me fjalë, ka nisur dhe sherri që fat-mirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Gjithçka nisi pasi Haliti, ngacmoi të fejuarën e Altinit. Por për shkak të sikletit të krijuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës, dy të fejuarit me origjinë nga Kukësi, u ngritën dhe u larguan nga lokalit. Pikërisht në dalje të lokalit dy të rinjtë janë ngac-muar me fjalë nga tre djemtë e dyshuar. Në këto momente 27-vjeçari nuk ka duruar dhe iu është kthyer me fjalë. Por njëri prej tyre e ka goditur 27-vjeçarin me thikë. Për të shuar sherrin mes tyre është

futur dhe 23-vjeçarja, e cila mbeti gjithashtu e plago-sur me thikë. Pas plagosjes tre të dyshuarit u larguan me shpejtësi, për t’u kapur vetëm pak më vonë nga policia. Sakaq dy të rinjtë e plagosur ndodhen në Spita-lin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

NgjarjaMesditën e së dielës

rreth orës 15:00 një djalë i ri 27 vjeç, Altin M., dhe e fejuara e tij 23-vjeçe Klaudia K., mbetën të plagosur me thikë, pasi u sulmuan nga tre persona të cilët tashmë kanë përfunduar në pran-gat e policisë. Çifti i fejuar ka shkuar në një lokal në zonën e Unazës së Re ditën e djeshme për të konsumuar kafe. Tre të rinj njëri prej të

cilëve kishte pëlqim ndaj 23-vjeçares janë vënë prapa çiftit, ku dhe janë ulur në ta-volinën ngjitur me ta, ku dhe filloi gjithçka. Fjalëve dhe ngacmimeve ndaj të fejuarës së tij, 27-vjeçari i anashkaloj duke shmangur konflikt në ambientet e lokalit. Por ngacmimet nuk mbaruan derisa çifti i bezdisur nga këto vendosi të ngrihej nga tavolina dhe të largoheni nga ambientet ku ishin tre të rinjtë. Këta të fundit të irrituar nga mosreagimi i 27-vjeçarit kanë dalë mbrapa çiftit dhe i kanë vazhduar të ngacmojnë vajzën. Në këtë moment djali i ka kërkuar llogari tre të rinjve për fjalët, ku këta tre të fundit pa i dhënë asnjë shpjegim kanë dhunuar 27-vjeçarin duke e

sulmuar dhe duke e goditur me shkopinj. E fejuara e tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe për të mbrojtur agresorët e të fejuarit të saj. Por tre të rinjtë që sulmuan çiftin nuk janë ndalur me kaq, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke qëlluar dy të fejuarit dhe duke i plagosur ata. Menjëherë agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu të kryeqytetit, ku pas marrjes së dëshmive të personave që ndodheshin në lokal dhe jashtë tij, bënë të mundur identifikimin e tre të rinjve dhe ndalimin dhe arrestimin e tyre në kohë rekord. Çifti i sulmuar u dërguan në Spi-talin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje Ndreu është shprehur se e pëlqente 23-vjeçaren dhe ishte i fiksuar pas saj. “Nuk e ngacmuam Klaudian, i bëmë thjeshtë një kompli-ment. Unë e kam pas fiksim atë dhe gjithmonë më ka pëlqyer”, mësohet të ketë thënë Halit Ndreu. Gjithash-tu pasi pranoi pëlqimin ndaj vajzës Ndreu i ka hequr fajin dy miqve të tij duke u shprehur përpara oficerëve gjyqësorë se ata nuk kanë lidhje me këtë ngjarje...

Page 14: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

14 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraArjan Ndoci, i cili “vodhi” emrin e Dritan Gradicës, vëllai i një biznesmeni të fuqishëm ndërtimi

“Gjermani-Francë, apel SHBA të mos tërhiqet nga pakti bërthamor me Iranin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraEvropa kërkon të bindë Trump për akordin bërthamor para afatit të 12 majit

Andi LAMKO

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës i janë bashkuar dje thirrjes së sekretarit të

Jashtëm britanik ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore ndërkom-bëtare me Iranin. Duke folur në Berlin në një konferencë të përbashkët për media, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se marrëveshja ak-tuale gjashtë-palëshe mbetet opsioni më i mirë. Ai tha: “Ne besojmë se marrëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Ne kemi frikë se dështimi i saj do të rezultonte në përshkallëzim negativ”. Ndërsa homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian tha se Franca, Gjermania dhe Britania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump. "Ne jemi të vendosur ta ruajmë këtë marrëveshje pasi parandalon përhapjen e armëve bërthamore dhe është mënyra e du-hur të ndaluar që Irani të krijojë armë të tilla", tha dje le Drian. Deri më 12 maj për të bindur Trump

Donald Trump ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor, nëse deri më 12 maj nuk përmirësohen ato që ai i vlerëson si “të meta” të akordit. Marrëveshja bërthamore i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit ush-tarak bërthamor. Veçmas, Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje presidentit amerikan të mos braktisë marrëveshjen bërtham-ore me Iranin, duke e cilësuar këtë hap si “gabim”. Johnson gjendet aktu-

Turqi, sfiduesi i Erdogan kërkon debat televiziv

Kurti: Nuk do ta lejojmë as në gusht Zajednicën

Kandidati për president i partisë kryesore opozitare, Muharrem Ince, tha dje se Turqia duhet të ketë debate televizive mes kandidatëve për president, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen muajin e ardhshëm. “Na lejoni të bëjmë debate televizive, ku do të shfaqnim ëndrrat tona për Turqinë”, ka thënë Ince, kandi-dati për president nga Partia Popullore Republikane, duke shtuar se një gjë e tillë do ta ven-doste Turqinë përkrah shteteve të zhvilluara që kanë tradita

të ngjashme demokratike. Për deklaratën nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presiden-ti turk, Recep Tayyip Erdogan ose nga partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim. Për postin e presidentit të Turqisë, përveç Ince dhe Erdogan do të kandidojnë edhe tre kandidatë të tjerë, që vijnë nga blloku i qendrës së djathtë, nga një parti islamiste dhe një kandidat është nga lëvizja pro-kurde. Kandida-ti pro-kurd, Selahattin Demirtas është në burg, ku përballet me akuza për terrorizëm.

Kryetari i Lëvizjes Vetëven-dosje, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, se tre muajt e fundit ishin ishte një spektakël politik i qeverisë duke përfshirë dhe arrestimin e Gjuriç, të cilit më pas i dhanë leje të vijë sa herë të dojë. Ai tha se qeveria do të përpiqet në verë të lejojë krijimin e Asociacionit, që sipas tij është “bosnjezim” i Kosovës. “Dëshirojnë ta sjel-lin ‘Zajednicën’ në gusht, kur Kuvendi është në pushim dhe qytetarët janë të shpërqendruar

nga politika sepse janë duke pritur të afërmit e tyre që vinë nga jashtë vendit, janë duke bërë dasma ose kanë shkuar në plazh. Kjo është politikë e ulët e qeverive frikacake, këto janë qeveria e tanishme sikurse ato të mëparshme që sjellin vendim që shkatërrojnë sovran-itetin e Kosovës në një kohë kur praktikisht e gjithë politika është pushim”, tha Kurti, duke e quajtur më tej organin ekze-kutiv Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kthim të Kosovës në një Bosnie.

Irani: Izraeli nuk ka aftësi të eliminojë Asad

Një politikan i vjetër ira-nian reagoi dje ndaj para-lajmërimit të një ministri izraelit se Tel Aviv do të vrasë me atentat presidentin sirian, nëse lejon operimin e ushtrisë së Iranit në vendin e tij. Duke iu referuar komenteve të min-istrit izraelit të energjisë Yu-val Steinitz, deputeti iranian Adolfazl Hassanbeigi tha se izraelitët nuk janë të aftë të realizojnë pohimin e tyre. "Iz-raeli nuk mund të bëjë asgjë, ata janë të paaftë për ta kryer këtë”, tha anëtari i komitetit

të sigurisë dhe politikës së jashtme. Hassanbeigi shtoi se prezenca e Iranit në Siri në fuqi konsultuese, bëhet me kërkesë të qeverisë së Sirisë. Më herët ministri izraelit kishte thënë: "Nëse Assad lejon Iranin që ta kthejë Sirinë në një bazë ush-tarake kundër nesh, ai duhet ta dijë se do të jetë fundi i tij”. Kryeministri izraelit Netan-yahu ka akuzuar republikën islamike se po dërgon armë të avancuara në Siri, ndërsa Izraeli ka shtuar sulmet ajrore ndaj objektivave iraniane.

alisht në Uashington, duke tentuar të bindë SHBA të vazhdojë të jetë pjesë e paktit, sipas të cilit Irani është zotuar për frenimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksion-eve ekonomike. Më parë Trump ka akuzuar Iranin se ka shkelur “frymën e marrëveshjes” me mbështetjen e tij për militantët në Lindjen e Mesme, si në konfliktin e Sirisë, dhe duke vazh-duar aktivitetin e raketave balistike. Organi kompetent për monitorimin e marrëveshjes, agjencia atomike e OKB, ka thënë vazhdimisht se Irani ka respektuar kushtet e akordit dhe se ka kryer një sistem intensiv mon-itorimi të aktivitetit dhe impjanteve të tij bërthamore.

Teherani refuzon presionin e SHBA

Ndërsa në Teheran, presidenti ira-nian Hassan Rohani tha dje se Shtetet e Bashkuara do të pendohen nëse

tërhiqen nga marrëveshja dhe se Irani do t’i rezistojë me forcë presionit të SHBA për të kufizuar influencën e tij në Lindjen e Mesme. "Nëse ata duan vetëm të sigurohen se ne nuk po krijo-jmë bombë atomike, ne e kemi thënë se e kemi thënë se nuk do ta bëjmë ... por nëse kërkojnë të dobësojnë Iranin dhe të kufizojnë influencën e tij, qoftë në rajon apo globalisht, Irani do të rezistojë me të gjithë forcën", tha pres-identi Rohani në fjalimin televiziv. Në të tjera komente të publikuara në faqen e internetit të presidencës Ro-hani tha se vendi i tij do të qëndronte në akord edhe nëse SHBA tërhiqet, me kusht që vendet e tjera ta respek-tojnë. "Nëse ajo që ne kërkojmë nga marrëveshja garantohet nga palët e tjera jo-amerikane atëherë ne do ta ruajmë akordin, nëse jo, do të nd-jekim rrugën tonë”, tha Rohani. Mar-rëveshja bërthamore gjashtë-palëshe

Haradinaj: Krenohemi me miqësinë tonë me SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ra-mush Haradinaj, priti dje në takim një delegacion të gjerë prej 60 anëtarësh nga institucione të ndryshme nga shteti federal amerikan i Iowa, të cilëve u tha se Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowa dhe me Shtetet e Bashkuara. “Ardhja juaj këtu sot, dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi me ju po fiton një dimension tjetër, në ekonomi, siguri, kulturë”, tha kryeministri Haradinaj, në fillim të takimit me delegacionin 60 anëtarësh.

Kosovë, paditen përgjegjësit

e dëbimit të turqveFamiljet e gjashtë shtetasve turq,

të cilët më 29 mars të këtij viti janë deportuar nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, kanë ngritur dje padi ndaj Qeverisë së Kosovës. Lajmin e ka kon-firmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq të dëbuar nga Kosova, i cili tha se ndër-kohë që këta familjarë tashmë kanë ngritur padi dhe ankesë, për largimin e jashtëligjshëm të familjarëve të tyre, rastin do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

K. Veriut: SHBA të heqë dorë nga

kërcënimi ushtarakPas zotimeve për çarmatim

dhe politika miqësore e paqësore rajonale, Kora e Veriut paralajmëroi dje Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga presionet dhe kërcënimet ushtarake, të cilat mund ta cënojnë atmosferën paqësore të kësaj peri-udhe. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme u shpreh se Amerika po e provokon qëllimisht veriun me sug-jerimin që sanksionet ndaj vendit komunist të mos hiqen derisa ai të heqë dorë nga armët bërthamore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha dje se nuk beson në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë mbi pavarësinë e Kosovës. Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Ankara, ku homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan e priti me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidenti serb tha: “Turqia është një fuqi e madhe, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e pamundur të ndryshohet ky qëndrim. Por jam i bindur që Turqia dëshiron paqe dhe stabilitet në Ballkan, siç dëshiron dhe Serbia”, tha Vuçiç për mediat turke. Vuçiç tha më tej se do të shqyrtojnë arri-tjen e një niveli të caktuar të mirëkuptimit me Turqinë mbi çështjen e Kosovës. “Unë shpresoj se ne mund të arrijmë një shkallë të mirëkuptimit dhe, në përputhje me marrëdhëniet tona dypalëshe miqësore”, tha Vuçiç.

Mediat serbe shkruanin dje se Shtetet e Bash-kuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po përga-tisin ultimatumin e fundit për Serbinë mbi njohjen e Kosovës. Rrjeti serb “Informer” tha se amerikanët dhe britanikët në qershor si i drejtohen autoritete të Serbisë me ultimatum për njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe shtojnë se për këtë Serbia nuk do të marrë asnjë koncesion. Burimet pa përmen-dura serbe thonin gjithashtu se muajin e ardhshëm në Bruksel planifikohet të organizohet “një Rambouillet i ri” në të cilin Serbia do të vihet para aktit të kryer. Amerikanët do të kërkojnë nga Beogradi zyrtar njohjen e Kosovës, ose, në të kundërtën, kërcënohen me ndërprerjen e bisedimeve me Bashkimin Europi-an dhe me sanksione ekonomike.

VUÇIÇ NGA ANKARAJA: TURQIA NUK NDRYSHON QËNDRIM PËR KOSOVËN MEDIAT SERBE: NË QERSHOR SHBA ULTIMATUM SERBISË PËR KOSOVËN

është nënshkruar nga administrata e Barack Obama së bashku me Britaninë, Francën, Rusinë e Kinën, dhe çliron Teheranin nga sanksionet ekonomike në këmbim të reduktimit të aktivitetit bërthamor. Sekretari i Jashtëm britanik është prej dy ditësh në SHBA dhe është shfaqur në disa programe televizive duke u poërpjekur të bindë presidentin Trump dhe mbështetësit e tij, të mos heqin dorë nga marrëveshja. Në një opinion të tij të publikuar një ditë më parë nga “The New York Times”, Johnson shkruante se akordi është më i miri që mund të ketë aktualisht. "Ai sigurisht që ka dobësi, por jam i bindur se ato mund të riparohen. Dhe faktikisht Britania po punon momen-talisht së bashku me administratën Trump dhe aleatët tanë francezë e gjermanë, për të siguruar që kjo të ndodhë”, shkruan Johnson.

Ne besojmë se mar-rëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Jemi të vendosur ta ruajmë këtë marrëveshje pasi parandalon përhapjen e armëve bërthamore dhe është mënyra e du-hur të ndaluar që Irani të krijojë armë të tilla...

Page 15: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 15

k u l t u r e www.sot.com.al

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” sonte është përfaqësi-mi i Shqipërisë në skenën e “Eurovision” në Lisbonë. Gjysmë-finalja e parë sjell një konkurrim të fortë mes këngëtarëve, por deri tani këngëtari shqiptar ka pushtuar skenën gjatë provave në Lisbonë të Portugalisë. Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në “Eurovision” në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për in-terpretimin e tij. Sonte Bushpepa do të prezantohet si konkur-renti i tretë në radhë. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë. Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muz-ikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyra të errëta të zeza e blu për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të të kuqes, të verdhës e për të mbërritur të bardhën, kur kënga mbërrin pikën kulmore të saj. Sipas rregullave të këti j kompeticioni kënga nuk duhet të kalojë minutazhin e 3 minutave, dhe kën-ga “Mall” është 3:12, duke respektuar së pari një nga rregul-lat më strikte të pro-duksionit televiziv. Mirëpo veç të tjerash vihet re që Bushpepa ka zgjedhur ta kën-dojë këtë këngë në gjuhën shqipe duke mos dashur t’ia zbehi forcën e fuqishme vargjeve të shkruara nga ai vet. Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Eugent Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros. Në natën e parë gjysmëfinale garojnë: Shqipëria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Islanda, Izraeli, Lituania, Armenia, Austria, Kroacia, Qiproja Jugore, Finlanda, Maqedonia, Greqia, Irlanda dhe Zvicra. Në natën e dytë gjysmëfinale më 10 maj garojnë në “Eurovision” : Australia, Danimarka, Norvegjia, Moldavia, Rumania, Rusia, San-Marinoja, Serbia, Holanda, Hungaria, Gjeorgjia, Malta, Mali i Zi, Letonia, Polonia, Sllovenia, Suedia dhe Ukraina. Nata finale do të mbahet mbrëmjen e datës 12 maj. Kjo është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival.

Artistët: Izolimi i Galerisë Kombëtare të Arteve po largon publikun

lër opinionin të vendosë”, pohon skulptori Artan Peqini.Të bëhen publike planet për GKA

Për piktorin Adrian Devolli me çfarë po ndodh në GKA është një sit-uatë anormale. “E gjykoj si anormale që prej disa muajsh GKA nuk ka prezantuar as kalendar, as aktivitete, asgjë. Në një vend që nuk afrohet as-gjë është e tmerrshme, që krijuesit të rrinë qosheve dhe studiove dhe mos t’i shpalosin vlera e tyre. Kur nuk ndjehet asnjë lloj stimulimi edhe nga Ministria e Kulturës që është e para që ka përgjegjësinë për institucionet dhe artistët. Drejtori i GKA duhet të kishte shpalosur me kohë planin e aktiviteteve. Është absurde që rri në këtë gjendej ai institucion”, po-hon piktori Devolli. Për kuratorin Andi Tepelena duhet një shpjegim publik se çfarë po ndodh me GKA, institucion i cili pas largimit të ish drejtorit Artan Shabani po qëndron mbyllur. “Drejtori i institucionit Er-zen Shkololli duhet të dalë dhe të shpjegojë para publikut dhe para ko-munitetit artistik se çfarë po ndodh, çfarë planesh kanë. Nuk mund të mendohet GKA sikur të jetë shtëpia e tij, kemi sot një galeri të mbyllur. Të dalë dhe të shpjegojë. Që në fillim kur ai u vendos në GKA duhet të kishte

bërë publike se çfarë ka ndërmend të bëjë në galeri, jo ta ndalojnë në rrugë e ta pyesin njerëzit. Që në fillim të pohonte që ishte për të bërë një reformë të plotë në GKA, të dalë dhe të sqarojë, të jetë me një propozim konkret. Ne e dimë që GKA kërkon rehabilitim, riformim, etj, por të dalë titullari i institucionit të japë një shp-jegim. Nuk e mbaj mend që GKA të rrijë kaq gjatë pa një ekspozitë të re”, pohon kuratori Tepelena. Interesimit të gazetës burime zyrtare pranë GKA i bënë me dije se drejtori i institucion-it do të prezantojë kalendarin artistik përmes një konference për mediat, ku do të shpalosë vizionin dhe idetë e tij për institucionin. Po ashtu bëhet me dije se gjatë kësaj kohe drejtori Erzen Shkololli po merret me ri-organizimin dhe rikonceptimin e GKA. Ndërkohë që ekspozita e parë pas ardhjes së tij në detyrë bëhet me dije të jetë gjatë këtij muaji. Në faqen zyrtare të GKA ekspozita e fundit që qëndron e publikuar është ajo e “Onufrit”, ndërsa për ekspozitat e ar-dhshme nuk prezantohet asgjë. Para largimit të ish drejtorit Artan Shaba-ni, në muajin janar GKA me fondet e saj iu bashkua institucioneve të tjera në ekspozitën kushtuar Skënderbeut në Pallatin e Kongreseve.

Eugent Bushpepa, sonte në “Eurovision”

me këngën “Mall”

Galeria e Arteve me dyer të mbyllura që në shkurt, artistët akuza drejtorit Erzen Shkololli Julia VRAPI

Galeria Kombëtare e Arteve vijon prej muajsh pa aktiv-itet për publikun, një situ-atë që ka bërë të reagojnë

artistë të ndryshëm duke kërkuar që institucioni të dalë nga izolimi. Piktorë dhe kuratorë i drejtohen dre-jtori të galerisë Erzen Shkololli që të nisin sa më parë aktivitetet, pasi që pas emërimit të tij zyrtarisht në këtë institucion nuk ka veprimtari. Ek-spozita e fundit ishte ajo e konkursit “Onufri”, që u mbyll në fund të muajit janar. Kanë kaluar disa muaj nga mbyllja e ekspozitës dhe për piktorin Buron Kaceli kjo është një situatë, e cila po largon dhe spektatorin. “Nuk ka pasur rast të rrinte GKA mbyllur kaq kohë. Nuk e kuptoj pse ka ndod-hur kjo me galerinë. Një situatë e rëndë, sepse kur ndërpritet kaq kohë aktiviteti dhe largohet spektatori”, pohon piktori Buron Kaceli. Skulpto-ri dhe pedagogu i arteve Artan Peqini shprehet se që në fillim me emërimin e tij drejtori i ri duhet të ishte marrë me kalendarin artistik nëse nuk ka gjetur program dhe të vijonte aktiv-iteti. “Nuk është një situatë normale me çfarë ndodh me një institucion si GKA. Është ndaluar aktiviteti i galerisë dhe nuk ofron asgjë për publikun. GKA i shpall një vit për-para aktivitetet në mos më shumë. Duhet të jenë aktivitete, ekspozita që i aprovon bordi artistik. Në GKA po thellohet distanca me publikun. Nëse e ka gjetur GKA pa program duhet të ishte shpejtuar të bënte dhe një program emergjence. Nuk e kuptoj këtë lloj izolimi? Se kuptoj çfarë po bën drejtori i ri?”, pohon skulptori Peqini. Më tej në reagimin e tij skulp-tori i njohur vijon se GKA e shikon larg ambienteve artistike. “Drejtori i ri e di institucionin që po drejton dhe nëse i ka dalë për zot duhet ta mbajë me aktivitet. GKA nuk duhet të rrijë e izoluar, ka pasur tendenca më parë dhe po rikthehet sërish një gjë e tillë. Deri tani e shikoj GKA larg nga ambientet artistike. Hedh Ministria e Kulturës një shashkë, jo muze jo galeri, ndërkohë që ajo është një hapësirë fantastike dhe të ketë aktivitetin e saj. Nuk mund të krijojmë paragjykime as për cilësi, as për artistë, më e rëndë-sishme është të ketë aktivitete dhe

Letërsia dhe leximi, aktivitete në Bibliotekën Kombëtare

“Çelësi i Qytetit” për këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Letërsia dhe leximi në veçanti po kthehen në një vend takimi interesant dhe atraktiv për adhuruesit e letërsisë. Së fundmi “Klubi i leximit i letërsisë austriake” në Bibli-otekën Kombëtare vijoi takim e radhës, me lexime intere-sante rreth teksteve të autorit bashkëkohor austriak Michael Kohlmeier, botuar në shqip nën titullin “Tregimet e Shekspirit” dhe përkthyer me mjeshtri nga Ervin Lani. Në këtë takim e pranishme dhe prof. Persida Asllani, një ndër iniciatoret e këtij “Klubi”, themeluar nën

shenjën e miqësisë dhe shijes së mirë të leximit. Ajo i ftoi të pran-ishmit, jo vetëm drejt leximit të sprovës së Michael Kohlmei-er-it si rishkrim dhe riinter-pretim i veprës së Shekspirit, shkrimtarit ku zë fill kompl-eksiteti i letërsisë evropiane, por ta ndërthurnin atë sprovë edhe me leximin e shijimin e “Introduktave” e famshme të Fan Nolit apo edhe me esenë e Ismail Kadaresë “Hamleti, prin-ci i vështirë”. Gjatë bashkëbi-sedimit me anëtarët e “Klubit” u shkëmbyen perspektiva të larmishme leximi.

Tirana ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhm-ije Pagarushën, e cila dje ka festuar 85- vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar. Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pa-

kontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët. “Me këtë nderim në emër të qytetit të Tiranës, jo vetëm i japim “Çelësin e Qytetit”, por edhe mirënjohjen tonë të thellë për një kohë kur të ishe artiste ishe në fakt përfaqësuesja më e den-jë e të gjitha aspiratave të kom-bit tonë”, tha Veliaj. Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e emo-cionuar për pritjen, falenderoi kryebashkiakun për “Çelësin e Qytetit. “Gëzohem kaq shumë që e marr këtë çelës, se ndoshta nuk e meritoj”, tha ajo.

Drama “Natën, Ma”, vlerësime në skenën e Metropolit

Shfaqja e 15-të e dramës brilante “Natën, Ma” shkruar nga Masha Norman ka përfunduar me duartrokitjet e publikut, që kanë mbajtur në skenë mbi dhjetë minuta aktoret e mrekul-lueshme Ilire Vinca e Egla Ceno. “Falenderime nga zemra aktor-eve që na mbajtën zemrën peshë për 15 net me radhë. Falemind-erit regjisores Ema Andrea për bashkëpunimin dinjitoz në këtë produksion të Teatrit Metropol. Faleminderit Bojken Lako, Endi Aaron Cekani, Rei Kondakciu për muzikën, Enio Shehi për skenografinë dhe Vincenzo Gi-

annattasio për identitetin vizual”, shkruan institucioni për këtë ve-për teatrore. Vepra tregon fatin e një nëne, Telma, 50 vjeçe dhe bijës së saj Xhesit, 30 vjeçe. Pjesa nis me rrëfimin e Xhesit, e cila duhet t’i thotë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik. Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depresionin e së bijës. Një vepër e fortë emocionale, që erdhi nga Ema Andrea në skenë.

Nuk është një situatë normale me çfarë ndodh me një institucion si GKA. Është ndaluar aktiviteti i galerisë dhe nuk ofron asgjë për publikun. GKA i shpall një vit për-para aktivitetet në mos më shumë...

Page 16: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

16 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Po komentoj me

keqardhje të madhe disa prej neneve sa të humbur nga demokra-cia dhe po aq acarues për shoqërinë e sotme

të hapur dhe në liri. Një prej pikave të këtij grotesku moral politik thotë: Të ndalohen të gjitha veprat intelek-tuale apo artistike, të

cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e

shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.

Po ku mund të ketë më marrëzi ideore dhe kul-turore se sa kjo. Po ku ka vepra të tilla në një

regjim ideologjik...

Profesionistët e shëndetit dhe duhanpirësit

Censura antikomuniste e PD në vitin 2018!

kanë raportuar një dëshirë për të lënë, meg-jithatë ata nuk janë angazhuar në mënyrë aktive me mjekët e tyre të familjes si jo-du-hanpirës". "Ndalimi i pirjes së duhanit është padyshim veprimi më i rëndësishëm që një duhanpirës mund të marrë për të zvogëluar rrezikun e dëmit".

Jo të gjithë këta duhanpirës do të jenë të aftë që të lënë duhanin. Për këtë arsye, ne kemi një detyrim ndaj këtyre duhanpirësve, ndaj familjeve dhe komunitetit – që duke u mbështetur në zhvillimet më të fundit te-knologjike dhe në fakte shkencore, t'i ofrojmë çdo lloj mundësie për t'i bindur këta duhan-pirës që të kalojnë/konvertohen në përdorimin e produkteve alternative potencialisht më pak të dëmshme, gjithmonë mbështetur në fakte shkencërisht të provueshme. Gjithsesi, në lidhje me cigaret, duket se mendësia e institucioneve të shëndetit publik duket sikur thotë, ose gjithçka ose asgjë dhe megjithatë ne duam të refuzojmë të shikojmë produktet me rrezik të ulët si alternativa më të sigurta! Ku është logjika!? Tashmë, është e qartë se kjo qasje nuk funksionon.

Ekziston një konfuzion i konsid-erueshëm në mesin e duhanpirësve për dëmet relative të pirjes së duhanit dhe alter-

Nga Roland SHUPERKA*

Përhapja e epidemisë së duhanit është një problem kombëtar me pasoja të rënda

për shëndetin publik, që kërkon bashkëpunimin më të gjerë ndërsektorial të mund-shëm në një reagim efektiv, të përshtatshëm dhe gjithëpërf-shirës në nivel vendi, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkom-bëtar rreth pasojave shkatërruese shën-detësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit në shkallë botërore.

Çdo vit, më 31 Maj, OBSH dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa-Duhan, janë duke theksuar, rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit dhe bëjnë thirrje për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

Mesazhi i Ditës Botërore për këtë vit është "Duhani dhe Sëmundjet e Zemrës", të rrisë ndërgjegjësimin mbi lidhjen, mes duhanit dhe sëmundjeve të zemrës, përfshirë goditjet, të cilat kombinohen me shkaqet kryesore të vdekjes;

Qeveritë dhe publiku, të mund të marrin veprime për të zvogëluar rreziqet për shënde-tin e zemrës të shkaktuara nga duhani.

"Duhanpirësit e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme dhe e konsiderojnë veten në një gjendje më të keqe shëndetësore se sa jo-duhanpirësit, gati 7 nga 10 duhanpirës

nativat më pak të dëmshme. Këto keqkup-time ndikojnë në motivet dhe zgjedhjet e tyre në lidhje me rrugët më të mira për të lënë ose për t'u kthyer në produkte më pak të dëmshme. Ka një tranzicion në të gjithë sek-torin e duhanit drejt përfundimit të djegies së produktit dhe gjetjes së formave të reja. Nëse marrim këtë të drejtë, kursimet në aspektin e miliona jetëve do të jenë të mëdha.

Për këtë arsye duhen marrë në konsideratë produktet alternative ndaj cigareve konven-cionale dhe duhen shikuar si një strategji e rëndësishme për uljen e dëmit shkaktuar nga duhanpirja [cigaret që digjen dhe lëshojnë tym ndaj cigareve aktuale] dhe për të ofruar një alternativë për ulur në mënyrë të shpejtë për-dorimin e cigareve aktuale me djegie dhe tym.

Ekzistojnë shumë lloj alternativash, por të gjitha këto kanë një gjë të përbashkët - ato eliminojnë tymin e duhanit.

Profesionistët e shëndetit kanë një përgjeg-jësi etike ndaj pacientëve të tyre që kërkojnë t'i japin fund duhanit për t'i këshilluar ata rreth ndërprerjes, dhe mjeteve të tjera për uljen e rreziqeve të tyre. Dhe për të siguruar që ata të kuptojnë plotësisht përfitimet shëndetësore që do të pasojnë.

Përvoja shumëvjeçare ka dëshmuar se

shumë duhanpirës nuk mund ose nuk duan ta lënë këtë ves dhe do të vazhdojnë të konsumo-jnë duhan sa kohë që nuk do të ekzistojë një alternativë më e sigurt që të jetë e pranueshme prej tyre.

Profesionistët e shëndetit, prej vitesh, e dinë se njerëzit konsumojnë duhanin prej varësisë së shkaktuar prej nikotinës, por ata vdesin prej tymit të cigares: pjesa dërrmuese e vdekjeve dhe sëmundjeve, të lidhura me du-hanpirjen, shkaktohet prej thithjes së grimcave të katranit dhe gazrave toksike që kalojnë në mushkëri. Një shifër kaq e lartë vdekjesh, sëmundjesh dhe vuajtjesh kërkon prej të gjithë nesh që të kërkojmë pareshtur për të gjitha mënyrat praktike të mundshme si ligjore dhe etike në mënyrë që të zbusim këtë brengë.

Pra tymi vdekjeprurës i shkaktuar nga dje-gia e cigares në temperaturën 850 gradë celsius (në momentin e thithjes), është përgjegjës për vdekjen e duhanpirësve.

Për këtë arsye, ne kemi një detyrim ndaj këtyre duhanpirësve, ndaj familjeve dhe komu-nitetit si dhe profesionalizmit tonë – që të infor-mojmë se: “Duhani vret, lëreni atë” dhe deri sa të arrini ta lini, përdorni produkte alternative potencialisht më pak të dëmshme.

*Ekspert i Kontrollit të Duhanit

Nga Besi BEKTESHI

Mirë se lëkunden mes "kripto enverizmit dhe populizmit", por

në Partinë Demokratike, lidershipi tashmë i humbur politikisht dhe moralisht, janë katandisur dhe si "adoleshentë" të ngutur dhe shpërthyes në marrëzi propozuese për të mbuluar ultësirën e mad-he anti qytetare ku ka rënë fatkeqësisht. Një projektligj të ngutur në pika të pastudiuara ligjërisht dhe profesionalisht i dalë në shtypin kombëtar, i tejkalon ku e ku dhe më irracion-alët e ekzaltuar të komunistëve pas marrjes së pushtetit në vitin 1945! Kësaj rradhe, në vitin 2018, Lulzim Basha dhe kriptoenveristët e tij si "staf", në ngutje për të larguar vëmendjen nga gropa politike, ku janë dhe për të hapur një betejë boshe me socialistët, inskenojnë një projekt ligj të cilin e kanë pasur mundësinë të formulojnë dhe zbatojnë që në vitin 1992 dhe nuk kanë guxuar dhe nuk kanë dashur ta bëjnë. Në http://ëëë.gsh.al/2018/05/07/projektlig-ji-pd-ndalohet-ligj-partia-komuniste-e-shqiper-ise/ del qartë dhe në shtypin e përditshëm ky propozim sa qesharak dhe irracional.

Po komentoj me keqardhje të madhe disa prej neneve sa të humbur nga demokracia dhe po aq acarues për shoqërinë e sotme të hapur dhe në liri. Një prej pikave të këtij grotesku moral politik thotë: Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste. Po ku mund të ketë më marrëzi ideore dhe kulturore se sa kjo. Po ku ka vepra të tilla në një regjim ideologjik që nuk kanë propagandë të regjimit. Do largojnë librin "Dimri i madh" dhe filmin "Ballë për Ballë" se aty del Enveri dhe PPSH, kur shqiptarët largu-an bazën sovjetike në Vlorë. Hahaha gati-gati, duket sikur ju ka ardhur porosi nga Moska e sotme "antikomuniste".

Do ndalojnë të ndjerët Kadri Roshi dhe Bujar Lako, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Lazër Filip etj., etj., që në filma apo teatro, ju ka dalë fotografia e Enverit apo PPSH-ja e PKSH-ja dhe kanë luajtur role me diktaturën në kohën e tyre të artit. Biles dhe ne që duam t’i shohim këto filma do të "na fusin në burg" ose gjobë, sepse këta "antikomunistët e këpucëve të shkyme" do ta ndalojnë me ligj.

Biles do të ndërtojnë ose rimodelojnë dhe një institut që nga model i dënimit të diktaturës të kthehet në përndjekës që i ngjan kohës së dik-taturës. Janë të sëmurë plotësisht. Do ndalojnë vepra të Kadaresë, Agollit, Drinit dhe shumë të tjerëve, sepse në romane dhe vepra del partia dhe Enveri. Po dhe po të dojë dikush ti lexo-jë - dënohet me ligj nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Do largojnë dramat e Luarasit ose Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçra-mi, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli etj., etj., sepse në veprat e tyre është partia e kohës, e cila paska lënë dhe bijë e saj për të bërë censura në vitin 2018. Pastaj, sipas PD-së së Lulit duhen pastruar muzetë nga pikturat e kohës së diktaturës - pothuaj të gjitha dhe më këtë rast dhe piktorët e lartë të kohës. Po po dhe poetë e poezitë, që kanë brenda rreshta për partinë dhe Enverin - sepse pa këto rreshta nuk botohej dhe vjersha. Sigurisht që Lulzim Basha ka qenë dhe "Yllkë e Enverit" dhe "Pionier i Enverit", dhe po të ketë foto ku pas tij (sidomos me shall) është foto e diktatorit - futet brenda (mos o zot) ose gjobë po e nxori në publik nga komiteti në fjalë. Atë veprën gjigandeske te Muzeu Kombëtar, tashmë pa yll - duhet ta heqin si prodhim diktature dhe frymëzim i kohës në diktaturë. Kisha një lloj frike se mos propozohej mbas heqjes së emrit të hidrocentraleve dhe prishja fare e tyre, sikundër prishën të gjitha fabri-kat dhe uzinat e Enverit. Po po, sepse "yllka i Enverit", ose Lulzim Basha e di se "fabrikat dhe uzinat" i ndërtoi Enveri dhe jo gjaku e djersa jonë e punës jo të paguar. Ashtu si filmat u luajtën dhe i shkrujtën njerëzit e artit i cili (arti pra) nuk do të vdiste në diktaturë se kështu i thotë "pionierit të Enverit" Luzim Basha - sot mendja.

Por pika e fundit është ajo më e "mrekul-lueshmja" e Lulzimit të partisë, e cila thotë: Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës. Çfarë neni "antikomunist" i vërtetë? Dy të parët që më vijnë në mend janë Isa Boletini i vrarë nga serbët dhe Luigj Gurakuqi i vrarë dhe ai, që të

dy personazhe të lartë të kombit shqiptar. Të dy diktatura i nderoi me "Hero i Popullit" kurse në shtatoren e Gurakuqit në Shkodër "an-tikomunistët enveristë" shkruajnë në mënyrë groteske - patrioti Luigj Gurakuqi kur ai është Hero i Popullit dhe dikush biles e ka dhe inat pse është "Hero i Popullit", duke i prishur dhe shtëpinë muze. Po sigurisht këto antikomu-nistë do ti heqin dekoratën e lartë dhe Ismail Qemalit, babait të shtetit shqiptar edhe sepse nuk u vra - edhe regjimi e nderoi me këtë titull të lartë. Por dhe Çerçiz Topullit, Ded Gjo Lulit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Mic Sokolit, Bajram Currit dhe Mehmet Shpendit, Shote Galicës, Selam Musait, Mihal Gramenos, Avni Rustemit. Po po do t’jua heqin me ligj, sepse për antikomunistët e "Enverizuar" tashmë plotësisht, këta nuk janë heronj ngaqë ju dha titullin sipas tyre Enveri - e jo se janë heronj vërtetë dhe nuk kishin asnjë lidhje me kohën dhe komunizmin. Por të tilla monstra nuk kon-siderojnë heronj të popullit dhe ato që dhanë jetën për liri dhe Shqipëri si Qemal Stafa, Shejnaze Juka, të vrarë nga fashistët apo Mar-garita Tutulani dhe Manush Alimani. Ka plot të tjerë të vrarë nga fashizmi dhe nazizmi. Po po këta ja heqin "Heroin e Popullit" dhe Tuk Jak-ovës, Muhamet Prodanit dhe Sadik Bekteshit, që diktatura i dënoi! Filluan t’u hiqnin emrat shumë shkollave me emrat e heronjve dhe tani do t’ua heqin të gjithave, edhe rrugëve - e goja e njerëzve prapë nuk mësohet t’i emërtojë me emrin e ri.

Në projektligj kishte dhe marrëzi të tjera plot, të cilat kanë të bëjnë me dëshirën e "enver-istëve të rinj" në PD, për të imponuar censurë dhe regjim kontrolli mbi historinë akoma më në marrëzi se ata "enveristët e lodhur" të për-para 1990-tës. Propozimi i ri i PD-së ka qëllim të vijë në pushtet mes imponimit të censurës idiote, që nuk do të realizohet kurrë në liri, por e duan që ta kenë "gomar beteje" për të ardhur në pushtet, duke sharë PS-në hiper kapitaliste nganjëherë pa kontroll dhe moral sot, se është komuniste. Po dhe për më tepër, që të mbësht-jellin me letra idiote dhe të kota "Vetingun" - i cili po ju vjen përditë dhe më afër.

Page 17: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Lu dhe duarkryqësia jonë

Kur burrat e “mëdhenj” bëjnë kauzë politike jetën e 6-vjeçarëve

dhe të ndëshkueshëm moralisht vetëm nga vota e qytetareve një herë në katër vjet. Lu arriti t’u fusë në nënndërgjegje dhe, ndoshta edhe në gjumë, makthet dhe fantazmat e hekurave të burgut. Nga gjithë këto mrekulli të mirëfillta për demokracinë tonë të brishtë 27 vjeçare, Lu nuk arriti vetëm një gjë, të na largojë nga të ndenjurit tonë si qytetarë me duarkryq, pra nga duarkryqësia, mosveprimi ynë. Megjithë thirrjet e shpeshta për aksionin civil, për shoqërinë civile të vendit që të ngrejë në këmbë qytetarët e revoltuar. Por OJF-të tona e kanë mendjen tek fondet e donatorëve. Dhe ne si qytetarë, por nuk na cyti kush, po nuk na thirri dhe po nuk i besuam në thirrjen e tij, e kemi zor të dalim në rrugë. Na mjafton dhe tepron komoditeti i telekomandës së televizorit dhe llafet në kafene. Mirëpo Lu ndryshoi diçka në ndërgjegjen tonë të mpirë civile. Lu tregoi se mund të ndryshohej diçka, madje shumë. Lu përdori Levën e Arki-

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nëse ambasadori i huaj më popullor në historinë e Shqipërisë, amba-

sadori amerikan Donald Lu, në përfundim të mandatit të tij në shtator 2018, do të vendoste të merrte shtetësinë shqiptare, të qëndronte këtu dhe të themelonte një parti politike (ndoshta me Ibsenin e një partie që ashtu e shpërfytyruar nuk e meriton ta ketë anëtar të sajin), ai mund të fitonte zgjedhjet e vitit 2021 tek ne! Po përse? Sepse Lu ka bekimin dhe besimin e çdo qytetari të këtij vendi, për atë që u ka bërë politikanëve të paprekshëm të këtij vendi. Lu arriti t’i frikësojë ata, që e mendonin veten përjetësisht të paprekshëm

medit të autoritetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ministrisë së Jashtme të SHBA-ve. Lu deklaroi se po t’u shihte orët dhe varëset e shtrenjta gjykatësve dhe prokurorëve të këtij vendi sërish në takim, ai do t’i denonconte ata si të korruptuar. Dhe këta gjykatës dhe prokurorë erdhën qafëzhveshur e me orë të lira në takimin e rradhës! Revolta e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, të nëpërkëmbur dhe të padëgjuar nga politika e ditës, gjeti veten dhe u kanalizua në guximin dhe ndikimin e këtij Miku të Madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj i nderu-ar Ambasadori Lu, ne do të donim të mos e lije këtë vend në shtator të këtij viti. Ndoshta mund të organizojmë deri atëhere, një peticion, me miliona firma, që Lu të rizgjidhet sërish Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Dhe ky Peticion t’i shkojë Presidentit Trump. Ndoshta mund të dalim edhe në rrugë dhe ta kërkojmë këtë. Lu e meriton që njëherë, njëherë të vetme

masive në jetën tonë, të mos rrimë duarkryq. Jo për kënaqësinë e tij tek sheh një popull të tërë ta dojë dhe admirojë, por për interesin tonë madhor. Nëse ikën Lu, çdo të bëhet me fatin e reformës sonë epokale në drejtësi? Si zor që ambasadori i ardhshëm amerikan të jetë një tjetër Lu. Mision i pamundur. Atëhere, na du-het të mos e lëmë Lu-në të largohet nga vendi ynë. Këtë mund ta arrijmë me aksionin tonë qytetar. Të detyrojmë qeverinë tonë t’i kërkojë Qeverisë Amerikane, me të gjitha mënyrat dhe kanalet e diplomacisë dhe raporteve të një vendi mik, rizgjedhjen në detyrë të këtij njeriu të jashtëzakonshëm për shqiptarët. Raste të ngjashme, edhe pse të pakta, kanë ndodhur në të kaluarën, me ambasadorët e suksesshëm e jashtëzakonisht popullorë amerikane apo të një shteti të fuqishëm evropian. Të paktën për të patur Lu-në edhe për tre vjet mes nesh, duhet të heqim dorë nga duarkryeqësia jonë!

Nga Bardhyl BEJKO

Në një njoftim të policisë u mësua se një gjashtë vjeç ra pre e një manjaku

34 vjeçar në Krujë. Një ng-jarje sa e turpshme aq edhe e dhimbshme. Në përmasat e kanibalizmit, e denjë për habitatin e xhunglës. Një rast analog u njoftua edhe në rre-thinat e Delvinës. Pas çdo ngjarje të tillë sapo e dëgjon, tronditesh. Së pari, për veprën e rëndë. Po edhe për faktin se bie ndesh me traditën dhe sjelljen e shqiptarëve. Është e dënueshme nga mbarë opinioni i gjerë shoqëror. Mllefi që shpre-hin qytetarët për individët që kryejnë akte të tilla i nxisin ata të kërkojnë dënimin më të rëndë. Me të drejtë, se këtu nuk cënohet vetëm morali, po shkelet në kockë dinjiteti njerëzor. Lajme të tilla janë të justifikuara, vetëm kur flitet për kafshët e egra. Edhe ato të veçuara, pasi dihet se instikti i mbrojtjes del mbi instiktet e tjera edhe tek vetë kafshët. Kur ndodhi të tilla dëgjohen mes njerëzve të një komuniteti, më e pakta vlerëso-het si një devijancë e rrezikshme. Kapërcimin e njerëzillëkut dhe kthimin në shtazë. Janë thjeshtë të turpshme dhe të pamoralshme. Një vepër që cënon psikikën njerëzore. Tronditi shoqërinë dhe rriti revoltën e qytetarëve. Do ishte më mirë që publikimi i rasteve të tilla të ishte i rezervuar. Ose fare i munguar. Jo vetëm, njoftime me pullë të kuqe, po deri në ndalim të plotë. Po të bëheshin përpjekje për t`u ndjekur nga një numër i kufizuar njerëzish. Janë lajme që do ishte normale, që fëmijët e vegjël të mos i ndeshnin në ekranet e televizioneve tona.

Në moralin tonë vepra të tilla, para se t`i dënojë drejtësia në realitet i godet opinion i gjërë shoqëror. Personat e përfshirë në incidente të tilla janë më të urryerit dhe të papranuarit në shoqëri. Askush nuk mbetet pa thënë: Turp! Një mijë herë turp! Besoj se edhe vetë televizionet in-formative e kanë vështirë kur emetojnë një lajm të tillë. Ndoshta e japin për kronikë dhe për ta dokumentuar. Mirë do ishte të hiqeshin fare nga ekranet lajme kaq perverse. Po faktet nuk mund të mohohen. Dhe liria e informimit e presupozon edhe dhënien e lajmeve të tilla. Nëse kërkesën për kujdes ua drejtojmë edhe televizioneve dhe shtypit, kemi rezerva të thella ndaj komentuesve politikë. Aq më tepër atyre do u kërkonim të jenë më njerëzor. Të vënë logjikën para përfitimit politik. Të llogarisin se për një lajm të tillë, edhe kur i jepet rëndësi nuk është se nxjerrin ndonjë

përfitim të dobishëm. Kjo ndodh edhe kur lajmi jepet, jo thjeshtë për informim as demaskim të një manjaku, po qëllimit real për demaskimin e policisë dhe të afërmit të individit që kreu aktin e turpshëm. Qëllimi në këtë rast nuk është tek publikimi i fatit të një gjashtë vjeçari. Edhe pse objekt dhe pretekst, ku mbështetet komentuesi për të goditur policinë dhe të afërmin e përd-hunuesit, i cili në rastin tonë qenka një njeri i Artur Bushit, kryetarit të Bashkisë së Krujës. Lidhje që nuk marrim përsipër ta provojmë. I referohemi vetëm komentuesit. Atij do i shkonte përshtat aksioma Makiaveliane: “Qëllimi jus-tifikon mjetin”. Komentuesi i këtij lajmi, Sali Berisha, politikan prej 28 vitesh, mjek dhe eru-dit. Ish presidenti e kryeministër. Ai që shumë herë ka shpjeguar se ç`ndodh në psikikën e një fëmije të traumatizuar pas një ngjarje të tillë, e cila është pak të quhet makabre. Në këtë aspekt, dënimi i aktit famëkeq, është plotësisht i justifi-kuar. Ashtu siç do ishte edhe dënimi i heshtjes apo fshehjes së lajmit nga ana e policisë, e cila në deklaratën e saj tregon ditën dhe orën që u publikua ky krim i rëndë. Kuptohet, policia në zbatim të ligjit dhe etikës nuk i dha përmasa të gjera rastit në publik për të mbrojtur të miturin, pasi tronditja e tij do shumëfishohej dhe bashkë me të edhe e familjarëve të tij. Po nuk gjykoi kështu zoti Berisha. Dhe me rastin bëri politikë. E shndërroi në kauzë ngjarjen e rëndë. Po, a mund të bëhet politikë me fatin e një 6-vjeçari, i cili është një engjëll i pambrojtur dhe shoqëria ka detyrimin moral e shteti atë ligjor të vërë para drejtësisë individin që kreu aktin e turpshëm? Çfarëdo dënimi t`i jepet monstrës është i pam-jaftueshëm. Se këtu nuk bëhet fjalë për një akt me të rritur, që edhe kjo do ishte e dënueshme. Po për një fëmijë që sapo ka hedhur hapat e para në rrugë. Që ende nuk është ulur mirë në bankat e shkollës. Po, a është etik komenti i Profesor Doktor Berishës, i cili natyrisht nuk ka qëllim të denigrojë fëmijën se ai është prind dhe gjysh, po a nuk mund ta rezervonte këtë koment? Dhe policisë e kryetarit të bashkisë, meqenëse ka qëllim t`i denigrojë, le t`iu bëjë gjyqin për mijëra ngjarje dhe episode, ku ata janë ngatërruar në favore apo korrupsion? Përse duhej vendosur në qendër të përpjekjeve për të anatemuar policinë dhe një kryebashkiak, duke vënë një të mitur në qendër të një kauze të madhe siç është ajo e luftës kundër veprimeve të paligjshme të poli-cisë apo të zgjedhurve vendor e atyre qendror? A nuk duhet një kufi ndarës mes një të mituri dhe organizmave shtetërore? Janë me dhjetra rastet, ku mund të ngjyesh penën dhe të denon-cosh sensacione, përmes qytetarit dixhital, apo

portaleve e mundësive pafund që ka krijuar teknologjia e informacionit. Të shmangësh e të mos luash me jetën e një 6-vjeçari është fisnike. Politikë e kauzë me një 6-vjeçar apo 10-vjeçar nuk mund të bëhet. Ata janë të pambrojtur. Janë të pafuqishëm. Nuk dinë të lexojnë dhe nuk e dinë kush është policia apo bashkia. Komentet për një ngjarje të tillë, edhe pse mund të përdoret si tangente e për të bërë qitje të largët, për të goditur objektin që ke në grykë të pushkës, policinë e bashkinë, janë të patolerueshme. Kjo nuk është se i bën nder një politikani. Aksionet politike në këto raste zbresin. Dhe produkti është negativ. Aq më pak, këtë duhet ta bëjë, Sali Berisha. Si politikan, po së pari si mjek, ai nuk duhet t`ia lejojë vetes përgojime të tilla. Ai e njeh mirë psikologjinë e fëmijëve dhe rolin që luajnë trauma të tilla në të ardhmen e jetës së tyre. Po nuk është vetëm publikimi i lajmit të keq, ajo që të bën përshtypje. Se dihet që pas tij vrapojnë të gjithë. Dhe doktori është ekzemplar i komentit të lajmit të keq. Se ai llogarit pas çdo informacioni të tillë, dëmin që i bën qeverisë. Po për fëmijët duhet qëndrim ndryshe. Dhe këtu nuk duhet të bëjë përjashtim askush. Fakti që nënvizojmë një koment me efekte negative nuk është se jemi kundër informimit publik.

Ajo që duam të nënvizojmë, është fakti se nuk mund të luhet me bllofin. Si thuret e keqja, duke kaluar nga një vepër e turpshme me një fëmijë, tek zbatimit të ligjit dhe informimit pub-lik të organeve të zbatimit të ligjit dhe në rastin konkret të policisë. Pas ribotimit të deklaratës së policisë, doktori nuk denjoi të bëjë korigjim. Nuk tha asnjë fjalë për keqinformimin. Të paktën për Policinë e Shtetit. Jo për politikanët kundër-shtarë politikë. Ata janë e do mbeten targeti i sulmit sot e mot. As për taktikat e përdorimit të kushërinjve e fisnisë për të bërë cilindo prej tyre pis. Unë nuk e di se cili është krimineli që kreu këtë akt të rëndë. Ai ka një adresë. Një emër e mbiemër. Kuptohet është manjak dhe i sëmurë mendërisht. Dhe ai, sot është objekt i drejtësisë. Për këtë vepër të dënohet maksimalisht. Jemi që Kodi Penal të shumëfishojë dënimet dhe in-dividë të tillë të qëndrojnë tërë jetën në izolim. Se është më e justifikuar vrasja, se përdhunimi i një fëmije. Po loja me kush është kushëriri i përdhunuesit dhe cila është lidhja e gjakut me kryebashkiakun nuk ka asnjë vlerë. Sepse ai nuk u mbrojt nga askush. Dhe policia nuk mund të tolerojë një ngjarje të rëndë në këto përmasa se është biri, kushëriri, gjaku, i afërmi i ndonjë kryebashkiaku. Ndaj komenti është lojë. Pikërisht këtu synon të godasë Berisha. Ky ishte misioni e qëllimi tij, edhe në komentin për

gjashtë vjeçarin. Si të nxijë kushëririn e policinë në emër të mbrojtjes së fëmijës. Kjo është tabloja për lajmin e keq. Dhe komentin denigrues. Fiks në këtë ditë, një ngjarje tjetër u publikua për një gjashtë vjeçar tjetër. I ndryshëm nga rasti në Krujë. Njoftimi i policisë: Në rrugën “Him Kolli” në qytetin e Tiranës, një fëmijë 6-vjeçar kishte humbur adresën e shtëpisë. Nuk mund të kthehej në familje. Policia e Bashkisë së Tiranës, pasi e gjeti, kërkoi adresën e fëmijës dhe e ktheu në shtëpi tek prindërit e vet. 6-vjeçari u shpëtua nga policia bashkiake. Jo vetëm policët e bashkisë, të cilët e kanë detyrë funksionale jetën e qytet-arëve, po edhe qytetarët e zakonshëm, para një rasti të tillë do kishin vepruar në këtë mënyrë. Fëmija do kthehej në familje. Se shqiptarët kanë ndjeshmëri maksimale kur bëhet fjalë për jetën e një fëmije. Sa raste të tilla njohim të gjithë. Dhe për këtë jemi krenarë. Po edhe humbja e gjetja e një fëmije është një ngjarje. Edhe këtu bëhet fjalë për një 6-vjeçar. Kuptohet ka tjetër natyrë. Veprimi i policisë së bashkisë është për t`u përgëzuar. Është detyra e saj që të kujdeset për çdo qytetar. Po sa u komentua ky lajm? A e bëri kauzë politika? Sa informoi qytetari dixhital? Nuk e di, a i shkoi Doktorit njoftim dixhital? Nuk e besoj. Po edhe nëse do shkonte, nuk jam i sigurtë që do komentonte veprimin e Policisë së Bashkisë së Tiranës, e cila jo se bëri ndonjë heroizëm, po sidoqoftë jeta e një fëmije u shpëtua. A nuk do ishte edhe një rast për ekuivalencë në se ky lajm do ishte publikuar nga i njejti individ, ish Presidenti ynë dhe të gjente kohën për një fjalë për të përgëzuar policinë e bashkisë që shpëtoi fëmijën? Besoj se duhet ta bënte. Për të qenë i barabartë. I paanshëm. I vëmendshëm para të keqes e të mirës. Se këtu nuk lulëzon vetëm krimi. Këtu jetohet. Punohet. Gëzohet. Sakrifikohet. Ka moral e virtyte që respektohen. Se shumica është e prirur për të mirën. Dhe kjo nuk do ishte poli-tikë me një 6-vjeçar. Përkundrazi. Do fliste për vlerësimin e një veprimi qytetar. Se lajmi i mirë është po aq me peshë sa dhe lajmi i keq. Po lajmi i mirë ka efekte të pallogaritshme për edukimin e shoqërisë. Edhe pse nuk është mundësia të bësh politikë dhe të përfitosh maksimumin për të goditur ata që llogarit si kundërshtar politik. Pasi njihesh me opinionin e shumë qytetarëve mbi ko-mentet e lajmit të keq për një 6-vjeçar fatkeq dhe përpjekjet për të goditur përmes tij institucione e individë, po edhe mijëra shembuj në të njejtën linjë do lutesha që të heqim dorë nga politika e lajmeve me fëmijë. Është e njejta filozofi, si e atyre që kryejnë akte të pamoralshme edhe kur kërkon të bësh opozitë dhe të llogarisësh si kauzë lajme sensacionale me fëmijë 6-vjeçarë.

Page 18: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

18 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

k u l t u r e www.sot.com.al

“Komedia e zezë "Presidentet" vjen për tre netët e fundit në

datat 11-12-13 maj në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Goditjet e jetës të sjella në mënyrën më komike nga teksti i Werner Schawab regjia e Sabine Mitter-ecker dhe loja e aktorëve Adriana Tolka, Ermira Gjata, dhe Eni Jani. Regjisorja austriake Mitterecker më herët ka pohuar se ka qenë një punë për realizimin e shfaqjes që përveç lodhjes i ka falur dhe kënaqësi nga bashkëpunimi me artistet shqiptare. “Janë tre zonja shumë të veçanta. Nuk ishte e lehtë për mua të punoja në një gjuhë të huaj, por përveç lodhjes çdo gjë e kam bërë me kënaqësi shumë të madhe”, shprehet regjisorja austriake Sabine Mitterecker. “Presidentet” e Werner Schawab (1958-1994) nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur. Presidentet janë trupa fizike, që zotërojnë gjuhën, prandaj edhe biseda mes tyre tra-jton vetëm aspekte materiale: ushqim, jashtëqitje, seksual-itet, që atyre u trupë-zohet vetëm nga pa-kënaqësia dhe dhuna. Bota e tyre endet rreth tavolinës së një ku-zhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që ne i mëshirojmë. Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit. Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruarve,të cilët mund ta paramen-dojnë botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencës së tyre. Çdo fjali, me fjalë të rrumbullakosura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprurëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentët dhe presidentet në botën e madhe. Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t´u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrueshmërinë e vet. Mënyra e të shkruarit e Schwab-it, që në kohërat kur ai jetoi jo gjatë, ishte një sensacion. Me forcën dhe poezinë e teksteve të tij, ai ndryshoi teatrin, si asnjë autor gjerman-ishtfolës, asnjë autore gjermanishtfolëse tjetër pas tij

Filmi me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu, protagonist aktori Klodian Hoxha

dashur t’a sfumojnë emrin e tij. Filmi është i zhanrit doku fiction që dokumentari ndërthuret me filmin ka skena të dy Luftërave Botërore, që do ndërthuren me dokumentarin”, pohon më tej aktori Hoxha. Më aktiv-iteti e tij artistik aktori ka spikatur jo vetëm në skenën e teatrit, por dhe me role të ndryshme në filma. Një nga aktorët më aktiv ai vijon të jetë në vëmendje të regjisorëve.

Filmi bazuar mbi një histori të vërtetë

Këtë herë në projektin e tij kin-ematografik regjisori Luan Kryeziu ka zgjedhur aktorë në film, që janë të brezave të ndryshëm. Asistente regjisore në film Najada Elmazi tregon se ka aktorë të rinj me eksperience fil-mike si dhe aktorë profesionistë. “Duke qenë se është një film artistik bazuar

mbi një histori të vërtetë do të ketë edhe personazhe, të cilët do të rrëfe-jnë dëshmitë e tyre në lidhje me këtë temë”, shprehet ajo. Si regjisor Luan Kryeziu më herët në Shqipëri ka xhiru-ar dhe projektin e serialit televiziv “Kangur”, ku sërish angazhoi aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme dhe sipas regjisorit filmi “Kangur” në vetvete trajton ngjarjet herë me satirë e intrigë, me shumë të papritura dhe përmes gjërave që shpesh i dimë dhe nuk i themi për shkak të arsyeve të caktuara. Në aktivitetin e tij si regjisor Luan kryeziu është i njohur në fushën e kinematografisë. Më herët për publi-kun në Shqipëri ai u vlerësua dhe për premierën e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Heroi”.

“Presidentet” vijnë në tre mbrëmjet e

fundit në teatër

“Njeriu me këmishë”, nisin xhirimet për filmin historik me ngjarje nga 2 luftërat botërore

Julia VRAPI

Me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu gjatë kësaj kohe po vijojnë xhirimet e filmit “Nje-

riu me këmishë”. Një projekt filmi, i cili ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova në role. Kasta përbëhet nga aktorë si Mehdi Malka, Klodian Hoxha, Agron Domi, Eva Murati, Kushtrim Asllani, Hazir Sh.Haziri, etj. Xhirimet e filmit janë të lokalizuar në Tiranë, Kukës dhe Kosovë sipas skenarit që ka shkru-ar regjisori. Aktori Klodian Hoxha që këtë herë regjisori Kryeziu i ka besuar rolin e regjisorit, personazhi kryesor tregon se është një nga më të bukurit e galerinë e roleve. ““Njeriu me këmishë” është filmi që po xhiroj këtë periudhë. Unë e gjej veten në rolin e regjisorit në këtë film. Është një rol shumë i bukur, i cili shtohet në mozaikun e roleve të mija. Falenderoj Luanin që ma besoi rolin. Filmi flet për një figurë të shquar Muharrem Bajraktarin, i cili thuhet që ka lind me këmishë edhe ka qenë një nga njerëzit që ka sjell mbreti Zog në pushtet”, tregon aktori Klodian Hoxha. Protagonist këtë herë në filmin historik “Njeriu me këmishë” ai pohon se është një figurë që duhet të ketë më shumë studime. “Duke qenë se legjendat thonë që ai ka lind me këmishë edhe i ka mbizotëruar dy Luftërave Botërore për mendimin tim është një figurë, që duhet të studiohet më shumë sepse ka histori që edhe Hollivudi do i kishte zili”, vijon të tregojë aktori. Këtë herë me rolin e regjisorit në filmin më të fundit nga Luan Kryeziu tregon se në film ai si regjisori nis për të realizuar një dokumentar dhe aty përballet me figurën e Muharrem Bajraktarit. “Roli im në këtë film ka të bëjë me një ekip televiziv që marrim përsipër për të realizuar një dokumentar me besytni, edhe stafi zgjedh të iki në vise të larta për të mësuar rreth tyre edhe aty ata përballen me figurën e Muharrem Bajraktarit edhe këtu fillon ne si staf përfshihemi në his-torinë e tij edhe nuk ndalemi edhe kur na urdhërojnë, që ta ndërpresim këtë dokumentar, duke qenë se çdo pushtet që ka ardhur e ka mbajt të fshehur historinë e tij edhe kanë

Projektligji për trashëgiminë, Kumbaro akuzohet për shkatërrime

Robert Ndrenika: Teatri Kombëtar Jeruzalemi i artistëve, ta mbrojmë

Në Komisionin e Medi-as edhe këtë herë deputetë e opozitës kanë akuzuar min-istren e Kulturës për shkatër-rim të trashëgimisë. Diskutimi nen për nen i projektligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” ku ishte e ftuar minis-trja Kumbaro ka kaluar pak në Teatrin Kombëtar. Drejtuesja e komisionit, Albana Vokshi, i ka kërkuar ministres të shkojë pasditen e së hënës në orën 19:00, në takim me artistët, duke shtuar se opozita do të jetë e pranishme. “Ju po shkatërroni çdo gjë, trashëgiminë kulturore.

Kumbaro është ministrja më e dështuar”, tha Vokshi. Në fjalën e saj pas debatit në komision, min-istrja e kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se projektligji u kthye në flamur për politikën bajate të ditës. “Opozita u rikthye në komisionin për ta dështuar me sukses një debat kaq të rëndë-sishëm sikurse është diskutimi nen për nen për çka ministria ishte përgatitur, u mor projekt-ligji dhe u kthye në një flamur për të diskutuar për politikën bajate të ditës, por vetëm për ligjin nuk u diskutua”, tha jashtë komisionit Kumbaro.

Edhe kjo e hënë vijoi me takimin e artistëve që këtë herë u zhvillua në Teatri Eksperi-mental, Artistët dhe deputetët e opozitës u shprehën sërish kundër shembjes së godinës. Aktori Robert Ndrenika tha se më e shenjta nga të gjitha është toka e këtij teatri. Ai tha se Teatri Kombëtar është Jeruzalemi i artistëve, të cilin duan ta mbysin “kryqëzatat”. “Ajo që më tregoi kryetari i bashkisë që ia pëlqe-va dhe i kam thënë që duhet të konsultohesh me komunitetin artistik dhe arkitektët, dhe nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt

më tha, se ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës, por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prish-ja edhe ndërtimi, të behët një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet. Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta. Ky është Jerusalemi jonë të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi ka 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e ko-munitetit”, tha aktori Ndrenika.

Ekspozitë me fotografi për 65 vjetorin e teatrit në Durrës

Të fiksuara në fotografi sukseset e teatrit “Aleksandër Moisu” në Durrës janë ek-spozuar për dashamirësit e kul-turës në hollin e këtij institucioni. Ekspozita vjen në kuadër të 65 -vjetorit të themelimit të teatrit për të vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve që kanë interpre-tuar në skenën e tij. Drejtuesit e institucionit më të rëndësishëm të kulturës në Durrës thonë se synojnë krijimin e një muzeu me këto fotografi ku çdokush do të ketë mundësi të njihet me his-torikun e teatrit. "Të gjitha foto-grafitë më emocionalë, sidomos

ato të vjetrat. Kur i shikojmë na kujtohen shokët që janë larguar nga teatri, episodet, ngjarjet dhe vështirësitë" pohojë ata. Çelja e ekspozitës bëri bashkë artistët veteranë dhe ata të rinj si edhe dashamirës të artit të tyre. Teatri "Aleksandër Moisiu" në Durrës është hapur zyrtarisht në 11 janar të vitit 1953. Shfaqja e parë e tij ka qenë komedia "Vajza nga fshati" e shkrimtarit Fatmir Gjata, vënë në skenë nga regjisori Pandi Stil-lu. Ndërkaq që gjatë viteve teatri ka vijuar aktivitetin artistik me vepra që janë vlerësuar dhe të suksesshme.

Ne si staf përfshihemi në historinë e tij edhe nuk ndalemi edhe kur na urdhëro-jnë, që ta ndërpresim këtë dokumentar, duke qenë se çdo pushtet që ka ardhur e ka mbajt të fshehur historinë e tij edhe kanë dashur t’a sfumojnë emrin.

Page 19: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 19

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kamer Qaka s’e mohon interesimin e Steauas, shpreson të luajë në Champions

Një nga lojtarët surprizë të ar-dhur së fundmi në Kombëtare ishte mbrojtësi Bujar Lika. Fatkeqësisht për futbollistin që duhet të rivalizojë Elseid Hysajn në kombëtare, gjërat nuk po shkojnë siç shpresonte ai. Humbja e fundit ndaj Tun, thuajse ka shuar ëndrrat e Grashopers për të marrë pjesë në Europë dhe Lika ka përfunduar përsëri mes pro-tagonistëve negativë të duelit që u mbyll me shifrat 2-1 edhe pse ekipi i shqiptarit ishte në avantazh. Emri i tij është përfshirë në formacionin e lojtarëve më të dobët të javës nga e përditshmja zvicerane “Blick”. “Ishte vëzhgues në momentin e barazimit 1-1”, shkruan gazeta në fjalë për futbollistin shqiptar.

TRAJNERI

ZHGËNJIMI

Mediat italiane dhe trajneri i Atalantës elozhe për gardianin shqiptar të Lacios, shkëlqen në fushë

Gasperini: Strakosha një gjeni, meriton një klub të madh

Adriatik BALLA

Thomas Strakosha është në qendër të mediave spor-tive italiane për shkak të performancës së tij të

jashtëzakonshme në ndeshjen që Lacio barazoi 1-1 ndaj Atalantës së Etrit Berishës. Të dy gardianët e Kombëtares Shqiptare patën një paraqitje shumë të mirë, por në sy ra sidomos Strakosha, i cili bëri pritje vendimtare dhe pas ndeshjes, si drejtuesit e Lacios, ashtu dhe ata të Atalantës theksuan se gardiani shqiptar ishte përcaktues për të nxjerrë Lacion nga fusha e lojës me pikë. “I mrekullueshëm në disa ndërhyrje, që e kanë shpëtuar Lac-ion nga goli. Skuadra romane në fund ka marrë një pikë, falë pritjeve të Thomas Strakoshës, i cili e ruajti rezultatin në 1-1”, shkruajnë mediat sportive italiane që i kanë vendosur Strakoshës notën më të lartë, 8, e të tjera 7.5,. për performancën fantas-tike që bëri në duelin me Atalantën. Portieri shqiptar i bardhekaltërve ka komentuar në “Premium Sport” ndeshjen me Atalantën, duke u shprehur se Lacio e meritoi pikën: “Ndryshon klasifikimi, por Atalanta është shumë e fortë. Ne dhamë gjithç-ka në fushë dhe kemi marrë një pikë të rëndësishme. Tani le të mendojmë për të marrë më shumë ndaj Kro-tones. Nuk mendoj për pritjet, që për fat të mira rezultuan vendimtare. Një pikë e meritonim. Duhet të fitojmë me Krotonen, që të ruajmë avan-tazhin deri në fund. Dëmtimet? Kemi lojtarë shumë të fortë. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Lodhja

është evidente, por skuadra është dhe do t’ia dalë”, ka thënë portieri kuqezi pas ndeshjes me Atalantën, që u mbyll në barazim, 1-1. “Gardi-ani i Kombëtares i ka mohuar fitoren skuadrës së Gasperinit, që ka dominuar thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë dhe ka krijuar shumë raste për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë. Por Strakosha ishte i pakalueshëm dhe ndihmoi Lac-ion të mos e humbiste ndeshjen, duke bërë pritje vendimtare”, shkruajnë më tej mediat sportive italiane në versionin online. Megjithatë Strakosha ka qenë në lartësinë e duhur, duke i mohuar në 2-3 raste të rrezikshme golin e fitores Atalantës, falë reflekseve dhe sigurisë së tij. “Sot ne kemi zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Lacios dhe ka shumë keqardhje, pasi mund të merrnim një

hap vendimtar për arritjen tonë në Europë. Ishte i jashtëzakonshëm numri i rasteve që ne kemi krijuar dhe shpër-doruar, ndërsa kemi vuajtur vetëm disa minuta pas barazimit të rezultatit. Ne kemi krijuar shumë, por Strakosha është një portier madhështor. Tashmë e kemi të qartë se ndeshja me Milanin do të jetë e një rëndësie të madhe”, është shprehur Gasperini në përfundi-min e takimit. Një qëndrim që tregon qartë se Strakosha është shndërruar në një fenomen. Në përfundimin e ndeshjes midis Lacios dhe Atalantës, trajneri Simone Inzagi, është shpre-hur i kënaqur për portierin shqiptar në intervistën e dhënë për “Premium Sport”: “Strakosha është duke punuar dhe duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshje. Mund të them se ai është

Volejbolli ruan një farë tradite në Shqipëri, si te meshkuj dhe te femrat, por niveli i kampion-atit tonë dhe i skuadrave tona në krahasim me vendet e tjera në këtë moment lë për të dëshiruar. Gjithsesi, është programuar një përfaqësim dinjitoz për Ligën e Europës. kështu, Kombëtaret shqiptare të Volejbollit kanë nisur grumbullimin dje në mbrëmje, në kuadër të përgatitjeve për Europa League, turne ku marrin pjesë për

herë të 3-të me radhë. Edicioni do të startojë më 20 Maj dhe Shqipëria do të përfaqësohet si me kombëtaren e femrave, ashtu edhe të meshkujve. Kombëtaret do të stërviten dy herë në ditë në sallën sportive “Feti Boro-va” pranë Tirana Olimpik Park, sipas planit stërvitor të përgatitur nga trajnerët Altin Martiri për femra dhe Jani Melka për meshkuj. Ata kanë përpiluar edhe listat e lojtarëve, që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur sot stërvitjen.

VOLEJBOLL/ Grumbullohet kombëtarja e meshkujve dhe e femrave për Europa League

Zgjedhja e Panuçit ndër më të dobëtët në Zvicër

Panuçi zgjedh një italian si zëvendësues,

është Kaseti

rritur ndjeshëm nga sezoni i shkuar. Nuk duhet harruar se të jesh portieri i Lacios nuk është një përgjegjësi e lehtë”, ka thënë Inzagi. Nga ana tjetër, Juventusi duket se po ndjek situatën e Strakoshës dhe duke ditur se Bufon do të tërhiqet në fund të sezonit, të paktën këtë e ka shprehur vetë, Juventusi është vënë në kërkim të një gardiani me cilësi të larta dhe një nga emrat që lakohen në median italiane si mundësi për të pasuar Bufon është pikërisht Strakosha ynë. Ndoshta mund të zgjidhet ndonjë tjetër, por askush nuk e mohon faktin se Strakosha këtë sezon ishte një lider te Lacio dhe falë performancës së tij Lacio po synon të pozicionohet në top-katër këtë edicion, me shpresën për të luajtur sezonin tjetër në Ligën e Kampioneve.

Lojtarët e Kombëtares tonë kuqezi janë duke pritur ofertat e klubeve të ndryshme në këtë merkato vere, me shpresën se do të bëjnë lëvizje ngjitëse në karrierë dhe do të kenë mundësinë të luajnë në nivele shumë të larta. Janë disa futbollistë që presin ofertën më të mirë dhe sinjalet e para për një merkato aktive për disa prej titullarëve të Kombëtares janë dhënë tashmë. Mavraj kërkon ekip, Hysaj është në pritje të ofertës më të mirë, Gjimshiti është në udhëkryq. Po ashtu dhe Memushaj e ndonjë tjetër, pa harruar sulmuesit Sadiku e Llullaku që janë në “ajër”. Por, një nga mesfushorët me të ardhmen më enigmatike për sezonin e ardhshëm, sa i përket kombëtares shqiptare,

është Kamer Qaka. Te Politeknika Iasi, Qaka është padyshim një nga futbollistët kryesorë dhe titullarët e padiskutueshëm. Ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment, por mesfushori shqiptar ka vazhduar të vijojë karrierën e tij te Politeknika. Gjatë ditëve të fundit është duke u përfolur një kalim i tij te Steaua e Bukureshtit, klub ky që po lufton për titullin në Rumani dhe për një vend në “Champions League”. Vetë presi-denti Bekali është shprehur i interesuar për të marrë shërbimet e Qakës, teksa mesfushori i ka mohuar kontaktet e drejtpërdrejta me të. “Unë ndihem i lumtur te Politeknika dhe jam duke u trajtuar mirë nga ana e klubit. Faktikisht nuk jam i informuar për ndonjë inter-

esim nga Kraiova dhe Steaua e Bukureshtit, por nëse ka ndonjë ofertë të mirë, atëherë unë do e analizojë atë. Steaua është një ekip interesant dhe dua të them se unë mund të përballoj presionin kudo ku të shkoj. Kam dëgjuar shumë për Xhixhi Bekalin, presidentin e Steauas, por nuk kam folur ende me të, prandaj nuk mund të flas për të pa e njohur”, ka thënë Qaka për “politehnicaiasi.ro”. Steaua e Bukureshtit renditet në vendin e dytë, vetëm 1 pikë larg Kluzhit kryesues, teksa ka edhe 1 ndeshje më tepër për të zhvilluar. Nëse ekipi nga Bukureshti do t’i fitojë 3 takimet e fundit që kanë mbetur në kampionatin rumun, atëherë do të marrë pjesë në “Champions League”.

Rei Manaj humbi shansin e artë të shënonte golin e barazimit në 91’ në duelin kundër Hueskas në ligën e dytë spanjolle. Kjo kushtoi shkarkimin e trajnerit Pedro Morija dhe tekniku i ri i ardhur në krye të Granadës është Miguel Angel Portugal nuk e ka përf-shirë në planet e tij sulmuesin shqiptar. Manaj nuk është grumbulluar për duelin e sotëm kundër Rajo Vajekano, ku vetëm një fitore mban në garë Gra-nadan për ngjitjen në La Liga. Sinjali është mëse i qartë dhe tashmë Manaj duhet të fillojë të mendojë edhe një herë për të ardhmen e tij, pasi as te In-teri nuk ka hapësira për të dhe nuk do të jetë pjesë e organikës nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti. Manaj duhet të kërkojë skuadër të re.

SULMUESI

Nuk kishte si të ndodhte ndry-she me stafin teknike të skuad-rës kombëtare të futbollit, e cila ka pësuar ndryshime. Kështu, trajneri Kristian Panuçi ka ven-dosur të marrë si ndihmës të tij Marko Kasetin, që prej dy vitesh është tërhequr nga futbolli i luajtur. Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-lojtari i Romës do të jetë zëvendës i Kristian Panuçi në stolin e Kombëtares kuqezi. Kaseti do të zëvendësojë ndihmësin aktual të Panuçit, Paolo Rodolfi, i cili do të ketë rolin e vëzhguesit (zbu-luesit të talenteve) në Kombëtaren Shqiptare. Shtohen në këtë mënyrë numri i italianëve në drejtimin e për-faqësueses sonë të futbollit, sikurse ndodhte edhe në epokën “De Biazi”.

Manaj nuk është më zgjidhje te Granada,

pritet largimi

“Ndoshta mund të zgjidhet ndonjë tjetër, por askush nuk e mo-hon faktin se Strako-sha këtë sezon ishtre një lider te Lacio dhe falë performancës së tij Lacio po synon të pozicionohet në top-katër këtë edicion, me shpresën për të luajtur sezonin tjetër në Ligën e Kampioneve...”

LISTA E KOMBËTARES MESHKUJ1-Gazmend HUSAJ2-Redi KOCI3-Amarildo DELIU4-Anton QAFARENA5-Adri ARAPI6-Aldo KUPI7-Asmend KULA8-Norgen BARUTI9-Kreshnik MALAJ10-Saimir DRAGOI11-Entigleno NAZIFI12-Marjan GJOKLAJ13-Armando GAXIRI14-Klaudio QERRAXHIA15-Osman QEPA16-Emiljano XHABRAHIM17-Renato KOLA18-Kristi BERDUFI19-Anis ÇULLHAI

LISTA E KOMBËTARES FEMRA

1-Arjola PRENGA2-Esmeralda TUCI3-Erblira BICI4-Kejsi SHIRA5-Amarilda SIJONI6-Joana KUSHI7-Malvina TUCI8-Cindy MARINA9-Artiola REXHEPI10-Fatbardha PICAKU11-Amelia QERSHIA12-Çezarina XHEKA13-Stela KIRI14-Livia SHEHU15-Sava THAKA16-Sara HASKU17-Xhozafa SEJFULLAI18-Izabela DODANI

Page 20: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

20 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Takaj kthen optimizmin te Skënderbeu: Këtë javë fitojmë titullin kampion

Pas FSHF-së, për ngjarjet e stadiu-mit të Vlorës, ku u sulmuan fizikisht ar-bitrat e takimit Flamurtari-Vllaznia 1-1, ka reaguar edhe Shoqata e Gjyqtarëve, që kërkon ndëshkim maksimal të dhunuesve të anësorit Tartari. “Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vl-laznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë Presi-dentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq regjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm. Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e Autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përg-jegjësisë autorët”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e shoqatës së arbitrave.

VEPRIMI

QËNDRIMI

Tekniku izolon skuadrën për ta mbajtur larg presionit, dy sulmuesit rivalitet për kryegolashënuesin

Gjoka “ngujon” Vllazninë para Kamzës, dueli Soue-Guri për

“Këpucën e Artë” futet në sprint finalAdriatik BALLA

Në mesjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së 33-të të kampionatit të Kat-egorisë Superiore. Në

kuadër të kësaj jave, një nga duelet më të rëndësishme është ai i mbi-jetesës Vllaznia-Kamza, e cila do të thotë shumë për të ardhmen e të dyja skuadrave në këtë edicion. Shkodranët shpresojnë të qëndrojnë në kategori, por do të kenë përballë një skuadër të fortë që ka ambicie për pikë dhe që ndodhet po ashtu në pozita të vështira. Për këtë arsye në këtë ndeshje nuk do të ketë kom-promis dhe humbësi sheh nga Kate-goria e Parë, ndërsa fituesi hedh një hap të madh mbijetese në këtë fazë të fundit të Superiore. Për të mbajtur shkodranët larg presionit dhe ndi-kimit anësor, trajneri Ernest Gjoka ka marrë masa të izolojë në maksi-mum Vllazninë, që lojtarët të mos jenë të “kërcënuar” dhe të mendojnë vetëm për ndeshjen ndaj Kamzës. Në fakt, pika në Vlorë ka vlera për Vllazninë, edhe pse ishin të gjitha mundësitë për t’u kthyer me 3 pikë nga ajo transfertë, ku shkodranët pësuan golin e barazimit në minutën tretë shtesë. Pozitat e Vllaznisë janë komplikuar nga fitorja e Teutës në fushën e Partizanit, pasi durrsakët e kanë barazuar me pikë dhe falë rezultateve në ndeshjet direkte, qëndrojnë para tyre në renditje. Me renditjen aktuale Vllaznia është e rënë nga Superiorja, por ka shan-

sin e qartë që të mërkurën të lërë pas Kamzën. Kundërshtari i radhës qëndron dy pikë përpara në tabelë dhe një fitore e mundshme në “Loro Boriçi” do ta sillte parakalimin e Kamzës nga Vllaznisë. Në këtë situ-atë, kjo ndeshje ka marrë rëndësinë e veçantë të finales së sezonit, pak a shumë se ndeshja e sezonit të kaluar me Tiranën, edhe pse nuk është java e fundit e kampionatit. Kuptohet që trysnia mbi skuadrën kuqeblu është shumë e madhe dhe trajneri Ernest Gjoka ka vendosur ta “izolojë” grupin e futbollistëve, duke e mbajtur larg presionit që ndihet në çdo ambient të qytetit verior. Fakti që Vllaznisë i duhet patjetër fitorja ndikon në psikologjinë e futbol-listëve, të cilët duhet të lirohen nga

emocionet negative dhe drejtuesit janë gati ta mbajnë skuadrën të grumbulluar këto dy ditë. Përkrahja e tifozëve mund ta ndihmojë skuad-rën shkodrane të mposhtë Kamzën, por është edhe “thikë me dy presa”, pasi mund të ndikojë edhe negativ-isht, duke i ngarkuar më shumë ata emocionalisht. Është detyrë e stafit që ta përgatisë si duhet këtë ndeshje, ku fitorja është domosdoshmëri.

Soue-Guri, nis sprinti final për “Këpucën e Artë” sezonaleGara për “Këpucën e Artë” të

Superiores vijon të jetë e egër, pasi askush nga pretendentët nuk po arrin të krijojë shkëputjen e duhur, kur kanë mbetur 4 javë deri në fund. Megjithatë, duke parë sfidat e javës së 33-të, e kupton që në këtë

Java e 33-të do të jetë vendimtare për fatet e mbijetesës, pasi skuadrat që rrezikojnë janë në duele direkte, siç është takimi Vllaznia-Kamza, ndërsa në Durrës Teuta përballet me një ekip shumë të fortë dhe që është makthi i saj, Kukësi. Kukësi mund të konsiderohet si “macja e zezë” për Teutën, një duel që më së shumti ka parë fitues kampionët në fuqi, pa-varësisht se ku është luajtur, në Dur-rës apo “Zeqir Ymeri”. Madje shifrat flasin në favor të verilindorëve, që në 26 përballjet ndërmjet tyre kanë 16 fitore, ndaj 4 të djemve të detit,

ndërkohë që edhe golat e shënuar janë dukshëm në favor të Kukësit, që ka shënuar dyfishin e kundërshtarit, 48 ndaj 24. Në sezonet e fundit kjo sfidë ka prodhuar edhe polemika të shumta mbi gjykimin, ku mjafton të kujtojmë sfidën e fazës së 3-të, ku të dy trajnerët si Pacult ashtu edhe Begeja, kishin rezerva për arbitrimin. Megjithatë në situatën ku ndodhet Teuta shifrat nuk kanë shumë vlerë, pasi çdo sfidë është si një finale për mbijetesë tek durrsakët. Teuta vjen nga fitorja shpresëdhënëse ndaj Partizanit dhe besimi është rritur së

tepërmi në skuadër për të arritur sa më parë mbijetesën. Madje djemtë e detit nuk tremben as nga fakti që në 13 javët e fundit Kukësi njeh vetëm një humbje, periudhë në të cilën ka koleksionuar 10 fitore. Gentjan Begejën e ngroh fakti që në sulm ekipi ka një marsh prej kampioni, pasi ka shënuar 6 gola në vetëm dy ndeshje. Në duelin e “Niko Dovanës” shifrat nuk vlejnë shumë, pasi në fushë skuadrat janë të etura për sukses, me Teutën që duhet të kalojë të ashtuquajturën ‘mace të zezë’ për të synuar mbijetesën.

SUPERIORE/ Kukësi një makth për Teutën, në Durrës luhen fatet e sezonit

Shoqata e gjyqtarëve reagon për dhunën

ndaj arbitrave

Policia e Tiranës zbarkon në Vlorë, do të hetohet dhuna ndaj gjyqtarëve

garë ka një të favorizuar, të paktën për këtë raund të kampionatit. Ali Soue po kalon një moment të mirë dhe ndaj Laçit tregoi se është rikthyer pas një periudhe dëmtimi, por mbi të gjitha pas duelit direkt të humbur me Gurin në sfidën Skënderbeu-Kukësi. Të mërkurën 24-vjeçari ka mundësinë më të mirë të sulmojë shkodranin e Kukësit, pasi Skënderbeu luan transfertën më të lehtë në letër, atë ndaj Lushn-jës. Në “Roza Haxhiu” korçarët shi-hen si favoritë dhe Ali Soue pritet të thotë fjalën e tij falë cilësive që disponon. Për më tepër, që përballë është skuadra me mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 71 gola të pësuar, ndërsa korçarët kanë sulmin më të fortë me 61 realizime. Disi më e vështirë, duket situata për Sidrit Gurin, me Kukësin që udhëton në “Niko Dovana”, edhe pse për shkodranin asgjë nuk është e pamundur. 24-vjeçari, që po shënon rregullisht, mund të jetë në qendër të vëmendjes së mbrojtjes kundërshtare edhe në Durrës, me Teutën që është në kërkim të pikëve të mbijetesës. Akoma më e vështirë shihet kjo javë për sulmuesin e Laçit Reginaldo, që ashtu si Soue shënoi dy gola në përballjen me Skënderbeun. 28-vjeçari po kalon gjithashtu një moment të mirë, madje më i miri në karrierë, edhe pse rekordin mund ta përmirësojë më tej. Rikthehet nga pezullimi Kristal Abazaj, autor i 12 golave, por kreu për të është shumë larg.

Skënderbeu ka zhgënjyer në javët e fun-dit, duke pësuar dy humbje radhazi që e kanë lejuar Kukësin të afrohet, por askush nuk e vë në dyshim se korçarët do ta fitojnë titullin kampion. Një humbje ndaj Kukësit në Korçë, atje ku ishte përgatitur festa e titullit kampion dhe për të përfunduar me një përmbysje në Laç, teksa korçarët ishin në avantazhin e dy golave, dëshmojnë formën negative të ekipit të Dajës. Në një intervistë për “Supersport”, pres-identi i ekipit të Skënderbeut, Ardjan Takaj ka pasqyruar situatën që po kalon klubi i tij dhe ka konfirmuar Dajën në stolin e skuadrës. “Në

ndeshjen me Kukësin ne duhet të ishim shpallur kampion. Titulli është thuajse i hipotekuar nga Skënderbeu, sezoni është i lodhshëm dhe ky problem i reflektuar edhe në ekipin tonë është i kuptueshëm, fundja nuk na ndodh vetëm ne. Kjo ndodh edhe në shumë ekipe të tjera europiane. Mund të them se ishte e nevojshme mbledhja me ekipin sepse është i nevojshëm motivimi i skuadrës. Ne i kemi kërkuar ekipit që të bëj të pamundur për t’u shpallur kampion këtë javë. Tashmë duhet të reflektojmë për rezultatet e fun-dit. Daja ka besimin tim të plotë. Deklaratat e tij pas ndeshjes ishin çaste nervozizmi pasi kërkon

ta mbylli sa më shpejtë historinë e titullit kam-pion, duke parë karakterin e këtij kampionati. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy rezultat-eve të fundit të Skënderbeut sepse tifozët ishin përgatitur për festë ndaj Kukësit. Korçarëve po u preke festën, i ke prekur aty ku nuk mbanë më, pasi ne shquhemi për festa. Kampionatin e kemi në dorën tonë do të shohim vetëm veten tonë, pa u marrë shumë me rezultatet e ekipeve të tjera. Jemi në një sezon ku kemi arritur shumë në fushën e blertë, pasi jemi edhe në finalen e Kupës. Federata e ka si rregull që Kupën e jep vetëm në ndeshjen e fundit, pasi të ketë mbaruar

gjithçka dhe për ne ajo do të jetë dita e festës. Nuk ishte surprizë për ne vendimi i Apelit, pasi ishim përgatitur, por kjo dha ndikimet e veta edhe te skuadra. Tashmë jemi duke u përgatitur shumë për në CAS dhe atje shkojmë vetëm për pafajësi, për asnjë vendim tjetër. Mund të them se janë të tjerë ata që merren më çështjen ligjore të Skënderbeut dhe të tjerë ata që merren me merkaton. Kemi shumë lojtarë të huazuar në Kosovë dhe Maqedoni. Na është larguar Abazaj nga merkato e janarit, por kemi ende Bregun. Unë nuk e mendoj kurrë largimin nga Skënder-beu”, është shprehur Takaj.

Të mërkurën do të zhvillohet një nga takimet më të rëndësishme të këtij edicioni. Vllaznia dhe Kamza do të për-ballen me njëra-tjetrën në një sfidë që mund të përcaktojë shumë në luftën për të qëndruar mes më të mirëve. Skuadra e Julian Ahmatajt ka një epërsi prej 2 pikësh kundrejt kuqebluve dhe do të kërkojë që të paktën të mbrojë këtë distancë, megjithëse objektivi primar mbetet fitorja në “Loro Borici”. Në takimin ndaj Luftëtarit mungoi pika më e fortë e kësaj skuadre, Sebino Plaku, dhe këtu qëndrojnë shqetësimet për Kamzën, ndërkohë që edhe Fukui është i skualifikuar. Plaku po vuan ende nga një dëmtim në pulpë dhe është në dyshim të fortë për sfidën jetike kundër Vllaznisë.

KAMZA

Dhuna e ndodhur pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia nuk do të ka-lojë lehtë. Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar dje në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit janë dhunuar fizikisht. Menjëherë pas ngjarjes, arbitri anësor, Tartari ka bërë kallëzim penal ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, të cilët shoqëroheshin me administra-torin e klubit Flamurtari, Sinan Idri-zi. Mesditën e së hënës përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambientet e stadiumit, për një analizë të mëtejshme të ngjarjes. Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes.

Ahmataj në ankth për mungesën e Plakut,

dyshime dhe për Vllazninë

Page 21: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

3,4,8,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi vijojnë të magjepsin botën me performancën e tyre

në fushat e futbollit, duke luajtur në nivele shumë të larta dhe duke dhuruar gola e spektakël në çdo takim. Përtej rivalitetit midis tyre, këtë herë, po t’i bësh bashkë, kanë shënuar me dy gji-gandët spanjollë 1000 gola, shi-fra vërtet të jashtëzakonshme. Në “El Clasicon” e fundit, që u zhvillua më “Camp Nou” e që përfundoi në barazim 2-2, shënuan të dy lojtarët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Portugezi realizoi golin e barazimit 1-1, ndërsa ar-gjentinasi atë të epërsisë së për-kohshme 2-1 të “bluagranave”. Një tjetër “El Clasico” ku nuk mund të mungonte rivaliteti i madh mes dy futbollistëve që nuk kanë patur konkurrentë në dekadën e fundit, përveçse njëri-tjetrin. Mesi realizoi golin e 551-të me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, ndërsa Ronaldo të 449-in me Realin. Statistikat janë të thjeshta për t’u kuptuar: së bashku Mesi dhe Ronaldo kanë arritur shifrën e 1000 go-

DËMTIMI/ Reali qetëson tifozët: Ronaldo luan në

finalen e Champions

QËNDRIMI Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e quan një çështje pa sens spekulimin mediatik që e lidh të ardhmen e sulmuesit Osmane Dem-bele larg “Camp Nout” dhe thekson se 20-vjeçari nuk do të largohet nga Barcelona. Njëherazi ai prononcohet edhe mbi çështjen Nejmar, për të cilin mediat kanë artikuluar mundësinë e një rikthimi tek Barça. Në të vërtetë dëmtimet e shumta e kanë penal-izuar Dembelenë këtë sezon, ku lojtari numëron vetëm 20 prezenca

me fanellën e katalanëve, që nga transferimi i tij gushtin e shkuar nga Borusia Dortmund. Edhe pse duket se stafi drejtues nuk është e kënaqur me performancën dhe statistikat e tij, pasi numëron vetëm dy gola dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet, sërish Bartomeu nënvizon se ata nuk do ta lënë të largohet. Ndër klubet që ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares franceze, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është edhe Liverpuli, por Bartomeu e konsideron

20-vjeçarin si një investim afatgjatë. “Opsioni për shitjen e Dembelesë nuk shtrohet në tavolinë. Ai është një investim që ne kemi bërë për të ardhmen. Është në një moshë shumë të re dhe pritshmëritë që kemi ndaj tij janë të mëdha për vazhdimësinë”, shprehet Bartomeu. Në të vërtetë Dembele u ble nga Barcelona pas boshllëkut që krijoi në organikë largimi i Nejmar, me këtë të fundit që përflitet se do të rikthehet në Spanjë tek rivalët e Realit.

UEFA MERKATO SULMUESI

Caktohen gjyqtarët për Champions League

Morata braktis Çelsin, do të kthehet te Juventusi

Nuk ka dilema të mëdha, por ka surpriza. Emrat që do të arbitrojnë finalet e Cham-pions dhe Europa League janë “të panjohur”. Kështu, UEFA ka zyrtarizuar arbitrat kryesor për dy finalet e kom-peticioneve europiane, Cham-pions League dhe Europa League. Kështu, për finalen e 16 majit, në Europa League, mes Atletikos së Madridit dhe Olimpik Marsejës, që do të zh-villohet në stadiumin e Lionit, do të japë drejtësi holandezi Bjorn Kuipers. Sa i përket finales së kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Championsit, që do të luhet

Merkato nuk ka nisur ende zyrtarisht, ajo starton më 1 qershor, por klubet kanë nisur të projektojnë lëvizjet e tyre të mëdha. Kështu, Antho-ni Martial nuk bënë më pjesë në planet e Hoze Murinjos dhe largimi i tij nga Mançester Ju-najtid duket i pashmangshëm. Talenti francez që u ble për 70 milionë euro nga Monako në vitin 2015 nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij me “Dja-jtë e Kuq”. Tani në garë për 22-vjeçarin janë futur Juventu-si dhe Çelsi. Problemi kryesor është çmimi i lartë që Juna-jtid ka vënë për futbollistin francez, pasi kërkon së paku

Merkato në aksion To-rino-Londër do të jetë e fu-qishme dhe lojtari që është fokusuar në media është sul-muesi spanjoll Alvaro Morata. Mediat angleze dhe ato itali-ane informojnë se sulmuesi i Çelsit ka arritur marrëveshje për rikthim te Juventusi. Sipas “RaiSport”, marrëveshja është shumë afër zyrtarizimit. Në raportim theksohet se span-jolli ka pranuar pagë më të ulët vetëm që të largohet nga Çelsi në drejtim të “Zonjës së Vjetër”. Klubi londinez po kërkon 66 milionë euro për transferimin e Moratës, ndërsa mund të arrihet edhe

më 26 maj në Kiev, gjykimi i është besuar serbit Milorad Mazic. P[ra UEFA ka zgjedhur emra jo shumë të njohur për të arbitruar finalet e mëdha.

80 milionë euro. Çelsi është i gatshëm që në negociata ta përfshijë edhe shkëmbimin me Uillianin, që pëlqehet shumë nga trajneri Murinjo.

marrëveshje për huazim me opsion blerjeje pas dy vjetësh, njësoj si me Huan Kuadradon. Morata ishte te Juventusi në periudhën 2014-16.

Argjentinasi shkoi në 551 finalizime me Barcelonën, kurse Ronaldo shënoi golin e 449-të me Realin e Madridit, duke dominuar si askush tjetër futbollin për klube

lave për dy gjigantët e futbollit spanjoll. Finalizimi i Mesit ishte 382-ti në La Liga me Barçën, 100 të tjerë i ka realizuar në Champi-ons, 48 në Kupën e Mbretit dhe 12 në kompeticionet e tjera. Në “Camp Nou”, të dielën, Ronaldo gjeti golin numër 310 në La Liga. Portugezi gjithashtu ka shënuar 105 gola në Champions me klubin “Merengues”, 22 në Kupën e Mbretit, dhe 12 të tjerë (sa Mesi) në kompeticionet më pak të rëndësishme. Të dy kanë të njëjtin kundërshtar të preferu-

ar, Seviljen. Mesi u ka shënuar 31 gola andaluzianëve, ndërsa Ronaldo 27. Argjentinasi 449 finalizime i ka me këmbën e tij të preferuar, të majtën, 78 me të djathtën dhe 22 me pjesë të tjera të trupit. Ronaldo 298 gola i ka shënuar me të djathtën, 81 me të majtën dhe 69 me kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Mesi ka shënuar 218 gola jashtë “Camp Nout”, ndërsa Ronaldo 193 larg “Santiago Bernabeut”. Në shtë-pi kanë respektivisht 243 gola Mesi dhe 317 Ronaldo. Shër-

Shënuan në El Clasico, Ronaldo e Mesi arrijnë së bashku 1000 gola me gjigandët spanjollë

Martial fut në sherr Juventusin dhe Çelsin

Kristiano Ronaldo do të jetë në fushë në finalen e Ligës së Kampioneve, kundër Liverpul, që do të luhet në Kiev më 26 maj. Asi portugez do të duhet të bëjë vetëm një javë push-im, për të qenë gati më 20 maj, në javën e fundit të kampionatit. Dëmtimi që pësoi në momentin e golit të barazimit në ‘El Clasico’, pas kontaktit që pati me Gerard Pike, ndezi si-renat e alarmit në kampin madrilen, me portugezin që çaloi në minutat e fun-dit të pjesës së pare, ndër-sa trajneri Zidane për të

mos rrezikuar e ulli në stol në të dytën. Nga vizitat specializuar mjekësore, bëhet fjalë vetëm për një ndrydhje të lehtë të kavil-jes së këmbës së djathtë dhe sulmuesi duhet të qëndrojë disa ditë pushim. Për këtë arsye portugezi do të humbasë sfidat me Seviljen dhe Celta Vigon në kampionat, ndërsa mund të jetë gati për takimin e fundit, kundër Vilareal. Aktivizimi në ndeshjen me Vilareal do të jetë një lloj testi që portugezi të ketë ritmin e garës për finale e madhe të sezonit.

byesi i preferuar i Mesit është Dani Alvesh, me 42 asiste për gol, ndërsa i Ronaldos Karim Benzema, me të njëjtin numër asistesh. E përditshmja pranë klubit të Barcelonës, “El Mundo Deportivo”, ka zbuluar fjalët me të cilat Lionel Mesi i është drejtuar arbitrit kryeor të “El Clasicos” gjatë kohës së skuad-rat po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë Serxhi Roberto u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit antisportiv ndaj Marcelos. “E bën në brekë, e bën në brekë dhe sërish e bën në brekë. Dhe të leverdis ta mbash lojën për ata”, i ka thënë Mesi. Ndërkohë, Serxhio Ramos, në përfundim të takimit konfirmoi se sulmuesi argjentinas për thuajse një minutë iu drejtua me fjalë fyese arbitrit Hernandez Hernandez, ka patur frikë se e kishte një karton të verdhë dhe mund të ndëshkohej me të dytin. “I bënë presion arbitrit në pushim.” Iturralde Gonzalez, specialisti i moviolës në të përditshmen “AS”, duke ana-lizuar rastin shpjegoi se Mesi duhej të ndëshkohej me karton të kuq për këtë veprim të tij.

Barça mohon zërat për largimin e Dembele, e konfirmon Bartomeu

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

Page 22: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

22 GAZETA SOTE Martë 8 Maj 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Frika e pasurisë, Gwyneth Paltrow marrëveshje paramartesore me Falchuk

1-Pliko...2-Organizatë terroriste në Irlandë...3-Shtrojë prej lëkure bagëtije në qoshet e oxhakut...4-Shtet afrikan me kryeqytet N’djameno...5-Profil metalik...6-Literaturë Italiane...7-Plënci i pulës...8-Nuk i tregohen ato babait...9-...Hsiao Pin, ish udhëheqës kinez...10-Ali Kelmendi...11-...Blasi, gruaja e Françesko Totit...13-Kon-struksione betoni për ndërtim...14-Fshat malor në veri të Ti-ranës...16-Thikë me dy presa...17-Shqetësim, sevda...18-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...20-Masë ose...21-Kështjellë...22-Poeti dëshmor...Metaj...23-Pekul, i ngatërruar...24-Vrapon...25-Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti...26-Cipa e kokërdhokut të syrit..27-Shkrimtari...Papa...29-Humoristi italian...Banfi...30-Piktori shkod-ran...Hidromeno...31-Shkuan...33-Fuçi druri për bulmet...34-I thonë maces anglezët...35-Rrethi çiklistik i Francës...36-Rita e humorit në inic...37-Ndajfolje sasie...

1-Akademiku dhe gjuhëtari Arshi...4-Shkrimtari Zija...7-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha...12-Tip autoveture ru-mune...13-Patrioti Nivica...14-I thuhet ndryshe çallmës së hox-hës...15-Ujëvarë, katarakt...17-Gaz pa erë, që prodhojnë tokat kënetore...18-Humoristi anglez Atkinson në inic...19-Dokument që vërteton pasurinë...20-Ato mund të jenë edhe elektromagnetike...21-Ai drejton anijet në port...22-Ish aktori Prokop...23-Futbollisti Cana-j...24-Paolo...ish futbollist italian...25-Ndërtesa e kultit fetar, bektashi-an...26-Njëlloj si marrëdhënie, pa fund...27-Shkrimtari Nasi...28-Tani, me dialekt...29-Një brejtës frikacak... (R=K)...30-Titull fisnik në një Perandori...32-Rajon Operativ...33-Zift...34-Njëlloj si kushte...36-Fshat i Librazhdit...37-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një organ dre-jtues...38-Kumbarë...39-Aktori amerikan Riçard...40-Pagesë e borxhit pjesë-pjesë...41-Është material inert...

Gwyneth Paltrow arrin marrëveshje para-martesore me Brad Falchuk. Dyshja e dashuruar kanë rënë dakord të nënshkruajnë kushtet para se të martohen, sepse ata të dy kanë pasuritë e tyre, si dhe fëmijët nga marrëdhëniet e mëparshme. Një burim i tha E! News se ka një marrëveshje para-martesore. “Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje. Nuk ka pasur befa-

si dhe ishte një proces i shpejtë” pohon burimi. Ndërkohë, aktorja 45-vjeçare më parë e pranoi se ndihet si një “21-vjeçare” tani po planifikon mar-tesën dhe është e ngazëllyer për “gjithçka” që ka të bëjë me ditën e saj të madhe. “Jam e ngazëllyer për gjithçka, kurrë nuk kam pasur një dasmë, kështu që edhe pse jam 45-vjeçare, ndjehem sikur një 21-vjeçare”, tha aktorja. Megjithatë, Gwyneth nuk e imagjinon se do të ketë një martesë “të madhe” me Bradin dhe në vend të kësaj do të preferonte një ceremoni të vogël. “Mendoj se jam shumë e vjetër për të pasur një martesë të madhe dhe një fustan të bardhë”, pohoi aktorja.

Vjedhja dhe policiDëgjohen zhurma të shumta

nga jashtë derës së shtëpisë. Zonja e vetme, nga frika për të dal për-jashta e të shoh se çfarë po ndodh telefonon menjëherë policinë. Nga ato që po dëgjon mendon men-jëherë se po i vjedhin makinën, por nuk mund të bëj dot asgjë, vetëm sheh nga dritarja me padurim për mbërritjen e policëve. Dëgjohet makina e policisë, por hajdutët kanë ikur dhe kanë arritur të mar-rin edhe makinën. Zonja nuk arrin të dal nga shtëpia, por sheh ende nga dritarja. Në këtë moment del një polic me syze dielli i shoqëruar nga një qen për të nuhatur gjurmët e hajdutëve. Zonja e tmerruar fillon të bërtasë:

-Ata më kanë sjellë një polic të verbër, e çfarë do të arrij të bëj ai?

Haremi dhe Muhamedi

Një mëngjes Muhamedi, i mbledh të gjitha gratë e tij për t’i dhënë një lajm të mërzitshëm. Fil-lon të mbaj përpara tyre një fjalim tepër të shkurtër e të trishtuar:

-Allah e di sesa më vjen keq që do t’ju lë pas gjithë atyre mo-menteve të bukura që kam kaluar me ju, por më duhet të shkoj me patjetër. Jam dashuruar me një tjetër harem.

Targa e makinësNjë zonjë tepër e shqetësuar

fillon të bërtasë në mes të rrugës se po i vidhnin makinën. Fillon të kërkoj ndihmë:

-Hajduti! Ndalojeni, ju lutem po largohet me makinën time.

Një djalë i ri që ishte prezent në kohën kur zonja po bërtiste, përpiqet ta qetësojë:

-Qetësohuni zonjë, nuk është ndonjë gjë e madhe edhe mund të zgjidhet.

Zonja, acarohet edhe më tepër:

-Nuk është asgjë. Por nuk e shihni që po më vjedhin makinën time?

Djali i thotë më në fund:-Duhet të qetësoheni zonjë.

Arrita të marr targën e makinës.

k u l t u r e www.sot.com.al

3 8 6

7 4 2

1 4 8 5

9 3

1 2

9 8

6 4 2 3

7 4 1

5 7 9

4 3 1

2 9

4 1 3 6

6 9 5 2

8 2

1 5 8 7

7 1 6 4

2 3

9 1 2

2 3 7 8

8 3 9

1 7 4

8 5 4

9 5 6 3

4 5 9

1 7 6

6 7 8

5 1 4 9

Page 23: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

GAZETA SOT E Martë 8 Maj 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Keni gjithë energjinë e nevojshme dhe shfrytëzo-jeni në sektorin që keni më përzemërt. Mos kini frikë nga asnjë e papritur.

23 shattor - 22 tetor

Kushtojini më tepër vëme-ndje dialogut dhe interesave të përbashkëta në lidhje me argë-timet, duke mos lënë mënjanë edhe momentet pasionante.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Jo gjithnjë ndjeheni në harmoi me kolegët dhe kjo nd-jenjë ju shoqëron gjatë gjithë ditës. Jini të kujdesshëm, lodh-ja ju shkakton nervozizëm

Planetët ju mbrojnë në çdo sektor të jetës. Për disa të lindur të kësaj shenje fati është pranë, sidomos në ambientet profesionale.

Kushtojini më tepër vëmendje këshillave. Çdo ar-gëtim është i favorizuar ditën e sotme, ku nuk do të mungojnë rastet e shumta.

Dashi Demi

Nëse dëshironi të mbani në formë trupin tuaj, tregohuni më të kujdesshëm ndaj ush-qimit. Përfitoni nga grindjet për të bërë paqe.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Nga një diskutim jo i kënd-shëm familjar, do të arrini të dyshoni për gjithçka. Evitoni mërzitjen kur jeni në shoqëri, do shkatërronit atmosferën.

Për shumë nga ju parashi-kohen udhëtime të vogla, do të argëtoheni në shoqërinë e miqve të vjetër e të rinj. Flisni më lirshëm me partnerin tuaj.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Keni shpenzuar shumë energji për arritjen e një objek-tivi. Në raport me dashurinë, ju takon vetëm juve të merrni në dorë situatën aktuale.

NASA nis "InSight" për të eksploruar Marsin

Do të mërziteni për shkak të xhelozisë, dhe për të qenë në humor do të shpenzoni gjithë energjinë tuaj. Zemra është bërë një me fantazinë.

Horizontal

Ditën e sotme nëse dëshi-roni të bëheni pjesë e intere-save, më parë duhet të jeni të qetë, në të kundërt do të bëheni tepër konfuz.

Jeni paksa të nxituar për të kritikuar të ardhmen. Atëherë përballoni në paqe çdo kritikë, që keni dhënë në lidhje me të tjerët!

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA lëshoi me sukses në kozmos misionin e saj më të fundit drejt Mars. Sonda “InSight” do të jetë e para që vëmendjen do ta përqendrojë tek brendësia e planetit të kuq. Mjeti kozmik, i cili pritet të mbërrijë në nëntor në Mars, do të ven-dosë sizmometra mbi sipërfaqe për të diktuar tërmetet në planetin fqinj. Sonda do të masë edhe ndryshimet e temperaturës nën sipërfaqe, të dhëna që shkencëtar thonë se do të tregojnë përbërjen e brendshme të Marsit, duke hedhur më shumë dritë mbi formimin e planetëve 4,6 miliard vjet më parë. Mjegulla e trashë nuk e ndaloi lëshimin e raketës Atlas nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe nisja e misioni ishte perfekte. Tashmë shkencëtarët do të presin me muaj të tërë derisa mjeti kozmik të mbërrijë në orbitën e Marsit, aty ku nis edhe pjesa më delikate dhe e rrezikshme e misionit.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Thai Airways thotë se ka rimbursuar një pasagjer të cilin e kishin detyruar për të paguar më tepër për biletë, “për shkak se kishte një mbiemër të gjatë”. Pasagjeri i paidentifikuar është detyruar të bënte një gjë të tillë në sporte-lin e kontrollit pasi stafi i kompanisë ajrore tha se emri në biletën e tij nuk përputhej me emrin në pasaportë. Sipas udhëtarit, ai nuk ishte në gjendje të jepte plotësisht emrin e tij të fundit për shkak të një kufiri të shkronjave në faqen e internetit të Thai Airways. Thai Airways rim-bursoi pasagjerin për pagesat shtesë dhe tha se po ndërmerrte hapa për të siguruar që prob-lemi të mos ndodhë përsëri. “Kërkojmë ndjesë për shqetësimin pasi që sistemi i prenotimit të internetit lejon deri në 25 shkronja secili për emrin dhe mbiemrin kur rezervoni një biletë”, citohet të ketë thënë Wiwat Piyawiroj, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Thai Airways.

Fjalëkryq i shifruar

1-Herman...isg Komandant i Gestapos në Rajshtag...6-I thonë edhe masat, copë çeliku për të ndezur eshkën...7-Kular që i vihet qeve në qafë kur janë qerre...8-Aktori amerikan Istvud në inic...9-Inspektor Sani-tar...10-Ka qenë fedual polak i paraluftës...11-I pafe...12-Qyfyre...16-Kurti e skenës...17-Ak-tori Vangjel...18-Është perime bishtajë me farëza...19-Do të shkoj ose do të...20-Rojtar pylli...22-Përemër vetor...23-Cipa e kokërd-hokut të syrit...24-Notë në pentagram...25-Një ekip futbolli italian... 26-Gazeta që ke ti në dorë...27-Ngjarje të shkurtëra në RTV...29-Dër-gova...30-Pikturë shenjtori në dru...31-Vendos-ja e gjërave mbi njëra-tjetrën...32-Khajami i ruabirave...33-Shitës çikërrimash...35-Një zotëri anglez...36-Aparate për zbulimin e objekteve në natyrë...37-Kompozitori Lalo në inic...38-Ish aktori elbasanas Hyskja...39-Kod-heli e politikës në inic...40-Këngëtari...Ru-so...41-Fshat i Kavajës...42-Veprim taktik në shah për të mbrojtur mbretin...43-Regjizori durrsak Haxhi...

1-Rudi...ish futbollist hollandez ka luajtur me Milanin...2-Ramazoti i këngës italiane...3-Lloj kërci-mi modern...4-Instituti Republikan...5-Kompozitori rus që kompozoi operan “Ivan Sussanin”...8-Lloj varke veneciane me bash e kiç të ngritur dhe me një kabinë të vogël në mes...10-Ikje në rrëmujë të frikësuar dhe të shqetësuar...11-Vend ku ankoro-hen anijet...12-Masë drithi prej druri që nxë 25-110 okë...13-Njëlloj si kapriço...14-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Altai...15-Humoristi angelz Atkinson në inic...16-Ka për kryeqytet Es-tonia...18-Vend me baltë dhe lluc...20-E hidhur ze-herr...21-Është në kalendar...23-Ka dhe një forum të tillë...24-Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësu-ara...25-Guri i mullirit...26-Është perde në teatër...28-Bën pjesë në mjetet e grimit për femrat...29-Njëlloj si zili apo smirë...31-Qytet bregdetar spanjoll në jug pothuajse në grykën e Madakaskarit...32-Çmim ndërkombëtar i filmit më të mirë...33-Njëlloj si nr 18 horizontalisht...34-Një këngë fituese në festival e kënduar nga Vaçe Zela...36-Vrapon...38-E bukura e Butrintit...39-Ndryshe për rërën...40-Desika i hu-morit italian në inic...41-Notë muzikore...

k u l t u r e www.sot.com.al

Pagesë shtesë për biletë, prej mbiemrit të gjatë

Page 24: Meta u shpall luftë ndërkombëtarëve, KLD refuzon sërish … · 2020. 1. 7. · 2 GAETA SOTE Martë 8 Maj 2018 politike Komisioni ka bërë hetim të thellu-ar për pasurinë,

C M Y K

SHTËPI BOTUESE - SHTYPSHKRONJË

Classic PrintPublicitet+ Biznes= Sukses

Kartvizita plastikeLlakimLlakim zonalEtiketa gërvishtëseAdezive plastikeDosjePlastifikim mat dhe lustërLibraLibra me kapakë specialëRevista

BroshuraKatalogëFletë palosjeFletë volantePostera Kuti të ndryshmeBlloqe (me numër serie) Punime speciale Kartvizita

Gazeta

1classicprint 1classicprint Tiranë. Rr 5 Maji00355 68 6033 09800355 67 6000 151

Printing & Publishing Home

printCLASSIC