132

Click here to load reader

Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

MEKANIKA 2

Për shkollat e mesme bujqësore

SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR

TIRANË, 2012

Page 2: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Titulli: Mekanika 2

E përshtati: Zoica Naço

Botues: SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR

Adresa:

Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri : + 355 4 2225659; [email protected]

Këshilli botues i SHBLU-së

Kryetare: Lirika Çoçoli

Anëtarë: Klara Shoshi, Nirvana Lazi, Valbona Gjergo

Spartak Kumbaro (Drini), Marjeta Pengo

Botimi i parë, maj 2008

Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg

financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë

© Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2012.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi

me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.

Redaktor përgjegjës: Spartak Kumbaro (Drini)

Redaktor letrar: Spartak Kumbaro (Drini)

Arti grafik: Spartak Kumbaro (Drini)

Kopertina: Klara Shoshi

ISBN 978-99927-0-628-2

Page 3: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

3

PËRMBAJTJA

TEMA IHYRJE NË MAKINAT BUJQËSORE

I.1. Makinat bujqësore dhe rëndësia e tyre në bujqësi

5

I.2. Llojet e punimeve që kryhen me makinat bujqësore 6I.3. Klasifikimi i makinave bujqësore 8

TEMA IIMAKINAT E PUNIMEVE KRYESORE TË TOKËS

II.1. Plugjet. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

10

II.2. Organet e punës së plugjeve me veshë 12II.3. Procesi i plugimit 15II.4. Mënyrat e lidhjes së plugjeve në traktor 17II.5. Mënyrat e regjistrimit të plugjeve për punë dhe korrigjimet gjatë punës 20

TEMA IIIMAKINAT PËR PUNIMET PLOTËSUESE

(SIPËRFAQËSORE) TË TOKËS

III.1. Disqet. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

23

III.2. Lesat. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 26III.3. Lesat dridhëse. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 28III.4. Kultivatorët. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 30III.5. Branat, rulet dhe kombinatorët. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 33III.6. Frezat. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 36

TEMA IVMAKINAT PËR SISTEMIMIN DHE PUNIMIN E TOKAVE

IV.1. Makinat e hapjes së kanaleve. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

39

IV.2. Makinat e drenazhimit. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi 40

TEMA VMAKINAT PËR SHPËRNDARJEN E PLEHRAVE

V.1. Klasifikimi i makinave për shpërndarjen e plehrave dhe përdorimi i tyre në bujqësi

42

V.2.-V.3. Makinat për shpërndarjen e plehrave kimike. Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet epunës 44V.4. Makinat rimorkio për shpërndarjen e plehrave organike. Ndërtimi, funksionimi dheregjimet e punës 47V.5. Makinat për plehërimin e lëngshëm. Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punës 49

Page 4: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

4

TEMA VIMAKINAT MBJELLËSE

VI.1. Njohuri të përgjithshme për mbjelljen dhe makinat mbjellëse 51VI.2. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i makinave mbjellëse 53VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për punë dhe regjistrimi i tyre 56VI.5.-VI.6. Makinat e mbjelljes me saktësi. Klasifikimi, ndërtimi, funksionimi dhe përgatitja etyre për punë 61VI.7. Makinat e mbjelljes së frutrrënjorët. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre 64VI.6.-VI.8. Makinat e mbjelljes së fidanëve. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre 66

TEMA VIIMAKINAT PËR MBROJTJEN E BIMËVE

VII.1. Njohuri të përgjithshme për makinat e mbrojtjes së bimëve 69VII.2.-VII.3. Makinat spërkatëse. Llojet, ndërtimi, funksionimi dhe regjistrimi i tyre 70VII.4.-VII.5. Makinat pluhurosëse. Ndërtimi, funksionimi dhe regjistrimi i tyre 74

TEMA VIIIMEKANIZMAT E UJITJES

VIII.1. Njohuri të përgjithshme për ujitjen dhe për mekanizmat ujitës 77VIII.2.-VIII.3. Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punës së mekanizmave ujitës 79

TEMA IXMAKINAT PËR MBLEDHJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

IX.1. Njohuri të përgjithshme për mbledhjen e prodhimeve bujqësore dhe për makinatpërkatëse

84

IX.2. Makinat e mbledhjes së foragjereve. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre 85IX.3. Makinat e silazhimit dhe të senazhimit të ushqimeve foragjere. Klasifikimi, ndërtimidhe funksionimi i tyre 89IX.4. Makinat e lidhjes së barit dhe të kashtës. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre 93IX.5. Makinat mbledhëse, ngarkuese dhe transportuese. Klasifikimi, ndërtimi dhefunksionimi i tyre 96IX.6. Njohuri të përgjithshme për korrje-shirjen e të lashtave dhe për makinat përkatëse 98IX.7. Motokorrëset. Ndërtimi dhe funksioni i tyre 99IX.8.-IX.9. Autokombajnat. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre 102IX.10. Makinat e shirjes së të lashtave. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre 107IX.11.-IX.12. Makinat për korrjen dhe për shirjen e misrit. Klasifikimi, ndërtimi dhefunksionimi i tyre 109IX.13. Makinat për vjeljen e bimëve industriale. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre 115IX.14. Makinat për vjeljen e ullirit. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre 120IX.15. Makinat për pastrimin, tharjen dhe seleksionimin e prodhimeve të mbledhura 124IX.16. Makinat mjelëse elektrike 128

Page 5: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

5

TEMA I

HYRJE NË MAKINAT BUJQËSORE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë rëndësinë e përdorimit të makinave në bujqësi;-dallojnë tipat e makinave bujqësore dhe t’i klasifikojë ato;-përshkruajnë llojet e punimeve që kryhen me makinat bujqësore.

I.1. Makinat bujqësore dhe rëndësia e tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë rëndësinë e përdorimit të makinave bujqësore;-shpjegojnë punën që kryejnë ato për mekanizimin e proceseve dhe për lehtësimin e punës sëdorës;-dallojnë cilësinë e punës, duke punuar me makina bujqësore dhe me dorë.

Informacioni teorik

Në procesin e mekanizimit të punimeve bujqësore, makinat e punës (bujqësore, blegtoraleetj.) luajnë rol kryesor dhe të pazëvendësueshëm. Mjetet dhe burimet energjetike (motorët,traktorët ose kafshët e punës) realizojnë fuqinë tërheqëse të nevojshme për të vënë në veprimmakinat e punës. Në përgjithësi, ato janë të pavarura nga lloji i procesit të punës që kryhet,madje janë dhe të zëvendësueshme nga njëra-tjetra, p.sh.: kafshët e punës me traktorin, njëlloj traktori përdoret për shumë lloj punimesh etj. Proceset e ndryshme të punës kryhen memakina të veçanta, në përputhje me kërkesat biologjike e agroteknike dhe të kushteve natyrore.Në këtë vështrim, ndaj makinave të punës parashtrohen kërkesa të caktuara, sepse atoveprojnë drejtpërdrejt mbi objektet e prodhimit bujqësor (tokën e bimët), mbi materialetteknologjike të prodhimit bimor (fare, fidanë, pleh) dhe mbi produktet bimore, gjatë vjeljes epërpunimit të tyre. Me këto veprime ato kryejnë proceset teknologjike të prodhimit. Makinatbujqësore janë mjete mekanike për zbatimin e proceseve teknologjike në prodhimin bujqësor,prandaj asnjë teknologji prodhimi nuk mund të konceptohet pa mënyrën se si kryhet dhe pamjetet e punës që përdoren. Mjetet mekanike të punës të çdo shkalle zhvillimi dhe pavarësishtnga përsosmëria e tyre janë ndihmëse të njeriut për të kryer një punë të caktuar. Ato sigurojnë:1. lehtësimin e njeriut nga puna e rëndë fizike;2. rritjen e rendimentit të punës shoqërore dhe ngushtimin e afateve të punimeve, dukekrijuar pavarësi më të madhe nga kushtet atmosferike;3. përmirësimin e cilësisë së shumë punimeve, duke zbatuar me saktësi parametrat agroteknikëdhe shkencorë;4. kryerjen e disa punimeve që janë të pamundura të bëhen me krahë (me vegla të thjeshta,madje dhe me kafshë);5. futjen e proceseve të reja më cilësore;6. administrim më të mirë dhe ekonomizim të materialeve teknologjike, si të: farës, plehut,ujit, pesticideve etj.

Page 6: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

6

Përdorimi i makinave në prodhimin bujqësor ndikon në rritjen e prodhimit e të cilësisë sëproduktit, në pakësimin e humbjeve dhe të dëmtimeve, në uljen e kostos së prodhimit etj.Zgjedhja e proceseve që do të mekanizohen, futja d h e përdorimi i makinave bujqësore,kontrolli i cilësisë së punës, regjistrimet e korrigjimet përkatëse që duhet të bëhen për tëmarrë cilësi e rendiment maksimal, janë të lidhura me vetaftësimin e punonjësve dhe tëspecialistëve të ekonomisë bujqësore.Kështu, nëse për punime të ndryshme si burim energjetik do të përdoret traktori me rrota mefuqi 73.5 kw, për çdo lloj punimi ai mund të japë një vëllim pune të barabartë me punëne 100 punëtorëve në ditë, kurse vëllimi i punës i një traktori të lehtë (p.sh. me fuqi 20 kw)barazohet me punën e 75 punëtorëve në ditë. Pra mund të nxjerrim përfundimin e thjeshtë seçfarë dëmi do të krijohej, apo çfarë rendimenti i ulët do të sigurohej në bujqësi, nëse nukdo të përdoreshin makinat bujqësore.

Pyetje

1. Përse duhet fuqizuar mekanika bujqësore?2. Çfarë ndikimi ka përdorimi i makinave në bujqësi?3. Si e zëvendëson makina punën e njeriut?

I.2. Llojet e punimeve që kryhen me makina bujqësore

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë llojet e punimeve që kryhen nga makinat bujqësore;-shpjegojnë kërkesat ndaj mjeteve të punimit.

Informacioni teorik

Llojet e punimeve që kryhen me makina bujqësore

Veprimtaria kryesore e njeriut për të rritur pjellorinë e tokës dhe për të krijuar kushte sa më tëpërshtatshme për mbjelljen e bimëve dhe për rritjen e zhvillimin e tyre, është punimimekanik i tokës, që kryhet me mjete të ndryshme mekanike. Punimet e tokës përbëjnë fazat epara dhe më të rëndësishmet në teknologjitë e rritjes së bimëve. Ato kryhen me disa ndërhyrje:nga punimet bazë (kryesore) deri në operacionet plotësuese dhe përfundimtare të përgatitjessë shtratit të farës.Toka e punuar, nën veprimin e agjentëve atmosferikë dhe t ë faktorëve të prodhimit (ujitjet,shkeljet nga mjetet, kafshët e njerëzit) ngjishet dhe i humbet karakteristikat agronomike.Prandaj është e nevojshme përsëritja e vazhdueshme e punimeve të tokës përpara mbjelljevetë reja, kurse për bimët drusore në pemëtari kryhen punime periodike dhe vjetore gjatë gjithëjetës së tyre.Me punimin mekanik kryhen një sërë veprimesh, si: prerja, copëtimi, përzierja, shkriftimi,kthimi (përmbysja), ngjeshja dhe rrafshimi i tokës, si dhe prerja ose shkulja e barërave tëdëmshme.Në disa raste tokës i bëhen të gjitha punimet, kurse në raste të tjera punimet mund të kryhenpjesërisht, sipas kërkesave agroteknike që parashtrohen, qëllimit për të cilin kryhet punimi,

Page 7: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

7

gjendjes së tokës, kohës së punimit (vjeshtë-pranverë), llojit të bimës që kultivohet etj.Këto veprime nuk mund të kryhen njëkohësisht nga një mjet i vetëm për punimin e tokës.Çdo tip mjeti kryen një veprim kryesor për të cilin është destinuar dhe disa veprime të tjerashoqëruese. Prandaj për punimin e tokës përdoren disa makina që plotësojnë njëra-tjetrën.Për të pakësuar numrin e ndërhyrjeve të pavarura me traktorë, ka marrë mjaft përparësipërdorimi i makinave të kombinuara, në mënyrë që proceset të arrihen me një numër sa më tëvogël kalimesh në tokë. Ndërkaq, përdorim gjithnjë e më të madh po marrin makinat e rejame veprim aktiv, për përgatitjen e tokës me një kalim.Punimi i tokës duhet të realizohet nga punonjës të përgatitur me njohuri agronomike dhenëpërmjet mjeteve mekanike të zgjedhura.Punimet e tokës janë të ndryshme. Ato mund të ndahen në 2 grupe kryesore:1. Punimet e parambjelljes.2. Punimet e përkujdesjes ose punimet kultivuese.1. Punimet e parambjelljes. Ato ndahen në punime bazë (kryesore) ose copëtuese dhe nëpunime plotësuese.1a) Punimet bazë ose punimet copëtuese realizojnë prerjen dhe copëtimin (shpërbërjen) eshtresës së punueshme. Kjo krijon mundësinë për depozitimin e ujit, depërtimin e ajrit,përzierjen e elementeve plotësuese, për zhvillimin e mikroflorës dhe të bimëve që rriten.Thellësia në punimet bazë është e ndryshme dhe shkon:-deri në 20 cm për punime sipërfaqësore;-nga 21 cm deri në afërsisht 40 cm për punime mesatare;-mbi 41 cm për punime të thella.Punimet e thella, kur janë të domosdoshme, bëhen një herë në dy vjet.Punimet shumë të thella (mbi 50 cm), të ashtuquajtura “qilizmë”, zbatohen kryesisht sipunime fillestare dhe makina kryesore për kryerjen e punimeve bazë mbetet gjithmonë plugu.1b) Punimet plotësuese shërbejnë për përgatitjen e shtratit të tokës për mbjellje. Atosistemojnë dhe përgatisin shtratin e mbjelljes së tokës ose t ë fidanëve dhe duhet të sigurojnë:thërrmimin e plisave dhe të copave të tokës së pluguar, shkatërrimin e barërave tëdëmshme, rrafshimin e tokës dhe rregullimin sipërfaqësor.Të gjitha këto veprime shërbejnë për të krijuar kushtet më të mira fizike për operacioninvijues të mbjelljes. Farat e bimëve të ndryshme kërkojnë një strukturë të përcaktuar mirë tëtokës në shtratin e mbjelljes. Kjo strukturë duhet të përputhet me karakteristikat e farërave.Për të pasur një mbirje të mirë, është e nevojshme që jo më pak se gjysma e agregateve(kokrrizave) të tokës të ketë afërsisht përmasa me ato të tokës, kurse për një rrënjëzim tëlehtë duhet që kjo strukturë të shtrihet në një thellësi deri në 10 cm~12 cm. Pra, për bimë tëndryshme, shtrati i mbjelljes duhet të përgatitet me kërkesa të caktuara.Përgatitja e mirë dhe e saktë e shtratit të mbjelljes është operacioni më i brishtë dhe mëkompleks e që kërkon:-mjete të përshtatshme mekanike;-njohuri të thella për kërkesat specifike të çdo toke dhe të çdo bime;-njohuri për karakteristikat e përdorimit të mjeteve mekanike, që janë të shumëllojshme.Mungesa ose vëmendja e pamjaftueshme në kryerjen e saktë të këtij operacioni mund tëshkaktojë zvogëlimin e mbirjeve, zhvillim jonormal të bimëve, mund të ndihmojë a të lehtësojërritjen e barërave të dëmshme, duke sjellë kështu zvogëlimin e prodhimit bimor.

Page 8: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

8

2. Punimet e përkujdesjes ose punimet kultivuese të tokës që kryhen gjatë periudhës mbjellje-rritje të bimëve. Këto punime përfshijnë operacione të ndryshme, si: thyerje të koressipërfaqësore, mbulim të farës, mbulim dhe përzierje të plehrave kimike të shpërndara nësipërfaqe, thërrmim të copave të tokës, ngjeshje, rrallim të bimëve, prashitje–ajrim, hapje epastrim vijash etj. Të gjitha llojet e punimeve të tokës duhet të kryhen në lagështinë optimalee sipas tipit të tokës: e ashtuquajtura tokë “e pjekur” ose “e ardhur”. Në këto kushte sigurohetnjë punim cilësor, i shpejtë dhe me pak shpenzime. Futja e teknikave të reja bujqësore synonnë dy drejtime kryesore: në pakësimin e ndërhyrjeve mbi tokën dhe në zvogëlimin sa më tëmadh të shpenzimeve energjetike dhe të atyre të prodhimit.

Pyetje

1. Ç’veprime mund të pësojë toka gjatë punimit dhe a mund të zgjidhen ato nga një mjet ivetëm? Përse?2. Për ç’qëllime kryhen punimet para mbjelljeve?3. Përse punimet plotësuese janë një proces delikat dhe kompleks?4. Përse kryhen punimet përkujdesëse ose kultivuese të tokës?5. Ç’qëllim kanë synimet moderuese mbi punimin e tokës?

I.3. Klasifikimi i makinave bujqësore

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë llojet e makinave bujqësore;-shpjegojnë ndarjen e grupeve të makinave sipas punimeve që do të kryejnë.

Informacioni teorik

Në ekonominë bujqësore mekanizimi përfshin si punimet për prodhimin bimor, ashtu edhepunimet për përpunimin e produkteve, për ruajtjen dhe për përgatitjen e ushqimeve përblegtorinë. Punimet për prodhimin bimor kryhen mbi objekte të palëvizshme, d.m.th. mbitokën dhe bimët. Makinat për punimet e këtij lloji janë të lëvizshme. Pra, gjatë procesit të punëszhvendosen në raport me tokën dhe me bimët. Këto makina përdorin burime energjetiketërheqëse (traktorët) ose janë vetëlëvizëse (si autokombajnat). Punimet për përpunimin eprodukteve, përgatitjen e ushqimeve etj., përgjithësisht kryhen në ferma të ndryshme memakina stacionare (të palëvizshme), të cilat përdorin kryesisht energji elektrike që e marrinnga elektromotorët. Përdorimi i makinave në bujqësi karakterizohet nga disa kushte të veçanta,që varen jo vetëm nga proceset që kryejnë, por dhe nga mënyra se si kryhen, nga lloji i fuqisëqë i vë në lëvizje etj. Një makinë bujqësore mund të kryejë një operacion të vetëm ose disaoperacione. Në rastin e parë ato quhen me një operacion (ose të specializuara), ndërsa në rastine dytë quhen me shumë operacione. Këto të fundit mund të kryejnë disa:a) Operacione të ndryshme në kohë të ndryshme dhe të pavarura nga njëri-tjetri. Në këtërast ato funksionojnë si makina me një operacion ose të thjeshta, ndërsa për të kaluar nga njëoperacion te tjetri, bëhen disa ndryshime, rregullime a përshtatje të organeve e të pajisjeve tëpunës.b) Operacione të ndryshme njëkohësisht. Ky është rasti kur të gjitha operacionet kryhen në

Page 9: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

9

të njëjtën kohë, në vazhdimësi e sipas një radhe të caktuar teknologjike. Këtu hyjnëkombajnat korrëse-shirëse etj. Këto makina quhen të kombinuara ose të përbëra. Makinat ekombinuara përdoren si makina të specializuara për një tërësi të caktuar punimesh, por atomund të përdoren edhe për qëllime të tjera të afërta, duke bërë ndonjë ndryshim, zëvendësimose rregullim të pajisjeve të veçanta. Kështu, autokombajnat e të lashtave mund të kthehenedhe për vjeljen e misrit kokërr, të lulediellit, të bishtajoreve etj. Veç kombajnave si makinakomplekse teknologjike, përhapje gjithnjë e më të madhe po marrin makinat e kombinuara nëbazë të një makinë me një operacion punues. Në këtë makinë vendosen pajisje të caktuara, qëmund të kryejnë operacione të tjera në të njëjtën kohë, por, sipas dëshirës, ato mund të hiqennga përdorimi. Përmendim këtu:1. Makinat mbjellëse të shoqëruara: me plehërim kimik të lokalizuar; me herbicide; meplehërim kimik të lokalizuar dhe me herbicide.2. Kultivatorët dhe frezat prashitëse me plehërim të lokalizuar etj.Nga lloji i energjisë dhe mënyra e vënies në veprim, makinat bujqësore ndahen në: të tërhequraose të bartura me traktorë; vetëlëvizëse; të tërhequra me kafshë; të krahut (të dorës).Sot vazhdimisht po krijohen makina të reja, të cilat mund të jenë zhvillim i makinave ekzistueseose makina me parime krejt të reja (të ndryshme) pune.Fermat e ndryshme bujqësore pajisen vazhdimisht me tipa e modele të reja, që mund tëkryejnë të njëjtat operacione pune, por me cilësi të përmirësuara, ose mund të kryejnëoperacione teknologjike të reja e të panjohura nga bujqësia tradicionale. Sipas qëllimit për tëcilin përdoren, makinat bujqësore mund t’i ndajmë në 7 grupe kryesore, brenda të cilavepërfshihet një llojshmëri e madhe tipash, që janë:1. Makinat për sistemim, kullim dhe ujitje. Në këtë grup përfshihen makina të llojeve tëndryshme me karakteristika shumë të veçanta, por me synim të përbashkët: regjimin ujor nëtokë.2. Makinat për punimin e plotë të tokës, nga punimet fillestare deri në përgatitjen e shtratit tëmbjelljes. Këtu përfshihen edhe makinat për punimet mekanike të tokës gjatë periudhës bimoreose për kultivimet.3. Makinat për përgatitjen dhe p ë r shpërndarjen e llojeve të ndryshme të plehrave (organikee kimike, të lëngëta e të ngurta) dhe të përmirësimeve kimike.4. Makinat për mbrojtjen kimike të bimëve, ku përfshihen edhe makinat për dezinfektimin etokës, të farës, të mjediseve etj.5. Makinat për mbrojtjen kimike të bimëve me farë, me fidanë e me zhardhokë.6. Makinat për korrjen, vjeljen e manipulimin e prodhimeve bujqësore, që janë të specializuarapër kultura të veçanta, si p.sh. për: të lashtat, misrin, pataten, panxharsheqerin, pambukun,bishtajoret, frutat, perimet, foragjeret etj.7. Makinat për përpunimin dhe për ruajtjen e prodhimeve bujqësore, si: për tharje, pastrim,klasifikim etj.

Pyetje

1. Nga ç’veçori dallohen makinat bujqësore?2. Përse makinat bujqësore ndahen sipas veprimeve teknologjike të proceseve që kryejnë?3. Cilat janë përparësitë e makinave, duke marrë parasysh që nga çasti i parë i përgatitjessë tokës e deri në përpunimin e produkteve?

Page 10: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

10

TEMA II

MAKINAT E PUNIMEVE KRYESORE TË TOKËS

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-klasifikojnë plugjet;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e plugjeve;-përshkruajnë organet e plugjeve me veshë;-përshkruajnë procesin e plugimit të tokës;-tregojnë mënyrat e lidhjes së plugjeve me traktor;-përshkruajnë mënyrat e regjistrimit të plugjeve për punë;-përshkruajnë si bëhen korrigjimet e mundshme të plugjeve gjatë punës.

II.1. Plugjet. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë rëndësinë e përdorimit të plugut si punim bazë i tokës;-dallojnë llojet e plugjeve;-shpjegojnë ndërtimin e makinave pluguese.

Informacioni teorik

1. Procesi i punës së plugut

Plugu është mjeti më i vjetër mekanik i përdorur nga njeriu. Origjina e tij mjaft të lashtë dheka ardhur duke u përsosur vazhdimisht. Revolucioni në këtë drejtim është vendosja e “veshit”për kthimin e tokës.Teorikisht, operacionet që kryen plugu janë:-prerja nga shtresa e papunuar e tokës e një rripi të pandërprerë;-ngritja dhe rrotullimi (kthimi i tij në rreth 135°);- lëshimi në brazdën e hapur më parë.Faqja e sipërme e rripit të tokës së prerë formon me fundin e brazdës një kënd rreth 45°.

2. Llojet e plugjeve

Plugjet janë të shumëllojshme. Ato tërhiqen nga kafshë ose nga traktorë. Plugjet e tërhequranga kafshët janë kryesisht me një organ punues dhe sigurojnë thellësi të vogla punimi: jo mëshumë se 15 cm~20cm.Plugjet për traktorë janë të shumëllojshme. Ato dallohen nga mënyra e lidhjes me traktorin, sidhe nga numri dhe tipi i organeve punuese.Sipas mënyrës së lidhjes me traktorin kemi plug:-të tërhequr (fig. 2.1);-të bartur (fig. 2.2);-gjysmë të bartur (fig. 2.3).

Page 11: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

11

Fig. 2.1 Plug i tërhequr me traktor Fig. 2.2 Plug i bartur me traktor

Fig. 2.3 Plug gjysmë i bartur me traktor

Sipas mënyrës dhe kahut të kthimit të tokës, kemi plugje:a) normale, të cilat e kthejnë tokën vetëm në krahun e djathtë. Me këtë sistem toka punohetmë lehtë. Ajo kthehet në kahe të kundërta në lidhje me ndërrimin e kahut të lëvizjes sëplugut në teh.b) të kthyeshme (vetëkthyese ose të dyfishta), në të cilat organet punues janë të dubluar, prajanë me kthim djathtas dhe me kthim majtas.

3. Ndërtimi i përgjithshëm i plugjeve

Pjesët kryesore të plugjeve me veshë janë:1. Organet punuese. Këtu përfshihen thika dhe trupi plugues. Ky i fundit është organikryesor dhe nëpërmjet tij realizohet procesi i plugimit. Ai përbëhet nga plori dhe veshi, që nëfakt janë dy organe punuese të veçanta. Sipas nevojës dhe sipas kërkesave, plugjet me veshëmund të pajisen edhe me paraplugun, por edhe me thelluesin e brazdës.2. Organet e lidhjes, të mbajtjes dhe të drejtimit.3. Organet e rregullimit. Me këto organe kryhet futja në tokë dhe ngritja e organeve punuese,bëhet ndryshimi i thellësisë dhe i gjatësisë së punimit dhe sigurohet nivelimi optimal i sipërfaqessë punuar.

Pyetje dhe detyra

1. Lexim (jo vetëm kureshtje)Plugu, si makinë e punimit bazë të tokës, e ka origjinën nga qytetërimi antik asiro-babilonas.Forma e tij fillestare prej druri ka evoluar shumë ngadalë në shekuj. Gjatë kësaj periudhe tëgjatë i vetmi modifikim ka qenë vendosja e një maje hekuri (plori) si organ punues, duke sjellëkështu “parmendën”. Vetëm gjatë 2 shekujve të fundit janë bërë përmirësime të rëndësishme,duke krijuar praktikisht “plugun” e sotëm.

Page 12: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

12

1. Cilat janë veçoritë e plugjeve me veshë?2. Përse profili praktik i tokës së pluguar ndryshon nga formulimi teorik?3. Ku qëndron ndryshimi midis plugjeve me veshë normale dhe atyre të kthyeshëm?4. Si janë ndërtuar plugjet me veshë?

II.2. Organet e punës së plugjeve me veshë

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë llojet e plugjeve që përdoren;-shpjegojnë organet përbërëse të plugjeve me veshë;-bëjnë lidhjen ndërmjet organeve dhe punën që kryejnë.

Informacioni teorik

Për të bërë kthimin dhe thërrmimin e tokës, plugjet me veshë pajisen me një tërësi organeshpunuese, ku secili kryen detyra të caktuara në kompleksin e punimit (fig. 2.4 dhe fig. 2.5).

Fig. 2.4 Tërësia e organeve punuese të plugut

Fig. 2.5 Trupi plugues dhe thikat e plugut me veshë:1-thika disk; 1a thika e shtangët (shillestër); 2-piruni; 2a-boshti; 3-shtaga; 4-veshi; 5-shtesa e veshit; 6-pllazi;

7-thundra; 8-mbajtësja; 9-shtrati (shasia)

Pjesët më kryesore dhe më të domosdoshme me të cilat kryhet procesi i plugimit janë: thika 3,plori 2, veshi 1.Thika është organ ndihmës dhe shërben për prerjen vertikale të tokës, për të lehtësuar punëndhe për të rritur cilësinë e punës së trupit plugues. Thikat janë dy llojesh:Thikat shillestër 1a përdoren për plugime në tokat skeletike, në plugjet me kafshë, në plugjete motokultivatorëve dhe në plugjet për punime të thella. Për të lehtësuar hyrjen e thikës nëtokë, për prerjen e rrënjëve dhe për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe, thika vendoset me pak pjerrësipërpara, me kënd rreth 75° për tokat e forta dhe rreth 60° për tokat e shkrifëta dhe të lehta.Ato vendosen në çdo trup plugues.

Page 13: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

13

Thika diskore 1 rrotullohet lirisht rreth një aksi. Ajo i pret mirë dhe me lehtësi mbeturinatbimore. Përdoret zakonisht për plugjet e traktorëve për punime në thellësi të mesme.Thika diskore vendoset përgjithësisht vetëm në trupin e fundit dhe në një pozicion të tillëqë përkon me qenien e aksit të saj në një vertikale me majën e plorit (ose të paraplorit). Nëtokat djerrë e në lëndina çdo trup plugues duhet të pajiset me thikë diskore.Plori. Shërben për prerjen horizontale të tokës dhe bën një lloj ngritjeje të plisit. Aikonsumohet shumë shpejt, prandaj është i zëvendësueshëm.Tehu i plorit duhet të jetë me trashësi jo më të madhe se 1 mm dhe duhet të formojë njëkënd 450 ( këndi γ) me drejtimin e lëvizjes (me murin e brazdës). Puna me plore të konsumuara e ul rendimentin e punës, rrit konsumin e lëndës djegëse dhe e pakësonthellësinë e punimit.Ploret kanë formë trapezi (fig. 2.6c) ose e kanë majën në trajtë “hunde” të zgjatur (fig. 2.6b).Të parat përdoren në toka të lehta dhe të mesme. Në plugjet për punime të thella ploriështë i përforcuar me një daltë (fig. 2.6 c), e cila është pjesë e veçantë.Ploret me hundë përdoren kryesisht në tokat e rënda, sepse sigurojnë mundësinë e thellimitmë të mirë të plugut dhe janë më të qëndrueshme.

Fig. 2.6 Format e ploreve

Veshi. Plotëson prerjen vertikale të tokës, e ngre atë dhe e shformon duke e përkulur. Aie zhvendos plisin djathtas dhe e kthen, duke siguruar dhe një farë thërrmimi. Veshi nuk ethërrmon plisin në mënyrë të detyruar.Thërrmimi bëhet për shkak të shformimit që pëson plisi gjatë kalimit nëpër sipërfaqen e lugëttë veshit në vendet ku lidhja është më e dobët. Sipërfaqja e veshit ka një formë të tillë, qëplisi të ketë mundësi që të rrotullohet ca nga ca rreth 135° përkundrejt pozicionit fillestar.Sipërfaqja e plorit dhe e veshit janë vazhdim i njëra-tjetrës.

Llojet e veshëve zgjidhen në varësi të llojit dhe të përbërjes së tokës. Pra, llojeve të ndryshmetë tokave u përshtatet edhe një trajtë e caktuar e veshit.

Ndërmjet trajtave të shumta dallojmë veshët në trajtë cilindrike dhe veshët në trajtëhelikoidale (ose spirale). Më të përhapur janë veshët e përbërë, që mund të jenë kulturorë,gjysmëhelikoidalë dhe universalë.

Në fig. 2.7 janë dhënë trajtat më tipike të veshëve. Veshi cilindrik (fig. 2.7a) ka sipërfaqemjaft të përkulur, gjë që i jep vetinë për ta thërrmuar e për ta shformuar më fort tokën.Veshi helikoidal (fig. 2.7b) ka sipërfaqe jo shumë të përkulur dhe, si rrjedhim, e copëton dobëtose nuk e prek fare plisin, duke e ruajtur trajtën e tij deri në fund të kthimit. Ai e kthentokën mirë dhe përdoret në toka djerrë, në toka livadhore dhe në toka elastike.

Page 14: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

14

Fig. 2.7 Formate veshëve:a-vesh cilindrik;b-veshhelikoidal;c-vesh i përbërëkulturor;c1-vesh i përbërëgjysmëhelikoidalme formë tëzgjatur;ç-vesh përpunime të thella;d-vesh krehër

Veshi i përbërë kulturor (fig. 2.7c) është mjaft i përdorshëm. Ai jep rezultate më të mira nëtokë të lehtë e mesatare.Veshi i përbërë gjysmëhelikoidal (fig. 2.7c1) jep rezultate më të mira në toka të rënda e tëlidhura.Në trupin plugues vendoset dhe plozi, i cili shërben si mbështetës për të siguruarqëndrueshmërinë e plugut.Paraplugu përdoret për toka të infektuara nga bori dhe në toka me mbeturina bimore.Ndërkohë ndihmon për shkriftimin më të mirë të tokës. Paraplugu përbëhet nga plori, veshidhe mbajtësja.Thelluesi i brazdës (fig. 2.8) është organ i veçantë. Ai montohet prapa çdo trupi pluguesdhe shërben vetëm për ta shkriftuar tokën 10 cm~15cm më poshtë se thellësia e plugimit.Thelluesit mund të përgatiten në dy trajta: në trajtën e ripuntatorit ose të shatit (fig. 2.8a) dhenë trajtë të rrafshët (tip plori) (fig. 2.8b).

Fig. 2.8 Thelluesi i tokës

Pyetje dhe detyra

1. Cili është organi punues që kthen dhe e shformon tokën? Si ndikon ai në përmbysjen enë shkriftimin e tokës?2. A është i detyruar apo i rastit shkriftimi i tokës me plugje?3. Si realizohet dhe cilët janë faktorët që përcaktojnë shkriftimin e tokës?4. Ç’rol luan thika e plugut dhe a është e detyrueshme apo e këshillueshme të vendoset?5. A është i leverdishëm thelluesi i brazdës dhe pse?

Page 15: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

15

Detyrë

Gjatë zhvillimit të mësimit në klasë duhet të jetë dhe një plug me veshë, në mënyrë qëndërtimi i plugjeve dhe funksionimi i tyre të kuptohet më mirë nga nxënësit.

II.3. Procesi i plugimit

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë rëndësinë e procesit të plugimit në tokë;-shpjegojnë procesin e plugimit dhe karakteristikat e tij;-dallojnë ndryshimin që pëson sipërfaqja e tokës gjatë plugimit.

Informacioni teorik

Procesi i plugimit

Procesi i plugimit është mjaft i rëndësishëm për tokën dhe përbën punimin kryesor të saj. Nëkohën e zhvendosjes së plugut në punë, toka e prerë vertikalisht (nga tehu fushor i veshitdhe nga thika, nëse kjo e fundit është e vendosur) dhe horizontalisht (nga tehu i plorit)ngrihet, zhvendoset djathtas dhe rrotullohet, duke kaluar mbi sipërfaqen e veshit. Më tej plisishkëputet prej plugut dhe vendoset në pozicion të caktuar mbi atë të zhvendosur më parë.Në fig. 2.9 është trajtuar shkencërisht procesi i plugimit.

Fig. 2.9 Procesi i kthimit të plisit me plug pa paraplug

Page 16: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

16

Nëse rripin e tokës së prerë dhe të kthyer do ta mendonim të pashformueshëm dhe tëpandërprerë sipas gjatësisë (p.sh. për një tokë veshtullore të lagësht), ai do të paraqitej nëformën e një rripi prizmatik (fig. 2.9a) me seksion katërkëndësh kënddrejtë që do të kishtepërmasa të barabarta me thellësinë e plugimit (a), ndërsa gjerësinë punuese kishte sa ajo etrupit plugues (b) (fig. 2.9c, pozicioni A”).Gjatë këtij veprimi trupi plugues lë një brazdë të hapur, në të cilën dallojmë: murin vertikalnga ana e prerjes; fundin horizontal dhe faqen e pjerrët sipas shkallës së kthimit të tokësnë anë të kundërt me murin e brazdës. Forma prizmatike e rripit të tokës nuk ruhet. Rripindahet në plisa, copa dhe thërrmija, duke mos e ruajtur formën gjeometrike. Në fig. 2.9btregohet forma e vërtetë e një toke të pluguar. Si rezultat i rrëshqitjes së dheut nga veshi itrupit plugues, gjerësia e fundit të brazdës është kurdoherë më e vogël se ajo e prerjes (b).Kthimi i tokës së prerë (plisit), duke e paraqitur atë të pashformuar, bëhet në 3 faza (fig. 2.9c):A-fillimi i prerjes;A’-rrotullimi i plisit mbi vesh deri në 90°;A”-rrotullimi i plisit mbi vesh rreth brinjës tjetër nën një kënd të caktuar, që tregon shkallëne kthimit të tokës (plisit).Për lehtësi, shkallën e kthimit të plisit e shprehim me koeficientin e kthimit të plisit (k), icili llogaritet nga herësi i gjerësisë punuese (b) të trupit plugues me thellësinë e plugimit (a)d.m.th.:

k=a/bKy koeficient e ka vlerën kufitare minimale 1.27. Shkalla e kthimit e siguruar sipas kësajvlere të koeficientit të kthimit është gjithashtu kufitare, jo gjithnjë e qëndrueshme, sepse, paskalimit të plugut, plisi i prerë mund të rikthehet përsëri në brazdë. Kështu që çdo vlerë ekoeficientit të kthimit më e vogël se 1.27 nuk pranohet.Qëndrueshmëria e tokës së kthyer sigurohet vetëm kur vlera e këtij koeficienti do të jetëmë e madhe se 1.27, gjë që arrihet me ndryshimin e thellësisë së plugimit, për një plug megjerësi të dhënë të trupit plugues.

Fig. 2. 10 Procesi i kthimit të plisit në plugimin me paraplug

Në plugimin me paraplug (fig. 2.10) procesi i plugimit është i njëjtë, por, në këtë rast, pjesa eshtresës së sipërme prej 6 cm-10 cm, e prerë dhe e hedhur paraprakisht në fundin e brazdës,mbulohet mirë, kështu që pakësohet mundësia e zhvillimit të barërave të këqija.Ndërkohë pakësimi i thellësisë së vërtetë të trupit plugues bën që plisi të kthehet më fort. Kjokrijon mundësinë që thellësia e mundshme e plugimit të rritet në disa centimetra.Sipas masës së prishjes (thërrmimit) të plisit, në varësi edhe të cilësitë së tokës, llojit të veshitdhe cilësisë së punimit, sipërfaqja e punuar mund të karakterizohet nga 4 forma tipike (fig.2.11):

Page 17: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

17

a. E sheshtë, kur toka është thërrmuar në mënyrë të tillë që plisi pothuajse nuk dallohet e kjoarrihet në toka të lehta e të shkrifëta strukturore, me plugje me veshë të përbërë kulturorë dheme paraplor.b,c. E valëzuar me maja të rrumbullakëta, ku, me gjithë thërrmimin e mirë të tokës, plisiruan formë të qartë. Kjo ndeshet në toka të mesme e të shkrifëta, ku punohet me plugjeme veshë kulturorë.ç. Në formë sharre me maja të mprehta, ku plisat e ruajnë formën pa pasur asnjë copëzim. Kjotrajtë ndeshet kur punohen toka të lidhura e lëndina me plug me veshë helikoidalë.Dy format e fundit këshillohen në punimet dimërore, sepse sigurojnë kullim të mirë.

Fig. 2. 11 Forma tëndryshme të sipërfaqes

së pluguar

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë fazat në të cilat realizohet kthimi i tokës se prerë?2. Si llogaritet koeficienti i kthimit të plisit? Çfarë vlerash duhet të ketë ai dhe pse?3. Në figurën e procesit të kthimit të tokës, tregoni momentet kryesore të punës.4. Cilat janë trajtat që merr sipërfaqja e tokës pas plugimit dhe në ç’raste hasen ato?

Detyrë praktike

Nxënësit të ngarkohen nga mësuesi për të gjetur tipa të ndryshëm veshësh e ploresh dhe t’isjellin në klasë. Pastaj të diskutohet mbi punën që kryejnë ato.

II.4. Mënyrat e lidhjes së plugjeve në traktor

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë mënyrat e lidhjes se plugjeve me traktorin;-shpjegojnë si realizohet lidhja në çdo mënyrë;-dallojnë llojet e lidhjeve sipas karakteristikave.

Page 18: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

18

Informacioni teorik

Lidhja e saktë e plugut me traktorin është një nga kërkesat kryesore për të siguruar kushtenormale të plugimit, që ka të bëjë me regjistrimin për punë dhe me korrigjimin e të metave tëplugimit. Lidhja e plugut me traktorin parakupton njëkohësisht edhe nivelimin e tij në punë,me qëllim sigurimin e parametrave të plugimit.Kërkesat më të përgjithshme për lidhjen e një plugu me traktorin janë:1. Trupi i parë plugues duhet të punojë në të gjithë gjerësinë e tij punuese.2. Aksi i plugut (ose traversat gjatësore të shasisë) duhet të jetë paralel me drejtimin e lëvizjessë plugut, me qëllim që të ruhet gjerësia normale e plugut.3. Shtrati (shasia) e plugut në gjendje pune duhet të jetë horizontale, që trupat plugues tëpunojnë në të njëjtën thellësi dhe të sigurohet nivelimi sa më i mirë i sipërfaqes së pluguar.

a. Lidhja e plugjeve të tërhequra me traktor

Kur plugjet e tërhequra lidhen te traktorët me zinxhirë, buza e jashtme e zinxhirit të djathtënuk duhet të kalojë më afër se 5 cm~10cm nga muri i brazdës, për të mos e shembur atë.Pra, pozicioni i plugut ndaj traktorit duhet të jetë i tillë që fundi i tehut të plorit të parë tëjetë i zhvendosur djathtas buzës së jashtme të zinxhirit e ndaj murit të brazdës (fig. 2.12b).

Fig. 2. 12 Mënyrat e lidhjes së plugut të tërhequr në traktor Fig. 2.13 Qendra dhe vija e qëndresës e plugut

Kjo rregull vlen edhe për traktorin me rrota, kur ky i fundit, gjatë plugimit, ecën me tëkatër rrotat mbi sipërfaqen e tokës së papunuar, sikurse edhe traktori me zinxhirë. Rëndësika përcaktimi i pozicionit të kapjes së lidhësit të plugut me traktorin.Meqë gjerësia punuese e plugjeve është përgjithësisht e vogël, pika e kapjes së lidhësit tëplugut (që përkon me vijën e qëndresës së plugut) në traversën e pajisjes tërheqëse të traktoritduhet të bëhet në të djathtë të aksit të simetrisë së traktorit (që mendohet si vijë e tërheqjes).Vija e qëndresës së plugut ka drejtimin e lëvizjes së plugut. Pozicioni i kësaj vije për plugjetme 1, 2 dhe 3 trupa plugues është dhënë në funksion të gjerësisë së plugut (fig. 2.13). Nësevija e qëndresës së plugut dhe vija e tërheqjes së traktorit nuk përputhen, por janë të zhvendosurame një largësi (d), krijohet një çift forcash që e detyron traktorin të kthehet drejt brazdës,

Page 19: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

19

duke bërë që traktoristi të veprojë vazhdimisht me organet e drejtimit dhe traktori të punojë isforcuar.Në këtë rast, cilësia e plugimit do të keqësohet nga prishja e brazdës dhe nga shmangia edrejtimit të lëvizjes. Për ta mënjanuar në një farë masë këtë dukuri negative, lidhësi i plugutzhvendoset majtas vijës së qëndresës në mesin e largësisë midis vijës së qëndresës dhe vijëssë tërheqjes. Gjithashtu, edhe pika e bashkimit të lidhësit në tërheqësin e traktorit duhet tëzhvendoset djathtas, në mesin e largësisë së dy vijave (fig. 2.12a).Kur plugu i tërhequr lidhet me një traktor me rrota i cili zakonisht punon me rrotat e djathtanë brazdë, duke zhvendosur rrotat e traktorit, arrihet të përputhet vija e qëndresës me vijën etërheqjes (fig. 2.12b). Shtrati i plugut sillet në pozicionin horizontal nëpërmjet mekanizmit tërrotës së pasme. Ky pozicion rregullohet përfundimisht kur plugu është në gjendje punë nëbrazdë dhe pasi është vendosur thellësia e caktuar e punimit, duke vepruar me mekanizmin enivelimit të rrotës së brazdës, si dhe me rrotën e pasme.

b. Lidhja e plugjeve të bartura

Pozicionimi i plugut në traktor sipas mënyrave të dhëna më lart, rregullohet lehtë nëpërmjetzhvendosjes së dy spinotave lidhës në traversat tërheqëse të sistemit ngritës hidraulik tëtraktorit (fig. 2.14). Me ndërrimin e pozicionit të spinotave lidhës, plugu zhvendoset majtas-djathtas, derisa të plotësojë kërkesën sipas gjerësisë. Gjithashtu, plugu rrotullohet në rrafshinhorizontal, derisa aksi i tij të përputhet me drejtimin e lëvizjes së traktorit.

Fig. 2.14 Vendosja e plugut të barturnë traktor

Nivelimi horizontal i shtratit mund të bëhet drejtpërdrejtë në brazdë, duke përdorur bjella tëregjistrueshme të krahëve ngritës dhe bjella të nivelimit gjatësor. Ky rregullim mund të bëhetedhe në një sipërfaqe të rrafshët, duke i ngritur rrotat e majta të traktorit nga toka, në lartësitë barabartë me thellësinë e plugimit që do të zbatohet.

Pyetje dhe detyra

1. Cili është pozicioni i rregullt i vendosjes së plugut në traktor dhe nga se përcaktohet ai?2. Ç’është vija tërheqëse e traktorit dhe vija e qëndresës së plugut dhe përse duhet të përputhen?3. Si bëhet përputhja e vijës së tërheqjes me vijën e qëndresës për plugjet që lidhen metraktorë me rrota?

Page 20: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

20

Detyrë praktike

Kjo duhet të zhvillohet në sipërfaqen e provës në fermë, ku nxënësit të shohin mënyrën elidhjes së plugut në traktor dhe provat që i bëhen atij.

II.5. Mënyrat e regjistrimit të plugjevepër punë dhe korrigjimet gjatë punës

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë mënyrën e regjistrimit të thellësisë së plugimit;-shpjegojnë teknikën e plugimit dhe korrigjimet që realizohen gjatë punës.

Informacioni teorik

Gjatë punës me plugje është më e përshtatshme që vendosja dhe saktësimi i thellësisë sëplugimit të bëhet drejtpërdrejtë në arë. Treguesi kryesor që duhet t ë përcaktohet e që duhettë realizohet është thellësia e plugimit. Kjo do të thotë se:-thellësia duhet të mbahet e pandryshueshme gjatë gjithë gjatësisë së brazdës, nga të gjithatrupat plugues dhe në të gjitha kalimet e plugut;-duhet të ruhet paralelësia e brazdave në vijë të drejtë dhe gjerësia punuese normale e plugut;-duhet të sigurohet nivelimi sipërfaqësor optimal i arës.Në kalimin e parë, bile në shumë raste edhe në kalimin e dytë të plugut, realizohet njëthellësi më e vogël. Ndërkohë, në këto kalime kryhen veprimet kontrolluese e korrigjuese përplugimin normal. Në kalimin e parë, kur rrotat e traktorit qëndrojnë në të njëjtin nivel mbisipërfaqen e papunuar të arës, shtrati i plugjeve të bartura dhe gjysmë të bartura duhet tëpjerrësohet paksa djathtas.Kur plugu ka një trup plugues, në anën e tirantit qendror shtrati pjerrësohet pak përpara,me qëllim që majës së plorit t’i jepet mundësia të thellohet më shumë në tokë.Kur plugu ka disa trupa plugues, këshillohet që shtrati të pjerrësohet pak prapa. Në këtëmënyrë, trupi i pasmë plugues thellohet afërsisht deri në thellësinë e llogaritur. Në krahasim metehet e ploreve, rrota mbështetëse duhet të ngrihet afërsisht sa thellësia e dëshiruar tëplugimit.Duke nisur traktorin, nëpërmjet sistemit hidraulik, plugu lëshohet mbi tokë, duke synuarqë ai të futet deri në thellësinë e caktuar. Në kalimin e dytë, rrotat e djathta të traktorit vendosenbrenda në brazdën e hapur nga kalimi i mëposhtëm.Nivelohet shtrati në rrafshin horizontal. Pas 9 cm~13m ndalohet traktori dhe matet thellësia ebrazdës së hapur. Gjatë këtij kalimi synohet arritja e thellësisë së caktuar, gjë që arrihet dukevepruar në mekanizmat e nivelimit dhe të thellësisë.Për plugjet e tërhequra, në fillim niset traktori, pastaj ulet plugu. Rrota e fushës ngrihet nëlartësi të barabartë me thellësinë e caktuar nëpërmjet mekanizmit me vidhë, kurse rrota ebrazdës (e djathta) ngrihet në gjysmën e thellësisë.Ndërkaq pjerrësimi gjatësor bëhet duke vepruar me rrotën e prapme ose me lidhësin. Nëkalimin e dytë, rrota e brazdës ulet në pozicionin normal, d.m.th. në të njëjtin rrafsh me tehete ploreve, duke e kaluar këtë rrotë në brazdën e hapur në kalimin e parë. Pastaj bëhet nivelimii shtratit.

Page 21: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

21

Pasi ka bërë një rrugë me gjatësi 10 m~15 m, traktori ndalet dhe veprohet si më lart memekanizmin e thellësisë dhe të nivelimit, derisa thellësia të këtë arritur madhësinë e kërkuar.Për ta pasur më të lehtë punën në fillimin e plugimeve, rekomandohet që për një thellësi tëcaktuar, përdoruesi të mbajë shënim pozicionet e mekanizmave.

Teknika e plugimit

Përpara plugimit përgatitet ngastra duke larguar ose duke kufizuar pengesat e pakalueshme.Pastaj përcaktohen dhe shënohen kufijtë e zonave të kthimit dhe ndahet ara në lehë. Drejtimidhe mënyra e plugimit varet nga përmasat, konfiguracioni dhe niveli i arës (ngastrës). Zonate kthimit duhet të llogariten në gjerësinë e mundshme minimale, gjë që varet nga tipi i plugutdhe numri i organeve punuese.Gjerësia e mundshme minimale jepet si më poshtë:-për plugjet e bartura që janë me deri dy trupa plugues: 5 m~6m;-për plugjet me 3 dhe 4 trupa plugues, gjerësia merret deri në 7m.-për plugjet e tërhequra dhe gjysmë të bartura, gjerësia e zonës së kthimit shkon deri në10 m~15m.Mënyra më e përhapur e që zbatohet në praktikë është ajo e lëvizjes me lehë. Lehet mundtë plugohen një nga një në vazhdim ose në mënyrë të këmbyer. Kur ngastrat janë të shkurtra,për të zvogëluar në minimum gjerësinë e zonave të kthimit, është e këshillueshme që plugimitë bëhet me dy lehe njëkohësisht. Në fig. 2.15 tregohet mënyra hapsllog dhe mbyllsllog epunimit të një lehu ose e krejt arës, kur ajo është e ngushtë, duke filluar nga qendra.

Fig. 2.15 Ara dhe procesi i plugimit konvencional:1. ara (ngastra); 2. ara (lehu) kufizuese; 3. vijat kulluese (anët e lehës ose të arës); 4. rrugëkalimi; 5. zonat ekthimit; 6. brazdat kufizuese; 7. brazda qendrore; 8. punimi mbyllsllog ose në trajtë kurrizore; 9. punimi hapsllog

ose me ulje kurrizi; 10. gjatësia e lehës ose e arës.

Kur përdoren plugje të kthyeshme (të dyfishta), nuk bëhet ndarja e arës (ngastrës) në lehe,sepse punimi bëhet rrafsh, duke e hedhur tokën e punuar vetëm nga një krah. Në këtë rast,lëvizjet e plugut janë në vazhdim sipas metodës sovajkë, d.m.th vajtje-ardhje e me kalimengjitur. Pasi kryhet kalimi i parë, traktori kthehet në zonën e kthimit dhe futet në të njëjtënbrazdë, tashmë me rrotat e kundërta.Njëkohësisht, nëpërmjet mekanizmave automatë ose hidraulikë, ndërkëmbehen organetpluguese, duke bërë kthimin (rrotullimin) e tyre, kurse plugu zhvendoset nga ana e kundërte traktorit. Ky proces përsëritet njëlloj pas kalimit të dytë e kështu me radhë.

Page 22: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

22

Pyetje e detyra

1. Si realizohet regjistrimi i thellësisë së plugimit?2. Me sa kalime të plugut realizohet thellësia?3. Thoni kuptimin që kanë shprehjet e mëposhtme:-plugim hapsllog;-plugim mbyllsllog;-plugim me rrafsh.4. Vizato arën dhe trego në të procesin e plugimit.

Detyrë praktike

Kjo temë duhet të zhvillohet praktikisht në një ngastër toke në fermë, ndërsa nxënësit,duke pasur edhe ndihmën e mësuesit, duhet të kryejnë regjistrimin e thellësisë së plugimit dhekorrigjimet e duhura.

Page 23: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

23

TEMA III

MAKINAT PËR PUNIMET PLOTËSUESE (SIPËRFAQËSORE)TË TOKËS

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë ndërtimin e disqeve;-përshkruajnë mënyrën e funksionimit dhe të përdorimit të disqeve;-tregojnë ndërtimin e lesave;-përshkruajnë mënyrën e funksionimit dhe përdorimit të lesave;-përshkruajnë ndërtimin, funksionimin dhe përdorimin e lesave dridhëse;-tregojnë se si janë ndërtuar kultivatorët;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e kultivatorëve;-tregojnë ndërtimin e branave, ruleve dhe kombinatorëve;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e branave, të ruleve dhe të kombinatorëve;-tregojnë ndërtimin e frezave;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e frezave.

III.1. Disqet. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë funksionin që kanë disqet në punimin e tokës;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e diskut në thërrmimin e plisave;-dallojnë përdorimin e tyre në krahasim me makinat e tjera.

Informacioni teorik

Disqet hyjnë në grupin e makinave për përgatitjen e shtratit të tokës për mbjellje (që quhenedhe punime sipërfaqësore). Disqet (që shpesh emërtohen “lasa me disqe” dhe “kulturore medisqe”) zënë një vend të rëndësishëm dhe përdorim mjaft të gjerë. Procesi i tyre i punësështë “diskimi”. Funksioni kryesor i disqeve është copëtimi dhe thërrmimi i plisave që dalinnga plugimi. Ato bëjnë dhe një lloj përzierjeje, mbulojnë plehrat dhe farat e shpërndara nësipërfaqe, si dhe copëtojnë mbetjet bimore. Disqet nuk veprojnë për zhdukjen e barërave tëdëmshme. Përkundrazi, kur toka është e infektuar me barëra gjethengushta (gramet, tallat etj.),ato mund të ndihmojnë në shtimin e tyre.Disqet janë efektive kur plugimi (sidomos ai i thellë) është me plisa të mëdhenj e të fortë.Disqet përdoren gjithashtu edhe përpara plugimit të stërnishtave (hamulloreve) me mbetje tëlarta bimore, për ta lehtësuar atë (plugimin). Shpesh, në toka jo shumë të forta, diskimetmund të zëvendësojnë plugimet e dyta.

Page 24: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

24

Disqet e marrin emrin nga forma e organit punues, i cili është një “disk” i mysët prej çeliku,me teh të rrafshët ose të dhëmbëzuar (fig. 3.1). Disqet janë makina të rënda me shtrat tëngurtë. Ato përbëhen nga një seri “disqesh” paralele e të baraslarguara, të montuara mbiboshte horizontale. Një kompleks disqesh, së bashku me boshtin, formojnë “baterinë”. Dybateri disqesh të montuara në shtrat formojnë midis akseve të tyre një kënd që mund tëndryshojë në kufij të mëdhenj, përgjithësisht nga 180° në 90°, kjo sipas kërkesave të punimit.

a

bFig. 3.1 Disku: a-i dhëmbëzuar; b-i thjeshtë.

1-tehu prerës rrethor; 2. vrima për montim në bisht; 3. diametri i diskut; 4. thellësia e kubesë

Disqet mund të jenë me 2 bateri ballore (fig. 3.2a dhe fig. 3.3), ose me 4 bateri, të vendosurady nga dy në seksione. Të parat janë me veprim të thjeshtë, kurse të dytat me veprim tëdyfishtë. Te këto të fundit këndi midis dy baterive të seksionit të pasmë formohet në kohë tëkundërt me të parin.

Fig. 3.2 Mënyra eveprimit të diskut:a-e thjeshtë;b-e dyfishtë

Në disqet e thjeshta, për të plotësuar punimin në pjesën e tokës midis dy baterive, vendosetnjë shat shkriftues (fig. 3.3)

Fig. 3.3 Disk i thjeshtë me dy bateri ballore dhe i pajisurme shat shkriftues

Disqet me një bateri ose me dy bateri të vendosura në forme “V”-je, përdoren përpunime tëveçanta. Në fig. 3.4 janë treguar skematikisht modelet kryesore të disqeve. Në çdo baterivendosen 6 disqe~10 disqe. Gjerësia e tyre punuese ndryshon nga 1.2 m- 3.5 m për thellësipunimi 10 cm~20cm.

Page 25: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

25

Disqet vendosen në bosht me rrotullim të lirë, por mundet që e gjithë bateria rrotullohet lirishtnë shtrat. Duke u thelluar në tokë, gjatë zhvendosjes përpara, disqet (bateritë) rrotullohen.Tehu i diskut e pret tokën në formë rripi, e ngre me sipërfaqen e saj të brendshme të mysëtdhe, pasi e zhvendos anash, e lëshon mbi tokë ( i ndihmuar edhe nga kruajtësja).

Fig. 3.4 Modele të ndryshme disqesh

Në dy boshtet (bateritë) e para, ku disqet janë të vendosura me faqen e mysët nga jashtë,toka zhvendoset nga brenda-jashtë. Në dy bateritë e pasme faqja e mysët e disqeve është ngabrenda dhe toka rikthehet e përzier në pozicionin fillestar.Disqet e baterive të pasme qëndrojnë në mes të hapësirës së disqeve të baterive të para. Atazakonisht janë me teh të dhëmbëzuar, gjë që e rrit intensitetin e tyre veprues. Për të rriturveprimin e disqeve në tokë, mbi shtrat vendosen masa shtesë.Cilësia e punës së disqeve varet nga këndi i kthimit (këndi midis baterive) dhe nga shpejtësiae zhvendosjes. Sa më i vogël të jetë këndi midis baterive (deri në kufirin 90°) dhe sa më emadhe të jetë shpejtësia e zhvendosjes, aq më energjik është veprimi i disqeve dhe aq mëcilësor thërrmimi i tokës.Thellësia e punës zvogëlohet me rritjen e këndit midis baterive dhe me rritjen e shpejtësisë sëzhvendosjes. Këndi maksimal midis boshteve ( 180°) nuk jep rezultate, përveçse gërvishtje tëlehta të tokës. Zakonisht, kjo mënyrë zhvendosjeje përdoret për ajrimin e kullotave dhe tëlivadheve, duke bërë prerje të ngushta vertikale.Për të përmirësuar nivelimin sipërfaqësor dhe për të krijuar një strukturë sipërfaqësore më tëimët për mbjellje, disqet mund të përdoren të shoqëruara me brana ose me lesa me dhëmbë.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë përfaqësojnë disqet q ë p ë r d o r e n në grupin e makinave për përgatitjen e shtratittë tokës për mbjellje?2. Cili është procesi i punës gjatë diskimit?3. Në ç’mënyrë mund të vendosen bateritë në disk?

Page 26: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

26

4. Ç’përfaqëson bateria dhe si krijohet ajo?5. Cili është ndryshimi ndërmjet tipave të disqeve?6. Nga se varet intensiteti i veprimit të diskut në tokë?

Udhëzim

Mësimi mbi disqet do të zhvillohet duke pasur një disk apo një maket të tij, në mënyrë qëtë kuptohet më mirë puna e tij.

III.2. Lesat. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë funksionimin që kanë lesat në tokë;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e tyre;-përcaktojnë nevojën për punimet me lesa në bujqësi.

Informacioni teorik

Lesat janë vegla të lehta me dhëmbë (fig. 3.5). Ato përdoren për shkrifërime të lehtasipërfaqësore, kur toka nuk është shumë e fortë. Lesat thërrmojnë copat e tokës, nivelojnësipërfaqen, përziejnë dhe mbulojnë plehun kimik dhe shkulin barërat e dëmshme që janë nëfillim të zhvillimit ose që s’kanë formuar sistem rrënjor të fuqishëm. Efekti veprues i lesësvaret nga: masa e saj, gjatësia e dhëmbëve, forma e tyre dhe shpejtësia e zhvendosjes.

Fig. 3.5 Lesa zigzage me tri elemente

Organet e punës së lesave janë dhëmbët, që kanë formën e shufrave me majë, me seksionkatror ose të rrumbullakët. Në disa raste ato kanë formë të veçantë, si thikëza dhe shatëza. Nëvend të tyre përdoren edhe dhëmbë të përkulshëm elastikë (ose sustë). Dhëmbët janë vendosurmbi shtretër të ngurtë ose të përkulshëm, me hallka të çernieruara. Gjerësia punuese e njëlese është e vogël: 0.6 m~1.8 m. Gjerësi më të vogël kanë sidomos lesat me shtrat të ngurtë,sepse kështu i përshtaten me mirë valëzimeve sipërfaqësore të ngastrës në drejtimin e lëvizjes.Për të rritur gjerësinë punuese të lesës, lidhen disa elemente lesash me hallka zinxhiri, por kjonë përshtatje me fuqinë tërheqëse të traktorëve.Në këtë mënyrë lesat janë të pavarura në veprimin e tyre dhe i përshtaten më mirë mikrorelievittë ngastrës për punimin tërësor të tokës. Dhëmbët, nën veprimin e masës së lesës dhe tëforcës tërheqëse, gjatë zhvendosjes thellohen në tokë, e çojnë dhe e zhvendosin atë anash me

Page 27: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

27

një forcë që shkakton thërrmim, shkriftim dhe përzierje. Copat e mëdha, duke u përplasurnëpër dhëmbë, thërrmohen nga goditjet dhe i zvogëlojnë përmasat e tyre. Çdo dhëmb vepronvertikalisht në shtresën sipërfaqësore të tokës sipas një profili në formën e trekëndëshit mekulm në majën e dhëmbit. Njëtrajtshmëria e lesimit të shtresës sipërfaqësore në të gjithëgjerësinë që përfshin lesa, varet nga largësia midis dy dhëmbëve dhe nga thellësia aktive(gjatësia punuese) e dhëmbit. Largësia midis dy dhëmbëve të afërm është 25 mm~75 mm,kurse thellësia e punimit është rreth 2 herë më e vogël se gjatësia e dhëmbit. Në shtratin elesës dhëmbët vendosen në disa radhë të baraslarguara. Largësia e dhëmbëve në çdo radheështë e tillë që të mos bllokohen nga copat e tokës dhe nga barërat. Prandaj dhëmbët në çdoradhe janë vendosur në mënyrë të tillë që gjurmët e veprimit të tyre në tokë të jenë tëbaraslarguara, me largësi më të vogël se gjerësia e rripit që përpunon një dhëmb. Për tësiguruar kërkesat e mësipërme, mënyra më e përhapur e vendosjes së dhëmbëve është ajozigzage, në formën e shkronjës “Z”,”S” ose në forma të tjera (fig. 3.5).Kur toka është e fortë dhe e ngjeshur, për të siguruar thellimin e dhëmbëve në tokë dhe për tërritur efektin e tyre, mbi shtratin e lesës vendosen ngarkesa (gurë, trarë etj.).Lesat punojnë të tërhequra me kafshë, me motokultivatorë dhe me traktorë të lehtë. Për tëlehtësuar manovrimin dhe për të pasur mundësi për shkëputje nga toka, në zonat e kthimitpërdoren pajisje për varjen e lesave në sistemin ngritës hidraulik të traktorit (fig. 3.6).

Fig. 3.6 Pajisja e varur përlesa

Fig. 3.7 Lesë kultivatore me dhëmbë sustëdhe e tërhequr me kafshë

Lesat mund të përdoren si vegla të pavarura, por, në përgjithësi, do të shoqërojnë makina tëtjera pune, si plugje, disqe, kultivatorë dhe makina mbjellëse për të kryer veprime plotësuese.Një variant i rëndësishëm i lesave me shtrat të ngurtë është ai i pajisur me dhëmbë sustëtë regjistrueshme për thellësi të ndryshme, të cilët quhen dhe lesa kultivatore (fig. 3.7).Këto vegla kanë efektivitet të madh për përgatitjen e tokave, sidomos për zonat malore.Janë të përshtatshme për toka të forta, me gurë dhe me barëra. Këto quhen dhe lesa kanadeze.

Page 28: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

28

Pyetje dhe detyra

1. Ç’janë lesat dhe nga varet efekti i tyre veprues?2. Shpjegoni veprimin e dhëmbëve të lesës në tokë.3. Nga varet njëtrajtshmëria e lesimit.4. Ç’veçori kanë lesat kultivatore?

Detyrë praktike

Nxënësit duhet të përgatisin një kombinim të lesës me një nga makinat e tjera me disqe,kultivatorë, si dhe të shohin efektin e tyre konkret gjatë punës në fermën e shkollës.

III.3. Lesat dridhëse. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë funksionimin që kanë lesat dridhëse në tokë;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e tyre;-tregojnë rëndësinë që kanë ato në bujqësi.

Informacioni teorik

Lesat dridhëse janë të tipave të ndryshëm dhe bëjnë shkriftim të cekët të tokës dhe nivelimine saj.1. Lesat me shtrat të përkulshëm janë dy llojesh:-Të artikuluara me nyje tridhëmbëshe, të cilat janë lidhura midis tyre me unaza ose mezinxhirë. Këto i japin çdo nyjave hapësirë të madhe për lëvizje relative në kopjimin erelievit. Zakonisht dhëmbët janë në formë thike të dyanshme, të derdhura ose të montueshme.Nga njëra anë kanë majë të shkurtër, kurse nga ana tjetër kanë majë të gjatë të mprehtë.Kjo bën që të merret një veprim i ndryshëm, sipas anës aktive të nyjës që është në kontakt metokën. Këto lesa quhen edhe lesa Hauard (fig. 3.8).

Fig. 3.8 Lesa e përkulshme me nyja e tipit Hauard(Howard)

Fig. 3.9 Lesa e përkulshme rrjetë

Lesat e përkulshme rrjetë janë me dhëmbë të hollë elastikë (fig. 3.9) dhe përdoren vetëm përshërbime ndaj bimëve me vegjetim të hershëm. Janë veçanërisht të përshtatshme përshkatërrimin e barërave spontane dhe për prishjen e kores sipërfaqësore.Lesat rrotulluese (rotative) me yje ose me dhëmbë rrezorë (fig. 3.10) përbëhen nga një shtratku janë montuar (në kushineta) boshte horizontale, të cilat janë pak të pjerrëta me drejtimin elëvizjes. Mbi boshte ka thika (dhëmbë) në drejtim rrezor.

Page 29: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

29

Gjatë zhvendosjes së lesës, boshtet rrotullohen ndaj aksit të tyre dhe dhëmbët shkriftojnëtokën. Këto makina janë më të përshtatshme për operacionet përfundimtare të përgatitjes sëtokës. Lesat rrotulluese, të quajtura ndryshe edhe“shata rrotullues”, i kanë dhëmbët në formëharku. Këto lesa, duke u tërhequr në njërin ose në tjetrin krah, në raport me përkulshmërinë edhëmbëve e shkriftojnë më shumë ose më pak tokën.

Fig. 3.10 Një tip lese me yje

Lesat rrotulluese përdoren kryesisht për shërbime ndaj bimëve të sapombira dhe bëjnë thyerjene kores, ajrimin e tokës dhe prishjen e barërave të këqija.Në kategorinë e lesave rrotulluese hyjnë dhe lesat me shufra ose me kafaze, që kanë kryesishtveprim nivelues. Një model i tyre tregohet në fig. 3.11.

Fig. 3.11 Lesë me dhëmbë rrotullues: a) pamje e përgjithshme; b) dhëmbët

2. Lesat me dhëmbë me veprim nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit

Përdorim mjaft të gjerë kanë edhe lesat me veprim të detyruar nga boshti i marrjes sëfuqisë së traktorit. Nga pikëpamja e veprimit që kryejnë, këto lesa kanë efektivitet të lartënë përgatitjen e shtratit të tokës me një kalim.Ato ndahen në dy grupe: me dhëmbë që vibrojnë (dridhës) dhe me dhëmbë rrotullues.Lesat janë të bartura në traktor.

Fig. 3.12 Lesë me dhëmbë dridhës me dy boshte

Page 30: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

30

-Lesat me dhëmbë dridhës përbëhen nga një shtrat ku janë montuar 2 ose 4 boshte horizontale,pingul me drejtimin e lëvizjes (fig. 3.12). Në këto boshte janë montuar dhëmbë me përmasatë mëdha dhe me majë. Boshtet bëjnë lëvizje lëkundëse (alternative). Secili bosht bën lëvizjetë kundërt me atë të boshtit fqinj. Ritmi i lëvizjes është nga 80 lëkundje/min deri në 100lëkundje/min.Thellësia e punës është deri në 12 cm, ndërsa gjerësia punuese shkon deri në 3 m~4 m.-Lesat me dhëmbë rrotullues përbëhen nga një seri disqesh që rrotullohen rreth boshtevevertikale. Boshtet janë të vendosura në një radhë dhe përballë me drejtimin e lëvizjes. Çdodisk mban 2 ose 4 dhëmbë dhe rrotullohet në kah të kundërt me 2 disqet fqinje. Këtomakina pajisen dhe me organe ndihmëse plotësuese, thërrmuese dhe niveluese.Thellësia e punimit sigurohet nga sistemi hidraulik i traktorit: lesa ulet në pozicionin edëshiruar dhe pastaj sistemi hidraulik kthehet në pozicionin “notues”. Për lesat me dhëmbërrotullues, të pajisura me lesa me shufra ose me kafaze, thellësia mund të gradohet e të kufizohetedhe nga pozicioni në lartësi të kësaj të fundit.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë disa nga lesat me dhëmbë dridhës?2. Tregoni funksionimin që kryen secila prej lesave me dhëmbë dridhës.3. Ç’veçori kanë lesat e përkulshme rrjetë?4. Si veprojnë lesat që e marrin lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit.

Detyrë praktike

Në fermën e shkollës nxënësit të përgatisin vetë një lese dridhëse, ta vendosin atë në traktordhe të shohin efektin në tokë.

III.4. Kultivatorët. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë funksionin që kryejnë kultivatorët në tokë;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e kultivatorit;-tregojnë përdorimin e tyre në bujqësi.

Informacioni teorik

Kultivatorët janë makina tradicionale që përdoren për punime kulturore për tokën dhe përbimët (të arave dhe të drurëve frutorë). Këto punime e ndihmojnë zhvillimin e bimëve,zvogëlojnë efektin negativ të barërave spontane, pakësojnë avullimin nga toka, lehtësojnëdepërtimin e ujit dhe të ajrit në tokë dhe, për më shumë, ndihmojnë në përthithjen e plehrave.Kjo është dhe arsyeja që e kanë marrë emrin “kultivatorë”. Kjo ide është shtrirë edhe mëtej me punimin e tokave para mbjelljeve, për shkriftim, ajrim dhe luftimin e barërave tëdëmshme.Për të përmbushur këto funksione, përdoret një sasi shumë e madhe dhe e larmishmekultivatorësh, të cilët kryejnë një punim sipërfaqësor (çarje dhe shkriftim prej 8 cm~15 cm).

Page 31: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

31

Kultivatorët përdoren gjerësisht edhe duke u nisur nga kërkesa për të pakësuar ndotjen emjedisit (tokë-bimë) nga përdorimi i herbicideve.Kultivatorët mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore:-për punim të përgjithshëm sipërfaqësor të tokës për përgatitjen e shtratit të mbjelljes,njëlloj si disqet dhe frezat;-për punime midis rreshtave të bimëve prashitëse.

1. Kultivatorët për përgatitjen e tokës

Në varësi të organeve punuese me të cilat janë pajisur kultivatorët, ata i ndajmë si më poshtë:a) Thyerës ose skarifikatorë (fig. 3.13). Këto janë makina që shërbejnë për të thyer horizontine punueshëm në toka të lidhura, kryesisht për të thyer mbulesën sipërfaqësore me bimësi tëlivadheve e të kullotave. Në këtë mënyrë ato bëjnë të mundur që uji dhe plehrat kimike tëdepërtojnë në shtresën aktive ose më poshtë.

Fig. 3.13 Kultivator-thyerës i barturFig. 3.14 Kultivator shkulës me lesë rrotulluese (yll)dhe me komandim hidraulik

Organet punuese janë dhëmbët deltë me teh vertikal ose thikat–shillestër, të cilat bëjnë nëtokë prerje të ngushta vertikale, pa e zhvendosur tokën anash. Dhëmbët janë të montuarngurtësisht në shtrat.Këta kultivatorë janë makina të tërhequra dhe të bartura. Shpesh mund të shoqërohen mepajisje të tjera për shërbime kulturore (fig. 3.14).b) Shkulës (fig. 3.14). Këto makina kanë dhëmbë të ngurtë ose elastikë. Në fundin edhëmbëve montohen plore të vogla petashuqe, me anë të mprehta dhe me majë. Këta dhëmbëshërbejnë veçanërisht për zhvendosje të tokës, për shkuljen e barërave me rrënjë, duke i nxjerrënë sipërfaqe, si dhe për të shkriftuar tokën e ngjeshur e të ngurtësuar në sipërfaqe. Shpeshshoqërohen me pajisje të tjera për sistemimin dhe rregullimin sipërfaqësor.c) Kultivatorë universalë ose ugari (fig. 3.15). Këto janë makina të përshtatshme për llojetë ndryshme punimesh kulturore të tokës. Tipi më klasik i kultivatorit është tipi kanadez (shikofig. 3.7). Veprimi i organeve punuese në kultivatorët universalë kap të gjithë zonën epunueshme nga kultivatori. Dhëmbët (shatat) mbimbulojnë zonat e veprimit të njëra-tjetrës.Në këtë mënyrë ata krijojnë mundësinë për një thërrmim e shkriftim të plotë sipërfaqësor qëshkon në thellësinë 8 cm~12cm. Për asgjësimin e barërave, këta kultivatorë veprojnë si shkulës(fig. 3.15A dhe D), si prerës (fig. 3.15B dhe C) ose të kombinuar: si shkulës- prerës (fig. 3.15B dhe D). Varianti D është më i përshtatshëm për kallamishte. Kultivatorët shoqërohen melesa me dhëmbë.Dhëmbët shkulës i çrrënjosin barërat duke i nxjerrë në sipërfaqe (janë më të përshtatshëmkur infektimi është me barëra gjethengushta, si tallë e gram), kurse shatat prerës vetëm i

Page 32: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

32

presin barërat, duke i lënë të thahen në sipërfaqe (janë më të përshtatshëm për barëratgjethegjera që shtohen me farë). Në rastin e fundit ato i luftojnë plotësisht barërat që nuk ekanë shumë të zhvilluar sistemin rrënjor. Gjithashtu, shatat e kultivatorëve bëjnë përzierjen etokës. Këtë veprim e ka më të theksuar modeli këmbëpatë, i cili merr edhe emrin “përzierës”.

Fig. 3.16 Kultivator çizel me dhëmbë të ngurtë

Në përgjithësi janë më të përshtatshëm për punimin e dytë të tokave të pluguara në vjeshtë-dimër, sepse janë ngjeshur nga reshjet, ose kur kanë mbirë në masë barëra të cilat duhet tëpastrohen. Në këto raste është e këshillueshme të përdoren organet e punës të treguara në fig.3.15, të cilat janë më tipiket.Në grupin e kultivatorëve hyjnë dhe kultivatorët çizel (fig. 3.16). Këta janë me dhëmbë tëngurtë, të montuar me siguresa sustë ose pa to. Kultivatorët me dhëmbë elastikë (fig. 3.15 A)dhe ata çizel (fig. 3.16) përdoren edhe për punimin e stërnishtave (pas korrjes së grurit).Në këtë rast zbatohet sistemi “konservativ” i ruajtjes së lagështisë (mosnxjerrje në sipërfaqe,mbrojtje nga avullimi jo vetëm nga prishja e kapilarëve, por edhe nga mbulesa e kashtës qëqëndron mbi sipërfaqe).Përgatitja e kultivatorëve për punë ka rëndësi të madhe. Dhëmbët duhet të jenë të shpërndarënë mënyrë simetrike dhe të baraslarguar në të gjithë gjerësinë e punës së kultivatorit. Zonatpunuese të çdo dhëmbi mbulojnë ato të dy organeve fqinjë.Thellësia e punimit rregullohet dhe kufizohet me dy rrotat mbështetëse. Lartësia nga niveli itokës duhet të jetë 2 cm~3cm më e vogël sesa thellësia e parashikuar e punimit (merretparasysh thellimi i rrotave në tokë). Kur kultivatorët përdoren drejtpërdrejt mbi stërnishtë, kjodiferencë mund të mos merret parasysh.Majat e të gjithë dhëmbëve (shatave) duhet të jenë në një rrafsh, kurse shatat këmbëpatë duhettë vendosen në mënyrë që tehet prerëse të jenë horizontale.Kur dhëmbët janë fiksuar në shtrat nëpërmjet siguresave sustë, këto të fundit duhet tështrëngohen aq sa të lejojnë shmangien e organeve punuese nga pengesat e forta që ndeshennë tokë.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë veçoritë dalluese të kultivatorëve?2. Si ndahen kultivatorët dhe cila është fusha e tyre përdorimit?3. Si vendosen organet punuese në kultivator?4. Cila është thellësia maksimale në të cilën punon kultivatori?

Page 33: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

33

Detyrë praktike

Nxënësit duhet të përgatisin një kultivator për punë, ta lidhin atë në traktor dhe të kryejnëpunë në fermën e shkollës.

III.5. Branat, rulet dhe kombinatorët.Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë funksionin që kanë në përgatitjen e shtratit të tokës për mbjellje branat, ruletdhe kombinatorët;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e këtyre makinave;-tregojnë rëndësinë e përdorimit të tyre në bujqësi.

Informacioni teorik

1. Branat

Branat janë mjete të thjeshta nivelimi. Ato mund të përdoren si në përfundim të përgatitjes sështratit të mbjelljes, ashtu dhe gjatë mbjelljes ose pas mbjelljes. Branat mund të bëjnë edhenjëfarë thërrmimi të copave të vogla të tokës, gjithmonë për efekt të fërkimit. Ato shfrytëzohenedhe për mbulim brazdash të mbjella.

Fig. 3.17 Tipa branash

Në përdorimin e makinave të reja të larmishme, branat përdoren gjithnjë e më pak, porprapëseprapë, ato kanë vend në teknikën bujqësore. Në fig. 3.17 tregohen dy tipa branash.

2. Rulet

Rulet përdoren për punimet në vazhdim, por pas plugimit dhe ndahen në dy kategori:plisathyese dhe ngjeshëse. Rulet shërbejnë për të thyer e thërrmuar copat e tokës, përnivelimin sipërfaqësor, për mbushjen e boshllëqeve, për ngjeshjen e shtresës shumë të shkrifëttë tokës, për të krijuar takim më të mirë të farës me tokën.Përgjithësisht rulimi ndihmon hapjen e kapilareve dhe ngjitjen e vlagës në sipërfaqe.Njëkohësisht procesi krijon edhe kushte të favorshme për largimin e lagështisë nëpërmjetavullimit (gjë që është një dukuri negative). Për këtë arsye, pas rulimit, duhet të krijohet njështresë izoluese nëpërmjet lesimit.Le t’i analizojmë të dy kategoritë e ruleve:a) Rulet plisathyese përdoren për thyerjen e plisave të tokës, të cilat kanë mbetur nga plugimi

Page 34: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

34

ose nga diskimi (fig. 3.18). Ato përdoren veçanërisht për toka argjilore (deltinore) e të thata.Rulet formohen nga unaza ose disqe prej gize, të cilat montohen mbi një bosht horizontal, icili është pingul me drejtimin e lëvizjes. Unazat ose disqet rrotullohen lirisht në bosht. Unazatkanë në periferi gunga të formave të ndryshme, kryesisht prizmatike, ose e kanë rrethin nëtrajtë koni. Gjerësia punuese e një ruli është 2 m~2.5 m dhe masa specifike lëkundet midis200 kg~300 kg. Për të rritur gjerësinë punuese, zakonisht në traktor lidhen 3 rule paralele nëformë tricikli. Në fig. 3.18 tregohen tipat më kryesorë të ruleve të këtij grupi.

Fig. 3.18 Frezë prashitëse e përshtatur për 6 rreshta(7 seksione). Seksionet anësore janë të përgjysmuarasikurse edhe te kultivatorët:

Rulet plisathyese: A-me disqe me rreth konik; B-tipKembrixh; C-tip kroskill; D-yllor.

b) Rulet ngjeshëse (fig. 3.19) shërbejnë për të kompaktësuar shkriftimin e p ë r të punuartoka të lehta përpara ose pas mbjelljes, si dhe për ngritjen e vlagës. Gjithashtu ato shërbejnëpër të thërrmuar copa të vogla plisash që kanë mbetur në sipërfaqe pas punimeve përgatitorepër mbjellje.

Fig. 3.20 Kombinator Fig. 3.19 Rul ngjeshës

Këto rule përdoren edhe në toka kompakte, për të plotësuar hapësirat e lëna nga punimet emëparshme, si edhe për t’i sjellë grimcat e tokës në kontakt me farën. Kjo gjë ndihmon mbirjene farërave dhe zhvillimin e mëvonshëm të bimëve.Rulet ngjeshëse janë cilindra me sipërfaqe të rrafshët. Masa specifike e llogaritur për njëmetër gjerësi punuese ndryshon nga 100 kg~120 kg (për toka të lehta të shkrifëta) deri në400 kg~500 kg (për toka të mesme), ndërsa për toka të rënda është 600 kg~800 kg.

Page 35: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

35

Për ta përshtatur rulin për tokat e tipave të ndryshëm, pjesa e brendshme e cilindrit (hermetikedhe e mbyllur me një tapë) mbushet me ujë ose me rërë në sasinë e dëshiruar. Me këtërregullohet pesha sipas kërkesave.Gjerësia punuese e një ruli është 1.25 m~3 m.Edhe në këtë rast, për traktorët mund të përdoret vendosja në “tricikël”.Punimet plotësuese sipërfaqësore të tokës me një nga mjetet për punimin e tokës, shpeshparaqesin mangësi për përgatitjen e shtratit të mbjelljes, nga veprimi i njëanshëm i tyre.Për këtë arsye rritet numri i ndërhyrjeve mekanike. Për të mënjanuar këtë mangësi, përdorenkombinatorët, të cilët kryejnë disa funksione njëkohësisht.Në praktikën e prodhimit shpesh janë realizuar dhe zbatohen zgjidhje të pjesshme të ndërthurjessë operacioneve për përgatitjen e tokave me mjete rrethanore ose sipas mendimit tëspecialistëve.Kështu mund të përmendim ndërthurjen e plugjeve me lesa, ndërthurjen e diskut me kultivatorëtme lesa ose me brana etj., të cilat sjellin një lloj efekti, por nuk e zgjidhin përfundimishtproblemin.

Fig. 3.21 Kombinator për përgatitjen e shtratit të mbjelljes në tokë të papluguar

Kombinatorët janë makina të përbëra me kombinime të ndryshme organesh punuese. Sirrjedhim, ata paraqiten në variante të shumta. Për këtë arsye gjejnë përdorim në kushte tëndryshme të mjedisit, për të plotësuar qëllimin e vënë.Te kombinatorët, elementet e veçanta janë të vendosura në radhë njëri pas tjetrit, nga njëradhë ose me përsëritje në radhë të këmbyera. Kështu p.sh., përdoren disqe dhëmbë kultivorë,rule thërrmuese, lesa rrokullisëse me yje.Në fig. 3.20 dhe në fig. 3.21 janë paraqitur 2 tipa kombinatorësh.Kombinatorët përdoren zakonisht në mënyrë të pavarur e pas plugimit, duke synuar që menjë zgjidhje të përshtatshme të arrihet përgatitja cilësore e tokës për mbjellje me një kalim.Gjithashtu, ata mund të përdoren edhe së bashku me plugje ose me makina mbjellëse.

Pyetje dhe detyra

1. Përse është i nevojshëm përdorimi i branave?2. Si ndahen rulet dhe cilat janë veçoritë e secilit tip?3. Ç’dini për peshat specifike të ruleve të ndryshme?4. Si mendoni ju, a mund të zëvendësojnë branat punën e ruleve?5. Përse kombinatorët janë makina komplekse?6. Cilat janë veçoritë dalluese të kombinatorëve?

Page 36: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

36

Detyrë praktike

Nxënësit duhet të përgatisin vetë një kombinator me disa makina të punimit të tokës dheta shohin konkretisht punën që ato bëjnë në tokë.

III.6. Frezat. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë punën që kryejnë frezat në tokë;-shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e frezave për përgatitjen e shtratit të tokës për mbjellje;-tregojnë rëndësinë e përdorimit të tyre në bujqësi.

Informacioni teorik

Frezat janë makina për përpunimin e tokës. Organet punuese janë me veprim të detyruarrrotullues dhe e marrin lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit. Ato përdorenkryesisht për punimet e para të tokës, për përgatitjen e shtratit të mbjelljes pas punimit meplugje dhe për shërbime ndaj bimëve. Frezat bëjnë punë më efikase, në krahasim me plugunme veshë. Ato e zvogëlojnë numrin e ndërhyrjeve për përgatitjen e shtratit të mbjelljes dhee përgatisin atë me një kalim, me cilësinë e dëshiruar të strukturës dhe pavarësisht nga tipi itokës. Si të tilla frezat mund t’i mendojmë si makina “të komanduara”.

Fig. 3.22 Freza: 1-rotori

Frezat e përziejnë mirë tokën dhe, bashkë me të, edhe plehrat kimike të shpërndara nësipërfaqe. Pavarësisht nga përdorimi, ato kanë të njëjtin ndërtim dhe të njëjtin parim pune.Freza dallohet nga organi i punës (fig. 3.22). Ai është një rotor horizontal që përbëhet nga njëbosht rrotullues në të cilin janë salduar disqe metalike (të cilat janë pingule me aksin eboshtit) ose mbajtëse të formave të tjera. Organet punuese janë montuar me disqet ose mbajtësete tyre. Montimi mund të bëhet në mënyrë të shtangët (fikse) ose elastike. Këto organe punejanë të formave të ndryshme, në varësi të punës që kryejnë. Ato mund të jenë: shatëza, thikaose dalta harkore.Në mjaft raste, mbi të njëjtën frezë mund të vendosen njëkohësisht shatëza dhe thika, meqëllim që të plotësojnë punën e njëra-tjetrës.Boshti rrotullues (rotori) është montuar në një shtrat të thjeshtë. Ai e merr rrotullimin ngaboshti i marrjes së fuqisë së traktorit, nëpërmjet një reduktori dhe një transmisioni (me rripose me zinxhir). Nga sipër rotori mbulohet me një mbrojtëse llamarine, pjesa e pasme e sëcilës është një kapak i çernieruar (fig. 3.23).

Page 37: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

37

Fig. 3.23 Procesi i frezimit: 1 kapaku imbulesës së rotorit

Kur freza zhvendoset përpara, thikat (shatëzat) thellohen në tokë. Gjatë rrotullimit të rotorit,ato e presin tokën në copa të vogla (në formën e ashklës) dhe e flakin prapa me energji tëmadhe të madhe të madhe (fig. 3.23A). Copat e tokës shformohen si gjatë prerjes, ashtuedhe gjatë flakjes. Ato ndahen në grimca dhe copa me të vogla dhe gjatë përplasjes nëmbulesën mbrojtëse dhe në kapak, thërrmohen intensivisht dhe pastaj bien në tokën e gërmuarme parë. Kapaku i mbulesës shërben edhe si rregullator i shkallës së thërrmimit në tokë. Kurai është i mbyllur (fig. 3.23B), intensiteti i thërrmimit është më i madh, kurse, kur është ihapur (i ngritur lart) frezimi është më i ashpër (fig. 3.23C).Shkalla e thërrmimit të tokës dhe cilësitë strukturore të shtratit të mbjelljes varen, para sëgjithash, nga raporti ndërmjet shpejtësisë zhvendosëse të frezës dhe numrit të rrotullimit tërotorit. Për të njëjtin numër rrotullimesh, duke e rritur shpejtësinë e lëvizjes së frezës, copate tokës janë më të mëdha dhe anasjelltas, deri në thërrmim shumë të imët. Duke rritur numrine rrotullimeve të rotorit, intensiteti i thërrmimit është më i madh. Në këtë mënyrë, dukendryshuar këto raporte, përfitohen struktura të ndryshme për të njëjtën tokë, duke iu përshtaturmë mirë kërkesave të farave të ndryshme. Me vendosjen e raporteve të përshtatshme tëshpejtësive, sipas tipit të tokës, përfitohet edhe struktura e kërkuar për mbjelljen e farës.Rotori ka nga 150 rrot/min~300 rrot/min, prandaj, për të pasur një punë të efektshme ecilësore me frezë, shpejtësia e zhvendosjes duhet të jetë në kufijtë 1.7 km/orë~3.4 km/orë.Përgjithësisht, gjerësia punuese e frezave ndryshon nga 0.8 m deri ~2.4 m. Për punime tëcekëta (3 cm~7 cm) në hortikulturë dhe në florikulturë përdoren freza me përmasa shumë tëvogla. Këto janë mjete vetëlëvizëse pa rrota dhe të pajisura me motorë të vegjël. Zhvendosjae frezës realizohet nga vetë rotori i saj.

Fig. 3.24 Frezë anësore për punimetnë rresht të pemëtoreve

Page 38: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

38

Një tip tjetër janë frezat anësore, të cilat mund të jenë me gjerësi pune 60 cm~80 cm e qëpërdoren për punime midis drurëve të pemëve (hardhive) në rresht. Drurët s’duhet të jenëme afër se 2 m. Këto freza janë të pajisura me organe prekjeje (fig. 3.24), të cilat, duke takuarlehtë në trungje, e shmangin frezën nga takimi me to.Këto organe prekjeje komandohen në mënyrë mekanike ose hidraulike, por edhe me dorë.Frezat kanë këto karakteristika pune: thellësia e punës rregullohet me anën e rrotave ose tëslitave të regjistrueshme në lartësi; për një kalim kryejnë punim të mirë thërrmues e nivelues,në përputhje me kërkesat, pa qenë nevoja për ndërhyrje të tjera në vazhdim; toka nuk kthehet(përmbyset) plotësisht, por vetëm në 1/3 e asaj që arrihet nga plugjet me veshë (bëhet fjalëpër punimin e parë). Frezat kryejnë pra një punë mjaft të mirë.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë përfaqësojnë frezat?2. Cilat janë përparësitë e frezave në krahasim me makinat e tjera të punimit të tokës?3. Si rregullohet cilësia e frezimit?4. Cilat janë llojet e frezave dhe si punojnë ato?5. Trego disa nga karakteristikat e punës së frezave.

Detyrë praktike

Nxënësit duhet të njihen konkretisht me makinën frezuese dhe t’i shohin ato gjatë punës qëkryen në fermën e shkollës.

Page 39: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

39

TEMA IV

MAKINAT PËR SISTEMIMIN DHE PUNIMIN E TOKAVE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë ndërtimin dhe përdorimin e makinave hapëse të kanaleve;-tregojnë ndërtimin e makinave dhe përdorimin e makinave për drenazhimin e tokës;-tregojnë ndërtimin e makinave drenazhuese të tokës;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e grejderave;-tregojnë ndërtimin e grejderave;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e makinave për formime vllojesh dhe shtretërish;-tregojnë ndërtimin e makinave për formime llojesh dhe shtretërish;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e makinave për nulcerimin e tokës;-tregojnë ndërtimin e makinave për nulcerimin e tokës.

IV.1. Makinat e hapjes së kanaleve. Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi ityre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë llojet e makinave që shërbejnë për sistemimin e tokave;-shpjegojnë funksionin që kanë këto makina dhe punën që kryejnë;-tregojnë rëndësinë e përdorimit të tyre në trajtimin e tokës.

Informacioni teorik

Në operacionet e përmirësimit ujor të tokave bujqësore hyjnë:-hapja dhe pastrimi i kanaleve;-hapja e vijave kulluese dhe e drenazheve brenda ngastrës (të përhershme dhe të përkohshme“urith”);-hapja e vijave kundër gërryerjes në tokat e pjerrëta.Për kryerjen e këtyre operacioneve përdoren makina të ndryshme.Për hapjen dhe për pastrimin e kanaleve kulluese përdoren kryesisht ekskavatorët me kovë.Më poshtë do të ndalemi në sistemin e makinave që përdoren për përmirësimet ujore brendangastrës. Tipat specialë të makinave që përdoren për këtë qëllim quhen hapës kanalesh(vijash) kulluese ujitëse.Këto makina shfrytëzohen sistematikisht për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrjetit kullues-ujitësnë ngastër dhe që shpesh përfshihen në teknologjitë e kultivimit të bimëve. Karakteristikë epunës së këtyre makinave është thellësia e kufizuar (d e r i 60 cm) dhe gjerësia sa më evogël e kanaleve (vijave). Qëllim është për të kursyer tokën.

Page 40: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

40

Këto makina ndahen në:1. Hapës kanalesh me veprim të ndërprerë, që janë pajisje ekskavatori me kovë, me përmasame vëllim të vogël (rreth 0.25 m³), të cilat montohen anash ose prapa traktorëve bujqësorë mezinxhirë ose me rrota. Biga dhe kova e ekskavatorit komandohen me sistem hidraulik.2. Hapës kanalesh me veprim të vazhdueshëm, të cilët, sipas tipit të organit të punës, janë:-me organe të palëvizshme;-me organe të lëvizshme (rrotulluese).Në rastin e parë kemi të bëjmë me një plug me trup punues të dyfishtë (simetrik), që e hedhdheun nga të dy krahët e që është i ngjashëm me brazdëhapësit, por me përmasa më të mëdha.Ky organ pune montohet në plugjet për punime të thella qilizme (fig. 4.1), ose takohet si një

makinë e veçantë. Krahas gërmimit dhe zhvendosjes së dheut, ata formojnë dhe bankina.

Fig. 4.1 Trup i dyfishtë (simetrik) për hapjen e kanalevedhe të vijave ujitëse kulluese

Cilësia e punës me këta trupa punues nuk i plotëson kërkesat, prandaj kërkohet ndërhyrja mepunë krahu për profilimin e kanaleve, pastrimin e tyre nga plisat dhe mbetjet e tokës dhe përshpërndarjen e dheut të nxjerrë mbi ngastër. Në disa raste kërkohet edhe thellimi i kanalitme krahë, sepse thellësia që sigurojnë këta trupa punues nuk i kalon 45 cm~50 cm. Këtomakina përdoren mjaft në bujqësi, pasi kryejnë një punë me vëllim shumë të madh, e cila,nëse do të kryhej me krahë, do të kërkonte kohë dhe fuqi punëtore.

Pyetje dhe detyra

1. Ku qëndron ndryshimi ndërmjet makinave për hapjen e kanaleve me organe të palëvizshmedhe lëvizshme?2. Cila është thellësia më e madhe e punës së një pastruesi kanalesh?3. Ndërto figurën dhe shpjego funksionin e pastruesit e hapësit të kanaleve.

Detyrë praktike

Nxënësit, së bashku me mësuesin, të realizojnë një punim konkret me makinën për hapjen ekanaleve dhe për pastrimin e tij në fermë, me qëllim që ta kuptojnë më mirë punën që bën ajo.

IV.2. Makinat e drenazhimit.Ndërtimi, funksionimi dhe përdorimi i tyre në bujqësi

Objektivat që do të arrihen

Në përfundim të trajtimit të çështjes nxënësit duhet të:-përcaktojnë llojet e makinave që përdoren për drenazhim;-shpjegojnë funksionin që kanë ato në tokë dhe mënyrën e ndërtimit;-tregojnë rëndësinë e përdorimit të tyre.

Page 41: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

41

Informacioni teorik

Drenazhimi është një proces mjaft i rëndësishëm. Ai kryhet me makina të posaçme, të cilatpërbëjnë grupin e makinave që punojnë për drenazhim urith. Ato janë me veprim tëvazhdueshëm dhe me organe të palëvizshme ose me organe të lëvizshme (rrotulluese) dheshërbejnë për të hapur në tokë drenat e përkohshme në trajtë tunelesh, për kulliminnënsipërfaqësor. Ky organ pune përbëhet nga një mbajtës thikë, që përfundon me një shpuesdhe që tërheq prapa një zgjerues në trajtë predhe. Drenazhuesi montohet në shtratin e plugjevepër punime të thella ose përbën një makinë të veçantë. Emërtimi plug drenazhi ose plug“urith” është vetëm një emërtim tradite, sepse nuk ka të bëjë me procesin e plugimit.Drenazhimi urith është i dobishëm për tokat e rënda deltinore.

Fig. 4.2 Drenazhues urith: a-me plor; b-me cilindër

Fig. 4.3 Hapës kanalesh me disk frezues(HRK-45)

Modifikime të drenazheve urith janë konstruksionet e veçanta që mbushin hapësirën e drenitme material filtrues (zhavorr të fraksionuar), duke siguruar jetëgjatësi të madhe dhe funksionimtë përsosur në kullim. Në rastin e dytë hyjnë makinat e pajisura me organe rrotulluese, qëjanë: konvejer me kova dhe disqe frezuese. Hapësi i kanaleve me disk frezues është mjaft ipërhapur. Ai bën një pastrim dhe drenazhim mjaft të mirë. Ai përbëhet nga një disk (në disaraste edhe dy disqe), i pajisur me thika gërmuese dhe lopata hedhëse, si dhe nga një shabllonpër profilim. Dheu që del nga pastrimi hidhet mbi ngastër me një gjerësi 5 m~8 m. Kjomakinë kryen punë me cilësi, prandaj nuk kërkohet ndërhyrja me krahë.Kjo makinë montohet prapa traktorit në sistemin hidraulik dhe merr lëvizjen nga boshti imarrjes së fuqisë së traktorit. Shpejtësia e zhvendosjes në punë nuk duhet të jetë më e madhese 1km/orë.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë disa nga makinat që kryejnë drenazhimin?2. Si kryhet procesi teknologjik i formimit të drenave urith?3. Bëj krahasimin ndërmjet makinave me organe të palëvizshme dhe atyre të lëvizshme aporrotulluese.

Page 42: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

42

TEMA V

MAKINAT PËR SHPËRNDARJEN E PLEHRAVE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-klasifikojnë makinat e shpërndarjes së plehrave organike;-përshkruajnë përdorimin e makinave plehëruese;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e makinave për shpërndarjen e plehrave kimike;-tregojnë ndërtimin e makinave plehëruese kimike;-përshkruajnë regjimet e punës së makinave plehëruese kimike;-përshkruajnë funksionin dhe regjimet e punës së makinave rimorkio për shpërndarjen eplehrave organike;-tregojnë ndërtimin e makinave-rimorkio për shpërndarjen e plehrave organike;-përshkruajnë funksionimin dhe regjimet e punës së makinave për plehërimin e lëngshëm;-tregojnë ndërtimin e makinave për plehërimin e lëngshëm.

V.1. Klasifikimi i makinave për shpërndarjen e plehrave dhe përdorimi ityre në bujqësi

Informacioni teorik

Krahas përdorimi të farërave të zgjedhura, faktor përcaktues në rritjen e prodhimit bujqësorështë përdorimi, me doza të përshtatshme, i plehrave. Për ta bërë procesin e plehërimit sa mëtë dobishëm, plehu duhet shpërndarë sipas disa rregullave të përcaktuara, ku përfshihen:Sigurimi i sasisë së përcaktuar për njësi të sipërfaqes.

Njëtrajtshmëria e shpërndarjes si në drejtimin tërthor, ashtu dhe në drejtimin gjatësor, pordhe në kohën e duhur.Kjo kërkon veprues të shpejtë dhe me saktësi. Kërkesat mund të realizohen vetëmnëpërmjet mekanizmit të këtij procesi, nëpërmjet makinave të përshtatshme dhe të regjistruarame saktësi. Plehrat që përdoren në bujqësi, mund të ndahen në natyrore (organike) dhe nëkimike (minerale).Plehrat organike ndahen në pleh stalle, me ose pa kushte e me më shumë se 15% lëndë tëthatë mbi masën e përgjithshme, dhe n ë plehra natyrore të lëngëta ose lëng stalle e memë pak se 15% lëndë të thatë.Plehrat kimike mund të ndahen sipas komponentëve të ndryshëm kimikë ose sipas gjendjesfizike. Në rastin e fundit plehu mund të jetë në gjendje të ngurtë (kokrrizore, mikrokokrrizore,pluhur) ose fluid (i lëngët ose i gaztë).Përdorimi i plehrave organike kryhet nëpërmjet tri operacioneve të njëpasnjëshme:ngarkim,transport, shpërndarje.Këto operacione kërkojnë përdorimin e makinave të ndryshme, gjë që bëhet edomosdoshme, sepse sasia e plehut për njësi të sipërfaqes ndryshon si më poshtë vijon:për plehun e stallës: 20 t/ha-100 t/ha;për plehun e lëngët të stallës 5 t/ha-20 t/ha.

Page 43: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

43

Për shpërndarjen mekanike të plehrave kimike, është arritur një shkallë e kënaqshmemekanizimi. Kjo bëhet nëpërmjet makinave me kapacitet shpërndarës të ndryshëm nga:4 kg/ha-50 kg/ha për plehrat mikrokokrrizore;50 kg/ha-100 kg/ha për plehrat kokrrizore ose pluhur.Plehrat mund të shpërndahen:a. Në gjithë sipërfaqen, që bëhet si plehërim bazë, me plehra organike ose kimike, përpara osenë vazhdim të punimeve përgatitore të tokës për mbjellje: si ushqim plotësues gjatëvegjetacionit, me plehra organike të lëngëta dhe kimike, kryesisht në të lashta, jonxhishte,livadhe, kullota etj.b. Në mënyrë të lokalizuar (ose të përqendruar), që bëhet si plehërim shoqërues, gjatë mbjelljesnë të njëjtën kohë me farërat, ose si plehërim (ushqim) plotësues gjatë vegjetacionit, në afërsitë sistemit rrënjor të bimëve prashitëse dhe atyre drufrutore. Ky i fundit mund të kryhet sioperacion më vete ose i bashkëshoqëruar me kultivatorët.Kur plehu shpërndahet në sipërfaqe (në të dy rastet), ai mbulohet dhe përzihet me anë tëmakinave të punimit të tokës.Me makinat shpërndarëse të plehrave mund të shpërndahen edhe përmirësues të ndryshëm,si gëlqere, gips ose materiale sintetike, që shërbejnë për të rregulluar strukturën e tokës.Në përputhje me 3 grupet kryesore të plehrave (duke përfshirë dhe gëlqeren, gipsin apomaterialet e tjera), makinat shpërndarëse të plehrave ndahen po në tri grupe:1. Për shpërndarjen e plehrave organike: përhapësit nga togjet dhe rimorkiot me organeshpërndarëse.2. Për shpërndarjen e plehrave organike të lëngëta: bote në kono ose në rimorkio, me rënie tëlirë dhe me trysni.3. Për shpërndarjen e plehrave kimike: me shpërndarjen për shkak të forcave qendërikëse dheme rënie të lirë (vertikale).Makinat e shpërndarjes së plehrave duhet të plotësojnë disa kërkesa:1. Të sigurojnë ndryshimin e normës (sasisë së plehut për 1 ha) në kufij shumë të gjerë.Ky ndryshim të bëhet lehtë dhe me saktësi.2. Të ruajnë të pandryshuar gjatë gjithë kohës së punës sasinë e plehut që shpërndahet, sidomosnë kushtet e pjerrësisë.3. Në hedhjen e lokalizuar organet punuese duhet të sigurojnë vendosjen e plehut qëshpërndahet, sidomos në kushtet e pjerrësisë.4. Organet e punës, në hedhjen e lokalizuar, organet punues duhet të sigurojnë vendosjen eplehut në thellësinë dhenë largësinë e nevojshme nga faza ose rrënjët e bimëve.

Pyetje dhe detyra

1. Ku qëndron përparësia e shpërndarjes së plehut me makinë?2. Si ndahen plehrat dhe ç’mjete përdoren për shpërndarjen e tyre?3. Cilat janë mënyrat e shpërndarjes së plehrave dhe ç’ndryshim kanë ndërmjet tyre?4. Ç’kërkesa duhet të plotësojnë makinat e shpërndarjes së plehrave?5. Sillni me vete disa lloje plehrash kimike dhe bëni përcaktimin e tyre.

Page 44: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

44

V.2.-V.3. Makinat për shpërndarjen e plehrave kimike.Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punës

Informacioni teorik

Këto makina shërbejnë për shpërndarjen e plehrave kimike në formë pluhuri të kristalizuarose të kokërrzuar, por mund të shërbejnë edhe për shpërndarjen e plehut kimik të lëngët dhe tëgaztë. Makinat e shpërndarjes së plehrave kimike janë makina me saktësi të lartë si ngapikëpamja e sasisë së shpërndarjes, ashtu dhe nga ajo e njëtrajtshmërisë së shpërndarjes.Përdorimi i plehrave kokrrizore në krahasim me plehrat pluhur ka më shumë lehtësi dhesaktësi.Këto makina përbëhen nga një shtrat i bartur (ose i tërhequr me dy rrota) mbi të cilën ështëmontuar arka (depozita, organet shpërndarëse dhe ato rregulluese. Krahas modeleve klasikeme rënie të lirë, përdorimi i të cilave po vjen duke rënë, sot po gjejnë përdorim më të gjerë dymodele kryesore makinash:a. makinat me shpërndarje qendërikëse;b. makinat me shpërndarje pneumatike.a. Makinat me shpërndarje qendërikëse janë: të tërhequra, gjysmë të bartura ose të bartura.Më të përhapurat janë makinat e bartura. Ato vihen në veprim nga boshti i marrjes së fuqisësë traktorit. Modelet e tërhequra me kafshë e marrin lëvizjen nga rrotat e makinës.

a bFig. 5.1 Shpërndarës qendërikës:a-me disk rrotullues; b-me gyp lëkundës

Fig. 5.2 Shpërndarës qendërikës me pajisje për shpërndarjetë lokalizuar në rreshta

Arka (depozita) ka formën e një trungu koni (fig. 5.1). Në pjesën fundore të saj është vendosuraparati, që përbëhet nga përzierës-shkriftuesi, dozuesi dhe shpërndarësi.Shpërndarësi është dy tipash:Një disk horizontal, me lopatëza rrezore, që kryen lëvizje rrotulluese.Një gyp lëkundës (tub) që bën lëvizje lëkundëse tërthore.Te shpërndarësi i tipit të parë disku rrotullohet me shpejtësi 320 rrot/min-700 rrot/min.Nëpërmjet dozuesit, në qendër të diskut bie një sasi e caktuar plehu. Gjatë rrotullimit tëdiskut fillojnë të rrotullohen dhe grimcat e plehut. Grimcat flaken me energji nga lopatëzat,duke u shpërndarë në një hapësirë të gjerë e simetrikisht makinës.Përpara diskut ka një pritëse metalike, që e pengon plehun të kalojë në pjesën e përparmetë makinës. Te shpërndarësi i tipit të dytë, gypi, duke u lëkundur me rreth 400 lëkundje/min,bën që plehu të dalë me forcë nga vrimat dhe nga hapja fundore, duke u shpërndarë në tënjëjtën mënyrë si dhe në rastin e parë.

Page 45: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

45

Për një shpejtësi optimale të traktorit (6 km/orë-12 km/orë), makinat me shpërndarjeqendërikëse, arrijnë një gjerësi shpërndarjeje 10 m-12 m. Këto makina kërkojnë traktorë mefuqi 25 kw. Kufizimi i këtyre makinave qëndron në pasaktësinë e shpërndarjes së plehravepluhur, sidomos në kohë me erë. Për të mënjanuar këtë defekt, si dhe humbjet që shkaktohennga kjo, makinat pajisen me një mbrojtëse plastike nga era, e gjerë sa gjerësia e shpërndarjes.Në kufijtë e rripit të plehrave të tokës, zakonisht, bien një sasi më e vogël plehu, prandaj,është e domosdoshme që gjatë kalimit në kthim të makinës mbimbulimi të jetë 1.5 m-2 m.Në këtë mënyrë, gjerësia e dobishme e punës arrin vlerën maksimale prej 6 m-8 m.Për secilin tip parashikohet përdorimi i pajisjeve për shpërndarje të lokalizuar në rreshta,të përbëra nga një seri tubash plastikë. Largësia e tubave rregullohet sipas nevojës (fig. 5.2).Gjithashtu përdoren edhe pajisje për lokalizimin e plehut në një rresht, të pajisura me thikëplehëruese, të cilat shërbejnë për ta vendosur plehun në thellësinë e caktuar. Këto lloj pajisjeshpërdoren në frutikulturë.Për makinat me shpërndarës qendërikës, doza e plehut sigurohet dhe ndryshohet nga:Madhësia e hapjes së dozuesit, që rregullon sasinë e plehut që bie mbi disk ose në gyp.Nga shpejtësia e lëvizjes së traktorit.Për makinat me gyp lëkundës, sasia e plehut që bie varet edhe nga gjatësia e gypit. Për këtëarsye, çdo makinë pajiset me një tërësi gypash të gjatësive të ndryshme. Për të arritur njëshpërndarje të rregullt e sipas kërkesave, duhet të përdoren tabelat e gradimit. Në këto tabelapasqyrohen dozat e plehut, sipas vlerave reciproke të parametrave të lartpërmendur. Kontrollifushor dhe korrigjimet e nevojshme në dozues ose në shpejtësinë e traktorit bëhen sipas mënyrëssë shpërndarjes.b. Makinat me shpërndarës pneumatik kanë përparësi ndaj modeleve qendërikëse, sepserealizojnë një shpërndarje më të njëtrajtshme dhe më të rregullt edhe me plehrat pluhur osemikrokokrrizore (fig. 5.3). Makinat e bartura kanë një arkë me kapacitet deri 1.2 m3, kursemakinat e tërhequra deri në 2.5 m3 . Në arkë vendoset dozuesi dhe një ventilator qendërikës.Plehu, duke kaluar nëpërmjet dozuesve, bie në rrymën e ajrit që krijon ventilatori.

Fig. 5.3 Makinë me shpërndarës pneumatik

Dozuesit janë cilindra të pajisura në periferi me lopatëza rrezore. Lopatëzat kanë forma tëndryshme, që varen nga tipi i plehut. Cilindrat rrotullohen me shpejtësi të regjistrueshme.Rryma e ajrit e transporton plehun e dozuar në tubacionet e pajisura me një seri difuzorëshshpërndarës, të cilët vendosen vertikalisht e me vrimë nga toka. Sipas cilindrave dozues,dozat e shpërndarjes arrijnë nga një minimum 5 kg/ha në një maksimum prej 120 kg/ha.Shpejtësia optimale e punës duhet të jetë 8 km/orë-12 km/orë. Meqë shpërndarja tërthore ështëe njëtrajtshme, mbimbulimi merret shumë i vogël. Kjo gjë e rrit shumë kapacitetin e punës.

Page 46: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

46

Makinat shpërndarëse të plehrave kimike fluide

Plehrat e lëngëta kimike janë tretësira ose pezulli (suspensione) të lëndëve aktive (tëthjeshta ose të përbëra) në ujë. Këto plehra shpërndahen në makina përkatëse speciale, të cilatpërbëhen nga një shtrat, në të cilin vendoset depozita prej materialesh të imët. Nga depozita,nëpërmjet një sistemi pompues me pistona ose me membranë, lëngu shtyhet në tubacionet epajisura me pluhurzorë (sprucatorë), të cilët montohen në një mbajtëse horizontale. Kjovendosje, pingule me drejtimin e lëvizjes, është e të njëjtit tip si ajo e shpërndarësitpneumatik të plehrave të ngurta kimike. Një pompë tjetër qendërikëse bën mbushjen edepozitës me lëng, kurse gjatë shpërndarjes siguron përzierjen e vazhdueshme të lëngut nëdepozitë. Në raste të tjera, përzierja sigurohet nga sisteme mekanike. Për makinat e barturadepozitat janë me kapacitet të vogël (deri në 0.6 m3); për makinat e tërhequra deri në 4 m3.Nëpërmjet këtyre makinave sigurohet rregullshmëri e lartë në shpërndarje. Sasia e lëngut qëshpërndahet nëpërmjet pluhurzorëve ndryshon nga 40 dm3/min-100 dm3/min (ose 100 dm3/ha-1000 dm3/ha), ndërsa trysnia shkon 3 bar-5 bar. Shpërndarja e plehrave të lëngëta ka përparësitë mëdha ndaj shpërndarjes mekanike të plehrave të ngurta kimike. Përparësia është ngapikëpamja cilësore (si njëtrajtshmëri e lartë dhe saktësi më e madhe në rregullimin sasior) dhenga ajo e organizimit të punës.Makinat shpërndarëse të plehut të lëngët kimik janë të ndryshme, kjo në varësi të llojit tëlëngut që përdoret në tretësira ose në pezulli. Shpërndarja e plehrave të lëngëta kimike oseorganike në thellësi të tokës bëhet me pajisje të përshtatshme të tipit të brazdëhapësve (fig.5.4). Pajisjet hyjnë në tokë deri në thellësinë 8 cm-12 cm. Kjo është thellësia ku pluhurzorëtlëshojnë lëngun.

Fig. 5.4 Shpërndarës me lokalizim i plehravetë lëngëta

Fig. 5.5 Shpërndarës i anhidridit amoniakor në tokë:1-depozita; 2-injektorët

Në rastin e lëngut të stallës duhet të përdorim përzierje shumë të holluara me jo më shumë se5% lëndë të thatë. Plehrat kimike në gjendje të gaztë shpërndahen me makina speciale, merezervuar të qëndrueshëm. Interes të veçantë paraqet anhidridi amoniakor, i cili mbahet ikonservuar në gjendje të lëngët, me trysni rreth 30 bar. Plehu shpërndahet me anë tëtubacioneve dhe të injektorëve specialë (fig. 5.5). Ai futet në tokë në thellësi 15 cm-18 cmme brazdëhapës të ngushtë, prej nga depërton në brendësi të saj.

Page 47: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

47

Pyetje dhe detyra

1. Si ndahen makinat për shpërndarjen e plehut të ngurtë kimik?2. Cilat janë veçoritë dhe përparësitë e këtyre makinave?3. Si funksionojnë makinat me shpërndarje qendërikëse?4. Si rregullohet dhe kontrollohet doza e shpërndarjes?5. Cilat janë veçoritë e shpërndarjes së plehrave të lëngëta?6. Si realizohet shpërndarja në thellësi të tokës e plehrave të lëngëta?7. Trego disa nga veçoritë e makinave shpërndarëse të plehrave kimike në gjendje të gaztë.

V.4. Makinat rimorkio për shpërndarjen e plehrave organike.Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punës

Informacioni teorik

Cikli i shpërndarjes së plehrave organike bëhet sipas tri operacioneve në vazhdim të njëri-tjetrit, që janë: ngarkim-transport-shpërndarje. Kur largësitë stallë-arë janë të vogla, dyoperacionet e fundit kryhen nga vetë makina shpërndarëse. Ngarkimi i mekanizmave kërkondhe makina të veçanta. Kjo gjë është e nevojshme për të shkurtuar kohën dhe për të kursyerfuqinë punëtore.Në operacionin e shpërndarjes së plehrave të ngurta organike një përdorim mjaft të madhkanë makinat rimorkio, të cilat janë shumë të përdorshme, p asi janë ekonomike dhe shumëtë leverdishme për fermat e vogla. Ato mund të përdoren edhe për shpërndarjen e materialevetë tjera. Përdoren me traktorë me fuqi 20 kw, me një kapacitet pune që arrin në 2 ha/orë.Rimorkiot shpërndarëse janë rimorkio transporti me 2 ose 4 rrota transportuese-ushqyese,me aparat copëtues-ndarës, me organe rregullatore dhe me transmision.

Fig. 5.6 Shpërndarës plehu

Në fig. 5.6 tregohet skema e një tipi më të përgjithshëm të shpërndarësit të plehut organik.Transportuesi ushqyes, i vendosur në fundin e karrocerisë, formohet nga dy ose tre zinxhirëpa fund të lidhura me pllaka tërthore. Boshti aktiv i transportuesit rrotullohet nga rrota trarpinvee mekanizmit rregullues. Shpejtësia e transportuesit (që ka kah të kundërt lëvizjeje me atë tëmakinës) është e ndryshueshme e shkon në kufijtë 0.2 m/min-1 m/min. Për shkarkim shumëtë shpejtë, shpejtësia arrin 4 m/min-6 m/min. Nga shpejtësia e transportuesit varet edhe sasiae plehut që duhet të shpërndahet për njësinë e sipërfaqes.Në këtë mënyrë, plehu i ndodhur në karroceri, nëpërmjet transportuesit, drejtohet në organet

Page 48: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

48

copëtuese-shpërndarëse. Këto organe, në përgjithësi, janë të vendosura prapa, por ka rasteedhe anash (fig. 5.7). Shpejtësia rrotulluese e organeve shpërndarëse është konstante, rreth 300rrot/min. Mekanizmi rregullues i shpejtësisë së transportuesit (për ndryshimin e sasisë sëplehut) tregohet skematikisht në fig. 5.8.

Fig. 5.7 Organe të ndryshme përmakinat e shpërndarjes së plehutorganik

Fig. 5.8 Mekanizmi për ndryshimine sasisë së plehut

Shpejtësia e transportuesit përcaktohet nga madhësia e këndit të zhvendosjes së rrotës. Kykënd është në përpjesëtim të drejtë me rrugën e jashtëqendrorit lru. Pra, ndryshimi i shpejtësisësë transportuesit bëhet duke ndryshuar rrezen e jashtëqendrorit.

Rregullimet për punë

Rregullimi i vetëm është regjistrimi i sasisë së plehut për 1 ha. Kjo varet nga shpejtësia etransportuesit ushqyes, si dhe nga shpejtësia e lëvizjes së malunës. Kur traktori lëviz më shpejtpër të njëjtën shpejtësi të transportuesit, sasia e plehut që shpërndahet është më e vogël, dheanasjelltas.Për vendosje të jashtëqendrorit në pozicionin që përkon me sasinë e plehut që duhet tëshpërndahet, duhet të përdoren tabelat e udhëzuesve që shoqërojnë makinën.Në këto tabela bashkërendohen të dy faktorët e sipërpërmendur. Prova bëhet në fushë, nëbazë të sipërfaqes së plehëruar e me një boshatisje të makinës, kur praktikisht plehu ështëpastruar. Në rast mospërputhjeje, bëhen korrigjime në rregullatorin e makinës, si dhe ndryshimii shpejtësisë së lëvizjes së traktorit.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë operacionet e ciklit për shpërndarjen e plehrave të ngurta organike?2. Përse ka rëndësi të madhe shpërndarja e mekanizuar?3. Cili është funksioni i rimorkios shpërndarëse?4. Si bëhet ndryshimi i sasisë së plehut për traktor?5. Shpjegoni funksionin e mekanizmit shpërndarës të rimorkios.

Page 49: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

49

V.5. Makinat për plehërim të lëngshëm.Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punës

Informacioni teorik

Plehrat e lëngëta organike janë një bashkësi jashtëqitjesh të ngurta e të lëngëta, shpesh tëholluara me ujë. Përmbajtja ndryshon sipas sistemit të mbajtjes dhe llojit të ushqimit. Plehui lëngët vjen nga stallat dhe mblidhet në rezervuarë ose cisterna të vendosura në tokë, kumbahet për një kohë të gjatë (nga disa javë deri në 6 muaj). Para se të përdoret, lëngu duhettë homogjenizohet me mjete speciale, që quhen përzierës (fig. 5.9).

Fig. 5.9 Përzierës i plehut të lëngët i tipit me helikë rrotulluese meelektromotor

Përzierësit kryesorë janë pajisje me disa lopata helikoidale të vendosura në fundin e njëboshti. Në skajin tjetër vendoset një elektromotor me fuqi 0.5 kw-1 kw. Përzierësi mund tamarrë lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit. Plehu i lëngët duhet të ngarkohetnë makina bote për t’u shpërndarë në arë. Përgjithësisht këto makina janë të pajisura mepompa thithëse, pra janë vetëngarkuese. Kur makinat nuk e kanë këtë pajisje, duhet tëpërdoren pajisje ngarkuese të veçanta. Për lëngje me dendësi të madhe, përdoren transportuesitme kërmill (fig. 5.10a), për lëngje të holluara përdoren pompat qendërikëse (fig. 5.10b) osepompat me lopata. Shpërndarja e plehut bëhet pas mbushjes së botit, përgjithësisht në tëgjithë sipërfaqen e arës.

Fig. 5.10Ngarkues i plehuttë lëngët organik:A-transportueskërmill;B-pompapërzierëse

Botet janë disa llojesh.a. Bote shpërndarëse pa mbushje, të cilët janë të pajisura me aparate shpërndarëse të tipitturbinë ose me zinxhir (fig. 5.11). Botet me turbina kanë brenda tyre përzierës, të cilëtkryejnë njëkohësisht edhe funksionin e ushqyesit të organit shpërndarës, pra të turbinës sëjashtme. Turbina dhe përzierësit vihen në lëvizje nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit.

Fig. 5.11 Bot shpërndarësme turbinë:1-përzierësi; 2-turbina

Page 50: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

50

b. Bote shpërndarëse me mbushje (fig. 5.12), të cilat kanë një pompë rotative, që vihet nëpunë nga boshti i marrjes së fuqisë. Pompa përdoret në fazën e ngarkimit dhe shërben përthithjen e lëngut dhe mbushjen e botit. Në fazën e shpërndarjes ajo për rritjen e trysnisë sëajrit brenda botit hermetik. Trysnia e ajrit, e ushtruar në sipërfaqen e lëngut (plehut), siguronnjëtrajtshmërinë e shpërndarjes.

Fig. 5.12 Bot shpërndarësme kompresorA-pamja e përgjithshme;B-organi i shpërndarjes;1-mbushja;2-kompresori;3-këmbësori;4- BMF-ja;5-pajisja shpërndarëse;6-bombola e ajrit;7-filtri

Botet e këtij tipi janë hermetike dhe të pajisura me valvula sigurimi.Pajisja shpërndarëse, e vendosur prapa botit, përbëhet nga një difuzor (hundëz), me seksionine vrimës së caktuar, dhe nga një pjatë ose ulluk, nga e cila lëngu shpërndahet me një gjerësi3 m-4 m. Në disa tipa, të pajisur edhe me pompë hidraulike qendërikëse, përdoret edhe “topishihedhës”, në të cilin lëngu shpërndahet me trysni. Botet shpërndarëse kanë kapacitet 1.5m3-10 m³ dhe përdoren me traktorë me fuqi 35 kw-40 kw. Gjatë përdorimit të boteve përshpërndarjen e plehrave të lëngëta organike, ka rëndësi përcaktimi dhe sigurimi i sasisë sëplehut për njësinë e sipërfaqes. Kjo bëhet duke e zëvendësuar hundëzën me një tjetër, porme diametër vrime më të madh ose më të vogël. Diametrat e vrimës së hundëzave janëzakonisht 20 mm, 30 mm dhe 40 mm.Ndryshimi i sasisë së plehut bëhet duke ndryshuar: pjerrësinë e pjatës ose të ullukut, trysninënë bot dhe shpejtësinë e lëvizjes së traktorit. Ndryshimi i njërit prej faktorëve të mësipërm osendërthurja e tyre, ndryshon sasinë e plehut që del nga boti. Botet mund të shpërndajnë një sasi1500 l/ha-10 000 l/ha.

Pyetje dhe detyra

1. Si përgatiten plehrat e lëngëta organike?2. Përse është e domosdoshme të përdoren përzierësit?3. Si është ndërtuar skema funksionale e një boti shpërndarës?4. Sa llojesh janë botet e shpërndarjes së lëngjeve të stallës?5. Si rregullohet sasia e lëngut për njësinë e sipërfaqes?

Page 51: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

51

TEMA VI

MAKINAT MBJELLËSE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë rëndësinë e mbjelljes dhe të përdorimit të makinave mbjellëse në bujqësi;-klasifikojnë makinat mbjellëse;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbjellëse;-përshkruajnë makinat e mbjelljes së të lashtave;-tregojnë si bëhet përgatitja për punë dhe regjistrimi i makinave e mbjelljes së të lashtave;-përshkruajnë me saktësi makinat mbjellëse;-klasifikojnë me saktësi makinat mbjellëse;-tregojnë me saktësi ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbjellëse;-tregojnë me saktësi si bëhet përgatitja për punë e makinave mbjellëse;-përshkruajnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbjellëse për frutrrënjorët;-përshkruajnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbjellëse të fidanëve.

VI.1. Njohuri të përgjithshme për mbjelljen dhe makinat mbjellëse

Informacioni teorik

Mbjellja, pas përgatitjes së mirë të tokës, është një ndër proceset më të rëndësishmeagroteknike, që siguron kushte dhe pikënisjen për marrjen e rendimenteve të planifikuara. Ajoështë përcaktuese për shpërndarjen e rregullt të farës, për sigurimin e numrit të bimëve përhektar, për mbirjen e plotë e të njëtrajtshme dhe p ë r zhvillimin normal të bimëve.Dy janë kërkesat kryesore që duhet të sigurojë procesi i mbjelljes sipas kërkesave agroteknike:-thellësia e mbjelljes;-dendësia ose numri i bimëve për hektar.Kërkesat varen nga lloji i bimës, nga kultivimi (hibridi), nga kushtet tokësore-klimatikedhe, në disa raste, edhe nga qëllimi i prodhimit. Problemi më kryesor në mbjellje është ai isigurimit të dendësisë së mbjelljes, që varet shumë nga mënyra e mbjelljes. Në fig. 6.1 janëdhënë skemat kryesore të mbjelljes së bimëve.Është e papranueshme praktika e shpërndarjes së farës në sipërfaqe dhe mbulimi i saj memjetet e punimeve sipërfaqësore për bimët që kërkojnë dendësi të madhe (të lashtat).Në këtë mënyrë fara vendoset në mënyrë të parregullt, mbulohet cekët dhe janë krejtësisht tëzbuluara. Gjithashtu, fara nuk i siguron kushte normale për mbirjen dhe për zhvillimin, bilenjë pjesë e saj humbet.Mbjellja me rreshta të zakonshëm përfshin largësitë midis rreshtave 12 cm-17 cm (zakonisht15 cm, me të cilat mbillen farëzat e bimëve që kërkojnë dendësi shumë të madhe bimësh).Bimët që kërkojnë dendësi të vogël (bimët prashitëse) mbillen me rreshta të gjerë, zakonisht45 cm-80 cm dhe më shumë.

Page 52: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

52

Fig. 6.1 Skemat e mënyravetë mbjelljes

Në disa kultura zbatohet mbjellja me lente (rripa), ku dy ose tre rreshta me largësi normale(12 cm-15 cm) vendosen në largësi 35 cm-40 cm ose 60 cm-70 cm, duke lejuar që kultivimitë bëhet në hapësirën midis rripave. Mbjellja me rreshta e farave, të cilat kërkojnë dendësi tëvogël për njësi të sipërfaqes, siguron vetëm largësinë midis rreshtave, mirëpo vendosja efarës në largësi të vogla brenda rreshtit dhe në formë zinxhiri, nuk e plotëson kushtin përdendësinë e krijuar.Prandaj procesi i rrallimit bëhet pas mbirjes, d.m.th. një pjesë e bimëve në rresht duhet tëprishen, në mënyrë që ato që do të mbeten brenda rreshtit të jenë të baraslarguara midis tyrenë largësitë e kërkuara. Kjo mënyrë e ul shumë rendimentin ekonomik dhe, kur vonohetrrallimi ose ai bëhet kur bimët janë në faza të përparuara, e ul edhe efektin agrobiologjik. Kjoështë arsyeja që për misrin, lulediellin, pambukun, panxharsheqerin etj., përdoret mbjellja mesaktësi.Në mbjelljen me saktësi, rreshtat vendosen në largësi të caktuara ndërmjet tyre. Gjithashtu,brenda rreshtave fara vendoset në largësi të barabartë një nga një ose në fole dhe me numërtë caktuar: 2 kokrra-4 kokrra. Kjo mënyrë mbjelljeje është më e përparuara dhe bën që tëzvogëlohet sasia e farës 2-5 herë, gjithashtu ajo e përjashton krejtësisht rrallimin ose e lehtësonshumë atë (kryesisht në kontroll, plotësim ose korrigjim).Mbjellja është një proces të kronologjik i ndërlikuar, që përbëhet nga disa operacione: hapjae brazdave, dozimi dhe vendosja e farëzave në largësi të caktuara e në mënyrë të njëtrajtshme,si dhe mbulimi në thellësinë e caktuar.Mënyra më e shpejtë dhe më e saktë e zbatimit të këtyre operacioneve sipas kërkesaveagroteknike, është ajo e mbjelljes me makina. Mbjellja me makina kërkon punim dhepërgatitje përgjithësisht më të mirë të tokës. Po ashtu, në mbjelljen me makina toka nukngjishet nga njerëzit, sikurse ndodh gjatë mbjelljes me dorë. Veç mbjelljes me farë, bimëtmbillen edhe me zhardhokë, bulbe e fidanë. Për secilën nga këto mbjellje përdoren makina tëveçanta, të cilat i ndajmë në:

Page 53: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

53

1. Makinat mbjellëse me farë, të cilat janë:a-për mbjellje me rreshta, që quhen edhe makina universale;b-për mbjelljen me saktësi, që siguron vendosjen e forcave një nga një ose me fole (2 korra-4 kokrra).2. Makina mbjellëse me zhardhokë (për paketim), që janë gjysmautomatike (me furnizimme dorë) dhe automatike.3. Makina për mbjelljen e fidanëve me veprim gjysmautomatik (d.m.th. me ushqimin emakinës me dorë).Secila prej tipave të mësipërm mund të jetë edhe makinë e kombinuar:a-për mbjellje dhe plehërim;b-për mbjellje dhe hedhjen e herbicideve dhe të insekticideve;c-për punime sipërfaqësore.Nga makinat mbjellëse kërkohet që:a-ta shpërndajnë farën njëtrajtësisht në të gjitha rreshtat dhe gjatë rreshtave;b-ta hedhim sasinë e caktuar të farës për hektar ose numrin e caktuar të kokrrave për hektardhe ta mbajmë të pandryshuar atë gjatë procesit të mbjelljes;c-rreshtat të jenë të drejtë dhe me largësi të barabarta;d-thellësia e mbjelljes të jetë e regjistrueshme në kufijtë e dëshiruar;e-thellësia e mbjelljes të mbahet e barabartë për çdo rresht dhe gjatë rreshtit.

Pyetje dhe detyra

1. Përse thellësia dhe dendësia e mbjelljes janë faktorë përcaktues në zhvillimin dhe nëprodhimin e bimëve? Nga se varen ato?2. Përse mbjellja me makina është mënyra më e saktë dhe më ekonomike? Ku ndikon ajo?3. Ç’veçori i dallon makinat mbjellëse nga njëra-tjetra?4. Ç’kërkesa parashikohen ndaj makinave mbjellëse dhe përdorimit të tyre?

VI.2. Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i makinave mbjellëse

Informacioni teorik

Mbjellja me makina është e domosdoshme, sepse siguron një cilësi të lartë mbjelljeje dhe njëprodhim shumë të mirë. Makinat mbjellëse me rreshta, që ndryshe quhen dhe makinambjellëse universale, shërbejnë për vendosjen e farave e bimëve të ndryshme në brazda tëngushta, paralele dhe të baraslarguara (fig. 6.2).Farat vendosen në brazdë shumë afër njëra tjetrës dhe në formë zinxhiri. Brazda mbylletdhe fara mbulohet në të njëjtën kohë nga organet mbjellëse. Një makinë mbjellëse me rreshtapërbëhet nga shtrati me dy rrota, arka e farës, ushqyesi-përzierës-shkriftuesi, aparatetshpërndarëse, tubat përcjellës të farës në brazduesit mbjellës, farëmbuluesi, si dhe organet përrregullimet, drejtimin dhe lidhjen me traktorin.Makinat mbjellëse me saktësi i vendosin farërat e veçanta një nga një dhe më rrallë në grupe2 kokrrash-3 kokrrash ose me shumë (në fole) në largësi të barabarta në rresht. Kështu, këtomakina janë të specializuara për mbjelljen e farave ose të grupfarave me forma dhe përmasatë afërta.

Page 54: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

54

Makina mbjellëse me saktësi është e formuar nga grupe (ose seksione) mbjelljeje të pavarura.Çdo grup mbjellës ka tiparet e plota të pavarura të një makine mbjellëse me një rresht. Njëmakinë mbjellëse e plotë (fig. 6.3) ka një shtrat të thjeshtë, që vendoset pingul me drejtimin elëvizjes.

Fig. 6.3 Makinat mbjellëse mesaktësi që kanë 4 grupe mbjellëse

ose 4 rreshta, si dhe njëshpërndarës mekanik

Fig. 6.2 Makinë mbjellëse me rreshtae me shpërndarje mekanike: 1-

aparatet shpërndarëse;2-arka mefara;3-tubat e përcjelljes së farës; 4-

brazduesit e mbjelljes; 5-farëmbuluesi

Mbi shtratin e makinës janë vendosur një numër i caktuar grupesh mbjelljeje (2-8). Saktësia emadhe në mbjellje sigurohet nga aparatet shpërndarëse të farës, të cilat janë dy tipash:Aparate shpërndarëse të farës me saktësi me sistem mekanik.Aparatet shpërndarëse të farës me saktësi me sistem pneumatik.Makinat mbjellëse për frutrrënjorët shërbejnë për mbjelljen e zhardhokëve,të bulbeve ose tërizomave.Makina më tipike dhe më e përhapur nga ky grup është ajo për mbjelljen e patates.Makinat p ë r mbjelljen e patates (dhe të bulbeve) janë makina automatike ose “ndihmësegjysmautomatike”, në varësi të mënyrës së ushqimit të aparateve shpërndarëse.Këto kanë të njëjtat elemente të makinave të tjera mbjellëse, por me karakteristika dhe mepërmasa të tjera të organeve punuese, për t’iu përshtatur karakteristikave të materialit. Kështu,brazduesit mbjellës janë përshtatur për hapjen e brazdave të thella e të gjera (fig. 6.4), pa imbuluar ato.

Page 55: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

55

Fig. 6.4Makinambjellëselehtësuese epatates:A-me pjatarrotulluese;B-me tasa.

Aparatet shpërndarëse të këtyre makinave e marrin lëvizjen nga një rrotë me dhëmbë ose nganjë fletë, e cila mbështetet në tokë.Makinat mbjellëse të fidanëve shërbejnë për mbjelljen e fidanëve drufrutorë apo të perimeve.Ato ndahen në makina lehtësuese dhe n ë makina automatike. Makinat lehtësuese, ashtu sidhe ato për mbjelljen e frutrrënjorëve, janë të tilla që ushqimi i aparateve shpërndarës-artisësbëhet me dorë.Një tip tjetër është ajo për artisjen e fidanëve me rrënjë të zhveshura dhe me rrënjë në dhé(kubikë ose gota letre që shpërbëhen shpejt). Aparatet shpërndarëse janë një çift disqesh tëthjeshta, të lëmuara ose të dhëmbëzuara (fig. 6.5), ose me disk vertikal e me një kapëseshtrënguese.

Fig. 6.5 Makinë artisëse lehtësuese për fidanëme rrënjë të zhveshura e me shpërndarës medisqe plastike: 1-shpërndarësit; 2-koshi i plehut;3-platformë për arkat; 4-brazduesit

Gjatë artisjes me makinë mund të ndodhin dëmtime në fidanët ose mosshtrëngim i tyre imirë. Për këtë arsye është e këshillueshme që fusha e mbjellë të kontrollohet për tëplotësuar vendet bosh, fidanët e dëmtuar ose për të ngritur fidanët e pjerrët.Ky veprim është mirë të kryhet në një kohë me kalimin e makinës, duke caktuar për çdo dyrreshta të makinës një njeri.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’janë makinat mbjellëse me rreshta?2. Si është ndërtuar një makinë mbjellëse me rreshta?3. Cilat janë veçoritë e makinave mbjellëse me saktësi?

Page 56: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

56

4. Si është formuar një makinë mbjellëse me saktësi?5. Sa lloje aparatesh mbjelljeje përdoren në makinën mbjellëse me saktësi?6. Ç’janë makinat lehtësuese ose ndihmuese?7. Ç’funksion kanë makinat mbjellëse të fidanëve?8. Mbi ç’parime janë ndërtuar aparatet mbjellëse?

VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave.Përgatitja për punë dhe regjistrimi i tyre

Informacioni teorik

Makinat mbjellëse me rreshta përdoren kryesisht për mbjelljen e të lashtave dhe të bimëveforagjere me dendësi të madhe. Farën e vendosin në brazda të ngushta paralele, në formëzinxhiri, shumë afër njëra-tjetrës. Ato quhen ndryshme makina mbjellëse universale.Makina mbjellëse me rreshta (fig. 6.6) është e përbërë nga këto organe dhe mekanizma pune:Arka (1). Ajo shërben për mbajtjen e farës dhe zakonisht seksionin e ka në formën e trapezit.Është e ndarë me mure tërthore, që pengojnë grumbullimin e farës në një krah, kur makinapunon në vende të pjerrëta. Në fund të arkës janë vendosur aparatet shpërndarëse të farës (2).

Fig. 6.6 Makina mbjellëse merreshta (universale):1-arka;2-aparatet shpërndarëse;3-brazduesit; 4-tubat;5-farëmbuluesit;6- shufrat ngritëse me sustë;7-transmisioni;8-shënuesi;9-pajisja e varjes;10-shasia;11-mbajtësja e këmbësores12-këmbësore

Aparatet shpërndarës të farës (2). Ato janë elementet më të rëndësishme të makinësmbjellëse.Aparatet e sistemit mekanik janë zakonisht me shpërndarje të detyruar dhe kanë për detyrë tërregullojnë (dozojnë) sasinë e farës për çdo rresht.Element i rëndësishëm i shpërndarësve mekanikë është organi shpërndarës. Ky i fundit

Page 57: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

57

është një cilindër, në sipërfaqen e të cilit ka kanale me seksion afërsisht rrethor, të drejtë osehelikoidalë (fig. 6.7a). Cilindrat mund të jenë edhe me skarë ose me xhepa me forma dhepërmasa të ndryshme (fig. 6.7b), por edhe me lopatëza (fig. 6.7c). Nga të tria llojet më i përhapuriështë i pari.

Fig. 6.7 Cilindrat e shpërndarjes së farës:a-me kanale; b-me xhepa; c-me lopatëza

Fig. 6.8 Pamje e rënies së farës nga një aparatshpërndarës me cilindër me kanale

Për çdo rresht ka një aparat shpërndarës të montuar në fundin e arkës, përkundrejt dritaressë posaçme. Cilindrat rrotullohen nga një bosht i përbashkët, i vendosur poshtë arkës. Boshtikalon nëpër dhomat shpërndarëse të aparateve shpërndarëse.Nga njëri krah kjo dhomë është e lidhur me dritaren e arkës, kurse nga fundi komunikon metubin përcjellës të fazës.Me rrotullimin e cilindrit me kanale, farat rrotullohen së bashku me cilindrin, derisa e mbyllinhapësirën midis kanaleve dhe sipërfaqes cilindrike të dhomës, për t’u përcjellë më tej drejtdaljes (fig. 6.8).Sasia e farës që shpërndahet me aparatet shpërndarëse me cilindra, mund të ndryshohet:a. Nga gjatësia e dobishme e kanaleve brenda hapësirës së dhomës së farës.b. Nga shpejtësia e rrotullimit të cilindrit.c. Nga të dyja së bashku.Ndryshimi i gjatësisë së dobishme të kanaleve bëhet duke e zhvendosur boshtin e përbashkëtsë bashku me cilindrat (fig. 6.9) me një mekanizëm me levë (fig. 6.10), që është edherregulluesi i sasisë së farës.Fig. 6.9 tregon ndryshimin e sasisë së farës sipas gjatësisë së dobishme të kanaleve:a-minimale; b-maksimale.Për të shmangur thyerjen ose shtypjen e kokrrave që mund të ndahen midis brinjëve tëkanaleve dhe fundit të dhomës, kjo e fundit është e pajisur me një sustë. Zhvendosja ecilindrave me xhepa e lopata ka si qëllim që madhësia dhe forma e xhepave t’i përshtatetmadhësisë së farave. Rregullimi i sasisë së farës në këto sisteme bëhet vetëm duke ndryshuarshpejtësinë rrotulluese të cilindrave.

Page 58: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

58

Fig. 6.10 Mekanizmitregues

i sasisë së farës

Fig. 6.9 Ndryshimi i sasisë së farëssipas gjatësisë së dobishme tëkanaleve: a-minimale; bmaksimale.

Fig. 6.11 Brazdues mbjellës i tipit:a-njëdiskor; b-dydiskor; c-thikë e lakuar;

d-këpucë

Organet mbjellëse (3). Farat që dalin nga aparatet shpërndarëse, bien në tubat përcjellës, ngaku kalojnë në brazduesit mbjellës. Tubat duhet të jenë të përkulshëm dhe të mos e pengojnëlëvizjen e farës. Brazduesit mbjellës bëjnë hapjen e brazdave në thellësi të caktuar (ku bienfarat) dhe i mbyllin menjëherë ato pas largimit të tyre. Brazduesit janë të formave të ndryshme,si diskore (të thjeshta ose të dyfishta), të përshtatshëm për toka të forta, argjilore dhe kur tokanuk është e punuar mirë; thikë e lakuar, për toka me përbërje të mesme, me barëra ose mekallamishte; për toka të lehta, të thata dhe të përgatitura mirë (fig. 6.11).Brazduesit mbjellës janë vendosur në mbajtëse individuale. Ata vendosen në trarin mbajtës tështratit dhe mund të zhvendosen vertikalisht, pavarësisht nga njëri-tjetri. Kjo lejon që çdobrazdues t’i përshtatet mikrorelievit të arës për të ruajtur të pandryshuar thellësinë e caktuar.Ata shtyhen drejt tokës për efekt të masës së tyre dhe të trysnisë së sustave ose tëkundërpeshave. Për të mundësuar ndryshimin e largësive midis rreshtave, mbajtëset mund tëzhvendosen pa kufi brenda traversës mbajtëse.

Disa karakteristika të makinave mbjellëse me rreshta

Gjerësia e tyre e punës ndryshon nga 1.5 m-6 m, me një numër rreshtash standard 10-40rreshta. Gjerësia standarde midis rreshtave është 15 cm. Kur makina përgatitet për midisrreshtave me gjerësi më të madhe, hapen disa brazdues dhe mbyllen aparatet përkatëse tëfarës. Shpejtësia e punës duhet të mbahet në kufijtë 6 km/orë-8 km/orë, për të mos shkaktuarçrregullime në sasinë e farës.Makinat mbjellëse janë të kombinuara edhe për:Mbjelljen e dy lloje farash njëkohësisht (një kulturë kryesore dhe një dytësore) dhe përplehërim kimik.Lesim, rulim, plehërim dhe mbjellje.Mbjelljen mbi tokë të papunuar, e kombinuar zakonisht me freza.

Mbjelljen mbi toka pjesërisht të punuara, të kombinuara me lesa me dhëmbë dridhës( vibrues) ose rrotullues (fig. 6.12).

Page 59: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

59

Fig. 6.12 Makinëmbjellëse me rreshta, e

kombinuar me lesëdhe me dhëmbë dridhës

Përgatitja për punë e makinave mbjellëse me rreshta dhe regjistrimi i sasisë së farës

Përgatitja për punë e makinave mbjellëse me rreshta ose e makinave universale ka të bëjë me:kontrollin e organeve të punës dhe ato drejtuese e rregulluese.regjistrimin e largësisë midis rreshtave;regjistrimin e thellësisë së mbjelljes;regjistrimin e sasisë së farës për njësi të sipërfaqes.Gjatë kontrollit teknik duhet pasur parasysh që mbajtëset e brazduara të mos kenë shformime.Brazduesit duhet të qëndrojnë pingul me tokën dhe paralel me drejtimin e lëvizjes. Ato duhettë lëvizin lirisht lart-poshtë, por në rrafshin vertikal. Veç kësaj, mekanizmi i zhvendosjes sëboshtit të aparateve shpërndarëse duhet të punojë lirisht. Duke rrotulluar rrotën e makinës,është e nevojshme që transmisioni, boshti shkriftues ushqyes dhe ai i shpërndarjes tërrotullohen pa pengesa.Largësia midis rreshtave ose ndryshe largësitë midis brazduesve për makinat mbjellëse merreshta përcaktohen sipas numrit të plotë të brazduesve. Në parim, brazduesit duhet të jenësimetrikë ndaj aksit të makinës dhe të baraslarguar ndaj njëri-tjetrit. Për mbjelljen e farëravetë kategorisë që kërkojnë këto largësi standarde (15 cm), bëhet kontrolli i vendosjes sërregullt të brazduesve. Duke zbatuar parimin e mësipërm, si dhe duke filluar nga qendra emakinës, bëhet matja e largësisë midis teheve të brazduesve. Por makina mund të përgatitetedhe për mbjelljen e farërave me largësi më të madhe midis rreshtave. Në këtë rast, numri ibrazdueseve zvogëlohet. Sa duhet të jetë numri i brazduesve? Për këtë veprojmë si më poshtë:Dy brazduesit anësorë zhvendosen nga të dyja anët, deri në fund të trarit mbajtës të shtratit.Pastaj matet largësia “L” midis tyre. Duke ditur gjerësinë midis rreshtave “b”, për të cilën dotë përgatitet makina, llogaritet numri i brazduesve: n=L/b+1.Numri i brazduesve që do të vendosen në makinë, merret numri i plotë që del nga llogaritja,duke mos marrë parasysh shifrat pas pikës dhjetore.Thellësitë e mbjelljes së shumicës së kulturave janë relativisht të vogla, prandaj sigurimi injë thellësie të tillë kërkon veprime të kujdesshme dhe me përgjegjësi. Nga thellësia embjelljes varet në një masë të madhe dhe mbirja e zhvillimi i bimëve.Në dukje një veprim i tillë nuk ka vështirësi, por në praktikë arritja e qëllimit vështirësohetpër shkaqe të ndryshme. Saktësimi i thellësisë bëhet kurdoherë në fushë dhe duke njohur mirëparimet teorike. Duke i ulur brazduesit në tokë, në tërheqjen e makinës, ata duhet të sigurojnënjë thellësi mesatare me një ndryshim jo më të madh se ± 0.5 cm.

Page 60: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

60

Regjistrimi i sasisë së farës që duhet të shpërndahet në njësinë e sipërfaqes, duhet të ndjekënjë radhë të caktuar, që do të tregohet në vazhdim. Makina ngrihet në këmbalec ose duke evarur në traktor, në mënyrë që rrotat të rrotullohen lirisht. Poshtë makinës shtrohet pëlhurëose mushama për mbjelljen e farës që do të bjerë në tuba.Gjatësia e bobinave brenda kutive kontrollohet me vizore ose m e shabllon. Nëse ato nukjanë të barabarta në të gjitha aparatet, duhet të barazohen me zhvendosje individuale. Leva erregullatorit të farës vendoset në pozicion të afërt me normën e kërkuar sipas udhëzimeveose në pozicion mesatar sipas përvojës.Duke ditur perimetrin P të rrotës së makinës (i cili mund të matet) dhe gjatësinë e punës sëmakinës B (B=b∙n). Është e qartë se çdo rrotullimi të rrotës i përket një sipërfaqe e mbjellë

e barabartë me prodhimin S=P∙B në m2 (fig. 6.13).Numri i rrotullimeve të rrotës për të mbjellë një hektar tokë do të jetë: N=10 000/P∙B.Provën e bëjmë me një numër më të vogël rrotullimesh të rrotës së makinës, p.sh. N/200,N/100 ose N/50, që i përgjigjet një sipërfaqeje të mbjellë përkatësisht sa 1/200, 1/100 ose1/50 pjesë e hektarit. Si rrjedhim, sasia e farës (q) që duhet të bjerë nga makina duhet tëjetë e barabartë me 1/200; 1/100 ose 1/50 pjesë të normës (Q) të caktuar për hektar.Një nga rrotat e makinës duhet të rrotullohet me dorë me atë numër rrotullimesh që ështëllogaritur si më lart. Fara e rënë, mblidhet, peshohet dhe llogaritet rezultati për1 ha, i cilikrahasohet me normën e dhënë. Për këtë duhet të mbahet parasysh gjerësia e makinës ngae cila mblidhet fara.Ndryshimi midis sasisë së llogaritur dhe normës nuk duhet të jetë më i madh së ±3%.Kur ky rezultat nuk është arritur, bëhet ndryshimi në pozicionin e cilindrave shpërndarës,sipas parimeve të dhëna më lart, derisa të merret rezultati i kërkuar.

Fig. 6.13 Sipërfaqja që mbillet për një rrotullim tëmakinës

Pyetje dhe detyra

1. Ç’janë makinat mbjellëse me rreshta?2. Si është ndërtuar një makinë mbjellëse me rreshta?3. Cili është parimi i punës së aparateve shpërndarëse me cilindër me kanale?4. Mbi ç’parim mbështetet rregullimi i sasisë së farës?5. Cilat janë karakteristikat e brazduesve mbjellës?6. Si kombinohen makinat mbjellëse universale?7. Ç’kuptojmë me përgatitje të makinave mbjellëse për punë?8. Ç’rëndësi ka kontrolli teknik i makinës para mbjelljes?9. Si caktohet largësia midis rreshtave?10. Si sigurohet thellësia e kërkuar e mbjelljes?11. Si rregullohet sasia e farës për njësi të sipërfaqes?

Page 61: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

61

VI.5.-VI.6. Makinat e mbjelljes me saktësi.Klasifikimi, ndërtimi, funksionimi dhe përgatitja e tyre për punë

Informacioni teorik

Makinat mbjellëse me saktësi i vendosin farërat e veçanta një nga një dhe më rrallë në grupeprej 2 deri 3 kokrrash ose më shumë (në fole) me largësi të barabartë në rresht. Këtomakina janë të specializuara për mbjelljen e farave ose grupfarave me forma dhe me përmasatë përafërta. Përparësitë e makinave mbjellëse me saktësi ndaj atyre universale (që mund tëmbjellin farëra të tilla) janë:zvogëlimi 2 deri 5 herë i sasisë së farës për të njëjtën sipërfaqe;pakësimi ose heqja e plotë e procesit të mëvonshëm të rrallimit të bimëve;thjeshtimi i të gjitha operacioneve të tjera kulturore dhe vjeljevePër të siguruar përparësitë e lartpërmendura, është e nevojshme të përdoret farë e zgjedhur.Fara duhet të jetë e kalibruar në mënyrë të përshtatshme, me madhësi dhe formë normale, sidhe me kapacitet të lartë mbirës. Vetëm kështu organet shpërndarëse mund të sigurojnërregullueshmërinë e shpërndarjes, mosdëmtimin e farës, duke siguruar numrin e bimëve përhektar. Makinat mbjellëse me saktësi përdoren jo vetëm për farërat me përmasa të mëdha,por edhe për farëra me përmasa të vogla, si ato të luleve dhe t ë perimeve, në gjendje natyroree sidomos të veshura (kapsula).Sistemi shpërndarës i makinave mbjellëse me saktësi është mekanik dhe pneumatik.Makina mbjellëse me saktësi është e formuar nga grupe (ose seksione) mbjellëse tëpavarura. Çdo grup mbjellës ka tiparet e plota të një makinë mbjellëse me një rresht. Njëmakinë mbjellëse e plotë ka një shtrat të thjeshtë, që vendoset pingul me drejtimin e lëvizjes.Në qendër të klasës ndodhet sistemi i lidhjes me tri pika, kurse në dy skajet janë montuarshënuesit. Mbi shtrat janë vendosur një numër i caktuar grupesh mbjelljeje, numri i të cilaveshkon nga 2 deri 8 (fig. 6.14).

Makinat mbjellëse me kafshë përbëhen nga 1 ose 2 grupe mbjellëse të sistemit mekanik.Grupi mbjellës është i formuar nga një shtrat që zhvendoset lart dhe poshtë, por pa e ndryshuar

horizontalitetin. Në shtrat është vendosur koshi i farës, që ka një kapacitet 10 dm3-50 dm3.

Fig. 6.14 Makina mbjellëse me saktësi me 4grupe mbjelljeje ose me 4 rreshta dhe qëështë e pajisur me shpërndarës mekanik

Page 62: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

62

Koshi ka formë cilindrike ose prizmatike. Brenda koshit ka një përzierës shkriftues. Në fundine ngushtuar të koshit ndodhet aparati shpërndarës i farës.Makinat mbjellëse me saktësi përgjithësisht ndërthurin mbjelljen me plehërim të lokalizuar.Në këtë rast, koshi i veçantë i plehut, aparati shpërndarës dhe brazduesi i plehut janë pjesëpërbërëse e grupit mbjellës. Ka dhe tipa makinash mbjellëse me saktësi që shpërndajnënjëkohësisht pleh të lëngët kimik ose plehra mikrokokrrizore.Formimi i foleve të rregullta bëhet në mënyra të ndryshme. Farat lëshohen në grup ngavetë aparati shpërndarës, i vendosur shumë afër brazdës, ose nga një valvul grumbullueseqë hapet mekanikisht në largësitë e caktuara. Aparatet e shpërndarjes së farës me sistemmekanik e pneumatik realizojnë një shpërndarje shumë të saktë të saj. Si element kryesor përshpërndarjen në aparatet shpërndarëse me sistem mekanik janë disqet ose tamburet, të cilatrrotullohen rreth një aksi vertikal, horizontal ose të pjerrët (fig. 6.15).

Fig. 6.15 Elementetshpërndarëse:a-tambur me aks horizontal;b-disk me aks vertikal.

Fig. 6.16 Aparatet shpërndarëse me disktë pjerrët:1-koshi ndarës;2-aparat ndarës me sportel;3-dhoma e shpërndarjes;4-disku shpërndarës;5-ruli shtytës (zhbllokues);6-tubi përcjellës

Në periferi të disqeve ose të tambureve ka vrima ose gropëza. Madhësia dhe forma e tyreështë e ndryshme, kjo në përshtatje me llojet e farërave. Në çdo vrimë ose fole futet një farëe vetme ose një grup prej 2 kokrrash-3 kokrrash. Gjatë rrotullimit të diskut ose tamburit, faratqë kanë zënë vend në vrimat, zhvendosen deri në pikën e caktuar të rënies, që është njëdritare e hapur në fundin e koshit. Kështu, farat shkëputen dhe bien lirisht në brazdë,nëpërmjet një tubi përcjellës. Për të ndihmuar rënien e farës, kur ajo mund të jetë e shtrënguarnë vrimë, vepron një dhëmb shtytës (fig. 6.16).Aparatet shpërndarëse me sistem pneumatik po marrin gjithnjë e më tepër përhapje tëgjerë. Kjo ndodh sepse në krahasim me sistemin mekanik, sistemi pneumatik mund të quhetsi një sistem mbjellës universal. Ai mund të realizojë mbjelljen e të gjitha llojeve të farave tëbimëve prashitëse dhe ka siguri më të madhe në punë (fig. 6.17).Shpërndarja e farërave bëhet për shkak të një vakuumi të lehtë, i krijuar nga një ventilator

Page 63: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

63

thithës qendërikës ose nga një turbinë, që vepron mbi diskun shpërndarës rrotullues. Aparatishpërndarës, i vendosur në fundin e koshit prizmatik, është i përbërë nga një disk vertikal mevrima me diametër të vogël. Ky disk ndan dhomën e ushqimit në fundin e koshit me dhomëne zbrazëtisë. Dhoma e zbrazëtisë është një kanal në formën e një harku rrethi, që komunikonme ventilatorin thithës me anën e një tubi të gomuar ose plastik. Disku rrotullohet në tënjëjtin kah me rrotat e grupit, me anë të një transmisioni.

Fig. 6.17 Aparati shpërndarës automatik

Ventilatori thithës e merr lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit. Dhoma eushqimit dhe ajo e zbrazëtisë lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet vrimave të diskut. Gjatërrotullimit të diskut, farat vendosen përkundrejt një vrime të diskut, në saje të thithjes qëshkakton rryma e ajrit nga ventilatori. Gjatë rrotullimit të diskut, kokrrat e farave shtrëngohennë hyrjen e çdo vrime. Më tej ato transportohen deri në pikën fundore, ku përfundon dhomae zbrazëtisë. Këtu, meqë ndërpritet thithja e ajrit, fara shkëputet nga disku e bie në tubinpërcjellës, deri në fundin e brazdës. Ky tip aparati është i përshtatshëm edhe për mbjelljen efarës së zhveshur të pambukut, kur në sistemin mekanik kërkohen aparate mbjellëse tëposaçme.

Përgatitja për punë e makinave mbjellëse me saktësi

Në përgatitjen për punë të makinave mbjellëse me saktësi, rëndësi ka sigurimi i largësivetë caktuara të farave në rresht. Pra, në këtë kuptim nuk duhet të mbeten vende me mungesë,që sjellin shumëfishim të largësive, por edhe as vende ku rastësisht të bjerë më shumë se njëkokërr ose më shumë kokrra në fole.Rregullimi i largësisë së vendosjes së farave në rresht bëhet sipas tri mënyrave:1. Duke ndryshuar disqet dhe duke vendosur ato disqe që kanë numrin e nevojshëm të vrimave.Disqet me numër të ndryshëm vrimash japin largësi më të vogla ose më të mëdha.2. Duke ndryshuar shpejtësinë rrotulluese të disqeve me anën e transmisionit.3. Duke i kombinuar të dy këta faktorë.Çdo tip makine siguron një numër të caktuar largësish të farërave në rresht. Kjo varet ngasasia e disqeve me numër të ndryshëm vrimash për të njëjtin diametër, si dhe nga shkallëte ndryshimit të shpejtësisë rrotulluese të diskut, sipas numrit të yllëzave rezervë me numër tëndryshëm dhëmbësh. Largësitë që përftohen nga këta faktorë, jepen në tabelat shoqëruese të

Page 64: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

64

çdo makine. Këto tabela duhet të përdoren, në të kundërt, provat me kombinimet e nevojshmezgjatin shumë, duke marrë parasysh montimin dhe çmontimin e disqeve dhe të transmisionit.Si rregull, mbjellja dhe rritja e bimëve karakterizohet nga numri i bimëve për 1 ha. Kyështë një faktor kushtëzues, sidomos për bimët prashitëse. Numri i bimëve për 1 ha ose për

1 m2 përcaktohet nga largësitë midis rreshtave dhe ato të bimëve në rresht. Kështu ështësiguruar për çdo bimë një sipërfaqe ushqyese që jepet nga prodhimi i largësisë midisrreshtave b me largësinë midis bimëve në rresht a, d.m.th: S=b∙a. Sipas llojit dhe përdorimit të bimëve, njihet numri i bimëve (N) për 1 ha, po ashtu janë tëcaktuara largësitë mes rreshtave, në përputhje me veçoritë agrobiologjike të bimëve dhe tëkërkesave të mekanizmit për shërbimet kulturore dhe vjeljet. Atëherë largësitë e bimëve nërresht do të caktohen nga formula: n=10 000/N∙b. Mbjellja duhet të bëhet me saktësi, në mënyrë që sasia e farës të llogaritet me numrin ekokrrave që i përgjigjen numrit të bimëve për 1 ha. Pra, teorikisht, kokrrat duhet tëvendosen në rresht në largësinë a midis tyre. Pas montimit të disqeve dhe t ë yllëzave tëzgjedhura me makinë, bëhet një mbjellje prove për të parë nëse janë zbatuar kërkesat përlargësinë ose numrin e kokrrave për një metër gjatësi.Në përgatitjen e makinës hyjnë edhe:vendosja e grupeve mbjellëse në largësitë e caktuara mes rreshtave;-regjistrimi i aparateve plehëruese sipas sasisë së caktuar për 1 ha;regjistrimi i shënuesve.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë veçoritë e makinave mbjellëse me saktësi?2. Si është formuar një makinë mbjellëse me saktësi?3. Si bëhet ndarja e kokrrave për vendosje një nga një?4. Si është ndërtuar një aparat shpërndarës i farës me sistem mekanik në makinën mbjellëseme saktësi?5. A mund të mbjellë çdo lloj kulture një makinë mbjellëse me saktësi me aparat shpërndarëstë tipit mekanik?6. Ku qëndron ndryshimi ndërmjet aparateve shpërndarës të tipit mekanik e atyre pneumatik?7. Cili është parimi i punës në aparatet pneumatike?8. Në ç'parim bazohet ndryshimi i largësisë midis kokrrave?9. Përse largësitë midis kokrrave duhet të jenë më të vogla se ato të bimëve të pritshme?

VI.7. Makinat e mbjelljes së frutrrënjorëve.Ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Këto makina shërbejnë për mbjelljen e zhardhokëve, të bulbeve ose të rizomave. Makina mëtipike dhe më e përhapur e këtij grupi është ajo për mbjelljen e patates. Në varësi të mënyrëssë ushqimit të aparateve shpërndarëse, makinat e mbjelljes së patates (dhe të bulbeve) mundtë jenë makina automatike ose “ndihmëse” gjysmautomatike. Këto kanë të njëjtat elemente

Page 65: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

65

të makinave të tjera mbjellëse, por me karakteristika dhe me përmasa të tjera të organevepunuese, për t'iu përshtatur karakteristikave të materialit mbjellës. Kështu, brazduesit mbjellësjanë përshtatur për hapjen e brazdave të thella e të gjera, por pa i mbuluar ato. Në procesin efundit vendosen brazdëmbulues të posaçëm. Si hapësit e brazdave, ashtu dhebrazdëmbuluesit kanë të njëjtat veçori dhe mund të jenë trupa brazdëhapës ose disqe tëmysëta. Koshi për mbajtjen e zhardhokëve ose të bulbeve është i përgjithshëm ose një për çdorresht. Ai ka kapacitet mbajtës 100 kg-500 kg, në disa raste deri në 1000 kg. Largësitë midisrreshtave ndryshojnë nga 55 cm-70 cm. Janë makina mbjellëse me saktësi një nga një.Aparatet shpërndarëse të këtyre makinave janë të ndryshme. Modulet më të thjeshta, a tome ushqim me dorë, quhen makina “lehtësuese” ose “ndihmëse”. Ato shërbejnë për të lehtësuarpunën e punëtorit. Në këtë rast, në çdo rresht ka një punëtor të ulur në ndenjëse, që qëndronpërpara aparatit shpërndarës dhe e furnizon atë me farë.Ka raste kur vendosen dy punëtorë. Në rastet kur makina nuk ka aparat shpërndarës, punëtorii hedh kokrrat një nga një në tubin përcjellës, sipas një sinjali me zë, që jepet nga njërrotë rrezore. Qëllimi është të lehtësohet barra e madhe nga mbajtja e sasive shumë të mëdhatë farës dhe për të ruajtur largësi të barabarta vendosjeje. Aparatet shpërndarëse të makinavetë këtij lloji janë pjata rrotullueset (e vendosur në një bosht vertikal). Në këtë pjatë janë bërë 6ose 8 ndarje për vendosjen e zhardhokëve (fig. 6.18).Pjata rrotullohet mbi një disk të palëvizshëm që ka një dritare të hapur mbi tubin përcjellës.

Fig. 6.18Makinalehtësuesembjellëse epatates:A-me pjatarrotulluese;B-me tasa

Gjatë rrotullimit të pjatës, zhardhokët zhvendosen drejt dritares, prej nga bien lirisht në tubinpërcjellës-transportues pa fund, me tasa ose lopatëza, ku në çdo tas vendoset një kokërr, qëtransportohet drejt në brazde (fig. 6.18b), si dhe një tambur vertikal, periferia e të cilit ështëme ndarje që merr vetëm një kokërr. Aparatet shpërndarëse e marrin lëvizjen nga një rrotëme dhëmbë ose n ga n jë fletë, e cila mbështetet në tokë.Shpejtësia e lëvizjes së makinës duhet të jetë e vogël, me qëllim që të lejojë ushqimin epandërprerë të çdo ndarjeje. Punëtori mund të vendosë deri në 130 kokrra/minutë. Sipaspërvojës, shpejtësia e lëvizjes nuk duhet të jetë më e madhe se 2 km/orë. Këto makina tëthjeshta kanë vërtet një rendiment të vogël, por, përveç lehtësisë që japin, kanë edhe njësaktësi të madhe. Ushqimi i aparateve është një punë e lehtë, që mund ta kryejnë edhe gratë,edhe fëmijët.Makinat mbjellëse automatike me ushqim mekanik (fig. 6.19) janë përgjithësisht makina tërënda. Aparatet shpërndarëse i marrin dhe i zgjedhin vetë kokrrat nga fundi i koshit. Modelimë i njohur është ai me disk vertikal, i pajisur me kapëse shtrënguese për kokrrat.Makina ka dy rreshta, ku në dy faqet anësore të koshit janë vendosur aparatet shpërndarëse.Në krahasim me makinat “lehtësuese”, këto makina, edhe pse kërkojnë një farë të kalibruar etë njëtrajtshme, nuk sigurojnë një rregullshmëri të plotë. Boshllëqet nga moskapja ose nga

Page 66: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

66

rrëshqitja e kokrrave nga mbajtësit janë të shpeshta. Për ta mënjanuar këtë dukuri, makinatpajisen me një kompensator automatik, mekanik ose elektronik. Kjo gjë e ndërlikon shumëmakinën dhe e bën shumë të kushtueshme. Edhe dëmtimi i zhardhokëve nga aparatetshpërndarëse është i dukshëm.

Fig. 6.19 Makina mbjellëse automatikeme dy rreshta

Si në të gjitha makinat mbjellëse me saktësi, rëndësi ka sigurimi i largësive të caktuara tëkokrrave në rresht. Kjo arrihet duke ndryshuar krejtësisht shpejtësinë rrotulluese të aparatit.Në kushtet e mungesës së makinave të mirëfillta për mbjelljen e frutrrënjorëve, mund tëpërdoren me leverdi makinat e punimit të tokës si plugje me një dhe dy trupa plugues, pormund të përdoren kultivatorë mbathës që e lehtësojnë shumë punën.

Pyetje dhe detyra

1. Ç’janë makinat mbjellëse të frutrrënjorëve?2. Si klasifikohen makinat mbjellëse të frutrrënjorëve?3. Ç’janë makinat lehtësuese ose ndihmëse?4. Përse makinat lehtësuese janë më ekonomike dhe më të sakta?5. Ç'kërkesa kanë makinat mbjellëse automatike të frutrrënjorëve?6. Me ç'mjete të tjera mund të ndihmohet mbjellja e frutrrënjorëve?

VI.6-VI.8 Makinat e mbjelljes së fidanëve. Ndikimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Makinat e mbjelljes së fidanëve ndahen në:-makina lehtësuese;-makina automatikea) Makinat lehtësuese, ashtu si dhe ato për mbjelljen e frutrrënjorëve, janë të tilla qëushqimi i aparateve shpërndarëse artisëse bëhet me dorë. Një tip tjetër është ajo për artisjene fidanëve me rrënjë të zhveshura dhe me rrënjë në dhe (në kubikë ose në gota letre që

Page 67: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

67

shpërbëhen shpejt). Nga fermerët parapëlqehen më shumë makinat lehtësuese, sepse janë tëthjeshta, ekonomike, kanë saktësi dhe nuk i keqpërdoren fidanët. Këto makina janë tëpajisura vetëm me organet shpërndarëse dhe artirëse. Punëtori i merr fidanët nga arka, i ndandhe i vendos në kapëset e posaçme të organit shpërndarës. Aparatet shpërndarëse janë një çifti thjeshtë disqesh, të lëmuara ose të dhëmbëzuara (fig. 6.20), ose një disk vertikal me kapëseshtrënguese (fig. 6.21).Në rastin e parë, çiftet e një disku (prej llamarine çeliku shumë elastike, ose prej gome),janë të vendosura kundrejt njëri-tjetrit nën një kënd, në mënyrë të tillë që të takohen me njështrëngim të lehtë gjatë një harku në pjesën e përparme. Gjatë rrotullimit të disqeve, nëharkun e takimit vendosen fidanët, të cilët kapen pak më lart se qafa, duke i pasur rrënjët lart.Fidanët mbahen të shtrënguar derisa transportohen në tokë, pastaj hapen duke e lënë tëlirë fidanin në rrënjët në fundin e brazdës. Në çastin e hapjes së disqeve, kur fidani ështënë pozicionin vertikal, ai shtrëngohet nga dheu që hedhin brazdëmbyllësit, të përbërë nga dyrrota mbyllëse-ngjeshëse (fig. 6.22).Disqet shpërndarëse e marrin lëvizjen nga rrotat mbyllëse ngjeshëse, nëpërmjet njëtransmisioni me rrota me dhëmbë. Për të siguruar largësitë e vendosjes së polonave,punëtori orientohet nga shenjat që ndodhen në disqe. Largësia e shenjave është endryshueshme, sipas kërkesave. Makina është e pajisur me 2 ose 6 grupe mbjellëse tëpavarura. Ato mund të zhvendosen gjatë telajos për të ndryshuar largësitë e midis rreshtave.

Fig. 6.22 Shtrëngimi i fidanit në brazdë

Fig. 6.20 Makinë artisëse lehtësuese për fidanë me rrënjëtë zhveshur e pajisur me shpërndarës me disqe plastike:1-shpërndarësi; 2-koshi i plehut; 3-platformë për arkat;4-brazduesit

Fig. 6.21 Makinë artisëse me shpërndarëse me disk vertikal:1. shpërndarësi; 2-arkë për fidanë; 3-depozitë për ujë dhe pleh të lëngët.

Page 68: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

68

Për artisjen e fidanëve në largësi midis rreshtave më të vogla se 30 cm, midis dy grupevembjellëse normale mund të vendoset një grup i tretë plotësues. Ky i fundit vendoset nënjë mbajtëse të gjatë tubolare, që del prapa dy grupeve fqinje.Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një aparat shpërndarës, i pajisur me kapëse të pajisura megomë. Kapëset, nën veprimin e një mekanizmi jashtëqendror, hapen automatikisht në kohënkur fidani ndodhet në brazdë e në pozicionin vertikal. Ato vazhdojnë të qëndrojnë të hapuraderisa punëtori vendos fidanin e ri. Pastaj kapësja mbyllet automatikisht ose me një shtytjetë lehtë nga punëtori. Makinat artisen njëkohësisht me artisjen e mund të bëjnë plehërim dheujitje të lokalizuar. Në rastin e ujitjes së lokalizuar (shih fig. 6.21), makinat janë të pajisura menjë depozitë uji në tuba gome ose plastike. Sasia e ujit në çdo fidan rregullohet nga 0.1 dm³-0.5 dm³ për rrënjë. Ky mekanizëm mund të përdoret edhe për shpërndarjen e plehrave tëngurta kimike, ku vendoset një shpërndarëse e zakonshme plehu (shih fig. 6.20).Ka disa lloje makinash për mbylljen e fidanëve me rrënjë të veshura ose me kubikë. Një ngamodelet më të përdorshme është ajo e treguar në fig. 6.23. Aparati shpërndarës është me gotame fund të hapur. Për të siguruar rregullueshmërinë e vendosjes së fidanëve me shenjat osekapëset e aparateve shpërndarëse, shpejtësia e zhvendosjes së makinës duhet të jetë 0.5km/orë-1.2 km/orë. Ashtu si edhe për makinat e tjera mbjellëse me saktësi, edhe në këtërast, rëndësi ka rregullimi i largësisë së vendosjes së fidanëve në rresht. Kjo mund të bëhet:-duke ndryshuar numrin e shenjave ose të kapëseve në diskun shpërndarës;-me kombinimi i dy kritereve të mësipërme.Vlerat e parametrave të mësipërm për vendosjen e tyre në makinë, gjenden në tabelat orientuesetë makinës. Gjatë artisjes me makinë mund të ndodhin dëmtime të fidanëve osemosshtrëngimi i tyre i mirë.Për këtë arsye duhet të bëhet një kontroll për:-të plotësuar vendet bosh;-fidanët e dëmtuar;-të ngritur fidanët e pjerrët.Veprimi i fundit është mirë të kryhet në një kohë me kalimin e makinës, duke caktuar për çdody rreshta të makinës një njeri.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë llojet e makinave për mbjelljen e fidanëve?2. Si janë ndërtuar aparatet shpërndarëse të makinave artisëse lehtësuese?3. Si punojnë aparatet shpërndarëse?4. Ç'rregullime mund të bëhen në makinat artisëse?5. Ç'operacione të tjera mund të kryejnë makinat artisëse, përveç mbjelljes?6. Si rregullohet largësia e vendosjes së fidanëve?

Page 69: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

69

TEMA VII

MAKINAT PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë rëndësinë e përdorimit të makinave mbrojtëse të bimëve në bujqësi;-përshkruajnë funksionimin dhe regjistrimin e makinave spërkatëse;-tregojnë llojet dhe ndërtimin e makinave spërkatëse;-përshkruajnë funksionimin dhe përdorimin e makinave pluhurosëse;-tregojnë ndërtimin dhe si bëhet regjistrimi i makinave pluhurosëse;-përshkruajnë makinat për dezinfektimin e tokës dhe të farës.

VII.1. Njohuri të përgjithshme për makinat e mbrojtjes së bimëve

Informacioni teorik

Mbrojtja kimike e bimëve dhe mekanizmi i përshtatshëm i trajtimeve kimike janë ndërfaktorët kryesorë për ruajtjen e prodhimit nga humbjet dhe rritjen e cilësisë së tij. Mbrojtjakimike kërkon përdorimin e përbërësve specialë, fitofarmacive, për luftën kundër sëmundjevetë bimëve, kundër prishjes nga parazitët, kundër barërave të këqija etj. Që efekti i tyre tëjetë i plotë, fitofarmacivet duhet të shpërndahen në kohën e përshtatshme sipas të dhënave tëprognozë-sinjalizimit dhe sa më njëtrajtësisht në gjithë sipërfaqen që trajtohet. Ato duhet tëpërsëriten herë pas here me qëllim parandalues dhe kurues. Rëndësi të madhe ka trajtimiparandalues, i cili ka vlera të mëdha ekonomike dhe praktike për mbrojtjen e prodhimitdhe për pakësimin e ndërhyrjeve. Kujdesi për trajtimet kimike lidhet edhe me një problemmjaft të mprehtë dhe serioz të kohës: mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet, pasi ka rrezik ngambetjet toksike në prodhimet bimore dhe në tokë.Për të arritur rezultate sa më të mira, rol të madh ka cilësia e shpërndarjes dhe rritja e efektitveprues të preparateve kimike. Për të kryer trajtime sa më të efektshme, të shpejta dheekonomike, rol të madh dhe vendimtar ka përdorimi i makinave të posaçme. Preparatetkimike përdoren në gjendje të lëngëta ose të ngurta (këto të fundit dhe në formë pluhurishumë të imët). Për të realizuar shpërndarjen e preparateve, përdoren dy lloj makinash:spërkatëse dhe pluhurosëse. Të dy grupet e makinave ndahen në:-makina të bartura nga njeriu;- makina të tërhequra me kafshë ose traktor.Spërkatja është përpunimi i bimëve kundër dëmtuesve me shpërhedhjen e një përzierjejehelmuese, e cila është pluhurizuar shumë imët. Përzierja helmuese më shpesh përbëhet ngauji dhe një përqindje e caktuar e preparatit të lëndës aktive, që përcakton dhe përqendrimin epërzierjes. Kjo përzierje mund të jetë:-tretësirë, kur preparati është pluhur shumë i imët, por i patretshëm;-emulsion, kur ai është lëng vajor.

Page 70: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

70

Gjatë spërkatjes, sipërfaqja që do të mbulohet nga përzierja helmuese duhet të jetë mundësishtsa më e madhe dhe me vëllim mundësisht sa më të vogël për çdo hektar. Megjithatë kymbulim është mirë të diferencohet në varësi të llojit të pesticidit, që mund të jetë:-Insekticid, në të cilin sipërfaqja e mbuluar mund të jetë më e vogël, sepse kodrat janë tëlëvizshme dhe ka mundësi të arrijnë të takojnë lëndën aktive ose avujt helmues të preparatit.-Fungicid, me të cilin sipërfaqja duhet të mbulohet sa më plotësisht, d.m.th., sa më shumëpikëza të imëta (spërkla) të përmbahen në 1 cm², aq më i efektshëm është trajtimi.-Herbicid, me të cilin sipërfaqja e mbuluar mund të pakësohet, sepse ky preparat ka bazëhormonale dhe veprimi i tij përgjithësisht varet nga përputhja që bëjnë bimët. Sipërfaqja embuluar duhet të jetë e tillë, që barërat e këqija ta përthithin në mënyrë të mjaftueshmelëndën aktive; në të kundërt, kur preparati nuk ka bazë hormonale, mbulimi duhet të jetë samë i plotë. Cilësia e sipërfaqes, shkalla e mbulimit të sipërfaqes që trajtohet, imtësia e pikëza(spërklave) dhe depërtimi i tyre në masën bimore varet nga tipi dhe cilësia e stërkalave, tëcilët janë të shumta nga lloji dhe forma. Pluhurosja ka të njëjtin qëllim, por, në këto raste,hidhet pluhur.

Pyetje dhe detyra

1. Përse mbrojtja kimike e bimëve është faktor kryesor për ruajtjen e prodhimit nga humbjetdhe në rritjen e cilësisë së tij?2. Përse trajtimet parandaluese janë më të lehta e më të efektshme?3. Si ndikon mekanizmi i trajtimeve kimike për rritjen e efektivitetit të tyre?4. A mund të diferencohet mbulimi i bimëve sipas natyrës së spërkatësve?

VII.2.-VII.3. Makinat spërkatëse.Llojet, ndërtimi, funksionimi dhe regjistrimi i tyre

Informacioni teorik

Spërkatja është mënyra më e përhapur e mbrojtjes kimike të bimëve. Ajo kryhet me makinaspërkatëse. Makinat spërkatëse shërbejnë për shpërndarjen e fitofarmacive dhe tëfitorregullatorëve në gjendje të lëngët. Këto makina e ndajnë lëngun helmues në pika të imëta(ose spërkla) dhe e transportojnë drejt bimës që përpunohet. Gjatë spërkatjes, sipërfaqja qëdo të përpunohet, duhet të mbulohet nga spërklat, kurse vëllimi i lëngut helmues duhet të jetëmundësisht sa më i vogël. Megjithatë, mbulimi me spërkla varet nga lloji i fitofarmaciveqë përdoren. Rëndësi gjatë spërkatjes ka edhe depërtimi i pikave në të gjithë masënvegjetative të bimëve. Makinat spërkatëse janë të dorës, të traktorëve (të bartura ose tëtërhequra), por përdoret shumë edhe aviacioni (aeroplanët dhe helikopterët). Nga tipi i makinësspërkatëse varet cilësia e spërkatjes, shkalla e mbulimit të sipërfaqes që përpunohet, madhësiae pikave dhe depërtimi i tyre në masën bimore. Nga pikëpamja ndërtimore makinat spërkatësepërbëhen nga këto pjesë kryesore:-depozita e lëngut helmues;-qarku i transportimit të lëngut;-organet e spërkatjes (ose shihedhësit), që bëjnë dozimin, ndarjen ose pluhurzimin e lëngut nëspërkla dhe në shpërndarjen mbi sipërfaqen që përpunohet;-pajisjet e kontrollit dhe të rregullimit.

Page 71: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

71

Le të shohim më hollësisht disa nga tipat kryesorë të makinave spërkatëse.

1. Makinat spërkatëse me pluhurzim hidraulik (Fig. 7.1a)

Makinat spërkatëse me pluhurzim hidraulik punojnë nën trysni. Lëngu helmues, nënveprimin e trysnisë që krijohet nga një pamje, shtyhet drejt pluhurzuesve shpërndarës. Nëkëto kushte, gjatë daljes, lëngu shpërbëhet në spërkla. Spërklat e krijuara nga organet espërkatjes hidhen në atmosferë dhe transportohen deri te bimët. Largësia e hedhjes varet ngamadhësia e trysnisë. Ky lloj pluhurzimi mund të quhet edhe mekanik. Vrima e pluhurzuesitështë e kalibruar dhe ka diametër 0.3 mm-2.5 mm. Trysnia, sipas tipit të makinës, ndryshonnga 3 bar-40 bar. Trysnia e lëngut në depozitë krijohet nga një pompë hidraulike ose, nëdisa raste, nga një pompë pneumatike. Në rastin e parë, pompa hidraulike vë në qarkullimlëngun, d.m.th. nga depozita, dhe e dërgon në organet spërkatëse. Në rastin e dytë, pompapneumatike rrit trysninë e ajrit në depozitë. Trysnia e ajrit vepron në sipërfaqen e lirë tëlëngut dhe përhapet në lëng me të njëjtën vlerë. Forca e trysnisë e dërgon lëngun në organetspërkatëse e më tej. Në këtë rast, trysnia e ajrit është 3 bar-7 bar.

Fig. 7.1 Skemat e ndërtimit dhe të funksionimit tëmakinave spërkatëse me:A-pluhurzim hidraulik (mekanik);B-pluhurzim pneumatik;

C-pluhurzim të kombinuar (hidropneumatik).

Më shumë pëlqehen makinat spërkatëse me pluhurizim hidraulik. Arsyeja: janë të thjeshtadhe kushtojnë më pak se tipat e tjerë. Ato mund të realizojnë të gjitha tipat e spërkatjeve,ndikohen më pak nga era dhe janë efektive në spërkatjet dimërore të pemëve dhe të vreshtave.Ndër të metat e tyre mund të përmendim:-ashpërsinë e spërkatjes me pika relativisht të madhe;-përdorimin e sasive të mëdha të lëngut, që shkon nga 400 dm³/ha-1200 dm³/ha;-humbje jo të pakta nga rrjedhja e pikave të mëdha;-depërtimi i stërkalave në brendësi të kurorave nuk është i kënaqshëm.

2. Makinat spërkatëse me pluhurzim pneumatik (Fig. 7.1b)

Këto lloj makinash quhen edhe “atomizatorë”. Lëngu thithet nga depozita nga një rrymë efortë ajri që krijohet nga një ventilator qendërikës. Thithja bëhet nga një difuzor. Në difuzor,

Page 72: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

72

për shkak të vakuumit dhe shtjellës së krijuar, bëhet pluhurzimi i lëngut. Spërklat e imëta qëdalin nga hundëza transportohen po nga rryma e ajrit, që ka një shpejtësi të madhe (deri në150 m/s).Për të ndihmuar lëvizjen e lëngut nga depozita në difuzor, ajri dhe lëngu brenda depozitëshermetike mbahen nën trysni nga një rrymë ajri që vjen nga ventilatori.Makinat e këtij tipi arrijnë një pluhurzim shumë të imët. Për këtë arsye, duke përdorur lëngjeme përqendrime të larta të lëndës aktive, bëhen spërkatje me vëllim të vogël lëngu (deri në50 dm³/ha). Imtësia e madhe e spërklave me diametër rreth 0.1 mm, bën që humbjet ngarrjedhjet e pikave të jenë të papërfillshme.Në saje të forcës dhe të shtjellave që shkakton rryma e ajrit mbi masën bimore, depërtimi ispërklave është më i mirë, përpunohen faqet e kundërta të gjetheve, si dhe kërcejtë.Meqë numri i pikave për cm² është shumë i madh, pra dhe mbulimi është thuajse i plotë, këtomakina parapëlqehen për spërkatjet me fungicide.Largësia e transportimit të stërkalave është e madhe. Ajo varet nga fuqia dhe vëllimi irrymës së ajrit.

3. Makinat spërkatëse me pluhurizim të kombinuar (hidropneumatik) (Fig. 7-1c)

Lëngu, nën trysninë e krijuar nga pompa hidraulike, nëpërmjet pluhurizimit del i pluhurzuarnë pika. Spërklat e krijuara në këtë mënyrë, ndeshen brenda tubit pluhurzues me një rrymë tëfuqishme ajri që vjen nga një ventilator. Kjo rrymë ajri i ndan dhe i pluhurzon më tej spërklatnga pluhurzuesi hidraulik dhe i transporton ato larg. Në këtë mënyrë, kjo makinë është njëndërthurje e dy tipave të parë. Ventilatori ka një prurje shumë të madhe ajri, që arrin n ëm a d h ë s i n ë 10 000 m³/ha-70 000 m³/ha.Largësia e transportimit të rrymës së ajrit, të ngarkuar me spërkla, varet nga madhësia eprurjes së ventilatorit. Sipas dëshirës dhe qëllimit të përpunimit, ventilatori mund të mosvihet në përdorim. Kështu, makina mund të punojë si spërkatës i zakonshëm, me trysni dheme pluhurzim hidraulik. Në këtë rast, trysnia e lëngut duhet të rritet dhe të rregullohet nëpërshtatje me kërkesat.Makinat me pluhurzim të ndërthurur shfrytëzojnë cilësitë pozitive së të dy tipave të parë dhezbutin anët e tyre negative.Organet punuese të makinave spërkatëse janë: 1. depozita; 2. grupi pompues; 3. organetspërkatëse.

1. Depozita

Depozitat kanë forma dhe përmasa të ndryshme. Brenda saj vendosen pajisje për përzierjendhe për homogjenizimin e lëngut në pezulli ose në emulsione. Në makinat që përdoren,përzierësit janë kryesisht të tipit hidraulik, pra përzierja realizohet nga një rrymë lëngu metrysni mbi fundin e depozitës.Gjithashtu përdoren edhe përzierës mekanikë, që janë boshte me lopatëza dhe helika.Depozitat janë të pajisura me filtra në tubin e furnizimit dhe në atë të dërgimit të lëngut.

2. Grupi pompues

Elementi kryesor i grupit pompues është pompa hidraulike. Ajo mund të jetë qendërikëse osealternative. Përdorimi i pompave qendërikëse është i kufizuar. Ato mund të përdoren në

Page 73: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

73

makinat që punojnë me trysni të ulëta ose në makinat me pluhurzim të ndërthurur. Përhapjetë gjerë kanë pompat alternative, të cilat mund të përdoren në të gjitha tipat e makinavespërkatëse. Pompat alternative janë me membranë dhe me pistona. Janë pompa që realizojnëtrysni të larta, deri në 40 bar. Në grupin pompues bën pjesë edhe rregullatori i trysnisë, qëshërben si valvul sigurimi e vendoset në dalje të pompës. Kjo valvul i mbron pajisjet ngadëmtimet që mund të ndodhin si rezultat i rritjes së trysnisë së lëngut.Në makinat spërkatëse të traktorëve vendosen pompa me membranë me veprim të dyfishtëose të dyanshëm (fig. 7-2). Kambana e ajrit është pjesë përbërëse e pompës. Ajo ka dy dhomatë ndara në membrana. Dhoma e sipërme, hermetike, mbartet paraprakisht në ajër me trysni 5bar. Kështu, trysnia lëng-ajër e anasjelltas ushtrohet nga membrana. Këto pompa sigurojnëtrysni të lëngut deri në 30 bar. Parimi i punës së një pompe me piston tregohet në fig. 7.3.

Fig. 7.3 Skema e punës së pompës me piston

3. Organet spërkatëse

Qarku i lëngut është i përbërë nga tubacionet, rubinetat dhe filtrat. Ai përfundon në organetspërkatëse, që përbëhen nga sprucatorët pluhurzues ose nga dizat spërkatëse. Këto të funditvendosen në shtrat të bartur. Tipat kryesorë të shtretërve janë:-me zbara horizontale, pingule me drejtimin e lëvizjes, të përshtatshme për përpunimin ebimëve të arave;-zbara vertikale, të thjeshta ose të dyzuara, të përshtatshme për pemëtorët dhe vreshtat;-gjysmërrethore, për pemë me rritje të zakonshme të kurorës (fig. 7.4).Sistemet spërkatëse ndryshojnë sipas tipit të makinave.

Fig. 7.4 Tipat e zbarave tëpluhurzuesve

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë kriteret përjashtuese ndaj makinave spërkatëse?2. Si ndahen makinat spërkatëse?3. Cilat janë veçoritë e tre tipave kryesorë të makinave spërkatëse?4. Si janë ndërtuar makinat spërkatëse?

Page 74: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

74

5. Ç'lloje pompash përdoren për makinat spërkatëse?6. Përse shërben rregullatori i trysnisë?7. Përse duhet kambana e ajrit dhe në ç’rast përdoret ajo?8. Trego skemën dhe funksionin e pompës me membranë me veprim të dyfishtë?9. Sa llojesh janë organet spërkatëse?

VII.4.-VII.5. Makinat pluhurosëse. Ndërtimi, funksionimidhe regjistrimi i tyre

Informacioni teorik

Pluhuri shpërndahet nga aparatet dhe makinat pluhurosëse me anën e një rryme ajri. Ajrijepet nga një ventilator qendërikës. Me disa aparate të dorës përdoret edhe gjyryku, me veprimtë thjeshtë ose të dyfishtë. Organet kryesore të punës së një makinë pluhurosëse janë: depozitae pajisur me shkriftues, ushqyesi, dozuesi, ajërdhënësi dhe organet shpërndarëse. Në fig. 7.5tregohet skema e funksionimit të një makinë pluhurosëse.

Fig. 7.5 Skema e punës e pluhurzuesit

Fig. 7.6 Aparat pluhurues dore me ventilator

Shkriftuesi është i detyrueshëm për pluhurin, i cili, duke qenë shumë i imët, ngjishet shpejtdhe bëhet i palëvizshëm. Shkriftuesit janë mekanikë, zakonisht në formë spiraleje, që luajnëshpesh dhe rolin e ushqyesit pneumatik. Në fig. 7.6 dhe fig. 7.7 tregohen përkatësisht aparatetpluhurosëse të dorës me ventilator dhe me gjyryk. Në aparatet me gjyryk, ajërdhënësi e dërgonrrymën e ajrit brenda depozitës, nëpërmjet një tubi me vrima. Ajri, duke kaluar nëpër masën epluhurit, e shkrifton atë dhe, pasi merr me vete thërrmija pluhuri, i transporton ato drejt organeveshpërndarëse.Organet shpërndarëse e hedhin pluhurin te bima që do të përpunohet. Një proces i ngjashëmzbatohet edhe në pluhuruesin me ventilator të pajisur me motor (fig. 7.8), i cili përdoret edhepër spërkatje në pluhurizim pneumatik.Në sistemet e tjera me ventilator (shih fig. 7.5 dhe f i g . 7.7), dhënësi mekanik, nëpërmjetdozuesit, e dërgon pluhurin në qendër të ventilatorit. Që këtej grimcat e pluhurit të përzieranë rrymën e ajrit dërgohen drejt organeve shpërndarëse.Në aparatin e dorës shpërndarësi vendoset në fundin e një tubi që komandohet me dorë.Në makinat pluhurosëse, shpërndarësit e pluhurit vendosen në zbara dhe në shtrat tëpërshtatshëm, në përputhje me mënyrat e ndryshme të pluhurosjes (fig. 7.9).

Page 75: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

75

Fig. 7.7 Aparat pluhurues me gjyryk

Fig. 7.8 Aparat pluhurues shpine me ventilator me motor:1-ventilatori; 2-gyp me valvul për dërgimin e ajrit në depozitë;3-mbajtësja e pluhurit e bërë me vrima për kalimin e ajrit ngaushqyesi në shkriftues; 4-gypi i daljes së pluhurit i pajisur mevalvul pozuese; 5-tubi i dhënies së pluhurit; 6-tubi i qarkullimittë ajrit; 7-tubi me pajisjen shpërndarëse

Makinat e ndërthurura ndërtohen mbi bazën e makinave spërkatëse pneumatike. Në shtratine tyre ka një depozitë për pluhurin, e cila është e pajisur me organet ushqyese, shkriftuesedhe dozuese. Në këtë mënyrë, makina funksionon edhe si spërkatëse, edhe si pluhurosëse.Ventilatori, në vend të ajrit të pastër, i dërgon ajër të ngarkuar me grimca pluhuri. Në këtomakina sigurohet dhe pluhurosja e lagët, ku nga sistemi hidraulik dërgohet vetëm ujë ipastër. Këto makina kanë forma të ndryshme shtretërish dhe aparatesh shpërndarëse, që upërshtaten llojeve të kulturave ku do të shpërndahen (fig. 7.9).

Fig. 7.9 Forma të ndryshme të telajove(shtretërve) për mënyra të ndryshmepluhurosjeje

Rregullimet e makinave spërkatëse dhe pluhurosëse në punë

Rregullimet në punë të këtyre makinave bëhen për:-rregullimin e sasisë së lëngut ose të pluhurit për njësi sipërfaqeje;-vendosjen dhe orientimin e organeve spërkatëse dhe shpërndarëse.Rregullimi i sasisë që shpërndahet për 1 ha është dhe pikësynimi kryesor për makinat ekësaj kategorie. Në parim, sasia e shpërndarjes sigurohet duke vendosur raporte të drejta midis

Page 76: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

76

prurjes, trysnisë dhe shpejtësisë së lëvizjes. Kjo u përket gjithmonë makinave të traktorëveme zbara shpërndarëse.Prurja e lëngut (ose e pluhurit) nga organet spërkatëse ose pluhurosëse varet nga:-diametri i vrimës së kalibruar të pluhurizuesit (për makinat spërkatëse me pluhurizimhidraulik dhe të përzierë);-hapja e rubinetit ose e hapësirës së dizës për spërkatësit pneumatikë;-hapja e dozuesit për pluhuruesit;Trysnia e lëngut është një faktor i rëndësishëm i cilësisë së pluhurzimit, prandaj vlera e sajduhet të ruhet brenda kufijve që sigurojnë një pluhurzim cilësor.Rritja ose zvogëlimi i shpejtësisë së lëvizjes, për të njëjtat vlera të prurjes, zvogëlon ose rritsasinë e lëngut (pluhurit) për 1 ha. Prandaj, shpejtësia e makinës nuk duhet të ndryshohetgjatë punës, sepse kjo do të sillte çrregullime në njëtrajtshmërinë e shpërndarjes.Gjerësia kapëse e zbarës spërkatëse ose e pluhuruesit është gjithashtu një faktor përcaktuespër sasinë që shpërndahet për 1 ha, për të njëjtat vlera të prurjes dhe të shpejtësisë.Këta 3 faktorë, si dhe sasia e normuar për 1 ha lidhen me formulën e mëposhtme:

q=QVB/600 (dm3/min), nga ku: V=600q/QB (km/orë)Duke ditur sasinë q për ha dhe gjerësinë kapëse B për një vlerë të caktuar të shpejtësisë V,mund të njehsojmë prurjen që nevojitet dhe që duhet të sigurojë organi përkatës (ose dozuesi)i makinave pluhurosëse dhe spërkatëse pneumatike. Sasia q i përket të gjithë pluhurizuesvedhe shpërndarësve që janë vendosur në shtratin e makinës.Në tabelat shoqëruese të makinës ne mund të gjejmë diametrin e vrimës së pluhuruesit dhetrysninë, të cilat sigurojnë sasinë q ose shkallën e dozuesit. Në të kundërt, duke njohur prurjenq, mund të njehsojmë shpejtësinë me të cilën duhet të lëvizë traktori. Në përgatitjen emakinave spërkatëse rëndësi ka dhe përqendrimi i caktuar i lëndës aktive të ujit. Përzierjahelmuese mund të përgatitet në enë të veçanta ose drejtpërdrejt në depozitën e makinës. Nëçdo rast duhet të dihet vëllimi i enës, në mënyrë që të llogaritet sasia e fitofarmacisë nëdm³. Sasia e duhur e fitofarmacisë merret duke përdorur provëza ose enë matëse tëshkallëzuara.

Pyetje dhe detyra

1. Përse shërbejnë makinat pluhurosëse?2. Cilat janë elementet kryesore të një makinë pluhurosëse?3. Si mund të bëhen trajtime me fitofarmaci lëng dhe pluhur (dy fitofarmaci të ndryshme) nëtë njëjtën kohë?4. Nga se varet prurja në pluhurzuesit hidraulikë?5. Ç’rol luan shpejtësia e lëvizjes në spërkatje?6. Si përcaktohet prurja që duhet të sigurojë zbara përkatëse?

Page 77: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

77

TEMA VIII

MEKANIZMAT E UJITJES

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:përshkruajnë rëndësinë e mekanizmit të ujitjes;klasifikojnë makinat ujitëse;përshkruajnë parimin e punës së makinave ujitëse;tregojnë ndërtimin e makinave ujitëse;përshkruajnë regjimet e punës së mekanizmave ujitës.

VIII.1. Njohuri të përgjithshme për ujitjen dhe për mekanizmat ujitës

Informacioni teorik

Ujitja ka për qëllim të rregullojë “kushtet e lagështisë” së tokës në përputhje me tipin ekësaj të fundit dhe me kërkesat e bimës që rritet. Ujitja balancon humbjen e ujit ngaavullimi dhe nga transpirimi i bimëve.Sistemet e shpërndarjes së ujit për ujitje janë të ndryshme. Dy janë mënyrat kryesore të ujitjes:-tradicionale: me rrëshqitje, me përmbytje dhe me brazda;-teknike: me shihedhje, e lokalizuar ose me pika.Ujitja teknike bazohet në mekanizmin e procesit të ujitjes. Shpërndarja e ujit bëhet meaparate dhe pajisje teknike. Shpërndarja e ujit me rrëshqitje (vetërrjedhje) bazohet nëshpërndarjen e ujit me “dorë”, kurse ngritja e ujit në nivele të larta bëhet kurdoherë mepërdorimin e mjeteve mekanike, si: të rrotave hidraulike, pompave etj.Sistemi i ujitjes me shihedhje e shpërndan ujin në formën e një shiu artificial. Ky shishpërndahet me një intensitet mesatar të tillë që t’u përgjigjet karakteristikave të tokësdhe kërkesave të bimëve. Intensiteti i shihedhjes shprehet me mm/orë, ku 1 mm/orë është i

barasvlershëm me 10 m3/hapërore.Ujitja me shihedhje ka përparësi të shumta ndaj formave tradicionale të ujitjes. Përparësitëjanë agronomike dhe ekonomike. Më kryesoret janë:-nuk ndikohet nga sistemi dhe pjerrësia e tokës;-nuk e shpëlan dhe nuk e gërryen tokën;-siguron me saktësi sasinë e ujit për njësi të sipërfaqes;-uji shfrytëzohet me më efektivitet nga bimët.Sistemet shihedhëse janë impiantet hidraulike dhe makinat shihedhëse mekanike. Një impiantpërbëhet nga vepra e marrjes së ujit, nga tubacioni kryesor përcjellës, nga një ose më shumëtubacione shpërndarëse dhe ushqyese, si dhe nga aparatet shihedhëse/shpërndarëse të ujit.Marrja e ujit nga vepra e marrjes mund të jetë:-me rënie të lirë, kur midis pikës së marrjes së ujit (rezervuarë etj.) dhe rrjetit shpërndarëska ndryshim të tillë lartësie që siguron trysninë e nevojshme për punën e shihedhësve;

Page 78: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

78

-me stacion pompimi ose me grup motopompash, kur ndryshimi i lartësisë nuk sigurontrysninë e nevojshme në shihedhësit. Grupi motopompë mund të jetë i palëvizshëm ose ilëvizshëm përbrenda territorit të punës (fig. 8.1).

Fig. 8.1 Grupi i motopompës i vendosur mbinjë karel me rrota për zhvendosje

Pompa mund të vihet në punë edhe nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit. Pompat janë tëtipit qendërikës. Në fig. 8.2 tregohen skemat e grupeve me elektromotor dhe me lidhje ngaboshti i marrjes së fuqisë së traktorit.

Fig. 8.2 Grupmotopompe:A-meelektromotor;B-i lidhur me

b.m.f.-në etraktorit

Makinat shihedhëse përdoren me traktorë ose janë vetëlëvizëse. Edhe në rastin e dytëzhvendosja e tyre bëhet me traktor për të ndërruar sektorin. Makinat shihedhëse e kryejnëujitjen në gjendje pozicionale ose me lëvizje. Ato janë të pajisura me pompë qendërikësepër marrjen e ujit nga kanale të hapura ose mund ta marrin ujin nga tubacioni i mbuluar (ilidhur me veprën e marrjes) nëpërmjet hidranteve. Pompat që përdoren në ujitje e marrin ujinnga një thellësi deri 6 m. Tubi thithës nuk duhet të këtë kthesa të forta, kurse lidhjet duhet tëjenë të puthitura për të mos lejuar rrjedhjen e ujit dhe hyrjen e ajrit.Përpara lëshimit të pompës, hapësira brenda saj dhe tubi i thithjes duhet të mbushen me ujëdhe të nxirret ajri nga një ventil i posaçëm që gjendet në trupin e pompës.Sipas rrezes së veprimit, impiantet dhe makinat shihedhëse ndahen:-me hedhje të largët 60 m-70 m;-me hedhje të mesme 20 m-25 m;-me hedhje të vogël 8 m-10 m.

Page 79: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

79

Ujitja e lokalizuar me pika e shpërndan ujin drejtpërdrejt në rrënjët e bimëve në trajtën epikave të vazhdueshme dhe periodike, duke e mbajtur vazhdimisht të lagët tokën. Sistemi iujitjes së lokalizuar ose me pika bazohet në shpërndarjen e ujit nën trysni, me sasi pikash përnjësi kohe. Pikat e ujit drejtohen dhe i shërbejnë drejtpërdrejt aparatit rrënjor të bimëve. Kjomënyrë e balancon evapotranspiracionin nga bima dhe nga toka. Ujitja e lokalizuar ose mepika është ujitja më efikase për bimët dhe është quajtur ujitja moderne e bimëve.

Pyetje dhe detyra

1. Cili është qëllimi i ujitjes?2. Përse ujitja teknike është teknologjikisht e përparuar?3. Si shpjegohet ekonomizimi i ujit dhe ndikimi pozitiv në rendimentin e bimëve bujqësore?4. Cilat janë elementet kryesore të ujitjes teknike?5. Ç'përfaqëson ujitja me shihedhje dhe si realizohet ajo?6. Ç’është ujitja e lokalizuar me pika dhe si ndikon ajo te bimët?

VIII.2.-VIII.3. Ndërtimi, funksionimi dhe regjimet e punëssë mekanizmave ujitës

Informacioni teorik

Ujitja teknike sot ka marrë një përdorim mjaft të gjerë. Ajo ndahet në:-ujitjen me shihedhje;-ujitjen e lokalizuar ose me pika.Shihedhësit janë aparate ujitëse që krijojnë shiun artificial dhe e shpërndajnë atë në njëzonë të caktuar. Shpërndarja e ujit realizohet nëpërmjet tubacioneve të ushqimit. Sipas mënyrëssë vendosjes, ato mund të jenë të palëvizshme, gjysmë të lëvizshme ose të lëvizshme. Nëimpiantet e palëvizshme (fig. 8.3) tubacionet ushqyese janë të vendosura nën tokë dhe janëprej materiali plastik ose prej eterniti. Në impiantet gjysmë të lëvizshme (fig. 8.4), tubacionetpërbëhen nga elemente të veçanta me gjatësi deri në 6 m, që lidhen midis tyre me bashkuese.Këto tubacione janë prej llamarine, çeliku të zinkuar, prej lidhjesh alumini ose prej gome ematerialesh plastike.Shihedhësit vendosen në tubacionet ushqyese. Ata ndahen në dy tipa: statikë dhe dinamikë(të rrotullueshëm). Në kushtet e fermave të vogla është më i përshtatshëm përdorimi iimpianteve të lëvizshëm, me grup pompimi me motor ose me traktor, me kapacitete të vogladhe me numër të kufizuar shihedhësish.Shtrirja e tubacioneve shpërndarëse duhet të sigurojë prurje të njëtrajtshme për çdo shihedhës.Për të siguruar këtë, duhet që shihedhësit e vendosur në të njëjtën linjë të punojnë gati me tënjëjtën trysni. Prandaj tubacionet vendosen në vijë të drejtë, të mos kenë rrjedhje dhe numri ishihedhësve të jetë i tillë, që trysnia në shihedhësin e fundit të mos jetë më e vogël se 1.8bar-2.0 bar. Tubacionet duhet të vendosen paralel me brinjën më të shkurtër të arës. Megjithatë,gjatësia e tubacioneve dhe numri i shihedhësve që mund të vendosen, varet nga karakteristikate impiantit. Në vendosjen e shihedhësit duhet që linjat të jenë paralele dhe me largësi tëcaktuara, gjithnjë të barabarta. Gjithashtu, edhe largësitë e shihedhësve në linjë duhet të jenë

Page 80: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

80

të njëjta. Rëndësi ka dhe skema e vendosjes së shihedhësve, ku në çdo dy linja fqinje, qëpërcakton sipërfaqen që ujitet, vendoset nga një shihedhës.

Zbatohen dy skema kryesore:1. Vendosja në trajtë trekëndëshi barabrinjës (fig. 8.5a), ku largësitë e shihedhësve në linjëdhe largësitë midis linjave janë të barabarta, pra: A=B=1.75R (ku R rrezja e sipërfaqesrrethore që lag shihedhësi).

Page 81: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

81

2. Vendosja në trajtë katrori (fig. 8.5b), ku: A=B=1.4R.Nëse në tubacionet e zakonshme të ujësjellësit uji vjen me trysni, mund të përdoret impiantigjysmë i lëvizshëm dhe shihedhësi statik, por me rreze të vogël veprimi.Shihedhësit e vendosur janë të tipit statik ose dinamik. Shihedhësit statikë përbëhen nganjë ose më shumë gojëza të moduluara. Te ta uji vjen me trysni 0.3 bar-2 bar dhe shpërndahetnë formën e shiut të palëvizshëm e me njëtrajtshmëri të madhe (fig. 8.6 dhe fig. 8.7).Shihedhësit dinamikë (rrotullues) janë të pajisur me shtiza. Shtiza përfundon me një dizë tëpërshtatshme, që ka një diametër të caktuar. Shtiza rrotullohet rreth një aksi vertikal dhe

kryen një rrotullim të plotë 360o ose të pjesshëm. Dizat shihedhëse janë të ndërrueshme dheme diametra të ndryshëm. Rrotullimi i shihedhësit bëhet nga veprimi goditës i ujit me trysniose për kundërveprim. Në fig. 8.8, 8.9 dhe 8.10 tregohen skemat e shihedhësve më të përhapurdhe mënyrat e tyre të rrotullimit.

Fig. 8.6 Shihedhës statikme tubacion të vrimuar e

me gojëza ose diza tëmoduluara e me largësi tëhedhjes së shiut 5 m-10 m

Në disa tipa makinash shihedhëse me traktor, rrotullimi i shihedhësit bëhet me një transmisionmekanik.Shihedhësit ndahen:

-me trysni të ulët, deri 2.5 bar, e me rreze lagieje deri 20 m e prurje 0.5 dm3/s-2 dm3/s;

-me trysni të mesme, 2.5 bar-5 bar, e me rreze lagieje 21 m-40 m e prurje 2 dm3/s deri

në-6 dm3/s;

-me trysni të lartë, mbi 5 bar, e rreze lagieje mbi 40 m e prurje 6 dm3/s.Ky klasifikim vlen për të përcaktuar tipin e impiantit në varësi të madhësisë së ngastrave dhetë kulturave që ujiten. Sipas teknikave të sotme intensiteti i shiut duhet të jetë 1.4 mm/orë

deri në 20 mm/orë (ose 14 m3/ha-200 m3/ha).Mënyrë tjetër e ujitjes është ujitja e lokalizuar ose me pika. Ajo bazohet në shpërndarjen e ujitnën trysni, me sasi pikash për njësi kohe. Pikat e ujit drejtohen dhe i shërbejnë drejtpërdrejt

Page 82: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

82

aparatit rrënjor të bimëve. Kjo zgjidhje është quajtur më ekonomike, sepse harxhon 20%-70% të ujit kundrejt shihedhjes, duke ditur se ujitja me shihedhje përdor 50% të ujitjestradicionale. Gjithashtu, kjo mënyrë kërkon rreth 1/10 e fuqisë punëtore që nevojitet përujitjen me shihedhje.

Ujitja e lokalizuar realizohet: me pika (të vazhdueshme), me kurba (ose porcione) dhe mendërprerje. Në çdo rast impianti përbëhet nga një rrjet ushqyes kryesor, që furnizohet meujë nga një grup motopompash. Nga ky grup del rrjeti i tubacioneve shpërndarëse. Këta tëfundit e dërgojnë ujin në tubacionet anësore prej gome ose plastike të lakueshme. Në fig. 8.11tregohet skema e një impianti ujitës me pika.Rrjeti kryesor mund të jetë plotësisht i futur në tokë, por mund të jetë i shtrirë mbi tokë.Rrjeti shpërndarës, sidomos rrjeti ushqyes, mund të jetë nëntokësor, i shtrirë mbi tokë, i varurnë lartësi 1 m-1.5 m nga toka. Ky i fundit përdoret mjaft te drufrutorët (fig. 8.12).Në ujitjen me pika, trysnia e ujit nuk është më e madhe se 1 bar. Për çdo pikatore prurja

duhet të jetë 4 dm3/orë-dm3/orë. Uji del nga shpërndarësi pikues me trysni atmosferike.Pikatoret më të përhapura janë 3 llojesh:1. Këllëf i vrimuar (fig. 8.13a), i cili përbëhet nga dy tuba bashkëqendrorë. Tubi i brendshëm,që ka një diametër 15 mm-20 mm, ka vrimëza nga të cilat uji mbush hapësirën e ndërmjetmeprej 4 mm.2. Mikrotuba kapilarë, të cilat përbëhen nga gypa gome me diametër të brendshëm më tëvogël se 1 mm (fig. 8.13b). Në tubacionin shpërndarës me diametër të brendshëm 15 mm-20mm, gypat vendosen në largësi të përcaktuara.3. Pikatore speciale (fig. 8.13c), të cilat janë të vendosura në tubacionet dhe vendosen nëseksionin e kalimit të ujit.Këto zgjedhje janë të përshtatshme edhe për ujitje, plehërim ose ujitje me pesticide(kurative), duke përdorur kimikate të lëngëta.

Page 83: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

83

Fig. 8.11Skema e

impiantit mepika e

shoqëruar mepleh ose me

pesticide

Ujitja e lokalizuar është quajtur si ujitje moderne e me një efikasitet të madh për bimët,por duhet theksuar se ajo përdor impiante që janë mjaft të kushtueshme. Kjo është dhe njënga arsyet që kjo lloj ujitjeje përdoret në fermat e mëdha.

Pyetje dhe detyra

1. Si krijohen impiantet shihedhëse?2. Ç'duhet të sigurojë vendosja e një impianti shihedhës?3. Cili është ndryshimi i vendosjes së shihedhësit në trekëndësh ose në katror?4. Ç'ndryshim ka ndërmjet shihedhësve statikë dhe atyre dinamikë?5. Cilat janë karakteristikat përdoruese të shihedhësve?6. Ç'kuptojmë me ujitje të lokalizuar?7. Si është ndërtuar një impiant ujitës me pika?8. Si formohen pikat në tubacionet ushqyese?

Page 84: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

84

TEMA IX

MAKINAT PËR MBLEDHJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

Objektivat e temës

Në përfundim të temës nxënësit duhet të:-përshkruajnë rëndësinë e përdorimit të makinave për mbledhjen e prodhimeve bujqësore;-përshkruajnë makinat për mbledhjen e foragjereve;-klasifikojnë makinat mbledhëse të foragjereve;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbledhëse të foragjereve;-përshkruajnë makinat për silazhimin dhe senazhimin e ushqimeve të foragjereve;-përshkruajnë makinat lidhëse të barit dhe të kashtës;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave lidhëse të barit dhe të kashtës;-klasifikojnë makinat lidhëse të barit e të kashtës;-përshkruajnë makinat mbledhëse, ngarkuese dhe transportuese të prodhimeve bujqësore;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbledhëse ngarkuese dhe transportuese;-përshkruajnë rëndësinë e përdorimit të makinave korrëse, shirëse së të lashtave;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e motokorrësve;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e autokombajnave;-tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave shirëse së të lashtave.

IX.1. Njohuri të përgjithshme për mbledhjen e prodhimeve bujqësoredhe për makinat përkatëse

Informacioni teorik

Llojet e bimëve janë të ndryshme. Për mbledhjen e tyre përdoren mjete të shumta mekaniko-bujqësore. Ndër këto mjete rëndësi u është dhënë edhe mekanizmave për vjeljen e bimëvetë ndryshme farore, si: bishtajoreve (soja, batha, bizelja, thjerrëza, fasulja); foragjereve(tërfil, jonxhë); bimëve të arave, bimëve vajore etj. Për të gjitha këto bimë shfrytëzohenmakina që përdoren për grupe kulturash, duke bërë përshtatje të ndryshme përkatëse të pajisjeve,si dhe rregullimet e duhura të organeve të punës.Foragjeret kanë një rëndësi të madhe. Ato mund të përdoren si ushqim në gjendje tëfreskët apo të konservuar për kafshët.Foragjeret drithore, si: misri etj., mblidhen në gjendje të freskët dhe silazhohen, të cilat,pas një periudhe kohe, përdoren për kafshët.Operacionet e mbledhjes së foragjereve ndryshojnë sipas mënyrave dhe teknologjive qëzbatohen. Për foragjeret që mblidhen në gjendje të freskët, kryen këto operacione: mbledhje-ngarkim-transport-shkarkim. Mbledhja mund të shoqërohet me grirje ose shfibrosje.Mbledhja e foragjereve mund të jetë e lirë, kur ruhet në mullarë ose kur shkon pjesërisht etharë, ose e ngjeshur dhe e ambalazhuar në dengje ose n ë rule, kur është plotësisht e tharë.Zgjedhja varet nga mënyra e konservimit dhe mjetet mekanike që ka ferma.Tipat e makinave për mbledhjen e foragjereve janë të shumtë. Bile, edhe për të njëjtin

Page 85: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

85

operacion, ka tipa të ndryshëm.Dallojmë:-Makina kositëse: kositëse-ngarkuese; kositëse-ngritëse-ngarkuese.-Makina mbledhëse-ngarkuese, që mund të jenë: mbledhëse-grirëse-ngarkuese; mbledhëse-ngarkuese-transportuese.-Makina me shumë operacione, që mund të jenë: përhapëse-kthyese-ajrosëse-mbledhëse.-Makina ngjeshëse-lidhëse-mbledhëse-ngjeshëse-lidhëse.-Mbledhëse-ngjeshëse-lidhëse-ngarkuese.Makinat e foragjereve përdoren me traktorë dhe vihen në lëvizje nga boshti i marrjes së fuqisësë traktorit. Ato janë të bartura dhe të tërhequra.Për korrjen dhe shirjen e bimëve me produkt kryesor farën, përdoren dy mënyra:1. Me shumë faza, tradicionalisht e bazuar në punën e dorës dhe të kafshëve, ku operacionetkryhen të ndara, një nga një dhe në vazhdimësi.2. Me operacione të boshatisura, plotësisht të mekanizuara, ku kryerja e korrjes dhe marrjae prodhimit të shirë dhe të pastruar bëhet nga një makinë e vetme. Për këtë qëllim përdorenautokombajnat korrëse-shirëse të tipit vetëlëvizës. Autokombajnat korrëse-shirëse ose korrëse-shkoqëse për misër janë makina me cikël të plotë. Ato përbëhen nga dy pjesë kryesore:pjesa prerëse-transportuese dhe pjesa shirëse-pastruese.Këto arrijnë një shkallë të lartë pastërtie të prodhimit të shirë nga lëndët e huaja (mineraledhe organike), që arrin në 93%- 95% dhe me humbje minimale. Sipas kësaj mënyre, korrjafillon në fazën e pjekjes së plotë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 10 ditë. Mjaft tërëndësishme janë dhe makinat mbledhjen e prodhimeve industriale. Ato janë tipa të veçantëmakinash që bëjnë kujdes në mbledhjen dhe në ndarjen e prodhimit, në mënyrë që ai të jetë ipastër për përpunim. Për zgjedhjen e makinave të ndryshme për mbledhjen e prodhimeveduhet të kihen parasysh dhe modelet e makinave që ofron tregu, i cili përcakton shkallën dhedrejtimet e zhvillimit.

Pyetje dhe detyra

1. Çfarë rëndësie ka mbledhja e prodhimeve me mjete mekanike?2. Cilat janë operacionet e përbashkëta për mbledhjen e foragjereve?3. Si ndahen makinat e foragjereve sipas operacioneve tipike themelore?4. Nga se dallohen mënyrat e korrjes dhe shirjes së drithërave?5. Cilat operacione janë të mekanizuara në korrjen me shumë faza?6. Cilat janë përparësitë e korrjes dhe të shirjes me autokombajna?

IX.2. Makinat e mbledhjes së foragjereve.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Këto makina shërbejnë për prerjen e bimëve foragjere, të barërave të livadheve e të kullotave,të jonxhës, të tërfilit etj.Makinat e mbledhjes së foragjereve ose makinat kositëse përbëhen nga aparati prerës, organet

Page 86: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

86

e transmisionit, organet e rregullimeve dhe organet e manovrimit.Rëndësi të veçantë në këto makina ka aparati prerës, i cili ndahet në dy kategori kryesore:Klasike, me pllaka prerëse, që bëjnë lëvizje drejtvizore vajtje-ardhjeje.Rotative, ku elementet prerëse bëjnë lëvizje rrotulluese.Në zgjedhjen e mënyrës së vendosjes së aparatit prerës të traktorit mbahen parasysh këto veçori:-Vendosja anash, por në mes të traktorit, ka përparësi, sepse lejon kontroll dhe vrojtim tëlehtë e të vazhdueshëm. Njëkohësisht kjo mënyrë lë të lirë pjesën e pasme të traktorit për tëlidhur makina të tjera pune, si: mbledhëse etj. E metë e kësaj mënyre është ndërlikimi isistemit të lidhjes dhe i sistemit të transmisionit.-Vendosja prapa paraqet lehtësi në montim, por kontrolli është shumë i vështirë. Në këtërast nuk ka vend për të lidhur makinë tjetër.-Vendosja ballore ka hapësirë të madhe shikimi e kontrolli. Gjithashtu, pjesa e pasme e traktoritështë e lirë, por traktori duhet të jetë i pajisur me një bosht të dytë marrjeje fuqie, me daljepërpara dhe me sistem tjetër lidhjeje. Duhet thënë se traktorët janë të kushtueshëm.

Fig. 9.1 Motokositëse

Makinat kositëse vetëlëvizëse ose motokositëset janë makina të veçanta (fig. 9.1a) ose aparatetë montuara përpara motokultivatorëve (fig. 9.1b).

Aparatet prerëse

Aparatet prerëse me pllaka prerëse, me lëvizje drejtvizore vajtje-ardhjeje ose aparatet prerëseklasike përbëhen nga:a-baza e palëvizshme e quajtur zbarë. Kjo është një pllakë ku montohen dhëmbët e pajisurame pllaka kundërvepruese;b-pjesa e lëvizshme, por dhe mbajtëse e pllakave prerëse, që formon në tërësi thikën.Pllakat prerëse kanë formën e trapezit. Ato përfaqësojnë dy tehe (brinjë) prerëse të rrafshëta,të cilat kanë përmasa standarde: 76.2 mm. Edhe pllakat kundërprerëse kanë formën e njëtrapezi të zgjatur, me dy të tehe dhëmbëzuara.Dhëmbët e aparateve prerëse vendosen në largësi të ndryshme, në varësi të lartësisë sëkositjes. Kështu kemi 3 lloje aparatesh:me prerje normale, me prerje mesatare dhe me prerje të ulët (fig. 9.2).I pari është universal, i dyti përdoret zakonisht për foragjere me dendësi të vogël dhe përdrithëra, ndërsa i treti përdoret për kositjen e bimëve të ulëta livadhore. Thika e merr lëvizjennga një sistem me manivelë ose nga një kokë lëkundëse jashtëqendrore, e cila e kthenlëvizjen rrotulluese në lëvizje vijëdrejtë (vajtje-ardhje) me hap standard 76.2 mm.

Page 87: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

87

Procesi i prerjes kryhet nga kombinimi i lëvizjes së thikës (në drejtim pingul me drejtimin elëvizjes së makinës) dhe i lëvizjes përparuese të makinës. Gjatë lëvizjes përparuese tëmakinës gishtat e ndajnë masën e barit në rripa.

Fig. 9.2 Aparatet kositëse me prerje:a-normale; b-të mesme; c-të ulët

Nga lëvizja e thikës këto rripa mbështeten dhe gjatë prerjes mbahen nga tehet e dhëmbëzuaratë kundërprerësve të gishtave (fig. 9.3). Prerja nga tehu prerës i pllakave prerëse të thikës bëhetsipas sistemit “gërshërë”.Thikat janë me tehe prerëse në të dyja anët. Kur përfundon prerja nga një kah i lëvizjes sëthikës, procesi përsëritet me tehet e kundërta, por , në këtë rast, gjatë lëvizjes në kahun tjetërtë thikës, e kështu pambarimisht.E metë e këtyre thikave është dridhja. Për ta mënjanuar këtë dukuri, janë ndërtuar aparateprerëse me pllaka prerëse lëvizëse të dyfishta (fig. 9.4). Në këtë rast, thika dhe kundërprerësete montuara në një thikë të dytë, në të njëjtën bazament, bëjnë lëvizje drejtvizore vajtje-ardhjeje. Lëvizjet e thikës dhe të kundërthikës bëhen në kohë të kundërta.Shpejtësia e lëvizjes së makinës së pajisur me aparat klasik me një thikë, duhet të jetë nëkufijtë 4 km/orë-6 km/orë, kurse për makinën e pajisur me aparatin me dy thika, shpejtësiaarrin 8-km/orë-10 km/orë.

Page 88: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

88

Fig. 9.4 Skema eaparatit prerës me

lëvizje të dyfishtë thikë-kundërthikë

Rregullimi i aparatit kositës luan rol të madh në punën e makinave kositëse klasike dhe nëcilësinë e kositjes. Rregullimet që kryhen janë qëndrimi i thikës, i cili bëhet vetëm përaparatet me prerje normale dhe të ulëta, si dhe për ato me dy thika. Aparati është i qendërzuar,ku, në pikat e kthimit të lëvizjes, aksi i simetrisë së pllakës prerëse përputhet me aksin esimetrisë së pllakës kundërprerëse.Shmangia lejohet jo më shumë se 0.5 mm-1 mm. Ky rregullim bëhet duke ndryshuar gjatësinëe bjellës.Për aparatet prerëse me vendosje anësore, skaji i jashtëm duhet të dalë përpara rreth 1.5 cmpër çdo metër gjatësi të aparatit. Kjo do të thotë që, në gjendje qetësie, aparati nuk qëndronpingul me drejtimin e lëvizjes, por pjerrtas përpara. Ai merr qëndrim normal gjatë punës,nga shtytja e masës foragjere dhe, sipas nevojës, i ndryshohet pjerrësia e rrafshit të aparatitprerës ndaj sipërfaqes së tokës. Kjo gjë ndikon në lartësinë e prerjes dhe në palosjen më tëmirë të masës së korrur prapa.

Page 89: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

89

Fig. 9.5 Aparate kositëse me veprimrrotullues me:A-tambur; B-disqe

Aparatet prerëse rrotulluese janë me dy akse vertikale dhe përbëhen nga një seri elementeshprerëse që rrotullohen. Elementet prerëse janë tambure dhe disqe, të pajisura me pllakaprerëse thikë me një teh (fig. 9.5).Prerja bëhet për efekt të shpejtësisë së madhe me të cilën thikat godasin kërcejtë. Për elementetprerëse lëvizja merret nga boshti i marrjes së fuqisë, ku numri i rrotullimeve arrin në kufijtë1500 rrot/min-3000 rrot/min. Karakteristikë e këtyre aparateve është cilësia e mirë e kositjesdhe shpejtësia e madhe e punës. Shpejtësia mund të arrijë 10 km/orë-12 km/orë. Këto aparatejanë më të ndërlikuara dhe më të kushtueshme.

Pyetje dhe detyra

1. Si ndahen makinat kositëse dhe cilat janë veçoritë e secilës?2. Si është ndërtuar dhe si funksionon një makinë kositëse?3. Cilat janë rregullimet e domosdoshme të aparateve kositëse klasike?4. Si është mënjanuar dridhja në aparatet kositëse klasike?

IX.3. Makinat e silazhimit dhe të senazhimit të ushqimeve foragjere.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Makinat që hyjnë në grupin e silazhimit dhe të senazhimit të ushqimeve foragjere janë tëkombinuara. Ato shërbejnë për mbledhjen e foragjereve, që përdoren të freskëta, ose të misrittë njomë për silazh.

Page 90: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

90

1. Makinat kositëse-ngarkuese

Këto janë makina që kryejnë dy operacione në vazhdim:Kositjen e barit dhe të foragjereve të tjera, si dhe ngarkimin e tyre në rimorkion e transportit.Ato janë makina të tërhequra me vendosje anash traktorit. Gjatë ngarkimit, rimorkiojatërhiqet prapa makinës (fig. 9.6).

Fig. 9.6 Makinë kositëse-ngarkuese

Fig. 9.7 Makinë kositëse-ngarkuese-transportuese

Mbi shtratin me dy rrota gome janë vendosur organet e punës, organet e rregullimit dheorganet e lidhjes me traktorin. Lëvizja merret nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit.Sistemi kositës është i tipit klasik. Ngarkuesi është i tipit konvejer. Ai përbëhet nga njërrip i pafundmë, që formon një rrafsh të pjerrët e që ka steka druri tërthore ose krehra për tëmos lejuar rrëshqitjen e masës së kositur poshtë. Fundi i transportuesit është i pajisur me njëdalje (grykë) të orientuar për ta përcjellë masën në të gjithë hapësirën e rimorkios. Traktori

Page 91: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

91

lëviz gjithmonë në pjesën e kositur të arës. Një tip tjetër është makina kositëse-ngarkuese-transportuese. Kjo makinë është vetëlëvizëse, pra e pajisur me rrota, me sistemin ecës dhe mesistemin e drejtimit. Makina tërheq një rimorkio. Pas mbushjes së rimorkios, makina kryentransportin në qendër të fermës (fig. 9.7).

2. Kombajnat e foragjereve

Janë makina të kombinuara që kryejnë 3 operacione njëra pas tjetrës: prerjen e foragjereve,grirjen e tyre dhe ngarkimin në rimorkio transporti.Gjatë punës, rimorkioja tërhiqet prapa makinës. Janë makina të tërhequra me vendosje anashtë traktorit. Lëvizjen e marrin nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit. Makinat vetëlëvizësetë kësaj kategorie ose autokombajnat e foragjereve po marrin përhapje të madhe. Në këtomakina, ngarkimi i masës së grirë është kurdoherë pneumatik. Pjesa prerëse dhe ajo grirësemund të jenë si pjesë të veçanta ose si një pjesë e vetme.

Makinat prerëse-grirëse-ngarkuese me një organ të vetëm

Organet prerëse-grirëse janë njësuar në një organ të vetëm (fig. 9.8), i cili përbëhet ngapllakat-thika në formë çekiçi, të cilat vendosen mbi një bosht horizontal e pingul me drejtimine lëvizjes. Makinat janë të tërhequra e me vendosje anësore ndaj traktorit, ndërsa lëvizjen emarrin nga boshti i marrjes së fuqisë së tij.

Fig. 9.8 Skema e punës e makinësprerëse-grirëse-ngarkuese:1-kutia e shpejtësisë;2-aksi i rotorit;3-thikat;4-kundërthika e regjistrueshme;5-efekti i copëtimit;6-lartësia e prerjes

Në fig. 9.8 tregohet skema e procesit prerje-grirje nga thikat çekiç.Një numër i caktuar thikash montohen në gjendje të lirë mbi bosht. Thikat vendosen në katërrreshta, me pozicione të këmbyera sipas rreshtave. Rotori rrotullohet në kah të kundërt me atëtë rrotave të makinës dhe e merr lëvizjen nga kutia e shpejtësisë. Shpejtësia e rrotullimit është1000 rrot/min-1500 rrot/min.Gjatë rrotullimit, thikat, nga pozicioni vertikal në qetësi, hapen në drejtim rrezor (ngaforcat qendërikëse). Shpejtësia e madhe rrotulluese e thikave, e kombinuar me zhvendosjen emakinës, siguron prerjen, por më shumë copëtimin e bimëve.Këtë proces e ndihmon një kundërthikë. Kundërthika mund të afrohet ose të largohet ndaj

Page 92: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

92

prerësve të thikave për të bërë të mundur ndryshimin e madhësisë së copave. Gjatërrotullimit, thikat krijojnë një rrymë të fuqishme ajri, e cila e ngre masën e grirë tëforagjereve dhe i flak ato në rimorkio. Edhe në këtë rast, fundi i tubit përcjellës së masës sëgrirë në rimorkio është i orientueshëm. Me këtë mënyrë, masa e grirë shpërndahet në të gjithaanët e rimorkios. Gjerësia e punës është 1.4 m-1.8 m, shpejtësia e lëvizjes së makinës 5km/orë-8 km/orë , kurse traktori duhet të këtë fuqi 30 kw-40 kw.Të metat kryesore janë:-vështirësi për korrjen e misrit me kalli, sepse rryma e ajrit mund të mos jetë në gjendje t'içojë kallinjtë e këputur dhe të rënë në tokë;-rryma e ajrit ngre nga toka grimca të tokës së thatë e të pluhurosur, duke shkaktuarndotjen e silazhit;-madhësia e copave është më e madhe e përgjithësisht e parregullt.Në makinë kryhen këto rregullime:1. Lartësia e prerjes. Ky rregullim bëhet duke i vendosur vertikalisht rrotat e makinës.2. Madhësia e grirjes. Ky rregullim bëhet duke ndryshuar shpejtësinë e zhvendosjes sëmakinës, shpejtësinë rrotulluese të thikave (rotorit), hapësirën mes kundërthikës dhe teheve tëthikave (duke e larguar ose duke e afruar kundërthikën).Makinat grirëse të silazhit përdoren për bërjen e silazhit në stalla (fig. 9.9). Në fakt këtomakina janë pjesë përbërëse të makinave për mekanizmin e stallave.

Fig. 9.9 Makinë stacionare e grirjes së silazhit

Ato janë makina stacionare, që punojnë me material të prerë dhe të transportuar nga njëtransportues horizontal.Transportuesi furnizohet me dorë dhe e përcjell materialin drejt organeve ushqyese dheshtibrazëses. Prej këtej, materiali hyn në dhomën e ventilimit, ku i nënshtrohet procesit të

Page 93: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

93

grirjes dhe të transportimit pneumatik, pastaj dërgohet në sillore ose në gropa silazhi.Aparatet grirëse janë zakonisht të tipit diskor. Rregullimi i madhësisë së grirjes bëhet me tënjëjtat mënyra si dhe për kombajnat.

Pyetje dhe detyra

1. Përse shërbejnë makinat prerëse-mbledhëse-ngarkuese?2. Si ndahen makinat prerëse-grirëse-ngarkuese?3. Si punon makina prerëse-grirëse-ngarkuese me një organ të vetëm?4. Cilat janë veçoritë e kombajnave të foragjereve?5. Ç'përparësi dhe të meta kanë këto makina?6. Çfarë rregullimesh mund të kryejmë tek makinat prerëse-grirëse-ngarkuese?7. Cilat janë veçoritë e makinave e grirjes së silazhit?

IX.4. Makinat e lidhjes së barit dhe të kashtës.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Ngjeshja, ambalazhimi dhe lidhja e foragjereve të thara është një teknikë me përparësi tëmëdha, ku më kryesoret janë:-Vëllimi i zënë nga e njëjta sasi foragjeresh është shumë i vogël, gjë që e lehtëson shumëtransportin dhe nevojat për mjedise ruajtjeje.-Shkurtimi i punës për bërjen e mullarëve dhe, më pas, marrjen e shpërndarjen në stalla.-Zvogëlimi i humbjeve të gjetheve dhe kushte ruajtjeje më të mira.Këto makina sigurojnë mbledhjen e foragjereve drejtpërdrejt në fushë, si dhe ngjeshjen eformimin e ambalazheve në formën e dengjeve prizmatike ose cilindrike. Masa, përmasat,vëllimi dhe dendësia e dengjeve janë të ndryshueshme.Këta parametra ndryshojnë për çdo makinë brenda kufijve të caktuar.Lidhur me këta parametra ka ndryshime dhe midis llojeve të makinave, të cilat kanë të bëjnëme përgatitjen e dengjeve të zonave me dendësi të ndryshme.Dendësia e zonave mund të jetë:

-e ulët: nga 80 kg/m3-100 kg/m3;

-mesatare: nga 100 kg/m3-175 kg/m3;

-e lartë: nga 175 kg/m3-250 kg/m3.

Makinat ndahen gjithashtu edhe sipas mënyrës së ambalazhimit, i cili mund të jetë nëformën e dengjeve ose në formën e cilindrave.

1. Makina me piston për mbledhjen e ambalazhit në formë dengjesh

Kjo makinë vendoset mbi një shtrat me dy rrota gome dhe përbëhet nga: transportuesi,ushqyesi, ngjeshësi, formuesi i dengjeve dhe lidhësi, organet rregulluese, transmisioni dhelidhësi me traktorin (fig. 9.10). Lëvizja merret nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit.Mbledhësi rotativ me dhëmbë elastikë s’ka ndryshime nga ai i makinave të tjera mbledhëse.

Page 94: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

94

Ai mund të këtë ose jo një transportues me një rrip, ose një kërmill për të dërguar barin nëdhomën e ushqimit. Këtu ndodhet një transportues tjetër i tipit me kërmill ose krehra, që idërgon foragjeret në dhomën e ngjeshjes, ku ndodhen vibratori, pistoni ngjeshës dhe thika.Pistoni, i cili kryen lëvizje të kthyeshme, i shtyn dhe i ngjesh dora-dorës porcionet e barit qëmerr nga ushqyesi, derisa dengu të arrijë përmasat e paracaktuara (me gjatësi që ndryshonnga 80 cm-120 cm). Pastaj, me anë të dy aparateve lidhëse me sqep, bëhet lidhja automatikeme dy spango, sipas gjatësisë së dengut. Spangoja përbëhet prej fibrash natyrore osesintetike. Veprimi i lidhjes fillon nga komandimi i llogaritësit të gjatësisë së dengut, që ështënjë mekanizëm i cili zhbllokon gjilpërat që mbajnë spangot.

Fig. 9.10 Makinëmbledhëse-dengosëse-lidhëseme piston:1-kërmilli;2-dhëmbët;3-ushqyesi;4-mbledhësi.

Gjilpërat ngrihen dhe e çojnë skajin e lirë të spangove në aparatet lidhëse. Pas bërjes sënyjave lidhëse, nga sqepat e aparateve, thikat presin spangon, kurse gjilpërat rikthehen nëpozicionin normal, duke marrë me vete spangot. Njëri skaj i spangos mbetet i fiksuar nëaparatin lidhës dhe krijon bazën për fillimin e dengut të ri. Dora-dorës dengu i ri rritet dheshtyn drejt daljes dengun e formuar dhe të lidhur, i cili, më pas, bie në tokë ose ngjitet nëtransportuesin ngarkues (kur makina është e pajisur me një të tillë).Procesi i formimit dhe i lidhjes së dengut tregohet në fig. 9.11. Konsumi i spangos ështëmesatarisht 1.2 kg/1000-1.5 kg/1000 kg foragjere të lidhura, ose 1 kg spango për 10 dengje-15 dengje, kjo sipas dendësisë.

Fig. 9.11 Skema eformimit dhe e lidhjes sëdengut1-dengu në formim esipër: pistoni shtyppakicat e foragjerevegjatë dhomës sëngjeshjes;2-dengu i formuar në njëgjatësi të caktuar;3-përfundimi i lidhjes,prerja e spangos dhe uljae gjilpërës, dukë lënëskajin e spangos.

Makina të njëjta ngjeshëse-lidhëse stacionare përdoren e d h e për ngjeshjen dhe lidhjen ebarit ose të kashtës në qendër ose në fushë. Ato vihen në punë nga një traktor, nga një motorstacionar ose nga kafshët.Rregullimet në këto makina janë:

Page 95: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

95

-Vendosja në lartësinë e përshtatshme të mbledhësit nga toka, për të mbledhur tërësishtmasën e barit (kashtës), deri në kufirin e rrezikut të ngritjes të dheut.-Ndryshimi dhe paravendosja e gjatësisë së dengut me anë të mekanizmit me jashtëqendrortë ndryshueshëm.-Rregullimi dhe vendosja e dendësisë së foragjereve, duke ngushtuar ose zgjeruar seksioninvertikal të daljes së dhomës së ngjeshjes. Kjo bëhet duke ngritur ose duke ulur dyshemenë edhomës me anën e dy vidhave regjistruese, të vendosura në daljen e dhomës.-Rregullimi i tendosjes së spangos në daljen nga kutia e masurit, nëpërmjet pllakës me susta.-Rregullimi i hapësirës midis gjuhëzës dhe sqepit të aparatit lidhës me anë të një vidheregjistruese, me qëllim kalimin me saktësi të gjilpërës.

2. Makinat mbledhëse-ngjeshëse të ambalazhit në formë cilindrash

Me këto makina foragjeret mblidhen në cilindra me përmasa të mëdha. Dhoma e ngjeshjesështë dy llojesh: me seksion të ndryshueshëm dhe me seksion të pandryshueshëm.

Fig. 9.12Makinë ngjeshëse me rulona

Kjo makinë emërtohet zakonisht me emrin ndërkombëtar “rotobaler” (denglidhëse në formëne cilindrit).Makina vendoset mbi një shtrat me dy rrota gome dhe e merr lëvizjen nga boshti i marrjes sëfuqisë së traktorit. Organet mbledhëse janë të njëjta me makinat e tjera. Organet eambalazhimit në dhomën e ngjeshjes janë cilindra me “rripa”. Foragjeret ngjishen në formëne një “tapeti”, d.m.th., të një rripi të ngjeshur e të vazhdueshëm. Rripi mbështillet rrethqendrës, derisa formohet cilindri me diametrin e kërkuar. Përpara se të shkarkohet, cilindrilidhet me spango nga aparati lidhës. Diametri i cilindrit është 90 cm-180 cm. Kur cilindriarrin madhësinë e caktuar, nga trysnia e tij hapet kapaku i dhomës së formimit dhe ai bie nëtokë. Pastaj fillon përsëri procesi i ri.Në fig. 9.12 tregohet skema e një makine të tillë dhe mënyra e formimit të cilindrit.

3. Makinat e mbledhjes në formë briketi

Ato janë makinat më të reja për mbledhjen e foragjereve të thara ose gjysmë të thara dheshërbejnë edhe për ngjeshjen e tyre shumë të madhe, deri në formimin e briketave. Kjo teknikë

Page 96: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

96

e re ka qëllim që të zvogëlojë punën në fushë, sidomos ngarkim-transportin dhe shpërndarjenbrenda stallave.Makina është e tërhequr. Ajo e merr lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit ose nganjë motor ndihmës. Aparatet briketuese janë të tipave të ndryshëm.Së fundmi, ka dhe një seri makinash të tipave të ndryshëm që shërbejnë për mbledhjen dhe përngarkimin e dengjeve prizmatike ose të cilindrave në mjetet e transportit (fig. 9.13).

Fig. 9.13Makinë

mbledhëse-briketuese:1-grirësi;

2- njomësi;3-briketuesi;

4-depozitë uji.

Pyetje dhe detyra

1. Cila është leverdia e ruajtjes së foragjereve të ngjeshura?2. Si punon një makinë mbledhëse-ngjeshëse e dengjeve prizmatike?3. Cilat janë rregullimet që duhen bërë në makinat ngjeshëse?4. Cila është përparësia e ambalazhimit të foragjereve në cilindra?5. Cila është leverdia e briketimit të foragjereve?

IX.5. Makinat mbledhëse, ngarkuese dhe transportuese.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Pas korrjes, tharjes (pjesërisht ose plotësisht) dhe grumbullimit të barit vazhdojnë operacionete mbledhjes dhe të transportit. Makinat që shërbejnë për kryerjen e këtyre operacionevejanë të ndryshme. Ato mund t’i grupojmë si më poshtë:-Makinat mbledhëse-ngarkuese dhe mbledhëse-grirëse-ngarkuese për mbledhjen dhe përngarkimin e foragjereve në gjendje natyrore (të shkrifëta).-Rimorkiot vetëngarkuese për mbledhjen, ngarkimin dhe transportin e foragjereve në gjendjenatyrore.

Page 97: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

97

-Makinat mbledhëse-ngjeshëse-lidhëse për mbledhjen, ngjeshjen dhe, në disa raste, ngarkimine foragjereve të tjera.Të gjitha makinat janë të tërhequra, ndërsa organet e punës vihen në lëvizje nga boshti imarrjes së fuqisë i traktorit.1. Makinat mbledhëse-ngarkuese

Këto makina përdoren për mbledhjen e foragjereve të kositura, të freskëta, të thara osegjysmë të thara e që janë në rreshta.

Fig. 9.14 Makinë mbledhëse-ngarkuesee foragjereve

Makina (fig. 9.14) përbëhet nga: aparati mbledhës, transportuesi mekanik, organet e drejtimitdhe të rregullimit, transmisioni dhe lidhësi me traktorin, takoja për rimorkion etj.Aparati mbledhës është një qerthull rrotullues i pajisur me krehër me dhëmbë rrezorë e elastikë.Ai rrotullohet në kah të kundërt me atë të rrotave të makinës. Masa e ngritur nga toka prejmbledhësit hidhet mbi transportuesin ngarkues, që është i njëjtë me atë të makinës kositëse-ngarkuese. Kur makinat kositës-ngarkuese janë të pajisura me një aparat mbledhës rezervë,pasi hiqet aparati kositës, ato mund të përdoren në rolin e makinës mbledhëse-ngarkuese.Makinat mbledhëse-grirëse-ngarkuese nuk kanë ndryshime nga makinat kositëse-grirëse-ngarkuese, përveç aparatit kositës, që është zëvendësuar nga ai mbledhës. Si të tilla janëkombajnat e foragjereve me koka të ndryshme për kositje, për mbledhje dhe për korrjen emisrit.

2. Rimorkiot vetëngarkuese

Rimorkiot vetëngarkuese janë makina që tërhiqen (fig. 9.15).Pjesët e tyre kryesore janë:-rimorkioja me anësore të larta, në dyshemenë e së cilës është vendosur një transportues;-aparati mbledhës, si ai i përshkruar më sipër;-pajisja ngarkuese e tipit me rrip pa fund ose e tipit rrotullues me krehra.Në rimorkio janë vendosur transmisioni, që shërben për të marrë lëvizjen nga boshti i marrjessë fuqisë së traktorit, organet rregulluese dhe lidhësi. Kjo është një makinë që vetëmbushet

Page 98: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

98

dhe pastaj transporton materialin pa u shkëputur nga traktori. Ka dhe modele mevetëshkarkim, të pajisura me transportues në pjesën e pasme. Shkarkimi bëhet anësor,drejtpërdrejt nga grazhdet. Makinat më të ndërlikuara të këtij tipi janë ato në të cilat ështëvendosur edhe aparati grirës.

Fig. 9.15Makinë vetëshkarkuese-

transportuese

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë disa nga llojet e makinave mbledhëse, ngarkuese, transportuese të foragjereve?2. Në ç’rast përdoren makinat mbledhëse-ngarkuese?3. Si është e ndërtuar një makinë mbledhëse-ngarkuese?4. Kur përdoren rimorkiot vetëngarkuese?5. Si punon rimorkioja vetëngarkuese?

IX.6. Njohuri të përgjithshme për korrje-shirjen e të lashtavedhe për makinat përkatëse

Informacioni teorik

Llojet e bimëve të arave janë të ndryshme. Për korrjen dhe shirjen e tyre përdoren mjetemekanike bujqësore të ndryshme e të shumta. Kohët e fundit është rritur shumë interesi edhepër mekanizmat e vjeljeve të bimëve të tjera farore, si bishtajat (soja, batha, bizelja,thjerrëza, fasulja etj.), foragjeret (tërfili, jonxha, koleza etj.) dhe bimët vajore (luledielli,lini etj.). Për të gjitha këto bimë shfrytëzohen makina të destinuara për drithërat e lashta,duke bërë përshtatje dhe ndryshime përkatëse të pajisjeve, si dhe rregullimet e duhura nëorganet e punës.Për korrjen dhe shirjen e bimëve me produkt kryesor farën, përdoren dy mënyra kryesore:-Me shumë faza, tradicionalisht e bazuar në punën e dorës dhe të kafshëve e ku operacionet

Page 99: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

99

kryhen të ndara, një nga një dhe në vazhdimësi. Operacionet që kryhen sipas kësaj mënyrë,janë: korrje-lidhje-grumbullim-ngarkim-transport-shkarkim-vënie në kavaleta -furnizim imakinës shirëse (ose hapje në lëmenjtë)- shirje- pastrim. Operacione të mekanizuara janë:korrja, transporti dhe shirje-pastrimi.-Me operacione të bashkuara e plotësisht të mekanizuara, ku kryerja e korrjes dhe marrja eprodhimit të shirë dhe të pastruar, bëhet nga një makinë e vetme. Për këtë qëllim përdorenkombajnat korrëse-shirëse të tipit vetëlëvizës ose “autokombajnat”.Autokombajnat korrëse-shirëse ose korrëse-shkoqëse për misër janë makina me cikël tëplotë. Ato përbëhen nga 2 pjesë kryesore: pjesa prerëse-transportuese dhe pjesa shirëse-pastruese. Këto autokombajna arrijnë një shkallë të lartë pastërtie të prodhimit të shirë ngalëndët e huaja (minerale ose organike), e cila shkon 93%-95%, dhe sigurojnë humbje minimale.Korrja, sipas kësaj mënyre, fillon n ë fazën e pjekjes së plotë dhe duhet të përfundojë jo mëvonë se 10 ditë.Për korrjen dhe shirjen përdoren edhe metoda me dy faza. Faza e parë është korrja memakina korrëse-radhitëse në fazën e pjekjes së dyllët. Faza e dytë ka të bëjë me mbledhjendhe shirjen e të korrurave me autokombajnë.Megjithëse humbjet e prodhimit kufizohen në minimum, kjo mënyrë përdoret më pak semënyra e drejtpërdrejtë me autokombajnë, për shkak të kostos së lartë. Kashta, si produkt idytë, mbetet në fushë e rreshtuar në rripa për çdo kalim të autokombajnës. Për mbledhjen esaj përdoren mënyrat dhe mjetet e mbledhjes së foragjereve.

Pyetje dhe detyra

1. Nga dallohen mënyrat e korrjes dhe të shirjes së drithërave?2. Cilat operacione janë të mekanizuara në korrjen me shumë faza?3. Cilat janë përparësitë e korrjes dhe të shirjes me autokombajnë?4. Ç'është korrja me dy faza dhe a është plotësisht e mekanizuar?5. Ç'shkallë pastërtie arrihet në korrjen me autokombajnë?

IX.7. Motokorrëset. Ndërtimi dhe funksioni i tyre

Informacioni teorik

Makinat korrëse-lidhëse sigurojnë shkallë më të lartë mekanizimi në procesin e korrjes seformat e tjera me shumë faza, sepse korrja, formimi i duajve me një madhësi të caktuar dhelidhja e tyre janë të mekanizuara njëkohësisht.Përdorim kanë gjetur makinat motokorrëse me aparat ballor. Ato janë të qëndrueshme nëpjerrësi, prandaj përdoren në terrene të pjerrëta dhe në sipërfaqe të kufizuara, ku manovrohenme lehtësi. Aparati korrës, mekanizmi i formimit të duajve dhe aparati lidhës janë të vendosurnë një platformë të vetme, që montohet përpara grupit të motorit dhe urës së lëvizjes me dyrrota udhëzuese. Nga prapa grupi mbështetet në një rrotë drejtuese (fig. 9.16).Aparati korrës i makinave korrëse-lidhëse ka të njëjtën ndërtim me atë të makinave kositëse tëtipit normal. Thika i merr lëvizjet nga bjella që bashkohet me sistemin me jashtëqendror(manivelë). Ky sistem vihet në veprim nga një sistem pulexhash me rrip trapezoidal. Përparaplatformës korrëse montohet aparati korrës, kurse anash tij, ndarësit e të lashtës, të cilët janë

Page 100: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

100

në formë hinkash. Formuesit duajve përbëhen nga gishtërinj në formën e sfurqeve prej çelikume dhëmbë të lakuar. Gishtërinjtë, kur e afrojnë masën për te vendi i formimit të duajve,tërhiqen anash dhe dalin me majat e kunjave në afërsi të aparatit korrës për të marrë sasinëtjetër të së lashtës që është prerë nga aparati.Makinat korrëse-lidhëse punojnë me disa shpejtësi pune, në varësi të gjendjes së të lashtavedhe relievit të tokës. Në toka të niveluara dhe me gjendje normale të të lashtave punohet meshpejtësi më të madhe sesa në toka të paniveluara, me pjerrësi dhe me gurë.Drejtimi i makinës bëhet me rrotën e prapme, nëpërmjet pedaleve të këmbëve. Motokorrësjamund të kthehet në vend. Për këtë qëllim bëhet bllokimi i lëvizjes së rrotave aktive memekanizmat e bllokazhit për çdo rrotë, të komanduar me levat e dorës.Organ me rëndësi në makinat korrëse është edhe çikriku, i cili shërben për afrimin emasës tek aparati korrës. Në këto makina, çikriku përbëhet nga një flanxhë metalike, ecila ka kanale në sipërfaqen e s a j t ë brendshme, ku mbërthehen me bulona spirat prej druridhe 6 fletët e dërrasës së fiksuar te spicat. Shufra mbajtëse e çikrikut është një tub çeliku, ibashkuar çernierisht në shasi, ku, nëpërmjet një venge, lidhet zinxhiri i komandimit tëulje-ngritjes së çikrikut.

Fig. 9.16 Motokorrëse-lidhëse

Gjatë rrotullimit të çikrikut, çdo fletë kap një sasi të caktuar të lashtash dhe ia afronaparatit korrës, duke i mbajtur derisa të priten, duke ndihmuar kështu në zhvendosjen e tyredrejt platformës (fig. 9.17).Për të kryer funksionimin e tij, çikriku duhet ta këtë shpejtësinë rrethore më të madhe seshpejtësia e ecjes përpara të makinës. Nëse shpejtësia rrethore e tij është më e vogël seshpejtësia e makinës, atëherë, në vend që ta afrojnë masën e të lashtës drejt aparatit korrës,

Page 101: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

101

fletët e çikrikut e shtyjnë përpara dhe e shtrijnë mbi tokë pa e parë.Për një afrim normal të kërcejve të bimëve në aparatin korrës, në arat me dendësi mesatare tëbimëve, midis shpejtësisë rrethore të çikrikut dhe shpejtësisë së makinës duhet të ruhet raporti1.5-1.7.

Fig. 9.17 Veprimi i çikrikut

Nëse rritet shpejtësia e makinës, veprimi i fletëve të çikrikut mbi kërcejtë e bimëve pakësohet.Gjatë procesit të korrjes, fletët e çikrikut duhet t i takojnë kërcejtë e bimëve nën kallinjtë,dhe pikërisht në rreth 1/3 e gjatësisë së kërcellit, duke u nisur nga maja e kallirit. Nëse ato iprekin kërcejtë më poshtë, atëherë bima rrezikohet të bjerë në tokë e prerë. I përdorur memotokorrëse, çikriku e merr lëvizjen nga rrota e ecjes me transmisionin me rrip. Në këtëmënyrë shpejtësia e rrotullimit të çikrikut është e sinkronizuar me shpejtësinë e lëvizjes sëmakinës në punë, si rrjedhim ruhet raporti i nevojshëm i shpejtësive, pa u detyruar tëbëhen ndryshime në transmision. Kjo e thjeshton shumë përdorimin.Aparati i lidhjes së duajve në makinat korrëse përbëhet nga të njëjtat pjesë sikurse edhe temakinat mbledhëse-presuese të barit e të kashtës. Si veçori e aparatit lidhës në këto makinaështë se madhësia e duajve dhe dendësia e tyre varet nga tensioni i një suste në tri pozicionevendosjeje.Për të provuar nëse aparati lidhës i duajve funksionon mirë, duhen kryer këto veprime:1. Hapet kapaku i kutisë dhe futet spangoja në formë rokeli. Filli i brendshëm i rokelittërhiqet dhe futet nën një disk shtrëngues të vendosur mbi kapak (fig. 9.18).2. Provohet me dorë tensioni i spangos, duke e tërhequr fillin. Po doli shumë lirisht, eregjistrojmë tensionin me dadon flutur ose me sustë, që ndodhet anash kutisë.3. Kalohet filli në majën e gjilpërës, duke e kaluar më parë në një syze dhe lidhet në urën emakinës.4. Shkrepet këmbëza (me dorë), pastaj rrotullohet me dorë rripi i transmisionit, për të vënënë funksionim aparatin lidhës. Lëvizja bëhet në drejtim orar. Gjilpëra e dërgon fillin në

Page 102: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

102

aparatin lidhës ku formohet nyja, n d ërsa spangoja pritet me thikë. Laku hiqet nga pinca(sqepi) e aparatit nyjalidhës, duke e tërhequr me dorë. Gjilpëra, duke u kthyer në pozicionin emëparshëm, le të fiksuar në aparatin lidhës skajin e spangos. Kështu, makina është e gatshmepër të filluar procesin e lidhjes së duajve.

Fig. 9.18 Kalimi i spangos në aparatin nyjalidhës për të filluar punën, si dhe mënyra e shtrëngimit të sustës sëkëmbëzës shkrepëse për rregullimin e madhësisë së duajve

Pyetje dhe detyra

1. Ç'janë motokorrëset dhe përse quhen kështu?2. Si bëhet dhe si ndikon shpejtësia e rrotullimit të çikrikut në korrje?3. A ka ngjashmëri aparati lidhës i duajve në makinat korrëse me ato të makinave mbledhëse-presuese të barit? Ku qëndron kjo ngjashmëri?4. Në cilat zona dhe në cilat kushte përdoren motokorrëset?5. Si funksionon aparati lidhës i duajve?

IX.8.-IX.9. Autokombajnat. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Kombajnat vetëlëvizëse ose autokombajnat korrëse-shirëse së të lashtave janë makina qëkryejnë, brenda një kalimi, ciklin e plotë të punës, pra, nga prerja e bimëve deri në shirjen e

Page 103: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

103

kallinjve dhe ndarjen e kokrrave nga lëndët e tjera. Farërat grumbullohen në bunker ose nëthasë, kurse masa tjetër organike (kashta dhe byku) mbetet në fushë për t'u mbledhur memakina që përdorin teknologji të tjera.Kombajna vetëlëvizëse (fig. 9.19) përbëhet nga një shtrat, ku janë vendosur: organet e punës,motori, organet e komandimit, transmisioni, organet rregulluese, sistemi i lëvizjes dhe ai idrejtimit. Ajo vendoset mbi 4 rrota gome: të parat janë rrota motorike, të pasmet janë tëdrejtimit. Organet e punës janë të ndara në dy grupe: në platformën prerëse dhe në kompleksinshirës.

Fig. 9.19Elementet kryesore dhe procesi ipunës së një autokombajnevetëlëvizëse:1-rrahësi;2-bunkeri;3-pasrrahësi;4-shkundësit e kashtës;5-dalja e kashtës;6-shosha;7-ventilatori;8-përcjellësi;9-aparatet prerëse

1. Platforma prerëse (ose koka korrëse)

Ajo përbëhet nga: aparati prerës, çikriku, transportuesi grumbullues kërmill me përcjellësinme dhëmbë në qendër, transportuesi ushqyes i grupit shirës dhe pajisjet e montimit, tëmbajtjes dhe të rregullimit (fig. 9.20).

Fig.9.20Skema eplatformësprerëse:1-çikriku;2-kërmilli;3-transportuesi;4-aparatiprerës;5-cilindrathidraulikë tëngritjes.

E gjithë platforma është lidhur çernierë në shtratin e kombajnës. Ajo mbahet dhe drejtohetnga dy cilindra hidraulikë dhe mund të vendoset në lartësi të ndryshme: nga 20 cm-25 cmnën rrafshin mbështetës të rrotave, si dhe 80 cm deri në 100 cm lart tij.Aparati prerës është i tipit klasik, i njëllojtë me atë të motokorrëses. Aparati mund të pajisetedhe me dhëmbë specialë, të cilët rrinë në largësi 30 cm-40 cm midis tyre. Dhëmbët kanëqëllim të ngrenë bimët e shtrira. Gjerësia punuese e aparateve prerëse të autokombajnavendryshon nga 2.6 m -6 m, në varësi të kapacitetit të tyre. Në dy anët e aparatit prerës janëvendosur ndarësit, të cilët kufizojnë gjerësinë maksimale të prerjes dhe, ndërkohë, drejtojnë

Page 104: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

104

dhe përcjellin bimët drejt aparatit prerës. Lartësia dhe pjerrësia e ndarësit kundrejt aparatitprerës mund të rregullohet për t’iu përshtatur kushteve të bimëve dhe të tokës. Platformaprerëse mbështetet në tokë mbi dy slita, të cilat përcaktojnë lartësinë e prerjes në pozicioninnotues të platformës.Përpara dhe mbi aparatin prerës është vendosur çikriku. Ai është një qerthull horizontal me5 ose 6 krehra paralele me aparatin prerës, me dhëmbë elastikë të drejtë ose të lakuar.Shpejtësia rrotulluese e çikrikut duhet të jetë 1.2-1.4 herë më e madhe se shpejtësia e lëvizjessë makinës. Rregullimi i çikrikut parashikon ndryshimin e shpejtësisë rrotulluese dhezhvendosjen në rrafshin horizontal e vertikal për t’iu përshtatur gjendjes së bimëve (fig.9.21). Funksioni i çikrikut është shoqërimi i bimëve në prerje dhe pastaj vendosja mbiplatformën përcjellëse.

Fig. 9.21 Pozicioni i çikrikut kur bimët janë: A-normale; B-të rrëzuara.

Platforma përcjellëse i çon bimët e prera drejt kompleksit shirës, i cili përbëhet ngagrumbulluesi kërmill me spira në kahe të kundërta që i çojnë bimët drejt qendrës së platformës.Këtu është vendosur transportuesi i pjerrët ushqyes. Përcjellësi mund të rregullohet mendryshimin e shpejtësisë dhe të vendosjes vertikale, kjo në varësi të dendësisë së masës qëkorret.

2. Kompleksi shirës

Ai është një makinë shirëse e përbërë e që kryen:-Shirjen, d.m.th., ndarjen e të kokrrave nga kallinjtë.-Shkundjen ose ndarjen e kokrrave të mbetura në kashtë.-Shkundjen e prodhimit të shirë nga lëndë të huaja organike ose minerale.-Veçimin e kallinjve të pashirë dhe rikthimin e tyre për shirje.-Grumbullimin e kokrrave në bunker ose në thasë.Për të realizuar këto operacione, shërbejnë:Aparati shirës, zakonisht i tipit klasik, me vendosje pingul me drejtimin e lëvizjes (fig. 9.22).Ai përbëhet nga grupi rrahës-skarë dhe pasrrahësi (ose larguesi i kashtës). Në grupin rrahës-skarë kryhet operacioni kryesor, që është shirja. Ky operacion realizon shpërbërjen e kallinjve,veçimin e kokrrave dhe pastrimin e tyre nga luspat (glumelat). Në një farë masecopëtohet edhe kashta. Rrahësi është një cilindër horizontal. Në rrethinë ka 6 ose 8 traversaçeliku, të quajtura spranga, të cilat kryejnë rrahjen dhe fërkimin e kallinjve.Sipërfaqja e tyre e jashtme vepruese është në formë kurrizi. Rrahësi rrotullohet me shpejtësi tëregjistrueshme, në përshtatje me prodhimin që po shijmë.Numri i rrotullimeve shkon nga 450 rrot/min-1200 rrot/min. Ndryshimi i shpejtësisë është i

Page 105: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

105

pakufizuar, por brenda kufijve të mësipërm. Kjo arrihet me anë të një variatori shpejtësie merripa trapezoidalë, i cili bën që shpejtësia e rrahësit t i përshtatet cilësive të bimëve tëndryshme. Diametri i rrahësve është standard, 600 mm, kurse gjatësia e tyre ndryshon nga800 mm-1600 mm. Kjo përcakton kapacitetin shirës të makinës.

Fig. 9.22 Aparati shirës: 1-rrahësi; 2-spranga; 3-pasrrahësi; 4-skara.

Pjesa shoqëruese mbi të cilën rrahësi kryen veprimin e tij, është skara ose kundërrahësi.Skara është një sipërfaqe cilindrike harkore që e rrethon rrahësin nga poshtë. Ajo ka 10 deri14 zbara çeliku, paralel me aksin e rrahësit. Zbarat janë me largësi të barabartë nga njëra-tjetra dhe të lidhura me tela çeliku të baraslarguar mes tyre. Në hapësirat e skarëskalojnë vetëm kokrrat e lira, ose përbërje të tjera me përmasa më të vogla.Ky tip aparati është i përshtatshëm për shirjen e grurit dhe të farërave të tjera të ngjashmeme të. Në procesin e shirjes ndikon shpejtësia rrotulluese e rrahësit dhe largësia midis rrahësite skarës. Kjo largësi ndryshohet sipas llojit të bimës që shihet dhe është e ndryshme nëhyrje (më e madhe) dhe në dalje (më e vogël).Kashtëshkundësit (fig. 9.23) bëjnë shkundjen e kashtës për të veçuar kokrrat e mbetura në tëgjatë shirjes. Ata përbëhen nga 4 elemente të pavaruara të vendosura me pjerrësi përpara.Elementet kryejnë lëvizje të kombinuara lart-poshtë ose para-mbrapa. Kjo bën që kashta tëshkundet dhe njëkohësisht të zhvendoset prapa, drejt daljes, për të rënë në tokë. Secili çift ielementeve kashtëshkundëse kryen lëvizje me kahe të kundërta, me synim për të mbajturkashtën sa më pezull.

Page 106: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

106

Fig. 9.24 Sistemi i pastrimit: 1-rrafshi 1ëkundës; 2-arka lëkundëse; 3-shosha e sipërme (grila); 4-ventilatori; 5-kërmilli i kokrrave; 6-kërmilli i kallinjve; 7-shosha e sipërme.

Fig. 9.23 Kashtëshkundësi me elemente tëpavarura

Sistemi i pastrimit. Kokrrat e lira që bien nga skara e aparatit shirës dhe nga kashtëshkundësi,grumbullohen në sistemin e pastrimit me shosha dhe me ventilim. Në rastin e përgjithshëm,sistemi i pastrimi përmban rrafshin lëkundës të shkallëzuar, me dy shosha të vendosuranën njëra-tjetrën (fig. 9.24). Midis dy shoshave është vendosur ventilatori. Rryma e ajrit, ekrijuar nga ky ventilator, largon mbetjet e lehta.

Treguesit cilësorë të punës së autokombajnave të të lashtave

Treguesit cilësorë të punës së autokombajnave të të lashtave janë:-Madhësia e humbjeve të prodhimit, cilësia e prodhimit të shirë, pastërtia e tij.Humbjet e prodhimit janë të natyrave të ndryshme, si: kokrra të lira në tokë, që shkaktohenprej shkundjes së kallinjve nga çikriku, grumbullimi i kokrrave në platformën korrëse,dalja së bashku me kashtën, dalja e kokrrave me bykun në sistemin e pastrimit-ventilimit,rrjedhja nga të meta teknike, kallinj të prerë, të këputur dhe të rrëzuar në tokë nga platformaprerëse, bimë të paprera të shtrira në tokë e që s’janë mbledhur, kallinj që s’janë shirë osepjesërisht të shirë në kashtë dhe në byk.Cilësia e prodhimit caktohet nga prania ose jo e kokrrave të thyera ose e kokrrave të shtypura,si dhe nga papastërtitë në formën e lëndëve të lëndëve të huaja.Këta tregues varen nga ndryshimi i kushteve dhe i gjendjes së bimëve në korrje, si dhe nga

Page 107: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

107

rregullimet e papërshtatshme të organeve të punës. Kontrolli dhe të gjitha rregullimet eorganeve të punës duhet të kryhen vetëm gjatë punës, pra, në arë, në funksion të kushteve tëndryshme dhe të ndryshueshme të korrjes, siç janë: dendësia e bimëve dhe lartësia e tyre,shkalla e rrëzimit dhe e drejtimit të bimëve të rrëzuara, shkalla e pjekjes, prania e barishtevetë njoma të rastësishme, lagështia e atmosferës, temperatura e ajrit etj.Megjithatë, për bimë të ndryshme jepen këshilla për madhësitë orientuese të rregullimeve tëaparatit shirës, atij të ventilimit etj.:1. Shpejtësia e lëvizjes duhet të jetë e tillë që sasia e materialit që hyn në makinë të jetëgjithmonë më e madhja. Kjo përcaktohet në kufirin e dukjes së kokrrave të lira në kashtëose në byk. Shpejtësia e lëvizjes varet nga dendësia e bimëve, nga madhësia e prodhimitkokërr dhe nga gjatësia e kashtës. Duke punuar me gjerësinë normale të punës së platformësprerëse, shpejtësia rregullohet nëpërmjet kutisë së ndërrimit të shpejtësisë dhe të një variatorime rrip në formë trapezi.2. Lartësia e prerjes. Puna më e shpejtë dhe më cilësore bëhet kur lartësia e prerjes e shmangmbingarkesën e makinës me kashtë, si dhe barërat e njoma në tokë. Nëse bujqit kanënevojë për kashtë, ky rregullim është i papranueshëm. Gjithashtu, për të shkurtuarshpenzimet, atyre nuk u leverdis të bëjnë një korrje të dytë të kashtës, prandaj lartësiavendoset sipas dëshirës. Lartësia ndryshohet mekanikish me anë të sistemit hidraulik osenëpërmjet lartësisë së vendosjes së slitave.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë operacionet që kryen autokombajna e të lashtave?2. Cilat janë organet kryesore të autokombajnave?3. Cilat janë detyrat kryesore të platformës së prerjes?4. Çfarë veprimi kryen kompleksi shirës?5. Çfarë rregullimesh kryhen në kompleksin shirës?6. Si përcaktohen treguesit kryesorë të punës së autokombajnës?7. Cilat janë vendet e rregullimeve që bëhen sipas natyrës së humbjeve?8. Përse rregullimet duhet bërë në kushtet e punës?

IX.10. Makinat e shirjes së të lashtave. Ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Makina shirëse kryesore stacionare është ajo për të lashta. Ajo përshtatet lehtë për të gjithallojet e prodhimeve farore. Për shkoqjen e misrit përdoren edhe makina të posaçme.

Makinat e shirjes së të lashtave

Ato janë makina të përbëra, pra përdoren për shirjen dhe për punimin e prodhimit. Ato bëjnëshirjen, pastrim-ventilimin dhe klasifikimin e farërave. Disa modele janë të pajisura meambalazhuesit e kashtës në dengje, madje e d h e me pajisje për hidroizolimin e pjesshëmtë kashtës, kur ajo do të përdoret si ushqim për blegtorinë.

Page 108: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

108

Në fig. 9.25 tregohet skema e punës së një makinë shirëse të zakonshme. Organet e punëssë makinave shirëse janë të njëjta me ato të kompleksit shirës të autokombajnave.Makina shirëse stacionare ka ventilim të dyfishtë, një fërkues për ndriçimin e kokrrave,zhvendosësin nga luspat, si dhe sistemin klasifikues me shosha të rrafshëta ose cilindrike.Sistemi i shoshave klasifikuese dhe ventilimi i dyfishtë bëjnë që prodhimi të merret nga tridalje e drejtpërdrejt në thasë, d.m.th., kategoria e parë, kategoria e zakonshme dhe kokrrate thyera ose shumë të vogla, në të cilën mund të ndodhen edhe fara të bimëve rastësore.

Fig. 9.25Makinë shirëse stacionare e të lashtave: 1-kashtëshkundësi; 2-kundërrrahësi (nxjerrësi i kashtës); 3-rrahësi; 4-

vendi i ushqimit; 5-ventilimi i dytë; 7-dalja e kokrrave;8-ventilimi i parë; 9-dalja e bykut; 11-dalja e kashtës.

Ushqimi i aparatit shirës bëhet drejtpërdrejt me dorë ose nëpërmjet një transportuesi. Makinavihet në punë me elektromotor ose me anë të pulexhës së traktorit. Parimet dhe praktika erregullimeve të organeve të punës janë të njëjta me ato të autokombajnave.

Makinat e shkoqitjes së misrit

Makinat për shkoqitjen e misrit janë të thjeshta dhe të përbëra. Një shkoqitëse e thjeshtë medorë ose me elektromotor tregohet në fig. 9.26.Ajo përbëhet nga aparati shkoqës, i cili ka një disk vertikal, faqja e brendshme e të cilit ështëme dhëmbë. Përballë diskut është vendosur një pajisje e dhëmbëzuar, ku futen me radhëkallinjtë. Një sustë shtrëngon diskun dhe lejon largimin e tij përgjatë boshtit të vet, në varësitë diametrit të kallirit. Gjatë rrotullimit të diskut, kalliri shkoqit, rrotullohet dhe zhvendoset

Page 109: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

109

pak nga pak poshtë, derisa koçani del i lirë, kurse kokrrat grumbullohen në një enë.Makinat shkoqëse të përbëra bëjnë shkoqjen e kallinjve, madje edhe të pazhveshur. Organet epunës janë të njëjta me ato të kombajnave shkoqëse të misrit (fig. 9.27), por me një ndërtimmë të thjeshtë për përdorim në fermë.Aparati shirës mund të jetë me spronga të zakonshme ose helikoidale. Misri që kalonnëpërmjet vrimave të skarës së rrahësit, i nënshtrohet pastrimit nga lëpushkat, ndërsa koçanëtkalojnë në shoshën e sipërme.

Fig. 9.26 Shkoqëse e thjeshtë misri

Fig. 9.27 Makinë shkoqëse misri me elektromotor

Rryma e ajrit që vepron nën shoshë, largon pjesët e lehta dhe pluhurin. Ndërkohë, farat emisrit kalojnë në shoshën e dytë, ku bëhet ndarja e pjesëve të mëdha e të renda, nga kokrrat erregullta të farës, të cilat kalojnë nëpër vrimat e shoshës. Rregullimet e aparatit shirës(shkoqitësi) dhe të sistemit të pastrim-ventilimit janë pothuajse të njëjta me ato tëmakinave për vjeljen e misrit.

Pyetje dhe detyra

1. Përse është i nevojshëm përdorimi i makinave shirëse stacionare?2. Për ç’arsye makinat e shirjes së të lashtave janë universale?3. Cilat janë rregullimet që bëhen te makinat e shirjes së të lashtave për shirjen e prodhimevetë ndryshme?4. Pse është më e përshtatshme shkoqitja e misrit në makina të posaçme?

IX.11.-IX.12. Makinat për korrjen dhe për shirjen e misrit.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Për vjeljen e mekanizuar të misrit përdoren dy mënyra:1. Vjelja me kallinj. Kjo është mënyra tradicionale, e cila bazohet në punën e dorës.Kallinjtë mund të merren të pazhveshur ose të zhveshur. Bimët mund të korren dhe tëgrihen në të njëjtën kohë ose, duke marrë vetëm kallinjtë, bimët mbeten të paprekura në arëdhe korren në një fazë të dytë. Në këtë mënyrë kallinjtë vihen në koçekë prej teli gabian, me

Page 110: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

110

qëllim që të ajrosen. Shkoqja e tyre bëhet në çdo kohë, sipas nevojës, me makina shkoqitësestacionare.2. Shkoqja e kallinjve në kokrra, por duke bërë njëkohësisht edhe këputjen e tyre. Korrja ebimëve ose vetëm këputja e kallinjve mund të bëhet edhe sipas kësaj mënyre, por duke ilënë bimët në arë. Ruajtja e misrit në kokrra sipas kësaj mënyre, kërkon detyrimisht tharjennë tharëse artificiale, meqë lagështia e kokrrave në korrje arrin nga 25%-40%, kurse përkonservim ajo duhet të jetë më e vogël se 16%.

Kombajnat për vjeljen e misrit në kalli

Në fig. 9.28 tregohet skema e kombajnës korrëse-këputëse e kallinjve, si dhe e grirjes sëkashtës.

Fig. 9.28 Skema e kombajnës prerëse-këputëse-grirëse: 1-sqepi; 2-aparati prerës diskor; 3-krahu me zinxhirëtmbajtës; 4-kthyesi i kërcinjve

Kallinjtë merren të pazhveshur ose pjesërisht të zhveshur. Kombajna ka një ose më shumëkoka vjelëse, që shërbejnë përkohësisht në një ose më shumë rreshta bimësh. Secila prejkokrrave vjelëse është e formuar nga dy krahë të pjerrët, që përfundojnë me sqepa tëvendosur në formë “V-je”. Rreshti i bimëve drejtohet brenda sqepave. Secili krah ka dyzinxhirë pafund e të pajisur me gishta, që shërbejnë për mbajtjen dhe transportimin e bimëvetë korrura në pozicion vertikal. Zinxhirët e secilit krah lëvizin në kohë të kundërta.Në makinat me shumë koka korrëse, përveç krahëve anësorë, krahët e tjerë janë të dyfishtë.Në këtë mënyrë ato shërbejnë në dy rreshta, duke pasur të dubluar zinxhirët transportues, tëpavarur për çdo rresht.Në hyrje është vendosur aparati prerës. Ai mund të jetë me një pllakë prerëse masive melëvizje vajtje-ardhje, por mund të jetë edhe e tipit diskor.Në fund të krahëve të çdo koke është vendosur aparati i këputjes së kallinjve. Ai përbëhetnga dy boshte me kanale (fig. 9.29), ndërsa për të drejtuar bimët në boshtet këputëse shërbennjë kthyese me sipërfaqe të lakuar.

Page 111: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

111

Fig. 9.29 Shkëputja e kallirit në aparatin këputës

Fig. 9.30 Aparati këputës dhe transportues

Hapësira midis boshteve këputëse është e pamjaftueshme për të kaluar kalliri, prandaj, gjatëtërheqjes së kallirit nga boshtet, kalliri këputet nga kërcelli.Për të s h m a n g ur rrezikun e shkoqjes së fundit të kallirit nga veprimi i boshteve,përdoren dy pllaka ndarëse. Kallinjtë e këputur bien në një transportues mekanik, i cili idrejton në rimorkion e lidhur pas makinës.

Page 112: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

112

Në dalje të transportuesit ka një ventilator që largon lëpushkat e shkëputura nga kallinjtë.Kërcejtë, që vazhdojnë të tërhiqen nga boshtet këputëse, drejtohen në aparatin grirës.Me anë e transportuesit pneumatik, masa e grirë dërgohet në rimorkio ose në kamionin qëlëviz paralel me kombajnën.Model tjetër shumë i përhapur është ai i këputjes së kallinjve, duke i lënë kërcejtë në fushë.Aparati prerës mungon dhe boshtet këputëse janë të vendosura përgjatë krahëve, të ndihmuarnga një çift zinxhirësh mbajtës me gishta (fig. 9.30). Kallinjtë e këputur bien në një transportuestë vendosur anash, i cili i drejton ata në bunker ose në rimorkio.

Fig. 9.31 Platformë me 3 çifte boshtesh qëshërben për zhveshjen e kallinjve

Makinat që bëjnë vetëm këputjen e kallinjve janë makina të thjeshta e që kërkojnë punëkrahu për zhvendosjen e kallinjve. Makinat e plota vjelëse janë të pajisura edhe me aparatinzhveshës. Kallinjtë e shkëputur nga kërcejtë kalojnë nëpër aparatin zhveshës, që përbëhet nganjë seri boshtesh paralele. Çdo çift boshtesh fqinje rrotullohet në kahe të kundërta (fig.9.31). Për çdo rresht, zakonisht, ka tri çifte boshtesh zhveshëse, që në sipërfaqe janë tëpajisura me ngritje të posaçme. Në çdo çift, njëri prej boshteve është prej çeliku, kurse tjetriprej gome. Kallinjtë e zhveshur grumbullohen në bunkerin e vendosur prapa makinës, i cili

Page 113: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

113

shkarkohet periodikisht në tokë, me anë të një sistemi balancues.Për vjeljen e misrit në kokrra (me kombajna të specializuar të misrit) përdoret sistemi mekëputje kallinjsh dhe me shkoqje. Organet e punës janë aparatet këputëse, aparati shkoqës(shirës), i cili kryen dhe funksionin e zhveshjes, si dhe sistemi i pastrim-ventilimit.Në fig. 9.32 tregohet skema e një kombajne të tillë. Organet këputëse janë të vendosura nëplatformën vjelëse në 3 ose më shumë rreshta.

Fig 9.32 Kombajnë për këputjen dhe shkoqjen e kallinjve të misrit:1-bunkeri i kokrrave; 2-rrahësi;

3-dalja e lëpushkave dhe e koçanëve;

4-koka vjelëse-këputëse e kallinjve.

Fig. 9.33Aparatipërshkoqitjene misrit

Organet shkoqëse bazohen në parimin rrahës-kundërrrahës me formë të përshtatur përmisrin.

Page 114: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

114

Aparati shkoqës mund të jetë i vendosur në drejtimin gjatësor të makinës (shih fig. 9.32) osepingul (shih fig. 9.33).Rrahësi është i pajisur me spronga helikoidale. Kundërrrahësi ose skara ka formën e njëpjesë cilindrike që ka vrima të rrumbullakëta ose të zgjatura.

Kombajnat për vjeljen e misrit si kokërr

Sistemi i pastrim-ventilimit përbëhet gjithashtu nga dy shosha dhe nga një ventilator. Ngadalja e rrahësit koçanët dhe lëpushkat kalojnë mbi një shoshë lëkundëse, ku veçohen kokrratqë kanë kaluar në to.Këto kokrra, si dhe ato që bien nga skara e aparatit shkoqës, kalojnë mbi shoshën e dytë, ecila përshkohet nga rryma e ajrit të ventilatorit.Për vjeljen e misrit kokërr përdoren edhe autokombajnat e të lashtave, por pasi të jenëpërshtatur për këtë qëllim.Përshtatjet kanë të bëjnë me rregullimin e aparatit shirës sipas parametrave të këshilluara,kurse sistemi i shoshave dhe rryma e ajrit e ventilatorit u përgjigjen kërkesave të këtij prodhimi.Platforma prerëse zëvendësohet me dy tipa kokash vjelëse misri: për këputje kallinjsh osepër korrjen e përgjithshme të bimëve.

Rregullimet në kombajnat e misrit

Pajisjet dhe rregullimet që bëhen në kombajnat e misrit, janë:-Sqepat ndarës. Rregullimi që bëhet është ndryshimi i lartësisë së sqepave ndarës, ndërkohëq ë pikat lundruese duhet të jenë të mbështetura gjithë kohën në tokë.-Boshtet këputëse. Rregullimi i tyre është rregullimi më i rëndësishëm për cilësinë dhe përmënjanimin e humbjeve. Largësia midis tyre duhet të jetë e tillë që të realizojë këputjen,duke lënë të paprekura lëpushkat ose një pjesë të tyre. Kur hapësira është e madhe, kallinjtëe vegjël tërhiqen në këtë hapësirë pa u këputur, kurse për kallinjtë e mëdhenj ka rrezikqë të ndodhë thyerja dhe shkoqja e fundit të tyre.-Platforma e zhveshjes. Ajo rregullohen sustat që mbajnë të takuara boshtet. Shtrëngimi ityre bëhet sipas vështirësisë që has zhveshja, gjë që varet nga shkalla e pjekjes, lloji dhekushtet klimatike.-Aparati shirës. Ai rrotullohet me 490 rrot/min-700 rrot/min dhe e ka hapësirën në hyrje 20mm dhe atë në dalje 15 mm. Kur përdoren autokombajnat e të lashtave ose makinat eshirjes së të lashtave, nga skara hiqet një tel në çdo dy tela, duke realizuar kështu rritjen ehapësirës së kalimit të kokrrave.-Sistemi i pastrimit. Hapja e vrimave të shoshave dhe fuqia e rrymës së ajrit i përshtatetmadhësisë së kokrrave dhe ngarkesës së shoshave me lëpushka, koçanë dhe kërcej.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë mënyrat e vjeljes së misrit dhe nga se varet zbatimi i tyre?2. Tregoni ndryshimin ndërmjet kombajnave korrëse-këputëse dhe të atyre që janë vetëmkëputëse.3. Cilat janë rregullimet kryesore në kombajnën e misrit?4. Çfarë rregullimesh i bëhen autokombajnës së të lashtave në mënyrë që ajo të përshtatet përvjeljen e misrit?

Page 115: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

115

IX.13. Makinat për vjeljen e bimëve industriale.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Bimët industriale janë të tipave të ndryshëm. Ato kultivohen në zona të veçanta e sipaskushteve klimatike. Dy nga bimët kryesore industriale janë patatja dhe panxhari i sheqerit.Rëndësi mjaft të madhe ka kujdesi për rritjen dhe zhvillimin e tyre, por edhe vjelja përbën njëfazë mjaft delikate. Makinat e vjeljes së tyre janë të tipave për nxjerrjen e frutave ngarrënjët, mbasi dhe fruta e tyre është i tilla. Vjelja mekanike e zhardhokëve të patates bëhet metri lloje makinash kryesore:1. nxjerrëse të thjeshta;2. nxjerrëse të përbëra;3. nxjerrëse-vjelëse të plota.Vjeljen me dy tipat e parë e quajmë si gjysmë të mekanizuar, sepse për realizimin e plotë tëvjeljes kërkohet edhe fuqi punëtore.1. Makinat nxjerrëse të thjeshtaAto bëjnë gërmimin dhe lëvizjen e dheut në vendin e futjes së zhardhokëve, zhvendosjen ekësaj mase në sipërfaqe dhe ndarjen e zhardhokëve nga dheu. Sipas tipit të organit të punës,këto makina mund të ndahen:-me organe të palëvizshme;-me organe të lëvizshme.

Fig. 9.34Makinëpatatenxjerrësee thjeshtë

Fig. 9.35Nxjerrësepatateshme rotorhedhës:1-plori;2-rotori;3-sfurqet;4-pritëseskare.

Ato mund të tërhiqen me kafshë ose me traktorë. Organet punuese bëjnë nxjerrjen e patatevetë një ose dy rreshtave. Plugu i kafshëve me një trup punues përdoret si nxjerrës i thjeshtë meorgane të palëvizshme. Me këtë plug nxirren një pjesë e kokrrave, kurse një pjesë tjetër mbetete mbuluar me dhe. Për të mënjanuar këtë të metë, veshi i plugut shkurtohet dhe zëvendësohetme një lloj skare me shufra (fig. 9.34). Dheu i zhvendosur dhe i shkrifëruar kalon nëpërveshin skarë, duke u ndarë nga zhardhokët, të cilët nuk kalojnë nëpër hapësirat e skarës, porshkarkohen anash dhe dalin mbi sipërfaqen e tokës, kurse dheu, që kalon nëpër skarë,rikthehet në brazdën e sapohapur.Me këto mjete shumë të thjeshta nuk mund të bëhet një ndarje e sigurt, ngaqë copat emëdha të tokës ngatërrohen me zhardhokët, kurse zhardhokët e vegjël mund të kalojnënëpër hapësirat e skarës dhe të kthehen përsëri në brazdë.

Page 116: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

116

Makinat me organe punë të lëvizshme (fig. 9.35) janë pak më të plota. Ato përbëhen nga njëplor i gjerë dhe nga një rotor me sfurqe elastike. Për makinat që tërhiqen me traktor, motorivihet në lëvizje rrotulluese nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit, kurse për makinat etërhequra me kafshë, nga rrotat e makinës. Makina është e pajisur me organe rregulluese. Nëdisa tipa vendoset një pritëse tip skare, e cila është me shufra të çernieruara.Plori e pret dhe e shkrifton tokën në zonën e shtrirjes së sistemit rrënjor, si dhe i çlironpatatet nga dheu, kurse sfurqet rrotulluese nxjerrin dhe ngrenë njëkohësisht masën e dheutdhe të kokrrave, që flaken anash. Në fillim ndahen copat e vogla të tokës që bien shpejtdhe më afër, kurse patatet hidhen më lart dhe më larg, duke u përplasur në skarën pritëse.Kjo e fundit bën që patatet të bien në një rresht, kështu që ato mblidhen lehtë me dorë.Për të zvogëluar mundësinë e dëmtimeve të zhardhokëve, veprimi i sfurqeve duhet të jetëelastik. Për të siguruar punën normale dhe për të mos dëmtuar zhardhokët, rëndësi karregullimi i shpejtësisë rrotulluese të sfurqeve dhe thellësia maksimale e vendosjes sëzhardhokëve në tokë.Veç rregullimit të thellësisë së plorit, ndryshohet dhe pjerrësia e tij.Ajo duhet të jetë më e madhe për tokat e rënda dhe më e vogël për tokat e lehta. Në disa rasteplori vendoset horizontalisht. Hapësira mes fundit të sfurqeve dhe plorit nuk duhet të jetëmë e madhe se 2.5 cm, sepse, kur është më e madhe, shkakton dëmtime të zhardhokëve.

2. Makinat nxjerrëse të përbëra

Ato janë të pajisura me sistem shoshitjeje dhe rreshtimi. Kjo arrihet duke i vendosurpatatenxjerrëses së thjeshtë disa pajisje të tjera, që mund të jenë:a. Koshi me shufra. Ky kosh ka formën e trungut të konit dhe rrotullohet mbi një boshthorizontal, ku futen masa e dheut dhe e zhardhokëve, të cilët ndahen veç e veç nga rrotullimii koshit. Në fund zhardhokët vendosen në tokë me një rresht.b. Shosha në formë skare me shufra që lëkunden në drejtimin gjatësor, që kryen një ndarjetë mirë të zhardhokëve, duke i shkarkuar prapë në një rresht.c. Transportieri me skara me shufra (fig. 9.36). Ai kryen lëkundje vertikale dhe i depozitonzhardhokët në tokë në rresht.

Fig. 9.36 Makinë patatenxjerrëse e përbërë e me transportier shkundës

Page 117: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

117

Ky model mund të këtë edhe një transportier tërthor, që plotëson ndarjen dhe njëkohësisht ishkarkon zhardhokët anash në një rresht. Këto makina janë me një dhe me dy rreshta.Përvoja ka vërtetuar se makinat me transportier shkundës dhe ato të ngjashme me të, janë mëefektive të përdoren në toka të lehta, kurse për toka të lidhura ose të rënda, përshtatshmërimë të mirë kanë makinat me sfurqe rrotulluese.

3. Makinat e plota nxjerrëse-vjelëse

Ato janë kombajna që i kryejnë të gjitha operacionet, duke përfshirë edhe klasifikimin ezhardhokëve, edhe depozitimin e tyre mbi rimorkio ose në bunkerin e vet, i cili është meshkarkim periodik.

Makinat për vjeljen e panxharsheqerit

Mekanizmi i procesit të vjeljes së panxharsheqerit është bërë më vonë se mekanizmi i disaproceseve të tjera të vjeljes së prodhimeve bimore. Për vjeljen e panxharsheqerit mund tëpërdoret mënyra e vjeljes me shumë faza (me makina të veçanta), ashtu dhe ajo me një fazë(me kombajnë). Kur vjelja bëhet me dorë, mund të përdoren vegla të thjeshta ndihmuese.Makinat për vjeljen e panxharsheqerit mund të jenë:-të thjeshta, që kryejnë vetëm një operacion;-të përbëra, që kryejnë dy ose më shumë operacione njëherësh;- të plota (kombajnat), që e mekanizojnë tërësisht procesin e vjeljes.Në makinat e thjeshta bëjnë pjesë:-prerëset e qafës, që kryejnë prerjen (shkëputjen) e qafës së rrënjës ose ndarjen nga rrënjëttë pjesës ajrore;-shkulëset, që kryejnë nxjerrjen e rrënjëve nga toka;-rreshtueset (grumbullueset), që i grumbullojnë rrënjët në grumbuj ose në vijë për ngarkim;-ngarkuesit, që bëjnë ngarkimin e rrënjëve.Te makinat e përbëra bëjnë pjesë: makinat prerëse të qafës dhe a t o shkulëse (shkulëse-rreshtuese-grumbulluese) dhe ato shkulëse-ngarkuese. Te makinat e plota (kombajnat), hyjnëmakinat prerëse të qafës–shkulëse–pastruese–rreshtuese (grumbulluese) dhe makinat prerësetë qafës-shkulëse–pastruese–ngarkuese.Secila nga këto makina mund të punojë mbi një orë me shumë rreshta (6-8 të thjeshta dhe2-3 të plota). Organet prerëse e marrin lëvizjen nga boshti i marrjes së fuqisë së traktorit, pornë raste të veçanta edhe nga rrotat e makinës. Ndër veglat e thjeshta ndihmëse përmendim:1. Ngrohësit (fig. 9.37) që përdoren për gërmimin e tokës afër rrënjëve dhe p ër lirimin errënjëve nga toka, duke i ngritur pak. Rrënjët e çliruara shkulen me dorë duke i tërhequrnga gjethet.Të gjitha operacionet e tjera të vjeljes kryhen me dorë, por operacioni i ngarkimit mund tëmekanizohet, grumbujt e rrënjëve të pastruara ngrihen në kovë ose rrënjët e pastruara e tëvendosura rresht ngrihen me makinat mbledhëse–ngarkuese.2. Shkulësit (fig. 9.38) që përdoren për lirimin e rrënjëve nga toka dhe për shkuljen e tyrepërfundimtare, duke i lëshuar mbi tokë në formë rreshti. Shkulësi përbëhet nga dy plore dhenjë drejtues i rrënjëve. Format e ploreve janë të ndryshme.Shkulësi i paraqitur në fig. 9.38 është me dy brinjë e me vendosje pak të pjerrët nga një anë,

Page 118: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

118

me qëllim që të bëjë radhitjen e rrënjëve mbi tokë.Shkulja e panxharit me këtë vegël bëhet pasi të jenë prerë qafat e rrënjëve me gjethe oseedhe para prerjes së qafave të rrënjëve, të cilat pastaj pastrohen me dorë.Shkulësit me traktorë janë me shumë rreshta. Në procesin e vjeljes së panxharsheqerit memakina, në dallim me procesin që kryhet me dorë, largimi i gjetheve nga rrënjët bëhet duke eprerë horizontalisht qafën e rrënjës në lartësi afër 1 cm mbi bazën e gjetheve të para.

Fig. 9.37 Ngritës me 3 rreshta

Fig. 9.38 Shkulës dybigësh

Page 119: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

119

Prerja bëhet me thika të rrafshëta dhe ruajtja e lartësisë së prerjes karshi daljes së rrënjëvenga toka rregullohet me nivelues rrëshqitës ose rrotullues. Ai vendoset para thikës dhe ështëi regjistrueshëm në lartësi (fig. 9.39).

Fig. 9.39 Prerëse të thjeshta

Prerësit e qafave të rrënjëve mund të jenë makina të thjeshta, të cilat i lënë qafat megjethe në tokë, për t’u mbledhur pastaj me dorë. Ato mund të jenë edhe makina të përbëra,që mund të kryejnë:a-prerjen e qafës me gjithë gjethe dhe ngarkimin e tyre në mjetet e transportit, ose ingarkojnë në bunkerët e makinave me shkarkim periodik;b-prerjen e gjetheve dhe grirjen e tyre (masa e grirë shkarkohet në tokë në formë rreshtashose ngarkohet në mjete transporti), pastaj, në një fazë të dytë, bëhet prerja e qafave pagjethe, të cilat lëshohen në tokë.Këto makina janë me disa rreshta. Për mekanizimin e plotë të procesit të vjeljes sëpanxharsheqerit mund të përdoren në seri makinat e thjeshta ose të përbëra për vjeljen meshumë faza, si dhe kombajnat me një fazë. Këto të fundit e grumbullojnë prodhimin në bunkerëqë shkarkojnë në fushë, por prodhimi mund të ngarkohet drejtpërdrejt në mjete transporti.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë operacione e procesit të nxjerrjes së patates?2. A ka leverdi nxjerrja e patateve me vegla të thjeshta?3. Ç’veçori kanë nxjerrësit e thjeshtë me sfurqe?4. Si mund të pakësohen sa më shumë humbjet dhe dëmtimet e nxjerrjes së patates?5. Si mund të pakësohen sa më shumë humbjet dhe dëmtimet e nxjerrjes së patateve memakina nxjerrëse-lidhëse me rotor?6. Ç’dallim parimor ka midis vjeljes së patates e panxharsheqerit?7. Në ç’masë i plotësojnë kërkesat e vjeljes së panxharsheqerit makinat e thjeshta, të përbëradhe ato të plota (kombajnat)?8. Si mund të ndihmohet dhe të lehtësohet vjelja me dorë e panxharsheqerit?

Page 120: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

120

IX.14. Makinat për vjeljen e ullirit.Klasifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

Informacioni teorik

Vjelja e ullirit ka një rëndësi të madhe. Makinat që përdoren për vjeljen e frutave përdorenedhe për vjeljen e ullirit. Ato ndahen në dy grupe:1. makina për vjelje të plotë;2. makina për vjelje gjysmë të mekanizuar;Në grupin e parë hyjnë makinat për vjeljen e frutave që do të përdoren në industri ose përkonsumim të menjëhershëm, si dhe për ullinj. Në grupin e dytë hyjnë mjetet mekanike ndihmësepër vjeljen e frutave me dorë.Makinat për vjeljen e ullirit janë makina dridhëse-shkundëse. Ato kryejnë këto operacione:-shkëputjen e ullinjve nga pema;-mbledhjen e tyre;-ndarjen e papastërtive;-ngarkimin në makinë.Në fig. 9.40 jepen skemat teknologjike të disa mekanizmave të këtyre makinave.

Fig. 9.40 Skemat teknologjike të disa makinave për vjeljen e frutave

Përgjithësisht parimi i punës është ky:Mekanizmat me inerci i komunikojnë trungut të pemës dridhje me frekuencë deri në atëmasë sa ato të ta shkundin ullirin nga pema. Për degët e përkulshme përdoret frekuenca 1000cikle/min-1200 cikle/min dhe amplituda a=45 mm-60 mm. Për ato me degë me të ngurta,frekuenca shkon nga 800 cikle/min-1000 cikle/min dhe amplituda a=40 mm.Amplitudat e lëkundjeve të trungjeve ndryshohen duke zvogëluar gjatësinë e manivelës (në

Page 121: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

121

mekanizmin bjellë-manivelë) dhe vlerën e ekscentricitetit (në mekanizmat me jashtëqendrorë).Mjetet dridhëse mund të barten nga njeriu (fig. 9.41) ose nga traktori (fig. 9.42).

Fig. 9.41 Makinë dridhëse për shkundjen e frutave e mbartur nga njeriu:A-motor me benzinë; B-shtaga dridhëse; C-mekanizmi bjellë-manivelë; D-nofulla që kap degët.

Fig. 9.42 Dridhës hidraulik i bartur në hidraulikun e traktorit

Mekanizmat me krehra i shkundin frutat nëpërmjet veprimit mekanik të krehrave mbi frutat,të cilat bien poshtë mbi një platformë pritëse. Mekanizmat me rrymë ajri i shkundin frutat(ullirin) nëpërmjet veprimit të rrymës së ajrit mbi to.

Page 122: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

122

Në të gjitha rastet e vjeljes me makinat e mësipërme, ullinjtë e shkundur mblidhen nëplatforma pritëse të formave të ndryshme, si: në platforma pritëse prej mushamaje në formëçadre të përmbysur, e cila përqafon trungun e pemës (fig. 9.43a), në platforma me plan tëpjerrët me membranë elastike dhe transportier (fig. 9.43b) dhe në platforma pritëse (fig.9.43c) që rrihen nga rryma e ajrit të sjellë nga një ventilator për pastrimin e gjetheve etj.

Fig. 9.43a,b Platformë pritëse:a) me mushama në formë çadreje të përmbysur (1-dridhësi; 2-platforma pritëse); b) me musham atë pjerrët dhe

me transportier (1-arkat e frutave; 2-transportieri; 3-mushamaja e pjerrët; 4-shtaga vibruese)

Fig. 9.43c Platformë pritëse e frutave:1-mushama e pjerrët; 2-transportier gjatësor; 3-transportier tërthor; 4-arkë

Vjelja e frutave (ullinjve) me makinë quhet e mirë kur:-shkalla e vjeljes është 98%;-shkalla e dëmtimit të pemëve është ≤ 2%; -humbja e frutave (ullinjve) të shkundur është ≤2%; -humbja e frutave (ullinjve) që s’mblidhen është 0.5%.

Page 123: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

123

Për qëllime tregtimi, frutat (ullinjtë) mund të mblidhen kryesisht me dorë, duke mekanizuarprocesin e afrimit të vjelësit afër trungjeve dhe degëve të pemës, si dhe ngarkim-transportine frutave të vjela. Për lehtësimin e vjeljes me dorë përdoren platforma vjelëse të bartura nëtraktor ose platforma vetëlëvizëse. Në këto raste, vjelja me dorë bëhet nga punëtorët qëndodhen mbi platformë në vende të caktuara pune, të cilat i afrohen trungut të pemës në tëgjithë lartësinë në mënyrë mekanike (fig. 9.44).

Fig. 9.44 Lloje të ndryshme platformash vjelëse dore për fruta

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë mënyrat e vjeljes së ullinjve?2. Si klasifikohen makinat vjelëse të frutave (ullinjve)?3. Trego disa nga skemat teknologjike të makinave për vjeljen e frutave (ullinjve).4. Si është ndërtuar një makinë dridhëse e bartur nga njeriu?5. Si janë ndërtuar platformat prerëse të frutave (ullinjve)?6. Si vilen frutat me dorë?

Page 124: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

124

IX.15. Makinat për pastrimin, tharjen dhe seleksionimine prodhimeve të mbledhura

Informacioni teorik

Për pastrimin dhe klasifikimin e farërave përdoren makina të tipave të ndryshëm. Këtojanë makina të thjeshta me një ose dy procese, si dhe makina të ndërlikuara.Përpunimi i plotë i farës bëhet sipas një procesi të caktuar teknologjik dhe në lëmenj tëposaçëm. Aty përdoret një sistem i caktuar makinash, nëpër të cilat materiali kalon nëmënyrë të vazhdueshme.P.sh., drithërat përpunohen në ventilatorë, në makina pastruese-klasifikuese etj.Ventilatori klasifikues është makinë e thjeshtë e përpunimit paraprak të materialit fillestar, qëvjen nga makina shirëse ose autokombajna. Në këtë makinë, me anë të ajrit, materialetçlirohen nga lëndët e huaja të lehta, nga përbërjet e trasha e të rënda, nga pjesë të imëta, ngafarat e vogla dhe nga kokrrat e thyera.Fryrja me ajër shërben njëherësh edhe për ajrimin (ventilimin) e masës, për uljen e lagështisëdhe, sipas kërkesave, në disa makina, ai mund të bëhet në shosha (sipas përmasave), në disa tëtjera me ventilim (sipas masës) dhe pjesërisht në shosha.Pjesët kryesore dhe skema teknologjike e makinës janë treguar në fig. 9.45.Ventilatori përdoret gjerësisht për ventilimin dhe p ë r pastrimin e drithit dhe, në rast nevoje,edhe për një farë klasifikimi. Kështu, rrjedhja e përzierjes që ndeshet me rrymën e ajrit ndahetnë tri pjesë:1. pjesët e lehta fluturuese, që largohen nga ajri jashtë makinës;2. pjesët mesatarisht të lehta (që përbëhen nga kokrra të lehta drithi) formojnë cilësi (kategori)dhe bien në kasetën e fundit, prej nga drejtohen e mblidhen në makinë;3. kokrrat e mëdha dhe mbeturinat e trasha (grurë, kallinj etj.), të cilat bien në kasetën e parëdhe që këtej drejtohen në sistemet e shoshave, të përbëra nga dy shosha paralele mbi njëra-tjetrën.

Fig 9.45 Ventilator-ndarës

Page 125: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

125

Shosha e sipërme e pengon përzierjen e k o k r r a v e t ë trasha me ato të mëdha, të cilat,nga sipërfaqja e saj, kalojnë në ullukun që i largon anash makinës. Në shoshën e poshtmendahen përbërjet e imëta (kokrra të vogla, të thyera etj.), të cilat kalojnë nëpër shoshë dhei çlirojnë kokrrat e mira që mblidhen nga sipërfaqja e shoshës.Ventilatori vihet në lëvizje o s e me dorë (me anë të dorezës), ose nga një elektromotor.Manivela duhet të rrotullohet me shpejtësi t ë njëtrajtshme prej 45 rrot/min. Gjatë punësnuk duhet të ndërpriten rrotullimet para se të jetë mbyllur goja ushqyese dhe para se të ketëkaluar i gjithë drithi nga makina.Goja ushqyese duhet të hapet kur makina ndodhet në lëvizje. Hapësira e gojës rregullohet nëmënyrë të tillë që përzierja të zbresë me shtresa jo të trasha.Nga pozicioni i kapakëve lëvizës të kasetave ndarëse rregullohet raporti midis kokrrave tëlehta dhe të mira. Kur makina përdoret thjesht për ventilim, kaseta e parë mbyllet ngakapaku dhe drithi nuk kalon nëpër sistemin e shoshave. Ai bie i gjithi në tokë, nëpërmjetkasetës së dytë, ose jashtë makinës.

Triori universal

Fig. 9.46 Triori universal me veprim të dyfishtë

Page 126: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

126

Triori universal përdoret për pastrimin e farës nga fara të kulturave të tjera dhe nga barërat ekëqija, por ai përdoret edhe për klasifikim, për të marrë kryesisht farë të pastër e të zgjedhurpër mbjellje. Prandaj triori duhet të përdoret pas një pastrimi paraprak të përzierjes nëventilator, por përdoret edhe me material fillestar.Për këtë qëllim, makina trioruese, përveç cilindrave me fole, është e pajisur edhe me njëventilator dhe me një sistem me dy shosha. Me këto elemente përzierja lehtësohet ngapapastërtitë e lehta dhe ato të trasha, përpara se të hyjë në cilindër.Në fig. 9.46 tregohen pjesët kryesore të triorit universal dhe skema e tij teknologjike. Ky triorështë i tipit të dyfishtë, i përbërë nga dy cilindra të vendosur në seksione të veçanta, tëçmontueshme.Për një klasifikim më të përpiktë të farës, secili prej cilindrave është i pajisur me njëshoshë në formën e një trungu, që rrethon cilindrin triorues. Shosha është me vrima tëzgjatura me dy zona, me përmasa të ndryshme të vrimave. Materiali i cili del nga cilindri itriorit, përpara se të nxirret jashtë kalon në shoshe, ku ndahet në tri kategori.

Makinat pastruese-klasifikuese të kombinuara

Këto makina janë të pajisura me t r i sisteme ndarëse, d.m.th me ajër, me shosha dhe metrior.Sistemi me ajër përbëhet zakonisht nga dy shtylla vertikale, ku e para është pastruese, e dytashërben edhe për klasifikimin sipas masës.Me sistemin e shoshave, përveç pastrimit nga përbërjet e trasha dhe të imta, mund të bëhetnjë klasifikim i dytë sipas përmasave (në dy klasa). Pastrimi dhe klasifikimi i materialit përmbjellje bëhet përfundimisht në sistemin triorues të dy- ose të trefishtë. Makinat pajisen mekomplete shoshash për të gjitha kokrrat.

Tharëset e farës

Qëllimi. Për shkak të vetive higroskopike të drithit, lagështia e tij mund të ndryshojë nëvarësi të lagështirës relative të ajrit. Meqë gjatë korrjes kokrrat nuk kanë arritur stadin epjekjes, ato kanë një lagështirë të rritur. Një drithë i tillë gjatë ruajtjes nxehet, myket dhemund të karbonizohet. Për ta mënjanuar këtë rrezik, farat e grurit, të elbit, të thekrës, tëtërshërës, të orizit, të misrit etj., ventilohen. Kështu atyre u ulet lagështia deri në 14% e 15 %.Kur drithi përmban lagështirë shumë të rritur, ai thahet artificialisht në impiante tharëse, tëcilat janë me ajër të nxehtë ose me gaze të nxehta. Në një kalim në këto impiante, lagështirazbret 6%-8 %. Pas tharjes, masa e drithit duhet të ftohet afërsisht në temperaturën e mjedisit.

Tharja me ajër të nxehtë

Tharësit që përdoren në bujqësi janë stacionar dhe të lëvizshëm. Çdo tharës është i përbërënga tri pjesë kryesore:1. gjeneratori ose prodhuesi i ajrit të ngrohtë;2. dhoma e tharjes;3. dhoma e ftohjes.Për prodhimin e ajrit të nxehtë përdoren furra me lëndë të djegshme ose me rrymë elektrike

Page 127: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

127

dhe me ventilator për prodhimin e ajrit. Ajri ngrohet duke u përzierë me gazet e furrësnëpërmjet një kaloriferi. Në rastin e dytë gazet e furrës largohen në atmosferë. Tharësetjanë të ndryshme: me oxhak (kolonë), me transportier, me platformë, me sirtarë dhe mecilindër. Përgjithësisht janë me proces me veprim të pandërprerë. Mjaft të përhapura janëtharëset me oxhak ose kolonë (fig. 9.47), të cilat janë mjaft të përdorshme.Me anë të elevatorit 10 drithi i lagur ngrihet në pjesën e sipërme të tharëses dhe futet në njëdepozitë, prej nga, me vetërrjedhje, në sasi të caktuara dhe njëtrajtësisht, bie në dhomën etharjes 5 të shtyllës.Drithi vazhdon të përshkojë vertikalisht të gjithë lartësinë e dhomës së tharjes, hyn në tënjëjtën mënyrë në ftohës dhe, pasi arrin temperaturën e lejuar, grumbullohet në depozitën eposhtme 9. Që këtej largohet me transportues ose futet në thasë.Me anë të ventilatorit 8 e nëpërmjet tubacioneve 7, në dhomën e tharjes thithet përzierja enxehtë ajër+gaze të furrës që vjen nga dhoma e përzierjes 2 nëpërmjet tubit 4; po ashtu, nëdhomën e ftohjes thithet ajër i freskët drejtpërdrejt nga atmosfera, nëpërmjet dritareve 11.

Fig. 9.47 Tip tharëseje stacionare me oxhak (kolonë)

Drithi në tharëse thahet në temperaturë jo më të lartë se 500C. Prandaj, gazi që hyn në dhomëntharëse duhet të këtë temperaturë rreth 1200C, e kjo kontrollohet me termometrin 12 të vendosurnë tubin 4. Kur fara thahet për mbjellje, temperatura nuk duhet të jetë mbi 400C-450C, prandajtemperatura e gazeve që hyjnë ulet deri në 700C.

Page 128: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

128

Tharja me ajër

Përveç tharësve me ajër të nxehtë, për të pakësuar lagështirën e drithit, përdoret dheajrimi me hedhjen dhe me fryrjen e drithit me hedhës mekanik ose m e fryrës transportuespneumatik. Me anë të tyre drithi zhvendoset nëpër lëmë ose nëpër magazina nga një vend nëtjetrin, duke u hedhur në ajër, në largësi 1 m-1.5 m. Gjatë këtij veprimi drithi humbet njëpjesë të lagështirës, ftohet dhe ajroset.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë makinat që përdoren për pastrimin dhe klasifikimin e farave?2. Cilat janë anët e përbashkëta dhe ndryshimet që kanë makinat e pastrimit të farave?3. Cili është qëllimi i tharjes së farës dhe në ç’mënyrë bëhet ajo?4. Si realizohet tharja me ajër të nxehtë?5. Sa duhet të jetë temperatura për tharjen e farave që do të mbillen?6. Si realizohet kjo temperaturë?

IX.16. Makinat mjelëse elektrike

Informacioni teorik

Të gjitha k ë t o makina kanë të njëjtat elemente përbërëse, pavarësisht nga tipi, përmasatdhe mënyra e instalimit (fig. 9.48).

Fig. 9.48 Elementet përbërëse të makinës mjelëse: 1-manometri i vakuumit; 2-depozita e ajrit; 3-zbrazësi;4-elektromotori; 5-rubinet shkarkimi; 6-filtër; 7-saraçineska

Page 129: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

129

Ato përbëhen nga:A. Qarku i ajrit me vakuum (boshllëk), i cili përbëhet nga:

Grupi i elektropompës, që shërben për krijimin e vakuumit të ajrit në impiantin emjeljes. Për makinat e lëvizshme fushore, pompa vihet në punë me motor me djegie tëbrendshme. Për të mënjanuar humbjet, pompa duhet të vendoset sa më afër vendit të mjeljes.

Një depozitë boshllëku, që ka si funksion balancimin e fluksit të ajrit dhe mbajtjen et i j në nivel të pandryshueshëm në qark. Kjo quhet edhe depozitë sigurie. Vëllimi i saj është

rreth 20 dm3. Ajo grumbullon dhe papastërtitë që mund të hyjnë rastësisht në qark, si ujëra,qumësht, plehra etj., të cilat shkarkohen (çdo herë) pas përfundimit të punës. Depozitavendoset afër pompës. Në disa impiante, pas depozitës së sigurisë, vendoset edhe një depozitë

e dytë ajri me vëllim rreth 200 dm3. Valvola rregullatore e boshllëkut, që shërben për të mbajtur të pandryshuar vakuumin e

vendosur e me një kufi të lejueshëm prej ±20 mbar. Valvola rregullatore mund të jetë mekundërpeshë ose me sustë. Vlera e vakuumit mund të ndryshohet duke ndryshuar tensionimine sustës.

Tubacionet e ajrit, të cilat shërbejnë për të përcjellë ajrin nga çdo pikë e impiantitdrejt pompës. Këto tubacione duhet të formojnë një unazë të mbyllur dhe të vendosen rreth1.8 m mbi tokë. Tubacioni është i pajisur me rubinetet e marrjes, një për çdo dy lopë, sidhe me valvolat shkarkuese automatike, të cilat shkarkojnë kondensatin ose qumështin që kakaluar rastësisht, kur ndalon makina. Sistemi është i pajisur me manometër për të kontrolluartrysninë.

Pulsuesi është aparati që, nëpërmjet valvolës shpërndarëse dhe tubacionit të boshllëkut,krijon ciklin e pulsimeve në grupet e mjeljes. Shpejtësia e pulsimeve optimale duhet të jetërreth 50 cikle/min-60 cikle/min, me një ndryshim të lejuar prej ±5%, kurse raporti i pulsimit(raporti midis fazës së mjeljes dhe gjithë ciklit) duhet të jetë 0.5-0.6.Pulsuesi vendoset për çdo grup mjeljeje në tubacionin e boshllëkut (kur qumështi transportohetme tuba dhe grumbullohet në një depozitë) ose në kapakun e kovës individuale të marrjessë qumështit. Në çdo rast ai lidhet me tub gome me tubacionin e boshllëkut, nëpërmjet njërubineti.B. Qarku i qumështit, i cili përbëhet nga:

Grupet e mjeljes (fig. 9.49). Çdo grup mjeljeje përbëhet nga 4 gota dhe nga kolektori qëi bashkon ato. Gota mjelëse është e përbërë nga një cilindër metalik i jashtëm dhe nga njëkëmishë e brendshme prej gome. Midis cilindrit metalik dhe këmishës prej gome formohetnjë hapësirë, ose dhoma e ajrit (e boshllëkut). Secila nga dhomat e ajrit të 4 gotave mjelëseështë e lidhur me tuba të shkurtër gome me kolektorin, kurse kolektori lidhet me pulsuesin menjë tub të gjatë gome.Hapësira cilindrike e formuar nga këmisha prej gome me përmasat e thumbit të gjirit, ngasipër futet në thumb, kurse nga poshtë është e mbyllur me një tub të shkurtër që komunikonme depozitën e qumështit të kolektorit. Pra, n ga n jëra anë, kolektori dhe gota lidhen meqarkun e ajrit dhe, nga ana tjetër, me atë të qumështit.

Depozita e qumështit e kolektorit ka një vëllim rreth 0.1 dm3 dhe e mbledh qumështin nga4 gotat. Ajo lidhet me tubat përcjellës të qumështit ose me bidonin. Depozita e qumështit ekolektorit lidhet me dhomën e ajrit. Kështu, ajri që futet këtu, ndihmon në përcjelljen e

Page 130: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

130

qumështit. Këmisha prej gome e gotës mjelëse duhet të zgjidhet në funksion të diametrit dhetë gjatësisë mesatare të thumbave të gjirit.

Kovat e grumbullimit të qumështit (për mjelje individuale). Ato kanë gjithmonë formën etrungut të konit dhe prodhohen prej çeliku të pandryshkshëm ose prej alumini, Vëllimi i tyre

është 20 dm3. Kjo kovë ka një kapak me mbyllje hermetike, në të cilin montohet pulsuesi. Njëkovë shërben për 10 lopë dhe pastaj zbrazet në një bidon transporti.Për mjelje mund të përdoren drejtpërdrejt edhe bidonë transporti, kur këta kanë përmasat ekapakut të kovës dhe ganxhat për mbylljen e tij.

Fig. 9.49Skema e

funksionimit tënjë gotë mjelëseje

në fazën epushimit (majtas)

dhe në fazën ethithjes sëqumështit(djathtas):

1-thumbi i gjirit;2-këmishamjelëse;3-tubat e shkurtër;4-gota mjelëse;5-dhoma e ajrit;6-tubi i gjatë iboshllëkut;7-tubi iqumështit;8-kolektori.

Grupi fundor. Ky grup i impiantit e përcjell qumështin në një depozitë të përbashkët, ipërbërë nga pompa e qumështit dhe nga depozita. Gota mjelëse funksionon sipas parimitthithje-pushim.Krijimi i të dyja fazave bëhet nëpërmjet pulsuesit. Kur pulsuesi krijon boshllëk, ky i fundit,nëpërmjet kolektorit, u komunikohet njëherazi të 4 dhomave të ajrit të gotave mjelëse (fig.9.49, djathtas), ndërsa nga thumbi del currili i qumështit.

Page 131: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

131

Pjesa tjetër e kohës së pulsimit është pushimi, ku, nëpërmjet pulsuesit, në dhomën e ajrit tëgotave tani dërgohet ajër me trysni atmosferike.Dalja e qumështit ndërpritet sepse nuk ka boshllëk dhe pjesa e poshtme e këmishës e mbyllsfinkterin, ndërsa thumbi ngushtohet. Në thumb normalizohet trysnia. Pas kësaj fillon përsëritjae pulsit të ri, e kështu me radhë.

Impiantet mjelëse

Makina mjelëse është pjesë përbërëse e “impiantit”. Impiantet ndahen në dy grupe të mëdha:1-Impiante që shërbejnë brenda stallës, d.m.th., aty ku qëndrojnë lopët. Këtu bëjnë pjesë edheimpiantet fushore të zhvendosjes në kullota etj., me mbajtjen e lirë të lopëve.2-Impiante të vendosura në “salla mjeljeje të sistemeve të ndryshme, si tip “hale peshku”,“rotolaktatore” etj. Grupi i lopëve milet njëkohësisht.Në fig. 9.50 janë dhënë skemat e vendosjes së impianteve.Sipas mënyrës së marrjes dhe grumbullimit të qumështit, impiantet ndahen në:-Impiante lëvizëse, ku qumështi merret individualisht nga kovat e mjeljes që ka secila lopëe që janë pjesë përbërëse e impiantit, ose drejtpërdrejt nga bidonët e transportit.

Fig 9.50Impiantet mjelëse:A-me kova; B-me bidonë;C-me tuba përcjellës.1-pompa e boshllëkut;2-depozita siguruese dhebalancuese;3-rregullatori i boshllëkut;4-manometri i tregimit tëtrysnisë;5-kova e varur;6-pulsuesi;7-rubinetet marrëse ku lidhenpulsuesit;8-grupi mjelës (kolektor-gota emjeljes);9-kova;10-bidon për transport;11-ndarës higjienik;12-pompa e qumështit;13-vazoja fundore.

Page 132: Mekanika 2 e dt.12.7.2012 faqosja - agri.al · PDF fileKlasifikimi,ndërtimi dhe funksionimii makinave mbjellëse 53 VI.3.-VI.4. Makinat e mbjelljes së të lashtave. Përgatitja për

Mekanika 2

132

Ky sistem përdoret në stallat me pak krerë, me mbajtje të lirë ose të lidhura të lopëve, si dhepër mjeljen në impiantet fushore, të zhvendosshme në kullotë. Në këtë rast, impiantivendoset mbi rimorkio të posaçme.-Impiante të instaluara të palëvizshme. Këto impiante gjejnë zbatim kryesisht në sallat e mjeljesjashtë stallave, në impiantet e vendosura brenda stallës dhe në ato fushore. Ato kanë tubacionetë përcjelljes dhe të grumbullimit të qumështit në depozita. Në disa impiante janë vendosurvazot matëse, të cilat shërbejnë për të matur sasinë e qumështit në çdo lopë.Gjatë përdorimit të impianteve mjelëse kanë rëndësi dy gjëra themelore:1-Ruajtja e parametrave të mjeljes, si vlera e boshllëkut, shpejtësia e pulsimeve dhe raportii fazës së thithjes ndaj gjithë ciklit të pulsit.2. Kujdesi i veçantë për mbajtjen e higjienës. Pas çdo mjeljeje, të gjitha elementet që kanëkontakt me qumështin, duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe lëndë larëse, të shpëlahen, tëfshihen dhe në fund të dezinfektohen. Mospastrimi i tyre sjell infektim ose prishje të qumështit,infeksione të gjinjve etj.

Pyetje dhe detyra

1. Cilat janë pjesët kryesore të një makine mjelëse?2. Cili është ndryshimi ndërmjet makinës dhe impiantit mjelës?3. Përse shërben pulsuesi dhe ku vendoset ai?4. Nga se përbëhet dhe si funksionon grupi mjelës?5. Çfarë kujdesi duhet treguar për impiantet mjelëse?