98
ME SYTË E ZEMRËS KONFERENCA IKOMBËTARE MBI TEFLOLOGJINË 15-16 dhjetor 2006 ORGANIZUAR NGA SHOQATA E TË VERBËRVE SHQIPTARË ME VIZION TË QARTË PËR TË ARDHMEN Fjala e hapjes e kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, dr. av. Sinan Tafaj Mirë se erdhët në Konferencën e Parë Kombëtare Shkencore “Mbi Tiflologjinë”. Në këtë Konferencë na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre zv/ministri i Arsimit dhe i Shkencës, shkrimtari Halit Shamata, mik i përhershëm i Shoqatës sonë, na nderon gjithashtu Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Theodhori Karaj. Na nderojnë të gjithë folësit, Profesorë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Mjekësisë, nga Universiteti i Vlorës, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që nuk Flasin e Dëgjojnë, Klinika Okulistike, Komisioni i Përcaktimit të Verbërisë. Gjithashtu na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Drejtori Ekzekutiv i Bashkimit Evropian të të Verbërve, z. Mocrane Boussaid dhe Drejtori i Institutit të të Verbërve të Milanos z. Giancarlo Appa. Të nderuar pjesëmarrës Zhvillimi i kësaj Konference është i një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë në jetën e secilit nga qytetarët me mungesë shikimi, por unë jam i sigurt që është një ndihmesë sado modeste për shkencën shqiptare dhe, sidomos atë të fushës sociale Me anë të kësaj konference ne synojmë që të promovojmë, të bëjmë të njohur në mjedisin shqiptar shkencën e tiflologjisë, të hedhim hapat e para në këtë shkencë, duke thirrur si kontribues dhe aktorë kryesore punonjësit e shkencës të fushave sociale, e të mjekësisë si dhe ttë tjerë aktorë që punojnë në fusha të përafërta. Shkenca e Tiflologjisë është shkenca që merrem me studimin e mënyrën e të jetuarit të njerëzve me dëmtime të rënda deri në mosfunksionimin e shqisës së të parit. Shkrimtari i madh Erih Maria Remark ka thënë: Sikur njerëzimi të kishte një shqisë të gjashtë, jeta do të ishte ndryshe, por si është jeta pa shqisën e pestë, atë të shikimit? Si mund të jetohet jeta, si mund të bëhet ajo më cilësore? Si mund të bëhen të verbrit njerëz të aftë për të jetuar e për t’u integruar në jetë? Shqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat me mungesë shikimi të kenë infrastrukturën e nevojshme, ata do të ishin më të aftë për ta jetuar jetën më mirë, në mënyrë më cilësore, madje dhe për të qenë veprimtarë shoqërorë. Sidomos në epokën moderne njerëzimi ka krijuar për veten e tij infrastrukturë të pasur për të perceptuar e shfrytëzuar duke filluar nga lapsi dhe letra, nga metri dhe ora, nga programet kompjuterike dhe rrugët, nga fabrikat dhe uzinat, nga pajisjet teknike më të thjeshta deri tek

ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

ME SYTË E ZEMRËS

KONFERENCA I KOMBËTARE MBI TEFLOLOGJINË

15-16 dhjetor 2006

ORGANIZUAR NGA SHOQATA E TË VERBËRVE SHQIPTARË

ME VIZION TË QARTË PËR TË ARDHMEN

Fjala e hapjes e kryetarit të Shoqatës së tëVerbërve të Shqipërisë, dr. av. Sinan Tafaj

Mirë se erdhët në Konferencën e Parë Kombëtare Shkencore “Mbi Tiflologjinë”.Në këtë Konferencë na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre zv/ministri i Arsimit dhe i Shkencës,shkrimtari Halit Shamata, mik i përhershëm i Shoqatës sonë, na nderon gjithashtu Dekani iFakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Theodhori Karaj.Na nderojnë të gjithë folësit, Profesorë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti iMjekësisë, nga Universiteti i Vlorës, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, Instituti iNxënësve që nuk Flasin e Dëgjojnë, Klinika Okulistike, Komisioni i Përcaktimit të Verbërisë.Gjithashtu na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Drejtori Ekzekutiv i Bashkimit Evropian të tëVerbërve, z. Mocrane Boussaid dhe Drejtori i Institutit të të Verbërve të Milanos z. GiancarloAppa.Të nderuar pjesëmarrësZhvillimi i kësaj Konference është i një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë në jetën e secilitnga qytetarët me mungesë shikimi, por unë jam i sigurt që është një ndihmesë sado modestepër shkencën shqiptare dhe, sidomos atë të fushës socialeMe anë të kësaj konference ne synojmë që të promovojmë, të bëjmë të njohur në mjedisinshqiptar shkencën e tiflologjisë, të hedhim hapat e para në këtë shkencë, duke thirrur sikontribues dhe aktorë kryesore punonjësit e shkencës të fushave sociale, e të mjekësisë si dhettë tjerë aktorë që punojnë në fusha të përafërta.Shkenca e Tiflologjisë është shkenca që merrem me studimin e mënyrën e të jetuarit tënjerëzve me dëmtime të rënda deri në mosfunksionimin e shqisës së të parit.Shkrimtari i madh Erih Maria Remark ka thënë: Sikur njerëzimi të kishte një shqisë tëgjashtë, jeta do të ishte ndryshe, por si është jeta pa shqisën e pestë, atë të shikimit?Si mund të jetohet jeta, si mund të bëhet ajo më cilësore? Si mund të bëhen të verbrit njerëz tëaftë për të jetuar e për t’u integruar në jetë?Shqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merretnëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat me mungesë shikimi të kenëinfrastrukturën e nevojshme, ata do të ishin më të aftë për ta jetuar jetën më mirë, në mënyrëmë cilësore, madje dhe për të qenë veprimtarë shoqërorë.Sidomos në epokën moderne njerëzimi ka krijuar për veten e tij infrastrukturë të pasur për tëperceptuar e shfrytëzuar duke filluar nga lapsi dhe letra, nga metri dhe ora, nga programetkompjuterike dhe rrugët, nga fabrikat dhe uzinat, nga pajisjet teknike më të thjeshta deri tek

Page 2: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

mekanizmat elektronikë më të sofistikuar, që janë përshtatje të realitetit ose përshtatje merealitetin.Në rrethana të tilla është e domosdoshme të përshtaten dhe të verbrit.Gjatë 15 vjetëve të fundit jemi marrë seriozisht me mbrojtjen e interesave tona socialeekonomike dhe kemi pasur rezultate mjaft të mira, por tashmë ne kemi hyrë në një stad të rizhvillimi, stad i cili synon që procesi i integrimit të të verbërve të jetë më efikas, më i shpejtëdhe të bëhet mbi baza shkencore.Unë dua të falënderoj gjithë shoqërinë shqiptare, të gjitha qeveritë dhe parlamentet,punonjësit shkencorë shqiptar në të gjitha nivelet, dua të falënderoj personalitete të ndryshmetë jetës politike dhe shoqërore, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe angazhim tëjashtëzakonshëm në drejtim të sensibilizimit dhe mbrojtjes së interesave të të verbërve.Dua të falënderoj gjithë qytetarët e verbër, të cilët të organizuar brenda komunitetit të tyrevazhdojnë të jenë në unitet dhe bëjnë përpjekje të admirueshme, çka vërtetohet me rezultatet earritura deri më sot.Ngritja e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, ndërtimi i objektit në Vaqarr,shtimi i pasurive të Shoqatës së të Verbërve në dobi të anëtarëve të saj, programet financuesetë qeverive shqiptare pavarësisht nga partitë që kanë qenë në pushtet, financimet e donatorëvetë huaj, veçanërisht ndihma e jashtëzakonshme që ka dhënë Unioni Italian i të Verbërve nëndrejtimin e prof. Tomasso Danieles dhe Unioni Evropian i të Verbërve në favor të shoqatëssonë dhe e gjithë mbështetja shoqërore kanë qenë të mrekullueshme dhe na kanë sjellë ne nëkëto nivele.Ne tashmë kemi një vizion shumë të qartë për të ardhmen tonë, e dimë që sfida jonë ështëarsimimi dhe punësimi si dy shtyllat kryesore të integrimit tonë. Ne deri më sot kemi bërëpërpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi siguruar mbështetjen e Ministrisë së Arsimit përpërfshirjen e nxënësve dhe studentëve tanë në arsimin e zakonshëm.Në Shqipëri është krijuar një traditë e shkëlqyer për pranimin dhe përparimin e të verbërve

në arsimin normal duke qenë të pambështetur si duhet me infrastrukturën e nevojshme dhepajisjet tifloteknike. Që nga viti 1993 e deri më sot, në shumicën e rasteve ne kemi gjeturmirëkuptim me ministrat e Arsimit, të cilët kanë krijuar hapësirat e nevojshme për përfshirjene nxënësve dhe studentëve tanë në procesin mësimor të të gjitha niveleve. Ne kemi arritur qëgjatë këtyre viteve të mbështesim arsimimin e mbi 150 të verbërve ku më shumë se gjysmajanë përfshirë në studimet universitare dhe pjesa më e madhe e tyre kanë pasur rezultateshumë të mira.Të verbrit kanë studiuar dhe studiojnë kryesisht në degë të Fakultetit të Shkencave Sociale,ato të mësuesisë, të matematikës, fizikës, drejtësisë dhe ne synojmë që dhe në të ardhmen kyproces të eci më tej.Shteti shqiptar ka mbështetur financiarisht pjesëmarrjen e nxënësve dhe studentëve të verbër,por ka ardhur koha që ne ata t’i mbështesim me pajisje të posaçme tifloteknike, me libra dheliteraturë më të pasur në brail dhe në kasetë. Ky proces tashmë ka filluar me mbështetjen eKooperacionit Zviceran, Ambasadës Britanike në Tiranë.Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve ka krijuar Studion e Regjistrimit të libravenë brail dhe kasetë. Ne tashmë kemi regjistruar mbi 300 tituj, libra, romane dhe teksteshkollore, duke filluar me ato të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë.Megjithatë, burimet tona financiare janë mjaft të kufizuara dhe shpresojmë që në të ardhmendo të kemi dhe mbështetjen e Qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhetë Shkencës.Ne ndodhemi përpara një sfide tjetër: përgatitjes së punësimit, ngritjes së institucioneve tëtjera për edukimin e të verbërve.Ne jemi përballë sfidës që ky proces integrues i personave në arsim të jetë më cilësor, mëinstitucional.

Page 3: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Me mbarimin e ndërtesës në Vaqarr dhe të objekteve të tjera që po përpiqemi të ngremë nëGjirokastër, Shkodër dhe në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ne do të krijojmë një sistem të tërëkompleks nga i cili do të përfitojnë të gjithë të verbrit e Shqipërisë të gjitha llojet eshërbimeve speciale. Ministria e Shëndetësisë ka porositur me fondet e saj një numër të madhpajisjesh tifloteknike me një vlerë rreth15 milionë lekë të reja, pra, megjithëse buxheti ishtetit shqiptar është i varfër ne jemi mbështetur financiarisht.Unë shpresoj që nëpërmjet kësaj Konference, nga diskutimet e pedagogëve, punonjësveshkencorë, mjekëve dhe aktorëve të tjerë të fushës sociale, institucioneve mësimore-edukative, të vetë qytetarëve të verbër të arsimuar do të sillen kontribute të rëndësishme dhetë vyera në shkencën e tiflologjisë.Ky kontribut do të jetë baza e orientimit në të ardhmen mbi të cilin ne do të ndërtojmëpolitika sociale dhe strategjinë tonë për zhvillimin e komunitetit të të verbërve, përpërmirësimin e jetës së tyre dhe për integrimin më të mirë në shoqëri.Ne jemi të bindur që këto suksese do t’i arrijmë ngadalë dhe me vështirësi, pasi sfidat eedukimit, punësimit dhe integrimit nuk janë të thjeshta. Ato ndeshen jo vetëm me vështirësiekonomike, por së pari me vështirësinë e të perceptuarit, me varfërinë e informacionit që nevetë kemi, me konceptet që ne kemi dhe me konceptet që të tjerët kanë për ne.Pikërisht për këtë arsye janë përfshirë një mori temash të karakterit social të cilat do tëhedhin dritë në këtë fushë. Më lejoni të nderuar pjesëmarrës t’u falënderoj të gjithëve, tëfalënderoj veçanërisht të gjithë personat që ne i quajmë “persona me sy”, që ndodhen pranënesh me dëshirën e mirë për të na ndihmuar .Unë shpreh bindjen që pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre ne e kemi të vështirë tagjejmë orientimin, por jam i sigurt se dhe këta pa bashkëpunimin tonë nuk mund të dinë seçfarë ne dëshirojmë. Prandaj vlerësimi i bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve me“njerëzit me sy”, është sfida jonë kryesoreDhe një herë më lejoni tu falënderoj të gjithëve dhe t’i uroj suksese kësaj Konference.

SË BASHKU PËR INTEGRIMIN TUAJ DINJITOZ NË SHOQËRI

Fjala e përshëndetjes e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Prof. dr. Ylli Pango

Unë pak fjalë do të them.Mendoj që nuk është bërë sa duhet për ju, aq më tepër, që ju keni një President shumë aktiv,shumë kërkues, i cili gjithmonë lufton për ndryshime në aspektin e edukimit, formimit dheintegrimit social. Sidoqoftë unë do të uroja që gjithnjë dhe më tepër le të punojmë për këtëedukim për këtë integrim dhe formim dhe, sa paku, të dy Komisionet Parlamentare tëEdukimit, Medieve dhe atij të Çështjeve Sociale dhe që unë do të gjeni gjithmonëmbështetjen që keni kërkuar të cilën e keni jo vetëm sepse përfaqësojmë popullin që na kazgjedhur d.m.th dhe juve, por dhe sepse një pjesë e anëtarëve të këtyre komisioneve që janësot parlamentarë për një kohë të gjatë kanë punuar dhe kanë shërbyer në sektorë që janë tëlidhur në mos pjesërisht, por dhe drejtpërsëdrejti, por pjesërisht dhe në mënyrë profesionale.

JEMI VAZHDIMISHT NË MBËSHTETJEN TUAJ

Përshëndetja zëvendësministrit të Arsimit dhe ShkencësHalit Shamata

Page 4: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Të nderuar të verbër, zonja dhe zotërinj!

Është krejtësisht emocional rasti dhe shansi që më jepet të përshëndes Konferencën tuajShkencore mbi Teflologjinë, e cila mendoj është e para Konferencë e këtij lloji shumë erëndësishme lidhur me proceset e integrimit te personave me aftësi të kufizuara në jetënshoqërore në botën shqiptare. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka qenë vazhdimisht einteresuar për aspekte te caktuara të botës arsimore shqiptare e sidomos për nxënësit me aftësitë kufizuara të çfarëdo lloji. Personalisht kam një afeksion të veçantë për Shoqatën e teVerbërve, jo thjesht për shkak të lidhjeve personale, që s’kanë qenë thjesht personale medrejtuesit e saj, por shume vite me pare kur unë drejtoja Komisionin e Ligjeve ne ParlamentinShqiptar i kam dhënë vetes një shans le të themi, që të miratojmë statusin e të verbrit. Ketë ethem me mburrje që është një pjesë shumë e rëndësishme në historinë e curriculumit timpersonal në politikë po s’është vetëm kjo. Novelisti portugez Saramagos nga fundi i shekullittë kaluar ka një libër verbërie, një nga librat më të rrallë që mund të lexojë një njeri çfarëdo esidomos një i verbër. Ideja e verbërisë në librin e Saramagos është çështje e shthurjes moralee cila i bën njerëzit të verbër dhe verbëria si verbëri morale kthehet në një sëmundje ngjitësepërfshi gjithë qytetin e shpëton vetëm njëri. Sonata e të Verbërve përpos librit të Saramagos,gjatë gjithë këtyre viteve ka prodhuar dritë ndoshta më shumë se të gjitha hidrocentraletshqiptare dhe kjo është një gjë e vërtetë. U ka bere dritë të tjerëve dhe unë ua them në rrafshine modestisë ka marrë dritë prej tyre. Kalojmë nga emocionet tek standardet. Mendoj që shtetishqiptar, shoqëria shqiptare, bota shqiptare e interesuar për mbarëvajtjen e saj nuk mund tëjetë kurrë e plote, kurrë e integruar dhe pa shtresat ne nevojë dhe pa njerëzit me aftësi tëkufizuar. Edhe nëse Erih Maria Remark thotë që – çdo të bënte bota me shqisën e gjashtë-,unë mendoj se shqisa e gjashtë e botës është dashuria. Kjo do të thotë që njerëzit që nuk kanënjë nga shqisat kanë nevojë mbi të gjitha për dashuri, kanë nevojë mbi të gjitha për dashurinënjerëzore, por jo vetëm kaq,por për dashuri njerëzore me mbështetje të fuqishme tëpërditshme day to day, financiare, materiale, arsimore, kulturore. Arsimi, natyrisht është njësfidë, por unë mendoj që çështja e arsimimit nuk është thjesht një sfidë, çdo investim për tëardhmen është një sistem sfidash është një zinxhir sfidash. Mua me vjen mirë që një ngaliderët e Shoqatës i ndjeri Ramazan Kabashi, një ndër Institucionet më të rëndësishme tëvarësisë së Ministrisë së Arsimit, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, ka emrin e tij. Kjo dotë thotë që të verbrit kanë personalitetin e tyre, po aq të rëndësishëm sa dhe gjetiu dukedashur t’u falënderoj për ftesën, duke dashur t’u kërkoj falje dhe për pjesën emocionale që përnjë zyrtar është e panatyrshme, por zyrtarët janë njerëz dhe nuk ka asgjë paradoksale, unëgarantoj se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Qeveria që unë këtu përfaqësoj do të jetë nëmbështetjen tuaj, në mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe personalisht, te verbrit e Shqipërisënë zyrën time do të jenë si në shtëpinë e tyre.Ju faleminderit!

Referate

QË NJË I VERBËR TË MUND TË MUND TË UDHËHEQË NJË NJERI NORMAL

Prof. as. dr. Virgjil Nano

Page 5: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Me sa duket, çdo sektor zgjeron vetveten duke gjetur pika kontakti me të tjerët. Në këtëmënyrë njohja shkencore e njeriut, e kësaj qenie të “panjohur” siç e quante mjeku i famshëmAlexis Carel, po bën përparime të dukshme për të mos thënë spektakolare. Po kontribuojnë nëkëtë fushë jo vetëm shkenca që lidhen drejtpërdrejtë me antropologjinë, por edhe fusha tëtjera si elektronika, kibernetika,biokimia, gjenetika, urbanistika etj.Për herë e më fort po ndjehet nevoja e një bashkëpunimi ndërdisiplinor midis mjekësisë,psikologjisë dhe pedagogjisë. Ky ndërveprim po bëhet mjaft i dëshiruar dhe urgjent sidomoskur është fjala për personat me nevoja të veçanta, për fëmijë apo të rinj që për arsye të cilatnuk varen nga ata, e gjejnë veten në situata dhe koordinata mjaft të vështira dhe kritike. Dhe,megjithatë është për t’u theksuar se ata vetë tashmë po e shtyjnë këtë proces që është për tëmirën e të gjithëve.Si rezultat i preokupimeve të shumta në vite, nga aktorë të ndryshëm lidhur me parandalimin,rikuperimin dhe përmirësimin e jetës së personave që paraqesin mangësi të natyrave tëndryshme, prej rreth treçerek shekulli është arritur deri. edhe të krijohet një shkencë më vete equajtur “defektologji”. Kjo shkencë ka një fushë të qartë dhe parime të mirëpërcaktuara, kubëjnë pjesë një sërë nëndegësh si: sudologjia, logopedia, tiflologjiaetj.Nëse hedhim një vështrim të shpejtë në preokupimet e deritanishme të tiflologjisë, domethënëtë shkencës për të verbrit me nëndegë si tiflopsikologjia, tiflopedagogjia, tifloteknika etj., dotë bindemi se arritjet në këtë fushë nuk janë të pakta. Në botë janë me qindra e mijërastudiuesit që vazhdimisht sjellin dilemat dhe ndihmesën e tyre për një jetë më të mire tëpersonave me humbje shikimi të shkallëve të ndryshme. Tashmë, në këtë sektor janë bërë tëpandashme konceptet: parandalim, kompensim, rikuperim dhe normalizim. Ajo që deri djeshihej tepër e zymtë, nuk është më e tillë. Edhe pse me disa vështirësi këta persona bëjnë njëjetë normale, duke kontribuar si gjithë të tjerët.Pa pretenduar të rrok gamën e gjere të problemeve që shtrohen aktualisht në këtë fushë, tëcilin ju të gjithë do ta plotësoni, më lejoni të cek shumë shkurt vetëm disa çështje qëmeritojnë, lëvrime dhe zgjidhje më të mira në të ardhmen.Së pari, duke vlerësuar arritjet e deritanishme në fushën e edukimit të personave që paraqesinhumbje shikimi gjykoj se ka ardhur koha të mendojmë dhe veprojmë disi më ndryshe se derimë tash. Kemi një shkollë speciale, ku mbizotëron aspekti teorik dhe një jetë sedentare, përshkak edhe të një baze materiale jo të mjaftueshme. Ndërkohë që në shumë vende të Evropës,lidhur me trajtimin, edukimin dhe arsimin e këtij kontigjenti ka vite që punon që në moshat ehershme frekuentojnë çerdhe dhe kopshte të veçanta dhe të integruara, ne ende presim dhehumbasim kohën më të vlefshme, kur dihet tashmë se ndërhyrjet e hershme, deri në 6-7 vjeçjanë vendimtare. Po kështu theksojmë, se na mungojnë strukturat për të mbështetur këtafëmijë dhe familjet e tyre që në vitet e para të jetës. Siç theksojnë shumë studiues veçoritë osepasojat psikologjike negative të verbimit apo të shikimit të pjesshëm nuk shfaqen dhe nukzhvillohen tek kushdo dhe në të njëjtën masë. Ato instalohen dhe zhvillohen kur ne nuk iparandalojmë dhe sidomos atëherëë kur neglizhohen forma të larmishme të rehabilitimit tëhershëm psiko-pedagogjik.Nëse i referohemi të dhënave statistikore të viteve të fundit rezulton se është në rritje numri ipersonave me humbje të pjesshme shikimi ose të verbër me mbeturina të të parit.Ky aspekt lipset të na nxisë më shumë për t’i evidentuar raste të tilla sa më herët dhe për të

bërë rikuperimet e nevojshme. Pra ndërhyrja e hershme është imperative. Nëse do të krijojmëedhe ne struktura të evidentimit të hershëm dhe sidomos të ndërhyrjes me ekipeshumëdisiplinore do të kishim një gjendje edhe më optimiste, duke reduktuar rreth 3/4 ekostove që nevojiten.

Page 6: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Të dhënat e fundit shkencore provojnë se humbja e shikimit ose të një shikimi ipamjaftueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e këtyre personave dhe vetëm aspektetpraktike. Nga mungesa e mos-stimulimit pamor, të verbrit kanë mangësi edhe nëmetabolizmin e glucideve, likuideve, shtohen çrregullimet e gjumit, të urinimit gjatë natës,duke qenë të predispozuar për një lodhje më të shpejtë mendore. Nga ana tjetër, rezulton sekjo gjendje arrin të kompensohet nëse jeta e tyre bëhet më aktive, kur krahas aktivizimitpraktik shtohen edhe efektet dinamike të muzikës duke rregulluar kështu ritmet biologjike tëkëtyre të rinjve. Nëpërmjet përdorimit racional të muzikës dhe terapisë së lojës, përfshirjes sëtyre në veprimtari praktike aktive krijohen mundësi për të shmangur mjaft shqetësime qëndeshen shpesh tek këta persona si: lodhja fizike dhe lëndore, çrregullimet gjumit etj. Shpeshherë kemi dëgjuar të verbër që në fund të ditës shprehen: “jam shumë i lodhur”, dhe kjo ështëmë se e vërtetë. Mjafton të organizojnë më mirë jetën e tyre dhe përfitimet do të jenë shumëmë të mëdha.Dëshiroj të theksoj gjithashtu rëndësinë që ka edukimi fizik për këta persona. Statistikattregojnë se zhvillimi fizik i këtyre të rinjve në moshën e futjes në shkollë është përafërsisht 2vjet më i ulët se ajo e fëmijëve të tjerë pa probleme të tilla. Në qëndrimet fizike të tyre nukështë e vështirë të mos vërejmë shpesh qëndrime të gabuara të pjesëve të ndryshme të trupit:çekuilibrime, qëndrime trupore jo të përshtatshme etj. Në këtë kuadër, krahas shtimit tëveprimtarive praktike në jetën e tyre është e domosdoshme të përdoret në mënyrë më efikaselënda e fizkulturës. Ajo lipset të rinovohet sipas nevojave që fëmijët kanë, duke e kthyer atëmë shumë në një gjimnastikë ritmike dhe terapeutike, mundësisht e shoqëruaredhe me muzike për të gjallëruar jetën e fëmijëve dhe për të korrigjuar mjaft mangësi që atakanë.Shtimi i veprimtarive lipset lipset të bëhet moto e jetës së tyre.Për zhvillimin më të mirë të fëmijëve dhe të rinjve në aspektin psikomotor lipset, që edhe kurjanë në familje, të nxiten proceset perceptive dhe ato lëvizore duke qenë në unitet me masatqë merr edhe shkolla ose institucione të tjera. Në këtë kuadër të rëndësishme janë: edukimisistematik i shqisave të të prekurit (për efekt kompensimi); veprimtari të shumta, gradualedhe të larmishme për orientimin në hapësirë; mësim dhe automatizim i lëvizjeve bazë,jetësore; mësim i shprehive dhe teknikave për të lozur individualisht dhe në grup etj.Vetëm duke formuar tek këta persona motive për të vepruar lirshëm dhe pa ankth do tëarrijmë të formojmë tek ata cilësi të vlefshme për një jetë shoqërore të integruar në kuadrin egrupeve normale (të zakonshme).Fëmijët me mbetje shikimi, në momentin e përfshirjes së tyre në shkollë, të zakonshme osespeciale, nuk zotërojnë përfytyrime pamore të përshtatshme për sende dhe realitete tëndryshme, fakt ky që vështirëson jo vetëm orientimin e tyre në hapësirë, por edhe njohjen emjaftueshme të realitetit ku ata jetojnë. Ky fakt u krijon atyre mjaft vështirësi në procesin e tënxënit dhe sidomos për kuptimin e koncepteve. Shpesh ndeshim fëmijë që flasin për gjëra tëndryshme pa pasur njohje konkrete për atë që flasin, aspekt ky që në literaturën e specialitetitnjihet me termin “formalizëm verbal”. Në kuadrin e një edukimi të përshtatshëm kjo dukurilipset të kufizohet sa më shumë.Në kuadrin e përgjithshëm të dukurisë që trajtojmë shpesh shtrohet pyetja: Cila formë everbimit, ajo e lindur apo e shkaktuar në një moshë më të madhe, ndikon më shumë në jetënpsikike dhe praktike te individit?! Një përgjigje kategorike është vështirë të jepet. Studimettregojnë se secila ka veçoritë e saj, për të mos thënë se çdo individ është unik dhe lipset tëtrajtohet si i tillë.Në rastin e një verbimi ne 2-3 vitet e para të jetës, rezulton se me kalimin e kohës,përfytyrimet pamore nuk ruhen. Gradualisht, individi formon një skemë funksionale të re, papjesëmarrjen e elementeve pamorë. Ndodh kështu një riekuilibrim në nivelin e analizatorëve

Page 7: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

të tjerë, siç janë analizatori lëvizor, të prekurit, vibrimi dhe dëgjimi të ndërthurur me njëri-tjetrin.Ndryshe nga sa më sipër, tek personat e lindur të verbër formohet që në fillim njëmekanizëm që konsiston kryesisht në ndijime dhe perceptime të natyrës: prekje-lëvizjedhe dëgjim-lëvizje.Në këtë situatë rast i veçantë dhe interesant është mënyra si ndërveprojnë analizatorilëvizor dhe të prekurit në situatën, kur personi është edhe i verbër edhe shurdh-memec. Për tëkuptuar se ç’ndodh në këtë situatë, le të sjellim një pasazh nga jeta e të famshmes OllgaSkorohodova. Ja si shprehet ajo diku në ditarin e saj:Ollga: “Një natë po kthehesha në shtëpi pas vizitës te një mik. Me mua ishte edhe A.J., njëperson që shikonte. Kur hymë në korridor, atje çdo gjë ishte errësirë, pus dhe personi qëmbahej pas meje, mezi ecte.“Këtu qenka errësirë si në varr, nuk di se ku t’i hedh këmbët”.“Unë e njihja mirë rrugën e korridorit dhe nisa ta udhëheq pas meje këtë njeri me vështrimnormal. Por ajo ecte shumë keq, tërhiqte këmbët zvarrë, dhe mezi hidhte hapin. Në njëmoment i them: Mos u trembni, ju drejtoj unë.A.J. përgjigjet: “Kush e di se ku do të më çosh?!”Ollga: “Unë po të çoj drejt derës”. Në fund e çova A.J. tek dera dhe i rashë ziles vetë, sepseajo as zilen nuk e gjente dot. Më kanë ndodhur shumë herë raste të tilla”.Siç shihet nga ky shembull, në kushtet në të cilat njeriu normal e ka vështirë të veprojë,personi me aftësi të kufizuara, por me modalitete reflektimi të strukturuara dhe të përshtaturamungesës se shikimit orientohet më lehtë se një njeri qe shikon.Përsa i përket zhvillimit të të menduarit dhe, në veçanti të inteligjencës tek personat qëparaqesin probleme shikimi, përjashtuar disa zhvillime jo proporcionale, nuk ndeshimçrregullime të veçanta. Shumica e studimeve konkludojnë, se me gjithë kufizimet fizike dhepsikike që lidhen me privimin pamor apo humbjen e pjesshme te tij, zhvillimi intelektual ifëmijëve dhe të rinjve qe nuk shohin, duke e vlerësuar këtë edhe me teste tradicionale, nukështë shumë i ndryshëm nga ai i personave që shohin. Të gjitha këto i detyrohen jo vetëmprocesit të kompensimit, por në radhë të parë, vetë përpjekjeve të tyre.Sigurisht, prapambetja mendore e disa personave që paraqesin mangësi pamore, mund ta ketëorigjinën në reagimet e papërshtatshme të mjedisit familjar dhe të atij rrethues, në kushtetedukative të pamjaftueshme. Praktika ka demonstruar, se në kushtet e një edukimi tëpërshtatshëm, në familje dhe më pas në kopshte për fëmijë që paraqesin mangësi pamore,mund të parashikohen vonesat e ndryshme në zhvillimin mendor, duke u siguruar këtyre tërinjve një zhvillim jo shumë të ndryshëm nga personat që shohin. Aftësitë profesionale të njëniveli të lartë dhe rezultatet që arrijnë mjaft persona që nuk shohin demonstron faktin severbimi nuk përbën kurrsesi një pengesë të pakapërcyeshme për zhvillimin e inteligjencës dhetë gjitha strukturave të tjera të personalitetit të tyre.

VERBËRIA, PJESË PËRBËRËSE E AFTËSISË SË KUFIZUAR. VEÇORITË E SAJ KRAHASUESE.

Dr. Shkëlqim Dajti

Aftësia e kufizuar mund të përkufizohet në disa mënyra,por mendoj se dy janë aspektet mëkarakteristike.1. Aftësia e kufizuar në konceptin tim mjekësor është çdo gjendje e një individi ku njëorgan apo pjesë e trupit të tij nuk funksionon apo funksionon jo normalisht duke shkaktuarpengesë dhe vështirësi në veprimtaritë e përditshme.

Page 8: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

2. Aftësia e kufizuar si koncept social dhe ekonomik e përshkruaj si një gjendje kuindividi nuk është i mundur të realizojë një veprimtari normale ose diçka tjetër.Aftësia e kufizuar e lindur është e pranishme tek individi që me lindjen e tij dhe e shoqëronatë për gjatë gjithë jetës. Këta individë rriten zhvillohen dhe përshtaten me aftësinë e kufizuarpa kuptuar tërësisht kontrastin në thonjëza ndërmjet një individi normal dhe vetes së tyre.Aftësia e kufizuar e fituar gjatë jetës është një moment shumë dramatik për individin që epëson atë. Është vështirë të mendosh dhe të pranosh se jeta e tyre nga ky moment do tërrjedhë ndryshe nga ajo që ata kanë pasur më parë.Gjendja e rëndë emocionale,shpirtërore deri dhe në çrregullime të rënda psikike karakterizonperiudhën pas pësimit të aftësisë së kufizuare e ndjekur me ndërgjegjësimin se jeta lipsetjetuar edhe nëkushtet e një realiteti aspak të lehtë.

Shqisa e të parit dhe koncepti i verbërisë

Është fakt biologjik se pas lindjes fëmija është një qenie e gjallë që vendoset në një mjedis tëpanjohur, ku nuk e ka të lehtë të përshtatet.Në ditët e para pas lindjes foshnja vetëm vegjeton, por me një ndryshim gradual të organevederi në arritjen e plotë të funksionimit të tyre.Ndër funksionet me zhvillim të shpejtë është shqisa e shikimit (të parit),natyra ka bërë tëmundur që për disa muaj shqisa e të parit të arrijë pothuajse funksionin e të rriturit,sepse ështëpër fëmijën burimi kryesor i kontaktit me botën ku gjendet.Të gjitha stimujt apo ngacmimet që mjedisi transmeton kanë vetëm një destinacion atë tëkores së trurit në SNQ ku eksperiencat e përsëritura krijojnë gjurmët e memories.Çdo shqisë e njeriut ka rolin e vet në përshtatjen në mjedis por të dhënat shkencore tregojnëse shikimi është kryesori në këtë drejtim. Shqisa e shikimit është dhe mbetet shqisa kryesorepër marrjen e informacionit që individi normal përdor. Kur kjo shqisë pëson dëmtime deri nëmungesë të saj individi pëson një gjendje të jashtëzakonshme e cila konsiston në vështirësi tëndryshme të të gjithë veprimtarisë.Verbërinë do ta përkufizoj si gjendje e caktuar fiziologjike e një individi ku mungonplotësisht ose pjesërisht shqisa e të parit.E shoh të nevojshme të theksoj se të krahasosh veçoritë e grupeve të tjera të aftësisë sëkufizuar në raport me verbërinë lipset të bëj një përshkrim të momenteve më karakteristikepër sa i përket jetës normale së çdo individi të cilësdo shoqërie njerëzore qoftë.Shqisa e të parit është burimi kryesor i informacionit për krijimin e lidhjeve të karakteritemocional ndërmjet një krijese, siç është fëmija dhe individëve të tjerë apo objekteve që errethojnë.Nga përvoja unë kam konstatuar se fëmijë 2-3 vjeç nuk mund të ecin apo qëndrojnë në këmbëpa u mbajtur për të vetmen arsye se kanë lindur të verbër.Normalisht në moshën një vjeç e gjysmë fëmijët qëndrojnë në këmbë dhe mundohen tëecin,por te fëmijët e verbër duke qenë se nukmund të orientohen, kjo është e pamundur, ata qëndrojnë vetëm ulur ose zvarriten sepse nëkëtë mënyrë instinktivisht ndjehen më të sigurt.Në moshën e fëmijërisë së hershme nga lindja e deri në moshën 6 vjeç njeriu është i rrethuarnga përkujdesja e prindërve dhe i familjes por kjo moshë është shumë e rëndësishme, sepsekrijohet tek njeriu përshtypja i parë për botën që rrethon dhe është shumë i rëndësishëmintegriteti anatomo-funksional në përgjithësi.Kjo periudhë moshe nuk karakterizohet nga një incidencë e lartë të aftësisë së kufizuar, porndërmjet tyre verbëria është më tipikja. Në këtë periudhë të jetës çdo dëmtim ose aftësi e

Page 9: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

kufizuar do të linte pasoja të rënda tek çdo person shpesh të pariparueshme për të gjithëjetën..Mund të përmend shumë patologji të cilat çojnë në aftësi të kufizuar tek fëmijët për gjithëjetën por mes tyre me invalidizuese janëverbëria e lindur dhe paraliza spastikePër çdo familje ose shoqëri një fëmijë i verbër është një problem realisht i madh, sepse kjokrijese për të pasur sado pak një jetë normale do të kërkojë një kosto, e cila në shumë rasteështë vështirë të përballohet.Vitet e fundit në vendet e zhvilluara të Perëndimit për këtë kategori fëmijësh jepet asistencamaksimale dhe e kualifikuar për integrim sa më të natyrshëm në shoqëri.Për sa i përket krahasimit mes verbërisë dhe grupeve të tjera të aftësisë së kufizuar mendoj sekrahasimi mund të bëhet vetëm me ato grupe që kanë kufizime të theksuara.

Tetraplegjikët në krahasim me verbërinëSipas logjikës krahasuese tetraplegjikët janë i vetmi grup individësh ku shkalla e aftësisë sëkufizuar është më e madhe se verbëria e plotë. Tetraplegjikët janë të privuar thuajse nga çdoaktivitet njerëzor.

Grupet e tjera të aftësisë së kufizuar krahasuar me verbërinë.Për të bërë krahasimin ndërmjet verbërisë dhe grupeve të tjera kam marrë në konsideratënevojat kryesore që kërkon të plotësojë individi pas lindjes, rritjes, realizimit profesional dheplakjes.

Në jetën e përditshme nevojat për ushqyerje,veshje apo aspekte të tjera të domosdoshme përnjeriun janë më të vështira për të verbrit krahasuar me grupet e tjera të aftësisë së kufizuar.Me këtë nuk dua të them se të tjerët janë më të privilegjuar por ato kanë një farë pavarësiendryshe nga të verbrit, të cilët kur janë në mjedise të panjohura kërkojnë asistencën e tëtjerëve. Lëvizja dhe zhvendosja është nevojë kryesore e çdo qenie që jeton dhe zhvillohet nënjë mjedis të caktuar. Në shikimin e parë duket se kjo nevojë është më e pranishme tekparaplegjikët se tek të verbrit, por kjo nuk mund të thuhet se është reale tek një paraplegjik icili lëviz me ndihmën e mjeteve të posaçme lëvizëse ku nga eksperienca e ditëve tonapersonat paraplegjikë në vendet e zhvilluara ngasin edhe makina të ndërtuara për persona tëcilat nuk mund të përdorin anësitë e poshtme, por që kanë normale pjesët e tjera tëtrupit,sidomos të shqisave duke bërët të mundur lëvizjen dhe zhvendosjen për veprimtaritë mëtë domosdoshme.Ndryshe është lëvizja dhe zhvendosja tek i verbëri,Në shumicën e të verbërve anësitë e poshtme janë normale dhe ata mund t’i vënë nëfunksionim ato shumë mirë por vetëm me një kusht, të jenë të shoqëruar nga një person tjetër.Prania e shoqëruesit, e cila është domosdoshmëri absolute është një kosto, e cila i kushton jopak familjes.

Arsimimi

Çdo individ sidomos në ditët tona e ka të domosdoshëm arsimimin për të qenë i pranueshëmdhe i dobishëm në shoqëritë e përparuara.Përgjithësisht janë më të favorizuar të gjithë grupet e tjera të aftësisë së kufizuar krahasuarme të verbritArsimimi i të verbërve kërkon shkolla të posaçme dhe mënyra arsimimi që mbështeten tekshqisa e dëgjimit dhe e prekjes,duke e bërë shumë më të kushtueshme arsimimin e të

Page 10: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

verbërve. Kjo vështirësi në arsimim është më e theksuar për nivelet e shkollës së mesme dheato universitare.

Punësimi

Në përgjithësi personat me aftësi të kufizuar e kanë shumë të vështirë të punësohen, sidomosnë shoqëri me shkallë të ulët përparimi socio ekonomik. Të krahasuara me grupet e tjera siçështë grupi i paraplegjikëve që mund të punësohen më lehtë në punë të cilat kërkojnë vetëmpërdorimin e duarve, të verbrit e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë një punë edhe kur janëtë aftë në aspektet intelektuale apo me arsimin e përshtatshëm.Komunikimi dhe marrëdhëniet me shoqërinë janë më të vështira tek të verbrit në raport megrupet e tjeraShpesh i verbëri gjendet në vështirësi kur është në kontakt me persona që takon për herë tëparë pasi e ka të nevojshme praninë e shoqëruesit për të bërë më të lehtë kontaktin aponjohjet e para.Është tipik rasti kur individi i verbër mëshirohet padrejtësisht apo mënjanohet nga bisedaedhe kur flitet për të duke i dhënë më tepër interes shoqëruesit se të verbrit,për të vetmenarsye se i verbëri nuk mund të përdori shqisën e shikimit.

Përdorimi i teknologjisë dhe internetiNë kohët e sotme njeriu po ndesh çdo ditë përparime në teknologji dhe përdorimin pa asnjëkufi të internetit, i cili po shndërrohet në një ndihmë marramendëse intelektuale.Por të verbrit janë të pafat, ata mundet vetëm pjesërisht të shfrytëzojnë avancimetteknologjike.

Mundësia për zbavitje dhe argëtim

Është nevoje njerëzore të cilën e kanë të nevojshme edhe personat me aftësi të kufizuar, siçjanë të verbrit, të cilët kanë mënyrat e tyre specifike të argëtimit, edhe në këtë aspekt tëverbrit kanë më shumë kufizime.

Në përfundim

Për sa i përket statusit të aftësisë së kufizuar që një pjesë e shoqërisë ka, është një padrejtësiqë natyra ja bëri qenies njerëzore por mes këtij grupi, gjendja e verbërisë është një ngagjendjet me karakter të theksuar invalidizues, sepse mungesa e shqisës së shikimit si shqisamë e rëndësishme që natyra i ka dhënë qenieve të gjalla në përgjithësi, do të krijojë përindividin pengesa dhe vështirësi të ndryshme. Megjithatë,njeriu ka dhënë prova dhe përvojatë mahnitshme se si ai ka në botën e tij forca të mëdha për të mbijetuar.

MBI GJENDJEN E SOTME DHE PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMEVE NË FUSHËN E

TIFLOPSIKOLOGJISË

Prof. dr. Adem TAMO

Është e ditur tashmë se dëmtimet e shikimit përbëjnë një pamundësi e pengesë në jetën e tyrepersonale. Kjo pamundësi ushtron ndikime edhe në funksionet e tjera të tij.Një drejtim i veçantë i ndikimeve që pësohen nga dëmtimet e shikimit ka të bëjë me

funksionet e tjera ndijore, me funksionet konjitive, madje edhe me qëndrimin ndaj vetes dhe

Page 11: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

të tjerëve. Ndikimi që ushtrojnë dëmtimet e shikimit në gjithë pjesën tjetër të personalitetitnjerëzor kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe të praktikantëve. Sot jemidëshmitarë të përpjekjeve të vazhduara për diagnostikimin, për ndërhyrjet, për rehabilitimin,arsimimin dhe përshtatjen sociale të personave me probleme shikimi.Kujdesi për personat me probleme shikimi kërkon njëherësh të studiohet edhe cilësia e jetës

që këta bëjnë. Kjo siç, u tha është ndikuar nga ndryshimet që ndodhin në personalitetin epersonit që ka probleme shikimi.Studimet tradicionale në botë në fushën e tiflopsikologjisë kanë prekur çështje të tilla si:Dëmtimi i shikimit dhe pasojat e tijBazat e rehabilitimit të shikimit dhe arsimimiVlerësimi i shikimit dhe i problemeve të tijVlerësimi i shikimit të kufizuar dhe ndërhyrjaDinamikat psikologjike dhe sociale të dëmtimit të shikimitDëmtimi i shikimit dhe lidhja e tij me dëmtime të tjeraShkathtësitë jetësore për një funksionim të pavarurVlerësimi i të mësuarit të fëmijëve me probleme shikimiKërkimet e sotme në ndihmë të personave me probleme shikimi prekin një numër të gjerëçështjesh që kanë të bëjnë me shërbimet për këta persona: pajisjet optike dhe jooptike qëintensifikojnë shikimin si zmadhuesit, teleskopët, televizorët me qark të mbyllur, intensitetete dritës, etj.; me ndihmën që personat me probleme shikimi të bëhen të zotët e vetes dhe tëadministrojnë mjedisin ku jetojnë, e cila realizohet duke i stërvitur ata të mësojnë mënyra tëreja të kryerjes së sjelljeve të jetës së përditshme (librat e gotat që flasin, teknika për dallimine parave e të ilaçeve; etj.; me lëvizjen dhe udhëtimin dhe këtu përfshihen trajnimet për tëmësuar të lëvizin, të udhëtojnë e të orientohen pa ndihmën e të tjerëve ose me pak ndihmë;këshillimin me persona të tjerë që kanë të njëjtin problem me shikimin dhe që janë tëpërgatitur të ndihmojnë personat me probleme shikimi të bëjnë një jetë sa më të plotësuara nëkushtet që janë; me teknologjinë: sot po prodhohen pajisje të fuqishme në ndihmë tëpersonave me probleme shikimi si televizorët me qark të mbyllur CCTV që i zmadhojnëprintimet deri në 60 herë, kompjuterët që printojnë me shkronja të mëdha, kompjuterët qëflasin në mënyrë dixhitale, kompjuterët Braille, makinat e leximit, etj.Përveç këtyre përparimeve me karakter teknologjik sot po bëhen përpjekje që tematikat qëstudion tiflopsikologjia të veçohen prej tematikave klasike të oftalmologjisë, por duke mos ikëputur lidhjet me to. Në këtë këndvështrim sot bëhen kërkime intensive për çështje të tilla si:1. Cili është ndikimi i dëmtimit serioz të shikimit mbi zhvillimin e shkathtësive të jetesës sëpërditshme?2. Çfarë faktorësh individualë, familjarë e komunitarë ndikojnë në përvetësimin dhezhvillimin e shkathtësive të jetesës së përditshme të personave me probleme shikimi?3. Çfarë ndikimi ka niveli i pavarësisë së personit me probleme shikimi në vetë personin dhe

në familjen e tij?4. Çfarë modelesh arsimimi dhe shërbimi janë më të përshtatshmet për personat me problemeshikimi?5. Ç’lidhje ekziston midis llojeve të dëmtimeve të shikimit dhe ndryshimeve tipike në

personalitetin e të dëmtuarit?6. Cilat janë pasojat konjitive dhe emocionale që shoqërojnë dëmtimet e shikimit? Në vijimbëhet një përpjekje për të treguar rezultatin e kërkimeve të kryera për zbulimin e lidhjevemidis personalitetit të personit me probleme shikimi dhe problemit të shikimit që ai ka.7. Miopia. Njerëzit që vuajnë nga miopia shohin zakonisht më me lehtësi objektet që janëpranë tyre dhe me më shumë vështirësi ato që ndodhen më larg. Ata janë më të fokusuar nëbrendësi të asaj që shohin dhe më pak në atë që ndodhet jashtë asaj. Energjia që shfaqet nëvëmendjen e tyre është e drejtuar drejt brendësisë, në drejtimin nga jashtë brenda, në largim

Page 12: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

nga ajo që ndodhet në pjesën e jashtme dhe të prirë të tregojnë interes ndaj objekteve qëndodhen afër. Këta persona kanë zakonisht një nevojë të shprehur për privasi, dhe mund edhetë izolohen nga bota e jashtme që i rrethon. Ata mund të frikësohen nga mjedisi rrethues dhepër shkak të kësaj mund të jenë të prirë të fshihen në brendësi.Njerëzit që vuajnë nga miopia mund ta riorientojnë energjinë e tyre psikike jashtë nëse

shprehin dëshirë të fortë të bëhen të dukshëm dhe nëse besojnë që kjo gjë është e sigurt. Atakanë nevojë të lejojnë njerëzit e tjerë t’i shohin se cilët janë ata me të vërtetë. Njerëzit qëvuajnë nga miopia mund të përfitojnë nëse punojnë me nivelin e tyre të vetëbesimit dhe nësezgjedhin të mos i bazojnë vendimet e tyre mbi emocionin e frikës. Ideja këtu është të mosndjehen të frikësuar ose të kërcënuar nga mjedisi, por ta lejojnë veten të jenë ata që janë me tëvërtetë. Gjithë puna është te besimi: kur ata bëjnë atë që dëshirojnë me të vërtetë ta bëjnëatëherë ndodh diçka e cila është në favor të tyre. Ajo që ndodh është e rëndësishme për atavetë dhe në këtë rast njerëzit që vuajnë nga miopia mësojnë që procesi i cili ka një rëndësi përta ka po të njëjtën rëndësi edhe për njerëzit e tjerë. Nga ky proces përfiton jo vetëm personime miopi, por edhe mjedisi social rrethues.Hipermetropia. Njerëzit që vuajnë nga hipermetropia e shohin objektin që ndodhet më largme lehtësi më të madhe në krahasim me objektin që ndodhet më afër tyre. Këta persona janëmë shumë të fokusuar në atë që ndodhet jashtë sesa në atë që ndodhet në brendësi të objektit.Energjia që shfaqet në vëmendjen e tyre është e drejtuar drejt pjesës së jashtme të objekteve.Ndërsa personi që vuan nga miopia është i prirë të hyjë më me lehtësi brenda vetes, personiqë vuan nga hipermetropia ka vështirësi ta bëjë këtë gjë, meqë vëmendja e tij vazhdon të jetëe orientuar së jashtmi. Personi që vuan nga hipermetropia është i interesuar në jetët e tëtjerëve dhe nuk është shumë i prirë të shohë jetën vetjake.Njerëzit që vuajnë nga hipermetropia mund ta drejtojnë energjinë e tyre së brendshmi duke ikushtuar vetes të njëjtën rëndësi që ata u kushtojnë të tjerëve. Thelbi i kësaj nuk ështëinjorimi i të tjerëve, por konsiderimi i vetes krahas prirjes që ata kanë për të konsideruar tëtjerët. Ka shumë rëndësi për këta persona që të shprehin dëshirat dhe ndjenjat që kanë, pra tëlejojnë veten të jenë ata që janë.Astigmatizmi. Personat me astigmatizëm përjetojnë pasiguri në fushën e ndjenjave dhe tëdëshirave në varësi të faktit se cili sy është i prekur dhe të faktit të prekjes së njërit apo të dysyve. Bota e tyre e perceptimit pamor është e deformuar. Siç thuhet në mënyrë figurative syrii tyre i djathtë tregon se çfarë dëshiron personi, ndërsa syri i majtë se çfarë përjeton ai.Personi me astigmatizëm dëshiron dhe përjeton atë qe është e vërtetë për të, por fill ekonsideron atë të papërshtatshme dhe ndryshon dëshirën apo përjetimin që ka. Pastaj personime astigmatizëm beson sinqerisht ndryshimin e kryer duke humbur kështu nga shikimidëshirën apo përjetimin real që kishte.Personat me astigmatizëm mund ta pyesin veten rregullisht se “Çfarë dua unë pikërisht tani?”.“Çfarë ndjej unë pikërisht tani?”. “Çfarë është reale dhe e vërtetë për mua tani?”. “Nëse unëheq dorë nga dëshira për të qenë ai që nuk jam, cili do të jem unë?”. “Nëse unë heq dorë ngapërpjekja për të jetuar siç iu pëlqen të tjerëve, atëherë cili do të jem unë?”. “Nëse unë heqdorë nga aktrimi për të qenë personi i cili nuk jam, atëherë çfarë do të jem i zoti unë të bëjndryshe?”.Në këto kushte del si një sfidë që kërkon përballim ofrimi i këshillimit psikologjik tëpersonave me probleme shikimi. Ndikimet e mundshme jopozitive të dëmtimit specifik tëshikimit mund të neutralizohen me ndërhyrje individuale këshillimi, por edhe me punëgrupore të menduar mirë.Problemet e shikimit ndikojnë mbi personin që i vuan ato probleme. Ndikimi që ushtron njëproblem shikimi në personalitetin dhe funksionimin e personit që e ka atë është i larmishëm.Një pjesë e mirë e këtij ndikimi lidhet me shkallën e problemit të shikimit. Një dimension i

Page 13: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

dytë që i shtohet këtij është edhe prania e problemeve të tjera te personi me probleme shikimi:prania e problemeve të shëndetit, atyre financiare, profesionale, etj.Nga pikëpamja psikologjike problemi më i mprehtë që lidhet me personat me problemeshikimi është ndryshimi i konceptit ndaj vetes. Personat me probleme shikimi kanë njëkoncept mbi veten e tyre, si edhe të gjithë të tjerët: e veçanta e tyre është se koncepti i tyre përveten ndryshon nën ndikimin e problemit të tyre të shikimit. Koncepti për veten i personit meproblem të lindur të shikimit dallon shumë nga koncepti për veten i personit i cili e ka fituargjatë jetës problemin me shikimin. I lidhur me konceptin ndaj vetes është edhe qëndrimi ipersonit me probleme shikimi ndaj vetes së tij. Është kjo arsyeja se pse programet e sotme tëarsimimit të personave me probleme shikimi kërkojnë që të merret parasysh pikërisht si njëfaktor themelor fakti se çfarë koncepti dhe se çfarë qëndrimi ka ndaj vetes personi meprobleme shikimi. Me këto lidhet frika se mos nuk do t’ia dalë dot në krye, mosbesimi teaftësitë e veta, braktisja e arsimit, varësia ndaj personave të tjerë. etj. Një arsimim serioz ikëtyre personave kërkon mbajtjen parasysh të këtyre faktorëve dhe kontrollin mbi ndikimin etyre.Po ta shohim problemin pak më gjerë, mund të themi se përballimi i problematikës sëpersonave me probleme shikimi kërkon të mbahen parasysh në radhë të parë nevojat e tyrejetësore. Nga konsultimi i një literature të gjerë dhe i një numri profesionistësh që merren mekëtë gjë, rezulton se nevojat më të mprehta të tyre janë: qëndrimet jopozitive që të tjerët kanëpër personat me probleme shikimi, nevojat për shkathtësi sociale. nevoja për shkathtësikompensuese, nevoja për progresive në përshtatje me problemin që kanë, të jetojnë gjithnjë emë të pavarur nga të tjerët në përshtatje me problemin që kanë.Universiteti i Tiranës ndihmë në orientim e për lëvizje, menaxhimi i vetes dhe i mjedisit. Këtoelemente mund të shërbejnë më së miri si blloqe me të cilat mund të pasurohen programetmësimore tradicionale të shkollimit të personave me probleme shikimi.Neve na lipset ta pranojmë se mjedisi ynë shoqëror nuk është shumë pozitiv me personat meprobleme shikimi. Në mjaft raste persona të tillë ngacmohen, fyhen, injorohen, tallen epërqeshen në mënyra nga më lëndueset. Qëndrime të tilla kontribuojnë që personat meprobleme shikimi të jenë shumë të ndrojtur dhe të rezervuar në shoqëri. Në këto kushtesensibilizimi i shoqërisë për nevojat e këtyre personave dhe për dëmtimet që atyre iu vijnënga qëndrime të tilla merr një rëndësi të pashoqe. Programet ndërgjegjësuese mund tëndihmojnë në pastrimin e mjedisit nga fyerjet, ironia, sharjet, nofkat, nga vlerësimi negativ iarritjeve të këtyre personave dhe nga kritika ndaj tyre, nga errësimi i perspektivës për ta,mund të ndihmojnë që atyre t’u jepen mundësi shprehjeje për përjetimet që kanë, që ata tëjetojë në një mjedis mbështetës dhe zhvillues. Qëndrimi i shoqërisë ndaj defekteve edëmtimeve të njeriut është një tregues i shkallës së emancipimit të saj. Ne në këtë fushë keminevojë për përparim. Shumë herë familjet e personave me probleme shikimi i izolojnë vetëata me qëllimin e mbrojtjes nga stigmatizimi dhe tallja, ndërkohë që nevoja e tyre është tëshoqërohen me të tjerët.Realizime serioze në këto fusha kërkojnë rishikimin e programeve të studimit të personaveme probleme shikimi. Tashmë është e qartë se duke investuar në këto drejtime mund tëkapërcehen një varg ndikimesh jopozitive mbi personalitetin e këtyre personave nga dëmtimiqë ata kanë. Siç shihet me ndihmën e përparimeve në fushën e teknologjisë dhe tëpsikologjisë është e mundur që personat me probleme shikimi të mbrojnë personalitetin ngandikimet negative të dëmtimit në shikim, të mësojnë dhe të zhvillohen në mënyrë_________________________Në këtë material kam përdorur termin persona me probleme shikimi, me të cilin nënkuptoj tëgjithë ata fëmijë a të moshuar që kanë shkallë të ndryshme të dëmtimeve në këtë funksionnjerëzor.

Page 14: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

ORIENTIMI DHE LËVIZSHMËRIA NË HAPËSIRËN E FËMIJËVE

Prof. dr. Theodhori KARAJ

Ka dy elemente thelbësore për integrimin e njerëzve në shoqëri: orientimi dhe lëvizshmërianë një mjedis në mënyrë të pavarur dhe të sigurt. Kjo është shumë më e vërtetë për njerëzit qënuk shohin. Orientimi dhe lëvizshmëria i referohet një vargu shprehish të cilat e aftësojnë njëperson që nuk sheh, të ecë në mënyrë të sigurt dhe të pavarur. Orientimi është një term qënënkupton se sa i vetëdijshëm dhe sa e kupton njeriu:mjedisin ku ai ndodhet, objektet që ndodhen në të, marrëdhëniet e këtyre objekteve me vetendhe marrëdhëniet e këtyre objekteve me njëri-tjetrinLëvizshmëria është një term që i referohet teknikave të ndryshme që përdor një njeri që kahumbur shikimin në kohën që ai ecën.A lipset dhe a mund të orientohet dhe të lëvizë një fëmijë që nuk sheh?. Përgjigja është: lipsetdhe mundet të orientohen dhe të lëvizin. Mungesa e lëvizjes shpie në kufizimin e përvetësimittë informacionit për hapësirën përreth dhe për pasojë kjo e bën fëmijën një qenie plotësisht tëvarur nga të tjerët. Sa më herët të fillojë procesi i orientimit dhe lëvizjes në hapësirat emjedisit përreth aq më e madhe përvoja e grumbulluar dhe aq më i integruar bëhet fëmija nëshoqëri. Natyrisht, përmasa e lëvizjes së fëmijës që nuk sheh në mjedisin përreth lipset tëgarantojë mirëqenien e tij fizike dhe emocionale. Këtu shtrohet pyetja se cili lipset të jetëraporti mes lëvizjes në mënyrë të pavarur të fëmijës dhe lëvizjes së tij me ndihmën e tëtjerëve. Kjo varet nga mosha e fëmijës. Me rritjen në moshë të fëmijës lipset rritet dhepavarësia e orientimit dhe lëvizjes së tij në hapësirë.Që të orientohet dhe të lëvizë në hapësirat e mjedisit që jeton individi lipset të krijojë hartamendore (përfaqësime mendore) për hapësirat e mjedisit në të cilin ai jeton si dhe rrugët meanë të cilave ai mund të lëvizë në këtë hapësira. Secili prej nesh ka harta mendore përhapësirën e mjediseve që na rrethojnë. Këto harta mendore krijohen përmes shqisave tona nëkohën që ne i aktivizojmë ato në perceptimin e drejtpërdrejtë të mjedisit që është aq afër saqëne mund ta prekim, ta shijojmë, nuhasim, dëgjojmë dhe shohim. Këto shqisa funksionojnë nëshkallë të ndryshme. P.sh. të prekurit, të shijuarit dhe të nuhaturit na ndihmojnë për tëmbledhur informacion për distanca të afërta të mjedisit. Të parit dhe të dëgjuarit nandihmojnë që të mbledhim informacion për distanca më të largëta. Ndërkohë, informacionipër hapësirat e mjedisit që nuk mund ta perceptojmë drejtpërdrejtë merret nga burimetdytësore si p.sh, librat televizioni hartat, instruksionet verbale etj.Mes gjithë shqisave, të parit është shqisa kryesore për përvetësimin e informacionit hapësinordhe për krijimin e hartave mendore. Si pasojë, të njerëzit që nuk shohin që në lindje ose që ekanë humbur shikimin më vonë në jetë kanë një informacion të kufizuar për hapësirat përrethtyre. Krahas me paaftësinë për të komunikuar me anë të lexuarit dhe të shkruarit, paaftësiapër të lëvizur në mënyrë të pavarur dhe për të ndërvepruar me botën është problemi më irëndësishëm që shkaktohet nga humbja e shikimit. Kjo e dëmton dukshëm cilësinë e jetës sëtyre. Ky është një problem për jetën e këtyre njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendtë tjera të zhvilluara me një infrastrukturë mjaft të organizuar dhe ku kujdesi për kategorinë enjerëzve që nuk shohin është mjaft i lartë. P.sh, në një studim të kryer në Angli në vitin 1991është vëne re se të paktën 30 për qind e të verbërve nuk lëvizin në mënyrë të pavarura jashtështëpisë së tyre. Kjo përqindje është më e lartë për fëmijët.A janë të aftë ta kuptojnë hapësirën njerëzit që nuk shohin? Lidhur me këtë ka dy pikëpamje:1. Njerëzit që nuk shohin janë të paaftë që të kuptojnë hapësirën (pra nuk janë të aftë tëkrijojnë harta mendore për hapësirat) sepse nuk kanë përjetuar proceset perceptive (të parit)

Page 15: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

që është i nevojshëm për të kuptuar objektet dy ose tredimensionale. Kjo është sidomos evërtetë për njerëzit që kanë lindur të verbër.2. Njerëzit që nuk shohin mund të kuptojnë dhe të manipulojnë në mënyrë mendore konceptethapësinore, por meqë informacioni përfitohet mes shqisës së të prekurit dhe shqisës së tëdëgjuarit ky lloj të kuptuari është më inferior se te njerëzit që janë normalë nga pikëpamja e tëparit.Sot, shumica e studiuesve pranojnë se të verbrit që në lindje ata të verbuar pas lindjes (sipasojë e fatkeqësive) mund të procesojnë të dhëna hapësinore (pra mund të krijojnë hartamendore për mjediset dhe hapësirat e tyre), megjithëse aftësia e tyre ndryshon nga njëri rastnë tjetrin dhe në përgjithësi është më e ulët se sa e individëve normalë. Këtu ndikon edhemosha e individit.Krijimi i hartave mendore për hapësirat si dhe i rrugëve për të lëvizur në këto hapësira ështëthelbësor për orientimin efiçent dhe shprehitë e lëvizjes. Përpjekjet e studiuesve sot janëpërqendruar në faktin sesi mund të ndihmohen njerëzit që nuk shohin (dhe në këtë mes edhefëmijët), që të krijojnë harta mendore për hapësirat në mjediset ku atyre u lipset të lëvizin.Ajo që theksohet është se duhen ndihmuar këta njerëz që të përdorin shqisat e tjera për tëpërfituar informacion rreth mjedisit. Shqisa e të prekurit, e të dëgjuarit dhe e të nuhaturitjanë kanale të fuqishme të pajisjes me informacion për mjediset e panjohura. Është e njohurse njerëzit që nuk shohin përdorin pëllëmbët, gishtërinjtë, këmbët, dhe arrijnë të marrininformacion për sipërfaqet dhe përbërjen tyre etj. Shqisa e të dëgjuarit siguron informacionkompensues për ndodhitë, praninë e njerëzve të tjerë (ose makinave, kafshëve), në mjedis oseinformacion për vlerësimin e distancave në hapësirë. Lidhur me këtë mund të arrihet në njëpërfundim fare të thjeshtë: orientimi dhe lëvizja në hapësirë e fëmijëve të verbër varet nëmënyrë të drejtpërdrejtë nga aktivizimi i shqisave të tjera të tij: të prekurit, të dëgjuarit, tëshijuarit etj. Edhe fëmija që lind i verbër ka kapacitete të mëdha për të mësuar. Stimulimi dhevënia në përdorim e shqisave të fëmijës lipset bërë që në fazat e para pas lindjes.Si mund të pasurohet informacioni që marrin njerëzit përmes shqisave të tjera në mungesë tëtë parit? Sot ekzistojnë një sërë mënyrash efektive që synojnë ta pajisin njeriun që nuk sheh(edhe fëmijën) me informacion për hapësirën, që e ndihmojnë atë të orientohet dhe të lëvizënë mënyrë të pavarur.Më poshtë po përshkruajmë disa teknika të tilla dhe mënyrat sesi mund të përdoren ato edhenga fëmijët e verbër..Lëvizja me ndihmën e një njeriu tjetër. Personi që ka humbur shikimin e kap njeriun që edrejton atë në krah, pak më sipër bërrylit, me gishtin e madh nga jashtë dhe gishtat e tjerë ngabrenda. Kjo lloj kapje ndihmon njeriun që ka humbur shikimin për të lëvizur më lirshëm.Nuk lipset që njeriu që sheh dhe drejton të kapë nga krahu njeriun që ka humbur shikiminsepse në këtë mënyrë e vë atë para vetes dhe kjo e rrezikon këtë të fundit. Zakonisht drejtuesiështë një person që sheh por në ndonjë rast mund të jetë edhe një person tjetër që nuk sheh.Drejtuesi lipset të lëvizë më ngadalë se zakonisht dhe herë pas here të ndalojë.Nëse personi që nuk sheh është fëmijë, mund ta kapë personin e rritur që drejton nga dora.Kjo lloj kapjeje është më e rehatshme për fëmijën. Por në përgjithësi nuk këshillohet qëdrejtuesi të mbahet nga dora. Kur personi që nuk sheh është i vogël prindi mund ta mbajë atënga dora. Mendohet e kjo i përcjell emocione pozitive fëmijës dhe i shton sigurinë.Teknika e orientimit me një shkop të bardhë. Kjo teknikë është mjaft e njohur. Ajo ka filluartë përdoret aty nga mesi i shekullit. Në fillim është përdorur nga veteranët e luftës së DytëBotërore, që të lëvizin në mënyrë të pavarur. Më pas u përdor edhe për kategorinë e njerëzvetë tjerë që nuk shohin. Madje, kohët e fundit ka filluar të përdoret edhe për fëmijët.Kjo teknikë ka disa përparësi: Ajo i jep informacion individit për terrenin që ndodhet para tij.Personi që nuk sheh e lëviz shkopin në formë harku para tij dhe në këtë mënyrë mund tëpërcaktojë nëse ka ndonjë objekt para tij, nëse ka ndonjë pengesë, hendek, një shkallë, një të

Page 16: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

ngritur ose objekte të tjera mbi sipërfaqen e tokës ku ai është duke ecur. Teknika e shkopit tëbardhë, e kombinuar me elektronikën, është sofistikuar. Tani përdoret edhe shkopi i bardhëme lazer, i cili lëshon një tingull kur para personit që nuk sheh ndodhet ndonjë pengesë.Shkopi i bardhë njihet ligjërisht si një simbol i verbërisë. Kjo i bën njerëzit e tjerë përreth mëtë ndjeshëm ndaj nevojave të personit që nuk sheh.Studimet që janë bërë vënë në dukje se fëmijët fitojnë një besim në vete kur përdorin shkopinpër t’u orientuar dhe për të lëvizur në mënyrë të pavarur.Përdorimi i qenit si një guidë. Mund të përdoren për ta orientuar njeriun që nuk sheh në njësërë situatash. Ecja në këtë rast bëhet më shpejtë dhe nga studimet ka dalë se njeriu i verbërndihet më i sigurt. Por lipset që njeriu që nuk sheh në këtë rast të ketë shprehi të miraorientimi në mënyrë që të njohë vendet duke përdorur teknika të tjera, të ndryshme nga ato tënjohjes së terrenit me anë të shkopit.Qeni mëson të ndalojë në vende ku ka qenë më parë, por ai nuk është në gjendje që tëlokalizojë godina specifike nëse i jepet një komandë e tillë.Qeni në rolin e guidës nuk përdoret kur personi që nuk sheh është më i vogël se 16 vjeçHartat taktile. Hartat taktile (hartat që mund të kuptohen me anë të të prekurit)janë mëefikase kur kombinohen me një instruktim verbal për mjedisin ku do të orientohet dhe do tëlëvizë personi që ka humbur shikimin. Këto mund të përdoren edhe nga fëmijët më të rritur.Mjetet ndihmëse elektronike. Sot janë zhvilluar një sërë pajisjesh teknike. Shumica e tyresynojnë thjesht që të shtojnë informacion te informacioni tashmë të akumuluar te njerëzit qënuk shohin përmes shqisave të dëgjuarit, të prekjes, të nuhatjes etj. Mjetet ndihmëseelektronike i japin personit që nuk sheh një sinjal taktil ose dëgjimor kur para tij diktohet njëpengesë. Tani për tani nuk përdoren gjerësisht, por disa prej tyre prodhohen dhe rinovohenme qëllim që të përdoren si mjete shtesë për sigurimin e informacionit lidhur me mjedisindhe objektet që ndodhen në të.Ka një lloj pajisjeje elektronike që instalohet në semaforë që transmeton informaciondëgjimor për të drejtuar njerëzit që nuk shohin në një rrugë. Gjatë një rruge instalohen disapajisje të tilla transmetuese, por janë të kushtueshme dhe ndonjëherë e keqinformojnëpersonin që nuk sheh, sidomos në udhëkryqe. Këto shoqërohen me harta taktile që janëkrijuar për të ndihmuar ata që i përdorin për të mësuar një rrugë ose një zonë para se taeksplorojnë atë me anë të lëvizjes.Vitet e fundit janë ndërtuar mjete elektronike ndihmëse më të sofistikuara, të cilatshfrytëzojnë avancimet në sistemet kompjuterike. Këto pajise shfrytëzojnë të dhënat estacioneve qendrore për të lehtësuar përdorimin e tyre.Dy nga këto pajise janë: sistemet e drejtimit personal të ndërtuara në vitin 1991 në Amerikëdhe, më pas, në Angli hartat folëseTë dy këto shfrytëzojnë të dhëna të sofistikuara hapësinore, të cilat mund të përdoren për tëlëvizur nga personi që ka humbur shikimin. Sistemet e drejtimit personal ndihmojnë për tëpërcaktuar vendndodhjen dhe për të marrë vendime për të lëvizurPajisjet elektronike kanë edhe problemet e tyre. Një nga problemet kryesore është saktësia etë dhënave. Shpesh informacioni që ato japin është i pasaktë. Po ashtu termat që përdorenjanë globale, jo precize dhe kanë një karakter relativ. Këto terma mund ta përshkruajnëhapësirën në mënyrë shumë të dyfishtë. Të gjitha këto mund ta keqinformojnë personin qënuk sheh dhe kjo mund të jetë me rrezik për jetën e tijLipset kuptuar qartë një gjë: informacioni për hapësirën që grumbullohet përmes shqisaveështë vendimtar për orientimin dhe lëvizjen e fëmijës në mjedisin përreth tij. Të gjithamënyrat e tjera që përmendëm më sipër, të cilat e ndihmojnë fëmijën dhe të rriturin që kahumbur shikimin, janë ndihmëse. Kështu që vënia në përdorim e shqisave të fëmijës sëverbër për të fituar informacion për hapësirat në të cilat ai jeton është domosdoshmëri. Sa mëmirë të bëhet kjo gjë në fëmijëri, aq më i pavarur do të jetë në jetë fëmija kur të rritet.

Page 17: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Referencat:

Kitchin.R.M, Cognitive maps: What are they and ëhy study them? Journal of EnvironmentalPsychology, 14: 1-19Coluson M. R., 1991 Tactile-map output from geographical information systems: thechallenge and its importance. International Journal of Geographical Information Systems, 5:353-60Spenser. C, Blades. M, Morsley.K, 1989 The child in the Physical Environment: TheDevelopment of Spatial Knowledge and Cognition. Në York, NY. John Wiley &Sons, Inc.

NISMA PËR SHËRBIMIN NDAJ FËMIJËVE TË VERBËR

Prof. dr. Nikoleta MitaUniversiteti i Tiranës

Tabloja aktuale e vlerësimit të fëmijëve me paaftësi në të parët

Vlerësimi është një element i edukimit dhe i arsimimit. Ai ndodh rregullisht dhe shpeshformon një bazë për vendimet afatgjata të edukimit dhe arsimimit. Prandaj është erëndësishme për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes, për fëmijët dhe të gjithë njerëzitprofesionistë ose joprofesionistë që kujdesen për fëmijët që nuk shikojnë ose kanë problemenë të parët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e procesit të vlerësimit. Duke fituar më shumënjohuri për procesin e vlerësimit dhe duke qenë pjesë e procesit të vlerësimit prindërit,mësuesit dhe specialistët janë më të aftë të hartojnë politika dhe programe të efektshmembështetëse për fëmijët.

Përvoja shqiptare e vlerësimit të fëmijëve që nuk shikojnë dëshmon se dy janë fushatkryesore ku është përqendruar vlerësimi:1) Vlerësimi i individit që përfshin vlerësimin e paaftësisë në aspektin mjekësordhe vlerësimi i përparimit shkollor. Vlerësimi individual i fëmijëve është përdorur për tëpërcaktuar shkallën e paaftësisë, për të marrë ndihmën mjekësore, për të marrë vendime, si:për ta vendosur fëmijën në institucione, për të përcaktuar llojin e ndihmës që i duhet dhënë,për të përcaktuar programin dhe shkallën e përparimit në mësime.

2) Vlerësimi i institucionit arsimor për fëmijët që nuk shikojnë. Ky është një lloj vlerësimi qëështë kryer në vijimësi për të përcaktuar rolin e institucionit përkatës në shërbim të fëmijëveme paaftësi në të parët.

Probleme të vlerësimit të fëmijëve me paaftësi në të parët

Vlerësimi i fëmijëve me paaftësi në të parët është një aspekt pak i zhvilluar në Shqipëri.Niveli i kufizuar dhe cilësia e pakënaqshme e vlerësimit të fëmijëve me paaftësi në të parët kashkaktuar ekzistencën e një sërë problemesh.Mungon sistemi i shërbimit kombëtar të vlerësimit për fëmijët me nevoja të veçanta.

Page 18: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Vlerësimi i fëmijëve me paaftësi në të parët është i përqendruar në aspektin mjekësor.Vlerësimi psikologjik kryhet shumë rrallë dhe nuk është i përfshirë në sistem.Vlerësimi i diferencuar sipas shkallës së paaftësisë është një dukuri e rrallë.Mungojnë ekipet e vlerësimit me specialistë të fushave të ndryshme.Studentët e degëve të mësuesisë kanë formim të pamjaftueshëm në fushën e vlerësimit tëfëmijëve me nevoja të veçanta.Mësuesit që punojnë me fëmijët që nuk shikojnë kanë kualifikim të pamjaftueshëm.Prindërit përfshihen rrallë në realizimin e procesit të vlerësimit.Instrumentet e matjes dhe të vlerësimit janë të pakta.Mungojnë studimet për vlerësimin e grupit të njerëzve me nevoja të veçanta përfshirë këtufëmijët me kufizime ose paaftësi në të parët.

Nisma të reja

Në një situatë të tillë problematike është e nevojshme të ndërmerren nisma të reja tëshumanshme.

Nisma ligjore

Legjislacioni që aktualisht është në fuqi në Republikën e Shqipërisë nuk ka hapësirambështetjeje për vlerësimin e njerëzve me nevoja të veçanta. Përfshirja në legjislacioninsocial dhe arsimor i neneve që garantojnë ngritjen e shërbimit të vlerësimit për njerëzit menevoja të veçanta dhe për kategorinë e fëmijëve me paaftësi në të parët është një kërkesë epërligjur. Njëkohësisht, legjislacioni duhet të rregullojë të drejtat e fëmijëve me paaftësi në tëparë, të familjeve të tyre si dhe mënyrën e përdorimit të informacionit nga vlerësimi.

Nisma institucionale

a. Ngritja e një sistemi kombëtar të shërbimit të vlerësimit për njerëzit me nevoja të veçanta

Mungesa e funksionimit të gjërave si sistem është një karakteristikë e shoqërisë shqiptare.Kjo gjë është e dukshme edhe në fushën e edukimit special. Ngritja e një shërbimi vlerësiminë nivel kombëtar do të institucionalizonte vlerësimin si proces, do të garantonteprofesionalizëm, do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së programeve të edukimit dhe tëarsimimit të fëmijëve me paaftësi në të parët, në ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta përfëmijët, në krijimin e një tërësie instrumentesh, në krijimin e një banke të dhënash për fëmijëtme paaftësi në të parët, krijimin e një ekipi kombëtar vlerësimi, në aftësimin e fëmijëve përvetëvlerësim, në ndërmarrjen e kërkimeve në fushën e vlerësimit të paaftësisë për të parë.

Në kuadrin e sistemit kombëtar të shërbimit të vlerësimit është e nevojshme të ngrihet njëqendër për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Brenda kësaj qendre të funksionojëedhe një seksion për vlerësimin e fëmijëve me paaftësi në shikim.

b. Hartimi i një programi vlerësimi shumëpërmasor që të përfshijë vlerësimin mjekësor,vlerësimin psikologjik, vlerësimi arsimor, vlerësimin e shikimit funksional, vlerësimin eteknologjisë mbështetëse, vlerësimin e mjeteve të të nxënit.

Vlerësimi psikologjik është procesi i mbledhjes së informacionit që ndihmon të kuptohet sekush është fëmija, cilat janë aftësitë e tij njohëse, sensomotore, të komunikimit, të sjelljes, të

Page 19: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

përshtatjes, emocionale; që përcakton anët e forta dhe të dobëta të fëmijës; kapacitetin einteligjencës së tij; që përcakton sesi niveli i paaftësisë në të parët ndikon stilin e të nxënit tëfëmijës, sjelljen shoqërore, aftësitë e komunikimit; të dokumentojë progresin e fëmijës dhe tësugjerojë mbështetjen dhe ndërhyrjet e nevojshme. Për fëmijët me paaftësi në të parëtvlerësimi psikologjik është kritik. Ky lloj vlerësimi do të ndihmonte në përcaktimin eqëllimeve arsimore më të përshtatshme, të shërbimeve dhe burimeve që do të ndihmonin nërealizimin e këtyre qëllimeve.

Shumë fëmijë që kanë paaftësi në të parët e shprehin veten e tyre ndryshe nga ajo qëthonë. Meqë aftësitë e komunikimit dhe gjuhësore shprehen në veprimtari virtuale, është erëndësishme për psikologët që të kuptojnë sesi një fëmijë komunikon me të tjerët.

Objekt i vlerësimit psikologjik mund të jenë mjetet e shprehjes, fjalori, përdorimi isimboleve, aftësitë e ndërveprimit shoqëror, personaliteti, funksionimi emocional, sensi iidentitetit, vetëvlerësimi.Matja e aftësive shoqërore dhe të përshtatjes përqendrohet në aftësitë bazë të jetës, nëkujdesin për veten, në orientimin dhe lëvizjen, në lojën, në rutinën në familje, në veshjen, tëngrënët, në kohën e lirë, në përfshirjen në jetën e komunitetit, në marrëdhëniet ndërpersonale.Vlerësimi i këtyre aftësive lipset të jetë pjesë e vlerësimit të fëmijëve me paaftësi në të parët.Si pjesë e vlerësimit psikologjik përfshihet edhe vlerësimi i qëndrimeve profesionale, gjë qëndihmon të përcaktohen interesat për punë dhe talenti. Ky lloj vlerësimi është i dobishëm paspërfundimit të shkollimit, pasi përcakton llojin e punës që mund të kryejë më mirë personi.Rezultatet e vlerësimit psikologjik ndihmojnë për të përcaktuar se në ç’aspekte dhe nëç’shkallë duhet bërë ndërhyrja ose përshtatja për të nxitur pavarësinë e individit.Për shkak se personat me paaftësi në të parët dallojnë shumë në aftësitë sensore, aftësitë ekomunikimit dhe të të nxënit, interesat, arsimimin dhe përvojat, nuk ka një qasje psikologjikeqë mund të quhet si “më e mira”. Megjithatë ka qasje vlerësimi psikologjik që kanë disakarakteristika të përbashkëta.Për të realizuar vlerësimin psikologjik mund të përdoret qasja psikometrike që përfshinpërdorimin e testeve formale që përcaktojnë tregues sasiorë.Vlerësimi zhvillues që përqendrohet në cilësinë e ndërveprimit të fëmijës me personat dheobjektet. Procedurat e vlerësimit nuk janë aq formale sa ato të psikometrisë. Rezultatetshprehen në termat e stadeve të zhvillimit të fëmijës ose të moshës tipike.Vlerësimi funksional është një lloj tjetër vlerësimi që përqendrohet në aftësitë bazë të jetësdhe të jetës në komunitet, si kujdesi për veten, ndërveprimi social, aftësitë për punë,vetëpërcaktimi, orientimi dhe lëvizja, koha e lirë. Qasja funksionale mund të përdoret nëmjediset akademike, për të përdorur strategji për pjesëmarrjen dhe shoqërizimin.Vlerësimi i sjelljes ndihmon për hartimin e planit proaktiv të mbështetjes.Meqë programet e psikologjisë për këshillim, psikologji klinike dhe shkollore ofrojnë pakpërvoja vlerësimi për njerëzit me nevoja të veçanta, nevojitet që të organizohen kurse tëshkurtra specializimi ose trajnimi.

Vlerësimi i shikimit funksional

Edukimi i suksesshëm i fëmijëve varet nga fakti sesa i aftë është ai të përdorë shikimin.Raporti i shikimit funksional është një dokument që duhet të shkruhet dhe t’i paraqitetkomisionit të vlerësimit. Ky raport përcakton mundësinë për shërbime speciale për fëmijënme paaftësi në të parët. Ky lloj raporti i paraqitet familjes dhe ekipit mësimor, përfshirëpersonelin vlerësues në mënyrë që të përcaktohet përshtatja ose modifikimi i instrumenteve tëtestimit dhe të mësimit që të plotësojnë më mirë nevojat unike të secilit fëmijë. Secili fëmijë epërdor aftësinë e të parët në mënyrë të veçantë, madje edhe fëmijët me të njëjtin lloj paaftësienë të parë mund të shohin në mënyrë unike.

Page 20: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Ky lloj raporti zakonisht administrohet të paktën çdo tre vjet në mënyrë që të bëhenmodifikimet e mundshme në program. Një sërë faktorësh si ndriçimi, pozicioni i qëndrimit nëklasë, lloji i materialeve dhe i mjeteve që përdoren ushtrojnë ndikim. Këta faktorë ndryshojnënga viti në vit. Në klasat e ulëta prezantimi i materialeve bëhet në mënyrë krejt të ndryshmenga ai i klasave të larta. Prandaj informacioni për mjedisin e mësimit është i nevojshëm.Vlerësimi funksional lipset në një shumëllojshmëri mjedisesh, Brenda dhe jashtë, në pjesë tëndryshme të ditës, në situata të ndryshme. Mund të jetë e nevojshme që disa fëmijë tëvrojtohen në pozicione të ndryshme pasi edhe pozicioni ndikon funksionimin pamor.

Vlerësimi i shikimit funksional është e mira të realizohet nga një mësues i certifikuarnë fushën e paaftësisë së të parët ose një specialist i orientimit.

Vlerësimi i teknologjisë mbështetëse

Raporti i dytë i kërkuar është ai që ka të bëjë me vlerësimin e teknologjisë mbështetësenëpërmjet të cilit mundësohet përcaktimi i llojit të literaturës dhe materialeve të përshtatshme.

Vlerësim i mjeteve të të nxënit

Një nga pyetjet që ka të bëjë me të nxënit e fëmijës me paaftësi në të parët është se ç’mjetleximi duhet të përdorë. Qëllimi i vlerësimit të mjeteve të të nxënit është të përcaktojë mjetinmë të efektshëm për të nxënit e fëmijës me paaftësi në të parët.

Krijimi i kapaciteteve intelektuale për realizimin e vlerësimit

Shumë nga ndryshimet që duhen bërë në fushën e vlerësimit të fëmijëve që nuk shikojnë osekanë probleme në të parët janë unike. Trajnimi në këtë fushë nuk kryhet në nivelinuniversitar ose gjatë punës për çdo profesionist që punon me këtë kategori fëmijësh. Prandajkrijimi i kapaciteteve të nevojshme intelektuale është një nevojë e ngutshme. Për të krijuarkapacitetet e nevojshme nevojiten:

Programe formimi dhe kualifikimi

Përfshirja në kurrikulat universitare e lëndëve nga fusha e arsimit special.Hapja e programeve master për arsimin special.Hartimi i një programi të veçantë për kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesve që punojnë mefëmijët me paaftësi në të parë.Programe për trajnimin e prindërve për të mbështetur procesin e vlerësimit të fëmijëve mepaaftësi në të parët.

b) Krijimi i ekipeve të vlerësuesve

Për të mbledhur informacionin e duhur dhe për të marrë vendimin e duhur është i nevojshëmkrijimi i ekipit të vlerësuesve. Procesi i vlerësimit kërkon dikë që të kuptojë se cilat janëproblemet e të parët të fëmijës, cilat prej pengesave mund të kapërcehen në mënyrë që fëmijatë mund të hyjë në komunikim. Është e këshillueshme që ekipi të përbëhet nga psikologë,këshillues pedagogjikë, mjekë, prindër, mësuesi që punon me fëmijët që nuk shikojnë dhemësuesi që punon me fëmijët që kanë probleme në të parë dhe në të dëgjuar. Një ekip idealduhet të ketë në përbërjen e tij një profesionist të pedagogjisë speciale.

Page 21: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

c) Trajnimi i mësuesve

Procesi i vlerësimit të efekteve të humbjes së të parët për të njohur dhe përdorur formatpamore të komunikimit lidhet me vlerësimin e shikimit funksional dhe me vlerësimin e tënxënit me anë të medies. Realizimi i këtij vlerësimi është përgjegjësi e parë e mësuesit qëpunon me fëmijët me paaftësi në të parët në bashkëpunim me ekipin. Mësuesi është personi iparë që raporton për treguesit e nivelit të shikimit të fëmijës dhe të mënyrës sesi fëmijakomunikon informacionin dhe bën referimin për komisionin e vlerësimit. Meqë arsimiuniversitar nuk jep një formim të mjaftueshëm për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçantaorganizimi i kurseve të specializimit për mësuesit që punojnë me këtë kategori fëmijësh ështënjë alternativë e mirë.

d) Trajnimi i prindërve

Prindërit lipset të jenë pjesë e procesit të vlerësimit, të marrin pjesë aktive në vlerësiminpsikologjik. Konteksti familjar është një mjedis, i cili ka ndikimin e vet në vlerësim.Pjesëmarrja e prindërve ndihmon ekipin e vlerësimit në përcaktimin e programit më tëpërshtatshëm për mbështetjen e fëmijës. Roli i prindërve në vlerësimin e fëmijëve përfshin:dhënien e informacionit të përgjithshëm për paaftësinë e të parit të fëmijës, sigurimin edokumentacionit për të nxënit e fëmijës, paraqitjen e dëshmive anekdotike, paraqitjen esugjerimeve për edukimin e fëmijës, informimin e ekipit për përparimin e fëmijës dhendihmën për ekipin për njohjen e aftësive të fëmijës.Për të përmbushur këtë rol, natyrisht, prindërit kanë nevojë për trajnim. Organizimi i kursevetë shkurtra me prindërit është një alternativë që duhet të shihet në perspektivë.Por nga ana tjetër është e nevojshme që prindërit lipset të kenë rezultatet e vlerësimeve, tëcilat t’u jepen në një mënyrë të kuptueshme për ta. Komunikimi i hapur dhe bashkëpunimi iprindërve me ekipin e vlerësimit do të ndihmonte procesin e vlerësimit.

Ndërmarrja e nismave të reja do të shënonte një hap të ri në mbështetjen e kualifikuarpër fëmijët me paaftësi në të parët.

LEGJISLACIONI QË GARANTON ARSIMIMIN E NXËNËSVE TË VERBËR

Fatmir Bezati

Ligji 7952, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”Strategjia e zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015, (si dhe edukimi për të gjithëEFA). Strategjia e PAK,DNLigji 7952, “Për Sistemin Arsimor ParauniversitarArsimi special publik synon që nëpërmjet përdorimit të formave dhe metodave të veçanta tësigurojë zhvillimin sa më të plotë të mundësive të personave që paraqesin paaftësi fizike,mendore ose emocionale, në përputhje me nevojat e tyre dhe kërkesat për një jetë sa mëdinjitoze.Arsimimi i fëmijëve që paraqesin nevoja të veçanta kryhet falas në institucionet arsimorepublike, nëse kjo është dëshira e prindërve dhe zgjidhja më e drejtë profesionale. Shteti merrmasa për sigurimin gradual të kushteve të nevojshme për realizimin e integrimit.Për fëmijët, të cilët paraqesin nevoja të veçanta që nuk mund të plotësohen brenda sistemitshkollor, përcaktimin e fëmijëve që përfitojnë arsimin special vendosen ngrihen klasa dheinstitucione të posaçme, ku trajtimi i specializuar bëhet falas.

Page 22: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Kriteret për me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.Për kualifikimin e kuadrit të arsimit special hapen degë dhe kurse specializimi të veçantë.Për ndjekjen dhe studimin e problematikës së arsimit special krijohen me akte nënligjorestruktura dhe institucione të posaçme.

Pak statistikë

Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë ka 8 klasa, 67 nxënës, 19 mësues dhe 22 punonjësmbështetës, ka një mësues për 3.5 nxënës dhe një punonjës mbështetës për tre nxënësParimet mbi të cilat mbështetet arsimimi i nxënësve me AK: të gjithë fëmijët kanë të drejtë tëqëndrojnë bashkë në një klasë pranë vendbanimit të tyre.Mundësitë që i ofrohen fëmijës nuk lipset të bazohen në vlerësimin e paaftësisë, por nënevojat individuale të tij.Të gjithë mësuesit pa përjashtim mund të mësojnë të gjithë nxënësitFamilja dhe vetë fëmijët kanë rolin e tyre në marrjen e vendimeve.Shkolla u ofron shanse të barabarta, te gjithëve, pavarësisht nga aftësitë që ka gjithsecili.Politika e MASH për arsimin e nxënësve me aftësi të kufizuara:Shtrirja graduale e arsimit gjithëpërfshirës;Përmirësimi i shkollave speciale dheKthimi i tyre edhe në qendra burimore për arsimin e zakonshëm;Shtrirja e shërbimeve mbështetëse për nxënësit e verbër përtej arsimit të detyruarPërmirësimi në kurrikulHartimi i planit të ri mësimor në gusht të 2005Përmirësimi formateve të planeve edukative individualeJemi në proces të botimit periodik të një buletini me materiale me karakter divulgativ përmirërritjen e fëmijëve:Zbatimi i strategjisë së PAK:Shkollat e integruaraHartimi i standardeve të ndërtimit të shkollave, edhe për të verbërit.Fuqizimi i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë, me bazë materiale dhe burime njerëzore.Punësimi me përparësi i specialisteve të kësaj fushe.

Arsimi i nënësve të verbër

Bazuar në mundësitë dhe aftësitë konkrete të çdo fëmije, MASH ka mundësuar regjistrimin etë gjithë nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat e mesme, të cilët kanë ardhur me shkresënga Shërbimi social Shtetëror.MASH bazuar në legjislacionin ekzistues ka mbështetur me bursa të gjithë nxënësit e verbërnë shkollat e mesme.Theksojmë se në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë që nga viti 1963 deri në vitin 2005kanë mbaruar arsimin e detyruar 122 nxënës, nga të cilët rreth 40 për qind e tyre kanëmbaruar arsimin e lartë.Në vitin shkollor 2005-2006, me një shkresë të veçantë, të MASH, kanë shkuar në shkollat emesme me konkurs (pa konkurruar) 10 nxënës të verbër, nga të cilët 6 janë nxënës tëInstitutit, si dhe dy nxënës që nuk dëgjojnë e nuk flasin.Në vitin shkollor 2006-2007 kanë shkuar 8 nxënës të verbër.Në arsimin e lartë:

Numri nxënësve që vazhdojnë këtë nivel shkollimi është i ulët. Studentë që vazhdojnëarsimin e lartë kemi në FSHS, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në Universitetin e Shkodrësetj.

Page 23: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Heqja e të gjitha tarifave të regjistrimit dhe të shkollimit të nxënësve me aftësi të kufizuara esigurisht dhe të nxënësve të verbër.Natyrisht, ka edhe mjaft çështje të tjera që ia vlen të diskutohen për t’u vënë në baza ligjoredhe vepruese, siç janë:Integrimi, marrëdhënia mësues-nxënës, klima në shkollë dhe klasë, metodat e mësimdhënies,planet, programet, baza materiale, prindërit dhe komuniteti, qëllimet e arsimimit, t’iangazhojë: mendjet në kërkim, zemrat në humanizëm, jetët në shërbim të njerëzimit,bashkëpunimi, sugjerimet e vetë të verbërve etj.

LETËRSIA ARTISTIKE OFRON DRITË OPTIMIZMI EDHE TEK ATA QË NUK SHOHIN

Pandeli Koçi

Shekuj me radhë shkrimtarët, filozofët, estetët etj., kanë paraqitur në forma të ndryshmekoncepcionet e tyre për letërsinë artistike, për natyrën, objektin, funksionimin dheqëllimet e saj. Karakteri kompleks e kontradiktor i ideve të shtjelluara nga botëkuptime ebotëvështrime të ndryshme është i kuptueshëm, por, gjithsesi, të gjithë puqen në një fakt:Letërsia është arti i fjalës.“Mënyra më e thjeshtë për ta zgjidhur këtë problem, theksojnë Uellek e Uorren, është tëdallojmë funksionimin e veçantë të gjuhës në letërsi. Gjuha është materiali i letërsisë, ashtusikundër është guri dhe bronzi materiali i skulpturës, boja - materiali i pikturës ose tingujt -materiali i muzikës. Por lipset mbajtur parasysh, se gjuha nuk është thjesht një material inertsi guri, por është në vetvete një krijesë e njeriut dhe prandaj mban mbi vete trashëgiminëkulturore të këtij apo atij grupi gjuhësor. Është pranuar gjerësisht se letërsia mund të zhvillojëvetëdijen e njerëzve. Ajo mund ta kryejë këtë funksion vetëm duke dhënë vlerësime egjykime, sado subjektive qofshin ato për dukuritë e jetës. Në mënyrë të veçantë, ndikimi iletërsisë është i dukshëm në grupime të caktuara shoqërore si te fëmijët dhe të rinjtë, te ata metë meta fizike etj., sepse kur një vepër letrare e kryen me sukses funksionin e vet, atëherë tëdyja “notat” e kënaqësisë dhe të dobisë jo thjesht ekzistojnë, por shkrihen në një.Pra, funksioni estetik i, letërsisë cilësore është i pandarë nga funksioni njohës dhe edukativ.Por, sa dhe si ndikon letërsia në gjendjen shpirtërore të njerëzve. Historia e letërsisë botërorena sjell shembuj të shumtë si në aspektin pozitiv, ashtu dhe në atë negativ, çka do të thotë seroli humanizues i letërsisë në shumë vepra (me vlera të dyshimta) mungon krejtësisht, madjeka vepra që përmbajnë frymë, mesazhe dhe ide dehumanizuese, pesimiste, raciste etj.Në ditët e sotme, kur mjetet e informacionit janë të shumëllojshme, edhe individi, të cilit imungon të parët, ka mundësi ta njohë realitetin në tërë kompleksitetin e vet, të ketë njohuripër dukuritë shoqërore, politike, ekonomike, shkencore etj., në vendin e tij dhe në botë, çka ebën atë ta gjykojë realisht botën dhe mjedisin ku jeton. Por, kur flasim për letërsinë artistikeqë atij i jepet, qoftë me sistemin Brail ose me incizime të ndryshme, lipset të kemi parasysh sedobishmëria e letërsisë ka një vlerë edhe më të madhe që kushtëzohet nga pamundësia e këtijlexuesi për ta perceptuar e përvetësuar estetikisht realitetin imagjinar me të gjitha përmasatekzistuese. Gjithashtu, lipset ta kemi të qartë se perceptimi i letërsisë nga një lexues i verbërqë ka lindur i tillë dhe atij që e ka pësuar fatkeqësinë më vonë, ka dallime cilësore e sasiore,imagjinatave e përmbajtësore. Pra, dhe ndikimi i vlerave artistike e kuptimore, ka shkallë tëndryshme, ashtu siç ndikon në nivelin e përvetësimit estetik dhe niveli arsimor e kulturor ilexuesit të verbër.

Page 24: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Për rrjedhojë lipset të pranojmë se jo çdo vepër letrare është e denjë dhe e përshtatshme përata që nuk shohin. Pse? Mos vallë ky kujdes është i tepërt dhe na çon në privimin e të drejtaveqë i ka çdo njeri? Mos vallë ky diskriminim pozitiv buron nga një sentimentalizëm dogmatik?Objektivisht, mangësia fiziologjike e ka vendosur personin e verbër në një situatë tëpazakonshme, ku është përshtatur në një mënyrë ose tjetrën dhe reagimet e tij janë tëkushtëzuara nga sjellja e atyre që e rrethojnë në shtëpi, në punë ose mjediset e ndryshmeshoqërore. Por ndjeshmëria e lartë e të verbrit, gjendja e veçantë psikike, që ka për bazëkontradiktat e brendshme e të përhershme mes dëshirave dhe pamundësisë për t’ i realizuar sigjithë të tjerët, sedrës së natyrshme dhe keqardhjes, që shprehin dashur pa dashur njerëzit - ebën të domosdoshme dhënien e librave me një frymë të theksuar optimiste, humane e realiste,që qytetari i verbër të mos preket shpirtërisht, po përkundrazi, të ushqejë ndjenjën e shpresës,dashurinë për jetën, për njerëzit, për punën. Letërsia me frymë dekadence, pesimiste, cinike, embrujtur me filozofi nihiliste e agresive, ku mbizotërojnë urrejtja ndaj njeriut, pafuqia enjeriut ndaj natyrës e dhunës shoqërore, kotësia e jetës, perversitetet morale e fizike lipset tëshmangen sa më shumë të jetë e mundur, sidomos te moshat e reja.Natyrisht, një përzgjedhje e tillë nuk ka për synim të krijojë në imagjinatën e lexuesit tëverbër një realitet fiktiv, që do të sillte zhgënjime nga përplasja e përditshme me realitetin qëai, në një mënyrë ose në një tjetër, e përjeton me të mirat e me të këqijat e tij. Pra, vepratrealiste, po dhe me frymë të shëndoshë optimiste, janë të nevojshme për të krijuar vizionereale e komplekse, për të ripërtërirë forcat jetëdhënëse dhe shpirtin e sakrificës e të heroizmit.Të mos harrojmë premisën e padiskutueshme që te çdo i verbër ekziston hovi instinktiv eorganik drejt dritës.Esteti Istmen thekson se “detyra kryesore e shkrimtarit është të na bëjë neve të ndjejmë dhe tëkuptojmë atë që shohim, të përfytyroj më atë që ndjejmë dhe të kuptojmë atë që shohim, tëpërfytyroj më atë që tashmë teorikisht ose praktikisht e njohim”. Për individin që nuk sheh,këtë formulim lipset ta përshtatim në këtë mënyrë: Qëllimi kryesor i librit letrar është t’i bëjëlexuesit e verbër të ndjejnë e të kuptojnë atë që nuk e shohin, të imagjinojnë atë që teorikishte praktikisht nuk e njohin.”Në fakt, nuk kemi libra (ose nuk kemi dijeni për ta) të destinuar vetëm për të verbrit, porveprat e shquara, me nivel të lartë artistik, sidomos në prozë, kanë vlera specifike që mund tëperceptohen lehtësisht edhe nga lexuesi i verbër.Nga këto vepra lexuesi i verbër fiton, së pari, kënaqësinë estetike; së dyti, i zgjerohet imazhi ibotës, pra njohja e gjithanshme e realitetit artistik të krijuar nga shkrimtari dhe të imagjinuaraprej lexuesit; së treti, e ndihmon të njohë e të përshtatet me etikën e moralin, me konfliktet ekontradiktat e brendshme e të jashtme mes individëve dhe shoqërive të ndryshme të ditëvetona dhe të së kaluarës. Një nga pikëpamjet estetike bashkëkohore mbron mendimin serëndësia, serioziteti dhe dobia e letërsisë qëndron në përçimin e dijes, të një dijeje të një llojitë veçantë.Cilat janë veprat letrare që kanë vlera të spikatura ideore e artistike, që pasurojnë shpirtin elexuesit, që kanë fuqi jetëdhënëse e përtëritëse, që ngrenë lart moralin në rrethana të vështiraose dramatike? Ato janë shumë, po në radhën e parë qëndrojnë veprat e hershme tënjerëzimit, si “Epi i Gilgameshit”, “Prometeu i mbërthyer” i Eskilit, “Antigona” e Sofokliut,“Don Kishoti” i Servantesit,. “Gargantua e Pantagruel” i Rablesë, “Dekameroni” i Bokaçios,“Hamleti” i Shekspirit, “Fausti” i Gëtes e shumë e shumë të tjera. Edhe në letërsinë tonë kemivepra të shkëlqyera që frymëzojnë çdo shqiptar, duke nisur nga baladat popullore dhe“Eposin e kreshnikëve”, te poemat epike e lirike të De Radës, Naimit, Fishtës, Mjedës, Nolit,te poezitë e Migjenit e Mekulit, te proza e Kutelit dhe e Xoxes, Kadaresë e Pashkut.Një interes të veçantë paraqesin librat me personazhe të verbër, të cilët demonstrojnë virtyte eveprimtari jetike. Kemi shembuj jo të paktë të këtyre personazheve të verbër, që me vullnetine pamposhtur, me talentin e spikatur, me ambicien e madhe për të qenë të barabartë kanë

Page 25: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

arritur të shkëlqejnë në shumë fusha të jetës, duke sfiduar mangësitë fiziologjike dhe duketriumfuar mbi errësirën robëruese. Le të kujtojmë këtu vetëm romanet “Muzikanti i verbër” iKorolenkos dhe “Atje pas maleve” të Oskar Uajldit, për të ilustruar vlerat dhe dobinë e këtyrelibrave.Duke përfunduar, më duket me vend të citoj një pohim mjaft domethënës të Gorkit, lidhur meenergjitë e pasosura të njeriut: “Jeta e njerëzimit është krijimtari; është e mbushur mepërpjekje për të fituar mbi kundërshtimin e materies së vdekur, me dëshira për të zbuluar tëgjitha të fshehtat e saj, t’i shërbejnë vullnetit të njerëzve për lumturinë e tyre. Duke shkuardrejt këtij qëllimi, për të pasur sukses lipset të kujdesemi fort për zhvillimin e pandërprerë tëenergjisë së gjallë, të ndërgjegjshme psikofizike të botës”.

NDIKIMI I LETËRSISË DHE LEXIMIT NË KRIJIMIN E IMAZHEVE TEK TË VERBRIT

Demir GjergjiShkrimtar

Në fillesat e saj, përveç funksionit të komunikimit ndërnjerëzor, fjala ka realizuar një misiontë madh e të pazëvendësueshëm: atë të krijimit të imazheve, duke guxuar madje edhe tëpikturojë e të bëjë muzikë. Dhe merret me mend se kryerjen e këtij misioni kurrsesi ajo nukmund ta bënte e vetme dhe e zhveshur nga mjediset e rrethanat, madje këtë mision ajo nukmund ta kryente gjithnjë në sajë të një fryme hyjnore, siç ka ndodhur në “ Bibël”. Prandajkësaj bote dhe këtij njerëzimi iu deshën poetët e shkrimtarët, të cilët, që në frymëzimet e para,që në krijimet e para, e morën fjalën, siç merr mjeshtri gurin nga supet e malit e sheh mirë emirë, e vërtit nëpër duar e shpirt duke i thënë: ti na duhesh jo vetëm për t’ i thënë dashurisëdashuri, bukës, bukë e dhembjes dhembje, por ti na duhesh edhe për t’i ngjallur emocioninatij që e kërkon,edhe për t’i sjellë ngjyrën atij që nuk e sheh, për t’i krijuar botën atij që e prekdhe e jeton, por që terri nuk e le për ta parë, Dhe kështu lindi letërsia. Libri u bë dritare për taparë botën edhe ai që nuk ka sy.I kam mbyllur shpesh për disa çaste sytë dhe kam menduar me tmerr: po tani, në se ky çast dotë jetë sa e gjithë jeta ime, ç’do të ishte bota për mua? Ose, a do të ishte ajo? Edhe tani, tekndodhem në këtë tubim nga më fisnikët dhe më interesantët që kam përjetuar ndonjëherë, emendoj këtë, por nga ankthi i mësipërm më nxirrni ju të nderuar miq, ju që thoni se botaështë, mund të ndjehet e të përjetohet natyrshëm edhe se sytë i ke të mbyllur e nuk kemundësi t’i hapësh. Kam lexuar shpesh krijime të shkrimtarëve që nuk e kanë mundësinë eshikimit dhe nuk kam gjetur ndër to dallime nga veprat e shkrimtarëve normalë, madje, përparadoks, kam përjetuar prej tyre më shumë ndjenja dhe kam ndeshur më shumë peizazhe tëndezur e plot ngjyra.Ja njëri prej tyre në formatin e poezisë, që ka për autore një vajzë nga fshatrat e thella tëElbasanit:

Po iki!

Po iki, i dashur nga ti,Atje ku s’je po shkoj.Përderisa s’më ke të vetmen dashuri,Për deri sa nuk je ai që ëndërrojDo kapem në gërshet të ylberit.E do ngjitem nëpër shi.

Page 26: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Atje në mes të qiellitMbi një re do të rri.Sa here të kesh mall për mua,Sa herë të kem mall për ty,Shiu do të ta thotë sa të dua,Ngrije kokën dhe më shih në sy.Hapi buzët, në shi piji lotët e mi,Zgjati duart, në borë m’i prek flokët e zi.Kur të kesh mall për mua ti,Prit të mblidhen retë mbi tokë,Prit të bjerë nga qielli shi,Prit të flejë gjithçka borëDhe dil më kërko,Dhe shko më harro!

Kush mund ta dallonte se kjo poezi është shkruar prej një të verbëri?!Kam parë edhe piktura të mjeshtërve të penelit dhe kam mbetur gojëhapur para asaj saktësielinjash dhe harmoni ngjyrash që mbretëron brenda kornizave të tyre. Dhe gjithnjë kam pyeturveten apo të tjerët: si mund të ndodhë kjo? Asnjë mrekulli të pashpjegueshme nuk ka, mëështë përgjigjur edhe ndërgjegjja ime, edhe ata që i kam pyetur, por më shumë këtë ma kenithënë ju me këmbënguljen e pakthyeshme, me vullnetin e madh dhe me dëshirën e ndezur përtë jetuar. “Fjala, - më keni thënë ju, - Ajo na i ka hapur sytë për të parë botën: fjala dhe zëri”.Pas kësaj përgjigjeje më ka lindur ideja për të realizuar në Radio Tirana një emision me titull:“Zëri në mungesë të dritës”, në të cilin jam munduar të shpjegoj këtë përgjigje tuajën, jampërpjekur të realizoj një imazh, një peizazh, një skenë që ta shihni qartë edhe ju. Madje mundtë them se gjithnjë kur kam nisur të shkruaj një krijim, qëllimi i pare ka qenë të krijoj me tënjë imazh, të hap një dritare. Vërtet të hapësh një dritare për të pare botën është njëlloj si tëngresh një urë për të lidhur dy pjesë të ndara të botës. Misioni i letërsisë, pra i fjalës nëlaboratorin e shkrimtarit është të hapë dritare për të tjerëtNuk ka asnjë çudi që në këtë dritare mungesa e syve nuk është një fatalitet, një gjë për të vënëduart në kokë e për t’i thënë jetës: s’ke ç’më duhesh. Përkundrazi, kjo kategori lexuesishështë më e përshtatshmja për t’iu afruar misterit të krijuesit Një njeri normal, duke lexuar njëlibër do ta kishte të pamundur të mos shkëputej prej tij, nëse i kalonte pranë heshtazi njëbukuri, një gjë mahnitëse, apo në se gjendej para një peizazhi nga ata me të cilët vetë natyrabën magji më mirë se arti. Kurse mungesa e syve dhe gjetja e një mënyre për të lexuar, e cilasot, me mençurinë e njerëzimit është gjetur dhe realizuar suksesshëm, e çon aktin ekomunikimit me librin deri në shenjtëri. Kështu ky lexues gjatë këtij akti ndodhet para vetëZotit, i beson asaj që lexon, e ndjen atë që lexon dhe krijon mbi atë që lexon në atë mënyrë qëdo ta kërkonte vetë shkrimtari apo poeti në kohën që e ka bërë mesazhin dhe ndjenjën e tijfjalë të shkruar. E ç’lexues tjetër më besnik do të kërkonte ai? Ndërkohë dhe anasjelltas, edheky lexues e bën të vetin shkrimtarin, e falënderon atë që me anë të fjalës i dha mundësinë tëdallojë të kuqen, të kaltrën, të blertën, të gjitha ngjyrat dhe format, të ndodhet midis dritës sëdiellit, të yllit apo të hënës edhe pa e pasur mundësinë që t’i shohë ato. Një lexues pa sy dhenjë krijues (në rastin tonë një shkrimtar pa sy) janë dy qenie që hyjnë e dalin nëpër shpirtrat enjëri-tjetrit, siç ne të gjithë hyjmë e dalim nëpër shtëpitë tona. Shumëkush prej jush në këtëauditor do të jetë i një mendjeje me mua, kur të them se sa më shumë libra të ketë lexuar njënjeri që i mungon drita e syve, aq më i ndriçuar është shpirtërisht ai dhe ajo që është më erëndësishmja, aq më afër njerëzve normalë është ai. Ata që janë këtu dhe që kanë lexuar përshembull, Shekspirin, dinë fort mire ta dallojnë të kuqen sepse e kanë” parë” atë në plagën eHamletit. Dhe të vijmë në letërsinë shqipe: ata që e kanë lexuar Kadarenë mund ta thonë pa

Page 27: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

frikë e ngurrim se ç’gjendje e harmoni ngjyrash ka një muzg me mjegull dhe si dallon ai nganjë mëngjes i kthjellët alpin. Në këtë rast mund të themi se fjala jo vetëm që ka pikturuarnatyrën, por edhe shpirtin,se metafora është bërë kodi më i saktë e më i aftë për të hyrë nëenigmat e kësaj bote dhe në thellësitë e shpirtit njerëzor. Në teorinë e filmit thuhet sekinemaja ka ardhur në këtë botë më shumë për ata që nuk dëgjojnë, ndërsa teatri për ata qënuk shohin. Vërtet a mund ta shohim dot një film pa sy? Po një dramë në skenë apo nëmikrofon a mund ta shijojmë dot pa dëgjimin? Nuk marr përsipër t’i përgjigjem kësajpyetjeje, ndonëse shpesh ia bëj vetes. Gjithashtu nuk mund të marr përsipër të di se si njëpjesë e mire prej jush e shohin botën, ashtu siç nuk mund ta di se si shihet ajo me sytë e njëpëllumbi, të një fluture apo të një shqiponje, me gjithë materialet shkencore që shfletuar përkëto probleme. Po një gjë e them me bindje: bota mund të shihet edhe pa sy. TonjaTumanovën unë nuk a kam parë askund, veçse e kam takuar tek romani i Nikollaj Ostrovskit,“Si u kalit çeliku”. Edhe vetë shkrimtari e ka realizuar këtë figurë në verbërinë e tij. Kjofigure më ka mbetur në mendje dhe më është skalitur në imazh me reliefin dhe ngjyrat më tëndezura, aq shumë sa nganjëherë dyshoj, nëse do të kishte ndodhur po të kisha kaluar meTonjën një pjesë të jetës sime. Dhe këtë e ka bërë fjala, letërsia, shkrimtari. Dua ta rimarredhe njëherë mendimin e mësipërm, kur thashë se, gjatë leximit të një libri, nuk mund takuptosh nëse autori i tij e ka pasur apo i ka munguar shikimi i verbër ka qenë babazoti iletrave, Homeri, po si mund ta kritikosh “Iliadën” apo “Odisenë” e tij për mungesëpeizazhesh apo imazhesh?! Të verbër paraqiten edhe rapsodët e eposeve më të dëgjuara tëbotës; përfshi edhe atë tonin: “Eposin e kreshnikëve”, por ec e gjeje tek ndonjë shkrimtar,qoftë edhe me shtatë palë sy portretin e Tanushës: “Shtegu i ballit si shtegu i malit, kur merrhana me prenue”, - thotë rapsodi i verbër. Pra letërsia dhe libri, domethënë fjala e ngritur nëart është e gjithëpushtetshme. Për të shkuar te shpirti i njeriut dhe te mendja e tij, edhe në mosqofshin sytë ajo e di vetë rrugën dhe krijon imazhe e pamje madje më të madhërishme, më tëmagjishme, më të mrekullueshme se ato që i sheh vetë syri. Me këtë dukuri shkrimtari dheletërsia e tij thonë se lexuesit janëtë barabartë para tyre, ashtu si dhe njerëzit janë të gjithë të barabartë para Zotit që i krijoi.Këtë fjala e bën nëpërmjet tingullit që në teorinë e vjershërimit quhet rimë, aliteracion,asonancë, kadencë, e bën nëpërmjet semantikës që në letërsi merr peshën e mendimit tëfigurshëm dhe të mesazhit e bën nëpërmjet rrëfimit përcjell emocione. Dhe kur shkrimtari eka aftësinë, talentin dhe kulturën e duhur, atëherë kjo fjalë bëhet më e fuqishme, ka më shumëdritë, s’ka nevojë për retinë dhe iris për të shkuar në shpirt.Në botën e sotme përditë mësojmë për shpikje të reja të elektronikës: televizori tredimesional,kamera mikroskopike, MP3 e MP4 Player ashtu si dhe DVD Player, celularë kinema,kompjuterë të sofistikuar. Të gjitha këto, për njeriun, por askush nuk mund të thotë se fjala,ky gur i çmuar në duart e shkrimtarit, pra vetë letërsia një ditë do ta humbin vlerën para tyre.Kurrë jo! Për deri sa asnjëra prej tyre nuk na e zëvendëson dritën e syve më mire se ajo!

PËRPARIMI SHOQËROR I TË VERBËRVE DHE EMANCIPIMI I SHOQËRISË

Prof. dr. Zyhdi Dervishi

Në periudhën moderne, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, shoqëria njerëzore kapërjetuar zhvillime të vrullshme së paku në dy linja kryesore: përparimi shkencor dhe tekniko- teknologjik me ritme të shpejta dhe krijimi e përforcimi i rrjeteve të shumëfishtë të

Page 28: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

sigurimeve shoqërore e shëndetësore, me funksionime optimale për të gjithë qytetarët dhesidomos për ata me aftësi të kufizuara. Veçanërisht gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, nëshoqëritë më të urbanizuara, si pjesë përbërëse e sistemeve të sigurimeve, janë realizuar njënumër në rritje programesh që synojnë, jo thjesht të plotësojnë kërkesat kryesore, ekonomikee shpirtërore, të njerëzve me aftësi të kufizuara, por edhe emancipimin real të tyre përmesgjetjes dhe zbatimit të formave sa më dinjitoze të integrimit të tyre në sa më shumë fusha tëveprimtarisë shoqërore, ekonomike e politike, kulturore e artistike, arsimore e shëndetësoreetj.: Një nga studiuesit më të kualifikuar të prirjeve kryesore të zhvillimit të shoqërisëbashkëkohore, Zbigniev Brzhezhinski, ka shkruar se shekulli XX është shekulli i programevesociale më të përparuar që synojnë plotësimin e kërkesave kryesore e deri të shijeve tëveçanta të individëve të veçantë (1995:14,72).Por sa e përditësuar është shoqëria shqiptare me këto prirje që karakterizojnë shoqëritë më tëurbanizuara të Perëndimit? Më konkretisht, sa bashkëkohore është shoqëria shqiptare nëpërpjekjet e saj për të integruar të verbrit në të gjithë proceset zhvillimore? A e rilevon silipset shoqëria shqiptare profilin e saj altruist, emancipues e të emancipuar në marrëdhënietme të verbrit, të cilët përmbajnë rezerva të mëdha energjish për lartësimin e dinjitetit e tëpersonalitetit të tyre, për zhvillimin e shoqërisë në tërësi?Në vijim do të përpiqemi të shtjellojmë këto çështje, duke u bazuar në të dhënat egrumbulluara nëpërmjet një pyetësori të plotësuar nga degët e shoqatës së të verbërve qëveprojnë në 14 rrethe të Republikës së Shqipërisë, të cilët përfaqësojnë struktura të spikaturasi Shkodra, Lezha, Dibra, Mirdita, Burreli, Gramshi, Lushnja, Berati, Librazhdi, Korça,Erseka, Përmeti, Gjirokastra dhe Delvina. Sipas statistikave të publikuara nga strukturatzyrtare përkatëse, në këto rrethe punojnë e jetojnë rreth një e treta e banorëve të Republikës sëShqipërisë (INSTAT, 2004: 19; përllogaritje e autorit) dhe banojnë rreth 3677 të verbër.Analizat e përfundimet për këtë grupim të të verbërve, në një masë të konsiderueshme, mundtë përgjithësohen për gjithë të verbrit në Republikën eShqipërisë.1. Sipas të dhënave të studimit, në këto 14 rrethe të verbër të lindur janë 318vetë, të cilët përbëjnë rreth 8.64 për qind të gjithë të verbërve të këtij grupimi, të aksidentuaritjanë 300 që përbëjnë rreth 8.16 për qind, ndërkohë që shumica dërrmuese, rreth 83.2 për qindjanë verbuar nga sëmundje të ndryshme. Kjo tablo e frekuencës së shkaqeve të verbimitdëshmon nivel të pamjaftueshëm emancipimi shëndetësor të shoqërisë shqiptare. Është evështirë, në mos e pamundur, të trajtosh nga pikëpamja shëndetësore fëmijët para lindjes, porme masa të shumanshme, mund të kufizohet ndjeshëm numri i të verbuarve nga aksidentetdhe nga sëmundjet. Ka edhe sëmundje të pashërueshme, por me trajtim mjekësor tëkujdesshëm dhe në kohë shumica e sëmundjeve mund të shërohen, ose të paktën të trajtohennë atë mënyrë që të ruhet një pjesë e shikimit. Ende shumica dërrmuese e shqiptarëve,sidomos ata që banojnë në rrethet periferike dhe në krahinat fshatare nuk kryejnë kontrolleperiodike për nivelin e funksionimin të organeve të ndryshme, pra as të syve. Ende shumica eshqiptarëve janë skllevër të një tradite, si të thuash, shëndetësisht miopë, për të trokitur nëstudion e mjekut okulist vetëm atëherë, kur sëmundja është rënduar aq shumë, saqë dhimbjetjanë bërë të padurueshme. Madje ende ka shqiptarë, sidomos nga ata që banojnë në fshatrat ekrahinave, më larg prej qendrave të mëdha urbane, të cilët edhe për çështje mjaft delikate tësëmundjeve të syve, parapëlqejnë të mjekohen me metoda popullore dhe jo nën kujdesinokulistëve e kualifikuar. Si për çdo tjetër, dhe sidomos për sëmundjet e syve është edomosdoshme që njerëzit të vizitohen dhe të kurohen nga mjekët më të kualifikuar brendadhe jashtë Shqipërisë, pasi, sado e lartë të jetë kostoja e mirëkurimit të syve, kostoja ekeqkurimit, e verbimit në rrafshin ekonomik, social, emocional është pakrahasimisht më elartë, jo vetëm për të sëmurin dhe familjarët e tij, por edhe për një rreth të kufizuar tëafërmish, miqsh dhe shokësh. Verbimi ndryshon rrënjësisht mënyrën e jetesës jo vetëm të të

Page 29: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

sëmurit, por edhe të familjarëve dhe të një rrethi të afërmish të tij. Ndaj, në disa rrafshe ështëmë mirë për të afërmit, për shoqërinë në tërësi, që të jetë e pakursyer për të kuruar në kohë enë mënyrë sa më cilësore të gjitha sëmundjet e syve, sidomos ato që rrezikojnë verbimim.Është e domosdoshme që shoqëria shqiptare të vetëdijesohet për domosdoshmërinë e forcimittë masave për parandalimin e sëmundjeve të syve, për shtimin e fondeve për mirëkurimin esyve dhe sidomos për përhapjen e kulturës mjekësore në radhët e masave të gjera të popullit.2. Në shoqëritë moderne e pasmoderne, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, shumica enjerëzve i sigurojnë mjetet e jetesës nëpërmjet punës jashtë ekonomisë shtëpiake. Puna ështënjëherazi burim kënaqësie profesionale, burim lartësimi dinjiteti e prestigji shoqëror(Macionis, J., 2005: 421). Në shoqërinë shqiptare të ditëve tona, të verbrit janë pothuajse krejttë papërfillur në tregun e punës. Në të 14 rrethet e Shqipërisë që u përfshinë në studim vetëm31 të verbër (6 femra dhe 25 meshkuj) janë të punësuar, që përbëjnë rreth 0.84 për qind të tëgjithë të verbërve që banojnë në këta rrethe. Ndërkohë niveli i punësimit në shkallë republikei deklaruar nga strukturat zyrtare përkatëse përllogaritet rreth 85.6 për qind i forcave të aftapër punë (INSTAT, 2004 (a): 18). Edhe në këtë kuadër shkalla mjaft e ulët e punësimit të tëverbërve është krejt e papërligjshme, edhe për faktin se në këto rrethe afro 490 të verbër janëme arsim të mesëm dhe 70 me arsim të lartë, të cilët përbëjnë përkatësisht 13.3 për qind dherreth 1.9 për qind të gjithë këtij grupimi të verbërish. Vështirësitë e punësimit në Shqipërijanë të njohura. Por, gjithsesi është tregues i një niveli të pamjaftueshëm ndjeshmërie socialedhe emancipimi të shoqërisë shqiptare fakti që shuma dërrmuese e të verbërve në moshë përpunë janë të papunë. Studimet komplekse ndërdisiplinore kanë provuar se papunësia për disavite “ndikon që edhe njerëzit me të gjithë shqisat të çintegrohen shkallë-shkallë nga shoqëria,të shkualifikohen, të mbyllen në vetvete e deri të bien në patalogji depresive. Gjithashtupunësimi është një nga faktorët më antistresues për të gjithë njerëzit e rritur me të gjithëshqisat.Vetëkuptohet, se për të verbrit funksionimi i një faktori të tillë ka rëndësi të shumëfishtë, mëtë madhe.Natyrshëm shtrohen çështjet: Mënyra, struktura e organizimit të ekonomisë në Shqipërinë editëve tona a e nxit punësimin e të verbërve? Pengesat për punësimin e të verbërve kanë mëshumë karakter objektivi, apo subjektiv? Cilat janë prirjet kryesore në ecurinë e zgjidhjes sëkëtyre problemeve etj. Kalimi i vendit tonë nga ekonomia socialiste e centralizuar nëekonominë e tregut në fillim të viteve ‘90 të shekullit XX u shoqërua me shpërbërjen eshumicës së ndërmarrjeve industriale dhe të gjithë kooperativave dhe të ndërmarrjevebujqësore dhe me krijimin e një numri shumë të madh ekonomish të vogla në sektorin etregtisë, të shërbimeve dhe sidomos të bujqësisë etj. Në rrethana të tilla të verbrit mund tëpunësoheshin pothuajse vetëm në ekonomitë e vogla familjare, shumica e të cilave ishin dhejanë jorentabile, të pafuqishme për të përballuar trysninë e konkurrencës. Mendojmë sepunësimi i të verbërve në ekonominë familjare ka kryesisht vlerë ekonomike, por pak ndikonnë zgjerimin e rrethit të njerëzve, me të cilët të verbrit mund dhe lipset të komunikojnë nëmënyrë të qëndrueshme dhe efektive. Përvoja jetësore tregon se veçanërisht të verbrit ndjehenmë të vlerësuar, më të integruar nëse punësohen jashtë ekonomisë familjare. Për këtë çështje,sociologu i shquar Maks Weber, ndër të tjera, ka shkruar: “... funksioni i komunitetit shtëpiakka ndryshuar. Individi nuk ka më mbrojtje nga komuniteti shtëpiak apo klani, por ngainstitucionet e grupeve politike. Më tej, “shtëpia” dhe “punësimi” u ndanë nga njëra-tjetra,dhe komuniteti shtëpiak nuk është më njësi e prodhimit të përbashkët, por e konsumit tëpërbashkët. Gjithashtu, individi e merr gjithnjë e më shumë edukatën nga jashtë dhe me mjeteqë sigurohen nga “ndërmarrje” të ndryshme: Shkolla, librari, teatro, salla koncertesh, klube,takime etj. Individi nuk mund të konsiderojë me komunitetin shtëpiak si bartësin e këtyrevlerave kulturore, të cilave ai u shërben” Weber, M., 2004:110). Punësimi i të verbërve jashtëekonomisë shtëpiake në vendin tonë është i domosdoshëm së paku për dy arsye kryesore:

Page 30: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

E para. Rreth 37.78 për qind e të verbërve shoqërohen nga familjarë ose të afërm. Me gjithëlirshmërinë emocionale që krijon, një shoqërim i tillë i kufizon ndjeshëm mundësitë e tëverbërve për të komunikuar me një rreth më të gjerë njerëzish.E dyta. Rreth 47.23 për qind e të verbërve jetojnë në familje të varfra ose shumë të varfra.Nëpërmjet punësimit në ekonominë shtëpiake ky grupim të verbërish nuk shpëton dot ngavarfëria, pasi shumica e ekonomive të tilla janë të organizuara në atë mënyrë dhe kanë aq pakasete e resurse sa nuk kanë perspektivë zhvillimi. Edhe në vendin tonë, sidomos gjatë 7-8viteve të fundit po rritet numri i njësive ekonomike të mëdha, veçanërisht në Tiranë dhe nëqytetet më të mëdhenj të ultësirës bregdetare. Për shembull rreth 1100 sipërmarrje kanë mëshumë se 20 punonjës.Gjithashtu në sektorin publik aktualisht punojnë rreth 200 mijë punonjës.Firmat e mëdha të prodhimeve industriale dhe sektori publik kanë mundësi të punësojnëshumicën dërrmuese ose gjithë të verbrit në moshë për punë. Veçse për këtë kërkohen, nëradhë të parë, ndryshime rrënjësore në mendësitë e shoqërisë shqiptare në shumë rrafshe,veçanërisht për çështje të punës dhe të trajtimit të njerëzve me aftësi të kufizuar. në shoqërinëshqiptare janë bërë gati mbizotëruese psikozat fataliste, pesimiste, të cilat paraqiten nëformulime të tilla se “nuk ka punë”, “se nuk ka pse kërkon diçka që nuk ekziston”, se “kurnuk ka punë për njerëzit me dy palë sy, nuk mund të kërkosh punë për të verbrit”, se “nëpunët e ngatërruara të kohës tonë nuk mund të orientohen njerëzit me dy palë sy e aq më paktë verbrit” etj. Këto psikoza fataliste janë krejt në kundërshtim me natyrën e ekonomisë sëtregut, në të cilën të gjithë njerëzit, me shpirt krijues mund dhe lipset të kërkojnë e të çelinvende pune jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët, të aftë ose me aftësi të kufizuara.Mendojnë se për të tejkaluar këtë gjendje të amullt, pesimiste është e domosdoshme që sa mëshpejt në vendin tonë të ngrihen struktura mendore, ligjore e funksionuese në praktikë, të cilattë përkrahin ekonomikisht dhe të vlerësojnë me prestigj të gjithë ata persona që me anë tënismave vetjake synojnë të çelin vende pune, sidomos për të rinjtë dhe njerëzit me aftësi tëkufizuara, siç janë edhe të verbrit. Aktualisht në shoqërinë shqiptare nuk funksionojnëstruktura të tillë, të cilat do të ndikonin jo vetëm në zgjidhjen e problemeve të ditës, por edhedo të krijonin fijet e një kohezioni të qëndrueshëm në shoqërinë shqiptare, do të përforconinprofilin human, të emancipuar dhe emancipues të shoqërisë shqiptare.Duke përgjithësuar përvojën e shoqërisë njerëzore mbi lirinë dhe funksionimin e saj nërrjedhën e kohës Edit Hamilton, veç të tjerash, ka shkruar: “Kur liria, që athinasit filluan taduan më shumë, ishte liria nga përgjegjësitë, atëherë ata pushuan së qeni të lirë dhe nuk qenëmë kurrë të tillë” (Shih: Gjunkshi, A., 1999:122-123). Ky pohim, i vlefshëm për një shoqëriantike, është imponues për shoqërinë shqiptare të ditëve tona, e cila nuk mund të jetë kurrë elirë, e emancipuar nëse nuk merr me gjithë seriozitetin e duhur përgjegjësitë që ka ndaj tëgjithë qytetarëve, veçanërisht ndaj brezit të ri dhe njerëzve me aftësi të kufizuara. Një shoqëriqë nuk sheh me sytë e zemrës dhe të mendjes gjithë gamën e problemeve, të shqetësimeve, tësfidave dhe të mundësive për veprimtari të dobishme shoqërore, është si të thuash meglaukomë të vetëprovokuar. Në kulturën tradicionale shqiptare ka pasur mjaft norma,përgjithësisht more, të cilat përcaktonin detyrimet e secilit ndaj të tjerëve, anëtarë të fisit,bashkëbanorë të fshatit ose të krahinës, të njohur ose qoftë edhe të panjohur. Në paragrafin560 te Kanuni i Skanderbegut, theksohet prerazi: “Shoqin e ke vlla në ditë të mirë e në ditë tëvështirë”, “Shoqi ka të drejtë e detyrë kundrejt shoqit: l) me kërkue e dhanë çdo ndihmë nëmënyrë të veçantë e të përbashkët, si hua, punë, shërbime në mort e në dasëm, mbrojtje. 2)Me nderue shoqishoqin mbrendë e jashtë katundit.;.” (Illia, F., 1993: 51). Në këtë kontekstpsikokulturor të shoqërisë tradicionale, shqiptare sinjalin “SOS” për ndihmë nuk e jeptehallexhiu, por të afërm e shokë të tij. Pothuajse në të gjithë grupimet e shoqërisë shqiptareqarkullonte në motërzime të shumta mendësia: “Sëmundja i hyn njeriut me okë dhe i del medërhem, ndërsa ndihmën shqiptari e kërkon me dërhem, por i jepet me okë”. Me qëllim që të

Page 31: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

mos cenohej asnjë grimë dinjiteti i personit në vështirësi e nevojë, shoqëria shqiptaretradicionale ofronte më shumë ndihme se sa kërkohej nga individë ose grupime sociale tëveçanta, kishte bilanc aktiv në ofrimin e ndihmës. Është e nevojshme që shoqëria shqiptare editëve tona, disi e tronditur nga proceset anarkike, të ringjallë një traditë të tillë” fisnike të sëkaluarës, veçanërisht në adresë të të verbërve, duke u ofruar atyre.. mundësi më të mëdha përintegrim, për arsimim, kualifikim profesional dhe sidomos për punësim.Forca e pashtershme konstruktive e çdo shoqërie demokratike qëndron në intensifikimin epërpjekjeve për të vënë në efiçencë veprimtaritë e shumëllojshme të talenteve të pabarabarta,të të gjithë njerëzve me mundësi të pabarabarta. Jashtë një gjithëpërfshirjeje të tillë shoqërianuk është as demokratike,. as e emancipuar. Dhe, për më tepër, shoqëria nuk mund tëfunksionojë normalisht, nuk mund të zhvillohet me ritmet më të larta të mundshme pa vënënë qarkullim shoqëror energjitë krijuese, mendimet dhe emocionet e fisme të çdo qytetari,pavarësisht nga shkalla e aftësive të tij. Kësisoj shoqëria, më shumë se do të respektonteqytetarët e saj, do të respektonte vetveten, do të ngrinte kuotat e racionalitetit dhe të dinjitetittë saj, do të vetëshëronte plagët e saj të shumëllojshme në përpjekjet për përparim tëgjithanshëm.

Literatura kryesore

* Brzhezhinski, Zbigniev: Jashtë kontrollit (Trazira që përfshin botën në prag të shekullitXXI), Botimet “Elena Gjika”, Tiranë 1995.* Gjunkshi, Astrit (Mblodhi dhe përktheu nga anglishtja): Sfidat e jetës (2001 mendime ngapersonalitete), Botimet “Iliri”, Tiranë 1999.* Ilia, Frano: Kanuni Skanderbegut, Editrlce La Rosa, Milot 1993.* Instituti i Statistikës i Republikës së Shqipërisë (INSTAT): Femra dhe meshkuj në Shqipëri- 2004, Tiranë, 2004.* Instituti i Statistikës i Republikës së Shqipërisë (INSTAT): Vjetari i treguesve socialë 2004(a), Tiranë 2004.* Macionis, John: Sociology (Tenth Edition), Prentice Hall, New Jersy 2005.* Weber Max: Studime sociologjike, Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë 2004.

PATOLOGJITË OKULARE DHE PARANDALIMI I MUNDSHËM I VERBËRISË

Prof. dr. Gjergji CEPA,doktor GANI GASHI,doktor Zenepe TAULLAHU,doktor Edmond KALLËMBI

Sytë si organe të të parit përbëjnë shqisën më të rëndësishme të organizmit të njeriut. Me anëne kësaj ne marrim informacione të shumta nga mjedisi që na rrethon dhe na krijohet mundësiaqë ne të kryejmë aktivitete të ndryshme në jetë.Për përcaktimin e verbërisë shërben matja e mprehtësisë së pamjes nga njëra anë dhe anatjetër fusha pamore. Këta parametra nuk janë të njëjta, por ndryshojnë nga një vend në tjetrin.Autoritete të ndryshme shkencore zbatojnë kritere të ndryshme. Në përcaktimin e verbërisëpërqindja e pamjes nga një vend në tjetrin nuk është e njëjtë.Për të ilustruar këtë përmendim:

Page 32: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Austria përcaktimin e pamjes e ka në masën 1/60 e pamjes normale, Belgjika më pak se 1/10,Danimarka më pak ose e barabartë me 1/10, Franca 1/20 - 1/.1 O, Gjermania 0,02, Greqia1/20, Italia 1/20 - 1/10, Portugalia më pak se 1/10.Kështu dhe shumë shtete të tjera kanë përafërsi më këtë përqindje të pamjes.Indeks tjetër për vlerësiml1in e pamjes është dhe fusha pamore, e cila nga dhjetë deri në 20gradë konsiderohet humbje e theksuar e shikimit që shkakton verbëri.Në vendin tonë, kriteret për përcaktimin e verbërisë variojnë nga verbimi i plotë që personinuk e percepton dritën, d.m.th që ka pamje zero deri në masën 10 për qind të pamjes normalenë njërin sy më të mire. Kjo pamje me vlerat deri në 10 për qind konsiderohet si verbim socialose verbim praktik, pasi shkencërisht verbimi total konsiderohet kur pamja është zero.Mbi bazën e këtij vlerësimi është bërë edhe përcaktimi i përfitimit të statusit të verbërisëbazuar në ligjin 8098, datë 23/03/1996 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikëssë Shqipërisë me numër 227, datë 13/06/1997. Me këtë ligj përcaktohet statusi i verbërisë ngaKomisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë në dy kategori: Grupi i parë, në të cilin futentë verbër të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestari; grupi i dytenë të cilin futen të verbër të paaftë për punë në kushte normale, por që janë në gjendje t’ishërbejnë vetvetes.Meqenëse për verbërinë dhe shkaqet e saj në shkallë vendi nuk kemi një punim, morëm nëanalizë të dhënat që u nxorën nga puna e bërë nga Komisioni i Përcaktimit te Verbërisë përperiudhën 2002 - 2006.Në studimin statistikor që po paraqesim në lidhje me shkaqet që çojnë në verbëri kemianalizuar 2000 raste të përzgjedhura nga 6000 raste gjithsej të ekzaminuara nga KomisioniMjekësor i Përcaktimit të Verbërisë.Ky kontigjent është përfitues i statusit të të verbërve. Nga përpunimi i të dhënave të ndara nëkatër grup-mosha rezulton: mosha O - 20 vjeç 9 për qind ose 180 persona; mosha 20 - 40 vjeç6 për qind ose 120 persona; mosha 40 - 60 vjeç 37 për qind ose 740 persona; dhe mosha mbi60 vjeç 48 për qind ose 960 persona. Në lidhje me gjininë rreth 58 për qind janë meshkuj dhe42 për qind janë femra. lipset theksuar se në grupmoshën 0- 20 vjeç dhe 20 - 40 vjeç kupërfshihen gjithsej 300 raste 50 për qind e tyre, pra gjysma e rasteve kishin si shkak tëdëmtimit të shikimit faktorin e jashtëm ose siç i quajmë shkaqe traumatike.Pse e theksojmë këtë moment: aktualisht vendi ynë është një vend në ndërtim e sipër dhedega e ndërtimit ka një dominim mbi bizneset e tjera dhe numri i të punësuarve në këtë sektorështë më i madh. Për këtë, theksojmë se lipset bërë edhe sot një propagandë e fuqishme përzbatimin e të gjithë rregullave profesionale dhe higjieno- shëndetësore për shmangien ekëtyre dëmtimeve që fatkeqësisht kanë çuar deri në verbim të plotë. Këtu lipset njëpërqendrim i punës nga të gjitha hallkat e shërbimit shëndetësor duke filluar që nga mjeku ifamiljes dhe organet e inspektoriatit të punës për zbatimin e të gjitha rregullave higjieno-shëndetësore në këtë fushë.Në 2000 pacientët e marrë në shqyrtim rezulton se në 80 për qind e tyre ose 1660 persona,kanë dëmtim mbi 90 për qind të aftësisë së të parit, por që janë në gjendje t’i shërbejnëvetvetes dhe 17 për qind ose 340 raste kanë humbje të plotë të aftësisë së shikimit. Kykontigjent ka nevojë domosdoshmërisht për një person tjetër shoqërues apo kujdestar të tijdhe që ligjërisht lipset ta deklaroj vetë personi i verbër.Theksojmë se si bazë për përcaktimin e shkallës së verbërisë në vendin tonë shërbejnë kriterete përcaktimit të invaliditetit që shprehen qartë në një studim të kryer nga prof. Gjergji Cepa“Mbi shkaqet e invaliditetit nga sëmundjet e syve në vendin tonë”; realizuar në vitin 1989.Këtu përcaktohet saktësisht grada e dëmtimit si dhe grupi përkatës që përfitohet.Me interes është që nga ky studim të paraqesim patalogjitë dominuese në dëmtim e plote ose tëpjesshëm të shikimit. Sipas analizës së numrit të rasteve kemi bërë klasifikimin e sëmundjeveqë kanë shkaktuar dëmtim të plotë ose të pjesshëm të shikimit.

Page 33: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Patologjia ose sëmundja kryesore që haste më shpesh në studimin statistikor të bërë rezultontë jetë sëmundja e Glaukomës ( rritja e tensionit të syrit), kjo takohet në mbi 54 për qind tërasteve dhe në personat me humbje të plotë të shikimit në mbi 75 për qind të rasteve. Për këtëarsye lipset të synohet kapja dhe trajtimi në kohën e duhur sa më i hershëm i sëmundjes sëglaukomës për të mos lejuar rëndim e saj deri në gradën me të rëndë që për pasojë do të sjellëverbim të plotë.Një shkak tjetër i shpeshtë që çon në ulje deri në humbjen e shikimit është edhe sëmundja eKataraktit ose perdja si njihet ne gjuhen popullore. Këtë e kemi hasur në mbi 25 për qind tërasteve. Kjo sëmundje është takuar e shoqëruar edhe me sëmundje të tjera të syrit konkretisht;është shoqëruar me glaukomën, diabetin, miopinë e lartë ose edhe me infeksione të ndryshmetë syrit. Por në numrin me të madh të rasteve në rreth 40 për qind kjo është takuar si patologjie vetme. E theksojmë këtë pasi kur është e vetme ekzistojnë të gjitha mundësitë e ndërhyrjesdhe përmirësimit të shikimit.Kjo realizohet nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale. Një rekomandim i tille u është dhënë tëgjithë pacientëve dhe është insistuar që të gjithë ata që kanë këtë diagnozë që në kushte tëmundshme t’i nënshtrohen ndërhyrjes operatore, për të riaftësuar pamjen.Në grupin e tretë kemi klasifikuar sëmundjet e fundosit të syrit që përfshijnë sëmundjet eretinës, të nervit, të koroidës dhe që hasen në 19 për qind të rasteve. Vlen të përmendim sesëmundjet degjeneruese të retinës klasifikohen në vend të parë, pastaj sëmundjet si pasojë emiopisë së lartë, të cilat shkaktojnë degjenerime retinale dhe një përqindje mjaft tëkonsiderueshme kanë dëmtimet retinale të shkaktuara si pasojë e sëmundjes së diabetit.(retinopatia diabetike).Dhe në fund fare, në këtë grup me një përqindje afërsisht 1 për qind zënë sëmundjet esenilitetit. Së fundmi ose në vendin e katërt me l për qind të rasteve në sëmundjet qëshkaktojnë dëmtim të shikimit janë anomalitë e lindura të pamjes si dhe tumoret e ndryshme.Ndër tumoret më shpesh përmendim gliomën që është mjaft e rëndësishme që kjo tëdiagnostikonet sa më shpejt dhe trajtimi i saj sa më i hershëm për të shmangur verbërinë eplotë dhe shpëtimin e jetës së të sëmurit. Duke mos e konsideruar të plotë studimin gjithsesimund të nxirren këto përfundime kryesore:1 - Primare ngelet organizimi i shërbimit ambulator, duke diagnostikuar në kohë dhe dukendjekur në vazhdimësi ecurinë e sëmundjes së glaukomës, e cila zë vendin e parë, sipasstatistikave tona që u paraqitën, dhe që ka shkaktuar humbjen e shikimit.2 - Përsosja e teknikave operatore në sëmundjen e kataraktit do të riaftësojë shumë pamjen ehumbur nga kjo sëmundje.3 - Diagnostikimi sa më i hershëm, i reptilopatisë - diabetike si dhe përcaktimi i saktë ikritereve të aplikimit të lazerit do të sjellë përmirësime në uljen e verbërisë që është shkaktuarnga kjo sëmundje.

INTEGRIMI SHKOLLOR I FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Viktor LamçePedagogjia e Specializuar, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Ideja për të integruar në shkollë dhe në shoqëri personat me nevoja te veçanta përbën objektine një konsensusi të arsyeshëm gjithnjë e më të gjerë në plan ndërkombëtar; ajo duket se pobëhet pak nga pak modeli i referimit në gjirin e Bashkimit Evropian. Kështu rezoluta e OKB-së për barazimin e shanseve të personave me aftësi të kufizuara saktëson që « shtetet lipset tënjohin parimin sipas të cilit fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara lipset t’uofrohen shanse të barabarta në fushën e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë, në një kuadër të

Page 34: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

integruar». Vendet amerikano-veriore dhe skandinave eksperimentojnë tashmë që prej shumëvitesh mënyrën e trajtimit « përfshirës » të fëmijëve me nevoja të veçanta.Më tepër se një problem mjetesh humane dhe financiare, integrimi i nxënësve me nevoja tëveçanta kërkon, para së gjithash, një ndryshim të mentaliteteve të bazuar tek një përtëritje epraktikave pedagogjike dhe partneriteti si dhe pranimin e diferencës, problematike që kalonkuadrin e shkollës dhe që prek shoqërinë në përgjithësi.1. Ç’është integrimi shkollor?Të integrosh dikë në një grup mund të reduktohet në atë që t’ia shtosh atë anëtarëve të tjerë tëgrupit; një fëmijë me aftësi të kufizuara nuk e integrojmë duke e shënuar si nxënës të njëklase, si ai banori i ri i pallatit që është integruar vetëm se ka marrë një apartament të ri nëpallat. Integrimi modifikon elementin e integruar dhe bashkësinë integruese. “ Çdo bashkësi eintegruar është diçka tjetër nga shuma e elementëve që e përbëjnë atë “.Do të ruajmë, pra, foljen “ fus”, “shtie” për të treguar shtimin e thjeshtë të një elementi në njëtë gjithë. Fusim një faqeshënues në një libër, por nuk e integrojmë atë: faqeshënuesi nuk emodifikon librin me praninë e tij, as libri nuk e modifikon faqeshënuesin.Për të folur drejt, integrimi është më tepër se të fusësh, të shtiesh; është t’i bësh vend tjetrit,por duke bërë këtë do të thotë të modifikohesh.Nocioni i përfshirjes nuk është i kundërt me atë të integrimit, por ai e krijon integrimin nëmënyrë më radikale. Sipas këtij koncepti, të gjithë fëmijët lipset të përfshihen në jetën socialedhe edukative të shkollës dhe lagjes së tyre. Impakti i një përkufizimi të tille është i madh, aisupozon një shkrirje të plotë midis arsimit të specializuar dhe arsimit të zakonshëm, por aisupozon gjithashtu një shkollë të gatshme për të pritur të gjithë fëmijët që paraqesin nevoja tëveçanta, gjë që duket akoma një objektiv shumë i largët i shkollës tonë ku norma shkolloredhe përzgjedhja përbëjnë më shumë se kurrë themelin e saj. Ky konstatim bën që të adoptojme nocionin e integrimit dhe jo atë të përfshirjes.Ky proces merr forma të ndryshme, që nga prania me kohë të pjesshme disa orë në ditë dhedisa ditë në javë e një fëmije me aftësi te kufizuara në një klasë të një shkollë të zakonshme,deri në shkollimin me kohë të plotë të një nxënësi me aftësi të kufizuara në klasë tëzakonshme me perspektiva njohurish shkollore.Një pedagog (Swder, 1980) evokon një hierarki të integrimit në tre nivele: integrim fizik,funksional dhe social. Integrimi është menduar kryesisht si « një reduktim i distancave»;kryesorja është të konceptohet një integrim dinamik, i ndryshuar nga kuptimi kufizues dhestatik që kufizohet në prezencën e thjeshtë fizike në mjedis të zakonshëm, për të shkuar drejtnjë konceptimi të bazuar tek kërkimi, në një mjedis sa më pak ngushtues të mundshëm, drejtzgjidhjeve të përshtatshme për nevojat e fëmijës.Një pedagog tjetër (Gardou) saktëson limitet e një ideologjie të integrimit sistematik:« E ngritur në sistem ajo shfaqet po aq karikaturiste sa e kundërta e saj. Nuk integrojmë përtë integruar: nuk është një qëllim në vetvete, por një vektor i përfshirjes sociale. Për disaintegrimi shfaqet si përgjigje formale ndaj urdhrave të fjalimeve dhe teksteve legjislative.Fëmija, fizikisht i pranishëm midis të tjerëve, është braktisur në fund të klasës dhe ështëdërguar pa reshtur tek modestia e performancave të tij. Kështu lipset të ruhesh nga të dyekseset: fanatizmi integrues dhe refuzimi i integrimit ».

2. Implikimet pedagogjike të një shkolle për të gjithë

Pasoja e shkollimit në shkollën normale të fëmijëve që paraqesin nevoja të veçanta janë tëshumëllojshme. Në ditët tona nuk është e sigurt që të gjithë aktorët e sistemit shkollor e kanëvlerësuar drejt një proces të tillë.Së pari, këtu bëhet fjalë për të bërë vlerësimin e objektivave të shkollës në sensin e gjerë, përta bërë atë që të presë të gjithë nxënësit. Integrimi lipset të futet në një vullnet të përgjithshëm

Page 35: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

për të mos përjashtuar me fëmijë me gjithë vështirësitë që hasen në të mësuarit shkollor.Shkolla është e nevojshme të bëhet një vend edukimi global i organizuar me qëllim zhvilliminmaksimal të potencialeve të nxënësve. Nuk është më fëmija që lipset të “shkrihet” në sistemduke rrezikuar të flaket për “mospërshtatje”, por shkolla, e cila e shqetësuar që të fus nëpraktikat e saj të drejtën e diferencës, lipset të përshtatet me nevojat e veçanta të secilit.Një ndryshim i tillë nuk bëhet vetëm e nuk mund të mos hasë vështirësi sepse përtej njëzhvillimi metodologjik, bëhet fjalë për një ndryshim pedagogjik që kërkon nga ana e mësuesitnjë transformim të përfytyrimit të rolit të tij dhe një modifikim të raportit të tij me dijet dhenxënësin. Duhet gjetur një ekuilibër i ri midis tri poleve të veprimit pedagogjik që janëmësuesi, nxënësi dhe dijet.Shkolla lipset të administrojë dallimet dhe të pranojë objektiva që nuk janë të njëjta për tëgjithë fëmijët. Në këtë kuptim flakja e sistemit normativ për të projektuar një mjedis elastikdhe që respekton ritmet individuale dhe mësim progresiv është e vetmja rrugë që lejon tëkrijohet një integrim i vërtetë i fëmijëve të ndryshëm. Nocioni i “pedagogjisë së diferencuar”e simbolizon në mënyrë të shkëlqyer këtë ndryshim pedagogjik të domosdoshëm.Ky koncept ka lindur ( sigurisht që nuk është një rastësi) në momentin ku filloi të lindë lëvizjanë favor të integrimit. Megjithatë, që prej gati 30 vjet ka vështirësi për t’u zbatuar. Njëkontekst social i kushtëzuar kryesisht prej principeve materialiste të rentabilitetit dhe tëefikasitetit ku parësia e inteligjencës dhe performanca janë vlera të forta, shpjegon pjesërishtdështimin e zhvillimit të saj në shkollën e rregullt.Në mënyrë paradoksale, është pikërisht në këtë kontekst social që vihet re një evolucion izakoneve sociale dhe një ndryshim i mentalitetit në lidhje me atë që quhet statusi i të qenittjetër, domethënë njohja e tjetrit njëherazi si i ngjashëm dhe i ndryshëm. Pasojë e këtijevolucioni është njohja e të drejtës themelore të çdo nxënësi për diferencën dhe hyrja në njëqytetari të vërtetë që implikon sa të jetë e mundur edukimin në komunitetin e të barabartëvejo handikapë.Kjo nuk nënkupton zhdukjen e institucioneve të specializuara, sepse ne jemi të vetëdijshëmqë nevojat e veçanta të disa fëmijëve janë të tilla që duket e vështirë për shkollën e t’ipërgjigjet në mënyrë të plotë dhe të adaptuar. Një evolucion megjithatë duket i dëshirueshëmnë kuptimin e një afrimi të strukturave dhe të një shkolle të rregullt, ashtu si dhe në sensin enjë plotësimi të dy sistemeve edukative.Përgjatë historisë, disa shoqëri kanë frymëzuar dhe themeluar politikat e tyre mbi njëideologji të përjashtimit dhe të pabarazisë sociale. Megjithatë, për të parandaluar rreziqet, tëgjitha shoqëritë që kërkojnë të cilësohen si “demokratike “ e shkruajnë luftën kundërpabarazive sociale në preokupimet e tyre legjislative. Integrimi shkollor është një shembull iresurseve që këto shoqëri japin për të luftuar më mirë kundër pabarazive dhe për të marrë mëmirë parasysh dallimet.Në këtë fushe, ashtu si dhe në shumë të tjera, kalimi nga qëllimi në veprim është i vështirë:integrimi mbetet modest dhe dukuritë e përjashtimit humbasin. Logjika e vendosjes mbetetakoma shumë e ngulitur në mentalitetet. Në realitet, shkolla ndodhet sot përballë njëekuacioni gati të pamundur për t’u zgjidhur, që synon njëherazi efikasitetin dhe marrjen nëkonsideratë të atyre që kanë mangësi.Për mbrojtjen e saj dhe për të ligjëruar qëllimin e saj demokratik, shkolla mbrohet pasnocionit” të barazisë së shanseve “. Megjithatë ne jemi akoma larg nga një barazi e shansevenë të mësuarin. prania gjithmonë e fortë e normës shkollore krijon detyrimisht të përjashtuardhe e transformon barazinë e shanseve në “barazitizëm:” e që ka si qëllim mosmarrjenparasysh të diferencave.2.1. Formimi i mësuesve- synim i një shkolle për të gjithëPër të ndërtuar një shkolle efikase, por të hapur për diferencat, formimi i mësuesve paraqetnjë nga synimet madhore. Ky formim lipset t’i aftësojë mësuesit për drejtimin e grupeve

Page 36: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

heterogjene, vlerësimin formativ dhe pedagogjinë e diferencuar, partneritetin me mësuesit especializuar dhe specialistë të tjerë të pedagogjisë së specializuar, njohjen dhe integrimin efëmijëve që kanë kërkesa të veçanta. Gjithashtu është e nevojshme të përpunohet një mendimfilozofik dhe etik mbi qëllimet dhe vlerat e shkollës, ashtu si dhe mbi nocionet e barazisë sëshanseve e të drejtën për diferencën në mënyrë të tillë që ajo të jetë garanci e një modifikimitë thellë të sjelljeve përballë situatave diskriminuese. Theksi lipset të vihet sidomos nëcilësinë e përfytyrimit që mësuesi ka mbi fëmijën e ndryshëm.2.2. Domosdoshmëria e bashkëpunimit të aktorëve dhe realiteti shqiptar.Demokratizimi i shoqërisë dhe i shkollës së saj implikon një ndryshueshmëri gjithmonë nërritje të grupit të nxënësve të cilëve ju adresohet të mësuarit. Ky faktor nuk i lejon më njëmësuesi, të përballojë në mënyrë të përshtatshme problemet e të mësuarit të nxënësve. Ishtojmë kësaj optikën për të cilën folëm më lart, që konsiston në mbajtjen e nxënësit nëvështirësi brenda në klasën e zakonshme në mënyrë që konteksti shkollor aktual të jetë njëvend ku bashkëpunimi me specialistët të bëhet i pashmangshëm. Shumë nga mësuesitmbështetës janë sot të bindur për krijimin e mirë të kësaj optike, ata për fat të keq përballenshpesh me një refuzim të mësuesve titullarë (mësuesi i gjithë klasës) për të punuar së bashkunë klasë. Ky bashkëpunim kërkon një marrëdhënie partneriteti dhe kooperimi.Vështirësia aktuale kryesore duket se qëndron në mungesën e përgatitjes së mësuesve për njëmarrëdhënie të tipit “partneritet “. Në mënyrë legjitime mund të mendojmë se mësuesitrefuzojnë të shohin domosdoshmërinë e një formimi për partneritet sepse ata përgjithësishtfrikësohet nga dijet konkurruese. Sa më pak i konsoliduar të jetë identiteti i tyre profesional,aq më tepër mësuesit druhen të punojnë me partnerë të tjerë, se ata kanë përshtypjen se pobëjnë një zanat të zhvlerësuar, se ata rrezikojnë të humbasin nëse vihen në konkurrencë mëprofesioniste të cilët ata kanë tendencën t’i mbivlerësojnë. Formimi për partneritet lipset t’ulejonte atyre ta përballonin këtë rrezik duke ju dhënë atyre mjetet për të analizuar e për tëreaguar në situatat e paparashikuara që ata kanë frikë.. Nxënësit përparojnë më mirë në ato qëkarakterizohen veçanërisht nga një pjesëmarrje më e fortë e mësuesve në vendimmarrje.Partneriteti lipset gjithashtu të karakterizojë edhe raportin mësues-specialist. Është edomosdoshme, të rriten përpjekjet për të favorizuar mbajtjen e fëmijëve që kanë nevoja tëveçanta në shkollën e zakonshme, që specialistët të bëjnë një hap në drejtim të mësuesveveçanërisht duke u interesuar më shumë për proceset e të mësuarit e të nxënit. Për të bërë këtëata lipset të lënë zyrat e tyre për të hyrë në klasë dhe për të tentuar të kuptojnë se çfarë ndodh,duke trajtuar shqetësimin apo handikapin e fëmijës në bashkëveprimin mësues-nxënës dhenxënës-nxënës. Dijet shkollore janë në pjesën më të madhe të tyre rezultat i këtij procesindërveprues.Gjithashtu është e nevojshme që mësuesit lipset të bëjnë gjithashtu një hap në drejtim tëspecialistëve, duke u interesuar edhe ata më shumë për procesin e të mësuarit të nxënësve dhepër nevojat e tyre të veçanta.Që të realizohet me sukses integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta, përfshirë këtu dhefëmijët e verbër, lipset te mirëkuptohen të gjithë partnerët që e mundësojnë realizimin eintegrimit. Në radhë të parë, është e domosdoshme të pyeten vetë fëmijët dhe adoleshentët meaftësi të kufizuara, prindërit e tyre, bashkëmoshatarët e tyre që do të mësojnë e do të luajnëbashkë me ta si dhe drejtuesit e mësuesit e shkollave të zakonshme që do t’i presin në shkollatdhe klasat e tyre.Në një studim mbi integrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta në shkollate zakonshme që po realizohet nga pedagogët e Pedagogjisë së Specializuar rezultatet e paratregojnë se shkolla shqiptare ende nuk është e përgatitur të presë këta fëmijë në klasat ezakonshme. Ekziston një bazë ligjore e mirë që favorizon këtë integrim dhe një strategjikombëtare afatshkurtër e afatgjatë për arsimimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi tëkufizuara. Në dispozitat normative të arsimit parauniversitar figuron një kapitull i tërë që i

Page 37: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

kushtohet edukimit special dhe ku janë parashikuar lehtësirat që u ofrohen mësuesve të cilëtkanë në klasat e tyre fëmijë me aftësi të kufizuara, por në realitet pjesa më e madhe emësuesve as që nuk i njohin fare këto nene të dispozitave të cilët nuk zbatohen nga drejtuesite shkollave. Një nga objektivat e strategjisë kombëtare për arsimimin e fëmijëve dheadoleshentëve me aftësi të kufizuara është ngritja e një sistemi integrues kopshtesh, shkollashnëntë-vjeçare dhe të mesme në disa qytete kryesore të vendit. Ky proces integrues ka filluarnë disa shkolla, por është ndjerë e nevojshme ndihma e mësuesit të specializuar mbështetës nëato klasa ku ka fëmijë të integruar dhe për fat të mirë këta mësues të specializuar tashmë ne ikemi të formuar në Seksionin e Pedagogjisë së Specializuar pranë Universitetit Teknologjik“Ismail Qemali” Vlorë, por nuk janë në gjendje t’i vënë në përdorim aftësitë e tyre. Në atoklasa ku ka mësues mbështetës nxënësit ndjehen më mirë dhe kanë rezultate të kënaqshme nëmësime. Nga mësuesi mbështetës nuk përfitojnë vetëm nxënësit e integruar, por edhenxënësit e tjerë të klasës. Mësuesi mbështetës e lehtëson shumë punën e mësuesit titullar tëklasës. Një shembull tipik është rasti i integrimit të 6 fëmijëve të verbër në një shkollë tëzakonshme në qytetin e Vlorës, të cilët ndihmohen nga 3 mësuese mbështetëse (njëra është ediplomuar në Pedagogjinë e Specializuar Vlorë). Trajtimi financiar i këtyre mësuesevembështetëse bëhet nga një shoqatë jofitimprurëse.Nga studimi rezulton se që të realizohet realisht integrimi shkolla shqiptare lipset të bëjëndryshime të rëndësishme: të ndryshojë mentaliteti i komunitetit lidhur me përfytyrimin efëmijëve me aftësi të kufizuara, të përmirësohet infrastruktura brenda dhe jashtë shkollës, tëkufizohet numri i nxënësve nëpër klasa ku ka fëmijë me aftësi të kufizuara, të përshtatenprogramet dhe tekstet shkollore, të krijohen materiale didaktike të specializuara, të futenmësuesit e specializuar mbështetës krahas mësuesit titullar të klasës, të ndryshojë sistemi ivlerësimit të nxënësve si dhe të rritet shpërblimi financiar i mësuesve.Në këtë studim është vërtetuar hipoteza se sa më pak të njihen fëmijët me aftësi të kufizuaranga bashkëmoshatarët dhe nga mësuesit aq më pak pranohen prej tyre dhe, e kundërta, sa mëshumë të njihen nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit aq më shumë pranohen prej tyre.

VEÇORI TË ARSIMIT TË NXËNËSVE QË NUK SHIKOJNË

Rehan ShkretaDrejtore e institutit të nxënësve që nuk shikojnë, “Ramazan Kabashi”.

Shkollimi i nxënësve të verbër në një institucion të specializuar i ka fillimet që nga viti 1963në “Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe të atyre që nuk shikojnë”Ishte ky hapi i parë, por që në mënyrë të gabuar i grupuan këto dy kategori fëmijësh në njëinstitut të përbashkët, që pavarësisht karakteristikave e veçorive individuale të tyre krejtësishttë veçanta për 30 vjet rresht u trajtuan dhe u shkolluan brenda të njëjtit territor, në të njëjtatmjedise dhe me t me të njëjtët drejtues, pra së bashku nxënësit që nuk dëgjojnë dhe ata që nukshikojnë.Pavarësisht këtyre, nxënësit e verbër duheshin shkolluar, duhej të përvetësonin të njëjtinprogram të shkollës së zakonshme, veçse çdo gjë duhej transkriptuar në Brajl.Kështu nisi klasa e parë me nxënësit e verbër, me dëshirë të madhe e etje për dije tëmbështetur me kurajë nga prindërit e mësuesit e atyre viteve e sot në vazhdim.Historiku i 30 viteve të para ishte sa kompleks edhe i bukur, por i takon historisë.Pas ndarjes së Institutit tonë më vete në 1993 pati mjaft probleme që nga ndarja e territorit ederi te personeli.

Page 38: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

Për periudhën 1963 -2006 në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë “ Ramazan Kabashi “kanë përfunduar studimet 134 nxënës; 50 për qind e tyre kanë përfunduar studimet e larta nëdegët, drejtësi, mësuesi, arte. gjuhët e huaja etj. Aktualisht pranë këtij Instituti punon një stafprej 21 mësuesish me përvoje pedagogjike në fushën e edukimit special. Është në nderin eInstitutit tonë t’ju konfirmojmë, se pikërisht nga duart e këtyre mësuesve kanë kaluar këtakuadro të lartë, siç kam kënaqësinë t’ju bëj me dije se në Institut punojnë 4 mësues të verbërdhe dy të tjerë me kohë të pjesshme, do të jetë ky një ogur i mirë për integrimin e shumë tëtjerëve në Institucione e Administratën e vendit. Besoj se asnjë nxënës që ka mbaruarInstitutin tonë nuk ka harruar se teknikën e shkrimit e te leximit në Brajl, vetëshërbimin eorientimin në mjedise të ndryshme i kanë mësuar nga duart e këtyre mësuesve. Për suksesetpuna flet vete, por me të rëndësishme për ne janë problemet që kemi sot, zgjidhja e të cilavedo të na çonte me përpara; prandaj disa prej tyre do t’i parashtroj para jush.1 - Pranimi i fëmijëve çdo vit nuk është studiuar e organizuar nga organet kompetente, pasi nejemi shkollë shtetërore, dhe u takon strukturave shtetërore ta organizojnë atë. Por ky proceszhvillohet vetëm nga dëshira dhe interesimi i prindërve dhe i vetë institutit. Fëmijët që vijnëpër herë të parë paraqesin mjaft probleme. Ata ndahen me vështirësi nga prindi e familja, përta është një situatë e re, e panjohur që i rrethon me një mjedis të ri, me shokë, mësues,kujdestarë etj. Madje edhe vetë prindërit përgjithësisht nuk janë të përgatitur për këtë.Prandaj mendoj që lipset të evidentohet që në moshën 4-5-vjeçare në çdo rreth apo qytetkontigjenti i fëmijëve të verbër dhe në fillim lipset punuar me prindërit që ata të punojnë qyshmë parë me fëmijët e tyre për ardhjen në shkollë, t’i edukojnë ata me shprehitë e para tëvetëshërbimit dhe të ushqyerjes për t’u dhënë atyre mundësinë e përshtatjes sa më natyrshëmme shkollën.2 - Tekstet si burimi kryesor i njohurive për shume vite botoheshin nga një shtypshkronjë especializuar brenda territorit të Institutit tonë, por për fat të keq, ajo u largua nga shkolla, emë pas, me shumë vështirësi, me ndihmën e holandezëve u ringrit brenda institutit njështypshkronjë e kompjuterizuar, por aty punon vetëm një person e jo një ekip si më parë.Tashmë edhe kjo shtypshkronjë ka filluar të amortizohet, kemi vështirësi për letër Brajli, tëcilën e kemi siguruar me ndihma nga jashtë, printerët kanë defekte e si rezultat, tekstet tonanë Brajl i shumëfishojmë pjesërisht, ndërsa tekstet me zmadhim i bëjmë vetë me anë të njëfotokopje me letër A3. Për më tepër që kur filloi shtypshkronja e kompjuterizuar nuk u arrittek në shkrimi i shkronjave bashkëtingëllore të dyzuara si (dh, ll, rr, sh, th, etj.) në një kuti porshtypen të ndara gjë kjo që sjell shumë lodhje për nxënësit, humbje kohe, energjie etj. Kyproblem sjell vështirësi në shkrim dhe në lexim. Ndërsa shkolla e të verbërve në Pejë ishkruan ato në një kuti. Prandaj, për ne, ky mbetet një problem që lipset zgjidhur mepërparësi dhe të unifikohet për të gjithë të verbrit, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.3 - Problem tjetër për ne është, se në tekstet e programet tona në çdo lëndë ka kapituj qëduhen rishikuar apo reduktuar, pasi ka përshkrime të cilat nxënësit që nuk shikojnë asnjëherënuk arrijnë t’i perceptojnë, por mësuesi ua shpjegon vetëm e vetëm se i ka programi.4 - Në fillimet e veta Instituti pranonte vetëm nxënësit që nuk shikonin fare ose kishin deri 5për qind shikim. Në ato vite kishte mjaft fëmijë të aksidentuar. Ndërsa sot kemi kontigjentnxënësish që kanë shikim të pjesshëm, zhvillimet e sotme të shoqërisë sonë kanë sjellë edhepraninë e fëmijëve me shumë defekte (pra të verbër dhe me prapambetje të lehtë mendore).Edhe këta fëmijë, si gjithë të tjerët, lipset të shkollohen, por ama instituti ynë zbatonprogramin e shkollës normale 9 - vjeçare dhe në pothuaj në çdo klasë kemi fëmijë me shumëdefekte, por këta duan trajtim të veçantë pedagogjik, programe të veçanta etj, por ne nuk kemipër ta as programe, e as plane asgjë të veçantë për ta; përveç përkushtimit, përvojës e durimittë stafit pedagogjik.Shumë i rëndësishëm është edhe problemi i ngarkesës javore të orëve të mësimit për çdoklasë, pasi nxënësit tanë veç lëndëve mësimore zhvillojnë edhe orë suplementare, në të cilat

Page 39: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

mësojnë instrumentet muzikore si piano, fizarmonikë, klarinetë apo orë për mësimin eteknikës së shkrimit Brajl, shkrimit të rrafshët etj. Duke filluar nga klasa e 3 (tretë) nxënësitkanë pothuaj çdo ditë nga 6 orë dhe nga klasat e shtata e sipër nxënësit zhvillojnë nga 33 - 34orë në javë ose 3 ditë në javë kanë 7 orë në ditë, pa llogaritur këtu orët individuale tëushtrimit në veglat muzikore. Pra mendoj se ka ardhur koha që këto raporte të zgjidhen drejtpër të shmangur mbingarkesën e nxënësve tanë, për të shmangur qëndrimin e tyre ulur për njëkohë të gjatë në bankë e në të njëjtin pozicion. Ky fakt nga obligon të gjithëve: ne, si stafmësimore dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës si dikasteri që ka kompetencën për tëzgjidhur këtë situatë të lodhshme për nxënësit tanë:6 - Të mos harrojmë se si të verbër këta nxënës kanë ndrojtje të lëvizin lirshëm, kanë frikënga ato që kanë përreth. Edhe pozicioni i trupit të tyre është i tillë me shpatulla të mbledhuradhe në disa raste pothuaj i kërrusur, ky pozicion ka nevojë për një punë korrektuese ngamësuesja e fizkulturës. Këta nxënës kanë nevojë të lëvizin, të luajnë, të orientohen. Po ku ?Për ironi brenda territorit të Institutit tonë është një palestër e mirë, por ajo i takon fakultetit tëmjekësisë, aty stërviten mjekët e ardhshëm që mësojnë rëndësinë e funksionin e syrit, çdo ditënxënësit tanë i ndjekin stërvitjet e tyre shpesh ata ndjehen të fyer që brenda oborrit të tyre nuklëvizin dot lirshëm së përplasen me studentët; dhe vetë nxënësit e verbër orën e fizkulturës ezhvillojnë në korridoret e shkollës edhe pse janë aq afër palestrës, e cila ka vite që kërkohetprej nesh. Por edhe pse jemi të dy palët në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencëszgjidhja deri tani është negative.7 - Instituti ynë 43-vjeçar ka nevojë për kualifikime e përvoja bashkëkohore, të studiuara e tëherë pas hershme jo vetëm për stafin pedagogjik, por për trajnime të shkurtra edhe mepersonelin mbështetës si kujdestare etj, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në edukimin enxënësve tanë gjatë qëndrimit për shkollim. Pasi këta nxënës kanë nevojë për dashuri,vëmendje, vlerësim e besim se janë pjesë e jetës normale të shoqërisë tonë dhe nuk e duanmëshirën. Këta fëmijë e ndiejnë me shumë se fëmijët normale nevojën e ngrohtësisë që ikrijohet nga personat përreth. Ata me intuitën e vëmendjen që i karakterizon përpiqen tëasimilojnë, çdo tingull, çdo shkronjë apo fjalë që dëgjojnë. Fjala për ta ka rëndësi shumë tëmadhe në krijimin e përfytyrimeve të tyre për njerëzit dhe mjediset që i rrethojnëNë jemi të ndërgjegjshëm që kjo konferencë nuk i zgjidh dot problemet tona, por i bëmëprezent ato për të sensibilizuar sa më shumë specialistet, për të qenë sa më të hapur, për tëtërhequr më shumë vëmendjen e opinionit shoqëror ndaj këtyre nxënësve.

PASOJAT E VERBËRISË TË SHOQËRUARA ME ÇRREGULLIME DËGJIMORE

Lindita KLIMI

Verbëria dhe shurdhësia si dy patologji të rënda janë trajtuar secila në këndvështrimin e sajdhe sot në Shqipëri ekzistojnë institucione të specializuara për edukimin dhe arsimimin efëmijëve me patologjitë të tilla, gjithashtu një pjesë e tyre janë të integruar në arsimin publikdhe të rriturit janë të organizuar në shoqata. Problem specifik është çështja e trajtimit tëpersonave me mungesë shikimi dhe dëgjimi të cilët mund t’i kenë këto në shkallë tëndryshme, pra verbëri e shoqëruar me humbje të thellë dëgjimi, me humbje të mesme dëgjimidhe me humbje të lehtë dëgjimi.Diagnostikimi i hershëm i kësaj paaftësie të dyfishtë ndihmon në marrjen e masave përtrajtimin terapeutik, psikologjik dhe edukativ të kësaj kategorie.Ende vendi ynë nuk ka shifra të sakta mbi numrin e këtyre personave, sepse depistimet janëbërë kryesisht për dy patologji të marra veç e veç. Rastet e vërejtura janë sporadike dhe gjatëgjithë përvojës personale kam ekzaminuar disa raste, të cilat ishin të mbyllur në familje dhe

Page 40: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

nuk përfitonin asnjë lloj trajtimi institucional. Sigurisht, çështja e parë që lipset diskutuar janëvështirësitë psikologjike të kësaj kategorie. Mungesa e shikimit e shoqëruar edhe memungesën e të folurit lipset parë si një pengesë kryesore në zhvillimin mendor të fëmijës sëverbër me çrregullime dëgjimore.Thellësia e verbërisë dhe e shurdhësisë vështirëson vlerësimin e kapaciteteve të fëmijës në tëmenduar, vepruar dhe komunikuar. Ata kanë çrregullime në përdorimin e koncepteve, në tëmenduarin logjik, në zhvillimin e të menduarit abstrakt. Gjithashtu fëmijë të tillë paraqesinvështirësi në analizën e perceptimeve dhe ndijimeve, në organizimin e skemës trupore.çrregullime të orientimit në hapësirë e kohë. Të gjitha këto vështirësi kur fëmijët janë tëbraktisur shkojnë drejt një prapambetje të vërtetë mendore, duke e rënduar edhe më shumëfëmijën. Një problem i rëndësishëm është dhe izolimi i kësaj kategorie si pasojë e ndërprerjessë lidhjes. marrëdhënies me realitetin.Verbëria e shoqëruar me çrregullime dëgjimore e privon fëmijën nga çdo lloj informacionipamor dhe dëgjimor duke e izoluar në vetvete dhe duke i vështirësuar mundësinë që ai tëshfaqë nevojat emocionet dhe ndjenjat e tij. Duke mos pasur mundësi të përdorëkomunikimin verbal ata bëhen nervoz, shfaqin shenja të një kokëfortësie, emocione tëpakontrolluara dhe herë-herë etiketohen si fëmijë “të egër dhe të zhurmshëm”. Vështirësia mëe madhe qëndron se ata nuk arrijnë të kuptojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë që i rrethojnë ndajtyre dhe kjo shkakton një traumë të vërtetë në mjedisin familjar. Pasoja e parë është ndarja,shkëputja e fëmijës nga çdo lloj kontakti. Njerëzit që e rrethojnë mendojnë se ai nuk sheh enuk dëgjon dhe vështrimet e tyre janë të zbrazëta, ndërsa fjala e tyre është pa ton dhe paemocion. Mungesa e dy kanaleve të rëndësishme të komunikimit me pasojatë rënda në lidhje ndërvarësie me mjedisin kërkon që ky i fundit të sigurojë dhe të realizojëmjete të ndryshme teknike metoda edukimi dhe arsimimi për ta. Përpara një fëmije të tillë qënuk komunikon. që nuk luan që nuk arrin të japë emocionet e tij shtrohet një pyetje: a mundtë realizohet komunikimi ndërmjet tij dhe specialistit, ndërmjet tij dhe familjes, ndërmjet tijdhe institucioneve që lipset t’i marrin në ngarkim? Këta fëmijë kanë aftësi për të menduar ekomunikuar dhe kjo lipset vlerësuar dhe mirëpërdorur. Ekzistenca e një çrregullimi të dyfishtëi heq atyre dy burime informacioni. Por ata arrijnë që përmes ndijimeve të tjera të zbulojnëbotën duke formuar e shfaqur edhe personalitetin e tyre, i përjashtuar nga komunikimifamiljar dhe nga pamundësia për të dëgjuar dhe për të pasur atë që thuhet dhe atë që vepron aipërpiqet të gjejë forma të tjera për t’u lidhur me nënën ose me babanë e tij apo me të afërmit etij duke ndërtuar një marrëdhënie e cila mbetet tepër individuale. Këta fëmijë kanë botën etyre dhe kërkojnë ura komunikimi duke përdorur prekjen, të shijuarit, gjë që i favorizon për tëkrijuar koncepte rreth mjedisit që i rrethon. Ata e ndjejnë ankthin dhe emocionet e njerëzveqë i prekin dhe përpiqen që t’iu kundërpërgjigje atyre. Zhvillimi i tyre lipset parë në të gjithësektorët si atë psikomotor, konjitiv, gjuhësor dhe psikoafektiv. Çrregullimet e ndryshmepsiko-patologjike tek këta fëmijë ndryshojnë sipas kushteve të jetesës. moshës në të cilënështë depistuar çrregullimi dëgjimor, reagimit të prindërve etj. Verbëria e shoqëruar meçrregullime dëgjimore krijon një çrregullim të rëndë të komunikimit midis fëmijës dhemjedisit familjar. Ky çrregullim do të lërë gjurmë të rënda në zhvillimin afektiv të fëmijës sidhe në marrëdhënien prindërore. Mungesa e komunikimit të ndërsjellët do ta bëjë të ndjeshëmlidhjen e familjes me fëmijën. Prindërit janë konfuzë përpara një gjendje të tillë kanëvështirësi për t’iu komunikuar ndjenjat e tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë dhe të perceptojnëse çfarë ndjejnë fëmijët e tyre. Meqë krijohet një situatë e një keqkomunikimi përparafëmijëve me shfaqje impulsive, kundërshtie. nervozizmi, prindërit nuk dinë si të veprojnë dheshpesh vuajnë trauma të mëdha. Verbëria e shoqëruar me çrregullime dëgjimore krijonpsikoza të rënda tek të dy palët, të cilat të çojnë në pyetjen: Ç’duhet bërë?Së pari lipset zbuluar dhe diagnostikuar çrregullimi i dyfishtë. Koha e depistimit tëmosshikimit dhe mosdëgjimit është e rëndësishme dhe ai mund të vërehet që në ditët e para të

Page 41: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

jetës së bebes ose gjatë vitit të parë, të dytë, nëse ekzistojnë mbetje shikimi apo mbetjedëgjimi.Së dyti, diagnostikimi i fëmijës nga mjekët specialistë dhe informimi i prindërve për këtëdiagnozë.Së treti, nevojat që kanë prindërit për t’u informuar se si lipset të sillen dhe se si do tëkomunikojnë me fëmijët e tyre.Problemi i komunikimit mbetet një nga problemet kryesore tek fëmijët që nuk shikojnë dhenuk dëgjojnë. Ndërhyrjet e hershme rrisin mundësi tepër t’i siguruar këtij fëmijë një zhvillimgjuhësor që të ketë mundësi të futet në komunikim me mjedisin që e rrethon. Çelësi i suksesitqëndron në ndërhyrjen e hershme dhe në përpjekjet intensive të prindërve nën drejtimin especialistëve për të përmirësuar nga ana sasiore dhe cilësore mjedisin gjuhësor të fëmijës. Nëmoshën 0-3 vjeç fëmijës lipset t’i krijohet një model komunikimi për të emërtuar dhe për t’uorientuar në mjedisin që e rrethon. Qëllimi është që të plotësohet defiçenca e dëgjimit dhe eshikimit nëpërmjet mënyrës së prekjes, duke strukturuar dhe sistemuar të gjithë përvojën epërgjithshme. Vëzhgimet tregojnë se fëmijë të tillë krijojnë përfytyrime të sakta rrethobjekteve konkretë dhe bëhen autonome në veprimet e përditshme. Duke i mësuar veprimet epërditshme ata krijojnë reflekse dhe strukturojnë shumë mirë sjelljet e tyre. Komunikimi ështëi lidhur gjithashtu dhe me aktivitetet që i propozohen fëmijës, të cilat janë aktivitete tëthjeshta dhe të domosdoshme për rutinën e ditës. Organizimi i mjedisin të jetës së fëmijës nëfunksion të objekteve gjuhësore, të nënshtruarit e prindërve për të përdorur në mënyrëmaksimale komunikimin bën të mundur që këta fëmijë të mund të ndërveprojnë me mjedisinfamiljar dhe të pakësohet deri diku nga të dy palët të përjetuarit si një plagë ose si një humbjee rëndë e patolerueshme, duke zbutur deri diku pasojën e rëndë që ka verbëria, kur shoqërohetme çrregullime dëgjimore. Vendosja e komunikimit që në fëmijërinë e hershme ul dalëngadalëreaksionet e ndryshme si ndjenjën e turpit. Edukimi i vërtetë, edukimi përmes komunikimitforcon kontaktin human duke përdorur gjeste të thjeshta. të prekshme përmes kontaktit trupor.Rritja e informacionit dhe bashkëpunimit përmes komunikimit janë faktorë me rëndësi tëmadhe për “hapjen” e këtyre fëmijëve.

Page 42: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

42

POLITIKAT ARSIMORE PËR TË VERBRIT

Zhaneta MUÇA

Emancipimi i shoqërisë dhe zhvillimi i mëtejshëm social ekonomik i saj shekuj më parëkanë sjellë në vëmendje dhe edukimin e arsimimin e personave me aftësi të kufizuar.Brenda kësaj kategorie mjaft i ndjeshëm ka qenë qëndrimi ndaj të verbërve.Në pamje të parë mungesa e shikimit duket fatale dhe të dekurajon në çdo iniciativëpozitive për edukimin dhe arsimimin e të verbërve. Pavarësisht nga ana e jashtme,thellimi i mëtejshëm në këtë proces të çon në konkluzione krejt të ndryshme. Janëpikërisht të verbrit që ndjejnë më shumë nevojën e shoqërizimit. Madje jo vetëm ata, pordhe shoqëria ku ata jetojnë. Është konstatuar se të verbrit mund të edukohen dhearsimohen plotësisht dhe me cilësi sikurse njerëzit normale. Në këtë shkrim do tësynojmë të japim një panoramë në fushën e politikave arsimore për të verbrit si pjesëintegrale e arsimit të përgjithshëm.Do të shqyrtojmë me kujdes etapat në të cilën ka kaluar procesi i edukimit dhe i arsimimittë të verbërve në tërësi dhe kryesisht në vendin tonë.Në mënyrë specifike do të përpiqemi të argumentojmë nevojën dhe domosdoshmërinë e

arsimimit të të verbërve. Objektiv themelor i shoqërisë është që të verbrit të integrohen nëjetë. Dihet tashmë lajtmotivi që vetë të verbrit përdorin për të prezantuar objektivat e tyresipas të çilit, “nuk ka integrim pa punësim, nuk ka punësim pa arsimim profesional, nukka arsimim profesional pa arsimim të përgjithshëm”. Nëpërmjet këtij trajtimi synohet qëtë hidhet dritë dhe të sistemohen më mirë problematika dhe objektivat për të ardhmen nëfushën e arsimimit të të verbërve.Zbatimi i rregullave standarde të OKB, i Konventave të posaçme për Personat me Aftësitë Kufizuar, pasqyrimi i tyre në politikat arsimore kombëtare, ridimensionojnë qëndriminndaj arsimimit të të verbërve. Do të synohet gjithashtu dhënia e ideve të reja nëpërzgjedhjen e alternativave klasike dhe moderne sipas kushteve specifike të vendit tonë.Karakteristikat e arsimit dhe politikat arsimore të ndjekura në vendin tonë janë reflektuardhe ndaj arsimimit të të verbërve.Pikërisht për këtë është e nevojshme që të ndalohemi dhe thellohemi se në ç’rrugë dhedrejtim lipset udhëhequr procesi i reformimit të arsimimit të të verbërve.Zbatimi i parimeve të tiflologjisë brenda parimeve të normave të pedagogjisë dhepsikologjisë normale është një tjetër drejtim i rëndësishëm në të cilin lipset tëpërqendrohemi për një vlerësim sa më objektiv.

II. Politika arsimore për të verbrit, pjesë e politikës arsimore kombëtare në çdo vend

Edukimi i të verbërve në botë daton rreth vitit 1784. Në kohët e lashta nuk janë zbuluarpërpjekje të njerëzve normalë për arsimimin e të verbërve duke lidhur paaftësinë e tyreme kapacitet mendore. I njëjti gabim ka vazhduar dhe gjatë periudhës së kristianizmit,deri në fund të shekullit të 19. Përgjithësisht ata kanë gjetur mbështetjen nëpër kisha, të

Page 43: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

43

cilat u kane ofruar atyre një lloj përkujdesje. Nga viti 630 në Jerusalem është gjetur njëstrehë për të verbrit që në periudhën e mesjetës quhej typhlocomium.Sot në botë ka një numër të konsiderueshëm të verbrish. Nga të dhëna të ndryshme del sene Azi 1 ne 500 është i verbër, në Afrikë 1 në 300 dhe në Evropë 1 në 1094.Studimet kanë treguar se verbëria është më tepër e përhapur në vendet tropikale sesa nëato me klimë të butë, më tepër në hemisferën lindore sesa në atë perëndimore. Në zonatveriore më të ftohta, njerëzit kanë më pak shqetësime nga sëmundjet e syve se në zonat enxehta. Në 1784 janë gjetur të parat përpjekje për të bërë një hartë në reliev për të verbrit.

Përpjekjet e para në Shqipëri. Ndarja e Institutit të të Verbërve dhe shurdhmemecëve nëdy institute.

Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e Qeverisë komuniste upërqendruan seriozisht në fushën e arsimit, duke filluar me luftën kundër analfabetizmit.Natyrisht në këto vite as që bëhej fjalë për arsimimin e të verbërve.U desh të kalonin afro 20 vjet që të hidheshin hapat e para në këtë fushë. Si rezultat iarritjeve në tërësi në zhvillimin e vendit dhe veçanërisht në fushën e arsimit, filloi tëndjehej nevoja dhe për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar dhe sidomos tëverbërve dhe shurdhmemecëve. Për këtë arsye u dërguan në Bashkimin Sovjetik studentëte parë që do të studionin në fushën e tiflologjisë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve meBashkimin Sovjetik studentë të tjerë u dërguan në Rumani, për të studiuar në fushën epsikologjisë dhe defektologjisë. Studentët e dërguar në Bashkimin Sovjetik i ndërprenëstudimet pa i përfunduar ato dhe me t’u kthyer në Shqipëri filluan përpjekjet për çeljen eInstitutit të Shurdhmemecëve dhe të të Verbërve.U deshën afro 2 vjet përpjekje për të mundësuar çeljen e këtij Instituti. Fillimisht upërgatit një Vendim i Këshillit të Ministrave, nr 64, Prill 1963. Rreth 7 muaj pasmiratimit të këtij vendimi u mundësua çelja e këtij Instituti. Fillimisht ai u vendos në njëlagje të Tiranës, në një godinë private relativisht të madhe pranë rrugës “Hoxha Tasim”.Veprimtaria e këtij Instituti filloi me çeljen e dy klasave, një për të verbër dhe një përshurdhmemecë.Kriteret administrative të pranimit përcaktonin që nxënësit të ishin të verbër, oseshurdhmemecë, por pa të meta të tjera. I njëjti kriter u aplikua dhe për shurdhmemecëtpër një shurdhmemeci të pastër.Ky kriter tashmë është shndërruar në një traditë, por për fat të keq, sot e kësaj ditë endenuk është krijuar një Institucion i posaçëm për arsimimin e fëmijëve me disa defekteshëndetësore.Ndër objektivat më të rëndësishme që gjetën zbatim në atë kohë për arsimimin e nxënësvetë verbër ka qenë pajisja e tyre me vëllimin e plotë të njohurive për arsimin tetëvjeçar,ndërsa nxënësit shurdhmemecë, megjithëse qëndronin në shkollë nëntë vjet do tëpajiseshin me njohuritë e arsimit fillor.Ndër përbërësit shumë të rëndësishëm të arsimimit në këtë Institut ka qenë dhe përgatitjaprofesionale. Kishte ambicie të madhe që nxënësit të sistemoheshin në punë mbi bazën eshprehive dhe përgatitjes profesionale që fitonin në këtë shkollë. Megjithëse e kishteemrin Institut dhe kishte një cikël prej 9 vjetësh, në thelb ishte një shkollë 8-vjeçare që evinte në dyshim këtë koncept, për faktin se, në drejtimet kryesore të edukimit dhe tëarsimit ishin mjaft të theksuara edukimi profesional dhe ai special.

Page 44: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

44

Synohej që nëpërmjet edukimit special nxënësit të aftësoheshin sa me shumë të ishte emundur në rritjen e pavarësisë në lëvizje, në realizimin e vetëshërbimit, në zotërimin emikro dhe makro mjedisit dhe në pasurimin e përfytyrimit e të imagjinatës. Pra në thelbsynohej të përgatiteshin nxënës me të tëra cilësitë e përgjithshme dhe të posaçme që do tëmundësonin integrimin në shoqëri.Me kalimin e kohës ky institut u rrit numerikisht dhe bashkë me këtë rritje u shtuan dheproblemet. Kriza ekonomike që përfshiu vendin sidomos gjatë viteve `80 solli për pasojëkufizimin e financimit sidomos për pajisjet didaktike dhe tifloteknike.Megjithatë lipset se pajisja me libra Brail e nxënësve ka qenë e plotë dhe ne standardemjaft të pranueshme, të cilat u humbën që në vitet e para të zhvillimit pluralist dhe nukjanë arritur më kurrë.Me ndryshimin e sistemit social ekonomik dhe fillimin e tranzicionit problemet që lindënnë shoqërinë normale u reflektuan në një masë të madhe dhe në veprimtarinë e këtijInstituti. Në vitin 1992 me kërkesën dhe insistimin e Shoqatës së të Verbërve tëShqipërisë pranë Qeverisë teknike të asaj kohe u arrit ndarja e Institutit tëShurdhmemecëve dhe të verbërve ne dy institute: në atë të Shurdhmemecëve dhe atë të tëVerbërve.Si Institut i ri, Instituti i të Verbërve filloi me një gamë të gjerë problemesh e vështirësish,kalvari i të cilëve ende nuk ka mbaruar. Për shkak të financimeve fare të pakta, Institutivazhdon të ketë mangësi problematike ne tekste për të verbrit dhe në pajisje tifloteknikedhe didaktike.Një tjetër problem që ka shoqëruar Institutin e të Verbërve është dhe kualifikimi i trupëspedagogjike. Ka pasur mjaft përpjekje për t’u lidhur me institucione dhe donatorë të huajqë ka rezultuar në vizita të thjeshta disa- ditore, por ende kjo shkollë nuk ka specialistë tëmirëfilltë në fushën e tiflopsikologjisë apo të tiflopedagogjisë. Natyrisht eksperiencat ekrijuara nga mësueset me një përvojë pune shumëvjeçare janë mjaft të vyera, por ato dotë ishin akoma më të vlefshme sikur të liheshin trashëgim të shkruara dhe të përpunuarambi bazën e parimeve të tiflologjisë.Sipas të dhënave që rezultojnë për vitet 1963-1994 kanë dalë nga Instituti i Nxënësve qënuk shikojnë 10 kontigjente të verbërish.

Numrirendor

Vitet Nr. Inxënës.qëmbar.Shk.

Përqind.e nx. tëverbërqë kanëmbaruarars. 8-vjeçar

Përqindja e nx. tëverbër që kanëmbaruararsimin e mesëmtë përgjithshëm

Përqindja enx. tëverbër qëkanëmbaruararsim emesëmprofesional

Përqindjae nx. tëverbër qëkanëmbaruararsimin elartë

1 1963-1972 9 66% 33% --------- -------2 1966-1975 9 50% 50% --------- 30%3 1970-1979 10 50% 50% ---------- 20%4 1972-1981 10 50% 10% 40%muzikë 10%5 1974-1983 9 56% --------------- 33% 11%6 1977-1986 13 46.2% 53.8% ---------- 7.7%

Page 45: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

45

7 1979-1988 11 27.3% 72% ----------- 27%8 1981-1990 14 36% ------------- 64% -------9 1983-1992 14 36% 64% ----------- ----10 1985-1994 10 ------- -------- ---------- ----

Nevojat dhe objektivat për arsimimin e të verbërve

Është tashmë e pranuar se 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet shqisës sëtë parit dhe vetëm 10 për qind merret nga katër shqisat e tjera. Natyrisht ndër katër tëtjerat shqisa më e rëndësishme për të verbrit është të dëgjuarit, pastaj vjen të prekurit, tënuhaturit dhe të shijuarit.Në pamje të parë duket sikur mungesa e shikimit sjell izolim total për njeriun me këtëpatologji.Studimet në fushën e tiflologjisë pohojnë se është plotësisht e mundur që i verbrinëpërmjet të dëgjuarit dhe shqisave të tjera mund të marrë një maksimum informacionithuajse afër 100%. Kjo kërkon përdorimin me efiçencë të shqisave të tjera, duke aplikuarmetoda dhe teknika të posaçme të cilat janë objekte të tifloteknikës, tiflopsikologjisë dhetiflopedagogjisë.Meqenëse marrja e informacionit është e mundur, përse është i pamundur arsimimi i tëverbrit?Realiteti botëror dhe ai shqiptar kanë provuar pikërisht të kundërtën, kur formimi,edukimi dhe arsimimi i të verbërve i ka çuar ato në stadet më të larta të shoqërisë si nëshkencë, art, kulturë dhe politikë, duke vërtetuar se ata mund të integrohen plotësisht nëshoqëri.Ka dhe pikëpamje sipas të cilave verbëria nuk mund të quhet sëmundje për faktin se pasrehabilitimit të plotë i verbri mund të shndërrohet plotësisht në njeri produktiv efiçent,mund të komportohet në mënyrë krejt normale, duke fituar pavarësinë thuajse të plotë nëshumë drejtime të jetës. Megjithatë kjo është një hipotezë, e cila ka lindur si rezultat iarritjeve tejet të dukshme në realitete të papërshtatshme.

Përse është i nevojshëm apo i domosdoshëm arsimimi i të verbërve? Natyrishtçdokush i paarsimuar ka vështirësi në përshtatjen ndaj mjediseve sociale dhe sidomosndaj atyre që janë më cilësore.

Për të verbrit ky problem është akoma dhe më i mprehtë, pasi mungesa einformacionit, e edukimit apo e arsimimit e vendos atë në stade më të ulëta sesa njerëzitnormale për shkak të deformimeve në mënyrën e paraqitjes, sjelljes, reagimit ndaj mikrodhe makro mjedisit dhe sidomos në komunikimin ndërnjerëzor.

Arsimimi i plotë dhe edukimi special përfshirë rehabilitimin e pasojave të verbërisënë sjellje dhe në zotërimin e mikro dhe makromjesidit e përpunojnë karakterin dheaftësitë e tij në mënyrë të tillë që ai të paraqitet në shoqërinë normale me dinjitet dhepersonalitet të plotë.

Page 46: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

46

Nëpërmjet arsimimit i verbri fiton njohuri dhe formohet në mënyrë të barabartë sigjithë të tjerët duke u dhënë atij mundësi të barabarta për të zënë atë vend që i takon.Nëpërmjet edukimit special mund të korrigjohen pasojat e verbërisë që lidhen jo vetëmme mungesën e informimit, por dhe të qëndrimit fizik ndaj vetes, mikromjedisit,makromjedisit, pavarësisë në lëvizje, imagjinatës dhe përfytyrimit.

Nëpërmjet arsimit profesional i verbri mund të marrë njohuri të plota, aftësi dheshprehi profesionale në profesione të caktuara, pra ai mund të punojë në të gjitha nivelet.Për shembull: të verbrit me formim normal, me nivel arsimor të pamjaftueshëm mund tëpajisen me shprehi praktike që mund të realizojnë në mënyrë të plotë procese manuale siçjanë prodhime të kashtës, xunkthit, filaturës, të industrisë të detajeve etj.

Të verbrit me një nivel arsimor më të lartë mund të kryejnë punë dhe me tëkualifikuara që janë dhe më të parapëlqyera për to siç është fizioterapia, telefonia dheinformatika.

Në dhjetëvjeçarin e fundit informatika ka sjellë përparësi të paimagjinueshme për tëverbrit. Deri pak kohë më parë mendohej se një i verbër për të kryer veprimtariintelektuale lipset të këtë një sekretar.

Zhvillimi i shkencës së informatikës dhe tifloteknikës kanë mundësuar të kundërtën,që një i verbër mund të jetë asistent i një njeriu normal.

Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës ka krijuar avantazhe dhe mundësi të pafundmepër mbështetjen e të verbërve, por sfida kryesore mbetet edukimi dhe arsimimi i tyre. Kurky proces kryhet i plotë atyre i jepen shanse të barabarta për të qenë të integruar nëshoqërinë normale si të barabartë në mes të barabartëve.

III Politikat arsimore në strukturimin dhe funksionimin e institucioneve të posaçme.

Struktura dhe përbërja e komunitetit të nxënësve të verbër.

Në çdo shtet demokratik të përparuar, e drejta e arsimit konsiderohet si një ndër të drejtatthemelore sociale. Sa më i zhvilluar të jetë shteti aq më shumë rriten shanset përarsimimin e të verbërve.Natyrisht qëndrimet dhe vëmendja e strukturave politike ndaj arsimimit të të verbërve kaqenë i ndryshëm në kohë të ndryshme. Përpjekjet për të arsimuar të gjithë shtresat epopullsisë janë shprehje e qëndrimeve luajale të politikës ndaj qytetarëve të vet.Gjatë shekullit XX arsimimi i të verbërve filloi të bëhej me institucione të posaçme.Sot në vendin tonë ekziston shkolla e nxënësve që nuk shikojnë e cila dhe pse quhetInstitut është një shkollë me program të plotë të arsimit 8-vjeçar. Megjithatë në këtëInstitut trajtohen vetëm nxënësit me verbri dhe të pashoqëruar me mangësi të tjera.Shtrohet pyetja, Çfarë bëhet me ata fëmijë që përveç verbërisë mbartin dhe defekte tëtjera?Pa frikë mund të themi se politikat arsimore në këtë pikë nuk ekzistojnë dhe për fat të keqsot në shekullin XXI ata nuk i nënshtrohen asnjë lloj edukimi dhe arsimimi dhe përpasojë janë plotësisht të braktisur në mëshirë të fatit, e duke përfituar disa ndihma socialekonomike, të cilat nuk i vënë ata aspak në efiçencë, qoftë ne nivele minimale tëmenaxhimit të trupit të tyre ose të mikromjedisit.Një tjetër vëmendje lipset treguar në diferencimin brenda vetë institutit në mes arsimimittë nxënësve me mungesë të plotë të shikimit dhe të atyre me shikim të pjesshëm. Në

Page 47: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

47

procesin e arsimimit të tyre ka mjaft dukuri të përbashkëta, por ka dhe dallime thelbësore.Për fat të keq institucionet arsimore kompetente ende nuk kanë kuptuar se diferenca nëmes nxënësit me mungesë të plotë dhe atij me mungesë të pjesshme shikimi janë tëkonsiderueshme. Në radhë të parë ata punojnë me tekste të ndryshme, ku të parëtpërdorin te shkruarit në Brail dhe të dytët tekste me shkronja të zmadhuara.

Programet shkollore për të verbrit dhe evolucioni i tyre

Një tjetër sfidë që lipset ta përballojnë politikat arsimore në arsimimin e të verbërve janëdhe aplikimi i programeve në këtë institucion.Qëndrimi ndaj programeve lidhet drejtpërsëdrejti me objektivat themelore të arsimimitdhe edukimit të të verbërve.Në vende të ndryshme janë aplikuar qëndrime të ndryshme. Në vendin tonë kanërezultuar qëndrime mjaft konsekuente dhe pozitive.Që në themelimin e Institutit të Shurdhmemecëve dhe të të verbërve u aplikuam

programe të plota në volum dhe cilësi të arsimit të përgjithshëm.Një synim i tillë mbetet dhe sot, por gjithsesi më i zbehtë. Nga mungesa e

profesionalizmit dhe vullnetit për të kapërcyer pengesat dhe vështirësitë ka qëndrime tëluhatura, përshtatje dhe transplante të panevojshme në programe dhe në tekste shkollore.Kjo e bërë gjoja në emër të përshtatjes të asaj që quhet e posaçme apo speciale. Në asnjërast nuk lipset të lëkundemi nga objektivi themelor, kërkesat e ligjit, për shanse tëbarabarta.Në ligjin 8098 “Për statusin e të verbrit”, janë parashikuar favore në kriteret e pranimit tënxënësve në shkollat e mesme dhe të larta.Me këtë ligjvënësi nuk ka pasur parasysh faktin se nxënësit të verbër vinë me defiçencanë volumin apo cilësinë e njohurive, por vështirësitë dhe mungesat që nxënësit e verbërkanë për të marrë pjesë në konkurrim pra pamundësia e krijimit të shanseve të barabartanë këtë proces.Deri më sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion nuk i ka dhënë një zgjidhjepërfundimtare, pasi në rrjedhën e viteve ka miratuar udhëzime të ndryshme.Në vitet e fundit janë krijuar disa favore për pjesëmarrjen në konkurrim, por ngaMinistria e Arsimit dhe e Shkencës nuk mbahet parasysh fakti se nxënësit të verbër nuk ijepet shansi i barabartë në njohjen e programit të konkurrimit duke mos e disponuar atëas në Brail dhe as në audio.

Stafi pedagogjik dhe kualifikimi i tij

Një ndër plagët e arsimit special në Shqipëri është dhe kualifikimi i pamjaftueshëm istafit arsimor. Mungesa e institucioneve për përgatitjen e këtij stafi ne fushën etiflologjisë apo defektologjisë në tërësi është mjaft problematike.

Me të drejtë është njohur dhe vlerësuar vështirësia e punës së mësuesve në këtoinstitucione duke vendosur koeficient më të lartë pagese. Por pagesat e larta në jo pakraste kanë ndihmuar që në këtë shkallë të emërohen dhe mësues të paaftë, jo tëpërkushtuar, por thjesht për t’i ndihmuar ekonomikisht.

Page 48: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

48

Në përpjekjet e drejtuesve të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë janë mundësuarkontakte me Institutin e të Verbërve në Bar të Zvicrës (Institut Sonemberg), dheMartushel në Napoli të Italisë, ku mësuesit kanë mundur të bëjnë vizita të shkurtra 1 ose2-javore, por asnjëri prej tyre nuk ka pasur mundësi të bëjë një cikël të plotë studimeshuniversitare ose pasuniversitare.Kualifikimi i stafit mësimor është një sfidë e madhe e politikave sociale e reformave qëlipset ndërmarrë në këtë fushë.

IV Arsimi klasik dhe ai i integruar. Dy alternativa në konkurrencë

1. Arsimi klasik

Fillimet e arsimit për të verbër kanë qenë të shkëputura, sporadike dhe të realizuara nëpërkisha ose xhami, pra arsimi ka qenë thjesht një pjesë e trajtimit human dhe jo një politikëe caktuar.Krahas me zhvillimin e shoqërisë sidomos në frymën e Iluminizmit Francez filluanpërpjekjet dhe për arsimimin e të verbërve. Natyrisht as që mund të mendohej përpërfshirjen e një të verbri në arsimin normal me nxënësit e tjerë.Shpikja e shkrimit Brail nga francezi i verbër Lui Braille solli një hop cilësor përarsimimin e të verbërve.Të shkruarit dhe të lexuarit në Brail u bënë alternativa paralele dhe serioze e të verbërve,sikundër shkrimi i rrafshët për njerëzit me shikim.Në shekullin e XX, sidomos në vendet më të zhvilluara u ngritën në mënyrë masiveshkolla të posaçme për të verbrit. Në ngritjen dhe konceptimin e tyre kishte mjaftkufizime dhe vetëm nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme u arrit që këto shkolla tëmarrin formën dhe përmbajtjen e shkollave normale.Fillimisht ato ishin vetëm shkolla fillore ose të ciklit të ulët, pastaj u shndërruan nënivelin e ciklit të detyrueshëm, më pas dhe në stade më të larta.Ndër sfidat kryesore që përballoi arsimi i të verbërve kanë qenë: zgjerimi i komunitetit tëpjesëmarrësve pra me verbri të pastër ose me shumë defekte si dhe i fushës së edukimit.Përsa i përket të parës fillimisht ato kanë qenë të grumbulluar jo vetëm sipas kategorisë

së defektit në të verbër të pastër dhe të verbër me pluridefekt, por dhe shurdhmemecë osedhe të meta të tjera.Me zhvillimin e mëtejshëm të këtij procesi u arrit që në shkollat klasike të bëheshinpolitika arsimore më të studiuara që sollën si rezultat ndarjen në shkolla të posaçmebrenda ciklit të saj dhe ndarjen në grupe ose klasa të veçanta sipas shkallës së defektit.Sfida tjetër e zgjerimit të fushës së arsimimit vazhdon të konkurrojë dhe në ditët e sotme.Ajo lidhet me programet e aplikuara brenda një shkolle të posaçme me ciklin në të cilinshtrihet ajo si dhe me llojet e arsimimit dhe edukimit që realizohen në të.Sot është plotësisht e pranuar dhe e realizuar që shkollat e të verbërve sidomos nëEvropë, SHBA, Japoni, Australi, por dhe në vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latinetë aplikojnë programe të njëjta, përfshirë sasinë dhe cilësinë e arsimimit të fëmijëvenormalë me arsimim normal, sipas korrespodencës së ciklit.Gjithashtu arsimi klasik ka kryer dhe po vazhdon të kryejë në mënyrë të suksesshmearsimimin e përgjithshëm dhe atë profesional të të verbërve.

Page 49: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

49

Një ndër argumentet kundër këtij arsimi është se nxënësit me përfundimin e këtyreshkollave, pavarësisht nga volumi dhe cilësia e njohurive që marrin (jo të gjithë nxënësit)nuk janë plotësisht të përgatitur për të vazhduar arsimin në nivele më të larta dhe nuk ujepet përkrahja teknike. Kur thuhet jo të gjithë nxënësit krijohet ideja se kjo është njëdukuri normale, pasi e njëjta gjë ndodh dhe me nxënësit e shkollave të zakonshme.Vazhdimi i mëtejshëm i këtij argumenti shtyhet në drejtimin e asaj se vështirësitë enxënësve nuk qëndrojnë në kufizimet për të përballuar asimilimin e njohurive shkencore,por janë më shumë pamundësi dhe paaftësi për t’u përshtatur me realitetin normal, për t’uintegruar si të barabartë në mes të barabartëve me nxënësit e tjerë.Natyrisht kundër arsimit klasik ka dhe argumente të tjera që lidhen me çintegrimin për

shkak të izolimit brenda të njëjtit komunitet, ku anëtarët e tij kanë më pak mundësi për t’ikontribuar pozitivisht njëri-tjetrit.

2. Arsimi i integruar

Si rezultat i zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë dhe veçanërisht i teknikave të posaçme,kërkesat dhe qëndrimet ndaj arsimimit të të verbërve kanë ndryshuar. Tashmë janëformuluar politika të reja arsimore sidomos në vendet e BE dhe vendet e tjera tëzhvilluara.Një alternativë e re dhe shumë e përhapur sidomos gjatë njëzet viteve të është arsimimi iintegruar.Progresi në fushën e filozofisë të së drejtës me ridimensionimin e lirive dhe të drejtave tënjeriut ka shtruar në rend të ditës ofrimin e mundësive të barabarta të gjithë pjesëtarëve tëkomunitetit dhe jo si mëshirë apo lëmoshë, por si një detyrim i shoqërisë për të respektuarbarazinë, si një shqetësim historik i saj.Kur shoqëria kapërceu rendet shoqërore të pabarabarta të skllavërisë dhe të robërisë evendosi teorikisht barazinë para ligjit, synoi të vendoste barazinë në mes burrit dhe gruas,barazinë raciale dhe forma të tjera të barazisë në luftë të hapur kundër diskriminimit.Më së fundi i erdhi radha betejës kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuarku në plan të parë dalin të verbrit. Këto ambicie shoqëruar dhe me mundësitë ekonomikekanë hyrë në rrugën e realizimit për më shumë se 20 vjet.

Çfarë përmbajnë politikat e arsimit të integruar?

Thelbi i arsimit të integruar është përfshirja e nxënësit të verbër në shkollën normale,arsimimi i tij i plotë brenda komunitetit të njerëzve që shikojnë. Sigurisht konceptimi,pranimi dhe realizimi i këtij procesi nuk ka qenë i thjeshtë, është dashur kohë dhe mundpër t’u realizuar, derisa Qeveritë e vendeve të ndryshme pranuan dhe nxorën aktet ligjoredhe nënligjore përkatëse duke shndërruar këtë lloj arsimimi në një alternativë kryesore tëpolitikave arsimore për të verbrit.Sigurisht që zbatimi i këtyre politikave nuk është aq i thjeshtë pasi dihen tashme veçoritëdhe vështirësitë e nxënësit të verbër përballë thithjes së informacionit, njohurive dhekonfrontimit me mjedisin. Për të përballuar këto vështirësi qeveritë e këtyre vendevekanë marrë përsipër një barrë të konsiderueshme financiare.Çdo klasë që në përbërje të saj ka një ose më shumë nxënës të verbër, ka gjithashtu njëose më shumë mësues të cilët asistojnë nxënësin e verbër. Jo vetëm aq, por nxënësi i

Page 50: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

50

verbër është i mbështetur me të gjitha pajisjet tifloteknike si dhe me librat në Brail dheteknikën zanore.Kjo eksperiencë ka rezultuar e suksesshme sidomos në vendet nordike, Angli, ShBA,Kanada, etj. Ajo po aplikohet në mënyrë të suksesshme gjithashtu dhe në vendet eEvropës jugore të cilat vazhdojnë ende të përdorin si alternativë paralele arsimin klasik.

3 Përparësitë dhe kufizimet e arsimit klasik dhe atij integrues

Aktualisht politikat arsimore në fushën e tiflologjisë janë përqendruar në përpjekjet përvlerësimin objektiv të përparësive dhe kufizimeve të arsimit klasik dhe të arsimit tëintegruar. Po të nisesh nga objektivat në të dy rastet synohet formimi i qytetarit të verbër,edukimi dhe arsimimi i tij në nivel apo masë të tillë që të jetë sa më i aftë për t’uintegruar në jetën normale.

Rrugët e përdorura janë të ndryshme, bile jo rrallë herë konsiderohen të kundërtadhe shtrohet pyetja: në rrugë të kundërta arrihet në të njëjtin qëllim?Përkrahësit e variantit të arsimimit të integruar ngrenë si argumente kundër arsimit klasiksë pari izolimin, pra mospërfshirjen e nxënësve të verbër në arsimin normal, nëkomunitetin e nxënësve që shikojnë. Si rezultat i këtij izolimi ata thonë se tek nxënësi iverbër edukohet ndjenja e barazisë vetëm brenda komunitetit të të verbërve pra si tëbarabarta mes të barabartëve të verbër.Kjo sjell më vonë si pasojë drojën, mungesën e besimit dhe një seri pasojash nëintegrimin në jetën normale. Madje shkohet deri aty sa thuhet se në një farë mënyre ështëmohim i shansit të barabartë.Varianti i arsimit të integruar synon që fëmija i verbër ta fillojë arsimin në institucionetnormale që në moshat më të hershme, duke mos u përfshirë fare me institucionet speciale.Në këtë mënyrë ata argumentojnë si avantazh të këtij varianti njohjen e fëmijës së verbërtë realitetit shoqëror, përplasjen me të dhe përgatitjen për ta kapërcyer atë hap pas hapi.Jo vetëm aq, por ata parashtrojnë si shumë pozitive në përpjekjet për shanse të barabartadhe ndikimin që ka prania e të verbërve në komunitetin e njerëzve që shikojnë dukendikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qysh në moshat e hershme në emancipimin eshoqërisë për pranimin e tyre si njerëz të barabartë.Nëpërmjet mbështetjes teknike ata pretendojnë se mund të kompensojnë mangësitë dhepasojat që sjell verbëria, shoqëruar kjo dhe me një mbështetje speciale në edukim. Atapretendojnë se gradualisht varianti klasik lipset të asgjësohet dhe të mbetet vetëmedukimi special tiflologjik si një disiplinë në nivelet akademike, në përgatitjet etiflopedagogëve apo dhe defektologëve.Nëpërmjet edukimit të shoqërisë në tërësi në parimet e shanseve të barabarta kundërdiskriminimit për shkaqe të kufizimeve fizike, shqisore dhe mendore, ata mendojnë sebarrierat për nxënësit e verbër në arsimimin e përgjithshëm do të vinë gjithnjë duke ureduktuar, ndërkohë që në të kundërt shoqëria jo vetëm do të emancipohet, por do tëbëhet gjithnjë më e aftë për t’i pranuar dhe mbështetur nxënësit e verbër në procesin earsimimit dhe më pas në integrimin përfundimtar të tyre.

Page 51: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

51

Përsa i përket alternativës së arsimit klasik politikat arsimore vazhdojnë ende tëzhvillohen me sukses në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit të tij. Megjithatë dhembështetësit e këtij varianti kanë argumentet dhe kundrargumentet e tyre.Në planin e interesave të politikave arsimore si një ndër problemet kryesore që lipset të

zgjidhin në favor të tyre ata shtrojnë argumentin se arsimi i integruar është shumë më ikushtueshëm sesa ai klasik. Ata pretendojnë gjithashtu se në arsimin klasik nuk bëhetvetëm arsimimi me programet e plota të arsimit normal. Një përbërëse mjaft erëndësishme në arsimin klasik konsiderohet dhe edukimi special, objekt i të cilit ështëasgjësimi i pasojave që sjell verbëria me nxënësit e verbër.Si p sh: njohja dhe menaxhimi i trupit të tij, komunikimi në mikro dhe makro mjedis,njohja dhe menaxhimi i tyre, pavarësia në lëvizje, pajisja me norma të veçantatiflopsikologjike për të përballuar problemet e komunikimit dhe të partneritetit menjerëzit normale. Ata pretendojnë se edukimi kompleks që realizohet në arsimin klasik eaftëson nxënësin për të hyrë në jetë, në mënyrë të barabartë duke fituar këtë shansnëpërmjet punës dhe jo si një dhuratë abstrakte ligjore.Përkundrazi, kundër arsimit të integruar ata ngrenë një seri argumentesh. Përveç kostos sëlartë ata ngrenë problemin e përplasjes, pandjeshmërisë dhe dëmtimeve të pariparueshmeqë jo rrallëherë nxënësit e verbër pësojnë, duke hyrë të papërgatitur në mjedise normale.Në raste të tilla ata pretendojnë se është humbur përfundimisht shansi i barabartë,nxënësit bëhen të mbyllur, humbasin vullnetin dhe kurajën për të qenë të barabartë nëmes bashkëmoshatarëve që shikojnë.Përparësia që i jep shikimi atyre ndaj nxënësve të verbër, thonë ata, është kaq i madh,saqë në shumicën e rasteve është e papërballueshme dhe për pasoje procesi i arsimimit tëtyre ngadalësohet dhe frenohet.Megjithatë janë dy alternativa që po konkurrojnë, pasi në shumicën e popullsisë botëroreende nuk ka triumfuar përfundimisht arsimimi i të verbërve si proces dhe jo me tëdiskutohen alternativat më të mira.Unë mendoj se me gjithë problematikën që ka arsimi i integruar fakti se mbështetet ngaparime bashkëkohore juridiko- humane dhe aplikohet në vendet më të zhvilluaraekonomike tregon që është pjesë e pandarë e progresit të politikave arsimore, të cilatudhëheqin zhvillimin e njerëzimit.

4. Roli i institucioneve klasike në perspektivë

Në konkurrimin mes dy alternativave krijohen vlera dhe zgjidhje të reja, që ndoshta nënjë të ardhme do të përbëjnë një alternativë tjetër. Dihet tashmë që arsimi është mjaft ikushtueshëm për buxhetin e çdo vendi dhe investimet e bëra lipset të shfrytëzohen nëmënyrë efiçente dhe perspektive.Nëse institucionet klasike të arsimimit të të verbërve do të humbasin rolin e tyre thelbësorshtrohet pyetja: Çfarë do të bëhet me to në të ardhmen? Çfarë do të bëhet me vleratmorale dhe materiale të krijuara?Natyrisht njëri ndër problemet që shtrohet para arsimit të integruar është perfeksionimi imetodave dhe efiçencës së mbështetjes tiflologjike dhe tifloteknike. Nxënësi i verbër nukmund të merret i shkëputur nga mjedisi, ku një rol të rëndësishëm zë ai familjar. Nëkushtet e arsimit të integruar në politikat arsimore përparësi merr përgatitja e stafit

Page 52: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

52

mbështetës të nxënësve të verbër, pjesë kryesore e të cilës tashmë konsiderohen prindëritdhe kujdestarët e tyre.Pikërisht për këtë arsye shkollat klasike të boshatisura po shndërrohen në institucione tëposaçme të përgatitjes dhe përshtatjes së prindërve, kujdestarëve, mësuesve të arsimitnormal, për t’i bërë ata të aftë për të mbështetur nxënësit e verbër. Në mjaft raste sidomosnë hapat e para të arsimit të integruar këto institucione trajnojnë dhe vetë nxënësit everbër por jo si rezidentë. Në raste të tjera roli i këtyre institucioneve është rritur dhevlerësuar më mirë dhe është bërë më efiçent, duke u shndërruar këto në qendrashkencore, studimore dhe eksperimentale.Në këtë mënyrë politikat arsimore në favor të personave të verbër janë dhe më efiçente,por gjithnjë ekonomikisht më të kushtueshme.

V. Objektivat për të ardhmen

Politikat arsimore për të verbrit në Republikën e Shqipërisë ende nuk janë përvijuar saktë.Faktorët ndikues dhe grupet e interesit ende nuk janë organizuar në një sistem tëperfeksionuar bashkëpunimi. Grupi i interesit më i ndjeshëm është grupi i përfituesve qëjanë vetë të verbrit.Përveç të verbërve të interesuar për arsimimin e tyre janë dhe institucionet shtetërore siInstituti i Nxënësve që nuk shikojnë, Drejtoritë Arsimore dhe Ministria e Arsimit.Ka pasur përpjekje dhe nga organizata të huaja, por ato kanë qenë sporadike dhe tëpaintegruara në përpjekjet e brendshme.Përpjekjet më të mëdha dhe vizionet më të qarta i ka grupi i përfituesve përfaqësuarnëpërmjet shoqatës së tyre. Kështu në sajë të përpjekjeve të kësaj shoqate është bërë imundur dërgimi në shkollat e mesme dhe të larta gjatë viteve të tranzicionit të një numrimbi 100 nxënës në shkollat e mesme dhe mbi 60 studentë.Ndër problemet kryesore të arsimimit të të verbërve vetë ata parashtrojnë si më kryesoret:Rritja e cilësisë së arsimimit në arsimin parashkollor, atë tetë vjeçar, të mesëm dhe tëlartë.Arsimimi dhe krijimi i institucioneve përkatëse për të verbrit me pluridefekt.Krijimi i bazave dhe zhvillimi i mëtejshëm i arsimit profesional.Krijimi i institucioneve mbështetëse për arsimin e integruar.

Pra siç shihet pothuajse në të gjitha objektivat synohet ngritja e institucioneve.Ndër problemet kryesore për ngritjen e këtyre institucioneve janë mungesa në përvojënpërkatëse të specialistëve dhe në infrastrukturë.Përpjekjet më serioze po bëhen nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë që ka ngriturQendrën Kombëtare të të Verbërve të njohur nga Këshilli i Ministrave të Republikës sëShqipërisë si një institucion i specializuar për ofrimin e shërbimeve.Sfidë në të ardhmen mbetet rritja e cilësisë së arsimimit në institucionet ekzistuese. Përkëtë lipset të përmirësohet baza didaktike mësimore në Institutin e Nxënësve që nukShikojnë dhe sidomos pajisja e tyre me tekste në shkrimin Brail.Është një arritje e madhe vazhdimi i shkollës së mesme dhe të lartë nga ana e nxënësvedhe studentëve në institucionet normale.Një faktor mjaft nxitës dhe mbështetës kanë qenë pagesat suplementare që nxënësit dhestudentët e verbër përfitojnë gjatë ndjekjes së shkollave të mesme dhe të larta. Por

Page 53: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

53

megjithatë kjo nuk zgjidh gjithçka pasi ata dhe pse kanë paratë nuk mund të blejnëshërbimin e posaçëm pasi ende për ta nuk prodhohen tekste në Brail apo audio.Është një problem i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe i Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale dhe ndoshta nën rekomandimin e Shoqatës së të Verbërve dhesipërmarrjen e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të verbërve.Deri më sot janë absolutisht të patrajtuar ose dhe të paidentifikuar sa lipset fëmijët everbër me pluridefekt. Ata meritojnë vëmendjen e shoqërisë dhe të shtetit dhe mbetet sinjë sfidë fillimi i arsimimit të tyre.Ndër problemet themelore që qytetarët e verbër kanë për të zgjidhur është integrimi ityre. Dhe vetë ata e kanë të qartë që integrimi është i realizuar kur ata punësohen.Por si mund të punësohen pa formimin e duhur profesional?Deri më sot nuk ekziston asnjë institucion i posaçëm që të mundësojë edukimin e tyre. Pobëhen përpjekjet e para për fillimin e këtij arsimimi, por gjithsesi mbetet një objektiv joshumë i afërt.Arsimi i integruar është zgjidhja e së ardhmes dhe për qytetarët e verbër shqiptarë, por ainuk i lipset lënë në dorë rastësisë ose praktikave të krijuara po rastësisht.Në zhvillimin e shoqërisë dhe rritjen e standardit ekonomik lipset synuar që nxënësve dhestudentëve të integruar në arsimin normal t’u jepet një mbështetje tifloteknike dhetiflologjike të nevojshme dhe të mjaftueshme që t’u mundësojë atyre zhvillimin e procesittë arsimimit të tyre në kushte normale dhe të kënaqshme. Për realizimin e objektivave tëlartpërmendura mbeten si sfida kryesore krijimi i infrastrukturës, bazës tifloteknike dheakoma më i rëndësishëm përgatitja e stafit mësimor dhe atij shkencor.

VLERËSIMI I SHIKIMIT TË DOBËT PËR QËLLIME EDUKATIVO-ARSIMORE

Prof. def. Shevqet MulliqiPejë-Kosovë

Në klasën e parë fëmijët e verbër janë të përgatitur shumë pak për shkollë, në krahasimme fëmijët që shohin. Kjo ndodh ngaqë edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore nëfamilje është një proces kompleks i cili kërkon njohjen e karakteristikave specifike tëzhvillimit të fëmijëve të verbër dhe metodave specifike të edukimit dhe të aftësimit tëtyre.Në familje fëmijët e verbër zakonisht nuk përvetësojnë shprehi të mjaftueshme përnjohjen e mjedisit çka që pengon zhvillimin e tyre. Shumë prej tyre në moshënparashkollore nuk kanë mundësi dhe mënyrë të perceptimin taktil nuk janë të mësuar nëorientimin zanor të ambientit.

Disa specifika të zhvillimit të fëmijëve të moshës parashkollore

Zhvillimi i fëmijëve të moshës parashkollore është i lidhur ngushtë me aftësimin(ushtrimin) e tij. Fëmija i verbër vetë nuk mund të përvetësojë njohuri të domosdoshmenga bota, e cila e rrethon.Studimet e shumta shkencore kanë dëshmuar se zhvillimi i fëmijëve të verbër i përgjigjetzhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve, të cilët shohin. Megjithatë, për shkak të mungesës

Page 54: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

54

së aftësisë për të parë, paraqiten specifika të rëndësishme në mënyrën e të vërejturit, nëorientimin e tyre në hapësirë, në mënyrën e formimit të parafytyrimeve për objektet(sendet) në hapësirë, në disa mënyra të sjelljes.Në zhvillimin e fëmijëve të verbër mund të veçojmë tri specifika:Specifika e parë shfaqet si ngecje e theksuar në zhvillim, në krahasim me zhvillimin efëmijëve të cilët shohin. Ajo manifestohet si në lëmin e zhvillimit fizik ashtu edhe nëlëmin e edukimit mendor. Deri diku, zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve të verbër është ikushtëzuar me numrin e vogël e të varfër të fondit të parafytyrimeve, ushtrimit tëpamjaftueshëm të sferës motorike, kufizimi i botëkuptimit të hapësirës dhe ajo që ështëmë kryesorja, veprimtari më të kufizuar gjatë njohjes së botës përreth.Shumicën e ndjenjave të para fëmija i verbër i fiton nëpërmjet prekjes së objekteve. Kjonë masë të madhe e kufizon fondin e bindjeve të tij, e kufizon fushën e veprimit, ezvogëlon numrin e ndijimeve (ngacmimeve). E tërë kjo manifestohet negativisht nëveprimtarinë e fëmijës së verbër. Shumë tiflopedagog më herët kanë vërejtur tek fëmijët everbër pasivitetin dhe mungesën e iniciativës.Në periudha të ndryshme të jetës së fëmijëve që shohin ritmi i zhvillimit të tyre është indryshëm.Po ashtu, ritmi i zhvillimit të fëmijës së verbër është i ndryshueshëm në periudha tëcaktuara të zhvillimit të tij. Megjithatë, periudha e zhvillimit të fëmijëve të verbër nukpërputhet me periudhat e zhvillimit të fëmijëve që shohin. Ky dallim paraqet specifikën edytë të zhvillimit të fëmijëve të verbër të moshës parashkollore. Mospërputhja ezhvillimit të njërit dhe të tjetrit qëndron në atë se njohjes së objekteve që e rrethon ngafëmija që sheh. Derisa te fëmijët e verbër nuk formohet mënyra e kompensimit tëverbërisë, mënyra e njohjes reale të objekteve do të jetë në baza të kufizuara,parafytyrimet e botës së jashtme do të jenë jo të plota, fragmentare dhe fëmija do tëzhvillohet me ritëm të ngadalësuar. Për këtë shkak edukatorët që punojnë me fëmijë tëverbër u parashtrohet detyrë që t’u ndihmojnë këtyre fëmijëve në gjetjen e mënyrave tëperceptimit të objekteve me shqisën e të prekurit, dëgjimit dhe të vlerësimit tëngacmimeve të jashtme, të cilat i pranon.Specifika e tretë e zhvillimit të fëmijës së verbër është disproporcionaliteti.Disproporcionaliteti manifestohet në atë se funksioni i dëmtimeve të vogla (të folurit, tëmenduarit etj.) zhvillohet më shpejt, edhe pse në mënyrën e vet specifike, ndërsafunksionet tjera zhvillohen më ngadalë (motorike, përvetësimi i hapësirës).Disproporcioni shkaktohet nga të vërejturit e pamjaftueshëm dhe mungesës së mundësisëkompensuese.Në moshën parashkollore fëmija grumbullon njohuri dhe parafytyrime mbi botën që errethon dhe me këtë krijon bazën për zhvillim të proceseve të shumta njohëse. Mungesa etë parit tek fëmija nxit numër të kufizuar të ngacmimeve të pranuara. Shumë objekte dhecilësi të tyre janë të paarritshme për fëmijë të verbër dhe krahas kësaj edhe parafytyrimete tyre për objekte janë shumë të varfra.Bota e brendshme e fëmijëve të verbër ndërtohet në bazë të ndijimeve të fituara përmesanalizatorëve të ruajtur, prej të cilave më e rëndësishmja është dora. Procesi i të vërejturitparmes shqisës së të prekurit ndryshon shumë nga procesi i funksionimit i shqisës së tëparit. Ai karakterizohet me ngadalësimin e të vërejturit. Kjo mënyrë e të vërejturit i jepvulën e zhvillimit të përgjithshëm të fëmijës së verbër, e ngadalëson ritmin eparafytyrimeve mbi mjedisin dhe me këtë e ngadalëson dhe ndryshon ritmin e zhvillimit

Page 55: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

55

të fëmijës së verbër. Është më rëndësi që të kihet parasysh se fëmija i verbër shumëpërshtypje (ndijime) nuk i formon duke u bazuar në të parë, por në shqisa te tjera. Edhepse ato në mënyrë adekuate manifestojnë cilësinë e objekteve të perceptuara, megjithatëkarakteri i atyre parafytyrimeve është i ndryshëm.Siç thamë edhe më lart, në mënyrë që parafytyrimet për ndonjë objekt të bëhen pronë efëmijës së verbër është e domosdoshme që ai të bie në kontaktin me ato objekte. Kjo ka tëbëjë sidomos me (përshtypjet) ndijimet që fitohen përmes shqisës së të prekurit.Njohuritë e fëmijës të moshës parashkollore për objektet janë më tepër skematike, shumëherë nuk përmbajnë cilësitë e rëndësishme karakteristike. Fëmijët i ndajnë cilësitësporadike, në situata të caktuara të sakta, për këtë shkak gjatë rinjohjes së objektevekonkrete fëmijët e moshës parashkollore në të shumtën e rasteve gabojnë. Gabimet janëtë lidhura me atë se duke formuar pasqyrën e objekteve përmes numrit të kufizuar tëcilësive, fëmija i verbër i përgjithëson cilësitë e objekteve pa ndonjë analizë tëmjaftueshme.Në këtë mënyrë shenjat e parëndësishme, të rastësishme, për fëmijët e verbër të moshësparashkollore bëhen karakteristika themelore të njohjes dhe të emërimit të objekteve.Emërtimi i tillë i rastësishëm i objekteve në javën e parë të jetës në entet parashkolloreështë karakteristike për vërejtjet e fëmijëve të verbër. Hulumtimet e ndryshme kanëkonstatuar se fëmijët e verbër të moshës parashkollore objektet, të cilat, mungesa eshprehisë për lëvizje, ndijimet kinestetike të cilat i ngadalësojnë në qëndrim të drejtëpjesët e trupit në hapësirë. Pas ushtrimeve fëmijët fillojnë të ekzekutojnë lëvizjet sipasudhëzimeve verbale të edukatorëve. Megjithatë, nevojitet mundim i madh në mënyrë qëfëmijët t’i përvetësojnë lëvizjet e thjeshta. Udhëzimi dhe sqarimi verbal i lëvizjes dhepërshkrimi i lëvizjes do të jetë mjet i rëndësishëm në edukimin fizik të fëmijëve të verbërtë moshës parashkollore, në harmoni me përvojën e tij motorike.Fëmijët e verbër të moshës parashkollore janë impulsiv sikurse edhe fëmijët që shohin.Impulsiviteti nuk është pasojë e verbërisë edhe pse ai mund të manifestohet shumë ashpëredhe në këtë moshë, gjë që nuk është karakteristikë tek fëmijët që shohin. Impulsiviteti ifëmijëve të verbër është rrjedhojë dhe e faktit se në kushtet e edukimit familjar, ata nukdinë t’i kufizojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. Sjelljet impulsive të fëmijëve të verbërposaçërisht shprehen në atë se gjatë punës nuk mund t’i harmonizojnë sjelljet e tyre. Punanë profesion ngadalë merr karakter të veprimtarisë arsimore. Sipas kërkesës sëedukatorëve fëmijët fillojnë të punojnë në atë që i imponohet me planin e punës, duke ipërkushtuar kujdes një kohë relativisht më të gjatë.Intervenimi i hershëm u ndihmon njerëzve me paaftësi. Ai redukton problemet e sjelljes.Shumë çrregullime mund të tejkalohen në mase të madhe dhe disa probleme mund tëmenaxhohen ashtu që fëmija mund të jetojë një jetë më të mirë. Ndërhyrja e hershmemund të parandalojë paraqitjen e problemeve sekondare që e shoqërojnë probleminparësor.Intervenimi i hershëm u sjell dobi familjeve të fëmijëve me nevoja të veçanta. Në qasjene intervenimit me familje në qendër, fëmija shihet si pjesë e sistemit familjar. Kurprindërit fuqizohen të bëhen pjesë përbërëse e procesit të ndërhyrja, familja bëhet njëelement thelbësor në procesin e mësimit të fëmijës dhe në përmirësimin e ndërveprimevefëmijë i rritur.

Page 56: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

56

Intervenimi i hershëm i sjelli dobi shoqërisë. Programet e intervenimit të hershëm ofronnjë kursim përmbajtjesor financiare për komunitetin duke e reduktuar numrin e fëmijëveqë do të kenë nevojë më vonë për shërbimet e edukimit special.Me fjalë të tjera, ndërhyrja e hershme përmbush si vijon:

Dobitë e ndërhyrjes së hershme

Ndoshta tregimet më të suksesshme që premtojnë sot në edukim janë raportet eprogrameve speciale për fëmijët e vegjël që kanë paaftësi ose që janë të rrezikuar t’i kenëato. Një premisë e dukshme e edukimit special në fëmijërinë e hershme është qëndërhyrja e hershme bën një ndryshim të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.Kur problemet e fëmijës njihen herët, dështimet në shkollë në mase të madhe mund tëparandalohen ose të reduktohen. Programet e edukimit special në fëmijërinë e hershme sëpari identifikojnë fëmijët e vegjël, prej lindjes e deri në moshën 5-vjeçare, që kanë nevojatë veçanta dhe mund të përballen me vështirësi në të nxënit shkollorë dhe pastaj të japinnjë program të menjëhershëm të intervenimit të hershëm. Hulumtimet demonstrojnë qënjë intervenim përfshirës i hershëm dhe intensiv është i dobishëm për fëmijët me paaftësi,për familjet e tyre dhe për mbarë shoqërinë.Me fjalë të tjera, ndërhyrja e hershme:l. Rrit inteligjencën te disa fëmijë2. Promovon përfitimet e arritjes përmbajtjesore në të gjitha fushat e zhvillimit (fizik,kognitiv, gjuhësor dhe të folurit, psikosocial dhe ndihmë për veten).3. Pengon ose parandalon paaftësitë sekondare4. Pakëson stresin familjar5. Pakëson varësinë dhe institucionalizimin6. Pakëson nevojën për shërbimet e edukimit special në moshën parashkollore7. Kursen kombin dhe shoqërinë, shpenzimet për kujdesin shëndetësorpërmbajtësor dhe për edukim/arsimim.Problemet e identifikimit të hershëm dhe vlerësimitPërkundër dobive qe ka ndërhyrja e hershme, ekzistojnë rreziqe potenciale nëidentifikimin e hershëm të parashkollorëve: Së pari, fëmijët nuk e arrin pjekurinë nëshkallë të njëjtë dhe gatishmëria mund të jetë thjeshtë çështje e kohës.Disa fëmijë kanë vonesa në zhvillim, të cilat mund të zhduken me kohë kur të jetë gatipër shkollim formal. Duke e emëruar fëmijën e moshës 3 ose 4-vjeçare, edukatorët në tëvërtetë mund të krijojnë në probleme të caktuara. Së dyti, pritjet e sakta të mësuesve ngafëmijët e identifikuar, mund të krijojnë probleme. Hulumtimet tregojnë që mësuesitreagojnë ose veprojnë ndryshe ndaj fëmijëve nga të cilët ata presin pak. Me kohë, sjelljadhe arritjet e fëmijës u përshtaten pritjet e mësuesit. Prandaj, identifikimi i hershëm mundtë përcaktojë kufizime në atë se çfarë pret mësuesi nga nxënësi, e si kundër-reagim mundtë përforcojë problemet në të nxënit dhe në sjelljet e fëmijës. Së fundi, procesi ivlerësimit të fëmijëve të vegjël ka disa të meta. Shumë instrumente të përdoruar nëprogramet e intervenimit të hershëm dështojnë në demonstrimin e sigurisë adekuate osetë invaliditetit të testit dhe shumë prej tyre nuk kalojnë në procedurën e vlerësimit qëkërkohet për të pasur peshë psikometrike. Në programet e incizimit, në të cilën shumëfëmijë testohen, gabimet në gjykime janë të shpeshta, ashtu si dhe gabimet në proceduratdhe rezultatet e testimit Kjo tregon se fëmijët mund të identifikohen gabimisht.

Page 57: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

57

Kumtesa

BRAILI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN E TË TË VERBËRVE____________Dilaver Zgjani

Shkrimi Brail është një sistem pikash në reliev që përdoret nga personat me mungesë tëtheksuar shikimi për të shkruar dhe lexuar. Baza e Brailit është një qelizë drejtkëndore.Brenda qelizës mund të realizohen gjashtë pika të pozicionuara në dy kolonat vertikaleme nga tre pika secila, lartësia e pikave është afërsisht 0.02 inch ose 0.5 mm. Ndërsalargësia ndërmjet qendrave të bazave të dy pikave më të afërta në drejtim horizontal osevertikal është 2.5 mm. Pikat brenda një qelize vendosen në pozicione plotësisht tëpërcaktuara. Duke i kombinuar ato në të gjithë mënyrat e mundshme në numër dhevendndodhje përftohen së bashku me qelizën boshe gjashtëdhjetë e katër modele osekombinacione plotësisht të përcaktuara (nga të cilat një model bosh, 6 modele njëpikëshe, 15 modele 2 pikëshe, 20 modele 3 pikëshe, 15 modele 4 pikëshe, 6 modele 5pikëshe dhe 1 model gjashtëpikësh.Për qëllime reference në përshkrimin e strukturave në këtë material pikat emërtohen nëkolonën e parë nga lartë poshtë 1, 2, 3; në kolonën e dytë, gjithashtu, nga lartë poshtë 4,5, 6.Ky sistem (sistemi i Brailit) është rezultat i mundit, mençurisë dhe fantazisë së LuisBraillit. Ai,me punën e tij ndryshoi përfundimisht metodën e të shkruarit dhe të lexuarit tëtë verbërve.

Historia e Brailit

Luis Brailli lindi në 4 janar të vitit 1809 në një qytet të vogël afër Parisit. Luisi u verbuanë moshën tre vjeçare. Duke dashur të imitoje të atin që kishte profesionin e këpucarit,dëmtoi syrin me një bizë, plaga u infektua dhe shpejt Luisi u verbua plotësisht. Kështu qëi lindi nevoja për një mënyrë të re të të mësuarit. Ai qëndroi në shkallen e tij të vjetër përme tepër së dy vjet, por nuk mundte të mësonte gjithçka thjesht duke dëgjuar. Kur ishtedhjete vjeç ai shkoi në Institutin për të Rinjtë e Verbër në Paris. Por edhe atje mësimizhvillohej përgjithësisht nëpërmjet dëgjimit Në 1821 një ish ushtarak i quajtur CharlsBarbier vizitoi shkollën. Ai ndau shpikjen e tij të quajtur “shkrimi i natës” një kod ipërbërë nga 12 pika që i lejonte ushtarët që të shpërndanin informacione sekrete nëfushën e betejës pa folur me njëri–tjetrin. Faktikisht, kodi ishte shumë i vështirë përushtarët por jo për dymbëdhjetëvjeçarin Luis. Luisi e reduktoi Kodin e Barbierit nga 12në 6 pika, duke zgjidhur sistemin kur ishte në moshën 15-vjeçare. Në vitin 1829 publikoiLibrin e parë në Brail “Të këndosh këngë dhe të luash muzikë nëpërmjet pikave”, por andaloi ai aty! Në 1937 ai shtoi simbolet për matematikën dhe muzikën. Derisa publikoiai ishte skeptik. Të rinjve të verbër u duhej ta mësonin Brailin vetë. Në institutin

Page 58: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

58

Mbretëror ku Luisi dha mësim Braili nuk u mësua deri pas vdekjes së tij. Braili filloi tëshpërndahej nëpër botë në vitin 1868 kur një grup anglezësh u morën me këtë çështje.Tani çdo vend në botë e përdor Brailin. Librat në Brail janë të shkruar nga të dyja anëtgjë që kërkon shumë hapësirë. shenjat e Brailit ndihmojnë njerëzit të orientohen nëpërmjediset publike. dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se njerëzit e verbër mundtë komunikojnë pa pasur nevojë për shtypshkrim. Luis Braili vdiq nga tuberkulozi në 6janar 1852. Sot pothuajse në çdo gjuhë të botës kodi i formuar nga prej tij, është kodistandard për të shkruar e lexuar nga të verbrit.

Shkrimi Brail në Shqipëri dhe problematikat e tij.

Historik

Megjithëse përdorimi i alfabetit Brail në botë i ka fillesat e tij që në shek 19 në Shqipëriai filloi të përdorej shumë më vonë. Për herë të parë sipas të dhënave jo zyrtare filloi tëpërdorej në mënyrë sporadike në vitin 1941. Ky shkrim u soll nga një student shqiptar iverbër që kish mbaruar studimet e larta për piano në Athinë. Nga fundi i vitit 1941nëpërmjet një kursi privat filluan të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë në Brail 2 të verbërnë qytetin e Korçës, Rexhep Zëmblaku dhe Petrit Koprencka. Gjatë viteve 50 u rritrelativisht numri i të verbërve që përdornin Brailin. Në 1959 një ish student shqiptar nëMoskë, Faslli Luarasi, solli makinën e parë daktilografike të Brailit për PetritKoprencën(i verbër). Po gjatë këtyre viteve u sollën disa pllaka shkrimi dhe biza nga ingCcefo Fico.

Me vendimin nr numër 64 në prill të vitit 1963 të Qeverisë Socialiste të Shqipërisë uhap për herë të parë në Shqipëri Instituti për Fëmijët shurdhmemece dhe të verbër. Pasdaljes së këtij vendimi, u bë e mundur çelja e këtij instituti në nëntor të po këtij viti. Menjë makinë të thjeshtë daktilografike Braili u përgatitën abetarja dhe aritmetika të cilat uilustruan edhe me figura.Mësuesja e parë për të verbër në Shqipëri ishte Liri Kamberi.

Alfabeti dhe struktura e shkronjave.

Alfabeti shqip në gjuhën e pikave është përgatitur nga Dilaver Zgjani dhe Liri Kamberibazuar në alfabetin francez të Luis Brailit. Ky alfabet është miratuar nga Ministria eArsimit në vitin 1963 si alfabeti zyrtar i të verbërve në Shqipëri. Më poshtë paraqitët nëmënyrë të shkurtuar strukturat e disa shenjave dhe nëpërmjet dy shembujve shpjegohet silipset të kuptohen dhe të lexohen ato.

R(1,2,3,5) do të lexohet shkronja r paraqitet me një karakter me pikat 1 2 3 dhe 5Π (pigrek) (4, 5;1,2,3,4)dhe lexohet pigrek. Pigreku paraqitet me 2 karaktere me pikat 4 5në karakterin e parë dhe 1 2 3 4 në karakterin e dytë.A – (1) B (1,2) e (1, 4) Cc (1, 4, 6) D(1,4,5) dh(1,4, 5,6) E (1, 5) E (1,6) F(1,2,4) G(1,2,4, 5) Gj(1,2,4,5, 6) H (1, 2, 5) i (2, 4) J(2, 4, 5) K (1,3) L(1, 2, 3) ll(1, 2, 3, 5,6) M (1, 3,4) N (1, 3, 4, 5) nj (1, 2, 4, 6) O(1, 3, 5) P(1, 2, 3, 4) Q(1, 2, 3, 4, 6) R (1, 2, 3, 5) rr (1, 2,

Page 59: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

59

3, 4,5,) S (2, 3, 4) sh (1,5 6,) T(2, 3, 4, 5) th (2, 3, 4, 5,6) U (1, 3, 6) V (1, 2, 3,6) X (1, 3,4, 6) XH (2, 3, 4, 6) Y (1, 3, 4, 5, 6) Z (1, 3, 5, 6,) ZH (1, 2,5, 6).

Struktura e disa shenjave të pikësimit

PIKË (2, 5, 6) PRESJE (2) PIKËPRESJE (2, 3) PIKËPYETJE( 2, 6) PIKËCUDITËSE (2,3, 5). Dy pika (2, 5) Vize lidhëse ose ndarëse (3, 6) apostrof (3) thonjëzat në hapje (2, 3,6) në mbyllje (3, 5, 6) Parantezë në hapje (1, 2, 5, 6) në mbyllje(2, 3, 5, 6) Kllapat e vogla(2, 6) në hapje dhe në mbyllje (3, 5).Germat kapitale paraprihen me shenjën (4, 6)shkronjat e vogla paraprihen me shenjën (4, 5, 6) Kur duam të theksojmë një pjesë nëfjali një thënie një shprehje përkufizim e futim ndërmjet shenjave në hapje (1, 2,,3,6; 3,6;3, 6;) në mbyllje (3, 6; 3, 6; 3, 4, 5, 6) Sikurse shihet në alfabet:1 - Germat e përbëra dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Janë paraqitur me një karakter tëvetëm secila. Kjo është bërë për arsye se:A – Mollëza e gishtit e ka më të lehtë të mbulojë dhe perceptojë simbolin e përbërë prejnjë karakteri të vetëm sesa në rastin kur ai është i përbërë prej dy karakteresh.B – Kursehet energji, kohë, letër d.m.th ulet kostoja e prodhimit të librave në masën 20për qind.C – Librat me peshë dhe vëllim më të vogël janë më të lehtë në përdorim.D – Kërkohet një hapësirë më e vogël në bibliotekat për ruajtjen e tyre.Këtu e shoh me vend të shpreh shqetësimin tim, jo vetëm si bashkautor por edhe sipërdorues i Brailit për ndërhyrjet e njëanshme që janë bërë në fundin e viteve 90 përzëvendësimin e shkronjave dh, gj, th, etj me shkronja të përbëra dh, gj, th etj. Qëllimi ikësaj ndërhyrjeje nuk ka qenë i motivuar nga dëshira për të përsosur alfabetin shqip tëBrailit, por ka ardhur si rrjedhojë e paaftësisë për të zgjidhur një problem teknik.Kjo ndërhyrje ka sjellë që midis përdoruesve të Brailit të mos ndiqet një linje unike nëshkrimin e disa germave. Mendoj, se përgjegjësia për këtë i takon Institutit për Nxënësitqë nuk Shikojnë, “Ramazan Kabashi” dhe Ministrisë së Arsimit e Shkencës që mbulonkëtë institut.2 – Shkronjat e, c, d dhe dh, g dhe gj, p dhe q, t dhe th formohen duke i shtuar strukturëssë shkronjës paraardhëse pikën numër 6. shembull d (1, 4, 5), ndërsa dh (1, 4, 5, 6)3 – Germat të pasqyruara të njëra – tjetrës janë shkronjat: cc dhe m, d, dhe f ; dh dhe p ;e dhe I; h dhe j; n dhe nj; q dhe y; s dhe sh; t dhe zh; xh dhe z; gj dhe rr; ll dhe th.Shkronjat g dhe x pasqyrojnë vetveten.Struktura e shenjave që përdorën në matematikë;Numrat në Brail formohen nga dhjetë germa: a, b, e,d, e f, g, h, i j. Duke i shtuar përparanjë shenjë speciale që quhet shenja e numrit (prefiksi). dhe formohet nga pikat (3, 4, 5, 6)shembujNumri 4 shkruhet: në qelizën e parë shenja e numrit ose prefiksi. Në qelizën e dytëshkruhet shkronja d me pikat 145.Numri 27 shkruhet ; Në qelizën e parë shenja e numrit Në qelizën e dytë janë shkronja bme pikat 1 dhe 2 dhe në qelizën e tretë shkronja g me pikat 1245

Thyesat

Page 60: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

60

1 Disa thyesa mund të shkruhen, duke zhvendosur numëruesin një pikë më poshtë,ndërsa emëruesi mbetet në pozicionin normal. P.sh5/9 në qelizën e parë shenja e numrit, në qelizën e dytë pikat 2, 6 dhe në qelizën e tretëpikat 2 4. Thyesat tek të cilat numëruesi dhe emëruesi ose njëri prej tyre paraqitet nëformën e një shprehjeje shkruhet: numëruesi futet ndërmjet shenjave 1,2,4, 6 dhe 1, 3, 4,5 ndërsa emëruesi futet ndërmjet shenjave 1, 2, 3,4, dhe 1, 4, 5, 6,përdorimi i Brailit në Shqipëri.

Nëse do të kalonim në një këndvështrim të ri, jo vetëm teknik, por në probleme mëkonkrete lidhur me domosdoshmërinë e përdorimit dhe përhapjes se Brailit në Shqipëri,vihet ne re që kurba e këtij zhvillimi në periudha të ndryshme kohore ka pësuar lëkundje.Qysh nga ngritja e institutit të të verbërve deri në fund të viteve ‘80-të Braili, ështëpërqendruar vetëm brenda kornizës së këtij instituti, por është përdorur në raste të veçantaedhe për letërkëmbime, mësimin e gjuhëve të huaja dhe shënime nga nxënësit e verbër qevazhdonin shkollat e mesme e të larta. Brajli me kalimin e kohës u bë pjesë edomosdoshme e jetës dhe integrimit të të verbërve në shoqëri.Brajli përveç të tjerave pati një rol të rëndësishëm në edukimin dhe punësimin e këtyrepersonave, në profesione institucione të ndryshme me një përhapje të gjerë, si në Tiranë,Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Fier, Elbasan, Kavajë etj. Integrimi i këtyre personavepati një influencë në ndryshimin e opinionit mbarëshoqëror për verbërinë.Deri në vitet 1990 shumë nxënës nga shkolla e të verbërve vazhduan arsimin e mesëmdhe të lartë dhe dolën mësues, juristë, muzikantë të talentuar.Pas viteve 90 me ndryshimet social-ekonomike e politike, jo vetëm Braili por edhe vetëtë verbrit u lanë në harresë nga politikat shtetërore. shumë persona të verbër gjatë kësajperiudhe humbën vendet e punës, dhe për pasojë edhe interesin e tyre për t’u arsimuar.Për më tepër pati një rënie të theksuar të cilësisë së mësimdhënies në shkollë shkak i sëcilës ishte mungesa e teksteve dhe bazës materiale didaktike. Si pasojë e kësaj situate,pati prindër që hezitonin të arsimonin fëmijët e tyre në këtë institut, deri në largiminpërfundimtar të tyre.Kjo gjendje nuk ndryshoi edhe pas ngritjes pranë këtij instituti të linjës së prodhimit tëteksteve në Brail, në vitin 1996, pikërisht për kapërcimin e kësaj situate.shoqata e të Verbërve të Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe kishte në fokusin e vetpërhapjen e Brailit dhe arsimimin e të verbërve në vend. Me përpjekjet e veta herë pashere ka siguruar bazën teknike për shkrimin Brail si pllaka, biza, letër etj, por mbulimi inevojave ishte ende i pjesshëm. Vetëm me ngritjen e linjës se prodhimit të materialeve tëbrajlit në vitin 2002, nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, shoqata e tëverbërve është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave për materiale të tilla. Natyrishtrealizimi i këtyre nevojave kërkon fonde të konsiderueshme, të cilat lipset të planifikohennga institucionet përkatëse.Në kuadër të përpjekjeve për përhapjen e Brailit në Shqipëri, QKRV përgatitialfabetoren, si tekst bazë për mësimin e shkrimit dhe leximit të gjuhës shqipe në Brail.Përdorimi i brajlit mbetet i një rëndësie jetike për personat e verbër. Për këtë komunitetështë domosdoshmëri përdorimi i tij në aktivitete praktike të jetës së tyre të përditshme.Çdo njeri ka nevojë të mbajë shënime, nr telefonash, krijime letraro-artistike, tëidentifikojë ushqimet në kuzhinë, të mësojë përdorimin e elektroshtëpiakeve, të

Page 61: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

61

identifikojë ngjyrat e veshjeve, etj. Të gjitha këto veprime bëhen lehtësisht tërealizueshme nga personat e verbër me ndihmën e përdorimit të Brailit.Pikërisht për realizimin e sa me sipër, QKRV në bashkëpunim me SHVSH, kanë iniciuarnjë sërë projektesh me objektiv mësimin e Brailit dhe menxhimin e mikromjedisin ngapersonat e verbër. Këto projekte kanë pasur një përhapje gjeografike të konsiderueshmenë rrethe të tilla të Shqipërisë si: Durrës, Shkodër, Berat, Skrapar, Lezhë, Mirditë,Sarandë, Krujë, Malësi e Madhe, etj.Janë ende në fokus për realizim projekte të reja më në qendër Brailin si mjet idomosdoshëm në formimin dhe integrimin social të të verbërve.Me gjithë evoluimin e teknologjive moderne dhe ndikimin e tyre në jetën profesionale epraktike të personave të verbër, me kalimin e kohës nuk e kanë zbehur aspak rëndësinë eBrailit dhe përdorimin e tij. Të gjitha këto pajisje jo vetëm bazohen të Braili por nëshumë raste i referohen në mënyrë të pashmangshme atij. P.sh, kompjuterët modernë përtë verbër, që ekzistojnë sot, ekranet e tyre shkrues i kanë në Brail. Çdo i verbër mund tëshkruaj në një tastierë normale, por e kontrollon fjalën e shkruar në një ekran me germate Brailit.Braili, ashtu si shkrimi i zakonshëm, ndihmon në zhvillimin dhe evoluimin e shpirtëror ekulturor të të verbërve.Pra të dashur miq, roli i Brailit nuk është zbehur, ai po përjeton një epoke të vrullshmendryshimesh, përpunimesh, dhe zhvillimesh por kurrsesi nuk do ta pranonte zhdukjen.Nëse do të duhej që nga shkollat normale të hiqej shkrimi dhe në to të zhvillohej mësiminëpërmjet të dëgjuarit, apo të hiqeshin librat e të zëvendësoheshin me kompjuterëtatëherë mund të thoshin se edhe Brailit i ka ardhur koha të dilte nga moda” d.m.th tëhidhej në arkivat bibliotekare dhe të fillonim të shkruanin se dikur ka pasur dhe njëshkrim për të verbër ose ndryshe Brail.Por përderisa shkrimi normal do të jetë i pranishëm dhe derisa shkenca e teknologjiamoderne të mos jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer dritën e humburnjerëzve të verbër, Braili dhe rëndësia e tij nuk do të jenë kurrë të zbehur në vizionin ejetës për të verbrit. Si thotë dhe një fjalë latine: Verbam volant scriptum manent. (Fjalafluturon e shkruara mbetet).

ROLI I SHVSH-SË NË PËRMIRËSIMIN E JETËS SOCIAL-EKONOMIKE TË TË VERBËRVE

Bujar XhafaSekretar i Përgjithshëm i SHVSH-së

Zhvillimet demokratike që ndodhën në vendin tonë në vitet 90-të krijuan mundësinësikurse për qytetarët e tjerë edhe për qytetarët e verbër që të organizohen dhe të krijojnëShoqatën e tyre të të Verbërve.

Page 62: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

62

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë është bashkim vullnetar i personave që kanë fituarstatusin ligjor e të verbrit dhe është krijuar me 8 janar 1991 në Tiranë. Ajo është e paraorganizatë joqeveritare e krijuar në Shqipëri me vendosjen e pluralizmit.Qysh nga dita e themelimit e deri me sot aktiviteti i SHVSH-së ka synuar në:Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve të verbër në mënyrë të organizuar dhepublike,Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë komunitetit të të verbërve,Mbikëqyrjen e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturatligjvënëse dhe ekzekutive për përmirësimin e saj. Sensibilizimin e opinionit shoqëror dhezyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të të verbërve.Ofrimin e shërbimeve të posaçme për të gjithë qytetarët e verbër drejtpërdrejtë osenëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj.Sot, komuniteti i të verbërve arrin në 10 000 persona të njohur si të tillë në bazë tëkritereve mjekësore e ligjore, ose e thënë ndryshe 1 në afro 300 banorë është i verbër.Për të trajtuar në këtë kumtesë, brenda limit të lejuar të kohës, rolin e SHVSH-së nëpërmirësimin e standardit të jetës së qytetarit të verbër do të ndalem në këto aspektekryesore:Cilat janë disa nga arritjet në përmirësimin e standardit të jetës së qytetarit të verbër.Duke i kuptuar dhe vlerësuar realisht problemet me të cilat ndeshej komuniteti i tëverbërve, drejtuesit e shoqatës, pjesë e të cilit ishin edhe ata vetë, që në fillim synuan dhebënë të mundur që qytetari i verbër të mos jetë në mëshirën e individit, por të ketë njëbazë ligjore që ta mbrojë atë, e thënë ndryshe që i verbëri të ketë statusin e tij. Nëgjykimin tim ky është një nga momentet më shprehëse të rolit të SHVSH-së sepse:Së pari, akoma edhe në ditët e sotme, jo më në 1996 kur u miratua statusi i të verbrit, disanga grupet e personave me aftësi të kufizuar, megjithëse janë të organizuar në shoqatat etyre të ligjshme nuk gëzojnë statusin e tyre dhe si rrjedhojë nuk gëzojnë përkrahjen dhembrojtjen e duhur ligjore.Së dyti, statusi i të verbrit duket se siguron më shumë përfitime, kryesisht ekonomike, sesa statuset e tjera të ngjashme. Mjafton të theksojmë faktin që, statusi ka 18 nene, ku gatinë secilin prej tyre parashikohen një ose dy favore dhe të gjithëve këtyre u justifikohetpretendimi që kanë.Së treti, sepse shumica e përfitimeve nga statusi tashmë janë sanksionuar në aktet eduhura nënligjore dhe janë një realitet i prekshëm nga qytetarët e verbër. Disa prej këtyrepërfitimeve, në mënyrë të veçantë për ata me mungesë të plotë shikimi janë:Pagesa e verbërisë, aktualisht 80 dollarë, që jepet vetëm për shkak të verbërisë, e cilamund të jetë 2-3 e herë shumëfishuar në rastet kur vazhdohet shkolla e mesme, e lartë apomasteri. Kjo pagesë jepet pavarësisht në se i verbëri është në punë ose jo.E drejta për të paguar vetëm 20 për qind të tarifës mujore të energjisë elektrike ngafamiljet e të verbërve, duke qenë me të vërtetë një ndihmesë e madhe, tani që tarifat eenergjisë elektrike janë shumë të larta për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.Sigurimin e telefonit dhe pagimin e tarifave të tij baras me nivelin e parë të favorizuar përpopullsinë (deri në 2000 impulse) për shërbimin e telefonisë fikse, deri më sot shtetërore.Kjo, me arsyetimin se një qytetar i verbër, veçanërisht i pa papunë dhe i detyruar që në tëshumtën e kohës të qëndrojë në shtëpi e ka telefonin një mjet dhe mënyrë të vetme për t’ulidhur me njerëzit e tjerë dhe në fakt kjo është një ndihmë e madhe në këto kushte.E drejta për të përfituar shërbimin e transportit urban falas, si shtetëror dhe privat,

Page 63: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

63

Përjashtimin nga shlyerja e taksave të drejtpërdrejta, të tatimeve në përgjithësi, përveçrasteve kur një i verbër ushtron veprimtari dhe njihet nga shteti si person juridik.Pagesa mujore që përfiton nga shteti çdo person, që përzgjidhet nga një i verbër memungesë të plotë shikimi, si kujdestari i tij me pagesë, e cila është e barabartë me masënnjëfishe të pagesës së vetë të verbrit.

Arsimimi i të verbërve.

Numri i nxënësve të verbër që kanë vazhduar shkollat e larta në bazë të mbështetjes sëdhënë nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë nga viti 1991-2005 është rreth 53 persona.Deri më vitin 2005 para futjes së maturës shtetërore, nxënësit e verbër që dëshironin tëvazhdonin shkollën e lartë ishin të përjashtuar nga konkursi, ata nuk paguajnë tarifën eregjistrimit në fakultet si dhe janë të përjashtuar nga tarifat e veçanta të shkollimit përkuotat dytësore.

Punësimi i të verbërve aktualisht:

34 të verbër punojnë si kryetarë degësh nëpër rrethe të SHVSH-së.4 të verbër punojnë si mësues në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë.6 të verbër janë të përfshirë në aktivitete private si avokatë.Ka dhe të verbër me shikim të pjesshëm që punojnë si mësues në shkolla normale,gazetarë etj.120 të verbër kanë aktivitete të tyre në drejtim të biznesit të vogël.

Strehimi

SHVSH ne mbrojtjen e rasteve ekstreme të të verbërve të pastrehë ka menaxhuarkërkesat për strehim të qytetarëve të verbër, mbështetur në ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996“Për statusin e të verbrit” dhe udhëzimeve të dala në zbatim të tij dhe si rezultat i këtyrepërpjekjeve është arritur që të strehohen në banesa falas ose me kredi me interesa të ulëtagjithsej 41 të verbër.

Realizimi i të drejtave kushtetuese të të verbërve

Votimi i drejtpërdrejtë dhe i fshehtë, edhe në rastin e qytetarit të verbër, përbën një tëdrejtë themelore të sanksionuar në Kushtetutë.Për herë të parë në Shqipëri kjo e drejtë u realizua me mbështetjen e SHVSH nëpërmjetprojektit:’’Pjesëmarrja e qytetarëve të verbër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005” menjë kosto totale prej 35, 588 EURO, financuar nga prania e OSBE-së në Shqipëri dheShoqata e të Verbërve të Shqipërisë.Nga ky projekt përfituan 8.400 persona të verbër me të drejtë vote dhe për herë të parë uarrit:Realizimi i votimit të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga vetë i verbri,Realizimi i ndryshimeve të duhura në Kodin Zgjedhor të RSH për të siguruar vazhdimine një praktike të tillë edhe në zgjedhjet e tjera,

Page 64: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

64

Lidhjen e një marrëveshje të përhershme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përrealizimin e infrastrukturës së nevojshme për votimin e të verbërve në të gjitha rastet ezgjedhjeve në Shqipëri.Nëpërmjet shërbimeve të ofruara nga SHVSH është përmirësuar informimi i qytetarit tëverbër nëpërmjet mjeteve të tilla si: Gazeta “Drita e Zërit” dhe Buletini Informativ - nëaudio, të përmuajshme që shpërndahen në të gjitha degët që nga Janari i vitit 2005Gjithashtu SHVSH ka inkurajuar dhe mbështetur financiarisht botimin e krijimeve letraretë vetë anëtarëve të saj.Si ka mundur SHVSH që të krijojë këtë standard të qytetarit të verbër?SHVSH është partnere serioze e Qeverisë, Pushtetit vendorë dhe organizmave të tjeravendimmarrëse. Ajo ka qenë pjesë aktive në Hartimin e Strategjisë Kombëtare përPersonat me Aftësi të Kufizuara, partnere e ministrive të linjës dhe njësive të qeverisjesvendore për zgjidhjen e problemeve që lidhen me përfitimet e të verbërve nga statusi qëju jep ligji.Kjo është bërë e mundur, sepse:1. SHVSH funksionon si organizatë tërësisht demokratike. Ajo është e strukturuar mbibazën e seksioneve që ngrihen sipas ndarjeve administrative, komuna e bashki dhe ka 34degët e saj lokale, të cilat kanë autonomi në veprimtarinë e tyre të siguruar nga Statuti iSHVSH. Ajo është strukturuar gjithashtu mbi bazën e shtresave sociale në formën eforumeve si: Forumi i gruas së verbër, Forumi i Intelektualëve të verbër, Forumi iartistëve të, Forumi rinore etj.Është pikërisht kjo strukture demokratike, shtrirja e saj në të gjithë territorin e vendit,kapacitet drejtuese në qendër dhe në degë që i kanë dhënë asaj mundësinë që të jetëzëdhënësja dhe mbrojtësja e interesave të qytetarëve të verbër kudo ku ata ndodhen.2. Përfaqësimi- SHVSH ka mundur që deri më tash të jetë përfaqësuesja e interesave tëmbarë qytetarëve të verbër.Sipas standardeve të OKB-së, Parimi i përfaqësimit lidhet me parimin e pjesëmarrjes, pornë mënyrë të veçantë lidhet me të drejtën e personave me aftësi të kufizuar dhe tëorganizatave të tyre, që të flasin me zërin e tyre dhe të veprojnë për veten e tyre dhe përtë tjerë persona me aftësi të kufizuar në bashkësinë e njerëzve me aftësi të kufizuar.Për mbi 15 vjet SHVSH, ka mundur që të bashkojë dhe të harmonizojë interesat e tëverbërve në të gjithë vendin, sepse në qendër të politikës së saj ka pasur vetëm një motiv,verbërinë dhe rrugët për kompensimin e pasojave të saj. Kjo politike e ndjekur i kasiguruar asaj që të jetë përfaqësuesja e vetme e qytetarëve të verbër.3. Partneriteti - krijimi nga ana e SHVSH i besimit tek shteti dhe institucionet e tij si njëpartnere e denjë në hartimin e politikave dhe strategjive për të verbritNë ditët tona, modeli i shtetit social paternalist, që merr përsipër për të përballuargjithçka, po kalon në krize. Shteti, në çdo vend të botës, po bëhet gjithnjë e më ipafuqishëm përballë nevojave sociale gjithnjë në rritje të shoqërisë. Dobësimi i shtetitsocial nuk do të thotë se është zbehur kujdesi për njerëzit në nevojë. Por shumëkomponentë, që realizonin strukturat buxhetore dhe institucionet e shtetit, kanë filluar t’irealizojnë familja, miqtë, të afërmit me shumë punë dhe vullnetarizëm. Organizimet nëkomunitet, siç është edhe shoqata e të verbërve, i kanë të gjitha mundësitë që jo vetëm tëkompensojnë, por edhe të kapërcejnë mundësitë e kufizuara të buxhetit të shtetit.

Page 65: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

65

Është ky partneritet, ekspertiza ligjore e ofruar nga SHVSH që ka bërë të mundur qështeti t’i njohë asaj rolin aktiv në hartimin dhe zbatimin e politikave ndaj qytetarëve tëverbër.4. Lobingu –Për të mbrojtur interesat e qytetarëve të verbër SHVSH ka ditur jo vetëm qëtë sensibilizojë opinionin shtetëror dhe shoqëror por, ajo çka është më e rëndësishmja, kaditur të lobojë dhe të ketë sot miqtë saj kudo ku merren vendime në interes të qytetarit tëverbër, në parlament, në qeveri apo në pushtetin vendorë. Shembulli më konkret në këtëdrejtim është mbështetja që SHVSH pati nga lobi i saj në parlament “Miqtë për dritë dheintegrim” për amendimin e ligjit nr. 9355 ‘Për ndihmën ekonomike dhe shërbimetsociale”5. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota në UnioninBotëror të të Verbërve dhe në Unionin Evropian të të Verbërve që nga Tetori 1991, nëKomitetin Konsultativ Ballkanik që në Shtator 1991Në kuadër të këtyre marrëdhënieve ajo shfaq angazhimet dhe kontributet e saj siKryesuese e Komitetit Konsultativ Ballkanik dhe e pjesëmarrëse aktive në të gjithanënkomisionet e këtij Komiteti dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e UnionitEvropian të të Verbërve

3. Disa mendime për punën e SHVSH në të ardhmen:

Të mundësohet sigurimi i pajisjeve speciale kompjuterike për të verbrit, që i ndihmojnëata për t’u informuar dhe njëkohësisht të punësohen, i cili mbetet për momentin njëproblem shumë shqetësues.Të kërkohet më me forcë zbatimi i ligjit nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen epunësimit”, ku sanksionohet që në çdo punëdhënës në çdo 25 punonjës, një i tillë lipset tëjetë “me aftësi të kufizuar”.

Detyrimin me ligj nga shteti të shkollave të mesme, fakulteteve, bibliotekave, etj, të cilatfrekuentohen nga të verbrit, që, përveç të tjerash, të krijojnë edhe fonobibliotekën e tyrepër të verbrin, me të gjithë literaturën që ata disponojnë së bashku me hyrjet e reja rishtas,si dhe pajisjet e tjera ndihmesë aty ku nevojiten.

INSTITUCIONET E POSAÇME TË SHËRBIMIT PËR TË VERBRIT

Page 66: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

66

Rovena Ismolli

Të jesh qytetar i verbër nuk do të thotë që të tjerët të të mëshirojnë ose të ndjejnëkeqardhje për ty, por do të thotë më tepër përkrahje e bashkëpunim për ta shndërruarpeshoren e jetesës në barazi dhe të mundësohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht ngakufizimet që mund të kenë të jetojnë përafërsisht njëlloj. Për t’ju ardhur në ndihmëpersonave me shikim të dëmtuar dhe për të hapur një portë të madhe për ta drejtintegrimit për një jetë sa më normale u krijua më 29 qershor 2001 Qendra Kombëtare eRehabilitimit të të Verbërve.Kjo qendër është i vetmi institucion që ofron shërbime të posaçme dhe të specializuarapër të verbrit. Qëllimi i tij kryesor është të bëjë të mundur integrimin e këtyre personavenë jetën normale nëpërmjet informimit, arsimimit, punësimit, aktiviteteve kulturore,ofrimit të pajisjeve tifloteknike etj. Në kuadër të arritjes së këtyre politikave ajo ka filluartë krijojë strukturën e vet duke synuar arritjen e qëllimit të saj final, integrimin e plotë tëqytetarëve të verbër në shoqëri.Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve ka mundësuar ngritjen e një studiojeregjistrimi folëse, e cila është krijuar e para në vendin tonë për të mundësuar për nxënësit,studentët dhe qytetarët e verbër literaturën e nevojshme dhe të përzgjedhur nëaudiokasetë. Ajo është kthyer në një zë të fuqishëm dhe në një burim informacioni për tëgjithë të verbrit. Nëpërmjet kësaj studioje po çahen dalëngadalë muret e paditurisë dhe tëmosarsimimit duke mundësuar krijimin e materialeve lehtësuese për arsimim e informimtë këtyre personave.Zëri që buron në këtë studio arrin të shndërrojë pushtetin e errësirës në dritë dhe t’i japëforcë e shkëlqim ngjyrave të saj. Një fushë tjetër informimi është dhe linja e prodhimit nëBrail ku është mundësuar botimi i disa teksteve të ndryshme në këtë shkrim. Braili ështëalfabeti i të verbërve që mundëson shkrimin e leximin e informacioneve të ndryshme.Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve përveç informimit ka punuar dhe nëfushën e arsimit e atë të punësimit. Për herë të parë në Shqipëri do mundësohet krijimi ialfabetares në Brail si dhe përgatitja e një strategjie afatgjatë për arsimimin e të verbërve.Në kuadër të arsimimit janë ndërmarrë dhe po ndërmerren një sërë kursesh për mësimine shkrimit Brail në disa rrethe të Shqipërisë.Një hap i rëndësishëm për qytetarët e verbër ka qenë dhe mësimi i kompjuterit i cili ështëbërë i mundur për ta nëpërmjet programit Jaws. Ky kurs në fillim u shtri në rrethin eTiranës dhe tani po shtrihet dhe në rrethe të tjera të vendit tonë. Për realizimin eqëllimeve të saj dhe për një funksionim sa me të mirë QKRV është e strukturuar në pesëdepartamente që janë:

Departamenti i ekonomi-financësDepartamenti i përgatitjes dhe prodhimit të informacioneve, librave dhe materialeve tëndryshme në tekniken e Brailit dhe atë zanoreDepartamenti i projekteve, tifloteknikës dhe veprimtarive artistike, kulturore, sportivedhe publikimeveDepartamenti i edukimit, arsimimit dhe përgatitjes profesionaleDepartamenti i asistencës dhe menaxhimit

Page 67: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

67

Gjithashtu përveç këtyre departamenteve funksionon dhe Komisioni i Shërbimeve, i cilimiraton literaturën për regjistrim në audiokasetë dhe në Brail si dhe nismën e aktivitetevetë ndryshme.Çdo vit QKRV organizon një sërë aktivitetesh dhe projektesh në të gjithë vendin tonëduke përfshirë:Aktivitetin e shkopit të bardhëKampionatin kombëtar të shahutKursin e menaxhimit të mikromjedisitKurse për mësimin e shkrimit BrailKurse për mësimin e kompjuteritsi dhe një sërë veprimtarish të tjera me qëllim integrimin.Por këto janë të pamjaftueshme në krahasim me nevojat që kanë qytetarët e verbër.Përpara na pret një sfidë e madhe, ne lipset të bëjmë më tepër për këtë kategoripersonash. Është e domosdoshme të shtojmë ofrimin e shërbimeve tona këtyreqytetarëve, por janë fondet e kufizuara ato që na pengojnë për realizimin e këtij objektivi.Për përcaktimin e objektivave dhe nevojave është e nevojshme të thellohemi në njohjendhe gjykimin e realitetit, vlerësimin e tij dhe konsolidimin e fakteve.Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve është i vetmi organizëm shoqëror dhezyrtar që si synim të tij ka ofrimin e shërbimeve të posaçme dhe të specializuara. Ajo kanjë fizionomi të qarte në organizimin dhe qëllimet e saj, ka ndërgjegjësimin dhevitalitetin e nevojshëm, mbështetjen e strukturave shoqërore në Shqipëri.QKRV ka si detyra kryesore:Të sigurojë mjediset e nevojshme për funksionimin e institucioneve të të verbërvekryesisht nëpërmjet ndërtimit të tyre. Tashmë ka filluar të ndërtohet godina e QKRV nëVaqarr të Tiranës. Ajo do të përbëhet nga:Qendra e Rehabilitimit të të Verbërve me pluridefektQendra e përgatitjes ProfesionaleQendra Kulturore Kombëtare dhe NdërkombëtareQendra e Prodhimit te librave në Brail, studio e regjistrimit të literaturave të ndryshme nëkasetëStrehë për të braktisuritManifaktuara (baza prodhuese)Administrata e përgjithshme e QKRV

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve realizon këto funksione kryesore:Në përputhje me shkallën e defektit të bëjë rehabilitimin e personave të verbër me mëshumë se një defekt, një rehabilitim që mund të konsistojë që nga aftësimi përvetëshërbime si për t’u veshur, për të ngrënë dhe për të zotëruar mikromjedise deri dhetek arsimimi i përgjithshëm dhe profesional.Përgatitja për tregun e punës e te verbërve si në profesionet manuale dhe ne profesionetmë të kualifikuara si telefoni, fizioterapi e të tjera.Të udhëheqë të gjitha veprimtaritë kulturore dhe artistike, të vërë në dispozicion të tëverbërve literaturë artistike, politike, shkencore në mënyrë që të ndikojë në formiminpozitiv të karaktereve, t’i bëjë të pranishëm ata në publik, duke çliruar këtë të fundit ngaparagjykimet. Të tilla hapësira të krijohen dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtaretë të verbërve të Evropës.

Page 68: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

68

Për të luftuar izolimin e tmerrshëm që sjell verbëria QKRV prodhon në Brail dhe nëkasetë gazeta dhe libra në literaturë të ndryshme në përputhje me kërkesat dhe politikat endjekura dhe riaftësimin e të verbërve.QKRV me punën e saj lufton për integrimin real, duke ndikuar mbi opinionin shoqërorpër pranimin e të verbërve si qytetarë të denjë në mënyrë që këta të jetojnë në rrjedhënnormale dhe në mes të shoqërisë, duke inkurajuar dhe krijimin e familjeve. Kur kjo ështëe pamundur në raste të veçanta do t’i trajtojë ata në strehën e saj. Për të verbrit e Tiranësqë do të jenë të aftë në aspektin shëndetësor si dhe për ata që do të rehabilitohen do tëkrijojë mundësinë e ngritjes së një bazë prodhuese për punësimin e tyre. Kështu ata do tëndjejnë veten aktiv dhe të kënaqur.Por siç është theksuar edhe më sipër, pavarësisht se kjo qendër ka filluar të funksionojëdhe të ofrojë shërbimet e saj të para, nevojat ekzistuese janë shumë herë më të mëdha seato që mund të plotësojmë ne sot për sot. Aktualisht sot në Shqipëri ka afro 10 000persona të verbër. Afro 40 për qind e tyre janë të grupit të parë që konsiderohen meshikim zero, afro 50 për qind janë femra, 40 për qind janë në moshë aktive për punë. Porcilat janë nevojat e tyre konkretisht?Punësimi. Sot në Shqipëri të punësuarit në punë dore ose të kualifikuara janë në njënumër shumë të vogël, me punë intelektuale janë të punësuar si mësues në shkollën e tëverbërve ose si avokatë. Një pjesë e tyre mund të kenë dhe biznesin e vet.Një numër i konsiderueshëm të verbërish dhe kryesisht mosha të reja vuajnë përveçverbërisë dhe defekte të tjera. Asnjëri prej tyre nuk arsimohet dhe as nuk trajtohet nëndonjë qendër të posaçme për t’u rehabilituar për aq sa e lejon shkalla e defekteve.Për shkaqe që rrjedhin nga verbëria në përgjithësi të verbrit dhe ca më shumë femrat nukkrijojnë dot familje kryesisht në moshën e mesme dhe të vonë, por dhe në mjaft raste dhenë mosha të reja ata mbeten tërësisht të zbuluar nga familjet bazë dhe, për pasojë,krejtësisht të braktisur në mëshirën e rastësisë.Nga natyra të verbrit shpeshherë kanë shpirt artisti dhe aftësitë e tyre janë tëkonsiderueshme në fushën e muzikës si instrumentist apo këngëtar si dhe në fushën eletërsisë. Sot për të verbrit ka pak mundësi për të mos thënë asnjë mundësi apo baze përtë mbështetur edukimin, pjesëmarrjen apo zhvillimin e veprimtarive të tilla.Në Tiranë është rritur përqendrimi i të verbërve si fenomen paralele demografike. Atamund të kualifikohen në punë të thjeshta manuale, mund të prodhojnë të miramateriale,duke i dhënë mundësinë punësimit, integrimit dhe për pasojë kënaqësinë e tëjetuarit. Një bazë e tillë prodhuese akoma nuk ekziston.Për shkak të verbërisë të verbrit janë tmerrësisht të izoluar nga informacioni i përditshëmdhe ai me karakter formues. Ata kanë nevojë të informohen sepse rreth 90 për qind einformacionit merret nëpërmjet shikimit dhe të verbrit këtë informacion lipset ta marrinnëpërmjet rrugëve të tjera.Të verbrit në Shqipëri kanë mjaft probleme që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre,në komunikimin me administratën shtetërore, me institucionet shëndetësore dhe arsimore.Për ta nuk ekziston një qendër, e cila të evidentojë dhe të mbështesë konkretisht rast pasrasti zgjidhjen e problemeve të të verbërve.Të gjithë këto nevoja do t’i plotësojë QKRV, duke bashkëpunuar dhe duke pasurmbështetjen e çdo qytetari të verbër dhe e çdo institucioni shtetëror. Ne nuk kërkojmëshumë, por kërkojmë vetëm të jetojmë në rrjedhën e normalitetit. Na mbështesni që tëarrijmë këtë synim të madh për ne.

Page 69: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

69

VEPRIMTARITË KULTURORE E SPORTIVE DHE PËRMIRËSIMI JETËS SË TË VERBËRVE

Eriola Cullufe

Është politikë shtetërore, dhe detyrim shoqëror inkurajimi dhe aftësimi i personave tëverbër për integrimin e tyre në jetën ekonomike, sociale e politike.Kur njerëzit mendojnë për të verbrit, janë të prirë të mendojnë kryesisht për aspektin etyre fizik. Në të vërtetë, aspekti më i rëndësishëm i këtyre personave është dimensioninjerëzor.Çdo shoqëri demokratike, ka për detyrë t’u sigurojë e t’u ofrojë personave të verbërmundësi komunikimi dhe ndërveprimi social, sikurse mundësi për të punuar, studiuar,kryer veprimtari fetare, sportive, kulturore dhe veprimtari të tjera argëtuese.Të gjithë personat e verbër sikundër qytetarët e tjerë, kanë të njëjtat të drejta për tëpërdorur plotësisht rrugët, ndërtesat publike, lehtësimet publike si dhe mundësi të tjerapër punësim.Historia e afërt edhe e vendeve më pranë Shqipërisë ka treguar se veprimi i përbashkët nëformën e iniciativave, fushatave qytetare mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve dherealiteteve edhe në çdo shoqëri. Vendi ynë renditet në nivele jo fort të pëlqyeshme, për sai përket pjesës më të madhe të indekseve të tilla si: barazia gjinore, korrupsioni, trafiqetnjerëzore, shërbimet e dobëta mjekësore, shoqërore, arsimore etjOrganizimi në nivel grupimesh me interesa të përbashkëta, me një shtrirje lokale apokombëtare është krejtësisht i mundur për çdo shqiptar qoftë me aftësi të kufizuar ose jo,për të kryer veprimtari të ndryshme.Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, brenda kontekstit të të drejtave të njeriut dhe për mëtepër kundrejt obligimeve ndaj këtij kontigjenti, realizon gjithçka në përputhje melegjislacionin dhe standardet e miratuara për përmirësimin e jetës së këtyre personave meaftësi të kufizuara.Përpara se të synojmë realizimin e objektivave të parashikuara, është mirë që të skicohetprojekt-ideja në linja të përgjithshme, në varësi të nevojave tashmë të identifikuara.Zgjedhja e planit organizativ varet nga një numër i madh faktorësh. Të tillë mund të jenëmosha e personave të verbër, largësia nga qendrat e qyteteve, nxitja familjare, përkatësiagjinore, niveli arsimor, dhe mbështetja e personave të verbër nga opinioni shoqëror.Realiteti qe na ofrohet nuk është kudo i njëjtë. Në varësi të shkallës së emancipimit dhenivelit kulturor të grupit social, në të cilin bëjnë pjesë personat e verbër, ndryshojnë edhedëshirat dhe kapacitetet me të cilat ky kontigjent troket në dyert e opinionit mbarëshoqëror. Sa më pranë informacionit, risive teknologjive, ndikimit në vendimmarrjet epolitikave social-ekonomike, aq më tepër rriten shanset për integrimin e tyre. Kjonënkupton fleksibilitet, shumëllojshmëri, veprimtari cilësore nga organizatat të cilat,zakonisht priren të krijojnë një kulturë të vetën, duke përzgjedhur një drejtim, i cili të jetëi frytshëm për kategorinë e njerëzve të cilës ato i përkushtohen.Por si mund të barazohen dëshirat e individëve me koncepte, besime fetare dhe vlerafamiljare të ndryshme, në një mënyrë organizimi të vetme? Sjelljet në organizatëndihmojnë shumë jetën dhe qëndrimet e këtyre personave. Të gjitha këto lëvizje që pritet

Page 70: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

70

të organizohen marrin në konsideratë pikëpamjet, njohuritë, marrëveshjet si dhe kulturëne përfituesit.Por kjo detyrë vështirësohet edhe më tepër në rastin kur vihen në diskutim edhe aftësitëfizike të personave. Në fakt realiteti është krejt ndryshe: shoqata jonë qysh me krijimin esaj, po ndërton një imazh të ri dhe favorizues për të verbrit, duke promovuar aftësi dhekapacitete të pakrahasueshme.Nuk është rastësi që të verbrit, organizohen në aktivitete kulturore, për vetë faktin sendërmjet tyre nuk mungojnë zëra këngëtarësh, instrumentistë të talentuar që luajnë meshumicën e veglave muzikore, poetë të cilët kanë ofruar herë pas here botimet mekrijimtaritë e tyre, etj.Jo më pak të preferuar dhe aktive e ndjejnë veten personat e verbër edhe në organizimin etakimeve sportive të tilla si ndeshje minifutbolli, kampionat në nivel lokal e kombëtar tëshahut, not, alpinizëm etj.Kapacitetet e personave të verbër shkojnë edhe më tej duke marrë parasysh rritjengjithmonë e më tepër të numrit të studentëve që frekuentojnë studimet e larta, mundësitëe të cilëve për integrim dhe barazi njohin vetëm rritje.Të tillë tregues bëhen nxitës i programeve dhe projekteve të shoqatës sonë përpromovimin e risive teknologjike në shërbim të kësaj kategorie, promovimi i edukimit tëintegruar dhe përfshirës, zgjerimi i trajnimeve të shkurtra dhe ekspozimi në nivele tëndryshme të arritjeve të personave të PAK, organizimi i sporteve, aktiviteteve kulturore,etj.Qëllimi i këtyre masave nuk është vetëm trajnimi i individëve, të cilët me kalimin e kohëspajisen me aftësinë për të ndërtuar një të ardhme dhe, nga ana tjetër, të fitojmë besimin eanëtarëve dhe familjarëve të tyre se ekziston gjithmonë mbështetja e domosdoshme përrealizimin e kërkesave të tyre.Të verbrit nuk kërkojnë bamirësi dhe mëshirë. Ata kërkojnë bashkëpunim, mirëkuptimnga organizma të njohur ose individë të thjeshtë për të njohur aftësitë dhe vullnetin e tyre.Ky lloj bashkëpunimi nevojitet për përforcimin e skemave dhe programeve për PAK, e nëveçanti për personat e verbër. Organizatat apo individët lipset të urojnë të mbështesinsecilën prej programeve dhe aktiviteteve me efekt social e kulturorAkademia punon ngushtësisht me organizata të ndryshme dhe grupe vendore. Në nivelekombëtare dhe ndërkombëtare me objektivin për ndarjen e eksperiencave dheshpërndarjen e informacionit. Një përpjekje është gjithashtu krijimi i projekteve përpërcaktimin kurajoz dhe pjesëmarrjen e të verbërve në veprimtari të ndryshme.

NXËNËSI ME PROBLEME SHIKIMI SI SUBJEKT I TË NXËNIT

Entela Pujo

Edukimi, si një proces i formimit të njeriut si qenie, me të gjitha cilësitë e tij; fizike,intelektuale, morale, teknike etj, është një kusht themelor i përparimit të shoqërisë. Ethënë ndryshe, ai është një formë e vetë jetës. Një pjesë dhe fenomen irëndësishëm në edukimin e çdo personi është arsimimi i tij. Arsimi, si njëfenomen kompleks dhe social, është një nga pjesët më të ndjeshme dhe tërëndësishme të zhvillimit të shoqërisë. Dihet, që një nga detyrat e tij, është që të

Page 71: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

71

transmetojë të individët njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë, në mënyrë që tabëjë atë aftë për t’u integruar në shoqëri. Këto njohuri, shprehi dhe shkathtësi,nxënësi i fiton përmes veprimtarisë të të mësuarit e cila përbëhet nga dy hallka tëlidhura ngushtë me njëra-tjetrën: nga mësimdhënia dhe të nxënit.Një kategori jo e papërfillshme nxënësish të përfshirë në nivele të ndryshme të sistemittonë arsimor janë nxënësit me probleme shikimi. Këta nxënës janë të përfshirë jo vetëmnë nivelin 9-vjeçar të sistemit tonë arsimor, por edhe në atë të mesëm e të lartë.Trajtimi i nxënësit jo vetëm si objekt, por edhe si subjekt, gjatë veprimtarisë së tëmësuarit, është një çështje që thekson edhe një herë rolin dhe rëndësinë që lipset t’i jepetnxënësit gjatë këtij procesi.Do të përpiqem të trajtoj në mënyrë të përmbledhur se nxënësi me probleme shikimi sisubjekt i të nxënit, shihet i barabartë me nxënësit e tjerë, apo në këtë pjesë të veprimtarisë të të mësuarit, ai trajtohet ndryshe nga nxënësit e tjerë me shikim normal. Këtë gjë dota sjell sipas mënyrës dhe përvojës time si mësuese pranë Institutit të Nxënësve që nukShikojnë e si një person me probleme shikimi, që jam arsimuar pranë shkollave publike.Përmenda më sipër se nxënësit me probleme shikimi, janë të përfshirë në të gjitha nivelete sistemit tonë arsimor. Ky fakt është si rezultat i përdorimit më këta nxënës që nëarsimin 9-vjeçar të një programi mësimor të njëjtë me atë të shkollave normale publike.Arsyeja kryesore e përdorimit me këta nxënës të një programi të njëjtë mësimor qëndronnë koeficientin e njëjtë intelektual që kanë këta nxënës me nxënësit e tjerë që shohinnormalisht; (këtu e kam fjalën për nxënësit intelektualisht të pastër). Kështu kapacitetimendor i këtyre nxënësve është normal. Si rrjedhojë, këta nxënës kanë të njëjtën aftësi tënxëni. Në këtë kontekst, nxënësi me probleme shikimi shihet i barabartë me nxënësin qëka shikim normal.Problemi që vihet re në këtë aspekt, mund të them së qëndron në mendimin apo bindjenqë ekziston te një masë e caktuar njerëzish, të cilët mendojnë se kjo kategori nxënësishështë e paaftë të arsimohet normalisht si nxënësit e tjerë që shohin.Veprimtaria e të mësuarit përbëhet nga dy pjesë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën; (ngamësimdhënia dhe të nxënit), ose (nga dhënia dhe marria e informacionit). Këto hallka tëtë mësuarit, ndikojnë në mënyrë reciproke te njëra-tjetra.Në rastin e trajtimit jo vetëm të nxënësit me probleme shikimi si subjekt i të nxënit, poredhe të çdo nxënësi tjetër, rëndësi merr dhe mënyra, forma apo metoda që përdoret gjatëmësimdhënies ose transmetimit të informacionit.Në këtë kontekst, procesi i transmetimit të informacionit, ndërtohet mbi bazën e mënyrësmë të cilën ai e percepton botën përreth.Kuptohet që për nxënësin me probleme shikimi, bota perceptohet mbi bazën e të gjithashqisave të tjera përveç shqisës së të parit, (kur ajo nuk funksionon), ose në mënyrë tëpjesshme nga kjo shqisë, (kur ajo funksionon pjesërisht). Kështu, informacioni pamor qëi lipset nxënësit me probleme shikimi të marrë gjatë të nxënit, plotësohet me anë tëshqisave të tjera. Është për t’u përmendur këtu, se këto shqisa, te kjo kategori personash,janë shumë të perfeksionuara, aq sa plotësojnë në një masë të konsiderueshmemosfunksionimin e shqisës së të parit.Gjithashtu, në ndihmë të nxënësit me probleme shikimi, janë metoda dhe teknika tëspecializuara dhe të përshtatura për këta nxënës gjatë procesit të të mësuarit. Këto metodadhe teknika, jo vetëm që i ndihmojnë këta nxënës gjatë procesit mësimor, por bëjnë tëmundur që marrja e informacionit (pra të nxënit), të jetë pothuajse në të njëjtin nivel me

Page 72: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

72

nxënësit e t j erë që shohin. Gjej vend të theksoj edhe njëherë këtu, se kjo barazi net ënxënë, është si pasojë e një kapaciteti të njëjtë mendor dhe intelektual që zotërojnë këtanxënës me nxënësit me shikim normal. Zotërimi i këtij kapaciteti mendor dhe intelektual,ka bërët ë mundur që me dhjetëra e dhjetëra nxënës të kësaj kategorie, të kryejnë mesukses jo vetëm arsimin e mesëm, por edhe atë të lartë.Mosnjohja e metodave dhe teknikave që përdoret me këtë kategori nxënësish, bën qëpersona të ndryshëm, të paragjykojnë aftësitë dhe kapacitetin mendor të këtyre nxënësve,duke i cilësuar sit ë paaftë për të mësuar, madje shpesh herë pothuajse i barazojnë sinxënës me prapambetje mendore.Në kundërshtim me këto mendime apo paragjykime, realiteti dhe përvoja e punës me këtanxënës flet për të kundërtën. Këtu, po sjell një shembull të tillë:Përveç lëndëve te tilla si: matematikë, gjuhë, histori, gjeografi, biologji etj; lëndë në tëcilat mbizotëron informacioni teorik, informacion i cili përvetësohet me lehtësi nga këtanxënës, pasi aftësia për të mbajtur mend është në nivele të larta të kjo kategori personash,me këta nxënës zhvillohet edhe lënda e vizatimit. Për një masë të caktuar njerëzish, kjogjë mund të duket e çuditshme, madje dhe e pakonceptueshme. E them këtë, pasi dihet qëkjo lëndë kërkon kryesisht përqendrimin e shqisës së të parit.Përpara këtij fakti, çudisë dhe habisë së tyre, ata i shtojnë edhe mendimin se; (ç’u lipsetvizatimi këtyre nxënësve, për çfarë iu shërben ai)?Këtyre pyetjeve habitore, mund t’iu jap përgjigje duke u mbështetur edhe në studimet dhemendimet e psikologëve dhe studiuesve të kësaj fushe.Vizatimi nga këta studiues dhe psikologë, është konsideruar si një mjet i rëndësishëmkomunikimi. Ai është një nga mënyrat, me anë të të cilit fëmija komunikon me botën, poredhe paraqet realitetin sipas këndvështrimit të tij. Gjithashtu, nëpërmjet vizatimit, fëmijashpreh jo vetëm mendimet e tij për realitetin, por edhe çfarë ai ndien rreth këtij realiteti.Sit ë gjithë fëmijët, edhe këta fëmijë kanë dëshirë të vizatojnë dhe janë në gjendje tabëjnë këtë. Përveç nxënësve me shikim të pjesshëm, vizatime mund të bëjnë edhenxënësit me mungesë të shikimit, mjafton që at atë kenë mjete speciale ndihmëse (të cilatmundësojnë vizatimin në reliev).Në vizatimet e tyre këta nxënës, shprehin pothuajse të njëjtat probleme me fëmijët qëshohin, pak më të vegjël në moshë. Dihet që këta fëmijë nuk mund të jenë të sigurt se silipset ta paraqesin një objekt në një fletë të sheshtë, po në momentin që ata kanëmundësinë të përdorin vizat në një reliev të ngritur për të vizatuar, mund të arrijnë tëbëjnë vizatime të cilat ngjasojnë me vizatimet e fëmijëve që shohin. Mungesa e përvojësvizuale ndikon kryesisht në shkallën e saktësisë së paraqitjes së objektit. Problemetvariojnë që nga projektimi i mjediseve fizike të përshtatshme, e deri në mjaftueshmërinëe bazës materiale mësimore speciale për këta nxënës.Një aspekt tjetër, që realizon praktikisht trajtimin e barabartë të nxënësit me problemeshikimi si subjekt i të nxënit me nxënësit që shohin normalisht, është edhe një qasje e reqë prej më se gjysmë shekulli është përhapur në vendet perëndimore e së fundi ka filluartë pranohet dhe në vendin tonë;(siç është Arsimi Gjithëpërfshirës). Ky arsim nënkuptonpërfshirjen në arsimin normal publik, jo vetëm të kategorisë së nxënësve me problemeshikimi, por edhe të kategorive të tjera të dëmtimitPër këtë problem është hartuar (Strategjia Kombëtare për personat me aftësi të kufizuar),ku një ndër qëllimet e saj është dhe hartimi i politikave gjithëpërfshirëse arsimore përpersonat me aftësi të kufizuar.

Page 73: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

73

Gjithashtu, në nenin 40 të ligjit nr. 7952 për sistemin arsimor parauniversitar datë (2106-1995, midis të tjerash theksohet: (Këta persona mund të studiojnë në shkolla normale, nëklasa të posaçme pranë shkollave normale publike ose shkolla speciale në se kjo ështëdëshira e prindërve ose zgjedhja e duhur profesionale. Shteti ndërmerr masa për tëgarantuar kushtet e domosdoshme për integrimin gradual të personave me aftësi tëkufizuar në shkollat normale publike.Dy institucionet kombëtare me konvikt për fëmijë me humbje të shikimit dhe të dëgjimitplotësojnë rreth 80 për qind të nevojave, shkollat e tjera speciale i mbulojnë në një masëshumë të vogël këto nevoja. Mjaft qytete dhe fshatra mbeten pa mbuluar për shkaqeobjektive dhe subjektive. Këta fëmijë mbeten pa arsim jo vetëm për shkak të mungesës sëinformacionit mbi ekzistencën e shkollave për ta, por edhe të një mentaliteti qëmbizotëron nga vetë familjarët e tyre. 4-5 vitet e fundit M A SH në bashkëpunim me OJFtë ndryshme po organizon punët në drejtim të sensibilizimit të shkollave normale publikepër të pranuar këtë kategori fëmijësh në këto shkolla.Konkretisht, një numër simbolik nxënësish me probleme shikimi, kanë arritur tëmbarojnë arsimin normal publik të detyruar ose të ndjekin disa klasë pranë këtyreshkollave.Një problem që vihet re është papërgatitja e këtyre shkollave dhe mësuesve si nga anaorganizative, ashtu dhe profesionale për të përballuar këtë proces.Në qoftë se realizohet infrastruktura e përshtatshme fizike dhe mësimore, kategoria enxënësve me probleme shikimi, do të jetë një nga kategoritë që do të integrohet më shpejtdhe në mënyrë më të plotë pranë shkollave normale publike. Një pikë e fortëmbështetëse, e cila do të mundësojë realizimin me sukses të këtij procesi, është potencialimendor dhe intelektual që zotëron kjo kategori personash. Si rrjedhojë, ky kapacitet qëzotërojnë nxënësit me probleme shikimi, është edhe arma kryesore që lipset të na bëjë tëpohojmë për një barazi në të nxënë midis tyre e nxënësve të tjerë.Nga ana tjetër, nëpërmjet procesit të arsimimit gjithëpërfshirës, këtyre nxënësve, do t’ujepej edhe një mundësi më shumë për shfaqjen e aftësive dhe këtij potenciali. Kështu, dotë hapej më tej rruga drejt integrimit, gjë për të cilën ata kanë nevojë, dhe gjë e cila ështënjë kërkesë e detyrë që shtron sot koha dhe shoqëria.

POLITIKA E SHTETIT NË MBROTJEN E TË DREJTAVE TË TË VERBËRVE

Kristaq Xhaho

Të verbrit në Republikën e Shqipërisë ashtu si në gjithë botën përbëjnë një shtresësociale mjaft të përvuajtur,me problemet e veta specifike si pasojë e aftësisë sëkufizuar shumë problematike.Me fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri,e gjendur në një situatë tepërkomplekse,e pa mbrojtur nga ligji ajo u organizua në organizatën e vet kombëtare, ecila do ta përfaqësonte përballë organeve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse.Si rrjedhojë e reformave të kalimit nga ekonomia socialiste e centralizuar nëekonominë e tregut shumica e ndërmarrjeve publike u mbyllën. Për rrjedhojë dhemjaft të verbër u shpunësuan.

Page 74: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

74

Statusi i të verbrit i pasqyruar në Ligjin Nr. 8098 datë 28.3.1996,mishëroi dhemishëron të drejtat themelore të të verbërve,si e drejta e kompensimit fizik me pagesëmujore,e drejta e strehimit,arsimimit,e punësimit,e përkujdesjes,e depistimit dhekurimit falas nga shteti,e përjashtimit nga barrierat fiskale të drejtpërdrejta e të tjera.Të drejtat e të verbërve kanë qenë objektiva të përhershme të Shoqatës së të Verbërvetë Shqipërisë. Ajo ka pasur dhe ka si detyrë parësore bisedimet me autoritetet epushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, të nxisë strukturat shtetërore të hartojnë dherealizojnë programe në dobi të drejtpërdrejtë të të verbërve.Koncepti “luftë për të drejtat” është shumë domethënës sidomos për të verbrit. Ajoka bërë që gjatë këtyre 15 viteve situata ekonomike në favor të të verbërve tëndryshojë si: niveli i jetesës të rritet,plotësimi i një sërë nevojash emergjente tëkapërcehet dhe përfitimet nga ligji në përgjithësi të jenë mëtë ndjeshme. Kjo në një masë të konsiderueshme, falë punës këmbëngulëse nëkuptimin e përgjegjësive dhe veprimtarisë negociuese e konsultative të SHVSH-së.Megjithatë krahasimi me nivelin e jetesës dhe të përfitimit, të të drejtave të tëverbërve në vendet fqinje dhe evropiane tregon se jemi ende shumë mbrapa dhe sepolitika e shtetit lipset të orientohet dhe të përqendrohet më shumë të kjo kategori,nëmënyrë që qytetari i verbër të ndiej barazinë si shtetasit e tjerë,të riaftësohen dhe tëintegrohen në jetën e përditshme. Nuk pretendohet nga ne të arrihen standardet ejetesës së vendeve të zhvilluara ekonomikisht,por në një nivel mesatar që të kënaqëinteresat e kësaj shtrese.Të ardhurat ekonomike në krahasim me nevojat reale janë shumë tëpakta kur është fjala për të përballuar tregun për ushqime dhe veshmbathje,për mjetete tjera ndihmëse fizike,për investime strehimi dhe akomodimi,pagesat elëvizjes,shkollimit,plotësimin e interesave kulturore e shkencore,detyrimetfamiljare,shoqërore etj.Investimet e shtetit për institucione të posaçme të riaftësimit dhe rehabilitimit të tëverbërve janë të pakta duke qenë të pamjaftueshme. Investimet për QKRV-në nëTiranë edhe pse ka vite që ka filluar të ndërtohet, nuk po përfundon dhe nuk dihet sado të zgjasë ndërtimi i saj dhe kur do të funksionojë në dobi të të verbërve ky objektkombëtar me rëndësi të veçantë. Nuk bëhet fjalë për qendra të tjera nëpër qarqe.Për cilindo që ka sy të shikojë si partiak,pushtetar apo drejtues shteti, nuk mund tëmos e konstatojë se përgjithësisht jeta e të verbrit në Shqipëri është e mjerueshme,jetesa e pa sigurt. Si rrjedhojë detyrimet ligjore në hartimin e politikave më të drejtadhe më konkrete lipset të jenë më të mëdha dhe jo të rrezikohen dhe ato pak arritje tëderitanishme.

ROLI I INTERNETIT TEK TË VERBRIT

Klodian Bala

Diskutohet shumë rreth faktit se interneti dhe shërbime të tjera on-line janë teknologji tëreja që hapin dritare mundësish për gjithsecilin për të marr pjesë në epokën e re tëinformacionit dhe që ka përfitime dhe mundësi të veçanta për njerëzit me paaftësi. Nëliteraturë interneti shihet kryesisht si një mundësi për t’i dhënë një zgjidhje të paktën tëpjesshme barrierave të cilat kanë ekzistuar më parë për shumë njerëz me paaftësi, dukepërfshirë edhe ata që janë të verbër ose me dëmtime të shikimit. Ky theksim (kjo vënie në

Page 75: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

75

dukje) mund të reflektojë synimin më të madh për të siguruar një “jetë të pavarur” tëcilën Komisioni Evropian e përkufizoi si të tillë atëherë kur “personat me paaftësi arrijnëtë kontrollojnë jetët e tyre, të kenë akses ndaj të njëjtave mundësi dhe të përballojnë tënjëjtat zgjedhje në jetën e përditshme si personat normal.

Nuk ka asnjë dyshim se mundësitë për komunikim dhe për marrjen e informacionit nganjerëzit me paaftësi mund të zgjerohen në mënyrë të dukshme nëpërmjet shërbimeve on-line dhe se kjo po ndodh tashmë. Me anë të internetit, njerëzit e verbër, për herë të parë,mund të kërkojnë informacion pa pasur nevojë për ndihmë në formën e leximit për ta osesigurimin e formateve të ndryshme(veçanta), me vonesat pasuese që kjo përfshin. TheRoyal National Institute for the Blind (Instituti Mbretëror Kombëtar për të verbrit) iMbretërisë së Bashkuar pohoi se “interneti është një nga zhvillimet më domethënëse qëprej zbulimit të Brailit... sepse për të parën herë, si kurrë më parë, shumë njerëz të verbërdhe me shikim të pjesshëm kanë akses ndaj të njëjtës pasuri informacioni si njerëzit meshikim normal dhe nën të njëjtat terma.” Shpikësi i World Wide Web(Web-it/ RrjetitMbarë Botërore), Tim Berners-Lee pohoi s “fuqia e Web-it (Internetit) është nëuniversialitetin e tij. Aksesi nga të gjithë pavarësisht paaftësisë është një pjesëthelbësore”

Teknologjitë e reja shpesh duket të jenë atribuuar me fuqi për të zhbërë probleme sociale.Të shkruash rreth kompjuterit dhe internetit në lidhje me paaftësinë gjithashtu nënkuptonndonjëherë rrugët me të cilat teknologjia do të ndryshojë shoqërinë për këtë grupnjerëzish. Pretendohet se “interneti ka fuqinë për të ndryshuar jetët e njerëzve mepaaftësi. Mikrokompjuterët janë proklamuar si shpëtimtarët e rinj për njerëzit me paaftësisepse besohet se ata kanë një funksion korrigjues, duke ndihmuar njerëzit me paaftësi tëbëjnë ato gjëra që nuk mund t’i bënin më parë.

Kompjuterët nuk kanë as paragjykime as preferenca. Përdoruesi i kompjuterit mund tëketë çfarëdolloj ngjyre, besimi, origjine kombëtare ose karakteristike fizike. Informacionii paraqitur mund të jetë pamor, i prekshëm ose dëgjimor. Për herë të parë që kurcivilizimi braktisi traditën e përhapjes zanore të informacionit në favor të përfitimeve tësiguruara nga shkrimi e këndimi dhe fjala e shkruar, njerëzit e verbër mund të arijnëbarazinë për sa i përket aksesit ndaj informacionit.

Ky lloj komenti për internetin reflekton të shkruarin që është fokusuar në internet si njëutopi virtuale. Të menduarit për internetin si një utopi virtuale “është përgjigja më epritshme. Është ajo që marketingu dhe promocioni virtual gjithmonë e shet si vogëlsirë.”Megjithatë, është një përgjigje jopraktike sepse ajo injoron kontekstin social nga i ciliinterneti është shfaqur si një teknologji dhe kontekstin nën të cilin njerëzit marrin pjesë sibanorë virtual, por gjithashtu edhe si përdorues(operator) kompjuterësh prej mishi ekockash. Ajo injoron mungesën e përputhjes mes teknologjisë dhe nevojave të njerëzveme paaftësi dhe mungesën e burimeve për të blerë kompjuterë, paketash software-sh dhepajisje përshtatëse.

Programi Jaws

Page 76: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

76

Programi Jaws është një program i cilësuar si më i arrituri në lidhje me mënyrën e tij tëleximit të të dhënave të paraqitura në monitorin e një kompjuteri personal. Një softwarë(program) me anë të të cilit një person me aftësi të kufizuar shikimi mund të përdorikompjuterin madje dhe Internetin me anë të outputit ose paraqitjes zanore që ky programi bën informacionit të paraqitur në monitor. Kjo mund të arrihet me anë të disakomandave qe i jepen kompjuterit nga tastiera në varësi të informacionit që në duam tëmarrim. Përdorimi i paketës Office nëpërmjet këtij programi nuk përbën më problem përpersonat e verbër. Pra ata mund të krijojnë një material,ta ruajnë atë dhe madje taredaktojnë. Programi Jaws sot për sot përdoret dhe nga personat e verbër në vendin tonë.

GPS për personat me dëmtime të shikimit

Janë bërë shumë përpjekje për të integruar Global Positioning System (Sistemi iPozicionimit Global) në një sistem navigation-assistance (ndihmë-navigacioni) për tëverbrit. GPS u prezantua në fundin e viteve ‘80 dhe që atëherë janë bërë projekte tëndryshme kërkimi si Sistemi i Navigacionit MoBIC, Drishti dhe Brunel për të verbrit.

NOPPA dhe BrailleNote GPS

NOPPA

Sistemi i Navigacionit dhe drejtimit NOPPA u krijua për të ofruar transport publik dheinformacionin mbi rrugën dhe drejtimin duke përdorur teknologjinë GPS për ata personame dëmtim të shikimit. Ky ishte një projekt 3-vjeçar (2002-2005) në Sistemet Industriale(VTT) në Finlandë. Sistemi siguron një zinxhir udhëtimi të pashkëputur për një këmbësorqë përdor autobusët, për një udhëtar me abone të trenave dhe tramvajve në zonën e treqyteteve fqinje. Është i bazuar në një koncept serveri të informacionit, i cili ka përqasjetë përqendruar-tek-përdoruesi dhe orientuese për detyrën, për përmbushjen e nevojavepër informim për grupe me nevoja të veçanta.

Në sistem, Serveri i Informacionit është një përkthyes ndërmjet përdoruesit dhesistemeve të informacionit të internetit. Ai mbledh, filtron dhe integron informacioninnga burime të ndryshme dhe ia dorëzon rezultatet përdoruesit. Serveri merret me njohjene të folurit dhe funksioneve që kërkon ose përllogaritje të vështira dhe transferim të tëdhënave. Terminali i përdoruesit ruan sintezën e të folurit dhe shumicën e udhëheqjes tëudhës.NOPPA aktualisht është në gjendje të ofrojë planifikimin bazë të udhës/drejtimit dheshërbimeve të navigacionit në Finlandë. Në praktikë, kufizimet janë të dhënat e hartaveqë mund të kenë të dhëna të vjetruara ose pasaktësi, pozicionimi mund të mos jetë nëdizpozicion ose mund të jetë i pasaktë.

BrailleNote GPS

Mjeti BrailleNote GPS është realizuar nga Sendro Group, LLC dhe Pulse DataInternational, tani të quajtura Humanware, në 2002-in. Ngjan me një kombinim tëasistentit(ndihmësit) personal dixhital, software-it Map-quest dhe një zë mekanik.

Page 77: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

77

Me një marrës me madhësi afërsisht sa e një celulari të vogël, BrailleNote GPS përdorrrjetin(network-un) GPS për të përcaktuar pikën e pozicionit të udhëtarit në tokë dhe pikatë afërta me interes. Ne kompjuterët personal arrijnë sinjale radioje nga satelitët për tëhartuar lokalizimin e përdoruesit dhe t’i drejtojë ata drejt destinacionit të tyre me urdhrazanor të regjistruar. Sistemi përdor satelitët për të përcaktuar(hartuar) me anë të një rrjetitrekëndëshash pozicionin e marrësit, pak a shumë siç gjen anija lokalizimin në det.

Njerëzit e dëmtuar nga shikimi mund të ç’kodojnë pikat e interesit të tilla si restorantetlokale(e afërta) ose ndonjë lokalizim tjetër, në databazën e kompjuterit. Pas kësaj, atamund të godasin tastet mbi tastierën e njësisë për të drejtuar veten e tyre në një pikëinteresi specifike.

Njerëzit që janë të verbër ose me shikim të dëmtuar i përdorin me të vërtetë kompjuterët.Në fakt, shumë prej tyre e konsiderojnë aftësinë e tyre për të pasur akses ndajinformacionit dhe për t’u informuar përmes kompjuterëve të tyre si të domosdoshëm –nga pikëpamja (në nivelin) e të drejtave themelore njerëzore(humane) dhe civile.

Çdo njeri që përdor një kompjuter sot lipset vazhdimisht të kryejë dy detyra:

Të lexojë informacionin e paraqitur në monitorin e kompjuterit (ose në një sistem tjetëroutput-i/dalje); dhe t’i japë komjuterit input me bazë-komande ose me bazë-të-dhënash,përgjithësisht përmes një tastiere dhe një mjeti shenjues të tillë si mouse-i.

Njerëzit e verbër nuk janë në gjendje të përdorin një mjet shenjues, meqenëse përdorimi injë mjeti shenjues kërkon që përdoruesi të shikojë dhe manipulojë një kursor në-ekran.Njerëzit me një shikim disi të përdorshëm mund ose s’mund të jenë në gjendje tëpërdorin një mjet shenjues. Gjithsesi, njerëzit që janë të verbër ose me shikim të dëmtuarnë përgjithësi nuk kanë probleme me përdorimin e një tastiere kompjuteri. Si rrjedhim,përshtatjet(akomodimet) që duhen bërë për ta bërë një kompjuter të përdorshëm ngadikush që është i verbër ose më shikim të dëmtuar janë zëvendësimet që duhen bërë nëlidhje me pamundësinë për të parë dhe përdorur një ekran (screen) kompjuteri. E thënëme fjalë të tjera, njerëzit që janë të verbër kërkojnë përshtatje(akomodime) në sistemet eoutput-it/daljes të kompjuterit sesa në sistemet e input-it/hyrjes.

Individët që kanë dëmtime të shikimit dhe që s’mund të përshtaten me font-et/madhësinëdhe llojin e shkronjat të shtypit dhe ngjyrat në dispozicion shpesh përdorin programe tëzmadhimit të ekranit për të zmadhuar tekstin dhe imazhet. Njerëzit që janë të verbërpërdorin kompjuterin duke përdorur një prodhues(synthesizer) të foluri ose një paraqitjeBraille ripërtëritëse(refreshable). Versionet bashkëkohore të software-it që shoqëron njëprodhues të foluri ose paraqitje Braille interceptojnë informacionin sikur të ishte duke udërguar në ekran dhe e ruajnë atë në një konstrukt memorieje të njohur si modeli jashtë-ekranit (off-screen model)(OSM). Një model jashtë-ekranit(OSM) është në thelb njëdatabazë që mban përmbajtjen e ekranit duke përfshirë tekstin, grafikët dhe kontrollet.Leximi i ekranit ose programi Braille më pas siguron akses ndaj informacionit në OSMdhe e kthen atë në të folur ose Braille.

Page 78: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

78

Lexuesit modern të ekranit nuk bëjnë thjesht “leximin” e ekranit. Përkundrazi atambështeten mbi një analizim të ekranit dhe lexojnë pjesë të caktuara dhe jo disa pjesë tëtjera kur ekrani paraqitet së pari. Lexuesi i ekranit, për shembull, do të marr pjesë në njësistem kursori ose highlight bar. Më me rëndësi, përdoruesit i jepet kontroll i rreptë mbileximin e pjesëve diskrete(të veçanta) të ekranit, si p.sh. një Window title bar, menu osestatusi i linjës. Përdoruesi mundet gjithashtu të pushojë të folurin kur është marrëinformacioni i dëshiruar. Ka një dallim themelor mes programeve të përkohshme tëbazuara-tek-i-folur, të përdorura së pari nga njerëzit që janë të verbër, dhe programevestatike, një paraqitje-me-video, i zakonshëm për përdoruesit me shikim normal. Njëparaqitje Braille është statike ashtu si edhe analogu i saj videoja, megjithëse e aftë për tëparaqitur vetëm pak karaktere njëherësh – përgjithësisht jo më shumë se 80 – dhe e paaftëpër të paraqitur grafikë.

Programet e zmadhimit të ekranit i japin gjithashtu përdoruesve një sasi tëkonsiderueshme kontrolli mbi mënyrën sesi ato prezantojnë informacionin e paraqitur nëekran. Për shembull, duke përdorur një kombinim të komandave automatike dhemanuale, zmadhuesi i ekranit mund të fiksohet (set-ohet) për të ndjekur aktivitetin eekranit, të afrohet më shumë (zoom-in) mbi lokalizime specifike në ekran dhe të zbreslart e poshtë (scroll) nëpër tekst. Ashtu si me aplikime teknologjike ndihmëse të tjera,performanca e një zmadhuesi ekrani mund të përshpejtohet nëse aplikimet software, metë cilat priten të punojnë, disenjohen me aksesibilitet në mendje.

KËRKESAT E VEÇANTA TË TË VERBËRVE TË MOSHËS SË TRETË

Kosta Bako

Çdo individ ka nevoja për mallra dhe shërbime pasi nuk është në gjendje vetë të plotësojëgjithë nevojat që ai ka. Kjo kushtëzohet nga disa faktorë si ndarja shoqërore e punëskusht i domosdoshëm për rritjen e rendimentit shoqëror të punës, specializimi në kryerjene shërbimevesi faktorë vendimtarë në rritjen e cilësisë së tyre etj. Pra në kuptimin relativ të këtijkoncepti nuk ka asnjë individ me aftësi të pakufizuar. Por cili është ndryshimi midis njëpersoni me aftësi të kufizuar (PAK) ku përfshihen edhe ne me gjithë individët e shoqërisënë përgjithësi?Ndryshimi qëndron në faktin se PAK kanë më të kufizuara aftësitë e tyre dhe përrrjedhojë kanë nevoja për më shumë shërbime. Në këtë kuadër të verbrit e moshës së tretëmeritojnë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë njohjes dhe plotësimit të nevojave të tyre.Ata përbëjnë numrin më të madh të të verbërve rreth 62 për qind dhe kanë nevoja tëveçanta nga ato të gjithë të verbërve të tjerë.Në këtë moshë, krahas verbërisë këtyre personave u lipset të përballojnë edhe pasojat eamortizimit gradual dhe të vazhdueshëm të trupit të tyre dhe rrjedhimisht dhe të shfaqjesme intensitet më të lartë të sëmundjeve të ndryshme si ato të qarkullimit të gjakut, tësistemit të tretjes deri në ato të lëvizjes, ecjes së pavarur.Llojshmërinë e pafund të nevojave që ka kjo kategori invalidësh dhe të verbërish mund taklasifikojmë:nevoja ekonomike, sociale, shoqërore, kulturore, argëtuese etj.

Page 79: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

79

Me rritjen e moshës rriten edhe nevojat e te verbërve dhe detyrimet e shoqëruesve të tyrepasi i verbëri ka nevojë për shoqërim kudonë lëvizje, në shtëpi, në larjen e teshave, përgatitjen e ushqimeve etj. Por ne këtë procesnatyral të rritjes të moshës ndodh edhe pakësimi i disa kërkesave të tjera siç janë kërkesatpër argëtim, për dëgjimin e librave folës, për vizita në qendra turistike e muzeale, të cilate pakësojnë vëmendjen e shoqëruesit nga këto dhe e përqendrojnë vetëm në kërkesat epara.Përkatësia gjinore ndikon në nevojat specifike të të verbërve të moshës së tretë. Të tjeranevoja kanë femrat dhe te tjera nevoja kanë meshkujt. Këto kushtëzohen nga vetë natyrae tyre. Femrat kanë nevojë të ndjekin dhe të bëjnë punët e shtëpisë, të gatuajnë, pastrojnëetj, të dëgjojnë në radio dhe televizion këngë popullore, duke kaluarkështu kohën e lirë. Meshkujt kanë kërkesa të tjera si të lozin tavëll, domino, shah, tëdëgjojnë lajmet dhe buletinin informativ, gazetën “Drita e zërit”. Ajo çka është epërbashkët për të verbrit dhe të verbrat në qytetin tonë është se e kalojnë kohën dukeshëtitur buzë detit.Grupi i verbërisë është faktor i rëndësishëm në përcaktimin e nevojave. Ndërsa të verbrite grupit të parë kanë nevojë për shoqërues për të përballuar nevojat e verbërisë, tani nëmoshën e tretëdetyrat e shoqëruesit janë disi më të mëdha për të përballuar edhe pasojat e pakësimitgradual të aftësive. Nevojën e shoqëruesit e kanë më shumë se kurrë edhe të verbrit egrupit të dytë, pasi nëkëtë moshë ndodh koordinimi i dy faktorëve pleqërisë dhe verbërisë.Koha dhe mënyra se si është shkaktuar verbëria është faktor tjetër i rëndësishëm mepërcaktimin e nevojave specifike të të verbërve të moshës së tretë. Këtu mund të dallojmëtë verbër të moshës së tretë, të cilëve verbëria u është shkaktuar gjatë lindjes ose nëmoshën e parë, nga sëmundje të ndryshme. Kjo kategori edhe në moshën e tretë vazhdonnormalisht jetën në kushtet e verbërisë me të gjitha nevojat e saj. Por në këtë moshështohen edhe nevojat e moshës së tretë në përgjithësi.Të verbër të moshës së tretë, të cilëve verbëria u është shkaktuar në moshën e dytë sipasojë e sëmundjeve ose aksidenteve të ndryshme.Edhe kjo kategori në moshën e tretë ka nevoja të përafërta me kategorinë e parë, pasiështë e mësuar me pasojat e verbërisë qysh me moshën e dytë. Ata vazhdojnë të ndjekinndeshjet sportive, koncertet artistike, teatrot pasi edhe pse nuk shikojnë e kanëimagjinatën e ngjyrave, fushave, maleve, lekëve, mikromjedisit familjar, fushës sëshahut, skenave të teatrove dhe, rrjedhimisht kur dëgjojnë për të argëtuar në to bëjnëkoordinimin e atyre që dëgjojnë me ato që imagjinojnë.Të verbër të cilëve verbëria u është shkaktuar në moshën e tretë. Dihet që në moshën etretë për pasojë të ndryshimit të raportit të qelizave që lindin me ato që vdesin në trupin enjeriut në favor të atyre që vdesin ka humbje krahas aftësive të tjera, edhe të aftësive tëpamjes deri në verbimin e plotë të tyre. Ky është edhe faktori kryesor që pjesëndërrmuese rreth 62 për qind të të verbërve e përbëjnë ata të moshës së tretë pasi atyre që uështë shkaktuar verbëria në moshën e parë dhe të dytë e vazhdojnë të jenë të verbër edhene moshën e tretë u shtohen edhe këta të fundit.Kjo kategori, duke mos qenë e mësuar me pasojat e verbërisë e konsideron këtë “traumë”dhe shumica e tyre bie në depresion,qëndrojnë të vetmuar dhe të izoluar si nga mjedisi qëi rrethon edhe nga shoqëria. Pra nevojat e tyre janë edhe më specifike. Gjithë nevojave të

Page 80: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

80

tjera u shtohet edhe nevoja për një psikolog për ngritjen morale të tyre në mënyrë që tajetojnë jetën ashtu si u jepet e të përpiqen të dalin nga kufijtë e errësirës me vullnet egëzim. Ata plotësojnë në këtë mënyrë boshllëkun e krijuar në fund të jetës së tyre meveprimtari të tjera si të gjithë bashkëvuajtësit. Për sa u përket nevojave specifike që tëverbrit e moshës së tretë kanë ata mund të dallohen edhe nga gjendja ekonomike e tyredhe e familjeve ku ata bashkëjetojnë. Kur gjendja ekonomike e familjestë të verbrit është e keqe ose shumë e keqe domethënë të ardhurat për frymë tëpjesëtarëve të saj janë më të vogla se të ardhurat që merr vetë i verbëri gjendja është emjerueshme. Të ardhurat që shteti i jep të verbrit për të jetuar dhe për të përballuarpasojat e verbërisë zvogëlohen duke kaluar në favor të pjesëtarëve të tjerë të familjes.Çfarë mund të bëhet?Për të verbrit me gjendje të keqe ekonomike dhe për të vetmuarit lipset të ndërtohenqendra grumbullimi dhe rehabilitimi të specializuara, ku të bashkëjetojnë këta të verbër,t’u plotësohen atje nevojat ekonomike, sociale kulturore etj. Qendrat të jenë me të gjithamjediset e nevojshme si dhoma fjetjeje, salla ngrënieje, kuzhina, salla të çlodhjes, të kenëgjithë pajisjet e domosdoshme si radio, magnetofon ku të dëgjojnë lajmet, muzikë,materialet e prodhuara nga QKRV. Qendra të ketë edhe personelin e specializuar që t’ishërbejë si mjekë, infermierë psikologë, sociologë e mjediset çlodhëse në natyrë silulishte, stola ku të verbrit të qajnë hallet me njëri tjetrin dhe të kalojnë kohën.Të verbrit që jetojnë në familje me gjendje të mirë ekonomike nuk kanë probleme përmbijetesën e tyre, por nevojat e tyre kufizohen vetëm në nevoja të karakterit social,kulturor, argëtues dhe në nevoja shërbimi në përgjithësi. Këto nevoja plotësohen nga vetëfamiljarët, shoqëruesit e tyre dhe vetë ata. Kjo kategori të verbërish është më dinjitoze, sinë familje dhe në shoqëri pasi shpenzimet shtesë që i verbëri kërkon për të plotësuarnevojat e tij janë minimale në buxhetin e familjes dhe ka mundësi të përballojëshpenzimet që kërkon kalimi i kohës me shoqëri.Niveli arsimor i të verbërve ndikon nevojat e veçanta. Të tjera nevoja ka i verbëri paarsim ose me arsim fillor e tetëvjeçar dhe të tjera nevoja ka ai me arsim të lartë.Materialet e prodhuara nga QKRV janë të pëlqyeshme nga të gjithë të verbrit, por në tolipset të ketë edhe materiale të tjera shtesë që t’i përgjigjen më mirë edhe nevojave tëkësaj pakice të verbërish. Ata, edhe pse në kushtet e verbërisë përpiqen ta jetojnë jetënme të njëjtin intensitet si më parë, kërkojnë buletinin informativ, gazetën “ Drita e Zërit “,ata kërkojnë më shumë materiale shkencore që t’i përgjigjen profesionit të tyre bazë.Ndryshe është problemi me të verbrit pa arsim ose me arsim fillor. Ata kërkojnë tëdëgjojnë më shumë fakte konkrete të shoqërisë, ngjarje të veçanta e rutinë.Karakteristikë e të verbërve të moshës së tretë me nivel arsimor të pamjaftueshëm është

se ata janë shumë të apasionuar pas feve tradicionale të vendit tonë ose atyre që kanë hyrëpas vitit 1990. Kjo përcakton edhe detyrat tona për të forcuar bashkëpunimin me këto fe.Vendbanimi i të verbërve diferencon më tej nevojat specifike të tyre. Jetesa në fshat ështëmë e vështirë pasi nuk ka në to qendra spitalore, kulturore, veprimtari sportive etj. Kështuqë kurimi dhe argëtimi i të verbërve në fshatra është më i vështirë. Edhe të verbrit kanëvështirësi në plotësimin e nevojave të tyre, ne kemi vështirësi në takimet me ta qarjen ehalleve dhe shpërndarjen e materialeve të prodhuara nga QKRV. Megjithatë të verbrit qëjetojnë në fshat si pasojë e mentalitetit të tyre kanë kërkesa më të kufizuara se ata qëjetojnë në qytet. Forma e bashkëjetesës të të verbrit është një tregues tjetër qëkushtëzon nevojat e tij. Ai i verbër që jeton në familje me fëmijë,

Page 81: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

81

nipër e mbesa e bashkëshortin/en, i plotësohen më mirë nevojat se të verbrit që jetojnë tëvetmuar. Kjo përcakton edhe ndryshimin e strukturës të kërkesave të tij. Ai ka më shumënevoja argëtimi, social kulturore sepse edhe mund t’u plotësohen më mirë ato.

TË NJOHIM E REALIZOJMË TË DREJTAT E VEÇANTA TË TË VERBËRVE

Avokat Ergys Hysi

Normat ligjore Kushtetuese sanksionojnë të drejtën e arsimimit, të punësimit dhe tëbarazisë në të gjitha fushat për të gjithë personat në Republikën e Shqipërisë.Megjithatë ka njerëz, të cilët konsiderohen nga shoqëria jonë ndryshe, jo me të njëjtat tëdrejta që i përkasin pjesës tjetër të shoqërisë. Këto janë pikërisht personat me aftësi tëkufizuara, siç janë dhe të verbrit.Të verbrit hasin në shoqërinë tonë probleme të ndryshme pikërisht sepse mendohet sekëtyre personave u mungon diçka.Një filozofe e madhe Katherin Maccinon në një vepër për të drejtat themelore të njeriutshpjegon se nuk ekzistojnë grupe që kanë më pak apo më shumë të drejta, sepse personatme aftësi të kufizuara janë ndryshe nga ne, aq sa jemi ne ndryshe nga ata.Kështu të verbrit mund të arsimohen në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën shkollë kuarsimohen personat që shikojnë, mbase kështu do te mund të jetojnë të gjithë padiskriminuar asnjë kategori.Por kjo do të thotë që për këta persona impenjimi lipset të jetë i madh dhe i rëndësishëmpër realizimin dhe respektimin e të drejtave të tyre, si për çdo individ tjetër. Pikërisht përrespektimin e të drejtave të të verbërve është miratuar Ligji Nr. 8098, datë 28/03/1996mbi zbatimin e normave që mbikëqyrin të drejtat e të verbërve, mbi rëndësinë dhendërgjegjësimin e njerëzve për këto të drejta.Ky ligj vendos norma për të ndihmuar të verbrit të integrohen në shoqërinë shqiptare, përkrijimin e kushteve normale të jetesës dhe të mbrojtjes të këtyre personave, në shkollë, nëpunë, në përcaktimin e fondeve për klinikat që u ofrojnë shërbimin shëndetësor atyre,kundrejt shfrytëzimit, fyerjes dhe abuzimit të personalitetit të tyre mbrohen posaçërishtnga Shteti. Përveç normave që u trajtuan me lart, ky,ligj përcakton dhe favorizime tëndryshme, si përjashtimin e të verbërve nga çdo lloj takse dhe tatimi, përfitimin nga shtetitë të ardhurave për shkak të gjendjes së tyre.Ligji shqyrton edhe problemet e mjedisit që i rrethon, sidomos ato të urbanistikes, tëpërshtatjes së rrugëve dhe të mjediseve publike edhe për të verbrit.Lind pyetja: si zbatohet ky ligj në radhë të parë nga organet e pushtetit qendror dhevendor dhe sa shoqëria është e ndërgjegjshme për problemet që ka në mënyrë tëdrejtpërdrejtë kjo kategori.Që në ditët e para të zhvillimeve demokratike janë bërë përpjekje të mëdha për tëndihmuar këtë kategori, sidomos me krijimin e Shoqatës të të Verbërve më 8 janar 1991.Kjo Shoqatë përfaqëson pjesëmarrësit e saj nëpër institucione të ndryshme për plotësimine kushteve të një jete më të mirë dhe më të pranueshme për të verbrit, duke u ndeshur çdoditë me probleme nga më të ndryshmet. Duke marrë parasysh legjislacionet perëndimoremund të flasim për punën e organizatave italiane të cilat kanë raporte të ngushtabashkëpunimi me administratën publike për përballimin e problematikave të ndryshme qëi përkasin tipit të kufizimit.

Page 82: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

82

Këto projekte mund të realizohen vetëm me mbështetjen e klasës politike, duke i dhënë tëdrejta ekskluzive kësaj kategorie.Është e nevojshme që në radhë të parë administrata publike të mos ketë paragjykime, tëangazhohet dhe të ketë kualifikim e duhur për trajtimin dhe integrimin në fusha tëndryshme të veprimtarive. Pavarësisht arritjeve nga bashkëpunimi i Shoqatës të tëVerbërve me institucionet publike, ka ende shumë punë për të bërë sidomos në drejtim tëpunësimit të kësaj kategorie personash, të cilët dhe pse me arsimin përkatës nuk arrijnë tëintegrohen.Një rol të rëndësishëm ka neni 13 mbi “ Statusin e të verbërve”, në bazë të të cilit, shtetilipset të mbrojë dhe të përkrahë Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, duke i dhënë asajnjë rol aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të verbërve, duke i trajtuar ata sipalë konsultative në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe monitorimin përzbatueshmërinë e tyre.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë mbron jo vetëm të drejtat e anëtarëve të saj, por edhetë të verbërve të tjerë që nuk janë anëtarë të saj.Dhe njohja e parimeve të tiflologjisë do të ishte e domosdoshme në përballimin dheintegrimin e problemeve të tyre në shoqërinë dhe politikën shqiptare.Objektivi i vetëm është që Qeveria dhe administrata publike e udhëhequr nga mirësia,nga pozitiviteti të përpiqen për të ndihmuar duke kontribuar në përpjekjet e Shoqatës të tëVerbërve jo vetëm në organizimin e saj të brendshëm, por mbi të gjitha, në realizimin dheplotësimin e problematikave të parashtruara.Kjo mund të arrihet me një angazhim të plotë nga të gjithë ne, duke përfshirë këtu jovetëm klasën politike dhe Shoqatën, por dhe të verbrit që i përjetojmë këto probleme çdoditë, sepse një shoqëri që është e mirë për personat me aftësi të kufizuara është e mirë përtë gjithë.Kjo mund të çojë në realizimin e një realiteti të ri për ne, pse jo, dhe për shoqërinëshqiptare e cila mund të fitojë dhe nga të verbrit një ndihmesë të konsiderueshme nërritjen e saj kulturore, ekonomike dhe sociale.

NDËRGJEGJËSIM I OPINIONIT DHE PASOJAT

Emiliano Lule

Vendi ynë ka përjetuar një periudhë historike 45 vjeçare në regjimin totalitar. Për pasojëdegë të ndryshme të dijes, të ekonomisë dhe politikës edhe sot e kësaj dite shprehin herëpas here reminishenca të atij sistemi. Kështu shpjegohet në njëfarë mënyre dhe tejzgjatjae periudhës së tranzicionit.Zhvillimet ekonomike paskomuniste në Shqipëri sollën për pasojë dhe zhvillime socialeshumë të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me ekuilibra të reja socialë.Një rëndësi të veçantë marrin sidomos zhvillimet në shoqërinë civile krijimi i shumëshoqatave të cilat i japin shtytje të fuqishme zhvillimit të shoqërisë siç janë shoqatamjedisore, shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shoqata e kryqit të kuq, shoqatapër,mbrojtjen e fëmijëve të braktisur etj. Veçanërisht u spikatën shoqata me shtrirjekombëtare si: Shoqata e Invalidëve të Shqipërisë, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë etj.Këto organizata kanë kaluar tashmë fazën e faktorizimit, ato kanë platforma të qarta tëcilat kanë në qendër integrimin e qytetarëve me aftësi të kufizuara në shoqëri. Për të

Page 83: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

83

realizuar këtë qëllim të tyre ato nuk mbështeten më në ndihma, donacione të huaja, porkanë ideuar strategji afatgjata dhe politika shumë të qarta për realizimin e tyre.Thelbësore është krijimi i raporteve institucionale të këtyre organizatave të shoqërisëcivile me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Këto raporte janë mundësuar si pasojë e njëpune intensive në kërkim të standardeve dhe modeleve të pranueshme për kushtetekonomike dhe politike të vendit tonë. Stafet drejtuese, veçanërisht në Shoqatën e tëVerbërve të Shqipërisë si dhe strukturat në bazë të kësaj shoqate bëjnë përpjekje tëvazhdueshme për të rritur efiçencën e tyre në raport me pushtetin qendror dhe atë vendor.Baza e suksesit ka qenë dhe mbetet zgjidhja e modeleve të përshtatshme tëbashkëpunimit si dhe një ekspertizë e mbështetur në kartën e O K B -së për të drejtat enjeriut, Konventën Evropiane për personat me aftësi të kufizuar dhe të dhëna të tjerashkencore dhe standarde mjekësore për komunitetin e qytetarëve të paaftë.Në kushtet kur shteti ka ende barrën e një rregullatori ekonomik në fushën e paaftësisë,përcaktimi i kësaj barre merr një rol të dorës së parë. Pikërisht në këtë moment merrkuptimin e plotë raporti shtet - shoqëri civile,ose më mirë të themi,se në këto raporteshfaqet fytyra sociale e shtetit. Unë mund të konfirmoj se pavarësisht zhvillimit tëngadaltë ekonomik, pavarësisht dhe shumë vështirësive të tjera që përballon shtetishqiptar, pavarësisht rotacionit të qeverive, raporti shtet - shoqëri në kuptimin epersonave me aftësi të kufizuar ka qenë një raport i pranueshëm. Ky raport bëhet edhe mëi kuptueshëm po të kemi parasysh se qeveritë janë gjithmonë në presionin jo vetëm, tëfaktorëve socialë, por edhe të formave të reja të zhvillimit kapitalist,Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në suksesin e partneritetit shtet - shoqëri civile kaqenë dhe mbetet sensibilizimi i opinionit publik dhe zyrtar.Ky sensibilizim është arritur nëpërmjet dy metodave kryesore të komunikimit verbal dheajo e komunikimit jo verbal. Komunikimi si mjet i vetëm dhe i domosdoshëm përsensibilizimin e opinionit publik dhe zyrtar në kohën e sotme përcaktohet si një vargkompleks i veprimeve dhe i reagimeve në forma dhe me mjete të ndryshme, i individëvegrupeve shoqërore dhe i kulturave, që orientohen drejt pikësynimeve, të cilat ndryshojnëvazhdimisht. Përcaktimi i pozicionit në këtë zinxhir hallkash përbën një detyrë shumë tërëndësishme të organizatave dhe organeve të tyre drejtuese. Ndonjëherë vërehenvështirësi dhe në përcaktimin e qëllimit gjë e cila vjen si pasojë e difiçencave që vihen renë drejtuesit e organizatave shoqërore.Qëllimi si koncept për shkak të fragmentimeve sociale humbet në terma e slogane, gjë qëpërfundimisht të çon në minimizimin e objektivave të një qëllimi. Në këtë rastsensibilizimi i opinionit qoftë publik qoftë zyrtar nuk është i efektshëmE kundërta ndodh kur qëllimi i një organizate shoqërore i cili (mishërohet në një strategjiafatgjatë është përcaktuar saktë. Struktura e kësaj strategjie është e një rëndësie të dorëssë parë. Këtu kam parasysh strukturat e saj në qendër dhe në bazë si dhe qëllimi imbështetur ligjërisht në statute, rregullore, udhëzime etj.Duke dashur të sjell në evidencë sensibilizimin e opinionit publike dhe zyrtar nëpërmjetkomunikimit verbal lipset të sjell në vëmendjen tuaj se përveç metodave të komunikimitmasiv dhe në grupe një rëndësi të veçantë merr komunikimi ndërvetjak. Ky komunikim icili realizohet përgjithësisht ndërmjet personave që kanë atribute të veçanta nëvendimmarrje është një nga komunikimet verbale më të suksesshme.”Niveli i komunikimit ndërvetjak nga persona të mandatuar dhe që kanë aftësitë dhenjohuritë e domosdoshme shkencore për të bërë ekspertiza të sakta për probleme të

Page 84: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

84

veçanta. Ky lloj sensibilizimi bëhet edhe më i efektshëm kur nuk mbetet vetëm në suazate një komunikimi të thjeshtë dhe verbal. Vënia në balancë e qëllimit e mjeteve modelevedhe njerëzve nga njëra anë si dhe pushtetit shtetëror, ligjeve dhe normave nga ana tjetërbënë që produkti të jetë një pjesë e mirë e zgjidhjes.Kjo për sa u përket strukturave vendimmarrëse në qendër. Problemet tërësore të drejtimitnuk mund të kuptohen vetëm (vetëm nga një miratim në parim i organeve vendimmarrësenë qendër).Implementimi i një strategjie normalisht jep efekt në bazë. Në këtë pikë sensibilizimi iopinionit publik dhe atij zyrtar merr një rëndësi të jashtëzakonshme.Duke qenë së zyrtarët në bazë janë në numër më të madh, problematika në implementimështë më e madhe. Sensibilizimi i opinionit zyrtar në këtë stad përveç mjeteve tëkomunikimit masiv mund të bëhet me shumë efektivitet edhe nëpërmjet shoqërizimit. Nëshoqërizimin e njerëzve një rol të veçantë luan edhe opinioni publik. Ky opinion ikuptuar si tërësi pikëpamjesh të shumicës së njerëzve në vendin tonë për çështje tëndryshme veçanërisht për ato të diskutueshme përbën një hallkë të rëndësishme të punësndërgjegjësuese në bazëVënia përballë njeri tjetrit të opinionit të pjesëve të ndryshme të shoqërisë sjellin siprodukt realizimin e qëllimit. Kur flasim për opinion publik në bazë nuk mund të lëmë pamarrë parasysh dy elemente të rëndësishëm që determinojnë në këtë fushë. Po t’ireferohemi z. Giovani Sartori në një botim të tij të vitit 93’ me titull “Edhe një herë përteorinë e demokracisë “, dallojmë qartë se opinioni publik në bazë është atribut i pjesës sëinteresuar dhe të informuar të popullsisë që përbëhet nga 5 - l 0 për qind të publikut qëinteresohet për çështje politike dhe sociale. Sigurisht pjesëtarët e publikut të informuarnuk bëhen automatikisht ose tërësisht drejtues opinioni. Megjithatë ata përbëjnë një grupreferimi për bashkësitë e miqve dhe fqinjëve përkatëspër njerëzit të cilëve u drejtohen.Kështu drejtuesit lokalë të opinionit mund ose të bllokojnë ose të forcojnë ose tështrembërojnë ose të përforcojnë dhe në çdo rast përzgjedhim rëndësinë e mesazheve tëmjeteve të informacionit masiv ose t’u japim besueshmërinë atyre. Veçanërisht kyfenomen bëhet edhe më domethënës kur kemi parasysh një publik krejtësisht të veçantësiç është ai i qytetarëve të paaftë.Në qoftë se, sipas z. Sartori, 5-10 për qind e popullsisë janë të informuar dhe të interesuarpër problemet politike dhe sociale në komunitetin e qytetarëve të paaftë ky numër bie nëshifrat të pakonsiderueshme, çka do të thotë se sensibilizimi i opinionit do të bëhet nëmënyrë të kualifikuar pikërisht nga ky numër i kufizuar njerëzish të cilët janë tëmirinformuar për çështje të veçanta të politikave sociale.Të gjendur në këto kushte ndihet i domosdoshëm sensibilizimi i opinionit me mjete tëtjera. Në këtë kontekst një mundësi shumë të mirë krijonkomunikimi masiv. Ky komunikim shpreh efikasitetin e tij nëpërmjet tipareve dalluese tëtij, siç janë:Numri i pjesëmarrëseve, evitimi i mesazheve personale, veçimi i anëtarëve ose grupeve tëinteresit në hapësirë dhe në kohë etj. Veçanërisht interesant është komunikimi masiv mekomunitetin e të verbërve dhe të personave që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin. Ky llojkomunikimi përbën një risi në shoqërinë shqiptare. Në këtë fushë janë bërë përpjekje, tërëndësishme për futjen e teknikave të reja të komunikimi ku një vend të rëndësishëm zë

Page 85: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

85

tiflologjia. Këtu rezultatet janë të prekshme dhe ndonëse me hapa të ngadalshme po ecetnë mënyrë të sigurt drejt pajisjes së qytetarëve të verbër me aparatetifloteknike.Tifloteknika i ka shërbyer këtij komuniteti si një media e nivelit bashkëkohor. Mjafton tëpërmendim gazetën “Drita e zërit “ si dhe mjaft botime të tjera si romane, cikle poezish,metoda për gjuhët e huaja etj. të cilat praktikohen në kaseta audio dhe që informojnëqytetarët e verbër si një alternativë për komunikim masiv.Zonja dhe zotërinj!Në kuadrin e sensibilizimit të opinionit publik dhe zyrtar, një rëndësi të veçantë merredhe komunikimi jo verbal. I marrë në tërësinë e tij ky lloj komunikimi përfshin një gamëtë gjerë sjelljesh që kryesisht kanë të bëjnë me raportet mes individëve dhe grupeve tëveçantë. Por kjo nuk do të thotë që të mos përfshihen në komunikim edhe • organizata tëmëdha siç janë ato kombëtare apo grupe të tjera interesi.Në themel të këtij komunikimi për qëllime sensibilizimi qëndron performanca. Përcjelljae ideve tona e qëllimeve apo e interesave arrihet nëpërmjet shfaqjeve të mëdha e realizuarkjo nëpërmjet një numri të pafund mënyrash praktike. Këto mënyra të shfaqjes janëgjithmonë në funksion të kohës dhe hapësirës dhe ndryshojnë në bazë të interesave, tëcilat, gjithashtu, në vartësi të kohës dhe hapësirës janë të ndryshme. Edhe zgjedhja emodelit të pranueshëm dhe të absorbueshëm nga publiku i gjerë sjell si produkt njësensibilizim mjaft të efektshëm dhe frytdhënës. Një numër shoqatash, por edhe grupe tëndryshme interesi, që formimin e tyre e realizojnë në mënyrë mjaft efektive. Në këtëkuadër, si shembull të komunikimit jo verbal, me qëllim nxitjen dhe sensibilizimin eopinionit publik është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila praktikohet ngaShoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Është një organizim shumë i thjeshtë ku qytetarët everbër të pajisur me një shkop të bardhë shëtisin nëpër rrugët e qyteteve, në këtë rastefekti sensibilizues për masën e qytetarëve të tjerë të pranishëm në këtë performancëpublike është dukshëm i qartë dhe mjaft i efektshëm.Një mënyrë tjetër për performimin për qëllime sensibilizuese është edhe hartimi iprojekteve të ndryshme në funksion të komuniteteve të veçanta.Këto projekte, të cilat nxiten nga stafe mjaft të specializuar dhe që bashkërendojnë meinstitucione kombëtare dhe ndërkombëtare kanë për qëllim që t’u afrojnë qytetarëveshërbime të ndryshme, Projekte të tilla janë shprehur mjaft domethënëse dhe falë njësensibilizimi të domosdoshëm arrijnë objektiva gjithëpërfshirëse. Po kështu organizimi injë numri forumesh Brenda organizatave të ndryshme shoqërore të cilat në esencëpërbëjnë shfaqje jo verbale të fenomenit, rezultojnë me impakt pozitiv në mjedisin ku atoshfaqen. Një mjet i fuqishëm jo vetëm sensibilizues por edhe influencues nëvendimmarrje është “Lobimi” Ky si një mjet mjaft i fuqizues dhe me impakt mjaft tërëndësishëm në vendimmarrje është praktikuar me shumë sukses rreth dy shekuj më parënë kongresin Amerikan. Tashmë Lobimi është kthyer në një mjet të domosdoshëm tëkomunikimit verbal por parë në këndvështrimin e sensibilizimit mund të themi që ështënjë formë e komunikimit jo verbal. Kjo për faktin se lobet nuk marrin vendimedomethënë mbeten një shfaqe.Marrëdhëniet ndërkombëtare të organizatave shoqërore dhe grupeve të ndryshme tëinteresit mbeten një fa\or domethënës që rezulton tek publiku i gjerë, një marrëdhënie ecila konfirmon jo vetëm praninë e organizatave por dhe integrimin e tyre në rrjedhatevropiane.

Page 86: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

86

Shembuj të shumtë të bashkëpunimeve me jashtë sjellin edhe një herë në vëmendjen tonënivelin e lartë të stafeve drejtuese si dhe suksese të padiskutueshme në punën e tyre përrealizimin e objektivave konkrete.

SHANSET E INTEGRIMIT DHE INFROMATIZIMIT TË TIFLOLOGJISË NË SHQIPËRI

Demir Meka

Guxoj të bëj apologjinë e të ndëshkuarve pa faj. Apologjinë e atyre njerëzve që rruga edritës u fillon të ndonjë shpikje e papritur e shkencëtarëve për të mos thënë të zemër-gjerësia e ndokujt që pranon vetëm për pak të të shpjegoj apo lexoj diçka. Nëse nukshikon ke në dorë arsye të mëdha për të kuptuar dhe njohur rrugët por jo mundësi më tëpakta për t’i shkelur. Por përsëri mbetet një derë. Informacioni është baza e zhvillimitdhe vullneti rruga drejtë tij. Nëse përpara dy shekujsh, njerëzit që nuk shikoninklasifikoheshin si të pazotët për gjithçka, sot ata kanë fatin të përcjellin gati në kohë realeçdo hap të teknologjisë informatike. Duke përbuzur për 2 sekonda teoritë më lejoni t’jupyes kush prej jush është ndalur ndonjëherë të mendojë se sa shumë varet liria e këtyrenjerëzve nga çfarëdo lloj softweri që teknikisht e ndihmon, por në fakt, e robëron dhe përse? Në kushte hipotetike shumëkush do të pëshpëritë një “po” prej altruisti. E di që janëshumë më pak dhe ju jap të drejtë, për sa kohë keni larg lëkurës suaj. Nuk jam këtu për tëhimnizuar të verbrit as për t’u bindur në zgjuarsinë e tyre me teorinë e kompensimit tëshqisave, thjeshtë dua t,ju nxis të mos i shikoni të mangët përtej pamundësisë për të parëfizikisht. Këtë ftesë ndaj jush së pari e kam detyrë ndaj vetes për të mos mbetur peng iparagjykimit as i vetëhandikapimit, nëse do të zbatoja mësimet e psikologjisë..Konkretisht, të tregojmë se cilat janë shanset që kësaj radhe teknologjia i ka ofruartiflologjisë.Tashmë nuk është më e çuditshme të shohësh një njeri të verbër që komandon njëkompjuter, të përdorë pa asnjë problem një telefon celular apo një aparaturë tjetërelektronike të së njëjtës familje me këto të dyja. zanafilla është tek realizimi i njësoftware të quajtur Jaws nga kompania amerikane Fredom Scientific. Besoj tek empatia ekëtyre informatizuesve që kanë kontribuar më këtë mrekulli të radhës. Në mënyrë tëpadiskutueshme ky program u fal dritën e munguar këtij kontigjenti personash, të cilëndëshirën për t’u integruar e kanë pasur edhe përpara realizimit të këtij programi. Kuptohetqartë që në ditët tona me mungesën e teknologjisë do të ishim njëlloj si në epokën e gurit.Po përpiqem të them se është një moment ku një njeri i verbër përpara kompjuterit është ibarabartë me një njeri tjetër ashtu si edhe në plot drejtime të tjera. E parë në këtë prizëmky softwar nuk bën gjë tjetër, veçse ekuilibron shanset. Nuk ka më arsye të ndjehemi keq,kur dëgjojmë në media apo kudo tjetër se teknologjia po avancon me hapa gjigante, sepsemund të jemi edhe në pjesë e këtyre hapave. Më parë një kompjuter do të ishte një ëndërrnë sirtar, apo një dhuratë të cilën nuk do ta hapje kurrë, kurse një celular do të ishte njëmjet që do ta kuptojë që funksiononte vetëm kur ndokush do të kujtohej të të bëntendonjë telefonatë. Tanimë të tjerëve mund t’u bësh edhe surpriza duke u shkruar ti i parinjë SMS, edhe nëse ta kthejnë ta lexosh vetë. Pra këto detaje, të cilat janë farë tëparëndësishme në botën e çudirave të teknologjisë luajnë rolin kryesor në integrimin enjerëzve me probleme në shikim ashtu siç luajnë rol të rëndësishëm në përgjithësi nëjetën normale, por në rastin tonë them rolin kryesor sepse nuk bëhet fjalë vetëm për

Page 87: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

87

krijimit të mundësisë për të përthithur informacionin por për të reduktuar një sërëefektesh të dëmshëm psikologjike dhe fenomene sociale. Nuk po ndalem të bëj analiza tëkëtyre efekteve sepse ka probabilitet të arrijmë në fakte tronditëse por ajo që dua të themështë se duke qenë se teknologjia ka marrë kohët e fundit një zhvillim të vrullshëm dhe tëqenit pjesë e këtij zhvillimi të krijon mundësinë të jesh i spikatur. Kjo vëmendje bën që tënxjerrë nga plogështia këta njerëz dhe rezultatet janë sensibilizimi, ulja e paragjykimevedhe zhdukja e stereotipizimeve. Retorika flet hapur për progresin shumëplanësh që sjellkjo teknologji. Fakti që janë vënë në dispozicion këto software të cilat ndihmojnë tëkryejnë procese të zakonshme por thelbësore në komunikim në rritje të vetëvlerësimit.Kundrafakte e djeshme jofavorizuese, sot janë fakte të pamohueshme të botës nëndryshim. Ky është paradoksi i kohës.

Ku konsistojnë këto shanse që ofron ky zhvillim informativ?

Njohja me këtë program i cili më ka dhënë edhe mua mundësinë të përgatis këtë materialështë e vetmja mundësi për të pasur akses në kompjuter dhe për të përdorur gamën e gjerëtë programeve të tjera. Jaws është një program që vokalizon gjithçka në kompjuter dukefilluar nga sistemi i shfrytëzimit deri në programet e tjera të editimit të tekstit, zërit edheshumë formatesh të tjerë. Pikërisht ky është edhe slogani i programit, pra Desktop readerfor Windows, lexues i ekranit për Windows, lexim ky i bërë në kohën e duhur dhe nëmomentin e duhur. Jaws është pothuajse perfekt për nga mënyra e përdorimit sepsemanipulon në bazë tastiere. Dihet që kjo e fundit ka qenë gjithmonë primare nëkompjuter për sa i përket futjes së të dhënave apo komandave.

Komandat e tastierës

JAWS ka një listë të gjerë të komandave për tastierën. Kombinimet e tasteve përpërdorimin e tastierës quhen keystrokes ose commands. Këto sigurojnë një akses tëshpejtë dhe efektiv në të gjitha tiparet e Windows. Programet janë të hapura, të përdoruradhe të mbyllura. Përmes përdorimit të gjerë të kombinimit të tasteve janë kaluar kufijtë epërdorimit të një mjedisi të caktuar. Jaws përdor kursorin për të gjurmuar aktivitetin esistemit dhe për të ndjekur informacionin e nevojshëm. Kombinimet e tasteve në Jaws nalejojnë ne të kontrollojmë çfarë informacioni dhe sasinë e informacionit që flet Jaws nënjë kohë të dhënë duke kontrolluar lëvizjen e këtyre kursorëve. Shumicën e kohës kur nepërdorim një kombinim tastesh ne jemi gjithashtu duke manipuluar një kursor. Për këtëarsye shumë kombinime tastesh veprojnë në mënyra të ndryshme për kursorë tëndryshëm. Në fakt disa kombinime tastesh nuk punojnë si lipset derisa kursori korrekt tëjetë zgjedhur. P.sh n.q.s ne përpiqemi të kufizojmë kursorin Jaws (INSERT+R) ndërsakursori i PC është aktiv, ne do të marrim mesazhin, përpara se të vendosim kufizime,duhet të hapim ose Jaws ose kursorin e padukshëm.Disa kursorë punojnë vetëm në aplikime të përcaktuara apo seksione të tyre. Kursori i PCnuk mund të hyjë në mënyrë direkte, në çdo pjesë të ekranit por ai shkon aty ku fokusi isistemit shkon.

Ky seksion në sistemin ndihmës të Jaws përmban të listuar kombinimet më tëpërdorshme të tasteve për WINDOWS dhe listimin e të gjithë kombinimeve për JAWS.

Page 88: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

88

Është bërë përpjekje të organizohen këto kombinime tastesh në përputhje me atë se çfarëbëjnë ata kështu që ne mund të gjejmë thjeshtësisht kombinimet që dëshirojmë në njëkohë të përcaktuar.

Ofice

Në çdo hap të punës së përditshme na lipset të shkruajmë tekste të ndryshme. Për këtëqëllim, gjatë shfrytëzimit të kompjuterit, përdoren programe të cilat njihen si përpunuestë teksteve.Microsoft word është programi më i fuqishëm për përpunimin e një teksti, program qëbën pjesë në paketën Office.Tekstet e shkruara, përkatësisht dokumentet që krijohen në Word, ruhen si skedarë nëkujtesën periferike të kompjuterit. Këto skedarë pastaj mund të shfletohen në ekran, tëplotësohen me tekst të ri, ose të ndryshohen, dhe sipas nevojës të shtypen në printer.JAWS është gjithashtu lexues perfekt i paketës Office dhe zëvendëson gjithçka që do tëbënte shqisa e të parit. Kësisoj do të jetë e mundur të lexosh libra te tërë në format Word,libra shkollor dhe letrar. Pse jo mund edhe të krijosh bibliotekën tënde në kompjuter.Nëse deri tanimë po flisja për biblioteka në kompjuter të cilat Jaws mund t’i shfletojëlehtësisht tani po orvatem të futem në botën gjigante të internetit. Nuk po ndalem nëdetaje sepse kushdo nga ne përpiqet sadopak të updatohet në këtë fushë. Ajo që është mëe rëndësishmja të theksohet këtu është se informatika ka arritur ta menaxhojë edhe këtëkaos sërish me anë të vokalizimit. Jaws ka gjithashtu komanda specifike për t’u njohurme faqe të ndryshme dhe për të përthithur gjithë informacionin që kanë këto faqe. Melipset të pranoj që njohja me këto faqe është relativisht e vështirë por jo e pamundur.Këto komanda riorganizojnë faqet në mënyrë më të thjeshtë dhe kështu që lehtësohetmenaxhimi i tyre. Në këto mënyrë bëhet i mundur leximi i gazetave të ndryshme nëInternet, njohja me të rejat e fundit në fushën e muzikës, artit, kulturës, politikës dhegjetja e ndonjë materiali për detyra kursi. Jaws bën të mundur leximin e email-it nëmënyrë të saktë duke e konfiguruar në Outlook Express apo programe të tjera tëmenaxhimit të emailit. Diçka tjetër interesante në fushën e internetit janë messengerët eshumtë dhe komunikimi ndëraktiv. Edhe ky lloj komunikimi i cili për nga numri i tëapasionuarve ka marrë përmasa kaotike nuk është jashtë fokusit të Jaws. Është plotësishte mundur që me ane të Jaws të komunikosh në messenger të ndryshëm sigurisht kudo nëbotë. madje mund të flasësh me audio edhe video pavarësisht se mund të duket epakuptimtë. Ata që kanë ideuar programin e kanë pasur shumë të thjeshtë të mospërfshinin efektet video por kjo për mua ka ardhur spontane. Duke qenë të përfshirë nëvorbullën e problemeve për të verbrit ata persona janë mësuar t’i shohin njerëzit e verbërnjëlloj sit e tjerët. Është e njëjta gjë që më ndodh me miqtë e mi të cilët nuk shprehin habitanimë kur u tregoj për këto gjëra.Një softwre tjetër vokalizues është Talks, që për nga përmasat dhe funksionet është më ivogël se Jaws, por është njëlloj i rëndësishëm, sepse vokalizon çdo gjë që shfaqet nëmenutë e një aparati celular. Funksionet e tij janë të njëjta me ato të Jaws në kompjuterëtme sistem të mirëfilltë operativ. Është e njëjta logjike programimi pavarësisht se nëcelular funksionet më të rëndësishme do të ishin leximi i listës së kontakteve, lexon SMS

në mënyrë të saktë dhe shkon deri në detaje si tregimin e nivelit të baterisë, valëve dhe

Page 89: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

89

çdo simboli tjetër që del në ekranin e një celulari. nëse më parë do të prisje të vinteçdokush të lexonte SMS tani mund t’i lexosh vetë dhe mund të shkruash vetë.

Cilat janë gjasat që këto programe të futen në Shqipëri?

Hapat e mëdhenj të teknologjisë kanë përfshirë fatmirësisht edhe vendin tonë të vogël.Natyrisht me vete kanë sjellë edhe arritjet më të fundit në këtë fushë. Në institucione,shkolla, ndërmarrje deri në shtëpitë tona kompjuterët dhe celularët nuk konsiderohen simjet luksi por si mjet pune. Dhe duke pasur në itenerarin e përditshëm këto aparaturaështë e domosdoshme njohja me programet e shumtë kompjuterik. Jaws është njëprogram krejt normal dhe mund të përdoret në çdo kompjuter, pra nuk kërkon kompjuterëtë ndërtuar enkas për të. Në këtë mënyrë rruga për të hyrë në Shqipëri është e njëjtë meatë të futjes së çdo programi tjetër. Sigurisht, nuk është aq i njohur sa ç’është paketaoffice, interneti apo programet për Messenger, por ka specifikat e veta dhe kushdo që dotë interesohej do ta gjente të radhitur në në listën e gjatë të programeve të paraqitura nëinternet. Pra rruga më e thjeshtë është Interneti për të future programe si në Shqipëriashtu edhe kudo në botë. Nëpërmjet kësaj rruge programi ka hyrë në Shqipëri dh dhepërdoret në mënyrë efikase nga shumë PPSH. Shoqata e të verbërve të Shqipërisë kandërtuar projekte të tëra me bazë integrimin drejt teknologjisë më të avancuar dhe tashmëshenjat e par atë suksesit janë më se evidente.

Cilat janë problemet në Shqipëri për aksesin total mbi këto software?

Problemi kryesor është gjuha. Megjithëse gjuha jonë është nga më të vjetrat në botë,madje së fundmi na rezulton se mund të jetë më e vjetër nga ç’mendonim, ky fakt nuk kabërë që gjuha jonë të jetë e përfshirë në listën prej 70 gjuhësh që Jaws suporton. Pra Jawsmund të verbalizojë 70 gjuhë të botës por gjuhën shqipe fatkeqësisht jo. Për të shmangurkëtë problem në Jaws janë ngritur ekipe që merren me hulumtime për të bërë të mundurfutjen e gjuhës tonë në këtë progres. Gjithashtu po kontaktohet me kompaninë që kaaksesin dhe të drejtën për të shtuar aksesore pro gjuhës shqipe. Shanset janë të favorshmesidomos me nxjerrjen e versionit shqip të disa programeve ndër më të rëndësishmitWindows XP. Favor tjetër është të pasurit e një ZIP Codi. Kështu që duke na njohur do tëkrijohet mundësi të na përfshijnë në realizimet e tyre.Problem tjetër është kostoja. Realizimi i këtyre programeve ka një kosto relativisht tëlartë. Një licencë për Jaws kushton 825 euro, kosto e papërballueshme për realitetinshqiptar. Nënkuptohet që ka mënyra alternative ashtu sikundër ekzistojnë këto mënyrapër shumë programe të tjerë, por ky lloj efikasiteti nuk do të ishte jetëgjatë. Pra nësegjithsesi deri tanimë jemi pre e proverbit së artë të Makiavelit “Qëllimi justifikon mjetin”.

TIFLOTEKNIKA DHE RRITJA E PAVARËSISË SË TË VERBËRVE

Ermir Kapedani

Page 90: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

90

Të jesh i verbër në këtë botë, nuk do të thotë, të mos shohësh vetëm dritën ediellit, por kjo të bën të jesh i privuar, nga shumë kënaqësi të kësaj bote, por teorikisht tëshkëputesh nga realiteti, që të rrethon.Pamundësia për të lëvizur të pavarur në çdo mjedis, mungesa e të marrit informacion,

mungesa e edukimit specifik në familje, janë disa nga shumë arsyet, që vërtetojnë një gjëtë tillë. Këto janë disa arsye që konstatohen apriori, sapo ndodhesh para fenomenitverbëri. Por më problematike janë, barrierat, që bartësit e këtij defekti kanë në jetën epërditshme, kjo si në vendet e pa zhvilluara, ashtu dhe në ato të zhvilluara.Sigurisht kemi standarde të ndryshme zhvillimi, por mosbarazimi i mundësive duketqartë në të gjitha vendet e planetit tonë.Përshtatshmëria, për të zhdukur barrierat, që i mbart vetë defekti verbëri, në përgjithësi,dhe shoqëria njerëzore, në veçanti, është një synim që tashmë e kanë pothuajse të gjithashtetet e planetit.Nga ana tjetër, tiflologjia është, shkenca, që studion verbërinë dhe pasojat e saj, tek e cilalipset të bazohemi për të kuptuar verbërinë dhe për të minimizuar pasojat kryesore të saj,në mënyrë që njerëzit e verbër të mos jenë objekte, por të jenë subjekte, pra të synohetintegrimi i tyre në çfarëdo aspekti të jetës shoqërore.

Ajo degë e tiflologjisë, që merret me përshtatshmërinë, ose me saktë, që bën, tëshfrytëzueshëm çdo mjedis, ose informacion nga personat e verbër, me anë tëteknologjisë, quhet tifloteknikë.

Sigurisht, familjarët e tyre, të ndodhur para një verbimi të një personi, së pari, dotë mendonin, për riparimin e defektit, por këto përpjekje shterin një herë, sepse trajtimi sii sëmurë, së paku, do të ishin energji dhe para të shpenzuara kot dhe së shumti, do tëpengonin në zhvillimin jo normal të personit, sidomos, kur këta të fundit, do të ishinfëmijë.Kështu tifloteknika, nuk shëron, por me anë të pajisjeve të posaçme speciale për tëverbër, të cilat përdoren në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, minimizon rrjedhojat everbërisë.

Parimet e Tifloteknikës

Mungesa e shikimit i heq njeriut një shqisë shumë të rëndësishme për kryerjen enjë veprimtarie normale në jetën e përditshme. Për të kompensuar atë lipset tëshfrytëzojmë dhe të vëmë në efiktivitet më të lartë të gjitha shqisat e mbetura, tëdëgjuarit, të ndijuarit, të shijuarit dhe të nuhaturit.Këtë gjë bën pak a shumë edhe tifloteknika. Pra një nga parimet themelore është:kompensimi nëpërmjet shqisave të tjera, ofrimi i informacionit, të pamundur për t’umarrë nga mungesa e shikimit,.

Parimi tjetër po kaq i rëndësishëm është: Përdorimi i teknologjisë më të përparuartë kohës, për të ofruar një informacion sa më real për personin e verbër.

Zbatimi i tifloteknikës në praktikë

Sot, veprimtaritë kryesore të njerëzve kryhen duke përdorur, shkrimin, mjete tëndryshme didaktike mësimore, aparate matëse nga më të ndryshmet, mjete pune, etj.

Page 91: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

91

E të gjitha këto janë fryt i përvojës të deri tanishme njerëzore, janë fryt i shpikjeve tëshkencave të ndryshme në shekuj, për të na e bërë jetën tonë sa më të thjeshtë e sa mëefektive. Po kështu edhe tifloteknika me parimet e saj, bën, që edhe veprimtaria jetësore epersonave të verbër të bëhet sa më e thjeshtë e sa më efektive, duke vënë në dispozicon tëtyre gjithçka të përshtatur për ta.Sot për shumë njerëz mund të tingëllojë e çuditshme, por fatmirësisht është e vërtetë es’ka si të mos jetë e tillë, sepse, nga të dhënat e nxjerra nga organizata botërore eshëndetësisë (OBSH), sot në botë janë 55 milion persona të verbër, të cilët patjetër lipsette bëhen pjesë aktive e shoqërisë.Këtu gjej rastin të bëj një prezantim të shpejtë të zbatimit të tifloteknikës në disa fusha tëjetës së përditshme:

Në fillim të prezantimit më lipset të sqaroj se: verbëria ndahet në dy kategori: nëverbëri të plotë (persona pa shikim) dhe në verbëri të pjesshme (persona me shikim tëpjesshëm).Ndërsa në grupin e parë, por jo vetëm, si shkrim i përshtatshëm për ta përdoret shkrimiBrail, ë grupin e dytë, përveç tij, përdoret shkrimi normal i zmadhuar. Në funksion tëkësaj që thashë më sipër janë të përshtatura të gjitha pajisjet tifloteknike.

Pajisje tifloteknike, që përdoren për lëvizjen e pavarur të personave të verbër,mund të përmendim: Shumë lloje shkopinjsh të bardhë, tregues elektronik të pengesave,semaforët me tregues akustik, etj.

Pajisje tifloteknike, që ndihmojnë në arsimimin e personave të verbër. Këtu gamae pajisjeve është shumë e madhe, por më kryesoret janë: Pajisjet për mundësimin e tëshkruarit në shkrimin Brail. si: pllakat e shkrimit, makinat e shkrimit në Brail,kompjuterët në shkrimin Braille, printerët që transkriptojnë shkrimin në shkrimin Brailleme programet speciale përkatëse, kompjuterët normal që me programe speciale,transkriptojnë çdo komandë në audio, lexues optik që lexon në audio çdo lloj shkrimi tëvënë para tij, fjalor elektronik në audio, si dhe të gjitha pajisjet e tjera didaktike mësimorepër të gjitha lëndët shkollore.

Pajisje tifloteknike të përdorimit të përditshëm si: shumë lloje orësh folëse dhe nëreliev, aparat telefonik në të cilët çdo komandë transkriptohet në audio me programespeciale, lexues optik që bën të mundur leximin në audio të teletekstit drejtpërdrejtë ngaaparati i televizorit, tregues në audio ngjyrash deri në nuancat e tyre, termometra përmatjen e temperaturës së trupit dhe mjedisit, aparat folës për matjen e tensionit arterial,aparat folës për matjen e sheqerit në gjak, axhenda elektronike në audio, peshoreelektronike me tregues në audio dhe në reliev për përdorim familjar, etj.

Të shumta janë dhe pajisjet tifloteknike që ndihmojnë në ushtrimin eprofesioneve të ndryshme nga personat e verbër, deri tek lojërat zbavitëse të përshtaturaplotësisht për ta.

Nga sa thamë më sipër, lind pyetja: Sa vend zë tifloteknika në veprimtarinë eqytetarëve të verbër në Shqipëri? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, është e udhës të themise, niveli ekonomik i qytetarit të verbër në Shqipëri është ende i ulët dhe shteti ende nukofron në formën e shërbimeve sociale, pajisjen e tyre me këto mjete kaq të domosdoshmepër barazimin e mundësive me pjesën tjetër të shoqërisë.Megjithatë, ekzistenca prej 43 vjetësh e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë,organizimi i qytetarëve të verbër shumë shpejt pas fillimit të proceseve demoktratike në

Page 92: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

92

Shqipëri dhe së fundi krijimi i Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve në vitin2002, është një shpresë e mirë për të bërë më shumë në këtë drejtim.Vërtet pamundësia ekonomike për t’i disponuar këto pajisje speciale, është e dukshme,por për të bërë të mundur, së paku, hapjen e një ekspozite demonstrative, e cila jo vetëmdo të demonstronte arritjet e tifloteknikës në përgjithësi, por do të forconte besimin epersonave të verbër, se ata janë pjesë e shoqërisë dhe ajo (shoqëria)është e predispozuart’i pranojë në mesin e saj, nuk është një pamundësi, ose nuk lipset të jetë e tillë.

Gjithçka, që Tifloteknika ofron është e rëndësishme, por unë do të vija theksintek, kompjuterët dhe lexuesit optikë, sepse mësimi i tyre është shumë i rëndësishëm, jovetëm në mirë arsimimin e personave të verbër, por shumë më të rëndësishëm bëhen këtopajisje tifloteknike në punësimin e tyre në çdo vend pune, pra janë pajisje, që personin everbër, jo vetëm teorikisht, por dhe praktikisht e integrojnë në jetën e përditshme.

STATUSI SOCIAL DHE EKONOMIK I FEMRËS SË VERBËR.Drita Troplini

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948) është dokumenti i parë ndërkombëtarqë harton qartësisht se cilat janë të drejtat dhe detyrimet themelore të njeriut, si për burratashtu edhe për gratë të të gjithë kombësive, etnive, përkatësive fetare etj. Artikulli 3 ikësaj deklarate thotë: “Çdo njeri ka të drejtën për të jetuar, për të qenë i lirë dhe i sigurt”.Në artikullin 7 kjo deklaratë shprehet se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe tëgjithë kanë të drejtë të mbrohen prej tij pa asnjë lloj diskriminimi”.Si paraqitet gjendja aktuale e femrës së verbër që ajo të jetojë e lirë, e sigurt, të jetë njëqytetare e denjë e shoqërisë shqiptare. I gjithë opinioni shoqëror, institucionet shtetëroreështë e domosdoshme të kuptojnë se statusi social-ekonomik i femrës së verbër nëShqipëri është i dobët, si rrjedhojë e plakjes së verbërisë me të qenit e saj femër.Gjendja aktuale e shkallës së integrimit të femrës së verbër në Shqipëri kushtëzohet ngakufizimi i të parit që konsiderohet si një kufizim shqisor me pasoja të kufizimit natyrordhe social, gjë që nënkupton kufizimin natyror si pamundësi kontakti pamor me gjithçkaqë të rrethon.Kufizimin social që përbën barriera të konsiderueshme në marrjen e informacionevepamore dhe auditive. Këto të fundit pakësohen për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjesnë jetën e përditshme.Përveç kufizimeve që thamë më sipër që sjell mungesa e të parit pengesë për integrimin efemrës së verbër në jetën normale janë dhe konceptet frenuese të zakoneve krahinore tëcilat janë ende mjaft vepruese. Shkaqet që pengojnë integrimin e femrës normale nëshoqëri janë evidente dhe për femrën e verbër siç janë:Pabarazia në familje midis burrit dhe gruas.Dhuna fizike dhe emocionale ndaj femrës.Shkaqe këto që çojnë në pasojat si më poshtë:Veçimi nga mjedisi natyror, kufizime në lëvizje dhe në zhvillimin fizik.Izolimi nga shoqëria, zhvillimi i një jete pasive, shkallë e ulët integrimi.

Page 93: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

93

Kufizim në burimet e të ardhurave, nivel i ulët ekonomik, pamundësi për zhvillim dheprogres.Deformim dhe stërmundim i botës psikike dhe shpirtërore. Kufizim edukimi, zhvillimiintelektual etj. Mbyllje në vetvete.Reduktimi i personalitetit në familje dhe në shoqëri, mbrojtje e dobësuar e dinjitetit,kufizim në aftësinë e ushtrimit dhe mbrojtjes së të drejtave social ekonomike.Vështirësi për të nxjerrë në pah vlerat pozitive të saj si p.sh vlerat humane, dëshira për tëhyrë në proceset integruese, shpirti i tolerancës, optimizmi për të ardhmen, dëshira përprogres, mirënjohja dhe respekti për këdo që e mbështet.Gjendja aktuale e shkallës së integrimit të femrës së verbër në shoqëri nuk është nënivelin e duhur. Integrimi i të verbrit është i lidhur ngushtë dhe nuk mund të bëhet papërafrimin në dy sense të kundërta. Afrimi i të verbrit ndaj realitetit dhe afrimi i realitetitndaj të verbrit. Femra e verbër është aktore kryesore në rrugën për integrim. Ajo ështëdhe lipset të jetë e vetëdijshme për misionin e saj. Ajo e ka të qartë se pa edukim,shkollim profesional, pa punësim nuk ka integrim dhe se pa integrim nuk mund të ketëstatus normal të saj.Janë rritur përpjekjet e vajzave dhe grave të verbra për emancipimin dhe çlirimin e tyrenga konceptet frenuese. Ato kanë treguar guxim duke i bërë qëndresë vështirësisënatyrore të verbërisë. Femra e verbër është qytetare e Shqipërisë me të drejta të plota. Ajonuk kërkon lëmoshë e mëshirë, por vetëm mbështetje. Ajo mbart mbi vete potenciale dhevlera për vete, familjen dhe shoqërinë.Është thelbësore që njerëzit normalë të kuptojnë se femra e verbër është qenie njerëzore,e cila, pavarësisht nga kufizimi i të parit, mund të bëjë shumë gjëra, po ashtu si njerëzitnormalë.Me përpjekje të vazhdueshme të verbrit kanë arritur të kenë një status të veçantë social-ekonomik. Sot femrat e verbra të Shqipërisë janë të organizuara në SHVSH, e cila ështëgaranci për sfidat e së ardhmes. Për të përballuar sfidat e së ardhmes të verbrit kanëhartuar programe dhe projekte, ku më i rëndësishmi është ngritja e QKRV. Synimikryesor i femrës së verbër është arritja e statusit të femrës normale që ka si sfidëedukimin e përgjithshëm, formimin dhe rritjen e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor.Femra e verbër shpreh mirënjohjen e saj për SHVSH dhe stafin e saj drejtues për gjithçkaajo ka bërë për të si: mundësimin e ngritjes së studios folëse ku bëhet i mundur botimi igazetës “Drita e Zërit” (gazetë mujore), Buletini informativ, incizimi i veprave letraro-artistike, që janë një ushqim shpirtëror për to. Nisja e implementimit të projekteve mepjesëmarrjen e femrës së verbër është një hap pozitiv në rrugën e saj integruese.Në vazhdimësi SHVSH dhe organet e saj drejtuese lipset të sensibilizojnë mbarëshoqërinë shqiptare për kujdesin, mbrojtjen dhe mbështetjen e kësaj kategorie sociale, qëedhe ajo të japë ndihmesën e saj në proceset demokratike të vendit.

E DREJTA E INFORMIMIT DHE KONKRETIZIMI I SAJ.Avokat Ardian Hysa

Në një farë mënyre, i gjithë diskutimi në lidhje me natyrën e së drejtës për informim,mund të përmblidhet në pyetjen: A është e drejta e informimit një e drejtë tjetër që

Page 94: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

94

ekziston pavarësisht të drejtave të tjera, pra ekziston një e drejtë për të ditur, apo është ajothjesht një përbërës ose derivat i lirisë së shprehjes? Kujtoj, se liria e shprehjes në thelb,është një e drejtë negative ose për ta thënë ndryshe është e drejta për të qenë i lirë ngandërhyrjet me karakter censurës, qofshin ato ndërhyrjet me origjinë shtetërore apoprivate. Në vijim lipset thënë se liria e shprehjes është një mekanizëm kryesisht politik qëmundëson rolin politik të individit dhe grupimeve të ndryshme në jetën politike të venditndonëse disa shkolla të mendimit e shohin atë, lirinë e shprehjes edhe si një mjet përzbulimin e së vërtetës objektive ose për realizimin shpirtëror dhe intelektual të individit.Nga ana tjetër në kontrast të plotë me natyrën utilitariste të lirisë së shprehjes, e drejta einformimit, e quajtur ndryshe e drejta për të ditur, është një e drejtë pozitive e cila diktonveprimin, aksion pozitiv nga shteti për t’u mundësuar realizimin e saj. Pra në rast sepranojmë që e drejta për t’u informuar është një përbërës i lirisë së shprehjes, del në pahfilozofia që qëndron pas ideimit të së drejtës për informim, sipas së cilës, nuk mjaftonsanksionimi i së drejtës për të folur dhe për të shkruar lirisht, për të thënë që liria eshprehjes gëzohet efektivisht. Krejt ndryshe, liria e shprehjes, si e drejta kryesore,nënkupton edhe sigurimin, realisht nga shteti, të mjeteve për të ushtruar siç lipset atë.Nuk është e vështirë të arsyetosh që liria e shprehjes nuk mund të ushtrohet siç lipset sakohë që kushtet për t’u shprehur nuk ekzistojnë. Fjala është për kushtet e tilla si: E drejtadhe mundësia reale për t’u informuar në lidhje me punët e shtetit, për mundësinë eorganizimit të tubimeve të ligjshme, mundësinë për të operuar lirisht në tregun mediatik.Në vijim të mendimeve të mësipërme, në lidhje me natyrën e së drejtës për informim, edrejtë më vete apo pjesë e lirisë së shprehjes, ia vlen të përmendet dhe diçka tjetër: nëfakt, ndërsa liria e shprehjes konsumohet kryesisht në media dhe nga njerëzit e mediesose të politikës në ndjekje të interesit publik, e drejta për informim është më egocentrike,në kuptim që ajo i shërben, në radhë të parë, interesave të ngushta të individit. Po t’ushtosh këtyre mendimeve edhe faktin se e drejta për informim figuron më vete në një nentë posaçëm të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, besoj se nuk do ta keni të vështirëtë ndani të njëjtin mendim me mua, që të paktën nga pikëpamja formale, teknike, liria eshprehjes dhe e drejta e informimit duken si dy të drejta të ndryshme.E drejta e informimit është një e drejtë që është sanksionuar në kushtetutë. Pra duke qenëse kjo e drejtë garantohet nga kushtetuta, që gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisëlipset ta gëzojnë atë në mënyrë të barabartë. Mirëpo lind pyetja, vallë a është e vërtetë qëtë gjithë shtetasit e gëzojnë këtë të drejtë në mënyrë të barabartë? Shteti ka për obligim qëtë gjithë shtetasve të tij, jo vetëm t’u sigurojë thjesht mbrojtjen, por edhe t’u krijojë atyremundësi të barabarta për ushtrimin dhe gëzimin e drejtave që u përkasin Konkretisht, përsa i përket të drejtës për t’u informuar, jo të gjithë shtetasit i kanë këto mundësi tëbarabarta për të gëzuar këtë të drejtë dhe kjo jo për shkaqe subjektive por për shkaqeobjektive që nuk varen prej tyre. Pikërisht, tek ajo pjesë e shtetasve, që nuk kanë mundësitë barabarta për ta gëzuar këtë të drejtë, përfshihemi edhe ne të verbrit si persona meaftësi të kufizuara. Duke qenë se pjesa më e madhe e informacionit të marrë përftohetnëpërmjet të të parit, ne ndjehemi realisht të privuar nga gëzimi i kësaj të drejte. Pikërishtpër të ngushtuar sa më shumë të jetë e mundur kufizimin fizik dhe në funksion tëkrijimit të mundësive dhe shanseve të barabarta, u bë e mundur ngritja e QendrësKombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, kjo edhe në sajë të punës dhe këmbënguljes sëvazhdueshme të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe të presidentit të saj. QendraKombëtare e rehabilitimit të të verbërve, megjithëse në hapat e saja të para, ka bërë të

Page 95: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

95

mundur përcjelljen e informacioneve të ndryshme jo vetëm nëpërmjet regjistrimit nëkaseta audio të gazetës “Drita e Zërit”, e cila është edhe organ i Shoqatës së të Verbërvetë Shqipërisë, por edhe nëpërmjet broshurave apo paketave informative, të shkruara nëmetodën Brail. Mirëpo natyrshëm lind pyetja: A është e mjaftueshme kjo arritje Sigurishtqë jo, do të ishte një naivitet po të mendonim ndryshe. Konkretisht, nëse një i verbërkërkon të marrë një informacion, apo një përgjigje në lidhje me një problem të caktuar, aisi të gjithë shtetasit e tjerë të Republikës së Shqipërisë lipset t’i drejtohet brenda afatevetë përcaktuara ligjore sipas Kodit Procedurave Administrative, organeve përkatëse tëadministratës, me anë të parashtrimit të një kërkese me shkrim. Nga ana tjetër, organetpërkatëse administrative janë të detyruara që brenda afateve të përcaktuara ligjore, tëkthejë përgjigje me shkrim. De jure çdo gjë duket, sikur shkon në rregull, mirëpo de faktoështë ndryshe: Për derisa kufizimi i të parit i bën të verbrit të mos kenë mundësi tëbarabarta për t’u informuar, për pasojë ata janë edhe të privuar nga kjo e drejtë. Njëmoment tjetër po kaq i rëndësishëm, për të cilin mendoj, se ja vlen t’i kushtojmëvëmendjen e duhur, është momenti i ushtrimit të së drejtës së votës. Çdo shtetas ka tëdrejtë të shpreh në mënyrë individuale, të pavarur dhe të drejtpërdrejtë, vullnetin e tijnëpërmjet votës së lirë. Edhe në këtë rast, dhe pse kjo e drejtë është e garantuar ngakushtetuta, kjo nuk do të thotë se të gjithë ne, i kemi mundësi të barabarta për ta ushtruarkëtë të drejtë, në mënyrë individuale dhe të pavarur. Për deri sa nuk është e mundur që tëgjithë personat e verbër nuk kanë mundësi që në mënyrë të pavarur të verifikojnë listat nëtë cilat janë të regjistruar si votues, apo qendrat e votimit në të cilat lipset të votojnë, sidhe pamundësia për të konfirmuar në mënyrë të pavarur kandidatët dhe subjektet eregjistruar në fletën e votimit për të cilët ata lipset të votojnë, dëshmon sërish seinformimi ka rolin vendimtar në ushtrimin ose jo të kësaj të drejte. Pavarësisht ngashembujt e ilustruara, rastet janë të shumta, ndaj shtetit i del si detyrë imediate qënëpërmjet organeve të tij ligjvënëse dhe ekzekutive kjo dhe në kuadrin e zbatimit tëstrategjisë kombëtare për personat me aftësi të kufizuara, t’u sigurojë atyre mundësi dheshanse të barabarta për t’u informuar.

P a s q y r a e l ë n d ë s

ME VIZION TË QARTË PËR TË ARDHMEN

Fjala e hapjes e kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, av. Sinan TafajDoktor i Shkencave JuridikeKryetar Shoqatës së të Verbërve Shqiptarë

SË BASHKU PËR INTEGRIMIN TUAJ DINJITOZ NË SHOQËRI

Fjala e përshëndetjes e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe SporteveProf. dr. Ylli Pango

JEMI VAZHDIMISHT NË MBËSHTETJEN TUAJ

Përshëndetja zëvendësministrit të Arsimit dhe ShkencësHalit Shamata

Referate

Page 96: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

96

QË NJË I VERBËR TË MUND TË MUND TË UDHËHEQË NJË NJERI NORMAL

Prof. as. dr. Virgjil Nano

VERBËRIA, PJESË PËRBËRËSE E AFTËSISË SË KUFIZUAR. VEÇORITË E SAJ KRAHASUESE.Dr. Shkëlqim Dajti

MBI GJENDJEN E SOTME DHE PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMEVE NË FUSHËN E

TIFLOPSIKOLOGJISË

Prof. dr. Adem TAMO

ORIENTIMI DHE LËVIZSHMËRIA NË HAPËSIRËN E FËMIJËVE

Prof. dr. Theodhori KARAJ

NISMA PËR SHËRBIMIN NDAJ FËMIJËVE TË VERBËR

Prof. dr. Nikoleta MitaUniversiteti i Tiranës

LEGJISLACIONI QË GARANTON ARSIMIMIN E NXËNËSVE TË VERBËR

Fatmir Bezati

LETËRSIA ARTISTIKE OFRON DRITË OPTIMIZMI EDHE TEK ATA QË NUK SHOHIN

Pandeli KoçiPoetNDIKIMI I LETËRSISË DHE LEXIMIT NË KRIJIMIN E IMAZHEVE TEK TË VERBRIT

Demir GjergjiShkrimtar

PËRPARIMI SHOQËROR I TË VERBËRVE DHE EMANCIPIMI I SHOQËRISË

Prof. dr. Zyhdi Dervishi

PATOLOGJITË OKULARE DHE PARANDALIMI I MUNDSHËM I VERBËRISË

Prof. dr. Gjergji CEPA,doktor GANI GASHI,doktor Zenepe TAULLAHU,doktor Edmond KALLËMBI

INTEGRIMI SHKOLLOR I FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Viktor Lamçe

VEÇORI TË ARSIMIT TË NXËNËSVE QË NUK SHIKOJNË

Rehan ShkretaDrejtore e institutit të nxënësve që nuk shikojnë, “Ramazan Kabashi”.

PASOJAT E VERBËRISË TË SHOQËRUARA ME ÇRREGULLIME DËGJIMORE

Lindita KLIMI

Page 97: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

97

POLITIKAT ARSIMORE PËR TË VERBRIT

Zhaneta MUÇA

VLERËSIMI I SHIKIMIT TË DOBËT PËR QËLLIME EDUKATIVO-ARSIMORE

Prof. def. Shevqet MulliqiPejë-Kosovë

Kumtesa

BRAILI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN E TË TË VERBËRVE____________Dilaver Zgjani

ROLI I SHVSH-SË NË PËRMIRËSIMIN E JETËS SOCIAL-EKONOMIKE TË TË VERBËRVE

Bujar XhafaSekretar i Përgjithshëm i SHVSH-së

INSTITUCIONET E POSAÇME TË SHËRBIMIT PËR TË VERBRIT

Rovena Ismolli

VEPRIMTARITË KULTURORE E SPORTIVE DHE PËRMIRËSIMI JETËS SË TË VERBËRVE

Eriola Cullufe

NXËNËSI ME PROBLEME SHIKIMI SI SUBJEKT I TË NXËNIT

Entela Pujo

POLITIKA E SHTETIT NË MBROTJEN E TË DREJTAVE TË TË VERBËRVE

Kristaq Xhaho

ROLI I INTERNETIT TEK TË VERBRIT

Klodian Bala

KËRKESAT E VEÇANTA TË TË VERBËRVE TË MOSHËS SË TRETË

Kosta Bako

TË NJOHIM E REALIZOJMË TË DREJTAT E VEÇANTA TË TË VERBËRVE

Avokat Ergys Hysi

NDËRGJEGJËSIMI I OPINIONIT DHE PASOJAT

Emiliano Lule

SHANSET E INTEGRIMIT DHE INFROMATIZIMIT TË TIFLOLOGJISË NË SHQIPËRI

Demir Meka

TIFLOTEKNIKA DHE RRITJA E PAVARËSISË SË TË VERBËRVE

Page 98: ME SYTË E ZEMRËS - SHVSHShqisa e të parit është ndër shqisat më të rëndësishme pasi 90 për qind e informacionit merret nëpërmjet saj. Por ne jemi të bindur se sikur personat

98

Ermir Kapedani

STATUSI SOCIAL DHE EKONOMIK I FEMRËS SË VERBËR.Drita Troplini

E DREJTA E INFORMIMIT DHE KONKRETIZIMI I SAJ.Avokat Ardian Hysa