16
ÇMIMI 30 LEKË VITI IX - NR. 139 (2662) E SHTUNË, 15-06-2019 www.shqiptarja.com Cyan magenta yellow black FAQE 8-9 EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA THELLOHET KONFLIKTI PROCESVERBALI I VOTIMIT META KERCENON ME SHPERNDARJE TE PARLAMENTIT: JO LEGJITIM! Ja 27 deputetët e opozitës së re që duan shkarkimin e Presidentit Presidenti i kërkon informacion KQZ mbi numrin e deputetëve. Kushtetuta nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri ‘Blindohet’ shumica në Kuvend, siguron 106 vota, të hënën nis procedura e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta FAQE 2-3 FAQE 4 Adriatik Doçi EKSKLUZIVE / SI U BE SHERRI PER RRUGEN Vrasja e Argjir Gjokaj në Vlorë, autorët në 10 minuta masakruan tre vetë Prokuroria kërkon “arrest në burg” për katër të arrestuarit që vranë administratorin e njësisë bashkiake dhe plagosën dy të tjerë. Ikën dhe u fshehën tek motra e tyre FAQE 10 SI U ZBULUAN DY VRASJET DHE DY PLAGOSJET NE ELBASAN Ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit e realizuan Etien Cani dhe Elvis Bardhi. Florenc Çapja kapet për plagosjen e ish-drejtuesit të policisë rrugore, Fadil Mema SUPEROPERACIONI, GODITETET EDHE NJË RAST KORRUPSIONI TEK AMA, ARRESTOHEN EDHE DY GAZETARË KRYESIA E PD OPOZITA PROTESTË NË 21 QERSHOR, BASHA: RAMA NA KA SHPALLUR LUFTË Kreu i PD: Arrestimet në Librazhd politike. Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për protestuesit, askush nuk tolerohet DOSJA E LOBIMIT BASHA I PANDEHUR, RAMA: PASTRIM I PASTËR PARASH, TË TREGOJË BURIMIN Kryeministri në Patos: Ilir Meta i fryn konfliktit civil, presioni i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FAQE 6 INTERVISTA FUSHATA NE TIRANE Shpëtim Çuçka: Pse dhe si po shkatërrohet kultura e përkthimit nga Dhurata Hamzai FAQE 12-13 Erion Veliaj: Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij kur ishte kryebashkiak FAQE 7 Elton Qyno

ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

ÇMIMI 30 LEKË VITI IX - NR. 139 (2662) E SHTUNË, 15-06-2019 www.shqiptarja.com

Cyan magenta yellow black

► FAQE 8-9

EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA

THELLOHET KONFLIKTI

PROCESVERBALI I VOTIMIT

META KERCENON ME SHPERNDARJE TE PARLAMENTIT: JO LEGJITIM!

Ja 27 deputetët e opozitës së re që duan shkarkimin e Presidentit

Presidenti i kërkon informacion KQZ mbi numrin e deputetëve. Kushtetuta nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri

‘Blindohet’ shumica në Kuvend, siguron 106 vota, të hënën nis procedura e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta

► FAQE 2-3

► FAQE 4 Adriatik Doçi

EKSKLUZIVE / SI U BE SHERRI PER RRUGEN

Vrasja e Argjir Gjokaj në Vlorë, autorët në 10 minuta masakruan tre vetëProkuroria kërkon “arrest në burg” për katër të arrestuarit që vranë administratorin e njësisë bashkiake dhe plagosën dy të tjerë. Ikën dhe u fshehën tek motra e tyre ► FAQE 10

SI U ZBULUAN DY VRASJET DHE

DY PLAGOSJET NE ELBASAN

Ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit e realizuan Etien Cani dhe Elvis Bardhi. Florenc Çapja kapet për

plagosjen e ish-drejtuesit të policisë rrugore, Fadil MemaSUPEROPERACIONI, GODITETET EDHE NJË RAST

KORRUPSIONI TEK AMA, ARRESTOHEN EDHE DY GAZETARË

KRYESIA E PD

OPOZITA PROTESTË NË 21 QERSHOR, BASHA: RAMA NA KA SHPALLUR LUFTË Kreu i PD: Arrestimet në Librazhd politike. Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për protestuesit, askush nuk tolerohet

DOSJA E LOBIMIT

BASHA I PANDEHUR, RAMA: PASTRIM I PASTËR PARASH, TË TREGOJË BURIMINKryeministri në Patos: Ilir Meta i fryn konfliktit civil, presioni i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët ► FAQE 5 ► FAQE 6

INTERVISTAFUSHATA NE TIRANEShpëtim Çuçka: Pse dhe si po shkatërrohet kultura e përkthimit

nga Dhurata Hamzai ► FAQE 12-13

Erion Veliaj: Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij kur ishte kryebashkiak

► FAQE 7

Elton Qyno

Page 2: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

2 E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019www.shqiptarja.com

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin, shprehet për

DW se shkrimi i publikuar nga gazeta “Bild” për përgjimet është i njëanshëm dhe se nuk do të ndikojë në vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave. “Jo,nuk besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep përshtyp-jen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion politik”, tha ai. Manuel Sarrazin shtoi se “Si

deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi i njësive speciale antikorrupsion, por unë si de-putet nuk mund t’i jap udhëzime prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të zbardhen”.

THELOHET KONFLIKTI

Ilir Meta- Edi Ramës: Parlamenti jo legjitim! Të

izolojmë të çmenduritMeta paralajmëron KQZ: Po mbaj shënim çdo institucion që shkel ligjin, ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë

të jenë të sigurt që do të kenë të gjitha pasojat

Një ditë pas votimit të rezolutës në Ku-vendin e Shqipërisë me 100 vota kundër dekretit të Presiden-

tit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij, kreu i shtetit Ilir Meta duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka reflektuar, sikur i bëri thirrje kryeministri Edi Rama. Në përgjigjen e tij, Meta e cilësoi parlamentin jo legjitim, ndërsa tha se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk zbatojnë dekretin e tij për anulimin e 30 Qershorit. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Nat-yrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Pres-identi mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin”, tha Meta. Presiden-ti kishte edhe një paralajmërim për të gjitha institucionet që nuk zbatojnë dekretin e tij, përfshirë këtu KQZ-në, që e ka injoruar. “Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurt që do të kenë të gjitha pasojat që do

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”.

Për dekretin

“Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston, Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi ftoj për të izoluar çdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme”.

Meta

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar se dekreti antikushtetues i presidentit Meta është stimuluar

me qëllim nxitjen e destabilitetit në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Ngjela është shprehur se nëse Parlamenti i Shqipërisë nuk fillon procedurat e shkarkimin të presidentit Meta, atëherë kryeministri Rama është dakord me këtë dekret fantazëm. “Nëse Par-lamenti i Shqipërisë nuk fillon procedurat e shkarkimin të presidentit Meta, atëherë siç duket Rama është me dekretin fantazëm të Ilir Metës. Ai dekret antikushtetues ka qenë stimuluar nga Ilir Meta për të nxitur destabilitet në Shqipëri. Pse e frenon kërkesën për shkarkim Edi Rama...?”, shkruan Ngjela.

Presidenti (në shkarkim e sipër), Ilir Meta, bashkëshort i Monika Kryemadhit, ka dalë dje në një prononcim

për mediat ku ndër të tjera ka lënë të nënkuptohet se kemi të bëjmë me një parlament ilegjitim. Madje, ai ka shkuar edhe më tej në këtë lojë politikë të opozitës, duke i dërguar një letër kreut të KQZ për listën e deputetëve. Por, ndërkohë që Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi e konsiderojnë parlamentin (që e lanë më dëshirë) ilegjitim, krejt ndryshe thotë SHBA-BE. SHBA dhe BE janë shprehur qartë më shumë se një herë se ‘Shqipëria ka një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime të zgjedhur nga shqiptarët’’. Por, ndërkohë që SHBA-BE mbështesin demokracinë, parlamentin e qeverinë, Meta&co e sulmojnë për interesa të tyre personale dhe frikërat e tyre të kuptueshme. Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Luli, e dinë fort mirë çfarë thotë SHBA-BE, por mesa duket duan t’i bëjnë karshillëk parterëve ndërkombëtarë nga frika e reformës në drejtësi, duke tentuar të marrin të paktën mëshirë prej tyre nga drejtësia që po vjen. F. Muça – Lexo.al.

Ngjela: Dekreti i Metës për qëllime destabiliteti

Pse Meta e quan Kuvendin ilegjitim, kur SHBA-BE e quanjnë legjitim?

Deklarata

Prononcimi

të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend”, u shpreh Meta. Por a do të pranojë Presidenti vendimet e Kolegjit nëse e rrëzon dekretin? “Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon

askënd të çmendet. Përkundra-zi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë Ditë të Dhurimit të Gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen

e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve”, tha Meta. “Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston, Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi ftoj për të izoluar çdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme”. I pyetur për një datë të re zgjedhjesh dhe nëse do të thërrasë për konsultime kryem-inistrin Rama dhe kryetarin e PD-së, Basha, Meta u përgjigj duke thënë se “Sa më parë që të jetë e mundur. Po punoj me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi”.

META DREJT SHKARKIMIT Shumica miratoi pardje

rezolutën me 100 vota kundër Presidentit ku radhiteshin ar-gumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zg-jedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shpre-hej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë. Me këtë votim, mazhoranca e kaloi testin politik. 94 votat që nevojiten për të shkarkuar presidentin Ilir Meta janë të sigurta. Ndërsa po ditën e enjte, Partia Socialiste mblodhi 55 firma për të kërkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Për të nisur procedurat e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që kërkesa të depozitohet në parlament, por PS-ja ka mbled-hur 55, mes të cilëve mësohet se janë edhe deputetë nga opozita e re. Me mbledhjen e firmave PS i dha Ilir Metës një mesazh të qartë se është e vendosur për ta shkarkuar. Procedura për shkarkimin e kreut të shtetit zgjat disa javë dhe vendimi i shkarkimit është i vlefshëm vetëm nëse konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkaq, po brenda disa javëve, kjo gjykatë pritet të jetë funksionale.

Përgjimet nga ‘Bild’/ Raportuesi për Shqipërinë: I nxitur politikisht

Page 3: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

3www.shqiptarja.com

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019THELOHET KONFLIKTI

Kërkesa e MetësShalsi: Është me të

shoqen apo me Presidencën?Pas kërkesës që presidenti Meta bëri ditën e djeshme

ndaj KQZ ku kërkonte shpjegime rreth numrit të deputetëve të Kuvendit ka reaguar, deputeti i PS Eduart Shalsi. Shalsi ka thënë për Report Tv, se Meta nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes se në cilën anë është, në atë të opozitës apo presidencës. “Nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes. Sot e kësaj dite përpara çdo shqiptari që shtron pyetjen Meta është me të shoqen apo me institucioni që ai përfaqëson. Ai nuk arriti të ngrihet në nivelin e presidentin. Ne një kohë ku vendi ishte nevojë për një presidenti të urtë e të mençur nuk arriti të sillej në një mënyrë siç duhej. Objektivi i tyre është shumë i qartë. Ai duhet të dilte të thoshte unë i përkas opozitës. Në fakt shqiptarët e dinë se ai është pjesë e opozitës.”

Spiropali: Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monës

Pak pas deklaratës së presidentit Ilir Meta ku tha se “Presidenti është i Republikës dhe Republika

e shqiptarëve”, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Në një postim në rrjetin social tëitter, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është shprehur se është dakord më atë çka Meta, po sipas saj ai nuk është treguar i paanshëm me vendi-min e tij, çka sipas saj ka bërë që të humbasë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. “Z. Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”, shkruan Spiropali.

KOMPETENCAT E PRESIDENTIT (NENI 92 I KUSHTETUTËS)

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a) i drejton mesazhe Kuvendit;

b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;

ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;

gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

NENI 96 I KUSHTETUTËS

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Meta kërcënon me shpërndarje të Parlamentit,

kërkesë KQZPresidenti i kërkon informacion KQZ mbi

numrin e deputetëve. Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur

nuk arrin të emërohet Kryeministri

Adriatik Doçi TIRANE

Përshkallëzohet konf-likti mes Presidencës dhe mazhorancës qeverisëse, ndërsa kriza politike mund

të marrë një rrjedhë të papar-ashikueshme. Pas anulimit të zgjedhjeve lokale të 30 qer-shorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë dje hapin e radhës, duke sinjalizuar mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit. Menjëherë pas deklaratës se parlamenti aktual është ilegjitim, Meta i ka dërguar një letër Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon informacion mbi numrin aktual të depu-tetëve. Parlamentit aktual-isht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. “Në muajin shkurt 2019, deputetët e par-tive opozitare kanë deklaruar publikisht dhe kanë de-pozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë dorëheqjet në bllok nga ushtrimi i mandat-eve të tyre di deputetë në Ku-vendin e Shqipërisë. Nga sa është bërë publik, Sekretari i Përgjithshme i Kuvendit ka njoftuar KQZ-në, për krijimin e vakancave në Ku-vendin e Shqipërisë, si pasojë e këtyre dorëheqjeve Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kandidatët sipas listës shumë-emërore të çdo subjekti zgjedhor për çdo zonë zgjedhore. Në vlerësimin e kësaj situate dhe në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Re-publikës së Shqipërisë, si dhe referuar vendimmarrjes së deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr dhe dhënien e mandatit të deputetëve të kandidatëve sipas listës emërore për çdo subjekt zg-jedhor, Presidenti i Republikës kërkon ana juaj dhënien e një informacioni dhe të dhëna të sakte si më poshtë: Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo

subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendi. Presidenti i Republikës kërkon dhënien e këtij informacioni

brenda një kohe sa më të shkurtër dhe shqyrtimin e kësaj kërkesa me përgjegjësi të lartë shtetërore”, shkru-

an Presidenti në letrën ku i kërkon informacion KQZ-së. Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërnda-jë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit.

KUSHTETUTA Kushtetuta e Shqipërisë

nuk parashikon në asn-jë germë të saj mundësinë që Presidenti të shpërndajë Parlamentit në kushtet kur Parlamentit i mungojnë disa deputetë. Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm kur Parlamenti nuk zgjedh dot kryeministrin. Neni 96 i Kushtetutës parashikon që Presidenti i Republikës, në fil-lim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Ku-vend. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeminis-trin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Lëvizja Pas anulimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë hapin e radhës, duke sinjalizuar mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit.

Kërkesa “Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore”.

Page 4: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

4 E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019www.shqiptarja.com

27 d e p u t e t ë t ë opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë m b ë s h t e s i n

nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, pas vendimit të paprecedentë dhe pa bazë ligjore për zhbërjen zgjedhjeve të 30 qershorit. Shqiptarja.com ka identifi-kuar emrat e deputetëve të opozitës së re, të cilët votuan gjatë seancës së ditës së enjte pro rezolutës, e cila kundër-shton dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, de-noncon aktin e Presidentit si antikushtetues, konfirmon vullnetin për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor si dhe paralajmëron kreun e shtetit që të reflektojë dhe të mos ndërmarrë asnjë hap tjetër antikushtetues. Nga 100 deputetë që votuan pro rezolutës, 27 i përkasin opozitës së re. Në kushte kur shumica ka 79 vota në Kuvend, votimi i rezolutës konfirmon se maxhoranca ka siguruar 106 vota nga 94 që duhen për shkarkimin e kreut të shtetit. Nga gru-pi parlamentar demokrat kanë votuar pro rezolutës dhe rrjedhimisht janë pro shkarkimit të Ilir Metës: Arlind Cacani, Arben Elezi, Halil Jakimi, Korab Lita, Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Në radhët e deputetëve të pavarur kanë votuar pro rezolutës kundër dekretit të Metës: Ediola Braha, Aurora Mara, Nimet Musaj, Enver Roshi dhe Ylli Shehu. Ndërkaq, pro rezolutës kanë votuar edhe 15 deputetë, të cilët nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar në Kuvend. Ata janë: Eugen Bojaxhiu, Ku-jtim Gjuzi, Majlinda Halilaj, Selami Janishehri, Ligoraq Karamelo, Reme Lala, Ervis Meço, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Nikolin Staka, Edmond Stojku, Elena Xhi-na dhe Zef Shqefni. Përveç deputetes Reme Lala e cila ishte pjesë e listave të PDIU, të gjithë deputetët e tjerë u përkasin listave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zg-jedhjet parlamentare të 2017. Nuk ka dyshim se ky votim

PROCESVERBALI I VOTIMIT

Ja 27 deputetët e opozitës së re që duan

shkarkimin e Metës‘Blindohet’ shumica në Kuvend, siguron 106 vota,

të hënën nis procedura e shkarkimit të MetësAdriatik Doçi

TIRANE

DEPUTETËT E OPOZITËS SË RE QË VOTUAN REZOLUTËN KUNDËR METËS

EUGEN BOJAXHIU (PA GRUP PARLAMENTAR)KUJTIM GJUZI (PA GRUP PARLAMENTAR)

MAJLINDA HALILAJ (PA GRUP PARLAMENTAR)SELAMI JANISHEHRI (PA GRUP PARLAMENTAR)

LIGORAQ KARAMELO (PA GRUP PARLAMENTAR)REME LALA (PA GRUP PARLAMENTAR)

ERVIS MEÇO (PA GRUP PARLAMENTAR)KOSTAQ PAPA (PA GRUP PARLAMENTAR)ANDI PËRMETI (PA GRUP PARLAMENTAR)

EDMOND RRUSHI (PA GRUP PARLAMENTAR)KRENAR RRYÇI (PA GRUP PARLAMENTAR)NIKOLIN STAKA (PA GRUP PARLAMENTAR)

EDMOND STOJKU (PA GRUP PARLAMENTAR)ELENA XHINA (PA GRUP PARLAMENTAR)ZEF SHQEFNI (PA GRUP PARLAMENTAR)

EDIOLA BRAHA (E PA VARUR)AURORA MARA (E PA VARUR)

NIMET MUSAJ (I PA VARUR)ENVER ROSHI (I PA VARUR)YLLI SHEHU (I PA VARUR)

ARLIND CACANI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)ARBEN ELEZI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)HALIL JAKIMI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)KORAB LITA (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)

MYSLIM MURRIZI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)HALIT VALTERI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)ALBAN ZENELI (GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT)

ETAPA E PARË, KËRKESASipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës..”.

ETAPA E DYTË, SHQYRTIMI NGA “LIGJET”Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. Komisioni i Ligjeve brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor.

ETAPA E TRETË, NGRITJA E KOMISIONIT HETIMORPasi Komisioni i Ligjeve harton raportin, ai votohet nga Kuvendi në seancë plenare. Kështu në rast se “Ligjet” propozojnë vazhdimin e procedurës së shkarkimit dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, kjo duhet të miratohet nga Parlamenti, pa u specifikuar numri i votave, pra me shumicë të thjeshtë. Në rast se raporti rrëzohet nga shumica e deputetëve atëherë procedura e shkarkimit ndërpritet. “Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.”

ETAPA E KATËRT VOTIMI NË SEANCËVetëm pasi përfundojnë të gjitha etapat e mësipërme arrihet në votim në seancën plenare, ku do të duhen të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve, pra 94 vota. “Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është I detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.”, thuhen në pikën 4 të nenin 112.

ETAPA E PESTË, GJYKATA KUSHTETUESENë fund të votimit sqarohet se: “Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij”. Pra pas kësaj procedure jo aq të shkurtër si nga ana procedurale edhe kohore, vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit

ishte një test dhe provë force nga mazhorancës qeverisëse, e cila i dha një mesazh të

qartë presidentit Meta se është gati ta shkarkojë. Pak orë më pas, kryeministri Edi

Rama i bëri thirrje Metës që ta lexojë mirë votimin pro rezolutës. Por, nga ana e tij,

Meta i është përgjigjur një ditë më pas, duke kërcënuar me shpërndarje parlamenti.

TË HËNËN NIS PROCEDURA E SHKARKIMIT

Mazhoranca do të dorëzojë ditën e hënë në Kuvend kërk-esën me firmat e deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për të nisur procedu-rat e shkarkimit mjaftojnë 35

firma, por PS-ja ka mbledhur 55, mes të cilëve mësohet se janë edhe deputetë nga opozita e re. Deputeti socialist, njëher-azi dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në takimin me banorët e njësisë nr. 11 ka njoftuar se procedura për shkarkimin e Metës do të nisë të hënën. “Ditën e hënë futet në furrë. Ka qenë në ngrirje, fillon dhe shkrihet nga e hëna”, tha Manja.

Detajet

DEPUTETËT 27 deputetë të opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë mbështesin nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, pas vendimit të paprecedentë, të njëanshëm dhe pa bazë ligjore për zhbërjen zgjedhjeve të 30 qershorit.

SHKARKIMI Mazhoranca do të dorëzojë ditën e hënë në Kuvend kërkesën me firmat e deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

Page 5: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

5www.shqiptarja.com

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019

ZGJEDHJET LOKALE / BOJKOTI NË FOKUS TË OSBE

OSBE injoron Metën, publikon raportin para zgjedhjeve lokaleRaporti

Zyra e OSBE-së për Institucione

Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut publikoi

dje raportin e ndërmjetëm lidhur

me zgjedhjet lokale të 30

qershorit.

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e

Njeriut publikoi dje raportin e ndërmjetëm lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke in-joruar kështu anulimin e tyre nga ana e Presidentit Meta. Raporti i përket periudhës 24 maj deri në 11 qershor. Që në përmbledhje, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Shqipëri, thotë se zgjedhjet po mbahen në një ndarje të thellë politike mes

PS-së dhe PD-së në opozitë së bashku me LSI-në duke përmen-dur bojkotin parlamentar dhe atë të garës elektorale të 30 qershorit. Përmenden po ashtu protestat e dhunshme të opozitës me kërk-esën për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Në 31 bashki, nga 61, PS garon vetëm me një kandidat. Në total janë 97 kandidatë bashkie, duke përfshirë 11 kandidate gra. Përveç kandidatëve për kryetarë bashkie,

dy koalicione, njëri i udhëhequr nga PS-ja dhe tjetri nga Partia Aleanca Kuq e Zi, si dhe 14 parti që garojnë më vete, kanë paraqitur kandidatë për këshillat bashkiakë, në total 544. Gjithashtu në raport përmendet edhe dekreti i Metës për zhbërjen e zgjedhjeve lokale. “Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më

10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë pub-like, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”, thuhet në raport.

DOSJA E LOBIMIT

Basha i pandehur, Rama: Pastrim i pastër parash, të tregojë burimin

-Rama: Po çfarë Prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…

-Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund t’i besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur, edhe flet për ne.

-Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?-Manja: Po po.-Rama: Po çfarë është akuza, se nuk e kam pa?-Manja: Po është për falsifikim formulari dhe

pastrim parash.-Rama: Po është pastrim parash i pastër ai,

minimumi pastrim parash, imagjino ta kishim bo ne se çfarë do kishte ndodhur.

-Manja: Kushedi ku do ishim.-Veliaj: Do ishim ekzekutuar...-Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur

në Facebook. thoshte se “Luli eksperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend”.

-Veliaj: Ty të vjen kush për vaki, hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.

-Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.

-Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh.

Diskutimi i Ramës me banorët

“Ai është pastrim i pastër, minimumi. Imagjino ta kishim bërë ne, kush e di se ku do ishim. Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh”.

Për Bashën

“Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e shfirmos dot firmën. Është pjesë e plani të Metës, nuk është lajthitje”.

Për Metën

Rama në Patos: Meta i fryn konfliktit civil, presioni i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistëtKryeministri Edi

Rama ka deklaru-ar dje se lobimi rus në SHBA i Par-tisë Demokratike

gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2017, është një pastrim i pastër parash. Teksa ishte në një kafe me banorët e njësisë numër 11, Rama ka deklaruar se problemi nuk qëndron në faktin se “kanë harruar”, siç PD-ja ka deklaruar më herë, por e gjitha qëndron tek buri-mi i atyre parave. Ndërkohë ka hequr edhe një paralele se çfarë do kishte ndodhur nëse rast se do ta kishte bërë PS-ja, duke vënë duart mbi kokë. “Ai është pastrim i pastër, mini-mumi. Imagjino ta kishim bërë ne, kush e di se ku do ishim. Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillim-it dhe nuk i njeh”, tha Rama. Në adresë të kryedemokratit Basha, me datë 13 qershor ka mbërritur një fletë-thirrje për t’u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohet edhe zyrtarisht akuza. Shqiptarja.com sig-uroi shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqëri-mi i detyrueshëm. Lideri opozi-tar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financi-meve. Ai akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elek-torale të vitit 2017.

PËR BASHËN DHE METËN Shumëkush protestat e

opozitës i ka cilësuar si një pengesë për PS-në dhe kryem-inistrin e Edi Rama, por ky i fundit nuk mendon kështu. Sipas tij, ky aksion opozitar i zhvilluar prej muajsh, nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka

shtuar vlerat PS-së. “Luli po punon fort për ne. Na krijon probleme, por punon fort për ne”, tha Rama. Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ulsi Manja është ndalur të flasë edhe për dekretin e

Metës, ku sërish e ka cilësuar si në kundërshtim me ligjin. “Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e shfirmos

dot firmën. Është pjesë e plani të Metës, nuk është lajthitje”, tha Rama.

RAMA NË PATOS Kryeministri Edi Rama

ishte në Patos ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, ndërsa tha se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po përpiqen të prishin imazhin e vendit për shkak se i tremben reformës në drejtësi. Rama tha se zgjedhjet janë një e drejtë e popullit dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të pelikanëve për shkak të frikës së opozitës. “Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit dhe ‘97-ës sa në mes

të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmën e tij. Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve. Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rretho-jnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë por jemi të detyruar ta zbatojmë si na e kanë impon-uar për të vendosur njëherë e

mirë se kushtetuta nuk është një libër që e lexon. 30 vjet që një plak sot që i ka lidhur kokrrat si tespihet e plakut Mere. Asnjë ditë më shumë me presionin e plakut s’mund t’i bëjë socialistët të largohen”, tha Rama nga Patosi.

Page 6: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

6 E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019www.shqiptarja.com

REAGIMI / KQZ: REFLEKTONI MENJËHERË OSE DO PËRBALLENI ME LIGJIN

Kryebashkiakët e PD tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e 30 qershoriTë gjitha bashkitë e drejtuara nga PD i kanë

drejtuar nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të liro-hen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin. “Bashkitë janë të dyzuar me dy dekretet dhe sa kohë që nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të zbatojnë dekretin e dytë të Presidentit në të kundërt mbajnë përgjegjësi ligjore KQZ dhe Ministria e Brendshme. Duhet urgjentisht të nxjerrë urdhra për të shpjeguar si mund të bëhen në Shqipëri zgjedhjet monopar-tiake. KZAZ ndodhet në pallatin e Kulturës dhe kërkojnë që të lirohet”, deklaroi kryetari i Bash-kisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Ndërkaq, Në një reagim, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, tha se këto janë veprime në shkelje të Kodit Zgjedhor. Hoxhaj tha se KQZ vijon procesin për zgjedhjet dhe se është Kuvendi i Shqipërisë, që përmes rezolutës mbi aktin e Presidentit Meta

Tentativa Të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD i kanë drejtuar nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale.

i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cenuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019. Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo vepri-meve në cenim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cenojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019”, thuhet në deklaratë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkive të djathta për të mos iu bindur Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve. Rama iu bën thirrje të mos bien pre e katërshes SB/IM/LN/MK pasi ligji nuk ka mëdyshje. “Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama. Partia Demokratike reagoi lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të bashkive të djathta për të mos iu bindur KQZ-së, i cili i bënte thirrje këtyre të fundit të mos bien pre e Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. PD thotë se akti i presidentit për të anuluar zgjedhjet tashmë është botuar në fletoren zyrtare dhe për sa kohë nuk ka një datë zgjedhjesh nuk do të ketë as zgjedhje. Ndërsa deklaron se do të jetë e gatshme të respektojë ligjin kur presidenti të shpallë datë të re zgjedhjesh.

KRYESIA E PD

Opozita protestë në 21 qershor, Basha: Rama na ka shpallur luftë

Basha: Arrestimet në Librazhd politike. Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për

protestuesit, askush nuk tolerohetOpozita joparlamentare do

të mbajë datën 21 qershor në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare me qëllim rrëzimin e qever-

isë. Data e zhvillimit të protestës së radhës u vendos gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe kolegjit të krye-tarëve të degëve. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama ka shpallur luftë, ndaj sipas tij opozita duhet t’i përgjigjet me çdo mjet dhe me çdo çmim. “Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, tha Basha.

TAKIMI MË ALEATËT Mesditën e djeshme, kreu i PD

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët për aksionin politik. Pas takimit, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar se javës tjetër, opozita do të zhvillojë protesta në çdo qytet, që do të kulmojnë më pas me një tubim kombëtar në kryeqytet. “Takimi me Bashën ishte për shkak i situatës politike që po ndodh në vend. Ky kryeministër provokon qytetarët me takimet e tij elektorale, në vend që të zbatojë dekretin e Metës. Nuk mund të trembi asnjë njeri. Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, një protestë të madhe dhe një rezistencë në çdo qytet. Do ta largojmë ne këtë njeri, përpara se të na largojë ky nga Evropa. Deri më datë 30 Shqipëria opozitare do të jetë në këmbë që koha e 30

BASHA: ARRESTIMET NË LIBRAZHD POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një deklaratë urgjente për mediat menjëherë pas arrestimeve të drejtuesve të PD-së në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e tij Basha ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai po kthen vendin në një narkoshtet dhe se do të ketë një fund të keq dhe të shpejtë. “Reprezaljet e fundit poli-tike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumente të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”, tha Basha.

REAGON SANDËR LLESHAJMinistri i Brendshëm, Sandër

Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreu të PD-së Lulzim Basha i cili e akuzonte se ishte një vegël e kryeministri Rama që për-dorej për të arrestuar protestuesit. Lleshaj në reagimin e tij ka thënë se kreu i PD-së Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktiv-izon kundër ligjit dhe lirive politike në vend. Më pas Lleshaj ka thënë se askush nuk do të tolerohet kur shkel ligjin. “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktiv-izon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjed-hore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, ka thënë Lleshaj.

viteve më përpara do të përfundojë njëherë e mirë”, tha Shehi. Ndërsa kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se “Gjithë organizimi i diskutimit është që do të marrin çdo hap për të ndaluar këtë grusht shteti të

organizuar nga Edi Rama. Sjellja e Ramës duke arrestuar protestues është kriminale na kthen në komu-nizëm. Kjo sjellje në kundërshtim me të ardhmen e vendit tashmë ka qartësuar edhe pozicionin e BE-së,

që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave. Sot po shkojmë në hapa pas për shkak të përgjegjshmërisë së Ramës dhe shqiptarët duhet të çohen”.

Basha “Edi Rama na ka

shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin

dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me

çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk

ka zgjedhje pa opozitën”.

Arrestimet “Reprezaljet e fundit politike

të Edi Ramës kanë një qëllim

të qarta politik: Të intimidojnë

opozitën dhe qytetarët për t’u

tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit

të tij kriminal”.

Page 7: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

7www.shqiptarja.com

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019

Shoqëria përmbarimore “STRATI BAILIFF’S SERVICE” Sh.p.k., njofton shpalljen për shitjen në ankand të pasurisë së paluajtshme:- “Truall”, me sipërfaqe 765.4 m2 dhe “ndërtesë” me sipërfaqe 571 m2, ndodhur në Tiranë, Nr. Pasurie 6/2, vol 25, faqe 202, Zona Kadastrale 8150, në pronësi të Shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, lënë si garanci për Bankën Tiranë sh.a me Kontratë Hipoteke Nr. 1440 Rep., Nr. 850/1 Kol., datë 13.05.2010.

ÇMIMI FILLESTAR I ANKANDIT ËSHTË 168,949,280 (NJËQIND E GJASHTËDHJETË E TETË MILION E NËNTËQIND E DYZET E NËNTË MIJË E DYQIND E TETËDHJETË) LEKË.

- “Ndërtesë”, me sipërfaqe 170 m2, ndodhur në Tiranë, Nr. Pasurie 6/3-N18, vol 41, faqe 239, Zona Kadastrale 8150, në pronësi të Shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, lënë si garanci për Bankën Tiranë sh.a me Kontratë Hipoteke Nr. 11439 Rep., Nr. 849/3 Kol., datë 13.05.2010.

ÇMIMI FILLESTAR I ANKANDIT ËSHTË 55,891,503.36 (PESËDHJETË E PESË MILION E TETËQIND E NËTËDHJETË E NJË MIJË E PESËQIND E TRE PIKË TRIDHJETË E GJASHTË) LEKË.

Ankandi për pasuritë e mësipërme zhvillohet në datë 26.06.2019.Ankandi për pasurinë e mësipërme zhvillohet në ora 16.00, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “Strati Bailiff’s Service”, Rruga “Jordan Misja”, Pall. 141/1, Shkalla 1, Ap. 7. Tiranë. Tel: 04 45 00 450, www.stratibailiff.com, [email protected]

Shoqëria përmbarimore “STRATI BAILIFF’S SERVICE” Sh.p.k., njofton shpalljen për shitjen në ankand të pasurisë së paluajtshme:- Nr.1/22+1, volumi 9, faqe 30, Zona Kadastrale 8130, apartament me sipërfaqe 45 m2, ndodhur në Tiranë, Rruga “Bajram Curri”, Godina 382, Apartamenti 1, rregjistruar në emër të Margarita Todi Grabovari.

Çmimi fillestar i ankandit është 2.520.000 (dy milion e pesëqind e njëzetë mijë) Lekë.

Ankandi për pasuritë e mësipërme zhvillohet në datë 18.06.2019.Ankandi për pasurinë e mësipërme zhvillohet në ora

16.00, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “Strati Bailiff’s Service”, Rruga “Jordan Misja”, Pall. 141/1,

Shkalla 1, Ap. 7. Tiranë. Tel: 04 45 00 450, www.stratibailiff.com, [email protected]

Kandidati socialist për Bashkinë e Ti-ranës, Erion Veliaj u ndal dje pasdite në një takim me

banorët e Njësisë 8, ose siç njihet ndryshe si “Zemra e Tiranës”, që është edhe zona ku jeton familja e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Veliaj theksoi se ndonëse kishte dre-jtuar Bashkinë e Tiranës për 4 vite, Lulzim Basha nuk kishte mundur dot të rregullonte as lagjen dhe rrugicën e tij. “Jemi sot, patjetër te zemra e Tiranës, në një vend trans-formues, por jemi te lagjja e Lulit, i cili s’kishte asfaltuar as rrugicën e lagjes së tij. Nuk kishte mbjellë një pemë te lagjja e vet”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai theksoi se jo vetëm Njësia 8 është trans-formuar falë zbatimit të një sërë projektesh, por Bashkia e Tiranës i riktheu asaj edhe një nga simbolet identifikuese, Selvinë dhe monumentin e Heroit të Popullit, Vojo Kushi, të cilat ishin zënë nga ndërtimet pa leje, bingot e bastet. “Selvia ishte këtu edhe në kohën e Lulit, por u lirua vetëm nga Partia Socialiste. Kurse deputetët e Lulit dhe Monës erdhën që të mbronin zaptimin e Selvisë, të cilët në fakt ishin pronarë të zaptimit. Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, njëzetë e ca vite çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do prishte gjithë shtëpitë e

FUSHATA NE TIRANE

Rreth 150 Punonjës së Uzinës së Armëve në Poliçan janë ngritur

sërish në protestë këtë të premte, pasi prej dy vitesh nuk marrin rrogën. Punëtorët që punojnë prej vitesh në sektorët më të vështirë të Uzinës së Armëve, duke filluar nga prodhimi i fishekëve deri tek montim-çmontimi i predhave luftarake, shprehen se kjo gjendje ju ka vështirësuar jetën dhe i ka rrënuar ekonomikisht. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan, Abedin Çela, i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes të gjejë një zgjidhje të men-jëhershme për pagesat e punëtorëve të Uzinës. Nëse nuk merren masa punonjësit paralajmërojnë se do t’i drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.

POLIÇAN

2 vjet pa pagë, punonjësit e uzinës së armëve në protestë

NEGOCIATAT

Xhaçka në Gjermani: Integrimi në BE do të stabilizonte Ballkanin

u shpreh pas takimit min-istrja e Mbrojtjes, Xhaçka. Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme politike, minis-trja Xhaçka njohu homologen gjermane mbi përpjekjet e vazhdueshme që po bën vendi ynë për modernizimin dhe me reformat e vështira por aq të domosdoshme, sikurse është reforma për drejtësi. “Unë be-soj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjek-jes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjer-mania. Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t’ia dalim t’u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha ministrja Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në

Gjermani zhvilloi një takim me homologen Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera biseduan edhe për cështjen e negociatave. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në Gjermani zhvilloi

një takim me homologen Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera biseduan edhe për cështjen e negociatave. “Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në

strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropi-anizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilite-tin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës”,

Veliaj: Basha s’rregulloi dot as lagjen e tij kur ishte kryebashkiakKarta e studentit edhe në celular,

Veliaj: Kemi shpërndarë 14 mijë deri më tani

fizike, por edhe elektronike, ku çdo student mund ta përdorë atë përmes celularit. Gjatë bashkëbisedimit me kryemi-nistrin Edi Rama dhe banorë të njësisë nr 11 në kryeqytet, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, theksoi se deri më tani janë shpërndarë 14 mijë karta, ndërsa sqaroi edhe çështjen e aboneve të studentit. “Dje është shpërndarë karta e 14 mijë, me këtë ritëm në javë ne do të jemi tek 70 mijë. Abonetë printohen si letrat me vlerë që nga koha juaj në Bashki, nga Ministria e Financave. Porositë bëhen në maj për qershorin, në qershor bëhen ato për korrikun, pasi abonoja në thelb është valutë, dhe duke qenë se përdoren vetëm nga konviktet, ne bëmë një sistem që shpërndahet vetëm për konviktet. Tani që u shtua kërkesa do të shohim sa është dhe porosinë për korrikun do ta bëjmë më të madhe, në korrik fillon sezoni”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj thek-soi se falë aplikacionit të ri, studentët do të mund të marrin shërbimet nga institucionet publike apo dhe kompanitë private më shpejt dhe më lehtë. Teksa theksoi se numri i tyre ka shkuar brenda një kohe të shkurtër në mbi 100, ai tha se të rinjtë që do të kenë Kartën e Studentit, do të njoftohen me email ose me sms për të gjitha shërbimet që entet publike apo ato private ofrojnë.

tironsve te Selvija, që një ditë pasardhës që do të gëzonte këto të mira materiale do të ishte Luli që ia hipi Vojos me tank sipër si Vojo tankut, e sigurt që s’do ta kishte dhënë jetën. Por, në nder të sakrificës së Vojos flet fakti se shumica

e Tironës, shumica e Selvisë dhe Njësisë 8 nuk janë si Luli, kanë respekt për ata që puno-jnë, sakrifikojnë, japin jetën si Vojo Kushi dhe sot në shenjë të atij respekti Selvija quhet Selvi dhe është liruar nga kioskat dhe rangallet dhe siç e keni

pare, teksa flasim tani, është duke u punuar që ajo që quhet Selvija të jetë Selvija dhe ai që është një monument dëshmori të jetë një monument dësh-mori. Shikoni pak logjikën e tyre, se çfarë në monumentesh besojnë ata dhe në çfarë mon-

umentesh besojmë ne. Ne flasim për Vojo Kushin dhe Selvinë, ata thonë bingo dhe baste”, u shpreh Veliaj.

KARTA E STUDENTITNga dita e mërkurë karta

e studentit është jo vetëm

BanorëtBanorët e kësaj njësie vlerësuan punët e bëra në gjithë këtë zonë në këto 4 vite, ndërsa theksuan se për këtë meritë ka dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij. “Meritë të madhe ka dhe ky. Edhe ky ka meritë, ka bërë punë të shkëlqyera për këtë njësi”, tha një prej banorëve të pranishëm në këtë kafe me kryeministrin.

Page 8: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

8 E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019www.shqiptarja.com

SHPALLJE ANKANDISHOQËRIA PËRMBARIMORE “CORRECTOR” SHPK, ZHVILLON ANKANDIN E I-RË, PËR SHITJEN E PASURISË SË PALUAJTSHME,

Ankandi zhvillohet dt. 21/06/2019, në adresën, Rruga e Kavajes, Ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i III –te, Tiranë.

KONTAKT: CEL. 0684000061 OSE NË ADRESËN E E-MAIL: [email protected]

• Njësi me nr. Pasurie 5/2+1-N16/2, Vol.39, fq.93, ZK 8380, regjistruar në ZVRPP Tiranë.

Cmimi i ankandit të parë është €ur300,000 (treqind mijë euro).

EKSKLUZIVE/OPERACIONI “KRASTA”

Zbardhjet dosja si u zbuluan dy vrasjet dhe

dy plagosjet në ElbasanEkzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit e realizuan

Etien Cani dhe Elvis Bardhi. Çapjat, kapet për plagosjen e ish-drejtuesit të policisë rrugore në Elbasan Fadil Mema

PLAGOSJA E FADIL MEMËS NË 2006

Florenc Çapja i arrestuar

VRASJA E GENTIAN E NEZIR BEQIRIT 2012

Etien Cani në kërkim

Elvis Bardhi në kërkim

PENGMARJA E PLAGOSJA E BLEDAR KARAJ

Suel Çela në kërkim

Endrit Çopja i arrestuar

KORRUPSIONI TEK AMA

Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh

Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor “Brado” me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA

Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i TV kabllor “Tata Junior”.

Hetimet një vjeçare kanë zbardhur dy vrasje të vjetra dhe dy plagosje të vjetra të ndodhura në Elbasan, dhe më konkretisht vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, tek kryer në gusht të

vitit 2012, plagosja në 30 janar 2006 e ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema, dhe pengmarja e plagosja në 2006 e Bledar Karaj. Për këto ngjarje të rënda të ndodhura në Elba-san, prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë qëndrore të hetimit të Krimeve të Rënda, kanë organizuar operacionin e kod-uar “Krasta”, duke arrestuar Florenc Çapja, Bledar Karaj, Endri Çopja, dhe shpallur në kërkim Elvis Bardhi si dhe shokun i tij Etien Cani. Gjithashtu masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë është lëshuar nga gjykata e Elbasanit dhe për Suel Çelën, i dyshuar si person që së bashku me Çopjen kanë marë peng dhe më pas kanë plagosur Bledar Karaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016. Operacioni i djeshëm është shtrirë në të gjithë qytetin e Elbasanit ku janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku janë sekuestruar armë, drogë, plumba, thika, dylbi dhe sende të tjera të paligjshme. Ndërkohë që janë shoqëruar më shumë se 50 persona, mes tyre dhe Ardian Çapja. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë në terren është drejtuar nga prokurori i Elbasanit Ritvan Sula dhe Drejtorit i Hetimit të Krimeve të Rënda Tonin Vocaj. Gjatë kësaj faze hetimore janë marrë në pyetje mbi 30 dëshmitarë që kanë qënë prezent në momentin kur kanë ndodhur ngjarjet. Ky hetim zbuloi dhe një aferë korruptive tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bledar Karaj pronar i tv kabllor “Brado”, Adem Boriçi, Andrea Nathanaili, Suela Musta gazetare dhe anëtare e AMA-s, Izmir Hajdari, gazetar dhe ish-inspektor i AMA, Artan Drazhi, Shkëlqim Sula, në kërkim dhe Ervin Tahiri pronar i TV kabllor “Tata Junior”. Sipas prokurorisë këta persona janë arrestuar për një aferë koruptive prej 4 milionë lekë të vjetra dhe heqjen e një gjobe prej 13 milionë lekë të vjetra për televizionin kabllor “Brado”.

ARRESTIMI I FLORENC ÇAPJA, PËR FADIL MEMËN

Hetimi një vjeçar ka zbuluar atentatin e bujshëm që ju bë në 30 janar 2006, ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan Fadil Mema. Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar për herë të tretë, Florenc Çap-jan, si personin kryesor që ka dashur të vrasë me armë Memën, teksa ky i fundit po hynte në banesën e tij që ndodhet përballë doganës së Elbasanit. Florenc Çapja u arrestua në 2006 po qëndroi vetëm 40 ditë në burg. Ndërkohë u arrestua sërisht, 4 muaj pas lirimit nga qelia, por sërisht ai u la i lirë nga gjykata e Elbasanit. Tashmë Florenc Çapja është arrestuar për herë të tretë për tentativën e vrasjes së Fadil Memës në Elbasan, ngjarje për të cilën akuzohet për “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë” dhe “Mba-

jtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Ndërkohë pas këtij atentati janë vrarë vëllezërit Roland dhe Ilir Rexhepi, dhe pas tyre babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri. Hakmarja e fisit Çapja nuk kishte të ndaluar. Pas këtij krimi Fadil Mema, i ndodhur mes një seri sulmesh dhe mosgjetjes së gjuhës së dialogut dhe refuzimit për t’u pajtuar me familjen Çapja, vendos të marrë familjen e tij dhe të largohet në Itali, duke qëndruar në Torino. Në këtë shtet ai kishte gjetur dhe një punë si gazeta shitës. Anëtarët e familjes Çapja e gjurmojnë deri në Itali duke e vrarë në 14 mars 2015 ditën e verës, me 7 plumba. Hetimi u krye nga policia italiane, por nuk pati asnjë të arrestuar. Vrasja e Memës, ishte kryer pas një atentati të dështuar ndaj tij në Elbasan në 2006. Djali i tij i tha policisë italiane se vrasësit kishin mbëritur në Itali, nga Shqipëria.

TELEFONI, ZBULOI ELVIS BARDHIN E ETIEN CANIN PËR VRASJEN E BABË E BIR

Elvis Bardhi, një i dënuar nga gjykata e Kavajës me 6 vite burg për tregtim të 200 kg drogë dhe i liruar nga burgu në korrik të 2017, është shpallur në kërkim policor së bashku me shokun e tij Etien Cani, i cili momentalisht sipas policisë ndodhet në Itali. Që të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bardhi dhe Cani aku-zohen nga prokuroria e Elbasanit për akuzën e

vrasjes së babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2012. Sipas burimeve të policisë në këtë vendgjarje është gjetur një celular i autorëve të cilët ka re-zultuar se i përkiste njërit prej tyre. Pikërisht në këtë telefon janë gjendur të dhëna të dobishme që kanë shërbyer për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Kjo vrasje është kryer në vazhdën e ciklit të hasmërisë që fisi “Çapja” kishte me fisin Mema. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, ka ndodhur tetë muaj pasi në Elbasan ishte vrarë kushëri i Fadil Memës, Ilir Rrexhepi. Në vitin 2012 Çapjat ishin hedhur në sulm, ku këtë herë kishin vënë në shenjestër Gentian Beqirin, i cili në 26 dhjetor të 2005 kishte qëlluar mbi Sokol Çapjan në bar “Aquario” në Elbasan, duke e

lënë të vdekur në vend. Beqiri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, dhe qëndronte në “arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Lartë i kishte prishur dënimin me 18 vite burg, për vrasjen e Sokol Çapjas, dhe çështja penale ishte rikthyer për gjykim. Në 15 gusht 2012, dyshohet se Elvis Bardhi dhe Etien Cani të paguar nga anëtarë të fisit Çapja, kanë shkuar në banesën e Beqirit, në katin e pestë të një pallati. Sipas dosjes së proku-rorisë thuhet se rreth orës 08:40, nga banesa ka dalë nëna dhe bashkëjetuesja e Gentian Beqirit Behije Arapi për të bërë pazar dhe në këtë mo-ment ka konstatuar se dy punonjësit e policies në detyrë, që ruanin Gentian, Sami Derstila dhe Neshat Budani nuk ndodheshin në vendin e detyruar për të kryer shërbimin, që ishte kati i

pestë përpara apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige. Si ka dalë nga pallati, Behije Arapi ka konstatuar përpara hyrjes së pallatit punonjësit e policisë, ku Neshat Budani ishte në këmbë përpara pal-latit, ndërsa Sami Derstila ndodhej në makinën e tij dhe po hante mëng-

Elton QynoTIRANE

Florenc Çapja

Page 9: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

9www.shqiptarja.com

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019EKSKLUZIVE/OPERACIONI “KRASTA”

Përgjimi i Bledar Karaj solli zbulimin e zyrtarëve të AMA në afera korruptive dhe shpërdorim detyre

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për zhvillimin e dy

operacioneve të zhvilluara ditën e djeshme në Elbasan. Lleshaj thotë se forca e ligjit vijon luftën në këtë front jetik për të ardhmen e vendit. “KRASTA” e “TRANZIT”, dy mega-op-

eracione policore në bashkëpunim me Prokurorinë japin një goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan. Forca e Ligjit vijon të inten-sifikojë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Lleshaj.

MINISTRI I BRENDSHËM

Lleshaj: Një goditje të rëndë krimit, forca e ligjit vijon luftën

PROVAT MATERIALE TË SEKUESTRUARA

Revolver “Nagant” me mulli, me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike

Prangat tek AMA për rryshfetin 4 mln lekë dhe

heqjen e gjobës 13 mln lekë

jes. Dy policët kanë komunikuar më nënën e viktimës, e cila është larguar

për të bërë pazarin. Në këtë moment, Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me “Insuline”,(pasi rezulton se ky polic vuan nga sëmundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien e mengjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi, duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup, teksa flinte gjumë. Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me

shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndod-heshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash, punonjësi i policisë, Sami Derstila, si ka përfun-duar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit, pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Si është afruar në derën e jashtme të banesës, fillimisht ka trokitur e më pas është futur në ambjentet e brendshme të banesës. Sapo është futur brenda, Sami Derstila, ka gjetur në korridor të shrirë në dysheme Nezir Beqiri (babai i të arrestuarit Gentian Beqiri) i cili kishte, shenja dhune. Sami Derstila, është munduar t’i japë ndihmën e parë pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot të flasë. Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budani, ndërkohë që ka hyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrë brenda në dhomë, kanë gjetur të vdekur në krevatin e tij Gentian Beqiri. Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metra larg kanë parë të largohen persona të panjohur. Pas këtij momenti, rreth orës 09:44 Neshat Budani, ka njoftuar me telefonin e tij, celular sallën operative ku ka vënë në dijeni për ngjar-jen. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila, është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe. Në atë periudhë ish-kryeprokurori i Elbasanit Elvin Gogaj ka nxjerë urgjentish dy urdhër-arreste për personat e mësipër. Florenc Çapja është arrestuar në fshatin Mëngel, duke pretenduar se po kthehej nga Maqedonia. Florenc Çapja, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka pranuar pjesëmarjen në vrasje dhe ka deklaruar se në orën 22:00 të një nate më parë së bashku me xhaxhain e tij Ardian Çapja, djalin e hallës, Ardit Sinakolli, dhe një shokun e Arditit të quajtur Aldi Kozarja, kanë shkuar në

Maqedoni për të parë për kaldaja ngrohjeje për banesa. Verifikime janë bërë në disa drejtime dhe mes të cilave dhe vula e vendosur në pasaporta në doganën e “Qafë-Thanës”. Pavarësisht kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes. Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Nga ana tjetër më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të rreme” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët janë dënuar me nga 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë dosja për dy vrasjet është pezulluar duke mbetur pa autor. Por një vit më parë ajo u rihap sërisht, dhe sot si autorë të këtij krimi janë identifikuar shtetasit Etien Cani dhe Elvis Bardhi, të cilët janë shpallur në kërkim.

PENGMARRJA DHE PLAGOSJA E KARAJNjë ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin

2006 është kthyer në qëndër të vëmëndjes pas 13 vitesh, ku për policinë dhe prokurorinë e Elbasanit është provuar se autorë të pengmarjes dhe plagosjes së Bledar Karaj janë Endrit Çopja që ndodhet në burg dhe Suel Çela. Në 2006 kur janë kryer hetimet, Karaj nuk ka pranuar të tregojë emrin e personave që e morën peng dhe e plagosën. Sipas policisë së shtetit ngjarja lidhet me vjedhjen e disa televizorëve në lokalin e Çopjat, dhe këta televizorë ishin konstatuar në biznesin e Bledar Karaj. Gjithmonë sipas policisë, Çopja dhe Çela kanë takuar Karaj duke i pohuar se televizorët ishin vjedhur tek lokali i tyre, dhe duhet tia kthente. Por ai ka pohuar se i kishte blerë nga dikush tjetër në Elbasan. Çopja dhe Çela,i kanë

kërkuar të hipë në makinë dhe të shkojnë tek një person për tu ballafaqur. Sipas akuzës ai është marë me forcë dhe ka hipur në makinë por në sher e sipër janë përplasur fizikisht deri në përdorimin e armës, ku Karaj ka mbetur i plagosur. Kjo ngjarje është pezulluar dhe rihapur pas 13 vitesh, pasi gjatë fazës së hetimit Bledar Karaj, ka dëshmuar në polici të vërtetën.

PËRGJIMI I KARAJ ZBULOI KORRUPSIONIN TEK AMA NË TIRANË

Teksa Bledar Karaj thirej në polici për të dhënë shpjegime lidhur me pengmarjen dhe plagosjen e ndodhur në 2006, prokuroria e Elbasanit e ka vënë në përgjim telefonik dhe survejim atë. Nga përgjimi i telefonatave, Karaj bënte biseda për një aferë korruptive, pasi duhet të zgjidhte një punë tek Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se Bledar Karaj administron një tv kabllor “Brado”, me të cilin shpërndan linjën e sinjaleve televizive. Por ky televizion usht-ronte veprimtarinë e tij duke mos u licensuar në organet kopetente siç është Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Oficerët e hetimit kanë filluar të ndjekin këtë situatë të pakëndshme si dhe bisedat që bënte Karaj në telefon, i cili interesohej për të nxjerë liçensën e TV kabllor tek AMA. Ai ka biseduar me disa nga personat e arrestuar duke pranuar të japë dhe një sasi monetare prej 4 milion lekë të vjetra, dhe lishenca është konfirmuar nga AMA. Ndërkohë pas zgjidhjes së këtij problemi, Karaj ka vazhduar të përgjohet pasi nëpërmjet ndërhyrjeve të paligjshme dhe korrupsionit, ka mundur të heqë një gjobë financiare prej 13 milion lekë të vjetra që AMA, i kishte vendosur televizionit “Brado”.

Suel

Çel

a

Gent

ian B

eqiri

Nezir

Beq

iri

Fadi

l Mem

a

Page 10: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

10 E shtunë 15 qershor 2019www.shqiptarja.com

Shpallje Ankandi III, per pasurine Ambjent Tregtar, me sip.47.5 m²,me adresë Plazh 13, kati perdhe, ne pronesi te Shkelqim Qamo, Zona Kadastrale: 8518, Numri i Pasurisë: 39/184-N2, në vlerën 54,720 Euro. Ankadi perfundon me datë 26.06.2019 .Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen:Bulevardi “GjerGj Fishta”, Kulla 5, Kati 11,

Numër.54 – tiraNë

Shpallje ankandi

Pasuria 1 :Lloji i prones: Apartament, me sip.132.7 m².

Vendi i ndodhjes: Rr. “Mihal Grameno”, Tiranë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale: 8150, Numri i Pasurise: 7/238+1-29, Volumi 33, Faqe 150, Indeksi i Hartës:TR;P-13

Në vlerën e 95.544 (nëntëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzetë e katër) EUROVendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: Bulevardi “GjerGj Fishta” Kulla Nr. 5, Kati i 11-të, Nr.54 tiraNë

Shpallje ankandi

EKSLUZIVE

Vrasja e argjir Gjoka në Vlorë, në 10 minuta të

rinjtë masakruan tre vetëProkuroria kërkon “arrest në burg” për katër të arrestuarit. Ikën dhe u fshehën tek motra e tyre

Elton QynoTIRANE

Mersin Bejtja, Arif Bejtja, Namik Bejtja dhe Jaçe Be-

jtja pritet të dalin para gjykatës së Vlorës, ku do njihen me masën e “arrestit në burg”, që ka kërkuar prokurori i çështjen, Kledian Llaho. Të katër person-at janë përfshirë në sher me dy vëllezërit Astrit dhe Fatmir Osmëni, të cilët janë punonjës të njësisë administrative Kote, të cilët ishin duke ndërtuar një rrugë afër banesës së tyre. Por teksa situata ka dalë jashtë funk-sionit, ka ndërhyrë dhe kryetari i njësisë administrative Kote, Argjir Gjokaj, i cili ka mbetur i vrarë me armë me një plumb në gjoks. Ndërkohë me një plumb tjetër është plagosur njëri nga vëllezërit Osmëni dhe njëri nga autorët e këtij krimi Arif Bejtja. Argjir Gjokaj,ka pësuar dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri dhe konkretisht një në dorën e djathtë tek kyçi dhe një plagë me hyrje por pa dalje në anën e djathtë të gjoksit, nga e cila ka gjetur dhe vdekjen. Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e par-akrahut afër brylit. Gjithashtu nga policia është shoqëruar për në spital edhe shtetasi Fatmir Osmeni ky banues në Vlorë, i cili kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri në dorën e majtë tek pëllëmba. Sipas policisë së Vlorës, Argjir Gjokaj, në 11 qer-shor 2019 ka shkuar në fshatin Mavrovë pasi nga ana e Bash-kisë Selenicë është duke punuar për riparim dhe mirëmbajtje të rrugëve të fshatit Mavrovë, dhe për realizimin e punimeve është vënë në pune dhe një ekskavator i cili në 11 qershor

2019, po kryente punimet në rrugët e këtij fshati. Fatmir dhe Astrit Osmeni kanë shkuar në fshatin Mavrovë për të parë punimet. Aty janë takuar me administratorin Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj edhe ky nga fshati Mavrovë. Në vendin ku po kryeshin punimet kanë shkuar dhe Rasim Bejtja dhe Rebanit Bejtja dhe këta nga fshati Mavrovë.Dy të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në lidhje me një rrugë të hapur para disa vitesh me vëllezërit Osmenaj. Në momentin që kanë qenë tek

fundit i rrugës ku po kryeshin punimet aty kanë shkuar me mjet “Mercedes Benz” ngjyrë të zezë, Mersin Bejtja, Arif Bejtja, Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, të cilët pasi kanë dalë nga mjeti kanë filluar të godasin Fatmir dhe Astrit Osmenaj. Në vijim Mersin Bejtja ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe pasi e ka mbushur i është drejtuar Fatmir Osmenit duke e sharë dhe qëlluar me armë në dre-jtim të tij. Fatmir Osmeni, i ka kapur armën, por si pasojë është plagosur. Mersin Bejtja ka qëlluar disa herë me armë

zjarri ku pasi i kanë mbaruar fishekët e ka hedhur pistoletën në tokë dhe më pas ka marë pistoletën e Jaçe Bejtja, ku ka qëlluar dhe disa herë. Më pas Mersini ka marrë edhe pistoleten e tij që e kishte hedhur në tokë më parë dhe së bashku me tre kushurinjë e tij është larguar me mjetin “Mercedes Benz” në drejtim të rrugës që të çon në aksin rrugor Kotë-Vlorë. Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Mer-dali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit.

I plagosur

Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja, Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në burg”.

4 të arrestuar

Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënaj dhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj.

Vrasja

të qëllonin vëllezërit Osmënaj dhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj. Gjithashtu si pasojë e qitjes me armë zjarri është plagosur dhe Arif Bejtja. Në vijim nga kërkimet e policisë gjyqësore është bërë e mundur kapja në flagrancë e Jaçe dhe Namik Bejtja në banesën e Ermira Bejtja, e cila rezulton të jetë vajza e Rasim Bejtja dhe

motra e Arif Bejtja. Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja, Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në burg”.

pëllumb Petritaj, i akuzuar nga prokuroria dhe poli-

cia e Vlorës për “falsifikim dokumentash” duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit, ka “blinduar” lirinë në gjykatën e Apelit Vlorë. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko dhe Nazmi Troka, të cilët kanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila zbuti masën e sigurisë për Petritaj nga “arrest në burg” në lirim me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra.Me këtë vendim Petritaj ka blinduar lirinë e tij, pas 7 muaj qëndrim në burg. Dosja për të cilën është arrestuar Petritaj në tetor të 2018 dhe tashmë në maj 2019 është liruar, flet për tjetërsimin e 100 ha tokë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Në tetor 2018 me kërkesë të

prokurorisë, Gjykata e Vlorës veç Petritaj, ka urdhëruar dhe arrestimin e Blerina Dhramit, juriste pranë hipotekës së Vlorës. Kjo pasi gjatë hetimit prokurori Albert Kuliçi zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut që ka bashkëpunuar me Petritaj. Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit She-hun. Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Pe-tritajn t’i shesë tokën vajzës

VendiMi i GjykatëS Vlorë

Abuzimi me pronat në Zvërnec PëllumbPetritaj “blindon” lirinë në Apelin e Vlorës

së tij, Ina Petritaj. Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar. Kalimi në këtë mënyrë është bërë për të

fshehur të kaluarën kriminale se si është përfituar kjo pronë. E gjithë prona është marrë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara dhe duke “Shpër-doruar detyrën” nga punonjës të administratës.

Argjil Gjoka Namik Bejtaj Arif Bejtaj Jace Bejtaj

Page 11: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

11www.shqiptarja.com

E shtunë 15 qershor 2019

Truall + Ndertese me Nr. Pasurie 271 Volum 2, Faqe 216, Zonë kadastrale 2324 me siperfaqe 300 m², me vendodhje Kullurice, Sarande.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i dytë është 1,400,000 (nje milion e katerqind mije) Leke.

Toke+ Are, me Nr. Pasurie 280 Volum 2, Faqe 217, Zonë kadastrale 2324 me siperfaqe 2,976.80 m2 me vendodhje Kullurice, Sarande,

Çmimi me të cilin fillon ankandi i dytë është 448,000 (katerqind e dyzete e tete mije) Leke.

Pasurite janë në pronësi të Kostandin Nikolla Buzuka dtl.14.01.1952, Aleksandri Kostandin Buzuka dtl. 03.10.1976, Elpidha Koci Buzuka dtl.13.07.1954, Elton Kostandin Buzuka dtl.31.01.1987, dhe Irma Xhevat Buzuka dtl.28.05.1982.Mbi pasurite është vënë hipotekë ne favor te “Agrokredit” Sh.a, per Shumen prej 3,000,000 (tre milion) Leke. Ankandet do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “REAL BAILIFF SERVICE”

sh.p.k, në datë 05.07.2019 në orën 16:00, në adresën: Rr. “Pjeter Bogdani”, Pallati 8/1, Kati 1, Tiranë. Cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

Shoqëria Përmbarimore “REAL BAILIFF SERVICE” Sh.p.k do të zhvillojë ankandin e dytë për pasurinë e paluajtshme:

“Apartament” me sip 75.5 m² , ZVRPP Mat, ZK Nr. 1326, Nr. Pasurie 3/133/+4-32, Vol. 7, Faqe 51, me adrese: Lagjja “P.Budi”, Lagjja “P.Budi”, Mat në pronësi te Rasim Xhemal Bici dtl.06.07.1958 dhe hipotekueses Suzana Ziber Bici dtl.11.02.1963,

Çmimi me të cilin fillon ankandi i tretë është 756,000 (shtateqind e pesedhjete e gjashte mije) Leke,

Mbi pasurinë e mësiperme është vëne hipotekë për shumën 500,000 (peseqind mije) Leke.Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “REAL BAILIFF SERVICE” sh.p.k, në datë 05.07.2019 në orën 16:00, në adresën: Rr. “Pjeter Bogdani”, Pall. 8/1, Kati I, Tiranë Cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

Shoqëria Përmbarimore “REAL BAILIFF SERVICE” Sh.p.kdo të zhvillojë ankandin e tretë për pasurinë e paluajtshme:

“Arë + Truall”, me Nr. Pasurie 74/304 Volum 2 Faqe 178, Zonë ka-dastrale 2131, me siperfaqe 600 m², me vendodhje, Përmet, Kël-cyrë, në bashkëpronësi të Naim Avdul Allamani dtl. 02.07.1962, Ilir Avdul Allamani dtl. 08.08.1970 dhe Floreshe Avdul Musollari dtl. 07.10.19630, mbi të cilën është vënë hipotekë në favor të “Agrokredit” Sh.a, për Shumën 500,000 (pesëqind mijë) Lekë.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 400,000 (katërqind mijë) Lekë

Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “REAL BAILIFF SERVICE” sh.p.k, në datë 24.06.2019 në orën 16:00, në adresën: Rr. “Pjeter Bogdani”, Pallati 8/1, Kati 1, Tiranë. Cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

Shoqëria Përmbarimore “REAL BAILIFF SERVICE” Sh.p.kdo të zhvillojë ankandin e parë për pasurinë e paluajtshme:

krimet e Rënda për herë të dytë nuk kanë mundur të

hapin dot procesin për Arbër Cekajn, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun të arrestuar për 613 kg kokainë të sekues-truar në Durrës. Shkak për mosçeljen e procesin është bërë mos pasja e një prokure origjinale nga avokati i Cekajt, Maks Haxhiaj. Ndërsa Haxhiaj u shpreh për mikrofonin e Re-porttv se në këtë gjykim do të ketë surpriza për emrin real të pronarit të drogës.

kokaina e MaMinaSitDështon sërish procesi avokati Haxhiaj: Do shihni surpriza, droga jo e Çekajt

tetë muaj pas arrestimit është liruar nga burgu reperi

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë. Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup krim-inal ka rënë duke u dënuar

me 3 vite burg nga gjykata. Si pasojë e gjykimit të shkurtu-ar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri. Por kjo nuk ishte hera e parë që Arkimed Lushaj prangosej për mbajtje armësh pa leje, pasi ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera. Stresi përfun-doi në prangat e policisë edhe në 13 prill të 2017, pasi u kap duke konsumuar kokainë në një lokal në Tiranë. Ndërkaq,

VendiMi i GjykatëS

“Stresi” djali i Sali Lushaj lirohet nga burgu, u arrestua për dy pistoleta pa lejë

ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në

disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.

Edhe pse policia e Ti-ranës vuri në pran-ga Gjergj Cukalin, si një nga personat që ka marrë pjesë

në ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, në 30 janar të këtij viti, hetimet vijojnë të jenë ende të hapura, për shkak të disa gjurmëve të tjera gish-tatsh të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët. Burime pranë policisë bëjnë me dije se gjurmët e fiksuara në disa pjesë të ndryshme të automjetit tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores pak orë pas ngjarjes dyshohet të jenë të autorëve të krimit. Por, nga verifi-kimet e kryera, ka rezultuar se pikërisht këto gjurmë gishtash nuk ekzistojnë të regjistru-ara në sistemin e territorit

KtHESë në HEtImEt

Vrasja e arben Bilalit, atentatorët

dyshohen të huajVrasja në Selitë e ish-policit,

dalin prova të reja. Për këtë vrasje është arrestuar Gjergj Cukali

Xhensila KodraTIRANE

shqiptar. Lidhur me këtë fakt, thanë burimet, dyshimet janë se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj e vrasës me pagesë. Këto dyshime kanë bërë që autoritetet Shqiptare t’u drejtohen disa shteteve të huaja, ku u kërkohet për të identifikuar këto gjurmë gish-tash. Gjergj Cukali u arrestua

pasi përgjigjia e AND-së të gjetur në një bidon uji plastik brenda në makinë, ishte e tij. I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje është edhe Arben Xhetanin.

VraSja e arBen BilalitZinxhiri i vrasjeve në

Tiranë godet sërish famil-

jen Bilali. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e sotme në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Ndonëse ishte ruajtur prej

vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një autom-jet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja. Policia po heton pikërisht pistën e hakmar-rjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Ti-ranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve krim-

inale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbi-jetojë për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës dhe ngjarja ka ndodhur pak me-tra larg banesës së tij teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Arben Bilali ka qenë punon-jës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

Kalojnë Vettingun prokurori i dosjes 339 dhe kryeprokurorja e ElbasanitVendiMet / KPK shKarKon gjyqtarin idriz MulKurti

drejtuesja e Prokurorisë së El-basanit, Enkelejda Millonai

është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit (KPK). Seanca dëgjimore është zhvilluar ditën e enjte, e ndërsa sot KPK me trupën gjykuese Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia ka kaluar

sitën e Vettingut. Millonai është një nga kandidaturën për Struk-turën e Posaçme Anti-Korrup-sion (SPAK). Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme. Gjithashtu ka kaluar Vet-tingun edhe prokuror te Krimet

e Rënda, Vladimir Mara i cili njihet edhe si hetuesi i dosjeve të forta si 339 dhe dosjes Tahiri. Për të raporti i inspektoratit të deklarimit të pasurive dhe in-teresit ishte se Mara nuk kishte asnjë problem me pasurinë apo fshehje të saj. Edhe nga ana profesionale ai rezultoi në

rregull dhe pa probleme në DSIK me kontakte me botën e krimit. Automjeti i përdorur nga ai nga viti 2009-2013 pa e regjistruar në Shqipëri u konstatua si prob-lem, ç’ka u vu në dukje edhe nga operacioni ndërkombëtar, por kjo nuk e pengoi që të kalonte Vettingun. Ndërkohë, nuk ka

kaluar Vetting-n, gjyqtari në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, Idriz Mulkurti, i cili njihet si gjyqtari që dënoi Dritan Dajtin. Gjithashtu nuk kaluan edhe prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena kandidat për SPAK dhe Ilir Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Page 12: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

12 E shtunë 15 qershor 2019www.shqiptarja.com

Shpëtim Çuçka:Ja pse dhe si po

shkatërrohet kultura e përkthimit

Pas vitit 1991 nisi të shkatërrohet edhe kultura gjuhësore. Ndaj, përkthimi duhet t’i

nënshtrohet kontrollit të shoqërisë, gjykimit të institucionalizuar. Përndryshe skarciteti, pra edhe dëmi publik, do të jetë i pashmangshëm

Dhurata HamzaiTIRANE

Kaq shumë letërsi botërore, e ardhur në gjuhën shqipe nga përkthyes me formim të dyshimtë. Libra për fëmijë, të sjellë në shqip

me një sintaksë të papërshtashme. Nobelistë që nuk ua shijon dot në vepër “lëngun” origjinal të gjuhës e të stilit dhe, më keq, ardhja plot pasaktësi në shqip e literaturës shkencore… Të gjitha këto kanë prodhuar probleme që kanë shkatërruar traditën më të mirë që kemi pasur, deri para viteve ’90; atë të përkthimit dhe të pasurimit të gjuhës shqipe. Pak përkthime serioze gjen sot në treg dhe përkthyesit e mirë mund të numërohen me gishtat e dorës.

E, ky konkluzion, nuk është thjesht i një gazetari apo i një lexuesi të zellshëm të letërsisë.

Përkthyesi i mirënjohur, Shpëtim Çuçka, që ka sjellë në gjuhën shqipe autorë të mëdhenj botërorë; nga Sofokliu tek Euripidi e Aristofani, si dhe nga Gëte tek Umberto Eko, në një intervistë për “Shqiptarja.com” konstaton se pas vitit 1991, cilësia e përkthimeve, jo vetëm që ka rënë në mënyrë të ndjeshme, por bashkë me përkthimin edhe gjuha shqipe po dëmtohet. Si dhe pse po shkatërrohet kultura e përkthimit dhe ajo gjuhësore në Shqipëri.

Një varg problemesh dalin në dritë nga përkthyesi dhe gjuhëtari i talentuar Shpëtim Çuçka, jeta e të cilit është e lid-hur pazgjidhshmërisht me përkthimin, që në pranverën e vitit 1977, kur mori zytarisht titullin përkthyes (edhe pse veprimtarinë përkthimore e kishte nisur që në shkollë të mesme). Shpëtim Çuçka ka përk-thyer e botuar vepra në shqip nga greqisht-ja e vjetër dhe latinishtja, por edhe nga italisht-ja, gjermanishtja, rusishtja, anglisht-ja, etj.

Ka përkthyer ndër të tjera, nga Eskili tragjeditë “Lutëset” dhe “Persët”, tragjedinë “Filokteti” të Sofokliut. Ka përkthyer nga nga Aristofani ko-meditë “Grerakët” dhe “Pluti”, e nga Aristoteli “Kushtetuta e Athinës”. Ka përkthyer “Mbi mor-alin” e Epikurit. Tashmë që Shpëtim Çuçka rrëfen se është duke përkthyer një kolanë me 12 vepra të shkrimtarit të madh Leon Tolstoi, kujtojmë se ai ka sjell në shqip dhjetëra përkthime edhe nga letërsia e re botore, si romanet “Këshilli i Egjiptit” dhe “Secilit hakun” nga Leonardo Sha-sha; nga Gëtja ka përkthyer veprat në vargje, “Fausti” dhe “Torkuato Taso” dhe nga Umberto Eko romanin “Lavjerrësi i Fukoit”. Mes të tjerave, Shpëtim Çuçka ka përkthyer edhe përralla për fëmijë.

Dhe ja, mbështetur mbi përvojë dhe profesionalizmin e përkthyesit të njohur, le të prekim nga afër prob-lemet e mëdha të përkthimit dhe të gjuhës shqipe në një hark kohor perj tri dekadash. Kanë kaluar shumë vite me këto probleme, dhe askush nuk vret mendjen për një zgjidhje, ndaj është

IntERVIStA

koha që t’i themi ndal shkatërimit të gjuhës dhe abuzimit galopant me përkthimet.

profesor Çuçka, pas viteve ’90, menjëherë pas liberalizimit të boti-meve dhe hapjes se dhjetëra shtëpive botuese në Shqipëri, është shtuar jashtë mase fluksi i përkthimeve të letërsisë botërore, por edhe i liter-aturës shkencore, e më gjerë. a mund të jetë përkthyes i mirë çdokush që e njeh në nivel të mirë apo të

shkëlqyer një gjuhë të huaj?

-Ju falënderoj që shprehët dëshirën të më intervistoni. Dhe më lejoni ta shoh pakëz më gjerë çështjen e përkthimeve përpara se t’i përgjigjem pyetjes suaj.

Pas vitit 1991 shumë gjëra ndrysh-uan në vendin tonë, madje ndryshuan me themel. Ndër të tjera edhe politika kulturore. Në përputhje me të gjithë

platformën e ideve, ku u mbështet veprimtaria shtetërore që nga ai vit, edhe në fushën e kulturës themel i gjithçkaje u bë faktori financiar, fitimi. Këtij faktori iu bashkua edhe faktori tjetër, i pamohueshëm dhe tejet i rëndësishëm, ai i lënies së poli-tikës kulturore në rrjedhje të lirë, pa frymë dhe pa interesa kombëtare, pa respektim të traditës sonë më të mirë, më saktë me mohim të saj. Në të gjitha fushat e kulturës.

Unë nuk po zgjatem me vërtetimin e këtyre përfundimeve të mia. Nuk është vendi këtu. Por jam i bindur se njerëz me përvojë edhe nga jeta, edhe në fushën e kulturës, ose kanë arritur tanimë në të tilla përfundime, ose po binden përditë e më shumë në saktësinë e tyre.

A mund të bënin përjashtim këtu përkthimet? Natyrisht jo. Do të kishte qenë një çudi. Dhe çudira, siç dihet, nuk ka. Përkthimi është një fushë mjaft e veçantë e veprimtarisë mendore. Nuk po them “e vështirë” (ndonëse është edhe e tillë), por po përdor përcaktimin “mjaft e veçantë”. Kjo do të thotë se num-ri i atyre që mund të merren me veprimtari përkthimore (në një vend të vogël si vendi ynë, por edhe në vende të tjera më të mëdha) është krahasimisht i kufizuar. Dhe ndodh kësh-tu si nga nevojat e kufi-zuara të vetë shoqërisë, aq edhe nga veçanësitë dhe vështirësitë profesionale të përkthimit.

Me shtimin e nd-jeshëm të përkthimeve pas vitit 1991, pra, me përfshirjen e një numri gjithnjë e më të madh njerëzish në këtë veprimtari

me kërkesa të shumta gju-hësore dhe kulturore, ra në mënyrë

të natyrshme cilësia e përkthimeve. Përvoja vërtetoi edhe një herë një mësim të vjetër, që thotë se për përk-thimet e mira nuk mjafton njohja – as e mirë dhe as e shkëlqyer – e një gjuhe të huaj. Nevojitet më së pari njohja shumë e mirë dhe e shkëlqyer e gjuhës amtare (e kam fjalën për përkthimet nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe, pasi përkthimi nga shqipja në gjuhë të huaj tjera është shumë më i vështirë për t’u kryer nga shqiptarët që nuk jetojnë

prej një kohe të gjatë në atë vend të huaj, në gjuhën e të cilit do të kryhej përkthimi i një vepre të shkruar në gjuhën shqipe), e shoqëruar me një kulturë të gjerë në fushat kryesore të jetës shoqërore.

është e mjaftueshme për një përkthyes, që të njohë mirë vetëm një gjuhë të huaj, sepse ka edhe të tillë, që madje kanë përkthyer nobelistët?

-Këtu nuk mund të mbahen qëndrime të prera. Kur ndërmer-ret përkthimi i një vepre konkrete, kërkesat buro-jnë nga natyra e kësaj vepre: sa më e gjerë dhe e shu-manshme të jetë shtrirja kulturore, pra edhe gjuhësore, e veprës në fjalë, aq më e nevojshme është që përkthyesi të ketë ato njohuri, mungesa e të cilave do ta bënte përk-thimin ose të pamundur, ose shumë të dobët. Përkthehet një vepër, që e merr temën nga bota e muzikës, e historisë, e filozofisë etj.etj.? Përkthyesi duhet të ketë njohuri nga këto fusha me shtrirje pothuaj universale.

Një gjë mund të thuhet pa mëdy-shje: njohja e disa gjuhëve e lehtëson ndjeshëm punën përkthimore.

Sa për përkthimin e nobelistëve, më duhet të them se te ne është krijuar një përshtypje e gabuar lidhur me këtë shtresë krijuesish. Njerëzit shpesh kujtojnë se nobelistët, sidomos ata të letërsisë, janë mjeshtra të fushës së tyre. Jam i bindur që në jo pak raste kjo nuk është e saktë. Në vitin 2015 çmimi “Nobel” për letërsinë iu dha shkrimtares S. Aleksieviç, e cila shkruan në gjuhën ruse. Por nuk besoj se ndokujt do t’i shkonte nëpër mend ta shihte përkthimin e veprave të kësaj shkrimtareje më të vështirë, me kërkesa më të larta sesa, për shembull, përkthimin e veprave të shkrimtarit M. Gorki (që, si për çudi, por aspak për çudi, nuk u shpall kurrë fitues i atij çmimi).

Fakti që një shkrimtar është no-belist ose që një vepër është shitur me tirazhe të mëdha, nuk do të thotë

aspak që një autor apo një ve-për e tillë të shënojnë detyrimisht arritje në historinë e letërsisë botërore dhe, rrjedhimisht, paraqesin kërkesa të mëdha profe-sionale përpara përkthimit. Shoqëria njerëzore nuk ka ecur përpara falë modës, përkundrazi moda ka qenë dhe mbetet pengesë për zhvillimin e njerëzimit.

Dhe, së dyti: ka vepra gjuhësisht të vështira dhe ka vepra me thellësi jo të zakonshme mendimi. Në të dyja rastet përkthyesi mund të ndeshet dhe ndeshet me vështirësi jo të vogla. Por interpretimi i mendimeve mbetet një punë me shumë përgjegjësi dhe me shtrirje shoqërore më të gjerë sesa përkthim-riprodhimi i një teksti gjuhësisht të ndërlikuar, pra, me forcë të kufizuar komunikimi.

keni njohur raste të dëmeve që iu janë bërë veprave letrare nga përkthi-met pa kontroll gjatë dy-tri dekadave të fundit. Çfarë shembujsh flagrantë mund të rrëfeni në këtë intervistë?

-Më vjen keq që nuk mund të sjell këtu shembuj përkthimesh, që kanë dëmtuar, jo vetëm veprën origjinale,

Page 13: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

13www.shqiptarja.com

E shtunë 15 qershor 2019IntERVIStA

një, por disa të tillë) dhe verifikimi i përkthimit nga një kontrollor (dikur ata që kryenin këtë detyrë, quheshin redaktorë), aq më mirë sikur ky të jetë edhe vetë përkthyes.

Shkurt, vetëm puna mund ta bëjë njeriun përkthyes (nëse e bën, pasi edhe kjo nuk është kurdoherë e sigurt). Kjo çështje të kujton ve-primtarinë aktoriale. Dikush mund të mbarojë edhe shkollë profesionale për aktrim, por që të bëhet vërtet aktor, domethënë që të paraqitet si i tillë përpara shikuesit dhe të marrë vlerësimet e publikut, si dhe të fitojë besimin e regjisorëve, për këtë atij i duhet shumë punë e jo vetëm tal-ent. Vetë shkolla, arsimi, nuk janë veçse shkallare përgatitore, të cilat duhen ngjitur për të përballuar një veprimtari konkrete, në shembullin tonë atë veprimtari, që përgatit dhe formon specialistin e përkthimit si edhe specialistin e aktrimit, aktorin.

Çfarë kriteri mund ta parandalojë papërgjegjshmërinë në punën e një përkthyesi, kur në jo pak tekste shohim të tilla fjali e të tillë togfjalësha që lidhen me njëri-tjetrin jo nga ligjet e sintaksës dhe gramatikës shqipe, por nga “ligjet e informatikës” në variantin google translate?

-Në fillim të intervistës sonë unë vura në dukje thyerjen e rëndë kul-turore (po edhe në fushat e tjera) që ndodhi në vendin tonë në vitin 1991. Këtu mund të shtoj që shmangia e punës së papërgjegjshme të dikujt që ndërmerr një përkthim kërkon vendosjen e përkthimit, si edhe të të gjithë veprimtarisë kulturore, mbi disa rregulla të qarta, të detyrueshme për zbatim. Këto rregulla, ky kodifikim i veprimtarisë përkthimore, mund të përcaktohen vetëm nga institucionet e shtetit dhe duhet të udhëhiqen vetëm nga e mira e interesit publik. Shkurt, përkthimi, si edhe çdo veprimtari tjetër shoqërore, duhet t’i nënshtrohet kontrollit të shoqërisë, gjykimit të in-stitucionalizuar shoqëror, censurimit shoqëror. Përndryshe skarciteti, pra edhe dëmi publik, do të jetë i pash-mangshëm.

Ngulmoj të pohoj që nuk kam asnjë shpresë, as edhe një fije besim, se në kushtet e kësaj ekonomie të fitimit, të paskrupullt deri në krim, një rregullim i tillë ka për të qenë i realizueshëm. Po edhe sikur ta përfytyronim që kjo të realizohej, jam i bindur që do të shkelej nga “gjyqtarët” e përkthimeve, ashtu siç shkelen përgjithësisht sot të gjitha procedurat kontrolluese dhe i gjithë kuadri vlerësues, në çdo fushë e në çdo dre-jtim, nga ata që kanë për detyrë t’i kryejnë këto funksione. Ky përfundim imi – besoj jo vetëm imi – buron nga prak-tika e këtyre 30 vjetëve të trazuar

e të pastabilizuar asnjëherë. Sa për pro-

gramin “google translate”, nuk e kam përdorur asnjëherë

dhe nuk e di se si funksionon. Sot ka programe informatike për lojën e shahut, të cilat janë në gjendje të mundin edhe shahistin më të fortë të botës. Por nuk përfytyroj dot shpikjen e një programi informatik, i cili do të zëvendësonte trurin e njeriut, aftësinë e tij për të menduar dhe për t’u shprehur për gjëra nga më të hollat, ndër të tjera edhe për të përkthyer.

profesor, ju i përkisni një brezi përk-thyesish që kanë dhënë një kontribut të madh në përkthimin dhe shqipërim-in e letërsisë botërore, ku përfshihen

“jetë njerëzish të shquar të lashtësisë” i plutarkut, “Filokteti” i Sofokliut, “lutëset” i eskilit, “dekameroni” i Bokaçios, etj. a është e mbrojtur nga pirateria dhe abuzime të tjera vepra juaj intelektuale?

-E thatë drejt: unë e quaj vet-en pasues dhe nxënës të një brezi përkthyesish, të cilët kanë merita të pamohueshme në pasurimin e kul-turës sonë letrare kombëtare dhe në ngritjen e forcimin e gjuhës letrare të njësuar shqipe. Jam krenar për këtë. Po përmend këtu një detaj shumë domethënës: kur fillova punë si përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” (institucion historik, i cili u shua në këtë epokë, gjë që është dëshmia dhe akuza më e fortë për thelbin anikombëtar të politikës kulturore të periudhës që nis nga viti 1991), zëvendësova përkthyesin e njohur Sotir Caci, i cili po atë vit e po atë muaj doli në pension.

Për sa i takon piraterisë, që ju përmendët, më vijnë menjëherë në mendje dy vargje të “Faustit” të Gëtes: “Luftim, tregti, pirateri,kjo është treshe e pandarë!” Historia e këtyre 200 vjetëve, që kanë kaluar nga koha kur Gëtja shkruante këto vargje, është mbushur me dëshmi të frikshme, pse jo – të llahtarshme – që i kanë vërtetuar plotësisht ato. Vepra ime intelektuale nuk është e mbrojtur nga pirateria. Nuk ka se si. Si mund të jetë e mbrojtur diçka në një shoqëri si jona, ku nuk është e mbrojtur asgjë, ku nuk është i mbrojtur askush? Mos kujtoni se jam i dëshpëruar, kur them këto fjalë. Aspak. Jam realist. Dhe nuk shoh dritë në fund të tunelit. Të paktën jo edhe për sa të jem unë gjallë.

kanë përkthyesit një shoqatë, që të mbrojë të drejtat e tyre dhe t’i mbajë në tregun e punës, kundrejt konkurrencës së përkthyesve mediokër?

-Nuk di që të ketë një shoqatë të tillë. Dhe e përsëris: nuk ka gjë që e mbron qytetarin në këtë sistem të kaosit të mirorganizuar. Shoqëria jonë – si edhe shoqëritë e tjera jashtë vendit tonë – është shoqëri e atomizuar, domethënë e individualizuar në kulm. Nëse ka diçka të organizuar, këto janë vetëm klanet e ndryshme, të të gjitha profileve dhe fushave.

Çfarë pune me përkthimin keni në dorë aktualisht. Mund të na tregoni pak më tepër për këtë vepër?

-Tani po vazhdoj punën për përk-thimin e veprave të L.N.Tolstoit në 12 vëllime. Dy vëllime kanë dalë. I treti sapo përfundoi: është vëllimi i parë i romanit “Lufta dhe paqja”. Në dorë kam vëllimin e dytë të këtij romani, domethënë vëllimin e katërt të përm-bledhjes së veprave.

Tolstoi është jo thjesht një shkrimtar i madh, por një veprimtar i shënuar shoqëror. Për të krijimtaria letrare ishte jo thjesht letërsi, jo thjesht kënaqësi egoiste, siç mund të jetë për shumëkë – edhe te ne – sot. Për Tolstoin, si dhe për pjesën kryesore të letërsisë klasike ruse e sovjetike, krijimtaria letrare ishte veprimtari në të mirë të shoqërisë, në shërbim të shoqërisë. Vetëm kështu. Këtu as që mund të bëhej fjalë për egoizëm, për sedër të sëmurë vetjake. Ndaj edhe zgjodha të merrem me këtë punë të madhe, e cila është puna e dytë e rëndësishme dhe themelore e jetës sime pas përkthimit të “Faustit” të Gëtes. Më vjen mirë të sjell në kulturën tonë një krijimtari kaq të rëndësishme, kaq shoqërore, kaq joegoiste, dhe ta kryej këtë punë me të gjithë seriozitetin dhe cilësinë që ajo meriton, me të gjithë seriozitetin dhe cilësinë që meriton shoqëria jonë, pavarësisht se sa e vetëdijshme është ajo për nevojën që ka për kontribute serioze, vetëm për to.

por edhe shijen e kulturën gjuhësore të lexuesve. Nuk

jam marrë asnjëherë vijimisht me hulumtime të tilla. Por në

rastet e panaireve të librit në Ti-ranë, si edhe gjatë leximeve të mia

të herëpashershme, më ka qëlluar të ndesh përkthime të dobëta dhe

tejet të dobëta. Të dobëta gjuhësisht e kulturalisht, por edhe nga pikëpamja e teknikës përkthimore ose e metrikës së vargëzimit.

Sa për të bërë një konkretizim. Kemi pasur dhe kemi shembuj përkthimesh nga greqishtja e vjetër. Njohësit e kësaj gjuhe në vendin tonë kanë qenë kur-doherë shumë të paktë. Dhe njëra nga vështirësitë e përkthimit të veprave të shkruara në këtë gjuhë ka qenë dhe mbetet harmonizimi i marrëdhënieve mes gjuhës së origjinalit dhe gjuhës shqipe: harmonizim në shtrirjen dhe ndërthurjen sintaksore, në cilësinë e fjalorit, në estetikë dhe stilistikë. Janë vështirësi objektive, të cilat përkthyesit i kanë zgjidhur nisur nga vlerësimet e tyre vetjake. Dhe, nëse të tilla përkthime mbeten tejet problematike, kjo buron jo vetëm nga hapësira mijëvjeçare që ndan gjuhën one të sotme nga greqishtja e vjetër, me të gjitha ngarkesat përmbajtësore e estetike që rrjedhin së këtejmi, por edhe nga kultura e përgjithshme gjuhësore, filologjike, historike dhe qëndrimi I përgjithshëm kulturor I përkthyesit jo vetëm ndaj veprës origjinale por edhe ndaj lexuesit të sotëm. Përfundimi? Që mundësitë për të përkthyer në mënyrë të suksesshme – të themi, “Iliadën” – janë shumë-shumë të pakta, ndërsa mundësitë për të dështuar janë shumë-shumë të mëdha.

Vihet re se botues të ndryshëm përpiqen të risjellin autorë klasikë, të cilët më herët kanë ardhur në gjuhën shqipe nga përkthyes të mirënjohur. a bëhet kjo për të korrigjuar problemet e mbartura në përkthimin e vjetër, apo thjesht për motive biznesi?

-Ripërkthimet janë një proces i natyrshëm kulturor: zhvillohet gjuha shqipe, pasurohet ajo, dhe kjo sjell nevojën e ripërkthimeve. Për më tepër, përkthimet e dikurshme janë pasqyrë e nivelit kulturor të përkthyesve të dikurshëm dhe të shoqërisë së kohës, të lexuesit të kohës. Ndaj deri këtu nuk ka asgjë shqetësuese.

Çështja është se kush i ndërmerr këto ripërkthime dhe ç’punë nxjerr nga duart. Çështja është nëse këto ripërkthime janë të ndërgjegjshme, janë shprehje e një ndërgjegjeje të lartë qytetare e kulturore të përkthyesve dhe botuesve, apo janë fryte manipulimesh të rëndomta dhe të ulëta.

Në këtë rastin e dytë do të kishim të bënim me një shfaqje tjetër të krizës së madhe, kulturore e jo vetëm, ku lëngon vendi prej disa dhjetëvjeçarësh.

Sa afër dhe larg janë përkthimi dhe krijimi? dhe si mund të na e shpjegoni më qartë përdorimin e dy termave në këtë fushë: “përkthim” e “shqipërim”?

-Përkthimi në veçorinë e tij është një krijim. Me një dallim nga krijimet e mirëfillta: që përkthimi kryhet në përputhje me një krijim tjetër (që është origjinali), në përshtatje me të.

Por – e përsëris – edhe përkthimi është krijim. Kur Noli përktheu “Don Kisho-tin”, kjo vepër ekzistonte në spanjisht për lexuesit spanjollë, por nuk ekzistonte në shqipe për lexuesit shqiptarë, “Don Kishoti” shqip nuk ekzistonte. Në këtë kuptim Noli krijoi për kulturën shqiptare “Don Kishotin” shqip, pasuroi kulturën tonë kombëtare (sepse vepra u bë pjesë e botës sonë kulturore) me “Don Kishotin”.

Në të dyja rastet ka një proces kri-jimi, lind diçka e re. Me ndryshimin që në rastin e parë krijuesi i origjinalit është i lirë të krijojë sipas vullnetit dhe aftësive të tij, ndërsa në rastin e përk-thimit përkthyesi duhet të krijojë në një gjuhë një vepër që ekziston tanimë në një gjuhë tjetër, domethënë të rikrijojë një vepër duke iu përmbajtur një vepre origjinale. Kjo do të thotë se ai as shton e as heq personazhe, as shton e as heq ngjarje, por vetëm i përshtat ato për një botë të re, për një komb tjetër, për një kulturë tjetër.

Sa për termat “përkthim”-“sh-qipërim”, fjalori shpjegues i gjuhës së sotme shqipe është i qartë: ai quan “shqipërim” atë përkthim, i cili e bën një vepër të huaj të tingëllojë sa më shqip. Por ndërsa termi “përkthim” është përcaktim teknik, pa ngjyresa

vlerësuese, dhe përdoret në të gji-tha rastet, termi “shqipërim” është vlerësues dhe si rregull nuk përdoret në mënyrë vetjake nga një përkthyes për punën që ka nxjerrë nga duart, por përdoret nga njerëzit, kur këta çmojnë se duhet çmuar e nderuar puna konkrete e një përkthyesi.

a ka sot në Shqipëri një status të përcaktuar qartë për përkthyesin sipas kritereve akademike?

-Sot në shkollat tona të larta përk-thimi, me sa di unë, është jo vetëm lëndë mësimore, por edhe dre-

j t i m kual-ifikimi p r o f e -sional. Megjithatë, edhe kush mbaron një kurs një- a disavjeçar studimor për këtë profil veprimtarie, nuk besoj se mund të shpallet menjëherë “përkthyes”. Kjo vlen edhe në drejtime të tjera të arsimit universitar. E vetmja dëshmi serioze dhe e vlefshme për të përcaktuar dikë si përkthyes është realizimi prej tij i një përkthimi (aq më mirë nëse jo vetëm

Shpëtim Çuçka

Page 14: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

14 E shtunë 15 qershor 2019www.shqiptarja.comPRomoVoHEt LIBRI

Kongoli: Ndërgjegjen e një kombi s’e bëjnë politikanët, por shkrimtarët

“Nuk besoj në efektin e menjëhershëm të letërsisë tek njerëzit, por jam i bindur

se luan rol të jashtëzakonshëm”, tha Kongoli pas vlerësimit si “Shkrimtari i

vitit 2019” në Panairin e Prishtinës

Valeria DedajTIRANE

Gënjeshtarë të vegjël” është romani psikologjik, që rikthen shkrimtarin Fatos Kongoli tek lexuesi i tij, një vit pas kapërcimit të

një sëmundjeje të rëndë. Subjekti i romanit me të cilin u vlerësua në Panairin e Librit në Prishtinë, si “Shkrimtari i vitit 2019” ka në qendër një aventurë të protagonistit, të Alpinit, nëpërmjet të cilit përsh-kruhet edhe realiteti shqiptar. Autori Fatos Kongoli ndalet tek rëndësia e këtij vlerësimi, që ka marrë në tokën ku letërsia e tij është mirëpritur për herë të parë, që në vitin 1985, me romanin e parë “Ne të tre”.

“Unë jam kthyer nga Panairi i Prishtinës, ku isha i ftuar nderi, me përshtypjet më të shkëlqyera. Më së pari, vrejta atë që e dija shumë mirë, edhe që ma pohuan të gjithë dashamirësit e mi në Kosovë, se atje më vlerësojnë shumë. Jo sot, por li-brat e mi kanë nisur që të vlerësohen masivisht në Kosovë, që kur unë kam botuar romanin “Ne të tre” në vitin 1985, që këtu u mirëprit më këmbë të para. Kësaj here sapo kisha botuar romanin “Gënjeshtarë të vegjël” që falë tij, u vlerësova me çmim edhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tashti unë jam në një moshë, që sidoqoftë, jo se nuk më bën përshtypje kjo pritje e mirë që iu bë këtij libri, por jam i prirur që ta marrë qetësisht”, shprehet shkrimtari Fatos Kongoli.

Njohjet e tij me Kosovën janë të kahershme, edhe pse fillimisht kanë qenë librat e tij ata që kanë trokitur më herët në territorin e Kosovës, ndërsa Kongoli do ta vizitonte këtë

ta rimerrja veten deri në atë masë sa të bëhesha i aftë për të shkruar, por ja që kështu ndodhi”, shton Kongoli gjatë Panairit të Librit treditor në Kalanë e Tiranës.

Përherë shkrimtari Fatos Kongoli ka qenë i prirur që t’i japë jetë dhim-bjes njerëzore, prandaj ka zgjedhur që t’u qëndrojë larg temave politike.

“Unë bëj letërsi, nuk bëj politik, janë dy gjëra përjashtuese të njëra-tjetrës. Por sigurisht, që në librat e mi jap mesazhet e mia, edhe lexuesi nxjerr atë që dëshiron. Është një prirje e vjetër e imja, drejt kësaj letërsie, unë kam qenë i prirur gjithmonë drejt asaj që quhet letërsi e dhimbjes njerëzore”, shprehet Kongoli.

Ai mendon se letërsia ka një ndikim të ngadalshëm tek njerëzit, por shumë afatgjatë, gjë që politika nuk e mundëson dot

“Unë nuk besoj në efektin e men-jëhershëm të letërsisë tek njerëzit, por jam i bindur që në një afat më të gjatë, në një kohë në perspektivë luan një rol të jashtëzakonshëm. Roli që luan letërsia në ndërgjeg-jen e njerëzve, nuk mund ta luajë asgjë tjetër, aq më pak politika, sepse ndërgjegjen e një kombi nuk e përfaqësojnë politikanët, le të klonohen sa të duan, por shkojnë edhe vijnë, ndërsa letërsia edhe arti mbetet aty. Ndërgjegjen e kombit në kohë, në perspektivë e formojnë edhe e bëjnë shkrimtarët edhe artistë edhe jo politikanët. Ata kanë rolin e tyre, por mendoj se partitë edhe politika është një e keqe e domosdoshme”. Shkrimtari Fatos Kongoli u vlerësua me çmim për librin “Gënjeshtarët e vegjël” edhe në Panairin e Fierit.

vend, vetëm pas rënies së komu-nizmit.

“Kur u botua romani “Ne të tre”

unë nuk kisha qenë ndonjëherë në Kosovë. Nuk kisha asnjë kontakt, sepse nuk shkoja dot. Ndërsa,

pas përmbysjes së diktaturës kam shkuar disa herë. As vet nuk e men-doja, që do ta botoja këtë libër, që do

inStruMentiStët

10 artistë të Operës, performojnë në urbanin “Kombinat-Kinostudio”në mëngjesin e kësaj të premteje

10 instrumentistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e nisën punën ndryshe. Në stacionin e ish-Uzinës, tek 21-Dhjetori, në një autobus-urban të linjës Kombinat Kinostudio artistët në kuadër të muajit të muzikës luajtën dhe kën-duan këngë edhe pjesë muzikore qytetare të mbarë trevave shqiptare për udhëtarët e rastit, të cilët fillim-isht mungonin. Më pas u bashkua në këtë udhëtim të programuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti në stacionin pranë poliklinikës nr. 9 tek 21-Dhjetori. “Menduam që edhe në kuadër edhe të njohjes së këtij muaji të muzikës, që jo të gjithë e njohin si të tillë qershorin, menduam që t’ua prezantojmë edhe qytetarëve të Tiranës. Është një mundësi e mirë, që të niset mëngjesi

me muzikë, edhe pse jo me muzikën tonë shqiptare. Shpresojmë që të jetë një nisëm që të vazhdojmë edhe me artistë të tjerë. Pasagjerët fillimisht nguronin, duke menduar se ishte xhirimi i ndonjë videoklipi, por më pas na përgëzuan për këtë nisëm. Artistët besoj se e mirëpresin çdo lloj hapësire ku mund të performojnë ata vet”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Pasagjerët e vlerësuan këtë zg-jedhje, me dëshirën që në të ard-hmen organizime të tilla të jenë edhe më të shpeshta. “Shumë ditë e veçantë, ditë e mirë, të lehtëson. Janë këngë që mungojnë, duhet të jenë më të shpeshta”. “Jemi shumë të kënaqur. Gjëra të tilla të bëhen sa më shpesh, ja vlen se njerëzit janë të shqetësuar, janë të lodhur. Është gjëja më e mirë, ishallah e arrini

që ta organizoni më mirë, se do t’i lehtësoni edhe njerëzit”. “Artistët t’i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë, na japin humor dhe i kemi për zemër, çdo ditë edhe çdo natë”. Ndërsa, drejtuesi i orkestrës teksa shprehet se vendi i artistit është skena, shton se organizimi është shumë i bukur, sepse rëndësi ka që të luhet muzikë. “Eksperiencë e bukur duket, jemi mbledhur e gjithë orkestra e Ansamblit edhe do të performojmë pak ndryshe, hera e parë që e provojmë me publik. Edhe pse këndojmë kur udhëtojmë kur jemi për qejfin tonë. Mbase mund të quhet muaji i muzikës, por për ne të 12 muajit e vitit i kemi vetëm muzikë. Për ne nuk ndryshon asgjë, vetëm për njerëzit që janë të rastësisht, që ndihet pak ndryshe. Për ne sigurisht që ka rëndësi se ku performojmë,

mirë do të ishte se ne jemi artistë edhe do të ishte skena e padisku-tueshme, por nuk është keq, kudo që të dali. Ne kemi gjatë gjithë kohës turne, brenda edhe jashtë vendit”, Violinisti Alban Tahiri, drejtues i

orkestrës. Në fund të udhëtimit, para se urbani të ndalej në ish- Kinostudio punonjësit e ministrisë së kulturës së bashku me muzikantët surprizuan ministren e kulturës, duke i uruar: Gëzuar Datëlindjen.

Page 15: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

15www.shqiptarja.com

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019

Paradë

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MALLTEZI DREJTORE E PËRGJITHSHME E FREE AND FAIR MEDIA GROUP ; Aurel PEPA KRYEREDAKTOR Patricia COSTANTINESCU ADMINISTRATORE E PËRGJITHSHME ; Admirina PEÇI KRYEREDAKTORE E “RILINDASI” ; LAYOUT DESIGN : Altin ALIAJ, SHPËRNDARJA: Spiro MESHINI CEL: +355696088847

FJALËKRYQI PA SKEMËDUHET TË NXINI 36 KUTI

PËRGJIGJE

2 7 3 2 12 12 2 6 2 8 2

7 2 4 15 2 1 8 20 2 7 1

2 6 2 14 11 14 14 5 8 1 6

4 1 8 19 1 4 10 5 8 1 4

11 8 16 1 4 1 8 10 3 9 17

3 11 5 8 3 6 5 4 11 1 12

11 2 4 2 15 2 8 2 2 11 14

11 5 8 3 6 5 4 4 6 4 17 16 1

17 4 2 6 8 1 19V 3 4 3 6

4 2 15 6 6 1 E 4 1 6

2 7 3 11 1 6 6 T 1 11 1 8 2

6 1 14 1 16 1 4 3 I 10 2 8 3

I KRIPTOGRAFUARFJALEKËRYQI

H I R I M K A M P E TS I R T A K I A S

M E C A R O K R O M II H I T C H C O C K RC L A R I C E M E T R AH O R R H P L E A NE D A M A R E T T KL G L G O T I K P

S E L I A V I G O S RK O R E L E T E R E II D E E L R R A C A TT A C A A A N O T A

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

Pozicioni i Venusit do e privilegjoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe do përjetoni emocione te këndshme. Edhe beqaret do jene te privilegjuar dhe mund te hedhin hapa me pare nga sa e kishin imagjinuar. Me financat nuk do keni probleme, megjithatë mire është qe te mos kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate kësaj dite dhe kjo gjë mund t’iu shtyje drejt tradhtive te mundshme. Bëni kujdes sepse do shkatërroni çdo gjë. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme me personat qe kane takuar ditët e fundit. Buxheti mund te dobësohet shpejt nëse nuk tregoheni te logjikshëm dhe shpenzoni pa menduar për te ardhmen.

Venusi do kujdeset sot për jetën tuaj ne çift dhe do e beje atë me te këndshme. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe çdo moment ka për te qene emocionues. Edhe beqaret do kenë një dite euforike. Ata do realizojnë takime vërtet te veçanta dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Financat vështirë se mund t’i përmirësoni dot, ama mund t’i mbani te qëndrueshme sa me gjate.

Do jeni kritike ndaj njeri-tjetrit sot ju te dashuruarit, por kjo nuk do te thotë se do keni debate. Te dy do jeni liberale, tolerante dhe do e kuptoni gjithçka si duhet. Beqaret do kenë një jete mjaft aktive dhe te mbushur me njohje te reja. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Ne planin financiar duhet te gjeni strategjinë e duhur për t’i menaxhuar paratë ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci sot sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret ne te kundërt do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Ata do gjejnë personin me te përshtatshëm, te cilin kishin kohe qe e ëndërronin. Ne planin financiar do vazhdoni te gjendeni ne situate te vështirë.

Jeta juaj ne çift do kaloje peripeci sot. Here pas here nuk do jeni te bindur për hapat qe duhet te hidhni dhe mund te gaboni me fjalët ndaj partnerit. Beqaret do ndihen me te lire se me pare, por nuk do kenë raste te jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Për hapa serioze me mire le te presin edhe pak. Buxheti do jete i mire, por mos bëni budallallëkun e te shpenzuarit me sy mbyllur.

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene shume e qete. Here pas here do keni dyshime për partnerin tuaj dhe nuk do i jepeni plotësisht atij ne marrëdhënien qe keni ndërtuar. Beqaret do kenë shume mundësi për te pasur dashuri me shikim te pare, kështu qe duhet t’i bëjnë sytë katër. Ne planin financiar duhet te mundoheni te gjeni ekuilibrin sepse po vazhduat duke gabuar do rrënoheni plotësisht.

Asgjë nuk ka për te ecur mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do debatoni për gjithçka dhe secili do kërkojë me ngulm te dale e veta. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse vetëm ashtu do mund te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri për aq kohe sa tregoheni te kujdesshëm dhe te matur me çdo hap.

Harmonia dhe kënaqësitë do jene ne program sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire dhe nuk do doni asgjë me shume nga çfarë yjet ju kane ofruar. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por ato do jene interesante dhe mund te përfundojnë edhe ne diçka serioze. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mire planifikuar.

Do jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni shume nga problemet e hershme. Te dy palët do ndiheni me te qete. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe për te mos u ndier vetëm me mire te dalim me miqtë e te argëtohen. Ne planin financiar do jeni disi me fat prandaj gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e kënaqshme gjate kësaj dite dhe ne shume momente mund te futeni ne debate te zjarrta me partnerin tuaj. Nëse jeni ende vetëm, dilni neper takime, por mos hidhni menjëherë hapa pa qene plotësisht te bindur. E nesërmja mund te jete me e hidhur. Ne planin financiar Merkuri do ju beje edhe me te arsyeshëm. Situata shume shpejt do konsolidohet.

Përfitoni nga mbështetja e Merkurin gjate kësaj dite për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj ne çift. Mundohuni te shmangni edhe çdo lloj debati te nxitur nga te tretet. Beqaret do ndihen mire sot sepse do arrijnë te takohen me disa persona qe i kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar do jeni paksa nen presion sepse situata ende nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

DASHI DEMI

BINJAKET

LUANI

PESHORJA

SHIGJETARI

UJORI

GAFORRJA

VIRGJERESHA

AKREPI

BRICJAPI

PESHQIT

FJALËKRYQESH

R R E M A R Q U E S U V TA N O M A L I T E M M A A T E M AF I L A R E T E O M M I A LA S E R I T E P A L M A R E SB M A T E E R A C I O N A L E TR E T E H M I L I N G O N A TE T A S G A I D E A L I S T ET A R I K A T I I M O T O RK R A T E R E T I S B T T IO E S M A R I G O T O R E K S IS T E M A N I T O B A H A L E A TA T A T T E R R I T O R I P E

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT PA SKEMËHORIZONTAL1. Mavijosur pjesërisht. -Kështu flet ai që i thotë gjërat qartë. -Një mund të jetë i kondicionuar. 2. Shkojnë me kërkesa. -Brian i Roxy Music. -Ekstreme më jeep. -Në krye të notarëve.3. I njëmbëdhjeti në vit. -Të parat në aviacion. -Gjysmë e foljes. -Thomas Mann.4. Është tekë. -Qe amazona që u vra nga Akili.5. Haset pa kufij. -Janë botimet si revistat.6. Nuk qarkullon më në Itali. -Është shkrim... i bukur.7. Ishte ekzekutiv apara bashkisë -Inicialet e Ravel.8. Carol aktore. -Shteti i « luanëve të pamposhur” në futboll. -Paul Klee.9. Jones këngëtare. -Fund kursi, -Mirë në qendër. -Harem pa ekstreme.

10. Janë ata që dinë të flasin. -Një nga emrat e Cervantes.11. Kush bën ve në lojë. -Inicialete Taylor aktore -Është i thyer në mal.12. Kush është është i zbehtë. -Një pije bukanierësh. -Një ndërmjetës në pazar.VERTIKAL1. Komisari i Andrea Camilleri-t.2. Një fjalë për aty pranë. -Maazel dirigjent.3. Mara e Domenica in. -Janë binarët.4. Stacion televiziv gjerman. -Një grimcë me bërthamë.5. Është ndenjëse zbukurimi. -Është greminë.6. Mata spiune. -Pak kokëfortë. -Me to bëjnë triko.7. Kapet në kufij. -Një fjalë sin pafund, pakufij.8. Bëhet kundër një dënimi. -Inicialet e Rohmer.9. Janë teknike në kriza politike -Një pjesë e studimeve.10. Mbyllin krahun. -Është shtet afrikan.

11. Fillojnë romanin. -Mund të jenë çnjerëzore.12. Një luftëtari palestinez. -Një zakon I keq.13. Gjipali këngëtar lirik. -Një gri është pinot.14. Bëhet për të kërkuar edhe një punë.

FJALËKRYQI SPORTIV

1 2 3 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29

30 31 32 33

34 35 36 37 38 39

40 41

42 43

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT SPORTIV

S F R A A P I N I T AL I L A A R G E N T I NS P I S T O L E R O N O R E

M A R T I A L E L T E A MQ U A R T E R B A C K E N I

M A T R I A A T I E B R E A KP E R Y A L T I N T AA T K M E K N T A SU S P A U L O D Y B A L AL O R E N Z O I N S I G N E

HORIZONTAL2. Personazhi në foto.10. Me të bëjnë metër12. Gianni... Biasi13. Eshtë vija e portës15. Skuadër holandeze18. Një është edhe Valtteri Bottas19. Janë të larta ato të kampionëve21. Mund të jetë kuzhine22. Bomber kroat

27. Është vija e portës28. Ilion Lika29. Skuadër braziliane30. Dy asa32. Fillojnë mirë33. Ekstreme në hektar34. Një materie gri36. Sebastian pilot40. Personazhi në foto42. Skuadra merengue

43. Saint-Germain në futboll

VERTIKAL1. Emër vajze3. Emër vajze4. Frédéric futbollist i yni5. Kështu fillon sfida6. Institucione Autonome Përmet7. I ka të ndryshme litri8. Kështu thirret Valentino Rossi.

9. Fernando pilot11. Ka shumë në një ndeshje derby14. Total pa ekstreme16. Janë dy në dopjo17. Një është edhe fosbury19. Është sport me stil të lirë20. Kështu e ka syrin vigjilenti23. Ian Fleming24. Gjysma e kampit25. Tevez bomber26. Numri i kuartetit31. Një mund të hetë kokosi35. Thurman aktore36. Vaji kur s’është ai37. Egar Allan Poe38. I ka tek tenda39. Një sigël maunesh41. Fillojnë ilustrimet

PLOTËSONI VENDET BOSH NË MËNYRË QË ÇDO RRESHT E KOLONË TË KETË NUMRAT NGA 1 9

SUDOKU

PËRGJIGJE

-I ka të ndryshme darka.15. Mbreti i Shakespeare -Marsi i akejve16. Mund të jenë autonome të tilla. -Një fjalë si afër.17. Kështu është një darkë nën dritën elektrike -Mbyllin një manastir

Page 16: ME SHPERNDARJE EKSKLUZIVE / ZBARDHET DOSJA SI U … · FAQE 6 i plakut (Berishës) s’mund t’i largojë socialistët FAQE 5 FUSHATA NE TIRANE INTERVISTA Shpëtim Çuçka: Pse dhe

16 E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019www.shqiptarja.com

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 të hënë & të martë pushim

ORARI: 09:00 - 18:00 çdo ditë