53
Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium kryesuar nga GIZ IS Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore (CCPR) Numri kontratës: 2014/344-574 Rekomandime në lidhje me harmonizimin, thjeshtimin, modernizimin, dhe përafrimin me standardet e BE-së të Ligjit të Familjes në Kosovë _________________________________________________________________ _____ Komponenti B, Aktiviteti B.4: “Ofrimi i këshillave për Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services Faqe 1 nga 53

md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore (CCPR)Numri kontratës: 2014/344-574

Rekomandime në lidhje me harmonizimin, thjeshtimin, modernizimin, dhe përafrimin me standardet e BE-së

të Ligjit të Familjes në Kosovë______________________________________________________________________

Komponenti B, Aktiviteti B.4: “Ofrimi i këshillave për MD në thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues të ndërlidhur

me Kodin Civil” (TeR, Aktiviteti 2.4)

Nën-komponenti: “Ligji i Familjes”

Prishtinë, dhjetor 2015

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 1 nga 33

Page 2: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Bazuar në të gjeturat e Vlerësimit ligjor të BE-së (Aktiviteti B.3) dhe raportit të kaluar nga Aktiviteti B.2, Projekti ka zbatuar Aktivitetin vijues logjik dhe të përkohshëm B.4: “Këshillimi i Ministrisë së drejtësisë për thjeshtëzimin dhe harmonizimin e kodit ekzistues civil në lidhje me legjislacionin” (TeR, Aktiviteti 2.4). Qëllimi përfundimtar i Aktivitetit B.4 është dhënia i rekomandimeve dhe këshillave MD-së në përmirësimin teknik, modernizimin, thjeshtëzimin dhe harmonizimin e kodit civil ekzistues në lidhje me legjislacionin- këtu në fushën e Ligjit për familjen.

Projekti i referohet kryesisht raportit të kaluar nga Aktiviteti B.2., i cili përfshinë rekomandimet të detajuara më herët të bazuara në Ligjin për trashëgiminë (Ligji nr. 2004/26). Krahas kësaj, përputhshmëria e të gjitha dispozitave që kanë lidhshmëri me Ligjin për trashëgiminë në kuadër të Kodit Civil me standardet e BE-së dhe parimet e rendit publik të BE-së të përshkruara në raportin për Aktivitetin B.3. ka nevojë të njihet nga hartuesit e ardhshëm të këtyre dispozitave. Sidoqoftë, ata duhet të kenë parasysh edhe traditën ligjore të Kosovës në këtë fushë.

Rekomandimet në vijim janë të strukturuara në dy pjesë. Pjesa e parë i referohet çështjeve të rëndësishme të përgjithshme; ndërsa pjesa tjetër përfshinë rekomandimet e dispozitave veç e veç.

Ky raport është hartuar nga Eksperti Kyç 3, Dr. Kerstin Niethammer- Juergens, me kontributin e Ekipit ligjor të Ligjit për trashëgimin/ Ligji për familjen (Prof. Dr. Bettina Heiderhoff, Prof. Dr. Bettina Heiderhoff, Prof. Dr. Hamdi Podvorica, Dr. sc. Bedri Bahtiri dhe Adelina Sokoli).

I. Parimet e përgjithshme ligjore, struktura dhe çështjet kyçe

A. Parimet e përgjithshme ligjore

Në përgjithësi, parimet kryesore ligjore, të cilat dispozitat e Ligjit të familjes që janë në kuadër të Kodit civil duhet njohur dhe në të cilat jemi fokusuar, mund të përshkruhen në këtë mënyrë:

Ligji duhet që të garantojë në mënyrë efikase interesat më të mira të fëmijës Ligji duhet të respektojë autonominë e prindërve të fëmijës në ushtrimin e

përgjegjësisë prindërore

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 2 nga 33

Page 3: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Ligji duhet të mbrojë të drejtat e femrave Ligji duhet të respektojë autonominë e çifteve të martuara Ligji duhet të garantojë trajtimin e barabartë per femrat dhe meshkujt Të rriturit të cilët nuk kanë aftësi që ta mbrojnë veten duhet të mbrohen me ligj.

Këto parime janë marrë parasysh dhe janë përfshirë në versionin aktual të LFK-së dhe kryesisht janë emëruar qartë Pjesa e parë e LFK-së. Ato munden, megjithatë, ndonjëherë të formësohen edhe më qartë në dispozitat përkatëse. Në disa raste, ligji mund të përpiqet që të mbrojë palën e dobët në mënyrë më efikase.

B. Struktura

Struktura e Ligjit aktual për familje është bindëse dhe nuk duhet të ndryshohet ndjeshëm.

Megjithatë, ekzistojë dy çështje të përgjithshme:

- Do të ishte shumë e pazakontë nëse ligji do të përmbante konflikt të ligjeve(dispositat e së drejtës ndërkombëtare private) – dispozitave dhe dispozitave procedurale në Kodin Civil. Ashtu që të arrihet transparenca, konflikti i ligjit- dispozitave duhet të zhvendoset në LPN (Ligjin publik ndërkombëtar).

- Sa i përket dispozitave procedurale, çështja është paksa më e ndërlikuar: Ekipi i projektit sugjeron që të mbahen dispozitat, të cilat i referohen përbërjes së Organit të kujdestarisë, agjencive të mirëqenies sociale dhe ofiqarisë komunale në kuadër të LFK-së. Këto dispozita do të jenë të nevojshme për dhënien e kompetencave këtyre aktorëve.

Projekti sugjeron se të gjitha dispozitat tjera, të cilat konkretisht përcaktojnë se si të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën familjare (nga Organi i kujdestarisë ose gjykatave) duhet, nëse është mundur, që të zhvendoset në ndonjë vend tjetër.

Ashtu që të shmangen mangësitë ligjore është e domosdoshme që të krijohet ligji i ri procedural në të njëjtën kohë. Duket se ekzistojnë këto tre opsione:

a) Zbatimi i ligjit të ri, fjala vjen, i “Ligjit për procedurat në lidhje me çështjet familjare”

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 3 nga 33

Page 4: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

b) Plotësimi dhe ndryshimi i ligjit ekzistues procedural (kryesisht të Ligjit për procedurën jo-kontestimore nr. 03/L-007, shih Kreun III) ose

c) Mbajtja e dispozitave procedurale në kodin civil, por edhe krijimin e një kreu të ri në fund të LFK-së.

C. Çështjet kyçe

Ekzistojnë gjithashtu edhe disa çështje kyçe të së drejtës familjare, të cilat janë diskutuar mjaft pothuajse në tërë botën. Shumica e këtyre çështjeve duket se kanë të bëjnë mjaft me Ligjin e tanishëm për familjen. Sidoqoftë, nuk duhet humbur rastin që të shfrytëzohet procesi legjislativ që të kihet një vështrim më i afërt në zgjidhjet e mundshme. Çështjet kryesore mund të identifikohen në këtë mënyrë:

1. Rregullimi i pronës martesore (me kontratë paramartesore)2. Bashkëjetesa 3. Mirëmbajtja pas shkurorëzimit 4. Familja e gjerë dhe të drejtat pronësore në kuadër të saj (duke përfshirë mirëmbajtjen mes

të afërmve)5. Arsyet për intervenimin në të drejtat e prindërve, posaçërisht për largimin e fëmijëve nga

prindërit (përfshirë kompetencën e organit të kujdestarisë)6. Kapacitet ligjor dhe mbrojtja e të rriturve

II. Rekomandimet e detajuara

Në detaje, të dy vlerësimet e përmendura shpijnë në këto rekomandime/ sugjerime konkrete të bazuar në Ligjin ekzistues për familjen i Kosovës (LFK)(Ligji nr. 2004/32), më të cilat radhitja e mëposhtme nuk është përfundimtare. Çështjet e vogla, posaçërisht në përpilimin e tekstit, vetëm janë thjeshtësuar. Deri më tani ne u jemi referuar vlerësimit ligjor të dhënë në kuadër të Aktivitetit B2:

A. Pjesa e parë. Dispozitat e përgjithshme: Fushëveprimi i ligjit/ Definicionet dhe mbrojta e të drejtës familjare

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 4 nga 33

Page 5: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Rekomandimi nr. 1

Nëntitujt në kuadër të Pjesës së parë (nenet 1 – 8) duket të mos jenë të përputhshëm me përmbajtjen e dispozitave: f.v. neni 1 LFK-së ka të bëjë me fushëveprimin e LFK-së, por është me titullin “parimet”, ndërsa neni 3 dhe 4 të LFK-së kanë të bëjnë me “Mbrojtjen e të drejtave”, por nuk janë nën këtë titull. Neni 8 (2) i LFK-së përmban një rregull në terminologjinë e përgjithshme, por gjendet me titullin “Mbrojtja e të drejtave”.

Si metodë e thjeshtë për të arritur përputhshmëri dhe transparencë më e madhe sugjerojmë që të fshihen të gjithë nëntitujt e Pjesës së parë. Pjesa e parë me titullin Dispozita Themelore të mbetet.

Rekomandimi nr. 2

Neni 1 i LFK-së paraqet një pasqyrë të fushëveprimit të Ligjit për familjen dhe temave të përmendura kyçe.

Rekomandojmë në mënyrë shprehëse mes tjerash edhe “të drejtat për të kontaktuar mes fëmijëve dhe prindërve” si dhe “mbrojtjen e fëmijës” dhe “mbrojtjen e të rriturit”.

Rekomandimi nr. 3

Neni 2 i LFK-së duket të jetë dispozitë ideale për të shtuar disa përmbajtje të përgjithshme për të sqaruar, se LFK-ja është në pajtim me standardet e KEDNJ-së.

Kjo dispozitë mundet, nëse dëshiron, të i adresohet përmbajtjes së nenit 8 të KEDNJ-së: “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij familjare dhe private”.

Kjo gjithashtu do të përfshinte, se ndërhyrja e ndonjë organi publik është e paligjshme, përveç nëse kjo ndërhyrje do të bëhej në pajtim me ligjin dhe është e nevojshme për shoqërinë demokratike në interes të sigurisë kombëtare, sigurinë publike apo mirëqenies ekonomike të vendit, për të parandaluar ndonjë çrregullim apo krim, për të mbrojtur shëndetin apo moralin,

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 5 nga 33

Page 6: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

ose për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Shkurtimisht, kjo do të fuqizonte respektimin e jetës familjare në lidhje me KEDNJ-në si një obligim i shtetit që ta mbrojë individin kundër veprimeve arbitrare të organeve publike.

Rekomandojmë që të kopjohet formulimi i njëjtë i fjalëve të nenit 8 të KEDNJ-së në një nen të ri 2 (3) të LFK-së.

- Përveç kësaj, dikush mund të marr parasysh shtimin e një paragrafi për martesën, ashtu që të tregojë se shteti mbron dhe respekton çiftet e martuara si të tilla (edhe nëse është çifti pa fëmijë).

Rekomandojmë futjen e paragrafit të katërt në nenin e 2 të LFK-së. (4) Çiftet e martuara gëzojnë të drejtën e mbrojtjes

E fundit, por jo edhe më pak e rëndësishme, definicioni i “familjes” në nenin 2 (1) përmend vetëm prindërit, fëmijët dhe “të afërmit”. Kjo duket që është pak si shprehje e ngushtë në krahasim me prapavijën e KEDNJ-së.

Dikush mund, sidoqoftë, të përmend qartë fëmijët në përkujdesje dhe ata të adoptuar në nenin 2 (1) të LFK-së.

Rekomandimi nr. 4

Ashtu që të arrihet përputhshmëria, posaçërisht me Ligjin për trashëgiminë, barazia e formave tjera të marrëdhënieve familjare sikurse martesat faktike (siç është sugjeruar në punëtorinë që të përdoret shprehja “bashkëjetesë”) duhet të përmendet në nenin 3 (1) të LFK-së.

Rekomandimi nr. 5

Neni 8 (2) i LFK-së përfshinë përkufizimet se cili do të mund zhvendosej në nenin 1 (2) të LFK-së.

Në atë rast, duhet ndërruar titulli i dispozitës në “Fushëveprimi i rregullores dhe terminologjia”.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 6 nga 33

Page 7: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

B. Fejesa dhe martesa

Rekomandimi nr. 6

Çiftet e martuara sot shpesh jetojnë dhe punojnë në qytete të ndryshme bile edhe në vende të ndryshme. Prandaj, kjo nuk korrespondon më me realitetin për të thënë se “të jetuarit e përbashkët” është kusht për martesë.

Mund të përmendet se KEDNJ-ja ka vendosur qartë që për martesë nuk nevojitet dëshira për të jetuar bashkërisht. Posaçërisht, jo të gjitha çiftet dëshirojë-synojnë ose bile kanë mundësi- që të krijojnë familje. Çiftet e tilla sigurisht që nuk përjashtohen nga e drejta për tu martuar.

Neni 14 (1) i LFK-së duhet pra që të formulohet kështu: …,”përmes së cilit bashkëshortët synojnë të martohen”.

Rekomandimi nr. 7

Nenet 15 dhe 16 të LFK-së duket se nuk përputhen më së miri dhe nuk pasqyrojnë në tërësi përmbajtjen e titujve përkatës (“parimet” dhe “kushtet për martesë”).

Projekti sugjeron që të zhvendoset përmbajtja e nenit 15 (1) dhe (2) i LFK-së në një dispozitë të re që do të merrej me martesën e lidhur mes të miturve.Neni 15 (3) i LFK-së me këtë do të jetë vetëm dispozitë e mbetur.

Rekomandimi nr. 8

Terminologjia në ligjin për familjen dhe në ligjet tjera përkatese lidhur me zotësinë juridike si dhe zotësinë për të vepruar nuk është e qartë.

Pasi që Kodi i ri Civil do të përmbajë një pjesë të përgjithshme duke përfshirë edhe definicionet e këtyre termeve, ligji për familjen do të duhet ti referohet këtyre definicioneve dhe të sigurohet se nenet të cilat i referohen zotësisë juridike (shih nenin 20 LF) dhe zotësisë per të vepruar janë në koherence me këto definicione.

Rekomandimi nr. 9

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 7 nga 33

Page 8: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Shumica e vendeve në botë kanë hequr dorë nga ndalimi i martesës për personat tjerë që nuk janë farefis në lidhje të drejtpërdrejtë të gjakut si dhe për (gjysmë) vëllezërit dhe (gjysmë) motrat. Disa vende ende ndalojnë martesën mes dajës (xhaxhait) dhe mbesës së tij dhe mes tezes (hallës) dhe nipit të saj. Sidoqoftë, kjo është bërë tërësisht e pazakontë që të ndalohen kushërinjtë apo të afërmit tjerë të martohen mes veti. Shumica e vendeve tjera të Ballkanit kanë hequr dorë nga kjo praktikë, e cila dikur ka qenë karakteristike vetëm në Ballkan.

Përveç kësaj, bazuar në vendimet ekzistuese gjyqësore të GJEDNJ-së projekti mendon se, nëse ndalimi i martesës për kushërinjtë do t’i nënshtroheshin praktikës ligjore të GJEDNJ-së në të ardhmen, gjykata do ta konstatonte si shkelje e nenit 8 të KEDNJ-së.

Neni 21 (1) i LFK-së mund të riformulohet në këtë mënyrë:

“Martesa nuk mund të lidhet mes kushërinjve të vijës së drejtpërdrejtë dhe mes motrave dhe vëllezërve të një gjaku apo gjakut të përzier.”

Dikush mund ta shtonte edhe këtë:

“Dajës (xhaxhait) dhe mbesës si dhe tezes (hallës) dhe nipit gjithashtu u ndalohet që të martohen mes veti.”

Neni 21 (2) i LFK-së do të kuptohej më lehtë nëse do të riformulohej kështu:

“Kjo gjithashtu vlen edhe nëse marrëdhënia shuhet si rezultat i adoptimit.”

Neni 21 (3) do të bëhej i panevojshëm nëse dikush kufizon ndalesën e martesës së të afërmve ashtu siç është sugjeruar më lartë.

Rekomandimi nr. 10

Neni 23 i LFK-së merret me krushqi. Neni 23(1) ndalon martesën ndërmjet personave të lidhur nga martesa kurse neni 23(2) lejon martesën ndërmjet personave në gjini krushqie nëse lejohet me vendim të gjykatës, ”për shkaqe të arsyeshme.”

Shumë sisteme ligjore ende ndalojnë martesën mes personave të lidhur nga martesa (krushqia) për cfarëdo arsye. Pasi që kjo ndalesë është bazuar vetëm në arsye morale, dikush mund ta

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 8 nga 33

Page 9: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

merr parasysh edhe heqjen e kësaj ndalese të martesës.

Dikush mund ta merr parasysh heqjen e ndalesë së martesë së personave që janë të lidhur nga martesa.

Nëse dikush dëshiron që ta mbajë, atëherë duhet që për ta respektuar praktikën ligjore të GJEDNJ-së, të jetë i sigurt se paragrafi (2) zbatohet nga gjykatat në rastet ku GJEDNJ-ja i ka lejuar martesat e tilla (njerku/njerka dhe thjeshtri/thjeshtra kurrë nuk kanë jetuar si prind dhe fëmijë në rrethana familjare).Kjo do të thotë se gjykata mund të lejojë martesën në gjini krushqie veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për martesat mes njerkut/njerkës dhe fëmijëve thjeshtër të cilët kurrë nuk kanë jetuar së bashku si Babai / nëna në një situatë familjare.

Rekomandimi nr. 11

Neni 25 (2) i LFK-së i referohet kërkesës për lidhjen e martesës dhe “dokumenteve tjera të domosdoshme”.

Kjo është dispozitë e paqartë dhe rekomandojmë që të qartësohet ajo se cilat dokumente kërkohen në këtë rast (si çertifikata e lindjes, në qoftë se një e ve dëshiron të martohet përsëri, çertifikatën e vdekjes së ish bashkëshortit, leja e identifikimit ose pasaporta, etj)

Rekomandimi nr. 12

Sipas nenit 36 të LFK-së, lidhja fetare e martesës mund të bëhet vetëm pas lidhjes së martesës ligjore (civile). Neni 37 dhe 38 i LFK-së përmbajnë disa rregulla administrative.

Dikush mund të ketë dëshirë që të vihet në diskutim - kjo është cështje për diskutim nëse martesat fetare (të cilat domosdo ndodhin pas martesës civile) do të mund të administroheshin nga kishat pavarësisht nga regjistrimi i mëvonshëm tek ofiqari. Në këtë rast, nenet 37 dhe 38 mund të fshihen.

C. Marrëdhëniet faktike /Marrëdhëniet jashtë martesore

Rekomandimi nr. 13

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 9 nga 33

Page 10: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Sipas neneve 39-41 të LFK-së bëhet adresimi i të ashtuquajturave “marrëdhënie faktike” që rrjedhin nga bashkëjetesa joformale (një jetë si mes burrit dhe gruas). Nuk nevojitet regjistrim. Marrëdhënia mund të shpërbëhet në mënyrë joformale. Prapëseprapë, u nënshtrohen disa pasojave të rëndësishme ligjore, siç janë të drejtat dhe obligimet për përkujdesje, mbështetja reciproke financiare, të drejtat pronësore (shih nenin 39 (2) të LFK-së), dhe të drejtat për të trashëguar.

Dikush duhet diskutuar gjerësisht në atë se si të reagohet me këtë institucion.

Në rast të ndryshimeve të mëdha të ligjit, duhet të mbeten disa parime tradicionale ashtu që të mbrohen marrëdhëniet faktike ekzistuese.

Duke marrë parasysh diskutimet gjatë punëtorisë më 6 tetor 2015 të grupit punues “Ligji për familjen” të Komisionit për hartimin e Kodit Civil rekomandojmë që të mbetet instituti, por të riemërohet në “bashkëjetesë”.

Sidoqoftë, kushtet duhet të bëhen më të qarta:

- Ligji mund të kërkojë regjistrimin.

Kjo do tu mundësonte njerëzve tre opsione: Mund të martohen, mund të jetojnë në bashkëjetesë të regjistruar, ose munden, nëse dëshirojnë, të jetojnë bashkë (të bashkëjetojnë) pa u futur në asnjë formë të partneritetit të mbrojtur me ligj. Opsioni i fundit duket të jetë i rëndësishëm, pasi që pasqyron autonominë e personit.

- Sidoqoftë, kjo gjithashtu mund të kuptohej edhe si akt i vendosjes së dy personave në një vendbanim të përbashkët si fillim i bashkëjetesës. Në këtë rast, duhet të ekzistojë periudhë e caktuar e bashkëjetesës (fjala vjen, dy vjet) ashtu që mund të i nënshtrohen disa nga pasojat ligjore. Regjistrimi paraqet pengesë, edhe pse, duket se nuk i përshtatet modelit tipik të një çifti të rinjsh. Ata shpesh thjeshtë harrojnë të regjistrohen ose nuk janë në dijeni se është e domosdoshme.

Akti i vendosjes në vendbanim të përbashkët mund të nënkuptohet si fillim i bashkëjetesës përkatëse ligjore. Projekti preferon këtë opsion.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 10 nga 33

Page 11: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

- Nëse dikush pason qasjen e fundit, duhet të kemi periudhë të caktuar kohore e bashkëjetesës (p.sh. dy vjet) për të iu nënshtruar disa nga pasojat ligjore. Posaçërisht do të jetë e nevojshme të përmirësohet periudha pas së cilës mund të ushtrohet e drejta për trashëgim sikurse tek bashkëshorti (neni 28 i Ligjit për trashëgiminë).

D. Të drejtat dhe obligimet e bashkëshortëve

Rekomandimi nr. 14

Në mënyrë që të shmanget diskriminimi, posaçërisht personi përgjegjës për ekonominë familjare, rekomandojmë fuqishëm që të ndryshohet neni 44 të LFK-së (mirëmbajtja):

“Nëse njëri nga bashkëshortët është përgjegjës për ekonominë familjare dhe bashkëshorti tjetër fiton për të jetuar, supozohet që të dy kontribuojnë barabartë në shpenzimet martesore.”

Sipas ligjit ekzistues (neni 44 (4) LF) të dy bashkëshortët kontribuojnë në mirëmbajtjen e familjes në proporcion me aftësitë e tyre individuale. Eshtë e argumentuar, se nuk mund të supozohet se të dy bashkëshortët kontribuojnë në mënyrë të barabartë në mirëmbajtjen e familjes, për shkak të faktit që normat ligjore duhet të jenë specifike dhe nuk mund të bazohen në supozim. Megjithatë, kontributi i personit përgjegjës i shtëpisë nuk mund të matet me kontributin e bashkëshortit tjetër i cili ka një punë. Për të shmangur diskriminimin e bashkëshortit në krye të shtëpisë, me bashkëshortit tjetër që ka një punë, është e nevojshme të mbështetemi në një supozim.

Neni 44 (5) i LFK-së mund të japë përshtypje se bashkëshortët nuk kanë nevojë të marrin parasysh nevojat dhe interesimet e bashkëshortit tjetër kur vjen puna tek përzgjedhja e punës apo pushimit.

Në mënyrë që të sqarohet, që parimi dhe detyra e solidaritetit martesor (ashtu siç thuhet në nenin 44 (3) dhe (4) të LFK-së) gjithashtu përfshinë edhe përzgjedhjen e profesionit, e dikush mund ta shtojë edhe fjalinë e dytë në paragraf:

“Ata duhet të marrin gjithsesi parasysh brengat e bashkëshortit tjetër dhe familjes.”

E. Pasuria martesore

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 11 nga 33

Page 12: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Rekomandimi nr. 15

Në kuadër të BE-së, ekzistojnë disa rregullime (regjime) të ndryshme të pasurisë martesore. Sistemi më i shpeshtë dhe më funksional është “pjesëmarrja në rregullimin e përvetësimit”. Ky është -përafërsisht- rregullimi i zgjedhur nga LFK-ja.

Fuqishëm rekomandojmë që të i përmbahemi sistemit të “pjesëmarrjes në përvetësime”.

Sidoqoftë, nëse dikush dëshiron që të shtojë ndonjë rregull, fjala vjen, në lidhje me ndarjen e fitimieve të dy bashkëshortëve gjatë martesës dhe sa i përket shtëpisë familjare. Përveç kësaj, disa nga dispozitat tjera mund të formulohen në më shumë hollësi, p.sh. në lidhje me borxhet martesore.

Dëshirojmë të theksojmë se është krejtësisht e zakonshme që në tërë BE-në pasuria e përbashkët ndahet 50/50. Kjo qasje është e bazuar dhe pasqyron nocionin e solidaritetit martesor.

Vetëm në rastet e veçanta, gjykata mund të vendosë për ndarje tjetër të pasurisë martesore. Zakonisht, këto përjashtime kufizohen në raste (skajmërisht) të dukshme (blatante). Rekomandojmë që të futet rregulla e përgjithshme e ndarjes së barabartë të pasurisë martesore, duke e kombinuar me dy dispozita shtesë:

a) Dispozita për përjashtimin e dukshëm (blatant) (p.sh. burri punon shumë, ndërsa gruaja i humb të gjitha pas bixhozit)

b) Futjen e opsionit të marrëveshjes paramartesore (shih rekomandimin e ardhshëm)

Në përgjithësi, rekomandojmë që si model të përdoren, e që janë vlerësuar lart, parimet e reja të bëra nga “Komisioni evropian i ligjit për familjen”1 si qasje moderne për rregullimin e pasurisë martesore bazuar në të drejtat e barabarta, autonominë private të palëve.

Rekomandimi nr. 16

1 Ky komision është themeluar nga prof. Katharina Boele- Woelki që përbëhet nga profesorë me përvojë në të drejtën familjare nga vende të ndryshme evropiane që përdorin qasjen krahasuese duke i dhënë theks të posaçëm transparencës së dispozitave që kanë të bëjnë me rregullimin e pasurisë së bashkëshortëve.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 12 nga 33

Page 13: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Përvoja e shumë vendeve të BE-së ka treguar se marrëveshjet paramartesore në disa raste janë të rrezikshme për femrat. Sido që të jetë, gjithashtu sjellin edhe shumë dobi.

Sugjerojmë që ofiqari, para se ta martojë çiftin, ta pyes nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë rregullimin e pronësisë ligjore të pjesëmarrjes së barabartë të përvetësimeve. Nëse e refuzojnë këtë rregullim për martesën e tyre, ata mund të lidhin marrëveshje paramartesore. Sugjerojmë formën noteriale për këtë lloj marrëveshjeje.

Është e rëndësishme të theksohet se nëse dikush me çdo kusht dëshiron të i përmbahet pasurisë së përbashkët gjatë bashkëjetesës (ashtu siç është edhe në Ligjin aktual për familjen), bashkëshortët jashtëmartesorë duhet gjithashtu të lidhin kësi lloj kontrate.

Rekomandimi nr. 17

Sa i përket pronës së paluajtshme të bashkëshortëve duhet të jenë dispozita të qarta të cilat në veçanti, parashohin mbrojtjen e shtëpisë familjare.

Mendojmë se neni 50 i LFK-së do të duhej të riformulohej lehtë ashtu që të qartësohet se prona e paluajtshme, e cila është e përbashkët për të dy bashkëshortët, duhet të regjistrohet në librat publikë të pronës së paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve si pasuri e përbashkët me pjesë të barabarta.

Përveç kësaj, ajo duhet ta bëjë të qartë se kjo situatë nuk ndikohet nga fakti se të dy bashkëshortët së bashku ose vetëm njëri nga ta për veten ose në emër të bashkëshortit tjetër kërkon ta bëjë regjistrimin publik.

Rekomandimi nr. 18

Në përgjithësi është shumë vështirë që në kuadër të martesës të përcaktohet se cilat sende apo pasuri i takojnë cilit bashkëshort (ose të dyve së bashku).

Për të iu shmangur menaxhimit të njëanshëm të çështjeve pronësore në dëm të anëtarëve tjerë të familjes (bashkëshortit, fëmijëve, partnerit), rekomandohet që të zhvendoset barra e provës tek personi i cili pretendon të jetë titullar (i vetëm) i pronës. Me këtë bashkëshorti, i cili pretendon titullin ei vetëm të pronës, duhet të dëshmoj të drejtën e tij para gjykatës. Kjo do të

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 13 nga 33

Page 14: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

bëjë më të lehtë për anëtarin tjetër të familjes (s), i cili nuk mund të provojë pronën e tij / saj, për të kërkuar të drejtat e tij / saj legjitime, nëse nuk ka marrëveshje. Kjo zhvendosje e barrës së provës do të jetë një ndryshim i nenit 54 LF. Me këtë, gjykata ka një udhëzim se si për të vendosur: Gjykata ende do të duhet të marrë parasysh kontributin e të dy bashkëshortëve "(të ardhura personale dhe të ardhurat e tjera të secilit bashkëshort, ndihma e njërit bashkëshort dhënë të bashkëshortit tjetër, dmth kujdesi për fëmijë, punët e shtëpisë, kujdesin dhe mirëmbajtjen e pronës dhe çdo forme tjetër të punës dhe bashkëpunimit që kanë të bëjnë me administrimin, mirëmbajtjen dhe rritjen e pasurisë së përbashkët). Megjithatë, bashkëshorti, i cili pretendon pronën i vetëm do të jetë i detyruar të paraqesë në gjykatë faktet dhe provat e nevojshme.

Rekomandimi nr. 19

Neni 54 i LFK-së duhet lehtë të riformulohet ashtu që të qartësohet se ky nen zbatohet në rast se njëri apo të dy bashkëshortët dëshirojnë që të devijojnë nga pasuria e tyre e përbashkët bazuar në shpërndarjen e barabartë të pjesëve sipas nenit 47(4)LF.

Neni 47 (4) e thotë qartë se të dy bashkëshortët janë pronarë të përbashkët në pjesë të barabarta të pasurisë së përbashkët nëse nuk është rënë dakord ndryshe.

F. Marrëdhëniet pronësore të bashkëshortëve jashtëmartesorë

Rekomandimi nr. 20

Siç u përmend më lartë, duhet të diskutohet nëse instituti i bashkëjetesës duhet të mbetet në kod. Nëse përgjigja është pozitive, duket bindëse për ata bashkëshortë jashtëmartesorë që të jetojnë në rregullimin e njëjtë të pronësisë martesore si çift i martuar.

Rekomandimi nr. 21

Të paktën në versionin në gjuhën angleze, neni 58 (1) i LFK-së duket si i çuditshëm. Opsioni i përmendur se “bashkëshortët jashtë martesorë nuk bashkëjetojnë” duket se nuk pasqyron situatën reale. Siç është shpjeguar gjithashtu edhe në punëtorinë e lartpërmendur, vetëm çifti i cili jeton së bashku mund të konsiderohet se ka aq marrëdhënie të afërt sa të arsyetohet se pasuria e tyre mund të konsiderohet si e përbashkët.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 14 nga 33

Page 15: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Kjo duket gjithashtu të jetë logjike me kuptimin e bashkëjetesës në Ligjin për trashëgiminë: neni 28 i Ligjit për trashëgiminë parasheh se vetëm bashkëshortët jashtëmartesorë që bashkëjetojnë mund të trashëgojnë nga njëri tjetri në kushte të caktuara.

Prandaj, sugjerojmë që të fshihet neni 58 (1) i LFK-së.

G. Fundi i martesës

Rekomandimi nr. 22

Pjesa e tretë e LFK-së është titulluar “Shuarja e martesës”.

Ashtu që të jetë sa më koherente me rregullat që gjenden në këtë pjesë të ligjit, sugjerojmë që të riemërohet në “Përfundimi i martesës” (në veçanti, nenet 60 dhe 61 i referohen llojeve të ndryshme të përfundimit të martesës).

Rekomandimi nr. 23

Është çështje me rëndësi në Ligjin e familjes, sipas të cilit martesa mund të zgjidhet (shkurorëzimi) me disa parakushtet substanciale dhe procedurale.

Fuqishëm rekomandojmë që të bëhet ri-hartimi i LFK-së që të diskutohet kjo pikë.

Për argumentim

a) Shkurtimisht, ekzistojnë edhe sistemet “moderne”, siç janë në Spanjë dhe kohëve të fundit në Itali, ku, që të bëhet shkurorëzimi është e mjaftueshme marrëveshja mes bashkëshortëve. Në sistemet e tilla, shpesh bile nuk është e nevojshme as zgjidhja gjyqësore e martesës. Në këto sisteme ligjore, Shkurorëzimi mund të ketë efekt vetëm me regjistrimin e kontratës për shkurorëzim.

b) Ndryshe nga kjo, duhet përmendur edhe sistemet e rrepta tradicionale, të cilat ekzistojnë dhe kanë ekzistuar kryesisht në vendet katolike. Këto ligje kërkojnë edhe “arsye” të posaçme për

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 15 nga 33

Page 16: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

shkurorëzim, siç është tradhtia bashkëshortore apo sjellja e pahijshme. Disa shtete bile parashohin se “gabimi” i ndonjërit nga bashkëshortët duhet të përcaktohet nga gjykata. Sipas këtyre sistemeve, e drejta për mirëmbajtje mund të varet në lënien e fajit bashkëshortit tjetër. Në këto vende, është e nevojshme që bashkëshortët të shkojnë përmes procedurave gjyqësore dhe vetëm gjykatat mund ta zgjidhin martesën.

c) Dhe në fund, ekzistojnë sisteme të moderuara që ende kërkojnë “arsye për shkurorëzim”, por lejojnë që kjo “arsye” është vetëm dështim i martesës. Shpesh, ky dështim supozohet automatikisht në rast, në të cilin të dy bashkëshortët kërkojnë që të shkurorëzohen apo njëri bashkëshort pajtohet.

d) Përveç këtyre dallimeve, shumë sisteme ligjore kërkojnë një periudhë “ftohjeje” para shkurorëzimit.

Ligji ekzistues mbi Familjen:

Në LFK, aktualisht ekziston një sistem i cili përmban elemente të një sistemi të moderuar (marrëveshja reciproke merret si arsye për shkurorëzim), por gjithashtu edhe disa detaje të sistemeve të rrepta.

Ne morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual.

Sugjerojmë vetëm dy ndryshime të vogla.

- Në veçanti, neni 69 (2) i LFK-së cekë arsyet për shkurorëzim (përveç thjeshtë dështimit të vazhdueshëm të martesës).

Këto arsye për shkurorëzim nuk duken të jenë të domosdoshme; në veçanti, derisa ato nuk shpijnë në ndonjë pasojë financiare të njërit apo bashkëshortit tjetër: neni 298 i LFK-së ka një dispozitë krejtësisht autonome që merret me alimentacionin pas shkurorëzimit.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 16 nga 33

Page 17: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Përvoja tregon se- të paktën gjatë grindjeve të rrepta përgjatë shkurorëzimit- dispozita e tillë e detajuar mund të nxisin bashkëshortët që të japin gjykatës shumë informata të shëmtuara dhe private dhe mund të detyrojnë bashkëshortët që të debatojnë më ashpër se sa që është nevoja. Bile, kjo mund të ketë ndikim të keq tek fëmijët e tyre të përbashkët.

Rekomandojmë pra që të hiqet lista e arsyeve për shkurorëzim në nenin 69 (2) të LFK-së.

Sugjerojmë zëvendësimin e formulimit të vjetër të fjalëve me një formulim të ri, ku qartë të theksohet se martesa mund të shpërbëhet, atëherë kur të dy bashkëshortët parashtrojnë kërkesën për shkurorëzim ose kur martesa është shkatërruar seriozisht në mënyrë të vazhdueshme.

- Përveç kësaj, nenet 76 dhe 77 të LFK-së kërkojnë masa të caktuara pajtimi.

Sugjerojmë që të rregullohet periudha e pajtimit (neni 76 (2) i LFK-së) dhe masat në ligj në më shumë detaje ashtu që të arrihet më shumë transparencë dhe parashikueshmëri: Dikush mund të mendojë që të fus periudhën e përcaktuar prej gjashtë muajsh për rastet, kur vetëm njëri partner parashtron kërkesën për shkurorëzim.

Sugjerojmë mbajtjen e “pajtimit formal” të përmendur në nenin 77 të LFK-së, por të sqarohet numri maksimal i takimeve dhe periudha maksimale e pajtimit.

- Dhe në fund, neni 70 i LFK-së nuk e lejon shkurorëzimin deri sa fëmija i përbashkët e çiftit mbushë një vjet. Kjo do të thotë mbrojtje e interesave më të mira të fëmijës.

Dëshirojmë të diskutojmë nëse kjo dispozitë duhet të mbetet apo nevojitet të ndërrohet bazuar në të drejtën dhe lirinë e bashkëshortëve që të shkurorëzohen kur martesa shkatërrohet. Në çdo mënyrë, duhet të merret parasysh që dispozita vlen vetëm në rastin kur fëmija është i përbashkët i bashkëshortëve.

Duhet vendosur, nëse dikush dëshiron ta ndërrojë nenin 70 të LFK-së ashtu që të lejohet martesa para se fëmija i përbashkët të mbushë një vjet, ose edhe gjatë shtatëzanisë së gruas.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 17 nga 33

Page 18: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Rekomandimi nr. 24

Neni 61 i LFK-së i referohet fundit të marrëdhënies faktike/ marrëdhënies jashtëmartesore. Sugjerojmë që duhet përmendur që këto marrëdhënie gjithashtu shuhen me vdekjen e partnerit.

Nëse marrëdhënia faktike/ jashtëmartesore ndërrohet në partneritet të regjistruar, neni 61 i LFK-së do të ketë nevojë të ndryshohet dhe plotësohet.

Përveç kësaj, duket e arsyeshme regjistrimi edhe përfundimi i partneritetit të regjistruar, por jo edhe të kërkohet për kushte tjera ashtu që të theksohet dallimi mes martesës tradicionale.

Rekomandimi nr. 25

Derisa shikojmë nenin 68 (3) të LFK-së lindin dy pyetje: Kush është “pasardhësi” dhe pse ligji lejon vazhdimin e procedurës së filluar të shkurorëzimit?

Kjo dispozitë duket të jetë e rëndësishme vetëm sa i përket Ligjit për trashëgiminë.

Në mënyrë që të shmangen mosmarrëveshjet mes trashëgimtarëve (fjala vjen për atë se kush është “pasardhës” legjitim) do të ishte më lehtë që të fshihet neni 68 i LFK-së.

Sidoqoftë, rekomandojmë që është më mirë të ndërrohet neni 27 i Ligjit për trashëgiminë: E drejta e bashkëshortëve në trashëgim duhet të përfundojë kur ai apo ajo ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim para vdekjes së bashkëshortit tjetër. E drejta e bashkëshortëve për të trashëguar duhet gjithashtu të përfundojë, kur trashëgimlënësi ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim, martesa ka qenë e shkatërruar vazhdimisht dhe seriozisht dhe kur periudha e “ftohjes” ka kaluar në kohën e vdekjes së tij/saj (në pajtim me rregullat e reja për shkurorëzim (shih rekomandimin nr. 23 më lartë).

Përmbajtja e nenit 98 të LFK-së duhet të zhvendoset në Ligjin për trashëgiminë, gjithashtu.

Rekomandimi nr. 26

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 18 nga 33

Page 19: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Sugjerojmë futjen e dispozitës së re, e cila megjithatë, mund të shihet si procedurale. Sidoqoftë, duket të jetë shumë e rëndësishme që të përmendim këto ide në të drejtën materiale familjare:

Çështja e mirëmbajtjes për bashkëshortë dhe fëmijë, çështja e ndarjes së pronës, dhe aty ku është e nevojshme, edhe shpërndarja e përgjegjësisë së prindit, duhet të vendoset gjatë procedurës së shkurorëzimit dhe – si rregull- së bashku me vetë shkurorëzimin.

Duke e pasur këtë parasysh, dikush mund të ia shtoj një paragraf nenit 70 të LFK-së, që thotë se kërkesa e njërit bashkëshort, si dhe çështjet e mirëmbajtjes për bashkëshortë dhe fëmijë, gjithashtu edhe ndarja e pronës do të duhej të vendosej nga ana e gjykatës së bashku me shkurorëzimin aktual.

Shumë dispozita në LFK kanë të bëjnë me procedurën. Nenet 72-75 janë dispozita procedurale e gjithashtu edhe nenet 84-87 janë dispozita procedurale. Rekomandojmë që t’i vendosim në një vend/ kod të ndarë, siç është përshkruar më lartë.

H. Marrëdhëniet pronësore pas shkurorëzimit dhe çështje të ndryshme

Rekomandimi nr. 27

Titulli i nenit 93 i LFK-së i cili i referohet pasurisë së fëmijës, duhet të riformulohet.

Neni 93 i LFK-së nuk i adresohet pasurisë së fëmijëve por i siguron bashkëshortit i cili është përkujdesësi kryesor i fëmijëve me objekte të veçanta të pasurisë së përbashkët martesore në rast të zgjidhjes së martesës.

Rekomandimi nr. 28

Rregulla do të duhej të zhvendosej në kreun e rregullimit të pronës. Me nenet 97 dhe 98 e zhvendosura në vende tjera, titulli VI do të duhej të ndryshohej në “mbiemri”.

I. Atësia/Amësia

Rekomandimi nr. 29

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 19 nga 33

Page 20: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Dispozitat për atësinë ende kanë rregulla të veçanta për fëmijët e lindur jashtë martesës (nenet 100, 101 të LFK-së). Ligji kosovar është shumë i qartë në këtë aspekt. Prandaj, nuk ka nevojë për këto përkufizime.

Fuqishëm rekomandojmë fshirjen e neneve 100, 101 të LFK-së

Rekomandimi nr. 30

Duke iu referuar nenit 98, periudha prej 300 ditësh ka qenë tradicionalisht standarde në shumicën e vendeve. Sidoqoftë, shumë ligje nacionale në Evropë janë ndryshuar sa i përket fëmijëve që janë lindur pas përfundimit të martesës. Kjo nuk është, në të vërtetë, që ata bëhen ish-fëmijë të burrit.

Dikush mund të diskutojë, fshirjen e periudhës prej 300 ditësh edhe këtu në Kosovë.

Rekomandimi nr. 31

Kushtet dhe procedurat që i referohen procedimit të verifikimit të atësisë duken shumë të ndërlikuara.

Sugjerojmë riformulimin e dispozitave duke i fshirë vetëm dispozitat procedurale dhe, në fakt, i lejojnë nënës, fëmijës dhe personit i cili pretendon të jetë babai, të parashtrojnë kërkesën për verifikimin e atësisë. Kjo do të jetë e mundur, nëse fëmija nuk ka babë ligjor përmes prezumimit të aftësisë (pater-est-rule) (neni 99 i LFK-së) ose përmes njohjes.

Rekomandimi nr. 32

Neni 110 (4) i LFK-së i mundëson nënës që të parashtrojë kërkesë për verifikimin e atësisë vetëm kur ajo ka të drejtën e kujdestarisë.

Dikush mund të fshijë kërkesën pasi që atësia është çështje e statusit ligjor me rëndësi të madhe dhe nuk është e lidhur me kujdestari prindërore.

Rekomandimi nr. 33

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 20 nga 33

Page 21: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Neni 112 i LFK-së vështirë kuptohet, për shkak se rregullat për atësinë (f.v. neni 99) nuk përshtaten për nënën.

Në të vërtetë, në kohën e mjekësisë riprodhuese, është e rëndësishme që të kemi rregull të qartë për amësi, që merret me çështjet sikurse dhurimi i vezës apo amësia surrogate.

Një dispozitë konservative por e thjeshtë dhe e qartë mund të jetë:

“Gruaja e cila ka lindur fëmijën është nëna e atij fëmije.”

Sidoqoftë, duhet të jemi të vetëdijshëm, që pasi të ndryshohet ligji sipas sugjerimeve, nuk do të jetë e mundur për prindërit që të ia besojnë fëmijën e tyre të porsalindur ndonjë të afërmi (siç mund të jetë vëllai apo motra e cila vetë nuk mund ketë fëmijë) vetëm me regjistrimin e nënës së synuar (siç është mundësia me Ligjin e tanishëm për familje). Megjithatë, kjo do të duhej të jetë e mundur pa probleme sipas dispozitave ekzistuese për adoptim.

Nëse dikush dëshiron që ta legalizojë amësinë surrogate, nevojiten dispozita shtesë.

Rekomandimi nr. 34

Neni 116 dhe 117 i LFK-së ka nevojë për sinkronizim; diferencimi mes fëmijëve nga martesa dhe ata jashtë martesorë nuk ka kuptim.

Rekomandimi nr. 35

Neni 118 dhe 119 i LFK-së merret me “refuzimin e amësisë”. Nuk po e kuptojmë se cilave raste u referohen këto dispozita.

Nëse futet rregull i ri për amësi (siç sugjerohet më lartë, shih rekomandimin nr. 33) këto dispozita mund të fshihen.

J. Të drejtat e fëmijëve dhe përgjegjësia prindërore

Rekomandimi nr. 36

Në përgjithësi, rregullat për përgjegjësinë prindërore janë bukur të balancuara dhe bindëse.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 21 nga 33

Page 22: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Megjithatë, sistemi i dispozitave si dhe terminologjisë kanë nevojë të rishikohen.

Rekomandojmë që të përdoret shprehja moderne “përgjegjësia prindërore” e cila nënkuptojnë karakteristikat e kësaj të drejte prindërore, e cila realizohet në dobi të fëmijës dhe të detyrave si dhe drejtave të tyre.

Rekomandimi nr. 37

Neni 125 (2) i LFK-së do të duhej të riformulohej ashtu që të bëhet më e qartë që fëmijët që nuk jetojnë së bashku me të dy prindërit kanë të drejta për “realizimin e të drejtave të tyre të kontaktit”.

Ne gjithashtu e kemi parë si të këshillueshme që të futet në LFK-në një dispozitë e cila thotë se secili prind nuk ka vetëm të drejtë për të kontaktuar me fëmijën, por gjithashtu edhe detyrë për ta kontaktuar fëmijën. Ky qëllim mund të arrihet me ndryshimin dhe plotësimin e nenit 125 të LFK-së me një paragraf të ri.

Përveç kësaj, do të ishte mirë që të theksohet qartë që të drejtat e kontaktit me fëmijën të prindërve dhe gjyshërve duhet të ushtrohen për interesin më të mirë të fëmijës. Aty ku janë në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës, ato mund të mos ushtrohen.

Rekomandimi nr. 38

Duhet të sigurohet qasje e arsyeshme e domosdoshme për të ruajtur marrëdhënien normale mes gjyshërve dhe nipërve/mbesave. Dispozitat që sigurojnë të drejtën e gjyshërve që të mbajnë marrëdhënien e tyre me fëmijën mungojnë në LFK.

Kjo vlen për vëllezërit dhe motrat e fëmijës dhe personave tjerë që janë të afërt me fëmijën, nëse këta kanë përgjegjësi ekzistuese për fëmijën sikurse që janë prindërit përkujdesës ose adoptues si dhe fëmijët e tyre.

Rekomandojmë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në këtë mënyrë.

Rekomandimi nr. 39

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 22 nga 33

Page 23: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Nevojitet sqarim, që e drejta për ta dorëzuar fëmijën nga personi i cili e mban paligjshëm është pjesë (e shprehur) e përgjegjësisë prindërore.

Prandaj, neni 127 i LFK-së duhet të riformulohet kështu “Përgjegjësia prindërore për fëmijën përfshinë edhe të drejtën për të kërkuar dorëzimin e fëmijës nga çdo person i cili është duke e mbajtur jo-ligjërisht nga prindërit ose njërit nga prindërit”.

K. Të ardhurat dhe pasuria e fëmijës:

Rekomandimi nr. 40

Neni 135 (1) i LFK-së ka të bëjë me të ardhurat e fëmijës dhe së drejtës së prindërve për t’i shfrytëzuar ato. Duket e arsyeshme që prindërit e gjithashtu edhe vëllezërit dhe motrat të shfrytëzojnë të ardhurat e fëmijës, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme.

Sidoqoftë, rregulla gjithashtu i referohet bashkësisë familjare (sipas të gjitha gjasave është menduar në “familjen e gjerë”).

Kjo duket se ka ndikim shumë të gjerë.

Sugjerojmë që të zvogëlohet grupi i personave të cilit i lejohet shfrytëzimi i të ardhurave të fëmijëve nga prindërit si dhe vëllezërit dhe motrat që jetojnë në njëjtën familje me fëmijën.

Rekomandimi nr. 41

Neni 136 i LFK-së është një dispozitë e shkurtë për një problem aq të ndërlikuar- veprimet juridike nga i mituri. Sugjerojmë që kjo të rregullohet në më shumë hollësi; dhe në librin tjetër të Kodit Civil që ka të bëjë me ligjin për kontrata.

Sugjerojmë që të sigurohet një rregull shtesë duke i mundësuar fëmijës së moshës mes 7 dhe 14 vjetësh të kryejë veprime juridike nga jeta e përditshme. Duket të jetë në rregull që fëmijët e asaj moshe ligjërisht të jenë në gjendje që të blejnë senduiç apo çamçakëz.

Përveç kësaj, siç është përmendur nga ekspertët gjatë punëtorisë së përmendur të datës 6 tetor 2015, nevojitet lidhje logjike e terminologjisë:

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 23 nga 33

Page 24: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Secili fëmijë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare duhet të emërohet “i mitur”. Kjo shprehje do të duhej të përdorej përgjatë krejt Ligjit për familjen i Kosovës (p.sh. në nenin 194 paragrafi 2 i LFK-së).

L. Kujdestaria prindërore (përgjegjësia)

Rekomandimi nr. 42

Siç edhe u përmend më parë, rregullat për përgjegjësinë prindërore kryesisht janë të balancuara mirë, por jo edhe të strukturuara mirë.

Disa nga çështjet kyçe mund të jenë:

- Përdorimi i shprehjes “përgjegjësia prindërore” në të gjitha aspektet (e jo kujdestaria apo përkujdesja)

- Përcaktimi i përgjegjësisë prindërore siç është përshkruar në nenin 128 (4) të LFK-së. - Bërja e dallimit mes çështjeve të rëndësishme dhe atyre të parëndësishme, ashtu që të

bëhet dallimi mes çështjeve për të cilat prindi mundet të vendosë vetë dhe çështjet për të cilat nevojitet konsensusi edhe nga prindi tjetër (neni 137 i LFK-së).

- Neni 137 do të duhej që gjithashtu të theksojë se ushtrimi i të drejtave dhe obligimeve të prindërve duhet të bëhen në interesin më të mirë të fëmijës.

Rekomandimi nr. 43

Çështje me rëndësi është edhe shpërndarja e përgjegjësisë prindërore pas shkurorëzimit/ ndarjes së nënës dhe babait.

Dispozitat nevojiten të barazohen me standardet e BE-së.

Sugjerojmë ndryshimin e lehtë të sistemit dhe fuqizimin e ndarjes së përbashkët të prindërve pas ndarjes.

- Rregullisht, aty ku prindërit kanë mundësi të bashkëpunojnë mjaft mirë, ata do të duhej që të vazhdojnë ushtrimin e përgjegjësisë prindërore.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 24 nga 33

Page 25: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Neni 139 mund të riformulohet si në vijim:

“Pas ndarjes, prindërit ende mund të ushtrojnë kujdestarinë së bashku.”

- Neni 137 i LFK-së atëherë kur bëhet riformulimi i fjalëve, të bëjë dallimin mes çështjeve të parëndësishme për fëmijën me ato që janë të rëndësishme.

- Kjo mund të shfrytëzohet edhe në kontekstin e nenit 139 të LFK-së: prindi me të cilin fëmija jeton (ose qëndron gjatë kohëve të kontaktit) mund të vendosë vetëm për çështjet e parëndësishme (të përditshme). Të gjitha çështjet tjera duhet të vendosen me marrëveshje.

Sidoqoftë, praktika e përgjegjësisë së përbashkët nuk është çdoherë reale. Në disa raste, prindërit nuk bashkëpunojnë fare. Këto mund të jenë raste në të cilat të dy prindërit pajtohen që duhet të jetë në të mirën e fëmijës, nëse njëri nga ata ka përgjegjësinë e vetme prindërore.

Aktualisht, LFK-ja nuk njeh sistemin e përgjegjësisë së vetme prindërore. Përkundrazi, çështjet me rëndësi thelbësore çdoherë vendosen me marrëveshje mes prindërve (neni 141).

Sidoqoftë, nëse njëri rezervon përgjegjësinë prindërore për rastet e rralla, në të cilën prindërit nuk mund të bashkëpunojnë fare ose në të cilën ata kanë humbur krejtësisht kontaktin (ndoshta njëri prej tyre ka dalë jashtë vendit), nuk ka kuptim që të obligohen që të vendosin për çështjet e rëndësishme së bashku. Përkundrazi, do të ishte e dëmshme për fëmijën, sepse zakonisht prindërit nuk mund të arrijnë marrëveshje.

- Prandaj, duhet të jetë e domosdoshme për gjykatën, që pas parashtrimit të kërkesës prej njërit nga prindërit apo të dy prindërve, të vendoset se cili prej prindërve do ta ketë përgjegjësinë e vetme prindërore dhe cili do të ketë të drejtat e kontaktit. Vendimi i tillë do të merret vetëm nëse kujdestaria e përbashkët është e dëmshme për fëmijën për shkak të konflikteve serioze mes prindërve.

- Përgjegjësia e vetme prindërore duhet të shpërndahet për të mirën e fëmijës.

Me pak fjalë, sugjerojmë që të futen dispozitat me të cilat përgjegjësia e përbashkët prindërore vazhdon në shumicën e rasteve. Vetëm në rastet e konflikteve të rënda mes

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 25 nga 33

Page 26: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

prindërve ose nëse dëshirojnë të dy të njëjtën gjë, gjykata vendos që përgjegjësinë prindërore ta merr vetëm njëri.

Së fundmi, ekziston një grup i rasteve, ku prindërit argumentojnë vetëm për vendqëndrimin e fëmijës. Duket e arsyeshme që të shtohet një rregull i veçantë për këtë gjë:

“Nëse prindërit nuk mund të pajtohen për vendqëndrimin e fëmijës, gjykata mundet që me kërkesën e njërit prind të i jepet e drejta për të caktuar vendqëndrimin e fëmijës tek nëna apo tek babai.”

Rekomandimi nr. 44

Interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë parimi kryesor i të gjitha çështjeve tjera relevante, nëse prindërit nuk arrijnë marrëveshje dhe i duhet gjykatës të vendosë.

Për ta theksuar këtë qasje formulimi i fjalëve të nenit 144 të LFK-së duhet të ndryshohen në “interesin më të mirë të fëmijës”.

Në aspektin e procedurave të kujdestarisë, do të duhej të jepej edhe mendimi i vetë fëmijës për shkak që t’i jepet peshë e duhur duke marrë parasysh dëshirat dhe ndjenjat e tij sa i përket kontaktit me prindërit e vet.

Këtë mund ta sigurojnë dispozitat procedurale.

Prandaj, neni 144(2) i LFK-së do të duhej që t’i referohej gjithashtu edhe dëshirave personale të fëmijës dhe jo vetëm “situatës emocionale” të fëmijës.

M. Mbikëqyrja e kujdestarisë prindërore/ privimi nga kujdestaria prindërore

Rekomandimi nr. 45

Është e diskutueshme, nëse neni 146 i LFK-së, i cili i jep Organit të kujdestarisë të drejtë të përgjithshme dhe të vazhdueshme për mbikëqyrjen e ushtrimit të kujdestarisë, është në përputhje me nenin 8 të KEDNJ-së. Siç është thënë në vlerësimin ligjor, neni 8 parasheh obligim

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 26 nga 33

Page 27: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

për shtetin që të mbrojë individët nga veprimet arbitrare të organeve publike për të mbrojtur jetën familjare.

Fuqia e gjerë dhe e pakufizuare mbikëqyrjes së ushtrimit të kujdestarisë prindërore është, pra, diskutabile. Duket se është mëse e rekomandueshme që të rishkruhet neni 146 ashtu që të qartësohet se Organi i kujdestarisë vepron vetëm si organ administrativ dhe të gjitha veprimet dhe masat që prekin të drejtat e prindërve do të duhej, pra, të merren nga gjykata.

Dhënia e këtyre kompetencave gjykatave është në linjë me Acquis, posaçërisht me rregullat dhe praktikën gjyqësore që thërrasin në mbrojtjen e individit kundër veprimeve arbitrare nga organet publike.

Rekomandimi nr. 46

Në veçanti, në rastin e rrezikimit të interesave më të mira të fëmijës (neni 147 i LFK-së) me neglizhimin serioz të obligimeve prindërore varet nga gjykata që të vendosë për masat për mbrojtjen e fëmijës; disa nga ekspertët lokalë gjithashtu e kanë shprehur të njëjtën gjë gjatë punëtorisë të mbajtur me 6 tetor 2015.

Kjo gjithashtu do të ketë kuptim që në formë të shembullit të radhiten masat e mundshme (gjyqësore) ashtu që të shmanget ndarja mes fëmijës dhe prindërve sa herë që është e mundur. Për shembull, mund të jetë si opsion që të vendoset fëmija në kujdes ditor ose mbështetje e familjes (p.sh. kur prindërit janë me sëmundje mentale deri në një shkallë të vogël) duke e ndihmuar në jetën e përditshme.

Rekomandimi nr. 47

Sa i përket privimit nga kujdestaria (neni 149) duhet plotësuar këto standarde:

Qëllimi përfundimtar që të ribashkohen prindi (prindërit) me fëmijën duhet të sigurohet me ndryshimin e nenit 151. Dispozita të qarta, të cilat garantojnë që masat pozitive janë ndërmarrë nga shteti për të ribashkuar prindërit me fëmijët e tyre dhe që obligojë autoritetet që të lehtësojnë këtë bashkim brenda një kornize të qartë kohore, nuk gjenden në LFK.

Masat, që detyrojnë ndarjen e fëmijës nga familja e vet prindërore, duhet të jenë të pranueshme nëse rreziku nuk mund të shfaqet në ndonjë mënyrë tjetër, bile as nëpërmjet

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 27 nga 33

Page 28: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

masave mbështetëse. Privimi i plotë i kujdestarisë mund të hiqet vetëm nëse masat tjera janë të pasuksesshme ose nëse supozohet se ata nuk janë të mjaftueshme që të evitohet rreziku. Në këtë pikëpamje, neni 149 e tutje të LFK-së do të duhej që të ndryshohen që të bëhet e qartë se para se kujdestaria të të hiqet pjesërisht ose krejtësisht, gjykata duhet të ketë parasysh ndonjë masë tjetër me më pak ndikim, siç është mbikëqyrja nga Organi i kujdestarisë apo stërvitja nga ekspertët familjarë dhe/ ose psikologjikë.

Rekomandimi nr. 48

Sa i përket mbrojtës së fëmijëve pa përkujdesje të prindërve, neni 156 do të duhej të ndryshohej duke e bërë të qartë se fëmija pa përkujdesje të prindërve është gjithashtu fëmijë, prindërit e të cilit shkelin për çfarëdo arsye interesin më të mirë të fëmijës dhe se janë të privuar nga kujdestaria prindërore bazuar në vendim gjyqësor.

N. Adoptimi

Rekomandimi nr. 49

Rregullat e adoptimit janë të mira dhe nuk kanë nevojë për ndryshime dhe plotësime.

Neni 164 dhe 165 i LFK-së paraqesin kushtet për adoptimin e përbashkët nga bashkëshortët dhe adoptimi singël mund të riformulohet për të qartësuar këto çështje:Fëmija i mitur mund të adoptohet,

- nga dy prindër adoptues, nëse prindërit adoptues janë të martuar ose- nga një prind i martuar, nëse bashkëshorti tjetër pajtohet me adoptimin

E vetmja çështje për diskutim është kjo: Ligji aktual për familjen nuk parasheh që çiftet që jetojnë në bashkëjetesë kanë mundësi që të adoptojnë së bashku një fëmijë të mitur. Dikush mund ta fus këtë opsion.

O. Kompetenca ligjore për çështjet e kujdestarisë

Rekomandimi nr. 50

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 28 nga 33

Page 29: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Për nenin 232 të LFK-së dhe tutje, është e domosdoshme (që edhe një herë) të bëhet e qartë se Organi i kujdestarisë vepron vetëm si organ administrativ dhe të gjitha veprimet dhe masat do të duhej, pra, të merren në mbikëqyrje me vendim gjyqësor.

Kujdestari

Rekomandimi nr. 51

Ekzistojnë rregulla gjithëpërfshirëse për kujdestarinë në LFK. Problemet me këto rregulla nuk janë raportuar në projekt. Prandaj vetëm i rekomandojnë dy ndryshime të vogla.

Duke iu referuar nenit 236 të LFK-së është e diskutueshme, nëse është e mjaftueshme që Organi i kujdestarisë të caktojë kujdestarin.

Që të garantohet sundimi i ligjit, caktimi i kujdestarit do të duhej të bëhej sipas kontrollit gjyqësor.

Rekomandimi nr. 52

Pasi që neni 258 (2) i LFK-së i referohet kompensimit të dëmeve, është diskutabile që ta bëjë kujdestarin personalisht përgjegjës për dëmet, posaçërisht nëse përmbushë detyrimet e tij pa kompensim (shih nenin 256 të LFK-së) dhe mundet gjithashtu që të caktohet kundër vullnetit të tij (shih nenin 238 të LFK-së).

P. Marrëdhëniet pronësore të anëtarëve të bashkësisë familjare

Rekomandimi nr. 53

Bazuar në diskutimin dhe siç është theksuar edhe në punëtorinë të mbajtur më 6 tetor, ndikimi juridik i familjes së gjerë do të duhej të zvogëlohej në ligjin e ri për familjen në mënyrë që të modernizohet ligji.

Rekomandojmë që të ndryshohet marrëdhënia pronësore që të arrihet më shumë transparencë, si dhe të arrihet mbrojtje më e mirë të fëmijëve dhe bashkëshortëve.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 29 nga 33

Page 30: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Rekomandojmë të zëvendësohen rregullat që aktualisht janë të përfshira në LFK me rregulla të përgjithshme në ligjin e detyrimeve dhe – aty ku është e nevojshme – ligjit të pronës.

Do të donim të iu rekomandojmë një sistem që gjykatat gjermane e kanë krijuar ashtu që të zotërojnë nevojat e posaçme në marrëdhënie dhe i cili është shumë i ndërlidhur me komponentët personale. Kjo ide mund të paraqitet kështu:

Dikush supozon që ekziston një lloj i veçantë i kontratës, “kontributi familjar”. Ajo bazohet në idenë që partnerët kontraktualë të kalojnë pronën apo pasurinë njëri tjetrit, ashtu që të organizojnë dhe mbështesin marrëdhënien e tyre. Sidoqoftë, normalisht që ata dëshirojnë që të paguhen, kur përfundon marrëdhënia.

Ta japim një shembull: çifti i ri i martuar është duke ndërtuar shtëpinë. Prindërit e gruas paguajnë 10.000 euro si kontribut për ndërtimin e shtëpisë familjare. Përveç kësaj, babai i nuses punon njëqind orë në shtëpi. Çdokush pret që prindërit të jetojnë në shtëpinë e familjes së re. Në shumicën e rasteve të këtilla, askush nuk lidhë kontratë në formë eksplicite. Sidoqoftë, dikush mund të sugjerojë se ekziston kontratë e vetëkuptuar: të gjitha palët e dinë se kontributi në formë pune dhe parash bëhet që të merren të drejtat për të jetuar në shtëpi pa pagesë. Nëse planet bëhen realitet, dhe prindërit jetojnë me fëmijët, kontrata për kontributin familjar mbetet e paprishur. Kur prindërit vdesin ose kur familja zhvendoset në një vend tjetër pas dhjetë vitesh, nuk do të mund të kërkohet kompensim.

Sidoqoftë, nëse plani dështon dhe prindërit nuk mund të vendosen ose jetojnë në shtëpi për disa muaj (fjala vjen, pasi që martesa dështon pas një kohe shumë të shkurtë) ata duhet të kompensohen.

Sistemi është shumë praktik, pasi që njëri mund gjithashtu të gjejë rezultatet e vlerësuara: nëse martesa dështon pas dy vjetësh, gjyshërit duhet pjesërisht të kompensohen.

Nëse palët dëshirojnë ujdi tjera, ata pa dyshim kanë të drejtë që të lidhin çfarëdo kontrate që e parashikon ligji për obligime (donacion, kredi, etj).

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 30 nga 33

Page 31: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

Q. Mirëmbajtje (mbështetja fëmijës dhe alimentacioni)

Rekomandimi nr. 54

Neni 292 i LFK-së përcakton se fëmija duhet të kontribuojë arsyeshëm në mirëmbajtjen “e familjes me të cilën jeton” që nga mosha 15 vjeçare e tutje, nëse fiton të ardhura.

Formulimi i fjalëve “e familjes me të cilën jeton” duket të jetë shumë i gjerë.

Në vend të kësaj dikush do të duhej që (siç është sugjeruar më lartë, shih rekomandimin 40) për përfitimet të marra nga asetet e fëmijës, neni 135 i LFK-së) të i referohet prindërve si dhe vëllezërve dhe motrave të cilët jetojnë në të njëjtën ekonomi familjare me fëmijën.

Rekomandimi nr. 55

Të drejtat e njërit bashkëshort kundër tjetrit që të fitojë alimentacion pas shkurorëzimit duket- së paku në letër- se është me ndikim të gjerë sipas nenit 297 të LFK-së e tutje.

Është shumë vështirë të gjendet balancë e drejtë mes nevojave të bashkëshortit më të dobët nga aspekti financiar (më shpeshti është gruaja) dhe bashkëshortit tjetër ose familja e re potenciale e tij ose e saj.

Nga njëra anë, kjo duhet të sigurojë që bashkëshorti i cili ia ka përkushtuar shumë vjet familjes dhe nuk ka mësuar kurrfarë profesioni duhet të mbrohet, kur ai ose ajo përballet me shkurorëzim- që është e mundshme edhe në moshë mjaft të thyer.

Nga ana tjetër, të dy bashkëshortët janë persona autonomë, përgjegjës për jetët e tyre. Në shumë raste, nga ata mund të kërkohet që të grumbullojnë të ardhurat e tyre pas një periudhe kalimtare.

Në përgjithësi, futja e disa afateve ligjore (tani janë vetëm në nenin 306 (2) nr. 1 të LFK-së i adreson këto kufizime) në ligj duket të jetë e këshillueshme që të arrihet më shumë

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 31 nga 33

Page 32: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

balancim, transparencë dhe parashikueshmëri.

Dikush gjithashtu mund ta rregullojë kufirin e moshës për fëmijën më të vogël (fjala vjen gjashtë vjet) sa i përket kujdesit për fëmijët e përbashkët (shih nenin 299 të LFK-së) si kufi ligjor për kërkesën për alimementacion.

Përfundimisht, mund të jepet alimentacioni vetëm për një “periudhë kalimtare”, në veçanti nëse bashkëshorti i përzgjedhur është ende i ri. Kjo periudhë kalimtare do të jetë në linjë me qëllimin që secili bashkëshort i shkurorëzuar është dashur të jetojë një jetë financiarisht të pavarur nga bashkëshorti tjetër.

Rekomandimi nr. 56

Dikush mund të sugjerojë që alimentacioni për bashkëshortin tjetër gjithashtu mund të përbëhet duke i dhënë të drejtë atij ose asaj që të jetojë në shtëpinë familjare me ose pa fëmijë- në këtë rast nenit 297 të LFK-së i nevojitet ndryshim dhe plotësim dhe gjithashtu do të duhej ta përfshijë përmbajtjen e nenin 310 të LFK-së.

Rekomandimi nr. 57

Nenet 323 – 348 të LFK-së si dhe nenet 349 – 252 të LFK-së janë krejtësisht dispozita procedurale dhe për këtë arsye zhvendosen ashtu siç është sugjeruar më lart.

R. Mbrojtja e të rriturve

Rekomandimi nr. 58

Shumica e vendeve të Evropës kanë futur dispozita të veçanta për mbrojtjen e të rriturve (të moshuarve dhe personave të paaftë) vitin e fundit. Për më shumë shikoni:

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 32 nga 33

Page 33: md.rks-gov.net · Web viewNe morëm përshtypjen se kjo pasqyron vlerësimin më të mirë të martesës në Kosovë, duke iu përmbajtur sistemit të përgjithshëm aktual. Sugjerojmë

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë” nën menaxhimin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe realizuar nga një kozorcium

kryesuar nga GIZ IS

http://www.the-vulnerable.eu/?lang=en.

Kosovës akoma i mungojnë rregulla të tilla. Dikush mund të fusë rregulla për mbrojtjen e të rriturve në librin “Ligji për familjen” Ligji i Kodit Civil. Një tjetër mundësi mund të jetë që të shthet legjislacioni për këtë temë të ndjeshme dhe të fusë më vonë një ligj të veçantë.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 33 nga 33