34
“Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës” Materiali Trajnues Mbështetja për Task Forcën e Ujit Mbështetur nga: Republika e Kosovës Zyra e Kryeministrit dhe E parashtruar nga: Richard Schuen Ramiz Kokollari 06.08.2010

Material Trajnues

  • Upload
    ledang

  • View
    218

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Material Trajnues

“Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës”

Materiali Trajnues Mbështetja për Task Forcën e Ujit

Mbështetur nga:

Republika e Kosovës Zyra e Kryeministrit

dhe

E parashtruar nga:

Richard Schuen Ramiz Kokollari

06.08.2010

Page 2: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe2 

LISTA E SHKURTESAVE AKP Analizat Kosto Përfitim KRU Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit AKZhIE Agjencioni për Koordinim dhe Zhvillim i Integrimeve Evropiane AKM Agjenci Kosovare e Mirëbesimit BB Banka Botërore BD Bordi i Drejtorëve DU Departamenti i Ujrave (MMPH) EASH Expert Afat Shkurtë EPPK Ekipi i Projektit të Planifikimit Kapital FUK Fondi i Ujërave i Kosovës GIS Sistemi Informativ Gjeografik IFI Institucionet Financiare Ndërkombëtare IHM Institucioni Hidrometeorologjik (MMPH) IKSHP Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve KE Kryeshefi Ekzekutiv KFW Kreditanstalt für Ëiederaufbau (Banka Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim) KPU Këshillëtari i Politikave të Ujërave KM Kryeministri KShU Këshillëtari për Shërbime të Ujërave MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal MBPZhR Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë MPJ Ministria e Punëve të Jashtme MPMS Ministria e Ounës dhe Mirëqenies Sociale NBK Norma e Brendësme e Kthimit PB Plani i Biznesit SCO Zyra Zvicerane për Bashkëpunim SECO Sekretariati Shetëror për Çështje Ekonomike SIM Sistemi Informativ për Menaxhmentin TFU Task Forca e Ujit ToR Termat e Referencës UNMIK Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë USAID Agjencini për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA VTN Vlera e Tanishme Neto ZKM Zyra e Kryeministrit ZLKM Zyra Ligjore e Kryeministrit ZVKM Zëvendës Kryeministër ZNKE Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ZRRUM Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina

Page 3: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe3 

TABELA e PËRMBAJTJES

1.  PËRDORIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT – PREZANTIMI 3 .......................... 4 Tabela 4 - % Jeta e Mbetur e Asetit .................................................................................................. 15 

1.1  Shtojca 1: Përpilimi i një inventarizimi ................................................................................ 17 

3.  PLANIFIKIMI KRYESOR /MASTER DHE PROJEKT DOKUMENTACIONI –

PREZANTIMI 5 ................................................................................................. 19 

4.  ANALIZA E PROJEKTIT – PREZANTIMI 6 ............................................ 21 

5. MJETET E ANALIZËS FINANCIARE DHE EKONOMIKE – PREZANTIMI 7 ........ 25 

6. KRITERET PËR IDENTIFIKIMIN DHE RANGIMIN E PROJEKTIT – PREZANTIMI

8 31 

Page 4: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe4 

1. Përdorimi i ciklit të projektit – Prezantimi 3 Fazat e projektit në Ciklin e Menaxhimit të Projektit (CMP)

Programimi Identifikimi i Projektit Formulimi i Projektit Zbatimi i Projektit Evaluimi i i Projektit Auditimi i Projektit

Programimi: Programimi i referohet vendosjes së strategjisë së përgjithëshme apo baskësisë së aktiviteteve të koordinuara si:

o Bashkërendimi me planifikimin e politikave qeveritare o Relevanca me politikat e shpallura qeveritare/objektivat o Bashkërendimi me objektivave prioritarë sektorial o Koordinimi me donatorët

Të gjithë projektet investive potenciale duhet të jenë në linjë me çështjet e cekura më lartë. Çdo projekt individual duhet të kontribuoj për arritjen e objektivave të përgjithëshme të politikave kombëtare. Dokumentet kyçe të politikave dhe planifikimit kombëtar duhet të këshillohen në këtë aktivitet. Identifikimi: Identifikimi është pika nismëtare për secilin projekt individual dhe në kontekstin e strategjisë relevante kombëtare dhe programit operativ sektorial duhet të synojë sigurimin që projekti do të plotësojë nevojat lokale/rajonale dhe është konsistent me prioritetet kombëtare dhe të donatorëve. Aktiviteti kryesor gjatë kësaj faze është definimi i ‘problemit kryesor’ dhe shkaqeve kryesore të cilat projekti synon ti adresoj dhe më pastaj të gjenerojë idetë e mundëshme të projektit dhe alternativave për ti zgjidhur ato. Pytjet më me rëndësi të cilat duhet ti marrë parasysh hartuesi i projektit /përdoruesi final në fazën e identifikimit të projektit janë:

Page 5: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe5 

Cilat rezultate dëshironi ti arrini? Si do ti arrini këto rezultate? Cilat vlerësime po i zhvlloni? Cilat janë alternativat? Sa do të kushtojnë? Kush do të paguajë për to?

Qëllimi i identifikimit të projektit është:

Identifikimi i ideve/koncepteve të projektit të cilat janë konsistente me qëllimet dhe prioritetet zhvillimore kombëtare.

Ofrimi i vlerësimit paraprak të relevancës dhe realizueshmërisë së mundshme të këtyre ideve/koncepteve të projektit.

Përgatitja e përshkrimit të projektit e cila përmbanë fushëveprimin, spjegimin dhe objektivat e projektit të propozuar në mynyrë të qartë dhe sistematike.

Përcaktimi i natyrës dhe fushëveprimit të punëve së mëtutjeshme të nevojshme gjatë fazës së formulimit të detajizuar të projektit.

Detyrat kryesore të KRU gjatë fazës së identifikimit të projektit janë:

Identifikimi dhe shqyrtimi/analizimi i dokumentave kryesore të politikave dhe ligjeve të rëndësishme për projektin – rajonale, kombëtare, BE dhe ndërkombëtare.

Definimi i objektivave më të gjëra të objektit dhe arsyetimit të projektit, respektivisht cilët janë problemet mjedisore të cilat projekti synon ti adresojë?

Definimi i objektivave imediate të projektit, respektivisht çfarë synon të arrijë projekti? Definimi i rezultateve (outputeve) të projektit – rezultatet e matshme pas zbatimit të projektit. Definimi i inputeve të projektit – ekzistenca e burimeve dhe aktiviteteve të nevojshme për

gjenerimin e rezultateve (outputeve) të projektit. Vendosja e vlerësimeve të projektit. Përllogaritja preliminare e kostove të projektit – kostot e përafërta për të gjitha inputet përgjatë tërë

kohëzgjatjes së projektit. Përgaditja a përshkrimit të shkurtër të prezantuar mirë të projektit (pa synuar mbulimin e të gjitha

aspekteve në detaje). Identifikimi i llojeve të përshtatshme dhe burimeve potenciale të bashkë financimit të projektit –

lokal, kombëtar, ndërkombëtar. Dokumenti kryesore i fazë së identifikimit të projekti është studimi preliminar i fizibilitetit, i cili përfshin çështjet e cekura më lartë. Studimi preliminar i fizibilitetit përbëhet nga:

Vlerësimi i politikave dhe kornizës ligjore për projektin; Analiza e akterëvë kyç duke përfshirë vlerësimin e kapaciteteve institucionale; Analiza e problemeve; Vlerësimi i iniciativave tjera në vazhdim e sipër dhe të planifikuara; Objektivat paraprake dhe analiza e strategjisë; Vlerësimi paraprak i kërkesave për burime dhe kostot; Vlerësimi paraprak i menaxhimit të projektit, koordinimit dhe aranzhimeve financiare, dhe Vlerësimi paraprak i çështjeve të qëndrueshmërisë ekonomike, financiare, mjedisore, teknike dhe

sociale.

Page 6: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe6 

Formulimi: Në këtë fazë përgatitet një projekt propozim gjithëpërfshirës dhe kryhet një studim i detajuar fizibiliteti për të siguruar që projekti është i realizueshëm dhe me kapacitet për të dhënë përfitime të qëndrueshme. Zhvilluesi i projektit/Marrësi Final është kryesisht përgjegjës për të siguruar se projekt propozimi është përfunduar siç duhet dhe që përbërësit e tij kryesorë dhe vlerësimet janë analizuar dhe testuar në mënyrë adekuate karshi realizueshmërisë së tyre. Kohëzgjatja e fazës së formulimit mund të ndryshojë në masë të madhe varësisht nga lloji i projekteve dhe do të ndikohet nga disponueshmëria / çasja në informacionin e kërkuar, kapacitetin e akterëve kryesorë të projektit dhe shkallën e mbështetjes politike dhe administrative të ofruara nga partnerët e projektit. Projektet e mëdha dhe komplekse investive mund të marrin shumë muaj apo edhe vite për kompletimin e formulimit. Qëllimi dhe detyrat kryesore të formulimit të projektit janë

Përgatitja e parashikimet të kërkesës Vlerësimi i opcioneve Analizat Financiare dhe Plani i Financimit Analizat ekonomike (Analiza Kosto Përfitim) Analizat e ndjeshmërisë dhe rrezikut Vlerësimit i Ndikimit në Mjedis Vlerësimi i përgjithshëm i Projektit Përgatitja e planit të realizimit të projektit (Plani i Prokurimit)

Ky informacion është i përfshirë në dokumentin kryesor të fazës së formulimit të projektit, studimin e fizibilitetit. Zbatimi: Gjatë zbatimit, resurset e dakorduara të projektit prokurohen dhe përdoren për arritjen e qëllimit të projektit (p.sh. grupet e synuara të marrin përfitimet e planifikuara), dhe për të mbështetur realizimin e objektivave të përgjithshme politike. Faza e zbatimit e ciklit të projektit për shumë arësye është më kritikja, meqë pikërsht në këtë fazë përfitimet e planifikuara shpërndahen në të vërtetë. Progresi monitorohet dhe vlerësohet për të mundësuar përshtatjen e projektit me mjedisin e ndryshueshëm. Autoriteti Kontraktues zakonisht është përgjegjës për monitorimin e projektit në terren. Prandaj është e këshillueshme të merret në konsideratë se si një projekt do të implementohet dhe si do të ndërmerret monitorimi gjatë fazës së formulimit. Gjatë fazës së formulimit, detyra kryesore e KRUs është që të:

Përgatisë Dokumentet e Tenderit dhe Dosjen e Tenderit Implementoj procedurat e prokurimit Teknikisht të zbatojë dhe të mbikëqyr Kontratat e Shërbimit, Furnizimit dhe Punimeve Raportoj rregullisht mbi progresin, financat dhe parregullsit

Vlerësimi: Faza e vlerësimit përfshin vlerësimin sistematik të një projekti në vijimësi ose të përfunduar, dizajnit të tij, zbatimit dhe rezultateve në formën e raporteve të vlerësimit. Kriteret tipike të cilat zbatohen për donatorët apo projektet e financuara nga BE janë:

Page 7: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe7 

Relevanca: Përshtatshmërinë e objektivave të projektit për problemet që ai duhet ti adresojë dhe për mjedisin fizik dhe të politikave përbrenda të cilit vepron. Për shembull:

o A është projekti në përputhje me politikat kombëtare dhe prioritetet e sektorit të ujit? o A janë identifikuar dhe angazhuar të gjithë akterët kyçë dhe grupet e synuara në mënyrë të

qartë? o A janë identifikuar dhe analizuar rrënjësisht gjitha problemet kryesore dhe shkaqet e tyre?

Efikasiteti: Nëse rezultatet e projektit janë arritur me kosto të arsyeshme, dmth me çfarë suksesi në aspektin e cilësisë, sasisë dhe kohës, inputet/mjetet e projektit janë konvertuar në aktivitete të projektit dhe rezultate. Çështjet kyçe janë:

o A është realizuar projekti me minimumin e burimeve dhe a mundë të ishtë më i lirë? o A gjenerojnë rezultate të kënaqëshme VTN, NBK dhe Analiza Kosto Përfitime?

Efektiviteti:

Paraqet vlerësimin e kontributit të bërë përmes rezultateve për arritjen e qëllimit të projektit dhe se si vlerësimet kanë ndikuar në arritjet e projektit. Pyetjet më të mundshme që parashtrohen janë (të varura nga qëllimi):

o A munden problemet e cilësisë së ujit të zgjidhen me projektin? o A mund të reduktohen humbjet e ujit në shumën e dëshiruar? o A është numri i lidhjeve të reja sipas objektivave? o A mund të implementohen reduktimet e planifikuara të kostos?

Ndikimi:

Nënkupton efektin e projektit në mjedisin e tij të gjerë, si dhe kontributin e tijë në politikat më të gjera apo objektivat e sektorit. Ky ndikim mund të matet në terma të:

o Efekteve në ekonominë kombëtare dhe lokale (rritja ekonomike, Buxheti i qeverisë, etj) o Ndikimit Mjedisor

Qëndrueshmëria:

Nënkupton vlerësimin e mundësisë së vazhdimit të rjedhës së të mirave të prodhuara nga projekti edhe pasi të ketë përfunduar financimi i jashtëm, (me referencë të veçantë për faktorë të tillë si pronësia e projektit nga përfituesit, mbështetja politika, faktorët ekonomik dhe financiar, aspektet socio-kulturore, teknologjia e duhur, aspektet mjedisore dhe institucionale dhe të kapaciteteve menaxhuese). Qëndrueshmëria mund të shprehet në lidhje me

o Qëndrueshmërinë financiare dhe ekonomike (A gjeneron projekti të hyra të mjaftueshme për të mbuluar kostot e tijë?)

o Analizën e rreziqeve dhe zbutjen e tyre (A janë identifikuar, analizuar dhe zhvilluar strategji për zbutjen e të gjitha rreziqeve të mundshme,?)

o Aspektete Intsitucionale (A janë të duhura marrëveshjet institucionale për zbatimin e projektit dhe menaxhimit dhe se a janë të mbështetura nga të gjithë aktorët kyç?)

Page 8: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe8 

Auditimi: Gjatë fazës së auditimit zhvillohet ekzaminimi dhe verifikimi i pavarur i zbatimit të projektit për të siguruar që rregulloret në fuqi, rregullat dhe procedurat janë përmbushur dhe se kriteret e efikasitetit, efektivitetit dhe ekonomisë janë arritur. Përgjegjësia për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e auditimeve të jashtme qëndron mbi organet e auditimit të autoriteteve përkatëse kombëtare dhe donatorët. Në praktikë, kohëzgjatja dhe rëndësia e çdo fazë të ciklit do të ndryshojë për projekte të ndryshme, varësisht nga shkalla, qëllimi dhe modalitetet specifike nën të cilat janë krijuar.

Page 9: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe9 

2. Përdorimi i Informacionit të Asetit – Prezantimi 4 Përmbledhje Planet për Menaxhimin e Aseteve dhe planifikimit të projektit janë detyrat që kanë qenë gjithmonë të kryera edhe pse në mënyrë intuitive nga shumica e organizatave. Vetëm përmes një sistem të vendosur për zëvendësimin e mjeteve, kur ato bëhen të vjetëruara ose përtej kufijve të riparimit të arsyeshëm, industritë e mëdha dhe të shërbimeve mundë të sigurojnë efektivitetin dhe efikasitetin e bizneseve të tyre. Metodat e zbatuara nga PMA kanë shumë pika të përbashkëta me çasjen e Kontabilietit kundrejt amortizimit, por ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në atë se gjendja dhe performansa janë nxitësit (drajverët) kryesor dhe jo mosha apo jeta e aseteve fikse. Një PMA në funksion të kapitalit nuk është zëvendësim për sistemet e mirëmbajtjes së planifikuar që kryesisht preokupim kanë funksionimin e vazhdueshëm të impijantit fizik lëvizës dhe të financuar nga të ardhurat. Shumë kohë dhe përpjekje mund të kursehen në rast se detyrat janë të organizuara dhe trajtuara në mënyrë të strukturuar. Kështu detyrat primare mund të organizohen në një rradhitje që përfshin: hartimin e inventarit, gradimin dhe vlerësimin. Të dhënat rezultuese pastaj mund të përdoren për të siguruar një vlerësim të pasurive të prekshme dhe formave bazë për të udhëhequr aspektet e rehabilitimit të Programit të Investimeve Kapitale. PMA përbën njërën nga katër armët thelbësore të menaxhimit të përgjithshëm të pasurive kapitale. Të tjerët janë: strategjitë, menaxhimi i programit dhe vlerësimi i projektit. Kësaj fushe të madhe kolektivisht i referohet shpesh si si "Menaxhimi i Aseteve'. Hapat janë sa vijon: Njohja

Nevoja për një PMA Struktura e përgjithshme Përfitimet Metodologjia

Inventarizimi

Organizimi Mbledhja e të dhënave Fushat Hardueri dhe Softueri

Gradimi i Gjendjes

Survejimi Gradat

Gradimi i Performansës

Nivelet e shërbimit Gradat

Vlerësimi

Vlera Moderne Ekuivalente e Aseteve Jeta e Mbetur e Asetit Vlera e Tanishme e Aseteve

Rehabilitimi

Nxitësit e Prioriteteve dhe Programit të Investimeve

Page 10: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe10 

Planifikimi për të ardhmen

Njohja Nevoja për një Plan të Menaxhimit të Aseteve është më evidente në fushat në të cilat mirëmbajtja dhe rehabilitimi janë neglizhuar duke rezultuar në nivel më të ulët të shërbimit për konsumatorët. Në rastet kur kujdesi për impijantin operacional dhe tubacionet nuk është menaxhuar si duhet, rinovimi pas një kohe të shkurtër është opcioni i vetëm. Kështu investimet e mëdha ndërmirren zakonisht nga agjencitë e financimit shpesh në një cikël të përafërt dhjetë vjetësh dhe pak bëhet në mes të këtyre cikleve. Agjencitë e financimit kanë mësuar se me burime të kufizuara, ato nuk mund të vazhdojnë të hedhin fonde të pakufizuara në zëvendësimin e parakohshëm të aseteve operacionale të lënë pas dore. Kjo pikëpamje është e ngulitur mirë dhe së bashku me konceptin e "teknologjisë së përshtatshme“ përputhet me moralin e ri të ofrimit vetëm të asaj që mund të shikohet pas, duke shmangur probleme për gjeneratën e ardhshme. Kështu Planifikimi i Menaxhimit të Aseteve mund të shihet si një pjesë thelbësore e çdo sistemi të qëndrueshëm të infrastrukturës ujore- ndërtimit vetëm të asaj që mund të shikoni pas - dhe pastaj të shihet pas sajë! Struktura e përgjthshme Plani i Menaxhimit të Aseteve (PMA), përbëhet kryesisht nga inventarizimi i aseteve - zakonisht i përmbajtur në një bazë të dhënash - dhe një sistemi të kompjuterizuar që ndihmon vlerësimin dhe përpilimin e outputeve në mënyrë të tillë që lehtëson njohjen e prioriteteve për investime dhe veprimit të mëpastajm. Përfitimet Përfitimet e një PMA janë të listuara si më poshtë: Ofron inventarizimin qendror me referenca unike Ofron informacion konsistent Lidh investimet me nivelet e shërbimit nëpërmjet gradimit të performansës Ofron vlerën e aseteve Planifikon dhe jep prioritetet e investimeve Mund të masë përmirësimin

Edhe pse në formë të pa detajuar megjithatë mund të shihen përfitime të menjëhershme si aftësia për të furnizuar konsulentët dhe planifikuesit e projektit me informata të azhurnuara të sistemit. Pasqyra e Metodologjisë Metodologjia piksëpari përfshin hartimin e një grupi të bazave të të dhënave dhe tabelave - inventarizimin e të gjitha aseteve fizike. Pasuritë më të rëndësishme do të jenë impijantet dhe tubacionet. Impijantet dhe tubacionet vlerësohen po ashtu duke përdorur konceptin e Vlerës Moderne Ekuivalente të Aseteve (VMEA) në vend të rregullave të kontabilitetit për zhvlerësimin. Skica e Metodologjisë Kjo përfshin paraprakisht vlerësimin e gjendjes së aseteve, më pastaj të vlerësuarit e performancën së tyre, dhe së fundmi caktimin VMEA e cila është e ngjashme me koston zëvendësuese të aseteve bazuar në kapacitetet e tyre apo prodhimin. Kur këto të dhëna janë të plota bëhet krahasimi i gradave të gjendjes dhe peformansës me matricën dhe përcaktohet përqindje e Jetës së Mbetur të Asetit (JMA). Kjo pastaj e

Page 11: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe11 

shumëzuar me VMEA jep Vlerën e Tanishme të Aseteve (VTA). Gradat e gjendjes dhe performansës me jetën e pasurisë nominale mund të përdoren më pastaj për të përcaktuar prioritetet e aseteve për zëvendësime apo rinovime. Toka, ndërtesat dhe zëra të ndryshme janë vlerësuar me Vlerën e Tanishme në Dispozicion. Inventarizimi Përpjekja për të vënë të gjitha të dhënat për kompanitë (të mëdha apo të vogla) në një inventarizim të vetëm provon të jetë aktivitet jo i lehtë. Të dhënat që do të ruhen janë aq të ndryshme kështu që një tabelë e vetme apo grupi i tabelave të ndërlidhura së shpejti do të bëhej mëse i ndërlikuar dhe i mbushur me fusha të zbrazëta. Organizimi Ekzistojnë dy çasje të cilat mundë të merren:

Ndërtimi i një grupi të vetëm të tabelave të ndërlidhura të një inventari

Organizimi i të dhënave në lloje të veçanta në mënyrë që të krijohet një seri e tabelave me 'skedarë të zbrazët'

Në fazat fillestare të zhvillimit opsion i fundit është më i thjeshti për tu zbatuar dhe mu kjo është ajo që ne kemi bërë. Nëse në një fazë të mëvonshme, kërkohet një bazë e të dhënave të ndërlidhura atëherë kjo mund të hartohet shpejt meqë problemet që kanë të bëjnë me të dhënat deri atëherë do të janë zgjidhur. Ndarja e natyrshme e llojeve të të dhënave për një kompani të ujit është:

Toka dhe ndërtesat

Impijanti/Fabrika (sipërfaqësore ose asete 'mbi tokësore')

Tubacionet

Të Ndryshme p.sh. automjetet, orenditë, kompjuterat etj Grupi i mëvonshëm i zërave të ndryshëm është në vetëvete subjekt i një shumëllojshmërie të gjerë të llojeve. Një vendim për këtë arsye është i nevojshëm nëse ato duhet të hartohen në një inventarizim të vetëm ose të ndarë. Mundësia e dytë e rekomanduar është që të përdoren bazat e të dhënave ekzistuese nëse janë në dispozicion, si tabela për zërat e tjerë. Pasi të janë hartuar grupet fillestare të të dhënave formati mund të vlerësohet dhe të ndryshohet lehtë. Mbledhja e të dhënave Mbledhja e të dhënave është një rebus klasik i formës "pula dhe veza". Si mundë ta dini çfarë për të mbledhur derisa nuk e keni provuar? Zgjidhja e këtij problemi përfshinë së pari zhvillimin e metodologjisë e më pastaj përdorimin e të dhënave të testit për ti korrigjuar. Kjo do të japë një zgjidhje praktike të shpejtë, por jo edhe vendimin përfundimtar. Baza e të dhënave është një entitet i gjalë dhe gjithmonë subjekt i zhvillimit të mëtejshëm. Të dhënat primare mund të vendosen nga tabelat ekzistuese të aseteve dhe ushtrimet kryesore të korrelacionit do të bazohen në marrjen e informacionit nga raportet e mëparshme, hartat e sistemit dhe nga Menaxherët Operacional. Secila nga fushat funksionale duhet të hartojë të dhënat ekzistuese si bazë e inventarizimit dhe do të ketë boshllëqet, duplifikimet dhe gabimet.

Page 12: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe12 

Çelësi për të korrigjuar këto gabime ka të bëjë fillimisht me kontrollimin e ndërsjellë të grupeve kryesore karshi njëri-tjetrit. Së dyti sistemi i "botimit të pjesshëm" i palëve të interesuara, është ndërmarrë me zonat e përzgjedhura për tu kontrolluar. Pasi që çdo fazë e mbledhjes së të dhënave të është kompletuar draft tabela qarkullohet për ata që janë përfshirë në funksion dhe korrigjimet janë kërkuar. Gjatë këtij procesi duplifikimet dhe mangësitë merren shpejt dhe përdorimi i emrave të shumtë mund të racionalizohet. Hardueri dhe softueri Çështja e softuerit thjeshtësohet pasi zgjidhja gjithmonë do të jetë përdorimi i sistemit të thjeshë të aftë për ta bërë punën. Dy PC Pentiume ishin përdorur, njëri për të dhënat e tokës dhe ndërtesave dhe tjetri për çdo gjë tjetër. Kjo ishte bazuar në pritjet se këto grupe të ndryshme të dhënash do të mbahen në vende të ndryshme. Më pas kjo nuk është bërë pa asnjë arsye, subjekt i kushteve të sigurisë së të dhënave, pse i gjithë inventarizimi nuk duhet të mbahet në një PC të vetëm. Gradimi i Gjendjes Gradimi i Gjendjes është thjesht marrja parasysh dhe regjistrimi i gjendjes së një asseti sa i përket amortizimit. "Gjendja' përshkruan integritetin strukturor dhe të sigurisë dhe për këtë arsye i referohet asaj që mund të shihet. GGj nuk do të marrë parasysh performansën e asetit meqë gradimi i performancës caktohet veçmas. Survejimi Gradimi i Gjendjes normalisht zbatohet më së miri nga ata që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e tij dmth menaxherët e operimeve ose të mirëmbajtjes. Forma të thjeshta janë përdorur për të mbledhur të dhënat për impijantet. Gradat e gjendjes për tubacionet janë fillimisht më të vështira për tu vlerësuar dhe të vendosur kështu që grupi i parë i gradave mund të aplikohet në mënyrë subjektive. Ato përmirësohen gradualisht si të dhëna kolaps deri sa informacioni i survejimit lidhur me asetet apo fushat, të vihet në dispozicion. Tabela 1 – Sistemi Bazë i Gradimit

Grada Përshkrimi i thjeshtë 1 Shkëlqyer 2 Mirë 3 Adekuat 4 Dobët 5 Keq

Gradat Çdo aseti të identifikuar në inventar duhet t'i jepet një gradë e gjendjes. Të dy gradat strukturore dhe të M & E janë të nevojshme për tubacionet përderisa impijantet kërkojnë vetëm gradën strukturore. Gradat caktohen nga 1-5 varirojnë nga e shkëlqyer (1) deri të e keqe (5). Për të marrë një profil kuptimplotë gradat duhet të pasqyrojnë gamën e plotë të aseteve (shih shembullin në Tabelën 2). Kushtet mund të vlerësohen në njësinë e procesit apo në nivel të tërë impijantit. Në rastin e M & E impianteve shumica e punës është bërë tashmë dhe kjo është përdorur në inventarizimin për të shmangur dyfishimin. Gradimi i Performansës Gradimi i Performansës (GP) është masa (treguesi) se sa mirë i performon një aset detyrat e caktuara që do të reflektoj në besueshmërinë e tij. Por nuk është masë/tregues i performansës se sa i ri është aseti. Asetet mund të jetë në gjendje të shkëlqyer dhe mos të arrijnë prodhimin e kërkuar dhe anasjelltas.

Page 13: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe13 

Në mënyrë që të kryej këtë detyrë siç duhet është e nevojshme për të përcaktuar së pari 'Nivelet e shërbimit' (NSh) që i pranojnë apo presin ti pranojnë konsumatorët. Kështu grada 1 (shkëlqyer) përfaqëson aspiratën e organizatës dhe grada 5 (e keqe) nivelin më të ulët të shërbimit që i ofrohet një popullate të konsiderueshme. Është e diskutueshme nëse performanca e impianteve duhet të gradohet ndaras për aspektet strukturore dhe të M & E. Në të shumtën e rasteve një GP i vetëm do të mjaftojë. Një gradim i vetëm i performansës strukturore është gjithmonë i përshtatshëm për tubacionet.

Tabela 2: Gradat e Gjendjes për Impijantet – Impijanti M & E

Gradimi i Gjendjes Grada Përshkrimi i Asetit 1 Shkëlqyer Në gjendje ‘si me qenë i ri’

I sigurt në aspektin elektrik Kërkon vetëm mirëmbajtje rutinore

2

Mirë Shfaq shenja sipërfaqësore të amortizimit, pa kosto

për mbrojtje, korozion i papërfillshëm

I sigurt në aspektin elektrik

Dështime të rralla minore 3

Adekuate Të gjitha komponentet funksionojnë, mirë i sigurt

në aspektin elektrik

Shenja të dukshme të amortizimit

I sigurt në aspektin elektrik

Dështime të shpeshta minore por jo të mëdha 4

Dobët Funksionon me mirëmbajtje substanciale e cila

nevojitet ta mbajë në gjendje pune

I sigurt në aspektin elektrik por i tejkaluar Dështime të shpeshta minore dhe herë pas here të

mëdha 5

Keqe Ndërpreje të shpeshta të funksionimit (edhe me

muaj), jastë funksionit apo edhe të braktisura I pasigurt në aspektin elektrik

Nivelet e Shërbimit 'Performanca' duhet të vlerësohet ose të gradohet kundrejt një sërë kriteresh të përcaktuara ose 'niveleve të shërbimit ". Ato janë të vendosura të ndërlidhura me perceptimin e konsumatorëve ndaj performansës në vend të kritereve të paqarta të projektimit. Thënë ndryshe a kryhet puna? Kështu, performansa do të reflektojë ngarkimin, konfigurimin dhe llojin e njësisë së angazhuar dhe jo gjendjen e tij. NSh janë prodhuar në mënyrë tipike për parametrat kryesorë të furnizimit me ujë:

Kontinuitet në furnizimi Presion Cilësi të ujit Ndërprerje në furnizim

Page 14: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe14 

Për të lejuar një përhapje të arsyeshme të dukurive brenda gradave definimet e performansës duhet të marrin parasysh situatën vendore. Faktorë të tjerë duke përfshirë kanalizimin dhe administratën mund të ndiqen por vetëm NSh operative janë të nevojshme për PMA. Tabela mostër e NSh për vazhdimësinë e furnizimit është treguar në Tabelën 3.

Gradat 1 deri 5 vendosen me qasjen e njëjtë të përgjithëshme-duke ranguar nga (1) shkëlqyer deri te (5) e keqe

KSh1 Shërbim i pandërprerë

KSh2 Shërbim 100 orë në javë

KSh3 Shërbim 50 orë në javë

KSh4 Shërbim 25 orë në javë

KSh5 Shërbim më i vogël se 25 orë në javë

Performansa mund të vlerësohet në nivel të njësisë së procesit ose tërë impijantit dhe kjo do të kërkojë disa rafinime meqë metodologjia është zhvilluar. Kështu në fazën e parë një gradë e vetme mund ti jepet tërë impijantit, por në përpunimet pasuese niveli i detajimit mund të shkojë tutje deri te niveli i komponentave të procesit (ose edhe njësi). Gradimi i performansës është ndërmarrë zakonisht nga personi që është në kontrollin e aseteve, pra drejtuesit operative që punojnë në bashkëpunim me menaxherin e PMA i cili do të sigurojë vazhdimesinë e konsistencës. Vlerësimi Procesi i vlerësimit është i bazuar në koston e zëvendësimit ose Vlerën Moderne Ekuivalente të Aseteve (VMEA). VMEA reduktohet në një përqindje të vlerës së saj të plotë sipas gjendjes dhe performansës së asetit për të dhënë vlerën e tanishme. Vlera Moderne Ekuivalente e Asetit (VMEA) Inventarizimi në vetvete nuk do të japë vlerësimin e aseteve të nevojshme për qëllime të biznesit. Në mënyrë që të arrihet kjo do të jetë e nevojshme për të shtuar të dhënat e kostos për secilin lloj të asetit. Kostoja e zëvendësimit (Vlera Moderne Ekuivalente e Aseteve - ose VMEA) është përdorur duke u bazuar në grupe të madhësisë për llojin e aseteve. VMEA përfaqëson koston e zëvendësimit të pasurisë me një ekuivalent që siguron aftësinë e zbatimit të detyrës së kërkuar i bazuar në produktivitet e jo në kapacitet. Të dhënat të njëjta për kosto mund të përdoren si në vlerësimin ashtu edhe më vonë në programimin e investimeve si vlerësim i parë për qëllim të buxhetit. Ato gjithashtu janë të dobishme për strategji si bazë për vlerësimin e opsioneve. Kostot janë të bazuara në lakore të kostove ose matrica si më të përshtatshmet për secilin lloj të asetit. Jeta e Mbetur e Asetit Jeta e Mbetur e Asetit (JMA) kalkulohet si një përqindje nga tabelat e përmbajtura nga data e të dhënave. Dy tabela përdoren – njëra për impijantet dhe tjetra për tubacionet. Tabela e impijantit është treguar më poshtë (Tabela 4):

Page 15: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe15 

Tabela 4 - % Jeta e Mbetur e Asetit Grada e Performansës 1 2 3 4 5

1 100 75 50 25 10 2 85 65 40 20 7 3 70 50 30 15 4 4 60 40 20 10 2 5 50 30 10 5 1 Vlera e Tanishme e Asetit (VTA) Kalkulimi i vlerës aktuale të aseteve reduktohet thjesht në prodhimin në mes VMEA dhe % JMA, p.sh. VMEA = EUR 100, Grada e gjendjes 4, Grada e performansës 3

Referoju matricës Gjendje / Performansë për %JMA Jeta e mbetur e asetit = 15% Pra Vlera Aktuale e Asetit (VAA) = 100 x 0.15 = EUR 15

Rehabilitimi dhe rinovimi Hapi i ardhshëm është përdorimi i të dhënave të mbledhura në mënyrë që të fitohen prioritetet për rehabilitimin dhe rinovimin për të gjitha projektet. Asetet e ngjashme mund të grupohen në Planet e Veprimit për përmirësim ose zonat mund të përzgjedhen për Nivelet e përmirësimeve të Shërbimit. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e strategjive të dokumentuara - por kjo është një subjekt tjetër. Prioritetet dhe Nxitësit (drajverat) e Programit Investiv Prioritizimi i skemave të rehabilitimit mundë të caktohet fillimisht duke përdorur Jetën e Mbetur të Asetit:

Kalkulohet Jeta e Mbetur e Asetit (JMA) në vite JMA(vite) = JA(vite) * %JMA /100 Prodhohet lista provizore e prioriteteve duke u bazuar në JMA (Rendi nga poshtë lartë)

Kjo mundë të rafinohet tutje nëse aseteve u jepet ‘indeksi kritik’, i cili përfaqëson rëndësinë e asetit përbrenda tërë sistemit:

Përfito Indeksin Kritik (IK) Prodho indeksin e prioritetit IP = IK JMA(vite) Listo IP në rendin prej lartë-poshtë (Numri më i madh paraqet prioritetin më të lartë)

Krejt qka mbetet është të kontrollohet se cilat asete janë të përmbajtura brenda projekteve, planeve të veprimit apo inciativave tjera:

Pajis projekete me emrate Projekteve apo Strategjive Aloko projektet e mbetura të Programit Investiv apo të Planit të ri të Veprimit si pjesë e strategjisë

së përgjithshme

Planifikimi për të ardhmen Planifikimi afat-gjatë mundet të ndërmerret tani duke përdorur të dhënat nga baza e të dhënave dhe strategjitë e ndërlidhura. Vlerësimet e përafërta për normat e rinovimit duke përdorur me metodën e Jetës së Mbetur të Aseteve mund të prodhohen si bazë për të parashikuar shpenzimet vjetore të ripërtëritjes dhe riparimit. Kjo së bashku me prioritizimin e programit të investimeve, paraqet fazën tjetër të zhvillimit brenda WASA.

Page 16: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe16 

Përmbledhja e Procesit

Page 17: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe17 

1.1 Shtojca 1: Përpilimi i një inventarizimi Qëllimi dhe Fushëveprimi Kjo procedurë cakton hapat që duhet të ndërmerren për hartimin e rregullt të inventarizimin të impijantit. Kjo vlen për të gjitha asetet e KRU qofshin ato të planifikuara, në shërbim apo të braktisura. Përgjegjësia Xxxxxxxxxxxx është përgjegjës për prodhimin e kësaj procedure, azhurnimit dhe zbatimit të saj. KRU do të jetë përgjegjës për të siguruar se hapat e përmbajtur janë në përputhje me: Procedurat

Identifiko personelin kyç dhe kontakto me shpjegimin e detyrave Hulumto burimet e të dhënave dhe identifiko zërat kyç, zërat e dëshiruar dhe

zërat e tepërt karshi kërkesave Konsulto operatorët dhe grumbullo të dhënat e disponueshme Konsulto menaxherin përgjegjës dhe dakordo zërat e të dhënave kryesore dhe

referenca për sistemin Ndërto draft formatin e e tabelës së të dhënave dhe fut të dhëna testuese Konsultoju me palët e interesuara Vazhdo me mbledhjen dhe futjen e të dhënave Amendo strukturën sipas të dhënave kthyese (feedback) Shto gradat e gjendjes nga survejimi Shtyp grupe të të dhënave dhe dërgoji tek menaxheri përgjegjës për përmirësim Rifresko inventarizimin dhe kthe pas informatën tek ofruesit të të dhënave si

dhe dërgo kopjen tek menaxheri përgjegjës Shto draft gradimet e performansës dhe Vlerat e Zëvendësimit Kopjo të dhënat dhe gradimet për Operatorin me kërkesën e kontrollit dhe

përmirësimit Rifresko inventarizimin dhe dërgo informatën kthyse për grupet e të dhënave

për palët e interesuara Publiko grupet e të dhënave të kompletuara në formatin e përshtatshëm për të

gjitha palët e interesit, kërko notifikimin e gabimeve, rifreskimeve etj. Atëhere dhe ku do të shfaqen ato

Audito përdorimin e rregullt të të dhënave dhe kërkesave për të përmirësuar strukturën kur inventarizimi është në përdorim të rregullt, mbaj shënime për rifreskim vjetor

Pas dymbëdhjetë muajsh qarkullo grupe të të dhënave për amendim dhe kërko detajet e ndonjë fushe të të dhënave shtesë që janë të nevojshme

Rifresko inventarizimin bazuar në përgjigjet

Page 18: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe18 

Page 19: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe19 

3. Planifikimi Kryesor /Master dhe Projekt Dokumentacioni – Prezantimi 5 Plani Kryesor (Masterplani) Në përgjithësi, një Masterplan i ujit është i përbërë nga pjesët kryesore si në vijim:

Përshkrimi i burimeve të ujit (sipërfaqësor nëntokësor plus burimeve alternative) në sasi dhe cilësi; Përshkrimi i zhvillimeve të tanishme dhe në të ardhmen i kërkesave për ujë nga përdoruesit e

sektorëve të ndryshëm; Prezantimi i masave teknike (fizike) dhe operacionale për menaxhimin e ujit për të përmbushur

kërkesat në shpërndarjen kalimtare dhe hapësinore duke pas në konsideratë aspektet sociale, mjedisore dhe ekonomike

Masterplani përbëhet nga këto detyra dhe aktivitete:

o Mbledhja e të dhënave dhe survejimi i aseteve ekzistuese o Vlerësimi i kërkesës për ujë o Eksplorimi i burimeve të reja ujore o Vlerësimi i bilancit ujorë o Plotësimi i standardeve për cilësi të ujit o Përputhja me standardet e shërbimeve o Identifikimi i zonave të ndërhyrjes me prioritet o Identifikimi i prioriteteve investive o Identifikimi i projekteve dhe planeve vjetore investive o Identifikimi i opcioneve të financimit dhe gjetjes së fondeve, duke përfshirë pjesëmarrjen

e sektorit privat o Kriteret e dizajnimit o Projektet ideore o Vlerësimet e kostos

Projekt Dokumentacioni Shumica e agjencive të financimit kërkojnë që planet e projektit të përmbajnë disa elemente mbështetëse, të tilla si planet e operimit dhe mirëmbajtjes, buxhetet, analizat e projektit dhe fizibilitetit mjedisor. Disa nga këto dokumente mbështetëse mbase mund të gjenden në nivel lokal apo rajonal. Ky seksion jep qeverive lokale dhe qendrore një listë të sugjeruar të dokumentacionit që mund të kërkohet në zhvillimin e partneritetit publik-privat, huamarrjes tregtare ose marrjen e fondeve të BEs përmes kanaleve të ndryshme të financimit. Për huatë komerciale dhe fondet e BEs

programi i investimeve çmimorja apo oferta e projektit deklarata mbi arsyeshmërinë e huamarrjes (analizat financiare të qeverisë lokale apo qëndrore) lejet e ndërtimit nënshkrimet e personave të autorizuar bilanci i gjendjes, bilanci i suksesit, pasqyra e rrjedhës së parasë buxhetet e dy viteve paraprake dhe buxheti aktual deklarata e ndikimit mjedisor (ekologjik)

Page 20: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe20 

Informacione tjera

informata e përgjithshme për qeverinë lokale (qyteti, komuna) avantazhet dhe disavantazhet e qeverisë lokale – kjo mundë të zhvillohet në formë të analizës

(SWOT) fuqitë, dobësit, mundësit dhe rreziqet infrastruktura ekzistuese e qeverive lokale (lejet për projektet infastrukturore). kapacitet financiare të qeverisë lokale. investime kapitale në të ardhmen dhe planet operative financiare. përshkrimi i investimeve:

o përshkrimi i projektit dhe informatat gjenerale mbi investimet (kur investimi shkon përkrah me planet e investimeve kapitale zhvillimore).

o kostoja e propozuar e investimeve në infrastrukturë (në detaj). o investitorët pjesëmarrës.

i. a është partneritet publiko privat? përshkruaj. ii. a duhet të financohet vetëm nga huatë? iii. kush janë investitorët potencial të ekuitetit

o plani dinamik i investimeve – defino fazat e projektit në terma të ndërtimit dhe kërkesave të financimit.

o projeksionet e rrjedhës së parasë për periudhën e shlyerjes së huasë. o projeksionet e zërave të bilancit të suksesit për gjithë kohëzgjatjen e ciklit të projektit

(profitabiliteti) o projeksionet financiare të rrjedhës së parasë për gjithë kohëzgjatjen e ciklit të projektit

(likuiditeti) o projeksionet ekonomike të rrjedhës së parasë për gjithë kohëzgjatjen e ciklit të projektit

(VTN / NBK) përfitimet e pritura të investimeve (analiza kosto- përfitime)

Page 21: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe21 

4. Analiza e Projektit – Prezantimi 6 Anëtarët e vetëqeverisjes lokale mblidhen dhe analizojnë buxhetin për të ndihmuar inxhinierët të përgatisin analizat financiare. Pagesa për infrastrukturë është e ngjashme me blerjen e një veture. Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë blerjen e një makinë luksoze, kështu që ata blejnë diçka që do ti plotësojë nevojat e tyre. Ashtu si me makinë, infrastruktura ka kërkesat kapitale dhe vjetore të operimit dhe mirëmbajtjes. Kërkesat kapitale vijnë zakonisht nga vlerësimet e inxhinierit. Megjithatë qeveria lokale nuk duhet verbërisht ti pranojë këto numra pa kuptuar se si ata janë fituar. Ndonjëherë inxhinieri mund të jetë përgjithësisht konzervativ në vlerësim dhe në të tilla raste kostoja aktuale e projektit do të jetë shumë më e ulët. Në çdo rast, kostot e projekteve kapitale duhet të kërkohen me kujdes për të parandaluar surprizat. Kjo kaptinë shërben për të ndihmuar menaxherët e financave qeveritare (komunale) dhe projekt inxhinierët në identifikimin dhe të kuptuarit e financimit të projektit dhe kostove të menaxhimit. Nuk ka ndonjë recetë të vetme që i përshtatet të gjitha autoriteteve në lidhje me analizën financiare të projektit. Për të zhvilluar një kuptim më të plotë të kapacitetit financiar të projektit, drejtuesit e financave të qeverisë (lokale) pritet të mbledhin listën e mëposhtme jo-ekskluzive të informacionit: Te dhënat Financiare dhe Raportet - të dhënat financiare dhe raportet përfshijnë për shembull, informacion mbi pagat e punonjësve, shpenzimet e përgjithshme, energjisë dhe shpenzimet e karburantit. Planin dhe Programin e Zhvillimit ekonomik – Plani i Zhvillimit Ekonomik përfshin investime kapitale dhe strategjinë e përgjithshme të zhvillimit ekonomik për komunitetin, i cili është baza themelore për parashikimin financiar të buxhetit. Inventari i Aseteve - Përveç listës së të punësuarve dhe kontraktorëve duhet të zhvillohet lista e të gjitha mjeteve të mundshme të tilla si automjete, ndërtesat, pajisjet dhe toka. Informacioni Përshkrues - Ky informacion përfshin informatat e përgjithshme apo shumë të detajuara (duke përfshirë edhe planet inxhinierike) në lidhje me programin e investimeve dhe planet e ardhshme. Të Hyrat e Projektit Në çdo shqyrtim të projektit ka nevojë për të identifikuar të ardhurat e mundshme të projektit të nevojshme për të financuar (të paguar) projektin. Në disa raste, grantet, tarifat e përdoruesve, apo edhe fondet e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale mund të përdoren për të siguruar të ardhurat për të paguar për zhvillimin e projektit. Në çdo rast, të gjitha burimet e të ardhurave të projektit duhet të jenë identifikuar në mënyrë të qartë për një periudhë shumë-vjeçare. Një shembull i të ardhurave të mundshme të projektit ka të bëjë me impijantet e ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza. Qeveritë lokale (ose ndërmarrjet e tyre të korporatizuara) janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza. Studime të ndryshme kanë treguar se tarifat e ujit janë të ulëta në krahasim me shpenzimet e tyre të prodhimit. Analiza se si mundë të ristrukturohet tarifa e ujit për të siguruar që prodhimi i ujit dhe kostot e investimeve janë të mbuluara do të ishte një hap i rëndësishëm para. Kostot e Projektit Kjo kaptinë e doracakut fokusohet në tre lloje kryesore të kostos të cilat duhet të caktohen lëhtë dhe të cilat përfshijn:

o Shpenzimet Fillestare (Investimet Kapitale) - Përbëhen nga kostot nismëtare të investimit dhe shpenzimet e nevojshme për zbatimin e programit të investimeve në infrastrukturë.

Page 22: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe22 

o Kostot Operative - Përfshijnë kostot e menaxhimit të infrastrukturës.

o Kostot e Përmbylljes - Përfshijnë shpenzimet e mbylljes adekuate të operimeve dhe përkujdesjes së duhur të pajisjeve në fund të jetës së tyre të dobishme.

Këto tri kategori kostosh efektivisht mbulojnë ciklin e jetës së projektit të aktiviteteve të infrastrukturës komunale. Integrimi i këtyre tre komponenteve të kostos duhet të iu ofrojnë inxhinierëve të projektit dhe financave të komunave me një kontabilitetit të saktë dhe të dobishëm të shpenzimeve për menaxhim dhe raportim. Menaxherët e qeverisjes vendore dhe inxhinierët e projektit u kërkohet të grumbullojnë dhe analizojnë shpenzimet e mëposhtme (të paraqitura në tabelën si më poshtë):

Kategoria e Kostos Metodologjia

Investimet Kapitale (kostot fillestare)

Identifiko kostot e ndërtimit (kosto fillestare)/Kostot tjera kapitale Zhvlerëso shpenzimet fillestare

Kostot Operative Identifiko kostot operative përfshi pagat dhe mëditjet Ndërtimi dhe mirëmbajtja Qiraja dhe lizingu Shërbimet e kontraktuara Kosto tjera operative

Kostot e Përmbylljes Vlerësimi i kostove të përmbylljes Largimi i ndotësve Përfshirja e shpenzimeve të mbikëqyrjes dhe mbështetjes Zhvlerësimi i kotove të përmbylljes

Kostot e Përmirësimit Vlerësimi i kostove kapitale të investimit Vlerësimi i shpenzimeve në vijim të përmirësimit

Kostot Mjedisore Përshkrimi i eksternaliteteve mjedisore Vlerësimi i kostove të mundshme mjedisore dhe të pastrimit

Kostot Sociale Përshkrimi i eksternaliteteve sociale Vlerësimi i detyrimeve kontingjente

Kostot Kapitale Shpenzimet e investimeve kapitale përfshijë koston e përdorur për të përvetësuar një burim që do të përdoret për më shumë se një vit. Shembuj të shpenzimeve kapitale përfshijnë automjete dhe pajisjet, blerjen e tokës dhe shpenzimet e ndërtimit për objekte të reja. Zhvlerësimi Shpenzim kapital mund të shndërrohet në një kosto vjetore duke përdorur teknikën e kontabilitetit - zhvlerësimin. Thënë më thjesht, zhvlerësimi është një metodë e alokimit të kostove të shpenzimeve kapitale përgjatë jetës së dobishme të burimeve. Metoda e shfrytëzimit ‘drejtëvizor’ kalkulon koston e zhvlerësimit përmes herësit të shpenzimit të kostove kapitale me jetën e dobishme të asetit të përvetësuar. P.sh. kostoja standarde e kamionit i cili ka kushtuar 100,000 EUR me jetën e dobishme prej 10 viteve do të ketë koston vjetore të zhvlerësimit prej (10%) për vjet e kostos së saj totale, apo 10,000 EUR për vjet.

Page 23: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe23 

Një rregull i përgjithshëm për zhvlerësimin e investime kapitale është si vijon (shih tabelën):

Zhvlerëso Mos Zhvlerëso

• Pajisjet, Veturat, Makineritë, Ndërtesat dhe Strukturat tjera në Pronësi

• Pajisjet, Veturat, Makineritë, Ndërtesat dhe Strukturat tjera të marra nën Lizing

• Shpenzimet Kapitale Nismëtare • Shpenzimet përfundimtare

• Pronat e deponisë • Të gjitha tokat tjera

Shpenzimet Operative Shpenzimet operative janë kosto të përsëritura rregullisht të burimeve që janë përdorur gjatë një periudhe të shkurtër kohore dhe janë rikuperuar në mënyrë rutinore në mënyrë që të mbështesin operimet në vijimësi. Shpenzimet operative përfshijnë listen e mëposhtme jo ekskluzive:

o pagat, mëditjet dhe përfitimet; o operimet e përgjithëshme dhe mirëmbajtja; o energjia elektrike dhe derivatet; o qiratë dhe lizingjet; o shërbimet e kontraktuara; o shërbimet e interesit (për huatë përfshi interesin e pengut).

Shpenzimet e Përgjithshme Shpenzimet e përgjithëshme janë kosto të menaxhmentit dhe mbështetjes për funksionimin e një KRU. Menaxhmenti dhe kostot e tjera të punës (duke përfshirë përfitimet) duhet të llogariten së bashku me një pjesë proporcionale të shpenzimeve të shkaktuara të zyrave (p.sh., qiraja, shërbimet komunale dhe pajisjet). Shpenzimet e përgjithëshme standarde përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

o menaxhmentin o shpenzimet administrative o burimet njerëzore dhe shërbimet e personelit o shërbimet legale o pagat o shpenzimet e kontabilitetit o shpenzimet e trajnimit

Shpenzimet Fikse dhe Variabile Pjesa variabile e kostos për disa projekte mund të përfshijë shpenzime për operim dhe mirëmbajtje dhe shpenzime të tjera që mund të reduktohen shpejt në përgjigje të kërkesës më të ulët të ujit, duke reduktuar kështu kostot. Pjesa e kostos fikse përfshin interesin, amortizimin, si dhe amortizimin për shpenzime kapitale të deponisë, shpenzimet e fillimit dhe përfundimit dhe shpenzimeve të tjera që nuk mund të reduktohen shpejt në përgjigje të kërkesës më të ulët të prodhimit. Në afat të shkurtër, nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur kostot fikse.

Page 24: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe24 

Shpenzimet e Mbylljes Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur kostot fikse në afat të shkurtër, një shtrirje e përhershme dhe e parashikueshme në jetën e pritshme të një projekti të mund të prodhojë përfitime të kontabilitetit dhe ekonomike. Orari i zhvlerësimit të zgjatur e ka efektin e reduktimit të disa prej shpenzimeve fikse duke i përhapuar ato përgjatë një periudhe më të gjatë kohore. Për shembull, në projeksionet e kostove afat-gjata të gjitha shpenzimet e deponisë mund të trajtohen si ndryshore, sepse niveli i operacioneve në mbylljen e deponisë mund të ndikojë në madhësinë e tyre.

Page 25: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe25 

5. Mjetet e Analizës Financiare dhe Ekonomike – Prezantimi 7 Ky seksion përfshin llogaritjen e masave standarde të realizueshmërisë së projektit si vlera e tanishme neto (VTN) dhe norma e brendshme e kthimit (NBK). Këto masa ofrojnë informacion mbi përfitimin ose dëshirueshmërinë e një projekti. Vlera e Tanishme Neto Vlera e tanishme neto (VTN) e një projekti është vlera e aktuale e përfitimeve minus vlerën aktuale të shpenzimeve. Skontimi i rrjedhës kohore të kostove dhe përfitimeve që ndodhin gjatë jetës së projektit në vlerën e tanishme do të lejojë përdoruesin të nxjerri vlerën e tanishme neto. Skontimi kohor është një teknikë që përdoret për të kthyer shpenzimet dhe përfitimet në të ardhmen me vlerën e tyre aktuale duke i bërë ato të krahasueshme. Dy kushte duhet të kënaqen nëse një projekt gjykohet si i pranueshëm në baza ekonomike:

o VTN e projektit duhet të jetë pozitive. Me fjalë tjera vlera e tanishme e përfitimeve duhet të jetë më e lartë se kostot. Ose së paku VTN duhet të jetë zero.

o VTN e projektit duhet të jetë më e lartë ose së paku e nëjtë me VTN të alternativave vetëpërjashtuese të projektit

Formula: Secila hyrje dhe dalje e keshit skontohet tek vlera e tanishme (VT) pastaj mblidhen. VTN është shuma e të gjithë anëtarëve. ku:

t=periudha e rrjedhës së keshit i=norma e vlerësuar e interesit

T

VTN = ∑ Rrjedha e Keshitt/(1-i)t – Rrjedha fillestare e Keshit t=1

Norma e Brendshme e Kthimit Norma e brendshme e kthimit (NBK) është shkalla e zbritjes që rezulton në VTN zero për projektin. NBK për një projekt duhet të jetë të paktën e barabartë me koston oportune të kapitalit, ose kostos së huamarrjes së fondeve nga qeveria prej sektorit privat për të financuar projektin. NBK është e dobishme për krahasimin e përfitimit të një projekti me projekte tjera alternative në të njëjtin sektor. Analiza e Ndjeshmërisë Një analizë e ndjeshmërisë në vlerën neto të tanishme financiare (VTN) duhet të bëhet për projektet investive në infrastrukturë për të ndihmuar në identifikimin e variablave që kanë një ndikim relativisht të madh në kthimet financiare të projektit dhe për të vlerësuar madhësinë e këtyre ndikimeve. Lista e mëposhtme jo-ekskluzive e variablave mund të përdoret në ndërmarrjen e analizës së ndjeshmërisë: Ndryshimet në tarifa, ndryshimet në normën e rritjes së popullsisë dhe rritja në nivelin e pagës. Analiza e ndjeshmërisë është përdorur nga analistët për të provuar se sa realizueshmëria e një projekti është prekur nga ndryshimet në vlerat e variablave kryesore. Analiza Kosto Përfitim (AKP) Pas përzgjedhjes më të mirë në mes të alternativave dhe vërtetimit të realizueshmërisë financiare të opcionit të përzgjedhur, hapi i ardhshëm është testimi i realizueshmërisë ekonomike të atij opcioni. Hapi

Page 26: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe26 

nismëtar në testimin e realizueshmërisë ekonomike të një projekti është të identifikoj, kalkuloj dhe vlerësoj kostot dhe përfitimet ekonomike. Rezultatet e Analizës Kosto Përfitim (AKP) mund të shprehen në mënyra të ndryshme duke përfshir normën e brendshme të kthimit, vlerën e tanishme neto dhe treguesin përfitim-kosto. Ndërsa ky seksion nuk jep udhëzime strikte për përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve ai mund të ndihmojë zyrtarët e qeverisë lokale në diskutimin e mënyrave për reduktimin e kostove të projektit dhe përmirësimit të përfitimeve socio-ekonomike të projekteve. Agjenda për analizat kosto-përfitim është e strukturuar nga hapat primar duke përfshirë sa vijon:

1. Identifikimi i projektit; 2. Definimi i objektivave; 3. Fizibiliteti dhe analizat e opcioneve; 4. Analizat financiare; 5. Kostot dhe përfitimet socio-ekonomike; 6. Skontimi; 7. Norma ekonomike e kthimit;

Kaptinat në vijim ofrojnë sqarimin e shkurtër të dhjetë hapave në ndërmarrjen e një analizë të thjeshtë të kosto përfitimeve (AKP).

1. Identifikimi i Projektit; Projekti duhet të jetë njësi e analizave të përcaktuara qartë (në mënyrë specifike). Nëse një projekt është pjesë e një projekti më të madh, ky nuk është një objekt i përcaktuar mirë nga pikëpamja e analizës kosto-përfitim. Me fjalë të tjera, inputet e projektit dhe rezultatet duhet të identifikohen, përcaktohen dhe vlerësohen.

2. Definimi i objektivave; AKP duhet të shprehë qartë objektivat kryesore socio-ekonomike që projekti synon ti influencojë. Objektivat e projektit duhet të përfshijnë ndryshoret socio-ekonomike dhe jo vetëm treguesit fizik. Një gabim i shpeshtë në lidhje me përcaktimin e objektivave përfshin deklaratat e paqarta në stilin "projekti do të nxisë zhvillimin ekonomik apo mirëqenien sociale‘. Në terma shumë të gjerë, çdo projekt investimi ka një ndikim në mirëqenien sociale të banorëve të rajonit në fjalë. Mirëqenia sociale është një koncept shumë-dimensional me komponente të lidhura me të ardhurat (dmth., konsumin, investimet dhe punësimin) dhe përbërësve tjerë të cilat janë më pak të lidhur me të ardhurat (dmth. barazia, shëndetësia, arsimi). Këto vlera mund të pasqyrohen plotësisht nga çmimet për të blerë prodhimet (outputet) e projektit (p.sh. tarifa e ujit, tarifa e mbledhjes së mbeturinave). Megjithatë, në të shumtën e rasteve çmimet dështojnë të luajnë këtë rol veçanërisht në projektet e sektorit publik. Në disa raste përfitimet sociale dhe shpenzimet, nëse është e mundur për tu matur në terma të parasë, mund të ndryshojnë nga ‘vlerat private‘. Prandaj pyetja kryesore këtu është: a i tejkalojnë të gjitha përfitimet e mirëqenies që rrjedhin nga projekti kostot? Megjithatë mund të provojë e vështirë për të parashikuar dhe përcaktuar të gjitha ndikimet e projektit të veçantë. Si rezultat mund të jetë më e udhës për qeveritë lokale që të përqëndrohen në numër më të vogël të të dhënave të rëndësishme, duke përfshirë: normat financiare dhe ekonomike të kthimit të projektit, si dhe disa tregues të thjeshtë të mjedisit dhe ndikimit të punësimit ose të kritereve shtesë. Në përgjithësi, një projekt që ka një normë të lartë ekonomike e shoqërore të kthimit është efikas përmes krijimit të përfitimeve sociale më të mëdha se kostot.

3. Fizibiliteti dhe analizat e opcionit; Qeveria (lokale) duhet të siguroj po ashtu dëshmi se projekti që ata kanë zgjedhur është opsioni më i mirë në mesin e projekteve tjera të mundshme. Kjo duhet të dokumentohet me dokumentet mbështetëse të detajuara dhe studjime. Një raport tipik i fizibilitetit mund të përmbajë informacione në lidhje me mjedisin ekonomik dhe institucional, kërkesën e parashikuar, teknologjia në dispozicion, planin e prodhimit

Page 27: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe27 

(përfshi edhe përdorimin e një infrastrukture), kërkesat personale, shkallën e projektit, vendndodhjen, inputet fizike, kohën dhe zbatimin, fazat e projektit (zgjerimi), planifikimin financiar dhe aspektet e mjedisit.

4. Analizat Financiare; Ndërkohë që analizat kosto përfitim shkojnë përtej marrjes për bazë të kthimeve financiare të një projekti, shumica e të dhënave të projektit mbi kostot dhe përfitimet është dhënë përmes analizave mjaft të detajuara financiare. Disa hapa në lidhje me analizat financiare duhet të ndërmerren, duke përfshirë:

o E ardhmja e projektit duhet të jetë parashikuar për një periudhë të përshtatshme përgjatë jetës së tij të dobishme ekonomike dhe për kohë të mjaftueshme për të kuptuar ndikimet e tijë afat-mesme dhe afat-gjata.

o Për projektet e infrastrukturës horizont i arsyeshëm kohorë është periudha mes dhjetë (10) dhe njëzet (20) vjetëve.

o Për vitin e fundit duhet të vlerësohet vlera e mbetur (p.sh. pasuritë e mbetura të tilla si ndërtesa dhe makineritë).

o Të dhënat e projektit duhet të përmbajnë informacion mbi inputet dhe outputeve fizike në bazë vjetore. Inputet e projektit përfshijnë kostot e personelit, energjisë dhe çdo zëri tjetër fizik apo të mirave nga investimi të furnizuara në bazë vit-pas-viti.

o Çmimet duhet të sigurohen për çdo zë. Praktika më e mirë është të marrit parasysh të çmimit aktual dhe parashikimi i prirjeve të tyre të ndryshme.

o Analizat e planifikimit financiar duhet të tregojnë se projekti nuk rrezikohet të ngelet pa para, kohën e hyrjeve dhe daljeve të fondeve, burimet e financimit (përfshirë të gjitha të ardhurat dhe transferet e parave të gatshme) duhet të përputhen me pagesat në bazë vjetore.

5. Kostot dhe përfitimet socio-ekonomike; Ndërsa hapat e mëparshëm janë të rëndësishëm, ata janë vetëm hapa paraprake të vlerësimit të përfitimeve dhe kostove sociale. Në përllogaritjen e përfitimeve të projekteve publike, vlerësimi i duhur për tu përdorur është çmimi që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë për prodhimin (outputin). Ky seksion paraqet shkurtimisht disa nga konsideratat për matjen e përfitimeve dhe kostove ekonomike të projektit. Përfitimet Ekonomike: Shumë përfitime të projektit veçanërisht në infrastrukturë, mund të jenë të dobishme për personat ose komunitet që nuk kanë kanë lidhje direkte me projektin. Për shembull, nëse një rrugë është ndërtuar, si përfitime pozitive mund të konsiderohen reduktimi i rrezikut dhe aksidenteve. Kursimet që kamionët ose bujqit mund të marrin mallin e tyre për të furnizuar dyqane apo të korra mund të maten dhe vlerësohen si një përfitim i jashtëm pozitiv. Këto përfitime mund të mos vilen vetëm nga përdoruesit e drejtpërdrejtë të produkteve, por edhe nga palët e treta të cilëve investimi nuk u ishte destinuar. Shembuj të përfitimeve të tjera të mundshme përfshijn:

o Projektet e furnizimit me ujë shpesh kanë qenë të justifikuara në bazë të përfitimeve personale shëndetësore të tatimpaguesve, të cilat kanë gjasa të ndodhin me projektin për shkak të përmirësimit të përgjithshëm të cilësisë së ujit të pijshëm. Përfitimet e tilla janë të mundshme të ndodhin nëse efektet negative shëndetësore të vëllimit në rritje të shkarkimit të ujërave të zeza mund të eliminohen ose minimizohen. Megjithatë, shpesh është vështirë të vlerësohen përfitimet shëndetësore në terma të parave. Në praktikë, përfitimet shëndetësore shpesh nuk janë vlerësuar, por janë trajtuar si përfitimet të pakalkulueshme. Megjithatë nëse përfitimet shëndetësore kanë të ngjarë të jenë të rëndësishme siq në të vërtetë janë, atëherë Norma e Brendshme Ekonomike e Kthimit (NBEK) duhet të plotësohet me një vlerësim cilësor për rëndësinë e përfitimeve shëndetësore.

o Përfitimet e Kursimit të Kohës: Një përfitim i rëndësishëm i furnizimit me ujë me tubacione dhe krojeve publike është se ai sjell burimet e ujit shumë afër konsumatorëve shtëpiak dhe bizneseve.

Page 28: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe28 

Kursimet e kohës me apo pa ‚projekt- situacione‘ mund të vlerësohen. Megjithatë, mund të provohet i vështirë për tu vlerësuar kursimi i kohës në terma monetare. Si një përafrim, vlera e kohës së kursyer mund të llogaritet në bazë të normës lokale të pagës minimale. Në përgjithësi, me të identifikuar dhe llogaritur përfitimet duke përfshirë edhe efektet e jashtme, ato duhet të vlerësohen.

Kostot Oportune dhe të Zhytura (Opportunity and Sunk Costs) Në vlerësimin e kostove, çasja korrekte mund të jetë më pak e qartë. Për shembull, një projekt intenziv sa i përket energjisë varet nga furnizimi i rregullt me energji elektrike nën një regjim të tarifave të rregulluara. Kostoja e rregulluar e energjisë megjithatë, nuk reflekton koston 'e vërtetë' të energjisë elektrike. Pra si duhet të integrohet kostoja e energjisë në analizë? Llogaritja më efikase do të marrë parasysh koston e saj oportune të atij inputi. Kostoja oportune është vlera ekonomike e një inputi në përdorimin më të mirë alternativ (apo vlera e vërtetë e çdo burim të hequr dore). Kostoja oportune e burimeve duhet të merret për bazë në përllogaritjen e kostos të përfitimit edhe nëse në mënyrë eksplicite transaksionet e paras së gatshme nuk janë përfshirë. Për shembull, nëse një individ mund të shesë kompjuterin e tij për 3000 Euro, por në vend të kësaj ai e përdor kompjuterin në një projekt, kostoja oportune e kompjuterit (që do të llogaritet karshi projektit) është 3000 Euro edhe pse nuk përfshihet transaksioni i parasë së gatshme. Një kosto është e "zhytur" në qoftë se kostoja e kryer apo e zotuar nuk mund të kthehet asnjëherë. Një kosto e zhytur megjithatë nuk duhet të përfshihet në analizat e kostos për shkak se ajo nuk mund të ndikohet nga vendimi investiv. Për shembull, nëse individi nga shembulli i mësipërm ka paguar 3.000 euro për kompjuter, por vlera e tij në treg në kohën e analizës është vetëm 1.000 euro, atëherë kostoja oportune është 1.000 euro, nëse ai person vendos ta përdorë kompjuterin për zhvillimin e projektit në vend se ta shesi atë. Vlera e mbetur prej 2000 euro është një kosto e zhytur që nuk është relevante për analizat kosto përfitim. Eksternalitetet: Çdo kosto sociale ose kosto tjetër që del nga projekti për subjektet tjera (drejtpërdrejtë apo tërthorazi), duhet të llogariten kompensime në analizat kosto-përfitim. Shembuj të shpenzimeve të jashtme dhe eksternaliteteve përfshijn:

o shpenzime shtesë neto për autoritetet e qeverisjes lokale për të lidhur një impijant të ri të ujit dhe ujërave të zeza në infrastrukturën ekzistuese;

o Një rritje në shpenzimet e kanalizimit; o Në qoftë se një fabrikë industriale duhet të mbyllet ndërsa një impiant i ri i ujit është duke u

ndërtuar, pagat e kaluara të këtyre punonjësve të pushuar do të duhej të përfshihen në llogaritjen e kostos.

o kosto mjedisore të një autostrade të re ose të rrugës mund të përafrohen me humbje të mundshme të vlerës së pronave pranë autostradës për shkak të zhurmës në rritje dhe emisioneve.

Ndonjëherë vlerësimi i të gjitha kostove dhe përfitimeve të jashtme mund të jetë i vështirë edhe pse identifikimi i tyre mund të jetë mjaft i thjeshtë. Megjithatë ia vlen ndërmarrja e përgatitjes së listës për eksternalitetet jo të matshme në mënyrë që ti jepet një pasqyrë më e plotë infrastrukturës së qeverisë lokale dhe vendim-marrësve për marrjen e vendimeve si e shprehur në normën ekonomike të kthimit.

6. Skontimi; Të gjitha kostot edhe përfitimet e ardhshme sociale të ndodhura në vite të ndryshme duhet skontuar në

Page 29: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe29 

një vit bazë, duke përdorur një normë uniforme sociale skontimi. Shumë vende kanë të miratuara normat e tyre sociale të skontimit për projektet e sektorit publik. Në mënyrë tipike, normat sociale të skontimit ndryshojnë nga tre (3%) deri dhjetë (10%) për qind. Marrja për bazë e normës sociale të skontimit është e domosdoshme vetëm për llogaritjen e vlerës së tanishme neto të projektit por jo edhe për llogaritjen e normës së brendshme të kthimit. Zgjedhja e një norme të skontimit është e rëndësishme sepse ajo ka një ndikim të fortë (megjithëse të fshehur) në drejtimin të projektit potencial. Një normë e ulët skontimi është e mundshme për:

o Një program investimi aktiv, meqë kapitali duket të jetë i lirë; o Blerje direkte të aseteve; o Projektet përfitimet e të cilëve mund të jenë afatgjata.

Një normë e lartë skontimi është e favorshme për sa vijon:

o Një program i kujdesshëm investimi kapital, sepse kapitali duket i shtrenjtë. o Lizingu dhe lloje tjera të pagesave të shtyra deferrale. o Planifikimi fleksibël afatshkurtër, dhe, o Intenziv në lidhje me fuqinë punëtore se sa zgjidhjet intenzive sa i përket kapitalit.

Për shkak të ekzistencës së disa paqartësive në lidhje me vlerën e drejtë të normës së skontimit, menaxherët e projektit duhet të përfshijnë atë si një ndryshore rreziku e projektit dhe ta përdorin atë si një ndryshore për 'stres testimin' (testimit skenar) e fizibilitetit të projektit. Kjo e bën atë më pak të rëndësishëm për fiksimin e një vlerë të saktë të normës së skontimit dhe vendosë më tepër theks në identifikimin e mundshëm të vargut të vlerave të kursit të zbritjes dhe në rezultatet e interpretimit të simulimit financiar.

7. Norma Ekonomike e Kthimit; Pas mbledhjes të këtij informacioni dhe rregullimit karshi shtrembërimeve të çmimeve dhe eksternaliteteve, llogariten Norma e Brendshme Ekonomike e Kthimit (NBEK) ose Vlera e Tanishme Ekonomike Neto (VTEN). Pse është e rëndësishme llogaritja e NBEK dhe VTEN? NBEK dhe VTEN janë llogaritur në mënyrë që të ofrohet një rregull për vendimin duke na sugjeruar se një investim është i vlefshëm apo jo dhe nëse një investim i caktuar është më i mirë se një tjetër. Në princip çdo projekt i cili tregon një NBEK pesë (5%) për qind e më pak apo VTEN negative pas skontimit,( për shembull për një pikë referimi prej pesë (5%) për qind të normës së skontimit) duhet të rimodelohet apo refuzohet. Tabela 5 më poshtë paraqet një mostër të mbi 400 projekteve të mëdha të kryera në Bashkimin Evropian dhe normat e kombinuar të tyre ekonomike të brendshme të kthimit. Këto norma ekonomike të kthimit nuk duhet të shihen si standarte por thjesht si ilustrative për llojet e kthimit që mund të gjenerohen.

8. Kriteret tjera të vlerësimit; Në analizat kosto përfitim, rezultati është zakonisht i ndikuar nga disa faktorë të papërcaktuar. Është e rëndësishme të dini se sa "i ndjeshëm" është rezultati i ndryshimeve në ata faktorë të papërcaktuar. Ndërmarrja e analizisës së ndjeshmërisë është e rëndësishme sepse ajo ndihmon dizajnuesit e projektit dhe vendimmarrësit të përcaktojnë nëse ia vlen shpenzimi i parave për të marrë të dhëna më të sakta dhe nëse më shumë mund të bëhet për të zvogëluar ose të kufizuar ndonjë pasiguri. Analiza e Ndjeshmëri është një mjet i kufizuar. Ajo trajton një ndryshore në një kohë, duke mbajtur zëra tjerë konstant. Çfarë e përcakton ndjeshmërinë? Ndjeshmëria efektive e efekteve (outcomes) karshi ndryshoreve të veçanta përcaktohet nga disa faktorë, duke përfshirë:

Page 30: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe30 

o reagimin e vlerës së tanishme neto (VTN) karshi ndryshimeve të një ndryshore; Gjerësia e vargut të ndryshores të vlerave të besueshme,

o paqëndrueshmëria e vlerës së ndryshores. Me fjalë të tjera, probabiliteti që vlera e ndryshores do të lëvizi brenda një vargu vlerash të besueshme.

o Shkalla në të cilën vargu i paqëndrueshmërisë i vlerave të mundshme të ndryshores mund të kontrollohet. Çdo variabël e pavarur për të cilën ndryshimi një për qind (1%) do të ndryshojë rezultatet një (1%) ose më tepër në analizën e projektit është një ndryshore kritike dhe duhet të vlerësohet sa më besueshëm që të jetë e mundur.

Page 31: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe31 

6. Kriteret për Identifikimin dhe Rangimin e Projektit – Prezantimi 8 Prioritizimi i projekteve investive është një detyrë qendrore. Është e qartë se nuk ka mundësi për ti zbatuar të gjitha projektet në të njëjtën kohë, kështu që një çasje racionale dhe sistematike për prioritizimin do të ndihmojë për të siguruar që burimet në dispozicion janë përdorur në mënyrë më efektive të mundur. Është e rëndësishme që projektet mund të prioritizohen vetëm në bazë të informacionit që është në dispozicion të atyre që kryejn caktimin e prioriteteve. Kështu, në qoftë se prioritizimi nuk zbatohet nga stafi që janë personalisht në dijeni për të gjitha projektet, një grup i të dhënave konsistente të projektit duhet të vëhet në dispozicion. Kriteret e Ndryshme

Teknike o Uji pa Faturuar, Zvogëlimi i humbjeve, përmirësimi i faturimit dhe arkëtimit

Mjedisore (Përfitimet Shëndetësore, Ndikimi Mjedisor, etj.) Të ndërlidhura me shërbime

o Përmirësimi i cilësisë së ujit, Përmirësimi i standardeve të shërbimit (kontinuiteti i furnizimit, presioni, etj.), Zgjerimi i zonës së shërbimit

Komerciale o Ngritja e faturimit dhe inkasimit, të hyra më të larta, më pak humbje kKomerciale

Financiare Ekonomike o Përfitimet më të larta nga AKP, Norma e Brendëshme e Kthimit më të mire, Vlera

Tanishme Neto më e lartë Bashkërendimi me Politikat

o Bashkërendimi me politikat e planifikimit të qeverisë o Relevanca me prioritetet/objektivat e deklaruara qeveritare o Bashkërendimi me objektivat prioritar të sektorit të ujit o Koordinimi me donatorët

Çasja në Prioritizim Një qasje e thjeshtësuar për prioritizimin e projektit përfshin gjashtë hapa të ndarë dhe të radhitur, secili prej të cilëve duhet të kryhet ndaras:

1. Përzgjedhja e Kritereve zgjedhja e kritereve që do të përdoren; kjo mund të përfshijë të gjitha kriteret ose vetëm disa nga to, të përmendura më sipër; kriteret duhet të jenë në përputhje me kriteret kombëtare

2. Peshimi (krahasimi ) i Kritereve Peshimi (krahasimi ) për secilin nga kriteret e zgjedhura; për çdo kriter caktohet një vlerë e veçantë, ku vlera më e lartë shkon për kriterin më të rëndësishëm

3. Informacioni i Projektit Të dhënat e Projektit që lidhen me secilin nga kriteret e përzgjedhura janë përfituar;

4. Aplikimi i Kritereve Për çdo kriter kompilohet rangimi, për shembull projektet janë renditur sipas VTN së tyre

5. Llogaritja e rezultateve (poenave) Rezultatet e para për çdo kriter për secilin projekt janë llogaritur

6. Aplikimi i krahasimi

Page 32: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe32 

Krahasimi për secilin kriter për të përfituar poentim unik i cili mundë të përdoret për rangim. Shembuj Numerik për tre projekte fiktive

1. Kriteret e Përzgjedhura janë NBK dhe Reduktimi i kostove operative

2. Kriteret janë peshuar: NBK ka peshën prej 0,75 Reduktimi i kostove operative ka peshën prej 0,25

3. Është siguruar projekt informacioni Projekt 1 ka NBK 6% dhe Reduktimin e kostove operative 10.000 EUR/vit Projekt 2 ka NBK 3% dhe Reduktimin e kostove operative 15.000 EUR/vit Projekt 3 ka NBK 4% dhe Reduktimin e kostove operative 20.000 EUR/vit

4. Rangimi i Projektit për secilin kriter Kriteri 1 – NBK Kriteri 2 – Reduktimi i kostove operative Projekti 1, 6% Projekti 3, 20.000 EUR/vit Projekti 3, 4% Projekti 2, 15.000 EUR/vit Projekti 2, 3% Projekti 1, 10.000 EUR/vit

5. Kalkulo poenat për secilin projekt Projekti me më së shumti poena për kriter fiton 100 poena për secilin kriter specifik, i dyti i ranguar fiton poena proporcional (p.sh. 6% = 100 poena, 5% = 83,3 poena) Kriteri 1 – NBK Kriteri 2 – Reduktimi i kostove operative Projekti 1, 100 poena Projekti 3, 100 poena Projekti 3, 66,7 poena Projekti 2, 75 poena Projekti 2, 50 poena Projekti 1, 50 poena Poenat për projektin 1: 100 x 0,75 + 50 x 0,25 = 87,5 poena Poenat për projektin 2: 50 x 0,75 + 75 x 0,25 = 56,25 poena Poenat për projektin 3: 66,7 x 0,75 + 100 x 0,25 = 75,025 poena

6. Rangimi i përgjithshëm i projekteve 1. Projekti 1 87,5 2. Projekti 3 75,025 3. Projekti 2 56,25 Projekti 1 duhet të implementohet.

Page 33: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe33 

Referencat, Leximet e mëtejshme: Project Cycle Management Manual for End Recipients of EU Funds in the Environmental Sector, 2009 Asset management planning – a structured approach Peter Styles (Severn Trent) & Sandra Sammy (Trinidad & Tobago Water and Sewerage Authority) Investment Project Packaging Guidebook; Urban Institute, USAID, 2005 http://archive.rec.org/REC/Programs/REAP/REAP19/PDF/WorkshopPDF/pepa23.pdf

Mohim Opinioni Opinionet e shprehura në këtë raport janë të autorëve të raportit dhe si të tilla nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet e Zyres së Bashkëpunimit Zviceran dhe Qeverisë së Kosovës apo ndonjë organizatë tjetër të përmendur në Raport. Për rrjedhojë, kjo do të vërtetohet përpara se të bëhet zbatimi i ndonjë rekomandimi të përfshirë në këtë raport.

Page 34: Material Trajnues

Mbështetja për Task Forcën e Ujit Materiali Trajnues për Planifikimin e Investimit Kapital Mbështetja e procesit të planifikimit të investimeve kapitale për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës

Faqe34