82
MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 1 TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE MANUAL TRAINIMI Tiranë, Qershor 2009

MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

  • Upload
    buikiet

  • View
    247

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 1

TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

MANUAL TRAINIMI

Tiranë, Qershor 2009

Page 2: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 2

Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes të Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë Albanian Coalition for Promotion of Women, Youth and Minorities in Politics TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE - MANUAL TRAINIMI © CRCA / ACPD / FPGSH / UNIFEM Tiranë, Shqipëri, 2009 Shënim mbi copyright: Opinionet, informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërish opinionet dhe pikëpamjet e UNIFEM-it, të Kombeve të Bashkuara apo ato të botuesve të tij. Ky Manual është përgatitur nga Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë, me mbështetjen financiare të UNIFEM-it, në kuadrin e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore (2008–2010) dhe përmes mbështetjes financiare të Fondit të Koherencës të ‘Një OKB-së’ dhe UNIFEM-it. Botuar në Shqipëri nga: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve / Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve – Seksioni i Shqipërisë (CRCA/DCI Shqipëri); Qendra për Popullësinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare (FPGSH); Redaktuar nga: S. Thornton BARKLEY & Altin HAZIZAJ (MA) Përgatitur nga: Prof. Dr. Aurela Anastasi, Diana Çuli, Aurela Bozo (MA), Etleva Bisha (MA) dhe Arben Muka Design & Layout: Altin HAZIZAJ

Page 3: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 3

PAK FJALË PËR MANUALIN E TRAINIMIT Manuali i Trainimit “Të drejtat e grave dhe pjesmarrja e tyre në vendim-marrje” u përgatit gjatë një periudhe 6 mujore nga një grup i gjerë ekspertësh të të drejtave të grave, medias dhe politikës, në kuadër të programit “Gratë për Ndryshim” të Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë. Programi dhe specifikisht ky Manual u mbështet financiarisht nga zyra e UNIFEM në Shqipëri, në kuadrin e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore (2008–2010) dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të Fondit të Koherencës të ‘Një OKB-së’ dhe UNIFEM-it. Qëllimi i Manualit të Trainimit është që, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë dhe shpjeguese. t’i vijë në ndihmë të gjitha grave dhe vajzave, të cilat duan të bëhen pjesë e procesit të vendim-marrjes në Shqipëri. Ai shërben jo vetëm si një material udhërrëfyes për to, por në të njëjtën kohë i jep mundësinë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vend, Qeverisë vendore dhe lokale, që ta përdorin këtë Manual si një dokument referues në punën e tyre për të drejtat e grave dhe vajzave, pjesmarrjen e tyre në politikë dhe në votime, punën me median, zbatimin e kuotës gjinore 30 përqind etj. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin se Manuali u përgatit gjatë periudhës kur Shqipëria përgatitjej të zhvillonte zgjedhjet e saj parlamentare, në 28 Qershor 2009. Për herë të parë në historinë e vendit, Kodi Zgjedhor dhe Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” parashikuan pjesmarrjen e grave në zgjedhje nëpërmjet një kuote minimum 30 përqind, për gjininë më pak të përfaqësuar. Megjithë premtimet para-elektorale të drejtuesve të partive politike, se në listat e kandidatëve për deputetë do të kishte minimumi 30 përqind gra kandidate, finalizimi i listave tregoi të kundërtën. Vendosja e kuotës gjinore 30 përqind ishte fryt i një pune të gjatë, lobimi dhe advokatësie, të përfaqësuesve të shoqërisë civile, forumeve të grave të partive politike dhe një sërë partnerësh institucionale, të cilët besojnë se mungesa e experiencës demokratike në politikë; përfaqësimi i tejskajshëm i burrave në Kuvendin e Shqipërisë dhe në procesin e vendim-marrjes në tërësi, e bën të domosdoshme zbatimin e metodave alternative të pjesmarrjes në jetën politike për gratë dhe vajzat. Sipas një studimi të Unionit Ndërparlamentar, pjesmarrja e grave në Kuvendin e vitit 2005-2009 e rendiste Shqipërinë në vendin 116 nga 187 vende, dhe në vend të fundit në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore. Në zgjedhjet vendore të vitit 2007, vetëm 33 prej 1.073 kandidatëve të propozuar për kryetarë të bashkive dhe komunave ishin gra dhe, nga këto, vetëm 9 prej tyre u zgjodhën.

Page 4: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 4

Koalicioni për Pjesmarrjen e Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politike, ishte i pari rrjet kombëtar i shoqërisë civile që, së bashku me forumet e grave të partive politike, u poziciunua haptazi në mbështëtje të vendosjes së një kuote gjinore për pjesmarrjen e grave dhe burrave në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Zgjedhjet Parlamentare u zhvilluan në 28 Qershor 2009 nën një frymë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Megjithatë mungesa në Kod e rregullave të qarta për numrin e përgjithshëm të emrave të kandidatëve në lista, bëri që thuajse të gjitha partitë politike të shfrytëzojnë këtë mangësi për të paraqitur më shumë kandidatë sesa numri i vendeve për deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Kjo manovër ligjore, ndonëse në pamje të parë plotësonte një nga kërkesat e Kodit Zgjedhor, për prezencën në lista të minimumit 30 përqind gra, në të vërtetë ishte në kundërshtim të hapur me vetë frymën e Kodit. Një pjesë e emrave të grave kandidate për deputete në listë, rezultoi se u vunë sa për të plotësuar kuotën 30 përqind dhe jo si një mundësi për të garantuar pjesmarrjen e grave në politikë. Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, reagoi shumë pak ose aspak, për të kërkuar nga partitë politike, dorëzimin e listave që bënin të mundur pjesmarrje dhe garim të njejtë, si për gratë ashtu edhe për burrat. Në të njëjtën kohë nga këndvështrimi i listave të partive politike, në ditën e shpalljes publike të tyre, rezultoi se në përgjithësi një numër i madh kandidatesh gra, të ndara sipas rajoneve elektorale, ishin tashmë të vendosura në mes apo në fund të listës së kandidatëve, pra me shumë pak shanse për të dalë fituese në zgjedhje. Të gjitha këto taktika elektorale, të përdorura nga partitë politike, ndikuan gjerësisht në rezultatet finale të zgjedhjeve. Ndonëse Kodi Zgjedhor nuk garantonte se në dalje listat e deputeteve të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë do të përmbanin 30 përqind gra, përsëri ai krijonte premisa që partitë politike të përmbushnin premtimet dhe detyrimet e tyre përkashi grave. Sipas të dhënave finale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Kuvendin e ardhshëm do të ketë 119 burra dhe 21 gra, ose përkatësisht 85 përqind deputetë burra dhe 15 përqind deputete gra. Në krahasim me Kuvendin paraardhës ka një dyfishim të përqindjes së grave deputete. Megjithatë kjo shifër tregon se Shqipëria është ende shumë larg arritjes së barazizë së vërtetë ndërmjet burrave dhe grave në politikë dhe vendim-marrje. Ekspertët dhe redaktorët e këtij e këtij Manuali mendojnë se, rritja e numrit të grave në Kuvend dhe në vendim-marrje, i jep mundësi krijimit të një modeli të ri të pjesmarrjes së grave në politike, një model që më pas do të pasqyrohet në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare. Në këtë aspekt ky Manual trainimi është një mundësi më tepër për gratë dhe vajzat, për të forcuar kapacitetet e tyre personale dhe profesionale, për të kërkuar më me forcë vendin e tyre në shoqëri, politike, qeverisje dhe rritur lobimin e advokatësinë me dhe për gratë. Altin Hazizaj Redaktor i Manualit

Page 5: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 5

PËRMBAJTJA 1. HYRJE

Përmbledhje e Projektit Objektivat e Manualit

2 MANUALI: “TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE” MODULI I PARË: TË DREJTAT E GRAVE

- Konventa e CEDAW-t - Ligji për Barazinë Gjinore - Kodi Zgjedhor

Seksioni 1. Trainojmë së bashku

Fleta e Punës 1: Testi matës i njohurive Seksioni 2. Konventa Cedaë, protokolli shtesë dhe Shqipëria Fleta e Fakteve 2: Të drejtat e grave dhe Konventa e Cedaë-ut

Fleta e Informacionit 2: Raporti shtetëror dhe alternativ i Cedaë-ut për Shqipërinë Seksioni 3. Ligji “Për Barazinë Gjinore Në Shoqëri” dhe “Kodi Zgjedhor”

Fleta e Fakteve 3: Informacion bazë mbi barazinë gjinore dhe sistemin e Kuotës Gjinore të përcaktuar në ligj

Fleta e punës 3: Testi matës i njohurive: Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor Fleta e Fakteve 3: Kuotat Gjinore: Raste të përvojave të vendeve të tjera

Page 6: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 6

MODULI I DYTË: LOBIMI DHE AVOKATËSIA PËR RRITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE NE POLITIKE Seksioni 4. Trainojmë së bashku

Fleta e Fakteve 4: Situata e pjesëmarrjes së grave në politike dhe vendim-marrje Seksioni 5. Pjesëmarrja e gruas në zgjedhjet qendrore dhe ato lokale në Shqipëri

Fleta e Informacionit 5: Vështirësitë dhe pengesat për përfshirjen e grave në politikë dhe vendim-marrje

Seksioni 6. Kuptimi dhe rëndësia e avokatise në mbështetje të pjesemarrjes së grave

Fleta e Fakteve 6: Lobimi dhe avokatësia Fleta e Punës 6 : Hapat që mund të ndiqen për lobim dhe avokatësi

Seksioni 7. Drejtimi i fushatave të lobimit dhe avokatësisë MODULI I TRETË: ORGANIZIMI I FUSHATËS DERË-MË-DERË NË MBËSHTETJE TË GRAVE SI VOTUESE DHE KANDIDATE NË ZGJEDHJE Seksioni 8. Përse një grua duhet të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar?

Fleta e informacionit 8: E drejta e grave për të votuar

Seksioni 9. Strategjitë e komunikimit me gratë votuese Fleta e Informacionit 9: Strategjitë e komunikimit me gratë votuese

Seksioni 10. Teknika të komunikimit me gratë votuese

Fleta e Informacionit 10: Teknikat e komunikimit Fleta e punës 10: Testimi i teknikave të komunikimit

MODULI I KATËRT: MEDIA dhe PJESEMARRJA E GRAVE NË POLITIKË Seksioni 11. Strategjitë e lobimit dhe bashkëpunimit me median

Fleta e punës 11A: Përgatitja e njoftimit dhe ftesës për gazetarët Fleta e punës 11B: Deklarata për median

Seksioni 12. Konferencat për median dhe takimet me gazetarët Fleta e punës 12 A: Pjesëmarrja në debate ose forume mediatike Fleta e punës 12 B: Si të përgatitemi dhe përballojmë një intervistë me gazetarët Fleta e punës 12 C: Të marrësh “me qera” në media Seksioni 13. Botimet informative të vetë organizatës 3 REFERENCAT DHE BURIMET

Page 7: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE 7

FALENDERIME Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dëshiron të shprehë mirënjohjen për kontrubutin e të gjitha organizatave partnere dhe një numri të madh ekspertësh nga organizata dhe institucione të ndryshme që sygjeruan dhe komentuan mbi Manualin e Trainimit. Në mënyrë të veçantë Koalicioni kërkon të falenderojë sa më poshtë: Partnerët e Projektit → Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri) → Qendra për Popullësinë dhe Zhvillimin; → Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare; → Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare; → UNIFEM, Zyra e Shqipërisë. Grupi Bazë i Ekspertëve → Prof. Dr. Aurela Anastasi, → Diana Çuli → Aurela Bozo, MA. → Etleva Bisha, MA. → Arben Muka

Falenderim i veçantë ndaj: → Z. Altin Hazizaj → Znj. Elona Gjebrea → Znj. Dalina Jashari → Znj. Lida Grabova → Znj. Blerina Metaj → Znj. Eriola Lagji → Znj. Etleva Bisha → Znj. Etleva Sheshi → Z. Arben Muka

Page 8: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KURS TRAINIMI

“TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE

NË VENDIM-MARRJE”

Page 9: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

MODULI I PARË:

TË DREJTAT E GRAVE

- Konventa e CEDAW-t - Ligji për Barazinë Gjinore - Kodi Zgjedhor

Page 10: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TRAINOJMË SË BASHKU Objektivi Ky seksion synon të krijojë bazat për një eksperiencë pozitive të të mësuarit. Udhëzim për Trainerin Pjesëmarrësit do të jenë nga prejardhje dhe kompetenca të ndryshme profesionale dhe është e rëndësishme që ata të ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata mblidhen bashkë për herë të parë, traineri duhet ti bëj të ndihen mirë, të kuptojnë se këndvështrimet dhe cilësitë e tyre do të respektohen dhe se eksperienca e të mësuarit do të mbetet konfidenciale. Seksioni është hartuar në mënyrë që të ndërtojë besim në vetvete dhe të krijojë një mjedis të besueshëm. Parashikoni një periudhë prezantimi gjatë të cilës nxisni pjesëmarrësit të prezantohen, në mënyrë që të gjithë të dinë se kush është present, si dhe profesionin e tij/saj. U shpërndani pjesëmarrësve kartat me emrat e tyre dhe u kërkoni që ti vendosin ato. Shpjegoni qartë dhe saktë objektivat e trainimit, gjatësinë e tij dhe kufizimet fizike dhe teknike (per shembull kohën e drekës, strehimin etj). Zgjedhja e programit duhet të jetë e hapur për diskutim dhe nëse është e nevojshme të jetë e ndryshueshme, në varësi të përbërjes së grupit, kohës në dispozicion dhe nevojave dhe pritshmërive të ndryshme të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit duan të jenë të qartë mbi kohën që kanë në dispozicion, në mënyrë që të mund ti paraprinë nevojave të tyre, për shembull mjekime ose telefonata. Është e rëndësishme që ju dhe pjesëmarrësit të vendosni disa rregulla bazë që do të zbatohen gjatë trainimit. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit do të kuptojnë pritshmëritë e njëri-tjetrit dhe do të

respektojnë marrëveshjet e përbashkëta. Mos respektimi i kohës për shembull, është diçka që vërtet mund ti bezdisë njerëzit, prandaj është e këshillueshme të vendosni rregull mbi ndjekjen e seancave dhe për të respektuar kohën e pushimeve. Është e rëndësishme të dini pritshmëritë e pjesëmarrësve përpara fillimit të trainimit. Ky informacion do ti japë fokus këtij trainimi. Njohja më parë e pritshmërive do t’ju ndihmojë të vlerësoni më pas nëse ato pritshmëri u përmbushën. Shih Seksionin 10 (Vlerësimi) ku jepet mundësia për të rishikuar pritshmëritë e shprehura në Seksionin 1. Traineri duhet të njohë dhe nivelin e përgjithshëm të njohurive që egzistojnë mes pjesëmarrësve, në mënyrë që seancat të mund të jenë në nivelin e duhur të ekspertizës dhe eksperiencës së tyre. Jepen disa sygjerime alternative se si të merret ky informacion. Në një grup vendimarrësish të ndryshëm mund të jetë e rëndësishme krijimi i një situate në të cilën pjesëmarrësit përballin sjelljet e tyre kundrejt njëri-tjetrit, në mënyrë që të bien pengesat mes tyre. Shpesh profesionistët janë dyshues ndaj personave të profesioneve të tjera ose kanë steriotipe ndaj njëri-tjetrit. Këto sjellje mund të ndikojnë mënyrën se si profesionistët punojnë bashkë. Duke i bërë të përballin sjelljet e tyre, mund ti ndihmoni pjesëmarrësit të shohin personin në vend të profesionit. Për këtë situatë jepet një ushtrim fakultativ.

SESIONI 1

Page 11: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Formati i Sygjeruar i Trainimit a. Traineri prezanton veten dhe çdo trainer tjetër të përfshirë në trainim. b. Kërkojini çdo pjesëmarrësi të prezantohet dhe të përshkruaj punën që bën. Në vetë-prezantim çdo pjesëmarrës duhet të identifikojë një aftësi të veçantë profesionale që ka, e cila mund të jetë e vlefshme për të tjerët dhe një fushë që është e vështirë për të (për shembull mungesë eksperience e punës me gratë, mungesë njohurish në ligjin ndërkombëtar, etj). (Tre fjali për person). c. Shtesë/Alternativë: Bëj ushtrim me aktivizimin e pjesëmarrësve që i bën ata të përdorin emrin e tyre. d. Diskuto mbi Rregullat bazë dhe kërkoi grupit të diskutojë se çfarë rregullash duan që të punojnë së bashku, për shembull menaxhimi i kohës, konfidencialiteti (mes njëri-tjetrit dhe me menaxherët/të punësuarit e tyre), fikja e celularëve. Shkruani rregullat e rëna dakort në një letër të madhe dhe vendoseni diku nga ku mund të shihet gjatë gjithë kursit. e. Kërkoju pjesëmarrësve të shkruajnë pritshmëritë e tyre mbi trainimin. Çfarë presin dhe çfarë duan të mësojnë? Pritshmëritë mund të shkruhen në letra të vogla dhe ngjiten në një letër më të madhe. Alternativë: vizato një pemë dhe vendosni fletët e vogla në degët e saj. f. Jepu pjesëmarrësve një kopje të Testit të Matjes së Njohurive (Fleta e Punës 1) dhe kërkoju të plotësojnë kollonat në përputhje me opinionet e tyre personale. Mblidhi fletët për vlerësim të mëvonshëm. (si Alternativë mund t’ua dërgoni testin pjesëmarrësve dhe t’ua merrni përpara fillimit të kursit. Në këtë mënyrë mund të ndërtoni kursin me informacionin e mëparshëm mbi nivelin e njohurive dhe aftësive të tyre.) g. Prezantoni programin e zgjedhur për grupin dhe shpjegoni se çfarë do të studiojë grupi gjatë periudhës së kursit. Shpjegoni objektivat e programit. Hapeni çështjen e programit për diskutim të shkurtër për të garantuar që të gjithë janë dakort me vijat e përgjithshme të planit, përfshirë dhe kohën. h. Alternativë: Kërkojuni pjesëmarrësve ta vlerësojnë veten nga 0 deri 10 në përputhje me njohuritë e tyre egzistuese mbi të drejtat e grave, Cedaw apo edhe ligjin e brendshëm. i. Alternativë: Përdor Testin Matës të Njohurive (Fleta e Punës 1) si bazë për Pyetësorin, duke bërë pyetje të ndryshme.

j. Fakultative: Realizoni një diskutim mbi të drejtën e zgjedhjeve, të drejtën për të votuar dhe barazinë gjinore. Filloni ushtrimin duke i vendosur pjesëmarrësit në grupe dyshe, ku çdo person vjen nga një disiplinë e ndryshme. Më pas shqiptoni disa koncepte ligjore dhe u kërkoni ti thonë njëri-tjetrit se çfarë u shkon në mëndje spontanisht kur dëgojnë atë fjalë. Përdor fjalë të tilla si “vota”, “Konventa Ndërkombëtare”, “Kodi Zgjedhor”,”Të drejtat e Njeriut”, “Kuota gjnore”, etj. Pas 5 minutash bashkoji të gjithë në një grup dhe kërkoju pjesëmarrësve të diskutojnë me njëri-tjetrin ato që nxirrën nga puna në dyshe. Jepuni kohë për diskutim në mënyrë që çdo grup profesionesh të mund të “mbrojë” ose shpjegojë pozicionin që profesionsitët e tjerë mendojnë se ata kanë.

Burimet/Materialet e nevojshme: Tabak i madh letre, letra të vogla ose letra me ngjitës, targetat e emrave, kopje të Fletës së Punës 1, (pyetjet e pyetësorit), nënvizues me ngjyra, vend për të ngjitur letrën në mur, shirit ngjitës, stilolapsa. Koha e parashikuar: 45 minuta-1 orë.

Page 12: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

A

B

C

D

E

F

G

Klasifikoni më poshtë njohuritë tuaja

Cfarë kuptojmë me përgjegjësi të shtetit Palë në dy nivelet e marrëdhënieve: marrëdhëniet midis individëve dhe marrëdhëniet midis individëve dhe shtetit?

Përkufizimi i diskriminimit gjinor në Konventën CEDAW

Cilat janë detyrimet e Shteteve Palë të Konventës CEDAW?

Cili është mekanizmi i Konventës CEDAW?

Pse themi se Protokolli Shtesë i jep më tepër Kompetenca Komitetit CEDAW dhe forcon mekanizmat e zbatimit të Konventës?

Ku konsiston ndryshimi midis procedurës së komunikimit dhe procedurës së hetimit?

Cilat janë kushtet që duhet të përmbushë individi ose grupi i individëve për të përdorur Protokollin Shtesë dhe për të paraqitur komunikim para Komitetit CEDAW?

Përgjigje:

Sh. pak Pak Mirë Sh. mirë

TESTI MATËS I NJOHURIVE: Konventa CEDAW dhe Protokolli Shtesë

FLETE E PUNES SESIONI 1

Page 13: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KONVENTA CEDAW, PROTOKOLLI SHTESË DHE SHQIPËRIA Objektivi Objektivi i këtij seksioni është që tu japë pjesëmarrësve një kuptim të qartë të hierarkisë së akteve ligjore, vendit që zënë aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar në këtë hierarki, ti njohë pjesëmarrësit me kuadrin ligjor në nivelin e së drejtës së Kombeve të Bashkuara, ti njohë pjesëmarrësit me detyrimet që i burojnë shtetit Shqiptar nga ratifikimi i Konventës CEDAW, ti njohë ata me arritjet e shtetit tonë dhe sfidat e së ardhmes përmes analizës së situatës faktike dhe ligjore; tu japë pjesëmarrësve kuptimin e të qenit shtet që ka ratifikuar Protokollin Shtesë të Konventës CEDAW dhe ti bëjë pjesëmarrësit të mendojnë dhe të praktikohen në praktikë në lidhje me paraqitjen e komunikimeve para Komitetit CEDAW; Ky seksion synon gjithashtu të japë kuptimin e raporteve Alternative dhe raporteve shtetërore dhe përmes njohjes me raportin Alternativ pergatitur nga Koalicioni per pergatitjen e Raporteve Alternative në Shqipëri, gjetjet e tij, strukturën e këtij raporti, kontributet e organizatave të ndryshme të rrisë njohuritë e organizatave të ndryshme mbi strukturimin e raporteve Alternative, konceptimin, analizën dhe kontributin që mund të japin në përgatitjen e këtyre raporteve.

Udhëzime për Trainerin Jepet një Fletë Faktesh që përmban informacion thelbësor. Ajo është tepër e gjatë, prandaj ju mund të vendosni t’ua prezantoni pjesëmarrësve përpara trainimit ose t’ua jepni si material të printuar në fillim të seancës dhe të përgatisni një prezantim në Power Point mbi përmbajtjen. Familjarizohuni me përmbajtjen e Fletës së Fakteve përpara se të filloni; duhet të ndiheni të sigurtë në njohjen e materialit, në mënyrë që ta paraqisni në këtë seancë. Sigurohuni që pjesëmarrësit të kenë kuptuar informacionin duke marrë reagimet e tyre. Në veçanti sigurohuni që është kuptuar përkufizimi i diskriminimit gjinor dhënë në Konventën CEDAW, pjesëmarrësit kanë kuptuar elementët e këtij koncepti, sigurohuni që pjesëmarrësit të kenë të qartë fushat në të cilat Konventa CEDAW garanton mbrojtje nga diskriminimi dhe detyrimet që u burojnë Shteteve Palë nga kjo Konventë. Duhet të diskutoni me pjesëmarrësit mbi mënyrën se si legjislacioni ynë i brendshëm ofron mbrojtje nga diskriminimi. Përdorni pyetjet e diskutimit për të nxitur debatin ose i krijoni vetë pyetjet. E rëndësishme është që të nxisni pjesëmarrësit për të ndarë eksperiencat e tyre në lidhje me arritjet dhe problematikat për garantimin në praktikë të parimit të barazisë gjinore në të gjitha fushat.

SESIONI 2

Page 14: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Nëse ka kontradita në konkluzionet e arritura nga pjesëmarrësit, nxiteni më tej diskutimin derisa të arrihet kuptimi i qartë nga të gjithë pjestarët e grupit. Në lidhje me cështje të caktuara për shembull në lidhje me mbrojtjen nga diskriminimi në media në vend që të jepni pyetje spcifike për diskutimin, mund të shpërndani artikuj gazetash që dëshmojnë mbi çështjen e barazisë gjinore, reflektimit të parimit të barazisë gjinore në artikull, respektimit të Kodit Etik, faktit se sa media vë në qendër shembujt pozitivë, sa tërhiqet mendimi i specialistëve në media, dhe u kërkoni pjesëmarrësve të diskutojnë për përmbajtjen e tyre. Formati i sygjeruar i Trainimit a. Jepuni pjesëmarrësve një kopje të Fletës së Fakteve 2 dhe 15 minuta kohë për ta lexuar. b. Si Alternativë shpërndajuni Fletën e Fakteve 2 dhe prezantoni në Power Point ose me projektor përmbajtjen. c. Jepuni pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë pyetje mbi informacionin që u është dhënë ose të qartësojnë përmbajtjen e Fletës së Fakteve. d. Realizoni diskutim me të gjithë pjesëmarrësit duke u kërkuar të shprehin këndvështrimet e tyre mbi pyetjet e mëposhtme: Cili është përkufizimi i diskriminimit gjinor sipas Konventës CEDAW? Cfarë garancish ofron për gratë dhe vajzat e dhunara ose të diskriminuara Protokolli Shtesë? Pse Protokolli Shtesë forcoi mekanizmat e zbatimit të Konventës CEDAW? e. Alternativë: Ftojini pjesëmarrësit të marrin pjesë në një diskutim aktiv në lidhje me arritjet e shtetit shqiptar në marrjen e masave për mbrojtjen e grave nga diskriminimi gjinor në të gjitha fushat. Pyetja që ju drejtohet pjesëmarrësve në këtë rast mund të jetë:

Si është situata faktike dhe ligjore në lidhje me mbrojtjen nga diskriminimi në të gjitha fushat? Kërkojuni që të ndajnë eksperiencat e tyre të ndryshme për të argumentuar arritjet dhe sfidat duke qenë mbështetës të mirë të moderatores gjatë prezantimit të saj. f. Alternativë: Pas spjegimit të Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW dhe procedurave të tij ju mund të kaloni në një cështje praktike që lidhet me formën e modelit dhe elementët e tij për paraqitjen e ankimit në Komitetin CEDAW sipas Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW. Ky ushtrim do të rrisë aftësitë praktike të pjesmarrësve në lidhje me njohjen e modelit të komunikimit dhe elementëve të tij. Diskutoni me pjesëmarrësit mbi arësyet e mungesës së komunikimeve nga shtetase shqiptare drejtuar këtij Komiteti sipas Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW. Ju mund të ngrini pyetjen: A do të thotë kjo se shteti shqiptar ka përmbushur detyrimet që i burojnë nga këto akte ndërkombëtare duke marrë masa efektive për mbrojtjen nga diskriminimi apo mungesa e komunikimeve nga shtetase shqiptare ka arësye të tjera? Shkruani idetë dhe konkluzionet kryesore në tabelë. Diskutoni dhe qartësoni çdo kontraditë në mendimet e dhëna.

Burimet/Materialet e nevojshme: Kopje të Fletës së Fakteve 2, tabelë, nënvizues me ngjyra, (materiale me pyetjet e dikutimeve), projektor multimedia / projektor, prezantim Power Point / projeksione, materiale, letër.

Koha e parashikuar: 30 minuta

Page 15: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TË DREJTAT E GRAVE DHE KONVENTA E CEDAW-ut Konventa mbi Elimiminim e të gjitha formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW), u miratua nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1979 dhe hyri në fuqi në vitin 1981. Konventa “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”, është ratifikuar nga shteti shqiptar me ligjin nr.7767, datë 9.11.1993 dhe ka hyrë në fuqi, më 11 maj 1994; me ligjin nr. 9052, datë 17.4.2003, Republika e Shqipërisë aderon në protokollin shtesë të konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas”. Cili është vendi që zënë Konventat e ratifikuara nga shteti shqiptar në hierarkinë e akteve ndërkombëtare? Normat ndërkombëtare kanë ndikim shumë të rëndësishëm në sistemin ligjor dhe politikat kombëtare të shtetit tonë. Kushtetuta (neni 5) parashikon se “Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të”. Kurse, në ndërtimin e hierarkisë normative, marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara (neni 116), i ka dhënë fuqi mbi ligjore. Sipas nenit 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti ynë, pasi botohen në Fletoren zyrtare, bëhen pjesë të sistemit të brendshëm juridik. Ato zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji. Konventa CEDAW jep përcaktimin e diskriminimit ndaj grave dhe kërkon nga Shtetet Palë të kësaj Konvente të marrin masat e nevojshme për të siguruar të drejta të barabarta mes grave dhe burrave dhe ndalimin e diskriminimit ndaj grave në të gjitha fushat.

Cili është kuptimi i diskriminimit dhënë në Konventën CEDAW? “çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë gjinie, që ka për pasojë ose për qëllim të dëmtojë ose zhvlerësojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gruaja, cilado qoftë gjendja e saj martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe gruas, të të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile, ose në çdo fushë tjetër”. Tre parimet bazë që përshkojnë Konventën CEDAW janë: parimi i barazisë; parimi i mosdiskriminimit dhe parimi i detyrimit të shtetit. Komiteti mbi Elimiminim e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave është organi monitorues i Konventës mbi Elimiminim e të Gjitha formave të Diskriminimit kundër Grave. Cilat janë disa nga detyrat e Komitetit CEDAW? -shqyrtimi i raporteve të paraqitura nga shtetet palë; -dhënia e sugjerimeve dhe e rekomandimeve bazuar në gjetjet e raporteve; -konsideron ankesa të një shteti për një shtet tjetër, për shkelje të të drejtave të garantuara nga nenet e kësaj Konvente dhe Protokolli Shtesë i saj; -konsideron ankesa të individëve kundër shteteve Palë të Konventës për shkelje të të drejtave të garantuara nga nenet e kësaj Konvente dhe Protokolli Shtesë i saj; -merr informacione nga Organizata Jofitimprëse; -Interpreton dhe analizon qëllimin dhe kuptimin e neneve të Konventës CEDAW. Protokolli Shtesë mund të ratifikohet vetëm nga shtetet që janë palë të Konventës CEDAW dhe Shteti shqiptar e ka ratifikuar atë me ligjin nr.9052, datë 17.04.2003, “Për aderimin e

FLETA E FAKTEVE SESIONI 2

Page 16: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Republikës së Shqipërisë në “Protokollin Shtesë të “Konventës për Eliminimin e të Gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas”.

Pse paraqet një rëndësi të vecantë njohja e Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW? Ai u ofron grave mjete dhe mundësi ndërkombëtare të fitimit të drejtësisë në rastet individuale dhe arritjes së një impakti më të gjerë duke i inkurajuar qeveritë të ndërmarrin veprimin e duhur në nivel kombëtar. Duke ratifikuar këtë dokument, një shtet njeh kopetencën e Komitetit CEDAW të marrë dhe të konsiderojë ankesat nga individët ose grupet brenda juridiksionit të tij. Refleksion: Ratifikimi i Konventës CEDAW dhe Protokollit të saj Shtesë janë hapa shumë të rëndësishëm me qëllim bërjen realitet të parimit të barazisë gjinore. Protokolli Shtesë i Konventës CEDAW krijon dy procedura: Procedura e komunikimit e cila lejon që komunikime të paraqiten nga individë ose në emër të individëve ose grupeve të individëve nën juridiksionin e Shtetit Palë. Individët ose grupet e individëve pretendojnë se janë viktima të dhunimit të garancive dhe të drejtave të sanksionuara nga Konventa CEDAW, të shkelura nga Shteti Palë. Procedura e hetimit lejon vetë Komitetin të fillojë kërkime në situatat e dhunimeve të rënda ose sistematike të të drejtave të grave në një juridiksion të veçantë, pa pasur së pari një ankesë të marrë. Pas shqyrtimit të përfundimeve të këtij hetimi, Komiteti ia transmeton këto përfundime Shtetit Palë përkatës së bashku me ndonjë koment dhe rekomandim. Shteti Palë brenda 6 muajve nga marrja e përfundimeve të Komitetit CEDAW duhet të parqesë vërejtjet e tij. Komiteti mund, nëse është e nevojshme, pas përfundimit të periudhës prej gjashtë muajsh, të ftojë Shtetin Palë përkatës ta informojë atë për masat e marra në përgjigje të një hetimi të tillë. Neni 4 i Protokollit Shtesë parashikon se Komiteti nuk do të marrë në konsideratë një komunikim po të mos vërtetohet se janë përdorur të gjitha mjetet e brendshme të mundshme. Por mund të bëhen disa përjashtime të rëndësishme. Për shembull, Komiteti mund të heqë dorë nga kërkesa e shterimit të mjeteve të brendshme nëse nuk ekzistojnë mjete efektive; procedurat kërkojnë një kohë të gjatë jo të arsyeshme; viktima është penguar të përdorë procedurat me kërcënime ose dëme reale ose kostoja e lartë financiare e bën mjetin të papërdorshëm.

Fuqia e vendimit të Komitetit CEDAW. Vendimi i Komitetit nuk është detyrues. Fuqia e vendimit qëndron në turpërimin publik të Shtetit Palë për mos përmbushje të detyrimeve që i burojnë nga këto akte ndërkombëtare si edhe vë në dispozicion angazhimet dhe aktivitetet e avokatëve të të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar në bërjen presion ndaj shtetit për të përmbushur detyrimet e tij që burojnë nga traktatet bazë detyruese të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave si pjesë integrale e tyre. Ankesë ose komunikim drejtuar Komitetit CEDAW. Rekomandime në lidhje me autoren e ankimit dhe rekomandime të përgjithshme. Shembulli i mëposhtëm do tju shërbejë pjesmarrësve për të diskutuar dhe reflektuar në lidhje me raste të ngjashme të dhunimit të të drejtave të sanksionuara në Konventën CEDAW, në vendin tonë? “Zj.A.T paraqiti në 2003 në Komitetin-CEDAW një ankesë ku pretendonte se ishte viktimë e një dhunimi në Hungari të nenit 2(a),(b) dhe (e), 5(a) dhe 16 të CEDAW. Autorja kërkoi urgjent masa efektive të brendshme për mbrojtje si një viktimë e dhunës në familje. Ajo pohoi se ajo dhe dy femijët e saj kanë qenë në të shkuarën për katër vjet, rregullisht subjekte të dhunës në familje dhe kërcënimeve serioze nga burri i saj sipas ligjit zakonor. Ajo pohoi se nuk kishte shkuar në një strehëz, sepse asnjë në vend nuk është e pajisur në një mënyrë të tillë që të mbajë fëmijët e saj të paaftë. Ajo filloi procedurat civile në lidhje me ndarjen e pronësisë, të cilat ishin lënë pezull dhe dy procedura penale në vazhdim në lidhje me incidentet e rrahjes dhe goditjes që i kishin shkaktuar asaj dëm trupor. Pavarësisht inisjativave të saj, asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë nga autoritetet hungareze për të mbrojtur atë nga dhunuesi. Komiteti-CEDAW ka vlerësuar se Hungaria, duke qenë shtet palë i Konventës CEDAW dhe Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW, kishte dështuar të përmbushte detyrimet e saj dhe kishte dhunuar kështu të drejtat e autores të garantuara në nenet e sipërpërmendur. Komiteti bëri rekomandime për Shtetin të merrte masa efektive dhe të menjëhershme për të garantuar integritetin fizik dhe mendor të A.T. dhe të familjes së saj, dhe të siguronte se asaj i është dhënë një shtëpi e sigurt, merr mbështetjen e duhur për fëmijët dhe asistencë ligjore, dhe dëmshpërblim në përputhje me dëmin fizik dhe mendor të shkaktuar.” Refleksion: A mendoni se rekomandimet e përgjithshme të Komitetit CEDAW mund t’ju shërbejne Organizatave Jofitimprurëse si mjet lobimi dhe advokacie? Argumentoni si mund të përdoren ato për të sjellë ndryshime në realitetin

Page 17: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

faktik dhe ligjor në vendin tonë? Diskutoni me pjesëmarrësit se sa organizatat Jofitimprurëse që ata përfaqësojnë mund të luajnë këtë rol bazuar në kapacietet e tyre. Refleksion: A ofron mbrojtje efektive legjislacioni ynë i brendshëm për mbrojtje nga dhuna në marrëdhëniet familjare, si një nga format e dhunës me bazë gjinore? Cili është niveli i njohurive mbi Konventën Cedaw dhe Protokollin Shtesë të saj dhe a ka raste në vendin tonë që gratë pas ezaurimit të mjeteve të brendshme ligjore i janë drejtuar Komitetit CEDAW me ankesë? Cilat janë disa nga arësyet që shpjegojnë situatën faktike? Ftoni pjesëmarrësit që të reflektojnë eksperiencën e tyre dhe Organizatave Jofitimprurëse që ata përfaqësojnë në përgjigjen e kësaj pyetje. Refleksion: Diskutoni në lidhje me marrjen e pëlqimit nga një Organizatë Jofitimprurëse të individit ose grupit të individëve viktimë e shkeljes apo shkeljeve të të drejtave dhe garancive që burojnë nga Konventa CEDAW, për t’ju drejtuar Komitetit CEDAW me një ankesë? Megjithëse sipas nenit 4 të Protokollit Opsional, paragrafi 2(e) të Protokollit Opsional, Komiteti e deklaron komunikimin të papranueshëm kur faktet që janë subjekt i komunikimit kanë ndodhur para se të hynte në fuqi Protokolli Shtesë i Konventës CEDAW për shtetin përkatës, është e rëndësishme të shqyrtohet nëse faktet vazhdojnë të përbëjnë shkelje të neneve të Konventës CEDAW edhe pas datës së hyrjes në fuqi të Protokollit. Pra, nëse Shteti Palë edhe pas ratifikimit të Protokollit Shtesë të Konventës CEDAW vazhdon të shkelë të drejtat e sanksionuara në Konventën CEDAW dhe nuk merr masa për vënien në vend të këtyre të drejtave, Komiteti CEDAW e deklaron komunikimin të pranueshëm. Komiteti mund të kërkojë nga Shteti Palë marrjen e masave të ndërmjetme që nevojiten për të shmangur dëme të pariparueshme të viktimës apo viktimave që pretendojnë dhunimin e të drejtave të tyre të parashikuara në Konventën CEDAW. Nuk lejohen rezervime për Protokollin Shtesë të Konventes CEDAW. Disa nga Rekomandimet e Komitetit CEDAW në janar të vitit 2003 dhe reflektime mbi ecurinë e zbatimit të tyre.

Komiteti shprehu shqetësim për mungesën e qartësisë në lidhje me aplikimin e drejtpërdrejtë të Konventës CEDAW në Shqipëri.

Komiteti shprehu shqetësimin që Pala Shtetërore nuk ka ndërmarrë një rishikim të gjithanshëm të ligjeve për të siguruar konformitetin me Konventën CEDAW dhe që dispozita që

diskriminojnë gratë mund të vazhdojnë të ekzistojnë.

Komiteti ftoi Palën Shtetërore të ofrojë, në raportin e saj të ardhshëm, informacion për ankesat e regjistruara në gjykatë në bazë të Konventës, si dhe çdo vendim të gjykatës që i referohet Konventës.

Komiteti është i shqetësuar për qëndrueshmërinë e stereotipeve tradicionale në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e grave dhe burrave në familje dhe në shoqëri.

Komiteti është i shqetësuar që Kodi Penal Shqiptar nuk bën dallim midis akteve të kryera nga një i huaj dhe akteve të kryera nga një pjesëtar i familjes, dhe që nuk është miratuar një legjislacion i veçantë për të luftuar dhunën në familje.

Nxit ndërmarrjen e masave të gjithanshme për të adresuar dhunën me bazë gjinore.

Nxit ofrimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në tregun e punës.

Ndërmmarjen e politikave dhe programeve që synojnë fuqizimin e grave në zonat rurale.

I kërkon shtetit shqiptar të sigurojë që gratë dhe vajzat e trafikuara kanë mbrojtjen dhe mbështetjen për të cilën kanë nevojë që t’i mundësojë të dëshmojnë kundër trafikantëve; trajnime të profesionistëve, rishikimi i legjislacionit dhe strategjive për adresimin e këtij fenomeni; etj

Refleksione: Pjesëmarrësit diskutojnë mbi reagimin dhe masat e ndërmarra nga shteti shqiptar në zbatim të rekomandimeve të Komitetit CEDAW drejtuar Shqipërisë në Janar të vitit 2003, pasi mori në konsideratë Raportin e parë dhe të dytë periodik të kombinuar të Shqipërisë.

Page 18: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

RAPORTI SHTETËROR DHE ALTERNATIV I CEDAW-ut PËR SHQIPËRINË Raporti Shtetëror i CEDAW-ut Brenda vitit pas hyrjes në fuqi të konventës dhe më pas të paktën cdo katër vjet dhe sa herë kërkohet nga Komiteti CEDAW, shtetet palë paraqesin një raport mbi masat me karakter legjislativ, gjyqësor, administrativ dhe masa të tjera në zbatim të Konventës, progresin e bërë dhe vështirësitë e hasura1. Nëpërmjet një Urdhri të veçantë të Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet me detyrën e hartimit të Raportit Kombëtar Periodik, duke e realizuar përgatitjen e këtij raporti, në bashkëpunim me institucionet qeveritare, Avokatin e Popullit dhe OJF-të. Eshtë përgatitur dhe paraqitur në tetor 2008 në Sekretariatin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raporti i III-të periodik mbi zbatimin e Konventës CEDAW. Kush e përgatit Raportin shtetëror? Mbështetur në Urdhërin e Kryeministrit të RSH (nr. 201, datë, 05.12.2007) u ngrit Grupi Ndërdikasterial i Punës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 10 ministrive (Min. e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Min. e Drejtësisë, Min. e Brëndshme, Min. e Shëndetsisë, Min. e Arsimit dhe Shkencës, Min. e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Min. e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Min. e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Min. e Financave) dhe të dy institucioneve shtetërore (Instituti i Sigurimeve Shoqërore-ISSH dhe Instituti i Statistikave-INSTAT), të cilat kontribuan në sigurimin e informacionit të nevojshëm për hartimin e këtij Raporti.

1 Konventa CEDAW, neni 18.

Raporti Shtetëror përbën një analizë të zbatimit të Konventës CEDAW, përmes masave ligjore, politike, administrative dhe masave të tjera të ndërmarra për zbatimin e kësaj Konvente dhe përmbushjen e rekomandimeve të fundit të Komitetit CEDAW, të janarit të vitit 2003. Komiteti CEDAW pas shqyrtimit të raportit formulon konkluzionet duke vënë theksin tek arritjet dhe vështirësitë e hasura nga Shteti Palë në zbatim të Konventës si edhe duke formuluar rekomandime. Rekomandimet e Komitetit CEDAW, pas shqyrtimit të raportit të parë dhe të dytë kanë përbërë një sfidë dhe pikë referimi për Shtetin shqiptar i cili në raportin e III periodik ka raportuar mbi masat e marra, progresin dhe vështirësitë e hasura në përmbushjen e këtyre rekomandimeve. Raporti Alternativ i CEDAW

Cfarë do të kuptojmë me Raport Alternativ?

Kur një OJF e shkruan raportin e saj, kur raporti qeveritar nuk është përgatitur (p.sh sepse qeveria nuk e ka shkruar atë ose e shkruan me vonesë) ky quhet Raport Alternativ2.

Komiteti CEDAW mirëpret raporte alternative të paraqitura nga Organizata Jofitimprurëse.

2http://www.iwrawap.org/using_cedaw/sreport_guidelines.htm

FLETA E INFORMACIONIT SESIONI 2

Page 19: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Raportet Alternative janë më kritike në vlerësimin e tyre. Ku konsiston rëndësia e Raporteve Alternative? Ato japin një pamje më të plotë për Komitetin CEDAW të situatës faktike dhe ligjore në zbatim të Konventës CEDAW, duke ndihmuar Komitetin të vlerësojë informacionin e marrë nga raportet e Shteteve Palë. Organizatat Jofitimprurëse sjellin para Komitetit CEDAW zërin dhe shqetësimet e grave përmes të dhënave; informacionit mbi situatën reale të grave të cilën ato e prekin cdo ditë në veprimtarinë e tyre; progresin e kryer dhe impaktin e tij mbi gratë; Raporti Alternativ mund të përgatitet edhe nga një koalicion Organizatash Jofitimprurëse. Raporti Alternativ i CEDAW për Shqipërinë Raporti i OJF-ve mbi gjendjen e grave dhe vajzave në Republikën e Shqipërisë, përgatitur në vitin 2006 nga Koalicioni për përgatitjen e raporteve Alternative në Shqipëri, i përbërë nga Chemonics International, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Qendra për Popullësinë dhe Zhvillimin, Qendra “VATRA”, Shoqata Në Dobi të Gruas Shqiptare, Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, Shoqata “Refleksione”, Unioni “Amaro Drom” përbën një analizë të arritjeve dhe sfidave me të cilat përballet shteti shqiptar në përmbushje të detyrimeve që i burojnë nga Konventa CEDAW, Protokolli Shtesë i kësaj Konvente si edhe Rekomandimet e Komitetit për Eleminimin e Diskriminimit të Grave të OKB-së, pas prezantimit të Raportit Fillestar dhe të Dytë nga ana e Qeverisë shqiptare në Sesionin e 28-të të Komitetit në Janar 2003. Si u strukturua ky raport? Duke qenë se rekomandohet si mënyra më e mirë për të organizuar raportin Alternativ, raportimi bazuar në nenet e Konventës CEDAW, Organizatat Jofitimprurëse ofruan kontributin e tyre në analizën e neneve të caktuara të Konventës duke sjellë eksperiencën e tyre dhe shqetësimet e grave në fusha të caktuara. Ushtrim/ Pas prezantimit të gjetjeve të Raportit Alternativ, moderatorja fton pjesëmarrësit në trajnim të ofrojnë eksperiencat e tyre në lidhje me masat e marra nga shteti Shqiptar në përmbushje të detyrimeve që i burojnë nga aktet ndërkombëtare në nivelin e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të vecantë Konventës CEDAW.

Rekomandimet e Komitetit CEDAW paraqesin një rëndësi të vecantë sepse ato mund të përdoren nga Organizatat Jofitimprurëse për të lobuar dhe ushtruar presion mbi qeverinë për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe detyrimeve që i burojnë Shtetit Palë nga Konvena CEDAW. Reflektim: Si mund të kontribuojnë organizatat pjesëmarrëse në trajnim për të ndryshuar situatën ligjore dhe faktike në vendin tonë në zbatim të Konventës CEDAW duke përdorur rekomandimet e Komitetit CEDAW si mjet lobimi? Proces brain-storm.

Page 20: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

LIGJI “PËR BARAZINË GJINORE NË SHOQËRI” DHE “KODI ZGJEDHOR” Objektivi Objektivi i këtij seksioni është që tu japë pjesëmarrësve një kuptim të qartë të fushës së barazisë gjinore, veçanërisht barazisë gjinore në vendimamarrje, dhe për ti ndihmuar të evidentojnë problemin në realitetin e shtetit të tyre dhe përvojës personale. Udhëzime për Trainerin Jepet një Fletë Faktesh që përmban informacion thelbësor. Ajo është tepër e gjatë, prandaj ju mund të vendosni t’ua prezantoni pjesëmarrësve përpara trainimit ose t’ua jepni si material të printuar në fillim të seancës dhe të përgatisni një prezantim në Poëer Point mbi përmbajtjen. Familjarizohuni me përmbajtjen e Fletës së Fakteve përpara se të filloni; duhet të ndiheni të sigurtë në njohjen e materialit, në mënyrë që ta paraqisni në këtë seancë. Sigurohuni që pjesëmarrësit të kenë kuptuar informacionin duke marrë reagimet e tyre. Në veçanti sigurohuni që është kuptuar përkufizimi i barazisë gjinore, si dhe i kuotës gjinore. Duhet të diskutoni mbi mënyrën se si manifestohet trafikimi i fëmijëve në vendin tuaj. Përdorni pyetjet e diskutimit për të nxitur debatin ose i krijoni vetë pyetjet. E rëndësishme është që të nxisni pjesëmarrësit për të folur dhe menduar se si kjo çështje ndikon në jetën e punën e tyre. Shkruajini paraprakisht pyetjet në tabelë ose në materialin e printuar për pjesëmarrësit.

Nëse ka kontradita në konkluzionet e arritura nga pjesëmarrësit, nxiteni më tej diskutimin derisa të arrihet kuptimi i qartë nga të gjithë pjestarët e grupit. Në vend që të jepni pyetje spcifike për diskutimin, mund të prezantoni pjesë filmi ose spote ose të shpërndani artikuj gazetash që dëshmojnë mbi çështjen e barazisë gjinore dhe u kërkoni pjesëmarrësve të diskutojnë për përmbajtjen e tyre. Formati i sygjeruar i Trainimit a. Jepuni pjesëmarrësve një kopje të Fletës së Fakteve 2 dhe 15 minuta kohë për ta lexuar. b. Si Alternativë shpërndajuni Fletën e Fakteve 2 dhe prezantoni në Poëer Point ose me projektor përmbajtjen. c. Jepuni pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë pyetje mbi informacionin që u është dhënë ose të qartësojnë përmbajtjen e Fletës së Fakteve. d. Realizoni diskutim me të gjithë pjesëmarrësit duke u kërkuar të shprehin këndvështrimet e tyre mbi pyetjet e mëposhtme: • Çfarë mendoni për përkufizimin e kuotës gjinore sipas Fletës së Fakteve? • Si do të realizohet përfaqësimi i kërkuar në Kuvend?

SESIONI 3

Page 21: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

•Cilët janë argumentet pro dhe kundra kuotës gjinore? • Cilët janë faktorët nxitës dhe frenues për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje?

• Cilat janë rregullat e sistemi të Kuotës? • Si e garanton rritjen e pjesëmarrjes së

gruas në vendimarrje Ligji i ri Për barazinë gjinore?

• Si e garanton rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje KOdi Zgjedhor?

e. Alternativë: Shfaqni pjesë filmi ose spote që tregojnë problemin e përfaqësimit të ulët të grave në qeverisje dhe kërkojuni pjesëmarrësve për të dhënë opinionin e tyre mbi atë se çfarë kuptojnë nga materiali viziv. f. Alternativë: Shpërndani kopje të një artikulli gazete ose reviste që përshkruan një rast të diskriminimit gjinor dhe kërkojuni pjesëmarrësve të japin opinionin e tyre mbi atë se çfarë kuptojnë nga materiali. Në ushtrimet e shpjeguara më lart, siguroni që çdo pjesëmarrës të arrijë të japë opinionin e tij. Shkruani idetë dhe konkluzionet kryesore në tabelë. Diskutoni dhe qartësoni çdo kontraditë në mendimet e dhëna. g. Alternativë: Ndajini pjesëmarrësit në grupe dhe i jepni çdo grupi një fletë të madhe letre. Kërkojuni grupeve të “hartojnë” në letër faktorët “nxitës” për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje.

Burimet/Materialet e nevojshme: Kopje të Fletës së Fakteve 2, tabelë, nënvizues me ngjyra, (materiale me pyetjet e dikutimeve), projektor multimedia / projektor, prezantim Poëer Point / projeksione, materiale audiovizuale, kopje artikujsh nga gazetat, letër.

Koha e parashikuar: 60 minuta

Page 22: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

INFORMACION BAZË MBI BARAZINË GJINORE DHE SISTEMIN E KUOTËS GJINORE TË PËRCAKTUAR NË LIGJ3

Një vështrim i shkurtër mbi përkatësinë gjinore dhe vendimmarrjen Në Shqipëri, përkatësia gjinore në procesin e vendimmarrjes paraqitet në nivele të ulta, për shkak të stereotipeve të ndryshme që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Gratë pwrbwnw 7 përqind të tw gjithw deputetwve tw Kuvendit tw Shqipwrisw, gjatw periudhws 2005-2009, dhe një përqindje më të ulët në postet drejtuese të qeverisë qendrore e vendore. Megjithëse prania e grave dhe vajzave në administratën publike është disi më e ndjeshme, burrat mbeten dominues në pozicionet drejtuese. Nëse do të bënim një krahasim të standardeve të arritura nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, do të konstatonim se Shqipëria nuk arrin asnjë nga stan dardet e vendosura prej tyre në përfaqësimin e grave në Parlament. Ky fakt, është një pengesë e madhe në realizimin e reformave dhe politikave të orientuara sipas nevojave të grave, fëmijëve dhe familjes. Masat e veçanta të përkohshme për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje. Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” dhe Kodi Zgjedhor Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” (2008), ishte i pari ligj që i ka dhënë një kuptim konkret parimit të përfaqësimit të barabartë gjinor. Në bazë të këtij ligji, ky parim realizohet përmes përfaqësimit të secilës prej gjinive me mbi 30% për qind në institucionet publike dhe nivelet e tyre drejtuese. Kodi i ri zgjedhor parashikoi edhe rregullat për vënien në jetë të kuotës Kombëtare.

3 Pjesë të informacionit të përdorur në këtë seksion janë marrë nga: “Rekomandimet për integrimin e sistemit të kuotës në Shqipëri’ UNIFEM, Shtator, 2008.

Në këtë mënyrë, Shqipëria u rendit në radhën e atyre vendeve evropiane të cilat kanë parashikuar një kuotë gjinore me ligj, si një masë të veçantë për të nxitur vendosjen e balancës gjinore në vendimmarrje (Shih, neni 15 i Ligjit). Edhe në shtete të tjera evropiane janë adoptuar masa speciale, posaçërisht kuota zgjedhore në ligjet për zgjedhjet parlamentare dhe atyre të organeve të qeverisjes vendore (p.sh., Armenia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia). Aktualisht, në tërësi, janë 11 shtete të Evropës ku në forma të ndryshme, kuota ose parimi i balancës gjinore është vendosur në ligj. Disa prej tyre kanë parashikuar kuota edhe në Kushtetutë, por shumica e kuotave janë parashikuar në ligjet zgjedhore dhe ato të barazisë gjinore. Kryesisht, këto vende kanë parashikuar kuota si për organet qendrore edhe për ato vendore, por ka edhe vende që kanë parashikuar vetëm kuota vendore (p.sh., Greqia). Duke analizuar këto ligje, konstatojmë variante të ndryshme të kuotës. P.sh., për shkak të gjuhës së përdorur, duket se kuotat janë vendosur herë si kuota për gratë (një përqindje minimum e grave kandidate në listat e partive politike); si kuota gjinore (parashikojnë një përqindje minimum të meshkujve dhe femrave kandidate); kuota gjinore neutrale (një përqindje minimum e gjinisë më pak të prezantuar), ose përfaqësim i barabartë i të dy palëve, kandidatë meshkuj dhe femra për zgjedhje. Mjaft vende, disa prej të cilave zënë vendet e para për përmbushjen e standardeve të përfaqësimit të barabartë gjinor, kanë kuota të parashikuara nga partitë politike (p.sh., Suedia, Danimarka etj.).

FLETA E FAKTEVE SESIONI 3

Page 23: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Përfaqësimi i barabartw gjinor Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike arrihet kur:

a) sigurohet përfaqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese;

b) sigurohet respektimi në mënyrë të njëjtë për secilën gjini i procedurave dhe kritereve të konkurrimit, gjatë emërimit në këto organe;

c) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve për zgjedhjet në organet përfaqësuese vendore;

ç) sigurohet përfshirja jo më pak se 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve të paraqitur nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;

d) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind të secilës gjini në organet administruese të procesit të zgjedhjeve qendrore dhe vendore. Sikurse konstatohet nga ky përkufizim, kuota gjinore nuk shtrihet vetëm në parlamentin apo organet zgjedhura vendore, por duhet të respektohet në të gjitha organet publike, të të tria pushteteve. Kuota është e detyrueshme edhe për organet që administrojnë procesin zgjedhor, pra komisionet zgjedhore. Me fjalë të thjeshta, sa më sipër do të thotë se përfaqësimi i grave në çdonjërin prej organeve duhet të jetë mbi 30%, ndërkohë që edhe burrat nuk mund të jenë me pak se kaq. Ky përfaqësim duhet të reflektohet në të njëjtën përqindje edhe në instancat drejtuese të këtyre organeve. KUOTA KOMBËTARE është kuota zgjedhore për Trupin e zgjedhur legjislativ, Kuvendin, sipas së cilës, asnjëra prej gjinive nuk mund të përfaqësohet më pak se “mbi 30%”. Kjo masë do të garantohet nga përfshirja në listat e kandidatëve të paraqitura nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga jo më pak se 30 për qind e secilës gjini. Kjo e fundit është sanksionuar edhe në Kodin zgjedhor të miratuar rishtazi ku theksohet se, për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. (shih: neni 67/5 i Kodit Zgjedhor). Refleksion: Ka një shpërpjestim midis Kuotës së parashikuar nga ligji për organin legjislativ dhe garancisë së parashikuar për realizimin e saj. Detyrimi i parashikuar nga Ligji për Barazinë gjinore për të përfshirë në listat e kandidatëve, jo më pak se 30% të secilës Gjini, është i pamjaftueshëm për të siguruar rezultatin e kërkuar nga ligji (mbi 30%).

Rregullat e Renditjes (rank order). Kodi zgjedhor ka parashikuar një formulë të posaçme për renditjen e personave sipas gjinive në listat zgjedhore të kandidatëve. Në pikën 5 të nenit 67 të tij, theksohet se, ...”për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”. Kjo do të thotë se e gjithë lista për çdo zonë zgjedhore duhet të ketë jo më pak se 30% kandidatë nga secila gjini dhe/ose jo më pak se 1 kandidat nga secila gjini në triplën e parë të emrave të secilës listë. Po të mbajmë parasysh mënyrën se si do të renditen emrat në listën e partisë, mund të arrijmë në konkluzionin mbi masën e rezultatit të sigurt të përfaqësimit gjinor. Veçojmë faktin se, ato paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete ose e partive të koalicionit në tërësi nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për partitë pjesëtare të koalicionit numri i kandidatëve për partinë nuk duhet të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rastin kur lista e kandidatëve të një partie për çdo zonë zgjedhore do të ketë jo më pak se 30% kandidatë nga gjinia femër dhe, jo më pak se 1 kandidat nga secila gjini në triplën e parë të emrave të secilës listë, atëherë në vlerë absolute, Kuvendi do të ketë të garantuara minimumi 24 deputete të zgjedhura nga dy partitë e mëdha 24, pra afërsisht rreth 17% të përbërjes së tij. Ky numër ka tendencë të jetë vetëm në rritje për shkak të përfaqësueseve gra që mund të vijnë nga partitë e vogla. Problemi që lind në këtë rast është se si do të zbatohet alternativa e dytë, pra kur subjekte zgjedhore hartojnë listat e kandidatëve për çdo zonë zgjedhore, me jo më pak se 30% kandidatë nga gjinia femër ose, jo më pak se 1 kandidat nga secila gjini në treshen e parë të emrave të secilës listë zgjedhore. Nëse do të bëjmë një interpretim literal të kësaj dipozite, duhet të arrinim në konkluzionin se çdonjëra prej partive ose koalicionit të partive, është e lirë të përmbushë vetëm njërin nga detyrimet, ose të hartojë një listë me jo më pak se 30% nga secila gjini, ose të hartojë një listë ku vetëm ndër tre kandidatët e parë të listës, 1 prej tyre të jetë nga secila gjini. Këtu ligjvënësi duket i paqartë se çfarë ka dashur të arrijë. Ai i ka dhënë subjekteve zgjedhore dy alternativa që kundërshtojnë njëra tjetrën. Për mendimin tonë, kjo nuk mund të realizohet në mënyrën se si është thënë, pasi, kuota gjinore me të paktën 30% është një detyrim ligjor që duhet zbatuar nga të gjitha partitë politike, si ato të mëdha edhe ato të vogla. Ato nuk mund t’i shmangen këtij detyrimi ligjor, duke hartuar një listë kandidatësh vetëm me një përfaqësues nga secila gjini në treshen e parë të listës. Nëse këtë

Page 24: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

alternativë do ta zbatonin partitë e mëdha, rezultati që do të arrihej do të ishte i padëshirueshëm, pasi do ta linte rezultatin e balancës gjinore vetëm në nivelin e 17% përfaqësuese gra në Parlament. Edhe në rastin kur subjekti zgjedhor do të zgjedhë alternativën e parë në përputhje me ligjin e barazisë gjinore, pa zbatuar asnjë rregull renditjeje, rrezikohet që kandidatet e gjinisë femërore të renditen në fund të listës, prandaj rezultati i balancës gjinore të mos përmbushë kërkesën e kuotës ligjore. Në këtë rast nuk ka fuqi as sanksioni i parashikuar në nenin 175 të Kodit zgjedhor, për sa kohë që një parti lejohet nga ligji të zgjedhë për të përmbushur Kuotën me rregulla rank order, ose pa ato. Sanksionet e zbatimit në bazë të ligjit Për barazinë Gjinore në Shoqëri, i referohen Partive politike, të cilat nëse shkelin dispozitat e nenit 15 të tij, paguajnë një gjobë deri në një të dhjetën e fondit shtetëror për financimin e fushatës zgjedhore, deri në ndreqjen e shkeljes. Pra, ky ligj, nuk ka parashikuar sanksione për subjekte të tjera që nuk e respektojnë kuotën, fjala vjen në pushtetin ekzekutiv apo gjyqësor, apo për organet e emërtesës që marrin pjesë në proceset e emërimit. Kjo ka ndodhur për faktin se ligji i ka konsideruar partitë politike si subjekte kyçe për zbatimin e këtij ligji, për të garantuar balancën gjinore në organet përfaqësuese qendrore dhe vendore. Ligji presupozon që partia politike do të përgjigjej në dy mënyra, së pari, përmes pagimit të gjobës dhe së dyti, përmes detyrimit për ta ndrequr shkeljen. Në mënyrën se si është formuluar dispozita mund të interpretohet se gjoba paguhet në mënyrë negative përmes ndalesës që i bëhet partisë politike në një shumë të barabartë me një të dhjetën e fondit shtetëror për financimin e fushatës zgjedhore (nuk është qartë dispozita nëse do të llogaritet fondi shtetëror në përgjithësi, apo ai që i akordohet partisë politike respektive). Kurse, pjesa e dytë e sanksionit, presupozon që kjo ndalesë do të qëndrojë në fuqi deri në ndreqjen e shkeljes. Kodi Zgjedhor. Në dispozitat e tij, Kodi i ri zgjedhor ka vendosur një sanksion të përcaktuar më mirë për partitë politike që nuk përmbushin kuotën zgjedhore në listat e kandidatëve. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja. KUOTA VENDORE. Detyrimi për të arritur një përfaqësim të çdonjërës prej gjinive jo më pak se mbi 30%, parashikohet edhe në nivelin vendor. Kjo do të realizohet përmes detyrimit ligjor sipas të cilit në listën e kandidatëve për zgjedhjet në

organet përfaqësuese vendore, duhet të sigurohet përfshirja mbi 30 për qind e secilës gjini. Rregullat e renditjes (rank order) për organet vendore. Këto rregulla janë vendosur nga Kodi Zgjedhor si vijon: Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini. Ky rregull na duket më i qartë dhe më i sigurtë për arritjen e balancës gjinore në rezultatet zgjedhore. Në rast se partitë politike nuk e përmbushin rregullin e mësispërm, atëhere Kodi Zgjedhor ka parashikuar një gjobë me një shumë prej 30 000 lekë për çdo zonë zgjedhore, si për partitë e mëdha edhe ato të vogla. Kjo masë me gjobë merret nga KQZ-ja. Por, nga Kodi zgjedhor nuk del shumë i qartë fakti nëse mospërmbushja e balancës gjinore në listat e kandidatëve çon në kthimin e listës për korrigjim, apo thjesht të shpie në dënimin me gjobë nga KQZ-ja. Pika 6 e nenit 67 vendos: “Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja. Mosrespektimi i kushtit të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, ndëshkohet sipas nenit 175 të këtij Kodi”. Ky formulim na bën të kuptojmë se kthimi që KQZ-ja i bën subjektit zgjedhor për korrigjimin e pikës 5 të këtij neni nuk është një masë absolute, pra nuk ka efekt bllokues, përsa i përket zgjedhjeve vendore. Subjekti, në rast të moskorrigjimit të listës në lidhje me respektimin e kuotës gjinore në listat vendore, dënohet me gjobë. KUOTA E PËRFAQËSIMIT NË ORGANET ZGJEDHORE, të cilat organizojnë, drejtojnë dhe menaxhojnë të gjithë procesin zgjedhor. Në kod janë parashikuar rregulla vetëm për dy nivele tw organeve Zgjedhore. KQZ përbëhet nga 7 anëtarë. Dy anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë; Këto subjekte propozuese, pra, partia më e madhe e Pozitës dhe ajo më e madhe e Opozitës përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini; Të gjitha kandidaturat e përzgjedhura në bazë të Kodit, i paraqiten Kuvendit për miratim. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor. Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës

Page 25: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë; anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të përcaktuara në këtë Kod. Sidoqoftë, 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini. KQV-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari. Ajo formohet sipas mënyrës dhe kritereve të këtij Kodi. Por, Kodi përjashton rregullin e kuotës si kusht për formimin e trupave të KQV-ve.

KUOTA GJINORE NË ORGANET E EMËRUARA Edhe organet publike të emëruara duhet të respektojnë kuotën. Ky detyrim buron qartë nga ligji. Por, është më e vështirë të gjesh mënyrat se si do të realizohet ky ligj në përmbushjen e kuotës së këtyre organeve. Kjo, për faktin se praktikat institucionale të emërimit apo të përzgjedhjes realizohen në mënyra të ndryshme. Sidoqoftë, ligji nuk i kundërvihet aspak parimit të cilësisë dhe të meritës. E vetmja ndërhyrje që ai bën në procesin e emërimit është parashikimi ligjor i nenit 22 të tij, i cili ka vendosur masat e veçanta të përkohshme në fushën e marrëdhënieve të punës. Në bazë të tij: për të siguruar përfaqësim të barabartë në fushën e marrëdhënieve të punës, nuk përbën diskriminim nëse shpallja për një vend të lirë pune deklaron parapëlqim për kandidatin e gjinisë më pak të përfaqësuar. Për të siguruar përfaqësim të barabartë në fushën e marrëdhënieve të punës, në procesin e përzgjedhjes për marrjen në punë, ngritjen në detyrë, zhvillimin e aftësive profesionale, kur kandidatët kanë rezultate ose nivele të barabarta, punëmarrësi i jep përparësi kandidatit të gjinisë më pak të përfaqësuar. Përveç sa më sipër mbetet të theksohet se emërimet në poste politike (ministra, shefat e kabineteve etj). duhet të kryhen duke mbajtur parasysh në mënyrë automatike kuotën gjinore. Në këto raste nuk ka ndonjë sanksion, prandaj kërkohet që titullari i emërtesës të ketë parasysh ligjin e barazisë gjinore dhe ta zbatojë atë vullnetarisht. Kjo vlen edhe për emërimet e gjyqtarëve prokurorëve etj., si dhe në rastet e përfaqësuesve të shqipërisë në subjektet ndërkombëtare.

Page 26: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TESTI MATËS I NJOHURIVE: LIGJI PER BARAZINE GJINORE DHE KODI ZGJEDHOR

FLETE E PUNES SESIONI 3

A

B

C

D

E

F

G

Si mund të përshkruani ose përkufizoni “”?

Klasifikoni më poshtë njohuritë tuaja

Cili është kuptimi i masave të veçanta dhe të përkohshme?

A e bëni dallimin midis barazisë reale dhe asaj thelbësore?

A njihni ligje që rregullojnë aspekte të barazisë gjinore ose që lidhen me këtë fushë?

Cilat janë rregullat që duhet të parashikojë Kodi Zgjedhor për vënien në jetë të kuotës Kombëtare.

Formula e posaçme për renditjen e personave sipas gjinive në listat zgjedhore të kandidatëve.

Ndaj kujt mund të vendosen sanksionet nëse nuk respektohet detyrimi i kuotës në listat e kandidatëve të subjekteve zgjedhore?

Sa lloj kuotash për përfaqësimin gjinor njihni ju?

Përgjigje:

Shumë pak Pak Mirë Shumë

mirë

Page 27: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KODI ZGJEDHOR

Neni 14

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së

1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e

KQZ-së sipas kësaj procedure: a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka

numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë;

b) subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën “a” të kësaj pike.

Subjektet propozuese të shkronjës “a” përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini;

c) kandidaturat e përzgjedhura sipas shkronjës “b” të kësaj pike i paraqiten Kuvendit për miratim;…..

Neni 29 Përbërja e KZAZ-së

1. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe

sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë;

b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në:

i) përzgjedhjen rastësore; ii) shpërndarjen e barabartë në territorin

zgjedhor; c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist

dhe propozohet nga partia, e cila

propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së; ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini.

Neni 36 Përbërja e KQV-së

1. KQV-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari dhe formohet sipas mënyrës dhe kritereve të nenit 29 të këtij Kodi për çdo lloj zgjedhjeje me përjashtim të shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 29 të këtij Kodi…

Neni 67 Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të

partive

--------- 5. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën

tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini.

6. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja. Mosrespektimi i kushtit të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, ndëshkohet sipas nenit 175 të këtij Kodi.

Dokumentet e kandidimit (Neni 72) 1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë

në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.

2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:

a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;

FLETE E INFORMACIONIT SESIONI 3

Page 28: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

b) emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;

c) deklarimin .....

Verifikimi i dokumentacionit (Neni 73) 1. KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja,

verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi apo mospërmbushje të kërkesave të Kodit Zgjedhor, ia kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Sanksionet në lidhje me barazinë gjinore Neni 175

Mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në fjalinë e fundit të pikës 6 të nenit 67 të këtij Kodi nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga KQZ-ja me 30 000 lekë për çdo zonë zgjedhore.

Page 29: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KUOTAT GJINORE: RASTE TË PËRVOJAVE TË VENDEVE TË TJERA Spanja Në Spanjë, gratë fituan më tepër se 1/3 e vendeve në Parlament, në zgjedhjet e vitit 2008. Faktorë të ndryshëm krijuan një klimë të favorshme për prezencën e grave në parlamentin spanjoll. Është vlerësuar se njëri prej tyre ishte sistemi proporcional i zgjedhjes së anëtarëve të Kongresit. Përveç sistemit elektoral, miratimi dhe implementimi vullnetar i kuotës gjinore në partitë politike të krahut të majtë, përbën shkakun më të rëndësishëm për feminizimin e parlamentit Spanjoll. Kuota zgjedhore për Parlamentin. Akti i Barazisë Gjinore (akti 3/2007, 22 mars) modifikoi ligjin elektoral dhe përfshiu parimin e pranisë së balancuar në këtë ligj. Ligji kërkonte që listat elektorale të partive të kishin ndër kandidatët një minimum prej 40% dhe një maksimum prej 60% për çdo gjini, për të gjitha zgjedhjet (të përgjithshme, rajonale, evropiane dhe lokale). Ky ligj u zbatua për herë të parë në zgjedhjet rajonale dhe lokale të majit 2007. Zonat me më pak se 5000 banorë ishin të çliruara nga këto detyrime. Por, parashikohet që në 2011, vetëm zonat me më pak se 3000 banorë nuk do të jenë të detyruara të zbatojnë dispozitat e këtij ligji. Partia Konservatore Spanjolle paraqiti kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar papajtueshmërinë me Kushtetutën të kuotave të detyrueshme. Në Janar të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese deklaroi se kuotat gjinore të parashikuara në ligj, janë kushtetuese.

Kuota kushtetuese dhe legjislative në nivel vendor. Kërkesat e kuotës janë trupëzuar edhe në legjislacionin rajonal të Spanjës. Nga marsi 2007, mjaft komunitete Autonome adoptuan kuotat për zgjedhjet rajonale, si Ishujt Balerik, Kastila- La Mancha, Andaluzia, dhe krahina Baske. Pritet që edhe të tjera komunitete autonome, të cilat janë aktualisht duke modifikuar kushtetutat e tyre (kështu quajnë ato statutet e autonomisë), do të vendosin gjithashtu kuotat ligjore. Sanksionet për moszbatim. Listat e partive që nuk përmbushin barazinë, nuk miratohen nga Komisioni Elektoral në nivel province. Partive u lihet një periudhë e shkurtër që të korrigjojnë listat e tyre. Pritet vetëm që komisionet përkatëse elektorale të kryejnë sa më mirë detyrat e tyre. Rregullat e renditjes (rank-order). Kuotat aplikohen jo vetëm në tërësinë e listës së partive, por gjithashtu, për çdo pesë poste. Nëse nr. i vendeve që zgjidhen, është më i vogël se pesë, atëherë lista duhet të ekuilibrohet me sa më shumë të jetë e mundur me 40-60%.

4. Franca

Kuota Kushtetuese për Parlamentin francez. Kushtetuta u amendua në vitin 1999 duke shtuar se “Ligji favorizon aksesin e barabartë të grave dhe të burrave për mandatet elektorale dhe funksionet e zgjedhshme”, si dhe faktin se ishin partitë politike përgjegjëse për të lehtësuar aksesin e barabartë. Ky amendament në Francë u quajt reforma e Barazisë.

FLETA E FAKTEVE SESIONI 3

Page 30: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Kuota zgjedhore për Parlamentin. Në vitin 2000, një ligj i ri zgjedhor (Ligji nr. 2000-493, dt. 6 Qershor 2000) sanksionoi se reforma e barazisë (50%-50%) duhet të zbatohej për të gjitha zgjedhjet që kryheshin mbi bazën e sistemit proporcional: zgjedhjet bashkiake për vendet me më tepër se 3500 banorë; zgjedhjet për senatorët që zgjidhen nga përfaqësimi proporcional; zgjedhjet vendore; zgjedhjet për Asamblenë e Korsikës etj. Gjithashtu, do të zbatohej për të gjitha balancat midis femrave dhe meshkujve për çdo parti në zgjedhjet legjislative kombëtare, të cilat kryhen mbi bazën e sistemit mazhoritar me dy raunde.

Artikulli 44 i kodit elektoral vendos se çdo francez, burrë ose grua i cilësuar si zgjedhës, mund të kandidojë dhe të zgjidhet, duke vendosur kështu, parimin e barazisë gjinore në këtë kod.

Rregullat e renditjes. Përsa i përket zgjedhjeve të këshilltarëve bashkiakë dhe anëtarëve të Këshillit të Parisit në komuna me më tepër se 3500 banorë, artikulli 64 vendos se në çdo listë, diferenca midis numrit të meshkujve dhe femrave që kandidojnë duhet të jetë jo më e madhe se një. Për më tepër, në çdo grup prej 6 kandidatëve sipas renditjes së listës, duhet të jetë një numër i barabartë burrash dhe grash.

Përsa i përket zgjedhjeve për senator, artikulli L.300, vendos që në çdo listë, diferenca midis numrit të meshkujve dhe femrave kandidatë, nuk duhet të jetë më e madhe se një. Për më tepër çdo listë formohet në mënyrë alternative nga kandidatët e të dyja gjinive.

Sanksionet ligjore për moszbatim. Ligji elektoral i vitit 2000, vendosi një dënim financiar për partitë ose grupimet politike që nuk respektonin balancën gjinore ndër kandidatët e paraqitur prej tyre. Fondet publike që një parti merrte nga Shteti do të reduktoheshin në përputhje me shtrembërimin e barazisë kur devijimi kalonte 2% të kandidatëve elektoralë. Kështu, p.sh., një parti që paraqet 49% gra dhe 51% burra nuk do të penalizohej, por nëse paraqiste 55% burra dhe 45% gra, do të penalizohej. Në nivel vendor autoritetet elektorale nuk do të pranojnë listat e partive politike që nuk përmbushin kërkesat e kuotës.

5. Sllovenia Kushtetuta e Sllovenisë u amendua në vitin 2004, duke vendosur bazën ligjore për masa pozitive në fushën e barazisë gjinore në të gjithë sistemin zgjedhor kombëtar. Ky amendament I artikullit 43 të Kushtetutës, u miratua nga Parlamenti në Korrik të vitit 2004 duke

theksuar: “Ligji duhet të vendosë masa për të nxitur mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, në kandidimin për trupat përfaqësuese qendrore dhe vendore”. Gjithashtu, në aktin “Për mundësi të barabarta për burrat dhe Gratë” në vitin 2002, u parashikuan bazat ligjore për: -Adoptimin e masave pozitive -detyrimin e Qeverisë që të respektojë parimin e pjesëmarrjes së barabartë gjinore, lidhur me formimin e kolektivave të punës, delegacioneve dhe emërimeve të përfaqësuesve të Qeverisë, ndërmarrjeve që ka në pronë dhe enteve të tjera publike. Kuota ligjore elektorale për Parlamentin. Akti për zgjedhjet e Asamblesë kombëtare (miratuar në vitin 2006), parashikon një minimum prej 35% përfaqësim gjinor; Nëse kjo nuk përmbushet komisioni elektoral duhet të rrëzojë listën. Në periudhën tranzitore, Akti parashikon që në zgjedhjet kombëtare që do të mbahen të parat pas hyrjes në fuqi të Aktit, përqindja minimum e kandidatëve për të dyja gjinitë mund të jetë 25%. Kuota ligjore në nivel vendor. Në vitin 2005 një ligj i ri elektoral vendosi 20% kuotën për zgjedhjet e vitit 2006. Kuota mund të rritet nga 30% për zgjedhjet e vitit 2010 dhe 40% për zgjedhjet e vitit 2014. Sanksionet ligjore për moszbatim. Rrëzimi i listave. Listat që nuk përputhen me parashikimet për kuotën shpallen të pavlefshme. Rregullat e renditjes. Në zgjedhjet elektorale: Çdo kandidat në vend të tretë duhet të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Page 31: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

MODULI I DYTË:

LOBIMI DHE AVOKATËSIA PËR RRITJEN E

PJESMARRJES SË GRAVE NE POLITIKE

Page 32: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TRAINOJMË SË BASHKU Ky modul synon të përcaktojë disa orientime kryesore, strategji dhe taktika, për të realizuar avokatinë dhe lobimin për gratë që dëshirojnë të bëhen pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes. Objektivi: Objektivi i këtij manuali është t’u japë pjesëmarrësve një kuptim të qartë të avokatisë dhe lobimit për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në vendimmarrje. Ai është një ndihmë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme politike ose të atyre vendore. Manuali është një mjet për të ndihmuar gratë avokatuese dhe lobuese se si të jenë sa më frytdhënëse në mbështetjen e tyre dhe se si të arrijnë sa më shumë rezultat. Manuali është gjithashtu një instrument i rëndësishëm edhe për traineret dhe trainerët që punojnë në këtë fushë. Udhëzime për Trainerin Në fillim të seancës së trainimit traineri duhet të sigurohet se të gjitha materialet përkatëse janë të disponueshme për çdo pjesëmarrëse. Për programin e trainimit dhe të përmbajtjes kryesore të materialeve mund përdoret edhe Power Point, por kjo varet nga zona ku kryhet trainimi dhe nga niveli i përgatitjes së pjesëmarrësve. Sugjerohet se, nëse trainimi, për shembull, do të zhvillohet me gra dhe

burra në zonat rurale, Power Point-i mund të krijojë një lloj pengese në perceptim dhe të vendosë distancë mes trainuesit dhe pjesëmarrësve në trainim. Trainuesi duhet ta njohë shumë mirë çështjen, mundësisht të jetë një eksponent/e i avokatisë dhe lobimit. Ai/ajo duhet të sigurohet që pjesëmarrësit të kenë kuptuar informacionin, duke marrë reagimet e tyre. Seanca e parë e këtij trainimi duhet të përmbajë edhe spjegimin se çfarë është avokatia dhe lobimi, në veçanti për pjesëmarrjen e grave në politikë. Nuk është asnjëherë e tepërt të theksohet dhe të përshkruhet situata aktuale e numrit të ulët të grave në vendimmarrje apo në politikëbërje, edhe sikur pjesëmarrëset/it të jenë mjaft të përgatitur. Theksimi i numrit të ulët rifreskon idetë dhe nxit veprimtarinë. Mund të përdoren teknika të ndryshme për të testuar nivelin e përgatitjes si: pyetje në fletën e madhe,(flip/chart) nxitje debati, prezantim pjese filmi, dokumentarë, spote, tabela me të dhëna, etj. Eshtë mirë që: t’u jepet pjesëmarrësve mundësia të bëjnë pyetje mbi informacionin që u është dhënë, të nxitet diskutimi nga të gjithë pjesëmarrësit, duke u kërkuar të shprehin këndvështrimet e tyre mbi çështjen në përgjithësi.

SESIONI 4

Page 33: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

SITUATA E PJESËMARRJES SË GRAVE NË POLITIKE DHE VENDIM-MARRJE Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë në botë, por ato nuk kanë aspak gjysmën e fuqisë dhe gjysmën e pozitave të burrave. Ato nuk janë të barabarta me burrat, veçanërisht në vendimmarrje dhe në politikbërje. Gratë, në të gjithë botën, janë pak të përfaqësuara në këto dy sektorë të rëndësishëm të jetës; mbajnë pak vende në parlamente dhe pak poste udhëheqëse në partitë politike, në krahasim me burrat. Ndërkohë që ato janë të pranishme, në përqindje të lartë, në fushat e legjislacionit (notere, avokate, juriste, prokurore), në mjekësi, në arsim, në sistemin bankar etj. Por, pavarësisht nga kjo prani e ndjeshme dhe e dukshme, ato janë pak të përfaqësuara në role drejtuese. Kjo situatë ka shpjegime të ndryshme, historike, shoqërore, kulturore e politike. Historikisht pushtetin e kanë mbajtur burrat, për këtë arsye gratë kanë fare pak përvojë në drejtimin e shtetit dhe të ndërtimit të politikave. Shoqërisht, ky pushtet i kontrolluar nga burrat është pranuar nga shoqëria njerëzore si një e drejtë e pakthyeshme, madje duke hartuar ligje dhe duke vendosur rregulla të rrepta penguese dhe diskriminuese. Kulturalisht, shumica e popujve, pavarësisht nga origjina, feja apo traditat e ndryshme, ka mbështetur në shekuj epërsinë e burrave në strukturat me autoritet. Politikisht, burrave u ka interesuar fort kjo kulturë dhe ky mentalitet shoqëror për të ruajtur dhe për të ushtruar pushtetin e tyre të paprekur.

Ata kanë krijuar strategji, taktika, struktura dhe politika të shumta për ta ruajtur këtë pushtet të tyrin. Ndryshimet rrënjësore dhe cilësore kanë ndodhur vetëm në shekullin e 20-të, kur në shumë vende të botës, kjo situatë ndryshoi me: të drejtën e votës së grave, arsimimin e tyre, pjesëmarrjen në jetën ekonomike dhe shoqërore. U arrit fare pak në pjesëmarrjen në politikë dhe në vendim marrje. Dhe, megjithëse gratë sot kanë të drejtë vote dhe të drejtën të punojnë e të drejtojnë zyra e departamente të ndryshme, përjashtimi i tyre nga politikat është ende shumë i dukshëm. Të drejtat formale janë fituar, por gratë janë ende të nënpërfaqësuara në parlamente dhe pozita të tjera udhëheqëse nëpër botë. Ende ka mekanizma joformalë që e përjashtojnë gruan nga pushteti. Në parlamentet e botës gratë mbajnë mesatarisht vetëm 17 % të 180 shteteve, (Shifra për 2007, Unioni ndërparlamentar).Në të njëjtën anketë vetëm 19 shtete kanë një përfaqësim të femrave mbi 30 % në parlament dhe 60 shtete kanë mbi 20 % gra në parlament. 120 parlamente të botës kanë më pak se 20 % anëtare gra. Mes liderëve botërorë, gra janë më pak se 5%. Kriteret për të garuar në politikë përcaktohen kryesisht nga njerëzit që e zotërojnë pushtetin, pra nga burrat. Për këtë arsye, përgjithësisht cilësitë e drejtimit

FLETA E FAKTEVE SESIONI 4

Page 34: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

u janë atribuar meshkujve dhe në këtë mënyrë burrat perceptohen si liderë ose vendimarrës më të mirë se sa gratë. Gratë nevojiten në politikë, se ne jetojmë në një shoqëri me ndarje gjinore dhe se gratë, ashtu si burrat, kanë përqasjet e tyre të ndryshme në zgjidhjen e problemeve. Nëse ne e konsiderojmë të rëndësishme përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve dhe duam që të dëgjohen të gjithë njerëzit dhe të vlerësohen përvojat e tyre, atëherë gratë mund të sjellin çështje të rëndësishme dhe përvoja të tjera të reja në politikë. Ushtrime: Kërkoni nga pjesëmarrëset të sjellin fakte për zonën e tyre (bashkinë, komunën): - Vendet në parlament; numri i grave në parlament - Anëtare të Kabinetit; (Ministra): femra ministër - Vende në komunitet’in lokal, këshillin e bashkisë, këshillin komunal; numri i grave - Gra anëtare në Gjykatën e Lartë, në KLD, në Shoqatën e Juristave, etj. - Gra kryeredaktore dhe përgjegjëse redaskie - Gra drejtuese të bizneseve Çfarë tregojnë këta numra në lidhje me shtetin dhe barazisë gjinore në atë shtet? Nuk duhet anashkaluar lidhja ndërmjet barazisë gjinore dhe demokracisë. Gratë, siç përmendet paprerë, përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe, nëse shumica e qytetarëve nuk kanë të drejta të plota politike, shoqëria nuk mund të quhet demokratike. Me demokraci nënkuptohet qeverisja e të gjithë qytetarëve, prandaj nuk mund të përjashtohet nga vendimmarrja gjysma e popullësisë.

Ushtrim: Çfarë nënkuptojmë me barazi gjinore? Pyetje për diskutim: Përcaktoni si duhet të jetë një shoqëri me “barazi gjinore”. Sa e pranishme është barazia gjinore në qytetin, komunën, bashkinë tuaj? Vini re: si do jetë shkallëzimi i përgjigjes, sipas zonave? Pyetje: Si i përcaktoni mundësitë dhe aftësitë tuaja për t’u zgjedhur ju vetë në pushtetin vendor dhe atë shtetëror? Në parlament?

Page 35: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

PJESËMARRJA E GRUAS NË ZGJEDHJET QENDRORE DHE ATO LOKALE NË SHQIPËRI Arsyet e pjesëmarrjes së ulët janë të shumta. Mes tyre mund të përmendim stereotipin mashkullor, mjedisin e ashpër politik dhe mediatik, mentalietin, kulturën mashkullore të shoqërisë shqiptare, mosndërgjegjësimin e vetë gruas për rolin e saj në shoqëri dhe në politikë e vendimmarrje Çdo parti politike, megjithatë, ka ngritur Forumin e Gruas. Këto forume u ngjajnë levave të partisë së dikurshme të punës, janë tepër të varura në vendimmarrje nga kryesia e partiesë, nuk shquhen për prodhim politikash brenda tyre, por ekzistenca e tyre është ende shumë e nevojshme për t’u përdorur gjatë procesit të avokatisë. Ka qenë i rëndësishëm, për shembull, lobimi i këtyre forumeve me organizatat e pavarura të grave, me grupin e grave të parlamentit shqiptar për realizimin e kuotës 30%. Ky rezultat është një shembull konkret i suksesit të një procesi avokatie dhe lobimi. Përcaktimi në kodin zgjedhor i kuotës për pjesëmarrjen e grave është një hap i madh historik drejt demokratizimit të jetës në Shqipëri. Ai do të sjellë padyshim një numër më të madh grash në Kuvend dhe do të shërbejë për shtysë e grave të tjera që të futen në politikë në të ardhmen.

Duhet pohuar se vitet e fundit është rritur numri i grave në pozicionet dytësore të vendimmarrjes, siç janë ato të zëvendësministrit, sekretarit të përgjithshëm, drejtorit të departamentit, shefit të kabinetit apo përfaqësimi i saj në diplomaci, në dogana etj. Kjo, sigurisht ka ardhur për shkak të aftësive dhe kualiteteve të mjaft prej këtyre grave, përpjekjeve të lëvizjes së gruas për të ndërgjegjësuar opinionin politik, publik dhe atë ndërkombëtar mbi deficitin demokratik në Shqipëri, përpjekjeve të tyre për të avokatuar nevojat dhe të drejtat e saj, si dhe për të negociuar me lidershipin e partive parlamentare shqiptare për të vënë kuotën në statutet e partive dhe listat elektorale, përpjekjeve të tyre për të prezantuar ligje dhe amendamente për përmirësimin e statusit të gruas. Në tabelën e mëposhtme paraqitet në përqindje anëtarësia e grave në partitë kryesore shqiptare, sikurse edhe përqindja e pjesëmarrjes së tyre në strukturat drejtuese (organet drejtuese të partisë).

SESIONI 5

Page 36: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Kjo tabelë daton vitin 2005.

Partitë Politike

Anëtare në %

Anëtare në strukturat

e larta drejtuese

Total %

Gra %

Total Gra %

Partia Socialiste 100 14 119 12 10.1

Partia

Demokratike 100 15 121 21 17.3

Partia Social-

Demokrate 100 13 99 14 14.1

Partia

Demokracia e Re 100 16 131 13 9

Partia

Republikane 100 9.5 25 3 12

Partia e të Drejtave të

Njeriut 100 35 65 8 12

Sot këto përqindje kanë ndryshuar ndjeshëm. Partia socialiste e ka ngritur mjaft përqindjene grave në organet drejtuese, me synimin për të arritur 50%, partia socialdemokrate është 20%, partia demokratike nuk ka lëvizur shumë nga përqindja e vitit 2005. etj. Megjithatë ky ndryshim, I ndodhur vetëm në katër vjet, tregon se avokatia dhe lobimi mbi barazinë gjinore dhe pjesëmarrjene gruas në politikë ka dhënë frytet e veta. Në zgjedhjet e datës 3 korrik për Kuvendin e Shqiperise, në 100 zona zgjedhore u regjistruan gjithsej 1235 kandidatë, nga të cilët 101 kandidate ishin gra. 99 kadidate përfaqësonin 21 parti politike dhe 2 ishin kandidate të pavarura. Pra, vetem 8.17 % e numrit të përgjithshme të kandidateve ishin gra. Në 100 zona, vetëm 62 zona kishin edhe kandidate gra. Në 62 zonat zgjedhore që kishin edhe kandidate gra, kishte zona me vetëm 1, 2, 3, 4, madje edhe 6 kandidate gra në të njëjtën zonë. Konkretisht: Tab.1 Zona zgjedhore me 1, 2, 3,4, 6 gra kandidate në të njejten zonë:

Nr. I kandidateve gra në të njejten zonë

zgjedhore

Numri total i zonave zgjedhore

1 36 zona

2 20 zona

3 4 zona

4 2 zona

Nga kjo analizë është e qartë se për zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005,

përpjekja për të nxitur një koordinim mes forumeve politike të grave për të mos vendosur më shumë se një grua në të njëtën zonë zgjedhore, ka dështuar. Nese krahasojmë partitë e majta me ato te djathta në drejtim të numrit të grave kandidate e zonat zgjedhore rezulton se: Tab. 2 Raporti mes te Majtes dhe te Djathtes

Spektri Politik

Numri i grave kandidate

%

Spektri i majte

54 94.7 %

Spektri i djathte

3 5.3 %

Parlamenti Shqipetar perbehet nga 140 deputete, vetem 10 prej tyre jane gra

Ushtrim: Çfarë tregojnë këta numra në lidhje me shtetin dhe barazisë gjinore në atë shtet? Por, në fund të vitit 2008, avokatia dhe lobimi i grave në politikë, i koalicionit të grave, i shoqërisë civile në përgjithësi dhe i presionit ndërkombëtar, bëri të mundur që, pas aprovimit të ligjit “Per barazi gjinore në shoqërinë shqiptare” ku përfshihej kuota e përfaqësimit 30% e grave, kjo kuotë të kalonte edhe në Kodin Elektoral. Sipas këtij Kodi, çdo parti politike është e detyruar të përfshijë në listat elektorale 30% candidate gra. Në çdo treshe të parë të listës, duhet të jenë të përfaqësuara të dy gjinitë. Problemi: Meqënëse ishte e pamundur që çështjes t’I shkohej deri në fund, pra që të kishte në çdo tre emra përfaqësim të të dy

Deputete Gra

Page 37: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

gjinive, u la vetëm treshja e parë. Kjo mund të sjellë një përfaqësim më të ulët se sa 30% në parlament. Për këtë arsye, për të rritur numrin dhe pozicionin e grave në politikëbërje dhe në vendimmarrje, për të ushtruar presion mbi partitë që të zbatojnë ligjin, është shumë e rëndësishme avokatia dhe lobimi. Ushtrim: Sa e njohim ligjin mbi barazinë gjinore? Po Kodin Elektoral të vitit 2008? Po formulën e tre emrave? Trainuesi/ja, në rast të painformimit të pjesëmarrësve, I kushton një seancë më vete informacionit të ri mbi zhvillimet legjislative, lidhur me përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Ushtrim: Çfarë nënkuptojmë me barazi gjinore? Pyetje për diskutim: Përcaktoni si duhet të jetë një shoqëri me “barazi gjinore”. Sa e pranishme është barazia gjinore në qytetin, komunën, bashkinë tuaj? Vini re: si do jetë shkallëzimi i përgjigjes, sipas zonave? Pyetje: Si i përcaktoni mundësitë dhe aftësitë tuaja për t’u zgjedhur ju vetë në pushtetin vendor dhe atë shtetëror? Në parlament?

Page 38: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

VËSHTIRËSITË DHE PENGESAT PËR PËRFSHIRJEN E GRAVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE Burrat kanë një përvojë të gjatë historike në drejtimin e shtetit dhe në hartimin e politikave. Gratë nuk e kanë këtë përvojë. Burrat janë shumë solidarë me njeri tjetrin për të ruajtur pushtetin e tyre. Ata përpunojnë strategji dhe taktika që të mos e humbasin këtë pushtet ose të mos e kufizojnë. Njerëzit në pushtet shpesh punësojnë njerëz të ngjashëm me ta, për të punuar me ta. Në këët mënyrë ata vazhdojnë ët riprodhojnë modelin e tyre. Njerëzit në pushtet i përcaktojnë ata vetë kriteret se si duhet të jenë pushtetarët. Zakonisht këto kritere (aftësi) u atribuohen meshkujve. Si rjedhojë modeli i liderit politik ose administrative është ai mashkullor. Hapësirat e vogla për gratë në media, veçanërisht në kohën televizive gjatë fushatave elektorale. Mungesa e përpjekjeve të partive politike për të integruar gratë në strukturat e tyre partiake apo për të zgjedhur kandidate gra.. Presioni që ushtrohet nga burrat ndaj grave në zonat rurale për të votuar njëkohësisht në kabinë, që t’ju detyrojnë votën I ashtuquajturi “votim familjar.” Papunësia e grave - më e lartë se e burrave. Ushtrimi i dhunës ndaj grave i vendos ato vazhdimisht në satusin e victimës dhe jo si qënie të barabarta e të forta për të konkuruar. Mungesa e strategjive dhe programeve gjinore në partitë politike. Mungesa e fondeve për veprimtarinë e grave brenda partive. Pse duhet gratë të jenë të përfaqësuara në politikë dhe vendimmarrje?

Ka tri arsye kryesore: Së pari, është provuar se vendet në të cilat gratë kanë një pjesëmarrje në jetën politike më të ulët se 30 për qind, kanë më shumë pabarazi, janë më pak përfshirës dhe më pak demokratikë. Së dyti, gratë përfaqësojnë interesa të ndryshëm nga burrat. Pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë në strukturat vendimmarrëse ndikon në përparësinë e çështjeve që nuk janë të specifikuara nga burrat. Si për shembull çështjet sociale, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e gruas dhe fëmijëve pas divorcit ose pas bashkëjetesës, etj. Së treti, pjesëmarrja e grave në jetën politike dhe vendimmarrje përmirëson ndjeshëm nivelin e qeverisjes. Si mund te rritet pjesemarrja e gruas ne jeten politike dhe vendimmarrese? Një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe strukturat vendimmarrëse janë kuotat. Aprovimi i kuotës 30% edhe në Kodin Elektoral, që u bë e mundur gjatë fundit të vitit 2008, do të rrisë patjetër të numrit të grave në Kuvend apo në strukturat vendimmarrëse në nivel lokal. Një tjetër mënyrë do të ishte rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare, se pjesëmarrja aktive e grave në politikë sjell vlera të reja në jetën politike, forma të reja të trajtimit të nevojave të shoqërisë. Ajo ndikon në rritjen e solidaritetit e të barazisë dhe ndihmon në ndërtimin e një shoqërie më demokratike e më paqësore. Po ashtu, trajtimi i diskriminimit me bazë gjinore në politikën shqiptare duhet të shihet jo si një problem shqetësues vetëm për gratë, por edhe si një paaftësi e partive politike dhe më gjerë, si paaftësi e të gjithë shoqërisë shqiptare.

FLETE E INFORMACIONIT SESIONI 5

Page 39: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KUPTIMI DHE RËNDËSIA E AVOKATISË NË MBËSHTETJE TË PJESËMARRJES SË GRAVE DHE VAJZAVE Çfarë do të thotë termi “avokati” Termi avokati-a është i gjerë dhe mund të përfshijë shumë përcaktime të ndryshme, varet se përse do t’ju shërbejë në qëllimet tuaja. Fjala avokati rrjedh nga një term legal, por në përgjithësi përcaktohet si veprim në mbështetje të dikujt ose në përkrahje të një rasti. Ajo është e rëndësishme, sepse është një mënyrë për të arritur të drejtat që na takojnë në shoqëri, për veten tonë dhe për të tjerët. Në rastin tonë avokatia është një proces që duhet realizuar për të ndryshuar situatën e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje dhe në politikë bërje, si e drejtë e tyre, për të mos u përjashtuar, por t’u përfshirë. Avokatia është pjesë e demokracisë. Avokatia udhëhiqet kryesisht nga shoqëria civile, në mënyrë që të ndikohen politikat qeveritare. Avokatia përforcon ndikimin e shoqërisë civile në vendimmarrje dhe në ndërgjegjësimin e njerëzve për të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë si qytetarë. Avokatia, si metodë përdoret edhe nga partitë politike, për të mobilizuar shumicën për propozime etj.

Ja disa përcaktime se si duhet të jetë avokatia, në rastin tonë, në mbështetje të përfshirjes së grave në politikë dhe vendimmarrje:

• Avokatia duhet të jetë e pavarur. • Avokatia duhet të jetë qartësisht në

anën e personave ose shtresës së diskriminuar.

• Avokatia duhet të fokusohet në të drejtat bazë të njeriut, në interesin e grave që janë të përjashtuara nga përfshirja në politikë dhe vendimmarrje.

• Avokatia duhet të ketë një bazë shumë të qartë të drejtësisë shoqërore dhe të përfshirjes së plotë të burrave dhe grave në proceset shoqërore e politike.

• Avokatia kërkon drejtësi. • Avokatia kërkon dhe mbështet barazinë

mes burrave dhe grave. • Avokatia duhet ta zvogëlojë konfliktin e

interesit. • Avokatia nuk është mbështetje

personale dhe nuk i shërben vetëm individit.

SESIONI 6

Page 40: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Raste të mbështetjes individuale: -Kur të tjerët kanë detyrime ndaj jush dhe nuk i përmbushin. -Kur të drejtat tuaja janë injoruar ose dhunuar. Përse është e rëndësishme avokatia: Avokatia, në rastin tonë të grave – është e rëndësishme, sepse gratë janë të e rëndësishme. Megjithë përparimin e shoqërisë përsa i përket rolit të gruas në shoqëri, vazhdon të ekzistojë përjashtimi nga pozicionet drejtuese në administratë dhe parlament, në poste drejtuese në të gjithë sektorët, mosbesim dhe moskuptim e mospranim i vlerave të tyre.

Gratë, si çdo qënie tjetër njerëzore, duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat!

Ja dhe disa raste të tjera kur avokatia është shumë e rëndësishme: Avokatia mund të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të partive politike, përsa i përket pjesëmarrjes së grave në politikë. Avokatia mund të ndryshojë qëndrimet dhe mentalitetet frenuese të shoqërisë, të komunitetit. Avokatia mund të sigurojë që zëri juaj të dëgjohet. Mund të sigurojë informacione dhe fonde mbështetëse. Avokatia ju ndihmon të keni në kontroll situatën. Avokatia nxit transparencën në vendimmarrje dhe në vendimet politike të partive. Bën të mundur njohjen në shkallë të gjerë të të drejtës së grave për përfshirje të barabartë në politikë dhe vendimmarrje. Nxit gjithashtu ndryshime pozitive në strukturat drejtuese të partive, duke përfshirë më shumë gra në to. Mos të harrojmë: avokatia është e rëndësishme, sepse ne jemi të rëndësishme! Çfarë është një avokatues/e? Një avokatues/e është dikush që avokaton për një çështje, në të mirë të një personi ose të një grupi. Në rastin tonë të grave, avokatuesja e çështjes së përfshirjes së grave në politikë njëkohësisht avokaton edhe për veten e saj, sepse mbron një çështje që i takon edhe asaj, që e prek edhe atë.

Ja disa role dhe përgjegjësi që duhet të ndërmarrë një avokatues/e: -Të flasë në të mirë të çështjes, shpesh të ndihmojë që gratë kandidate të flasin për veten e tyre. -Avokatuesi/ja ndihmon që grupi i interesuar të identifikojë çfarë është më e mirë në mbështetje të çështjes së tyre. -Avokatuesja/i mund të ndihmojë të merret informacioni i duhur dhe ta përdorë në të mirë të çështjes. -Avokatuesja/i mund të ndihmojë gratë kandiduese të sfidojnë njerëzit që shprehin mosbesim ndaj tyre apo që i trajtojnë pa respekt. -Avokatuesja/i i ndihmon gratë të përcaktojnë se ku janë pikat e tyre më të forta dhe u ofron ndihmë në sectorët ku ato mund ta kërkojnë atë. Eshtë me vlerë të theksohet se, ndërkohë që detyrat e mësipërme janë të avokatueses/it, ato gjithashtu dëshmojnë se avokatuesja/i e beson forcën e saj (apo të tij). Duke identifikuar dhe duke përdorur forcën e vet, shpaloset një talent në këtë fushë dhe krijohet një ndjenjë përparësie dhe suksesi. Asnjëherë avokatueset/it nuk duhet të ngurrojnë të kërkojnë ndihmë. Kërkesa për ndihmë nuk është dobësi, por forcë. Cilat janë disa mënyra të ndryshme avokatie?

• Ekzistojnë tri forma kryesore të avokatisë:

• Avokatia individuale, • Avokatia sistematike • Vetëavokatia.

Avokatia individuale është atëhere kur avokatuesja/i i përqëndron përpjekjet e saj/tij vetëm tek një ose dy persona. Në këtë rast avokatuesja/i mund të jetë anëtar/e e një organizate, mik/e, familjar/e ose vullnetar/e. Kjo lloj avokatie i drejtohet disa nevojave specifike apo disa rrethanave të një individi. Avokatia Sistematike është kryesisht e përqëndruar për të ndikuar dhe për të ndryshuar një sistem të caktuar (në rastin tonë për të ndikuar përfshirjen e grave në politikë dhe për të ndryshuar sistemin pengues). Ky sistem mund të jetë legjislativ, mund të ushtrojë politika dhe praktika të ndryshme. Ndryshimi duhet të jetë i tillë që gratë të përfitojnë si shtresë. Avokatia Sistematike duhet të inkurajojë ndryshime rrënjësore në ligje, politikëbërje, qeveri, po edhe në qëndrimet e sjelljet e komunitetit. Kjo formë e avokatisë zakonisht nuk e përfshin në proces avokatinë individuale, sepse ajo mund të shkaktojë konflikt interesi me burimet e siguruara për të avokatuar në përgjithësi.

Page 41: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Vetëavokatia është e ngjashme me Avokatinë Individuale, përveçse ndërmerret nga një grup ose nga një person në interes të vetvetes. Këta njerëz ndajnë me njeri tjetrin të njëjtat interesa dhe nevoja. Në rastin tonë, ne mund të ndërthurim interesat e grave kandidate për t’u përfshirë në politikë me interesin e për gjithshëm të grave që bëjnë Avokati Sistematike, në mbështetje të çështjes së përfshirjes së grave në politikëbërje dhe vendimmarrje. Si përfundim, mund të përsërisim një shprehje të njohur për avokatinë: “Të jesh avokatues/e, duhet të njohësh mirë tri gjëra: vetveten, ata për të cilët po avokatoni dhe sistemin me të cilin po punoni.”

Page 42: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

LOBIMI DHE AVOKATESIA Avokatia dhe lobimi janë veprimtari që përfaqësojnë dhe që nxisin nevojat e grupeve të veçantë në arenën politike dhe shoqërore. Një grup i tillë janë gratë, të cilat mund të bëjnë presion kolektiv ndaj liderave të partive për reforma legjislative, të cilat duhet të mbrojnë të drejtat e grave, të zgjidhin shqetësimet e tyre. Qëllimi i grupeve të avokatisë dhe i lobistëve është të sigurojnë se publiku, sëbashku me politikanët, duhet ta kuptojnë dhe ta mbështesin kauzën e tyre, që ajo të fitojë forcë dhe besueshmëri. Që të drejtat e grave të sigurohen (në rastin tonë e drejta e përfshirjes në politikë dhe vendimmarrje) kërkon:

- Krijimin e koalicioneve - Sigurim fondesh - Edukim qytetar - Ndërgjegjësim - Lidere/a, që ta shpien përpara lëvizjen.

Por, nëse qëllimet e avokatisë dhe të lobimit janë të ngajshëm me njeri tjetrin, proceset janë krejtësisht të ndryshëm. Avokatia e përdor dhe e ushtron pushtetin që ka për të ndikuar ndaj një aksioni politik. Ajo vë në jetë metoda të tilla si manifestimet, fushatat publike dhe edukimin qytetar dhe kështu avokatia mund të shndërrohet në një nga misionet kryesore edhe të agjencive ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare, që kërkojnë të influencojnë vendimamrrësit në shkallë globale dhe kombëtare. Gratë, shpesh në të gjithë botën organizohen për qëllime avokatie, duke shfrytëzuar forcën e tyre kolektive për të ndikuar në legjislacion, në politikat zyrtare dhe në programet qeveritare. Kurse lobimi më tepër kërkon të ndikojë tek qeveritarët dhe liderat politikë. Lobistët përpiqen të lëkundin politikëbërësit dhe ligjvënësit për të adresuar çështje të veçanta, shpesh duke paraqitur vetë projektligje apo koregjime ligjesh. Veprimtaria lobiste mund të realizohet edhe përmes takimeve private, por edhe me manifestime dhe fushata publike...

Si të lobojmë dhe si të avokojmë për të rritur numrin e grave në politikë dhe në vendim marrje?

- Të krijohen lista të sakta të numrit të grave të propozuara për këshillat bashkiake apo atyre të komunave.

- Analiza të mossuksesit, ndryshim i strategjive jo funksionuese.

- Operacione dhe aksione konkrete, në mënyrë që, jo vetëm të ndërgjegjësojnë opinionin publik për situatat aktuale, por dhe të promovojnë opcione të reja, që u hapin rrugë konkurencës së vlerave, oportuniteteve të barabarta si burrave dhe grave, madje, edhe konkurencë mes vetë grave.

- Të ndalet “rjedhja” e grave nga partitë politike, të cilat largohen për shkak të mosvlerësimit dhe mos vendosjes në poste drejtuese. Përdoren vetëm për punë dhe militantizëm.

- Të kihen në qendër të vëmendjes ndërhyrjet dhe politikat që reduktojnë pabarazinë.

Instrumentat ndërkombëtarë: Bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare si UNDP, UNIFEM, UNOPS, Zyra e EU dhe KE në Tiranë, të cilët mbështesin pa rezerva standartet e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave. Bashkëpunimi me organizatat e grave perëndimore, për shkëmbim përvoje. Përdorimi I Konventave të Ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar si CEDAW, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, ligji per Barazine Gjinore, etj, për të ushtruar presion mbi partitë politike.

FLETA E FAKTEVE SESIONI 6

Page 43: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

HAPAT QE MUND TE NDIQEN PER LOBIM DHE AVOKATESI Për një lobim dhe avokati sa më të frytshme, nevojiten hapat e mëposhtëm: Strategjia afatgjatë: Rritja e nivelit përfaqësues të grave në politikëbërje dhe vendimmarrje, në nivel kombëtar dhe lokal. Strategjia afat shkurtër Zbatimi i kuotës 30% të aprovuar në Kodin Elektoral Taktikat dhe praktikat Krijimi i rjeteve me aktorët kryesorë në të tre sektorët: parlament, qeveri, sektor privat dhe shoqëri civile Krijimi i mundësive për gratë që të marrin sa më shumë pozita, deri në nivelin më të ulët Koordinimi i veprimeve në rjet Instrumentat e avokatisë që përdoren për të ndikuar në komunitet:

- Presioni - Denoncimi i politikave diskriminuese - Publikimi dhe propagandimi I

praktikave pozitive - Vënia në dukje e vlerave (tiparet dhe

cilësitë pozitive të grave në drejtim dhe administrim)

- Të mos punohet me synime të paqarta. Dialogu Dialogu është i përshtatshëm vecanërisht, kur përballemi me vendimarrësit. Kërkohet përgatitje e fortë dhe argumenta. Mobilizimi Qellimi i mobilizimit është të grumbullojë sa më shumë njerëz që të luftojnë për të njëjtin qëllim.

Përballja Përballja mund të jetë një mënyrë e rëndësishme avokatie, nëse dështojnë përpjekjet e tjera. Por, përballja nuk jep gjithnjë rezultat, sepse është mënyrë ekstreme. Diskutimet e qarta, të qeta janë më shumë të efektshme sesa përballjet, si: demonstratat, denoncimi publik. Ushtrim: Pjesëmarrësit ndahen në grupe nga 5-6 njerëz, burra dhe gra. Të dy palët duhet të negociojnë një kuotë të caktuar në partitë e tyre (ose për këshillin bashkiak e komunal) Ata duhet të diskutojnë synimet dhe alternativat e tyre, të sjellin argumentat. Në tabelë listohen argumentat e të dyja palëve dhe gjenden pikat e përbashkëta. Ushtrim: Pjesëmarrësit ndahen në dy grupe: avokuesit/et dhe gratë kandidate (për parlament etj). Detyra e avokuesve është që t’u ngrejë kapacitetet. Në tableë shënohen taktikat e ndryshme të bashkëpunimit mes avokuesve dhe kandidateve. Vini re: cilat janë pengesat kryesore? Ushtrim: Cilat janë avokatitë “e buta” dhe “të vështira”? (të butat – dialogu, takimet, lobimi, tryezat e rrumbullakta, sloganet, përdorimi i spoteve në media. Të vështirat: manifestimet, demonstratat kundër vendimmarrësve dhe ligjvënësve, etj.) Pyetje: A mund të përdoret “avokatia e vështirë” për të arritur te “avokatia e butë” dhe si?

FLETE E PUNES SESIONI 6

Page 44: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

PERCEPTIMI I PUBLIKUT PËR PJESËMARRJEN E GRAVE NË ZGJEDHJE NË SHQIPËRI4

PËRMBLEDHJE E KONSTATIMEVE5

Angazhimet kombëtare dhe ndërkombëtare për gratë dhe vajzat mund të përmbushen vetëm nëse ekzistojnë, jo thjesht në letër, por në realitet, sistem të llogaridhënies që u përgjigjen çështjeve gjinore. “Llogaridhënia nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe vajzave ekziston atëherë kur të gjitha femrat të kenë mundësi të marrin shpjegime nga personat në pushtet për veprimet që i prekin ato dhe kur mund të vënë në lëvizje masa ndreqëse—si për shembull votimi—kur personat përgjegjës nuk i respektojnë të drejtat e tyre. Gjatë kryerjes së vrojtimit “Perceptimi publik i pjesëmarrjes së femrave në zgjedhjet në Shqipëri”, “Konsorciumi 2A” është përpjekur të marrë perceptimet që kanë njerëzit në lidhje me kuotën dhe konceptin e mësipërm dhe në lidhje me zbatimin e tyre në Shqipëri. Vrojtimi është përqendruar në dy çështje kryesore: (1) vrojtimi i praktikave të votimit përmes një thjerre gjinore—për të kuptuar se si dhe përse votojnë burrat dhe gratë; dhe (2) perceptimet e njerëzve në lidhje me pjesëmarrjen e grave në zgjedhje si votuese dhe si kandidate, si edhe në lidhje me vendosjen e tyre në poste vendimmarrëse.

4 Marrë me shkurtime nga Vrojtimi “Perceptimi publik i pjesëmarrjes së femrave në zgjedhjet në Shqipëri”, Konsorciumi 2A, Tiranë 2008. 5 Metodika e vrojtimit: Pyetësori i vrojtimi përbëhet nga 45 pyetje dhe nuk trajton pyetje specifike që kanë lidhje me bashkësitë e etnive të ndryshme, etj. Intervistat janë zhvilluar më 10-24 nëntor 2007, me 1.200 shtetas shqiptar mbi 18-vjeç, në 13 rrethe, të cilët janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Janë futur në studim përgjigjet e 1.168 personave, pas pastrimit të bazës së të dhënave. Shumica e gjetjeve përfaqësojnë përqindjen kundrejt numrit gjithsej, në përputhje me alternativat e vlerësuara nga personat e intervistuar, ndërsa një pjesë e tyre jepen si vlerësim nga 1 deri në 5, ose si vlerësim nga 0 deri në 10.

KONSTATIMET—NJË INFORMACION I SHKURTËR Përse dhe si votojnë femrat dhe meshkujt:

• Pjesëmarrja si votues: Kur janë pyetur femrat dhe meshkujt për frekuencën e tyre në votim, përgjigjet treguan se kishte një pjesëmarrje më të madhe të votuesve në zgjedhjet vendore sesa në zgjedhjet e përgjithshme: 79% votuan në zgjedhjet vendore, në krahasim me 71% në zgjedhjet e përgjithshme.6 Në nivel vendor, votuan më shumë meshkuj se femra.

• Arsyet për mospjesëmarrje në votim: Ndërkohë që, nga përgjigjet, del qartë se meshkujt janë më të predispozuar për të votuar, raporti i votuesve meshkuj-femra nuk divergon shumë. Megjithatë, aty ku dalin më në pah dallimet midis gjinive, janë arsyet e mospjesëmarrjes në votim. Për femrat, arsyeja kryesore e mosvotimit ishte se nuk ishin të regjistruara në listën e votuesve (24,90%); ndërsa këtë përgjigje e dhanë vetëm 17,40% e meshkujve pjesëmarrës në vrojtim.

• Votimi si familje: Nga ata që nuk kanë votuar, 23,10% e femrave dhe 10,40% e meshkujve nuk votuan sepse as

6 Megjithatë, rezultatet e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet parlamentare, sikurse përshkruhet në grafikun 3 tregojnë një nivel pjesëmarrjeje më të lartë se pjesëmarrja e raportuar gjatë zgjedhjeve në fjalë. Kjo vjen si rezultat i faktit se shumica e qytetarëve, në kohën kur është zhvilluar vrojtimi, nuk kishin qenë në Shqipëri, shumica e tyre kanë qenë të punësuar përkohësisht jashtë vendit, në mënyrë të ligjshme ose jo, në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera të botës, për të mos përmendur, për më tepër, intensitetin e këtij procesi, kryesisht në Greqi (punësim i paligjshëm) dhe Greqi, Itali, gjermani, etj., (kryesisht punësim i ligjshëm, gjatë periudhës në fjalë.

FLETA E INFORMACIONIT SESIONI 6

Page 45: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

familjet e tyre nuk votuan. Këto shifra tregojnë qartë se femrat kanë më pak gjasa se meshkujt të jenë të angazhuara politikisht, nëse familjet e tyre vendosin të mos angazhohen.

• 23% e personave të anketuar e kanë parë vetë dukurinë e votimit familjar në kabinat e votimit. Rezultatet tregojnë edhe se ka një përqindje më të lartë të femrave që asistohen gjatë votimit në kabinat e votimit, në një mënyrë e cila shkon përtej asistencës për votuesin të lejuar me ligj. Ka më shumë të ngjarë që përqindja e lartë e femrave që asistohen të lidhet me dukurinë e votimit familjar, por, mbase, edhe me faktin se femrat mund të frikësohen më me lehtësi nga jofamiljarë gjatë votimit.

• Pengesat që hasin femrat në votim: Përkundër këtyre fakteve, pyetjes nëse kishte ndonjë pengesë për femrat për të votuar, 60% e personave iu përgjigjën “jo”.

* Përzgjedhja e kandidatëve: Meshkujt dhe femrat u japin përparësi, në përgjithësi, të problemeve të ngjashme, si energjia, uji, kujdesi shëndetësor dhe sigurimet shoqërore. Divergjenca ka në lidhje me çështjet e arsimit (femrat vendosin një theks më të madh në këtë çështje) dhe korrupsionit (meshkujt vendosin një theks më të madh në këtë çështje). Femrat dhe meshkujt si zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar

• Shumica e pjesëmarrësve në vrojtim (73,4%), meshkuj dhe femra, mendojnë se ka nevojë për ta rritur praninë e grave në jetën publike.

• Perceptimet në lidhje me femrat si udhëheqëse: Përgjigjet tregojnë qartë se zyrtaret femra (të zgjedhura apo të emëruara) perceptohen si më pak të korruptuara dhe më shumë të predispozuara për të përmirësuar të drejtat e njeriut, përfitimin nga shërbimet elementare (shëndetësia, arsimi, kujdesi social) dhe për të rritur mundësitë e Shqipërisë për integrim në BE.

• Femrat në poste të emëruara: Shumica e atyre që u janë përgjigjur pyetjeve (84,4% e grave dhe 61,7% e burrave) e mbështesin idenë që gratë të emërohen në poste vendore dhe qendrore. Ajo që është interesante është niveli i lartë i pasigurisë si te meshkujt ashtu edhe te femrat (por, më shumë te meshkujt), në lidhje me vendosjen e femrave në poste të emëruara.

• Kuotat (normat e pjesëmarrjes) dhe masat e posaçme: Në përgjithësi, pjesëmarrësit në vrojtim ishin në mbështetje të idesë së kuotave dhe

masave të posaçme (48%). Siç mund të kuptohet, ka më shumë femra (46,30%) se meshkuj (36%) që e mbështesin idenë e masave të posaçme, megjithatë ajo që është interesante dhe e rëndësishme të vëresh është niveli i lartë i rezistencës dhe/ose pasigurisë për konceptin nga ana e të dyja gjinive: 34,7% e femrave kundrejt 46,10% e meshkujve.

• Votimi për kandidatet femra: Shumica e meshkujve (38%) dhe e femrave (34%) lanë të kuptosh se gjinia e kandidatit nuk përbënte as pengesë e as shtysë për të votuar.

• Pjesëmarrësit në vrojtim dhanë këto si arsye, që gratë a) i kuptojnë më mirë çështjet shoqërore dhe familjare; b) perceptohen si më pak të korruptuara; c) nëse është kandidatja më e mirë për detyrën; dhe d) ajo ka më shumë gjasa se do t’i mbajë premtimet.

• Ndërsa ata të cilët nuk do të votonin për femrat, dhanë këto arsye kryesore:

o Për meshkujt: a) arena politike është tepër agresive për një grua; një grua nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u marrë me çështjet e qeverisë, po të kemi parasysh përgjegjësitë që ka në shtëpi; c) dhe gratë nuk kanë përvojën apo lidhjet politike të mjaftueshme për të pasur mundësi të realizojnë detyrat.

o Për femrat që u përgjigjën në vrojtim, arsyet ishin se: a) për shkak të detyrave në familje, një grua nuk do të kishte kohë; b) ajo nuk ka lidhje të mira politike, dhe nuk mund t’i detyrojë vendimmarrësit ta mbajnë vesh, duke qenë se nuk do të ishte agresive sa duhet.

• Çfarë i pengon femrat që të zgjidhen:

Shumica e pjesëmarrësve në vrojtim (45,6%) thanë se perceptojnë se ka një sërë pengesash që e pengon zgjedhjen e femrave. Vihet re sidomos se pengesa kryesore e renditur ishte mungesa e mbështetjes nga politikanët meshkuj (38,6%) dhe mungesa e mbështetjes nga partitë politike (21,6%). Ky konstatim bashkëlidhet me shumë studime globale mbi femrat dhe politikën, sipas të cilëve partitë përbëjnë mekanizmin kryesor që mund të mbështesë apo të pengojë rritjen e angazhimit të grave në jetën politike dhe publike.

Page 46: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Pyetjet kyçe: • Pyetjes “Sikur kësaj të diele të mbahen

zgjedhjet vendore dhe në zgjedhje të kishte dy kandidatë, një mashkull dhe një femër, a do të kishte më shumë mundësi të votonit për kandidaten femër?” Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në vrojtim thanë se ishin të pavendosur në lidhje me faktin se si do të ndikonte në vendimin e tyre gjinia e kandidatit. Kështu, përgjigja e përgjithshme për këtë pyetje duket se është “i pavendosur”. Nga përgjigjet për pyetjen se si i përzgjedhin njerëzit kandidatët për të cilët votojnë dhe se cilët faktorë ndikojnë hedhjen e votës së tyre, del qartë se gratë dhe burrat kërkojnë, në fund të fundit, kandidatin i cili është më i besuari, si dhe shohin edhe mandatin e partisë që përfaqëson kandidati.

• Për pyetjen “Sipas mendimit tuaj, do të ishit dakord që një femër të mund të zgjidhet/emërohet në postin e mëposhtëm?” Përgjigjet tregojnë se, në përgjithësi, njerëzit janë të hapur që femrat të jenë në poste të veçanta udhëheqëse—më konkretisht, në kujdesin social, shëndetësi dhe drejtësi. Megjithatë, kur bëhet parashikimi për gratë në postet më të larta (kryetar komune, kryeministër dhe president) në përgjigjet e tyre pjesëmarrësit ndihen më pak mirë me gratë në këto poste drejtuese. Është sidomos interesante të vëresh se si pjesëmarrësit meshkuj edhe ato femra dhanë përgjigje shumë të ngjashme për këtë pyetje.

Page 47: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

DREJTIMI I FUSHATAVE TE LOBIMIT DHE AVOKATESISE Fushatat e avokatisë duhen administruar me kujdesin më të madh. Fushatat e avokatisë nuk janë aksione të rastit, por një varg aksionesh të planifikuara dhe me qëllim të qartë. Fushatat e avokatisë zakonisht ndërtohen në bazë të një skeme, e cila përbëhet nga disa elementë kryesorë. Përmbajtja është e ndryshme, sipas synimit. Në rastin tonë fushatat e avokatisë duhet të kenë si synim kryesor atë që kemi nënvizuar në krye të këtij manuali: rritjen e përfaqësueseve gra në vendimmarrje dhe politikbërje. Në varësi të kësaj përmbajtjeje përpunohet skema e fushatës. Duhet patur parasysh se skema mund edhe të pësojë ndryshime dhe modifikime, sipas nevojave që dalin gjatë zbatimit të saj. Për të ndërtuar këtë skemë, na duhen disa elementë kyç:

• Identifikimi i problemit, situata që duhet ndryshuar.

• Aktivitetet dhe aksionet, realizimi i tyre. • Monitorimi dhe vlerësimi.

Identifikimi i problemit Identifikimi i problemit është situata që duam të ndryshojmë. Eshtë gjithnjë më me fryt nëse fokusohemi në një çështje kryesore.

Nëse dëshirojmë që të ndryshojmë numrin e përfaqësueseve gra në politikë dhe vendimmarrje, atëhere duhet të përcaktojmë qartë se cilët janë subjektet të cilëve duhet t’u drejtohemi, për të ndryshuar qëndrimin e tyre. Pra, fushata jonë do të përqëndrohet tek: - Partitë politike parlamentare, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e Kodit Elektoral. - Partitë e tjera, që në interes të fitores në zgjedhje, kanë interes të pranojnë një numër më të madh grash. - Mediat, të cilat ndikojnë në ndryshimin e mentalitetit, në qëndrimin e publikut. - Gratë të qytetit, zonës, komunës, për t’i ndërgjegjësuar dhe përfshirë sa më shumë në fushatë. - Opinioni publik, i cili duhet ndryshuar. - Faktori ndërkombëtar, për ta patur si aleat. Për të arritur synimin tonë me kaq shumë faktorë që duhen vënë në lëvizje për të ndryshuar situatën në fjalë, duhet vënë në lëvizje i gjithë rjeti i krijuar. Ushtrim: a) Të gjithë pjesëmarrësit hartojnë një listë faktorësh dhe subjektesh që ata/ato mendojnë se janë të rëndësishëm për të ndryshuar gjendjen e mungesës së grave në politikë dhe vendimmarrje.

SESIONI 7

Page 48: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

b) Formohen grupe nga 3-4 pjesëmarrës. Në seancën përmbledhëse, secili grup jep argumentat e veta përse ka zgjedhur faktorët dhe subjektet që mendon. c) Pasi bëhet përzgjedhja përfundimtare, lista përfundimtare shënohet në flip/chart. Në këtë fazë është shumë e rëndësishme të mblidhen sa më shumë të dhëna. Ato mund të jenë të rëndësive të ndryshme, por secila ka vendin e saj në realizimin e fushatës. Eshtë e rëndësishme të dihet, përshembull, nëse lideri i partisë së madhe nr.1 është më shumë në favor të rritjes së numrit të grave në politikë se sa lideri i partisë së madhe nr. 2; të kuptohet që më parë nëse partitë e vogla janë më pak në favor të kuotës dhe Kodit të ri, sepse u rritet rivaliteti dhe disa prej tyre duhet të lënë karriken. Etj. Eshtë me rëndësi të përpilohet një listë deputettesh gra më aktive se të tjerat në favor të kuotës; të përpilohet një listë gazetaresh dhe gazetarësh më të afërt me çështjen, etj. Këto të dhëna gjithashtu përpunohen në rjet, që më pas të hartohet plani i veprimtarive dhe aksioneve. Listoni të dhënat prioritare, statistikat, pengesat, në flip/chart. Të dhënat, informatat dhe statistikat janë shumë të rëndësishme, sepse na mbështesin argumentat. Përgatitja me informacion na ndihmon të kemi sa më shumë argumenta, kur duam të bindim njerëzit e tjerë. Rjeti i fushatës duhet të krijojë një grup të caktuar për mbledhje informacioni. Ky grup mund të përdorë mjete të ndryshme pune si: media, interenti, anketime, intervista, lidhje dhe miqësi private, etj. Eshtë me rëndësi të dorës së parë për të ditur se silët janë kundërshtarët më të fortë të çështjes sonë. Në këtë rast përpunohet strategjia përkatëse. Objektivat Objektivat janë:

• Të përgjithshëm (ndryshimi i opinioneve, qëndrimeve të publikut të gjerë)

• Specifikë (që drejtohen tek subjektet, qëndrimin e të cilëve duhet të ndryshojmë)

• Të matshëm (sa mund të rritet numri i grave në përgjegjësi)

• Kohorë. Një plan i mirë përmban një orar kohe me informata në detaje, se kur gjërat duhet të ndodhin dhe me afat kohor. Plani kohor duhet të përmbajë data të rëndësishme dhe aktivitetet duhet të grupohen sipas limitit kohor, nëse duhet të bëhen në një rregull specifik. Të gjitha aktivitetet e planifikuara duhet të rezultojnë në një plan aksioni.

Planifikimi i veprimtarive dhe aksioneve. Duhet marrë gjithnjë parasysh strategjia aftagjatë, taktikat, praktikat, objektivat dhe indikatorët që kemi përpunuar më parë. Ato do të konkretizohen me materialin informativ dhe të aktualizuar që disponojmë. Do të ishte ideale që në hartimin e planit të përfshihen sa më shumë anëtarë të rjetit. Eshtë me shumë rëndësi: Lloji i veprimtarive dhe aksioneve: takime me politikanët, gazetarët, spotet, manifestime, sensibilizim në media, etj Planifikimi i skedulit kohor. Koha duhet përcaktuar me ritëm të menduar dhe të përpiqemi ta saktësojmë, në varësi të afatit të zgjedhjeve. Burimet njerëzore. Monitorimi dhe vlerësimi. Një grup i caktuar nga rrjeti duhet të ndjekë efektshmërinë e realizimit të hap pas hapi. Njofton për ecurinë pozitive dhe për defektet. Përmes vlerësimit dhe monitorimit të kujdesshëm të fushatës nxjerrim mësim për fushatat e ardhshme, mbi ndikimin dhe rezultatin e fushatës, ndryshimet që sjell ajo. Zakonisht për vlerësimin e arritjeve përdoren indikatorët. Indikatorët masin nëse i kemi arritur objektivat, për shembull sa ka arritur, pas fushatës së avokatisë, numri i grave në parlament, qeveri?.Përveçse me numra, indikatorët masin edhe ndryshimin e ndjeshmërisë së publikut ndaj çështjes. Ushtrim: Formoni grupe monitorimi dhe vlerësimi prej dy tre vetësh. Secili grup liston në dy kollona pikat fituese dhe pikat humbëse, nëpërmjet indikatorëve si instrumenta matës. Grupet propozojnë zgjidhjet e tyre për të eliminuar pikët humbëse. Ushtrim: Ndani pjesëmarrësit në grupe prej 5 vetësh dhe kërkoni që të hartojnë një plan fushate me të gjithë përbërësit brenda: Strategjitë, objektivat, aktivitetet, aksionet, skedulin kohor, target grupet, monitorimin dhe vlerësimin. Në fund përzgjidhni, me sistem pikësh, fushatën e hartuar më mirë.

Page 49: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

MODULI I TRETË:

ORGANIZIMI I FUSHATES DERE-ME-DERE NE MBESHTETJE TE

GRAVE SI VOTUESE DHE KANDIDATE NE ZGJEDHJE

Page 50: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

PËRSE NJË GRUA DUHET TË USHTROJË TË DREJTËN E SAJ PËR TË VOTUAR? Objektivi Qëllimi i kësaj pjese është të nxisë idetë e pjesëmarrësve në trainim për të analizuar shkaqet që i bëjnë një pjesë të votueseve gra që të mos marrin pjesë në votime dhe në të njëjtën kohë tu japë atyre disa argumenta se përse një grua duhet të marrë pjesë në votime. Udhëzime për Trainerin Kjo pjesë e Manualit nuk është shteruese, në kuptimin që këtu vetëm listohen disa arsye dhe jepen disa argumenta në favor të pjesëmarrjes së grave në votim, të cilat duhet të pasurohen përmes diskutimeve në grup gjatë kësaj pjese të trainimit. Pjesëmarëset duhet të kuptojnë se përpara se të nisin cdo lloj komunikimi me gratë abstenuese për ti bindur që ditën e zgjedhjeve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ato duhet të analizojnë mirë rrënjët e problemit, pra shkaqet që i shtyjnë gratë të mos votojnë, si dhe të kenë argumenta të mjaftueshme për ti bindur këto gra që të shkojnë të votojnë. Prandaj filloni këtë pjesë të trainimit duke ua shpjeguar pikërisht këtë pjesëmarrësve.

Ndani pjesëmarrësit në dy grupe dhe nga njëri grup kërkoni që të diskutojnë dhe të japin konkluzionet e tyre mbi pyëtjen: Përse një pjesë e grave nuk votojnë? Nga grupi tjetër kërkoni që të diskutojnë dhe ti japin përgjigje pyetjes: Përse një grua duhet të votojë. U jepni kohë grupeve të diskutojnë dhe në fund një moderator i secilit grup prezanton listën e arsyeve/argumentave që i japin përgjigje secilës pyetje. Të dyja listat e përgatitura nga grupet pas diskutimit në grupe shërbejnë si urë lidhëse mes punës në grupe dhe prezantimit që ju duhet ti bëni grupit, prezantim që e gjeni në vijim të kësaj pjese të Manualit. Ju vetë mund të shtoni elementë të tjerë në prezantimin që ju paraqitet për këtë qëllim. Prezantimin e përgatitur paraprakisht jepeni përmes Poëer Point, por duke e plotësuar/kombinuar me konkluzionet e punës së cdo grupi dhe me diskutimet e kryera për elementë që nuk janë parashikuar në materialin që u jepet.

SESIONI 8

Page 51: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Formati i sygjeruar i punës në grupe

• Ndani pjesëmarrësit në dy grupe. Për të patur një kombinim të mirë eksperiencash, duke patur parasysh që pjesëmarrësit që vijnë nga i njëjti ambient vendosen pranë njëri-tjetrit në sallën e trainimit, sygjerojmë që pjesëmarrësit ti ndani në grupe kështu: filloni të numëroni pjesëmarrësit me 1-pjesëmarrësi i parë, 2-pjesëmarrësi e dytë, 1-pjesëmarrësi i tretë, 2-pjesëmarrësi i katërt e kështu me rradhë. Pjesëmarrësit që gjatë numërimit kishin numrin 1 janë pjesë e grupit 1 dhe pjesëmarrësit që gjatë numërimit kishin numrin 2 janë pjesë e grupit 2.

• I jepni detyrën cdo grupi. Grupi i parë duhet të diskutojë dhe ti japë përgjigje pyetjes: Përse një pjesë e grave nuk votojnë? Grupi i dytë duhet të diskutojë dhe ti japë përgjigje pyetjes: Përse një grua duhet të votojë?

• Shpjegoni mënyrën se si do të punojnë grupet. Cdo grup duhet të ketë një moderator që drejton diskutimet dhe kryen shënimet në formatin e bardhë. Grupi harton një listë me përgjigjet që pjesëmarrësit e grupit i japin pyetjes që u është caktuar. Pas diskutimeve në grupe cdo grup prezanton konkluzionet e tij para të gjithë pjesëmarrësve.

• Jepni kohën e punës në grup. 15 minuta është koha e mjaftueshme që pjesëmarrësit të japin opinionin e tyre për pyetjen që diskutohet dhe për tu përgatitur si grup për prezantimin.

• Prezantimi i konkluzioneve: Moderatori i grupit prezanton konkluzionet e punës në grup. Koha në dispozicion të prezantimit të cdo grupi të jetë 5 min. Pas cdo prezantimi pyetni pjesëtarët e tjerë të grupit nëse dëshirojnë të shtojnë dicka tjeter. Më pas kërkoni nga grupi tjetër të komentojnë apo plotësojnë listën e konkluzioneve të grupit që bëri prezantimin.

• Komentet tuaja: pasi janë kryer prezantimet e cdo grupi dhe keni dëgjuar komentet dhe plotësimet e pjesëmarrësve, ju mund të bëni një përmbledhje të konkluzioneve që në të njëjtën kohë do të shërbejnë si urë lidhëse mes punës në grupe dhe prezantimit që do të bëni ju në lidhje me këto dy pyetje.

Page 52: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

E DREJTA E GRAVE PËR TË VOTUAR Përse një pjesë e grave nuk votojnë? Politika kujtohet për gratë vetëm një herë në katër vjet, pra kur ka nevojë për votat e saj. Në hapësirën mes zgjedhjeve shumë pak ose asgjë nuk ndryshon në jetën e gruas shqiptare. Gratë nuk ndihen të përfaqësuara në vendimarrjet më të rëndësishme politike. Partitë politike kur vijnë në pushtet nuk i mbajnë premtimet e tyre. Politika shqiptare mbizotërohet nga burrat që nuk shfaqin sensibilitetin apo vëmendjen e duhur ndaj problemeve të grave. Mospjesëmarrja në votim është një mënyrë e reagimit të gruas ndaj politikanëve që kanë një perceptim të gabuar të pjesëmarrjes në jetën politike të qytetarëve, pasi e shohin atë thjesht si pjesëmarrje në votim duke e trajtuar kështu të drejtën e votës si të vetmin angazhim dhe kontribut të votuesit për të ndërtuar një shoqëri demokratike. Përtej zhgënjimit nga politika, një pjesë e grave nuk votojnë sepse nuk njohin vlerën dhe rëndësinë e kësaj të drejte që duhet ta ushtrojnë.

Përse një grua duhet të votojë? Të votojmë ose të abstenojmë, të ndërmarrim një veprim konkret ose të qëndrojmë në shtëpi në fund të fundit janë veprimet tona politike si votues. Rezultati i veprimit tonë politik ose pasivitetit tonë politik është mënyra se si qeveriset vendi ynë. Jeta e një gruaje është e lidhur pazgjidhshmërisht me një numër shërbimesh që në shumicë i ofron cilësia e qeverisjes:

- shëndeti i saj dhe pjestarëve të familjes së saj varen nga cilësia e politikave shëndetësore,

- cilësia e sistemit arsimor, nga e cila përcaktohet edukimi i fëmijëve të saj, varet nga cilësia e politikave arsimore,

- punësimi i saj apo pjestarëve të familjes në moshë për të punuar janë të lidhura me politikat e punësimit, që sërisht janë të lidhura me cilësinë e qeverisjes,

- madje dhe cilësia e infrastrukturës “jashtë derës së shtëpisë” përcaktohet nga cilësia e qeverisjes.

FLETE E INFORMACIONIT SESIONI 8

Page 53: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Cdo individ në parim voton për kandidatin ose platformën që është më pranë këndvështrimit të tij dhe që sipas tij ka më shumë të ngjarë që të prodhojë një rezultat pozitiv në qeverisje. Të votosh do të thotë të shprehësh këndvështrimin tënd mbi mënyrën se si duhet të qeveriset ky vend. Në rastin kur zgjedhja e individit është e vështirë, pasi asnjë kandidat apo asnjë platformë elektorale nuk e bind për ta votuar arsyen për të votuar mund ta gjesh tek “e keqja më e vogël”: votoj për një kandidat apo për një platformë pasi tjetra më duket shumë më e keqe. Vota është pushtet: Një pushtet i papërdorur është pushtet i pavlerë.

MBANI PARASYSH!

Një grua duhet ta shohë pjesëmarrjen në votim si hapin e parë të ushtrimit të së drejtës së saj të pjesëmarrjes në vendimarrje. Demokracitë perëndimore e kanë kaluar tashmë kufirin e demokracisë përfaqësuese të garantuar përmes të drejtës së votës, ato tashmë respektojmë parimet e demokracisë përfshirëse, që nënkupton edhe përfshirjen e zgjedhësve në vendimarrje në harkun kohor midis zgjedhjeve.

Materialet e nevojshme: Kopje të materialit të punës në grupe. Prezantimi i printuar për të gjithë pjesëmarrësit. Prezantimi në Poëer Point, Video-projektor, lap-top, letër për të shkruar gjatë punës në grupe, flip chart. Koha e parashikuar: 1 orë

Page 54: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

STRATEGJITË E KOMUNIKIMIT ME GRATË VOTUESE Objektivi Kjo pjesë e trainimit synon tu japë pjesëmarrësve njohuritë e mjaftueshme mbi mënyrën se si duhet të punojnë për të ndërtuar strategjinë e tyre që do ti shërbejë komunikimit efektiv me gratë abstenuese në territoret që ata kanë targetuar. Udhëzime për Trainerin Kjo pjesë e trainimit është konceptuar me dy komponentë: elementi teorik dhe pjesa praktike. Realizoni më parë prezantimin tuaj dhe pasi tu jeni përgjigjur pyetjeve të mundshme të pjesëmarrësve, apo të keni marrë komente/opnione të tyre kaloni në punën në grupe, pra në pjesën praktike. Aspekte teorike Përmes prezantimit tuaj synohet që pjesëmarësit të kuptojnë rrugën që ata mund të ndjekin për të kryer një analizë të qartë dhe të saktë të kushteve konkrete në të cilat duhet të punojnë, si dhe të parapërgatiten për punën konkrete që do të kryejnë në terren me gratë abstenuese.

- Pjesën teorike të prezantimit e gjeni tek “Prezantimi”. Sërisht sygjerojmë që prezantimin ta keni përgatitur paraprakisht në Poëer Point, si dhe përgatisni material të printuar për t’ua shpërndarë në fund të trainimit pjesëmarrësve. Ju mund ta zgjeroni prezantimin në fjalë me elemntë të eksperiencës dhe njohurive tuaja perosnale, si dhe me elementë që kanë dalë gjatë diskutimeve të bëra me pjesëmarrësit në trainim.

- Jepuni kohë dhe mundësi pjesëmarrësve të bëjnë pyetje apo të komentojnë pasi të keni bërë prezantimin tuaj. Aspektet praktike

- Sic është edhe lehtësisht e kuptueshme nga situatat që janë përgatitur për punën në grupe, kjo pjesë synon ti praktikojë pjesëmarrësit mbi një prej elementëve që kanë të bëjnë me strategjinë e komunikimit me votueset abstenuese, konkretisht me formulimin e mesazhit.

Kini parasysh se konkluzionet e punës së kësaj pjese do t’ju duhen për në pjesën e tretë të trainimit. Formati i sygjeruar i punës në grupe

1. Ringrini grupet e krijuara (1 dhe 2) gjatë punës në grupe në Pjesën e Parë të trainimit.

SESIONI 9

Page 55: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

2. Puna në grupe do të synojë ti ushtrojë praktikisht pjesëmarrësit për elementë të dhënë gjatë prezantimit tuaj.

3. I jepni cdo grupi situatën (që e gjeni në vijim të kësaj pjese) mbi të cilën do të punojë duke bërë shpjegimet përkatëse.

4. Koha në disspozicion të punës në grup do të jetë 25 min. Gjatë kësaj kohe ata do të punojnë bashkarisht në grup për ti dhënë zgjidhje situatës që u është dhënë e shkruar.

5. Cdo grup duhet të ketë caktuar parprakisht moderatorin e tij që nuk duhet të jetë i njëjti person që shërbeu si moderator gjatë punës së mëparëshme në grup.

6. Gjatë kohës që grupet diskutojnë qëndroni pranë tyre dhe ndiqni diskutimet që ata bëjnë. Sqaroni paqartësitë apo pasaktësitë që vini re gjatë diskutimeve që ata kryejnë. Shmangni sygjerimet tuaja mbi elementë që zgjidhin drejtpdrejtë situatën që i është dhënë grupit.

7. Pas diskutimeve cdo grup përmes moderatorit prezanton konkluzionin e punës së tij. Koha në dispozicion të prezantimit të cdo grupi të jetë 10 min. Pas cdo prezantimi pyetni pjesëtarët e tjerë të grupit nëse dëshirojnë të shtojnë dicka tjetër. Më pas kërkoni nga grupi tjetër të komentojnë apo plotësojnë konkluzionet e grupit që bëri prezantimin.

Bëni komentet, vërejtjet tuaja në fund të prezantimeve të grupeve.

SITUATA 1 - GRUPI 1

Shoqata juaj synon të rrisë pjesëmarrjen e grave abstenuese në votimet e qershorit të këtij viti në Fshatin N. Ky fshat ka 1500 votues, nga të cilët 600 janë votuese gra. Sipas analizës që ju keni kryer paraprakisht rezulton se 150 votuese gra nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Sips studimit që keni kryer ju rezulton se arsyet e abstenimit të këtyre grave janë:

• 60% e grave abstenuese nuk njohin vlerën dhe rëndësinë e të drejtës së votës që ato kanë.

• 20% e grave abstenuese nuk votojnë pasi nuk besojnë tek asnjë parti.

• 15% e grave abstenuese nuk votojnë pasi nuk i lenë burrat.

• 5 % e grave abstenuese nuk e dinë përse nuk votojnë. Formuloni mesazhin tuaj për këtë lloj situate.

SITUATA 2 - GRUPI 2 Shoqata juaj synon të rrisë pjesëmarrjen e grave abstenuese në votimet e qershorit të këtij viti në një qendër votimi në qytetin D. Kjo qendër votimi njihet për pjesëmarrjen më të ulët në votim në zgjedhjet e fundit ku nga 1200 votues vetëm 400 prej tyre votuan. Abstenuesit më të shumtë në këtë qendër votimi janë gra, (konkretisht 300 prej tyre nuk votuan në zgjedhjet e fundit). Sipas studimit që keni kryer ju rezulton se arsyet e abstenimit të këtyre grave janë:

• 70% e grave abstenuese deklarojnë se janë të zhgënjyera nga politika që nuk ka sjellë asnjë ndryshim në jetën e tyre.

• 25% e grave abstenuese deklarojnë se politikanët kujtohen një herë në katër vjet për to.

• 5 % e grave abstenuese nuk votojnë pasi gratë janë të nënpërfaqësuara në politikë. Formuloni mesazhin tuaj për këtë lloj situate.

Page 56: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

STRATEGJITË E KOMUNIKIMIT ME GRATË VOTUESE Mbaj parasysh objektivin themelor: Organizata juaj synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në votim. Strategjia që duhet të ndërtoni duhet të bazohet në analizën që duhet të kryeni paraprakisht për një numër elementësh. Kjo nënkupton që për territorin ku ju do të fokusoheni për të punuar me gratë abstenuese të analizoni paraprakisht:

1. Territori: Cila është zona ku ju do të punoni?

2. Rrënjët e problemit: cilat janë arsyet që i bëjnë gratë të refuzojnë të drejtën që kanë për të votuar?

3. Historiku i zgjedhjeve: Sa përqind e grave në territorin ku ju do të punoni nuk kanë marrë pjesë në votim në zgjedhjet e mëparshme?

4. Mesazhi: cili do të jetë mesazhi thelbësor i fushatës suaj që synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në votim?

5. Komunikimi: Cfarë rrugësh do të ndiqni për të komunikuar me gratë abstenuese?

1. Territori:

- Ju duhet të përcaktoni saktë territorin

ku do të përqëndroheni. Nëse fushata juaj për rritjen e pjesëmarrjes së

- grave në votim do të jetë kombëtare, kjo

padyshim që e bën strategjinë e fushatës suaj të ndryshme nga rasti kur fokusoheni në nivel lokal, pra në territorin e një Bashkie/ Komune/ Qarku etj. Ndryshimi qëndron si tek burimet njerëzore e financiare që do të vini në dispozicion të fushatës, ashtu edhe të teknikave që do të përdorni për të komunikuar me votueset gra. Mbi bazën e territorit ku ju do të përqëndroni përpjekjet tuaja do të punoni për të ndërtuar së pari strategjinë e fushatës suaj. Ndërkohë njohja e territorit është një element i rëndësishëm për tu ditur nga i gjithë ekipi juaj që do të punojë konkretisht për të zbatuar strategjinë tuaj.

- Siguroni një hartë për territorin ku ju do të fokusoheni. Kjo do t’ju ndihmojë për t’ia bërë më të qartë detyrën ekipit që do të punojë me zbatimin në terren.

2. Rrënjët e problemit Të njohësh paraprakisht se cilat janë arsyet që i bëjnë gratë të refuzojnë të drejtën që kanë për të votuar në territorin ku ju jeni fokusuar do të thotë të jesh i saktë dhe realist në formulimin e mesazhit të duhur për të adresuar këtë problem, si dhe të ndërtosh argumentat e nevojshme për ti bindur gratë abstenuese në nevojën për të marrë pjesë në votime. Mblidh informacion për: a.Të dhënat demografike të territorit të fokusuar:

- Sa është numri i banorëve në territorin ku ju punoni dhe sa është numri i grave në këtë territor? Kjo e dhënë do t’ju ndihmojë për të ditur jo vetëm madhësinë e traget grupit tuaj, por edhe

FLETE E INFORMACIONIT

SESIONI 9

Page 57: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

për të planifikuar mirë resurset që duhet të vini në dispozicion.

- Ku ta siguroni këtë informacion? Njësitë e qeverisjes vendore janë burimi më i mirë i informacionit.

b. Zhvillimi ekonomiko-social i territorit të fokusuar:

- Cfarë problemesh ekonomike, social-kulturore, infrastrukture, mentaliteti etj, shqetësojnë gratë në territorin e targetuar nga ju? Sa janë të lidhura këto probleme me mospjesëmarrjen e grave në votime?

- Ku ta siguroni këtë informacion? o Njësitë e qeverisjes vendore, o Projekte të mundshme të

realizuara nga OJQ juaj më parë në këtë territor,

o Organizata joqeveritare të tjera me projekte që po realizohen në zonë,

o Degët lokale/kombëtare të partive politike. Kontaktoni partitë e spektreve të ndryshme politike, jo thjesht për të qenë të paanshëm, por mbi të gjitha për të marrë një pamje të qartë të dimensionit të problemeve që i nxisin gratë të abstenojnë.

o Sondazhet janë një tjetër mundësi për të mbledhur këtë informacion. Të hartuara dhe realizuara mbi bazën e standarteve shkencore, duke targetuar drejtpëdrejt gratë, ato do t’ju japin të dhëna të qarta mbi arsyet që i bëjnë gratë abstenuese.

3. Historiku i zgjedhjeve: Në këtë pjesë të analizës ju duhet ti jepni përgjigje pyetjes: Sa përqind e grave në territorin ku ju jeni fokusuar nuk kanë marrë pjesë në votim në zgjedhjet e mëparshme? Është një e dhënë që ju duhet për të planifikuar mirë burimet që do të vini në dispozicion të fushatës: njerëzit, paratë, kohën. Ku ta siguroni këtë informacion? - Partitë politike: Ato.nuk do të mund t’ju

japin të dhëna të sakta për numrin real të grave abstenuese, pasi partitë politike nuk kanë akses tek rregjistri i zgjedhësve në përfundim të procesit të votimit për të parë qartë se cilat grup mosha, apo sa gra e burra kanë votuar. Megjithatë tendencat mund ti kuptoni përmes kontaktit që merrni me to.

- Sondazhet: Janë mundësia më e mirë

për të kuptuar se sa përqind e grave në territorin ku jeni fokusuar nuk votojnë. Pra mund të realizoni një sondazh ku të merrni informacion si për problemet social-ekonomike (shih pikën 2.b), ashtu edhe për pjesëmarrjen e grave në votim.

4. Mesazhi

- Tashmë që keni analizuar elementët e

lartpërmendur ju keni një pamje të qartë të territorit ku do të punoni, arsyeve që i bëjnë gratë të abstenojnë, madhësisë së grupit që keni targetuar, e për rrjedhojë duhet të jeni gati për të formuluar mesazhin thelbësor të fushatës suaj që synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në votim.

- Si duhet të jetë mesazhi?

• I Shkurtër (një fjali) • I Kuptueshëm (kini parasysh që gratë

kanë nivele të ndryshme arsimore, apo të njohjes së çështjeve)

• I Veçantë (votueset duhet t’ju identifikojnë vetëm ju përmes mesazhit)

• Optimist (duhet tu japë votueseve shpresën se pjesëmarrja e tyre në votim është me vlerë)

• I Vërtetë (në të kundërt votueset humbasin besimin tek ju)

- Për të qenë të sukseshëm:

o Testojeni më parë mesazhin tuaj : kjo vlen për të kuptuar nëse mesazhi kuptohet ashtu sic mendoni ju apo jo.

o Qëndroni tek mesazhi, përsëriteni vazhdimisht.

5. Komunikimi

Keni arritur tashmë në një pjesë shumë të rëndësishme të punës suaj: Çfarë rrugësh do të ndiqni për të komunikuar me gratë abstenuese? Kjo pyetje nënkupton që egzistojnë rrugë të ndryshme të komunikimit me gratë abstenuese, që janë në fakt objekti i punës suaj. Rrugët kryesore të komunikimit:

a. komunikim i drejtpëdrejtë: i. fushatë derë më derë ii. takime në grupe iii. telefonatat

b. komunikim jo i drejtpërdrejtë:

i. përmes medias ii. materiale informuese

dhe sensibilizuese

Page 58: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

• Midis formës së drejtpdrejtë dhe asaj jo të drejtpëdrejtë të komunikimit teknika që jep më shumë rezultat është komunikimi i drejtpdrejtë (fushata derë më derë dhe takimet në grupe) për shkak të vetë formës së komunikimit: dialogu që krijohet me votueses abstenuese dhe individit që e kontakton atë për ta bindur të votojë krijon mundësinë që biseda të orientohet vetvetiu drejt arsyeve individuale që e bëjnë gruan të abstenojë, duke rritur kështu propabilitetin për ta bindur atë që të ushtrojë të drejtën e votës.

• Vështirësia e fushatës derë më derë

qëndron në faktin që individët që ju angazhoni për të realizuar kontaktin me gratë abstenuese atje ku ato banojnë duhet të jenë të përgatitur shumë mirë për të përballuar një dialog real që ti ofrojë gruas abstenuese arsyet e mjaftueshme që e bindin për të votuar. Ndërkohë kjo lloj teknike kërkon një planifikim shumë të mirë pararak të kohës (sa kohë ju duhet për të kontaktuar me gratë e targetuara atje ku ato banojnë), burimeve njerëzore (sa persona ju nevojiten për të “trokitur derë më derë” brenda limitit kohor që keni në dispozicion për të përmbushur projektin tuaj), parave (fondet që keni në dispozicion, megjithëse fushata derë me derë konisderohet si më “efektivja në kosto” në rastet kur individët që keni angazhuar janë vullnetarë dhe shpenzimet që duhet të kryhen janë minimale).

- Ju mund të vendosni në këtë fazë të

punës suaj që të keni një kombinim të teknikave të përmendura më lart, pra të fushatës derë më derë, takimeve në grupe, elementëve të imazhit dhe medias, prandaj për t’ju ardhur në ndihmë, në pjesën tjetër të Manualit do të ndalemi në mënyrë të detajuar në secilën prej këtyre teknikave.

Materialet e nevojshme: Kopje të materialit të punës në grupe. Prezantimi i printuar për të gjithë pjesëmarrësit. Prezantimi në Poëer Point, Video-projektor, lap-top, letër për të shkruar gjatë punës në grupe, flip chart. Koha e parashikuar: 2 orë

Page 59: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TEKNIKA TË KOMUNIKIMIT ME GRATË VOTUESE NË MBËSHTETJE TË KANDIDATEVE GRA NË ZGJEDHJE Objektivi Dy pjesët e mëparëshme kanë synuar ti përgatisin pjesëmarrësit gradualisht drejt kësaj pjese që është më e rëndësishmja e trainimit. Objektivi i kësaj pjese është tu japë pjesëmarrësve njohuritë e mjaftueshme për të shfrytëzuar teknika të ndryshme të komunikimit me gratë abstenuese që kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në votim. Udhëzime për Trainerin Sërisht në këtë pjesë të trainimit ju do të fokusoheni në dy komponentë : pjesa teorike dhe pjesa praktike. Filloni me prezantimin tuaj në Poëer Point, prezantim që e gjeni sërisht në këtë Manual (në vijim, tek “Prezantimi”). Sërisht ju sygjerojmë të:

- Pasuroni prezantimin me elementë që kanë dalë gjatë diskutimeve apo punës në grupe, apo me elementë që vijnë nga eksperienca dhe njohuritë tuaja;

- Jepuni kohë pjesëmarrësve të pyesin, si dhe të bëjnë komente apo të plotësojnë prezantimin me eksperienca të tyre.

- Tregohuni praktik: nëse gjatë trainimit keni kuptuar që pjesëmarrësit kanë njohuri të mira në elementë që janë përfshirë në prezantim kushtojini më pak kohë atyre elementëve dhe përqëndrohuni më shumë në ata elementë të prezantimit që janë të panjohur më parë për pjesëmarrësit.

Pasi keni sqaruar Komunikimin “derë më derë“ kërkoni dy vullnetarë nga pjesëmarrësit me të cilët simuloni një situatë komunikimi me një grua abstenuese të cilës një pjestare e shoqatës i ka trokitur për ta bindur të shkojë të votojë (shih „Formati i sygjeruar i punës në grupe“). Vijoni më pas me pjesën tjetër të prezantimit. Pasi keni sqaruar „Telefonatat“ kërkoni sërisht dy vullnetare të tjera nga pjesëmarrësit dhe simuloni me to një bisedë telefonike (shih „Formati i sygjeruar i punës në grupe“). Vazhdoni me prezantimin tuaj. Në fund të tij, pasi u jeni përgjigjur pyetjeve, apo janë kryer komente/opinione mendime nga pjesëmarrësit, rikthejuni pjesës praktike, por tashmë duke i ndarë pjesëmarrësit në dy grupe (1 dhe 2). Në përfundim të punës në grupe jepni konkluzionet tuaja për këtë pjesë të trainimit, si dhe për trainimin në përgjithësi.

SESIONI 10

Page 60: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TEKNIKAT E KOMUNIKIMIT Në këtë pjesë të Manualit do të ndalemi në mënyrë më specifike mbi teknikat e komunikimit me votueset abstenuese që përmendëm në pjesën e dytë të këtij Manuali. A. Komunikim i Drejtpërdrejtë 1. Komunikimi “derë më derë” Teknika e vlerësuar si më frytdhënëse, sic u përmend edhe më parë, është komunikimi i drejtpërdrejt me grupin e targetuar dhe specifikisht komunikimi “derë më derë”. Megjithatë duhet theksuar se kjo teknikë është shumë efektive në kohë dhe kosto në rastet kur ju dini paraprakisht shumë mirë se “në cilat dyer do të trokisni”. Është e qartë që jo të gjitha gratë votuese abstenojnë, pra nuk shkojnë të votojnë. Kjo nënkupton që ju duhet të dini mirë papraprakisht se cilat gra (dhe në cilat banesa) nuk shkojnë për të votuar. Për ta arritur këtë ju duhet të keni kryer shumë mirë analizën e përshkruar në Pjesën e Dytë të këtij Manuali. Në të kundërt, ju nevojitet një numër i madh vullnetaresh për të kryer komunikimin “derë më derë” dhe një sasi kohore më e madhe për të përmbushur objektivin tuaj përpara datës së zgjedhjeve. Një faktor tjetër që duhet të mbani parasysh është edhe madhësia e territorit ku keni vendosur të punoni. Përpara se të filloni komunikimin “derë më derë” është shumë e rëndësishme që të planifikoni mjaft mirë burimet njerëzore ose vullnetarët dhe nevojat që ata kanë për të përmbushur detyrën e tyre.

Konkretisht: Planifikimi i vullnetarëve (Shembull) Rregulla për komunikimin “derë më derë”: Grupet që do të trokasin në dyer për të komunikuar me gratë votuese duhet: v Të jenë të trainuar paraprakisht për :

o Arsyet që i bëjnë gratë abstenuese

o Mënyrën se si duhet të komunikojnë me votueset abstenuese

o Si duhet të menaxhojnë situatat e vështira .

v Te jënë të pajisur paraprakisht me materiale informuese dhe sensibilizuese.

v Trokitja në orë të përshtatëshme. Pasi të kenë biseduar me votuesen abstenuese efekti i bisedës duhet të vazhdojë mbi gruan abstenuese edhe pasi grupi të jetë larguar.

v Grupet trokitëse duhet të kenë veshje të përshtatëshme për natyrën e zonës ku ata punojnë.

v Duhet punuar gjithmonë në grupe, asnjëherë një vullnetar/vullnetare nuk duhet të trokasë i vetëm në një derë.

v Gjatë komunikimit me votueset vullnetarët duhet të jenë miqësor dhe të mos e humbasin gjakftohtësinë,

v Duhet të flasin thjesht dhe qartë, tolerant dhe informues.

v Duhet ti përgjigjen gjithmonë pyetjeve që u bëhen.

2.Telefonatat Në pjesën e dytë të Manualit sqaruam se telefonatat mund të përdoren për dy arsye kryesore: për të kryer sondazhe,

Aktiviteti Detyra Faktorët Vullnetarët e

nevojshëm

Karakteristika Kosto Nevoja

Komunikimi Derë më derë

Të mbulojë d/d 500 votuese (100votuese/ditë x 5ditë)

Nuk mund të “trokasë në dyer” ditën e shtunë dhe të dielë

1 vull = 25kontakte/ditë 20 vullnetarë grupe dyshe = 40 vullnetarë

Miqësore Grupe me të paktën dy persona

Materiale informuese dhe sensibilizuese

Udhëzime Harta Trainim

FLETE E INFORMACIONIT

SESIONI 10

Page 61: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

por edhe për të sensibilizuar gratë abstenuese. Është e kuptueshme që përdorimi i kësaj teknike së pari lidhet me mundësitë teknike që ju ofron zona që keni targetuar për të punuar. Nëse ju punoni në nivelin e Komunës është e pamundur që të përdorni telefonin fiks si mjet për të komunikuar me votueset abstenuese dhe për ti nxitur ato për të votuar. Por nëse ju po punoni në një zonë urbane ku mundësia e aksesit tek telefonat fiks është e madhe, kuptohet që ju mund ta përdorni mjaft mirë këtë teknikë, duke mbajtur gjithsesi në konsideratë koston financiare që ajo ka. Kur vlerësoni paraprakisht nëse do ta përdorni këtë teknikë si mënyrë për të komunikuar me votueset abstenuese mbani gjithashtu parasysh se është shumë e vështirë që ti mbushni mendjen një votueseje që ka abstenuar në zgjedhje të mëparëshme për të shkuar të votojë në këto zgjedhje thjesht përmes një bisede telefonike. Kjo nënkupton që për të qenë të suksesshëm me këtë teknikë duhet:

• Të zgjidhni me kujdes personat që do të kryejnë telefonatat.

• Ti trainoni ata paraprakisht për mënyrën se si do të komunikojnë në telefon. Komunikimi me telefon në vetvete është teknikë “disi e ftohtë”, mungesa e aftësisë së vullnetarit për të ndërtuar bisedën mund të shkaktojë reagime negative tek bashkëbiseduesi në telefon.

• Të përgatisni me shumë kujdes mesazhin që do tu drejtoni votueseve përmes telefonit.

• Jep shumë efekt nëse telefonueset do të jenë gra që mund tu komunikojnë bashkëbisedueseve në telefon arsyet se përse ato vetë do të votojnë në këto zgjedhje. Historitë personale dhe reale janë gjithnjë më të vlefshme se sa mesazhet që përgatiten duke synuar një grup të gjerë dhe jo një individ të caktuar.

3. Takimet me grupe grash abstenuese Tek kjo teknikë po ndalemi më pak për shkak të vet impaktit të saj të kufizuar, si dhe mundësive reale për ta përdorur për gratë abstenuese. Sygjerojmë që të planifikoni takime në grupe të vogla dhe sa më pranë banesave të grave. Duke qenë se një grua abstenuese është e vështirë të sillet në takime ku do të bisedohet për pjesëmarrjen në votim, tregohuni shumë të kujdesshme në planifikimin e takimit.

• Përcakto më parë vendin, kohën e takimit, pjesëmarrësit.

• Kryej njoftimet disa ditë përpara takimit.

• Përcakto objektin e diskutimit në takim.

• Kujdes me përgatitjen për ato çfarë do të thoni në takim, apo për t’ju përgjigjur pyetjeve të mundëshme.

B. Komunikim Jo i Drejtpërdrejtë 1. Media Media është një ndër mjetet më të fuqishme për ta bërë fushatën tuaj sa më të dukshme dhe mbi të gjitha për të përcjellë mesazhet tuaja tek një numër më i madh votuesish se sa numri i votuesve me të cilët ju keni planifikuar të komunikoni drejtpërdrejt gjatë zbatimit të planit tuaj. Është e rëndësishme që gjatë gjithë periudhës kohore që do të gjej zbatim plani juaj për të rritur pjesëmarrjen e grave në votim ju duhet të jeni prezent edhe në media duke kombinuar herë një njoftim për shtyp, herë duke realizuar një konferëncë shtypi, duke dhënë intervista në gazeta, radio, televizione, duke ftuar median të marrë pjesë në evenimente të parashikuara në projektin tuaj, apo duke marrë pjesë në debate televizive që kanë në qendër të debatit pikërisht cështjen ku ju jeni fokusuar. Kështu, disa nga teknikat që mund të përdorni:

• Njoftimet/deklaratat për shtyp • Konferencat e shtypit • Intervistat në gazeta,

radio,televizione • Realizimi i evenimenteve me

prezencën e medias • Debatet televizive

2. Materiale informuese dhe sensibilizuese Ka një numër formash të materialeve informuese dhe sensibilizuese që edhe pse nuk kanë efektin që jep komunikimi i drejtpdrejtë me votueset ndihmojnë për informim, sensibilizim dhe për të bërë përpjekjen tuaj më të dukshme nga grupi ku jeni fokusuar. Disa nga mënyrat më të përdorura janë:

• Fletëpalosje • Fletëvolante • Gazeta, buletine • Spotet televizive • Postera • Letra drejtuar votueseve gra

Page 62: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Është e kuptueshme që përdorimi i këtyre elementëve gjatë përpjekjeve tuaja për të rritur pjesëmarrjen e grave në votim përcaktohet në masën më të madhe nga buxheti që keni në dispozicion, megjithatë sygjerojmë që edhe në rastin e buxhetit të limituar të mund të përdorni të paktën një prej mënyrave që renditëm më lart. Sic edhe e shpjeguam në prezenatimin e teknikës bazë “komunikimi derë më derë” është e rëndësishme që pas bisedës së kryer me gruan abstenuese ti vihet asaj në dispozicion të paktën një material informues, i cili ndihmon që impakti i krijuar nga biseda të vijojë edhe pasi grupi të jetë larguar. Në këtë rast një fletëpalosje, një buletin apo një letër drejtuar grave me objekt pjesëmarrjen në votim do ishte me shumë vlerë.

Page 63: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TESTIMI I TEKNIKAVE TË KOMUNIKIMIT Siç u përshkrua më lart, në këtë pjesë janë parashikuar disa elementë praktik. Pas prezantimit të komunikimit “derë më derë”, dy pjesëmarrëse me dëshirën e tyre ose të përzgjedhura nga ju do të”luajnë” situatën: @Njëra është grua abstenuese dhe tjetra është një vullnetare qëkërkon ta bindë të votojë. Orientoni dyshen sesi do të realizojë bisedën, por pa ndikuar shumë mbi to. Është mirë që ato të jenë spontane dhe të krijojnë vetë bisedën. Gruaja abstenuese mund të zgjedhë si arsye për të shpjeguar përse nuk voton një prej arsyeve të listuara nga puna në grupe në pjesën e parë të trainimit, ndërsa vullnetarja që kërkon ta bindë mund të përdorë argumentat e listuara për këtë qëllim në pjesën e parë të trainimit. Dyshja e realizon bisedën përballë grupit dhe në fund të saj ju dhe grupi komentoni bisedën e zhvilluar.” Koha për realizimin e kësaj “loje me role” 10 minuta. Pas prezantimit të komunikimit përmes “Telefonit” dy pjesëmarrëse me dëshirën e tyre ose të përzgjedhura nga ju do të”luajnë” situatën: “Njëra është grua abstenuese dhe tjetra është një vullnetare që i telefonon për ta bindur të shkojë të votojë ditën e zgjedhjeve. Orientoni dyshen sesi do të realizojë bisedën, por pa ndikuar shumë mbi to. Është mirë që ato të jenë spontane dhe të krijojnë vetë bisedën. Vullnetarja që telefonon duhet të përgatisë një tekst të shkurtër, 1 minutë, për ta bindur bashkëfolësen për të shkuar të votojë ditën e zgjedhjeve.”

Grupi i parë vendoset në situatën e realizimit të një konference për shtyp. U kërkoni pjesëmarrësve të këtij grupi që të zgjedhin personin që do ta mbajë konferencën për shtyp dhe zëdhënësin e shoqatës.Ata përgatisin një deklaratë për shtyp (në përputhje me Situatën 1 (shih më poshtë) që e lexojnë në konferencë. Pjesa tjetër e grupit shërbejnë si gazetarë dhe përgatisin secili nga një pyetje për t’ia drejtuar personit që drejton konferencën. Grupi i dytë do të përgatisë një fletë-palosje që do tu shpërndahet grave abstenuese. Grupi duhet të punojë për të formuluar tekstin e fletë-palosjes, si dhe për ta konceptuar atë si design. Mund të shfrytëzohet mesazhi i përgatitur nga grupi në pjesën e dytë të trainimit. Mbani parasysh rregullat e përshkruara në pjesën e parë dhe të dytë për punën në grupe. Koha për tu përgatitur për punën në grupe 25 minuta, ndërsa koha për prezantimin e cdo grupi 10 min për grup.

Në përfundim ju dhe grupi komentoni bisedën. Pyesni grupin të vlerësojnë mes dy teknikave : “derë më derë” dhe “telefonin” se kush është më e efektshme. Koha për realizimin e kësaj “loje me role” është 10 min. Në përfundim të gjithë prezantimit të kësaj pjese ndajini sërisht pjesëmarrësit në grupet 1 dhe 2. Cdo grup do të punojë për një situatë të ndryshme nga njëri tjetri, por që ka të bëjë me elementë të prezantuar nga ju.

FLETE E PUNES SESIONI 10

Page 64: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

SITUATA 1 - GRUPI 1

Shoqata juaj ka realizuar tashmë projektin që synonte të rriste pjesëmarrjen e grave në votim në fshatin N. Në përfundim të projektit ju keni vendosur të realizoni një konferencë për shtyp, ku do të sqaroni qëllimin e realizimit të projektit, cila ishte strategjia juaj, teknikat që ju përdorët për të komunikuar e bindur gratë abstenuese dhe rezultatet konkrete të këtij projekti të zbatuar tashmë.

SITUATA 2 - GRUPI 2

Shoqatat juaj po punon për të rritur pjesëmarrjen e grave në votim në një qendër votimi të qytetit D e cila konisderohet se problematike në pikpamjen e pjesëmarrjes së grave në votim. Një nga teknikat që ju keni vendosur të përdorni për këtë qëllim është një fletëpalosje që do të shpërndahet në familjet e kësaj qendre votimi dhe që targeton gratë votuese. Përgatisni tekstin e kësaj fletëplaosje dhe design e saj.

Materialet e nevojshme: Kopje të materialit të punës në grupe. Prezantimi i printuar për të gjithë pjesëmarrësit. Prezantimi në Poëer Point, Video-projektor, lap-top, letër për të shkruar gjatë punës në grupe, flip chart. Koha e parashikuar: 2 orë

Page 65: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

MODULI I KATËRT:

MEDIA dhe PJESEMARRJA E GRAVE NË

POLITIKË

Page 66: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

STRATEGJITË E LOBIMIT DHE BASHKËPUNIMIT ME MEDIAN Objektivi Qëllimi i kësaj teme është që të zhvillojë tëk pjesmarrësit aftësitë e tyre të lobimit dhe advokimit me median, nëpërmjet shpjegimeve dhe metodave, të cilat japin zgjidhje praktime për rritjen e bashkëpunimit me median. Tema

Kur Organizatat Jofitimprurëse, OJF-të, vendosin ura të mira kooperimi me median, është e kuptueshme se përfitues janë të dy palët. Pas lajmeve rreth trafikut të qënieve njerëzore, prezencës së dhunës në familje, nivelit të ndotjes së mjedisit, korrupsionit në administratë, kushteve në dhomat e paraburgimit të komisariateve, braktisjes së shkollës nga fëmijët e familjeve që janë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, luftës kundër SIDA-s etj., etj., tema sensitive për realitetin shqiptar, gazetarët gjithnjë e më shumë tani u drejtojnë mikrofonin dhe u japim më shumë hapësira veprimtarëve nga shoqëria civile, nga shoqatat e të drejtave të njeriut, të grave, të pajtimit, zyrës së mbrojtjes së qytetarëve, shoqatave rinore, të konsumatorit, atyre që janë angazhuar në luftën kundër SIDA-s, përfaqësueve nga shoqatat e juristëve etj.

Prononcimi në media nuk kufizohet vetëm në dhënien e shifrave dhe treguesve që disponon kjo apo ajo OJF, por duke hedhur ide e teza të qarta për rrugëzgjidhjen e problemeve,

mënyra të përmirësimit të menaxhimit dhe administrimit nga ana e ekspertëve jashtë institucioneve publike në nivel qendror e lokal. Të tillë personalitete të njohura të fushave të ndryshme, të paangazhuar në vorbullën e selive të politikës, përbëjnë një pasuri të çmuar për aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri. Këtë vlerë intelektuale kanë nisur vitet e fundit ta shfrytëzojë gjithnjë e më tepër dhe media, duke e bërë pjesë të gjykimeve dhe analizave që bëhen brenda hapësirave të saj.

1.Pse komunikojmë me median?

Sapo përfundon formalitetet e nevojshme në gjykatë, për “të fituar personalitetin juridik” dhe ja nis aktivitetit konkret, një OJF ka nevojë që të prezantohet në publik për objektivat dhe problemet me të cilat do të angazhohet në të ardhmen e afërt dhe të largët. Kjo merr rëndësi të veçantë pas ndonjëfare kohe, kur projektet dhe veprimtaritë e para të organizatës kanë shënuar rezultatet e para, janë përpiluar situacione për nivelin e prezencës së një fenomeni në komunitet, janë përcaktuar strategji dhe metoda në identifikimin e shqetësimeve dhe problemeve që hasen, rrugët për zgjidhjen e tyre me mënyra demokratike, në prag të fushatave sensibilizuese dhe edukuese në shkallë të gjerë, ose në një rreth të ngushtë anëtarësh të komunitetit, për t’ju drejtuar

SESIONI 11

Page 67: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

autoriteteve lokale dhe qendrore në përmirësimin e gjendjes së krijuar etj.

Në kësi situatash një OJF do të zgjidhte rrugë të ndryshme që ti dëgjohej zëri sa më shumë. Duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët në terren, duke hedhur poshtë dyerve fletushka e thirrje, duke trokitur vetë në zyrat e institucioneve publike dhe atyre përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve, duke bashkëpunuar me organizata të tjera të ngjashme në koordinimin e nismave dhe veprimeve, duke kërkuar mbështetjen e forcave politike, sindikatave, personaliteteve të njohura të jetës publike, institucioneve ndërkombëtare dhe lëvizje të tjera në dobi të krijimit të një atmosfere sa më mobilizuese në publik.

Por rruga e pazëvendësueshme dhe më efikase për ta arritur një gjë të tillë është bashkëpunimi me median. Vendosja e kontakteve të ngushta me redaksitë, me komunitetin e gazetarëve, depërtimi në hapësirat e faqeve të gazetave e revistave, ekranet televizive e të agjensive të lajmeve, në programet radiofonike i përcjell mesazhet në një rreze më të gjerë, krijon opinion dhe presion të domosdoshëm në zgjidhjen e mjaft problemeve të bartura, ose të sapokrijuara, përpunon ide dhe strategji për rrugëzgjidhje, për të nesërmen dhe më pas.

Të bashkëpunosh me median nuk do të thotë thjesht që të rrish në zyrë në pritje të mbërritjes së shpurrës së gazetarëve, të cilët “e kanë për detyrë” të pasqyrojnë mbi aktivitetet e rëndësishme të një OJF-je. Nuk do të thotë as thjesht “t’u bombardosh inbox-in e e-mail-it”, “t’u harxhosh letrën e faksit”, ose “t’u lodhësh kokën” me lum telefonatash reporterëve e shefave të redaksive, se duhet të jenë prezent patjetër në këtë, ose atë veprimtari. Ky është një proçes që kërkon këmbëngulje, punë sistematike dhe korrektësi, fantazi dhe krijimtari, si mes dy partnerëve.

Në mënyrë të përmbledhur bashkëpunimi me median është efektiv sepse:

-Informojmë publikun /target grupin mbi aktivitetin tonë.

-Amplifikojmë mesazhet/qëndrimet/apelet.

-Tërheqim më shumë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

-Lehtësojmë vendosjen e partneritetit me OJF të tjera, krijimi i rrjeteve.

-Tregohemi më transparentë dhe të besueshëm tek donatorët.

-Informohemi nga media për cështje që kanë lidhje direkte, ose indirekte me fokusin e punës sonë.

2.Përzgjedhja e partnerëve në media Bashkëpunimi i OJF-ve me median nuk

është si “të turresh” në çdo derë redaksie që njeh, apo që e ke zbuluar nga numëratorët telefonikë a adresarë të ndryshëm që qarkullojnë

në publik. Sjellja në mënyrë fleksibël, duke bërë seleksion për njësitë mediatike me të cilat do të vendosësh kontakt, nuk do të thotë se pranon, ose përjashton një pjesë të tyre, që disa të pëlqejnë dhe të tjera jo.

Seleksionimi ka të bëjë me përzgjedhjen e duhur se cila gazetë, revistë, televizion, radio e agjensi lajmesh, është më e përshtashme për të informuar dhe dërguar mesazhet tek ata qytetarë, ose ai komunitet, të cilët janë target-i i punës së OJF-së. Do të thotë të afrohesh në rradhë të parë tek ato media, të cilat i japin përparësi dhe janë më të ndjeshme ndaj problemeve me të cilat merret organizata juaj. Ky tipar preferencial që bëhet është i ndryshueshëm në kohë, nga njëri projekt tek një tjetër, të bën më efektiv, më depërtues tek publiku i interesuar.

P.sh., në rastin e një organizate që operon në fushën e mbrojtjes së mjedisit, përparësi merr bashkëpunimi me redaksitë e televizioneve, pasi vetë objekti i punës së saj bëhet më atraktiv kur përdoren teknikat pamore. Edhe shoqata për mbrojtjen e konsumatorit preferon kontaktet me televizionin për arësye se konstatimet dhe vërejtjet që ajo ka për produkte të ndryshme, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve, është më mirë të bëhen prezente përpara kamerave. Preferencën televizive e kanë dhe shoqatat rinore, pasi të rinjtë lexojnë më pak gazeta dhe janë më pranë magjisë së ekranit. Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut i japin më shumë prioritet shtypit, për vetë specifikën e lajmeve në formën e komunikatave, njoftimeve, ose protestave që ato shpërndajnë për opinionin. Për shoqatat që merren me trajtimin e fëmijëve me probleme, për emigrantët, luftën kundër drogës, trafikut të qënieve njerëzore, apo kundër gjakmarrjes, më i përshtatshëm është komunikimi me anë të mikrofonit të radios. Kjo ndarje nuk mund të “pritet me thikë”, por mbetet në gjykimin e vetë OJF-ve, natyrës së tyre të punës për të vendosur prioritete në bashkëpunimin me njësi të ndryshme mediatike.

Përzgjedhja e partnerëve parësorë në mesin e komunitetit të gazetarëve kushtëzohet dhe nga vetë kategorizimi i njësive mediatike sa i takon shtrirjes së tyre. Në Shqipëri ka media lokale, kombëtare, si dhe ndërkombëtare me programe në gjuhën shqipe. Nëse, p.sh., do të trajtoheshin probleme të luftës kundër drogës, prostitucionit, të mbrojtjes së konsumatorit, braktisjes së shkollës nga fëmijët, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj.., kooperimi më i mirë do të ishte me mediat e mëdha, me gazeta që shpërndahen në të gjithë vendin, me radio e TV, të cilat kanë liçencë kombëtare.

Ndërkohe që për rastin e atyre OJF-ve që organizojnë fushata ndërgjegjësuese për rrezikun ndaj minave në zonën verilindore dhe veriore të vendit, mbrojtjen e mjedisit në një rajon të caktuar, si Prespë, Lurë etj., për të

Page 68: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

ndalur fenomenin e gjakmarrjes etj., më i frytshëm është bashkëpunimi me mediat lokale.

Fare mirë OJF-të mund të bashkëpunojnë me zyrat dhe korrespondentët lokalë të radiostacioneve të huaja, si Deutsche Welle, BBC, VOA, RFI dhe Free Europe, të cilat veç seksioneve informative në gjuhën shqipe, transmetojnë dhe në gjuhë të tjera të rajonit, si serbisht, maqedonisht, greqisht, rumanisht, bullgarisht etj. Të përshtatshme do të ishin dhe stacionet televizive shqiptare që emetojnë me linjë satelitore, agjensitë e huaja të lajmeve, apo mediat lokale në zonat kufitare, si dhe ato që kontrollohen nga përfaqësues të minoriteteve. 3.Kapacitetet dhe suporti për “njeriun e medias”

Kur thua se për të bashkëpunuar me

median, të duhet “të ngresh një infrastrukturë të nevojshme” që të mundësojë komunikimin e pandërprerë me të, kjo nuk nënkupton një faturë të stërmadhe financiare: zyrë me ambjente të bollshme, pajisje dhe sisteme të avancuara dixhitale në përdorim, si dhe angazhim të disa personave vetëm për t’u marrë me këtë detyrë.

Në rastin e OJF-ve shqiptare gjërat janë të thjeshta dhe praktike, për vetë kapacitetet që ato kanë në dispozicion. Për shumicën prej tyre një anëtar i stafit të organizatës, me kohë të plotë, ose të pjesshme pune, mjafton për ta përmbushur misionin. Këtu shtohen dhe angazhime të tjera në zbatim të projekteve, si botimet dhe prodhimet propagandistike të vetë shoqatës, detyra që kanë lidhje me marredhnëniet publike në tërësi etj.

Se sa do të jetë në gjendje për të mbuluar me sukses këtë axhendë detyrash, kjo kushtëzohet në rradhë të parë nga aftësitë që ka personi i zgjedhur dhe nga predispozita e drejtuesve dhe politika e organizatës në ndërtimin e raporteve me median. Në rastet e zbatimit të projekteve të përmasave të mëdha, ose fushatave ndërgjegjësuese që përfshijnë një komunitet të zgjeruar, atëhere në mbështetje të “njeriut të medias” afrohen një ose dy persona të tjerë si ndihmës.

Pjesë e infrastrukturës së domosdoshme është dhe “tryeza” e personit që mbulon kontaktet me median, mbi të cilën është një kompjuter i lidhur me internetin, që ka të instaluara programet bazë dhe aksesorët kryesorë të shërbimit, telefon, faks, arkiv etj. Në vendin e punës së “njeriut të medias” kalon çdo platformë dhe strategji e OJF-se, çdo vendim i bordit dhe i drejtuesve, ç’ka i jep atij të drejtën të jetë i informuar për gjithshka që ndodh brenda mureve të organizatës.

Një mikroklimë e tillë mund të duket si “luks i madh”, për ndonjë organizatë të vogël, që është në hapat e para të aktivitetit, ose që vepron në ndonjë qytet a krahinë të vogël të vendit. Por për pjesën më të madhe të OJF-ve të nivelit të mesëm dhe të madh ekzistojnë mundësitë e ngritjes së një inventari të tillë të kanalizuar në

bashkëveprimin me median. Është një investim që po e përdore me efektivitet me siguri do e “shlyejë veten” disafish në një kohë të shkurtër.

Por si mund ta portretizojmë “njeriun e medias” në një OJF?

Në mos qoftë i ardhur nga rradhët e komunitetit të gazetarëve, personi që mbulon kontaktet me median në organizatë, lipset të ketë “haber” nga ky profesion, të ketë njohuritë bazë, të jetë i aftë të shkruajë një lajm, ose një artikull informativ.

Të jetë komunikues dhe këmbëngulës, frekuentues i rregullt i ambjenteve ku rrinë gazetarët, lexues i rregullt i shtypit, ndjekës i programeve kryesore informative radio-televizive, i qëmtimit të agjensive të lajmeve dhe internetit.

Të shfrytëzojë çdo rast për të ndjekur trainime në fushën e gazetarisë, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, të ndjekë seminare, tryeza të rrumbullakta ku flitet për cështje të medias, ose trajtohen probleme të njëjtja me ato që ka në fokus dhe organizata.

Të jetë i prirur për të krijuar kontakte dhe të shikojë nga afër se si punojnë kolegë në OJF-të e tjera, veçanërisht se si operojnë zyrat e shtypit në mjediset e organizatave ndërkombëtare që kanë filjale dhe në Shqipëri, si PNUD, Këshilli i Europës, UNICEF, SOROS, UNHCR, OSBE, Banka Botërore, Save the Children etj.

Të bëjmë një ndalesë në parashtrimin e listës “duhet” për “njeriun e medias”, për të evituar dukjen e një “misioni të pamundur”, të detyrës së personit që mbulon kontaktet me median në OJF. Në esencë këto “duhet” s’janë veçse angazhimi dhe predispozita e përditshme, mbajtje e vetes në korrent me problematikën që ngre media në tërësi e specifikat për çdo njësi të veçantë të saj, si i trajton ajo problemet me të cilat merret organizata, njohje e tempit të punës dhe psikologjisë së kolegëve gazetarë, para se t’u trokasësh në derën e redaksisë, ti telefonosh, tu dërgosh një faks a një e-mail.

Kjo është një axhendë, e cila në një kohë të shkurtër të transformon nga një njeri me pak “haber” nga gazetaria dhe fusha e marrëdhënieve me publikun, në një njeri të orientuar dhe të familjarizuar me problemet, të shton sigurinë dhe shkathtësinë e nevojshme për të bindur të tjerët se duhet të merren seriozisht me njoftimet dhe komunikatat që lëshon organizata, se është e rëndësishme pjesmarrja e gazetarëve në këtë apo atë aktivitet të saj. Nëse çdo gjë ecën spontanisht dhe “me aksion në ditën e fundit”, atëhere gazetarëve s’është çudi t’u dukesh si një “alien” dhe shefave në organizatë të mbetet t’u përsërisësh të njëjtin justifikim rutinë se “ata (gazetarët) as që e çajnë kokën për gjithë këto punë që bëhen këtu tek ne!!!...”..

Page 69: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

PËRGATITJA E NJOFTIMIT DHE FTESËS PËR GAZETARËT

OJF-të i drejtohen medias për shumë arësye. Për një veprimtari/fushatë që do të zhvillohet, ose që sapo ka përfunduar, për një qëndrim/reagim të organizatës në lidhje me një problem, ose temë që ka shkaktuar debate në opinion, për të shprehur shqetësim dhe protestën ndaj dukurive negative në adresë të autoriteteve qendrore dhe lokale, për të bërë me dije të dhëna dhe konkluzione nga studime, anketime e monitorime të një dukurie, ose ngjarje të caktuar, për publikimin e një botimi të rëndësishëm, për grupimin e dy a më shumë OJF-ve në një nismë lokale, kombëtare, ose rajonale etj.

Rëndësi i kushtohet që procesit fillestar, mënyrës së njoftimit të gazetarëve. Njoftimi/ ftesa mund të dërgohet me postë, me faks, apo sic ndodh tanimë rëndom via e-mail. Përmbajtja e saj është hapi i parë për të tërhequr sa më shumë vëmendjen në komunitetin e gazetarëve, treguesi se sa interesim dhe pjesmarrje do të ketë në një veprimtari të saj.

Njoftimi/ftesa ka një përmbajtje të thjeshtë prej 6-7 rradhësh, a më shumë, ku shkruhet në mënyrë telegrafike dhe të drejtëpërdrejtë se çfarë do të ndodhë, kush e organizon, ku dhe kur. Në mënyrë të koncentruar jepet qëllimi kryesor për aktivitetin, përfituesit dhe kohëzgjatja. Kaq vlen për ta bërë të qartë për gazetarët pse ata duhet të jenë prezentë. Një njoftim për median vlen dhe për të lajmëruar gazetarët për ndryshime në detajet e kontaktit (ndryshim të vendodhjes së organizatës, të numrit të tel, e-mail-it, ëeb-it, personi i kontaktit etj.)

Le të marrin një shembull hipotetik të përmbajtjes së një njoftimi/ftese:

Shoqata e grave “Perla”, Tiranë Njoftim për median

Shoqata e grave “Perla” organizon ditën

e enjte, më 17 shkurt, ora 11.30, një tryezë të

rrumbullakët për problemin e

papunësisë në rradhët e femrave në Shqipëri. Sipas studimit më të fundit të shoqatës

sonë që do të prezantohet në këtë aktivitet, niveli i papunësisë në rradhët e femrave për vitin 2008 në Shqipëri ishte në nivelin 33-35 përqind. Kjo shifër e rendit vendin në rradhët e fundit të kontinentit europian.

Në këtë aktivitet që do të zhvillohet në Hotel Tirana janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Përkrahjes Sociale, nga parlamenti, nga zyra e OSBE-së, nga ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisë së Madhe në Tiranë, nga OJF-të etj.

Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari që do të vazhdojë deri në orë 14.30.

Arlinda Xeka Zëdhënëse e Shoqatës së grave Perla Tel... E-mail... Ëebsite...

Mos harro detajet bazë të njoftimit:

-qëllimin e aktivitetit (përse ftohet gazetari?)

-ngjall kureshtjen e medias (pse ka interes aktiviteti?)

-vendin, orën, ditën, kohëzgjatjen (orientimi për atë që është i interesuar)

-pjesmarrjen (rëndësia & mundësia për kontakte të tjera)

-kontaktin (vazhdimësia & mundësia për këndvështrime të ndryshme nga reporterët)

Dërgesa e njoftimit/ftesës në drejtim të redaksive shoqërohet nga disa veprime pas lëshimit të saj, për t’u siguruar nëse ka mbërritur në çdo destinacion, nëse gazetarët e konfirmojnë pjesmarrjen në veprimtari, për të hartuar një listë të përafërt me pjesmarrësit, për të përcaktuar kapacitetin e nevojshëm të transportit të tyre, në rast se veprimtaria zhvillohet diku larg qytetit dhe lëvizja e medias merret përsipër dhe nga OJF-ja.

FLETE E PUNES SESIONI 11 A

Page 70: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

DEKLARATA PËR MEDIAN Deklaratat për median në bazë të përmbajtjes janë:

-një informacion mbi veprimtarinë e organizatës

-një qëndrim/reagim rreth një ngjarje ose fenomeni Në dy rastet deklarata që lëshohet nga një OJF, kërkon të tregojë për publikun nivelin e angazhimit në projekte të ndryshme në dobi të komunitetit, për seriozitetin dhe objektivitetin e vlerësimeve që ajo bën rreth zhvillimeve të ditës, ose të së ardhmes etj. Qoftë me natyrë informative, qoftë qëndrim ose reagim, ose e përzjerë, deklarata për median mund të formulohet në shumë mënyra, teksti i saj mund të ketë gjatësi të ndryshme, por përpara se të dalë nga mjediset e OJF-së përmbajtja e saj duhet të ketë marrë përgjigjen pozitive për pyetjen kryesore:

“A sjell ndonjë gjë të re për gazetarët”? Një deklaratë shkruhet sipas stilit të informacionit/artikullit që përgatisin gazetarët. Personi që mbulon cështjet e medias në organizatë, apo dikush tjetër që koncepton ose shkruan një deklaratë duhet të ketë parasysh destinacionin e saj. Të ketë bindjen se redaksitë janë gjatë 24 orëve në nje fluks të paparë lajmesh, informatash, komentesh nga të gjitha anët. Duke e konsideruar si një “fabrikë” të vërtetë lajmesh cdo redaksi, një deklaratë duhet të jetë shkruar me kujdes që ajo të mos përfundojë “Recycle Bin”, ose të ndëshkohet me një “delete” në komjuterin e pritësit. Duhet të përmbushë kriteret e një lajmi. Në përgjigje të pyetjeve të famshme bazike si, “kush?”, “çfarë?”, “ku?”, “kur?” “pse?”. Deklarata në çdo rast shoqërohet dhe nga një sfond i shkurtër për aktivitetin e OJF-së. Në deklaratë nuk duhet harruar që të vihet deri në detaje një adrese kontakti, vendndodhja e organizatës, telefoni, faksi dhe e-mail-i, faqja në internet, nëse është e aktivizuar, për të dhënë më shumë sqarime dhe informacion për gazetarët e interesuar.

Më poshtë po japim një shembull hipotetik të një deklarate:

Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Dibër Komunikatë për median

Shpërndahen 720 pako me ushqime për qarkun

e Dibrës

Sot në datën 17 shkurt 2009, Shoqata e Kryqit të Kuq, dega Dibër ka shpërndarë 720 pako me ushqime për banorët e zonave të thella në qarkun e Dibrës. Një pako me peshë 25 kg përmbante ushqime bazë, si miell, vaj, oriz, makarona, detergjentë etj.

Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Dibër, Osman Gjata deklaroi sot në mesditë se “shpërndarja e ndihmave u bë në bashkëpunim me autoritetet vendore, në bazë të listave që ishin përgatitur për familjet më në nevojë”.

Ja lista konkrete e shpërndarjes sw ndihmave gjatë ditës së sotme:

(...vijon një listë për 8 komunat) Në fillim të javës që vjen është

planifikuar dhe shpërndarja e disa ndihmave në batanije, veshmbajthje dhe materiale të tjera për strehim.

Dega Dibër e Kruqit të Kuq ësht duke bashkëpunuar në këtë operacion mbështetjeje për popullatën e qarkut me shoqatën e kryqit të kuq danez. Kjo është hera e tretë gjatë sezonit dimëror që kjo shoqatë shpërndan ndihma për banorët e komunave në zonat e thella rurale.

Luftim Doda Zëdhenës i Kryqit të Kuq, dega Dibër Tel... Email... Adresa... Kur deklarata transmeton një qëndrim,

ose reagim të OJF-së ato kanë pak a shumë një strukturë standarte në pjesët përbërese të saj:

-përshkruajnë fenomenin, ose ngjarjen rreth të cilës mbahet qëndrim,

-tregojnë mënyrën e njohjes së problemit nga organizata

-përmendin shkeljet konkrete të ligjit -konseguencat që rrjedhin -thirrje e rekomandime për autoritetet

vendore dhe qendrore

FLETE E PUNES SESIONI 11 B

Page 71: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

-apel për organizmat dhe institucionet ndërkombetare (në rastin e fenomeneve, ose ngjarjeve mjaft serioze) Në mënyrë të përmbledhur

konsiderojmë si deklaratë efikase kur: -titulli është sa më i shkurtër dhe tërheq

vëmendjen -e rëndësishmja thuhet qysh në

paragrafin e parë -përqëndrohet vetëm në një cështje (për

të tjerat ke rast tjetër të informosh) -stil konciz dhe përsosje nga ana

gramatikore -pak sfond/background për

organizatën/fenomenin/veprimtarinë -kur e rilexohet disa herë “e shkarkon

nga ujrat...” -orientimi për kontakt, për ata që duan

më shumë info -kur shpërndahet në kohën dhe vendin e

duhur Kujdes: Sigurohu që është konceptuar dhe

shkruar sa më afër stilit gazetaresk. E kaluat një faqe format A4, e vutë seriozisht në rrezik publikimin e saj. Mendoje redaksinë si një mjedis pune ku në 24 orë ka një fluks të jashtëzakonshëm lajmesh e informatash dhe vetëm një pjesë e tyre do të përfshihet për botim ose transmetim.

Tani provo të shkruash një deklaratë

me të dhënat e mëposhtme: Shoqata “Të drejta të barabarta për

fëmijët” me qëndër në Tiranë është themeluar prej 4 vitesh. Në fokusin e saj është dhe problemi i shkollimit të femijëve.

Paraditen e sotme u publikua një studim i kësaj shoqate që kishte në qendër të vemendjes nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët në sistemin 9 vjecar në të gjithë territorin e vendit.

Fenomeni i braktisjes së shkollës mbetet shqetësues në Shqipëri.

Zonat më problematike të këtij fenomeni janë Tirana, Shkodra, Berati, Hasi, Tropoja etj

Nga rezultatet e studimit që ka zgjatur rreth 1 vit e gjysëm del se niveli i braktisjes së shkollës është rreth 15 përqind.

Por ka zona si në Tiranë, Shkodër, Berat, Has e Tropojë ku ku nivel është edhe më i lartë, deri në 20 përqind.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë pranon zyrtarisht se braktisja e shkollës nga fëmijë në sistemin e detyrueshëm është vetëm 8 përqind.

Sipas studimit shkaqet më themelore të përhapjes së fenomenit janë vështirësitë social ekonomike në zonat rurale, mentaliteti, por dhe moskujdesi i prindërve. Shkak tjetër është dhe moszbatimi i ligjit nga ana e parlamentit, që

ndvshkon me gjobë familjarët e fëmijëve të cilët nuk ndjekin arësimin e detyrueshwm 9 vjecar.

Për realizimin e studimit u aktivizuan në terren rreth 30 veprimtarë të cilët morën konktakte të drejtëpërdrejta me pvrfaqësues të drejtorive arsimore, me mësues, prindër, OJF, nxënës etj. Të dhënat e studimit u bënë prezente gjatë konference shtypi që u mbajt në ambjentet e Hotel Rogner në orën 12.00 të ditës së sotme. Ato janë dhe në faqen elektronike të shoqatës.

Page 72: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

KONFERENCAT PËR MEDIAN DHE TAKIMET ME GAZETARËT Duhet thënë që në fillim se në pjesën më të madhe OJF-të në Shqipëri nuk preferojnë të organizojnë konferenca shtypi, ose takime informative me gazetarët. Jo se nuk kanë cfarë t’u thonë reporterëve, por se në të shumtën e rasteve hezitojnë dhe nuk ndjehen mirë përballë tyre. Fenomeni ka shkaqe të karakterit organizativ të punës së OJF-ve, por dhe të karakterit konceptual, në mënyrën se sa vlerësohet nga drejtuesit dhe stafi i organizatës bashkëveprimi me median. (Jo pak drejtues OJF-sh vazhdojnë ti konsiderojnë gazetarët si “ngatërrestarë”, “tipa që vetëm gërrmojnë”, ose që “s’kanë haber fare nga shoqëria civile.” Ndaj dhe kanë vendosur që ti rrinë larg “ngatërresave” dhe “injorancës” në media…)

Konferenca për median, ose takimi informativ me gazetarët është një nga veprimtaritë më të rëndësishme të organizatës, që kërkon angazhim dhe kujdes të vecantë nga organizatorët. Ajo përmban detyra dhe proçedura të përgatitjes dhe vendosjes së kontakteve me redaksitë, ka rëndësi pjesmarrja fizike e gazetarëve në ambjentin ku ajo zhvillohet, si dhe komunikimi i drejtpërdrejtë mes panelit dhe platesë, pra mes drejtuesve të OJF-së dhe gazetarëve të pranishëm.

Për organizimin e një konference për median mund të kesh në dispozicion disa ditë, ose vetëm disa orë, por suksesi në ecurise e saj varet nga parapërgatitja që bëhet, që nga

momenti që mbajtja e saj është vetëm një ide dhe deri në momentin kur lajmërohet fillimi i saj. Një konferencë është rasti më i mirë për të prezantuar para medias jo vetëm një informacion ose qëndrim të ri të OJF-së, por dhe t’u bësh atyre prezent rolin dhe kontributin e mëparshëm, si dhe axhendën e angazhimit në të ardhmen.

Para se të fillohen përgatitjet për mbajtjen e konferencës, duhet verifikuar mirë domosdoshmëria e saj:

-Sa do të tërheqë vëmendjen e gazetarëve?

-Mos do të jete më mirë që për informacionin, apo për qëndrimin që do të mbahet në të është më e dobishme të lëshohet vetëm një deklatatë shtypi dhe të harxhohen energjitë që ajo të gjejë sa më shumë hapësirë në media? Kur është fiksuar mbajtja e një

konference kanë rëndësi dy elemente organizative të saj: përcaktimi i vendit dhe kohës së mbajtjes së saj. Zgjidhja optimale e të dyjave vlen për të tërhequr sa më shumë gazetarë. Në rastin kur konferenca organizohet për të promovuar fillimin e punës së OJF-së, ose për të informuar mbi aktivitetin e një periudhe të caktuar, vendi më i përshtatshëm është mjedisi ku punon organizata (nëse ka një ambjent ku të rrinë të ulur të paktën 12-15 vetë). Gazetarëve u krijohet një mundësi familjariteti me vendndodhjen, kushtet e punës, përbërjen e stafit

SESIONI 12

Page 73: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

etj., të cilat janë të nevojshme për të vazhduar kontaktet në të ardhmen.

Në rast se qëllimi i konferencës është për të informuar rreth një fushate, ose aksioni në shkallë të gjerë, atëhere do të tërhiqte më shumë vëmendjen organizimi i saj në terren, në një pjesë kulmore të veprimtarisë, ç’ka u ofron gazetarëve më shumë material për lajmet, kronikat e artikujt që u duhet të përgatisin, si dhe mundësi ilustrative me pjesë tonike, film, ose foto. Kur konferenca e shtypit synon të bëjë publik një qëndrim, ose reagim të OJF-së, më komode do të ishte që kjo të bëhej në një sallë, ose ambjent që njihet për raste të tilla nga institucionet, partitë politike, sindikatat, etj.

Gjatë zhvillimit të një konference për shtyp duhet të “racionosh” mirë kohën që lihet në dispozicion të pjesmarrësve në panel, për të informuar dhe bërë komentet e nevojshme, si dhe për gazetarët që janë të interesuar për të pyetur. Çdo fjalë hyrëse dhe deklaratë paraprake e gjatë, do të krijojë mërzi tek gazetarët, të cilët priren më shumë nga stili i punës: “të mësojmë duke pyetur”. Një prezantim i shkurtër i anëtarëve të ulur në panel, një deklaratë ekstrakte për çështjen kryesore për të cilën është thirrur konferenca për shtyp, e krijojnë atmosferën ngacmuese për pyetje dhe ripyetje nga ana e gazetarëve të pranishëm.

Në sallën ku mbahet konferenca, atyre u serviret dhe informacion shtesë, i cili s’ka të bëjë direkt me çështjen që diskutohet, por me aktivitetet kryesore të OJF-së dhe historikun e e saj. Shpesh disa reporterë të televizioneve, ose radiove fillojnë të punojnë për kronikat e tyre menjëherë sapo konferenca është deklaruar e mbyllur. Në vend të formatit të kronikës, ose lajmit të thjeshtë në mbulimin e saj, ata kërkojnë të zhvillojnë ndonjë intervistë me drejtues të OJF-së. Në këtë rast oferta për intervistë, ose “nja dy pyetje shtesë” nuk duhet refuzuar dhe aq më keq të shoqërohet nga llogjika: “Ato që kishim i thamë njëherë gjatë konferencës për shtyp. Të ishe i vëmendshëm!”.

Prezenca e disa gazetarëve në të njëjtën konferencë për shtyp nuk do të thotë se ata do të bëjnë të njëjtin informacion, me të njëjtën figurë dhe pjesë tonike. Gazetarëve aktivë dhe profesionistë u duhen propozuar ide dhe këndvështrime të tjera në lidhje me mbulimin e një konference për shtyp, ta ndjekin çështjen në një institucion që atakohet, ose është përgjegjës për atë që ndodh, të marrin mendime nga përfituesit e projektit, nga një ekspert i njohur etj. Format e larmishme të pasqyrimit të një aktiviteti të organizates, (në rastin tonë të konferencës për shtyp), krijojnë më shumë efekt tek lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit, të cilët mësojnë ç’ka ndodhur nëpërmjet gazetarëve.

Gjatë zhvillimit të konferencës nga organizatorët bëhet një lloj “apeli” për prezencën e gazetarëve. Kjo nuk bëhet thjesht për bilanc, sa prej atyre që ke ftuar kanë ardhur dhe sa mungojnë, por për të evidentuar një listë të

redaksive të rendësishme, të cilave do t’u duhet t’u dërgosh nëpërmjet faksit, ose e-mail-it një informacion të përmbledhur për zhvillimin e konferencës. Jo çdo mungesë e gazetarëve është shenjë e mosinteresimit të tyre për një aktivitet të OJF-së. Krijo sërish mundësinë që gazetarët të cilët nuk ishin prezentë të kenë material për ta pasqyruar veprimtarinë.

Organizatorët bëjnë kujdes në mënyrë të vecantë për të krijuar konfort për gazetarët. Qysh nga hapësira ku do të qëndrojnë dhe lëvizin lirshëm, ndricimi, vendi ku do të vendosin aparatin incizues, kamerat, si dhe improvizimi për “këndet e përshtatshme” për intervistat ekstra ku në sfond ka logo dhe simbole të OJF-së.

Përmbledhtazi nga procesi i një konference për median në tre fazat:

Faza 1. Para mbajtjes së konferencës -përcaktimi i tematikës -vendi / koha -cilët do të jenë në panel -njoftimi (konfirmimi) për gazetarët -hartimi i deklaratës për shtyp -përgatitja e dosjes së shtypit për

konferencë shumë të rëndësishme -konforti i gazetarëve të pranishëm

Faza 2. Gjatë zhvillimit të saj -prezantimi i panelit -prezantimi i axhendës së konferencës -kohëzgjatja e saj -paraqitje koncize e problemit/qëndrimit -menaxhimi pyetje-pergjigje -list prezenca e gazetarëve të pranishëm

Faza 3. Pas konferencës -shpërndarje e deklaratës për shtyp -asistencë për paqartësi dhe sqarime -asistencë për kërkesat ekstra të

gazetarëve -kontakt dhe informim me gazetarët që s’erdhën -monitorim: si e mbuloi media aktivitetin? -raporti përfundimtar.

Page 74: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

PJESEMARRJA NË DEBATE OSE FORUME MEDIATIKE Gjithnjë e më tepër vitet e fundit përfaqësues të OJF-ve janë prezentë në studiot e televizioneve dhe radiove në Shqipëri, lokale ose kombëtare. Programe të tilla mund të jenë të drejtpërdrejta, ose të rregjistruara më parë se të emetohen për publikun. Temat më të preferuara, për të cilat ftohen të marrin pjesë aktivistët, ose drejtuesit e OJF-ve janë për diskutimin rreth zhvillimeve social-ekonomike në vend, për të analizuar shkaqet dhe tendencat e fenomeneve negative në shoqëri, për të apeluar në evenimente me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare etj. Pjesmarrja përpara kamerave, ose mikrofonave në studiot e radiove dhe televizioneve është në tre forma kryesore:

a.si një zë i vetëm b.pjesë e debatit c.i ftuar special Ka dhe forma të tjera të pjesmarrjes në

programe të drejtpërdrejta radio-televizive. P.sh., kur je “mysafir në distancë” gjatë një emisioni të drejpërdrejtë. Kjo formë është më e përshtatshme për radion. Komunikimi yt me studion bëhet me anë të telefonit, ose me zë dhe figurë në rastin e instalimit të ministudiove televizive lëvizëse në vendin ku punon, ose banon. Tjetër formë është rasti kur je intervistuar disa orë, ose disa ditë para zhvillimit të një emisioni të drejtpërdrejtë dhe drejtuesi i tij me ndihmën e regjisë e lëshon pronocimin tuaj në një moment të caktuar të programit.

Të gjitha format që përmendëm kanë të përbashkëta disa elementë, në aspektin përgatitor të programit, të komunikimit paraprak me gazetarin a moderatorin, ashtu siç kanë dhe veçori për hapësirat kohore në program, vendin që zë në tërësinë e debatit etj.

a.Rasti kur je i vetmi i ftuar në program. Kjo formë nënkupton mënyrën më të thjeshtë që kanë zgjedhur organizatorët e debatit në studion e televizionit, ose radios për të diskutuar rreth një teme, a fenomeni të caktuar me interes për publikun. Në studio ftohet një, ose disa veprimtarë nga një OJF e vetme.

Ky format komunikimi ka për qëllim më

shumë për të informuar mbi aktivitetin dhe qëllimet e organizatës. Është më shumë e karakterit prezantues për punën në tërësi, por dhe për ndonjë projekt të veçantë të sapokryer, sic mund të jetë një vëzhgim, anketim, studim analitik i pjesshëm, ose i plotë mbi komunitetin etj. Një përgatitje paraprake gjithnjë është e nevojshme para së të hyhet në studio, veçanërisht kur të ftuar janë disa veprimtarë të organizatës. Një ndarje çështjesh kryesore mes të ftuarve, që i bëhet me dije paraprakisht dhe gazetarit, ose moderatorit që drejton bisedën, i jep rritmin dhe thyerjen e nevojshme programit, duke e bërë më tërheqës për publikun. Është rasti më i mirë për një organizatë të tregojë kompetencën dhe seriozitetin për aktivitetin që kryen.

Rasti ku je i ftuar edhe me të tjerë nga media. Në këtë rast kontaktet sqaruese me gazetarin a moderatorin, qëmtimi i arkivit personal duke nxjerrë shënime të nevojshme, ndarja e çështjeve kryesore, (kur je i ftuar me të tjerë veprimtarë të OJF-së) janë një lloj “nxemje” përpara se “të hysh në lojë”. Të gjitha këto koncentrohen në hartimin e një skede përmbledhëse, qoftë kjo me shënime ekstrakt në një fletë të vetme të formatit A4.

b.Forma e dytë është një program i konceptuar nga shumë aktorë në debat. Përfaqësuesi i OJF-së ka në krah dhe të ftuar të tjerë nga organizatat partnere, komuniteti, institucionet publike, ekspertë të çështjeve që diskutohen, gazetarë etj. Duke qenë pjesë e debatit në studio, kohën në dispozicion për të folur e ke më të reduktuar, gjithashtu dhe ndërhyrjet në bisedë nuk janë të programuara. Ato varen nga rrjedha e trajtimit të problemeve nga të ftuarit, si dhe konceptimi që ka bërë gazetari, ose moderatori. Në një program të tillë me disa të ftuar, ku përfaqësuesi i një OJF-je është një alternativë, apo një këndvështrim i veçantë për debatin në tërësi, përgjegjësia e prezantimit bëhet dhe më e madhe. Organizata nuk është e thënë që do të

FLETE E PUNES SESIONI 12 A

Page 75: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

përfaqësohet në debate të tilla gjithmonë nga drejtuesi kryesor i saj. Një anëtar i bordit, një personalitet kompetent dhe elokuent që bashkëpunon me kohë të pjesshme me OJF-në, do të ishte një përfaqësim dinjitoz rreth një tryeze ku vlerësimi bëhet me kut krahasues. Kjo do ta bënte më autoritare punën e organizates në sy të publikut. Në programe të tilla me shumë të ftuar jo rrallë debati del nga tema kryesore, fillohet të flitet për detaje krejt të parëndësishme dhe në rastin më të keq biseda kanalizohet në replika personale dhe banale. “Dirigjimi” i emisionit është në rradhë të parë përgjegjësi e gazetarit, ose moderatorit, por ajo që ka vlerë në rastin e çdo të ftuari është njohja me strukturën e planifikuar të bisedës (ose skenarin). Nëse jep pëlqimin për pjesmarrje në një program të tillë, nuk është asnjëherë e tepërt që ti kërkosh drejtuesit të tij, të japë shpjegime paraprake mbi çështjet për të cilat do diskutohet, si dhe çfarë vendi do të ketë opinioni yt në të. Duke i fiksuar këto që përpara hyrjes në studio atëhere je edhe më i qartë mbi fazën e parapërgatitjes që të duhet të bësh që kur je jashtë ambjenteve të saj.

c.Kur je i ftuar special në një edicion informativ. Kjo formë aplikohet për të analizuar ngjarje të ditës, ose fenomene të bujshme, të cënimit të rendit publik, të ndonjë akti të përsëritur të krimit brenda familjes, gjakmarrjes, shkeljes së të drejtave të qytetarëve, rritjes së presioneve ndaj medias, zhvillimeve social-ekonomike, prezencën në treg të mallrave të pakontrolluara dhe pirate, interpretimin e ndonjë projektligji që ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion etj.

E konceptuar si bisedë, ose intervistë në studio brenda edicionit informativ, i ftuari shpreh opinionin e tij nëpërmjet përgjigjeve tës pyetjeve që i bën prezentatori i lajmeve. Krahasuar me dy format e tjera që përmendëm më sipër, në këtë rast suksesi varet nga konçiziteti dhe qartësia e mendimeve që jep. Çdo devijim nga tema, çdo pasiguri në artikulimin e një argumenti – të cilat mund të mos binin në sy gjatë dy formave të tjera – në këtë rast të kushtojnë në cilësinë e prezantimit në publik.

Qëndrimi në thelbin e pyetjes (problemit) numërimi i koncentruar i një sërë efekteve, konseguencave dhe rrugëzgji-dhjeve të ofruara të heqin stresin se je thirrur të flasësh në një kohë të limituar. Kështu do jesh në rregull dhe me shefin e lajmeve dhe prezentatorin në studio, të cilët në kësi situatash i mundon shumë ideja se nga një bisedë e tillë rrezikohet rritmi i edicionit informativ. Në variantin kur intervista është lënë të zhvillohet në fund të edicionit, në minutazhin e një Speciale të Ditës, gjërat thjeshtohen pasi ke më tepër kohë në dispozicion, por nuk mund ti shpëtosh ndjekjes së logjikës për të qenë konçiz dhe i qartë në mendime.

Të mos harrojmë: Në të gjitha format e komunikimit me gazetarët, qoftë në studio, qoftë në distancë merr rëndësi të dorës së parë puna përgatitore individuale, ose në grup për të përballuar me sukses intervistën a bisedën. Vetësiguria se përballon cdo lloj situate, se mund të ulesh para një gazetari dhe “le të pyesë ç’të dojë”, (veçanërisht në rastin kur je i ftuar special në studio), pa bërë asnjë përgatitje fillestare, rrezikon të të kthejë në rolin e atyre politikanëve dhe oratorëve kokoroshë, të cilët i nxjerrin si “qofte” mendimet e tyre, një përzjerje strukturash të fjalive të stërpërsëritura, “të spërkatura” me fjalë të mëdha, “rrotull e rrotull”, pa mundur të japin asnjë përgjigje, a pozicion të qartë.

Page 76: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

SI TË PËRGATITEMI DHE PËRBALLOJMË NJË INTERVISTË ME GAZETARËT

Intervista është një nga format më të rëndësishme të informimit në media, që ndërtohet me pyetje të gazetarit dhe përgjigje të të ftuarit te tij. Kur je përballë një gazetari që kërkon të intervistojë, veç anës përgatitore vetjake, të cilën e përmendëm më lart, të duhet të njohësh disa teknika të përballimit të saj. Veçanërisht për intervistën që jep në televizion duhet të merresh dhe me pamjen e jashtme, veshjen, look-un dhe “administrimin” e gjesteve trupore kur je duke folur.

Tendenca është për të qenë sa më rehat

në vendin ku je ulur, me një volum zëri normal, pa lëvizje të tepërta të duarve, syve dhe pjesëve të tjera të trupit. (Nëse intervistën të qëllon ta zhvillosh në këmbë, atëhere të duhet një qëndrim “me bazament”, pa u anuar majtas e djathtas, ose duke bërë lëvizje të kota). Kur kjo funksionon atëhere shikuesin nuk e tërheq asgjë tjetër veç mendimeve që po shpreh.

Vështirësinë më të madhe një i ftuar

para kameras e ka tek shikimi, nga duhet ti drejtoje sytë. Ajo që të ndihmon më shumë është vështrimi sy më sy me gazetarin. As ti drejtohesh “syrit të tmerrshëm” të kameras, as diku në mënyrë të papërcaktuar dhe as të bësh më të keqen, “syposhtë”. Të jesh sy më sy me gazetarin gjatë gjithë kohës së intervistës, kjo të përqëndron për ti dëgjuar mirë pyetjet, ose ndërhyrjen e tij, si dhe të jep mundësinë që të marrësh aty për aty një lloj efekti të parë të atyre që sapo ke thënë, nga mënyra se si reagon në portret ai që po të interviston.

Në rastin e një debati televiziv, me të

tjerë të ftuar, situata nuk është kaq e tendosur sa ajo që përshkruam më lart. Por të jesh i

përqëndruar në rrjedhën e bisedës që zhvillohet është sërish e domosdoshme. Është e panevojshme të ndjekësh rradhën e punës të kamerave në studio, kush është në trans-metim ose kush jo. Nuk bën figurë të mirë kur mendimet e tua ja thua atij që ke në krah me zë të ulët. Pika orientuese për të kërkuar fjalën, ose të bësh një ndërhyrje a sqarim për atë që flitet është vetëm moderatori, ose gazetari që drejton programin. Në rastin e pjesmarrjes në distancë, me anë të telefonit, gjatë një debati që zhvillohet në studio sigurohu se në vendin ku je, në zyrë, ose në shtëpi, je i izoluar nga shqetësimet e të tjerëve aty pranë. Megjithëse nuk je prezent me figurë, publiku “e shikon” se si qëndron, sa i predispozuar je, qoftë nga artikulimi i fjalëve, frymëmarrja, pauzat etj.

FLETE E PUNES SESIONI 12 B

Page 77: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

TË MARRËSH “ME QERA” NË MEDIA

Disa nga OJF-të e mëdha në Shqipëri aplikojnë projekte që janë një bashkëpunim i pastër dhe i drejtpërdrejtë me median. Për një periudhë të caktuar kohore ato “marrin me qera” hapësira nga faqet e gazetave, si dhe minutazh në programet e radiove dhe televizioneve. Për kohën sa nënshkruhet një marrëveshje mes dy palëve, përdoruese e hapësires në fjalë është vetë OJF-ja. Botimi në rastin e medias së shkruar dhe prodhimi audioviziv në rastin e medias elektronike ideohet dhe menaxhohet tërësisht nga përfaqësuesit e organizatës. Nga fillimi i këtij shekulli kjo mënyrë kooperimi filloi të përhapet.

Ndër të parat OJF që e shfrytëzoi me mjaft sukses “qeranë” në media ishte Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit, KSHKK, me njërën prej të përditshme kryesore në Shqipëri, gazeta “Panorama”. Nga maji i 2003-shit KSHKK-ja, në përmjet projektit “Media për Transparencë” mori një faqe të plotë të gazetës, një herë në javë, ku u botuan rreth 1 vit e gjysëm artikuj problemorë, analiza dhe kontribute investigative mbi temën e luftës kundër korrupsionit.

Efekti është i dukshëm. “Panorama” e ditës së hënë, kur botohej dhe faqja speciale e KSHKK-së ishte me një tirazh rreth 15 % më të lartë se ditët e tjera. Kjo jo vetëm për faktin se të hënave botoheshin në atë kohë më pak të përditshme, por dhe nga prezenca e artikujve interesantë të kësaj faqeje. Trajtoheshin me profesionalizëm artikuj për dukuri konkrete të abuzimeve dhe shpërdorimeve me fondet publike, ose përpjekjet korruptive në praktikat e administratës qendrore dhe lokale. P.sh., mund të përmenden artikujt: “Firmat që ndërtojnë për shtetin, larg kontrollit të tatimorëve”; “Saktësia e statistikave kombëtare në dyshim”; “Në kërkim të dosjeve të privatizimit”; “KESH: Ç’ndodhi me nënstacionin e Elbasanit?!”; “Tre miliardë lekë për naftën, dyfish më shtrenjtë” etj.

Gjithashtu dhe Grupi Shqiptar për të

Drejtat e Njeriut ka patur një bashkëpunim me të përditshmen “Korrieri”, duke botuar periodikisht në një faqe të vecantë artikuj me problematikë nga shkeljet dhe abuzimet me te drejtat e qytetarëve. “Marrja me qera” është aplikuar dhe gjatë fushatave elektorale. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, apo Shoqata për Kulturë Demokratike kanë përduror hapësira nga media e shkruar a elektronike për ndërgjegjësimin qytetar për periudhën e votimeve. Në disa nga qytetet kryesore të vendit në auditorë të zgjeruar janë zhvilluar debate mes qytetarëve të ftuar, ekspertëve ligjore, intelektualëve, kandidatëve nga forca të ndryshme politike, të cilët shpalosin alternativat e tyre elektorale.

Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” në bashkëpunim me televizionet lokale në Shkodër, Berat, Vlorë dhe Korçë, ka organizuar disa cikle debatesh për zgjidhjen e konflikteve në komunitet dhe rolin e mediatorëve. Duke lënë në dispozicion të shikuesve numra telefonikë të drejtpërdrejtë me studion, emisione të tilla kanë qenë tërheqës, duke dalë shpesh dhe nga koha e parashikuar për zgjatjen e tyre. Një formë bashkëpunimi është dhe rasti kur një OJF financon, ose bashkëfinancon filma dokumentarë me një tematike të caktuar, si mbi jetën e emigrantëve, riintegrimin në Shqiperi të të rinjve që kthehen nga autoritetet policore të vendeve të tjera, luftën kundër prostitucionit, drogës, gjakmarrjes etj. Për realizmin e të tillë dokumentarëve afrohen regjisorë, skenaristë, operatorë, ne tërësi stafe profesionistësh. Filma dokumentarë kanë prodhuar vitet e fundit OJF të huaja që kanë aktivitet në Shqipëri, por dhe organizata vendase, si “Kryqi i Kuq Shqiptar”, shoqata “Kape të Ardhmen”, shoqata “Emigranti”, fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” etj.

FLETE E PUNES SESIONI 12 C

Page 78: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

BOTIMET INFORMATIVE TË VETË ORGANIZATËS

Sado të jenë mundësitë financiare dhe logjistike të një OJF-je, prodhimi i një fletëpalosje, qysh në hapat e para të aktivitetit bëhet i pashmangshëm. Një fletëpalosje është një lloj “kartvizite” për cilindo që është i interesuar për punën e organizatës, veçanërisht kur vizitorë në mjediset e saj janë gazetarët. Duke i vendosur në vende të dukshme në ambjentet e pritjes, në paketat informative që u shpërndahen gazetarëve, por dhe në ambjente të tjera publike jashtë territorit të OJF-së, një fletëpalosje bën prezantimin e parë.

Në prodhimin e tyre ka preferenca nga më të ndryshme, për përmbajtjen, ilustrimin grafik, ngjyrat, llojin e letrës etj. Nga qëllimi për të cilën përgatitet fletëpalosja ajo mund të jetë në 3 forma kryesore:

a.Për prezantimin e OJF-së në tërësi. b.Për prezantimin e një aktiviteti,

lëvizje, ose fushatë sensibilizuese të veçantë të saj.

c.Për informimin e pjestarëve të një komuniteti ndaj fenomeneve dhe rrethanave të caktuara, të cilat kërkojnë sqarime dhe udhëzime të specifikuara. Për dy format e para konceptimi i një fletëpalosje do të ishte funksional po ti jepeshin përgjigje këtyre pyetjeve bazë: -cilët jemi? -çfarë qëllimesh dhe objektivash kemi? -çfarë efekti ka pasur dhe pritet të ketë

angazhimi ynë? -si mund të na kontaktoni?

T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve me tekst, ilustrim grafik, foto etj., i jep mundësi në 2-3 minuta lexuesit të saj të krijojë idenë e parë se “a ndodhet mes njerëzve të duhur”. Edhe sikur rastësia t’ju ketë futur në mjediset e një organizate edhe sikur në mënyrë rutinë ta kesh bërë pyetjen “Ore, me çfarë merreni ju?”, dikush do të nxitojë t’ju lerë në dorë përsëpari një fletëpalosje, me synimin që në moment t’ju shuajë kuriozitetin.

Sa i takon përmasës së një fletëpalosje atë e gjen thuajse njëlloj në çdo OJF. Një letër A4 e prerë ose jo, e palosur si “firzamonikë”, me një ose disa ngjyra, vetëm në gjuhën shqipe, ose dhe në gjuhë të huaj, kryesisht anglisht.

Të tre format kryesore që përmendëm më lart kërkojnë në rradhë të parë një gjuhë të thjeshtë në tekstin e tyre, ku lloji i gërmës, titujt, nëntitujt, fotot dhe shenjat konvencionale shoqëruese të japin një konceptim grafik tërësor lehtësisht të lexueshëm me një faqosje të lirshme dhe atraktive. Forma e dytë dhe e tretë janë të ngjashme, kanë objekt më të ngushtë, të përkohshëm, por nga ana tjetër mund të jenë shumë të larmishme në kompozim.

Më i përdorshëm është lloji i parë i fletëpalosjes, që prezanton OJF-në në tërësi. Nuk ka rregulla strikte të mënyrës se si hartohet një fletëpalosje e tillë, por gjithësesi janë disa elementë të cilat mund të evitohen në procesin e botimit të tyre.

a) Një fletëpalosje e këtij lloji nuk mund të jetë historiku i hollësishëm i organizatës. Në mënyrë telegrafike, data dhe vendi i krijimit, vendimi përkatës i gjykatës, 2-3 aktivitete të rëndësishme të zhvilluara më parë dhe ndonjë detaj tjetër retrospektiv që konsiderohet me peshë janë mjaft për sfondin e OJF-së.

b) Një fletëpalosje nuk mund të jetë “lum” objektivash dhe nënobjektivash për OJF-në, të cilat po ti studjosh në thelb nuk përbëjnë veçse 2-3 të tilla. Në disa raste vihet re se në pjesën ku tregohen objektivat hartohet një listë e gjatë prej tyre me mendimin se kjo rrit besueshmërinë dhe seriozitetin e organizatës. Në fakt që në kontaktin e parë me të tjerët ke “shitur” pompozitetin dhe panatyrshmërinë.

c) Teksti i një fletëpalosje nuk mund të jetë i mbushur me një mori shifrash dhe të dhënash, të cilat do ta bënin krejt teknike, të koklavitur dhe të mërzitshme përmbajtjen e saj.

d) Një fletëpalosje nuk mund të jetë një album fotografish. Jo rrallë hasen të tilla ku janë vendosur foto të deshifrueshme, ose jo, nga aktivitetet e OJF-së, nga mjediset ku punon stafi etj. Prirja për të vendosur sa më shumë fotografi në fletëpalosje do të na çonte në shembullin kur “tentojmë të tregojmë sa shumë dhe në fakt nuk themi asgjë”.

e) Nuk mund ta lësh pa rinovuar përmbajtjen e një fletëpalosje, të paktën një herë në vit. Serioziteti në këtë rast nuk cënohet nga “mbetja në vend e punëve të OJF-së”, por dhe krijon kaos për kontaktin, duke mos reflektuar

SESIONI 13

Page 79: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

ndryshimet që mund të jenë bërë në adresën e organizatës, numrat e telefonit, faksit, adresën e postës elektronike, faqen në internet etj.

f) Që një fletëpalosje ta kryejë sa më mirë misionin për të cilën botohet ajo duhet të dalë nga duart e profesionistëve të dizainit, duke u mbështetur me ide nga vetë përfaqësuesit e OJF-së. Në këtë rast aplikimi i iniciativave kursimtare në bazë të modelit “me forcat tona” nuk ka sukses.

(Çështjet që u trajtuan në pikat “a”, “b”, “c” dhe “d” kanë hapësira dhe mundësira të tjera për t’u trajtuar më hollësisht në publikimet që bën OJF-ja. Historiku i organizatës, shifra dhe të dhëna studimesh dhe analizash, foto dhe aspekte të tjera të punës dhe qëllimeve të saj, zenë vendin e tyre në rubrikat e gazetës, revistës, ose botimeve të tjera të specializuara që publikon një OJF. Ato janë pjesë e intervistave dhe bisedave në media ku protagonistë janë veprimtarët e organizatës)

Një formë më e thjeshtë e botimeve që bëjnë OJF-të është gazeta ose fletushka informative. Me pak faqe, me numër të reduktuar ekzemplarësh, dhe me frekuencë të rrallë. Lënda e tyre është një përmbledhje e aktiviteteve që janë bërë nga periudha kur ka dalë numri i fundit, komunikata për publikun, ose njoftime për degët lokale e aktivistët në terren, artikuj metodikë, intervista, udhëzime, pjesë studimesh, opinione nga përfituesit e projekteve etj. Një numër i gazetës, ose fletushkës informative mund të botohet jashtë rradhe, si një numër ekskluziv që pasqyron një aktivitet të rëndësishëm të organizatës, apo hapjen e një fushate në shkalle të gjerë.

Firmat që shkruajnë në këto botime janë nga rradhët e drejtuesve, bordit dhe aktivistëve të OJF-së. Në të shumtën e rasteve organizatat që kanë dhe gazetën e tyre, për botimin e saj ngarkojnë një pjestar të stafit, ose aktivist që e njeh punën e gazetarit, ka punuar ose vazhdon të punojë në media. Kopjet e gazetave dhe buletineve shpërndahen brenda rrjetit të organizatës, iu jepen përfituesve të projektit, si dhe shpesh futen në dosjet informative që ju jepen gazetarëve në konferencat e shtypit, ose në aktivitete të ndryshme që organizon OJQ-ja. Pjesa më e madhe e OJF-ve nuk preferojnë më prodhimin fizik të tyre (në variantin letër), por e shpërndajnë via e-mail në variantin elektronik, duke e drejtuar në një grup adresash për ata që janë të interesuar. Gazeta elektronike shkarkohet në një zë më vete në web-in e oragnizatës.

OJF-të botojnë dhe formate tip reviste në mënyrë të rregullit periodiciteti. Revistat kërkojnë fonde të konsiderueshme monetare, kërkojnë staf dhe bashkëpunim të personaliteteve në fushat ku ato operojnë. Nga ky shkak privilegjin për botimin e tyre e kanë vetëm organizatat e mëdha dhe të konsoliduara. Një revistë OJF-je, qoftë e formatit të revistave ilustrative, si ato të zakonshmet, qoftë dhe ato në formatin e broshurave, si përmbledhje artikujsh,

janë thellime të njohurive, analizave, studimeve të plota dhe rrahje mendimi për aktualitetin dhe vizionet e së ardhmes në lëmin ku kontribuon organizata.

Revista të botuara në mënyrë periodike, në disa numra trajtojnë fushën e përmirësimit të legjislacionit, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të pajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes, të rritjes së profesionalizmit në gazetari, në afirmimin e rolit të gruas në shoqëri, në mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së traditave, historisë dhe kulturës, rreth problemeve të fëmijëve dhe të rinjve, integrimit të minoriteteve etj. Revista të tilla janë pika kontakti mes veprimtarëve dhe specialistëve të një fushe të caktuar dhe gazetarëve. Këta të fundit afrohen nga botuesit e tyre për të shkruar artikuj problemorë dhe analitikë, ose në disa raste shkrimet e tyre huazohen nga faqet e gazetave për tu ribotuar në faqet e revistës së organizatës.

Ka dhe forma të tjera publikimesh jo periodike. Për të pasuruar literaturën në fushën ku OJF-të zhvillojnë aktivitetin, në ndihmë të kualifikimit të stafit në qendër dhe në terren ato botojnë manuale, udhëzues, fjalorë të specializuar, të përgatitura vetë, ose si përkthime. Botojnë gjithashtu broshura të vogla propagandistike që vlejnë për fushata sensibilizimi dhe informimi për komunitetin. OJF-të që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, përmirësimit të legjislacionit dhe reformave në fushën e drejtësisë, zakonisht përkthejnë libra, monografi dhe tekste të akteve ndërkombëtare, komentarë të legjislacionit, interpretime të Konventave Europiane etj.

OJF-të botojnë dhe prodhojnë postera, banderola, stika për objekte publike, distiktivë me logon ose sloganet e organizatës, bluza, çanta, stilolapse, blloqe e suvenire modeste, të gjitha të stampuara, si një inventar propagandistik identifikues për promocionin e organizatës, ose si dekoracion “për krijim atmosfere e tërheqje vëmendjeje” në përballimin e lëvizjeve, nismave dhe fushatave sensibilizuese në komunitet.

Vlerësim për kontributin e medias

Mjaft OJF në Shqipëri praktikojnë mënyra të ndryshme të stimulimit të redaksive të medias. Shpallin konkurse për kontribute në një fushë të caktuar, si dhe ndajnë cmime speciale për gazetarët më aktivë.

Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, zhvillon prej vitesh një konkurs vjetor ku shpërndan cmime për gazetarët e shtypit, radios e televizionit që përgatisin artikujt a kronikat më të mira në fushën e mbrojtjes së lirive dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Për dy vjet rresht një metodë të tillë e ka përdirur dhe Qendra Shqiptare për Parandalimin e Torturës.

Page 80: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

Përbën një eksperiencë të veçantë në bashkëpunimin media - OJF rasti i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, i cili ka krijuar traditën e shpërndarjes së “Çmimit të Virtytit”, cmim i cili i është akorduar dhe disa gazetarëve shqiptarë dhe të huaj “…për veprimtari të shquar në shërbim të paqes, progresit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. Një mënyrë efikase që nxit në rradhë të parë kontribute cilësore në media, afron më shumë gazetarë e redaktorë, por dhe i motivon ata që të trajtojnë më shumë nga problematika të aktualitetit. Angazhimi on-line

Vitet e fundit pjesa më e madhe e OJF-ve

në Shqipëri kanë faqet e tyre në internet. Kjo është një mundësi për gazetarët të cilët shkruajnë për këto organizata, të marrin të dhëna shtesë mbi veprimtarinë e tyre, detaje nga aktualiteti dhe të viteve më parë. Faqet në internet të OJF-ve shqiptare ofrojnë për median apo dhe për cdo të interesuar tjetër përmbledhje të aktiviteteve, të deklaratave, publikimeve, historiku, partnerët dhe donatorët e deri tek strukturat drejtuese dhe vendimarrëse të organizatës. Sidomos kur janë të formatuara në një mënyrë të thjeshtë për t’u “shëtitur” kollaj në seksione e rubrika të vecanta, në gjuhën shqipe, apo dhe në gjuhë të huaj. Website-i i njw organizate shfrytëzohet dhe për të ndërtuar marrëdhënie interaktive me klikuesin. Duke propozuar tema diskutimi, apo dhe tërheqje të mendimit për probleme të aktualitetit. Forumet janë burim i pazëvendësueshëm për OJF-të që të marrin opinione nga target grupi ku janë fokusuar, ose nga kushdo tjetër i interesuar.

Page 81: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE

REFERENCAT DHE BURIMET

Materialet e mëposhtme mund të jenë të vlefshme për tu konsultuar gjatë hartimit të programit të trainimit për nxitjen e pjesmarrjes së gruas në politikë, vendim-marrje dhe zgjedhje.

REFERENCAT

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998)

2. Ligji Nr. 9904, datë 21.4.2008, “Mbi disa ndryshime në Ligj nr. 8417, datë 21.10.1998 ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar.

3. Ligji Nr. 2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

4. Ligji Nr. 9970, datë 24.07.2008, “Mbi Barazinë Gjinore në Shoqëri”

5. Konventa Për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, CEDAË, neni 18.

6. Ligji nr.9052, datë 17.04.2003, “Për aderimin e republikës së shqipërisë në “Protokollin shtesë të “Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas””

7. Raporti i III Periodik Kombëtar mbi zbatimin e Konventës CEDAË.

8. Urdhëri i Kryeministrit të RSH (nr. 201, datë, 05.12.2007), “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e raporteve kombëtare në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.”

9. Paketë Trajnimi dhe Informimi mbi ligjin "Për Barazinë Gjinore në shoqëri", DPSHB / MOLSAEO, 2009. Manual i hartuar me mbështetjen e UNIFEM në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore.

10. Vrojtimi “Perceptimi publik i pjesëmarrjes së femrave në zgjedhjet në Shqipëri”, Konsorciumi 2A / UNIFEM, Tiranë 2008.

BURIME TE VLEFSHME

1. “Drejt balancës gjinore”, Udhëzues për balancimin e marrjes së vendimeve, Këshilli i Evropës, Strasburg, 12 mars 2001

2. “Dokument mbi implementimin e Kuotës. Rekomandime per integrimin e sistemit të kuotës në kodin Zgjedhor në Shqipëri”, Unifem, Tiranë, 2008

3. “Sistemet e kuotave zgjedhore dhe rëndësia e tyre për arritjen e barazisë gjinore në jetën publike”, botuar në “Studime Juridike”, Revistë e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Nr.1/2006, (bashkautorë: Aurela Anastasi, Enkelejda Olldashi) ;

4. QSHPZH dhe QNL: ”Institucionet shqiptare për mbrojtjen e gruas nga dhuna në familje”, Standardet ligjore Ndërkombëtare për dhunën në familje”.

5. Rekomandime për integrimin e sistemit të kuotës në Shqipëri. UNIFEM, Shtator, 2008.

6. Vrojtimi “Perceptimi publik i pjesëmarrjes së femrave në zgjedhjet në Shqipëri”, Konsorciumi 2A / UNIFEM, Tiranë 2008.

Page 82: MANUALI I TRAINIMIT TE KOALICIONIT PER UNIFEM.pdf I TRAINIMIT TE... · grave në politike, ... Ligji per barazine gjinore dhe Kodi Zgjedhor Fleta e Informacionit 3: Kodi Zgjedhor

MANUAL TRAINIMI: TË DREJTAT E GRAVE DHE PJESMARRJA E TYRE NË VENDIM-MARRJE