96
LIRIA E TUBIMIT DHE E ORGANIZIMIT M A N U A L

MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIRIA E TUBIMIT DHE E ORGANIZIMIT

M A N U A L

Page 2: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

Përgatiti: Prof. Asoc. Dr. Iris Petrela Ina Xhepa, MSc.

ISBN:

Ky manual u përgatit nga Fondacioni Qendra Europiane me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore në kuadër të projektit “Liria e tubimit dhe organizimit në pandemi”.

Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Qendra Europiane dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Fondacionit Konrad Adenauer.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi, mbrojtur nga ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, nuk mund të riprodhohet, ruhet, transmetohet a përdoret me asnjë formë e mjet grafik, elektronik apo mekanik, përfshirë por jo kufizuar fotokopje, skanime, digjitalizim, rrjet ueb apo sisteme të tjera pa lejen me shkrim të botuesve.

Për informacione ose komente mund të drejtoheni tek:

FONDACIONI QENDRA EUROPIANERr. Vaso PashaP. 20, Ap. 57Tiranë, ShqipëriTel: + 355 4 451 9076www.euro-centre.eu

KONRAD-ADENAUER-STIFTUNG E.V. RULE OF LAW PROGRAMME SOUTH-EAST EUROPE Franzelarilor Street 5, Sector 2RO-020785 Bucharest, Romaniatel:+40 21 302 02 63https://www.kas.de/en/web/rlpsee

Page 3: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

Prof. Asoc. Dr. Iris Petrela Ina Xhepa, MSc.

LIRIA E TUBIMIT DHE E ORGANIZIMIT

Tiranë, 2020

M A N U A L

Page 4: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation
Page 5: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

5

TABELA E PËRMBAJTJES

Parathënie 7

Metodologjia 9

Shkurtime 11

I. PËRKUFIZIME DHE PANORAMA HISTORIKE

1.1. Liria e Tubimit 15

1.2. Liria e Organizimit 15

II. KUADRI KUSHTETUES DHE LIGJOR SHQIPTAR MBI LIRINË E TUBIMIT DHE ORGANIZIMIT

2.1. Liria e Tubimit – zbatimi, kufizime, garancitë normative dhe institucionale, aktualiteti 23

2.2. Liria e Organizimit – zbatimi, kufizime, garancitë normative dhe institucionale, aktualiteti 352.2.1. Partitë politike 352.2.2. Sindikatat 382.2.3. Shoqëria civile 42

2.3. Paraqitje e realitetit shqiptar për kufizimin e lirisë së tubimit dhe organizimit diktuar nga gjendja e pandemisë 43

2.4 Tubimet në Shqipëri - qëllimet, vendndodhjet, pjesëmarrja 45

III. KUADRI NORMATIV DHE INSTITUCIONAL NDËRKOMBËTAR MBI LIRINË E TUBIMIT DHE ORGANIZIMIT

3.1. Këndvështrimi botëror - Organizata e Kombeve të Bashkuara 50

3.2 Këndvështrimi evropian - Legjislacioni dhe mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës 57

3.3 Zhvillime të jurisprudencës evropiane për mbrojtjen e lirisë së tubimit dhe të organizimit 74

Fjalorth 85

Bibliografia 91

Page 6: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation
Page 7: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

7

Si Drejtor i Programit të Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore i Fondacionit Konrad Adenau-er, dëshiroj të rekomandoj leximin e këtij manua-li jo vetëm për juristët, por për të gjithë shqiptarët që kanë interes për fushën e të drejtave të njeriut dhe pyetje si, cilat janë rregullat konkrete – dhe ku-fizime të mundshme – për mbledhjet publike e për formimin e shoqatave në Shqipëri dhe kudo. Fondacioni Qendra Europiane, prej më shumë se 5 vitesh ka qenë një nga organizatat tona partnere në Shqipëri. Trajnimi i gjyqtarëve, prokurorëve publikë, studentëve të drejtësisë dhe publikut në përgjithë-si mbi standardet ligjore evropiane, duke përfshirë çështje të të drejtave të njeriut, ka qenë dhe mbetet nje objektiv, të cilin të dy organizatat synojnë të arrijnë.Ju po mbani një duar një publikim të fokusuar veçanërisht tek liria e tubimit dhe organizimit. Kur u pyeta nga znj. Ina Xhepa, bashkëautore e këtij pun-

PARATHËNIE

Page 8: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

8

imi, për të kontribuar duke shkruar një parathënie të shkurtër, rashë menjëherë dakort, duke qenë se gjatë këtij viti (2020), çështja për praktikimin e disa të drejtave themelore është limituar, dhe pyetje të tilla si “çfarë vazhdon të lejohet dhe çfarë jo”, janë diskutuar në të shumtën e shteteve evropiane.Gjatë këtij viti ka pasur protesta për kufizimet e mbledhjeve publike në shumë, për të mos thënë në të gjithë shtetet evropiane. Disa nga demonstratat janë drejtuar kundër masave të marra nga qeveritë, si ndalimi për t’u takuar në vende publike apo dety-rimi për të mbajtur maska në publik. Ndër lajmet e raportuara për Shqipërinë përtej kufijve, më kujto-het protesta kundër planit për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar (dhe lajmi kur godina u shëmb – duke përfshirë edhe mënyrën sesi kjo ndodhi). Protesta paqësore është një shprehje klasike “e jetës reale” për lirinë e tubimit dhe organizimit. Duke studiuar këtë publikim, lexuesi do të përfto-jë një kuptim më të qartë se cilat janë parakushtet për ushtrimin lirisht të kësaj të drejte dhe, nga ana tjetër, cilat mund të jenë arsyet për të kufizuar në mënyrë të përkohshme këtë liri.

Bukuresht, Nëntor 2020Hartmut Rank, LL.M.Drejtor i Programit për Shtetin e së Drejtës për Evropën JuglindoreFondacioni Konrad-Adenauer

Page 9: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

9

METODOLOGJIA

Puna për hartimin e këtij Manuali u konceptua dhe u bazua në disa veprimtari:

Fillimisht, nisi puna kërkimore për botime me objekt lirinë e tubimit dhe të organizimit si dhe identifikimin e gamës së legjislacionit vendas mbi këto liri.

Më tej, u vijua me përzgjedhjen e materialeve për-katëse burimore, akteve normative kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, duke u fokusuar në thelbin e temës së Manualit dhe duke patur parasysh edhe realitetin vendas. Pjesë e materialit teorik të prezatuar kryesisht në Pjesën e Parë dhe të Dytë të Manualit është pasuruar me aktet normative evropiane dhe botërore, si dhe me informacion mbi mekanizmat që garantojnë mbro-jtjen e këtyre lirive.

Page 10: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

10

Lidhja e abstraktes me konkreten, teorisë me realen, pasqyrohet në Pjesën e Tretë të Manualit, ku për shkak të zhvillimeve politike e shoqërore në vend, në kontinentin tonë e madje në mbarë botën, liria e tubimit dhe e organizimit marrin një dimen-sion të ri dhe një vlerë të re. Përmasa e organizim-it shoqëror, qëllimi i këtij organizimi, strategjitë që ndiqen për realizimin e qëllimit shoqëror në përballje me pushtetin e shtetit i shërbejnë ndër të tjera edhe analizës së vlefshëmërisë së akteve normative në fuqi.

Duke u fokusuar në një kategori të caktuar të gamës së gjerë të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe botë, është e kuptueshme që kufizohemi në aspektin e tematikës dhe të elementeve të tjera metodologjike. Synimi kryesor i këtij Manuali është reagimi ndaj nevojës për plotësimin e kuadrit infor-mativ me trajtime teorike dhe reflektime praktike mbi lirinë e tubimit dhe të organizimit në Shqipëri.

Page 11: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

11

SHKURTIME

AMSH Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

BE Bashkimi EvropianGJK Gjykata Kushtetuese e Republikës

së ShqipërisëGJEDNj Gjykata Evropiane për të Drejtat e

Njeriut, KiEDUDNj Deklarata Universale e të Drejtave të

Njeriut, OKB, 1948Kushtetuta Ligji nr.8417, datë 21.10.1998,

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

KEDNj Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, KiE, 1950

Kuvendi Kuvendi i Republikës së ShqipërisëKM Këshilli i Ministrave i Republikës së

Shqipërisë

Page 12: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

12

I.Kodi Penal Kodi Penal i Republikës së

Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995, i ndryshuar

Kodi Punës Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr. 7961, datë 12.7.1995

KNDCP Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, OKB, 1966

ILO Organizata Ndërkombëtare e PunësOKB Organizata e Kombeve të BashkuaraOSHC Organizata të Shoqërisë Civile

Page 13: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

13

I.Ky Manual trajton dy liri të ndërlidhura me njëra-tjetrën; atë të tubimit dhe të organizimit. Qenia njerëzore është një qenie shoqërore dhe jetesa jonë është e rregulluar nga komunikimi dhe ndërve-primi mes nesh. Në çdo shtet jetesa shoqërore i nënshtrohet kuadrit rregullator me normat e de-tyrueshme juridike që burojnë nga qeverisësit. Për rrjedhojë në shtete të ndryshme kemi rregullime të ndryshme përkundrejt lirive dhe të drejtave. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar midis shteteve, krahas normave juridike kombëtare në shtete të ndryshme pranohen të zbatohen edhe norma juridike ndërkombëtare. Më konkretisht, Shqipëria si shtet që synon integrimin në Bashkim-in Evropian ka marrë përsipër përshtatjen e legjis-lacionit vendas me atë të acquis. Gjithashtu, duke u anëtarësuar në organizata rajonale dhe ndërkom-

PËRKUFIZIME DHE PANORAMA HISTORIKE

Page 14: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

14

bëtare, Shqipëria është angazhuar me zbatimin e konventave e marrëveshjeve rajonale e globale.

Në vijim, sikundërse dikton edhe titulli i këtij manu-ali do të trajtojmë dy plane normative; atë mbi lirinë e tubimit dhe organizimit. Më tej këto liri do t’i tra-jtojmë nga tri këndvështrime; atë kombëtar, rajonal -evropian dhe global.

Liria është gëzimi i një të drejte pa ndonjë ndë-rhyrje nga ana e organeve shtetërore. Ndryshe nga një e drejtë, për lirinë nuk ka ndokënd që të ketë detyrimin për ta mbikëqyrur apo për të detyru-ar ndonjë individ në ushtrimin dhe gëzimin e saj. Mirëpo, liria nuk është absolute. Legjislacioni në çdo shtet është ndërtuar i tillë, që të legjitimojë veprimtarinë shtetërore për kufizime të lirive in-dividuale apo kolektive për arsye të parashikuara nga vetë legjislacioni dhe/ose të pranuara edhe nga jurisprudenca.

1.1. Liria e Tubimit

Liria e tubimit përfshin mbledhjet publike dhe pri-vate, marshimet, procesionet, demostratat dhe pro-testat ku protestuesit refuzojnë të largohen derisa të jenë plotësuar kërkesat e tyre. Qëllimi mund të jetë politik, fetar ose shpirtëror, ose çdo qëllim tjetër.

Page 15: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

15

Përsa i takon qëllimit të tubimit nuk është vënë asnjë kufizim, por çdo tubim duhet të jetë paqësor.

1.2. Liria e Organizimit

Liria e organizimit është e drejta për t’u organizuar me të tjerë për të formuar organe për të ndjekur objektiva të përbashkëta kolektivisht. Ajo përfshin specifikisht të drejtën për të formuar sindikatat për mbrojtjen e interesave të anëtarëve. Ashtu si dhe sindikatat, dy lloje organizimesh me rëndësi të veçantë janë partitë politike dhe organet fetare.

Page 16: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

II.

Page 17: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

17

KUADRI KUSHTETUES DHE LIGJOR SHQIPTAR MBI LIRINË E TUBIMIT DHE ORGANIZIMITII.

Kushtetuta shqiptare në pjesën e parë të saj trajton parimet e përgjithshme të organizimit dhe funk-sionimit të shtetit. Një nga parashikimet lidhet pikërisht me lirinë e organizimit. Kështu, në nenin 9 të Kushtetutës1 parashikohet organizimi shoqëror në formën e partisë politike:

1. Partitë politike krijohen lirisht. Orga-nizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.

2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që

1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligj nr. 8417, datë 21.10.1998, miratuar me referendum më 22.11.1998, shpallur me dekretin nr. 2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Republikës, e ndryshuar, gjendet në http://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf

Page 18: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

18

nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fe-tare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.

3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.

Në dukje partitë politike si organizata shoqërore dhe politke mund të krijohen lirisht, që ndryshe mund të shprehet dhe të kuptohet si pa ndonjë pengesë. Megjithatë vetë neni që parashikon kri-jimin e partisë politike vendos në pikën e dytë rastet e kufizimeve. Këto kufizime duke qenë në nivel të ligjit themelor të shtetit shqiptar, janë ku-fizime absolute. Pra, i gjithë legjislacioni ynë që buron dhe mbështetet në Kushtetutë nuk mund të kapërcejë kufizimet kushtetuese, por duhet t’i re-spektojë ato.

Përveç kufizimeve të vetë nenit për partitë politike, përsa i takon programit që një parti politike mund të ketë, metodat që ndjek për marrjen e ushtrimin e pushtetit dhe karakterit të vetë ekzistencës së tyre, në Kushtetutë parashikohen edhe kufizime të tjera. Neni 17, në Pjesën e Dytë të Kushtetutës, që

Page 19: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

19

trajton liritë dhe të drejtat themelore është neni që parashikon kufizimet e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kufijtë e këtyre kufizimeve:

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë ku-fizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Pra, liria e organizimit shoqëror në formën e partisë politike mund të kufizohet për një interes publik ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Kështu, ky ku-fizim mund të interpretohet dhe të kuptohet se kur dy liri ose të drejta përplasen me njëra-tjetrën, njëra merr më shumë rëndësi se tjetra kur mbizotëron interesi publik, ose gëzimi i një të drejte apo lirie cenon apo mund të dëmtojë gëzimin e të drejtave të të tjerëve. Meqenëse këto kufizime janë në niv-el kushtetues çfarëdo konflikti, që mund të lindë në praktikë bëhet i interpretueshëm dhe i zgjidhshëm

Page 20: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

20

nga Gjykata Kushtetuese, si organi i ngarkuar nga vetë Kushtetuta me interpretimin, mbrojtjen e ga-rantimin e zbatimit të parashikimeve të saj.

Parashikimi pikës së dytë të nenit 17 të Kushte-tutës bën urëlidhjen me KEDNj-në duke parashi-kuar se kufizimet e lirive apo të drejtave të njeriut në nivel kombëtar nuk duhet të jenë më të mëdha se ato të parashikuara në KEDNj. Nga pikëpamja e rëndësisë dhe hierarkisë së normave juridike në Shqipëri, KEDNj-a, ndryshe nga gjithë marrëvesh-jet e tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga Re-publika e Shqipërisë, vendoset në të njëjtin nivel me Kushtetutën si ligji themelor i shtetit. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet ku-fizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe paran-dalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të mo-ralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen gjithashtu duhet kuptuar se nuk i ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore. Kësaj çështjeje i kushtojmë një seksion të posaçëm në pjesën vijuese të këtij manuali.

Page 21: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

21

Kushtetuta parashikon edhe të drejtën e orga-nizimit të personave që u përkasin pakicave kom-bëtare.2 Personat që u përkasin pacikave kom-bëtare kanë të drejtë, ndër të tjera, të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e intere-save dhe të identitetit të tyre.

Gjithashtu, Kushtetuta njeh edhe të drejtën e or-ganizimit shoqëror sipas besimit fetar. Kështu, Kushtetuta parashikon se bashkësitë fetare kanë personalitet juridik dhe pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa kohë nuk cenohen intere-sat e të tretëve.

Në Pjesën e Dytë, Kreu III i Kushtetutës për liritë dhe të drejtat politike, përfshihen parashikime të tjera për lirinë e tubimit dhe organizimit. Kështu, prezan-tojmë në vijim nenin 46 të Kushtetutës:

1. Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.

2 Neni 20, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligj nr. 8417, datë 21.10.1998

Page 22: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

22

2. Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose i shoqatave bëhet sipas proce-durës së parashikuar me ligj.

3. Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të nda-luara sipas ligjit.

Parashikimet e këtij neni janë më të përgjithshme se e drejta për krijimin e partive politike. Organizimi shoqëror (kolektiv) është i lejuar, përsa kohë qëllimi i këtij organizimi nuk bie ndesh me legjislacionin. Gjithashtu nuk ka kufizime as për subjektin e orga-nizimit përderisa gjuha kushtetuese përdor termin “kushdo” lidhur me të drejtën e organizimit kolek-tiv. Organizimi shoqëror, kolektiv brenda kuadrit ligjor që parashikohet në pikën 1 të këtij neni duhet të jetë një organizim formal, i dokumentuar, sip-as një procedure të caktuar dhe nën drejtimin e gjykatës. Pra, pushtetit gjyqësor i jepen kompe-tenca të tjera, veç zgjidhjes së mosmarrëveshjeve shoqërore edhe për të regjistruar organizatat sho-qërore apo shoqatat që janë një formë e organizimit shoqëror në një shtet. Duke qenë se jemi sërish në kuadër të parashikimeve të nivelit kushtetues neni në fjalë parashikon garanci për moscenimin e ligjit themelor, sistemit ligjor dhe rendit shtetëror duke parashikuar qartazi se qëllimet që duhet të ndjekë çdo organizatë apo shoqatë që krijohet dhe vepron

Page 23: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

23

në vendin tonë duhet të përputhen me qëllime të le-juara nga Kushtetuta jonë.

Ndërsa më tej, neni 47 i Kushtetutës i kushtohet lir-isë së tubimit duke parashikuar se:

1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e ga-rantuar.

2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.

Ky nen paraqet garancinë kushtetuese për lirinë e grumbullimit kolektiv, tubimit paqësor. Përsëri, paraqiten kushte apo kufizime edhe për këtë kate-gori të lirive. Tubimi përveçse duhet të jetë paqësor, pra, jo i dhunshëm, agresiv, duhet që pjesëmarrësit në tubim të mos jenë të armatosur. Neni parashikon që tubimi mund të zhvendoset, lëvizë në vende të kalimit publik, gjithnjë duke zbatuar procedura të miratuara më parë me ligj. Garancitë dhe kushtet e tubimit janë më të hollësishme në nivel ligjor, pasi niveli kushtetues është i përmbledhur në parashi-kimin e një neni të vetëm. Nga ky parashikim kuptohet edhe karakteri i përkohshëm i tubimit, ndryshe nga ai i organizimit shoqëror që është me karakter të qëndrueshëm, formal përmes regjis-

Page 24: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

24

trimit në gjykatë si në rastin e shoqatave, partive politike. Në pjesën në vijim prezantojmë më me hollësi kuadrin ligjor të posaçëm mbi lirinë e tubi-mit dhe atë të organizimit.

2.1. LiriaeTubimit–zbatimi,kufizime,garancitë normative dhe institucionale, aktualiteti

Kushtetuta hedh bazat e legjislacionit vendas dhe zgjerohet me tej me rregullime të posaçme me anë të ligjeve. Ligji që rregullon lirinë e tubimit3 daton në vitin 2001, pra rreth 3 vite pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Ky ligj garanton lirinë e tubi-mit paqësor për këdo.

Ligje të tjera që përmbajnë parashikime lidhur me organizimin e tubimeve janë Ligji nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligji nr.108 / 2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar.

Ligji për tubimet ofron fillimisht përkufizimin e ter-mit ‘tubim’. Me termin “tubime” kuptohen grumbulli-met, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup

3 Ligji nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”

Page 25: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

25

personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente.4

Tubimet janë të klasifikuara në tre grupime krye-sore duke patur si kriter klasifikimi vendin ku zhvi llohet tubimi:

� Tubime në sheshe ose vendkalime publike - organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisari-atit të policisë jo më vonë se tre ditë para datës së zhvillimit të tubimit. Për rastet urgjente, kur tubimet janë të organizuara për shkak të rrethanave drastike, njoftimi duhet të dorëzohet 3 orë përpara kohës së zhvillimit të tubimit.

� Tubime në vende të hapura për publikun - mund të organizohen edhe pa njoftim para-prak të policisë, por organizatorët e këtyre tubimeve mund të kërkojnë mbështetjen e policisë jashtë këtyre vendeve ku është duke u organizuar tubimi.

� Tubime në zona private - ku policia nuk mund të hyjë pa lejen e drejtuesit të

4 Neni 2, pika 5 e Ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”

Page 26: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

26

tubimit ose pronarit të saj, me përjash-tim të rasteve flagrante për të ndaluar një rrezik të çastit për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve në tubim. Ligji nuk parashi-kon njoftim paraprak për të tilla tubime.

Nga ana tjetër ligji parashikon edhe grumbullimin që nuk konsiderohet tubim, pasi i mungon qëllimi dhe organizimi. Ligji parashikon shprehimisht se “Kur grupe njerëzish mblidhen në mënyrë spontane dhe nuk shkelin rendin publik, veprimtaria e tyre nuk quhet tubim”.

Sipas ligjit për tubimet, organizatori i tubimit duhet të caktojë një drejtues dhe personat ndihmës ndaj tij. Drejtuesi është përgjegjës për planifikimin, zh-villimin dhe mbylljen e tubimit, si dhe përgjegjës për sjelljen e duhur gjatë tubimit dhe bashkëpun-imin me Policinë e Shtetit. Udhëheqësi ka të drejtë të lejojë ose të ndërpresë ata që marrin fjalën gjatë fjalimit të tyre. Ai dhe personat ndihmës kanë au-toritetin të japin urdhra për pjesëmarrësit e tubimit për të ruajtur rendin publik dhe nëse nuk i përgjigjen urdhrave të drejtuesit, ky i fundit ka autoritetin ta mbyllë tubimin.

Nga vetë parashikimet e ligjit për tubimet, fuqia ven-dimmarrëse për organizimin e një tubimi në Shqipëri

Page 27: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

27

i takon Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është autoriteti që garanton të drejtën për të organizuar dhe marrë pjesë në tubim. Ajo ka kompetencën për të lejuar organizimin e një tubimi në sheshe dhe në vendkalime publike, ose për ta ndaluar atë në rast se ka informacione për akte shkatërruese apo të dhunshme gjatë tubimit. Organizata që synon tu-bimin duhet të paraqesë një njoftim me shkrim tek shefi i komisariatit të policisë5, ndërsa ky i fundit pas marrjes së kërkesës, nëpërmjet një vendimi të argumentuar duhet:

� t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit ndalimet, kufizimet e mundshme ose kushte të tjera, duke përfshirë numrin e personave ndihmës gjatë tubimit; dhe

� të japë një kopje të urdhrit zyrtar për cak-timin e oficerëve përgjegjës të policisë për ndihmën dhe monitorimin e zhvillimit të tubimit6.

Njoftimi me shkrim i Policisë së Shtetit për orga-nizimin e një tubimi në sheshe ose vendkalime pub-like, duhet të përfshijë:

5 Neni 5, Ligji nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”6 Neni 6, Ligji nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”

Page 28: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

28

� identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe organizatorëve;

� qëllimin e tubimit; � datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfun-

dimit të tubimit si dhe itinerarin e tij � numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe � listën e personave që do të flasin.

Vendimi për mbajtjen e tubimit nga Policia e Shte-tit duhet të jepet brenda 24 orëve pas pranimit të informacioneve të plota nga organizatorët. Nëse or-ganizatorët nuk e dorëzojnë të gjithë informacionin përkatës, Policia e Shtetit ju kërkon që ta plotësojnë atë sipas parashikimeve në ligj.

Në lidhje me kufizimet ndaj lirisë së tubimit, ligji parashikon se e drejta për të organizuar tubimet kufizohet vetëm nëse rrezikohet siguria kombëtare, siguria publike, mbrojtja e rendit, parandalimi i krimit, ruajtja e shëndetit ose moralit ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Kufizime të tjera janë ato lidhur me pjesëmarrësit, pasi ata janë të ndaluar të mbajnë mjete ose pa-jisje të cilat, gjatë përdorimit të tyre, mund të sh-kaktojnë dëmtime për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Flamujt dhe parullat janë të përjashtuara nga ky detyrim.

Page 29: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

29

Gjithashtu, nuk lejohet që pjesëmarrja në tubim duke përdorur sende ose veshje me qëllim fshe-hjen e identitetit. Në tubimet të organizuara në vende publike, organizatorët, drejtuesit, person-at ndihmës dhe pjesëmarrësit nuk u lejohet të mbajnë uniforma, shenja apo simbole që u refero-hen grupimeve që promovojnë diskriminimin dhe dhunën me bazë racore, etnike ose fetare.

Për të garantuar zbatimin e parashikimeve të tij, Ligji për Tubimet parashikon edhe sanksione për shkelje në nivelin e kundravajtjes penale me dënime me gjobë ose me burgim që mund të arrijë deri në dy vjet.

Vendimet e Policisë së Shtetit mund të ankimo-hen nga organizatorët e një tubimi. Megjithatë, ligji është shumë i përgjithshëm në lidhje me procesin e ankimimit dhe parashikon vetëm se ankimi duhet të bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi duke mos parashikuar me hollësi si duhet të bëhet ankimi, kur, cili është autoriteti ku paraqitet ankesa.

Kodi Penal në mbrojtje të lirisë së tubimit paqësor dhe

ruajtjes së rendit publik

Kodi Penal shqiptar parashikon ndër të tjera ve-prat penale kundër rendit dhe sigurisë publike ku

Page 30: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

30

përfshihen mbrojtja e grumbullimit, organizim-it paqësor dhe nëse këto organizime nuk janë paqësore atëherë shoqërohen me ndëshkime përmes gjykimit dhe dënimit nga gjykata.7

� Kështu, kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo të mani-festimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.8

Formulimi që ndiqet në Kodin Penal është ndryshe nga ai që përdoret në Ligjin për Tubimet. Kodi Penal përdor termin ‘grumbullim’ në vend të ‘tubim’. Sip-as parashikimit të mësipërm liria e grumbullimit apo e manifestimit është e garantuar nga shteti dhe nëse shkelet për autorin/autorët e veprës pe-nale zbatohet dënimi me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj.

7 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.8 Neni 261 – Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur,

grumbulluar apo manifestuar, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.

Page 31: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

31

Në nenet në vijim të Kodit Penal theksohet sërish kushti që liria e organizimit duhet të jetë e ligjshme, pra të respektohen parashikimet e Ligjit për Tubi-met lidhur me marrjen e lejes për tubim dhe që ky i fundit të jetë paqësor. Pra, parashikimet e Kodit Penal shkojnë paralel dhe synojnë të garantojnë mirëzbatimin e parashikimeve të ligjit të posaçëm për tubimet.

� Organizimi i grumbullimeve dhe i manifes-timeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje pe-nale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo man-ifestim të paligjshëm edhe pas para-lajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.9

9 Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.

Page 32: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

32

Ndërkohë që ndëshkimet për shkeljet e detyrimit të grumbullimit dhe manifestimit paqësor janë më të ashpra, pasi shkelja konsiderohet e një shkalle më të rëndë. Parashikimet e Kodit Penal ndjekin parashikimet e Kushtetutës për tubim të ligjshëm dhe paqësor dhe synojnë ruajtjen e rendit dhe qetë-sisë publike në shtetin tonë.

� Organizimi i grumbullimeve dhe manifes-timeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifes-time të paligjshme e personave të armato-sur përbën kundërvajtje penale dhe dëno-het me gjobë ose me burgim gjer në një vit. 10

Më tej Kodi Penal parashikon veprën penale lidhur me të drejtën e organizimit në formën e protestës përmes grevës:

� Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive

10 Neni 263 Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.

Page 33: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

33

për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me bur-gim gjer në tre muaj.11

Neni i mësipërm nuk liston kategoritë e punonjësve që mund të organizohen për të protestuar për çështje që lidhen me statusin e tyre si punonjës të një kategorie të caktuar. Ligje të tjera të fushës pub-like parashikojnë më në hollësi se për cilat kategori profesionesh apo punëmarrësish lejohet e drejta e protestës në formën e grevës.

Në fillim të kësaj pjese, trajtuam parashikimet e Kushtetutës lidhur me të drejtën e organizimit në formën e partisë politike. Kodi Penal në mbrojtje të së drejtës kushtetuese për organizimin shoqëror në formën e partisë politike apo organizatave të tjera shoqërore përfshin një parashikim të posaçëm:

� Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organiza-ta apo shoqata që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Rikri-jimi i një partie, organizate ose shoqate të

11 Neni 264 Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.

Page 34: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

34

shpërndarë si antikushtetuese apo vazh-dimi i veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.12

2.2. LiriaeOrganizimit–zbatimi,kufizime,garancitë normative dhe institucionale, aktualiteti

2.2.1. Partitë politike

Kushtetuta vendos parakushtet për krijimin dhe ekzistencën e partive politike si organizata sho-qërore, por nuk ofron kuptimin e tyre, apo rregullime të tjera normative të hollësishme mbi funksion-imin e tyre. Sipas përkufizimit klasik të Max Weber, “Partia përbën marrëdhënie të tipit shoqërizues, një përkatësi e bazuar mbi një rekrutim, qëllimi i të cilës është që të sigurojë pushtetin për drejtuesit e saj në mes të një grupi të institucionalizuar për të realizuar një ideal ose për të përfituar përparësi materiale për militantët.”13 Sipas legjislacionit tonë “Partitë poli-tike janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi ba-zën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të in-teresave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të

12 Neni 224 - Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligj nr.7895, datë 27.1.1995.

13 Daniel-Louis Seiler, Partitë Politike, UET Press, Tiranë, 2010, faqe 23

Page 35: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

35

ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.”14

Në vendin tonë, ashtu si në shumë shtete demokra-tike ndiqen disa kritere parimore si shkaqe për të ndaluar partitë politike si vijon:

� Kur partitë politike kërcënojnë integritetin territorial të shtetit;

� kur kërcënojnë ekzistencën dhe sovranite-tin e shtetit;

� kur nxisin dallimet e urrejtjen etnike; � kur mbështetën në ideologji totalitare,

ekstremiste; � kur synojnë dhe përdorin dhunën si mjet

për të arritur qëllimet e tyre; � kur kanë lidhje me organizata kriminale; � kur veprojnë në fshehtësi.15

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJED-Nj), ka theksuar se partitë politike janë një formë e organizimit që është thelbësore për funksionimin e duhur të demokracisë dhe si një aktor me një “rol thelbësor në sigurimin e pluralizmit dhe funk-

14 Neni 1, Ligji nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar15 Neni 7, Ligji nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar

Page 36: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

36

sionimin e duhur të demokracisë.” Partitë Politike mbeten kushti sine qua non i demokracive perën-dimore. Shumë e diskutueshme është çështja e ndalimit të tyre në raste të caktuara kur ato shkelin parimet e demokracisë, pikërisht nisur nga fakti se ato paraqesin një kusht thelbësor të domosdoshëm për funksionim të demokracisë së mirëfilltë. Çësht-ja e ndalimit të tyre ka marrë rëndësi në të drejtën evropiane për të drejtat e njeriut që nga vitet 1990. Para kësaj kohe, ndalimi dhe shpërbërja e një partie politike njihej si një dukuri e Luftës së Ftohtë dhe nuk njihej aq shumë në praktikën evropiane16.

GJEDNj ka vendosur një standard përsa i takon ndalimit të partisë politike, duke vënë në dukje për-puthshmërinë e programit të partisë politike me rendin kushtetues dhe i tillë për rendin kushtetues është parimi i laicitetit.

2.2.2. Sindikatat

Sindikatat janë organizata me anëtarësi (punëmarrës) të bashkuar për të mbrojtur të dre-jtat e anëtarëve dhe për të promovuar interesat e

16 Olgun Akbulut, Criteria Developed by the European Court of Human Rights on the Dissolution of Political Parties, Fordham International Law Journal, Volume 34, Issue 1, 2010, gjendet në http://ir.lawnet.fordham.edu/ilj/vol34/iss1/2/

Page 37: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

37

tyre. Disa prej qëllimeve dhe detyrave kryesore te sindikatave janë: të negociojnë pagat dhe kushtet e punës, të rregullojnë marrëdhëniet mes punonjësve dhe punëtorëve, të ndërmarrin aksione për të për-forcuar negociatat për kontrata kolektive, të kërko-jnë të drejtat dhe ngrenë çështje në emër dhe in-teres të punëtorëve si dhe të zgjidhin problematika të ndryshme që lidhen me klasën punëtore.

Baza ligjore për veprimtarinë e organizatave sin-dikale në Shqipëri është Kodi i Punës17. Sipas këtij kuadri ligjor, sindikatat janë organizata pro-fesionale dhe struktura e tyre e organizimit në federata e konfederata është e përcaktuar me ligj. Për themelimin e një sindikate mjafton fir-ma e njëzet anëtarëve. Pra, legjislacioni shqiptar paraqet parashikime lehtësisht të realizueshme për krijimin e një organizate shoqërore me fokus marrëdhëniet e punës në shërbim të punëmarrësve. Konfliktet kolektive mes anëtarëve të sindikatave dhe punëdhënësve mund të zgjidhen përmes një ndërmjetësi të përcaktuar nga Ministria e Punës, e cila merr përsipër dhe ngritjen e Zyrave të Pajtim-it rajonale dhe asaj kombëtare me urdhër të Min-istrit të Punës. Për më tepër, Shqipëria ka pranu-

17 Kreu XVI – Organizatat sindikale, Ligji nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Page 38: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

38

ar normat juridike ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve të punës të miratuara nga Organi-zata Ndërkombëtare e Punës – ILO.18

Për arritjen e qëllimeve të tyre, kryesisht mbro-jtjes së vendit të punës, përmirësimit të kushteve të punës dhe pagës për anëtarët e tyre, sind-ikatat mund të përdorin metodën demokratike të protestës, pra, organizimit të posaçëm të parashi-kuar nga legjislacioni, grevën. Greva është një e dre-jtë kushtetuese që trajtohet më në hollësi në Kodin e Punës.19 Sindikatat kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e grevës për zgjidhjen e kërkesave të tyre ekonomike dhe shoqërore, ndërsa pjesëmarrja në grevë është vullnetare. Përmes parashikimeve të Kodit të Punës ndalohet cenimi i të drejtës së grevës dhe i pjesëmarrësve në të. Në rastin e Shqipërisë një problematikë në fushën e organizimit shoqëror sin-dikal është tregu informal i marrëdhënieve të punës, gjë që pengon krijimin dhe funksionimin sipas parashikimeve kushtetuese e ligjore të sindikatave

18 Konventa nr. 87 dhe Konventa nr. 98 të International Labour Organization (ILO). Për më shumë shihni “Liria sindikale sipas jurisprudencës së GjEDNj-së”, Msc. Ina Xhepa, JUS & JUSTICIA, nr.10, 2014

19 Neni 197, Ligji nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Page 39: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

39

dhe për rrjedhojë edhe të realizimit të objektivave të organizimit sindikalist.20

Megjithatë parashikimet e Kodit të Punës nuk duhen kuptuar si absolute. Ka kategori punëmarrësish, të cilët nuk lejohen të organizojnë greva, pavarësisht se mund të organizohen në sindikata. Kështu, ligji për nëpunësin civil parashikon se nëpunësi civil ka të drejtë të krijojë dhe të bëhet anëtar i sindikat-ave dhe shoqatave profesionale që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të tyre në shërbimin civil. Për më tepër ai mund të zgjidhet në organet drejtuese të sindikatave dhe të marrë pjesë në veprimtarinë e tyre, jashtë orarit zyrtar. Ndërkohë kategoria e lartë drejtuese e nëpunësit civil ndalohet që të jetë një-kohësisht në organet ekzekutive të sindikatës apo shoqatës profesionale.21

Po në ligjin për nëpunësin civil parashikohet në një nen të veçantë e drejta kushtetuese e grevës. Nëpunësi civil ka të drejtën e grevës, por kjo e drejtë është e ndaluar në këto raste:

20 Erka Çaro, Sonila Danaj, Armela Xhaho, Organizimi sindikal në Shqipëri, Kërkime Gjeografike, 17/2015, faqe 7, gjendet në http://cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/6-Sindikatat-ne-Shqiperi.pdf

21 Neni 36, Ligj nr.152/2013, datë 30.5.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr. 178/2014, ligjin nr.41/2017

Page 40: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

40

� në fushën e shërbimeve thelbësore të ve-primtarisë shtetërore si transporti, tele-vizioni publik, furnizimi me ujë, gaz dhe en-ergji elektrike,

� në administratën e burgjeve, adminis-tratën e sistemit të drejtësisë,

� në shërbimet kombëtare të mbrojtjes, shërbimet shëndetësore urgjente, shërbi-met për furnizimin me ushqime ose shër-bimet e kontrollit të trafikut ajror.22

Me anë të këtyre kufizimeve synohet të garantohet funksionimi i pandërprerë i punës në disa hallka shtetërore me rëndësi të veçantë për një shtet.

2.2.3. Shoqëria civile

Zhvillimi i sektorit të organizatave të shoqërisë civi-le (OSHC) në Shqipëri ka kaluar përmes iniciativave ligjore dhe ndryshimeve që kanë synuar të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për OSHC-të. Për sa i përket lirisë së tubimit, kuadri ligjor i jep të dre-jtën çdo shtetasi shqiptar të krijojë një shoqatë, fondacion ose qendër për qëllimet e lejuara me ligj. Legjislacioni i posaçëm për mbështetjen e organi-

22 Neni 35, Ligj nr.152/2013, datë 30.5.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr. 178/2014, ligjin nr.41/2017

Page 41: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

41

zatave të shoqërisë civile synon zhvillimin e bash-këpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile, për hartimin e zbatimin e strategjisë kom-bëtare dhe udhërrëfyesit të Qeverisë Shqiptare, për marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërsektorial mes institucioneve publike dhe organizatave të sho-qërisë civile, si dhe për zhvillimin e filantropisë dhe kapitalit social.23

2.3. Paraqitje e realitetit shqiptar përkufiziminelirisësëtubimitdhe organizimit diktuar nga gjendja e pandemisë

Më lart prezantuam parashikimin kushtetues, që Gjykata Kushtetuese është ndër të tjera roja e lirive dhe të drejtave kushtetuese të individëve dhe gru-peve shoqërore. Në jurisprudencën e saj, Gjykata Kushtetuese është shprehur se: “… kufizimet e lir-ive dhe të drejtave mund të bëhen “vetëm me ligj” ka kuptimin që në rast se është i nevojshëm kufizimi i një të drejte të parashikuar në Kushtetutë, atëherë ky vlerësim është në diskrecion vetëm të ligjvënësit

23 Neni 1, pika 2, Ligji nr. 119/2015, datë 6.11.2015, “Për krijim dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”

Page 42: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

42

dhe jo të organeve të tjera, përfshirë edhe Këshillin e Ministrave. …”.24

Këshilli i Ministrave mund të miratojë akte me fuqinë e ligjit sipas nenit 101 të Kushtetutës sonë për marr-jen e masave të përkohëshme. E drejta e pushtetit ekzekutiv për të ushtruar autoritet me anë të akteve normative me fuqinë e ligjit duhet të justifikohet në çdo rast me praninë e rrethanave të veçanta që e bëjnë të nevojshëm miratimin e rregullimit urgjent lidhur me nevojën dhe urgjencën e zgjidhjes së një situate, natyra e veçantë e së cilës nënkupton se duhet të merren masa të menjëhershme nëse duhet parandaluar një rrezik serioz publik.25

Kushte të nevojës dhe urgjencës kemi në gjendjen konkrete kur po përjetojmë një përhapje masive të virusit Covid-19, që dikton marrjen e masave të jashtëzakonshme nga çdo shtet e qeveri në botë, një rast i paprecedentë për përmasat që ka

24 Vendimin Nr.20, datë 11.07.2006 i GJykatës Kushtetuese25 Megi Islamaj, 2020, “Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të

njeriut (si e drejta e lëvizjes apo liria ekonomike) me Akt Normativ me Fuqinë e Ligjit. Kushtetuetshmëria e këtyre kufizimeve në kuadër të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, gjendet në https://crpartners.al/2020/04/06/kufizimi-te-drejtave-dhe-lirive-themelore-te-njeriut-si-e-drejta-e-levizjes-apo-liria-ekonomike-me-akt-normativ-me-fuqine-e-ligjit-kushtetuetshmeria-e-ketyre-kufizimeve-ne-kuader-te-jurisprud/

Page 43: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

43

marrë dhe kohëzgjatjen e tij. Fuqia juridike e aktit normativ me fuqinë e ligjit është e barabartë me fuqinë e ligjit që nga momenti i nxjerrjes së tij. Kështu, me Aktin Normativ Nr. 3, Datë 15.3.2020 “Për Marrjen e Masave të Veçanta Administrative Gjatë Kohëzgjatjes së Periudhës së Infeksionit të Shkaktuar nga Covid-19”, u vendosën kufizime në liritë dhe të drejtat kushtetuese.

Qëllimi i aktit normativ është mbrojtja e shëndetit dhe më e rëndësishmja, mbrojtja e jetës, pa gëzimin e së cilës nuk mund të mendohen dhe as të gëzo-hen liritë dhe të drejtat e tjera të njeriut. Më konk-retisht me Aktin Normativ Nr. 3, Datë 15.3.2020 “Për Marrjen e Masave të Veçanta Administrative Gjatë Kohëzgjatjes së Periudhës së Infeksionit të Shkaktuar nga Covid-19”, janë përcaktuar masa të veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juri-dikë apo individë, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht vendbanimit të tyre, të cilët shkelin rregullat, vendi-met, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga ky virus, pasi mbro-jtja e shëndetit dhe mbi të gjitha e drejta e jetës mbi-zotëron mbi cdo të drejtë tjetër. Mendimi juridik mbi përmbajtjen e aktit normativ nuk është i unifikuar, pasi ka opinione pro e kundër tij jo vetëm për ma-sat e marra, por edhe për proporcionalitetin e tyre

Page 44: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

44

në lidhje me gjendjen që i ka diktuar këto masa, si dhe me kohëzgjatjen e tyre, përsa kohë nuk kemi të bëjmë me një akt ligjor të miratuar nga Parlamenti.

2.4. Tubimet në Shqipëri – qëllimet, vendndodhjet, pjesëmarrja

Liria e tubimit në vendin tonë është gjerësisht e përdorur që prej fillimit të viteve ’90 të shekullit të kaluar kryesisht për tema politike, por ka ardhur duke u zgjeruar edhe për qëllime më të gjera dhe të përbashkëta sociale dhe mjedisore. Tubimet kanë qenë shpesh të udhëhequra nga pakënaqësia ndaj qeverisjes dhe mënyrës së funksionimit dhe zbati-mit të politikave qeverisëse nga ana e institucione-ve publike duke e reflektuar gjithnjë e më tepër në praktikë lirinë kushtetuese të tubimit dhe të orga-nizimit shoqëror.

Me kalimin e viteve dhe me fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile apo organizimeve sindikaliste vi-het re një rritje e tubimeve masive pa ngjyra politike. Kështu, çështjet kryesore të ngritura nëpërmjet këtyre tubimeve janë lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe zonave të gjelbra, çështjet sociale si përmirë-sim i kushteve të punës dhe pagave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Page 45: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

45

Në drejtimin politik, mund të përmendim tubimin e organizuar nga partitë opozitare, ku më i duksh-mi dhe më i gjati në kohë, ishte ai i organizuar në mars 2017, kur protestat e partive opozitare bojko-tuan Parlamentin dhe ngritën një tendë në bulevar-din “Dëshmorët e Kombit” midis Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Tubimet janë organizuar kryesisht në kryeqytet, pranë vendndodhjeve të institucioneve publike përgjegjëse për çështjen për të cilin është orga-nizuar tubimi. Tubimet e organizuara prej qytet-arëve ose prej organizatave të shoqërisë civile gjatë viteve të fundit duket se kanë patur mbështetje të gjerë dhe pjesëmarrje të madhe.

Protesta e organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave është një shembull tjetër i organizimit të tubimeve në Shqipëri.26 Në të u kërkua shfuqizimi i ligjit për importimin e mbetjeve nga vendet e tjera. Kërkesa e pjesëmarrësve u drejtua edhe tek Presidenti i Republikës për mosdekretim ligji. Kjo protestë ishte tërësisht paqësore dhe nuk pati an-gazhim apo reagim nga policia e shtetit. Protesta e realizoi qëllimin e saj pasi Presidenti nuk e dekretoi

26 Protesta u organizua në tetor 2016, përpara ndërtesës së Kryeministrisë dhe Presidencës.

Page 46: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

46

ligjin për arsye të antikushtetueshmërisë së tij. Po kështu, në vazhdën e organizimit dhe tubimit qytet-ar ka kanë qenë edhe protestat kundër hidrocentra-leve në lumenjtë e Valbonës dhe Vjosës megjithëse nuk e arritën qëllimin e tyre.

Nëse do të trajtojmë sjelljen dhe qëndrimin e au-toriteteve shtetërore të ngarkuara me ligj për mon-itorimin dhe rregullimin e tubimeve, vërejmë se autoritetet policore në përgjithësi i kanë lejuar tu-bimet, ndërsa kufizimet apo ndalimet kanë qenë të lidhura me cenimin e rendit apo sigurisë publike, kufizime të cilat parashikohen në Kushtetutë.

Në vendin tonë tubimet e organizuara studen-tore filluan në vitet ’90 me kërkesa për ndryshime politike dhe demokratizim të shtetit. Prej atyre viteve kategoria studentore ka patur pak orga-nizime massive për çështje që lidhen me arsimin e lartë dhe statusin e studentit. Në dhjetor të vi-tit 2019 nisi një protestë e gjerë studentore që u përhap edhe në universitetet e tjera të vendit. Re-agimi kundërshtues studentor erdhi dhe si rrjedho-jë e parashikimeve nënligjore për tarifa shtesë për provimet e mbartura. Protestës iu bashkuan shumë studentë të cilët zgjodhën të protestonin para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kur kërkesat e tyre nuk u morën para-

Page 47: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

47

sysh studentët vendosin ta vazhdojnë protestën e tyre. Protestat ishin paqësore dhe u shtrinë edhe në mjediset e universiteteve, ndonëse pati raste kur forcat policore hynë në mjediset universitare, mad-je dhunuan disa studentë. Qeveria shqiptare prem-toi plotësimin e disa kushteve, kryesisht teknike, por jo rishikimin e ligjit të arsimit të lartë. Protesta e studentëve gjeti mbështetje edhe nga personeli akademik në të gjitha universitetet e vendit.

Një ndër tubimet më të fundit, i cili u realizua në shkelje të masave të marra për kufizimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, ishte pikërisht dhe ai kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kjo protestë e cila kulmoi në 17 maj 2020 kishte nisur kohë më parë, me qëllim mbrojtjen e godinës së Te-atrit nga shembja. Pavarësisht qëllimit për të cilën u organizua, i cili datonte kohë më parë se nisja e pan-demisë, një pjesë e pjesëmarrësve në këtë protestë, përfshirë këtu politikanë dhe gazetarë u dhunuan dhe u shoqëruan drejt komisariateve të policisë.

Page 48: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

III.

Page 49: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

49

KUADRI NORMATIV DHE INSTITUCIONAL NDËRKOMBËTAR MBI LIRINË E TUBIMIT DHE ORGANIZIMITIII.

3.1. Këndvështrimi botëror – Organizata e Kombeve të Bashkuara

Të drejtat e njeriut, në mënyrën që ato perceptohen në ditët e sotme janë rezultat i krijimit të Organi-zatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).1 Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveritë u angazhuan për krijimin e OKB-së me qëllimin kryesor vendosjen e paqes ndërkombëtare dhe parandalimin e konfliktit).2

Në vitin 1946, Kombet e Bashkuara krijuan Komi-sionin për të Drejtat e Njeriut, i cili u ngarkua me detyrën e dorëzimit të propozimeve për Kartën

1 Karta e Kombeve të Bashkuara u nënshkrua më 26 qershor 1945.2 The Slynn Foundation & The Foreign and Commonwealh Office,

Zbatimi i të Drejtave të Njeriut në Praktikë, Manual Trajnimi për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut, London, UK, janar 2016, fq.6

Page 50: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

50

Ndërkombëtare të të Drejtave. Projekt Deklarata u miratua nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1948 dhe u njoh si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNj). Ky instrument ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e standardeve rajonale dhe globale për mbrojtjen e përgjithshme ose specifike të drejtave të njeriut.3

Rrjedhojë e drejtpërdrejtë e DUDNj ishte krijimi i një gjuhe universale për të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut tashmë konsiderohen vlera universale pikërisht sepse rrjedhin nga ky komunitet ndërkombëtar. DUD-Nj parashikon se në mënyrë që të garantohet dinjite-ti njerëzor, së bashku me të drejtat civile dhe politike duhet të përfshihen dhe të garantohen edhe të drejtat ekonomike dhe sociale ndër të cilat përfshihet edhe liria për tubim dhe organizim shoqëror. Megjithëse DUDNj nuk është një dokument i detyrueshëm (në kuptimin ligjor, pasi është një Deklaratë) për palët, ajo ka frymëzuar më tepër se 20 instrumente të rëndë-sishme për të drejtat e njeriut, që së bashku përbëjnë standardin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.4

3 Po aty, fq. 64 Po aty, fq.7

Page 51: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

51

DUDNj parashikon në nenin 20 të saj lirinë e tubimit dhe të organizimit:

1. Secili ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

2. Askush nuk mund të detyrohet t’i tako-jë ndonjë shoqate.

Sikurse vërehet në këtë nen, parashikimi në të dy pikat është i përmbledhur, i shkurtër. Në pikën e dytë gju-ha e përdorur është në formën mohore, që kryesisht në legjislacionin aktual e gjejmë të përdorur në kodet penale. Kuptimi dhe interpretimi i këtij parashikimi është që kushdo duhet të ndjehet i lirë në zgjedhjen e vet për t’u organizuar me të tjerë apo jo në shoqata, por pa përfshirë ndonjë hollësi apo shembull se cilat mund të jenë kategoritë e shoqatave dhe kjo lë vend për një interpretim të zgjeruar në praktikë.

DUDNj hodhi themelet e akteve të tjera ndërkom-bëtare (në kuadrin e OKB-së) për liri dhe të drejta të njeriut. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) dhe Konventa Ndërkom-bëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kul-turore (KNDESK)5. Ndryshe nga DUDNJ, anëtarësimi

5 Këto akte normative ndërkombëtare janë miratuar në vitin 1966 dhe kanë hyrë në fuqi në vitin 1976.

Page 52: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

52

në këto konventa gjeneron detyrime konkrete ligjore për t’u zbatuar nga shtetet që bëhen palë në kon-ventë, sipas parashikimeve të tyre. Këto Konventa kanë gjithashtu edhe Protokollet shtesë, që par-ashikojnë të drejta të tjera shtesë, si dhe mekaniz-mat e llogaridhënies dhe kontrollit.6

KNDCP nuk mund të interpretohet sikur i njeh një shteti, një grupi ose një personi çfarëdo të drejte për të zhvilluar ndonjë veprimtari ose për të kryer një veprim që synon kufizimin e të drejtave të parashi-kuar në të në një shkallë më të gjerë se sa parashi-kohet nga vetë konventa dhe për më tepër nuk lejo-het asnjë kufizim ose shmangie nga cilatdo të drejta themelore të njeriut që janë të njohura ose që janë në fuqi në ndonjë shtet palë të kësaj konvente me justifikimin se kjo konventë nuk i njeh ose i njeh në një shkallë më të vogël.7

� KNDCP përmban dy nene të veçanta për-sa i takon lirisë së tubimit dhe asaj të or-ganizimit shoqëror. Kështu, sipas Nenit 21 njihet e drejta e mbledhjes paqësore. Ush-trimi i kësaj të drejte mund të jetë objekt

6 The Slynn Foundation & The Foreign and Commonëealh Office, Zbatimi i të Drejtave të Njeriut në Praktikë, Manual Trajnimi për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut, London, UK, janar 2016, fq.8

7 Neni 5 KNDCP

Page 53: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

53

vetëm i kufizimeve që diktohen sipas ligjit dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kom-bëtare, të qetësisë dhe rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik, apo të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Pra, siç shihet ky parashikim është shumë më i plotë në elemente sesa DUDNj për lirinë e tubimit, duke vendosur kufijtë e ndërhyrjes nga shteti për ushtrimin e kësaj lirie.

Neni në vijim i KNDCP parashikon të drejtën e or-ganizimit shoqëror dhe sërish paraqiten disa hollë-si lidhur me organizatat shoqërore duke theksuar edhe atë të formës sindikale.

� Secili person ka të drejtë të bashkohet lir-isht me të tjerët, duke përfshirë të drejtën për të formuar sindikata dhe për të marrë pjesë në to për mbrojtjen e interesave të veta. Ushtrimi i kësaj të drejte mund të jetë objekt vetëm i kufizimeve që parashi-kohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, qetësisë dhe rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik apo të drejtat dhe liritë e

Page 54: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

54

të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore për ushtrimin e kësaj të drejte nga anëtarët e forcave të armatosura dhe të policisë. Asnjë dispozitë e këtij neni nuk i autorizon shtetet palë të Konventës së vi-tit 1948 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës lidhur me lirinë e bashkimit dhe me mbrojtjen e së drejtës së organizimit për të marrë masa legjislative që mund të shke-lin ose zbatojnë ligjin asisoj që cenojnë garancitë e parashikuara me Konventën e përmendur.

KNDCP-ja detajon të drejtat bazë civile dhe politike të individit, si dhe detyrimet që lidhen me shtetin. Si-kurse shihet nga përmbajtja e parashikimeve të më-sipërme, ato kanë shërbyer si bazë për parashikimet e legjislacionit aktual shqiptar për lirinë e tubimit paqësor dhe të organizimit shoqëror. KNDCP i njihet gjithashtu një vlerë praktike pasi ka krijuar Komite-tin e OKB për të Drejtat e Njeriut (KDNj), i cili shqyr-ton raportet që dorëzohen nga shtetet palë lidhur me masat që ato kanë ndërmarrë për t’i dhënë efekt të drejtave që parashikohen nga Konventa. Komite-ti gjithashtu mund të pranojë dhe shqyrtojë kërke-sat nga individë që pretendojnë se janë viktima të shkeljes së të drejtave të parashikuara në këtë Kon-ventë, nëse shteti për të cilin bëhet fjalë ka ratifikuar

Page 55: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

55

Protokollin që lejon ankesa të tilla, dhe pasi personi ka shterurar mjetet e brendshme të ankimit.

KDNj shpall ‘komunikata’ në lidhje me ankesat in-dividuale të shkeljeve të të drejtave të njeriut - këto janë procedura quasi (thuajse) - gjyqësore që final-izohen me një vendim ku mund të deklarohet se ka patur shkelje të të drejtave të konventës nga një shtet ndaj të cilit është paraqitur ankesa, si dhe të tregojë mjetet e duhura juridike për të rivendosur në vend të drejtën e shkelur, duke përfshirë edhe një kompensim financiar.

Krahas akteve normative universale që synojnë shtrirje tek të gjitha shtetet në kuadër të OKB, janë krijuar edhe sisteme rajonale të të drejtave të nje-riut, bazuar në traktate anëtarësimi i të cilave është i kufizuar në shtetet brenda një rajoni të veçantë, të cilat i prezantojmë në pjesën në vijim.

3.2 Këndvështrimi evropian - Legjislacioni dhe mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës

Në kuadër të analizimit të garancive të veshura për lirinë e tubimit dhe organizimit në kontekstin ev-ropian, për qëllime të këtij materiali do të ndalemi në instrumentat e miratuara nga Këshilli i Evropës.

Page 56: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

56

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkom-bëtare rajonale e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të individëve, që jetojnë në Evropë. Sot Këshilli numëron 47 shtete anëtare dhe është i vetmi institucion ndërkombëtar, që mbron të dre-jtat e njeriut në të cilin Federata Ruse bën pjesë8. Shqipëria është pjesë e organizatës prej 2 korri-kut 1995.

Akti më i rëndësishëm i miratuar nga organizata është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj ose Konventa). Konventa u konceptua si përgjigje ndaj ngjarjeve të ndodhura në Luftën e Dytë dhe siguron një kornizë bazë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në nivel ndërkom-bëtar. Risi e Konventës në nivel ndërkombëtar është roli aktiv i individëve, i cili deri përpara miratimit të saj ishte jo ekzistent, për të kërkuar mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre pas shterimit të të gjitha mjeteve ligjore vendase9.

8 https://www.coe.int /en/web/portal/47-members-states [konsultuar më 13.10.2020].

9 Mole, Nuala. & Liaki, Vasi. (2018). Drejt një zbatimi efektiv në nivel kombëtar të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: një guidë mbi parimet konceptet kyçe të Konventës dhe përdorimi i tyre nga gjykatat vendase. Beograd: AIRE Centre, f. 9.

Page 57: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

57

Katalogu i të drejtave të mbrojtura nga Konventa përfshin kryesisht të drejta civile dhe politike, ku përjashtim bëjnë vetëm disa të drejta me karakter socio-ekonomik, të cilat janë parashikuar në Pro-tokollin nr. 1 shtesë të KEDNj.

Të drejtat themelore të garantuara nga Konventa ndahen në katër kategori kryesore. Kështu, kemi: të drejtat absolute, të drejtat materiale, të drejta të lidhura me administrimin e drejtësisë dhe të drejta të tjera10.

� të drejtat absolute – kufizimi/cenimi i tyre nuk lejohet në asnjë rast për asnjë arsye – e drejta e jetës (Neni 2); ndalimi i torturës, trajtimit çnjerëzor ose degradues (Neni 3); ndalimi i skllavërisë (Neni 4); mos dënimi pa ligj (Neni 7); heqja e dënimit me vdek-je(Neni 1 Protokolli nr. 6 dhe Neni 1 Pro-tokolli nr. 13); e drejta për të mos u dënuar 2 herë (Neni 4 Protokolli nr. 7).

� të drejta materiale – kjo kategori të dre-jtash mund të kufizohen por vetëm nëse ekziston një qëllim legjitim, ndërhyrja është e parashikuar me ligj dhe mjeti ku-fizues është proporcional me qëllimin. Në

10 Mole, Nuala. & Liaki, Vasi. (2018). Cituar më lart, f. 18.

Page 58: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

58

këtë kategori përfshihet: e drejta për jetë të qetë private dhe familjare (Neni 8); liria e besimit, ndërgjegjies dhe fesë (Neni 9); liria e shprehjes dhe e drejta për informim (Neni 10); liria e tubimit dhe organizimi (Neni 11).

� të drejtat që lidhen me administrimin e drejtësisë – hapësira e vlerësimit që i lejo-het shteteve për kufizimin e këtyre të dre-jtave është tepër e ngushtë dhe kufizimet parashikohen vetë nga Konventa - e drejta për liri dhe siguri (Neni 5); e drejta për proces të rregullt ligjor (Neni 6); nuk ka dënim pa ligj (Neni 7); e drejta për të apeluar për çështje penale (Neni 2 Protokolli nr. 7); e drejta për të mos u dënuar ose ndëshkuar dy herë për të njëjtën vepër (Neni 4 i Protokollit nr. 7).

� të drejta të tjera – janë të drejtat që nuk përfshihen në asnjë nga kategoritë e më-sipërme, në tekstin e tyre nuk gjenden ras-te shteruese kur lejohen kufizime dhe për të cilat qeverive u njihet një hapësirë me e gjerë vlerësimi në rast se nevojitet kufizim – e drejta për tu martuar (Neni 12); e drejta e pronës (Neni 1 i Protokollit nr. 1); e dre-jta për arsimim (Neni 2 i Protokollit nr. 1); e drejta për zgjedhje të lira (Neni 3 i Pro-tokollit nr. 1).

Page 59: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

59

E drejta në fokus të këtij manuali, liria e tubimit dhe organizimit, është pikërisht një e drejtë materiale.

Për të përcaktuar nëse të drejtat materiale janë shkelur apo jo, Gjykata ka vendosur se u duhet përgjigjur pyetjeve:

1. A përbëjnë faktet një ngjarje që lidhet me një të drejtë të mbrojtur nga Kon-venta sikurse përcaktohet nga Gjykata?

2. A ka pasur ndërhyrje në të drejtë apo propozim për ndërhyrje?

3. A ndiqet ndërhyrja nga një qëllim legji-tim?

4. A ishte kjo ndërhyrje e domosdoshme në një shoqëri demokratike?

Nëse përgjigjet për dy pyetjet e para janë “Po” dhe përgjigjja për cilëndo pyetje tjetër është “Jo” atëherë do të kemi një cenim të një të drejte materiale11.

11 Ibid, f. 20-22.

Page 60: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

60

Teksti i neni 11 të KEDNj për këtë të drejtë parashi-kon:

Liria e tubimit dhe e organizimit 1. Cdokush ka të drejtën e lirisë së

tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.

2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.

Liria e tubimit dhe organizimit është një prej të dre-jtave themelore të një shoqërie demokratike, e cila sëbashku me lirinë e shprehjes janë baza për funk-

Page 61: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

61

sionimin e demokracisë. Kështu, këto të drejta nuk duhet të intepretohen në mënyrë të ngushtë nga asnjë vend anëtar në Konventë.

Liria për t`u tubuar

Neni 11 mbron të drejtën e njerëzve për tu grumbulluar në vende publike ose private, në mënyrë paqësore. Organizimi dhe pjesëmarrja në protesta, tubime, marshime, konferenca etj., përfshihen brenda fushëveprimit të nenit 11. Një ndër objektivat e kësaj të drejte është mbrojtja e ofruar ndaj opinioneve dhe mënyrës së qytetarëve për t`i shprehur ato. Pavarësisht natyrës së tij autonome, neni 11 i Konventës duhet lexuar edhe në këndvështrim të nenit 10 – liria e shprehjes, ku qëllimi për të ushtruar lirinë e tubimit dhe organizimit është shprehja e mendimeve personale, mundësia për të siguruar forume debati publik dhe e drejta e protestës12. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut ose GjEDNj) i ka dhënë rëndësi faktit, që ata që marrin pjesë në tubime nuk kërkojnë vetëm të shprehin mendimin e tyre, por ta shprehin këtë mendim së bashku me

12 ECHR. Guide për nenin 11 të Konventës – Liria e tubimit dhe organizimit, f. 6.

Page 62: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

62

të tjerët13. Ky koncept përfshin dhe shprehjen e opinioneve politike, filozofike ose fetare. Kështu liria për t`u tubuar dhe organizuar lidhet ngushtë dhe me nenin 9 të KEDNj [liria e mendimit, ndërgjegjies dhe fesë]14.

Sipas interpretimit të Gjykatës së Strasburgut koncepti “liri e tubimit” është autonom, ai mbulon veçanërisht mbledhjet, që nuk janë objekt i rregulli-meve ligjore vendase pavarësisht nëse kërkojnë la-jmërim ose leje/autorizim të mëparshëm me qëllim organizimin e tyre. Kështu, sipas Gjykatës neni 11 zbatohet për organizimin e qetë të mbledhjeve ose ecjeve a marshimeve në grup, ku individët veprojnë në mënyrë të koordinuar, duke ndjekur një qëllim të caktuar për të shprehur një mesazh politik ose ideologjik të tyre15.

Kjo e drejtë mbulon si tubimet në vende publike ashtu edhe mbledhjet në vende private. E drejta mund të ushtrohet si nga anëtarë individual ashtu

13 Primov dhe të Tjerë k. Rusisë, nr. 17391/06, vendimm i 12 qershorit 2014, § 91.

14 Bianku, L. & Mole, N. & Smith, H. (2020). Covid-19 dhe impati mbi të drejtat e njeriut: shikim i përgjithshëm mbi jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, f. 106-107.

15 Navalnyy k. Rusisë, nr. 29580/12, vendim i Dhomës së Madhe i 2 shkurtit 2017, § 106

Page 63: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

63

dhe nga organizatorët e këtyre takimeve16. Gjykata e Strasburgut ka vërejtur se pavarësisht faktit se qëllimi i nenit 11 është të mbrojë të drejtën politike për tubime/protesta paqësore dhe pjesëmarrjen në procese demokratike, kjo e drejtë do të konsidero-hej tepër e ngushtë nëse kufizohet të mbrojë vetëm këto lloj mbledhjesh17.

Autoritetet e shteteve anëtare në Konventë janë subjekt i detyrimeve pozitive dhe negative sa i takon zbatimit në praktikë të lirisë së tubimit18. Kjo do të thotë se jo vetëm qeveria nuk duhet të ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve për t`u tubuar paqësisht, por dhe duhet të ndërmarrë veprime për ta siguruar në praktikë këtë të drejtë nga ndërhyrjet e të tretëve. Thelbi i nenit 11 është mbrojtja e individëve nga veprimet arbitrare të shtetit, por gjithashtu mbi shtetin rëndojnë detyrime pozitive me qëllim që individët ta gëzojnë në praktikë të drejtën e tyre19. Pra, autoritetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme, që individët të cilët ushtrojnë në mënyrë të ligjshme të drejtën e tyre të tubimit, të mos

16 Kudrevicius dhe të Tjerët k. Lituanisë, nr. 37553/05, vendim i Dhomës së Madhe i 15 tetor 2015, § 91.

17 Friend dhe të Tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar (pranueshmëri), nr. 16072/06 & 27809/08, vendim i 24 nëntorit 2009, § 50.

18 Ollinger k. Austrisë, nr. 76900/01, vendim i 29 qershorit 2006, § 35. 19 Kudrevicius dhe të Tjerët k. Lituanisë, cituar më lart, § 158.

Page 64: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

64

pengohen nga kjo e drejtë nga faktorë të jashtëm, të tillë p.sh. nga persona me pikëpamje të ndryshme nga ta20.

Sikurse u përmend dhe më lart, liria e individëve për t`u tubuar në formë paqësore mund të jetë subjekt i disa kufizimeve, të cilat duhet të përmbushin testin e kufizimit të të gjithë të drejtave materiale, shpjeguar më lart. Këto kufizime në rang evropian janë ndeshur veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Masat kryesore thuajse të të gjithë qeverive në përpjekje për të parandaluar virusin kishin të bënin me ndalimin e ushtrimit të të drejtës për tubime, organizime ose manifestime, kufizimi i numrit të njerëzve që mund të grumbulloheshin në vende publike ose private21. Gjithashtu, u mbyllën/kufizua aksesi në të gjitha hapësirat publike ose private ku mund të organizoheshin tubime, manifestime, takime ose ngjarje kulturore. Natyrisht këto masa në kufizimin e kësaj të lirie u shoqëruan dhe me kufizime në lirinë e lëvizjes së qytetarëve, të cilët në

20 Ibid, § 159. 21 Bianku, L. & Mole, N. & Smith, H. (2020). Cituar më lart, f. 107.

Shih gjithashtu Aktin Normativ nr. 3 datë 15.3.2020 i Këshillit të Ministrave RSh, si dhe vendime të qeverive të vendeve të tjera lidhur me situatën.

Page 65: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

65

pjesën më të madhe të rasteve duhet të pajiseshin me leje të posaçme për të qarkulluar brenda një orari të caktuar.

Pavarësisht këtyre, masat shtrënguese dhe kufizimi i të drejtës së tubimit nuk u respektuan pas ndodhjes së disa ngjarjeve të cilat shkaktuan revolta popullore. Rast i tillë mund të përmendet vrasja e një afro-amerikani në Shtetet e Bashkuara nga uniformat e policisë, e cila shkaktoi lëvizje dhe protesta mbarë botërore me qëllim mbrojtjen e së drejtës së jetës dhe mbrojtjen nga diskriminimi racor. Gjithashtu, mund të përmendet në lidhje me zhvillimet në Shqipëri dhe protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Megjithatë, parashikimet e paragrafit 2 të nenit 11 të Konventës, lejojnë vendosjen e kufizimeve mbi këtë të drejtë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Megjithatë, këto kufizime duhet të parashikohen me ligj, të ndiqen nga një qëllim legjitim dhe të jenë proporcionale22.

Përsa i takon parashikimit të kufizimit të të drejtave themelore me ligj, përfshirë këtu dhe lirinë e tubim-it, ky parashikim duhet të jetë i qartë duke përfshirë dhe masat për këtë qëllim dhe kohëzgjatjen, me

22 Ibid, f. 108.

Page 66: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

66

qëllim shmangien e veprimeve arbitrare. Kur ligji nuk është i qartë dhe kufizimet janë shprehur me gjuhë evazive ato nuk do të konsiderohet se e përm-bushin kriterin e ligjshmërisë.

Natyrisht marrja e masave në kufizimin e kësaj lirie duhet të jetë e nevojshme në një shoqëri demokra-tike. Pra, autoritetet publike duhet të vërtetojnë se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Situatë e tillë u argumen-tua/justifikua të ishte dhe mbyllja e disa shteteve në pranverë 2020 [dhe vjeshtë] për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit Sars-Cov-2 dhe kolapsimit të sistemit shëndetësor.

Gjithashtu, në vlerësimin e masave kufizuese duhet të merret në shqyrtim parimi i proporcionalitetit. Kjo do të thotë se jo vetëm kufizimi i vendosur duhet të përputhet me rrezikshmërinë e situatës, por dhe ndëshkimi/sanksioni në rast moszbatimi të masave duhet gjithashtu të jetë proporcional me shkeljen. Një shembull për ilustrimin e këtij rasti janë gjobat e vendosura si pasojë e mos respektimit të protokolleve kufizuese mbi Covid-19, p.sh. nuk mund të konsidero-het sanksion proporcional gjoba prej 40,000 euro e vendosur nga Qeveria shqipare në rast të organizimit të grumbullimeve masive për çdo lloj arsyeje23.

23 Ibid, f. 112 shih dhe referimin nr. 353 po aty “Shqipëria miraton gjoba ndëshkuese për shkelje të kufizimeve të koronavirusit”.

Page 67: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

67

Megjithatë, një pjesë e shteteve anëtare të Këshillit, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëza-konshme për shkak të Covid-19, përdorën të dre-jtën e dhënë nga neni 15 i Konventës duke dorëzuar pranë Sekretariatit të Këshillit heqje dorë nga një pjesë e të drejtave të Konventës, përfshirë dhe lirinë e tubimit dhe organizimit. Kjo heqje dorë nuk nënk-upton se shteti i shmanget përgjegjësisë së zbati-mit dhe respektimit të këtyre të drejtave në masën 100%. Pjesë e këtyrë shteteve ishte dhe Shqipëria24.

Liria sindikale

E drejta sindikale përfaqëson tërësinë e normave juridike, që rregullojnë pozitën juridike të organiza-tave profesionale, kontratat kolektive, të drejtën e grevës si dhe zgjidhjen e konflikteve të punës25.

Neni 11 i Konventës përpos lirisë së tubimit, garan-ton dhe të drejtën e individëve për t`u organizuar, përfshirë këtu dhe në aspekte të punës. Në zba-tim të nenit 11 KEDNj çdo individ ka të drejtë për të krijuar një sindikatë, si edhe për t`ju bashkuar një sindikate. Liria sindikale garanton të drejtën për t`u dëgjuar duke mbrojtur interesat e sindikatës

24 https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list/-/conventions/treaty/005/declarations

25 Uka, Nj. (2011). Fjalor i Drejtësisë. Tiranë: botimet Iliar, f. 199.

Page 68: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

68

dhe anëtarëve të saj26. Pjesëmarrja e qytetarëve në procese demokratike arrihet në një masë të madhe përmes pjesëmarrjes në sindikata, ku ata integro-hen me njëri-tjetrin dhe ndjekin objektiva kolek-tive27. Kjo liri është veçanërisht e rëndësishme për persona, që i përkasin minoriteteve, përfshirë këtu minoritetet kombëtare ose etnike.

Mbrojtja e mendimeve personale e siguruar nga nenet 9 dhe 10 të Konventës në kuadër të lirisë së mendimit, ndërgjegjies dhe fesë, si edhe lirisë së shprehjes është një ndër qëllimet e lirisë sindikale garantuar nga neni 11 i Konventës. Kjo mbrojtje ashtu sikurse në rastin e lirisë së tubimit përfshin detyrime pozitive dhe negative për shtetin. Kjo nënkupton se nuk ofrohet mbrojtje vetëm për men-dime pozitive por dhe për ato që fyejnë, shokojnë ose shqetësojnë një ose disa kategori të shoqërisë28.

Termi “sindikatë” nënkupton një grupim vullnetar individësh të cilët udhëhiqen nga një objektiv i për-bashkët29 dhe nuk duhet ngatërruar me të drejtën e

26 Xhepa, I. (Dimër, 2014). Jus & Justicia 10: “Liria sindikale sipas jurisprudencës së GjEDNj-së”. Tiranë: UET Press, f. 27.

27 Moscow Branch of the Salvation Army k. Rusisë, nr. 72881/01, vendim i 5 tetorit 2006, § 61.

28 Sørensen and Rasmussen k. Danimarkës, nr. 52562/99 & 52620/99, vendim i Dhomës së Madhe i 11 janarit 2006, § 54

29 Young, James dhe Webster k. Mbretërisë së Bashkuar, Raport i Komisionit, § 167

Page 69: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

69

individëve për t`u shoqëruar me grupe të ndryshme sociale30. Me qëllim që një sindikatë të përfshihet në fushëveprimin e nenit 11 të Konventës ajo duhet të jetë subjekt i së drejtës private.

Mund të ngjajë “non sens” diskutimi mbi demokracinë e organizimit të brendshëm në sindikata. Megjithatë, edhe sindikatat vuajnë nga probleme të brendshme të lidhura me mos arritjen e synimeve dhe objek-tivave statutore. Pra, e drejta e garantuar nga neni 11 i Konventës përbëhet nga të dy anët e medaljes, ku në njërën anë është e drejta e punëmarrësve ose in-dividëve të tjerë të marrin pjesë në sindikatë dhe në anën tjetër e drejta për të mos marrë pjesë nëse një gjë e tillë nuk dëshirohet31.

Në rastet kur individët janë detyruar të marrin pjesë, Gjykata e Strasburgut ka vërejtur se këto sit-uata cenojnë të drejtën e anëtarësimit, në aspektin negativ të saj. Pra, askush nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në një organizim në rast se kjo nuk është shprehje e vullnetit të tij. Këtë rast mund ta ilustrojmë me një shembull trajtuar në çështjen Sigurdur A. Sigurjonsson k. Islandës32, ku çdo taksist

30 McFeeley k. Mbretërisë së Bashkuar, vendim i Komisioni, § 114.31 Xhepa, I. (Dimër 2014), Cituar më lart, f. 29. 32 Sigurdur A. Sigurjonsson k. Islandës, nr. 16130/90, vendim i 30

qershorit 1993.

Page 70: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

70

detyrohej të anëtarësohej në shoqatën e taksistëve, ose në rast të kundërt i hiqej licensa.

Megjithatë, ekzistojnë disa kategori profesionesh për të cilat mos njohja e lirisë për t`u organizuar në sindikata konsiderohet e ligjshme, jo vetëm nga ana e shteteve anëtare, por dhe në interpretim të Gjykatës së Strasburgut. Këto profesione kanë të bëjnë kryesisht me mbrojtjen dhe garatimin e sigurisë publike dhe kombëtare si për shembull punonjësit e policisë, forcave të armatosura dhe disa kategori të administratës shtetërore, por këto kufizime duhet të intepretohen në mënyrë sa më të ngushtë. Megjithatë, Gjykata ka pranuar se jo të gjithë punonjësit e administratës shtetërore mund të jenë pjesë e këtij kufizimi, duke mos e gëzuar të drejtën e nenit 11 të Konventës33.

Një aspekt tjetër i lirisë sindikale është dhe e dre-jta për të lidhur kontrata kolektive, të cilat janë mjet thelbësor në promovimin e interesave të sin-dikatave. Kështu që nuk mund të lejohet, që në një shoqëri demokratike, një kategori punëmarrësish të përjashtohen nga e drejta për të lidhur kontratë kolektive. Megjithëse, intepretimi i këtij parimi duhet

33 Xhepa, I. (Dimër 2014), Cituar më lart, f. 27-28.

Page 71: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

71

bërë në përputhje me evoluimin e marrëdhënieve juridike të punës.

Përsa i takon mënyrës së kufizimit të lirisë sindi-kale dhe shqyrtimit nëse ky kufizim shkel ose jo të drejten e garantuar nga neni 11 i Konventës, ndiqet e njëjta procedurë/test sikurse sa i takon lirisë së tubimit.

3.3 Zhvillime të jurisprudencës evropiane për mbrojtjen e lirisë së tubimit dhe të organizimit

Vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Nje-riut mbi Nenin 11 të Konventës.

Partia e Bashkuar Komuniste e Turqisë dhe të Tjerët k. Turqisë

nr. 133/1996/752/95130 janar 1998

FAKTET Partia e Bashkuar Komuniste e Turqisë (“TBKP”) u formua në qershor 1990. Ajo u shpërbë me një urdhër të Gjykatës Kushtetuese në korrik 1991 me arsyetimin se kishte përfshirë fjalën “ko-munist” në emrin e saj, e cila ishte kundër ligjit turk dhe veçanërisht, se kishte inkurajuar separatizmin dhe ndarjen e kombit turk.

Page 72: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

72

VENDIMI Gjykata konsideroi se zgjedhja e em-rit të një partie politike nuk mund të justifikonte në parim një masë aq drastike sa shpërbërja, në mungesë të rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të mjaftueshme. Në mungesë të ndonjë prove konk-rete për të treguar se duke zgjedhur ta quanin veten “komunist”, TBKP kishte zgjedhur një politikë që përfaqësonte një kërcënim real për shoqërinë turke ose shtetin turk, Gjykata nuk mund të pranonte që parashtrimi i bazuar në emrin e partisë, në vetvete, mund të sjellë shpërbërjen e partisë. Gjykata vuri në dukje se megjithëse TBKP iu referua në programin e saj “njerëzve” dhe “kombit” kurd dhe “qytetarëve” kurdë, ajo as i konkretizoi ata si një “pakicë” dhe as nuk bëri ndonjë pretendim - përveç njohjes së ekzistencës së tyre - që ata të gëzojnë trajtim ose të drejta të veçanta, akoma më pak të kishin të dre-jtë të shkëputen nga pjesa tjetër e popullsisë turke. Gjykata nënvizoi se një nga karakteristikat kryesore të demokracisë ishte mundësia, që ajo parti ofroi për zgjidhjen e problemeve të një vendi përmes dialogut. Kështu që nuk mund të ketë asnjë justifikim për të penguar një grup politik vetëm sepse ai kërkonte të debatonte në publik situatën e një pjese të popull-sisë së Shtetit dhe të merrte pjesë në jetën politike të kombit në mënyrë që të gjente, sipas rregullave demokratike, zgjidhje të afta për t’i kënaqur të gjithë. Gjykata gjeti shkelje të nenit 11 të Konventës.

Page 73: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

73

* * *

Partia Socialiste dhe të Tjerët k. Turqisënr. 20/1997/804/1007

25 maj 1998

FAKTET Partia Socialiste Turke (“PS”) ishte for-muar në shkurt 1988. Ajo u shpërbë me një urdhër të Gjykatës Kushtetuese në Korrik 1992. Gjykata Turke vuri në dukje, kryesisht, se në mesazhin e saj politik PS u referohej dy kombeve: kombi Kurd dhe kombi turk. Ajo arriti në përfundimin se PS inkura-joi separatizmin dhe nxiti një komunitet shoqëror të integruar për të luftuar për krijimin e një Shteti të pavarur federal, i cili ishte i papranueshëm dhe jus-tifikoi shpërbërjen e partisë.

VENDIMI Gjykata vërejti se deklaratat nga ish-kryetari i partisë kishin të bënin me të drejtën e vetëvendosjes së “kombit Kurd” dhe të drejtën e tij për “shkëputje”. Sidoqoftë, e lexuar në kontekstin e tyre, deklaratat nuk inkurajuan shkëputjen nga Tur-qia, por kërkuan të theksojnë se sistemi federal i propozuar nuk mund të vinte pa pëlqimin e dhënë lirisht të Kurdëve, i cili duhet të shprehej përmes një referendumi. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, fakti që një program i tillë politik konsiderohej i pa-pajtueshëm me parimet dhe strukturat e Shtetit

Page 74: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

74

Turk në atë kohë, nuk e bëri atë të papajtueshëm me rregullat e demokracisë. Është thelb i demokracisë lejimi, që programe të ndryshme politike të propozo-hen dhe të debatohen, madje edhe ato që vendosin në pikëpyetje mënyrën e organizimit të një Shteti, me kusht që ato të mos dëmtojnë vetë demokracinë. Gjykata gjeti një shkelje të nenit 11 të Konventës.

* * *

Partia e Lirisë dhe Demokracisë (ÖZDEP) kundër Turqisë

nr. 23885/94Dhoma e Madhe8 dhjetor 1999

FAKTET Partia e Lirisë dhe Demokracisë (ÖZDEP) u themelua në tetor 1992. Në korrik 1993, Gjykata Kushtetuese Turke bëri një urdhër për shpërndarjen e ÖZDEP. Ndërsa procedimet në lidhje me shpërbër-jen e partisë ishin akoma në pritje (sollën me arsye-timin se programi i saj kërkonte të minonte integrite-tin territorial dhe natyrën laike të shtetit dhe unitetin e kombit), anëtarët themelues të partisë vendosën ta shpërndanin atë në mënyrë që të mbronin veten dhe udhëheqësit e partisë nga pasojat e një urdhri shpër-bërje (përkatësisht ndalimi i kryerjes së aktiviteteve të tyre të ngjashme në partitë e tjera politike).

Page 75: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

75

VENDIMI GjEDNj vërejti se nuk kishte gjetur asnjë fakt dyshues në programin e ÖZDEP-së që mund të konsiderohej një thirrje për përdorimin e dhunës, një kryengritje apo ndonjë formë tjetër e refuzimit të parimeve demokratike. Përkundrazi, nevoja për t’iu përmbajtur rregullave demokratike gjatë zbati-mit të projektit të propozuar politik u theksua në program. Në programin e saj ÖZDEP, gjithashtu, iu referua të drejtës për vetëvendosje të “pakicave kombëtare ose fetare”. Sidoqoftë, të marra në kon-tekst, këto fjalë nuk inkurajuan ndarjen nga Tur-qia, por kishin për qëllim të theksonin se projekti i propozuar politik duhet të mbështetet nga pëlqimi i dhënë lirisht, i shprehur në mënyrë demokratike, nga Kurdët. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, fak-ti që një projekt i tillë politik u konsiderua i papa-jtueshëm me parimet dhe strukturat aktuale të Shtetit Turk nuk do të thoshte se shkelte rregullat demokratike. Ishte thelbi i demokracisë që lejon-te që projekte të ndryshme politike të propozo-heshin dhe të debatoheshin, madje edhe ato që vunë në dyshim mënyrën e organizimit të një Shte-ti, me kusht që ata të mos kërkonin të dëmtonin demokracinë. Gjykata gjeti një shkelje të nenit 11 të Konventës.

* * *

Page 76: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

76

Partidul Comunistilor (Nepeceristi) dhe Ungureanu kundër Rumanisë

nr. 46626/993 shkurt 2005

FAKTET Partidul Comunistilor (Nepeceristi), një parti e komunistëve që nuk kishin qenë anëtarë të Partisë Komuniste Rumune, “PCN”, ishte themelu-ar në mars 1996. Regjistrimi i saj si parti u refuzua nga gjykatat Rumune në një vendim të mbështetur në gusht 1996 me arsyetimin se PCN po kërkonte të fitonte pushtet politik për të krijuar një “shtet njerëzor” të bazuar në doktrinën komuniste, që do të thotë se e konsideronte rendin kushtetues dhe ligjor që kishte qenë në fuqi që nga 1989 si jonjerëzor dhe jo të bazuar në demokraci të mirë-filltë.

VENDIMI Gjykata pasi shqyrtoi kushtetutën ru-mune dhe programin politik të PCN (mbi bazën e vetme të së cilës gjykatat rumune kishin refuzuar aplikimin për regjistrimin e partisë) vuri në dukje se ishte tepër e rëndësishme përkrahja e sovran-itetit kombëtar, integritetit territorial dhe rendit ligjor dhe kushtetues të vendit, parimet demokra-tike duke përfshirë pluralizmin politik, votimin universal dhe lirinë për të marrë pjesë në politikë. Megjithatë, programi i partisë në fjalë nuk përm-

Page 77: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

77

bante ndonjë mesazh që mund të konsiderohej një thirrje për përdorimin e dhunës, një kryengrit-je ose ndonjë formë tjetër e refuzimit të parimeve demokratike. Ishte e vërtetë që kishte momente që kritikonin si abuzimet e ish-Partisë Komuniste para vitit 1989, nga të cilat PCN u distancua, ash-tu edhe politikën që ishte ndjekur më pas. Sido-qoftë, Gjykata konsideroi se nuk mund të kishte asnjë justifikim për të penguar një grup politik, që përputhej me parimet themelore të demokracisë vetëm sepse kishte kritikuar rendin kushtetues dhe ligjor të vendit dhe kishte kërkuar një debat në kuadrin politik. Përvoja e Rumanisë gjatë ko-munizmit totalitar përpara vitit 1989 nuk mund të justifikonte në vetvete nevojën për ndërhyrje në lirinë e asociimit të partisë. Gjykata vendosi se kishte shkelje të nenit 11 të Konventës.

* * *

Herri Batasuna dhe Batasuna kundër Spanjësnr. 25803/04 and 25817/04

30 qershor 2009

FAKTET Pasi ishte krijuar më parë si një koalicion elektoral Herri Batasuna u regjistrua si një parti politike në 1986 dhe Batasuna kërkoi regjistrim-in si një parti politike në 2001. Në 2003, Gjykata e

Page 78: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

78

Lartë Spanjolle i shpalli të dyja palët të paligjshme, urdhëroi shpërbërjen e tyre dhe sekuestroi pasuritë e tyre.

VENDIMI Gjykata iu referua ligjit të vitit 2002 për par-titë politike, duke zbuluar se partitë ishin pjesë e “një strategjie terroriste të ndarjes taktike” dhe se kishte ngjashmëri të konsiderueshme midis tyre dhe organi-zatës terroriste ETA. Gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 11 të Konventës. GjEDNj theksoi në veçanti se gjykatat Spanjolle, pas një studimi të hollësishëm të provave që zotëronin, kishin arritur në përfundimin e arsyeshëm se kishte një lidhje midis palëve kërkuese dhe ETA. Në funksion të situatës që kishte ekzistuar në Spanjë për shumë vite në lidhje me sulmet terroriste, ato lidhje mund të konsiderohen objektivisht si një kërcënim për demokracinë.

* * *

HADEP dhe Demir kundër Turqisënr. 28003/03

14 dhjetor 2010

FAKTET Partia e Demokracisë Popullore, “HA-DEP”, një parti më e vogël e opozitës, ishte themel-uar në maj 1994. Sipas programit të saj, ajo mbrojti “një zgjidhje demokratike të problemit Kurd”. HA-

Page 79: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

79

DEP u shpërbë në 2003 me një vendim të Gjykatës Kushtetuese Turke, duke gjetur se partia ishte bërë një qendër e aktiviteteve të paligjshme, e cila përfshinte ndihmën dhe mbështetjen e Partisë ilegale të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gjyka-ta Kushtetuese më tej ndaloi një numër anëtarësh të partisë së HADEP-it që të bëhen themelues ose anëtarë të ndonjë partie tjetër politike për pesë vjet.

VENDIMI Gjykata gjeti një shkelje të nenit 11 të Konventës. Ajo theksoi se deklarata të caktuara të bëra nga anëtarët e partisë (duke i quajtur veprimet e forcave turke të sigurisë në Turqinë jug-lindore në luftën e tyre kundër terrorizmit, një “luftë të ndyrë”), të cilës gjykata turke iu referua kur konkludoi se HA-DEP ishte fajtor për ndihmën dhe duke mbështetur PKK-në, ishin një kritikë e mprehtë e politikave të Qeverisë por nuk inkurajuan dhunën, rezistencën e armatosur ose kryengritjen. Prandaj, këto deklara-ta nuk mund të përbëjnë prova të mjaftueshme për të barazuar kërkuesin me grupe të armatosura, që kryejnë akte dhune. Gjykata Evropiane më tej thek-soi se deklaratat nga anëtarët e HADEP, që e konsid-eronin kombin kurd si të ndryshëm nga kombi turk duhej të lexoheshin së bashku me qëllimet e partisë siç përcaktohen në programin e saj, çka domethënë se kjo parti ishte krijuar për të zgjidhur problemet e vendit në një mënyrë demokratike. Edhe nëse HA-

Page 80: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

80

DEP mbronte të drejtën e vetëvendosjes së kurdëve, kjo nuk do të ishte në vetvete në kundërshtim me parimet demokratike dhe nuk mund të barazohej me mbështetjen e akteve terroriste.

Page 81: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

81

FJALORTH

Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karak-ter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë.

Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucione-ve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor.

Page 82: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

82

Autoritet publik - është çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedur-at administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike, të krijuara me Kushtetutë ose me ligj, shoqëritë tregtare, çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

E drejta ndërkombëtare - Tërësia e rregullave dhe parimeve me zbatim të përgjithshëm që rregullo-jnë sjelljen e shteteve dhe organizatave ndërkom-bëtare dhe marrëdhëniet midis tyre, si edhe disa marrëdhënie të tyre me persona fizikë ose juridikë. Zakonet ndërkombëtare dhe traktatet ndërkom-bëtare janë dy burimet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare.

Ekuilibër pushtetesh - Parimi kushtetues i orga-nizimit të pushteteve që i jep secilës degë të pushte-tit shtetëror përgjegjësi për të kontrolluar veprimet e degëve të tjera; ky parim gjithashtu kërkon që kompetencat e çdo dege të jenë relativisht të ekuili-bruara për të parandaluar mbizotërimin e një degë të pushtetit mbi të tjerat.

Page 83: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

83

Greva - ndërprerje e organizuar e punës nga ana e të punësuarve me qëllim realizimin e të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale nga marrëdhënia e punës. Karakteristikë e kësaj pro-teste është bojkotimi i aktiviteteve ose ne disa raste edhe bojkotimi i marrjes se ushqimit.

ILO - Organizata Ndërkombëtare e Punës ( Inter-national Labour Organization) është një agjensi e Kombeve të Bashkuara që merret me problemet e punës, veçanërisht me standardet ndërkombëtare të punës, mbrojtjen sociale, dhe mundësi për punë të barabarta për të gjithë. ILO ka 186 shtete anëtare:

Kushtetutë - Ligji themeltar i shtetit që shpreh parimet themelore të sistemit juridik. Dokumenti që përcakton normat themelore të organizimit të shte-tit, strukturën dhe funksionet e organeve kryesore të qeverisjes së shtetit, parimet bazë të procesit poli-tik dhe marrëdhëniet bazë të shtetasve me shtetin.

Minoritet - pakicë kombëtare që jeton në një vend a në një shtet tjetër që gëzojnë të drejta.

Nënësme aftësi të kufizuar - është personi, i cili ka dëmtime afatgjata fizike, mendore, shqisore, të sjelljes ose të kombinuara, që, në ndërveprim, mund

Page 84: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

84

ta pengojnë të marrë pjesë në mënyrë të plotë dhe të barabartë në arsimimin e tij dhe në jetën shoqërore.

OKB - Organizata e Kombeve të Bashkuara është organizata më e madhe në botë e cila ka për qëllim sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me ini-ciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte for-muar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shtet demokratik - Konsiderohen demokratike ato shtete që garantojnë zgjedhje të përgjithshme pe-riodike, të lira dhe të fshehta, pluralizëm politik dhe pluralitet të mjeteve të informacionit.

Shtet i së drejtës - Karakteristikat dalluese të shte-tit të së drejtës janë: 1. Supremacia e ligjit si shpre-hje e sovranitetit popullor nëpërmjet parimit të për-faqësimit. 2. Një sistem hierarkik normash juridike, në krye të të cilit qëndron Kushtetuta. 3. Ndarja e pushteteve publike, secili me një sferë të caktuar kompetencash, si garanci e demokracisë. 4. Sistem garantues i lirive të parashikuara në Kushtetutë. 5. Parimi i ligjshmërisë (përputhja me kushtetutën dhe ligjet) së veprimeve të administratës dhe një

Page 85: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

85

sistem ankimimi kundër veprimeve administrative të paligjshme. Gjithashtu, shteti i së drejtës kërkon edhe garanci në drejtim të abuzimeve të mundshme të legjislativit me anë të kontrollit të kushte-tutshmërisë së ligjeve.

Sindikatë - është një grup i vetëorganizuar indi-vidësh, kompanish, korporatash apo entitetesh të tjera, i pavarur nga punëdhënësi dhe politika, që kanë si qëllim ndjekjen e një interesi të përbashkët dhe që luftojnë për të mbrojtur të drejtat ekonomike e shoqërore të anëtarëve të vet.

Tubim - përfshin mbledhjet publike dhe private, marshimet, procesionet, demostratat dhe protestat ku protestuesit refuzojnë të largohen derisa të jenë plotësuar kërkesat e tyre. Qëllimi mund të jetë poli-tik, fetar ose shpirtëror, ose çdo qëllim tjetër; lidhur me qëllimin nuk është vënë asnjë kufizim, por çdo tubim duhet të jetë paqësor. Dhuna e rastësishme nuk do të thotë që tubimi e humbet mbrotjen, në përjashtim të rasteve kur ai ka qëllim përçarës.

Page 86: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation
Page 87: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

87

BIBLIOGRAFIA

Legjislacion vendas

» Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligj nr. 8417, datë 21.10.1998, miratuar me refer-endum më 22.11.1998, shpallur me dekretin nr. 2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Re-publikës, ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.1.2007, ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.4.2008, ndryshuar me ligjin nr. 88/2012, datë 18.09.2012, ndryshuar me ligjin nr. 137/2015, datë 17.12.2015, ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.07.2016, ndryshuar me ligjin nr. 115/2020, datë 30.07.2020

» Ligj nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Repub-likës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr. 8733, datë 24.1.2001;

Page 88: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

88

nr.9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, date 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016; nr. 36/2017, datë 30.3.2017; nr. 89/2017, datë 22.5.2017; nr. 44/2019, datë 18.7.2019, nr. 35/2020, datë 16.4.2020

» Ligji nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Re-publikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet: nr. 8085, datë 13.3.1996; nr.9125, datë 29.7.2003; nr. 10 053, datë 29.12.2008; nr. 136/2015, datë 5.12.2015

» Ligji nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet”

» Ligji nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë poli-tike”, ndryshuar me ligjin nr. 10374, datë 10.2.2011, ligjin nr. 17/2014, datë 20.2.2014, ligjin nr. 25/2014, datë 25.9.2014, ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017

» Ligj nr.152/2013, datë 30.5.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr. 178/2014, ligjin nr.41/2017

» Ligj nr. 119/2015, datë 6.11.2015, “Për krijim dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për sho-qërinë civile”

Page 89: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

89

» Akti Normativ nr. 3, datë 15.3.2020 (i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 4, nr. 5 dhe nr.8)

» Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe protokollet përkatës, Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë nr. 29, datë 05/05/2008

Akte normative ndërkombëtare

» Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Kombet e Bashkuara, 1948

» Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Kombet e Bashkuara, 1966

» Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Evropës, 1950

» Karta Evropiane për të Drejtat e Njeriut, 2000

Vendime GjEDNj

» Friend dhe të Tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar (pranueshmëri), nr. 16072/06 & 27809/08, ven-dim i 24 nëntorit 2009.

» Kudrevicius dhe të Tjerët k. Lituanisë, nr. 37553/05, vendim i Dhomës së Madhe i 15 tetor 2015.

» McFeeley k. Mbretërisë së Bashkuar, vendim i Komisioni.

» Moscow Branch of the Salvation Army k. Rusisë, nr. 72881/01, vendim i 5 tetorit 2006.

Page 90: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

90

» Navalnyy k. Rusisë, nr. 29580/12, vendim i Dhomës së Madhe i 2 shkurtit 2017.

» Ollinger k. Austrisë, nr. 76900/01, vendim i 29 qershorit 2006.

» Primov dhe të Tjerë k. Rusisë, nr. 17391/06, ven-dimm i 12 qershorit 2014.

» Sigurdur A. Sigurjonsson k. Islandës, nr. 16130/90, vendim i 30 qershorit 1993

» Sørensen and Rasmussen k. Danimarkës, nr. 52562/99 & 52620/99, vendim i Dhomës së Madhe i 11 janarit 2006. Young, James dhe Webster k. Mbretërisë së Bashkuar, Raport i Komisionit.

Botime

» Bianku, L. & Mole, N. & Smith, H. (2020). Covid-19 dhe impati mbi të drejtat e njeriut: shikim i përgjithshëm mbi jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ti-ranë: Tipografia Dollonja.

» CDL-AD(2016)030-e, Ukraine - Joint Opinion of the Venice Commission, the Directorate of Human Rights (DHR) of the Directorate Gen-eral of Human Rights and Rule of Laë (DGI) of the Council of Europe and the OSCE Of-fice for Democratic Institutions and Human Rights (OSCE/ODIHR), on tëo Draft Laës on

Page 91: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

91

Guarantees for Freedom of Peaceful Assembly, adopted by the Venice Commission at its 108th Plenary Session (14-15 October 2016), gjen-det në https://ëëë.venice.coe.int/webforms/documents/?pdfçCDL-AD%282016%29030-e

» CDL-AD(2019)017rev-e, Joint guidelines on freedom of peaceful assembly (3rd edition), Strasbourg & Warsawa, 15 July 2020, gjen-det në https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdfçCDL-AD(2019)017rev-e

» CDL(2014)032-e, Comparative Study on Na-tional Legislation on Freedom of Peaceful Assembly requested by the Venice Commis-sion to the Max Plank Institute for Compara-tive and Public and International Law, Stras-bourg, 30 May 2014 CDL(2014)032, gjendet në https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdfçCDL(2014)032-e

» Council of Europe, MSI-INT (2014)08 rev6 FINAL 10 December 2015, Report by the Committee of experts on cross-border floë of Internet traffic and Internet freedom on Freedom of assem-bly and association on the Internet gjendet në https://rm.coe.int/090000168064ac99

» Council of Europe, SG/Inf(2015)30, Free-dom of Assembly and Association: current challenges and the response from the

Page 92: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

92

Council of Europe, gjendet në https://rm.coe.int/09000016805c601b

» Daniel-Louis Seiler, Partitë Politike, UET Press, Tiranë, 2010

» Erka Çaro, Sonila Danaj, Armela Xhaho, Orga-nizimi sindikal në Shqipëri, Kërkime Gjeografike, 17/2015

» Guide on Article 11 of the European Convention on Human Rights, Freedom of assembly and association Updated on 31 August 2020, gjen-det në https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Art_11_ENG.pdf

» h t t p : //c e s s a l b a n i a . a l / w p - c o n t e n t / u p -loads/2017/02/6-Sindikatat-ne-Shqiperi.pdf

» https://crpartners.al/2020/04/06/kufizimi-te-drejtave-dhe-lirive-themelore-te-njeriut-si-e-drejta-e-levizjes-apo-liria-ekonomike-me-akt-normativ-me-fuqine-e-ligjit-kushtetu-etshmeria-e-ketyre-kufizimeve-ne-kuader-te-jurisprud/

» Ina Xhepa, “Liria sindikale sipas jurisprudencës së GjEDNj-së”, JUS & JUSTICIA, nr.10, 2014

» Megi Islamaj, 2020, “Kufizimi të drejtave dhe lir-ive themelore të njeriut (si e drejta e lëvizjes apo liria ekonomike) me Akt Normativ me Fuqinë e Ligjit. Kushtetuetshmëria e këtyre kufizimeve

Page 93: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

LIR

IA E

TU

BIM

IT D

HE

E O

RG

AN

IZIM

ITM

AN

UA

L

93

në kuadër të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Dre-jtave të Njeriut”, gjendet në

» Mole, Nuala. & Liaki, Vasi. (2018). Drejt një zbatimi efektiv në nivel kombëtar të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: një guidë mbi parimet konceptet kyçe të Konventës dhe për-dorimi i tyre nga gjykatat vendase. Beograd: AIRE Centre.

» Olgun Akbulut, Criteria Developed by the Eu-ropean Court of Human Rights on the Dissolu-tion of Political Parties, Fordham International Law Journal, Volume 34, Issue 1, 2010, http://ir.lawnet.fordham.edu/ilj/vol34/iss1/2/

» Shrinking space for freedom of peaceful as-sembly, Ref. CommDH 024(2019), gjendet në https://rm.coe.int/09000016809939b5 si dhe https://www.coe.int/en/web/commissioner/-/shrinking-space-for-freedom-of-peaceful-as-sembly

» The Right to Freedom of Peaceful Assembly and to Freedom of Association as guaran-teed by Article 11 of the European Convention on Human Rights, gjendet në https://rm.coe.int/09000016809dc353

» The Slynn Foundation & The Foreign and Com-monëealh Office, Zbatimi i të Drejtave të Njeriut

Page 94: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation

në Praktikë, Manual Trajnimi për të Drejtat Ndër-kombëtare të Njeriut, London, UK, Janar 2016

» Training Manual on Human Rights Monitoring - Chapter IV: Overview of International Human Rights and Humanitarian Law Standards, Uni-versity of Minnesota, gjendet në http://hrlibrary.umn.edu/monitoring/chapter4.html

» Uka, Nj. (2011). Fjalor i Drejtësisë. Tiranë: bo-timet Iliar.

Faqe Interneti

» www.gjk.gov.al

» www.parlament.al

» www.qbz.gov.al

Page 95: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation
Page 96: MANU AL - Konrad Adenauer Foundation