12
Ligjerata nr.11: Taksat Mustafë Murturi LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Mustafë Murturi Literatura shtesë: Financat Publike: Prof.dr. Sabahudin Komoni 1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 1

Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Ligjerata nr.11: Taksat

Mustafë Murturi

LITERATURA:

LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Mustafë Murturi

Literatura shtesë: Financat Publike: Prof.dr. Sabahudin

Komoni

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 1

Page 2: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Taksat

Politika fiskale në Kosovë - Përmbajtja e ligjeratës së pestë: (Financat Publike : Prof.dr. Sabahudin Komoni : - f.q: 167 deri ne faqe 171)

1. 1. Kuptimi dhe Karakteristikat e Taksave

2. 2. Principet e Taksave

3. 3. Lartësia e Taksave dhe Arkëtimi i Tyre

4. 4. Arkëtimi i Taksave

5. 5. Klasifikimit i Taksave

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 2

Page 3: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Kuptimi dhe Karakteristikat e Taksave Taksat janë një instrument financiar më të cilin mblidhen të hyrat shtetërore.

Në kuptimin e sotëm, taksat janë ngushtë të lidhura me zhvillimin e

administratës shtetërore (publike), gjë që ka ndikuar në zgjerimin e

obligimit të pagimit të taksave dhe në rritjen e ngarkesës me taksa

Taksat mund ti definojm si; “Taksat janë lloj specifik i të hyrave publike

(shtetërore), të cilat i arkëton shteti dhe organet e tjera juridiko-publike prej

personave fizikë dhe juridikë si kundërshpërblim për shërbimet të cilat ua

ofrojnë këto organe.”

Karakteristikat e taksave janë:

1. Taksat paraqesin kundërvlerën (kundërshpërblimin) për shërbimin e kryer

nga ana e organeve shtetërore ose të organeve të tjera juridiko-publike.

2. Obliguesit e taksave, vetë dhe sipas dëshirës bëjnë pagimin e taksave sepse

kerkojn një sherbim nga puntort e organeve shtetërore.

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 3

Page 4: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Kuptimi dhe Karakteristikat e Taksave Egzistojn dy karakteristika te taksave që janë identike me tatimeve;

1. Taksat janë të hyra monetare të shtetit, - të hyra derivate shtetërore

2. Obligimin e taksës dhe lartësinë e saj e cakton në mënyrë të njëanshme organi

shtetëror

Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve;

1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet të cilat ua bën shteti obliguesve të

taksave.

2. Taksat janë të hyra shtetërore ne të cilat është i shprehur karakteri vullnetar, por

shpesh shprehet vetëm vullneti relativ, (kërkesën për certifikatën e lindjes,

letërnjoftimin, pasaportën)

Taksat ndryshojnë edhe prej kontributeve;

1. Si objekt i taksave mund të jenë vetëm shërbimet jomateriale, kurse kontributet

paguhen për dobinë materiale të cilën ua sjell - pritet tu a sjell pagesa e ketyre

kontributeve.

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 4

Page 5: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Principet e Taksave Nga realizimi i këtyre principeve mund të shikohet qëllimi dhe karakteri i

mbledhjes së taksave, dobishmëria e shtetit dhe e obliguesve të taksave

Në literaturën financiare si principe më të shpeshta të taksave numërohen:

Principi i legalizimit, - (asnjë organ shtetëror nuk mund ta fusë obligimin

taksor si dhe ta bëjë arkëtimin e tyre, po qe se nuk është paraparë me dispozita

ligjore.)

Principi i ekuivalentit, - (do të thotë se lartësia e taksave duhet t’u përgjigjet

shpenzimeve reale, të cilat i kanë organet shtetërore për shërbimet e kryera në

dobi të obliguesit të taksave - dëshiron të realizojë edhe të ashtuquajturat qëllimet

fiskale dhe sociale )

Principi i barbarësisë – (ka të bëjë me atë se për lëndët dhe shërbimet e njëjta

duhet të paguhen taksa të barabarta) dhe

Principi i thjeshtësisë – (tarifa e taksave duhet të jetë e thjeshtë ashtu që

dispozitat për taksat duhet të jenë të qarta dhe të sakta, përndryshe mund të lindin

probleme në zbatimin e dispozitave për taksat.)

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 5

Page 6: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Lartësia e Taksave dhe Arkëtimi i Tyre

Çështja më e rëndësishme gjatë shqyrtimin të taksave është caktimi i lartësisë së

taksave.

Lartësia e taksës duhet caktuar në bazë të shpenzimeve reale, të cilat i ka organi

shtetëror ose organet e tjera të autorizuara për kryerjen e shërbimeve të kërkuara nga

obliguesi i taksave - (nëse shpenzimet e organeve shtetërore për shërbimet e kryera

janë më të mëdha, atëherë më e madhe duhet të jetë edhe shuma e parave, e cila

paguhet në emër të taksave. Në praktikë ndodhë që lartësia e shpenzimeve, të cilat i

ka organi shtetëror, të caktohen në nivel më të lartë ose në nivel më të ulët)

Nëse lartësia e taksave caktohet në një nivel më të lartë sesa që janë shpenzimet

të cilat i ka organi shtetëror, atëherë ajo tepricë e pagimit të taksave ka karakterin e

tatimeve.

Nëse lartësia e taksës është caktuar në nivel më të ulët sesa që janë shpenzimet të

cilat bëhen me rastin e kryerjes së shërbimit, atëherë taksa e paguar pjesërisht i

mbulon shpenzimet e organeve shtetërore për shërbimin e kryer (taksat gjyqësore në

nivel të lartë – taksat për arsim në nivel të ulët)

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 6

Page 7: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Arkëtimi i Taksave Arkëtimi i taksave bëhet në dy mënyra:

1. Mënyr të drejtpërdrejtë; - (taksa paguhet në para te gatshme së bashku me

dhënien e vërtetimeve të caktuara - shumë lehtë mund të kontrollohet, meta e

mënyrës së drejtpërdrejtë është administrata shumë e madhe )

2. Mënyr indirekte; - (Arkëtimi indirekt i taksave bëhet me pulla taksash ose me

formularë taksash - mënyrë shumë e thjeshtë edhe e lirë, pagimi i taksave bëhet në

bazë të të ashtuquajturës tarifa e taksave . Me tarifë rregullohet dhe përfshihen

lëndët në të cilat paguhet taksa, baza dhe norma e taksave, lloji dhe lartësia e

taksave )

Në pikëpamje financiare të hyrat nga taksat janë mjaft të vogla në të hyrat e

përgjithshme publike, sidomos në krahasim me të hyrat nga tatimet.

Taksat janë të hyra shtetërore (publike), të cilat i takojnë buxhetit të organeve

shtetërore.

Bashkësitë e gjera shoqërore-politike shpesh të hyrat prej taksave ua lënë në

dispozicion bashkësive të ngushta shoqërore politike.

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 7

Page 8: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Klasifikimit i Taksave

Taksat mund t’i klasifikojmë në disa grupe sipas kritereve të ndryshme. Në

literaturën financiare klasifikimi i taksave bëhet në këto grupe:

Sipas organeve të cilat e caktojnë obligimin e pagimit të taksave, i dallojmë:

a. Taksat të cilët i përcaktojnë organet shtetërore qendrore, - taksat shtetërore

b. Taksat të cilat i cakton bashkësia e ngushtë politiko-shoqëror

Sipas organeve të cilat i kryejnë shërbimet e caktuara, e për të cilat është paraparë

pagimi i taksës, i dallojmë:

a. Taksat Administrative; - ,(të cilat paguhen për shërbimet e kryera nga organet dhe

institucionet shtetërore. Këto taksa quhen taksa shtetërore. Në taksat administrative i

numërojmë: taksat doganore, taksat konsulare, të cilat paguhen për shërbimet e organeve

diplomatike dhe konsulare, taksat për qarkullimin e mjeteve motorike të huaja, taksat për

mbrojtjen e patentave, licencave, modeleve dhe taksat kadastrale)

b. Taksat gjyqësore, - (të cilat paguhen për procedurat e gjyqeve të rregullta, gjyqeve

ekonomike etj)

c. Taksa nëpunësish (funksionesh), - (të cilat u janë paguar nëpunësve të caktuar për

shërbimin e kryer, ndonëse kjo taksë sot shumë më rrallë shfrytëzohet)

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 8

Page 9: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Klasifikimit i Taksave

Sipas mënyrës së pagimit, taksat i ndajmë në:

a. Taksat që paguhen në marka (pulla) takse, - (të cilat paguhen për shkresa dhe veprime të

tjera të organeve shtetërore. Taksat administrative paguhen në marka adminstrative, kurse

në marka taksash konsulare paguhen për shërbimet e konsulatës dhe të përfaqësive

diplomatike)

b. Taksa që paguhen në para të gatshme, - (të cilat paguhen nëse tejkalohet shuma e caktuar

e paraparë me tarifën e taksave -300 euro)

Sipas kohës së pagimit i dallojmë:

a. Taksat që paguhen përpara, që sot është praktikë e zakonshme, pra në momentin e

dorëzimit të lëndës organit përkatës i cili do ta kryejë shërbimin; dhe

b. Taksat që paguhen prapa, pasi t’i kenë kryer shërbimet organet shtetërore dhe organet e

tjera.

Sipas numrit të shërbimeve të kryera, i dallojmë:

a. Taksat individuale, të cilat paguhen veç e veç për secilin shërbim të organeve shtetërore

dhe

b. Taksat paushalle, të cilat paguhen për të gjitha shërbimet së bashku të kryera prej

organeve shtetërore të ndryshme e jo individualisht.

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 9

Page 10: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Klasifikimit i Taksave

Sipas qëllimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me anë të taksave, i

dallojmë:

a. Taksat që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme publike, pra për të cilat

qëllimi i shpenzimit të mjeteve nuk është caktuar përpara dhe

b. Taksat që qëllimi i shpenzimit të mjeteve përpara është caktuar (taksat e destinuara).

Taksat mund të ndahen edhe në:a. Të përgjithshme, të cilat janë të njëjta për të gjitha llojet e shërbimeve të njëjta, pa

marrë parasysh se cili organ e bën arkëtimin e tyre,

b. Speciale, të cilat janë të lidhura për institucionet e caktuara (p.sh., gjyqet, shkollat etj.),

c. Të përhershme, të cilat caktohen përpara si të hyra shtetërore dhe

d. Të ndryshueshme, të cilat nuk caktohen përpara, por me vone dhe at ne baze te llojit të

punës (shërbimit) së kryer, vlerës etj.

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 10

Page 11: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Klasifikimit i Taksave

Sot taksat zakonisht i dallojmë dhe i klasifikojm si taksa:

a. Shtetërore dhe

b. Komunale.

Taksat shtetërore, sipas organit i cili i nxjerrë dispozitat ligjore për taksat

si dhe në dobi të kujt bëhet pagimi i taksave, i dallojmë:

a. Taksat administrative,- (taksa i aplikojnë bashkësitë shoqërore-politike për punët e

kryera lidhur me shkresat, vendimet, dokumentet dhe punët e tjera ad ministrative)

b. Taksat gjyqësore, - (taksa paguhen te të gjitha gjyqet )

c. Taksat konsulare, - (taksa janë një formë specifike e taksave administrative, të cilat i

arkëtojnë përfaqësitë konsulare dhe diplomatike për kryerjen e shërbimeve)

d. Taksat komunale – (paguhen për shërbime të cilat janë të caktuara me tarifën

komunale për taksat.) dhe

e. Taksat në pasuri – (paguhen për shërbime e transferimit te prones. Në këto taksa hyn

edhe keto lloje; taksat në mjetet motorike, taksat në mjeteve tërheqëse të transportit,

taksat në veglat e prodhimit, taksat në kafshët për punë, taksat në hardhinë e rrushit

etj)

1/26/2015 Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat 11

Page 12: Ligjerata nr.11: Taksat - Kolegji Globus · 2015. 1. 31. · Egzistojn dy karakteristika te taksave që i dallojnë prej tatimeve; 1. Taksat janë kundërshpërblim për shërbimet

Faqe 167 deri në faqe 171

1/26/2015Ligjerata e 11 Taksat - Kuptimi dhe Karakteristikat

12