Click here to load reader
View
1
Download
0
Embed Size (px)
1
1
ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
LICENSË
Per
AKTIVITETIN E TRANSMETIMIT TË GAZIT NATYROR
Licensë Nr: ___________________
Vendimi i ERE-s Nr.: ____ i datës: _______ Data Efektive: _____________________
Lëshuar Personit: _________________________________________
(Emri i Plote dhe Adresa Ligjore e Personit)
Kodi Fiskal: ___________________________________________________
Sipas Autoritetit dhene Entit Rregullator i Energjise (“ ERE” ) dhe ne perputhje me:
a) Ligjin Nr. 102/2015 “Per sektorin e Gazit Natyror ” dhe
b) Ligjin Nr. 43/2015” Per Sektorin e Energjise Elektrike” c) Rregullorjen për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, ose
heqjen e licensave në sektorin e gazit natyror., miratuar me vendimin e Bordit te
ERE-s Nr.97, date 04.07.2017
d) Rregullat për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit për gazin natyor, miratuar me vendimin e ERE-s Nr. 100, datë 05.08.2015 dhe ndryshuar me vendimin
nr. 129, datë 31.10.2015
e) Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 96, datë 17.06.2016
f) Rregullat dhe Rregulloret qe kane te bejne me Sektorin e Gazit Natyror
Enti Rregullator i Energjise i jep kete Liçensë Transmetimi (“ License” ), per kryerjen e
aktivitetit te Transmetimit te Gazit Natyror ne Territorin e përcaktuar në këtë Liçensë,
Personit të sipërpërmenduar, këtej e tutje referuar si “ i Liçensuari” , subjekt i Kushteve të
Liçensës bashkangjitur dhe pjesë përbërëse dhe e pandashme e kësaj Liçense.
Kjo Liçensë së bashku me kushtet e saj bashkëngjitur ështe e vlefshme prej Dates Efektive te
sipershenuar dhe do te kete efekt per nje periudhe 30 vjecare, ne qofte se Licensa nuk hiqet
nga ERE ne zbatim te nenit 27 te Ligjit 102/2015” Per Sektoriin e Gazit Natyror” dhe ne
perputhje “Rregulloren për procedurat e heqjes së licensave në sektorin e energjisë elektrike
dhe të gazit natyror” , te miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr.58, datë 18.04.2017, si
dhe kushtet qe permban kjo license.
Autoriteti Leshues (ERE)
___________________________
Kryetari [selia e ERE]
Pranuar prej Personit te Licensuar se bashku me Kushtet e Licenses;
i Licensuari
___________________________Perfaqesuesi Zyrtar
2
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
KUSHTET E LICENSES
Për
AKTIVITETIN E TRANSMETIMIT TË GAZIT NATYROR
License Nr: ___________________
Vendimi i ERE Nr.: ____ i dates: _______ Data Efektive: _____________________
Liçense lëshuar Personit: _________________________________________
(Emri i Plote dhe Adresa Ligjore e Personit)
Kodi Fiskal: ___________________________________________________
3
3
Permbajtja
1 Dispozita te Pergjithshme ................................................................................................... 4
2 Perkufizime: ......................................................................................................................... 4
3 Territori i Ushtrimit te Aktivitetit te Licensuar. ................................................................... 6
4 Detyrimet Operacionale te te Licensuarit ........................................................................... 7
5 Detyrimet per Raportim te te Licensuarit .......................................................................... 11
4 Njoftimet ........................................................................................................................... 12
5 Aksesi i Paleve te Treta ne Sistemin e Transmetimit dhe Perjashtimi prej Kesaj te Drejte ......................................................................................................................................... 13
6 Braktisja dhe Rehabilitimi ................................................................................................. 13
7 Pagesat Rregullatore ......................................................................................................... 13
8 Tarifat ................................................................................................................................ 13
9 Matja dhe Sistemi i Raportimit ......................................................................................... 14
10 Monitorimi i Performances te Aktivitetit te Licensuar ...................................................... 14
11 Cilesia e Sherbimit ............................................................................................................. 15
12 Konfidencialiteti i Informacionit ........................................................................................ 15
13 Amendimet e Licenses ....................................................................................................... 16
14 Heqja e Licenses ................................................................................................................ 16
15 Zgjidhja e Mosmarreveshjeve dhe e Drejta e Apelimit ..................................................... 16
...................................................................................................... Error! Bookmark not defined.
...................................................................................................... Error! Bookmark not defined.
4
4
1 Dispozita te Pergjithshme
1.1 Ne perputhje me Ligjin Nr. 102/2015“ Per Sektorin e Gazit Natyror” , dhe Ligjin Nr. 43/2015, “ Per Sektorin e Energjise Elektrike” , ERE eshte i vetmi Autoritet ne
Republiken e Shqiperise që ka të drejtën te leshoje dhe deklaroje vlefshmerine e
kesaj License.
1.2 Ne se bazuar në një Vendim me shkrim te ERE-s, ndonje ose disa prej kushteve të kesaj License behën të pavlefshme, anullohen apo pushojne se qeni ne fuqi, kushti
ose kushtet ne fjale duhet te hiqen nga Kushtet e Liçensës nderkohe qe Kushtet e
tjera te mbetura te Licenses mbeten efektive dhe me fuqi te plote.
1.3 Nuk lejohet transferim i te drejtave te Licenses apo te aseteve tek asnje person tjeter, pa aprovimin paraprak me shkrim te ERE-s. Kur aprovon nje transferim,
ERE mund te modifikoje periudhen e Licensimit dhe ndonje Kusht tjeter te
Licenses, duke treguar arsyen.
1.4 I Licensuari duhet te respektoje ligjet ne fuqi, Vendimet e Qeverise, Rregullat dhe Rregulloret , si edhe vendimet e aprovuara nga ERE.
1.5 ERE ka te drejtën eskluzive për modifikimin e kësaj License ne rastin e ndryshimit te kushteve dhe rrethanave ne perputhje me ndryshimet ne ligj, Vendimet e
Qeverise, Rregullat dhe Rregulloret , si edhe vendimet e aprovuara nga ERE.
1.6 ERE i jep licencë për transmetimin e gazit natyror vetëm një personi juridik, për një territor të caktuar. Përjashtim bëhet vetëm për rastet kur në një territor të caktuar
është e domosdoshme të shtrihen dhe të kryejnë veprimtari edhe infrastruktura të
transmetimit të gazit me rëndësi strategjike dhe kombëtare, të përcaktuara nga
Këshilli i Ministrave.
1.7 Dhënia e licencës bëhet mbi bazën e kritereve të efiçencës dhe balancës ekonomike për operatorin e sistemit dhe duke siguruar që veprimtaria e të licencuarit të kryhet
në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin Nr.102/2015
“ Për Sektorine e Gazit Natyror” .
Pjesa e I
2 Perkufizime:
Përkufizimet e termave të percaktuara ne;
(i) Ligjin Nr. 102/2015, , “ Per Sektorin e Gazit Natyror” dhe
(ii) Ligjin Nr. 43/2015 “ Per Sektorin e Energjise Elektrike” , dhe
(iii) Rregullorjen për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, ose heqjen e licensave në sektorin e gazit natyror dhe
(iv) Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s
(v) Rregullat dhe Rregulloret qe i përkasin Sektorit te Gazit Natyror,
përfshihen në këtë Liçensë për çdo qëllim. Fjale dhe fraza te tjera, të përdorura në këtë
Licensë dhe në Kushtet e Liçensës, te cilat nuk perfshihen ne ligjet dhe rregulloret e
mësipërme, kanë kuptimet si me poshtë vijon:
5
5
2.1. Aktivitet i Licensuar do të thotë aktivitetet e lidhura direkt dhe te nevojshme për operimin dhe perdorimin e Sistemit te Transmetimit ne Territorin e Licensës per te
transportuar Gazin Natyror dhe aktivitetet e lidhura me komprimimin, matjet,
marrjen, depozitimin, livrimin, aktivitetet e dispecerimit dhe kontrollit te
funskionimit/operimit te Sistemit te Transmetimit, interoperabilitetin me sistemet e
tjera te transmetimit, depozitimit dhe shperndarjes, pajimet dhe burimet e tjera te
nevojshme per te siguruar stabilitetin, besueshmerine, sigurine dhe
funksionimin/operimin efikas te Sistemit te Gazit Natyror.
2.2. Biznes i Lidhur do të thote çdo biznes, i cili:
a) direkt ose indirekt, plotesisht ose pjeserisht, zoterohet nga i Licensu