21
[1] LIBERTALS PRILL 2012/06 Kandidati i padenje per President. Humbja e Imunitetit Kombetar Plasaritja e Ndergjegjes Heshtja jone letargjike Zhburrnimi i Fadil Zekes Kuvendimi sipas kanunit-studim Mitrovica kryeqyteti i Ilirise

Libertals.com

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Humbja e Imunitetit KombetarPlasaritja e NdergjegjesHeshtja jone letargjikeZhburrnimi i Fadil Zekes Kuvendimi sipas kanunit-studimMitrovica kryeqyteti i Ilirise

Citation preview

Page 1: Libertals.com

[1]

Type to enter text

LIBERTALSPRILL 2012/06

K a n d i d a t i i p a d e n j e p e r President.

Humbja e Imunitetit KombetarPlasaritja e Ndergjegjes

Heshtja jone letargjikeZhburrnimi i Fadil Zekes

Kuvendimi sipas kanunit-studimMitrovica kryeqyteti i Ilirise

Page 2: Libertals.com

[2]

Legjenda

Kandidati i padenje per PresidentArdian Preci

Interviste imagjinarePellumb Kulla

Humbja e imunitetit kombetarNdue Ukaj

Plasaritja e ndergjegjjesGjon Keka

Ne vendin e mendjeve te shkurtaEnver Robelli

Heshtja jone letargjikeFahri Xharra

Perse u largua drejtoresha e urbanizimitYlber Vokshi

Zhburrnimi i Fadil Zekes- TregimDaniel Gazulli

Mitrovica, Kryeqyteti i Ilirise Petrit Laurence

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Daut Dauti

Profil - Jamarber MarkoArjan Bejko

Poezi -Jamarber Marko Perzgjodhi Ilir Demalia

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Ardian PreciNdue Ukaj Gjon keka

Ilir DemaliaEnver Robelli Fahri XharraYlber Vokshi

Daniel Gazulli Petrit Laurence

Daut DautiPellumb KullaArjan bejko

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 3: Libertals.com

[3]

Ne qiellin e politikes Shqiptare ka ca kohe qe nje ulkonje e vjeter po sillet rreth e percark me nje uri te jashtzakonshme per te ri-gllaberuar postin e presidentit dhe per te permbushur ambicjen e tij egoiste. Ky njeri quhet Fatos Nano dhe siq e ka thene vete dikur prapa i vjen historia. Por historia eshte problemi i tij kryesor dhe arsyeja qe e ben Fatos Nanon njeriun me te padenje per te qene President.

Gjate karrieres se tij politike Fatos Nano eshte vleresuar si reformator i se majtes se ardhur nga diktatura, si liberali dhe deleguesi, por thelbi i personalitetit te tij ka qene aventurieri, njeriu i korruptuar, i aferave personale dhe ndertuesi i superklaneve te zingjirit te korrupsionit. Ne asnje moment ky njeri nuk e shprehu rrespektin per vendin dhe as per qytetaret Shqiptar. Gjithmone i perbuzi, i perqeshi dhe

luajti me ndjenjat e tyre edhe ne momentet me te dhimbshme, sikur ishte rasti tragjik i 9 janarit qe luante ne Kazino ne Greqi nderkohe qe vendi ishte ne zi. Shtirej si reformator por mbeti gjithmone nje bolshevik i devotshem ne menyren si operonte.

Nga ana private veset e tij te keqija nuk e lejojne vyrtytin as te afrohet afer tij. Njeriu qe rrinte i dehur me shume se esull, i apasionuar pas bigjozit, alkolit dhe klubeve te nates, ai nuk kishte kohe per punen publike. Nje njeri qe ndahet nga gruaja ne moshe te thyer per te nisur nje aventure dashurie nuk eshte shembulli i mire i njeriut publik askund ne boten qe Fatos Nano me shoket e tij gjoja deshiron te na integroje. Njeriu qe shtyp me makine dhe hedh njeriun ne kanal nuk eshte modeli i mire per president.

Pasi u largua i shtyre nga miqte e tij dhe i lodhur nga alkoli, tha se po i kontribonte rrotacionit politik. Tani kthehet per ti ofruar cfare rrotacionit politik? Qe nga ikja e tij nuk mori pjese aspak ne jeten parlamentare apo politike. Ka gjetur mbeshtetje tek Ilir Meta. Te dy i bashkon nje qellim, dhe nje ide korrupsioni dhe vetpasurimi. Te dy jane te pafajshem juridikisht, por ne politike ka edhe nje gjyq moral dhe publik qe asnjeri prej tyre nuk mund ta kalojne testin e pafajsise.

Ai pritet te kete mbeshtetje, te pakten tek ata qe i beri te pasur, sic ju thonte hapur dikur kur ishte kryeminister- Une ju bera te pasur se

s’kishit buke te hani. Pritet te kete mbeshtetje nga Vangjel Dule dhe Shpetim Idrizi, dy njerez qe partite e tyre kane programe radikalisht te kunderta, na i bashkon Fatos Nano. Duket qarte interesi publik i ketyre partive dhe aferat private te kryetareve te tyre, ju rrofte nacionalizmi perkates te dyve.

Kthehet per te na shpetuar nga kush? Nga e kaluara dhe rruga qe ai shtroi, dhe qe opozitaret e tij te vjeter me dedikim e ndjekin modelin e tij. Vjen per te na integruar ne strukturat europiane, por cili eshte modeli i tij? I njeriut egoist dhe qellimeve te ngushta personale.

Ngado qe ta shohesh Fatos Nanon si figure publike, ta lash ta lyesh, ta hedhesh e ta shkelesh e ta ngrish prap ne kembe, ti besh cdo lloj operacioni plastik, e ti veshesh kostume nga me te mirat, ti japesh whisky 50 vjecar e embelsira austriake, sido ce ta sjellesh ai perseri ngelet kandidati me i padenje per President

KANDIDATI I PADENJE PER PRESIDENT

l i b e r t a l s . c o m facebook.com/libertals twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Ardian Preci

Page 4: Libertals.com

[4]

Ramiz Alia i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit Intervistë imagjinare, marrë zotit D.K.,

ish funksionar i lartë i Sigurimit

I intriguar mjaft nga botimet dhe shtypi i ditëve të fundit, në të cilin personazhe të dorës së parë shpalosin kujtime e dokumenta me peshë, ku shihet qartë se Sigurimi i Shtetit ndiqte njerëz të rëndësishëm të nomenklaturës komuniste, unë arrita të kontaktoj zotin D.K funksionar i lartë i armës së Sigurimit. I thashë se kërkoja një intervistë nga ai për “Shekullin”. Ai më pa me dyshim nga koka te këmbët për një kohë të gjatë teksa unë ngriva nga frika se do të më kërkonte dokumentin e gazetës, që nuk e kisha. Por ai e pranoi ftesën pa kërkuar shkresurina. Vetëm m’u lut që për shkak të detyrës së lartë që pat mbuluar në Sigurim, të mos identifikohej. Gjysëm orën e parë e harxhuam për të caktuar inicialet e tij. Së fundi ramë dakord të quhet D.K., gërma nga të cilat asnjëra nuk bën pjesë në emrin dhe mbiemrin e tij të vërtetë.

Në fillim më pyeti ai:

D.K. - Përse të intereson kjo temë?Unë - Më intereson, se pas 15 vjetëve, po na del një tablo tjetër nga ç’e kishim menduar. Kuptohet që kjo me kalimin e viteve do të thellohet. Do të vdesin dëshmimtarët dhe tregimet mbi persekutimet do të bëhen më ngjethëse. Por unë desha të provoj, a është e saktë që objektivi i vërtetë i Sigurimit nuk paskan qënë të huajt dhe reaksionarët, por vetë funksionarët e lartë të Partisë, Frontit, Bashkimeve Profesionale.

Ne kujtonim si persekutim, internimet, burgimet, pushkatimet, punët e rënda…D.K. - Ke përfytyrim të gabuar. Për cilin të përndjekur do që të dish më shumë?Unë - Për sho… Për Ramiz Alinë.D.K. - Ku e ke hallin? Ku do ta nxjerrësh kollën?Unë - Nuk kam për të nxjerrë asnjë kollë. Vetëm më vjen mirë që edhe sho.. Ramiz Alia të zerë një vend të nderuar midis të përsekutuarve, që janë aq në modë edhe që nderohen aq shumë sot në demokraci. Këtu kam parasysh njëmbëdhjetë shoqatat e tyre, miliardat e letrave me vlerë, përgatitjet që bëhen për reabilitimin e tyre para se ata të arrijnë të vdesin. E plot, e plot mirësi, që nuk i them dot.D.K. - Qëllimin e paske të mirë. Jam gati të përgjigjem.

Tani nisa të pyes unë:

Unë - E keni ndjekur Ramiz Alinë?D.K. - Egërsisht!Unë - E kish nuhatur ai ndjekjen tuaj?D.K. - Ne nuk i kishim dhënë shkas që ta kuptonte, por ai e ndjente, si të gjithë.Unë - Pse “të gjithë”? Ishin shumë ata që ndiqnit?D.K. - Me mijëra! Që nga kandidatët e Komitetit Qendror e lart! Ti, aty më parë, përmende burgimet dhe pushkatimet… Ato nuk janë asgjë para ndjekjes. E di ti, se çfarë domethënë të të ndjekin?Unë - Nuk e di. I ndiqnit, po a i zutë?D.K.- Jo nuk i zumë, por ndjekja nuk është pak. Unë - Sidoqoftë kjo gjë ata nuk i pengoi të kishin funksione, të udhëhiqnin, t’u botoheshin të thënat, të jetonin në apartamente luksoze, të pushonin në vila edhe më të mira, të lëviznin me automobilë të shtrenjtë, të bridhnin nëpër Europë…D.K. - Hiçgjë! Këto ishin hiç krahasuar me ndjekjen që i bënim ne!Unë - Ju, përse i ndiqnit? D.K. - Sepse ata kishin qëllime që t’ia lehtësonin jetën popullit. Ata maskarenj ishin gati të jepnin jetën për njerëzit e thjeshtë, për të vuajturit e diktaturës.Unë - Nuk ju pëlqente juve kjo gjë?!D.K. - Jo!Unë - Pse?D.K. - No coment!Unë - Më ndjeni që ngul këmbë në këtë pyetje, zotëri, por në tërë këto kujtime të çmuara që botohen, flitet që këta funksionarë janë përndjekur dhe persekutuar keq. Por nuk del nga kush? Me një fjalë, tregohet se këta vuajtën dhe u cfilitën, por në atë teatër të diktaturës, tërë personazhet e njohur dalin të mirë, pozitivë. Mungon pala që bën keq.D.K. - Nuk të mjaftojmë ty, ne, Sigurimi? Sigurimi është personazh i njohur.

Unë - Mirë, po cili? Ju, përshembull, nuk pranoni të identifikoheni dhe quheni D.K.D.K. - A ramë dakord për inicialet?! Apo ta dhjesim intervistën, tani?!!Ou!Unë - Dakord. Kërkoj ndjesë. Unë desha që gjërat të jenë të qarta deri në fund, se në rast se fillojmë dhe ulërijmë të tërë për thuprat që na fshikulluan 20-30 vjet më parë, në Shqipëri do bëhet një kakafoni, që nuk do ta marrë vesh i pari të dytin. Ju keni ndërmend t’u jepni dëshmi persekutimi të gjithë këtyre të mëdhenjve?D.K. - Pse mos do të presim t’ua japin ato… shoqatkat?! More ty, çfarë të shqetëson ty vetë? Ke ardhur te unë për të marrë edhe ti ndonjë dëshmi? Unë - Çfarë dëshmie! Unë atëhere nuk kisha lindur akoma. Flas si “Shekull”, jo si gazetar!D.K. - Atëhere ti do kesh zili ndonjë gazetar!Unë – Asnjë zili. Ja ta konkretizojmë me gazetarët, apo shkrimtarët. Po të jetë se nga çanaku i persekutimeve, do të nisni të ushqeni dhe Dritëronë me Ismailin, siç po mundohen të bëjnë disa, atëherë vaj medet moj Shqipëri!D.K. - Pse njeh ti ndonjë shkrimtar që është persekutuar më shumë?Unë - Ja, pikërisht se nuk njoh, aty është belaja! Nuk i njoh përshëmbëll ata qindra studentë, që nuk u lejuan të studjojnë për letërsi! Ja, ata nuk kanë emra! Ata tani nuk njihen dhe del që as nuk janë persekutuar! Nuk kam ç’të them! Sidoqoftë, ju faleminderit, çanaku është i madh… Gëzohem që mora vesh, që nga ju paska vojtur edhe sho… Ramiz Alia!

Dhe e lashë.Ai më ndoqi me sy nga pas me një vështrim dhelpëror edhe më tha:

- Eja ndonjë ditë të të tregoj për persekutime edhe më të mëdha!

Unë u intrigova më keq dhe pyeta:- Se mos keni ndjekur dhe Enver

Hoxhën!Ai qeshi dhe e pohoi:- Hajde të ndjekur, që i kemi bërë,

hajde! Persekutimin që ka patur Enveri, nuk

e ka patur njeri, po prit, prit! Më vonë do të dalin!

Unë i shkova edhe një herë për ballë dhe e pyeta:

- Po ju, dreqi e mori, ju, kush ju urdhëronte? Kush ju udhëhiqte?

Ai pa përreth sikur kërkonte njerëz që të më lidhnin. Po unë, nuk isha aq budalla

sa të qëndroja akoma dhe ia mbatha tatëpjetë shkallëve.

Botuar me pare ne “Shekulli”, 4 mars 2005

Interviste imagjinare L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Pellumb Kulla

Page 5: Libertals.com

[5]

Një shtet a komb, e përbajnë tërësia territoriale dhe ana e tij

shpirtërore. Thanë ndryshe, çdo komb a shtet, veç integritetin territorial, ka edhe atë shpirtëror. Këto dy kategori, s’bëjnë pa njëra-tjetrën, ngase vetëm duke qenë ne harmoni e sforcojnë substancën kombëtare. Andaj, ashtu siç nuk guxohet dhe s’duhet lejohet cenimi integriteti të asnjë shteti, po ashtu nuk guxohet të preket imuniteti shpirtëror i asnjë kombi a shteti. Sepse ky imunitet, është forca që i vë në lëvizje gjitha damarët e kombit. Sulmet, përbuzja dhe përbaltja e figurave të shënjuara kombëtare, është tendencë e rrezikshme që e vë në rrezik imunitetin e kombit tonë. Andaj, përballë kësaj gjendje të rrezikshme, duhet reflektuar drejtë dhe qartë, pa hamendje dhe ashtu siç parapërcakton nevoja për ta mbrojt kombin dhe figurat e shenjta të tij, nga sulmet e ndryshme.Kur preket imuniteti shpirtëror i një shteti, atëherë rreziku me e cenua tërësinë e tij, integritetin e tij, është shumë i lehtë. Kjo për faktin se vetëm ky imuniteti shpirtëror, i bën kombet dhe shtetet të jenë të bashkuar dhe unik përballë sfidave. Madje, është ky imunitet dhe kjo nevojë psikologjike e kombeve, ajo domosdoja që i motivon qytetarët e saj ta mbrojnë tërësinë territoriale të tij.Çdo komb, që dëshiron të gjallojë dhe të qëndroj stoik përballë të papriturave, e ruan të paprekshme kujtesën historike, historinë dhe heronjtë, e mbi të gjitha, ka masa preventive, që ta ruaj imunitetin shpirtëror e kombëtar.Si kurrë më parë, në kohën kur shqiptarët jetojnë si asnjëherë më parë të lirë, imuniteti kombëtar po ndjehet i kërcënuar. Ai, çdo ditë e më shumë po lëndohet, tani nga brenda,

pikësëpari nëpërmjet tendencave të orkestruara dhe tejet të rrezikshme, që synojnë të cenojnë integritetin e figurave kombëtare, të proveniencës së caktuar.A është lufta e ndytë politike kundër pjesës më vitale dhe më të madhe të figurave të ndritshme kombëtare, përpjekje për me shkatërrua imunitetin kombëtar? Përgjigja pa hamendje është po. A duhet lejuar shqiptarët një gjë të tillë? Pa hamendje, jo.E kjo shtron pyetjen tjetër, a munden shqiptarët ta ruajnë të shëndetshëm imunitetin kombëtar, nëse ata lejojnë që të anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi të cilat rrojë kombi ynë, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Ismail Kadare, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, e shume e shumë figura tjera. Përgjigja pa asnjë mëdyshje, prapë është jo e madhe. Kjo për faktin se në këto figura është thandruar historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Andaj përpjekja me e tjetërsua atë, është e dështume.Ka një kohë të gjatë që shfaqen hapur apetitet çoroditëse të disa grupeve religjioze në trojet shqiptare, që kërkojnë të tjetërsohet historia, pse dikujt ju paska tekur turqit t’i shohin vëllezër, ndërsa shqiptarët ateist, katolik, protestan dhe ortodoks, si të huaj. Ky soj diskursi, kohëve të fundit, i dalur në sipërfaqe lakuriq, realisht është rreziku më i madh për imunitetin tonë kombëtar, i cili ka bashkëjetuar dhe ekzistuar, vetëm duke qenë i tillë çfarë e njeh historia. Në emër të një doktrine të verbër ideologjike, që fryn nga erërat e këqija, tek ne, ka filluar të sulmohet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, anatemohet korifeu i kulturës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Bogdanin, gjuhet shigjeta helmesh kundër Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit, vjellët vnerë urrejtje kundër Faik Konicës, Mit’hat Frashërit, Fan Nolit, urrehet pamëshirshëm dhe përbuzet Nënë Tereza, ekskomunikohet dhe përjashtohet Ismial Kadare, stigmatizohet Ibrahim Rugova, e kush jo tjetër. Përballë këtyre hordhive, shteti duhet të veproj, ashtu siç vepron në çdo shoqëri, ngase përbaltja e figurave të ndritshme kombëtare, është kërcënim serioz i integritetit të tij.Edhe në këto ditë vape e pushimesh, bisedat e bezdisshme për politikën dhe për fatin e kombit, janë të paevitueshme. Kudo dhe nga çdo kush. Kjo domethënë, se ne, ende nuk kemi tejkaluar fazën e embrionale të aftësisë për ta ruajtur të paprekur dhe të shenjtë identitetin kombëtar.Shqiptarët, historikisht ka ndodhur që të bashkohen në kohë të vështira, ndërsa tani në liri, janë të përçarë, si është më së keqi. E ndarjet janë shumë të thella. Për më tepër, ato janë historike, politike, fetare dhe çfarë jo tjetra.E gjithë kjo dëshmon për një gjendje të stërngarkuar, në të cilën duhet vepruar dhe reaguar me shumë maturi, me qëllimin më të mirë, të ruhet substanca kombëtare dhe imuniteti kombëtar i paprekur.

Shpjegimet e lehta për këtë që po ndodh janë të pamundshme. Ato të përimta, të orientojnë nëpër histori, ku kërkohen zakonisht shkaktarët e kësaj gjendje. Kjo arsye, çdo njeri racional e shtytë të bëjë analiza të thella dhe krahasimtare, në mënyrë që të arrij në konkludime të caktuara. Në të kaluarën shqiptare, ka pasur debate të shumta për plagët shqiptare. Madje, në kohën kur u bë Shqipëria, por lypsej bëheshin shqiptarët, u organizuan shqiptarët brenda rrymave dhe lëvizjeve të ndryshme shoqërore, me një qëllim, të hiqej ndryshku, prapambeturia dhe injoranca, plagë këto që kishin lënë pushtuesit dhe të organizohej kaosi i brendshëm kombëtar. Ishin këto vitet e arta, kur u bisedua shumë për nevojën që shqiptarët të kenë një identitet unik, pa nevoja për mbishtresa të ardhura dhunshme. E gjithë kjo çojë te nevoja e çlirimit nga e keqja, e për të cilën temë pata shkruar para disa kohe.Sot, krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën hapur. Madje shohim se nën petkun e një fetarizmi që pretendon të bëhet model politikë e ideologjik, reduktohen tiparet dhe shenjëzimet që identifikuan dhe identifikojnë shqiptarët si komb me identitet të caktuar dhe qartësisht të njohur europian.A ka nevoje shqiptarët të çlirohen nga e keqja?Edhe naivet më të mëdhenj dhe patriotët e dalldisur, e kuptojnë se kombi shqiptar është në rrezik. Ai, nuk është unik, as në raport me historinë, as në raport me të tashmen dhe çka është më e rrezikshmja, as në raport me të ardhmen. Kjo është një dëshmi se përballë tij ka sfida të shumëfishta, por një nga ato më të rrezikshmet mbetet humbja e imunitetit kombëtar. Kjo ka bë që në ambientet tona, duke filluar nga familja e deri tek institucionet më të larta shoqërore, të shohim gjithfarë përzierjesh kulturash, përpos atyre shqiptare.Një mik i imi, i zhgënjyer tej mase me zhvillimet shoqërore, më thotë tej mase i tronditur, si t’ia bëjmë të jemi pas robërive të gjata, vetëm shqiptar?I trishtuar numëron ankthet e të qenit shqiptar, në një shoqëri ku filozofia e “duam babën” synon të merr timonin e drejtimit të shoqërisë, nën trysnin e fshehur të identifikimit të shqiptarëve të islamizuar me otomanët e dikurshëm, pra turqit e sotëm.Në rrethana të tilla, kur krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën gjithnjë e më shumë, shqiptarët kanë filluar preferencat personale fetare, t’i kthejnë në modele kombëtare. Kjo është një tendencë e rrezikshme, që ngacmon imunitetin kombëtar, atë imunitet të domosdoshëm për të cilin nëpër gjitha kohët u bë shumë dhe u investua pamasë.

HUMBJA E IMUNITETIT KOMBETAR L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Ndue Ukaj

Page 6: Libertals.com

[6]

Ka dy karakteristika tek ne si popull ,se kemi politikan me ideale te perkoshme dhe se kemi „patriot“ jofisnik dhe jo besnik ndaj vetvetes.Ajo çfare nje popull e bene stoik dhe te talentuar eshte te mos lejoj qe zemrat e tyre t'i pushtoj ndonje pushtues barbar edhe nese tokat e tyre kane qene te pushtuar nga barabret e ndryshem.Ndërkaq ajo çfare po tentohet te mbillet sot ne mesin tone si komb eshte jo vetem e rrezikshme dhe demoniake, por edhe vetvrasese per kombin tone me rrenjet te lashta europianedhe te ardhmen e tij.Politikanet mendjeleht dhe te papergjegjshem bejne politik me ndjenja dhe ndergjegje te plasaritur,identiteti dhe uni i mungon sepse gjithnje mbeten imtues dhe te pakurrizor.Idealit dhe frymes se paraardhesve qe ne kete shekull ia kane zene rrugen dhe po i hedhin gure asaj disa politikan qe jane

bere vegla te sulltanizmit dhe mohues te gjenit dhe identitetit europian te kombit shqiptar.Nga nje „popull natyral“ europian ,stoik i virtytshem siç shkruante shkrimtarja e njohur angleze Edith Durham ne "High Albania(1909)" ,tani ne kete shekull jemi bere nje popull me pushtetar te papergjegjshem,pa identitet ,qe bejne lidhje gjaku me pushtuesit barbar -sulltanizmin,popull qe ende nuk din me dallu kohen e tij ,me njohft vetveten dhe me iu rikthy rrenjeve te veta historike dhe gjenealogjike.Keshtu qe ne si një komb kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kaluarën tonë dhe formësimin e së ardhmes tonë.Gjithashtu une nuk arrij te kuptoj disa individ("intelektual") dhe "historian" qe thone me krenari dhe e shohin si pozitive se ne kohen e pushtimit te perandorise se erret otomane shqiptaret kane pas poste te larta ne kuader te kesaj perandorie,ky eshte absurditeti me i madhe qe une kam degjuar dhe lexuar ne keto libra,sepse deri me tani kam pas rastin me taku profesor dhe historian nga vendet e europes dhe nuk kam degjuar e as lexuar ne ndonje liber se ata krenohen apo e shohin si pozitive te qenit me poste te larta ne kohe e ndonje pushtimi te eger.Kjo veç te ne ndodhe dhe kjo tregon se sa kapacitet intelektual kane keta qe thone dhe shkruajn keshtu.Me fjale të tjera neve si komb i lashte europian nuk kemi asgje te perbashket me turqit,siç pretendojn disa „politikan“ në Shqiperi edhe Kosovë(...)nese ata personalisht kane lidhje gjaku me turqit,ne jo ,ne si komb i lashte europian jo ,kurre dhe ne asnje kohe.Kjo eshte fuqia e pamposhtur e nje populli te talentuar qe

nuk bie pre e ideologjive te rrezikshme te huaja ,qe sakrifikon per te mbrojtur identitetin e tij te vertete dhe rrenjet e tij,qe sfidon te gjitha vetem, e vetem per te dal faqebardh si para pasqyres se tij te jetes se perditshme ,ashtu edhe para pasqyres se pergjithshme te jetes se kombit te tij,qe mbetet besnik pergjithmone.Ne si komb europian duhet te reflektojm dhe kështu në frymën e paraardhësve tanë të gjenerojm idelin ,ideal që drejton botën tonë shqiptare në vendin e duhur dhe që është poashtu në dritën e përbashkët të qytetrimit të familjes sonë europiane.

PLASARITJA E NDËRGJEGJËS L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Gjon Keka

Page 7: Libertals.com

[7]

5.Përmes disa “biografive perandorake” historiani Oliver Jens Schmitt tregon në librin e tij “Shqiptarët – Një histori mes Orientit dhe Oksidentit” se si përziheshin dhe ndërlidheshin osmanizmi, nacionalizimi shqiptar dhe ndikimet perëndimore në shoqërinë shqiptare. Schmitt përmend struganin Ibrahim Temo, i cili - ndonëse ishte lojal ndaj Perandorisë Osmane dhe përpiqej të konsolidonte opozitën osmane – nxiti tendencat nacionale shqiptare në diasporën në Rumani, pastaj Hasan Prishtinën, i cili fillimisht ardhmërinë e shqiptarëve myslimanë e shihte në Perandorinë Osmane, e cila do të ofronte mbrojtje nga Serbia. Më vonë Hasan Prishtina shkëputi lidhjet me osmanët në shenjë proteste kundër një ekspedite të tyre ndëshkuese në malet shqiptare dhe synoi një aleancë shqiptaro-bullgare kundër Serbisë. Si etër të kombit shqiptar Schmitt i sheh vëllezërit Frashëri, veçanërisht Sami Frashërin, i cili jo vetëm ishte aktivist kombëtar shqiptar, por si Shemsedin Sami ai shkroi romanin e parë në gjuhën turke dhe një fjalor themelor turqisht-frëngjisht. Nga ana tjetër: i biri i Sami Frashërit zgjodhi identitetin turk dhe qe kryetari i parë i ekipit futbollistik Galatasaray Istanbul. Një vëmendje të veçantë Schmitt i kushton Eqrem Bej Vlorës, shqiptarit që si ndoshta asnjë kohanik i tij jetoi në botën osmane dhe atë perëndimore, la kujtimet e tij

në gjuhën gjermane, rridhte nga një familje, e cila kishte një kryevezir, u edukua në Stamboll dhe në gjimnazin elitar të Vjenës “Theresianum”, pastaj me përkrahje austriake dhe hungareze ai veproi si nacionalist shqiptar, njëkohësisht Sulltani e dërgoi në hapjen e hekurudhës mes Mekës dhe Medinës (1908). Eqrem Bej Vlora u martua me një damë myslimane, por mbajti një lidhje të ngushtë edhe me publicisten bavareze Amelie von Godin, me të cilën ai publikoi vepra shkencore. “Beu i arsimuar mirë zotëronte persishten, gjermanishten dhe frëngjishten, ishte osman dhe nacionalist shqiptar në një person, ishte shkrimtar me arsimim evropian, por edhe përfaqësues i bejlerëve antireformator dhe më vonë përkrahës i fashizmit italian”, shkruan Schmitt. 6.Sipas Schmitt shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë nuk ishte një përfundim madhështor i një zhvillimi të gjatë, por një akt dëshpërimi pa alternativë. Pse? Arsyeja duhet kërkuar në Shqipërinë e epërme. Kryengritësit shqiptarë më 1912 çliruan Shkupin dhe kështu u krijuan rrethanat për krijimin e një Shqipërie autonome në Perandorinë Osmane. Schmitt mendon se sikur të mos kishin ndërhyrë fuqitë ballkanike Shkupi sot do të ishte kryeqytet shqiptar. Të ndarë e të përçarë, shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane; aventurierë të llojllojshëm synonin fronin shqiptar, politikanë shqiptarë me mendësi anadollake nuk dinin ç’duan për popullin e tyre. Në fund ishte kërcënimi me luftë i Austro-Hungarisë dhe qëndrimi antiserb dhe antigrek i Italisë që ia siguruan Shqipërisë mbijetesën. Themelimi i Shqipërisë, sipas Schmitt, është suksesi më i dukshëm i politikës së jashtme austrohungareze. Ky sukses kishte shumë mangësi, pasi që një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe territoreve të banuara prej tyre mbetën jashtë shtetit të sapopavarësuar. Këto territore i mbajtën Serbia dhe Greqia. Me fjalët e Luigj Gurakuqit: “Na i morën qytetet dhe na i lanë malet, na e morën Dibrën dhe na e lanë malësinë, na e morën Gjakovën dhe na e lanë malësinë, kështu ne i përngjajmë një trupi pa kokë”. 7.Shqipëria e viteve 10-të, 20-të dhe 30-të e shekullit XX ishte një arenë kaotike. Kastat sundimtare në Tiranë shumë shpejt u pajtuan me mbetjen e Kosovës dhe viseve të tjera jashtë Shqipërisë. Tek në vitin 1918 në

Shkodër u themelua Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës. Shumë refugjatë shqiptarë nga Kosova, sipas Schmitt, filluan të ndërhyjnë në politikën shqiptare, të ndikojnë që ajo të jetë më aktive në mbështetjen e lëvizjes kaçake në Kosovë. Kjo ngjalli frikën e dominimit të gegëve në Shqipëri dhe për këtë arsye nuk kishte shumë mirëkuptim për luftën e kosovarëve. Një politikan nacionalist i Shqipërisë së jugut kishte thënë: “Toskët nuk e duan Kosovën”. Lëvizja për çlirimin e Kosovës u dobësua nga represioni serb dhe nga armiqësia e politikanit Ahmet Zogu kundër aktivistëve kombëtarë kosovarë, disa prej të cilëve Zogu dha urdhër të vriten. Zogu konsiderohej vasal i Jugosllavisë mbretërore, me ndihmën e së cilës kishte ardhur në pushtet, duke e rrëzuar qeverinë e Fan Nolit, i cili kishte simpati për lëvizjen bolshevike sovjetike. Kjo është njëra anë e medaljes së sundimit të Zogut. Ana tjetër është e ndritshme: Schmitt konstaton se duke marrë parasysh në çfarë gjendje e kishte trashëguar Shqipërinë Zogu bëri mjaft për t’i vënë bazat e shtetit shqiptar, duke themeluar një administratë dhe duke vënë nën kontroll komunitetet fetare (sipas shembullit të Ataturkut në Turqi). Më 1937 Zogu kishte arritur që pa presion, por me argumente të nisë procesin e çshamizimit (heqjes së shamive, gjermanisht: Entschleierung). Megjithatë, shoqëria shqiptare nuk po homogjenizohej siç ishte pritur, madje poeti Gjergj Fishta kishte kërkuar krijimin e një kantoni katolik, një mysliman dhe një ortodoks. “Prej bujqve të uritur, analfabetë dhe politikisht apatikë nuk mund të krijohej një komb modern”, shkruan Schmitt. Zogu ishte një imitues shpesh edhe qesharak i Perëndimit. Atij i pëlqente kulti i gjimnastikës i Musolinit dhe pasi kishte dështuar të martohej me një femër nga shtëpia mbretërore e Italisë ai lidhi kurorë me një hungareze. Nën regjimin e Zogut shqiptarët myslimanë duhej të mësoheshin t’i pranonin bashkëkombësit e tyre të krishterë si të barabartë.

NE VENDIN E MENDJEVE TE SHKURTAShqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe të shtypur nga Jugosllavia e Titos: historia shqiptare është plot drama dhe absurde. Historiani Oliver Jens Schmitt zbërthen dhe shpalos detaje të rëndësishme nga rrugëtimi

i shqiptarëve nëpër shekuj

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Enver Robelli

Page 8: Libertals.com

[8]

8.Mes viteve 1945 dhe 1990 shqiptarët në Ballkan jetuan nën sundimin komunist, por me dallime të mëdha. Komunizmi shqiptar i përngjante romanit “1984” të Orwellit, që nënkuptonte kontrollin e trupave dhe shpirtrave të njerëzve nga Partia e Punës e Shqipërisë. Ky sundim rezultoi me degjenerimin total shpirtëror të njeriut të ri socialist, duke ia ndaluar të mendojë kokë më vete, duke mos pasur të drejtë të shprehë ndjenjat fetare, duke e varfëruar dhe poshtëruar deri në varr. Shqiptarët nën sundimin jugosllav fillimisht iu nënshtruan represionit brutal nga regjimi i Titos, por pas vitit 1966 (largimi i Rankoviqit) filluan disa ndryshime që kulmuan me autonominë e Kosovës të vitit 1974. Megjithatë, zhvillimi arsimor i Kosovës nuk eci si duhet, së paku jo sa i përket cilësisë. Schmitt mendon se Universiteti i Prishtinës sidomos në vitet 70-të prodhoi më shumë proletariat akademik se sa që nxori kuadro të aftë që drejtojnë administratën. Pasojat e këtij zhvillimi negativ duken ashiqare edhe sot. Schmitt e quan Jugosllavinë e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore si shtet totalitar të dhunës që imitonte Stalinin. Megjithatë, dallimin e madh mes strukturave shoqërore në Shqipëri dhe Kosovë e shkaktoi mundësia e kosovarëve për emigrim në Evropën Perëndimore. Thënë më shkurt: derisa banori i Shqipërisë vuante për bukë, në Kosovë në vitet 70-të dhe 80-të debatet familjare silleshin edhe rreth temave të konsumit: kush e ka aparatin televiziv më të mirë, radion apo lavatriçen? 9.Në vijim edhe disa detaje nga libri më i ri i Schmitt-it. Historiani zviceran hedh poshtë tezën e shkencëtarëve serbë se shqiptarët masivisht kanë ardhur në Kosovë nga shekulli i XVI-të. “...Nuk ka pasur ardhje masive shqiptare, për më tepër që nga Mesjeta vinin fise nga malet, të cilët

dëshironin t’i iknin varfërisë dhe rasteve të gjakmarrjes; për arsye krejt të njëjta edhe pjesëtarët e fiseve malazeze erdhën në Kosovë, domethënë: ardhja në Kosovë nuk ishte e kufizuar në një grup etnik”. Në përgjithësi Schmitt konstaton se historia e shqiptarëve është histori migrimi deri në ditët e sotme. Migracioni i ka shndërruar shqiptarët që në Mesjetë në shoqëri transnacionale. Rreth vitit 1850 në Stamboll punonin nja 6 mijë punëtorë shtegtarë nga Epiri dhe Shqipëria jugore. Në fillim të shekullit XX-të në Kurvelesh si pasojë pozitive e emigrimit shumë më tepër njerëz, edhe gra, dinin shkrim-lexim, në krahasim me malësorët. Shqiptarët nuk ishin vetëm punëtorë, por edhe mercenarë. Schmitt i krahason ata me mercenarët zviceranë, të cilët në Mesjetën e vonshme luftonin nëpër Evropë. Shqiptarët ortodoksë shërbenin në kalorësinë e lehtë të Venedikut, kurse komandant i gardës zvicerane të Papës një kohë kishte qenë një shqiptar me emrin Konstantin Araniti. Me gjasë ky ka qenë i vetmi shqiptar që ka qenë shef i zviceranëve në histori. Zakonisht dhe bazuar në historinë e migracionit shqiptar në Zvicër në 50 vitet e fundit situata paraqitet ndryshe: shef është zvicerani, punëtor shqiptari. 10.Natyra e kolumnës nuk e lejon një vështrim më të gjatë për librin e Schmitt-it. Detaje të tjera do të gjejnë vend në shtojcën e kulturës të Kohës Ditore, në numrat e ardhshëm. Dy fjalë në fund sa i përket prejardhjes së shqiptarëve: Schmitt është skeptik se shqiptarët rrjedhin nga ilirët, sepse për këtë, sipas tij, nuk ka dëshmi, përveç interpretimeve supozuese dhe dëshiruese të shkencëtarëve shqiptarë. Por për autorin një gjë është e sigurt: shqiptarët janë një populli i lashtë ballkanik, nuk janë ardhacakë në këtë rajon. Ndonëse vendas dhe në kontakt me grekë e italianë, më vonë edhe me sllavë, shqiptarët nuk u dëshmuan si të zellshëm në organizimin shtetëror dhe kulturor.

Orientalisti dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer para 150 vitesh ishte bërë i njohur me tezën e tij se grekët antikë janë zhbërë nga faqja e dheut në Mesjetë dhe këta të sotmit, që thonë se janë grekë, në fakt janë sllavë dhe shqiptarë të helenizuar. Për këtë mendim Fallmerayer edhe sot urrehet jo vetëm në qarqet akademike greke. Në lidhje me shqiptarët Fallmerayer kishte shkruar se nuk janë komb kulturor, “madje në fushën mendore gjatë ekzistencës së tyre që mbushi një mijëvjeçar nuk dhanë asgjë dhe sollën dëshminë e gjallë se një popull mund të jetojë (...) edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet dhe mund të ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar. (...) Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes (...) dhe konservatorizmit të ngurtë siç e kupton atë vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Shqiptarët kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë, kryengritës, dembelë, bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm. (...) As në politikë, as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës”. Fjalët e Fallmerayer-it përjashtojnë çdo kundërshtim, prandaj mund të tingëllojnë të rënda. Por, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës shqiptarët është mirë të mendojnë për këto fjalë, sepse zor mund të thuhet se Fallmerayer nuk ka pasur fare të drejtë.

ADVERTISE [email protected]

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 9: Libertals.com

[9]

“Dija e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare” Faik Konica

Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona? Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar. Bartëte krenari tipike të themeltë,sepse e vishte kostumin e qenjës së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ,si rrallëkush i kohës së tij. ( Dr. Ledri Kurti) Pse Konica apo pse nuk e ndjekim rrugën e Konicës që të mos heshtim, të mosshtrohemi e të bashkohemi ? Ai na thoshte se rruga që shpie në nderë,në arritje e shpëtim nuk është e shtruar me lule por me therra,dhe se një ditë do të dalim të rritur në sytë e botës. A jemi rritur sa duhet ? A e kuptuam se për të arrijtur në kulm arrihet i grisur ,i përgjakur ,i djersitur e i lodhur? Trëndafillat, dafinat ,uji e ftofët dhe shtrirja e ëmbël gjinden në kulm ,dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, por se bie i vdekur nga të lodhurit dhe me vëtëdijen e plotë se i hape një udhë të re popullit.

Për të zhvilluar temën e titulluar mu desht pa tjetër të thirrem në Faik Konicën ,kur kërkonte : Ndryshim në themel! A është edhe sot e nevojëshme ,e domosdoshme e menjëherëshme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikëshme të zhytyr në mediokritet?

Si mundemi të flejmë aq pa brenga ( intelektualët) ,dhe të mos i kundërvihemi një të keqës nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre ,me të dhëna më të dhe metoda më të sofistikuara?

Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne ,nuk është e vërtetë,nuk ia dalim dot. Ata aq shumë kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim ,dhe duke e krahasur me” punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo llojë përgënjeshtërimi. E bota i beson librit.

Planët e serbëve për shfarosjen tonë ,bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të herëshme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun ,i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin. E ne ende nuk po dijmë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore ,individuale ,klanore dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po ,po me mikun e vërtetë.

Na ende pyetemi se a me Stambollin apo Brukselin?

“ Arnautët ishin gjithëmonë përfaqësiesit e denjë të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit, Të tillë i njhnin edhe të krishterët( Europa,f.xh.) e edhe Turqit. Gjatë historisë dhe në

gojëdhëna ,në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Makedonisë , Sërbisë së vjetër dhe në Sanxhak,Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqës.”( Jovan N. Tomić O Arnautima u staroj Srbiji i Sandžaku,1913). Pra botës i spjegohej për një popull të të pa denjë për Europë.

“ Islamizimi i shqiptarëve nuk ka filluar me ardhjen e tyre në tokat serbe.Islamizimi i shqiptarëve fillon me të madhe pas vdekje së Skënderbeut. Një pjesë e madhe e tyre ikën në Italinë e Jugut ,dhe të tjerët duke marrur përfitime nga turqit filluan ti popullojnë tokat serbe”( po aty).

Si u albanizuan dhe u muhamedanizuan serbet ortodoks në vitet 1737? A nuk ju duke kjo një pyetje që i kalon të gjitha normat e një shkrimi historik apo dokument diplomatik, e shkruar po në atë libër ? Dhe këto pyetje bota i ka pranuar ,e ne kemi heshtur dhe heshtim edhe sot. “U mundova thot Jovan N. Tomiqi në librin tim që me fakte dhe argumente të tregoj se si erdhi deri te albanizimi dhe muhamedanizimi i serbeve , këndej kufirit me Shqipërinë.” “Në Sanxhak nuk ka pasur kurr Shqiptarë ,as me ardhjen e turkut ,as në shekullin XVI ,as në ate të XVII. Në shekujt e përmendur banorët e atyhit ,përveq një numri të vogël turqish ishin kryesisht Serbët,serbët e fesë muhamedane dhe më shumë të asaj ortodokse. Por gjuha e tyre si e muslimanëve si e ortodoksëve ishte serbishtja. Kufiri etnografik me Shqipërinë ishte largë nga Sanxhaku.Ai (kufiri) as në shek.XVI nuk mbërrinte deri të Drini i Bardhë. Dukagjini nuk ishte në përbërje të Shqipërisë. Tek në shekullin XVII ,kufiri lëvizi këndej por pa e kaluar Drinin. Në Lumë dhe në nahijën e Gjakovës ,banorët ishin serbë dhe flitshin serbisht.( ?) ... Ardhja e Arnautëve në Sanxhak (rreth vitit 1700) nuk ndikoj në numrin e shqiptarëve në Shqipëri sepse teprica e popullit të saj i gjeti kushtet më të mira për jetë në Sanxhak. Pse erdhën ata aty? Sepse popullata serbe e vendit ishte në luftë me turqit” ( po aty).

HESHTJE E JONË LETARGJIKE.

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Fahri Xharra

Page 10: Libertals.com

[10]

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Pra në kohën e konferencave të Londres ,Parisit ,Versajit ,aty ku duhej të diskutohej ndarja e jonë në copëza, atëherë duhej një arsyetim për marrjen e tokave tona ; sepse ato” ishin të tyre”. E ne, i kishim esatpashat ,haxhiqamilat që me ndihmën e Turqisë e kërkonin kthimin e dumbabës.Serbët e albanizuar sa ishin në numër? Sipas Samarxhiqit ( 1989) ,në fund të shekullit XIX –të në Kosovë ishin rreth 30-40 përqind të “Arbanasve “ me origjinë slave ; kurse Mladenoviqi (1989) e rritë numrin në dy të tretat e banorëve shqiptarë të Kosovës që ishin me origjinë serbe, kurse studjuesi Veselin Gjuretiq (1992) ,e përmbyllë numrin e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80%. Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq e kishte zhvilluar tezën e Shqiptarëve si Serbë të albanizuar si dhe praninë e “Kripto-

serbëve” apo “serbëve të mëshefur”(Përvetësim i pa skrupullt i një kombi të tërë). Ai thot se kombësia arbanase nuk egziston , sepse “ Arbanasit” në të vërtetë janë “Shkipetarët” ,sepse Arbanas mundet me qenë edhe serbi edhe turku edhe greku.Por ,të gjitha këto që u thanë më lartë shkruheshin si në kohën kur neve turku nuk na lejonte shkollën por edhe më vonë kur ne mësuam shkollë për nuk dinim të shkruanim ,se kishim probleme tjera . Ne nuk reagonim në kohë të duhur.

Marrëveshtjet ,për bartjen e popullësisë muslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” u muarrën qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me çrast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët( pra

shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”.Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh..Muslimanët e Serbisë mund të rrinin në vatrat e tyre ,me këto kushte:- që t`i kthehen besimit stërgjyshor ,dhe nëse jo të mbesin-serb të besimit musliman, dhe nëse jo- duhen të shpërngulën nga Serbia. Dhe drashkoviqët e millosheviqët rrehnin gjoks karshi Europës ,se për të qenë Serbia e tillë i kishte sakrifikuar 400.000 “serb”.(1998)

Kur ne, do të bartim krenari tipike të themeltë? Kur do e veshim kostumin e qenjës sonë të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ? Apo po rrehi ujë në havan ?

Page 11: Libertals.com

[11]

Pyetjen e parë që duhet të ia bënë një profesionist vetvetes është ajo se çka e shtyri d r e j t o r e s h ë n e D r e j t o r i s ë s ë Urbanizmit,Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Prishtinë zonjën Luljeta Çeku – S o k o l i t ë j e p d o r ë h e q j e t ë p a revokueshme,para pesë(5) muajve,nga ky funksion shumë i rëndësishëm për funksionimin normal të kryeqytetit. Çdo njëri nga profesionistët e vërtetë do të duhej ta vendos vetveten në pozitën e sajë dhe të mendoi se si do të vepronte ai,në rastin konkret ! Kur në janar 2010 nga mjetet e informimit u njoftova se zonja Çeku – Sokoli kishte pranuar ta udhëheq sektorin e urbanizmit u inkurajova se ma në fund do të filloi në mënyrë profesionale të udhëhiqet ky sektor nga një njohëse shumë e mirë e fushës së Planifikimit hapësinor dhe Urbanizmit në Kosovë. Nga ana e drejtoreshës ekzistonte vullneti,dëshira,sakrifica,e çka ishte ma e rëndësishme për mua,dituria e saj në fushën e urbanizmit,për të filluar me e ndryshuar situatën kaotike urbane të krijuar në kryeqytet. Nuk mundet të ndryshohen parregullsitë e mëdha shumë vjeçare,veset e krijuara me vite,e besa edhe interesat e grupeve të ndryshme,për një kohë relativisht të shkurtër në fushën e urbanizmit,ku kishte,dhe vazhdon të ketë presione të ndryshme jo parimore. Është kjo një punë e mundimshme profesionale në shoqëritë si kjo e Kosovës,e cila në lëmin e urbanizmit merr kohë shumë,aq ma parë kur kemi të bëjmë me ndërtime pa leje që duhet legalizuar nëse i

plotësojnë kushtet sipas “manualit” të aprovuar. Kualiteti i punëve profesionale në përpilimin e dokumenteve hapësinore në komunën e Prishtinës ishte dhe është i ulët,për ketë jam bindur disa herë pasi isha i ftuar të merrja pjesë në diskutime-debatet publike,për disa plane rregulluese të cilët nuk punoheshin sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative të shtetit. Qëllimi ishte për të ia mundësuar drejtorisë së urbanizmit të jep leje ndërtimi,sipas procedurave tepër burokratike që i mundësojnë rregullat ekzistuese ligjore në Kosovë. Edhe në disa raste të tjera kamë qene dëshmitar se si mendojnë dhe veprojnë disa profesionist,duke bërë kërkesa absurde për leje ndërtimi,kjo vetëm tregon se cili është niveli i tyre profesional. Kërkesa dhe projekte të tilla urbane nuk do të lejoheshin ne asnjë shoqëri të civilizuar,e si duket një praktik e tillë ishte normale në kryeqytet,të cilën zonja Çeku-Sokoli ka tentuar ta ndërpres,të vejë rend urban,me dëshirën realiste që ky qytet të funksionoi normal.. Me vëmendje e kamë përcjell punën e drejtoreshës së urbanizmit,ka raste kur ka pasur edhe kritika konstruktive profesionale nga ana ime, me të vetmin qëllim që të filloi të funksionoi ky sektor i rëndësishëm për funksionimin e kryeqytetit. Domosdo duhet të jemi realist dhe ti shtrojmë të gjitha problemet që e shqetësojnë kryeqytetin. Vetëm të analizohet numri i stafit profesional i punësuar në ketë departament i cili është simbolik në krahasim me kërkesat realiste të kohës. Për aftësitë profesionale të stafit ekzistues nuk duhet pasur paragjykime,pasi pjesës ma të madhe iu mungon eksperienca e duhur në urbanizëm. Një problem i tillë shfaqet edhe në komunat tjera në Kosovë.Për çështje të tilla serioze nuk duhet të ketë eufori nga disa qarqe të interesit,duhet së pari me gjakftohtësi me analizuar realitetin e krijuar urban në kryeqytet,në dekadën e pare të shekullit 21,e pastaj profesionistët e vërtetë duhet dalë me konkluzione. Të mjera janë disa reagime publike në disa qarqe të ”biznesit të ndërtimit-investimeve”,si në media të shkruara dhe ato elektronike. Kjo vetëm e tregon nivelin e ulët të opinionit publik prishtinas,i fokusuar vetëm në kërkesën e zgjidhjes së problemeve individuale,apo të grupeve të ndryshme të interesit ku brenga për jetën e përbashkët në këto hapësira as që ekziston. E di se pozita në të cilën ishte si drejtoresh e drejtorisë së urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit ishte shumë e vështirë,pos angazhimit profesional dhe personal,duhej të kishte edhe përkrahjen morale dhe materiale të strukturave teknike dhe politike të dy niveleve shtetërore,cilat si duket kanë munguar. E di se ishte kohë shumë e shkurtë në këtë detyrë specifike,për të filluar vendosjen e një rendi të mirëfilltë

urban në kryeqytet,dhe për të krijuar një ekip profesional të ekspertëve.Gjithashtu e di së është lehtë me kritikuar pa dhenë mundësi të zgjidhjes së problemeve të shumta në funksionimin e një kryeqyteti. Në të gjitha shkrimet e mija profesionale për kryeqytetin,kamë sugjeruar,propozuar mundësit për zgjidhjen e problemeve urbane të cilat për fat të keq,nuk u përfillën në vitet e pas luftës,ndoshta nga interesat e ngushta të grupeve të ndryshme të cilat degraduan në ekstrem jetën urbane në Prishtinë. Në të gjitha takimet publike të komunës ku jam ftuar,kamë marr pjese me sugjerime konstruktive,pa tendenca destruktive,me të vetmin qellim me avancuar problematikën urbane aty ku e ka vendin ,si në të gjitha shoqëritë e civilizuara. Intenca ime përfundimtare,është me ia lehtësuar punën drejtorisë të urbanizmit,që me projekte cilësore të mundësohet dhënia e lejeve ndërtimore,duke respektuar afatet ligjore. Përfaqësuesi t e b iznesi t , shoqata të ndryshme,individ të pa përgjegjshëm e mirëpresin vendimin, në emër të “zhvillimit ekonomik komunal” duhet ndërruar drejtoreshën e cila me arsye ka kërkuar të ketë rregull dhe ligjshmëri në fushën e urbanistikës. Është e qartë se nuk iu konvenon shumë faktorëve te ketë rregull dhe rend urban në kryeqytet,ketë e vërteton edhe mos harmonizimi i kërkesave të ndryshme jo realiste për ndërtimet ë reja në qytet,me tendenca për të vazhduar avazi i vjetër,i viteve të pas luftës. Se a ka kapacitete infrastrukturore sociale dhe teknike për të përballuar këto kërkesa të pa logjikshme askujt nuk i intereson. E vetëdijshme se ç’fare pasoja të pa riparueshme sjell kjo mënyrë e lejimit te ndërtimeve me leje e pa leje në kryeqytet,në aspektin funksional,social,infrastrukturor etj.,e duke e vërejtur se nuk po ka fuqi dhe përkrahje të mjaftueshme,për të ndërruar diçka në të mirë,dorëheqja e sajë për mua ishte akt moral i pritur,por do të jetë humbje e madhe për Prishtinën dhe për urbanistikën e Kosovës.Këto ditë do të fillon sezona e re ndërtimore,do të ketë presione të ndryshme jo parimore të vazhdohet me të vjetrën,e në cilin nivel të degradimit urban është kryeqyteti,me punën e deritashme nuk do koment !Shtrohet pyetja deri kur ma kështu ?, është kohë kritike të cilën si duket nuk dëshirojnë ta vërejnë ata të cilët sot me metoda të ndryshme po kanë “efekte”të përkohshme dhe po e degradojnë me të madhe edhe ma shumë,hapësirën urbane të kryeqytetit të Republike së Kosovës. Ketë katrahurë urbane,ata që e kanë obligim ligjor,duhet ndërprerë ma në fund me veprime konkrete.

PËRSE U LARGUA DREJTORESHA E URBANIZMIT ?

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Ylber Vokshi

Page 12: Libertals.com

[12]

Fadil

Zekën e mbante gjithë Sopoti për burrë të sertë. E pra bisedën e kishte të shtrueme, të paqtë, edhe pse fliste tue mbërthye vetullat sikur t’i vriste dielli sytë.

Trup mesatar, ndoshta edhe ma pak se mesatar, por të lidhun e të fortë, gjardanin e fishekëve mbërthye për brez, pushkën gjithmonë në krah, si kur shkonte me lërue arën, ashtu edhe kur shkonte në kuvend; aq i ishte ba si pjesë e trupit ajo pushkë e shkretë, sa kur lirohej prej saj në shtëpi, i dukej se i mungonte diçka.

Që i pëlqente të mbahej me të madhe, kjo dihej. Kalin e kishte ma të mirin në të gjithë zonën, edhe pse ndoshta nuk ia kishte pasë vaktin të blinte një kalë aq të shtrejtë në Domosdovë. I kushtonte ma shumë qesteku, qendisë me ar e argjend, se ora e xhepit “Çarkisuf”.

Ndoshta nga që fliste pak, prandaj thonin se ishte i sertë. Natyrisht, edhe pse reagonte menjëherë

nëse ndokush mendonte se mund të matej me të.

Ishte tridhjetë e pesë vjeç kur u nda kësaj jete e shoqja, Hirja, tu i lanë dy vajza si drita, dy dhe katër vjeçe. Erdh e u ngrys, u ba edhe i randë në biseda me të tjerët, pse thuhej se e kishte dashtë shumë të shoqen. Nuk asht se në atë kohë burrat e shprehnin para katundit dashninë për grue, por megjithate fjala ishte hapë: E ka këputë vdekja e së shoqes. E donte shumë.

Pa mbushë vitin nga vdekja e saj, Fadil Zeka u martue për së dyti, por nuk bani dasëm. Edhe pse kambëngulën prindët e tij dhe farefisi, ai nuk desh të këndohej.

Si ishte zakon në ato kohë, mori për grue motrën e së shoqes, Aishen e mirë, që nuk i kishte mbushë ende gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Fadil Zeka e kishte dashtë shumë kunatën e vogël e ja që jeta e solli ta kishte për grue.

Ishin prindët e Aishes që kambëngulen për këte martesë të panatyrëshme. Ndoshta u shtynë nga që vajza e parë, Hirja ditëshkurtë, u kishte folë shumë mirë për të shoqin, por sidomos që t’i rriste tezja dy jetimet e vogla.

Muejt e parë marëdhanjet e tyne nuk qenë aspak të lehta. Edhe pse ai, ndoshta edhe prej konstruktit fizik që kishte, dominohej shpesh prej epshit, e kishte kaq të vështirë të kryente marëdhanje seksuale me kunatën-grue. Por pak e nga pak dëshira iu shtue aq shunmë, si atij ashtu edhe Aishes, sa ngriheshin të pangopun me gjum mëngjeseve.

Kaluen plot katër vjet deri sa Aishja u ba nanë. Mbesave-vajza u erdh në jetë një vëlla, që të gjithë thonin se i ngjante Fadilit si dy pika shiu.

Ndërsa vitet kalonin, gjithmonë e ma hijerandë bahej Fadil Zeka për katundin e për gjithë Sopotin mbarë. E pra mbas martesës së dytë i erdhën edhe

punët ma mbarë: sa kishte hy Italia dhe i blenë një pyllë aq sa nuk do t’i kishte shkue as në mend se mund të kushtonin as gjithë pyjet e Sopotit mbarë. Atë italianin që ia bleu, e shoqnonte një mësues i njohun prej Pogradeci, që i tha shqip: Kërkoi njëqindfishin e çmimit, Fadil. Dhe italiani, as një as dy, i rrahu paret.

Fadili nuk i kurseu ato: bleu, po çfarë nuk bleu, deri gjana që nuk ishin pa ndonjëherë në katund. Po që mbushi me bukurina, mbushi të shoqen, Aishen. Do t’i bajë qefin, thonin gojëligët, e ka gruen njëzet vjet ma të re se vehten. Se e kishte ma të re thonin, por sa e donte nuk e dinin. Nuk dinin edhe se Aishja nuk e donte ma pak. Vetem në një rast zemrohej me të ajo: kur i hynte në pjesë të gjiut djalit të vogël. Pikërisht atëherë, kur zemrohej Aishja, Fadili qeshte me të madhe dhe e shtërngonte me gjithë forcën në krahët e tij si prej çeliku.

Gjithçka shkonte mirë, deri një ditë që u hap fjala se e shoqja, Aishja pra, kishte thanë: “Burri im i sertë? Nuk njoh njeri me shpirt ma të butë. Edhe pulat i ther vjehrra, se ai nuk ka shpirt t’i mbysë”.

Nuk u muer vesht kujt ia kishte thanë këto fjalë, as kush i përhapi e para, por në dy ditë e mori vesht gjithë katundi e në dy javë gjithë Sopoti.

Një mbramje heret, tek po ngjitej drejt shtëpisë, ngarkue mirë hejbet me mall që kishte ble në treg të Librazhdit, i doli para një bashkëfshatare, Zybja e Sali Kalleshit, dhe i kapi kalin për freni.

- Ndal Fadil Zeka! – i tha ajo gjithë kërcënim. – Po a kujton ti pse jam grue mundesh me luejtë me emnin tim?! Kur më paske shtrue ti, bre pusht?!

ZHBURRNIMI I FADIL ZEKËS- TREGIM –

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Daniel Gazulli

Page 13: Libertals.com

[13]

Fadili u zu ngusht. As për te e as për një grue në të gjithë Sopotin kurrë nuk e kishte thanë një fjalë të paburrni. Kjo Zybja, dihej se ishte grue e randë, as kishte si e duronte me i kapë kalin për freni, aq ma pak me i durue fjalët e shpifuna. Nuk ishte koritë deri më sot e shpresonte në Zotin se nuk do t’i vinin punët me u koritë. E humbi krejt: gjithësesi i binte me u koritë. Nëse do të duronte fjalët e Zybes, do të bahej gazi i botës. Në ia kthente Zybes me kamxhikun që e kishte ngritë në ajër, do të bahej turpi i botës. Theri pelen dhe u largue me të shpejtë, sa për pak e hodhi hundë e buzë Zyben, që kishte mbërthye frenin me gjithë forcë. Nuk kishte ba as tre minuta rrugë kur u ndesh në Haxhiun, vjehrrin e Zybes. Ndali pelen, zbriti me të shpejtë prej saj dhe i tha Haxhiut të uleshin e të dridhnin nga një cigare. Haxhiu po e shikonte ngultas në sy. Nuk kishte si mos me e kuptue se Fadil Zeka ishte krejt çeherprishun. Si ndezen cigaret, Fadili i tregoi shtruet çka i kishte ndodhë pak ma parë me të renë. Nuk ia tha me të keq, se ishte burrë i urtë e i ishte dashtë fare pak kohë me marrë vehten. Haxhi Kalleshi u zu aq ngusht, sa po i dridhej buza e nuk dinte si me iu përgjegjë. Veç i tha se nuk ishte koritë e se nuk do ta linte me u koritë: Pa marrë dielli më ke te shtëpia, sa t’i çoj fjalë edhe të shoqit tek livadhi.

Burrat u ndanë pa i urue njeni tjetrit as ditën e mirë e as natën e mirë, se e lanë me u pa përsëri. Tue iu afrue shtëpisë së vet, Fadili ndezi edhe një cigare tjetër, se desht të shfrynte me duhan, mos t’ia kuptonin prindët dhe Aishja se diçka e randë i kishte ndodhë. S i s h k o i e g i c i l o i p a k Skënderin e vogël, doli përsëri në oborr, mori një këmesë dhe u drejtue nga fundi i kopshtit mbrapa shtëpisë, se i kishin ra në sy do ferra të rrituna tepër. Në të vërtetë donte të shfrente me atë këmesë e të ishte larg prindëve e Aishes sa të merrte vehten plotësisht. Mirëpo, sa kishte shkëmesë dy ferrat e para, ia behu Haxhi Kalleshi. Qeshte si i marrë. “Oj Aishe! – thirri qysh te dera e oborrit – Dil e më prit, moj të marrtë e mira!” Vërtetë Haxi Kalleshi po qeshte, po Fadil Zekës i kërceu delli në krye. Tek ajo derë thirrej emni i Oso Zekës, jo i së resë. Mandej, si qeshte si i marrë? Ia behen në oborr prindët e Fadilit, doli edhe Aishja me Skënderin e vogël në krah e dy vocrraket që e ndiqnin mbas, e shikonin të çuditun Haxhi Kalleshin, që qeshte me të madhe. Arrijti aty edhe Fadili.

- Kjo ta ka fajin! Kjo! – iu drejtue ai Fadilit tue tregue Aieshen – Kjo ka thanë për ty: “Burri im i sertë? Nuk njoh njeri me shpirt ma të butë. Edhe pulat i ther vjehrra, se ai nuk ka shpirt t’i mbysë”. E Zybe horja ime ka dashtë me të vu në lojë, po ti nuk prite

as me ta thanë, se gati e more rrëshanë me kalë. Hahahaha! – qeshte Haxhiu.

Të tjerët nuk po kuptonin asgja.

Atëherë Haxhiu ua shpjegoi hollë e hollë si kishte ndodhë e filluen me qeshë edhe të tjerët. Bile edhe Fadil Zeka e vuni buzën porsa në gaz. Shikoi të shoqën në sy dhe i tha:

- Vërtetë ke thanë ashtu? Aishja, tek i dridhej cepi i

buzës, por fytyren që i shëndriste prej gazit, iu gjegj:

- Po .... e kam thanë ... Fadilit iu çel fytyra edhe ma

shumë e i tha Aishes:- Afroju. Afroju të të përqafoj.

Të vërtetën ke thanë, ashtu jam, shpirtbutë.

Sopoti mbarë e mori vesht si u zhburrnue Fadil Zeka, që përqafoi të shoqen në sy të prindëve e të botës, pa i ra syni në qerpik.

Kjo, sa mbahej mend, nuk kishte ndodhë kurrë rrazë atij mali hijerandë.

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 14: Libertals.com

[14]

Në regjionin e Mitrovicës së sotme ( Sirminum ) arkeologët kanë gjetur gjurmë të jetës së organizuar njërëzore , datuar që nga viti 5000 para erës së re. Qyteti është themeluar në shekullin e tretë para eres sonë nga fisi Ilir “ Pannonian Amantini “ dhe nga ai Kelt “Scordisci” . Mbreti Triballian Syrmuse konsiderohet të jetë personi sipas të cilit është emëruar dhe themeluar Sirmium , por origjina e emrit dallon në rrënjë ,pasiqë më vonë krijohet nga dy fjalët e bashkuara .

Zyrar i lartë Romak, Marcus Vinicius merr nën sundimin e tij qytetin Simirium rreth vitit 14 para erës sonë . Në shekullin e parë të erës sonë Mitrovica (Sirmium) u bë një qënder me rëndesi strategjike dhe ushtarake e Krahinës së Pannonis ( Slovenisë së sotme ).Në vitin 103 ,Pannonia ( Slovenia ) ndahet në dy krahina : Pannonia e Siperme dhe Pannonia e Poshtme dhe Simirium ( Mitrovica ) bëhet kryeqytet i Pannonis së Siperme ( Slovenisë së sotme ).

Perandori i parë Ilir- Romak, Diocletian ( 284-305 pas erës së re ) thuhet të jetë lindur në Dioclea( Dalmacia e sotme ) . Emri i tij i vërtetë ka qenë Diocles. Në vitin 293 me krijimin e tetrarkisë ( sundimit të katërshes ) nga Diocletian i cili në atë kohë ka qenë Ilir i Perandorisë Romake, Në atë kohë Tetrarkia e Paerandorisë Romake është formuar e tillë që do të ndahej në katër kuadrate dhe që të

gjithat do të merreshin në pushtet nga dy Augustinët të cilët do të ndihmoheshin nga dy Cezaret ose “ perandorë të rinj” . Ky sistem ka pasur qëllim mbajtjen e rregullsisë dhe lehtësimin në lidhje me çështje të trashigimisë se pasardhësve . Të dy Augustinët kanë pasur për detyrë që t’i trajnojnë Cezarët në rast nevojë të zëvendësimit , Pas tërheqjes nga detyra e Augustit , të dy Cezaret do të ngriteshin në pozitat e Augustit dhe atëherë ata do të mund të zgjidhnin dy Cezar të rinj ndihmës .

Reformat e Diocletan ndihmuan që të formohej Territori Ilir ashtu siç kishte qenë përpara ne kohen Zeusiane, nga Kreta deri në Danub.

Mitrovica ( Sirmium) u bë njëra ndër katër kryeqytet e Perandorisë Romake dhe kryeqytet të Ilirisë. Përderisa tri të tjerat ishin : Trier, Mediolanum dhe Nicomedia. Gjatë Tetrarkise Simirium ishte qendra e Perandorit Ilir ,Galerius . Me themelimin e prefekturave Pretoriane në vitin 318,qendra e prefekturës Ilire ishte Mitrovica e sotme deri në vitin 379, kur pjesa perëndimore e prefekturës Pretoriane të Ilirisë përfeshirë edhe Sirminum ( Mitrovicen) iu bashkangjit perfekturës Pretoriane të Italisë . Pjesa lindore e Ilirisë mbeti prefekturë e ndarë me kryeqytet Selanikun ( Thessalonica ) nën sundimin e Konstantinit , Prandorin e parë Kristian Ilir i cili konvertoi Romën në Kristianizëm dhe themeloi Konstantinopolin. Ai mundi Maxentius dhe u bë Perandor i Romës në vitin 312 dhe mëpastaj në vitin 313 zyrtarizoi Kristianizmin. Si perandor i vetëm i perandorisë së pjesës perëndimore ,ai gjithashtu mposhti edhe Licinius, perandorin e pjesës lindore dhe si rezultat mori titullin e sunduesit të botës Romake më 324. Poashtu , Konstantini ka qenë edhe kryesues i parë ë konsullit të Kishës së Niceae ( Nish i sotëm )më 325 . Konstantini zhvendosi kryeqytetin në pjesën Bizantine , të Bosforit më 330, kështuqë kuptojmë qartë nga kjo se Perandoria Bizantine ishte Perandoria Ilire në atë kohë . Sipas këtij Perandori Ilir ndertoj edhe Konstantinopoli ( Stambolli i sotëm ) .

Konstantini i lindur në Naissus ( Nish i sotëm ) , i biri i Constantinus Chlorus, poashtu Ilir, si ushtar kishte gëzuar famë edhe kur i ati i vdiç në York më 306, ai u mirëprit nga trupat atje si zëvendës perandor i babait të tij. Disa vite më pas Maxentius , perandor i përbashkët në Romë ( të cilit motra ishte martuar me Konstantinin ) sfidoj autoritetin e tij dhe mobilizoi armatën drejt pushtimit të Gaulit. Konstantini, njeri Ilir, korri fitore të madhe jashtë Romes më 312.

Gjatë tërë fushatës thuhet që ka pasur vizionin e udhërëfimit të Kryqit të Jezusit të drejtuar kah Dielli , e të shoqëruar me fjalët “ Në këtë shenjë - Pushto “

Nga dekreti i Milanos , më 313 ai zyrtarisht njohi Kristianizmin si nërën nga religjionet legalisht të lejuara përbrenda perandorisë Romake dhe më 314 iu bën thirrje peshkopëve të botës perendimore për në Konsullin Arles. Sidoqetëjetë ,asnjëherë nuk është arritur pajtimi nëse Konstantini ka adoptuar Kristianizmin për arsye besimi apo si akt drejt imperializmit absolut për të forcuar mëtej pushtetin e tij.

Konstantini rriti pushtetin autokrat si perandor, leshoi legjislacione për fermeret dhe punetorët me qëllim përkushtimi ndaj zejeve të tyre duke aplikuar nje lloj sistemi me këste për rregullësi dhe siguroi mbështetjen për Kishën Kristiane. Ai përmbeledhi dhe kryesoi konsullin e parë të përgjithëshëm të kishës në Niceae ( Nish ) më 325.

Më 337 ai u nis në mbrojtje të frontit të Eufratit ( Euphrates ) kundër Persianeve por vdiç para se të arrinte në Nicomedia , në Azinë e vogël.

Që nga shekulli i 4-të , falë Ilireve sikurse , Diokletian dhe Konstantin ( Diocletian , Constantine )Mitrovica ( Sirmium) ishte qendër e rëndësishme Kristiane e cila shëndrroi Romën në Kristianinizëm dhe mbësh te t i Peshkopa tën Mi t rov icës ( Sirminum).

Pesë kisha të Konsullit të Sirminum kanë qënë në këtë qytet . Qyteti gjithashtu ka poseduar pallatin mbretëror, arenën për gara kuajsh , tempuj, pallate publike dhe villa luksoze , Historiani i lashtë, Ammianus Marcellinus ka quajtur këtë qytet

“ Nëne të qyteteve më madhështore “

MITROVICA ( SIRMINUM) KRYEQYTET I ILIRISË

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Petrit Laurence

Page 15: Libertals.com

[15]

Perandorët Ilir të Romës

“ Traianus Decius“ , perandor romak ( 245-51) i lindur në fshatin Budalia , afër Mitrovicës . Dhjetë Ilirë tjerë që arritën të bëhen perandorë poashtu ishin tëlindur në këtë qytet dhe në rrethinë :

. Herennius Etruscus (251)

Hostilian (251)

Traianus Decius (249–51)

Claudius II (268-270)

Quintillus (270)

Aurelian (270–75)

Probus (276–82)

Maximianus Herculius (285–310)

Constantius II (337–61)

Gratian (367–83).

Qyteti i Mitrovices ( Sirmium ) në Kosovën e sotme ,përfundimisht është pushtuar dhe shkatërruar nga Avaret në vitin 582.

Arritja në Europë

Avarët etnik u formuan në Azinë qëndrore në periudha klasike nga përzierja e disa grupeve fisnore . Rona-Tas sugjeron që Oguret Turq migruan nëper stepat Kazake, mundësisht me qëllim të vendosjes drejt jugut ku vendet në atë kohë ishin të banuara nga Hunët..

Me arritjen në Ballkan , Avarët ( Serbet e sotëm ) ishin grupe heterogjene të formuara nga 20.000 kalorës. Ata ishin blerë në atë kohë nga Perandori Lindor Justinian i parë dhe ishin shtytur drejt veriut të Gjermanisë ( sikurse Atilla kishte vepruar një shekull më parë ) dhe që më vonë do të shtriheshin deri në Baltikun verior, por që zgjërimin e mëtutjeshem drejt Gjermanisë e ndaloj opozita Frenge edhe kushtet e ashpëra të Europës Perëndimore.

D u k e k ë r k u a r t o k a t ë p a s u r a pastorale ,fillimisht uzurpuan trojet në jug të lumit të Danubit ( në Bullgarinë e sotme ) por kjo e drejtë iu mohua nga Bizantinët, të cilët lidhjet e tyre me Gokturkët si kërcënim ndaj agresionit Avar. Pas kësaj ata kthyen vëmendjen drejtë fushës së Karpateve dhe mbrojtja për ata në këto kushte natyrore ishte më e lehtë. Por që pellgu Karpatian atëherë u okupua nga Gepidët .

Në vitin 567 ,Avarët firmosin aleancë me Lombardët, të cilët ishin armiqë të Gepidëve dhe së bashku shkatërrojnë Mbretërine e Gepidëve. Pas kësaj Avarët “ b i n d ë n “ L o m b a r d ë t q ë t ë zhvendoseshin në Italinë veriore, një pushtim i shënuar si lëvizje e fundit masive në peridhën e migracioneve.

Duke pasuar sukseset dhe duke u shëndrruar në barbarë të ndryshëm kundër njëri tjetrit, Bizantinët arrijnë të bindin Avarët qe ti sulmojnë Skllavenët në Skithia të vogël, ngase tokat e tyre ishin të pasura me materiale lufte dhe nuk kishin qenë pushtuar asnjëherë më parë. Pas shkatërrimit të shumicës së tokave Skllavene ( Sclavenes ) , Avarët u kthyen në Pannonia , por pasiqë shumica e kaganeve të nënshtruar desertuan në perandorinë Bizantine.

Në vitin 600, para erës sëre , Avarët kishin të themeluar perandorinë Nomadine me shtrirje deri në Austri të sotme në perendim të stepeve Pontike në lindje , duke sunduar shumicën e popullatës.

Avarët jo vetëm që shkatërruan Mitrovicën ( Sirminum ) si qendër te atëhershme e , vendlindjën e 17 perandorëve romak Ilirë të cilët demokratizuan Romën,sikurse Diokleti dhe mbollën Kristianizmin në Europë s ikurse Konstant ini dhe kr i juan Perandorisë Bizantine por edhe sollën barinj nga Siberia dhe që prej atëherë jetojnë në Kosovën e sotme , njëra ndër trojet më të lashta Ilire.

Mbas vendimit te marre nga Tony Blair qe trupat Britanike te kalojne kufirin Maqedonas drejt Mitrovice dhe nga ndihma qe ju dha nga brenda nga vete

Ushtria Clirimtare e Kosoves u be e mundur qe pas 1410 vitesh Mitrovica ( Sirminum) Kryeqytet i Ilirisë te jete ne duart e Keltve dhe te Ilirve perseri.

MITROVICA ( SIRMINUM) KRYEQYTET I ILIRISË

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 16: Libertals.com

[16]

Fjala Kuvendim te shqiptarët ka përdorim të gjerë dhe të gjatë historik. Çdo shqiptar sot këtë fjalë e shpjegon si rrahje të një çështjeje a problemi me të cilin ballafaqohet individi ose një rreth i caktuar njerëzish gjatë jetës praktike. Në mënyrë më të gjerë, për shqiptarët, fjala Kuvendim d.m.th: të ulesh së bashku me një grup njerëzish për të parashtruar, shqyrtuar, shoshitur, peshuar dhe për të gjetur zgjidhjen e një problemi apo të një preokupimi që ka të bëjë me këta njerëz. Një mënyrë e tillë e marrjes me këtë problematikë te shqiptarët është shumë e vjetër. Është vështirë të thuhet saktësisht se kur ka filluar procesi i Kuvendimit, por mund të flitet për një zhvillim të tij, i cili në ditët e sotme i ka hyrë rrugës së zhdukjes së plotë.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është që të ofrohet për shqyrtim një nga aktivitetet më të hershme të njerëzimit në lidhje me qeverisjen e tyre siç është reflektuar në të drejtën e lashtë të pashkruar, si dhe në reflektimin e kësaj tradite në kohën më të re, pra në këtë të sotmen. Në faqet e ardhshme të këtij punimi do jepet një shtjellim historik i përqendruar në domethënien e Kuvendimit duke u bazuar më shumë në kohën historike të gjashtë shekujve të fundit. I tërë ky organizim i Kuvendimit paraqet pushtetin lokal të formës më të vjetër të demokracisë së drejtpërdrejtë e cila sot mund të quhet demokraci organike. Kësaj forme të demokracisë së lashtë dhe autentike, gjithnjë e më shumë, po ia zë vendin “demokracia e motorizuar”. Gjatë trajtimit të kësaj teme, në disa raste do të bëhen krahasime ndërmjet procesit

të Kuvendimit të shqiptarëve dhe ndikimit të ndërsjellë me

atë të Greqisë së lashtë dhe me atë të romakëve si dhe të ndonjë ndikimi tjetër eventual.

Për të pasur pasqyrë të qartë të Kuvendimit, gjatë pjesës më të madhe të këtij studimi, baza do të qëndrojë mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ky ligj, shekuj me radhë ka qenë kushtetutë e shqiptarëve, e cila, si ligj i pashkruar, ka qëndruar më së gjati në historinë e njerëzimit duke prodhuar efekte juridike dhe politike. Tregimi mbi Kuvendimin shqiptar është histori mbi demokracinë, qeverisjen apo mbi pushtetin lokal të formës më të lashtë që njeh njerëzimi dhe të cilën e kanë aplikuar shqiptarët.

Forma më e lashtë e demokracisë së drejtpërdrejtë

Në mënyrë që të sigurohen të gjithë njerëzit njësoj dhe në

mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh moshën, pasurinë dhe statusin që gëzonin në shoqëri, u krijua një korpus i gjerë i rregullave të Ligjit të Pashkruar. Një gjë e tillë evoluoi që nga koha e largët e panjohur, por që hyri si legjislacion për të rregulluar çdo aspekt të jetës sociale, politike dhe ekonomike. Ligjet e pashkruara evoluuan si ligje për rregullimin e jetës sociale, administrative, religjionit e deri te mënyra e rregullimit të vaditjes dhe të kullosave. Kjo e drejtë zakonore qëndroi së paku dy mileniume dhe mbijetoi sundimin e tri perandorive.

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Daut Dauti

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 17: Libertals.com

[17]

Një numër i konsiderueshëm i neneve të këtij kodi ngjan me normat romake, me traditën greke dhe me ato të popujve më të lashtë, por vërehet edhe evoluimi i tij. Madje, ngjashmëria e Kodit të Lekë Dukagjinit vërehet edhe në kodet e tjera të vendeve të ndryshme të këtij lloji me një shtrirje deri në Japoni. Ngjashmëria e madhe e kodit të lashtë shqiptar me kodin e lashtë japonez vërehet sidomos në konceptin e “mikut” dhe në atë të “ushqimit”. (Yamamoto, 2001, f. 6).

Çdo lloj e drejte e pashkruar i është nënshtruar ndryshimeve të vazhdueshme dhe ka kaluar nëpër shekuj duke u gdhendur sipas dëshirës së aristokracisë sunduese ose ekipeve të juristëve. E drejta zakonore shqiptare, për shkak se është gjendur në një situatë tjetër nga të drejtat e tjera zakonore, duket se gjatë pesë shekujve të fundit është ndryshuar më së paku. Ruajtja e të drejtës zakonore nga ndryshimet, te shqiptarët ka pasur efektin e dykahshëm. Shqiptarët e kanë pasur të qartë se një entitet që është i ndarë nuk mund t’i qëndrojë kohës. Prandaj, është bërë një respekt dhe një bindje jashtëzakonisht e disiplinuar ndaj të drejtës së vendit. Duke e ruajtur të drejtën zakonore, shqiptarët kanë ruajtur qenien e tyre. Me tërë këtë përkujdesje është ruajtur Kuvendi si institucion dhe Kuvendimi si mënyrë më e vjetër dhe më origjinale e demokracisë. Kuvendi në Kanunin e Lekë Dukagjinit paraqitet si ingranazh kryesor që mbajti në lëvizje këtë popull, i cili mbijetoi së bashku me këtë institucion dhe me tërësinë e normave të kodit në fjalë.

Në secilën njësi shoqërore që ekzistonte brenda një shtëpie, një fisi, një fshati apo grupi fshatrash ka funksionuar parimi i subordinimit të plotë ndaj prijësit. Brenda komunitetit, Kanuni ka promovuar ekzistimin e një lëvizjeje të lirë të ideve dhe të mendimeve që nxirrte përpara vegjëlia. Këtë mënyrë, e cila paraqet qeverisjen e vegjëlisë, nuk kishte mundësi ta pengonte Paria (aristokracia sunduese). Ndër funksionet kryesore të Kanunit ishte edhe baza sociale, pasi që këtu paraqitej një sistem që bazohej në një realitet konkret dhe faktik, që mëtonte të formojë një lidhje efikase dhe jo kundërshtuese të marrëdhënieve shoqërore. (Gjeçovi, 1994, f. 16)

Ligjet janë administruar, zbatuar dhe ndryshuar nga shtresa sunduese që përbëhej nga Pleqësia. Kjo procedurë zhvillohej në një sistem që ishte tejet i elaboruar. Gjykimet ishin publike. Ato udhëhiqeshin nga trupi i pleqve, ku ekzistonte sistemi i dëshmive dhe i provave si nga paditësi ashtu dhe nga i padituri. Nga institucioni i jurisë kërkohej marrja e vendimit mbi fajësinë apo pafajësinë. Sistemi i dënimeve me gjobë zbatohej në rastet e krimeve të vogla që sot njihen me emrin kundërvajtje. Dënimet e rënda shqiptoheshin në mënyrën e ndalesave të ndryshme: përjashtimi nga bashkësia, pezullimi i të drejtës së pronës, lëçitja dhe dënimi me vdekje që shqiptohej për shkeljet më të rënda të ligjit. Dënimi me burg nuk ekzistonte. Veprat penale kundër bashkësisë konsideroheshin më të rënda sesa ato kundër individit.

Ndjenja e bashkësisë farkohej me të gjitha mundësitë. Brezat e rinj inkurajoheshin që veprimet dhe thëniet e të tjerëve të çmoheshin si të ishin të tyre. Nga secili individ kërkohej që ta konsideronte shtëpinë e tjetrit, fshatin, ose një grup fshatrash, si të ishin pasuri e tij personale. Një qasje e tillë në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet individit dhe komunitetit, në të cilin jetohej dhe veprohej, krijonte një bazë të fortë në drejtimin e parandalimit të formave të diktaturës. Sipas Kanunit, shtresa sunduese nuk kishte rrugëdalje tjetër pos të respektonte vullnetin e bashkësisë, pasurinë individuale si dhe ligjet e vendit. Paria nuk mund të bënte asnjë ndryshim të ligjeve në fuqi pa e marrë në kuvend pëlqimin e fshatit, të fisit apo të krahinës. Të gjitha lëvizjet e Parisë kontrolloheshin dhe kushtëzoheshin nga vullneti i vegjëlisë që shprehej në kuvend. Një radhitje e tillë e pushtetit nuk lejonte as krijimin e oligarkisë. Paria nuk e kishte as mundësinë e shfrytëzimit të fondeve publike. Madje, për ta nuk parashihej as rezidencë zyrtare apo truproje personale. Të vetmin privilegj që mund ta shfrytëzonte paria ishte vendi i nderit që i ofrohej që nga ahengjet e deri te tubimet publike.

Margaret Hasluck, në studimet e saja që i kishte bërë Kanunit, duke i parë këto parime edhe në vepër, shprehet: “Në fakt, vetëqeverisja e malësorëve shqiptarë shkonte shumë larg drejt

të qenit demokraci e vërtetë në kuptimin anglo-amerikan të kësaj fjale aq shumë të keqpërdorur. Në mënyrën e vetë primitive, ajo ishte vërtet qeverisja e Popullit për Popullin. Nuk ishte pa mangësi, merret vesh; ndonjëherë ndonjë pleqnar merrte ryshfet ose ndokush jepte dëshmi të rrejshme përkundër parandalimeve të vëna kundër këtyre shpërdorimeve. Megjithatë, sistemi ligjor, si tërësi, funksiononte për së mbari, dhe të shpeshtën e herëve ishte më i shpejtë dhe gjithnjë më i lirë sesa homologu i tij evropian, dhe nuk linte asnjë krim të pazgjidhur”. (Hasluck, 1954, f. 19).

Vijon ne numrin e Ardhshem.

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Page 18: Libertals.com

[18]

L I B E R T A L S . c o m p o e z i PRILL 2012/06

Ti nuk qeveris mbreter, rrenoja.Ti nuk provon veten, jetenTi nuk shkel arsyen, dashurineTi nuk afron friken, pelqimin.Ti do te tretesh ne rruge.

Vizite e pertejme

Portret ngaArjan Bejko

Page 19: Libertals.com

[19]

Ky tregim u frymëzua nga takimi shpirtëror i mikut tim Ilir Demalia me poetin e madh Jamarber ( Madu) Marko.

Dritat e makinës zbulonin rrugën e mbuluar fund e krye me jorganin e ftohtë të territ. Rruga ngrihej si e përgjumur për t'i hapur udhëtarit të vetmuar Portën e së Panjohurës. Ai kthehej nga një takim fundjavor miqsh, ku së bashku kishin festuar deri vonë, të gëzuar dhe të dehur me mjegullën e kujtimeve dhe avujt e alkoholit. Jetonte prej më se 20 vjetësh në Tempullin e Demokracisë, arratisur nga një vend i vogël i quajtur Andrra e Lirë. Ky vend quhej dikur Andrra e Lirë, sepse pas vitit 1944 e kishte ndërruar emrin dhe quhej Pazari i Allishverisheve. Ai kishte besuar deri ditën para arratisjes, se vendi i tij i shtrenjtë do të çlirohej dikur nga qypat me narden dhe fuçitë me turshi të Pazarit të Allishverisheve dhe do të bëhej përsëri Andrra e Lirë e dikurshme, një zonjë e randë me burra viganë, që e thërrisnin me dashuri "Nanë!". Por Nanën e kishin keqtrajtuar djemtë e saj të ligj, ato krijesa pa besë e ligj, të cilët kishin vrarë e persekutuar vëllezrit e tyre të përkushtuar, ata fatkeqë, që çdo qelizë truri e ruanin për nënën e dashur, Andrrën e Lirë.Kur takohej me miqtë e tij të mirë, ai harronte për disa orë se vendi i tij ishte akoma Pazari i Allishverisheve.Teksa ecte i përhumbur nëpër terr, me makinën e tij besnike, atij i dukej vehtja si Kostandini i

legjendave, i cili i kishte premtuar Nënës t'i sillte vajzën e vetme Demokratina, dritën e syve dhe yllin e pleqërisë, që e kishin martuar në Perëndimin e Largët. Një pikë loti e hidhur i rrëshkiti në faqen e ashpërsuar, sepse ju duk vehtja besëthyes. Ai ishte i gjallë dhe e shihte me trishtim se nuk e mbante dot premtimin, për t'i sjellë Nënës Demokratinën." Kostandiiiiiiiiiiiiin!- thirri me një britmë, që doli nga pusi i helmuar i zemrës.Më pas ai drejtoi trupin, për të parë më mirë rrugën. Befas ndjeu se dikush i vuri lehtë dorën mbi sup. Një rrënqethje i pushtoi gjithë trupin. Ai e dinte se ishte vetëm në makinë. Nuk po guxonte as të kthente kokën." Mos vallë e dashura e tij, të cilën ai e përcolli në shtëpi, ishte fshehur tinëz në makinë, për të mos e lënë vetëm, midis natës dhe trishtimit?"Ai u mundua të shihte me bishtin e syrit, pa e humbur përqëndrimin në timon."Zot i madh! - tha i fantaksur. Mos kam filluar të lajthitem?Nuk donte t'i besonte asaj që shihte. Ai nuk besonte në asgjë të mbinatyrshme, përveç Zotit.Në krah të tij ishte ulur shoku i fëmijërisë, poeti bohem Mandi, i cili ishte ndarë nga jeta para shumë vitesh. Mandi i buzëqeshte lehtë, sikur ndruhej se mos e trembte."Mandi, vëlla, ti je? - tha ai me zë të mekur.Mandi fillimisht nuk u përgjegj, por filloi të qeshte me të madhe. Megjithëse brenda makinës së

vogël, e qeshura kumbonte si të ishte brenda një salle akustike të mbyllur. Pastaj Mandi filloi të lëshonte disa pasthirrma entuziami, si dikur në plazhin e bukur të vendlindjes,ku ata të dy pinin Fernet dhe këndonin finalen e operas Nabucco."Miku im i mirë!- tha Mandi, në një pauzë midis pasthirrmave."Ti ja ke çuar Demokratinën Nënës, edhe pse ke harruar dhe nuk e mban mënd. Ti e ke mbajtur premtimin! Ikja jote dhe e vëllezërve të tu në Perëndimin e Largët e qetësoi shumë Nënën. Një ditë ti u ktheve me Demokratinën me vehte, por policët e Allishverishit nuk të lanë të futeshe me të. Ata e mbajtën atë peng dhe qeveritarët e Allishverishit e kthyen mbrapsht. "Shko nga je martuar, i thanë, se ne erdhëm me armë në Dasmën e Gabuar dhe vetëm me topa mund të na nxjerrin prej andej. Por Demokrantina ju iku policëve, që po e përcillnin me dhunë, andej nga kish ardhur, bashkë me ty. Ajo e shoqëruar dhe e mbrojtur nga poezitë e tua, zbriti një natë në Prehrin e Nënës dhe i tha se do të kthehet shunë shpejt prap, një herë e përgjithmonë e jo shkurt si tani."Mandi, ti nuk je pranë meje!- tha ai i mpirë nga ato që përjetonte. Ti je një haluçinacion hamletian, që vuan bashkë me mua, për tragjedinë e Andrrës së Lirë.Mandi qeshi i sforcuar dhe u tret sa hap e mbyll sytë, i sigurt se miku i tij e kuptoi Mesazhin e Përtejmë.

L I B E R T A L S . c o m PRILL 2012/06

Kur mungon

Të lësh një vend bosh Në jetë

Si mund te mbyllet pergjithmon nje syKur s'eshte i imi?Si mund te pritet

pergjithmone nje doreKur nuk eshte e imja?

Si mund te jetohet perseri

Ata te thyen medyshUne ti bashkova me kujdes pjeset,Ata te coptuan e te shperndane ne

boteUne jetova shume jete

I gjeta copat dhe te ngrita perseri.Ata te shtypen e te bene pluhur

Dhe era e ftohte e kenaqsive te tyreTe shperndau kudo.Une pagova jetenMblodha pluhrinE zbuta dhimbjen

Dhe formova perseriate c'ka ishe tiTi dole ne rrugen e madhe

E ne nuk u pameAsnjehere me.

Page 20: Libertals.com

[20]

L I B E R T A L S . c o m p o e z i PRILL 2012/06

Zogu dhe i vdekuri

Të afrohen pa kuptuar.

Po i kërkove harrohen

Për kurthin që do ngresh

Brenda kafazit pranë

Cicërimës mos harro

I vdekuri je vetëm ti.

Thonë

Se në the

melet e

diellit

Rreh

Një zemë sk

llavi

Përse flet për të vdekuritDuke veshur ngjyrën e dëshirës?

Përse përmend trishtiminDuke shkelur lulen e vetmuar?Përse kërkon akoma dashuri

Kur dielli të përsëritSa herë t'i dojë qejfi?

Një rr

eth m

e pika

, kuad

rate e

presje

Rreth

me t

hika, f

lakë e

zgjua

rsi

Me koh

ë zjar

ri, thy

erjeje

,

thjesh

tësie,

Me pres

je e p

ika

Me kuk

ulla

Rrud

ha

Hije

Dhe f

ije me

kohë

Për t'u

kthye

r

I lidh

ur pre

j saj

Pro No

bis?

Kur mungo

n

Të lësh një

vend bos

h

Në jetë

Të kthehes

h përsëri

Për ta plo

tësuar.

Të lësh një

vend bos

h

Në radhën e

njerëzve.

Të kthehes

h përsëri

Për të qen

ë ti.

Isha kurioz për të parë

Dhe pashëPastaj u pendova

Dhe pashë përsëri Mos e ngjyenikëtë kështjellë drite

Gjurmë të zbathuraArrijnë deri këtu.Mos e hidhniKëtë bukë të hidhur

Gjurmë të zbathuraArrijnë deri këtu.

Kërkoni që mendimetTë varen?

Page 21: Libertals.com

!"#$%&'()#$*))&#$&+,-.$#./&!"#$%&'()(*++$%,-./,/"'( 0&!

0123(4(0.,"5%6,/.5(7$%89(:6%;",'( <<<=/>9"=$%5((

!

&&&&&&&&&&&!!

!

!

!

!

&&&&&

&&& &&&&123415&&&!4678&'9:672::&67&+;'+76+/&12<41=:&+7!&433415976562:&9>?+,-.$#.&'()#$*))&@&2A"$"B#A&1*C"DB&<"D(B&E.$(.DF&G0HG&&((((+(IJ"D)/&!-9/(?-%6@/-(3+/96&.(A"B$&

&!

!

(!!

!

(((((((<<<=/>9"=$%5((!

! !

!"#$#%&'()*$+%,*'-.-%/.$('.-$*#.-0%1*'2#'$%

%%%%%!"#$#%3'()*$+%4*5*6()*-%

[21]